Koha 1061

Page 1

Do të jem president i vërtetë i të gjithë qytetarëve

Fitore bindëse e socialistëve Dhuna mes nxënësve në shkolla, alarm për shoqërinë KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë e enjte, 25 maj 2023 Viti XXll Numër 1061 Çmimi 0,50

Ulqini në kohën e Hafiz Ali Ulqinakut

Në cilën kohë po jetojmë?

Libër me vlera të shumta për traditën tonë shqiptare

15 maji - ditëlindja e IP Shkolla Fillore “Bedri Elezaga”, Katërkollë

KOHA Javore

Themelues: Kuvendi i Malit të Zi

Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002.

Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve

Redaktor Përgjegjës: Qani Osmani

Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer)

Ismet Kallaba (aktualitete, sport),

Toni Ujkaj (kulturë)

Vijoleta Berishaj (sekretare teknike)

Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali Zi

Telefon: 020/240-659

E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2
PËRMBAJTJE
KOHA Javore
12 16 18 20 E ENJTE, 25 MAJ 2023
KOHA Javore 3 PËRMBAJTJE Shprehja simbolike dhe mistike e tij Shkrimtar i temave reale jetësore Me stërnipin e Jakup Ferrit U hap ekspozita personale e piktores nga Plava, Kaltrina Hoti 22 24 26 28 ARKIVI: www.kohajavore.me E ENJTE, 25 MAJ 2023 Shqiptarët në Mal të Zi në kohën KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha, burimi bazë dhe bastion apo fillimi – një gjuhe KOHA Javore KOHA Javore Gjuha shqipe është identiteti KOHA Javore Shqiptarët në Mal të Zi në kohën e shpalljes së PavarësisëShqipërisësë KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë enjte, 1 dhjetor 2022 Viti Numër 1038 Çmimi 0,50 Gjuha, burimi bazë dhe bastion i kombit Kulmi apo fillimi i ndasive KOHA Javore Podgoricë enjte, dhjetor 2022 Viti XXl 1039 Çmimi 0,50 Thesaret e Ulqinit KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha shqipe është identiteti ynë Thesaret e Ulqinit Thesar i vyer i artit poetik, leksikut e frazeologjisë së gjuhës shqipe KOHA Javore Podgoricë enjte, 22 dhjetor Viti XXl Numër 1041 Çmimi

Në Mal të Zi, më 11 qershor mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Shqiptarët garojnë në dy lista zgjedhore

Më 11 qershor në Mal të Zi do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, kandidaturën për këto zgjedhje e kanë paraqitur 17 subjekte politike.

Afati për dorëzimin e listave zgjedhore ka qenë deri të martën në mesnatë (16 maj 2023), ndërsa sipas KSHZ-së listat i kanë dorëzuar: Forumi Shqiptar (Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Nacional Shqiptar), Aleanca Shqiptare (Forca e Re Demokratike, Partia Demokratike, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Grupi Qytetar “Lëvizja për Tuz”), “Drejtësi për të gjithë”- Vlladimir Leposaviq, Grupi i Qytetarëve “La Casa de papel”, Lëvizja “Kthesë”, Lëvizja për ndryshime, Lidhja “Ne mundemi për Malin e Zi evropian”, Iniciativa Qytetare Kroate, Partia Social Demokratike e Malit të Zi, Partia Demokratike e Socialistëve – SocialdemokratëtPartia Liberale e Malit të Zi - Unioni Demokratik i Shqiptarëve “Së bashku”, Partia Boshnjake, Lëvizja “Ev-

ropa Tani”, Lidhja “Për të ardhmen e Malit të Zi”, Lidhja e Demokratëve dhe URA-s, Lidhja e Partisë Socialiste Popullore - Demos-it, Lidhja Mali i Zi i Drejtë - Lëvizja për Plevla dhe Aksioni Qytetar Malazez. KSHZ-ja pas rishikimit të listave, për shkak të dokumentacionit jo të plotë, skualifikoi nga gara Grupin e Qytetarëve “La Casa de papel” dhe listën e Aksionit Qytetar Malazez.

Në kumtesën për media të Forcës së Re Demokratike kanë thënë se Aleanca Shqiptare me bartës të listës Genc Nimanbegun, do të përfaqësojë shqiptarët nga të gjitha trevat e Malit të Zi.

“Shqiptarët e meritojnë t’iu dëgjohet zëri dhe kërkesat e tyre të gjejnë zgjidhje. Prandaj ky koalicion do të punojë fuqishëm për të çuar përpara të drejtat e shqiptarëve dhe për të realizuar programin zgjedhor”, theksojnë nga Forca e Re Demokratike. Ndërkaq, nga Forumi Shqiptar janë shprehur se ky koalicion përbën një listë të madhe gjithëpërshirëse që do të përfaqësojë shqiptarët nga Rozhaja, Plava, Gucia, Malësia, Kraja

e Ulqini.

“Kemi punuar shumë sidomos vitin e fundit që kemi qenë bindshëm në qeveri për të gjitha këto zona që përmenda, për të gjitha komunat shqiptare dhe gjithë kohës do të potencojmë zhvillimin ekonomik, vende të reja të punës për vendet ku jetojnë shqiptarët dhe të bindur që me këtë skuadër treshe, me eksperiencë dhe krejt ato çfarë janë arritjet tona do t’ia dalim që të prezantojmë shqiptarët edhe më mirë se deri më tani”, ka thënë ndër të tjera Nik Gjeloshaj nga Forumi Shqiptar, njëherësh bartës i listës së këtij koalicioni në zgjedhjet e 11 qershorit.

Kujtojmë se zgjedhjet e 11 qershorit 2023 do të jenë zgjedhjet e dymbëdhjeta me radhë që nga futja e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi, dhe të gjashtat pas ripërtërirjes së pavarësisë në vitin 2006.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi u zhvilluan më 30 gusht të vitit 2020, atëherë kur fituan partitë opozitare kundrejt qeverisjes tredekadëshe të Partisë Demokratike të Socialistëve. t. u.

KOHA Javore 4 NGJARJE JAVORE
E ENJTE, 25 MAJ 2023

Projekt i rëndësishëm për të dy shtetet

Tiranë – Kuvendi i Shqipërisë në seancën plenare të së hënës (18 maj 2023), ka miratuar më 97 vota për, projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi për ndërtimin e urës ndërkufitare mbi Lumin Buna/Bojana”, njoftohet nga Kuvendi i Shqipërisë.

Mbi këtë projekt madhor kohë më parë, përkatësisht më 27 shkurt të këtij viti, kryeministri i Malit të Zi, Dr. Dritan Abazoviq dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e dytë të përbashkët e cila u zhvillua në

Podgoricë, firmosën Deklaratën e përbashkët dhe Marrëveshjen dypalëshe për ndërtimin e urës mbi Lumin Buna.

Në konferencën për media pas firmosjes së disa marrëveshjeve ndërshtetërore, kryeministri Abazoviq pati deklaruar se projekti mbi Lumin Buna do të kushtojë afro 20 milionë euro, ndërsa palët nënshkruese (Mali i Zi dhe Shqipëria) ishin pajtuar për bashkëfinancim të këtij projekti, duke e ndarë këtë shumë 50 me 50 përqind.

Nga ana tjetër kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në lidhje me

projektin në fjalë qe deklaruar se vonesa për nisjen e këtij projekti të rëndësishëm për dy vendet ka ardhur për shkak të moskoordinimit dhe mungesës së bashkëpunimit, që sipas tij është vënë re në përgjithësi në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ura që pritet të ndërtohet mbi Lumin Buna do të lidhë Ulqinin dhe Velipojën, dy zona të njohura turistike, dhe do të shkurtojë ndjeshëm largësinë ndërmjet këtyre dy vendeve nga 70 kilometra sa është aktualisht. Ura do të jetë e gjatë 310 metra dhe e gjerë 17 metra, duke përfshirë trotuaret dhe shtigjet për biçikleta. t. u.

KOHA Javore 5 NGJARJE JAVORE
Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin mbi ndërtimin e urës mbi Lumin Buna E ENJTE, 25 MAJ 2023

Do të jem president i vërtetë i të gjithë qytetarëve

“Në korniza të kompetencave që më janë dhënë me Kushtetutë dhe Ligj, si dikush që përfaqëson Malin e Zi në vend dhe jashtë tij, do të përpiqem të jem faktor i pajtimit dhe bashkimit në interes të çdo qytetari dhe të shoqërisë në tërësi. Por njëkohësisht do të jem edhe faktor korrektues, duke orientuar proceset shoqërore drejt demokratizimit të mëtejshëm të Malit të Zi. Qytetarët nuk do t’i ndaj në ata që më kanë dhënë votën në zgjedhjet e kaluara dhe në ata që kanë menduar ndryshe. Nga dita e parë e kryerjes së funksionit, do të mendoj se si do të duket dita e fundit e mandatit tim”, u shpreh Presidenti i ri, Jakov Millatoviq

Podgoricë – Presidenti i emëruar i Malit të Zi, Jakov Millatoviq mori zyrtarisht detyrën si president i vendit. Ceremonia zyrtare e inaugurimit të z. Millatoviq për president u zhvillua të shtunën, më 20 maj 2023 në Kuvendin e Malit të Zi, në mbledhjen e tretë të seancës së parë të rregullt pranverore, të cilën e drejtoi kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, znj. Danijella Gjuroviq.

Kjo seancë që kishte karakter zyrtar, filloi me intonimin e himnit të Malit të Zi.

Në prani të presidentit të largim të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, të kryeministrit Dritan Abazoviq, të presidentëve të shteteve të rajonit, të ish-presidentëve të Malit të Zi, të ishkrerëve të Kuvendit dhe Qeverisë, të përfaqësuesve të pushtetit gjyqësor, të përfaqësuesve të korit diplomatik, të të dërguarit special të SHBA-së

për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, të deputetëve, përfaqësuesve të Qeverisë e të personaliteteve të tjera, z. Jakov Millatoviq në pajtim me Nenin 97, Paragarafin

3 të Kushtetutës së Malit të Zi, bëri betimin e tij për President të Malit të Zi para deputetëve.

Siç e do Ligji dhe Kushtetuta, me dorën mbi Kushtetutë, z. Millatoviq gjatë betimit theksoi: “Betohem se detyrën e presidentit do ta kryej me përgjegjësi, ndershmëri, ndërgjegje, drejt dhe në mënyrë të paanshme, sipas Kushtetutës dhe Ligjit”.

Pas ceremonisë së betimit, Presidenti i ri i Malit të Zi, z. Jakov Millatoviq duke përshëndetur dhe falënderuar të gjithë zyrtarët e pranishëm në Kuvend, tha se ndjen nder të veçantë dhe krenari që me dhënien e betimit para deputetevë në Kuvendin e Malit të Zi, të marrë detyrën e Presidentit të Malit të Zi.

“Konsidreroj privilegj, por dhe përgjegjësi të madhe që kam pasur rastin të jem në krye të shtetit në të cilin kam lindur e të cilin e dua pafundësisht, në themelet e të cilit veprat e tyre jetësore i kanë ndërtuar gjeneratat e paraardhësve të mi me djersë dhe gjak, duke fituar lirinë e tij dhe duke mbrojtur të drejtën në ekzis-

tencën e tij”, u shpreh Millatoviq. Presidenti i ri duke shpalosur planet dhe vizionin e tij, u zotua se ai do të jetë president i vërtetë i të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, pavarësisht përkatësisë së tyre politike, nacionale, fetare, apo të cilësdo cilësi tjetër personale.

“Në periudhën e ardhshme ne duhet të punojmë edhe me më përkushtim në krijimin e modelit të qëndrueshëm ekonomik, me fokus në realizimin e projekteve kapitale e infrastrukturore, si dhe në hapjen e vendeve të reja dhe më mirë të paguara të punës”, tha Millatoviq.

Presidenti i ri duke u ndalur në veprimtarinë e tij të politikës së jashtme e ndërkombëtare, tha se ai do t’i kushtojë vëmendje të veçantë promovimit ekonomik të Malit të Zi, duke u përpjekur që Malin e Zi ta përfaqësojë si shtet tërheqës dhe të sigurt për investime.

Presidenti Millatoviq foli edhe mbi përmbushjen e detyrimeve të mëtejshëm për integrimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian, i cili tha se

KOHA Javore 6
E ENJTE, 25 MAJ 2023
NGJARJE JAVORE

ai me vendosmëri do të ecë drejt përmbushjes se orientimeve kryesore strategjike dhe të politikës së jashtme.

“Njëri ndër to tashmë është realizuar. Mali i Zi është shtet anëtar përgjegjës dhe kredibil i NATO-s i cili edhe në periudhën e ardhshme do të qëndrojë fuqishëm në përmbushjen e obligimeve të cilat lindin nga anëtarësimi në aleancën e re, duke u dëshmuar si partner i besueshëm në aleancë me shtetet e zhvilluara demokratike”, tha Millatoviq.

Ai ka folur për marrëdhëniet e mëtejshme të Malit të Zi me të gjitha shtetet e rajonit, duke thënë se afrimi i shteteve të rajonit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, është ilaçi më i mirë kundër riafirmimit të politikave destruktive të së kaluarës.

“Procesi i Berlinit mbetet për ne ura kryesore ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Brukselit, rivitalizimi i të cilit është i një rëndësie të jashtëzakonshme, në radhë të parë në kon-

tekstin e ri dhe shtesë të pranisë së Bashkimit Evropian në rajonin tonë. Por, gjithashtu jam i mendimit se një sërë iniciativash ekzistuese, por edhe iniciativa të reja rajonale ekonomike të cilat kanë për qëllim bashkëpunimin e përhershëm brenda rajonit tonë, mund të kenë vlerë të shtuar”, theksoi Millatoviq. Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Millatoviq u shpreh se detyrën e tij e fillon me dëshirën e madhe që të japë kontribut të plotë në zhvillimin e mëtejshëm demokratik të Malit të Zi, të stabilizimit të tij institucional dhe të avancimit të tij ekonomik.

“Në korniza të kompetencave që më janë dhënë me Kushtetutë dhe Ligj, si dikush që përfaqëson Malin e Zi në vend dhe jashtë tij, do të përpiqem të jem faktor i pajtimit dhe bashkimit në interes të çdo qytetari dhe të shoqërisë në tërësi. Por njëkohësisht do të jem edhe faktor korrektues, duke orientuar proceset shoqërore drejt demokratizimit të mëtejshëm të Malit

të Zi. Qytetarët nuk do t’i ndaj në ata që më kanë dhënë votën në zgjedhjet e kaluara dhe në ata që kanë menduar ndryshe. Nga dita e parë e kryerjes së funksionit, do të mendoj se si do të duket dita e fundit e mandatit tim”, u shpreh Presidenti i ri, Jakov Millatoviq.

Ndërkaq, një ditë më herët, përkatësisht më 19 maj 2023, në prag të dorëzimit të detyrës Presidenti në largim i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq zhvilloi një konferencë për media në të cilën bëri një bilanc të rezultateve të vendin gjatë mandatit të tij.

Jakov Millatoviq është presidenti i tretë i Malit të Zi që nga ripërtërirja e pavarësisë në vitin 2006.

Presidenti i Malit të Zi zgjidhet në mandatin pesëvjeçar dhe i njëjti person mund të jetë president më së shumti dy herë. Presidenti i Malit të Zi nuk mund të ushtrojë funksion tjetër publik.

KOHA Javore 7
u. E ENJTE, 25 MAJ 2023 NGJARJE JAVORE
t.

Zgjedhjet lokale në Shqipëri

Fitore bindëse e socialistëve

Zgjedhjet lokale të mbajtura me 14 maj në Shqipëri, dëshmuan fitorën e Partisë Socialiste, ku nga 61 bashki fituan 53, ndërsa 7 nga “Bashkë Fitojmë” dhe 1 nga Mega(minoriteti grek), duke qenë fitorja ma e madhe nga socialistët në pluralizëm qe rikthen monizmin në skenën politike

Në fushatën parazgjedhore është bërë praktikë që konkurrentët politikë të përdorin retorikë të veçantë, madje të sforcuar kundër konkurrentëve të tyre politikë, që kalon madje edhe në kërcënime. Kësaj here e veçantë ishte deklarata e kryeministrit Rama duke i kërcënuar kundërshtarët politikë se s’do merrni asnjë lekë po votuat kundërshtarët, deklaratë që do të mbesë e evidentuar në skenën politike si thënie e diktarorëve modernë. Të ndodhur në një situatë të tillë, një numër i konsideruar i qytetarëve u friguan dhe votuan mazhorancën, edhe jashtë vullnetit të tyre, sepse në pyetje ishte e ardhmja e tyre në punë e gjetiu.

Dy kolona zgjedhore

Zgjedhjet lokale në Shqipëri kishin një peshë të veçantë, pothuaj si të ishin parlamentare, që u dëshmua përmes fushatës zgjedhore në tërë Shqipërinë. Ishte ky një moment i veçantë për të dëshmuar forcimin e qeverisjes socialiste si dhe sproven e opozitës për t´u rikthyer qytetarëve të bashkuar pas bojkotimit të zgjedhjeve lokale në vitin 2019.

Kësaj here në zgjedhje nuk kishte vëshirësi, sepse ishin dy kolona zgjedhore ku qytetarët do të përcaktohen me votën e tyre, PS dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” nga bashkimi i PD të udhëhequr nga Sali Berisha dhe Partia e Lirisë nga Ilir Meta. Nga ana tjetër, kishim PD e cila ka vulën dhe partitë e vogla të cilat iu prezantuan votuesve jo për kryetar të bashkive, por për anëtar të këshillave bashkiake.

Socialistët fituan bindshëm

Në vendet me demokraci të konsoliduar, një parti e cila udhëheq gjatë

dhe ballafaqohet me probleme të ndryshme sikurse është korrupcioni dhe mosfunkcionimi i shtetit ligjor, partitë e tilla ezaurohen dhe pësojnë rënie, por në Shqipëri ndodhi e kundërta, ku Partia Socialiste fitoi bindshëm zgjedhjet lokale në 53 bashki, si asnjëherë deri më tash në pluralizëm. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të drejtë vote në zgjedhjet e 14 majit kishin 3.650.658 persona. Prej këtij numri, 122.545 ishin votues të rinj, ndërsa në votim kanë marrë pjesë 1.395.360 qytetarë apo 38.22% e tyre.

Në garën për drejtimin e 61 bashkive ishin 144 kandidatë. Ndërkaq për 1.603 ulëse në këshillat bashkiake garuan 23.700 persona. Në zgjedhjet e 14 majit u regjistruan 40 parti dhe koalicione.

Në bazë të numrit të qytetarëve që kanë votuar, del qartë se kjo dalje është e ulët, çështje e cila duhet të analizohet nga akterët e politikës shqiptare si në pozitë dhe opozitë, për të dhënë përgjigjën e duhur pse abstenojnë apo refuzojnë qytetarët shqiptarë të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

Presioni ndaj opozitës Nga ana e opozitës të gjithë janë unanim se u votua nën presionin e narkoshtetit, mafias së pastrimit të parave dhe krimit të organizuar, çështje e cila ka kohë qe është bërë shqetësuese për elektoratin. Jo vetëm kaq, është përdorur kërcënimi dhe shantazhi ndaj votuesve të opozitës, duke shpenzuar miliona euro për të blerë vota, duke tjetërsuar votën e lirë të qytetarëve. Nga ana tjetër nuk duhet harruar se u realizuan mijëra unësime shtesë për qëllime elektorale, dhe mijëra legalizime të bllokuara qëllimisht me vite u dhanë deri një ditë përpara zgjedhjeve. Si më parë edhe tash u ndanë qindra milionë lekë për gjoja ndihma ekonomike dhe për pensione, ndërsa grupet kriminale dolën hapur në krah të “Rilindjes”.

Sipas të dhënave shumë shqetësuese është fakti se një numri të madh të qytetarëve iu është ndryshuar qendra e votimit. Madje thuhet numri ka qenë disa mijëra, duke i dekurajuar qytetarët dhe penguar votimin e tyre që u

KOHA Javore 8 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 25 MAJ 2023 Shpërndarja territoriale e bashkive në Shqipëri(14 maj 2023)
Nail Draga

socialistëve

dëshmua me rezultatin e zgjedhjeve. Humbja e zgjedhjeve nga ana e opozitës, kryesisht nga PD-ja ka filluar tatëpjetën tash ca vite, ku vendimtare kanë qenë mospjesëmarrja në zgjedhjet lokalen(2019), dalja nga parlamenti, humbja e zgjedhjeve parlamentare (2021) dhe përçarjet brenda partisë, krijimi i klaneve për interesa personale, duke harruar idealet e dhjetorit të vitit 1990, që duhet të jetë mision për PD-në dhe demokracinë në Shqipëri.

Duhet të ndryshojë

kodi zgjedhor

Si në zgjedhjet parlamentare, ashtu edhe në këto lokale, mungesa e pjesëmarrjses së emigrantëve në procesin zgjedhor paraqet çështje të veçantë që kërkon zgjidhje politike. Duke marrë parasysh se në emigrim janë pothuaj gjysma e popullsisë, votimi i tyre do të ishte vendimtar në përcaktimin e votuesit. Por, ata kanë mbetur jashtë zgjedhjeve, sepse pushtetit socialist nuk iu konvenon të votojnë, sepse ata nuk mund të korruptohen apo të kushtezohen me vend pune e benificione të tjera. Andaj në këtë aspekt është obligim që të ndryshojë kodi zgjedhor, që Shqipëria të jetë një njësi zgjedhore, votimi me lista të hapura dhe të mundësohet të votojnë edhe emigrantët. Vetëm atëherë do të kishim një realitet tjetër në skenën politike qe do të ishte i vullnetit të qytetarëve shqiptarë.

Refuzimi apo bojkotimi i së djathtës

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se në zgjedhjet lokale të 14 majit kandidatët për kryebashkiakë të Partisë Socialiste kanë marrë 787.545 vota, ndërsa ata të koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë marrë 502.037 vota, ndërsa PSD ka marrë 36.895 vota.

Nga ana tjetër, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 251 mijë vota për këshilltarët bashkiakë, apo 297 mandate, pra 50 % më pak se sa kanë marrë kandidatët në garat për krye-

bashkiakë. Por një rënie të numrit të votave ka pësuar edhe Partia Socialiste, e cila ka marrë edhe ajo 200 mijë vota më pak ose 26%, përkatësisht 588.421 vota më pak se kandidatët, apo 768 mandate. Ndërsa PD ka marrë 105.705 vota apo 126 mandate. Në këtë aspekt befasi ka paraqitur PSD e cila ka fituar numër të konsideruar të këshilltarëve sidomos në Shkodër, Lezhë, Malësi të Madhe e gjetiu, duke qenë faktor në formimin e pushtetit lokal.

Çështje enigmatike e këtyre zgjedhjeve qendron të opozita e cila nuk arriti të mobilizonte radhët e veta, sepse ajo ishte me minus 200 mijë vota në krahasim me vitin 2021, nga del se votuesit i kanë bojkotuar.

Shkodra iu rikthehet socialistëve Surpriza e këtyre zgjedhjeve lokale ishte Shkodra, sepse as ma optimistët nuk kanë mundur ta parashikojnë se socialistët do të fitojnë në këtë qytet, e jo më të fitojnë bindshëm! Të pakënaqur me pushtetin lokal për tre dekada, nga viti 1991, shkodranët përfundimisht kanë vendosur të votojnë ndryshimin, duke iu mundësuar socialistëve të qeverisin dhe të shohin kapacitetin e tyre. Një ndryshim i tillë fillimisht u dëshmua me votën e tyre, të cilët votuan kandidatin e socialistëve Benet Becin me 34.531 vota (60.23%), ndërsa kundërkandidati nga demokratët Bardh Spahija fitoi 22.804 vota (39.77%). Diferenca prej 11.727 votash është dëshmi transparente për të kuptuar se qytetarët votuan për ndryshimin në qeverisje lokale. Nuk ka dilemë se këtij rezultati i kanë ndihmuar ish LSI e Shkodrës (A.Çela) dhe PSD (T.Doshi) që iu bashkuan PS-së, që ishin garanci e kësaj fitoreje.

Analogjia e 14 majit (1913-2023)

Në lidhje me datën 14 maj, për Shkodrën kemi një analogji e cila ka të bëjë me të kaluarën e saj para 110 vitëve.

Fjala është për çlirimin e Shkodrës më 14 maj 1913 nga pushtuesit malazezë, të cilët nën ndikimin kryesisht të Austro-Hungarisë, por edhe të vendeve të tjera të Fuqive të Mëdha, u detyruan ta lëshojnë Shkodrën ku ishin vendosur më 23 prill 1913 kur ua dorëzoi Esat Pasha. Por, 110 vite me pas, ndonëse nga viti 1991 Shkodra u çlirua nga ideologjia e pushteti komunist, pikërisht më 14 maj qytetarët e saj bindshëm votuan që qyteti të qeveriset nga socialistët. Se si do të jetë një qeverisje e re, përgjegjësia do të bie mbi qeverisjen vendore, e cila gjatë fushatës ka premtuar investime dhe ndryshime në zhvillimin e qytetit. Vitet në vijim do të dëshmojnë realitetin se a do të kemi ndryshimin e pritur, apo ishin premtime parazgjedhore. Të gjitha këto do të vlerësohen nga qytetarët e Shkodrës, të cilët kësaj here votuan për ndryshimin e pritur vite me radhë.

Riorganizimi i opozitës

Përfaqësuesit e opozitës duhet të analizojnë zgjedhjet dhe të marrin përgjegjësinë për humbjen e tyre. Të gjithë duhet të reflektojnë, nisur nga kandidati për këshilltarë dhe ata për kryebashkiakë si dhe udhëheqësit partiakë. Askush nuk duhet të i ik përgjegjësisë, duke ofruar analiza të zgjedhjeve në bashkinë përkatëse për të dëshmuar rezultatin i cili ishte dëshprues për të gjithë demokratët, por edhe për partitë tjera pjesëmarrëse në zgjedhje. Nuk ka dilemë se të vjetrit duhet t’i lënë vendin një brezi të ri në PD, duke ofruar të rinj të përgatitur dhe të guximshëm për t’u ballafaquar me realitetin në skenën politike që do të ishte në favor të opozitës dhe demokracisë pluraliste në Shqipëri. Përfundimisht nuk ka dilemë se nëse nuk do të ketë një riorganizim të opozitës në zgjedhjet e vitit 2025, ekziton rreziku që Edi Rama të vazhdojë me këtë trend të fitores, madje edhe të marrë i vetëm aq deputetë sa të bëjë i vetëm ndryshimet kushtetuese, që do të ishte fatkeqësi për të ardhmën e Shqipërisë, sepse vendi do të përballët me një komunizëm të dytë pas diktaturës së Enver Hoxhës, duke ia mundësuar Edi Ramës të qendrojë në pushtet edhe disa vite.

KOHA Javore 9 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 25 MAJ 2023

Dhuna mes nxënësve shkolla, alarm për shoqërinë

Në mjediset edukativo-arsimore, duke mos anashkaluar as ato me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi, ndonëse në raste sporadike, sjelljet e dhunshme mes nxënësve kanë filluar të bëhen mjaft shqetësuese, madje edhe alarmante. Siguria nëpër shkolla është temë që përmendet vetëm atëherë kur ndodhin raste të padëshirueshme të përdorimit të dhunës mes nxënësve, shpesh edhe me lëndime të rënda. Adoleshentët po jetojnë në një kohë ku vëmendjen më të madhe e kanë të fokusuar tek teknologjia dhe pjesën më të madhe e kalojnë në rrjetet sociale. Por edhe fenomeni i bullizmit, që është përhapur gjerësisht në vitet e fundit, i bën ata që t’u përshtaten situatave për t’u ndjerë të pranuar nga grupet shoqërore.

Rastet e fundit që kanë ndodhur në shkolla vetëm kanë (ri)shpërfaqur problemet shumëdimensionale me të cilat po përballet shoqëria jonë, duke filluar së pari nga familja e pastaj edhe tek institucionet tjera përcjellëse. Megjithatë, asnjëherë nuk janë përcaktuar qartë faktorët esencialë të sjelljes se dhunshme të nxënësve në Mal të Zi. Mbase nuk janë definuar si duhet mekanizmat e domosdoshëm të sigurisë nëpër ambiente shkollore gjatë viteve të shkuara, por edhe këtë vit kanë ndodhur mjaft raste kur nxënësit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit ose ka patur përleshje mes grupeve.

Se sa është shtrirë ky fenomen negativ në shkollat në Mal të Zi, dëshmojnë të dhënat hulumtuese të cilat i ka prezantuar kohë më parë këshill-

tari i pavarur në Entin për Shkollim, Mr. Zoran Llaloviq, i cili ndër të tjera nënvizoi se “nga fillimi i vitit shkollor 2022/23 deri në momentin e marrjes në pyetje, 43% e nxënësve kanë qenë dëshmitarë të dhunës nga nxënës individualë ndaj nxënësve të tjerë në shkollat e tyre, dhe 17% e nxënësve kanë përjetuar të paktën një akt dhune (kanë qenë viktima të dhunës në shkollë), gjë që është shumë shqetësuese”. Pedagogët thonë se fillimin e këtyre problemeve duhet kërkuar së pari nga mungesa e edukatës familjare,

sepse gjithçka nis nga edukata. Nëse kjo kohë e ekspansionit teknologjik e ka zënë të papërgatitur shoqërinë, atëherë e ka zënë të papërgatitur edhe familjen. Ndërkohë që lëvizjet janë shumë të mëdha në secilin kuptim, familja sikurse edhe koha ka bërë gjithnjë e më pak për të edukuar drejt fëmijët. Sipas pedagogëve janë dy komponentë kryesorë që familja mos të merret me edukimin e fëmijëve: njëri është ngarendja për të siguruar mirëqenien, kur familja ka pak kohë të merret me edukimin e fëmijëve, gjë të cilën pedagogët nuk e arsyeto-

KOHA
10
politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
Javore
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht
E ENJTE, 25 MAJ 2023
Gjekë Gjonaj

në shoqërinë

jnë, sepse sipas tyre prindërit duhet te gjejnë kohë të merren më shumë me fëmijët. Komponenta tjetër, pohojnë pedagogët, është mosqenia në krye të detyrës e prindërve për arsye të tjera.

Sociologët e shohin dhunën mes nxënësve në shkolla si një alarm për shoqërinë, për të treguar më tepër vëmendje ndaj edukimit të fëmijëve. “Shumë familje i kushtojnë fare pak rëndësi edukimit të fëmijës, sepse mos të harrojmë se familja është shkolla e parë. Shumë nga familjet sot janë në përpjekje të mëdha për

mbijetesë dhe duan apo nuk duan janë jashtë shtëpisë për orë të tëra dhe jo të gjithë ia arrijnë që të jenë tërë kohës me sytë nga fëmijët, dhe mund të ndodhë që në familje të tilla vetë fëmija të bëhet pre e dhunës ose dhunues i të tjerëve”, theksojnë ata.

Ekspertët e fushës së psikologjisë vlerësojnë se janë një numër faktorësh që po e shkaktojnë nxitjen e dhunës te të rinjtë. Sipas tyre, ndër faktorët e parë që e nxisin dhunën nëpër shkolla, është toleranca shoqërore ndaj fenomenit të dhunës. Ata shprehen se shkaqet themelore të paraqitjes së dhunës janë problemet e jetës së nxënësve jashtë shkollës dhe ngjarjet në shkollë. ”Shkolla me tërë organizimin e saj dhe potencialin profesional-pedagogjik që ka, duhet të tregojë gatishmëri për parandalimin e shkaqeve të dhunës mes nxënësve. Dhuna duhet parandaluar me çdo

kusht dhe mos të lejohet që bartësit e dhunës të tregohen si “mbinjerëzor” dhe si “heronj”, theksojnë ekspertët e fushës së psikologjisë. Për dhunën në shkolla flasin edhe vetë fëmijët shqiptarë dhe joshqiptarë të cilët na thanë se fenomeni i dhunës është përditshmëri në shkollë.

Si ish-mësimdhënës, i japim vetes të drejtë të konstatojmë se në tri dekadat e fundit shkolla është zhveshur nga komponenta e edukimit, mbase situata përpara në arsim e dimë se ka qenë krejtësisht ndryshe. Sot i gjithë fokusi dhe potenciali i mësimdhënësve është orientuar në aspektin arsimor, gjë e cila mendojmë se është e gabuar, sepse jo rastësisht shkollën e quajmë institucion edukativo-arsimor. Komponenta edukative na del më përpara se ajo arsimore. Kjo do të thotë se pa një edukim të mirë nuk mund te kemi arsimim të mirë. Po ashtu sot si asnjëherë më parë mungon bashkëpunimi i duhur i trekëndëshit prindër-institucion-nxënës.

Nga ana e tjetër, disa bashkëbisedues me të cilët biseduam në këtë temë, mendojnë se të gjithë jemi fajtorë dhe nuk mund ta vendosim fajin vetëm tek shkolla, familja dhe institucionet përcjellëse , por tek të gjithë. Sidoqoftë, duhet ta pranojmë se fenomeni i dhunës është një çështje e rëndësishme të cilës duhet t’i kushtojmë mjaft vëmendje. Në të kundërtën një pjesë e fëmijëve tanë mund të kenë efekte negative në aspektin psikologjik të cilat, larg qoftë,mund të çojnë edhe në ngjarje tragjike (krime) në shkolla, siç ka ndodhur ajo e pak javëve më parë në Shkollën Fillore “Vlladimir Ribnikar” në Beograd (Serbi), ku sipas raportimit të mediave serbe, nxënësi i kësaj shkolle K.K. 14 –vjeçar, ka vrarë 8 nxënës dhe një roje sigurie dhe ka plagosur edhe 6 nxënës dhe një mësuese. Pa një angazhim kolektiv dhe institucional të krejt sistemit dhe llogaridhënies së drejtorëve të shkollave, ky fenomen do të jetë i pranishëm edhe shumë vite nëpër shkolla. I gjithë sistemi do të ishte mirë dhe shumë e nevojshme të gjejë një mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë në uljen dhe zhdukjen e dhunës në shkolla. Atëherë shtrohet pyetja: Çfarë presim?

KOHA Javore 11 Pikëpamjet e
OPINIONE & VËSHTRIME nuk
VËSHTRIM & OPINION
shprehura
fq:
përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
nxënësve
E ENJTE, 25 MAJ 2023

Ulqini në kohën e Hafiz

(Vazhdon nga numri i kaluar)

Në rrethana të tilla, në një situatë të re kemi emigrimin e parë të popullsisë nga qyteti i Tivarit, Krajës dhe Ulqinit. Popullsia e shpërngulur është shqiptare kryesisht e konfesionit islam, por ka pasur edhe myslimanë sllavofolës, sidomos nga qyteti i Tivarit. Popullsia e emigruar është vendosur kryesisht në Shkodër. Kështu, në saje të të dhënave, nga Ulqini, pas rënies së tij nën Mal të Zi në janar të vitit 1878, janë larguar 143 familje dhe janë vendosur në Shkodër.

Të dhënat lidhur me numrin e banorëve të qytetit të Ulqinit duke filluar nga kjo kohë janë më të shumta, sepse ai në saje të qëndrimit të

Fuqive të Mëdha ishte në qendër të veprimit të diplomacive ndërkombëtare të shteteve përkatëse. Francezi Bozhur thekson se Ulqini në shek. XIX kishte 6.000 banorë, ndërsa më 1878 Gopçeviqi jep shifrën 8.000 banorë. Për vitin 1880, na jepet e dhëna prej 5.000 banorësh. Nga ana tjetër nahia e Mërkotit kishte 315 shtëpi, të gjitha myslimane. Po këtë vit nahia e Krajës kishte 1.100 shtëpi, më këtë përbërje konfesionale: 700 myslimane, 150 katolike dhe 250 ortodokse. Por, siç do te shohim më vonë në saje të rrethanave të reja shoqërore, këto raporte të strukturës kombëtare të popullsisë do të ndryshojnë në disfavor të popullsisë shqiptare e në veçanti ka të bëjë me qytetin e Tivarit. Struktura etnike e popullsisë në këtë mjedis sidomos në viset shqiptare filloi të ndryshojë pas vendimeve të Kongresit të Berlinit 1878, pas vitit 1880, e po ashtu edhe më vonë pas viteve 1912-1913, sepse këto vise kaluan nën administrimin e Malit të

Zi. Nga një gjendje e posakrijuar me pushtetarët e rinj, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë emigroi në Shkodër e gjetiu. Emigrimi i popullsisë pati përmasa të mëdha, sidomos në qytetin e Ulqinit ku pas vitit 1880, u shpërngulën nga qyteti 413 familje me rreth 3.000 banorë, duke u vendosur kryesisht ne Shkodër por edhe në Durrës.

4. Ndryshimi i struktures nacionale të popullsisë

Me aneksimin e territoreve të reja pas viteve 1878 dhe 1880, politika shtetërore malazeze kishte vendosur objektiva të qarta në lidhje më këto territore. Çështje parësore ishte ndryshimi i strukturës etnike të popullsisë në këtë mjedis. Kështu më urdhër të Simo Popoviqit i cili ishte në funksionin e guvernatorit të parë të Ulqinit, organet e pushtetit malazez ia filluan punës për regjistrimin dhe matjen e sipërfaqës tokësore që duhej të kolonizohej.

Në lidhje më këtë çështje në mënyrë mjaft transparente na dëshmon letra e vojvodë S. Popoviqit që ia dërgonte ministrit të Punëve të Jashtme, ku thuhet:

”Rrethi i Ulqinit për ne është i huaj. Të gjithë këtu janë turq (shqiptarë të konfesionit islam - N.D.) dhe malësorë. Kujdesi ynë i parë, për arsye të shumë shkaqeve, duhet të jetë që banorët vendas t’i asimilojmë dhe sa më parë në dy mënyra: me anë të kolonizimit, duke vendosur këtu 4-5 mijë familje malazeze dhe me anë të hapjes së shkollave. Kolonizimi do të arrihet kur të shpërngulën malësoret nga ky vend. Kur të realizohet ky projekt, atëherë ky rajon i bukur dhe i pasur do të jetë krejtësisht dhe përgjithmonë i Malit të Zi. Derisa të mos realizohet ky qëllim, nuk kemi së çka të gëzohemi”.

Një përmbajtje e tillë nuk meriton të analizohet, sepse çdo gjë është transparente, por i mbetej pushtetit të ri të realizojë në praktikë kolo-

nizimin e këtyre territoreve me popullsi sllave.

Sipas të dhënave qe disponojmë në Ulqin e rrethinë nga viti 1881 e deri më 1893, janë vendosur 400 familje kolonistësh sllavë, të cilave u janë ndarë 5.000 ditarë tokë. Nga kjo del se një ekonomi shtëpiake ka fituar

KOHA Javore 12 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ E ENJTE, 25 MAJ 2023

Hafiz Ali Ulqinakut

Nikolla i Malit të Zi, i cili theksonte ”... me vendosjen e malazezëve nga Mozhuri e deri te Buna, tërë qarkun e Ulqinit e malazezojmë”, duke vazhduar se “.. .tërë qyteti dhe rrethina është e banuar më shqiptarë të konfesionit islam dhe katolik. Gjuha serbe në këtë anë të Mozhurit nuk është dëgjuar. Me vendosjen e malazezëve zhduket tipi shqiptar i kësaj ane”. Ndaj një citimi të tillë çdo koment është i tepërt, sepse politika ekspansioniste ishte platformë politike e Malit të Zi, e cila ishte pothuaj identike sikurse “Naçertania” e Serbisë nga viti 1844, ku parësore ishin asimilimi dhe kolonizimi i territoreve të reja të administruara prej tyre në saje të vendimeve të Fuqive të Mëdha.

5. Tivari - humbja e identitetit etnik

Nëse Ulqini pati mundësi të ruajë identitetin e vet etnik edhe pas vitit 1880, ku fillimisht në rrethinë, e më pas në qytet, u vendosën kolonistët malazezë, diçka e tillë nuk ngjau me Tivarin. Ky qytet në saje të vendimeve të Kongresit të Berlinit në vitin 1878, kur iu dha Malit të Zi, në mënyrë mekanike e ndryshoi strukturën e popullsisë në favor të asaj sllave, ndërsa elementi shqiptar mbeti në pakicë, ku me kalimin e kohës u asimilua pothuaj tërësisht, ndërsa përjashtim bëjnë vetëm vendbanimet shqiptare në pjesën veri-përendimore të Krajës.

804 banorë apo 192 familje, pastaj ortodoksët me 489 banorë apo 192 familje, katolikët 448 banorë apo 108 familje dhe romët me 82 banorë dhe 16 familje.

6. Përfundim

Në shek. XIX në territorin e Ulqinit në aspektin e ngushtë, por edhe atë rajonal kanë ndodhur ndryshime të mëdha socio-demografike, si rezultat i luftrave të zhvilluara, por edhe veprimit të diplomacisë ndërkombëtare. Në këtë aspekt pas Tivarit, Ulqini është shëmbull tipik i viktimizimit për interesat e Fuqive të Mëdha.

Pikërisht, në saje të këtyre veprimeve subjektive për çështje të territoreve, u dëshmua në vepër ndryshimi mekanik i strukturës etnike të popullsisë, me shperngulje të shqiptarëve dhe me procesin e kolonizimit me popullsi sllave, duke ndryshuar demografinë e këtij mjedisi.

Pra, kemi të bëjmë me raporte të reja gjeostrategjike të Fuqive të Mëdha të cilët ishin në aleancë kundër Perandorisë Osmane. Në këto rrethana shqiptarët ndonëse përmes Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u angazhuan maksimalisht për ruajtjen e hapësirës etnogjeografike shqiptare, ishin faktorët ndërkombëtarë që përcaktuan interesat e tyre gjeopolitike.

nga 12.5 ditarë tokë. Në forma të ndryshme, plane kolonizimesh kanë vazhduar të realizohen deri në Luftrat Ballkanike, sepse deviza shtetërore ishte të ndryshohet struktura etnike e këtyre mjediseve.

Asipratat ekspansioniste ndaj këtij mjedisi i ka shprehur edhe vetë Princ

Në lidhje me strukturën kombëtare të popullsisë në qytetin e Tivarit, pasi ai kalon nën administrimin e Malit të Zi, të dhëna më interes kemi nga regjistrimi i popullsisë në vitin 1879. Të dhënat e publikuara kanë të bëjnë me strukturën konfesionale të popullsisë, sepse ajo kombëtare vazhdimisht është eliminuar për qëllime të caktuara.

Kështu në qytetin e Tivarit nga këto të dhëna del se në vitin 1879 kishte 445 familje me gjithsej 1.823 banorë. Më të numërt kanë qenë myslimanët me

Në kujtim dhe nderim të figurës së Hafiz Ali Ulqinakut, me vendim të Kuvendit të Komunës së Ulqinit nga data 7 maj 2002 një rrugë në qytetin e Ulqinit mban emrin e Hafiz Ali Ulqinakut. Mendoj se në këtë vit jubilar të lindjes së tij, është e udhës të inicohet ngritja e një busti në qytetin e Ulqinit, ku me një veprim të tillë ne nderojmë veten dhe këtë personalitet të kulturës kombëtare. Iniciativa e tillë besoj se do të përkrahet nga pushteti lokal, duke dëshmuar se veprojmë si bota e qytetëruar, duke vlerësuar personalitetet e nderuara kombëtare. (Fund)

KOHA Javore 13 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ E ENJTE, 25 MAJ 2023
Ali Riza Ulqinaku (1855-1913)

Luftrat Ballkanike –serbe ndaj shqiptarëve

- personat të cilët vullnetarisht heqin dorë nga shtetësia jugosllave, do të lirohen nga të gjitha tatimet dhe nga detyrimet ushtarake; si dhe - transporti falas për ata të cilët pasurinë e vet të patundshme do t’ia lenin shtetit.

bimit të shqiptarëve për në Turqi e hartoi Çubrilloviqi në vitin 1937, e pikërisht për qeverinë e kryeministrit Stojadinoviq të Mbretërisë së Jugosllavisë. Atë duhej ta zbatonin autoritetet shtetërore. Midis tjerash, Çubrilloviqi shkruan:

(vijon nga numri i kaluar)

Politikani serb nga Kroacia, i periudhës midis dy luftrave botërore, Svetozar Pribiçeviq (1875-1936), në studimin e tij Diktatura e Mbretit Aleksandër, thotë se pas vendosjes së diktaturës, Mbretëria e Jugosllavisë e ka intensifikuar spastrimin etnik të trojeve shqiptare, me ç’rast rolin kryesor e ka luajtur Klubi Kulturor Serb në Beograd, i drejtuar nga Sllobodan Jovanoviqi (1869-1958) - profesor i Fakultetit të Drejtësisë, historian dhe rektori i Universitetit të Beogradit. Ky klub në të cilin tuboheshin akademikët serbë, intelektualët eminentë dhe profesorët universitarë, mbështetej edhe nga administrata shtetërore. (Svetozar Pribiçeviq, La dictature du roi Alexander, Paris, 1933; Diktatuara e Mbretit Aleksandër, Beograd, 1983, f.15; Diktatura e Mbretit Aleksandër, Globus Zagreb, 1990, f. 311).

Publicisti i sotëm serb Vladan Jovanoviq, në studimin e tij Në kërkim të atdheut – migrimet e myslimanëve nga Jugosllavia për në Turqi 19181941, thotë se në vitin 1935 autoritetet jugosllave kanë organizuar në Beograd një takim në të cilin kanë marrë pjesë përfaqësuesit e pesë ministrive të shtetit dhe përfaqësuesit e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Mbretërisë së Jugosllavisë, me ç’rast është hartuar projekti “për shpërnguljen e elementit josllav nga Serbia Jugore”. Një prej konkluzioneve të këtij projekti ka qenë: Miratimit urgjent i një konvente dypalëshe me Turqinë. Me një marrëveshje që do të arrihej, parashikohej:

Propozimet e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Mbretërisë së Jugosllave u miratuan si masa për shpërnguljen “e suksesshme dhe të shpejtë të popullatës josllave” për në Turqi dhe Shqipëri.

Masat e sipërthëna, ndërmjet tjerash përfshinin:

- luftimin e propagandës kundër shpërnguljes, që zhvillohej nga Tirana;

- thirrjen e shpeshtë të rekrutëve shqiptarë të zonave kufitare në stërvitje ushtarake;

- ndalimin e pranimit në shërbime shtetërore “të personave që janë të parashikuar për shpërngulje”;

- zhvendosjen e nëpunësve aktualë josllavë (d.m.th. shqiptarë) në zonat e tjera të vendit;

-“shtetëzimin e objekteve gjeografike dhe ndërrimin e mbiemrave personalë”, etj.

Me këtë rast, ushtria serbe flet edhe për rolin e rëndësishëm që duhet të luajnë Kisha Ortodokse Serbe, mbrojtja popullore dhe iniciativa private. * * *

Politika afatgjatë e largimit të dhunshëm të shqiptarëve nga trojet e veta stërgjyshore për në Anadolli dhe prolongimi i shpërnguljes së tyre, has në kritikat e akademikut serb Vasa Çubrilloviq (1897-1990). Për ta zgjidhur shpejt dhe për t’i dhënë fund “çështjes shqiptare”, autori i memorandumit apo i elaboratit famëkeq të dëbimit të shqiptarëve nga Kosova dhe kolonizimit të saj me serbë dhe malazezë, propozon mënyra efektive dhe konkrete të spastrimit etnik. Në studimin Ideologjia e Serbisë së madhe, politikani kroat Ante Belo (1946-) shkruan se projektin e dë-

“Shqiptarët është e pamundur të

KOHA Javore 14 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 25 MAJ 2023
Xhelal Zejneli

krimet shqiptarëve

luftohen vetëm nëpërmjet kolonizimit gradual… E vetmja mënyrë dhe i vetmi mjet është forca brutale e organizuar e organeve të shtetit. Në këtë pikëpamje, serbët gjithmonë kanë qenë mbi ta”.(Ante Belo, Ideologjia e Serbisë së Madhe, artikull në Hrvatski iseljeniçki zbornik, Zagreb, 1995, f.

219-238).

Pas politikës së dhunës dhe të spastrimit etnik të trojeve shqiptare, Serbia zbatoi politikën e kolonizimit të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare me kolonë serbë dhe malazezë. Konventa ndërmjet Jugosllavisë dhe Turqisë për shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet stërgjyshore nën pushtimin serb

Kontaktet e para shtetërore ndërmjet Mbretërisë së Serbëve, të Kroatëve dhe të Sllovenëve (SKS) dhe Turqisë lidhur me shpërnguljen e shqiptarëve, janë realizuar në vitin 1926, ndërsa në vitin 1933 është përcaktuar platforma e re e Ministrisë Jugosllave të Agrikulturës, ideja kryesore e së cilës ka qenë ekspatriacioni (çatdhesimi) i shqiptarëve mund të kryhet vetëm në kuadër të një procesi afatgjatë, e pikërisht për dy arsye:

- e para, Jugosllavia nuk ka mjete të mjaftueshme për ta realizuar një projekt të tillë;

- e dyta, rrethanat ndërkombëtare nuk do të lejonin që deportimi i shqiptarëve të realizohet në afat të shkurtër.

Vlladan Jovanoviqi në studimin e sipërthënë shkruan se veprimtaritë shtetërore për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi arritën kulmin me nënshkrimin e konventës ndërmjet Jugosllavisë dhe Turqisë.

Prej 9 deri më 11 korrik 1938 në Stamboll janë mbajtur një varg mbledhjesh për përgatitjen e Marrëveshjes ndërmjet Jugosllavisë dhe Turqisë për shpërnguljen e shqiptarëve. Të dyja palët kanë rënë dakord që brenda gjashtë vitesh, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi të shpërngulen 40.000 familje shqiptare në zonat e shkreta, të pabanuara të Anadollisë. Konventa ndërmjet Jugosllavisë dhe Turqisë u nënshkrua më 11 korrik 1938 dhe duhej të hynte në fuqi pasi t’i ratifikonin parlamentet e të dy vendeve. Me shpërnguljen e shqiptarëve duhej të liroheshin tokat pjellore dhe të punueshme për serbët që do të vinin prej viseve pasive të Serbisë. Me nenin 2 të Konventës ndërmjet Jugosllavisë dhe Turqisë parashikohej ekspatriacioni (çatdhesimi) i plotë i shqiptarëve nga shumë qytete të tyre, midis të cilëve janë: Prizreni, Ferizaji, Prishtina, Kaçaniku, Gjilani, Pre-

sheva, Peja, Istogu, Mitrovica, Gjakova, Vushtrria (Vuçitërni), Drenica si dhe nga qytetet e tjera shqiptare në Maqedoni dhe në Mal të Zi. Për pesë vitet e para të shpërnguljes, d.m.th. në periudhën e viteve 1939-1944, sipas konventës së sipërthënë parashikohej të shpërnguleshin në Turqi 25.000 familje shqiptare, e pikërisht me dinamikën vijuese: 4.000 familje në vitin 1939; 6.000 familje në vitin 1949; 7.000 familje në vitet 1941 dhe 1942; dhe 8.000 familje në vitet 1943 dhe 1944.

Sipas marrëveshjes ndërmjet Jugosllavisë dhe Turqisë, një familje ka mundur të përmbajë deri në 250 anëtarë, kështu që 40.000 familje shqiptare kanë mundur të arrijnë edhe mbi 1 milionë vetë.

Ratifikimi dhe realizimi i kësaj konvente është penguar për shkak të: - mosmarrëveshjeve financiare ndërmjet Beogradit dhe Ankarasë; - fushatës së autoriteteve të Shqipërisë kundër shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e veta stërgjyshore për në Turqi; si dhe - shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore.

Edhe pse kjo marrëveshje nuk është ratifikuar dhe nuk është zbatuar siç ka qenë planifikuar, ka pasur pasoja të rënda për pozitën dhe të ardhmen e popullit shqiptar në Jugosllavi. Spastrimi etnik afatgjatë dhe kolonizimi i viseve shqiptare në Jugosllavi ka shkaktuar ndryshimin etnik të strukturës së popullsisë. Masat e dhunshme të ndërmarra nga Beogradi ndaj shqiptarëve, kanë ndikuar që marrëdhëniet e grupeve etnike gjithmonë të jenë të tensionuara, e sidomos ndërmjet shqiptarëve vendas dhe kolonëve serbë. Kjo ka ndikuar edhe në thellimin e konfliktit midis serbëve dhe shqiptarëve.

* * *

Ideologjia kombëtare serbeIdeologjinë nacionaliste serbe të Ilija Garashaninit (1812-1874) të paraqitur në projektin e tij Naçertanije, Beograd 1844 si dhe të filologut dhe mbledhësit të këngëve popullore serbe Vuk Stefanoviq Karaxhiqit (1787-1864), do ta vazhdojnë me devotshmëri intelektualët serbë të qarqeve akademike dhe universitare të fillimit të shekullit XX.

(Vazhdon)

KOHA Javore 15 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 25 MAJ 2023

Në cilën kohë

Po jetojmë në një trend të ri ku për një periudhë të shkurtër kanë ndryshuar shumë gjëra nga jeta dhe mënyra e të jetuarit. Pas shumë të tjerash, ne po jetojmë në një kohë ku shumica e rinisë kërkon famë duke mos konsideruar aftësi. E duan atë me çdo kusht, iu është imponuar dhe bëjnë të pa mundurën për ta arritur atë. Për ta bërë këtë sot është më lehtë se asnjëherë. Na e ofron teknologjia një mjet që e shtërngojmë në duart tona dhe nuk e lëshojmë për asnjë minutë, pra një mjet që sot quhet ”sëmundja e shekullit”, që ka infektuar miliona njerëz duke ua ka shtuar zilinë për famë, sa më shumë të dukesh “cool” ajo të bë të dalësh edhe më lakuriq para popullit. Vendet e varfra kopijojnë emi-

sione të ndryshme nga vendet me standarte të larta që janë shumë më të avancuara. Janë duke ua imponuar qytetarëve të vet një standard jashtë realitetit dhe vlerave të tyre, vetëm që të ua tërheqin vëmendjen. Kjo po ndodhë në çdo skaj, duke u imponuar ndjekësve të tyre ”hero” të rrejshëm, personazhe që populli i merr si të vërtetë, duke injoruar faktin e “show business-it” që nuk kanë për qëllim ngritje vlerash. Në fakt ato tallen me normalitetin, sepse ideja është që të bëhesh sa më shumë pjesë e komenteve dhe qendër e vëmendjes së një dite, një jave apo edhe një muaji, por jo më shumë se aq, sepse asgjë nuk jeton gjatë. Tashti ke një konkurrencë të madhe nga të tjerët që mundohen të

bëjnë të njëjtën gjë. Ky është trendi i sotëm që e duan shumica, është një kohë e ”likes dhe klikes”, që po e vuajnë shumë të rinjtë të kohës. Por kësaj gracke nuk i shpëtojnë as disa mosha të shtyra me super ego, që nuk janë askush por duan të bëhen dikush. Nuk janë vetëm individët, janë edhe mediat institucionale që duan të bëhen promotore të antivlerës vetëm për të bërë emër. Disa media apo portale për të tërhequr sa më shumë ”klikime” kanë angazhuar gazetarë vetëm për të prodhuar emisione ”thashethemesh” pa asnjë vlerë dhe nga aty nxjerrin tituj sa më tërheqës në ballina, të shkëputur apo të formuluar jashtë kontekstit, tituj të pavërtetë, dezinformues, mashtrues, denigrues, amoral,vetëm që të ia

KOHA Javore 16
E ENJTE, 25 MAJ 2023
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
Haxhi Zeneli

kohë po jetojmë?

tërheqin vëmendjen publikut. Luajnë me fatin e njerëzve, i përdorin dhe në fund të shtrydhur si limoj i qesin në mbeturina, vetëm për ”klikime”. Nuk e kanë aspak gajlen se i poshtërojnë njerëzit, i njollosin, shkatërrojnë familje, rrezikojnë jetën e dikujt. Kjo fare nuk u bën përshtypje. Një pikëpyetje e madhe se për çfarë jetojnë njerëzit sot, ku është baza dhe motivi i tyre?

Ku është motivimi për punën, për kreativitetin, për idenë, për planifikimin ekonomik të mirëqenies, për planifikimin familjar në të mirën e shoqërisë, të atdheut, ku janë këto? Përse duhet të ndjekim mediat televizive me aq kuriozitet dhe pasion të çmendur ndaj personazheve të imponuar nga mediat që e kanë për

sa më shumë shikueshmëri dhe ”klikime”?

Kjo pyetje është e vështirë, bile shpeshherë nuk marrim përgjigje as nga ata të fushave të specializuara që merren me këto probleme. Standardet kanë ndryshuar dhe për ata që janë në frymën e fundit të mbajtjeve të traditave vendore, kamerat e fshehta u kanë hyrë edhe në dhomat e gjumit. Iku koha kur njerëzit mundoheshin të ruanin “fytyrën” para komshiut, lagjes, fshatit, qytetit apo edhe mbarë kombit të tyre. Kjo është zbehur dhe është drejt avullimit.

Sot ta kërkosh këtë nga gjeneratat e reja, apo më mirë të themi nga pasardhësit tanë, ti quhesh i prapambetur dhe njeri me fobi, bile të kundërvihen me pyetjen: “Ku jeton

ti?”, ose të thonë: “Të paska ngelur ora?!

Ka hyrë në modë që sa më i ndryshëm të jesh me pikëpamje dhe mendime, me një fjalë sa më i çoroditur, ti bëhesh më i famshëm. Sa më shumë sekrete nxjerr nga jeta personale, bëhësh më i klikuar. Sa më kontrovers që je, aq më i kërkuar bëhesh për mediat.

Andaj kjo është ajo koha që ne po e jetojmë, ju pëlqen apo jo. Zilia ndaj abnormalitetit e zhveshi lakuriq shumicën e atyre që deri më tani kanë jetuar jetë normale. Sot sa më normal të jesh, nuk ta var kush, jemi të ndarë. Për një pjesë kjo është “vlerë”, kurse për një pjesë tjetër e pa vlerë.

KOHA Javore 17
E ENJTE, 25 MAJ 2023 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION

“Dasma në Anë të Malit” (Recension)

Libër me vlera të për traditën tonë

Libri “Dasma në Anë të Malit” i autorit Esat Mehmetit, vjen si rezultat i vullnetit të tij të kahmotshëm për grumbullimin e thesarit të pasur kulturor të anamalasve, dhe paraqet një ndihmesë dhe plotësim të madh nga fusha e trashëgimisë kulturore, të shkruar me një stil të bukur dhe të mprehtë dhe mbi të gjitha të pajisur me vlera intelektuale. Përmes këtij libri dhe tematikave të ndryshme përbrenda tij, autori na bën të ditur shumë gjëra, në mes të cilave edhe faktin se Ana e Malit është një trevë mjaft e njohur, ku krahas vlerave historike dhe shoqërore, ka edhe një varg karakteristikash kulturore, të cilat me të vërtetë e bëjnë këtë zonë të pasur etnokulturore, dhe se mes shumë vlerave që bart në vetvete dasma shqiptare dhe ceremoniali i saj është një nga perlat e trashëgimisë kulturore kombëtare të kësaj treve.

Është ky libër paksa më ndryshe se librat e autorëve të tjerë shqiptarë nga kjo fushë për vetë faktin se autori ka shkruar për disa tema të kësaj fushe etnografike me interes të rëndësishëm për traditën tonë të pasur e të rëndësishme. Por, ajo që autori ka dashur të pretendojë është që të jap një “mesazh” tek lexuesi se temat që janë marrë për trajtim, janë si një lloj shkrimi apo ligjerate informative, e cila në një mënyrë a tjetër

lexuesit i bën kurreshtarë të mësojnë për disa zakone e tradita që janë vlera tona të hershme të kësaj treve, të cilat janë me interes jo vetëm t’i mësojmë, por dhe t’i ruajmë dhe t’i kultivojmë. Autori nëpërmes këtij libri mëton të na tregojë se dasma shqiptare dhe ceremoniali i saj dikur ka zgjatur një javë, në mos edhe më tepër. Në kohën e sotme ceremonitë dasmore zgjasin më pak, disa zakone shuhen në përputhje me trendin, lindin edhe zakone të reja, dhe e gjithë kjo si pasojë e rrethanave shoqërore dhe e mënyrës urbane të jetesës. Mirëpo, prapëseprapë, dasma si ceremoni gazmore mbetet edhe sot si rituali më i rëndësishëm i shqiptarëve, ku organizimi i jetës në familje vijon të jetë formë e qëndrueshme, familja një qelizë bazë e respektueshme, themel i vijimësisë së jetës, me rregulla e kode të njohura, të respektuara me rreptësi brez pas brezi, të qëndrueshme e themelore në strukturën e organizimit social. Dasma në Anë të Malit për autorin është ceremonial që e ka bazën së pari te mendimi i qartë për jetën dhe që hyn në të gjitha hallkat shoqërore, përgaditja e pasoja e së cilës e shoqëron njeriun në jetën e tij, që e ka zanafillën te gjykimi e arsyetimi mbi rëndësinë që merr ky hap i jetës njerëzore, i cili justifikon angazhimin e posaçëm jo vetëm të protagonistëve, por të gjithë familjes për mbarëvajtjen e ceremonisë dasmore e cila shoqërohet nga larmi detajesh në organizimin e fejesës, në përgaditjen e pajës, në organizimin e javës para dasmës për të arritur kulmin në festën e madhe të nusërimit e të marrjes së nuses.

Autori në përmbajtjen e këtij libri

transmeteon vlera të shkrimit dhe ruajtjes së kultivimit të dasmës dhe trashëgimisë kulturore nga shqiptarët e kësaj treve, andaj këtë libër duhet konsideruar si një vlerë të shtuar mbi trashëgiminë kulturore e cila nuk duhet të lihet anash edhe nga ato historike. Rëndësia e këtij libri duhet parë edhe në një drejtim tjetër, si në atë historik argumentues, me ç’rast autori përmes paraqitjes së dasmës në Anë të Malit si vlerë kulturore, argumenton prezencën shekullore dhe kontunitetin e jetës shqiptare në këtë trevë. Në këtë formë dasmën si trashëgimi dhe vlerë kulturore e paraqet pothuajse identike me atë të trevave përreth, dhe kështu dëshmohet lidhja e pandërprerë e kësaj treve me trungun shqiptar. Për trajtimin e këtyre çështjeve, autorit i është dashur të hulumtojë e trajtojë një shumësi të referencave burimore dhe në këtë formë edhe të fotografive dhe dokumenteve arkivore.

Marrë në përgjithësi, libri “Dasma në Anë të Malit”, përbën një kontribut të dalluar të autorit në ruajtjen dhe kultivimin e dasmës shqiptare të kësaj treve si trashëgimi kulturore kombëtare.

Gjuha me të cilën është shkruar ky libër është e pastër, me sintaksë të krehur mirë, me një leksik të pasur, elemente këto të cilat edhe më shumë e shtojnë peshën e këtij libri.

Edhe pse ky është libri i parë, Esat Mehmeti arriti të dëshmohet si hulumtues i zellshëm, me një aftësi të veçantë të vëzhgimit, andaj në fund nuk më mbetet asgjë tjetër përpos që ta përgëzoj për këtë përkushtim dhe punë, dhe i uroj sukses në punën e tij të mëtejme si gazetar, publicist dhe mbi të gjitha si intelektual.

KOHA Javore 18 KULTURË
E ENJTE, 25 MAJ 2023
Qani Osmani

të shumta tonë shqiptare

KOHA Javore 19 KULTURË
E ENJTE, 25 MAJ 2023

15 maji - ditëlindja e Fillore “Bedri Elezaga”,

më të veçantë nxënësit me programet e përgaditura enkas për këtë ditë, por edhe personalitete të ndryshme nga jeta shoqërore e politike, ishpunëtorë të arsimit, drejtorë, si edhe prindërit dhe stafi i shkollës që marrin pjesë në solemnitet. Nga viti i kaluar shkollor me vendim të Këshillit të mësimdhënësve, Dita e shkollës festohet dy ditë.

Institucioni Shkollor “Bedri Elezaga” ka një traditë të gjatë në mësimdhënie. Për nder të rrugës plot mund e sakrificë në krijimin e themeleve të këtij institucioni, çdo vit kremtohet Dita e shkollës. Deri në vitin 1978 Dita e shkollës u kremtua më 13 qershor. Bashkësia punuese e shkollës më datë 3.3.1979 vendosi që nga ai vit Dita e shkollës të festohet më datën 15 maj. Kremtimi i Ditës së shkollës është kremtimi i ditëlindjes, por edhe kremtimi i rezultateve të punës, arritjeve, suksesit, etj. Festimin e Ditës së shkollës e bëjnë

Programi solemn filloi mbrëmjen e 14 majit me intonimin e himnave, atij

shtetëror dhe himnit kombëtar shqiptar të interpretuar bukur dhe me emocion nga kori i shkollës, përgatitur me kujdes të veçantë nga prof. i kulturës muzikore Ardit Nika. Ai për nder të kësaj dite ka përgatitur edhe disa pika të tjera muzikore që u prezantuan gjatë programit e që lidhen me traditën e vendit, siç janë këngët; “Në arë me korrë”, “O mullinxhi” dhe “Ana e Malit, vendlindja ime” .Kur interpretimi i këngëve përcillet edhe me val-

le, atëherë ngjarja bëhet edhe me e veçantë.

Më pas në skenë u shfaqen bukur

me kostumet kombëtare të trevës sonë dy prezantuesit, mësuesja Zyra Mehani dhe Ilir Lleshi të cilët patën përgjegjësinë por edhe nderin që të moderonin këtë mbrëmje solemne.

KOHA Javore 20
E ENJTE, 25 MAJ 2023
Gjysmë maturantët e vitit shkollor 2022/23
KULTURË
Luljeta Avdiu-Cura

e IP Shkolla

Elezaga”, Katërkollë

suksese në garat në nivel shkollor, komunal dhe shtetëror. Vetëm me punë, vullnet të mirë, angazhim maksimal të të gjithëve, sot kemi nxënës të shkëlqyer, nesër njerëz të dalluar në shërbim të familjes, vendit dhe të gjithë komunitetit”. Fjalën përshëndetëse e mori edhe vullnetari i Korpusit të Paqes, Eriku, i cili në dhjetor të vitit 2022 filloi edhe shërbimin si vullnetar pranë shkollës sonë.

shpall Nurije Maxharri. Prof. Jozo Koçoviq, u shpërblye me mirënjohje për muralin që paraqet një moment të rëndësishem historik në Anë të Malit, momentin kur Jonuz Divani përcjell për në Normale në Prishtinë të ndjerën Rrukije Lika-Shaba (1943-2017), femrën e parë nga kjo zonë që kreu shkollën për mësuese në vitin 1964.

Në fjalën e tij, drejtori Mustafë Bardhi përshëndeti të pranishmit dhe u shpreh: “Sot në një realitet të ri, shkolla jonë ka objektiva, ka mision dhe vizion të qartë. Metodologjia në shkollën tonë mbështetet në rregullat e Malit të Zi në mësimdhënien në qendër nxënësin. Mendojmë se do i arrijmë objektivat tona për të përmbushur misionin që kjo shkollë të jetë anëtare në familjen e shkollave bashkëkohore. Puna ime është e fokusuar që të gjithë ta ndjejnë veten të barabartë dhe në mesin e të barabartëve, ku me anë të aktiviteteve të gjithë të ndihen të motivuar të promovojnë të gjitha punët pozitive në shkollë. Shkolla jonë është dhe mbetet vatër e diturisë dhe dritës për shumë gjenerata. Nga gjiri i saj dolën shumë intelektualë të cilët janë bërë krenaria e kësaj treve. Me mburrje krenohemi me ish-nxënës të kësaj shkolle, që sot japin kontribut në vendet ku punojnë dhe veprojnë. Vend të posaçëm në jetën shkollore të kësaj treve ka Fondacioni “Trojet tona”që vepron në SHBA dhe kontribon në vendlindje. Këtë vit shkollor falë fondacionit në fjalë, janë rinovuar disa paralele të ndara. Falë miqve të shkollës sonë e pikërisht z. Mark Gjonaj, u bë rinovimi i bibliotekës. Ne sot kemi raporte të mira me Komunën e Ulqinit, si edhe me të gjitha ndërmarrjet që funksionojnë në kuadër të komunës. Falë mësimdhënësve të shkollës, nxënësit korrin

Në fjalën përshëndetëse ndër të tjera ai tha:

“Është nder dhe kënaqësi e veçantë që gjendem në Anë të Malit, Komuna e Ulqinit dhe kam nderin dhe kënaqësinë që të mësoj rreth gjuhës, kulturës dhe traditës së këtij komuniteti”.

Moment emocionues ishte ndarja e certifikatave në shenjë mirënjohje për mësimdhënësit e shkollës sonë që kanë një karrierë të gjatë në mësimdhënie, si edhe për shoqatat, institucionet, individët, etj, që me përkrahjen financiare i kontribuan përmirsimit dhe zhvillimit të kushteve të shkollës.

Po ashtu nxënësja Sara Pali, e cila në nivel shtetëror ka fituar vendin e dytë në gara nga lënda e gjuhës gjermane, u shpërblye me mirënjohje së bashku me mentorin e saj prof. Memli Kurti.

Në nivel të shkollës këtë vit u shpërblyen me diplomën “Pishtari” katër nxënës: Nurije Maxharri, Beisa Salloviq, Ilderina Hoxhiq dhe Nahida Hajdaroviq. Nxënësja e gjeneratës u

Moment i veçantë i mbrëmjes ishte shfaqja e dokumentarit “Edhe une jam nxënës i kësaj shkolle”. Dokumetari u punua nga prof. Luljeta Avdiu-Cura dhe Jetmir Çobaj dhe u realizua nga Amell Cenaj. Ky dokumentar solli në fokus ish-nxënës të kësaj shkolle që sot janë të suksesshëm në profesionet e tyre. Qëllimi i këtij dokumentari ishte që gjeneratave të reja t’u përcillnim histori nga jeta njerëzore që kanë për qëllim motivimin për të ardhmen dhe mos heqjen dorë nga ëndrrat deri në përmbushjen e tyre. Programi përfundoi me koreografi dhe këngë vendase.

Çdo vit me rastin e Ditës së shkollës botohet edhe revista shkollore “Shkendijat”.

Programi artistik vazhdoi edhe më datë 15 maj 2023 me pika të ndryshme, përgaditur nga nxënësit nën përkujdesjen e mësimdhënësve, si edhe me shpërblimin e nxënësve më të mirë të paraleleve.

KOHA Javore 21
E ENJTE, 25 MAJ 2023 KULTURË

Shprehja simbolike dhe mistike e tij

Besoj që të gjithë e dimë se si shqiponja si simbol është vetë zogu (ZOTI), e në diminutiv si emërtim i kierarkisë familjare te shqiptarët e Rumisë Ai – Zoti, kalon në ZOTNI, barazi me zoti një, ose Zoti i Ri. Për femër bëhet Zojë, për shembull Zojë gruaje, e për fëmijën e Zojës nën Rumi hasim shprehjen Zog. Ulqinaku thotë për fëmijën e vet – ZOGU jem…?!

“... Të vdekurit janë zotëritë e pa diskutueshëm të të gjallëve”- Lebon. Dhe: “Një popull udhëhiqet nga të vdekurit e tij, më tepër se sa nga të gjallët e tij. Rraca e tillë është e derdhur vetëm prej tyre. Shekull pas shekulli ata kanë krijuar idetë dhe ndjesitë tona dhe për pasojë edhe motivet e sjelljes sonë. Brezat e shkuar nuk na imponojnë ne vetëm konstitucionin fizik të tyre. Ata na imponojnë edhe mendimet e tyre?! Të vdekurit janë zotëritë e padiskutueshëm të të gjallëve. Ne mbajmë peshën e gabimeve të tyre, ne marrim shpërblimin e virtyteve të tyre..”?!- Gustav Lebon, Psikologjia e rracave, Reklama, Tiranë, 2001, f. 12.

E neve kemi të shtojmë që ne bartim dhe përjetojmë edhe artin e tyre, sepse kemi të njëjtin medalon muzikor si rracë ekzistuese....?!! Prandaj nëse na qenka kështu, atëherë një simbol i yni nga jeta na qenka “vetë koha e shkuar dhe e shkruar e jona që përcakton të tashmën…?!

Shih edhe në folklor muzikor të gji thë popujt e Ballkanit (Ilirisë) poshtë Lumit Sava, duke zbritur Danubit në të djathtë kanë të njëjtën vijë muzikore

– medalon, i njohur si vija melodike ballkanike (ilirike) e do kishte qenë më e drejtë pra të quhet Ilire, që do të thotë jo muzikë ballkanike, por ilire. Ndërsa mbi Savë e deri te Alpet, kemi një mezo zonë ilire (përzierje) para se ajo të shkrihej në një medalon gjermanistik. Lart në Rrumani e Thraki kemi legjenda, mite e muzikë fare identike me atë të popullit tonë...?! Doemos se kjo nuk ka të bëjë me turq ashtu siç jemi mësuar ta komentojmë, por duhet të flitet për afërsitë që kishin ilirët në gjuhë me rumunët.

Shqiponja - Zogu i Ilirisë apo Zogu i lirisë (që si kult) bëhet simbol i kierarkisë së shenjtë të familjes, por edhe simbol kombëtar që jetësohet në vetë xhubletën e malësores shqiponjë. Malësorja shihet se është vetë shqiponja një ZOG(T)- ZOJË me një zog sokoli...?!

Po a mos të jetë pra vallë edhe vetë xhUbleta shqiptare një ZOGSHQIPONJË E ZEZË, si simbol në veshje kombëtare sot...?! Duke shikuar fotografitë, imazhi i formuar mbase flet vetë dhe nuk do koment, ashtu si në fotografinë e parë?!

Kurse në të dytën – dy malësoret në veshje të kujtojnë DY SHQIPONJAT

E ZEZA..?! Andaj nuk është vështirë për të kuptuar për se te malësoret shqiponja nuk lejohej të vritej....?!

Sepse ato edhe në veshje imitojnë një shqiponjë. Shih gjithë këtë shpjegim tërthorazi nau desh ta bëjmë për të dekoduar një fjalë të Mevlydit të cekur, ku autori për profetin përdorë fjalën ky që po vjen është „nji zat që tmiren prej tkeqës e dan, por nuk është Zot sepse ka kuptim krejt tjetër”. Nga ana tjetër veshjet janë punuar në atë formë që të duken si shqiponja, impresionuese apo jo...?! Shih edhe xhubleta hapet si shqiponja dhe bindu nga fotografia më lart. Ka diçka mahnitëse që e lidhë malësoren me këtë shpend edhe në

artin e saj si veshje të saj....?!

Po përse të jetë ky shpend i dashur për ne që e imitojmë edhe në veshje edhe në lindje, kur të vogëlit (fëmijës) kur lind i themi përsëri, po me këtë emër - Zogu jem..?! A mos është edhe kjo një vulë tjetër hyjnore që Zoti na e “rezervoi” , kolektivisht karshi plisit. Si një dije e brezave të një amanet i mbretërisë së humbur që ruhet nga albanët... dhe jo vatëm kaq, por na del e shtrirë gjithandej si rrënjë në Azi dhe Evropë?!

Jo rastësisht albanët kishin themeluar dikur edhe vetë Anglinë..?! Pra a mos kemi neve vetë Vulen e Zotit që të jemi të parët. Doemos që po, sepse kemi edhe shprehjen që nuk e kanë të tjerët PARAPARË. Pra ekemi pare një gjë, para se të krijohet…. E veçuam gjithë këtë analizë, sepse duke u rritur në një ambient të tillë Hafiz Ali Ulqinaku për ta bërë të kapshëm islamin e afroi atë me mitet shqiptare dhe ia qëlloi, sepse ai u popullarizua dhe mbijetoi në kohën e komunizmit dhe ishte e vetmja lidhje shpirtërore në gjuhën shqipe me besimin islam.

II

Kur në vitet e 90- ta në sallën e KK Ulqin u shënua një nga përvjetorët e tij, po të ishte organizuar ndonjë konkurs publik dhe i shifruar, siç do të duhej në këso rastesh për Hafiz Ali Ulqinakun, do ta kisha bërë këtë shkrim sa për informacion se për çfarë personaliteti erodit dhe patrioti ishte fjala.

Në kohën para se po botonte Mevludin e tij, si banorë i Lezhës thuhet se kishte shkuar sipas rregullit te Sulltani në Stamboll për të i bërë një përkushtim dhe më pas të marrë “izen” që të botojë Mevlydin. Mirëpo kur ftuan që të hyjë tek ai për ta përkushtuar, u hetua sikur ish me hamendje dhe më pas kur hyri i tha: “Gjatë men-

KOHA Javore 22 KULTURË
E ENJTE, 25 MAJ 2023
Duke reflektuar në Mevludin e Hafiz Ali Riza Ulqinakut - diçka që nuk dihet për Hafizin?!
Muhamet Nika

dova Madhëria Juaj nëse duhet të u falenderoj apo jo…?! Sepse unë vij nga Ulqini të cilin ju si qytet pa të drejtë e keni lënë nën Mal të Z...?!!

Kjo tregonte që ky kishte një vizion fare tjetër dhe këtë e bëri edhe me Mevludin si krijim fetar duke dale jashtë skemave dhe duke u bazuar edhe në tradita popullore të besimit të vjetër shqiptar dhe jo fetar. Kjo shihet qartë kur ai ka sjellur vargje mitike të tëra nga besimi i vjetër shqiptar - i lindjes së heronjve nga dinastia e Trojës dardane. Dhe ky , po të lexohet midis rreshtash, sikur na thotë që miti është vetë besimi i parë njerëzor i treguar në formën mitike.

Këtu do flasim në frymën e kritikës ndaj veprës së tij në kuptimin se ku sharron nga praktika islame. Kuptohet që kjo të cilën po e trajtoj nuk është pikëpamja ime, por është normë të cilën bëjnë që Mevludi i tij nuk pranohet nga ndjekësit e Kuranit të të 4 shkollave islame, duke i quajtur krijimet e Mevludit si BIDATE-RISI në fed he që çdo fe është “ortodokse “ në qëndrim duke i refuzuar si të pa baza. Mirëpo, kjo nuk e ka penguar ruajtjen e Islamit si besim, por përkundrazi ka ndihmuar në ruajtjen e këtij besimi si e vetmja rrugë e masovizimit të bindjes se ekziston një Zot.

Për të zbërthyer çështjen e lindjes së Profetit – siç zakonisht këndojnë Mevlydet në islam, sipas Librit të Shenjtë - Kuranit po veçojmë këtu dallimin midis Mevlydit dhe asaj që mëson Kurani. Kurani nuk merret me atë se si lindi profeti, sepse lindjes së tij si proces qoftë te njerëzit , qoftë në natyrë, nuk ka ndonjë festim. Islami nuk i kushton ndonjë kujdes të

veçantë në këtë punë, sepse anon nga kulti i njeriut dhe kjo vlen edhe për vetë Muhamedin a.s. Nga ana tjetër - Shqiptimi i ajeteve Kuranore, del se lindja nuk ka kuptim as për vetë Zotin si diçka e veçantë që kërkon festime në data të ndryshme duke qenë me këtë shumë integrues. Dhe për këtë na mëson edhe kur Zoti e mësoi profetin të flasë për vetë Zotin duke e porositur që të thonë:”..... Lem je-lid ve lem ju-led....- As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.. “ ?! Që sipas neve duke ndjekur metodën krahasimtare të fjalëve me rrënjë të njëjat si gegënisht si arabisht, Zoti urdhëron ti lutemi doemos në të falur me fjalët e arabishtes që tingëllojnë edhe edhe shqip “ Thuaj:.... Le- jo... dhe Lem –jo le dhe tash krahaso Lem je-lid ve lem ju-led...?! . Edhe Kurani po na del se fliska shqip...?!Po çfarë t’u thuhet tash patriotave a ta përkthejmë Kuranin gegënisht e ta marrim vesh, apo me një gjuhë letrare e ta sjellim si hija e hijës së hijes së origjinalit..?!

Ja një ndikim jo Islam në Mevlud nga mitet - sipas neve?!

Shih tash ti dhe krahaso a mos ka teprime në këto vargje festive rreth momentit të ardhjes në jetë të profetit, që dihet se nuk i pranon Islami kur ceket: “ Sezhde (përulje), bani Qabja u çue në këmbë, hiç ndonjë gur në tokë nuk i ra, të gjithë e panë.. Qabja thirri mat çast: sonte ka lind dielli i gjithë dynjas.”?!! Vargu nuk duket të jetë një thënie metaforike në kuptimin përmbledhës....?!Kurse nga ana tjetër deri tash pamë se lindja e profetëve si të ishin diell shoqëron të gjitha mitet që kanë të bëjnë me lindjen e tyre, dhe pas figurës së

tyre çdoherë vërehet sfondi i diellit si ndikim i feve diellore të mëparshme. Shqiptarët në besimin e vet ishin edhe më origjinal dhe pamë se si ata i luten Diellit sikur të ish një gjë e gjallë..?! Në folklor vetëm ai është kuadër të bartë amanetin (besën) e heronjve dhe të jetë dëshmitarë për një ngjarje të trishtë..?!

Por argumenti parë që sezhdja (përulja- temenaja e saj) nuk ka ndodhur duhet të jetë fakti se një gjë të tillë të përuljes, Zoti ia ka ndaluar edhe vetës. Duam të themi që Qabja të përulej në këtë mënyrë duke qenë krijesë e Allahut si vetë profeti...?!

Por kjo nuk do të thotë se atij prapëseprapë çdo gjë nuk i lutet në mënyrën e vet në univers. Mirëpo ne këto lutje nuk jemi në gjendje t’i kuptojmë. Por jo kështu siç u tha në Mevlud – pra kemi të bëjmë me një realitet pak apo aspak të besueshëm?!

Dëshmi e kësaj janë ajetet Kuranore se atij - Allahut a.xh. i përulet çdo gjë në tokë, çdo ditë dhe duke iu lutur Zotit të vet..?!

Qabja vlen si Shtëpia e Parë e Zotit në tokë, por me kaq edhe përfundon çështja?!

Sikur të ishte puna ”të gjithë e panë”..?!! Kjo pa dyshim që do të ishte regjistruar si mrekulli e kohës dhe do kishim të dhëna ashtu siç kemi për shumë gjëra të asaj kohe?!! Madje edhe nga vetë Kurani i cili flet edhe për historinë e ndërtimit të saj –se kush e shëmbi – madje edhe kush do ta shëmbë deri në fund të jetës sipas transmetimeve profetike. Sepse, Kurani ka përmend edhe ngjarje të kohës së para lindjes në Qabes. Kjo porosi kundër kësaj feste na duket se ndeshet edhe te libri i Gilman Kazazit “Largohuni nga risitë në besim”, në të cilin kremtimi i Natës së Regaibit, kur nëna e profetit mbeti shtatzënë, hidhet poshtë me arsyetimin e imam Nevaviut (vd.676 h.) i cili në librin e tij ” El Mexhum”(4/56) thotë:” Nemazi (lutja) e Natës së Regaibit është nga bidatet, risitë e këqija”. Fjala është për natën e 15 të muajit Rexhep, sipas të cilit demek mbeti shtatzënë Eminija me profetin e nderuar dhe kësaj i luten besimtarët bile edhe në Ulqin”?!

Veprimi i këtillë nuk është transmetuar nga profeti...?! Gilman Selim Kazazi, “Largohuni nga risitë në besim, Shkodër, 2016, f. 19.

KOHA Javore 23 KULTURË
E ENJTE, 25 MAJ 2023

Me stërnipin e Jakup

Gjovalin Nikçi

Nuk ka shqiptarë që nuk e ka dëgjuar emrin e Jakup Ferrit. As nuk ka shqiptarë që nuk i ka kënduar me zemër e me emocione vargjet e poetit tropojan Marash Mhilli, të popullaziuara nga i madhi Gëzim Nika “30 krena i ke pre, me shtatë plagë po rrinë në kambë”. Popullata e Plavës dhe Gucisë me gjelozi e ruan identidetin e këtij burri malësor. Unë pata privilegj dhe kënaqësi të jashtëzakonshme t’i kaloj disa ditë me pasardhsin e tij, Prof. Dr. Naser Ferrin i cili erdhi në Guci me rastin e hapjes së ekspozitës së artistes Kaltrina Hoti në Guci, të hënën më 15 maj 2023.

Biografia e profesorit të nderuar është e mahnitshme. Duhet të shkruhet nji libër i tërë vetëm për ketë.

Prof. Dr. Naser Ferri u lind më 1955 në Pejë në Kosovë. Arsimin fillor dhe të mesëm e mori në vendlindje. Studimet e arkeologjisë i ka filluar në vitin 1973, në Degën e arkeologjisë në Fakultetin Filozofik në Zarë të Kroacisë, të cilat të njëjtin vit i ka vazhduar në Fakultetin Filozofik të Zagrebit. U diplomua në vitin 1978, ndërsa në vitin 1987 ka magjistruar. Në vitin 1988 në Degën e arkeologjisë të Fakultetit Filozofik në Zagreb i është aprovuar teza e disertacionit:

“Mbishkrimet ushtarake romake në Mezi të Epërme” (Rimski vojnički natpisi u Gornjoj Meziji), të cilin, për shkaqe objektive, si pasojë e ngajrjeve të luftës në rajon, nuk ishte në gjendje ta mbronte në Zagreb dhe e ka mbrojtur në vitin 1997 në Fakultetin Filozofik në Prishtinë.

Në vitin 1979 kishte filluar punën në Sektorin e arkeologjisë pranë Degës së historisë së Institutit Albanologjik në Prishtinë, ndërsa nga viti 1998

kishte filluar të ligjërojë në Universitetin e Prishtinës, së pari në Fakultetin Filozofik e pastaj në Fakultetin e Edukimit, dhe në Fakultetin e Filologjisë lëndët: Numizmatikë dhe epigrafi, Mitologji e përgjithshme (botërore), Mitologji shqiptare, Histori e etnologjisë, Gjuhë latine, Histori e kohës së vjetër, Histori e ilirëve, Histori e artit dhe Histori e kulturës shqiptare. Që nga viti 2003 është këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ndërsa në vitin 2004 është zgjedhur profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës. Është autor i katër veprave shkencore në gjuhë shqipe dhe të një vepre shkencore në gjuhë kroate, si dhe i rreth 100 studimeve shkencore dhe një numri të konsiderueshëm të artikujve, recensioneve e të ngjashme në gjuhë shqipe, kroate, italiane, gjer-

mane dhe angleze. Pos në revista shkencore në Kosovë, studimet e veta shkencore i ka publikuar edhe nëpër revista prestigjioze evroeiane: Arheološki Vestnik Ljubljana (Slloveni), Opuscula Archaeologica Zagreb (Kroaci), Histria Antiqua Pula (Kroaci), Živa Antika Skopje (Maqedoni e Veriut), Godišnjak CBI ANUBiH Sarajevo (Bonje e Hercegovinë), Tibiscum Caransebeş (Rumani), Dardania Wien (Austri), Classica et Christiana, editată de Centrul de Studii Clasice şi Creştine a Universităţii din Iaşi (Rumani), si dhe në shumë përmbledhje punimesh nga konferencat dhe simpoziumet ndërkombëtare të mbajtura në: Pejë, Prishtinë, Prizren (Kosovë), Žalec (Slloveni), Bled (Slloveni), Pulla (Kroaci), Zagreb (Kroaci), Tiranë (Shqipëri), Split (Kroaci), Caransebeş (Rumani), Ferrara (Itali),

KOHA Javore 24 KULTURË
E ENJTE, 25 MAJ 2023

Jakup Ferrit

Doha (Katar), etj.

Ka marrë pjesë aktive me kumtesa në një sërë kongresesh, simpoziumesh e tubimesh të tjera ndërkombëtare shkencore në Kroaci, Slloveni, Itali, Rumani, Katar. Po ashtu, ka realzuar mjaft qëndrime studimore në Itali, Gjermani, Hungari, Slloveni, Kroaci, Turqi. Prej vitit 2010 është anëtar i rregullt i Shoqatës Sllovene të Arkeologëve (SAD-Slovensko Arheološko Društvo Ljubljana). Në vitin 2010 ka mbajtur një cikël ligjëratash në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Sllovenisë në Lubjanë (SAZU-Slovenska Akademija

Znanosti in Umetnosti), ndërsa në vitin 2014 ka mbajtur një cikël ligjëratash në Universitetin e Zagrebit në Kroaci (Sveučilište u Zagrebu). Prej vitit akademik 2019/2020 është i angazhuar në cilësi të mentorit në

studimet e doktoraturës në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zarës në Kroaci (Filozofski fakultet Sveučilišta u Zadru). Prof. Dr. Naser Ferri merret me arkeologji, histori të kohës së vjetër, histori të ilirëve, epigrafi latine, mitologji, etnoarkeologji dhe histori të artit dhe njeh gjuhët: italiane, angleze, kroate dhe latine. Në vitin 2017 Prof. Dr. Naser Ferri ishte propozuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës me përkrahjen e kolegëve eminentë nga fusha e arkeologjisë nga Kroacia, Italia e Rumania për anëtar të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), ndërsa në vitin 2019 po ashtu nga Instituti Albanologjik është propozuar për çmimin për veprimtari jetësore “Dea Dardanica” që e ndanë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës. Prej vitet 1999 deri më 2005, Prof. Ferri ishte anëtar i Redaksisë së revistës “Dardania Sacra” të Prishtinës, e nga viti 2013 i Redaksisë të revistës “Gjurmime Albanologjike, Seria e Shkencave Historike” të Institutit Albanologjik të Prishtinës, ndërsa që nga viti 2019 është Kryeredaktor i kësaj reviste. Jeton dhe vepron në Prishtinë.

Ky është nji pershkrim i shkurtër mbi jetën dhe veprimtarinë e tij shumë vjeçare. Unë dhe profesori i nderuar bëmë muhabet alla malsorçe. Pa inxhizim, pa fletore, pa video. Thjesht malsorçe.

Profesor Naseri jo vetëm që është i intersuar në arkeologji. Ajo është jeta e tij. Ai e ndjen veten në Guci si në shtëpi të vet. Derisa pinim kafe në Metro Café në qendër të Gucisë me Robertin, Rudinen, Avninë, Bujarin e shumë të tjerë, njerëzit hynin e dilnin. Të gjithë mua më njofin si zhurmaxhi dhe nuk kanë faj. Bëj zhurmë valla sa mundem. E edhe zërin e kam të lartë, prandaj ua prishi qetësinë. E shyqyr Zotit nuk pritoj. Të gjithë pata deshirë t’i njoftoj me profesorin e nderuar, por me çudi të gjithë e njifnin. “Po more si nuk e njof nipin e Jakup Ferrit; Po more si nuk e njof profesorin”, etj, etj. Disa herë edhe filluam biseda serioze. Profesori nisi pyetje rreth

arkeologjisë. Hajt, thash me vete, po bëhem edhe unë njëfarë arkeologu amator. Profesor, i thash, po ia fillojmë me ato që i di unë. Po shkojmë tek shkolla fillore në Guci se më kujtohet si fëmijë nji tavolinë e madhe me monedha të vjetra romake, bizantine dhe greke. Bile-bile kishte edhe monedha me fytyrën e Aleksandrit të Madh. Hymë në shkollë dhe tavolina nuk ishte aty. Si njëlloj abrakadabre. Kishte humbë. E gjetem korierin. Kurrë se kam pa, tha ai. Shkuam në zyre. Asgjë. Nilç. Zero. Askush nuk dinte se ka kanë shkuar monedhat. Morëm në telefon drejtorin e shkollës, as ai nuk dinte se ku janë as ku kanë shkuar. Duhet pyetur këta, ata e atë tjetrin. Takuam dy mësuesa që i kam pasur si fëmi dhe të dy më thanë: “Harroje atë punë, kush e di se kush i ka vjedhë”. Drejtorët, se kush dreqin tjetër. Nuk kanë ardhur të vdekurit nga vorret për t’i vjedhë e për të shkuar me tregtua nëpër dyqanet romake në Venedikt apo Konstantinopol. Pjesa e parë e ekspeditës tonë arkeologjike dështoi. Kemi informata për dy kisha katolike të vjetra, njërën në Dolë e tjetrën në Hot të Kujit, si dhe për shpellën e kryqave dhe orën e diellit në Trojan, por moti me shi nuk na i lëjoi këto udhëtime. Profesori i nderuar premtoi se do të kthehet gjatë verës dhe vazhdojmë. Punën e monedhave do të mundohem unë ta zbuloj dhe lus lexuesit që mund të kenë ndonjë informatë të më lajmërojnë. Profesori të marten shkoi në vizitë te artistja Kaltrina Hoti në fshatin e saj ku ajo ka hapur një galleri dhe ishte kënaqur. Kishte mbledhur edhe çaja të ndryshëm që mori me vete në kryeqytetit e Dardanisë, e malësorët nuk mund ta percjellin mysafirin pa ia dhënë edhe pak raki shtëpie. Vizita tek vorri i të madhit Jakup Ferri ishte emocionuese dhe prekëse. E ai vorr meriton të vizitohet nga të gjithë shqiptarët që vizitojnë këto treva.

Profesori i nderuar u kënaq me humorin tipik të malësorëve dhe premtoi se do të kthehet shpejt për të pirë kafe. Unë herën tjetër do ia marr pasaportën dhe do ia mbaj peng derisa t’ia spjegoj disa histori, që për fat të keq Akademitë e Shqipërisë dhe Kosovës duket se kanë harruar ekzistencën e këtyre trojeve.

Profesor, dyert i kemi të hapura, e bukë e krypë e zëmer sa të duash.

KOHA Javore 25 KULTURË
E ENJTE, 25 MAJ 2023

U

përurua përmbledhja me tregime humoristike “Ndodhitë e Ditit” e shkrimtarit Asllan Bisha

Shkrimtar i temave reale jetësore

“Unë mendoj se mënyra se si shkruan Asllan Bisha u takon atyre shkrimtarëve të cilët janë shkrimtarë të cilët shkruajnë thjesht, kuptueshëm dhe pretendojnë një lexues të gjerë. Në letërsi në përgjithësi në botë ka dy tipe shkrimtarësh: janë shkrimtarë të shkrimtarëve. Ka pastaj edhe shkrimtarë të cilët shkruajnë për masat, që botojnë ato që quhen bestsellerë, ata që botojnë për miliona. Asllan Bisha duket se është në mes dhe kultivon tema të atilla të cilat janë reale”, ka thënë redaktori Shabani

Ulqin - Në Atelier Gazi, të premten mbrëma (19 maj 2023) është bërë përurimi i përmbledhjes me tregime humoristike “Ndodhitë e Ditit” të shkrimtarit Asllan Bisha. Për librin dhe autorin kanë folur redaktori Dr. Haxhi Shabani, shkrimtari Hajro Ulqinaku, recensentët Ismet Kallaba dhe Gani Karamanaga, udhëheqësi i përurimit Gazmend Çitaku, i cili ka lexuar edhe fragmente nga libri. Ata kanë nënvizuar kontributin e Bishës në letërsinë shqipe në Malin e Zi dhe rëndësinë e këtij libri për letërsinë humoristike shqipe.

Redaktori i librit Dr. Haxhi Shabani ka thënë se kur të shkruhet në mënyrë objektive historia e letërsisë shqipe që krijohet nga autorët shqiptarë në Malin e Zi, shkrimtari Asllan Bisha është një emër që nuk mund të tejkalohet.

Ai ka thënë se duke bërë një retrospektivë të veprave të Bishës, i cili ka nisur të shkruajë në një moshë mund të thuhet të pjekur, vërehet se është një autor i cili mban gjallë këtë degë të letërsisë shqipe te shqiptarët në

Malin e Zi, që është një meritë që duhet pohuar.

Shabani ka thënë se mendon se mënyra se si shkruan Asllan Bisha u takon atyre shkrimtarëve të cilët janë shkrimtarë të cilët shkruajnë thjesht, kuptueshëm dhe pretendojnë një lexues të gjerë.

“Në letërsi në përgjithësi në botë ka dy tipe shkrimtarësh: janë shkrimtarë të shkrimtarëve. Ka pastaj edhe shkrimtarë të cilët shkruajnë për masat, që botojnë ato që quhen bestsellerë, ata që botojnë për miliona. Asllan Bisha duket se është në mes dhe kultivon tema të atilla të cilat janë reale”, është shprehur ai.

Për shkrimtarin Hajro Ulqinaku, me këtë libër Asllan Bisha ka plotësuar një zbrazëti në letërsinë shqipe në përgjithësi, që është tregimi humoristik, “që është deficitar, nuk ekziston, të rrallë janë ata libra”.

Recensenti i librit Gani Karamanaga ka thënë se autori Bisha është një personalitet poliedrik me veprimtari të shumtë dhe të larmishme si në lëminë e prozës moderne shqiptare,

ashtu edhe në atë shoqërore.

“Kjo vepër që e keni në dorë tregon se Asllani, si erudit i madh që është, me penën e tij vazhdon rrugëtimin nëpër letërsinë shqiptare bashkëkohore të lehtë për t’u kuptuar dhe lexuar”, ka thënë ai.

Karamanaga ka theksuar se Bisha flet edhe për ngjarje dhe data të cilat i ka përjetuar vetë dhe kanë lënë mbresa të thella në kujtimet e tij e në mbarë shoqërinë.

“Leximi i veprave të Asllan Bishës të bën të lundrosh në kohë, dekada pas dhe t’i shohë krejt momentet dhe kohët e kaluara, porositë që sjellin ato”, është shprehur ai.

Recensenti tjetër i librit, Ismet Kallaba, ka thënë se Bisha është shkrimtar i temave jetësore, ndërsa personazhet e tij, disa prej të cilëve realë, janë të veçantë.

Ai ka theksuar se përmbledhja “Ndodhitë e Ditit” përbëhet nga gjashtë tregime humoristike që ngjallin kërshërinë e lexuesit.

“Disa prej tregimeve bazohen në ngjarje reale të jetës sonë të për-

KOHA Javore 26 KULTURË
E ENJTE, 25 MAJ 2023

ditshme, të cilat autori i stilizon artistikisht duke ndërtuar skena komike, tërheqëse për lexuesin. Bisha dëshmohet si mjeshtër i tregimit humoristik, i cili lëvron me sukses pothuajse të gjitha llojet e prozës. Mjedisi ku zhvillohen ngjarjet e tregimeve është ai vendas – kryesisht Ulqini me rrethinë, që autori e njeh mirë. Rrëfimi dhe gjuha e thjeshtë e ndihmojnë lexuesin të kuptojë lehtë mesazhet që përçon secili tregim veç e veç dhe libri si tërësi”, ka thënë Kallaba. Udhëheqësi i përurimit Gazmend Çitaku ka thënë se autori ka sjellë

tregime humoristike të protagonistit kryesor Ditit dhe ngjarje interesante që e karakterizojnë atë. “Heronjtë e Asllan Bishës nuk janë vetëm mësuesit, kolegët e punës, por edhe njerëzit nga jeta e përditshme, domethënë shokët e tij apo shokët e shokëve. Kësisoj krijohen tregimet por edhe personazhet që u lindi ideja për të dhënë lëndën, siç ishte lënda e muzikës apo e fiskulturës, në këtë rast Diti. Për ta bërë të mundur regjistrimin e këtyre tregimeve, autori është dashur që të mos jetë vetëm shkrimtar, por të jetë edhe ilustrues i

këtyre tregimeve. Autori është dashur që të mos jetë vetëm shkrimtar, por duhet të jetë edhe vëzhgues, përkthyes, bibliotekar, shitës, librashitës dhe mësues për të mësuar për t’i treguar këto tregime”, ka thënë ai. Të pranishmve në përurim iu është drejtuar edhe autori Asllan Bisha, i cili i ka falënderuar për pjesëmarrjen. Libri “Ndodhitë e Ditit” është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave.

KOHA Javore 27 KULTURË E ENJTE, 25 MAJ 2023
i. k.

Në Qendrën për Kulturë në Guci

U hap ekspozita

personale

piktores nga Plava,

Në hollin e katit përdhes të objektit të Qendrës për Kulturë në Guci, të hënën mbrëma, më 15 maj 2023, u hap ekspozita personale e pikturave me emërtimin simbolik “Fillimi i fundit”, të piktores së mirënjohur, por edhe të krijueses letrare të afirmuar, Kaltrina Hoti nga vendbanimi kodrinoro-malor, Hoti i Kujit i Komunës së Plavës, e cila përveç shumë ekspozitave të hapura personale e kolektive në SHBA, Mal të Zi e Kosovë, deri më tani ka botuar edhe shtatë libra në zhanre të ndryshme letrare në gjuhën shqipe dhe katër të tjerë në gjuhën angleze.

Në praninë e një numri të konsiderueshëm artdashësish shqiptarË, por edhe të komunitetit boshnjak e mysliman nga komunat e Plavës dhe Gucisë me rrethina – qytetarë dhe personalitete të tjerë të shquar të jetës politike, kulturore, shoqërore, etj., ndër të cilët edhe kryetarja e Komunës, Anella Çekiq, kryetari i Kuvendit të Komunës, Bujar Hasangjekaj, nënkryetari i Komunës, Edon Balidemaj, dhe drejtoresha e Qendrës për Kulturë, Llejlla Balliq. Por, në këtë drejtim gjithsesi duhet veçuar prezencën e arkeologut të mirënjohur shqiptar, Prof. Dr. Naser Ferri (nipi i patriotit, trimit dhe heroit legjendar kombëtar nga Plava, Jakup Ferri), i cili enkas kishte ardhur nga Prishtina për të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës në shenjë nderimi dhe res-

pekti ndaj figurës dhe personalitetit të Kaltrina Hotit, të cilën publikisht e përshëndeti, e falënderoi dhe e uroi për sukseset dhe rezultatet grandioze që i ka shënuar dhe po i shënon në fushën e artit pamor dhe në atë të krijimtarisë letrare në gjuhën shqipe dhe angleze.

Ekspozitën prej 39 pikturash – 38 të piktores Hoti dhe një të një piktori kosovar, kushtuar portretit të Ali Pashës, të gjitha të punuara me ngjyra vaji të transponuara në pëlhurë dhe të ekspozuara në muret e hollit të objektit të Qendrës për Kulturë dhe në mbështetëset adekuate për këtë destinim, solemnisht e hapi kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, e cila në fjalën e rastit e uroi piktoren Hoti për punën e përkryer të krijimtarisë së saj artistike, si dhe për ekspozitën e kompletuar me piktura cilësore, hapjen e të cilës e ka organizuar Qendra për Kulturë e Gucisë në krye me drejtoreshën Llejlla Balliq, dhe nismëtarët e hapjes së saj, Avni

Dedushaj dhe Ali Kukaj, të cilin e ka përkrahur dhe mbështetur Komuna e Gucisë.

Autorja e ekspozitës, piktorja Kaltrina Hoti, të pranishmit i ka njoftuar se pikturat e ekspozuara i ka punuar me dinjitet dhe përkushtim vërtetë profesional në periudhën katërvjeçare në galerinë e hapur në shtëpinë e vet në fshatin Hoti i Kujit, ca kilometra larg Plavës. Në punën e vet me piktura, pos transponimit të ngjyrave të vajit në pëlhurë, ajo ka përdorur edhe materie si: gur, hekur, gozhda, etj. Në pikturat e saj, siç tha ajo, dominon ngjyra e kuqe, të cilën e adhuron shumë dhe me të cilën shpreh të gjitha ndjenjat e jetës së vet shpirtërore: gëzimin, hidhërimin, mllefin, brengën, mallëngjimin, etj.

Piktorja dhe krijuesja letrare, Kaltrina Hoti, fëmijërinë e vet e kaloi në Hot dhe Plavë, rininë e hershme në Prishtinë, ku kreu shkollën fillore dhe atë të mesme, dhe pas plot 32 vjetëve të kaluara në SHBA – Nju

KOHA Javore 28
E ENJTE, 25 MAJ 2023 KULTURË
Shaban Hasangjekaj

personale e Plava, Kaltrina Hoti

Jork dhe Teksas, ku vazhdoi dhe kreu shkollimin universitar, kthehet për të vazhduar jetën në vendlindje dhe për t’i kontribuar asaj në aspektin krijues e profesional.

Gjatë punës dhe aktivitetit të vet shumëvjeçar në fushën e arteve të bukura, piktorja Kaltrina Hoti shfaqi 67 ekspozita personale në SHBA, në Mal të Zi dhe Kosovë, si dhe ca ekspozita kolektive në Plavë, Tuz, Ulqin, Pejë, etj. Ajo gjatë këtij viti ka në plan që ekspozitën ta hapë edhe në Prishtinë dhe në ca qendra të tjera të Kosovës.

Në prononcimin për gazetën Koha Javore, piktorja Kaltrina Hoti u shpreh: “Pak a shumë kjo është paraqitja e artit abstrakt me të cilin njerëzit nuk janë të njohur shumë në këtë trevë. Ekspozita është titulluar

‘Fillimi i fundit’, është përmbledhja e përjetimeve të mia të pesë viteve, emocionet pozitive e negative, çka gjeta kur u ktheva, çka prita, dhe si unë reagova. Ky është cikli i fundit

që merrem me këtë temë. Për këto pesë vite më duket sikur për herë të parë pesha e trupit tim është ndjerë në tokën ku jam kthyer, sepse përpara një herë apo dy kam pas rast të vij dhe ka qenë sikur nëpër erë. Me këtë ekspozitë pak a shumë dua të zgjoj vëmendjen e çdo njeriut, ta kujtoj që gjëja më e rëndësishme është ruajtja e identitetit. Personalisht mendoj që një ndër elementet kryesore të kulturës është arti. Promovimi i artit duhet me qenë më aktiv. Ne e kemi galerinë në Hot, që është hapur para tri viteve e gjysmë, por nuk është aktive për shkak të infrastrukturës. Kemi edhe galerinë që është hapur vjet në Plavë, aty janë 14 artista, 67 piktura të artistëve nga Plava dhe Gucia, dhe i kemi dy artistë nga Tuzi dhe Ulqini. Qëllimi është që nëpërmjet artit të bëhet lidhshmëria e të gjithëve në mënyrë paqësore”.

Ekspozita e pikturave të Kaltrina Hotit

në Qendër për Kulturë në Guci qëndroi e hapur deri më 19 maj. Gjatë kësaj kohe piktorja Hoti bashkëpunoi me nxënësit e grupit të artit pamor të Shkollës Fillore “Xhafer Nikoçeviq” të Gucisë, të cilëve u dha udhëzime e këshillime, sugjerime, por edhe vlerësime në aktivitetet e punës në lëmin e artit figurativ. Ajo me nxënës punoi ca piktura të cilat do të mbesin në arkivin e shkollës.

Në fjalimin e vet të rastit, piktorja Kaltrina Hoti nga shpirti dhe zemra falënderoi të gjithë pjesëmarrësit që mbrëmjen e së hënës ia kushtuan ekspozitës së saj. Në veçanti ajo përshëndeti dhe falënderoi arkeologun Prof. Dr. Naser Ferrin për pjesëmarrje, respekt, nderim dhe vlerësime kushtuar asaj, si dhe stafet punëdrejtuese të Komunës së Gucisë dhe Qendrës për Kulturë të këtij qyteti për organizimin dhe mbështetjen e parezervë të ekspozitës së shfaqur.

KOHA Javore 29
E ENJTE, 25 MAJ 2023 KULTURË

Botime të reja

Një mozaik nga jeta e zakonshme e anamalasve

“Ana e Malit sipas një trieshjani (Kronikë e jetës së përditshme të anamalasve)” është libri më i ri i gazetarit Gjekë Gjonaj, të cilin ai ia kushton trevës së Anës së Malit, siç thotë në dedikim, me rastin e 30-vjetorit të njohjes së tij me këtë krahinë gjeografike-etnografike shqiptare. Sipas autorit, arsyeja e vetme dhe kryesore për ta shkruar këtë libër publicistik për Anën e Malit është respekti që ka për këtë krahinë me traditë të pasur dhe për banorët e tij. “Kjo vepër publicistike nuk është një monografi, as dokument faktik, por vetëm pjesë e një letërnjoftimi të vogël me fjalë shumë të kësaj treve. Ajo është një mozaik prozaik me copëza veçantie nga jeta e zakonshme e pabujë e anamalasve, realiteti i tyre jetësor, një pjesë e së shkuarës dhe të sotmes së tyre në këtë lokalitet, ashtu siç i njoha unë”, shprehet autori në fjalën paraprijëse. Libri është i ndarë në shtatë kapituj. Në kapitullin e parë “Rrugëtim i shkurtër nëpër kohë” flitet për aspekte të përgjithshme të Anës së Malit,

kapitulli i dytë merret me traditën bujqësore e blegtorale, kapitulli i tretë me trashëgiminë kulturore materiale, kapitulli i katërt me trashëgiminë kulturore shpirtërore, kapitulli i pestë me disa figura të shquara fetare, kapitulli i gjashtë me portretet e disa personaliteteve të Anës së Malit, kurse kapitulli i shtatë përfshin disa reportazhe nga kjo trevë.

Në vështrimin e tij redaktori Dr. Nexhad Avdiu shprehet ndër të tjera se “libri pa dyshim është edhe një arritje në aspektin shkencor, sepse përbën një botim të mirëfilltë për zonën e Anës së Malit, aq më tepër kur trajtohet nga një trieshian, mik i kësaj zone” dhe se mendon që libri do të shërbejë edhe si bazë për studime të mëtejshme në fusha të ndryshme për këtë trevë shqiptare.

Ndërsa recensentja Dr. Sabina Osmanoviq shprehet se “Libri në fjalë është i larmishëm në përmbajtje, herë ngjan me udhëpërshkrim, herë si një rrëfim historik. Teksa lexoni librin, në çdo fjali mund të ndjeni tonin dashamirës për njerëzit e kësaj

zone dhe një lloj afrimiteti krejtësisht të natyrshëm.”

Libri “Ana e Malit sipas një trieshjani (Kronikë e jetës së përditshme të anamalasve)” është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, ndërsa është shtypur në shtypshkronjën IVPE –Cetinë. Redaktor teknik i librit është Gazmend Çitaku, kurse kopertina është punuar nga Rajmond Gjonaj. Gjekë Gjonaj është autor i librave “Prekë Cali, piramidë e kufijve të Shqipërisë” (monografi), “Njëmendësi shqiptare”, “Gjurmëve të kohës”, “Shqipet e maleve”, “Identiteti etnolinguistik dhe kulturor i shqiptarëve”, “Bijtë e shqipes”, “Deputetët shqiptarë në Malin e Zi në periudhën e komunizmit 1946-1990”, “Zgjedhjet parlamentare dhe deputetët shqiptarë në Malin e Zi në periudhën e pluralizmit 1990-2016”, “E meritojnë nderimin (Figura shqiptare të shekullit XX)”. Ky është libri i tij i dhjetë.

KOHA Javore 30
i. k.
E ENJTE, 25 MAJ 2023
KULTURË
(Gjekë Gjonaj, Ana e Malit sipas një trieshjani – Kronikë e jetës së përditshme të anamalasve, SHAI “Art Club”, Ulqin, 2023)

nga zakonshme

KOHA Javore 31
anamalasve E ENJTE, 25 MAJ 2023 KULTURË

Deklaratë e kryetarit të Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, dhënë emisionit “Link” të

Radios së Malit të Zi

Kryetari i posarizgjedhur i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, pak ditë më parë ishte mysafir i RTV-së së Malit të Zi, me ç’rast në emisionin “Link” të Radios deklaroi se situata momentale financiare e Komunës së Plavës është stabile, por tërhoqi vëmendjen në rrezikun nga shpenzimet e rritura. Ai theksoi se përkrah rritjen e përfitimeve dhe standardin më të mirë të qytetarëve, por siç shtoi në vazhdim, vetëqeverisjeve lokale duhet t’u jepen të ardhura më të mëdha që të mund t’i paguajnë borxhet.

Perspektivë të zhvillimit të trevës prej nga është, konsideron aksin rrugor Plavë-Bogiqevicë-Deçan i cili, siç u shpreh ai, duhet të hapë më se 30% të territorit të Plavës që mund të shfrytëzohet për qëllime turistike. Kryetari Canoviq i cili ka fituar besimin e qytetarëve që në mandatin e dytë të udhëheq Komunën e Plavës, në emisionin në fjalë të Radios së Malit të Zi, tha se në këtë mandat do të përpiqet të dëshmojë për të gjitha ato që këtij qyteti i mungojnë, do të bëjë përpjekje që nga niveli lokal të përmirësojnë gjendjen, por siç shtoi, në mënyrë konstante nga qeveria dhe organet shtetërore do të kërkojë që t’i kryejnë detyrimet e veta.

Duke folur për infrastrukturën rrugore, kryetari Canoviq bëri me dije se gjithnjë e më shumë qytetarë nga Podgorica vijnë në Plavë, duke iu falënderuar aksit rrugor nëpër Shqipëri, por siç shtoi në vazhdim, Plava më shumë do t’i afrohet kryeqytetit - Podgoricës kur të vazhdojnë punimet në ndërtimin e autostradës prej Kollashinit deri në Andrijevicë.

Ai në deklaratë përmendi se kalimi nëpër Çakorr deri në Pejë ende nuk është hapur edhe pse ekziston infrastruktura e komunikacionit dhe memorandumi i nënshkruar në mes dy shteteve.

“Konstatojmë se perspektiva e zhvillimit të trevës sonë është aksi rrugor Plavë-Bogiqevicë-Deçan, i cili duhet të hapë më se 30% të territorit të Plavës që mund të shfrytëzohet në qëllime turistike”, konfirmoi kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq. Kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me shtetin, kryetari Canoviq theksoi se ekzistojnë gjëra që janë për lëvdatë, por ka edhe asosh për të cilat shteti nuk ka sens dëgjimi kur janë në pyetje nevojat e komunave në veri të shtetit.

“Në cilën pjesë kemi ankesë? Para së gjithash është situata financia-

re e komunave në veri. Mendoj që miratohen dispozita ligjore pa konsultime me vetëqeverisjet lokale, e ato padyshim kanë reperkusione të rëndësishme negative në qëndrueshmëri dhe likuiditet të buxhetit të vetëqeverisjeve lokale. Programin ‘Evropa tani’ e përkrahim nga aspekti i rritjes së të ardhurave personale, por jemi të detyruar të kemi parasysh që të ardhurat ekonomike në veri dukshëm do të zvogëlohen”, ka konfirmuar zoti Canoviq.

Situata financiare në komunë momentalisht është stabile, por ai tërhoqi vëmendjen në rrezikun nga shpenzimet e rritura dhe të taksave të reja të cilat, siç tha ai, i ka imponuar qeveria dhe se nuk ka të ardhura të reja të cilat do të mbanin balancin.

“Do të përpiqemi të realizojmë komunikimin, para së gjithash përmes bashkësisë së komunave që t’u tregojmë organeve shtetërore ku mund të intervenojnë për të na lehtësuar jetën, nga ana tjetër do të menaxhojmë me nikoqirllëk institucionin për të qenë servis i vërtetë i qytetarëve”, ka thënë Canoviq.

Numrin e të punësuarve në veri të shtetit e konsideroi çështje sociale.

“Kur punëdhënës kryesor janë komuna dhe institucionet lokale, duhet pasur parasysh sensin për nevojat e qytetarëve dhe punësimin, si të mbeten në ato treva. Kemi zvogëluar numrin e të punësuarve në periudhën e kaluar, por nuk mund të shkojnë në prerje radikale, sepse duhet të kemi kujdes edhe për çështjen sociale”, ka thënë kryetari Canoviq.

Standardi në trevën e Komunës së Plavës nuk është aq i keq, theksoi ai, por për këtë, siç shtoi në vazhdim, duhet falënderuar diasporën e cila rregullisht dhe me kohë paguan mandat-obligimet e veta në llogaritë rrjedhëse të njerëzve që jetojnë atje, por edhe depozitojnë me mjete të rëndësishme në investime. Kryetari Canoviq shpreson që vitin e ardhshëm nga ato investime do të hapen dy hotele të reja, por edhe objekte të tjera të cilat falë atyre Plava do të jetë vërtetë vend turistik.

KOHA Javore 32 MOZAIK
Komunave t’u jepen të ardhura më të mëdha që të mund t’i paguajnë borxhet
E ENJTE, 25 MAJ 2023

Në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin është hapur ekspozita e punishtes së fëmijëve

Promovimi i veshjeve kombëtare të Ulqinit përmes artit figurativ

Në ekspozitë janë paraqitur vizatime e piktura me motive të veshjeve kombëtare në Komunën e Ulqinit, të punuara nga fëmijët e moshës 6-13 vjeçare të punishtes së fëmijëve, e cila drejtohet nga piktorja Vahida Nimanbegu. Në to pasqyrohet talenti dhe kreativiteti i fëmijëve për të vizatuar veshjet popullore si pjesë e rëndësishme e traditës dhe trashëgimisë sonë

Ulqin – Në Galerinë e Qendrës së Kulturës, të enjten mbrëma (18 maj 2023) është hapur ekspozita e punishtes së fëmijëve që vepron në kuadër të Organizatës Joqeveritare “Art Dulcinium”, me temë “Promovimi i veshjeve kombëtare të Ulqinit përmes artit figurativ”. Në ekspozitë janë paraqitur vizatime e piktura me motive të veshjeve kombëtare në Komunën e Ulqinit, të punuara nga fëmijët e moshës 6-13 vjeçare të punishtes së fëmijëve, e cila drejtohet nga piktorja Vahida Nimanbegu. Në to pasqyrohet talenti dhe kreativiteti i fëmijëve për të vizatuar veshjet

popullore si pjesë e rëndësishme e traditës dhe trashëgimisë sonë. Ekspozita është hapur nga Leze Llazari. Në katalogun me punimet e fëmijëve, ajo shkruan se “veshjet popullore janë thesare të trashëgimisë sonë kombëtare, të cilat nuk shquhen vetëm për larminë e tyre, por edhe për bukurinë që përçojnë dhe vlerat artistike që ato përbëjnë”.

Sipas saj, “të punosh me fëmijë dhe të rinj është humanizmi më i lartë i epokës së cilës i përkasim, sidomos kur ambicia jonë na vesh me krenari kombëtare”.

Në programin me rastin e hapjes

së ekspozitës kanë marrë pjesë me dy pika muzikore fëmijët e Kopshtit “Solidariteti”, të veshur me veshje popullore.

Punishtja e fëmijëve në Ulqin ka filluar punë në vitin 2005. Sot atë e ndjekin 30 fëmijë të moshave të ndryshme, ndërsa që prej fillimit e kanë ndjekur me dhjetëra fëmijë. Për çdo vit në Ulqin, qytete të tjera të Malit të Zi dhe jashtë tij hapen ekspozita me punimet e fëmijëve të kësaj punishteje.

Ekspozita është hapur në kuadër të projektit të mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. i. k.

KOHA Javore 33 MOZAIK
E ENJTE, 25 MAJ 2023

Komuna e Tuzit bëri ndarjen e mjeteve financiare për klubet sportive

Përfitojnë gjashtë klube në vend

Tuz – Komuna e Tuzit bëri ndarjen e mjeteve financiare për gjashtë klube sportive të cilat veprojnë në këtë komunë.

Kreu i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj firmosi të enjtën, më 18 maj 2023 kontratat me drejtuesit e klubeve sportive të cilat në bazë të konkursit publik janë shpallur fituese për bashkëfinancimin e programit të punës së tyre.

Nga ky institucion njoftojnë se nga

buxheti i Komunës së Tuzit për vitin 2023 në bazë të konkursit publik dhe të vendimit të kryetarit të Komunës për këto klube sportive janë ndarë në total 36 mijë euro.

Klubet përfituese nga ky konkurs janë Klubi i Taekwondosë ,,Besa” me

14 mijë e 500 euro, Klubi i Futbollit ,,Malësia 2010” me 9 mijë euro, Klubi i Futbollit ,,Tuzi” me 3 mijë e 800 euro, Klubi i Taekwondosë ,,Alba” me 3 mijë e 500 euro, Klubi i vallëzimit

,,Tip Toe” 2 mijë e 700 euro dhe Klubi i Xhudos ,,Deçiq’’ 2 mijë e 500 euro. Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj duke ju uruar suksese fituesve, premtoi se Komuna e Tuzit edhe në katër vitet e ardhshme do ketë në fokus investimin në sport dhe tek sportistët e rinj, të cilët japin kontributin e tyre në zhvillimin e Malësisë.

KOHA Javore 34 SPORT
t. u.
E ENJTE, 25 MAJ 2023

Një tjetër medalje evropiane për KT “Ulqini”

Garuesja e këtij klubi, Amella Nuti ka fituar medaljen e bronztë, duke fituar pike të vlefshme për rang-listën evropiane. Ajo ka fituar dy ndeshje për të arritur në gjysmëfinale dhe fitimi i vendit të tretë

Klubi i Taekwondosë “Ulqini” ka rrëmbyer një tjetër medalje evropiane, kësaj radhe në Lojërat Evropiane të nivelit G1/E2 që janë zhvilluar në Sarajevë, më 10-14 maj 2023. Garuesja e këtij klubi, Amella Nuti ka fituar medaljen e bronztë, duke fituar pike të vlefshme për rang-listën evropiane. Ajo ka fituar dy ndeshje për

të arritur në gjysmëfinale dhe fitimi i vendit të tretë. Sipas deklaratës për media të KT “Ulqini”, ndonëse kanë bërë paraqitje të mirë, dy garueset tjera të KT “Ulqini”, Arta Ismailaga dhe Sara Kraja, nuk kanë arritur të fitojnë medalje. Ndërkaq për shkak të lëndimit, megjithëse ishte parashikuar, nuk mori

pjesë garuesi Enes Dushku. Në Lojërat Evropiane të nivelit G1/E2 kanë marrë pjesë rreth 1000 garues nga dyzet vende të Evropës. Nga KT “Ulqini” kanë bërë të ditur se janë duke u përgatitur për garën e radhës – Kampionatin Evropian për kategorinë e juniorëve. (Kohapress)

KOHA Javore 35 SPORT
E ENJTE, 25 MAJ 2023
kohajavore.me “Koha Javore” në versionin online, mund ta lexoni në linkun: www.kohajavore.me
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.