Koha 987

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 18 nëntor 2021 Viti XX Numër 987 Çmimi 0,50

Përfaqësimi autentik eliminon asimilimin politik ISSN 1800-5696

Pa ndryshime pozitive në përmirësimin e standardit të qytetarëve

Ndriçim i së kaluarës dhe traditave të husjanëve


PËRMBAJTJE

4

8 Xho Bajden duhet të rivendosë autoritetin e Amerikës në Ballkan

SHBA-ja qëndron pranë atyre që mbështesin një Mal të Zi sovran

10

16 Senati kërkon më shumë transparencë dhe qartësi nga Presidenti Bajden

Artistët e vërtetë dhe vizioni i tyre

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2

Javore KOHA

E ENJTE, 18 NËNTOR 2021


PËRMBAJTJE

18

22 Transmetim i mesazheve pozitive përmes aktrimit

Mungesa e shkrimit kritik në mediat lokale

24

28 Treguese e kuptimit të jetës

Alfabeti i “Monastirit”, sipas kujtimeve të Karl Gurakuqit KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.me

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 18 NËNTOR 2021

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Mesazhi i qartë i zëvendësndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

SHBA-ja qëndron pranë atyre që mbështesin një Mal të Zi sovran Podgoricë – Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë vizitës së tij treditore në Podgoricë dha mesazhin e mbështetjes së SHBA-së për Malin e Zi sovran dhe gjithëpërfshirës. Ai është takuar me Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, kryeministrin Zdravko Krivokapiq dhe zëvendëskryeministrin Dritan Abazoviq, kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, ministrin e Financave dhe Përkujdesjes Sociale, Millojko Spahiq, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave etj. Gjatë bisedës me kryeministrin malazez Krivokapiq, ai i ka kërkuar atij të mbajë fokusin në reformat e nevojshme për të përshpejtuar anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE), kanë thënë nga Ambasada e SHBA-së përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

4

Javore KOHA

E ENJTE, 18 NËNTOR 2021

Sipas tyre, Escobar ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë përkrah gjithë atyre që mbështesin një Mal të Zi sovran, gjithëpërfshirës dhe qytetar. Kryeministri malazez ndërkaq në një konferencë për media tha se Qeveria “ka treguar rezultate të dukshme” dhe se nga zyrtari amerikan ka marrë “mbështetje të parezervë për vazhdimin e rrugës së saj”. “Me Escobarin u fol edhe për korrupsionin. Rezultatet e arritura nga qeveria tregojnë se ne mund të jemi një vend pa korrupsion dhe të reduktojmë krimin në minimum”, tha Krivokapiq. Kryeministri bëri të ditur se ai dhe Escobar u pajtuan se lufta kundër korrupsionit dhe bashkëpunimi rajonal janë të një rëndësie më të madhe për të ardhmen evropiane të Malit të Zi. Escobar gjatë bisedës me kryeparlamentarin malazez i ka shprehur shqetësimin e Uashingtonit zyrtar

për regjistrimin e popullsisë, i cili, siç vlerësoi ai, mund të rrisë tensionet nacionaliste. Fronti Demokratik pro-Serb (DF), partia më e fuqishme brenda koalicionit qeverisës, insiston në mbajtjen e regjistrimit sa më shpejt të jetë e mundur. Ai pret që regjistrimi të tregojë se në Mal të Zi ka më shumë serbë sesa në regjistrimin e fundit të vitit 2011, kur 29 për qind e qytetarëve u deklaruan si serbë dhe 45 për qind si malazezë. Sipas analistëve, vizita e Gabriel Escobarit në Podgoricë dhe mesazhet që ai u përcolli zyrtarëve malazezë janë një tregues se administrata e re amerikane e ka në fokus sërish Ballkanin Perëndimor dhe rrjedhimisht edhe Malin e Zi. Vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Podgoricë pason atë në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku ai takoi anëtarët e Presidencës tripalëshe të këtij vendi. (Kohapress/REL)


NGJARJE JAVORE

Ambasadori i Republikës së Sllovakisë në Mal të Zi, z. Boris Gandell, vizitoi Komunën e Tuzit

Angazhim për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional Tuz – Ambasadori i Republikës së Sllovakisë në Mal të Zi, z. Boris Gandell ka vizituar Komunën e Tuzit, ku është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Tuzit dhe nga kryetari i kuvendit, z. Nikë Gjeloshaj dhe z. Fadil Kajoshaj. Në këtë takim, siç theksohet në faqen zyrtare të fajsbukut të Komunës së

Tuzit, është diskutuar mbi prioritetet dhe projektet zhvillimore që Komuna e Tuzit planifikon për vitin e ardhshëm, dhe për investime të cilat janë realizuar deri më tani. Ambasadori i Republikës së Sllovakisë në Mal të Zi, z. Boris Gandell e ka falënderuar kryetarin e Komunës së Tuzit, z. Nikë Gjeloshaj për mikëprit-

jen, dhe e ka përgëzuar atë për, siç thuhet, punën e vazhdueshme në zhvillim të vendit, duke u zotuar se ai do të angazhohet në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional. Kjo është hera e parë që ambasadori Boris Gandell viziton Komunën e Tuzit. t. u.

E ENJTE, 18 NËNTOR 2021

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Diskursi politik

Përfaqësimi autentik eliminon asimilimin Në saje të analizës tridhjetëvjeçare të pluralizmit politik, kur bëhet fjalë për përfaqësimin autentik të popujve pakicë në Mal të Zi, del qartë se pushtetit i intereson përfaqësimi sa më formal i partive nacionale në Parlament, pa ndikim në vendimmarrje dhe në popullsinë e përfaqësuar, duke injoruar raportin e partneritetit si parim i demokracisë parlamentare, që është në kundërshtim me barazinë qytetare e nacionale sipas standardeve ndërkombëtare

Nail Draga

Organizmi i qytetarëve përmes subjekteve politike apo atyre nga shoqëria civile mori përmasa të mëdha mënjëherë pas miratimit të pluralizmit (1990). Dhe nuk ka si të ishte ndryshe, sepse sistemi monist ndalonte organizimin e lirë të qytetarëve, sepse çdo gjë e kishte nën kontroll partia-shtet përmes organizatave te tyre, përmes parullës ideologjike të “vëllazërim-bashkimit”, që ishte fasadë e vendeve të ish-Kampit socialist. Nga një politikë të tillë perfide të ideologjisë së kohës më së shumti ishin të dëmtuara kombësitë, që ishte sinonim për pakicat kombëtare, përkatësisht popujt e ndarë. Në ketë aspekt në pozitë më të pavolitshme ishin ata që ishin numërikisht më të pakët, ku shqiptarët në Mal të Zi, ishin rast tipik i kësaj kategorie. Kemi të bëjmë me kohën e sfidave dhe mbijetesës për ruajtjen e identitetit kombëtar në këtë mjedis.

Propaganda kundër partive nacionale

Nga ana e pushtetit themelimi i par-

6

Javore KOHA

E ENJTE, 18 NËNTOR 2021

tive nacionale nuk është pritur mirë, sepse përmes tyre demaskohej politika moniste në lidhje me çështjet e pabarazisë nacionale për pjesëtarët e popujve pakicë në Mal të Zi. Ishte koha e mohimit të lirisë se fjalës dhe shprehjes së mendimit, përreth pesë dekada të kohës së monizmit, me pasoja negative për pjesëtarët e popujve pakicë. Duke qenë të vetëdijshëm se pluralizmi politik ishte realitet, se ka kaluar koha kur të gjithë i kishte nën ombrellën e vet, pushteti u angazhua me propagandë perfide kundër partive nacionale, sidomos kundër shqiptarëve dhe boshnjakëve. Një propagandë e tillë ishte në sinkron me kohën kur shteti i përbashkët ish-Jugosllavia ishte në prag të shkatërrimit si rezultat i politikës hegjemoniste serbe, që si aleat besnik në atë kohë e kishte edhe Malin e Zi. Të papërgatitur emocionalisht se koha e monizmit ka përfunduar, pushteti nuk kishte guxim të pranojë pabarazinë praktike të popujve pakicë, andaj ka munguar shpjegimi nga ana e tyre se cilat ishin arsyet e formimit të subjekteve të tilla politike që ishin në favor të përfaqësimit politik të popujve përkatës në këtë mozaik multinacional. Pikërisht në rrethana të reja (1991), në vend që PDS-ja të kishte qëndrim kritik për kohën e kaluar, e madje të kërkonin falje ndaj popujve pakicë siç quhen këtu pakicat kombëtare,

ata vazhduan kursin e vjetër si në monizëm pa përfillur kërkesat e pakicave. Qëndrimi i tillë i ngurtë dhe propaganda ndaj subjekteve nacionale të posaformuara, duke proklamuar konceptin e shtetit qytetar nën vellon e hegjemonizmit, dëshmoi strategjinë e pushtetit ndaj subjekteve të tyre!

Koha e mbijetesës dhe fushata antishqiptare

Nëse në monizëm, koncepti i përfaqësimit autentik ishte sintagmë e panjohur, sepse çdo gjë filtrohej nga partia-shtet, me qëllim të përfaqësimit formal me pjesëtarë të pakicës kombëtare, me individë me identitet të zbehtë kombëtar. Dhe nga të tillët ku në rend të parë ishte përshtatshmëria politike ka qenë iluzion të angazhoheshin në avancimin e pozitës dhe statusit të shqiptarëve. Edhe pse ka pasur përjashtime, ata ishin të rrallë, sikurse ishte periudha kohore nga viti 1968 e më pas, kur edhe u realizuan disa të drejta të mohuara të shqiptarëve në Mal të Zi. Ndërsa periudha më e errët është koha pas vitit 1981, kur u zyrtarizua politika antishqiptare nga pushteti i kohës, për të luftuar gjoja dukuritë e “nacionalizmit” e “irredentizmit” shqiptarë në Mal të Zi, që pati efekte negative në këtë mjedis, sidomos në fushën e arsimit. Nga një veprim i tillë i pushtetit, shqiptarëve iu mohuan

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

k n politik edhe ato pak të drejta të realizuara në praktikë, që zgjati deri në miratimin e pluralizmit politik (1990). Ishte kjo koha e mbijetesës së shqiptarëve në hapësirën e tyre etnogjeografike me pasoja shumëdimensionale, që janë të pranishme deri në ditët tona.

Nga opozita, në koalicionin qeveritar

Me miratimin e pluralizmit, përfaqësimi i shqiptarëve filloi të realizohej përmes përfaqësuesve të tyre nga ana e subjekteve politike nacionale. Eshtë tjetër gjë se sa është arritur në këtë drejtim, por angazhimet nuk kanë munguar përmes deputetëve në Kuvendin e Malit të Zi. Duhet cekur se nga viti 1991-1997, çdo tentim i përfaqësuesve shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi injorohej, sepse kishim vazhdimësi të mentalitetit politik si në monizëm, ndërsa ndryshimi filloi nga viti 1997. Ishte kjo kohë e kthesës politike, me ndarjen në dy pjesë së partisë shtet PDS (DPS), ku shqiptarët për të parën herë u bënë pjesë e Qeverisë (1998), me postin e ministrit në Ministrinë e Popujve Pakicë. Duke qenë pjesë e koalicionit qeveritar, disa çështje filluan të ndryshojnë në aspektin pozitiv, por është dashur të arrihet më shumë, sepse shqiptarët kanë dhënë kontribut në demokratizimin e Malit të Zi, ndërsa votat e tyre ishin vendimtare në pavarësinë e këtij vendi (21 maj 2006). Përfaqësuesi i partisë nacionale, në nivele të ndryshme qeveritare duhet të angazhohet për përfaqësim të denjë autentik në dikasterët përkatës për të dëshmuar jo vetëm përfaqësim nacional, por edhe dëshmi profesionale. Andaj subjektet politike duhet të jenë të kujdesshme kur përzgjedhin individët të cilët duhet të jenë profesionistë të dëshmuar dhe të guximshëm për t’u ballafaquar me çështjet e ndryshme, e jo oportunist apo vazal të pushtetit, sepse të tillët

janë të dëmshëm për subjektin që e përfaqësojnë.

Përfaqësimi autentik, obligim e përgjegjësi

Në spektrin politik dallimi në mes partive politike nacionale e atyre qytetare është se ato nacionale janë në mbrojtje të të drejtave të popullatës përkatëse, ndërsa ato qytetare janë identike si nga koha e monizmit, me përfaqësim të përgjithshëm të qytetarëve. Nëse në monizëm ishte rrezik të trajtohej pozita dhe statusi i pakicave kombëtare, në pluralizëm një mundësi e tillë është praktikë. Pikërisht në lidhje me këtë çështje u themeluan partitë nacionale, që të jenë zëdhënëse e popujve të tyre, për avancim të pozitës dhe statusit të tyre. Dhe nga një moment i tillë na paraqitet edhe sintagma përfaqësimi autentik, që nënkupton përfaqësuesit e partive nacionale, duke eliminuar një mundësi të tillë atyre shqiptarëve që janë në partitë qytetare-malazeze. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse shqiptarët në partitë malazeze nuk kanë trajtuar kërkesat e shqiptarëve për barazi nacionale e qytetare. Më një fjalë, ata janë aty për interesa të ngushta personale dhe si të tillë janë të pazëshëm për çështjet preokupuese të popullsisë shqiptare, sepse të tillat sipas tyre janë në ingerencë të partive nacionale. Pikërisht një qasje e tillë dëshmon dallimin në mes të shqiptarëve në partitë qytetare-malazeze dhe në ato nacionale!

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Injorohet parimi i partneritetit

Në saje të analizës tridhjetëvjeçare të pluralizmit politik, kur bëhët fjalë për përfaqësimin politik të popujve pakicë, del qartë se pushtetit i intereson përfaqësimi sa më formal i partive nacionale në Parlament, pa ndikim në vendimmarrje dhe pa efekte pozitive për popullsinë e përfaqësuar, duke injoruar raportin e partneritetit si parim i demokracisë parlamentare. Madje në këtë kuadër nga ana e pushtetit (PDS) janë bërë ndryshime në Ligjin zgjedhor (2011) ku pakicave (boshnjake e shqiptare) iu është rezervuar 0.7% e votave të vlefshme për pjesëmarrje në ndarjen e mandateve, që më së shumti mund të jenë 3 mandate deputeti, ndërsa për kroatët kjo përqindje është 0.35. Nga një formulim i tillë shqiptarët humbën të drejtat e arritura, që u dëshmua nga zgjedhjet vijuese (2012) e më pas. Ndryshimi i Ligjit zgjedhor, në favor të popujve pakicë, sipas standardeve ndërkombëtare duhet të jetë obligim shtetëror, sepse vetëm përfaqësimi autentik eliminon asimilimin politik. Përfundimisht del qartë se pushtetit i konvenon që pakicat të jenë të përfaqësuara me sa më pak deputetë, e mundësisht edhe ata të jenë formalë me kostumin e pushtetit, pa ndikimin e duhur në vendimmarrje, ku në një situatë të tillë pakicat humbin peshën e tyre politike, ndërsa pushteti ka realizuar objektivin e vet duke zbehur apo eliminuar identitetin politik të popujve pakicë. E ENJTE, 18 NËNTOR 2021

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

National Interest

Xho Bajden duhet të autoritetin e Amerik BE-ja duket se po e përdor KSK-në për të nxjerrë jashtë politikës liderët çlirimtarë të Kosovës. Evropianët nuk japin asnjë justifikim se pse duhet t’u besohet atyre nga qytetarët në Ballkan, ndërsa administrata amerikane e Xho Bajden nuk tregon shenja të riangazhimit me rajonin

Ivan Sassa Shihan Katërmbëdhjetë muaj më parë Kosova dhe Serbia nënshkruan Marrëveshjen e Uashingtonit në Shtëpinë e Bardhë. Ky ishte një hap i madh përpara për paqen dhe prosperitetin në Ballkan, pas një dekade të mungesës efektive të SHBA-së në rajon. Ndërhyrja e fundit amerikane atje, ishte në mbështetje të shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, ndoshta i vetmi projekt i suksesshëm në 30 vitet e fundit të ndërtimit të një shteti, i udhëhequr nga SHBA-ja. Gjatë dekadës së fundit, nën të ashtuquajturën “udhëheqje” të Bashkimit Evropian, marrëdhëniet midis vendeve të rajonit janë përkeqësuar dhe gjatë presidencës aktuale të Xho Bajden, autoriteti i SHBA-së në rajon është zbehur ndjeshëm. Marrëveshja e Uashingtonit është traktati i parë dhe i vetëm i vërtetë i nënshkruar midis Serbisë dhe Kosovës. Ajo përfshinte bashkëpunimin ekonomik midis 2 vendeve, demarkacionin e kufirit, dhe planet për të ndërtuar disa akse rrugore midis dy fqinjëve. Zbatimi i marrëveshjes dukej se ishte një shenjë e qartë se Amerika ishte rikthyer në Ballkan, një tregues se Uashingtoni po merrte përsipër një proces paqeje të lënë pas dore nga ana e autoriteteve evropiane, të cilat bënë shumë pak për të çuar përpara

8

Javore KOHA

E ENJTE, 18 NËNTOR 2021

marrëdhëniet pozitive midis dy vendeve. Ndërsa Serbia pretendonte se nënshkrimi i marrëveshjes, nuk nënkuptonte se ajo e njihte Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, në fakt pikërisht kjo ishte ajo çka nënkuptonte ai pakt. Asnjë vend nuk mund të nënshkruajë një traktat me një vend tjetër, për të cilin ai pretendon se nuk ekziston. Një vit më vonë, dhe me Amerikën që nuk shihet askund në skenë, marrëveshja duket sikur ka qenë një mirazh. Prania dikur thelbësore e Amerikës në rajon është zhdukur; ndikimi evropian është në rritje. Sot Serbia, prej kohësh agresore, i ka rikthyer trupat në kufirin midis vendeve të pavarura dhe e patrullon kufirin nga qielli me avionë luftarakë të prodhimit rus. Kjo është padyshim një panoramë shqetësuese. Si të mos mjaftonin provokimet kufitare të Serbisë për të shtuar tensionet, një godinë qeveritare kosovare u dogj qëllimisht në një zonë të banuar nga serbët e Kosovës gjatë një sulmi me granata. Ky sulm buroi nga këmbëngulja e Kosovës për reciprocitet në regjistrimin e targave të automjeteve në pikat kufitare. Akoma më shqetësues është fakti që ndikimi evropian ka mbushur boshllëkun e pushtetit të shkaktuar nga neglizhenca e përgjithshme e Amerikës ndaj këtij rajoni. Mbikëqyrja nga BE-ja e zhvillimeve atje, ka sjellë një kaos të madh në lidhje me sundimin

e ligjit në Kosovë. Për më tepër një paragjykim mbizotërues evropian po e favorizon Serbinë – vend që po i ngjan më

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ë rivendosë kës në Ballkan shumë një shteti autoritar monist – dhe kjo gjë mund ta zbehë akoma më tej besimin, dhe rrjedhimisht të dëmtojë demokracinë e pavarur dhe pluraliste të Kosovës në vitet e ardhshme. Se sa larg janë të përgatitur të shkojnë evropianët, kur bëhet fjalë për ndërhyrje në qeverisjen e Kosovës, kjo mbetet më se e qartë për ata që i kanë ndjekur zhvillimet, që nga fillimi i zbatimit të Marrëveshjes së Uashingtonit. Në Hagë të Holandës, ku BE-ja fi-

nancon gjykatat ndërkombëtare, kanë filluar gjykimet e para në “Dhomat e Specializuara të Kosovës” (DSK), ndaj Hashim Thaçit, heroit të çlirimit të Kosovës dhe ish-presidentit të vendit, por edhe ndaj disa të tjerëve për të cilët janë ngritur akuza për krime lufte. Në një rast tjetër, dy veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), u akuzuan për publikimin e dokumenteve të supozuara konfidenciale të zbuluara nga zyra e Prokurorisë Speciale (KSK), që tani i ka nxjerrë

në gjyq. Nuk ka pasur asnjë hetim se si, pse, apo kush i ka publikuar këto informacione kaq sensitive, dhe as një hetim të mediave kosovare që e kanë publikuar përmbajtjen e tyre. Ish-veteranët e UÇK-së që po ndiqen penalisht, janë ata që shtinë në dorë edhe informacionet konfidenciale. Ndaj duket sikur kjo gjë ka pasur nga prapa një organizim. Një situatë e tillë nuk është befasuese duke pasur parasysh se Bashkimi Evropian ka sfida serioze të brendshme sa i përket sundimit të ligjit. Ndoshta, ai nuk po arrin të mbështesë praktikat normale ligjore në një gjykatë ndërkombëtare që e financon po vetë. Por kjo nuk ka të bëjë me zbatimin e ligjit; por me ndikimin e BE-së në Ballkan. Dhe kjo u bë e qartë në raportin e kryetares bullgare të Gjykatës së Kosovës gjatë një takimi me ambasadorët e BE-së, ku ajo shpjegoi jo vetëm akuzat që do të ngriheshin, por edhe kur mund të pritet dhënia e dënimit për ata që janë në bankën e të akuzuarve. Ç`është e vërteta, BE-ja duket se po e përdor KSK-në për të nxjerrë jashtë politikës liderët çlirimtarë të Kosovës. Evropianët nuk japin asnjë justifikim se pse duhet t’u besohet atyre nga qytetarët në Ballkan, ndërsa administrata amerikane e Xho Biden nuk tregon shenja të ri-angazhimit me rajonin. Por zyrtarët amerikanë duhet që të angazhohen edhe një herë në Ballkan. Ajo që duhet të kuptojnë zyrtarët amerikanë, është se Amerika jo vetëm që e krijoi shtetin e pavarur të Kosovës, por se gjithashtu solli një demokraci pluraliste në një rajon pa një histori të tillë. Duke u riangazhuar seriozisht në Ballkan, Shtetet e Bashkuara mund të kenë shansin të shpëtojnë suksesin e tyre të vetëm në procesin e shtet-ndërtimit përgjatë 30 viteve të fundit, në vend se të dorëzohen para indiferencës amerikane dhe paligjshmërisë evropiane. (Autori është drejtor ekzekutiv i Shkollës së Marrëdhënieve Publike dhe Ndërkombëtare në Universitetin e Baltimorit, SHBA.)

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 18 NËNTOR 2021

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Artistët e vërtetë d Vepra e artistit është fryt i nevojës së thellë që lind vetëm atëherë kur të jetë pjekur brenda tij; ajo nuk krijohet sipas afateve, sipas porosive, nuk bëhet për hir të publikut, por për hir të vetë artistit, andaj nuk ka çmim, ajo dhurohet. Pra, kjo është vepra e vërtetë artistike, krijim i artistit të madh, me mendje, ndjeshmëri dhe imagjinatë të madhe, me shpirt dhe talent të madh, me ndërgjegje të plotë

Qani Osmani

të papërsëritshme. Ata, si duket, nuk e kanë matur jetën përmes numrit të frymëmarrjeve, por përmes numrit të ngjarjeve që të lënë pa frymë. Nevoja e njeriut për kënaqësitë e përkohshme,

përkundër rrezikut të përhershëm, si duket është më e theksuar pikërisht në natyrën e artistit, tek ai i cili, ngjashëm sikur krimineli, frikohet të mos burgoset, sepse ka nevojë për lirinë

Jo rrallë dëgjojmë se artistët e vërtetë, qofshin poetë, aktorë, muzikantë, piktorë ose skulptorë jetojnë shkurt, por pas vetes lënë gjurmë të pashlyeshme. Gjithashtu, nga burime të ndryshme kuptojmë se jeta e tyre është e vështirë, e ngjeshur, dinamike, përplot aktivitete, nga shkaku se ata njerëzimit ia dhurojnë mendjen e kulluar, djersën e peshuar dhe shpirtin e paqmë. Sa e sa herë kemi qenë dëshmitarë të promovimeve, ekspozitave, koncerteve, mbrëmjeve poetike dhe ngjarjeve të tjera kulturore ku, mes tjerash, është thënë se filan artisti ka qenë fëmijë i çuditshëm, se tjetri ka bërë kryevepra, se i treti ka bërë të pamundshmen, se i katërti ka qenë gjeni, se i pesti ka jetuar në mjerim..., se artistët e denjë ose të mëdhenj të artit e kanë paguar famën e tyre përmes jetës së shkurtër, duke u endur nga poezia në fabul, nga tregimi në roman, nga sonata në suitë, nga sinfonia në operë, nga fotografia në pikturë, nga aktrimi në balet... Të preokupuar tërësishtë nga arti i tyre, artistët gjatë jetës nuk kanë bërë gjë tjetër, përpos veprave të rëndësishme, të përsosura, madhështore , përpos kryeveprave

10

Javore KOHA

E ENJTE, 18 NËNTOR 2021

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

dhe vizioni i tyre më shumë se kushdo tjetër, nevojë të domosdoshme për ta bërë “krimin” e radhës. Artistët e vërtetë asnjëherë nuk bien në pajtim me botën e rëndomtë. Ata janë të ndjeshëm dhe preken nga gjithçka që ndodh rreth tyre. Të frymëzuar nga atmosfera e hapësirës ku jetojnë, nga ngjyrat, zërat, emocionet, nga rrethanat dhe njerëzit, artistët futen në botën e tyre, sepse arti është më i durueshëm sesa jeta. Artistët e interpretojnë botën më ndryshe nga njerëzit e tjerë. Ata reflektojnë ide dhe pikëpamje të reja, vendosin parime dhe rregulla për një liri më të madhe, për një të ardhme më të ndritur. Ata përpiqen të sjellin dritë në thellësinë e zemrës së njeriut.

Artist nuk mund të quhet sahanlëpirësi, ai që ulet në prehrin e sunduesit, ai që vesh petkun e çdo partie politike, ai që nuk ka as edhe një fije morali. Artistët e tillë janë të vdekur përgjatë tërë jetës. Artisti i vërtetë është jopolitik, është rebel me zemër të madhe, siç thoshte Tolstoi i madh, “ndër të parët që vëren se kënaqësia e të pasurit ndërtohet mbi lotët e të varfrit”

Vepra e artistit është fryt i nevojës së thellë që lind vetëm atëherë kur të jetë pjekur brenda tij; ajo nuk krijohet sipas afateve, sipas porosive, nuk bëhet për hirë të publikut, por për hirë të vetë artistit, andaj nuk ka çmim, ajo dhurohet. Pra, kjo është vepra e vërtetë artistike, krijim i artistit të madh, me mendje, ndjeshmëri dhe imagjinatë të madhe, me shpirt dhe talent të madh, me ndërgjegje të plotë. Kjo është puna e njeriut që vazhdimisht ec rrugës nga inspirimi në transformim, sepse “artisti nuk kënaqet me horizontin, ai kërkon pafundësinë”. Njeriu artist përpiqet të krijojë rend brenda realitetit kaotik, sepse fantazia e tij është realitet më i bukur se realiteti i rëndomtë. Gjatë këtij tentimi, sado që të jetë i vetmuar, artisti ka fuqi të mjaftueshme për vullnet për t’u kundërvënë edhe diktaturave më të rrepta, përkundër ndëshkimeve, dënimeve dhe torturave të egra. Ai nuk i përket shtresës shoqërore që është e plogësht, as turmës që manipulohet lehtë, as grupeve të paedukuara dhe të paorganizuara. “Më mirë të jetosh një ditë si luan, sesa një mijë vjet si dele” thotë një fjalë e urtë popullore. Artisti i vërtetë është gjithnjë revolucionar, progresiv dhe vizionar. Ai, duke e pikturuar errësirën, e paraqet në fakt dritën, duke pikturuar vdekjen, e shfaq vetë jetën. Përmes muzikës së kompozuar, ai përpiqet që te dëgjuesi të sjellë paqe në mes egos dhe vetëdijes. Ai edhe kur shkruan për zogun, lulen, gurin, diellin,...e paraqet njeriun, atë qenie të çuditshme që për mijëra vjet me radhë në pronën

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

e vet kultivon dashuri, xhelozi, përtaci, hipokrizi, mirësi e shumë të tjera veçori. Artisti i vërtetë është ai që emocionin dhe imagjinatën e vet e shndërron, pa asnjë lloj interesi, në nota muzikore, që i shkruan në letër, në formën që e gdhend në gur, në lëvizjet që i bën në skenë, në tekstin që e lexon para publikut, duke provokuar ndjenja krenarie, gëzimi, trishtimi, përmallimi... Nuk mund të quhet artist ai i cili në emër të artit bën mashtrimin, abuzimin, krimin apo veprimin e pandershëm, ai që me “veprat e veta” bën tregti. Vepra artistike nuk bëhet hesap me para, ajo është e pallogaritshme, ajo ka të tjera kritere vlerësimi e llogaritjeje. Artist nuk mund të quhet sahanlëpirësi, ai që ulet në prehrin e sunduesit, ai që vesh petkun e çdo partie politike, ai që nuk ka as edhe një fije morali. Artistët e tillë janë të vdekur përgjatë tërë jetës. Artisti i vërtetë është jopolitik, është rebel me zemër të madhe, siç thoshte Tolstoi i madh, “ndër të parët që vëren se kënaqësia e të pasurit ndërtohet mbi lotët e të varfrit”. Dhe, pikërisht këto janë arsyet që fati personal i përditshëm i shumë artistëve është kaq i pakëndshëm dhe biles tragjik, madje kjo jo vetëm për shkak të rrjedhës fatale të rrethanave, por për shkak edhe të natyrës së tyre të ndjeshme, njerëzore, për shkak të shpirtit të tyre artistik. Jeta e artistëve është e shkurtër, por gjurmët e tyre shkëlqejnë në pafundësi. Të mëdhenjtë e artit janë pjesë e pandashme e jetëve tona. Jeta jonë do të ishte e pakuptimtë pa veprat e tyre. Ne frymojmë vetëm falë artit të tyre. E ENJTE, 18 NËNTOR 2021

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Një histori e shkurtër e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane (2)

Amerika, pararojë e interesave shqiptare Në Prishtinë janë emërtuar vende të caktuara me emra të udhëheqësve të SHBA-së, si” “Bill Clinton Ave” dhe “George W. Bush Street”. Mijëra shqiptarë i quajtën foshnjat e tyre Bill, Hillari e Xhorxh. Shqipëria pranoi pesë të burgosurit e Guantanamos, si asnjë vend tjetër. Në vitin 2013, në Amerikë kishte 649 studentë me origjinë shqiptare, ndërsa nga viti fiskal 1991, SHBA-të i kanë dhënë Shqipërisë rreth 670 milionë dollarë ndihmë, pa llogaritur ndihmën ushqimore të Shërbimit Bujqësor

Hajrudin S. Muja

(vijon nga numri i kaluar) Roli amerikan në periudhën midis dy Luftërave Botërore nuk ishte i karakterit politik, sa ishte i karakterit ekonomik. Djersa e mijëra emigrantëve shqiptarë, e shndërruar në dollarë amerikanë, shërbeu për të mbijetuar po aq familje të varfra në Shqipërinë që po përpiqej të ngrihej. Elita intelektuale ishte pro-amerikane edhe për bindje të ndërgjegjshme ndaj fuqisë së lirisë, duke e mbajtur në shpresë, në vargjet e Fan Nolit: “Mbahu nëno mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë”. Kah fundi i viteve ‘30, popullata shqiptare në SHBA parashikohej të ishte ndërmjet 35.000 dhe 60.000 frymësh [“The Albanian Struggle…”, Boston 1939, f. 5], shumica e të cilëve ishin të krishterë. Në këtë numër parashikohej të përfshiheshin rreth 5.000 shqiptarë myslimanë. Zyra e Emigrimit kishte shënuar vetëm 144 emra të tillë shqiptarësh që kishin hyrë në Amerikë, ndërmjet viteve 1941 dhe 1960 [Nagi:1989, f. 5].

12

Javore KOHA

E ENJTE, 18 NËNTOR 2021

Deri në vitin 1939, kur e pushtoi Italia dhe kur u largua mbreti Zog, Shqipëria ishte në përkrahjen e SHBA-së. Dhjetëra amerikanë vërshuan jo vetëm si diplomatë, por edhe si biznesmenë, themelues shkollash e deri investitorë ekspeditash, për të zbuluar pasuritë nëntokësore të Shqipërisë. Ambasada Amerikane në Tiranë u mbyll zyrtarisht më 16, ndërsa diplomati Hju Grant u largua më 27 shtator të atij viti. Viron Prodani, që i ka kushtuar një libër emigrimit të shqiptarëve në Amerikë, thotë se deri në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore (1945), atje kishte 25 mijë shqiptarë. Fillimisht qeveria amerikane e miratoi sundimin komunist në Shqipëri, duke deklaruar publikisht parimet e tyre demokratike dhe vlerësimin e të drejtave të njeriut, me një palë zgjedhje të përgjithshme më 2 dhjetor 1945, të cilat Fronti Nacionalçlirimtar i fitoi me 97% të votave. Ushtaraku i parë amerikan, togeri Nik “Cooky” Kukiç, anëtar i Zyrës së Shërbimeve Strategjike, erdhi në Shqipëri më 3 dhjetor 1943, bashkë me majorin anglez EnthonI Quale dhe kapitenin Sterling HaJden. Ai u vendos pranë shtabit të UNÇSH-së. Rrethanat e krijuara ia bënë të vështirë SHBA-SË që të ruajnë pozicionin e vet duke u futur

gradualisht në orbitën sovjetike. Po aq indinjuese ishte edhe refuzimi i kërkesës së Shefit të Misionit Ushtarak Shqiptaro-Amerikan Tomas Stefan (25 maj 1945), për të lejuar një personel amerikan të regjistrojë varret e 10 ushtarakëve amerikanë, të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur u rrëzua avioni i tyre ushtarak në Sheperit të Zagorisë në Gjirokastër. Situatën e krijuar SHBA-të e konsideruan të papranueshme dhe e tërhoqën misionin më 2 nëntor 1946. Këtu filloi periudha e katër dekadave të izolimit dhe stagnimit të Shqipërisë, nën udhëheqjen e saj staliniste, e cila “vdiq” në vitin 1985. Diktatori shqiptar e shpalli Amerikën armikun numër një të shqiptarëve duke e cilësuar si “xhandarin e botës”. Elita intelektuale e atyre viteve, e verbuar nga ideologjia komuniste, e përshkruante Amerikën si një vend ku rrinin bashkë bukuria dhe turpi, brutaliteti dhe protesta, luksi dhe mizerja, mençuria dhe degjenerimi. Rinia atje ishte në kërkim të librave të Leninit, Marksit e Stalinit – shkruante Ismail Kadare [“Një botë në rënie”, në Vepra letrare, Vëll. II, Tiranë 1970, f. 171-294]. Ndërsa Shqipëria propagandonte për “përparimin e madh”, Zëri i Amerikës sillte lajme mbi frymëzimin e një kombi shumë të izoluar.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION Me rënien e komunizmit, në kërkim të përmirësimit të gjendjes ekonomike, Shqipëria synoi të vendoste lidhje më të ngushta me Perëndimin, duke rikonfirmuar edhe marrëdhëniet diplomatike me SHBA-në. Më 15 mars të vitit 1991 marrëdhëniet shqiptaro-amerikane u rivendosën me emërimin e ambasadorit amerikan Uilliam Rierson në Tiranë dhe emërimin e diplomatit Roland Bimo për ambasador të parë shqiptar në SHBA. Tre muaj më pas, Tiranën e vizitoi sekretari amerikan i shtetit Xhejms Baker, që u solli “mesazhin e lirisë”, tek brohorisnin rreth 300.000 shqiptarë në sheshin e Tiranës: “USA, USA”. Pritja e jashtëzakonshme që shqiptarët kishin rezervuar për Sekretarin Baker ishte më e madhja dhe më e zjarrta që shqiptarët kishin pasur ndonjëherë. Millosheviqi e ndryshoi Kushtetutën serbe për të lejuar Serbinë të marrë kontrollin dhe duke shkatërruar identitetin e veçantë të Kosovës, me një fushatë për ‘de-shqiptarizimin’ e Kosovës në mënyrë kulturore dhe arsimore. Pasoi krijimi i UÇK-së me synim të pavarësisë, duke u krijuar kështu një “luftë qytetare”. Përkundër “mrekullisë evropiane” në fjalët e Austriakut Petriç, që bashkëjetesën e Kosovës me Serbinë e kishte bërë “domosdoshmëri evropiane”, ngjau “mrekullia amerikane” kur Bill Klinton dha urdhër për sulme kundër Serbisë [Baleta:2005, 353], për të ndaluar spastrimin etnik dhe për të sjellë stabilitetin në Evropën Lindore. Analisti i gazetës prestigjioze “The New York Times”, Tomas Fridman, shkruante se “injorimi i Kosovës do të ishte i gabuar dhe se përdorimi i një lufte ajrore ishte e vetmja gjë që kishte kuptim”. Ajo vërtetë e detyroi Serbinë të largohet nga Kosova, por la pas vetes edhe shumë probleme të pazgjidhura e të pakuptueshme të momentit. Kosova u mbush me aktivistë të njohur e të panjohur politikë, misionarë nën ombrellën e KFOR-it, EULEX-it, UNMIK-ut, OSBE-së, OKB-së, BEsë, NATO-s etj. Shqiptarët tanimë luajnë vetëm rolin e piunit dhe votojnë interesat e të tjerëve në dëm të Kosovës. Është po ajo loja e vjetër kur parlamentarët e Kosovës kishin siguruar votat e duhura për t’i hequr Kosovës autonominë, ndërsa sot

Më 15 mars të vitit 1991 marrëdhëniet shqiptaro-amerikane u rivendosën me emërimin e ambasadorit amerikan Uilliam Rerson në Tiranë dhe emërimin e diplomatit Roland Bimo për ambasador të parë shqiptar në SHBA. Tre muaj më pas, Tiranën e vizitoi sekretari amerikan i shtetit Xhejms Bejker, që u solli “mesazhin e lirisë”, tek brohorisnin rreth 300.000 shqiptarë në sheshin e Tiranës: “USA, USA”

sigurojnë (kushtimisht) votat e duhura për t’i falë truallin Malit të Zi, ose ndonjë truall tjetër nesër Serbisë. Në këtë mënyrë edhe ndihma e dhënë po bëhet gjithnjë më e dyshimtë. E kishte bërë me kohë thirrjen një intelektual shqiptar, t’i vihej gishti kokës, të mos ëndërronin shqiptarët se do të vijë Evropa të na falë Atdheun, të na japë lirinë, të na ndërtojë shtetin. Se Evropa e Amerika do të vijnë të na ngrejnë ekonominë, kulturën, të na dhurojë paqen e lumturinë [Arapi:2001, f. 157]. Sekretarja Medlin Olbrajt në vizitë Shqipërisë (1999), u prit si një “yll roku”, të njëjtin trajtim që i bënë edhe sekretarit Kolin Pauell (2003) kur shkoi në Tiranë për të dëshmuar nënshkrimin e Kartës së Adriatikut, një dokument që po e çonte Shqipërinë drejt anëtarësimit në NATO. Por pritja më entuziaste iu bë presidentit të parë të SHBA-së në Shqipëri, Xhorxh W. Bush (2003), një president që ishte i urryer në më shumë se gjysmën e botës. Kështu u transferuam nga një periudhë kur shqiptarët i konsideronin amerikanët armiqtë numër një në botë, në një periudhë tjetër kur u cilësuam si populli më pro-amerikan në botë [Lucas:2009; CNN, 30. 03. 2016]. Turma që kishte dalë për ta pritur, jo vetëm që brohorisnin “Bushi, Bushi…”, por edhe thërrisnin për pushtim: “Please Occupy Us” [“Ju lutemi, na pushtoni”]. “Bushi është më i sigurt në Shqipëri se në Amerikë” – kishte thënë Ermin Gjinushi, kryetar i KMSH-së [NY Times, 8. 06. 2007]. Këtu ndodhi edhe pajtimi i vetëm “historik” ndërmjet dy partive opozitare, që për një çerek shekulli ditën dhe ende vazhdojnë të grinden me njëri-tjetrin. Ndërsa kryeministri Berisha e quajti Bushin “mikpritësin më të madh dhe më të dalluar që kemi pasur ndonjëherë”,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

rivalja e tij, kreu i Partisë Socialiste dhe kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama, thoshte se: “Shqipëria është sigurisht vendi më pro-amerikan në Evropë, ndoshta edhe në botë”. Brohoritjet mbërritën në qiell kur Bushi premtoi pavarësinë për Kosovën: “Herët a vonë do të ngjajë. Kosova do të jetë e pavarur”. Shqipëria ishte kontribuese “e madhe” e paqes me 140 ushtarë në Afganistan dhe 120 ushtarë në Irak [NY Times, 11. 06. 2007]! Se shqiptarët e kishin kuptuar që “Bush po lufton të keqen” [Washington Post, 11. 06. 2007]. Të nesërmen e 17 shkurtit 2008, SHBA-ja njohu Pavarësinë e Kosovës: “Ne përgëzojmë popullin e Kosovës për këtë rast historik”, tha sekretarja e shtetit Kondiliza Rajs. Pasoi vendosja e marrëdhënieve të plota diplomatike në nivel ambasadorësh me Republikën e Kosovës. Në tetor të po atij viti, Presidenti Bush nënshkroi protokollet e NATO-s për Shqipërinë, duke thënë: “Populli i Shqipërisë dhe Kroacia po ndihmojnë të lëvizin botën më pranë një triumfi të madh të Evropës që është e lirë, dhe një Evrope që është në paqe” [Klein:2009]. Shqipëria iu bashkua NATO-s në vitin pasardhës, së bashku me Kroacinë, duke forcuar më tej marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Në Prishtinë janë emërtuar vende të caktuara me emra të udhëheqësve të SHBA-së, si” “Bill Clinton Ave” dhe “George W. Bush Street”. Mijëra shqiptarë i quajtën foshnjat e tyre Bill, Hillari e Xhorxh. Shqipëria pranoi pesë të burgosurit e Guantanamos, si asnjë vend tjetër. Në vitin 2013, në Amerikë kishte 649 studentë me origjinë shqiptare, ndërsa nga viti fiskal 1991, SHBA-ja i kanë dhënë Shqipërisë rreth 670 milionë dollarë ndihmë, pa llogaritur ndihmën ushqimore të Shërbimit Bujqësor. (Fund) E ENJTE, 18 NËNTOR 2021

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Një vit i punës së qeverisë së re të Malit të Zi

Pa ndryshime pozitive në përmirësimin e standardit të qytetarëve Ndonëse qeveria aktuale ka bërë ndonjë përpjekje për të treguar qeverisjen ndryshe nga ajo e kaluara, ka tentuar që të jetë më afër halleve të qytetarëve, por jo mjaftueshëm për t’u hetuar ndryshimet pozitive me ndikim në përmirësimin e kushteve jetësore të qytetarëve në përgjithësi

Hajrullah Hajdari

Kur qeveria aktuale e Malit të Zi po e plotëson një të katërtën e mandatit të saj për të qeverisur vendin, është e natyrshme që të analizohen arritjet e saj. Kjo edhe për faktin se qeveria aktuale erdhi në pushtet pas (keq)qeverisjes së PDS-së për 30 vitet e kaluara dhe si rrjedhojë edhe pritshmëria e qytetarëve ishte e madhe. Natyrisht, edhe pritshmëritë e shqiptarëve në Malin e Zi ishin të mëdha, si në aspektin ekonomik ashtu edhe politik. Afati njëvjeçar nuk është i mjaftueshëm për realizimin e premtimeve parazgjedhore e sidomos realizimin e planeve dhe programeve zhvillimore ekonomike, por së paku është e arsyeshme që qytetarët të ndiejnë fillimin e transformimit ekonomik dhe nisjen e projekteve investuese të premtuara, të cilat do shpiejnë në rrugën e përmirësimit të standardit jetësor dhe mirëqenies së qytetarëve. Ndonëse qeveria aktuale ka bërë ndonjë përpjekje për të treguar qeverisjen ndryshe nga ajo e kaluara, ka tentuar që të jetë më afër halleve të qytetarëve, por jo mjaftueshëm për t’u hetuar ndryshimet pozitive me ndikim

14

Javore KOHA

E ENJTE, 18 NËNTOR 2021

në përmirësimin e kushteve jetësore të qytetarëve në përgjithësi. Me rastin e konstituimit të qeverisë së Malit të Zi, ajo u mbështet nga një shumicë numerike e grupeve parlamentare të cilat, përveç interesit të përbashkët për të mos lejuar më kthimin e PDS-së së Gjukanoviqit në pushtet, në pikëpamje ideologjike nuk kanë asgjë të përbashkët. Ndërsa Fronti Demokratik, që ka numrin më të madh të deputetëve, është i frymëzuar nga politika serbomadhe dhe bashkëpunimi i ngushtë me Rusinë, Demokratët e veçanërisht grupimi URA kanë orientime diametralisht të kundërta, sepse me të madhe preferojnë Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Këto dallime ideologjike krijojnë mosmarrëveshje të herëpashershme dhe bëhen pengesë serioze për punë normale të një qeverie si kjo e Malit të Zi. Miratimi i buxhetit shtetëror me pothuajse gjashtë muaj vonesë, ishte

vetëm një sinjal i mosmarrëveshjeve të shumicës parlamentare. Miratimi i buxhetit me vonesë pati ndikim negativ në realizimin e projekteve zhvillimore sidomos në bujqësi dhe turizëm. Si pasojë e ndryshimeve ideologjike dhe mosmarrëveshjeve që vijnë si pasojë e tyre, sot kemi një qeveri e cila nuk ka përkrahjen parlamentare, as të shumicës dhe as të opozitës, kemi akuza të përditshme të anëtarëve të koalicionit në drejtim të kryeministrit dhe zëvëndëskryeministrit. Fronti Demokratik kërkon me ngulm pjesëmarrjen e lidershipit të tyre në qeveri, bojkotojnë seancat plenare dhe paralajmërojnë protesta kundër qeverisë. Në anën tjetër kemi një kryeministër i cili ndihet shumë i sigurt dhe bën sikur të mos kishte ndodhur gjë, dhe i akuzon ata për hipokrizi politike. Në këtë situatë politike, Qeveria mbijeton dhe mbahet në pushtet nga Gjukanoviqi, gjegjësisht nga frika e

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION kthimit të tij në pushtet, përndryshe kjo qeveri do të kishte rënë qëmoti. S’ka dyshim se i gjithë ky komplikim në sferën politike malazeze ka ndikim në realizimin e programeve zhvillimore ekonomike të proklamuara nga qeveria, e veçanërisht këtë ndikim e vuajnë më së shumti qytetarët në përgjithësi. Në mungesë të investimeve kapitale dhe përmbushjes së premtimeve parazgjedhore qeveria, kohën e fundit, po luan me letrën e madhe të të ashtaquajturit Plani “Marshall”. Natyrisht, ky plan, nëse në fundamentin e tij ka zhvillimin afatgjatë të infrastrukturës dhe ekonomisë në përgjithësi, e natyrisht punësimin e punëtorëve të rinj që do të mundësonin rritjen e të ardhurave shoqërore me ndikim direkt në mirëqenien e qytetarëve, është i mirëseardhur dhe duhet të përkrahet nga të gjithë, pa dallime partiake. Ç’është e vërteta, njohuritë e qytetarëve për konceptin e këtij plani që mendohet të jetësohet në Mal të Zi janë akoma të pakëta, por nëse Plani “Marshall” bazohet vetëm në ndërhyrjen administrative të shtetit për rritjen e të hyrave buxhetore e jo në rritjen e tyre përmes investimeve dhe prodhimtarisë, efekti i këtyre masave do të jetë i përkohshëm dhe vështirë se mund të konceptohet si Plani “Marshall”. Në të vërtetë, Plani “Marshall” i vitit 1947, i njohur gjerësisht si një koncept ekonomiko-politik apo program i ndihmës për rindërtimin dhe ringjalljen ekonomike të kontinentit evropian, ka pasur për bazë investimet kapitale në infrasrukturë, industri e në degët tjera ekonomike që mundësojnë punësimin e mijëra punëtorëve dhe rritjen e prodhimtarisë dhe të ardhurave shoqërore të cilat do të mundësojnë përmirësimin e mirëqenies popullore në përgjithësi. Nisur nga ky koncept, nisma e qeverisë së Malit të Zi për aplikimin e një plani të tillë gjithsesi është e mirëseardhur. Mirëpo, duke rikujtuar ndryshimet ideologjike të partnerëve të koalicionit qeveritar dhe mospajtimet e vazhdueshme të tyre, qytetari e ka të vështirë të jetë optimist për realizimin e këtij projekti me përmasa sociale. Në aspektin politik, shumica parlamentare ka paralajmëruar ndryshimin e disa ligjeve që kanë të bëjnë më mbajtjen e njëkohshme të zgjedhjeve lokale, edhe pse Presidenti i shtetit i ka shpallur tashmë zgjedhjet në disa ko-

Përkundër ndonjë arritjeje të kësaj qeverie për vitin e parë të ushtrimit të pushtetit e duke analizuar marrëdhëniet në mes të forcave përbërëse të qeverisë aktuale, është vështirë të mendohet se kjo qeveri në përbërjen e së cilës është Fronti Demokratik ka një të ardhme të ndritshme. Përkundrazi, si e tillë ajo është e gjykuar të jetë e pasuksesshme. Prandaj energjia e Demokratëve dhe URA-s duhet të fokusohet tek arritja e marrëveshjeve që çojnë në zgjidhjen e krizës politike në vend, pa Frontin Demokratik. Në të kundërtën, zgjedhjet e parakohshme janë të paevitueshme

muna. Nëse ligji aprovohet nga shumica parlamentare, atëherë Presidenti duhet të anulojë aktin individual për shpalljen e zgjedhjeve lokale në ato komuna. Duke iu referuar normave të qarta kushtetuese vendore, sipas të cilave mandati i këshilltarit zgjat katër vjet, e sidomos praktikës juridike të Komisionit të Venecias dhe së fundmi vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, bazuar në rekomandimet e po atij Komisioni, është vështirë të mendohet se një veprim i tillë mund të gjejë përkrahje te ndërkombëtarët. Nga ana tjetër, propozimet e shumicës parlamentare për ndryshimet në fjalë e bëjnë punën e Komisionit parlamentar për ndryshimin e infrastrukturës zgjedhore të paqenë. Kjo do të ishte e papranueshme për shqiptarët, sepse pozita e tyre në sferën e përfaqësimit politik është e papranueshme. Përfaqësuesit shqiptarë duhet të kërkojnë me ngulm ndryshimin e ligjit diskriminues zgjedhor. Në të vërtetë, shqiptarët duhet të kërkojnë në mënyrë analoge përfaqësimin politik të tyre në Kuvendin e Malit të Zi në mënyrë të njëjtë si në Kroaci, Slloveni dhe Kosovë, ku pakicave kombëtare u sigurohet një numër i caktuar i deputetëve pa marrë parasysh normat e përgjithshme të Ligjit zgjedhor. Partitë politike shqiptare nuk arritën të bëhen pjesë e kësaj qeverie - nuk u ftuan apo i qëndruan besnik qeverisë së kaluar, ku për 12 vite ishin pjesë e saj?! Sidoqoftë, partitë shqiptare e kanë vendin në qeveri. Se kush do të jetë në pushtet nuk ka fare rëndësi për shqiptarët. Shqiptarët nuk duhet të pretendojnë të rregullojnë çështjet madhore të Malit të Zi. Përkundrazi, ata së pari duhet të rregullojnë çësht-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

jet e tyre politike dhe ekonomike dhe kur të arrihet një nivel i barabartë i zhvillimit ekonomik të trojeve shqiptare me trojet e tjera të Malit të Zi, atëherë do të kenë mundësi të angazhohen edhe për çështjet madhore të shtetit ku jetojnë. Për këtë arsye pjesëmarrja e shqiptarëve në qeveri duhet të jetë e domosdoshme dhe kjo duhet të rregullohet me Kushtetutë si edhe çështja e përfaqësimit politik. Megjithatë, duhet theksuar se qeveria aktuale mundësoi korrigjimin e një padrejtësie të madhe ndaj qytetarëve ulqinakë, sidomos ndaj shqiptarëve vendas, të bërë këtu më shumë se 40 vite më parë nga shteti komunist jugosllav. U bënë përpjekje edhe me qeverinë që shkoi për kthimin e Ullishtës së Valdanosit pronarëve të vërtetë, por mungoi vullneti politik. Kjo qeveri, në veçanti zëvendëskryeministri Abazoviq, u tregua pragmatik, e guximshme, e pse jo edhe e ditur, kështu që gëzimi i të drejtës pronësore të humbur po jetësohet dhe ky sukses pa mëdyshje i atribuohet qeverisë aktuale. Përkundër ndonjë arritjeje të kësaj qeverie për vitin e parë të ushtrimit të pushtetit e duke analizuar marrëdhëniet në mes të forcave përbërëse të qeverisë aktuale, është vështirë të mendohet se kjo qeveri në përbërjen e së cilës është Fronti Demokratik ka një të ardhme të ndritshme. Përkundrazi, si e tillë ajo është e gjykuar të jetë e pasuksesshme. Prandaj energjia e Demokratëve dhe URA-s duhet të fokusohet tek arritja e marrëveshjeve që çojnë në zgjidhjen e krizës politike në vend, pa Frontin Demokratik. Në të kundërtën, zgjedhjet e parakohshme janë të paevitueshme. E ENJTE, 18 NËNTOR 2021

Javore KOHA

15


VËSHTRIM & OPINION

Senati kërkon më s dhe qartësi nga Pre Kryetari i Komisionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara për Punët e Jashtme, Senatori Bob Menendez dhe disa kolegë të tij i dërguan një letër Presidentit Xho Bajden duke i kërkuar atij më shumë transparencë dhe qartësi për “Takimin e lartë të demokracive”, takimi i parë në nivel botëror i këtij lloji që do mbahet virtualisht, më 9-10 dhjetor

Për Koha Javore:

Frank Shkreli / Nju Jork The Summit for Democracy - United States Department of State. Ndonëse lista e rreth 100 vendeve që thuhet se janë ftuar për të marrë pjesë, Republika e Kosovës nuk ishte njëra prej atyre shteteve të ftuara, të pakën deri fundjavën që kaloi, kur Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe njoftoi se tani: “Kosova pritet të marrë pjesë në takimin e lartë për demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan, më 9 dhe 10 dhjetor. Burime të Zërit të Amerikës konfirmuan pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim dhe sipas tyre, kjo u bë e ditur pas takimeve që presidentja Vjosa Osmani zhvilloi me zyrtarë amerikanë në Uashington”. Media të ndryshme në Kosovë dhe në diasporë njoftuan takimin që Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Osmani pati të enjten në Uashington me Nën-Sekretaren e Shteteve të Bashkuara, znj. Viktoria Nuland. Njoftohet se në atë takim u riafirmua përkushtimi i vazhdueshëm i dy vendeve për këtë partneritet të fortë, si dhe u theksua angazhimi i palëkundur ndaj “vlerave të përbashkëta”. Presidentja Osmani tha: “Kosova është ndër vendet më demokratike në botë, një burim i vërtetë shprese në rajon dhe më gjerë, si dhe një histori e vërtetë suksesi e

16

Javore KOHA

E ENJTE, 18 NËNTOR 2021

politikës së jashtme të SHBA-së”. Ajo shtoi se Kosova është një “shëmbëlltyrë e vlerave amerikane”, sipas informacionit të shpërndarë për mediat nga zyra e Presidencës së Republikës së Kosovës. Ndërsa, sipas të njëjtit burim, Nën-Sekretarja amerikane Viktoria Nuland shprehu mirënjohjen e saj të thellë për Presidenten Osmani dhe për “rolin instrumental të Kosovës në ofrimin e strehimit të përkohshëm për refugjatët afganë dhe se kjo është edhe një shfaqje e përkushtimit të Kosovës ndaj kësaj miqësie dhe partneriteti të gjatë”. Zonja Nuland theksoi se “administrata e re amerikane është e përkushtuar për paqën, stabilitetin dhe zhvillim në Kosovë dhe në gjithë rajonin, si dhe për mbështetjen e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Presidencës së Kosovës për takimin Osmani-Nuland në Departamentin e Shtetit, të enjten që kaloi. Bravo, Presidentes Vjosa Osmani, por çfarë ndodhi, në të vërtetë, në ndërkohë. Megjithëse mungesa nga lista dhe as përfshirja më në fund e Republikës së Kosovës në listën e vendeve të ftuara në “Takimin e lartë për demokracinë”, të organizuar nga Presidenti Bajden nuk përmendet në deklaratën e Presidencës së Kosovës për takimin me Viktoria Nuland, nuk ka asnjë dyshim se ky subjekt duhet të ketë qenë çeshtja kryesore e takimit midis këtyre dy zonjave. Një takim ky, që siç duket nuk ishte qenë në agjendën origjinale të vizitës së Presidentes së Kosovës në Uashington,

por që sipas të gjitha gjasave, pas disa trysnive, të brendshme dhe të jashtme, përfundoi me një “YES” për pjesëmarrjen e Kosovës në “Takimin e lartë të demokracive”, muajin që vjen. Por, para këtij takimi dhe pasi Uashingtoni zyrtar, në ndërkohë, “ndryshoi mendjen” sa i përket pjesëmarrjes së Kosovës në këtë takim, kryetari i Komisionit të Senatit për Punët e Jashtme, z. Bob Menendez dhe shtatë senatorë të tjerë i dërguan një letër Presidentit Bajden, me të cilën i kërkojnë atij “transparencë dhe qartësi”, në lidhje “me kriteret që janë përdorur për të vendosur se cilat vende janë ftuar të marrin pjesë në “Takimin e lartë të demokracive”. 11-08-21 Dems Letter to Biden re Summit for Democracies. pdf (senate.gov). Duke theksuar më tej në letër: “Kë ftojmë, dërgon një mesazh të fortë mbi vlerat dhe praktikat në të cilat besojmë se çfarë përbën një shtet demokratik”, i kanë shkruar senatorët Presidentit Bajden, duke shtu-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

shumë transparencë esidenti Bajden ar: “Elementi përcaktues i çdo sistemi demokratik është pjesëmarrja e plotë e të gjithë qytetarëve, ndërsa shoqëria civile anembanë botës, luan një rol përbërës në organizimin e qytetarëve për të marrë pjesë në qeverisjen e tyre. “Takimi i ardhshëm për demokraci përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur aleatët tanë që t’u bashkohen përpjekjeve tona për ta vendosur demokracinë në qendër të marrëdhënieve ndërkombëtare. Përparimi i parimeve demokratike dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut është me të vërtetë në interes të të gjithë aleatëve tanë”, thanë, ndër të tjera, senatorët amerikanë. “Është detyrë e Shteteve të Bashkuara të jenë shembull i këtij vetëreflektimi dhe përkushtimi duke qenë të vetdijshëm për mundësinë unike të demokracisë për të identifikuar dhe pranuar dobësitë dhe të metat e saj dhe, njëkohësisht, e aftë për t’i përballur ato sfida në mënyrë transparente”. Ndonëse, as letra e senatorëve amerikanë drejtuar Presidentit Bajden nuk përmend specifikisht Republikën e Kosovës për mungesën e saj nga lista origjinale e vendeve demokratike të ftuara në “Takimin e lartë të demokracive”, siç duket 2-3 javët e fundit, ka patur disa prapaskena që ishin në lëvizje për të përfshirë edhe Republikën e Kosovës në listën e vendeve të ftuara. Përveç thirrjeve nga Kosova javët e

fundit, përfshirë grupet jo-qeveritare të atij vendi, opozitën dhe vëzhguesit e pavarur në atë vend, edhe këtu në Amerikë pati reagime dhe përpjekje për të bindur administratën e Presidentit Bajden që të përfshijë edhe Kosovën në listën e vendeve të ftuara në takimin e demokracive. Një ndër organizatat lobiste ishte Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane e udhëhequr nga ish-Kongresmeni me origjinë abëreshe, Xho DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi. Në portalin e tyre ata njoftojnë miqtë dhe mbështetësit për letrën e kryetarit të Komisionit të Senatit për Punët e Jashtme, z. Menendez dhe kolegëve të tij, drejtuar Presidentit Bajden, duke thenë se ata kishin “alarmuar” Komisionin e Punëve të Jashtme të Senatit, që kryesohet nga z. Menendez, duke shprehur shqetësimin e tyre se: “Në Takimin e lartë të demokracive Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut ishin ftuar ndërsa Kosova jo”,thuhet në portalin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane. “Ne theksuam”, në komunikimin me Komisionin e Senatit, thuhet në njoftimin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, “se veçanërisht Shqipëria është shumë mbrapa Kosovës sa i përket demokracisë, sidomos kur të merret parasysh përparimi dramatik që është bërë nën adminsitratën e Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani”. Nuk ka dyshim se letra e Senatorit Menendez si kryetar i Komisionit të fuqishëm për Punët e Jashtme të Senatit amerikan dhe takimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani javën që kaloi me Nën-Sekretaren e Shtetit, Viktoria Nuland, patën efektin e duhur për të bindur admnistratën e z. Bajden të “ndërrojë mendje” ashtu që edhe Kosova të përfshihet në listën e vendeve të ftuara në “Takimin e lartë të demokracive” nga Presidenti Xho Bajden. Zyrtarët amerikanë citohen të kenë thenë se lista e vendeve të ftuara në takimin botëror muajin që

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

vjen nuk nënkupton se janë të ftuara vetëm vendet që, tradicionalisht, konsiderohen si demokratike, por temat e takimit do të jenë zhvillimi dhe forcimi i mëtejshëm i demokracisë në botë. Po të ishte se vetëm vendet, tradicionalisht, demokratike të jenë ftuar në takim, Shqipëria dhe Kosova nuk do të ftoheshin, pasi as njëra e as tjetra, nuk janë në nivelin e duhur të demorkacisë. Përkundrazi, konsiderohen ende si vende “pjesërisht të lira”. Por, lind pyetja se pse Republika e Kosovës u la jashtë listës origjinale të vendeve të ftuara, kush, dhe pse luajti rolin e standardit të dyfishtë në krahasim të “demokracisë” së Kosovës me “demokracitë” e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, e madje edhe Serbisë. Për fat që kemi një degë të tretë të qeverisë, atë legjislativ, K ongresin e Shteteve të Bashkuara, që ngulë këmbë të dijë të vërtetën, jo vetëm për vetë anëtarët e Kongresit por edhe për publikun amerikan, se cilat janë kriteret e administratës Bajden që vendosën se cilat vende u ftuan, e cilat jo, dh pse nuk u ftuan për një takim të tillë botëror. Megjithëse, jam dakord me përfshirjen e Shqipërisë dhe të Kosovës në këtë takim botëror për demokracinë, diçka brenda meje më thotë se nuk është e drejtë që shtetet autoritare të Ballkanit Perëndimor dhe të tjera si ato, anembanë botës, që s’kanë asgjë të përbashkët me demokracinë e vërtetë perëndimore, të konsiderohen në të njëjtin nivel si vendet vërtetë demokratike që zbatojnë dhe mbrojnë demokracinë e vërtetë, për veten dhe për të tjerët. Kjo është edhe arsyeja se pse Senatorët kërkojnë qartësi dhe transparencë në këtë proces, pasi ftesa nga ana e Shteteve të Bashkuara për të marrë pjesë në një takim të tillë botëror, sipas ligjvënësve amerikanë, “dërgon një mesazh të fortë mbi vlerat dhe praktikat në të cilat ne besojmë dhe se çfarë përbën një shtet demokratik”. E ENJTE, 18 NËNTOR 2021

Javore KOHA

17


GAZETARIA E ANGAZHUAR

Mungesa e shkrim kritik në mediat lo Zhvillimi në vazhdimësi i jetës mediatike është njëra ndër shtyllat kryesore të demokracisë, parimeve të saj bazë dhe jetësim i standardeve të proklamuara demokratike në afirmimin e shoqërisë njerëzore. Ndjekja e tyre në praktikën e përditshme është obligim i secilit individ, institucioneve publike dhe të gjitha segmenteve të shoqërisë përmes të cilave frymon bashkësia e sotme demokratike njerëzore

Kristjan Dukaj

Duke marr parasysh zhvillimin e hovshëm të teknologjisë moderne, në radhë të parë, të komunikimit masiv nga fillimshekulli XXI, i cili për një periudhë të shkurtër ka arritur një shtrirje gjigande anembanë globit, fusha mediatike ka dalë në ballë të ruajtjes dhe avancimit të vlerave pa të cilat bota e sotme moderne as që mund të imagjinohet. Janë të shumta rastet dhe shembujt në favor të pohimeve të ngjashme, por nëse i referohemi rolit të mediave në përballjen më të re të njerëzimit, përballjen me Kovid-19 e që ka shkaktuar pandeminë globale, shtrirja e informacioneve në kohë reale, jo vetëm që ka sensibilizuar opinionin më të gjerë botëror, por e ka shpëtuar atë nga pasojat shumë më të thella dhe më afatgjata, prej nga kthimi do të ishte më i komplikuar. Përmes kësaj hyrjeje të shkurtër, sa për të ilustruar rolin e mediave në “shpëtimin e demokracisë”, sidomos sot kur ajo është e rrezikuar nga fenomene të shumta, siç janë korrupsioni, abuzimi me fondet publike, diskriminimi mbi baza etnike, gjinore,

18

Javore KOHA

E ENJTE, 18 NËNTOR 2021

profesionale e kështu me radhë, mediat janë ato që duhet të jenë në vijën e parë për të luftuar këto dukuri, duke filluar nga niveli lokal. Por sa është arritur kjo te mediat në gjuhën shqipe në Malin e Zi? Në përballje me realitetin, vështirë se mund të jemi të kënaqur me vlerësimet nga raportet e institucioneve ndërkombëtare, të cilat në mënyrë të paanshme vëzhgojnë progresin e përgjithshëm në vendin tonë. Në nivelin lokal situata paraqitet edhe më e pakënaqshme. Në veçanti, në mjediset ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët në Malin e Zi, është tepër evidente mungesa e mediave të cilat raportojnë për shkeljet dhe abuzimet e zyrtarëve publik, të vendimmarrësve vendorë apo faktorëve të tjerë publik brenda spektrit politik shqiptar. Së fundmi vihet re edhe tendenca e personave të caktuar që ushtrojnë funksione publike për të imponuar dhe ndryshuar qasjen e perceptimit të gazetarëve mbi realitetin në komunitet, në varësi të interesit të pushtetit. Në shumë raste, ata vetë nuk kanë mundësi të luajnë rolin e tyre si media dhe të monitorojnë qeverisjen vendore, por edhe afera të ndryshme që mund të ndodhin nga akterë të ndryshëm social. Madje, edhe kur cenohet interesi publik, media lokale e ka të vështirë të raportojë për çështje që prekin interesat e ngushta të individëve, për shkak të njohjeve të njerëzve

me njëri-tjetrin, lidhjen e interesave të tyre dhe të akterëve të ndryshëm politik. Nga ana tjetër, ata bëhen palë me qeverisjen vendore dhe promotorë të aktiviteteve të pushtetit në qytetet ku operojnë. Pra, në mediat në gjuhën shqipe në Mal të Zi vështirë mund trajtohen çështjet me interesin më të gjerë publik, por duke ndjekur qasjen kritike ndaj ndonjë problemi të caktuar, qoftë ai edhe tejkalimi i kompetencave zyrtare, abuzimi me autoritetin i politikanit shqiptar, shkelja e kodit të etikës, nepotizmi, keqtrajtimi dhe diskriminimi në punë, si dhe çështje të tjera të ndjeshme. I tillë ishte rasti i kontestit gjyqësor midis qeverisjes vendore të Tuzit dhe zyrtarit të punësuar në këtë administratë, për të cilin mediat lokale në Malësi heshtën plotësisht. Ndërkaq, mediat malazeze dhe ato nga rajoni, pikërisht këtij rasti i kushtuan hapësirë të mjaftueshme mediatike. Po ashtu, nga mediat malazeze, qofshin ato elektronike apo të shkruara, mësojmë për kërkesa dhe reagime nga më të ndryshmet për problematika të shumta të banorëve dhe drejtuesve të bashkësive lokale në Malësi të cilat iu adresohen vendimmarrësve në Komunën e Tuzit, kurse të njëjtat çështje në mediat lokale as që merren parasysh. Shembujt janë të shumtë dhe do të ishte me interes përgjigjja në pyetjen se përse ndodhë kjo dukuri? Pra, përse mun-


GAZETARIA E ANGAZHUAR

mit okale

gon mendimi kritik ndaj shkallës së parë të pushtetit me të cilin banorët janë të lidhur drejtpërdrejtë? Për shembull, mediat lokale do të duhej të raportonin edhe për nivelin e transparencës së punës të administratës vendore në Tuz, e cila nga marsi i vitit 2019 asnjëherë nuk ka mbajtur qoftë edhe një konferencë me gazetarë. Informacione të tilla mediat tradicionale mund të marrin edhe nga e ashtuquajtura “gazetaria qytetare”, e cila në mënyre të vazhdueshme denoncon rastet e mungesës së llogaridhënies dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes. Këto konstatime më së miri i ilustron edhe hulumtimi i agjencisë „Damar“ dhe CRNVO, të cilat në pyetjen „Sa shpesh merrni pjesë në diskutime publike të organizuara nga Komuna e Tuzit”, 86.4% e të anketuarve janë përgjigjur asnjëherë, ndërsa vetëm 13.6% rrallë. Nëse i referohemi Statutit të Komunës së Tuzit, respektivisht kapitullit XIII të Statutit “Puna e hapur dhe transparenca” (nenet 163 dhe 164), mund të vërejmë qartë se, me qëllim të sigurimit të punës së hapur dhe transparencës në punë të organeve të Komunës së Tuzit, drejtuesit e saj (Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Komunës dhe Kryeadministratori) “janë të obliguar që së paku njëherë

në tre muaj, përmes mediave lokale ose në mënyrën tjetër adekuate të informojnë qytetarët me aktivitetet e organeve në të kaluarën dhe aktivitetet e planifikuara për periudhën e ardhshme”. Kjo jo që nuk realizohet, por as që kemi parë ndonjëherë që Kryeadministratori i kësaj komune të shpalos publikisht punën e tij të deritashme e aq më pak planet për të ardhmen. Gjithashtu, ky kapitull parasheh që organet e administratës duhet të sigurojnë informimin e rregullt të publikut mbi punën e organeve të Komunës, të publikojnë rregullisht raporte në media, të publikojnë informatorë mbi punën e organeve që përmbajnë informata që kanë interes të drejtpërdrejtë për qytetarët, etj. Të gjitha këto obligime që burojnë nga Statuti i Komunës, duket se në praktikë nuk realizohen ashtu siç duhet dhe kjo padyshim ulë nivelin e hapjes dhe transparencës së Komunës së Tuzit. Në vendet në tranzicion siç është edhe Mali i Zi, komunikimi masiv dhe bashkësia mediatike numerikisht është më e madhe se kurdoherë më parë, në të njëjtën kohë edhe pritshmëritë e opinionit të gjerë nga mediat dhe roli thelbësor i tyre janë më të mëdha. Përvoja na mëson se mungesa mendimit kritik në media, reflektohet në fusha të shumta dhe shpesh me pasoja afatgjata. Në nivelin lokal, dukuritë e ngjashme janë edhe më të ndjeshme andaj edhe luftimi i tyre duhet të jetë shumë më energjik, duke filluar nga emërtimet dhe mbishkrimet e ndryshme të cilat duhet të jenë të shkruara qartë, korrekt dhe mbi të gjitha, gjuhësisht drejt. Konkretisht, kohëve të fundit disa emërtime shkruhen ashtu si nuk duhet (kur bëhet fjalë për përdorimin e dygjuhësisë) dhe kjo ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale për dallim nga mediat lokale. Demokracia u ka mbijetuar të gjitha sfidave të kohës falë mbështetjes nga bashkësia mediatike andaj, edhe në këto hapësira duhet mbështetur fuqishëm punën profesionale të tyre, në radhë të parë, për të ndihmuar

vendimmarrësit në transparencën gjatë ushtrimit të pushtetit. Mungesa e mendimit kritik ndaj dukurive të ngjashme, jo se i kënaq autorët e veprimeve të tilla por fiton përshtypjen se, sigurisht, “veprohet drejt”. Pushteti vendor, në përbërjen e të cilit ndodhen profesionistë të profileve të ndryshme, duhet të jetë i pari në krye të kultivimit dhe promovimit të vlerave në shërbim të së mirës së përbashkët. Mungesa e mendimit kritik, dëmton rrugëtimin e mëtejshëm drejt një imazhi të duhur të gazetarisë, sidomos në bashkësitë më të vogla prej nga fillon edhe “rruga më e gjatë”. Në nivelin lokal, sikur edhe atë më të gjerë, ekzistimi dhe funksionimi i shoqërisë civile, është sa i nevojshëm po aq domethënës për të plotësuar boshllëkun të reflektuar nga institucionet përkatëse. Nëse mediat, përveç informimit dhe përafrimit të jetës kulturore, ekonomike, arsimore, sportive, publike etj, do t’i përkushtoheshin edhe avancimit të debatit, zhvillimit të mendimit kritik, hapësirës për mendimin ndryshe, padyshim që në këtë mënyrë do të nxisnin interesim më të gjerë tek publiku për pjesëmarrje në vendimmarrje. Kuptohet se në kohën e sotme të terminologjisë moderne, të diktuar në radhë të parë nga teknologjia e informacionit dhe sistemi bashkëkohor i vlerave, secili mund të japë një definicion për çështje të caktuara, ngjashëm edhe për gazetarinë dhe rolin e saj në bashkësinë e gjerë. Por, kuptohet se definicioni më i drejtë duhet të vijë nga vet liria e mediave, të cilën duhet ta dëshmojnë me punën në shërbim të publikut, për të mirën e përgjithshme. Ky shkrim publikohet në kuadër te projektit “Parandalimi i Korrupsionit dhe Promovimi i Pjesëmarrjes Qytetare” i mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL). Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk përfaqëson medoemos pikëpamjet apo qëndrimin e donatorit.

E ENJTE, 18 NËNTOR 2021

Javore KOHA

19


MOZAIK

Kulla e Vuksanlekajve

Kullat e moçme të M mbijetesës, qëndre Kullat e Malësisë dikur ishin institucione, respektivisht kuvende të cilat ruajtën gjuhën dhe zakonet shqiptare. Ishin pjesë e historisë sonë të lavdishme krenare e atdhetare , simbole të mbijetesës, besës, e qëndresës

Gjekë Gjonaj

20

Javore KOHA

E ENJTE, 18 NËNTOR 2021

Në trevën e Malësisë ka disa kulla të vjetra. Në fjalorin e gjuhës shqipe, fjala “KULLË” sqarohet kështu: “Shtëpi e lartë prej guri me dy a tri kate, e ndërtuar zakonisht në një vend të ngritur, me dritare të vogla dhe me frëngji, që shërbente si banesë dhe

për mbrojtje”. Jepen edhe disa interpretime të tjera, por në këtë kontekst, pak a shumë ka këtë kuptim të paraqitur. Numri më i madh i kullave në Malësi janë ndërtuar gjatë shekullit XIX dhe në çerekun e parë të shekullit XX. Këto


MOZAIK

Malësisë, simbole të esës dhe krenarisë kulla të moçme të malësorëve në masë të madhe nuk janë kulla tipike të mëdha trekatëshe e katërkatëshe, siç janë për shembull kullat e Nikajve, Mërturit, Dukagjinit, Dragobisë, Valbonës, Krasniqes, Gashit, Lumes, Kosovës, Mirditës, Matit, Pukës, Dibrës, Elbasanit, Labërisë, Çermenikës, Gores, Shpatit, Dumresë, Vermoshit, Selcës, Shkrelit, Plavës e Gucisë, Vishnjevës, etj. Këto pasuri të mëdha të Malësisë, si banesa popullore fshatare një ose dykatëshe dallohen nga banesat popullore për karakterin dhe funksionimin e tyre të theksuar mbrojtës. Ato shquhen me arkitekturë autoktone shqiptare. Janë

Këto monumente të kulturës , sikur të riparoheshin, do të ishin një resurs turistik krejt i virgjër, i pashfrytëzuar, por për fat të keq i “ paftuar” në strategjitë e zhvillimit turistik të Malit të Zi. Me heshtjen e tyre kullat në Malësi presin rigjenerimin e tyre dhe vënien sa më parë në dispozicion të popullsisë së vet, në mënyrë që kjo trashëgimi e pallogaritshme kulturore të bëhet më e dukshme për sytë e Evropës, si dëshmi e njërit prej popujve më të vjetër të kontinentit tonë

të punuara kryesisht prej gurit të gdhendur. Dikur në këto kulla pati jetë e vdekje. Lindën fëmijë e u bënë burra. U përkundën djepat. U falën gjaqe. U shtruan me mijëra herë sofra me bukë e kripë e zemër. Në ato kulla, gjyshërit e gjyshet, stërgjyshërit e stërgjyshet tona pritën dhe përcollën miq, por edhe të tjerë, sepse dera e malësorit ishte e hapur për çdokënd, madje edhe për njerëzit me të cilën familja mikpritëse ka pasur hasmëri . Prej këtyre kullave ka marrë rrugë vdekja, hidhërimi, dasma dhe gëzimi. Këtu ka marrë rrugë edhe kënga e trimërisë. Në to ka filluar edhe lufta. Por janë kënduar edhe këngë lirike e idilike. Brenda tyre të rinjtë janë edukuar në frymën e atdhetarisë dhe të mbrojtjes së vendit të vet. Në kullat e malësorit (shqiptarit), në odë të burrave, kryefamiljari ka qenë i gatshëm gjithmonë për ta pritur mysafirin. I ka siguruar një strehë, zjarr, por edhe një kafshatë bukë. Kullat e Malësisë dikur ishin institucione, respektivisht kuvende të cilat ruajtën gjuhën dhe zakonet shqiptare. Ishin pjesë e historisë sonë të lavdishme krenare e atdhetare , simbole të mbijetesës, besës, e qëndresës. Me kalimin e viteve ne i lamë ato të vetmuara, të harruara. Tashmë këto

objekte banimi të malësorëve janë të lëna pa zot. Të harruara nga të gjithë, edhe nga shteti edhe nga i zoti i tyre. Në mëshirë të fatit. Shumicën prej tyre i prishi dhe i shembi koha. U dëmtuan shpesh nga pakujdesia individuale dhe marrëzia kolektive. Tash së voni i prishi edhe dora e njeriut. U shembën bashkë me historitë e pa treguara. Por, janë një numër i vogël sosh që kanë mbetur të pa eksploruara në brenditë e tyre , ose janë riparuar nga familjarët . Këto monumente të kulturës , sikur të riparoheshin, do të ishin një resurs turistik krejt i virgjër, i pashfrytëzuar, por për fat të keq i “ paftuar” në strategjitë e zhvillimit turistik të Malit të Zi. Me heshtjen e tyre kullat në Malësi presin rigjenerimin e tyre dhe vënien sa më parë në dispozicion të popullsisë së vet, në mënyrë që kjo trashëgimi e pallogaritshme kulturore të bëhet më e dukshme për sytë e Evropës, si dëshmi e njërit prej popujve më të vjetër të kontinentit tonë. Është për të ardhur keq se qeveritë e deritashme të Malit të Zi dhe vetëqeverisjet vendore nuk e kanë preokupim ruajtjen e kësaj trashëgimie shumë të rëndësishme me vlera kulturore, historike, arkitekturore, ambientale, dhe arkeologjike të shqiptarëve. E ENJTE, 18 NËNTOR 2021

Javore KOHA

21


KULTURË

Teatri i Fëmijëve i Qendrës për Kulturë - Ulqin, shfaqi përrallën për fëmijë “Hirushja”

Transmetim i mesazheve pozitive përmes aktrimit Tuz – Teatri i Fëmijëve i Qendrës për Kulturë - Ulqin, në bashkëpunim me Komunën e Tuzit, ka prezantuar në QKI “Malësia” përallën për fëmijë, “Hirushja”, me regji të Edina Mustafiqit, koreografi të Musa Hoxhës, skenografi dhe kostumografi të Jetmira Hoxhës, dhe të interpretuar nga aktorët: Mervana Muçaj, Arbër Seferi, Diandra Koçan, Anesa Veliq, Reina Fici, Anes Kurti, Fiona Avdiu, Imran Sadriu, Eron Draga, Eldar Muçaj, Dorart Çitaku dhe Isar Kaça. Aktorët në fjalë përmes kësaj shfaqjeje tentojnë të ndikojnë tek të rinjtë, duke dhënë mesazhe pozitive, të tilla si: “Me mirësi luftohet çdo gjë”;“në jetë të kesh gjithmonë guxim dhe mirësi”, etj. Më të vegjlit të cilët ishin të pran-

22

Javore KOHA

E ENJTE, 18 NËNTOR 2021

ishëm në një numër të konsiderueshëm, u kënaqën teksa ndoqën me shumë entuziazëm këtë shfaqje teatrore pasi që, përalla “Hirushja” është një shfaqje shumë e dashur për ta. Teatri i Fëmijeve i Qendrës për Kulturë - Ulqin i cili është themeluar para dy vitesh, ka dhënë deri më tani disa shfaqje për fëmijë të cilat kanë zgjuar vëmendjen e më të rinjve. Regjisorja e kësaj shfaqjeje teatrore, Edina Mustafiq, për gazetën “Koha Javore” tregon se përgjatë periudhës dyvjeçare, ky teatër ka interpretuar këto shfaqje: “E bukura dhe bisha”;“Ëndrra e Sarës”;“Babagjyshi i Vitit të Ri” dhe “Hirushja”. “Mosha e fëmijëve të teatrit tonë është nga 8 deri në 18 vjeç, dhe pikërisht kjo moshë e bënë edhe më

të veçantë shfaqjen. Pas sezonit turistik ne po vazhdojmë me rishfaqje, ku sonte patëm nderin që të jemi për herë të parë me më të vegjlit edhe në Tuz”, u shpreh regjisorja Edina Mustafiq. Ajo, duke folur për planet e punës në vazhdim, tha se Teatri i Fëmijëve ka hapur audicionet për anëtarët e rinj me të cilët nga muaji dhjetor do të vazhdojë provat për shfaqjet e radhës. “Emrin e përrallës nuk do ta zbulojmë tani, por pas shfaqjes premierë do të rikthehemi sërish me shumë kënaqësi para më të vegjëlve të komunës tuaj”, theksoi Mustafiq. Premiera e përrallës “Hirushja” është shfaqur në muajin qershor në qytetin t. u. e Ulqinit.


MOZAIK

Komuna e Gucisë

Laureate e shpërblimit prestigjioz ndërkombëtar “Globallocal” Guci – Në Samitin rajonal të ndërmarrësve të Evropës së Mesme dhe Jugore “300 më të mirët”, i cili kah fundi i muajit tetor të këtij viti, në Dubrovnik të Kroacisë, janë tubuar më se 110 persona, të cilët menaxhojnë zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, kryetares të Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, i është dorëzuar shpërblimi prestigjioz ndërkombëtar “Globallocal”. Nën patronazhin e Kongresit botëror të ndërmarrësve (KBN), shpërblimi dhe mirënjohja “Globallocal”, u ndahet bashkësive më të mira lokale për mbarështrimin e ambientit të mirë për zhvillim të ndërmarrësish në Evropën e Mesme dhe Jugore. Komiteti ndërkombëtar për ndarjen e shpërblimeve, ka vendosur që Komuna e Gucisë të jetë njëra prej 14 laureatëve në këtë kategori, prej

gjithsej 134 kandidatëve të propozuar, sa kanë garuar për mirënjohjen e përmendur. “Dëshiroj të shprehi kënaqësinë që puna jonë në fushën e mbarështrimit të ambientit më të mirë për rrethin e punës së bërë, e njohur në këtë samit. Komunës së re, siç është e jona, zhvillimi i ndërmarrësish paraqet segment esencial të avancimit të ekonomisë lokale, ku edhe kjo mirënjohje na ka bindur se jemi në rrugë të drejtë, dhe se na ka trimëruar që të vazhdojmë të ecim në drejtimin e përcaktuar”, ka deklaruar zonja Çekiq gjatë ceremonialit të ndarjes së shpërblimit. Siç kanë deklaruar në shërbimin e zëdhënies dhe informatave të Komunës së Gucisë, Samiti ka qenë rast shumë i mirë për promovimin e komunës në fjalë, dhe të potencialeve

të saj turistike. Në marginat e Samitit, janë mbajtur edhe një sërë takimesh B2G, nga të cilat presin se do të rrjedhë bashkëpunimi i suksesshëm në periudhën e ardhshme. Shpërblimi dhe mirënjohja ndërkombëtare për bashkësitë dhe institucionet për mbarështrim të ambientit të mirë për zhvillim të ndërmarrësisë në Evropën e Mesme dhe Lindore “Globallocal”, ndahet që nga viti 2019. Shpërblimet dhe mirënjohjet “Globallocal”, i ndajnë: Forumi ndërkombëtar ekonomik “Perspektiva”, Komiteti ndërkombëtar për ndarjen e shpërblimeve dhe mirënjohjeve “Globallocal”, Rrjeti i ndërmarrësve të rinj të Evropës së Mesme dhe Jugore “4E- Ekonomia, energjetika, ekologjia, Europa 2050”, dhe SHPK “Promoglobal” nga Zagrebi. Sh. Hasangjekaj

E ENJTE, 18 NËNTOR 2021

Javore KOHA

23


KULTURË

Alfabeti i “Monastirit”

Sipas kujtimeve të Karl Gurakuqit Turqit e Rij, qi kishin rrëxue Sulltan Hamidin e kishin hypë në fron vëllán e këtij, Mehmetin V, e kishin prêmtue nji farë lirije për popujt e perandorís. Shqiptarët me mzi q’pritën me përfitue prej kësaj rase. Mid-hat Frashëri, i biri i Abdylit, qi njifej me pseudonomin “Lumo Skendo”, prej Stambolli, ku vepronte si nëpunës në Ministrin e Arsimit të Turkís, mori nisjativën për thirrjen e nji Kongresi Shqiptarësh për të zgjidhë çâshtjen e përshtjellueme t’alfabetevet. Si qëndër për këtë mbledhje të rândësishme u zgjodh qyteti i Monastirit, prandej alfabeti qi doli nga gjini i saj u quejtë “Alfabeti i Monastirit” Shoqnija “Bashkimi”, e themelueme në Shkodër në vjetin 1899 me nisjativën e Abatit të Mirditës, Êmzot Prêng Doçit, âsht ajo qi mâ shum se çdo tjetër u dha hov letravet shqipe me krijimin e njij alfabeti, qi në përgjithësi âsht ai i sotmi; me botim tekstesh për shkollat fillore, tue nisë nga libri i pare i leximit, tue vijue me gramatikën e shqipes e tue mbarue në të çmueshmin “Fjaluer” prej 538 faqesh me mâ tepër se 14000 fjalë. Njimend auktori kryesuer i Fjalorit âsht Dom Dodë Koleci, por edhe At Pashk Bardhi kâ gisht në të me nji ndihmesë të shënueshme fjalësh dhe këshillimesh. Ky si sekretar i Shoqnis, kishte barren e organizimit të punës, të rregullimit të skedavet, të qortimit të shtypâjvet. Mund të quhet prá si bashkë-redaktuer, bashkë-përpilues, si krahu i djathtë i Dodë Kolecit. U rrînte mbi krye radhuesvet të Shtypshkrojës së jezuitvet, ku u shtyp Fjalori. Shifet kudo, në çdo faqe, dora e kujdesësshme e At Bardhit, pse asht nji ndër librat mâ të rallë shqip pâ gabime shtypi... ... Në fillimin e tetorit (1908) At Pashk Bardhi, mesuesi yne, na kënaqi tue na tregue veprimtarín e Shoqnís le-

24

Javore KOHA

E ENJTE, 18 NËNTOR 2021

trare “Bashkimi” në fushën e letërsís shqiptare. Ato ditë kishte dalë nga shtypshkroja e Jezuitvet, “Fjalori i Ri i Shqypes”, qi bánte datën- Shkodër, 9 kallënduer 1908- E kishte lidhë në kartuç, me germa ari. I qeshej buza. “Kjo âsht nji vepër e pa-vdekshme”na tha-; kanë bashkëpunue pendat mâ të mira; të gjith misat e Shoqnís kanë marrë pjesë me ndihmesën e vet, por përpiluesi kryesuer âsht Dom Dodë Koleci”.

Alfabeti “Agimi”

Përveç Shoqnís “Bashkimi”, themelue me nisjativën e Abatit të Mirditës, Emzot Preng Doçit në vjetin 1899, gjindej edhe nji Shoqni tjetër letrare me êmnin “Agimi”. Kjo ishte themelue nga Dom Ndrѐ Mjedja në vjetin 1901. Nji ndër qellimet qi synoi mâ së forti qe krijimi i njij alfabeti, themelisht latin, shkencuer. Në jug shkrimtarët toskë përdorshin alfabetin e “Stambollit”. Disá shkrimtarë tjerë përdorshin alfabetin thjesht grek; prap ishin disá qi përdorshin alfabetin turk, kështu qi mungonte nji bashkim e nji unjisim në pikëpamje të shkrimit. Kjo gjendje kaotike i dha shkak At Fishtës të shkruente atë poezín

e bukur satirike “Koha e arit në Shqypní” (1907) (mbas Eklogës IV të Virgilit)-... Nuk mund të vijohej mâ në ketë rrugë mos-bashkimi. Ishte turp e mëkat qi nji grusht Shqiptarë të mos bâheshin bashkë, sidomos n’atë kohë kúr atdhetarët çojshin zânin për lirí e vetësundim. Qeverija e Stambollit në korrikun e vjetit 1908, me shpalljen e Kushtetutës së rѐ, kishte dhânë lirín për mësimin e gjuhës shqipe. Turqit e Rij, qi kishin rrëxue Sulltan Hamidin e kishin hypë në fron vëllán e këtij, Mehmetin V, e kishin prêmtue nji farë lirije për popujt e perandorís. Shqiptarët me mzi q’pritën me përfitue prej kësaj rase. Mid-hat Frashëri, i biri i Abdylit, qi njifej me pseudonomin “Lumo Skendo”, prej Stambolli, ku vepronte si nëpunës në Ministrin e Arsimit të Turkís, mori nisjativën për thirrjen e nji Kongresi Shqiptarësh për të zgjidhë çâshtjen e përshtjellueme t’alfabetevet. Si qëndër për këtë mbledhje të rândësishme u zgjodh qyteti i Monastirit, prandej alfabeti qi doli nga gjini i saj u quejtë “Alfabeti i Monastirit”. Mid-hati bâni ftesat përkatse, tue lânë lirí, qi çdo qytet apo shoqní letrare të zgjidhte përfaqsuesit e vet në


KULTURË nji numër të pacaktuem. Shkodra dërgoi At Gjergj Fishtën dhe Luigj Gurakuqin nga ana e shoqnis “Bashkimi” dhe Dom Ndrѐ Mjedjen bashkë me Mati Logorecin nga ana e shoqnís “Agimi”. Si shihet, zgjedhja u bâ mâ së miri: të katêrt shkrimtarë në zâ, kompetentë dhe atdhetarë në shêj. Kongresi u zhvillue në nândorin e vjetit 1908. Si kryetár u zgjodh Midhat Frashëri, por, për me e shpejtue punën, e, tue qênë se shumica e përfaqsuesvet nuk e kishin kompe-

Nuk mund të vijohej mâ në ketë rrugë mos-bashkimi. Ishte turp e mëkat qi nji grusht Shqiptarë të mos bâheshin bashkë, sidomos n’atë kohë kúr atdhetarët çojshin zânin për lirí e vetësundim

tencën e duhun, si b.f. vëllazënt Luz e Rrok Berisha, argjendarë nga Kosova, Hafiz Ibrahim Dalliu, hoxhë nga Tirana, u formue “Komisjoni i Alfabetit, nën kryesin e At Fishtës, ku u êmnuen si misa, në mes tjervet, të katër

Shkodranët. Mbas shumë bisedimesh gjatë të cilavet ngjanë mjaft kundërshtíme, kaq sá qe tue u shpërndá Kongresi pa asnji përfundim, u vendos të pranoheshin dỳ alfabete: ai i “Stambollit” dhe ai i “Bashkimit” me disá ndryshime. U la i lirë përdorimi i të dyjavet për të pá se cili do të gjênte pëlqim në popull. Nuk ngjati shum e mbrenda njij vjeti u la krejt mbas dore ai i “Stambollit” e zûni ai qi âsht sot në përdorim. Bisedimet në kongres qenë shum të nxehta, kaq sá qe friga e njij deshtimi të plotë. Kundërshtimet u shkaktuen nga vetë Mid-hati, i cili kishte ngulë kâmbë të pranohej germa “Q” si âsht sot, ndonse nuk mund të paraqitte asnji arsyetim shkencuer. U bânë proponime të ndryshme, ndër të cilat qe proponimi i Luigj Gurakuqit, i cili ishte i mendimit, qi për ket tingull të pranohej grupi “kj”, si e kishin Shqiptarët e Italis; dhe mbassi kishin qênë pranue grupet “gj” dhe “nj” për analogji kërkonte edhe grupin “kj”. Nuk qe e mundun me i u mbushë mendja Mid-hatit. E donte me doemos gërmën “q”, pse kështu e kishte edhe alfabeti i Stambollit, me të cilin ishin botue veprat e Naimit. Për mos prishë punë, u pranue proponimi i Mid-hatit, e kështu sot kemi n’alfabetin t’onë nji germë, e cila na jep nji tingull të ndryshëm nga ai qi i kanë caktue gjuhët e tjera, qi përdorin alfabetin latin. Mirë ká thânë i moçmi: “Shqiptari për nji plesht e djeg jorganin”...

E ENJTE, 18 NËNTOR 2021

Javore KOHA

25


KULTURË

Tahsin Jonuzi e libri “T e rrugëvet të Shqipnis ( I pari studiues shqiptar në fushën e topografisë në antikitet, Dr. në filozofi Tahsin Jonuzi, një vlerë kombëtare e mohuar…)

Për Koha Javore:

Vilhelme Vrana Haxhiraj Përurimin e këtij disertacioni shkencor, punuar dhe paraqitur pranë katedrës akademike të Universetit “Leopoldina Franciske”, në Insbruk të Austrisë, 85 vite më parë nga filozofi vlonjat Tahsin Musa Jonuzi, do ta quaja një homazh jo vetëm mirënjohjeje dhe vlerësimi për autorin, por kujtesë nderimi për gjithë ata shqiptarë që përfunduan në kampet nazizte të shfarosjes, Mathauzen apo Aushvic. Sot libri “Topografia dhe rrjeti rrugor i Shqipnis në kohët e vjetra” shërben si rilindje e një familjeje fisnike, e cila rrugën e vështirë të biznesit me Venecinë e ka filluar me tregtarin e mirënjohur Musa Jonuzi, tejet i njohur pasi lexohej nga qytetarët sa herë shijonin kafenë, si në gëzime dhe në hidhërime. Gojarti popull thotë: “Bëmë o baba, të të ngjaj!”,ose“Fisniku, nëse nuk bën djalën, do të thotë fjalën!” Gjenealogjikisht në këtë rast është e vërtetë. I biri Musait, Tahsini, jo vetëm la dy trashëgimtarë djem, Mentorin dhe Nestorin, por ka lënë edhe fjalën, ku ka shprehur mendimin e tij filozofik. Në gjurmët e babait ecën edhe djemtë, veçanërisht Nestori, një piktor tejet i talentuar, i cili në 50 vitet e fundit, është përfaqësuesi më i denjë i fisnikërisë në artet figurative, sot “Piktor i Popullit” E nderuar familja Jonuzi, miq e të ftuar, pse vallë është mohuar dhe anashkaluar ky shqiptar i vlerave intelektuale, ky studiues që çeli rrugën e topografisë shqiptare?!

26

Javore KOHA

E ENJTE, 18 NËNTOR 2021

Bota nuk i ka heronjtë, por i krijon, kurse ne i kemi dhe i varrosim duke i mbuluar me pluhurin e harresës. Si shembull mohimi po sjell në këtë podium vlerash Dr. e shkencave filozofike, Tahsin Jonuzin, një intelektual i shquar, lauruar në Insburk të Austrisë, ku ka mbrojtur doktoraturën në filozofi, i harruar me paramendim nga tre regjime (Zogu, diktatura komuniste dhe nga qeveritë e 30 viteve tranzicioni të tejzgjatur). Akademikët tanë të diplomuar në Austri, nuk kishin dëgjuar për këtë shqiptar mendjendritur, pasi ishte i pari shqiptar që hulumtoi për truallin arbëror? I vetmi që ka ngjallur interes për botimin e një pjese të dorëshkrimit shkencor ka qenë Prof. Çabej, por diktatura e ndaloi botimin e tij, se Tahsini ishte “armik” i klasës në fuqi. Po kështu edhe i biri, Nestorin, mjaft i talentuar, pas diplomimit, e emëruan si bojaxhi në NTAN. Shpikja e madhe e komunizmit, lufta e klasave, më e egra që ka njohur bota, i trajtuan si tradhëtarë dhe antikombëtarë gjithë fisnikët e arsimuar në universitetet perëndimore. Ishte diktatura komuniste që e varfëroi kombin duke zhdukur palcën dhe trurin e kombit (fisnikërinë me inteligjencën me kulturë perëndimore). Tahsini me 1.265 shqiptarë, u intrenuan në kampet e përqëndrimit në Gjermani. Pas mbytjes me gaz në krematoriume, 800 nga këta shqiptarë pa një varr, partia-shtet solli vetëm kutitë me baltë gjermane dhe i quajti dëshmorë të atdheut. Kurse 465 fisnikë shqiptarë, të ar-

simuar në perëndim, në një moshë me Tahsin Jonuzin, si Skënder Vrana, Bejkosala, Musa Qemali me të birin etj, u quajtën viktima të luftës. Edhe pushtuesit, në kohë paqeje, erdhën dhe i morën eshtrat e ushtarëve të rënë dhe i rivarrosën me nderimet e duhura, kurse pushteti komunist u


KULTURË

Topografia dhe rrjeta s në kohët e vjetra”

mohoi të drejtën e një varri në tokën mëmë, si pa atdhe. Le të ndalemi te risitë e autorit. Libri i Tahsin Jonuzit flet për shpërndarjen e rrjetit rrugor, qendrave të banuara, rrjetit ujor tejet të pasur të këtij kombi të lashtë. Tahsini ishte 25 vjeç kur mbrojti doktoraturën, solli një risi në

fushën e hartografi-topografisë. Ai njihet si studiuesi i parë shkencor që u mor me topografi. Ndoshta i ndikuar nga kultura gjermane dhe vendimet e Kongresit të Berlinit, që Shqipëria të ngelej vetëm bregdeti perëndimor, autori është përqëndruar në hartën londineze. Pse kjo temë u trajtua si temë filozofike dhe u aprovua nga katedra e filozofisë? 1-Rrugët ose rrjetin urbanistik të vendit tonë në antikitet që paraqet autori, janë rrugët e jetës që lidhin epokat e mëdha historike që fillojnë me epokën e hershme të gurit (paleolitin), vazhdojnë me neolitin, me mesjetën deri në kohën e re. 2- Pozicionimi, shpërndarja, emërtimet e vendbanimeve të lashta, që sot kanë vlerën e fakteve toponimike vlejnë si dëshmi e vazhdimësisë së jetës. 3-Sipas pozitës gjeografike të maleve, kodrave, fushave, lumenjve, liqeneve apo kënetave, epokave të njohjes për herë të parë nga albanologët, si (arkeologë, mbishkrime, paleontologë), autori ka bërë jo vetëm lidhjen mes epokave, por dhe krahinave gjeografike si dhe fiseve pellazgo-iliro-arbërore. 4- Ka hulumtuar mjaft autorë të huaj që nga antikiteti deri në ditët që ai jetoi. Përmes perifrazimeve të studiuesve si, Pauzania, Ptolemeu, Skylaksi, Polibi, Çezari, Hahni, Karl Patç, Straboni, Ciceroni, Plini Plaku, Apiani, Jireçek, Thallozi, Stefan Bizantini, Ana Komnena, Livius, Ipen, Prashniker, Leik etj, sjellë për lexuesin një

pamje panoramike të Shqipërisë antike. 5-Ka shumë për të folur rreth librit, por vlera kryesore e tij qëndron se është i pari studiues topografik në vendin tonë që paraqitet me një punim shkencor serioz. Dy fjalë për bashkëpunëtorët; librit do t’i rritej më shumë vlera: *Nëse bashkë me përkthimin do të ishte dorëshkrimi origjinal në gjermanisht. *Fjalët e autorit në fletëpalosjen e ballinës së parë kanë më shumë vlerë, ndaj duhet të vendoseshin si hyrje në studim, pasi aty është cekur pozita gjeografike, periudhat historike, pushtimet e njëpasnjëshme. *Duhet të përfshiheshin trojet etnike dhe qytetet antike me vazhdimësi jete, si Kanina. Autori e zë në gojë Thronionin, por pa e sqaruar se cila qendër urbane ishte, kur Pauzania flet gjerësisht për Thronionin, emri i lashtë i Kaninës që merret nga historiografia si model i vazhdimësisë së jetës qysh nga mijëvjeçari II p.k. Në rrugën e vjetër nën Kaninë që nuk përmendet aty, sot është ndërtuar Bajpasi. *Autori sipas Karlo Bo, shpreson të zhvillohet një shkencë ambicioze dhe e ndërgjegjshme shqiptare, misioni i denjë e tërheqës i së cilës të jetë qartësimi i situatës së vendbanimeve, kur vendi hyri për herë të parë në rrjedhat e historisë. Pikërisht këto kritere kanë shumë vlerë në një studim ndaj duhet redaktori, si njohës i fushës së topografi-hartografisë. E ENJTE, 18 NËNTOR 2021

Javore KOHA

27


KULTURË

Vedat, letërsia më e vjetër sanksrite

Treguese e kuptimit të jetës

Vedat janë transmetuar gojarisht që nga mijëvjeçari i dytë p.e.s. me ndihmën e teknikave të përpunuara mnemonike. Mantras, pjesa më e vjetër e Vedave, recitohen në epokën moderne për fonologjinë e tyre dhe jo për semantikën, dhe konsiderohen si “ritme primare të krijimit”, para formave të cilave u referohen. Duke i recituar ato, kozmosi rigjenerohet, “duke gjallëruar dhe ushqyer format e krijimit në bazën e tyre”

Donika Lulgjuraj

Letërsia vedike përbën pikën kryesore të letërsisë sanskrite dhe është depo e disa koncepteve themelore të të drejtave të njeriut. Ky dorëshkrim përpiqet të dekodojë parimet e të drejtave të njeriut të fshehura në tekstet Vedike. Më tej, ai përpiqet të shikojë një lidhje midis letërsisë arkaike Vedike dhe të drejtave të njeriut dhe i qaset temës së të drejtave të njeriut nga këndvështrimi i teksteve Vedike. Si koncept i artikuluar, të drejtat e njeriut kanë origjinë të dallueshme perëndimore, megjithëse elementet që përbëjnë konceptin postulojnë forma të ndryshme kulturore, dhe gjenden në qytetërime të ndryshme nga të cilët njëri është qytetërimi Vedik. Të drejtat Vedike sigurisht nuk janë të ngjashme

28

Javore KOHA

E ENJTE, 18 NËNTOR 2021

me të drejtat moderne të njeriut, por atëherë nuk do të ishte e mundur të pritej shumë nga tekstet që janë afërsisht 3.500 deri në 4.000 vjet të vjetra. Shoqëria Vedike ishte kryesisht një shoqëri e predikuar nga detyrimet dhe shumica e të drejtave që rezonojnë në literaturën Vedike janë kryesisht abstrakte. Të drejtat e njeriut nuk diskutohen në mënyrë eksplicite dhe të drejtpërdrejtë në literaturën Vedike dhe nuk është shumë befasuese, pasi do të ishte ndoshta e tepërt të pritej nga literatura e parë e krijuar e historisë njerëzore. Megjithatë, nuk ka dyshim

se disa nga idealet e larta të të drejtave të njeriut rezonojnë në himnet e letërsisë Vedike dhe integrojnë një perspektivë joperëndimore në historiografinë e të drejtave të njeriut. Literatura Vedike i trajton detyrat si rrjedhojë të të drejtave pasi theksimi i njëanshëm i të drejtave do të provonte të pengonte kultivimin e frymës së dobisë së gëzueshme dhe kolektive midis shoqërisë Vedike. Vedat , veda- sanskritisht: lit. ‘dije’) janë një grup i madh tekstesh (fetare) me origjinë nga India e lashtë. Të kompozuara në sanskritishten, tekstet vedike përbëjnë shtresën më

Vedat na tregojnë tablonë metaforike rreth spiritualitetit të lashtë eksperimental të njerëzimit duke na zbuluar analogji shpirtërore në të tri botërat, botën kozmike, tokësore (natyrës) dhe njerëzore. Ato na ndihmojnë në shfrytëzimin e vëzhgimit, të menduarit dhe konkluzioneve tona rreth realitetit. Ato gjithashtu na ndihmojnë të kuptojmë konceptet e lashta për perënditë si koncepte që pasqyrojnë mençurinë praktike


KULTURË

të vjetër të letërsisë sanskrite dhe shkrimet më të vjetra të hinduizmit. Ka katër Veda: Rigveda, Yajurveda, Samaveda dhe Atharvaveda. Çdo Veda ka katër nënndarje - Samhitas (mantra dhe bekime), Aranyakas (tekst mbi ritualet, ceremonitë, sakrificat dhe flijimet simbolike), Brahmanas (komentime mbi ritualet, ceremonitë dhe sakrificat) dhe Upanishads (tekste që diskutojnë meditimin, filozofia dhe njohuritë shpirtërore). Disa studiues shtojnë një kategori të pestë – Upasanas (adhurim). Tekstet e Upanishads diskutojnë ide të ngjashme me traditat sramana heterodokse. Vedat janë transmetuar gojarisht që nga mijëvjeçari i dytë p.e.s. me ndihmën e teknikave të përpunuara mnemonike. Mantras, pjesa më e

vjetër e Vedave, recitohen në epokën moderne për fonologjinë e tyre dhe jo për semantikën dhe konsiderohen si “ritme primare të krijimit”, para formave të cilave u referohen. Duke i recituar ato, kozmosi rigjenerohet, “duke gjallëruar dhe ushqyer format e krijimit në bazën e tyre”. Fjala sanskrite véda “dije, mençuri” rrjedh nga rrënja vid- “të dish”. Kjo është rindërtuar si rrjedhojë nga rrënja proto-indo-evropiane *ueid-, që do të thotë “shih” ose “di”. Vedat quhen Marai ose Vaymoli në pjesë të Indisë Jugore. Marai fjalë për fjalë do të thotë “i fshehur, një sekret, mister. Hindusët i konsiderojnë Vedat si apauruseya, që do të thotë “jo nga njeriu, por nga qenia mbinjerëzor” dhe “i papërcaktuar, pa autor.”Vedat, për teologët ortodoksë indianë, kon-

siderohen zbulime të para të lashta, pas meditimit intensiv dhe tekstet që janë ruajtur më me kujdes që nga kohërat e lashta. Pjesa më e vjetër e Rig Veda Samhita u kompozua gojarisht në Indinë Beriperëndimore (Penxhab) midis shek. 1500 dhe 1200 p.e.s., ndërsa libri 10 i Rig Veda dhe Samhitas të tjerë u përpiluan midis 1.200 dhe 900 p.e.s. më në lindje, midis Yamuna dhe Ganges, zemra e Aryavartës dhe Mbretërisë Kuru (rreth 1200 rreth 900 pes).Tekstet “circum-Vedike”, si dhe redaktimi i Samhitas, datojnë në shek. 1000–500 p.e.s. Vedat na tregojnë tablonë metaforike rreth spiritualitetit të lashtë eksperimental të njerëzimit duke na zbuluar analogji shpirtërore në të tri botërat, botën kozmike, tokësore (natyrës) dhe njerëzore. Ato na ndihmojnë në shfrytëzimin e vëzhgimit, të menduarit dhe konkluzioneve tona rreth realitetit. Ato gjithashtu na ndihmojnë të kuptojmë konceptet e lashta për perënditë si koncepte që pasqyrojnë mençurinë praktike. Ato na ndihmojnë të kuptojmë jetën. E ENJTE, 18 NËNTOR 2021

Javore KOHA

29


KULTURË

U përurua libri “Husajt e Malësisë së Rozhajës” i autorit Haxhi Lajçi

Ndriçim i së kaluarë traditave të husjanë

Pejë – Në prani të një numri të konsiderueshëm të familjarëve, miqve dhe shokëve të autorit, të shtunën në sallën e Kuvendit të Komunës së Pejës u bë përurimi i librit “Husajt e Malësisë së Rozhajës” të Haxhi Lajçit. Qëllimi i këtij libri, siç tregon autori në parathënien e tij, është që të ndriçojë sadopak historinë dhe traditën e bashkëkombasve të tij duke dhënë një kontribut për brezat që vijnë për jetën, zakonet dhe traditën e husjanëve. Autori thotë se qysh si i ri kur ka mësuar për prejardhjen e tij nga

30

Javore KOHA

E ENJTE, 18 NËNTOR 2021

Rugova, ka shfaqur interesim për të ditur mbi shkaqet e braktisjes së vendit të të parëve, qoftë përkohësisht apo përgjithmonë. Sipas tij, ata që kanë migruar nga Husajt në vende të ndryshme të botës ruajnë me vete kujtimet e gjalla, të cilat i brejnë si plagë e pashërueshme. “Husajt, sot kudo që janë mbajnë me krenari, fillimisht mbiemrin Lajç me të cilin krijojnë lidhjen e kujtesës, si dhe një pjesë e madhe që jetojnë në Kosovë, kanë pasur dëshirë që ta trashëgojnë emrin e të parit që erdhi nga Rugova, Husin

(Husaj). Në këtë mënyrë, me emrin e fshatit krijojnë lidhjen e kujtesës, që ua mban të gjalla edhe përkushtimet”, thekson Lajçi. Në vështrimin e tij për librin, recensenti Prof. ass. Dr. Valdet Hysenaj ka thënë ndër të tjera se libri është një monografi përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, sistematike, deiktik i rrugës së zhvillimit të plotë të Husajve dhe husjanëve. “Autori fokusohet në veçoritë e krijimit, përfaqësimit dhe bindjeve të njohurive abstrakte shkencore dhe historike, në rindërtimin e historisë husjane. Kjo njohje kuptohet


KULTURË

ës dhe ëve

në dy mënyra: si një konstruksion kulturor, një pjesë e njohurive kulturore që kufizohet në përvojën ekzistenciale dhe diskursive të lexuesit, si dhe të dhënat shkencore”, ka pohuar ai. Hysenaj ka thënë se në përgjithësi, “teksti i monografisë paraqitet në një stil shkencor duke përdorur kriteret e duhura të punës kërkimore, përfshirë stilin dhe burimin e citimit, si dhe referencat e literaturës së përdorur, është një vlerësim i ngjarjeve të kaluara, me një prekje të forte subjektive, e cila mund të klasifikohej si një kujtim, dhe e

“Libri është një monografi përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, sistematike, deiktik i rrugës së zhvillimit të plotë të Husajve dhe husjanëve”, ka thënë recensenti Prof. ass. Dr. Valdet Hysenaj

ndërsjellë, monografi profesionale ose shkencore, që nga historiku 6000 vjeçar kelmendas”. Folësit e shumtë kanë përshëndetur dhe përgëzuar autorin për librin. Të gjithë ata kanë vënë në dukje se kemi të bëjmë me një libër të shkruar me dashuri dhe përkushtim nga autori. I pranishëm në këtë përurim, pjesëmarrësit i ka përshëndetur kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika. Libri “Husajt e Malësisë së Rozhajës” i kushtohet vëllazërisë Lajçi

të rrethinës së Rozhajës, si një biografi tërësore e vështrimit të etnologjisë sociale, trungut të kësaj vëllazërie, psikologjisë sociale, migrimeve, punës, ekzistencës së këtyre banorëve dhe ofron shumë të dhëna të tjera me vlerë. Libri është botuar me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. Haxhi Lajçi punon mësimdhënës në Shkollën Fillore në Dacaj të Rozhajës. Përpos këtij libri, është autor edhe i monografisë “Shkolla në Dacaj dhe në Buxhov (Malësia e i. k. Rozhajës) 1943-2013”. E ENJTE, 18 NËNTOR 2021

Javore KOHA

31


KULTURË

Në Prishtinë u përurua Vëllimi me kumtesa “Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri”

Vepër me vlera të larta kulturore dhe shkencore Në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në prezencën e një numri të madh të adhuruesve të fjalës së shkruar letrare, në ambient dhe atmosferë vërtetë solemne, u përurua Vëllimi me kumtesa “Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri”, i cili përmban kumtesat nga Simpoziumi i mbajtur më 8 shtator 2018, në ambientet e Institutit Albanologjik të Prishtinës, i organizuar nga Shoqata “Kosova për Sanxhakun”, në Prishtinë, në bashkëpunim me Institutin në fjalë. Përurimin e moderoi profesori, publicisti dhe veprimtari nga Vuthajt e Komunës së Gucisë, Binak Ulaj, ndërsa veprën e prezantuan epikologu Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri dhe kryetari i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, Mr. Ismet Azizi. Në këtë akademi solemne folën edhe Mehmet Bardhi nga Ulqini, veprimtari Ali Daci nga Rozhaja, veprimtarët kosovarë, Mehmet Halimi e Hidajet Hyseni, dhe disa folës të tjerë të pranishëm. Redaksia e vëllimit në fjalë për shtyp dhe recenzentët e tij, janë emra të njohur nga fusha e epikologjisë, si profesorët: Zymer Ujkan Neziri nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, Nikolla Skalldaferi nga Universiteti i Milanos, Itali, dhe Rigels Halili nga Universiteti i Varshavës, Poloni, pastaj gjuhëtari i njohur, Dr. Rexhep Doci, dhe historiani Dr. Lush Culaj. Vëllimin në fjalë për shtyp e ka përgatitur Prof. Dr. Zymer U. Neziri, i cili është edhe kryeredaktor i tij, sipas standardeve të njohura për publikimin e veprave të këtilla. Vëllimi fillon me hyrjen, të hartuar nga ky studiues i njohur i folkloristikës në tri gjuhë: shqip, boshnjakisht dhe anglisht, që është një paraqitje shumë e thelluar për të gjitha punimet studimore për lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri. Të nëntë kumtesat e përfshira në vëllim janë të radhitura në gjashtë fusha shtjelluese: I. Histori (një kumtesë) – Kumtesa e kryetarit

32

Javore KOHA

E ENJTE, 18 NËNTOR 2021

të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, Mr. Ismet Azizit, me titull “Sanxhku i Pazarit të Ri në fokusin e historisë”, me të cilën është hapur simpoziumi; II. Gjuhësi (një kumtesë) – Kumtesa e Prof. Dr. Rexhep Doçit, nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, me titull “Onomastika shqiptare – boshnjake e Sanxhakut të Pazarit të Ri, sipas këngëve të Koleksionit të Millmen Perit në Universitetin e Harvardit”; III. Hulumtime kërkimore – shkencore në Sanxhakun e Pazarit të Ri (dy kumtesa) – Kumtesa e Prof. Dr. Rigels Halilit, epikolog nga Universiteti i Varshavës, me titull “Epika heroike legjendare në Sanxhakun e Pazarit të Ri – një krahasim midis kërkimeve të Parry-it e Lordit dhe gjendjes së sotme”, dhe Kumtesa e publicistit nga Novi Pazari (Pazari i Ri) Dr. Harun Crnovrshaninit, me titull “Lahutarët e njohur të Sanxhakut, me vështrim të posaçëm për lahutarin Xhemajl Arnautoviqin (1925-2017)”; IV. Hulumtime kërkimore – shkencore në Universitetin e Harvardit (dy kumtesa) – Kumtesa e Prof. Dr. Nikolla Skalldaferit (Nicola Scaldaferi) nga Universiteti i Milanos, Itali, me titull “Muji dhe Gavran Kapetani, nga Salih Ugllanini (Salih Uglla), vërejtje për përfomancën muzikore” dhe Kumtesa e profesorit të folkloristikës dhe studiuesit të Institutit Albanologjik të Prishtinës, Prof. Dr. Zymer U. Neziri, me titull “Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri, në koleksionin e Millmen Perit”; V. Pasqyrime të hulumtimeve kërkimore – shkencore në Universitetin e Harvardit (një kumtesë) – Kumtesa e studiuesit dhe e kandidatit doktor i shkencave të filologjisë, Mr. Fitim Veliut, me titull “Kryelahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri, Salih Uglla dhe Avdullah Ferizi, në studimet e deritashme të profesor Zymer U. Nezirit, në fondet arkivore në Universitetin e Harvardit”, dhe VI. Të tjera (dy kumtesa) – Kumtesa e profesorit dhe studiuesit të njohur të folk-

loristikës në Institutin Albanologjik të Prishtinës, Prof. Dr. Adem Zejnullahut, me titull “Tragjikja e vëllezërve Kastrati dhe vëllezërve Moriqi, në dy balada historike” dhe Kumtesa e mbledhësit të dalluar të folklorit shqiptar dhe botuesit të tij, sidomos Epikës heroike legjendare, studiuesit të njohur të disa fushave të albanologjisë, Prof. Asoc. Dr. Shefqet Hoxha, me titull “Jemin Zeneli (Ukëprelaj), bartës i njohur i Eposit të kreshnikëve të Hasit”. Të gjitha kumtesat e sipërpërmendura, kanë shkurtore (abstrakte), fjalë çelësa, fusnota të plota, me të gjitha të dhënat e nevojshme, përfundime, rezyme, po ashtu në tri gjuhë, si dhe bibliografi të pasur dhe të shtruar sipas standardeve përkatëse. Vëllimi në fjalë ka pasthënien e shkruar nga kryetari i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, Mr. Ismet Azizi, pason me një fotoalbum me 31 fotografi dhe fotoportrete në teknikën kolor, nga Simpoziumi dhe mbyllet me treguesin e emrave të njerëzve dhe vendeve sipas alfabetit shqip. Vëllimi ka dy recenzentë, Prof. Dr. Rigels Halili, epikolog, Universiteti i Varshavës, Poloni dhe Prof. As. Dr. Albin Sadiku, etnomuzikolog, Instituti Albanologjik i Prishtinës, sekretarin Mr. Sc. Fitim Veliun, hartuesin e ballinës, Dr. Sc. Zeni Ballazhi. Vëllimi është shtypur në shtypshkronjën “Lena Grafit” në Prishtinë në vitin 2020, i përbërë prej 346 faqesh, i financuar nga Shoqata kulturore shqiptare – gjermane “Salih Çekaj” Pfaffenhofen A. D. ILM, Gjermani. Vëllimi me kumtesa “Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri”, është vepër me vlera të larta kulturore shkencore, e në veçanti është një kontribut i rëndësishëm me shumë vlerë për lahutarët e Sanxhakut, për epikologjinë dhe për albanologjinë në tërësi. Sh. Hasangjekaj


MOZAIK

Qeveria e Malit të Zi miratoi masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit

Në tubime masive vetëm me certifikatë digjitale nacionale të kovidit Podgoricë – Qeveria e Malit të Zi ka miratuar një sërë masash të reja në luftën kundër përhapjes së koronavirusit, të cilat hynë në fuqi nga e hëna më 15 nëntor në të gjitha komunat e Malit të Zi, e që do të zgjasin deri më 30 të po këtij muaji. Siç kumtohet, përveç tjerash, me masa të reja parashikohet që tubimet masive/sociale mund të mbahen duke poseduar çertifikatë digjitale nacionale mbi kovidin, ose njërën nga këto dëshmi: se personi është vaksinuar plotësisht me dozat e parashikuara të vaksinës kundër llojit të ri të koronavirusit të lëshuar nga institucioni i autorizuar shëndetësor; të ketë test negativ PCR të Sars Cov-2, jo më i vjetër se 72 orë; të ketë dëshmi se personi e ka kaluar Kovid 19- (të kenë kaluar jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi PCR, ose nga testi i shpejtë antigjen) ; të ketë test të shpejtë antigjen, jo më të vjetër se

48 orë. Me masa të reja, ndalohen tubimet në ambiente të mbyllura dhe të hapura: pritja dhe festimi i Vitit të Ri 2022 në ambient të hapur; organizimi i ngjarjeve publike, të natyrës politike apo manifestime të tjera në ambiente të hapura publike, përveç në prani të më shumë se 50 personave, duke respektuar masat në fuqi; ndalohen dasmat, datëlindjet dhe festimet e tjera private në ambiente të hapura dhe të mbyllura publike; ndalohet organizimi i mbrëmjeve dhe festivaleve muzikore në ambiente të mbyllura dhe të hapura publike në të cilat nuk mund të ushtrohet ose është e vështirë të ushtrohet kontroll mbi posedimin e dëshmive të përfshira në çertifikatën digjitale nacionale. Gjithashtu, me masa të reja, ndalohet tubimi i banorëve në ambiente të mbyllura publike (në ngjarje publike, tubime politike dhe në manifestime të tjera), përveç në aktivitete profe-

sionale, shkencore dhe veprimtari zyrtare, krahas respektimit të rekomandimeve të Institutit për Shëndet Publik. Vizitat nëpër institucione kulturore (në teatër, kinema, muze, galeri dhe të ngjashme), mundësohet vetëm me anë të njërës nga katër dëshmitë e sipërpërmendura të miratuara me masa të reja. Ndërkaq, ndalohen vizitat personave të cilët ndodhen në trajtim klinik nëpër institucione shëndetësore. Ndalohet prania dhe qëndrimi së bashku i mbi 50 personave të moshës mbi 18 vjeç në ambiente të hapura publike (në trotuare, sheshe, rrugica, shetitore, plazhe dhe të ngjashme), në përputhje me masat e përcaktuara, masë e cila nuk vlen për personat të cilët kryejnë detyrat e rregullta të punës. Bashkësitë fetare janë të obliguara që aktivitetet e tyre t’i harmonizojnë me situatën aktuale epidemiologjike. Ritet fetare në prani të besimtarëve në objektet fetare, të kryhen duke siguruar të paktën 10 metër katror hapsirë për person. Ndërkaq, në rastet mortore ndalohet pranimi i ngushëllimeve, me prani të më së shumti 10 personave, me përdorim të detyrueshëm të maskës mbrojtëse. Ndër të tjera, shoqëritë ekonomike dhe sipërmarrësit të cilët ushtrojnë veprimtari hoteliere (bare, restorante, kafeteri, restorante hotelierike, etj) obligohen që punën e tyre ta organizojnë nga ora 7 e mëngjesit deri në mesnatë, duke respektuar masat e reja epidemiologjike në fuqi. t. u. E ENJTE, 18 NËNTOR 2021

Javore KOHA

33


MARKETING

34

Javore KOHA

E ENJTE, 18 NËNTOR 2021


SPORT

Në Kampionatin Mbarëkombëtar të Bodybuildingut dhe Fitnessit në Tiranë

Marin Meksi, kampion absolut mbarëkombëtar Meksi ka siguruar ftesën për të përfaqësuar shqiptarinë në Kampionatin Botëror të Bodybuildingut dhe Fitnessit “Diamond Cup”, që do të mbahet në Portugali, më 20-21 nëntor 2021 Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, më 6 nëntor 2021 u zhvillua Kampionati Mbarëkombëtar i Bodybuildingut dhe Fitnessit, ku morën pjesë sportistë nga mbarë trevat shqiptare dhe diaspora. Të ndarë në kategorinë e femrave dhe meshkujve dhe në disiplinat përkatëse, sportistët fitues luftuan për çmimin e madh absolut, të cilin e fitoi sportisti nga Tirana, Marin Meksi, i cili siguroi ftesën për të përfaqësuar shqiptarinë në Kampionatin Botëror të Bodybuildingut dhe Fitnessit “Diamond Cup”, që do të mbahet këtë fundjavë në Portugali. Pasi fitoi disa tituj në kategori të ndryshme si kampion i shumëfishtë, Meksi u shpall dhe Kampion Absolut Mbarëkombëtar në Bodybuilding

dhe Fitness. Kampionati i Bodybuildingut dhe Fitnessit është një traditë e filluar që në vitin 1993-1994, në studion e Dr. Flamur Topit, më pas në vitin 1997 pati një shkëputje për arsye të emigrimit të sportistëve dhe që pas dy vjetësh e deri më sot nuk ka pasur më shkëputje. Kjo veprimtari organizohet nga Federata Shqiptare e Bodybuildingut dhe Fitnessit me në krye sekretarin e përgjithshëm Rando Kukeli. Në të marrin pjesë sportistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora, në kategoritë femra (bikini, fitness) si dhe meshkuj në men’s physics, bodybuilding classic dhe bodybuilding modern. Më pas të gjithë kampi-

onët e kategorive përballen me njëritjetrin për të shpallur më të mirin e mbrëmjes apo kampionin absolut. Marin Meksi është diplomat karriere në profesion, me disa misione të suksesshme në ambasadat e Shqipërisë në botë, si në Budapest, Zvicër etj. Ai është po ashtu pedagog, sportist i bodybuildingut me shumë trofe kombëtare dhe ndërkombëtare jo vetëm në sportin e bodybuildingut, por dhe në sportin e qitjes me armë, mundje krahu, strongest man, powerlifting, boks, MMA etj. Kujtojmë se Marin Meksi është i biri i shkrimtares dhe përkthyeses së njohur shqiptare, Mira Meksi. (Kohapress)

E ENJTE, 18 NËNTOR 2021

Javore KOHA

35


“Koha Javore” në versionin online,

mund ta lexoni

në linkun:

www.kohajavore.me

kohajavore.me


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.