Koha 991

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 16 dhjetor 2021 Viti XX Numër 991 Çmimi 0,50

Preokupimi më i madh i ulqinakëve

ISSN 1800-5696

Likuidimi i parisë së Shestanit

Bac, pusho i qetë!


PËRMBAJTJE

8

14 Gazetat shqiptare që shkuan në histori

Federalizimi i mirëfilltë i Rusisë, si masë kundër rrezikut të neo-imperializmit rus

16

20 “Art Club” - 30 vjet kulturë

Universiteti dhe pandemia

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2

Javore KOHA

E ENJTE, 16 DHJETOR 2021


PËRMBAJTJE

22

26 Përshkrim i jetës së përditshme përmes artit pamor

Veprimtar universal i krijimtarisë letrare

28

30 Dy “shoqet” e vetme të pandara në shkollën e Fraskanjelit

Rizgjidhet kryetar i AShAK-ut KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.me

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 16 DHJETOR 2021

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Dështon rrëzimi i Qeverisë së Malit të Zi

Opozita tërheq mocionin e mosbesimit Partitë opozitare në Mal të Zi hoqën dorë nga iniciativa për të votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq. Opozita nuk ia doli të sigurojë një votë që i duhej nga partitë në pushtet për ta rrëzuar Qeverinë. Siç është njoftuar, arsyeja ishte paralajmërimi i partisë në pushtet, Frontit Demokratik, që të dorëzojë iniciativën për shkurtimin e mandatit të Kuvendit, gjë të cilën e kishte paralajmëruar të shtunën, më 10 dhjetor. Nga FD-ja kanë thënë se do të kërkojnë edhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Megjithatë, këtë propozim nuk e pranuan partnerët tjerë të koalicionit qeverisës, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare “Ura”. Nga 81 deputetë në Kuvendin e Malit të Zi, iniciativën për mocionin e mosbesimit të Qeverisë e nënshkruan vetëm 40 deputetë të opozitës nga Partia Demokratike e Socialistëve, Partia Socialdemokrate, Socialdemokratët dhe partitë e pakicave. Partitë në pushtet, që kanë 41 deputetë, njoftuan se nuk do t’i bashkohen kësaj nisme. Nga Fronti Demokratik, që me muaj ka kërkuar rrëzimin e

4

Javore KOHA

E ENJTE, 16 DHJETOR 2021

Qeverisë, kanë thënë se nuk duan që me PDS-në e Millo Gjukanoviqit ta rrëzojnë kryeministrin Krivokapiq. Në iniciativën e opozitës për mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë thuhej se Mali i Zi tashmë ndodhet në krizën më të madhe politike dhe institucionale në 30 vjetët e fundit dhe se Qeveria e Krivokapiqit humbi legjitimitetin meqë nuk e ka përkrahjen e shumicës që e votoi. Po ashtu thuhej se është faj i Qeverisë që bisedimet me Bashkimin Evropian në parim u pezulluan. Opozita tentoi të materializojë pakënaqësinë me punën e Qeverisë të partive në pushtet, por edhe telashet e brendshme të shumicës. Një prej këtyre problemeve është se propozimet e shumta të Qeverisë së Krivokapiqit mbesin në Parlament pa u vënë në votim, për shkak të mungesës së përkrahjes. Po ashtu, tash e disa muaj vazhdon edhe konflikti politik në mes të partive në pushtet, sidomos Frontit Demokratik dhe Lëvizjes Qytetare “Ura”, pasi që disa herë, “Ura” voton në Kuvend bashkë me opozitën e udhëhequr nga DPS-ja. Rasti i fundit i këtillë ishte zgjedhja e Nikolla Mugoshës kryetar i Komisionit Shtetëror

Zgjedhor, më 8 dhjetor. Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, e ka cilësuar tërheqjen e mocionit të mosbesimit si një fitore të qeverisë së tij. “Është një lojë e atyre që u përpoqën të fitonin zë përmes korrupsionit politik. Të tre koalicionet kishin një qëllim në zgjedhje, të rrëzonin regjimin”, ka thënë ai. Krivokapiq e ka cilësuar si “lojë joserioze” edhe paralajmësimin e Frontit Demokratik të nismës për shkurtimin e mandatit të Kuvendit të Malit të Zi. “Nuk është një lojë serioze, por secili mund të luajë si të dojë. Do të doja që një skenar i tillë të ndodhte, që Fronti Demokratik me Partinë Demokratike Socialiste të krijonin parakushtet për një lojë të re politike në Mal të Zi. Mendoj se kjo do të ishte fitorja më e mirë. për të gjithë në Mal të Zi”, ka thënë ai. Qeveria e Krivokapiqit u votua më 4 dhjetor 2020 me votat e deputetëve nga Fronti Demokratik, parti kjo proserbe, Demokratëve dhe Lëvizjes “Ura”, të cilët fituan në zgjedhjet parlamentare më 30 gusht 2020, me çka PDS e Gjukanoviqit pas tri dekadash kaloi në opozitë. (Kohapress/REL)


NGJARJE JAVORE

Enti për Statistika i Malit të Zi me të dhëna shqetësuese për shtimin natyror të popullsisë

Vetëm katër komuna kanë shtim natyror pozitiv Podgoricë – Enti për Statistika i Malit të Zi (Monstat) ka dalë me të dhëna shqetësuese lidhur me shtimin natyror të popullsisë në vend. Të dhënat tregojnë se në nëntë muajt e parë të këtij viti, numri i lindjeve në Mal të Zi është për 1526 më i vogël se numri i vdekjeve. Për nëntë muaj kanë lindur 5182, ndërsa kanë vdekur 6708 persona. Nga të dhënat e publikuara rezulton se vetëm katër komuna (Budva, Podgorica, Rozhaja dhe Tuzi) kanë shtim

natyror pozitiv, kurse shumica e tyre ose njëzet komuna kanë shtim natyror negativ. Ndër komunat ku jetojnë shqiptarët, në Ulqin në këtë periudhë kanë lindur 161 ndërsa kanë vdekur 303 persona, në Tivar kanë lindur 320 ndërsa kanë vdekur 463, në Guci kanë lindur 25 ndërsa kanë vdekur 51, në Plavë kanë lindur 85 ndërsa kanë vdekur 105, në Rozhajë kanë lindur 195 ndërsa kanë vdekur 168 dhe në Tuz kanë lindur 119 ndërsa kanë vdekur 109 persona.

Pyetja që shtrohet është se sa ka ndikuar pandemia Covid-19 në shtimin natyror të popullsisë në Malin e Zi? Megjithëse askush nuk mund të japë një përgjigje të saktë, pandemia sigurisht që ka ndikuar në rënien e indeksit të shtimit natyror. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, nga 1 janari deri më 30 shtator të këtij viti në Mal të Zi kanë vdekur gjithsej 1244 persona si pasojë e infektimit me Sars(Kohapress) Cov2.

E ENJTE, 16 DHJETOR 2021

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Drejtësia e munguar dhe shpresa e humbur

Preokupimi më i m Kryetarët e komunës dhe pushteti vendor i Ulqinit janë shndërruar në ent për punësim ose ent social. Dhe kjo sa për interesa partiake, aq edhe për interesa personale, së paku për të qëndruar sa më gjatë në pushtet. Për këtë arsye janë punësuar militantë partiakë, janë stërmbushur zyrat e punës, me kuadro të kualifikuar ose jo, parësore është grumbullimi i votave për partinë e kryetarit kuadër të shtetit malazez. Sa më kujtohet, për tridhjetë vitet e fundit në karrigen e kryetarit të Komunës së Ulqinit janë ulur dhe kanë udhëhequr me këtë komunë 9 persoHajrullah na, nga partitë e ndryshme politike, Hajdari madje dhe nga partia joshqiptare PDS, por të gjithë kanë qenë shqiptarë. Ata dhe partitë e tyre u kanë premtuar qytetarëve çmos. Nga ajo çka u kanë Për prapambeturinë ekonomike të Ko- premtuar është realizuar pak, për të munës së Ulqinit kemi shkruar shumë mos thënë shumë pak, madje njerëzit herë dhe në shumicën e rasteve për nihilistë thonë se është më keq se dinjë gjendje të tillë kemi fajësuar krye- kur. Problemet me të cilat ballafaqosisht politikën shtetërore ndaj shqip- heshin qytetarët para shumë viteve tarëve, pra shtetin e Malit të Zi. Por, janë të pranishme sot e kësaj dite! asnjëherë nuk jemi bërë kritikë ndaj Problemet e qytetarëve të Ulqinit janë atyre inividëve përgjegjës për zhvil- të shumta, paçka se shumica prej tyre limin e komunës në të gjitha sferat e janë tatimpagues të rregullt nga vepjetës, madje as zgjedhësit, votuesit e rimtaria e tyre ekonomike. Paçka se tyre nuk kanë kërkuar asnjëherë përg- komuna përveç tatimeve të qytetarëve jegjësi për mosrealizimin e premtimeve thith mjete financiare dhe nga burime zgjedhore! të tjera, siç janë të ardhurat nga mbiPo çka edhe po të kishin kërkuar, a do taksat, taksat e ndryshme komunale, tatimi në patundshmëri, nga regjistrimi të përmirësohej gjë?! Ata janë të mbrojtur nga partitë poli- i automjeteve, nga koncesionet, donatike, sepse çdo kryetar komune, deri cionet, taksa turistike e shumë të ardtani, ka ardhur në krye të saj nëpërm- hura të tjera, por investime të mirëfillta jet një fushate zgjedhore të organizuar nuk ka dhe kështu ngecja në zhvillimin nga partitë politike që e përkrahin kan- ekonomik vazhdon. S’është e thënë që didaturën e tij, do të thoshte tjetri! pushteti vendor të ndërtojë fabrika të Po për shkeljet ligjore, për mosplotë- mëdha, të zhvillojë industrinë e rëndë, simin e premtimeve, për ngecjen në të ndërtojë hotele shumëkatëshe e zhvillim, kush i mbron?! Apo fajtor luksoze. Por komuna është e obliguar është përsëri shteti?! me ligj të sigurojë plotësimin e nevoPo ashtu kemi shkruar edhe për re- jave komunale të çdo qytetari. Komuna surset e mjaftueshme natyrore që Zoti është e obliguar të rregullojë infrasia ka dhënë Ulqinit. Ato janë aq të trukturën rrugore në qytet e fshat, të mjaftueshme saqë Ulqinit do t’i mjaf- sigurojë furnizimin e rregullt me ujë, tonin të renditet në radhën e komu- të sigurojë standard bashkëkohor për nave të zhvilluara, e janë aq të mëdha klasifikimin dhe përpunimin e hedhurisaqë me shfrytëzimin racional, me plan nave, të sigurojë hapësirat e nevoe pa politikë, do të ndihmonin edhe zh- jshme për relaksimin fizik të qytetarëve villimin ekonomik të komunave tjera në dhe marrjen me aktivitete sportive,

6

Javore KOHA

E ENJTE, 16 DHJETOR 2021

sidomos të rinjve, të krijojë hapësira të gjelbra… Për të gjitha këto pushteti vendor duhet të nxjerrë dhe të zbatojë planet e duhura hapësinore dhe urbanistike. Kryekomunarët e Ulqinit dhe pushteti vendor për këto 31 vite kanë bërë edhe punë të mira, por ato mund të numërohen me gishtat e një dore. Por, edhe nga ato punë të bëra, shumica prej tyre kanë mbetur të papërfunduara. Bulevardi “Teuta”, pothuajse pas 20 viteve të ndërtimit, ka mbetur “shkretë”, si në ditën e parë kur u lëshua në përdorim! Ani pse nuk u shtruan edhe dy shtresa asfalt që i mungojnë e ishin të planifikuara, por ajo çka të dhemb më së tepërmi është mungesa e trotuareve, sidomos në drejtimin nga Plazhi i Madh drejt qytetit, sepse në drejtimin nga qyteti për në Plazh të Madh ekziston një “mini trotuar”, më mirë se hiç! Kjo bëhet edhe më e dhimbshme kur rriten ferrat dhe bari e kështu qarkullimi i këmbësorëve bëhet i rrezikshëm. Ky bulevard nuk kalon nëpër zona pyjore apo malore, por nëpër fushë dhe zonë turistike! Marre apo turp, quaje si të duash, por këtë rrugë mund ta quajmë si të duam, por “bulevard” jo, sepse nuk i plotëson kushtet ligjore të parapara me Ligjin mbi qarkullimin e automjeteve. Po ashtu, punët kanë mbetur të papërfunduara edhe në vazhdimin e këtij bulevardi. U ndërtua ura mbi kanalin e Kripores, por kyçja dhe dalja në bulevard nuk u ndërtua asnjëherë, dhe kështu qarkullimi i dendur rrugor mbetet ende i pazgjidhur dhe pengesë për valorizimin e Ulqinit si destinacion turistik. Rrezik për këmbësorët paraqet edhe Rruga e Kosovës (Pinjeshit), e ndërtu-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

madh i ulqinakëve

ar para 35 viteve, sepse është në të dyja anët e qarkullimit pa trotuar dhe burim i rrezikut për jetën e pjesëmarrësve në komunikacion. Edhe pse në sektorin e furnizimit me ujë ka përmirësime të dukshme, ky problem është akoma i pazgjidhur, sidomos në sezonin turistik. Ndërkaq, çështja e hedhurinave në Komunën e Ulqinit është degraduese. Është fakt se ky sektor është i pajisur me teknikën e duhur, por koshat për seleksionimin e hedhurinave janë demoduar, janë të papërshtatshëm për kohën që jetojmë. S’duhet shkuar larg, mjafton të shkojmë në Utjehë, jo më larg se 15 km nga Ulqini, për të parë koshat modernë për seleksionimin e hedhurinave. Pra, edhe në këtë sektor jemi në dekadencë. Në Komunën e Ulqinit funksionojnë 21 klube sportive, por nuk ka një sallë bashkëkohore sportive. Sallë sportive ka në Tivar, Budvë, Tivat, Kotorr, Herceg Novi, Mojkovac, Kollashin, Rozhajë… Por në Ulqin nuk ka. Ajo çka është edhe më e dhimbshme, Klubi Futbollistik i Ulqinit është i vetmi klub futbolli ndër qytetet e Malit të Zi që nuk ka, jo vetëm stadiumin por as fushën e vet të futbollit. Sa mëkat, aq edhe turp! Në këto kushte rinia ulqinake është e hendikepuar në krahasim me moshatarët e tyre në qytetet tjera të Malit të Zi. Nga ana tjetër, a ka gjë më absurde se të jetosh në bregdet, afër lumit apo liqenit, e të mos kesh së paku një pishinë olimpike për ushtrimin e sportit të notit?! Sa keq, aq edhe turp! Por, edhe shumë e shumë çka tjetër i mungon Ulqinit! Ka apo s’ka mjete financiare për ndërtimin e infrastukturës së munguar,

është çështje në vete dhe për këtë do të shkruajmë një herë tjetër. Kësaj radhe po përmendim vetëm faktin se në vitin 2018 subjektet ekonomike dhe joekonomike në Komunën e Ulqinit, kanë realizuar të ardhura në shumën 112.381.530,85 €, çka do të thotë afër 20 milionë euro TVSH të realizuara, nga të cilat një pjesë i takon edhe Komunës së Ulqinit. Nëse këtu shtojmë edhe të ardhurat nga taksat dhe tatimet e lartshënuara, atëherë shtrohet pyetja: A ka pasur para për ndërtimin e trotuareve të munguara, për ndërtimin e së paku një fushe sportive e të mos themi të një stadiumi, për ndërtimin e parkingjeve nëntokësore apo mbitokësore, aq të nevojshme për qytetin tonë, për vendosjen e koshave bashkëkohorë për seleksionimin e hedhurinave!? Këto janë kërkesa minimale për plotësimin e nevojave komunale të qytetarëve, të garantuara me ligj. Këto janë kompetencat e komunave, sepse kompetencat tjera janë monopol i pushtetit të centralizuar shtetëror. Sigurimi i infrastrukturës së përmendur komunale në nivelin e plotësimit minimal të tyre është obligim ligjor. Për realizimin e këtyre obligimeve, përveç parave, duhet siguruar edhe projektet e nevojshme, të cilat në Komunën e Ulqinit mungojnë me të madhe. Mungesa e tyre bëhet pengesë serioze edhe për thithjen e investimeve vendase dhe të huaja. Kryetarët e komunës dhe pushteti vendor i Ulqinit janë shndërruar në ent për punësim ose ent social. Dhe kjo sa për interesa partiake, aq edhe për interesa personale, së paku për të qëndruar

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

sa më gjatë në pushtet. Për këtë arsye janë punësuar militantë partiakë, janë stërmbushur zyrat e punës, me kuadro të kualifikuar ose jo, parësore është grumbullimi i votave për partinë e kryetarit. Kështu ka ndodhur shpeshherë që udhëheqësit (sekretarët) e organeve të pushtetit vendor të kenë statusin e ushtruesit të detyrës, sepse nuk i plotësonin kushtet ligjore për emërim të rregullt. Në një shtet ligjor, të ngritur e të konsiliduar, punësimi bëhet me shpallje ose konkurs publik në përputhje me nevojat e vërteta të procesit të punës në organe dhe institucione, e jo me sistematizime fiktive e aq më pak për të krijuar ushtrinë e vet të votuesve. Zhvatje e djersës së këtij populli të varfër! Sa keq është kur punëtori i plotëson kushtet për të shkuar në pensionin e merituar e nuk mund të shkojë, sepse punëdhënësi nuk i ka paguar kontributet shoqërore. Keqpërdorim i ligjit sigurisht. Përgjegjësia morale e sidomos ajo ligjore ka munguar. Kryetari i komunës dhe udhëheqësit e organeve dhe institucioneve, mbase për t’u treguar si të “suksesshëm” ua paguajnë pagën punëtorëve, por kontributet shoqërore jo, edhe pse pasojat mund të jenë të rënda. Në kushtet kur buxheti komunal nuk funksionon sipas dispozitave ligjore në fuqi, si në rastin e Komunës së Ulqinit, tejkalimi dhe keqpërdorimi i zërave buxhetorë pothuajse është bërë i zakonshëm. Ka keqpërdorime, sidomos në zërat e të ardhurave që dedikohen për rregullimin e tokës ndërtimore apo pajisjeve (infrastrukturës) komunale ,ngase ato nuk përdoren për qëllimin e dedikuar, por për pagat e punëtorëve, pra në dëm të plotësimit të nevojave komunale të qytetarëve. Si pasojë apo rrjedhojë e këtyre veprimeve të papërgjegjshme, qytetit të Ulqinit i mungojnë të gjitha ato të mira komunale, disa prej të cilave i numëruam më lart. Punësimi i militantëve partiakë mund të jetë e keqja më e vogël, por ajo dhemb, ajo vret. Drejtësia e munguar dhe shpresa e humbur i preokupon sot ulqinakët më shumë se kurrë. E ENJTE, 16 DHJETOR 2021

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Federalizimi i mirëfi Rusisë, si masë kun të neo-imperializmi Januz Bugajski

Rreth 110 vende janë ftuar në Samitin virtual nga i cili janë përjashtuar Rusia dhe Kina, por janë përfshirë të gjithë aleatët kryesorë të SHBA-së. Një takim i dytë është planifikuar për vitin 2022. Është jetike për Uashingtonin që të mbështesë aktivistët demokratikë të Rusisë, edhe kur lë të papërfshirë zyrtarët e qeverisë. Shërbimet e Sigurimit të Kremlinit minojnë zhvillimet demokratike duke shënjestruar pavarësinë e fqinjëve dhe duke sfiduar demokracinë në SHBA dhe Evropë. Ofensivat aktuale të Moskës përfshijnë edhe grumbullimin masiv të trupave duke kërcënuar të pushtojnë edhe më shumë territore të Ukrainës dhe të ndezin konfliktet midis Serbisë dhe fqinjëve të saj. Që demokracia të triumfojë, pavarësia e secilit shtet në kufi me Rusinë duhet të sigurohet duke sfiduar drejtpërdrejt themelet e Putinizmit. Politikat pasive të demokracisë nga ana e SHBA-së me fraza fisnike dhe këshilla verbale janë të pamjaftueshme. Rusia është praktikuesja dhe furnizuesja kryesore e antidemokracisë dhe Kina do të ndjekë hapat e saj ndërsa zgjeron shtrirjen e vet ekonomike. Zhvillimi i mbrojtjes ushtarake, ekonomike dhe kibernetike të Perëndimit është i pamjaftueshëm për të frenuar sulmin e Rusisë. Zgjidhja afatgjatë qëndron ose në ndihmën për trans-

8

Javore KOHA

E ENJTE, 16 DHJETOR 2021

formimin e shtetit rus ose në mundësimin e shpërbërjes së tij, si në rastin paraprijës sovjetik. Samiti mund të ndihmojë në nisjen e një ofensive të tillë duke ftuar jo vetëm liberalët demokratë të Rusisë, por edhe rajonalistët, federalistët dhe përfaqësuesit e grupeve të ndryshme etnike që mbështesin demokracinë

dhe decentralizimin. Disa nga këta aktivistë janë në mërgim dhe mund të bëhen pjesë e eventit virtual. Një qasje strategjike e SHBA-së që lidhet ngusht me demokracinë e sigurinë duhet të ketë një objektiv të qartë: të përmbysë neo-imperializmin rus duke ndihmuar shtetasit e saj të transformojnë shtetin në një feder-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

filltë i ndër rrezikut it rus

atë të vërtetë që i trajton fqinjët si të barabartë. Kjo nuk është thjesht çështja që Moska të tolerojë një grusht partishë politike, grupimesh civile dhe mediash. Qëllimi duhet të jetë transferimi administrativ dhe vetëvendosja në mesin e rajoneve dhe republikave të ndryshme të Rusisë. Uashingtoni

mund të mbështesë hapur pluralizmin, federalizmin, të drejtat etnike dhe autonominë rajonale brenda Federatës Ruse si pjesë e fushatës së tij për demokraci globale. Vetë SHBA-ja mund të shfaqet si një federatë e suksesshme në të cilën të pesëdhjetë shtetet zhvillojnë ekonomitë lokale dhe u japin shtetasve mundësi të shumta në politikë. Gjithashtu, BE-ja mund të luajë një rol konstruktiv në Samit duke theksuar mbështetjen e saj për bashkëpunimin ndër-rajonal përtej kufijve shtetërorë. Kjo do t’u ofronte shtetasve të Rusisë shembuj konkretë se si decentralizimi administrativ dhe përfshirja në politikat lokale, promovon rritjen ekonomike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Përkrahësit e federalizmit rus janë ndaluar të shpalosin propozimet e tyre publikisht dhe Samiti mund të ndihmojë në këtë përpjekje të rëndësishme informuese. Federalizimi i Rusisë nuk është thelbësor vetëm për demokracinë, por edhe për reduktimin e kërcënimeve të sigurisë nga Moska. Ndër hapat e tjerë politikë, Uashingtoni duhet të heqë dorë nga njohja e zgjedhjeve të kapura kombëtare, rajonale dhe lokale në Rusisë dhe të referendumit të saj të manipuluar për kushtetutën që forcon edhe më tej pushtetin e Putinit. Dhe, Samiti mund t’u tregojë shtetasve të Rusisë se si Moska i shfrytëzon ekonomikisht rajonet më të pasura për të nxitur ofensivën e saj antiperëndimore, ndërsa elitat e saj politike përfitojnë nga korrupsioni i ndërtuar mbi “pushtetin vertikal” të Putinit. Nëse federalizmi i mirëfilltë dështon të konkretizohet për shkak të rezis-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Që Samiti virtual i 9-10 dhjetorit për Demokracinë i presidentit Bajden, të jetë një iniciativë efektive, atij i duhet të nxjerrë në pah kërcënimin ndaj demokracive perëndimore të një Rusie autokratike tencës së Kremlinit, atëherë opsioni separatist do të bëhet më tërheqës, çka do të kulmojë në copëtimin e Rusisë. Ndarja rajonale dhe formimi i shteteve të reja janë procese historike në të cilat besnikëria ndaj shtetit ekzistues bie, dhe forma të reja sovraniteti mbështeten gjerësisht. Ka rajone etnike që nuk mund të integrohen brenda identitetit rus, veçanërisht në Kaukazin e Veriut, Vollgën e Mesme dhe Siberinë Jugore. Disa rajone etnike ruse, gjithashtu, do të përfitonin nga pavarësia, ashtu si amerikanët anglishtfolës që patën refuzuar perandorinë shtypëse britanike. Qeverive perëndimore dhe institucioneve shumëkombëshe do t’iu duhet të krijojnë lidhje me rajone dhe republika të ndryshme të Rusisë, dhe të mbështesin përpjekjet e tyre për tranzicion paqësor drejt shtetëformimit. Sfidat e transformimit të republikave të pushtuara nga komunizmi në demokraci, mbi tridhjetë vjet më parë, mund të përsëriten gjatë dekadës së ardhshme, duke i kthyer rajonet dhe republikat e shtypura të Rusisë në shtete demokratike të qëndrueshme. Edhe pse Kremlini publikisht i hedh poshtë demokracitë perëndimore si dështime liberale, në të vërtetë ai i sheh ato si kërcënime gjeopolitike ndaj ambicieve të veta ndërkombëtare dhe kontrollit të brendshëm. Në luftën e saj për demokracinë globale dhe sigurinë ndërkombëtare, administrata e SHBA-së mund të “zërë mat” neo-imperializmin rus duke ndihmuar shtetasit të çmontojnë shtyllat autokratike të shtetit putinist. Samiti për Demokraci mund të jetë një pikënisje e çmuar për një ofensivë kaq konstruktive. E ENJTE, 16 DHJETOR 2021

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Një fillim i ri duhet Florian Bieber

Sfondi: Koncerni ndërkombëtar Rio Tinto kërkon të ngrejë një minierë gjigante të litiumit në Serbinë Perëndimore, me pasoja potencialisht fatale për mjedisin. Koncerni mbështetet nga regjimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Pamjet e demonstratave në fund të nëntorit tregonin trupa me maska që vepronin kundër demonstruesve. E dukshme që ata ishin dërguar më parë nga qeveria. Këto pamje të kujtojnë kohën kur para pesë vjetësh burra të maskuar me makineri shkatërruan shtëpitë në qendër të Beogradit për të hapur vend për projektin e ri të madh “Beogradi mbi ujë”. Problemet me fondet, me mungesën e transparencës në marrëveshjet me Emiratet e Bashkuara, e kanë deformuar ndërkohë bregun e Savës me ato ndërtesat e larta. Trupa të gatshme për dhunë mbrojtën edhe portretin e gjeneralit të dikurshëm boshnjak-serb, Ratko Mladiq, që papritur u pikturua në një faqe muri në Beograd. Huliganët e eliminuan çdo përpjekje të beogradasve, të kolegëve atje, edhe timen, për të larguar nderimin që i bëhej kriminelit të dënuar për krime lufte. Këta të rinj të veshur me “hoodi” janë ata që këlthasin shpesh në stadiume e janë prej kohësh dora mbështetëse e regjimit të Vuçiqit. Në Serbi ndjehet frika. Gati nuk ka media të pavarura në vend; kritikët baltosen dhe opozita akuzohet për tradhëti kombëtare. Nëse unë e kritikoj qeverinë në Serbi, cilësohem si “lobist shqiptar”. Në një klimë të tillë nuk ka shumë vetë që guxojnë të shprehin hapur pakënaqësinë e tyre. Prandaj, protestat aktuale mjedisore kundër projektit të litiumit janë kaq inkurajuese. Ato janë të rëndë-

10

Javore KOHA

E ENJTE, 16 DHJETOR 2021

sishme, sepse nuk zhvillohen vetëm në Beograd, por edhe në qytete të tjera më të vogla, ku qasja në qëndrimet kritike është më e vështirë. Në të njëjtën kohë është fatale që shumë serbë besojnë, dhe jo aq pa ta drejtë, se Vuçiq mund të mbështetet tek përkrahja e Perëndimit, sidomos e Gjermanisë. Shumë dyshojnë se ish-kancelarja federale, Angela Merkel, e mbështeste minierën e litiumit. Sidoqoftë, diku duhet të prodhohet lënda e parë për bateritë e automjeteve elektrike “Made in Germany”. Presidenti serb ia del me projekte të tilla të sigurojë mbështetje ndërkombëtare. Po kaq në mënyrë jotransparente si projekti i litiumit, duket se veprohet edhe me ndërtimin e metrosë në

Beograd nga një konsorcium francez. Investitorë nga Kina dhe Emiratet e Bashkuara me “deal” të padepërtueshëm, mund të posedojnë fabrika dhe troje të rëndësishme në Beograd. Rusia, nga ana tjetër, lejohet të dominojë sektorin energjetik. Në këtë lojë nuk bëhet fjalë vetëm për ndikim ekonomik, shkatërrim mjedisor dhe korrupsionin, por edhe për besueshmërinë e Bashkimit Evropian. Rusia dhe Kina nuk kanë interes për demokracinë dhe shtetin ligjor. Por, në Gjermani këto nuk duhen harruar kaq shpejt. Ndërkohë, jo pa të drejtë, mund të thuash se Serbia ka rrëshqitur në një diktaturë. E kjo u bë edhe me mbështetje gjermane. Angela Merkel gjithmonë e përkrahte presidentin serb. Kështu, pak ditë para zg-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

t në Ballkan

jedhjes së tij president në prill 2017, e priti atë në zyrën e kancelarisë në Berlin. Me të drejtë, fotot e takimit u panë si mbështetje e kandidatit. Qeveria e re gjermane do ta kishte tani mundësinë për një fillim të ri në politikën gjermane të Ballkanit Perëndimor. Qëndrimi jo kritik ndaj personit dhe sundimit të tij e inkurajoi Vuçiqin për të fshikulluar edhe më tej mediat. Ndërkohë të gjitha mediat e mëdha serbe janë rreshtuar në linjën e qeverisë. Nga 168 komuna në vend partia qeverisëse me aleatët e saj kontrollon 161 syresh, krahas kësaj pa dallim edhe të gjitha institucionet shtetërore. Për një kohë të gjatë Gjermania dhe BE-ja kishin iluzionin, se Vuçiq është partneri ideal për një kompro-

mis me Kosovën. Por, edhe pas 10 vitesh ndërmjetësimi, BE-ja nuk i është afruar një zgjidhjeje. Në vend të kësaj, Vuçiq ka treguar para tre vitesh se çfarë dëshiron, pra ndryshime kufijsh. Ai iu afrua në mënyrë të rrezikshme këtij qëllimi, edhe falë mbështetjes së ish-presidentit, Donald Tramp, disa vendeve të BE-së dhe ish-të ngarkuarës së BE për Politikë të Jashtme, Federika Mogerini. Për fat të mirë, Merkel nuk u tund nga bindja e saj. Megjithatë, Vuçiq mund të jetojë shumë mirë me gjendjen e status-quosë. Të mbash shpresë tek një autokrat si ai, se do të vijë një ditë dhe ai do të bëjë një kompromis për Kosovën, është naive. Këtu është me rëndësi, që ministrja e re e Jashtme, Analena Baerbok, të mbajë një qëndrim më kritik dhe me këtë të rivendosë besimin e qytetarëve serbë tek BE-ja. Në një kohë që në protestat në të shkuarën në Serbi e vende të tjera të Ballkanit Perëndimor gjithmonë kam parë flamuj të BE-së dhe mesazhe proeuropiane, tani këto duket se po zhduken gjithnjë e më shumë e mesazhet janë shuar. Shumë e shohin Gjermanine dhe BE-në si ruajtës të status-quosë, e jo si aleat për më shumë demokraci. Edhe kur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, në vizitën e saj në Beograd para dy muajsh, lëvdoi reformat e qeverisë, BE-ja u bë më pak e besueshme. Në fund të fundit qëndrimi i ndrojtur kritikues i BE-së dhe Gjermanisë i dëmton njerëzit në Serbi, që gjithnjë e më shumë ndjehen të lënë në baltë. Prandaj, është inkurajuese që marrëveshja e re e koalicionit qeveritar gjerman, kërkon që të forcohet shteti ligjor në BE. Kjo qartësi mund të ndihmojë edhe procesin e integrimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Qeveria e re gjermane duhet të ketë jo vetëm më shumë qartësi, por edhe guximin për të vënë në lëvizje procesin e ngrirë të anëtarësimit. Marrëveshja e koalicionit i përmend qëllimet ekzistuese të politikës gjermane e asaj të BE-së për Ballkanin Perën-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Gjatë dy javëve të fundit, mijëra serbë dolën në rrugë, dy të shtuna njëra pas tjetrës, dhe bllokuan autostrada, ura dhe pika të rëndësishme rrugore për të protestuar kundër një ligji që do të lehtësojë shpronësimet dimor – pra një çelje të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që aktualisht bllokohet nga Bullgaria, një liberalizim të vizave me Kosovën që bllokohet nga Holanda dhe Franca, dhe dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Të gjitha qëllime të mira, por çështja është nëse qeveria e re gjermane do të investojë aq sa duhet kapital politik dhe energji për t’i çuar vërtet përpara ato. Vijimi i qëndrimit aktual do të ishte fatal, sepse nuk ndodh asgjë veç deklaratave qëllimmira. Nga njëra anë, Gjermania së bashku me vende të BE-së duhet të veprojë më qartë dhe më energjikisht tek ata anëtarë që bllokojnë procesin e anëtarësimit. Sidomos bllokada bullgare kërkon një qëndrim të qartë e të njësuar të 26 vendeve të tjera anëtare. Bullgaria kërkon nga Maqedonia e Veriut që të njohë gjuhën e historinë e saj si variant të bullgarishtes. Ky është nacionalizmi që BE-ja duhet të tejkalojë në vend që ta shpërblejë atë. Një veto e një vendi anëtar të BEsë kundër fillimit të bisedimeve të anëtarësimit mbi këtë bazë është e turpshme për besueshmërinë e BE-së. Gjermania duhet të bindë skeptikët në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën. Ka partnerë në BE dhe SHBA për një linjë të tillë të qartë, por pa pjesëmarrjen aktive të Gjermanisë nuk ka për t’u arritur suksesi. Testi i parë për qeverinë gjermane ku do të tregohet se si do ta verë në jetë kërkesën e marrëveshjes për demokraci dhe shtet ligjor, është Ballkani Perëndimor. (Autori është profesor i historisë dhe politikës në Universitetin KarlFranzen në Grac; koordinator i “Balkans in Europe Policy Advisory Group” (BiEPAG) E ENJTE, 16 DHJETOR 2021

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Dosja: Krimet e komunizmit

Likuidimi i parisë s (75-vjetori i vrasjes së Lekë Macit Përkolaj)

Si në asnjë zonë të banuar me popullsi shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore (1941-1944), zona e Shestanit në veri-perëndim të Krajës, kishte status neutral e udhëhequr nga Komiteti i Shestanit, në mbrojtje të popullsisë vendase, me qeverisje lokale, por me përfundimin e luftës e vendosjes së pushtetit të komunistëve, paria e zonës u burgos dhe u dënua me pushkatim duke i trajtuar ata si armiq të pushtetit dhe të ideologjisë komuniste pranë familjes dhe në vitin 1940, pas shumë viteve u rikthya në vendlindje në Shestan (Krajë).

Nail Draga

Ndër personalitetet më të njohura në Shestan në shek XX, bën pjesë Lekë Maci Përkolaj (1890-1946), i cili u lind në vitin 1890 në Ndrekaj (sllavisht Karanikiq) në Shestanin Poshtë, në veri-perëndim të Krajës. Në saje të kushteve të pavolitshme sociale, si shumë bashkëmoshatar të tij, mori rrugën e emigrimit në moshën 18 vjeçare, duke u vendosur në Stamboll, ku ma parë këtu ishte vendosur vëllau i tij Kola. Duhet cekur se në këtë kohë vendi me i preferuar për emigrimin e shqiptarëve ishte Stambolli, vend ku ishin vendosur më parë edhe shumë banorë nga Shestani e tërë krahina e Krajës. Pas një kohe filloi të punojë në Ambasadën e Francës në Stamboll. Por, pas pesë viteve punë aty, në saje të transferimit të ambasadorit francez në Tiranë (Shqipëri) ai e mori Lekën me vete, duke qenë pjesë e stafit të ambasadës. Leka dallohej me punë e korrektësi në shërbim, ndërsa përveç gjuhës shqipe e asaj serbe njihte edhe gjuhën franceze e atë spanjolle. Këtu punoi deri në vitin 1939, koha kur filloi Lufta e Dytë Botërore,kur Gjermania e pushtoi Francën, ndërsa ambasadori francez u largua nga Tirana dhe u vendos në Egjipt. Aty i ofroi mundësi edhe Lekës të jenë së bashku, por Leka e refuzoi, sepse kishte vendosur të ishte

12

Javore KOHA

E ENJTE, 16 DHJETOR 2021

Zona neutrale dhe Komiteti i Shestanit

Pas sulmit të Gjermanisë ndaj Mbretërisë së Jugosllavisë në prill 1941 dhe shkatërrimit të saj, populli i Shestanit në saje të përvojës së hidhur nga e kaluara prej çetnikëve malazezo-serbë të njohur si “bjellashi” nga viti 1918-1929 të cilët vranë, djegën dhe plaçkitën popullsinë vendase, vendosën të organizohen në vetëmbrojtje, me qëllim që mos të përsëriten vuajtjet e tyre të mëparshme. Pikërisht nga përvoja e hidhur e së kaluarës, populli i Shestanit, por edhe ata nga Muriqi e Ljarja në një tubim vendosën të shkojnë në Shkodër për të prezantuar shqetësimet e tyre, ku pushteti iu dha armë për mbrojtje e po ashtu u mbeshtet ideja për formimin e Zonës Neutrale të Shestanit, që u formua në fillim të vitit 1942, kryetar i së cilës u zgjodh Lekë Maci Përkolaj. Në kuadër të Komitetit të Shestanit çdo katund kishte përfaqësuesin e vet: 1.Lekë Përkolaj, kryetar, 2.Jakov Vresku, prift-sekretar, 3.Gjon Gjokmarkaj (Bardhaj-Gurrzë), 4.Maci Nikpalaj (Pecaj), 5.Gjon Malaj (Gjuraç), 6.Haxhi Murati (Muriq), 7.Isuf Osmani (Bes) dhe 8.Lekë Nilaj (Ljare). Kemi të bëjmë me periudhën 19411944, kohë e cila dëshmoi se statusi i zonës neutrale ka qenë pozitiv për Shestanin me qeverisje autonome lokale, sepse qytetarët nuk kanë qenë të rrezikuar nga gjendja e luftës e cila ishte në viset tjera, pa prani të fashistëve apo

të partizanëve ku populli lëvizte lirishëm, kanë shkuar për tregti në Shkodër e Tivar për furnizime me ushqime e gjëra të tjera të nevojshme. Për të parën herë u hapën shkollat në gjuhën shqipe, në Dedaj mësues ishte Gjergj Vata, ndërsa në Muriq Qazim Kraja. Ishte koha e lirisë së munguar dhe të shpalosjes së identitetit kombëtar shqiptar. Në rrethana të tilla shoqërore, më 10 prill 1942, një delegacion i Komitetit të Shestanit shkon për vizitë në Tiranë të ministri i Punëve të Brendshme, Maliq Bushati dhe i paraqesin Memorandumin nga paria dhe kleri i Famullisë së Ljares dhe Shestanit i nënshkruar nga 13 persona që ishin paria e këtyre fshatrave. Kemi të bëjmë me kërkesa të ligjshme të popullsisë shqiptare të kësaj zone, të drejta të mohuara nga viti 1878, kur kjo zonë në saje të vendimeve të Kongresit të Berlinit iu dhurua Malit të Zi. Në këtë Memorandum prej tetë pikash, në mes tjerash kërkohet edhe bashkimi me Shqipërinë (VI). Ndonëse gjatë Luftës së Dytë Botërore nga komunistët për të përfituar mbeshteje popullore kundër pushtuesëve, theksohej se posa të përfundojë lufta, do të lejohet deklarimi i lirë i qytetarëve se me cilin vend do të bashkohen. Madje një ide e tillë garantohej edhe nga Karta e Atlantikut. Por realiteti dëshmoi të kundërtën, sepse të gjithë ata që kërkonin realizimin e idesë së tillë akuzoheshin dhe janë përndjekur si armiq të pushtetit komunist.

Burgosja dhe dënimi

Se pushtetit të ri i pëngonin personat me

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

së Shestanit autoritet e në veçanti paria e Komitetit të Shestanit, u dëshmua më 29.6.1945, ku OZNA arrestoi fillimisht kryetarin e Komitetit, Lekë Perkolaj, e dy shestanas tjerë nga Gjuraçi , Vuk Pjetër Malaj dhe Gjon Zef Malaj, anëtar të Komitetit, dhe i dërguan në burgun e Cetinës. Ndërsa pas disa ditësh OZNA përsëri në Shestan arrestoi dhe i dërgoi në burgun e Cetinës edhe katër shestanas të tjerë. Të gjithë këta u mbajtën në qeli e u torturuan plot katër muaj, duke u munduar t’i bëjnë të pranonin se kanë punuar për shkëputjen e Shestanit nga Jugosllavia dhe bashkimin e tij me Shqipërinë. Ndonëse pushteti i ri ishe civil dhe udhëhiqej nga komunistët, realisht drejtohej nga policia politike, përkatësisht sigurimi i shtetit OZNA(UDBA). Ishte pikërisht UDBA e cila kishte përgatitur aktpadinë për prokurorin publik të qarkut kundër Lekë Macit Përkolaj dhe të akuzuarëve të tjerë (nr.197/133, 31.X.1945). Pas dëgjimit të të pandehurve dhe shumë dëshmitarëve të rrejshëm, në mesin e të cilëve shquhej shqiptari Vasi Pjetrit Macit, gjegjësisht Vasilije Llukiq, i cili veten nuk e konsideronte shqiptar, më 26 maj 1946, Gjykata Popullore e Rrethit në Cetinë shpalli aktgjykimin me të cilin Lekë Perkolaj, Gjon dhe Vuk Malaj u dënuan me vdekje, ndërsa Kolë Nrekoviqi me 20 vjet burg, Palë Margjonoviqi me një vit burg, Pjetër Gjokgjuriqi me 18 muaj burg, ndërsa Gjon Vuçetiqi u lirua nga aktakuza.

Populli ishte në mbrojtje të Lekës

Duke marrë parasysh se kishte të drejtë në ankesë në këtë aktvendim, djali i Lekës, Zefi për të paraqitur ankesën mblodhi 280 nënshkrime nga shestanas, ljaras e muriqas, e shestanas që jetonin në Tivar dhe përgatitet për ta dërguar në Gjyq në Cetinë e nga aty në Gjykatën Supreme në Beograd. Por, një ditë para se Zefi të shkonte në Cetinë, nga Komiteti i Tivarit e ftojnë dhe e kërcënojnë se kishte vepruar gabim, sepse nuk duhet të mbrohet një tradhtar i popullit. Ishte ky një kërcnim, ku me pas ia morën ankesën, por Zefi kishte pasur kopje dhe një ditë më pas shkon në

Gjyq në Cetinë, duke i treguar gjyqtarit për ngjarjen e ndodhur. Nga Gjyqi i Cetinës lutja është dërguar në Beograd, e ata më pas e kanë dërguar në Komitet të Tivarit për të vërtetuar nënshkrimet e qytetarëve. Me të ardhë kërkesa nga Beogradi, nga Komiteti i Tivarit angazhohen nga UDBA, dhe bashkëpuntorët e tyre vendas, duke friguar popullin dhe kërkuar nënshkrimin nga ana e tyre për të dënuar Lekën, ku arritën të mbledhin vetëm 20 nënshkrime(!?). Ishte kjo një dëshmi se populli ishte në mbrojtje të Lekës, se ai nuk kishte bërë krime por ka mbrojtur popullin si në Shestan dhe me gjerë. Por, gabimi i tij ishte se ka qenë shqiptar, demokrat e antikomunist dhe ndikoi në zgjimin e vetëdijës kombëtare shqiptare në këtë zonë, që ishte e papranueshme për pushtetin e ri. Dhe nga një gjyq i tillë politik i dirigjuar nga OZNA në bashkëpunim me pushtetin komunist të instaluar, gjyqi la në fuqi vendimin për vdekje të cilin e realizoi më 16.9.1946, duke i pushkatuar të tre në Cetinë, në vendin Bjellashka Papratina. Ishte ky vendi i kobshëm për shqiptarët, sepse dy ditë më parë aty ishte pushkatuar dom Nikollë Tusha, prifti i Kishës së Shën Zefit në Ulqin.

Rivarrimi pas 56 viteve

Ndonëse ka pasur nisma edhe më parë në lidhje mbi rivarrimin e Lekë Macit në vendlindje, deri më rënien e sistemit komunist ishte e pamundur! Por, në saje të kërkesës së familjarëve, më në fund pas 56 viteve, pikërisht në vjeshtë të vitit 2002, u realizua rivarrimi në vendlindje në varrezat e kishës së Tuçilës në Gjuraç!

Pasojat për popullsinë e Shestanit

Vendosja e pushtetit të komunistëve në këtë mjedis dëshmoi se populli u ballafaqua me një realitet të ri të imponuar. Shkolla shqipe e hapur në vitet 1941/44, u mbyll duke u hapur në gjuhën serbe, njëjtë si në kohën e mbretërisë jugosllave. Se propaganda politike ishte kundër identitetit të shqiptarëve, u dëshmua edhe në regjistrimin e popullsisë të mbajtur më 1948. Të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Lekë Maci Përkolaj (1890-1946)

dhënat e publikuara se në Shestan nga popullsia e përgjithshme prej 1.461 banorëve, shqiptar janë deklaruar vetëm 6 persona, ndërsa të tjerët malazez, është dëshmi e politikës shkombëtarizuese, kundër shqiptarëve në Mal të Zi e dirigjuar nga pushteti komunist! Dhe një politikë e tillë më pas, pati efektet e veta negative, sepse popullsia shqiptare u asimilua në heshtje duke u deklaruar si malazezë apo kroatë, kryesisht në Tivar. Pikërisht duke marrë parasysh një qendrim të tillë të pushtetit, deri më tash nuk kemi dëgjuar se ndonjë person nga Shestani është shkolluar apo ka bërë emër në profesionin e tij. Ndërsa e kundërta ka ndodhë me shqiptarët në pjesën tjetër të Krajës, ku është zhvilluar arsimi në gjuhën shqipe. Nuk ka dilemë se eliminimi i parisë së Komitetit të Shestanit kishte këtë mision. Pushteti ia ka arritur qëllimit, sepse të dhënat e prezantuara në vitet më pas e dëshmojnë një konstatim të tillë!

Përfundim

Gjatë LDB (1941-1944) Shestani ishte me status të veçantë që drejtohej nga Komiteti i zonës neutrale, duke qenë rast i veçantë në viset shqiptare. Roli i tij ishte mbrojtja e popullsisë vendore nga sulmet e ndryshme serbo-malazeze, e cila nga e kaluara ka pasur përvojë të hidhur nga viti 1918-1929, si dhe moslejimin e pranisë së çetnikëve e partizanëve në këtë mjedis. Pikërisht ky status dhe qeverisja autonome, nuk është pritur mirë nga komunistët të cilët këtu nuk kanë pasur mbështetjen e tyre ideologjike. Andaj pas përfundimit të luftës u realizua plani djallëzor i tyre për të eliminuar udhëheqësit e Komitetit të Shestanit, ku pasi i burgosën ua organizuan procesin gjyqësor politik, duke i dënuar me pushkatim si armiq të pushtetit komunist. Eliminimi i parisë së Shestanit pati pasoja të mëdha për popullsinë vendore që u dëshmua sidomos në procesin e asimilimit kombëtar. E ENJTE, 16 DHJETOR 2021

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Gazetat shqiptare q Qani Osmani

Kështu për shembull gazeta e vetme shtetërore në Kroaci “Vjesnik”, u mbyll në vitin 2012, për shkak të borxheve të mëdha. Edhe gazeta tradicionale “Borba” e Beogradit u shua pas 90 viteve ekzistencë. Kështu janë mbyllur edhe një numër i madh i gazetave ditore evropiane e botërore. Por, megjithatë, shoqëritë me koncepte më të qarta shtetformuese dhe me ndërgjegje më të lartë kombëtare, gjejnë forma dhe mënyra për t’i ruajtur organet e tyre të shtypit që kanë përshkruar të kaluarën dhe historinë e tyre nëpër periudha më të gjata kohore. Shumica e gazetave tradicionale nëpër botë dhe vendet evropiane e ballkanike, vazhdojnë të funksionojnë edhe në versionin e shtypur, edhe në atë “online”. Por, ato që aty-këtu e kanë ndaluar formatin e shtypur, vazhdojnë të punojnë gati me të njëjtat kapacitete në formatin “online”. Në hapësirën shqiptare tanimë janë shuar pothujase të gjitha gazetat tradicionale, me të cilat identifikohen breza të tërë. U shua gazeta më jetëgjatë e Shqipërisë “Zëri i Popullit” (Tiranë), u shua gazeta identitare e Kosovës “Rilindja” (Prishtinë), u shua gazeta më popullarizuese e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe më gjërë “Flaka e vëllazërimit” (Shkup), u shua “Koha” e shqiptarëve të Malit të Zi, apo edhe “Jehona” e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, e cila me vështërësi botohet në mënyrë periodike. Fatkeqësisht, të gjtha këto gazeta që më se pesë dekada i mbijetuan regjimit komunist, dalëngadalë u zvetënuan dhe u humbën përjetësisht në periudhën e demokracisë, pikërisht atëherë kur të gjithë menduam se mundësitë për zhvillimin dhe avancimin e shtypit janë më të

14

Javore KOHA

E ENJTE, 16 DHJETOR 2021

mëdha. A thua, pse e gjithë kjo neglizhencë dhe vetëdije e ulët për ruajtjen e shtypit tradicional shqiptar, e cila realisht është një trashigimi shumë e pasur kulturore?! Pse e gjithë kjo pakujdesi ndaj titujve emblematikë të shtypit shqiptar, me të cillët u rritën e u kalitën gjenerata të tëra?! A është vërtetë kriteri financiar apo ai subjektiv, më “meritori” për mbylljen e këtyre gazetave?! Këto dhe çështje të tjera, mëtojmë t’i shtjellojmë përmes këtij shkrimi, që ka për qëllim sqarimin e këtij problemi të shoqërisë shqiptare, por edhe ndezjen e alarmit për humbjen para syve tanë të një trashigimie kulturore të pakrahasueshme dhe të papërsëritshme.

Gazeta “Dielli” - SHBA

Në historinë e gazetarisë shqiptare pranohet se gazeta me më shumë jetëgjatësi e botës shqiptare është “Dielli”. Numri i parë i saj doli në Boston të SHBA-së, me 15 shkurt të vitit 1909, si organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”, ku vijoi të botohet deri më 1992, përkatësisht 2006, dhe me disa ndërprerje e vazhdoi botimin e shtypur nga viti 2011, por vetëm në raste dhe data të veçanta, kurse sot është aktive në formatin online. “Dielli” gjatë kësaj jete shekullore, ka ndërruar shumë botues, me bindje dhe pikëpamje të ndryshme politike dhe ideologjike. Emrat më përfaqësues të saj mbeten Fan Noli, Faik Konica e Kristo Floqi. Kjo gazetë emblematike e shtypit shqiptar, me shumë vështërsi financiare arrin të mbahet gjallë si gazetë mujore, kryesisht falë “xhelozisë” së atdhetarëve vatranë, për të mos e shuar traditën. Gazeta në formatin online dhe atë të shtypur, është mjaft aktive me informacione të llojeve të ndryshme për dhe rreth komunitetit shqiptar në SHBA, dhe në trojet etnike shqiptare.

Gazeta “Zëri i popullit” – Tiranë

Gazeta “Zëri i popullit” e Tiranës, u themelua më 25 gusht 1942 në ilegalitet, dhe redaktuar fillimisht nga Enver Hoxha. Pas luftës ajo u bë

gazeta zyrtare e Shqipërisë dhe ishte organi kryesor i propagandës së Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH). Pas vitit 1991 gazeta vazhdoi të botohet si organ shtypi të së njejtës parti, e cila në qershor 1991 ndryshoi emrin e saj në Partia Socialiste e Shqipërisë (PSSH). “Zëri i popullit” e ndaloi botimin e shtypit në nëntor të vitit 2015, me urdhër të kryetarit të PS-së, Edi Rama, i cili nuk ka pasur ndonjë simpati të veçantë për të, për shkak të “bagazhit ideologjik të së shkuarës”. Pra, pas 65 vitesh në tregun e shtypit të shkruar shqiptar, duke qenë gazeta e dytë për nga jetëgjatësia në historinë e shtypit shqiptar, “Zëri i popullit” rreth dy vite pas shuarjes u gjet në versionin “online”, që pas një kohe të shkurtër të ndërpritet fare, duke humbur çdo gjurmë! Me shuarjen e saj u shua një trashigimi mjaft e pasur kulturore, pavarësisht ngarkesës ideologjike që kishte gjatë viteve të shumta të sistemit komunist shqiptar.

Gazeta “Rilindja” – Prishtinë

Më 12 shkurt të vitit 1945, në Prizren u botua numri i parë i “Rilindjes”, si organ i Frontit Popullor në Kosovë. Prej numrit 61, gazeta vazhdoi të botohet në Prishtinë, në Shtypshkronjën Krahinore të Frontit Popullor. Në fillim ishte e përjavshme, vetëm me katër faqe deri më 27 qershor 1948, kur fillon të dalë dy herë në javë, kurse nga nëntori i vitit 1958 bëhet e përditshme (përveç ditës së premte). “Rilindja” ishte pa dyshim gazeta më e lexuar dhe më shitur në trojet shqiptare në ish-Jugosllavi, ndërsa tirazhi maksimal gjatë festave kombëtare dhe Vitit të Ri, ka arritur deri në 234.000 ekzemplarë. Me gazetën “Rilindja” janë rritur shumë gjenerata dhe në të janë kalitur shumë intelektualë, shkrimtarë e veprimtarë kulturorë e politikë nga të gjithë vendet e ish-Jugosllavisë. Në vitin 1990, nga pushteti serb u ndalua botimi i kësaj gazete, ndërsa pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë më 1999, ajo doli përsëri në treg. Gazeta “Rilindja” përfundimisht ka pushuar së botuari që nga viti 2009.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

që shkuan në histori Shuarja e kësaj gazete në të cilën përmblidhet një histori më se gjysmëshekullore e shqiptarëve të Kosovës, pa dyshim është një humbje e madhe për gazetarinë dhe publicistikën shqiptare në përgjithësi. Rikthimi i saj i mundshëm në treg, qoftë edhe në mënyrë simbolike, do të fliste shumë për respektin ndaj traditës, vlerave të mirëfillta dhe të kaluarës sonë. Mirëpo, deri më tani, përpos aty-këtu ndonjë fjale vullnetmirë, nuk është bërë asgja konkrete në drejtim të funksionalizimit të këtij brendi të rëndësishëm të gazetarisë shqiptare.

Gazeta “Flaka e vëllazërimit” – Shkup

Kur flitet për historinë e shtypit në Maqedoni të Veriut, asociacioni i parë është gazeta më jetëgjatë e kësaj treve shqiptare, “Flaka e vëllazërimit”. Numri i parë i saj doli më 4 prill të vitit 1945 në Shkup, duke qenë organ i Shtabit Kryesor të Frontit Popullor të Maqedonisë. Një rol të madh në botimin e kësaj gazete kishte dr. Nexhat Agoli, ministër i Politikës Sociale në Qeverinë e parë të Maqedonisë. Ndërsa, drejtor dhe kryeredaktor i parë i kësaj gazete ishte dr. Petro Janura. Në gazetën “Flaka e vëllazërimit” vazhdimisht shkruhej historia e qytetarit shqiptar të Maqedonisë, problemet e tij, nevojat, kërkesat, idetë dhe shpresat për një të nesërme më të mirë. Për këtë , gazeta ishte e pasur me rubrika dhe materiale të lloj-llojshme, të cilat preknin thellësisht në qenien e shqiptarit. Veçanërisht dallohej rubrika e kulturës dhe e arsimit, e cila ndodhej në një nivel të lartë artistik dhe profesional. Nga viti 1994 bëhet e përditshme, por fatkeqësisht duke vazhduar të jetë nën kontrollin e partive politike shqiptare që ishin pjesë e pushtetit të Maqedonisë. Gazeta “Flaka e vëllazërimit”, e cila tanimë e kishte shkurtuar emrin në “Flaka”, vazhdoi botimin deri në vitin 2004, kur pas privatizimit të saj (u shit për më pak se 3.000 euro), u shua plotësisht! Ndërprerja e botimit të kësaj gazete pas gjashtë dekadave (nëntor 2004),

paraqet humbje të madhe për historinë e shtypit shqiptar në Maqedoni, dhe në përgjithësi për historinë e shqiptarëve të këtyre hapsirave.

Revista “Koha (Javore)” - Podgoricë

Shtypi i shkruar në mesin e shqiptarëve të Malit të Zi, nisi me revistën për kulturë “Koha” (1979-1990), ku brenda këtij harku kohor dolën 54 numra, dhe për herë të parë sprovohen penat e reja që më vonë do të jenë emra të njohur në fushën e kulturës, letërsisë dhe artit. Gjatë kohës së pluralizmit politik në këtë hapësirë shqiptare nën Malin e Zi, pati disa përpjekje individuale për të botuar revista e gazeta shqipe, por që fatkeqësisht nuk patën jehonën e duhur dhe jetëgjatësi. Sot në Malin e Zi, nga buxheti shtetëror botohet e përjavshmja për aktualitete, shkencë dhe kulturë “Koha Javore”, emri i së cilës lidhet me revistën e parë që e përmendëm më lart. Themelues i “Kohës Javore” është Kuvendi i Malit të Zi, ndërsa numri i parë i saj doli më 21 shkurt të vitit 2002. Botues është Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi. Redaksia është vendosur në Podgoricë, edhe pse jeta shoqërore, politike, kulturore e arsimore e shqiptarëve të Malit të Zi , kryesisht zhvillohet në Ulqin, si qyteti me kompaktësi më të madhe etnike shqiptare në këtë shtet. Megjithatë, është shumë me rëndësi kontinuiteti i kësaj gazete, që duhet të mbahet me çdo kusht nga gazetarët dhe përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Malit të Zi.

Revista “Jehona” – Tërrnoc (Bujanoc)

Në mesin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, revista e vetme që pati një jetë më të gjatë të veprimtarisë së saj ishte “Jehona” e Tërrnocit, Komuna e Bujanocit. Gjatë vitit 1977 botohej si fletushkë, e më vonë merr fizionominë e revistës mujore informative, politike dhe kulturore, për të vazhduar pastaj si dyjavore e javore. Shtypej me shaptillograf, në një lokal në fshatin Tërrnoc, në gjithsej dh-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

jetë faqe. Në brendinë e saj gjenin vend krijimet e shkollarëve të kësaj komune, e aty-këtu ndonjë krijim i poetëve e shkrimtarëve të njohur të kohës. Revista “Jehona” e Tërrnocit pati disa ndërprerje të botimit të saj, sidomos gjatë luftërave në hapësirën ish-jugosllave. Tani herë pas here vazhdon të botohet si revistë periodike, sidomos gjatë datave të rëndësishme kombëtare, por në thelb e ka humbur kontiniutetin. Në këtë rajon shqiptar të mbetur nën Serbi, së fundi u patën botuar edhe revista tjera në gjuhën shqipe (“Perspektiva”, “Nacionali”), të mbështetura nga organet shtetërore, por që fatkeqësisht edhe ato e ndalën botimin pas disa numrave modest. Shtypi tradicional shqiptar, si në Shqipëri e Kosovë, por edhe në viset tjera të rajonit ballkanik të banuara me shqiptarë, fatkeqësisht e ka humbur kontinuitetin. Janë ndërprerë botimet e të gjitha gazetave tradicionale, të cilat janë zëvendësuar me emra të rinj. Me ndërprerjen e këtyre botimeve, është ndërprerë një hallkë shumë e rëndësishme e zinxhirit kulturor e kombëtar të shqiptarëve. Pa dyshim, është kjo një humbje jo e vogël e trashëgimisë sonë kulturore, e cila më së paku është dashur të ndodhë, pikërisht në këtë kohë, kur mundësitë për të mbajtur gjallë kulturën dhe traditën tonë, janë më të mëdha se kurrë. Pra, nuk qëndrojnë arsyet se gjoja këto gazeta të traditës, janë shuar për shkaqe financiare. Kur po munden ende të mbijetojnë në treg dhjetëra gazeta ditore, pa kurrfarë problemi, do të mund të mbijetonin edhe gazetat e traditës, me të cilat u rritën breza të tërë. Rikthimi i këtyre brendeve të rëndësishëm në historinë e gazetarisë shqiptare, mund të bëhet fare lehtë me ndarjen e një fondi modest të kuvendeve apo qeverive gjegjëse. Nëse ato fonde nuk do të mjaftojnë për versionin e shtypur të këtyre gazetave, atëherë le të jetësohen në versionin “online”, me shumë pak punëtorë dhe kosto minimale financiare! E ENJTE, 16 DHJETOR 2021

Javore KOHA

15


KULTURË

Universiteti dhe Donika Lulgjuraj

Që nga mesi i marsit të vitit të kaluar, qeveritë në mbarë botën vendosën karantinime dhe praktika distancimi

16

Javore KOHA

E ENJTE, 16 DHJETOR 2021

shoqëror, si masa shëndetësore në përgjigje ndaj përhapjes së Covid-19. Këto kufizime ndërprenë arsimimin e miliona studentëve të universiteteve në mbarë botën, dhe ndryshuan ndjeshëm funksionimin e universiteteve. Universitetet ndryshuan mësimdhënien e tyre, duke përfshirë një kalim të shpejtë në mësimin online. Të fantazosh për të jetuar në një botë pa pasur nevojë të shqetësohesh për Covid-19 është një ëndërr e zakonshme këto ditë, pavarësisht

se sa real apo joreal është ai skenar. Siç mund të imagjinohet, studentët po e shohin atë ëndërr me sy hapur. Ata mezi presin të kenë përsëri një jetë shoqërore, të shkojnë në tubime të mëdha, të kenë tifozë të rikthyer në ngjarje sportive, të kenë aftësinë për të udhëtuar, duke bërë miq të rinj dhe thjesht të ndërveprojnë me të tjerët personalisht, në vend që të përdorin mjetet elektronike. Gjatë pandemisë, universitetet duhej të koordinoheshin shpejt me stafin


KULTURË

e pandemia administrativ, profesorët, studentët dhe ekipet teknike për të transferuar kurset në internet që të përfundojnë vitin e tyre akademik. Kjo kërkonte që fakultetet dhe studentët të zotëronin me shpejtësi përdorimin e sistemeve të menaxhimit të të mësuarit (Moodle, Google Education, etj) dhe produkteve softverike të komunikimit të mësimit në distancë ( Zoom, Skype dhe Teams). Studentët dhe stafi i universiteteve duhej të bënin ndryshime të rëndësishme. Përtej përdorimit të

mediave të panjohura në internet dhe mjeteve mësimore për shumë njerëz, atyre iu desh të përshtateshin edhe me metodat e reja të angazhimit, ndërveprimin në klasë, praktikat e mësimdhënies dhe komunikimin student- pedagog (fakultet-shtëpi) . Edhe sot pas thuajse dy vitesh në gjendje pandemie, disa universitete në botë vazhdojnë praktikën e mësimit online, ose në distancë. Disa të tjerë kanë hapur dyert për studentët, por me disa rregulla përkatse siç janë

respektimi i distancimit social, matja e temperaturës në hyrjen e universitetit , vërtetimi i vaksinimit, etj . Edhe pse duket se situata me pandemi është normalizuar paksa, studentën e pedagogët duhen të jenë mirënjohjes për faktin se u është mundësuar rikthimi në ambientet e universitetit, dhe të respektojnë masat përkatse, pasi që nuk duhet harruar fakti se shumë nga ne si pasojë e pandemisë kemi humbur kolegë, miq, familjarë e njërëz të dashur për ne. E ENJTE, 16 DHJETOR 2021

Javore KOHA

17


KULTURË

Universi malufian (4)

Zbulimi i faqeve të “Kurrë mos ngurroni të shkoni larg, përtej fshehta të historisë të gjitha deteve, gjithë kufijve, të gjitha venkomplekse dhe deve dhe besimeve”shumëngjyrëshe Maluf të Levantit Bernard Çobaj

(vijon nga numri i kaluar) “Identitetet vrastare” të vitit 1998 e bënë Malufin të njohur anembanë botës, por para këtij shkrimi paralajmërues për sfidat identitare të shekullit, në qarqet letrare, ishin të mirënjohura novelat “Samarkanda” (Samarcande, 1988) dhe “Kopshtet e dritës” (Les Jardins de Lumiere, 1992). Ato janë në linjë të përshkrimeve të ngjarjeve kyçe të kohës dhe zbulimit të faqeve të fshehta të historisë komplekse dhe shumëngjyrëshe të Levantit, duke u fokusuar te mesazhet e tolerancës ndëretnike e ndërfetare. Domethënë, tema e hapur në esenë “Kryqëzatat parë nga sytë e arabëve”, në mënyrë artistike shtjellohet nga këndvështrimet më të ndryshme në novelat “Leoni Afrikan”, “Gjerdani i Levantit”, “Samarkanda”, “Kopshtet e dritës”, “Shtegtimi i Baldasarit” dhe “Guri i Taniosit”. Këto përbëjnë një tërësi kuptimore shumëdimensionale.

18

Novela “Kopshtet e dritës”, e vendosur në Persinë e hershme, portretizon piktorin, mjekun, filozofin e shekullit III Manin – themeluesin e besimit progresiv maniheizmit, në periudhën kur krishterimi ishte ndarë në shumë sekte. Filozofia e tij tolerante, me tendencë të pajtimit të dallimeve mes identiteteve të ndryshme, i ka sjellë popullaritet të madh por edhe persekutim, torturë dhe urrejtje. Me kalimin e kohës, kuptimi burimor i maniheizmit plotësisht është sjellë mbrapsht. Mesazhi kompleks i Manit, i mbështetur në dualizmin abso-

Sipas Malufit, maniheizmi ishte ndoshta religjioni më i persekutuar gjatë historisë së njerëzimit dhe në novelën “Kopshtet e dritës”, mundohet të rishikojë dhe të korrigjojë padrejtësinë që persekutuesit ia kanë bërë këtij besimi

Javore KOHA

E ENJTE, 16 DHJETOR 2021

lut kompleks të botës së dritës dhe botës së errësirës, nuk është kuptuar mirë dhe ka shkaktuar xhelozi te klerikët dhe politikanët, të cilët asokohe kanë shfrytëzuar urrejtjen si karrem për t’i mbledhur njerëzit rreth vetes, jo mirëkuptimin dhe dashurinë. Sipas Malufit, maniheizmi ishte ndoshta religjioni më i persekutuar


KULTURË

gjatë historisë së njerëzimit dhe në novelën “Kopshtet e dritës” mundohet të rishikojë dhe të korrigjojë padrejtësinë që persekutuesit ia kanë bërë këtij besimi. Në veprën e mirënjohur “Samarkanda” (një nga tre librat e Malufit të përkthyer në shqip), poeti i mirënjohur persian, astronomi, filozofi dhe

Në këtë vepër, mes tjerash, nëpërmes perspektivës së Khajamit, autori tregon ndjenjën e fortë të frustrimit të Lindjes kundrejt sukseseve të Perëndimit që kushtëzon refuzimin e bashkëkohores nga ana tyre, që mund të kumtohet si sinonim i kapitullimit

matematikani gjenial i shekullit XII, Omar Khajami, tërhiqet nga bota në observatorin e vet ku shikon yjet, i revoltuar nga politika dhe sunduesit. Në pjesën e parë të novelës kryqëzohen rrugët jetësore të Omar Khajamit, Nizam al Mulkut, Vezirit të Madh të Perandorisë Selxhuke, dhe Hasan Al Sabahut, themeluesit të rendit të asasinëve, pararendës i fanatikëve vetëvrasës të pranishëm në shekujt në vijim, sidomos në shekujt XX dhe XXI. Pjesa e dytë e librit ka të bëjë me një amerikan që don të gjejë kopjen origjinale të Rubairave të Khajamit gjatë viteve 1900. Vlen të përmendim se novela “Alamut” e autorit slloven Vladimir Bartol, e botuar në vitin 1938, po ashtu trajton tri figurat e përmendura më lart, por me theks te plaku nga mali Alamut, Hasan al Sabahu. Vetë fjala samarkand në gjuhën uzbeke do të thotë vend takimi apo

vend përplasjeje, duke ilustruar pozitën e këtij qyteti në kufi të dy botrave, turke dhe persiane. Pavarësisht që miqësia e tre personazheve në novelë tregohet si fakt historik, studimi voluminoz i autorit iraniano-amerikan Mehdi Aminrazavi “Vera e mençurisë - Jeta, Poezia dhe Filozofia e Omar Khajamit” (The Wine of Wisdom: The Life, Poetry and Philosophy of Omar Khayyam) shpjegon se miqësia e tri figurave është legjendë si dhe zgjeron fokusin mbi përgjithësinë e veprimtarisë së Khajamit duke sfiduar imazhin hedonist të ndërtuar në Perëndim mbi të. Në zbërthimin e mëtejshëm të katreneve të Rubairave, të analizuar hollësisht kundrejt traktateve filozofike të Khajamit, Aminrazavi konkludon se vera (vëna) është pjesë e imazheve sufiste që Khajami ka përdorur si metaforë në vargjet e veta, si referencë më të gjerë semantike, sesa në plan të parë direkt. Në këtë vepër, mes tjerash, nëpërmes perspektivës së Khajamit, autori tregon ndjenjën e fortë të frustrimit të Lindjes kundrejt sukseseve të Perëndimit që kushtëzon refuzimin e bashkëkohores nga ana e tyre, që mund të kuptohet si sinonim i kapitullimit. Temën e frustrimit të Lindjes do ta përpunojë më thellë tek esetë socio-politike “Identitetet vrastare”,“Përçarja e botës: Kur qytetërimet tona janë rraskapitur” dhe “Anijembytja e civilizimeve”, dhe te novela “Të çorientuarit”. (vijon)

E ENJTE, 16 DHJETOR 2021

Javore KOHA

19


KULTURË

“Art Club” - 30 v Ali Salaj

Me veprimtarinë e vet aktive në të gjitha fushat e krijimtarisë, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, ka luajtur një rol të veçantë në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kulturor të shqiptarëve në Malin e Zi. Veprimtaria 30 vjeçare e “Art Clubit”, sipas studiuesve dhe analistëve, nxori nga harresa personalitetet vendore të kulturës dhe shkencës, që ishin ndaluar apo shpërfillur nga sistemi komunist në Mal të Zi. Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” shënon 30-vjetorin e veprimtarisë së vet në zhvillimin e kulturës, letërsisë dhe trashëgimisë kulturore të shqiptarëve në Malin e Zi. Kryetari Ismet kallaba, vë në dukje, rolin shumë të rëndësishme të Shoqatës në ruajtjen e identitetit kulturor dhe kombëtar të shqiptarëve në Malin e Zi. “ SHAI Art Club gjatë këtyre 30 viteve ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm për kulturën e shqiptarëve në Malin e Zi, duke marrë parasysh se kultura ishte ndër aspektet kryesore të ruajtjes së identitetit kombëtarë të këtij komuniteti në Malin e Zi”, tha zoti Kallaba. Veprimtaria e “Art Club-it”, sipas studiuesve dhe analistëve shqiptarë,

20

“ SHAI Art Club gjatë këtyre 30 viteve ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm për kulturën e shqiptarëve në Malin e Zi, duke marrë parasysh se kultura ishte ndër aspektet kryesore të ruajtjes së identitetit kombëtarë të këtij komuniteti në Malin e Zi”, tha zoti Kallaba

Javore KOHA

E ENJTE, 16 DHJETOR 2021

ishte shumë e rëndësishme pasi nxori nga harresa personalitetet vendore të kulturës, letërsisë, shkencës dhe arteve tjera që ishin ndaluar apo shpërfillur nga sistemi komunist. Studiuesi Haxhi Shabani vlerëson “Art Club-in” për forminin e institucioneve që lanë gjurmë të veçanta


KULTURË

vjet kulturë

“Formimi i institucioneve, siç është Kalimera Poetike, që ndër vite krijoi identitetin e vet, mendoj se gjatë këtyre 30 viteve u bë institucioni letrar kryesor ndër shqiptarët në Malin e Zi dhe më gjerë”, tha zoti Shabani

në kulturën shqiptare. “Formimi i institucioneve, siç është Kalimera Poetike, që ndër vite krijoi identitetin e vet, mendoj se gjatë këtyre 30 viteve u bë institucioni letrar kryesor ndër shqiptarët në Malin e Zi dhe më gjerë”, tha zoti Shabani. Ndërkaq studiuesi Nail Draga, vë në dukje rehabilitimin e disa person-

“Botimet me firmën e “Art Club-it” janë me peshë të veçantë. Unë këtu si titull do të veçoja librin kushtuar Cafo beg Ulqinit, personaliteti i të cilit deri në atë kohë ishte i anatemuar nga pushteti i kohës. Ky botim që tregon jetën dhe veprimtarinë politike, tregon edhe gjendjen sociale dhe politike të shqiptarëve në Malin e Zi”, tha zoti Draga

aliteteve vendore që në kohën komuniste ishin të anatemuar. “Botimet me firmën e “Art Club-it” janë me peshë të veçantë. Unë këtu si titull do të veçoja librin kushtuar Cafo beg Ulqinit, personaliteti i të cilit deri në atë kohë ishte i anatemuar nga pushteti i kohës. Ky botim që tregon jetën dhe veprimtarinë politike, tregon edhe gjendjen sociale dhe

politike të shqiptarëve në Malin e Zi”, tha zoti Draga. Ndërkaq, analisti Qazim Muja e sheh si një guxim të veçantë themelimin e kësaj Shoqate, e cila edhe sot po shënon një sukses të theksuar kulturor. “Themelimi i një shoqate të këtillë ndikoi në zhvillimin e kulturës, prezan-

“Themelimi i një shoqate të këtillë ndikoi në zhvillimin e kulturës, prezantimin dhe në performimin e kulturës sëshqiptarëve në Malin e Zi. Edhe pse në fillim ishim skeptikë për mungesë të hapësirave, mjeteve materiale dhe shumë çka tjetër, megjithatë qëllimi u arrit”, tha zoti Muja

timin dhe në performimin e kulturës sëshqiptarëve në Malin e Zi. Edhe pse në fillim ishim skeptikë për mungesë të hapësirave, mjeteve materiale dhe shumë çka tjetër, megjithatë qëllimi u arrit”, tha zoti Muja. Zoti Kallaba mendon se kjo traditë e mirë e “Art Club-it” duhet të ruhet dhe të vazhdohet me projekte të reja dhe bashkëkohore. “SHAI Art Club ka krijuar një traditë të mirë dhe tani është e rëndësishme të ruhet, por edhe të vazhdohet me hapa të tjerë”, tha zoti Kallaba. SHAI “Art Club” në mungesë të institucioneve të mirëfillta kulturore, shpeshherë u konsiderua si një institucion shkencor dhe kulturor i shqipa.s. (VOA) tarëve në Malin e Zi . E ENJTE, 16 DHJETOR 2021

Javore KOHA

21


KULTURË

Në Galerinë “Oda” në Shkodër u hap ekspozita “Spekter” e piktores nga Malësia, Monika Dukaj

Përshkrim i jetës së përditshme përmes artit pamor Shkodër – Të shtunën më 11 dhjetor 2021, në Galerinë “Oda” të qytetit të Shkodrës, u hap ekspozita personale “Spekter” e piktores nga Malësia, Monika Dukaj. Kuratore e ekspozitës ishte Ikbale Kalaja-Bushati. Me këtë ekspozitë, përmes pikturave të saj me shumëllojshmëri ngjyrash, piktorja shpalos përditshmërinë e saj, ndërsa shprehet se është hera e parë që e ka paraqitur krijimintarinë artistike në qytetin e Shkodrës.

22

Javore KOHA

E ENJTE, 16 DHJETOR 2021

Punimet e piktores Dukaj karakterizohen nga motivet e natyrës dhe objektet e përditshmërisë njerëzore, të cilat përmes lapsit dhe panelit modest i evidenton me dritëhijen dhe larminë shumëngjyrëshe. Pikturat sjellin mesazhe të qarta, motive që shpeshherë syri i vëzhguesit i anashkalon, por që në nënvetëdije i ruan në thellësi të kujtesës, për t’i rishfaqur ato përmes kreativitetit artistik piktorja e re, Monika Dukaj.

Punimet artistike të saj sjellin copëza jete, kujtime e përjetime, dhe peisazhe nga natyra e qetë që flasin shumë. Në punime spikat një larmi ndjenjash e emocionesh të cilat janë të ndërthurura me formën, natyrën, dritën e hijen, ndjekur me dlirësi, thjeshtësi dhe butësi. Kjo është ekspozita e dytë personale e piktores Monika Dukaj, ndërsa do të qëndrojë e hapur deri më datën 30 t. u. dhjetor 2021.


MOZAIK

Në Tuz është hapur Pazari i Dimrit

Muaji i aktiviteteve të ndryshme Tuz – Komuna e Tuzit, javën e kaluar për të dytin vit me radhë, hapi Pazarin e Dimrit në Tuz, një manifestim i cili është i gërshetuar me një sërë aktivitetesh argëtuese dhe zbavitëse. Natën e parë të hapjes së këtij aktiviteti, publiku i pranishëm (fëmijë dhe të rritur) patën mundësinë të argëtohet, të shijojnë pije e ushqime të

ndryshme, dhe punime artizanale të vendosura mu në parkun e qytetit. Ndërkaq, një natë më vonë, publikun e argëtoi me performancën e tij, Ilijard Shaba, mjeshtër i violonçelos. Nga Komuna e Tuzit kanë njoftuar se përgjatë gjithë javës, e deri në fund të muajit dhjetor, do të organizohen aktivitet të ndryshme kulturore e

zbavitëse. Pazari i Dimrit në Malësi qëndron i hapur nga e hëna në të premte, nga ora 16 deri në orën 23, kurse fundjavave nga ora 12 deri në orën 23 të mbrëmjes. Pazari i Dimrit në Malësi, do të zgjasë deri më datën 2 janar të vitit 2022. t. u.

E ENJTE, 16 DHJETOR 2021

Javore KOHA

23


IN MEMORIAM

Bahri Brisku

Bac, pusho i qetë! Nënë Ferideja i kishte thënë: ”Ti Baro ke lindur në vitin 1933, në kohën e manave. Si sot më kujtohet ishin shkundur manat dhe ti atë natë linde. Të nesërmen shkoi babai yt, Himoja, për me të regjistru në Meqeme. Aty merret vesh u bë gabimi, hoxha në vend se ta shenojë muajin e duhur ai të regjistroi në mars”

Gazmend Çitaku

Kur është nisë për në shkollë, gjyshja është ulur shkallave dhe i ka hedhur ujë duke e përcjellë nipin e vet (Bahriun) me këto fjalë: ”Hajt, ishalla të shkon shkolla si ky uji”! Bahriu, plotëson dëshirën e gjyshes së vet si dhe mësimdhënësve Angjelinës, Persës dhe mësues Hasanit, me titujt universitar që ka marrë, pastaj me qindra artikuj, vështrime dhe studime shkencore të botuara nëpër revista të shumta anëmbanë shqiptarisë, si dhe me dhjetëra libra të botuar të cilat kanë pasuruar kulturën tonë kombëtare. Që në moshë të re Bahriu has në problemet e para me pushtetin. Ja si e kujton ai konfliktin e parë që e shkaktoi pa dashur. “Kishte bërë shumë nxehtë dhe shkova në Plazh që të lahem në detë. Aty takova shokun e klasës Predragun, djalin e mesuese Angjelinës. Së bashku luajtëm me top dhe kur vendosëm të pushojmë shkuam që të pimë ujë në kroin e plazhit. Aty edhe pse ishte e vendosur tabela “Ndalohet larja në krua, uji është vetëm për pije”, një burrë lahej dhe nuk çante kokën për radhën që kishte shkaktuar. Pasi që pritëm një copë herë deri sa burri mbaroi larjen, Predragu ia tërhoqi vërejtjen për keqpërdorimin e ujit, ai filloi të sh-

24

Javore KOHA

E ENJTE, 16 DHJETOR 2021

kaktojë problem dhe të kërcënonte shokun. Pasi që unë i dola zot shokut, ai filloi edhe mua të më kërcënojë, duke më kapur për gjoksi dhe duke më pyetur se a e di se kush ishte ai. Unë as një as dy por ia rrasa një grusht turinjve dhe e hedha në tokë. Aty afrohet një ushtar dhe plazhistët fillojnë të mblidhen. Ne kuptuam se diçka nuk shkonte dhe ia dham vrapit e ikëm në detë. Shumë shpejt arriti policia dhe filluan të na kërkojnë.... Atë natë e kalova në Pinjesh. Policia më kërkonte në shtëpi. Të nesërmen u paraqita në polici me dajë Muharrem Ishmin i cili shumë më ndihmoi që të dal i pandëshkuar nga policia. Vetëm atje kuptuam se unë kishta nokautuar një Gjeneral të Ushtrisë Jugosllave”. Bahri Brisku shkollën fillore e ka mbaruar në Ulqin, Normalen në Shkup, Fakultetin Filozofik po në Shkup. Në vitin 1974/76 vazhdon studimet postdiplomike ku edhe merr titullin Magjistër e më vonë edhe titullin Doktor i shkencave Filologjike në Prishtinë. Ka botuar mbi dhjetë libra dhe me qindra artikuj studimorë e gazetaresk. Nga librat, më të njohur janë: “Gjurmime shqiptare”, “Lirika popullore shqiptare në trekëndëshin Ulqin-Shestan-Bregu i Bunës”, “Këngë popullore të shqiptarëve në Mal të Zi”, “Deti, detarët në letërsinë popullore shqiptare”, “Kusarët dhe detarët shqiptarë” etj. Ai është një intelektual i vërtetë, patriot, gazetar, mbledhës i folklorit, studiues, kritik letrar e mbi të gjitha atdhetar dhe ulqinak 24 karatësh. Gjatë gjithë jetës ishte i përndjekur

nga njerëzit e sigurimit, andaj edhe shpeshherë bashkëqytetarët e tij frigoheshin t’i afroheshin. Një kohë të gjatë sistemohet në Prishtinë ku punon gazetar në “Rilindje” dhe po në këtë kohë studentët ulqinakë persekutoheshin nga pushteti nëse takonin Bahri Briskun. Për veprimtarinë e tij patriotike disa herë burgoset dhe vuan dënimet në burgjet më famëkeqe të ish-Jugosllavisë. Por, kjo kurrë nuk e theu, dhe Bahriun e bënte edhe më të vendosur për çështjen kombëtare, andaj edhe mban epitetin “Mandela i Ulqinit”. Në Ulqin pushtetarët shqetësoheshin sa herë që ai vinte këtu. Bahriu me shokët ulqinakë me rastin e mbylljes së gjimnazit në gjuhën shqipe kanë hedhë afishe në vitin 1954, pastaj kanë mbrojtur flamujt shqiptarë të vendosur në qytet më 30 prill 1968. Ai ka organizuar demonstratat e vitit1969, në Ulqin darsma e parë me flamur kombëtar ka qenë ajo e Palokë Shkrelit, ku Bahriu në veturën e tij nga Ulqini e deri në Kojë të Malësisë e ka valëvitur flamurin shqiptar, etj. Këto janë hapa të vogjël për shqiptarinë, por të mëdha për Ulqinin e ndarë nga trugu. Bahri Brisku është një ndër themeluesit e Partisë së Bashkimit Kombëtar të Shqiptarëve në Kosovë (1991) dhe në këtë moment më vie në mendje vlerësimi i Hajrullah Koliqit për Bahriun me rastin e 80-vjetorit të lindjes ku thotë: “Bahriu nuk e shpërdoroi emrin e Atdheut, por u njësua me të. Nuk kishte, as nuk ka asnjë paragjykim ndaj të tjerëve, por as kompleksin e inferioritetit ndaj vetes e kombit të tij. Në personalitetin e tij


IN MEMORIAM

shkrihen natyrshëm dega e ullirit të paqes edhe deti i dallgëve”. Tharmi i fuqishëm i atdhedashurisë, potenciali intelektual kombëtar si dhe shtytja nga i madhi Anton Çetta, ka bërë që sot nga Dr. Bahri Brisku të kemi vlera të çmueshme nga tradita gojore e Ulqinit dhe gjithë shqiptarëve nga Mali i Zi. Sot kemi të shënuara legjendat që janë treguar dikur, kemi vlerat e traditës gojore, këngët e detit, punës, ninullat, këngët e darsmës, vajtimet etj. Kemi të dhënat për ullishtën dhe mullijt e ullirit në Ulqin, e mbi të gjitha kemi të dhënat për detarinë ulqinake.

Dr. Bahri Brisku ka qenë shumë gazmor. Gjithmonë i qeshur dhe i gatshëm për të ndihmuar. Unë dhe Bahriu kemi pasë një bashkëpunim shumë korrekt, kurse ai kishte shumë dëshirë që të rrinte me babanë tim të ndjerë ku bisedonin tema të ndryshme që nga ato letrare, historike e deri te ato kombëtare e patriotike. Sot me krenari në muzeun tim privat kam të ekspozuar makinën e shkrimit të Bahri Briskut si dhe materialin origjinal të temës së magjistraturës. Këto, Bahriu mi dhuroi si vizionar që ishte, duke dashtë që muzeu im të pasurohet me këto vlera të çmueshme.

Bahri Brisku na la më 11 dhjetor 2021 dhe u përcoll për në banesën e fundit nga rrethi i ngushtë i familjarëve dhe miqve. Lavdi jetës dhe veprës së Dr. Bahri Briskut. Emri i tij do mbetet i skalitur përgjithmonë si intelektual dhe patriot i mirëfilltë i cili nuk iu tremb kurrë sfidave që i solli lufta për kauzën kombëtare. Andaj me të drejtë Hajrullah Koliqi konkludon: “Boshti i ngritjes së Dr. Bahri Briskut është vendlindja e tij, Ulqini, ndërsa ideali dhe interesat e tij lidhen natyrshëm me kombin, për të cilin shkriu një jetë të tërë”. E ENJTE, 16 DHJETOR 2021

Javore KOHA

25


PORTRET

Idriz Xh. Ulaj

Veprimtar universal i krijimtarisë letrare Veprimtari universal i zhanreve dhe opuseve të letërsisë shqipe, Idriz Xh. Ulaj, merret edhe me studime etnografike. Ka botuar disa artikuj mbi gjenezën e shqiptarëve të Plavës e Gucisë. Në këtë lëmi, nga gjuha malazeze ka shqipëruar, përgatitur dhe botuar dy libra etnografiko-historik për Malësinë e Madhe dhe për krahinën e Plavës dhe Gucisë, materiale këto të regjistruara, të sistemuara dhe të arkivuara në vitet 1915-1921, në arkivin e Cetinës

Shaban Hasangjekaj Fshati Vuthaj i Komunës së Gucisë, dikur ishte njëri ndër vendbanimet më të mëdha në Komunën e Plavës. Aso kohe, numëronte mbi 200 familje me mbi 1.200 banorë tërësisht të popullatës shqiptare. Është fshat piktoresk përballë Alpeve të thepisura shqiptare, e rrënzë bjeshkëve të larta me pyje e kreshta, Bjeliçit, Ropojanit e Zastanit, me pozitë kodrinore, me bukuri e atraksione të rralla natyrore (kanjone, ujëvara, lugina, bregore e shpella), të cilat janë motiv joshës të shumë vizitorëve nga komuna, por edhe e turistëve mysafirë anekënd botës, të cilët fitojnë përshtypjen se kanë të bëjnë me një trevë atraksionesh e bukurish që ka krijuar natyra, të cilat rrallë kund mund t’i gjeni, si Ujëvara Gërla (te Hartini), Syri i kaltër (i Skavkaçit), Krojet e Ali Pashë Gucisë, etj. Pos objektit të shkollës fillore katërklasëshe, atij të shtëpisë së kulturës, në të cilën gjendet biblioteka, salla për takime, tubime e akademi solemne, në muret e të cilës janë të ekspozuara fotoportretet e per-

26

Javore KOHA

E ENJTE, 16 DHJETOR 2021

sonaliteteve të shquara nga lëmit e ndryshme nga fshati dhe më gjerë, një vistër shtëpizash për destinacione turistike, ka edhe muzeun etnografik të hapur para ca vitesh. Por, gjithsesi, fshati Vuthaj më tepër veçohet, njihet dhe përmendet si vatër e denjë dhe e paepur e shumë ngjarjeve dhe ndodhive historike, por edhe të trashëgimisë etnokulturore dhe të identitetit kombëtar shqiptar. Mirëpo, ajo që më së shumti e karakterizon dhe e bën të zëshëm dhe më të theksuar, është e dhëna se fshati Vuthaj është truall burimi i një numri shumë të madh intelektualësh e profilesh të ndryshme profesionale, të cilët kontributin e vet e japin në komunat e Plavës dhe të Gucisë, në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, në ca qendra të Malit të Zi, por edhe anekënd botës. Njëri ndër ta është profesori i gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe veprimtari universal i krijimtarisë letrare, Idriz Xh. Ulaj, jeta dhe veprimtaria gjithëpërfshirëse e të cilit është mjaft e bujshme. U lind të fshatin Vuthaj të Komunës së Gucisë, më 10 gusht të vitit 1942. Në moshën katërvjeçare mbeti jetim me vëllain Rustemin dhe motrat Fatimen e Talen, ngase babai Xhema u vra në Luftën e Dytë Botërore. Katër klasët e ciklit të ulët (I-IV) të shkollës fillore i kreu në Vuthaj. Pas kryerjes së klasës së gjashtë në shkollën fillore të Gucisë, në vitin 1955/56, u detyrua

që për tri vite shkollore ta ndërpresë shkollimin e mëtejmë fillor, ngase pushteti i atëhershëm në shkollën e Gucisë dhe në atë katërklasëshe në Martinaj, e ndaloi zhvillimin e mësimit në gjuhën shqipe, për ta vazhduar pas tri vitesh në klasën e shtatë, kur sërish në shkollën e Gucisë e hapën pishtarët dhe entusiazistët e arsimit shqip, mësimdhënësit e rinj Ramadan Gjonbalaj, Ramë Qosaj dhe Hysen Novaj, të cilët aso kohe në supet e veta ngarkuan tërë barrën e edukimit dhe arsimimit në ciklin e lartë fillor në këtë anë. Pas kryerjes së shkollës fillore tetëvjeçare në Guci, në vitin shkollor 1961-62, bashkë me motrën e vet Talen, regjistrohet në shkollën normale (të mësuesisë) “Dimitrije Tucoviq” në Prizren, të cilën në afat të rregullt e kryejnë me sukses. Fakultetin Filozofik, dega Gjuhë dhe letërsi shqipe, e kryen në Prishtinë. Në vitin 1967 e fillon punën si mësimdhënës në Shkollën Fillore “Gjergj Fishta” të Prishtinës, ku punon deri në vitin 1971. Në vitin 1972 kalon me punë në Shkollën e Mesme Teknike “19 Nëntori” dhe njëkohësisht edhe në Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Në fund të vitit 1972 punësohet në NGB “Rilindja”, lektor – gazetar i revistës javore “Zëri i rinisë”, ku kontributin e vet profesional e kryen me sukses gjithnjë deri në shuarjen e saj, më 31 dhjetor të vitit 2006.


PORTRET

Veprimtari i denjë, Idriz Xh. Ulaj, është krijues që ka bërë emër në letërsinë shqipe. Qysh i nxënës i shkollës normale në Prizren (1962), ka filluar të krijojë dhe botojë vjersha (poezi) për fëmijë dhe të rritur nëpër gazeta dhe revista të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës. Krahas poezisë, shkruan edhe prozë dhe satirë (në satirë njihet me pseudonimet: grethzori, shokzori, etj.). Poezitë e tij janë përkthyer e botuar në gazetat e revistat në gjuhët kroate, turke, sllovene, serbe, rumune, suedeze, etj. Veprimtari universal i zhanreve dhe opuseve të letërsisë shqipe, Idriz Xh. Ulaj, merret edhe me studime etnografike. Ka botuar disa artikuj mbi gjenezën e shqiptarëve të Plavës e Gucisë. Në këtë lëmi, nga gjuha malazeze ka shqipëruar, përgatitur dhe botuar dy libra etnografiko-historik për Malësinë e Madhe dhe për krahinën e Plavës dhe Gucisë, materiale këto të regjistruara, të sistemuara dhe të arkivuara në vitet 1915-1921, në arkivin e Cetinës. Krijuesi i mirënjohur letrar nga fsha-

ti Vuthaj i Komunës së Gucisë, Idriz Xh. Ulaj, njihet edhe si shqipërues i denjë i poezisë së poetëve malazezë, sllovenë, boshnjakë, etj. Është i përfshirë në disa antologji, monografi dhe leksikone të shkrimtarëve brenda dhe jashtë trevave shqiptare: “Në prehër të jetës së re”, doracak për nxënës të shkollës fillore – grup autorësh, botim i Entit Republikan për Përparimin e Shkollave, Podgoricë, 1976; “Leksikoni i shkrimtarëve të Jugosllavisë”, botim i Shoqatës së Shkrimtarëve të Vojvodinës, Novi Sad, 1986; “Leksikoni i shkrimtarëve shqiptar” 1501-1990, Hasan Hasani, botim i revistës “Shkëndija”, Prishtinë, 1994; “Dritaren lëre hapur”, autorë shqiptar nga Mali i Zi, botim i “Art Club”, Ulqin, 1999; “Portrete shkrimtarësh”, Demir Behluli, botim i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 2002; Bibliografia e revistës “Koha”, 1978-1989, Tahir Foniqi, botim i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, Prishtinë, 2004; “Degë e drurit të urtë”, letërsi e bukur shqipe për fëmijë e të rritur, Hajro Ulqinaku, botim i Asocia-

cionit “Ulqini”, Ulqin, 2008; “Dritaren lëre hapur” (shqip-kroatisht), botim i Qendrës së Emigrantëve të Malit të Zi, Podgoricë, dhe i Bashkësisë Nacionale Malazeze “Zagreb”, Zagreb, 2010; “Albumi i shkrimtarëve shqiptar” (në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë), S. Gashi, Prishtinë, 2012. Idriz Xh. Ulaj, prej vitit 1984, është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës dhe bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Krijimtaria e begatë dhe shumëpërfshirëse letrare e Idriz Xh. Ulajt është përmbledhur dhe botuar në këto vepra: “Këngë popullore nga Gucia” (në 100-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit), botim i vetë autorit, Prishtinë, 1978; “Prizma” (poezi), botim i “Rilindjes”, Prishtinë, 1980; “Edhe një orë dritë” (poezi), botim i “Pobjedës” – i revistës “Koha”, Podgoricë, 1980; “Zilet e gëzimit” (bashkautorë), libër leximi për klasën e dytë të shkollës fillore, botim i Entit të Teksteve dhe Mjeteve Mësimore, Podgoricë, 1983; “Mjekësi popullore botërore”, receta nga mjekësia alternative, botim i revistës “Kosovarja”, Prishtinë, 1994; “Zilet e stinëve” (poezi për fëmijë e të rritur), botim i “Ura”, Prishtinë, 2007; “Këngë dhe vajtime nga krahina e Plavës dhe Gucisë”, botim i Institutit Albanologjik, Prishtinë, 2009; “Prozë popullore nga krahina e Plavës dhe e Gucisë”, botim i Institutit Albanologjik, Prishtinë, 2011; dhe “Vite me dy stinë”, botim i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 2012. Idriz Xh. Ulaj, veprimtarinë e vet letrare e ka shprehur edhe përmes shqipërimit dhe botimit të këtyre veprave: “Nahija e Plavës dhe Gucisë” (“Plavsko – gusinjska oblast”), vepër etnografiko-historike e autorit malazez Andrija Joviqeviq, botim i “Trend”, Prishtinë, 2009, dhe “Malësia” (“Malesia”), vepër etnografiko-historike e autorit Andrija Joviqeviq, botim i “Ura”, Prishtinë, 2010. Krijuesi letrar, Idriz Xh. Ulaj, është në pension dhe me bashkëshorten Hyrën jeton në Prishtinë, por muajt e verës i kalon në vendlindje, në fshatin Vuthaj, mu rrënzë Alpeve të thepisura shqiptare, të cilin e don shumë, dhe të cilit ia ka kushtuar ca poezi dhe pjesë të tjera të krijimtarisë letrare. E ENJTE, 16 DHJETOR 2021

Javore KOHA

27


MOZAIK

Akademiku Mehmet Kraja

Rizgjidhet kryetar i AShAK-ut Akademiku Mehmet Kraja është zgjedhur në krye të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës edhe për katër vitet e ardhshme. Ai është rizgjedhur në këtë pozitë të enjten, pa kundërkandidat. Akademikja Justina Shiroka - Pula është zgjedhur nënkryetare, përderisa sekretar shkencor, anëtari korrespondent Luan Mulliqi. Kundërkandidat i Mulliqit ishte anëtari korrespondent, Bardh Rugova. Kësaj radhe zgjedhjet janë mbajtur në afat të rregullt ligjor dhe mandati i kryesisë është katërvjeçar. Paraprakisht Mehmet Kraja kishte marrë këtë pozitë më 3 tetor 2019. Asokohe organet e Akademisë kishin nxjerrë vendim se akademik Nexhat Daci nuk mund të vazhdonte të mbajë pozitën e kryetarit, pasi kishte mbushur 75 vjet. Më pas Akademia nuk ia doli ta zgjedhë kryetarin në një garë midis Krajës dhe Anton Berishajt. Por në tentimin tjetër, Kraja kishte prirë bindshëm me vota në raport me Isuf Krasniqin. Por kësaj radhe, Kraja nuk e kishte vështirë pasi katër seksionet e kishin propozuar atë për kryetar. Sipas njoftimit të AShAK-ut, akademik Sabri Hamiti është zgjedhur

28

Javore KOHA

E ENJTE, 16 DHJETOR 2021

sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, anëtarja korrespondente Gjyljeta Mushkolaj, sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore, anëtari korrespondent Fetah Podvorica, sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës, kurse akademik Rauf Dhomi u caktua ushtrues i detyrës së sekretarit të Seksionit të Arteve. Seksionet kanë qenë të kënaqura me udhëheqjen e Mehmet Krajës dhe që të gjitha e kanë propozuar atë për kryetar. Kraja ka lindur më 27 qershor 1952 në Kështenjë të Krajës, fshat afër Liqenit të Shkodrës, në Mal të Zi. Shkollimin e mesëm e kreu në Ulqin, ndërsa të lartin në Universitetin e Prishtinës, Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Gjatë viteve 1974-1976 ishte kryeredaktor i gazetës së studentëve të Universitetit të Prishtinës, “Bota e re”, më pas punoi si gazetar dhe redaktor i kulturës në gazetën “Rilindja”, ku botoi tekste të shumta publicistike për çështje të ndryshme nga problematika kulturore dhe recensione e shkrime diskursive për letërsinë. Siç shkruhet në biografinë e tij, në uebfaqen e AShAK-ut, në fund të viteve tetëdhjetë u inkuadrua

në lëvizjet politike të kohës, duke u bërë njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gjatë viteve 1992-1999 jetoi dhe punoi në Tiranë. Në atë kohë e pushoi angazhimin politik dhe iu përkushtua letërsisë dhe publicistikës. Pas luftës së Kosovës ishte redaktor i kulturës në të për ditshmen “Zëri”, më pas redaktor i shtojcës për kulturë në gazetën “Koha Ditore”. Është autor i disa romaneve, si “Gjurmë në trotuar”, “Portali i perëndive të fyera”, “Sëmundja e ëndrrave”, “Muri i mjegullës”, “Sëmundja e ëndrrave” “Edhe të çmendurit fluturojnë”, “E zeza dhe e kuqja” etj.; vëllimeve me tregime si “Dritat e mesnatës”, “Portat e qiellit”, “Hija e qershisë nën dritën e hënës”, “Njëzet tregime për kohën e shkuar” etj.; dramave “Krishti qëndroi tri ditë në Kosovë”, “Im atë donte Adolfin”, “Hëna prej letre”, “Grafitet” etj., dhe disa librave nga fusha e publicistikës si “Shoqërime”, “Vite të humbura”, “E shtuna ime” etj. Kraja po ashtu është fitues i disa çmimeve si: Çmimi vjetor i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë (për romanin “Moti i Madh”, 1981); Çmimi “Hivzi Sulejmani” i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për prozën më të mirë (për përmbledhjen e tregimeve “Vdekja pa emër”, 1995); Çmimi i shtëpisë botuese “Toena” për prozën më të mirë nga pesëqind titujt e botuar (për romanin “Muri i mjegullës”, 1998); Çmimi “Pjetër Bogdani” i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë (për përmbledhjen “Njëzet tregime për kohën e shkuar”, 2001); Çmimt vjetor të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”; Çmimi “Azem Shkreli” të Ministrisë së Kulturës së Kosovës për veprën më të mirë (për romanin ”Edhe të çmendurit fluturojnë”, 2004) e të (Kohapress/Koha Net) tjerë.


MARKETING

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

Gardener

• BASIC FUNCTION OF THE POSITION

The Gardener is expected to provide a full range of grounds maintenance services that include, but are not limited to, grass cutting, edging, fertilization and other appropriate chemical applications, collection and disposal of litter, cuttings, and trash, vegetation cutting and removal, under-brushing, planting grass, planting sod, raking, erosion control, tree and shrub pruning, tree and stump removal, ditch cleaning, seasonal flower planting and other services necessary to maintain the representational grounds and garden. The incumbents’ activities will primarily take place at an official residence in Podgorica.

• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: Completion of Secondary School or Local Mandatory Schooling and received high school diploma. EXPERIENCE: Six (6) months to a year of gardening experience is required. 2. LANGUAGE: • English language - Level 2 (Limited knowledge) Speaking/Reading/Writing is required. (This will be tested). • Montenegrin language - Level 3 (Good Working knowledge) Speaking/Reading/ Writing is required. 3. KNOWLEDGE: Must have full knowledge of the use of gardening tools and the operation of lawnmowers: possess a good working knowledge of how to plant and care for typical plants and flowers: must be knowledgeable of proper seasons for accomplishing specific gardening tasks such as pruning, planting, and seeding. Must possess basic knowledge of pool and irrigation system maintenance. 4. SKILLS AND ABILITIES: Must be able to properly use gardening tools and operation of lawn mower: including power equipment such as riding lawn mower and weed whacker and other gardening tools and equipment. Must be physically fit to perform arduous work. Must be able to recognize problem areas and take decisive action to remedy problems (e.g. request spraying for and infestation). Must be able to physically lift and move objects including heavy items (such as equipment, materials, garbage, etc) on regular basis. Must be able to provide routine maintenance on the power equipment. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: 12.24.2021 HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following website https://me.usembassy.gov/embassy/jobs/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief. E ENJTE, 16 DHJETOR 2021

Javore KOHA

29


REPORTAZH

Shkolla në Fraskanjel në Anë të Malit, vetëm me një nxënës

Dy “shoqet” e vetme të pandara në shkollën e Fraskanjelit Paralelja e ndarë fizike e Shkollës Fillore “ Bedri Elezaga” në fshatin Fraskanjel – Anë të Malit, falë mirëkuptimit të Ministrisë së Arsimit, edhe këtë vit shkollor vazhdon të funksionojë me vetëm një nxënës. Në një klasë shumë të rrënuar, që nxjerr frymën e disa kohëve të shkuara, mësuesja Ardita Ceka mësimin e zhvillon me vetëm një nxënëse. Ajo quhet Elidona Shkreli, është nxënëse e klasës së dytë , të cilën mësuesja e saj e sjell dhe e merr çdo mëngjes nga fshati i afërt Amull, rreth pesë kilometra larg shkollës. Në këtë shkollë katërklasëshe të lënë pas dore me vite, në të cilën në vitin shkollor 1972/73 kanë qenë 20 nxënës, nuk bie zilja e shkollës, sepse nuk ka fëmijë për të thirrur. Në këtë vatër edukative –arsimore mësuesja e re e arsimuar Ardita, është edhe mësimdhënëse, edhe edukatore edhe “shoqe” e bankës dhe “partnere” për edukatën fizike, muzikore ... Që nga viti i kaluar shkollor, mësuesja Ardita udhëton nga fshati i saj Rashtishë në Fraskanjel dhe rregullisht vjen në shkollë në kohë, së bashku me nxënësen e saj, për të mos humbur procesin mësimor. Ajo me mjaft emocion flet për fillimet e saj në këtë vatër të dijes. “Mbaj mend si sot ditën e parë, në tetor të vitit 2020, kur fillova punën në këtë shkollë dhe kur në derë trokiti nxënësja ime e parë dhe e vetme Elidona Shkreli, të cilën e shoqëronte babai i saj, Tomë Shkreli nga fshati Amull. Elidona ishte e gëzuar dhe e

30

Javore KOHA

E ENJTE, 16 DHJETOR 2021

emocionuar sepse po vinte për herë të parë në shkollë. Ishte një nxënëse shumë e sjellshme dhe e dashur, dhe shkollën e kishte shumë dëshirë. Mirëpo, ajo ishte shumë e lidhur me prindërit të cilët nuk kishin arritur ta çonin në kopsht. Kjo ndikoi që Elidona ta kishte shumë problem qëndrimin vetëm me mësuesen në shkollë, dhe duhej gjithsesi prania në shkollë e njërit prindër ose e motrës. Ishte e mbyllur në vetvete dhe e kishte të vështirë të shoqërohej me njerëz të tjerë jashtë familjes. Vetë fakti që ajo ishte nxënësja e vetme në këtë shkollë dhe nuk kishte shokë apo shoqe, ndikoi edhe më keq që ajo të ambientohej dhe të mësohej që të qëndronte në shkollë pa praninë e njërit nga familjarët. Kështu në fillim u desh të kalonin 2-3 javë derisa ajo arriti të ambientohej dhe të bëheshim ’’shoqe’’. Pra nga dita kur filluam të bëheshim ’’shoqe’’ e në vazhdim, ne kemi krijuar një marrëdhënie jo vetëm mësuese-nxënëse, por edhe shoqe-shoqe, pasi ajo më tregon gjithçka rreth vetes, është e lirshme dhe i përgjigjet çdo pyetjeje që unë i bëj”, thotë Ceka. Ajo tutje shprehet se të punosh me një nxënës është e pazakontë, dhe se nuk ndjehet mirë për shkak se nxënësja e saj nuk ka shokë e shoqe të shkollës që të luajnë bashkë gjatë gjithë vitit shkollor. Mirëpo, mësuesja Ardita ka krijuar me të raporte të veçanta afërsie, saqë e konsideron atë jo vetëm si nxënëse por si “shoqe”, apo “motër” të vogël. Siç tregon

mësuesja Ardita para pak kohe festuan ditëlindjen e shtatë të Elidonës bashkë me prindërit e saj, Tomën dhe Mondën, të cilët sollën një tortë në shkollë dhe u gëzuan së bashku. Para se të vijnë në shkollë, gjatë udhëtimit së bashku, fillimisht bisedojnë për shumëçka. Elidona i tregon mësueses se çfarë ka bërë një ditë më parë, me kë ka luajtur dhe të ngjashme. Dhe vetëm kur klasa fillon të ngrohet, ato fillojmë mësimin. “Ne të dyja e bëjmë bashkë rrugën nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi. Pasi nisem në mëngjes në shkollë, Elidona më pret tek rruga e shtëpisë së saj dhe nga aty shkojmë dhe kthehemi nga shkolla së bashku. Mësimdhënia me një nxënëse është e pazakontë , por jo e vështirë. Secilin mësim në çdo lëndë ia shpjegoj disa herë vetëm derisa ajo ta kuptojë, duke përdorur metoda e mënyra të ndryshme. Megjithatë, mësimi me një nxënëse ka dhe anët e veta negative. Kur në klasë ke vetëm një nxënëse, ajo natyrshëm ndjehet e vetmuar dhe jo aq e motivuar për të mësuar më shumë apo për të parë se si mësojnë e përgjigjen nxënësit e tjerë. Mësimi me vetëm një nxënës, për dallim nga ai me shumë nxënës, komunikimi zhvillohet vetëm mes mësueses dhe nxënësit”, pohon Ceka. Pavarësisht vështirësive që kanë pasur mësuesja Ardita me nxënësen e saj të vetme Elidonën ato kanë kaluar kohë të këndshme në praninë e njëra-tjetrës.


REPORTAZH

Gjendja e krijuar e gjithëmbarshme në botë, pra edhe në vendin tonë, si rezultat i shfaqjes së pandemisë Covid-19, vendosi një rregull të funksionimit në pothuajse në çdo lëmi të frymimit shoqëror, duke përfshirë edhe sferën e arsimimit në të gjitha nivelet. Mësimi në distancë, respektivisht përmes platformave online që erdhi papritur për shkak të përhapjes së koronavirusit, paraqiti sfida të mëdha edhe për mësuesen Ardita Ceka dhe nxënësen e

saj Elidona Shkreli. “ Nxënësja ime ishte në klasën e parë. Ajo kishte nevoja e pyetje të ndryshme të cilat ishte shumë vështirë t’ia sqaroj në këtë mënyrë. Por, u përpoqa që në kushte të jashtëzakonshme të bëj me pasion më të mirën e mundshme, duke ruajtur mbi të gjitha atë më të shtrenjtën- shëndetin tim dhe të nxënëses, e pastaj edhe të realizoj plan-programin mësimor. Ishte kjo një përvojë shumë interesante për mua e cila do të mbetet gjithmonë

në kujtesën time si diçka e pazakontë por e bukur ”,thekson Ceka. Si e vetmja, Elidona modeste është edhe nxënësja më e mirë e kësaj shkolle, edhe pse nuk mund të mburret me nota të shkëlqyera. Është pikëpyetje e madhe është nëse shkolla në Fraskanjel do të funksionojë vitin e ardhshëm shkollor dhe, siç theksojnë vendasit, nëse shkolla mbyllet kjo do të thotë se jeta është larguar përgjithmonë nga ky fshat. Gj. Gjonaj E ENJTE, 16 DHJETOR 2021

Javore KOHA

31


MOZAIK

Organizata Komunale – Kryqi i Kuq, Tuz

Në shërbim të personave në nevojë Tuz – Zyra e Kryqit të Kuq në Tuz e themeluar në vitin 2007, si degë e Kryqit të Kuq të Podgoricës, tashmë administrohet nga Komuna e Tuzit, dhe qëkur kjo komunë është mëvetësuar, ka ndryshuar edhe statuti i kësaj organizate e cila është emërtuar, Organizata Komunale – Kryqi i Kuq, Tuz. Kjo organizatë ka statutin e saj, drejtorin, këshillin drejtues, këshillin për financa dhe sekretaren. Drejtori i Organizatës Komunale – Kryqi i Kuq, Tuz, David Junçaj, në prononcimin për gazetën “Koha Javore”, tregon mbi funksionimin e kësaj organizate, parimet mbi të cilat ajo punon dhe për veprimtarinë e saj në tërësi. “Kjo organizatë punon mbi parimet themelore që janë: humanizmi, paanësia, neutraliteti, pavarësia, vullnetarizmi, uniteti dhe universaliteti.

32

Javore KOHA

E ENJTE, 16 DHJETOR 2021

Nga kjo zyrë ndihmojmë familjet në nevojë, pjesëtarët e komunitetit rom, personat me aftësi ndryshe, personat me invaliditet, fëmijët jetimë, të moshuarit, etj”, shprehet Junçaj. Ai thotë se kësaj zyre i drejtohen afro dyqind familje të cilat kërkojnë ndihmë për të mbijetuar. Junçaj si njërin ndër faktorët (shkaktarët) e kësaj gjendjeje, e konsideron papunësinë në vend. “Ky numër fatkeqësisht është çdo ditë në rritje dhe personat në nevojë këtë zyrë e shikojnë si një dritë kandili për mbijetesë”, shprehet Junçaj. Ai më tutje thotë se kjo zyrë ka filluar me disa aktivitete bamirësie gjatë muajit dhjetor, ku në bashkëpunim me disa shitore vendase, kanë organizuar një aksion për grumbullimin e artikujve ushqimorë dhe higjienikë. “Gjatë këtij aksioni, qytetarët e Malë-

sisë treguan vërtetë një humanizëm, dhe për këtë dua t’i falënderoj për kontributin e tyre, por edhe vullnetarët të cilët na kanë mbështetur. Gjithashtu, realizuam një aktivitet me KF “Deçiqi”, ku biletat e shitura nga një ndeshje u dedikuan për blerjen e pakove ushqimore për fëmijët me aftësi ndryshe dhe me invaliditet”, shprehet drejtori i Organizatës Komunale – Kryqi i Kuq, Tuz, David Junçaj. Në të njëjtën kohë, ai thotë se edhe vitin e ardhshëm veprimtaria e kësaj organizate do të jetë pothuajse e përmuajshme, me aksione të ndryshme humanitare, organizim seminaresh të ndryshëm, trajnime për vullnetarë, si dhe dy herë në vit, aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut. t. u.


MOZAIK

Grupi i turoperatorëve sllovenë

Në vizitë Plavës

Plavë – Organizata Zuristike e Plavës në bashkëpunim me Organizatën Nacionale Turistike të Malit të Zi, të martën (më 7 dhjetor), priti grupin e turoperatorëve nga Sllovenia. “Mysafirëve nga Sllovenia mike, ua kemi prezantuar Liqenin e Plavës, njërin ndër potencialet tona natyrore-turistike, Kullën e Rexhepagiqëve, si muze me rëndësi etnokulturore, në hotelin “Elan”, kanë provuar ushqimet tona tradicionale vendore, ndër të cilat edhe prodhimet nga boronica, sipas së cilës treva jonë është e njohur, ndërsa për shkak të sasisë së madhe të borës nuk ka qenë e mundur vizita e liqeneve bjeshkore - Hridit dhe Visitorit, si

dhe i ca horizonteve të tjera në viset bjeshkore. Mirëpo lidhur me ato, ata i kemi furnizuar me material promotiv, kurse udhërrëfyesit (prijësit) lokal bjeshkor, Ahmet Rekoviq dhe Enes – Enko Dreshkoviq, nga Liqeni i Plavës ua kanë prezantuar Bjeshkët e Nëmuna dhe potencialet e tyre turistike”, është shprehur në deklaratën për media drejtoresha e Organizatës Turistike të Plavës, Samira Canoviq. Ndërkaq, kryetari i Klubit Bjeshkor-Sportiv “Hrid” dhe njëherazi udhërrëfyesi i viseve alpine, Enes Dreshkoviq, në prononcimin për media ka theksuar: “Vizitën e ca turopruesve nga Sllovenia, e kemi shfrytëzuar që t’i njoftojmë me potencialet tona naty-

rore dhe me mundësitë që ofrojmë. tradicionalisht, sllovenët janë miqtë dhe vizitues të shpeshtë të Bjeshkëve të Nëmuna, kështu që presim se në periudhën e ardhshme të vijnë shumë grupe turistësh dhe alpinësh. Duhet të pranojmë, por edhe të lavdërojmë se kjo është hera e parë që Organizata Nacionale Turistike e Malit të Zi, organizon dhe sjellë grupe të rëndësishme vizituesish në Bjeshkët e Nëmuna. Falënderim të posaçëm ia kemi borxh zonjës Vesna Kalleziq, nga Organizata NacionaleTuristike e Malit të Zi, për realizimin e organizimit të vizitës së mysafirëve nga Sllovenia”, u shpreh ai. Sh. Hasangjekaj

E ENJTE, 16 DHJETOR 2021

Javore KOHA

33


IN MEMORIAM

In Memoriam: Dr. Ali (Mehmet) Muharremi

Mjek i palodhur që i shërbeu kulturës mjekësore Dr. Ali Muharremi, u lind në Ulqin, më 1932. Shkollën fillore e ka mbaruar në Ulqin, shkollën e mesme të mjekësisë e ka mbaruar në Sarajevë. Mjekësinë e ka studiuar dhe mbarur më 1963, në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd. Punën e ka filluar në Qendrën Mjekësore në Tivar në vitin 1963. Si mjek i praktikës së përgjithshme ka punuar në Shtëpinë e Shëndetit Popullor në Ulqin, nga viti 1964 deri në vitin 1968.

34

Javore KOHA

E ENJTE, 16 DHJETOR 2021

Nga viti 1968 deri në vitin 1971 ka punuar si mjek spitali në Etiopi (Asmara, Eritrea). Pas kthimit nga Etiopia shkon në Beograd për të specializuar mjekësinë internistike. Si internist ka punuar në Repartin e Internistikes në Qendrën Mjekësore në Tivar, nga viti 1976 deri në vitin 1979. Në vitin 1979 paraqitet në Shtëpinë e Shëndetit - Ulqin dhe merr pjesë aktive në mjekimin e të sëmurëve dhe të lënduarve pas tërmetit.

Gjatë vitit 1972 ka marrë pjesë aktive në shërimin nga epidemia e lisë në Plavë. Ka qëndruar si shef i Repartit epidemiolgjik në Plavë, ku në kushte të vështira ka punuar në mjekimin dhe parandalimin e sëmundjes variola vera. Për këtë punë dekorohet me Urdhrin e Punës nga Josip Broz Tito, kryetar i Jugosllavisë. Jetoi në vendlindje, por edhe në SHBA, ku edhe ndërroi jetë. G. Karamanaga


SPORT

Një vit tejet i suksesshëm për Klubin e Taekwondosë “Ulqini”

Rezultate mbresëlënëse Gjatë vitit 2021 garuesit e KT “Ulqini” kanë fituar gjithsej 219 medalje dhe 23 trofe. Gjashtë medalje (dy të arta, dy të argjendta, dy të bronzta) i përkasin nivelit G1-E1 dhe katër medalje ballkanike (tri të arta, një e bronztë). Rezultatin më të mirë e ka shënuar garuesja e këtij klubi, Sara Kraja, e cila renditet në vendin e tretë në rang-listën evropiane në taekwondo, për kategorinë e kadetëve Pandemia Covid-19 nuk i ka penguar garuesit e Klubit të Taekwondosë “Ulqini” në arritjen e synimeve dhe rezultateve pozitive në vitin 2021. Gjatë këtij viti ata kanë marrë pjesë në 18 aktivitete, tre në nivel vendi dhe 15 gara ndërkombëtare. Rezultatet e shënuara janë mbresëlënëse. Garuesit e KT “Ulqini” kanë fituar gjithsej 219 medalje dhe 23 trofe. Nëse i grupojmë medaljet e fituara, 92 (47 të arta, 29 të argjendta, 16 të bronzta) i kanë fituar në gara vendore dhe 127 (66 të arta, 30 të argjendta, 31 të bronzta) në gara ndërkombëtare. Gjashtë medalje (dy të arta, dy të argjendta, dy të bronzta) i për-

kasin nivelit G1-E1 dhe katër medalje ballkanike (tri të arta, një e bronztë). Po ashtu, 21 medalje shtetërore (12 kampionë – të arta, 7 nënkampionë – të argjendta, 2 të bronzta) i kanë fituar në disiplinën e ndeshjes, kurse 16 medalje shtetërore (14 kampionë – të arta, 2 nënkampionë – të argjendta) i kanë fituar në disiplinën e formave. Sa i përket trofeve, gjashtë i kanë fituar në Mal të Zi dhe 17 në gara ndërkombëtare. Ndër garuesit e KT “Ulqini”, rezultatin më të mirë e ka shënuar Sara Kraja, e cila renditet në vendin e tretë në rang-listën evropiane në taekwondo,

për kategorinë e kadetëve. “Për këtë sukses të arritur gjatë vitit 2021 dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që kontribuan në çfarëdo mënyre: prindërit, Komunën e Ulqinit, anëtarët e Komisionit për sport pranë Komunës së Ulqinit, sponsorët, mediat, portalet dhe të gjithë ata që na përkrahën moralisht e fizikisht”, shprehet kryetrajneri i KT “Ulqini”, Fikret Dushku. KT “Ulqini” është njëri ndër klubet sportive më të suksesshme në Komunën e Ulqinit si dhe ndër klubet më të mira të taekwondosë në Mal të Zi. (Kohapress)

E ENJTE, 16 DHJETOR 2021

Javore KOHA

35


“Koha Javore” në versionin online,

mund ta lexoni

në linkun:

www.kohajavore.me

kohajavore.me


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.