REVISTA ALBANEZULCU PETER TASE

Page 1

Revista Shqiptari 2013

Nr. 2

Bukuresht,

Numër special i revistës Shqiptari dedikuar shkrimtarit Peter Tase

Ediţie specială a revistei Albanezul dedicată scriitorului Peter Tase

1


Revista Albanezul 2011

Nr. 9

Bucureşti,

Poezia e Remzi Bashës në gjuhën angleze Remzi Basha është njëri prej shkrimtarëve më të njohur në diasporën shqiptare që aktualisht jeton në Suedi. Me penën e tij poetike, Basha ka mundur të hedh në letër vargje të zjarrta patriotike për mëmëdheun, për trojet e Kosovës. Basha ka shkruar disa libra më poezi dhe dy romane, ku tema kryesore është dashuria për atdheun dhe mallin që ndjen poeti për njerëzit dhe vendlindjen e vet. Vëllimi me poezi “Zjarri në duart e mia” i Remzi Bashës, botuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në gjuhën angleze, është vlerësuar maksimalisht nga Michelle Watson Roscitt, shkrimtare dhe një grua me funksione të larta në sipërmarrje në Washington, D.C. Michelle Roscitt ka botuar një sërë vëllimesh me poezi dhe për më shumë se gjashtëmbëdhjet vjet ka punuar si drejtuese e lartë në disa kompani të ndryshme në teknologjinë e informacionit dhe telekomunikacionit. Ajo dëshiron të ndaj me publikun shqiptar, mendimet e saj për librin “Zjarri në duart e mia” të Remzi Bashës. “Oscar Wilde shkruante se “Patriotizmi nuk është diçka e përkohshme, shpërthim i tërbuar i emocjoneve, por dedikimi i qëndrueshëm dhe i qetë i një jete të tërë.” Lufta në Kosovë ka mbaruar më shumë se dhjet vjet më parë, por bota nuk duhet të harrojë asnjëherë dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve të asaj zone. Bota duhet të kujtojë masakrat dhe torturat ndaj popullit shqiptar, në

2


Revista Shqiptari 2013

Nr. 2

Bukuresht,

mënyrë që këto veprime djallëzore të mos përsëriten, dhe duke përkujtuar këtë luftë, ne do të nderojmë shqiptarët e shumtë patriotë, të cilët dhanë jetën e tyre për njerëzit e tyre, për traditat, besimet dhe pa dyshim për atdheun e tyre. Shqiptarët e Kosovës, gjatë luftës, janë detyruar të largohen nga vendi i tyre dhe të

shpërngulen në trojet shqiptare dhe nëpër botë, por ata nuk e kanë humbur identitetin, kulturën, dhe solidaritetin për vendin e tyre. Ata janë masakruar por kurrë nuk janë mposhtur. Ashtu si populli polak, i cili është masakruar dhe dhunuar për shumë gjenerata, edhe ky komb nuk është

3


Revista Albanezul 2011

Nr. 9

Bucureşti,

mposhtur asnjëherë. Polakët u ngritën si një feniks nga hiri i luftës për të pretenduar trashëgiminë e tyre, vendin dhe atdheun. Këto janë gjithashtu ëndërra, e drejta e çdo shqiptari. Sidoqoftë, në mes të kësaj dhimbje zemre, ka një dritë të jashtëzakonshme shprese dhe premtim që i është ofruar popullit shqiptar dhë gjithë botës, në formën e fjalëve të bukura dhe të fuqishme të këtij shkrimtarit shqiptar nga Kosova. Megjithëse Basha jeton në nje ekzil politik të detyruar. Ai ka parë dhe përjetuar krime makabre. Ai ka krijuar një botë dëshirash me trupin e poezisë, e cila është aq e mprehtë dhe e gjallë sa dhe dashuria e parë, e paharuar. Poezia e tij shpreh, pasion të fuqishëm, patriotizëm, dashuri, dhimbje dhe trishtim për vendin e tij, për Kosovën dhe Shqipërinë. Poezia e Bashës personifikon Kosovën e tij të dashur, si një ndjenjë e gjallë, ndoshta një a afërt shpirtërore edhe pse është shumë largë. Lirika e e këtij kosovari të inspiruar të tërheq në botën e tij të mendimeve dhe emocioneve, aq sa edhe lexuesi i rëndomtë e ndjen patriotizmin e autorit. Në poezitë e tij nuk ka urrejtje apo ahmarrje. Dashuria dhe pasioni për bashkëkombasit dhe Kosovën e tij janë të lexueshme dhe ndjehen në ç’do momente të dëlira dhe të pastra. Remzi Basha duhet të lexohet nga të gjithë ata që kanë dashur diçka dhe e kanë humbur, dhe nuk kërkojnë shpërblim, por ofrojnë një fener shprese për të ardhmen e njerëzimit më humanitar.” Patriotizmi i vërtetë, sipas Oscar Wilde, e urren padrejtësine në vendin e tij më shumë se në çdo vend tjetër.

4


Revista Shqiptari 2013

Nr. 2

Bukuresht,

LEK PERVIZI: KOLEKSIONISTI I KËNGËVE POPULLORE SHQIPTARE

Nga Peter Tase Para disa ditësh munda të lexoj me një frymë vëllimin e përmbledhur me titull “Lahutari Shqiptar,” autor Lek Pervizi, me këngë popullore që u krijuan nga poetët anonim popullor gjatë kohës së diktaturës së egër komuniste në Shqipëri.* Kjo përmbledhje përfshin perjudhën që nga pushtimi Italian deri në vitin 1992, kohë e cila njihet si më e përgjakura në historinë e Shqipërisë së pavarur. Këto vargje janë shprehja e qartë e vuajtjeve dhe persekutimeve të përjetuara gjatë kohës së komunizmit. Autori më i madh i eposit shqiptar mbetet gjithmonë poeti anonim, prandaj edhe Lek Pervizi ka mundur të mbledh këto poezi në copa letre, gjatë kohës kur ai ka qenë i internuar në fshatin Pluk të Lushnjes me shumë bashkëkombas të tjerë. Këngët lirike të paraqitura në këtë vëllim janë mishërimi i vuajtjeve, torturave dhe i varfërisë që ishin përhapur në gjithë teritorin e vendit pasi regjimi komunist erdhi në pushtet. Stili i këtij poeti përmban në vetvete një trup e një mendje që përfaqësojnë një popull e një komb. Pjesë e pandashme e kësaj stilistike është edhe madhështia e

5


Revista Albanezul 2011

Nr. 9

Bucureşti,

krijimtarisë popullore e cila shoqërohet herë pas herë nga vargjet plot vuajtje të shkruara nga vetë autori. Si njëri prej vuajtësve nga regjimi komunist, Lek Pervizi do të shkruante se: “shteti komunist planifikonte dhe servirte një folklor të zyrtarizuem e konformist që t'i shërbente regjimit, për të tregue se sa i lidhun ishte ky lloj pushteti me popullin. Harronte se ky popull, ndonse i gjunjëzuem, i torturuem dhe i gjymtuem, ruente thellë në shpirtin e tij të pamposhtun, flakën e pashueme të qëndresës, që shpërthente përmes vargjeve të rrembyeshme epike, lirike apo satirike të rapsodëve e lahutarve të maleve ose përmes elegjive të grave vajtore, që thurëshin e këndohëshin brenda mureve të ngurta të kullave kala. Kështu ai i bani ballë stuhive shekullore dhe patjetër do të mund të përballonte edhe ato të disa vjetëve të diktaturës, shumë ma të furishme.” Forca e këtyre elegjive bënë të mundur që Lek Pervizi të mbledh energjitë dhe të përpiloj denjësisht këtë vëllim që flet shumë. Si biri i një gjenerali, autori Pervizi, jo vetëm në këtë libër por në gjithë krijimtarinë e tij, ka treguar vlera atdhedashure dhe patriotike; ai me sakrificë ka mbrojtur të vërtat historike të popullit Shqiptar. Që në fillim të librit do të gjejmë një pathos heroik i cili përmbledhtazi shpalos konjuktural politike ku Shqipëria ka luajtur rolin e saj gjatë Luftës së Ftohtë, për pesë dekada me rradhë. Kjo përmbledhje është një nga të vetmet materjale që janë pasuri e atyre shqiptarëve të ishinternuar që shprehin vuajtjet dhe disidencën ndaj regjimit me këto vargje. “Mjer Shqipnia mjer Shqiptarët, N’fuqi erdhën sllav-barbarët, Komunistë e Shqipnisë, Lidh pas qerrës së Rusisë, N'krye të shtetit e t'qeverisë:

6


Revista Shqiptari 2013

Nr. 2

Bukuresht,

S'po lajnë krime për pa krye, Burrat n'burgje tuj mbërthye, Shumë tuj vra, tuj pushkatue, Tuj djeg shpija, tuj rrenue, Gra e fëmi tuj internue .... Artisti Lek Pervizi shprehet se “në epikën e maleve tona u himnizue heroizmi dhe sakrifica vetmohuese e atyne që nuk pranuen t'i nënshtrohëshin zgjedhës sllavo komuniste dhe qëndruen me pushkë në dorë për të mbrojtun lirinë dhe idealet kombëtare, duke krye vepra trimnie e guximi të përmasave lëgjendare. Në këtë krijimtari ndiqet një vijim kohor i përcaktuem nga zhvillimi i ngjarjeve reale, duke na dhanë njohuni historike sipas këndveshtrimit dhe koncepteve të vetë popullit, ma mirë e saktë se historianët e indoktrinuem me lloj lloj parimesh ideologjike të hueja dhe mbrojtës te interesave të klanëve ku banin pjesë, për t'i shërbye klaneve te tyne dhe jo historisë. Ndërsa vetë diktatura e fallsifikonte historinë me qëllime mashtruese të paramendueme, në dam te popullit e të Kombit, për të ia përshtatun interesave të veta meskine e kriminale. Nuk përjashtohen nga ky qëndrim negativ edhe partitë e forcat e tjera politike, të vjetra ose të reja, po ashtu dhe këto në përpjekje për të manipulue historinë për

7


Revista Albanezul 2011

Nr. 9

Bucureşti,

përfitime e lavdi vetjake. Poeti popullor që i përjeton vetë ngjarjet nga afër ose që përfshihet në to, nuk i nënshtrohet imponimit as diktimit të askujt por drejtpërsëdrejti paraqet përshtypjet e gjalla të çastëve dhe ndodhive, i të cilave asht dëshmitar i mirëfilltë.” Në përshkrimet e tij, Lek Pervizi, ka përfshirë mendimet dhe kujtimet e tij personale nga ato ambiente ku ka kaluar vitet e rinisë. “Na s'kem qumësht as për fëmijtë, As nji gotë e pikë për mallë Na ka zanë i madhi hall. Kafen shohim n'mikroskop, Buka e misrit me i ra n'top!” Urtësia e popullit duket në vargjet e këtij vellimi sa here që është e nevojshme për të dhenë gjykime ose për të përshkruar rrethana te caktuara ose personazhe historike. “N’burg të zi ku paskam ra, Fundi i ferrit asht tuj m'gja, Sigurimcat, si djajt vijne, Na mundojnë dhe na grijne Me tortura na përpijnë. Harruem nanat, harruem gra, Harruem motër, harruem vlla, T'gjall t'vorrosun për hata: Harruem hanën, harruem diellin, Falna Zot, harruem dhe Qiellin!” Në këtë krijimtari që bazën e ka në poezinë epiko heroike - historike, nuk mbetet pa u shfaqur dhe talenti tjetër i poetëve të maleve, siç është satira, me të cilën ai fshikullon me forcë e pa kursim, të metat njerëzore dhe veçanërisht të atyre që mbajnë pushtetin në dorë duke trajtuar keq popullin mbi të cilin sundojnë. Në rastin tonë

8


Revista Shqiptari 2013

Nr. 2

Bukuresht,

konkret satira popullore demaskon me sarkazëm therëse udhëheqësit e regjimit komunist dhe organet e tij të shtypjes dhe të terrorit. Bie në sy edhe ajo që ne shqiptarët e quajmë “mallkim”, që vjen nga zemra e atyre që e pësuan vetë dhe që humbën të afërmit, të gjithë bashkëvuajtës, të gjithë nën shtypjen e egër të terrorit komunist. Mallkimi del nga shpirti i nënave që i humbën fëmijët ndër kampet e internimit, del nga shpirti i popullit, i katandisur të jetoj si kafshë për një kothere buke të thatë. “Mallkue kjofshi krimmela Që sajuet kampet me tela, Mallkue kjofsh parti kulsheder, Gjakatare dhe fort e egër! Po kjajnë nanat ditë e natë Për fëmijte e tyne t'ngratë, Po kjajnë fëmijt po derdhin lot, Nana e baba vdesin kot. Enver Hoxha ka urdhnue, Skifterr kjoftë e kjoftë mallkue!” Lek Pervizi, si nismëtar i kësaj përmbledhje, është gjithashtu edhe dëshmitari i origjinës së këngëve, të cilat vijnë nga zonat e Kurbinit, Malësia e Lezhës, Pukës dhe Këthellës. Nga stili i përdorur dallohet qëllimi i përshkrimin të ngjarjeve, autori kërkon të japë të sakta e me pak vargje fabulën apo ndodhinë e caktuar në pak vargje. Në të vërtetë këngët e veriut dallohen për vërtetësi të shkallës historike dhe nuk i shmangën kësaj vije deri në fund, ato paraqësin të këqijat apo të mirat, ashtu siç janë. “Në Kurbin malet gjïmojnë Pyjet, grykat fort ushtojnë, Shumë do trima po luftojnë; Luftëtarë janë të lirisë

9


Revista Albanezul 2011

Nr. 9

Bucureşti,

Bij të rreptë të Shqiptarisë.” GJYSHES Kjo grue që kishte perjetue e shoqnue kryengritjën e madhe për liri e pavarësi përkrah luftëtarve trima të Kurbinit të udheheqën nga patrioti rilindas Gjin Pjetër Pervizi, e që kishte pa djegien dy hete rresht të kullave historike e krenare prej hordhive turke, jetoi përsëri në moshën e pleqërisë, diegien e po atyne kullave prej hordhive barbare komuniste te shekullit njezet qe duke mos u mjaftue me kaq e mbyllen ne kampin mizor të Tepelenës ku ajo, megjithëse trimneshë dhe e vendosun, nuk mundi me durue vuetjet e semundjet e vdiq aty në moshën 90 vjeçe, viktime e pafajsme, martire e lirisë *http://www.lulu.com/shop/lek-pervizi/lahutari-shqiptarpoezi/paperback/product-14410516.html

10


Revista Shqiptari 2013

Nr. 2

Bukuresht,

Figura poliedrike që ndërlidh kulturën shqiptare me atë amerikane Nga Agron Shele Eshtë impresionues dhe befasues portreti intelektual i të riut Peter Tase, i cili me punë dhe përkushtim ka krijuar një perfomancë të shkëlqyer në të gjitha sferat e shoqërisë

11


Revista Albanezul 2011

Nr. 9

Bucureşti,

amerikane, duke u bërë shëmbëlltyrë e qartë e gjithë atributeve të shqiptarëve sot në botë. Falë cilësive të veçanta dhe prirjeve në rritje, figura e tij është shndërruar në potencial vlerash, ideshë dhe cilësi që me devocion të plotë i ka vënë në shërbim të kulturës dhe integritetit panshqiptar. Po kush është ky njeri? Peter Tase ka lindur në Qytetin e Beratit, në Tetor të vitit 1982. Në Vjeshtën e vitit 2000 vendoset familjarisht në qytetin e Milluokit (Milwaukee), shteti Wisconsin (wisconsin). Pas shkollës së mesme pranohet në Universitetin e Wisconsin - it në Milwaukee (UWMilwaukee) ku vazhdon studimet për literaturë, gjuhë Italiane, shkenca politike dhe sociale. Diplomohet nga UWMilwaukee ne Dhjetor, 2006. Në pranverë, 2006 ka punuar si asistent në zyrën e Antarit të dhomës së Ulët në Kongresin e SHBA, Rep. Richard Pombo (CA-11), ku është marrë me marrëdhëniet me votuesit në zonën elektorale si dhe për problemet e energjisë së renovueshme. Më pas ka punuar si koordinator dhe asistent për shërbimet e kompanive në fushën e telekomunikacionit dhe marrëdhëniet e këtyre të fundit me pushtetin vendor në shtetin Wisconsin; duke u bërë pjesë e ekipit të ngritur për këto çështje në Dhomën e Avokatëve Whyte Hirschboeck Dudek S.C. Në Shkurt 2007, fillon shërbimin si Vullnetar i Korpusit të Paqes në Republikën e Paraguay-it (Amerika e Jugut), duke ushtruar funksionin e këshilltarit për politikat e Shëndetit Publik në Zonat Rurale. Gjatë kësaj periudhe ai do studionte dhe përvetësonte edhe gjuhën Guaraní. Pas shërbimit në Korpusin e Paqes (U.S. Peace Corps), në Qershor, 2009, kthehet përsëri në Milwaukee dhe i përkushtohet linguistikës, promovimit në perëndim të letërsisë dhe poezisë Shqipe, letersisë Guaraní si dhe asaj Paraguay-ane në tërësi. Në vitin 2010, boton "Fjalor Simultan me Pesë Gjuhë", ku përfshihen 3200 fjalët më të

12


Revista Shqiptari 2013

Nr. 2

Bukuresht,

përdorshme, të prezantuara në Pesë Gjuhë : Anglisht, Italisht, Spanjisht, Shqip dhe Guaranisht. Më pas është marrë me përkthimin e veprave të shkrimtarëve të ndryshëm nga Shqipëria dhe Kosova si: Ndue Ukaj, Remzi Basha, Jeton Kelmendi, Anton Gojçaj, Engjëll I. Berisha. Aktualisht punon si investigues (Research Fellow) për çështjet ndërkombëtare në Këshillin e Punëve të Hemisferës Perëndimore (Council on Hemispheric Affairs), dhe si analist në faqen e lajmeve botërore në Internet: http://www.speroforum.com/ Ka botuar një sërë artikujsh në faqjen elektronike të lajmeve: http://kosova.info/ (http://kosova.info/2011/12/presidenti-xhejms-polk-dhe-luftateritoriale-me-meksiken-1846-1848/) Aktualisht ai sot vazhdon studimet për gradën Master of Arts në Institutin e Politikave Botërore, Washington, D.C., (The Institute of World Politics). www.iwp.edu Një biografi e pasur që nuk ka nevojë për koment, por shpreh më së miri dhe qartë ecurinë dhe rritjen individuale të këtij poligloti, përkthyesi dhe

13


Revista Albanezul 2011

Nr. 9

Bucureşti,

personaliteti të ardhshëm. Figura e Peterit është shumëplanëshe, por ne do të ndalemi tek përkushtimi, dhe evokimi i vlerave shpirtërore letrare në shërbim të përnjohjes dhe njehësimit të letrave shqipe në lëmin e literaturës amerikane. Komponentët kryesorë të përkthimit: kompozicion, ruajtje mesazhi, ruajtje forme dhe përmbajtjeje janë elementët bazë që udhëheqin përkthyesin, dhe me këtë metodologji ai ka përcjellur orgjinalitet dhe autentitet të veprës shqiptare poetike. Pasioni, dashuria për kulturën dhe gjuhën amtare, prezantimi i saj në Amerikë, kanë për mision dhe qëllim publikimin dhe njohjen e vërtetë të kësaj kulture sa ornamentale po dhe kaq të lashtë, e cila fatkeqesisht zë një vend relativisht të vogël në Ansamblin e letërsisë botërore.

Ndue Ukaj me dy vëllimet poetike : "Ithaca of the Word ("Itaka e fjalës") dhe "Godo is Not Coming - Godo no Viene - Godo nuk vjen" (Tridhjet poezi te përkthyera ne Anglisht dhe Spanjisht), vlerësuar si libri më i mirë poetik per vitin 2010 (në zhanrin e pozisë) në Republikën e Kosovës. Gjithashtu historiani i njohur amerikan dhe specialisti i biografisë së Abraham Linkoln-it, Harold Holzer versionin në Anglisht të këtij libri e ka vlerësuar me këto fjalë: “[Ndue Ukaj's] work is beautiful--thoughtful, touching, powerful (poezia e Ndue Ukaj është e bukur, me përmbajtje, prekëse, e fuqishme”). Poezia e Ndue Ukaj është vlerësuar gjithashtu edhe nga profesori i Hstorisë në UW-M Glen Jeansonne, Ph.D. dhe Rene Antrop-Gonzalez, Ph.D., Profesor i Asociuar në kurikulum dhe shkenca arsimore; që te dy kanë shkruar përshtypjet e tyre të cilat janë paraqitur në faqet e vëllimit poetik. Poezia e Ukajt nëpërmjet përkthyesit Tase, vjen me nota të gjalla, shprehëse, racionale dhe moderne. Simbolika e autorit

14


Revista Shqiptari 2013

Nr. 2

Bukuresht,

është universale, përbën ngjarje në përkthimin e saj në anglisht dhe për më tepër frymon fuqishëm modelin e poezisë shqipe. Jeton Kelmendi me vëllimin poetik: "How to Reach Yourself (Si të shkosh tek vetvetja). Jeton Kelmendi vjen nëpërmjet përkthimit brilant të përkthyesit Tase me veçoritë dhe specifikën e veçantë që ka ky autor. Stili, beftësia, moderniteti, lojëra e fjalëve, pjekuria e lartë artistike dhe estetike, muzikaliteti i tyre dhe ndjenjësia e poezisë, prekin dhe krijojnë një atmosferë të thellë mendimi dhe hapësire. Poezitë në vëllimin "Si të shkosh tek vetvetja", shprehin më së miri konceptin relativ rreth vetë fjalës, mendimit, nuancës dhe ndërthurjes së saj, drejtpeshimit dhe ngritjes në art; përbrenda këtij vizualiteti këto poezi vijnë sa shprehëse po kaq dhe performuese, duke përbërë risi për gjetjen dhe stilistikën edhe në gjuhën angleze. Anton Gojçaj si poet, shkrimtar dhe studiues me banim në Tuz të Malit te zi vjen nga përkthyesi Tase për lexuesin amerikan me gjithë patosin e tij poetik, dhe me një art të patjetërsueshëm, por të mbështetur thellë në traditën shqiptare dhe të pasuruar me elementët e poezisë më bashkohore sot në botë. Pas nje pune prej disa muajsh, Peter Tase perfundoj se perkthyeri librin me poezi te Anton Gojçaj titulluar: “Dëgjohet një violinë në suferinë” dhe e botoj ne gjuhen Angleze, ne SHBA tek shtepia botuese (online) Lulu Enterprises, Inc., me titull: "A Violin is Heard Flowing in a Torment", Nëntor, 2012. Remzi Basha me vëllimin poetik: "Fire in my Hands" (Zjarr në duart e mija) Në këtë vëllim poetik ka një bosht të mirëpërcaktuar, ku spikat ndjeshëm dhe dukshëm ritmi patriotik, gjallimi i momenteve të tij historik, plaga e emigrimit dhe atdhedashuria e shfaqur nga UCK dhe forcat mbrojtëse të Kosovës. Autori Tase nëpërmjet këtij botimi ka ndikuar dukshëm në përnjohjen dhe sakrificat e popullit

15


Revista Albanezul 2011

Nr. 9

Bucureşti,

kosovar për flamur, pavaresi dhe liri, prezantuar në shoqërinë amerikane dhe aureolës intelektuale të saj. Vetë poezia është një lajtmotiv që i thur lavde atdheut dhe shpirtit të tij të pamposhtur, e ngre atë në piedestal dhe e pasqyron para opinionit mbarë-ndërkombëtar si një komb që është djegur dhe masakruar në shekuj dhe se meriton shumë më tepër. Një vend të rëndësishëm në plotësimin e potencialit të tij intelektual dhe interkulturor zë dhe studimi me baza dhe njohja e shkëlqyer e gjuhëve të huaja, perfomancë kjo që jepet me botimin "Fjalor Simultan me Pesë Gjuhë". Shkrimtari Shqiptaro- Belg, Skënder Sherifi shkruan këto fjalë për këtë fjalor të botuar në vitin 2010: “Një Fjalor që shënon një urë afrimi e bashkëpunimi mes 5 popujve e kulturave botërore. Një mjet komunikimi i nevojshëm në mes tyre është natyrisht gjuha: se si shprehet e artikulohet në bazë të psikologjisë e historisë të këtyre popujve specifik. Projekt fantastik, ndoshta edhe surrealist pse jo ...çka përbën Guaranishtja, gjuha e indianëve të Paraguajt ... që mund t’i imagjinojmë nga injoranca, si figuranta në një film western-spaghetti të Sergio Leonës : " Na ishte një herë Amerika", porse kanë në realitet një botë e një thesar kulturor të pa imagjinueshëm me gjuhët internacionale të njohura si anglishtja e spaniollishtja. Këtu qëndron pra fisnikëria e autorit ... që nuk i përjashton apo nënçmon kulturat e quajtura minoritare.” Kompleksiteti i figurës së Z. Tase ndihet fuqishëm dhe në anën publicitare, ku shkrimet e botuara tek faqje të ndryshme interneti me fokus në lajmet botërore përcjellin lajmin rreth problematikës dhe progresit të vendit të tij. Shkrime të tilla si: "Arsimi dhe kultura në Myzeqe – Historia Arsimdashëse e një Krahine të Shqipërisë" botuar në faqjen e informacionit http://kosova.info/ apo "Prenk Pervizi: Gjenerali i Monarkise Shqiptare" ka bërë që

16


Revista Shqiptari 2013

Nr. 2

Bukuresht,

vëmendja e kombit të madh amerikan, por dhe e një opinioni më të gjerë të kthehet edhe drejt panoramës së pasur shqiptare në Shqipëri dhe diasporë. Z. Peter Tase, shkruan rregullisht artikuj te ndryshem te cilët janë botuar ne faqe të ndryshme informacioni në Internet, si dhe në shtete të ndryshme të botës. http://www.5dias.com.py; www.speronews.com; www.coha.org ; http://en.mercopress.com/ Peter Tase është qendra dhe referimi i gjithë përpjekjes shqiptare për një vend më të përparuar, është ëndrra dhe realiteti i ri që kërkon të ndërtojë nje shoqeri te lire dhe te pasur me nje dialog multi-kulturor, është ideja dhe botkuptimi i thellë shpirtëror, është zemra e një patrioti që rreh për kombin e vet, është fuqia potenciale dhe kreativiteti i një intelektuali të plotë, është shëmbëlltyra e vlerave njerëzore që karakterizon një shqiptar të ditur sot.

The Republic of Kosovo is the youngest independent nation of Europe, but surprisingly it is one of the ancient cradles equipped with a wealth of poetry and literature in the Old Continent. Kosovo’s lasting legacy in poetry, literary critism and prose is represented with a high level of professionalism in all books of poetry that are 17


Revista Albanezul Nr. 9 Bucureşti, 2011 written in the last two decades by Lulzim Tafa, begining with his first poetry book, Blood Won’t Become Water and continued by many other literary projects that have helped the author master the use of words, metaphor, style as well as allegory. Tafa’s artistic use of all these meticulous elements have made him a unique voice of poetry in Europe and beyond. A few days before the publication of Terrible Songs I had the privilege to read and appreciate Mr. Tafa’s verses and observe closely his passion about poetry, the encompassing of nature in most of his verses and above all the first hand experience of the suffering and longing that the author himself had endured in a time of violent conflict in Kosovo that lasted many years and reached a fragile peace only after the NATO intervention of 1998-1999. Lulzim Tafa’s verses are an expression of and influenced by the tumultuous environment – a region engulfed in decades long ethnic cleansing campaigns conducted by Serbian forces - created in the Balkans in the 1990, even though occasionally the author has intertwined his sentimental feelings in many sad verses and refers to the Sun as a source of punishment, hope and salvation. In verses of You Slept Under the Moon and Ancient City Tafa uses the presence of the Sun in an admirable and punishable context: “Don’t you pity me?/ Let the sun hurt your eyes?/ You slept under the shadow of the moon/ And I stayed nil while hiding you in the song/ Why are you crying?” and “Blows a slight icy breeze/ The ancient city of the wind oscillates his eyelids/ I am no fool to want you/ Ancient city of first love.” 18


Revista Shqiptari Nr. 2 Bukuresht, 2013 In these verses the reader is able to deduce Tafa’s figurative language that includes in a single canvas a myriad of colors, expressions, aspirations and longing. All these details have typical colors that are represented through orbital objects, such as the Sun, the Moon, and inner world fantasy of dreams, oscillations of eye lids and feelings of love. A few minutes after reading Tafa’s verses, they made me think of Edgar Allan Poe who considered “poetry as the rhythmical creation of beauty in words,” this is perhaps exactly what every reader will experience while reading Tafa’s poetry. As I was reaching the last poems of his volume, Tafa’s structure of verses, rhyme, context and pathos continued to rise, even though the topic had slightly changed and was focused more on the war of Kosova and the tragic loss of human life. In Death Predict Lulzim Tafa describes the chaotic conditions during the Kosovo War of Independence: “I will be killed in this war/ For each button/ Of the jacket/ I'll take a bullet/ And every drop of blood/ Button will become/ In the shirts and jackets/ Of my/ Soldiers and captains...”. The poem starts with a tragic prediction, which unfortunately is in the minds of every citizen who hears night and day the frightening rifle shots in the nearby hills covered by trenches and well trained KLA soldiers fighting well trained Serbian forces. Another component illustrated in Tafa’s verses is the overall war environment in Kosovo’s cities. It is heartbreaking, although the situation is vividly described, how Lulzim Tafa’s fellow countrymen were affected by war, famine, destruction and how almost all of 19


Revista Albanezul Nr. 9 Bucureşti, 2011 them were turned into landless refugees, empty handed human beings carrying only their mere clothes. The tragic consequences of War, are deeply rooted in Tafa’s verses and as a result they make all of us sympathize with him and many other war refugees who are brokenheartedly connected to the following verses in War Atmosphere and The Patriots: “In Kosova those days/ Became more expensive/ Bread/ Oil/ Corn/ Only life’s/ Price/ Had fallen/ We had in abundance/ Death.” and “I love more/ The country,/ He kisses its land then,/ He curses himself on stones and slabs...” Through these verses Lulzim Tafa has introduced the global reader with a world region that has produced a history of barbaric conflicts, bloodshed and innocent victims. It is certain that Tafa’s soul is with his countrymen. He acknowledges the endless pain of violence and is hopeful for a better future for his homeland. Tafa’s native soil is depicted in his poetry through intense emotions that turn into spoken and articulated thoughts, which later turn into radiant words. According to Plato “Poetry is nearer to vital truth than history.” This great philosopher has given us the best definition of a genuine poetry that resembles Tafa’s writing style, substance and coherence. (Peter Tase)

20


Revista Shqiptari 2013

Nr. 2

Bukuresht,

Peter Tase la dreapta, ex-ministrul Mustafaj la st창nga

21


Revista Albanezul 2011

Nr. 9

22

BucureĹ&#x;ti,


Revista Shqiptari 2013

Nr. 2

Bukuresht,

Intervistë me Peter M. Tase (Milwaukee, United States)

“HORIZONT I QARTË DHE SHANSE TË MËDHA PËR REALIZIMIN E ËNDRRËS AMERIKANE”

Baki Ymeri: Z. Tase, diçka rreth familjes suaj: ku keni lindur dhe sa vjeç ishit në atë kohë kur emigruat për në SHBA? Peter Tase: Kam lindur në qytetin e Beratit, në Tetor të vitit 1982 dhe disa vite të fëmijërisë i kam kaluar në lagjen Mangalem, në njërën prej shtëpive buzë rrugës së kalldrëmtë që të çon për në Kalanë e qytetit. Gjithë periudhën e tranzicionit e kam përjetuar si nxënës në shkollën 8-vjeçare “22-Tetori” dhe më pas si student në Shkollën e Mesme të Përgjithshme “Bab Dud Karbunara” deri sa në vjeshtën e vitit 2000, së bashku me prindërit dhe vëllanë më të vogël, u larguam për në SHBA duke u vendosur në qytetin e bukur Milwaukee të shtetit Wisconsin, ku jetojmë edhe sot. U larguam nga Shqipëria me kujtimet e hidhura që na lanë ngjarjet e tmerrshme të vitit 1997, të cilat unë, edhe pse në moshë ende 15 vjeçare, i përjetova nga afër. Në atë kohë ne jetonim në Lagjen “30Vjetori” dhe nëna ime ishte mjeke e kësaj lagjeje. Natyrisht, ishte mjaft e njohur dhe e familjarizuar me banorët e lagjes aq sa mua, që isha edhe më i rrituri, më thërrisnin “djali i doktoresha Ludit”. I kujtojmë ato skena, kur para vilës sonë dy-katshe, ndalonte autokolona e benzave mbuluar nga pluhuri i rrugës shkaktuar nga rrotat që frenonin, prej nga dilnin 23


Revista Albanezul Nr. 9 Bucureşti, 2011 gjithë ata djem të rinj dhe plot energji, me “kallashnikovë” nëpër duar, që vinin për të kërkuar asistencë mjekësore për ndonjë shokun e tyre të plagosur gjatë ndeshjes mes bandave, dhe më vjen çudi se si arrita të mësohesha dhe të miqësohesha me ta. Shpesh, ndonjëri prej tyre ngacmonte vëllanë e vogël, duke i thënë se “kemi ardhur për të marrë mamin!”. Ndersa Aldo, në atë kohë vetëm 10 vjeç, qante dhe i shante para e mbrapa…Këto skena dhe të tjera si ajo kur, bashkë me mësuesin e fizkulturës së shkollës 22Tetori, hymë në Shtëpinë e Pionierit të përfshirë nga flaka dhe tymi, për të shpëtuar instrumentat muzikorë, ndërsa zjarrfiksja në buzë të rrugës ende vazhdonte të digjej, apo kur luaja me sintetizator në klubin Bar Rati ku mblidheshin “heronjtë” e 1997-ës, më vijnë ndërmend si pamje të ndonjë filmi të parë në femijërinë e hershme ndërsa vetja si një personazh i filmave “western”. Por një gjë nuk mund ta harroj kurrë: shpërfytyrimi që i ishte bërë në vitet e tranzicionit imazhit të shkollës që mbante emrin e mësuesit patriot Bab Dud Karbunara, dikur e mesme pedagogjike dhe më pas e mesme e përgjithshme ku unë kalova tre vitet e fundit të jetës time në Shqipëri dhe ku babai im ishte diplomuar si mësues dhe më pas kishte qënë mësimdhënës në të njëjtin këshill pedagogjik me mësues të njohur si: Avenir Aleksi, Luçi Nushi, Elsa Vakëflliu, Ksenofon Ilia, Andon Sinjari, Asllan Sula e të tjerë më të rinj, bashkëmoshatarë të tij, të cilët arrita t’i njoh si kolegë të afërt të tim ati, por tepër von për të patur edhe fatin t’i kisha mësuesit e mij! Viti im i fundit në këtë shkollë, pikërisht, kur përgatiteshim për të marrë rugën e Amerikës, ishte me të vërtetë një “nightmare” dhe që nuk dua ta sjell kurrë ndër mend dhe jo më të flas për të! 24


Revista Shqiptari 2013

Nr. 2

Bukuresht,

B. Y.: Pasi u vendosët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku i keni mbaruar studimet? P. T.: Ishte 22 Shtator i vitit 2000, kur shkelëm për herë të parë në tokën Amerikane. Nuk është e lehtë të integroheshe menjëherë në jetën Amerikane, por neve na u bë mbështetje një person mjaft i afërt i familjes dhe që i përkiste brezit të parë të lindur në Amerikë. Unë dhe vëllai im ishim të vetmit studentë emigrantë dhe të parët shqipfolës në historinë e “Middle” dhe “High school” të Whitefish Bayit në Milwaukee, më e mira në shtetin e Wisconsin-it. E përfundova shkollën e mesme në Qershor të vitit 2001 dhe në vjeshtë u pranova në Universitetin ‘Wisconsin’ në Milwaukee (UWM), ku mbarova studimet për Shkenca Politike dhe Literaturë Italiane. Në pranverën e vitit 2006, u pranova në Qendrën për qeverisje “Les Aspin” në Washington, D.C., ku, për gjashtë muaj, në të njëjtën kohë me studimet e programuara nga Qendra, punova në zyrën e Rep. Richard Pombo (CA-11), anëtar i Dhomës së Ulët në Kongresin Amerikan. Gjatë qendrimit tim në Kongres, m’u krijua mundësia të kem kontakte me personelin e Ambasadës Shqiptare në Washington DC duke i shërbyer politikës shqiptare në realizimin e mjaft takimeve të rëndësishëm me anëtarë të Senatit dhe anëtarë të Dhomës së Ulët në Kongresin Amerikan. Mund të përmend me këtë rast realizimin e takimit të Kryetares së Kuvëndit të Republikës së Shqipërisë me Kryetarin e 59-të të Dhomës së Ulët, Dennis Hastert, gjatë vizitës së saj zyrtare, tre ditore, në muajin Mars të vitit 2006. Por mbresa të pashlyeshme më kanë lënë takimet 25


Revista Albanezul Nr. 9 Bucureşti, 2011 midis Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Z. Besnik Mustafaj dhe disa figurave të shquara të politikës Amerikane, ku unë isha i pranishëm në rolin e përkthyesit, në muajin Shkurt të po atij viti. I tillë ishte takimi që organizova me Rep. Dana Rohrabacher, anëtar tjetër i Kongresit Amerikan dhe ishautori i fjalimeve të Presidentit Regan në vitin 1983; takimi me anëtarin e Kongresit nga Dakota e Veriut, Earl Pomeroy mjaft i njohur për politikën shqiptare me fjalimet e tij në sallën kryesore të Dhomës së Ulët në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, por e paharruar do të mbetet për mua biseda e ngrohtë midis Z. Mustafaj dhe ishAmbasadorit të SHBA-së në Vatikan, Thomas P. Melady. Pas kthimit nga shërbimi vullnetar me Korpusin e Paqes në Paraguaj, në vitin 2009, do të takohesha përsëri me Ambasador Melady, në auditorët e Institutit të Politikave Botërore, Washington DC, ku unë fillova studimet për master’s degree. Edhe pse kishin kaluar disa vjet nga takimi me Ministrin e Jashtëm Shqiptar, gjurmët që kryediplomati Besnik Mustafaj kishte lënë tek Profesor Melady, ishin mjaft të thella duke e konsideruar atë si një diplomat të standarteve Euro Atlantike dhe bashkëkohore. Me një përvojë të pasur nga puna në Kongresin Amerikan, kthehem përsëri në Wisconsin, për të përfunduar Fakultetin dhe sapo u diplomova në Dhjetor të vitit 2006, me erdhi edhe konfirmimi i kërkesës për t’u bashkuar me Korpusin e Paqes dhe për të shërbyer në Republikën e Paraguait për më shumë se dy vjet. B. Y.: Çfarë ju shtyti që të aplikoni për të hyrë Korpusin e Paqes? 26


Revista Shqiptari Nr. 2 Bukuresht, 2013 P. T.: Kjo është një temë e cila do të kërkonte shumë vëmendje por edhe mjaft vend për t’u trajtuar. Ky është edhe projekti i ardhshëm: të sistemoj dhe të publikoj disa qindra faqe me shënime mbi Paraguain dhe paraguajanët, me të cilët, tani, veç gjuhës indigjenase, guaranishes, më lidhin edhe kujtimet e bukura. Dua të bëj diçka për të ndryshuar jetën e tyre, qoftë edhe të shkruaj për ta dhe t’ia bëj të njohur botës hallet e tyre. Por nga ana tjetër ndjej edhe një detyrim moral ndaj Shtetit Amerikan, diversitetit dhe barazisë që më dha mundësinë, mua të riut nga Shqipëria, të prezantoj në botë, krahë për krahë me moshatarët e mij amerikanë si vullnetarë të Korpusit të Paqes, vlerat e vërteta morale të atij brezi që në rolin e lidershipit do të përcjellë në breza madhështinë e këtij vendi të lirë dhe demokratik. Si më lindi ideja për të shërbyer në Korpusin e Paqes? Fare natyrshëm… Familja jonë u integrua shumë shpejt me një sistem i cili ‘madhështinë’ e vet e ka arritur mbi bazën e modelit të përkryer të demokracisë në shoqëri, liria e të shprehurit dhe e individit, diversiteti dhe respekti ndaj ligjit. Prinderit e mij erdhën në këtë botë të panjohur duke mbartur me vete vlerat humane të atij sistemi si dhe humanizmin profesional si mësues dhe mjek. Nuk ka se si të jetë ndryshe…”Dardha bie nën dardhë” thotë populli. Këto motive humane unë i pashë tek Korpusi i Paqes ku gjeta vetveten, duke u “kthyer në origjinë” e duke përjetuar humanizmin e vërtetë të asaj bote ku njeriu nuk vlerësohet nga paraja dhe ku “altruizmi” nuk ka hyrë ende në fondin e gjuhës guaranishte të indigjenasve. Shumë shpejt e ndjeva veten të barabartë mes vullnetarëve të tjerë amerikanë, që shkonin nëpër botë për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe 27


Revista Albanezul Nr. 9 Bucureşti, 2011 që me punën dhe përkushtimin e tyre ata bëhen edhe një shëmbull për t’i treguar të riut amerikan se pjesëmarrja në ‘Peace Corps’ është mënyra më e mirë për të shprehur mirënjohjen ndaj këtij shteti që i jep mundësitë kujtdo dhe pa dallim për të çarë në jetë e për të realizuar synimet e veta. Por, mendoj, se janë edhe disa faktorë objektivë që kanë ndikuar në karakterin tim për të ndërmarrë një vendim të tillë. Në vitin 1991, pas përmbysjes së diktaturës komuniste, Shqipëria “hapi portat”. Nuk i kisha mbushur ende dhjetë vjeç dhe mbaj mend që në Berat filluan të vërshojnë “misionerët e paqes”. Vinin nga të katër anët e botës dhe i përkisnin të gjitha besimeve fetare. Nuk mungonin edhe autoritete te diplomacisë ndërkombëtare si, Perez De Kuelar apo shkrimtarë të shquar, miq dhe dashamirës të popullit shqiptar. Këta të fundit kontaktin e parë e kishin me Bibliotekën e qytetit ku, deri në atë kohë (1991), si drejtues i emëruar nga “nomeklatura e kuqe”, edhe pse nuk kishte qënë ndonjëherë komunist, ishte babai im. I kam ende të freskëta në mendje ato çaste kur miqtë tanë të rinj që vinin nga Evropa, për ditë të tëra e gjenin tavolinën dhe krevatin shtruar. U mësuan edhe ata me ‘mikpritjen shqiptare’. Nuk i mbaj mend emrat e tyre, por na ishte bërë zakon që, më von, t’i kujtonim nëpër biseda fare natyrshëm si: italianët, ajo anglezja, Mazllemi (emër karakteristik shqiptar) nga Zvicra, ata të Bahait apo të Caritas-it etj. Vetëm akademiku Anglez, Philip Winn, i cili e vizitonte Beratin për herë të dytë me rastin e 2400 vjetorit të lindjes, ka hyrë në historinë e familjes sime. Kam një fotografi, kujtim, nga ai dhe një paragraf të shkëputur nga letërkëmbimi disa vjeçar me babanë tim, ku 28


Revista Shqiptari Nr. 2 Bukuresht, 2013 thotë: “Ç’kënaqësi sikur dashamirës të Shqipërisë të gjenin kohë dhe të bënin përpjekje për të ndryshuar mendimin dhe gjykimin e tyre për këtë vend, ashtu sikurse fatmirësisht po më ndodh edhe mua…! Le të shpresojmë se djali jonë Aleksandër dhe djali juaj, Peter do të jetojnë në një Europë më të bashkuar..! Le të shpresojmë që të takohemi përsëri në Shqipëri, në kohë më të mira! Jam i bindur se ditët që do të vijnë do ta bëjnë një gjë të tillë!” (TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT - Piro Tase). Ndoshta mund të ketë ndikuar edhe ‘kontakti’ im me të huajt nga vende të ndryshme të Evropës dhe Azisë,…( të cilët kanë ardhur përgjatë shekujve në Beratin e lashtë si gjeneralë të ushtrive pushtuese, si diplomatë, misionarë politik apo edhe si shkencëtarë a visitorë)…përmes shënimeve që ata kanë lënë për përshkrimin e Beratit dhe beratasve, gjatë punës time kërkimore për gjetjen e këtyre dokumentave nëpër fondet e disa bibliotekave të Universiteteve më në zë të Amerikës, për të ndihmuar autorin Piro Tase në realizimin e projektit të tij të hershëm: “Të huajt për Shqipërinë dhe Shqiptarët” http://www.lulu.com/shop/pirotase/t%C3%AB-huajt-p%C3%ABr-shqip%C3%ABrin %C3%AB-dhe-shqiptar%C3%ABt-edicioni2/paperback/product-6464469.html B. Y.: A e keni vizituar më pas Paraguain dhe fshatin ku shërbyet si vullnetar në “Peace Corps”? P. T. Kjo është mbrekullia: që edhe pas përfundimit të shërbimit vullnetar në Paraguaj, ku kam kaluar vitet më të bukurit e rinisë sime, ende vazhdojnë të më përshëndesin: “Hola, Nortamericano, Pedro”! Sapo u ktheva prej andej 29


Revista Albanezul Nr. 9 Bucureşti, 2011 pas një qendrimi të shkurtër me mision nga Këshilli i Studimeve të Hemisferës Perëndimore (www.coha.org) për të cilën punoj si studjues i çeshtjeve të Amerikës së Jugut. B. Y.: Cili ishte misioni juaj gjatë shërbimit në Paraguaj? P. T.: Korpusi i paqes në Paraguaj ka filluar aktivitetin e vet në vitin 1967. Në kohën time ne festuam 45 vjetorin e këtij fillimi. Që nga hapja e aktivitetit në Asuncion, kanë shërbyer më shumë se 3900 vullnetarë dhe aktualisht shërbejnë rreth 210 vullnetarë në pjesën më të madhe të vendit. Fuksionet kryesore të Korpusit të Paqes janë: prezantimi i kulturës së vërtetë, demokratike Amerikane në popullsinë vendase, si dhe realizimi i projekteve në fushën e shëndetësisë, arsimit si dhe reformimi i pushtetit lokal. Vullnetarët e Korpusit të paqes prezantonin vlerat e vërteta të një të riu Amerikan, ndaj dhe përzgjedhja e kandidatëve bëhej duke kaluar gjatë një procesi të gjatë dhe mjaft delikat. Gjatë tre muajve të parë, kemi bërë një trajnim intensiv teknik dhe gjuhësor. Pas periudhës së trajnimit bëmë betimin zyrtar në Ambasadën e SHBA-së në Asuncion, dhe sejcili prej nesh u drejtua për në fshatin apo qytetin e vogël ku ishte caktuar nga stafi i zyrës së korpusit të paqes dhe drejtorët përkatës të projekteve të ndryshme për zhvillim në Korpusin e Paqes. Mua më ra radha të shkoj në një zonë të thellë të Paraguait, më shumë se 440 km në Jug të Asuncionit. Kam punuar nga afër me mësuesit, infermjerët dhe fshatarët e zonës duke bërë të mundur që sejcili prej tyre të kishte ndjenjën e përgjegjësisë dhe iniciativës për realizimin e mjaft projekteve në fushën e higjenes, arsimit dhe shëndetit 30


Revista Shqiptari Nr. 2 Bukuresht, 2013 publik. Krahas realizimit të programit te ‘Peace Corps’ fillova të jepja edhe mesimin e gjuhës angleze në shkollën e mesme të fshatit. Paraguai është një nga dy vendet më të varfër në Amerikën Latine. 2.5 milionë shtetas jetojnë në nivelin e varfërisë ekstreme edhe pse është vendi i parë në botë për prodhimin e energjisë elektrike të rinovueshme (me burime hidrike), zë vendin e dytë për prodhimin e sojës dhe të pestin në botë për rezervat e naftës në zonen e Çako-s (Chaco-Paraguay), Paraguaj. Ky vend mesdhetar dallohet, gjithashtu, edhe për nga rezervat e mëdha të ujit të pijshëm, që e bejnë të renditet në vendin e dytë për burime ujore. Me gjithë këto pasuri natyrore, Paraguai ka një sistem të amortizuar rrugësh të asfaltuara, madje mund t’ju them se Republika Orientale e Uruguait, është sa gjysma e teritorit të Paraguait dhe ka mbi dhjetë mijë km rrugë të asfaltuara, kundrejt 4700 km rrugë të tilla në Paraguaj. Pata fatin të jetoj në një fshat të larget të Paraguait, Teniente Sanchez, dhe të njoh nga afër jetën rurale por edhe kulturen tipike paraguajane dhe, mbi të gjitha, të mësoj edhe gjuhën e tyre, Guarani, që është edhe njera prej dy gjuhëve zyrtare në vend. Gjithashtu, gjatë orëve të lira punoja me projektin e hartimit të një fjalorit simultan pesëgjuhësh, botimin e të cilit e realizova menjëherë pasi u ktheva nga shërbimi. (http://www.lulu.com/shop/petertase/simultaneous-dictionary-in-fivelanguages/paperback/product-13853847.html). Ishte një eksperiencë e mrekullueshme dhe nuk mund të gjesh fjalë për të falenderuar këtë agjenci të qeverisë së ShBA-së, Korpusin e Paqes duke i dhënë në këtë mënyrë të rinjve Amerikanë mundësinë për të ndezur pishtarët e demokracisë dhe të lirisë së vërtëtë edhe në skajet më të 31


Revista Albanezul Nr. 9 Bucureşti, 2011 largëta të globit. Ndihem krenar që jam pjesë e këtij grupi vullnetarësh që sot përbëjnë më shumë se 130 mijë anëtarë që kanë shërbyer në më shumë se 134 vende të botës. B. Y.: Aktualisht me se jeni duke u marrë dhe çfarë planesh keni për të ardhmen? P. T.: Pas kthimit nga Paraguaj, fillova studimet në ‘Institutin e Politikave Botërore’ në Washington, D.C., për gradën Master në fushën e sigurisë kombëtare dhe Diplomaci. Njëkohesisht, kam bërë edhe një Internship në zyrën e Ambasadorit të Paraguai-t, duke forcuar, kështu, më shumë lidhjet me këtë vend. Gjatë muajit Qershor dhe Korrik të këtij viti, i dërguar nga ‘Washington Report on the Hemisphere’, si një ‘Research Fellow,’ ndërmora një vizitë të gjatë në Paraguaj, ku dhe perjetova nga afër ndryshimet e befasishme politike që ndodhën në Asuncion dhe që tërhoqën vëmendjen e shtypit botëror si dhe atij shqiptar. Krijova mundësinë që të bëja dy intervista me Presidentin e Paraguait, Dr. Federico Franco, para dhe pas marrjes së detyrës së Presidentit. (http://www.iwp.edu/news_publications/detail/iwp-studentinterviews-paraguayan-president-federico-franco). M’u kërkua që të jap disa intervista lidhur me situatën më të fundit politike në Paraguaj, në dy gazetat më të mëdha në vend si dhe në disa radio dhe stacione televizive. (http://www.ipparaguay.com.py/2011/ip/index.php? #cuerpo). Mora shkas për të vlerësuar kulturën demokratike të popullit paraguajan për të zgjidhur në mënyrë paqësore dhe demokratike këtë situatë delikate që tërhoqi vëmendjen e gjithë botës. Kam vizituar edhe tre 32


Revista Shqiptari Nr. 2 Bukuresht, 2013 universitete në Paraguaj, ku prezantova Fjalorin Simultan me Pesë Gjuhë dhe dhurova një sasi të konsiderueshme librash për bibliotekat e tyre. (http://www.abc.com.py/edicion-impresa/locales/excuerpo-de-paz-dona-libros-a-universidades-406684.html) Më 11 Shtator, 2012, në bashkëpunim me UWM do të organizojmë një forum mbi potencialet që ka Paraguaj për investitorët e huaj, kryesisht Amerikanë, që do të zhvillohet në mjediset e këtij Universiteti ne bashkepunimin me komunitetin e biznesit në shtetin Wisconsin. Në këtë takim do të marrin pjesë edhe autoritete të larta që do të vijnë nga Asuncioni. Aktualisht, pas një proçesi të vështirë konkurimi me teste dhe intervista, arrita të fitoj pozicionin e ndihmësit të Sekretarit të Përgjithshëm të ‘Federatës Nderkombëtare të Shoqatave të Edukimit në Inxhinjeri’ (IFEES).( http://www.sefi.be/ifees/). Kërkesa nga ana e Gazetës mjaftë të njohur per shqiptarët e Amerikës, ‘Telegraf’ për të dhënë këtë intervistë, përkon me ditën e parë të fillimit në këtë pozicion, i cili do të më bëjë të mundur që, në të ardhmen, t’i shërbej jo vetem politikave botërore, por në veçanti, edhe vendit tim, si në politikë, po ashtu edhe në fushën e shkencës dhe të arsimit. B. Y.: A do t’u mbetet kohë e lirë? P. T.: Shpresoj se po. Fillimisht, do ta kem pak të vështirë por do të përpiqem që të ruaj bashkëpunimin me ‘COHA, ‘Spero News’, Kosova Info, ‘ACADEMICUS-International Scientific Journa’l’, si dhe me revistën artistike EuroShqiptare “KUQ E ZI” që botohet në Bruksel nga artisti dhe shkrimtari i njohur, Lek Pervizi, 33


Revista Albanezul Nr. 9 Bucureşti, 2011 https://sites.google.com/site/revistakuqezi/) po ashtu, do të vazhdoj të merrem me projektin tim në fushen e përkthimeve për të prezantuar në botën anglishtfolëse dhe në kontinentin e Amerikës Latine, poezinë shqiptare. Ky projekt i ka fillimet me përkthimin e më shumë se dhjetë autorëve shqiptarë, ndër të cilët: krijimtaria e Ndue Ukajt, përkthyer në Anglisht dhe Spanjisht, Anton Gojçaj dhe Remzi Basha. www.petertase.com B. Y.: Faleminderit dhe Tung!

34


Revista Shqiptari 2013

Nr. 2

35

Bukuresht,


Revista Albanezul 2011

Nr. 9

36

BucureĹ&#x;ti,


Revista Shqiptari 2013

Nr. 2

37

Bukuresht,


Revista Albanezul Nr. 9 Bucureşti, 2011 Petriti me dashamirët e tij në Washingtn DC (2011)

SHQIPTARI I BERATIT NË KONTINENTIN E MIQËSISË

38


Revista Shqiptari 2013

Nr. 2

39

Bukuresht,


Revista Albanezul 2011

Nr. 9

40

BucureĹ&#x;ti,


Revista Shqiptari 2013

Nr. 2

Bukuresht,

REVISTË E BOTUAR ME KONTRIBUTE VULLNETARE

Colegiul de redacţie: Acad. Grigore Brâncuş, Dr. Gelcu Maksutovici (Preşedinte de Onoare a UCAR), Tiberius Puiu, Adriana Tabacu, Përparim Demi, Costin Cristescu, Costel Polena, Alexandru Nica, Mihaela Buican. Colaboratori: Gëzim Marku, Vlash Fili, Ilir Dardani, Xhever Ymeri, Eduard Dilo, Ilir Kosova, Ylli Dilo, Mediar Leka. Tehnoredactare: Alban Voka. Pentru corespondenţa: Bul. 1 Mai 18, Bl. 17-S-14, Ap. 128, Cod. 160631, Bucuresti, Of.66. Telefon: 0729698600 E-mail: albanvoka@yahoo.com ISSN 1221-6925. Responsabilitatea juridică pentru conţinutul articolelor aparţine autorilor (art.206 C.P.)

41


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.