Kuq e Zi Nr. 70. docx

Page 1

KUQ E ZI- 1912-2013 - viti XX

Nr. 70

KUQ E ZI REVISTE

KULTURORE

EURO–SHQIPTARE

Gazeta Kuq e Zi ka kenaqësinë të iu urojë ..

.


Shqiptarve s’kanë ç’u duhën ideologjitë e hueja duke pasë një te vetmën të tynën, Shqiptarizmin, Idealin Kombëtar.

PERMBAJTJE * Editorial 70 Lek Pervizi ......................................................................... ..............3 * Fitimatarët e Pavarësisë dhe diktatura komuniste Nebil Çika............................................................................. .............4

THEMELUE NE BRUKSEL ME TETOR 1993

* Flamuri origjinal i Pavarësisë në një kartolinë H. Koçi………………………………………………………..5

Drejtues : LEK PERVIZI

* Të falem Shqipni, atdheun i të parëve Sami Repishti …………………………………………….........6

BASHKEPUNTORE

* Njiqind vjet Pamvarsi Ardian Ndreca.....................................................................................7 * Në prag të 100 vjetorti të dytë Frank Shkreli......................................................................................8 * Shko Meshar (poezi) Gjosho Vasija………………………………………………….9 * A gaboi Imzot Luigj Bumçi Fritz Radovani.......................................................................................9 * Proza e autorëve françeskanë Kastriot Marku… …………………………………………….11 * Atdhetari Mustafa Kruja drejt vlerësimit objektiv Thanas Gjika………………………………………………….14 * Trashëgimi i Gjergj Kastriotit Frank Shkreli………………………………………..................15 * Si u masakruan 500 shqiptarë në Manastir ar Redaksia……………………………………………………….16 * Gjenerali i guximshëm i Mbretërisë shqiptare Peter Tase……………………………………………………..18 * Poetë shqiptarë të Belgjikës në Antologjinë “Poesies Albanaises” Vasil Çapeqi…………………………………………………20 * Emri tij nuk ishte mes firmatarve të Pavarësisë (tregim) Faruk Myrto ………………………………………………….21 * Shkolla e disidencës dhe Trebeshina Gjovalin Kola…………………………………………………22 * Alibitë e akademikut Qose për diktattorin Kurt Kola………………………………………………………23 * Shqipnia 100 vjet shtet dhimbjesh Jozef Radi..............................................................................................25 * A duhet rishikuar figura e diktatorit komunist Luan Myftiu……………………………………………….….26 * Të huaj për Shqipërinë Piro M. Tase……………………………………………….......26 *The dangerous truth about communist crimes By David Satter…………………………………..……………33 *Flamuri shqiptar në Hënë Mojkom Zeqo…………………………………………………35 *In Memoriam të Gani Azemit (poezi)

Myrteza Bajraktari, Robert Elsie, H.-J. Lanksch, Mergim Korça, Thanas Gjika, Frtiz Radovani, Daniel Gazulli, Eugjen Merlika Paul Tedeschini,Tomorr Aliko, Piro M. Tase, Arben Sebastej, Mark Bregu, Gjovalin Kola, Kastriot Marku, Visar Zhiti, Peter Tase, Lahutari Shqiptar, PAJTIMI VJETOR Belgjikë.................................40 Euro Europë.................................50 “ Amerikë, Australi.................60 “ Shqipni, Kosovë...................20 “ Pranohën ndihma të veçanta vullnetare ================== PAGESAT Me llogari Bankare ose Postë të thjeshtë

Llogari Bankare

Nr. 001-2138758-81 BNP PARIBAS FORTIS Belgique

Adresa : Revista Kuq e Zi Rue de la Victoire, 18 1060 Bruxelles - Belgique E-mail : lekpervizi@gmail.com

Musa Jupolli……………………………………………...35

Lexoni e perhapni Revistën Kuq e Zi


20 vjetori i Revistës Kuq e Zi - 1993-2013

EDITORIAL 71 Edhe një vit kaloi e na la lamtumirën, me kujtimin e bukur e paharueshëm të 100 vjetorit të Pavarësisë, që u festue me madhështi nga gjithë populli e kombi arbnor, si në trojët amtare ashtu në gjithë diasporën kudo që jetojnë shqiiptarët në botë. Sigurisht se në Shqipni e kryesisht nëVlorë, kjo ditë u kremtue solemnisht ku pjesmarrja e shqiptarve ishte shumë e madhe. Pështypje bani ardhja aty nga viset shqiptare të Kosovë, Maqedonisë e Malit të Zi të mija shqiptarë në kambë ose mbi kuaj, karroca e qerre, për të përkujtue atë nëndor të lavdishëm kur vetë Ismail Qemali me atdhetarë të tjerë udhëtuen për në Vlorë me kambë e mjete primitive. Ashtu edhe Isa Buletini me trima e tij dhe shumë shqiptarë të tjerë erdhën në Vlorë si kambësorë. Ishte ajo kohë, kur në Shqipnin nuk kishte rrugë e ura. Udhëtohej me kambë ose kafshë bajtëse. Aq te prapambetun e kishte lanë Turkia vendin. Prandaj shqiptarët u shkëputën një herë e përgjithmonë nga ai shtet anadollak aziatik, per te ecun drej zhvillimit e qytetnimit europian ku historikisht ishin pjesë e pandame. Edhe kryeqyteti i Shqipnisë e festoi 100 vjetorin e Pavarësis me një madhështi të veçantë dhe një pjesmarrje kurrë e regjitrueme në histori, me një milon shqiptarë që mbushnin sheshe e buleverde plot e përplot, si asnjëherë tjetër. E gjithë Tirana ishte mbulue me mija e mija flamurë, të cilët kush i ka duhet t’i ruej si një kuijtim i shënuem i 100 vjetorit, që për brezat tonë mbetët i papërsëritshëm. Le të mbetën ato flamuj për trashëgimtarët si një dëshmi e përjetimit të baballarëve e gjyshëve të tyne që e festuen atë Jubile të madh e unik. Dita e Flamurit asht festa ma e madhe dhe ma e lavdishme dhe e ndertume për çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptar. Pse po ka asish që nuk po e njohin veten të tillë dhe që kërkojnë të na bajnë vllazën me turqit. Ku tartarët e ardhun nga Azia e largët, malet Urale e stepat e Sibërisë, e ku rraca shqiptare denbabaden autoktone ne troje e veta mijavjeçare, balkanike dhe europiane. Ai qe nuk e njeh dhe e humb identitetn e vet si shqqiptar, asht mirë të largohet e të mos shkelë kurrë ma në atë tokë iliriane e arbnore. Qe të flasë të tilla marrëzina një njeri i thjeshtë, nuk i vihet faj, por qe të flasin me atë gjuhë shqiptarë politikanë dhe burra shtetit, asht një absurditet i neverirshëm. Jo vetëm aq, por kjo tregon një antishqiptarizëm të deklaruem botnishte qe e ven në dyshim çdo veprim e sjellje të tyne në lidhje me t’ardhmen e kombit shqiptar, që, sipas mendjës sakate e të çoroditun të tyne, duhet të vllaznohet me ata që ia kan ba vorrin dikur dhe kerkojnë të ia bajnë përsëri me metoda ma moderne e të stërhollueme, por në çdo rast anmiqsore. E bukur ka qenë ajo shprehje që sot shikohet si jashtë mode : « Shqipnia e shqiptarve, vdekje tradhtarve ! » Prandaj e para e të gjithë pohimve pozitive të një shqiptarë asht ta quaj e ta njohë vetën shqiptar. Si përfundim i

bisedës sonë, pavarësish se sa u tha, 100 vjetori i Pavarësisë, tregoi se shqiptarë sado që janë pak si të përçamë e të pakujgdesëshm, në këtë rast treguen një unitet shembullor. Një dashni të madhe për për kombin e për flamurin e Gjergj Kastrioti, simboli i shenjtë kombëtar. Si asnjëherë nuk kishte ndodhun një manifestim aq madhështor me një pjemarrje aq të madhe, që i kapërcente gjithë manifestiùmet e tjera. Pjesmarrësit e kalonin milionin në kryeqytet dhe aty afër në Vlorë. Hotelet nuk i banin dot ball strehimit dhe qytetarët hapën duert e shtëpive të tyne dhe i priën bujarisht vllaznit e tyne nga trojet etnike, që ishin dyndun me ardhë e me festue 100 vjetorin. Por si çdo festë, edhe kjo, që ishte ma e madhja e ma historike, i kishte bishtat, ose të metat. E meta kryesore, që binte në sy, ishte, se asnjë pasardhës i patriotëve të mëdhej që shpallën Pavarësinë nuk ishte aty i pranishëm, as i ftuem as mirëpritun ne ketë rast. Ky përjashtim i tyne tregonte se pushtetarët e tanishëm, vazhdonin rrugën e paraardhësve të sistemit monist, dhe lufta e klasava që dikur zhvillohej ashiqare, në sistemin komuinist, në të ashtuquejtunit regjim demoratik, ajo luftë e klasave vazhdon me metoda të kamuflueme. Nuk ishte një luftë e shpallun, por zbatohej me forma të tjera siç ajo e mos njohjës së pronave, mos kthimit të banesave, mos shpërblimit të përdjekunve. Të gjita këto do të ishin zbatue po të ishte ndjekun koha 20 vjeçare, nga pak nga pak, por jo të lihëshin tiq e mos këput, pa zgjidhje e pas dore. Këtë po e themi ne në revistën Kuq e Zi, që të mbetët si dokument, që pas shumë vjetësh ta gjej një shkrimtar, historian ose kërkues, e te marrë vesh se me çfar metodash e ligjes adminstrohej Shqipnia pas shëmbjës së diktaturës (shëmbje nominale, sa për sy e faqe). Veçse si përbyllje themi, se festa e 100 vjetorit i kapërceu kufijt e parashikimeve dhe vertetoi se shqiptarët u treguen ma shumë se kurrë njiherë atdhetarë të vërtetë.

Festë e 100 vjetorit në Luginën Preshevës, në Tëtovë, në Maqedoni

Në Londër

Në Bruksel

Në Boston

100 vjetor në Kosovë

Vendin e nderit në 100 vjetorin e zën flamuri i Gjergj Kastriotit, kudo i shpalosun me krenari e patriotizëm te pakufishëm.

Në Nju Jork

Rroftë 100 vjetori i Pavarësisë 3


20 vjetori i Revistës Kuq e Zi - 1993-2013

Firmëtarët e Pavarësisë dhe diktatura komuniste Nga Nebil Çika Përkujtimi i ngjarjeve historike ka si qëllim promovimin e vlerave tona kombëtare e humane, por ato shërbejnë edhe si shembuj për brezat e ardhshëm me qëllim të vlerësojnë e të motivohen nga gjërat e mira, por dhe të dënojnë e të mos lejojnë përsëritjen e të këqijve. 100-vjetori i Pavarësisë sigurisht është një ngjarje e madhe për kombin shqiptar, por kjo nuk mund të na pengojë që në analizën që çdokush prej nesh i bën kësaj historie njëshekullore të kujtojmë të mirat dhe të këqijat e saj. Fatkeqësisht, gjysma e kësaj periudhe pavarësie për shumicën e shqiptarëve ka qenë një nga periudhat më të zeza të historisë shumëshekullore të kombit e popullit tonë. Diktatura komuniste përbën faqet e zeza të historisë sonë kombëtare dhe fatkeqësisht përbën gjysmën e periudhës, njëherazi edhe të librit të kësaj historie. Është e qartë gjëma që shqiptarët pësuan në diktaturën e E. Hoxhës dhe R. Alisë, por unë dua të përqendrohem kryesisht te një aspekt i saj shumë i rëndësishëm për të kuptuar e përcaktuar jo vetëm historikisht natyrën antikombëtare të kësaj diktature kriminale dhe autorëve të saj, zgjatimet e së cilës vazhdojnë të jenë dominuese në të gjitha aspektet e jetës edhe sot, 20 vjet pas rënies de jure të saj. E kam fjalën për qëndrimin jo vetëm historik që diktatura demonstroi ndaj patriotëve shqiptarë e veçanërisht shumicës së firmëtarëve të Deklaratës së Pavarësisë dhe familjeve të tyre, gjë që duket se po anashkalohet jo pa qëllim në këto kremtime të bujshme të 100-vjetorit të saj.

Duke filluar nga Ismail bej Vlora (Qemali), për të vazhduar me shumicën e tyre, firmëtarët e Pavarësisë dhe familjet e tyre u shënuan në krye të listave të armiqve të diktaturës komuniste, gjë që u shoqërua me persekutimin çnjerëzor. Kështu, familja e “babait” të Pavarësisë shqiptare, Ismail Qemalit, u persekutua politikisht. Djali i tij, Qamil Vlora, një ushtarak i nderuar i ushtrisë kombëtare, u arrestua dhe u dënua që në vitin 1945 si sabotator në ushtri, ndërkohë që të gjithë pasardhësit u trajtuan si armiq dhe u ndëshkuan politikisht me forma nga më të ndryshmet. Djali i Isa Boletinit u vra nga komunistët në një atentat në Shkodër që në vitin 1943 dhe u trajtua si armik gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist, ndërkohë që vrasësi i tij, ish-kreu komunist Vasil Shanto, u shpall Hero i Popullit, titull që e mban me nderime zyrtare edhe sot. Një shkollë e njohur në Tiranë dhe disa rrugë në të gjithë vendin mbajnë ende emrin e tij. Bedri Pejani u arrestua nga komunistët shqiptarë dhe iu dorëzua atyre jugosllavë, ku dha shpirt nga torturat në burgun e Prizrenit. Dhjetëra patriotë të tjerë nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare në ish-Jugosllavi pësuan të njëjtin fat. Lef Nosi, një tjetër firmëtar i njohur, u dënua me pushkatim, familja e tij u persekutua në mënyrë sistematike, ndërkohë që varri i tij ende nuk dihet. Ndaj Iliaz bej Vrionit, i cili kishte ndërruar jetë para ardhjes në pushtet të komunistëve, u ndërmor një nga aktet më të turpshme në historinë e njerëzimit. Varri i tij në Berat u shkatërrua nga komunistët dhe eshtrat e tij u hodhën në lumin Osum, për të humbur kështu pa nam e nishan. Familja e tij u persekutua deri në ditët e fundit të regjimit komunist. Ferit Vokopola, një tjetër firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë, u dënua dhe vdiq nga torturat në burg, familja e tij gjithashtu vuajti kalvarin e gjatë të persekutimit gjysmëshekullor. Familja e Hajredin Cakranit ishte një nga familjet që pësoi ndëshkime nga pushkatimi deri të burgosjet e internimet e gjata në disa breza. Edhe familja e Mustafa Merikës (Kruja) për disa breza e kaloi jetën në burgje e internime, ndërkohë që vetë Kruja u shpall kriminel lufte dhe jetoi gjithë jetën në ekzil politik. Mithad bej Frashëri, djali i Abdyl Frashrit, nipi i Samiut dhe Naimit, një prej personaliteteve më të spikatura patriotike jo vetëm të pavarësisë, kryetar i Kongresit të Manastirit, u shpall armik dhe kriminel lufte dhe vdiq në rrethana të dyshimta në SHBA. Të njëjtin fat pati edhe Rexhep Mitrovica, i cili vdiq ne ekzil në Turqi. Shefqet Dajiu, firmëtari nga Elbasani, u arrestua nga komunistët dhe u burgos. Vdiq n burg nga torturat në vitin 1946. Familja e Xhelal Koprencekës ishte gjithashtu një prej më të përndjekurave të regjimit komunist. Nipi i tij, Xhelal Koprencka (i riu), u burgos dhe më vonë u pushkatua. Në prill 1946 komunistët arrestuan Qazim Kokoshin, i cili qe kthyer nga internimi i

4

nazistëve vetëm disa muaj më parë, në vitin 1945. I burgosur në hetuesinë e Vlorës, vdiq nga torturat çnjerëzore, ndërsa familja e tij u shpall armike dhe u persekutua me egërsi deri në vitin 1990. Në vitin 1951 u arrestua nga komunistët një tjetër firmëtar, Zihni Kanina ( Hamzaraj ), i cili vdiq po nga torturat në burgun famëkeq të Tiranës. Po kështu edhe familja e Qemal bej Karaosmanit, e dom Nikollë Kaçorrit, Toptanët, Gurakuqët, por edhe shumë familje të tjera u persekutuan dhe u trajtuan si armiq gjatë gjithë kohës së komunizmit. Dua t‟u kërkoj falje lexuesve dhe atyre familjarëve të firmatarëve dhe pjesëtarëve të tjerë në kuvendin e Vlorës të persekutuar nga komunizmi që nuk u përmenda emrin, që besoj se janë më shumë prej tyre, por besoj se ata që përmenda janë të mjaftueshëm për të kuptuar atë që komunistët i bën kësaj ajke të racës shqiptare. Vuajtja dhe persekutimi fizik janë vetëm njëra pjesë e persekutimit komunist të firmëtarëve të Pavarësisë. Denigrimi, poshtërimi dhe përbaltja e këtyre figurave të ndritura të kombit nga shteti komunist, propaganda e sidomos historiografia e tij janë sigurisht një krim më vete. Falsifikimi i historisë është sigurisht një nga krimet më të mëdha të komunizmit dhe këto figura ishin në epiqendër të këtij krimi. Në të gjitha tekstet historike zyrtare e jozyrtare të botuara nga 1945 më 1990, por dhe më tej, shumica e firmëtarëve të Pavarësisë ose janë hequr, ose janë injoruar nga historianët komunistë. Rasti më flagrant është fshirja nga fotoja e shpalljes së Pavarësisë të shumë prej këtyre figurave dhe vendosja me falsifikim e xhaxhait të diktatorit Hysen Hoxha, një version historik i manipuluar në mënyrë shumë të trashë nga autorët e të cilit vazhdojnë të jenë ende pika referimi të historiografisë sonë. Krimi i diktaturës me firmëtarët dhe patriotët e tjerë nuk mbaron këtu. Diktatura dhe historianët e saj u përpoqën t‟i zëvendësonin ata me figurat më antishqiptare të mundshme. Kështu, Haxhi Qamili, një bandit mendërisht gjysmak, që vriste patriotët shqiptarë, u shpall pothuaj hero kombëtar dhe lëvizja e tij kundër Pavarësisë si lëvizje patriotike e revolucionare (!). Meritat e presidentit Uillson dhe SHBA-ve në krijimin e shtetit shqiptar as që guxohej të përmendeshin fare, ndërkohë që paraqitej si shpëtimtar Lenini dhe Bashkimi Sovjetik, udhëheqësi komunist i një vendi që ka qenë dhe vazhdon të jetë kundërshtar i interesave tona kombëtare. Denigrimi i këtyre figurave vazhdon edhe sot. Fjalori enciklopedik shqiptar, botim i vitit 2008, i Akademisë së Shkencave nuk i ka fare të paktën 20 emra të firmëtarëve të Pavarësisë, ndërkohe që figura si Mithad Frashri etj. baltosen me të njëjtën demagogji si në kohën e Hoxhës. Tekstet e historisë shkollore janë gjithashtu me pak ndryshime nga ajo e kohës së komunizmit për sa u përket këtyre figurave historike. Sigurisht që kjo e ka një arsye. Fakti që të njëjtët historianë të komunizmit dominojnë fushën e


20 vjetori i Revistës Kuq e Zi - 1993-2013 historiografisë edhe në demokraci është i mjaftueshëm si shkak i kësaj gjendjeje të pandryshuar, në të cilën ndodhemi në këtë drejtim. Historianë të implikuar në krime të komunizmit (të paktën dy prej tyrem A. Puto e K. Frashri, janë të denoncuar si dëshmitarë në gjyqin special, ku u vranë edhe firmëtarë të Pavarësisë) vazhdojnë të jenë referenca historike edhe për zyrtarët antikomunistë të politikës e të shtetit aktual shqiptar, gjë që ka çuar në perceptime të gabuara të tyre për historinë. Historianë të implikuar drejtpërdrejt në krimet e komunizmit dhe falsifikimin e historisë janë sot më të nderuarit e sidomos të sponsorizuarit nga qeveria e shteti shqiptar. Si përfundim dua të theksoj se e gjithë kjo përplasje mes dy krahëve të politikës në këtë përvjetor të Pavarësisë ka në themel këtë raport të shtetit komunist, politikanëve e sidomos historianët e tij me Pavarësinë dhe protagonistët e saj. Nëse drejtuesit politikë të diktaturës janë përgjegjës për persekutimin e tyre, historianët komunistë janë të tillë për denigrimin e tyre. Me gjithë përgjegjësinë e rëndë, askush prej tyre nuk ka kërkuar falje e as ka ndryshuar qëndrimin e ata që kanë shkruar për hesap të diktaturës komuniste. Kjo situatë ka sjellë këtë pështjellim në këtë 100-vjetor të Pavarësisë, që më shumë se festë është kthyer në një debat, për të mos thënë luftë për historinë.

Flamuri origjinal i Pavarësisë, në një kartolinë të patriotit Spiridion Ilo H.Koçi Flamuri që ngriti patrioti Ismail Qemali në 28 nëntor të vitit 1912, në sarajet e familjes Vlora, në qytetin e Vlorës, ka edhe një dëshmi origjinale, që vjen nga njeri prej protagonistëve të kësaj ngjarjeje madhore, patrioti Spiridon Ilo, firmëtar i aktit të Pavarësisë Kombëtare. Ky flamur, në pamjen e vet origjinale, është fiksuar në një kartolinë (ose kartë postale në terminologjinë e kohës), të botuar nga Ilo në vitin 1920, ndërkohë që ai largohej sërish në emigrim në Boston(SHBA). Kartolinën dhe historinë e saj, e sjell për lexuesin, përmes ATSH-së, arkitekti dhe

studiuesi vlonjat Pirro Stefa, i cili e ka siguruar atë në një nga qytetet më të mëdha të Italisë, Kartolinë e vitit 1920 me foton e flamurit origjial që u ngrit në Vlorë, botuar nga Spiridion Ilo, firmëtar i dokumentit të shpalljës së Pavarësisë. zabuluar rastësishtnë në një dyqan antikuari në Milano nga Z. Pirro Stefa. duke ia bashkuar koleksionit të vet të rrallë me mbi 1000 botime të këtij lloji, pjesa më e madhe e të cilave i përkasin periudhës së para Luftës së Dytë Botërore. “Kartolinën(kartëpostalen) e kam blerë në një nga kartoleritë e qytetit të Milanos, mbushur me botime të vjetra dhe të rralla, mes të cilave edhe nga Shqipëria e dekadave më parë”, tregon Stefa. Sipas tij, kjo mënyrë komunikimi mes shtetasve italianë dhe familjarëve e të afërmve të tyre në Itali, ka lënë gjurmë të tilla, të cilat marrin vlera autentike dokumentare për ngjarje të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Sipas Stefës, kartolina evokon pamjen e flamurit të Pavarësisë, që të bën të mendosh se është origjinali, nisur nga roli që ka patur Spiridon Ilo në këtë ngjarje madhore të Shqipërisë dhe afërsia familjare me protagonisten tjetër të këtij momenti, Marigo Posio. “Nga një arsyetim lidhur me kronologjinë e ngjarjeve që shoqëruan 28 nëntorin e vitit 1912 dhe roli që ka luajtur Spiridon Ilo, si një nga drejtuesit e komunitetit shqiptar në Bukuresht dhe firmëtar i Aktit të Shpalljes së Pavarësisë, rezulton se flamuri që paraqitet në kartolinë është origjinali”, sqaron Stefa. Madje, kjo, sipas tij, përputhet edhe me një nga katër variantet e këtij Flamuri, që u ngrit nga Ismail Qemali në njërin nga ballkonet e godinës 3 katëshe, pronë e Xhemil Bej Vlorës, pinjoll i familjes së njohur vlonjate.

5

Ardhja e Flamurit në Vlorë lidhet me patriotin Spiridon Ilo, një nga protagonistët e Shpalljes së Pavarësisë dhe delegat i grupit të patriotëve shqiptarë në Bukuresht. Prej vitesh, Ilo, me origjinë nga Korça, jetonte në kryeqytetin rumun, duke qenë një nga personazhet kryesorë që përpiqeshin për përhapjen e ndjenjave atdhetare. Sipas historianëve, Flamuri që ngriti Ismail Qemali në Vlorë, ishte i njëjti që zbukuronte fasadën e Hotel “Kontinental” në Bukuresht, ku, në 5 nëntor të vitit 1912, gjatë vizitës së tij në këtë qytet Ismail Qemali zhvilloi një takim me patriotët shqiptarë. Në këtë takim, që i parapriu udhëtimit të Ismail Qemalit drejt Vlorës, u deklarua për herë të parë ideja e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, si e vetmja alternativë që garantonte të ardhmen e vendit tonë, përballë interesave dhe synimeve shoviniste të fqinjëve. Prej këtej, Spiridon Ilo, që ishte pjesëtar në grupin e patriotëve që shoqëruan Ismail Qemalin drejt Vlorës, e mori flamurin me vete. Sipas historianit Bardhosh Gaçe, ai ishte kushëri i parë(djalë tezeje), i Marigo Posios dhe për këtë arsye, në natën mes 27 dhe 28 nëntorit, ai fjeti në banesën e bashkëshortëve Posio, në lagjen Muradie, ku patriotja qëndisi brenda një nate edhe thekët e Flamurit. Sipas disa historianëve, ky flamur ishte i stampuar dhe jo i qëndisur, me përjashtim të thekëve që përgatiti patriotja Marigo Posio. Nisur nga kjo, studiuesi Pirro Stefa thotë se historia dhe flamuri, që është fiksuar në kartolinën e edituar nga Spiridon Ilo, që në vitin 1920 u largua drejt Bostonit, bashkohen në një. Ndërkohë, është tashmë i njohur fakti që Flamuri, që u ngrit të 28 Nëntor të vitit 1912, ka një histori dhe një origjinë, e cila formatohet në katër variante. Secili prej tyre ka


20 vjetori i Revistës Kuq e Zi - 1993-2013 dëshmitarët e vet. Gjithsesi, vajza me origjinë nga Korça, Marigo Posio, është personazhi i përbashkët, që lidh me njeri tjetrin 3 nga katër variantet. Posio, mbiemri i vajzërisë Poçi, që kishte lindur në 2 shkurt të vitit 1892 në Korçë, u martua me tregtarin Jovan Posio, me të cilin u shpërngulën në vitin 1904 në qytetin e Vlorës. Bashkëshortët banonin në një banesë ku kishte jetuar gazetari francez Justin Godard, emrin e të cilit mban sot rruga karakteristike, që ndodhet shumë pranë Sheshit të Flamurit në Vlorë. Me këtë shtëpi lidhet edhe historia e Flamurit, që shënoi shpalljen e shtetit të pavarur shqiptar, në vitin 1912. Gjithsesi, Stefa thotë se përmes kartolinës së Spiridon Ilos, një nga katër setet e kartolinave me temë patriotike që ai editoi në vitet 19201930-të nga Bostoni, vjen një dokument origjinal dhe mjaft i rëndësishëm, që lidhet me flamurin që u ngrit në 28 Nëntor të vitit 1912 në Vlorë. Kjo dëshmohet edhe në pjesën e pasme të kartolinës (kartëpostales), ku përcaktohen qartë të drejtat e autorit, botuesit të saj, Spiridon T. Ilo. Në këtë përfundim, thotë Stefa, të çon edhe një element tjetër, që është vula e vendosur në këndin e kartolinës, në faqen ku shfaqet flamuri kuq e zi.

Të falem Shqipëri, dheu im e i të parëve!

SAMI REPISHTI Nga Amerika e largët, ku jetojnë sot afër nji gjysmë miljoni shqiptarë, mendja dhe zemra e jonë janë me të gjithë ju, dhjetë miljonë vëllazën dhe motra shqiptare që banoni në hapësinën shqiptare të Ballkanit ose të shpërndamë në të gjitha kontinentet; me ju gegë e toskë, kosovarë e çamë, me ju arbëreshë të Italisë, arvanitas të Greqisë dhe arnautë të Turqisë. Prej Tivarit deri në Prevezë, kushdo që bukën quen bukë dhe besën mban besë, ashtë

shqiptar dhe shqiptare, ashtë vëlla e motër gjuhe dhe gjaku të përbashkët, ashtë arbënor, ashtë arbënore. Për ju të gjithë arbënorë, urimet tona ma të përzemërta me rastin e festimit të Shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar në Vlorën historike më 28 Nandor 1912, nga babai i kombit, Ismail Qemal bej (Vlora) dhe shokët e tij. Shqipëria e juej dhe e jona ashtë sot nji shtet shekullor, jo krijesë e rastit, as edhe dhuratë e “Shën Adriatikut”. Sot, Shqipëria ashtë nji shtet i lirë për hir të tokës që mbrojti me gjak, të gjuhës që ruejti me kambëngulje, për hir të interesave dhe aspiratave të përbashkëta të fisit arbënor. Nji shekull ka kalue me invazione të hueja, lufta mbrojtje, grindje të brendshme, diktatura ekstreme, regjime autoritare; dhe sot kalohet nëpër rrugën e vështirë të “tranzicionit” nga diktatura e egër e proletariatit – çmenduria monstruoze e shekullit 20 – në demokracinë e brishtë, në nji periudhë historike që do të kujtohet për të kaluemen dështake që refuzon me vdekë dhe për të renë premtuese që nuk ka fuqi me lindë. Asnjiherë në të kaluemen tonë 25 herë shekullore, vendi i shqiptarit nuk ka qenë ma i lirë dhe ma i sigurt se sot. Shqiptarët gëzojnë nji Shqipëri të lirë, të pavarun, të etshme për demokratizim, dhe me shpresë bashkimi shpirtënor të të gjithë shqiptarëve. Shqipëria ashtë anëtare e NATO-s, garancia e pavarësisë dhe integritetit tokësor të vendit. Shqipëria po i afrohet Bashkimit Europian, garancia e nji zhvillimi ekonomik të studjuem dhe kultural të vendit në nji atmosferë që lejon dhe thith me etje të pashueme ajrin e pastër e frymëdhanës të ideve iluministe dhe humaniste të Europës së qytetnueme që duhet të përqafojmë. Në Kosove gëzojme sot lindjen e Republikës së Kosovës, e lirë, e pavarun, demokratike dhe me perspektiva europiane. Në Maqedoni kemi nji popullsi shtet-formuese e angazhueme në sigurimin e të drejtave që meritojnë. Në Kosovën Lindore (Lugina e Preshevës) dhe në Mal të Zi, vëllaznit e motrat shqiptare janë ngritë në nivelin e duhun për kërkim dhe afirmim të të drejtave të tyne. Por Shqipëria sot vajton fatin tragjik të Çamërisë së masakrueme, popullsinë e saj pa plang, pa shtëpi. Shqipëria për të parën herë që në periudhën e lavdishme të herojt tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, hynë plotësisht në histori si pjesë përbamëse e kontinentit dhe bashkohet në marshimin drejt lirisë së plotë të njeriut, të çdo njeriu, pa përjashtim. Europa nuk ashtë thjesht nji shprehje gjeografike, as edhe nji ishull begatie. Europa ashtë nji koncept lirie dhe humanizmi, vlera themeltare të qytetnimit, që shqiptarët duhet të përvetësojnë.

6

Për Shqipërinë kjo gjendje tranzicioni sot ashtë faza e ndërgjegjsimit dhe ringjalljes mbas kohës së humbun në errësinën 50vjeçare të pushtimeve të hueja e diktaturës hermetike komuniste. Ditët e vështira të frikësimeve, arrestimeve, ekzekutimeve, vrasjeve, vjedhjes së votave, gjyqeve të paligjëshme, eliminimit të opozitës politike, të shteteve njipartiake dhe qeverive kukëll në shërbim të qendrave jashtë-shqiptare ka kalue njiherë e përgjithmonë. Kanë perëndue kohët e nji sistemi politik, qëllimi i të cilit ka qenë me krijue “njeriun e ri”, që nuk ndien shtypjen dhe as nevojën e revoltimit kundër sistemit që e detyron me shërbye si kafshë pune. Kanë kalue ditët kur kultura, arti, letërsia dhe sportet ishin të detyruem me i dhanë “nji fëtyrë njerëzore” çnjerëzimit të plotë komunist. Sot kujtojmë eliminimin e intelektualëve, klerikëve të edukuem – sidomos ata të Kishës Katolike shqiptare – profesionistët e diplomuem në Perëndim, të rinjtë me perspektivë demokratike që u eliminuen padrejtësisht, brezninë që mbrojti traditat kombëtare dhe u zëvendësuen me elemente pa arsim e pa kujtesë historike. Sepse në kokët e tyne nuk kishte shumë “rrezikshmëri” që duhej “pastrue”, nuk kishte as dyshimin, as nevojën me kundërshtue, nuk kishte as shqetësimin për nënshtrim ndaj “Partisë” dhe doktrinës që premtonte nji jetë ma të mirë!Komunizmi si teori ka humbë aftësinë e tërheqjes magjike sepse u demaskue natyra e tij kriminale. Me kalimin e kohës dështoi plotësisht nën peshën e krimit dhe të nji sistemi ekonomik të paaftë me rikrijue burime të reja dhe rritjen e mirëqenies së popullsisë. Komunizmi dështoi për arsye të frikës së përgjithshme që krijoi nji atmosferë terrori, nji atmosferë që ushqeu filozofinë e heshtjes si mjet mbijetese dhe, si rrjedhim, nënshtrimin e plotë ndaj “Shtetit” monstër. Në Shqipëri ngjau diçka thellësisht shqetësuese: shpërbamja e plotë e traditës kombëtare dhe e demokracisë. Nji kuadro e këtillë nxjerr në shesh heroizmin e “kundërshtarit”, të njohun si luftëtar për liri gjatë Luftës së Dytë Boterore dhe si “i përndjekun” (ose disident politik) gjatë regjimit komunist. Në ditët e vështira këto dy kategori folën të vërtetën para “pushtetit”. Ata ndihmuen me pa nji fëtyrë njerëzore te çdo viktimë e regjimit të urrejtun. Historia e tyne inkurajoi ata që nuk patën guximin me u revolute. Ata u sakrifikuen për të gjithë ne! Ata janë herojt e kombit tonë! Mentaliteti komunist ka mbijetue regjimin që e krijoi. Ai jeton akoma, e asfikson përpjekjet tona me u çlirue. Akoma sot kemi mbeturinat e frikës së qytetarëve nga pushteti qeveritar që prodhon nji shoqëni me qëndrime infantile, që pret instruksione nga “qeveria” si nxanësi nga


20 vjetori i Revistës Kuq e Zi - 1993-2013 mësuesi në shkollat fillore, e që manipulohet me lehtësinë e kafshës së stërvitun të cirkusit. Nuk duhet të jetë kështu! Ky mentalitet i smurë dhe i trashëguem duhet përbuzë. Sot shqiptarët kanë nevojë me protestue dhe me tregue se nënçmimi i talentit dhe virtytit në shoqëninë tonë përban nji rrezik të vërtetë për të ardhmen tonë. * * * Me hymjen në shekullin e dytë të pavarësisë dhe në historinë europiane, na duhet të orientohemi nga qëllimi kryesor: respektimi i jetës së njeriut dhe jetës me dinjitet. Me gjuhën shqipe: qytetarë liridashës me nder, besë e burrëni, për çdo burrë dhe grue shqiptare, pa asnji dallim. Na duhet të shikojmë çdonjenin nga ne si nji “person” individ me liri dhe të drejta të plota. Na duhet të pyesim çdo qytetar, duhet të njohim “andrrën” e tij, dhe nga të gjitha këto të nxjerrim përfundimet tona. Duhet të grumbullohemi rreth nji klase të ndërgjegjshme që nuk pranon uniformitetin vdekjeprurës që përqafon diversitetin dhe që ngren frymën e solidaritetit shoqënor si dëshirë e përbashkët me ec përpara. Duhet nji grupim vullnetar mendimesh të ngjashme – jo uniforme – dhe nji udhëheqje që përfaqëson esencën e mendimit të përbashkët. Thomas Jefferson e quente këtë kombinim “the natural aristocracy: talent and virtue”. Shqipëria ka nevojë për mendje të ndrituna, zemra të pastërta dhe punë ndërtuese, të kryeme me djersë, sepse vetëm djersës i bie era ndershmëni. E lodhun nga dështimet e njimbasnjishme të klasës politike, Shqipëria ka nevojë për nji fitore të njeriut shqiptar, të qytetarit shqiptar, nji fitore që fshinë lotët e vuejtjes, shtypjes e mjerimit njiherë e përherë. Duhet të kemi nji ide qendrore në të cilën besojmë. Francezët kanë “Liberte, Egalite, Fraternite”. Amerikanët kanë “Liberty and Justice for all”. Gjermanët: “Liria ashtë themeli i shtetit gjerman”. LIRIA ashtë vue në piedestalin ma të naltë: të lirë nga frika, sidomos e autoritetit, dhe të lirë nga uria, sidomos papunësia dhe vorfënia. Liri për të gjithë, pa përjashtim. Sepse, “partizania” në vetvete ashtë përjashtim, ashtë nji shkelje flagrante e humanizmit universal. Duhet të ndërgjegjsohemi se vetëm solidarë mund të përmirësojmë jetën e popullit tonë, me mendje të qartë dhe punë të ndershme. Na duhet nji konventë në mes të shqiptarëve dhe Shqipërisë, nji “vizion” për Shqipërinë e të gjithë shqiptarët. Na duhet nji vizion i grupimit vullnetar dhe i nji udhëheqje të pranueme lirisht. Nji komb pa vizion ashtë i dënuem me u zhdukë. “Vizioni i shqiptarëve” për shekullin e dytë të Shtetit Shqiptar duhet të jetë integrimi europian, hymja e plotë e pa rezerva në historinë e kontinentit europian.

Europa ashtë shtëpia jonë! Nji përgjigje pozitive për këtë problem ekzistencial për të gjithë shqiptarët ashtë nji imperativ kategorik, korrektësia e të cilit do të përcaktojë fatin tonë, të paktën për nji shekull…. Ndoshta edhe ma gjatë. Sot, para shqiptarëve kudo që banojnë janë ditë premtuese; shqiptarët kanë përqafue rrugën e paqes, fqinjësisë së mirë, të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit me të gjitha vendet. E sigurt, sot Shqipëria nuk paraqet kërcënim, por nji premtim për nji Ballkan të qetë dhe nji Europë të lirë, të begatshme dhe të bashkueme! Vëllazën, motra shqiptarë: Gëzuar ardhmëninë e shekullit të dytë të Pavarësisë sonë gjithëkombëtare! *City University of New York. Ish-i burgosun politik (1946-1956)

revista kësaj here do të mbyllej prej regjimit komunist. Me nismën e Atë Zef Pllumit revista do të rimerrte jetë nëvitet 1993-1997. Gjithnjë falë vullnetit të këtij frati intelektual “Hylli i Dritës” do të niste të botohej në vitin 2006, kësaj here e drejtuar nga Ardian Ndreca.

Ardian Ndreca

Njiqind vjet pamvarësi

Qëndrimi I kësaj reviste ndër vite ka qenë kritik dhe i paanshëm ndaj politikës shqiptare. Po botojmë këtu editorialin e numrit të fundit, i cili i kushtohet 100 vjetorit të Pavarësisë Kanë kalue plot njiqind vjet qysh se Shqipnia u shpall në Vlorë e pamvarundhe nisi rrugëtimin e saj të vështirësi shtet në vedi. Janë njiqind vjet në përpjete, plot turbullina e vuejtje. E keqja na ka mbërthye si njimallkim që s’na hiqet qafet, tue shenjue çdohap të këtyne dekadave.

GJERGJ FISHTA Revista e mirënjohur “Hylli i Dritës” është themeluar në vitin 1913, në agun e Pavarësisë nga Atë Gjergj Fishta. Ajo do të bëhej ndër vite tribunë e kulturës shqiptare dhe njëkohësisht do të mbante gjallë frymën kombëtare. Që atëherë revista ka dalë me ndërprerje për afro 33 vite. Periudha e parë është 1913-1914, kur revista do të mbyllej prej autoriteteve ndërkombëtare që administronin aso kohe vendin tonë, për shkak të kritikave ndaj politikës së Fuqive të Mëdhandaj Shqipërisë. Periudha e dytë është1921-1924, kësaj here do të mbyllej për shkak të pjesëmarrjes së françeskanëve në lëvizjen fanoliste. Periudha e tretë është: 1930-1944,

7

Kemi përjetue tradhtinë e atyne që menjiherë mbas Pamvarsisë donin me e kthye rishtas vendin tonë në prehnin e Sulltanit, pabesinë e atyne që donin me e nda atë mesfqinjëve tanë, kemi pa nji revolucion borgjeztë pafuqishëm e ndoshta të parakohshëm për nji vend si ai i yni i vitit 1924, kemi provue nji regjim autoritar dhe shtetformues si ai I Ahmet Zogollit, kemi kalue pushtimin italian dhe atë gjerman. Jemi përgjakë prej nji lufte civile që solli në pushtet sherbtorët e komunistave jugosllavë e sovjetikë. Nata e gjatë e regjimit komunist i ka shkaktue kombit tonë dame të mëdha, tue shkatrrue frytet e punës së rilindasve e tue pre rranjët tona europiane. Komunizmi aziatik shqiptar ma shumë prishi se goditi, mohoi vlerat tradicionale, shkërmoqi natyrën


20 vjetori i Revistës Kuq e Zi - 1993-2013 njerzore tue ndërtoi nji njeri mbrapshtan që ende sot nuk e merr vedin.

Çka t’i kremtojmë këtij 100 vjetor? Secili mbrenda vedit, për aq sa ndihet shqiptar le të përkujtojë mija e mija bashkëkombas tanë pa emën që janë ba theror për Pamvarsinë e Shqipnisë, të përkujtojë Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin e gjithë ata që i vune themelet andrrës së madhe të “gjakut tonë të shprishun”, të përkujtojë të gjithë ata që me drejtësi, me ndershmëni dhe me forcë e mbrojtën Shqipninë në këto 100 vjet, ata që deshtën nji Shqipní të lirë e europiane.

Ndërsa tash po kalojmë nji të ashtuquejtun tranzicion të pafund, në krye të t’cilit janë ishkomunistat e djeshëm që tash ma se 20 vjet I kanë vra popullit tonë çdo shpresë për t’ardhmen. Në Shqipni sundon mafia. Institucionet e ashtuquejtuna demokratike: parlamenti, gjyqsori, qeveria, presidenca, nuk janë tjetër veçse fasada mbas të cilës mshehen ata që po shkatrrojnë ekonominë kombtare, po minojnë sovranitetin e po shpërbajnë vetë Shtetin shqiptar. Nuk asht kjo “Shqipnia e mosvarme” për të cilën kanë luftue të parët tanë, nuk janë këta njerëzit që duhet të na kishin çue në ketë përvjetor të madh! Shqiptarët kanë ulë krenat e janë dorzue. Në politikë si çmos kurrë nuk shihet asnji njeri i saktë që t’i japin nji shpresë të vërtetë këtij vendi. Jemi mes Shilës e Karibdit, anmiqtë i kemi mes nesh, e edhe kësaj here ata janë lëshue si ujq të unshëm me kapë secili nga nji copë, janë vrastarë e të pabesë, tradhtarë të kombit e burracakë. Edhe elementi katolik asht krejtsisht i hutuem e pa krye. Katolikët nuk kanë pasë asnjilloj përfaqsimit në këto dy dekada tranzicion. Ka pasë asish që kanë përdorë dhelpnisht përkatësinë e tyne fetare për me hypë në pushtet, por kurrkund nuk shihet në veprimin e tyne politik gjurma e idealeve dhe e moralit të krishtenë. Át Gjergj Fishta thonte dikur se shqiptari po nuk preku fundin nuk del prej vorbullës mbytëse. Kjo gja na e ngjallë disi shpresën, pse kemi prekë fundin e çdo gjaje të keqe që mund t’i vijnë nji kombit prej politikës në kushte lirijet.

Mbrenda vedit e mbajmë ende gjallë nji fije shpreset që nuk shkimet. Nuk do t’ua lëshojmë Shqipninë hienave të ligshta, prandaj kemi besim se me ndihmë të Zotit nesër do të mund të kremtojmë të tjerë 28 nandore jo vetëm tue u krenue me ata që e shpallën Pamvarsinë por edhe pa u turpnue me ata që do të jenë në krye të vendit.

NË PRAG TË 100VJETORIT TË DYTË Frank Shkreli Anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkan dhe gjithku jetojnë shqiptarët anë e mban botës, muajin që kaloi u festua denjësisht 100-vjetori i Pavarësisë Kombëtare, duke kujtuar me solemnitet dhe duke nderuar burrat dhe gratë të cilët kanë sakrifikuar jetën dhe kanë kontribuar me talentet e tyre për të siguruar këtë pavarësi dhe liri që gëzon dhe që festoi kombi shqiptar. Shekulli i parë ishte një shekull sakrificash dhe heroizmash, pushtimesh e diktaturë komuniste, me të gjitha të mirat e të këqiat, me gjithë sukseset dhe dështimet -- këtë vit që po merr fund -- u shënua dhe u celebrua me krenari, 100-vjetë i të qenët shqiptar. Shekulli i kaluar dhe luftërat heroike të shqiptarëve gjatë shekujve të më parëshëm, për të realizuar më në fund këtë pavarësi 100-vjeçare, ishin tepër domethënse për kombin. Imponimet e historisë dhe të rrethanave të kohërave kombin shqiptar e kanë bërë ai që është sot, i ndarë dhe i përçarë në pesë shtete, pothuaj si asnjë popull tjetër në botë, megjithëse me shekuj jeton në një hapësirë homogjene etnike. Por megjithë këtë histori të dhimbëshme, 100-vjetët e ardhëshëm janë ekskluzivisht në dorë të shqiptarëve për të krijuar dhe ndërtuar një të ardhëme ashtu siç e dëshirojnë vet shqiptarët, duke marrë përsipër përgjegjësitë dhe obligimet si indidvidë dhe si shoqëri, por mbi të gjitha si komb. Dhe si të tillë, duke pyetur vetveten, nëse gjëndja e sotëme në të cilën gjëndet kombi shqiptar është e pranueshme

8

dhe nëqoftse jo, çfarë duhet bërë? Duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje, secili ka rolin e vet për të luajtur por edhe përgjegjësitë, si anëtar i denjë i kombit të vet. Gjergj Kastrioti -- Skendërbe, Lidhja e Prizrenit, si dhe patriotët, në krye me Ismail Qemalin, të cilët 100-vjetë më parë shpallën Pavarësinë Kombëtare, kishin një vizion të qartë dhe të vendosur për të ardhmen e kombit shqiptar. Ata ishin burra të mençur, të flakët në patriotizëm dhe të përkushtuar, jo ndaj interesave personale, por ndaj parimeve të tyre kombëtare dhe dashurisë për Atdheun, që më në fund pas 500-vjetë pushtimi osman, bënë që ''Shqipëria me sot të bëhet më vete, e lirë e mosvarme''. Ndërsa po mbyllen festimet e 100-vjetorit të parë të Pavarësisë Kombëtare dhe ndërkohë që fillon shekulli i dytë i shqiptarëve, cili është vizioni për të ardhmen e kombit që e dëshiron brezi i sotëm i shqiptarëve -- ky brez i privilegjuar i cili udhëhoqi dhe me krenari mori pjesë në festimet e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë -- për ta bërë Shqipërinë dhe për ta radhitur kombin shqiptar me kombet e tjera evropiane, aty ku historia ia caktoi vendin? Them brez i privilegjuar sepse në çerek shekullin e kaluar ky brez ishte dëshmitar dhe në shumë raste edhe pjesëmarrës në sigurimin e lirisë dhe në rivendosjen dhe zgjërimin e të drejtave dhe lirive individuale dhe kombëtare për të gjithë shqiptarët. Shqiptarët kudo që janë, kurrë më parë nuk kanë gëzuar më shumë të drejta dhe liri se sot. Historia ka filluar të ndreqë gabimet dhe disfatat që ka pësuar kombi ynë gjatë shekujsh, ashtuqë ëndërra e rilindasve të shkojë në vend. Karl Sandburg, shkrimtari dhe poeti amerikan ka thënë se asgjë nuk ndodhë, nëqoftse më së pari nuk fillon si ëndërrë. Dhe sipas Eleanor Rusvelt e ardhmja është e atyre që besojnë në bukurinë e ëndërrave të veta. Ëndërra e rilindasve të kombit shqiptar është në realizim e sipër, por është tani në dorë të këtij brezi të shqiptarëve -- e sidomos të klasës politike në të gjitha trojet -- që liria që gëzojnë sot shqiptarët të forcohet, të konsolidohet dhe të përjetësohet, ashtuqë ëndërra e tyre të bëhet realitet dhe të shkojë në vend amaneti i rilindasve patriotë. Ku janë sot patriotët dhe heronjtë e kohës moderne? Fatbardhësisht, rrethanat historike sot janë të tilla, se për të qenë hero nuk është e nevojshme dhe as e detyrueshme që doemosdo duhet të japësh jetën për kauzën e lirisë ose të pavarësisë së kombit tend. Por ama, për të konsoliduar dhe për të gëzuar lirinë e sotëme për çdo shqiptar, ashtu siç dëshironin patriotët e Shpalljes së Pavarësisë, nevojitet ndihma e Zotit dhe bashkimi me mend e me zemër me njëri tjetrin -- pa dallim - për qëllime dhe ide të përbashkëta, ashtuqë të realizohet vizioni i para-ardhësve për një komb të lirë e të bashkuar. Sepse, për


20 vjetori i Revistës Kuq e Zi - 1993-2013 ndryshe, siç kemi mësuar gjatë historisë së kombit shqiptar, armiqtë e lirisë dhe të pavarësisë së shqiptarëve, në mungesë të këtij bashkimi ideshë e qëllimi nga vet elita shqiptare, do të vazhdojnë të përdorin si gjithëherë metoda të ndryshme në interes të tyre dhe në dëm të shqiptarëve, për të manipuluar dhe shtrëmbëruar historinë e kombit shqiptar. Nënshkruesit e Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare me ndihmën e Zotit dhe të bashkuar rreth një ideje dhe qëllimi të përbashkët, kërkuan jo vetëm lirinë dhe pavarësinë për popullin e vet por në të njëjtën kohë edhe rivendosjen e të drejtave të kombit të tyre që i ishin grabitur gjatë shekujve, pa pëlqimin dhe kundër vullnetit të tij. Ideja e tyre ishte liria personale, vet-qeverisja dhe bashkimi kombëtar. Megjithëse, ata fatkeqsisht nuk e gëzuan pavarësinë, idealet e tyre mbijetuan, por që ato të lulëzojnë, kërkohet angazhim dhe dedikim i plotë dhe serioz ndaj këtyre parimeve. Kështuqë ndërsa fillon 100vjetori i dytë i pavarësisë kombëtare të shqiptarëve, le të ndalemi dhe të falenderojmë të Madhin Zot dhe rilindasit largpamës për vizionin e tyre, për një komb dinamik të bashkuar në liri dhe pavarësi. Këtu në Amerikë thuhet se lufta për sigurimin e lirisë në të vërtetë nuk fitohet kurrë, dhe se ruajtja e lirisë është një proces që nuk mbaron asnjëherë. Mbrojtja e lirisë individuale dhe kombëtare është një obligim dhe përpjekje e vazhdueshme e çdo gjenerate. Në prag të 100-vjetorit të dytë mbetet aq shumë për t'u bërë. Me sigurimin e pavarësisë kombëtare, duhet tani të punohet për pavarësinë e individit dhe për të drejta të barabarta për të gjithë, por edhe për sigurimin e mundësive që çdo shqiptar e shqiptare të zhvillojë potencialin e tij ose të saj për të qenë të aftë të kontribojnë për veten dhe shoqërinë. Për të krijuar një shoqëri që nuk bazohet në frikë, as nga shteti as nga krimi, por një shoqëri e cila vepron si individ dhe si komunitet për të përmirësuar jetën e çdo njërit, ashtuqë secilit t'i jepet mundësia që të zhvillojë kapacitetet e veta mendore, intelektuale dhe fizike për mirëqenjen e vet, të shoqërisë në të cilën jeton dhe në interest të kombit. Le të jetë shekulli i dytë i Pavarësisë Kombëtare një shekull shprese, bashkimi, arsyeje, mirëkuptimi me njëri tjetrin dhe ndryshimesh pozitive, por të jetë gjithashtu edhe një shekull lirie dhe integriteti personal dhe kombëtar. Të jetë gjithashtu edhe një shekull kur udhëheqsit e sotëm shqiptarë të të gjitha trevave dhe të gjitha bindjeve politike -të mos kenë frikë nga e ardhmja -- por të punojnë me seriozitetin më të madh për një imazh të kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare, i cili rrjedhë nga bindja dhe krenaria e realizimit të ëndërrës së rilindasve të kombit shqiptar.

Gjosho Vasija

Fritz Radovani

Shko Meshàr Udha e mbarë se t‟erdhi ora me u kthye prap në Vatikan, ç‟po na dridhet zemra e dora tash që del prej vendit tand..

A “GABOI” IMZOT LUIGJ BUMÇI, NË VITIN 1920 !?..

Në 100 vjetorin e Pavarsisë…

Nuk ke faj Meshar‟i Gjonit jashtë të nxori historia, fjalët Tueja si ujë kronit nuk i donte osmanllia. E prandej mergimin ndoqe dole tej Adriatiku, me u rradhitë me shokë e shoqe n‟Vatikan ku s‟ish rreziku. Udha e mbarë “Fryt-madhi” Gegë, s‟ke ma leje, veç nji muej, e dij, malli ka me t‟djegë mor per tokë e mal e ujë, n‟pesqind vjet loti t‟asht pjekë tue ndej larg me vllazen Tuej. Por me shpresë se permbas sodit ktu lirija do t‟marrë shndet, kà m‟u zbutë kjo qenje e Zotit e me t‟mbajtë në gjij të vet,.. Udha e mbarë “Liber ngallnjyes”, ke marrë vlerë n‟gjithë boten mbarë, mos harro, kushdo të pyesë thuej Meshàr, un jam shqiptar.

Buzuku, themelues i letërsisë, poezisë dhe filosofisë shqiptare. I lanun pas dore nga idhtarët e diktaturës komuniste që shpikën, gjuhën „standarde” si kutijat stadarde të sardeleve, konservave dhe mallrave të tjera në seri. Ose ma mirë me thanë, “gjuhën surrogate”, siç ishte kafja prej çikoreje gjatë luftës dytë kur kafja s‟kishte nga të vinte. Libri i Buzukut ishte destinue me përfundue në koshin e plehrave. Por ç‟ndodhi, ? Koshi nuk e pranoi, “ gjejani vendin e nderit ” tha , “në kosh të hidhen mallrat standarde e surrogate ! 9

Imzot LUIGJ BUMÇI (1872 – 1945) Kisha me thanë se jo vetem “gaboi” Ai vetë, po bani me “gabue” edhe Papen… Edhe pse pjesa ma e madhe e Shqiptarëve, bashkë me Trojet e veta, kishte mbetë jashtë asaj copë tokë që në vitin 1912 i kishin vue emnin “Shqipni”, prapseprap nuk munguen të gjitha perpjekjet e Atdhetarëve tanë per me mujtë me i bashkue edhe ata Troje, që mund të bashkonin, e që fqinjët, padrejtësisht, kerkonin me i mbajtë me paturpësi nen sundimin e tyne barbar. Mbas vitit 1912 Shqipnia e Pavarun nga Turqia nuk mërrijti me u shkundë nga balta e mentalitetit të anadollakëve, që shikonin Atdhetarët tue vrapue në Vlonë me ngulë shtizen e Flamurit, se në pelhuren e kuqe të Tij ua vriste synin Shqipja Dykrenare e Gjergj Kastriotit...Një pjesë e mirë nuk vonoi me tregue ftyren e vet të vertetë pa kalue as viti nga 28 Nandori 1912, edhe pse dukeshin të gëzuem e të qeshun, ma shumë ishin të piklluem dhe të ngerdheshun nga ajo ngjarje e madhe historike. Zemra e tyne “e plasun” ishte e vetmja që dinte sa e dhimbëshme ishte ndamja nga osmanllinjtë ...Kur ata mujten me kuptue se nuk janë n‟ anderr, ashtu si i mbytuni kapet per shkumbë...ua mësyen komshijëve “dashamirës”, që asnjëherë nuk janë kursye


20 vjetori i Revistës Kuq e Zi - 1993-2013 me na shtue mundimet e coptimet kur ua dhanë rasa, kjoftë edhe me na qitë fare, gja që po e vazhdojnë dhe sot! E pse jo!? – Asnjëherë nuk i munguen as mjetet, as agjentët dhe as tradhëtarët tanë! Kur Dedë Gjo‟Luli i Hotit i mësoi Lidhjes së Prizrenit sesi fitohet Liria, e pa kalue viti u mblodhën në Gerçë me i thanë Europës se “nuk mjaftohemi me kaq!”, ishin malazezët që bash Atë Dedë kerkuen me e fshi me farë e me fis e që as nuk u kursyen me kerkue varjen në litar të At Mati Prennushit, që po i rrinte në krah Dedës, dhe nuk po i dhimbsej as jeta per me mbledhë Atdhetarët Shqiptarë në qelen e vet. Në fillim të muejt Qershor 1911, me datën 10 u nënshkrue Memorandumi i Gerçës, i cili njoftonte haptas Turgut Pashën, se: “Malësorët janë të vendosun për mos me ulë armët derisa, të pranohen nga qeveria turke të 12 pikat e këtij Memorandumi...” (Doc. Public Record Office Foreign Office, – P.R.O. F.O. 371. 1230. Fq. 450.) Të gjithë këta Burra që nenshkruene “Memorandumin e Gerçës”(1911), nuk besoj se i keni lexue ndonjëherë në libra “historie”...tue fillue nga i Madhi Dedë Gjo‟ Luli i Traboinit të Hotit, Sokol Baci i Grudës, Dedë Nika Bajraktar i Grudës, Gjeto Marku i Hotit, Dodë Preçi Bajraktar i Kastratit, Tomë Nika i Shkrelit, Col Dedi i Selcës Kelmendit, Lul Rrapuka i Vuklit të Kelmendit, Llesh Gjergji, Bajraktar i Nikçit, Mehmet Shpendi, i pari i Djelmnisë së Shalës, Martin Preka i Shkrelit, Prelë Marku, Bajraktari i Shalës, Avdi Kola Bajraktar i Gimaj, Nik Mëhilli i Shllakut, Pup Çuni Prekalor, Binak Lulashi i Toplanës, Bash Bajrami Bajraktar i Nikajve dhe Bec Delia. (Marrë nga Revista L.E.K.A. Shkoder, 1937) Kur Don Nikollë Kaçorri u nis per Vlonë, as Mirditen, as Durrësin Ai nuk i la jashtë kufinjëve, se aty ishte Preng Previzi me shokë, por mori me vete një Luigj Gurakuq mbas të cilit vrapoi Isa Boletini me 300 Trima me u gjetë ku ishin Burrat e Dheut e “mos t‟mi presin kush në besë!”. Iu sillnin rreth një tavolinës Ata Burra “tue mendue mos të na zemroheshin osmanllinjtë!..” derisa Luigji nxori patllaken e u tha: “Pa u ngritë sot Flamuri, asnjë nuk dalim të gjallë nga kjo shtëpi!” Flamuri u ngrit në Vlonën e Shqipnisë Mosmvarëme me 28 Nandor 1912. E edhe sot ka firma që nuk di kush me i lexue se nuk kishte as kater vjet që At Gjergj Fishta u kishte mësue Shqiptarëve me cilat shkronja duhet të shkojmë të Lirë drejtë Qytetnimit Europjan. ...Pak ma andej Drinit Prifti Don Ndre Mjeda i tregonte “atyne” që nuk po donin me dijtë se ka Shqipni: “Lirinë e keni ju, na hekra kemi...” Një tjeter Burrë germonte gropa me hy Ai vetë i gjallë në dhé, aqsa nuk i dukej as koka kur kerkonte “monedha Ilire e rrasa të dhênme me shkrojla të vjetra”, me ua mbushë mendjen dijetarëve të Athinës e të Romës se At Shtjefen Gjeçovi “po ua tregon edhe ju ku ishte dikur Shqipnia e Ilirëve të vjeter e pak ma andej Dardania e Tij!” Dikund nder shpella, një tjeter Atdhetar, e ndiente veten ma rahat tue fjetë me krye të mbështetun nder

gurë, se nder jastekë puplash e me faqe të zezë...Merrte e jepte me disa Freten cigare aty në Gjuhadolin e Shkodres e kur shtrihej me pushue në shtëpinë e tyne, Ai aty kishte shtratin e vet të drrasave, që nuk guxonte me fjetë tjeter kush perveç Bajram Beg Currit...Shkodres së rrethueme nga malazezët iu desht edhe një vit me vuejtë nga urija dhe vrasjet barbare të armëve që kerkonin dhunimin me gjak të Lirisë! E kur një qytet ngopej me çorbë kelkazash... mbas gardhiqeve nuk mungonin kusarët me armët e “faluna”, shkembye me “copa” Trojesh Shqiptare, per me sjellë një robni të ré në këte vend ku pa kalue viti 1912...nga kaçubat e ferrave shekullore mbinë farat e këqija të xhonturqëve me do Esad Pasha e Zogolla, Haxhi Llesha e Qamila, Enver Hoxha e Hoxhë Alia, Mehmet Sheha e një hu pleha... që per me vjedhë e me sundue tue vra e pré Shqiptarë ishin kenë të vetmit! Do të flas me dokumenta të tjerë e jo të shkrueme në organët fetare të Shkodres, për me tregue të vërtetën që pasqyrojnë ata në lidhje me qendrimin e premë antiturk dhe antisllav të Klerit Katolik të asaj kohë në të gjitha trevat Shqiptare, mbasi për fat sot, kjo dokumentohet me qendrimin e zotni Count de Salis, i cili i tregon zotni Edward Grey, Ministër i Jashtëm britanik, dhe shprehimisht shkruen: “Cetinë, 28 Janar 1913,... Malësorët kanë vendosë me ndërpre dhe mos me pasë ma punë me Malin e Zi” (Doc. 4391, fq. 184. P.R.O.F.O. 371, 1758.). Takimi i Imzot Bumçit në Podgoricë, kur Ai organizoi krenët e Malësisë nën drejtimin e Dedë Gjo‟Lulit me u takue me ministrin turk, mbetët ndër perlat e historisë së pashkrueme të Veriut, ku porsa ministri u thotë malësorëve se kam ardhë me urdhën të mbretit me ju pa, në çast i përgjegjet Deda: “S‟na ka pase marrë malli për ty!” E, Imz. Bumçi, shpjegon sesi ju desht me e përkthye se nuk kishte kah me ia mbajtë...Të gjitha këto veprime arrijnë me detyrue Austrinë me deklarue në Konferencë të Ambasadorve, me 7 Janar 1913 për çeshtjen e madhe të Shkodres, se: “...Banorët e këtij qyteti, si përsa i përket origjinës etnike, ashtu edhe nga pikëpamja e besimit, nuk kishin asnjë afersi me Malin e Zi.” ( P.R.O.F.O. 371. 1757 fq.222.) Në këte moment kritik, ashtu si edhe tjera herë asht edhe Miss Mary Edith Durham, që me përkushtimin e Saj ndaj Shqipnisë, do t‟i bajë të kjartë qarqeve angleze dhe ndërkombëtare se: “...egzistonte në qarqet katolike austriake vendosmëni për mos me lejue që Shkodra dhe hinterlandi i saj, të bahen respektivisht një qytet apo rajon malazez ose serb.” (po aty 371. 1758, fq. 447. Mr. Nevinson, Podgorica. 26. 02. 1913. M.E.Durham.). Në vitin 1919, me vendim të Qeverisë së Durrësit, Imzot Luigj Bumçi emnohet Kryetar i delegacionit Shqiptar në Konferencën e Paqës në Paris. Materiali i z.Valentina Duka, paraqitë në librin “Krishtërimi ndër Shqiptarë” në vitin 2000, më ndihmon me përcaktue me saktësi një nga ata momente kyqe të historisë ku Imzot

10

Bumçi, me aftësitë e një gjeniut, arrin me shpëtue nga kthetrat greke Korçën dhe Gjinokastrën, ndonse edhe për këte pseudohistorianët “heshtin”... Korça e Gjinokastra vazhdonin me kenë jashta vizave e disa blloqeve të çimentos të quejtuna “piramida” kufini... Shkruhen e shkarraviten libra nga “dr. prof. e akademikë” e edhe pse Imzot Luigj Bumçi ka vdekë në shtrat në vitin 1945...siç thonte At Pjeter Mëshkalla: “Ti nuk vdiqe po plase!”, edhe pse vdekja e shpetoi nga plumbi komunist, prapseprap edhe vepra e Tij “nuk duhen zanë me gojë” me që edhe Ky ishte Klerik Katolik Shqiptar, ndonse Kryqin e mbante nën pallto, por kur e nxorri mbi pallto më duket se edhe aty “gaboi”... Imz. Bumçi takohet me disa përfaqësues shtetësh tue fillue nga Shtetet e Bashkueme të Amerikës, Anglisë, Austro – Hungarisë, Rusisë, Italisë, Gjermanisë, Francës, Serbisë, Greqisë dhe sa e sa të tjerë, me të cilët komunikoi direkt pa përkthyes, mbasi zotnonte disa gjuhë të hueja, dhe arrin me i bindë ata, se çeshtja Shqiptare nuk asht një problem i thjeshtë vetëm i Ballkanit, por asht problem kryesor për ruejtjen e paqës në mbarë Europën. Imzot Bumçi porsa filloi detyrën e Kryetarit të Delegacionit Shqiptar në Paris, ishte i pari që protestoi tek Presidenti Willson për krimet që po kryenin serbët mbi popullsinë Shqiptare të Pejës, Gjakovës, Plavës, Gucisë dhe i dorëzoi Atij listën me emnat e viktimave në krahinën e Rugovës. Ai ishte i pari politikan Shqiptar që mendoi se trupat amerkane janë ata që mundën me shpejtue çlirimin e Tokave Shqiptare të Kosovës nga Serbia, prandej edhe i kërkoi Presidentit Willson hymjen e trupave amerikane në këte zonë. Imzot Bumçi ishte i pari strateg “profet”, që parashikoi pikërisht até që do të ngjante në Kosovë gati 80 vjet ma vonë, në vitin 1999. Imz. Bumçi, mbasi vëren një mungesë të madhe sinqeriteti nga delegati italian në Paris Ministër i Jashtëm i Italisë, me të cilin u takue me datën 26 tetor 1919 për marrveshjen “Titoni – Venizellos” mes Italisë dhe Greqisë, në dam të tokave Shqiptare, Imz. Bumçi u takue edhe me delegatin francez dhe amerikan, tue nxjerrë nga këta bisedime një aksiomë filozofike që mund të shpikej vetëm nga koka e Imz. Bumçit: Me datën 29 Dhetor 1919 Ai arrinë në Vatikan dhe në ditët e para të Janarit 1920, u takue me Papen Benedikti XV, të cilit i tha: “Tash pra Shejtni, të gjithë Misat e Dergatës Shqiptare që janë në Paris e që shumica asht myslimane, më kanë çue këtu përpara Shejtnisë s‟Uej e të gjithë për njëgoje Ju lutën që me fuqinë Tuej morale e me influencën e madhe që keni në Botën mbarë, të na jepni ndihmën Tuej të vlefshme si kur dini Ju vetë, që na të pështojmë dy provincat Shqiptare, Korça e Gjinokastra, të cilat janë në rrezik prej akordit Titoni – Venizellos.” (V. Duka. Po aty, Fq. 300) Papa i shpjegoi Imz. Bumçit se Vatikani nuk kishte marrdhanje të mira me Francën dhe Italinë, por do të takohej


20 vjetori i Revistës Kuq e Zi - 1993-2013 urgjentisht me ambasadorët anglez dhe amerikan në Vatikan, të cilëve Ai do t‟u kërkonte me qendrue në përkrahje të Popullit Shqiptar...dhe, e mbajti premtimin! Me 17 Dhetor 1920, me rastin e pranimit të Shqipnisë në Lidhje të Kombëve, ambasadori i Indisë, tha: “Kur në Botë zhvillohen ende lufta ndërfetare, në Shqipni myslimanët, katolikët e ortodoksët jetojnë në harmoni dhe asht fakt i shkelqyeshëm për një vend me shumicën dërmuese të popullsisë myslimane, me pasë këtu Përfaqësues një të krishtenë, madje dhe një Prift.” Ndërsa Luigj Gurakuqi jep formulën e bazës së bashpunimit ndërmjet elementave fetar të ndryshem, të cilët duhet të kenë si bazë Njësinë e Atdheut. Vetëm atëherë kur Shqiptarët ditën me ruejtë të pastër dhe të fortë cilësinë e tyne të parë, që i dallonte edhe në Ballkan: Tolerancën Fetare, vetëm atëherë, kishte Unitet Kombëtar! Jeta e përditëshme e Imzot Bumçit asht historia e përshkueme prej Tij në çdo çast

Kastriot Marku

Proza e autorëve françeskanë mes dy luftërave botërore Kemi zgjedhur këtë prerje kohore, sepse ky është segmenti kohor ku e gjen më së shumti të realizuar vetveten kjo krijimtari letrare si e tillë. Qoftë periudha e para dy luftërave, qoftë ajo e pas tyre, kërkojnë një tjetër qasje vështrimore diktuar kjo jo vetëm si zhanër, por edhe si tematikë dhe për më tej si strukturë letrare. Pikërisht mbas lufte, kur brenda kufijve zyrtarë shtetërorë të shtetit shqiptar, për shkaqe që tashmë dihen e që nuk është vendi as koha që të merren këtu në shqyrtim, letërsia dhe autorët françkanë u ekskomunikuan. Shkrimtari dhe kulturologu vijues i traditës së sivëllezërve të tij At Zef

që ka kalue në të gjitha fitorët dhe humbjet e Populli Shqiptar. Ai ishte një dijetar i madh i psikologjisë sonë, por edhe një depërtues i thellë në mbrendinë e shpirtit t‟anmiqëve të Kombit tonë. Ai njihte Mikun, por dinte edhe sesi me u ruejtë nga anmiku shekullor. Ja porosia e Tij: “Pikë së pari duhet pra të kemi bashkim të plotë, urtësi të madhe, durim e nderim për njenitjetrin. Duhet të shuejmë hidhënimet e mënitë që na ndajnë, të respektojmë mendimet e shtonë e të mos ftohim e të ashpërsojmë mardhanjet në mes të Shqiptarëve prej çdo krahinash e prej çdo Fenash që të jenë. Për të mirën e Atdheut, duhet sot që ma i madhi të bahet ma i vogël përpara të tjerve. Udha politike tjetër që duhet të mbajmë asht kjo: Të mundohemi të përfitojmë nga interesat e kundërshtarve të njenit e të tjetrit e të përpiqemi të fitojmë besimin e miqve e nderimin e anmiqve.” Pllumi do të shkruajë se “Kuvendi Françeskan u bà pothuej qendra mà aktive e nacionalizmit shqiptar”, ndaj ai bash për këtë dhe shumë arsye të tjera “…do të mbetet nji fenomen i papërsëritshëm në historinë e kulturës shqiptare”. Në një konferencë të mbajtur në Romë më 8 maj 1953, letërsinë shqipe të gjysmës së parë të shekullit XX, Ernest Koliqi e ndante në dy rryma: në atë të tradicionalistëve dhe atë të modernistëve. „Pjesa më e madhe e tradicionalistëve, nga të gjitha zonat e Shqipërisë, qe mbledhur rreth dy revistave shkodrane Hylli i Dritës dhe Leka., do të thoshte ai. Në këtë pikëvështrim shkolla letrare françeskane e Shkodrës konsiderohet tradicionale sepse u mbështet në arritjet më të mira të letërsisë së vjetër shqipe, përmes tematikës dhe motivimeve me konstrukte përmbajtësore e strukturore mbështetur mbi gegërishten letrare, në të cilën gërshetuan mendimin, psikologjinë popullore, filozofinë dhe simbolikën, idiomatikën e shprehjes, me përtëritjen dhe strukturimin e një teksti të ri letrar me elementë formalë gjuhësorë që orientohen drejt një qëndrimi estetik më të rafinuar. Mbas prozës së Pjetër Budit dhe Pjetër Bogdanit dhe asaj të vijuese e dy të parëve sikurse ishte proza e Engjël Radojës, që pati njëfarë roli ndërmjetës me prozën e mëvonshme, Dom Ndoc Nikaj, Zef Mark Harapi patën një rëndësi vendimtare në shkrimin e këtij zhanri letrar. Por objekt i vështrimit tonë në një këndshikim më të ngushtë është proza e autorëve françeskanë, At Gjergj Fishtës, At Vinçenc Prennushit, At Bernardin Palajt, At Marin Sirdanit, At Justin

11

(po aty, fq. 301.) ***Qendrimi që po mbahet ndaj Këtyne Atdhetarëve Shqiptarë prej gati 70 vjetësh dhe prap sot në prag të këtij 100 vjetori të Pavarsisë sonë kombëtare, nga të gjithë qeveritarët tanë, pseudoprofesorë e doktorë historianë, deri tek akademikët e Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipnisë, që me “heshtjen” apo perçmimin ndaj veprave të Tyne të mëdha per Liri, Pavarsi dhe Shqipni Europjane, vetem pse Këta ishin Shqiptarë Katolikë, besoj lexues të nderuem, se ua bajnë kjartë edhe Ju, se cila asht arsyeja që më shtynë me thanë se: “Gaboi, e gaboi randë” Imzot Luigj Bumçi, gabuen Don Nikollë Kaçorri, At Gjergj Fishta, At Mati Prennushi e Gjelosh Luli, dhe ma shumë se të gjithë Këta Burra, Luigj Gurakuqi, ndonse Ky e pagoi me jeten e vet, po edhe me themelin e Shtëpisë së Tij, ku gjithmonë rreth atij oxhaku mendoi e punoi per Shqipninë e Pavarun dhe të Perparueme Europjane, nen Flamurin e të Madhit Gjergj Kastriot Rrotës, At Shtjefën Gjeçovit dhe posaçërisht At Anton Harapit. Themi posaçërisht për At Anton Harapin mbasi përkundrejt faktografisë së vërtetueshme historike, në anën tjetër edhe përkundrejt deklarimeve autoriale, proza e tij mbart të gjithë elementët e mjaftueshëm të shkrimit të pastër letrar. Nëse do të na duhet të bëjmë një lloj dallimi, veçimi për efekt njohjeje më të përthelluar, mund të themi se proza shqipe në gjysmën e parë të shekullit të XX, edhe pse pa ndonjë përvojë të gjatë kultivimi shkrimor, qoftë si tregues sasior ashtu edhe cilësor, jo vetëm që u konstiutua me statusin e saj të plotë si një krijimtari me vendin e saj të meritueshëm, por dha me dinjitet cilësitë më të mira esttetike në të gjitha nivelet e komunikimit. Para së gjithash duhet të kemi parasysh së në kontekstin kohor prej nga ku nis dhe përfundon objekti i vështrimit të kësaj kumtese, kulti i tekstit poetik kishte një lloj dominimi shpesh edhe të privilegjuar, që në anën tjetër dukej sikur e shpërfillte prozën. E njëjta gjë do të mund të thuhej edhe për dramaturgjinë, por nëse këtë të fundit do ta shihnim në një raporort fizik sasior, bazuar në numrin e veprave origjinale dramatike të botuara, e kemi fjalën për dramën, veçanërisht në Shkodër kjo sikur e tejkalonte këtë shpërfillje, e kjo falë komunikimit të teksteve dramatike në skene nëpër teatrot e shumtë, shfaqjet e njëpasnjëshme nga shoqëritë kulturore, të cilat kishin një jetë mjaft të gjallë dhe aktive në këtë qytet. Proza nga ana e saj erdhi me ngadalë, dhe si për të përplotësuar prozaizmin e saj të ripërkufizuar prej vetë termit, mori terrenin e saj pa shumë turr. Pjesa më e madhe e prozës konsumohej në trajtën e saj si shkrim publicistik socio-politik, e cila përcillte problematikën e kohës. Pa asnjë dyshim në terrenin aktivitetit kulturor dhe letrar të françeskanëve, detyrën më me rëndësi e merr dhe e përcjell revista e mirënjohur e urdhërit Hylli i dritës. Fakti se kjo e përkohshme themelohej bash në prag të përvjetorit të parë të Pavarësisë së vendit, në një gjendje të rënduar gjeopolitke në Ballkan dhe Evropë, veçanërisht për të ardhmen e


20 vjetori i Revistës Kuq e Zi - 1993-2013

shtetit shqiptar të sapokrijuar, dhe e gjitha kjo në prag të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, përbën edhe një lloj orientimi të përqëndruar në përcjelljen e ndjeshmërisë sociale dhe kulturore nacionale. Në këtë prerje tërthore zëri kryesor është pa mëdyshje ai i drejtorit dhe themeluesit të së përkohshmes At Gjergj Fishtës. Karakteri i drejtpërdrejtë i polemikës, komunikimi i hapur me të gjithë forcën e arsyes dhe të argumentit, dhe mbi të gjitha shfrytëzimi i të gjitha mjeteve të shqipes në një mënyrë krejt origjinale, bëri që kjo lloj publicistike të konsiderohej agresive, gjë që u bë shkak që revistës Hylli i Dritës t‟i ndalohej botimi në vitin 1914 dhe në vitin 1924. Sikurse ka vënë re me të drejtë Ernest Koliqi, në vitet ‟30 në letërsinë shqipe vihet re dukshëm një lloj ndarjeje sa i takon shkrimtarëve. Duket qartazi se kemi dy grupime të mëdha të krijuesve. Grupi i parë ishte ai tradicionalist ndërsa ai i dyti ishte ai i modernistëve. Nëse në grupin e parë janë shkrimtarët që grupohen rreth dy revistave shkodrane Hylli i Dritës dhe Leka, organe përkatësisht të françeskanëve dhe jezuitëve, grupi i dytë grupohet fillimisht tek Illyria e më pas tek Shkëndija pas të cilave qëndron Ernest Koliqi. Dom Ndoc Nikaj jo vetëm krijoi bazën, themelet e prozës sonë të gjatë, pra romanit, por ai ishte njëkohësisht dhe romancieri më prodhimtar në letërsinë shqiptare para Luftës së Dytë Botërore. Romanet e tij Shkodra e rrethueme, (1913), Fejesa n‟djep a se Ulqini i marrun, (1913), Bukurusha, (1918) dhe Lulet në thes, (1920), ndërtuar sipas mënyrës strukturore të romaneve klasike hapën ravën në të cilën do të ecte më vonë Zef Harapi, sidomos me romanin Pushka e trathtarit, botuar më 1921, me të cilin ka mjaft pika takimi si në planin tematiko-motivor, ashtu edhe në planin kompozicional. Ndërkohë proza e Ernest Koliqit shënoi një hop cilësor në prozën shqipe, jo vetëm duke thyer në një farë mënyre kultin e dominimit të vargut, por duke e vendosur prozën shqipe në rrjedhat moderne të letërsisë europiane. Koliqi duke rrëmuar në aspekte të jetës shqiptare, përgjithësisht me subjekte nga temat urbane, do ta zhbironte psikologjinë e individit shqiptar përmes një analize të brendshme të tipit frojdist. Grupimi i parë ai i tradicionalistëve të Hyllit të Dritës, në rastin konkret françeskanët, ruajtën të njëjtën “hulli” letrare, të cilën e kishin konturuar në poezi, por që e përplotësojnë në dramaturgji dhe respektivisht edhe në prozë. Sipas Koliqit “Mendësia letrare e redaktorëve të Hyllit të Dritës shquhej për papajtueshmëri kategorike

Viti i Ri 2013 qoftë i mbarë për gjithë familjet shqiptare kudo gjëndën, jetojnë e punojnë. Gëzuar !

ndaj cdo lloj parimi që nuk i bindej karakterit autokton, prirjeve shpirtërore, të huaja për thelbin e vërtetë shqiptar dhe nevojës së tij elementare për konkretësi.” Parë në kontekstin e krijimtarisë së këtyre autorëve, sikurse e përmendëm më sipër autori më i veçantë shpërfaqet At Anton Harapi me dy romanet e tij, dhe si për çudi të pabotuara në gjallje të autorit si botime më vete integrale dhe po ashtu të paemërtuara si të tilla përsa i përket zhanrit. Ato janë Andrra e Pretashit. Kontribut për kulturën shqiptare. Urbinatit Antonio, Romë, 1959. IX-XLVI, 3-222f. (Vepër postueme), sipas botimit të vitit 1959 në Romë. Hylli i dritës, Tiranë, 1996. 222 f; Valë mbi valë, (vepër postume), Botue nën kujdesin e Atë Daniel Gjeçajt me bashkëpunim të Ana Lukës e Ardian Markut, Romë, 1995. 144 f. Në një lloj kuptimi këto vepra, bazuar në poetikën moderne të sugjeruar nga Umberto Ecco mund të shihen si vepra “të hapura”, që sugjerojnë një mori leximesh, një seri ekzekutimesh sipas shijeve të secilit prej nesh që ushtrojmë leximin mbi to. Pothuajse njëzëri nga të gjithë studiuesit që janë marrë me këtë autor, kryevepra e tij është cilësuar Andrra e Prètashit, e cila u botua së pari nën titullin: “Urti e burrni nder banorë të Cemit. Ndollje historike rreth vjetit 1918-19” në vijim në 17 numra në revistën Hylli i dritës në vitet 1933-1935, dhe më pas u botua si vepër postume nga françeskanët në mërgim vetëm në vitin 1959. Ajo ishte dërguar për botim në shtëpinë botuese “Vallecchi” në Firence me nismën e Institutit të Studimeve Shqiptare nën kujdesin e Ernest Koliqit, por për shkak të luftës nuk e pa dritën e botimit. Falë kujdesit të At Zef Valentinit, bocat u ruajtën dhe më pas iu kaluan Ernest Koliqit për tu realizuar përfundimisht nga sivëllai i Anton Harapit At Daniel Gjeçaj. Kjo vepër konsiderohet nga Plasari si kryevepër e Harapit, si vepër sui generis dhe autori i tij si i

12

pakundshok në letërsinë shqipe ndërsa për një tjetër studiues ajo “përfaqëson një nga krijimet më origjinale të prozës shqipe”. Që në fillim përballë studiuesve u shfaq çështja e klasifikimit se në cilin zhanër apo lloji letrare mund të vendosej kjo vepër, sepse ajo ishte një prozë në një gjendje të veçantë, leximi i së cilës të krijon përshtypjen se po lexon një ditar, kujtime autobiografike, kronikë historike, shënime etnografike apo etnopsikologjike, e që studiuesit Anton Nikë Berisha, Prend Buzhala, Bardhyl Matraxhiu, Bajram Olloni, Anton Gojçaj, me të drejtë e quajnë roman. Vepra e ndarë në 22 kapituj, e konsideruar më së shumti si vepër antropologjike, “nuk i dha dorë kritikës si dhe lexuesit të kuptojnë dhe trajtojnë unitetin organik të një vepre të vetme letrare”, sepse Harapi e kundron jetën shqiptare nga një këndvështrim sa filozofik, aq dhe historik, rrethuar plotësisht me një mjegullnajë letrare. “Andrra”, fillon me nji andërr dhe mbaron me një tjetër, duke u konceptuar mbi të si një lloj paralajmërimi i pritshëm, njëlloj ankthi. Vepra tjetër e Harapit Valë mbi valë, edhe kjo e konsideruar si roman nga Robert Elsie dhe Tringë Dukagjini, u botua edhe ajo e plotë vetëm në vitin 1995. Kjo vepër ka për subjekt një udhëtim me take (varkë) të autorit nga Pazari i Shkodrës, më pas përgjatë Liqenit të Shkodrës për në vendemërimin e tij si famullitar në fshatin Grudë, nën shoqërinë e dy peshkatarëve shirokas, Shanit e Gasprit. Ky udhëtim real, përgjatë bisedave dhe diskutimeve, përhumbet në refleksione befasuese filozofiko-jetësore, duke kërkuar kështu kuptimin e jetës. Në fakt bazuar në subjektin e veprave, përmes të cilëve mund të përvijojmë kohën e zhvillimit të ngjarjeve i bie që kronologjikisht valë mbi valë të jetë fillimi i “fabulës” së dy romaneve, ngaqë ngjarjet nisin me nisjen, lundrimin, kalimin e natës dhe mbërritjen, e që duke ndjekur kronologjinë e ngjarjes zgjasin nga ora 11 e paradites deri në mbrëmjen e vonë të ditës tjetër që i bie rreth një ditë e gjysëm, ndërkohë Andrra vjen më pas, por që zgjat disa muaj. Kështu nga dramatika e jetës së ashpër të malësorit tek Andrra e Prètashit, tek Valë mbi valë kalohet tek kuptimësimi i përthelluar i vetë qenies në jetë. Harapi na shfaqet si një prozator mjaft i rafinuar, me një gjuhë të rrjedhshme, plot elegancë e shije, veçanërisht në përshkrim. Për të Ernest Koliqi do të shprehej: “At Anton Harapi bàni me perparue në shqipe trajtat arsyetuese. I thellë në filozofi, psikolog depërtues, pa kurrnji prirje kah poezija e shprehja e lulzueme përgjithësisht, ai orvatej m‟e mprehë stilin e vet si mjet bindës e si vegel vezhgimi. N‟artikujt e shumtë botue në Hyllin e Dritës, nder prede qi mbante, nder mësime qi epte, shqipja hollohej për të shprehun shllime a idè të nalta e të thella. Natyrisht tue ruejtun njiherit pastrìn e vet. Fijeve mà t‟imta t‟arsyetimit Anton Harapi i a gjeti në gjuhë t‟onë skàjin shprehës. Letrarisht veprat kryesore të tija janë Andrra e Prètashit e Valë mbi valë. Në të dyja jeta shqiptare del e piksuesme me përpiknì dhe vezhgueme me sy


20 vjetori i Revistës Kuq e Zi - 1993-2013

zhbirues. Me shprehje të thjeshta, por të sigurta, të rëndomta jo fluturuese, të kuptueshme jo të lulzueshme, Anton Harapi të bàn me pà me sy dhe me prekë me dorë shka pershkruen edhe ta zbulon psihen e Shqiptarit me mà të madhen qartesi. Vrejtjet e tija burojnë nga shikimi realist qi ai hjedh mbi objektin. Nuk dalldiset kurr me mend. Nganjiherë tregohet i thekun në shpìrt. Mënyra e shkrimit e tij vjen tue shpalue me rend e kadalë, perçansuese, e shtrënguet për kah logjika, e pasun për kah mendimet, e shtruet dhe pa stërhollime për kah trajta me nji shqipe virgjin thjesht popullore.” Të dy veprat nisin si kallxime të ngjarjeve reale, por enden mirëfilli si vepra letrare, ngaqë elementi historik dhe ai i “trilluar” rropaten t‟i zënë vendin njëri-tjetrit. Duken se janë vepra dokumentare të tipit memoareske, në të cilat autori, narratori dhe protagonisti mëtojnë të jenë i njëjti person: Atë Anton Harapi, i cili rrëfen në vetën e parë. Statusi tekstual i tyre ka ndryshuar në kohë, mbasi personazhet dhe ngjarjet reale të nëntëdhjetë e ca viteve më parë, nuk shfaqin interes sot për lexuesin dhe interesi për to sot është thjesht letrar, leximor. Në lidhje me sa thamë më sipër përsa i përket këtij statusi po sjellim për citim disa fragmente prej Andrrës së Pretashit, duke nisur ngabotimi i saj i parë tek Hylli i Dritës. Duhet të theksojmë se një çështje tjetër e hapur është ajo sa i takon krahasimit të dy teksteve të botimit të veprës,atij të botuar fillimisht nëHyllin e Dritësnë vitet 1933-1935 dhe botimit integral pas vdekjes së autorit rreth 25 vjet më pas në vitin 1959, një punë filologjike dhe tekstuale që pret të kryhet, mbasi teksti paraqet ndryshime jo të vogla, të cilat do të përbënin një punim tejet interesant për teknikën e shkrimtarisë së këtij autori. Të ndjekim Harapin. “Kur, në vjetin 1918-19, kjeçë famullitar në Grudë, pa qëllim botimi, vetëm për kujtim t‟emin privat, paçë ba do shenjime ndolljesh e përshtypjesh të jetës t‟asajë kohë, n‟at krahinë. Nji mik i emi m‟u vu tepër t‟i botoj, e un mbas dishirit të tij, i mora në dorë, u mundova me i dhanë nji unitet, e po i i shtypi nja disa kso kujtimesh, jo për letërsi as për histori, por vetëm që të mbahen mend, se banorët e Cemit andej kufinit janë fjeshtë shqyptarë, e, të njajta me fise e bajrakë tjerë, kanë besën e burrnin, doket e mentalitetin”. “Që kur fillova fillova këto shenjime, paçë për qellim të tregoj jetën shqiptare, po ashtu të thjeshtë si zhvillohet e çfaqet ndër tana rrethanat në Hot e në Grudë. Për me e pru disí të plotsuem kvadrin e jetës s‟atyne Shqiptarëvet, m‟u desht me kallzue shum zakone e ndodhje, të cilat dán si të shmangen prej argumentit të parë qi âsht: andrra e Prêtashit e rropamet e atyne bajrakëvet për t‟i a mbushë menden botës, se janë njimend Shqiptarë e duen të jenë edhe ata pjesë e Shqipnìs. Lexuesi i ndershëm do të m‟i falë këto kapërcime, i sigurtë se nuk janë as proliksitet as të shmangun n‟argument, por plotsim i nji pjanit të bâm me qellim të caktuem”. “Kështu, para 20 vjetëvet u shkonte jeta në mjes të burravet të Malsís. Këta pak

rreshta të jesin dokument i përhershëm, për të tregue gjakun, shpirtin e doket fjeshtë shqiptare të banorëvet të Cemit, e të përhershme t‟u a trashigojnë breznivet tona fisniknín e madhnín shpirtnore të Shqiptarit, burrë në vështrim të fjalës. Andrra e Prêtashit kishte pasë kenë profecí, të cilën e prita edhe e pásh të vertetueme. Profeci Zo‟ kjoftë edhe andrra e Maxhit, të cilën, pastë kush mbas nesh e pá‟- të vertetueme!”. “Për t‟a plotsue kvadrin e jetës shqiptare, qi jam tue endë me këto shenjime, jo ndryshej, por njimend ashtu si vetë e pásh e e provova, po u marr lêje lexuesavet t‟u kallzoj vrasjen tragjike të njaj vajze së fejueme”. “Un mbas nji vjete kjeçë hjekë prej Grude, e kur në krye të disa vjetëve, më rá me shkue në Vukël, Frati disi gand, më kallxon, se po ishte n‟atë famullì nji farë Lene prej Grude; me interesë të madhe e pves, e vërtetoj se njimend po ishte Lenë Ujka.” Nëse ndiqen këto deklarime ambigue të autorit, secili veç e veç të shkëputura prej njëri-tjetrit, të krijohet përshtypja në fillim sikur janë të vërteta ato që thuhen, pastaj menjëherë pasi i ke hasur përgjatë leximit të gjitha njëpasnjëshëm, krijohet dyshim se a thua në të vërtetë ai (Harapi) aq sa pohon po aq edhe mohon deklarimet e veta?!. Ndonëse të përfshira brenda rrëfimit herë si tekst herë si fusnotë, herë si hyrje e herë si mbyllje ato edhe pse në dukje jashtë rrëfimit, janë pjesë e rrëfimit, dhe kjo lloj dredhie, ky lloj kurthi, kjo lloj tymnaje e krijuar nga Harapi sikur e bën edhe më tërheqëse tekstin e veprës për lexuesin e për më tepër statusin e saj. Po ashtu vendosja në tekstin e romanit të një dokumenti në dy gjuhë (shqip e frëngjisht), e memorandumit që malësorët ua drejtonin ministrave të Punëve të jashtme të Uashingtonit, Londrës, Parisit e Romës, dokumenti i cili ishte botuar në gazetën Posta e Shqypnis me 23 nëntor 1918 në numrin 89, na sjell një tjetër dëshmi me interes mirfilli faktografik historik dhe dokumentar. Në fakt letërsia me tekstet e saj nuk e ka detyrim përputhshmërinë me të vërtetën historike, dhe as që gjykohet për këtë dhe as paraqesin interes për të. Ky kontekst nuk është një detyrim që përkufizon letërsinë apo kufijtë e saj. Por nëse teksti letrar përban një lëndë informuese të tillë, është akti i leximit që e përmbush fuksionimin e tekstit letrar si të tillë. Marrëdhënia e narratorit me historinë. Në fillim të kapitullit XII, Harapi shkruan: “N‟atë pakë kohë qi ndeja famulliár në Grudë më rá m‟u përshkue, të thuejsh, nepër tana valët e shtigjet e jetës shqiptare; paçë rasë t‟a kundroj për s‟afërmi çfaqen typike të shpirtit t‟atyne banorëvet, mora pjesë të gjallë ndër gëzime e nder mjerime, me ta u këndova ndër kremte e dit hareje, e me ta dava vajin ndër gjamë e dit pikllimi; pásh urtín e tyne ndër pleqní, e u binda; u provova burrnín, sa herë u rash për besë e falje, i gjeçë trima të qitun e burra të ndershëm, të zotët me vrá edhe me falë; mâ se nji herë më rá me i prekë në bujarí, e pásh se kishin pse m‟u mbajtë fisnikë: për besë e fé, për bukë e për mik, për nderë të vetit e të bajrakut, s‟e bâjshin mallë vehten as gjallnimin

13

e vet. Madhnija shpirtnore e tyne, njimend mbulue me atë mënyrë jete gati sit ë vrazhdë e trashamane, por verté kapej nder ideale të nalta. Palci i jetës shqiptare m‟u çfaq me tanë përmbajtjen e vet, e sa me gëzim lumnova për cilsí të mira, aq pikllueshëm e me lot të zëmrës edhe dertova gabimet e të mbetat e Shqiptarit të maleve”. Rrëfimi i ngjarjes i vendosur në një kontekst të caktuar kohor, ku lexuesi duhet të kërkojë vijimin e ngjarjes/tekstit, e shtyjnë këtë fundit të kërkojë të vërtetën në marrëdhënien shkak-pasojë. Kur lexon tekstin e romanit dhe ndeshesh me këto sa thamë më sipër, menjëherë lexuesi kujtohet se tashmë personazhet sigurojnë integritetin e tyre real në kohë dhe hapësirë falë unit autorial, autorit të veprës. Kjo “lojë” mes reales/dëshmisë dhe fichtion gjen akord dhe dyshim njëherësh. Distanca mes narratorit/autorit, personazheve dhe lexuesit herë ngushtohet e herë zgjerohet në mënyrë sa të bukur aq edhe të dyshimtë, dhe kjo vjen kryesisht prej faktit se kjo vepër me paratekstin e saj (shpjegimet, shënimet në fusnotë) referimet kontekstuale autoriale, dokumentet etj), na paraqet një sui generis në letërsinë shqipe. Lidhur me sa sipërthamë na lejohet të sjellim një lloj vlerësimi përgjithësues mbi prozën e autorëve françeskanë. Stili i Fishtës është i tejet i fortë, therës, përmbytës, turrës që të merr përpara, ndërkohë Vinçenc Prennushi në prozën e tij të butë, karakteristikë e prozaizmit ekleziastik, lëmon ritmin e frazëz me një njomësi shprehjesh të punuara kujdesshëm. Pothuajse e një trajtë të tillë të ngjashme është edhe proza e Bernardin Palajt dhe Justin Rrotës, e cila rrëfen cilësisht saktësinë e vendosjes së strukturave gjuhësore tipike për gjermanishten ndikuar edhe nga stili i Carduccit sikurse ndodh me të parin, si dhe sintaksën mjeshtërore, karakteristikë e përgatitjes gjuhësore të të dytit. Shtjefë Gjeçovi e Marin Sirdani duken disi më të thatë në stil me një lloj ngurtësimi që vjen prej vetë subjekteve dhe argumenteve të trajtuara sa kuvendare e aq etnologjike e historike, ndërkohë proza e Donat Kurtit na rrëfen narratorin “popullor” që e merr për dore lexuesin me shkriftësinë e gjuhës deri në shqimin e kuptimit më të pashkatërrueshëm. Njësitë rrëfimore të teksteve në prozë në krijimtarinë e autorëve françeskanë dëshmojnë dukshëm praninë e materies folklorike orale. Bash mbi trajta e gjedhe semantike traditore gojore këta autorë kanë mbindërtuar në shkrimin e kultivuar sosjen e kufijve të këtij oralitetit prej nga ku nis intertekstualiteti. Kjo gjë mund të shihet mjaft qartë tek kryevepra e Harapit Andrra e Pretashit si dhe ajo Valë mbi valë e të njëjtit autor, kjo e dyta jo më poshtë për nga vlerat estetiko-letrare. Kalimi nga diskursi oral si kulturë komunikimi bazuar mjaftueshëm në një të folur simbolike gati-gati të koduar që ishte privilegj i pleqve të urtë si burim përvoje, prodhon efekte të tilla edhe në rrëfimin në prozë, qoftë si tematikë, qoftë si ndërtim gjuhësor. Leksiku, ndërtimet stilistike, shtresëzimet semantike, ingranazhi tekstor në nivel të domethënieve, njësitë rrëfimore si


20 vjetori i Revistës Kuq e Zi - 1993-2013

gjedhe ndërtimore mbivendosen mbi substratin gojor prej nga ku lind edhe efekti i leximit si kulturë receptive, çfarë kërkon një lloj rikualifikimi të domethënieve kuptimore tekstuale. Polifonia e pandjeshme fillestare e tekstit, nuk të vendos aspak në dilemë, por të merr pas vetes menjëherë, duke prodhuar një ndjeshmëris receptive sa provokative aq edhe lineare, të qartë e të njëtrajtshme e shpeshherë digresive përmes shkapërcimeve e rimarrjeve të cilat më pas me një lexim të shtuar (të përqendruar), krijojnë një ndërlidhje interseante qoftë si karakter stilor, qoftë si konceptim strukturor që shpërfaq shumësi interpretative me domethënie parciale në funksion të së tërës. Në përmbyllje të kësaj trajtese të shkurtër mund të konkludojmë se kësaj proze i rri për krye karakteristika esenciale e shkollës letrare françeskane, përdorimi i gjuhës së gjallë popullore, leksikut, frazeologjisë, lakonizmit dhe përdorimit ekonomik të gjuhës në nivel gati të paekujvalent, falë përdorimit të fjalëve të urta, sentencave idiomatike kuvendore, përkundur përgjatë përvojave jetësore e të ruajtuar me fanatizëm në kasafortën e kujtesës primitive me të gjithë kumtin dhe pajën psiko-sociale të lëmuar në kohë. Mbi këto përfundime mbështesim sugjerimin e kërkimit të shtuar mbi këtë temë e cila ofron edhe më tej qasje të interpretuese të përthelluara për të zbuluar ende vlera estetike që ka proza e autorëve françeskanë.

Prof. Ass. Dr. Thanas L. GJIKA

ATDHETARI MUSTAFA KRUJA DREJT VLERESIMIT OBJEKTIV Shënime për veprën dokumentare Mustafa Kruja në historinë shqiptare Doli nga shtypi vepra dokumentare Mustafa Kruja në Historinë Shqiptare, botim i shtëpisë OMSKA, përgatitur prej Eugjen Merlikës, nipit të atdhetarit. Kjo përmbledhje dokumentash historike është një dhuratë ndaj atdheut dhe sidomos ndaj shkencës shqiptare në këtë vit jubilar të 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Rilindasit tanë, të cilët ia kushtuan jetën luftës për ta bërë Shqipërinë shtet të pavarur prej zgjedhës osmane dhe sidomos firmëtarët e aktit të shpalljes së pavarësisë, gjatë këtij viti u nderuan e po nderohen në mënyra të ndryshme. Mustafa Merlika Kruja, është një nga këto figura, por i hedhur pa të drejtë prej regjimit komunist në koshin e tradhëtarëve, për shkak të pranimit të postit të kryeministrit në kohën

e pushtimit italian për 13 muaj në vitet 194142). Pa dashur të shohin ndryshimin midis bashkëpunimit të qeverisë së mëparshme, asaj të Shefqet bej Vërlacit, e cila ishte vërtet qeveri kapitullante kolaboracioniste, që bashkëpunoi me pushtuesin pa vënë asnjë kusht, regjimi komunist dhe historianët e tij e quajtën dhe e dënuan njësoj edhe qeverinë e Mustafa Krujës, pa marrë në konsideratë asnjë nga kushtet që kjo qeveri atdhetare i vuri pushtuesit italian, pa marrë parasysh rezultatet e saj pozitive për bashkimin e territoreve shqiptare, heqjen e sëpatave të liktorit nga flamuri kombëtar, përhapjen e arsimit shqip, ngritjen e ndjeshme ekonomike të vendit, etj, etj. Figura shumëdimensionale e Mustafa Merlika Krujës, si atdhetar, studiues, politikan, burrë shteti, etj, po merr vlerësimin e vërtetë shkencor këto vite përmes botimit të veprës së pabotuar të tij, në saje të punës së palodhur të z. Eugjen Merlika. Eugjeni u lind më 1944 dhe vuajti internimeve e burgjeve të diktaturës komuniste që fëmijë deri më 1992 për shkak të këtij gjyshi, të cilin nuk e pati parë kurrë. Nga njëra anë, dënimi me vdekje në mungesë që i dha regjimi komunist Mustafa Krujës që në ditët e para të ardhjes në pushtet, nga ana tjetër vlerësimet e larta që dëgjoi gjatë viteve të internimit dhe burgimit prej familjarëve dhe miqve të familjes për bëmat atdhetare të gjyshit, ndezën në mendjen dhe zemrën e Eugjenit një zjarrmi të madhe, e cila e nxiti të punonte me përkushtim mbas vitit 1992, mbas largimit nga atdheu, për të zbuluar të vërtetën rreth personalitetit historik të Mustafa Merlika Krujës. Populli shqiptar, që nga viti 1912-13 e deri sot, për shkak të krimit monstruoz që kreu diplomacia europiane nën presionin këmbëngulës të Rusisë Cariste, kur kjo diplomaci caktoi kufijtë e shtetit tonë duke lënë mëse gjysmën e tokave dhe të popullit jashtë kufirit të shtetit shqiptar, bën pjesë midis popujve të cilët, jo për faj të tyre, nuk e kanë kryer ende misionin e bashkimit kombëtar. Për këtë arsye madhore, pjesa dërmuese e atdhetarëve tanë në vitet 19131944 vijuan të qëndronin në pozita nacionaliste, por jo shoviniste, pozita në të cilat vijoi të qëndronte klasa politike sërbe, që na u shit si dashamirëse internacionaliste, për të realizuar asgjësimin edhe të Shqipërisë së 1913-ës. Historianët e politizuar, skllevër të mendimit partiak të PKSH / PPSH dhe të diktatorit Enver Hoxha, i kanë gjykuar dhe i gjykojnë personalitetet historike të së kaluarës sipas skemave partiake dhe jo duke pasur parasysh rrethanat konkrete historike dhe qëllimet e shtysat atdhetare e morale, që i kanë nxitur personalitetet historike të marrin këtë ose atë vendim, të kryejnë këtë ose atë veprim. Këta historianë nuk kanë dashur dhe nuk duan të vlerësojnë objektivisht rezultatet kombëtare të arritura prej këtyre vendimeve e veprimeve, por kanë gjykuar e gjykojnë sipas skemave të paracaktuara prej ideologjisë internacionaliste të partisë. Një qëndrim i tillë jo shkencor, disi mund të justifikohej në vitet e diktaturës, kur

14

mosnënshtrimi ndaj politikës dhe vendimeve të partisë shtet ishin vdekjeprurëse, por dhënia e të njëjtave gjykime e vlerësime të gabuara për dukuritë dhe personalitet historike edhe njëzet vjet mbas shkërmoqjes së diktaturës, përbën një krim të pafalshëm shkencor. Ndaj këtij krimi e kanë ngritur zërin dhjetra intelektualë të ndershëm, të përndjekur, bij e nipër të atdhetarëve të ndëshkuar padrejtësisht prej politikës së partisë shtet dhe shkencës marksiste. Pa pasur përgatitje të vecantë si historianë Eugjen Merlika, Mërgim Korca, Kastriot Dervishi, Pjetër Pepa, Uran Butka, Lek Pervizi, Agim Musta, Enver Lepenica, etj kanë sjellë një ndihmesë për t'u pasur zili lidhur me domosdoshmërinë e depolitizimit të shkencës historike shqiptare. Historianë me tituj dhe grada shkencore, që kanë punuar e punojnë në institute shkencore shtetërore, për shkak të politizimit të tyre, kanë dhënë e japin vlerësime jo objektive për shumë probleme e figura të së kaluarës sonë kombëtare. Këtë turp e dëshmon botimi i fundit i veprës Historia e Popullit Shqiptar, botuar prej Akademisë së Shkencave. Mërgim Korca, intelektual që vjen nga radhët e shkencave të sakta, lidhur me vlerësimin e figurave dhe ngjarjeve të së kaluarës dha më 2011 një përkufizim shumë të goditur. Lidhur me vlerësimin e cdo ngjarjeje dhe personaliteti historik, ky studjues thekson: koordinatat hapësinore dhe ato kohore, janë të lidhura mes tyre në vartësi të cvendosjes së vrojtuesit (hitorianit), së pari dhe në vazhdim, gjykimet e tij janë në vartësi të vetë pozicionimit as hapësinor e as kohor, por interesash të vetë vrojtuesit, së dyti. Mirëpo në faqet e shtypit të përditshëm, historianët vijuan vlerësimet e tyre sipas orjentimeve të mykura, kështu që Eugjen Merlika formuloi në parathënien e këtij vëllimi me dokumente historike një përkufizim të ri për të ndihmuar evoluimin e historianëve: Funksioni kryesor i historisë është ai mësimdhënës, duke na njohur jo vetëm thjesht me ngjarjet, por edhe me shpirtin e tyre, me frymën e brendshme lëvizëse, me gabimet, krimet e pasojat rënuese të tyre, ajo kthehet në një katedër, nga e cila duhet të burojnë mësimet për rrugën e përditshme të pupujve e të klasave të tyre drejtuese. Por që ta kryejë sa më mirë misionin e saj kjo shkencë shoqërore ka nevojë të domosdoshme për respektimin e thellë të së vërtetës... *** Vëllimi Mustafa Kruja në Historinë Shqiptare, përmban dokumente historike të ndara në tre periudha, paraprirë nga një hyrje studimore ku vihen në dukje me objektivitet vlerat atdhetare të Mustafa Merlikës prej analistit dhe studjuesit Eugjen Merlika. Grupi i parë përfshin materiale të viteve 19081914, marrë prej revistës LEKA 1942, botim jubilar me rastin e 30-vjetorit të shpalljes së


20 vjetori i Revistës Kuq e Zi - 1993-2013

pavarësisë. Këtu del qartë orjentimi atdhetar antiosman i djaloshit Mustafa Kruja, përkrahës i alfabetit latin të shqipes, kundërshtar i politikës xhonturke dhe personaliteteve të asaj politike. Duke u njohur si një atdhetar i tillë, ky djalosh u caktua prej parisë së qytetit si përfaqësues i Krujës në Kuvendin e Vlorës dhe firmëtar i aktit të shpalljes së pavarësisë. Po ashtu gjatë vitit 1914 ky atdhetar shfaqet si një veprues kundër forcave esadiste dhe Kryengritjes Fshatare të Shqipërisë së Mesme. Grupi i dytë i dokumenteve përfshin materiale të vitit 1919 (12 shkurt- 5 qershor), marrë nga libri artizanal Shqipëria përpara Konferencës së Paqes, përgatitur e përkthyer shqip prej vetë Mustafa Merlika Krujës mbasi la detyrën e sekretarit të delegacionit shqiptar të qeverisë së Durrsit në atë konferencë. Midis materialeve të këtij grupi një vend të vecantë i jepet në analizat e hyrjes studimore shkrimit Mendore për Shqipërinë e Sipërme, i cili është një memorandum dorëzuar Konferencës së Paqes më 15 prill 1919. Aty argumentohet përkatësia shqiptare e trojeve dhe e popullit që iu dhanë Sërbisë dhe Malit të Zi më 1913, mbështetur në të dhëna të botuara prej vizitorëve dhe personaliteteve europiane të botuara në shtypin europian. Kjo memorie shoqërohet dhe me dokumente e statistika osmane, bullgare, etj për praninë në shumicë të popullsisë shqiptare në ato krahina. Në këtë memorie theksohet karakteri antishqiptar i politikës osmane në shekuj, e cila gjithnjë punoi e luftoi për t'i shkombëtarizuar e jo për t'i forcuar shqiptarët si komb, si po thonë sot disa pseudohistorianë turq, si dhe disa shqiptarë filoturq. Me të drejtë është quajtur me shumë vlera dhe shkrimi Protestë kundër mandatës italiane, ku kundërshtohej njohja e Vlorës si pjesë e Italisë dhe protektorati italian mbi pjesën tjetër të Shqipërisë si po shpreheshin Fuqitë e Mëdha në Konferencë. Ky dokument dëshmon se delegacioni shqiptar i Qeverisë së Durrësit ka qenë në lartësinë e duhur lidhur me mbrojtjen e të drejtave kombëtare të popullit shqiptar në atë konferencë, se ky delegacion paska ecur në rrugën e drejtë të hapur prej Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që më 1878, gjë që deri sot nuk ka qenë e qartë, ose ka qenë njollosur pa të drejtë. Grupi i tretë i dokumenteve titullohet Përshpagimet Shqiptare, hartuar italisht prej një komisioni atdhetarësh shqiptarë më 3 maj 1941, përkthyer shqip prej përgatitësit të vëllimit, z. E. Merlika. Ky grup dokumentash është marrë nga Arkivi Qendror i Shtetit, dosja Mustafa Merlika viti 1941. Komisioni, që punoi nën drejtimin e Mustafa Merlikës, atëhere drejtor i Institutit të Studimeve Shqiptare, përbëhej prej Fejzi Alizotit, Dhimitër Beratit, Tahir Shtyllës dhe Xhemil Dinos. Ky komision pati marrë parasysh dhe mendimet e një vargu atdhetarësh të tjerë si Ernest Koliqi, Qazim Koculi, Jashar Erebara, Rexhep Mitrovica, Hasan Dosti, Ekrem Vlora, Ismet Kryeziu, Tafil Boletini, etj.

Ky material është një parashtrim i zgjeruar ku argumentohet nevoja e bashkimit të kombit shqiptar brenda kufijve të shtetit shqiptar që ishte shpallur qysh dy vjet më parë si pjesë e Perandorisë Italiane. Argumentimi shkencor që i bëhet problemit në plan historik, etnik, gjeografik, etnografik, ekonomik, statistikor, demografik dhe strategjik, bëri që në synimet kryesore, ky material t'ia arrinte qëllimit, me shtetin shqiptar u bashkuan pjesa më e madhe e trojeve dhe popullsisë shqiptare të mbetura jashtë kufijve të vitit 1913. Por si dihet qeveria komuniste shqiptare, mbas marrjes së pushtetit ia ktheu ato territore Jugosllavisë “mike”, madje bëri përpjekje edhe për bashkimin e Shqipërisë si republikë e shtatë e Federatës Jugosllave... Vlerat shkencore të vëllimit shtohen në faqet 219-239, ku Eugjen Merlika, si një studiues i mirëfilltë jep gjykimet e tij analitikr si konkluzione me titull Nacionalizmi, Shqipëria Etnike dhe Lëvizja NacionalClirimtare, ku sqarohen vlerat dhe dobësitë e këtyre nocioneve dhe nevoja e clirimit të studiusve prej formulimeve të vjetëruara e tepër të politizuara. Nxitur nga botimet e këtyre viteve me materiale të Mustafa Merlika Krujës dhe rezultatet e arritura në sesionin shkencor kushtuar jetës dhe veprës së këtij atdhetari, bashkia e Krujës i dha këtij biri të shquar të popullit shqiptar titullin QYTETAR NDERI. Ceremonia e dhënies së këtij titulli organizohet në Krujë më 24 Nëntor. Liria e sotme dha rezultatet e pritura: studiues autodidaktë, por të përkushtuar, hodhën poshtë vlerësimet skematike të studiuesve nëpunës dhe skllevër të mendësisë komuniste. Të luftosh sot për clirimin e shoqërisë shqiptare dhe të shkencës nga mendësia komuniste është ecje në rrugën e Rilindasve, të cilët luftuan për clirimin e popullit tonë nga mendësia osmanizuese turkoshake...

Frank Shkreli TRASHËGIMIA E GJERGJ KASTRIOTIT : SKËNDERBEU DEL EDHE NJËHERË E MBLIDHE KUVENDIN !

Të Mërkurën më 28 Nëntor i mbarë kombi shqiptar feston me krenari 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë të shpallur në Vlorë më 28 Nëntor 1912, kur Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi me atdhetarë të tjerë ngritën Flamurin e Gjergj Kastriotit – Skenderbe --

15

Fatosit të Kombit -- duke bërë kështu realitet ëndrrën e të parëvet, megjitëse fati i zi dhe armiqtë e kombit bënë që liria dhe pavarësia e shpallur në Vlorë të mos përfshinte të gjithë kombin. Është pra, Flamuri i Gjergj Kastriotit, Flamuri i lirisë, i nderit, i burrënisë, dhe i besës, i asaj Besëlidhjeje që shënon historia në Lezhën e Gjergj Kastriotit dhe në Lidhjen e Prizrenit. Me rastin e 500-vjetorit të Gjergj Kastriotit në Romë me 25 Prill 1968, duke u folur shqiptarëve që ishin mbledhur atje për të festuar këtë përvjetor në Vatikan, por drejtuar gjithashtu edhe shqiptarëve anë e mbanë trojeve të tyre, Papa Pali i VI tha: ''Ne ju shohim me kënaqësi, pse e dimë se shpirti me të cilin ju e kujtoni këtë ditë është ai i Gjithëmonshmi i fisit tuaj, i cili gjithëherë mbi çdo interes ka venë vlerat e trashëguara të besës, të nderit, e të burrënisë. Fatosi Skënderbeu ka qenë personifikimi i gjallë i këtyre cilësive. Ai ua ka lënë trashëgim, bashkë me miqësinë e miqëve të vjetër të Atdheut tuaj, ndër të cilët këjo Seli Apostolike gëzohet se bën pjesë, pasi e konsideron veten ndër ata që kurr s'i dolën fjale. Këto virtyte Gjergj Kastrioti ua ka lënë në rojë e trashëgim të shënjtë në Atdhe dhe në mërgim'', përfundoi Papa Pali i VI. Gjergj Kastrioti ishte i madh sepse për një çerek shekulli udhëhoqi luftën duke korrur fitore pas fitoreje kundër osmanlijve turq, fuqisë më të madhe ushtarake që njihte atëherë bota. Me të drejtë, armët e Skendërbeut po ekspozohen në Tiranë me rastin e 100-vjetorit, për t‟u kujtuar vizitorëve aktet heroike dhe luftën e tij për liri e pavarësi të fisit ilir. Por ai ishte dhe mbetet më i madh për nga aftësitë e tij udhëheqëse si dhe për nga karakteri dhe morali i tij, cilësi këto që i njiheshin nga më të mëdhejtë e asaj kohe. Kur botës shqiptare i mungojnë herojtë e vërtetë, Skenderbeu është heroi i të gjitha stinëve dhe i të gjitha kohërave. Kombi shqiptar në këtë 100-vjetor ka nevojë për heroj kombëtar si Gjergj Kastrioti, por në mungesë të tij, atëherë ajo që mund të bëhet është, që kombi në përgjithësi, duke përfshirë klasën politike në veçanti, por dhe çdo shqiptar kudo qoftë, secili sipas mundësisë, përgjegjësisë dhe vendit që zë në shoqëri -- të gjithë si pasardhës të Illyrisë së vjetër -- të betohen në këtë 100vjetor se mbi të gjitha do të punojnë për një Arbëri të lirë, për një bashkim etnik dhe për një angazhim historik për të zgjuar njëherë e mirë cilësitë dhe virtytet e lashta mijëvjeçare të racës ilire. Ky përvjetor është gjithashtu një rast për të forcuar konceptin e idesë të interesave kombëtare – dhe jo atyre personale -- duke marrë si shembull trashëgiminë e Gjergj Kastriotit –Skenderbe, i cili si asnjë udhëheqës tjetër në historinë e kombit shqiptar, mundi të bashkonte të gjithë princat e asaj kohe nën një udhëheqje të vetme, duke forcuar kështu unitetin kombëtar moral e shpirtëror, por edhe atë gjeografik, duke i bërë ashtu të gjithë krenarë dhe të denjë të jenë


20 vjetori i Revistës Kuq e Zi - 1993-2013

pjesë e një trungu të përbashkët. Ai adhurohej nga shqiptarët e çdo krahine, të çdo klase shoqërore dhe çdo besimi. Skendërbeu i mblodhi të gjithë nën hijen e Flamurit Kombëtar. Ishte këjo fuqi morale dhe kombëtare që i dha Gjergj Kastriotit dhe shqiptarëve të tij pothuaj fuqi mbi-natyrore për të përballuar dhe për të fituar kundër fuqisë më të madhe ushtarake të kohës së tij. Ngritja e Flamurit në Vlorë 100-vjetë më parë dhe energjia ringjallëse që po tregohet anë e mbanë trojeve shqiptare në festimet e këtij 100 vjetori sot, më bindin se gjaku shqiptar ka ende fuqi përtritëse në shpirtin e vet dhe se edhe i Madhi Zot nuk e ka harruar kombin shqiptar. Lufta dhe fitoret e Skënderbeut kundër osmanlijve kan lënë, ndër shqiptarë, një trashëgimi lirie dhe shprese për një Shqipëri të pavarur dhe të bashkuar, ashtu siç do ta dëshironte vet Gjergj Kastrioti. Në krahasim me sfidat me të cilat përballej kombi në kohën e Skenderbeut, a janë më të mëdha sfidat dhe problemet me të cilat përballet sot kombi shqiptar? Shpresoj që këjo brezni e 100-vjetorit të pavarësisë kombëtare të mos jetë një brezni e nemur, e papërcaktuar për qëllimet dhe interesat madhore të kombit shqiptar, por të jetë një brezni burim shpresash për liri dhe bashkim kombëtar, bazuar në trashëgiminë morale, shpirtërore dhe kombëtare të Gjergj Kastriotit -- Skendërbe. Gjithmonë sipas Skënderbeu, ''Pra, ngrehni Flamurin përpara dhe tregohuni burra si gjithënjë. Perëndia, si gjithnjë edhe pasketaj do të na ndihmojë dhe do të na nxjerrë faqebardhë.'' Në këtë 100vjetor të pavarësisë kombëtare, të falemi dhe të falenderojmë për trashëgiminë morale, shpirtërore dhe kombëtare përfshirë edhe karakteristikat më të çmueshme të trungut tonë arbëror: nder, besë e burrëni -- Ty Gjergj Kastrioti –Skënderbe, Princ i Matit, Mbret i Shqipërisë, Tmerri i Osmanlijve, Mbret i Epirit.

Si u Masakruan 500 shqiptare nga ushtria turke ne Manastir. Masakra e Manastirit (1830)

Skënderbeu në bëtejë.

Duke përfituar nga largimi i ushtrive turke në frontin rus në Shqipëri oxhaqet e feudale dhe derebejtë me repartet e tyre si dhe bandat e hajdutëve kishin gjetur fushë të lirë veprimi. Anarkia në të cilën qe zhytur Shqipëria arriti kulmin në vitet 1828-1829. Repartet e pakta të garnizoneve turke qenë mbyllur brënda kalave dhe mezi i bënin ballë sulmeve që kryenin kundër tyre bandat armatosura të feudaleve shqiptarë. Funksionarët turq nuk guxonin të vilnin në Shqipëri asnjë taksë.Më 1829, me mbarimin e luftës ruso-turke, mori fund dhe çështja greke me njohjen e pavarësisë së Greqisë. Porta e Lartë tani ia kushtoi vëmendjen rivendosjes së autoritetit të saj në Shqipëri. Për këtë qëllim, në korrik të vitit 1830, nisi Mehmet Reshit Pashën në krye të një ushtrie të madhe dhe moderne.Sadriazemi turk kishte një plan të caktuar veprimi. Ai mendonte të çfaroste me dinakëri feudalët e mëdhej dhe derebejtë e pabindur shqiptarë që ishin pengesa kryesore e centralizimlt të pushtetit otoman, dhe pastaj të fillonte ekspeditën për të ndjekur e çfarosur kryengritësit dhe kundështarët që do të shpëtonin nga kurthi i tij dinak, duke vendosur njëkohësisht administratën shtetërore turke.Pasi arriti në Manastir, ai ftoi, në gusht të vitit 1830 të paraqiteshin këtu të gjithë feudalët dhe derebejtë e Toskërisë, kundërshtarë e të dyshimtë, për të marrë gjoja shpërblimet e prapambetura, dekretet e faljes dhe të drejtat që u takonin. Midis të ftuarve, rreth një mijë veta, qenë edhe Zylyftar Poda, Tafil Buzi Çelo Picari, Zejnel Gjoleka, të cilët, bashkë me disa derebej dhe bejlerë të tjerë, dyshuan ose u informuan për kurthin që ishte kurdisur dhe nuk u paraqitën. Feudalët besnikë të Turqisë nuk u ftuan ose u lajmëruan nga vetë sadriazemi të mos paraqiteshin.

Kuvendi i Lezhës

Mehmet Reshit Pasha kishte organizuar për të ftuarit në Manastir një pritje madhështore. Për nder të tyre u zhvillua më 26 gusht 1830, një paradë ushtarake për t‟u treguar atyre ushtrinë e re turke të organizuar sipas sistemit evropian. Por ndërsa parakalonin përpara mysafirëve, ushtarët përnjëherësh, sipas udhëzimeve, u ndalën, u kthyen nga tribunat dhe filluan të qëllonin në befasi mbi feudalët

16

dhe derebejtë shqiptarë. Brenda pak minutave u çfarosën kështu me tradhëti më tepër se 500 feudalë e derebej, kokat e të cilëve u dërguan në Stamboll. Në të njëjtën kohë organizoi dhe Emin Pasha, biri i Mehmet Reshit Pashës, në Janinë një kurth të tillë. Por këtu u çfaros vetëm një numër i vogël feudalësh e derebejsh. Me gjithë organizimin e mirë të planit të sadriazemit mjaft feudalë dhe derebej mundën t‟i shpëtonin masakrës. Mehmet Reshit Pasha me këtë masakër mori emrin “shqiptarvrasësi”. Ngjarja e Manastirit shkaktoi një pështjellim të madh në Shqipëri. Paniku që u përhap nga shpërthimi i papritur i terrorit ua dha turqve inisiativën për të sulmuar. Feudalët dhe derebejtë shqiptarë që shpëtuan nuk i dorëzuan armët por u detyruan të luftonin për të mbrojtur vehten. Ndjekjet e turqve qenë të shpejta dhe raprezaljet e tyre të pamëshirshme. Gjatë këtyre operacioneve, mjaft feudalë dhe derebej bënë një qëndresë të ashpër. Më në fund shumë prej atyre që shpëtuan u detyruan të fshiheshin nëpër male ose të aratiseshin në Greqi, në Shtatë ishujt e gjetkë. Ushtritë turke e përshkuan anë e mbanë Shqipërinë jugore e qëndrore, duke djegur e rrënuar kudo kalatë dhe sarajet e feudalëve të pabindur e të dyshimtë. Me këto operacione Porta e Lartë nuk kishte për qëllim të luftonte kundër klasës feudale në tërësi. Ajo synonte të çfaroste vetëm bejlerët dhe derebejtë e pabindur shqiptarë, të cilët nuk pranonin t‟i nënshtroheshin disiplinës shtetërore. Qëllimi i qeveritarëve otomanë ishte t‟i zevëndësonte sundimtarët vëndas separatistë me funksionarë të bindur turq, për të zbatuar me anën e tyre programin e reformave në interes të Perandorisë Otomane dhe të klasës feudale turke. Me gjithë suksesin që korri me fushatën e vitit 1830, Porta e Lartë kishte akoma përballë saj feudalin më të fuqishëm të Shqipërise, Mustafa Pashë Bushatlliun.


20 vjetori i Revistës Kuq e Zi - 1993-2013

Dokumenti i aprovimit të alfabetit të gjuhës shqipe në Kongresin e Manastirit

Prenk Pervizi: Gjenerali i

17


20 vjetori i Revistës Kuq e Zi - 1993-2013

TE RISHKRUHET DREJT HISTORIA DHE TE MOS ANASHKALOHEN ATA QE E BENE HISTORINE SHQIPTARE ME VEPRA

Gjenerali i Guximshëm i Mbretërisë shqiptare. Nga Peter Tase Ditët e para të Prillit e gjetën Prenk Pervizin jashtë Tiranës.Në mëngjesin e 7 Prillit, 1939, Gjen. Pervizi ishte në Korçë dhe u informua nga radiot greke për fillimin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia Fashiste. I ndodhur pa armatime dhe trupa këmbësorie të mjaftueshme, vendos të organizojë luftën popullore me ato armë të vjetra që dispononte vetë populli, por njëkohësisht i kërkoj vazhdimisht armatime edhe palës greke. Ndihma ushtarake greke ishte shumë e mundëshme por mungesa e vendosmërisë së mbretit Zog për të luftuar kundër fashistëve bëri që kjo inisiativë të mos instrumentalizohej. Preng Pervizi merr urdhër për tëpërcjell Mbretin Zog drejt Greqisë dhe plani i ofensivës anti-fashiste u harrua për momentin. Para se të dilte në Greqi, Prenk Pervizi serisht i bëri thirrje mbretit për të lëshuar kushtrimin dhe për të filluar luftën popullore në mal, por Ahmet Zogu nuk pranon këtë propozim, me qellimin e vetëm për të mos shkaktuar më tepër dëme në popull dhe në atë infrastrukturë të brishtë që Shqipëria kishte ndërtuar me ndihmën e kredive të ndryshme të lëshuara nga qeveria Italiane që prej vitit 1925. Pasi e shoqëron mbretin drejt Greqisë, Prenk Pervizi kthehet në Tiranë, i njihen arritjet e shquara si strateg i ushtrisë Shqiptare dhe i jepet mundësia të mbaj një fjalim prekës përpara gjithë atyre forcave të cilat e kishin shoqëruar mbretin dhe ishin kthyer serisht në Shqipëri. Mbretërisë Shqiptare i kishte ardhur fundi pas më shumë se 14 vjetësh nën sundimin gjysmë feudal të Ahmet Zogut. Si rrjedhoj e këtyre detajeve historiografike, shumë studjues të huaj dhe vendas theksojnë se Prenk Pervizi e ndoqi nga fillimi deri në fund jetën e karrierën politike të Ahmet Zogut.

Guzzoni, të cilët deklaruan se nuk do të cënonin ushtrinë shqiptare. Pervizi i sugjeron komandës italiane se ushtria shqiptare në këtë rast do të qëndronte e pavarur dhe pasive, nuk mund të merrte pjesë në veprime kundër popullit të saj, krah ushtrisë italiane. Italianët pranojnë ato kushte të një ushtrie shqiptare formale dhe Gjen. Pervizi qëndron për pak kohënë dispozicion pa komandë të veçantë. Si kundervënie apo karshillëk ndaj ushtrisë shqiptare,Italianët krijojnë milicinë fashiste me mercenarë që vareshin ngaMinistria e Fashizmit. Të gjithë oficerët shqiptar nuk pranuan të inkuadrohen në forcat e milicisë fashiste. Oficerët e milicisë ishin pa shkollim përkatës dhe agjentë të huaj të regjur në shërbimet mbështetëse të regjimit fashist. Në vitet 1940 – 1941, gjatë luftës Italo – Greke. Disa batalione shqiptare u përfshinë në divizionet italiane, Julia dhe Venecia. Prenk Pervizi u caktua në zonën e Korçës – Ersekës dhe Bilishtit. Në regjimentin e tij ishte përfshirë batalioni “Tomorri” me komandant major Spiro Moisiun. Në këtë kohë lindën kundërshtime dhe ndodhën incidente me palën italiane. Në momentin kur një njësi shqiptare u dëmtua rëndë, Prenk Pervizi, pati guximin e jashtëzakonshëm të kalonte frontin e luftës me makinë dhe shkoj për te takuar shqiptarët që ishin rrethuar nga forcat greke. Për fat nuk i ndodhi gjë.Mblodhi komandën shqiptare dhe u dha urdhër që të mos

Fiqri Dine Prenk Pervizi Kater komandantët qe ndertuan Shqiperinë te cilëve nuk u eshte shkruar akoma historia,

Në Qërshor vitit 1939, Gjen. Pervizin e ftuan për bisedime Gjeneralët italianë, Pariani dhe

18

zbatonin asnjë vendim të komandës italiane, pa marrë miratimin e tij. Planifikoi me Major Spiro Moisiun dhe drejtues të tjerë ushtarak për të braktisur frontin sapo të shpërthente kundërsulmi i ushtrisë greke. Ndryshe nga

Muharrem Bajraktari Hysni Dema me gjithe se trubetohet se do të rishkruehet Po prej kujt ? Prej atyre qe e sakatuan ?


20 vjetori i Revistës Kuq e Zi - 1993-2013

paraqitja e historisë në kohën e regjimit komunist, kundërshtimi ndaj lidershipit ushtarak të italianëve u organizua dhe u udhëhoq nga Prenk Pervizi, që komandonte forcat shqiptare në atë sektor, në marrëveshje mekomandantët shqiptarë e kryesisht me major Moisiun, të cilëve u dha urdhër, që të linin frontin e të tërhiqëshin në pozione të sigurta, pa u vrarë asnjë, me përjashtim të një ushtari të plagosur lehtë. Ushtria italiane pësoinjë disfatë katastrofike, sa që gjen. Badolio do të justifikohej para Musolinit, duke thënë se disfata ishte shkaktuar nga “tradhëtia” e ushtrisë shqiptare, dhe Duçja do i transmetonte të njejtin lajm Adolf Hitlerit pak ditë më vonë. Italianët në front, u shkëputën menjëherë nga ushtria shqiptare. Badoljo shkarkohet dhe emërohet në vend të ? tij, Gjeneral Kavalero. Prenk Pervizin bashkë me shtabin e tij e degdisën dhe e izoluan në malet e Pukës. Megjithëse u ngrit në gradën e Gjeneralit,Prenk Pervizin e nxorën në dispozicion e ia hoqën funksionet drejtuese në ushtrinë shqiptare.Ai me një grup oficerësh vendos të krijoj një rezistencë aktive në marrëveshje me major Llesh Marashin në Malësinë e Shkodrës, major Abaz Kupin në Mat dhe kolonel Muharrem Bajraktarin në Lumë.Në këtë moment Italia fashiste kapitullon. Në gusht 1943 Pervizi ishte i pranishëm në mbledhjen e Mukjes, ku u hodhën bazat e Bashkimit Kombëtar. Në qeverinë nacionaliste që do tëformohej, Pervizi u caktua në krye të Ushtrisë Shqiptare, dhe me 8 shtator, 1943, bashkë me disa oficerë të tjerë, merr në dorëzim Komandën nga Gjenerali Dalmazzo. Pas dorëheqjes së Gjeneral Aqif Permetit, emërohet në tetor 1943, Ministër i Mbrojtjës me gradën Gjeneral Divisioni.Në funksionin e Ministrit të Mbrojtjes (Komandant i Mbrojtjës Kombëtare), kërkon të riorganizojë Ushtrinë Kombëtare Shqiptare dhe prezanton një projekt modern, por hasi në kundërshtimin e komandës gjermane, të cilëve u kundërvihet me vendosmëri duke mos i lejuar që të krijonin forcat SS në Shqipëri. Nga kjo mosmarrëveshje, Pervizi doli në mal bashkë me Keshillin e Lartë të Qeverisë dhe u bashkuame forcat e tjera nacionaliste, si dhe memisionin anglez, me të cilin qëndroi deri në largimin e tyre në tetor 1944, duke i mbrojtur nga sulmet e forcave naziste. Koment : Nga leximi i mësipër vjen pyetja, ç‟kuptim merr ajo nismë që ështe hedhur e shpallur që të rishikohet e të rishjruehet drejt historia e Shqipërisë. Kuptim i pare është se pranohet që kjo histori nuk është në lartësin e vertetë shkencore, por është e shkruar (shpikur) për t”i shërbyer, në rastn konkret, diktaturës komuniste. Kjo diktaturë u bë shkak që historia e Shqipërisë të keqtrajtohet në mënyrë të tillë sa që të fallsifikohet fund e krye. Në

këtë vështrim, përpos faktit të shtrembërimit të ngjarjëve, u ndërmor edhe pastrimi i saj nga figura të shquara që kishin kontribuar në historënë e Shqipërisë me vepra konkrete dhe aq të rëndësishme, sa që behej fjalë për vetë ekzistencën e saj, ne një konteks kohor që sapo ishte krijuar, siç e dijmë, ku zyrtarisht Shqipëria u bë shtet në Kongresin e Lushnjës më 21 Janar 1920, fakt që ishte paraprirë nga shopallja e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912, por që pati një ndërprerje nga Lufta e pare botërore. Në rastin konkret, duke marrur shkas nga shkrimi i z. Peter Tase, arrijmë në përfundimin, se si lihen jashtë faqëve të historië figura të tilla si Gjeneral Prenk Pervizi, që botërish dihet se ka qënë një ndër përsonazhet kyqe të historisë shqiptare. Në ç‟vështrim e themi këtë ? Si duket populli e njeh më mire historinë se sa studiuesit e mbyllur ndër kabinete e biblioteka., me kokën të mbushur plot merimaga tëmarksizmit dhe të ideologjisë komuniste shqiptare që u zbatuan në shqipëri, e pëfshinë edhe historinë. Por populli nuk ndejti jashtë loje. Ai tregoi se e njeh historinë më mire se historia, nët e indoktrinuar. Ai me pak vargje jep ngjarjet ashu siç i ka përjetuar vetë dhe si njihën nga të gjithë. Prandaj gjejmë rastin që t‟i bashkangjesim këtoj shkrimi, nje kën kë popullore që jep qartë një moment të historisë shqiptare që lidhet me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste. Me që behë fjalë për prenk pervizin, shuikoni se si e trajton figurën e tij poeti popullor, i cili patjetër që ka qenë i pranishëm në ato ngjarje të cilat duke i pasë pëjetyuar vetë i shpreh në kangët që ai krijon. Ka edhe disa këngë të tjera kushtuar Prenk Pervizit, që në atë periudhë ishte një figurë qendrore e jetës shoqërore shqiptare, dhe që me veprat e tij kishte lënë mbresa në popull, që i thuri jo vetëm këngë por edhe e përcolli me gojdhana, që në kulalt e veriut, sidomos, këndohën e fliten edhe sot e kësaj dite.

HISTORIA KA ME SHKRUE Në njat prill tridhjetënandë Mbreti Zog na paska thanë : - Dy besnikë m'dueln t‟vërtetë, n‟fatkeqsinë që na ka gjetë, Kur sulmoi Duçja nga deti, E u tund toka si prej termeti. Kurrë ma ngusht nuk kish ra mbreti, Vetëm mbeti krejt i shkreti, Me do qyqe për mbas veti, Me do qyqe dhe qyqarë, Do mashtruesa e hileçarë. Njaj Lal Krosi n‟ta i pare, Lala Kros si lala Kros, Ja kish ba krejt mendjen kos, Ja kish ba krejt medjen dhaIlë,

19

Me oborrtarët aty vërdaIlë. Kur në Durrës krisi potera, Morën iken porsi era, Me ministra e oficera,. Kush u çue me luftue, Atje n'Durrës me qindrue ? Na kish dalë një djalë i ri, Për atdhe që kish ra fli, Ulqinaku trim dai, Tuj luftue për Shqipni, Për Shqipni edhe për Mbre, Si hero luftoi e mbet ! Lavdi Muj Ulqinak, Për atdhe ke derdhun gjak, Hero i Kombit e ke hak ! Për në Korçë kur u nis mbreti, Prenk Pervizin aty gjeti Gjenerali fort zemrue, Nja dy fjalë i paska lshue : - Tri dit Korça s'asht njoftue, I gjithë populli n‟kambë asht çue, Armë tuj thirrë e tuj kërkue. Ku me i marrë armët or Mbret, Kur në depot nji s'u gjet ? -Pa ndigjo ti Zogu i Parë, Mbret në kjofsh ti për shqiptarë, Nji kushtrim ti shpejt me l'shue, N'mal me dalë e me luftue, Si dikur luftuen të parët, Si zakon e kanë shqiptarët. N'mal me dalë e me na pri, T'nisim luftën për Liri ! – Ahmet Zogu burrë i regjun, Urtë e butë qenka përgjigjun : - Prenk Perviz, boll mirë po thue, Luftë në mal na me fillue. Kjo asht punë që nuk zbatohet, S'due që populli të damtohet, S'due që vendi të shkatrrohet.Urdhën jep me dalë n'Greqi : Prenk Pervizi paska pri, Paska pri dhe e ka shoqnue, N‟Folorinë fill e ka çue. Mbreti Zog nji fjalë ka lshue: - Më kan dal veç dy besnikë, Në kët ditën ma të ligë : Mujo Ulqini hero e deshmor, Tuj luftue për Komb arbnor. Prek Pervizio n‟tjetër anë, Mik të madh e paskam zanë, Mik m‟ka dal e burr besnik, kur Shqipnia krejt u fik. Përgjithmonë qofshin nderue, Historia ka ma shkrue !


20 vjetori i Revistës Kuq e Zi - 1993-2013

Shqiponja Duro

Si

Jeton Kelmendi

Jardin nu

Si les gouttes de mes larmes Etaient enfilées en colliers Toutes les femmes du monde Auraient pu s‟enluminer.

A la première personne

La lune brillait sur ton visage Jusque en bas sur les orteils Sur le banc qui connait les secrets Ainsi tu attends qu‟arrive ton amoureux. Et dans l‟ombre Qu‟il te vole un baiser Et te prenne le cœur Et tu regardes autour de toi La nudité du jardin Qui tient ton destin Le soleil Et il faut être une femme Pour contempler la beauté Quelle splendeur cette nuit-là La lune heureuse Sur notre nudité.

Victime deux fois violée Dans la foule elle marchait tête basse A côté d‟elle sa mère affligée Sur leurs épaules des frusques de réfugiés Au cœur la douleur gouttant Elles marchèrent deux jours et trois nuits Leurs pieds s‟arrêtent Les soldats saccagent Or et beauté vive Un anneau d‟or qu‟on n‟ôte pas facilement Lui on coupe le doigt Horreur L‟ombre de la baïonnette S‟arrêta Sur ses seins couverts D‟un pull rapiécé.

Bajame Hoxha La vie Sache que pour toi je n‟épargne rien, Même les poèmes moi je ne l‟épargne pas, Même la vie quelle qu‟el soit, Je ne la voudeias pas sans toi. Cest quoi cette vie, dis-le mo, Une grande montagne de tempêtes, Ou une mer prifonde, profonde, Qui porte tous les amours dans son sein. ? Ah, on se comprend et on se devine l‟un l‟autre, Mais à quoi bon, ça ne sert à rien, à rien, Quand les amours germent, Ils n‟attendent que printemps.

Les amandes Le vent a secoué les amandiers La vie a secoué ma jeunesse, Que vais-je faire maintenant, Pourrais-je ne vivre que de souvenirs ?!

Appelez-le Lui même qu‟il vienne avec vous Quand vous partez Partez ensemble Ensemble vous y arriverez.

Là-bas tout commence du début

Daim Iljazi

A l’ancienne ville d’Ulpianë

La valeur du soleil Aujourd‟hui j‟ai compris qu‟Essenine Ne s‟est pas suicidé, Ils l‟ont tué à l‟Hôtel d‟Angleterre. Aujourd‟hui j‟ai compris que Faik Konica, A été le plus grand entre nous, Un siècle nous l‟avons oublié. Einstein a échappé à la Shoah Grace à un passeport albanais du roi Zog, Je me demande comme un enfant : Quo établit la valeur du soleil chez nous ?

Adieu Srebrenica, Reçak, Vukovar

Là-bas tout commence du début Les nuits Se referment amèrement Dans les ruines en larmes Comme dans le noir incarcéré Ses mors anciens je les sens Avec le feu des cendres Ravivé dans la pupille Soif Qui secoue la canicule de la journée.

Agron Shele Retour

Là-bas loin dans les Balkans, à Srebrenica et Vukovar, La boile de Pandore fume, les fleurs ne bourgeonnent pas, Vie sans espoir entre fumées et flammes, Les morts maudissent kralj et général, Les tombes communes, sujet d‟infos mondiales. Ces endroits sanas traces, sans printemps, Habillés de noirceur funeste, Drapeau noir, décor de toute maison

J‟ai maudit la pulie poue r le rêve chassé

Si les gouttes de mes larmes Etaient enfilées en colliers Toutes les femmes du monde Auraient pu s‟enluminer.

Impardonnable

Poezia asht pjesë e pandame e shpirtit të njeriut. Ajo i kapërcen kufijt tokësor.

20

Les yeux endourmis cherchaient les cheveux, Ton sourire, Insouciance de pas, Ton ombre se fondait dans la nuit rétardée Je t‟ai cherché partout sur les traces de la vie Quelque part tu t‟es perdue… Où ?... Peut-être dans ma nostalgie T‟es tu refugiée silencieu

Vagues écumes, Au desous de la rive Aux horizons Se brisent Cheveux blancs s‟arrachent, Aux égouts profonds se perdent. Le délire de la paix au-delà de l‟azur Ironise la frivolité secullaire Et pardonne l‟entêtement moderne !


20 vjetori i Revistës Kuq e Zi - 1993-2013

Lek Pervizi La ballade de la rose J‟ai queilli un bourgeon de rose blanche À l‟aube d‟un jour sombre Le soleil se cachant derrière de nuages noirs Le soleil ne librant plus de chaleur Il n‟avait plus de force Il n‟avait plus de vie Il était eteint Comment pourait s‟épanouir la rose blanche ? Je l‟ai mise dans un vase de cristal Dans ma chambre solitaire Où soleil était l amour Où lumière était bonté Je m‟enchantais de la voir epanuir De la spendeur des pétales blancs J‟étais fachiné par cette beauté rare Cette beauté fragile ! J‟ai vu la rose se faner Les pétales tombant l‟un après l‟autre Comme flocons de neige Froids L‟hiver frappait aux fenêtres Le soleil était déjà oublié L‟âme se déchirait Dans l‟embrassade de la noirceur stellaire Où ne pouvaient s‟épânuir les roses blanches.

që aty njihen me poetë të ndryshëm të kohëve të ndryshme e të stileve po ashtu të ndryshme. Sigurisht se meritë për këtë botim ka z. Vasil Çapeqi që e ndërmori nismën në bashkëpunim me poetin e njohur belg Francis Chenot, për përshtatjën në gjuhën frënge. Gjithashtu për t‟u nderuar Shtepia e Poezisë në Namur me drejtor Eric Brognet, si dhe Yves Namur botues i Le Taillis Prè që mundësuan botimin e Antologjisë. Kjo vepër vlen si një dëshmi e integrimit të shqiptarve ne vend të hueja, e kryesisht të atyre ne Belgjikë e Francë, ku Antologjia gjen mirëpritje nga fakti i botimit dygjuhësh shqipfrëngjisht, ku merr vlerësim edhe gjuha shqipe si një gjuhë letrare e përpunuar dhe e aftë të shprehet në poezi me cilësi të larta letrare, si nga ana e mendimit ashtu e përdorimit të stilëve të ndrysme të artit poetik. Urojme që nisma të tilla të hapin rrugën për njohjën më të mirë të letërsisë shqipe e të letrarëve shqiptarë, ku poetët zëjnë vend të nderuar dekryesor. Të tilla nisma për përhapjen e njohjën e lpoetëe shkruimtarë, letërsisë shqiptare në vende të huaja ku ata jetojnë, punojnë e krijojnë veprat e tyre,

Faruk Myrtaj

Dans la grotte de Polyphème ( Në kalanë-burg të Porto Palermos)

Nous attendosns que le cyclope Polyphème Tend vers nous ses mains de monstre Et nous empoigne Un par un Vivants Les vagues de la mer jonienne Nous accompagnent En larmes sanglotant (pleurent-elles notre destuin ?) Ensevelis dans des cavernes pierrueses Où domine le noir Où domin la lisère Envahis d‟angoisse Envahis de peur Nous restons L‟un à côté de l‟autre Silencieux Nous parlons ou récitons de poèmes Silencieux Nous attendons l‟inconnue cruelle Silencieux Nous attendons le cyclope À l‟oeil rouge sur le front Silencieux. Ulisse n‟est pas parmi nous Qui d‟autre nous fera sortir De ces grottes d‟enfer ? Le hurlement du vent se fait l‟echo De motifs funèbres Et les vagues écumeuses tonnent Pleines de cris menaçants L‟ombre de Polyphème Erre Funeste. Botimi i kësaj Antologjie është për t‟u lavdëruar, sepse bën të mundur njohjën e poezisë shqipe dhe poetëve të ndryshëm shqiptarë, të vjetër e të rinj, nga të huajt, kryesisht nga frankofonët e Belgjikës e Francës. Po ashtu e vlefshme edhe për shqiptarët

tregim

Emri i tij nuk është mes firmëtarëve të Pavarësisë Melanët jetonin në cep të fshatit. Pranë një korije, njëzetë minuta nga rruga automobilistike, në mes të ca ullishteve e vreshtave, që të gjitha prone e tyre. Bëheshin gjithsejt shtatë shtëpi, të ngritura një pas një, me lindjen e shtatë djemve të Melanit të Madh. Memo Melani, i lashtë sa as ai vetë nuk e mbante mend veten fëmijë, gdhihej në të shtatë shtëpitë. Tek secili djalë një ditë e një natë të çdo jave. Ditën e fundit të muajit i mblidhte të shtatë djemtë në konakun e Melanit të Madh, që ishte ai vetë. Melanët shumë rrallë e linin veten të merrnin

21

borxh tek bashkëfshatarët, por kurrë nuk merrnin borxh tek qeveritë. Meshkujt e Melanëve ishin mësuar ta shihnin me frikë punën në shtet. Borxh nuk donin t‟i mbeteshin asnjë fryme njeriu në këtë botë, jo më shtetit. Sidomos shtetit jo! E ftohta me shtetin, jo për shkak të tyre, por të qeverive dhe ushtrive që ishin dukur atyre anëve, u ishte bërë zakon, pastaj u ishte kthyer amanet. E, megjithatë shlyerja në kohë e taksave, tatimeve dhe detyrimeve të tjera ndaj shtetit ishte meraku i parë i tyre. Deri në një, një orë e më parë. As për të vdekur nuk duhej vdekur, pa shlyer detyrimet ndaj shtetit, thoshte Melani i Madh. Memo Melani merrej vetë me këto punë. Dy herë në vit nisej për tek zyrat e shtetit: në pranverë kur zinte e zbutej koha, dhe në vjeshtën e dytë, pa filluar mirë llohrat. Prej kohës së turkut e para tij, prej sa Melanët ishin gjallë, kështu ndodhte. Gjithnjë, në fisin e Melanëve, kishte ndodhur një njeri me emrin Memo që përgjigjej për detyrimet ndaj shtetit të radhës. Mu për këtë, dukej se Memo Melani ishte një qenie e përhershme, ashtu siç ishte edhe vetë shteti. Qeveritë ishin tjetër gjë. Ato venin e vinin, si hënat që shfaqeshin, mbusheshin ose holloheshin, treteshin a zhdukeshin fare, për tu shfaqur sërish, sipas stinëve. Shkresat, dëftesat e letrat, me vulat dhe firmat e qeverive, i ruante vetë ai, Memua. Bashkë me tapitë me vulat e thata të pronave. Ngriheshin e binin sulltanë, vezirë, pashallarë, mbretër, kryetarë, sekretarë të parë, presidentë e turli emrash të tjerë që u shfaqën më vonë, por për Melanët qeveria ishte qeveri dhe taksat taksa. Në xhepin e shtetit nuk duhej munguar, xhepit të shtetit nuk i duhej mbetur borxh. Kurrë. Vërtetimet dhe shkresat për taksat e paguara, në sasinë e kohën e duhur, mbaheshin në rregull, ruheshin në vendin më të thatë e më të sigurt të shtëpisë së Melanëve. Edhe nëse përmbytej Bota, e bashkë me të, të shtatë shtëpitë e Melanëve, edhe nëse digjej në flakë Dynjaja, bashkë me shtëpinë e të Madhit të Melanëve, shkresat që vërtetonin taksat e detyrimet e shlyera do të shpëtonin. Zotërinjtë atje lart, në shkallët dhe katet e ndërtesës së Shtetit, le të ngjiteshin e binin, le të ndryshonin e të ndërroheshin, le të lartësoheshin e përmbyseshin, u ndodhte të madhoheshin e të madhëroheshin, të vetëtinin e të veniteshin, ndodhte t‟u humbte firma e Njëshave në krye të tyre, kurse ajo, Vula e Shtetit, nuk duhej të humbte kurrë. Melanët kurrë s‟e kishin vënë në dyshim këtë. Më i madhi i tyre, Memo Melani, përgjigjej, në gjumë dhe zgjuar, po ta pyesje pwr shtetin: "As më ka, as i kam”. Teksa po shkërmoqej perandoria otomane, Memo Melani nuk ishte ndjerë mirë. Rrinte mendueshëm. Dihej, perandoritë kështu e kishin, vijnë e ikin, por po të vazhdojë gjatë lëngata e Bosforit, kalbemi edhe ne këndej. Edhe uji, kur nuk rrjedh, qelbet. Njeriu pa qeveri i hyn në borxh vetes. Pastaj, kur zë borxhi borxhin, as me trup, as me turp nuk paguhen detyrimet e të gjallit...Ndaj bien


20 vjetori i Revistës Kuq e Zi - 1993-2013

perandoritë: ngaqë nuk mbledhin dot taksat. Më keq akoma: kur vihet dorë hajni në këto taksa. Dhe, kur bien, detyrimet u marrin frymën tërë njerëzve që zë nën vete shteti i rrënuar. Tërë ato kohë, i mbajti veshët ngrehur. Më në fund, nëpërmjet Gegë Hallvaxhiut, që shfaqej në sokakun e fshatit duke këndellur kalamajtë me sheqerkat e tij të bekuara, erdhi haberi se në Vlorë ishte ngritur sërish flamuri. Flamuri aty kishte qenë, edhe kur e ndalonin qeveritë e ushtritë që shkelnin, aty ishte ai, por tashmë i vinte hera të valavitej në sy të botës që po vinte kufij të rinj... “U bëmë edhe me flamur?! Bukuri. Po qeveria, zyrat, zyrat ku janë ? Ku është shteti për mua këtu ku jam? Këtë lajm dua unë! Këtë lajm kush ma sjell mua! Për lajmet e tjera, ato se kush mori grada e kush mbeti qejfprishur, janë të tjerë njerëz që vrasin mendjen!” Shaloi mushkën e kuqe dhe arriti ndanë detit më të gdhirë. Me të pyetur shkoi deri tek ballkoni ku ishte ngritur Flamuri. Kur qyteti qe zgjuar i tëri, kërkoi plakun e flamurit, i zgjati dorën, i erdhi mirë që e pa të thinjur, dhe kush e di përse, i shkoi ndërmend se në këtë vend dhe rreth e rrotull tij, gjithnjë do të gjendeshin njerëz për ta thinjur edhe më. “Edhe shpirtin do ta bëjmë helm ne, ta dish, po ti ruaj veten, hë bir!” I erdhi mirë që Plaku i Thinjur nuk i kërkoi emrin dhe, si këmbim për këtë nder që po i bënte Njeriu i Flamurit, Memo Melani i kërkoi atij emrin e njeriut ngarkuar për të mbajtur qesenë. Qesenë e Qeverisë. I pagoi aty për aty, në sy të Të Parit, tërë detyrimet, taksat e tatimet që nuk ia kishte paguar dot perandorisë gjatë shkrehjes së saj: për bagëtinë, arat, të mbjellat, livadhet dhe korien. Rrëfeu për gjithçka që përbënte detyrim; bëri të ditur çdo kokë bagëtie që ishte shtuar në tufën e Melanëve, hardhitë, pemët e ngarkuara me fruta dhe, më në fund, Memo Melani shtoi një grusht florinjsh më shumë. "Këto janë për Flamurin...", i tha nëpunësit. Tjetri, që me këtë shkresë po përuronte zyrën e parë të shtetit të ri, hodhi sytë nga I Pari i Qeverisë. “Për florinjtë e flamurit nuk dua dëftesë. Nuk ka taksë për Flamur. Për të tjerat e dua dëftesën, deri në një, me firmë e me vulë...”, vijoi të vetën njeriu që duke derdhur detyrimet sapo kishte pranuar qeverinë e re. Pas pak, e kishte në dorë shkresën. Me firmë e me vulë. Hezitoi për një moment, kur e pyetën për emrin, por duhej shkruar në shkresë, dhe Memo Melani s'mund të mos e jepte. E panë tek ikte, shaluar kalin e fatit të vetë dhe kthyen sërish sytë në kopjen e shkresës së parë të shtetit të sapo lindur. Aty kishte mbetur vetëm emri i tij. Që nuk ishte mes nënshkruesve të aktit të pavarësisë.

Lexojeni revistën Kuq e Zi !

Gjovalin Kola

“Shkolla e disidencës dhe Trebeshina”

Kopertina e librit të Gjovalin Kolës, “Shkolla e disidencës dhe Trebeshina”, botuar nga “Plejada”.

Gjovalin Kola publikon ekspertizën e Lidhjes së Shkrimtarëve. Si u dënua shkrimtari e dramaturgu Kasem Trebëshina.

Ka pasur apo nuk ka pasur disidencë në Shqipëri. Kjo është një çështje që është ngritur rëndom gjatë këtyre 20 viteve të pas diktaturës, kur studiuesit e letërsisë tentojnë të bëjnë një rishkallëzim vlerash. Studiuesi Gjovalin Kola ngul këmbë se po. Këtë e bën përmes librit të tij me ese dhe dokumente “Shkolla e disidencës dhe Trebeshina”, botim i shtëpisë botuese “Plejad”. Në parathënien që i paraprin shtjellimit të temës së përzgjedhur nga autori, Kola thotë se përmes këtij libri të konceptuar në katër kapituj, ai synon “të argumentojë ekzistencën e disidencës letrare në Shqipërinë e pasluftës, të përshkruajë kontekstin, etapat dhe fatin e përfaqësuesve të

22

saj më të njohur”. Dhe këtë e bën përmes esesh, analizash kritike të disa veprave letrare të përfaqësuesve kryesorë sipas të tij, të disidencës, si Kasëm Trebeshina, Trifon Xhagjika, Mehmet Myftiu apo Frederik Rreshpja, përmes krahasimesh me lëvizje të ngjashme në vendet e tjera të Europës Lindore. Libri shoqërohet nga një shtojcë letrare me poezi të autorëve të mësipërm në shqip e frëngjisht, ndërkohë që një nga pjesët më interesante të librit është ajo dokumentare. “Meqë bëhet fjalë për ngjarje të 50-60 viteve më parë, dokumentet rreth tyre janë pak ose aspak të njohura. Lexuesit që i njohin ato, kanë rastin t‟i rilexojnë në funksion të pranimit ose të kundërshtimit të argumenteve të paraqitura në këtë libër”, shkruan Kola. I bindur se tema të cilën ai trajton është delikate, autori thotë se dokumentet e ndihmojnë për të argumentuar fenomenin dhe për të treguar protagonistët e saj dhe fatin e tyre. Sipas tij, ribotimi i dokumenteve i shërben kujtesës. Mes këtyre dokumenteve gjen fjalime të ish-diktatorit Enver Hoxha apo ish-kryeministrit Mehmet Shehu të mbajtura në konferencat e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, nëpër plenume të Komitetit Qendror të Partisë, ku japin këshilla për shkrimtarët, për letërsinë apo edhe për çështje konkrete, për autorë e vepra konkrete. Nuk mungojnë as akt-ekspertizat mbi vepra të caktuara, letra etj. Dy prej këtyre dokumenteve lidhen me shkrimtarin dhe dramaturgun Kasëm Trebeshina. Njëra është aktakuza për dënimin e Trebeshinës, lexuar më 16 prill 1980 në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe tjetra, ekspertiza e LSHA për veprat e Trebeshinës, qershor 1980, dërguar hetuesisë së Tiranës. Qartazi përmes tyre shkrimtari konsiderohej një “armik i pushtetit popullor, partisë, madje dhe vendit të tij”. Aktakuza për dënimin e K.Trebeshinës Lexuar më 16 prill 1980 në Gjykatën e Rrethit Tiranë “I pandehuri Kasëm Trebeshina, i armiqësuar prej kohësh me pushtetin popullor, megjithëse i dënuar një herë si armik, përsëri ka konservuar në vetvete pikëpamjet e tij antishtetërore dhe antikombëtare dhe vazhdimisht i ka shfaqur ato verbalist dhe në shkrimet e tij letrare reaksionare… Ky i pandehur del armik i betuar i pushtetit popullor dhe, si i tillë, nuk ka lënë rast pa shfryrë urrejtjen ndaj Diktaturës së proletariatit, organeve shtetërore e politike të shtetit, ndërtimit të socializmit, udhëheqjes së partisë e të shtetit… Ai arrin sa të njësohet me pikëpamjet pseudofilozofike të kozmopolitikës, duke mohuar kombin dhe atdheun e tij… Në tregimin e shkruar në anglisht „Një ditë në një luftë të çuditshme‟, ai thotë: „Në fillim kur ai filloi aktivitetin e tij në rezistencën kombëtare, gjithçka që bëri i solli atij gëzim, … por më vonë, sipas të pandehurit, kur lufta shtronte detyra të reja për të arritur fitoren… ajo u bë një luftë e ndyrë civile, sikurse ishte në të vërtetë…‟ Nga ky vlerësim që i bën i pandehuri Luftës


20 vjetori i Revistës Kuq e Zi - 1993-2013

Nacionalçlirimtare… tregon konsekuencën e tij si armik i pushtetit popullor dhe i kombit shqiptar… Nëpërmjet shkrimeve të tij antishoqërore atakon vijën politike të partisë, organet shtetërore, diktaturën e proletariatit, sistemin e zgjedhjeve demokratike, letërsinë e realizimit socialist… Ai shpreh hapur, pa dorashka, pikëpamjet e tij armiqësore kundër pushtetit popullor e udhëheqjes së partisë… Në komedinë „Rokoko‟… nisur nga qëllimi për të diskretituar vijën politike të partisë, socializmin, nxin realitetin si në aspektin politik, ekonomik dhe moral dhe arrin derisa RP e Shqipërisë ta quajë „mbretëri popullore‟, nëpunësit e shtetit „shërbëtorë të mbretit‟, punonjësit e aparatit të partisë dhe shtetit „instruktorë të oficershëm‟, dekoratat, urdhrat, titujt dhe medaljet, „teneqe të mbretërisë‟… Pikërisht se ka mendime të tilla, i pandehuri, në datën 11 mars, i ka dërguar udhëheqësit të Partisë një letër armiqësore, ku midis të tjerave, thuhet: „…do të tërhiqem përfundimisht nga jeta e vendit, duke filluar që nga braktisja e zgjedhjeve të 20 prillit…‟. Është shprehur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, se në këtë pushtet ka padrejtësi. Te komedia absurde „Gjyqi‟, me pikëpamjet e tij ultra-reaksionare, paraqet mendimin e tij armiqësor kundër udhëheqjes së partisë dhe i ngre himn imoralitetit… me personazhet e tij ai kërkon përmbysjen e botës (d.m.th të shoqërisë). Te komedia „Muzeu‟ fut përfaqësues të epokave të ndryshme shoqërore, personazhe të përfaqësuar nga statuja, piktura e mumie dhe realisht sjell qëndrimin e tij ndaj shoqërisë… Ai shkruan: „… po, po nuk ka libra më të bukur e më të vlefshëm se ata! E lexon librin, e kupton mirë dhe „fap‟ kurdis mbretërinë me meteoritë! Po të lutem shumë, mos ia vër emrin mbretëri! Do ta quash ashtu? Paç veten më qafë! Po pse bre, ta bësh atë gabim kur ke në dorë ta quash republikë dhe t‟i shtrosh të gjithë në hu dhe të thërrasin: Rroftë Republika, Rroftë mbreti i Republikës…‟. Qëndrimin më të hapur armiqësor i pandehuri e ka mbajtur me shkrimin e tij në anglisht e sidomos te „Gjeneralët e shpirtrave të vdekur‟, ku shfaqet urrejtja e tij armiqësore kundër partisë e udhëheqjes së saj, letërsisë dhe realizmit socialist…” Ekspertiza e LSHA për veprat e Trebeshinës, qershor 1980 Dërguar hetuesisë së Tiranës më 4 qershor 1980 “Sipas kërkesës suaj për ekspertimin e dorëshkrimeve të të pandehurit Kasëm Trebeshina, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve ngarkoi një grup shkrimtarësh dhe kritikësh. Shkrimtarët… konfirmuan mendimin me njëri-tjetrin dhe arritën në përfundimin: 1.Dorëshkrimet e Kasëm Trebeshinës në gjini të ndryshme; dramë, prozë e poezi, të marra së bashku e veç e veç, jo vetëm që nuk i përkasin metodës së realizimit socialist, por janë në kundërshtim të hapur me të. Ato u takojnë rrymave reaksionare dhe karakterizohen nga qëndrimi armiqësor ndaj botëkuptimit

marksist-leninist, socializmit dhe vendit tonë… Në këto shkrime të turbullta dhe eklektike për nga mënyra e të hartuarit, zë vend dekadenca e tij, një simbolikë subjektiviste dhe reaksionare, një konvencionalizëm që lind nga nevoja për të fshehur idetë dhe qëndrimet e hapura politike, por që prapëseprapë dalin të qarta. Ka krijime me kriminalizëm të theksuar, me përshkrime vulgare natyraliste. 2. Alegoria, grotesku, forma simbolike, abstragimi i vazhdueshëm, subjektet jashtë kohës dhe hapësirës, … janë bërë me qëllim për të kamufluar qëndrimet direkte antisocialiste dhe antishqiptare. Autori hedh baltë mbi realitetin tonë, mundohet ta nxijë atë me qëllim, të shprehë pesimizëm të pafund dhe urrejtje për gjithçka që e rrethon. Kuptohet qartë nga aludimet e tij se ai është në kundërshtim të hapur me pushtetin popullor, me format shtetërore të tij: shpif në mënyrë të paturpshme ndaj tyre. Luftën e klasave që zhvillohet te ne, si një ligjësi shoqërore, ai e shtrembëron në mënyrë flagrante dhe mundohet ta paraqesë si “tirani”… kështu e shikon ai jetën tonë, organizimin shtetëror, zgjedhjet etj.,… me të cilat mundohet të bëjë ironi fatkeqe… 3. Përveç qëndrimit politik, pikëpamjeve filozofike të çoroditura, po reaksionare në thelb, sipas të cilave njeriu është shtazëruar dhe nuk ka dallim mes tij kafshëve etj., Kasëm Trebeshina ka një pozicion amoral në shkrimet e tij, flet për dashuri inceste, për një imoralitet të përgjithshëm të shoqërisë… Ai flet për hije… për ëndrra të shuara dhe pa shpresë, pra, gjithë këto dhe të tjera që analizohen në ekspertimet e veçanta, e kanë burimin te qëndrimi armiqësor, shpifës e provokues i Kasëm Trebeshinës. Parullat e tij përputhen me atë të reaksionit botëror kundër vendit tonë, kundër marksizëm-leninizmit dhe revolucionit”. Për Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të RP Shqipërisë, firma e D. Shapllos

Alibitë e akademikut Qose për diktatorin. Nga Kurt Kola Dua të them që në krye të këtij shkrimi, se që në moshën e ndërgjegjësimit e në vijimësi kam ndarë opinionin për ata që përvetësuan ideologjinë komuniste dhe u bënë përçuesit fanatikë të saj nga piramida lart gjer poshtë në bazë. Për ata që ishin pa arsim, i shikoja dhe i shikoj edhe sot me antipati dhe me shprehjen e Krishtit: “Fali Zot, se s‟dinë çfarë bëjnë!”. Për intelektualët kam urrejtje, se ata e kanë ditur bukur mirë se çfarë ishte dhe çfarë bënte komunizmi. Tani, pas 22 vitesh që komunizmi ka rënë nga sundimi diktatorial dhe janë zbuluar e njohur

23

botërisht krimet e tij të shëmtuara, deri jashtë çdo fantazie të sëmurë, disa intelektualë, madje të nivelit më të lartë, ruajnë në thellësi të ndërgjegjes nostalgji për atë diktaturë makabre dhe aty–këtu e shfaqin sipas një frazeologjie “justifikuese” e deri diku lavdëruese!… Pikërisht me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, akademiku Rexhep Qosja lavdëron Enver Hoxhën dhe diktaturën e tij duke fyer publikisht një të tretën e popullit shqiptar, mbi të cilën E. Hoxha me diktaturën e tij ushtroi gjenocidin dhe poshtërimin që nuk na e kishte bërë asnjë pushtues i huaj. I nderuar akademiku im, mësoje që në fillim se unë që po të kundërvihem, për deklaratën tuaj fyese e që ndihem keq për konsideratën që kam ushqyer për akademikun shqiptar (mbase dhe me ndonjë luhatje) jam i një moshe me ju, por që shtatë vjeç (10 maj 1945 deri më 10 janar 1991, pra plot dyzet e gjashtë vjeç), kam mbijetuar në kampe internimi dhe në Burgun e Burrelit, shumë më të tmerrshëm e më të trishtuar se Goliotoku që përmendni ju, më kanë pushkatuar babain, vëllezër, xhaxhallarë, kushërinj, njëmbëdhjetë veta dhe pesëqind e tetëdhjetë vjet internim si familje!… Më parë se të thellohem në kritikë me akademikun tim, dua t‟ju bëj me dije se kë keni fyer me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë dhe cilat janë në vija të trasha përmasat e krimit të përbindshëm komunist që ju më kot rrekeni ta lyeni me një kozmetikë humane, pasi ai regjim diabolik binte erë vdekje edhe në planetët e tjerë, e jo më në Shqipëri e në gjithë rruzullin tokësor. Enver Hoxha dhe diktatura e tij mbajnë përgjegjësi për këto krime: *Të pushkatuar me gjyq e pa gjyq, pesë mijë e njëqind e pesëdhjetë e shtatë shqiptarë, nga të cilët 89 gra e vajza, pas luftës. *Të vdekur në burgje, 95 shqiptarë, nga të cilët edhe femra. *Çmendur në hetuesi 284 shqiptarë, nga të cilët 29 femra. *Dënuar me burgim, shtatëmbëdhjetë mijë e nëntëqind shqiptarë, nga të cilët katërqind e pesëdhjetë femra. *Dënuar me internim 30 383 shqiptarë (pleq, plaka, burra, gra, fëmijë të porsalindur). *Vdekur në internim, një mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e pesë shqiptarë. *Dëbuar nga qyteti në kooperativa bujqësore pesëmbëdhjetë mijë e njëqind e shtatëdhjetë shqiptarë. Akademiku shqiptar, akademiku im, lavdëron xhelatin dhe ferrin e tij pa menduar se fyen dhjetëra mijëra të vrarë prej këtij xhelati e qindra mijëra të gjallë që mbijetuan ferrin e tij. Përse e bën këtë? Nuk ka njohuri për ç‟ka ndodhur me popullin e vet gjatë diktaturës komuniste? Nuk më besohet. Ai i thotë gazetares Rudina Xhunga: “Kam dëgjuar shumë gjëra të këqija që nuk më pëlqejnë, por edhe shumë gënjeshtra”. Nis e na numëron “të mirat” që paska bërë Enver Hoxha me diktaturën e tij!… Të këqijat nuk i përmend, dhe jo se nuk i di, por ata janë aq shumë e aq


20 vjetori i Revistës Kuq e Zi - 1993-2013

të trishtuara, sa akademiku e gjen më të mirë të heshtë. Po pse hesht akademiku përpara një gazetareje të re, të cilën rënia e diktaturës e ka gjetur në moshë adoleshenteje, 10-11 vjeçe? Ajo shkon te Akademiku për të mësuar të mira e të këqija që kanë ndodhur në popullin e saj gjatë 100 vjetëve pavarësi. Për vetë moshën e aq më shumë për kulturën e gjerë që zotëron akademiku ynë, vajza e re ndihet se është përpara një babai të kombit e njëherësh përpara një profesori të madh, nga i cili do të mësojë shumëçka të paditura prej saj, qofshin dhe ato të dhimbshme. Ajo ndihet shumë keq, gjë që e pasqyron në fytyrën e saj të pastër, kur ky “baba” kombi e profesor i madh, pyetjeve të saj të çiltra u jep përgjigje të shtrembra e të pa pasinqerta!… Gazetarja e re nuk ka përjetuar asgjë nga diktatura kriminale e Enver Hoxhës, por tashmë, duke qenë aktive e medias së shkruar dhe asaj televizive, ka mësuar shumë makabritete të regjimit komunist dhe nuk ndihet mirë kur akademiku ynë i flet për veprat e “e mëdha” përparimtare të diktatorit Hoxha dhe i fsheh apo hesht për veprat e tmerrshme të tij. S‟dua ta pyes akademikun tim për krahasimet e figurave shqiptare të shekullit të pavarësisë: Kush është i pari e kush i dyti? Cili është më shumë e cili më pak patriot? Kush e shiti e kush e mbrojti Shqipërinë? Dhe nuk e pyes për një fakt të thjeshtë, se në 100-vjetorin e pavarësisë ka aq shumë shqiptarë që punuan, luftuan, i vranë e u shuan me familje për këtë të mjerë Shqipëri, sa jo historianët tanë komunistë e partiakë, por vetëm historianë të pastër, me ideale kombëtare, do të mund ta gjenin vendin që i takon çdonjërit që kontribuoi për atdheun e tij. Por nuk mund të rri pa e pyetur akademikun tim: A e di vallë se sa figura kombëtare të 100vjetorit të pavarësisë ekzekutoi, me gjyq e pa gjyq, Hoxha dhe Partia Komuniste, që ju lavdëroni?! Nëse nuk e di ose ndihesh keq ta thuash, po ju lehtësoj unë. Nga dyzet burrat e mëdhenj, me në krye Ismail bej Vlorën, të cilët shpallën pavarësinë e Shqipërisë, mbi gjysmën e ka vrarë Partia Komuniste me Enver Hoxhën, që ju lavdëroni!… I ka ekzekutuar me etiketën e “tradhtisë kombëtare”. Gjysma tjetër që nuk shkoi me këtë njollë në shpinë, ose patën vdekur përpara pushtimit të Shqipërisë nga Enver Hoxha, ose qenë larguar e nuk i zuri dot. Edhe këta, i nderuar akademiku im, i ke fyer keq. Unë do të doja që akademiku im, ky shqiptar i madh, të ishte i zhveshur totalisht nga ideologjia komuniste që ka pasur përpara, do të doja të ishte pa kurrfarë emocioni, xhelozie, inati e smire që ma çojnë atë në alogjizëm historik: “… Ajo Parti Komuniste, me në krye Enver Hoxhën, bëri një luftë antifashiste të çmuar në Europë, por në Konferencën e Paqes në Paris, në vitin 1946, Shqipërisë nuk iu pranua statuti i bashkëluftëtares me aleatët kundër fashizmit. Kjo e para. Dhe e dyta, Shqipërisë nuk iu pranua statusi i vendit të cilit do t‟i paguheshin dëmet e luftës, reparacionet e ashtuquajtura të luftës. Cili është shkaku?

Shkaku është politika që ndoqi Ahmet Zogu, i cili bëri atë politikë që solli pushtimin e Shqipërisë”, deklaron Qosja. Mundet të ketë lexuar te ndonjë “historian” shqiptar komunist, të cilët do të zënë vend në historinë e pastër kombëtare, aq sa zë vend filozofi i tyre Karl Marks në filozofinë idealiste!…. Dhe që të mësosh të vërtetën e asaj që shprehëm më lart, është një fakt kokëfortë demokratik i vendeve aleate që s‟ka të bëjë fare me gjykimin ose inatçor ose më keq akoma, nga padija e realitetit historik. Në dhjetor 1945, E. Hoxha bëri zgjedhjet e përgjithshme ku votat hidheshin në dy arka, mbi të cilat shkruhej: “Fronti Demokratik” dhe “Armiku”. Ajo e Frontit kishte dysheme të mbuluar me sfungjer, që nuk mund të dëgjohej kur binte kokrra e votimit, kurse ajo e “armikut” kishte thjesht dysheme dërrase pa mbulesë dhe dëgjohej rënia e kokrrës së votimit! Rezultati i votimit, kuptohet, doli fitore e thellë, me mbi 80 për qind e Frontit Demokratik, që vendosi në pushtet një parti të vetme, Partinë Komuniste, duke eliminuar njëherë e përgjithmonë pluralizmin politik dhe duke krijuar bazën e një sundimi diktatorial, i cili do të ushtronte terror të paparë mbi popullin e tij!… I nderuar akademiku im! Jeni disi i merakosur për figurën e Enver Hoxhës, mundoheni të krijoni alibi për diktaturën e tij monstruoze, duke u rrekur me frazeologji shterpe justifikuese, me krahasime të pakrahasueshme, që të përligjni aktet makabre të gjysmëshekullit të çmendur në Shqipëri. Më vonë përpiqeni ta zbusni këtë përshtypje me një soj keqardhjeje për pasardhësit e të pushkatuarve, pa përmendur mijëra të burgosur, dhjetëra mijëra të internuar, dhjetëra mijëra të dëbuar nga qyteti në fshat, mijëra të vdekur në kampe internimi e burgje, deri dhe foshnja të porsalindura, si “armiq” të komunizmit!… Dhe përsëri na fyen kur thua: “Ajo ishe një luftë për të qenë apo për të mos qenë, ishte një luftë kundër një pushtuesi të rrezikshëm, kundër fashizmit dhe nazizmit”. Por, i nderuar akademiku im, kishte mbaruar ajo luftë e “famshme”, kjo ishte luftë e komunistëve, me E. Hoxhën në krye, kundër demokratëve dhe nacionalistëve, luftë e terroristëve shqiptarë kundër shqiptarëve paqësorë, ishte lufta e klasës që ushtronte gjenocid mbi popullin e vet! I nderuar akademiku im! A e di çfarë ishte lufta e klasës në popullin tënd? Ajo ishte LINÇIM: varte, vriste, burgoste, internonte pa dallim moshe e seksi, dhunonte fizikisht, tridhte burra si te romani juaj “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, por me një ndryshim: kosovarin e tridhte serbi për të mos u shtuar, kurse shqiptarin e tridhte shqiptari! Të shpallte “kulak”, “armik” e nuk guxonte njeri të të vinte në derë as për mirë e as për keq. Kur të vdiste anëtari i familjes, do ta varrosnin vetëm pjesëtarët e familjes… Nëse nuk e transportonin dot te varrezat kufomën se ishin pleq e fëmijë, lypsej t‟i bënin lutje me shkrim kryetarit të këshillit, se vetëm me lejen e tij

24

mund të shkonte dikush në ndihmë! Nuk ia merrte kush vajzën për grua, as i jepnin nuse për djalin, veçse një “kulak” a “armik” i një fshati apo krahine tjetër! Nuk lejohej arsimimi i fëmijëve të tyre, veç arsimit shtatë a tetëvjeçar… Ato krahasimet tuaja, i nderuar akademiku im, nuk gjejnë përshtatje në globin tokësor, sepse ty dhe moshatarët tuaj, serbi pushtues ju lejonte të studionit në universitetet e Beogradit, Zagrebit, Lubjanës e ku të donit e të kishit mundësi financiare… Dhe ti, i nderuar akademiku im, na rreshton të mirat e Enver Hoxhës dhe diktaturës së tij. A e ndien sa fort na fyen me ato vlerësime që bën?! Po kënetat e Shqipërisë i kemi tharë e bonifikuar ne të burgosurit politikë vetëm me një copë bukë e një garuzhde supë me miza e krimba. I kemi dhënë Shqipërisë e shqiptarëve mbi 200 mijë hektarë tokë buke të çliruar nga ujërat e ndenjura. Në këto këneta kanë punuar personalitete të shquara të demokracisë shqiptare. Në kënetën e Maliqit, në Korçë, ka punuar tre vjet rresht, 1946-1948, linguisti më i madh shqiptar, shkencëtari Eqrem Çabej. “Pse e keni privilegjuar këtë borgjez?” – u thoshte komandanti i kampit, krimineli Tasi Marko, të burgosurve, që e linin shkencëtarin në gërmim dheu jashtë ujit. “Shpejt, futu në ujë borgjez, të ta thithin gjakun tënd armiqësor shushunjat e të pastrohesh nga helmi kundër Partisë!”… Dhe shkencëtari zhytej gjer në brez në ujë të ndenjur të mbushur me shushunja! Përveç kënetave, të burgosurit politikë e të internuarit kanë punuar në miniera, kanë ndërtuar fabrika, uzina, ndërtim qytetesh, hekurudha e në të gjithë sektorët e ekonomisë së vendit, përjashto vetëm hidrocentralet. Këto punë të rënda e të mynxyrshme i kanë bërë si skllevërit e përtej mesjetës, nën ndëshkimin e kërbaçit të policit, në birucat e errëta të torturave, të keqtrajtuar e të fyer deri nën lëkurë!… I nderuar akademiku im! Duke lexuar Panteonin e Rralluar, një vepër e juaja monumentale, nuk kam kuptuar asnjëherë, as atëherë në burg dhe as sot, se për ç‟arsye e ke quajtur patër Gjergj Fishtën reaksionar! Dy veprat më kriminale e më të shëmtuara të Hoxhës dhe komunizmit, sapo kanë shkelur në Tiranë e në Shkodër, kanë qenë: më shtatëmbëdhjetë nëntor 1944 kanë hedhur në erë mauzoleun e Nënës Mbretëreshë me eshtrat e saj. Më 28 Nëntor 1944, sapo kanë mbërritur në Shkodër, kanë marrë nga varri eshtrat e patër Gjergj Fishtës dhe i kanë hedhur në lumin Buna, duke i zhdukur si njërën dhe tjetrën pa nam e nishan!… I nderuari Akademik Qose, ku i shikoni të mirat e këtij diktatori antinjerëzor e antishqiptar, të këtij krimineli gjakatar, pervers dhe paranoika ? Apo ju mbani syze speciale që maskaralleqet e tij i paraqesin si vepra të lulëzuara ? Mos mor burrë se nuk të ka hije që të lavdërosh djallin e të mohosh Perëndinë ! E thonë se jeni një besimtar i madh që rrin gjith diten me tespi në dorë ! pat ë kishe


20 vjetori i Revistës Kuq e Zi - 1993-2013

guxuar t‟i mbaje tespitë para Enverit tëndn, pa ta shinje sa i mirë ishte. Që do se jetoje ne Koosvë, por atë kokën tande nuk e kishte për gjë që ta shkurtonte. Kjo e vërteta !

Shqipnia: 100 vjet shtet dhimbjesh Jozef Radi Tashma me orë pritet festa e 100 Vjetorit i Shtetit Shqiptar. Nji festë e cila e ka ba flamurin dyngjyrësh të nji kombi të shpaloset gjithkund ndër shqiptarë, (si gjeografi pak e trishtë) e të dëshmojë se lidhja jonë me kuqezinë asht diçka e shkrueme në gjakun tonë, në shpirtin tonë, në vuejtjet tona, në krenarinë tonë ballkanase... Ky flamur si kurrë ma parë e si kurrë ma hijshëm se sot asht jo vetëm në duart e çdonjenit prej nesh, po shpaloset edhe brenda nesh... Fati gjithnji ban të vetën. Kët Kryefestë të Flamurit, fati ia ngarkoi ta organizojë Sali Berishës. Nji rastësi historike?! Sigurisht, po mund të mos jetë edhe aq e tillë...! Megjithatë organizimi asht diçka protokollare, e arsyetueme, e diskutueme, buxhetore, kurse festa asht tjetër gja, festa asht shpirt, asht frymë, asht gjendje që nis prej çdonjenit nga ne, ashtu si nji pikë shiu vjeshte dhe merr teposhtë bahet rrëke, përrua, lumë derisa shfaqet ashtu e plotë si nji det i ndezun, me gjithë madhështinë e vet; nji det kuqezi i dalë prej nji dhimbje të madhe historike, po si duket sa ma e madhe dhimbja e lindjes aq ma i madh shpirti i kësaj feste të ndjeme... Nëse bajmë nji kthim mbrapa në histori ka me na rezultue se në ditë të Mëvetsisë dhe shpalosjes së Flamurit, ngrihet figura urtake e Ismail Qemalit; në të njizetepestin vit shfaqet figura mbretnore e Ahmet Zogut; në të pesëdhjetin vit peshon randë hija e Sekretarit të Parë: Enver Hoxhës dhe bash në mbyllje të shekullit Shtet Shqiptar, rri e përndezun lavdie figura e Kryeministrit Sali Berisha, duke na e ba fakt "volendo nolendo", se nëpër kto katër simbole, ende të vuejtshme, kalon nji rreth, vetëm nji rreth dhe asnji tjetër: rrethi i Njiqind Viteve Shtet Shqiptar... pa shmangë këtu edhe at figurë që duket si jashtë këtij rrethi, po që historia shqiptare s'ka me e pasë kurrë të lehtë me e anashkalue: ajo e Ibrahim Rugovës! Po Shqipnia e vërtetë, ajo që jeton në shpirtin e çdonjenit prej nesh s'asht vetëm Shqipnia e Prijsave Politikë, e këtyne "Duerve të Hekurta" të Pushtetit, po Shqipnia e Prijsave Shpirtnorë, nji Shqipni që vërtet ende s'po mundet me folë ashtu si duhet, por që askush s'do mundet me ia ndalë ma fjalën: e kjo asht

Shqipnia e Fishtës dhe Konicës, e Mjedës dhe e Nolit, e Koliqit dhe Kutelit, e Lasgushit dhe Migjenit, e Mit'hat Frashërit dhe e Lef Nosit, e Merlikës dhe Merxhanit, e Eqerem Vlorës dhe Krist Malokut, e Ali Asllanit dhe Anton Harapit, e Martin Gjokës dhe Vangjel Koçës, e Çabejt dhe e Rizës, e Kasem Trebeshinës dhe at Zef Pllumbit, e Petro Markos dhe e Vilson Blloshmit, e Trifon Xhagjikës dhe e Havzi Nelës, e Qoses dhe e Kadaresë, e Musine Kokalarit dhe Drita Çomos, e Pipës dhe Malëshovës, e Tefta Tashkos dhe Vaçe Zelës, e Martin Camajt dhe Bilal Xhaferrit, e Padër Meshkallës dhe Arbën Xhaferrit dhe e shumë e shumë të tjerëve, të cilët Panteoni Shqiptar ende i pret dhimbshëm... Historiografia shqiptare edhe pse ka mbi shpinë shekullin e trazuem të nji shteti, ende s'u ka dhanë qytetarëve të vet nji tekst si duhet, ku të lexohet pak ma qartë e të kuptohen pak ma mirë përpjekja dhe dhimbja e gjithë atyne që e deshën kët vend, secili në mënyrën e vet, e secili me kontributin e vet, nëpër kontekste historike e rrethana politike jo fort fatlume... Gjithë figurat e sipërpërmenduna të Kryeshtetarëve kanë shfaqë konflikte të hapta interesash me paraardhësit e tyne, e ku gjithsecili asht përpjekë me ngritë lavdinë e vet mbi poshtnimin e tjetrit... secili prej tyne ka kërkue me e u ngjitë sa ma nalt në majën e quejtun shtet shqiptar, vetëm si pjesë e lavdisë së vet dhe pak kush asht shqetsue se gjithçka realizohej ishte sakrifica ma sublime e nji populli të vuejtun, i cili ende e ka qëndresën cilësinë ma primordiale të genit të vet... 28 nantori, asht ditë e kremte dhe secili prej nesh duhet me harrue diçka nga historia e derisotshkrueme! Ajo çka s'duhet harrue asht vendosja në vend e krejt atyne që luftuen me shpirt për kët vend dhe i dhanë gjithçka mundën, shpesh duke marrë mbi fytyrat e tyne të ndrituna edhe shumë baltë të pameritueme... Asht e vërtetë se krejt figurat e këtyne Kryeshtetarëve qendruen gjatë në pushtet, bile edhe Plaku i Vlorës, edhe pse njeriu ma pushtetpakët i të katërtve, vinte nga pushteti në perandorinë osmane, prej ku zvarritesh edhe fati i trishtë i Shqipnisë... Dy të tjerët kanë pasë nga nji çerek shekulli, kurse ai ma jetgjati pothuaj gjysëm shekull Pushtet... Sot, në çdo tavolinë shqiptare ku mund të ulesh me festue, asht e vështirë me i bashkue të Katërt këta Prijës dhe të ngresh nji dolli përbashkuese, prej asaj fryme që ata kanë mbjellë në histori! Harrohet edhe ma i randomti fakt se ata mbeten historia jonë; janë e mira dhe e keqja jonë e përbashkët, e bukura dhe e shëmtuemja jonë, heroikja dhe tragjikja jonë...!! Do të mbetesh nji akt i madh paqtues, për secilin prej nesh, prej frymës së kësaj feste të kishim nji përcaktim ma pak randues në dam tyne, ose e thanë pak ma ndryshe, me u ndalë te secili te ajo çka asht ma pozitivja e thelbit të tyne udhëheqës... A nuk do të ishte ma e denjë fjala vjen që Ismail Qemali të përcaktohesh fjala vjen si Dipllomati, Andrrimtari, i Sakrifikuemi; a s'do të ishte

25

denjsisht rigoroze që Ahmet Zogu, të quhej Reformatori, I Paepuni, Autoritari; a s'do të ndjeheshin ma mirë jo vetëm idhtarët e diktaturës nëse Enver Hoxha do të konsiderohej Qëndrestari, Kundërshtuesi, Komandanti; apo Sali Berishës a s'do t'i bahej nder nëse do të quhesh Shpresësjellësi, Ekuilibristi, Kuqebluja... Këto janë ende andrra... ndaj mbetet e vështirë ndër ne me i respektue si duhet ata që e kanë drejtue Shqipninë e këtyne njëqind viteve! Prej sot duhet të na bahet e pamundun me i poshtnue edhe ma, e me vazhdue pafundsisht me urrejtjen... Veç kështu e kërkon dinjiteti i këtij njiqindvjetori madhështor: me i respektue ata! Le t'i kthejmë me kurajo shumë prej këtyne të përbaltunve të mëdhenj në Panteonin e lavdisë sonë të brishtë; ta dimë ne së pari; mandej edhe fëmijët tanë se nga kemi ardhë, për ku po shkojmë dhe ku mund të mbrrijmë; duke e braktisë njiherë e përgjithmonë idenë e skajshme të heronjve dhe tradhëtarëve... sepse në politikë të gjithë janë nga pak heronj dhe nga pak tradhëtarë... mjaft që të mos jetë në shënjester vetëm e keqja e tyne, sepse vërtet ata qeverisin popullin e tyne po harrohet se ata vërtitën edhe rreth nji harte të madhe, ku koha dhe ngjarjet kanë provue shpesh se asht e vështirë të mos jesh edhe thjesht nji sferë bilardoje... A s'është mirë që edhe Stoikut Rugova, t'i kujtohet fryma që solli në qëndresën shqiptare dhe jo t'i ciklohen egërsisht çastet e tija të vështira në histori, që shpesh të kujtojnë cejtnotet e shahut... Po ne ende jemi larg kësaj fryme... Përballë gjitha këtyne kundërshtive, ndryshe prej herëve të tjera, ky njiqind vjetor po flet si askurrë ma parë me nji gjuhë të pabesueshme bashkuese...!! S'ka as ma të voglin dyshim se sot shqiptarët e gjithë botës kanë vetëm nji kryefestë përbashkuese, gjithë të tjerat janë thjesht festa, Ajo asht Kryefesta Jonë, së cilës duhet t'i biem të gjithë në gjunjë dhe ai Flamur Kuqezi që vërvisim gjithë krenari në qiell ma shumë se ndër duer tona duhet t'na valvitet prej shpirti...

A duhet rishikuar figura e diktatorit komunist shqiptar ? Luan Myftiu Ligësia njerëzore duhet të ketë vetëm emrin e këtij përbindëshi. Ky satrap frikacak, që mori pozat e një trimi, mbeti në histori simbol i gogolit, me të cilin gjyshërit do të trembin nipërit e tyre të prapë. Enver Hoxha i punoi popullit të vet poshtërsi që nuk do të guxonte t‟ia bënte as pushtuesi më zemërzi, cinik e i pafytyrë. Po ai është edhe hipokriti klasik, i pabesi ideal, tirani ordiner dhe tradhtari më i


20 vjetori i Revistës Kuq e Zi - 1993-2013

neveritshëm që kanë njohur popujt e sunduar nga mizoria komuniste. Ky stalinist i devotshëm kishte aq urrejtje për trimat dhe fisnikët, aq shumë e urrente ndershmërinë dhe virtytet e kombit të vet, sa nuk la intrigë, shpifje, kurthe dhe pabesi pa përdorur për t‟ua përdhosur virtytet, që të mbetej vetë i pranueshëm mes njerëzish të degraduar. Është madhështi e papërsëritshme morale që fisnikëria jonë doli me dinjitet edhe nga mizoria degraduese e këtij përbindëshi, i cili më shumë se pronat, se vilat dhe pasuritë, më shumë se kulturën, shpirtin heroik dhe atdhetarizmin i lakmoi asaj nderin dhe burrërinë. Po ky përbindësh i sulmoi Shqipërisë edhe vëllazërimin, duke i mbjellë vëllavrasjen me luftën e klasave. Ky intrigant i detyroi shqiptarët e pafajshëm të pranonin fajësi të paqena. Ky frikacak i neveritshëm i la të pushkatuarit e pafajshëm pa varr. Ishte ky “trim” që kish frikë edhe nga emri, nga reputacioni, nga pafajësia e viktimave të tij, ndaj u zhduku atyre çdo gjurmë dhe i detyroi të akuzonin veten për vepra kriminale që as i kishin imagjinuar. Si “idealist”, ky antishqiptar zhduku patriotët; si “humanist”, përçmoi dhe shenjtorët; si “revolucionar i devotshëm”, i qëndroi besnik vetëm Stalinit të vdekur. Ky “marksist” ishte i aftë të varte në litar Marksin 7 herë në ditë, po t‟i kërcënohej posti a t‟i zbuloheshin gjëmat që i kish bërë në kohë paqeje popullit të vet. Ky monstër “humanist” nuk e njihte mëshirën, të cilën e quante hipokrizi. Se si udhëheqës “besnik” ai vrau dhe shokët e vet. Si shqiptar, zhduku gjithë patriotët, duke fshirë nga historia heronjtë kombëtarë dhe ngriti në piedestal gjithë haxhiqamilët. Ndërsa si hipokrit, Enver Hoxha kishte shok vetëm veten. Ai të vriste natën e të qante ditën. Historia po ndihet e varfër në fjalë e përcaktime për të dhënë portretin e këtij Kaini, të këtij Neroni apo Xhinxhiskani. Se Enver Hoxha ishte i zoti të qante nga marazi kur shihte fëmijë të qeshur, të cilët do të jetonin përtej jetës së tij. Dhe ai ua ngarkonte shokëve mëkatet e veta. Ndërsa kryeligësia e tij, ajo më e pafalshmja, ishte bashkautorësia që ky i bëri popullit në veprën e vet gjakatare. Asnjë gjëmë nuk mund të krahasohet me përçarjen dhe degradimin që ky antishqiptar u përpoq të mbillte në shpirtrat e bashkatdhetarëve të tij. Ndoshta prandaj nuk po gjenden dot mjete që ta karakterizojnë ligësinë e këtij depersonalizuesi të kombit të vet. Ai tentoi ta bënte vesin virtyt dhe virtytin ves, sepse ai tmerrohej nga ndershmëria, nga patriotizmi i vërtetë, nga ndjenja e lirisë, nga personaliteti i njeriut. Enver Hoxha do të mbetet simbol i ligësisë, i tradhtarit, i burracakut që shtiret trim, i mburravecit të pashoq, i të pabesit klasik dhe i djallit, që kërkoi të shkatërronte ç‟kishte të mirë vendi i vet. Ndoshta prandaj historia ka mbetur e hutuar. Asnjë historian nuk po mundet të gjejë një të mirë të tij. Se dhe ato që duken si vepra me vlerë, fshehin një ligësi edhe më të madhe. Ndaj, kush tenton të thotë një fjalë të mirë për këtë përbindësh, jo vetëm fyen veten, por lëndon mijëra plagë të hapura pa shkak prej

këtij përbindëshi, të cilit në çaste të caktuara duhet t‟i jetë neveritur edhe vetja. Ndaj askush nuk ka guxim sot të thotë një fjalë të mirë për të, të justifikojë bëmat dhe gjëmat e tij, sepse do të tentonte më kot të “vërtetonte” se poshtërsia në botë nuk ekziston. Sepse Enver Hoxha ka mbetur dhe do të vazhdojë të jetë në shekuj etaloni me të cilin do të matet shkalla e ligësisë së çdo tirani, tmerri i brezave që do të vijnë, turpi i Shqipërisë. Ai do të mbetet despoti i spikatur për ligësi ordinere, për kurthet e pabesitë që i ngriti kombit të vet, për një mijë e një të zeza që i punoi pa shkak një Shqipërie të varfër, të sinqertë, humane, të dhembshur, por dhe shumë krenare. Përbindëshi Enver Hoxha do të mbetet, pra, legjenda e poshtërsisë njerëzore, “drejtuesi” që do t‟u ngjallë krupë gjithë udhëheqësve të botës kur të kujtohen se ka pasur edhe një “drejtues” kaq zemërlig e cinik, kaq të pabesë e tradhtar, kaq të etur për të degraduar vëllezërit e tij të një gjaku. Enver Hoxha kishte kënaqësi që shqiptari të mos nginjej me bukë, që fisnikëria shqiptare të katandisej rrugëve, që trimëria të detyrohej t‟i bënte kërkesë për falje satanait, kur qe krejt e pafajshme. Ai qe i kënaqur që ndershmëria shqiptare u torturua deri në atë shkallë sa të shpifte edhe kundër vetes duke pranuar se kishte tradhtuar atdheun, kishte dashur të helmonte njerëzit me ujin e qyteteve, të digjte kombinatet prej betoni me capa gazetash të ndezura, të fshehte ikona, të denonconte edhe veten se gjoja kishte vjedhur etj. Enver gangsteri gajasej e mburrej te shihte Shqipërinë e katandisur ta duartrokiste, pse ky po e linte të uritur, të përçarë, të internuar e të burgosur, të pushkatuar e të varur pa faj në litar. Atëherë? Ç‟të bëjë atëherë me këtë kuçedër historia? Nga ta fillojë mallkimin e saj kundër tij? Si ta portretizojë ligësinë e përmasave që nuk po e besojnë as brezat që e jetuan një pjesë të poshtërsive të saj? Jo, për Enver Hoxhën duhet të mblidhen gjithë historianët e botës, gjithë psikanalistët dhe shkencëtarët, gjithë antikomunistët, por dhe komunistët e penduar dhe ata që e njohën poshtërsinë e tij qysh kur ai ishte gjallë. Të mblidhen këta dhe të dëgjojnë me vëmendje rënkimet që vijnë nga kjo tokë, e cila gjëmon nga mijëra mallkime të llahtarshme viktimash të poshtëruara dhe të mendohen si ta rishkruajnë historinë tragjike të një populli, i cili jo vetëm u bë astmatik, por fitoi dhe një fisnikëri të lartë nga një dhimbje mbinjerëzore poshtëruese, si ajo që u shkaktoi përbindëshi Enver Hoxha.

Kush nuk di të çmojë Lirinë kot që jeton në këtë botë. E çmojnë vetëm ata që për të vuajtën e u sakrifikuen.

26

Te huajt për shqipërinë e shqiptarët 1835 Robert Curzon "..Atë mbrëmje, ushtarët ishin aq shumë të zënë me punë për të përgatitur ato instrumenta vdekjeprurës, sa që për mua humbi çdo përfytyrim mbi natyrën e vdekjes. Në të vërtetë, kjo ishte për ta një ditë e ngarkuar me mendime të kobshme; por, pa dyshim, që do t’u shpërblehej së shpejti…!" Curzon

Përsëri me Pashallëkun e Beratit , “…kishte marrë lajmin që rebelë apo hajdutëata e quanin veten ndryshe-ishin bashkuar dhe kishin ngritur rrethimin në qytetin e Beratit..” Vitet 1830 - 1870, shënojnë fillimet e Lëvizjes Kombëtare shqiptare të shekullit XIX. Perandoria turke, e cila kishte filluar të ndjente se pushteti i saj po dobësohej, në vitet 30 ndërmori një varg reformash për të rimëkëmbur fuqinë e saj. Reformat e para centralizuese, të pamjaftueshme, u shoqëruan më pas me reformat e Tanzimatit.... Me zbatimin e këtyre reformave, u vendos mbi popullin shqiptar shtypja e drejtëpërdrejtë dhe e egër e sundimtarëve osmanë. Pakënaqësia që përfshiu pjesën më të madhe të popullsisë, erdhi duke u rritur shkallë-shkallë, duke u shndërruar në kryengritje të armatosura të cilat vazhduan disa vjet. Në fillim këto ishin lëvizje lokale por me kërkesa të njëllojta kundër të njëjtit armik, deri sa vjen viti 1834, kur kryengritja i kalon kufijtë lokalë dhe merr përmasat e një Kryengritje të Përgjithshme, një tendencë për të bashkuar gjithë popullin kundër pushtuesit turk . U shfaqën format e reja organizative bashkëkohore si: kuvendet, besëlidhjet, pleqësitë dhë këshillat e kryengritësve, disa nga të cilat, ndonëse kishin qënë më parë, morën përmbajtje të re. Gjatë verës së vitit 1834 u shkëmbyen mendimet ndërmjet përfaqësuesve të krahinave të ndryshme të vendit pas të cilave u


20 vjetori i Revistës Kuq e Zi - 1993-2013

vendos që të organizohej një Kryengritje e Përgjithshme dhe u hartua për këtë një plan i përgjithshën operativ. Sipas këtij plani do të sulmohej në fillim kështjella e Beratit. Sipas parashikimit të bërë nga krerët e kryengritjes, në vjeshtën e vitit 1834, popullsia e Beratit filloi kryengritjen me armë kundër autoriteteteve qeveritare turke. Si motiv shërbeu mbrojtja e disa ushtarëve të cilët kishin ardhur me leje nga Stambolli dhe nuk donin të ktheheshin prapë në ushtri. Kryengritësit e armatosur mbyllën qeveritarët turq brënda në keshtjellë dhe ftuan udhëheqësin e njohur, Tafil Buzi, që të merrte në dorë drejtimin.. 10.000 vullnetarë u mblodhën menjëherë rreth tij. Përfaqësuesit e shtatë krahinave, formuan Besëlidhjen. Shqipëria e Jugut u përfshi nga vala e kryengritjeve të armatosura kundër pushtimit turk, ndërsa Berati u bë kryeqëndra e këtyre kryengritjeve. Në vitin 1834 vjen nga Korfuzi në Janinë udhëtari anglez, Robert Kurzoni Këtë udhëtim ai e përshkruan në librin "Vizita nëpër Manastiret e Lindjes". Vitet 1834-35, kur ai bëri vizitën e tij të shkurtër nëpër Epir dhe në Shqipërinë e Jugut, përkojnë me këtë periudhë të rëndësishme në historinë e Shqipërisë dhe në veçanti me atë të Beratit. Dhe është, pikërisht, ky fakt që i bën interesante shënimet e tij të hedhura në këtë libër udhëtimesh. Sipas Kurzonit, “… në Shqipërinë e Jugut, ishte gati të shpërthente një kryengritje, rebelim, apo revoltë (pronunciamento) mbase edhe përpjekje për të siguruar zgjedhje të përgjithshme, të lira, apo diçka e ngjashme me të…Të paktën, të gjithë ata që vinin andej, thoshin se i gjithë vendi po ziente. Dukej qartë se po përgatitej një Kryengritje e Përgjithshme…” Kurzoni, edhe pse këtë kohë po e jetonte në kampin kundërshtar, e quante kështu këtë dhënat e këtij udhëtari, ku pasqyrohet atmosfera e tensionuar në qytetin e Janinës, kur sheshi përpara fortesës ishte “ i mbushur plot e përplot me kuaj të vendosur në rresht dhe të mbërthyer nga koka te këmbët me frerë të trashë” dhe nga grupe njerëzish, të cilët, të ndarë sipas kombësisë, “bisedonin për ngjarjet e ditës,” kur frika dhe alarmi i përgjithshëm kishte kapur qeveritarët turq në Janinë. ..Dhe pati rastin të shikojë Vezirin, i cili në situata të tilla, të tensionuara, “ kurrë nuk dilte jashtë pa u shoqëruar me një ushtri njerëzish të armatosur..” Ai e përjetoi këtë Kryengritje, mes ushtarëve dhe oficerëve të ushtrisë turke, duke pirë kafe dhe cigare me Mahmud Pashën. lëvizje, ndryshe nga sundimtari i ri i këtij pashallëku, Mahmud Pasha, i cili sapo “…kishte marrë lajmin që rebelë apo hajdutë - ata e quanin veten ndryshe - ishin bashkuar dhe kishin ngritur rrethimin në qytetin e Beratit..” …Është ky fakt që i bën interesante të Ai dëgjoi vetë nga goja e tij lidhur me atë ç‟ka po bënin "rebelët apo hajdutët" në Berat

Robert Curzon , 1810-1873 . …Dhe u befasua nga pamja e ushtrisë turke e cila po nisej me ngut për në Berat.. Pamja e atij vargu të gjatë njerëzish të hipur mbi kuaj, me diellin i cili u ndiçonte mbi kokë dhe u reflektonte në armët e ndritshme, i krijonte përfytyrimin “ … e një gjarpëri gjigand me luspa të shkëlqyeshme që zvarritej kobshëm në drejtim të presë së vetë.” Ja përse Veziri i Janinës nuk pati kohë ta priste për herë të dytë udhëtarin anglez. Nuk e ke vështirë të kuptosh simpatinë e Kurzonit për këtë lëvizje të cilën ai e quan me një përcaktim bashkëkohor "proninciamento”(Italisht-Kryengritje e armatosur me synime të caktuara politikeShënimi im-P.T.) dhe që arrin të parandjejë kërkesat e avancuara të saj. Ai flet me admirim për prijësat e këtyre çetave kryengritëse, për këta "xhentëlmenë" me të cilët bisdoi pranë zjarrit dhe u lidh me një miqësi të ngushtë edhe pse emrin nuk ua mësoi asnjëherë, por që do t‟i pëlqente t‟i quante "guerrilas’ dhe “ Komandantë të Guerriljeve"

Në vënd të biografisë “Vizita nëpër Manastiret e Lindjes “ e udhëtarit anglez Robert Kurzon, është produkt i të njëjtës epokë (gjysma e parë e shekullit XIX ) e përshkruar edhe nga udhëtari tjetër anglez, i njohur për lexuesin, Uiliam Martin Liku. Përsëri një udhëtim nëpër Epir. Nga Korfuzi në Janinë. Kryeqëndra e Epirit. Veçse, tanimë, epoka e Ali Pashë Tepelenës, apo e “Diamandit të Jninës” ose e “Bonopartit Mysliman”, kishte perënduar prej kohësh. Shumica e shtëpive tani ishin kthyer në gërmadha. Pamja që iu shfaq Kurzonit atë mbrëmje kur ai mbriti për herë të parë në Janinë, e çgënjeu atë. “Vetë liqeni, me një ishull në të, ku ende ndodhen rrënojat e sarajeve të ndërtuara nga Ali Pasha i famshëm, është shumë i bukur, por malet me të cilat ai kufizohet nga ana tjetër, janë të

27

shkretë dhe pa ato thyerjet karakteristike që i bëjnë ato piktoreskë.” Kurzoni “…nuk e bëri me kalë rrugën nga Beligradi deri në kryeqytetin ottoman, por dëgjoi dhe mësoi shumë për ç’ka ndodhte përreth.” Kaçakët e maleve, apo komitët, “të klasifikuar” në mënyrë të rëndomtë nga pushtuesit si „hajdutë’ apo „rebelë‟ (e, po kështu, edhe nga udhëtarët e huaj, pavarësisht se asnjëherë nuk i njohën si të tillë), “ishin me shumicë” dhe që, “…sa për këta të fundit, të gjithë e pranonin me plotë gojë : Hajdutët s’kishin të mbaruar!” Në një situatë të tillë ndërmori udhëtimin e tij në Epir, Robert Kurzoni. Djaloshi 23 vjecar, i cili kishte përfunduar vetëm dy vjet nga Universiteti i Oksfordit, u nis drejt “Levantit” për t‟iu përkushtuar pasionit të tij për studimin e botës antike dhe antikuarëve të saj. Si shumë amatorë të tjerë, ai u udhëhoq nga dëshira për të zbuluar dorëshkrimet e lashta të autorëve klasikë, “të humbura” nëpër manastiret e Lindjes së afërt. Gjysmën e përiudhës së udhëtimit të tij (1833-1838) e kaloi në Levant, duke ndërmarrë ekspedita të shumta të përshkruara tek „Manastiret…‟” e tij. Por jo vetëm kaq, një qëndrim tjetër më të gjatë e ka bërë kur iu ngarkua detyra e sekretarit privat të Stratfor Kanning (1841) në Kostantinopojë dhe më pas, si komisioner në Armeni. Libri i tij “Vizita nëpër Manastiret e Lindjes” është nga më tërheqësit e këtij lloji. Në vitin e parë të publikimit të tij, ky libër u ribotua tri herë, pastaj, përsëri u botua në vitin 1851. Sa ishte gjallë Kurzoni, ky libër u ribotua për herë të pestë. Robert Kurzoni vdes në vitin 1873 pasi kishte trashëguar tre vjet më parë nga e jëma titullin Baron i Zouche-së. Tetë vjet pas vdekjes së tij, “Manastiret..” botohet për të gjashtën herë. Deri sa më 1879, libri merr këtë trajtë që ka sot: “Visits to Monasteries in the Levant “By The Honourable Robert Curzon, Jun. London, 1848

Informacioni i parë për Shqipërinë Korfuz - E Premte, 31 Tetor, 1834 - "E pashë se në Korfuz, nuk mund të siguroja dot ndonjë informacion për Shqipërinë, edhe pse majat e larta të Epirit duken qartë që nga ishulli. ... Askush nuk di gjë për këtë vend. Duket sikur deri në këtë kohë nuk ka shkelur këmbë udhëtari apo vizitori të huaj. Thuhet se janë të famshëm për gjuetinë e shpendëve dhe se aty nuk ka gjë tjetër veç shaptoreve; se ndokush mund të arrijë të vrasë deri në 15 çifte shpendësh të tillë, ndërsa një tjetër, më i zoti por me më pak fat, mund të vrasë edhe më shumë se i pari, por nuk arrin të çojë asnjë në shtëpi, pasi shpendët e vrarë do t‟i humbisnin nëpër gëmushat e dëndura. Kishte edhe lloje të tjera shpendësh që gjuheshin, dhe kjo është e besueshme, pasi flitej edhe për derra te egër, por të paktën unë


20 vjetori i Revistës Kuq e Zi - 1993-2013

nuk pata rastin të takoja ndonjë që të më tregonte se kishte vrarë, ndonjëherë, ndonjë derr të egër. Dhe mbi të gjitha, kaçakët ishin me shumicë. Sa për këtë të fundit, të gjithë e pranonin me plotë gojë: kaçakët s‟kishin të mbaruar; dhe pikërisht, në këtë kohë, në Shqipëri, ishte gati të shpërthente një kryengritje apo rebelim ose revoltë: të paktën të gjithë ata që vinin prej andej thoshin se i gjithë vendi po zjente. Dukej qartë se po përgatitej një Kryengritje e Përgjithshme." Dhe më tej Kurzoni vazhdon të japë informacionet e para që ai kishte marrë për Shqipërinë para se të nisej: "...Shqiptarët kanë salltanete të mëdha në mbajtjen e armëve. Këllëfet e jataganëve të tyre apo dorezat e kobureve i zbukurojnë duke i qëndisur apo veshur me argjend, po ashtu edhe tre apo katër kutitë e vogla të ngjeshura në brez, që shërbejnë si karikatorë për fishekë, të cilat janë të ndritshme dhe ndonjëherë të qëndisura. Pra, të vrasësh një shqiptar, me të tillë mënyrë armatimi, është mjaft fitimprurës, edhe sikur personi, që qëllon mbi të, të mos ketë ndonjë motiv tjetër për ta bërë këtë gjë. Me sa di unë, të paktën , të qëllosh mbi një evropian, nuk e ke këtë lloj leverdie, pasi nuk ke se ç‟të marrësh, dhe nga ana tjetër, nuk e hanë dot, ndaj edhe udhëtimin tim nuk e shikoja me rrezik dhe nuk u tërhoqa nga vendimi im për të vizituar disa nga manastiret e këtij vendi. Eshtë edhe një arsye tjetër që evropianët rrallë sulmohen në vendet e Lindjes - çdo arab ose shqiptar, e di mirë që, në se një evropian ka armë në dorë, dhe që kjo asnjëherë nuk i mungon, egzistojnë dy mundësi: e para, arma është e mbushur dhe e dyta, po u shkel këmbëza, shanci për t‟i shpëtuar plumbit është fare i vogël. Veç kësaj, të gjithë e dinë se, po të vritet një evropian, do të bëhet një zhurmë jashtëzakonisht e madhe! Konsujt do të fillojnë të shkruajnë letra, - pashallarët do të alarmohen-rojet, ushtarët e armatosur, hipur mbi kuaj, do të turren si të çmendur rreth e qark vendit, do të shkrepin armët në ajër, duke u vënë në kërkim të vrasësit, dhe po ta kapin do ta varrin menjëherë për të kënaqur konsullin e huaj. Veç kësaj, banorët do të rrihen barbarisht me shkopinj të trashë, deri sa të gjëndet vrasësi. Ja pse ne e ndjejmë veten të sigurtë. Evropiani i fundit që unë kam dëgjuar të jetë vrarë, në Shqipëri, ka qënë një gjerman që merrej me studimin e bimësisë. Atij i pëlqente të mbante gjithnjë, një xhaketë blu me kopsa prej bakri të shndritshëm dhe endej lart e poshtë nëpër male, i vetëm, duke mbledhur lloje të veçanta bimësh dhe lulesh, të cilat, pastaj, i fuste në një kuti llamarine. Ai vazhdoi të mblidhte pa u kërcënuar nga njeri për ca kohë, duke krijuar një mendim të përgjithshëm se mund të ishte ndonjë magjistar i gjorë, dhe se barërat që mblidhte, do t‟i përdorte ose kundër ndonjë armiku të tij të rrezikshëm ose mbase edhe që të zbulonte rreziqet që mund ta kërcënonin atë në të ardhmen.

Piro. M. Tase Autori i “Të Huajt për Sqhipërinë e Shqiptarët”. Dy a tre shqiptarë e kishin përgjuar atë për disa ditë, duke qëndruar fshehur pa i rënë në sy, pas shkëmbenjve, sa herë që filozofi kthehej me fytyrë në drejtim të tyre; dhe më në fund, njëri prej cubave, duke u lutur në emër të gjithë shënjtorëve, mbështeti pushkën e tij të gjatë mbi një gur dhe qëlloi gjermanin mes për mes trupit. I gjori ai, u rrokullis përdhe, por shqiptari nuk lëvizi nga pozicioni deri sa mbushi përsëri pushkën, pastaj doli që andej me kujdes duke mos ia shqitur për asnjë çast sytë trupit të shtrirë dhe, me shokët që e shoqëronin nga pas, të gatshëm për të qëlluar po ta kërkonte nevoja. Botanisti, sidoqoftë, kishte mbaruar, tanimë, dhe çgënjimi i shqiptarëve ishte jashtëzakonisht i madh kur panë se kopsat e ndritshme nuk ishin prej ari por prej bakri. Ishin pikërisht ato që provokuan të shtënën me armë dhe sollën vdekjen e tij." Kurzoni, siguroi disa letra rekomandimi për përsona të ndryshëm. Punësoi një djalosh i cili do t‟i shërbente gjatë udhëtimit edhe si shërbëtor edhe si përkthyes. Një shoku i tij në Korfuz e ndihmoi për të gjetur një mjet lundrimi të sigurtë dhe me të u nisën në drejtim të Gumenicës, rreth 24 milje larg. Ky udhëtim zgjati 5 orë. Aty mori me qira tre kuaj të mundshëm për t‟u ngarkuar me plaçka, një për bagazhet e tij, një për shërbëtorin dhe një për vete dhe u nisën për Paramathi, që, sipas të thënave mund të ishte nja 4 orë larg. "...Kuajt nuk i kishim shumë të mirë, dhe rrugët, po ashtu, ishin të këqia. Ecëm duke u penguar nëpër gurë, lart e poshtë nëpër kodra, gjithë atë mbasdite, pa iu afruar, siç m‟u duk mua, asnjë qëndre të banuar. Po errësohej dhe kafsharët më thanë se janë akoma edhe gjashtë orë për të ecur..." Ishte ora 7 e mbasdites. Nuk mund të shikonin më dhe, tanimë, ndodheshin në majë të kodrës, ku kishte shumë gurë dhe gëmusha të ulëta, përmës të cilave ata vazhdonin të ecnin rrugë pa rrugë duke kthyer kokën sa nga njëra anë në tjetrën për të gjetur drejtimin, pasi askush nga ata, siç dukej, nuk e njihte atë rrugë.

28

Diskutuan bashkarisht për të gjetur një rrugëzgjidhje sa më të mirë, kur papritur, panë disa drita në ca shtëpi, gati një kilometër larg. Kurzoni i shprehu dëshirën një kafshari që të shkonte dhe të pyeste në se mund të kalonin natën në ndonjë nga ato shtëpi. "-Çfarë thua? Të shkoj atje? - ia bëri kafshari, -Jo...Jo!! -Pse jo?- i thashë unë. -Sepse, të siguroj unë që do të na vrasin të gjithëve.... Mund të na lënë të hyjmë brënda vetëm në se e ndjejnë veten plotësisht të sigurtë që mund të jenë në gjëndje të mbrohen nga çdo rrezik i mundshëm, në rast të kundërt, ose nuk do të përgjigjen, duke na lënë për të kuptuar se nuk ka njeri brënda, ose do të qëllojnë kundër nesh nga dritarja, apo do të na lëshojne qëntë, ose ... -Oh, - ia bëra unë. -Kjo mjafton. Nuk dëshiroj të prish qetësinë e bashkatdhetarëve tuaj të mrekullueshëm, vetëm se nuk arrij dot ta kuptoj se ç‟mund të bëjmë tjetër në këtë orë këtu në majë të kësaj kodre. Si ja bëjnë me ujqërit këta njerëz ? -Çfarë?- pyeti shoqëruesi im.-Sa për vete, ne jemi të armatosur dhe nuk përbën ndonjë rrezik; por ma do mendja se nuk duhet të ketë shumë ujqër. Eshtë akoma shpejt për të zbritur ujqërit deri këtu poshtë; megjithëse tanimë, të ftohtit ka filluar. Mendoj se do të ishte mirë sikur të merrnim një sy gjumë dhe nisemi nesër me të zbardhur dita dhe, kështu, do të jetë më e lehtë për të gjetur drejtimin." Duke mos gjetur mundësi tjetër, ashtu bënë. Lidhën kuajt me njëri - tjetrin nga këmbët dhe pastaj Kurzoni u shtrit mbi një batanie udhëtimi përbri shërbëtorit të tij, nën strehën e një gëmushe. "...Ishte tmerrësisht ftohtë. Kuajt dridheshin dhe herë pas here përplasnin këmbët në tokë ndërsa kokat i mbanin gjithnjë poshtë. Unë kthehesha sa nga njëri krah në tjetrin për të gjetur ndonjë pozicion sa më të rehatshëm, por ishte e pamundur. Nuk po gjeja të ngrohur dhe gjëja më e çuditshme ishte se sa më shumë që e pastroja vëndin nga gurët që më vrisnin nën batanije, aq më shumë shtoheshin dhe bëheshin më të mprehtë ata që mbetnin. E vetmja gjë që mund të bëja për ta ndjerë veten komfort ishte të dëgjoja zhurmën e mushkave që rrokulliseshin përdhe dhe të sugjestionoja veten se, më në fund, e kisha pastruar vendin nga guriçkat e mëdhenj. Sidoqoftë, dremita pak. Kështu m‟u duk mua pasi u zgjova menjëherë kur dikush filloi të më tundte nga supet dhe po përpiqej të më bënte të ditur se kishte vajtur ora katër e mëngjesit dhe se ishte tamam koha për t‟u nisur. Ishte po aq errësirë sa edhe më parë, veçse në qiell tani dukeshin më pak yje dhe filluam përsëri rrugën duke u penguar nëpër gurë apo duke u përdredhur rreth tyre, si dhe më parë, deri sa mbritëm në një vend ku nuk po e dëgjonim më kërcitjen e patkojve të kuajve nëpër gurë. M‟u duk se kishim ndaluar në buzë të një gremine të thepisur, gati 60 metra të thellë, siç mund ta gjykoja prej


20 vjetori i Revistës Kuq e Zi - 1993-2013

reflektimit të dritës së zbehtë të yjeve në ujrat e rëkesë që kalonte në fundin e atij shkëmbi të pjerët. Vezullimi i turbullt i dritës e bënte këtë vend akoma më të rrezikshëm dhe më të vështirë se sa mund të ishte në të vërtetë." Ishin me fat, pasi, më në fund e gjetën një shteg, i vetmi ky, për të zbritur nga ajo kodër. Zbritën nga kuajt dhe i lanë ata të ecnin para tyre. Kafshët duhet ta kishin bërë edhe më parë këtë rrugë pasi po zbrisnin me lehtësi deri sa, pas disa qindra metrash, rruga filloi të përmirësohej U hipën përsëri kuajve dhe pas pesë orë udhëtimi, mbritën në Paramathi. Pranë disa sarajeve, ata takuan një grup këmbësorësh të armatosur deri në dhëmbë dhe, që të gjithë, me armët e tyre të gjata të hedhura mbi supe. ".. Njëri prej tyre më pyeti me mirësjellje në se më kishte mbetur ndonjë gjë në portofol që mund të kalonte në llogari të tij, por me qënë se unë dukesha fare i pistë dhe si një leckaman dhe ndodheshim fare pranë qytetit, ai nuk e përsëriti më kërkesën, por vetëm na pyeti se ç‟rrugë do të bënim. I thashë se, tani për tani, do të qëndronim aty dhe me qënë se mbritëm pranë shtëpive, ai çuditërisht mori një drejtim tjetër dhe u largua. Më në fund, arrita të gjej personin për të cilin më kishin dhënë një letër rekomandimi. Ishte një dyqanxhi i cili shiste rroba në pazar. Rrethanat u krijuan në mënyrë të tillë që ne mundëm ta takonim këtë person duke shitur mallrat e tij. Sapo e lexoi letrën, ai u tregua shumë miqësor dhe menjëherë e mbylli dyqanin dhe filloi të ecë para nesh duke na drejtuar për nga shtëpia e tij. Ishte një njeri i veçantë. Pa u menduar fare, dhomën e tij më të mirë, ma la mua. Dy gra të moshuara dhe tre apo katër vajza të reja u larguan menjëherë nga dhoma duke u përpjekur që të mos na binin në sy. Një apo dy nga vajzat ishin shumë të bukura dhe dukej sikur të gjitha konkuronin njëratjetrën për të tërhequr vëmendjen e mysafirit të tyre, duke parë nga unë gjithë kuriozitet dhe vazhdimisht vështronin kalimthi në drejtimin tim përmes perdes së varur në derë, duke u larguar menjëherë sapo e kuptonin se ishin diktuar. Më e bukura nga këto vajza kishte qënë e martuar vetëm për një kohë të shkurtër: Se kush kishte qënë burri i saj dhe se ku jetonte, nuk munda ta mësoj, por mua më bëri përshtypje të veçantë mënyra se si ajo përpiqej të ekspozonte bukurinë e saj duke e ndërruar veshjen herë pas here. Ajo u largua përsëri për të veshur një xhaketë të re, një lloj manteli i bardhë pa mëngë, i qëndisur me ngjyra të ndritshme poshtë palëve. Unë shpreha habi dhe admirim për të, duke folur me një greqishte të cunguar, por zana shqiptare nuk e pati të vështirë të më kuptonte duke korigjuar disa nga shprehjet e mia dhe unë isha i sigurtë se do të merresha vesh mirë me të, po qe se ajo nuk do të largohej menjëherë sapo dëgjoi kërcitjen e dërrasave të shkallëve në paradhomë."

Erdhi i zoti i shtëpisë i cili u tha se në orët e vona të mbasdites ishte e vështirë për të gjetur kuaj me qira. Duke qënë se po të niseshin, do t‟i zinte nata në rrugë, Kurzoni vendosi që të rrinte aty, deri në mëngjesin e ditës tjetër. E kaloi kohën duke shëtitur gjithë vendin dhe "... duke vrarë mëndjen për të zbuluar se kush ishin më të frikshëm, qentë apo banorët e Paramathisë. Sa për qentë, ata dukeshin tamam si ujqër dhe njerëzit si xhelatët kokë-prerës duke ecur si kapadainj, si statuja shënjtorësh pa shpirt, me flokët e tyre të gjatë mbi supe, me pushkë dhe me pisqollë në brez e me jataganë. Ata s‟kishin asgjë të përbashkët me turqit, të cilëve u pëlqente të rrinin gjithë ditën në një kafene duke pirë duhan me çibukët e tyre të stërgjatë, të etur për të dëgjuar rrëfimet e të tjerëve duke mos e lodhur kokën për të menduar apo për të folur ndonjë fjalë. ...Shqiptarët as bërtasin e as llomotisin siç bëjnë gjithë ditën arabët apo gratë e tyre nëpër shtëpi, përkundrazi, ata ecin kapardisur nëpër pazar, tepër indiferentë, gati për t‟u mbërthyer me këdo dhe do të ishte e pamundur për ta shuar sherrin; shkurt, ata më dhanë idenë se janë njerës vërtetë shumë të varfër, por janë krenarë dhe që nuk frikësohen lehtë." 2 Nëntor, 1834- Mëngjesin tjetër, që në orën pesë, ata u kishin hipur përsëri kuajve dhe, pasi ecën për 14 orë nëpër shtigje me gurë dhe shkëmbenj, e, në më të shumtën e kohës, nëpër shtrete përrenjsh, arritën, në mbrëmje, në Janinë. "... Në pamjen e parë ky vend më çgënjeu. Qyteti ishte ndërtuar në anë të një kodre të pjerrët që binte mbi liqen, dhe ndërsa rruga vazhdonte akoma në majën e kësaj kodre, unë mund ta shikoja qytetin, por fare pak, deri sa arritëm pranë shtëpive, shumica e të cilave ishin kthyer në gërmadha. Vetë liqeni, me një ishull në të, ku janë ende rrënojat e sarajeve të ndërtuara nga Ali Pasha i famshëm, është shumë i bukur, por malet , me të cilët kufizohet në anën tjetër, janë të shkretë pa ato thyerjet që i bëjnë ata piktoreskë". Shkuan në shtëpinë e një zotërie italian i cili ishte mjeku i parë i Janinës, dhe që "... siç kuptova më vonë, e kishte si hob të priste në shtëpinë e tij udhëtarët e huaj që shkelnin për herë të parë në qytet. Më priti me shumë përzemërsi dhe më dha disa dhoma të mrekullueshme, duke filluar që nga dhoma e gjumit, dhoma e ndënjes, dhe një paradhomë, që të gjitha ato shumë më të mira se ato që kisha zënë në Korfuz. Ishin të pastra dhe të pajisura në mënyrë të mrekullueshme." Qyteti dukej se nuk ishte riparuar asnjëherë që nga koha e luftrave dhe kryengritjeve që ndodhën në kohën e vdekjes së Ali Pashës. Shtëpitë ngjasonin me ato të Greqisë dhe të Italisë Jugore. Disa nga ato ishin të ndërtuara me gurë dhe të tjerat me drurë dhe të mbuluara me tjegulla. Nëpër muret e shumë prej këtyre shtëpive,

29

kacavireshin degët e dëndura të hardhive . “…Sheshet e pazarit ishin të shkretë. Ende nëpër disa, gjoja dyqane të vegjël, (pasi ishin tamam si ato barakat e hapura në një ditë panairi) ekspozoheshin armë shumë të kushtueshme. Ishte ditë me shi dhe nuk mungonte balta, ashtu si dhe pluhuri në ditë me diell.. I gjithë vendi kishte marrë një pamje të mjerueshme, jeta ishte fare e plogët dhe fytyrat e njerëzve të egërsuara. Hëngra një darkë të mirë dha pastaj ia futa gjumit për t‟u zgjuar mëngjesin tjetër nga zhurma që po bënin shërbëtorët , të cilët po diskutonin me zë të lartë mbi të rejat e ditës. Tema e diskutimit ishte vetëm për shqiptarët. Një person, i cili kishte një dyqan në pazar, na ishte grindur një ditë më parë me disa nga bashkëqytetarët e tij dhe gjatë natës ata i vajtën në shtëpi, e çuan nga shtrati dhe e therrën me jataganët e tyre duke e bërë copa copa te kodra mbi qyet. Disa udhëtarë që po vinin në qytet, herët në mëngjes, kishin parë gjymtyrët e atij të gjorit të hedhura përdhe, sa andej- këtej." Kurzoni e kaloi kohën duke parë vendin përreth dhe pastaj për të bërë një kërkesë në pallatin e Vezirit për një takim, gjë që iu la për ditën tjetër. "...Nuk kishte shumë gjëra për të parë, veçse prania ime u bë objekt diskutimi për njerëzit përreth, të cilët e ndërprisnin menjëherë bisedën sapo unë u kaloja pranë, thua se unë të isha i pari vizitor që kishte shkelura ndonjëherë në atë vend... Rrashë shpejt për të fjetur pasi nuk kisha ndonjë libër për lë lexuar."

Pashai i Ri i Janinës dhe... i Beratit 4 Nëntor,1834"...Në orën 9 të mëngjesit, i shpreha nderimet e mia vezirit, Mahmud Pashait, një njeri i cili e kishte hundën paksa të madhe dhe tepër i ngjashëm në pamje me Papa Benediktin XVI. Qëndrova disa orë me të duke biseduar për çështjet turke dhe hymë në një diskutim të hollësishëm lidhur me raportin që egzistonte mes „Anglisë‟ dhe „Londrës‟.... Në se Anglia ishte pjesë e Londrës apo Londra ishte pjesë e Anglisë. Në pamje të parë dukej që ishte një njeri i mirë, tepër i interesuar për Egjiptin prej nga unë sapo isha kthyer, duke më bërë pyetje të panumërta rreth Muhamet Aliut dhe duke e krahasuar karakterin e tij me atë të Ali Pashait, i cili kishte ndërtuar këto saraje, aktualisht në gjëndje të rënuar dhe që pa arsye kishin mbetur gjatë gjithë kohës pa u riparuar. Salloni i pritjes ishte një dhomë e mrekullueshm, me një dekoracion shumë të shtrënjtë; dritaret me xhame të modelit venecian, disa prej të cilave të thyera, kurse dyshemeja, nga që tundej, dukej sikur do të binte nga çasti në çast; dy vrima të mëdha në


20 vjetori i Revistës Kuq e Zi - 1993-2013

muret anësorë, të cilat ishin hapur nga të shtënat me top, ishin mbuluar me copa dërrase pishe të mbërthyera shumë keq, mbi panele dekorativë tepër të kushtueshëm. Divani ishte i mbuluar me kuvertë të kuqe dhe një turmë njerëzish me armë të mbërthyera pas trupit, qëndronin në këmbë në fund të dhomes, mbështetur mbi pushkët tepër të gjata, duke dëgjuar bisedën tonë dhe duke qeshur me zë të lartë sa herë që bëhej ndonjë shaka, por pa e kaluar në asnjë mënyrë buzën e karpetit. Pashai, fillimisht, mendoi të më pajiste me një eskortë, pasi, sipas tij, në ato kohë, vendi ishte tepër i pasigurtë, por përfundimisht vendosëm që ai të më jepte një letër për komandantin e trupave të Mezzovës, i cili do të më pajiste me ushtarë që do të më shpinin shëndoshë e mirë në manastirin e Meteoras. Kur u bëra gati që të ngrihesha për të dalë jashtë, ai porositi përsëri kafe dhe cigare dhe ma bëri me shënjë që të rrija ulur: shkurtimisht u bëmë shokë të ngushtë. Ndërsa po rrija ende pranë tij, një pasha i rangut më të ulët, hyri brënda dhe qëndroi ulur mbi divan gati gjysëm ore, pa e hapur fare gojën dhe pa bërë asgjë tjetër, veçse më shikonte mua pa m‟i shqitur sytë. Pasi pimë edhe sherbetin, më në fund unë u largova, duke lënë Pashanë thellësisht të çuditur me kërkesën e Qeverisë angleze, e cila ishte gati të paguante një shumë të madhe për transportimin e kriminelëve, në një kohë kur, sipas tij, po t‟u pritej koka në vend, do ta bënte këtë mision më ekonomik dhe më të shpejtë. Të shpenzoje për të mbajtur në burg këta vagabondë dhe të pagdhëndur ose për t„i larguar ata nga vendi ynë e për t‟i bërë ata shqetësim për të tjera vende, atij i dukej një budallallëk jashtëzakonisht i madh; që kështu, hajduti të mbahet me bukë, me rroba dhe vend për të fjetur, në një kohë kur njerëzit e varfër dhe të ndershëm të vuanin për bukën e gojës. Këtë gjë ai e konsideronte si një veprim kundër logjikës dhe anti-ligjore.. Unë qesha atëhere me vete kur sillja nëpër mend mendimet interesante të Vezirit të Janinës. Qysh atëhere krijova mendimin se tek ai vihej re njëfarë ndjeshmërie ndaj jurisprudencës kriminalistike."

Eskorta e Mahmud Pashait "...Mbasdite, ndërsa po shikoja jashtë nga dritarja e dhomës sime, vura re Vezirin i cili po kalonte i shoqëruar nga një eskortë e madhe e armatosur dhe më thanë se në situata të tilla, të acaruara për vendin, ai kurrë nuk dilte jashtë pa u shoqëruar me gjithë këtë ushtri njerëzish të armatosur. Në fillim vinin nja 100 kalorës me shpata, të hipur mbi kuaj dhe të veshur me uniforma si evropianë, pastaj dy kafsharë, seicili me nga dy daulle të vogla të vendosura para shalës së çdo kali.

Ata mbanin rritmin duke goditur pa pushim, gjatë gjithë rrugës, këto daulle. Ky ishte një zakon tartar apo Persian. Pas daullexhinjve, vinte një kompani „kaëasees‟ të veshur jashtëzakonisht bukur me pisqolla dhe jataganë prej argjendi; pastaj një varg trumpetarësh. Pas tyre vinte Veziri, i hipur mbi një kalë të lartë dhe elegant. Ai ishte veshur sipas stilit të ri turko-evropian me kapelen e kuqe tradicionale në kokë; mbi supe një rrobë të bollshme ngjyrë të kuqe, qëndisur bukur me fije ari, e cila gati e mbulonte të gjithin, kështu që asnjë pjesë tjetër e trupit të këtij njeriu të madh nuk ishte e dukshme, veç syve të tij, hundës dhe njërës nga duart ku shkëlqente një unazë e madhe me gur diamandi.. Dy oficerë shoqëronin kalin e tij nga të dyja anët duke mbështetur njërën dorë në pjesën e prapme të shalës së kalit të vezirit. Të gjithë përkuleshin në shënjë respekti për Vezirin sapo ai u kalonte pranë; dhe unë në atë kohë u bëra një person i veçantë që kurse Veziri më përshëndeti me një lëvizje të lehtë të kokës. Proçesioni mbyllej me një trupë oficerësh dhe ndihmësish të hipur mbi kuaj, veshur me ato kostumet e tyre të mrekullueshme karakteristike shqiptare, duke shtrënguar frerët e argjendë të kuajve mbuluar me kuverta të qëndisura. Ata mbanin në dorë diçka të stërzgjatur që unë mendova në fillim se do të ishte ndonjë lloj arme, po shpejt e zbulova se ata ishin çibukë të gjatë; syri të shihte një pyll të tërë me to, të çdo lloj gjatësie apo trashësie.”

Duke u përgatitur për të luftuar me kryengritësit në Berat. Kur Veziri u largua dhe nëpër rrugë kishte mbetur vetëm pluhuri, Kurzoni doli më këmbë jashtë qytetit për të parë ushtarët që stërviteshin sipas modelit të ri evropian. Në mes të një sheshi, pa dikë të ulur mbi një batanie dhe u nis në drejtim të tij. Mësoi se ishte koloneli dhe njëkohësisht edhe komandanti i ushtrisë turke;"...ndezëm nga një çibuk, dhe që në fillim kuptova se ai merrte vesh nga taktika dhe stërvitja ushtarake po aq sa edhe unë dhe as që kishte fare interes për të mësuar më shumë për këtë punë. Kështu ne vazhduam të thithnim çibukët e gjatë me qetësi, ulur mbi karpetin që reflektonte prej rrezeve të diellit, ndërsa ushtarët torturoheshin duke kryer ato veprime të përsëritura ecjesh para dhe mbrapa deri sa më në fund trupi u ishte krusur fare nga lodhja dhe mezi hidhnin këmbët duke u çapitur pranë njëri- tjetrit tamam si një tufë bletësh. Kapiteni bërtiti dhe, të gjorët ata, vazhduan të vinin rrotull e rrotull duke u penguar nëpër këmbë e duke goditur pa dashje kërcijtë e njëri- tjetrit në përpjekjen e mundimshme për ta bërë sa më mirë, por përkundrazi, e kishin humbur, pothuajse, fare. Më në fund, oficerit i erdhi, pa pritur, nje ide. Hoqi nga goja çibukun e gjatë dhe

30

filloi të jepte urdhëra në emër të Profetit që seicili të shkonte tani në shtëpi lirshëm dhe pa komandë. Në këtë çast ata morën pamjen e një grupi fëmijësh që sapo kanë dalë nga shkolla e nisen në drejtim të shtëpisë duke ecur në grupe, duke vrapuar apo duke kërcyer. Oficerët fshinë djersët nga balli dhe filluan, gjithashtu, edhe ata, të ecin ngadalë-ngadale, ndërsa disa të tjerë u ulën nën hije të një peme për pirë duhan me çibukët e tyre; të tjerët u shtrinë nëpër divane dhe mallkonin evropianët që kishin bërë këtë shpikje të jashtëzakonshme."

Lajmi i ditës "...Një natë, veç lajmeve të tjera të zakonshme të ditës, më treguan se si, në mbrëmje, tre veta po shëtisnin së bashku . Njëri nga ata bleu një pjepër dhe dy të tjerët, të etur për ujë, por që s‟kishin para, i kërkuan që t‟u jepte nga një thelë. Ai nuk pranoi dhe, me qënë se ata po e bezdisnin duke vazhduar t‟i kërkonin, vrapoi dhe hyri në një shtëpi dhe, pasi mbylli derën me lloz nga brënda, u ul për të shijuar qetësisht mallin e tij. Dy të tjerët, të cilëve nuk u erdhi mirë që ai po i tallte në këtë mënyrë, ngulën këmbë në kërkesën e tyre dhe e ndoqën nga pas. Dera kishte një vrimë dhe përmes saj, brënda, panë shokun e tyre i cili po hante pjeprin. Ai filloi të tallej me ta duke ua bërë për zili e duke thënë se pjepri ishte shumë i mirë deri sa më në fund, njëri prej atyre të dyve, që ishin prapa derës, u betua se nuk do ta linte që ta shijonte të gjithë frutin dhe futi grykën e pisqollës në vrimën e derës dhe qëlloi me të shokun e tij duke e lënë të vdekur në vend. Pastaj që të dy u larguan prej andej duke qeshur e bërë shaka për aftësinë që kishin treguar për të gjuajtur në shënjë nëpërmjet një vrime aq të vogël”

“Eja me ne në Berat!”

"...Edhe më parë në Janinë sundonte rrëmuja por, veçanërisht, në këto çaste, ajo kishte arritur kulmin. Sheshi përpara fortesës ishte mbushur plot e përplot me kuaj të vendosur në rresht dhe të mbërthyer nga koka te këmbët me frerë të trashë; nga grupe njerëzish, të cilët, të ndarë sipas kombësisë, bisedonin për ngjarjet e ditës, shqiptarët të krekosur, llomotisnin duke shprehur gjithsekush pikpamjet e veta, turqit apo muhamedanët, me gjak të krishteri, mburreshin për garat me kuaj që kishin ndërmend të organizonin, dhe turqit e zymtë, të ulur përdhe, duke thithur qetësisht çibukët e tyre të gjatë, flisnin për ngjarjet e ditës në mënyrë aq të natyrshme, sa dukej sikur nuk kishin të bënin fare me to.. Edhe më parë, veç ketyre ditëve, unë kisha parë shumë turq, dhe mendoj për shumë arsye se nuk kam ndonjë respekt të veçantë për atë komb, megjithatë, s‟kishe se si ta përballoje dëshirën për të admiruar qetësinë dhe vetësigurinë e tyre në këto çaste të


20 vjetori i Revistës Kuq e Zi - 1993-2013

vështira dhe të rrezikshme për jetën. Kishte diçka fisnike dhe dinjitoze në qetësinë e tyre gjatë këtyre përgatitjeve: shumë rrallë më pati ndodhur që të shihja ndonjë turk të shqetësuar. Hijerëndë dhe i përmbajtur rrinte ulur dhe priste rastin e favorshëm, por kur afronte çasti i sulmit ai do të kërcente menjëherë përpjetë dhe, plot gjallëri e tepër energjik, bëhej erë. Megjithëse nuk arrita të siguroj një takim me Vezirin, njëri nga njerëzit që më shoqëronte, bëri si bëri dhe mundi t‟i përcjellë atij kërkesën time. I lutesha që të më sigurohej nga ana e tij një letër apo ferman, gjë të cilën ma kishte premtuar, nëpërmjet së cilës mua më jepej mundësia të vihesha në krye të një shpure. Ky njeri ishte me shumë influencë në oborr, pasi kishte një shok , çibukçiu i sekretarit të Vezirit apo i kryeministrit - një grek tinzar, i cili më kishte pritur dy ditë më parë. Ky mjeshtër i çibukëve, i joshur edhe nga një bakshish fare i vogël, foli me të zotin dhe ky i fundit me Vezirin, i cili i dha fjalën se do t‟ja lëshonte fermanin e premtuar para se të nisej. Dhe me të vërtetë, letra më erdhi në mbrëmje, bile e firmosur dhe e vulosur, prej së silës munda të kap vetëm ndonjë fjalë, aty - këtu. Por përsa i përket përmbajtjes, për mua ishte gjithçka e qartë.. Isha në pritje që të shikoja përfundimin e kësaj fushate, ndaj dhe vështroja me nge përgatitjet për luftë përreth meje. Pashë, pastaj një karvan prej dy-treqind vetash hipur mbi kuaj që po dilnin nga kështjella dhe po i ngisnin kuajt ngadalë-ngadalë, përgjatë fushës në drejtim të Beratit. Po i dërgonin që të ngrinin rrethimin. Të tjerë ushtarë po përgatiteshin për t‟i ndjekur nga pas. Ndërsa vështroja këtë varg të gjatë njerëzish të hipur mbi kuaj, me diellin që ndriçonte mbi kokë dhe që reflektonte në armët e tyre të ndritshme, të lindte përfytyrimi i një gjarpëri gjigand me luspa të shkëlqyeshme që zvarritej kobshëm në drejtim të presë së vetë. …Ky detashment do të behej tmerr për të gjithë banorët e atyre zonave që do të përshkonin. Grabitje, përdhunime dhe shkatërrime. Këto do të ishin gjurmët që do të linte pas ai. Miq dhe armiq, të pushtuar nga etja për të fituar plaçkë; fshatrat që kishin shpëtuar prej kleftëve - kryengritës, do të plaçkiteshin dhe do të rrënoheshin prej ushtarëve të qeverisë. Ndërsa po zbrisja duke u larguar nga kështjella, parakalova grupe njerëzish të armatosur, që të gjithë të pushtuar nga ndjenja e euforisë që të jep lakmia për pasuri e lavdi. Për deri sa rreziku i luftës qëndronte ende larg, në sytë e tyre shihje vetëm guxim. Pazari zjente, seicili kërkonte të blinte armë. Pushkët e gjata dhe pisqollat me doreza të argjëndta, të gjitha, sipas mendimit tim, gati të mbushura me ndezës stralli të kuq, të mëdhenj sa një sanduice, filimisht të mbështjella me një rrobë të kuqe dhe pastaj të zbuluara, kalonin nga njëra dorë tek tjetra.

Tregtia e armëve kishte arritur kulmin. … Një plak me tipare të theksuara, po blinte një sasi të madhe prej asaj gjizës së bardhë, por të thartë, ushqim i pëlqyeshëm në Shqipëri, dhe një sasi ullinjsh të zinj të cilët po i raste në një trastë dyshe praktike për t‟u ngarkuar në samar, ndërsa kali aty pranë, po përtypte qetësisht barin e thatë të një traste të varur mbi turinj. Të binte në sy një qetësi tepër e dukshme tek ky njeri, krejt në kundërshtim me pamjen e fryrë që kishte marrë turma përqark tij. Dukej që nuk ia hante qeni shkopin... …Hello, zoti Freng! - thirrën nja dy prej atyre luftëtarëve të përfshirë nga entuziazmi, Eja me ne në Berat! Eja të na shikosh edhe kur luftojmë, dhe, në këtë mënyrë, ti do behesh edhe dëshmitar i skenave të pakëndshme. - A…! - ia bëra unë. -E keni fjalën për armiqtë: Kjo është e qartë. Ata do ta kenë pisk me juve…. Për këtë të jeni të sigurtë, do ta shihni vetë kur të mbrini atje! - Janë të fortë ata kaurrë!- tha shoqëruesi im. - Oh, po, ata janë të tmerrshëm, - pohova unë. - Çfarë tha frengu?- pyetën ata. - Thotë se ju jeni trima,- i dredhoi përgjigjes shoqëruesi im. - Ah, ashtu është, vërtetë. Por mos ki frikë, Frëng, mos ki frikë! - Jo! - iu përgjigja unë. - Nuk kam frikë dhe ju uroj rrugë të mbarë dhe mirë ardhshi nga Berati.! Atë mbrëmje njerëzit ishin aq shumë të zënë me punë për të siguruar ato instrumenta vdekjeprurës sa që për mua humbi çdo përfytyrim për natyrën e vdekjes. Në të vërtetë, kjo ishte për ta një ditë e ngarkuar me mendime të kobshme por pa dyshim që do t‟u shpërblehej se shpejti…! *) …Ditën tjetër shkova përsëri në kështjellë për të takuar Vezirin, por ai nuk mund të më priste, pasi kishte marrë lajme se rebelë apo hajdutë-ata e quanin veten ndryshe- ishin bashkuar dhe kishin ngritur rrethimin në qytetin e Beratit.” 6 Nëntor- Kurzoni niset për në Manastirin e Meteorës ----------------------*)Në emër të kryengritësve, Pleqësia i paraqiti qeveritarit osman, Hamdi Pashës, kërkesat për të përjashtuar krahinat kryengritëse nga zbatimi i reformave centralizuese dhe për t‟u njohur atyre një qeverisje autonome nga vetë shqiptarët. Kërkesat e Pleqësisë nuk u morën parasysh nga Porta e Lartë. Kjo i dha hov më të madh kryengritjes . Me nismën e Tafil Buzit, në Beslidhje hynë edhe krahinat e Sulovës dhe e Vërçës. Nga mesi i Dhjetorit, pas dy muaj lufte, kështjella e Beratit iu dorëzua kryengritësve. Aty u vendos një garnizon i ri i përbërë nga 100 ushtarë. Ata përfaqësonin në mënyrë të barabartë të nëntë krahinat e Besëlidhjes. Komandantët e forcave ushtarake të qytetit u

31

zëvendësuan nga kryengritësit e dalluar për trimëri.

Me Kryetarin e Çetës së “Hajdutëve‟‟ 7 Nëntor.-Kurzoni ndërmerr udhëtimin e tij për të vizituar Manastirin e Meteorës, në malet e Pindit. Mahmud Pasha, edhe pse i zënë me përgatitjet e ekspeditës ushtarake kundër Beratit të rrethuar nga kryengritësit, e pajisi atë me një ferman dhe me letra për njerëz të rëndësishëm në një varg qytetesh që ndodheshin përgjatë rrugës që do të bënte deri në Manastir. Sapo zbriti në Mezzovë, Kurzoni nxori një nga ato letrat që i drejtohej një personi të rëndësishëm të këtij qyteti, ( emri i të cilit aty nuk përmendej), që do të merrte përsipër ta shoqëronte për të vazhduar rrugën më tej, atë rrugë për të cilën e kishin paralajmëruar se ishte plot me “hajdutë” dhe njerëz “të rrezikshëm”. Banorët e Mezzovës, ndalonin dhe kthenin kokat për të vështruar me vëmendje procesionin e zotërisë së ri anglez, ndërsa po kalonin përmes portave të këtij qyteti antik dhe po merrnin drejtimin për nga sheshi i pazarit. Pikërisht atje, nën hijen e një peme të madhe, ishin ulur përdhe, në formën e një rrethi, një grup zotërinjsh, kryepleqtë e këtij vendi, të cilët thithnin në heshtje dhe rëndë– rëndë tymin e cigareve. “…U drejtova për nga ata, me letrën e Pashait në dorë. Me të më parë që u nisa drejt tyre, një burrë i pashëm, me shpatulla të gjera dhe të fuqishme, veshur jashtëzakonisht bukur, dhe me një pelerinë kadifeje të kuqe, të qëndisur gjithë ar, tha diçka të pakuptueshme nëpër dhëmbë, diçka që kishte lidhje me motin e keq dhe shiun e vjeshtës, u çua më këmbë dhe më doli përpara për të më takuar. -Kjo është një letër nga lartësia e tij, Mahmud Pasha, Veziri i Janinës,- i thashë unë,-Është për kryetarin e këtij vendi, kushdo qoftë ai, pasi nuk shoh ndonjë emër të shkruar në të. Ndaj, më thoni, ju lutem, kush është i pari këtu? Si mund ta takoj, pasi dua të bisedoj me të. -Pra, ju doni që të takoheni me të parin e kësaj krahine…., - ia bëri ai tjetri që kishte shpatulla të gjera dhe të mbuluara me një pelerinë të kuqe,-E pra, unë jam kryetari, apo, jo? - pyeti duke u drejtuar menjëherë nga grumbulli i njerëzve të mbledhur kokë më kokë pak më tej. -Natyrisht, ju jeni, zotëri. Ju jeni kapiteni ynë, pa dyshim!- pohuan njëzëri ata. -Mirë pra, ma jepni mua atë letrën,- tha ai. Sapo i zgjata letrën, ai e hapi atë fare natyrshëm, pa ceremoni, dhe pa e mbaruar së lexuar deri në fund, e grisi duke qeshur me të madhe. -Ç‟ka këtu për të qeshur?- i thashë unë. -Kjo është e gjithë letra që keni sjellë


20 vjetori i Revistës Kuq e Zi - 1993-2013

prej Vezirit?! Oh! E kuptoj, ju doni shoqërues për t‟u mbrojtur nga kaçakët, apo jo? -Po, - iu përgjigja menjëherë.- Por unë nuk shoh ndonjë gjë për të qeshur në këtë mes! Kërkoj vetëm ca njerëz që të më shoqërojnë deri në Meteorë. Në se juve jeni kryetari apo kapiteni i tyre, më jepni një grup shoqëruesish, pasi dua të nisem menjëherë. Eshtë akoma shpejt dhe dua ta kaloj malin para se të bjerë nata. Pas një pauze fare të shkurtër ai tha: -Po, unë jam kryetari, dhe mos u bëj merak fare. Ju do t‟i keni njerëzit që kërkoni për t‟ju mbrojtur kudo që të shkoni…Ju jeni anglez, apo jo? -Po, anglez jam. -Hë, …unë kam shumë respekt për anglezët, dhe sidomos juve po më pëlqeni shumë. -Faleminderit,- i thashë. Dhe pasi biseduam edhe pak, ai grisi një copë nga letra e Vezirit (një veprim ky tepër i natyrshëm dhe jo ceremonial tek shqiptarët) dhe duke shkruar në të nja dy rreshta, më tha: -Tani jepja këtë copë letër të parit person që do të takosh në malet e Pindit dhe çdo gjë do të jetë në rregull. Pastaj ai udhëzoi kafsharët duke u treguar drejtimin që duhej të merrnin dhe këtu u ndamë. Futa letrën e tij në xhep, pa mundur që ta palos, dhe ndërsa po largoheshim, miku im i ri , me pelerinë të kuqe, filloi të më përshëndeste duke tundur nga larg, fuqishëm, krahun e tij .”

Në Shtabin e Çetës së “Hajdutëve” …Më në fund, Kurzoni dhe grupi i tij i vogël i përbërë nga dy shërbëtorët dhe kafsharët, u takua gjatë rrugës me të parën “bandë hajdutësh”. Asnjëri prej tyre nuk dinte se ç‟shkruhej në atë copë letër të ruajtur thellë në xhepin e pantallonave të djaloshit anglez. Pasi ecën një copë rrugë së bashku, më në fund arritën pranë një shtëpie të madhe prej druri, apo më mirë një lloj vend-strehimi. Ajo ishte e mbuluar krejt nga një çati e lartë, e gjatë dhe e ngushtë, mbeshtetur mbi disa trungje të trashë pemësh të mbërthyer me njëri - tjetrin. “…Sapo u afruam në hyrje të saj, vazhdon rrëfimin e tij Kurzoni,- disa veta të armatosur na dolën përpara dhe na morën kuajt. Në fund të strehës ndodhej një derë, përmes së cilës kaluam të prirë nga dy roje, dhe, na vendosën në rresht, me fytyrë nga muri, në anën e djathtë të hyrjes. Në qoshen tjetër të kësaj dhome, ishte ndezur mbi shesh një zjarr i madh dhe përreth tij ishin ulur një grumbull njerëzish që flisnin dhe qeshnin me zë të lartë duke pirë raki me filxhanë kafeje. Në qoshen më të largët, pashë një grumbull pushkësh të gjata, me grykat metalike të ndritshme, të mbështetura pas

murit..Ndërsa në anën tjetër të zjarrit, mbi një shtresë dërrasash të mbuluara me një dyshek apo me një batanie të vjetër, ishte ulur, i veçuar nga të tjerët, një person i veshur mirë dhe gjysëm i përgjumur. Letra rekomanduese që më dhanë kur u nisa, me siguri i drejtohej pikërisht atij. Ai u përkul paksa përpara për të parë më mirë se ç‟ishte shkruar në të nëpërmjet dritës së flakëve të zjarrit që çanin errësirën brënda asaj ndërtese të errët dhe të ftohtë, edhe pse jashtë dielli shkëlqente. Ishte një nga skenat më piktoreske që mund të kisha parë ndonjëherë deri atëhere. Ndërsa shikoja fytyrat e tmerruara të shërbëtorëve të mij, më vinte për të qeshur kur mendoja se si mund t‟u dukeshim neve këtyre njerëzve të rrëmbyer nga kënaqësia që u jepte rakia dhe „muhabeti‟ i ëmbël. Dhe sidomos, përfytyrova veten time me atë xhaketën e bardhë dhe me qillotat e ngushta pas kërcinjve të këmbëve, … mbase do t‟u jem dukur fare i vogël dhe si për të ardhur keq këtyre „xhentëlmenëve‟ të shkëlqyer . Kryetari i tyre, ma do mendja se duhet të ketë patur vetëm nja dy klasë shkollë, pasi e lexonte letrën me vështirësi dhe duke ndaluar në fund të çdo fjale… Më në fund, vura re se e ndjeu praninë time. Fërkoi me shpinën e dorës sytë që i ishin verbuar nga flaka e zjarrit, u zgjat përpara dhe pa me vëmendje në drejtim të errësirës, ku po na mbanin në pritje të urdhërit. Sidoqoftë, pa na dalluar akoma mirë, kërceu më këmbë dhe bërtiti: “Hello! Kush janë ata zotërinjtë që kanë sjellë këtë letër? Ç‟keni bërë me ta?” Sapo pushoi së foluri, pjesa tjetër e grumbullit të njerëzve, u çua menjëherë në këmbë dhe u turrën drejt nesh, të alarmuar sikur të kishte ndodhur diçka e jashtëzakonshme. Na u afruan dhe ishin gati të na mbërthenin me force, por u zmbrapsën menjëherë sapo dëgjuan zërin e ngrohtë dhe tepër miqësor të kryetarit të tyre i cili na tha: “ Oh, ja ku qënkeni! Mirë se erdhët, zotërinj! Më bëhet qefi shumë që po ju takoj! Uluni si në shtëpinë tuaj, afrohuni dhe merrni një afsh!” Unë bëra siç tha ai dhe u ula mbi batanien e shtruar mbi dërrasa pranë zjarrit duke fërkuar me kënaqësi duart mbi flakët e kuqe dhe duke e ndjerë veten aq rehat sa kurrë ndonjëherë tjetër. Dy shërbëtorëve të mij dhe kafsharëve, për çudi, u kishte ardhur goja, dhe s‟pushonin së llomotituri. Pa pritur, situata kishte ndryshuar krejt. Ne u bëmë për njëri - tjetrin miqtë më të shtrënjtë në botë.” Ndërsa vazhdonin të bisedonin dhe të pinin kafe pranë zjarrit, mes të pranishmëve filloi një diskutim i zjarrtë rreth situatës në vend, deri sa pas pak, pesë djem të rinj, me fytyra të ashpra, veshur me fustanella të bardha dhe me flokë të gjatë, lëshuar mbi supe, dhe seicili prej tyre me një pushkë të hollë dhe të gjatë në sup, lajmëruan se ishin gati që të na shoqëronin në çdo kohë që ne do të dëshironim të niseshim për të vazhduar

32

rrugën në drejtim të Manastirit. Ambjenti i errët dhe i ndotur prej tymit të cigareve na detyroi të vendosim që të nisemi menjëherë. Nuk më pritej sa të dilja përsëri përjashta në ajër të pastër, mes pemëve të larta…. Dhe sa më shpejt që të ishte e mundur. Grupi im kërceu përnjëherësh më këmbë, bëri kuajt gati dhe u nisëm. Miqtë tanë të rinj, na shoqëronin duke ecur më këmbë.

Kryetari anonim i Çetës së Kryengritësve “…Kur them se ai personi i veshur me pelerinë prej kadifeje të kuqe, ishte kryetari i „hajdutëve‟, duhet të më kuptoni drejt, se edhe pse pasuesit e tij nuk karakterizoheshin nga ajo etikë, që dallonte atë, - po të kujtojmë takimin e parë me ta, dhe përpjekja për të kontrolluar nëpër plaçkat tona, - sigurisht mund të them se këtyre njerëzve të thjeshtë më mirë se fjala „hajdut‟ do t‟u shkonte t‟i quaja „guerrilas‟ dhe kryetarin e tyre „komandant të guerrilasve‟ dhe akoma më tepër kur dihet se ishte koha që Shqipëria e Jugut është përfshirë nga valët e kryengritjes kundër Pushtetit të qeverisë turke. Dhe unë duke qënë një zotëri i ri anglez, gjeta tek ai një përkrahje pa të cilën do ta kisha të pamundur të vazhdoja udhëtimin tim në ato zona. Më thanë se ky zotëri i shkëlqyer, i cili ishte kryetari i tyre, emrin e të cilit, fatkeqësisht nuk pata mundësi ta hidhja në letër, komandonte një çetë të madhe burrash diku pranë BERATIT dhe që, për çudinë time , të gjithë njerëzit që unë pata rastin të takoja përgjatë rrugës, për në Manastir, e njihnin autoritetin e tij. ( Më vonë, menjëherë pas shtypjes së kryengritjes në Shqipërinë e Jugut, e cila nuk zgjati shumë, ai u vu nën urdhërat e Mahmud Pashës-Shënim i Kurzonit”* ) --------------------------*)Forcat kryengritëse, pasi morën kështjellën e Beratit, nuk u nisën për të luftuar kundër qeveritarit të Shkodrës, ndërsa popullsia e këtij qyteti nuk u ngrit kundër sundimtarit osman. Në ditët e para të Janarit të vitit 1835, Pleqësia e Beratit, duke u besuar premtimeve të Hamdi Pashës, që miratoi ndryshimet e bëra në administratën lokale, nënshkroi me ta një marrëveshje për shpërndarjen e forcave kryengritëse… Në Shkurt të vitit 1835, Hamdi Pasha, që tani ishte ngritur në postin e Valiut të Rumelisë, ftoi mjaft krerë shqiptarë në Manastir, disa prej të cilëve i nisi në Stamboll, kurse të tjerët i shpërbleu. Vetëm Tafil Buzi nuk u paraqit….dhe nisi përsëri kryengritjen. [“Visits to Monasteries in the Levant “By The Honourable Robert Curzon, Jun.London,


20 vjetori i Revistës Kuq e Zi - 1993-2013

The Dangerous Truth about Communist Crimes It Was a Long Time Ago, and It Never Happened Anyway: Russia and the Communist Past

By David Satter Reviewed by Marek Jan Chodakiewicz l October 24, 2012 An apocryphal 16th century story has Polish diplomats meeting their Russian counterparts about yet another Muscovite invasion. The Poles try to reason with the Russians: “Look, you come every year and we defeat you invariably. Each time you lose at least 10,000 men. What a waste of human lives!” The negotiators respond: “We have a lot of people.” Cracow‟s envoys dealing with Moscow at the time were usually Polish nobles of Ruthenian, Eastern Slav origin and often Chrisitan Orthodox faith. They were virtually cousins of the Muscovite diplomats. However, unlike the latter, they were also Westernized. They valued human life. They understood innate dignity of individuals. Their counterparts did not as they emulated their erstwhile Mongol overlords to subjugate human beings to the needs of the state for the purpose of retaining, increasing, and projecting power. Thus, in the Muscovite system the individual was expendable. Historians Jan Kucharzewski and Richard Pipes have described this vicious modus operandi of the Kremlin throughout Russia‟s history, including the Soviet times. Now David Satter, in his incisive new book, has demonstrated that the tradition sadly continues in Putin‟s Russia. The pattern of disregarding the individual translates into the inability of the Russian Federation to shake off the legacy of the past and to construct a viable Rechtsstaat with a robust free market economy. The post-Soviet system is simply post-Communism rather than liberal parliamentarism. The system retains institutions, personnel, and symbols of the

USSR. It evolved merely into a soft totalitarian version of its predecessor. It is corrupt and oppressive. Only a comprehensive dismantling of the totalitarian legacy, physical and spiritual, could result in a free Russia. But to do away with the heritage of collectivistic Communism requires a paradigm shift to Western individualism. The Russians would have to embrace the shocking idea that the state serves the individual and not the other way around. That should be the foundation of a successful transformation of Russia. It has not happened precisely because the post Soviet successor elites refuse to jettison the bad old ways for they alone guarantee their monopoly of power. The easiest way to commence the dismantling process leading to the reassessment of Russia‟s priorities would be to examine the past critically. That, in turn, would require coming to grips with the crimes of Communism as they impacted individual human beings. However, the post-Soviet ruling elites are incapable of relating with empathy to human suffering. They continue to think that the horrors of Communism were justified because they resulted in a strong state, which stood the test of history, most notably during the Second World War. For them Russia is the state, and not the people. In this context, human suffering is immaterial. Consequently, for the lack of empathy really, Russia has failed to change. Instead, Moscow treads a familiar path of glorifying state power through stubbornly pursuing a schizoid historical policy (istoricheskaia politika). It is based on brazenly upholding and meshing all features of Russia‟s past that are congruent with the idea of the supremacy of the state, on the one hand, and on rejecting and vilifying all elements that challenge the statist myth, on the other. Consequently, it consists of a dialectical series of ideological and propaganda contortions forged by the Tsar and tempered by the komissar. For instance, there is an effort to reconcile the Whites and the Reds in Russia‟s Civil War in a way that suggests that both were right. The ostensible reason for the Kremlin‟s historical policy sounds like the U.S. State Department‟s mantra: stability. The official trope goes as follows: If we open the archives to independent inquiry, it will result in chaos and civil war. The truth about Communist crimes is dangerous because brother murdered brother in Russia. So let‟s keep everything must also ignore, discourage, and even persecute, if needs be, grass-roots efforts to commemorate the victims of the Red terror. If there is no other way, let us neutralize them by allowing the Orthodox Church to appropriate and monopolize the commemorations. Thus, despite the fact that they came from all ethnic backgrounds and faiths, henceforth all victims will be considered and perceived as Russian under wraps. Therefore we

33

and Orthodox, thus further unifying the state. This also permits them to use the Christian gospel of forgiveness to let the perpetrators off the hook. Commemorating therefore will be collective, anonymous, and harmless to the executioners. The process is foolproof because of the traditional, Byzantine nexus between the Church and State in Russia, including past KGB pedigrees of many an ecclesiast and current chummy personal relations with the FSB. The Kremlin argues that denigrating Russia‟s past undercuts the state. Let us be positive. Hence, the best way to commemorate the history of the KGB is to put up the plaque to its erstwhile head, Yuri Andropov, at the Lublianka headquarters of the secret police in Moscow. And let us not forget the great Feliks Dzerzhinski, Russia‟s leading modern hero (but never mind that he was really a Polish Catholic nobleman Feliks Dzierżyński, hellbent on destroying the empire of the Tsars). These Chekists must be remembered and eulogized. Meanwhile, there is no mention of the torture and execution of tens of thousands at Lublianka and millions elsewhere in the former USSR. The victims are either glossed over in silence or sentenced to obscurity as reflected by a handful of understated, even abandoned memorials half-erected in obscure places. Mass graves remain unexplored; their contents consigned to anonymity. Only the perpetrators bask in the Chekist glory. After all, they served the state and only carried out orders, even if mistakes were made. Moscow‟s foreign policy also serves this paradigm. Take the most notorious case, the Katyn Forest massacre, for instance. At the end of the 1980s, during perestroika, Mikhail Gorbachev resolved to re-visit the case and admit Soviet guilt to an extent. But he also created a propaganda safety hatch: the story of 40,000 Bolshevik POWs who allegedly died in Polish captivity in 1920. In fact, some Soviet


20 vjetori i Revistës Kuq e Zi - 1993-2013

prisoners did die, along with the Polish guards and hundreds of thousands of Polish civilians because of hunger and epidemics, in particular so-called “Spanish fever” which decimated Europe in the wake of the First World War. But at the twilight of the USSR the Soviet propaganda introduced a false narrative to posit a parity between Stalin‟s treatment of Polish POWs and Piłsudski‟s attitude to captive Bolsheviks. The humbug of the Red military martyrs is alive and well under Putin, despite the impressive cooperative effort by Russian and Polish scholars alike, which conclusively has shown that Poland did not massacre Soviet POWs in 1920. David Satter, the former Moscow correspondent, clearly and succinctly explains all these intricacies of Russia‟s pathology with great wisdom and compassion. He hopes to enlighten the Westerners about the sources of Moscow‟s condition and, perhaps, to help the Russians defeat their historical amnesia. Remembrance is an indispensable tool to imagine and implement freedom. Russia will learn this or relapse deeper into servitude

Flamuri shqiptar në Hënë Kosmonautë me origjinë shqiptare. Mojkom Zeqo Duket si një gjë e pabesueshme, porse dy nga kozmonautët më të famshëm Amerikanë kanë origjinë Shqiptare.

Duke kërkuar në arkivin e Muzeumit Historik Kombëtar gjeta një dokument të jashtëzakonshëm nga të gjitha pikpamjet. Mbi një karton të fortë është vendosur një fotografi e anijes kozmike Apollo 14, fotografi e bërë nga sipërfaqja e Hënës. Krahas kesaj fotografie është vendosur një flamur Shqiptar i përmasave të të vogla. Nën fotografinë është shkruar: Antares at fra mauro, kurse poshtë fotografisë është ky mbishkrim: This flag was carried to the moon onboard Apollo 14 January 31 through February 9, 1971. It is presented by Rear Admiral Alan B. Shepard, Jr., United States Navy, delegate to the 26th Session of the United Nations General

Assembly. Nga ky shkrim mësohet se flamuri Shqiptar (zyrtar) është mbartur në Hënë në trupin e anijes kozmike Apollo 14 nga 31 Janari deri më 9 Shkurt 1971. Ky flamur është paraqitur prej zëvëndës Admiralit Alan B. Shepard Jr., i Flotës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe që ka qenë delegat në Sesionin e 26-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Antares është pjesa e anijes që zbriti në Hënë dhe Fra Mauro eshte emri i vendit në Hënë ku zbriti anija. Ka edhe një mbishkrim dore shkruar me bojë të zezë nga Alan Shepardi, qe lexon: With the compliments of the astronautes of the United States. Alan Shepard 02.10.71, që përkthehet në Shqip: Me fjalët me të mira të astronautëve të Shteteve të Bashkuara. Alan Shepard, 2 Tetor 1971.

Britanike. Ka fluturuar në më shumë se 40 lloje avionësh dhe ka kapërcyer mbi 5000 orë flutturimi. U zgjodli nga NASA në Janar 1990 dhe u shpall astronaut në Korrik 1991. Fluturimin e tij të parë Shuttle STS-67 në hapësirë e kreu më 2 Mars 1995 nga Qendra e Hapësirës Kenedi dhe u ul në tokë më 18 Mars 1995. Ka vendosur rekordin e fluturimeve në hapësirat kozmike me 16 ditë dhe 15 orë duke plotësuar 262 rrotullime drejt tokës. Ai fluturoi mbi 11 milion km në kozmos, ka mbi 400 orë flutuime në hapësirën kozmike, krahas 5000 orëve si pilot. Tani punon si drejtues për zhvillimin e biznesit në Arizona të SHBA. Meqenëse Shpardi ka vdekur, shpresojmë qe Gregorin ta takojmë së shpejti. Të dy këta emra kanë vendin e tyre në Muzeun Historik Kombëtar dhe në kujtesën e Shqiptarëve.

Ky dokument që përmban flamurin Shqiptar me fotografinë në Hënë së bashku me mbishkrimet i është dorëzuar prej vetë astronautit Alan Shepard një dilomati Shqiptar, i cili pat marrë pjesë edhë ai në Sesionin e 26-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Alan Shepard, kur ka përgatitur këtë dhuratë dhe për ta bërë më të vërtetë dokumentin, ka shkruar me dorën e tij përshëndetjen jo vetëm nga vetvetja, por edhe nga astronautët e tjerë të SHBA-s. Kjo do të thotë që fakti i mbartjes së flamurit Shqiptar ka qenë temë bisede e astronautëve bashkëudhëtarë. Pra Shepard u ka folur atyre për origjinën e tij Shqiptare. Gjesti i Shepardit është i madhërishëm. Duke lexuar nje enciklopedi te kozmosit ku janë dhe emrat e kozmonauteve në vite, lexohen këto të dhëna për Alan Shepardin. Ai u lind ne East Dery, Neë Hampshire të SHBA më 18 Nentor 1923. Është me origjinë Shqipitare. Ka kryer Akademinë Detare Amerikane në Anapolis ku mbaroi dhe një shkollë fluturimi për pilot joushtarak. Më pas bëri edhe Shkollën e Marinës për pilot në Patuxent, Maryland, si dhe Shkollën Detare të Luftës në New Port Rhode Island më 1958. Më 1961 u ngrit në hapësirë si njeriu i parë në botë rusi Juri Gagarin. Ai fluturoi në kozmos si pasagjer, kurse Shepardi në misionin Apollo 4 në Janar-Shkurt 1971 e manovroi vetë anijen kozmike. Si kozmonaut, ai është i pari që ka fluturuar në kozmos si Amerikan dhe i pesti që ka shkelur në Hënë. Para daljes ne pension Alan Shepard gradohet Admiral. Ai ndërroi jetë më 21 Korrik 1998; pra jetoi 75 vjet. Në të njëjtën enciklopedi flitej edhe për William Gregory një tjetër astronaut Shqiptaro-Amerikan. Gregory lindi në Lockport, Nju Jork më 14 Maj 1957. Është me origjinë nga fshati Dardhë e Korçës. Më 1979 u diplomua per shkenca inxhinierike në Akademinë e Forcave Ajrore. Mori doktoratën si inxhinier mekanik nga Colombia University më 1980 dhe Doktoratën për drejtues më 1984. Ne vitet 1981 - 1986 ka qenë pilot fluturimi me avionët Fl11. Më pas shërbeu si mësues pilotësh pranë Forcave Ajrore

34

Kozmonauti Alan Shepard Me origjinë shqiptare.

Kozmonauti William Gregory Me origjinë nga Dardha e Korçës.


20 vjetori i Revistës Kuq e Zi - 1993-2013

IN MEMORIAM

kauzën e Kosovës. Ai ishte në ballë të një numri nismash, përfshirë edhe si bashkëthemelues i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, ndërsa gjatë tri viteve të fundit shërbeu si këshilltar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel”, njofton MPJ. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në Prishtinë, me datë 1 dhjetor.

Vdiq Gani Azemi, zyrtar në Ambasadën e Kosovës në Belgjikë I vendosur në Bruksel më 1978 si refugjat politik, Gani Azemi ishte aktivist i palodhshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës Gani Azemi, këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Bruksel ka ndërruar jetë të dielën mëngjes, raporton Ministria kosovare e Punëve të Jashtme. Nëpërmjet një kumtese, MPJ dhe Ambasada e Kosovës në Bruksel, u shprehin ngushëllime më të sinqerta familjes dhe miqve të shumtë të Azemit, i cili vdiq pas një sëmundje të rëndë.

Revista Kuq e Zi i shpreh ngushullimet me te thella familjës Azemi, duke marre pjesë në hidhërimin e saj. Shpreh hidhërimin gjithashtu shoqërisë shqiptare që e njohu dhe e vleresoi si njeri të kulturuar dhe patriot të flakët kushtuar çështjës shqiptare, e kryesisht asaj të Kosovës, per te cilën punoi së një veprimtar i madh. Mik e bashkëpuntor i të ndierit President Ibrahim Rugova dhe besnik i idealeve të tij. I shprehim ngushëllimet dhe Qeverise se Kosovës, Ministrsë së Jashtme dhe Ambasadës saj ne Belgjikë ku ai punoi deri ne ditën e fundit te jetës së tij. Revista Kuq e Zi e ka pasur simpatizues, ku ai ka qenë mik përsonal i drejtorit të saj. Pushoftë ne paqën e pasosur hyjnore.

“Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës shpreh konsideratat më të larta për punën dhe angazhimin e madh të zotit Azemi, veprimtari e cila do të jetë përherë shembull për kolegët dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, kudo që ata ndodhen”, thuhet në ngushëllim. I vendosur në Bruksel më 1978 si refugjat politik, Gani Azemi, sipas MPJ-së, për dekada të tëra ishte aktivist i palodhshëm për lirinë dhe pavarësisë së Kosovës. Ai u angazhua pareshtur si gazetar, publicist, aktivist e diplomat në mërgim. “Puna dhe veprimtaria e pakursyer dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Azemit, është shoqëruar përherë nga synimi i paepur për sensibilizim të vendimmarrësve në Bruksel me

Musa Jupolli

Gani Azemi (In memoriam) Gani Azemi ! T' errët sytë i kam mundohem letër të shkruaj nuk e di gjë s' kuptoj lajmi n' ikje n' botën tjetër më ndau një pjesë të shpirtit tim Vëlla Atdheu Sofra ime Sofra jote pa ideologji n' ideal ishim n' Bashkim t' Atdheut tonë ! Vëlla i idealit Rugova ishte me ne 1990 vetë na tha Ambasadorët e parë të Dardanisë E ndjenim krenari nata na bëhej ditë dita na bëhej natë nga takimi në tubim shkallëve ngjitur n' Presidenca e n' Parlamente Dardanisë më i ardhë në ndihmë ! Pusho vëlla NËNTORI I MADH do të jetë në kujtim edhe për TY !

Mbetësh i përhershëm në kujtimin e miqve e dashamirve që të njohën e bashkëpunuen me ty. ** Ganiu**me Presidentin Rugova

35


20 vjetori i Revistës Kuq e Zi - 1993-2013

LIBRA ME VLERE

Gjin Pjetër Pervizin Luftëtar i Shquar i Rilindjës Kombëtare.

Historia e Shqipërisë e jetuar nga një figure e lartë ushtarake e atdhetar i madh.

Vepra e parë e shkruar bbi Skënderbeun nga At Dhimitër Frangu më 1480 Përkthm nga italshtja vjetër, 1584.

PER TU LEXUAR

Jeta e veprimtaria e një nga luftetarët e patriotët më të shquar të Rilindjës, shkrimtar e poet., nga As. Prof. Thanas Gjika.

Jeta e veprat e Skënderbeut dhe 10 Sulltanët e pare të Turkisë. Libër i vitit 1545, përkthyer nga italishtja e vjetër nga historian italian Paolo Jovio

Një race e humbur PELLASGET e pasardhësit e tyre Shqiptarët nga Eduard Scheneider, 1894, përkttyer nga frëngjishtja

36

Lahuta e Malcisë anglisht nga Robert Elsie

Një libër me vlerë për të Njohur Shqipërinë sipas të huejve, Sidomos historia e Beratit Nga Piro M. Tase.

Libër i vlefshëm për rishkrimin e drejtë të histories nga Mergim Korça


20 vjetori i RevistĂŤs Kuq e Zi - 1993-2013

37


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.