Gazeta Kallarati, Mars 2014

Page 1

Ec ngado, Kallaratin mos e harro!

ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 11-të i botimit, nr. 73 Janar-shkurt 2014, Çmimi 30 L www.kallarati.com; E-mail: gazetakallarati@yahoo.it Kryeredaktor: Seit Jonuzaj

2014-ta, VIT DETYRASH TË RËNDËSISHME

S

hoqata kulturore-atdhetare “Kallarati” la pas dhjetëvjeçarin e parë të jetës së saj dhe po nis dhjetëvjeçarin e dytë. Gjatë dekadës që kaloi, Shoqata jonë realizoi një varg veprimtarish e detryrash në të mirë të fshatit tonë, në përputhje dhe përmbushje të statutit dhe programit të saj. Dihet që Shoqata i ka të kufzuara mundësitë financiare për të bërë më shumë. Edhe aq sa ka bërë deri tani, është fryt i mbështetjes me sponsorizime e dhurime të bëra nga biznesmenë e dashamirës kallaratas me mundësi ekonomikofinanciare , emrat e të cilëve i kemi publikuar në çdo rast në faqet e gazetës sonë. Me punën e veprimtaritë e kryera, Shoqata e ka justifikuar plotësisht ekzistencën e saj. E megjithatë, vihet re aty-këtu edhe ndonjë qëndrim indifferent a mospërfillës ndaj Shoqatës, kur ajo është gjithpërfshirëse. Prandaj nuk duhet menduar se shoqatë është vetëm kryesia e saj. Jo, shoqatën e përbën e tërë anëtarësia e saj, d.m.th. e gjithë bashkësia kallaratase. Kështu që çdo kallaratas konsiderohet anëtar i Shoqatës, duke mos e pëjashtuar veten prej saj. Ajo nuk është shoqatë individësh të veçantë, po e gjithë shoqërisë. Prej këtej buron edhe kërkesa që të gjithë bashkëfshatarët tanë, jo vetëm disa, t`u qëndrojnë më afër probleveve të shoqatës e të marrin pjesë aktive në zgjidhjen e përballimin e tyre, duke iu përgjigjur detyrimit statutor për derdhjen e kuotizacionit vjetor nga të gjithë, si dhe thirrjeve për kontribute e dhurime e tj. Shoqata burime financiare nuk ka. I vetmi burim për të jemi të gjithë ne anëtarët e saj. Asht, siç është në nderin e secilit kallaratas edhe marrja e gazetës “Kallarati”-organ i Shoqatës, si dhe bashkëpunimi me të me anën e shkrimeve. Viti 2014 është vit jubilar i 100-vjetorit të qëndresës heroike të fshatit tonë kundër sulmit barbar të bandave shoviniste greke. Për ta kremtuar në mënyrë dinjitoze këtë ngjarje të madhe, kryesia e Shoqatës hartoi një program të veçantë. Programi i publikuar në numrat 69 e 72 të gazetës, përmban një varg

detyrash që kryesia e Shoqatës me komisionet e ndryshme, biznesmenët, drejtuesit e fshatit e të degës së Shoqatës duhet të kryejnë në kuadër të këtij 100-vjetori, që do të kremtohet më 17 gusht 2014, gërshetuar edhe me “Takimin e brezave”. Kryesia e Shoqatës po i jep rëndësinë e duhur realizimit të programit. Këtë e tregon edhe zhvillimi i mbledhjes së zgjeruar të kryesisë në dhjetor 2013 në Vlorë dhe një takim në Kallarat me drejtuesit e fshatit që bëri kryetari i Shoqatës, Kastriot Karabolli me disa anëtarë të kryesisë më 23 shkurt të këtij viti. Atje u panë edhe vendet në Koprft, ku do të vendoset pllaka e bukur që ka përgatitur Agim Mataj, kushtuar luftës së Kallaratit, Kuçit e Bolenës kundër pushtuesve osmanë dhe në Qafë të Ubavit ku do vendoset bazorelivi me një paraqitje simbolike të historikut të fshatit. Ndër detyrat e programuara për t`u realizuar deri në korrik 2014, dy janë kryesore: historiku i fshatit, për të cilin janë duke punuar komisinet pëkatëse dhe ngritja e dy simbleve historike në Koprift e Ubav. Me përpjekje të përbashkëta e me përkushtim të të gjitha subjekteve të komunitetit kallaratas, ato detyra janë plotësisht të realizueshme dhe duhet të realizohen me cilësinë e duhur. Kështu nderojmë veten, nderojmë fshatin, nderojmë ata që për mbrojtjen e trojeve dhe mbijetesën e fshatit tonë nuk kursyen asgjë, madje as jetën kur e ka lypur nevoja gjatë gjithë rrjedhës historike. Prandaj, thirrjet e bëra në gazetë, dhe që do i përsërisim edhe në këtë numër, për të dhënë kontributin e tij sipas mundësive çdo kallaratas kudo që ndodhet, shpresojmë e besojmë të gjëjnë mirëkuptimin dhe përgjigjen e duhur nga të gjithë. Gjithashtu, janë të mirëpritur për gazetën shkrime me kujtime të shkruara apo të dëgjuara nga kushdo rreth qëndresës së kallaratasve kundër andartëve grekë, si dhe këngë e vjersha që i përkasin asaj qëndrese dhe luftëtarëve e dëshmorëve të saj. S. J.

Në brendësi

faqe

2

Si u realizua xhirimi i filmit dokumentar “Kallarati”

Nga Gafur Shametaj

faqe

3

Me oqeanikun “Tirana” drejt detit tË kuq

Nga Seit Jonuzaj

faqe

4

Tri fabula (jo) sipas ezopit

Nga Hiqmet Meçaj

faqe

6

kËndi i shËndetit

faqe

7

të mbledhim e të botojmë folklorin e fshatit tonë

Nga Dr. Prof. Rami Memushaj

faqe

8

nË kujtim tË vjehrrËs sime

Nga Xhuljeta Gjonbrataj

SHËNIM.

Jo çdo shkrim është detyrimisht i botueshëm. Për çdo pasaktësi në fakte nuk mban përgjegjësi redaksia, por autori i shkrimit


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.
Gazeta Kallarati, Mars 2014 by Gazeta Kallarati - Issuu