Gazeta Kallarati, Nr. 102

Page 1

Gazeta KALLARATI

faqe

1

K o r r i k - D h j e t o r 2020

h e ta r at d e

turore ku l

s h oq ata

ORGAN PERIODIK I SHOQATËS K / A “KALLARATI” Viti i 15-të i botimit, nr. 102, Korrik - Dhjetor 2020 , Çmimi 50 L

Ec ngado, Kallaratin mos e harro!

www.kallarati.com; E-mail: gazetakallarati@yahoo.it Kryeredaktor: Seit Jonuzaj

k a l l r at i a

Të dashur bashkëfshatarë kudo ku ndodheni, brenda e jashtë fshatit të Shqipërisë, Kryesia e shoqatës tonë dhe Redaksia e gazetës ju urojnë Vitin e Ri 2021 gëzuar, shëndet e mbarësi!

SHOQATA DHE GAZETA “KALLARATI” ME STEMË TË RE

Faqe 2

Nga ky numër e në vazhdim Shoqata dhe gazeta “Kallarati” do të ketë një stemë të re, ideuar nga anëtari i Redaksisë sonë, Besnik Gjonbrataj. Kjo stemë na duket më e kompletuar, më dinjitoze dhe më përfaqësuese për simbolikën e fshatit tonë. Prandaj kanë dhënë mendim pëlqyes edhe ata bashkëfshatarë që janë pyetur deri tani. Redaksia e gazetës do të mirëpresë nga çdo lexues i gazetës dhe bashkëfshatar tjetër, apo miq të fb,mendime e sugjerime për ndonjë ndryshim a përmirësim të mundshëm të kësaj steme. Më poshtë po ju njohim me motivimin e ideatorit të stemës së re, Besnik Gjonbratajt, që është vendosur në krye të faqes së parë të këtij numri të gazetës.

Në kuadrin e 76-vjetorit të çlirimit KALLARAT FSHAT I PAKË, TRIMA BURRAT, TRIME GRATË ... Në kryengritjet fshatare nga 1834-1847, siç tregonin pleqtë e moçëm, Kallarati, sikurse fshatrat e tjerë të krahinës, është përfshirë i tëri në këtë lëvizje. Pikërisht për këtë, në këtë periudhë turqit arrestuan 4 vetë nga krerët e fshatit dhe i varën në Janinë, të cilët rapsodi popullor i ka përjetësuar me vargjet: “Kallarat katër nishane/ Dervish me Lame Petanë/Meçe me Bilbil Hasanë/ Mu te rrapi seç u varën/...” Kallaratasit asnjëherë nuk reshtën së luftuari kundër pushtuesve osmanë deri në shpalljen e Pavarësisë kombëtare më 1912. ... Seit JONUZAJ

ESAT DEMO BRESHANAJ, NJË NGA USHTARAKËT E LARTË KALLARATAS QË I SHËRBEU ATDHEUT ME PËRKUSHTIM E DEVOTSHMËRI

... Disa nga familjet bashkë me sekretarin e këshillit nacionalçlirimtar Telo Zhibajn e të tjerë,ishim strehuar në shpellën e Boshe, ku pak më lart ndodhej edhe partizani Esat Breshanaj me një shok tjetër. Në kohën që një kolonë e madhe gjermanësh po marshonte rrëzës së malit nga Fshati i Djegur i Kallaratit në drejtim të Rrëzës së Kuçit e Pilurit, Esati bashkë me shokun e tij zbritën me nxitim shpatit të malit të mbuluar me borë për të goditur kolonën naziste. Sekretari i këshillit, Telua, sapo e pa, i thirri, Esat ku vete, ktheu se do të vrasin. Por Esati s`donte t`ia dinte dhe vazhdoi zbritjen. ... Besnik GJONBRATAJ

MËSUES E ATDHETAR I NDERUAR MEÇAN SELAM QEJVANAJ

... Me urrejtje e priti Meçan Qejvani pushtimin italian gjatë e pas Luftës së Parë Botërore. Ai ishte në konflikt të përhershëm me kolegët mësues Italian në shkollë dhe luftonte me guxim e zgjuarsi kundër përpjekjeve të pushtuesve për të korruptuar e italianizuar rininë shqiptare. Kur një mësues Italian po u mësonte të rinjve shqiptar këngë italiane, Meçan Qejvani e rrëzoi flamurin e pushtuesit, ngriti lart flamurin tonë kombëtar, dhe me zërin e tij të fuqishëm, ia nisi një kënge trimërie. Pushtuesit e arrestuan dhe e internuan në Itali. Pas kthimit në atdhe filloi të bashkëpunojë me Halim Xhelon. ... Qatip Mara

Malli për këngën labe dhe për vendlindjen Këndi i letërsisë - Intervistë me emigranten Evgjeni Jonuzaj Intervistoi Besnik GJONBRATAJ Evgjeni Jonuzaj, një vajzë simpatike, bionde me flokë të gjata, e lindur në Kallarat, aty në lagjen e bukur e plot gjelbërim të Bashait, e rritur me mundime, si gjithë moshataret e saj fëmijë të fshatit, nga prindërit Besim e Hajdili Jonuzaj, një nxënëse e urtë e thjeshtë, por e zgjuar e shkollës 8 vjeçare "Mumin Selami", një vajzë plot ëndrra e synime për të ardhmen, një vajzë që njohja e saj nuk i kalonte kufijtë e fshatit. Por ja që vjen viti 1983, kur falë organizimit të festivaleve folklorike zonale, kallaratasi Llambro Hysaj, një nga mbledhësit e folklorit të zonës, të zbulonte e nxirrte në pah vlerat dhe talentin e një këngëtareje të re mjaft premtuese për të ardhmen ...

Faqe 4 - 6

7. Po nga grupet që këndojnë labçe në Shqipëri, kë do të veçonit? Nëse më parë grupet labe ekzistonin në bazë fshati, ku çdo fshat dallohej nga ngjyresat dialektore, sot janë krijuar shumë grupe me përbërje të përzier, ku edhe pse këndojnë bukur, pak a shumë ka humbur veçoria dalluese e këngës, pra mungon identiteti i dialektit. Mjafton që këndohet labçe, me përjashtime të rralla që ruajnë me fanatizëm identitetin e tyre, si kënga e Himarës, Pilurit, Dukatit, Tërbaçit, Bënçës e të ndonjë fshati tjetër.

Faqe 2-3

Faqe 7

GOMARI QË U BË MBRET (Në vend të fabulës)

Meqenëse puna ngeci dhe nuk ecej më tej kështu, dikush u thotë ambasadorëve të huaj se gomarët e duan me hu, prandaj mjaft më me diplomaci në Albani. Aha, u dashka kështu, atëherë e rregullojmë ne këtë punë dhe përgatitën posaçërisht nga një hu me përmasa për çdo gomar dhe ua dërguan me celular. I pari Gomar që e pa shkopin në celular, u tha shokëve të tjerë se kjo punë kaq e pati. Ambasadorët na vunë përpara me hu dhe për të mbajtur një fije shpresë, të japim konsensus, duke i justifikusr veprimet se na u plotësuan pretendimet.

N


Gazeta KALLARATI

faqe

2

K o r r i k - D h j e t o r 2020

SHOQATA DHE GAZETA KALLARATI ME STEMË TË RE

Besnik GJONBRATAJ

Nga ky numër e në vazhdim Shoqata dhe gazeta “Kallarati” do të ketë një stemë të re, ideuar nga anëtari i Redaksisë sonë, Besnik Gjonbrataj. Kjo stemë na duket më e kompletuar, më dinjitoze dhe më përfaqësuese për simbolikën e fshatit tonë. Prandaj kanë dhënë mendim pëlqyes edhe ata bashkëfshatarë që janë pyetur deri tani. Redaksia e gazetës do të mirëpresë nga çdo lexues i gazetës dhe bashkëfshatar tjetër, apo miq të fb,mendime e sugjerime për ndonjë ndryshim a përmirësim të mundshëm të kësaj steme. Më poshtë po ju njohim me motivimin e ideatorit të stemës së re, Besnik Gjonbratajt, që është vendosur në krye të faqes së parë të këtij numri të gazetës. Shoqata Atdhetare/Kulturore "Kallarati" u krijua më 12 Janar 2003. Qëllimi i Shoqatës ishte dhe vazhdon të jetë ruajtja dhe përhapja e vlerave më të mira atdhetare e kulturore të Kallaratit. Shoqata ka për mision të bashkojë kallaratasit kudo që ndodhen, të bëjë të njohura figurat më të shquara të Kallaratit që kanë bërë emër në historinë e fshatit, të krahinës e të vendit, por edhe përtej kufijve; të kujtojë datat historike të qëndresës shumëshekullore të kallaratasve kundër pushtuesve të huaj; të kultivojë te brezi i ri kallaratas vlerat më të mira të të parëve tanë, duke përjetësuar lart emrin e nderuar të Kallaratit nën moton "Ec ngado, po Kallaratin mos e harro". Shoqata ka statusin dhe stemën e saj. Duke qenë se nga koha kur u bë stema e deritanishme ka kaluar një kohë gati 20 vjeçare, teknologjitë kanë ndryshuar dhe mundësitë për të ribërë, tashmë edhe me ngjyra, janë krijuar, gjithmonë duke ruajtur pak a shumë modelin e parë, mendojmë se ia vlen të bëhet rinovimi i saj. Këtë mundësi na e krijoi një nga piktorët kallaratas me banim në Itali, tashmë i njohur edhe për miqtë e fb, Fatos Ribaj me djalin e tij Klajdi, i cili nisur nga nostalgjia dhe dëshira për të bërë diçka për Kallaratin, të cilën e shprehu edhe në intervistën për gazetën Kallarati që u botua në numrin e kaluar, idesë tonë për të bërë ripunimin e stemës ekzistuese iu përgjigj shumë pozitivisht. Stema është konceptuar me dy rrathë bashkëqendrorë me vijë të zezë dhe fushë të kuqe, që simbolizon flamurin kuq e zi, në të cilën me shkronja të mëdha e të dukshme është shkruar "SHOQATA KULTURORE - ATDHETARE KALLARATI" Fusha brenda stemës ka: Në qendër, malin e Bogonicës, simbol i qëndresës së Kallaratit në shekuj. Lart kryqëzim shpatash, marrë nga pllaka përkujtimore kushtuar luftës kundër pushtuesve osmanë, bërë nga gurgdhendësi kallaratas Agim Mataj, sipas motiveve të vargjeve "Kallarat, Kuç e Bolenë, në lum` e zunë dyfeknë" dhe vendosur në Koprift, Kallarat, që simbolizon atë që Kallarati, së bashku edhe me fqinjët, asnjëherë nuk u është nënshtruar pushtuesve të huaj, përfshi edhe atë kundër reformave të Tanzimatit. Poshtë është lapidari kushtuar dëshmorëve të Kallaratit, që kanë dhënë jetën për mbrojtjen e Kallaratit dhe për çlirimin e vendit në periudha të ndryshme të historisë. Në qendër të fushës qëndron motoja e Shoqatës tonë, si një thirrje: "Ec ngado, por Kallaratin mos e harro".

Në kuadrin e KALLARAT FSHAT I PAKË, 76-vjetorit të TRIMA BURRAT, TRIME GRATË çlirimit

Kallarati është fshati më i vogël në Kurveleshin e Poshtëm dhe në Grykën e Mesaplikut, por nga kontributi që ka dhënë në luftërat e të gjitha kohërave për mbrojtjen dhe çlirimin e trojeve shqiptare nga pushtuesit e huaj nuk qëndron më poshtë se fshatrat e tjerë që ka përreth. Në luftërat e gjata kundër pushtuesve turq, kallaratasit radhiteshin krah për krah kurveleshasve të tjerë, duke luftuar me trimëri kundër pushtuesve. Këtë tregojnë edhe vargjet e këngës së kohës:”Kallarati fshat i pakë/Trima burrat, trime gratë/Që të shqyejnë me sëpatë/..”. Të njëjtën gjë tregojnë edhe vargjet e këngës tjetër që i referohet luftërave kundër turqve në kohën e Tanzimatit: ”Ç`u ngrenë o shokë, ç`u ngrenë/Kallarat, Kuç e Bolenë/Në lumë e zunë dyfeknë/ Djemtë e Kallaratit trima/Luftojnë si vetëtima/... “ Në kryengritjet fshatare nga 1834-1847, siç tregonin pleqtë e moçëm, Kallarati, sikurse fshatrat e tjerë të krahinës, është përfshirë i tëri në këtë lëvizje. Pikërisht për këtë, në këtë periudhë turqit arrestuan 4 vetë nga krerët e fshatit dhe i varën në Janinë, të cilët rapsodi popullor i ka përjetësuar me vargjet: “Kallarat katër nishane/Dervish me Lame Petanë/Meçe me Bilbil Hasanë/Mu te rrapi seç u varën/...”Kallaratasit asnjëherë nuk reshtën së luftuari kundër pushtuesve osmanë deri në shpalljen e Pavarësisë kombëtare më 1912. Dhe fill pas kësaj ngjarjeje madhore historike për popullin shqiptar, Shqipëria e jugut u pushtua nga shovinistët grekë, të cilët arritën deri në Kurvelesh të Poshtëm. Në korrik të vitit 1914 andartët grekë të stërvitur e të armatosur deri në dhëmbë, me në krye kapitenin Leonidha Cullaqin gjiritlli, d.m.th nga Kreta (Gjirit-turqisht), sulmuan Kallaratin. Në qëndresën e ashpër të burrave e grave të këtij fshati, ku u vranë shumë nga andartët grekë duke përfshirë edhe komandantin e tyre , kapiten Cullaqin,nga ana e qëndrestarëve kallaratas ranë në fushën e nderit për mbrojtjen e fshatit 5 burra: dhe u plagosën shumë të tjerë, ndërsa 3 burra të tjerë u kapën e u çuan në Korfuz, ku u torturuan derisa vdiqën. Edhe në Luftën e Vlorës të 1920-s Kallarati mori pjesë me një çetë goxha të madhe, e cila, krahas çetave të tjera të Lumit të Vlorës e të Kurveleshit, luftoi me trimëri të rrallë në Kallafet, Vreshtat e Mëdha e Kaninë kundër forcave imperialiste italiane që mbanin të pushtuar Vlorën dhe prapatokën e saj. Në këto luftime u vra një nga luftëtarët e çetës dhe u plagosën disa të tjerë. Por pjesëmarrja më masive e Kallaratit ishte në luftërat çlirimtare ishte në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste, si kudo në vendin tonë edhe në Kallarat u prit me pezëm e urrejtje të madhe. Prandaj, në prag të zbarkimit të trupave fashiste nga deti, një grup i madh burrash të fshatit u grumbulluan në Qafë të Ubavit në qendër të fshatit dhe u nisën për të kërkuar

armë në komunën e Kuçit për të luftuar kundër zbarkimit të agresorëve fashistë në bregdetin shqiptar, por komuna i përcolli me sloganin se i kishte marrë masat naltmadhnia e tij, mbreti Zog, prandaj mos u shqetësoni po ikni në shtëpi. Dhe masat që kishte marrë i ashtuquajturi mbret, siç dihet, ishin përgatitja e valixheve me arin e Bankës së shtetit për t`i rrëmbyer e për t`ia mbathur nga sytë këmbët, duke e lënë Shqipërinë në mëshirën e fatit. Me thirrjen e PKSH për t`u ngritur në luftë për çlirimin e vendit, Kallarati iu përgjigj pa mëdyshje thirrjes dhe përqafoi Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare, krijoi të gjitha organizmat dhe strukturat përkatëse njërën pas tjetrës: këshillin nacionalçlirimtar, çetën territoriale, organizatën e rinisë antifashiste, organizatën e frontit nacionalçlirimtar, të gruas antifashiste etj. Një nga të rinjtë e fshatit, Mumin Selami, luftoi heroikisht vetë i katërt në lagjen Topana të Vlorës kundër 400 forcave fashiste derisa u vranë, të cilëve pas çlirimit Kuvendi Popullor iu dha titullin e lartë Hero i Popullit. Çeta territoriale, që u pagëzua me emrin “Mumin Selami”, mori pjesë në të gjitha aksionet dhe luftimet që nga çlirimi i n/prefekturës së Kurveleshit, lufta e Gjormitetj, brenda krahinës e jashtë saj deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë së jugut. Njëkohësisht me dhjetëra të rinj të fshatit, hap pas hapi, u rreshtuan në çetat dhe formacionet e para partizane të Kurveleshit e të zonës përreth, që në nisje të formimit të tyre, duke u përfshirë pastaj në formacionet e mëdha të Ushtrisë nacionalçlirimtare. Kështu, në Brigadën I Sulmuese bënin pjesë 7 kallaratas, në Brigadën e V Sulmuese-8 kallaratas, në Brig. VI Sulmuese -16 partizanë kallaratas, në Brig. VIII S-30 kallaratas, në të XII-ën-10 kallaratas, në Brig, XIV S-9 vetë dhe në Brig. XIX- 1 partiznkallaratas, në Grupin III të Mallakastrës- 2 kallaratas, në çetën partizane të Gorë-Oparit në Qarkun e Korçës- 1 kallaratas, ,në shtabin e Zonës I Operative Vlorë-Gjirokastër-1 kallaratas, në Brig.XXII S- 3 kallaratas dhe në Brig. XXIII-6 kallaratas. Pra, nga një fshat i vogël, siç është Kallarati, u rreshtuan në formacionet partizane rreth 95 luftëtarë, ndër të cilët 5 ishin femra. Jo pak familje kishin nga dy e tre pjesëtarë në formacionet partizane. Në fushën e betejave me nazifashistët për çlirimin e vendit ranë duke luftuar trimërisht 17 bij të Kallaratit dhe 4 të tjerë ranë pas çlirimit në mbrojtje të kufijve nga provokacionet e neofashistëve grekë dhe në mbrojtje të rendit publik. Emrat e këtyre dëshmorëve të atdheut janë skalitur në lapidarin madhështor të ngritur në qendër të fshatit dhe përkujtohen e nderohen çdo 5 Maj nga fshati. Pra, Kallarati i trevës së Labërisë, në vazhdim të traditës së tij luftarake atdhetare, në mbrojtje dhe çlirim të trojeve shqiptare, në LANÇ dha kontributin maksimal të mundshëm për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashistë dhe për këtë kontribut ndihet krenar.

Seit JONUZAJ


Gazeta KALLARATI

faqe

3

MËSUES E ATDHETAR I NDERUAR,

MEÇAN SELAM QEJVANAJ Meçan Selam Qejvani u lind në Kallaratin midis maleve, aty ku gurgullon uji i kristalt, kaltër, uji i "situr" i Shushicës, sic i thonë vendasit. Që i vogël u tregua i etur për dituri. I mbetur jetim, me shumë mundime filloi shkollën në Vlorë, në vitin 1903. Aty u njoh me Halim Xhelon, me të cilin u bënë miq të ngushtë. Meçani nuk mund ta duronte despotizmin e drejtuesve të shkollës dhe autoriteteve osmane në Vlorë, kundër të cilëve u ngrit disa herë dhe u bashkua me protestuesit kundër drejtorisë së shkollës. Për këtë arsye edhe përjashtohet nga shkolla, të cilën mundi ta mbarojë me shumë vështirësi. Me interesimin e Ismail Qemalit, Meçan Qejvani shkon të studiojë në Korfuz. Në vitin 1911, kur në mallet e Shqipërisë luftonin çetat atdhetare të udhëhequra nga Themistokli Gërmenji, SpiroBellkamenietj, ai braktisi mësimet, u kthye në atdhe dhe u bashkua me çetat e lirisë.Kur qeveria e Ismail Qemalit bëri thirrje për të zhdukur prapambetjen shekullore, për të hapur shkolla shqipe, Meçani iu përgjigj menjëherë kësaj thirrje. Ai shkoi në Vranisht dhe hapi shkollën aty. Nxënësit dhe gjithë fshatarët vranishotë e pritën me shumë ngrohtësi. Ai ishte jo vetëm mësues i pasionuar, po edhe mik i mirë i tyre. Njëkohësisht me punën e mësuesit Meçan Qejvani kryente edhe detyrën e agjitatorit të çështjes kombëtare dhe të propaganduesit të ideve përparimtare. Në vitin 1914 ai lufton trimërisht, përkrah bashkëfshatarëve, kundër bandave të huaja shoviniste. Të gjitha këto e lidhën më ngushtë mësuesin e ri me fatet e popullit të tij. Me urrejtje e priti Meçan Qejvani pushtimin Italian gjatë e pas Luftës së Parë Botërore. Ai ishte në konflikt të përhershëm me kolegët mësues Italian në shkollë dhe luftonte me guxim e zgjuarsi kundër përpjekjeve të pushtuesve për të korruptuar e italianizuar rininë shqiptare. Kur një mësues Italian po u mësonte të rinjve shqiptar këngë italiane, Meçan Qejvani e rrëzoi flamurin e pushtuesit, ngriti lart flamurin tonë kombëtar, dhe me zërin e tij të fuqishëm, ia nisi një kënge trimërie. Pushtuesit e arrestuan dhe e internuan në Itali. Pas kthimit në atdhe filloi të bashkëpunojë me Halim Xhelon. Tani ai bëhet më i vendosur e i ndërgjegjshëm në luftën për liri e përparim. Ai ishte i pari që mori pjesë në organizatën antiimperialiste "Shtizat e qytetërimit" dhe atë " Mbrojtja shkollore". Mori pjesë jo vetëm si propagandist por edhe luftëtar me pushkë në dorë në Luftën e Vlorës të viti 1920. Mori pjesë aktive në Kongresin Kombëtar të Lushnjës. Rifilloi përsëri mësues në zonën e Vlorës. Shërbeu si mësues në Nartë,Gorrisht,Himarë, Vuno, etj .Pushtimin e atdheut e priti me urrejtje dhe rrëmbeu pushkën për liri duke luftuar që në ditët e para të agresionit fashist nda vendit tonë. Shtëpia e tij në Kallarat u bë menjëherë një strehë e sigurtë për luftëtarët e lirisë. Në shtëpinë e tij u ngrit këshilli nacionalçlirimtar, kryetar i së cilit u zgjodh MeçanQejvani detyrë të cilën e kreu me ndershmëri duke bashkëpunuar me gjithë forcat antifashiste. Punoi edhe si propagandist e agjitator i Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare në Kosovë dhe në trojet shqiptare në Maqedoni. Kur u kthye andej, të tre djemtë e vet i gjeti në formacionet e ndryshme të Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit mësuesi veteran Meçan Qejvani vazhdoi me devotshmëri detyrën e kryetarit të këshillit popullor deri në fund të jetës së tij në vitin 1958. Për punën e palodhur në dobi të Atdheut dhe në shërbim të arsimit kombëtar është nderuar me "Urdhërin e Flamurit", me Medaljen "Për shërbime patriotike" dhe me Medaljen e "Çlirimit" Qatip Mara Nju Jork 4 dhjetor 2020 Shënim i Redaksisë: Shkrimi i mësipërm i të nderuarit Qatip Mara ka edhe ndonjë pasaktësi të vogël, por e parëndësishme, prandaj redaksia nuk i bëri asnjë korregjim.

K o r r i k - D h j e t o r 2020

ESAT DEMO BRESHANAJ,

NJË NGA USHTARAKËTE LARTË KALLARATAS QË I SHËRBEU ATDHEUT ME PËRKUSHTIM E DEVOTSHMËRI Janë të shumtë ata kallaratas, të cilët pas pjesëmarrjes me pushkë në dorë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare për çlirimin e vendit, zgjodhën profesionin e ushtarakut, aq të bukur por edhe të vështirë, fillimisht si ushtarakë të thjeshtë, e mandej duke kryer shkolla e akademi ushtarake brenda e jashtë vendit, arritën të bëhen kuadro të zotë e të kenë një karrierë të suksesshme në ushtri e polici. Një nga këta është edhe Esat Breshanaj. Kallarati, edhe pse fshat i vogël i Kurveleshit dhe i trevës së Labërisë, është një fshat me tradita të larta atdhetare që ka dhënë kontributin e tij të vyer me pjesëmarrje luftëtarësh në shumë luftime për mbrojtjen dhe çlirimin e trojeve shqiptare nga pushtuesit e huaj. Në këtë mjedis atdhetar, më 15 mars 1927 u lind edhe Esat Breshanaj, në një familje me ndjenja të larta atdhedashëse të Demo e Dudi Breshanajve. Esati shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, Kallarat. Ashtu si shumica e popullit shqiptar edhe populli i Kallaratit, pushtimin fashist e nazist e pritën me urrejtje e brengë të madhe. Prandaj, Kallarati që në fillim përqafoi Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare, duke u lidhur ngushtë me të. Shumë të rinj, duke përfshirë edhe Esatin, nisën të rrjeshtohen në çetat dhe formacionet e para partizane të krahinës. Esati, në janar të vitit 1943, u rreshtua në çetën partizne"Hajredin Tremishti” të Kurveleshit. Më 20 Maj të vitit 1944 Esati, së bashku me kallaratas të tjerë si: vëllezërit Cane e Sinan Strataj, Razip Karabollaj, Sejdi Begaj, Islam Janjaj, Bilal Shakaj, Belere Shakaj, Nesim Gjonaj dhe Zagoll Demiraj, rreshtohet në radhët e Brigadës së 12-të Sulmuese. Si në çetë edhe në Brigadë Esati mori pjesë në të gjitha luftimet e betejat, ku dallohej për guxim e trimëri, prandaj atij iu besuan detyra komanduese deri në komandant kompanie. Për guximin dhe trimërinë e Esat Breshanajt në luftë flet edhe rasti që veterani i LANÇ Seit Jonuzaj tregon:”Në operacionin nazist të Dimrit në fundvitin e 1943-shit dhe fillimin e 1944-ës populli i Kallaratit ishte ngjitur në shpellat e malit të Bogonicës, të Valit etj, për të mos rënë në duar të nazistëve. Disa nga familjet bashkë me sekretarin e këshillit nacionalçlirimtar Telo Zhibajn e të tjerë,ishim strehuar në shpellën e Boshe, ku pak më lart ndodhej edhe partizani Esat Breshanaj me një shok tjetër. Në kohën që një kolonë e madhe gjermanësh po marshonte rrëzës së malit nga Fshati i Djegur i Kallaratit në drejtim të Rrëzës së Kuçit e Pilurit, Esati bashkë me shokun e tij zbritën me nxitim shpatit të malit të mbuluar me borë për të goditur kolonën naziste. Sekretari i këshillit, Telua, sapo e pa, i thirri, Esat ku vete, ktheu se do të vrasin. Por Esati s`donte t`ia dinte dhe vazhdoi zbritjen. Mirëpo kur mbërriti poshtë, bishti i kolonës gjermane qe larguar aq shumë, saqë nuk e arrinin dot, kështu që aksionin nuk e realizoi dot Esati, por guximi e trimëria nuk i munguan”. Me çlirimin e vendit, Esati si shumë ish- partizanë, por edhe bashkëfshatarë të tij, qëndroi në radhët e ushtrisë. Ishte koha kur vendi kishte nevojë të konsolidonte dhe forconte mbrojtjen e vendit. Ishte koha kur ushtrisë i duheshin njerëz besnikë dhe të përkushtuar ndaj mbrojtjes së atdheut dhe kush mund të ishte i tillë veç atyre që luftuan për çlirimin e tij! Pushteti i asaj kohe i dalë nga lufta, partizanët e rinj dhe të aftë i bëri pjesë të Ushtrisë Popullore dhe i dërgoi të shkolloheshin brenda e jashtë vendit, në vendet aleate të Luftës së Dytë Botërore. Kështu në vitin 1947, krahas shumë ushtarakëve të tjerë, Esati dërgohet për studime në ish- Jugosllavi për 2 vjet. Pasi kthehet nga këto studime, tashmë i formuar me dije më të thella të artit ushtarak, emërohet me detyrë në Forcat e Kufirit ku shërbeu në shumë qytete kufitare të vendit deri në vitin 1958, kur përsëri dërgohet për studime ushtarake, kësaj radhe në një Akademi Ushtarake në Moskë të Bashkimit Sovjetik. Me kthimin nga studimet në Moskë, Esati përsëri vazhdoi të shërbente në disa zona kufitare. Më vonë transferohet pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë ku ngarkohet me detyra të rëndësishme, sikurse ishte edhe detyra e komandantit të Brigadës së Kufirit, derisa doli në pension në vitin 1984. Esati kish krijuar edhe familje duke u martuar me 1949 me Bejushe Çelën nga Terbaçi, me të cilën lindën, rritën, edukuan e shkolluan katër djem e një vajzë. Fëmijët u lindën në qytete të ndryshme kufitare, ku Esati ndodhej me detyrë. Kështu, djali i madh Bedriu ( ndarë nga jeta para një viti) lindi në Jorgucat të Gjirokastrës, i dyti, Maksi, lindi në Delvinë, i treti, Nikua, lindi në Kavajë, i katërti, Roberti, lindi në Bilisht dhe vajza, Shqiponja, lindi në Korçë. Të gjithë fëmijët u edukuan me ndjenja atdhedashëse, ashtu si edhe prindërit e tyre. Duke ecur në gjurmët e babait të tyre edhe fëmijët veshën uniformën ushtarake duke u vënë në shërbim të mbrojtjes së atdheut. Me daljen në pension, Esati, si veteran i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, dha kontributin e tij të vyer në gjirin e organizatës së Veteranëve për mbrojtjen dhe propagandimin e vlerave dhe idealeve të asaj lufte. Por edhe vendlindjen e tij, Kallaratin, nuk e harronte, e kishte mjaft për zemër, dashuri për të që e kishte kultivuar edhe te fëmijët. Për kontributin e tij në LANÇ dhe në mbrojtjen e kufijve shtetërorë Esati ishte vlerësuar nga Kuvendi Popullor me një varg urdhërash e medaljesh lufte e pune si: Medalja e Kujtimit, e Trimërisë, e Çlirimit, Urdhëri i Trimërisë, i "Skënderbeut" i Klasit I dhe i II e të tjera. Përveç dekoratave, vlerësimi më i madh mbetet vlerësimi dhe besimi që kolegët dhe vartësit kishin ndaj Esatit për sjelljen e tij, kulturën, edukatën, profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj detyrës ushtarake e shoqërore. Esati u nda nga jeta më 27 shtator 2007,në moshën 80 vjeçare. Edhe bashkëshortja e tij Bejushja, më 12 shkurt 2016 u nda nga jeta, duke lënë të dy si prindër trashëgim tek fëmijët dashurinë dhe respektin ndaj njerëzve, ndaj shoqërisë dhe ndaj atdheut. Kanë kaluar vite e do të kalojnë të tjerë dhe Esati, së bashku me bashkëshorte Bejushen, do të kujtohen nga fëmijët, nipërit e mbesat, por edhe nga bashkëfshatarët e tyre si njerëz me vlera të larta morale, shoqërore dhe intelektuale. Përgatiti: Besnik GJONBRATAJ


Gazeta KALLARATI

faqe

4

K o r r i k - D h j e t o r 2020

Malli për këngën labe dhe për vendlindjen

Intervistoi Besnik GJONBRATAJ

- Intervistë me emigranten Evgjeni Jonuzaj -

Evgjeni Jonuzaj, një vajzë simpatike, bionde me flokë të gjata, e lindur në Kallarat, aty në lagjen e bukur e plot gjelbërim të Bashait, e rritur me mundime, si gjithë moshataret e saj fëmijë të fshatit, nga prindërit Besim e Hajdili Jonuzaj, një nxënëse e urtë e thjeshtë, por e zgjuar e shkollës 8 - vjeçare "Mumin Selami", një vajzë plot ëndrra e synime për të ardhmen, një vajzë që njohja e saj nuk i kalonte kufijtë e fshatit. Por ja që vjen viti 1983, kur falë organizimit të festivaleve folklorike zonale, kallaratasi Llambro Hysaj, një nga mbledhësit e folklorit të zonës, të zbulonte e nxirrte në pah vlerat dhe talentin e një këngëtareje të re mjaft premtuese për të ardhmen, e cila me shumë vrull e pasion do të provonte zërin e saj melodioz në një variant të veçantë të këngës labe, atë të monofonisë. Kjo ishte Evgjenia ose Gjena, siç i thërrasin shkurt, e cila pasi kaloi me sukses provat dhe skualifikimet nga juritë e Vlorës, se bashku me bashkëfshatarin tjetër, Zeqo Hoxhajn dhe këngëtarë të tjerë të zonës së Lumit të Vlorës, me Llambro Hysajn në krye, do të bëhej pjesë e grupit folklorik që do të përfaqësonte rrethin e Vlorës në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, në Arenën e madhe të Kalasë, aty ku mblidheshin artistët, këngëtarët, instrumentistët dhe valltarët më të mirë nga e gjithë Shqipëria. Pjesëmarrja e saj - siç shprehet Gjena - ishte një ëndërr që rrallë kujt i jepej mundësia ta provonte e përjetonte. Kënga e saj "Djepi ynë burim Floriri", një monofoni e veçantë, u mirëprit e u duartrokit dhe u vlerësua me çmimin "Laurant i Festivalit". Pjesëmarrja e saj në këtë festival do ta bënte atë të njohur, jo vetëm në zonën e Vlorës, por në gjithë Labërinë dhe më gjerë. Talenti i saj i të kënduarit labçe i trashëguar nga prindërit nuk e zhgënjyen Llambron për t'i besuar asaj dy këngë në atë festival, të cilat i hapën asaj dyert për angazhime të tjera artistike brenda e jashtë atdheut.

Gjena sot me siguri do të ishte një këngëtare e talentuar e këngës labe, sidomos e monofonisë, por edhe e muzikës popullore me motive të jugut, pse jo një "Majë", "Marjolë" apo një "Rovenë" labe dhe pse ajo vetë kërkon të mbetet veçse "Gjena", por emigrimi jashtë vendit, i preu në mes karrierën artistike. Sot, pas shumë vitesh jete në Angli, edhe pse jeta e saj ka marrë një tjetër rrjedhë, kujton me lot në sy emocionet e mëdha të atyre viteve që i çelën të tjera mundësi për të ecur në jetë. Gjena nëpërmjet kësaj interviste sjell për lexuesit pjesë nga jeta e saj këtej dhe përtej deteve, por me dashurinë e madhe për vendlindjen dhe për këngën labe, të cilën e shpreh edhe me këto vargje: Kallarat aty u linda Me një ndjenjë krenarie Sa të jem të kam në mendje Se jam bijë Labërie.

1. Megjithëse kanë kaluar vite, ende njerëzit ju mbajnë mend nëpërmjet këngës "Djepi ynë burim floriri", kënduar në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës më 1983, a mund të kujtoni diçka si lindi ideja dhe si u realizua kjo këngë dhe më kryesorja si u këndua nga ju, e cila mori edhe çmim? Cilat ishin emocionet e para të skenës? E rritur në një fshat të Labërisë, siç është Kallarati, aq më tepër edhe në një familje që kënga ishte pjesë e jetës, nuk kishte si ndodhte ndryshe edhe me mua. Fillesat e para të këngës nisin që në vogëli, atje në lagje me fëmijët e tjerë, vijojnë më vonë ne shkollën 8-vjeçare në konkurrimet midis klasave apo shkollave te ndryshme të zonës përreth dhe u konsoliduan më vonë me aktivizimin tim në Vatrën e Kulturës të asaj kohë ku shpërthenin dhe evidentoheshin talentet e reja të së ardhmes. Kur po afrohej festival folklorik i Gjirokastrës më 1983, Llambrua nisi punën me organizimin e grupit për t'u përfaqësuar në festival. Ai erdhi me një ide shumë ndryshe nga polifonia e zakonshme, me idenë e një "monofonie" e një gruaja labe ose "ninullë djepi". Më prezantoi me tekstin të cilin e kishte krijuar vetë. Djepi yn’ burim flori, Ç’trima që rriti ai, Bota na kanë zili, Djepet-o, nënat-o, Që përkundën trimat-o, Bashkë me martinat-o Më vonë më tregoi edhe mënyrën e të kënduarit. Në provat që bëja vetëm me Llambron edhe me Zeqon, sepse edhe ai po përgatitej për perlën më të bukur që nuk ishte dëgjuar ndonjëherë, "Ç'u këput një këmbë mali", arrita ta realizoj versionin e ri, por e pata të vështirë të dilja para grupit lab e të prezantoja ninullën. E kujtoj gjithmonë atë çast kur më erdhi radha të dilja në skenë, ikën dritat dhe unë fillova ta këndoja dhe nuk ndalova së kënduari edhe për 16 vjet të tjera pas asaj nate deri sa u largova nga Shqipëria me 1999. Pas disa konkurrimeve me të gjitha grupet dhe trevat e rrethit të Vlorës, arrita të prezantoj traditën tonë të bukur të Labërisë dhe të vendlindjes time të dashur,Kallaratit, në skenën e festivalit të Gjirokastrës 1983 me dy këngë: -Ninulla - "Djepi ynë burim flori", ku u vlerësua me çmimin "Laurent i Festivalit" dhe me grupin e vajzave KallaratBolenë "Plaku me plakën ç'u zunë". 2. Çfarë këngësh të tjera kini kënduar vetëm, apo në grup. Mund të na i kujtoni? Nuk dua ta mohoj që kam kënduar edhe këngë vaji që i kushtohej vdekjes së Enver Hoxhës. Kam qenë pjesë e realizimit të muzikës së filmit 'Vendimi" me regjisor Kujtim Gjonaj. Gjithashtu kam qenë pjesë e filmit "Tetori i Këngëve", ku disa filmime u regjistruan në qendër të fshatit duke filluar që nga shtëpia e Bejo Xhaferajt dhe në drejtim të lapidarit të dëshmorëve dhe fshatit të djegur me "Ç'u këput një këmbë mali". Po ashtu kam kënduar me grupin e Lapardhasë, me Asamblin "Çipini' në koncerte të ndryshme në disa qytete të Shqipërisë. Gjithashtu kam marrë pjesë në festivale folklorike jashtë vendit: në Francë, Gjermani, Belgjikë, me këngën "Vajtim për kurbetin" me Nazif Çelën, Vasil Serën e Vendim Kapajn. Po ashtu me grupin "Bogonica", nën drejtimin e Llambros dhe Birçe Ribajt, kam kënduar disa këngë, të cilat sot janë të vetmet këngë të regjistruara e filmuara që identifikojnë grupin e Kallaratit.


Gazeta KALLARATI

faqe

5

K o r r i k - D h j e t o r 2020

Malli për këngën labe dhe për vendlindjen - Intervistë me emigranten Evgjeni Jonuzaj -

3. Për të gjitha këngët e kënduara, përveç talentit tuaj, kujt ia kushtoni? Përveç talentit tim, ia kushtoj vendit dhe mjedisit ku jam rritur, Kallaratit dhe në mënyrë të veçantë te dy prindërve të mi, të cilët edhe ata kanë kënduar në festa e gëzime, prandaj dua të besoj që pasionin për këngën e kam të trashëguar. Nga babai ruaj dhe do ta mbaj në kujtesën time gjithë jetën këngën e tij më të parapëlqyer: "Telat po venë e vijnë", që i kushtohet heroizmit të popullit në Luftën e Vlorës më 1920. Telat-o, po venë e vijnë, Telat,oo. Nëna i krijonte vargjet në çast, në varësi të ceremonisë së rastit, me shumë emocion sa që kishte raste që ne këndonim duke qarë. Iu jam shumë mirënjohëse prindërve për gjithçka dhe i kujtoj me shumë dhimbje për vetë faktin që nuk kanë shumë kohë që janë larguar nga jeta. S'dilni më tek dera, Të prisni për ne, Babë edhe nënë, Ju tret ai dhe.. 4. Përveç të kënduarit labçe, a ishit në gjendje të këndonit edhe këngë popullore me muzikë, kuptohet me motive të jugut? Më ka pëlqyer të qëndroj tek tabani i këngës labe, tek varianti im melankolik i monofonisë. Dëshirë kam pasur të këndoj edhe këngë popullore, madje kishim një plan për të realizuar një këngë popullore me Nazif Çelën, por nuk u bë për arsye të largimit tim në Angli. 5. Nëse nuk do ishit larguar nga Shqipëria dhe nëse do të kishit pasur një përkrahës, a mendoni se sot mund të ishit një "Maja" , "Rovena", “Marjolë, apo... ? Maja është idhulli im dhe e admiroj pa kufi, pasi këndon mjaft bukur dhe me një zë karakteristik, por unë do të pëlqeja të isha Gjena në variantin monofonik, baladën dhe culës dyjare. 6. Cilët nga kallaratasit këngëtarë do të veçonit si në të kaluarën, ashtu edhe sot? Është e vështirë të zgjedhësh, por unë do të përmendja Zeqo Hoxhajn, Suljote Hoxhajn, Mjaftime Goxhajn, Alime Kondajn, Myzafer Laçajn, Hyso Xhaferajn, Pranvera Hoxhajn, Gjergji Leskajn, Ervehe Habilajn,Tefta Muharremajn e plot të tjerë, me të cilët këndova në sa e sa aktivitete të përbashkëta. Sot i kujtoj me mall e dashuri. 7. Po nga grupet që këndojnë labçe në Shqipëri, kë do të veçonit? Nëse më parë grupet labe ekzistonin në bazë fshati, ku çdo fshat dallohej nga ngjyresat dialektore, sot janë krijuar shumë grupe me përbërje të përzier, ku edhe pse këndojnë bukur, pak a shumë ka humbur veçoria dalluese e këngës, pra mungon identiteti i

Intervistoi Besnik GJONBRATAJ

dialektit. Mjafton që këndohet labçe, me përjashtime të rralla që ruajnë me fanatizëm identitetin e tyre, si kënga e Himarës, Pilurit, Dukatit, Tërbaçit, Bënçës e të ndonjë fshati tjetër. Përveç melodisë dhe marrësit, kthyesit e hedhësit, këngën labe në krahinën e Vlorës, e kanë mbajtur dhe po e mbajnë akoma gjallë tekstet shumë të goditura të "Mjeshtrit të Madh", poetit Lefter Çipa, Feti Brahimit, të paharruarit Nertesi Asllanit, Muhamet Tartarit, Tomorr Lelos etj. Ndër këngët e grupeve labe që do veçoja më shumë do ta filloj me Bejkën e Bardhë të Pilurit dhe Neço Muka himarjoti, janë këngët që jemi rritur dhe na kanë zgjuar mëngjeseve. Vallja e famshme e Vranishtit me Arap Çeloleskajn në krye, Syrja Hodua dhe vallja e bukur e 10 Shqiponjave të Tërbaçit, zërat e bukur të talentuar të Bardhës dhe Katinës, Treshja e Dukatit, Tartar Avduli i Tragjasit, grupi i Vezhdanishtit dhe violinat e këngës "Janinës ç'i panë sytë" me të madhin Nazif Çelën, apo "Mjeshtren e madhe" Irini Qirjakon e bashkëfshatarin tonë Hyso Xhaferajn me shokë te Ansambli i Këngëve Popullore e plot grupe e këngëtarë të tjerë. 8. Emigrimi jashtë vendit në një farë mase ju ndërpreu në mes karrierën e këngës, a je pishman për këtë? Është mëse e vërtetë, por ishte momenti që më duhej t'iu përkushtohesha vetëm fëmijëve të mi, duke mbyllur çdo dritare në jetën time për sa i përket këngës. 9. Si përfunduat në Angli dhe a mundët të përshtateshit shpejt me mjedisin, kulturën, njerëzi e gjuhën? Kisha vendosur të largohesha nga Shqipëria për arsyet që thashë më lart. Ardhja në Angli është meritë e vëllait, Dashamirit, që më dha mundësinë për të filluar një jetë të re, veçanërisht për dy fëmijët. Gjëja e parë që më bëri përshtypje ishte koha me shi çdo ditë edhe pse ishte muaji qershor. Pas 4 ditësh fillova punë pa folur asnjë fjalë në gjuhën angleze. I gjithë stafi ku punoja më bënë të ndjehesha e mirëpritur dhe më ndihmuan shumë që të filloja të kuptoja pak a shumë gjuhën sa për t'u marrë vesh. Për mua ishte një ndjenjë përgjegjësie, por edhe vlerësimi nga ana e atyre. Gjithmonë kam mësuar nga mirësjellja e tyre edhe për faktin se këtu jetojnë njerëz nga gjithë bota me kultura të ndryshme. Në dhjetë vitet e para kam punuar kudo deri në 17 orë në ditë. Si fillim ishte shumë e vështirë edhe për faktin se nuk dija gjuhën. Më pas e gjeta veten përsëri në hapësirën e madhe të bukurisë edhe artit mund të them, pra në profesionin e parukieres, ku vazhdoj ta ushtroj. 10. Ju kemi parë në foto me kryeministrin aktual të Anglisë, e cila u publikua edhe në fb e shoqatës, rastësi, përkrahëse e partisë së tij, apo hapa për t'u marrë me politikë? Asnjëra nga këto hamendësi nuk qëndron. Me kryeministrin britanik jam takuar në një mbrëmje të organizuar nga shoqata bamirësie, ku unë i frekuentoj shpesh. Megjithatë ishte kënaqësi një foto me të, pasi është shumë i thjeshtë, popullor dhe i respektuar, pavarësisht kombësisë e prejardhjes së njerëzve që jetojnë në Angli. 11. A mendoni se dikush, pse jo përsëri Llambrua, duhet t`u bëjë bashkë juve Evgjeni,


Gazeta KALLARATI

faqe

6

K o r r i k - D h j e t o r 2020

Malli për këngën labe dhe për vendlindjen

Intervistoi Besnik GJONBRATAJ

- Intervistë me emigranten Evgjeni Jonuzaj -

Zeqon, Hyson, Renaton, Gjergjin etj. për të kënduar labçe nën siglën e 15. Përveç njerëzve, dashuria është edhe për natyrën, a ndjeni mall për Kallaratit ose Bogonicës? Bashain ku u lindët dhe u rritët, për Kallaratin në përgjithësi edhe pse Mendoj se është një punë e lënë në mes. Kush më mirë se Llambrua mund prej vitesh jetoni në Londër? të na bashkonte! Ajo punë duhej të ishte bërë me kohë, por asnjëherë nuk është vonë. E mirëpres me kënaqësi të jem me këngëtarët e talentuar të Kallaratit dhe jam e sigurt që kemi shumë për të dhënë. 12. Ju shohim shpesh që në fb hidhni edhe poezi me ndjenjë, a mendoni se krahas këngës pjesa tjetër e talentit është poezia? Poezia tek unë ka lindur para këngës. Kam shkruar shumë herët, por asnjëherë nuk i dhashë rëndësinë e duhur. Para dy vitesh në një bisedë me Lale Breshanajn, kushërirën time të parë (kemi qenë më shumë shoqe se motra), më tha se kam ruajtur për një kohë të gjatë shkrimet e tua të palosura në copa letre. U trishtova, por koha nuk kthehet më mbrapa. Patjetër që ndjej. Duhet ta provosh mërgimin që mund ta përshkruash Poezia ka qenë produktiviteti i këngës, sepse unë filloja të këndoja ato që e të flasësh për të. Vendlindja e atdheu yt është gjithçka për këdo. Ato nuk harrohen dhe nuk tjetërsohen. Mund të kesh siguruar kushte mjaft shkruaja edhe vetëm. të mira për punë e jetesë e prapë mall duhet të kesh për vendlindjen dhe kjo nuk është një retorikë që e them unë, por një realitet. Si mund 13. Diçka më tepër për familjen dhe sidomos fëmijët? Kur erdhëm këtu fëmijët të harroj unë Bashain ku u linda e u rrita! Si mund të harroj gjitonët e mi ishin, Erandi 11 vjeç dhe të mrekullueshëm; Laçajt, Ribajt, Jonuzajt etj! Si mund të harroj shkollën Esmeralda 6 vjeç. Filluan në Morrez ku hodha hapat e para të dijes! Si mund të harroj mësuesit që shkollën të dy. Erandit dajo me aq durim e pasion mundoheshin të na mësonin e edukonin! Si mund Dashua i ushqeu pasionin të harroj aktivitetet kulturore në Vatrën e Kulturës, filmat e mbrëmjet e për sportin. Mbaroi dëfrimit edhe pse me një fizarmonikë, por shumë tërheqëse e argëtuese! studimet e larta për Si mund të harroj njerëzit e mrekullueshëm të fshatit, në veçanti nënat e Edukim Fizik me shumë gjyshet, të cilat të jepnin dashuri pavarësisht se fëmijë i kujt ishe! Si mund pasion për futbollin dhe të harroj natyrën e bukur, fushat e Ubavit, Fierit të Sipërm, Gjimufit ku tifoz i Liverpulit, që për punonim, Valin, Gjothanasin, malin e Bogonicës ku shkonim me bagëti, vite me radhë ka pas raste lumin Shushica me ujin e tij kristal! Si mund të harroj fshatrat fqinjë si që kemi ndenjur edhe pa Bolenën, Kuçin, Vranishtin, Pilurin, Himarën e ndonjë tjetër, ku ne si fshat darkë të gjithë, kur Liverpuli humbiste. Erandi tani është i martuar me bënim aktivitete të përbashkëta kulturore,etj! Këtu në Angli mund dhe Joanën. Të dy punojnë në arsim në Dubai dhe janë në pritje të fëmijës së me siguri kemi gjëra më të bukura, qytete shumë të zhvilluara, kulturë e demokraci të konsoliduar mijëra vjeçare, e megjithatë si atdheu yt e si parë. Emocion i papërshkruar që së shpejti do bëhem gjyshe. Esmeralda në njerëzit e tu nuk të bëhet kurrë askush.

fillimet e saj pati pasion muzikën, por nuk zgjati shumë. Mbaroi studimet e larta për letërsia ngleze,por pas kësaj mori përsëri një kthesë të madhe dhe 16. Sa e ndiqni fb e Shoqatës dhe gazetën Kallarati? Ç'mendim kini për to? tani punon producente për BBC Radio. I ndjek të dyja, të cilat më mbajnë të lidhur me vendlindjen dhe më gjerë. 14. Megjithëse larg, vinit shpesh në vendlindje, sidomos për prindërit, të Nëpërmjet fb njihem me çdo gjë që ndodh në Kallarat dhe me kallaratasit kudo që ndodhen. Falë administratorit të fb të shoqatës që gazetën Kallarati cilët tani nuk jetojnë më, a ndjeni një zbrazëti në shpirtin tuaj? Unë kam një familje të madhe e lexoj më përpara se të shpërndahet për lexuesit në Vlorë, Kallarat a diku e të dashur dhe një rrjet tjetër. Gazeta Kallarati është simbol dhe vlerësim në shërbim të të gjithë shoqëror të shkëlqyer që më brezave. Merita u përket anëtarëve të redaksisë, kryeredaktorit të palodhur, bën të ndjehem e vlerësuar Seit Jonuzaj dhe gjithë atyre që e pasurojnë dhe e mbajnë të gjallë duke dhe e respektuar. Por me pasqyruar në të vlerat historike, kulturore, artistike dhe përkujtimore të largimin e prindërve nga jeta, Kallaratit. iku edhe një pjesë e shpirtit tim. Prindërit janë për këdo personat më me vlerë në jetë, që të japin dashuri pa kushte. Prandaj i këshilloj të gjithë sa t'i kenë prindërit gjallë, t'i respektojnë e t'i duan se pastaj do jetë vonë. Kallarat aty u linda Me një ndjenjë krenarie Sa të jem të kam në mendje Se jam bijë Labërie.

17. Mesazhi juaj për kallaratasit kudo që janë cili do të ishte? Kallaratasit e mi kudo që jetoni, mos harroni vendlindjen, origjinën e prindërve apo të gjyshërve tuaj, Kallaratin, pasi do vijë një ditë që brezat do largohen, por dashuria për të nuk duhet të rresht kurrë. Këtë gjë secili duhet ta kultivojë te fëmijët, nipërit e mbesat. Ndërsa për ata që jetojnë e banojnë në fshat, qëndroni kryelartë në atë vend të bukur që natyra ia ka krijuar me bollëk me fushat, kodrat, malin dhe lumin, aq më tepër me mrekullitë që shton përfundimi i përmirësimit, zgjerimit dhe asfaltimit të rrugës, e cila përveçse ndihmë për banorët e atjeshëm do të jetë edhe një mundësi më shumë për ne të larguarit për të shkuar më shpesh, por edhe për turistët nga gjithë bota, pse jo edhe nga Londra.


Gazeta KALLARATI

faqe

7

K o r r i k - D h j e t o r 2020 NJOFTIME PËR NDARJE NGA JETA

Në Tiranë, më 10 shtator 2020, u nda nga jeta Enver Dule Strataj. Enveri u lind më 29 prill 1930 në Kallarat, në një familje të varfër, por me ndjenja të theksuara patriotike dhe liridashëse. Me këto ndjenja u rrit dhe u mëkua Enveri nga prindërit e tij. Pushtimi fashist e gjeti Enverin në Qishbardhë–Xhyerinë, ku jetonte me bagëti familja e tij. Gjatë Luftës Antifashiste, megjithëse i vogël, u aktivizua si korrier në shërbim të aj. Pas çlirimit të vendit punoi me përkushtim e devotshmëri në sektorë të ndryshëm të pushtetit, partisë dhe të ekonomisë në Vlorë e Fier. Enveri së bashku me bashkëshorten Hanushen lindën, rritën, edukuan e arsimuar pesë djem të denjë për familjen dhe shoqërinë. Pas daljes në pension, vazhdoi aktivizimin e tij si veprimtar politiko-shoqëror aktiv i organizatës së veteranëve të LANÇ, por edhe i Shoqatës K/A të Kallaratit, për të cilën dha një kontribut me vlerë për të dhe për fshatin. Me vlera të mëdha historike, jo vetëm për familjen e fisin Strataj, po për të gjithë fshatin është libri i tij “Historiku i Kallaratit”, botuar në vitin 2010. Enveri u përcoll me pjesëmarrje të kufizuar për shkak të pandemisë, por la pas djemtë, bashkëshorten dhe emrin e mirë e të paharruar të tij.

Seit JONUZAJ, Besnik GJONBRATAJ

Më 15 shtator 2020 në Tiranë u nda nga jeta Sheref Rrapush Memushaj. I ndjeri kish lindur në Kallarat më 1934 dhe ishte djali i vetëm i Rrapush e Xhevo Memushaj. Si gjithë brezi i tij, Sherefi kaloi një fëmijëri të trazuar nga varfëria dhe lufta. Gjatë LANÇ ishte aktivist i organizatës së pionierëve antifashistë. Pas luftës kreu shkollën fillore në fshat dhe shkollën e mesme teknike në tiranë. Punoi si mekanik në minierën e serës në Selenicë dhe më pas drejtor i parkut të transportit të Ndërmarrjes së Naftës në Peshkëpi dhe së fundi përgjegjës transporti në Uzinën e Sodë-PVC në Vlorë. Kudo dallohej për përkushtim ndaj punës dhe për kujdesin për njerëzit me të cilët punonte, duke fituar vlerësimin dhe respektin e tyre. Sherefi dallohej për sjellje e marrëdhënie korrekte në punë, shoqëri e familje dhe për të mirat që bënte për shoqërinë dhe për fshatin e tij të lindjes dhe shtetit. Kishte krijuar dhe një familje të shëndoshë e të harmonishme me bashkëshorten Salihe Tozajn, me të cilën lindën e rritën pesë fëmijë: Pajtimin, Trëndafilen, Gjenovefën, Arbenin dhe Teftën. Por fati e goditi rëndë me largimin para kohe nga jeta njëri pas tjetrit të bashkëshortes Salihe, të vajzës Trëndafile dhe djalit Arben, duke e vrarë jashtë mase shpirtërisht. Me vdekjen e tij, Sherefi hidhëroi jo vetëm fëmijët e farefisin e tij, por edhe miqtë e shokët e shumtë.

Seit JONUZAJ, Rami MEMUSHAJ

Më 14 korrik 2020 në Vlorë u nda nga jeta Vera Shahin Jonuzaj (Dautaj). E ndjera kish lindur në Kallarat më 1944 në familjen e ish-oficerit atdhetar Shahin e Tajbe Jonuzaj. Pas shkollimit bazë në fshat, Vera punoi në Kooperativën Bujqësore, ku gëzonte respektin dhe dashurinë e shoqeve dhe shokëve të ekonomisë dhe tërë banorëve të fshatit. Ishte martuar në Kuç me Miftar Dautaj (Kalaj), me të cilin lindën, rritën dhe edukuan dy vajza e një djalë me vlera të spikatura për familjen dhe shoqërinë.Vera ishte një grua e qetë, e dashur, e sjellshme dhe një familjare shembullore. U përcoll për në banesën e fundit nga familjarët, të afërmit, miq e shokë të familjes dhe bashkëfshatarë kallaratas, kuçiotë e të tjerë, duke lënë pas fëmijët, bashkëshortin dhe kujtimin e saj të paharruar. Bejo XHAFERAJ, Seit JONUZAJ

Në Kallarat, më 23gusht 2020, u nda nga jeta Jaho Jakup Kondi, një nga blegtorët e shquar në fshatin tonë, i cili gjithë jetën ia kushtoi blegtorisë, duke u gjendur si çoban në çdo kohë atje ku ajo kishte nevojë: në mal e në fushë, në Bogonicë, Val e Gjothanas, në Mavrovë, Delvinë, a diku tjetër. Edhe pas daljes në pension ai nuk iu largua profesionit të çobanit. Ai mbetet një frymëzim për brezat e rinj për t`iu përkushtuar zhvillimit të blegtorisë. I ndjeri kish lindur më 1934 në Kallarat në një familje tejet të varfër punëdashëse me tradita atdhedashëse. I martuar me bolenasen Xhurxhi Mehmet Zahaj, lindën, rritën dhe edukuan 4 djem e 3 vajza fëmijët e tyre të denjë për familjen e shoqërinë. U përcoll për në banesën e fundit me nderime nga familjarët, bashkëfshatarët, miqtë e shokët e familjes, duke lëne pas bashkëshorten, fëmijët dhe kujtimin e paharruar të tij. Bejo XHAFERAJ, Besnik GJONBRATAJ

Në Vlorë më 16 dhjetor 2020 u nda nga jeta Vizhdan Ramadan Rjepaj. I ndjeri ish lindur në një familje atdhedashëse të atdhedashësit Ramadan e Benë Rjepaj të Kallaratit më 1938. Vizhdani gjithë jetën punoi në ndërmarrje shtetërore me përkushtim e devotshmëri për shoqërinë dhe familjen e tij. Kishte një dashuri të madhe për vendlindjen dhe bashkëfshatarët e tij kallaratas dhe mbante lidhje me Shoqatën “Kallarati”, duke lexuar rregullisht gazetën e kësaj Shoqate. Për shkak të masave kufizuese ndaj pandemisë së coronavirusit, ishte e pamundur përcjellja e tij me pjesëmarrje të gjerë. La pas bashkëshorten Zare dhe fëmijët, si dhe emrin e tij të paharruar.

Kastriot Karabollaj, Seit Jonuzaj

Më 10 dhjetor 2020 në Tiranë, një sëmundje e rëndë e ndau nga jeta para kohe Idajet Bajram Toçajn. Ish lindur në Kallarat më 25 Dhjetor 1937, në një familje me ndjenja të spikatura atdhetare nga prindërit Bajram e Hane Toçaj (Abazaj). I ati i Idajetit, Bajrami familjarisht u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare duke e shndërruar shtëpinë në një bazë të sigurt të LANÇ, ndërsa vetë u rreshtua në formacionet partizane për çlirimin e atdheut. Pas çlirimit familja Toçaj u vendos në Tiranë, ku Idajeti u shkollua dhe u punësua, duke krijuar edhe familje. Si specialist ndërlidhjeje ai punoi me përkushtim e ndershmëri në ushtri dhe në Flotën tregtare derisa doli në pension.

Idajeti dallohej në jetë për sjellje e marrëdhënie shembullore në punë, shoqëri e familje dhe një familjar i shkëlqyer e prind i dashur, gojëmbël e i dashur me çdo njeri. Edhe pse i larguar që fëmijë nga fshati, ai për Kallaratin dhe kallaratasit kishte një dashuri të madhe sa që, pas daljes në pension, ai shkonte pothuajse çdo muaj atje, duke bërë edhe sponsorizime për fshatin. Ishte edhe aktivist i spikatur i Shoqatës “Kallarati”.Për shkak të kufizimeve te pandemisë, pjesëmarrja e gjerë në përcjelljen për në banesën e fundit ishte e pamundur, por ai la pas bashkëshorten Violetën, fëmijët, motrën Sabo, vëllain Ëngjëll dhe emrin e kujtimin e paharruar të tij.

Seit Jonuzaj, Rami Memushaj, Besnik Gjonbrataj

Më 9 dhjetor 2020, në Çeprat të Vlorës u nda nga jeta para kohe nga një sëmundje e rëndë mësuesja MjaftimeArap Llanaj (Ramadani). Mjaftimja u lind më 24 janar 1956 në Vlorë në familjen atdhetare Ramadani me origjinë nga Vranishti i Vlorës. E martuar me Bashkim Malo Llanajn me origjinë nga Kallarati dhe banim në Çeprat, Risili të Vlorës, lindën, rritën, edukuan dhe arsimuan tre djem me vlera të larta për shoqërinë dhe familjen: Albertin (ndarë nga jeta më 2012), Yllin dhe Kreshnikun. Mjaftimja ishte një bashkëshorte e denjë, një nënë e mrekullueshme dhe një mësuese e dashur, që gjithë jetën ia kushtoi familjes dhe edukimit të brezit të ri. Me përcjelljen për në banesën e fundit, ajo la pas bashkëshortin, fëmijët, të afërmit dhe emrin e mirë e të paharruar. Seit JONUZAJ

Në Durrës, më 15 nëntor 2020, u nda nga jeta Besnike RemziDautaj (Janjaj). E ndjera ishte lindur më 20 korrik 1939 në familjen kallaratase të Remzi e Alemë Janjaj. E martuar me ish-oficerin Abaz Miftar Dautaj, kishin krijuar një familje të harmonishme dhe kishinlindur, rritur dhe edukuar me cilësi të larta moralo-shoqërore dhe me vlera për familjen dhe shoqërinë dy djem e një vajzë: Gjergjin, Ilirin dhe Mondën e ndarë para kohe nga jeta. Besnikja ishte një grua e dashur dhe e dhembshur, mikpritëse dhe dashamirëse për njerëzit e fisit, shoqërisë e miqësisë. Ajo kudo që punoi, shërbeu me ndershmëri, përkushtim e mirësjellje në marrëdhënie me njerëzit. Ishte një nënë e dashur për fëmijët, nipërit dhe mbesat dhe një familjare e amvisë e përkryer. E përcjellë për në banesën e fundit, ajo la pas në pikëllim bashkëshortin, fëmijët, nipër e mbesa dhe emrin e kujtimin e saj të paharruar. Seit JONUZAJ, Besnik GJONBRATAJ

Më 6 nëntor 2020,në Vlorë, u nda para kohe nga jeta nga një sëmundje e rëndë Vero Mëno Demiraj. Ish lindur në Kallarat më 1947 në një familje me tradita të hershme atdhetare të Mëno e Belere Demiraj. Në LANÇ kjo familje ishte bazë e luftës çlirimtare me pjesëmarrje aktive të pjesëtarëve të saj me armë në dorë për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashistë. Verua ka punuar në Ndërmarrjen Bujqësore shtetërore të Kotës bashkë me prindërit e tij, duke kryer detyra të ndryshme. Dallohej për punë me përkushtim e ndershmëri. I martuar me Durimen, kishin krijuar një familje të shëndoshë e të harmonishme, duke lindur, rritur dhe edukuar me cilësi të larta njerëzore djemtë Gentian e Dorian me vlera për familjen e shoqërinë. U përcoll për në banesën e fundit në kushtet e kufizuara për shkak të pandemisë, duke lënë pas bashkëshorten dhe djemtë dhe emrin e paharruar të tij. Seit JONUZAJ, Luto DEMIRAJ

Në Vlorë, më 7 nëntor 2020, nga një sëmundje e rëndë u nda nga jeta Takdire Tafil Demiraj (Ribaj). E ndjera ish lindur më 1949 në familjen kallaratase me tradita të spikatura atdhetare të Tafil e Bajame Ribaj. Në LANÇ familja e saj u lidh ngushtë që në fillim me luftën çlirimtare si pjesëmarrëse aktive me armë në dorë për çlirimin e vendit, ndërsa shtëpinë e shndërruan në bazë të sigurt të luftës. Takdirja, pas mbarimit të Institutit të Lartë Bujqësor, u emërua në Ndërmarrjen Bujqësore Shtetërore të Kotës si kuadër specialiste e lartë e bujqësisë, ku kreu me përkushtim detyra të ndryshme. Aty Takdirja krijoi dhe një familje të shëndetshme e të harmonishme, duke u martuar me kuçiotin Qebir Demiraj, agronom i lartë dhe drejtues i kësaj NBSH-je, me të cilin lindën, rritën dhe edukuan me cilësi të larta moralo-shoqërore 2 djem e 2 vajza me vlera për familjen dhe shoqërinë. U përcoll për në banesën e fundi, në Vlorë ku banonte vitet e fundit familjarisht, me pjesëmarrje të kufizuar për shkak të pandemisë. La pas bashkëshortin, fëmijët dhe emrin e kujtimin e paharruar të saj. Seit JONUZAJ

Në Kallarat, më 22 dhjetor 2020, u nda nga jeta Bejo Rizo Xhaferaj. I ndjeri Bejo u lind më 15 gusht 1941 në Kallarat në një familje me ndjenja të theksuara atdhetare, nga prindërit, Rizo e Kado Xhaferaj. Gjyshi i tij, Hyso Balili, "Dëshmor i Atdheut" i luftës për mbrojtjen e fshatit nga sulmet e andartëve grekë më 1914. Në LANÇ familja Xhaferaj mori pjesë aktive, Xhaxhai i Bejos, Xhaferi partizan, i ati, Rizo, pjesëtar i çetës territoriale të fshatit, shtëpia një nga bazat e sigurta të luftës. Bejua mbasi mbaroi arsimin 7 vjeçar në vendlindje dhe Shkollën e Mesme Bujqësore në Fier, kreu shërbimin ushtarak në Marinën Luftarake në Sazan dhe më vonë mbaroi Shkollën e Lartë të Partisë në Tiranë, duke u kompletuar me dijet dhe përvojën e një kuadri drejtues. Ai u bë një kuadër i njohur në Kallarat e më gjerë, që punoi me ndërgjegje të lartë, përkushtim e ndershmëri jo vetëm në kallarat brenda e jashtë fshatit të tij, Gjormi ri në Kuç. Bejo Xhaferaj ishte një nga kuadrot e njohur e më në zë në Kallarat dhe në zonën e Lumit të Vlorës. Një njeri që gjithë jetën punoi me ndërgjegje, pastërti, përkushtim e devotshmëri të lartë, jo vetëm në fshatin e tij të lindjes, por në gjithë zonën e Lumit të Vlorës:Gjorm, Brataj, Tërbaç, Vranisht, Bolenë e Kuç si drejtues pushteti, partie dhe ekonomie. Në të gjitha detyrat shpalosi aftësi dhe kompetencë në kryerjen e tyre me nder. Bejua ishte njeri i qetë, gojëmbël, i dashur, i thjeshtë e popullor,bashkëpunues, por edhe kërkues e i


Gazeta KALLARATI

Këndi i letërsisë

faqe

8

K o r r i k - D h j e t o r 2020

Gomari që u bë mbret

Një herë e një kohë në një shtet tregojnë se një Gomar u bë Mbret!!! Nuk ishte suksesi i parë për gomarë se disi më thellë në kohë Gomari ishte bërë edhe Jatro. Madje tregojnë se në Spanjë i zoti ngrinte në shpinë gomarë, duke u thënë si me të ngjarë e me lezet për muhabet disa të bukura fjalë “O ti që i zoti për gjë tjetër nuk je, mbamë në shpinë se mirë më ke”. Zot na ruajtsh se kjo mund të ndodhë për moti kur Gomari është më i zoti nga i Zoti. Dhe gjithë këtë nam gomarëve, sikundër e dini, ia u dha Nastradini. Kaq mjafton si histori për njohuri. Por kur u bë Gomari mbret në atë shtet u bë sebep që shërbeu si precedent që në të gjithë botën anë e mbanë të bëjnë karrierë shumë të tjerë gomarë. Edhe ne sot në situatën që jemi në të gjitha nivelet plot gomarë kemi, por shembulli që rrezaton më shumë në ambient është hyrja e Gomarit në Parlament. Por rasti nuk ka të ndalë, ja se si tregojnë së fundmi se si një Gomar pati ar. Ndoshta kishte kaluar gjysmë mandati kur atij i qeshi fati se sido që qe puna, thoshte ai me vete, me procedura vendin e zura. E uruan për punë të mbarë të tjerë gomarë jo pak ziliqarë që prisnin në radhë dhe i thoshin me lezet: u bëfsh dhe mbret se dhe mbretin që tani kemi me të një rracë jemi, duke e prekur në sedër e ambicie për të tjera ofiqe. Tani, mendoi ai, e do puna që ta bëj veten prezent në parlament me një referat të shkallës së lartë. Kështu tha dhe kështu bëri. U vesh dhe u ngjesh i tëri me kostum e kollare dhe vend zuri jo më lidhur për huri por në sallë dhe pasi hodhi syrin rrotull e vërdallë, me kënaqësi konstatoi të paktën me pakicën kishte shumë të ngjarë. Kjo e qetësoi. Ndërkohë seanca filloi me një rend dite që kishte shumë rëndësi se kishte të bënte me reformën në drejtësi. Emrin e kishte shënuar në sekretari dhe kur mbaroi parafolësi dhe nuk pati replikë, drejtuesi tha: fjalën e ka Zabërzani dhe përgatitet Buzëbardhi. Zabërzani pasi e zbërtheu rëndësinë që ka kjo reformë, nuk e zgjati dhe duke u ulur i ftoi kolegët që ta miratojnë. U ngre Buzëbardhi që pritej të linte përshtypje në sallë si për herë të parë. Tërë pompozitet zuri vend në foltore dhe nxorri një fletë që kishte shkruar për ta lexuar. Si me marifet i hodhi një sy sallës dhe pasi u sigurua që e shikonin të gjithë në sy, kroi dhe një herë zërin dhe nisi të flasë. Të nderuar gomarë (kjo fjalë i doli instinktivisht si i dalin ato nën bisht), më falni, kolegë, jemi mbledhur sot në këtë stallë, sallë të nderuar që populli na ka besuar të bëjmë ato që i kemi premtuar se kush nga ne nuk e di se reforma në drejtësi e sjell vendin në demokraci. Këtë populli mezi e pret, prandaj ju drejtohem juve të krahut tjetër që ta miratojmë patjetër se këtë e kërkojnë me ngulm edhe ndërkombëtarët, përfundoi Buzëbardhi dhe u ul. Pastaj fjalën e mori Rushkua nga pala tjetër, një Gomar i vjetër që shpesh fliste pa letër, i zoti që dhe ujkut ia kishte bërë hilenë. Kishte një gojë të ashpër që gjemba priste. Juve të shumicës, tha, u njoh, ju jini kriminelë, hajdutë ordinerë, popullin e varfëruat, e shkatërruat, e përgjysmuat, e gjunjëzuat. Kur ishim ne në pushtet Gomarin e bëmë mbret, tani më zor hyn në parlament, kishte liri, kishte qetësi, kishte siguri, kishte drejtësi, s`kishte varfëri. E ç`nuk numëroi Gomari i vjetër pa letër, por kur pëlliste harroi fare të fliste për reformën në drejtësi dhe kur e preku me gjysmë zëri u drodh i tëri se kujtoi që ajo menjëherë i çon gomarët te vendi. Ai e dinte se ndërkombëtarët kërkojnë që reforma të miratohet sa më parë. Por Gomari e ndjeu hilenë për këtë gjëmë, prandaj nguli këmbë që reforma të mos kalojë. Kjo, -tha ai me përvojë,ka arsyen e vet se shumë vjet u bënë që kemi qenë në pushtet dhe kemi pasur autoritet, kemi pasur privilegje, kemi vënë pasuri, thjesht kemi qenë mrekulli dhe t1i dorëzosh këto pa ia bërë dy, kjo s`ka bërë vaki. Këto tha ai dhe nuk mendoi asnjë moment që të zotin e kish katandisur për ibret. Redaksia e gazetës: Kryeredaktor: Seit Jonuzaj; Redaktorë: Hiqmet Meçaj; Çize Xhaferaj; Lefter Hysaj; Rami Memushaj; Besnik Gjonbrataj. Arti grafik: Andi Meçaj. www.kallarati.com; e-mail: gazetakallarati@yahoo.it

(Në vend të fabulës)

Meqenëse puna ngeci dhe nuk ecej më tej kështu, dikush u thotë ambasadorëve të huaj se gomarët e duan me hu, prandaj mjaft më me diplomaci në Albani. Aha, u dashka kështu, atëherë e rregullojmë ne këtë punë dhe përgatitën posaçërisht nga një hu me përmasa për çdo gomar dhe ua dërguan me celular. I pari Gomar që e pa shkopin në celular, u tha shokëve të tjerë se kjo punë kaq e pati. Ambasadorët na vunë përpara me hu dhe për të mbajtur një fije shpresë, të japim konsensus, duke i justifikusr veprimet se na u plotësuan pretendimet. E kështu mbulojmë çdo banalitet që duket sikur shkojmë vetë për t`u bërë synet se të thuash të vërtetën reforma në drejtësi neve na zhduk si me magji. Kjo që ndodh këtu s`ka ndodhur në planet të ndërhyhet me kaq banalitet në sovranitet te çdo deputet që është në parlament. Ne natyrisht do ta votojmë vet se jemi sovranë dhe me këto fjalë zunë vend në sallë. Seanca filloi, votimi mbaroi, pjesëmarrja e plotë, kundër asnjë votë. Sukses u quajt anë e mbanë për frymën që dhanë. Por gomarët flisnin më serbes që u arrit kjo ditë me një konsensus historik. Por nuk e dinte gomari që konsensusin i pari e dha sovrani se ai qe që e nxori nga balta dhe tani do t fshijë përfundimisht nga harta.

Marrë nga gazeta Labëria dhjetor 2017

NJOFTIME PËR NDARJE NGA JETA papajtueshëm me të keqen. Ai ishte edhe një veprimtar aktiv e drejtues politiko-shoqëror me peshë në fshat. Prandaj gëzonte respektin dhe vlerësimin e njerëzve. U përcoll për në banesën e fundit në kushtet e kufizimeve nga pandemia e koronavirusit, duke lënë pas bashkëshorten Vito, vajzën Gjinovefa dhe emrin e kujtimin e tij të paharruar.

Seit JONUZAJ, Lefter QEJVANAJ, Kastriot Karrabolli

Në datën 25 nëntor 2020 në Tiranë, u nda nga jeta Xhemal Dule Strataj, Xhemali u lind në Kallarat më 9 shtator 1934 në një familje të varfër, por me ndjenja të theksuara patriotike e liridashëse nga prindërit Dule e Xheko Strataj. Ai u rrit, u edukua dhe shkollua nga prindërit e tij me sakrifica dhe me ndjenja të theksuara patriotike e liridashëse. Xhemali së bashku me bashkëshorten e tij, Hurmanë lindën, rritën dhe edukuan katër fëmijë Petritin, Natashën, Dashnorin dhe Leonardin me vlera për familjen, fisin dhe shoqërinë. Xhemali punoi si drejtues i përkushtuar e i devotshëm në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, fillimisht në qytetin e Vlorës dhe pastaj në Fier. Xhemali ishte edhe një veprimtar aktiv politiko-shoqëror, duke përfshirë edhe shoqatën “Kallarati, gjë që e vazhdoi edhe pas daljes në pension më 1992. Ishte i lidhur edhe me fshatin e tij të lindjes, Kallaratin, duke i kushtuar një vëmendje e dashuri të vlerësuar dhe duke shkuar shpesh atje. Këtë dashuri për fshatin ua kultivoi edhe fëmijëve. Në vitin 2004 Xhemali familjarisht u vendos në Tiranë. Xhemali ishte i thjeshtë, i qetë dhe i dashur në familje e shoqëri. Për shkak të kufizimeve nga pandemia, Xhemali u përcoll për në banesën e fundit pa pjesëmarrje të gjerë, duke lënë pas bashkëshorten, fëmijët, të afërmit dhe emrin e kujtimin e tij të paharruar.

Seit JONUZAJ, Besnik GJONBRATAJ

Në Amerikë, më 28 dhjetor 2020 COVID-19 i mori jetën në moshë të re Albert Selim Golloshajt me origjinë nga Kallarati.Alberti u lind më 25 prill 1958 në Selenicë të Vlorës në familjen e Selim e Xhixho Golloshaj. Pas mbarimit të shkollës së mesme në Selenicë dhe kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak, Berti kreu edhe 2 vjet specializim për elektriçist. Me vendosjen e familjes në Tiranë, Berti punoi në Ndërmarrjen Elektrike të kryeqytetit. Banorët e lagjes në Tiranë e mbajnë mend si njeri me norma të larta moralo-shoqërore, i sjellshëm e i dashur. Në qershor 1996, si shumë shqiptarë të tjerë edhe Alberti, me loto, iku në Amerikë për një jetë më të mirë, duke u vendosur familjarisht në Miçigan, ku me punë kalonin një jetë normale. Por sëmundja famëkeqe e koronaviruesit, i ndërpreu atij jetën, duke e ndarë nga familja dhe fëmijët. La pas bashkëshorte Marjanën dhe dy vajzat: Ingfridën e Inxhenisën dhe emrin e kujtimin e tij të paharruar. Seit JONUZAJ, Besnik GJONBRATAJ

Kohët e fundit janë ndarë nga jeta edhe mësuesi në pension Ibro Veledin Rjepaj në Tiranë dhe Qerime Rrapush Mataj (Memushaj) në Elbasan, por për shkak të vështirësive të

REDAKSIA

Kryesia e Shoqatës “Kallarati” dhe Redaksia e gazetës u shpreh ngushëllime të thella të gjitha familjeve për humbjen e njerëzve të tyre të dashur.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.