Gazetë për mjedisin natyror dhe të ndërtuar
Mbahet në Pukë Konferenca e Tretë për Turizmin #VERIUështëFESTË Përurohet Qendra e Vizitorëve të Parkut Kombëtar Theth Prezantohen rezultatet e fazës së parë të projektit “Xhubleta” Puna për Kalendarin e Festave Lokale të Qarkut Shkodër Festa e Shën Kollit në Vau Dejës Festa “Dita e Agroturizimit” në Reç të Malësisë
Festat lokale ia ndryshojnë jetën secilit prej nesh
TOGETHER FOR CHANGE.
Nr. 16, 2019
Festat lokale janë një seri eventesh me tematikë të përbashkët që organizohen në intervale periodike kohore. Festat lokale, të iniciuara dhe drejtuara nga organizatorë lokalë, janë të ngulitura thellë në kulturën e një komuniteti dhe si rezultat ato krijojnë dhe rikrijojnë historitë e tyre, duke gjeneruar vlera dhe zakone të vetë komunitetit. Festat dhe eventet e mirëmenaxhuara ofrojnë një mori përfitimesh ekonomike dhe sociale. Turizmi i eventeve dhe festave konsiderohet si një nga format me zhvillimin më të shpejtë në turizëm, duke u popullarizuar gjithnjë e më shumë në zonat rurale, si një mjet për të ringjallur ekonomitë lokale. Ndonëse përfitimet ekonomike të festave lokale evidentohen dhe maten më lehtë, përfitimet sociale që janë më pak të dukshme e në fakt më të rëndësishme, sepse ndikojnë çdo aspekt të jetës së banorëve. Festat lokale kanë aftësi të thithin burime finaciare dhe investime në komunitetet ku këto festa zhvillohen, duke siguruar përfitime ekonomike që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të zonës. Ato tërheqin vizitorët, gjë që stimulon rritjen e turizmit dhe bizneseve të tjera, kontribuojnë në hapjen e vendeve të reja të punës, në tërheqjen e vizitorëve në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar, në tërheqjen e vëmendjes dhe promovimin e atraksioneve dhe infrastrukturës. Festat lokale, festivalet dhe eventet kanë ndikime që shkojnë shumë përtej asaj që mund të matet në aspektin ekonomik. vijon në faqen 4