The Albanian February 2009

Page 18

LONDON FEBRUARY 2009

NGA ELDA MEMIAJ

astet janë të shumta. Të paktën kështu na duket. Sa herë që na përmendet emri nëpër gazeta të ndryshme britanike apo në televizionet dhe mediat vizive, na zë paniku. Kjo sepse në shumicë e rasteve, flitet për vrasje apo vjedhje apo edhe abuzime të ndryshme me ligjin, ku kanë dorë shqiptarët. Shumë rrallë emri ynë përdoret për mirë. Kjo ndikon jo pak në formimin e një opinioni jo fort të kënaqshëm për komunitetin tonë këtu. Dhe sigurisht që kjo ndikon edhe në krijimin e një lloj ndjenje inferioriteti tek shumë nga ne. Cila është e vërteta dhe pse ndodh.

R

Jo më larg se disa ditë më parë janë botuar disa artikuj në shtypin britanik, të cilët u transmetuan me një lloj shqetësimi edhe në shtypin shqiptar. Në gazetën " Daily Telegraph" kishte një artikull për ekzistencën e 80 kriminelëve shqiptarë në MB, shumica e të cilëve ishin dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë dhe që jetonin në Britani nën identitete të rreme nën të cilat kishin fituar shtetësinë britanike. Dhe sigurisht që një fakt i tillë është tepër shqetësues, sepse influencon direkt në perceptimin dhe mënyrën sesi ne shqiptarët do të trajtohemi në shoqëri e kudo. Kjo edhe për shkak të veprimtarive kriminale që këta persona apo edhe mjaft të tjerë vazhdojnë të kryejnë. Rezulton se mjaft shqiptarë kanë në dorë kontrollin e një pjese tepër të madhe të prostitucionit dhe drogës si dhe krimit të organizuar në MB por sidomos në Angli. Sigurisht që ka edhe spekulime dhe ekzagjerime që vijnë nga fryrja e realitetit, por sipas statistikave rezulton që një numër i lartë i shqiptarëve është kapur, gjobitur apo dënuar me heqje lirije për krime të ndryshme në MB. Para disa vitesh, në vitin 2001 gazeta " The Independent" kishte një artikull tepër shokues,bazuar në një studim mbi një vjeçar të shërbimit nacional kundër krimit, në të cilin përmendej se shqiptarët mendohej që në atë kohë të kontrollonin tre të katërtat e prostitutave të ardhura nga vendet e lindjes dhe Ballkani, të cilat punonin në shtëpitë publike të Londrës. Mendohej se në më pak se një vit bandat dhe individët kriminalë shqiptarë kishin monopolizuar shumicën e shitjes së seksit nëpër Londër si dhe gjithashtu edhe në zona të tjera të Britanisë së madhe. Gjithashtu mendohej që bandat shqiptare po lëviznin dhe zgjeroheshin me shpejtësi në jetën kriminale Londineze, dhe përbënin një problem gjithmonë e në rritje. Ishin vitet e para të emigrimit për shumë prej shqiptarëve që bëjnë pjesë në komunitetin tonë në MB dhe sigurisht lajme dhe fakte të tilla kushdo i gjen shqetësuese. Mendohet se me hapjen e mundësive

18

Shqiptarët që ndjekin rrugën e krimit .... Rastet janë të shumta dhe i dëgjojmë shpesh në median britanike. Cila është e vërteta dhe si ndikon në mbarëvajtjen e marrëdhënieve midis dy vendeve si dhe në jetën e emigrantëve shqiptarë në MB? misionin Europian policor kundër krimit PAMECA i cili vepron në Shqipëri duke trajnuar dhe ndihmuar forcat e policisë shqiptare drejt pakësimit të numrit të krimeve dhe mënyrën sesi të veprohet me kriminelët dhe për kapjen e tyre. Megjithatë përpjekjet krimet e kryera nga shqiptarët janë të shumta dhe konstante në Britani. Vitet e fundit është parë dhe një rritje e numrit të shqiptarëve të akuzuar dhe dënuar për krime që kanë të bëjnë me trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, si kokaina dhe heroina. Zakonisht është vënë re se personat që merren me prostitucion mbulojnë edhe tregtinë e narkotikës, si dhe aktivitete të tjera të paligjshme.

të jetesës në Britani, një grup i madh kriminelësh, u shpërngulën nga vende si Greqia apo Italia, apo edhe Shqipëria për në Ishullin Britanik. Këta individë apo banda, shfrytëzuan sistemin për të përfituar me të gjitha mënyrat. Ky nuk qe artikulli i vetëm , shumë të tjerë pasuan në vitet në vazhdim. Në një artikull tjetër të " The Independent" një vit më vonë flitej për përfshirjen e një personi me origjinë shqipe Luan Plakici i moshës 26 vjeçare, i cili kontrollonte një numër të madh shtëpish publike dhe vinte të punonin për të shumë femra, më së tepërmi nga Europa lindore, midis tyre edhe bashkëshortja e tij 17 vjeçare nga Moldova, të cilën e kishte nxjerrë në punë që natën e martesës. Ky person u dënua atëherë me 10 vjet heqje lirie. Në 2003 vargun e artikujve në shtypin britanik dhe në " The Independent" e ndjek një tjetër për trajtimin barbar të një prostitute Rumune nga një pimp

shqiptar. Vajza qe gati e mitur, qe vetëm 15 vjeçare . Personi në fjalë e detyronte të sillte çdo natë një shumë të caktuar, ose përndryshe ajo duhej ti nënshtrohej dhunës prej tij. Gjatë viteve në vazhdim kemi dëgjuar për histori të ndryshme ku shqiptarët ishin përfshirë në krime. Deri tek historia e një rrëmbimi nga më të mëdhenjtë të Securitas, ku u vodhën rreth 53 milionë pound, nga të cilat një pjesë e mirë su gjend më. Një rol mjaft kryesor në këtë vjedhje e kishin dy shqiptarë, Jetmir Bucpapa dhe Emir Hysenaj, të cilët u arrestuan me pjesën tjetër të bandës nga policia britanike dhe u dënuan me heqje lirie. Dyshohej se një pjesë e lekëve qe përdorur në Shqipëri për financimin e krimit nga persona të afërt me të pandehurit. Përveç përfshirjes në krime serioze, shumë të rinj shqiptarë janë përfshirë edhe në aktivitete kriminale banale, si rrahje, vjedhje, abuzim me

substanca narkotike etj. Sigurisht qe situata të tilla nuk janë të pazakonshme edhe në komunitete të tjera,apo tek populli anglez, por nëse do të llogaritej numri i emigrantëve shqiptarë ne MB nga Shqipëria dhe Kosova,dhe të përpjesëtohej me përfshirjen e disave prej tyre në aktivitete të ndryshme kriminale, rezulton se ka një numër të madh individësh të cilët janë të përfshirë në krahasim me numrin e përgjithshëm të emigrantëve. Problem kanë qenë edhe vrasjet, sidomos midis shqiptarëve për arsye gjaknxehtësie apo xhelozie, por shpesh edhe si rrjedhojë e një zënkë banale apo edhe si rrjedhojë e sherreve mes bandave kriminale. Kjo ka ndikuar në mobilizimin e policisë britanike, e cila po bashkëpunon edhe me policinë shqiptare për të ndikuar në gjetjen dhe burgosjen e kriminelëve që në vendlindje. Forcat Britanike, kryesojnë

www.thealbanian.co.uk

Të gjitha këto situata ndikojnë në krijimin e një pasigurie në radhët e shqiptarëve të Britanisë, të cilët kohën e tyre ja kushtojnë punës së ndershme dhe fëmijëve të tyre. Shpresojmë që në vitet që pasojnë, të shihet gjithmonë e më tepër një pakësim i veprimtarive kriminale në Britani të organizuara apo ndërmarra nga shqiptarët. Le tu lemë fëmijëve tanë një shembull jetese në të cilën të bazohen e të pastrojnë emrin dhe reputacionin tonë si komb.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.
The Albanian February 2009 by The Albanian - Issuu