Koha 1060

Page 1

Bashkëjetesa fetare e shqiptarëve Libri “Dasma në Anë të Malit” i autorit Esat Mehmeti KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë e enjte, 18 maj 2023 Viti XXll Numër 1060 Çmimi 0,50 Ulqini në kohën
Hafiz Ali Ulqinakut
e

Luftrat Ballkanike – krimet serbe ndaj shqiptarëve

Kodet folklorike të Rumisë dhe besimi i të parëve

Imzot Rrok Mirdita, protagonist dhe dëshmitar i një periudhe të veçantë për kombin dhe Kishën Shqiptare

Shkrimi i historisë kombëtare përmes arkitekturës vernakulare

KOHA Javore

Themelues: Kuvendi i Malit të Zi

Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002.

Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve

Redaktor Përgjegjës: Qani Osmani

Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer)

Ismet Kallaba (aktualitete, sport),

Toni Ujkaj (kulturë)

Vijoleta Berishaj (sekretare teknike)

Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali Zi

Telefon: 020/240-659

E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2 KOHA
PËRMBAJTJE
Javore
8 12 14 18 E ENJTE, 18 MAJ 2023
KOHA Javore 3 PËRMBAJTJE Synimi kryesor - promovimi dhe mbrojtja e t ë drejtave të njeriut dhe barazia gjinore Valixhja nga Amerika
- qyteti i monumenteve të shumta historike Ballafaqimi me të kaluarën, proces shumë i vështirë dhe traumatik 20 22 26 28 ARKIVI: www.kohajavore.me E ENJTE, 18 MAJ 2023 Shqiptarët në Mal të Zi në kohën KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha, burimi bazë dhe bastion apo fillimi – një gjuhe KOHA Javore KOHA Javore Gjuha shqipe është identiteti KOHA Javore Shqiptarët në Mal të Zi në kohën e shpalljes së PavarësisëShqipërisësë KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë enjte, 1 dhjetor 2022 Viti Numër 1038 Çmimi 0,50 Gjuha, burimi bazë dhe bastion i kombit Kulmi apo fillimi i ndasive KOHA Javore Podgoricë enjte, dhjetor 2022 Viti XXl 1039 Çmimi 0,50 Thesaret e Ulqinit KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha shqipe është identiteti ynë Thesaret e Ulqinit Thesar i vyer i artit poetik, leksikut e frazeologjisë së gjuhës shqipe KOHA Javore Podgoricë enjte, 22 dhjetor Viti XXl Numër 1041 Çmimi
Dubrovniku

Në seancën e tretë të Kuvendit të Komunës së Plavës në mandat të ri

Emërohet Komisioni Komunal i Zgjedhjeve

Plavë - Në seancën e tretë të Kuvendit të Komunës së Plavës në mandatin e ri katërvjeçar, të mbajtur të hënën, më 15 maj 2023, në sallën e vogël të Qendrës për Kulturë “Husein Bashiq”, në të cilën ishin të pranishëm 26 këshilltarë prej gjithsej 31 sa numëron Kuvendi, për trajtim dhe shqyrtim pati vetëm një pikë të rendit të ditës - propozimin e vendimit mbi emërimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.

Seancën e hapi kryetari i Kuvendit, Allen Balliq, i cili para fillimit të punës së saj, të pranishmit i njoftoi se kohë më parë Komisioni për zgjedhje dhe emërime me shkrim është njoftuar se 5 (pesë) këshilltarë të subjekteve të ndryshme politike që participojnë në Kuvend, për shkaqe dhe arsye të ndryshme kanë dhënë dorëheqje nga detyrat e veta, dhe në vend të tyre si-

pas renditjes në listat zgjedhore janë emëruar këshilltarët e ri të cilëve u është verifikuar mandati i këshilltarit. Kështu, në vend të këshilltarit në dorëheqje të Partisë Boshnjake, Kemal Purishiq, emërohet këshilltari i ri Fuad Feratoviq (PB), në vend të këshilltarit të PDS-së Fazllija Krciq, emërohet Amilla Pupoviq (PDS), në vend të këshilltarit të PSD-së Sullejman Deshiq, emërohet Denis Nekoviq (PSD) dhe në vend të këshilltarëve të Socialdemokratëve, Vlladimir Knezheviq dhe Ervin Toshiq, emërohen këshilltarët e rinj Mirsad Llalliq dhe Sehad Gutiq.

Seanca e filloi pastaj punën sipas rendit të propozuar të ditës prej vetëm një pike, pa plotësime dhe ndryshime, i cili u miratua njëzëri nga gjithë këshilltarët e pranishëm.

Kryetari i Komisionit për zgjedhje

dhe emërime, Adill Milush, të pranishmit në seancë i njoftoi se Komisioni Komunal i Zgjedhjeve përbehet prej kryetarit, zëvendësit të tij, sekretarit, katër anëtarëve dhe katër zëvendësve të tyre, të cilët të gjithë duhet të jenë juristë të diplomuar. Për kryetar u emërua juristi i diplomuar Emro Feratoviq, kurse për zëvendës Nerma Shuvakiq, për sekretar juristi i diplomuar Mirallem Metjahiq, për anëtarë juristët e diplomua Mellih Musiq, Mirza Cecunjanin, Adnan Shaboviq dhe Radojko Dashiq, ndërsa për zëvendës të tyre po ashtu juristët e diplomuar Azemina Pallavtiq, Ismaill Gutiq, Muhamed Rekoviq dhe Predrag Krxhiq.

Propozimi i komisionit në fjalë u miratua njëzëri nga 26 këshilltarët e pranishëm në seancë.

KOHA Javore 4 NGJARJE JAVORE
E ENJTE, 18 MAJ 2023

Procedura për valorizim të Adës duhet të përsëritet

Në mbledhjen elektronike të Bordit të Drejtorëve të NHT „Riviera e Ulqinit”, të mbajtur më 9 maj 2023, u shqyrtuan dhe u miratuan 3 pika të rendit të ditës: 1) Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Bordit, 2) Sjellja e vendimit për dhënien me qira afatgjatë të pjesës së vjetër të Adës së Bunës dhe 3) Sjellja e vendimit për shpalljen e thirrjes publike për qiradhënien afatgjatë të 34 shtëpizave të vjetra në Adë. Në e-mailin përcjellës të thirrjes nuk janë dërguar draftet e vendimeve dhe materiali përcjellës, përveç procesverbalit nga mbledhja e 5-të e Bordit të Drejtorëve të NHT „Riviera e Ulqinit”. Në e-mailin e thirrjes, anëtarëve të Bordit iu është kërkuar që të deklarohen nëse janë pro ose kundër secilës pikë të rendit të ditës dhe të votojnë veçmas për secilën. Dua të potencoj që në këtë mbledhje

elektronike nuk është folur aspak as për formën e as për përmbajtjen dhe dinamikën e procesit të dhënies me qira afatgjatë të shtëpizave në Adë. Si anëtar i Bordit, si njeri i profesionit dhe si anëtar i Këshillit Qendror të Forcës së Re Demokratike, jam për zhvillimin dhe valorizimin e tërë potencialit të Komunës së Ulqinit e posaçërisht të Adës. Ky lloj zhvillimi i ka munguar Ulqinit nga sistemi i kaluar politik. Forca si bartëse e projekteve zhvillimore në qytet, është dhe do të jetë për zhvillimin e integruar të Adës. Kjo më ka shtyrë që të mbështes këto dy pika duke u nisur nga ajo se mënyra, procesi, afatet dhe kushtet do të jenë të përpiluara sipas ligjit dhe me transparencë të plotë. Unë nuk isha pjesë e organizimit të anës teknike dhe procedurale për shpalljen e famshme 7 ditore. Bile, si arkitekt deklaroj që kërkesa

që të dorëzohet plani i detajuar ideor në afatin 7 ditësh është nonsens. Mungesa e dokumentacionit për mbledhje, mosqasja në draft-vendimet në fjalë dhe afati i shkurtër për votimin elektronik, me të drejtë krijon brengosje te qytetarët për mungesë të transparencës. Kjo edhe mua më rradhit krahas qytetarëve që me të drejtë brengosen për transparencën e këtij procesi.

Kërkoj nga kryetari i Bordit dhe anëtarët e tij që të konsultohen në lidhje me afatet dhe me procedurën transparente për realizimin e drejtë dhe ligjor të procesit të valorizimit të integruar të Adës me të cilin i rritet vlera si Adës, ashtu edhe Komunës së Ulqinit.

Mehmed Milla, arkitekt Anëtar i Bordit të Drejtorëve të NHT „Riviera e Ulqinit”

KOHA Javore 5 NGJARJE JAVORE
E ENJTE, 18 MAJ 2023

Ulqini në kohën e Hafiz

hura në Ulqin dhe rrethinën e tij. Ai ishte i informuar për paraskenat e prapaskenat që po i përgatitëshin Ulqinit, ku ishte pjesë e njesiteve luftarake për mbrojtjen e qytetit të Ulqinit, por siç dihet e pësoi nga interesat e Fuqive të Mëdha kundër Perandorisë Osmane.

Në kuadër të Perandorisë Osmane, përkatësisht të Vilajetit të Shkodrës, Ulqini përjetoi zhvillimin më të madh ekonomiko-shoqëror gjatë shekujve XVIII-XIX. Të dhënat demografike dhe ekonomike të kohës dëshmojnë se Ulqini ishte qyteti kryesor i Shkodrës në bregdetin e Adriatikut. Por, pikërisht në shek. XIX ky qytet përjetoi një dekompozim si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë demografik, sidomos gjatë viteve 1878-1880. Janë pikërisht ngjarjet e zhvilluara gjatë këtyre viteve, me përmasa rajonale e gjeostrategjike që ishin dramatike për qytetin e Ulqinit, sepse dolën në pah interesat e Fuqive të Mëdha. Kështu në saje të një presioni të vazhdueshëm ndaj Perandorisë Osmane, e detyruan atë që t’ia dorëzojë Ulqinin Malit të Zi (nëntor 1880). Edhe pse shqiptarët rezistuan, madje duke luftuar më armë në dorë, ishin rrethanat ndërkombëtare të kohës që sakrifikuan Ulqinin për qëllimet e tyre gjeostrategjike.

Pikërisht në këtë kohë në Ulqin u lind, u shkollua dhe jetoi deri në moshën 25-vjeçare Hafiz Ali Riza Ulqinaku (1855-1913), personaliteti më i njohur nga Ulqini gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ai ishte dëshmitar okular i ngjarjeve të kohës, madje si shumë ulqinakë të tjerë edhe ai me zemër të thyer emigroi nga Ulqini duke u vendosur në Shkodër.

Por, më këtë rast ne nuk do të trajtojmë veprimtarinë e tij krijuese e arsimore, por disa aspekte socio-gjeografike të kohës të cilat padyshim kanë ndikuar në formimin e tij personal dhe intelektual, sepse deri në nëntor të vitit 1880 ishte dëshmitar okular i ngjarjeve të ndod-

1. Fizionomia urbane e qytetit Pas pushtimit nga ana e Venedikasve prej një shekulli e gjysmë (14211571), në kuadër të Perandorisë Osmane qyteti i Ulqinit ishte një periudhë më të gjatë kohore, prej më tepër se tre shekujsh (1571-1880). Ishte kjo periudha kohore e cila ndryshoi dukshëm fizionominë e qytetit, që është i njohur me emrin stili oriental. Po ashtu gjatë kësaj periudhe kemi edhe zgjerimin territorial të qytetit, nga Kalaja në perëndim në drejtim të mëhalla e Merasë, në lindje. Eshtë dokumentuar se gjatë shekullit XIX, qyteti i Ulqinit arriti lulëzimin e vet më të lartë ekonomik duke qenë qyteti më i zhvilluar në pjesën bregdetare të Vilajetit të Shkodrës. Ndryshimi i fizionomisë urbane filloi me ndërtimin e objekteve të kultit (xhamia, kisha), hamameve, mejtepeve, medresesë, kullës së sahatit, objekteve të banimit, etj. Sipas të dhënave të disponuara nga shekulli XVII e më pas, në kategorinë e objekteve të kultit janë ndërtuar 9 xhami dhe 2 kisha. Sipas viteve të ndërtimit janë ndërtuar: Xhamia e Lamit (1689), Xhamia e Pashës (1719), Xhamia e Mazgjahit (1728), Xhamia në Krye të Pazarit (1749), Xhamia në Mera (1779), Xhamia e Bregut (1783). Këtyre duhet shtuar edhe Xhaminë e Marinarëve, Xhaminë në Kala (nga kishë në vitin 1510, e shndërruar në xhami në vitin 1693) si Xhaminë e Meterizit (e cila pas vitit 1880 pushteti malazez e transformon në kishë ortodokse). Në kuadër të këtyre objekteve të kultit janë edhe Kisha Ortodokse në Mal të Bardhë (1869) dhe Kisha Katolike po aty (1875).

Pikërisht në një ambient të tillë tipik

oriental, me popullsi pothuaj absolute shqiptare të konfesionit islam, 160 vjet më parë u lind Ali Riza Ulqinaku, personalitetit më i madh i Ulqinit gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

KOHA Javore 6 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 18 MAJ 2023
Nail Draga

Hafiz Ali Ulqinakut

2. Veprimtaria ekonomike e popullsisë

Në saje të pozitës së vet gjeografike popullsia e Ulqinit më shekuj si veprimtari parësore ekonomike ka pasur detarinë, përkatësisht tregtinë e cila është zhvilluar jo vetëm në kuadër të Detit Adriatik por edhe

më gjerë. Po ashtu popullsia është marrë edhe me bujqësi dhe ullishtari, sepse prodhimi i vajit të ullirit ka qenë ndër më cilësorët në rajon. Nuk ka dilemë se popullsia e qytetit është marrë me zejtari, sepse ajo ishte veprimtaria e cila ka plotësuar nevojat e popullsisë vendore dhe të zonës së vet gravituese. Përveç popullsisë vendore, në detari kanë qenë të angazhuar edhe të tjerë, të cilët ulqinakët i kanë paguar si punëtorë apo ishin të rrëmbyer si robër në saje të veprimeve të kusarisë e cila ka qenë e njohur për kohën. Një e dhënë e tillë dëshmohet me faktin se të dhënat për kohën flasin se Ulqini kishte disa mijëra veta në ekuipazh të anijeve të tyre tregtare. Gjatë shek. XIX Ulqini ka luajtur rol të veçantë në tregtinë e jashtme shqiptare. Madje për këtë kohë si Ulqini, Tivari, Oboti dhe Shëngjini, kanë përbërë bazën e tregtisë në veriun shqiptar. Madje studiuesi francez A. Vickenel, Ulqinin dhe Tivarin i fuste ndër portet më të shquara shqiptare. Ulqini kishte rol të veçantë në sistemin e lundrimit detar me Shkodrën. Sipas të dhënave të kohës aty jetonin 6.000-8.000 banorë, që kryesisht merreshin me lundrimtari dhe me tregti. Ulqinakët me anijet e tyre vizitonin jo vetëm portet shqiptare, por të gjitha portet e Detit Adriatik, të Detit Jon e të Mesdheut. Tregtarët e Ulqinit ndiqnin panairet italiane të Rekanatit, Ankonës, Sinigalias dhe të Lajpcigut në Gjermani, ku merreshin me shitblerjen e gjërave të çmueshme. Por, për tregtarët e bregdetit shqiptar Ankona ishte më e preferuara, pasi port i hapur, ishte më e lirë dhe papëngesa. Numri i njësive lundruese në Ulqin ka ndryshuar nga një shekull në tjetrin. Kështu sipas disa të dhënave del se në shek. XVII Ulqini kishte 500 velanije, duke qenë qyteti kryesor i Perandorisë Osmane në bregdetin e Adriatikut.

Ndërsa në fillim të shek. XVIII flota ulqinake kishte rënie në numrin e njësive lundruese ku në gjirin e saj ishin gjithsej 250-300 barka të mëdha

e të vogla, që drejtoheshin nga një ekuipazh shqiptar prej 5.000-6.000 vetash. Por, me rritjen e tregtisë së jashtme në Shkodër, flota ulqinake në vitin 1848 kishte 400 njësi të ndryshme lundruese, numër i cili pothuaj mbeti konstant deri në vitin 1880, kur Ulqini kalon nën administrimin e Malit të Zi..

Ishte pikërisht ky vit fatal që ndikoi në zvoglimin e numrit të njësive lundruese, sepse në kuadër të popullsisë së emigruar në Shkodër e Durrës, një numër i konsideruar i tyre ishin pronarë të anijeve. Nga ajo kohë Ulqini humbi imazhin e qytetit kryesor bregdetar në Vilajetin e Shkodrës, me pasoja të mëdha ekonomike e demografike për popullsinë vendore shqiptare.

3. Dominimi i popullsisë shqiptare

Të dhënat e para në shek. XIX në lidhje me popullsinë e qytetit të Ulqinit i përkasin viteve të 30-ta, ku ceket se ky qytet kishte 6.000-7.000 banorë. Nga kjo kohë e më vonë ekziston një vakum në këtë drejtim, deri në vitin 1863-1864, ku theksohet se Ulqini kishte 453 shtëpi, e nga ato 451 ishin shtëpi myslimane dhe 2 ortodokse, ndërsa për lagjen Mera thuhet se ishin 7 shtëpi, prej tyre 6 katolike dhe 1 ortodokse. Të dhëna për këtë vit ekzistojnë edhe për Shtojin, i cili kishte 21 shtëpi, të gjitha katolike. Ndërsa për pesë fshatra të tjera më të afërta thuhet se kishin 86 shtëpi myslimane, 87 katolike, apo gjithsej 173 shtëpi. Pas një rezistence të lavdishme gati dymujore (14.11.1877-10.1.1878), Tivari u bë shkrumb e hi dhe u pushtua nga forcat malazeze, por ato nuk ishin ngopur me kaq, andaj të përgatitur për aspiratat pushtuese u nisën në drejtim të jugut dhe lindjes. Kështu nga 17-18 janari i vitit 1878, Ulqini pushtohet nga forcat malazeze, të cilat djegin qytetin si dhe vetë çarshinë. Ato këtu qëndrojnë deri më 8.2.1879, sepse sipas vendimeve të Kongresit të Berlinit, neni 29, Ulqini mbetet nën sovranitetin e Perandorisë Osmane. (vazhdon)

KOHA Javore 7 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 18 MAJ 2023
Ali Riza Ulqinaku (1855-1913)

Luftrat Ballkanike –serbe ndaj shqiptarëve

Ka kaluar një shekull nga Luftrat Ballkanike. Në vitin 1912 Mbretëria e Serbisë e pushtoi Kosovën. Menjëherë pas kësaj filloi politika e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve, e përcjellë edhe me shpërnguljen e dhunshme të tyre nga trojet stërgjyshore. Krahas kësaj ka rrjedhur edhe procesi i kolonizimit të Kosovës me serbë.

Pushtimi i Kosovës nga Serbia në vitin 1912 u shoqërua me krime të rënda ndaj popullsisë shqiptare. Pas pushtimit të Kosovës u zbatua politika e dëbimit të shqiptarëve për në Anadolli. Ndaj shqiptarëve që nuk i lëshuan trojet dardane, serbët ndoqën politikën e forcës, të gjenocidit dhe të kolonializimit.

Ndaj politikës kolonialiste serbe në Kosovë, përfshi edhe atë ndaj shqiptarëve në Maqedoni dhe në Mal të Zi, kancelaritë e Evropës kurrë s’kanë reaguar.

Të ushtrohet gjenocid ndaj një populli – në Evropë – dhe kancelaritë e saj të rrinë duarkryq, kjo është absurde. * * *

Krimet serbe në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare - Për krimet serbe ndaj shqiptarëve në kohën e Luftrave

Ballkanike 1912-1913 flasin edhe të dhënat e disa studiuesve dhe intelektualëve serbë të asaj kohe, të publikuara në shtypin e kohës në Beograd si dhe në periudhat e mëvonshme. Në periudhën e Mbretërisë së Jugosllavisë, terror dhe vrasje mbi popullsinë shqiptare kanë kryer të ashtuquajturat “aradha fluturuese” (leteći odredi) të ushtrisë, të policisë dhe të çetnikëve serbë.

Politikën imperialiste serbomadhe të periudhës së Luftrave Ballkanike e ka demaskuar edhe publicisti dhe socialdemokrati serb Kosta Novakoviq (1886-1939), autor i librit “Katër muaj në Shqipërinë Qendrore”, Beograd, 1914. Në vitin 1912, në gazetën “Radničke novine” të Beogradit, midis tjerash ai shkruan: “Ka dalë në skenë një Serbi imperialiste, pan-Serbia, me dinastinë e saj panserbe dhe me militarizmin panserb. Ky imperializëm i ri, i egër, brutal dhe i pamëshirshëm ëndërron për ringjalljen e perandorisë së Dushanit”.

Në artikullin e vet Kolonizimi dhe serbizimi i Kosovës, për krimet serbe të viteve 1912 dhe 1913, Kosta Novakoviqi shkruan: “Kosova është një territor i pastër shqiptar. Serbë në të ka vetëm 10 deri në 15 %. Imperialistët serbë kanë përdorur taktika dhe metoda të luftëtarëve mesjetarë apo të pushtuesve kolonialistë: shfarosjen e popullatës shqiptare nën pretekstin e zhvillimit të operacioneve ushtarake, çarmatosjen e popullatës shqiptare dhe shtypjen e qëndresës së armatosur të shqiptarëve. Në vitin 1912 dhe 1913 serbët kanë vrarë 120.000 shqiptarë – burra, gra, djem, pleq, plaka dhe fëmijë. Qindra fshatra janë goditur me armatime të rënda, artileri dhe topa. Një numër i madh i fshatrave në Kosovë por edhe në Maqedoni – janë djegur. Të paktën 50.000 shqiptarë, për ta shpëtuar jetën nga masakrat e forcave ushtarake serbe, u detyruan t’i braktisin trojet e veta, të bëhen refugjatë dhe të ikin për në Turqi dhe Shqipëri. Kjo politikë shfarosëse ndaj shqiptarëve të Kosovës e dobësoi faktorin shqiptar në të, por në asnjë mënyrë nuk e ndryshoi karakterin shqiptar të saj. Me këto masakra të kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë, Serbia synonte ta zbrazë atë vend, në mënyrë që ta kolonizonte me serbë dhe

malazezë si dhe ta serbizonte atë. Ambasador i Rusisë cariste në Beograd në periudhën e Luftrave Ballkanike ka qenë Nikollaj Genrikoviç Hartvig (1857-1914). I njohur për idetë e tij pan-sllaviste, ka qenë dhe “më serb se serbët”.Në prag të Luftës së Parë Botërore ka ushtruar ndikim të jashtëzakonshëm në politikën e qeverisë serbe. Ka mbështetur fuqimisht pushtimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare si dhe krimet e ushtrisë serbe dhe të njësive paramilitare ndaj popullatës civile shqiptare.

Prej vitit 1918 deri në vitin 1938 ushtria pushtuese serbe ka djegur dhe ka shkatërruar 320 fshatra shqiptare. Vetëm në periudhën e viteve 19181921, në viset shqiptare serbët kanë bërë një terror, deri atëherë të pa-

KOHA Javore 8 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 18 MAJ 2023
Xhelal Zejneli

krimet shqiptarëve

parë në Evropë: kanë vrarë 12.346 vetë, kanë burgosur 22.160 vetë, kanë plaçkitur 50.515 shtëpi, ndërsa 6.125 shtëpi kanë djegur. Të dhëna të caktuara për krimet serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë në kohën e Luftrave Ballkanike jep edhe Trocki (Lev Davidoviç Bronshtajn, 1879-1940), në një artikull të botuar me titull “Prapa perdeve të Luftrave Ballkanike”, të publikuar për herë të parë në Kievskaya Mysl, Kiev, No. 355, datë 23.12.1912.

Për hetimin e krimeve serbe ndaj shqiptarëve në vitet 1912-1913 u formua edhe një komision ndërkombëtar. Për masakrat e konstatuara u hartua një dokument me titull Raport i Komisionit për investigimin e shkaqeve dhe për rrjedhën e Luftrave Ballkanike. Raporti u publikua në

Uashington D.C. në vitin 1914 nga Carnegie Endoëment for International Peace. Komisioni i lartpërmendur përbëhej nga profesorë universitarë dhe individë të tjerë eminentë nga Franca, Britania e Madhe, SHBAja, Gjermania, Austria dhe Rusia. Anëtarë të këtij komisioni ishin edhe tre laureatë të Çmimit Nobel.

Politika e spastrimit etnik - Në Mbretërinë e Serbëve, të Kroatëve dhe të Sllovenëve, e cila prej vitit 1929 do të quhet Mbretëria e Jugosllavisë, Beogradi nuk e njihte ekzistimin e bashkësisë etnike shqiptare, ndaj i quante myslimanë. Dëbimi i dhunshëm i myslimanëve, d.m.th. i shqiptarëve nga Kosova, nga Sanxhaku dhe nga Maqedonia filloi në Luftën e Parë Ballkanike në tetor të vitit 1912. Sipas dokumenteve të diplomacisë serbe, deri në gusht të vitit 1914 nga viset e sipërthëna janë shpërngulur 281.747 banorë, duke mos i llogaritur fëmijët e moshës deri gjashtë vjeç. (Dokumente për politikën e jashtme të Mbretërisë së Serbisë 1903-1914, Libri VII, Vëllimi 1, Beograd, 1980, f. 617-618).

Familjet shqiptare, prej rajoneve të sapopushtuara, nëpër Greqi u deportuan për në Turqi. Popullata myslimane e shteteve ballkanike duhej të vendosej në brigjet e Anadollisë, ndërsa shqiptarët, përpos në Turqi, duhej të vendoseshin edhe në vilajetet Halep dhe Bagdad, në Siri dhe në Irak. (Dokumente për politikën e jashtme të Mbretërisë së Serbisë 1903-1914, Libri VII/2, f. 319 Nr. 186, ASSHA, Beograd, 1980). Në pronat e shqiptarëve të shpërngulur me dhunë, qeveria serbe solli mbi 20.000 familje serbe, ndërsa qeveria e Malit të Zi planifikonte të vendosë 5.000 familje në rrafshin e Dukagjinit. (Dr. Branko Babiq, Politika e Malit të Zi në viset e sapo çliruara 1912-1914, Titograd, 1984, f. 267-277).

Shpërngulja me dhunë e shqiptarëve vazhdoi edhe në kohën e Mbretërisë së Jugosllavisë. Pas kthimit të ushtrisë serbe në Kosovë në vitin 1918, shpërngulja e dhunshme e shqiptarëve, pa mundësi kthimi, ka vazhduar deri në Luftën e Dytë Botërore. Përpos shpërnguljes për në Turqi, një numër i madh i shqiptarëve kanë emigruar edhe për në Shqipëri. His-

toriani dhe akademiku serb Dimitrije Bogdanoviq (1930-1986) në veprën e tij “Libri për Kosovën”, thotë se vetëm në vitin 1921, nga viset shqiptare në Jugosllavi janë shpërngulur për në Shqipëri rreth 40.000 shqiptarë.

Pushteti i Beogradit ka organizuar formacione paramilitare të çetnikëve të udhëhequra nga Kosta Peqanac, Miliq Kërstiq, Jovan Babunski, Vasilije Tribiq etj., të cilët kanë ndërmarrë ekspedita ndëshkuese duke ushtruar dhunë, terror dhe plaçkitje të organizuar. Më 7 tetor 1938 Ministria e Ushtrisë e Mbretërisë së Jugosllavisë jep urdhër për vazhdimin e shpërnguljes së shqiptarëve, ndërkaq Komanda e Armatës III propozon masa që ky aksion të zbatohet “me maturi, në mënyrë sistematike, por edhe energjike”, të vendoset këtu elementi serb dhe të bëhen përpjekje që brenda një kohe sa më të shkurtër masat kompakte të fuqishme të arnautëve të shkatërrohen.

Dimitrije Bogdanoviqi, i njohur për pikëpamjet e tij serbomadhe dhe antishqiptare, në librin e lartpërmendur shkruan se në fillim të vitit 1936, Turqia kishte shprehur gatishmëri për të lidhur me Jugosllavinë marrëveshje formale për shpërnguljen e 200.000 banorëve “të cilët, për nga mentaliteti janë të ngjashëm me turqit, në mënyrë që në Turqi të asimilohen më lehtë”. [Dimitrije Bogdanović, Libri për Kosovën, Beograd 1986, botim i ASSHA. Redaktor i botimit të këtij libri është akademiku serb – shkrimtari Antonio Isakoviq (1923-2002), njëri prej hartuesve të Memorandumit të ASSHA-s]. Ky libër u shkrua në vitin 1985 dhe u botua një vit më vonë, pothuajse në të njëjtën kohë kur doli në Beograd – si një libër anonim – edhe Memorandumi famëkeq i akademikëve serbë, në janar 1986.

Në periudhën prej vitit 1919 deri në vitin 1940, prej Mbretërisë së Jugosllavisë për në Turqi janë shpërngulur gjithsej 255.878 myslimanë. Prej tyre, 215.412 shqiptarë; 27.884 turq; dhe 2.582 boshnjakë. Për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi, për uzurpimin e tokave të tyre dhe për terrorin mbi ta nën regjimin e monarkisë serbe, jepen të dhëna edhe në Enciklopedinë ushtarake (Vojna enciklopedija, Beograd, 1972, Libri IV, f. 656). (vazhdon)

KOHA Javore 9 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
*
* *
E ENJTE, 18 MAJ 2023

Bashkëjetesa fetare

Bashkëjetesa, mirëkuptimi, harmonia dhe respekti ndërfetar i shqiptarëve janë vlera tradicionale të njohura e të pranuara botërisht. Këto vlera shqiptare janë të njohura edhe nga të huajt. Edhe Papa Gjon Pali II, vlerëson se Shqipëria “është për t’u marrë shembull” dhe uron që ajo (Shqipëria) për herë e më tepër të bëhet “atdheu i ikumenizmit, dialogut dhe mirëkuptimit ndërfetar”. Kjo traditë e çmuar i ka rrënjët në popull dhe u kultivua prej tij. Kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim kanë dhënë, sidomos, Rilindësit shqiptarë dhe klerikët mendjendritur e atdhetarë të të gjitha besimeve fetare.

Nga tradita popullore e bashkëjetesës fetare. Ndonëse të ndarë në besime të ndryshme fetare, shqiptarët u shquan për bashkëjetesë ndërfetare në jetë, punë, gëzime, hidhërime, në luftë për liri, etj. Për këtë traditë të mirë dëshmojnë familjet me pjesëtarë të besimeve të ndryshme, martesat ndërfetare, vëllamëria, ndihma e ndërsjellë dhe bashkëpunimi midis shqiptarëve të besimeve të ndryshme për ngritjen e objekteve fetare, bashkëpunimi midis klerikëve për pajtimin e gjaqeve dhe zgjidhjen e konflikteve të ndryshme midis familjeve të besimeve të ndryshme, etj. Si kisha, ashtu edhe xhamia, për shqiptarin mysliman, ashtu edhe për atë të krishterë, tradicionalisht, janë “shtëpi të Zotit”. Ata i respektojnë dhe urojnë festat fetare të njëri-tjetrit. Madje, ata më mendjehapurit konfirmojnë: “Bajram e Pashkë i kemi bashkë”. Emblematike janë, gjithashtu, edhe këto thënie nga urtia popullore: “Kryqin edhe Hanën, / Nji Zot lejue i ka. / Kryqin ja dha njanit, / Hanën tjetrit vlla”. Ose, “Kush ban kryq, ai i falet dinit. /

Beku kjoftë, kush ka ftyrë nierit”. Rilindësit shqiptarë dhe besimet fetare. Veprimtarët e Rilindjes Kombëtare ishin të vetëdijshëm për përçarje të ndryshme të popullit shqiptar, duke përfshirë edhe ato fetare të cilat, sipas tyre, paraqesin vështirësi për integrimin e tij dhe formimin e kombit unik shqiptar dhe të përparuar, ashtu si kombet e tjerë perëndimorë. Sipas Rilindësve, keqkuptimet apo përçarjet fetare te shqiptarët janë pasojë e injorancës, padijes. Në këtë kuptim, Andon Z. Çajupi shkruan: “Si Ungjillli dhe Kurani, / mos e ndani Perëndinë; / shoku shokun mos e hani, / si punojnë ata që s’dinë”. Ndërkaq, Naim Frashëri shkruan: “Besa s’është mirë të na ndanj’ e të na përndanjë”, sakaq, Pashko Vasa ngulmon: “Të ngresh besimin fetar në parim kombësie dhe të marrësh dogmën për racën apo ritin për atdhe, nuk është aspak e pranueshme”. Ata i respektonin të gjitha besimet fetare (si bashkësi shpirtërore dhe punuan shumë për Shqiptarinë si “fe” politike e të gjithë shqiptarëve). Naimi shkruan: “Të gjithë kemi besë Perëndinë edhe mëm’e atë Shqipërinë”. Dhe, këshillon: “Të most themi kurrë Mysliman’ e të Krishterë, Orthodhoksë e Katolikë, po vetëm Shqipëtarë edhe të bashkuar’ e të pandarë”. Ideali kombëtar dhe mirëkuptimi fetar i Rilindësve shqiptarë shprehet, jo vetëm në shkrimet e tyre, por edhe në praktikë. Kështu, p.sh. Naum Veqilharxhi, krahas abetares së tij (1845), me pjesë nga Ungjilli, për nxënësit shqiptarë të besimit mysliman përktheu pjesë nga vepra “Njëmijë e një net”. Edhe Mësonjëtorja e Korçës (1887), cilësohet si shkolla e parë kombëtare shqipe, në radhë të parë, për faktin se ishte shkolla e parë për nxënës shqiptarë të besimeve të ndryshme. Gjithashtu, edhe në Kongresin e Manastirit (1908), kryetar i tij u zgjodh Midhat Frashëri (mysliman), ndërsa nënkryetarë: Luigj Gurakuqi (katolik) dhe Gjergj Qiriazi (protestan nga një familje ortodokse), për të vijuar me përfaqësim

të ngjashëm (fetar) edhe në Kuvendin e Vlorës (1912) dhe në Qeverinë e parë shqiptare, ku përfaqësoheshin të gjitha esimet fetare, me çka synohej respekti, mirëkuptimi dhe harmonia ndërfetare e shqiptarëve.

Klerikët shqiptarë për bashkëjetesën fetare. Për harmoninë dhe bashkëjetesën fetare të shqiptarëve kontribut parësor kanë dhënë klerikët e shquar dhe mendjendritur. Këta prijës fetarë (myslimanë, ortodoksë, katolikë) i bashkon besimi në një Zot dhe një Atdhe (Shqiptaria), siç ligjëron poeti kombëtar dhe kleriku i lartë françeskan At Gjergj Fishta: “Vërtet ne kemi Bajram e Pashkë, / por shqiptarinë e kemi bashkë”. Ndërkaq, kleriku patriot mysliman Mulla Idris Gjilani, ndër të tjera, deklaron: “Kemi tri fe, por kemi nji Atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një Gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyrë kemi bashkimin dhe mbrojtjen e Atdheut”. Gjithashtu, duke iu referuar punës së tij, si predikues i fesë islame, dijetari i shquar Imam Vehbi Ismaili shkruan: “E kam theksuar në të gjitha fjalimet fetare, në ato që kam mbajtur para myslimanëve, si dhe në ato që kam mbajtur për jo myslimanët se të gjitha fetë synojnë të mirën e njerëzimit, të gjitha synojnë sigurimin e lumturisë për besimtarët e vet në të

KOHA Javore 10 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 18 MAJ 2023
Hajrullah Koliqi

fetare e shqiptarëve

dy jetët, por me mjete dhe mënyra të ndryshme”.

Klerikët e mirëfilltë janë edhe studiues të fesë së vet, por edhe feve (religjioneve) të tjera, në mënyrë objektive dhe pa paragjykime. Kështu, p.sh. themeluesi dhe prijësi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Imzot Fan S. Noli, përkitazi me Profetin Muhamed do të shkruajë: “Muhamedit mund t’i atribuohen drejtpërsëdrejti një varg reformash. Këto janë: monoteizmi, zhdukja e idhujtarisë, heqja e flijimeve njerëzore, heqja e vrasjes së fëmijëve, heqja e feudeve fisnore, heqja e kastave shoqërore në gjirin e Islamit, ndalimi i pijeve alkoolike, kufizimi dhe rregullimi i poligamisë, reforma në të mirë të grave dhe të klasave të ulëta”.

Nga tradita e mirë e bashkëjetesës fetare të shqiptarëve meriton të veçohet fjala e klerikut të lartë mysliman Hafiz Ali Kraja, në ceremoninë mortore të At Gjergj Fishtës, më 31 dhjetor 1940, në Shkodër. Fjalën e tij Hafiz Ali Kraja e filloi kështu: “Poet kombëtar, o Patër Gjergj!”, për të vijuar me fjalë të tjera të zgjedhura, të dala nga thellësia e shpirtit, ndër të cilat veçojmë: “Me ty, Patër Gjergji, kombi shqyptar mburret, naltësohet dhe madhënohet para popujve të tjerë, prandaj sot krejt populli

shqyptar të përulet, djelmnija intelektuale vajton humbjen Tande e me lot ndër faqe të përcjell me mallëngjim e dhimbje në jetën e pasosme”. Theksoj se këtu kemi të bëjmë me dy kolosë dhe prijës shqiptarë të besimeve të ndryshme, përkatësisht me Hafiz Krajën, klerik i lartë i besimit islam dhe me Patër Gjergjin, klerik i lartë i besimit katolik. Sjellja e tillë e Hafizit të madh është model edhe për kohën tonë. Konvertimi i shqiptarëve në një fe. Në fillim të shek. XX, në kohën kur Perandoria Osmane po shpërbëhej dhe tokat shqiptare po rrezikoheshin nga synimet pushtuese të shteteve fqinje, u aktualizua ideja për konvertimin e shqiptarëve në një fe të vetme evro-perëndimore, e cila do të pranohej nga të gjithë shqiptarët. Kjo për arsye shpirtërore dhe politike. Nevojën për konvertimin e shqiptarëve në fenë protestante, fillimisht, e theksoi Kostandin Kristoforidhi, për të vijuar më pas me intelektualë e protestantë të tjerë të huaj dhe shqiptarë që vepronin në Shqipëri si: vëllezërit Qiriazi, Grigor Cilka, Lef Nosi (pjesëtar i Kishës Ortodokse Greke), etj. Midis tyre u shqua Aqif Pashë Elbasani, atdhetar me autoritet si te myslimanët ashtu edhe te të krishterët. Ai u angazhua që “T’u jepet shqiptarëve vetëm një fe, dhe kështu të bashkohen në një vllazëri shpirtërore”. Sipas tij “Protestantizmi mund ta mundësojë këtë, sepse ai është i lirë nga këto pengesa (përplasje të panevojshme deri në vëllavrasje H. K.) dhe nxit arsimimin, lirinë politike dhe fetare, drejtësinë shoqërore, të gjitha këto që na nevojiten kaq shumë”. Ithtarët e kësaj ideje konsideronin se konvertimi i shqiptarëve në fenë protestante nuk do të diskriminonte apo favorizonte asnjërën nga fetë e vjetra tradicionale (katolike, ortodokse dhe myslimane). Madje, sipas tyre, nëse shqiptarët do të konvertoheshin në fenë katolike, atëherë do t’i hapej rruga ndikimit dhe depërtimit të Italisë në Shqipëri dhe nëse ata do të konvertoheshin në fenë ortodokse do të krijoheshin mundësi për realizimin e

aspiratave pushtuese të Greqisë, si dhe për ekspansionin pansllavist rus e serb në trevat shqiptare. Gjithashtu, përcaktimi për fenë protestane, si fe të përgjithshme kombëtare, argumentohet edhe me faktin se ajo është feja e vendeve më të zhvilluara perëndimore si Gjermania, Anglia etj., të cilat në vazhdimësi janë treguar dashamirëse ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë. Edhe Princ Vidi ishte një protestant. Sidoqoftë, protestantizmi si fe e vetme e shqiptarëve ishte një ide me qellim të mirë, për përbashkimin kombëtar të tyre, por ajo mbeti një utopi, sepse shqiptarët asokohe nuk ishin të gatshëm për jetësimin e saj. Për këtë përpjekje të shqiptarëve vite më vonë (më 1931 dhe 1933), do të shkruajë edhe shkrimtari atdhetar Hamid Gjylbegu, për çka me admirim thekson kontributin e madh të Kostandin Kristoforidhit. Në trajektoren historike të religjionit te shqiptarët, vend të rëndësishëm zë periudha nga viti 1967-1990. Ishte koha kur në Shqipërinë komuniste feja u shpall e paligjshme dhe praktika fetare u ndalua zyrtarisht. Shqipëria u bë vendi i parë ateist në botë. Përkundër fushatës së egër antifetare dhe masave drastike ndaj besimtarëve e klerit myslimanë e të krishterë, aktivitetet fetare në Shqipëri rifilluan në vitin 1991, kur u riaktualizua edhe bashkëjetesa dhe harmonia fetare në vend.

Besimet fetare të shqiptarëve, si myslimane, ashtu edhe të krishtera, në mënyrë historike lidhen me Heroin Kombëtar, me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, i cili ka dy emra, njërin të krishterë (Gjergj) dhe tjetrin mysliman (Skënder), të gjithëpranuar, jo vetëm nga shqiptarët e të gjitha besimeve, por edhe nga të huajt gjatë shekujve deri në kohën tonë. Emrat e tij simbolizojnë bashkëjetesën dhe harmoninë fetare të shqiptarëve, ndërsa mbiemri i tij (Kastrioti) simbolizon Atdheun e tyre të përbashkët - Shqipërinë, e cila sipas Pashko Vasës shtrihet: “Ç’prej Tivari der ne Prevezë, / Kah merr dielli njato rrezë, / Fund e Maj nji’a Shqipnia”.

KOHA Javore 11 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 18 MAJ 2023

Kodet folklorike të

dhe besimi i të parëve

1. Për fillim: Miti i Afërditës në kodin folklorik të Rumisë Ndoshta para se të nisim shpjegimin e kodeve folklorike për Afërditën, le të bëjmë dekodimin e fjalës shqip të Ungjillit e cila në Biblën e Vjetër – hebraisht u fut nga Bibla sumere, ku fjala Nefilim kur u fut në Biblën hebraike për ta ishte e panjohur dhe nuk u kishte kuptim, por që kuptohet siç do të shihni nga shqipja NEFILIM=në fillim del të fitojë kuptim shqip dhe përbëhet nga rrënja e fjalës shqipe me kod të energjisë së dijes kozmike NEFILIM=ne fili+im..?! Kupto në filimin tim... Zoti njofton shqip për zanafillën e vetë Atij... Te ky dekodim arrin vetëm dija në gjuhën shqipe të fjalës që dëshifron gjuhën SUMERE=shumë heret...?!

Në përgjithësi vlen parimi se si çdo mit është kontrovers në natyrshmërinë e lindjes së tij, por po zotërove simbolikën e kodit folklorik të Rumisë dhe kodet e dijeve tjera duke mos përjashtuar as okultizmin, religjionin dhe as disiplinat e gjuhësisë, numerologjinë e kështu me radhë, atëherë të ofrohen mundësi që të kuptosh fare qartë se si në të vërtetë vetë emri i mitit të Afërditës në shqip qëndron origjinaliteti shqip i rrënjës së emrit. Ndërsa, fare qartë hetuam se këtë te miti - përralla e saj na e jep vetë kodi folklorik i Rumisë si një mal që shtrihet mbi qytetin e Tivarit në Mal të Zi, në majën e së cilit gjendet varri (tumba) më e madhe dhe më e lartë e Detit Adriatik.

U ndalëm që në fillim te ky emër si interpretimi shumëdimensional - nga

shumë kënde të dijes së emrit AFËRDITË, sepse edhe sipas alfabetit del të jetë ndër të parët. Derisa AFËRDITA sot shpjegohet vetëm me rrënjën shqipe që nënkupton yllin e mëngjesit i cili tregon se po afrohet dita..., vërehet se në mitologjinë shqiptare ky yll jep edhe kuptimin e yllit të muzgut të natës duke u quajtur njëkohësisht edhe ylli i Natës. E këtë do ta vëreni nëse ndaleni dhe analizoni vetëm një këngë e cila u shënua nën Rumi që thotë: Moj Xhemile , ku t zu ylli natës / më ka zanun te fushat e Matës/ moj Xhemile ku t zu ylli dritës / më ka zanun te fushat e Dibrës/ moj Xhemile çfarë më ke në gushë – o NN, më ka vra me pushkë...”. Nga teksti kuptojmë se sipas dijes mitike simbolike edhe në kodet e folklorit të Rumisë, Afërdita qenka një femër që çon dashuri në qiell duke bredhur nga muzgu deri në mëngjes. Pra, derisa afron dita, nga ku mori edhe emrin. Po dhe vetë Xhemilja - si femër e bukur të njëjtën punë bë - tërë natën poshtë në tokë siç e thotë kënga derisa - AFRON DITA ajo duke qenë nën mbrojtjen e yllit të të dashuruarve bredh nga gjeografia shqiptare e fushës së Matës deri te Fushat e Dibrës, që është një hapësirë e cila kalohet brenda një nate.

Vlen të cekim për krahasim se te romakët ky yll njihet edhe me emrin Venus. Por, edhe këtu njohësi i mirë

KOHA Javore 12 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 18 MAJ 2023
Rumisë
Muhamet Nika

Rumisë parëve

i mitit dhe i etimologjisë së gjuhës shqipe nuk është se nuk e heton që te emri VENUS fshihet emri shqip VEN

(vend) - vendos apo vendus (i vendit) duke dhënë të kuptohet se qenkësh një perëndeshë vendase, pra edhe ky sinonim i saj përsëri zbërthehet shqip. Kurse po të vazhdojmë krahasimet, po kjo perëndeshë e dashurisë AFËRDITA del se ndeshet edhe në shkrimin më të lashtë të njerëzimit në Babiloninë sumere me emrin Ishtar apo (isht+ar=është ar...), duke pasur edhe kuptimin e perëndeshës së pjellurisë tek e cila dominojnë flokët e arta – pra edhe këtu dominon fjala ar.... Por, hetuam se me këtë kuptim të perëndeshës së pjellorisë, ruhet edhe nën Rumi. Kujto shprehjen që thuhet në popull në vargjet e këngëve të dashurisë ku u këndohet flokëve të arta duke i krahasuar ato me një bimë të shëndetshme, ose lule të shëndetshme, kur thuhet se: “janë rritë në ishtihar...”. Pra edhe pse sot emri ishtar na vjen i harruar, prapë e përdorim duke mos pasur njohuri për perëndeshën babilonase. Ishtarit ?! Zakonisht kështu thuhet për një bimë që ka zhvillim të vrullshëm. Nga ana tjetër, në atë që na kanë mësuar ta quajmë si mitolgji greke, shohim se Afërdita ishte bija e Zeusit dhe Dionës...?!

Mirëpo, sipas legjendës së shënuar nga autorët antikë, kemi edhe të dhënat kundërshtuese të mitit që është një mit fare tjetër si fabul i cili thotë se: Kur kryezoti - Zoti Kron-i;Kronosi vendosi që me një kosë të mprehtë të kastrojë të atin (i bëri rrethprerjen babait të tij Uranit), prej rrethprerjes së tij u përhapën gjithë të ligat. Miti tregon se ia hodhi këtë pjesë të organit gjenital në det. Pra ka shumë mundësi që fjala të mos jetë për komplet gjenitalet, por për një pjesë – ashtu siç na e mësojnë hebrenjtë në mitin e vet dhe myslimanët në Librin e Shenjtë që obligojnë prerjen e gjenitalieve - doemos se këtë po e japim si mundësi edhe pse kjo nuk është e thënë, sepse edhe sot vazhdojnë të jenë tema tabu. Nëse mitologjia është shpjegim historik i

fesë, doemos cekim që rrethprterja – kastrimi është me natyrë hyjnore si te hebrenjtë, si për vetë Krishtin, e si praktikë u shpall për myslimanët..?!

Doemos që këto organe gjenitale të një perëndie trazuan aq shumë ujë saqë krijuan rreth vetes shumë shkumë. Kështu, duke lundruar, ato arrijnë në ishullin Kitere (qithira=barazi me fjalë shqipe gege qi thera – që thera) dhe s’andejmi përfundojnë në Qipro=qi pruni.., ku ngjizet perëndesha AFËRDITË dhe del me madhështinë e saj prej perëndeshe. Kudo ku shkel këmba e saj e bardhë mbinin lule dhe kishte bukuri përrallore. Ndërsa hetohet se fjala shqipe Afërditë, përveçse si emër, si folje tregon afrimin e ditës së cekur. Ndërsa si folje tregon edhe veprime të tjera që lidhen me erën – mbarësimin , sepse AFRY=asht fry – i fryrë... Pra, vetë shkuma është prodhim i fryrjes... në ujë apo në një gjësend tjetër. Kështu disiplinat ndihmojnë njëra-tjetrën . Shih në fotografi, e vetmja veshje e saj janë flokët e arta, pra i bie të kishte edhe një emër të dytë shqip - Flokarta apo Flokarti. Atje kur u paraqit ajo - atë thuhet se e morën Orët (zanat) dhe pasi i vunë një kurorë në kokë dhe i varen në qafë një varëse me shkëlqim vetëtime, e çuan te perëndeshat e Olimpit, të cilat mbeten të shtangura nga bukuria e saj. Orët, janë vetë stinët që zbukurojnë çdo gjë gjatë një kalendari, prandaj njihen edhe si të shenjta. Prandaj del që orët - zanat ishin ato që zbukuruan Afërditën?! Ndoshta këtë arriti dhe e bëri studiuesi Agron Dalipaj kur shpjegon etimologjinë e fjalës Afërditë. A thua se këto foto të Afërditës në vazhdim, dhe të atyre që e shoqërojnë atë, dalin të kenë disa pajisje – veshje interesante që jep të kuptojmë se fjala është për një ”teknologji yjore” me të cilat lëviznin disi çuditshëm dhe që kjo i bën ata perëndi – shih vetë sikur ka një post fluturues, etj… Çka do të thotë se për të gjitha këto, gjeografia shqiptare sot mund të kalohej në një çast dhe nuk gabojnë të gjithë ata të cilët e vendosin qytetin e tyre në vende të ndryshme si perëndi , apo gjysmë perëndi. Arbëria (Iliria) ishte vetëm një METROPOL ku takoheshin banorët e tokës dhe të qiellit - Bibla dhe Kurani flasin për këtë mundësi...?!

KOHA Javore 13 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 18 MAJ 2023

Imzot Rrok Mirdita, protagonist dëshmitar i një periudhe për kombin dhe Kishën

Gjekë

Gjonaj

Veprimtaria baritore e Argjipeshkvit të parë të Tiranës, në Arkidioqezën e Durrësit dhe kryeqytetit të Republikës së Shqipërisë, Imzot Rrok Mirditës është aq e pasur dhe me vlerë për Kishën Shqiptare dhe për kombin, saqë është e pamundur që në një shkrim të shkurtër përkujtimor të përfshihen të gjitha. Prandaj, vetëm po e kujtoj me pak fjalë këtë figurë të madhe të popullit e të Zotit, kishës, atdheut dhe mbarë shoqërisë shqiptare. Ky meshtar dhe atdhetar u lind në Kllezën – Anë të Malit, Ulqin më 28 shtator 1939.

U shugurua meshtar më 4 korrik 1965 nga Argjipeshkvi i Tivarit, Aleksandër Tokiq. Deri në vitin 1973 ka zhvilluar veprimtarinë e vet baritore ndër famullitë shqiptare të Dioqezës së Tivarit (Mali i Zi). Në këtë vit dërgohet nga

Argjipeshkvi i tij në Nju Jork për t’u ardhur në ndihmë emigrantëve shqiptarë në nevojat baritore pranë Qendrës

“Zoja e Këshillit të Mirë” në Bronks. Më 25 prill të vitit 1993, Papa Gjon Pali II e emëron Arqipeshkëv të TiranëDurrësit. Pas këtij emërimi largohet nga SHBA-ja për t’u vendosur në Shqipëri. Misionin e tij në krye të Kishës Dioqezane të Tiranë - Durrësit e kreu me devotshmëri deri në ditën kur vdiq

në moshën 76 vjeçare, më 7 dhjetor

2015 në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, pas një hemoragjie cerebrale.

Imzot Rrok Mirdita për shumë vite

Ai vuri themelet e rilindjes së Kishës Dioqeziane të Tiranë-Durrësit e jo vetëm, në një periudhë jashtëzakonisht të veçantë e të vështirë për shumë arsye e rrethana, duke orientuar popullin udhës së Zotit, shoqërinë e re demokratike shqiptare drejt atyre vlerave që janë të domosdoshme për një demokraci të mirëfilltë. Dinte çka thoshte, kujt ia thoshte, pse ia thoshte e ku donte të dilte me fjalën, mesazhin, udhëzimin e orientimin që jepte kujtdo

kryesoi konferencën ipeshkvnore të Shqipërisë dhe drejtoi rimëkëmbjen e besimit fetar kristian pas gjysmë shekulli diktaturë komuniste. Ai organizoi

besimtarët dhe duke ngritur Katedralen e Shën Palit në Tiranë, kisha të reja dhe duke rindërtuar kishat historike të mbyllura dhe të dëmtuara nga regjimi

KOHA Javore 14
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 18 MAJ 2023

protagonist dhe periudhe të veçantë Kishën Shqiptare

Imzot Rrok Mirëdita për shumë vite kryesoi konferencën ipeshkvnore të Shqipërisë dhe drejtoi rimëkëmbjen e besimit fetar kristian pas gjysmë shekulli diktaturë komuniste. Ai organizoi besimtarët dhe duke ngritur Katedralen e Shën Palit në Tiranë, kisha të reja dhe duke rindërtuar kishat historike të mbyllura dhe të dëmtuara nga regjimi komunist

komunist.

Papa Françesku në letrën e urimit drejtuar Imzot Rrok Mirditës, titulluar “Një jetë e shpenzuar në shërbim të Ungjillit, të kishës e të popullit” me rastin e Jubileut të hareshëm të 50-të vjetorit të

meshtarisë, që u kremtua më 4 korrik 2015 në Kishën Katedrale të Shën Palit Apostull në Tiranë, përshkoi etapat e jetës së prelatit shqiptar qysh nga periudha e misionit të tij si prift në Kryedioqezën e Nju Jorkut e deri në Jubileun e 50-të vjetorit të meshtarisë, më 4 korrik 2015.

Papa Bergoglio kujtoi shërbimet, misionet dhe detyrat e rëndësishme që Imzot Rrok Mirdita bëri dhe pati gjatë 50-të viteve të meshtarisë së tij, duke shërbyer me entuziazëm, përkushtim të pakursyer e duke dëftuar cilësitë e gjenisë së shpirtit e të urtisë në situata të ndryshme, jo pa vështirësi, por përherë plot besim në Provaninë e Hyjit.

Ati i Shenjtë Bergoglio përmendi edhe shumë nisma e vepra, siç është ndërtimi i Katedrales së Shën Palit në kryeqytetin e Shqipërisë - Tiranë, që është qendra e gjithë jetës shpirtërore të kryedioqezës.

“Imzot Rrok Mirdita ishte e mbetet një protagonist dhe dëshmitar i një periudhe të veçantë për kombin e Kishën Shqiptare, atë menjëherë pas rënies së regjimit të diktaturës komuniste, fillimit të rindërtimit të indit shoqëror, njerëzor, shpirtëror, kishtar e kombëtar nga viti 1993 deri më 2015.

Imzot Rrok Mirdita ishte atdhedashës, lajmëtar i fesë së krishterë, për çka jetoi e veproi me një vetëmohim, përherë

në shërbim të Zotit e popullit, për Fe e Atdhe, për të mirën dhe përparimin e besimtarëve, të kishës, të shoqërisë e të mbarë popullit shqiptar”, ka thënë ndër të tjera Ati i Shenjtë.

Imzot Mirdita kujtohet si kryeipeshkëv i vendosur, i qëndrueshëm, i durueshëm, largpamës, i urtë, i përzemërt, i afërt dhe i matur. Ai vuri themelet e rilindjes së Kishës Dioqeziane të Tiranë-Durrësit e jo vetëm, në një periudhë jashtëzakonisht të veçantë e të vështirë për shumë arsye e rrethana, duke orientuar popullin udhës së Zotit, shoqërinë e re demokratike shqiptare drejt atyre vlerave që janë të domosdoshme për një demokraci të mirëfilltë. Dinte çka thoshte, kujt ia thoshte, pse ia thoshte e ku donte të dilte me fjalën, mesazhin, udhëzimin e orientimin që jepte kujtdo.

Imzot Rrok Mirdita kudo punoi në vreshtin e Zotit, në mesin e popullit të tij të dashur shqiptar, me entuziazëm e përkushtim në një shërbim të pareshtur, si bari i mirë shpirtëror që ishte, për popull dhe me popull. Njohësit e mirë të jetës së tij baritore kanë theksuar edhe vizionin e pasionin që kishte Imzot Rroku gjatë shërbimit të tij meshtarak për kishën dhe popullin shqiptar. Ai, sipas tyre, e njihte mirë jo vetëm historinë, por edhe shpirtin e popullit shqiptar, ia dinte ëndrrat, dhimbjet, vuajtjet, synimet, dredhitë, të mirat e të këqijat, prandaj si bari e prijës shpirtëror, bëri gjithçka mundi për t’i prirë popullit në udhën e Zotit e të atyre vlerave që janë shpirtërore, kulturore, kombëtare e shoqërore, duke theksuar sfidat e propozuara udhën për t’i bërë ballë atyre, gjithmonë duke pas si qëllim e synim të mirën e popullit dhe të kishës.

Për më se 13 vite si argjipeshkëv është angazhuar që Kisha Katolike në Shqipëri në këtë dioqezë të rëndësishme t’u vijë në ndihmë të gjitha shtresave të popullsisë.

Në vitin 2006, Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Alfred Moisiu i ka akorduar “Urdhrin Nënë Tereza”.

Në vitin 2010, Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bamir Topi i akordon “Urdhrin Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”. Më 13 maj 2013, Akademia Ndërkombëtare Bonificia 8 i akordon titullin Akademik Nderi.

Është autor i librit në tri vëllime “Për një Shqipëri me Zotin... 10 vjet argjipeshkëv në Tiranë”.

KOHA Javore 15
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 18 MAJ 2023

Libri “Dasma në Anë të Malit” i autorit Esat Mehmeti

punime të tjera.

Esat Mehmeti u lind në fshatin Draginë të Anës së Malit, më 1955. Shkollën fillore e kreu në Sukubinë e Katërkollë, ndërsa të mesmen në Prishtinë. Studimet e larta për Gjuhë dhe letërsi shqipe i mbaroi në SHLP e më pas edhe studimet në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, në degën Letërsi dhe gjuhë shqipe. Që nga viti 1979 deri në vitin 1991 punoi mësimdhënës në Obiliq (Prishtinë). Masat e dhunshme që ndërmori Serbia kundër të gjithë punonjësve të arsimit në Kosovë e prekën edhe atë. Për këtë arsye, në fund të vitit shkollor1991/92 u kthye në vendlindje së bashku me familjen. Pas disa vitesh, përkatësisht në vitin 1995, filloi punën si gazetar në Radio Ulqin. Për një kohë ka qenë u. d. i drejtorit të këtij institucioni dhe më vonë sërish gazetar-redaktor i programit në gjuhën shqipe, derisa u pensionua në vitin 2022.

Krahas punës në Radio Ulqin merret edhe me shkrime publicistike, që janë botuar në të përjavshmen “Koha Javore”, gazetën “Bota sot”, etj. Është bashkëpunëtor i Radio Pejës. “Dasma në Anë të Malit (Ritet dhe ceremoniali i saj)” është libri i tij i parë, ndërsa ka në dorëshkrim edhe disa

Libri “Dasma në Anë të Malit” i autorit Esat Mehmeti është një botim i veçantë, sepse sjell tek lexuesi dhe opinioni i gjerë ceremoninë e dasmës në trevën e Anës së Malit. Ky libër është një thesar, sepse në mënyrë perfekte pasqyron ritet, doket dhe zakonet tona. Me mungesën e këtij libri trashëgimia jonë kulturore e Anës së Malit si trevë e veçantë etnografike ka qenë e mangut, kurse me daljen në dritë të këtij botimi trashëgimia jonë pasurohet .Çdo liber është një risi, është një zë i brendshëm nga shpirti, një grusht që shtërngohet dhe një zë që merr dhenë. Historikisht te shqiptarët, por edhe te popujt e tjerë, dasma ka qenë e shenjtë për vetë faktin se i ka paraprirë krijimit të familjes, institucionit më të shenjtë të shoqërisë sonë. Autori librin e ka ndarë në 10 kapituj dhe secili kapitull ka rëndësinë e vet,

sepse sjell të dhëna të rëndësishme dhe me vlerë për lexuesin. Lexuesit ky libër i bën kurreshtarë të mësojnë për disa zakone e tradita që janë vlera tona të hershme, të cilat janë me interes jo vetëm t’i mësojmë, por dhe t’i ruajmë dhe t’i kultivojmë e përcjellim brez pas brezi.

Duke patur parasysh faktin se ritet e martesës kanë një zanafillë të lashtë (që nga koha e paganizmit) dhe në vete ruajnë mjaft tipare epokash të ndryshme, vetë karakteri i aktit, si dëshirë dhe nevojë për zhvillimin e jetës, kushtëzoi krijimin e një sërë ritesh që lidhen me besëtytnitë e periudhave të ndryshme dhe kanë si qëllim mbrojtjen nga fuqitë e dukshme dhe të padukshme të natyrës. Ritet e martesës, si vlera kulturore në përgjithësi, paraqesin pasuri per folklorin shqiptar. Prandaj, sistemimi që autori i ka bërë këtyre riteve dhe zakoneve dhe ceremonisë në këtë libër, i bën këto të fundit të pavdekshme dhe të sistemuara në një vend të sigurtë dhe të strehuara në familjet tona. Zgjerimi i njohurive mbi ritin e martesës është i rëndësishëm, sepse në proçesin e vet martesa ruan shumë rite të lashtësisë, të cilat shpesh janë të pashpjegueshme dhe shumë herë edhe të pakapshme për popullin. Ato janë pasqyrim shpirtëror, nga lashtësia e ruajtur deri vonë, madje shpesh i takojmë edhe në ditët tona. Të gjitha këto rite, doke e zakone si dhe besëtytni, në fokus kanë jetën e njeriut, duke e përcjellë njeriun në të githa fazat e saj si: në lindje, syneti, fejesa, martesa, nisjen e shtëpisë dhe hyrjen në shtëpi të re, pothuaj çdo fillim i

KOHA Javore 16 KULTURË
E ENJTE, 18 MAJ 2023
Vajzat me veshje të Anës së Malit
Luljeta Avdiu-Cura

punës së re, e deri tek vdekja, sepse “... pasi që akti martesor dhe ritet që e shoqërojnë atë s’janë gjë tjetër, por pasqyrim i të kaluares shpirtërore të popullit”.

Ne jemi dëshmitarë se e kaluara e një populli nuk bën të humbet por të ripërtëritet në forma të ndryshme. Libri bukur shtjellon tërë ceremonialin e martesës i cili është përcjellur me rite të shumta, por që kanë ndryshuar prej kohe në kohë. Shumë adete u ruajten deri në kohën tonë, disa adete rrjedhin qysh në mesjetë, nga erërat e krishtërizmit, dhe më tutje u plotësuan me fragmente të pasura që i solli era e islamizmit.

Te libri “Dasma në Anë të Malit” i autorit Esat Mehmeti, shtjellohen me saktësi ritet dhe zakonet e mar-

tesës në Anë të Malit dhe kështu i gjithë rituali martesor kalon nëpër tri faza themelore: fejesa, përgaditja për dasëm dhe dasma.

Fejesën e karakterizon: shkuesia, shenja dhe përgaditja e pajës, ndërsa dasmën e karakterizon java e dasmës, ceremoniali i dasmës dhe përfundimi i saj.

Ceremoniali i dasmës ka fazat e organizimit që janë: java e dasmës (faza përgaditore), fillimi i dasmës (dhuntia, nata e vajzave dhe nata e dasmës te djali), dita e dasmës (dita kur merret nusja), si edhe përfundimi i dasmës (dita e grave, të shkuarit në pasi dhe ardhja e miqësisë së re).

Për të gjitha këto faza nga populli lindi edhe kënga nga marëdhënia e tekstit me rastin dhe kështu populli për vite i këndoi e i memorizoi në kujtesën kolektive.

Të gjitha këto faza krijojnë në mendjet tona imazhet e dasmes të cilat i kemi të njohura. Parimet tona për të krijuar monumente nga doket dhe zakonet tona kanë ndihmuar shqiptarët historikisht të krijojnë në shpirtin e tyre formën e jetës së brendshme. Edhe në rastet kur ceremonitë e ndryshme nuk kanë mundur të realizohen apo manifestohen siç duhet për shkaqe të ndryshme, sërish qoftë edhe një element tradicional sado i vogël ka ndihmuar në përmbushjen shpirtërore.

Kur flasim për dasmën dhe ceremonialin e saj, krejt familja ka rolin e vet të veçantë, por gruaja shqiptare me përkushtimin dhe organizimin e shumë punëve ka rolin kryesor. Nënat-vajzat që edhe në ditët e

sotme duke mbartur veshjet e bukura tonat jo vetëm që hijeshojnë dasmën, por ato rrezatojnë bukuri, elegancë dhe në këtë mënyrë bëhen simbol i dasmës, sepse ato kanë luajtur rolin kryesor në ruajtjen e shumë dokeve dhe zakoneve që kanë të bëjnë me ceremonialin e dasmës dhe jo vetëm. Nënat shqiptare sollën në jetë në kushte të vështira shumë bij dhe bija, e për këto lindje dëshmitare janë kullat prej guri. Prandaj, nëna shqiptare me të gjitha veçantitë e veta duhet të nderohet e respektohet. Edhe monumenti që ajo e ka krijuar me mund duhet të nderohet nga krejt shoqëria. Me plot bindje them se rituali, fazat dhe ceremonia e dasmës në këtë libër trajtohen në tërësi dhe të dhënat e ofruara përbëjnë secila vlerë në vete. Vlerat shkruhen për mos t’u humbur në të ardhmen!

Autorin dua sinqerisht ta falënderoj për punën dhe përkushtimin për daljen në dritë të kësaj vepre. Me këtë libër le të shërbehen studiues të profileve të ndryshme, shkollat, grupet folklorike dhe mbi të gjitha brezat e rinj të cilët ruajtjen e riteve dhe trashëgimisë sonë duhet ta kenë prioritet. Libra të ngjashëm për ritin e dasmës kemi. Përmendim këtu edhe librat për dasmën e Ulqinit dhe atë të Krajës. Tashmë u bashkëngjitet edhe ky libër për të ngritur lart bajrakun e dasmës te shqiptarët në Mal të Zi. Sado mundësi dhe luks që ofrojnë kohët moderne, manifestimi i riteve në ritualin e dasmës në traditën tonë i jep hijeshi dasmës, e lidh shpirtërisht me të kaluarën dhe fizikisht me të tashmën. Urime e temena autorit!

KOHA Javore 17 KULTURË E ENJTE, 18 MAJ 2023

Shkrimi i historisë kombëtare përmes arkitekturës

Lufta e fundit në Kosovë (1998-1999) bëri që shumë prej kullave të digjen dhe të rrënohen, ndërsa shumë bëri që shumë kulla e shtëpi fshatare dhe qytetare të rindërtohen, me ç’rast, shumë kulla të ngriten edhe

Falënderoj Asociacionin e Arkitektëve të Kosovës për organizimin e kësaj ngjarjeje, e cila nuk do të jetë ngjarja e vetme e organizuar nga ata. Sonte, ndër të tjera, jemi mbledhur që të bëjmë përurimin e dy monografive të profesorit universitar të Fakultetit të Arkitekturës Dr. Flamur Dolit. Jam i nderuar të bëj prezantimin e monografisë “Arkitektura vernakulare e Kosovës” për dy arsye: e para, sepse vështrimin vlerësues për të po e bën studenti i profesorit; dhe e dyta, sepse monografia studimore paraqet një këndvështrim të veçantë historik, arkitekturor, etnografik dhe kulturor të traditës sonë ndërtimore. Më konkretisht, studimi

i tij bën shtjellimin e etnogjenezës sonë ndërtimore, duke e ndërthurur atë me traditën vendase dhe duke e shtjelluar atë përmes konceptimit të mendësisë vendase. Mund të thuhet se praktika kreative shekullore shqiptare, përmes shprehjes ndërtimore dhe arritjeve konstruktive dhe estetike, është shprehur edhe në arkitekturën tonë vernakulare. E, veçanërisht, është kulla ajo arritja më kulmore, kur mjeshtri popullor shqiptar shprehu tërë përvojën e tij shoqërore dhe rrethanore, kur mjeshtri popullor shqiptar dha kontributin fisnik të kryemjeshtrit për konceptimin e hapësirave funksionale të saj, dhe është vetëdija e mjeshtrit popullor shqiptar që kullën e bëri ndër arritjet më të mëdha arkitekturore dhe e hodhi hapin në largpamësi që ta bëjë atë sot simbolin e krenarisë së kombit tonë.

Prof. Dr. Flamur Doli ishte i vetëdijshëm në të kaluarën e tij, qysh kur ishte student, se këto ndërtime shprehnin një rëndësi të madhe në shoqërinë tonë. Dhe, ishte i vetëdi-

Duke filluar që nga monografitë “Shkolla kosovare e mjeshtrit popullor shqiptar”, “Të krijuarit dhe arkitektura”, “Arkitektura tradicionale-popullore e Kosovës”, e deri te dy monografitë që po i përurojmë sonte, “Ruajtja praktike e trashëgimisë arkitektonike në Kosovë” dhe “Arkitektura

vernakulare e Kosovës” (në gjuhën angleze), mund të thuhet se Prof. Dr. Flamur Doli e ka shkruar historinë kombëtare

përmes arkitekturës vernakulare

jshëm se obligimi moral për to është obligim edhe profesional. Përkushtimi i tij moral në të kaluarën bëri që trajtimi i arkitekturës popullore të bëhet sot përkushtim profesional. Kushtet shoqërore dhe politike, në të cilat prof. Flamur Doli bëri hulumtimet e para, u bënë faktor i rëndësishëm për rrekjen e studimeve të shtëpive fshatare dhe qytetare, prandaj mund të thuhet se vetëdija e tij e shtynte të mendonte se shumë ndërtime të tilla me vlera të mëdha historike dhe estetike, në një të ardhme të afërt nuk do të ekzistonin më. Lufta e fundit në Kosovë (1998-1999) bëri që shumë prej kullave të digjen dhe të rrënohen, ndërsa shumë prej ndërtimeve tjera tradicionale të zhduken. Përvoja e profesorit bëri që shumë kulla e shtëpi fshatare dhe qytetare të rindërtohen, me ç’rast, shumë kulla të ngriten edhe një herë në piedestalin e tyre të lavdisë.

Siç e thotë shkrimtari dhe kritiku i njohur i artit dhe arkitekturës, John Ruskin: “Kombet e mëdha shkruajnë autobiografitë e tyre në tre dorëshkrime: librin e veprave të tyre, librin e fjalëve të tyre dhe librin e artit të tyre. Asnjë nga këta libra nuk mund të kuptohet nëse nuk i lexojmë dy të tjerët; por nga të tre, i vetmi mjaftueshëm i besueshëm është i fundit.” Çfarë mund të gjendet në këtë thënie për veprat profesionale studimore të prof. Flamur Dolit? Duke filluar që nga monografitë “Shkolla kosovare e mjeshtrit popullor shqiptar”, “Të krijuarit dhe arkitektura”, “Arkitektura tradicionale-popullore e Kosovës”, e deri te dy monografitë

KOHA Javore 18 KULTURË
E ENJTE, 18 MAJ 2023
Korab Kraja

kombëtare arkitekturës vernakulare

që po i përurojmë sonte, “Ruajtja praktike e trashëgimisë arkitektonike në Kosovë” dhe “Arkitektura vernakulare e Kosovës” (në gjuhën angleze), mund të thuhet se Prof. Dr. Flamur Doli e ka shkruar historinë kombëtare përmes arkitekturës vernakulare. Ai është i vetëdijshëm se “në historinë e gjithëmbarshme të popullit tonë, me një lashtësi mijëvjeçare, bën pjesë edhe historia e arkitekturës shqiptare, e cila karakterizohet me një vazhdimësi të pandërprerë që nga parahistoria e këtej.” (Doli, Flamur, Arkitektura vernakulare e Kosovës, f. 17.)

Monografia “Arkitektura vernakulare e Kosovës” është monografi e veçantë e këtij lloji. Në këtë monografi autori trajton temën e krijimit të arkitekturës ndër shqiptarët, duke kulmuar me kullat dhe duke përfunduar me simbolizmat dhe bestytnitë mitologjike ndër shqiptarët. Përkufizimet e trajtuara shkencërisht përmes analogjisë krahasuese që gjenden në këtë monografi, e bën studimin të qartë në lexueshmëri, të saktë në kuptueshmëri dhe të vlefshëm profesionalisht. Monografia ndahet në katër kapituj dhe në nëntë nënkapituj. Ndërsa, të nëntë nënkapitujt kanë titujt dhe nëntitujt e tyre. Nëse në kapitullin hyrës trajtohet në mënyrë shteruese hyrja dhe përkufizimi i lëndës studimore, në të cilën shprehet kontributi profesional dhe praktik në kontekst të ruajtjes së ngulimeve të banimit tradicional shqiptar, si dhe nëse në këtë kapitull bëhet shtjellimi i fatit të kulturës materiale dhe emancipimit shoqëror

ndërkombëtar për kullën e Rrafshit të Dukagjinit, atëherë kapitulli i parë, i titulluar si Pjesa e parë, trajton arkitekturën në kontekstin gjeografik dhe historik duke marrë për bazë kulturën materiale dhe shpirtërore të lashtësisë sonë, që zë fill që nga ilirët. Pikërisht edhe për këtë arsye, pjesa e parë e kësaj monografie fillon me pozitën gjeografike të Ulqinit, duke trajtuar themelimin e tij dhe duke i kushtuar rëndësi edhe murit ilir si themel-bazë të kalasë së tij. Kujdes të veçantë autori i kushton edhe rretheve rurale, i cili nga një qytet mijëvjeçar bregdetar, kap dhe trajton zonat më rurale e malore të trevës së Krajës, duke u ndalur pikërisht në Shestan. Aty autori shpërbën koshin e misrit të Shestanit dhe e ndërthur atë si riprodhim të tipareve hapësinore formësuese të cipusit ilir. Rëndësi të posaçme i kushton edhe shtëpisë arkaike të Shestanit me strukturë planimetrike ovale dhe drejtkëndore, me të cilat autori arrin në përfundimin e mbetjeve nga lashtësitë pellazgo-ilire. Pjesa e dytë e monografisë mund të thuhet se është studimi themelor, me të cilën vepra jetësohet dhe merr rëndësinë e saj. Shkrimtari i njohur shkodran, Zija Çela, thotë se monografia përpos që është e rëndë për nga pesha vëllimore e saj, ajo është e rëndë edhe për nga përmbajtja e saj. Studimet e hollësishme dhe gjuha e saktë, e qartë dhe shteruese në përkufizimet e dhëna, e trajtojnë kullën shqiptare me një përmbajtje të larmishme dhe të përkryer. Zbërthimi që autori i bën kullës kalon nëpër disa faza strukturore-shkencore. Përpos

që arrin të bëjë ndarjen themelore të stilit arkitektonik të kullës së Rrafshit të Dukagjinit dhe të kullës së Drenicës, monografia synon të trajtojë edhe përkufizimet e çdo elementi hapësinor dhe funksional, rrethanor dhe bestytnor. Ky kapitull fillon me trajtimin e Odës së burrave, si njësi karakteristike e kullës për banim, duke e shtjelluar atë përmes dispozicionit arkitektonik-funksional që nga parahistoria, me tipare të mbijetuara që nga periudha e neolitit të vonë dhe duke e përfunduar këtë trajtim me hallkat e një procesi të pandërprerë të evoluimit të kullës shqiptare. Pjesët, si divanhanja me dyshekllëk, tipologjia, shfrytëzimi, elementet mbrojtëse, strukturimi urbarkitektonik i japin kapitullit karakter të rëndësishëm shkencor, duke studiuar tipet e kullave përmes shembujve të veçantë ekzistues dhe duke e trajtuar elementografinë e kullës në përbërjet e saj funksionale. Trajtohen kullat me peshë historike, si “Oda e Junikut” dhe përmbyllet me kullat dhe historikun e tipareve urbarkitektonike në krahinën etnografike të Plavës dhe Gucisë. Kapitulli mbyllet me ndërtimet tjera të veçanta, të ashtuquajtura si ndërtime ekonomike, pra ndihmëse, që përbëjnë strukturën hapësinore të oborrit të shtëpisë fshatare dhe kullave, siç janë hambari dhe koshi, në të cilat gjen ornamentikën simbolike të shprehur në morfologjinë ndërtimore të tyre. Studimi përmbyllet me pjesën e fundit, e cila trajton një aspekt të veçantë në kulturën materiale dhe jomateriale. Ornamentika e kultit të Diellit dhe ornamentika e kultit të gjarprit të shtëpisë në arkitekturën popullore, i japin veprës karakter mitologjik dhe etnografik, duke e bërë atë simbiozë të ndërtimit dhe në besimin në atë që ndërtohet.

“Kur të ndërtojmë”, ka thënë John Ruskin, “le të mendojmë se do të ndërtojmë përgjithmonë”. Prandaj, mund të thuhet se arkitektura popullore shqiptare e Kosovës personifikohet me emrin e Prof. Dr. Famur Dolit.

(Vështrimi është lexuar në përurimin e librit në Ulqin, më 28 prill 2023)

KOHA Javore 19 KULTURË
E ENJTE, 18 MAJ 2023
shumë prej ndërtimeve tjera tradicionale të zhduken. Përvoja e profesorit edhe një herë në piedestalin e tyre të lavdisë

Intervistë me Leonora Dukaj, drejtoreshë e OJQ “Safe life Tuzi” (Jeta e sigurtë Tuz)

Synimi kryesor - promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe barazia gjinore

Koha Javore: Kohë më parë themeluat Organizatën Joqeveritare të emërtuar: “Safe life Tuzi” (Jeta e sigurtë Tuz). A mund të na tregoni kur u themelua saktësisht shoqata që Ju drejtoni dhe si erdhi deri tek jetësimi i këtij projekti?

L. Dukaj: OJQ “Jeta e sigurtë Tuz” është regjistruar në regjistrin e shoqatave joqeveritare që nga viti 2021. Stafi i organizatës sonë ka 10 vite përvojë në ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes për viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit, punës në strehimore, punës me institucione dhe në organizata kombëtare dhe ndërkombëtare. Duke u bazuar në këtë eksperiencë shumëvjeçare dhe studimeve që kemi bërë gjatë këtyre viteve, kemi identifikuar nevojën e madhe që në Komunën e Tuzit të ketë një organizatë e cila do të ofrojë shërbime të specializuara të ndihmës dhe mbështetjes për fëmijë, gra dhe vajza.

Fëmijët, gratë dhe vajzat nga Tuzi, ku edhe vepron organizata, ndër vite nuk kanë pasur mundësi të marrin shërbime mbështetjeje dhe ndihmë të specijalizuar nga vendi dhe në gjuhën shqipe. Kjo e fundit është dhënë viteve të fundit vetëm në mënyrë të pjesshme dhe nga organizata jashtë Komunës së Tuzit. Nga ana tjetër, numri i personave me eksperiencë dhunën është shumë i lartë në Komunën e Tuzit dhe rrezikon të rritet duke lënë kështu pasoja të mëdha për të gjithë komunitetin. Nga përvoja e fituar ndër vite nëpërmes bashkëpunimit me ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, besojmë se organizata jonë posedon kapacitetin e domosdoshëm për të qenë agjente e ndryshimit në komunitetin tonë.

Prandaj, qëllimi kryesor i themelimit të kësaj organizate është të ndihmo-

jmë zhvillimin dhe aplikimin pozitiv të kapaciteteve dhe potencialit të grave, vajzave dhe fëmijëve në familje dhe shoqëri nëpërmjet përmirësimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, në mënyrë që të barabartë të ndërtojnë një komunitet të përkushtuar, të përgjegjshëm dhe të sigurt.

Koha Javore: Cili është misioni parësor që do të ketë shoqata Juaj në shoqëri?

L. Dukaj: Shoqata Joqeveritare “Jeta e sigurtë Tuz” si organizatë e parë autonome, lokale, feministe joqeveritare në Tuz, përpiqet të jetë instrument i

fuqishëm për përmirësimin, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grave, vajzave dhe fëmijëve.

Objektivat kryesore të krijimit dhe funksionimit të organizatës janë fuqizimi i grave dhe vajzave me eksperiencë dhunën në familje - nëpërmjet këshillimit, ndihmës psikologjike dhe ligjore, si dhe lidhja dhe bashkëpunimi me organizata/institucione të tjera që merren me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Qëllimet e përgjithshme të OJQ “Jeta e sigurtë

Tuz” janë edhe zhvillimi dhe përmirësimi i të drejtave të migrantëve, zhvillimi dhe përmirësimi i të drejtave të

KOHA Javore 20 INTERVISTË
E ENJTE, 18 MAJ 2023

të rinjve, fëmijëve, zhvillimi i kulturës së popujve pakicë në Mal të Zi, rritja e transparencës, mbrojtjes dhe përmirësimi i të drejtave të njeriut.

Koha Javore: Na flisni pak rreth aktiviteteve që keni realizuar deri më tani dhe për bashkëpunimin me shoqatat e tjera në vend?

L. Dukaj: Organizata jonë ka realizuar projekte të ndryshme në Tuz, siç janë punëtori të organizuara në bashkëpunim me organizata partnere ndërkombëtare.

Qëllimi i projekteve të realizuara deri tani ka qenë ndërgjegjësimi i fëmijëve dhe adoleshentëve për parimet bazë të barazisë gjinore, në mënyrë që ata të mund të jenë agjentë të ndryshimeve pozitive në shoqërinë dhe komunitetin e tyre.

Stafi i organizatës sonë ka qenë pjesë e Programit të Trajnimit Ndërkombëtar: “Parandalimi dhe reagimi ndaj dhunës me bazë gjinoreForcimi i agjentëve të ndryshimit”, që kemi realizuar në bashkëpunim me

Departamentin e Policisë Suedeze që zbatoi këtë program në partneritet me Fondacionin Kvinna till Kvinna në emër të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida). Përfaqësuesja e organizatës sonë është edhe anëtare e organizatës “Vital Voices Global Partnership” (organizatë globale për fuqizimin e grave që punon me gra lidere anembanë botës). Me këtë organizatë kemi realizuar projektin “Fuqizimi i Avokatëve në Ballkan” , që është një program që ofron mbështetje të strukturuar për avokatë dhe ofrues të shërbimeve në fushat e sigurisë digjitale dhe mirëqenies psikosociale.

Ndër vite normalisht që nuk kanë munguar as trajnime dhe specializime të shumta të stafit të organizatës për punë në terren, për punë në strehimore dhe për ofrim të asistencës profesionale.

Koha Javore: Si i realizon shoqata Juaj aktivitetet, nga kush mbështetet (financohet)?

L. Dukaj: Shoqata jonë deri tani

është mbështetur vetëm nga organizatat ndërkombëtare si edhe nga profesionistë të ndryshëm të cilët kanë punuar vullnetarisht për të ngritur kapacitetet e stafit dhe të organizatës.

Aktivitetet që do të zhvillojmë në të ardhmen do të kenë qëllim ofrimin e shërbimeve, përkrahjen, edukimin, reintegrimin, ndërgjegjësimin e komunitetit, me synim që të jemi krahë për formimin e një jete të sigurt në Tuz, sidomos për fëmijët, vajzat, gratë dhe pjesës më të vjetër të popullsisë të cilëve u mungon një mbështjetje e tillë ndër vite.

Për të zgjeruar programin tonë duhet siguruar kushtet bazë në favor të ofrimit të ndihmës dhe mbështjetjes së specializuar për përfituesit tonë.

Për të qenë më efektivë, me këtë rast do të doja që të ftoj të gjithë ata persona që kanë dëshirë t’i bashkangjiten misionit tonë. Parandalimi i dhunës në komunitetin tonë është përgjegjësi e të gjithë neve dhe është shumë e rëndësishme të jemi pjesëmarrës aktivë dhe promovues të ndryshimeve pozitive.

Koha Javore: Aktualisht cilat janë projektet që po harton shoqata Juaj dhe planet më të afërta?

L. Dukaj: Organizata jonë në këto momente është duke punuar në një projekt shumë të madh që mund të jetë shembull jo vetëm në rajon por edhe më gjerë. Shpresoj që shumë shpejt do të mund ta prezantojmë si shembull dhe model i punës së mirë dhe profesionale.

Duke u bazuar në vizionin tonë, ne ëndërrojmë për një botë ku të gjithë fëmijët, gratë dhe vajzat jetojnë në siguri, paqe dhe dinjitet.

Krahas kësaj, organizata do të vazhdojë të promovojë dhe mbrojë të drejtat e njeriut, duke avokuar për ndryshime në politika dhe ligje, duke rritur ndërgjegjësimin në komunitet për çështje të tilla dhe duke siguruar dhe ofruar mbështetje dhe shërbime të specializuara për ata/o që kanë përjetuar diskriminim dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Këtu përfshihen mbështjetja ligjore, këshillimet psikologjike, bisedat konfidenciale, informimet dhe format e tjera të ndihmës.

Intervistoi: Toni Ujkaj

KOHA Javore 21 INTERVISTË
E ENJTE, 18 MAJ 2023

Dubrovniku - qyteti i menteve të shumta historike

Udhëtimi i rradhës na çon drejt qytetit të lashtë të Dubrovnikut. Dubrovniku është një qytet në Dalmacinë Jugore - Kroaci, pranë Detit Adriatik. Është një nga destinacionet turistike më të spikatura në Mesdhe, një port detar dhe qendra e Qarkut Dubrovnik - Neretva. Veçanarisht të njohur për turistët e bëri Dubrovnikun seriali Game of Thrones / Loja e Froneve, ku u inçizua një pjesë nga ky serial. Ja çfarë bëmë dhe vizutuam ne atje: *Muret e Qytetit të Vjetër të Dubrovnikut janë disa nga veçoritë më të rëndësishme të atij qyteti. Muret kanë qëndruar që nga themelimi i qytetit, i cili i daton para shekullit VII. Të ndërtuara për të mbrojtur qytetin dhe banorët e tij nga pushtuesit plaçkitës që rrënuan fshatrat në ato ditë, muret janë veçanërisht mbresëlënëse për faktin se ato nuk janë thyer kurrë gjatë betejave dhe rrethimeve të shumta gjatë Mesjetës. Sot, Muret e Dubrovnikut konsiderohen nga historianët si disa nga sistemet më të mira të fortifikimit të asaj epoke, dhe një pjesë e konsiderueshme tani renditet si njësit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

*Straduni është një nga pikat më të njohura në Dubrovnik, si në mesin e banorëve vendas ashtu edhe në mesin e turistëve që fluturojnë nga e gjithë bota çdo vit. E njohur zyrtarisht si Placa, Straduni është rruga kryesore e Qytetit të Vjetër të Dubrovnikut. Me trotuaret e tij gëlqerore dhe hijeshinë e qetë të botës së vjetër, vendi duket se u jep vizitorëve një ndjenjë të kthimit në të kaluarën e lavdishme.

*Shatërvani i Onofrios - në fakt është një grup prej dy shatërvanësh të vendosur në dy vendndodhje në të njëjtën zonë - është një nga monumentet më të kërkuara dhe mahnitëse në Dubrovnik. Të dyja janë ndërtuar nga arkitekti i akuaduktit të Dubrovnikut, Onofrio Giordano della Cava. Shatërvani më i madh shihet kur ecni

në Stradun nga Porta Pile. Shatërvani më i vogël është në skajin tjetër të Stradunit. Shatërvani më i madh u ndërtua midis viteve 1438 dhe 1440, ndërsa ai më i vogël u përfundua midis 1440 dhe 1442. Admironi kupolën masive kur vizitoni shatërvanin më të madh të Onofrios; ai gjithashtu ka 16 trokitje rreth tij në një kupolë 16

anësh të punuar nga Petar Martinov. Kupola tani është mjaft e dëmtuarpas tërmetit të vitit 1667 - por ka një fytyrë të maskuar të gdhendur nga guri, i quajtur gjithashtu “maskeron” në secilën nga 16 anët e saj. Dëmet e shkaktuara nga tërmeti rezultuan në humbjen e një statuje të një dragoi që zbukuronte majën e kupolës. Ecni

KOHA Javore 22 REPORTAZH
E ENJTE, 18 MAJ 2023

monuhistorike

në skajin tjetër të Stradunit për të parë shatërvanin më të vogël të Onofrios. Ky duket i shkëlqyeshëm dhe ka modele elegante të delfinëve lozonjarë, të dizajnuara gjithashtu nga Petar Martinov. Ky shatërvan më i vogël u ndërtua për të siguruar furnizimin me ujë të tregut në sheshin Luza.

*Akuariumi i detit ndodhet brenda mureve të Kalasë mesjetare të Shën Gjonit. Pas kalimit nëpër atriumin e mrekullueshëm, njeriu hyn në botën magjepsëse të heshtjes dhe atmosferës së qetë që sjell bota e ujit. Flora dhe fauna e larmishme dhe e pasur e Detit Adriatik mund të dallohen në 31 rezervuarë akuariumi. Uji i freskët i detit derdhet vazhdimisht në rezervuarët prej 115 m3. Në rezervuar ka qelibarë elegantë, të cilët nuk lodhen kurrë të qarkullojnë përreth, ndërsa breshka Logerhead është në rezervuarin e tretë dhe më të madh. Do të takoni ngjalën e ngjeshur, të pasur me çarje në shkëmbinjtë e zhytur në ujë, si dhe bollëk të peshqve të tjerë. *Katedralja e Dubrovnikut është një atraksion i njohur i Dubrovnikut që daton në shekullin XVI ose XVII, sipas llogarive të ndryshme. Një strukturë mbresëlënëse nga pikëpamja historike dhe arkitektonike, Katedralja fillimisht u projektua në stilin e zbukuruar madhështor bizantin. Katedralja e Dubrovnikut ofron pika të shumta interesante për vizitorët e rastësishëm, si dhe ata të përfshirë në studime dhe kërkime akademike dhe historike. Kryqëzimi i tërthortë dhe kupola e madhe, janë veçanërisht të rëndësishme për rëndësinë e tyre historike dhe arkitekturore, të cilat ende mbajnë shenjat e rindërtimit të mëparshëm. Katedralja kryesore përmban tre nefet e larta që kulmojnë në tre absida të brendshme, të cilat shërbejnë si pika qendrore interesante mbi altarin kryesor. Këtu do të shihni përshkrimin e mrekullueshëm të Titianit të Supozimit, i cili daton në vitin 1552. Në altarët anësorë të Katedrales shfaqen gjithashtu piktura nga artistë të shumtë italianë dhe dalmatë që datojnë nga shekujt XVI-XVIII.Thesari i Katedrales strehon një koleksion me famë botërore reliktesh të përbërë nga më shumë se 200 copa. I konsideruar si një nga thesaret më të pasura në bregdetin e Adriatikut, koleksioni theksohet nga kafka, krahu dhe këmba e Shën Blaise të veshur me ar, të cilat janë të gjitha artefakte historike dhe fetare më vete. Artikuj të tjerë që duhen parë në thesar janë Fragmenti i Kryqit të Vërtetë, një kopje e Virgjëreshës së Karriges së Rafaelit dhe shumë vegla ari nga historia e pasur e Katedrales. *Kolona e Orlandos njihet si skulp-

tura më e vjetër publike e ruajtur e Dubrovnikut. E gdhendur në gur, kjo kolonë mbresëlënëse ndodhet nën Kullën e Këmbanës së qytetit në sheshin Luza dhe është gdhendur nga Antun Dubrovçanin në 1418. Ajo bazohet në legjendën e Orlandit ose Rolandos, heroit legjendar që supozohet se ndihmoi në zmbrapsjen e një rrethimi të rrezikshëm të Dubrovnikut nga piratët arabë diku në shekullin XVIII. Statuja ka rëndësi historike, kulturore dhe politike pasi simbolizon lirinë e Dubrovnikut. Ju mund të shihni statujën e luftëtarit mesjetar që është Kolona e Orlandos - e kompletuar me krahët dhe mburojën e tij - kur të afroheni pranë Kullës së Këmbanës së qytetit. Gjatë ceremonive zyrtare, flamuri i republikës valëvitet në shtyllën e flamurit në krye të kolonës, duke dërguar një mesazh të thellë por të thjeshtë politik. *Pallati Sponza, i njohur gjithashtu si Divona, është një pallat mbresëlënës i shekullit XVI në Dubrovnik. Pallati e ka marrë emrin nga ‘spongia’, që është latinishtja për vendin ku mblidhet uji i shiut. Ky pallat i bukur duket po aq i bukur sa në kohën kur u ndërtua, sepse ka arritur, ndryshe nga shumë monumente të tjera këtu, të ruajë formën dhe strukturën e tij origjinale. Pas projektimit të këtij pallati të madh ishte Paskoje Miliçeviq, i cili e ndërtoi atë midis viteve 1516 dhe 1522. Eksploroni dekorin dhe stilin e pjesëve të jashtme dhe të brendshme të pallatit; këtu janë paraqitur 2 stile të spikatura - gotiku dhe rilindja. Ecni nëpër portikun e bukur të ndërtuar në stilin e rilindjes. Shikoni lart dhe do të shihni dritaret në katin e parë që janë të gjitha në stilin gotik, ndërsa ato në katin e dytë janë në stilin e rilindjes; do të shihni gjithashtu një kthinë me statujën e Shën Blaise, shenjt mbrojtës i Dubrovnikut. Shfletoni Arkivat Shtetërore që ndodhen tani në këtë pallat të mrekullueshëm; ekziston një koleksion i paçmuar dorëshkrimesh gati 1000 vjeçare për t’u kontrolluar. Menjëherë pasi të hyni në pallat, mund të kontrolloni Dhomën Përkujtimore të Mbrojtësve të Dubrovnikut dhe të mësoni për të rinjtë e panumërt që dhanë jetën në mbrojtjen e qytetit midis viteve 1991 dhe 1995. Tani është rradha juaj të vizitoni këtë qytet të mbushur me histori të shumta.

KOHA Javore 23 REPORTAZH
E ENJTE, 18 MAJ 2023

Në Guci është përuruar antologjia e prozës së shkurtër të shkrimtarëve shqiptarë në Mal

Vepër unikale e shpalosjes, ndriçimit reflektimit të prozatorëve shqiptarë në Mal të

Në sallën e vogël të Qendrës për Kulturë në Guci, të enjten mbrëma, më 11 maj 2023, në praninë e një numri modest adhuruesish të fjalës së shkruar letrare nga Gucia me rrethinë, ndër të cilët edhe kryetarja e komunës, Anella Çekiq, dhe nënkryetarët Huso Brdakiq dhe Edon Balidemaj, është përuruar antologjia e prozës së shkurtër e shkrimtarëve shqiptarë në Mal të Zi me titullin simbolik “Të gjithë tanët”, karakteristikë kryesore e së cilës është se ajo shfaqet në një botim dygjuhësh - në gjuhën shqipe dhe në atë malazeze, dhe me sa dihet për herë të parë në Mal të Zi dhe në rajon, një përzgjedhje antologjike e prozës së shkurtër e shkrimtarëve shqiptarë në Mal të Zi shfaqet në dy gjuhë, ashtu që lexuesve që nuk e njohin gjuhën shqipe u jepet mundësia të lexojnë veprat e autorëve të përfaqësuar në antologji në gjuhën malazeze.

Titulli metaforik i botimit të antologjisë “Të gjithë tanët”, tregon në fakt realitetin se veprat që kanë krijuar dhe i krijojnë shkrimtarët shqiptarë të Malit të Zi i përkasin një krijimtarie unikale letrare dhe artistike malazeze.

Programin e përurimit të librit në fjalë e hapi në gjuhën malazeze moderatorja Amra Tahiroviq, e cila në fjalën përshëndetëse tha se “kam nderin që në emër të Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi t’ju dëshiroj mirëseardhje dhe t’ju falënderoj për prezencë në mbrëmjen kushtuar prezantimit të veprës kapitale - antologjisë së prozës së shkurtër të shkrimtarëve shqiptarë në Mal të Zi ‘Të gjithë tanët’, në botim dygjuhësh - në gjuhën shqipe dhe atë malazeze”.

Ajo në vazhdim shtoi se “promovimi i sontëm është rezultat i bashkëpunimit frytdhënës në mes të Komunës së Gucisë dhe qendrës së sipërpërmendur, e cila është formalizuar me nënshkrimin e marrëveshjes mbi bashkëpunim më 15 korrik të vitit 2021”.

Moderatorja Tahiroviq në elaborimin e vet të mëtejmë promovues të veprës tha se Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave në Mal të Zi, është institucion i cili me angazhim të përhershëm vepron në promovimin dhe afirmimin e krijimtarisë kulturore e artistike të popujve pakicë, duke filluar nga përurimi i librave, programeve muzikore-skenike, ekspozitave, tribunave e deri te botimi i veprave me vlerë siç është antologjia e cila përurohet sonte. Gjithsesi, përveç angazhimit në ruajtjen dhe avancimin e kulturës së popujve pakicë, qendra në fjalë me përkushtim e dinjitet vepron edhe në afirmimin e vlerave multikulturore dhe përshkimit të atyre interkulturore të shoqërisë malazeze. Andaj, botimi i antologjisë së prozës së shkurtër të shkrimtarëve shqiptarë në Mal të Zi

KOHA Javore 24 KULTURË
“Të E ENJTE, 18 MAJ 2023
të Zi
Shaban Hasangjekaj

ndriçimit dhe prozatorëve të Zi

“Të gjithë tanët”, e cila sonte promovohet, pikërisht është dëshmi e tyre.

Mbi vlerën e antologjisë së botuar, anëtarëve të cilët në të janë të përfaqësuar dhe për veprat e tyre në përurim folën: publicisti dhe drejtori i Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave në Mal të Zi, Sallko Lluboder, shkrimtari, kritiku letrar dhe eseisti Dimitrov Popoviq i cili është lektor dhe përkthyes i një pjese të veprave të përfshira në libër, si dhe shkrimtari i mirënjohur malazez Prof. Dr. Drashko Doshlak, i cili është recensent i librit.

Sallko Lluboder në fjalën e rastit në gjuhën malazeze theksoi se Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave në Mal të Zi, drejtor i së cilës është, me përkushtim i është përveshur punës në përgatitjen dhe

botimin e antologjisë së prozës së shkurtër të shkrimtarëve shqiptarë në Mal të Zi me titullin simbolik “Të gjithë tanët”. Cilësia themelore e njëherazi edhe vlera më e shquar qëndron në faktin se antologjia në fjalë paraqitet në notimin dygjuhësh - në gjuhën shqipe dhe atë malazeze. Panelisti i përurimit, Sallko Lluboder, në vazhdim të elaborimit theksoi se qëllimi i botimit të antologjisë është që të paraqesë pasurinë shpirtërore të Malit të Zi meqë kultura dhe arti, të cilat i kultivojnë pjesëtarët e popujve pakicë të shtetit, janë pjesë unikale e të mirave kulturore e artistike të Malit të Zi, e kurrsesi duke mos i ndarë nga letërsia dhe kultura e tyre kombëtare. Ai është i bindur se antologjia e prozës së shkurtër të shkrimtarëve shqiptarë në Mal të Zi padyshim ka rëndësi për letërsinë e tërësishme kombëtare të shqiptarëve, duke pasur parasysh vlerën e krijimtarisë letrare të autorëve të përfaqësuar në të.

Shkrimtari, kritiku letrar dhe eseisti, Dimitrov Popoviq, i cili është edhe lektor dhe përkthyes i një pjese të veprave të përfshira në libër, në mënyre dinjitoze, koncize, analitike dhe kronologjike, para të pranishmëve në gjuhën shqipe evokoi dhe shpalosi mbresat, kujtimet dhe përjetimet nga jeta dhe puna e tij e bujshme dhe gjithëpërfshirëse në fshatrat e Veriut të Shqipërisë, në punën mësimore-edukative në detyrën e mësuesit të gjuhës dhe letërsisë shqipe gjithnjë deri në kalim për jetesë në Mal te Zi, ku atje përjetoi batica dhe zbatica mbresëlënëse. Ai pastaj në mënyrë konstruktive shpalosi dhe reflektoi pamjet dhe vlerësimet e veta mbi antologjinë në fjalë. Në fund të elaborimit të vet mbi librin, zoti Popoviq recitoi me mallëngjim dhe emocion ca vargje nga krijimtaria letrare e shkrimtarit të famshëm shqiptar Ismail Kadare, të cilin e kishte pasur profesor në studime dhe me të cilin ka bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm.

Shkrimtari i mirënjohur malazez dhe njëherazi recensent i antologjisë Prof. Dr. Drashko Doshlak, në fjalën e rastit konfirmoi se shfaqja e antologjisë së parë të prozës nga shkrimtarët që shkruajnë në gjuhën shqipe dhe me

origjinë nga Mali i Zi, është një ngjarje kulturore e klasit të parë. Gjatë hartimit të antologjisë u përdorën kritere të ndryshme. Por, pavarësisht nga të gjitha kriteret ato i lidhë detyrimisht një fije dhe ai është kriteri estetik. Prandaj librat e tillë u përkasin atyre librave që lexohen me kënaqësi. Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave në Mal të Zi, në këtë botim dhe përkthim të prozës nga shqipja në gjuhën malazeze, i ka afruar veprat e këtyre shkrimtarëve një publiku më të gjerë, për të cilët barriera gjuhësore ishte pengesë për njohjen e krijimtarisë letrare të këtyre shkrimtarëve, është shprehur panelisti Doshlak dhe në vazhdim ka shtuar se ky libër është një shembull i praktikës së mirë botuese për një kuptim të shkëlqyer të kulturave dhe mundësive letrare të popujve me gjuhë të ndryshme.

Në antologji paraqiten shkrimtarët prozatorë të cilët kanë lindur në Mal Zi, që krijojnë këtu, ose e kanë filluar dhe e kanë vazhduar punën e tyre letrare në disa mjedise të reja. Natyrisht, është shprehur Doshlak, në Mal të Zi janë tri zona dominuese nga e kanë origjinën këta shkrimtarë: rajoni Plavë-Guci, rajoni Ulqin-Tivar dhe Malësia. Vendlindja është e dukshme në veprat e tyre sipas motiveve edhe sipas leksikut.

Përfaqësimi i shkrimtarëve - prozatorëve në antologji përbëhet nga: Rexhep Qosja, Mehmet Kraja, Zuvdija Hoxhiq - Berisha, Asllan Bisha, Fran Canaj, Anton Gojçaj, Jaho Kollari, Mark Pashku Lucgjonaj, Hajro Ulqinaku, Ibrahim Berjashi dhe Muzafer Çaushi.

Antologjinë e prozës së shkurtër të shkrimtarëve shqiptarë në Mal të Zi me titull “Të gjithë tanët” e ka botuar Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi, redaktorë të së cilës janë Zuvdija Hoxhiq – Berisha dhe Ismet Kallaba, recensentë Dr. Haxhi Shabani dhe Prof. Dr. Drashko Doshlak, lektorë Dimitrov Popoviq dhe Sonja Orllandiq, përkthyes Dimitrov Popoviq, Qazim Muja dhe Nikollë Berishaj dhe modelimi grafik Adella Zejnilloviq. Është shtypur në shtypshkronjën “Grafo group” në Podgoricë në vitin 2022 dhe përbëhet prej 352 faqesh.

KOHA Javore 25 KULTURË
“Të
gjithë tanët”
E ENJTE, 18 MAJ 2023

Valixhja nga Amerika

në Amerikë.

Seferi

Babai tregonte:

- Në një sefer (viaxho, lundrim) ishim së bashku me Hamid agën (dhëndrin, ka pasur për grua Hajlijen, motrën e babait).

Emigrimi në Amerikë

Hamid Ismajlaga (1894-1956) ka qenë i martuar me Hajlije Karamanagën (e bija e mulla Ismail ef. Karamanagës). Kanë pasur djemtë Mustafën-Cafin, Zejnelin, Xhavitin, Saninë, Rifatin dhe Fejzin, si edhe vajzën Bako Ismajlaga.

Babai i Hamidit, së bashku me djalin, në një lundrim përmbyten dhe e humbin jetën.

Pas vdekjes së burrit Bako Ismajlaga martohet për Hysein Kapllanbegun me të cilin ka pasur djalin Xhemalin. Kështu Hamidi dhe Xhemali ishin vëllezër nga nëna.

Hamid aga ishte detar. Një kohë ka emigruar dhe jetuar në Amerikë. Ishte në anijen e cila në fillim të dekadës së pestë të shekullit XX, para fillimit Luftës së Dytë Botërore, lundronte deri në Brindizi në Itali. Prej aty u lidh me disa italianë në port dhe vazhdoi lundrimin e gjatë me anijen ndëroqeane “Andrea Doria” një muaj e gjysmë deri në Nju Jork.

Hajlije Ismajlaga ka mbetur me gjashtë fëmijë. Jeta ka qenë e vështirë.

Motra ime Qothere Nimanbegu (1938) rrëfen:

“Halla e Xhavitit atëherë ka jetua me shumë zor. Djemtë kanë xan peshk. Peshkun e kan shtë në sallamur dhe e kanë hangër më vonë. Shumë i kanë ndihmue vllaznit e saj, axha Maliqi dhe baba jonë..”. Babai jonë e ka marrë për të punuar Mustafën –Cafin, djalin më të madhin të Hamidit dhe Hajlijes, në vitet kur Hamidi ishte

Ky nuk ishte punëtor i madh, shpesh pushonte pasdite.

Një ditë unë isha në maje të direkut të barkës për të rregulluar velat.

Hamid aga ishte zgjuar nga gjumi. Për ta bërë të fliste, i drejtohem prej së larti (direkut):

- Hamid agë, kape punën pak!

Hamid aga duke fshirë sytë më përgjigjet:

- More Cano, pse të kemi ne ty?!

Disa fjalë të Hamid agës

“Nuk të vjen keq se po të lind vajzë, por nuk e din se kush po ta kollonis...”

“Derri e ka jetën e mirë, i japin me hangër shumë, por e ka jetën e

shkurtër, vetëm një vjet...”

Valixhja nga Amerika

Hamid aga kur u kthye nga Amerika e kishte një valixhe të madhe me shkronja nga Nju Jorku.

Mesiguri më tepër se tridhjetë vjet ajo valixhe u shfrytëzua për pajë ose dhunti të nuseve.

Ishte e madhe, e fortë dhe nuk u dëmtua asnjëherë.

Djali i dytë Zejneli

Djali i dytë Zejneli, si djalosh u merrte me peshkim.

Unë atëherë isha shumë i vogël. Gjithmonë shkoja te halla e Xhavitit (kështu e kemi thirrur).

Zejneli sa kishte ardhur nga gjonja e peshkut.

(Ai më merrte në prehrin e tij dhe më ushqente).

Një herë m’u vu e mbrapshta që të rrihesha me Isuf Elezagën. (Një ditë më përpara e kisha rrahur djalin e tij, Ahmetin).

Vrapova të ikja.

Zejneli e vërejti këtë gjë, vrapoi dhe e ndali Isufin.

Beqo Behari

Beqo Behari jetoi në mesin e shekullit XX. Ishte rom (magjyp).

U dallonte nga të tjerët. I gjatë dhe i bardhë, më fuqi të madhe.

Thonin se ka mundur të bartë deri në katër thasë me çimento.

Në ato kohë, çdo pajë ose dhunti në Kala, është bajtur me valixhen e Hamit Agës nga Amerika.

Për t’i dërguar teshat deri te nusja ose dhëndri e kanë ftuar Beqo Beharin.

Para se është nisur me valixhe të Hamid agës në krahë, Beqoja në mes të oborrit ka kërcyer me përcjelljen e dajres, qemales dhe harmonikës.

KOHA Javore 26 MOZAIK
E ENJTE, 18 MAJ 2023
Gani Karamanaga Hamid Ismajlaga

Amerika

Ka mbetur edhe një tregim për Beqo Beharin.

Në dekadën e pestë të shekullit të kaluar filluan të vijnë edhe turistët e huaj në Ulqin.

Në hotelin “KO-OP” (më vonë hotel “Galeb”) ishte një turiste e re.

Ajo u shoqërua me disa punëtorë të hotelit, por e pakënaqur tha:

“Këtu nuk ka mashkull për mua...”.

U kujtuan dhe ftuan Beqo Beharin.

Beqo Behari erdhi në hotel i veshur me petka të reja.

E njoftuan me gjermanen.

Kur mbetën vetëm në dhomë, Beqoja

i tha:

“Ne do të shtrihemi në çardak...”. Kështu Beqo Behari ua zbardhi faqen ulqinakëve.

Me gomar në pazar

Në moshën 55 vjeçare ka pasur gomarin të cilin e ka rujtuar vetëm për të dalur në Pazar. Gomarin e mbante mirë në ahër (bodrum) në fund të shëpisë trekatshe. Në Pazar u ndalonte së pari te miku i tij Lano Lunji dhe pishin kafe. Më vonë shkonte në kasaphane për të blerë mish te Sadik Lamoja. Gomari pushonte në vendin e caktuar afër mesgjahut. Kur vinte

koha, Hamid aga i hypte gomarit dhe kthehej deri në Kala.

Dhe kështu disa vite derisa e sulmoi sëmundja e rëndë. Ndërroi jetë në spitalin e Dubrovnikut në moshën 60 vjeçare.

Në varrin e tij është epitafi: “ Edhe unë kam qenë si ju, edhe ju do të baheni si unë”.

Në fund: Hamid Ismajalaga ka qenë ndër mërgimtarët e parë që shkuan në Amerikë. Nuk dihet se çka ka punuar. Kur është kthyer është folur për disa “libreza” me dollarë, por nuk dihet a ka pasur ndonjë pasuri...

KOHA Javore 27 MOZAIK
E ENJTE, 18 MAJ 2023
Valixhja nga Amerika

Në Librarinë „Ulqini“ u mbajt takimi me autorin Veton Surroi

Ballafaqimi me të kaluarën, proces shumë i vështirë dhe traumatik

“Çlirimi i vërtetë i Kosovës do të ndodhë dhe po ndodh gradualisht nëpërmjet ndërtimit të një shoqërie e cila është kritike ndaj vetvetes. Sepse vetëm shoqëritë që janë kritike ndaj vetvetes janë të çliruara, e kanë luksin të jenë kritike ndaj vetvetes sepse janë të lira”, ka thënë Surroi

Në Librarinë „Ulqini“ të shtunën mbrëma është mbajtur takimi me publicistin, politikanin dhe ish-gazetarin e njohur nga Kosova, Veton Surroi, autor i disa librave.

Në bisedë me udhëheqësen e takimit, Dr. Sabina Osmanoviq, ai ka folur për krijimtarinë e tij, çështje të ndryshme që lidhen me shoqërinë shqiptare, rolin dhe peshën që ka sot intelektuali publik në shoqëri, kontributin e gazetës „Koha ditore“ dhe të grupit mediatik „Koha“ në proceset politiko-shoqërore në Kosovë, filozofinë politike të sociologut dhe politikanit të njohur Fehmi Agani, lidhjet e tij me

Arbën Xhaferin etj.

Surroi ka thënë se para se të bëhej

fëmijë ambasadori, ka qenë fëmijë i gazetarit.

“Perceptimi i botës së jashtme nuk ka qenë i lidhur fizikisht me shkuarjen time dhe jetën time si fëmijë i ambasadorit, por ka qenë nëpërmjet kundrimit të fëmijës së një gazetari dhe shkrimtari, sepse babai im i ndjerë ka qenë edhe shkrimtar“, ka theksuar ai, duke shtuar se është rritur me koleksionet e revistës „Zëri“, njëri prej themeluesve të së cilës ishte babai i tij, gazetari dhe shkrimtari Rexhai Surroi, më vonë ambasador i ish-Jugosllavisë në disa vende të botës.

Duke folur për rolin dhe peshën e intelektualit publik sot, ai ka thënë se

„Sa më shumë zhurmë që të prodhosh, do të kesh më shumë ndjekës. Ky është një qark vicioz, i cili e përjashton intelektualin publik dhe e afron prodhuesin e zhurmës.

Dhe në konkurrencën, në debatin mes intelektualit publik dhe prodhuesit të zhurmës do të fitojë prodhuesi i zhurmës, sepse njerëzit të cilët nuk kanë kapacitet për të lexuar janë me shumicë”, është shprehur ai

hapësira publike sot nuk është e dominuar prej debatit publik intelektual, por ajo është e rrezikuar në masë të madhe prej depërtimit të mediave sociale, që sipas tij përbën një problem

KOHA Javore 28
E ENJTE, 18 MAJ 2023
“ KULTURË

shumë të madh, sepse mediat sociale nuk kanë instrument, nuk kanë sistem vlerash.

Surroi ka thënë se për të mbërritur në podiumin e facebook-ut nuk ke nevojë për kurrfarë kualifikimi.

„Sa më shumë zhurmë që të prodhosh, do të kesh më shumë ndjekës. Ky është një qark vicioz, i cili e përjashton intelektualin publik dhe e afron prodhuesin e zhurmës. Dhe në konkurrencën, në debatin mes intelektualit publik dhe prodhuesit të zhurmës do të fitojë prodhuesi i zhurmës, sepse njerëzit të cilët nuk kanë kapacitet për të lexuar janë me shumicë”, është shprehur ai.

I pyetur se kur do të ndodhë çlirimi mendor i Kosovës, ai ka thënë se “çlirimi i vërtetë i Kosovës do të ndodhë dhe po ndodh gradualisht nëpërmjet ndërtimit të një shoqërie e cila është kritike ndaj vetvetes. Sepse vetëm shoqëritë që janë kritike ndaj vetvetes janë të çliruara, e kanë luksin të jenë kritike ndaj vetvetes sepse janë të lira”.

Sipas Surroit, njëri prej problemeve më të mëdha të shoqërive në Ballkanin Perëndimor është mungesa e ballafaqimit me të kaluarën. “Konfliktet vazhdojnë të jetojnë, konfliktet nuk kanë përfunduar. Luftërat nuk përfundojnë në momentin kur shpallet armëpushimi. Luftërat përfundojnë atëherë kur popujt vendosin të jetojnë në paqe mes veti. Dhe

populli shqiptar dhe serb ende nuk kanë vendosur të jetojnë në paqe mes veti. Po flas për popullin shqiptar të Kosovës dhe popullin serb në Serbi, po flas për popujt në Bosnje e Hercegovinë, po flas për dimensionin e rikrijimit të fantazmave të konflikteve të brendshme identitare edhe në këtë shtet (në Mal të Zi)”, është shprehur ai.

Surroi ka thënë se ballafaqimi me të kaluarën është proces shumë i vështirë dhe traumatik, sidomos te shoqëritë e dobëta si kjo e jona. Lidhur me djegien e librit të tij “Këmbët e gjarprit”, i cili ironizon disa nga ish-udhëheqësit e UÇK-së, në vitin 2014 në Ferizaj, nga ish-veteranë të luftës së UÇK-së, Surroi ka thënë se ky informacion duhet të shikohet në disa rrafshe, ku ai ka veçuar si më të rëndësishmin faktin se shoqëria në të cilën digjen librat ka probleme serioze me shëndetin e vet politik dhe funksional.

Surroi ka treguar se ka qenë shumë i afërt me Arbën Xhaferin, gazetarin dhe politikanin e njohur në Maqedoni, të cilin e ka njohur para se të futej në politikë dhe se e ka përkrahur vendimin për hyrjen e tij në politikë. “E kam konsideruar si njeriun e sakrificës, sepse Arbni nuk ka qenë një politikan tipik. Ka qenë një njeri i cili gjithnjë e më shumë do të thellohej në lexim dhe në analizë, posaçërisht ka pasur një shije jashtëzakonisht të hollë për film dhe ka qenë njëri ndër kritikët më të mirë të filmit. Ai ka pasur një sens të madh estetik“, është shprehur Surroi.

Sipas tij, ka qenë një fat shumë i madh që Arbën Xhaferi ka vepruar në një mjedis të ndikuar shumë nga feja dhe ndasitë e brendshme, siç ka qenë Tetova në atë kohë, por sidomos kur ka filluar konflikti i armatosur në Maqedoni në vitin 2001, sepse ai „është ngritur përmbi egon e tij dhe ka thënë unë dua të mbërrij konsensus me forcat e armatosura, me guerilen e cila është shndërruar në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe të kemi një proces të unifikuar paqeje“. Surroi është përgjigjur edhe disa pyetjeve të publikut të pranishëm. Veton Surroi ka lindur në vitin 1961 në Prishtinë. Në vitin 1982 ka përfunduar studimet në Fakultetin e Filozofisë dhe Letërsisë në Universitetin Kombëtar Autonom të Meksikës (UNAM).

„Koha“ ka vendosur një kulturë të gazetarisë kritike

Duke folur mbi rolin e gazetës „Koha ditore“ dhe të grupit mediatik „Koha“ në zhvillimet politiko-shoqërore në Kosovë, Surroi ka thënë se kjo varet prej momentit historik.

„Në vitin 1997 ka pasur një rol të jashtëzakonshëm - nuk do të thoja mobilizues, por sqarues të një gjendjeje, sepse Kosova ka jetuar në një lloj vetëmashtrimi se është vetëm çështje ditësh kur do të njihet pavarësia e Kosovës, ndërsa ne ishim në gojën e ujkut, shpresonim se kjo ishte vetëm një ëndërr dhe se disi do të kalojë kjo punë. Ky ballafaqim me realitetin ishte traumatik“, ka thënë ai. Për Surroin kontributi më i madh që ka bërë „Koha“ në përgjithësi është vendosja e një kulture të gazetarisë kritike, të krijimit të një lloj distance, kurse se sa ka pasur sukses, kjo është relative

Pas kësaj ka filluar punën si redaktor në gazetën e përditshme “Rilindja”. Në vitin 1989 ka themeluar grupin e parë opozitar në Kosovë, degën kosovare të “Nismës Demokratike Jugosllave” (UJDI).

Në vitin 1997 themeloi gazetën “Koha ditore”, e cila që atëherë është gazeta kryesore ditore në Kosovë dhe në vitin 2000 themeloi televizionin KTV. Në vitin 1999, ai ishte një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Rambujesë për Kosovën dhe nga viti 2005 deri në vitin 2007 mori pjesë në bisedimet e Vjenës kur diskutohej për pavarësinë e Kosovës. Ka qene edhe deputet i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i partisë reformuese ORA. Për punën e tij si gazetar dhe politikan ka fituar shumë çmime, ndër të tjera Çmimin e Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) në vitin 2000 dhe Çmimin holandez të paqes – Çmimin Geuzen.

Takimi me Veton Surroin është organizuar nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, Komuna e Ulqinit dhe Libraria “Ulqini”. i. k.

KOHA Javore 29
E ENJTE, 18 MAJ 2023
KULTURË

Studim për varrezat në Tivarin e Vjetër

(Ali Bardhi, Varrezat në Tivarin e Vjetër me mbishkrime arabo-osmane, SHAI “Art Club”, Ulqin, 2023)

më të afërta, Zalef dhe Tugjemil. Ai thekson se për shkak të studimeve të mangëta, në veçanti në fushën e varrezave dhe gurvarreve, nuk mund të

nxirren përfundime shteruese lidhur me vjetërsinë e varrezave myslimane në trevën e Tivarit.

Në kapitullin e parë të librit autori paraqet një trajtesë së shkurtër rreth varreve me mbishkrime arabo-osmane, pastaj flet për llojet e varreve dhe gurvarreve, llojet e tyrbaneve apo çallmave, gjuhën e gurvarreve, elementet bazë të epitafit, simbolet dhe motivet e gdhendura në gurvarre etj. Në kapitullin e dytë jepet materiali i evidentuar gjatë hulumtimeve në terren. Pjesë e librit janë edhe përfundimet, paraqitja tabelare e të dhënave të gjetura dhe bibliografia. Në Shtojcë janë paraqitur disa harta, skica, gravura, ilustrime e faksimile të Tivarit të Vjetër. Libri përfundon me fotografitë e realizuara gjatë punimeve në terren.

natpisima na groblju Starog Bara i na dvjema obližnjim izuzetnog značaja u mnogim aspektima a izmeduspostavljanje porodične loze. Ovo zadnje često je bilo Dakle, ovim radom je osvijetljen dio porodične hisuopšte na teritoriji Bara, i dalje je starost grobova na grobova bez nadgrobnih spomenika kao i drugih specijalista kao npr arheologa i sl u budućnosti će pomoći vremenskog razdoblja upotrebljavanja ovih grobalja

arabo-osmane në varrezat e Tivarit të Vjetër dhe në mbi sipërfaqen e tokës. Vjetër ka një rëndësi të veçantë nga shumë aspekte e kohësh duke ndihmuar edhe në lidhjen e zinxhirit identifikimi i tyre. Pra, është ndriçuar një pjesë e saj. por edhe për varret në përgjithësi, për hapësirën e varreza të marra për objekt studimi, meqenëse në këto mbishkrime si edhe të tjera që mund të jenë të mbuluara. specialistë të fushave të tjera. Në të ardhmen do të ndihsaktë të zanafillës dhe kohëzgjatjes së përdorimit për

dhe varrezat në lagjet

Libri “Varrezat në Tivarin e Vjetër me mbishkrime arabo-osmane” është botim dygjuhësh: në gjuhën shqipe dhe malazeze/boshnjake. Ai është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, me mbështetjen kryesore të Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, ndërsa është shtypur në shtypshkronjën IVPE – Cetinë. Redaktorë të librit janë Dr. Agron Islami dhe Gazmend Kovaçi, recensent Sulo Mustafiq, korrektorë për gjuhën shqipe Ismet Kallaba, kurse për gjuhën boshnjake/malazeze Sulo Mustafiq. Përkthimin e tekstit në gjuhën boshnjake/malazeze e ka bërë Mr. Muidin Milaimi. Fotografitë janë realizuar nga Ajet Bardhi, ndërsa librin e ka faqosur Bledar Xama.

Mr. Ali Bardhi është autor i librave “Varrezat në Anë të Malit – Ulqin”, “Varrezat në Ulqin – zona e brendshme e qytetit dhe rrethina e afërt” dhe bashkautor i librit “Varreza e Xhamisë së Nizamëve dhe Varreza e Vjetër e Tuzit”. Ky është libri i tij i katërt.

KOHA Javore 30
i. k.
Botime të reja E ENJTE, 18 MAJ 2023
KULTURË

Të rinjtë nga Ulqini vizitojnë Parlamentin e Malit të Zi

Në kuadër të projektit “Vendimmarrje me të rinjtë”, më 11 maj 2023, realizuam vizitën studimore në Parlamentin e Malit të Zi. Të rinjtë patën mundësi të njihen nga afër me ambientet në të cilat zhvillohen seancat parlamentare, duke mësuar më shumë për rolin dhe rëndësinë e këtij institucioni, për praktikat dhe procedurat parlamentare, etj.

Në një sesion të veçantë, pjesëmarrësit e projektit i pritën deputetët

nga Ulqini, Genci Nimanbegu dhe Luigj Shkreli. Përmes një bashkëbisedimi të ngrohtë, të rinjtë u informuan për çështje të shumta që lidhen me proceset politike në Mal të Zi, dëgjuan përvoja konkrete nga puna në Kuvend, por edhe për sfidat, arritjet dhe kontributin e tyre në zhvillimin e jetës parlamentare. Ata patën mundësi t’u bëjnë pyetje të drejpëtdrejta deputetëve për tematika të ndryshme siç është ajo e sistemit zgjedhor në Mal të Zi, e

kuotave për mandatin e deputetit, pastaj për institutin e „imunitetit“ të deputetit, për nivelin e debatit parlamentar në rrethanat e tanishme, për mundësinë e përdorimit të gjuhëve të pakicave në punën e Kuvendit, etj, por njëkohësisht edhe të shprehin shqetësimet dhe pikëpamjet e tyre për zhvillimet aktuale shoqërore.

Ky projekt realizohet në kuadër të programit “OJQ-të në Mal të Zi –nga shërbimet bazë deri te formimi i politikave – M’BASE” i zbatuar nga Qendra për Edukim Qytetar (CGO), Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Zogjve (CZIP) dhe rrjeti Politikon. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi.

KOHA Javore 31
E ENJTE, 18 MAJ 2023 KULTURË

Përfundoi Edicioni i 67-të i Festivalit Evropian të Këngës

(Eurovizioni) 2023

Suedia fituese - Shqipëria u kualifikua në finale

Në Festivalin Evropian të Këngës (Eurovizion) 2023, në edicionin e 67-të me radhë të tij, i cili këtë vit u zhvillua në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar, Shqipëria hyri e para në fi-

nale në natën e gjysmëfinales së dytë që u mbajt më 11 maj në mbrëmje, përkrah Qipros, Estonisë, Belgjikës, Austrisë, Lituanisë, Polonisë, Australisë, Armenisë dhe Sllovenisë.

Kënga fituese e Festivalit Evropian të Këngës 2023, që përfaqësoi Suedinë ishte kënga “Tattoo”, interpretuar nga

këngëtarja suedeze, Lorin Zineb Nora Talhaoui, e njohur me

emrin skenik Lorin e cila mori pikët maksimale 583. Sue -

dia kishte një mbështetje të fuqishme të publikut dhe nga

shtetet që votuan. Pas Suedisë, në vendin e dytë u rendit

Finlanda me 526 pikë dhe në vendin e tretë Izraeli me 362 pikë. Shqipëria u rendit e 22-ta, me gjithsejt 76 pikë

Megjithatë, në natën finale që u mbajt më 13 maj, ku performuan plot 26 shtete, Shqipëria nuk arriti të fitojë poenat e nevojshëm nga publiku dhe shtetet votuese për të “rrëmbyer” trofeun e Festivalit Evropian të Këngës (Eurovision Song Contest) 2023.

Shqipëria në Festivalin e Evropian të Këngës 2023, u përfaqësua nga këngëtarja e mirënjohur nga Kosova, Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje”.

Me një zë të kumbues e melodioz, performancë dhe skenografi të shkëlqyeshme, Albina Kelmendi mori admirimin e publikut, duke u duartrokitur dhe mbështetur fuqishëm. Me vota të publikut, Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje”,

KOHA Javore 32 MOZAIK
E ENJTE, 18 MAJ 2023

Shqipëria finale

një këngë që trajton një tematikë të rëndësishme në këtë kohë, që është familja, ajo arriti ta kualifikojë

Shqipërinë në finale.

Kënga fituese e Festivalit Evropian të

Këngës 2023, që përfaqësoi Suedinë ishte kënga “Tattoo”, interpretuar nga këngëtarja suedeze, Lorin Zineb

Nora Talhaoui, e njohur me emrin skenik Lorin e cila mori pikët maksimale 583. Suedia kishte një mbështetje të fuqishme të publikut dhe nga shtetet që votuan. Pas Suedisë, në vendin e dytë u rendit Finlanda me 526 pikë dhe në vendin e tretë Izraeli me 362 pikë. Shqipëria u rendit e 22-ta, me gjithsejt 76 pikë.

Shtetet finaliste të Festivalit Evropian të Këngës 2023 ishin: Austria, Por-

Shtetet finaliste të Festivalit Evropian të Këngës 2023 ishin: Austria, Portugalia, Zvicra, Polonia, Serbia, Franca, Qipro, Spanja, Suedia, Shqipëria, Italia, Estonia, Finlanda, Çekia, Australia, Belgjika, Armenia, Moldavia, Ukraina, Norvegjia, Gjermania, Lituania, Izraeli, Sllovenia, Kroacia dhe Anglia. Kjo është hera e dytë që këngëtarja Lorine Zineb Nora Talhaoui e fiton Festivalin Evropian të Këngës, pasi që edhe në vitin 2012 ajo u shpall fituese e këtij festivali

tugalia, Zvicra, Polonia, Serbia, Franca, Qipro, Spanja, Suedia, Shqipëria, Italia, Estonia, Finlanda, Çekia, Australia, Belgjika, Armenia, Moldavia, Ukraina, Norvegjia, Gjermania, Lituania, Izraeli, Sllovenia, Kroacia dhe

Anglia.

Kjo është hera e dytë që këngëtarja Lorine Zineb Nora Talhaoui e fiton Festivalin Evropian të Këngës, pasi që edhe në vitin 2012 ajo u shpall fituese e këtij festivali. t. u.

KOHA Javore 33 MOZAIK
E ENJTE, 18 MAJ 2023

Prezantim i artit bashkëkohor

Tuz – Nën organizimin e Qendrës Kulturore-Informative “Malësia”, nëntë piktorë/e nga Shkodra: Andi Hila, Arben Suma, Artan Draçini, Denisa Brahimi, Fatmir Juka - kurator, Rozafa Shpuza, Senad Xhexhovi, Sidrit Lohja dhe Xhovana Preçeta prezantuan krijimtarinë e tyre të pasur artistike përpara admiruesve të artit dhe kulturës të premten më 12 maj 2022.

Kjo ekspozitë kolektive e artit bashkëkohor e titulluar “T’9 për Tuz”, që shpalosi një gamë të gjerë pikturash, skulpturash, fotografish, instilacionesh e teknologjish digjitale, paraqiti një ndjeshmëri hetimesh artistike që synojnë të përkufizojnë jo vetëm marrëdhënien e artistit me botën përreth,

por mbi të gjitha njeriun si forcë gravitacionale.

Fillimisht, përshëndeti me disa vargje poezie, poetja dhe fotografja Rozafa Shpuza e cila tha se nuk ishte rastësi recitimi i poezisë pasi, siç theksoi, Shkodra ka fotografinë, ka pikturën, por ka edhe poezinë.

Ndërkohë, duke folur për ardhjen e tij për të dytën herë në Tuz dhe si pjesëmarrës i ekspozitës “T’9 për Tuz”, Fatmir Juka- kurator, falënderoi tejmase organizatorët për mikpritjen e cila, siç u shpreh, është përherë e ngrohtë dhe vëllazërore.

Ndërkaq, drejtori i QKI ”Malësia”, z. Vasel Berishaj tha se këto vepra artistike janë simbiozë e teknikave dhe formave të ndryshme që me mjeshtëri

përcjellin mesazhe me vlerë universale “të cilat gjithherë na okupojnë mendjen dhe shpirtin tonë”.

Ai shtoi se përmes kësaj ekspozite paraqitet, vërehet dhe përjetohet natyra, shoqëria, tradita, e tashmja, e ardhmja dhe destruktivja në shoqëri, por edhe vlerat tradicionale.

“Gërshetimi i teknikave të ndryshme në pikturë, skulpturë, fotografi e deri tek teknologjia digjitale e pasurojnë ndjenjën tonë për artin, respektivisht e pasurojnë jetën”, u shpreh Berishaj teksa e shpalli të hapur këtë ekspozitë.

Ekspozita kolektive “T’9 për Tuz” do të qëndrojë e hapur deri nesër, më 19 maj, në orën 15.

KOHA Javore 34 KULTURË
t. u.
Në QKI “Malësia” u hap ekspozita kolektive “T’9 për Tuz” E ENJTE, 18 MAJ 2023

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for Maintenance Mechanic-Plumbing

• BASIC FUNCTION OF THE POSITION

The incumbent reports to the Supervisory Building Engineer. The incumbent is employed as a journeyman level Maintenance Mechanic - Plumber to carry out skilled maintenance and repair work on the critical and non-critical mechanical and plumbing systems throughout the New Embassy Compound (NEC) functional/office buildings, on-compound ancillary support and residential buildings, above and below ground infrastructures, recreational facilities, and other owned/leased properties.

• QUALIFICATIONS REQUIRED

1. EDUCATION: Completion of Secondary School is required. Completion of vocational training program from an accredited institute recognized as producing journeyman level plumbers and mechanical system specialist trained in the maintenance of commercial or industrial buildings/facilities is required. Training through a recognized apprenticeship program provided by a trade union is considered acceptable.

2. EXPERIENCE: A minimum of three (3) years’ experience working as a journeylevel plumber in the repair and maintenance of plumbing/mechanical systems in commercial or industrial facilities is required.

3. LANGUAGE: Level 2 (Limited Knowledge) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This will be tested). Level 3 (Good Working Knowledge) speaking/ Reading/Writing of Montenegrin language is required.

4. SKILLS AND ABILITIES: Must possess a valid B driver’s license with a clean driving record.

CLOSING DATE FOR THIS POSITION: May 31, 2023

HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following website https:// me.usembassy.gov/embassy/jobs/

An Equal Opportunity Employer

EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.

KOHA Javore 35 MARKETING E ENJTE, 18 MAJ 2023
kohajavore.me “Koha Javore” në versionin online, mund ta lexoni në linkun: www.kohajavore.me
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.