Koha 1063

Page 1

Gjuha shqipesimboli kryesor i identitetit tonë kombëtar

Mësimdhënësit dikur “edukonin” me dhunë nxënësit, ndërsa sot ushtrohet dhunë ndaj edukatorëve
politikën
kundër Kosovës
ISSN 1800-5696
Perëndimi është duke ledhatuar e jo sanksionuar Serbinë për
agresive
KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 8 qershor 2023 Viti XXll Numër 1063 Çmimi 0,50

Lidhje më e shpejtë ndërmjet Podgoricës, Tuzit dhe kufirit me Shqipërinë

Askush nuk ka të drejtë të eksperimentojë me Kosovën

Apologjia e Ballkanit

Pasioni për traditën dhe dasmën anamalase

KOHA Javore

Themelues: Kuvendi i Malit të Zi

Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002.

Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve

Redaktor Përgjegjës: Qani Osmani

Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer)

Ismet Kallaba (aktualitete, sport),

Toni Ujkaj (kulturë)

Vijoleta Berishaj (sekretare teknike)

Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali Zi

Telefon: 020/240-659

E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2 KOHA
PËRMBAJTJE
Javore
6 8 18 20 E ENJTE, 8 QERSHOR 2023

Basri Çapriqi dhe epoka e tij

Ta njohim më mirë - për ta dashur më shumë Malësinë

Mbrëmje autoriale e Gazmend Çitakut në Bibliotekën “Radosav Lumoviq” në Podgoricë

Përzgjedhje me poezi për fëmijët parashkollorë

ARKIVI: www.kohajavore.me

KOHA Javore 3 PËRMBAJTJE
22 24 26 28
E ENJTE, 8 QERSHOR 2023 Shqiptarët në Mal të Zi në kohën
ISSN 1800-5696 Gjuha, burimi bazë dhe bastion apo fillimi – një gjuhe
Javore
Javore Gjuha shqipe është identiteti
Javore Shqiptarët në Mal të Zi në kohën e shpalljes së PavarësisëShqipërisësë KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë enjte, 1 dhjetor 2022 Viti Numër 1038 Çmimi 0,50 Gjuha, burimi bazë dhe bastion i kombit Kulmi apo fillimi i ndasive KOHA Javore Podgoricë enjte, dhjetor 2022 Viti XXl 1039 Çmimi 0,50 Thesaret e Ulqinit KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha shqipe është identiteti ynë Thesaret e Ulqinit Thesar i vyer i artit poetik, leksikut e frazeologjisë së gjuhës shqipe KOHA Javore Podgoricë enjte, 22 dhjetor Viti XXl Numër 1041 Çmimi
KOHA Javore
KOHA
KOHA
KOHA

Në QKI “Malësia” në Tuz u organizua aktiviteti kulturor “Interkultura e të rinjve në Tuz”

Mundësi për njohjen e kulturës së njëri-tjetrit

“Shpresojmë që ideja e promovimit të interkulturës mes të rinjve do të bëhet një praktikë e rregullt dhe diçka për të cilën duhet punuar së bashku. Qëllimi i këtij projekti ndër të tjera ishte t’u hapim mundësi fëmijëve dhe të rinjve që të njohin kulturën e njëri-tjetrit dhe t’a vlerësojnë më shumë njëri-tjetrin”, thotë Deceviq

Tuz – Në Qendrën Kulturore-Informative “Malësia”, të martën (30 maj 2023) u organizua evenimenti i quajtur “Interkultura e të rinjve në Tuz”, i cili ka për qëllim promovimin e kulturës së të rinjve që jetojnë në Tuz, atë se çfarë e përbën kulturën rinore në Tuz dhe pse është e rëndësishme që të rinjtë/rejat të mësojnë të jetojnë së bashku.

Pjesëmarrës në këtë eveniment kulturor ishin nxënësit nga SHMP “25 Maji”, SHF “Mahmut Lekiq” dhe anëtarë të SHKA “Ramadan Sharkiq” nga Tuzi. Organizatorja e këtij aktiviteti kulturor, njëherësh drejtoreshë e OJQ “Fëmijët e Malit të Zi”, Sabra Deceviq i tha gazetës “Koha Javore” se Tuzi (Malësia) ka arsye të krenohet, sepse siç tha, ka ushqyer shpirtin e bashkëjetesës dhe tolerancën e lartë ndër shekuj.

“Megjithatë, mund të thuhet se interkultura është proces dhe është diçka që duhet t’ua mësojmë të rinjve se ata duhet të vazhdojnë të promovojnë interkulturën në mes tyre dhe të përpiqemi që sa më shumë t’u japim mundësi të bashkëveprojnë. Interkultura është një proces, jo qëllim në vetvete”, shprehet Deceviq.

Ajo duke treguar përbërjen multinacionale dhe multikonfesionale

të popullatës vendase në Malësi, tha se pjesëtarët e këtyre kombeve kanë mundësi që të shijojnë jo vetëm bukuritë natyrore të vendit ku jetojnë, por edhe pasurinë e marrëdhënieve ndërmjet njëri-tjetrit.

“Shpresojmë që ideja e promovimit të interkulturës mes të rinjve do të bëhet një praktikë e rregullt dhe diçka për të cilën duhet punuar së bashku. Qëllimi i këtij projekti ndër të tjera ishte t’u hapim mundësi fëmijëve dhe të rinjve që të njohin kulturën e njëri-tjetrit dhe ta vlerësojnë më shumë njëri-tjetrin”, thotë Deceviq. Programi u hap me interpretimin e Anton Arapajt nga SHMP “25 Maji” i cili u paraqit me një pjesë të “Lahutës së Malcis”. Më pas, Najlla Nikoviq nga SHF “Mahmut Lekiq” recitoi vjershën “Bota e të rriturve”, autore e

së cilës ishte vetë ajo.

Anëtarët e Shoqatës Kulturore-Artistike “Ramadan Sharkiq” i dhanë këtij programi një larmi të veçantë, pasi që folklori pasqyron trashëgiminë dhe vlerat e përbashkëta kulturore. Të rinjtë e SHKA “Ramadan Sharkiq” u paraqitën me vallen “Baresha”. Programi përfundoi me hapjen e ekspozitës së nxënësve të këtyre shkollave, ku dominuan punime me mesazhe paqeje dhe tolerance, të figurave historike dhe fotografi të ndryshme.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Të mësojmë të jetojmë së bashku” të cilin OJQ “Fëmijët e Malit të Zi” e organizon me mbështetje të Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi.

KOHA Javore 4 NGJARJE JAVORE
t. u.
E ENJTE, 8 QERSHOR 2023

Guci - Të enjten, më 1 qershor 2023, në godinën e Komunës së Gucisë është mbajtur konferenca për media në të cilën është prezantuar projekti “Aksioni i përbashkët i mbrojtjes së mjedisit jetësor”, të cilin e bashkëfinacon Bashkimi Evropian me mjetet nga programi IPA të bashkëpunimit tejkufitar Mali i Zi - Shqipëria 20142020, gjegjësisht Ministria e Financave e Malit të Zi, sektori për marrëveshje dhe financim të programeve nga mjetet e Bashkimit Evropian (CFCU).

Projektin e zbatojnë së bashku Komuna e Gucisë (Mali i Zi) dhe Komuna e Pukës (Shqipëri), me qëllim kontributi i mbrojtjes së mjedisit jetësor në rajonin tejkufitar nëpërmes infrastrukturës së menaxhimit më efikas dhe modern me hedhurina.

Projekti do t’i kontribuojë përmirësimit të kapacitetit dhe efikasitetit të shërbimeve publike në këtë fushë, ndërsa fokusi do të jetë në promovimin e vetëdijes ekologjike te të rinjtë përmes aksioneve të përbashkëta lidhur me grumbullimin e hedhurinave në këto komuna. Në konferencën në fjalë kanë folur kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, kryetari i Komunës së Pukës, Gjon Gjonaj, drejtori ekzekutiv i SHPK “Veprimtaritë Komunale” në Guci, Demir Bajroviq, dhe menaxheri i projektit, Shaban Prelvukaj. Kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, në fjalën e rastit ka falënderuar në përkrahjen financiare të Bashkimit Evropian duke theksuar se përmes blerjes së pajisjes ndërmarrjeve komunale, në zbatimin e or-

ganizimit dhe mbajtjes se trajnimeve, ndërmarrësit të aftësohen për punë sa më cilësore. Kryetarja Çekiq, po ashtu mendon se partnerët me rastin e zbatimit të këtyre projekteve mjaft të rëndësishëm, fiton miq të rinj, dituri të reja dhe shkëmbehen përvoja të cilat janë me peshë dhe vlerë. Njëherazi hapen mundësitë për bashkëpunim në lëmi dhe fusha të tjera.

Kryetari i Komunës së Pukës, Gjon Gjonaj, ka falënderuar në besim Komunën e Gucisë duke theksuar se shpreson që projekti do t’i realizojë rezultatet e planifikuara, do të avancojë infrastrukturën e menaxhimit me hedhurina në këto komuna dhe do të kontribuojë në ruajtjen dhe mbrojtjen në të mirë të mjedisit jetësor.

Rezultatet e pritura të projektit kanë të bëjnë me rritjen e kapaciteteve të ndërmarrjeve publike komunale për menaxhim me hedhurina, kur ato të bëjnë zbatimin e blerjes së automjeteve të specializuara për grumbullimin e hedhurinave dhe të kontejnerëve në të dy komunat, panelat diellorë - banka të mençura, por edhe vizita të organizuara studiuese dhe punëtori të përfaqësuesve të ndërmarrjeve publike komunale, ku do të shkëmbehen dituri dhe përvoja në këtë lëmi. Po ashtu, njëri nga rezultatet e projektit ka të bëjë me avancimin e diturisë së të rinjve mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe menaxhimit me hedhurina, andaj përmes projektit do të organizohen punëtori edukative për nxënës dhe mësimdhënës në shkollat fillore në Guci dhe Pukë, Eko kampi dhe aktivitete tjera përcjellëse të karakterit edukativ.

Projekti do të ketë në fokus edhe avancimin e infrastrukturës lokale në lëmin e menaxhimit me hedhurina, ndërsa kujdes i posaçëm do t’i kushtohet promovimit të rëndësisë së mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe menaxhimit me hedhurina te popullata, përmes zbatimit të fushatës adekuate të mediave dhe aktiviteteve të tjera.

Realizimi i projektit ka filluar më 1 shkurt 2023 dhe do të zgjasë 18 muaj. Vlera e tërësishme e projektit është 300.420 euro.

KOHA Javore 5 NGJARJE JAVORE
Prezantimi i projektit “Aksioni i përbashkët i mbrojtjes së mjedisit jetësor” E ENJTE, 8 QERSHOR 2023
Në Komunën e Gucisë u mbajt konferenca për media në temën

U hap faza e dytë e Bulevardit

Lidhje më e shpejtë ndërmjet Podgoricës, Tuzit dhe kufirit me Shqipërinë

Podgoricë/Tuz – Bulevardi Podgoricë-Tuz (faza e dytë e punimeve) u hap zyrtarisht të mërkurën (31 maj

2023).

Hapjen zyrtare (prerjen e shiritit) e bëri kryeministri Dr. Dritan Abazoviq, kye-

Kryeministri Dr. Dritan Abazoviq gjatë hapjes së këtij bulevardi tha se ajo që duhet bërë në periudhën e ardhshme është investimi në infrastrukturë, sepse siç tha, sa më shumë rrugë dhe rrjedhje më të shpejtë, kjo do të thotë edhe zhvillim më të madh të Malit të Zi dhe ngritje e standardit të qytetarëveX

bashkiakja e Podgoricës, Prof. Dr. Olivera Injac dhe drejtori i Drejtorisë për komunikacion, Radomir Vuksanoviq. I pranishëm në hapjen zyrtare të këtij aksi rrugor ishte edhe kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.

Kryeministri Dr. Dritan Abazoviq gjatë hapjes së këtij bulevardi tha se,ajo që duhet bërë në periudhën e ardhshme është investimi në infrastrukturë, sepse siç tha, sa më shumë rrugë dhe rrjedhje më të shpejtë, kjo do të thotë edhe

KOHA Javore 6
E ENJTE, 8 QERSHOR 2023 NGJARJE JAVORE
Podgoricë-Tuz

zhvillim më të madh të Malit të Zi dhe ngritje e standardit të qytetarëve. Abazoviq ka thënë se bulevardi i ri paraqet lidhje të shpejtë ndërmjet Podgoricës, Tuzit dhe kufirit me Shqipërinë. “Mendoj se është shumë e rëndësishme për qytetarët dhe për afaristë të kryeqytetit dhe të Komunës së Tuzit dhe për zhvillimin ekonomik që ekziston ky komunikim i shpejtë, duke iu falënderuar këtij aksi rrugor”, tha Abazoviq.

Ndërkohë, kryebashkiakja e Podgoricës, Prof. Dr. Olivera Injac ka thënë se perspektiva e Malit të Zi në Bashkimin Evropian, nënkupton edhe insfrastrukturë më të mirë dhe se hapja e akseve të reja rrugore inkurajon në këtë aspekt.

Kryebashkiakja e Podgoricës, Prof. Dr. Olivera Injac ka thënë se perspektiva e Malit të Zi në Bashkimin Evropian nënkupton edhe infrastrukturë më të mirë dhe se hapja e akseve të reja rrugore inkurajon në këtë aspekt

“Pa rrugë nuk kemi as zhvillim ekonomik, kështu që edhe ky aks rrugor është i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, për zhvillimin kulturor dhe për investime në kryeqytet. Planet tona janë që në bashkëpunim me qeverinë të punojmë në mënyrë aktive në avancimin e infrastrukturës”, theksoi kryebashkiakja, Injac.

Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë për komunikacion, Radomir Vuksanoviq duke treguar se ndërtimi i bulevardit me gjatësi 2.6 kilometra ka kushtuar 6.5

Punimet për ndërtimin e fazës së dytë të Bulevardit Podgoricë-Tuz filluan nëntorin e vitit të kaluar, ndërsa punimet për fazën e tretë dhe finale, siç njoftuan pak ditë më parë nga Komuna e Tuzit, pritet të fillojnë shumë shpejt

milionë euro, nga të cilat 1.3 milionë i ka ndarë kryeqyteti, theksoi se në këtë mënyrë është zgjidhur një rrugë e ngushtë në kryeqytet dhe se tani është përmirësuar lidhshmëria ndërmjet Podgoricës dhe Tuzit.

Ai, sikurse edhe kryeministri Abazoviq dhe kryebashkiakja Injac, kanë falënderuar kontraktuesin dhe mbikqyrësin e punimeve, si dhe grupin i cili ka përcjellur realizimin e këtij projekti për ndërtimin me sukses dhe para afatit të paraparë të Bulevardit Podgoricë-Tuz.

Rikujtojmë që punimet për ndërtimin e fazës së dytë të Bulevardit Podgoricë-Tuz filluan nëntorin e vitit të kaluar, ndërsa punimet për fazën e tretë dhe finale, siç njoftuan pak ditë më parë nga Komuna e Tuzit, pritet të fillojnë shumë shpejt. t. u.

KOHA Javore 7
E ENJTE, 8 QERSHOR 2023 NGJARJE JAVORE

Politika e bashkësisë ndërkombëtare dhe trazirat e fundit në Kosovë

Askush nuk ka të drejtë eksperimentojë me Kosovën

Ndërkombëtarët kanë dështuar në të ashtuquajturin proces të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të ketë normalizim me dikë që nuk don paqe dhe që ndjek politikën ruse dhe të Putinit në Ballkan

Trazirat në pjesën veriore të Kosovës, të shkaktuara nga popullata serbe janë pasojë e politikës së gabuar të bashkësisë ndërkombëtare. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë një qasje të drejtë ndaj zgjidhjes së problemit të pakicës serbe në Kosovë. Kjo nuk është hera e parë që Beogradi provokon situata krize dhe tra-

zira në veri të Kosovës, ndërsa bashkësia ndërkombëtare duke i toleruar dhe mos ndëshkuar fajtorin e vërtetë, pra Serbinë dhe serbët lokalë, i ka nxitur ata që të përdorin dhunën. Situata më e fundit i ka fillet me largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës në katër komunat me shumicë serbe, kërkesën jokushtetuese për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe me kompetenca

ekzekutive, për të mbërritur te trazirat e ditëve të fundit - përpjekjet për pengimin e shtrirjes së pushtetit të organeve dhe institucioneve të Kosovës në tërë territorin e saj. Dhuna e ushtruar jo vetëm ndaj policisë së Kosovës, por edhe ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve dhe mediave tregon fytyrën e vërtetë të protestuesve serbë, të cilët udhëhiqen nga grupet kriminale.

KOHA Javore 8 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 8 QERSHOR 2023
Ismet Kallaba

drejtë të Kosovën

Dhuna e ushtruar jo vetëm ndaj policisë së Kosovës, por edhe ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve dhe mediave tregon fytyrën e vërtetë të protestuesve serbë, të cilët udhëhiqen nga grupet kriminale

Ndërkombëtarët kanë dështuar në të ashtuquajturin proces të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të ketë normalizim me dikë që nuk don paqe dhe që ndjek politikën ruse dhe të Putinit në Ballkan.

Sinjifikativ është edhe fakti që procesi i dialogut udhëhiqet nga përfaqësues të dy shteteve evropiane të cilat nuk e kanë njohur Kosovën. Përfaqë-

suesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, spanjolli Josep Borrel, dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, diplomati sllovak Mirosllav Lajçak, jo një herë në deklaratat e tyre janë treguar të njëanshëm dhe kundër Kosovës.

Çdo lëshim i ri i Kosovës ndaj Serbisē do ta defunksionalizonte edhe ashtu shtetin jofunksional të Kosovës.

Kosova vërtet është një produkt i bashkësisë ndërkombëtare, por kjo nuk i jep të drejtën askujt që të eksperimentojë me të, siç po bën bashkësia ndërkombëtare me ndërmjetësimin në dialogun Kosovë-Serbi.

Trazirat e ditëve të fundit duhet shikuar në një kontekst më të gjerë, sepse ato janë rrjedhojë e situatës së përgjithshme gjeopolitike. Nëse bashkësia ndërkombëtare vazhdon me të njëjtën politikë si deri tani, ekziston rreziku real i përshkallëzimit dhe i përhapjes së tyre edhe në vende të tjera të rajonit, si në Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë etj. Tekefundit, ky është edhe synimi i atyre që nuk duan qetësi dhe paqe në Ballkan, por duan t’i realizojnë qëllimet e veta hegjemoniste dhe ekspansioniste.

KOHA Javore 9 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA
VËSHTRIM & OPINION
javore„
E ENJTE, 8 QERSHOR 2023
Kosova vërtet është një produkt i bashkësisë ndërkombëtare, por kjo nuk i jep të drejtën askujt që të eksperimentojë me të, siç po bën bashkësia ndërkombëtare me ndërmjetësimin në dialogun Kosovë-Serbi

Mësimdhënësit dikur “edukonin” me dhunë nxënësit, ndërsa sot ushtrohet dhunë ndaj edukatorëve

mësimdhënësve. Një anketë mbi dhunën ndaj mësimdhënësve, në të cilën morën pjesë 1.300 punonjës të shkollave, të bërë nga Sindikata e Arsimit e Malit të Zi përfundoi me rezultate shqetësuese.

është më e ekspozuara ndaj punonjësve në shkollat e mesme dhe në krye të kësaj janë bashkëpunëtorët profesionalë dhe personeli jomësimdhënës”, tha Miniq.

Rrëfimet e gjeneratave më të vjetra tregojnë për traumat e fituara në shkollë si pasojë e dhunës fizike nga mësimdhënësit. Edhe pse prindërit e nxënësve kanë qenë në dijeni, kanë pasur shumë “respekt” për mësuesit. Ka pasur raste kur fëmijët e asaj kohe nuk kanë guxuar të tregojnë në shtëpi që janë rrahur nga mësuesi, sepse një shuplakë ua kanë dhënë edhe prindërit. Kështu ka ndodhur në kohën kur mësimdhënësit gëzonin në shoqëri një autoritet të lartë, kur ata vlerësoheshin dhe respektoheshin në vendin e punës dhe jashtë shkollës, kur dihej se kush është mësimdhënës e kush nxënës, kur ka pasur bashkëpunim të frytshëm mes prindërve dhe mësuesve për të mirën e fëmijës.

A është kështu sot? Jo, gjithçka është ndryshe. Mësimdhënësit nuk guxojnë të ushtrojnë dhunë fizike tek nxënësit e tyre. Prindërit u dalin në mbrojtje fëmijëve dhe nëse ka raste të tilla reagojnë menjëherë. Sot ka një solidarizim mes prindërve dhe fëmijëve në dëm të mësimdhënësve. Sot është mësimdhënësi ai që duhet të dëgjojë dhe respektojë si fëmijën ashtu edhe prindërit dhe sistemin shkollor. Mësimdhënësit dikur “edukonin” me dhunë nxënësit, ndërsa sot ushtrohet dhunë edhe ndaj

Përafërsisht një e katërta e mësimdhënësve nuk ndjehen të sigurt në vendin e tyre të punës Duke i prezantuar rezultatet e sondazhit të Minisitrisë së Arsimit të Malit të Zi, psikologia Zorica Miniq nga Qendra e Provimeve të Malit të Zi, theksoi se pothuajse një e katërta e mësimdhënësve nuk ndjehen të sigurt në vendin e tyre të punës dhe ndjenja e sigurisë është më e vogël sa më i madh të jetë numri i shkollave. “Kur bëhet fjalë për dhunën nga ana e menaxhmentit të institucionit, mësimdhënësve u kërkohet që të kryejnë detyra që nuk janë në përshkrimin e tyre të punës. Disa nga llojet e dhunës që ushtron administrata ndaj mësuesve janë bërtitja, ngritja e zërit, kërkesa për rritjen e notave, gënjeshtrat, të cilat të gjitha njihen nga rreth një e treta e punonjësve të anketuar”, theksoi Miniq. Përafërsisht një e katërta e mësuesve që morën pjesë në hulumtim përjetuan frikësim dhe mohim të të drejtave të garantuara nga administrata. “Pothuajse çdo i pesti i anketuar ka përjetuar tallje, poshtërim, kërcënime për humbje të punës, ngacmime me mesazhe dhe të ngjashme. Forma më e shpeshtë e dhunës e përjetuar nga mësimdhënësit nga administrata – kërkesa për kryerjen e detyrave që nuk janë në përshkrimin e tyre të punës,

Në shkolla të mesme e gjimnaze presioni më i madh vjen nga drejtuesit Ndërhyrje të papërshtatshme në punë, si presioni gjatë vlerësimit është përjetuar herë pas here/shpesh nga 14.8 përqind e mësuesve dhe rrallë nga 20.5 përqind. Drejtuesit e shkollave të mesme dhe gjimnazeve, siç ka treguar edhe hulumtimi, këtë lloj dhune e shfaqin ndaj punonjësve të tyre më shpesh sesa drejtuesit e tjerë në arsim. Toni ngrihet rrallë në institucionet parashkollore. Në shkollat më të mëdha, rreth 40 përqind e të anketuarve kishin përvojën e presionit të administratës për të rritur notën. Kjo lloj dhune është më e zakonshme në shkollat e mesme dhe pothuajse çdo punonjës tjetër e ka përjetuar atë.

Frikësimi dhe presioni për rritjen e notës

Në shkollat me mbi 500 nxënës ka dukshëm më shumë presion nga prindërit me synim rritjen e notave. Më shumë se gjysma e mësuesve të anketuar kanë ndjerë këtë lloj presioni. Presionet më të shpeshta për rritjen e notës ushtrohen nga prindërit e shkollave fillore dhe të mesme. Ngritja e zërit, të bërtiturat dhe frikësimi janë gjithashtu forma të dhunës nga prindërit që janë më të zakonshme në shkollat e mëdha dhe fillore (rreth 30 përqind e mësuesve

KOHA Javore 10 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 8 QERSHOR 2023
Gjekë Gjonaj

e kanë përjetuar këtë përvojë).

Mësimdhënësit të marrin statusin zyrtar Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Radomir Bozhoviq ka paralajmëruar se në periudhën e ardhshme do të kërkojnë që punonjësit e arsimit të marrin statusin zyrtar derisa janë duke punuar në institucion. Ata gjithashtu do të kërkojnë që prindërit të kenë sanksione më të rrepta (financiare ose të tjera) në rast se fëmija i tyre kryen një sulm fizik ndaj punonjësve të një institucioni arsimor. Ata propozojnë, siç tha Bozhoviq, përshpejtimin e projektit me roje në shkolla, si dhe përforcimin e bashkëpunimit me prindërit përmes shërbimeve psikologjike dhe pedagogjike në kuadër të programit për parandalimin e dhunës. Bozhoviq theksoi se gjendja aktuale në shkolla është e tillë që pedagogët dhe psikologët janë të stërngarkuar me punë që i largon nga fëmijët, gjegjësisht u janë ngarkuar detyra, për shkak të të cilave ata kanë gjithnjë e më pak kohë për t’u marrë me fëmijët dhe me parandalimin e dhunës.

Shmangia e situatave të papërshtatshme

Sindikata do të kërkojë rritjen e numrit të bashkëpunëtorëve profesionalë në shkolla, si dhe forcimin e bashkëpunimit me qendrat për punë sociale, me qëllim të reduktimit të dhunës ndaj mësuesve në shkolla. “Ne gjithashtu do të kërkojmë që presioni i administratës, prindërve dhe nxënësve ndaj mësimdhënësve në lidhje me vlerësimin të trajtohet si formë e dhunës ndaj mësimdhënësve”, tha Bozhoviq. Ai u shpreh se ka keqpërdorime të shpeshta në seancat e këshillave të dikastereve, në të cilat marrin pjesë anëtarë të administratave, edhe pse nuk duhet. Janë pikërisht këto situata kur u bëhet presion kolegëve për të dhënë një vlerësim më të lartë. Si një nga shembujt ai ka thënë se në një shkollë në Podgoricë, e kështu është, pohoi ai edhe në të tjerat, në dhjetë vjet asnjë fëmijë nuk ka përsëritur klasën. Bozhoviq nënvizoi se sindikata propozon të vendosen protokolle që do të përcaktojnë mënyrën se si prindërit mund të komunikojnë me mësimdhënësit, në mënyrë që të shmangen situatat e

papërshtatshme. Ata sugjerojnë që në faqet e shkollave të publikohen kriteret dhe protokollet për çdo lëndë dhe klasë për vlerësimin e nxënësve, si dhe të bëhen protokolle të qarta të veprimeve në institucione për rastet e dhunës ndaj mësuesve. Ata do të kërkojnë krijimin e një programi të mbështetjes psikologjike për mësuesit në mënyrë që të reduktohen efektet e stresit.

Rasti i sulmit të dhunshëm të mësimdhënësit në Ulqin Dhuna ndaj mësimdhënësve për fat të keq është e pranishme edhe në shkollat me mësim në gjuhën shqipe. Në tetor të vitit 2015 mësimdhënësi i matematikës (S.K) është dhunuar në korridorin e Shkollës Fillore “Boshko Strugar” në Ulqin nga një prind (C.D) për shkak se nuk ishte i kënaqur me notën e fëmijës së vet. Kjo ngjarje e shëmtuar ndaj, siç pohojnë punonjësit e shkollave të këtij qyteti, njërit ndër mësimdhënësit më të përkushtuar në profesion dhe njëheri edhe ndër më korrektit. Rezultatet nga hulumtimi i fundit i Sindikatës së Arsimit tregon qartë se sa shkolla është ekspozuar ndaj fyerjeve, mallkimeve, kërcënimeve dhe llojeve të tjera të dhunës në dekadën e fundit.

Të eliminohet atmosfera e frikës në shkolla

Psikologët vlerësojnë se dhuna ndaj mësimdhënësve është pasojë e rrënimit të vlerave dhe mungesës së komunikimit. Sipas tyre, dhuna ndikon jo vetëm në jetën e viktimës, por edhe në të gjithë sistemin arsimor –mësimdhënësit nuk mund të mbajnë ligjërata cilësore, ndërsa nxënësit i respektojnë ata gjithnjë e më pak. Mësimdhënësit kërcënohen në klasë, shahen në internet. Jeta e përditshme e disa edukatorëve në Mal të Zi është shpesh e pakëndshme. Kjo situatë e ushtrimit të dhunës fizike apo verbale ndaj mësimdhënësve, sikurse edhe e dhunës mes nxënësve, do të duhej të jetë ndër prioritetet e punës të institucioneve arsimore. Rezultatet më të mira mund të arrihen nëse shkolla nxit një atmosferë respekti, mirëkuptimi dhe tolerance të cilën mësuesit, arsimtarët dhe profesorët, e më pas i gjithë sistemi shkollor, duhet ta krijojnë dhe të punojnë që në fillim. Vetëm në një shkollë ku ka një atmosferë të këndshme, ku të gjithë akterët mbrohen dhe respektohen, ku problemet zgjidhen me metoda jo të dhunshme, mund të mësohet jo dhuna.

KOHA Javore 11 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 8 QERSHOR 2023

Gjuha shqipe - simboli i identitetit tonë kombëtar

Rritja e statusit të shqipes dhe përmirësimi i prestigjit të saj, do të ndikonte në përmirësimin e imazhit të shqiptarëve, si përdorues të saj. Pasurimi i saj, rritja e funksioneve shprehëse, standardizimi i terminologjisë, faktorizimi i shqipes për komunikim ndërkombëtar në Evropë, në SHBA etj., ngritja e kulturës së gjuhës, do duhej të ishin disa prej detyrave të shoqërisë shqiptare. Gjuha shqipe na bashkon si komb shqiptar, ajo ishte, është dhe do të mbetet simboli kryesor i identitetit tonë kombëtar

Cilat janë mundësitë, përparësitë dhe rreziqet e shqipes sot në Evropë? Si të përmirësojmë statusit e gjuhës shqipe në rajon dhe Evropë? Çka duhet bërë që të rrisim kulturën e gjuhës, të zotërojmë më mirë shqipen? Si të ruhet, mësohet dhe të mos harrohet gjuha shqipe nga mërgimtarët tanë në diasporë? Si ta kultivojmë dhe mbështesim traditën e studimit të shqipes dhe shqiptarëve nga studiuesit e huaj?

Dihet që kemi një ndërlidhje të ngushtë në mes të folësve dhe gjuhës së tyre. Statusi i përdoruesve të një gjuhe përcakton edhe statusin e saj. Ashtu siç është gjendja e shoqërisë shqiptare, ashtu është edhe gjendja e gjuhës shqipe. Si është imazhi i shqiptarëve kudo, ashtu është prestigji i shqipes.

Gjendja e shqipes sot, si gjuhë e ndaluar ndër shekuj, me gjithë ankesat tona, në këtë fillim të mijëvjeçarit të tretë, kurrë nuk ka qenë më e mirë, as për nga numri i folësve, mendohet të jenë mbi 7 milionë, as për nga statusi zyrtar që ka: shqipja është gjuhë e vetme zyrtare në Republikën e Shqipërisë, gjuhë e parë zyrtare në Republikën e Kosovës, gjuhë e dytë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ajo gëzon statusin e gjuhës

pakicë në disa komuna në Mal të Zi dhe Serbi, flitet dhe mësohet nga një numër i madh shqiptarësh të diasporës sonë në disa vende të Bashkimit Evropian dhe në më shumë vende të zhvilluara të botës, ku punojnë dhe jetojnë shqiptarët.

Këtu në RMV, pas kthesës së 2001, dhe sidomos pas miratimit të Ligjit të përdorimit të gjuhëve, nga janari 2019 kemi përmirësim të statusit zyrtar të shqipes, por duhet të punohet me këmbëngulje edhe në zbatimin e plotë të këtij ligji, që të kemi si normë dygjuhësinë në vend me të gjitha funksionet në shoqërinë e sotme. Shqipja standarde, si gjuhë e përbashkët e kombit shqiptar, mbetet mjeti më i përshtatshëm për komunikim mbarëkombëtar, që i plotëson të gjitha funksionet e një gjuhe bashkëkohore. Për këtë arsye te çdo shqiptar duhet ngritur vetëdija gjuhësore, të shtohet kujdesi qytetar për gjuhën shqipe. Shtetet tona, si përdorueset kryesore të shqipes, pasi e kanë atë si gjuhë zyrtare dhe gjuhë të punës, në çdo fushë shoqërore e kanë për detyrë të kujdesen dhe mbrojnë gjuhën shqipe.

Ndryshimet e shpejta të kësaj kohe, me teknologji të re, ndikimi i tepër i anglishtes dhe i disa gjuhëve fqinje, vërshimi i madh i fjalëve të huaja të panevojshme, nëse nuk krijohen masa mbrojtëse, pas një kohe të shkurtër mund të bëhen rrezik serioz për gjuhën shqipe. Nisur nga ndikimet

dhe ndryshimet e mëdha të kohës së sotme, që prekin edhe shqipen, ne shqiptarët, sot më shumë se kurrë, e kemi të domosdoshme zhvillimin, përmirësimin dhe përsosjen e gjuhës shqipe.

Edhe miratimi i ligjeve për mbrojtjen e gjuhës, nuk do të ishte i tepërt dhe jashtë koncepteve evropiane për ruajtjen, zhvillimin dhe kultivimin e gjuhës amtare.

Edhe ne shqiptarët duhet të mësojmë nga politikat evropiane të mësimit dhe përhapjes së gjuhës, duke nisur nga shembujt më të suksesshëm, si ai i mësimit të anglishtes me Këshillin Britanik (British Council), përhapja e frëngjishtes përmes Aleancës Franceze (Alliance Française), si dhe përhapja e kulturës gjermane dhe mësimi i gjermanishtes në mbi 100 vende të botës nga Instituti Gëte (Goethe-Institut). Bazuar në realitetin e ri më të favorshëm për ne shqiptarët dhe gjuhën tonë, në këtë fillim të dekadës së tretë të shekullit 21, me ekzistencën e shteteve tona, me këtë numër të madh të shqiptarëve në shtetet e ndryshme të Bashkimit Evropian, përse të mos kemi edhe ne shqiptarët një institut shqiptar të formatit të tillë (do të ishte dashur të emërohet sipas njërit prej korifenjve të letrave shqipe), që do të vepronte në kryeqendra të Evropës dhe botës. Zhvillimi i shqipes duhet t’i përshtatet rrethanave të ndryshme të kohës së sotme. Na duhet ndërgjegjësim

KOHA Javore 12 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 8 QERSHOR 2023

kryesor kombëtar

qytetar e kombëtar për rolin identitar që ka gjuha e përbashkët shqipe, e kemi të domosdoshme të rrisim nivelin e kulturës së gjuhës. Mungesa e kulturës së gjuhës, moszotërimi i normës gjuhësore, lëshimet dhe gabimet e shumta gjuhësore, e tërë kjo ndikon në uljen e prestigjit të gjuhës shqipe. Me këtë gjendje dhe rënie të përditshme të nivelit të kulturës gjuhësore, kërcënohemi nga gjymtimi i gjuhës dhe humbja e saj. Për këtë arsye e kemi të domosdoshme të përkujdesemi për përdorimin e drejtë të gjuhës shqipe në institucione, në administratë, në shkolla, e kudo. Roli i shkollës dhe medias në këtë proces kompleks duhet të jetë parësor, por mjerisht, pikërisht këto dy institucione kryesore të shoqërisë sot, kanë rënie të kulturës së gjuhës, tregojnë moskujdes ndaj saj dhe kanë përdorim të gabuar të normës drejtshkrimore të shqipes. Pjesë e këtij procesi ndërgjegjësimi duhet të jetë edhe mbështetja e mësimit të gjuhës shqipe dhe përkrahja e shkollave shqipe në diasporë. Meqë gjuhët janë pasuri për çdo individ, atëherë edhe mësimi dhe zotërimi i shqipes, si gjuhë amtare, gjuhë e prejardhjes, është pasuri shtesë edhe për mërgimtarët tanë, shqiptarët e diasporës. Në mërgim, krahasuar me vendet amë, nga brezi i ri shqipja përdoret gjithnjë e më pak, vetëm në situata joformale, në familje, gjatë takimeve shoqërore me bashkatdhetarët, por nuk mësohet në shkollë, as si mësim plotësues. Përmes mësimit të shqipes jashtë vendit, sidomos në vendet e Bashkimit Evropian, në Britani dhe në SHBA, dhe me përshpejtimin e anëtarësimit të vendeve tona në BE, do të rritet statusi dhe do të përmirësohet dukshëm prestigji i shqipes në Evropë dhe botë. Ne nuk duhet të harrojmë se sa shumë shqiptarë kemi jashtë trojeve tona shekullore! Me rëndësi të veçantë është mbështetja e tyre, për atë duhet të shtohen përpjekjet

për ruajtjen e gjuhës shqipe në mesin e diasporës shqiptare në vendet e Bashkimit Evropian.

Për këtë ne shqiptarët në këto rrethana të reja të zhvillimit në Evropë, e kemi më se të domosdoshme të zhvillojmë politika të përbashkëta gjuhësore, të tri shteteve tona, ku shqipja është gjuhë zyrtare dhe gjuhë pune, si dhe të përkujdesemi për të drejtat gjuhësore të shqiptarëve në Mal të Zi, Luginën e Preshevës dhe në diasporë. Të bashkëpunohet për ngritjen e prestigjit të shqipes, për përmirësimin e statusit të saj në RMV, por edhe në vendet tjera të rajonit, ku ajo ka statusin e gjuhës pakicë - Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës në Serbi. Kërkohet shtimi i debatit për këto çështje dhe rritja e studimeve të shumta në fusha të ndryshme, më të thella, e të plota për gjuhën tonë. Të punohet në shtimin dhe mbështetjen e institucioneve të studimeve albanologjike në qendrat e ndryshme të Evropës, sidomos në shtetet gjermanishtfolëse: në Vjenë, Cyrih, Mynih, Berlin, Jena, Regens-

burg, etj.

Të shtojmë shkollat e mësimit të shqipes në diasporë. Por jo vetëm si numër, ato duhet të bëhen sa më funksionale, me nivelin e duhur, me certifikime të vlefshme dhe me përfshirjen e sa më shumë fëmijëve që gjuhën shqipe e kanë gjuhë amtare. Institucionet tona akademike duhet të punojnë për ngritjen e nivelit të procesit mësimor, organizimin e mësimit dhe certifikimin e gjuhës shqipes sipas kuadrit të përbashkët evropian të referencës për gjuhët. Rritja e statusit të shqipes dhe përmirësimi i prestigjit të saj, do të ndikonte në përmirësimin e imazhit të shqiptarëve, si përdorues të saj. Pasurimi i saj, rritja e funksioneve shprehëse, standardizimi i terminologjisë, faktorizimi i shqipes për komunikim ndërkombëtar në Evropë, në SHBA etj., ngritja e kulturës së gjuhës, do duhej të ishin disa prej detyrave të shoqërisë shqiptare. Gjuha shqipe na bashkon si komb shqiptar, ajo ishte, është dhe do të mbetet simboli kryesor i identitetit tonë kombëtar.

KOHA Javore 13 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 8 QERSHOR 2023

Perëndimi është duke e jo sanksionuar Serbinë politikën agresive kundër

Ajo që duhet të thuhet në këtë rast është se Serbia vetëm gjatë luftës së Kosovës nuk kishte mbështetje nga asnjë fuqi e rëndësishme. Rusia ishte në pozitë të rëndë duke u këndellur nga rënia e Federatës Sovjetike dhe krijimit të federatës së re, saqë nuk pati mundësi ta ndihmonte Serbinë, e cila gjithmonë ka qenë përfaqësia e saj në Ballkan. Në rastet tjera, Serbia gjithmonë ka pasur mbrojtje, jo vetëm nga Rusia, por edhe nga Perëndimi, më saktësisht nga Franca dhe Britania e Madhe

timisht kjo brengë e shqiptarëve thotë: Perëndimi ka qenë me ne, por kohëve të fundit na e ka kthyer shpinën dhe ka dalë në anën e Serbisë.

Kërkesa e vendeve perëndimore ndaj Prishtinës në lidhje me aplikimin e Asociacionit të Komunave Serbe, ka krijuar një situatë të re politike mes Kosovës dhe Serbisë. Gjithnjë e më shumë duket se Perëndimi e ka ndryshuar qëndrimin e tij duke kaluar në anën e Serbisë. Ky realitet i ri shihet me dyshim nga shumica e njerëzve në Kosovë, të cilët, gjithnjë e më shumë binden se Perëndimi e ka ndryshuar qëndrimin e tij duke e përkrahur Serbinë. Dyshimi përcillet me brengosje se Kosova mund të zhbëhet si shtet nëse Perëndimi e vazhdon këtë rrugë. Është krijuar një përshtypje se Perëndimi në orvatjet për largimin e Serbisë nga Rusia, do t’i lë anash shqiptarët, gjegjësisht do ta neglizhojë çështjen e Kosovës. Domethënë me këtë neglizhim shqiptarët sakrifikohen pasi që e paguajnë çmimin e orvatjes së Perëndimit për ta futur Serbinë në kampin e tyre. Shkur-

Në fakt, kjo nuk është tërësisht e vërtetë. Shumë shqiptarë e kanë perceptuar gabimisht mënyrën se si është pozicionuar Perëndimi ndaj Kosovës. Pas vitit 1999 klasa politike e Kosovës, e përkrahur edhe nga intelektualët, e ka përhapur bindjen se Perëndimi është miku jonë i përhershëm dhe në të njëjtën kohë armik i përhershëm i Serbisë. Pra, kështu ka menduar një klasë e papërgatitur dhe si e tillë e papërgjegjshme, duke mos e pasur parasysh se miqësitë dhe armiqësitë mes shteteve nuk janë të përhershme. Nuk është llogaritur në parimin themelor që thotë se shtetet kanë interesa në bazë të të cilave i krijojnë miqësitë. Gjatë tërë kësaj kohe, klasa politike shqiptare në vend që ta kryejë detyrën e qeverisjes, e ka shikuar interesin e ngushtë partiak dhe mënyrën e pasurimit individual. Kjo klasë politike para Perëndimit, nuk ka paraqitur asnjëherë ndonjë interes shtetëror për ta mbrojtur me këmbëngulje, siç ka ndodhur me klasën politike serbe.

Ekziston një keqinterpretim që ka të bëjë edhe me fillimin dhe vazhdimin e

angazhimit të Perëndimit në çështjen serbo-shqiptare, që pasoi me zhbërjen e Federatës Jugosllave. Ta zëmë, edhe sot konsiderohet se në Rambuje ka fituar klasa politike shqiptare ndaj asaj serbe, për shkak se ndërkombëtarët e kanë mbështetur Kosovën. Në realitet, kjo nuk është e vërtetë. Në Rambuje Perëndimi nuk ishte kundër Beogradit, për shkak se ia njohu sovranitetin Serbisë ndaj Kosovës dhe nuk shkoi përtej parimit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Por, gjërat ndryshuan më vonë dhe atë për shkak të gabimeve të Sllobodan Millosheviqit, i cili, duke mos i pranuar vendimet e kësaj konference, vazhdoi me kryeneçësi të shtyhej ose të matej me Perëndimin. Dhe, vetëm pas kësaj “matjeje”, Perëndimi vendosi që Kosovën ta orientojë kah rruga e pavarësisë. Pra, Perëndimi vetëm një kohë të shkurtër ka qenë kundër Serbisë ose armik i këtij vendi, siç është menduar në Kosovë ose siç ka trumpetuar Serbia.

Ajo që duhet të thuhet në këtë rast është se Serbia vetëm gjatë luftës së Kosovës nuk kishte mbështetje nga asnjë fuqi e rëndësishme. Rusia ishte në pozitë të rëndë duke u këndellur nga rënia e Federatës Sovjetike dhe krijimi i federatës së re, saqë nuk pati mundësi

KOHA Javore 14
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 8 QERSHOR 2023
Për Koha Javore: Daut Dauti, Londër

duke ledhatuar Serbinë për kundër Kosovës

ta ndihmonte Serbinë, e cila gjithmonë ka qenë përfaqësia e saj në Ballkan. Në rastet tjera, Serbia gjithmonë ka pasur mbrojtje, jo vetëm nga Rusia, por edhe nga Perëndimi, më saktësisht nga Franca dhe Britania e Madhe. Problemi shqiptaro-serb i ka rrënjët në Kongresin e Berlinit (1878). Fuqitë e Mëdha në Berlin nuk e respektuan parimin etnik në vendosjen e kufijve. Pasojat e këtij gabimi ndjehen edhe sot. Megjithatë, tendenca e Serbisë për zgjerim në jug, në drejtim të Kosovës dhe Maqedonisë gjatë luftës ruso-osmane (1877-1878), përfundoi me zhgënjim, pasi që një gjë të tillë nuk e lejuan kryesisht britanikët. Londra nuk e aprovoi as kërkesën greke të mbështetur nga Franca, e cila kërkonte që kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë që atëherë të

vendosej aty ku është sot. Por, ajo që iu bë me dije Serbisë në Berlin ishte fakti se ky shtet në të ardhmen mund të zgjerohej në drejtim të perëndimit – Bosnja e Hercegovina. Kjo gjë i ushqeu apetitet ekspansioniste serbe, që si rezultat i shkaktuan Luftrat Ballkanike dhe pastaj Luftën e Parë Botërore. Krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve kanë qenë të tmerrshme, por atëherë, pos shtypit ku këto krime depërtonin si lajm kudo në Europë, në politikë nuk krijonin efekt. Politika liberale gladstoniane që mbizotëroi në Britani të Madhe pas largimit nga pushteti të konservativëve të udhëhequr nga Benjamin Disraeli, ishte në favor, madje edhe nxitëse e zgjerimit të Serbisë dhe Greqisë. Kjo gjë bëhej për shkak se dëshirohej largimi sa më i shpejtë i pushtetit osman nga Ballkani. Për këtë arsye, Serbia edhe në Luftrat Ballkanike dhe në atë botërore e pati përkrahjen e madhe dhe ishte e ledhatuara e Evropës. Lufta e Parë Botërore përfundoi me humbje katastrofale të miqve të Shqipërisë, siç ishin tri perandoritë: gjermane, austro-hungareze dhe otomane. Sikur lufta të përfundonte ndryshe, pra në dobi të këtyre tri perandorive, kufijtë e Shqipërisë sot do të dukeshin ndryshe, kurse problemi shqiptaro-serb mund të mos ekzistonte, pasi që kufiri i Serbisë në jug vështirë se do të dilte më poshtë Vranjës. Por, Serbia, rastësisht apo me qëllim, gjithmonë është rreshtuar me fituesin, përfshirë edhe Luftën e Dytë Botërore. Gjatë tërë kësaj periudhe të gjatë, shqiptarët kanë qenë pa aleatë fitues.

Prandaj, miqësia e Serbisë me Perëndimin ka histori të gjatë. Si shtesë, në prapavijë, Serbisë pas shpine gjithmonë i ka qëndruar Rusia. I vetmi rast kur Serbisë i ka munguar kjo përkrahje, ka qenë lufta e vitit 1998-1999 që u

bë mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Por, shqiptarët nuk mendojnë shumë për faktin se në këtë luftë ishte Millosheviqi ai i cili me zor e futi Perëndimin në luftë kundër Serbisë. Me fjalë tjera, kjo ka qenë lufta e vetme që përfundoi në dobi të shqiptarëve dhe në të cilën Perëndimi ishte në anën e Kosovës dhe kundër Serbisë. Por, në historinë e njerëzimit gjërat që ndodhin pas luftës janë më të rëndësishme se rezultati i luftës. Këtë e vërteton shembulli i Gjermanisë, si në rastin e pas Luftës së Parë Botërore, ashtu dhe në rastin e pas Luftës së Dytë. Ne nuk dëshirojmë ta pranojmë, por një rol të tillë, mjaft të ngjashëm e ka luajtur edhe Serbia. Gjatë kësaj kohe Serbia ka punuar në drejtim të evitimit të pasojave të humbjes së luftës dhe asnjëherë nuk ka lëshuar pe ndaj kërkesave të saj para Perëndimit. Për fat të keq, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në Kosovë. Natyrisht që në një shtet me ekonomi më të zhvilluarë në Ballkan, siç është Serbia, Perëndimi është i interesuar që të afrohet, për shkak se i interesojnë investimet nga ku përfiton kapitali investues. Investimet dhe dëshira për ta larguar Serbinë nga Rusia e ka shtyrë Perëndimin që t’i mbyllë sytë para një nacionalizmi shovinist, i cili duket se tashti është më i madh dhe më i rrezikshëm se që ishte gjatë viteve të ‘90-ta kur shkaktoi krime ndaj njerëzimit dhe gjenocid në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë.

Prandaj, pyetja kryesore për Perëndimin është: Pse e përkrahni Serbinë pa asnjë kusht kur dihet që ky vend ka mbetur ashtu siç ka qenë – burim i përhershëm i krizave dhe konflikteve në Ballkan? Përgjigjja me siguri thotë se Serbia, me përparim ekonomik, demokratizohet dhe distancohet nga Rusia dhe e kaluara e dhunshme, duke u afruar në drejtim të gjirit të Perëndimit. Nëse mendohet kështu, ky nuk është gabimi i parë i Perëndimit ndaj Serbisë dhe Ballkanit. Zaten, deri tashti, Perëndimi në Ballkan e ka luajtur vetëm rolin e zjarrfikësit që vjen me vonesë në vendin e ngjarjes. Pra, ka intervenuar për ta ngulfatur ose lokalizuar flakën përkohësisht, në mënyrë që të mos përhapet në drejtim të tij, por pa e dënuar e as qortuar seriozisht piromanin. Pra, Perëndimi është kthyer sërish për ta vazhduar kontrollimin e krizës që e prodhon Serbia, por nuk angazhohet për ta zhdukur shkakun.

KOHA Javore 15
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë
politikën
VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 8 QERSHOR 2023
domosdoshmërisht
redaksionale të „KOHA javore„

Kuvendi të njohë holodomorin gjenocid rus ndaj popullit

E kaluara tragjike e popujve dhe të vërtetat historike të krimeve kundër njerëzimit nuk mund të ndahen nga jeta e përditshme diplomatike dhe ndërkombëtare. Popujt e civilizuar i binden dhe e zbatojnë këtë aksiomë. Më datë 18 maj 2023, Senati i Francës miratoi një rezolutë, në të cilën e njeh holodomorin si gjenocid rus ndaj popullit ukrainas. Sipas rezolutës franceze: “uria, deportimi dhe vrasjet metodike të miliona ukrainasve në vitet 1932-1933 ishin shkaktuar me qëllim nga pushteti sovjetik dhe synonin asgjësimin e identitetit ukrainas dhe për zhdukjen e kombit ukrainas”. Në muajin mars 2023 dhe Dhoma e Ulët e parlamentit francez miratoi një rezolutë, ku e njeh holodomorin si gjenocid rus ndaj popullit ukrainas. Holodomor (“gollodomor” në rusisht), është vdekja nga uria dhe përkufizon vdekjet masive nga uria masive në Ukrainë, e provokuar nga politika e Moskës në vitet 19321933. Me dekret të posaçëm të Stalinit u urdhërua në vitin 1932 konfiskimi i plotë dhe i tërësishëm në shkallë kombëtare i të gjitha të korrurave të grurit në Ukrainë, si dhe konfiskimi i të gjitha produkteve ushqimore të të gjithë fshatarëve ukrainas. Si rezultat i këtij plani diabolik vdiqën nga uria 7 deri në dhjetë milion ukrainas, gra, fëmijë dhe burra të pafajshëm, që përbënte rreth 25 përqind të popullsisë ukrainase. Gazeta britanike “Daily express” botoi në 6 gusht 1934 reportazhin me titull “Tmerri i Ukrainës - njerëz të vdekur dhe kuaj të ngordhur nëpër rrugë”. Ishte një krim i përbindshëm qeveritar rus, të cilin regjimi bolshevik me dorë të hekurt, të fshehur nga opinioni publik brenda dhe jashtë vendit për dekada me rradhë. Holodomori ishte një politikë dhe strate-

gji paranaziste e Moskës për të nënshtruar Ukrainën dhe popullin e saj dhe për të eliminuar çdo përpjekje për identitet kombëtar dhe pavarësi. Holodomori rus është pararendës i holokaustit nazist.

Bota demokratike dhe e civilizuar perëndimore nuk mund të pranonte rrasën e varrit rus për një krim të tillë makabër si holodomori. Deri në prill të vitit 2023 parlamentet e rreth 30 shteteve të botës kanë miratuar rezoluta, ku kanë njohur holodomorin si gjenocid rus ndaj popullit ukrainas. Qeveria amerikane në vitin 2006 autorizoi ngritjen e “Memorialit të gjenocidit të holodomorit”. Më 14 mars 20018 Senati Amerikan miratoi rezolutën, që njeh holodomorin si gjenocid. Më 25 nëntor 2022, në ditën përkujtimore të holodomorit, presidenti i SHBA, Xho Bajden theksoi se “Holodomori është vdekja nga uria, ku regjimi i Stalinit imponoi politikat e egra dhe represive për Ukrainën, përfshirë krijimin e një urie të qëllimshme në 1932-1933, që shkaktoi zhdukjen e miliona grave, burrave dhe fëmijëve të pafajshëm”. Më 15 dhjetor 2022 Parlamenti Evropian miratoi rezolutën, që e njeh holodomorin si gjenocid ndaj popullit ukrainas. Në rezolutën e Parlamentit Evropian holodomori përcaktohet si “veprim i qëllimshëm i regjimit stalinist për organizimin artificial të urisë”. Në fund të nëntorit 2022, Bundestagu gjerman miratoi rezolutë të posaçme për njohjen e holodomorit si gjenocid. Me rezoluta të posaçme e kanë dënuar holodomorin si gjenocid rus ndaj popullit ukrainas edhe Parlamenti i Belgjikës, i Polonisë, Rumanisë, Bullgarisë, Irlandës, Islandës, Moldavisë, Çekisë, Hungarisë, Kanadasë, Portugalisë, etj. Shumë kohë më parë e kanë dënuar holodomorin si gjenocid rus parlamentet e atyre shteteve që dolën nga Bashkimi Sovjetik dhe e kanë provuar në kurrizin e tyre represionin e egër të Rusisë kundër popujve

jorusë. Në vitin 1993 Parlamenti i Estonisë e njohu holodomorin si gjenocid. Parlamenti i Lituanisë dhe Parlamenti i Gjeorgjisë e njohën në vitin 2005 dhe Parlamenti i Letonisë në vitin 2008.

Gjenocidi rus ndaj popullit ukrainas, i ndodhur në mes të Evropës, është një krim masiv i përbindshëm kundër njerëzimit. Ndaj nuk mund të qËndronin indiferentë as qeveritë dhe parlamentet e shteteve në kontinentet e tjera. Kështu holodomorin si gjenocid rus ndaj popullt ukrainas e kanë dënuar me rezoluta edhe Parlamenti i Meksikës, i Brazilit, i Kilit, i Perusë, i Paraguajit, i Ekuadorit e deri Parlamenti i Australisë.

Ky dënim i përbotshëm shtetëror, qeveritar dhe parlamentar i holodomorit si një gjenocid dhe krim kundër njerëzimit përbën një zhvillim pozitiv, që konfirmon nevojën historike dhe gjithmonë aktuale për dënimin e krimeve dhe politikave kriminale shtetërore që kanë synuar të zhdukin fizikisht dhe etnikisht popujt, siç janë tmerret e holokaustit dhe të holodomorit.

Kemi një dallgë të fuqishme mbarëbotërore të dënimit të gjenocidit të holodomorit, si një solidaritet mbarënjerëzor dhe mbarëndërkombëtar me popullin e shumëvuajtur ukrainas. Është e turpshme që edhe pas 90 viteve të këtij gjenocidi rus dhe krimi makabër kundër njerëzimit i kryer nga regjimi stalinist i Rusisë, Kremlini jo vetëm nuk kërkoi falje, por në mënyrë të mjerë po përpiqet ende me stilin e egër sovjetik ta mohojë ekzistencën e holodomorit. Ambasada ruse në Paris më 18 maj 2023 nxorri një deklaratë ku sulmon Senatin e Francës për rezolutën e njohjes së holodomorit si gjenocid se “do të rishkruajë historinë”. Kurse zëdhënësja e MPJ të Rusisë, Maria Zaharova, më 1 prill 2023 e sulmoi Asamblenë Kombëtare të Francës për rezolutën e holodomorit , duke e cilësuar “shprehje e rusofobisë së

KOHA Javore 16
E ENJTE, 8 QERSHOR 2023
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë
politikën
VËSHTRIM & OPINION
domosdoshmërisht
redaksionale
„KOHA javore„

holodomorin si ukrainas

kundërshtarëve tanë evropianë”. Mendjeshkurtësia e qëndrimit të Rusisë së Vladimir Putinit për holodomorin dhe qëndrimi absurd mohues rus, komprometohen duke i ballafaquar me vetë qëndrimet e mëparëshme të Kremlinit. Rusia zyrtare e ka pranuar dikur të vërtetën e holodomorit. Në vitin 1991 presidenti i Rusisë, Boris Jelcin e pranoi publikisht holodomorin dhe pasojat e tij tragjike të vdekjes së miliona njerëzve. Në vitin 2003, OKB-ja miratoi një deklaratë të posaçme të përbashkët për “urinë e madhe”, holodomorin, të viteve 1932-1933 në Ukrainë. Këtë deklaratë të OKBsë për holodomorin e pranoi dhe e nënshkroi edhe vetë Rusia, bashkë me 25 shtete të tjera. President i Rusisë në vitin 2003 ishte Vladimir Putin, pa urdhërin e të cilit nuk mund të mendohet pranimi dhe nënshkrimi nga Rusia i delaratës së OKB-së për holodomorin. Vladimir Putin, që vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite president i Rusisë, bën sikur e ka harruar pranimin e holodomorit dhe tani ka urdhëruar varrosjen dhe heshtjen kombëtare ruse për holodomorin. Më 19 tetor 2022 forcat pushtuese ruse në qytetin ukrainas të Mariupolit me dhunë hoqën dhe prishën monumentin në qendër të qyteti kushtuar viktimave të holodomorit, i cili ishte vendosur në vitin 2004.

Kemi një përpjekje antihistorike dhe të dështuar të Kremlinit, sepse terrori shtetëror rus mund t’i mbyllë me dhunë gojën popullit rus, por nuk ia mbyll dot as sytë, as memorjen historike dhe as dënimin e holodomorit nga shtetet dhe popujt demokratë në të gjithë botën.

Në planin diplomatik, politik dhe propagandistik është tepër e qartë përse Kremlini kërkon t’i mbajë në varrin e heshtjes skeletet e krimeve të tij masive. Së pari, Rusia e Putinit po ndjek të njejtën politikë staliniste të zhdukjes së identitetit kombëtar, të pavarësisë dhe të ekzistencës së

popullit ukrainas. Strategjia e agresionit ushtarak rus të ndërmarrë prej tij në vitin 2022 kundër integritetit dhe sovranitetit të Ukrainës, është e njejtë me strategjinë gjenocidiale staliniste për holodomorin e viteve 1932-1933. Së dyti, agresioni fashist i Rusisë kundër Ukrainës, që vazhdon sot e kësaj dite, ka shkaktuar masakra, vrasje masive dhe krime të reja kundër njerëzimit, të cilat e detyruan Gjykatën Kriminale Ndërkombëtare të Hagës të lëshonte urdhër ndërkombëtar arresti për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, si kriminel ndërkombëtar lufte. Së treti, ambicja imperiale e presidentit Putin për rikrijimin e Bashkimit Sovjetik synon që të aneksojë dhe të gllabërojë shtete dhe popuj të pavarur, që kanë qenë dikur koloni sovjetike të Moskës. Presidenti Putin është arkitekti i agresionit rus në vitin 2008 kundër Gjeorgjisë, të cilës i aneksoi dy territore, dhe i dy agresioneve ushtarake kundër Ukrainës në vitin 2014 dhe 2022 , duke aneksuar me dhunë Krimenë dhe pjesën lindore të Ukrainës. Përballë rrymës gjithnjë e më të fuqishme shtetërore, qeveritare dhe parlamentare ndërkombëtare të dënimit të holodomorit si gjenocid rus ndaj popullit ukrainas, lind nevoja e një aktivizimi adekuat të Shqipërisë, si pjesë dhe përkatësi e civilizimit perëndimor. Shqipëria duhet të bashkohet me veprimin dhe me qëndrimin e drejtë të parlamenteve të aleatëve tanë strategjikë të NATO-s dhe të BE-së, që e kanë dënuar holodomorin si gjenocid rus ndaj popullit ukrainas. Kuvendi i Shqipërisë duhet të jetë koherent dhe sa më parë të miratojë një rezolutë për dënimin e holodomorit si gjenocid rus. Kjo përbën për kuvendin një detyrë morale dhe drejtësie përpara të vërtetës historike, por edhe një detyrë kombëtare dhe kriter për harmonizimin e politikës sonë të jashtme me atë të NATO-s dhe të BE-së, parlamenti i së cilës ka miratuar rezolutë të posaçme për holodomorin.

Shqipëria e ka nevojë jetike të ndërmarrë një hap të tillë, jo vetëm për Ukrainën dhe për NATO-n e BE-në, por edhe për të respektuar veten e saj, sepse është shtet që ka borxhe të mëdha ndaj të kaluarës tragjike kombëtare dhe ndaj të vërtetave

historike të kombit shqiptar. Miratimi i një rezolute parlamentare për holodomorin si gjenocid rus në Ukrainë, do ta ndihmonte për të mbajtur gjallë në memorien shtetërore dhe diplomatike krimet masive ndaj shqiptarëve dhe shkaktarët fqinjë të tragjedive gjenocidiale kundër popullit shqiptar.

Nuk e nderon asnjë qeveri shqiptare dhe asnjë udhëheqës të Shqipërisë fakti që gjatë 32 viteve të sistemit demokratik nuk kanë guxuar të flasin njëherë për gjenocidin grek në Jugun e Shqipërisë në vitin 1914, ku u vranë masivisht mbi baza etnike dhjetëra mijëra shqiptarë. Nuk kanë guxuar të përmendin kurrë masakrat dhe gjenocidin mbi çamët. Nuk kanë përmendur kurrë gjenocidin serb ndaj popullit të Kosovës. Nuk kanë folur dhe nuk flasin kurrë për masakrën e Tivarit, ku u masakruan masivisht dhe pabesisht mbi 4 mijë të rinj shqiptarë të Kosovës nga forcat policore dhe ushtarake të Serbisë, e cila për ironi ishte aleate e Shqipërisë së asaj kohe.

Shpresojmë se Kuvendi i Shqipërisë, duke miratuar një rezolutë për holodomorin, do të mësonte si të zhvarrosë të vërtetat tragjike të historisë shqiptare. Shqipëria ka nevojë jetike të ngrejë ndërgjegjen kombëtare, shtetërore dhe ndërgjegjen diplomatike, për të kuptuar sa më parë se në botën e sotme nuk mund të avancohet në rrugën për progres nesë nuk luftohet edhe e keqja e sotme, edhe e keqja e djeshme.

Qëndrimi i sotëm i botës së civilizuar perëndimore ndaj holodomorit dhe holokaustit, përbën modelin kryesor për Shqipërinë se si duhet të notojë në rrjedhat diplomatike rajonale. Sjelljet poshtëruese të kompleksit të inferioritetit shtetëror, qeveritar dhe diplomatik ndaj shteteve fqinje, të cilat kanë bërë gjenocid ndaj shqiptarëve, i bëjnë të turpshme thirrjet levantine në Tiranë për të harruar të kaluarën në emër gjoja të së ardhmes. Modeli dhe qëndrimi perëndimor ndaj së kaluarës është rruga efikase dhe dinjitoze për shtetin dhe diplomacinë shqiptare, dhe jo ajo që na mëkojnë tinëzisht shtetet gjenocidiale ballkanike për të harruar të kaluarën tonë tragjike, që do të thotë të harrosh historinë dhe identitetin tonë kombëtar.

KOHA Javore 17
E ENJTE, 8
2023
VËSHTRIM & OPINION
QERSHOR
Pikëpamjet
e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Apologjia e Ballkanit

Sokrati është i mundur vetëm në Ballkan. Nëse kërkoni argumente, përfytyrojeni Sokratin në Angli, ose në Gjermani, ose në Suedi. Sokrati është saktësisht fenomen ballkanik; një instancë endemike, siç është edhe Ballkani një rast endemik. Të të akuzojnë për krim ata që u ke bërë të mirën më të madhe; të të dënojnë me vdekje ata që u ke hapur dhe u ke ndriçuar mendjen, kjo mund të ndodhë vetëm në Ballkan. Sokrati, sipas profetes nga Delfi, e cila nuk kish gabuar asnjëherë, ishte “më i mençuri ndër njerëz”. Mendjen e tij plot bujari ua dhuronte të gjithëve. Dijen e tij e këmbente me miqtë dhe me armiqtë. Ai mbeti i varfër, edhe pse e donin më të pasurit. Ai nuk arriti asnjëherë fuqi, ndonëse ishte i rrethuar nga më të fortët. Dinte më shumë se të arsimuarit, ndërkohë që e akuzonin se ishte i paarsimuar. Të rinjtë i udhëzonte në rrugën e virtytit, ndërkohë që u dënua me vdekje me akuzën se po prishte rininë. Predikonte ekzistencën e një Zoti të vetëm me shumë pasion, ndërkohë që e dënuan me vdekje për herezi dhe blasfemi. Mbrojtja e tij para gjykatës, e njohur si “Apologjia e Sokratit”, nuk e ndihmoi që t’i shmangej dënimit me vdekje, por, nga ana tjetër, e bëri të pavdekshëm! Shtrohet pyetja se kush e kishte akuzuar Sokratin? Bashkëqytetarët e tij, banorët e qytetit ku kishte lindur, të cilit i dha vulën e urtësisë dhe aurën e virtytit! Një njeri i tillë mund të lindte vetëm në Ballkan dhe vetëm në Ballkan mund të kishte këtë fat. Më shumë se dymijë vjet më vonë, mbase për shkak të ndonjë drejtësie më të lartë ose për shkak të rezistencës së virusit të padrejtësisë, mallkimi i Sokratit goditi Ballkanin. Tashmë ka kaluar një kohë e gjatë që është ngritur akuza kundër Ballkanit: e pështyjnë për shkak të primitivizmit, mungesës së kulturës dhe qytetërimit; e akuzojnë se po prish të rinjtë

dhe pleqtë; se është një “strehë për heretikët” (refugium haereticorum); e ngarkojnë me blasfemi; e gjykojnë për krimet më të rënda. Ballkani, i cili në fillim të erës së re quhej “Kopsa e botëve” (Catena mundi) – sepse vërtet që ka qenë qendra e botës, ku janë bashkuar tri kontinentet e njohura, Afrika, Azia dhe Evropa, duke bashkuar dijet e tyre më të larta, jo në aspektin epigjenik, por drejt një sinteze origjinale dhe kreative – sot është shpallur si guacë dhe WC e Evropës! Nga kush akuzohet sot Ballkani? Pikërisht prej asaj Evrope për të cilën Ballkani është jo vetëm burim, por edhe deltë; jo vetëm alfa, por edhe omega, dhe i cili i ka dhënë edhe emrin, përveç urtësisë, drejtësisë, artit dhe virtytit, që ajo i ka marrë po nga Ballkani!

Kanë kaluar shumë kohë që Ballkani po shkruan “Apologjinë” e tij, që sipas logjikës së padrejtësisë historike dhe precedentit të Sokratit, nuk do gjykohet me liri. Por, sipas drejtësisë historike dhe rrëfimit për Sokratin, Ballkani do ta sigurojë pavdekësinë.

Pikat kryesore të “Apologjisë së Ballkanit” janë fokusuar mbi akuzat më të rënda.

Në raport me akuzën e parë, që Ballkani përbën një çerdhe tradicionale primitivizmi dhe një zorrë qorre të qytetërimit, le të kujtohemi se e ashtuquajtura filozofi perëndimore, shkencë perëndimore, kulturë perëndimore, demokraci perëndimore, me një fjalë i gjithë qytetërimi perëndimor buron drejtpërdrejt nga Ballkani! Edhe Sokrati, edhe Platoni, edhe Aristoteli, edhe Soloni, edhe Perikliu, edhe Herodoti, edhe Tuqididi, edhe Sofokliu, edhe Fidia, edhe Euripidi, edhe Aleksandri bashkë me babanë e tij, Filipin, si dhe nënën, Olimpian, që të gjithë me radhë kanë lindur në Ballkan, dhe nuk kanë shkelur kurrë në Londër, në Paris, në Berlin apo në Bruksel. Në fakt, këto qytete, në atë kohë as që kanë ekzistuar, as si mëhallë fshati nuk u është përmendur emri. Pa këto emra dhe pa dy-treqind ballkanas të tjerë, as që do ekzistonte filozofia perëndimore,

shkenca perëndimore, kultura perëndimore, demokracia perëndimore dhe qytetërimi perëndimor, ndërsa bota nuk do ishte kështu siç është. Madje edhe Zeusi, si dhe të gjithë hyjnitë e tjera, në atë kohë kanë jetuar në malin Olimp, në zemër të Ballkanit, e jo në Evropën Perëndimore. Gjithçka që ata dinë sot e kanë mësuar nga Ballkani. Ndërsa tani kanë gjetur rastin të akuzojnë Ballkanin për primitivizëm, për mungesë kulture dhe qytetërimi, duke përvetësuar pa pikë turpi veprat e ballkanasve si realizime të tyre. Vallë, askush nuk do i dënojë për shpifje dhe si plagjiatorë të paskrupullt!?

Akuza e dytë kapitale kundër Ballkanit ka të bëjë me dhunën fetare dhe etnike, mungesën e tolerancës, me brutalitetin, përndjekjet dhe krimet masive. Megjithatë, eksodi më i madh dhe përndjekja tërësore në historinë e njohur, e realizuar vetëm për shkak të përkatësisë etnike dhe fetare, ka ndodhur në vitin 1492 shumë larg nga Ballkani, në Spanjën e atëhershme, kur të gjithë myslimanët dhe hebrenjtë ishin përzënë. Ata që nuk kishin nga të shkonin, ose u vranë, ose u kryqëzuan. Myslimanët e kryqëzuar me dhunë, të quajtur në mënyrë pezhorative moriskosë, si dhe hebrenjtë e kryqëzuar me dhunë, të quajtur maranosë, qenë përndjekur edhe 120 vite të tëra më pas: të akuzuar për herezi dhe blasfemi; të dënuar pa asnjë faj; të masakruar përçudshëm e kështu me radhë. Përfundimisht ishte lëshuar urdhri që deri në mars të vitit 1612, ose do vriteshin, ose duheshin përzënë nga Mbretëria e Spanjës.

Dhe, ndërkohë që luftrat më të përgjakshme në Evropën Perëndimore janë zhvilluar për motive religjioze/ doktrinare, në Ballkan mbizotëronte një atmosferë e qëndrueshme dhe paqësore, rrjedhojë e tolerancës multifetare dhe multikulturore, e paprecedentë në të gjithë historinë botërore. Pikërisht për këtë arsye, numri më i madh i myslimanëve dhe hebrenjve të përndjekur, të përzënë nga Spanja dhe nga vendet e tjera

KOHA Javore 18 KULTURË
ESE
E ENJTE, 8 QERSHOR 2023
Ferid Muhiq

euro-perëndimore, gjetën shpëtim dhe strehë bash në Ballkan. Kishat, xhamitë, katedralet dhe sinagogat, ndryshe nga e gjithë pjesa tjetër e Evropës, në Ballkan qëndronin pranë njëra-tjetrës, që edhe sot dëshmojnë në favor të mbrojtjes së Ballkanit. Krimi më i tmerrshëm kolektiv, holokausti, nuk ka ndodhur në Ballkan; as nuk është planifikuar dhe as është kryer nga ballkanasit. Të vrasësh miliona njerëz në kuadër të një projekti ideologjik, në emër të arsyes dhe qëllimeve të larta, për ballkanasin kjo është shumë monstruoze! Vërtet çnjerëzore! Për ballkanasin vrasja e njerëzve është çështje ndjenjash, emocionesh – nuk është një çështje e arsyes. Vrasja është një formë çmendurie: vetëm një i çmendur i përkohshëm (nga urrejtja, nga hidhërimi!), një njeri pa arsye, që ka dalë nga vetvetja, mund të bëjë një vepër të tillë të tmerrshme, siç është vrasja e njeriut. Në Ballkan, njeriu i arsyeshëm, njeriu që është në vete,

nuk do vriste kurrë një njeri. Llogoret e përqendrimit nuk janë menduar nga ballkanasit, por nga anglezët. Bombën atomike nuk e kanë hedhur ballkanasit.

Që nga themelimi i tij, duke filluar me Torkvemadën dhe me pasuesin e tij Lojola, e deri ne fund të tij, inkuizicioni ka gjykuar me vdekje dhe djegie me zjarr më shumë se dhjetëmijë njerëz, dhe kjo vetëm për motive doktrinare, teorike. Siç thuhet, nisur nga parimi! Në listën e të djegurve janë gjetur mijëra njerëz kundër të cilëve nuk ishte bërë asgjë, dhe të cilët nuk i kishin bërë kujt asnjë të keqe – përveçse ishin të mashtruar nga djalli! Prandaj, në atë listë kishte edhe njerëz të thjeshtë, shkencëtarë të mëdhenj, pleq, gra, madje edhe fëmijë. Në Ballkan nuk ka ekzistuar asnjëherë inkuizicioni; as që ka qenë e mundur. Torkvemado dhe Lojola nuk kanë urryer askënd. Gjykimet e tyre nuk përmbanin diçka të ngjashme. Vdekja në Ballkan është një temë

për të cilën me patjetër duhet të keni diçka shumë personale. Asnjë ballkanas i vërtetë nuk mund të pranojë të vrisni një njeri ndaj të cilit nuk ndjeni asgjë personale! Nëse nuk e urreni, si mund ta vrisni!? Njeriu nuk vritet thjesht, ashtu siç theret delja ose pula! Kur njeriu vritet për kot, kur ekzekutohet për kot, ai përçmohet, i mohohet e gjithë njerëzorja! Të paktën i vrari meriton pak respekt nga vrasësi, që të mos ekzekutohet si dele apo si pulë! Vdekja e tij është e pakuptimtë, ndërkohë që ai degradohet si njeri, nëse vrasësi nuk ka ndjerë asgjë ndaj tij – as urrejtje, as hidhërim, as pikëllim, as lehtësim, as vuajtje, as pendim! Thjesht asgjë. Vetëm ai që urren ka një shtysë mjaft të fortë – për të mos thënë edhe të arsyeshme – për të vrarë. Vetëm urrejtja është motivi i pranuar i ballkanasve për të vrarë një njeri ose me dhjetëra të tjerë.

KOHA Javore 19 KULTURË
(Vazhdon) E ENJTE, 8 QERSHOR 2023

Pasioni për traditën dhe dasmën anamalase

( Esat Mehmeti, “Dasma në Anë të Malit - ritet dhe ceremoniali i saj”, Art Club, Ulqin, 2023)

Në tri dekadat e fundit nga autorë shqiptarë nga Mali i Z, janë botuar vepra të profileve të ndryshme, të cilat kanë ndriçuar çështje shumëdimensionale të veprimtarive shoqërore të shqiptarëve në këtë mjedis. Varësisht nga përgatitja profesionale, pasioni dhe guximi për të trajtuar tema te ndryshme, ata kanë ofruar botime më vlerë që janë mirëpritur nga opinioni i gjerë

katëse të cilat kanë qenë dhe janë preokupuese për shqiptarët në viset e tyre në Mal të Zi. Në gamën e këtyre botimeve bën pjesë edhe libri i Esat Mehmetit me titull “Dasma në Anë të Malit - ritet dhe ceremoniali i saj”, botuar ditë më parë nga Art Club-i.

Nuk ka si të jetë ndryshe, sepse për të parën herë temat e trajtuara u publikuan pa pasur pasoja pas vitit 1990, në saje të ndryshimeve shoqërore në vendet e ish-Kampit socialist. Pikërisht duke iu falënderuar këtyre autorëve, opinioni i gjerë kulturor dhe shkencor ka mundësi të njihet më detajisht më çështjet për-

Nga vet titulli i tij, por edhe nga trajtimi i lëndës dhe argumentet e ofruara, del qartë se kemi të bëjmë me një botim të veçantë nga fusha e etnografisë që i ka munguar literaturës në gjuhën shqipe tek ne. Trajtimi i temave të cilat janë pjesë e identitetit të një mjedisi paraqesin sfidë për autorin si dhe kurreshtje

për lexuesit. Pikërisht i tillë është ceremoniali i dasmës në Anë të Malit, e cila është dëshmi autentike e ruajtjes së identitetit kombëtar shqiptar. Kemi të bëjmë me krahinën etnografike të Anës së Malit e cila ndonëse ishte në lidhje të drejpërdrejtë me Shkodrën si kryeqendra e veriut shqiptar, ajo ruajti veçoritë e veta sociokulturore që janë të pranishme edhe në ditët tona.

Në këtë botim çështja e dasmës trajtohet me tërë kompleksitetin e saj, duke ofruar të dhëna me interes, në dhjetë kapituj. Të dhënat e prezantuara janë rezultat i mbledhjes së lëndës në një periudhë të gjatë ko-

KOHA Javore 20
E ENJTE, 8 QERSHOR 2023
KULTURË
Nail Draga

hore, të cilat janë sistemuar e përgatitur për këtë botim.

Ana e Malit si krahinë etnografike ofron mundësi të mëdha hulumtimi për studiues të profileve të ndryshme. Në këtë aspekt ka munguar botimi i veçantë që si temë trajtimi ka pasur ceremonialin e dasmës në Anë të Malit. Duke marrë parasysh se kjo krahinë është pjesë e arealit kulturor të Shkodrës, me ndonjë përjashtim dasma është pothuaj identike si ajo shkodrane. Nuk ka si të jetë ndryshe, sepse në të kalurën anamalasit kishin raporte të përditshme sociale e shoqërore me qytetin e Shkodrës.

Autori dasmën e prezanton në dy

kohëra, atë në të shkuarën dhe në ditët tona. Kemi të bëjmë me ndryshime dinamike në aspektin social e shoqëror. Pikërisht në këtë aspekt këtu është vlera e këtij botimi për ta prezantuar të kaluarën e ceremonialit të dasmës e cila është pothuaj e panjohur për moshën e re. Në përgatitjen e këtij botimi autori përveç lëndës së mbledhur në terren ka konsultuar edhe literaturë selektive që është në favor të përmbajtjes dhe të konceptimit të këtij punimi. Me këtë botim autori dëshmon se ai nuk ka qenë vetëm mësimdhënës e gazetar, por ai me pasion ka mbledhur e përgatitur lëndën për ceremo-

nialin e dasmës anamalese. Ishte kjo një nismë personale në nderim të kulturës popullore, sepse ka ndodhur ajo që është shkruar. Si i tillë, ky botim është dëshmi e jetës sociale e shoqërore, çështje e cila do të zgjojë kërshërinë e lexuesve të pasionuar. Libri është i mirëseardhur për të gjithë lexuesit të cilët dëshirojnë të njihen me ceremonialin e dasmës në Anë të Malit si vlerë kulturore, dhe të identitetit kombëtar shqiptar si mision për brezat e tashëm dhe ata që do të vijnë pas nesh.

(Fjala e mbajtur me rastin e përurimit të librit, më 13 maj 2023)

KOHA Javore 21 E ENJTE, 8 QERSHOR 2023
KULTURË

Ulqin dhe Tuz u promovua filmi dokumentar “Në teh të erës” kushtuar poetit e studiuesit Basri

Basri Çapriqi dhe

“Thesaret që ai ka lënë do të dalin si xhevahirë edhe në të ardhmen gjithnjë e më shumë, sepse vërtet janë xhevahirë. Ka qenë një personalitet i cili ia vlen të themi që duhet ta përurojmë në kuptimin edhe me trashëgiminë që ka lënë dhe ky nuk duhet të jetë një nga projektet që është bërë dhe të vihet pika, por të shpaloset në të gjitha dimensionet e tjera”, është shprehur autori

Dr. Haxhi Shabani

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” organizoi promovimin e filmit dokumentar “Në teh të

erës” kushtuar poetit e studiuesit Basri Çapriqi, në hotelin “Mediteran” në Ulqin, të shtunën, më 3 qershor

2023, dhe në bashkëpunim me Qendrën Kulturore-Informative “Malësia” në Tuz, të hënën, më 5 qershor 2023.

KOHA Javore 22 KULTURË
E ENJTE, 8 QERSHOR 2023

epoka e tij

Filmi është prodhim i SHAI “Art Club” dhe është realizuar sipas skenarit dhe me regji të gazetarit Haxhi Shabani, autor edhe i disa dokumentarëve të tjerë. Pjesë e ekipit realizues të dokumentarit janë edhe kameramanët Allmedin dhe Amir Suka, të cilët e kanë bërë edhe montazhin, ndërsa vargje nga krijimtaria e Basri Çapriqit reciton aktori Simon Shkreli.

Përmes rrëfimeve dhe bisedave me bashkëpunëtorët e miqtë e tij më të ngushtë, shkrimtarë, studiues të letërsisë, pedagogë të Universitetit të Prishtinës, botues etj. trajtohet kontributi i Basri Çapriqit në shumë fusha të dijes. Dokumentari pasqyron figurën e plotë të Çapriqit si poet, studiues i letërsisë, profesor universitar, publicist, themelues dhe drejtues i shoqatave letrare, por edhe aspektin e tij njerëzor.

Duke folur rreth idesë, qëllimit dhe sfidave të realizimit të këtij dokumentari, autori Haxhi Shabani ka thënë se dëshiron “që me këtë projekt që kemi realizuar t’i japim vendin e duhur një prej personaliteteve të shquara që kalon kufijtë e shqiptarëve në Malin e Zi dhe të gjithë shqiptarëve, që ka qenë dhe do të mbetet i njohur në nivel ndërkombëtar”.

Ai ka treguar se ideja për realizimin e dokumentarit për Basri Çapriqin ka lindur derisa ishte në SHBA. “Duket se këto idetë e rëndësishme për shqiptarët ndodhin në shumicën e rasteve jashtë trojeve shqiptare. Ka lindur në një komunikim që e kam bërë në Nju Xhersi para disa vjetëve me një prej njerëzve tanë”, është shprehur Shabani në promovimin e dokumentarit në Ulqin.

Ai ka vlerësuar faktin se tashmë kemi një produkt për këtë personalitet që me krijimtarinë e tij ka krijuar epokën e vet.

“Unë mendoj se në të ardhmen kur të studiohet krijimtaria letrare, potenciali i tij si studiues dhe në të gjitha aspektet, do të thuhet Basri Çapriqi

dhe epoka e tij”, ka thënë autori Shabani.

Ai ka thënë se thesaret që Çapriqi ka lënë do të dalin si xhevahirë edhe në të ardhmen gjithnjë e më shumë, sepse vërtet janë xhevahirë. “Ka qenë një personalitet i cili ia vlen të themi që duhet ta përurojmë në kuptimin edhe me trashëgiminë që ka lënë dhe ky nuk duhet të jetë një nga projektet që është bërë dhe të vihet pika, por të shpaloset në të gjitha dimensionet e tjera”, është shprehur Dr. Haxhi Shabani. Kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, ka përkujtuar se Basri Çapriqi ka qenë njëri ndër themeluesit e kësaj shoqate dhe se pas vdekjes së tij, që nga viti 2018, manifestimi letrar “Kalimera Poetike” që e organizon “Art Club”-i mban emrin e Basri Çapriqit. Ai po ashtu ka thënë se më 17-18 janar 2020, me rastin e 60-vjetorit të lindjes dhe dyvjetorit të vdekjes së Basri Çapriqit, “Art Club”-i në bashkëpunim me PEN Qendrën e Kosovës kanë organizuar në Ulqin sesionin shkencor dhe orën letrare, materialet e së cilës janë përmbledhur në librin me titull “Poeti i detit”. Ndërkaq filmi dokumentar “Në teh të erës” vjen në 5-vjetorin e vdekjes së Basri Çapriqit dhe është një homazh për jetën dhe veprën e tij.

“I përmenda këto, jo për të treguar e aq më pak për t’u mburrur se çfarë kemi bërë për Basri Çapriqin, por për të bërë një thirrje publike se për figura të tilla si Basri dhe Sazana Çapriqi duhet të bëjmë më shumë, jo kur ata të vdesin, por derisa të jenë gjallë”, është shprehur ai.

Në emër të familjes, të pranishmit i ka përshëndetur Bulza Çapriqi, vajza e Basri Çapriqit.

Ajo ka falënderuar ekipin realizues të dokumentarit, folësit në dokumentar, të gjithë ata që kanë kontribuar në çfarëdo lloj mënyre për realizimin e dokumentarit si dhe pjesëmarrësit në promovimin e filmit dokumentar në

Filmi dokumentar përjetëson figurën e Çapriqit

Drejtori i Qendrës Kulturore-Informative “Malësia”, Vasel Berishaj, ka thënë në fjalën e tij në promovimin e filmit dokumentar “Në teh të erës” në Tuz se “ky film dokumentar pa asnjë dyshim do të ndikojë në përkryerjen e figurës së profesor Basriut duke e bërë të veçantë dhe të përjetshëm jo vetëm në rrafshin krijues, por edhe në atë shoqëror, miqësor dhe njerëzor”. Ai ka folur për njohjen e tij me Basri Çapriqin kur si studentë u regjistruan në Departamentin e Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës dhe se rrugëtimi i tyre i përbashkët ka zgjatur katër vjet, deri në mbarim të fakultetit.

“Kujtimet nga ajo kohë janë të shumta, mirëpo ajo që për këtë rast e kisha veçuar është se Basriu ishte i afërt, i shoqërueshëm, i sinqertë, i këndshëm në shoqëri, rrezatonte me një energji të theksuar pozitive, pa ndonjë nevojë që të veçohet nga të tjerët. Përkundrazi, ishte shumë i ndërgjegjshëm për punën dhe obligimet studentore, i kryente me sukses, por pa ndonjë dozë të theksuar krenarie dhe lavdërimi”, ka theksuar Berishaj.

Ai ka thënë se Çapriqi është dalluar me elokuencën, sensin për shprehjen e përmbajtjeve imagjinare, jo vetëm në komunikimin verbal me kolegët, por edhe në shkrime dhe krijimtari të mirëfilltë.

“Me kohë Basriu u formua, u profilizua dhe kulmoi në krijimtari letrare duke i bërë vetes vend të elitën e krijuesve shqiptarë”, është shprehur drejtori i QKI “Malësia”.

Ulqin.

Filmi dokumentar “Në teh të erës” është realizuar me mbështetjen e Fondit Humanitar “Trojet tona” dhe të afërmve e miqve të Çapriqit në diasporën tonë në SHBA. i. k.

E ENJTE, 8 QERSHOR 2023

KOHA Javore 23 KULTURË dhe
Basri Çapriqi

Ta njohim më mirë - për ta dashur më shumë Malësinë

Javën që shkoi IP Shkolla Fillore ”Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Triesh, kremtoi Ditën e shkollës dhe njëherë shënoi dhe një përvjetor të suksesshëm të punës dhe veprimtarisë së saj duke organizuar piknik – shëtitje jashtë ambientit të përditshëm shkollor me moton “Ta njohim më mirë – për ta dashur më shumë Malësinë”, me qëllim që nxënësit t’i zgjerojnë dituritë e panoramës së saj duke filluar nga zona më e lartë, vendndodhja Trieshi, ku ata çdo ditë falë stafit të zellshëm e entuziastë drejtues e pedagogjik pajisen me bazat e edukimit dhe të arsimimit. Tempull ky i diturisë që në vazhdimësi vepron dhe mbijeton mbi një shekull - 135 vjet.

Në vazhdën e këtij aktiviteti ata shënuan dhe 1 Qershorin – Ditën botërore të fëmijëve.

Në kuadër të programit për vizitat e nxënësve jashtë shkollës, ata fillimisht i bënë vizitë Qendrës Kulturore-Informative në Tuz, ku drejtori i saj tejet mikpritës, Vasel Berishaj me shumë dashamirësi i mirëpriti dhe i njoftoi nxënësit dhe kolektivin e shkollës me veprimtarinë e larmishme të kësaj qendre kulturore e cila, pos tjerave, ka në fokus zhvillimin, organizimin, promovimin dhe kultivimin e dashurisë dhe krijimin e shprehive ndaj vlerave të trashëgimisë kulturore të arteve të bukura e në veçanti të artit skenik dhe teatral.

Më pas pasoi vizita e skenës verore në Vitojë e njohur për mbajtjen e festivaleve mbarëkombëtar folklorike, kurse nxënësit u njohën me të dhëna mbi Liqenin e Shkodrës, karakteristikat e përgjithshme, në veçanti mbi florën, faunën, ekosistemet e zonës

dhe mbi aktivitetet ujore sportive. Vizita e radhës ishte në Selisht të Grudës, vendvrojtim i mrekullueshëm, nga ku vërehet panorama e Malësisë ku nxënësit shfaqën edhe programin festiv dedikuar Ditës së shkollës dhe 1 Qershorit. Duke iu drejtuar nxënësve, mësimdhënësve dhe të gjithë të pranishmëve, drejtori Leon Gjuravçaj theksoi se ndihet i lumtur, sepse në atmosferë më se të hareshme e të gëzueshme shënojmë edhe një përvjetor të suksesshëm të shkollës. Ne si institucion – tha ai, vazhdojmë t’u njohim me bukuritë e shumta natyrore, historinë e bujshme të Malësisë, pra me monumentet historike, figurat më madhështore të saj ashtu siç edhe na detyrojnë plan-programet mësimore, pastaj me institucionet kulturore e arsimore të Komunës së

KOHA Javore 24 REPORTAZH
E ENJTE, 8 QERSHOR 2023

Tuzit.

Ky piknik, po ashtu, mbi të gjitha ka karakter argëtues, pra dëfryes ku të gjithë nxënësit e shkollës amë shoqërohen me nxënësit e paraleleve Rudinë e Cem i Trieshit. Gjuravçaj, më tej theksoi se çdo institucion shkollor ka motiv parësor: më shumë punë, më shumë angazhim, më shume rezultate. Gjatë këtij viti shkollor kemi realizuar me sukses procesin mësimor, janë zhvilluar shumë aktivitete shkollore e jashtëshkollore, si dhe janë realizuar një sërë takimesh me institucione relevante që kanë të bëjnë në rritjen e cilësisë së procesit mësimor dhe të veprimtarisë shkollore. Në të ardhmen e afërt presim të realizojmë edhe projekte të tjera. Dëshiroj – tha Gjuravçaj, që këtë ditë nga Selishti legjendar (nga krahu i Sukës së Grudës), pikërisht nga ky

park i bukur, funksional e ambient kaq madhështor ku sot gjendemi, që bashkëvendasve të vetë dhe mbarë Malësisë ia ka dhuruar humanisti i mirënjohur këtu dhe në diasporë zotëri Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj me banim në SHBA, i cili njëherazi është edhe sponsor i kësaj pritjeje solemne të sotme në vendlindjen e tij me dëshirë që këtë takim e shoqërim ta kalojmë sa më bukur, me sofër bujare, të begatë e në atmosferë të këndshme, për çka përzemërsisht e falënderoj në emër të nxënësve, kolektivit të shkollës ”Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, si dhe në emrin tim personal, duke i dëshiruar gjithë të mirat dhe suksese në misionin humanitar.

Drejtori Gjuravçaj falënderoi Kolën Lulgjuraj, veprimtarin e njohur dhe ish-nxënësin e shkollës së Trieshit,

i cili ishte në rolin e nikoqirit për mikpritje e shoqërim të ngrohtë, ku përmes tij përshëndeti të gjithë selishjanët në vendlindje dhe në diasporë, sepse veprat e tyre nëpër etapa të ndryshme historike e kohore na nderojnë, obligojnë dhe na mësojnë për të çmuar besën e burrërinë: vlerat, cilësitë, virtytet morale, njerëzore e shoqërore.

Faleminderit të dashur nxënës për angazhim në procesin mësimor, aktivitete shkollore, mirësjellje e disiplinë korrekte. Faleminderit kolektiv punues, kolege e kolegë për mësimdhënie cilësore, për raport kolegial dhe bashkëpunim korrekt, tha në fund drejtori i shkollës Gjuravçaj. Në atmosferë tejet të hareshme dhe me tingujt e muzikës argëtuese dhe tradicionale u mbyll ky piknik njëditor i mirëorganizuar. Donika Lulgjuraj

KOHA Javore 25 REPORTAZH
E ENJTE, 8 QERSHOR 2023

Mbrëmje autoriale e Gazmend Çitakut në

Bibliotekën “Radosav Lumoviq” në Podgoricë

Të ejnten, më 25 maj 2023, në sallën “Mark Milani” të Bibliotekës “Radosav jumoviq” në Podgoricë, u mbajt një mbrëmje autoriale me krijuesin ulqinak Gazmend Çitaku. Shkak i organizimit të një takimi të tillë ishte botimi i librit të tij më të ri në gjuhën malazeze me titull “Ulqini – qyteti misterioz”. Prezantimin dhe biseden me autorin Çitaku e zhvilloi profesor Samir Axhoviq. Axhoviq e prezantoi bashkëbiseduesin e tij si një krijues poliedrik, i cili përveç shkrimeve letrare dhe publicistike, merret edhe me gaze-

tari, botime librash, fotografi, hulumtime të ndryshme historike dhe përveç se është një koleksionist i antikiteteve posedon edhe një mini muze. Biseda u zhvillua në një atmosferë të këndshme ku u shpalosen shumë anë të ditura e të paditura lidhur me Ulqinin. “Ulqini nuk është vetëm deti dhe plazhi. Ulqini është edhe ullishta, detaria, trashëgimia e pasur kulturore e historike. Ulqini është edhe prapavia e saj shumë e pasur, Ura e Klleznës, ujëvarat e Megjureçit, Liqeni dhe Kalaja e Shasit, leqet e

Milles, Mali i Sumës e shumë atraksione të tjera natyrore e kulturo-historike”, theksoi autori Gazmend Çitaku.

Të gjjitha këto që u përmenden dhe shumë të dhëna tjera, i gjejmë në këtë libër i cili padyshim paraqet një thesar të vërtetë plot e përplot me informacione të lloj-llojshme të prezantuara me një narracion të shkëlqyer dhe shumë të qartë. Libri vërehet se është i punuar në mënyrë shumë profesionale me plot referenca si dhe një bibliografi shumë të pasur.

KOHA Javore 26 KULTURË
E ENJTE, 8 QERSHOR 2023

Samir Axhoviq vëren se kryefjala e çdo krijimtarie të Gazmend Çitakut është Ulqini dhe ai mahnitet me një përkushtim të tillë të autorit për një qytet siç është Ulqini. Por, Ulqini padyshim se e meriton një libër të tillë e Çitaku ia ka arritur që Ulqinit t’i dhurojë një thesar të vërtetë që shumë qytete do ia kenë zili. Por, Çitaku përmes veprimtarisë botuese ia ka arritur që

edhe përmes një shtëpie të vogël botuese të botojë 80 vepra kushtuar Ulqinit. Këto vepra kanë të bëjnë me letërsi, publicistikë, histori, arsim, gjuhësi etj., dhe të gjitha të shkruara nga autorë ulqinakë ose autorë që kanë trajtuar Ulqinin. Në mbremje autoriale u përmend edhe gazeta “Kronika”, ku Gazmendi ishte njëri ndër themeluesit e saj, si dhe problematika e gazetarisë së

sotme e cila përballet me sfida të ndryshme.

Të pranishmit autori i falënderoi për praninë dhe në shenjë respekti u dhuroi të gjithëve nga një kopje libri. Falënderim i veçantë shkoi për akademikun Zuvdija Hoxhiq, si dhe për Fondin për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi, si sponsori kryesor dhe i vetëm i librit. Kohapress

KOHA Javore 27 KULTURË E ENJTE, 8 QERSHOR 2023

Në Qendrën Ditore për Fëmijë dhe të Rinj me Pengesa në Zhvillim “Sirena” u përurua libri me vjersha për fëmijë “Mësojmë së bashku”, i përgatitur nga Lumnije Rexha – Bisha

Përzgjedhje me poezi për fëmijët parashkollorë

“Fëmijët janë qendra e botës dhe kjo ditë (1 qershori) u kushtohet atyre. Duke qenë se është dita e të drejtave të fëmijëve, dua të theksoj veçanërisht fëmijët me pengesa. Janë ata që kanë të drejtë dhe mbështetje të veçantë të pjesëmarrjes aktive në shoqëri”, ka thënë drejtoresha e Qendrës Ditore “Sirena”, Salije Meqikukiq

Ulqin – Libri me vjersha për fëmijë “Mësojmë së bashku”, i përgatitur nga Lumnije Rexha – Bisha, është përuruar të enjten në Ulqin, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Fëmijëve.

Ajo ka përzgjedhur mjediset e Qendrës Ditore për Fëmijë dhe të Rinj me Pengesa në Zhvillim “Sirena” për të bërë përurimin e librit të saj të ri. Në fjalën përshëndetëse, drejtoresha e kësaj Qendre, Salije Meqikukiq, ka thënë se fëmijët janë qendra e botës dhe kjo ditë (1 qershori) u kushtohet atyre.

“Duke qenë se është dita e të drejtave të fëmijëve, dua të theksoj veçanërisht fëmijët me pengesa. Janë ata që kanë të drejtë dhe mbështetje

të veçantë të pjesëmarrjes aktive në shoqëri”, ka thënë ajo.

Autorja Lumnije Rexha – Bisha ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe ndihmuar në përgatitjen dhe botimin e librit të fundit dhe librave të mëparshëm. Përurimi është ndërthurur me pika artistike të fëmijëve të kopshteve “Solidariteti”, “Xixëllonjat” dhe “Arushi Pu”. Autorja ka dhuruar disa kopje të librit “Mësojmë së bashku” për Qendrën Ditore “Sirena” dhe kopshtet e fëmijëve në Ulqin. Libri “Mësojmë së bashku” është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Paki-

cave. Redaktor i librit është shkrimtari Asllan Bisha, recensente Lafe Osmani, konsulente Iliriana B. Tagani, Minire Fazliu dhe Emine Vejseli, lektor Ismet Kallaba, radhitjen kompjuterike e ka bërë Fjolla Bisha, ndërsa faqosjen Gazmend Çitaku. Libri është shtypur në shtypshkronjën IVPE – Cetinë. Lumnije Rexha – Bisha punon edukatore në Institucionin Parashkollor Publik “Solidariteti” në Ulqin. Deri tani ajo ka botuar këta libra për fëmijë: “Hapi krahët – Mëso, zbavitu, ngjyros, përgatitu”, “Gjëegjëza, Fjalë të urta (Mësim dhe argëtim)”, “Gëzohuni fëmijë”, “Duart tona punëtore”, “Punë të mbarë”. “Mësojmë së bashku (vjersha për fëmijë)” është libri i saj i gjashtë. i. k.

KOHA Javore 28
E ENJTE, 8 QERSHOR 2023
KULTURË
KOHA Javore 29 E ENJTE, 8 QERSHOR 2023 KULTURË

Tufë poezish

KOHA Javore 30
E ENJTE, 8 QERSHOR 2023 KULTURË

INTIME

Nuk folëm, qetësi

Nuk thamë asnjë fjalë

Si valë deti

Në dritë hëne

Udhëtuam lakuriq

Bjeshak u bë rrafsh

Termeti dridh trupat tanë

Në udhën e fshehtë

Takuam fatin tonë

I zgjata duart

Drejt tij në heshtje

Sonte nuk më akuzon nata

Që vrava errësirën

Me frymëmarrje të shtuar

U zvogëluam aq shumë

U bëmë një

Që nesër të zgjohesh

Më e rritur

Unë u treta në thërmija

U bëra copë e grimë

Jam struskur brenda teje

Jam zvogëluar, nuk dukem

Rritja në çast

të zmadhojë

LISI I MENÇURISË

Thith ujin nga zemra e tokës Si unaza nusesh rrathët në trupin tënd Damarë burrërie urti pleqërie në kohë Bijë e fisit iu solli ujë trimaven nën hijën e tij.

NATJA MIRË

Natja mirë u kjoftë Natja mirë u kjoftë atje Mirë se vjen goja u lumtë.

Ndesha mirë Ndesha mirë të gjitha Mirë se vjen ardhsh e bardhë.

Kjoshi t’bardha Goja t’lumtë E bardhë kjosh.

Tu ng’jatë jeta Tu ng’jatë jeta dhe e mira Ku më pe të patë e mira.

Fjalë më të bukura Nga zemra jonë Rrugëtojnë ndër mote Në kohën tonë.

KOHA Javore 31
E ENJTE, 8 QERSHOR 2023 KULTURË

Mërgimtarja Flutra Gorana

Ulqini - qyteti më i bukur

librat për historinë shqiptare. Ashtu njëherë e përgatiti një punim për orë të historisë kur ishte në klasë të 8-të.

Rrëfimi 3

Lidhja e Pirizrenit

Rrëfimi 1.

Takimi në oborrin e shkollës

Isha në oborrin e sipërm të shkollës fillore nën Kala duke pritur nipin, Ganin e vogël. Në afërsi gjithashtu ishte duke pritur një burrë 50 vjeçar. E pyeta a kanë dalë fëmijët nga ora?

M’u afrua një zonjë e re dhe më tha: “Ai nuk e flet gjuhën shqipe. Është bashkëshorti im”. Pastaj u prezantua: “Jam Flutra, vajza e Verës dhe Avdo Goranës”.

Rrëfimi 2

Nga biografia e Flutrës

Flutra Gorana, vajza e Latif (Avdo) dhe Vera Goranës, u lind në Prishtinë në shkurt të vitit 1973. Lindja në Prishtinë nuk ishte bash e planifikuar, por pasi që Vera ishte nga Prishtina e Avdoja në atë kohë ishte në ushtri, ajo vendosi të rrinte pranë familjes që t’i ndihmojnë.

Ashtu filloi “beteja”: “A je ulqinake apo kosovare?“

Vera, një nënë e veçantë, gjithnjë thoshte je shqiptare e prej nga je varet si e ndjen veten. Në Ulqin, fëmijët si fëmijët e ngucnin dhe e thirrnin kosovare.

Në Prishtinë e përqeshin theksin e saj dhe theksimin e germave XH dhe Ç të cilat, siç e dimë, në Kosovë nuk i përdorin.

Flutra e kaloi fëmijërinë në Ulqin së bashku në prindërit e saj dhe vëllezërit Astritin dhe Hamidin. Pasi gjyshi nga ana e nënës ishte kryeredaktori i Rilindjes dhe ishte adhurues i madh i librave, Flutra qysh në moshën e vogël kishte shumë libra në gjuhën shqipe. Disa nga ata libra nuk ishin libra që u përdornin në Mal të Zi, sidomos

Flutra me ndihmën e disa librave që i kishte dhe përkrahjes së nënës së vet, përgaditi një punim interesant për Lidhjen e Prizrenit. Arsimtarja e saj, njëra ndër arsimtaret më të dashtura që e kishte, Suzana Osmani e shikoi punimin. Ajo i tha Flutrës së ishte shumë interesant dhe kishte mjaft detaje që nuk ishin në librin e historisë. Por i tha që mos ta prezentonte para klasës. Atë ditë arsimtarja e lajmëroi nënës e Flutrës dhe i tha : “Punimi ishte shumë interesant dhe është diçka që duhet të mburremi, por situata në shkollë dhe në shtet nuk është përkrahëse dhe frigohem që do t’i krijojnë probleme”. Ishte viti 1987/1988.

Për ata që e mbajnë mend këtë vit, e kuptojnë.

Rrëfimi 4 Ndikimi i gjyshave

Gjyshi Asllan Fazliu dhe gjyshi Hamid Gorana

Pasi u përmend gjyshi Asllan, vetëm të cekim se ne si persona jemi gdhendur dhe formuar nga gjyshat e gjyshet, prindërit dhe vendi. Ashtu si të dy gjyshat kanë pasur rol dhe ndikim të madh në personin që Flutra është sot.

Gjyshi Asllan dhe gjyshi Hamid janë dy bota të ndryshme, e kjo është diçka e bukur dhe e veçantë.

Gjyshi Hamid vjen nga një familje e vjetër tregtare. Jetoi gjithë jetën në Ulqin. Ishte fetar dhe mburrej që pas Luftës së Dytë Botërore kaloi një kohë në burg sepse refuzoi t’i bashkëngjitet Partisë Komuniste. Nga ai vjen dashuria për Ulqinin, traditën dhe kuptimin e fesë.

Gjyshi Asllan e shtyri të mësojë, studiojë, shpërngulet në Prishtinë. Si intelektual shqiptarë dhe person që gjithmonë luftonte për të drejtat e

shqiptarëve, mbërriti në Beograd të përfaqësonte popullin e vet.

Nga ai vjen dashuria ndaj diturisë dhe ëndrra që gjithmonë mund të arrijmë më shumë dhe mburrja nga prej nga kemi ardhur.

Rrëfimi 5

Shpërngulja për në SHBA dhe pastaj në Bejrut

Më 1992, Flutra së bashku me vëllaun Astritin u shpërngulën për në SHBA.

Atje vazhdoi studimet dhe diplomoi. Flutra është nënë e dy vajzave, Jenan dhe Emma.

Pas 24 viteve që i kaloi ne SHBA, ajo u shpërngul në Bejrut - Liban ku edhe sot jeton dhe punon.

“Pse Bejruti?”

Flutra kishte një fascinim dhe dashuri për Bejrutin qysh në fëmijëri. Në vitet ’70-‘80 çdo mbrëmje gjatë lajmeve në 19:30 tregonin reportazhe nga lufta që ishte në Liban. Edhe pse çdo reportazh ishte tragjik, në mes të atij shkatërrimi dhe humbjeve jetësh, Bejruti e kishte njëfarë sharmi, që asaj si fëmi iu duk magjik. Flutra për herë të parë e vizitoi Bejrutin më 1977 me bashkëshortin i saj i cili ishte libanez. Prej atij viti, shumë e shumë vizita vijuan ku u dashurua me këtë qytet, me traditat, popullin, ushqimin e shumë

KOHA Javore 32
E ENJTE, 8 QERSHOR 2023
Gani Karamanaga
KULTURË
Vera Gorana

bukur

gjëra të tjera. Për këto arsye Bejruti ka vend të posaçëm në zemrën e saj. Kur jeta në Amerikë erdhi deri në një pikë që më nuk ishte jeta që dëshironte, vendimi të shpërngulet në Bejrut ishte vendim natural.

Flutra edhe në Bejrut jeton buzë Detit Mesëdhetar. E rrethuar me malet Jabal dhe Lubana. Traditat janë shumë të ngjashme me ato në Ulqin. Ky qytet është udhëkryq i shumë besimeve të ndryshme. Janë këtu kultura të ndryshme, këtu bashkohet lindja dhe përendimi, e kaluara dhe e ardhmja.

Rrëfimi 6

Vera Gorana

Ajo ka qenë për një kohë të gjatë drejtoreshë e Entit për Shërbim

në Bukuresht. Atëherë pushteti i Rumanisë nuk u ka lejuar të huajve të jenë mysafirë në shtëpitë e tyre. Por, Dmitar Florescu na ftoi në shtëpinë e tij. Në Bukuresht vizituam edhe një shtëpi të madhe të shëndetit në një lagje të këtij qyteti. Si kopje e saj u realizua edhe projekti për Ulqin. Ndërtuesit e Shtëpisë së Shëndetit ishin nga ndërmarrja ndërkombëtare “Arcom” nga Bukureshti. Kryeshef i punimeve ishte inxhinieri i ndërtimtarisë Dmitar Florescu, kurse drejtori gjeneral i “Arcom”-it M. Florescu disa herë vizitoi Ulqinin dhe tregoi një interesim të veçantë për realizimin e këtij projekti. Me kryeshefin D. Florescu kemi pasur një bashkëpunim dhe shoqërim të mirë. Ishte shumë pedant. Në Bukuresht kishte gruan dhe një vajzë. Dmitar Florescu

afër Sarajevës në kohën e Luftës së Dytë Botërore, kur Sarajeva ka qenë pjesë e shtetit të pavarur të Kroacisë. Ai ka saktësuar se pas luftës padrejtësisht e kanë shpallur si pilotin e parë partizan Rudi Çajevacin, i cili ishte automekanik i aeroplanëve.

“Rudi Çajevac ka fluturuar me Rafo Goranën dhe ai ka qenë vetëm mekanik në kohën kur Rafo Gorana ka qenë pilot.

Rafo Gorana ka qenë piloti i parë në tërë ish-Jugosllavinë” - ka thënë Avdo Gorana (Nga libri “Çinari i Moçëm”, 2021).

Në fund

Ulqini - qyteti më i bukur Është vështirë për ulqinakët që jetojnë në Ulqin ta adhurojnë këtë qytet, sepse shumë herë i gjejnë pikat negative.

Mirëpo bukuria e një vendi është në sytë e atyre që e shikojnë.

Për Flutrën nuk ka qytet më të bukur. Askund në botë si në Ulqin ngjyrat e pishave të Pinjeshit dhe deti e qielli formojnë një harmoni të këndshme për sy dhe shpirt.

Ky është vendi që e quajnë shtëpi. Baza nga cila ikë dhe prapë kthehet. Vend ku bashkohet me vëllëzërit dhe fëmijët e tyre, fëmijët e saj, babën, shoqet e fëmijërisë.

Shëndetësor të Ulqinit. Gjithmonë e qetë, por energjike. Ka dhënë kontribut të veçantë për rindërtimin e objekteve shëndetësore pas tërmetit të 15 prillit 1979. Me iniciativën e saj, Enti Krahinor për Mbrojtje Shëndetësore nga Prishtina ndërton objektin e ambulancës prej 80 m2 në Zallin e Madh.

Në vitin 1981, Vera dhe Avdo Gorana dhe unë ishim mysafirë të “Arcom”-it

thoshte: ”Ja, Dr. Gani volim čisto” (Dr. Gani, unë dua pastër). Çdo ditë pas mbarimit të punimeve, punëtorët e pastronin komplet objektin i cili ishte në fazën e ndërtimit (Nga libri “Udhëtimi i një mjeku”, 2015).

Rrëfimi 7

Avdo Gorana që Raif Goranën e kishte axhë, ka treguar se ai ka regjistruar shkollën për pilot në Rajllovac

Edhe pse udhëton shumë, Flutra Gorana vendin që e viziton më me qejf është Ulqini.

Ing. Gjorgjesku (Arcom-Bucarest Romania), Vera Gorana, Latif Avdo Gorana, Rodika Arcom-Bukuresht-Rumani), Dr. Gani Karamanaga

(Nga libri në dorëshkrim “Valixhja nga Amerika – Mërgimtarë”)

KOHA Javore 33
E ENJTE, 8 QERSHOR 2023
Flutra Gorana
KULTURË
Fillimi i ndërtimit të Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin, viti 1980

Maturantët e Plavës shënuan Mbrëmjen e Maturës

Sa të gëzuar e krenarë, po aq edhe të përmalluar

Ndër gjashtë paralelet me gjithsej 125 maturantë - katër paralele me 96 maturantë të vitit të katërt dhe dy paralele me 39 maturantë të vitit së tretë të Shkollës së Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” në Plavë, që këtë vit shkollor kryen shkollën e mesme (në paralelen e ndarë në Guci, këtë vit shkollor nuk pati paralele maturantësh), është edhe paralelja e gjimnazit me maturantë në gjuhën shqipe me 8 (tetë) sish - pesë vajza: Arjona Hysenaj, Delfina Kukaj, Ledina Haxhaj, Medina Haxhaj e Vlora Sinanaj dhe tre djem: Arianit Novaj, Daniel Curanaj e Kristjan Curanaj dhe kujdestare klase, Shpresa Kukaj-Kurtagiq, të premten e kaluar, më 2 qershor 2023, shënuan Mbrëmjen e Maturës.

Që në orët e hershme të mbrëmjes, para godinës së shkollës ku përfunduan maturën, u tubuan djem e vajza maturantë, veshur me rroba asnjëherë më të bukura, vajzat me fustane të modës, ngjyrash dhe dizajnesh të ndryshme, kurse djemtë me kostume të larmishme më moderne. Rrobat i kishin përgatitur më parë falë mirësisë, mirëkuptimit dhe përkujdesjes së prindërve të tyre, të cilët nga buxheti familjar ua kishin siguruar, por edhe nga të afërmit e tyre, për të shënuar dhe përjetuar në mënyrë sa më madhështore njërën ndër festat më të mëdha të jetës së tyre - Mbrëmjen e Maturës, mbrëmjen e gëzimit dhe krenarisë, e po aq edhe përmallimit. Ajo ishte mbrëmja kur ata njëri-tjetrit me buzë në gaz, por edhe me lot në sy i thanë lamtumirën e fundit pas shumë vitesh të kaluara bashkë, me disa nga katër, me ca nga nëntë, por me disa edhe nga 12 e 13 vite shkollore, duke ndarë bashkë të mirën dhe të keqen, gëzimin e ndonjëherë edhe hidhërimin, lojën dhe piknikun, vizitat e ndërsjella, por

edhe ekskursionet njëditore brenda komunës, jashtë saj dhe më gjerë. Moti i vranët, por pa reshje shiu, në vigjiljet e orëve të mbrëmjes mundësoi që manifestimi i kësaj mbrëmjeje madhështore të fillojë në kohën e paraparë në ora 18:30, kur në praninë e disa qindra personave, prindërve, familjarëve të ngushtë, por edhe të tjerëve të cilët kishin ardhur që gëzimin dhe harenë e Mbrëmjes së Maturës ta ndanin me fëmijët dhe të afërmit e tyre.

Vargëzimi i veshëzave dhe djemve maturantë të gjashtë paraleleve të kësaj shkolle, në çift, por edhe nga tre sish, pikënisje patën hollin e katit përdhes të shkollës për të vazhduar parakalimin nëpër ambientin e sheshit të qytetit të shtruar me tapet të kuq, por këtë vit jo edhe deri te objekti i Qendrës për Kulturë “Husein Bashiq”, sepse në vazhdë janë punimet në rikonstruktimin e rrugës kryesore “Racina” që shpie deri atje. Pas disa parakalimesh në ambientin e sheshit në afërsi të shkollës, maturantët vazhduan rrugëtimin për në

KOHA Javore 34
E ENJTE, 8 QERSHOR 2023 KULTURË
Shaban Hasangjekaj

Guci me ca minibusë të kompanisë së komunikacionit ndërurban “Elan Company”, të cilët pronari i dha gratis për udhëtimin e maturantëve, ku po ashtu në vigjilje të mbrëmjes defiluan prej stacionit të autobusëve deri te Xhamia e Vezirit dhe godina e Shkollës Fillore “Xhafer Nikoçeviq”, në të cilën disa prej maturantëve të paraleles në gjuhën shqipe kishin kryer klasët e larta të shkollës fillore, por edhe një numër i konsiderueshëm maturantësh të paraleleve të tjera po ashtu kishin përfunduar shkollimin fillor, për t’u kthyer pastaj sërish me minibusë në restorantin e Kompleksit “Aqua Resort”, i cili gjendet përballë Liqenit të Plavës, në lagjen Llatek të fshatit Brezojevicë, jo larg Plavës. Drejtoresha e shkollës, Snezhana Bojoviq, e shoqëruar nga mësimdhënës, gjatë tërë kohës së qëndrimit i shoqëroi maturantët hareshëm, e cila në fjalën e rastit atyre me admirim, por edhe me dozë emocioni iu drejtua: “Ndjej kënaqësi, obligim dhe nder që t’u përshëndes në emër të kolektivit të shkollës ku përfunduat maturën, por edhe në emër timin personal. Jam e sigurt se nga kjo shkollë do bartni përplot kujtime të bukura, por edhe dituri, të cilat do t’u ndihmojnë që të sigurt të ndiqni rrugët tuaja jetësore, por edhe të pajiseni me dituri të tjera dhe të sendërtoni ardhmërinë tuaj të lumtur”, është

shprehur ajo dhe në vazhdim ka shtuar: “Ajo që është në radhë, por edhe ajo në cilën besojmë, është se ju do të vazhdoni zhvillimin dhe përsosjen intelektuale”.

Drejtoresha Bojoviq më pas ka vënë në dukje se këtë vit shkollor me sukses kryejnë shkollimin e mesëm 125 nxënës - maturantë në gjashtë paralelet mësimore. Shkolla është krenare me të gjithë maturantët e në veçanti me ata të cilët janë laureat të çmimit “Pishtari”.

“Maturantë të dashur, prej sot ju presin nxitje e sfida të reja dhe me këtë rast do t’ju porosis se mu prej kësaj dite nxitoni e ndiqni rrugët e reja deri diku të panjohura. Ekzistojnë gjëra për të cilat nuk kemi mundur t’u përgatisin, takimet me njerëz dhe ngjarje për të cilat nuk keni mundur të mësoni nga librat. Por ajo që së bashku ia kemi dalë, është se jeni bërë madhorë, njerëz të pjekur e të kalitur, të vetëdijshëm për rëndësinë dhe përgjegjësinë personale. Edhe njëherë me tërë shpirt dhe zemër ua uroj Mbrëmjen e Maturës dhe ju dëshiroj çdo të mirë, shëndet dhe fat në jetë”, ka përfunduar shprehjen e urimit dhe të përgëzimit drejtoresha e shkollës zonja Snezhana Bojoviq. Të shoqëruar nga drejtoresha, kujdestarët e klasëve dhe ca mësimdhënës, maturantët festuan deri në orët e hershme të ditës së nesërme.

Sa ishin të gëzuar e krenarë se po finalizonin punën e tyre 12 e 13 vjeçare të edukimit dhe arsimimit, të përmalluar, mallëngjyer e emocionuar se po ndaheshin përgjithmonë si pjesëtarë të bashkësisë së klasës të cilës i përkisnin, të shoqërisë së ngushtë që kishin dhe shumë çka tjetër në këtë drejtim. Mirëpo, edhe përkundër gjithë kësaj, ata u zotuan se nuk do të jenë larg njëri-tjetrit, pa marrë parasysh se ku do ta vazhdojnë shkollimin e mëtejm superior në universitetet e ndryshme të Kosovës, Shqipërisë e Malit të Zi, ata me mësim në gjuhën shqipe.

Në ambientet e restorantit “Aqua Resort”, deri në orët e vona të natës nuk kanë pushuar tingujt e muzikës, më të cilët janë përcjellë vallet dhe këngët e maturantëve të hareshëm dhe të disponuar, të cilët nuk kanë hezituar për të ngritur ndonjë gotë uiski, birrë, vëre dhe pije të tjera freskuese joalkoolike, bashkë me mësimdhënësit e tyre të cilët i shoqëronin.

Ndarja e maturantëve në fund ka qenë momenti më i vështirë. Përqafimet me lot ndër faqe e ndonjëherë edhe me vaj, si dhe shtrëngimi i dorës së lamtumirës, kanë qenë momentet që për shumë kohë dhe mot ata nuk do t’i harrojnë dhe përjetimet e tyre përgjithmonë do të qëndrojnë të pashlyera.

KOHA Javore 35 E ENJTE, 8 QERSHOR 2023 KULTURË
kohajavore.me “Koha Javore” në versionin online, mund ta lexoni në linkun: www.kohajavore.me
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.