VIJA | 36 | LINE

Page 1


Korrik 2024. Stane në Berizhdol, Kelmend, Alpet Shqiptare, Shqipëri. Foto: L.Ura

Vija e horizonteve të reja europiane

FAQE 1, 2

Kalimi përtej: Transhumanca ndërkufitare e Luginës Senale, Itali

FAQE 2, 4

Shtegtimi i bagëtive – transhumanca në Shqipëri

FAQE 3, 4

Transhumanca portugeze ndërmjet

Atlantikut dhe Mesdheut

FAQE 5, 6

Tramontana - një

marrëdhënie bashkëpunimi që prej një dekade e gjysëm

FAQE 5

europiane

Vija e horizonteve të reja

E nisur 9 vjet më parë me objektiv për të kontribuuar në rritjen e ndërgjegjësimit të komuniteteve për Zonat e Mbrojtura në Shqipëri1 dhe kompleksitetin që vetërregullon marrëdhëniet e natyrës me njeriun, gazeta VIJA po ngrihet tashmë në një nivel tjetër. Që në fillim2 dimensionet rajonale3 në lidhje me tematikat e mësipërme i janë paraqitur vazhdimisht lexuesit shqiptar4. Megjithatë, që prej këtij numri, VIJA do të sjellë kontekste ndërkombëtare për një gamë të gjerë temash që lidhen me bujqësinë dhe blegtorinë, kulturën e ujit dhe lëvizjen shoqërore në vende të ndryshme europiane. E veçanta e angazhimit të gazetës në këtë drejtim është përfshirja e drejtpërdrejtë e kontributorëve nga 7 vende europiane, të cilat bëjnë pjesë në rrjetin Tramontana – një inisiativë e mbështetur që prej vitit 2011 nga programi Europa Krijuese i Bashkimit Europian5, që synon studimin e thelluar të trashëgimisë shpirtërore të komuniteteve rurale dhe malore në Europë me qëllim ruajtjen dhe rigjallërimin e kësaj trashëgimie. Ky angazhim i gazetës VIJA vjen si rezultat i bashkimit të GO2Albania me këtë rrjet, me synim përfshirjen e kulturës së pasur shpirtërore të Malësive të Shqipërisë në hartën europiane të kësaj trashëgimie. Ky dimension i ri do të vijë përmes rrëfimit në vetë të parë të aktorëve në vendet përkatëse europiane, si Franca, Italia, Polonia, Portugalia, Rumania, Spanja dhe Shqipëria, të cilët do të përcjellin rezultatet dhe sfidat e punës së tyre mbi 10-vjeçare me trashëgiminë e maleve. Sikurse tashmë edhe në Shqipëri, trashëgimia shpirtërore e komuniteteve rurale dhe malore përballet me shumë kërcënime, si shpopullimi dhe humbja e këtyre praktikave tradicionale, shndërrimi i mjedisit dhe peizazhit, si dhe margjinalizimi për shkak të prirjeve globaliste. Mirëpo të shpalosura së bashku në këtë forum të ri, këto përvoja do të mund të bëhen të njohura për secilin prej vendeve të mësipërme – falë edhe botimit tashmë dygjuhësh të gazetës: shqip dhe anglisht. Në këtë mënyrë, vendet do të mund të shkëmbejnë përvojat dhe qasjet e tyre në kohë reale në lidhje me dokumentimin, vlerësimin dhe shpërndarjen e trashëgimisë shpirtërore të maleve, duke u njohur me atë çfarë ka ndodhur në një vend të caktuar në një epokë të caktuar, dhe si janë përjetuar epokat në kontekste të ndryshme. Në rastin e Shqipërisë, për shembull, izolimi i gjatë që pasoi Luftën e Dytë Botërore6, ndikoi në ruajtjen e trashëgimisë kulturore materiale dhe shpirtërore të komuniteteve rurale, e sidomos atyre malore. Ruajtja ishte favorizuar edhe më herët për shkat të prapambetjes social-ekonomike dhe organizimit fisnor – të dyja si pasojë e pushtimit të gjatë otoman të vendit7. Megjithatë, në aspektin antropologjik dhe kulturor, kjo mbetet një pasuri unike e Malësive të Shqipërisë8 në raport me pjesën më të madhe të Europës, ku humbja e këtyre vlerave nisi me revolucionin industrial9 dhe përfundoi me rindërtimin që përjetoi kontinenti pas dy Luftërave Botërore10

vijon ne fq. 2

1) “Vija e horizontit, e ligjit dhe e njohjes”, VIJA nr. 1, Tetor 2016

2) Aleksandra Nikonidovic, “Planeti në udhëkryq dhe Kongresi Botëror i Ruajtjes së Natyrës”, VIJA nr. 2, 2016

3) “Censusi i Janarit konfirmon rëndësinë e Shqipërisë për shpendët ujorë”, VIJA nr. 6, 2017

4) Nexhat Avdiu, “Biodiversiteti i pasur i Liqenit të Shasit”, VIJA nr. 6, 2017

5) https://www.re-tramontana.org/about/

6) Bernd J. Fischer, Oliver Jens Schmitt, “A Concise History of Albania”, 2022

7) Akademia e Shkencave e RSH, “Historia e Popullit Shqiptar 2”, 2002

8) Robert Elsie, “The Tribes of Albania: History, Society and Culture”, 2015

9) Patrick O’Brien, “The Industrial Revolutions in Europe (Industrial Relations)”, 1994

10) Tamás Vonyó, “Recovery and reconstruction: Europe after WWII”, 2019 (https:// cepr.org/voxeu/columns/recovery-and-reconstruction-europe-after-wwii)

17

Kalimi përtej Transhumanca ndërkufitare e Luginës Senale, Itali

Transhumanca në luginën Schnalstal është një nga praktikat e kullotjes së tufave, gjatë së cilës, kafshët zhvendosen sezonalisht për një kohë të caktuar, duke u nisur nga poshtë, drejt kullotave më të larta. E regjistruar në Listën Përfaqësuese të UNESCO-s si Trashëgimi Kulturore Shpirtërore e Njerëzimit në Dhjetor 2019, e njohur si Schafëandertriebe - migrimi sezonal i deleve - ose Schafübertrieb - kalimi i deleve -, transhumanca që lidh Val Senales (Itali, Tiroli Jugor) me Ötztal, (Austri, Tirol), është një praktikë që daton thellë në kohë dhe që lidhet me mbarështimin e deleve në Alpe dhe nevojën për të mobilizuar njerëzit dhe kafshët, sezonalisht, në kërkim të kullotave më të mira përmes qafave dhe akullnajave alpine1 Sipas kujtesës lokale, e konfirmuar nga burime të dokumentuara të cilave vetë transmetimi gojor i referohet vazhdimisht, fermerët në luginën Schnalstal blenë tokë në Ötztal diku mes fundit të shekullit të XIV dhe fillimit të shekullit të XV. Sipas të dhënave lokale, rreth vitit 1350, grupe të bashkuara fermerësh të luginës zotëronin tokë, një kullotë malga2 dhe të drejta gjuetie në zonën e Ventit në anën tjetër të malit3; një blerje graduale që u bë e nevojshme për plotësuar mungesën e kullotave lokale për shkak të shtimit të krerëve. Të drejtat e kullotave verore në Ötztal përmenden për herë të parë në një dokument të vitit 1415, në të cilin citohen mosmarrëveshjet e mëparshme, ndërsa një dokument i vitit 1434 përmend negociatat për kullotat në Rofenberg dhe më 1536, një marrëveshje për blerjen e kullotave në Niedertal, përmbi Vent4. Tradita e mbarështimit veror përtej malit, në kullotat pjellore të Ötztal, u bë kështu një kontratë e përhershme.

Praktika e transhumancës është e lidhur pazgjidhshmërisht me kulturën maso5, që nënkupton njëkohësisht mënyrën e vendosjejes në një tokë plotësuese e bjeshkimit, e menaxhimit të saj, e artikulimit ekonomik dhe social të jetës në luginë, e një natyre materiale dhe jomateriale, origjina e së cilës gjendet në themelet e masi-t mesjetare, e që zgjati deri rreth 1350 (schwaighöfe*)6

vijon në fq. 4

1) Fillimisht e hyrë nga kandidatura e Italisë, Austrisë dhe Greqisë, në vitin 2023 lista u riformulua pas hyrjes së vendeve të reja: Franca, Shqipëria, Andorra, Kroacia, Luksemburgu, Rumania, Spanja. (https://ich.unesco. org/en/RL/transhumance-the-seasonal-droving-of-livestock-01964).

2) Termi “malga”, me origjinë pararomake, rrjedh nga dialektet alpine qendrore-lindore dhe fjalë për fjalë do të thotë “kullotë në lartësi të madhe”. Për rrjedhojë, do të thotë gjithashtu “ndërtesë ose kompleks ndërtesash, prej druri ose druri dhe murature, të vendosura në tokën e kullotës për strehimin e bagëtive, ruajtjen e qumështit dhe mjeteve, si dhe strehimin e përkohshëm të personave”, rreth së cilës rrotullohet sistemi i kullotjes alpine. (“Treccani online” https://www.treccani.it/vocabolario/ malga/).

3) Deri në shtator 1919, i gjithë territori i përkiste Perandorisë AustroHungareze; pas Luftës së Parë Botërore dhe pas Traktatit të Saint-Germain, Tiroli i Jugut iu dorëzua Mbretërisë së Italisë

4) Gianni Bodini, Pecore e pastori. In Val Venosta & Val Senales, Associazione Culturale Val Senales, 2005, p. 2.

5) Termi maso, i përdorur në gjuhën italiane të zonës alpine lindore italiane, “një fermë me karakter bujqësor dhe pyjor-kullosor që përfshin një shtëpi banimi”, një pasuri të paluajtshme, një stallë dhe ndërtesa të tjera. (“Treccani online” https://www.treccani.it/vocabolario/maso/).

6) Sebastian Marseiler, Guido Mangold, Tra terra e cielo. I contadini di montagna del Sudtirolo, Athesia, 1995.

Vija ehorizonteve të rejaeuropiane

Kontributet e autorëve nga vendet e mësipërme do të fokusohen, për disa numra, në çështje të bujqësisë dhe blegtorisë, e sidomos të shtegëtimit të bagëtive – transhumancës – të cilës po i kushtohet ky numër i gazetës VIJA, duke i paraprirë vitit 2026, të shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, si Viti Ndërkombëtar i Stepave dhe i Blegtorëve11 me mbështetjen e 102 vendeve të botës12. Më tej, angazhimi i tyre do të vijojë me sjelljen e konteksteve europiane për kulturën e ujit dhe rëndësinë e tij në komunitetet rurale dhe malore, e në fund, për lëvizjet shoqërore të këtyre komuniteteve, kryesisht por jo vetëm demografike, si dhe ngjarjet që mund të kenë përcaktuar ndryshime rrënjësore në jetën e tyre shoqërore. Ndërkaq, në kuadër të projektit Tramontana, të 11 organizatat nga secili prej 7 vendeve partnere do të organizojnë një seri aktivitetesh që do të gjejnë pasqyrim edhe në faqet e gazetës VIJA. Duke pasur për objektiv dokumentimin e trashëgimisë shpirtërore të komuniteteve rurale dhe malore të kësaj hapësire europiane, aktivitetet përfshijnë zhvillimin dhe dokumentimin audiovizual të intervistave gojore me banorë të këtyre zonave. Më tej, këto intervista do të katalogohen për të pasuruar arkivat dixhitale të organizatave dhe institucioneve partnere të përfshira në projekt, por jo vetëm. Këto arkiva do të shërbejnë gjithashtu si bazë për hulumtimet dhe publikimet e ardhshme shkencore nga individë dhe institucione të interesuara për trashëgiminë shpirtërore. Një pjesë e tyre do të mund të ekspozohen në forma të ndryshme, në ekspozitat multimediale që do të organizohen në lidhje me trashëgiminë shpirtërore të maleve, por edhe për rezidencat artistike dhe festivalet e trashëgimisë – që në vetvete, do të vijojnë të kontribuojnë në mbajtjen gjallë të kësaj pasurie të paçmuar. I. Jubica

11) “76/253. International Year of Rangelands and Pastoralists, 2026”, Resolution adopted by the General Assembly on 15 March 2022 (https://documents.un.org/ doc/undoc/gen/n22/288/63/pdf/ n2228863.pdf) 12) https://iyrp.info/supportingcountries-and-organisations

10 Shtator 2023. Kopeja zbret nga shtegu drejt Maso Corto, Alta Val Senales, Bolzano, Itali. Foto: Valentina Fagnani
vijon nga fq. 1
10 Qershor 2023. Dele dhe barinj afër Giogo Alto, Alta Val Senales, Bolzano, Itali. Foto: Gianfranco Spitilli

i bagëtive –transhumanca në Shqipëri

Shtegtimi

Pozicionuar në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, Shqipëria është një vend kryesisht malor, me gati 2/3 e territorit të përbërë nga malet, 47% zona kodrinore dhe vetëm çerekun e sipërfaqes fushë1. Përqendrimi i majave më të larta është në Alpet Shqiptare, pjesa veriore e vendit (Jezerca 2603m), në verilindje (Korabi 2756m), si dhe në jug e juglindje (Papingji 2486m). Përgjatë periudhave të errëta të historisë, malet kanë ofruar një strehë të vështirë, por gjithashtu mjaft të sigurtë për popullsinë në raport me zonat fushore. Prandaj me bujqësinë e pafavorizuar nga toka e pakët, banorët e maleve kanë mbijetuar me blegtori. Në pranverë dhe në vjeshtë, ata i zhvendosnin bagëtitë nga fushat në bjeshkë dhe anasjelltas. Këto tufa përbëheshin kryesisht nga delet dhe dhitë, por bashkë me ta shtegëtonin edhe kuajt, mushkat e gomerët që shërbenin për transportin e mjeteve dhe produkteve. Bjeshkë2 do të thotë kullotë e lartë malore. Kjo fjalë ka shërbyer si rrënjë në formimin e disa fjalëve të tjera që lidhen ekskluzivisht me vendin, njerëzit dhe punët që kryhen gjatë sezonit veror në male. Në këtë kontekst, kuptimi më i drejtpërdrejtë, më i plotë dhe gjithpërfshirës i fjalës transhumancë në gjuhën shqipe është bjeshkim, verim, apo shtegtim i dhenve. Kjo është një traditë që praktikohet ende në shumë zona malore të Shqipërisë. Në disa zona të vendit, ky shtegëtim kryhet në distanca të vogla brenda një areali të caktuar, me diferenca jo më shumë se 500m të lartësisë mbidetare nga vendi i origjinës për në vendin e verimit (transhumanca horizontale). Ndërsa në disa zona të tjera, transhumanca shpalos të gjithë kompleksitetin dhe madhështinë e saj, duke angazhuar familje dhe komunitete të tëra për t’u zhvendosur në një territor tjetër për një sezon të caktuar, duke kapërcyer në nivele shumë të ndryshme të lartësisë mbidetare, diferenca mes të cilave në disa raste shkojnë deri në 1500m (transhumanca vertikale – kryesisht drejtimi veriujug ose perëndim-lindje - dhe anasjelltas). Në jo pak raste, vendbanimet e përkohshme të përdorura nga blegtorët gjatë sezonit të verimit u kthyen në vendbanime të përhershme, qoftë në bjeshkët e larta, por edhe në zonat fushore. Banorët e zonave të largëta verilindore të Shqipërisë, shfrytëzojnë gjatë verës kullotat alpine në afërsi të arealit të tyre, si Dobërdoli, Sylbica, Gjallica e Korabi. Këto kullota shtrihen në distanca jo më shumë se 60 km nga vendbanimet e përhershme fshatare. Pak a shumë e njëjta distancë përshkohet gjithashtu gjatë shtegëtimeve të brendshme nga blegtorët e pjesës lindore të vendit drejt bjeshkëve të Shebenikut (2253m), të pjesës qendore që zotërojnë kullotat në kuota të ndryshme të malit të Tomorit (2416m), apo edhe të jugut të thellë drejt kullotave të Hotovës etj. Ndërkohë që nga Myzeqeja e më në jug, blegtorët e zonave fushore shtegëtojnë me tufat e mëdha të bagëtive deri në brendësi të vendit, në malet e Korçës (Gramoz e gjetkë), duke iu shmangur verës së nxehtë dhe të thatë të bregdetit të Jonit. E anasjellta ndodh në veri të vendit, ku malësorët e Kelmendit i zhvendosnin kopetë e deleve dhe dhive deri në fushat e deltës së Lumit Mat3, në afërsi të brigjeve të Detit Adriatik, për t’u shpëtuar dimrave të egër të Alpeve Shqiptare. Në të dy këto raste, distanca e përshkuar shkon nga 100 deri në 200 km dhe udhëtimi zgjat deri në 1 muaj të plotë. Duke mbetur në veri, fillimisht ndalimi i përdorimit të kullotave në afërsi të zonave të quajtura kufitare nga sistemi totalitar4 dhe më pas modernizimi i jetës që nga dekadat e fundit të shekullit XX e në vijim, ka bërë që një pjesë e mirë e kullotave të mëdha alpine të braktisen. Kështu pothuajse nuk përdoren më bjeshkët e Mojanit, Seferçës, Livadhit të Harushës, të Runicës, të Jezercës etj, të cilat ishin mjaft të

frekuentuara deri në mesin e shekullit XX. Pothuajse të harruara mund të konsiderohen gjithashtu ritualet e nisjes për në bjeshkë, kur – në varësi të zonave dhe motit - që nga java e tretë e Prillit e më së largëti javë e dytë e Qershorit, i gjithë fshati nisej për shtegtim drejt kullotave alpine për të qendruar aty deri në javën e dytë të Shtatorit apo edhe më vonë, deri në javën e tretë të Tetorit4 Edhe për shkak të trendit gjithnjë në rritje të braktisjes së zonave malore, numri i familjeve të mbetura që merren me blegtori e jo me turizëm, është gjithnjë në rënie. Edhe më të pakëta janë familjet që shtegëtojnë me bagëti, sepse tufat personale janë zvogëluar deri në disa dhjetëra krerë, dhe zakonisht një apo dy familje blegtorësh mbledhin të gjithë bagëtitë e fshatit – gjithsej jo më shumë se 300-400 krerë - për verim në bjeshkë. Për pasojë, tufat kanë më shumë sipërfaqe kullotash, ndërsa familjet e blegtorëve kanë

më pak rregulla tradicionale për të zbatuar. Sepse sikurse parcelat e tokës brenda apo përreth fshatrave ishin të ndara me kufij të qartë e të njohur nga i gjithë komuniteti – edhe bjeshkët ishin gjithashtu të ndara sipas fshatrave, fiseve apo edhe familjeve. Në varësi të lëndës së parë nga mjedisi natyror në male, kufijtë e pronësisë mbi bjeshkët shenjoheshin me mure guri të thatë, me gardh druri, me shkurre etj. Ndërsa në shkallë më të madhe, çdo fshat kishte bjeshkët e tij –kullotat malore – të cilat njiheshin dhe respektoheshin nga të gjitha komunitetet malore. Megjithatë, nuk kanë munguar përplasjet mes fshatrave apo edhe fiseve kur këto kullota pushtoheshin nga palë të tjera. Më të shumta këto përplasje kanë qenë në zonat pranë kufirit dhe aktet e pushtimit të kullotave kryheshin kryesisht nga fshatra të kombësive të tjera. Në një shkallë më të vogël, rregullat strikte ekzistonin për çështje të tjera gjithashtu jetike, si për shembull, përdorimi i burimeve ujore, prerja e drurëve etj. Në

5 Korrik 2017. Stane në Dobraçe, Kelmend, Alpet Shqiptare, Shqipëri. Foto: Shpresa Smajli

1934, Bregu i Matit,

malet e Veriut të Shqipërisë, por edhe në disa zona të thella të Jugut, këto marrëdhënie ishin të rregulluara me një paketë ligjesh mesjetare që njihen me emrin Kanun. I fundit që mbijetoi deri në mesin e shekullit të kaluar është Kanuni i Lekë Dukagjinit, juridiksioni i të cilit shtrihej kryesisht në Alpet e Shqipërisë (mbi Lumin Drin deri në thellësi të Kosovës). Aktivitete të tjera që ende kryhen nga familjet e blegtorëve gjatë sezonit të verimit janë edhe mbledhja e bimëve aromatike mjekësore dhe e frutave të egra. Megjithatë, ndryshimi i stilit të jetesës në të gjithë globin ka prekur edhe komunitetet më të thella malore, ndaj shumë pasoja kanë rënë edhe mbi transhumancën. Përveç zbehjes deri në humbje të aspektit ceremonial të ritualit të nisjes dhe vetë shtegëtimit, në zinxhirin e pasojave rezultojnë zhdukja e kufijve të pronësisë mbi kullotat, si dhe zvogëlimi i sipërfaqes së kullotave malore, sepse duke mos u mirëmbajtur dhe pastruar, pyjet po e rimarrin territorin e tyre. Pikërisht për të kontribuuar në ruajtjen e kësaj tradite, Shqipëria ishte e vetmja nga Ballkani Perëndimor që në vitin 2023 iu bashkua disa vendeve europiane si Austria, Franca, Andorra, Kroacia, Greqia, Italia, Luksemburgu, Rumania e Spanja, për ta përfshirë transhumancën në listën e pasurive të njerëzimit të mbrojtur nga UNESCO6

Disa prej dëshmive të praktikave të transhumancës në Shqipëri vijnë përmes materialeve fotografive të përzgjedhura dhe hartave të përgatitura nga GO2 Albania. Materialet bashkëngjitur përfshijnë fotografi që datojnë që nga fillimi i shekullit XX e deri në verën e vitit 2024 dhe janë realizuar nga studiues, udhëtarë, gazetarë dhe kineastë shqiptarë dhe të huaj. Materialet më të shumta vijnë nga Alpet Shqiptare, vargmali

malor më madhështor i rajonit, që kufizohet nga Lugina e Drinit në Jug dhe nga Lugina e Ibrit në Veri, duke u shtrirë në territorin e tre shteteve: Shqipëri, Mal i Zi dhe Kosovë. Në Shqipëri, Alpet Shqiptare përshkohen nga tre lugina të mëdha lumore: Lugina e Valbonës në lindje, Lugina e Shalës në qendër dhe Lugina e Cemit në perëndim. Tre lugina të tjera, më të vogla, janë Lugina e Tropojës dhe Lugina e Gashit në ekstremin lindor, si dhe Lugina e Vermoshit në ekstremin verior. Në pothuajse secilën prej këtyre luginave, Organizata GO2 Albania ka një përvojë të gjatë pune me dokumentimin e peizazhit natyror dhe kulturor7, por më e thellë është kjo përvojë në luginat e Cemit dhe të Vermoshit. Këto dy lugina janë zemra e territorit të njërit prej fiseve më të lashtë të Alpeve Shqiptare – Kelmendit. Aktualisht, Kelmendi me rreth 1464 banorë8 është një Njësi Administrative në kuadër të Qarkut Shkodër. I shquar përgjatë historisë sidomos për qëndresën ndaj perandorisë osmane, Kelmendi njihej edhe për blegotirnë e zhvilluar falë kullotave të pasura alpine. Disa prej këtyre kullotave vijnë të dokumentuara në fotot bashkëngjitur.

Notes and references:

* Artikull i mbështetur nga Prespa Ohrid Nature Trust - PONT

1) Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, “Gjeografia Fizike e Shqipërisë”, 1991

2) Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, “Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe”, 1980

3) Franz Ferencz Nopcsa von Felsö-Szilvás “Aus Šala und Klementi Albanische Wanderungen”, 1910

4) Sipas bisedave me banorët vendas të zonës së Kelmendit dhe Shalës, Alpet Shqiptare, 2018, 2023

5) Akademia e Shkencave e RPSSH, “Fjalori Enciklopedik Shqiptar”, 1985

6 ) https://ich.unesco.org/en/RL/transhumance-the-seasonal-droving-of-livestock-01964

7) Eltjana Shkreli, “Trashëgimia Ndërtimore në Theth”, 2018

8) Instat, “Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 në Shqipëri – Rezultatet Kryesore”, 2024

Kalimi përtej

Menaxhimi i kullotave dhe bagëtive përfshin tërësisht marrëdhënien banesë/bari dhe evoluimin e saj në kohë, njohuritë e humbura ose të grumbulluara, së bashku me praktikat dhe zakonet që lidhen me to, si pjesë përbërëse e evolucionit historik të blegtorisë, transhumancës dhe menaxhimit të saj. Nga viti 1300 deri në fund të viteve 1800, dinastitë solide të barinjve pasuan njëratjetrën, duke ushtruar kontroll të hollësishëm mbi kullotjen: çdo grup kafshësh shoqërohej nga barinj të shumtë gjatë periudhës së vendosjes në male; kjo njohuri humbi kryesisht sepse nuk kishte më një shoqëri agrare të aftë për të mbështetur të gjitha aspektet e saj, për shkak të shpopullimit dhe mungesës në rritje të brezave të rinj të aftë për të garantuar vazhdimësinë e duhur. Një faktor tjetër që kontribuoi në zbehjen e kësaj praktike të gjerë të mbikëqyrjes së kullotave, ishte edhe zhdukja e ujkut në Tirolin e Jugut rreth vitit 1880. Sot transhumanca drejtohet nga dy grupe fermerësh nga lugina Schnals, të cilët ndjekin dy rrugë paralele mbi qafat alpine: në gjysmën e parë të Qershorit, që në agim, njerëzit dhe kafshët kalojnë Kularin e Sipërm (Hochjoch, 2. 875 m.) dhe Kularin e Poshtëm (Niederjoch, 3,019 m.), jo fort larg nga Kulari i Tisës (Giogo di Tisa, 3,210 m.), vendi ku u gjet Ötzi7, “mumja e Similaunit”. Pas një ndalese të shkurtër në stanet në Bellavista dhe Similaun, ku shërbehet një mëngjes i bollshëm me supë elbi me mish derri të tymosur, nisemi sërish në drejtim të Rofenberg ose Niedertal8. Delet kthehen në Shtator, duke shkelur të njëjtat rrugë, pasi kanë kaluar të gjithë sezonin e verës në kullotat e gjelbëruara të Ötztal.

*) Schwaighöfe: Fermë ku kryhen aktivitetet e mbarështimit të blegtorisë dhe të përpunimit të produkteve blegtorale (shën. red.)

7) https://www.iceman.it/ 8) Mauro Gambicorti, Transhumanz. Un viaggio millenario:

G. Spitilli
vijon nga fq. 2
martesa e kushëririt të Marash Lushit. Foto: Margaret Hasluck
24 Korrik 2023. Stane në Koprisht, Kelmend, Alpet Shqiptare, Shqipëri. Foto: Liridona Ura

Tramontananjë marrëdhënie bashkëpunimi që prej një dekade e gjysëm

Akademia Profil e themeluar në vitin 2012, promovon arsimin dhe dialogun ndërkulturor, duke u fokusuar në muzikën e Europës Qendrore dhe Lindore, etnomuzikologjinë dhe dixhitalizimin e arkivave. Ajo mbështet grupet në nevojë dhe promovon kulturën polake jashtë vendit.

Audiolab është një organizatë kulturore e përkushtuar për kulturën e tingujve, duke përzierë artet, sociologjinë dhe antroplogjinë. Projektet e saj përfshijnë festivalin ERTZ, laboratorët e tingujve dhe ekspozitat, si dhe nxitjen e krijimtarisë dhe bashkëpunimit përmes platformave pjesëmarrëse.

Bambun, e themeluar në vitin 2008, është e specializuar në kërkime audiovizuale dhe antroplogjike, me fokus transmetimin e njohurive ndërgjeneruese në rajonin e Gran Sasso. Ajo menaxhon projekte kërkimore ndërkombëtare dhe arkiva në të gjithë Europën.

Binaural Nodar në Portugali, e themeluar në vitin 2004, është e specializuar në etnografinë audiovizuale, rezidenca artistike dhe kërkime shoqërore në zonat rurale. Ka pritur mbi 200 artistë dhe ka bashkëpunuar në mbarë botën.

Eth Ostau Comengés ruan kulturën gaskonje në Pirenejtë francezë përmes ngjarjeve si festivali Passa-Pòrts dhe hulumtimeve audiovizuale. Ajo prodhon media dhe angazhon audiencat lokale, veçanërisht gjeneratat e reja.

Që prej 2012, GO2Albania është e angazhuar në mjedisin e ndërtuar dhe atë natyror, trashëgiminë kulturore dhe kujtesën kolektive, nëpërmjet hulumtimit dhe veprimtarive me përfshirje të komunitetit në Shqipëri.

La leggera a.p.s., e themeluar në vitin 2001, ruan diversitetin mjedisor dhe kulturor në Toskanë, duke u fokusuar në traditat gojore si këndimi, vallëzimi dhe teatri, duke përmirësuar cilësinë e jetesës lokale.

LEM Italia promovon diversitetin gjuhësor dhe kulturor nëpër Europë dhe Mesdhe. E bazuar në Universitetin e Teramos, organizon konferenca dhe ka krijuar një Qendër Universitare për Diversitetin Gjuhësor dhe Kulturor.

Numériculture Gascogne që nga viti 2006, ruan trashëgiminë e Gaskonjës përmes dixhitalizimit të tingujve dhe videove, duke organizuar ngjarje dhe publikuar materiale kulturore si libra, CD dhe dokumentarë.

Orma Sodalitas Anthropologica, aktive që nga viti 2004, kryen kërkime etnologjike dhe fetare në Rumani dhe rajonet përreth, duke u fokusuar në shoqëritë rurale, traditat popullore dhe studimet krahasuese historikofetare.

Ràdio País, e themeluar në vitin 1983, transmeton në Béarn, Bigorre dhe Gers, duke ofruar program lokal. E menaxhuar nga vullnetarët dhe profesionistët, ajo operon nën federatën “Federacion VIVRE AU PAYS Ràdio País.”

Atlantikut dhe Mesdheut

Transhumanca portugeze ndërmjet

Luís Gomes da Costa

Binaural Nodar dhe Universiteti i Aveiros, Portugali

Kam qenë bari gjithë jetën

Gjithë jetën mbaja bagëti

E shenjën në gjoks

Krraba ma ka bërë (Nganjëkëngëtradicionaleportugeze).

I vendosur në zonën e Mesdheut, por i ndikuar nga Oqeani Atlantik, territori portugez ka kontraste të theksuara klimatike. Veriu dhe perëndimi janë të lagësht dhe me popullsi të dendur, ndërsa jugu dhe lindja vuajnë nga vera të thata dhe janë më pak të populluara. Ky ndryshim gjeografik ndikon në rrugët e transhumancës, një praktikë baritore e bazuar në migrimin sezonal (dimër ose verë) të tufave të bagëtive, kryesisht dhenve, por edhe dhive.

Malet luajnë një rol thelbësor në këtë regjim sezonal duke ofruar kullota verore në lartësi dhe strehim në fusha gjatë dimrit. Në muajt e ngrohtë, tufat nga rrafshnalta iberike ngjiten në male në zonat më perëndimore ku gjejnë kullota më të freskëta. Kur bëhet ftohtë, ata kthehen në lugina duke

larg. Maiorais, përfaqësuesit kryesorë të pronarëve të tufave në këto rajone negociuan paraprakisht përdorimin e këtyre tokave dhe vit pas viti u prinë tufave të përbëra kryesisht nga dhentë e ndonjë dhi. Kopetë zakonisht niseshin përpara Shën Gjonit (24 Qershor) - shenjtori i blegtorisë - dhe deri në Gusht, barinjtë bashkë me qentë e tyre mbronin kopetë, të cilat shërndaheshin në kullotat e larta malore. Me afrimin e vjeshtës, kafshët u kthyen në fshatra për të kaluar netët e ftohta në vathë. Në të kaluarën legjislacioni i mbronte këto rrugë transhumane, por që nga shekulli XIX e këtej, zgjerimi i bujqësisë dhe privatizimet e tokave në fshat, i zvogëluan gradualisht hapësirat e disponueshme për transhumancën, ashtu si gjendja e canadas - shtigjeve të lashta me mure të përdorura nga tufat

ndjekur rrugët tradicionale të shënuara përgjatë shekujve. Në vargun malor Montemuro, i vendosur në skajin verior të rajonit Centro Portugez, në jug të lumit Douro, klima e lagësht favorizon kullotat e gjelbra. Deri në fund të shekullit XX, kullota e përbashkët malore (që përfshin komunat Castro Daire, Cinfães dhe Resende) u ishte dhënë me qira barinjve nga skajet perëndimore të Serra da Estrela dhe lugina e Mondegos (komunat e Oliveira do Hospital, Carregal do Sal, Nelas, Mangualde, Tábua etj), rreth 100 kilometra

përgjatë shtegëtimit së tyre. Fernando Chança, një banor i Gosende, një nga fshatrat më të lartë në malet Montemuro, na tregon se “kullotat e përbashkëta që shihni tani ishin të gjitha për bagëtitë që shkonin për verim atje, si nga fshati, ashtu edhe ata që shtegëtonin nga larg. Kur ngjiteshe atje kishte dy ose tre mijë krerë bagëti. Të trasha dhe të imëta, lopë dhe dele, gjithçka ishte e përzier. Ata shkonin te lumi për të pirë ujë. Kullotat atje kanë disa burime uji dhe kafshët pinin aty. Tufat ushqeheshin me barin e kodrave që janë gjithmonë gjysmë të gjelbra. vijon në fq. 6

2024. Rruga e transhumancës, Castro Daire, Portugali. Foto: Luís Gomes da Costa
2024. Rruga e transhumancës, Ribolhos, Castro Daire, Portugali. Foto: Luís Gomes da Costa

Transhumanca

Atlantikut dhe Mesdheut

Ky ishte ushqimi që tufat e bagëtive hanin për tre ose katër muaj.”

Kalimi i tufave gjatë shtegëtimeve ishte një festë për fshatrat në zonën e Castro Daire. Për shembull, Graça Mendes, një grua pesëdhjetë e një vjeçare, na tha se kur ishte vajzë e vogël, ajo dhe familja e saj shkonin për të parë tufat që kalonin: “Rrugës për në zonat e tyre të origjinës, kopeja kalonte nëpër Castro Daire dhe në mbrëmje, kafshët dhe barinjtë vinin të flinin në fshatin tonë Vila Pouca. Të gjithë në fshat shkonin për të parë tufën dhe madje u çonin edhe ndonjë ushqim barinjve. Është për të qeshur, por mbaj mend se motra ime e kishte shtëpinë afër zonës ku kalonin kafshët dhe asaj i duhej të vraponte

Bibliografia dhe burimet dixhitale:

për të mbyllur gardhin e kopshtit që të mos hynin delet breda në kopështin e saj” Rrugëtimi i fundit i transhumancës për në malet Montemuro u bë më 1999. Në vitin 2015, Komuna e Castro Daire krijoi një ngjarje vjetore të turizmit kulturor, të quajtur saktësisht "Rrugëtimi i fundit i transhumancës" e cila simulon transhumancen e stërgjyshërve duke grupuar mijëra dele dhe dhi të vendit, shumë prej tyre të zbukuruara me dekorime shumëngjyrëshe në brirë dhe qafë. për të përshkuar kështu pjesën e fundit të udhëtimit nga fshati Ribolhos në majën e maleve Montemuro, në vendin e Cruz do Rossão.

Arkivi Dixhital Binaural Nodar. NODAR.00842 - Gosende: Fernando Chanca flet për kullotat verore dhe bagëtitë transuma. Vouzela, 2019. [URL: https://www.archive.binauralmedia.org/portfolio-items/gosende-fernandochanc%cc%a7a-fala-dos-pastos-de-vera%cc%83o-e-dos-gados-da-transuma%cc%82ncia/. Qasur më 6 Shkurt 2025]

Arkivi Dixhital Binaural Nodar. NODAR.00843 - Vila Pouca: Graça Mendes rrëfen kalimin e tufës së transhumancës nëpër Vila Pouca. Vouzela, 2019. [URL: https://www.archive.binauralmedia.org/portfolio-items/vila-pouca-gracamendes-conta-passagem-do-rebanho-da-transumancia-por-vila-pouca/ . Qasur më 6 Shkurt 2025]. Correia, Alberto; Alves, Alexandre; Vaz, João L. Inês. Castro Daire. Municipality of Castro Daire. Castro Daire, 1986. Oliveira, Américo; Silva, Filomeno. Montemuro: A última rota da transumância. Associação de Defesa do Património Arouquense. Arouca, 2000.

Ribeiro, Orlando. Opúsculos geográficos. O mundo rural. Volume IV. Calouste Gulbenkian Foundation. Lisbon, 1991.

Ribeiro, Orlando. Portugal, o mediterrâneo e o atlântico. Coimbra Editora. Coimbra, 1945. Rruga e fundit e transhumancës. Faqja e internetit e Komunës së Castro Daire. [https://www.transumanciacastrodaire. com/. Qasur më 6 Shkurt 2025].

Nr. 36, Prill 2025

vijon nga fq. 5
L. da Costa
2024. Rruga e transhumancës, Castro Daire, Portugali. Foto: Luís Gomes da Costa

Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.