Koha 1062

Page 1

Identiteti dhe integrimi në pluralizëm

Partitë politike shqiptare me lideruca – të përçara e pa sens politik Kontributi i çmuar arsimor dhe shkencor i akademikut Anton Kolë Berishaj KOHA Javore ISSN 1800-5696
Podgoricë e enjte, 1 qershor 2023 Viti XXll Numër 1062 Çmimi 0,50

Si degradoi pozita e shqiptarëve në Mal të Zi gjatë kohës së pushtetit të Millo Gjukanoviqit?

Faktorët historiko-politikë që çuan në lindjen dhe zhvillimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Respektimi i religjionit dhe i personave të religjionit tjetër

Mustafë Canka - interkulturalisti nga Ulqini

KOHA Javore

Themelues: Kuvendi i Malit të Zi

Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002.

Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve

Redaktor Përgjegjës: Qani Osmani

Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer)

Ismet Kallaba (aktualitete, sport),

Toni Ujkaj (kulturë)

Vijoleta Berishaj (sekretare teknike)

Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali Zi

Telefon: 020/240-659

E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2 KOHA Javore PËRMBAJTJE
10 14 16 20 E ENJTE, 1 QERSHOR 2023
KOHA Javore 3 PËRMBAJTJE Tri ditë feste për anamalasit dhe miqtë e tyre Libri si dhuratë e respektit dhe dashurisë për Anën e Malit N’fole t’shqipes Promovim i gjuhës, kulturës dhe historisë shqiptare përmes shfaqjeve 22 24 28 30 ARKIVI: www.kohajavore.me E ENJTE, 1 QERSHOR 2023 Shqiptarët në Mal të Zi në kohën KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha, burimi bazë dhe bastion apo fillimi – një gjuhe KOHA Javore KOHA Javore Gjuha shqipe është identiteti KOHA Javore Shqiptarët në Mal të Zi në kohën e shpalljes së PavarësisëShqipërisësë KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë enjte, 1 dhjetor 2022 Viti Numër 1038 Çmimi 0,50 Gjuha, burimi bazë dhe bastion i kombit Kulmi apo fillimi i ndasive KOHA Javore Podgoricë enjte, dhjetor 2022 Viti XXl 1039 Çmimi 0,50 Thesaret e Ulqinit KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha shqipe është identiteti ynë Thesaret e Ulqinit Thesar i vyer i artit poetik, leksikut e frazeologjisë së gjuhës shqipe KOHA Javore Podgoricë enjte, 22 dhjetor Viti XXl Numër 1041 Çmimi

Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit

Hartoi projektligjin për legalizimin e objekteve ilegale

Me hartimin e projektligjit mbi legalizimin e objekteve ilegale, të cilin e ka vënë në debat publik Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, është definuar se qytetarët të cilët kanë ndërtuar objekte ilegale, do të duhet që në afatin gjashtëmujor nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të fillojnë procesin e regjistrimit në evidencën kadastrale. Në të kundërt, do të sillet vendimi për shembjen e tyre, kështu theksohet në projektligjin e hartuar nga ky dikaster qeveritar. Pagesa për legalizim për objektet bazë të banimit do të mundësohet në këste mujore në periudhën prej tridhjetë vitesh (360 këste), ndërsa për të gjitha objektet tjera, legalizimi do të mund të paguhet në periud-

hën pesëmbëdhjetë vjeçare (180 këste).

Sipas projekligjit të ri mbi legalizime, qytetarët të cilët kanë të ndërtuar objekt ilegal, do të paguajnë tarifë për sanim urban të objektit të cilin e përcakton komuna në territorin e të cilës ndodhet objekti.

“Shuma e kësaj tarife përcaktohet në varësi të zonës, shkallës se pajisjes së truallit ndërtimor, të shpenzimeve mesatare të pajisjeve të truallit ndërtimor, të shpenzimeve të masës së sanimit urban të hapësirës së devastuar nga ndërtimi ilegal, të mënyrës së pagesës së shumës së përcaktuar të tarifës, dhe nga lloji dhe qëllimi i objektit”, theksohet ndër të tjera në këtë projektligj.

Sipas këtij projektligji, debati publik lidhur me këtë çështje do të zgjasë dyzetë ditë, filluar nga 27 qershori 2023.

Sipas të dhënave të ministrisë përkatëse, nga periudha e kaluar numri i objekteve informale është rreth 60 mijë.

“Deri më tani janë marrë rreth 2.722 vendime për legalizim, ndërsa janë paguar afro pesë milionë euro të ardhura nga tarifat për sanim urban. Nga kjo e dhënë e lartpërmendur, del se në nivel të Malit të Zi nga procesi i legalizimeve do të grumbullohen të ardhurat nga së paku 150 milionë euro, nëse llogarisim që numri i objekteve ilegale është 60 mijë”, theksohet në dokumente të cilat janë në debatin publik. t. u.

KOHA Javore 4 NGJARJE JAVORE
E ENJTE, 1 QERSHOR 2023

Mali i Zi dhe kompanitë amerikane nënshkruan Memorandumin për zbatimin e dy projekteve të infrastrukturës energjetike

Do të ndërtohet terminali për importin e gazit të lëngshëm natyror

Përfaqësues të Qeverisë së Malit të Zi dhe të kompanive amerikane kanë nënshkruar të premten (12 maj 2023) një Memorandum për zbatimin e dy projekteve të infrastrukturës energjetike.

Sipas kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, këto projekte, ndër të tjera, do të zvogëlojnë varësinë nga gazi rus.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një terminali për importin e gazit të lëngshëm natyror në Mal të Zi dhe instalimin e një termocentrali me gaz, furnizimi i të cilit do të vinte përmes terminalit. Projektet e terminalit dhe termocentralit do të jenë në portin e Tivarit.

“Kjo është e rëndësishme në mënyrë gjeopolitike për ne, sepse zvogëlon varësinë nga gazi rus, por mbi të gjitha kjo flet se ne e dimë se ku duam të lëvizë vendi në 10, 15, 20 vitet e ardhshme”, ka thënë Abazoviq.

Memorandumi është nënshkruar nga kryeministri Dritan Abazoviq, Phil Pyle, përfaqësues i Enerflex Energy Systems dhe Olin L. Wethington, president dhe shef ekzekutiv i Wethington Energy Innovation. Wethington ka thënë se Mali i Zi, te kompanitë amerikane ka partnerin më të mirë teknologjik.

“Besoj se kemi siguruar themelin energjetik”, është shprehur ai.

Nënshkruesit e memorandumit janë pajtuar se bëhet fjalë për projekte që do të sigurojnë siguri energjetike dhe do të krijojnë perspektiva të mira për përparimin e mëtejshëm energjetik dhe të përgjithshëm ekonomik të Malit të Zi.

Sipas memorandumit, ato mund të fillojnë punën deri kah fundi i vitit 2025. Megjithatë, ata nuk kanë dashur të flasin për datën e fillimit të punimeve dhe vlerën e investimit,

duke u shprehur se ato varen nga shumë faktorë.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, Judy Rising Reinke, ka thënë se projekti i sjell Malit të Zi më të mirën në aspektin e teknologjisë, pajisjeve, njohurive dhe aftësive.

Bisedimet për këtë projekt nisën në janar të vitit 2020. Asokohe, ndihmës-sekretari për energjinë e fosileve në Departamentin e Energjisë të SHBA-së, Steven Winberg, tha se porti i Tivarit është një resurs ideal për furnizimin me gaz.

“Ai port ka një pozicion ideal për të pranuar gaz të lëngshëm dhe do të paraqiste një nyje nga ku gazi i lëngshëm do të transportohej në vende të tjera. Është një port me ujë të thellë dhe mund të pranojë anije që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai.

SHBA-ja është prodhuesi më i madh i naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë, si dhe një nga tre eksportuesit më të mëdhenj të kësaj energjie.

Nënshkrimi i memorandumit vjen në një periudhë kur Evropa po bën përpjekje për të zvogëluar importin e gazit rus dhe për t’u pavarësuar nga ndikimi i tij. Bashkimi Evropian është zotuar të heqë dorë nga gazi rus në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Eksportet e gazit natyror rus në BE besohet se do të zvogëlohen për gati 60 miliardë metra kub më 2023 në krahasim me 140 miliardë metra kub vitin e kaluar dhe gati 200 miliardë metra kub në nivelet para pandemisë së koronavirusit.

Pavarësisht se marrëdhëniet në mes të Moskës dhe Perëndimit janë më të këqijat në dekada, Rusia ende furnizon BE-në me gaz përmes gazsjellësve që kalojnë nëpër Ukrainë dhe Turqi.

Megjithatë, sipas ekspertëve, eksportet mund të zvogëlohen edhe më shumë sesa tani, apo edhe të ndalen tërësisht më 2023, duke detyruar Evropën që të gjurmojë për gaz, në një botë me opsione të kufizuara.

(Kohapress/REL)

KOHA Javore 5 NGJARJE JAVORE
E ENJTE, 1 QERSHOR 2023

Tema dhe dilema

Identiteti dhe integrimi

Në mozaikun e popujve në Mal të Zi bëjnë pjesë edhe shqiptarët të cilët janë të vetmit me përkatësi etnike josllave, duke sfiduar rrethanat shoqërore të kohës për të mbijetuar, çështje e cila është e pranishme edhe në pluralizëm, sepse koncepti i integrimit modern rrezikon identitetin kombëtar të shqiptarëve në këtë mjedis, ndërsa angazhimi i shqiptarëve, me përfaqësuesit e tyre autentikë, por edhe të tjerë, me kërkesa konkrete ndaj qeverisë duhet të jetë mision i vazhdueshëm në favor të avancimit të pozitës dhe statusit të tyre në këtë mjedis

çështje ka përmasa të veçanta, sepse integrimi paraqet rrezik për identitetin kombëtar,andaj në këtë aspekt shqiptarët me të drejtë kanë rezervat e tyre, çështje e cila meriton qasje të veçantë.

Në fjalorin politik çështja e integrimit është bërë pjesë e përfaqësuesve të gjitha partive politike dhe institucioneve qeveritare, duke theksuar se Mali i Zi si mjedis multinacional dhe multikulturor këtë çështje e ka prioritare në politikën aktuale vendore e ndërkombetare. Por, në këtë aspekt të pjesëtarët e popujve të ndarë, sikurse janë shqiptarët, kjo

E vetmja popullatë josllave Në mozaikun kombëtar të popullsisë në Mal të Zi, shqiptarët janë e vetmja popullatë me prejardhje josllave, e dhënë kjo që i bën të veçantë nga pjesëtarët e popujve të tjerë. Dhe s’ka si të jetë ndryshe, sepse shqiptarët si popull autoktonë kanë identitetin e tyre të veçantë nga të tjerët, si nga gjuha, kultura, historia e tradita. Andaj duke marrë parasysh këto veçori, me të drejtë shtrohet pyetja se si qendron

çështja e identitetit dhe e integrimit të shqiptarëve në këtë mjedis? Pavarësisht rrethanave të reja shoqërore, jemi dëshmitarë se edhe në pluralizëm ekzistojnë vështirësi të natyrave të ndryshme sa i përket integrimit të tyre në Mal të Zi, nga fakti se këtu gjithnjë është i pranishëm mentaliteti i kohës së monizmit.

Retorika monotone

Shqiptarët nuk dëshirojnë të jetojnë në geto, por përkundrazi, ata dëshirojnë të integrohen, por me identitetin e tyre. Duke marrë parasysh se numerikisht janë pak, rreth 5% sipas statistikës zyrtare nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2011, duhet një përkujdesje e veçantë

KOHA Javore 6 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë
politikën
domosdoshmërisht
redaksionale
„KOHA javore„
E ENJTE, 1 QERSHOR 2023
Nail Draga

integrimi në pluralizëm

nga strukturat e pushtetit qendror për të mbrojtur identitetin kombëtar, e kjo ka të bëjë sidomos në fushën e arsimit, gjuhës, informimit, kulturës etj. Po ashtu përkujdesje duhet kushtuar edhe në investime e punësim, konform përqindjes së pjesëmarrjës në kuadër të popullsisë së përgjithshme. Por, përvoja e deritashme dëshmon se për ndryshime cilësore në këtë aspekt duhet të ekzistojë vullneti politik i pushtetit, e jo të dëgjojmë retorikë monotone që në shumë raste i ngjanë demagogjisë.

Sindromi i hegjemonizmit

Nuk ka dilemë se mbrojtja e identitetit kombëtar të shqiptarëve nuk rrezikon askë në Mal të Zi, përveç individë apo subjekte të ndryshme politike e jopolitike, të cilët vuajnë nga sindromi i hegjemonizmit. Vetëm duke mbrojtur identitetin e popujve të vegjël, përkatësisht popujve të ndarë, duke mbrojtur dhe valorizuar trashëgiminë kulturore, si dëshmi e identitetit të tyre, Mali i Zi do të ishte në praktikë shtet multikulturor sipas standardeve ndërkombëtare.

Integrimi mbarëkombëtar

Me miratimin e pluralizmit me të drejtë është pritur se pengesat ideologjike

të së kaluarës do të eliminohen dhe shqiptarët do të angazhohen për integrimin e tyre mbarëkombëtar. Një qasje të tillë kishin të gjithë shqiptarët, duke marrë parasysh se kemi përjetuar një periudhë ndarje dhe izolimi për pesë dekada, e cila ka lënë pasoja që janë të pranishme edhe në ditët tona. Dhe s’ka si të jetë ndryshe, sepse kemi pasur të bëjmë me një popull të ndarë, me pamundësi komunikimi me shtetin amë. Pra, kemi pasur të bëjmë me procesin e mbijetesës së shqiptarëve në Mal të Zi, duke sfiduar rrethanat shoqërore të kohës.

Ndonëse në pluralizëm janë bërë ca përpjekje në çështjet integruese mbarëkombëtare nga subjekte të ndryshme dhe shoqëria civile në këtë drejtim, të arriturat janë minimale. Për ndryshime pozitive në këtë drejtim bartës të këtij procesi duhet të jenë institucionet shtetërore nga shteti amë - Shqipëria, e po ashtu edhe Kosova. Këtu kemi parasysh integrimin në fushën e kulturës, artit, arsimit, informimit, botimeve, turizmit etj, të cilat mund të realizohen duke mbështetur projekte përkatëse. Pasi integrimi është koncept i gjerë, fillimisht janë këto fusha ku duhet insistuar, sepse janë në favor të identitetit tonë kombëtar.

Bashkimi kulturor shqiptar Theksojmë më këtë rast pjesëmarrjen e shqiptarëve nga Mali i Zi në Festivalin Folklorik Kombëtar në Gjirokastër (2015) që është ndër veprimtaritë e rralla në nivelin mbarëkombëtar me koordinim nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë. Veprimtari të ngjajshme duhet të organizohen nga institucionet shtetërore edhe në fushat e tjera ku duhet të ftohen shqiptarët nga hapësira e tyre etnogjeografike që është në favor të njohjes, këmbimit të përvojave e sidomos të bashkimit kulturor kombëtar. Por, mungesa e shqiptarëve nga Mali i Zi në programin vjetor te kalendarit kombëtar kulturor në Ministrinë e Kulturës në Shqipëri nuk mund të arsyetohet me asgjë.

Duke eliminuar paragjykimet e të kaluarës në pluralizëm, veprimtaritë e tilla mbarëkombëtare nuk cenojnë interesat e popujve të tjerë në Mal të Zi, por janë në favor të identitetit kombëtar të shqiptarëve, e si të tilla edhe në favor të konceptit multikulturor si kudo në vendet demokratike evropiane. Andaj, mbetet obligim moral, profesional dhe kombëtar që të angazhohemi në këtë drejtim me të gjitha kapacitetet, sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët.

KOHA Javore 7 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të
„KOHA javore„
E ENJTE, 1 QERSHOR 2023

Partitë politike shqiptare – të përçara e pa sens

Partitë politike shqiptare në Mal të Zi, zgjedhjet e radhës politike që do të mbahen më 11 qershor të këtij viti, po i gjejnë më të papërgatitura e të përçara se kurrë më parë. Në zgjedhje do të marrin pjesë “vetëm” dy lista zgjedhore me atribut shqiptar: Aleanca Shqiptare me të përjetshmin Genci Nimanbegu në krye dhe Forumi Shqiptar me të pazëvëndësueshmin shumëvjeçar Nik Gjeloshaj. Të dyja listat, në mënyrë të vet, pretendojnë se janë përfaqësuesit më të denjë të shqiptrëve në Mal të Zi. Përderisa Aleanca Shqiptare pretendon se është lista zgjedhore më e madhe dhe gjithëpërfshirëse që do të përfaqësojë shqiptarët nga të gjitha trevat e Malit të Zi, Forumi Shqiptar pretendon se është e vetmja listë autentike që përfshin të gjitha tokat ku jetojnë shqiptarët! O Zot, sa bukur tingëllon, ose o Zot, na ndihmo që t’u besojmë, nëse ka kush që akoma u beson! Na ndihmo o Zot të dallojmë se cila listë zgjedhore vërtetë është autentike apo gjithëpërfshirëse?! Nuk do të kërkoja ndihmë kurrë, sepse do e kuptoja vet, nëse shqiptarët do të dilnin në zgjedhje vetëm më një listë zgjedhore dhe ajo do të ishte autentike dhe gjithëpërfshirëse. Kështu votuesi shqiptar është i hutuar, i çuditur dhe më të drejtë pyet: - Pse shqiptarët nuk dolën me një listë zgjedhore?!

Për këtë çështje mund të ketë shumë pyetje por edhe përgjigje të shumta e të ndryshme! Çudia e parë është Unioni Demokratik i Shqiptarëve që pa pritë e kujtuar, apo pa sens të mjaftue-

shëm politik nuk iu bashkëngjit asnjë liste zgjedhore shqiptare, por u fut në strofullin e vjetër të Partisë Demokratike Socialiste, tanimë në opozitë dhe rënie të dukshme të populizmit apo popullaritetit të saj. Ndoshta Unioni s’ka pasur rrugë tjetër, sepse fuqia e saj me dalë me listë në vehte është e vogël, ndërkaq partitë tjera politike nuk kanë treguar interesim për inkorporimin e Unionit në listat e tyre zgjedhore?! Është e vërtetë se FORCA i ka kërkuar Unionit takim për bisedime kërkesë të cilën Unioni Demokratik e pranoi (shkresa e Unionit dërguar Forcës nr. 39/23, datë 2.5.2023) dhe kërkojnë konfirmimin e kërkesës. Për më tej s’ka përgjigje kështu që listave shqiptare u mungon një krah, ndoshta mungesë vendimtare, sigurisht për të keq. Aq më tepër kur një numër jo i vogël i shqiptarëve, sidomos në Ulqin e Anë të Malit, haptas përkrahin partinë qytetare URA! Atëherë, cila ishte llogaria e dy listave zgjedhore shqiptare? Të fitojë lista ime (cila do qoftë) se për të tjerët spo ma ndien do të thoshte tjetri! Kjo është e rrezikshme për qenien shqiptare këtu në Mal të Zi, sepse matematika apo llogaritja e mandateve sipas Ligjit zgjedhor, në fuqi që në vitin 2011, e diskriminues për shqiptarët, nuk na jep më shumë se një mandat për legjislacionin e ardhshëm parlamentar! Kjo do të ishte katastrofë zgjedhore për shqiptarët dhe atëherë s’na ka faj më as PDS, as Ura apo ndonjë parti tjetër qytetare, por kryekëput partitë politike shqiptare. Qofsha i gabuar o Zot!

Nëse i vërejmë me kujdes dy listat shqiptare zgjedhore do të na brengos fakti se ato janë lista territoriale apo krahinore, ndonëse secila e ka nga një pjesë të vogël apo parti të vogël të krahinës tjetër. Ky fakt i pakëndshëm edhe mund të amortizohet nëse secila listë e fiton nga një deputet, në të

kundërtën për këtë ndarje përgjegjës të vetëm do të jenë prijësit e listave zgjedhore! Po, po ata, sepse nuk bënë mund për bashkimin e trupit zgjedhor shqiptar por u munduan të sigurojnë pozitën e parë të vetes së tyre në listën zgjedhore e kjo do të thotë “unë do të bëhem deputet”, si një si dy është njësoj, vetëm të fitoj unë! Po vjen koha që ne shqiptarët të bëjmë vetë realitet thënjen e famshme të një deputeti shqiptar “më mirë dy mercedesa se 4 golfa” edhe atëherë duke menduar vetëm për veten e vet! Fatkeqësisht ashtu doli e ashtu ishte, herë një e herë dy deputetë, kurrë më katër!

- Nëse kalon vetëm një deputet, të dy bartësit e listave duhet të japin dorëheqje

Partitë shqiptare në Mal të Zi, vështirë se mund të kenë arsye të tjera për të mos dalë me një listë zgjedhore shqiptare?! Nëse dikush thotë se Nika nuk ka mundur të shkojë në koalicion me Gencin, sepse ky i fundit i paska tradhëtuar sepse nuk e paska lëshuar gjysmën e mandatit të deputetit, atëherë Nika e ka shumë gabim, sepse ai tradhëtoi i pari kur nuk ia lëshoi gjysmën e mandatit LD në Mz-së! Po me Unionin? Me një listë të përbashkët edhe me Unionin dy deputetë do të ishin të padiskutueshëm e kështu pikë pyetje e madhe. Për këtë, të dy bartësit e listave në konventën me qytetarët duhet të zotohen se nëse kalon vetëm një deputet, i cilit do koalicion qoftë, atëherë të dy duhet ta konsiderojnë veten fajtor dhe duhet të japin dorëheqje.

KOHA Javore 8 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 1 QERSHOR 2023
Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi – 11 qershor 2023
Hajrullah Hajdari

shqiptare me lideruca sens politik

- Cilat janë arritjet e partive politike shqiptare në mandatin e kaluar?

Është bërë zakon që në fushatën zgjedhore partitë politike të shpalosin programet e veta, të bëjnë llogaritë e arritjeve e përmbushjes së premtimeve dhe bazuar në ato të kërkojnë edhë një herë votën e tyre. Po cilat janë arritjet e partive shqiptare në aspektin ekonomiko-social e kulturor nga njëra anë dhe politik nga ana tjetër?

Në aspektin e zhvillimit ekonomik vendet e banuara me shqiptarë edhe sot e 145 vite më parë ishin dhe mbeten vendet më pak të zhvilluara në Mal të Zi, përkundër resurseve shumë të volitshme natyrore. Në Ulqin, Anë të Malit, Krajë, Dacaj, Plavë e Guci vite e vite me radhë, përkundër premtimeve të mëdha sidomos në kohën e zgjedhjeve, nuk ka investime kapitale as në turizëm, as në industri e as në infrastrukturë! Nuk ka vende të reja pune, rinia shqiptare shpëtimin e shikon dhe e kërkon në emigrim, vendbanimet po boshatisen gjithnjë e më shumë! Këtu bën përjashtim Komuna e Tuzit e cila pas mëvetësimit si komunë në vete, përveç investimeve në infrastrukturë ka arritur të thithë investime në objekte industriale dhe rrjedhimisht edhe hapjen e vendeve të reja të punës. Në aspektin politik asgjë të re, zhytemi thellë e më thellë! Përdorimi i dygjuhësisë në administratë, gjyqësi por edhe në ekonominë e vogël të sektorit privat apo shtetëror mbetet për të dëshiruar. Për çudi të madhe edhe komunikimi mes organeve të pushtetit vendor në shumicën e rasteve bëhet në gjuhën

malazeze e mos të flasim për komunikim me organet shtetërore. Sot e kësaj dite, edhe pse për një gjë të tillë ka baza ligjore, vendimet gjyqësore sillen vetëm në gjuhën malazeze. Qytetari nuk është përgjegjës për këto anomali, përgjegjës janë njerëzit e politikës. Do të thonë ata: kemi kërkuar por nuk po shkon ndërsa unë po i pyes: Cilat mjete demokratike deri të mosndëgjimi qytetar i keni përdorur për të realizuar së paku ato të drejta që ligjet pozitive na i sigurojnë?! Informimi në gjuhën shqipe në servisin publik është nën çdo nivel - përqindje edhe pse me Kushtetutë dhe ligj është përcaktuar maksimumi i mundshëm. Pyetja është e njëjtë si më parë! Simbolet kombëtare po ashtu nuk përdoren sipas ligjit në fuqi, pra çfarë kanë ndërmarrë në këtë drejtime ligjvënësit tanë (përfaqësuesit në Parlament), pse në komunat me shumicë shqiptare organet shtetërore nuk e ngrisin flamurin kombëtar shqiptar?! Kufiri i të “Mirave Detare” aq i kontestueshëm nga shqiptarët, sa që lidershipi shqiptar që në themelim i quante “të këqijat detare”, mbeti i pandryshuar edhe pse është më diskriminuesi në krahasim me komunat tjera bregdetare! Paritë shqiptare e kishin edhe kryetarin e këshillit drejtues, premtuan, u besuam dhe i votuam, por kufiri nuk ndryshoi! Pyetja është si më lart, arsyetim s’mund të ketë!

Po të drejtat e arritura dhe Ligi zgjedhor diskriminues për shqiptarët, po decentralizimi i pushtetit për të cilin sa herë që vinë zgjedhjet politike premtohet se do të bëhët? Pra, votuesi shqiptar me të drejtë pyet: Çfarë na premtoni kësaj rradhe?!

- Fushatë zgjedhore apo propogandë?

Së paku deri në këto zgjedhje politike, partitë politike shqiptare kanë bërë një fushatë zgjedhore relativisht të paqë

me njëra-tjetrën, pa sulmuar e degredar, pa ndonjë shije të keqë sepse kritikat kanë qenë të drejtuara me të drejtë te pushteti qendror. Ndërkaq, në fillimin e fushatës të zgjedhjeve të rradhës më 11 qershor, shigjeta e kritikave dhe degradimeve e ka ndërruar kahjen. Tani partitë politike shqiptare thumbojnë e degradojnë njëra-tjetrën si asnjëherë më parë. Në mungesë të rezultateve, për të cilat votuesi të voton ose jo, si duket dy listat shqiptare kanë zgjedhur të bëjnë propogandë kundra njëra-tjetrës me qëllim që nga thumbimet, degradimet apo nënvlerësimet të përfitojnë ndonjë votues të palës tjetër, sepse siç cekëm më lart, qëllimi i vetëm është “të fitoj unë” qoftë edhe “golf” e jo “mercedes”. Si duhet të mendojë votuesi shqiptar kur një lider i një partie tjetër quhet “lideruc” apo tjetri fatkeqësi “ala Fatmir Gjeka” ani pse deri dje ishin në koalicion. Në mungesë të ideve sulmi është arma më e mirë për të arritur qëllimin. Pra kësaj rradhe do të kemi më shumë propogandë se sa fushatë të mirëfilltë zgjedhore. Sidoqoftë, përkundër gabimeve në të shkuar, përkundër paraqitjes në dy kolana e më shumë se kaq (Unioni, PDS, URA....), listat zgjedhore shqiptare duhet të fukusohen në fushatë të mirëfilltë duke redukuar premtimet marramendëse e të parealizueshme, sepse nuk bëson kush më në premtime boshe, të gjithë kanë mësuar mend. Duhet të premtohet më mirë pak e të realizueshme e ajo kryesorja është që të parët e listave të marrin zotimin e përgjegjësisë për mosrealizimin e premtimeve vetiake, sepse e dimë se na mungon platforma e përbashkët politike e cila mund t’i vente para përgjegjësisë ata persona që nuk u përmbahen apo nuk i realizojnë parimet politike.

Gjithsesi është bukur të votojmë shqip edhe kësaj here!

KOHA Javore 9 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 1 QERSHOR 2023

Si degradoi pozita e shqiptarëve në Mal të Zi gjatë kohës pushtetit të Millo Gjukanoviqit?

Më 20 maj 2023 u bë inaugurimi i presidentit të ri të Malit të Zi i dalur nga zgjedhjet e 2 prillit 2023, ku fitoi kandidati i subjektit “Evropa Tani”, Jakov Millatoviq dhe humbi Millo Gjukanoviq, politikani me jetën më të gjatë politike jo vetëm në vendin e tij por edhe në rajon. Që nga ajo ditë (20 maj 2023) M. Gjukanoviq për herë të parë në karrierën e tij 35-vjeçare politike, nuk do të mbajnë asnjë funksion politik apo shtetëror. Lidhur me pushtetin e më shumë se tre dekadave të M. Gjukanoviqit dhe partisë së tij dhe efektet e këtij pushteti në raport me shqiptarët në Mal të Zi, unë kam shkruar vazhdimisht, shkrime këto të cilat i kam përmbledhur në dy librat e mi autorial me titull “Diaspora dhe Vendlindja” (2011) dhe “Shqiptarët në Mal të Zi - Popull i rrezikuar”(2019). Megjithatë, me këtë rast do mundohem të bëj një përmbledhje të ngjarjeve dhe fakteve që dëshmojnë se pse pozita e shqiptarëve në Mal të Zi pësoi një degradim të dukshëm gjatë kohës së pushtetit të M. Gjukanoviqit dhe partisë së tij (PDS-së).

Protestat e diasporës shqiptare në Amerikë Fillimisht, dëshiroj të bëj një reflektim të shkurtër të së kaluarës ku përfshihen disa aktiviteteve të diasporës shqiptare në SHBA, përkatësisht të diasporës me prejardhje nga trojet e tyre etnike në Mal të Zi e cila, sidomos gjatë dy dekadave të fundit, ka shpenzuar kohë dhe energji të mëdha në protesta e demonstrata para përfaqësive diplomatike të Malit të Zi ,në Uashington DC dhe në Nju Jork, ku ka ngritur zërin e saj sa herë që janë

cënuar dhe mohuar të drejtat e bashkëkombasve tanë në Mal të Zi nga ana e pushtetit të Millo Gjukanoviqit dhe partisë së tij (PDS-së).Në kuadër të këtyre altiviteteve, kemi marrë pjesë në seanca dëgjimore në Kongresin Amerikan dhe kemi lobuar për kërkesat legjitime të shqiptarëve dhe realizimin e të drejtave të tyre kombëtare, duke përfshirë të drejtën e përdorimit të simboleve tona kombëtare, të drejtën e themelimit të komunës së Malësisë me qendër në Tuz, të drejtën e përfaqësimit të shqiptarëve në organet e administratës shtetërore, të drejtën e kthimit të pronave (Valdanosit në Ulqin, Bjeshkëve të Nemuna në Plavë etj). Në ndërgjegjësimin e çështjes kombëtare shqiptare në Mal të Zi një rol të veçantë dhe shumë të rëndësishëm ka luajtur Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane me në krye ish-kongresistin me prejardhje shqiptare, Jozef DioGuardi-n dhe bashkëshorten e tij, Shirli Klois DioGuardi.

Poashtu, gjatë këtyre dy dekadave të fundit ka pasur reagime të shumta të shoqatave dhe organizatave shqiptare me prejardhje nga trojet e tyre etnike në Mal të Zi kundër ligjeve diskriminuese ndaj shqiptarëve të qeverisë malazeze, kundër politikës asimiluese e shpopulluese ndaj shqiptarëve, etj.

Këtu nuk mund të lihen pa u përmendur protestat e diasporës shqiptare të Malësisë në Miçigan me rastin e arrestimit, dënimit dhe burgosjes së bashkëvendasve të tyre në aksionin e njohur famëkeq “Fluturimi i Shqiponjës” në Malësi, në shtator të vitit 2006, disa muaj pasi që Mali i Zi u shpall shtet i pavarur.

Pra gjithë ky aktivitet me vite të tëra në shërbim të të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, është bërë gjatë kohës kur Millo Gjukanoviq ushtronte detyrën e kryeminstrit apo të presidentit dhe kur partia e tij (PDS) udhëhiqte me pushtetin në Mal të Zi.

M. Gjukanoviq, përgjegjës për shpopullimin e trevave shqip -

tare

Mendimi im është se Millo Gjukanoviqin duhet gjykuar në bazë të asaj se sa çfarë ka bërë në aspektin e përmirësimit të pozitës së shqiptarëve në Mal të Zi gjatë tre dekadave të fundit dhe jo në bazë të asaj se çfarë ka bërë ai për shtetin e tij në aspektin gjeostrategjik. Argumentin që unë e kam dëgjuar vite me radhë nga përkrahësit shqiptarë të Gjukanoviqit është se ai eshtë një ‘politikan pro-përendimor’ i cili ‘shpalli pavarësinë e Malit të Zi dhe anëtarësoi vendin e tij në NATO’, etj.

Unë gjithnjë vazhdoj të mendoj se pavarësia e Malit të Zi në vitin 2006, si dhe më pas anatarësimi i tij në NATO, ishin projekte amerikane, kurse politika e jashtme e këtij shteti në një masë të konsiderueshme vendoset në Uashington dhe Bruksel.

Për këtë është i vetëdijshëm secili president apo kryeministër që vjen në pushtet në Mal të Zi.

Është për t’u habitur fakti se si votuesit shqiptarë të Gjukanoviqit dhe partisë së tij, e kanë mohuar krejtësisht politikën e brendshme të tij, përkëtësisht politikën e tij në raport me pozitën e shqiptarëve në këtë shtet. Derisa M. Gjukanoviq në njërën anë integroi shtetin e tij në strukturat euroatlantike, ai në anën tjetër i dezintegroi shqiptarët dhe faktorin e tyre politik dhe është përgjegjësi kryesor për zbrazjen dhe shpopullimin e vendbanimeve shqiptare.

Duhet përmendur edhe faktin se një pjesë e përgjegjësisë për pozitën e pavolitshme të shqiptarëve si dhe për mos realizimin e shumë kërkesave të tyre legjitime e mbajnë edhe disa parti politike shqiptare që kohë pas kohe për interesa personale, karrieriste apo partiake bënin koalicione qeverisëse me PDS-në e Gjukanoviqit.

Gjatë më shumë se tre dekada të pushtetit të M. Gjukanoviqit dhe partisë së tij, viset shqiptare vazhduan të mbeten viset më të pazhvilluara ekonomike në Mal të Zi, në rend të parë si rezultat i mos in-

KOHA Javore 10 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 1 QERSHOR 2023
Xheladin Zeneli

shqiptarëve kohës së Gjukanoviqit?

vestimit të atij pushteti, por njëherë edhe shkatërrimin e ndërmarrjeve ekzistuese të këtyre vendbanimeve. Mu për këtë arsye edhe përqindja më e madhe e numrit të të emigruarve ka rrjedh nga trevat me popullsi shqiptare gjatë këtyre tre dekadave, pra gjatë kohës kur M. Gjukanoviq dhe partia e tij mbanin pushtetin. Emigrimi i shqiptarëve në Mal të Zi ka qenë dukuri edhe para viteve ‘90-ta, por gjatë tre dekadave të fundit ka arritur përmasa alarmante sa që sot rreth gjysma r numrit të shqiptarëve në këtë vend, jetojnë në botën e jashtme.

Nga ky prizëm dhe sipas kësaj vije logjike, këtu duhet të përmendet një paradoks i veçantë që ka të bëjë me disa pjesëtarë të diasporës shqiptare, pra me ata të cilët vazhdojnë gjithnjë ta përkrahin M. Gjukanoviqin. Kjo përkrahje u shfaq edhe në rastin e zgjedhjeve të fundit presidenciale të 2 prillit 2023, ku disa pjesëtarë të diasporës shqiptare bënë thirrje publike që të votohet M. Gjukanoviq në këto zgjedhje.

Paradoksi qëndron në atë se të njëjtit pjesëtarë të diasporës janë detyruar të largohen nga vendlindja e tyre dhe të emigrojnë në botën e jashtme pas viteve “90-ta, e mu për shkak të politikës së diskriminimit ekonomik por edhe politik, për shkak të mos zhvillimit e mos investimit apo për shkak të papunësisë dhe të pa përspektivës që pushteti i M. Gjukanoviqit dhe partia e tij (PDS) kanë udhëhequr vite me radhë ndaj vendbanimeve shqiptare.

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë pushtetit të Gjukanoviqit ishin lypsarë të të drejtave të tyre në vendin e vet

Që nga viti 1990 e deri në vitin 2020, gjatë periudhës kur Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) ka udhëhequr me pushtetin në Mal të Zi (bashkë në koalicion edhe me parti të tjera), shumica e kërkesave të shqiptarëve në Mal të Zi, pra kërkesat që kanë të bëjnë me statusin politik dhe shoqëror të tyre në

këtë shtet, nuk kanë hasur asnjëherë në mirëkuptim nga ana e këtij pushteti. Në fakt, kërkesat e shqiptarëve nuk ishin gjë tjetër veçse të drejta legjitime të tyre të garantuara me kushtetutë dhe me ligjet në fuqi në Mal të Zi. Shpeshëherë këto të drejta janë (keq)përdorur në mënyrë perfide nga Podgorica si karrem për të tërhequr shqiptarët që ata të jenë pjesë e pushtetit dhe të qeverisjes qendrore. Të marrim për shembull të drejtën e përfaqësimit proporcional të shqiptarëve në organet e administratës dhe qeverisjes shtetërore, si e drejtë e cila është e garantuar me Kushtetutën e Malit të Zi, por që çdo herë, sidomos para zgjedhjeve parlamentare, bëhej objekt negocimi i PDS-së me subjekte të caktuara politike shqiptare që pretendonin të ishin pjesë e pushtetit. Pyetja që shtrohet është se pse bëhej marrëveshje për diçka që automatikisht duhet të jetë e drejtë ligjore dhe kushtetuese e shqiptarëve?!

Pra, gjatë kohës së qeverisjes së PDSsë, të drejtat legjitime të shqiptarëve kanë qenë gjithmonë në mëshirën e pushtetit qendror, realizimi i të cilave varej nga vullneti politik i tij, duke i kthyer shqiptarët në lypsarë të të drejtave të tyre që u takojnë.

Shembulli më tipik i kësaj ishte Komuna e Malësisë me ç’rast realizimi i rikthimit të statusit të plotë dhe me të drejta të barabarta të saj me komunat e tjera në Mal të Zi, u refuzua nga pushteti i M. Gjukanoviqit për 27 vite me radhë për llogaritjet politike të partisë së tij.

Të drejtat e një populli autokton i cili jeton në trojet e veta stërgjyshore, siç janë pra shqiptarët në Mal të Zi, nuk do të duheshin asnjëherë të jenë pjesë e diskursit politik por të drejta të garantuara ligjore dhe kushtetuese. Përveç kësaj, Mali i Zi ka nënshkruar shumë marrëveshje e konventa ndërkombëtare të cilat garantojnë dhe sigurojnë të drejtat e popujvë pakicë ku bëjnë pjesë shqiptarët.

Millo Gjukanoviq ishte personifikim i korrupcionit ekonomik dhe politik

Kur përkrahet një politikan si M. Gjukanoviq, atëherë përkrahet një politikan mbi të cilin rëndojnë shumë akuza për korrupcion. Sipas burimeve të shumta të mediave të pavaruara dhe organizatave joqeveritare ndërkombëtare që merren me aktivitetet e liderëve politikë, kanë raportuar vazhdimisht për krimin e organizuar, për korrupcionin politik dhe ekonomik që e ka përcjellë dhe e ka

karakterizuar Malin e Zi gjatë gjithë kohës që me pushtetin e tij ka udhëhequr M. Gjukanoviq. Në vitin 2015 M.Gjukanoviq u shpall “Person i vitit për krim të organizuar dhe për korrupcion” nga OCCRP (Orginized Crime and Corruption Reporting Project), një organizatë e njohur e cila merret me hetimin dhe zbulimin e korrupcionit të udhëheqësve qeveritar në vendet e ndryshme të botës. Revista britanike “Indepedent” e datës 19 maj 2010 e vendosi Millo Gjukanoviq-in në një ndër 20 liderët më të pasur botëror, me vlerë prej 10 milion funta ku shfaq dyshime lidhur me prejardhjen e pasurisë së tij, duke pasur parasysh se si kryeministër qeverie ai kishte pagën prej 1300-1700 euro dhe ishte pushtetar i një ndër shteteve më të varfra në rajon. Kurse sipas revistës “Forbes”, familja e Millo Gjukanoviq është një ndër familjet më të pasura në Mal të Zi me vlerë prej $167 milion dollarësh ,por për pasurinë e vertetë të tij nuk ekzistojnë të dhëna transparente. Një ndër mënyrat e pasurimit të Millo Gjukanoviq-it ka qenë edhe përmes shfrytëzimit të konfliktit të interesit, keqpërdorimit të pozitës (pozitave) të tij udhëheqëse shtetërore, përmes korrupcionit, përmes pastrimit të parave, etj.

Si përfundim, Mali i Zi tani ka presidentin e ri dhe pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit do të këtë edhe kryeministrin e ri. Por pa marrë parasysh se kush është president, si dhe kush do të jetë kryeministër i ri, aspiratat dhe sfidat e shqiptarëve në Mal të Zi për më shumë të drejta dhe për një status më të avancuar shoqëror dhe politik, do të vazhdojnë të jenë temë edhe në të ardhmen. Është për keqardhje që në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 qershor 2023 faktori politik shqiptar garon i ndarë, pjesa më e madhe e tyre dalin me dy lista zgjedhore, kurse një parti tjetër politike shqiptare garon në koalicion parazgjedhor me PDS-në. Derisa faktori dhe përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Mal të Zi vazhdojnë të jenë të përçarë, derisa mungon një unitet, kohezion dhe angaxhim i përbashkët i tyre në shërbim të interesit të përgjithshëm, e që është përmirësimi i statusit të shqiptarëve në Mal të Zi, shqetësohem dhe brengosem se ashtu si gjatë pushtetit 30-vjeçar të M. Gjukanoviqit, ata do të vazhdojnë edhe më tutje të jenë lypsarë të të drejtave të tyre në vendin e vet.

KOHA Javore 11 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 1 QERSHOR 2023

Luftrat Ballkanike – krimet serbe ndaj shqiptarëve

Xhelal Zejneli

(vijon nga numri i kaluar) Në vitet 1912-1918, ideologë të njohur të të ashtuquajturës çështje kombëtare serbe, kësaj murtaje të zezë të Ballkanit, ishin studiuesit, intelektualët, profesorët universitarë dhe akademikët serbë, si: Jovan Cvijiqi (1865-1927); Vlladan Gjorgjeviqi (1844-1939) – autor i librit famëkeq Arnautët dhe Fuqitë e Mëdha,Beograd, 1913; Stojan Novakoviqi (18421915), filolog dhe historian i letërsisë, kryetar i Akademisë Mbretërore Serbe, kryeministër i Qeverisë së Serbisë; Nikolla Stojanoviq (1880-1966), jurist dhe politikan serb nga BeH; Stevan Moleviq (1888-1959), politikan, publicist dhe avokat serb nga BeH, autor i një memorandumi që mban titullin Serbia homogjene (Homogena Srbija), të vënë në qarkullim në Nikshiq të Malit të Zi më 30 qershor 1941. Në të i paraqet ambiciet territoriale të Serbisë dhe “të drejtën” e saj për të dominuar në Jugosllavi. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Moleviqi ka qenë këshilltar i udhëheqësit të Lëvizjes së Çetnikëve –Drazha Mihajlloviqit.

Vijës së kësaj ideologjie vepruan hartuesit e Memorandumit të ASSHA (SANU) që u botua në Beograd si një libër anonim në janar të vitit 1986: filologu Pavle Joviq; shkrimtari Antonije Isakoviq; biologu i biologjisë molekulare Dushan Kanazir; filozofi Mihajlo Markoviq; historiani i artit Dejan Medakoviq; historiani i letërsisë Miroslav Pantiq; gjeologu dhe paleontologu Nikolla Pantiq; historiani Radovan Samarxhiq; profesori i Fakultetit të Mjekësisë dhe

shkencëtari Lubisha Rakiq; historiani Vasilije Krestiq; inxhinieri i makinerisë

Miomir Vukobratoviq dhe kritiku i artit figurativ, piktori Stojan Gjeliq. Në krye të tyre qëndronte babai i kombit serb,

shkrimtari dhe akademiku me shkollë të mesme bujqësore Dobrica Qosiq. Nga ideologjia në agresion - Ideologjia serbomadhe u bë politikë shtetërore e Serbisë dhe u zbatua nga Karagjorgjeviqët, Nikolla Pashiqi (1845-1926), Aleksandër Rankoviqi (1909-1983) dhe Sllobodan Millosheviqi (19412006).

Synimi i tyre ishte:

- ta rimëkëmbin Perandorinë e Car Dushanit dhe ta krijojnë Serbinë e Madhe;

- të ndjekin politikë hegjemoniste, ekspansioniste, centraliste, unitariste dhe etatiste;

- t’ia caktojnë Serbisë rolin e Piemontit në gadishull;

- t‘i sigurojnë Serbisë rol dominues në Jugosllavi dhe në Ballkan – fuçi baruti;

- ta shndërrojnë Serbinë në faktor të rëndësishëm në rajon, në mënyrë që fuqitë evropiane, për t’i realizuar synimet e tyre strategjike, të llogarisnin në aleancën e serbëve;

- të përhapin propagandë se serbët janë popull hyjnor (nebeski narod);

- t’ua bëjmë me dije kancelarive të Fuqive të Mëdha se serbët janë popull historik;

- t’u tregojmë fuqive historike të Evropës se serbët janë popull politik;

- ta bindim faktorin ndërkombëtar influent se popujt e tjerë të rajonit, nuk janë as popuj historik dhe as popuj politik. Duhet t’u bëhet me dije kancelarive evropiane se: serbët kanë traditë shtetërore dhe ushtri të fortë; në çaste të caktuara historike kanë marrë pjesë në luftra; janë rreshtuar në anën e drejtë; kanë luftuar përkrah forcave ngadhënjyese; ushtritë serbe kanë bërë luftra frontale dhe kanë shpërthyer fronte, etj.

Shpërthimin e frontit të Selanikut në tetor të vitit 1917 në Luftën e Parë Botërore, përkrah ushtrive franceze, angleze dhe greke, kundër ushtrive gjermane, austro-hungareze dhe bullgare, serbët e kanë shndërruar në mit. Në saje të atributeve të mësipërme, serbët merituakan të dominojnë në gadishull. * * *

Sipas radikalëve serbë, populli serb

ndahet në tre religjione: serbët në Serbi janë serbë të fesë ortodokse; kroatët në Kroaci janë serbë të fesë katolike; ndërkaq myslimanët në Bosnjë e Hercegovinë, janë serbë të fesë myslimane. Armiqtë historikë të serbëve – qendrat katolike, habsburgët dhe habsburgu i fundit Tito, e copëtojnë Serbinë për të krijuar prej saj tre shtete dhe po aq kombe. Dy prej tyre – artificiale dhe johistorike.

Në periudhën e viteve 1918-1941 ideologjia serbomadhe:

- mohonte ekzistimin e kombit shqiptar në Jugosllavi dhe i quante myslimanë; sipas tyre, shqiptarët janë inferiorë, nuk janë popull historik, nuk janë popull politik dhe nuk posedojnë aftësi shtetndërtuese, ndaj dhe territoret e tyre duhet të zotërohen nga serbët;

- mohonte ekzistimin e malazezëve, të myslimanëve (boshnjakëve) dhe të maqedonasve si bashkësi etnike të veçanta; qoftë mbi baza gjuhësore, qoftë mbi baza fetare, këta konsideroheshin serbë.

Ndërsa me një ideologji unitariste, centraliste dhe etatiste synonte krijimin e kombit jugosllav dhe homogjenizimin e popujve joserbë, sidomos të kroatëve dhe të sllovenëve, me qëllim të asimilimit të tyre në serbë.

Me fjalë të tjera, malazezët janë serbë ngase gjuha që flasin s’është veçse një dialekt i serbishtes; myslimanët e Bosnjës dhe Hercegovinës s’janë veçse serbë të islamizuar. Edhe këta, sikurse malazezët, flasin serbisht apo një dialekt të saj; maqedonasit nuk kanë histori dhe janë pa identitet; duke qenë se banojnë në Serbinë Jugore (Južna Srbija), rrjedhimisht janë serbë; kroatët janë serbë të fesë katolike; gjuha që flasin s’është veçse serbishte, apo një dialekt i saj; me një politikë unitariste, centraliste dhe etatiste do t’i asimilojmë në serbë; sllovenët, për t’u shpëtuar synimeve ekspansioniste të Vjenës, medoemos t’i kthehen gjirit të sllavëve të jugut.

Ndaj malazezëve, myslimanëve të BeHsë, maqedonasve dhe kroatëve, serbët zbatonin teoritë apo thëniet latine: quius lingua, eius regio (e kujt gjuha, i atij

KOHA Javore 12 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë
politikën
domosdoshmërisht
redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 1 QERSHOR 2023

territori) apo quius religio, eius regio (e kujt feja, i atij territori).

Pra, malazezët janë serbë mbi bazën e gjuhës dhe të fesë; myslimanët e BeHsë dhe kroatët – mbi bazën e gjuhës; ndërsa maqedonasit - mbi bazën e fesë.

Po shqiptarët?! Shqiptarët, në këtë bashkësi sllavësh të jugut, janë trup i huaj. Si të tillë, do t’i dëbojmë për në Anadolli. Ndaj atyre që do të mbeten do të ndjekim politikën e forcës, të restriksionit, të diskriminimit dhe të represionit, do të ushtrojmë dhe opresion. Kosova për ta ishte Serbi e Vjetër (Stara Srbija).

Kështu Jugosllavinë do ta shndërrojmë në serbosllavi. * * *

Ideologët serbë të sotëm - Historianët e sotëm serbë, me në krye akademikun dhe shkrimtarin Dobrica Qosiq thonë:

- Ballkani sot ndodhet nën sundimin e SHBA-së dhe të aleatëve evropianë të saj – Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë;

- Sot në Evropë dhe në Ballkan mbizotërojnë fuqitë humbëse të dy luftrave botërore;

- Para Luftës së Parë Botërore dhe gjatë saj, imperialistët gjermanë synonin Drang nach Osten (Depërtimin në Lindje), drejt Kostandinopojës e më tej. Depërtimet e Gjermanisë naziste në drejtim të juglindjes para Luftës së Dytë Botërore, paraqesin vazhdim të asaj politike. Berlini dhe Vjena të njëjtin pretendim e kanë edhe sot, por në forma të tjera. Ndaj krijimi i kombit të fortë

dhe të konsoliduar shqiptar në Ballkan përputhet me synim historik gjerman për të depërtuar në Lindje;

- Armiq të përbetuar të Serbisë kanë qenë dhe janë: Vatikani, CIA, Berlini, Vjena dhe agjenti i tyre Josip Broz Tito;

- Sot në Ballkan, me ndihmën e Vatikanit, të SHBA-së, të Gjermanisë dhe të Vjenës zhvillohet haptas procesi i krijimit të Shqipërisë së Madhe;

- Procesi i fragmentarizimit të Serbisë do të vazhdojë, duke ia shkëputur asaj Vojvodinën, Sanxhakun dhe Kosovën Lindore (Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë);

- Turqia, nën parullën e neo-osmanizmit, pretendon të rikthehet në gadishull, duke gjetur mbështetje ndër shqiptarë dhe ndër boshnjakë. * * *

Propaganda antishqiptare serbe - Serbia sot e kësaj dite vazhdon të përhapë propagandë nëpër kancelaritë evropiane për pretendimet e Ankarasë për t’u rikthyer në një pjesë të gadishullit. Sipas kësaj propagande, pretendimet turke për të depërtuar në rajon, çojnë në krijimin e shteteve islamike në të. Ndaj Uashingtoni dhe Brukseli nuk duhet të lejojnë kreatura fundamentaliste para dyerve të Evropës. Qëllimi i kësaj propagande antishqiptare të Beogradit është që shqiptarët t’i paraqesin para perëndimorëve si popull me identitet kombëtar të diskutueshëm, si proturq, proarabë, propersianë, si popull që është përçues i vlerave anadollake, aziatike dhe islamike në Evropën e krishterë, si popull

që funksionon me vlera jashtë evropiane, si popull që funksionon me vlera turke, arabe, persiane dhe islamike në gadishull. Kohët e fundit, propaganda serbe dhe ajo greke në mënyrë intensive i denoncon shqiptarët nëpër zyrat e fuqive evropiane edhe si islamistë radikalë që punojnë kundër Perëndimit dhe që i rrezikojnë vlerat e qytetërimit perëndimor. * * *

Për të ndërtuar një Jugosllavi me dominimin serb, gjatë historisë politike të tyre, serbët u përqendruan kryesisht: - në krijimin e faktorit të forcës; dhe - në ndërtimin e një makinerie propagandistike gebelsiane.

Për ta mbajtur serbosllavinë, këtë krijesë artificiale të Versajës dhe burg të popujve, Karagjorgjeviqët dhe Pashiqët, më vonë Rankoviqët dhe Millosheviqët zbatuan politikën e forcës. Serbia, me politikën e saj destruktive, luftënxitëse, hegjemoniste, ekspansioniste dhe kolonialiste është shkaktarja kryesore dhe permanente e destabilizimit të Ballkanit, këtij rajoni të cilësuar si fuçi baruti, ku është zhvilluar bellum omnium in omnes. Një politikë e tillë është irracionale. Për gjakderdhjet që ua kanë shkaktuar fqinjëve të vet, serbët duhet të mbajnë përgjegjësi para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Francezët kanë gabuar që i kanë lejuar serbët ta keqpërdorin miqësinë me ta. Ambiciet e serbëve gjatë historisë kanë qenë në shpërpjesëtim me potencialet reale të tyre. Ata janë një popull i vogël, ndaj politikën shtetërore duhet ta harmonizojnë me përmasat kombëtare reale.

Në Evropë dhe në planin global, sot kemi një konstelacion të ri: Muri i Berlinit ka rënë; Gjermania është ribashkuar; Traktati i Varshavës është zhbërë; ideologjia bolshevike është rënuar; perandoria sovjetike është shpërbërë; kampi socialist është shuar; Lufta e Ftoftë ka marrë fund; Rusia nuk është më superfuqi; kontradiktat historike të fuqive evropiane harmonizohen në kuadër të BE-së; Jugosllavia e Versajës dhe e KAÇKJ-së (AVNOJ-it) u shkatërrua me gjak.

Serbët duhet të heqin dorë nga idetë kombëtare retrograde, anakronike, antihistorike dhe antidemokratike të shekullit XIX. Duhet ta pranojnë realitetin e ri në rajon dhe në planin global dhe ta ridefinojnë ideologjinë kombëtare.

KOHA Javore 13 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 1 QERSHOR 2023

Mbi shënimin e autorit Bedri Halimi (2)

Faktorët historiko-politikë që çuan në lindjen dhe zhvillimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

(Vijon nga numri i kaluar) Autori i shënimit “Faktorët historiko-politikë që çuan në lindjen dhe zhvillimin e UÇK-së”, Bedri Halimi shkruan: “Vërtetë biografi i Titos, Vlladimir Dedijeri, shkruan se brenga më e madhe e Titos menjëherë pas luftës ishte Kosova...!” Pas luftës, në emër te çlirimit Kosova u rrethua nga veprimtaria banditeske e njërit nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Titos, Aleksandër Rankoviqit, ministër i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë. Ai jo vetëm i ndërsyer dhe i bekuar nga Titoja, menjëherë pas luftës, deri në vitet e 60-ta, organizoi aksionin famëkeq “aksioni për mbledhjen e armëve” në Kosovë. Gjatë kësaj kohe, në emër të këtij aksioni, bëri kërdi mbi popullatën e pambrojtur shqiptare në përgjithësi dhe sidomos ndaj atyre individëve e familjeve me vetëdije më të zgjuar kombëtare e që kishin autoritet në popull. Jugosllavët e dinin se përderisa po bënin padrejtësi ndaj shqiptarëve, një ditë ata mund të çoheshin në kryengritje. Prandaj për ta pamundësuar këtë dëshironin edhe çarmatosjen e tyre, edhe detyrimin për shpërngulje edhe futjen e përçarjes përmes përfitimit të elementeve të luhatshme, si dhe futjen e frikës në popull. Por qëllimi nuk mbaronte vetëm me kaq, shkruan autori Halimi në përmbajtjen e tekstit të shënimit. Në pyetje ishte detyrimi i shqiptarëve që ta lëshonin Kosovën dhe viset tjera të banuara me shqiptarë, sepse jugosllavët e dinin se ky popull një ditë do të vetëdijesohet dhe do të kërkojë llogari. Kështu Rankoviqi dhe Tito, përmes spastrimit etnik të shqiptarëve

të Kosovës dhe të viseve tjera të banuara me shqiptarë në ish-Jugosllavi, synonin prishjen e raporteve ndëretnike në dobi të popullatës serbe në Kosovë në mënyrë që duke mbetur shqiptarët minoritet. Kosova edhe de facto të mbetej provincë serbe. Kështu qindra mijëra shqiptarë u detyruan të vendosen në Republikën e Turqisë, të Shqipërisë e gjetkë, ku gjenden edhe sot e kësaj dite. Në këtë drejtim është e njohur edhe shpërngulja e familjeve shqiptare me vetëdije të lartë kombëtare nga Kosova në Vojvodinë, duke i vendosur ato familje në ato vise të Vojvodinës prej nga ndiqej dhunshëm popullata gjermane atje. Autori Halimi në shënimin e vet thekson se nga ana tjetër në bazë të seleksionimit titisto-rankoviqist zgjedheshin ca shqiptarë, të cilët ishin të gatshëm për kompromise dhe lojalitet ndaj pushteti serbo-jugosllav. Detyra kryesore e njerëzve të tillë që ishin nëpër institucione shtetërore e joshtetërore të kohës qe ruajtja e “vëllazërim-bashkimit”, që për shqiptarët u dëshmua se ishte ruajtje e robërisë në emër te lirisë e barazisë.

Serbia dhe Jugosllavia vazhdimisht dhe pandërprerë kanë rekrutuar një rrjet shqiptarësh në kuadër të shërbimeve të tyre të fshehta shtetërore e ushtarake, duke filluar nga OZNA, Sigurimi i Shtetit Jugosllav i njohur si KOS. Qëllimi i këtyre shërbimeve, pohon autori Halimi, ka qenë dhe është që të luftohen shqiptarët nëpërmjet shqiptarëve, që ata të përçaheshin e të viheshin në dyshim të njëri-tjetrit dhe eventualisht të luftonin midis vetes. Duke i vënë shqiptarët në luftë të brendshme, të mos munden asnjëherë t’ia kthejnë pushkën Serbisë e Jugosllavisë për çlirim kombëtar shqiptar. Autori Bedri Halimi në tekstin e shënimit të vet, thekson se gjatë 50 viteve të administrimit jugosllav në trojet shqiptare si rrjedhojë e trysnive, shqiptarët, pos shtypjes etnike, u

përballën edhe me varfërinë sociale si dhe me pengesat e vazhdueshme për arsimimin. Megjithatë, pohon autori Halimi, nuk ndejën duarkryq dhe me rrugë gjysmë të fshehtë e legale rezistuan.

Që nga vitit 1945 burgjet serbo-jugosllave qëndrojnë gjithnjë të mbushura me ajkën e djalërisë e të burrërisë shqiptare. Fillimisht në burgjet serbo-jugosllave u dergjen veprimtarët e Partisë Nacional Demokratike, të cilët s’ishin pajtuar me fatin e Kosovës dhe viseve të saj. Pastaj, po ashtu u dergjën burgjeve që nga vitet e 50-ta e deri më 1990, kur u lirua Adem Demaçi me veprimtarët e Organizatës për Bashkim Kombëtar, që e kishte themeluar ai, fryt i punës së fshehtë dhe gjysmë e fshehtë ishin Demonstratat e vitit 1968, në të cilat u kërkua përdorimi i lirshëm i flamurit kombëtar, të drejtat e shqiptarëve për arsimim në gjuhën amtare në shkallën universitare dhe statusi i Kosovës Republikë. Pushtuesi jugosllav demonstratën e 68-ës e shtypi me represalje. Shumë njerëz u plagosën, madje një u vra. Për shkak të këtyre ngjarjeve, qindra të rinj pjesëmarrës të demonstratave u dënuan me dënime kapitale deri në pesëmbëdhjetë vjet burg.

Autori Halimi shkruan se Serbia dhe Jugosllavia e atëhershme, të vetëdijshme se vetëm me forma unitariste e fashisoide të veprimit, nuk do të mund t’ia dalin me shqiptarët, pas përdorimit të kërbaqit u detyruan të bëjnë edhe lëshime: kësi soji e lejuan përdorimin e flamurit kombëtar për shqiptarët, lejuan shkollimin e lartë në gjuhën shqipe, si dhe lejuan që në amandamentet e Kushtetutës së vitit 1974, e cila ishte në shqyrtim e sipër, pozicioni i Kosovës të avancohej juridikisht duke u konsideruar edhe pjesë të Serbisë e edhe njësi konstituive të Federatës Jugosllave, gjë që vlente edhe për Vojvodinën.

Faktorët e vërtetë që kryetarin e

KOHA Javore 14
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 1 QERSHOR 2023
Shaban Hasangjekaj

atëhershëm jugosllav Titon dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë Kardelin, Bakariqin e te tjerë i detyruan që në kuadër të Kushtetutës së vitit 1974 Kosovës t’i japin karakter politiko-juridik më të avancuar ishin të shumtë: E para, Titoja kishte zbuluar komplotin serb të ministrit të tij të Brendshëm Aleksandër Rankoviq, i cili duke u lidhur me Rusinë kishte mundësi t’ia hajë kokën atij. Për këtë arsye në mbledhjen e mbajtur në ishujt Brione në vitin 1966, nën kërcenim e rrethim të ushtrisë dhe sigurimit të fshehtë personal që kishte e eliminoi Rankoviqin. Këtë gjë nuk e bëri për t’i shpëtuar shqiptarët, por për ta shpëtuar kokën e tij. Me largimin e Rankoviqit u fuqizua klani kroato-slloven brenda federatës. Kështu ai po stabilizonte krijesën e tij jugosllave, me qëllimin e vetëm për t’ia zgjatur jetën federatës.

Autori Halimi bën me dije se me largimin e Rankoviqit, Titoja e goditi klanin serbo-rus me qëllim të përfitimit dhe afrimit ndaj Perëndimit nga do të merrte miliarda dollarë hua. Duke e goditur Rankoviqin edhe në emër të padrejtësive që ai i kishte bërë ndaj shqiptarëve, ai dëshironte ndër të tjera që edhe t’i “shplajë” duart e veta të zhytura në krim ndaj shqiptarëve para botës, si dhe për t’i përvetësuar shqiptarët e për të dalë si “shpëtimtar” i tyre. Kësi soji të gjitha fajet mbi krimet në Kosovë ia hodhi Rankoviqit, edhe pse dihej botërisht se po ky Tito (pa Rankoviqin) në vitin 1953 në kuadër të marrëveshjes “gjentelmene” me ministrin e Jashtëm turk, kishte hartuar planin lidhur me shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, kreator i së cilës ishte vet ai.

Në kontekstin e çështjes së kombit shqiptar në ish-Jugosllavi, autori Bedri Halimi në mënyrë koncize dhe kronologjike në shënimin e vet i parashtron rrjedhat e ndodhive dhe ngjarjet e popullatës shqiptare në Kosovë dhe vise të tjera në Maqedoni dhe Mal të Zi. Ai thekson se pas ngjarjeve të sipërshënuara pason periudha e jugosllavizimit të shqiptarëve në Kosovë dhe vise të saj. Kjo synohej të arrihej përmes kulturës jugosllave, që për shqiptarët ishte një frymë kozmopolite që kishte për qëllim zhveshjen e identitetit kombëtar të individit. Duhet përmendur në këtë rast edhe lirinë e kufizuar të krijimtarisë në çdo sferë të artit, shkencës e kulturës shqiptare. Nga mesi i viteve 70-ta, ideja

serbomadhe përmbysi idenë e jugosllavizimit. Në vitin 1976 doli “Libri i Bardhë” me të cilin sanksionohej e ardhmja e Kosovës në përbërje të Serbisë së Madhe. Si rrjedhojë është ringjallja e aktivitetit të fshehtë të rinisë shqiptare. Organizatat LPRK, OMLK, PKMSHLJ, LNQKVSHJ..., rezultuan me ngjarjet madhështore të vitit 1981, të cilat ishin artikulim më i qartë i zërit shqiptar për liri, vetëvendosje e barazi. Këto ngjarje përfundimisht e ndërprenë procesin e jugosllavizimit të popullit shqiptar. Gjatë kohës që po zhvilloheshin luftime të ashpra në Slloveni, Kroaci e Bosnje, thekson autori Halimi në shënimin e vet, në Kosovë ndodhnin vazhdimisht thirrjet në biseda informative, ndjekjet e të rinjve gjoja për shërbim ushtarak, thirrjet që u bëheshin të rinjve për rekrutim ushtarak në kohën që zhvilloheshin luftime në Bosnje e Kroaci, rrënimi i bazës ekonomike të shqiptarëve, largimi nga puna i punëtorëve shqiptarë, shkatërrimi i atij sistemi politik, kulturor, arsimor, shkencor e ekonomik që ekzistonte, marrja e Kushtetutës së vitit 1974 me dhunë më 1989, burgosjet dhe përndjekjet masive të veprimtarëve shqiptarë etj. Me rastin e shpërthimit të luftës në Kosovë kemi përsëritjen e Bosnjës, vrasjet masive, dhunimet masive, likuidimet, rrëmbimet, burgosjet, djegiet, shkatërrimet, minimet e terrenit, shpërnguljet masive... Janë të dhëna të prezantuara në tekstin e shënimit të autorit Halimi. Në këtë kontekst ai pohon: “Meqenëse dhuna e egër serbe vazhdimisht vinte duke u shtuar, kjo pashmangshëm ngjalli reaksion te shqiptarët, prej nga do të integrohet rezistenca e armatosur.

Se këndejmi, UÇK lindi për shkak të dhunës sistematike që ka përdorur Serbia ndaj shqiptarëve, por edhe shterpësia e politikës pacifiste të bërë me vite në Kosovë, si dhe indolenca e opinionit politikë ndërkombëtarë. Të gjithë këta faktorë detyruan lindjen e UÇK-së si ndërgjegje ekzistenciale dhe çlirimtare shqiptare.

Autori i shënimit në fjalë, Bedri Halimi, shkruan se Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli nga gjiri i këtij populli, për ta mbrojtur në radhë të parë substancën biologjike shqiptare të Kosovës, të cilës i kanosej rreziku i shfarosjes fizike dhe për t’i mbrojtur trojet shqiptare, të cilat ishin vënë në kthetrat e shovinizmit serb. Real-

isht pas veprimeve të para publike të UÇK-së në vitin 1993 përgjigjja serbe ndaj veprimeve çlirimtare kombëtare u shoqërua me arrestime dhe burgosje nën akuzën e terrorizmit shqiptar. Kështu u burgosën sërish anëtarët e Lëvizjes Popullore të Kosovës, të Frontit për Çlirim Kombëtar, të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, etj. Mbushja e burgjeve serbe me të rinj veprimtarë shqiptarë, vrasjet, përzënja nga puna dhe mohimi i të drejtave në të gjitha sferat e jetës, ndikoi që ideja për çlirimin e vendit me luftë të armatosur të bëhet jo vetëm arsyeshmëri, por edhe domosdoshmëri shqiptare. Partitë politike për tetë vite kishin arritur që ta drogonin opinionin me opium publik, se lirinë do na e sillte falas dikush pa derdhur madje asnjë pikë djersë, pa lëre pastaj ndonjë pikë gjaku. Realisht, djemtë dhe vajzat më të mira të popullit tonë, duke e kuptuar faktin historik se asnjë populli në botë nuk i është dhuruar liria nga askush, duke mos u besuar partive politike se liria mund të vie nga qielli, iu rrekën punës për krijimin e forcës së armatosur. Me fjalë të tjera, ata i than popullit se nga qielli mund të pritet shi, breshër e dëborë, por assesi kokrra gruri e rrjedhimisht as liria.

Ka fundi i përmbajtjes së tekstit të shënimit të vet, autori Bedri Halimi thekson se vendimin për formimin e UÇK-së e mori LPK-ja, por radhëve të UÇK-së do t’i rrekeshin vazhdimisht edhe personalitete të tjera, të cilët me kalimin e kohës e kishin kuptuar se pacifizmi ishte harxhuar dhe vazhdimi i kësaj rruge, se mund të ndryshonte gjendja e shqiptarëve dhe qëndrimi i faktorëve ndërkombëtarë ndaj Kosovës, ishte ekstreme, ishte politikë jo vetëm e pafrytshme e nënshtrim, por edhe vetëshkatërrim.

Ndaj të kota ishin insinuatat se “mbrapa UÇK-së qëndron Shërbimi Sekret Serb” etj. Këtë gjellë e gatuan që ta hante opinioni shqiptar për të hequr dorë nga rruga e armatosur për liri, rrugë e cila u bë domosdoshmëri.

Lufta e UÇK-së ishte faktori sublim i cili çështjen e Kosovës e çoi në Rambuje. Pra ishte gryka e pushkës dhe gjaku i derdhur në altarin e lirisë.

Autori Bedri Halimi përmbajtjen e tekstit të shënimit të vet e përmbyll me të dhënën se UÇK-ja e solli NATO-n në Kosovë dhe UÇK-ja ishte këmbësoria e saj aleate në luftën kundër Sadamit të Ballkanit e Evropës – Millosheviqit.

KOHA Javore 15
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë
VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 1 QERSHOR 2023
domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

OJQ “Fëmijët e Malit të Zi” vizitoi objektet fetare në Tuz

Respektimi i religjionit personave të religjionit

Tuz – Mosrespektimi i të tjerëve në masë të duhur, aftësitë e dobëta komunikuese, paragjykimet e ndryshme ekzistente tek fëmijët dhe të rinjtë, ka nxitur Organizatën Joqeveritare “Fëmijët e Malit të Zi” që përmes projektit “Të mësojmë

të jetojmë së bashku” të përpiqet që të rrisë vetëdijen tek nxënësit dhe mësimëdhënësit mbi nevojën e organizimeve të aktiviteteve dhe punëtorive të ndryshme të cilat do të ndikojnë në rritjen e kompetencave ndërkulturore tek fëmijët dhe të rin-

jtë.

Në këtë kuadër, njëri ndër aktivitetet që trajton projekti në fjalë qe edhe respektimi i religjionit dhe i personave të religjionit tjetër, ku kjo organizatë me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në Tuz pak ditë më parë

Box 1 – “Edhe pse Mali i Zi mund të mburret se është një shoqëri multikulturore, sepse këtu jetojnë njerëz që u përkasin kombësive dhe feve të ndryshme, praktika ka treguar se është e nevojshme të vazhdohet puna për krijimin e një shoqërie ndërkulturore që do t’u ofrojë njerëzve mundësinë të jetojnë në përputhje me vlerat demokratike dhe duke respektuar të drejtën e çdo personi për të çmuar identitetin dhe spiritualitetin e tij dhe në raport me të tjerët për të pranuar dhe respektuar dallimet”, shprehet Deceviq

KOHA Javore 16 KULTURË
“ “ E ENJTE, 1 QERSHOR 2023

religjionit dhe i religjionit tjetër

vizituan objektet fetare në Komunën e Tuzit, Kishën Katolike të Shën Antonit, Xhaminë e Mileshit dhe Medresenë “Mehmed Fatih”.

Drejtoresha ekzekutive e Organizatës Joqeveritare “Fëmijët e Malit të Zi”, Sabra Deceviq i tha gazetës “Koha Javore” se fëmijët dhe të rinjtë janë gjithnjë e më tepër të ekspozuar ndaj sjelljeve të dhunshme përmes mediave të ndryshme dhe ndikimeve të ndryshme në shoqëri.

“Edhe pse Mali i Zi mund të mburret se është një shoqëri multikulturore, sepse këtu jetojnë njerëz që u përkasin kombësive dhe feve të ndryshme, praktika ka treguar se është e nevojshme të vazhdohet puna për krijimin e një shoqërie ndërkulturore që do

Box – Drejtoresha ekzekutive e Organizatës Joqeveritare “Fëmijët e Malit të Zi”, Sabra Deceviq i tha gazetës “Koha Javore” se fëmijët dhe të rinjtë janë gjithnjë e më tepër të ekspozuar ndaj sjelljeve të dhunshme përmes mediave të ndryshme dhe ndikimeve të ndryshme në shoqëri

t’u ofrojë njerëzve mundësinë të jetojnë në përputhje me vlerat demokratike dhe duke respektuar të drejtën e çdo personi për të çmuar identitetin dhe spiritualitetin e tij, dhe në raport me të tjerët për të pranuar dhe respektuar dallimet”, shprehet Deceviq. Ajo tregon se për shumicën e nxënësve kjo ishte hera e pare që ata i vizituan objektet fetare të dy religjioneve.

“Komentet e nxënësve gjatë vizitës ishin të ndryshme, pozitive dhe plot dashuri për atë se çka na lidhë

si njerëz, pavarësisht se cilës fe i përkasim. Pesëdhjetë nxënës nga Shkolla Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz, Shkolla Fillore “29 Nëntori” në Dinoshë, Shkolla e Mesme e Përzier “25 Maji” dhe të Medresësë “Mehmed Fatih” kaluan kohën së bashku”, theksoi Deceviq. Projekti “Të mësojmë të jetojmë së bashku” realizohet nga OJQ “Fëmijët e Malit të Zi” me mbështetje të Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi.

KOHA Javore 17 KULTURË
t. u.
“ E ENJTE, 1 QERSHOR 2023

Kontributi i çmuar arsimor dhe shkencor i akademikut Anton Kolë Berishaj

prej intelektuali.

Personazhi i këtij shkrimi është një personalitet i njohur në fushën e arsimit dhe shkencës, një njohës i mirë i profesionit të tij, i nderuar në mjedisin shkencor arsimor dhe kombëtar. U përket atyre intelektualëve me mendje të zgjuar e të lirë , atyre njerëzve me karakter shembullor, të cilët ushtrojnë vlera të larta morale dhe etike në jetën e tyre të përditshme. Është një shembull i mirë i besnikërisë shqiptare (malësore) dhe i sinqeritetit. Një shok dhe mik që i respekton shokët dhe miqtë e tij. Intelektual mendjemprehtë, profesor i talentuar dhe një sociolog i dalluar i dashur në mesin e studentëve dhe personelit akademik. Ai është dhe do të mbetet shembull për shumë pedagogë (edukatorë), të cilët sigurisht do ta ndjekin rrugëtimin dhe punën e tij edukative-arsimore dhe shkencore. Akademiku Anton Kolë

Berishaj është me origjinë nga Malësia e Madhe, me traditë të pasur familjare, me punë të shkëlqyer profesionale, me punë dhe përkushtim

Nga jetëshkrimi i tij mësojmë u lind më 13 korrik 1954 në fshatin Priftën të Grudës, në Komunën e Titogradit (Podgoricës së sotme), aktualisht Komuna e Tuzit. Shkollimin fillor e kreu në Priftën dhe Tuz, ndërsa gjimnazin në Ulqin. Në vitin shkollor 1978/79 u diplomua në Degën e filozofisë dhe të sociologjisë në Universitetin e Prishtinës. Pas diplomimit, një semestër punoi si profesor i lëndëve filozofi, sociologji, psikologji dhe logjikë në Gjimnazin “Ivo Llolla Ribar” në Prishtinë dhe në Gjimnazin “25 Maji” në Tuz. Karrierën akademike e filloi në vitin akademik 1980/81, fillimisht si asistent në Degën e filozofisë dhe të sociologjisë për lëndët Sociologji e përgjithshme I,II,III, e në periudhën 1987-1997 si ligjërues i lëndëve Sociologji industriale (më vonë e punës) dhe Strukturës së zhvillimit shoqëror. Në vitet akademike 1997-2004 kishte titullin universitar të docentit (profesorit asistent), ndërsa në vitin akademik 2004/2005 u avancua në thirrjen e profesorit ordinar (të rregullt).

Në vitin akademik 1983/84 u regjistrua në studimet pasuniversitare në Departamentin e Sociologjisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Zagrebit, ku u diplomua në vitin akademik 1986/87. Më 1989, po në kë

E gjithë rruga dhe puna e tij jetësore, arsimore dhe shkencore është shembull i denjë i përmbushjes së detyrës qytetare, diktuar nga vullneti dhe dashuria e njëmendët për punën e vet të palodhur në kërkim të dijes

këtë departament i regjistroi studimet e doktoratës, të cilat i ndërpreu për shkak të luftës në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë, për t’i vazhduar dhe përfunduar pas Marrëveshjes së Dejtonit. Në korrik të vitit 1997 e mbrojti temën e doktoratës me titull: “Ndryshimet familjare në Malësi”, me fokus të veçantë për procesin e integrimit të shqiptarëve në Shtetet e Bash-

KOHA Javore 18 PORTRET
Gjekë Gjonaj
“ E ENJTE, 1 QERSHOR 2023

arsimor akademikut

Akademiku Anton K. Berishaj me punën e tij të palodhur shumë produktive dhe shkencore, me mendjen e tij prodhuese e origjinale të shkencëtarit la vulën e vet për këtë kohë në rrafshin kombëtar. Tërë potencialin e vet intelektual e vuri në shërbim dhe në mbrojtje të Universitetit të Prishtinës, duke e ditur dhe vlerësuar si institucionin më të rëndësishëm arsimor, shkencor e kulturor në Kosovë për popullin shqiptar

botuar në revista të rëndësishme kombëtare, dhe jo vetëm, në disa gjuhë. Në periudhën mars-shtator 2014 ishte ushtrues detyre i Rektorit të Universitetit të Prishtinës. Autorësinë e akademikut Anton K. Berishaj, përveç kumtesave e artikujve të shumtë shkencorë që kanë të bëjnë me hulumtime empirike, analiza dhe interpretime sociologjike, mbajnë një numër i madh librash autorialë dhe bashkautorialë, sikurse edhe libra shkollorë. Nga opusi i pasur i krijimtarisë letrare dhe shkencore të Anton K. Berishaj veçojmë: “Shndërrimi i etnisë” (1998), Monografia e shqiptarëve në Mal të Zi – Në një cep të Ilirisë (2007), “ Filantropia në Kosovë” (2010), “ Shoqëria pa shtet” (2014) , dhe “ Virgjërat e përbetuara” (2016).

kuara të Amerikës. Më 2012 u pranua anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Anëtarësimi në këtë institucion kulmor të shkencës nuk është i lehtë, mirëpo Prof. Dr. Anton K. Berishaj u imponua si hulumtues e shkencëtar serioz, punimet e të cilit janë prezantuar në shumë simpoziume dhe tryeza shkencore dhe

Studiuesit e sociologjisë, filozofisë dhe letërsisë pohojnë se librat e autorit Berishaj janë projekte të mëdha, të rëndësishme e serioze me qasje multidisciplinare, të shkruara me një metodologji të mirëfilltë dhe aparaturë të lakmueshme shkencore, të mbështetur shkencërisht dhe mbi burime të mirëfillta shkencore në disa gjuhë. Sipas studiuesve, në fokusin e hulumtimeve empirike të akademikut Berishaj kanë qenë edhe shqiptarët në Mal të Zi, hulumtime të cilat lidhen me pozitën e gruas, gjakmarrjen, procesin e integrimit të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë dukuri të tjera, që ai vlerëson se vërtetë meritojnë të shkruhen dhe dokumentohen.

Akademiku Anton K. Berishaj me punën e tij të palodhur shumë produktive dhe shkencore, me mendjen e tij prodhuese e origjinale të shkencëtarit, la vulën e vet për këtë kohë në rrafshin kombëtar. Tërë po-

tencialin e vet intelektual e vuri në shërbim dhe në mbrojtje të Universitetit të Prishtinës, duke e ditur dhe vlerësuar si institucionin më të rëndësishëm arsimor, shkencor e kulturor në Kosovë për popullin shqiptar. Ai asnjëherë nuk iki nga puna, obligimet dhe detyrat me përgjegjësi në këtë universitet, as në periudhën më të vështirë dhe më dramatike të jetës dhe të rritës së tij, siç ishte periudha e pas vitit 1990 e këndej, kur Serbia komuniste u vërsul me të gjitha mjetet dhe metodat për zhbërjen e tij dhe për zhbërjen e arsimit dhe kulturës shqiptare në përgjithësi, siç do ta vërtetojnë ngjarjet në vijim, sidomos dhuna, terrori dhe gjenocidi shtetëror serb i vitit 1998/99 ndaj popullit shqiptar të Kosovës dhe vlerave më të ndritshme të tij të arritura me shumë mund e sakrificë.

U rreshtua në mesin e atyre pedagogëve shqiptarë në Kosovë i cili arriti të kryejë detyra pedagogjike, kërkimore, shkencore dhe organizative me rëndësi të madhe shoqërore, me qëllim të zhvillimit të arsimimit të popullatës së re shqiptare. E gjithë rruga dhe puna e tij jetësore, arsimore dhe shkencore është shembull i denjë i përmbushjes së detyrës qytetare, diktuar nga vullneti dhe dashuria e njëmendët për punën e vet të palodhur në kërkim të dijes. Për këtë kontribut dhe vlerat e tij njerëzore ka mbetur i dashur nga shumë nxënës, studentë, kolegë, studiues e intelektualë nga shumë treva shqiptare dhe të gjithë ata që i dëgjuan ligjëratat apo i lexuan veprat e tij të mirëfillta studimore. Ata që e njohën pajtohen se Prof. Dr. Anton Kolë Berishaj dha një kontribut të çmuar arsimor dhe shkencor në hapësirën kombëtare.

KOHA Javore 19 PORTRET
“ E ENJTE, 1 QERSHOR 2023

Mustafë Cankainterkulturalisti nga Ulqini

Mustafë Canka, gazetar, publicist, aktivist ekologjik etj., është një emër i njohur jo vetëm në Mal të Zi, por edhe më gjerë. Ai u lind në Ulqin më 1969 ku edhe ka mbaruar shkollën fillore dhe gjimnazin, kurse Fakultetin e Turizmit dhe Tregtisë së Jashtme në Dubrovnik. Është themelues dhe kryeradaktor i portalit Ul-info, anëtar i redaksisë së revistës së pavarur malazeze “Monitor”, korrespodent shumëvjeçar i Deutsche Welle. Po ashtu është anëtar i Bordit të gazetarëve profesionistë të Malit të Zi dhe i Institutit për Media i Malit të Zi. Deri më tani ka botuar librat: “Qyteti” (2008), “Ulqini në Perandorinë Osmane” (2012) dhe “Paraqitje interkulturore – Ulqini dhe Tivari” (2020). Në vitin 2021, Courroer des Balkans një ndër mediat më të njohura në gjuhën frënge shpalli Mustafë Cankën një ndër 13 herojt e Ballkanit për vitin 2021, kurse revista “Komuna” e nderoi me çmimin e parë për vitin 2022.

Mustafa është njeri modest i cili parreshtur i përkushtohet bashkëjetesës dhe interkulturalizmit. E si të mos jetë i tillë kur, për mua, e besoj se edhe ju pajtoheni, jeton në qytetin më të mirë të Adriatikut dhe Mesdheut, e ai është Ulqini.

Ulqini që nga themelimi i tij ka qenë vend i njohur për bashkëjetesë dhe

harmoni mes të ndryshmëve të species së sapiensëve. Ulqini është një qytet i cili gjithmonë ka hapur dyert për të gjithë ata që kanë kaluar këtupari. Disa vetëm kanë kaluar. Disa janë ndalë përkohësisht e disa kanë ndenjur përgjithmonë. Të gjithë këta padyshim se kanë lënë gjurmët e veta e këto gjurmë deri në ditët tona janë përcjellë brez pas brezi. Mustafë Canka si interkulturalist së pari mundohet ta rregullojë qytetin e vet e përmes tij edhe shtetin dhe mbarë shoqërinë. Si kontribues i shoqërisë civile, Mustafën e gjen në rendin e parë si në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ashtu edhe të mjedisit jetësor, peshqve, detit, Adës, Kripores, ullishtës dhe interkulturalizmit. Ai njëkohësisht është edhe kronist i kohës dhe dëshmitar i shumë proceseve dhe ngjarjeve që kanë ndodhur te ne. Ata që e njohin personalisht e dinë se kanë të bëjnë me një optimist i cili trumpeton se pesimizmi dhe frika për të ardhmen janë aleatë të këqij dhe se me të tillë nuk ka të ardhme të ndritshme.

Ai komunikon butë me të gjithë, e kur jemi te komunikimi më duhet ta citoj Mustafën ku ai thotë: “Komunikimi i të ndryshmëve është privilegj, derisa komunikimi i të ndryshmëve, por të barabartëve është bekim”. Mustafa në identitetin e vet ka të ngulitur eksperiencën e barazisë, andaj edhe posedon fuqinë e tolerancës dhe aftësinë që të kuptojë të tjerët dhe kurrë t’u imponojë rregullat dhe mendimet e veta. Ai gjithmonë përdor argumentin andaj edhe është i hapur për mendimet e të tjerëve, që do të thotë se di të dëgjojë, di të debatojë e para së gjithash nëse janë në përputhshmëri me parimet e tij, atëherë ai edhe mund t’i pranojë ato

në mënyrë që të pasurojë botën e vet shpirtërore dhe të zgjerojë të kuptuarit për botën dhe të tjerët.

Një mendësi e tillë pra di të bashkojë dhe të çlirojë.

Është një thënie shqipe që ka të bëjë me jetën e që thotë: “O ke deti, o ke mbreti”. Mustafa u rrit, u formua intelektualisht dhe u burrërua pranë detit andaj edhe pse kishte shumë mundësi të shkojë pranë “mbretit” ai zgjodh detin si vend për jetë e për punë dhe dëshmoi kulturën e vet mesdhetare. Mustafa thotë: “Nëse e kuptoni që me tërë qenien tuaj i takoni Mesdheut, këtij djepi të civilizimeve të vjetra dhe korridori të civilizimit tonë, mijëra vjet do t’ ju ngjajnë si një ditë, ose një pjesëz e ditës”. Duke lexuar librin e fundi të Cankës “Paraqitje interkulturore – Ulqini dhe Tivari”, padyshim se gjen përputhje mendimesh me ato të Predrag Matvejeviqit në “Mediteranski brevijar”. Canka na rikujton ose mëson ritet, adetet, emërtimet për gjërat që nuk janë më ose janë gati në harresë. Unë duke njohur Cankën që në fëmijëri mundem ta përshkruaj me një thënie: “Illyrian proprii / proprie dicti” dhe mua ky definicion i Plini Plakut i shkon përshtati Cankës, sepse edhe ilirët pritën, integruan, shkëmbyen dhe vazhduan të bashkëjetojnë me të gjithë ata që erdhën e kaluan, erdhën e na shtypën ose erdhën e zgjodhën të mbesin këtu.

Canka përmes veprimeve dhe shkrimeve të veta jep shumë porosi e një ndër to është edhe “Të njihemi me njëri-tjetrin, të sillemi ndaj-tjetrit dhe të ndryshmit në mënyrën më të bukur, të sillemi me paqe dhe modesti, është obligim i njeriut, siç është obligimi më i shenjtë ta respektojmë dinjitetin, jetën dhe pronën e tjetrit, si

KOHA Javore 20
Çitaku PORTRET E ENJTE, 1 QERSHOR 2023
Gazmend

dhe të bëjmë mirë“. Ja pra një dëshmi e qartë e një përkushtimi njerëzor për mirëkuptim ndërmjet të njerëzve të rritur. Por, ai shkon edhe më tej duke kërkuar që në fëmijëri të hershme, pra gjatë arsimit formal në shkollat tona të

përfshihet koncepti interkulturor në mënyrë që fëmijët, e më vonë edhe rinia, të kenë mundësi të fitojnë dije dhe eksperiencë për kulturat tjera. Pra, Mustafë Canka si interkulturalist ska si të jetë ndryshe veçse i tillë, sepse e tillë është e gjithë hapsira e

Mesdheut e veçanërisht trekëndëshi Shkodër – Ulqin – Tivar.

Po e përfundoj me një porosi të Cankës:

Vetëm dashuria është forcë, çdo gjë tjetër është dhunë! (Samo je ljubav sila, sve je ostalo nasilje)

KOHA Javore 21
PORTRET E ENJTE, 1 QERSHOR 2023

Shoqata “Ora” organizoi edicionin e 17-të të manifestimit “Pranvera në Anë të Malit”

Tri ditë feste për anamalasit dhe miqtë e tyre

“Shoqata ‘Ora’ ka ditur që me organizimet e veta të arrijë nivelet më të larta duke sjellë programe artistike, kulturore dhe shkencore. Këtë vit kemi vendosur të vazhdojmë me të njëjtin vizion dhe forcë për ta çuar më tej nivelin kulturor, artistik e shkencor të vendit tonë”, është shprehur në fjalën e hapjes kryetarja e Shoqatës “Ora”, Arjeta Kurti

Shoqata “Ora” organizoi gjatë fundjavës (26-28 maj 2023) edicionin e 17-të të manifestimit tradicional

“Pranvera në Anë të Malit”, i cili rikthehet pas tre vitesh duke qenë se nuk është mbajtur për shkak të pandemisë së COVID-19.

Manifestimi është hapur të premten mbrëma me koncertin premierë me muzikë klasike shqiptare të Orkestrës Simfonike të Shkodrës dhe Korit Polifonik “Prenk Jakova” – Shkodër në Parkun Familjar-Publik Hajdari në Zenelaj të Anës së Malit.

Në fjalën e hapjes, kryetarja e Shoqatës “Ora”, Arjeta Kurti, e zgjedhur në krye të kësaj shoqate pak kohë më parë, ka përkujtuar se kemi lënë pas

një periudhë të vështirë gjatë së cilës kemi humbur njerëzit më të dashur, ku ajo vetë humbi bashkëshortin e saj dhe Shoqata “Ora” kryetarin e saj Dritan Kurti.

“Ky ishte motivi dhe arsyeja e pranimit të detyrës së kryetares së Shoqatës ‘Ora’, me qëllim që ta vazhdoj misionin për përmbushjen e vizionit, aty ku Dritani e ka lënë së bashku me anëtarët e Shoqatës ‘Ora’”, ka thënë ajo.

Kurti ka theksuar se Shoqata “Ora” ka ditur që me organizimet e veta të arrijë nivelet më të larta duke sjellë programe artistike, kulturore dhe shkencore.

“Këtë vit kemi vendosur të vazhdo-

jmë me të njëjtin vizion dhe forcë për ta çuar më tej nivelin kulturor, artistik e shkencor të vendit tonë”, është shprehur ajo.

Të pranishmit i ka përshëndetur kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, i cili ka thënë ndër të tjera se ky manifestim i shërben më së miri promovimit të turizmit të Ulqinit në prag të sezonit turistik.

Orkestra Simfonike e Shkodrës, me dirigjent mjeshtrin Jetmir Barbullushi, dhe Kori Polifonik “Prenk Jakova” me mjeshtrin e korit Gjon Shllaku, si dhe solistët Egzona Salaj, Blera Cina dhe Laorjan Ejlli kanë luajtur dhe kënduar pjesë nga kompozitorët e njohur shqiptarë Ç. Zadeja, P. Jakova, T.

Manifestimi është hapur të premten mbrëma me koncertin premierë me muzikë klasike shqiptare të Orkestrës Simfonike të Shkodrës dhe Korit Polifonik “Prenk Jakova” – Shkodër në Parkun Familjar-Publik Hajdari në Zenelaj të Anës së Malit. Ditën e dytë, në kuadër të ciklit “Ana e Malit ndër vite”, në Muzeun Etnografik në Draginë është bërë përurimi i librit “Ana e Malit sipas një trieshiani” të autorit Gjekë Gjonaj. Ditën e tretë është shfaqur program argëtues për fëmijë dhe të rritur, me pjesëmarrjen e artistëve vendas dhe SHKA “Rapsodia e Sharrit” nga Tetova. Po ashtu janë organizuar lojëra për fëmijë, lojëra tradicionale, gara sportive, panairi me ushqime tradicionale dhe veshje kombëtare etj.

KOHA Javore 22 KULTURË
“ “ E ENJTE, 1 QERSHOR 2023

Daija, M. Gjoka, P. Kurti, Sh. Shllaku etj. duke dhuruar emocione të shumta për publikun. Po ashtu aktori Simon Shkreli, i cili bashkë me gazetaren Eliona Kodra – Shkreli kanë prezantuar programin, ka deklamuar vargje nga poetët vendas Basri Çapriqi, Hajredin Kovaçi dhe Flutur Mustafa – Pllana.

Ditën e dytë të manifestimit “Pranvera në Anë të Malit”, në kuadër të ciklit “Ana e Malit ndër vite”, në Muzeun Etnografik në Draginë është bërë përurimi i librit “Ana e Malit sipas një trieshiani” të autorit Gjekë Gjonaj. Ditën e tretë në Parkun Familjar-Pub-

lik Hajdari është shfaqur program argëtues për fëmijë dhe të rritur, me pjesëmarrjen e artistëve vendas dhe SHKA “Rapsodia e Sharrit” nga Tetova. Po ashtu janë organizuar lojëra për fëmijë, lojëra tradicionale, gara sportive, panairi me ushqime tradicionale dhe veshje kombëtare etj.

Duke u shndërruar në tri ditë feste për anamalasit dhe miqtë e tyre mund të thuhet se manifestimi “Pranvera në Anë të Malit” u rikthye me sukses të plotë duke vazhduar rrugëtimin e vet të nisur që në vitin 2004. Ky manifestim ka për qëllim shpalos-

jen e vlerave të traditës dhe trashëgimisë së trevës së Anës së Malit. Përgjatë viteve në kuadër të tij janë shfaqur programe nga fusha të ndryshme të artit, muzikës, kulturës dhe trashëgimisë kulturore, etnografisë, teatrit, filmit etj. Në këtë mënyrë ai është shndërruar në një prej simboleve me të cilin identifikohet Ana e Malit. Manifestimi “Pranvera në Anë të Malit” ka ndikuar po ashtu në gjallërimin e jetës në Anën e Malit dhe si nxitje për organizimin e aktiviteteve dhe manifestimeve të tjera me karaktet kulturor e turistik.

KOHA Javore 23 KULTURË
i. k.
E ENJTE, 1 QERSHOR 2023
Foto Rozafa

N’fole t’shqipes

që vjen nga larg e lart, e fill pas urës një “Zoj’ e Mir’ ’” ta urdhnojn me so-

Shkodër asht qyteti ma i bukur i botës. Shkodra asht vetë Bukuria...

Kartolinë nga Shkodra me shqipet e Katërkollës e Ostrosit

Ekskurzioni me klasët e 8-ta të Shkollës Fillore “Bedri Elezaga”

- Katërkollë dhe “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” - Ostros, sponsorizuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona”. Me të drejtë Sami Frashëri shkruan: ”Ai që është i ngarkuar me një shërbim publik, s’ka nevojë të ketë mençuri dhe zotësi të jashtëzakonshme për të bërë që publiku të përfitojë nga shërbimi i tij. Dëshira dhe këmbëngulja mund të kryejnë punë që nuk mund t’i kryejë mençuria dhe zotësia”.

E nisa këtë shkrim me këtë fjalë të urtë në shenjë respekti dhe falënderimi për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona” për mbulimin e shpenzimeve të ekskurzionit dy ditor që u organizua me datat 22 dhe 23 maj 2023 në shtetin amë – Shqipëri. E hënë, 22 maj 2023

Destinacioni i parë padyshim ishte Kalaja e Rozafës e cila qytetit i jep hijeshi dhe e mbron nga forcat e dukshme dhe të padukshme. Ndërtimi i saj filloi me një legjendë, një grua e sinqertë e jetësoi këtë legjendë dhe kështu Kalanë e bëri Rozafat sot e mot! Rozafës ia lagin këmbët liqeni, Drini e Kiri kurse ballin ia freskojnë malet!

Me te drejtë Edison Ypi pat shkrua: ZOJA SHKODËR

“Udhëtar i vërtetë është ai që niset dhe nuk e di për ku. Udhëtar i përsosur është ai që niset dhe ka harruar prej ku është nisur”. Të dyja i provon vajtja n’Shkodër.

N’Torrovic duket gjithmonë e shtunë.

E premtja s’dihet ku ndodhet.

N’Zadrim asht gjithmon e diel.

Fill atje Shkodra jep vibracionet e para.

Tu hy n’Shkodër një urë mbi një lumë

lemnitet mirseardhjen për tek Zoja e Madhe Shkodër.

Brenda Liqerit shelgjet duken si peshkatarë të kërrusur me çizme dhe kapuça që rrinë në mes të ujit të ngrimë si shtatore mermeri.

Rozafa hijerëndë, pa moshë, pa stinë, pa naze, pa lëvizje, “Pa zemër pa ndjenja, syt’ e saj rrufena, qarkullojn’ rreth Shkodrës, tue synue vranshëm”.

Kalojnë tre Zonja shkodrane elegante me të ikë menia e kres, -A asht e bukur Shkodra o Zonja ?

-Sigurisht Zotëri. Shkodra është llaftarisht e bukur. Si ka than Koliqi; “Kendojnë në mengjez pesë kumbonare, kendojnë në ajri mbi Shkoder ende fjetë”.

Pa hyrë në qytet, ndaj një dyqani një djalë dhe një mesoburrë, -Po, përgjigjen energjikisht të dy, Shkodra është tmerrësisht e bukur. Bëj sikur nuk dëgjoj.

-Poooooooooooo klithin të dy sa tundet Rozafa.

Sillem nëpër qytet. Plot njerëz nëpër rrugë. Shumë biçikleta. Diku një “Lavazh me ujë të bollshëm”. Nëpër lokale shkodranë të hijshëm dhe shkodrane nazelie nga ato qe flasin e shkruajnë me apostrofa; t’ana t’mirat, t’marsha t’ligat, nga ato që për “Këtë” dhe “Kokë” thonë aq bukur; “Kyt” dhe “Kryt”.

Pyes-pyes-pyes, Po-po-po përgjigjen të gjithë; Zoja

Më pas, radhën e pat Memoriali i Skënderbeut në Lezhë, memorial që vizitohet nga vizitorë të shumtë. Memoriali i Skënderbeut, ndodhet në zemër të qytetit antik të Lissusit, rreth të cilit shtrihet Lezha e sotme. Ky memorial është ndërtuar në vitin 1981 për të nderuar heroin kombëtar të Shqipërisë dhe për të shënuar dy ngjarje të rëndësishme për historinë e vendit.

Në njërën anë më 2 mars 1444, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu mblodhi Kuvendin e Lezhës ku bashkoi të gjithë princat shqiptarë dhe nga ana tjetër vendi i varrit të Skënderbeut, i cili ndërroi jetë më 17 janar 1468.

Në qendër të memorialit gjenden rrënojat e Kishës së Shën Kollit, në të cilën u varros trupi i Skënderbut. Pas rënies së rezistencës shqiptare, osmanët e shkatërruan varrin e Skënderbeut dhe kisha u shndërrua në Xhaminë e Selimijes. Në vitet ´80 u ndërtua struktura me kolona përreth rrënojave të kishës e u vendos busti i

KOHA Javore 24 REPORTAZH
Paralelja 8-1 dhe kujdestarja Luljeta Avdiu-Cura
E ENJTE, 1 QERSHOR 2023
Luljeta Avdiu-Cura

Skënderbeut dhe një sërë objektesh që evokojnë rezistencën shqiptare. Memoriali u restaurua tërësisht në vitin 2018 dhe mori pamjen që ka sot.

Pasi u larguam nga Lezha vazhduam drejt Krujës.

Kruja është një qytet mesjetar që për herë të parë përmendet në shekullin IX në një dokument kishtar të vitit 879-të.

Mendohet që emri rrjedhë nga fjala “krua”, burim uji, sepse në Krujë ka shumë burime të tilla.

Shijimi i panoramës, muzeut, pazarit dhe shkrepja e një fotoje shënoi edhe përfundimin e vizitës në këtë qytet. Sapo u larguam në qytet filloi një shi me rrëbesh. Ndoshta edhe moti u mërzit nga largimi jonë!

tit. Nëse do t’i referohemi shprehjes së vjetër që në kohën e Perandorise Romake se: “Te gjitha rrugët të çojne në Romë”, në Shqipëri kjo shprehje do të ishte: “Të gjitha rrugët të çojnë në Durrës”. Durrësi, qytet 3000-vjeçar. Në qendër të tij ndodhet Amfiteatri me 20.000 vende, unik në të gjithë Ballkanin. Destinacioni I fundit ishte Apollonia. Është themeluar rreth fillimit të shek të IV p.e.s., ndërsa gërmadhat e Apollonisë janë zbuluar në fillim të shek XIX. Gjurmët më të hershme arkeologjike janë disa objekte të kohës së hekurit, tipike të kulturës ilire. Nga shekujt e parë të jetës së qytetit ruhen disa mbetje të murit mbrojtës dhe të një tempulli arkaik kushtuar Artemisit, hyjneshës më të adhuruar të apoloniatëve.

Kujdestari Sead Popoviq me nxënësit e kl 8 të Shkollës “Gjergj Kastrioti “ - Ostros

Foto e përbashkët në Apolloni

Shpejt kaluan ditët dhe nata. Me të drejtë Lev S. Vigotskij (1896-1934) shkruan:

Në harkun e kohës që çdo ditë përkulet mbi vetveten, në vargun e pafund të orëve me dritë e atyne të errta, asht nji sish, ajo ma e padallueshmja dhe e pakapshmja, kufini i parrokshëm mes natës dhe ditës. Asht nji orë, nji grimë sa para agimit, kur dita

Paralelja 8-2 dhe kujdestari Jetmir Çobaj

Më pas udhëtimi vazhdoi drejt Vlorës. Vlora është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë dhe ka me se të krenohet. E quajtur si “Qyteti i flamurit’’, “Qyteti me dy dete” apo “Porti jugor i Adriatikut’’, ajo konsiderohet si perla e turizmit shqiptar. Qyteti ku u martua Skëndërbeu, ku u shpall Pavarësia e Shqipërisë, arenë e luftrave për liri dhe qëndresë shqiptare. Vlora zë një vend të merituar në historinë e Shqipërisë duke gëzuar edhe statusin e qytetit hero.

Paralelja 8-3 dhe kujdestari Ardit Nika

E martë, 23 maj

2023

U përshëndetëm me

Vlorën dhe u drejtuam

drejt Durrësit. Durrësi është nyje e të gjitha llojeve të transpor-

Ndër 24 qytete në të gjithë botën mesdhetare që mbanin këtë emër në antikitet, Apollonia e Ilirisë ishte më e rëndësishmja dhe luajti një rol të madh si ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve. Apollonia ishte në atë kohë një qytet i madh e i rëndësishëm në afërsi të Lumit Vjosa. Llogaritet që qyteti të ketë pasur rreth 60.000 banorë, një shifër rekord për antikitetin! Me interes të madh për vizitorët në Apoloni janë monumenti i Agonotetëve, Odeoni, Biblioteka, Muri rrethues, Portiku, Vila me impluvium, Vila romake me mozaikë, Muzeu

ka zbardhë por asht ende natë. Asgja ma e mistershme dhe e pakuptueshme, asgja ma enigmatike dhe e errtë sesa ky kalim i çuditshëm prej natës tek dita”.

Me vizitën në Apolloni përfundoi edhe ekskurzioni dy ditor që kishte karakter edukativo-argëtues. Për realizimin e tij, mirënjohje dhe falënderime pafund Fondacionit Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona” që mbuluan shpenzimet, agjensionit “Llolla Tours” që çdoherë udhëtimin e bëjnë më të rehatshëm dhe të sigurtë, si edhe atyre që janë e nesërmja, nxënësve dhe stafit arsimor. Shpresoj se kjo ngjarje do të shënohet në kujtesën e secilit prej nesh si një ngjarje që na plotësoi shpirtërisht.

KOHA Javore 25 REPORTAZH
arkeologjik, Kisha e Shën Mërisë.
E ENJTE, 1 QERSHOR 2023

Në Ulqin u organizua mbrëmje kushtuar krijuesve Gani Karamanaga, Ismet Karamanaga dhe Mustafa Canka

Tre autorë që i bashkon Ulqini, historia dhe e tashmja

Mbrëmja është organizuar nga Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të

Malit të Zi dhe Qendra e Kulturës – Biblioteka e Qytetit – Ulqin dhe qëllimi i saj, siç ka thënë udhëheqësja e takimit Ardita Rama është “prezantimi i krijimtarisë së tre shkrimtarëve ulqinakë me një karakteristikë të përbashkët e që është boshti tematik i veprave të tyre: Ulqini dhe ulqinakët, historia dhe e tashmja”. Për tre autorët dhe krijimtarinë e tyre kanë folur shkrimtari

Hajro Ulqinaku, publicisti Gazmend Çitaku dhe gazetari Ismet Kallaba

Ulqin – Krijuesit Dr. Gani Karamanaga, Ismet Karamanaga dhe Mustafa Canka ishin në qendër të mbrëmjes së krijuesve ulqinakë, të titulluar “Tre portrete”, e cila është mbajtur të mërkurën mbrëma (24 maj 2023) në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin.

Mbrëmja është organizuar nga Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi dhe Qendra e Kulturës – Biblioteka e Qytetit – Ulqin dhe qëllimi i saj, siç ka thënë udhëheqësja e takimit, njëherazi udhëheqësja e Bibliotekës së

Ulqinit, Ardita Rama, është “prezantimi i krijimtarisë së tre shkrimtarëve

ulqinakë me një karakteristikë të përbashkët e që është boshti tematik i veprave të tyre: Ulqini dhe ulqinakët, historia dhe e tashmja”.

Në fjalën përshëndetëse, drejtori

i Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave, Salko Luboder, ka thënë se është i kënaqur të kontribuojnë në afirmimin e tre krijuesve të rëndësishëm në Ulqin.

“Ju ulqinakët e dini gjithsesi se sa meritorë janë këta tre persona për valorizimin e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe traditës së Ulqinit. Unë do të thoja se kjo nuk është e rëndësishme nga aspekti i kulturës, traditës së Ulqinit, por shumë më gjerë, tërë Malit të Zi dhe rajonit”, ka thënë ai. Sipas Luboderit, tre krijuesit janë njerëz të cilët lënë “gjurmë me vlerë të arta që do të mbesin të pashlyeshme në traditën, historinë dhe kronikat e këtij mjedisi dhe tërë Malit të Zi”. Për tre autorët dhe krijimtarinë e tyre kanë folur shkrimtari Hajro Ulqinaku, publicisti Gazmend Çitaku dhe gazetari Ismet Kallaba.

Shkrimtari Hajro Ulqinaku ka folur për krijimtarinë e autorit Gani Karamanaga, me profesion mjek, dhe njohjen e tij me të.

“Mora vesh se doktori ka në dorë dorëshkrimin e librit ‘Historiku i shërbimit shëndetësor në Ulqin’. Është kryevepra e doktorit, është vepër e profesionit të tij”, ka thënë ai.

Ulqinaku ka thënë se e ka ngacmuar vazhdimisht Karamanagën që të shkruajë dhe ai nuk ka hequr dorë nga të shkruarit duke botuar një mori librash të fushave të ndryshme.

“Kjo e hidhëroi doktorin, eksplodoi doktori dhe u shndërrua në një mulli që prodhoi libra. Dhe gjë e mrekullueshme që gjendet një ulqinak që merret me shkrime sikurse doktori”, është shprehur ai.

Ulqinaku ka folur edhe për librat e tjerë të Karamanagës.

KOHA Javore 26 KULTURË
E ENJTE, 1 QERSHOR 2023

“Vepra që më së shumti më ka zgjuar interesim është ‘Çinari i moçëm’, një libër në të cilin thotë të vërteta të cilat ulqinakët i kanë mbajtur të fshehura, s’ia kanë thënë kujt as në bodrum dhe doktori i ka nxjerrë në shesh të gjitha ato t’bame e t’pabame që i ka pësuar shqiptari”, ka theksuar ai. Në vështrimin e tij për autorin Mustafa Canka, gazetar, publicist, aktivist ekologjik etj., publicisti Gazmend Çitaku ka thënë se ai është një njeri modest i cili parreshtur i përkushtohet bashkëjetesës dhe interkulturalizmit.

“Mustafë Canka si interkulturalist së pari mundohet ta rregullojë qytetin e vet e përmes tij edhe shtetin dhe mbarë shoqërinë. Si kontribues i shoqërisë civile, Mustafën e gjen në rendin e parë si në mbrojtjen e të drejtave të njeriut ashtu edhe të mjedisit jetësor, peshqve, detit, Adës, Kripores, ullishtës dhe interkulturalizmit.

Ai njëkohësisht është edhe kronist i kohës dhe dëshmitar i shumë proceseve dhe ngjarjeve që kanë ndodhur

te ne”, është shprehur ai. Çitaku ka thënë se ata që e njohin personalisht Cankën “e dinë se kanë të bëjnë me një optimist i cili trumbeton se pesimizmi dhe frika për të ardhmen janë aleatë të këqinj dhe se me të tillë nuk ka të ardhme të ndritshme”.

Gazetari Ismet Kallaba ka thënë se nuk mund të flasësh për krijimtarinë e Ismet Karamanagës nëse nuk e njeh mirë atë vetë, personalitetin e tij, sepse kjo është e lidhur drejtpërdrejt me krijimtarinë dhe librat e tij.

Ai po ashtu ka thënë se nuk mund ta imagjinosh Kalanë e Ulqinit pa Ismet Karamanagën. “Kalaja dhe ai janë një binom i pandarë, sepse sa herë që përmendet Kalaja e Ulqinit në mend të shkon, para së gjithash, Ismet Karamanaga. Kalaja për të është dashuri, ashtu si edhe vetë qyteti i Ulqinit. Të gjithë e duan vendin e vet, gjë që është e natyrshme, por tek Ismet Karamanaga kjo është më e theksuar, i kalon caqet e dashurisë së zakonshme. Kalaja dhe Ulqini

janë burim frymëzimi për të, ndërsa librat e tij fryt i kësaj dashurie”, është shprehur ai.

Në fund të mbrëmjes, publikut të paktë në numër, në emër të tre krijuesve u është drejtuar Dr. Gani Karamanaga, i cili ka thënë se ajo çka i bashkon ata është se e duan vendin e tyre Ulqinin dhe se të gjitha veprat e tyre janë në dy gjuhë – shqipe dhe malazeze.

“Dhe kështu duke e respektuar këtë gjë, ne jemi të tre një shembull i bashkëjetesës në Ulqin, se në Ulqin gjithmonë është jetuar së bashku. Edhe në kohët e vështira, edhe në kohët e sotme, Ulqini është vend që nuk ka mundur të infektohet me sëmundjet e nacionalizmit ose ndodhjeve të këqija që kanë ndodhur në shumë vende të ish-Jugosllavisë, dhe ne tre në veprat tona kultivojmë Ulqinin, ndodhjet, historikun, dhe punojmë, shoqërohemi dhe jemi ata të cilët asnjëherë, as familjet tona, nuk kemi bërë dallime”, ka thënë ai.

KOHA Javore 27 KULTURË
i. k. E ENJTE, 1 QERSHOR 2023

Në Muzeun Etnografik në Draginë u përurua libri “Ana e Malit sipas një trieshiani” i autorit Gjekë Gjonaj

Libri si dhuratë e respektit dhe dashurisë për Anën e Malit

“I ndarë në shtatë kapituj, libri paraqet një kronikë të ngjarjeve dhe jetës së përditshme të anamalasve. Autori në këtë libër paraqet materiale të cilat i ka grumbulluar gjatë punës së tij tridhjetëvjeçare për Anën e Malit. Bashkëbisedimet, intervistat, kronikat dhe format e tjera zënë një pjesë të mirë në këtë libër. Autori si një gazetar me përvojë, duke u bazuar edhe në literaturën e shkruar për Anën e Malit, ka arritur të trajtojë mjaft mirë në disa dimensione këtë trevë”, është shprehur redaktori Dr. Nexhad Avdiu

Libri “Ana e Malit sipas një trieshiani” i autorit Gjekë Gjonaj është përuruar të shtunën (27 maj 2023) në Muzeun Etnografik në Draginë, në kuadër të manifestimit “Pranvera në Anë të Malit”, i cili organizohet nga Shoqata “Ora”.

Në fjalën përshëndetëse, kryetarja e kësaj shoqate, Arjeta Kurti, ka falënderuar autorin që është bërë pjesë e këtij manifestimi dhe që me këtë libër ka kontribuar për Anën e Malit, vlerat dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të kësaj treve.

“Në këtë libër pashë shumëçka, por mirënjohja të takon për atë çfarë ke shkruar për Shoqatën ‘Ora’, që gjithmonë ke ditur ta ngresh në piedestal.

Ky libër do të jetë një vlerë e shtuar e Anës së Malit, i cili do të shërbejë si udhërrëfyes për projekte të tjera lidhur me Anën e Malit”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Për librin kanë folur redaktori Dr. Nexhat Avdiu dhe recensentja Dr. Sabina Osmanoviq.

Avdiu ka thënë se kemi të bëjmë me një botim të mirëfilltë për zonën e Anës së Malit, i shkruar me dashuri të pashoqe.

“Sapo fillon e shfleton faqet e këtij libri, menjëherë të bie në sy gjuha e përdorur dhe trajtimi që autori i bën zonës në mënyrë të hollësishme. I ndarë në shtatë kapituj, libri paraqet një kronikë të ngjarjeve dhe jetës së përditshme të anamalasve. Autori në këtë libër paraqet materiale të cilat i ka grumbulluar gjatë punës së tij tridhjetëvjeçare për Anën e Malit. Bashkëbisedimet, intervistat, kronikat dhe format e tjera zënë një pjesë të mirë në këtë libër. Autori si një gazetar me përvojë, duke u bazuar edhe në literaturën e shkruar për Anën e Malit, ka arritur të trajtojë mjaft mirë në disa di-

mensione këtë trevë”, është shprehur ai.

Sipas Avdiut, ky libër përbën një arritje tjetër në fushën e publicistikës të autorit Gjekë Gjonaj.

Recensentja Dr. Sabina Osmanoviq ka thënë se autori i ka ndenjur besnik stilit të profesionit të tij gazetarisë dhe si i tillë ai është i kapshëm për çdo lexues.

„Libri në fjalë është i larmishëm në përmbajtje, herë ngjan me udhëpërshkrim, herë si një rrëfim historik. Teksa lexoni librin, në çdo fjali mund të ndjeni tonin dashamirës për njerëzit e kësaj zone dhe një lloj afrimiteti krejtësisht të natyrshëm. Të gjithë bashkëbiseduesit e tij, Gjeka i vlerëson si bashkautorë ngaqë pa rrëfimet e tyre unike nuk do të ishte e mundur të shkruhej ky libër“, ka theksuar ajo. Osmanoviq ka thënë se autori mbështetet veçanërisht në rrëfimet

KOHA Javore 28
KULTURË E ENJTE, 1 QERSHOR 2023

e bashkëbiseduesve të tij si burime origjinale dhe i përjetëson ata në letër për t‘i ruajtur nga bryma e harresës.

„Mbase ky ka qenë edhe qëllimi parësor i autorit që lexuesit t‘i shpalosë hap pas hapi mozaikun me të cilin përgjatë viteve krijoi portretin e Anës së Malit parë me sytë e tij“, është shprehur ajo.

Në fjalën e tij, autori Gjekë Gjonaj ka treguar se shkaku kryesor që ta shkruajë këtë libër është respekti që ka për këtë krahinë të hershme me traditë të pasur dhe për banorët e saj të mirë kudo që ndodhen, të cilët i ka njohur dhe me të cilët është shoqëruar gjatë këtyre viteve.

Ai ka thënë se dashuria dhe interesimi i tij për këtë trevë dhe popullatën e saj fisnike dhe të ndershme filloi kur për herë të parë e ka vizituar këtë trevë, më 12 tetor 1992, në rolin e gazetarit të emisionit të parë në gjuhën shqipe në Televizionin e Malit të Zi “Kronika e javës”.

“Atë ditë të kthjellët tetori, nga Shtegvasha pashë si në pëllëmbë të dorës një panoramë jashtëzakonisht të bukur e mbresëlënëse, ku harmonizohen bukur mali, fusha, lumi, liqeni,

„Libri në fjalë është i larmishëm në përmbajtje, herë ngjan me udhëpërshkrim, herë si një rrëfim historik. Teksa lexoni librin, në çdo fjali mund të ndjeni tonin dashamirës për njerëzit e kësaj zone dhe një lloj afrimiteti krejtësisht të natyrshëm. Të gjithë bashkëbiseduesit e tij, Gjeka i vlerëson si bashkautorë ngaqë pa rrëfimet e tyre unike nuk do të ishte e mundur të shkruhej ky libër“, ka theksuar recensentja Dr. Sabina Osmanoviq

dielli, klima e një listë e gjatë detajesh ku strehohej Ana e Malit, vend që do ta dëshironte ta shihte çdo vizitor e kalimtar i rastit, vendas apo i huaj. U deshën të kalojnë plot tri dekada dhe dashurinë tonë me këtë ‘nuse’ nga Ana e Malit ta kurorëzojmë sot të gjithë së bashku dhe, siç themi ne në Malësi, t’ia heqim nuses duvakun”, është shprehur Gjonaj, duke treguar se ky përurim përkon me tre përvjetorë të tij: 30-vjetorin e njohjes me këtë zonë, 35-vjetorin e fillimeve të tij në fushën e gazetarisë dhe 65-vjetorin e lindjes. Gjatë përurimit, udhëheqësi Ismet Kallaba ka lexuar disa fragmente

nga libri, kurse këngëtarja e re Amra Demiri, e shoqëruar në kitarë nga Edon Ceka, si dhe pjesëtarët e SHKA “Rapsodia e Sharrit” nga Tetova kanë kënduar disa këngë. Në fund të përurimit për të pranishmit është shtruar koktej me ushqime tradicionale. Libri “Ana e Malit sipas një trieshiani” ka dalë nga shtypi para disa ditësh dhe është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, ndërsa është shtypur në shtypshkronjën IVPE – Cetinë. i. k.

KOHA Javore 29
KULTURË E ENJTE, 1 QERSHOR 2023
Foto Rozafa

Intervistë me aktorin dhe regjisorin Leonard Hamitajdrejtues i Teatrit “Mërgimtari” në Zagreb

Promovim i gjuhës, kulturës dhe historisë shqiptare përmes shfaqjeve

Teatri “Mërgimtari” ka zhvilluar aktivitete të rëndësishme për shqiptarët në Kroaci, me mbi dyzetë shfaqje si drama, komedi, mbrëmje poetike, etj. Ndër vite aktorët e Teatrit “Mërgimtari” në Zagreb kanë marrë pjesë në festivale e ngjarje kulturore si në Kroaci, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Austri, Gjermani, Rusi, etj. Aktori Leonard Hamitaj në vitin 2021, si pjesëmarrës në Festivalin e Monodramës “Albamono” i mbajtur në Maliq të

Korçës, me shfaqjen e monodramës “Lopata e Artë”, u vlerësua me Çmimin për regjinë më

të mirë të shfaqjes, ndër pjesmarrësit e teatrove nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Rusia

Koha Javore: Z. Hamitaj, duke pasur një eksperiencë të gjatë si aktor dhe regjisor i spikatur, kur Ju filluat të jepni kontribut në fushën e dramaturgjisë, si filloi karriera Juaj?

L. Hamitaj: Kontributi im në fushën e dramaturgjisë filloi njëkohësisht me themelimin e Teatrit Shqiptar “Mërgimtari” në Kroaci, në vitin 2013.

Koha Javore: Z. Hamitaj, Teatri “Mërgimtari” të cilin Ju e themeluat në vitin 2013 dhe që e drejtoni edhe sot, ka zhvillu-

ar aktivitete të rëndësishme për shqiptarët në Kroaci, me mbi dyzetë shfaqje si drama, komedi, mbrëmje poetike, etj. A mund të na tregoni cili ka qenë roli dhe kontributi i këtij teatri për kulturën dhe identitetin e shqiptarëve që jetojnë në Kroaci dhe në vende të tjera në diasporë?

L. Hamitaj: Teatri “Mërgimtari” në Kroaci ka punuar dhe punon, që nëpërmjet shfaqjeve të veta, të promovoje gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare. Kemi vënë në skenë drama

dhe komedi të autorëve shqiptarë në gjuhën shqipe dhe kroate, duke promovuar kështu dramaturgë dhe dramaturgjinë shqiptare si: “Tre mendje në ankand” të dramaturgut Ferdinand Hysi dhe “Ata hyjnë pa trokitur” të Armand Borës. Gjithashtu, kemi vënë në skenë dhe dy komedi të njohura dhe të suksesshme të dramaturgut të njohur kroat Miro Gavran, duke promovuar gjithashtu edhe dramaturgë kroatë në trojet shqipfolëse.

Koha Javore: Ndër vite aktorët e Teatrit “Mërgimtari” në Zagreb

KOHA Javore 30
INTERVISTË
E ENJTE, 1 QERSHOR 2023

kanë marrë pjesë në festivale e ngjarje kulturore si në Kroaci, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Austri, Gjermani, Rusi, etj. A ka ndonjë shfaqje që do ta veçonit si më të suksesshme dhe më me influencë tek audienca?

L. Hamitaj: Nuk do të doja të veçoja asnjë nga prezantimet tona si në Kroaci po ashtu edhe në rajon dhe Evropë, pasi të gjitha kanë patur veçantinë dhe emocionet e tyre.

Koha Javore: Teatri “Mërgimtari” funksionon në kuadër të Shoqatës Teatrore Shqiptare të Kroacisë. Sa keni mbështetje financiare institucionale për të realizuar veprimtarinë tuaj teatrale?

L. Hamitaj: Mbështetja financiare kryesore për aktivitetet tona vjen nga Këshilli për Pakicat Kombëtare të Kroacisë, ku çdo fundvit ne aplikojmë me projektet tona. Gjithashtu jemi mbeshtetur disa herë edhe nga Bashkia e Qytetit të Zagrebit, Ministria e Diasporës së Kosovës dhe Agjencia Kombëtare e Diasporës së Shqipërisë.

Koha Javore: Z. Hamitaj, në vitin 2021 si pjesëmarrës në Festivalin e Monodramës “Albamono” i mbajtur në Maliq të Korçës, me shfaqjen e monodramës “Lopata e Artë” u vlerësuat me Çmimin për regjinë më të mirë të shfaqjes, ndër pjesmarrësit e teatrove nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Rusia. A ishte ky një sukses i radhës edhe për Teatrin “Mërgimtari”?

L. Hamitaj: Këto çmime janë vër-

tetë të merituara dhe me vlerë për teatrin tonë. Do të shtoja që i arritur ishte edhe turneu i fundit i zhvilluar në muajin prill të këtij viti me monodramën “Torba”. Ky turne filloi në Prishtinë, Shkup e Fier, ku u paraqitëm në Festivalin e Aktrimit Apollon dhe përfundoi në Tuz të Malit të Zi në bashkëpunim me Qendrën Kulturore-Informative “Malësia” të Tuzit.

Koha Javore: Veprimtaria Juaj dramaturgjike është urë lidhëse në mes dy kulturave - asaj shqiptare e kroate duke vënë në skenë për publikun kroat vepra të autorëve shqiptarë edhe në gjuhën kroate, ndërsa shqiptarëve të diasporës vepra të autorëve kroatë në gjuhën shqipe. Sa mendoni se kontribuon sot arti në tërësi në njohjen e kombësive të ndryshme?

L. Hamitaj: Mënyra e punës sonë duke vënë në skenë vepra te ndërsjella të autorëve, si shqiptarë ashtu edhe kroatë, është një kontribut i rëndësishem i artit, në rastin tonë dramaturgjisë, për njohjen e kombësive të ndryshme dhe afrimin e tyre. Do të theksoj që në trupën tonë kemi edhe shumë kroatë, të cilët me dëshirë luajnë vepra të autorëve shqiptarë në gjuhën kroate. Gjithashtu, bashkëpunojmë edhe me aktorë e regjisorë të njohur nga Shqipëria dhe Kosova.

Koha Javore: Në vendin ku Ju jetoni dhe veproni, në Zagreb, sa janë të interesuar dhe të kyçur rinia shqiptare në fushën e artit skenik dhe sa e pasur është jeta kulturore atje?

L. Hamitaj: Jeta kulturore në Kroaci do të thoja që është në një nivel mesatar përsa i përket publikut, ndërsa për rininë shqiptare, por edhe shqiptarët në përgjithësi do të flas pak me rezerva. Kyçja e tyre në aktivitete kulturore lë për të dëshiruar, megjithë përkpjekjet tona të gjithanshme për t’i sensibilizuar. Shpresojmë për një të ardhme më të mirë dhe produktive përsa i përket punës me të rinjtë, pasi kemi punuar dhe kemi projekte aktuale me fëmijët deri në moshën 14 vjeçare.

Koha Javore: Cili është bashkëpunimi Juaj me teatrot tjera

shqiptare qoftë në Kosovë, Shqipëri apo gjetiu?

L. Hamitaj: Dy vitet e fundit kemi pasur bashkëpunime të suksesshme si me Shqipërinë, po ashtu edhe me Kosovën. Kemi vënë në skenë dramën e Miro Gavranit “Pacienti i Dr. Frojdit”, në bashkëpunim me dy aktorë të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, Neritan Licaj dhe Anila Bisha, si dhe me regjisorin e njohur Besnik Bisha. Gjithashtu, kemi pasur edhe një bashkëpunim me Teatrin AAB “Faruk Begolli” në Prishtinë, ku na u mundësua vënia në skenë e pemierës së monodramës “Torba”, të autorit dhe regjisorit nga Kosova, Naser Shatrolli.

Koha Javore: Nga përvoja Juaj e gjatë në jetësimin dhe shfaqjen e shumë veprave teatrore, si e shikoni sot figurën e aktorit në shoqëri, a e gëzojnë aktorët statusin e merituar, qoftë nga audienca që shikon shfaqjet, qoftë edhe nga institucionet e kulturës?

L. Hamitaj: Për fat të keq do të thoja se gati prej më shumë se dhjetë vitesh rënia e interesit dhe audiencave që ndjekin teatrin kanë ndikuar jo pak edhe në statusin e aktorëve, kurse sa u përket institucioneve kulturore do t’ju kërkoja që të ndihmojnë dhe punojnë më shumë në këtë drejtim.

Koha Javore: Z. Hamitaj, para pak kohësh, përkatësisht më 29 prill shfaqët në Tuz monodramën “Torba”. Ku do të jetë shfaqja Juaj e radhës dhe cilat janë planet më të afërta të Teatrit “Mërgimtari” në Kroaci?

L. Hamitaj: Për këtë vit kemi planifikuar turne në teatrot prestigjioze të Shqipërisë me dramën “Pacienti i Dr. Frojdit” si dhe festimin e 10-vjetorit të themelimit të Teatrit “Mërgimtari” në Zagreb, ku do të marrë pjesë edhe grupi i njohur për të gjithë shqiptarët - “Fisnikët”.

Koha Javore: Z. Hamitaj, Ju falënderoj për këtë intervistë!

L. Hamitaj: Ju falënderoj për mundësinë e intervistës dhe për mbështetjen tuaj në promovimin e Teatrit Shqiptar “Mërgimtari” të Kroacisë! Intervistoi: Toni Ujkaj

KOHA Javore 31
INTERVISTË E ENJTE, 1 QERSHOR 2023

Shëtitje me shkrimtarin Asllan Bisha

Me rastin e përurimit të librit “Ndodhitë e Ditit”

Javë më parë, Asllan Bisha më tregoi që do ta organizojë përurimin e librit të ri “ Ndodhitë e Ditit” më 19 maj, në

Galerinë e Gazmend Çitakut. Mendova se çka do të flas. Menjëherë më pushtoi një befasi e këndshme, sepse u ndjeva i privilegjuar për një ftesë të tillë. Kjo është krejt e natyrshme, meqë dihet se autori është personalitet poliedrik me veprimtari të shumta dhe të larmishme, si në lëmin e prozës moderne shqiptare, ashtu edhe në ato shoqërore. Kjo vepër të cilën e kemi në dorë, tregon se Asllani si erudit i madh

që është, me pendën e tij vazhdon rrugëtimin nëpër letërsi shqiptare bashkohore.

Këto dukuri i vëzhgoi nga afër pothuaj një gjysmë shekulli pa ndërprerë. Asllan Bisha edhe pse pinjoll i një familjeje nga afërsia e Liqenit të Shasit dhe Lumit Buna, u kyç të lundrojë në detin e pakufishëm, vjeli lëvdata të shumta për romanin “Nusja e Detarit”.

Njëherë kam thënë: Ndodhjet te ky roman unë i vendosa

KOHA Javore 32 MOZAIK
E ENJTE, 1 QERSHOR 2023

në Kala, te Fusha e Qehajës, ku ishte Kishllahi i dikurshëm.

Ku nusja e detarit nëpër dritare të mëdha në buzë të bedenit qëndronte ditë e natë duke pritur burrin e saj... Këto odise i reflekton autori nëpër veprat e shumta gjatë krijimtarisë. Çdo herë kur shkruan për ngjarjet e dikurshme, ato janë të pajisura me imagjinatën e shkrimtarit, për ta bërë të paharrueshme jetën në tërë territorin e Komunës së Ulqinit, ku edhe shtrihet vendngjarja e tregimeve të autorit.

Asllan Bisha flet me pietet të lartë, me respekt të madh e mirënjohje duke mos kursyer në asnjë rast fjalët e bukura dhe lavdëruese.

Asllan Bisha flet edhe për ngjarje e data të cilat i ka përjetuar vetë dhe kanë lënë mbresa të thella në kujtimet e tij e në mbarë shoqërinë.

Demonstratat e vitit 1968 në Beograd dhe qytete tjera të Evropës, të cilat në vjeshtën e atij viti u reflektuan edhe në Kosovë.

Demonstratat e studentëve shqiptarë të Kosovës në vitin 1981 patën jehonë dhe impakt të madh në ngjizjen dhe çuarjen përpara të çështjes nacionale të shqiptarëve në Jugosllavi, çka do të përshkruhet në rreshtat e romanit “Dashuria te palma”.

Ishte “në sy” të pushtetit të atëhershëm. Por, nuk e përuli kokën dhe doli fitues prej këtyre ngjarjeve duke ruajtur identitetin dhe të drejtat e kombit shqiptar.

Asllan Bisha punoi tërë jetën në shkollën fillore nën Kala. Shumë vite ka dhënë gjuhë dhe letërsi shqipe. Në vitet para pensionit ishte i angazhuar në bibliotekën e shkollës. Shoqërimi me Asllan Bishën filloi

para dhjetë viteve.

Duke diskutuar për librin tim të radhës me Hajro Ulqinakun, na u bashkëngjit edhe Asllani.

Dhe kështu vazhdoi shoqërimi, diskutimet për librat tonë, konsultimet. Gjthashtu isha edhe ndihmës për problemet shëndetësore të tij.

Asllan Bisha përveç që është bashkëbisedues i mirë, ai ka ditur të ruajnë shoqërinë.

Ka ditur ta çmojë edhe situatën aktuale në Ulqin, si edhe ruajtjen e bashkjetesës.

Leximi i veprave të Asllan Bishës të bë të lundrosh në kohë dekada pas dhe t’i shohësh të gjitha momentet dhe kohrat e kaluara dhe porositë që sjellin ato.

Në fund:

I uroj shëndet dhe libra të rinj!

KOHA Javore 33 MOZAIK
E ENJTE, 1 QERSHOR 2023

Arkitekti kryesor shtetëror, Vlladan Stevoviq me bashkëpunëtorë

Në vizitë njëditore pune Komunës së Gucisë

Guci – Të enjten, më 25 maj 2023, kryetarja e Komunës së Gucisëm Anella Çekiq, e shoqëruar nga sekretarja e Sekretariatit për planifikim hapësinor, pasuri dhe mbrojtje të mjedisit jetësor, Havaja Prelvukaj dhe drejtori i Drejtorisë për rregullim hapësinor dhe investime, Shemso Jaroviq, në rezidencën e vet është takuar me arkitektin kryesor shtetëror, Vlladan Stevoviq dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët në këtë komunë qëndruan në vizitë njëditore pune.

Palët në takim në mënyrë koncize dhe konstruktive kanë biseduar mbi hartimin dhe koncipimin e qarqeve politike, strategjive, projekteve dhe programeve, me qëllim të avancimit të cilësisë së hapësirës së rregulluar në Komunën e Gucisë, me fokus te posaçëm në zhvillimin e arkitekturës, si dhe valorizimin e Krojeve të Ali Pashës, jo larg Gucisë. Pas takimit, palët e bashkëbisedimit kanë vizituar Krojet e Ali Pashës, me ç’rast është dakorduar dinamika e shpalljes së konkursit ndërkombëtar

për zgjidhjen më të mirë të hartimit të projektit për rregullimin e Krojeve të Ali Pashës, i cili pritet shumë shpejt, e në të cilin do të kenë rast të konkurrojnë të gjitha firmat e interesuara projektuese brenda dhe jashtë shtetit.

Fokus i Komunës së Gucisë është zhvillimi dhe valorizimi i të gjitha potencialeve turistike në hapësirën e saj, thuhet në komunikatën e Shërbimit për informata dhe media të komunës.

KOHA Javore 34 MOZAIK
E ENJTE, 1 QERSHOR 2023

Ministria e Kulturës dhe Mediave në Qeverinë e Malit të Zi në mandatin teknik

Ministria e Kulturës dhe Mediave në Qeverinë e Malit të Zi në mandatin teknik, në kuadër të programit të mbrojtjes dhe ruajtjes së të mirave kulturore për këtë vit, materialisht ka përkrahur realizimin e 45 projekteve të komunave konkurruese në shumë të rëndësishme prej 694 mijë e 400 eurosh, ndër të cilat edhe një projekt të Komunës së Gucisë me 10 mijë euro, e dhënë kjo që paraqet rritje prej më shumë se 460 mijë euro në raport me vitin paraprak, ka deklaruar ministrja e dikasterit, zonja Masha Vllaoviq.

Ajo në solemnitetin e nënshkrimit te marrëveshjeve me shfrytëzuesit e mjeteve të programit, të mbajtur më 16 maj 2023, ka përkujtuar se Ministria e Kulturës dhe Mediave e vazhdon misionin në realizimin e qëllimeve strategjike, mision të cilin me mbështetje të qeverisë e ka trasuar që nga fillimi i mandatit te vet.

Ministrja Vllaoviq ka paralajmëruar se Ministria e Kulturës dhe Mediave deri në fund të vitit do të shpall konkurs për vitin 2024 dhe në atë mënyrë do të mbajë kontinuitet të investimit në trashëgiminë kulturore të Malit të Zi, duke bërë me dije se ai është qëllimi i Qeverisë së Malit të Zi dhe i dikasterit në krye të së cilit është.

Drejtoresha e përgjithshme e Dre-

jtorisë për trashëgimi kulturore në Ministrinë e Kulturës dhe Mediave, zonja Dobrilla Vllaoviq ka konfirmuar se komisioni i programit ka vërtetuar se janë dorëzuar 92 fletëparaqitje, të cilat janë vlerësuar në bazë të kritereve të vërtetuara me konkurs dhe ministria në fjalë ka pranuar propozimin e komisionit, dhe ka hartuar propozimin e programit të mbrojtjes dhe ruajtjes për këtë vit, me të cilin janë përkrahur dhe mbështetur 45 projekte të cilat i kanë plotësuar kriteret e parapara me konkurs. Ajo ka theksuar se Qeveria e Malit të Zi dhe Ministria e Kulturës dhe Mediave kanë qëndrim të qartë dhe ka rinjohur kur është në pyetje mbrojtja, ruajtja dhe prezantimi i trashëgimisë kulturore.

Në programin e mbrojtjes dhe ruajtjes janë përkrahur 13 projekte nga fusha e hulumtimeve arkeologjike dhe konzervative, 20 projekte për zbatimin e masave konzervuese në të mirat kulturore, një projekt në fushën e edukimit dhe riedukimit në fushën e trashëgimisë kulturore dhe 11 projekte për prezantimin dhe popullarizimin e thesarit kulturor.

Janë përfshirë projektet e bashkësive fetare: të Bashkësisë Islame - tri projekte në shumën 75.300 euro, të Mitropolisë Ortodokse Mala-

zeze-Bregdetare - dy projekte në shumën 25.000 euro, të Eparkisë Budimlane-Nikshiqase - dy projekte në shumën 60.000 euro, të cilat kanë aplikuar në konkurs si pronarë, bartës të të mirave të caktuara kulturore.

Me program janë përfshirë projektet e komunave konkurruese: Tivari – tri projekte në shumën 32.500 euro, Budva një projekt në shumën 12.000 euro, Ulqini një projekt në shumën 9.000 euro, Cetina - tri projekte në shumën 98.000 euro, Plevla - tri projekte në shumën 15.600 euro, Tuzi - dy projekte në shumën 27.000 euro, Zeta - dy projekte në shumën 16.000 euro, Nikshiqi - një projekt në shumën 10.000 euro, Danillovgradi –një projekt në shumën 5.700 euro, Plevla – katër projekte në shumën 27.500 euro, dhe Berani - një projekt në shumën 15.000 euro.

Janë përkrahur materialisht edhe projektet e komunave: Bijello Pole - katër projekte në shumën 49.000 euro, Kollashini - tri projekte në shumën 30.680 euro, Mojkovaci - tri projekte në shumën 57.000 euro, Gucianjë projekt në shumën 10.000 euro, Petnjica - një projekt në shumën 10.000 euro, Rozhaja - një projekt në shumën 8.000 euro, Shavnikunjë projekt në shumën 10.000 euro. Përveç të sipërpërmendurve, me propozim janë përfshirë edhe nga një projekt i Universitetit të Malit të Zi, në shumën 10.000 euro, si dhe projekti i rojës të trashëgimisë kulturore jo lindore në shumën 2.000 euro. Marrëveshjen në emër të Komunës së Gucisë me ministren e dikasterit, zonjën Masha Villaoviq, e ka nënshkruar kryetarja e Komunës, Anella Çekiq. Shaban Hasangjekaj

KOHA Javore 35 SPORT
E ENJTE, 1 QERSHOR 2023
Materialisht ka përkrahur realizimin e 45 projekteve të komunave konkurruese në shumën prej 694.400 eurosh, ndër të cilat edhe Komunën e Gucisë me 10.000 euro për një projekt
kohajavore.me “Koha Javore” në versionin online, mund ta lexoni në linkun: www.kohajavore.me
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.