Gazeta Kallarati nr. 103

Page 1

Gazeta KALLARATI

faqe

1

Ec ngado, Kallaratin mos e harro!

P r i l l 2021

ORGAN PERIODIK I SHOQATËS K / A “KALLARATI” Viti i 18-të i botimit, nr. 103, Prill 2021 , Çmimi 50 L www.kallarati.com; E-mail: gazetakallarati@yahoo.it Kryeredaktor: Seit Jonuzaj

SHOQATA K/A ‘KALLARATI” DHE GAZETA E SAJ NË VITIN E 18- të TË TYRE ... Që nga janari i vitit 203 kur u krijua Shoqata jonë kulturore e atdhetare “Kallarati”dhe marsi i atij viti kur doli numri i parë i gazetës së saj kanë rrjedhur 18 vite. Për kujtesë po ribotojmë në këtë numër 103 të gazetës çfarë shkruhej në numrin e parë të saj. .... Të dashur bashkëfshatarë! Sot kini në dorë numrin e parë të gazetës “Kallarati”. Kjo gazetë do të dalë një herë në muaj dhe do të trajtojë probleme nga më të larmishmit. Në të do të botojmë herë pas here shkrime për arsimin, kulturën, figura të shquara, historikun e Kallaratit dhe materiale të tjera. Kërkojmë nga ju të bashkëpunoni vazhdimisht me redaksinë e kësaj gazete duke dërguar shkrimet tuaja te korrespondentët vendorë. Korrespodentët e gazetës sonë, ku ju do të dërgoni shkrimet do të jenë: në Tiranë Razi Golloshaj dhe MaksimTozaj, në Fier Idajet Llanaj, Në Kallarat Bexhet Jonuzaj dhe në Vlorë Enver Golloshaj, Agron Tozaj e Subi Jonuzaj. Ju falënderojmë për bashkëpunimin tuaj të ardhshëm! .... Faqe 2

TË QËNURIT KRYETAR I SHOQATËS - KRENARI, POR EDHE SAKRIFICË Intervistë me kryetarin e Shoqatës K/A “Kallarati”, z. Kastriot Karabolli

Faqe 3 - 6

Intervistoi Besnik GJONBRATAJ

Kastriot Karabolli, edhe pse lindur e rritur në qytetin e Vlorës, nuk e mohon origjinën e prindërve, përkundrazi tregon dashuri e respekt për vendlindjen e tyre, për njerëzit, natyrën dhe gjithçka që ka të bëjë me Kallaratin, një ndër fshatrat e bukur e tërheqës të zonës së Lumit të Vlorës. Prej vitit 2007 ai është zgjedhur në detyrën e kryetarit të shoqatës “Kallarati”, të cilën siç shprehet ai - nuk e quan privilegj, por vlerësim e krenari, por edhe sakrificë ndaj bashkëfshatarëve të tij. ... Si u krijua shoqata “Kallarati”, kush ishin iniciatorët dhe mbi çfarë baze ligjore ekziston shoqata, misioni dhe ku është e shtrirë ajo?

PATRIOTIZMI DHE TRADHTIA ... Në traditë dhe historikisht patriotizmi është vlerësuar si një dekoratë e përjetshme nderi, lavdie dhe krenarie e merituar për shërbime dh sakrifica të larta deri në vetëmohim në mbrojtje të lirisë, pavarësisë dhe zhvillimit të atdheut e të popullit tënd. Ndërsa e kundërta, tradhtia, është vlerësuar si një damkë e zezë dhe e përjetshme TURPI e merituar për shërbime të këqija në dëm të lirisë, pavarësisë e zhvillimit të atdheut dhe të popullit tënd, ndaj është i përbuzur, i urryer dhe i dënuar. Këtu ato ndahen duke i krahasuar ose ballafaquar se sa i vlefshëm është veprimi a mosveprimi i secilit në momentin që ndodh në të mirën a në të keqen e atdheut dhe të kombit tënd. ... Faqe 2

Shoqata Atdhetare e Kulturore "Kallarati" u krijua më 12 Janar 2003, në pajtim me Ligjin nr.7850 datë 29.07.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë” me nismën e një grupi bashkëfshatarësh kallaratas me banim në Vlorë dhe me pjesëmarrje bashkëfshatarësh, përveç Vlorës edhe nga Kallarati, Fieri, Tirana. Shoqata është e regjistruar në gjykatë dhe ka statusin e saj. Qëllimi i shoqatës është evidentimi, ruajtja dhe popullarizimii vlerave më të mira atdhetare e kulturore të Kallaratit. Si një bashkim i distancuar nga çdo qëndrim politik i çdo ngjyre qoftë, shoqata ka për mision të bashkojë kallaratasit kudo që ndodhen, të bëjë të njohura figurat më të shquara të Kallaratit që kanë bërë emër në historinë e fshatit, të krahinës e të vendit, por edhe përtej kufijve; të organizojë përkujtimin e datave historike të qëndresës shumëshekullore të kallaratasve kundër pushtuesve të huaj; të kultivojë te brezi i ri kallaratas vlerat më të mira të të parëve tanë, duke përjetësuar emrin e nderuar të Kallaratit nën moton "Ec ngado, po Kallaratin mos e harro". ...

ETHET, JA KUR DUHET TË KONSIDEROHEN TË RREZIKSHME Cilat janë shenjat klinike të etheve? Sikundër e theksuam edhe më lart, temperatura më e lartë se 38 gradë tek të rriturit dhe fëmijët, është shenja kryesore që tregon se kemi të bëjmë me ethe. Po ashtu, të tjera simptoma që duhet të tërheqin vëmendjen ndaj etheve janë edhe të dridhurat, dhimbjet që shfaqen në muskuj dhe në kocka. Simptoma të tjera të etheve janë edhe dhimbjet e kokës, djersitja e vazhdueshme, marramendja, skuqja e lëkurës, rrahjet e shpeshta të zemrës, humbja e oreksit, dobësia e përgjithshme e trupit etj. Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet shoqërimi me dhimbje fyti, kollë, dhimbje veshi, të vjella dhe diarre. Në temperatura shumë të larta, mbi 40 gradë C, mund të kemi konvulsione (dridhje të forta dhe të shpeshta të muskulaturës), halucinacione ose konfuzion mendor. Faqe 7

KËndi i humorit

Perla të humorit

- Nga broshura humoristike e Gafur Shametajt -

LAJMËRIM Një biznesmen nxjerr një lajmërim në television, ku kërkon kandidate për martesë të tri vajzave të tij: Vajza e vogël është 20 vjeçe dhe trashëgon 35,000 euro. Vajza e mesme është 30 vjeçe dhe trashëgon 60,000 euro. Vajza e madhe është 40 vjeçe dhe trashëgon 180,000 euro. Dikush e merr në telefon biznesmenin dhe e pyet: -Ju lutem, a keni ndonjë vajzë tjetër më të madhe? Faqe 8


Gazeta KALLARATI

faqe

2

P r i l l 2021

PATRIOTIZMI DHE SHOQATA K/A ‘KALLARATI” TRADHTIA DHE GAZETA E SAJ NË VITIN E 18- të TË TYRE Ikin vitet pa kuptuar. Që nga janari i vitit 203 kur u krijua Shoqata jonë kulturore e atdhetare “Kallarati”dhe marsi i atij viti kur doli numri i parë i gazetës së saj kanë rrjedhur 18 vite. Për kujtesë po ribotojmë në këtë numër 103 të gazetës çfarë shkruhej në numrin e parë të saj. Në datën 12 janar 2003, në qytetin e Vlorës u mblodhën bij e bija kallaratas përfaqësues nga qytetet Tiranë, Fier, Vlorë dhe fshati Kallarat. Ata njëzëri vendosën dhe miratuan krijimin e Shoqatës kulturore/atdhetare “Kallarati”. Në këtë mbledhje u zgjodh kryesia e Shoqatës prej 21 anëtarësh, si dhe kryetari, dy nënkryetarë dh sekretari. U miratua Projekt-statuti i Shoqatës dhe projektdetyrat e saj. Të dashur bashkëfshatarë! Sot kini në dorë numrin e parë të gazetës “Kallarati”. Kjo gazetë do të dalë një herë në muaj dhe do të trajtojë probleme nga më të larmishmit. Në të do të botojmë herë pas here shkrime për arsimin, kulturën, figura të shquara, historikun e Kallaratit dhe materiale të tjera. Kërkojmë nga ju të bashkëpunoni vazhdimisht me redaksinë e kësaj gazete duke dërguar shkrimet tuaja te korrespondentët vendorë. Korrespodentët e gazetës sonë , ku ju do të dërgoni shkrimet do të jenë: në Tiranë Razi Golloshaj dhe MaksimTozaj, në Fier Idajet Llanaj, Në Kallarat Bexhet Jonuzaj dhe në Vlorë Enver Golloshaj, Agron Tozaj e Subi Jonuzaj. Ju falënderojmë për bashkëpunimin tuaj të ardhshëm! KRYESIA E SHOQATËS Gafur Shameti Lefter Qejvanaj Enver Golloshaj Bejo Xhaferaj Llano Llanaj Bexhet Jonuzaj Sefer Jonuzaj Razi Golloshaj Ylli Shakaj Enver Strataj Besnik Mataj Mevlan Habilaj Petrit Qejvanaj Astrit Strataj Alem Qejvanaj Qemal Jonuzaj Dallandyshe Haxhiraj Safet Shahaj Bujar Laçaj Edmond Strataj. Violeta Xhaferaj KRYETAR: Gafur Shameti N/KRYETARË: VIOLETA XHAFERAJ dhe RAZI GOLLOSHAJ SEKRETAR: Enver Golloshaj.

Shënimi Redaksisë: Anëtarë të Kryesisë së përgjithshme konsideroheshin edhe kryetarët e degëve të Shoqatës. Po si e kujt i lindi ideja e krijimit të shoqatës. Këtë e shpjegon më së miri protagonisti dhe kryetari i shoqatës së porsakrijuar, i ndjeri Gafur Shameti, i cili ka shkruar: “Në vitin 2001 bisedova me Subi Jonuzajn e Enver Golloshajn për të xhiruar një film dokumentar për Kallaratin. Nuk e realizuam dot për shkaqe financiare. E kam peng realizimin e kësaj ideje sepse jam i bindur që do të dalë një xhirim me vlera për bashkëfshatarët. Sapo të sigurojmë ndonjë fond do fillojmë nga puna. Në vitin 2002 bisedoj me Enver Golloshajn për krijimin e shoqatës “Kallarati”. Mendimin, jo vetëm që ma mbështeti, por edhe më inkurajoi. Më vonë Seit Jonuzaj, Nasip Tozaj, Adem Mataj, Arif e Çuman Breshanaj, Sefer Jonuzaj, Enver Golloshaj e të tjerë u mblodhën te klubi i djemve të Mersin Tozajt. Biseduam gjerë e gjatë. Të gjithë e mbështetën krijimin e shoqatës. Kënaqësia më e madhe ishte kur idenë e mirëpritën edhe bashkëfshatarët me banim në Tiranë, Durrës, FiereKallarat. Dhe në janar 2003, në një mbledhje të gjerë me përfaqësues nga të gjithë qytetet e mësipërm u vendos themelimi i Shoqatës “Kallarati”, ku u miratua statuti dhe programi. Dalja në dritë e numrit të parë të gazetës “Kallarati” ishte sinjal i një ecje të mbarë të punëve të kësaj shoqate. Kallarati, ndonëse fshat jo i madh, ka nxjerrë potenciale intelektualësh, oficerë të aftë dhe të zotë, agronomë e veterinerë të spikatur, ekonomistë cilësorë, mësues të talentuar dhe me grada shkencore, shkrimtarë me emër ku do veçoja Hiqmet Meçajn e Neshat Tozajn. Ka nxjerrë 4 deputetë. Nëse gjithë ky potencial intelektualësh do të aktivizohet me punët e shoqatës, e them me bindje se kontributi i tyre do të hapë horizonte mjaft të vlefshme ekonomiko-financiare për fshatin”. Shtojmë se për përgatitjen dhe botimin e gazetës “Kallarati”u zgjodh edhe Redaksia e saj me kryeredaktor Gafurin, gazetë e cila vazhdon edhe sot rrugën e nisur që nga marsi i vitit 2003.

Historia e derisotme njerëzore tregon se ka qenë histori luftërash të tmerrshme, të përgjakshme, pushtuese e çlirimtare, civile e religjioze, vëllavrasëse e hakmarrëse, ku pozicionet dhe pjesëmarrja në to, si dhe interesat që janë përfaqësuar nga palët në këto luftëra gjatë shekujve kanë formuar edhe kuptimin e fjalëve patriot dhe tradhtar. Sigurisht, këta që marrin këto cilësime janë pjesë e një etniteti kombëtar e shtetëror, sidomos kur kemi të bëjmë me tradhtinë ndaj atdheut, e cila është dhe shkalla më e lartë e tradhtisë, por jo vetëm, duke qenë se tradhtia ka të bëjë më së paku me mungesën e besnikërisë, në këtë kuptim ajo merr shumë mbiemra si tradhti ndaj shokut, tradhti ndaj mikut, tradhti bashkëshortësh, tradhti ndaj idealit etj. Në tërë këto lloje tradhtish të shkallëzuara historikisht, ajo më e rënda, më e dëmshmja, më e pafalshmja është tradhtia ndaj atdheut dhe kombit tënd. Shqipëria dhe shqiptarët, duke qenë një vend dhe popull i vogël, me resurse dhe interesa të mëdha e të lakmuara strategjike, i është dashur të bëjë përherë luftëra të drejta e patriotike në historinë e tij për të siguruar me sakrificë mbijetesën si komb dhe më vonë si shtet dhe ia kanë dalë deri në ditët e sotmefalë një ndjenje shumë të lartëpatriotike të shqiptarëve. Po tani? Tani diskutojmë për patriotizmin si një gjë të tejkaluar, si një arkaizëm që i përket folklorit dhe për tradhtinë si një gjë qesharake e parëndësishme dhe që nuk duhet përmendur seriozisht në një kohë kur amerikanët, në emër të patriotizmit amerikan dhe interesave të tij luftojnë në të gjithë botën. Këto diskutime bëhen tani në një sistem të ashtuquajtur demokratik, ku vlerat sipas tij duhet të marrin shkëlqimin e tyre real të kohës dhe të vendit që kanë lind dhe vepruar, mirëpo të ashtuquajturit historianë tani po u ndërrojnë vendet gjërave duke i bërë patriotët tradhtarë dhe tradhtarët patriotë. U mbush Shqipëria me të persekutuar, madje të habisin ata që dalin në krye të tyre duke nxjerrë lloj-lloj dokumentesh, ndofta të paidentifikuara dhe zyrtarisht e kësaj i thonë “Shyqyr që u martua Çeçua...” Nën influencën e këtyre ndikimeve, por edhe me plot dëshirë, ish Presidenti ynë i nderuar nderoi pa hezituar tradhtarët si patriotë, që e shumta e veprimtarisë së tyre në “dobi” të atdheut ka qenë vetëm binjakëzimi i armëve me pushtuesin për të luftuar kundër çlirimtarëve...Në këtë rast, ish-presidenti...doli ashiqare kundër vlerave të luftës për çlirimin e vendit. Në traditë dhe historikisht patriotizmi është vlerësuar si një dekoratë e përjetshme nderi, lavdie dhe krenarie e merituar për shërbime dh sakrifica të larta deri në vetëmohim në mbrojtje të lirisë, pavarësisë dhe zhvillimit të atdheut e të popullit tënd. Ndërsa e kundërta, tradhtia, është vlerësuar si një damkë e zezë dhe e përjetshme TURPI e merituar për shërbime të këqija në dëm të lirisë, pavarësisë e zhvillimit të atdheut dhe të popullit tënd, ndaj është i përbuzur, i urryer dhe i dënuar. Këtu ato ndahen duke i krahasuar ose ballafaquar se sa i vlefshëm është veprimi a mosveprimi i secilit në momentin që ndodh në të mirën a në të keqen e atdheut dhe të kombit tënd. Sipas shkallëve, në luftëra tradhtari është pushkatuar, , në paqe zakonisht është dënuar me burg dhe në opinion është plotësisht i diskredituar. A kos e teprojmë duke e vlerësuar shumë patriotizmin si një vlerë që shkëlqen përjetësisht? Unë mendoj se jo se gjithë hapësirat që zinte patriotizmi në jetën dhe zhvillimin e shoqërisë si në edukim, në shkollim, në mbrojtje etj, në rastin më të mirë tani kanë ngelur bosh, ndërsa në rastin më të keq i ka zënë çpatriotizmi me ritme të shpejta dhe agresive i shoqërisë. Në qoftë se ne sot ekzistojmë si shtet dhe si komb, duhet t`i falemi shpirtit patriotik të shqiptarëve, të cilët në shumicë e kanë në ADN-në e tyre që kurse kanë lindur. Nuk duhet harrua kurrë se patriotizmi dhe tradhtia janë në luftë të përjetshme, të egër dhe të papajtueshme me njëri tjetrin, duke shkaktuar edhe tragjedi të shumta se kush do të fitojë në këtë luftë dhe që patjetër është shpirti patriotik i popullit ai që fiton se i thotë të bardhës të bardhë dhe të zezës të zezë. Sot është detyrë e ligjvënësve që në kuadër të ndryshimeve kushtetuese duhet patjetër të gjejnë pasqyrim ose përcaktim më të saktë, jo vetëm moral, por edhe ligjor të shprehura kushtetutshmërisht për të dyja cilësimet, si për patriotizmin dhe për tradhtinë, të ndara qartësisht për të mos u ngatërruar dhe zëvendësuar njëri tjetrin si pa dashje me dashje. Bazë për këtë janë vargjet e himnit kombëtar që janë sintezë e historisë tonë mijëravjeçare që na bëjnë të emocionohemi dhe të ndihemi krenar mes kombeve të tjerë të qytetëruar, të cilat sa herë që i dëgjojmë na mbushin me doza të forta e të pashlyeshme patriotizmi. Rreth flamurit të përbashkuar/Me një dëshirë, me një qëllim/Të gjithë atje duke u betuar/Të lidhim besën për shpëtim/Nga lufta veç ai largohet/Që është lindur tradhëtor/Kush është burrë e nuk frikohet/Po vdes, po vdes si një dëshmor. Kaq duhej të dinin dhe të mësonin për të respektuar historinë e popullit dhe kombit të tyre Presidentët tanë dhe jo vetëm do të ishin të nderuar për vete, por edhe do të kishin kursyer kushedi sa dekorata e medalje të shpërndara si lodra fëmijësh nga babagjyshi i vitit të Ri gjatë karrierës së tyre. Po mirë vonë se kurrë. Le të shpresojmë që edhe Presidentët të nderojnë dhe respektojnë historinë e popullit dhe kombit të tyre. Marrë nga gazeta “Labëria” me autor Neki HASKOÇELA


Gazeta KALLARATI

faqe

3

TË QËNURIT KRYETAR I SHOQATËS - KRENARI, POR EDHE SAKRIFICË

P r i l l 2021

Intervista jonë

Intervistoi Besnik GJONBRATAJ

Intervistë me kryetarin e Shoqatës K/A “Kallarati”, z. Kastriot Karabolli

Kastriot Karabolli, edhe pse lindur e rritur në qytetin e Vlorës, nuk e mohon origjinën e prindërve, përkundrazi tregon dashuri e respekt për vendlindjen e tyre, për njerëzit, natyrën dhe gjithçka që ka të bëjë me Kallaratin, një ndër fshatrat e bukur e tërheqës të zonës së Lumit të Vlorës. Prej vitit 2007 ai është zgjedhur në detyrën e kryetarit të shoqatës "Kallarati", të cilën siç shprehet ai - nuk e quan privilegj, por vlerësim e krenari, por edhe sakrificë ndaj bashkëfshatarëve të tij. Por Kastrioti ka qenë edhe një ish sportist dhe ushtarak i devotshëm për mbrojtjen e vendit, periudhë të cilën e kujton me nostalgji. Rreth asaj se çfarë përfaqëson shoqata "Kallarati", si funksionon, disa nga arritjet e saj dhe objektivat për vitin 2021, si edhe diçka rreth familjes, Kastriotit i morëm intervistën e mëposhtme. 1.Po e nisim me pyetjen çdo të thotë për ju të jesh kryetar i shoqatës “Kallarati”? Vlerësim, krenari e privilegj, por edhe sakrificë e justifikuar.Kështu do t'i përgjigjesha shkurt pyetjes tuaj. Por le ta shtjellojmë pak më shumë përgjigjen. Po të nisemi nga Fjalori i Gjuhës Shqipe, "Kryetar është ai që është zgjedhur a emëruar në krye të një organi shtetërora politikose të një organizate shoqërore a ekonomike”. Pra, të jesh kryetar do të thotë të drejtosh dikë, të kërkosh e të japësh llogari, të kesh përgjegjësi e detyra, por edhe të paguhesh për detyrën që kryen. Kjo është në kuptimin e përgjithshëm. Ndërsa të jesh kryetar i një shoqate që përfaqëson një krahinë ose një fshat, siç është rasti im në krye të Shoqatës kulturore-atdhetare “Kallarati”, i zgjedhur në vitin 2007, është ndryshe sepse është një detyrë krejtësisht vullnetare, e papaguar, me një motiv shumë më të lartë atdhetar që buron nga dashuria për vendlindjen dhe dëshira për të sakrifikuar sado pakpër të qoftë edhe nga jeta vetjake dhe familjare. Pra, detyrën që më është ngarkuar nga bashkësia kallaratase si kryetar i shoqatës "Kallarati", e konsideroj edhe si nder e privilegj, por edhe detyrim për ta kryer atë sa më mirë, për të planifikuar, organizuar dhe drejtuar një sërë aktivitetesh me karakter atdhetar e kulturor, jashtë çdo ndikimi politik. Të qënurit kryetar i shoqatës "Kallarati" do të thotë t'i bashkosh të gjithë njerëzit, jo vetëm ata që janë kallaratas e që banojnë në Kallarat, apo në Vlorë e anembanë vendit e botës, por edhe ata që, edhe pse mund të mos jenë kallaratas, por e dashurojnë atë ose kanë lidhje shpirtërore a gjaku me Kallaratin. Shoqata ka karakter bashkues drejt qëllimit të ruajtjes së vlerave më të mira

njerëzore, patriotike e kulturore të fshatit tonë. Po kryetari i Shoqatës nuk punon e drejton vetëm. Ai është në rolin e organizatorit, sukseset e shoqatës janë kontribut i kryesisë së zgjedhur, si edhe i të gjithë kallaratasve kudo që ndodhen. 2. Si u krijua shoqata “Kallarati”, kush ishin iniciatorët dhe mbi çfarë baze ligjore ekziston shoqata, misioni dhe ku është e shtrirë ajo? Shoqata Atdhetare e Kulturore "Kallarati" u krijua më 12 Janar 2003, në pajtim me Ligjin nr.7850 datë 29.07.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë” me nismën e një grupi bashkëfshatarësh kallaratas me banim në Vlorë dhe me pjesëmarrje bashkëfshatarësh, përveç Vlorës edhe nga Kallarati, Fieri, Tirana. Shoqata është e regjistruar në gjykatë dhe ka statusin e saj. Qëllimi i shoqatës është evidentimi, ruajtja dhe popullarizimii vlerave më të mira atdhetare e kulturore të Kallaratit. Si një bashkim i distancuar nga çdo qëndrim politik i çdo ngjyre qoftë, shoqata ka për mision të bashkojë kallaratasit kudo që ndodhen, të bëjë të njohura figurat më të shquara të Kallaratit që kanë bërë emër në historinë e fshatit, të krahinës e të vendit, por edhe përtej kufijve; të organizojë përkujtimin e datave historike të qëndresës shumëshekullore të kallaratasve kundër pushtuesve të huaj; të kultivojë te brezi i ri kallaratas vlerat më të mira të të parëve tanë, duke përjetësuar emrin e nderuar të Kallaratit nën moton "Ec ngado, po Kallaratin mos e harro".Si lindi ideja dhe si u krijua Shoqata jonë e ka shpjeguar kryetari i parë i saj, i ndjeri Gafur Shameti, prandaj unë nuk do zgjatem më shumë nëpërsëritjen e rrethanave dhe protagonistëve të krijimit të Shoqatës. Shtoj se Gafurie drejtoi Shoqatën nga viti 2003 deri në vitin 2007 me shumë pasion e përkushtim. Gjatë këtyre katër vjetëve Shoqata “Kallarati" mori formë, u konsolidua dhe u bë e njohur jo vetëm për kallaratasit brenda e jashtë Shqipërisë, por edhe më gjerë. Ajo zuri një vend të merituar përkrah shoqatave simotra të fshatrave të tjera të zonës sonë Labe. Ajo e nisi veprimtarinë e saj me një varg angazhimesh e realizimesh në dobi të fshatit e të bashkësisë kallaratase. Në zgjedhjet e vitit 2011, përveç rizgjedhjes sime si kryetar,sekretar i Shoqatës u zgjodh një nga intelektualët më të shquar, i ndjeri Petrit Qejvanaj. Shoqata është e organizuar mbi baza territori me degë në Kallarat, Vlorë, Fier, Tiranë, Durrës, Greqi etj. Qendrën shoqata e ka në Vlorë ku u themelua dhe është numri më i madh i anëtarësisë. Me këtë rast do të veçoja aktivitetin e degës së Kallaratit me kryetar të ndjerin Bejo Xhaferajn dhe degët e rretheve të cilat me veprimtaritë e zhvilluara e kanë bërë më të njohur Kallaratin, historinë dhe njerëzit e tij. 3. Cila është motoja kryesore e Shoqatës? Motoja kryesore e Shoqatës është "Ec ngado, por Kallaratin mos e harro"! Kjo është si një thirrje që u drejtohet gjithë kallaratasve kudo që ndodhen të mos harrojnë për asnjë çast vendlindjen e tyre, Kallaratin apo vendin e origjinës të


Gazeta KALLARATI

faqe

4

TË QËNURIT KRYETAR I SHOQATËS - KRENARI, POR EDHE SAKRIFICË

P r i l l 2021

Intervista jonë

Intervistoi Besnik GJONBRATAJ

Intervistë me kryetarin e Shoqatës K/A “Kallarati”, z. Kastriot Karabolli të parëve të tyre. Mundet që të marrin edhe nënshtetësi të huaj, mundet të lindin në vend të huaj, por nuk duhet të harrojnë asnjëherë Kallaratin. Përpara se të jenë vlonjatë, fierakë, durrsakë, tiranas, apo nënshtetas të një vendi tjetër, duhet ta quajnë veten kallaratas e patjetër shqiptar. Pas viteve 90-të, kohë në të cilën u lejuan që njerëzit të lëvizin të lirë anembanë Shqipërisë, por edhe botës, ashtu si shumë shqiptarë

edhe kallaratasit, për një jetë më të mirë, kapën Vlorën, Tiranën, por sidomos Greqinë dhe Italinë. Ndërsa sot ata gjenden në çdo cep të botës, në Gjermani, Turqi, Francë, Angli, Spanjë, Belgjikë, Poloni, Australi, Kanada, Amerikë e kudo tjetër ku kanë mundur. Megjithatë, sa më shumë kalojnëvitet që janë larguar nga fshati, aq më tepër është rritur dashuria dhe malli i tyre për Kallaratin, jo vetëm ata që lindën aty, por edhe nipërit e stërnipërit e tyre, të cilët e thonë me plot gojën dhe krenari që jemi nga Kallarati. Pa dyshim që një fakt i tillë na mbush të gjithëve me krenari. Vëmë re se edhe në rrjetet sociale, ata që janë të interesuar më shumë për Kallaratin janë pikërisht emigrantët dhe brezi i ri kallaratas, si brenda vendit ashtu edhe jashtë. Mendojmë se kjo vjen ngaqë ndjenja atdhetare e brezit të ri vjen në rritje. Një fakt i tillë përsëri na bën krenar. 4. A mund të paraqisni shkurt veprimtaritë e shoqatës gjatë viteve të ekzistencës së saj ? Gjatë këtyre viteve të ekzistencës së saj, shoqata ka zhvilluar një sërë veprimtarish me karakter atdhetar, historik e kulturor. Ndër to do të veçonim Takimin e brezave më 2005, 2009 e 2011; përkujtimin e Heroit të Popullit Mumin Selami; bërjen e filmit dokumentar për Kallaratin. Jemi ndër fshatrat e paktë që kemi një film dokumentar, realizuar në vitin 2005 nën kujdesin e ish kryetarit të shoqatës, të ndjerit Gafur Shametit, ashtu siç kemi edhe dokumentarin tjetër "Kallarati, një Trojë e Vogël Labe”, realizuar sipas esesë së intelektualit Petrit Qejvanaj; sjelljen e eshtrave të patriotit Miftar Aliu nga Selcka e Gjirokastrës në vendlindjen e tij Kallarat; propozimin për emërtimin e disa rrugëve të qytetit tëVlorës me emra figurash të njohura nga Kallarati, etj. Fill pas krijimit, Shoqata nisi botimin e gazetës "Kallarati" si përçuese të zërit të saj. Për herë të parë në histori, ajo e bëri fshatin tonë me gazetë. Nën drejtimin e z. Gafur Shametit, kryeredaktor i parë i saj, dhe aktualisht të z. Seit Jonuzaj, gazeta u ka bërë jehonë jetës dhe kontributit të kallaratasve ndër vite në fusha të ndryshme. Po Shoqata duhet të punojë edhe më mirë me të rinjtë kallaratas dhe dashamirësit e tij, që edhe pse nuk janë kallaratas, i lidh diçka me këtë fshat me tradita për t'i afruar e dhënë edhe ata kontributin e tyre. Sot mund të flasim me krenari se kemi realizuar shumë nga veprimtaritë e p l a n i f i k u a r a . Kështu, është në përfundim hartimi i historikut të Kallaratit. Në korrik të vitit

2014, organizuam në Kallarat veprimtarinë me rastin e 100-vjetorit të qëndresës trimërore kundër sulmit dhe djegies së fshatit tonë nga andartët grekë më 1914. Po atë ditë u vendos një pllakë përkujtimore në Koprift për kryengritjen e Tanzimatit më 1847 me shënimin:"Kallarat, Kuç e Bolenë, në lumë ç'e zunë dyfeknë", realizuar nga gurgdhendësi duarartë Agim Mataj. Në gusht të vitit 2016 festuam 100 vjetorin e çeljes së shkollës së parë shqipe në Kallarat. Kemi zhvilluar shumë veprimtari përkujtimore për dëshmorët e fshatit, por edhe për figura të tjera të shquara të Kallaratit, të të gjitha kohërave. Janë realizuar promovime librash siç është "Historiku i Kallaratit", shkruar nga Enver Strataj, pjesëmarrja në promovimin e dy librave me krijime të Petrit Qejvanajt. Është realizuar hapja e një faqeje të veçantë interneti www.kallarati.com, financuar nga Shkëlqim Leskaj. Është rritur ndjeshëm propagandimi i veprimtarive të shoqatës në median e shkruar dhe elektronike për Kallaratin. Por jemi të ndërgjegjshëm se gjatë aktivitetit të shoqatës ka edhe detyra ende të parealizuara ku do të përmendim: Mosbërjen e përpjekjeve për realizimin e idesë së hedhur nga zoti Xhelo Dautaj në Kuvendin e vitit 2011, atë të mundësisë së shpalljes së Fshatit të Djegur "Fshat Muze". Kjo duke pasur parasysh ndërtimin e fshatit në një pozicion gjeografik të rrallë, me një planimetri e arkitekturë të veçantë, që sot do ta kishin zili arkitektët më të mirë, si dhe qëndresën e armatosur të fshatit më 1914 ndaj andartëve grekë, ku ngelën të vrarë edhe katër kallaratas që janë shpallur dëshmorë të atdheut; mosngritjen e një grupi artistik të fshatit, ndonëse në mënyrë spontane, kemi një lëvizje në këtë drejtim të disa të rinjve; moskrijimin e një database, sipas degëve në rrethe me qëllim evidentimin e gjithë kallaratasve brenda e jashtë vendit, detyra këto që do përpiqemi t`i realizojmë në të ardhmen. 5. Cilat janë lidhjet dhe bashkëpunimi i Shoqatës sonë me shoqatat simotra? Rritja e bashkëpunimit me shoqatat simotra në rrethin e Vlorës dhe më gjerë, ka qenë një nga objektivat e Shoqatës sonë. Kështu, kemi lidhje të mira dhe në disa momente edhe qëndrime të përbashkëta me shoqatën e Vranishtit, Bolenës, Kuçit,Tërbacit, me degën e Shoqatës“Labëria” për Vlorën, por edhe më larg, me shoqatën“Dukagjini”, me Organizatën e Veteranëve të LANÇ-it, Organizatën e familjeve të Dëshmorëve dhe organizata e shoqata të ndryshme që kanë për mision të tyre atdhetarizmin. 6. Si përballohet ana financiare e shoqatës dhe a kini pasur sponsorë? Në fakt kjo është pika më e dobët. Kuptohet që çdo aktivitet sado i thjeshtë apo i vogël ka nevojë për mbështetje financiare. Në statutin e shoqatës është theksuar që burimet financiare të shoqatës do të përbëhen nga kuotizacioni i anëtarësisë në masën 1.000 lekë në vit, nga sponsorizimet e personave që kanë aktivitet biznesi dhe personave të tjerë dashamirës që kanë mundësi financiare. Për t'u krijuar mundësinë


Gazeta KALLARATI

faqe

5

TË QËNURIT KRYETAR I SHOQATËS - KRENARI, POR EDHE SAKRIFICË

P r i l l 2021

Intervista jonë

Intervistoi Besnik GJONBRATAJ

Intervistë me kryetarin e Shoqatës K/A “Kallarati”, z. Kastriot Karabolli

çdo kallaratasi që e ka dëshirën dhe mundësinë për të kontribuar në para, si shoqatë çelëm numër llogarie bankare, Banka: Societe Generale Albania, në lekë në numrin e llogarisë: 1175099 dhe në euro në numrin e llogarisë: 1175101, por të paktë kanë qenë ata që e kanë shfrytëzuar një mundësi të tillë.Të ardhurat që janë siguruar janë përdorur nga kryesia e Shoqatës për botimin e gazetës “Kallarati”, për zhvillimin e veprimtarive të ndryshme përkujtimore historike dhe kulturore të fshatit tonë, duke bërë në çdo kohë transparencën e përdorimit të tyre. Duke falënderuar gjithë ata individë kallaratas që kanë ndihmuar shoqatën financiarisht dhe materialisht në vite, si: Aranit Rjepaj, Selman Memushaj, Ylli Shakaj, Shkëlqim Leskaj, Idajet Toçaj, Sinan Strataj, Selam Jonuzaj, Lavdosh Jonuzaj, Miri Ribaj, Xhevdet Demiraj, Bako Xhaferaj, Skënder Jonuzaj dhe blegtorët e fshatit Hekuran Ribaj, Sami Davacaj, Muhedin Qejvanaj, Blerim Xhaferaj, Ladi Kondaj, Lame Shakaj, etj, shfrytëzoj rastin nëpërmjet kësaj interviste t'u bëj thirrje gjithë atyre që kanë mundësi financiare, në mënyrë të veçantë biznesmenëve kallaratas, të kontribuojnë në këtë drejtim. Çdo qindarkë e dhënë nga secili do të ishte një ndihmë e madhe për mirëfunksionimin e shoqatës dhe kryerjen me nder të misionit që i është ngarkuar që me themelimin e saj. 7. Po gazeta "Kallarati", uebsajti i saj www.kallarati.com dhe facebooku si kanë ndikuar në mbarëvajtjen e shoqatës? Gazeta Kallarati ka ecur normalisht, ku aktualisht ka dalë nga botimi numri 103 i saj. Për afro 18 vjetësh ajo u ka bërë jehonë kontributit dhe përpjekjeve të kallaratasve për çlirim kombëtar dhe demokraci, figurave më të shquara të këtij fshati në gjithë historinë e tij, jetës kulturore e artistike etj. Janë me dhjetëra kallaratas dhe jo-kallaratas që kanë kontribuar me shkrimet e tyre, duke e bërë gazetën tërheqëse dhe të vlerësuar në krahinë e më gjerë. Gazeta "Kallarati" e nisi rrugën e vet me një numër në muaj, më vonë vazhdoi të delte një herë në çdo dy muaj, por sot del në çdo 3-4 muaj, kjo edhe për shkak të pandemisë, por dhe për shkak të mungesës së shkrimeve nga bashkëpunëtorët dhe veçanërisht të vështirësive financiare për të mbuluar shpenzimet e botimit. Gazeta ka qenë dhe mbetet një organ shtypi në dispozicion të të gjithë kallaratasve për kompaktësimin dhe bashkimin e tyre, për pasqyrimin në të nga secili të vlerave, ngjarjeve e fakteve historike, kulturore, arsimore, ekonomike, zakonore etj, të bëmave e veprave të figurave të shquara të fshatit tonë, të luftëtarëve dhe dëshmorëve të tij në të gjitha kohërat. Në faqet e saj nuk janë lejuar të botohen shkrime apo shprehje me ngjyrime politike që mund të krijonin qoftë edhe përçarjen apo prishjen më të vogëltë unitetit brenda bashkësisë kallaratase. Gazeta "Kallarati" ka edhe adresën e vetë në internet, ku lexuesi mund t'i drejtohet redaksisë me shkrime, por edhe për të dhënë dhe shprehur mendime a vërejtje për ta përmirësuar më tej atë. Tashmë, kallaratasit i gjen në çdo cep të Shqipërisë dhe anembanë botës. Megjithatë,siç u tha edhe më lart, sa më shumë kalojnë vitet që janë larguar nga fshati aq më tepër është rritur dashuria dhe malli për Kallaratin dhe dëshira e kurioziteti i tyre është të dinë sa më shumë për vendlindjen. Për ta bërë të mundur këtë, në ndihmë atyre u vjen edhe uebsajti www.kallarati.com, i hapur për të gjithë, në të cilin janë hedhur mjaft materiale që flasin për prejardhjen dhe historinë e Kallaratit, materiale me karakter patriotik e kulturor dhe një sëre rubrikash për sportin e arsimin, për figura të shquara kallaratase etj.

8. Cilat janë synimet dhe objektivat e shoqatës për vitin 2021? Viti 2021 është një vit i zymtë me kufizime të mëdha për shkak të pandemisë që nuk i dihet fundi. Prandaj, në këto kushte edhe mundësitë e Shoqatës për planifikim e realizim veprimtarish janë të kufizuara, ato varen nga ecuria e pandemisë. Por në vija të përgjithshme do të thoja se parësore do të jenë: Përfundimi i historikut të fshatit; përkujtimi i ngjarjeve historike të fshatit; përkujtimi i përvjetorëve të rënies së dëshmorëve; përkujtimi i figurave të shquara në periudha të ndryshme historike etj. 9. A do të ketë Takim brezash këtë vit në Kallarat? Kjo është pyetje me vend, pasi në takime të ndryshme me bashkëfshatarë, në rrjete sociale dhe në telefonata të ndryshme, pyetja që më bëhet është: Kur do ta bëjmëTakimin e brezave? Organizimi i Takimit të brezave është një traditë pothuajse e gjithë fshatrave të Labërisë dhe sidomos të Lumit të Vlorës. Ne këtë traditë për herë të parë e nisëm në vitin 2005, 2007 e me radhë gati në çdo dy vjet. Takimet e fundit me pjesëmarrje të gjerë kanë qenë ai i vitit 2014 dhe 2016. Po bëhen gati pesë vjet pa u mbledhur, kjo për faktin edhe të rrugës automobilistike të dëmtuar e që tashmë është në përfundim, por edhe situatës së fundit epidemiologjike shkaktuar nga COVID-19. Veç këtyre pengesave, një shkak tjetër i rëndësishëm ka qenë e mbetet vështirësia për të siguruarfonde financiare që nevojiten për mbulimin e shpenzimeve që kërkon veprimtaria e Takimit të brezave. Sa për vitin 2021, përveç problemit financiar etj, takimi nuk mund të planifikohet pa përfunduar pandemia, sepse protokolli i ekspertëve të shëndetësisë nuk lejon tubime e grumbullime masive dhe jeta e njeriut është mbi të gjitha.Kështu që do presim ecurinë e pandemisë nëse do të hiqen kufizimet nga Komiteti i Ekspertëve, pastaj domendojmë e dovendosim për organizimin e Takimit të brezave. 10. Le t'i kthehemi origjinës tuaj, diçka për fisin Karabollaj, tashmë i njohur për kontributin në luftën nacionalçlirimtare, por edhe në sport, arsim e kulturë etj.? Unë jam bir i kallaratit, pjesëtar i fisit të dëgjuar Karabollaj. Fisi ynë ka kontribuar në çdo kohë me pushkë e me penë për mëmëdheun. Kontributi i fisit Karabollaj nis që në qëndresën e kallaratasve ndaj andartëve grekë më 1914, ku Muço Karabolli u kap dh u internua nga bandat shoviniste greke në Korfuz, ku dhe vdiq vetë i pestë. Vijon me pjesëmarrjen aktive në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, ashtu edhe në periudhën e rindërtimit të vendit, duke filluar nga gjyshja Tefo Karabollaj, një zonjë grua, e cila ka kontribuar përLëvizjen nacionalçlirimtare si aktiviste e organizatës së grave antifashiste të fshatit.Ndërsa xhaxhallarët e mi Mehmeti e Tarja ishin rreshtuar me armë në dorë në radhët e formacioneve partizane deri në çlirimin e plotë të vendit dhe pastaj vazhduan karrierën si oficerë të Ushtrisë Popullore, kurse babai im, Ziniu dhe xhaxhai i vogël, Haxhiu gjatë luftës ishin aktivistë të organizatës së rinisë antifashiste.Po kështu edhe kushërinjtë e tim ati, vëllezërit Ahmet e Razip Karabollaj, si dhe vëllezërit Shuko e çelo Karabollaj ishin rreshtuar në brigadat partizane, në radhët e të cilave Shukua dha jetën për çlirimin e vendit, ndërsa Ahmeti e Razipi, pas çlirimit edhe ata vazhduan karrierën ushtarake si kuadro në strukturat e Forcave të Armatosura.Por si fis jemi të dëgjuar edhe në kulturë, art dhe sport. Xhaxhai im Mehmet Karabollaj ishte një rapsod i mirëfilltë, shquhej për vjershat e tij me karakter patriotik, por edhe satirik. Në


Gazeta KALLARATI

faqe

6

TË QËNURIT KRYETAR I SHOQATËS - KRENARI, POR EDHE SAKRIFICË

P r i l l 2021

Intervista jonë

Intervistoi Besnik GJONBRATAJ

Intervistë me kryetarin e Shoqatës K/A “Kallarati”, z. Kastriot Karabolli

kohën e sotme do të veçonim krijuesin dhe përkthyesin e njohur, fitues i disa çmimeve, Bajram Karabollajn. Por ajo që e ka bërë më të njohur fisin tonë, padyshim mbetet kampionia e njohur e Evropës në qitje me pistoletë, Elisabeta Karabollaj, me të cilën krenohet mbarë Shqipëria. 11. Çfarë do kujtoni për prindërit tuaj?

Prindërit e mi kanë qenë punëtorë të palodhur gjatë gjithë jetës. Na lindën, rritën, edukuan dhe arsimuan ne fëmijëve me sakrifica dhe na ngulitën thellë në shpirt ndershmërinë, dashurinë ndaj njëri - tjetrit dhe mbi të gjitha dashurinë për origjinën e tyre. Babai im ka punuar me ndërgjegje e përkushtim në sektorë të ndryshëm në Vlorë derisa doli në pension. Ndërsa nëna ka punuar në Kampin e Pionierëve si dhe në disa shkolla të qytetit të Vlorës. Jam krenar për prindërit e mi, për punën dhe sakrificat e tyre. 12. Keni kryer shkolla ushtarake, duke filluar që 14 vjeç në Shkollën Ushtarake “Skënderbej”,kini kryer shkollën e Bashkuar të oficerëve dhe pastaj kini shërbyer në radhët e Forcave tëArmatosura, po jini marrë edhe me sportin e atletikës. Por pavarësisht nga mosha e re dhe me plot energji, erdhi një kohë, që gjoja për shkak të reformës, u mbyll për ju karriera ushtarake, ashtu si për shumë kuadro të tjera të ushtrisë. A mund të na thoni diçka rreth këtyre viteve si ushtarak? Po, është e vërtetë, pasi me shumë shokë të tjerë vlonjatë të brezit tim, një prej të cilëve jeni edhe ju, e kam nisur karrierën ushtarake në një moshë shumë të re, ende pa mbushur 14 vjeç, në Shkollën Ushtarake "Skënderbej", e cila me të drejtë quhej "Fidanishtja e Ushtrisë" dhe më vonë edhe Shkollën e Bashkuar të Oficerëve. Këto shkolla, përveçse të mësonin Artin Ushtarak të kohës, të kalisnin vullnetin, të forconin karakterin, ndjenjën e sakrificës dhe ndjenjën e dashurisë për njëri - tjetrin, të jepnin mundësi të shumta për të ushtruar sportin. Krahas shumë shokëve të mi sportistë, ku do të përmendja edhe bashkëmoshatarin dhe patriotin tim, Perlat Musta, i cili u bë një nga portierët më të mirë të ekipit të “Partizanit” dhe kombëtares shqiptare, edhe unë gjatë gjithë viteve të shkollave ushtarake ushtrova sportin e bukur të atletikës, ku në përgjithësi pata arritur rezultate të larta, aq më tepër që në sajë të marrjes me sport edhe Shkollën e Bashkuar e kreva në specialitetin e fizkulturës. Të marrurit me sport ka ndikimin e vet në zhvillimin fizik, por edhe në atë mendor. Sporti të bën më të fortë fizikisht, më të shëndetshëm, më të njohur, më të dashur, në një farë mënyre ndikon edhe në largimin e stresit. Parimet themelore mbi të cilat zhvillohet sporti janë respekti dhe sinqeriteti. Sporti të mëson një respekt të dyfishtë. Së pari, në respektimin e rregullave dhe së dyti, në respektimin e kundërshtarit, cilësi këto që janë të vlefshme në jetë për këdo. Me përfundimin e shkollimit ushtarak, kam shërbyer si oficer për disa vite në ishullin e Sazanit, i cili ka qenë një nga frontet më të vështira. Më vonë kam shërbyer ne Brigadën e 11-të dhe 56-të të këmbësorisë në Vlorë. Në vitin 1992 kalova në strukturat e Policisë së Shtetit dhe më vonë, gjoja në kuadrin e reformave, më nxorënnë rezervë. Pa dyshim që vitet e karrierës ushtarake mbeten për mua vitet më të rëndësishme të jetës, pasi t'i shërbesh mbrojtjes së vendit tënd është

detyrim, sakrificë, por edhe privilegj. 13. Po për familjen tuaj, e cila është një mbështetje e madhe për kryerjen e detyrës shoqërore, ç`mund të na thoni? Familja është gjithçka dhe e shenjtë. Pa mbështetjen e familjes, njeriu nuk mund të arrijë objektivat e tij në jetë. Jo vetëm mbështetja, por edhe harmonia brenda saj ndikojnë në mbarëvajtjen e çdo gjëje. Edhe në angazhimet e mia shoqërore, në mënyrë të veçantë në drejtimin e Shoqatës "Kallarati", rol të rëndësishëm dhe ndihmesë kanë si bashkëshortja, ashtu edhe dy djemtë, të cilët në mënyra të ndryshme kanë ndikuar dhe më kanë lehtësuar në kryerjen e detyrës, ku përveç kohës, nuk ka munguar edhe mbështetja e tyre financiare. Gjej rastin për t'i falënderuar edhe publikisht. 14. Sapo kaluat koronavirusin. Falë kujdesit të mjekësisë dhe familjes e përballuat atë me sukses, po a mund të jepni ndonjë këshillë për të tjerët? Sëmundja e shkaktuar nga COVID-19 është një sëmundje e fshehtë, që shkaktohet nga një armik i padukshëm dhe që ka sjellë edhe humbje jete, duke përfshirë edhe kallaratas, ku gjej rastin t'u shpreh familjeve të tyre ngushëllimet në emër edhe të shoqatës. Shumë vetë tashmë e kanë kaluar, ashtu si edhe unë, dikush lehtë e dikush më rëndë, dikush nga shtëpia e dikush në spital. Unë vetë e kalova në spital në Tiranë, ku u desh të futesha edhe në oksigjen, por falë përkujdesjessë mjekëve, të cilët gjej rastin t'i falënderoj për kujdesin e treguar deri në shërimin tim të plotë, ashtu siç dua të falënderoj familjen time dhe të gjithë miqtë, shokët dhe bashkëfshatarët e mi që nëpërmjet interesimit, mesazheve më qëndruan afër dhe ndikuan psikologjikisht në shërimin tim. Sëmundja është e padukshme, shumë tinzare, që edhe pse pjesa më e madhe e popullsisë, sidomos ajo mbi 60 vjeç tashmë e kanë bërë vaksinën, prapë duhet të ruhen e të zbatojnë këshillat e mjekut dhe masat parandaluese të ekspertëve të shëndetësisë e të qeverisë. Këshilla ime është "Mbrohu vetë që të të mbrojnë të tjerët". 15. Sapo mbyllëm një vit të vështirë dhe kemi nisur vitin 2021, cili do të ishte mesazhi Juaj si kryetar i Shoqatës për gjithë kallaratasit kudo që ndodhen? Për çdo familje kallaratase, kudo që mund të ndodhen, brenda e jashtë atdheut do t'u uroja: "Qofshin mirë me shëndet në këtë situatë të vështirë të përballjes me virusin famëkeq të COVID-19! Qëndroni të bashkuar rreth shoqatës tonë të përbashkët, si i vetmi organizim shoqëror i paanshëm! Duajeni vendlindjen,Kallaratin dhe vendin e origjinës të të parëve tuaj! Kudo që të shkoni quajeni veten kallaratas dhe shqiptar! Kudo dhe kurdoherë ju shoqëroftë motoja: "Ec ngado, por Kallaratin mos e harro! Faleminderit


Gazeta KALLARATI

faqe

7

P r i l l 2021

KËndi i shËndetit ETHET, JA KUR DUHET TË KONSIDEROHEN TË RREZIKSHME Temperatura trupore në rritje është një ndër shqetësimet e shpeshta të njerëzve. E kjo ndodh për shkak të qarkullimit të virozëve dhe gjendjeve gripale, të cilat bëhen shkak për shfaqjen e etheve. Ndonëse nuk përbëjnë sëmundje në vetvete, ethet duhet të trajtohen me kujdes, pasi mund të bëhen të rrezikshme për shëndetin. Çfarë kuptojmë me ethe? Përkufizimi i etheve është një ngritje e temperaturës së trupit ose një temperaturë e lartë e trupit. Teknikisht, çdo temperaturë e trupit mbi normalen prej 37 gradëshC konsiderohet e ngritur. Sidoqoftë, kjo është një vlerë mesatare dhe temperatura normale e trupit mund të jetë në të vërtetë 0.6 gradë C më shumë ose më pak mbi mesataren. Gjithashtu, temperatura e trupit mund të ndryshojë gjatë ditës me 0.6 gradë C. Ethet nën 38 gradë C konsiderohen si ethe të shkallës së ulët. Ato shërbejnë si një mbrojtje natyrore e organizmit në luftën ndaj infeksioneve kundër baktereve dhe viruseve që nuk mund të jetojnë në temperatura më të larta. Për këtë arsye, ethet e shkallës së ulët normalisht duhet të mos trajtohen, përveçse kur shoqërohen me simptoma shqetësuese. Ethet janë vetëm një pjesë e një sëmundjeje, shumë herë jo më të rëndësishme se sa prania e simptomave të tjera si: kolla, dhimbja e fytit, hundët e zëna, lodhja, dhimbjet e kyçeve, të dridhurat, të përzierat, të vjellat etj. Kur ethet konsiderohen si të rrezikshme? Ethet prej 40 gradë C e më shumë mund të jenë të rrezikshme dhe kërkojnë trajtim të menjëhershëm në shtëpi dhe ndërhyrje të shpejtë mjekësore, pasi ato mund të rezultojnë në gjendje dëliri dhe konvulsione, veçanërisht tek foshnjat, fëmijët dhe të moshuarit. A ndodh që ethet të ngatërrohen me gjendje të tjera? Ethet nuk duhet ngatërruar me hiperterminë, e cila është një problem në reagimin e trupit ndaj nxehtësisë (termorregullimi), i cili gjithashtu mund të rrisë temperaturën e trupit. Kjo zakonisht shkaktohet nga burime të jashtme siç është gjendja në një mjedis të nxehtë. Lodhja e nxehtësisë dhe goditja e nxehtësisë janë forma të hipertermisë. Shkaqe të tjera të hipertermisë mund të përfshijnë efektet anësore të medikamenteve të caktuara. Ethet gjithashtu nuk duhet ngatërruar me afshet e nxehta ose djersitje gjatë natës për shkak të ndryshimeve hormonale gjatë perimenopauzës (periudha kohore rreth menopauzës). Kjo situatë shkakton djersitje dhe një ndjenjë të papritur dhe të fortë të nxehtësisë dhe mund të shoqërohet me skuqje të lëkurës, sensibilitet dhe djersitje, por nuk është e njëjta gjë me ethet.

në vetvete nuk janë ngjitëse, Sidoqoftë, nëse ethet shkaktohen nga një infeksion viral ose bakterial, infeksioni mund të jetë ngjitës. Cilat janë shenjat klinike të etheve? Sikundër e theksuam edhe më lart, temperatura më e lartë se 38 gradë tek të rriturit dhe fëmijët, është shenja kryesore që tregon se kemi të bëjmë me ethe. Po ashtu, të tjera simptoma që duhet të tërheqin vëmendjen ndaj etheve janë edhe të dridhurat, dhimbjet që shfaqen në muskuj dhe në kocka. Simptoma të tjera të etheve janë edhe dhimbjet e kokës, djersitja e vazhdueshme, marramendja, skuqja e lëkurës, rrahjet e shpeshta të zemrës, humbja e oreksit, dobësia e përgjithshme e trupit etj. Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet shoqërimi me dhimbje fyti, kollë, dhimbje veshi, të vjella dhe diarre. Në temperatura shumë të larta, mbi 40 gradë C, mund të kemi konvulsione (dridhje të forta dhe të shpeshta të muskulaturës), halucinacione ose konfuzion mendor. Si trajtohen ethet? Në përgjithësi, nëse ethet nuk shkaktojnë parehati dhe temperatura është nën 38 gradë, ethet vetë nuk duhet të mjekohen. Nëse temperatura arrin mbi 38 gradë, mund të përdoret paracetamol për uljen e saj. Kujdes duhet treguar me dozat e paracetamolit pasi ai dëmton mëlçinë. Dozat e paracetamolit duhet të përcaktohen nga mjeku si për fëmijët dhe për të rriturit, me qëllim që të shmangen efektet e tij anësore. Po ashtu mund të përdoren edhe ibuprofeni ose naprokseni. Po aspirina a duhet të përdoret në këto raste? Me përdorimin e aspirinës duhet treguar shumë kujdes pasi çon në ndërlikime të tjera shëndetësore. Aspirina nuk duhet të përdoret për trajtimin e etheve tek fëmijët ose adoleshentët, pasi përdorimi i saj gjatë një sëmundjeje virale (veçanërisht lija dhe gripi) është shoqëruar me sindromën REYE që është një sëmundje e rrezikshme, e cila shkakton të vjella të zgjatura, konfuzion dhe madje mund të çojë deri në gjendje kome dhe dështim të punës së mëlçisë.

Çfarë i shkakton ethet?

Po në kushtet e shtëpisë çfarë mund të bëjmë për ethet dhe çfarë duhet shmangur?

Ethet janë rezultat i përgjigjes së sistemit tonë imunitar ndaj një pushtuesi të huaj. Këta pushtues të huaj përfshijnë viruse, baktere, mykra, medikamente ose toksina të tjera.Këta pushtues të huaj konsiderohen substanca që prodhojnë ethe (të quajtura pirogjene), të cilat shkaktojnë reagimin imunitar të trupit. Ethet janë një simptomë e zakonshme e shumicës së infeksioneve si: ftohja, gripi dhe gastrointeriti (i referuar edhe si gripi i stomakut). Kështu një faktor rreziku për ethe është ekspozimi ndaj agjentëve infektivë. Infeksionet tipike që mund të shkaktojnë ethe përfshijnë ato të veshit, të fytit, të mushkërive, fshikëzës së urinës dhe veshkave. Tek fëmijët, imunizimet (siç janë vaksinat) mund të shkaktojnë ethe të shkallës së ulët në kohë të shkurtër. Po ashtu, çrregullimet autoimune (artriti reumatoid, lupusi eritematoz, sëmundjet inflamatore të zorrëve), efektet anësore të ilaçeve, mpiksja gjakut, çrregullimet e hormoneve, kanceri janë disa nga shkaqet joinfektive të etheve. Ethet

Për trajtimin e etheve në kushtet e shtëpisë rekomandohen banjat në ujë të ngrohtë rreth 30 gradë. Asnjëherë nuk duhet zhytur personi me ethe në ujë shumë të ftohtë. Gjithashtu është vënë re në praktikën e përditshme se njerëzit përdorin lyerjen me alkool për uljen e temperaturave të larta. Kjo nuk është e rekomanduar sepse gazrat e alkoolit mund të thithen duke shkaktuar shumë probleme. Gjatë etheve rekomandohet të pihet sa më shumë ujë dhe lëngje për të mbajtur trupin të hidratuar. Të shmanget përdorimi i alkoolit ose pijet që përmbajnë kafeinë, të cilat mund të kontribuojnënë dehidrimin e organizmit. Fëmijët m ethe që kanë shenja të tilla si: skuqje, dhimbje fyti, dhimbje veshi, përgjumje, marrje mendsh ose dhimbje koke duhet të vizitohen sa më shpejt tek mjeku. Për më tepër, nëse një ethe zgjat më shumë se një ditë tek fëmijët nën 2 vjeç, ose më shumë se tre ditë tek fëmijët mbi 3 vjeç, duhet kërkuar patjetër ndihmë mjekësore.


Gazeta KALLARATI

faqe

8

KËndi i humorit

Perla të humorit - Nga broshura humoristike e Gafur Shametajt -

NGUSHËLLIM

NË GJENDJEN CIVILE Nëpunësi: -Sot ju bëheni gruaja e ligjëruar e Aliut dhe kini për detyrë ta ndiqni kudo nga prapa tët shoq. Nusja qesh. -Pse qeshni,-e pyeti nëpunësi. Nusja: -Si të mos qesh. Burri im punon taksist, ku e ndjek dot unë atë nga prapa!

Njërit i vdiq babai 75 vjeç që ishte i verbër nga të dy sytë. Dikush që kish shkuar për ngushëllim, e pyeti: -Kur i mbylli sytë babai? Djali iu përgjigj: -Ka kohë, ka nja 7-8 vjet.

LAJMËRIM Një biznesmen nxjerr një lajmërim në television, ku kërkon kandidate për martesë të tri vajzave të tij: Vajza e vogël është 20 vjeçe dhe trashëgon 35,000 euro. Vajza e mesme është 30 vjeçe dhe trashëgon 60,000 euro. Vajza e madhe është 40 vjeçe dhe trashëgon 180,000 euro. Dikush e merr në telefon biznesmenin dhe e pyet: -Ju lutem, a keni ndonjë vajzë tjetër më të madhe?

BISEDË FSHATARËSH Matua pyet Azbiun:- Çfarë ke ngarkuar në kalë? Azbiu (me zë të ulët) i thotë: -Tërshërë. Matua: -Po pse flet kaq ngadalë? Azbiu: -Kam frikë se më dëgjon kali.

Humor taxhik

P r i l l 2021

SHËRONJËS ME TRASHËGIMI

U sëmur shëronjësi (mjeku) i fshatit. Banorët i vajtën për ta parë. Duke parë që ai ishte I sëmur rëndë, atai thane: Të zgjastë allahu jetën! Por, siç thuhet, “e mira nuk vjen pa shprehur të keqen”. Po qe se ju do vdisni, kujt t`i drejtohemi ne për sëmundjet tona? A ia keni mësuar djalit shkencën tuaj ? Jo,-u përgjigj shëronjësi që po vdiste.-Djali im nuk është i aftë për ta përvetësuar këtë shkencë. Pse nuk është i aftë?-nuk arrinin ta kuptonin banorët. –Se njeriu është i aftë për çdo gjë. Jepjani djalit të gjitha librat tuaja, futeni atë të mësojë dhe ai do të bëhet shëronjës i tillë, sikurse ju. Mirë, u bëftë si thoni ju!- u tha shëronjësi bashkëfshatarëve.- Të gjitha çfarë di, unë do ia jap djalit, ndërsa fatin t`ia japi zoti… Kur banorët e fshatit ikën, mjeku thirri djalin dhe i tha: Biri im, gjithë jetën unë kam qenë shëronjës, por po qe se duhet thënë të vërtetën, unë nga shkencat mjekësore nuk merrja vesh fare.Gjithë jetën unë gënjeja njerëzit dhe përpiqesha vetëm t`u zhvatja atyre sa më shumë para. Kur më thërrisnin për ndonjë të sëmurë, unë me vëmendje kërkoja me sy gjurmët e ushqimit që kish ngrënë i sëmuri para se të veja unë. Me të diktuar, ta zëmë, lëkura shalqiu apo kocka mishi të sapongënë, I thoshja të sëmurit: “Ju sot kini ngrënë shalqi ose mish,-gjë që nuk duhet t`i hanit se kini dëmtuar veten. Megjithatë,

unë do t’ju mjekoj, por shërimi juaj varet nga zoti”.Pastaj i shkruaja ndonjë ilaç. Në qoftë se i sëmuri e merrte veten, do ishte i sigurt se e ndihmoi ilaçi im, po nëse vdiste, të afërmit do më justifikonin: “Po mjeku e gjeti shkakun e sëmundjes dhe paralajmëroi se i sëmuri mund të vdes”. Banorët e fshatit tonë më besonin shumë mua dhe gjithmonë nxitonin të më drejtoheshin, madje edhe për dhimbje koke. Për mjekim unë gjithmonë merrja një pagesë të mirë. Nuk e di, biri im, a do të dish ti të përfitosh nga përvoja ime? Po ia arrite, u bëfsh shëronjës në vend tim, të ndihmoftë zoti! Shëronjësi vdiq. Pas varrimit të tij, i biri u shpalli të gjithëve se me bekimin e të atit,tani do zërë vendin e tij. Kur në këtë fshat u sëmur një banor, thirrën për të shëruesin e ri. Sapo arriti të futej në portë, ai nisi t`i hedhë një vështrim oborrit, por përveç samarit të gomarit, asgjë nuk vërejti. I hutuar u ul pranë të sëmurit, i preku pulsin, pastaj i tha: More, more, pse ke ngrënë gomarin, kjo të ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë! Sado sëmur që ishte i zoti i shtëpisë, i revoltuar kërceu nga krevati dhe e përzuri injorantin duke e nxjerrë nga oborri.

NJOFTIME PËR NDARJE NGA JETA Më 2 prill 2021 në Vlorë u nda nga jeta veterani i LANÇ, Sulo Ali Hoxhaj dhe u varros më 3 prill në vendlindje. I ndjeriu lind në Kallarat në janar të vitit 1931 në një familje atdhedashëse.Përveç vëllezërve të tij më të mëdhenj që morën pjesë në formacionet partizane për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashistë edhe Sulua dha ndihmesën e tij si i ri antifashist përluftën çlirimtare, prandaj gëzonte statusin e veteranit të LANÇ. Pas çlirimit Sulua dha një kontribut të vlerësuarpër rindërtimin e fshatit të dëmtuar nga lufta dhe zhvillimin ekonomik, kulturore të tjera të Kallaratit. Sulua krijoi dhe familje, duke u martuar me Shaze Abazajn, me të cilën lindën, rritën, edukuan dhe arsimuan me sakrifica 5 vajza e dy djem të denjë për familjen dhe shoqërinë. Pas daljes në pension Sulua kontribuoi në organizatën e veteranëve të luftës, si dhe në mbarëvajtjen e Shoqatës “Kallarati”. Edhe pse vitet e fundit banonte në Vlorë, ai së bashku me Shazen, për asnjë çast nuk i shkëputën marrëdhëniet me Kallaratin dhe me njerëzit atje.U përcoll për në banesën e fundit me nderime nga familjarët, miqtë e shokët dhe nga bashkëfshatarët, duke lënë pas bashkëshorten, Shazen, vajzat Valin, Marjetën, Luizën, Pranverën e Thëllëzën, djemtë Arjanin e Gentin dhe të afërmit, sidhe emrin e kujtimin e paharruar. Më 25 janar 2021 u nda nga jeta në Vlorë Nani Mystehak Habilaj. I ndjeri ish lindur në vitin 1953 në një familje atdhetare të Habilajve të Kallaratit të lidhur ngushtë me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. I ati i Nanit, Mystehakun e dy vëllezërit luftuan me armë në dorë për çlirimin e vendit. Nani, pas shkollimit bazë ka punuar në Ndërmarrjen shtetërore të ujësjellësit të Vlorës. Dallohej për punë e sjellje shembullore. I martuar me Bardha Muhaj, lindën, rritën e shkolluan dy fëmijë me vlera për familjen dhe shoqërinë. U përcoll për në banesën e fundit me nderime.

Ky numër i gazetës u sponsorizua nga z. Agron Nasip Tozaj.

Kryesia e Shoqatës dhe Redaksia e Gazetës e falenderojnë z. Agron, duke u bërë thirrje bashkëkallaratasve të tjerë të ndjekin këtë shembull, për të sponsorizuar numrat e ardhshëm në vlerën 7200 lekë për çdo numër. Ju faleminderit!

Më 12 mars 2021 u nda nga jeta Zhuljeta Shahin Tozaj. E ndjera ish lindur në vitin 1956 në Delvinë dhe ishte martuar me kallaratasin Pajtim Ferik Tozaj. Kishin lindur, rritur, edukuar e shkolluar djalin Loert dhe vajzën Valmira me vlera të larta për familjen dhe shoqërinë. U përcoll për në banesën e fundit me të gjitha nderimet, duke lënë pas në pikëllim të thellë bashkëshortin Pajtim dhe fëmijët, si dhe emrin dhe kujtimin e paharruar të saj. Kryesia e Shoqatës dhe Redaksia e gazetës “Kallarati” iu shpreh ngushëllime të thella të gjitha familjeve për humbjen e njerëzve të tyre të dashur. Në Tiranë u nda nga jeta, Mukadeze Demiraj (Zekaj). E ndjera kish lindur në një familje kuçiote dhe ishte martuar me të ndjerin kallaratas Bardhosh Mëno Demiraj. La pas dy fëmijë, djalë e vajzë dhe emrin e kujtimin e saj të paharruar Si rezultat i një ndalim zemre, në datën 24 janar 2021 në Tiranë është ndarë para kohe nga jeta Fatos Sinan Petanaj, i datëlindjes 1955 me origjinë nga Kallarati e banues në Tiranë. La pas bashkëshorten, dy vajza dhe të afërmit, kujtimin dhe emrin e tij të paharruar.

REDAKSIA

Kryesia e Shoqatës “Kallarati” dhe Redaksia e gazetës u shpreh ngushëllime të thella të gjitha familjeve për humbjen e njerëzve të tyre të dashur. Redaksia e gazetës: Kryeredaktor: Seit Jonuzaj; Redaktorë: Hiqmet Meçaj; Çize Xhaferaj; Lefter Hysaj; Rami Memushaj; Besnik Gjonbrataj. Arti grafik: Andi Meçaj. www.kallarati.com; e-mail: gazetakallarati@yahoo.it


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.