Gazeta KALLARATI
faqe
1
Janar - S hkur t 2016
Ec ngado, Kallaratin mos e harro!
ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 13-të i botimit, nr. 85 Janar - Shkurt 2016, Çmimi 50 L www.kallarati.com; E-mail: gazetakallarati@yahoo.it Kryeredaktor: Seit Jonuzaj
VIT I RI, DETYRA TË REJA Viti i ri 2016 që kemi nisur është i 13-ti vit i jetës së Shoqatës sonë kulturore-atdhetare ‘KALLARATI’ dhe i gazetës së saj. Pra, vitet shkojnë pa u kuptuar, ndërsa mosha e Shoqatës rritet. Dhe në këtë hark kohor 13-vjeçar, në bazë të statutit dhe programit të saj, Shoqata ka bërë shumë punë në dobi të fshatit tonë Kallarat dhe të kallaratasve. Kur themi shumë punë, kemi parasysh mundësitë financiare të kufizuara që nuk e kanë lejuar Shoqatën të bëjë më shumë se aq sa ka bërë, pavarësisht nga dëshirat që mund të ketë secili prej nesh për më shumë. Nuk është e paktë organizimi rregullisht dhe në mënyrë mbresëlënëse nga kryesia e Shoqatës, në bashkëpunim të ngushtë me drejtuesit e fshatit, i Takimit të brezave në fshat dhe i veprimtarive përkujtimore. Të veçanta kanë qenë sidomos zhvillimet e veprimtarive përkujtimore jubilare të ngjarjeve historike, si nga niveli i organizimit, ashtu edhe nga cilësia e kumtesave dhe nga programet artistikoargëtuese, si p.sh. përvjetori i rënies së Heroit të Popullit Mumin Selami, 100-vjetori i qëndresës heroike të Kallaratit kundër sulmeve të bandave shoviniste greke, andartëve etj. Kontributi i Shoqatës nuk ka munguar edhe për punë të tjera në të mirë të fshatit. Po një nga punët më të mira që ka bërë Shoqata qysh me themelimin e saj, është gazeta Kallarati. Menjëherë me krijimin, ajo mori vendim për nxjerrjen e gazetën, duke krijuar dhe redaksinë e parë të saj me në krye vetë kryetarin e parë të Shoqatës, të paharruarin Gafur Shametaj. Pë herë të parë në jetën e tij, Kallarati u bë me gazetë. Shoqata dhe gazeta e saj, duke pasur për bosht kompaktësimin e të gjithë bashkëfshatarëve tanë, pa dallim bindjesh politike, ndarjesh fisnore a shtrese shoqërore, gjatë kësaj periudhe të ekzistencës së tyre kanë ecur nga viti në vit, duke fituar përvoje e përmirësuar punën. Gazta “Kallarati”, si në formë dhe në përmbajtje ka ardhur, duke u bërë më tërheqëse për lexuesin. Në faqet e saj gjithnjë e më mirë janë pasqyruar zhvillimet historike të fshatit, ato ekonomike, kulturore, lufta për liri e pavarësi, figurat e shquara të Kallaratit në luftë për mbrojtjen e çlirimin e
vendit, në fushën e arsimit e të kulturës dhe në të gjitha fushat e tjera të jetës shoqërore. Në gazetë ka gjetur veten, të parët e tij apo fisin çdo kallaratas. Dhe këtë punë gazeta ka arritur ta bëjë në saje të të gjithë atyre bashkëfshatarëve që kanë bashkëpunuar me gazetën me anën e shkrimeve të tyre. Por siç e kemi vënë edhe herë të tjera në dukje, mendojmë se jo të gjitha kapacitetet intelektuale kallaratase janë shfrytëzuar për bashkëpunim me gazetën. Gazeta është e hapur për të gjithë, pa përjashtim, por ne parapëlqejmë si më cilësore shkrimet që mund të bëjnë intelektualët me horizont e njohje më të gjerë shkencore në fusha të ndryshme të jetës: historike, kulturore, ekonomike, mjekësore etj. Si të gjitha vitet e kaluara edhe ky vit për Shoqatën shton detyra të reja. Sivjet mbushen 100 vjet nga hapja e shkollës së parë në Kallarat. Ajo themelet i hodhi në mars të vitit 1916, fillimisht në shtëpinë e Dushan Seitit (Jonuzaj) për të vazhduar pastaj edhe në shtëpi të tjera, nga që ndonjë ndërtesë të veçantë për këtë qëllim nuk kishte. Shkolla hapej vetëm tre vjet e tre muaj pas shpallja e Pavarësisë kombëtare më 1912, kur Shqipëria ndodhej në një gjendje varfërie e mjerimi të skajshëm. të trashëguar nga pushtim i gjatë turk. Po sivjet ka radhën edhe Takimi i brezave. Me siguri kryesia e Shoqatës në bashkëpunim me fshatin do vendosin dhe do marrin masat e duhura organizative e programuese për t`i festuar edhe këto ngjarje në mënyrë sa më dinjitoze. Gazeta do i pasqyrojë në faqet e saj për t`u njohur në mënyrë konkret me çdo gjë që do të programohet. Kuptohet vetvetiu që për sa i përket 100-vjetorit të shkollës, barra kryesore përgatitore u bie arsimtarëve të vjetër e të rinj për përgatitjen e kumtesave përkatëse. Po edhe ish nxënësit e shkollës së Kallaratit, nga më të hershmit e deri te më të vonshmit, duhet të përgatisin kujtimet e tyre. Përveç kësaj, ka edhe detyra të tjera të mbetura pa përfunduara nga vitet e kaluara, siç është dhe përfundimi i historikut të fshatit apo detyra që do nxjerrë koha.
BASHKIMI I FORCAVE DHE I MJETEVE FUQIZON PRODHIMIN Nga Lavdosh JONUZAJ
Faqe 2
• Pak histori mbi kooperativën bujqësore Bolenë-Kallarat • Bashkimi i forcave dhe i mjeteve të punës fuqizon dhe çon përpara prodhimin
SEIT JONUZAJ, NJERIU QË NUK NJEH MOSHË Nga Kastriot KARABOLLAJ, Besnik GJONBRATAJ
Faqe 3
Ka shumë njerëz që, edhe pse në moshë të thyer, janë tepër aktivë në jetë, jo vetëm për veten e tyre dhe familjen, por edhe për shoqërinë. Një nga këta është edhe kallaratasi Seit Jonuzaj, i cili këto ditë mbushi 88 vjeç, por që me të vërtetë mund ta quajmë një nga ata njerëz që nuk njeh moshë.
KUJTOJMË DËSHMORËT E KALLARATIT RËNË GJATË MUAJVE JANAR-SHKURT Gjatë muajve janar e shkurt ranë në luftë për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj nazistë gjermanë, si dhe për mbrojtjen e kufirit bijtë e mëposhtëm të fshatit tonë... Faqe 4
VENDGULIME TË MUNDSHME KALLARATASE NË GREQI Nga Subi JONUZAJ
Faqe 8