VIJA | 10 | LINE

Page 1

NRD

Natural Resources in Development

Nr. 10, 2017

Drini gjigant i Ballkanit Tulipani shqiptar që rritet vetëm në Kukës Qasje ne sfidën e menaxhimit të mbetjeve në Gjakovë Identifikimi dhe hartëzimi i faktorëve ndotës të Lumit Drin në Shkodër e Vau Dejës Burimet dhe lumejtë e Istogut si atraksion turistik

Filmi vizatimor "Lumi" - argëtim dhe edukim për fëmijët në mbrojtje të lumejve

Kuadër nga filmi “Lumi”

“Lumi” është titulli i filmit më të ri vizatimor, të realizuar nga vetë fëmjët për ndërgjegjësimin e komunitetit për mbrojtjen e lumenjve dhe vlerat natyrore të tyre. Filmi ka një fabul të thjeshtë: Fëmijë që lahen, luajnë dhe i gëzohen çdo ditë lumit të tyre, deri ditën kur në shtratin e tij nis hedhja e inerteve dhe mbeturinave të tjera të rrezikshme. Këto mbeturina e inatosin lumin, i cili shfryn ndaj kësaj padrejtësie që i bëhet natyrës, duke përmbytur dhe duke marrë me vete edhe ndërtimet në shtratin e tij. Megjithatë, filmi ka përfundim pozitiv, sepse kthimit në gjendjen e mëparshme, natyra u buzëqesh përsëri fëmijëve, duke i ftuar ata të luajnë me lumin. Premiera e këtij filmi u shfaq paraditen e 9 Qershorit 2017, në kinema Millennium Shkodër. Shfaqja e tij ngjalli interesin e prindërve, mësuesve, nxënësve, miqve, familjarëve dhe komunitetit të Shkodrës që na nderuan me pjesmarrjen e tyre duke mbushur sallën e kinemasë. Në aktivitet, pas fjalës së mirëseardhjes, nderuan me përshëndetjen e tyre z. Mihallaq Qirjo nga REC Shqipëri, i cili solli te fëmijët simbolin e Drinit si lumi më i madh në Shqipëri dhe sesi duhet të jemi të kujdeshëm për ta ruajtur nga ndotja dhe mbetjet urbane. Më pas, përshëndeti përfaqësuesi i Agjencisë Amerikane të Mjedisit (US EPA) z. Jose Zambrana, duke përcjellë falënderimin për fëmijët në mesazhin që sollën. Gjithashtu z. Lek Kadeli, përfaqësues i Bankës Botërore, ndau emocionet e tij me fëmijët, prindërit dhe gjithë të pranishmit në sallë. Aktiviteti vijoi me shpërndarjen e çertifikatave për fëmijët pjesmarrës në punëtorinë një javore për kontributin e tyre ne realizimin e filmit. Aktiviteti përfundoi me shfaqjen e filmit “Lumi” i cili mori shumë duartrokitje, falenderime, fjalë përgëzuese dhe një dëshirë për të realizuar të tjera punëtori të tilla. Si u bë filmi “Lumi” Punëtoria me fëmijët u mbajt në ambientet e GO2 dhe zgjati rreth 60 orë. Aty morën pjesë 16 fëmijë, 3 kineastë e profesionistë, grupi i asistentëve dhe 1 psikologe. Fëmijët u trajnuan dhe u udhëhoqën nga kineastët profesionistë për realizimin e vizatimeve, si dhe morrën pjesë në të gjithë procesin e realizimit të filmit vizatimor. Procesi ka kaluar disa faza: skenari, dekori, xhirimet dhe montazhi, ku të gjitha janë realizuar nga vetë fëmijët. Pikërisht për të pasqyruar këtë punë njëjavore të fëmijëve përgjatë të gjitha fazave të punës, krahas vetë filmit “Lumi” është punuar edhe një film “prapaskenë”. Ky film prapaskenë, me titullin “Si u bë filmi Lumi” (“Making of Lumi”) u shfaq në Kinema Millennium në Shkodër, përpara premierës së vetë filmit “Lumi”. Dita e parë ishte një hyrje dhe prezantim me filmin e animuar, njohje me temën dhe metodologjinë e punës si dhe fazave të realizimit të tij, e cila u shoqërua me shfaqjen e filmave vizatimor përzgjedhur nga z. Artan Maku. Gjithashtu u bë dhe ndarja e fëmijve në grupe pune si: grupi i skenarit, grupit i dekorit, grupi i përsonazheve dhe duke vijuar me punën e menjëhershme. vijon në faqen 5

Situata dhe menaxhimi i mbetjeve në Dibër Dita Botërore e Mjedisit me aktivitete të AdZM në vend

CRESSIDA është një program rajonal në Shqipëri, Bosnje Herzegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni dhe Serbi, i implementuar nga REC e mbështetur nga US EPA.

NDOTJA E BASENIT TE LUMIT DRIN NGA MBETJET URBANE Projekti ndërkufitar shtrihet në Kukës, Dibër, Gjakovë dhe Istog me qëllim parandalimin e mbetjeve urbane në Basenin e Lumit Drin.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.