6 minute read

Faqe

NDERIME KUJTIMIT TË NDRITUR TË MIKUT TË NDERUAR PETRIT QEJVANI

Nga Qatip MARA

Advertisement

E kisha njohur në largësi nëpërmjet leximit të krijimtarisë së tij poetike. Disa shokë të mi më flisnin me shumë konsiderata për personalitetin e karakterin solid të intelektualit të talentuar Petrit Qejvanaj kur ishte drejtor i teatrit Vlorë që rrezatonte kulturë e dritë diturie. E takova për herë të parë në vitin 2000 kur shkova mësues filozofie në gjimnazin “Halim Xhelo”. Ishte drejtor i gjimnazit. Më priti në zyrën e drejtorisë me shumë dashamirësi e ngrohtësi vëllazërore. E drejtonte shkollën me aftësi shkencore pedagogjike. Kolektivi pedagogjik i shkollës kishte mësues që punonin me përkushtim në procesin mësimor-edukativ, kishin një përgatitje të lartë shkencore. Gjithë kolektivi pedagogjik kishte harmoni e solidaritet me motiv forcimin e disiplinës në shkollë. Në bisedat e vazhdueshme me drejtorin e gjimnazit Petrit Qejvani e dëgjoja me vëmendje për potencialin mendor e shpirtëror që diskutonte me kulturë erudite, me gjykime e arsyetime deduktive për jetën në kompleksin e saj të ndërlikuar. Në këtë shkrim kujtoj me respekte intelektualin e talentuar të ndjerin Petrit Qejvani si NJERI me botë shpirtërore të ndriçuar nga mirësia, e ndjenja të fuqishme atdhedashurie. Në kohën e lirë më shprehte në vargje fragmente të krijimtarisë së tij poetike. I ndriçonin sytë gëzim kur më fliste bukuritë e Atdheut. I qeshte fytyra kur diskutonim për Kallaratin e bukur natyror me histori trimërie në luftërat për liri e Pavarësi. Shpesh herë shprehte me dhimbje shqetësime për tranzicionin demokratik që shkaktoi ngjarjet tragjike të vitit 1997. Ishte shumë parimor për të thënë të vërtetën. Intuita e tij zbulonte të padukshmen në hapësirë e në kohë. Kishte forcë argumentuese duke qartësuar mendimin e tij koherent me fakte dritëdhënëse. Mendimet e tij rridhnin vrullshëm si një lumë i pandërprerë. Elokuenca e tij në paraqitjen e fakteve ishte bindëse. Kishte shumë kulturë estetike për artin,letërsinë e kulturën kombëtare. Ishe vizionar. Ishte i guximshëm për të mbrojtur të drejtën. Nuk pajtohej me të metat. E urrente sevilizmin dhe smirën. Ishte humanitar me shpirtin e tij të sinqertë. Shpesh diskutonte për të kaluarën duke e gjykuar të kaluarën me dokumente arkivore dhe interpretuar ngjarjet e luftës me fakte. Ai e gjykonte të kaluarën me kriterin e vlerësimit të parimit të interesave kombëtare. Kritikonte absurdin shqiptar, që e ka përshkruar në vargjet poetike :

“ATDHEU IM , ME DY HISTORI DHE ASNJË TË VËRTETË”

Atdheu im fitimtar dhe i mundur, hero dhe tradhtar patriot dhe i shitur liri mbrojtës dhe mercenar, atdheu im me një histori të shkruar nga shqiptarët dhe një tjetër të shkruar nga të huajt (normale) atdheu im me dy histori edhe prej vet shqiptarëve (anormale) një histori e fitimtarëve dhe një histori e të mundurve kur të mundurit kthehen në fitimtarë, fitimtarët kthehen në të mundur. Atëherë rrëzohen statujat e heronjve dhe vendosen ato të tradhtarëve. Pastaj e kundërta. Atdheu im me dy histori dhe asnjë të vërtetë. Atdheu im me dy palë heronj E me dy palë tradhtarë, Me heronj tradhtarë Dhe tradhtarë heronj. Atdheu im paradoksal që më dhemb deri në palcë që ke ecur gjithnjë me një këmbë e një patericë,

kur do t’i kemi të njëjtë heronjtë dhe të njëjtë tradhtarët?

* * * Gjatë vitit shkollor 2000-2001 që punova në gjimnazin “Halim Xhelo” kolegu e miku nderuar Petrit Qejvanaj përjetoi me shumë hidhërim e dhimbje të madhe largimin parakohe të vëllait të shtrenjtë. Shkoja shpesh në shtëpinë e tij ku sundonte dhimbja e largimit të vëllait. Zemra e të ndjerit Petrit Qejvanaj vajtonte me heshtje pikëlluese humbjen e vëllait të shtrenjtë U largova nga gjimnazi “Halim Xhelo” me mbresat më të mira për kolegun e mikun e nderuar Petrit Qejvanaj. Pasi u largova nga Vlora për në Tiranë dhe më vonë në Nju Jork lexoja në rrjetet sociale shkrimet e krijimtarinë poetike të intelektualit të talentuar Petrit Qejavanaj. Megjithëse isha në vitet më të vështira të kalvarit të vuajtjeve të mia nëpër spitalet Tiranë,Torino,Milano dhe Nju Jork u gëzova që pashë një vidio ku i ndjeri Petrit Qejvanaj fliste me pasion për historinë e Kallaratit. Pak ditë më vonë lexova me dhimbje në fejsbuk lajmin e hidhur të largimit nga jeta parakohe të intelektualit të talentuar Petrit Qejvanaj.. I ndjeri Petrit Qejvanaj është larguar vetëm fizikisht nga jeta. Ai është i pavdekshëm me krijimtarinë e tij letrare-artistike, me veprat që ka botuar si “Kënga e Zogut Blu”,vëllim poetik 2015. “Fjala ime”, libër publicistik,botuar më 2016, ku përfshihen 82 artikuj,me vlera njohëse e përgjithësuese. Letrare estetike. Janë dhjetëra shkrime të botuara në gazetat më në zë, në Tiranë.. Edhe pse kishte lindur në qytetin e Gjirokastrës ,zemra e intelektualit të talentuar Petrit Qejvanaj dashuronte Kallaratin. U prehët në Paqe! Nderime e respekt kujtimit të ndritur të intelektualit të talentuar Petrit Qejvanaj!

Fajdexhiu i mashtruar

KËndi i humorit

Një afarist mendoi të gënjente një fajdexhi dhe i tha atij: - O xhaxha i pasur! Ju e zmadhoni pasurinë tuaj duke dhënë para hua me kamatë, por kënaqeni, me thërrime të përmuajshme të ardhurash prej dy e gjysmë grosh përqindje. Po unë kam gjetur një punë që të japë një të ardhur mujore njëqind për qind. Në qoftë se do të jeni dakord të merrni pjesë në këtë punë, duhet të ma besoni mua menaxhimin e saj. Unë duke arritur me paratë tuaja të ardhura të tilla, do t`u jap juve gjysmat e tyre. - Ty të mjafton edhe një e katërta, prandaj nëse do më japësh tre të katërtat, atëherë jam dakord. - Po mirë, herën e parë unë do të kufizohem me pak, por më tutje do më bëni mua ortak në të ardhurat, duke i ndarë në mënyrë të barabartë mes nesh, tha afaristi. Fajdexhiu e3 pranoi kushtin e afaristit dhe i dha atij një qind groshë. Pas një muaji ai e entuziazmoi fajdexhiun, duke i sjellë një qind e shtatëdhjetë e pesë groshë. Disa ditë më vonë afaristi vajti përsëri të fajdexhiu dhe për “të mirën e përbashkët” mori prej tij dy qind groshë. Pas një muaji fajdexhiu mori 350 groshë. Kështu, disa herë duke marrë nga fajdexhiu para, afaristi harxhoi 500 groshë nga paratë e tij. Një herë nxiti të shkonte te fajdexhiu shumë i shqetësuar: - Më ka rënë në dorë një punë me leverdi të jashtëzakonshme, e cila për një muaj për një mijë groshë të jep një mijë të ardhura fitim Më jep shpejt paratë, që të mos na ikë kjo punë nga dora.

Pa asnjë diskutim fajdexhiu i dha dy mijë groshë Kaluan dy muaj, por për afaristin dhe paratë nuk pati as nam e as nishan. Fajdexhiu sa s`plasi nga dëshpërimi dhe nisi ta kërkojë ortakun e tij. Pas disa ditësh u përplas me të në rrugë dhe i kërkoi paratë e tija dhe fitimet. -Çdo gjë e blerë herën e fundit me paratë tuaja unë i shita me humbje dhe kam humbur në këtë punë një mijë groshë. Mua më vinte turp të vija tek ju me humbje dhe unë në një vend tjetër gjeta edhe një mijë groshë dhe përsëri bëra blerje prej dy mijë groshësh. Por përsëri pësova humbje-humba një mijë. T`i biem shkurt, me dymijë groshët tuaj unë pësova një humbje prej tremijësh. Tani ju duhet të më ktheni mua mijëshen e humbur, i tha afaristi.

Fajdexhiu u zemërua. U ndez një sherr i madh. Të dy shkuan te një gjykatës. Pasi i dëgjoi, gjykatësi i tha fajdexhiut: - Përderisa ti në një farë kohe e pranove fitimin e tij, tani duhet të ndash me të edhe humbjen.

Kështu, afaristi arriti ta mashtronte fajdexhiun, të cilit gjykatësi i zhvati edhe pesëqind groshë shpenzime gjyqësore.

More articles from this publication: