Gazeta Kalllarati, nr. 104

Page 1

Gazeta KALLARATI

faqe

1

Ec ngado, Kallaratin mos e harro!

Q e r sh o r 2021

ORGAN PERIODIK I SHOQATËS K / A “KALLARATI” Viti i 18-të i botimit, nr. 104, Qershor 2021 , Çmimi 50 L www.kallarati.com; E-mail: gazetakallarati@yahoo.it Kryeredaktor: Seit Jonuzaj

TAKIMI I BREZAVE - NGJARJE E RËNDËSISHME NË JETËN E FSHATIT dhE TË SHOQATËS

14 -15 gusht në Kallarat

Të dashur bashkëfshatarë kallaratas! Ju bëjmë të ditur se, me kërkesë të shumë anëtarëve të shoqatës, "Takimi i Brezave" i njoftuar për datën 15 gusht në Kallarat, do të zhvillohet në dy pjesë, të shtunën në mbrëmje dhe të dielën paradite. Ndryshimi bëhet për të kaluar një natë disi ndryshe me këngë e muzikë, aq më tepër nën tingujt e muzikës popullore me motive të jugut, kënduar nga djali i fshatit tonë, Gjergj Leskaj, por edhe me këngët labe të traditës tonë. Në datën 14, ditën e shtunë në mbrëmje do të mblidhemi rreth orës 19:00 dhe do të kalojmë një natë me këngë e muzikë dhe pije në mjediset rreth lapidarit, fushës së minifutbollit dhe klubeve private në Morrez. Të nesërmen datë 15 gusht, ditën e diel, rreth orës 09:00 do të mblidhemi te sheshi pranë lapidarit, me pjesëmarrësit që kanë qenë gjatë natës, por edhe ata që mund të vinë në mëngjes nga Vlora, Fieri, Durrësi apo edhe Tirana.

Faqe 2

Rubrika: "Të njohim dhe të prezantojmë brezin e ri kallaratas, që bëjnë emër brenda e jashtë atdheut"

SUELA JONUZAJ, "FEMRA ME KARRIERË TË LARTË SHKENCORE NË NJË MOSHË TË RE" - Intervistë me Doktoren e Shkencave, Suela Lavdosh Jonuzaj -

Intervistoi Besnik GJONBRATAJ

Suela Lavdosh Jonuzaj është një prej shkencëtareve, që hapat e parë të arsimimit i mori në Shkollën 8 - vjeçare “Mumin Selami”, ku kreu 3 klasë fillore në vendlindjen Kallarat, pastaj e vijoi shkollimin në Greqi ku mori edhe arsimin e mesëm e

të lartë. Në Londër mbrojti titullin "Doktore e Shkencave në inxhinierinë kimike". Sot Suela radhitet "Femra me karrierë të lartë shkencore në moshë të re”. Po si arriti ajo deri këtu?

COPËZA KUJTIMESH NGA JETA NË TË KALUARËN E FSHATIT TIM

SI DUHET TRAJTUAR SKUQJA E LËKURËS NGA TË NXEHTIT

Seit JONUZAJ Për fëmijërinë e viteve para Luftës së Dytë Botërore Në kushtet e varfërisë, të mjerimit e të prapambetjes që mbizotëronin në vitet e paraluftës së Dytë Botërore, jo vetëm në Kallarat, por në tërë krahinën e më gjerë, ne fëmijët e fshatit nuk kishim ndonjë fëmijëri të lumtur e të gëzuar, por të vuajtur. Qysh fëmijë detyroheshim të rropateshim edhe pas bagëtive edhe pas punëve shtëpiake për t`u ardhur në ndihmë prindërve...

Faqe 5

NDERIME KUJTIMIT TË NDRITUR TË MIKUT TË NDERUAR PETRIT QEJVANI Nga Qatip MARA

Faqe 3 - 4

Cilët janë personat më të prekshëm nga ky problem? Të gjithë mund të rrezikohen nga kjo problematikë. Në radhë të parë janë të prekshëm bebet, pasi tek ato gjëndrat e djersës nuk janë të pjekura mirë dhe nuk prodhojnë sasinë e duhur të djersës. Kjo ndodh më tepër kur ekspozohen ndaj të nxehtit ose kanë temperaturë me ethe. Megjithatë, është ende e paqartë se përse disa njerëz preken nga ky fenomen e disa të tjerë jo. Shpesh kanalet e djersës mund të bllokohen edhe nga prodhimi i tepërt i djersës në zona të caktuara të trupit, që nuk ajrosen mirë... Faqe 7

... U largova nga gjimnazi “Halim Xhelo” me mbresat më të mira për kolegun e mikun e nderuar Petrit Qejvanaj. Pasi u largova nga Vlora për në Tiranë dhe më vonë në Nju Jork lexoja në rrjetet sociale shkrimet e krijimtarinë poetike të intelektualit të talentuar Petrit Qejavanaj. Megjithëse isha në vitet më të vështira të kalvarit të vuajtjeve të mia nëpër spitalet Tiranë, Torino,Milano dhe Nju Jork u gëzova që pashë një vidio ku i ndjeri Petrit Qejvanaj fliste me pasion për historinë e Kallaratit. .... Faqe 6


Gazeta KALLARATI

faqe

2

Q e r sh o r 2021

TAKIMI I BREZAVE-NGJARJE E RËNDËSISHME NË JETËN E FSHATIT E TË SHOQATËS Seit JONUZAJ

Siç është bërë e ditur, më 15 gusht të këtij viti do të organizohet në Kallarat Takimi i brezave, veprimtari që tashmë ka krijuar traditë për fshatin dhe shoqatën tonë. Kjo veprimtari, ashtu siç ka dhe emrin, mbledh e bashkon në Kallarat të gjithë brezat nga të moshuarit deri te fëmijët, ata që kanë lindur aty dhe ata që nuk kanë lindur aty, por kanë origjinën nga ky fshat me histori. Prandaj e shqiptojnë me krenari togfjalëshin “Jam nga Kallarati”. Jam nga Kallarati them unë që kam lindur e kam zënë mullë aty, jam nga Kallarati thotë edhe nipçja im vogëlush që ka lindur në Vlorë. Takimi i brezave ngjall dhe forcon dashurinë për fshatin, vëllazërinë midis kallaratasve, kudo që i ka degdisur fati i jetës së sotme, ca në fshat, ca nëpër qytete të Shqipërisë e ca nëpër botë. Po rëndësi ka që të “Ecim ngado, po Kallaratin të mos e harrojmë”. Dhe

pikërisht, një nga vlerat e Takimit të brezave është fakti që na mbledh e na bën të mos e harrojmë fshatin tonë të dashur, të çmallemi me fshatin, me banorët e tij, me njëri tjetrin dhe me natyrën e bukuritë e fshatit tonë. Sot, me rrugën e re automobilistike me të gjithë parametrat bashkëkohorë shkohet me kënaqësi të madhe dhe brenda një kohe shumë të shkurtër në Kallarat. Para ndërtimit të rrugës së re, për të vajtur nga Vlora në Kallarat me furgon apo autobus duhej të bëje një udhëtim të lodhshëm prej rreth 3 orë e gjysmë. Ndërsa tani Vlorë-Kallarat bëhet për rreth 40 minuta pa e ndier fare rrugën. Në këto kushte të lehtësuara, shpresojmë të mblidhen në fshat sa më shumë bashkëfshatarë, nga brenda vendit dhe nga emigracioni e të kalojmë një festë të hareshme e plot gëzim. Për më shumë shiko më poshtë Programin e Takim brezash.

PROGRAMI I “TAKIMIT TË BREZAVE NË KALLARAT MË 14 - 15 GUSHT 2021 Të dashur bashkëfshatarë kallaratas! Ju bëjmë të ditur se, me kërkesë të shumë anëtarëve të shoqatës, “Takimi i Brezave” i njoftuar për datën 15 gusht në Kallarat, do të zhvillohet në dy pjesë, të shtunën në mbrëmje dhe të dielën paradite. Ndryshimi bëhet për të kaluar një natë disi ndryshe me këngë e muzikë, aq më tepër nën tingujt e muzikës popullore me motive të jugut, kënduar nga djali i fshatit tonë, Gjergj Leskaj, por edhe me këngët labe të traditës tonë. Në datën 14, ditën e shtunë në mbrëmje do të mblidhemi rreth orës 19:00 dhe do të kalojmë një natë me këngë e muzikë dhe pije në mjediset rreth lapidarit, fushës së minifutbollit dhe klubeve private në Morrez. Të nesërmen datë 15 gusht, ditën e diel, rreth orës 09:00 do të mblidhemi te sheshi pranë lapidarit, me pjesëmarrësit që kanë qenë gjatë natës, por edhe ata që mund të vinë në mëngjes nga Vlora, Fieri, Durrësi apo edhe Tirana. Në orën 10:00 do të mbahen fjalë përshëndetëse në emër të kryesisë së fshatit, të shoqatës, etj dhe pastaj secili sipas dëshirës do të kalojë një drekë në për klube, apo familje, shoqëruar përsëri me këngë e muzikë. Njoftojmë bijtë dhe bijat e këtij fshati, nipër e mbesa, miq, shokë e të afërm kudo që ndodhen dhe këdo tjetër që shpirtërisht e lidh me Kallaratin, të gjejnë kohën e mundësinë për të qenë të pranishëm në këtë takim brezash në vendlindjen e tyre, të prindërve a gjyshërve, në Kallaratin.

shoqëruar me pije freskuese, birra e raki, mish të pjekur e ushqime të tjera sipas traditës labe, këngë, valle e muzikë live si asnjëherë tjetër! Ju mirëpresim! PROGRAMI I SË DIELËS, 15 GUSHT 2021

Deri në orën 09:45 grumbullimi i pjesëmarrësve te sheshi para lapidarit të dëshmorëve. 10:00 -10:05 Hapja e takimit dhe ekzekutimi i Himnit Kombëtar. 10:05 - 10:40 Përshëndetjet e rastit 10:50 Foto e përbashkët pranë shkallëve të lapidarit. 11:00 - 12:00 Vijim i koncertit të mbrëmjes nga këngëtari Gjergj Leskaj dhe orkestra e tij, si dhe këngë labe nga grupet pjesëmarrëse. 12:00 - 15:00 Drekë e lirë në klubet private, në mjediset pranë sheshit, si dhe në familje, shoqëruar me këngë e valle.

Sqarojmë të gjithë pjesëmarrësit se si darka e datës 14, ashtu edhe dreka e datës 15 gusht është në të drejtën e gjithsecilit për të gjetur mënyrën më të mirë të organizimit familjar apo shoqëror në klubet apo mjediset familjare. Kryesia e Shoqatës u bën thirrje biznesmenëve në Kallarat:Zeqo Hoxhaj e Albion Xhaferaj e Ilir Memushaj dhe në Vlorë Andon Leskaj e kushdo tjetër, që të krijojnë mundësi shërbimi të kulturuar për pjesëmarrësit në këtë takim brezash. PROGRAMI I SË SHTUNËS, 14 GUSHT 2021 Porosinë dhe pagesën për shërbimin e kryer, secili e bën vetë individualisht. 19:00 - 23:00 “Nata kallaratase”. Ju lutemi këtë njoftim shpërndajeni te të gjithë të njohurit, miqtë Koncert live “Festojmë së bashku” me muzikë popullore me e shokët tuaj kallaratas dhe më gjerë, me qëllim që pjesëmarrja të motive të jugut dhe grupe labe të fshatit dhe të ardhur. jetë sa më e madhe. Këngëtar kryesor: Gjergj LESKAJ Në organo: Ernest HOXHA nga Mallakastra. KRYESIA E SHOQATËS K/A “KALLARATI” Në klarinetë: Alket SEITAJ nga Fieri. Grupe labe: Grupi i Kallaratit dhe grupe të tjera të zonës. Të rinj e të reja, por edhe të moshuar, bëhuni pjesëmarrës të kësaj nate të bukur! Mos e humbisni këtë natë të magjishme,


Gazeta KALLARATI

faqe

3

Q e r sh o r 2021

Rubrika: “Të njohim dhe të prezantojmë brezin e ri kallaratas, që bëjnë emër brenda e jashtë atdheut”

SUELA JONUZAJ, "FEMRA ME KARRIERË TË LARTË SHKENCORE NË NJË MOSHË TË RE"

- Intervistë me Doktoren e Shkencave, Suela Lavdosh Jonuzaj Suela Lavdosh Jonuzaj është një prej shkencëtareve, që hapat e parë të arsimimit i mori në Shkollën 8 - vjeçare “Mumin Selami”, ku kreu 3 klasë fillore në vendlindjen Kallarat, pastaj e vijoi shkollimin në Greqi ku mori edhe arsimin e mesëm e të lartë. NLondërmbrojti titullin "Doktore e Shkencave në inxhinierinë kimike". Sot Suela radhitet "Femra me karrierë të lartë shkencore në moshë të re”. Po si arriti ajo deri këtu? Pas ndryshimit të sistemit politiko-shoqëror në Shqipëri, si shumë fëmijë të tjerë,Suela në moshën 11- vjeçare, së bashku me familjen prindërore të saj, emigroi në Greqi. Nga pasioni i saj që kishte për të studiuar,​iu përshtat menjëherë shkollës greke, duke përballuar vështirësitë gjuhësore dhe të ndryshimit të mjedisit e problemet e tjera të emigracionit. Shumë shpejt spikati talenti i saj. Që në vitet e para të shkollës në shtetin fqinj doli në krye të klasës me notën më të lartë .Mësuesit e adhuronin dhe e bënin shembull për të tjerët. Çdo vit i akordonin medalje si nxënëse shembullore.​Këto rezultate vazhduan dhe në shkollën e mesme,​të cilat i dhanë mundësi për studime në shkollën e lartë në degën e inxhinierisë kimike.​ Si gjithmonë edhe këtu ndër të parat. Për rezultate dhe nota të larta në vitin e tretë e të katërt të universitetit, Sula fiton çmimin e ekselencës (Evangjelu & Alcibiades Awards ). Mbas përfundimit me sukses të universitetit punon një vit në Institutin e Inxhinierisë Kimike të Greqisë (FORTH-ICE), por dëshira dhe pasioni për studime të mëtejshme nuk e lë rehat. Sipas rregullave të karrierës shkencore, merr tre rekomandime me shkrim nga profesorë të dëgjuar grekë me reputacion në fushën e shkencës dhe aplikon për studime doktorature në universitetet më në zë të botës. Për rrjedhojë, u pranua nga Universiteti IMPERIAL i Londrës që është i shtati në botë për inxhinieri.​ Katër vjet studime intensive për kërkime shkencore në fushën e inxhinierisë kimike dhe asaj molekulare.​Punë e gjithanshme, studim intensiv, bashkëpunim me disa universitete të botës, publikim të rezultateve në konferencat ndërkombëtare në Amerikë, Angli, Gjermani, Itali, Holandë, Slloveni, Skoci e gjetkë.​ Në fund të vitit 2017 merr titullin "Doktore e Shkencave të Inxhinierisë Kimike".​ Pas mbarimit të kësaj doktorature, në moshën 30-vjeçare, fiton bursën nga Organizata e Inxhinierisë dhe Shkencave Fizike (EPSRC) të Anglisë dhe​merr fonde për kërkime shkencore në nivel të lartë në fushën e inxhinierisë. Kryen me sukses këto studime për një vit dhe merr pjesë në institutin e kërkimeve CMAC për të studiuar prodhimin e produkteve farmaceutike. Për rezultate të mira në kryerjen e këtyre studimeve dhe prezantimin ekselent në konferencat ndërkombëtare që theksuam më lart, Suela ka fituar disa çmime të para e të dyta nga komisionet e vlerësimit të universitetit, si ai i vitit 2015, i vitit 2019 dhe i vitit 2020. Universiteti MIT ( EM-AJ-TI ) i Amerikës që është i pari në botë, çdo vit organizon simpoziumin "RISING STAR "(Ylli që po lind) në shkencë. Në vitin 2018 Suela ishte e vetmja femër në fushën e inxhinierisë kimike, që u zgjodh nga gjithë Evropa për të marrë pjesë në këtë simpozium me motivacionin: "Femra me karrierë të lartë shkencore në moshë të re ". Sot aktiviteti shkencor i saj është i shumanshëm, ku mund të radhisim:  Bashkëpunëtore kërkimore në grupin e sistemit të inxhinierisë molekulare. (grupi MSE & Instituti IMSE në Imperial)  Bashkëpunëtore në Institutin CMAC (Grup ndëruniversitar Angli-Skoci) për studime në fushën e industrisë farmaceutike dhe biopërpunimit.​  Udhëheqëse shkencore e kërkimeve për master dhe doktoratë tek kandidatët e rinj.  Mësimdhënie dhe leksione në universitet.​  Seminare në akademi, kompani industriale dhe institute të ndryshme, në Amerikë, Angli, Argjentinë e gjetkë. Puna e saj shkencore është botuar në nëntë artikuj tek revistat ndërkombëtare më prestigjioze. Gjithashtu Suela ka gati për botim edhe disa artikuj të tjerë. Një

Intervistoi Besnik GJONBRATAJ listë e plotë e publikimeve mund t'i gjeni në linkun: https://scholar.gogle.co.uk/ci tations?user=8Sm7QmcAAAAJ&hl=en Për të mësuar diçka më tepër rreth arritjeve të Suelës, por edhe dashurisë që ajo ruan për vendlindjen, me shumë modesti i morëm asaj intervistën e mëposhtme: 1. Lindur e rritur në Kallarat, aktualisht në Londër, me gradën shkencore "Doktore e Shkencave të Inxhinierisë Kimike", si ndihet Suela? Në fillim të kësaj rruge më dukej një qëllim i vështirë dhe tepër i lodhshëm, por isha e vendosur të arrija deri në fund të studimeve. Kur mbarova dhe mora diplomën e doktoratës ndihesha shume e gëzuar, jo vetëm që arrita qëllimin, por edhe sepse shikoja krenarinë dhe gëzimin në fytyrat e babit dhe mamit që më kanë mbështetur jashtë mase gjatë jetës time studimore. 2. A e kishit shkuar ndërmend se do të vinte një ditë e tillë për një vajzë nga fshati? Të them të vërtetën, një gjë të tillë nuk e kisha shkuar ndërmend, por gjërat erdhën gradualisht. Unë thjesht doja të studioja, por nuk e prisja të përfundoja jashtë shteti për doktoratë. Po thuaj se kisha recetën e duhur për të vazhduar në këtë rrugë: durim dhe vullnet për të mësuar, mbështetje nga familja, edhe disa mësues dhe profesorë që i kisha mentorë gjatë jetës shkollore/studimore. 3. Edhe pse po bëhen vite nga largimi juaj dhe i familjes nga vendlindja, çfarë kujton sot Suela në përgjithësi nga jeta në Kallarat, e sidomos nga jeta shkollore? A mund t'i kujtosh me emra sot të gjithë shokët e shoqet e klasës, por edhe mësuesit?

Nga Kallarati ika në moshën 11 vjeçe,pasi përfundova klasën e tretë fillore edhe kujtoj shumë gjëra nga jeta shkollore. Kam kujtime të bukura me shokët dhe shoqet e klasës (Elda, Amarilda, Gerta, Besjana, Ermali, Enkelani, Gledi, Albjoni,…) në godinën e shkollës 8-vjeçare; lojërat dhe xhirot te dyqanet afër shkollës në pushimin e gjatë; ekskursionet, festat, recitimet, etj. Sigurisht që kujtoj mësuesen time të dashur Violeta Xhaferaj, drejtor Çizen, mësuese Thëllëzën, si dhe mësuesit e tjerë të asaj kohe. Mësimdhënia e tyre ishte bashkëkohore dhe në nivelin e duhur. Duke krahasuar shkollën fillore në Kallarat me pjesën tjetër që kreva në Athinë nuk kishte ndonjë dallim në nivelin arsimor.


Gazeta KALLARATI

faqe

4

SUELA JONUZAJ,

Q e r sh o r 2021

Intervista jonë

"FEMRA ME KARRIERË TË LARTË sHKENCORE NË NJË MOSHË TË RE" Intervistoi Besnik GJONBRATAJ 4. Çfarë ruani si gjënë më të shenjtë nga jeta në Kallarat, që të ka shoqëruar gjatë jetës? Thjeshtësinë e jetës dhe dashurinë e sinqeritetin që kishim me njëri-tjetrin. 5. Si pasojë e emigrimit, prindërit e tu, si shumë shqiptarë të tjerë pas viteve 90-të, u vendosën në Athinë. Për ju si fëmijë e si nxënëse ishte e lehtë të ambientoheshit me jetën e atjeshme dhe sidomos me gjuhën greke? Dihet që emigracioni nuk është i lehtë për këdo, por në mënyrë të veçantë për familjen time me katër fëmijë të vegjël, më i madhi 14 vjeç dhe më i vogli 2 vjeç. Më kujtohet një episod: Nisur nga vështirësitë dhe pasiguria e emigracionit, prindërit kishin menduar të më linin në fshat derisa të stabilizoheshin, por unë nuk doja të ndahesha nga familja, kështu që sa e mësova fillova të qaja dhe nuk pushoja deri sa u detyruan të më merrnin bashkërisht. Sigurisht që fillimisht ishte shumë vështirë të ambientoheshim me jetën në një vend të huaj, duke përballuar njëkohësisht mësimin e gjuhës, vështirësitë ekonomike, racizmin dhe përbuzjen vendase e shumë të tjera. Por shqiptarët (sidomos kallaratasit) nuk dorëzohen kollaj, përparojnë kudo që të venë. Kështu dhe ne i kaluam ato vështirësitë e fillimit dhe dalëngadalë u ambientuam me jetën e Athinës. Sakrifica e prindërve që emigruan me familje të madhe dhe mbështetja e tyre në çdo hap të jetës na dha mundësitë mua, motrave edhe vëllait të ecim përpara në jetë edhe të arrijmë këtu ku ndodhemi sot. 6. A mund të na përshkruani shkurtimisht vitet e shkollimit në Athinë dhe rezultatet me të cilat i përfunduat ato? Fillimisht, 6 muajt e parë fillova shkollën si dëgjuese dhe mësim gjuhe, ndërsa vitin e dytë u futa në klasën që më takonte (në klasë të 4-të). Natyrisht, notat u ulën vitin e parë nga boshllëqet që ishin krijuar nga ndryshimi i vendit dhe i gjuhës. Nuk më pëlqente fare që kisha rënë në mësime. Më dukej se isha pak e përkëdhelur si nxënëse e mire në Kallarat dhe doja të vazhdoja me atë nivel. Kështu që e mora me inat, mbas një pune këmbëngulëse dhe me mbështetjen e mësueses greke që kisha në klasë të 4-të, dalëngadalë plotësova boshllëqet që kisha dhe arrita prapë të vlerësohesha me nota të larta. Këto rezultate vazhduan dhe në shkollën e mesme, dhe disa vite mbaja regjistrin e klasës (zakonisht e mban nxënësi më i mire i klasës sipas sistemit që ka shkolla greke). 7. Po në Londër si shkuat dhe me çfarë synimesh, për punësim dhe një jetë më të mirë, apo për mundësi më të mira të angazhimeve tuaja në fushën shkencore? Në Londër unë shkova për ambiciet e mia në fushën shkencore, mbasi dihet që universitetet në vendet perëndimore ta japin këtë mundësi. Imperial College ku bëra doktoratën është universitet i dëgjuar për inxhinieri kimike, prandaj kur më pranuan isha shumë e lumtur. 8. Në vitin 2017 keni mbrojtur gradën shkencore "Doktore e Shkencave në fushën e Inxhinierisë Kimike", a mund të na tregoni diçka më tepër rreth kësaj teme dhe si arritët? Isha me fat dhe bëra doktoraturën në një grup të mirë dhe të dëgjuar, ku mu dha mundësia që të studioja dhe të punoja me profesorë të avancuar dhe me shumë eksperiencë në fushën e inxhinierisë kimike. Jo vetëm janë profesionistë të nivelit të lartë, por vlerësojnë dhe ndihmojnë çdo fillestar që kanë në grupin e tyre. Për mua ky ishte shans i veçantë. Veç grupit, edhe tema e doktoratës më pëlqente shumë. Punoja në modele matematikorë dhe programe kompjuteri për të përmirësuar prodhimin e ilaçeve mjekësore. Këto modele mund të përdoren në disa procese të industrisë farmaceutike. Si çdo doktoratë e punë shkencore, kishte lodhje të jashtëzakonshme, pa njohur orar apo të shtunë e të diel, por kur vendosa atë rrugë, i vura detyrë vetes të vazhdoja deri në fund.

9. Çfarë studimesh të tjera, sidomos botime të kësaj fushe keni bërë dhe aktiviteti juaj shkencor është vetëm brenda Londrës, apo i shtrirë edhe më larg? Thelbi i studimeve që unë bëj së bashku me një grup profesorësh nga Imperial College është në fushën e inxhinierisë kimike dhe fizikës molekulare. Në disa projekte kemi bashkëpunuar me profesorë nga universitete të ndryshëm në Angli dhe Amerikë. Faktikisht, në Janar deri në Mars 2017 isha në Carnegie Mellon University në Amerikë për të mbrojtur pjesë të doktoratës. Rezultatet e këtyre studimeve janë publikuar ne disa revista shkencore dhe janë paraqitur në konferencat ndërkombëtare në Angli, Amerikë dhe Evropë. 10. Fusha e studimit tuaj në shkencën e kimisë dhe atë molekulare, a i prek kërkimet e sotme ndaj COVID-19, armikut më të rrezikshëm e të padukshëm? Ne nuk merremi drejtpërdrejt me studimin e COVID-19 ose të vaksinave që janë zhvilluar këto kohët e fundit, por rezultatet e studimeve tona ndihmojnë në prodhimin e ilaçeve të ndryshme, disa nga të cilat mund të përdoren kundër viruseve të tillë. 11.Ditën e marrjes së gradës shkencore, a patët dikë nga familja, që emocionet t'i përjetonit së bashku? Përveç profesorëve dhe kolegëve të mi në universitet, kisha pranë edhe motrën e vogël dhe prindërit e mi, me të cilët përjetova këto çaste. Ata e bënë një ditë shumë të veçantë për mua. 12. Besoni se arritjet tuaja në fushën e shkencës janë edhe pjesë e trashëgimisë nga prindërit, në mënyrë të veçantë nga babai, Lavdoshi, një ish nxënës e student i shkëlqyer, si dhe një specialist i dëgjuar i agronomisë? Po sigurisht, babi dhe mami janë shembull për mua. Besoj se ata kanë studiuar dhe punuar më shumë që të arrijnë në atë nivel me vështirësitë që kanë pasur në atë kohë. 13. Cilat janë synimet shkencore që kini për të ardhmen? Po ndonjë kthim të mundshëm në Shqipëri për të kontribuar në fushën tuaj të shkencës? Synimet shkencore për të ardhmen janë, të eci më tej në rrugën e shkencës në akademi edhe në industri farmaceutike po mu dha mundësia. Sa për kthim në Shqipëri mund të them se jo, sepse nuk është e lehtë të fillosh përsëri nga e para, larg familjes, në një shtet që nuk ke siguri ose nuk të krijohen mundësitë për kërkime shkencorë në fushën që kam studiuar. Më vjen keq që shumë të rinj ikin jashtë shtetit, por situata dhe ekonomia e shtetit e bëjnë të vështirë të kthehesh. 14. Para ca kohësh në fb e Shoqatës Kallarati, çelëm rubrikën "Të njohim dhe të prezantojmë brezin e ri kallaratas që po bëjnë emër brenda e jashtë atdheut", ku fillimisht publikuam një moshataren tuaj, Ana Mataj, e cila përveç doktoratës së mbrojtur në fushën e drejtësisë, sapo bëri edhe betimin si prokurore në Çikago. E dyta jeni ju, a mendoni se të tillë të rinjsh kallaratas ka shumë dhe duhen njohur, përkrahur e nxitur për më tej? Po, e lexova dhe e përgëzoj për rezultatet e saj. Raste të tilla duhen evidentuar e inkurajuar, jo vetëm për fshatin tonë, por për mbarë vendin. Ju falënderoj që më dhatë mundësinë të prezantoj kontributin tim të vogël në këtë fushë. Jam e sigurt që ka shumë të rinj e të reja shqiptare me rezultate të shkëlqyeshme dhe unë personalisht jam e lumtur kur lexoj raste të tilla. 15. Cili do të ishte mesazhi juaj për të rinjtë kallaratas kudo që janë në drejtim të arsimimit dhe shkollimit? Një mesazh i vogël për të rinjtë kallaratas kudo që ndodhen është: Edukimi dhe shkollimi për të hapur shumë rrugë në jetë. Sado vështirësi që të gjeni përpara, krijoni mundësi dhe realizoni ëndrrat tuaja. Dhe kur të arrini qëllimin tuaj, mos harroni nga keni ardhur dhe njerëzit që ju kanë mbështetur gjatë asaj rruge. 16. A ndiheni krenare që jini nga Kallarati dhe bijë e fisit të dëgjuar Jonuzaj dhe si shqiptare po çani me zotësi në fushën e shkencës në një vend me kulturë e histori, siç është Londra ? Patjetër që ndihem krenare si bijë kallaratase, dhe jam e lumtur që mu dha mundësia të vazhdoj karrierën në një shtet si Anglia, e cila ka qenë dhe mbetet djepi i hulumtimeve dhe zbulimeve shkencore. Faleminderit dhe suksese të mëtejshme në rrugën e shkencës!


Gazeta KALLARATI

faqe

5

COPËZA KUJTIMESH NGA JETA NË TË KALUARËN E FSHATIT TIM Për fëmijërinë e viteve para Luftës së Dytë Botërore Në kushtet e varfërisë, të mjerimit e të prapambetjes që mbizotëronin në vitet e paraluftës së Dytë Botërore, jo vetëm në Kallarat, por në tërë krahinën e më gjerë, ne fëmijët e fshatit nuk kishim ndonjë fëmijëri të lumtur e të gëzuar, por të vuajtur. Qysh fëmijë detyroheshim të rropateshim edhe pas bagëtive edhe pas punëve shtëpiake për t`u ardhur në ndihmë prindërve. Edhe shkolla atëherë bëhej me vuajtje e vështirësi të mëdha. Pas djegies krejtësisht të fshatit tonë të bukur si një qytezë në prehrin e malit të Bogonicës nga bandat shoviniste (andartët) greke, më 1914, familjet e fshatit u detyruan të vendoseshin përkohësisht se cila atje ku kishte tokat e bukës, larg njëra tjetrës , në tërë territorin fushor të të dy anëve të lumit Shushicë. Por, në mungesë organizimi e nisme për të rindërtuar fshatin e djegur, banorët nisën të ndërtonin shtëpi të përhershme aty ku u vendosën përkohësisht, larg njëri tjetrit. Për rrjedhojë, nuk e kishim afër shkollën që ndodhej në Morrëz. Dimrit do venim në Shkollë nëpër shi, apo borë e ngrica, ngrënë e pa ngrënë mirë, veshur e mbathur keq. Po do kapërcenim edhe përrenjtë e lumin. Dimrit kur ktheheshim nga shkolla të lagur, do thaheshim. Vetë pranë zjarrit, po do thanim dhe librat që na bëheshin qull në trastën prej rrobe që na bënin nënat, se çantat e sotme nuk njiheshin në ato kohëra. Do bënim edhe detyrat e shkollës nën dritën e kandilit, pishës apo shkarpave e druve të zjarrit që na picërronin sytë nga tymi. Do bënim dhe ndonjë shërbim që na urdhëronin prindërit. Në shkollë, mësuesit e kishin të ligjëruar ndëshkimin fizik të nxënësve për çdo gabim që mund të bënin. Kështu, për shembull, pasi ishte pushtuar Shqipëria nga Italia fashiste, u ndëshkova nga mësuesi të qëndroja me një këmbë prapa dërrasës së zezë gjatë orës së mësimit. “Faji” im ishte se gjatë hyrjes në klasë e nderova mësuesin allazogiste pa dashje me dorën e djathtë në zemër, ndërsa tani duhej nderuar allafashiste me dorën e djathtë lart. Nuk më ishte bërë akoma shprehi mënyra e re e nderimit. Por përdorej gjerësisht edhe fshikullimi i duarve me shufër ose vizore druri. Më 1939-ën u bënë përpjekje për të futur edukimin fetar në shkollën tonë nga Hasan Selami, predikues i myslimanizmit për zonën e jugut, por nuk pati sukses sepse, së pari, atë nuk e favorizonte përkushtimi fetar i papërfillshëm i banorëve të fshatit tonë dhe e të krahinës. Populli i zonës ishte pak besimtar, ishte i ftohtë ndaj fesë dhe riteve fetare. Këto i ushtronte në një farë mase vetëm për hir të opinionit. Kjo dukuri, me sa kuptohet, ndodhte për faktin që besimi islam ishte i imponuar me pahir nga pushtuesit otomanë, se popullsia e asaj zone, si në mbarë vendin, kishte qenë e krishtere. Prandaj, kur tim ati i jepnin ndonjë copë mish derri të egër ata që i vrisnin nëpër arat me misër, e gatuanin prindërit e mi dhe e hanim, duke më porositur mua fëmijën e tyre që të mos i tregoja askujt. Të paktë ishin edhe burrat që shkonin në xhami. Prandaj edhe hoxha i fshatit e lëshoi me dëshirë ndërtesën që shërbente si xhami në Morrëz për t`u bërë shkollë për fëmijët e fshatit. Hasani e nisi edukimin fetar me ne nxënësit në shkollë pas mbarimit të mësimit, por kur i pa mësuesi laik të vendosura librat fetare në pezulin e dritareve, i hodhi poshtë, duke na porositur të mos i shoh më këto libra këtu në shkollë. Hasani, bëri ç’bëri dhe hoqi dorë nga ky mision në Kallarat. Neve as na tërhoqën mësimet fetare dhe as na shkaktuan qoftë edhe indoktrinimin më të vogël. Gjatë verës, ne djemtë e zonës Fier-Ubaf-Povël-Dushk etj. përveç shkuarjes me bagëti, bëheshim bashke dhe bridhnim lumit ngjill më ngjill, ku ish më i thelli, që nga Koprifti e deri në Memete për të kaluar kohen duke u larë. Mënyrë tjetër për t`u zbavitur nuk kishim. Kjo qe fëmijëria jonë e asaj kohe. Jetesa në fshatin e para luftës së Dytë Botërore Për përballimin e jetës së përditshme në fshatin e dikurshëm fshatarëve u duhej të bënin punë të rënda e rraskapitëse. Baza ekonomike e familjeve të Kallaratit, sikurse edhe fshatrave të tjerë përreth, ishte bujqësia dhe blegtoria. Të dyja mbaheshin me sakrificë e punë të lodhshme. Nga koha që unë kam

Q e r sh o r 2021

Seit JONUZAJ

njohur veten, më kujtohet se si që pa gdhirë gratë e zonës së sheshit të Fierit e të Ubavit i flisnin njëra-tjetrës, të cilat ngriheshin me nxitim, merrnin sëpatë e tërkuzë, bëheshin bashkë dhe me yllin e mëngjesit niseshin drejt Vanrave apo Nakos e Gjimufit, ku kishte plot lisa e dru të tjera. Prisnin e çanin trungje, me sedër ndaj njëra - tjetrës, kush ta bënte barrën më të madhe. Ngarkoheshin rëndë sa mezi ecnin dhe lindja e diellit i zinte në oborrin e shtëpisë. Stivosnin drutë në hipi dhe pastaj u përvisheshin punëve të tjera të ditës, siç ishin punët e shtëpisë, marrja me fëmijët, puna në ara, puna në tezgjah etj. Po do ngarkonin edhe bucelën për të shkuar për të mbushur ujë. I tillë ishte zakoni i trashëguar në anët tona që me këto punë merreshin gratë, prandaj ato ishin edhe më të ngarkuara me punë e rrjedhimisht më të lodhura se burrat. Punët e tjera, ato që quheshin punë burrash, si marrja me bagëtitë, hapja e ndonjë toke të re, shkuarja jashtë fshatit, si në Himarë e deri në Vlorë e gjetkë për të bërë ndonjë Pazar, si blerje misri për bukë e ndonjë gjë tjetër, zakonisht ishte detyrë e burrave. Kallarati në LANÇ Pavarësisht varfërisë’ e rraskapitjes në punët e rënda të fshatit për mbijetesë, kallaratasit ndjenjën e atdhedashurisë e kishin shumë të lartë, duke luftuar me trimëri të rrallë për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga agresorët dhe pushtuesit e huaj. Këtë e treguan më 1914 kundër andartëve grekë, më 1920 kundër italianëve që mbanin të pushtuar Vlorën dhe në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare kundër pushtuesve fashistë italianë e nazistë gjermanë. Me LANÇ të popullit shqiptar Kallarati u lidh që në fillim dhe dha kontribut maksimal të mundshëm,duke mbushur radhët e formacioneve partizane me dhjetra e dhjetra bij e bija luftëtarësh, ku derdhën gjakun për çlirimin e vendit rreth 20 prej tyre. Me atë luftë u arrit jo vetëm çlirimi i vendit, po edhe emancipimi e reformimi i shoqërisë, zhvillimi e përparimi, heqja e tërkuzës nga kurrizi i grave, zhdukja e zakoneve prapanike, arsimimi e kultura, përmirësimi i gjendjes ekonomike etj. Gjatë viteve të pasçlirimit e të krijimit të ekonomisë kolektive dhe të grumbullimit të fshatit në tre lagje, çdo familje ndërtoi shtëpi të re të mobiluar me të gjitha pajisjet e kohës që nuk kanë asnjë dallim nga banesat në qytete dhe vetë jeta e kultura e të jetuarit të familjeve në Kallarat nuk ka asnjë ndryshim nga jeta në qytet. Sot, me ndërtimin e rrugës automobilistike me parametra bashkëkohore, është kënaqësi të udhëtosh për në atë fshat nga Vlora, udhëtim që zgjat jo më tepër se 40-45 minuta pa e ndier fare rrugën, kur në të kaluarën duheshin mbi tre orë udhëtim të lodhshëm. Kjo rrugë e re që e lidh Kallaratin me Bregdetin dhe me Kurveleshin e Sipërm hap perspektivën për zhvillim e përparim të të gjithë trevës që ajo përshkon. Prandaj Kallarati krenohet me kontributin që dha në LANÇ, sikurse edhe në luftërat e tjera, si dhe për punët e bëra dhe arritjen e të mirave që gëzojnë sot kallaratasit. Lufta italo-greke dhe pasojat për fshatin tonë Pas pushtimit të vendit tonë nga Italia fashiste më 7 prill 1939, ajo në tetor 1940 i hapi luftë edhe Greqisë për ta pushtuar. Por nuk ia doli dot se ushtria greke nga mbrojtja u hodh në kundërmësymje dhe e vuri përpara ushtrinë italiane, duke mbërritur ushtria greke deri në Kallarat. Me të mbërritur ushtarët grekë të uritur u turrën shtëpi më shtëpi duke thyer dyert e duke hapur katoje për të grabitur ushqime e bagëti. Kallarati me ekonomi të varfër u varfërua edhe më shumë. Dhe nuk mjaftoi dëmi i madh ekonomik nga grabitja e ushtrisë greke, porsi brez lufte që u bë fshati ynë, komanda greke urdhëroi shpërnguljen e popullatës në drejtim të Kuçit. Ikën familjet kallaratase me nga një trastë ushqime e rroba që mund të ngrinin në krah, duke i lënë në vend atë pak pasuri e katandi që u kish mbete. U kthyen në fshatin e shkatërruar nga lufta në fund prill-fillim maj, kur ushtria greke u thye dhe u tërhoq nga trojet tona, por punëve bujqësore u kish ikur koha dhe familjet kallaratase u gjendën para një problemi të madh jetik: si e me se të siguronin ushqim për mbijetesë? Këto ishin pasojat e luftës italo-greke. Operacionet nazifashiste që përfshinë edhe Kallaratin Një operacion e ndërmorën forcat fashiste italiane në luginën e Lumit të Vlorës dhe në krahinën e Kurveleshit. Nga ky operacion mbeti e vrarë në Horë të Vranishtit e reja kallaratase Belere Boshaj. Dy operacione i ndërmorën nazistët gjermanë në zonën e sipërpërmendur: njëri në dimrin dhjetor 1943-janar 1944 dhe tjetri në qershor 1944. Në këto dy operacione në Kallarat u dogjën shumë shtëpi nga nazistët dhe u shkaktuan dëme të tjera ekonomike. Banorët e fshatit shpëtuan falë shpellave të maleve ku strehoheshin gjatë operacioneve.


Gazeta KALLARATI

faqe

6

Q e r sh o r 2021

NDERIME KUJTIMIT TË NDRITUR TË MIKUT TË NDERUAR PETRIT QEJVANI Nga Qatip MARA E kisha njohur në largësi nëpërmjet leximit të krijimtarisë së tij poetike. Disa shokë të mi më flisnin me shumë konsiderata për personalitetin e karakterin solid të intelektualit të talentuar Petrit Qejvanaj kur ishte drejtor i teatrit Vlorë që rrezatonte kulturë e dritë diturie. E takova për herë të parë në vitin 2000 kur shkova mësues filozofie në gjimnazin “Halim Xhelo”. Ishte drejtor i gjimnazit. Më priti në zyrën e drejtorisë me shumë dashamirësi e ngrohtësi vëllazërore. E drejtonte shkollën me aftësi shkencore pedagogjike. Kolektivi pedagogjik i shkollës kishte mësues që punonin me përkushtim në procesin mësimor-edukativ, kishin një përgatitje të lartë shkencore. Gjithë kolektivi pedagogjik kishte harmoni e solidaritet me motiv forcimin e disiplinës në shkollë. Në bisedat e vazhdueshme me drejtorin e gjimnazit Petrit Qejvani e dëgjoja me vëmendje për potencialin mendor e shpirtëror që diskutonte me kulturë erudite, me gjykime e arsyetime deduktive për jetën në kompleksin e saj të ndërlikuar. Në këtë shkrim kujtoj me respekte intelektualin e talentuar të ndjerin Petrit Qejvani si NJERI me botë shpirtërore të ndriçuar nga mirësia, e ndjenja të fuqishme atdhedashurie. Në kohën e lirë më shprehte në vargje fragmente të krijimtarisë së tij poetike. I ndriçonin sytë gëzim kur më fliste bukuritë e Atdheut. I qeshte fytyra kur diskutonim për Kallaratin e bukur natyror me histori trimërie në luftërat për liri e Pavarësi. Shpesh herë shprehte me dhimbje shqetësime për tranzicionin demokratik që shkaktoi ngjarjet tragjike të vitit 1997. Ishte shumë parimor për të thënë të vërtetën. Intuita e tij zbulonte të padukshmen në hapësirë e në kohë. Kishte forcë argumentuese duke qartësuar

mendimin e tij koherent me fakte dritëdhënëse. Mendimet e tij rridhnin vrullshëm si një lumë i pandërprerë. Elokuenca e tij në paraqitjen e fakteve ishte bindëse. Kishte shumë kulturë estetike për artin,letërsinë e kulturën kombëtare. Ishe vizionar. Ishte i guximshëm për të mbrojtur të drejtën. Nuk pajtohej me të metat. E urrente sevilizmin dhe smirën. Ishte humanitar me shpirtin e tij të sinqertë. Shpesh diskutonte për të kaluarën duke e gjykuar të kaluarën me dokumente arkivore dhe interpretuar ngjarjet e luftës me fakte. Ai e gjykonte të kaluarën me kriterin e vlerësimit të parimit të interesave kombëtare. Kritikonte absurdin shqiptar, që e ka përshkruar në vargjet poetike : “ATDHEU IM , ME DY HISTORI DHE ASNJË TË VËRTETË” Atdheu im fitimtar dhe i mundur, hero dhe tradhtar patriot dhe i shitur liri mbrojtës dhe mercenar, atdheu im me një histori të shkruar nga shqiptarët dhe një tjetër të shkruar nga të huajt (normale) atdheu im me dy histori edhe prej vet shqiptarëve (anormale) një histori e fitimtarëve dhe një histori e të mundurve kur të mundurit kthehen në fitimtarë, fitimtarët kthehen në të mundur. Atëherë rrëzohen statujat e heronjve dhe vendosen ato të tradhtarëve. Pastaj e kundërta. Atdheu im me dy histori dhe asnjë të vërtetë. Atdheu im me dy palë heronj E me dy palë tradhtarë, Me heronj tradhtarë Dhe tradhtarë heronj. Atdheu im paradoksal që më dhemb deri në palcë

Fajdexhiu i mashtruar

që ke ecur gjithnjë me një këmbë e një patericë, kur do t’i kemi të njëjtë heronjtë dhe të njëjtë tradhtarët? *** Gjatë vitit shkollor 2000-2001 që punova në gjimnazin “Halim Xhelo” kolegu e miku nderuar Petrit Qejvanaj përjetoi me shumë hidhërim e dhimbje të madhe largimin parakohe të vëllait të shtrenjtë. Shkoja shpesh në shtëpinë e tij ku sundonte dhimbja e largimit të vëllait. Zemra e të ndjerit Petrit Qejvanaj vajtonte me heshtje pikëlluese humbjen e vëllait të shtrenjtë U largova nga gjimnazi “Halim Xhelo” me mbresat më të mira për kolegun e mikun e nderuar Petrit Qejvanaj. Pasi u largova nga Vlora për në Tiranë dhe më vonë në Nju Jork lexoja në rrjetet sociale shkrimet e krijimtarinë poetike të intelektualit të talentuar Petrit Qejavanaj. Megjithëse isha në vitet më të vështira të kalvarit të vuajtjeve të mia nëpër spitalet Tiranë,Torino,Milano dhe Nju Jork u gëzova që pashë një vidio ku i ndjeri Petrit Qejvanaj fliste me pasion për historinë e Kallaratit. Pak ditë më vonë lexova me dhimbje në fejsbuk lajmin e hidhur të largimit nga jeta parakohe të intelektualit të talentuar Petrit Qejvanaj.. I ndjeri Petrit Qejvanaj është larguar vetëm fizikisht nga jeta. Ai është i pavdekshëm me krijimtarinë e tij letrare-artistike, me veprat që ka botuar si “Kënga e Zogut Blu”,vëllim poetik 2015. “Fjala ime”, libër publicistik,botuar më 2016, ku përfshihen 82 artikuj,me vlera njohëse e përgjithësuese. Letrare estetike. Janë dhjetëra shkrime të botuara në gazetat më në zë, në Tiranë.. Edhe pse kishte lindur në qytetin e Gjirokastrës ,zemra e intelektualit të talentuar Petrit Qejvanaj dashuronte Kallaratin. U prehët në Paqe! Nderime e respekt kujtimit të ndritur të intelektualit të talentuar Petrit Qejvanaj!

KËndi i humorit

Një afarist mendoi të gënjente një fajdexhi dhe i tha atij: - O xhaxha i pasur! Ju e zmadhoni pasurinë tuaj duke dhënë para hua me kamatë, por kënaqeni, me thërrime të përmuajshme të ardhurash prej dy e gjysmë grosh përqindje. Po unë kam gjetur një punë që të japë një të ardhur mujore njëqind për qind. Në qoftë se do të jeni dakord të merrni pjesë në këtë punë, duhet të ma besoni mua menaxhimin e saj. Unë duke arritur me paratë tuaja të ardhura të tilla, do t`u jap juve gjysmat e tyre. - Ty të mjafton edhe një e katërta, prandaj nëse do më japësh tre të katërtat, atëherë jam dakord. - Po mirë, herën e parë unë do të kufizohem me pak, por më tutje do më bëni mua ortak në të ardhurat, duke i ndarë në mënyrë të barabartë mes nesh, tha afaristi. Fajdexhiu e3 pranoi kushtin e afaristit dhe i dha atij një qind groshë. Pas një muaji ai e entuziazmoi fajdexhiun, duke i sjellë një qind e shtatëdhjetë e pesë groshë. Disa ditë më vonë afaristi vajti përsëri të fajdexhiu dhe për “të mirën e përbashkët” mori prej tij dy qind groshë. Pas një muaji fajdexhiu mori 350 groshë. Kështu, disa herë duke marrë nga fajdexhiu para, afaristi harxhoi 500 groshë nga paratë e tij. Një herë nxiti të shkonte te fajdexhiu shumë i shqetësuar: - Më ka rënë në dorë një punë me leverdi të jashtëzakonshme, e cila për një muaj për një mijë groshë të jep një mijë të ardhura fitim Më jep shpejt paratë, që të mos na ikë kjo punë nga dora. Pa asnjë diskutim fajdexhiu i dha dy mijë groshë Kaluan dy muaj, por për afaristin dhe paratë nuk pati as nam e as nishan. Fajdexhiu sa s`plasi nga dëshpërimi dhe nisi ta kërkojë ortakun e tij. Pas disa ditësh u përplas me të në rrugë dhe i kërkoi paratë e tija dhe fitimet. -Çdo gjë e blerë herën e fundit me paratë tuaja unë i shita me humbje dhe kam humbur në këtë punë një mijë groshë. Mua më vinte turp të vija tek ju me humbje dhe unë në një vend tjetër gjeta edhe një mijë groshë dhe përsëri bëra blerje prej dy mijë groshësh. Por përsëri pësova humbje-humba një mijë. T`i biem shkurt, me dymijë groshët tuaj unë pësova një humbje prej tremijësh. Tani ju duhet të më ktheni mua mijëshen e humbur, i tha afaristi. Fajdexhiu u zemërua. U ndez një sherr i madh. Të dy shkuan te një gjykatës. Pasi i dëgjoi, gjykatësi i tha fajdexhiut: - Përderisa ti në një farë kohe e pranove fitimin e tij, tani duhet të ndash me të edhe humbjen. Kështu, afaristi arriti ta mashtronte fajdexhiun, të cilit gjykatësi i zhvati edhe pesëqind groshë shpenzime gjyqësore.


Gazeta KALLARATI

faqe

7

Q e r sh o r 2021

KËndi i shËndetit

SI DUHET TRAJTUAR SKUQJA E LËKURËS NGA TË NXEHTIT Një ndër shqetësimet më të shpeshta të lëkurës që shfaqet gjatë stinës së nxehtë është edhe skuqja e saj, që njihet me emrin mjekësor edhe si “rash i të nxehtit” (puçrra apo njolla të kuqe). Mjekja infeksioniste Ilda Xhelili thekson se janë një sërë faktorësh që ndikojnë në shfaqjen e kësaj gjendjeje, prej të cilës preken të gjitha moshat. Sipas saj, kujdes maksimal duhet të tregohet për bebet, obezët(të dhjamosurit) dhe personat me aftësi të kufizuara.

Po çfarë janë puçrrat apo njollat e kuqe (rashet) e të nxehtit?

Lëkura që mbulon gjithë sipërfaqen e trupit tonë ka për detyrë ta mbrojë atë ndaj infeksioneve, kimikateve, rrezeve ultravjollcë të diellit apo dëmtimeve të tjera të ndryshme. Gjithashtu, lëkura ka edhe një funksion shumë të rëndësishëm, që është mbajtja nën kontroll e temperaturës së trupit. Në mënyrë që trupi të freskohet vazhdimisht, prodhohet djersa nga gjëndrat e djersës, të cilat janë të shpërndara në gjithë trupin. Gjëndrat e djersës ndodhen në shtresën e dytë pas shtresës sipërfaqësore të lëkurës, si dhe në shtresa më të thella. Që andej, nëpërmjet kanaleve të posaçme, djersa e prodhuar del në sipërfaqe. Këto gjëndra mbahen nën kontroll nga qendrat e kontrollit të temperaturës që gjenden në tru. Në rastin kur jemi të ekspozuar ndaj të nxehtit, ndodh pikërisht bllokimi i kanaleve të djersës dhe për rrjedhojë djersa nuk mund të dalë në sipërfaqe për të freskuar trupin dhe normalizuar temperaturën e përgjithshme të tij.

Cilët janë personat më të prekshëm nga ky problem?

Të gjithë mund të rrezikohen nga kjo problematikë. Në radhë të parë janë të prekshëm bebet, pasi tek ato gjëndrat e djersës nuk janë të pjekura mirë dhe nuk prodhojnë sasinë e duhur të djersës. Kjo ndodh më tepër kur ekspozohen ndaj të nxehtit ose kanë temperaturë me ethe. Megjithatë, është ende e paqartë se përse disa njerëz preken nga ky fenomen e disa të tjerë jo. Shpesh kanalet e djersës mund të bllokohen edhe nga prodhimi i tepërt i djersës në zona të caktuara të trupit, që nuk ajrosen mirë. Të tilla zona janë sqetullat, rrëzat e kofshëve, rrudhat e qafës apo të barkut. Në këto zona paraqitet i vështirë qarkullimi i ajrit dhe për pasoje avullimi i djersës. Rol luajnë edhe lloji i veshjeve që përdorim. Kjo ndodh më tepër gjatë përdorimit të veshjeve sintetike, apo kur përpiqemi të vishemi trashë në dimër, si dhe kur kemi temperaturë të shoqëruar me ethe. Po ashtu edhe përdorimi i kremrave të trashë dhe moskujdesja për higjienën e lëkurës mund të shkaktojë bllokimin e kanaleve të djersës. Duhet thënë se ky fenomen mund të ndodhë edhe si efekt anësor i medikamenteve që përdorim për arsye të ndryshme shëndetësore.

Si paraqitet klinikisht rashi i të nxehtit?

Simptomat më të zakonshme klinike përfshijnë në radhë të parë gunga të kuqe në lëkurë, si dhe kruajtje ose ndjesi të shpimit me gjilpëra. Këto ndodhin për shkak të infeksionit të shtresës sipërfaqësore të lëkurës. Ndjesia e shpimit është e ngjashme me ndjesinë e djegieve të lehta nga rrezet e diellit. Simptomat klinike janë të njëjta si për foshnjat edhe për të rriturit, me të vetmin ndryshim që të rriturit janë në gjendje t`i shprehin qartë ankesat e tyre, ndërkohë që për të vegjlit duhet bërë një ekzaminim më i kujdesshëm për të kuptuar gjendjen. Po ashtu edhe ata të dhjamosur duhet të kenë shumë kujdes, pasi shtresat e dhjamit në zona të ndryshme pengojnë qarkullimin e ajrit dhe avullimin e djersës. Në grupin e rrezikut futen edhe personat me aftësi të kufizuara të lëvizjes, që qëndrojnë gjatë në shtrat, ose edhe të paralizuarit që nuk lëvizin dot fare. Rashi i të nxehtit është më i shprehur në vendet me klimë të nxehtë, ku njerëzit djersijnë më shumë. Nëse kanalet e djersës janë të bllokuar në sipërfaqe, atëherë klinikisht lëkura ka pamjen e rruazave të vogla në sipërfaqen e saj, si pika djerse. Ndërsa skuqja klasike e këtij fenomeni ndodh nëse bllokohen kanalet në thellësi të shtresave të lëkurës, gjë e cila shkakton infeksion të shtresave të thella të lëkurës. Natyrisht që si çdo infeksion, lëkura bëhet e kuqe dhe gungat bëhen më të mëdha. Çfarë mund të thuhet për trajtimin dhe kur duhet përdorur antibiotikët? Në rastin e formave të lehta sipërfaqësore, trajtimi nuk ka ndonjë gjë të veçantë, përveçse një higjienë të mirë vetjake, shpëlarje me ujë, tharje dhe përdorimi i veshjeve të pambukta që lehtësojnë qarkullimin e ajrit. Në rastet kur gjëndrat e djersës infektohen nga bakteret, situata është më e komplikuar. Pacienti ka dhimbje, skuqje dhe ënjtje në zonën përkatëse. Në këtë rast mund të lindë nevoja e përdorimit të antibiotikëve po edhe i preparateve kortizonikë, gjithmonë sipas këshillimit të mjekut. Cilat janë masat që duhet ë merren për të shmangur shfaqjen e rashit të të nxehtit? Parandalimi është trajtimi më i rëndësishëm për këtë problem prej të cilit mund

të rrezikohen të gjitha grupmoshat. Ndjekja e një stili të shëndetshëm jetese, shmangia e dehidratimit nëpërmjet konsumimit të sasisë së duhur të lëngjeve, mbajtja e një higjiene të rreptë të lëkurës, përdorimi i veshjeve të përshtatshme janë këshillat për parandalimin e kësaj gjendjeje. Gjithashtu duhet të bëhet kujdes edhe me ushqimin e aktivitetin fizik. Duhet të shmangen ushtrimet fizike në mot të nxehtë dhe me shumë lagështirë, pasi e favorizojnë zhvillimin e skuqjes së lëkurës nga të nxehtit. Gjithashtu nuk duhet lënë pas dore shenja të tilla klinike si: lodhje e theksuar, dobësi, të përziera, të vjella, prandaj duhet këshilluar menjëherë me mjekun. Në vijim të këtij shkrimi do gjeni të detajuara masat që duhet të merren për të zvogëluar sa më shumë që të jetë e mundur këtë shqetësim. KËSHILLAT SI MUND TË PARANDALOHET SHFAQJA E RASHIT TË TË NXEHTIT · Së pari të lejohet që lëkura të jetë e ekspozuar ndaj ajrit qarkullues, veçanërisht në stinën e nxehtë të verës. Në këtë mënyrë minimizohet mundësia për bllokimin dhe infektimin e gjëndrave dhe kanaleve të djersës. · Të shmangen ushtrimet fizike në mot të nxehtë dhe me shumë lagështirë. · Të përdoren tesha të pambukta për një frymëmarrje më të mirë të lëkurës. · Të bëhet kujdes për mbipeshën, e cila përbën rrezikun kryesor për një jetë të shëndetshme. · Për të minimizuar rrezikun e sëmundjeve të lidhura me nxehtësinë, duhet përpjekur të shmanget puna ose ushtrimi fizik në nxehtësi të skajshme. Të shmanget dehidratimi duke shtuar sasinë e lëngjeve gjatë ditës (kujdes! Pini shpesh dhe nga pak) për të zëvendësuar lëngjet e humbura përmes djersitjes. · Të mos lihen pas dore shenja të tilla klinike si: lodhje e theksuar, dobësi, të përziera, të vjella, por të këshilloheni menjëherë me mjekun e familjes. · Është e vështirë për të vlerësuar se sa ujë humbet organizmi ynë nëpërmjet djersitjes dhe mekanizmi i etjes nuk mund të jetë aq i ndjeshëm sa për ta kujtuar një person se duhet të pijë ujë. Në përgjithësi, veshkat janë një udhëzues i mirë nëse ka ujë mjaftueshëm në trup. Nëse trupi është i dehidratuar, veshkat do përpiqen të mbajnë ujin në qarkullim sa më shumë që të jetë e mundur. Ulja e prodhimit të urinës, urina e përqendruar (ngjyra e errët) dhe aroma që ndihet, janë tregues që veshkat janë duke u përpjekur të ruajnë furnizimin me ujë të trupit. Urina është e qartë kur ka lëngje mjaftueshëm në trup. Në një mjedis të nxehtë, njeriu duhet të pijë ujë mjaftueshëm për të bërë urinë të qartë dhe për t`u siguruar që trupi prodhon djersë. · Humbja e djersitjes dhe e urinës nënkupton edhe humbjen e elektroliteve (kripërave minerale). Prandaj duhet përdorur edhe ujë mineral dhe lëngje të tjera, si për shembull lëng kumbulle (përmban kalium), lëng portokalli (përmban kalcium). · Në mënyrë të veçantë duhet të kenë kujdes për çrregullimin e elektroliteve personat që vuajnë nga sëmundje të tilla si: diabeti, pamjaftueshmëria e punës së zemrës, apo problemet e ndryshme me veshkat. RREZIQET NGA TEMPERATURAT E LARTA TEK FËMIJËT Temperaturat e larta në verë kanë ndikim negativ në organizmin e fëmijës. Fëmijët janë të ndjeshëm ndaj efekteve të këtyre temperaturave sepse metabolizmi i tyre ndryshon nga metabolizmi i të rriturve, qendra e rregullimit të temperaturës tek fëmijët është e papjekur,, aftësia për djersitje është më e paktë, masa e trupit është e vogël, po ashtu edhe vëllimi i gjakut. Gjithashtu, ata mbështeten tek të tjerët për të rregulluar temperaturën e mjedisit të tyre apo dhe për të siguruar marrjen e lëngjeve të nevojshme. Disa nga shqetësimet më të shpeshta që vapa shkakton tek fëmijët, të detajuara jepen më poshtë. · Irritimi i lëkurës nga nxehtësia, puçrrat e vapës. Puçrra të vogla të kuqe shfaqen në pjesët ku trupi është më i nxehtë, sidomos në qafë, fytyrë, bërryla dhe poshtë gjunjëve. · Çrregullime diarrike. Diarreja karakterizohet nga të dala të ujshme e të shpeshta të fëmijës (6-7 herë në ditë te foshnjat). Më e shpeshtë është diarreja te fëmijët nga 6-muajsh deri në 2 vjeç. · Të vjella. Diarreja mund të shoqërohet edhe me të vjella, që është shenjë e infeksioneve të shkaktuara nga viruset apo bakteret. Infeksionet nga viruset apo bakteret shfaqen më shumë në muajt e verës dhe shkaktohen nga temperaturat e larta apo nga ushqimet e infektuara. · Herpessimplex (zjarri i natës në gjuhën popullore) është infeksion i lëkurës i shkaktuar nga virusi me të njëjtin emër, shfaqet në formën e plagës dhe kalon nga prindërit tek fëmija me anë të puthjes. Lëkura skuqet dhe shfaqen puçrra të vogla rreth buzës dhe poshtë hundës, të cilat bashkohen dhe formojnë plagë. Fëmija duhet çuar te mjeku dhe nuk duhet lejuar të prekë fytyrën. · Goditje nga dielli si pasojë e ekspozimit të fëmijës në rrezet shumë të forta të diellit. Fëmija djersin, humbet lëngjet dhe hidratohet. Marrë nga gazeta DITA e 27 korrikut 2017


Gazeta KALLARATI

faqe

8

Q e r sh o r 2021

TË NJOHIM ZHVILLIMIN E BLEGTORISË NË KALLARAT NË TË KALUARËN DHE SOT, NJERËZIT QË KANË USHTRUAR DHE USHTROJNË ENDE PROFESIONIN E BUKUR TË BARIUT (ÇOBANIT) Blegtoria është degë e rëndësishme e ekonomisë së fshatit, e cila merret me mbarështimin e bagëtive, me qëllim fitimin e të mirave materiale për ushqyerjen e njerëzve, sigurimin e lëndëve të para, plehut organik për bujqësinë etj. Shkenca mbi blegtorinë quhet Zooteknika, e cila studion prejardhjen dhe evolucionin e kafshëve, mënyrat e kultivimit, rregullat e shumëzimit, të ushqyerit të tyre, mënyrat e vlerësimit, zgjedhjen e kafshëve për riprodhim, kujdesin dhe shfrytëzimin e tyre, si dhe karakteristikat e racave, llojeve dhe linjave. Blegtoria përbëhet nga gjedhët, dhentë, dhitë, shpendët, derrat, kuajt etj. Në kushtet klimaterike të zonës tonë më tepër zhvillim ka pasur dhe ka rritja e dhive, dhenve, lopëve e shpendëve. Por që të zhvillohet çdo degë e blegtorisë, kërkohet kujdesi i njeriut, pra i bariut, apo i çobanit. Bariu (çobani) është ndër profesionet më të vjetra, duke filluar rreth 5.000 vjet më parë në Azinë e Vogël dhe më vonë në tërë Euroazinë dhe kontinentet e tjera. Profesioni i bariut ka të bëjë me personin që kullot, që ruan dhe që mbarështon bagëtinë ose gjedhët, siç mund të jenë barinj dhensh, dhish, derrash, apo lopësh. Profesioni i bariut ose çobanit është një nga profesionet më të vështira në të gjitha kohërat. Profesioni i bariut kërkon angazhim e përkushtim të vazhdueshëm, kërkon sakrificë në të gjitha stinët e vitit, kërkon qëndrimin larg familjes, ndonjëherë edhe i vetmuar, kryesisht në terrene malore larg qendrave të banuara, i privuar në përfitimin e disa të drejtave, për shkak të shërbimit të vazhdueshëm që kërkon bagëtia. Profesioni i bariut, aq sa i bukur, i domosdoshëm, i dobishëm e jetik, është po aq i vështirë për ta ushtruar. Jo çdokush mund ta bëjë atë. Por megjithatë ky profesion, edhe pse i konsideruar i vështirë, është i nderuar dhe i respektuar nga shoqëria, mbi të gjitha në çdo kohë ky profesion ka qenë dhe është edhe më fitimprurës. Shumë këngë e poezi i kushtohen me të drejtë bariut, apo bareshës. Edhe Kallarati historikisht, duke qenë një fshat kodrinor e malor, i rrethuar me pyje e kullota, male e fusha e ka pasur të zhvilluar blegtorinë. Blegtoria, si në kohët më të hershme të ekzistencës së pronës private, në kohën e sistemit të ekonomisë kolektive, të kooperativës bujqësore dhe përsëri sot në sistemin privat, edhe pse më pak, zë një vend të veçantë në sigurimin e të ardhurave të banorëve që jetojnë në Kallarat. Për të njohur më shumë këtë profesion,si ka qenë e organizuar blegtoria në të kaluarën dhe sot, cilët kanë qenë drejtuesit e blegtorisë në vite, roli i veterinerit dhe zooveterinerit në zhvillimin e blegtorisë, për të njohur cilët ishin dhe janë çobanët në fshatin tonë, kopetë, vendet ku dimëronin e veronin, shifra dhe fakte të ndryshme të numrit dhe rendimentit të prodhimit, çelim rubrikën " Zhvillimi i blegtorisë në Kallarat dje dhe sot".

Qëllimi i kësaj rubrike është të evidentojmë çobanët e barinjtë e fshatit që ndër vite kanë ushtruar këtë profesion, sa të vështirë, aq edhe të bukur, që me punën e tyre i kanë shërbyer dhe i shërbejnë në radhë të parë familjes së tyre, por edhe mbarë shoqërisë, pasi produktet e qumështit dhe mishit qëndrojnë pranë tryezave të çdo familjeje shqiptare. Për të gjitha këto presim të sjellim për lexuesit kujtime, vlerësime e komente të lira nga kushdo kallaratas, pavarësisht profesionit dhe moshës aktuale. Në mënyrë të veçantë le t`u bëjmë homazh atyre blegtorëve, që janë ndarë nga jeta, duke na lënë prapa kujtimin e tyre të mirë, përvojën dhe dashurinë për profesionin e çobanit. Me interes do të ishte të sillnim edhe foto të ndryshme të blegtorëve kallaratas.

Mendjendritur e guximtarë Duke marrë brezat me radhë Gjatë të gjitha kohërave, Shumë figura kanë dalë Nga gjithë mëhallët që ke, Mendjendritur e guximtarë, Burra të zakoneve`, Poetë e shkrimtarë, Mësues të shkollave`’ Komandantë e komisarë, Punonjës të shkencave`, Inxhinierë e naftëtarë, Agronomë të bimëve`, Juristë dhe politikanë Në krye të punëve`, Mjekë të shquar me famë Në shërbim të njerëzve` Në gjithë vendin anë e mbanë Mbarë populli i njeh, Bujq të zotë e çobanë Me bereqet e kope. Siç kanë qenë e janë Shumë emra do t`i themë, Këtu në radhë të parë Të mbështetur në të vërtetën Emra që nderojnë fshanë, Patriotë për mëmëdhenë: Alem Toto Qejvanë Luftëtar për atdhe, Hodo Kalem e Lame Sinanë

Burra të zakoneve`, Me selamin, Shamon e Muranë Ishin ajkë e mendjeve. Të gjithë me duar mbi supe Nëntori bashkë i zuri Në shtëpi të Toçe Aty u ngrit flamuri.

Bujaria kallaratase Kallarati malësi Me njerëz shumë bujarë , Në çdo derë e shtëpi Thonë urdhëro, mirë se ke ardhë. Kanë të gjithë një cilësi Janë mikpritës e zemërbardhë, Si në dasmë e gosti Dallohen që janë labë, Gjithë respekt e dashuri, Ngrihen shëndetet me radhë “Të kam gjete me një dolli Miqësia e pandarë”! Rrinë në këmbë si qiri Në shërbim një mëhallë.

Nga Xhelo DAUTAJ

NJOFTIME PËR NDARJE NGA JETA BAJRAM RAMIZ HOXHAJ

Më 21 maj 2021 u nda nga jeta në Berat kallaratasja Pashako Shakaj (Karabollaj). Pashakua lindi në Kallarat më 20 gusht 1936, në një familje me ndjenja të larta patriotike e liridashëse. Është ndarë nga jeta pra ca kohësh Bajram Ramiz Qysh e vogël së bashku me të vëllain Samiun dhe Hoxhaj. motrën Hurmanë u detyruan të rriten jetim me nënën e Bajrami u lind në Kallarat më 15 tetor 1948 në një familje tyre Xhevon, pasi i ati, Shuko Karabollaj, ra Dëshmor i të varfër, por me ndjenja patriotike e liridashëse. Shumë Atdheut në Luftën Nacionalçlirimtare. vite jetoi e punoi me ndershmëri në Kallarat, duke Pashakua u martua me ushtarakun Xhezo Shakaj nga dhënë kontributin e tij në ekonominë bujqësore, si dhe Vranishti, me të cilin lindën, rritën, edukuan dhe arsimuan në grupin artistik të fshatit, ndërsa vitet e fundit të dy djemtë Bashkimin, Luanin dhe vajzën Edlira. Ajo jetës, për shkak të vetmisë, i kaloi pranë motrës së tij, familjarisht jetonte në Berat dhe punonte në tregti. Sulotes në Përmet. Ishte nënë dhe gjyshe shembullore. REDAKSIA

Kryesia e Shoqatës “Kallarati” dhe Redaksia e gazetës u shpreh ngushëllime të thella të gjitha familjeve për humbjen e njerëzve të tyre të dashur.

Redaksia e gazetës: Kryeredaktor: Seit Jonuzaj; Redaktorë: Hiqmet Meçaj; Çize Xhaferaj; Lefter Hysaj; Rami Memushaj; Besnik Gjonbrataj. Arti grafik: Andi Meçaj. www.kallarati.com; e-mail: gazetakallarati@yahoo.it

Shënim: Botimi i këtij numri të gazetës u sponsorizua nga emigrantja kallaratase në Londër Evgjeni JONUZAJ. Kryesia e Shoqatës “Kallarati” dhe Redaksia e gazetës e falënderojnë përzemërsisht për këtë gjest bujar, i cili është rasti i dytë pas sponsorizuesit të parë. Ftojmë edhe të tjerë kallaratas të ndjekin këtë shembull.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.