Page 1

HYRJE

http://outskirtspress.com/PIROTASE

1


SHQIPTARET.... “...Në përgjithësi, shqiptarët janë shtatë - lartë, nënvizon Baron de Vaudoncourt, gjithë muskuj, të fuqishëm dhe me bel të hollë, që vjen si pasojë e zakonit të përdorimit të një brezi të trashë përreth trupit.Kanë një profil mjaft tërheqës, si modeli i statujave të lashtësisë greke.Në vështrimin e parë, pamja e shqiptarit të jep përshtypjen e një kombinimi të alternuar ngjyrash të freskëta ku dallohen sytë ekspresivë, ngjyrë gri, vetullat e holla dhe të harkuara, balli i lartë dhe i ashpër si dhe mollëzat e faqeve si të skalitura. Buzët i kanë të mëdha dhe qafën të gjatë, shpinën të drejtë dhe gjoksin të gjerë dhe të hedhur përpjetë, ndërsa gjymtyrët në një formë të përsosur.Cilitdo i bie në sy qëndrimi i tyre krenar. Ata i përgatisin vetë rrobat e trupit të tyre, një veshje, të cilën Bajroni e quajti "më të mrekullueshmen në botë " dhe zakonisht mbajnë një kapele të vogël ngjyrë të kuqe flakë të vendosur në pjesën e përparme të kokës së tyre të ruajtur në këtë pjesë, ndërsa floku, mbrapa, është i zgjatur jashte mase. Një mantel i gjerë u mbulon supet dhe u derdhet deri mbi gjunjë. Një rrip i lidhur fort pas belit të ngushtë, shërben për të mbajtur: një ose dy pisqolla dhe një kamë me doreza të punuara gjithë argjend. Mespërmes shpinës së tyre zgjatet pushka e hollë dhe e gjatë, kurse përreth qafës mbajnë zinxhira prej argjendi ku varen hajmali, kuti të vogla argjendi apo sahate me këllëfe të lëkurtë. Pavarësisht nga kjo veshje e cila, natyrisht, ndryshon sipas rasteve apo sipas ceremonive, një gjë është e përhershme tek ata: shkathtësia dhe pamja prej atleti, e sidomos, tek i shikon se si i ngjiten më këmbë faqeve të pjerrëta të maleve. Energjia dhe entuziazmi që i shoqëron është në kontrast të fuqishëm me pamjen e ngathët dhe të fjetur të mbikqyrësve të tyre, turqve çallme-gjerë, frikacakë dhe jo të besës....(Vazhdon) (Wiliam Plomer: "Diamandi i Janinës”)

2


TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT Edicioni i Dytë

PIRO TASE

UNITED STATES 2010

The opinions expressed in this manuscript are solely the opinions of the author and

3


do not represent the opinions or thoughts of the publisher. The author represents and warrants that s/he either owns or has the legal right to publish all material in this book. “TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT ” All Rights Reserved. Copyright © 2007 PIRO TASE Research: PETER P. TASE

2nd edition, 2010 This book may not be reproduced, transmitted, or stored in whole or in part by any means, including graphic, electronic, or mechanical without the express written consent of the publisher except in the case of brief quotations embodied in critical articles and reviews. ISBN: 978-0-557-332-3 PRINTED IN THE UNITED STATES OF AMERICA

4


“Ç’kënaqësi sikur dashamirës të Shqipërisë të gjenin kohë dhe të bënin përpjekje për të ndryshuar mendimin dhe gjykimin e tyre për këtë vend, ashtu sikurse fatmirësisht po më ndodh edhe mua…! Le të shpresojmë se djali jonë Aleksandër dhe djali juaj, Peter do të jetojnë në një Europë më të bashkuar..! Le të shpresojmë që të takohemi përsëri në Shqipëri, në kohë më të mira..! Jam i bindur se ditët që do të vijnë do ta bëjnë një gjë të tillë!”

Philip Winn

5


To: Piro (Marko) Tase “Me të gjitha urimet më të mira!” Perez De Kuellar

"Pamë një gjë të pa-arritshme e të pa-përsëritshme. Aty mundëm të shohim një thesar të kulturës botërore. … Ishte një kënaqësi që vizitova këtë pasuri të madhe të kulturës Shqiptare. Shpresoj që ky qytet i admirueshëm të konsiderohet dhe të respektohet si një pasuri kulturore njerëzore". (Perez De Kuelar për Beratin – 1990)

6


PARATHËNIE Antipatrea, Belgradi apo Pulkeriopolis, Berati: një qytet i lashtë e me një moshë më shumë se 2400-vjeçare, është vetëm “skeleti” i këtij studimi “gjigand” ku ndërthuret historia e njërit prej popujve më të vjetër në Evropën Jug-Lindore. Është historia e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar e parë me syrin e të huajve që nga lashtësia deri në kohët moderne. Disa qindra faqe të përkthyera nga gjuhë të ndryshme të botës. Flasin historianë të lashtësisë, që nga Herodoti e Tit Livi, Gregoras Nicephorus, Chacocondylas, Leunclavius, Lavardin e deri tek Possenti, Cantacuzenus, Pachymeres, Villeharduind e së fundi Attaleiates (1038) me të parën referencë për Shqipërinë në dokumentat e Perandorisë Bizantine,( 1154), Muhammad al-Idrisi me ”Librin e Rogerit”(1154), George Acropolites me “Një Kryengritje Shqiptare”(1257); Simon Fitzsimons(1322) e deri tek autorë pa emër, anonimë, që datohen qysh nga viti 1000, për herë të parë të përkthyera në gjuhën angleze nga R.Elsie. Dhe pas tyre, në këtë edicion të dytë, edhe Piri Re'is (1521), Jean Carlier de Pinon (1579), Lorenzo Bernardo (1591) si dhe Teologu e Historiani suedez Johan Erich Thunmann (1746-1778) me traktatin e tij: “Mbi Historinë dhe Gjuhën e Shqiptarëve dhe të Vllehëve), Leipzig 1774. [Nga: Johann Thunmann, Über die Geschichte und Sprache der Albaner und der Wlachen (Leipzig 1774). Përkthyer në anglisht nga by Robert Elsie.] Ky është një nga studimet më të hershme të dijetarëve mbi Shqiptërinë, e cila ishte pak e njohur në Evropë në atë kohë. Një histori e shqiptarëve që është çuditërisht tepër e hollësishme për atë periudhë e përkthyer në gjuhën angleze nga Dr. Robert Elsie dhe që i jepet për herë të parë në këtë studim lexuesit shqiptar në gjuhën shqipe. Që në vitin 1774, autori i këtij traktati thotë: “Qëllimi im nuk ishte që të shkruaja një histori të gjatë dhe të plotë. Përpjekjet e mia kanë qënë vetëm për të hedhur dritë mbi prejardhjen e shqiptarëve ashtu sikurse shfaqet tek një numër i madh faktesh dhe dokumentash të renditura në mënyrë kronologjike të cilat çjerrin errësirën, zhdukin konfuzionin dhe hedhin poshtë ato spekullime të paskrupullta mbi këtë popull, duke u përpjekur që ta bëj të njohur këtë vënd përgjatë gjithë historisë së tij si një komb i cili është ndër banorët më të vjetër të Evropës dhe që 7


kanë ditur të mbijetojnë, megjithë fluksin e grekëve, romakëve, gotëve, sllavëve, frengëve, italianëvet dhe turqve...” Janë shfrytëzuar studimet historike edhe të historianëve bashkëkohorë, si: Hammond e Arnold Tonybee. Për herë të parë ‘flet shqip’ Wiliam Plomer me “Diamandin e Janinës”. Albanologu, Dr.Robert Elsie, në këtë edicion të dytë, është më shumë se një “i ftuar nderi” me botimin e tij në gjuhën angleze, “Early Albania, a Reader of Historical Texts, 11th - 17th Centuries, Wiesbaden 2003” Është historia e një vendi që ka si ‘protagonistë” gjeneralë të ushtrive pushtuese apo të atyre ndërluftuese në këto treva: që nga Konsulli Romak, Sulpicius Galba e më pas, Qezari dhe Pompeu i Madh.. Qytete të tilla si: Epidamius, Achridha, Alessius, Apollonia, Acrocheraunia dhe Antipatrea u bënë sheshe luftimesh dhe më pas vende që do të tërhiqnin vëmendjen e vizitorëve të huaj nga të gjitha anët e botës. Qyteti i Antipatreas, lindur shumë kohë para se të merrte emrin e njërës prej figurave më të shquara të periudhës kur në shtetin maqedonas sundonte Filipi II dhe më pas i biri i tij, Aleksandri i Madh, (shekulli IV para erës së re) do të bëhej qëndër luftimesh dhe më pas objekt vizitash për udhëtarë të huaj të cilët vinin për të shuar kuriozitetin e tyre me historinë e këtij qyteti të lashtë dhe me një bukuri të veçantë… Apollonia: një qytet i rëndësishëm në Iliri, ku shkolla filozofike u bë mjaft e njohur për kohët antike dhe ku shumë romakë të shquar, midis tyre edhe Oktavi i Ri, pasuesi i perandorit August, ndoqi studimet e tij. Dyrrachiumi. Kapitulli më interesant i “Luftës Civile”në historinë e Romës së Lashtë, në kohën e sundimit të Jul Qezarit, rreth viteve 49-48 para erës së re, është “Rrethimi i Durrësit” dhe më pas “Beteja e Farsalisë” e cila solli fitoren përfundimtare të Qezarit mbi Pompeun e Madh. Gjatë rrethimit të Durrësit, të dyja ushtritë e dy gjeneralëve të shquar romakë, i ngritën kampet e tyre në të dyja anët e lumit Apsus.(Osum) Përsëri këto treva do të bëhen sheshe luftash që nga perandorët bizantinë dhe anzhuinët e deri tek dyndjet barbare e më pas nga sulltanët osmanë. 8


Më shumë se 40 udhëtarë të huaj, anglezë, irlandezë, gjermanë, austriakë italianë dhe francezë, rumunë, kronikanë turq dhe turistë amerikanë, përshkruajnë me emocione bukurinë e veçantë të natyrës së këtij vendi dhe pasurinë shpirtërore të këtij populli. Ata vijnë nga thellësitë e shekujve për të zbuluar ‘themelet’ e lindjes së një kombi të lashtë dhe për të ndihmuar në shkrimin e kësaj historie. Midis tyre gjen: misionerë apo diplomatë të huaj të të gjitha kohërave, politikanë dhe personalitete të shquar, si: Koloneli Lik, Pukevili i famshëm, Aubrey Herbert, Benjamin Dizrael, Lorenzoni e deri tek Perez De Kuelar. Poetë dhe artistë të mëdhenj, si: Bajroni, Eduard Liri, Edit Durhami, etj. Vizitorë të shumtë, qofshin këta, studiues, arkitektë, arkeologë, shkencëtarë, biologë, apo, edhe turistë …, si: Evlia Çelebi, Kurzoni, Patch, Burileanu, Rikakes, Popp, Baldaçi e së fundi, Filip Winn dhe turisti amerikan, W. Schroeder. E mbyll këtë edicion të dytë, albanologu i shquar, Robert Elsie. Studimi me temë “Të Huajt për Shqipërinë dhe Shqiptarët” i ngjet një ‘mozaiku’ të bukur, ndërtuar me copëza nga kronikat apo shënimet e të huajve që kanë shkruar në shekuj për këtë vend dhe për këtë popull, një mozaik që shkelqen nën dritën e këtij fillim shekulli të vështirë për shqiptarët kudo në botë, e që hedh dritë mbi portretin e vërtetë të Shqipërisë dhe të Shqiptarëve. Autori nuk ka bërë gjë tjetër vetem se i ka sistemuar dhe i ka vendosur në kohën e caktuar për të ndërtuar historinë e një kombi ashtu siç e kanë përjetuar këta udhëtarë në kronikat e tyre. Autori, jo pa qellim i ka "grumbulluar" këta konikanë, si për të bërë një "simpozium" për Historinë e Shqipërisë dhe të Shqiptarëve, në qytetin e lashtë, më shumë se 2400-vjeçar të Beratit. Ata vijnë nga Roma...dhe përmes detit Adriatik, valët e egërsuara i hedhin në brigjet Alesios, Durrachiumit apo të Apollonise dhe Vlorës, në brigjet e Prevezës apo të Himarës. Ata vijnë nga Kosova dhe Mali i Zi, nga Turqia, Maqedonia dhe Greqia... e duke ecur më këmbë apo me kalë, e duke pushuar “han më han”, ndalojnë në qytetin e "pa-arritshëm të Beratit" për të hedhur në telajo, peizazhet më të bukura e për të shkruar në letër shënimet e udhëtimeve të tyre. Autori, jo pa qëllim ka zgjedhur Beratin, këtë "...qytet të skalitur si kurorë mbi majën e një mali, të ngjashëm me fronin e një arqipeshkvi", për të ekspozuar sa më mirë këtë Mozaik të 9


mrekullueshëm të kësaj historie "të pafund" të shkruar nga “Të Huajt.” Autori vetem sa i bën ata që të flasin shqip dhe për t’u dëgjuar nga ai popull mes të cilëve “ata kaluan vitet më të bukura të rinisë së tyre dhe me të cilët i lidhi një miqësi e pandashme” I gjithë ky studim, në tërësinë e vet, është me të vërtetë një “pazëll”, një përpjekje për të zbuluar një enigmë, pra, të arrish të ndërtosh historinë e një populli të lashtë nën këndvështrimin e të huajve që kanë vizituar këtë vend. Është një ‘pamje’ tepër e vështirë për t’u montuar. Është më shumë se sa bashkimi i copëzave të qeramikës të nxjerra nga nëntoka, për të ndërtuar një figurë dhe për të zbuluar një fakt. “Copëzat”, që do të shërbenin për të plotësuar këtë pazëll, dhe për të arritur, më në fund, një “figurë”, do të duhet t’i gjesh duke kërkuar arkivat në thellësi të shekujve, duke studiuar kronikat, shënimet, apo shkrimet e hedhura në letër, të kronikanëve dhe studiuesve apo udhëtarëve të huaj që kanë ardhur nga të gjitha anët e botës, e kanë shkelur këtë vend dhe kanë jetuar në këto treva, në të gjitha kohërat, e duke i bërë të flasin në gjuhën tënde. Ndaj dhe përfytyrimi final i këtij pazëlli, që mban diçiturën “Të huajt për Shqipërinë dhe Shqiptarët” mbetet përherë i paplotësuar dhe enigmatik në pritje për të gjetur jo vetëm ‘copëzat’ e humbura apo të fshehura nga vitet por edhe të atyre ‘copëzave’ që e ardhmja do të lindë. Në funksion të këtij qëllimi është edhe dalja në dritë e edicionit të dytë ku albanologu, Dr. Robert Elsie, i cili në fillimin e këtij studimi ishte vetëm një “i ftuar” në plejadën e udhëtarëve të huaj, studjuesve, apo shkencëtarëve dhe diplomatëve të të gjitha kohëve që kanë vizituar Shqipërinë, tani zë një vend të rëndësishëm me dokumentat e përkthyera në gjuhën angleze nga dhjetra gjuhë të ndryshme të botës e duke plotësuar ato periudha të errëta të Historisë së Shqipërisë dhe të Popullit Shqiptar. Përfundon së lexuari këtë libër pa “END” dhe të duket sikur shfleton faqe të tëra të shkruara edhe më parë nga historianët, por me një ndryshim, ’ historianët’, këtu, nuk flasin shqip dhe ata vijnë si Konsuj Romakë apo Gjeneralë të Mëdhenj, Lordë apo Parlamentarë, ambasadorë, diplomatë apo misionerë shtetesh të mëdhenj, poetë dhe piktorë të rrallë, arkeologë, biologë, e pse jo, edhe historianë e 10


albanologë të mirëfilltë…deri edhe në udhëtarë të thjeshtë, që lanë shënime që brezat do t’i botonin dhe do t’i bënin të shquar. Përfundon së lexuari këtë libër pa “FUND” dhe dhe seicilit i lind dëshira të shtojë diçka më shumë nëpër faqet e këtij libri për të treguar se ka edhe më për të thënë. “Shqipëria dhe Shqiptarët me Syrin e të Huajve” është projektuar që në fillim të viteve ’90, kur, pas shëmbjes së sistemit totalitar, të huajt filluan që të vijnë përsëri për të vizituar Shqipërinë... Duke qënë drejtues i Bibliotekës së Shtetit në qytetin muze të Beratit, autorit iu dha mundësia që të kontaktojë me ta dhe i lindi idea që të krijojë një “urë lidhje” mes opinioneve të tyre dhe udhëtarëve të tjerë të huaj, në shekuj, që kishin shkruar për Shqipërinë dhe Shqiptarët. “Emigrimi në Sh.B.A. i dha dy mundësitë kryesore: Së pari, i dha frymëzimin, i prirë nga dëshira për t’i shërbyer sado pak vendit dhe popullit të tij, dëshirë që bëhet vërtetë e papërmbajtshme, sidomos, kur je larg atdheut dhe bën jetën e një emigranti të përmalluar për vendlindjen, dhe ku, së bashku me përpjekjen për t’u integruar në një jetë të re, mundohesh të mos i harrosh ato vlera të vërteta që si shqiptarë i kemi trashëguar nga e kaluara. Së dyti, i dha mundësinë për të gërmuar më thellë nëpër fondet e bibliotekave më të mëdha të botës Perëndimore si dhe për të kontaktuar personalitete të historisë, shkencës dhe të kulturës shqiptare e për të realizuar një botim modest nga një Shtëpi botuese amerikane si “Outskirts Press.Com.,” e publikuar On-Line nga “Amazon”, “Barnes & Noble”, “Borders” dhe e shpërndarë nga “Baker & Taylor”. Natyrisht, ‘vlefta’ e librit ‘tretet’ për të lubrifikuar ingranazhet e kësaj makinerie, që do t’i japë autorit “fitimin” optimal: të percjellë - mesazhin e tij: “Të hapë një ‘dritare të vogël’ e cila do të futë kaq shumë dritë” e shprehur në këtë mënyrë nga miku anglez, Akademiku, Filip Winn: “Ç’kënaqësi sikur dashamirës të Shqipërisë të gjenin kohë dhe të bënin përpjekje për të ndryshuar mendimin dhe gjykimin e tyre për këtë vend, ashtu sikurse fatmirësisht po më ndodh edhe mua. Le të shpresojmë se djali jonë Aleksandër dhe djali juaj, Peter do të 11


jetojnë në një Europë më të bashkuar. Le të shpresojmë që të takohemi përsëri në Shqipëri, në kohë më të mira. Jam i bindur se ditët që do të vijnë do ta bëjnë një gjë të tillë!” Le t’i bashkojmë këto faqe të panjohura, të fshehura nëpër antikuarët e bibliotekave të botës, në një libër të vetëm e t’ja lëmë si një ‘Libër të Shënjtë’ apo si një ‘Mesazh atdhedashurie’ brezave që vijnë. Të gjejmë mundësinë për t’i bërë femijët tanë që ta ndjejnë veten krenarë që janë shqiptarë, të mos e harrojnë gjuhën shqipe, kulturën shqiptare, traditat dhe zakonet shqiptare e t’i trashegojnë ato brez pas brezi. Le t’ua tregojmë këto virtyte edhe të huajve në këtë botë të panjohur, ç’ka motivon edhe projektin e ardhshëm të autorit: Botimin e një varianti në gjuhën angleze të këtij studimi. ...Libri ndahet në pesë kapituj. Autori

12


PËRMBAJTJA Kapitulli I - LASHTËSIA.................................................. .........fq.17 Herodoti, “Babai i Historisë”, për origjinën e popullit shqiptar: një histori e shkurtër dhe mjaft e lashtë e tij për Tomorin dhe Tempullin e Dodonës. Tit Livi dhe qyteti i Antipatreas…Konsulli romak Sulpicius Galba terrorizon banorët e këtij qyteti dhe të atyre përreth. Lashtësia e një qyteti. Të dhëna mbi jetën e Antipatreas, “Gjenerali i Evropës” dhe mëkëmbësi i Aleksandrit të Madh . Qytetërimi i lashtë iliro–romak. Jul Qezari dhe Pompeu i Madh, përballë njëri-tjetrit, në të dy anët e Lumit të Beratit. Kapitulli II - MESJETA .............................................................fq.73 Që nga Ana Komnena, Pachymeres, Geanocoplos e deri tek Hahn. Rrethimi Anzhuin i Beratit. Rosario Jurlaro për “Muzakët-Despotët e Epirit…” Berati në Epokën e Skënderbeut. Shkrimtarë perëndimorë si Possenti, Leonclavius etj. për rrethimin e Kalasë së Belgradit shqiptar. Kapitulli III – NDËN PUSHTIMIN TURK.............................fq.179 Evlia Çelebi: “Seyahatnameja” . Lord Çarlemont (1749) – I pari udhëtar i huaj evropian që viziton Shqipërinë. Misioneri Anglez, i njohur me emrin “Koloneli Lik”, dëshmon për Ali Pashë Tepelenën. Pashallëku i Beratit dhe Ibrahim Pashai. Pukevili, përfaqësuesi i Napoleon Bonopartit, në oborrin e Aliut. Bajroni dhe shoku i tij Hobhauz, bëhen dëshmitarë të fitores së Aliut mbi Pashanë e Beratit. Dhjetra udhëtarë të tjerë, më pas, do të frymëzohen 13


nga Poema “Çajld Harold” për t’u takuar me “Luanin e Epirit”, dhe për të parë nga afër pamjet e mrekullueshme që të ofronte ky vend. Hjugsi, Parkeri, Kokrelli, …. Përshkrimet dhe tabllot e bukura të tyre dhe një vizitë në Akropolin e Kalasë së Beratit. Kurzoni, Kastiliano, Urkuhart, Ammi Bue… Kanë kaluar vite që nga vrasja e Ali Pashait të Janinës. Epiqendra e vizitave tani është bërë “Berati i Paarritshëm”. Piktori peizazhist, anglez, Eduard Lir dhe një studim mjaft interesant i Suzan Hajman. Tozeri: “Nga Berati në Korfuz”. Kora, Gillieron, Kiara. Edit Durham: “Oh, unë di gjithçka rreth shqiptarëve! ... Është ai populli që dallohet nga fytyrat e qeshura, nga sytë e zjarrtë dhe flokët me thinja! Ballkanologu i shquar austriak, Karl Patsch dhe disa monumente të lashta të kulturës të gjetura në shtëpitë e familjeve qytetare, beratase: Sallabanda dhe Haxhistasa. Frejzer. “Lamtumirë Berat!” Viti 1912 – “Kundër Qemal Beut”. Në prag të Rilindjes KAPITULLI IV PAVARËSIA...............................................fq.417 Leo Freundlich dhe “Golgothaja e shqiptarëve”. Për herë të parë ‘flet shqip’ Aubrey Herbert, diplomati anglez me mision pranë Qeverisë së sapokrijuar shqiptare të Ismail Qemalit. Një intervistë e tij me Esad Pashë Toptanin. Prof. Antonio Baldaçi: "Berati dhe Tomori" Viti 1939-Të tjerë udhëtarë italianë: Lorenzoni dhe Migliorini. KAPITULLI V ........................................................................fq.477 Viti 1991: Pas 50 vjetësh. Përsëri me udhëtarët e huaj. Perez De Kuelar, akademiku anglez, Filip Winn dhe turisti amerikan, Schroeder. Albanologu i shquar, Dr. Robert Elsie. Bibliografi. …………………………………………………. .fq.497 Dy fjalë për autorin ……………………………………….. …fq.499 14


BABA-TOMORI Baba Tomori(*) është personifikim i malit Tomor, një vargu malor që përfshin majën më të lartë në Shqipërinë qendrore dhe që arrin në lartësinë prej 2416m. Mali Tomor është konsideruar si vendi ku kanë selinë e tyre perënditë, sipas besimit popullor në Shqipërinë e mesme. Fshatarët e këtyre zonave betohen për “Baba Tomorin” dhe ky është nja nga betimet më të fuqishme që ata bëjnë. Mali Tomor është i shenjtë si për të krishterët, të cilët e kanë si zakon që të ngjiten deri në majën e tij në çdo 15 Gusht, me rastin e Ditës së Shenjtë të Shën Marisë, po ashtu edhe nga bektashinjtë të cilët çdo vit nga 20 deri më 25 Gusht, organizojnë pelegrinazhe për nder të Abaz Aliut. Figura legjendare e Baba Tomorit, në imagjinatën popullore përfytyrohet si një plak i motshëm me mjekër të bardhë dhe të gjatë deri në brëz. Mbi të qëndrojnë pezull katër shqiponja femëra me sqepa të gjatë dhe të fuqishëm, dhe që kanë mbështetur kthetrat e tyre mbi supet e rëna dhe të mbuluara me borë. Sipas Maksimilian Lambercit (1882-1963), ai është një model i perëndive të lashta Ilire. Këtu qëndron edhe thelbi i kësaj legjende:

“Baba Tomori është martuar me Të Bukurën e Dheut. Gjithë ditën ajo e kalon me motrën e saj, Të Bukurën e Detit, por, me të ardhur mbrëmja, Era, shërbëtor besnik i Baba Tomorit, e merr atë dhe e çon lart, në majën e malit, pranë tij. Mali Tomor vështron nga lart Kalanë e Beratit, të cilën, ky plak i moshuar e ruan me xhelozi si gjënë e tij më të shtrënjtë. Tej në luginë, ndodhet Mali i Shpiragut, me rrudha të formuara nga përrenjtë e fuqishëm me ujë që zbresin nëpër faqet e tij të sheshta dhe të pjerrëta. Një ditë, ndërsa Baba Tomori, po kalonte kohën në shtrat me të Bukurën e Dheut, Shpiragu, në çast, shfrytëzoi rastin që të rrëmbente këtë vajzë të bukur, Kalanë. Katër rrojet sy-shqiponja që i qëndronin përqark, e zgjuan në çast Baba Tomorin, duke ia prishur atij ëndërrat e bukura. Kur i treguan për planin tinzar të Shpiragut, Baba Tomori u ngrit menjëherë nga shtrati. Shqetësimi i parë i tij ishte të siguronte të Bukurën e Dheut, ndaj dhe urdhëroi Erën e Lindjes që ta merrte dhe ta shpinte në shtëpinë e motrës së saj. I hipi kalit dhe u nis për të luftuar me Shpiragun. E sulmoi Shpiragun me shpatën e tij dhe i krijoi gjithë ato plagë në trup, sa edhe sot mund t’i shikosh ende si vija të thella që zbresin poshtë shpateve të këtij mali. Gjurma e njërës këmbë të kalit, ku kishte hipur Baba Tomori, thuhet, se duket ende në një faqe shkëmbi pranë fshatit Sinjë. Shpiragu, nga ana e tij, e goditi dhe e goditi Tomorin me topuzin e tij të rëndë, aq shumë, sa i shkaktoi malit të lartë plagë të tilla, sa që edhe sot e 15


kësaj dite i shikon faqet e tij të mbushura me gropa të thella, por u largua i mundur. Të dy gjigandët u gjakosën krejt në këtë dyluftim, ndaj dhe vasha që u bë shkak për këtë sherr, shpërthehu në lot dhe prej lotëve të saj, thotë legjenda, u formua Lumi Osum.” (*)[Nga Maximilian Lambertz: Die Mythologie der Albane: Wörterbuch der Mythologie (Stuttgart 1973), p. 504 505. Përkthyer në gjuhën angleze nga Robert

16


]

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT. EDICIONI 2 By PIRO TASE View this Author's Spotlight

Paperback, 502 Pages

Preview “Flasin në gjuhën shqipe” historianë të lashtësisë: që nga Herodoti e Tit Livi e deri tek historianët bashkëkohorë,Hammond e Arnold Tonybee. Për herë të parë 'flet shqip' Wiliam Plomer me "Diamandin e Janinës". "I ftuar" është edhe albanologu i shquar Robert Elsie. Është historia e një vendi të lashtë dhe portreti I një populli autokton, 17


i ndërtuar përmes shënimeve të “kronikanëve” të huaj në shekuj dhe që ka si 'protagonistë" gjeneralë të ushtrive pushtuese apo të atyre ndërluftuese në këto treva. Më shumë se 40 udhëtarë të huaj përshkruajnë me emocione bukurinë e veçantë të natyrës së këtij vendi dhe pasurinë shpirtërore të këtij... Per ta blere librin ON LINE, kliko:……………. More > Cmimi: $26.00

18


INTERVISTE ME REDAKSINE RADIOS NE GJUHE SHQIP BRUKSEL SHQIPONJA DURO: Per t’ju prezantuar me degjuesit e Radios sone, Ju lutemi dicka per veten tuaj. PIRO TASE:Kam lindur në Permet, ne muajin Qershor të vitit 1947 dhe kam banuar ne qytetin e Beratit deri në Shtator të vitit 2000, kur, së bashku me familjen emigruam në Sh.B.A. Në vitin 1969, u diplomova nga Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë pranë Universitetit të Tiranës si Mësues i Gjuhës dhe i Letërsisë e me e kam ushtruar kete profesion per 30 vjet ne disa shkolla fshati dhe me von ne Shkollen e Mesme te Pergjithshme “Bane dude Karbunara te qytetit te Beratit. Në vitet e mëvonëshme, përfundova kurset pas-universitare për gjuhë angleze, italiane, spanjolle, si dhe për filozofi..dhe isha gati per te mbrojtur edhe dizertacionin me teme: “Mendimi i te Huajve per Shqiperine dhe Shqiptaret”, por ne vitet ’90 ndodhi Permbysja e Madhe dhe si shume intelektuale te tjere, bashke me gruan, Ludmilla, mjeke ne profesion, dhe dy djemte e mij morem rrugen e emigrimit. Aktualisht banojme ne Qytetin e bukur te Milluokit, shteti i Wisconsit, ne buze te Liqenit Micigan. SHQIPONJA DURO: Flitet lidhur me botimin tuaj te fundit “Te Huajt per Shqiperine dhe Shqiptaret” publikuar On Line nga Siti gjigand i Amazones dhe nga distributoret e fuqishem: Barnes and Noble si dhe Taylor.” Mund te na thoni dicka per hulumtimet tuaja ne kete fushe? PIRO TASE:Gjate kohes kur punoja si Drejtor i Bibliotekes se Shtetit ne Berat, m’u dha mundesia qe te bija ne kontakt me vizitore te huaj qe vinin ne kete vend per te pare nga afer mrekullite e ketij qytei 2400 vjecar te trasheguara nga shekujt si dhe fondin e librave te ralle qe flisnin per historine e tij. 19


Fillimisht disa artikuj, apo perkthime te botuar ne gazeten lokale te qytetit dhe me pas skicimi i nje projekti qe do te kishte si bosht: Mendimin e te Huajve per historine e Shqiperise dhe te popullit shqiptar. SHQIPONJA DURO:... dhe kur arritet ta realizoni kete projekt? PIRO TASE: Vetem pas vitit 2000, kur mu dha mundesia qe te bie ne kontakt me bibliotekat e medha te Cikagos dhe New Yorkut ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe me ato te Evropes Perendimore, ky projekt u kthye nga “nje studim lokal ne nje veper gjigande” me me shume se 500 faqe. Më shumë se 40 udhëtarë të huaj, anglezë, irlandezë, gjermanë, austriakë italianë dhe francezë, rumunë, kronikanë turq dhe turistë amerikanë, kane pare kete vend dhe kane hedhur shenimet e tyre duke përshkruar me emocione bukurinë e veçantë të natyrës së këtij vendi dhe pasurinë shpirtërore të këtij populli. Ata kane ardhur nga thellësitë e shekujve për të zbuluar ‘themelet’ e lindjes së një kombi të lashtë dhe për të ndihmuar në shkrimin e kësaj historie. Është historia e një vendi që ka si ‘protagonistë” gjeneralë të ushtrive pushtuese apo të atyre ndërluftuese në këto treva: që nga Konsulli Romak, Sulpicius Galba e më pas, Qezari dhe Pompeu i Madh..: misionerë apo diplomatë të huaj të të gjitha kohërave, politikanë dhe personalitete të shquar, si: Koloneli Lik, Pukevili i famshëm, i e deri tek Perez De Kuelar. Poetë dhe artistë të mëdhenj, si: Bajroni, Eduard Liri, Edit Durhami, etj. Vizitorë të shumtë, qofshin këta, studiues, arkitektë, arkeologë, shkencëtarë, biologë, apo, edhe turistë …, SAKIP SKEPI: Pse eshte e rendesishme te marrim ne konsiderate mendimin e vizitoreve te huaj? PIRO TASE:-Te ndertosh historine e nje populli i zhveshur nga subjektivizmi nuk eshte e lehte. Eksperienca e ka treguar se historia behet pre e politikes dhe ideologjise, cka ben qe ajo, ne shume raste, te humbase vertetesine. Te ndertosh historine e nje populli nen veshtrimin e te huajve qe 20


kane vizituar ate vend, eshte njelloj sikur te realizosh bashkimin e copëzave të qeramikës të nxjerra nga nëntoka, për të ndërtuar një figurë dhe për të zbuluar një fakt. Fragmentet e historise shfaqen ashtu si jane perjetuar nga keta udhetare ne ate kohe kur kane shkelur ne kete vend. Kjo menyre e parashtrimit te fakteve i ngjet nje “rebusi”, eshte një përpjekje për të zbuluar një enigmë, pra, të arrish të ndërtosh historinë e një populli të lashtë nën këndvështrimin e të huajve që kanë vizituar këtë vend. Është një ‘pamje’ tepër e vështirë për t’u montuar dhe qe mban dicituren“Të huajt për Shqipërinë dhe Shqiptarët” Ky rebus mbetet përherë i paplotësuar dhe enigmatik në pritje për të gjetur jo vetëm ‘copëzat’ e humbura apo të fshehura nga vitet por edhe të atyre ‘copëzave’ që e ardhmja do të lindë. Studimi me temë “Të Huajt për Shqipërinë dhe Shqiptarët” i ngjet një ‘mozaiku’ të bukur, ndërtuar me copëza nga kronikat apo shënimet e të huajve që kanë shkruar në shekuj për këtë vend dhe për këtë popull, që hedh dritë mbi portretin e vërtetë të Shqipërisë dhe të Shqiptarëve. Pikerisht ketu qendron edhe rendesia: Ta ndjejme veten Krenar per emrin Shqipetar, kudo ku jemi te shperndare neper bote e t’ua trashegojme keto vlera edhe brezave. SHQIPONJA DURO -Emri I ndonje studiuesi te huaj I cili eshte marre me hulumtime ne fushen e historise se Shqiperise dhe popullit shqiptar. PIRO TASE - Pothuaj se shumica e udhetareve te huaj qe kane ardhur ne Shqiperi dhe kane jetuar mes shqiptareve, me mission diplomatic si Koloneli Lik, Pukevili I famshem; apo qe kane ardhur si studiues, si Tozeri, Kurzoni apo Profesor Antonio Baldaci; poete apo artsite, si Poeti I shquar Anglez, Bajroni, piktori Eduard Liri apo personalitete te te gjitha koherave qe nga Hjugs, Edit Durham, e njouhur ndryshe si “Krajlica e Malsise” e te tjere, ne shenimet e tyre kane treguar interes edhe per lashtesine e ketij populli dhe jane perpjekur te sjellin dokumenta per te provuar se shqiptaret jane raca me e vjeter ne Evropen Juglindore. 21


SHQIPONJA DURO -Çfare konkretisht? PIRO TASE - Ata japin te dhena te sakta dhe bindese per origjinen e popullit shqiptar. - Japin mendime per Lashtesine e qyteteve dhe per prejardhjen e emrave te tyre nga lashtesia. - Flasin me detaje per Qyteterimin Iliro - Romak - Permendin Vende, ngjarje dhe figura te historise, disa prej te cilave te lena ne harrese apo te keq-interpretuara nga historianet bashkekohore. SAKIP SKEPI -Si mund te bindet degjuesi se shqiptaret jane me prejardhje nga popullsia Iliro-Pellazgjike? PIRO TASE -Natyrisht, edhe pa qene studiues I mirefillte, nga tekstet e historise neper shkolla e kemi mesuar -Se shqiptarët janë raca më e vjetër në Evropën jug-lindore - se Shqiptaret jane pasardhes te Ilireve. - Se Ilirët ishin, gjithashtu, pellazgë. - Se fiset Ilire, këto raca të afërta me njëra - tjetrën, të përshkruara nga shkrimtarët e lashtë grekë, si “barbarë” dhe “jo-helenikë”, kanë qënë para-ardhësit e Gegëve ose shqiptarëve të Veriut dhe se epirotët, kane qene para-ardhësit e Toskëve ose shqiptarëve të Jugut. Një provë tjetër bindëse për prejardhjen e shqiptarëve nga popullsia iliro-pellazgjike, vjen nga studimi që i është bërë gjuhës shqipe. SAKIP SKEPI -Cili eshte ai studiues i huaj qe ka hulumtuar mbi kete ceshtje dhe cfare thote ai? PIRO TASE -Çështja e origjinës së popullit shqiptar eshte e lidhur ngushte me emrin e Herodotit (490-425 para e.re) Historian i Greqisë së Lashtë dhe Historiani i Pare i Botes, i quajtur Baba i Historise. Ai flet ne favor te kesaj ceshtje dhe konkluzionet e tij sherbejne si base per etnografet e mevonshem. 22


Herodoti njihet si autori i parë që zë në gojë emrin e Ilirëve dhe në veprën e tij gjejme të dhëna të rëndësishme për Pellazgët. Keshtu, sipas Herodotit, zona e banuar përreth Dodonës, është quajtur Pellazgji. Tempulli i Dodonës është Orakulli më i vjetër, që sipas Herodotit, i perket periudhës para-helenike, dhe mund te arrije deri në thellësi të mijëvjeçarit të dytë para erës së re. Ky tempull parahistorik e ka vend ndodhjen e vet ne Malin e Tomorit. Ndaj dhe ky mal eshte quajtur gjithmone Froni i larte kurri Zoti. Mesazhi i Herodotit eshte i qarte. Duhet te zhvendosesh Malin e Tomorit, e ta vendosesh ate diku ne token Helene, per te pronesuar edhe lavdine e Dodones.! SAKIP SKEPI- Po lidhur me pretendimin e Grekeve per kete teme ? PIRO TASE -Epirotet jane quajtur gjithashtu pellazge. Kete shfrytezojne edhe historianet greke te cilet e denoncuan ashper Herodotin per mos paraqitjen e lavdise se Grekeve dhe per simpatine qe kishte treguar ndaj popullsive te tjera jo greqisht-folese. Konkluzioni i tij se “pellazgët kanë qënë folës të një gjuhe të ndryshme nga ajo greke .“ hedh poshte cdo pretendim per prejardhjen e popullsise greke nga pellazget. SHQIPONJA DURO-Pse studiuesit e huaj, mund te konsiderohen si me te besueshem per historine e shqiptareve...; PIRO TASE -Sepse jane deshmitare okulare te ketyre fakteve historike dhe I kane pershkruar ashtu si I kane perjetuar e duke u bere ne kete menyre nje miniere informacioni per brezat e ardhshem.

23


SHQIPONJA DURO - Cilet albanologe te huaje (konkretisht me emra) njihni ju mire, si dhe tezat e tyre... PIRO TASE - Ne studimin: “Te Huajt per Shqiperine dhe Shqiptaret� nje vend te rendesishem zene edhe albanologet, duke filluar qe nga Albanoogu Gjerman Hahn e austriaku, Karl Patsch e deri tek albanologu Kanadez Robert Elsie. - Natyrisht une nuk jam futur ne studimin e komenteve te tyre per ceshtjen e historise, kultures apo gjuhes shqipe. Une vetem sa kam vjele informacionet qe ata japin per kete teme. Dhe mendoj se ato jane shume te vlefshme. SHQIPONJA DURO - Cilet studiuese shqiptare jane bazuar edhe mbi studimet e te huajve ..: a ka divergjenca? cilat konkretisht... PIRO TASE -Natyrisht, Historiogarfia jone, per hir te se vertetes i ka shfrytezuar keto burime informacioni. Por per momente te caktuara dhe per figura te vecanta te historise vihen re mendime te kunderta dhe keqinterpretime. -Si shembull mund te sjell analizen qe i behet nga historianet tane figures komplekse te Ali Pashe Tepelenes, I njohur nga udhetaret e huaj si: Bonoparti Mysliman; Diamandi i Janines, Luan i Epirit apo edhe Perbindesh i Epirit. Qe terhoqi vemendjen Perendimit ne ate fillim shekulli dhe qe solli edhe Bajronin per te shkruar vergjet e famshme te Cajld Haroldit. SAKIP SKEPI: Mund te nenvizoni ndonje hipoteze qe hedhin keta te huaj per Historine e Shqiperise dhe te shqiptqreve? PIRO TASE: Objekti i studimit tim nuk jane as hipotezat as dhe kontroverset. Natyrisht gjate studimit jam ndeshur me to dhe jane te shumta, por le te merren studiuesit e mirefillte qe te japin gjykimet e tyre. Ky liber u vjen ne ndihme pikerisht atyre. Eshte nje "GUIDE BOOK" prej nga mund gjeje materialin e duhur e per te ngritur apo rezuar hipoteza cilido sudiues 24


SAKIP SKEPI: ... dhe mesazhi i tyre? Mesazhi I tyre permes shenimeve te hedhura gjate kohes qe kane jetuar ne kete vend dhe mes ketyre banoreve, qofte si pushtues qofte edhe si misionere, diplomatestudioues apo vizitore ne te gjitha koherat eshte: te flasin per lashtesine e ketij populli, te pershkruajne bukurine e ketij vendi dhe madheshtine shpirerore te ketyre banoreve. Ja se si shprehet q ene vitin 1774 studiuesi Suesdez Johann Thunmann: “… Qëllimi im nuk ishte që të shkruaja një histori të gjatë dhe të plotë. Përpjekjet e mia kanë qënë vetëm për të hedhur dritë mbi prejardhjen e shqiptarëve ashtu sikurse shfaqet tek një numër i madh faktesh dhe dokumentash të renditura në mënyrë kronologjike të cilat çjerrin errësirën, zhdukin konfuzionin dhe hedhin poshtë ato spekullime të paskrupullta mbi këtë popull, duke u përpjekur që ta bëj të njohur këtë vënd përgjatë gjithë historisë së tij si një komb i cili është ndër banorët më të vjetër të Evropës dhe që kanë ditur të mbijetojnë, me gjithë fluksin e grekëve, romakëve, gotëve, sllavëve, frengëve, italianëvet dhe turqve…” SHQIPONJA DURO: Po mesazhi juaj? PIRO TASE: Perseri I shprehur me fjalet e mikut tim, akadimikut anglez, Filip Winn: “Ç’kënaqësi sikur dashamirës të Shqipërisë të gjenin kohë dhe të bënin përpjekje për të ndryshuar mendimin dhe gjykimin e tyre për këtë vend, ashtu sikurse fatmirësisht po më ndodh edhe mua…! Le të shpresojmë se djali jonë Aleksandër dhe djali juaj, Peter do të jetojnë në një Europë më të bashkuar..! Le të shpresojmë që të takohemi përsëri në Shqipëri, në kohë më të mira..! Jam i bindur se ditët që do të vijnë do ta bëjnë një gjë të tillë!” 2010

25


26


''NJË DRITARE E VOGËL E CILA DO TË FUTË KAQ SHUMË DRITË...'' Mendime për Studimin e Piro Tases: «Të Huajt për Shqipërinë dhe Shqiptarët» Nga Avram Mitro Xhumara Shoqeria “Tomorri Legjendar” e emigrantëve shqiptarë në Nju Xhersi të SHBA-së, ka kohë që ka nisur një sërë aktivitetesh kulturore atdhetare tepër modeste. Anëtarët e kësaj Shoqate janë emigrantë të hershëm e të rinj nga Berati, Skrapari, Përmeti, Myzeqeja, Labëria, Mallakastra, Elbasani, Dibra, Kukesi e nga gjithë trevat e tjera shqiptare të teritorit ballkanik: Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni.Në ketë Shoqatë nuk kanë munguar as arbereshët e Italise as edhe arvanitasit të cilët, edhe pse kanë shekuj që janë larguar nga dheu i të parëve, ruajnë ende atë gjuhë të vjetër e mjaft të ëmbël të trashëguar si dhe krenarinë për historinë e të parëve të tyre. Fjalët e urta të të parëve, tregimet interesante si dhe humori popullor që mbartin ato nga koha e shkuar, dëgjohen me kureshtje dhe respekt nga të gjithë kur rrëfehen prej Arbëreshit Paskuale Kortona apo nga Arvanitasi Kosta Xavella. Në larminë e aktiviteteve të kësaj Shoqate, krahas ngjarjeve madhore të historisë kombëtare si: Dita e Flamurit, Fitorja mbi Fashizmin, Lidhja e Prizrenit, Çlirimi i Kosovës, Dita e Dëshmorëve, Kongresi i Lushnjës, Lufta e Vlorës, Demokracia Shqiptare e të tjera, janë organizuar edhe veprimtari të lidhura me ngjarje e njerëz të shquar të kulturës, letrave e të jetës artistike. Këto ditë shumë lexues të kësaj Shoqate kanë nëpë duar librin e ri “Të Huajt Për Shqipërinë Dhe Shqiptarët” të intelektualit beratas Piro(Marko) Tase, botuar në Amerikë nga “Outskirts Press” dhe që është publikuar On-Line nga siti gjigand “Amazon. Com”, dhe e shpërndarë nga “Barnes & Noble”, “Borders” dhe “Baker & Taylor”. Por kush është autori i këtij Studimi, tashmë, të botuar në Amerike? 27


Për të marrë më shumë informacion, le të pyesim publicistin i njohur të temës historike, studjuesin Mihal Jano, njëkohësisht edhe aktivist i shquar i Shoqatës “Tomorri Legjendar” Mihal Jano - Piro (Marko) Tase është lindur në Qershor të vitit 1947 dhe ka qënë banor i qytetit të Beratit deri në Shtator të vitit 2000, kur, së bashku me familjen, emigroi në Sh.B.A. Në vitin 1969, u diplomua nga Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë pranë Universitetit të Tiranës si Mësues i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe. Në vitet e mvonëshme, pranë këtij Institucioni, përfundoi kurset pas-universitare për gjuhë angleze, italiane, spanjolle, si dhe për filozofi.. Detyrat dhe kërkesat e kohës, niveli kulturor dhe shkalla e njohjes, formimi i tij letrar dhe karakteri i fortë, i dhanë mundësinë për të shfletuar, fillimisht, arkivën e Bibliotekës Kombëtare të Tiranës, dhe më pas të futet nëpër fondet e bibliotekave më të njohura të Perëndimt dhe të disa Universiteteve me emër të Shteteve të Bashkuara, apo të krijojë mundësitë për t’u takuar dhe folur drejtëperdrejt me vizitorë të huaj, misionerë, turistë, shkrimtarë, studjues apo diplomatë të ardhur nga vende të ndryshme të botës e duke marrë, në këtë mënyrë, ngacmimin e parë në realizimin e një projekti të perkufizuar në këtë mënyrë nga shtypi shqiptar: “Të ndërtosh historinë e një kombi mbi bazën e shënimeve të udhëtarëve të huaj që kanë vizituar atë vend, nëpër rrjedhën e shekujve, është një gjë shumë interesante. Këtë mision ka ndërmarrë edhe autori i studimit të fundit mbi këtë fushë, Piro Tase, në edicionin «Të Huajt për Shqipërinë dhe Shqiptarët» (Gazeta “TEMA” 25 Dhjetor, 2010) Fillimisht, disa artikujt të shkurtër të botuar në gazetën lokale gjatë kohës kur punonte si drejtues i Bibliotekës së Shtetit, Berat, dhe më pas, një studim në më shumë se 500 faqe, apo siç e ka cilësuar kritika: “Nga një Studim Lokal, në një Vepër Gjigande” dhe ku “Herodoti me Shokë Flasin Shqip”....( Gazeta "AGON": Tiranë, më 9 Janar, 2008. Faqja:13) Akltualisht banon në Qytetin e bukur të Milluokit (WI), buzë Liqenit Miçigan dhe kemi mësuar se krahas punës studimore, ka 28


filluar një nismë shumë interesante: të bejë të njohur në botën anglishtfolëse letërsinë e diasporës shqiptare. Piro Tase, si “Perfaqësues i Autorit” pranë një “Selfpublishing House” të Nju Jorkut, bashkë me djalin e tij, Peter, linguist dhe autor i të parit “Fjalor Simultan me Pesë Gjuhë” (ku krahas gjuhës Angleze, Italiane dhe asaj Spanjolle, janë përfshirë gjuha Shqipe dhe ajo Guaranishte,) kanë marrë përsipër të përkthejnë ne gjuhen Angleze dhe ato Latine, dhe pastaj edhe t’i botojne ato ‘on-line’ (Amazon.com., “Barnes & Noble”, “Borders” dhe “Baker & Taylor”.) shumë nga autoret e njohur te Diasporës Shqiptare në Evrope dhe Amerikë, si: Ndue Ukaj dhe Remzi Basha në Suedi; Skender Sherifi dhe Jeton Kelmendi në Francë; Lek Pervizi në Belgjikë, Faik Xh.Krasniqi në Kosovë. Pas botimit në “Amazone.com” të veprës voluminoze të Petraq Dhanës “Arsimi dhe Kultura në Myzeqe”, të poemës “Plagët që Rrjedhin Gjak” të Gjikë Hilë Macorrit, të Trilogjisë ne gjuhen Shqipe dhe Italiane të Daniel Gazullit si dhe të studimit në gjuhën greke mbi ekumenizmin të Dr. Myslim Hotovës, projekti i tyre i ardhshëm është që të bëjnë të njohur në botën anglishtfolëse edhe autorë të tjerë të njohur të letrave të shqipes, si: Bardhyl Ukcama, Dr. Namik Shehu në Nju Jork si dhe Mero Baze, në Tirane, autor i librit mjaft të mirëpritur nga lexuesit e diasporës shqiptare “Viti ’97 - Prapaskenat E Krizës Që Rrënuan Shtetin”. Cila është përmbajtja e këtij studimi që ka tërhequr vëmendjen dhe po e rrit interesimin e lexuesve tanë emigrantë? Mihal Jano - Janë rreth 500 faqe te mbushura plot me informacion, shumë prej të cilave i jepen për herë të parë në gjuhën shqipe lexuesit shqiptar. Ndjej kënaqësi kur shikoj që një libër i munguar i shtohet historiografisë shqiptare. Shumë vite më parë unë, disa nga keto dekumenta, i kam gjetur në mënyrë fragmentare dhe sado të pakta, më kanë shërbyer që së bashku me tim atë Llaqi Jano, të kryejmë mjaft hulumtime dhe shkrime në librin “Myzeqeja dhe Mistere Shqiptare” duke zbardhur mjaft enigma aq të domosdoshme dhe për të parë e njohur më drejt se deri tani historinë tonë të vjetër. Në këtë studim, këto fakte historike janë paraqitur me dekumenta autentike dhe jo me hipoteza, me gojëdhana apo me shpjegime vulgare të cilat të konfuzojnë. 29


Aty gjejmë ato vende që na i përmend për herë të parë Homeri i Madh i lashtësisë greke apo Herodoti-Babai i Historisë, flitet për Deseratet përmes shkrimeve të Strabonit, për Parthët, Antitanasit, Taulantet, apo Albanët e Ptolemeut tepër të njohur në shumë nga tregimet e autorëve antike, jepen përshkrime nga luftërat mes maqedonasve dhe romakëve nëpërmjet veprës “Lufta Civile” të Cezarit, njihesh me fortifikimet e Justinianit, me Kryqezatat, luftërat midis Bizantinëve dhe normaneve, me Andronikun apo Kontakuzenin, me shkrimet e Ana Komnenës, me pushtimin Anzhuin, me historitë e princeve arbërore Matrenga, Muzaka, Arianiti apo Thopiasi duke vazhduar me kronikat turke mbi ekspeditat ndëshkuese në këto anë. Le të kujtojme këtu: “Seyhatnamenë” e famshme të Çelebiut, Kurzonin, Karl Patchin, Popp e me pas, Pukevilli- ambasadori frances pranë Ali Pashë Tepelenës, diplomati anglez Martin Liku, poeti Bajron, piktori pejzazhist i mrekullueshëm Euduart Lir, gjeografi dhe botanisti i madh italian Antonio Baldaci, etnografja dhe mbrojtësja e madhe e shqiptarëve Edith Durhan, Hjugsi, W.Schoeder, albanologu Robert Elsie, dhe akademiku anglez Filip Win, i cili u bë miku i ngushtë i Beratit dhe i beratasve, si dhe dhjetra e dhjetra të tjerë udhëtarë të huaj anglezë, irlandezë, gjermanë, austriakë, italianë, francezë, rumunë, turistë amerikanë që e pershkruajnë me emocione bukurinë e veçantë të natyrës së këtij rajoni dhe pasurinë shpirtërore të këtij populli. Figura të tilla të historisë së Shqipërisë si: Aleksandri i Madh, Pirrua i Epirit e deri tek Skënderbeu, jepen nën kendvështrimin e të huajve. Po ashtu, edhe kryengritësit popullorë, qofshin këta me emër si Zenel Gjoleka apo edhe anonimë, të quajtur “kleftë” apo kaçakë dhe komitë, i gjen kudo nëpër shënimet e udhëtarëve të huaj dhe, çuditërisht, të cilësuar si miqtë e tyre më të mirë dhe mes të cilëve ata kishin kaluar kohët më të bukura të rinisë.. Ali Pashë Tepelena ishte bërë objekt i këtyre vizitave. Ai është i pranishëm kudo bashkë me epokën që e ‘polli’. Figurat e historisë sonë shfaqen para lexuesit ashtu siç u skicuan nga këta vizitorë të huaj në shekuj. Ata do të vijnë fare pranë lexuesit shqiptar përmes këtij Edicionit të Ri. «Të Huajt për Shqipërinë dhe Shqiptarët» është një mënyrë interesante dhe një lloj i veçantë i përshkrimit të fazave të historisë së një kombi. Ky studim, siç thotë albanologu i shquar 30


kanadez, Dr.Robert Elsie, “...është nja nga ata lloj libra që unë pëlqej të lexoj më shumë...” “Autori, jo pa qellim i ka "grumbulluar" këta konikanë, si për të bërë një "simpozium" për Historinë e Shqipërisë dhe të Shqiptarëve, në qytetin e lashtë, më shumë se 2400-vjeçar të Beratit. Ata vijnë nga Roma...dhe përmes detit Adriatik, valët e egërsuara i hedhin në brigjet Alesios, Durrachiumit apo të Apollonise dhe Vlorës, në brigjet e Prevezës apo të Himarës. Ata vijnë nga Kosova dhe Mali i Zi, nga Turqia, Maqedonia dhe Greqia... e duke ecur më këmbë apo me kalë, e duke pushuar “han më han”, ndalojnë në qytetin e "pa-arritshëm të Beratit" për të hedhur në telajo, peizazhet më të bukura e për të shkruar në letër shënimet e udhëtimeve të tyre. Autori, jo pa qëllim ka zgjedhur Beratin, këtë "...qytet të skalitur si kurorë mbi majën e një mali, të ngjashëm me fronin e një arqipeshkvi", për të ekspozuar sa më mirë këtë Mozaik të mrekullueshëm të kësaj historie "të pafund" të shkruar nga “Të Huajt.” (Gazeta “TEMA” 26 Dhjetor, 2010. Pjesa II) Por çfarë të rejash e çfarë vlerash mbartin shkrimet e këtij libri? Mihal Jano - Janë shkrime me mjaft vlerë, një pjesë e shohin dritën e përkthimit për herë të parë në shtypin tonë. Janë të gjitha shkrime nga autorë të huaj që nga shekulli IV para erës së re dhe deri sot. Ato vijne, ashtu, me radhe, në kohë e në hapësirë të caktuar të territorit tonë, që nga Homeri, Herodoti, Straboni e në radhorin e gjatë e pa mbarim të njerëzve të shquar të letrave në rrugetimin e shekujve, përfshihet edhe Diplomati shquar i kohës, Perez De Kuelar i cili vizitoi vëndin tonë me rastin e 2400 vjetorit të “lindjes” së Qytetit të Beratit. Janë deshmi interesante, të para e të shkruarë nga njerëz që kanë bërë histori dhe lënë gjurmë të thella në të histori. Këto materiale, të përzgjedhura nga panteoni i kulturës europjane, do na shërbejnë për atë që duam të njohim dhe për të ndërtuar drejt historinë e vendit dhe popullit tonë. Ato janë të nxjerra nga ai kaos e nga ai pështjellim i madh i shkaktuar qëllimisht në historinë ballkanike si nga të huajt invadues, po ashtu edhe nga fqinjët grabitqarë. Këto shënime të ndihmojnë për të hedhur drite mbi shumë nga misteret mbi lashtësinë dhe mbi kontroverset lidhur 31


me origjinën e popullit tonë, nja nga kombet më të lashtë në Ballkan dhe në gjithë Evropën jug-lindore. Çfarë elementi të veçantë do të dallonit në këtë ekspoze të dokumentave dhe të shënimeve historike? Mihal Jano - Studimi, mund të themi me plot gojë, është “një minierë informacioni”, janë qindra faqe të përkthyera nga gjuhë të ndryshme të botës: që nga Herodoti e Tit Livi, Gregoras Nicephorus, Chacocondylas, Leunclavius, Lavardin e deri tek Possenti, Cantacuzenus, Pachymeres, Villeharduind e së fundi Attaleiates (1038) me të parën referencë për Shqipërinë në dokumentat e Perandorisë Bizantine,( 1154), Muhammad al-Idrisi me ”Librin e Rogerit”(1154), George Acropolites me “Një Kryengritje Shqiptare”(1257); Simon Fitzsimons(1322) e deri tek autorë pa emër, anonimë, që datohen qysh nga viti 1000, për herë të parë të përkthyera në gjuhën angleze nga R.Elsie. Dhe pas tyre, në këtë edicion të dytë, edhe Piri Re'is (1521), Jean Carlier de Pinon (1579), Lorenzo Bernardo (1591) si dhe Teologu e Historiani suedez Johan Erich Thunmann (1746-1778) me traktatin e tij: “Mbi Historinë dhe Gjuhën e Shqiptarëve dhe të Vllehëve), Leipzig 1774. [Nga: Johann Thunmann, Über die Geschichte und Sprache der Albaner und der Wlachen (Leipzig 1774). Përkthyer në anglisht nga by Robert Elsie.] Ky është një nga studimet më të hershme të dijetarëve mbi Shqiptërinë, e cila ishte pak e njohur në Evropë në atë kohë. Një histori e shqiptarëve që është çuditërisht tepër e hollësishme për atë periudhë e përkthyer në gjuhën angleze nga Dr. Robert Elsie dhe që i jepet për herë të parë në këtë studim lexuesit shqiptar në gjuhën shqipe. Që në vitin 1774, autori i këtij traktati thotë: “Qëllimi im nuk ishte që të shkruaja një histori të gjatë dhe të plotë. Përpjekjet e mia kanë qënë vetëm për të hedhur dritë mbi prejardhjen e shqiptarëve ashtu sikurse shfaqet tek një numër i madh faktesh dhe dokumentash të renditura në mënyrë kronologjike të cilat çjerrin errësirën, zhdukin konfuzionin dhe hedhin poshtë ato spekullime të paskrupullta mbi këtë popull, duke u përpjekur që ta bëj të njohur këtë vënd përgjatë gjithë historisë së tij si një komb i cili është ndër banorët më të vjetër të Evropës dhe që kanë ditur të mbijetojnë, megjithë fluksin e grekëve, romakëve, gotëve, sllavëve, frengëve, italianëvet dhe turqve...” 32


Për herë të parë ‘flet shqip’ Wiliam Plomer me “Diamandin e Janinës”. Albanologu, Dr.Robert Elsie, në këtë edicion të dytë, është më shumë se një “i ftuar nderi” me botimin e tij në gjuhën angleze, “Early Albania, a Reader of Historical Texts, 11th - 17th Centuries, Wiesbaden 2003” Autori nuk ka bërë gjë tjetër vetem se i ka sistemuar dhe i ka vendosur në kohën e caktuar për të ndërtuar historinë e një kombi ashtu siç e kanë përjetuar këta udhëtarë në kronikat e tyre. Rrefimi i tij behet aq interesant sa që nuk të lë të largohesh për asnjë çast deri në përfundim të librit. I gjithe libri, siç thotë autori në parathënien e tij, ngjan me një “pazëll”, “...një përpjekje për të zbuluar një enigmë, pra, të arrish të ndërtosh historinë e një populli të lashtë nën këndvështrimin e të huajve që kanë vizituar këtë vend. Është një ‘pamje’ tepër e vështirë për t’u montuar. Është më shumë se sa bashkimi i copëzave të qeramikës të nxjerra nga nëntoka, për të ndërtuar një figurë dhe për të zbuluar një fakt. “Copëzat”, që do të shërbenin për të plotësuar këtë pazëll, dhe për të arritur, më në fund, një “figurë”, do të duhet t’i gjesh duke kërkuar arkivat në thellësi të shekujve, duke studiuar kronikat, shënimet, apo shkrimet e hedhura në letër, të kronikanëve dhe studiuesve apo udhëtarëve të huaj që kanë ardhur nga të gjitha anët e botës, e kanë shkelur këtë vend dhe kanë jetuar në këto treva, në të gjitha kohërat, e duke i bërë të flasin në gjuhën tënde. Ndaj dhe përfytyrimi final i këtij pazëlli, që mban diçiturën “Të huajt për Shqipërinë dhe Shqiptarët” mbetet përherë i paplotësuar dhe enigmatik në pritje për të gjetur jo vetëm ‘copëzat’ e humbura apo të fshehura nga vitet por edhe të atyre ‘copëzave’ që e ardhmja do të lindë.” Përfundon këtë libër “pa fund” dhe zemra të mbushet me afsh, mendja të kthellohet dhe shpirti krenohet por edhe drithërohet për rrugëtimet e mundimshme të jetës iliro-arbërore shqiptare nëpër mjergulla kohrash e tymra luftrash të parreshtura. «Të Huajt për Shqipërinë dhe Shqiptarët» me autor Piro Tase, është një kronikë e bukur, interesante dhe mjaft e dëshiruar për të plotësuar informacionin e paktë dhe fragmentar që ‘na ka munduar’ prej kohesh.

33


Duke cituar edhe opinionin e Profesorit të njohur të Universitetit të Cikagos, me origjinë shqiptare, Nikola Pano, në reçencen e tij kushtuar këtij libri: “…Its selections have been carefully chosen and include a number of works that enjoy an honored place in Albanological studies… Thus I trust that this volume will contribute to the fostering of a better understanding of the Albanian heritage on the part of Albanians residing both at home and abroad….” na lind e drejta të themi se ky studim meriton një vend nderi në gjithë fondin e historisë së Shqiperisë. Këto shkrime brilante, ashtu siç i ka renditur kronologjikisht studjuesi ynë, zoti Tase, përbëjnë një gjerdan të artë që na bën të krenohemi më shumë se kushdo, në këtë fillim shekulli mjaft të vështirë, neve, emigrantët shqiptarë të shperndarë kudo nëpër botë, e duke bërë që të ndihemi krenarë për emrin Shqiptar. Mendimi Juaj për Autorin dhe...ndërsa lexoni këtë libër, çfarë ndjeni? Mihal Jano Unë nuk e njoh nga afër autorin, por nëpërmjet mjaft shkrimeve në organet e shtypit shqiptar dhe atyre në internet, kam vlerësimet më të mira për njohjen, formimin dhe kulturën e punimit të këtij intelektuali, tashmë me mjaft kontribute shoqërore i cili, krahas veshtirësive per t’u integruar në këtë botë të huaj që na rrethon, sa e panjohur aq edhe e ashpër, gjen mundësinë që të punojë me dashuri dhe përkushtim për vendin ku ka lerë dhe përpiqet për ta ndriçuar me pasterti e me dinjitet vendin dhe popullin e tij. Unë, do te thoshja se libri i publicistit Piro Tase, që do të keni rastin ta lexoni, “Të Huajt për Shqipërinë dhe Shqiptarët”, përbën një vlerë monumentale. Për nga informacioni që sjell, është si një obelisk kushtuar historisë së trojeve tona. Në të dallohet qartë pasioni i studjuesit për të na sjellë dëshmitë më interesante për këdo që kërkon të njohë të kaluarën tonë, atë që nuk mund ta gjeje dot as në tekstet shkollore as edhe në ato universitare te historisë. BUJAR SINANI (veprimtar i Shoqates, nga Dangellia) – Është kënaqësi kur të qëllon të lexosh libra të tillë që të mbushin me krenari dhe të hapin horizontin për të parë më mirë se kurrë ndonjëherë dhe që të ndihmojnë për të shpjeguar mjaft nga ato të panjohura apo enigma që vijnë nga thellësia e shekujve. 34


Unë jam nga vendi i Frashërllinjve, që aq shumë bënë për Shqiperinë. Kjo më bën krenar dhe më shtyn që të ecij në gjurmët e të parëve tanë. Le t’ua percjellim keto vlera brezave që vijnë, ashtu siç bën dhe autori i këtij studimi, me qëllim që edhe pse, në një të ardhme, të lindur dhe të rritur në dhe të huaj, të mos e harrojnë vendin e tyre, historinë, gjuhën dhe traditat e tyre. Le të bëjmë që femijet tanë të ndihen krenarë, kudo në botë për emrin shqiptar.. Ky libër do të mbetet si një Mesazh atdhedashurie edhe për brezat që do të vijnë. Para disa kohesh lexuam shkrimet interesante, studimore, Tomorri, Dodona, Deseratet, të autorëve Llaqi dhe Mihal Jano, shkruar mjaft vite më parë. Sa drejt i parashtrojnë hipotezat dhe tezat e ndryshme, me argument, me llogjikë e me njohje dekumentare të saktë. Te tilla studime i kane munguar prej kohesh shqiptarit. Është për të ardhur keq që historiografia shqiptare ka qendruar kaq indiferente për kaq shumë vjet ndaj një dokumentacioni të tillë që hedh dritë mbi shume mistere të lena në errësirë nga “historianët” tanë. NARD GALLANI (veprimtar i Shoqates, nga Lushnja) – E lexova me një frymë këtë libër. Ishte një suprizë për mua që vetëm nga një libër të mësoj gjithë ato gjera, fare të panjohura dhe shumë interesante. Unë jam rritur në Lushnje dhe në fshatrat e Myzeqesë, mes njerëzve mjaft të mirë, të urtë dhe të ndershëm, puntore e tolerantë sa asnje popull e krahinë tjetër e vendit tonë. Me vjen mirë kur mësoj se shumë nga të huajt që kanë kaluar nëpër Myzeqe shkruajnë faqe të tëra për myzeqarët dhe për historinë e tyre që nga lashtesia. Prinderit e mi ishin nga familjet e vjetra e te njohura: Gallani e Sallabanda, dyer fisnike qytetare te Beratit, të atij qyteti që ka mahnitur këdo që e ka parë e vizituar atë. Ishin banorë të lagjes Kala ku siç dihet, aty kishte 100 shtepi si dhe kisha të bukura monumentale, një rast unikal për nga vlerat që mbart, jo vetëm në Ballkan, por edhe në botë. Kam shkuar disa herë në kishën e Shën Gjergjit në Filadhelfia dhe mrekullohesh kur shikon mjaft emigrantë të hershëm të lindur në Amerikë në vitet 20-30 të shekullit që shkoi dhe krenohem kur mësoj se janë beratas, ruajnë me fanatizëm zakonet, kulturën, gjuhën e dashur shqipe dhe janë veprimtarë të mëdhenj të çështjes kombëtare dhe të autoqefalisë shqiptare, ruajne 35


objekte dhe sende të ndryshme si kujtim të të parëve nga qyteti i tyre i dashur. Per qytetin tim të Beratit, për njerëzit e mi atje, ndej mall dhe kam shume dashuri. Dhe ky mall me shuhet sadopak kur degjoj dhe lexoj per te sic po me ndodh tani me librin e Piro Tases. Ndaj dhe për t’i uruar, këtë fund viti, të gjithëve mbarësi, po citoj përsëri atë mesazh të bukur që ka dhënë për Beratin tonë në vitin 1990, Perez De Kuelar gjatë vizitës që bëri në qytetin tonë “… Pamë një gjë të pa-arritshme e të pa përseritshme. Aty mundëm të shohim një thesar të kulturës botërore ….Ishte një kënaqësi që visitova këtë pasuri të madhe të kulturës Shqiptare. Shpresoj që ky qytet i admirueshëm të konsiderohet dhe të respektohet si një pasuri kulturore njerëzore” JORGJI DYLGJERI (veprimtar i Shoqates) – Ne e dimë tashmë se kujtesa historike nuk i kalon të pesë brezat, me tej ajo ngaterrohet deri sa humb filli fare. Të rinjtë sot pak e njohin historinë edhe pse mundësitë janë shumë më të mëdha se sa i kemi patur ne dikur. Të parët e mi, ashtu si mjaft familje të tjera kanë zbritur në Myzeqe nga malësia e Shpatit qysh para 200 vjetësh. Kemi këngë të bukura të atij largimi të detyruar nga shpata dhe zjarri në duart e forcave bashibozuke turke që drejtoheshin nga Myftiu i Elbasanit, siç e tregon dhe kronika e banorëve të fshatit Dragot të Sulovës. Këtë do të thoshja edhe për shënimet mjaft brilante të Prof. Antonio Baldacit mbi banorët e krahinës së Skraparit dhe zonës së Tomorrit të cilat aq bukur janë sjellë në këtë libër që ja shton më shumë vlerat. Gjithashtu, “Kujtimet e Gjon Muzakes...”, ku përmenden shume emra vendesh dhe njerëzish, mendoj se ia rrisin vlerat këtij studimi për nga saktësia e përkthimit dhe shqiptimit të emrave. Mund të përmendim ketu: Cervotai-Uje i zi sot Corovoda, VisagnisotVishanji, Gurriscitit-Guri i shqitur sot Guri i Prere, FachiemiriFaqemiri, Guerbsi-Gjerbesi, Orchova-Harkova e shumë të tjera. E, me këtë rast, le t’ua tregojmë këto virtyte të mrekullueshme edhe të huajve në këtë botë të panjohur, ç’ka e motivon autorin në projektin e tij të ardhshëm për të dhënë variantin në gjuhën Angleze të ketij studimi. Amarildo Loshe: Une jam mjek dhe kam vite qe jam larguar nga Shqiperia, punova per rreth 15 vjet ne Greqi, pashe dhe njoha vende e njerez te shumte qe vlersonin lart natyren, njerzit dhe traditat shqiptare, takova arvanitas qe krenoheshin me te kaluaren dhe 36


origjinen e tyre, shqitare te Janines, Konices, Prevezes dhe teritoreve te tjera te Epirit qe i kishin rrenjet dhe lidhjet ketej nder dherat e Shqiperise nga Skrapari, Permeti, Tepelena, Berati, Himara. Ata njihnin mjaft tregime dhe legjenda te vjetra, krenoheshin me rrenjet e gjakut me emrat qe su shqiteshin nga kujtesa, flisnin per Tomorrin, per Melesinin, per Nemercken, per Cajupin, per Dhembelin apo Likursin per zakonet dhe traditat e bukura qe fatkeqsisht po ju zhdukeshin nga brezat e rinj, zejet e ndryshme qe kohet moderne po ja lene kujteses dhe muzeut. Lexova me interes kete liber dhe mu kujtuan vitet e para te punes per nje studim mbi mjeksine e tradites popullore. Sa do te me ndihmonte dikur ky information i gjere, pershtypjet e udhetarve dhe studjuesve. Me shume deshire rilexova shenimet interesante te biologut Italian Antonio Baldaci, ato dhe pse ato jane shkruar mbi 100 vjet me pare perbejne nje studim me vlersime te mrekulluesheme sociologjike. Banoret e zonave te Beratit, Skraparit dhe Permetit keto shkrime duhet ti njohin dhe te krenohen per vlersimet e larta qe ju bejne te huajt. Ne Greqi kishte nje vlersim me te madh nga shteti dhe shoqeria per ti evidentuar njerzit e huaj qe kishin lene gjurme dekumentare per trojet dhe popullin qe banonte ne ato ane, interesi per zhvillimin ekonomik, sidomos per turizmin e kishte bere te domosdoshme qe libra te tille dhe njerez me kontribute tu jepej vendi dhe nderi i caktuar si vendosjen e emrave te ketyre njerzve neper institucione, eksozita te shumta, perkujtimore, emetine postare apo gude turistike. Keshtu bejne edhe popuj te tjere. Po tek ne a veprohet keshtu, duhet pa tjeter te zeme kohen e humbur, ti njohim, ti vlersojme dhe tu japim vendin e duhur se eshte ne te mire te prezantimit dinjitoz te popullit e vendit neper bote. Astrit Kamberi: Jam nga Kurveleshi dhe kur je ne vend te huaj eshte e kuptueshme qe me shume te shtohet dashuria per vendin tend. Por te vjen keq qe i lindur dhe rritur ne ato ane shume gjera qe kemi pare e njohur nuk i kemi vlersuar apo njohur drejt per te ndricuar me tej ndergjegjen dhe rritur krenarine e merituar. Por kur lexon shkrime te tilla pa dyshim emocionet te shtohen me tej. Me duket sikur jo vetem po i vezhgoj nga ndonje lartesi e vendit tim keta udhtare misjonare dhe karvanet e tyre duke rrugetuar grykave te maleve, luginave e fushave te bukura te vendit tone por edhe po ndjek nga ky liber me mjaft vlera qe na sjell nje intelektual si Pirro 37


Tase rrugen e driten qe ata shperndane me mirenjohje per vendin tone neper bote. Ne shqiptaret duhet ta njohim me mire historine dhe te krenohemi me ato virtyte qe kemi trasheguar dhe qe ka nevoje sot shoqeria jone. Ka shume informacion ky liber, sikur nje moment te ndalesh ne nje pasazh te tille qe na sjell Pouqueville ne vitin 1806 kur flet per banoret e ketyre trevave gjate udhetimeve te tij neper Toskeri, dhe i shkonin per shtat kur i pa dhe u magjeps prej bukurise se tyre …grate e Myzeqese dhe rrafshit te Tomorrit jane thesare me vlere te verteta bukurie per kuroren e Dashurise. Me sy te medhenj, te kalter e te ndricuar me flake qiellore, me floke te geshtenje ne te verdhe apo geshtenje te erreta, hunde te holle, goje te embel dhe elegante-keto jane dhurata qe japin grate toske…ato me lekundjet e tyre trupore, elegante dhe te ndjeshme, me finesen e kembeve te tyre, cdokush mund ti mare per perendesha te lashtesise apo per nimfa me te cilat Profeti zbukuroi parajsen ku priste miqte e tij me te nderuar … te gjitha cfaqen si prototipe te Perendis te bukurise. Libra te tilla na duhen me shume sot dhe mendoj se padyshim kesaj serie mund ti bashkengjiten edhe mjaft dekumenta e shkrime qe ndodhen neper libra dhe arkiva te vendeve te tjera. Pergezoj autorin per punen e kujdesshme qe ka bere dhe vazhdon te beje. AVRAM MITRO XHUMARA: - Libra të tillë janë mjaft të mirëpritur nga lexuesi shqiptar. Shohim në këto vite që po botohen mjaft shkrime dhe libra për historinë tonë. Një pjesë e mirë e tyre janë krijime serioze që nuk të hiqen nga mendja për nga informacioni i ri dhe interesant që sjellin. Por dallohen, gjithashtu, edhe mjaft libra pa vlerë që mbushin raftet e librarive dhe nuk përtypen nga lexuesi sepse ato janë krijime të bëra me porosi dhe të paguara nga duar e para të pista që duan të ndryshojnë historinë nëpërmjet informacioneve aspak serioze e joshkencoreshte. Mund të jenë shkrues shqiptarë edhe aq më keq edhe të huaj që vendosin tituj reklamues për gjoja rishikimin e historisë së shkruar, himne për ngjarje e figura të errëta por dhe pa merita. Mjaft shkrime e kujtime të politikanëve të dështuar të kohës së mbretërise apo bashkëpunimit fashist, të shkruara nëpër shtëpitë dhe kafenetë e Europës, në arratinë dhe vetminë e madhe, ku me plot nostalgji e shumë vrer e mllef sajojnë pozicione atdhetare dhe mendime keshilltarësh të urtë por që nuk u kuptuan në ato kohëra. 38


Piro Tase na sjell një libër me mjaft vlera. Ai është një gjuhëtar dhe letrar shumë i mirë dhe na ka sjellë një material historik të qemtuar mjaft drejt dhe me shumë vlera. Një mesazh për të gjithë ne, mendoj se është i shprehur në mënyrë të qartë dhe shumë kuptimplot nga miku anglez, akademiku Filip Winn i cili i komenton këto shkrime si: “… një dritare të vogël e cila do të futë kaq shumë dritë… C’kënaqesi sikur dashamirës të Shqipërisë të gjenin kohë dhe të bënin përpjekje për të ndryshuar mendimin dhe gjykimin e tyre për këtë vend ashtu sikurse fatmirësisht po më ndodh edhe mua… “ Ky do të jetë edhe një urim për të gjithë ne shqiptarët por edhe dashamirësit tanë. Nju Xhersi, dhjetor 2010 Nga Avram Mitro Xhumara

Komentet 1. Postuar nga: Daniel Gàzulli 15/01/2011 - 14:30:53 | Shko Lart Jam ndër ata fatlumë që kam pasë rastin ta lexoj librin e Tases. Them fatlum, sepse aty është një copë jo e vogël e historisë sonë, autentike, e treguar në vetë të parë, nga udhëtarë apo studjues të kohës, që për fat të keq, ose nuk njihen nga historianët tanë, apo edhe më keq, shpërfillen prej tyre, sepse kanë ngelë në kuadrin e një historie standard, të dhënë njëherë e mirë, përgjithmonë. Po nuk është ashtu: historia ka nevojë të plotësohet e pasurohet. Në bazë të kësaj pune duhet të jetë letërsia dokumentare, një shembull i shkëlqyer i së cilës është edhe libri që na dhuroi me bujari Piro Tase. Na mbetit vetëm t'i themi FALEMNDERIT me të gjitha shkronjat të mëdha.

39


Daniel GĂ zulli

40

SHQIPERIA DHE SHQIPTARET NGA PIRO TASE  

“Ç’kënaqësi sikur dashamirës të Shqipërisë të gjenin kohë dhe të bënin përpjekje për të ndryshuar mendimin dhe gjykimin e tyre për këtë vend...

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you