ARTIKULL

Page 1

Ngjarjet javore

Javore KOHA

ISSN 1800-5969

Podgoricë e enjte, 7 mars 2013 Viti X / Numër 557 Çmimi 0,50

www.kohajavore.co.me

Vujanoviq: Nuk ka President pa mbështetjen e popujve pakicë

Lakmia është gropë e thellë pafund që e shteron fuqinë e personit në përpjekjet pafund, por pa e arritur kurrë kënaqësinë.

Zhgënjime


2

e enjte, 7 mars 2013

Javore KOHA

Javore KOHA

Javore KOHA

Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi

Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG „Pobjeda” Drejtor ekzekutiv: Lav Lajoviq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (redaktor teknik) Fran Gjokaj, Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 247-674 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.co.me Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

Përmbajtja

Përmbajtja

Ambasadori Tonin Beci, vizitoi Plavën

Romani „Ligatina“ dhe Etnologjia fq 16

Misse Beqiri pozon për „Vogue“

P. Selimi:

fq 6

fq 20

Bleona flet shqip në serialin me Steven Seagal

F. Shkrelji:

Visar Zhiti dhe regjimi komunist

3 Javore KOHA

Z. Halimi:

fq 5

Ahtisaari, Asociacioni, Alternativa

e enjte, 7 mars 2013

fq 8

fq 20

Filmi shqiptaro-amerikan “Right to love”

P. Tase:

Poezi e lirisë

fq 12

fq 21

B. Brisku:

Letërsia shqipe në Mal të Zi

Imazh i shëmtuar për qytezën fq 14

fq 28

Ne hap me Kohen


4 Javore KOHA

Ngjarje javore

e enjte, 7 mars 2013

Kandidati për President të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, zhvilloi tubime promovuese në Ostros, Katërkollë dhe Ulqin

Vujanoviq: Nuk ka President pa mbështetjen e popujve pakicë “Dëshiroj të falënderoj miqtë e mi shqiptarë që më mbështesin. Me respekt e përjetoj këtë mbështetje, ndërsa vlerësoj lart mbështetjen që më japin partitë shqiptare. Këtë e përjetoj si mirënjohje për politikën shtetërore që kam udhëhequr”, ka theksuar Vujanoviq. Presidenti aktual i Malit të Zi dhe kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve për president të ardhshëm, Filip Vujanoviq, ka zhvilluar tubime promovuese në Ostros, Katërkollë dhe Ulqin, ku ka marrë mbështetjen e partive më të mëdha shqiptare. Në tubimin e mbajtur në Ulqin, ai ka thënë se nuk mund të ketë President të Malit të Zi nëse ai nuk e ka mbështetjen e popujve pakicë. “Jam tejet i kënaqur sepse kam mbështetjen e partive të popujve pakicë. Nuk mund të ketë President të Malit të Zi nëse nuk janë me të popujt pakicë”, ka thënë Vujanoviq. Ai ka theksuar se përkrahjen e partive të popujve pakicë e përjeton si mirënjohje për politikën e ndjekur ndaj popujve pakicë dhe vendeve fqinje. “Edhe në mandatin e ardhshëm do të vazhdoj të ndjekë të njëjtën politikë”, ka thënë Vujanoviq. Ai ka thënë se ka qenë President i të gjithë qytetarëve dhe se kështu do të veprojë edhe në mandatin e ardhshëm presidencial. Vujanoviq ka deklaruar se është angazhuar gjithmonë për vendosjen e marrëdhënieve të partneritetit dhe miqësisë me të gjithë fqinjët, duke shtuar se ka promovuar nevojën e bashkëpunimit ekomik, kulturor dhe shkencor të Malit të Zi dhe Shqipërisë, në interesin më të mirë të dy shteteve. Kryetari i Forcës së Re Demokratike dhe i komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, i ka ftuar anëtarët dhe simpatizuesit e kësaj force politike që të mbështesin Vujanoviqin në zgjedhjet presidenciale. “Qeverisë stabile të Malit të Zi, në të cilën marrin pjesë përfaqësuesit e të gjithë popujve pakicë, i nevojitet Presidenti i shtetit që do të jetë garant i zhvillimit të Malit të Zi demokratik. Për këtë arsye më

7 prill do të mbështesim Vujanoviqin për President të Malit të Zi”, ka theksuar ai. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Met Gjoni, ka thënë se kjo parti e përkrah Vujanoviqin në zgjedhjet presidenciale sepse ai nuk është vetëm kandidat i PDS-së, por i të gjithë qytetarëve të Malit të Zi. Ai ka përkujtuar se Vujanoviq ka qenë i përkushtuar ndaj ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Mal të Zi në kohët më të vështira. Kryetari i UDSH-së, Mehmet Zenka, i ka ftuar votuesit e kësaj partie që të mbështesin Vujanoviqin në zgjedhjet presidenciale, sepse sipas tij, kandidati i PDS-së është vërtet njeri i popullit. “Shqiptarët dëshirojnë dhe duan t’i besojnë Vujanoviqit. Lekiq nuk përbën opsion politik për shqiptarët, por Vujanoviq dhe Gjukanoviq. Në zgjedhjet presidenciale para pesë vjetësh e kemi përkrahur Vujanoviqin dhe e garantoj se edhe tani do të ketë mbështetjen e plotë të UDSH-së”, ka theksuar ai. Në tubimin promovues në Katërkollë, kandidati për President të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ka thënë se pakicat shërbejnë si urë bashkëpunimi ndërmjet vendeve.

Ai ka thënë se gjithmonë ka udhëhequr politikën e afirmimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, kufijve të hapur, dialogut, respektimit të pakicave si ura bashkëpunimi ndërmjet shteteve. “Dëshiroj që edhe këtu të falënderoj miqtë e mi shqiptarë që më mbështesin. Me respekt e përjetoj këtë mbështetje, ndërsa vlerësoj lart mbështetjen që më japin partitë shqiptare. Këtë e përjetoj si mirënjohje për politikën shtetërore që kam udhëhequr”, ka theksuar Vujanoviq. Në tubimin promovues në Ostros, Vujanoviq ka thënë se shqiptarët në Mal të Zi duhet të ndjehen si në shtëpinë e tyre, sepse ajo është shtëpia e tyre. Ai ka përkujtuar se më parë kufiri ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë është kaluar me vizë, gjë e cila nuk ekziston më, sepse vizat tashmë janë hequr. “Kjo është ajo lloj marrëdhënieje që na duhet me Shqipërinë. Marrëdhënie e miqësisë, partneritetit dhe bashkëpunimit”, ka thënë ai. Në tubimet promovuese në Ulqin, Katërkollë dhe Ostros, qytetarëve u janë drejtuar edhe përfaqësues të PDS-së dhe (Kohapress) partive të tjera.

Ngjarje javore

e enjte, 7 mars 2013

5 Javore KOHA

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Tonin Beci, vizitoi Plavën

Ambasadori Beci ka thënë se ekzistojnë të gjitha rrethanat që të gjitha problemet e ngritura nga përfaqësuesit e partive politike shqiptare të zgjidhen me dialog dhe me mirëkuptim. Plavë – Me ftesë të kryesisë së LD në MZ, dega Plavë-Guci, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Tonin Beci, vizitoi të mërkurën e kaluar Plavën, me ç’rast u takua me përfaqësuesit e tre subjekteve politike shqiptare - LD në MZ, UDSH dhe Forca e Re Demokratike, si dhe me përfaqësues të subjekteve të tjera joqeveritare shqiptare. Në tubimin e mbajtur në sallën e Komunës së Plavës, ambasadorit Beci i ka uruar mirëseardhje kryetari i LD në MZ - dega Plavë-Guci, Bujar Hasangjekaj. Ai ka thënë se qëllimi i organizimit të këtij takimi është për të diskutuar dhe njoftuar ambasadorin e Shqipërisë me problemet që i preokupojnë shqiptarët në Mal të Zi, në veçanti shqiptarët në Plavë e Guci. Hasangjekaj e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë për shqiptarët në Plavë e Guci këtë takim, sepse sipas tij jepet “mundësia që përmes ambasadorit t’ia përcjellim edhe Qeverisë Shqiptare problemet tona që na preokupojnë këtu”. Ai ka përmendur disa nga problemet aktuale me të cilat përballen çdo ditë shqiptarët në Plavë dhe Guci, ndër të cilat ka veçuar referendumin për komunën e Gucisë, parkun nacional, planin hapësinor, përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore. “Kur bëhet fjalë për përfaqësimin, vlen të ceket se në polici kemi vetëm një shqiptar të punësuar, në gjykata nuk kemi fare, në shëndetësi, konkretisht në Shtëpinë e Shëndetit në Plavë nuk kemi asnjë punonjës që e flet gjuhën shqipe. Kemi probleme me arsimin, kthimin e pronave dhe duhet që të angazhohemi sa më shumë për hapjen e akseve rrugore Plavë-Shkodër, Plavë-Bajram Curr dhe Plavë-Deçan”, ka thënë Hasangjekaj. Kryetari i UDSH-së - dega Plavë-Guci, Fadil Ulaj, e ka njoftuar po ashtu ambasadorin Tonin Beci me një vistër problemesh, brengash dhe hallesh me të cilat janë përballur në të kaluarën dhe po ballafaqohen tani shqiptarët në Mal të Zi, e në veçanti ata të krahinës së Plavë-Gucisë. Të

Shpalosje e shumë problemeve jetike

njëjtën gjë e kanë bërë edhe pjesëmarrësit e tjerë në takim, si Ramë Sinanaj, Tahir Gjonbalaj, Shaban Hasangjekaj, Enver Dedushaj etj. Gjatë vizitës së tij në Plavë, ambasadori i Republikës së Shqipërisë është pritur nga kryetari i Komunës së Plavës, Orhan Shahmanoviq, të cilin e ka njoftuar me problemet, hallet dhe brengat të cilat ia kanë shprehur atij përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare në Plavë. Kryetari i Komunës së Plavës i ka premtuar ambasadorit Beci se do të bëjë përpjekje që me strukturat relevante të komunës, faktorët e tjerë kompetentë të pushtetit lokal dhe me përkrahjen e Qeverisë së Malit të Zi t’i zgjidhin në mënyrë sa më të mirë problemet e parashtruara nga përfaqësuesit shqiptarë. Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Tonin Beci, ka deklaruar për gazetën “Koha javore” se bashkë me kryetarin e komunës së Plavës, Orhan Shahmanoviq, kanë vlerësuar se është në interes të përbashkët të të gjithë banorëve të kësaj komune që të bashkëpunojnë dhe të kontribuojnë për përballimin e këtyre sfidave, natyrisht duke kërkuar edhe ndi-

hmën e institucioneve shtetërore. Ai ka thënë se kanë biseduar për mundësi bashkëpunimi dhe për projekte konkrete. “Si nga kryetari i komunës, po ashtu edhe nga përfaqësuesit e komunitetit shqiptar u ngrit edhe një herë domosdoshmëria e madhe e ndërtimit të rrugës PlavëVërmosh dhe më tutje drejt Shkodrës, e cila do të lehtësonte shumë situatën në këtë zonë, do të ndihmonte fort në zhvillimin e zonës dhe në parandalimin e largimit të mëtejshëm të banorëve të kësaj zone. Ideja është që këtu ekzistojnë potenciale të mëdha për zhvillim, por që duhen konkretizuar me projekte dhe me kontribute”, ka theksuar ambasadori Beci. Duke folur për problemet e ngritura nga përfaqësuesit e partive politike shqiptare, ambasadori i Republikës së Shqipërisë ka thënë se ekzistojnë të gjitha rrethanat që të gjitha problemet të zgjidhen me dialog dhe me mirëkuptim. “Në një plan më të gjerë ekzistojnë të gjitha rrethanat për zgjidhje të këtij lloji. Marrëdhëniet në mes të dy vendeve janë mjaft të mira, gjë që përbën bazë shumë të fortë për trajtimin e të gjitha çështjeve”, Sh. Hasangjekaj ka thënë Beci.


6 Javore KOHA

e enjte, 7 mars 2013

Vështrime & Opinione

Vështrime & Opinione

Ahtisaari, Asociacioni, Alternativa

Foku s

Në secilën pikë dhe secilën marrëveshje, ishte Serbia ajo që pranoi grimcë për grimcë autoritetin suprem të Kushtetutës së Kosovës në territorin e Republikës së Kosovës.

Petrit Selimi

Ahtisaari ishte një kompromis historik. Pasi që asnjëherë nuk arritëm ta implementojmë në tërësi në të gjitha komunat serbe, nuk ishim të detyruar të ballafaqohemi me paragrafët mjaft bujarë dhe gjenerozë që garantojnë autonomi substanciale komunale si dhe të drejtë për krijimin e Asociacioneve ndërkomunale me fuqi jo-ekzekutive dhe me lidhje direkte me Serbinë. Ka ardhur koha t’i kthehemi dorëshkrimit fillestar që solli pavarësinë. Zhvillimi ekonomik lokal. Planifikimi urban. Planifikimi rural. Përdorimi i tokës dhe zhvillimi i patundshmërive. Regullativa e ndërtimit dhe standardet e ndërtimit. Mbrojtja e ambientit. Sigurimi i shërbimeve publike si uji, kanalizimet, transporti

lokal, rrugët lokale, menaxhimi i mbeturinave. Ndihma e shpejtë. Shkollimi foshnjor. Shkollimi fillor. Shkollimi i mesëm. Shkollimi i lartë. Rekrutimi i profesorëve dhe administratës. Licencimi i arsimit të lartë. Shëndetësia primare. Shëndetësia sekondare. Licencimi i institucioneve të shëndetësisë. Sigurimi shëndetësor si dhe shërbimet sociale. Shtëpitë e pleqërisë. Jetimoret. Banesat publike. Shëndeti publik. Licencimi i shërbimeve private dhe objekteve të zbavitjes, kulturës, ushqimit, hotelierisë, shitësve të rrugës, pazareve, rrugëve, parqeve publike, taksive, transportit publik. Emërimi të gjitha emrave të rrugëve, avenyve dhe të gjitha hapësirave publike. Mirëmbajtja e tërë hapësirave publike. Turizmi. Aktivitetet kulturore. Fuqitë e plota për të gjitha çështjet kulturore përfshi promovimin dhe mbrojtjen e gjuhës dhe trashëgimisë serbe si dhe mbështetja për kultet fetare. E drejta e emërimit të drejtorëve të stacioneve policore. Të dhënat

kadastrale. Regjistrat civilë. Regjistrimin e votuesve. Distribuimi i asistencës sociale. Mbrojtja e maleve. Si dhe të gjitha të drejtat tjera që nuk janë të rezervuara enkas për fuqitë qendrore të shtetit. Këto janë të drejtat e komunave serbe sipas Ahtisaarit. Shumë të gjëra. Derisa ruhen autoriteti fundamental komunal i projektuar në trupat bazike si: organet e zgjedhur me vota, buxhetimi komunal dhe aprovimi i akteve ekzekutive, në të gjitha fushat tjera, komunat mund të bashkëpunojnë duke krijuar Asociacione komunash. Kur të duan dhe qysh të duan. Këto asociacione mund të jenë të financuara edhe nga Serbia, të trajnuara edhe nga Serbia dhe me staf ekspertë të punësuar nga Serbia. Kështu shkruan Ahtisaari dhe kështu thotë Kushtetuta jonë. Kushtetuta ishte kompromis. Një marrëveshje. Një shtrëngim duarsh. Quajeni dhe besëlidhje nëse ua kë ëndja diskursi më arkaik. Në mes shumicës ab-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

solute të popullit të Kosovës të përfaqësuar nga partitë më të mëdha kosovare dhe Grupit të Kontaktit (minus Rusisë). Të gjithë u pajtuan me këtë marrëveshje më 2008 - pos një grupi të vogël asokohe rreth një lëvizje Vetëvendosja. Ju kujtohet se VV i quante lopë ata që negocionin. I quanin edhe tradhtarë. I kërkonin negociatorët “gjallë ose vdekur” në posterë. Lëvizja Vetëvendosja ishte aq kategorikisht kundër Ahtisaarit sa që nxori edhe njerëzit në rrugë në protesta të dhunshme. Dhuna e policëve rumunë shkaktoi edhe dy vdekje të qytetarëve në protesta kundër Ahtisaarit. Perëndimorët por besoj edhe familjarët besojnë se këto dy viktima ishin të kota. Të panevojshme. Megjithatë, është interpretim besnik dhe i pamohueshëm të thuhet se kjo kushtetutë u pranua nga një shumicë absolute e qytetarëve të Kosovës kur u shpall në formën e Deklaratës së Pavarësisë. Kushtetuta Ahtisariane, si e tillë e pranuar si kontrata jonë interne politike qytetare,

me qëllim ka synuar decentralizimin e pushtetit - apo quajeni devolucionin e fuqisë qendrore - apo quajeni autonominë komunale - apo quajeni principin e subsidiaritetit - ngase ky është konsideruar se është kompromisi që duhet bërë me shtetet më të fuqishme të botës sepse (përsëri citat nga Ahtisaari) është dashur të “adresohen brengat legjitime të Serbëve të Kosovës dhe komuniteteve tjera që janë pakicë”. Ahtisaari ishte edhe mënyra e vetme që të integrohet veriu dhe të parandalohet ndarja fizike e një cope të territorit të Kosovës. Ishte mënyra e vetme të parandalohet edhe krijimi i super-regjionit i cili do të kishte kompetenca paralele dhe do ta sfidonte qendrën në fusha të sovranitetit si sigurimi i rendit dhe ligjit, aprovimi i ligjeve, drejtësia, forcat mbrojtëse, kufijtë eksternë. Veriu nuk është Republika Srpska sepse Ahtisaari s’e ka lejuar atë kahje. Ata që i quajnë solucionet që përshkruhen tek Ahtisaari si krijim te një Repub-

e enjte, 7 mars 2013

7 Javore KOHA

like Srpske janë tresojësh: ose janë injorantë totalë të kornizave ligjorë të Dejtonit dhe Ahtisaarit, ose janë oportunistë që kuptojnë mire situatën për qëllimisht u bien daulleve të nacionalizmit ose janë të pasinqertë në analizat e tyre. Nuk ka pasur në asnjë pikë të deritashme të dialogut me Serbinë pas mendimit të GJND-së dhe Rezolutës së Asamblesë Gjenerale të OKB më 2010 - asnjë pikë e vetme që ka sfiduar apo nuk ka qenë konform Ahtisaarit. E kundërta është e vërtetë. Në secilën pikë dhe secilën marrëveshje, ishte Serbia ajo që pranoi grimcë për grimcë autoritetin suprem të Kushtetutës së Kosovës në territorin e Republikës së Kosovës. Në marrëveshjen kadastrale u pranua Gjykata Supreme e Kosovës si autoritet final. Në marrëveshjen për autotarga u pranua MPB e Kosovës si autoritet i vetëm që lëshojnë targat. Në marrëveshje për përfaqësim rajonal u pranua se Kosova do të ketë të drejta të barabarta dhe të njëjta në organet rajonale. Në marrëveshjen për dogana u pranua se Kosova është një zonë ligjore dhe doganore. Në marrëveshjen për IBM u pranua se vetëm Kosova ka të drejtë kontrolli kufitar dhe se të gjitha mallrat doganohen dhe tatimohen me ligje kosovare. Se ka kufij në mes Kosovës dhe Serbisë. Në marrëveshjen për hapjen e zyrave, u pranua se me Kosovën duhet shkëmbyer diplomatë. Në marrëveshjet e ardhshme do të shuhen strukturat paralele dhe Ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës do të jetë në Mitrovicë veriore. Zgjedhjet do të mbahen në baze të Kodit Zgjedhor dhe rregullave të KQZ të Kosovës. Pushteti lokoal do të jetë i njëjtë si në Shtrpce. Frikësimi i Kosovarëve se rruga e dialogut po sjell një Republika Srpska nuk besohet as nga vetë kosovarët. Sondazhet flasin se shumica absolute e kosovarëve e preferojnë dialogun si mënyrë më të mirë të zgjidhjes se situatës në verë sepse kjo rrugë është duke dhënë rezultate. Alternativa është e paqartë. Një miks i nacionalizmit militant, naivizmit romantik dhe analizës iracionale të situatës. Po të ishim pak patetikë do të thoshim edhe se alternativa dialogut prezent me Serbinë do të ishte edhe thyerje e besës së dhënë më 2008 partnerëve kryesorë të shqiptarëve.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


8 Javore KOHA

Kulturë

e enjte, 7 mars 2013

Kulturë

e enjte, 7 mars 2013

9 Javore KOHA

Visar Zhiti dhe regjimi komunist

Një zë nga ferri Për Koha Javore:

Frank Shkreli / Nju Jork

Aty ku torturat, interrogimet, dëshprimi, uria dhe mizori të tjera çnjerëzore, ishin vetëm disa prej tmereve që përshkonin jetën e e përditshme të kundërshtarëve të burgosur politikë të regjimit komunist të Enver Hoxhës. Njëri prej këtyre të burgosurve ishte edhe shkrimtari i njohur Z. Visar Zhiti. Sipas të dhënave që më dërgoi Mustafa Xhepa i organizatës shqiptaro-amerikane, Shtëpia e Lirisë, si koordinuese e vizitës, Zoti Zhiti pati një agjendë të ngjeshur në Washington ku zhvilloi takime zyrtare, përfshirë edhe takimin në Departmentin amerikan te Shtetit, me Z. Christopher Carver, i cili mbulon Shqipërinë. Sipas të dhënave, në takimin me Z. Zhiti zyrtari amerikan shprehi interesimin e tij për trajtimin e ish të përndjekurve dhe të dënuarve politikë nga qeveria shqiptare. Gjatë takimit me vizitorin nga Shqipëria, Zoti Carver, ndër të tjera, nënvijoi gjithashtu edhe interesimin e Shteteve të Bashkuara për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të këtij viti në Shqipëri, duke thënë se Amerika në përgjithësi ndjekë me shumë vëmendje zhvillimet në atë vend. Zoti Zhiti foli mbi gjëndjen aktuale në Shqipëri duke shprehur optimizmin e tij për të ardhmen e vendit. Gjatë qendrimit në kryeqytetin amerikan, shkrimtari dhe vuajtësi i tmereve të gulagut komunist shqiptar, bëri edhe një vizitë në Bibliotekën e Kongresit amerikan ku e priti Z. Grant Harris, Drejtor për Evropën i këtij institucioni të njohur amerikan. Si i ishpërndjekur i regjimit komunist, Zoti Zhiti nuk kishte si të mos shkonte tek memorialin në Washington kushtuar viktimave të komunizmit në botë si dhe në muzeumin Laogai, ku ekspozohen krimet e regjimit komunist në Kinë. Aty Zoti Zhiti u takua me Drejtorin e muzeut, Zotin Harry Wu, vizitë këjo e cilësuar si një ‘’takim mes dy vëllëzërve’’,

Javën që kaloi shkrimtari, poeti dhe vuajtësi i burgjeve të regjimit komunist shqiptar, Zoti Visar Zhiti zhvilloi aktivitete në Shtetet e Bashkuara, përfshirë New Yorkun dhe Washingtonin, në kuadër të promovimit të dy librave të tij të fundit, ‘’Rrugët e Ferrit’’ dhe ‘’Ferri i Çarë’’, një dëshmi okulare e jetës në dy kampet famkeqe të Shqipërisë, Spaç dhe Qafë Bar. pasi edhe ai vet është një ish i bugosur politik. Zoti Zhiti vizitën e tij në Washington e përfundoi -- siç është traditë me personalitetet shqiptare që vizitojnë kryeqytetin amerikan -- me një intervistë tek Zëri i Amerikës. Pyetjes së Zërit të Amerikës në lidhje me trajtimin e ish të burgosurve në Shqipëri , ai u përgjigj duke thënë se megjithëse “janë bërë shumë’’ për të ndihmuar ish të burgosurit, ‘’shoqëria shqiptare duhej të ishte më e ndejshme në këtë drejtim’’, dhe se Shqipërisë i mbetet ende shumë për të bërë në drejtim të rehabilitimit moral, shoqëror dhe financiar’’, të tyre, shtoi Zoti Zhiti. Por, ai me megjithëse i vuajtur si edhe shumë të tjerë, me një butësi dhe pa zemërim as inat rrëfei -- atë që më duket se ishte një frustrim i tij se si gjatë viteve pas rënjes së komunizmit e madje edhe sot se -- ‘’gjithmonë mbi krye kishte, një shef, një të dikurshëm që ka urdhëruar dikurë, edhe tani po kështu.’’. Zëri i Zotit Xhiti është një zë për mundësi të barabarta dhe për drejtësi për të gjithë. Është një zë që në thelb i bën thirrje drejtësisë shqiptare që të angazhohet më seriozisht për sigurimin e dëmshpërblimeve morale dhe material, me qëllim të tranformimit të marrëdhënjeve midis ish të përndjekurve që kanë mbijetuar kampet e përqendrimit dhe “shefave të dikurshëm” të regjimit komunist e të cilët ende japin “urdhëra”. Zoti Zhiti tha për Zërin e Amerikës se shoqëria shqiptare dhe shteti, pasi ai me të drejtë ai tha se ‘’shoqëria dhe shteti janë pjellë e njëra tjetrës,’’ i kanë borxh kësaj shtrese, duke venë në dukje se “shoqëria shqiptare ka përfituar shumë nga puna e të burgosurve,

nga puna e pa paguar e të burgosurve’’, theksoi ai, duke nënvijuar se, “të gjitha veprat e rëndësishme në Shqipërinë dikatoriale i kanë themelet në punën dhe djerësën e ish të burgosurve politikë. Janë kockat dhe gjaku i tyre në to... boll të bëheshin akcionerë në vepra që edhe sot janë rentabël, këjo do ishte një mënyrë dëmshpërblimi’’, shtoi ai, duke përmendur si shembull aeroportin e Rinasit, ‘’që ka filluar nga të burgosurit, e kanë bërë ata’’ , tha ai, duke shtuar se madje aty nuk ka asnjë pllakë për dokumentuar këtë fakt të hidhur. Zëri i Zotit Xhiti është një zë për mundësi të barabarta dhe për drejtësi. Është një zë që i bën thirrje drejtësisë shqiptare që të angazhohet më seriozisht për sigurimin e dëmshpërblimeve morale dhe material me qëllim të tranformimit të marrëdhënjeve midis ish të përndjekurve që kanë mbijetuar kampet e përqendrimit dhe shty. Me qetësinë e tij shpirtërore, me fjalët e tija të buta dhe pa zemërim e as inat, ai të detyron t’i kushtohet vëmëndje deklaratave dhe kujtimeve të tija si dhe të ish të burgosurve të tjerë si At Zef Pllumi e shumë të tjerë, të cilët janë përpjekur dhe po përpiqen të hedhin dritë mbi ato ngjarje e epizode, megjithëse të dhimëshme, të atij kapitulli të errët të historisë shqiptare. Është e rëndësishme për të mësuar nga ato përvoja të rënda, si individë dhe si shoqëri, me shpresë që të mos përsëriten më, dhe ndoshta eventualisht për të bër të mundur heqjen e kësaj barre të rëndë që ende rëndon mbi ndërgjegjen e kombit shqiptar. Kujtimet e këtyre heronjve të kombit dhe librat e tyre janë një frymëzim dhe ofrojnë mundësinë e një

reflektimi mbi vet natyrën njerëzore, si dhe mbi luftën midis të mirës dhe të keqës. Këto, jo vetëm që përshkruajnë tmeret e një sistemi anti-njerëzor, si ai i regjimit komunist në Shqipëri, por ata në të njëjtën kohë nderojnë viktimat e pafajshme të atij sistemi famkeq, me të cilët ata kanë ndarë të njëjtin fat në birucat e atij sistemi. Besoj se synimi i Zotit Zhiti dhe i veprave të autorëve të tjerë ish të burgosur është i të njëjtës rëndësi me objektivin për të informuar ne të gjallët që kemi pasur fatin të mos jetojmë nën atë sistem, dhe gjithashtu që nga përshkrimi i këtyre përvojave, brezat e ardhëshëm të mësojnë nga këto vepra mbi vuajtjet, kurajon dhe qendresën e pa imagjinueshme të shumë bijve dhe bijave më të mirë të kombit, shumë prej të cilëve nuk patën fatin për të shënuar kujtimet e tyre, pasi shumica ose u pushkatuan pa gjyq ose vdiqen nepër kampet e përqendrimit, e të cilëve as varri nuk u dihet. Librat e Zotit Zhiti dhe të ish burgosurve të tjerë shqiptarë si vepra e njohur e At Zef Pllumit, Rrno për me Tregue, janë dëshmi dhe deponime të mbijetuarve të kampeve më të këqia të përqendrimit që ka njohur bota, ato të Shqipërisë komuniste. Ata ishin ‘’dëshmitarë të atij shekulli’’, dhe siç ka thënë ish i burgosur rus, Dmitry Likhachev, ‘’është detyra jonë njerëzore për të thënë të vërtetën për atë periudhë’’. Në librin e autorit amerikan Harold B. Segel me titull , The Walls Behind the Curtain, ose Muret pas Perdes, paraqiten punimet dhe veprat e një numër shkrimtarësh e poetësh evropianë të burgosur gjatë komunizmit. Ndër

ta janë emërat e shkrimtarëve më të mëdhej të Evropës Lindore, si Vaclav Havel, Adam Kuchnik, Eva Kanturkova, Paul Goma, Milovan Djilas, Tibor Dery e të tjerë. Është doemethënës fakti se në këtë listë shkrimtarësh të njohur nga Evropa të cilët kanë bërë histori me veprat e tyre, autori në këtë libër për lexuesin amerikan, ka përfshirë edhe shkrimtarin dhe poetin shqiptar Visar Zhitin, si një shembull i një personi që e ndienë për detyrë njerëzore për të shkruar dhe për të treguar të vërtetën për atë periudhë -- por dhe si simbol i qëndresës këmbëngulëse dhe i vullnetit të pashtershëm të shpirtit të shqiptarit për liri e demokraci, vlera dhe parime këto, për të cilat shumë dhanë jetën në

kampet e përqendrimit anë e mbanë Shqipërisë dhe Evropës Lindore. Zoti Zhiti, meriton përgëzimet e të gjithëve për kurajon dhe qëndresën e tij morale si individ dhe si shkrimtar, ndaj një regjimi shpirt-thyes. Njëkohësisht meriton falenderimet tona për kujtimet e tija nga ajo periudhë e zezë e historisë shqiptare, pasi kujtime të tilla po zhduken dalngadalë me qëllim e pa qëllim, nga një shoqëri që në mos e krijoi gulagun shqiptar, atëherë të pakën e toleroi. Është një zë nga ajo e kaluar e trishtueshme e gulagut shqiptar që duhet të dëgjohet jo vetëm nga shoqëria shqiptare, por edhe nga bota e qytëruar, si një obligim ndaj të gjallëve dhe ndaj të vdekurve.


10 Javore KOHA

Kulturë

e enjte, 7 mars 2013

Kulturë

e enjte, 7 mars 2013

11 Javore KOHA

ESE

Zhgënjime Lakmia është gropë e thellë pafund që e shteron fuqinë e personit në përpjekjet pafund, por pa e arritur kurrë kënaqësinë.

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi/ Uashington

Mendja injorante ushqehet nga 3 helme; lakmi, zemërim, iluzion, thotë një proverbë indiane. Gjithashtu ekziston ideja se sëmundjet themelore të një shoqërie shkaktohen nga lakmia e verbuar dhe marrosja për pushtet, pas tyre renditen droga e alkoholi. Virtytet vetëm shihen a admirohen,

teksa ushtrimi dhe perkrahja e tyre nuk është gjithnjë aq e lehte dhe as e kollajshme. Përkundër, prodhimet e veseve janë ato që kërkohen e përdoren më lehtë e më rëndomtë. Eshtë e çuditshme që gjërat të cilat njeri i dëshiron nga tjetri (mirësi, bujari, sinqeritet, ndershmeri, mirëkuptim dhe ndjeshmëri), janë ato me të

cilat ai nuk ushqen veten. Sepse dinakëria, lakmia, poshtërsia, egoizmi dhe vetë-interesi janë tipare të suksesit të shpejtë, pa mund e pa vrarë mendjen. Në jetën e përditshme, hasen njerëz keqdashës e mashtrues, qëllimi i vetëm i të cilëve është kënaqja e nevojave a dëshirave të çastit. Aq

shumë zemërim, mosbesim, lakmi demonstron synuesi i suksesit pa asnjë kriter moral, sa që i drejti, i miri, i ndershmi ndalet. Thuhet se edhe besimi i verbër - politik a fetar - është zhvilluar thjesht nga frika, mashtrimi, lakmia, imagjinata, lustruar nga arti i favorizuar nga kjo klimë. Lakmia është gropë e thellë pa-

Në jetën e përditshme, hasen njerëz keqdashës e mashtrues, qëllimi i vetëm i të cilëve është kënaqja e nevojave a dëshirave të çastit fund që e shteron fuqinë e personit në përpjekjet pafund, por pa e ar-

ritur kurrë kënaqësinë. Lakmia dhe egoizmi i ngjajnë mollës së kalbur që prish gjithë fuçinë. Dhe vetëm më në fund, se gjithnjë vjen fundi, njeriu i verbuar nga pasioni i këtij lloj suksesi kupton se ëndrra kishte qenë veçse një byrek, prej kohësh i prerë e i ndarë dhe ai pjesmarrës në lojë me rezultat të paracaktuar.


12 Javore KOHA

Kulturë

e enjte, 7 mars 2013

Kulturë

e enjte, 7 mars 2013

13 Javore KOHA

Poezia e shkrimtarit Ndue Ukaj nën vështrimin e studjuesit Rene González

Poezi e lirisë Për Koha Javore: Peter Tase

René Antrop-González, Ph.D., është profesor i arsimit dygjuhësh dhe jep mësim në gjuhën angleze dhe atë spanjolle, në katedrën e Kurikulumit dhe politikave arsimore pranë Universitetit të Wisconsin-Milwaukee, ku gjithashtu merret me kërkime shkencore në fusha të ndryshme si: në linguistikë, sociologjia e arsimit në reformat e shkollave urbane, si dhe sociologjinë e edukimit në komunitetet afrikano amerikane dhe latino amerikane. Ndonëse ekspertiza e Prof. Gonzalez, krahas të tjerash, është e fokusuar në linguistikën dhe letërsinë e hemisferës perëndimore, ai ka vërejtur vlera të veçanta, ndërkontinentale, në poezinë e Ndue Ukaj, tek vëllimi “Godo Nuk Vjen,” botuar në SHBA, në Anglisht dhe Spanjisht(2010). Antrop-Gonzalez është me gradën Master në Mesimdhënien e gjuhës Angleze si gjuhë e dytë në Universitetin Pontifik Katolik (Pontifical Catholic University) në Puerto Riko, dhe ka marrë titullin Ph.D. në Mesimdhënie dhe zhvillim i Kurikulumit arsimor me fokus në edukimin dy gjuhësh, në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë (Pennsylvania State University). Rene Gonzalez është gjithashtu edhe

Vargjet e Ndue Ukaj na kujtojnë se dëshira për të ëndëruar dhe vepruar kundër diskriminimit etnik është obligimi ynë moral, sepse jeta është e shkurtër dhe e mbushur me pengesa antihumane dhe antinjerëzore. anëtar i bordit të Projektit Kombëtar Latin mbi Edukimin dhe kërkimet në Mesimdhënie; është redaktor i asociuar i revistës për komunitetin Latin dhe Arsimin. Eksperienca e gjerë dhe studimet në fushën ndër-kulturore dhe arsimore i jep mundësinë Prof. Gonzalez të shpreh përshtypjet e tij për letërsinë dhe poezinë shqiptare duke analizuar nga afër veprën me poezi të Ndue Ukaj, të cilën ai e vlerëson për nga brendia dhe vlerat e saj të spikatura në mbrojtje të lirisë dhe mëvetësisë së popujve të shtypur. Sipas Prof. Gonzalez, “[Ndue Ukaj], me stilin e tij perëndimor dhe ritmik, i kalon kufijtë e Ballkanit.” Prof. Gonzalez më tej shkruan: “Poezia e Ndue Ukaj më kujton kohën që kam kaluar si student i fakultetit të gjuhës Spanjolle në Universitetin Qendror të Floridas në fillimin e viteve 1990. Më interesonte shumë, dhe ende vazhdoj t’a studioj këtë temë, impakti i mendimit socialist në poezinë e shkrimtarit Luis Muñoz Marín, i cili ka shërbyer edhe si Guvernatori i parë në Puerto Riko. Mbi të gjitha, ai ishte autori intelektual që vendosi statusin e Puerto Rikos si “njëri prej shteteve të lira” në SHBA, një terminologji ligjore e përdorur

për të zbutur marëdhëniet koloniale të SHBA me Puerto Rikon. Në poezinë e tij me influence socialiste, Muñoz Marín me të drejtë dhe ashpërsisht vinte në dukje plagët e kolonializmit në mes të popullit Puerto Rikan, veçanërisht fermerët qe kultivonin dhe mbillnin kallam sheqeri të cilët punonin dhe lodheshin shumë në këmbim të një pagese të vogël por pasuruan akoma më tepër ata që ishin të pasur. Kontrasti që sapo vura në dukje midis mendimit të drejtësisë sociale e pranishme në poezinë e tij dhe praktika e Muñoz Marín si një guvernator kolonialist është mjaftë e dukshme. Aq më tepër, Guvernatori Muñoz i shtoj më tepër këto kontraste kur ai institucionalizoj politika dhe praktika të cilat i shtypnin zërat e disidencës politike. Një zë shumë i fuqishëm kundër regjimit të Muñoz ishte Dr. Pedro Albizu Campos, një avokat afrikano amerikan nga Puerto Riko i shkolluar në Harvard University, i cili mbronte të drejtat e fermerëve që punonin në plantacionet e sheqerit. Si një kritik i ashpër i imperializmit amerikan dhe i impaktit të dhunshëm psikologjik dhe fizik që Washingtoni shkaktoj në

Puerto Riko, Albizu Campos më vonë do të bëhej lideri i Partisë Nacionaliste në Puerto Riko. Si rrjedhoj e kritikave të shumta publike ndaj partneritetit të tij kolonialist midis Puerto Riko dhe SHBA, Muñoz Marín vendosi të izoloj aktivitetin politik të avokatit harvardian Albizu Campos, duke urdhëruar arrestimin dhe burgosjen e tij nëpër burgjet amerikane. Albizu Campos vdiq më 1965 si një martir që kërkonte me ç’do kusht pavarësinë e Puerto Rikos. Në të njëjtën mënyrë, poezia e Ndue Ukaj është tërheqëse sepse ajo gjithmonë mer në mbrojtje liritë themelore të njeriut dhe dëshirën e ç’do individi për të jetuar në një shoqeri pa shtypje. Ukaj ka në fokus eksplorimin e natyrës fizike nga burri dhe gruaja dhe lidhjet e saj me realizimin e vetvetes. Më ka pëlqyer shumë poezia “Emigranti” dhe vendosja e kësaj krah për krah me themeluesit e

Shteteve të Bashkuara. Në Amerikë me miliona emigrant cilësohen nga segmente të caktuara te politikës si “emigrant ilegal” të cilët – sipas disa politikanëve republikanë - synojnë vetëm të qendrojnë pa punë dhe të shfrytëzojnë punën e lodhshme të taksa paguesve vendas. Ajo që legjislatorët amerikan harrojnë, dhe fatkeqësisht janë përfshirë në vorbullën e amnezisë historike, është se edhe vet familjet e tyre kanë emigruar dekada apo shekuj më parë nga Europa apo Azia drejt Amerikës. Edhe pse këta Kongresmen mburren me prejardhjen dhe familjet e tyre multi etnike, po këta ligjvënës ruajnë një qendrim diskriminues ndaj emigrantëve që kanë ardhur në SHBA gjatë viteve të fundit nga Meksika apo Amerika Qendrore. Ndue Ukaj e kujton lexuesin dhe mendon se ne duam një këngë për Don Kishotin – dhe të thërasim

vizionarët dhe arkitektët e drejtësise sociale! I gjithë volumi poetik, “Godo nuk vjen” i Ndue Ukaj, është i mbushur me thirrjen dhe pátosin për të eliminuar amnezinë historike dhe të kemi gjithmonë në qendër të vëmendjes një popull të shtypur ndër shekuj, ashtu si populli Kosovar, por edhe komunitete të diskriminuara të një vendi siç janë shqiptarët e Maqedonisë, të cilët po përjetojnë vazhdimisht një margjinalizim politik, ekonomik dhe social. Vargjet e Ndue Ukaj na kujtojnë se dëshira për të ëndëruar dhe vepruar kundër diskriminimit etnik është obligimi ynë moral, sepse jeta është e shkurtër dhe e mbushur me pengesa antihumane dhe antinjerëzore. Ndërsa je duke përqafuar poezinë e Ndue Ukaj, gjithashtu je duke mbajtur fort edhe pishtarin e poezisë se tij, i cili ndriçon aspiratat e të gjithëve për liri dhe vetvendosje.”


14 Javore KOHA

Kulturë

e enjte, 7 mars 2013

Kulturë

e enjte, 7 mars 2013

15 Javore KOHA

Letërsia shqipe në Mal të Zi (1)

Krijuesit që sfiduan kohërat Letërsia e shqiptarëve në Mal të Zi, ashtu si edhe te shqiptarët që jetojnë në rajone tjera, rrënjët e saja i tërheq nga letërsia popullore, e cila me shekuj ka mbajtur gjallë shpirtin artistik.

Bahri Brisku

Në vorbullën e labirinteve, pellgut, dhe të pëngesave, intelektualët shqiptar, në Mal të Zi, kanë shënuar rezultate të lakmueshme në fushën e krijimeve letrare. Këta me veprat e veta cilësore, dukshëm sfiduan kohërat dhe padrejtësitë ushtruar nëpër mote kundra këtij populli liridashës. Pjesa më e madhe e këtyre krijimeve letrare, është shkruar në vargje. Kështu poezia si mbretëresha e artit universal, andaj edhe shkrimtarët e këtuhit, me ëndje kanë përqafuar krijimin e vargjeve poetike, por, këta shkrimtar, kanë shënuar rezultate të lakmueshme edhe në krijimet prozaike duke filluar në skicat dhe tregimet, kemi arritur deri te prozat e gjata në novela e romane. Letërsia e shqiptarëve në Mal të Zi, ashtu si edhe te shqiptarët që jetojnë në rajone tjera, rrënjët e saja i tërheq nga letërsia popullore, e cila me shekuj ka mbajtur nxehtë shpirtin artistik. Në këtë fushë të krijimtarisë së gjeniut tonë popullor, në të gjitha rajonet ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi, janë botuar përmbledhje të këtyre vlerave. Këto ditë nga autori i këtij shkrimi, u botua vepra Këngët popullore të shqiptarëve në Mal të Zi , e cila paraqet një monografi gjithëpërf-

shirëse të krijimeve poetike popullore të shqiptarëve të këtij rajoni. Nën influencën e kësaj letërsie të masave të gjera popullore marshoi edhe letërsia e shkruar, individuale e të dy zhanreve të të shprehurit të saj. Deri tani nuk dihet shumë se prej nga ishte Gjon Bdek Buzuku, i cili është autori i librit të parë të botuar në gjuhën shqipe e që është Meshari i botuar më 1555. Dijetarët, në bazë të gjuhës që ka përdorur në këtë vepër, kanë ardhur në përfundim që Gjon Buzuku ka lindur në veri të Shqipërisë. Duke analizuar shprehjet e të folmes së tij, supozohet që jo vetëm që ka lindur, por edhe ka shërbyer si meshtar në Kishën e Briskut (ndërtuar në fillim të shek XV). Supozimet e këtij fakti që ka logjikë për me qenë e vërtetë, ia ngrisin lartë vlerën e krijimeve letrare të shqiptarëve etnik në Mal të ZI. Vëllezërit Ivanaj, posaçërisht Nikolla ka lënë gjurmë të thella në zhvillimin dhe begatimin e kulturës mbarëkombëtare. Këta kanë lindur dhe janë varrosur në Malësinë e Madhe (pranë Tuzit). Nikollë Ivanaj (1879-1951) njihet si poet lirik dhe si botues i gazetës ”Shpresa e Shqypenisë” në Dubrovnik, ku botoj edhe përmbledhjen e poezive ”Lulet e pasosme”. Ishte njëri ndër organizatorët e kryengritjes së madhe antiosmane të vitit 19101912. Ishte delegat i çështjes shqip-

tare në Konferencën e Paqes në Pariz, 1919-1920. Disa vite drejtoi organet: Lidhja kombëtare dhe Koha e re. Është shkolluar në Zagreb e në Vjenë. Ky zhvilloi veprimtari propagandistike në të mirë të çështjes kombëtare. Në Qeverinë shqiptare ka qenë deputet i Shkodrës. Kërkoi që kleri mos të përzihet në punët e shtetit. Luftoi për shkollën laike. Ishte përkrahës i Revolucionit Demokratik të qershorit më 1924. Ka shkruar dy vëllime: Historia e re e Shqipërisë (dy pjesë). Gjithashtu edhe vëllai i Nikollës – Mirash Ivanaj (1891-1953) lindur në Trijepç, rrethi i Tuzit, ka lënë gjurmë të thella në veprimtarinë kulturore të kombit tonë. Ishte reformator i arsimit shqiptar. Ka mbaruar Universitetin Mbretëror në Romë, degën e filozofisë dhe të letërsisë. Ka punuar fillimisht si avokat, pastaj si profesor në Gjimnazin e Shkodrës, të Tiranës etj. Më 1933-1935 ka qenë Ministër i Arsimit, ku bëri edhe reformën e shkollimit laik të Shqipërisë. Mirashi, ka qenë prej 1936-1939 kryetar i Këshillit të Shtetit. Më 2003 është me Urdhërin ”Nderi i Kombit”. Shkrimtari nga Plava, i cili gjithë jetën ia kushtoi krijimeve të veprave letrare, është poeti Esat Mekuli (19161993). Botoi përmbledhjen e poezive Për ty, Dita e re, Afsha Ada, Brigjet. Më vonë botoi edhe përmbledhjet që përthekojnë vargjet me kualitete ar-

tistike të rralla: Rini e kuqe dhe Drita që nuk shuhet që është vepra e fundit e këtij poeti shqiptar nga Mali i Zi. Esati është marrë edhe me përkthime. Ishte kryeredaktor i revistës Jeta e Re. Shkrimtari Hasan Mekuli, nga Plava ka lënë gjurmë të vyeshme në kritikën letrare shqipe, por shkrimtari që ka krijuar seri prej 43 veprave të zhanreve të ndryshme letrare është Rex-

hep Qosja që ka lindur në Guci më 1936. Jeton në Prishtinë dhe është anëtar i Akademisë së Shkencës dhe Artit të Kosovës. Ky është ndër krijuesit e parë që është marrë me kritikë reale të letërsisë shqipe. Ka shkruar tregime, romane, pjesë teatrale etj. Romanet e tij: Vdekja më vjen prej syve të tillë dhe Panteoni i rralluar janë prozat më cilësore të letërsisë

që është krijuar deri tani (2012) në Kosovë. Rexhep Qosja është marrë dhe ka botuar disa vepra që shtjellojnë tematika të çështjes kombëtare shqiptare si Strategjia e Bashkimit kombëtar, Çështje shqiptare historike (Tre vëllime). Ky është pjesëmarrës i delegacionit shqiptar në Konferencën e Rambujes në Francë (shkurt 1999) për çështjen e Kosovës. Është dekoruar me Urdhërin Nderi i Kombit (1999). Është shkrimtar kualitativ dhe më i frytshmi në Kosovë. Në Kosovë jetojnë edhe dy shkrimtarë që kanë lindur në Krajë: Akademik Mehmet Kraja dhe Prof.Dr. Hajrulla Koliqi, profesor i Katedrës së Pedagogjisë, të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, i cili përveç veprave profesionale, ka botuar edhe krijime poetike si edhe monografinë historike të Krajës. Mehmet Kraja, krahas gazetarisë, me të madhe është marrë edhe me krijime letrare në prozë. Ka shkruar pjesë teatrale dhe disa romane. Po ashtu në Prishtinë jeton dhe punon edhe poeti nga Ulqini Basri Çapriqi, i cili kryesisht është marrë me krijime poetike. Ligjëron në Fakultetin Filozofik, Letërsinë bashkëkohore. Njëri prej shkrimtarëve të dalluar që është duke krijuar vlera artistike letrare është Ibrahim Berjashi. Ky ka lindur në Krajë më 1948, ka studiuar letërsinë në Prishtinë. Është gazetar dhe letrar shumë cilësor dhe i frytshëm. Është themelues i Shoqatës Art Club. Ka qenë recensent i disa veprave letrare. Deri tani ka botuar gjashtë vepra letrare, prej të cilave katër janë dedikuar fëmijëve, kurse dy përmbledhje janë krijime letrare për të rritur. Prej këtyre krijimeve Lule prej guri dhe Lundra e humbur kritika letrare i ka cilësuar për vepra shumë të rëndësishme që përthekojnë në vete jo vetëm fantazi krijuese, por edhe art cilësor që ngrehën te lexuesi emocione dhe mbresa të thella. Berjashi me krijimet e tija për fëmijë, stimulon interesim dhe kureshtje e etje të fëmijëve. Thurjen e këtyre krijimeve autori, e arrin spontanisht duke përdor edhe termat e gjuhës adekuate me fantazinë e fëmijëve. Ky shkrimtar është origjinal në vepër paraqet personazhe të papërsëritur.


16 Javore KOHA

Kulturë

e enjte, 7 mars 2013

Kulturë

e enjte, 7 mars 2013

17 Javore KOHA

Qasje

Romani “ Ligatina” e Musa Ramadanit, tregon një lidhje të ngushtë mes letërsisë dhe etnologjisë. Autori ndërton ngjarjen mbi baza të mënyrës së jetës

Për Koha Javore:

Zanita Halimi / Prishtinë

Jeta moderne po ecën me ndryshime të mëdha. Thuhet se kaluara nuk mund të jetojë gjatë, sepse ajo ndërtohet, restraurohet, skalitet, pikturohet, dhe ajo duhet të shkruhet, të studiohet, të dokumentohet e të prezantohet në forma përkatëse për të. Ne, studiuesit e rinj duhet të jemi gjurmues të kujtesës shoqërore, që na transmetohet nga paraardhësit. Rrëfimet për të kaluarën, dokumentime të tyre, si dhe analizat krahasuese janë mjete të metodava bashkëkohore që na mundësojnë rezultate të dëshirueshme në këtë drejtim. Në këtë punim unë nuk do të ndalem në përshkrimin e ngjarjes në romanin “ Ligatina”, të autorit Musa Ramadani, por do të mundohem të paraqes komunikimin e këtij romani me EtnologjinëAntropologjinë kulturore. Etnologjia- Antropologjia Kulturore dhe linguistika e studiojne gjiuhën si nje formë e cila ka shërbyer për njohjen e botës, dhe na njohton se si i ka rregulluar ajo marrëdhëniet mes njerëzve, si e ka shprehur respektin, familjaritetitn etj. Romani “ Ligatina” e Musa Ramadanit, tregon një lidhje të ngushtë mes letërsisë dhe etnologjisë. Autori ndërton

Romani „Ligatina“ dhe Etnologjia ngjarjen mbi baza të mënyrës së jetës së banorëve të Gjilanit, e që në rrafshin më të gjerë komunikues do të përkujtojme se objekt studimi i Etnologjisë dhe Antropologjisë Kulturore është pikërisht mënyra e jetës së njeriut-popujve. Romanin “ Ligatina” mund ta quajmë lirisht etnografi narrative, në të cilën kuptojmë së autori ka njohuri të shkëlqyra për traditën. Në cdo ngjarje që shtron autori Ramadani, mund të mirren informata të bollshme për të kaluarën, madje, si në askpetin gjeografik, kulturor, ekonomik e atë historik. Herbert Blumer (1969) një herë ka argumntuar se konceptet shoqërore sa janë procedurale janë edhe teorike. Ato nuk ofrojnë vetëm kuptim, por edhe na senzibilizojnë për mënyrat e përqafimit të botës empirike. I tillë është rasti me Etnografinë Narrative. Koncepti është teorik në atë që specifikon një fushë një objekt- hulumtimi, praktikë narrative. Kjo çështje shfaqet procedurale në aspektin që rekomandon se metodat janë të rëndësishme për të kapur materialin empirik në kontekstin e tij të kompleksitetit. Romani në fjalë mund të shërbejë njëheritë edhe si nje dokument për qytetin, meqë për fat të keq asgjë nuk ka mbetur nga arkitetkura e vjetër e qytetit të Gjilani. Ura e Maskatarit ( gjeneratat e reja nuk kanë fare njohuri se Gjilani ka patur urë e lë më të dijnë së ku ka qenë e vendosur kjo urë), Kafeneja e Maskatarit, Hanet e ndryshme, kalldërmi, shadërvani, shtëpi të vjetra, sahat kulla etj nuk janë më pjesë aktuale të qytetit, por ende mund të jenë vetëm në kujtesën e të moshuarëve, që

tregojnë se dikur kanë ekzistuar. Pra, këto ndërtime paraqesin një arkitekturë të veçantë të kujtesës historike. Kur e them arkitekturë, dua ti referohem John Ruskinit, i cili për arkitekturën ka thënë” Ne mund të jetojmë pa të, dhe të admirojmë pa të, por ne nuk mund të kujtojmë pa të. (Ruskin 2002). Gjilani është shquar edhe për zejtarinë,

zejen e qeleshpunuesve, nallbanëve, teneqexhinjve, vorbëtarëve, armëpunuesve , tregtarëve të njohur si, tuxharë etj, ndërsa autori Ramadani e përshkruan shumë mirë në ketë roman rëndësinë e kytëre zejeve për qytetin. Po ashtu për zejen e qeleshpunuesve, tregon edhe materilet përpunuese për ndërtimin e plisit. Zejet, përkatësisht

punëtoritë e dyqanet zejtare kanë qenë të vendosuara të gjitha në një vend, ku edhe i kanë dhënë qytetit një pamje më të veçantë. Sot këo zeje e zejtarë nuk ekzistojnë më, përveç artëtarëve të shumtë, të vendosur prapa xhamisë Atik në qendër të qytetit, të cilët përkujtojnë se dikur kjo hapësirë ka qenë vend i zejtarëve. Këto zeje gjithashtu kanë paraqitur edhe një vlerë ekonomike dhe ambientale, respektivisht hapësinore, sepse kanë ndikuar në zhvillimin ekonomik-urban dhe në strukturën e panoramën e vendit-qytetit. Zakonet e festave pagane, si të shëngjergjit, po ashtu edhe atyre fetare si dhe ritualet e dasmave dhe të vdekjes, gjithashtu zënë vend në këtë Roman. Njëhëritë mund të informohemi edhe për besime e bestytni të ndryshme që kanë patur qytetarët në atë kohë, e që disa prej tyre, por mjaft të moderuara i gjejmë të praktikohen edhe sot në familjet e këtij qyteti. Romanet e këtilla tregojnë se kujtesa shoqërore zbulon dhe identifikon të kaluarën si mbetje e rëndësihme në jetën e njerëzve. Por, na ndihmon ta kuptojmë më mirë të sotmen dhe ta vlerësojmë të kaluarën si trashëgimi tonën jetësore e kulturore. Autori dhe romani Ligatina na ndriçopjnë elementin e pashmangshëm të quajtur etnokulturë në antropologjinë moderne, dhe komunikimin e shkëlqyeshëm të autorit me këtë rrafsh etnokulturor. Pierr Nora e konsideron kujtesën shoqërore si një medium tradicional për ta kuptuar të kaluarën. Në këtë rast edhe Romani “ Ligatina” paraqet një medium, sepse si i tillë është në gjen-

dje ta konsumojë bazamentin etnokulturor, të komunikojë, të ofrojë informata për ngjarje apo bëma të caktuara, në vende e kohë të caktuara. Ne jemi të lidhur me kujtesën shoqërore nga ngjarjet e kaluara, të cilat mund të jenë të shprehura në momente e në forma të ndryshme, duke lexuar apo dëgjuar, ose në përkujtime dhe në raste festive ku njerëzit mbledhen së bashku që të kujtojnë në mënyrë të përbashkët një akt solemn, heroik ose ndonjë tjetër të përmbushur nga anëtarët e një mjedisi antropologjik kulturor e të një grupi njerëzor.. Rrëfimet në këtë Roman përveç informatave, mund të shërbejnë edhe si metoda hulumtuesë për etnologun. Personazhi kryesor i Romanit nëpërmjet të cilit ndërtohet e tërë ngjarja, informatat i ka mbledhur në bazë të vëzhgimit pjesëmarrës në vende të ndryshme të qytetit si: tek berberi, këpuctari, qeleshpunuesi. Vëzhgimi pjesëmarrës në Etnologjinë dhe Antropologjinë Kulturore është një prej metodave më të rëndsishme për punën hulumtuese në terren. Romani “ Ligatina” , si dhe romane të tjera të ngjashme me këtë, janë të një rëndësie të veçantë, sepse në rend të parë shfaqen si përcaktuese të kohës. Po ashtu paraqesin një material të rëndësishëm dokumentues dhe në vete përmbajnë vlerë simbolike, si ato të trashëgimisë tradicionale dhe gjithsesi vlera për shprehjen e identitetit të një komuniteti më të gjerë. Autori në këtë roman ka potencuar diçka shumë të rëndësishme për qytetin e Gjilanit, e që as sot nuk egziston. Në mikrolokalitet që përmendë autori Ramadani, do të ishte e pritshme të jetë ndërtuar ndonjë muze, por as tash në kohën tonë kur vlerësohen lartë të mirat e trashëgimisë kulturore, nuk meditohet për diçka të tillë., Qytetarët e Gjilanit, por edhe institucionet gjegjëse për trashëgimi, besojnë se nëntoka e Gjilanit me rrethinë “vlon” nga objektet, të cilat posa të shihnin dritën do të fitonin vlerë muzeale”. Këtë e potencoi autori Ramadani para më shumë së 3o viteve, ndërsa sot kujtimet për qytetitn vdesin për cdo ditë. Ky roman, me vlera e karakter etnoantropologjik, edhe sot na jep një porosi shumë të qartë: për ta ruajtur kujtesën dhe historinë e qytetit duhet punë institucionale.


18 Javore KOHA

Mozaik

e enjte, 7 mars 2013

Mozaik

e enjte, 7 mars 2013

19 Javore KOHA

Dasma dhe simboli kombëtar

Shqiptarët në Malin e Zi në kohën e sistemit komunist përjetuan fatin e bashkëkombasve të tyre në ish Jugosllavi. Atyre u cenoheshin disa të drejta kombëtare, të cilat përforconin bindjet e tyre patriotike dhe ndjesinë për mospajtim me pushtetin e kohës.

Akt burrëror dhe atdhetar ju asht ma e bukur dhe ma madhështore se ajo çi po merrni ju. Ju sot me këtë flamur na gëzuat ne dhe krejt Malësinë e Madhe. Paskemi pas kujt me ia dhanë binë tonë. E paçim për hajrë e me nafakë flamurin tonë kombëtar, të cilin deri sot nuk kemi guxua as me e përmënd, e jo ma me e përdorë”, tha me shumë emocion njëri prej shtëpiakëve. - Ashtu kjoftë - brohoritën zëshëm malësorët dhe malësoret e tjera.

Gjekë Gjonaj

Padrejtësitë që u bëheshin shqiptarëve ishin të shumta. Në shpirtin e secilit shqiptar pothuaj ishte ngjizur frika e tmerrshme nga pushteti jugosllav, e cila i shoqëronte gjatë gjithë jetës deri në vdekje. Me këtë frikë madje lindnin edhe foshnjat. Njëra prej të drejtave të mohuara shumicën e kohës ishte edhe përdorimi i flamurit shqiptar. Historia e përdorimit të këtij simboli tonë kombëtar në ish Jugosllavi ndryshonte nga klima politke: herë lejohej përdorimi, e herë ndalohej, si i tekej pushtetit që s’na bënte hesap. Gjërat nisin të ndryshojnë pas rënies së Aleksandër Rankoviqit në Plenumin e Brioneve të vitit 1966. Në vitin 1977 lideri I ish Jugosllavisë Josip Broz Tito ndër të tjera kishte inicuar edhe çështjen e lejimit të përdorimit të flamurit kombëtar shqiptar.

Flamuri i parë shqiptar valëvitet në dasmën e Palokë Shkrelit në Shtoj

Zyrtarizimin e lejimit të flamurit të pakicave nacionale në ish Jugosllavi Palokë Shkreli, sekretar në Shkollën Fillore “ Marko Nuculloviq” në Shtoj, siç shprehet ai, e kishte lexuar në të përditshem “ Politika “ të Beogradit, të datës 4 gusht 1968. Ky lajm i mirë e kishte inkuruajuar Shkrelin që të përdorë Flamurin Kombëtar Shqiptar me rastin e martesës së tij, më 11 nëntor të vitit

Kthimi në Ulqin

1968. Një veprim i tillë burrëror e atdhetar nuk ishte aspak i lehtë për kohën, pasi deri atëherë në këtë komunë shqiptarët nuk e kishin përdorë flamurin shqiptar në ceremoni martesore. “Deri atëherë dasmat shqiptare bëheshin pa praninë e flamurit shqiptar dhe me sa di unë ky ishte flamuri i parë shqiptar që valvitej ne dasma në këtë komunë”, na tregon atdhetari i devotshëm dhe intelektuali i mirëfilltë prof.dr. Bahri Brisku, i cili në insistim të Palokë Shkrelit, pasi kishte hequr të zitë e ullirit t’i bind familjarët e vet, ditën e dasmës në rolin e dasmorit solli në shtëpinë e dhëndërrit të ri në Shtoj të Ulqinit Fl-

amurin Kombëtar. Me këtë simbol më sublim të shprehjes së identitetit të shqiptarëve, kudo që jetojnë ata, të ngjitur në pjesën anësore në furgonin e nuses me afro 30 dasmorë të shpërndarë në disa vetura kaluan nëpër qytetin e Ulqinit, Tivarit e Titogradit ( Podgorica e sotme) dhe mbërritën në shtëpinë e Nikë Gorvokaj në bajrakun e Kojës, në këtë trevë shqiptare e cila flijoi shtatë trima heronj për ngrtijen e Flamurit Shqiptar në Deçiq në vitin 1911.

Lotë gëzimi

Sipas rrëfimit të dasmorit prof.dr. Bahri Briksut gjatë rrugëtimit të gjatë nga

Shtoji i Ulqinit deri në Kojë të Malësisë së Madhe flamurin e kishim ngritur në derë të furgonit.” Edhe pse flamuri shqiptar nuk shihej me sy të mirë nga pushteti rrugës për në Kojë nuk patëm asnjë problem. Kur mbërrtiëm para shtëpisë së nuses në Kojë familjarët me duartroktije na dëshiruan mirëseradhje. Nuset dhe vajzat malësore na pritën me këngë dasme. Të gjithë u mallëngjyen dhe u gëzuan pa masë kur para shtëpisë së nuses valvitej Flamuri Kombëtar. Nuk munguan as lotët e gëzimit. Kjoshi faqebardhë, o dasmorë që na e prutë me veti nusen, duke aluduar në flamur. “Kjo nuse që na e sollët

Sipas zakonit dasmorët pas dite u kthyen me nuse për në Ulqin. Kthimi, thotë nusja Gjyste Gorvokaj – Shkreli (atëherë 19 vjeç)pati dy ndalesa nga policia rrugore. Njëra në hyrje të Titogradit (Podgoricës) dhe tjetra në Tivar. “ Sa isha e gëzuar që po martohesha aq edhe ndjehesha e frikësuar. Rrugës mendoja për pasojat eventuale për shkak të përdorimit të flamurit, i cili për kohën ishte risi dhe rrezik. Kur arritëm në Podgoricë i dëgjoja komentet: “Kjo makinë me këtë flamur sigurisht është e Ambasadës së Shqipërisë” I lutesha Zotit që gjithçka të shkojë mbarë. Kisha frikë që të mos jem, siç shprehemi ne malësorët, nuse hije zezë, “thotë Gjystja Asaj dhe prof.Bahri Briskut u kujtohet si sot se policia e Titogradit ishte më e sjellshme se sa ajo e Tivarit. “ Kontrollimi i policisë në Titograd nuk shkatoi asnjë shqetësim në mesin e dasmorëve. Edhe pse policët e shikon

me habi flamurin shqiptar ishin korrekt. Ata u sollën mirë me ne dhe nuk na kërcënuan. Ndërkohë në Tivar policët ishin më të ashpër. Na pyetën se çka është ky flamur që e keni ngritur në makinë. „ Ne shqiptarët s‘kemi tjetër simbol kombëtar. Ky është flamuri ynë, u thashë policëve. Mirë - i tha polici bajraktarit të dasmorëve dhe shtoi pak me zë të lartë se ndër ne në dasmat tona merret flamuri i Malit të Zi. Kush e di se si do të na maltretonin policët sikur situatën të mos e „ qetësonte“ vëllai i dhëndërit Kolë Shkreli. Pas ndërhyrjes së Kolës policët me nervozizëm na urdhëruan: „ Hajdeni, largohuni këtu pari dhe mos u ndalni askund rrugës“, bërtiti polici, thotë Brisku.

Reflektimi i flamurit

Sipas profesor Briskut me valëvitjen e flamurit shqiptar në dasmën e Palokë Shkrelit në Shtoj të Ulqinit shqiptarët përfituan shumë. Së pari përdorimi i këtij flamuri ishte i pari në dasmat shqiptare të komunës së Ulqinit. Së dyti ky veprim ishte një fillim i mbarë në zgjimin e vetëdijes kombëtare të popullatës shqiptare, veçmas shtojakëve. Së treti policia shtetërore në Ulqin filloi të humbasë besimin në bashkëpunëtorët e tyre nga Shtoji.

Dëshmi e besnikërisë ndaj kombit

Protagonisti i këtij akti burrëror Palokë Shkreli gjatë bisedës që zhvillova për këtë veprim të tij fisnik para pak ditësh në shtëpinë e tij në Plazhin e Madh të Ulqinit në praninë e bashkëshortes së tij Gjystes shprehet me modesti. „ Nuk bëra asgjë që meriton lavdëratë. Thjeshtë veprova ashtu siç do të duhej të veprojë çdo shqiptar. Mora guximin të përdorë në dasëm flamurin kombëtar, i cili ka mbajtur gjallë qenësinë shqiptare në rezistencën kundër pushtuesve të huaj sidomos në shekullin XX. Flamuri për mua është dëshmi e besnikërisë ndaj atdheut dhe ndaj kombit. Unë jam shqiptar dhe s’mund të jem askush tjetër. Por më vjen keq që disa shqiptar e mohojnë të qenurit shqiptar, duke mos ditur se çka janë. Unë nuk mund të pajtohem me ata që e duan tjetrin më shumë se vetin“, thotë Shkreli, duke shtuar se prej ditës së martesës pushteti gjithmonë e ka shkikuar me sy të keq, por nuk ka patur pasoja.


20 e enjte, 7 mars 2013

Panoramë

Panoramë

Javore KOHA

e enjte, 7 mars 2013

21 Javore KOHA

Filmi shqiptaroamerikan “Right to love” shfaqet në kinematë amerikane

Misse Beqiri pozon për „Vogue“ Modelja me prejardhje shqiptare Misse Beqiri duket se nuk i ka edhe aq në qejf pantallonat apo fustanet pasi ajo shumicën e rasteve pozon vetëm me rroba banjoje. 24 vjeçarja e cila është rritur në Malmo të Suedisë së fundmi ka pushtuar ballinën e revistës më prestigjioze të modës “Vogue”. Ajo ka marrë shumë urime nga koleget e saja për fotografitë e bëra dhe shumë njohës të modës mendojnë se bukuroshja Beqiri brenda pak viteve do të arrijë të zë vendin e disa prej modeleve më të paguara në botë. “Ajo është në rrugë të mirë për t’u bërë njëra prej modeleve më të paguara në botë”, ka thënë një stilist.

Komuniteti shqiptar në Amerikë është mbledhur për të realizuar një film. Ky film quhet “Right to love” dhe nuk është larg realitetit shqiptar. Personazhet kryesore të filmit janë dy të rinj të dashuruar, por dashuria e tyre pengohet nga prindërit dhe familjarët e tyre për shkak të kombësisë dhe fesë së ndryshme të dy protagonistëve. Me regji të shqiptaro-amerikanit Paul Kurti dhe interpretim të një kaste aktorësh shqiptaro-amerikanë, filmi ka korrur sukses gjatë premierës së tij në SHBA. Si në asnjë film tjetër, në trupën e këtij filmi luajnë aktorët më të njohur të komunitetit shqiptar në Amerikë, si Shpend Xani, Luan Bexheti, Ari Myrtaj, Praq Rado, Roza Kalaj etj. Filmi “Right to love” shënon rikthimin në kinematografi të Pavlina Manit.

Bleona flet shqip në serialin me Steven Seagal Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti, e ka provuar veten si aktore në serialin televiziv amerikan, në të cilin roli kryesor i takon legjendës së aksionit, Steven Seagal. Secili episod i serialit të quajtur “True Justice” për nga tematika, i ngjan një filmi të veçantë, ndërsa Bleona ka aktruar në serinë me titull “Violence of Action”. Bleona interpreton rolin e një fallxhoreje, ndërsa përkundër rolit të vogël, ajo e shfrytëzon rastin të flasë edhe shqip.

Rita Ora shkëlqen në “Paris Fashion Week” Këngëtarja Rita Ora është në qendër të mediave në Britaninë e Madhe, por edhe më gjerë. Së fundmi, ajo mori pjesë në javën e modës në Paris. Me veshjen e saj, ajo ka mahnitur të pranishmit, por edhe median. Është shfaqur e veshur me një fustan të shkurtër, ngjyrë të kuqe, i cili lejonte të dukej pjesa më e madhe e këmbëve. Ky fustan shoqërohej nga një palë këpucë me stil gladiatori. Veshja e Rita Orës ka ngjallur shpesh herë diskutime në media, madje mamaja e saj është kritikja më e madhe veshjeve të këngëtares.


22 e enjte, 7 mars 2013

Te k n o l o g j i

Automobilizëm

Javore KOHA

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„. fahrudin gjokaj: reflektimi

Samsung Galaxy S3 shpallet telefoni i vitit Samsung po vazhdon vitin e tij të suksesshëm, pasi që kompania ka fituar çmimin për telefonin më të mirë të mençur për vitin 2013, dhënë nga Kongresi Botëror Mobil në Barcelonë, duke mposhtur rivalin e saj jashtë sfidës, Apple iPhone, dhe rivalët e tjerë si HTC Droid DNA, Nokia Lumia 920, dhe fabletin e saj Samsung Galaxy Note II. Ky ishte njëri ndër katër çmimet e mëdha për Samsung, në krahasim me Apple që nuk fitoi asnjë çmim. Vitin e kaluar, Samsung Galaxy S2 kishte mundur rivalin e saj më të fortë, iPhone 4S, ndërsa Apple kishte fituar çmimin kryesor si prodhuesi i tabletëve. Në kategorinë e telefonave fillestarë, Nokia Asha u shpall si telefoni më i mirë, duke lënë anash tri modele të telefonave të kompanisë së vet, si dhe Samsung C3312. Google Nexus 7 fitoi garën mes tabletëve.

iPhone 5S vjen në gusht, ndërsa iPad-ët e ri në prill?

Archos prezanton tabletin FamilyPad 2 Kompania Archos duke përdorur rrjetin social Facebook ka bërë lansimin e modelit të ri të tabletit të saj Android, përkatësisht modelin FamilyPad 2, i cili është i bazuar në sistemin operativ Android dhe posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 13.3 inç dhe rezolucion prej 1280 x 800 pikselëve. Archos FamilyPad 2 vjen me versionin e ri të Android, 4.1 Jelly Bean, procesorin dual-core A9 me 1.6GHz, 1GB RAM dhe grafikën Quad-core GPU Mali 400 MP4. Modeli më i ri i tabletit të Archos, FamilyPad 2, ofron edhe 8GB memorie të brendshme, e cila mund të zgjerohet me kartelën microSD deri në 64GB, si dhe dy kamera me nga 2 mega-piksel.

iMore ka mësuar se Apple është duke planifikuar lansimin e versionit të ri të iPhone, përkatësisht modelin iPhone 5S gjatë muajit gusht të këtij viti, ndërsa gjenerata e re e tabletit iPad 5 dhe versioni minimal i tabletit, iPad Mini 2 mund të vijë gjatë muajit prill. Burimet e afërta me çështjen i kanë thënë faqes iMore se iPhone 5S do të ketë dizajn të ngjashëm me iPhone 5, ndërsa dallimi i vetëm do të jetë procesori më i avancuar dhe kamera e përmirësuar e pajisjes. Me iPhone 5S, edhe njëherë qëllimi është që të përmirësohet optika e versionit të ri të iPhone, duke përfshirë edhe kamerën, ndërsa materiali mbështjellës i telefonit do të mbetet i njëjtë.

e enjte, 7 mars 2013

23 Javore KOHA

„Qesh pak, shiko këtu”


24 e enjte, 7 mars 2013

Fotografia e javës

Mozaik

e enjte, 7 mars 2013

Javore KOHA

Libra të rinj

25 Javore KOHA

Doli nga shtypi numri 16 i revistës për shkencë, kulturë dhe art “Lemba”

Monografi për Trajtim i çështjeve nga shkollën në Krajë hapësira gjithëshqiptare Para disa ditësh doli nga shtypi numri më i ri (16) i revistës për shkencë, kulturë dhe art “Lemba”, që botohet nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”.

(Ali Gjeçbritaj, Shkolla në Krajë 19292009, “Asociacioni Ulqini”, Ulqin, 2013) Këto ditë doli nga shtypi libri më i ri i Ali Gjeçbritajt ”Shkolla në Krajë 1929-2009”. Në libër autori jep dëshmi të filleve të arsimit bashkëkohor në Krajë dhe të dhëna shumë interesante për zhvillimin e arsimit në Krajë në përgjithësi. Në një mënyrë studimore pasqyrohen të dhënat themelore për regjionin e Krajës, mësimdhënësit që kanë punuar ndër vite si dhe personalitetet e njohura shqiptare të cilët kanë dalë nga Kraja. Librit ia shtojnë vlerën dokumentet

arkivore të publikuara si pasqyrim i realitetit kohor, të cilat e ngrejnë librin në nivelin monografik. I shkruar me një gjuhë të thjeshtë, libri “Shkolla në Krajë 1929-2009” shumë lehtë do të mund të ndahej në gjashtë kapituj, mirëpo për shkak të përmbajtjes kronologjike të ngjarjeve dhe mësimdhënësve që u angazhuan në shkollën shqipe të Krajës, libri përbën një tërësi të thukët gjithëpërfshirëse dhe si i tillë paraqet një model të ri të

qasjes së problematikës së zhvillimit të arsimit në përgjithësi. Bibliotekat do të pasurohen pa dyshim me një libër të ri, ndërsa studiuesit do të gëzohen me fondin e ri të të dhënave të paraqitura në këtë vepër, ku gjithsesi çdokush do të gjejë shumëçka të vlefshme. Botimi i librit është mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi. (Kohapress)

Në faqet e saj janë botuar artikuj, studime, pikëpamje, ese etj. nga fusha të ndryshme dhe nga autorë shqiptarë jo vetëm nga Mali i Zi, por nga e gjithë hapësira shqiptare. Po ashtu çështjet që trajtohen në të i përkasin spektrit gjithëshqiptar. Në rubrikën “Studime, artikuj” janë botuar punimet e Mr. Gjergj Nikprelajt “Memorandumi i Greçës”, prof. Fedhon Meksit “Naum Veqilharxhi, dimensionet e vërteta të ideologut të Rilindjes Kombëtare Shqiptare”, Mr. Ismail Dodës “Ndihmesa e prof. Anton Çettës për folklorin dhe folkloristët shqiptarë në Malin e Zi”, Dr. Etleva Lalës dhe Dr. Musa Ahmetit “Konvertimi i Balshajve nga ortodoksë në të krishterë”, Arben Llallës “Heroizmi arvanitas në Revolucionin grek të 1821-shit”, Prof. Dr. Hajrullah Koliqit “Mendimi pedagogjik i Hasan Tahsinit” dhe i Eda Derhemit “Emri personal, dëshmi e identitetit

kombëtar”. Akademiku Artan Fuga me artikullin “Për dhe përtej lidhjes tradicionale gjuhë-komb”, Mira Meksi me “Standardizimi gjuhësor”, prof. Agron Duro me “Gjuha shqipe dhe fjalët e huaja”, Ardian Vehbiu me “Në ndihmë të leksikut shqip”, Dr. Ragip Mulaku me “Gjuha standarde dhe kultura letrare”, Albert Riska me “A mund të ndryshojë shqipja standarde” dhe Prof. Dr. Rami Memushaj me “Gjuha shqipe krijesë kombëtare, jo totalitare” janë prezantuar në rubrikën “Pikëpamje”. Në këtë numër të revistës janë botuar esetë “Elita e panjohur shqiptare” e Ndriçim Kullës, “Vajtim për librin shqip ose kultura e mosleximit” e Dr. Agim Vincës, “Kriza e demokracisë” e Ndue Ukajt, “Elitizëm apo pluralizëm?” e Bledar Priftit, “Keqpërdorimi i fjalës” e Afrim Krasniqit dhe “Multikulturalizmi – politika e të drejtave të barabarta” e

Nikë Gashajt. Rubrika “Letërsi” përmban poezitë e Ismail Kadaresë, Naim Beqirajt, Suzana Zisit, Aida Bodes dhe Skender Temalit, kurse rubrika “Materiale” sjell studimin “Toponimia e Petreshticës (Shtime)” të Isuf Musliut. Në rubrikën e titulluar “Katalog” janë botuar recensionet e dr. Nail Dragës “Monografi që i ka munguar literaturës shqipe”, Anila Omarit “Studim i shumanshëm për etnonimin shqiptar”, dr. Pëllumb Xhufit “Histori analitike e tranzicionit shqiptar” dhe Dr. Rovena Vatës “Studim për trashëgiminë kulturore shqiptare”. Botimi i këtij numri është mbështetur pjesërisht nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave dhe Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Ana e Malit” në Nju Jork. Numri i parë i revistës “Lemba” është botuar në vitin (Kohapress) 1998.


26 e enjte, 7 mars 2013

Fejton

Fejton

e enjte, 7 mars 2013

Javore KOHA

27 Javore KOHA

Përkujtimi i Kryengritjes së Malësisë së Madhe (4) Ded Gjo’ Luli, prijësi dhe heroi i kësaj kryengritje hyn kështu në plejadën e prijësave të kombit shqiptar. Ai është një prijës e një hero tipik shqiptar, nga ata që shkojnë në luftë me krejt familjen dhe që bashkarisht, me vëllezër e motra, nipër e mbesa janë të gatshëm për flijim.

Ismail Kadare

Nuk është e rastit që pikërisht kur marrëdhëniet Shqipëri-Evropë janë në rend të ditës, Skënderbeu u sulmua pabesisht në Shqipëri dhe në Kosovë. Atë që nuk guxuan ta bënin haptas komunistët gjatë gjysmë shekulli të sundimit të tyre, e bënë një grupth intelektualësh anti-shqiptarë të sotëm. Janë po ata që nuk rreshtin së trokituri në çdo derë për të kërkuar mospranimin e Shqipërisë në Evropë, përjashtimin e Shqipërisë nga Evropa, izolimin e ri të Shqipërisë. Kur shikon se disa nga këta intelektualë nuk janë gjë tjetër veçse bijtë e ish nomeklaturës komuniste, e kupton edhe më mirë urrejtjen e tyre kundër Shqipërisë së sotme. Shqipëria e sotme ka natyrisht shumë gjëra për t’u kritikuar, madje fort dhe seriozisht. Të mos goditësh të keqen sot në Shqipëri, në çdo formë që ajo shfaqet, nga çdo forcë politike që aplikohet. kjo është të bëhesh bashkëpu-

Heroizmi sublim i Ded Gjo’Lulit nëtor i së keqes. Por denoncimi, qoftë edhe i pamëshirshëm i së keqes, s’ka asgjë të përbashkët me dëshirën për ta parë të shkatërruar këtë vend. Për këta lloj intelektualësh antishqiptarë, përkujtimi i ngjarjeve të tilla si ky i sotmi është diçka e kotë, primitive dhe folklorike. Dhe kjo është e kuptueshme. Kujtimi i ngjarjeve të tilla janë pengesë për aksionin e tyre të palodhur antishqiptar. Ky aksion bazohet në turbullirën që ekziston sot në mediat botërore lidhur me nacionalizmin. I goditur me të drejtë si një murtajë e kohës sonë, nacionalizmi, sidomos nacionalizmi ballkanas, ai nacionalizëm i egër, shovinist, barbar që ka shkaktuar aq shumë fatkeqësi në këtë gadishull, ngatërrohet disa herë, për fat të keq, me patriotizmin dashurinë e natyrshme të njerëzve për vendin e tyre. Duke mos nënvizuar ndryshimin themelor midis nacionalizmit që bazohet mbi urrejtjen dhe patriotizmit që bazohet mbi dashurinë, mediat kanë shkaktuar keqkuptime të pafundme në botën e sotme. Në shumë raste ngatërresa vjen si rrjedhojë e mosdijes dhe mos-thellimit të gjërave, por nuk përjashtohen rastet kur bëhet e qëllimshme. Në Ballkanin e sotëm të përziesh nacionalizmin (urrejtjen ndaj popujve të tjerë) me patriotizmin (dashurinë ndaj popullit tënd), është njëlloj si ta përjetësosh moskuptimin midis popujve. Intelektualët antishqiptarë përfitojnë pikërisht nga kjo mjegull. Edhe në qoftë se nuk guxojnë ta shpallin patriotizmin shqiptar si shovinizëm, (një gjë e tillë do të ishte tepër e trashë dhe lehtësisht e demaskueshme), ata e shpallin atë si një gjë të jashtëkohshme, folklorike, demode. Ne të gjithë jemi dëshmitarë për atë çka ndodh në gadishullin ballkanik. Shovinizmat kanë shpërthyer në veri, në lindje e në jug më me tërbim se kurrë. Në këtë qiell të trazuar ata që kanë mbetur mënjanë stuhisë janë pikërisht shqiptarët. Jo vetëm kaq. Si rrjedhojë e

një keqkuptimi me atdheun e vet që u sundua shumë kohë nga komunistët, shumë shqiptarë u ftohën nga atdheu. Rënia e ndjenjës së natyrshme, të shëndetshme patriotike, me fjalë të tjera zbehja e shqiptarizimit ishte një dukuri e paparashikuar, e cila mund ta ndërlikojë gjendjen e shqiptarëve dhe ndoshta më pas të vetë Ballkanit. Në këto kushte të nxitësh bjerrjen e mëtejshme të atdhesisë, t’i shtysh shqiptarët të ftohen me atdheun në kohën kur rreth e rrotull, popujt e tjerë në emër të “dashurisë për atdheun e vet” kryejnë krime të përbindshme, kjo është të kesh marrë përsipër një rol tepër të dyshimtë. Me qëndrimin e tyre antishqiptar disa intelektualë shqiptarë mezi ç’presin rastin për tu pëlqyer “të huajve’’. Për t’u pëlqyer e natyrisht për t’u shpërblyer prej tyre: me vëmendje. me ftesa, me para. Si konet tundin bishtin përpara gazetarëve sharlatanë, ata që në vendin e tyre rrijnë si pula të lagura dhe vijnë grefosen në vende të vegjël, me mendësi prej kolonialisti, sikur të ishin turistë në vendin e zuluve. Ndërkaq vendet e mëdha perëndimore. atje ku disa herë edhe mund të bëhet humor me patriotizmin, e kanë stabilizuar atdhesinë e patriotizmin e tyre gjatë shekujve, gjatë mijevjeçarëve. Kanë bërë luftra të përsjakshme në emër të tij, kanë ngritur institucione shekullore, monumente, ligje e vepra kulturore. Kurse shqiptarët që i kanë me kursim të gjitha këto, dëgjojnë thirrje të mbrapshta për t?i braktisur. 6 Kryengritja e Malësisë së Madhe hyn ndër ato ngjarje, që kanë zëvendësuar në Shqipëri veprat monumentale, bibliotekat dhe akademitë. Ajo ndodhi në një orë të vështirë të popullit shqiptar. Siç është përherë koha kur epokat ndërrohen. Shqipëria po dilte nga nata e gjatë e robërisë. Mëngjesi i saj ishte i turbullt, plot të papritura dhe ankthe.

Kjo kryengritje ka atë gjë të veçantë se është lufta e fundit e shqiptarëve përpara fitimit të pavarësisë. Por luftrat e fundit janë shpesh ndër më heroiket. Ato kërkojnë një vetëmohim dhe trimëri të pashembullt, për arsyen e thjeshtë se ndodhen shumë pranë lirisë. Dhe dihet se kur liria është pranë, jeta bëhet më e dhembshur, ndaj dhe flijimi i saj është më i vështirë. Kryengritja e Malësisë së Madhe është pra hallka e fundit e zinxhirit të luftrave të paprera të këtij populli për liri. Si e tillë ajo lidhet natyrshëm me të gjitha hallkat e tjera, por si epilog ajo lidhet sidomos me prologun e lavdishëm, atë të Gjergj Kastriotit. Midis prologut dhe epilogut të përgjakshëm shtrihet krejt historia shqiptare. Ded Gjo’ Luli, prijësi dhe heroi i kësaj kryengritje hyn kështu në plejadën e prijësave të kombit shqiptar. Ai është një prijës e një hero tipik shqiptar, nga ata që shkojnë në luftë me krejt familjen dhe që bashkarisht, me vëllezër e motra, nipër e mbesa janë të gatshëm për flijim. Ai bëri kështu shumë flijime e dha shumë gjak për Shqipërinë. Dhe këto i bëri pa kurrfarë ambicje dhe pa ëndërrim për ndonjë karrierë politike, pa kurrfarë pikësynim për të marrë ndonjë post, pa kurrëfarë synimi për të përfituar, për të patur një privilegj, një nder-im, një shtatore apo një medalje. Ai e bëri këtë në mënyrë të vetëvetishme, ashtu siç bën njeriu jetesën e përditshme, prandaj dhe heroizmi i tij tingëllon edhe më sublim. Ai është madhështor, pikërisht në këtë natyrshmëri e thjeshtësi. Një tipar tjetër i heroizmit të Dedë Gjo Lulit ishte se ai, ndonëse ka qenë fillimi i shekullit, ndonëse ka vepruar në Shqipërinë Veriore, në vizionin e tij e ka patur të qartë mendimin e përbashkët të atdheut, pa kurrfarë gjurme krahinarizmi. Lidhjet e tij kanë qenë me të gjitha pjesët e Shqipërisë, me Jugun, me Verilindjen, rne Lindjen me të gjitha anët e atdheut, me grupe të

ndryshme patriotësh, që dukej sikur ishin larg nga malet e Veriut. Gjithçka që bëri ky hero, gjithë aksioni i tij ka qenë një aksion me një vizion të ndritur kombëtar, të pakufizuar, të madh, një vizion për të cilin ne kemi nevojë sidomos sot, kur, për fat të keq. disa herë dalin pasionet e vjetra të përçarjeve, të krahinarizmit primitiv, që i kanë sjellë kaq fatkeqësi kombit shqiptar. Për këto arsye, e për gjithë arsyet e tjera që u përmendën më lart, përkujtimi i Kryengritjes së Malësisë së Madhe është një akt fisnik e madhor i diasporës shqiptare në SHBA. Diasporat kanë lojtur dhe vazhdo-

jnë të lozin ende një rol të ndjeshëm në jetën e sotme ballkanase. Për vetë kushtet e shkëputjes nga vendi amë, për vetë largësinë në të cilën ndodhen, vizioni i tyre për vendin e zanafillës e për epokën në përgjithësi qëllon që të jetë jashtë realitetit. Diaspora shqiptare, e veçanërisht ajo e Amerikës, kur ka qenë fjala për fatin e përgjithshëm të atdheut, ka ruajtur, për fat të mirë. një pikshikim përgjithësisht të qartë të gjërave. Ky pikëshikim ka qenë e vazhdon të jetë një ndihmesë e ndjeshme për vendin amë. Përkujtimi tashmë çdo vit i Kryengritjes së Malësisë së Madhe, është një tjetër dëshmi për këtë.


28 e enjte, 7 mars 2013

Mozaik

Fjalëkryqi & Horoskopi

Javore KOHA

Shitjet ilegale në Tuz

Mungesa e një tregu të gjelbër në qytezën e Tuzit ka detyruar që disa njerëz të cilet mundohën të grubullojnë ndonjë qindarke, të dalin në rrugë dhe të shesin në mënyre ilegale

Kjo dukuri në këtë qytezë nuk ka filluar tani por që prej disa vitesh, si pasojë e mosekzistencës së tregut e si nevojë për disa njerëz të cilët kanë zgjedhur tregëtin me artikuj të ndryshëm për të mbijetuar. Tregtia ilegale në fjalë zhvillohet përballe Kishës Katolike në Tuz. - Kam filluar të shes në këtë vend që para gjashtë mujsh sepse nuk kam ku te shes tjetër, edhe pse në kushte të papershtatshme dhe të vështira sidomos gjatë stinës së dimrit, detyrohem të shes në këtë vënd, u shpreh njëri nga tregtarët i cili dëshiroi të mbetet anonim-. Ky tregtar që është ndër të shumtët që shesin jo vetëm peshk por edhe ar-

Imazh i shëmtuar për qytezën

tikuj të tjerë të ndryshëm, theksoi se përveçse janë kushtet e vështira, mungon dhe fuqia blerëse që siç tha ai vjen si pasoj e krizës ekonomike globale, dhe profiti nga ky profesion është i ulët. Siç mësuam nga ky tregtar shkaqet e shitjes në rrugë, në mënyrë të paligjshme vinë si rezultat i mungesës së tregut të gjelbërt në këtë zonë. I pyetur nëse ndokush i ka sjellur problem për shitjen në rrugë, ai u pergjigj: - Kam patur vetëm një rast kur një njeri i paidentifikuar më ka thënë duhet të largohesh nga ky vend dhe të ndërpresësh shitjen ilegale, por pa u identifikuar se ishte person zyrtar për kontrollin e shitjeve

ilegale-, përfundoi tregtari. Ky tregtar shprehu nevojën se do të ishte i domosdoshëm ndërtimi i një tregu të gjelbërt në këtë vend, ku do të mund të shisnin normalisht dhe në vendin e duhur dhe jo në vende të papërshtatshme. Ndërkohë, përveçese shitja kryhet në mënyre ilegale ajo i jep edhe nje imazh të shemtuar kesaj qytezë pasi higjiena nuk mund të mbahet ashtu siç do të duhej të ishte në një vend urban. Mbetemi të shpresojmë se edhe kjo zonë në një të ardhme të afërt do të pajiset me një treg të till, mirëpo deri atëherë mbetemi vetëm të shpresojmë dhe Toni Ujkaj në mëshirë të fatit.

e enjte, 7 mars 2013

Fj

ë al

k

29 Javore KOHA

q ry

i

Mundohuni ta ndryshoni sa me shpejt rutinen e jetes ne cift. Nese mendoni gjate gjithe kohes se partneri ju do dhe s’mund te beje asgje pa ju, rrezikoni te perballeni Dashi me nje surprize te pakendeshme. Beqaret do kene shume fat per nje takim te vecante kesaj rradhe. Nese krijoni nje lidhje me te, do jeni te lumtur per nje kohe te gjate. Me financat do tregoheni shume impulsive. Kujdes!

Ne cift nuk do i duroni me detyrimet dhe kerkesat e shumta te partnerit. Gjithsesi kujdes! Nese largoheni shume nga ai do e keni te veshtire t’i rregulloni gjerat. Beqaret Luani nuk do humbin fare kohe. Do pranoni propozimet qe do iu behen pa hezituar fare. Me e rendesishme per ju eshte te perjetoni kenaqesi. Me shpenzimet duhet te beni kujdes. Situata financiare do jete e paqendrueshme.

Atmosfera per ciftet do jete konfliktuale. Ka shume mundesi qe ju te debatoni me partnerin per gjera te parendesishme. Kujdes, Shigjetari mos i tejkaloni limitet! Beqaret do te ndihmohen shume nga Urani, i cili mund te sjelle edhe nje dashuri shume te bukur. Mos e lini kete mundesi t’iu ike nga duart. Ne planin financiar do keni shume probleme dhe te gjitha keto fale pakujdesise suaj. Merrni masa!

Sot do kerkoni te dominoni mbi te dashurin e zemres duke i imponuar menyren tuaj te te vepruarit. Kujdes! Me kete sjellje jo vetem qe mund te lindin Demi konflikte por rrezikoni edhe ta lendoni partnerin. Beqaret do ndihmohen shume nga Dielli, i cili do iu premtoje nje dite shume te mire per dashurine. Ne planin financiar duhet te beni kujdes nga Neptuni.

Edhe pse do jeni paksa te shqetesuar per dicka ne lidhjen tuaj, gjerat do shkojne mire. Mund te filloni edhe projekte per te ardhmen. Per beqaret, Virgjeresha atmosfera do jete e mbushur me pasion. Per disa mund te kete edhe nje dashuri me shikim te pare. Duhet te jeni te vemendshem ne cdo moment. Me financat do tregoheni te kujdesshem. E dini mire gjendjen tuaj dhe do iu vini fre edhe shpenzimeve.

Kohet e fundit gjerat nuk kane shkuar mire me partnerin. Keni qene te stresuar dhe keni pasur veshtiresi ne komunikim. Kjo dite do jete paksa me e qete dhe do Bricjapi filloni te vendosni dialog. Hena do ndikoje pozitivisht per beqaret. Ajo mund te sjelle edhe nje takim shume te kendshem. Ekuilibri financiar do te prishet nga Plutoni. Beni kujdes nese nuk doni te ngeleni me xhepat bosh.

Do jeni shume sentimentaliste sot. Nga ane tjeter xhelozia do jete me e theksuar se me pare, cka mund te shkaktoje edhe probleme. Beqaret do jene mjaft sharmante dhe do terheqin Binjaket vemendjen e te gjitheve. Perfitoni nga kjo dite per te bere per vete ate qe doni! Dielli dhe Merkuri do e permiresojne mjaft buxhetin tuaj. Cdo gje do jete ne ekuiliber dhe ju do jeni te qete.

Marredhenia me partnerin do jete shume e mire. Te dy se bashku do “luftoni” me disa probleme dhe kjo do iu afroje me teper me njeri tjetrin. Peshorja Deshirat romaneske te beqareve do fillojne te konkretizohen. Do iu jepen mundesi per njohje te reja. Perfitoni sa me shume!

Venusi do kujdeset sot per jeten sentimentale te te gjitheve. Marredhenia e cifteve do jete e ngrohte, sensuale dhe do mbizoteroje bashkepunimi. Beqaret Ujori edhe pse do hasin disa pengesa do i shprehin ato qe ndjejne. Pritet nje dite me shume fat per ju. Do mundoheni te ruani nje ekuiliber financiar dhe te kontrolloni deshirat per te shpenzuar pa kufij.

Dita duket shume premtuese per ata qe jane ne cift. Venusi do iu beje t’i shijoni gjithe kenaqesite qe iu jep te qenit ne nje lidhje. Dashuria per beqaret do shkoje mire dhe ju do Gaforrja kaloni momente te mrekullueshme. Dilni, pranoni ftesa dhe argetohuni sa me shume te mundni. Ne planin financiar do e keni te veshtire ta permiresoni situaten pas problemeve qe keni patur. Beni durim!

Jeta ne cift do te influencohet mjaft nga Jupiteri. Cdo problem apo tabu do te zgjidhet. Perfitoni nga kjo situate pa pasur frike dhe pa hezitim. Beqaret kesaj here do Akrepi terhiqen nga persona shume me te rinj ne moshe. Nga njera ane eshte me mire keshtu sesa te lidheni me dike me te madh. Me financat do iu mbeshtese Plutoni. Gjithsesi kjo nuk do te thote qe ju nuk duhet te tregoheni te matur.

Ata qe jane ne cift do mundohen te verifikojne aftesine e tyre per te joshur, por kjo do i coje ne fillimin e nje aventure te re. Mos kujtoni se kjo dashuricke nuk do kete pasoja Peshqit tek ekuilibri i lidhjes suaj. Beqaret nuk duhet te presin mrekulli kete here. Vetem disa prej jush, te ndikuar nga Plutoni do kene njohje te reja. Financat nuk do jene te keqija, por nuk eshte momenti per shpenzime te medha.


30 e enjte, 7 mars 2013

Sport

Sport

e enjte, 7 mars 2013

Javore KOHA

Klubi i Karatesë “Albulena” fitoi gjashtë medalje në Kampionatin e Malit të Zi për pionierë dhe shpresa

Basri Sadiku dhe Millosh Dragojeviq kampionë të Malit të Zi Medalje të argjendtë në kategorinë e shpresave, në luftra, fitoi Ksenija Vujosheviq (+47kg), kurse medalje të bronzta Dimitrije Vujosheviq (-40kg) dhe Anes Pejçinoviq (-35kg) në luftra, në kategorinë e pionierëve, si dhe Ardit Molla (-40kg) në luftra për shpresa.

Garuesit e Klubit të Karatesë “Albulena” fituan gjashtë medalje, prej të cilave dy të arta, një të argjendtë dhe tri të bronzta, në Kampionatin e Malit të Zi për pionierë dhe shpresa, që u mbajt

në Podgoricë. Në këtë kampionat, “Albulena” u përfaqësua nga nëntë garues në konkurrencën individuale, tetë në luftra dhe një në kata.

Kampionati Ballkanik, sfida e ardhshme

Sfida e ardhshme për garuesit e Klubit të Karatesë “Albulena” do të jetë Kampionati Ballkanik, i cili do të mbahet në Kragujevac të Serbisë nga data 29-31 mars 2013. Të gjithë fituesit e medaljeve në Kampionatin e Malit të Zi do të luftojnë për një vend në radhët e Përfaqësueses së Malit të Zi në Kampionatin Ballkanik. Trajneri i Përfaqësueses së Malit të Zi për grupmoshën e pionierëve dhe shpresave, Jasmin Hot, thotë se pret që garuesit e KK “Albulena”, por edhe garuesit e tjerë që do të përfaqësojnë Malin e Zi, të shënojnë rezultate të mira në Kampionatin e ardhshëm Ballkanik.

Kampionë të Malit të Zi u shpallen Basri Sadiku (-35kg) dhe Millosh Dragojeviq (-40kg) në kategorinë e pionierëve në luftra. Medalje të argjendtë në kategorinë e shpresave, në luftra, fitoi Ksenija Vujosheviq (+47kg), kurse medalje të bronzta Dimitrije Vujosheviq (-40kg) dhe Anes Pejçinoviq (-35kg) në luftra, në kategorinë e pionierëve, si dhe Ardit Molla (-40kg) në luftra për shpresa. Trajnerët Agron Ujkashi dhe Jasmin Hot shprehen se janë të kënaqur me rezultatin e arritur nga garuesit e tyre në Kampionat, edhe pse sipas tyre, gjithmonë mund të arrihet më shumë. (Kohapress)

31 Javore KOHA

Klubi i Karatesë “Ulqini” mori pjesë në Kampionatin e Malit të Zi për pionierë, shpresa dhe seniorë

Pesë kampionë shtetërorë

Në luftra individuale, kampionë të Malit të Zi u shpallen Diellëza Rama, Ronald Jacoviq dhe Nermin Suma, kurse në kata individuale, Mark Daboviqi dhe Diellëza Rama.

Garuesit e Klubit të Karatesë “Ulqini” morën pjesë gjatë dy fundjavëve të kaluara në Kampionatin e Malit të Zi për pionierë dhe shpresa, si dhe atë për seniorë. Në Kampionatin e Malit të Zi për pionierë dhe shpresa në kata individuale e ekipore, dhe në luftëra individuale, i cili u mbajt të shtunën, më 23 shkurt 2013 në Podgoricë, “Ulqini” zuri vendin e tretë në renditjen e përgjithshme, pas KK “Buduqnost” dhe KK “Omlladinac”. Karateistët e tij fituan pesë medalje të arta, tri në disiplinën individuale në luftëra, kurse dy në kata. Për të tretin vit radhazi kampione e Malit të Zi në luftra individuale, në kategorinë -42kg, u shpall Diellëza Rama. Kampion i Malit të Zi u shpall dhe Ronald Jacoviq në kategorinë -35 kg, i cili premton shumë dhe nga ai, drejtuesit e KK “Ulqini” presin të arrijë rezultate edhe më të mëdha në të ardhmen. Nermin Suma, nënkampion i Malit të Zi vitin e kaluar, këtë vit u kurorëzua me medalje të artë, duke dëshmuar se nuk ka më të mirë se ai në kategorinë -45 kg. Në kata individuale, kampionë të Malit të Zi u shpallen Mark Daboviqi dhe Diellëza Rama. Medalje të argjendta në këtë kampionat fituan Eliza Salihu, Katarina Marnikoviq, Albert Rudoviq dhe Ensar Marshiqi, kurse me medalje të bronztë u kurorëzuan tetë garues dhe dy ekipe. Në luftra individuale, medalje të bronztë fituan Gabriel Bytyqi, Elvir Islamoviq, Marko Daboviq, Arben Elezi, Christofer Rudoviq dhe Adnan Kuqi, kurse në kata individuale, Ronald Jaco-

viq dhe Nermin Suma. Ekipi i pionierëve në kata ekipore, në përbërje Pjeter Hot, Ronald Jacoviq dhe Gabriel Bytyqi, u kurorëzua me medalje të bronztë, ashtu si dhe ekipi i shpresave në kata ekipore, në përbërje Ensar Marshiq, Ibrahim Zogaj dhe Marko Daboviq. Në Kampionatin e Malit të Zi për seniorë, i cili u mbajt të shtunën, KK “Ulqini” zuri po ashtu vendin e tretë në renditjen e përgjithshme. Garuesit e këtij klubi fituan dy medalje të argjendta në disiplinën individuale, kurse dy ekipet e vajzave u shpallen nënkampionë në luftra dhe kata. Ndërkaq, me medalje të bronzta u kurorëzuan dy garues dhe ekipi i seniorëve në luftëra dhe kata. Nënkampionë të Malit të Zi në luftëra individuale u shpallen Seida Suma (+68kg) dhe Hantije Ibroçi (-68kg). Me medalje të bronztë në luftëra individuale u kurorëzuan Dardan Ceka (-60kg) dhe Albion Duraku (-60kg). Ekipi i vajzave në luftëra dhe kata përbëhej nga Seida Suma, Hantije Ibroçi dhe Antigona Rama, ndërsa ai i meshkujve në

kata nga Dardan Ceka, Petar Barlloviq dhe Edin Kraja, ndërsa në luftëra ekipore nga Petar Barlloviq, Dardan Ceka, Albion Duraku, Allmir Hajdari dhe Edin Kraja. Për udhëheqësit dhe trajnerët e KK “Ulqini”, këto rezultate përbëjnë një fillim të mbarë të sezonit të parë të garave. “Ne jemi të kënaqur me rezultatet e arritura për këtë vit nga garuesit tanë, të cilat edhe ishin pak a shumë të pritura, pasi që përgatitjet kanë qenë shumë intensive, duke ushtruar çdo ditë pa ndërprerje. Rezultatet nuk do të na mungojnë as në të ardhmen, por përkrahja financiare nga komuna dhe institucionet publike e private është e mjerueshme. Pa të, këta të rinj e të reja nuk do të kenë mundësi që të përfaqësojnë qytetin tonë, emrin e të cilit e mbajnë plot tri dekada në gara prestigjoze. Fatkeqësisht, nëse do të vazhdohet kështu, rruga na çon kah shuarja e një tradite të gjatë e të suksesshme të klubit dhe të sporteve të tjera në përgjithësi”, shprehen ata. (Kohapress)



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.