Koha 985

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 4 nëntor 2021 Viti XX Numër 985 Çmimi 0,50

Gjuha amtare, thesar i çmuar i një kombi ISSN 1800-5696

Moska planifikon luftën e ardhshme ballkanike

Eksodi i heshtur shqiptar


PËRMBAJTJE

5

12 Nimanbegu në krye të partisë

Ulqini, viktimë e politikës shtetërore të Malit të Zi

14

16 Në skenë një mrekulli, në sallë...

Eksodi i heshtur shqiptar

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2

Javore KOHA

E ENJTE, 4 NËNTOR 2021


PËRMBAJTJE

20

26 Drejt një strategjie të albanologjisë

Kuja qiellit i jep lajm

30

32 Plehu, resurs ekonomik

Mbrojtësi i shëndetit tonë KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.me

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 4 NËNTOR 2021

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe kryetari i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, mbi mundësinë e krijimit të qeverisë së re

Mirë të gjejmë një zgjidhje për të mos humbur kohë Zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe kryetari i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, ka folur për mundësinë e krijimit të një qeverie të re, duke deklaruar se qëndrimet e kësaj force politike janë të thjeshta. Ai ka thënë se Fronti Demokratik (DF) i ka akuzuar gjatë gjithë kohës se nuk janë pro riorganizimit të Qeverisë dhe “tani kanë ardhur në atë që kemi thënë”.

4

Javore KOHA

E ENJTE, 4 NËNTOR 2021

Abazoviq ka thënë se do të ishte mirë që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje, sepse duhet të miratohen ligje shumë të rëndësishme. “Unë e respektoj qëndrimin e DFsë, sepse ne jemi këtu nëse duhet të ulemi për të rënë dakord. Dhe ata erdhën në atë që thamë. Qëndrimi ynë ishte i qartë më parë. Do të ishte mirë të gjejmë një zgjidhje për të mos humbur kohë. Unë e mbështes. Për ta zgjedhur një

qeveri të re, dikush duhet ta rrëzojë atë ekzistuese. Nuk e di nëse kolegët e mi janë të gatshëm të shkojnë për të”, tha ai. Duke komentuar seancën e Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, zëvendëskryeministri i Malit të Zi ka thënë se nuk ka shumë risi për çështjen e Cetinës. “Ne presim që prokuroria ta bëjë punën e saj”, ka thënë ai. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

U mbajt Kuvendi IV zgjedhor i Forcës së Re Demokratike

Nimanbegu në krye të partisë Ulqin – Nënkryetari i deritashëm dhe deputeti i Forcës së Re Demokratike (Listës Shqiptare), Genci Nimanbegu, është zgjedhur kryetar i kësaj partie në Kuvendin IV zgjedhor, që është mbajtur të shtunën në Hotelin “Mediteran” në Ulqin. Ai ishte kandidati i vetëm për kryetar të Forcës së Re Demokratike. Në fjalën e tij pas zgjedhjes kryetar, Nimanbegu ka thënë se është standard i ri demokratik për subjektet shqiptare dhe dëshmon që ndryshimi i pozitave vjen natyrshëm, rrjedhshëm dhe si maturi politike dhe njerëzore. “Shpresa është këtu fjala e ditës. Duhet t’ia kthejmë shpresën njerëzve që shoqëria jonë do të jetë jo vetëm e barabartë me të tjerat sa i takon të drejtave dhe shanseve këtu në Mal të Zi, por edhe më shumë se aq, shoqëri e dialogut, maturisë në marrjen e vendimeve dhe respektimit të principeve më të larta morale, njerëzore

dhe politike”, ka thënë ai. Kryetari i ri i Forcës së Re Demokratike ka thënë se “si parti kombëtare, kemi nevojë që të rikthejmë shpresën te shqiptarët se shqiptari është i pathyeshëm kudo që të jetë, se të jesh shqiptar është krenaria më e madhe, se të flasësh shqip është dashuria më e madhe dhe të rrisësh fëmijën si shqiptar është arritje e madhe. Prandaj, shqiptarët në Mal të Zi duhet të kuptojnë se problemet e tyre fitojnë zërin më të drejtë dhe më të mirë, përçuar vetëm me Forcën e Re Demokratike si parti kombëtare”. Ndërsa kryetari i deritashëm i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, në fjalën përshëndetëse ka thënë se “Forca është themeluar me qëllime të sinqerta, si kombëtare, ashtu edhe qytetare, duke tentuar të mbrojë dinjitetin e secilit individ drejt një jete më të mirë”. Në këtë kuvend Forca ka bërë

ripërtëritjen e organeve udhëheqëse me struktura të reja, duke vënë në funksion pozicione të reja të strukturave partiake të cilat, sipas kësaj force politike, do të ndikojnë pozitivisht në avancimin dhe përfaqësimin e partisë dhe të popullit të cilin e përfaqëson, duke aprovuar edhe Statutin dhe Programin e ri politik. Në Kuvend kanë marrë pjesë përfaqësues të korit diplomatik në Mal të Zi, përfaqësues të partive politike shqiptare dhe partive të tjera në Mal të Zi, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe deputeti i kësaj partie në Kuvendin e Republikës së Serbisë, Shaip Kamberi, kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Enver Ramadani, përfaqësues të organizatave joqeveritare etj. Forca e Re Demokratike është themeluar më 22 tetor 2005. Që nga themelimi i saj, këtë parti e ka drejtu(Kohapress) ar Nazif Cungu.

E ENJTE, 4 NËNTOR 2021

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Gjuha amtare, thesar i çmuar i një kombi

Të ruhet dhe të

Sigurisht se për të ruajtur dhe mbajtur gjallë gjuhën amtare, duhet që fillimisht të jemi të vetëdijshëm mbi identitetin tonë të cilit i përkasim. Nëse objektivi ynë primar është që të mbetemi të tillë, me një identitet të palëkundur e të patjetërsuar, sigurisht se nga ne kërkohet që të veprojmë pareshtur në këtë drejtim, që të mos humbasim busullën tonë të orientimit, por të dimë të vlerësojmë pasuritë dhe vlerat e atij identiteti të cilit i përkasim. Pra, ne duhet të dimë se kush jemi, nga kemi ardhur dhe ku duam të shkojmë

Toni Ujkaj

Gjuha është mjeti kryesor dhe më i domosdoshëm i të komunikuarit ndërmjet njëri-tjetrit. Gjuhën e folur dhe të shkruar fillojmë ta mësojmë qëkur shkojmë për herë të parë në bankat e shkollës. Gjuha është e shenjtë- e shtrenjtë. Gjuha duhet admiruar e adhuruar. Ajo duhet ruajtur e kultivuar për t’ia transmetuar ashtu të bukur dhe të pastër, edhe brezave pasardhës. Gjuha amtare është thesari më i çmuar i një kombi. Gjuha duhet të vlerësohet kurdoherë, në çdo moment e rrethanë, është një pasuri e pazëvendësueshme. Ne shqiptarët kemi një gjuhë amtare sa të bukur e të vjetër, dhe shumë të

“ 6

pasur, madje me një leksik aq të pasur sa edhe gjuhët e tjera mund ta kishin lakmi. Sigurisht se për të ruajtur dhe mbajtur gjallë gjuhën amtare, duhet që fillimisht të jemi koshient mbi identitetin tonë të cilit i përkasim. Nëse objektivi ynë primar është që të mbetemi të tillë, me një identitet të palëkundur e të pa tjetërsuar, sigurisht se nga ne kërkohet që të veprojmë pa reshtur në këtë drejtim, që të mos humbasim busullën tonë të orientimit, por të dimë të vlerësojmë pasuritë dhe vlerat e atij identiteti të cilit i përkasim. Pra, ne duhet të dimë se kush jemi, nga kemi ardhur dhe ku duam të shkojmë. E nëse do të veprojmë në këtë mënyrë, pa mëdyshje se do ta ruajmë e kultivojmë gjuhën në mënyrën më të mirë të mundshme. Dihet se gjuha amtare mund të ruhet përmes disa formave, si shkollimi në gjuhën amtare, informimi në gjuhën amtare, jetësimi i institucioneve të kulturës, artit, shkencës, përmes krijim-

Qe ne t’i bashkëngjitemi atyre që ndihmojnë në ruajtën dhe kultivimin e gjuhës amtare, më e pakta që do të mund të bënim është që së paku të komunikojmë në gjuhën amtare, sepse shpeshherë dëgjojmë kur gjuha tjetër flitet edhe atëherë kur nuk është fare e nevojshme, nga ata të cilët gjuhë amtare e kanë, shqipen. Gjithashtu, një kontribut në këtë drejtim do të ishte që ne të arsimohemi në gjuhën amtare dhe të lexojmë në gjuhën amtare

Javore KOHA

E ENJTE, 4 NËNTOR 2021

tarisë në fusha të ndryshme në gjuhën amtare, etj. Në këtë këndvështrim, për fatin tonë të mirë, ne kemi shumë krijues, shkrimtarë, gjuhëtarë, gazetarë, publicistë, organizata, por edhe personalitete të fushave të tjera jetësore të cilët veprojnë pareshtur me një punë të vyer kur bëhet fjalë çështja e ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës shqipe në këto treva. Por a mjafton vetëm veprimtaria e palodhshme dhe e çmuar e këtyre individëve dhe shoqatave për të arritur objektivin dhe misionin tonë të përbashkët, pa iniciativën e secilit nga ne si individ? Qe ne t’i bashkëngjitemi atyre që ndihmojnë në ruajtën dhe kultivimin e gjuhës amtare, më e pakta që do të mund të bënim është që së paku të komunikojmë në gjuhën amtare, sepse shpeshherë dëgjojmë kur gjuha tjetër flitet edhe atëherë kur nuk është fare e nevojshme, nga ata të cilët gjuhë amtare e kanë, shqipen. Gjithashtu, një kontribut në këtë drejtim do të ishte që ne të arsimohemi në gjuhën amtare dhe të lexojmë në gjuhën amtare. Për fat të keq, në përditshmëri jemi dëshmitarë të shumë rasteve të komunikimit nëpër rrjete sociale, por jo vetëm, kur shohim se njohja e gjuhës shqipe është e mangët, me një komunikim I cili më tepër e dëmton gjuhën, dhe kjo sigurisht se është për të ardhur keq, sepse në fund të fundit, e kemi obligim moral që të mos e dëmtojmë dhe bastardojmë gjuhën tone amtare. Dhe ajo që duket më shqetësuese

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ë kultivohet

është fakti kur këto mangësi në të folur dhe në të shkruar janë evidente edhe nga ata që janë avangardë në shoqërinë tonë, nga figura publike e politike që kanë peshë vendimmarrëse, pa përjashtuar as të tillë që kanë studiuar nëpër universitete shqiptare, (jo të gjithë). Pra, edhe nga kjo shtresë e shoqërisë nuk janë të rralla rastet kur nëpër paraqitjet e tyre publike shohim dhe dëgjojmë një mosnjohje të gjuhës

amtare, për të mos thënë një shtrembërim të saj. Mendoj se gjuha amtare është një tregues shumë i mirë i nivelit tonë të formimit. Njohja në thelb e saj sigurisht se do të ishte absurde që të kërkohej nga njerëzit e rëndomtë, por nga ata të cilët na përfaqësojnë nëpër funksione të ndryshme, njohjen e gjuhës duhet ta kenë si prioritet të veprimtarisë së tyre në shoqëri, sepse ata duhet të shërbe-

jnë si model për të gjithë. Në këtë këndvështrim, mendoj se për të ruajtur gjuhën tonë amtare në nivelin e merituar, duhet që të angazhohemi në mënyrë të përbashkët, gjithnjë e pa hezitim; individë, institucione, shoqata joqeveritare, media, shkolla, etj, që nëpërmjet aktiviteteve të nivelit të duhur në fusha të ndryshme të shoqërisë, të kontribuohet edhe më shumë në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës amtare.

Mendoj se gjuha amtare është një tregues shumë i mirë i nivelit tonë të formimit. Njohja në thelb e saj sigurisht se do të ishte absurde që të kërkohej nga njerëzit e rëndomtë, por nga ata të cilët na përfaqësojnë nëpër funksione të ndryshme, njohjen e gjuhës duhet ta kenë si prioritet të veprimtarisë së tyre në shoqëri, sepse ata duhet të shërbejnë si model për të gjithë. Në këtë këndvështrim, mendoj se për të ruajtur gjuhën tonë amtare në nivelin e merituar, duhet që të angazhohemi në mënyrë të përbashkët, gjithnjë e pa hezitim; individë, institucione, shoqata joqeveritare, media, shkolla, etj, që nëpërmjet aktiviteteve të nivelit të duhur në fusha të ndryshme të shoqërisë, të kontribuohet edhe më shumë në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës amtare

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 4 NËNTOR 2021

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Analizë

Moska planifikon e ardhshme ballka Janusz Bugajski Administrata Biden e ka përqendruar politikën e saj të jashtme në kundërshtimin e rritjes së Kinës. Një konsensus dypartiak është shfaqur në Uashington se Kina është kundërshtari më i rrezikshëm global i Amerikës. Dhe në mënyrë që të ndalojë përballjen me Pekinin, Shtëpia e Bardhë ka kërkuar marrëdhënie më “të qëndrueshme dhe të parashikueshme” me Rusinë. Në realitet, nxitja e paparashikueshmërisë dhe e paqëndrueshmërisë janë dy strategjitë thelbësore të Moskës për të minuar Perëndimin dhe nuk ka arsye për të hequr dorë prej tyre. Ndërsa Shtëpia e Bardhë është e preokupuar me fuqinë ushtarake në rritje të Kinës dhe kërcënimet e saj

8

Javore KOHA

E ENJTE, 4 NËNTOR 2021

kundër aleatëve të SHBA-së në Lindjen e Largët, Kremlini mund të përmbysë rajone të tjera. Duke përfituar nga shpërqendrimet e Shtëpisë së Bardhë, ai mund të ndihmojë në ndezjen e konflikteve të reja dhe Ballkani Perëndimor mbetet një objektiv kryesor i mundësive. Mosmarrëveshja e fundit në kufirin Kosovë-Serbi për njohjen e targave duket si një provë për konfrontime më serioze. Zyrtarët rusë po inkurajojnë qeverinë e presidentit Aleksandar Vuçiç që ta transformojë Serbinë në fuqinë dominuese në Ballkanin Perëndimor dhe në këtë mënyrë të rrisë ndikimin e Rusisë me Uashingtonin dhe Brukselin. Beogradi organizoi një bllokadë përgjatë kufirit me Kosovën në shtator, vendosi trupat e tij në gatishmëri dhe kërcënoi ndërhyrjen ushtarake.

Ambasadori rus Aleksander Botsan-Kharchenko shoqëroi ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, për të inspektuar njësitë e ushtrisë serbe. Ndërsa Prishtina dërgoi një detashment policor për të zbatuar kërkesat e targave, Beogradi vendosi automjete ushtarake përgjatë kufirit dhe fluturoi me avionë luftarakë MiG-29 mbi atë zonë për të provuar të frikësonte fqinjin e tij. Në një shfaqje tjetër fuqie dhe një demonstrim të angazhimeve ushtarake të Kremlinit ndaj Beogradit, forcat e mbrojtjes ajrore ruse dhe serbe kryen stërvitje të përbashkëta në mes të tetorit, ku përfshiheshin avionët luftarakë MiG-29. Moska ka vendosur gjithashtu një bateri të sistemeve kundërajrore me rreze të shkurtër Pantsir-S në Serbi dhe deklaroi se ishte gati të shesë sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore në Beograd. Duke qenë se fqinjët e Serbisë nuk posedojnë ndonjë forcë të konsiderueshme ajrore, manovrat synonin qartësisht si një sinjal për NATO-n se Rusia do të mbrojë aleatin e saj kyç ballkanik në rast të një lufte rajonale. Edhe terreni propagandistik po përgatitet për konflikt. Beogradi dhe Moska akuzojnë qeverinë e Kosovës se po kërcënon të drejtat dhe ekzistencën e pakicës serbe. Një tregim i ngjashëm mund të përdoret kundër qeverisë boshnjake për të justifikuar luftën. Kremlini ka përdorur vazhdimisht pretendime të tilla për popullsinë ruse në ndërmarrjet e tij agresive revizioniste në Ukrainë, Gjeorgji dhe shtetet baltike. Rusia tani po udhëzon “vëllain e saj më të vogël” Serbinë për metodologjinë e dominimit rajonal dhe ndarjes territoriale. Në një skenar, operativët e inteligjencës serbe mund të provokojnë konfrontime ndëretnike brenda

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

luftën anike Kosovës dhe të kapitalizojnë dhunën që pason si pretekst për ndërhyrje ushtarake. Kjo do ta vendoste forcën e vogël të NATO-s në Kosovë në pozitë të vështirë për t’u përballur me ushtrinë serbe. Duke mbështetur çdo inkursion serb dhe duke kërcënuar se do të ofrojë ndihmë të drejtpërdrejtë ushtarake nëse NATO angazhohet, Moska do të testonte vendosmërinë e Bidenit për të rrezikuar një luftë NATO-Rusi. Putini mund të llogarisë se Uashingtoni do të preferonte negociatat edhe nëse kjo nënkupton dorëzimin e komunave veriore të Kosovës nën kontrollin e Beogradit, veçanërisht pasi Kosova nuk është anëtare e NATO-s dhe nuk mund të mbështetet në angazhimet e saj të mbrojtjes kolektive. Bixhozi i Kosovës mund të jetë pjesë e një ofensive më të gjerë nga Beogradi me udhëzimet ruse për të zgjeruar pozicionin rajonal të Beogradit. Sipas ministrit të Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, të gjithë serbët kanë të drejtë të jenë të bashkuar në një shtet. Ashtu si rusët, serbët portretizohen si viktima të shumëvuajtura, të cilat fuqitë armiqësore po komplotojnë për t’i eliminuar. Beogradi pretendon të drejtën për të mbrojtur serbët në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Kroaci. Përveç destabilizimit të Kosovës, fokusi aktual i Beogradit është në thellimin e ndarjeve të Bosnjës dhe aftësimin e entitetit serb që të kërcënojë me shkëputje. Ajo gjithashtu bashkëpunon me nacionalistët serbë në qeverinë e koalicionit të Malit të Zi për të ndryshuar pavarësinë e Malit të Zi dhe politikat pro-perëndimore. Ndërsa Vuçiq kërkon lavdinë si një bashkues i “tokave serbe”, Putini e manipulon atë për t’i shërbyer qëllimeve gjeopolitike të Rusisë. Vuçiq

Bixhozi me Kosovën mund të jetë pjesë e një ofensive më të gjerë nga Beogradi me udhëzimet ruse për të zgjeruar pozicionin rajonal të Beogradit. Sipas ministrit të Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, të gjithë serbët kanë të drejtë të jenë të bashkuar në një shtet. Ashtu si rusët, serbët portretizohen si viktima të shumëvuajtura, të cilat fuqitë armiqësore po komplotojnë për t’i eliminuar. Beogradi pretendon të drejtën për të mbrojtur serbët në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Kroaci është borxhli i përhershëm ndaj Moskës për bllokimin e hyrjes së Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe varësia ekonomike e Serbisë nga Rusia po zgjerohet, veçanërisht në fushën e energjisë, ku së fundmi ajo iu bashkua lidhjes së re të gazit natyror rus përmes Bullgarisë dhe Turqisë.

zultojë në zëvendësimin e Vuçiqit dhe qeverisë së tij. Mbështetja e Kremlinit për grupe të ndryshme nacionaliste në Serbi, ndikimi i tij i gjerë në hapësirën e informacionit të Serbisë, lidhjet e saj intime me Kishën Ortodokse Serbe dhe depërtimi i spiunazhit të tij në institucionet kryesore në Serbi kanë për qëllim të mbajnë Vuçiqin në

Përveç destabilizimit të Kosovës, fokusi aktual i Beogradit është në thellimin e ndarjeve të Bosnjës dhe aftësimin e entitetit serb që të kërcënojë me shkëputje. Ajo gjithashtu bashkëpunon me nacionalistët serbë në qeverinë e koalicionit të Malit të Zi për të ndryshuar pavarësinë e Malit të Zi dhe politikat pro-perëndimore

Serbia po trajtohet gjithashtu si një bazë ushtarake ruse dhe një qendër e subversionit rajonal. Ajo ka qenë e armatosur me një shumëllojshmëri armatimesh gjatë viteve të fundit, duke përfshirë avionë luftarakë, tanke, helikopterë dhe sisteme kundërajrore. “Qendra humanitare” ruso-serbe afër kufirit me Kosovën shërben si një objekt për mbledhjen e inteligjencës dhe operacione speciale për Moskën. Serbia po zhvillon gjithashtu lidhje të ngushta me Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) të kontrolluar nga Rusia, e synuar si një homologe shumëkombëshe e NATO-s. Nëpërmjet një morie tentakulash të kontrolluara nga Kremlini, Serbia po bëhet peng në Ballkan i Rusisë. Moska është e bindur se çdo lëvizje e Serbisë drejt anëtarësimit në NATO nuk do të tolerohet dhe mund të re-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

linjë dhe ta pengojnë atë të afrohet më shumë në lidhje integruese me institucionet perëndimore. Serbia ofron një mundësi të vlefshme për Putinin për të nxitur konflikte të armatosura në një rajon ende të paqëndrueshëm të Ballkanit. Kjo do të ndihmonte në zgjerimin e ndikimit të Rusisë, do të largonte vëmendjen perëndimore nga konfliktet që Moska i ndërton në lagjen e saj dhe do të maskonte goditjen në rritje të disidencës brenda Federatës Ruse. Në një moment, Vuçiq mund të joshet ose provokohet në një konfrontim ushtarak me një nga fqinjët e Serbisë dhe më pas do t’i drejtohet Moskës për ndihmë. Me BE-në pa timon dhe SHBA-në të fokusuar në Kinë dhe kriza të tjera ndërkombëtare, Kremlini mund të llogarisë se rreziku i zvogëluar i ndërhyrjes ushtarake perëndimore ia vlen të merret. E ENJTE, 4 NËNTOR 2021

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Kur historia përsërit vetveten (2)

Përçarja dhe konfrontim shuajnë aspiratat e shq Në aspektin politik, tri dekadat e fundit kanë ikur duke u grindur mes vetes, duke komplotuar, duke përçarë e urryer, madje edhe duke vrarë njëri-tjetrin për politikë

Hajrudin S. Muja

(vijon nga numri i kaluar) Gjatë pushtimit mijëvjeçar romak, bizantin, sllavët etj., fisnikët shqiptarë i gjejmë të përçarë dhe të lidhur me pushtuesit e ndryshëm. Në shekujt X-XV, Arianitët, Muzakajt, Topiajt, familja Engjëlli në shërbimin e sundimtarëve bizantinë; Gjon Vlladimiri, Gjon Krisli etj. në lidhje të veçanta me bullgarët; Kastriotët dhe Balshajt herë në luftë e herë në lidhje politike me serbët! Më pastaj Zenebishtët, Shpatajt etj. të lidhur me osmanët, të cilët i konsideronin më tolerantë dhe etnikisht më pak të rrezikshëm në krahasim me presionet e sundimtarëve të mëparshëm. U ndanë në principata të shumta - të Durrësit, të Shkodrës, të Artës etj. Pashallëku i Shkodrës dhe Pashallëku i Janinës me ndihmën e të huajve kundër njëri-tjetrit. Pasojnë pastaj rrëfime për kohën e Pjetër Bogdanit, kur forcat e koalicionit korrën fitore ndaj os¬ma¬nëve dhe pastaj filluan të vrisnin e të digjnin vetë shqiptarët! Për kohën e Ali Pashë Tepelenës, që më shumë se kundër ‘turkut’ iu desh të luftojë kundër vezirëve e pashallarëve shqiptarë! Nuk ndihem rehat me etiketimet e huaja për karakterin përçarës të shqiptarit, por që kanë pasur mungesë karakteri këtë nuk e mohoj dot,

10

Javore KOHA

E ENJTE, 4 NËNTOR 2021

sepse po ma shpalosin edhe sot thuajse çdo fytyrë politike apo “intelektuale” brenda dhe jashtë Shqipërisë Londineze. Çfarë ngjau me parashikimin e Bouesë, e gjetën vallë shqiptarët gjuhën e përbashkët kur u shpall Pavarësia?! Për fat të keq, jo, as atëherë, as sot! Dora shqiptare qe ajo që vrau Hasan Prishtinën (1933), Bajram Currin, Zija Dibrën, Luigj Gurakuqin, Ali Pashë Gucinë, Kadri Zekën, Esat Pashë Toptanin, Avni Rrustemin etj. Qenë vetë ata që e lanë të vdiste në mjerim Shote Galicën (1927). Të gjitha këto nuk ishin thjesht vrasje, por edhe përgatitje e alibisë për të fshehur vrastarët dhe për të nxitur përçarje ndërmjet shqiptarëve. Janë vetë shqiptarët të cilët, në bashkëpunim me të huajt krijuan “Republikën e Mirditës”, “Republikën e Korçës”, “Qeverinë e Vlorës”, “Qeverinë e Durrësit”, “Qeveriinë e Lushnjes”, deri te lufta e klasave, secili kundër secilit dhe vetes. Për shkak të ambicieve të tij politike, Noli i priu një kryengritjeje shkatërrimtare (1924), ndërsa Konica që thoshte se “Shqipërinë e ka shpëtuar rastësia”, për interesa meskine, në cilësinë e ministrit-ambasador i dorëzoi vulat e shtetit që përfaqësonte ambasadorit të shtetit pushtues (Italisë). Këto shkaktuan përçarje të reja të shqiptarëve jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vetë komunitetin shqiptar të Amerikës. Vetë polemikat e tyre na flasin për dy vetëmburrës dhe egocentrikë, me mentalitet provincial tipik shqiptar. Pas tyre, as “Vatra”, as “Dielli” nuk u bënë ato që ishin në një moment të

caktuar të historisë shqiptare. Nuk u shkoi kurrë në mendje ajo fraza e Shekspirit se “me rrugën e së keqes nuk arrihet tek e mira”. Janë vetë shqiptarët që vranë Arben Brocin (1991), Azem Hajdarin (1998) dhe Ahmet Krasniqin (1998)?! Janë vetë ata që shkaktuan “eksodin” masiv të 300.000 shqiptarëve ndërmjet vitit 1991 dhe 1993! Janë vetë shqiptarët që sajuan Skemat piramidale të vitit 1997, ua fshinë kursimet dhe i varfëruan! Janë vetë ata që drejtuan turmat e Vlorës (1997) kundër “malokëve” me tre gi¬sh¬ta ‘serbçe’? Janë vetë ata që me t’u “çliruar” nga komunizmi, grabitën pasuritë shoqërore, hekurudhat, shenjat e komunikacionit, bobinat e hidrocentraleve, shtyllat e tensionit të lartë, dhe çka jo?! Edhe sot të ndarë si më parë, në ‘ne’ dhe ‘ata’, në ‘të mirë’ e në ‘të këqij’, në pozitë e opozitë, në të majtë e të djathtë, në my¬slimanë e të krishterë, në lindorë e perëndimorë, në veri¬orë e jugorë, në ‘malokë’ e ‘turkoshakë’, në komunistë e ballistë, në spiunë e të persekutuar, në biznesmenë e të pa¬pu¬në! Nëse konstatimi i Volterit se “të gjithë popujt janë qeverisur mes kundërshtive” është i saktë, shqiptarët janë bartës të “bajrakut” - kundështi politike, kundërshti fetare, kundërshti klasore, kundërshti krahinore etj., dhe për çudi, të gjithë këta i bashkon gjuha, raca e bashkësia territoriale. Dikur kemi mundur të “arsyetohemi” se “kemi qenë popll i pashkolluar”, por sot kemi dy akademi shkencash në Tiranë e Prishtinë dhe jemi në të njëjtën gjendje të ndarë dhe të paaftë për t’iu kundërvënë të keqes,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

mi qiptarëve të paaftë për të ndëshkuar keqbërësit! Shumica e tyre shkruajnë mirë për atë që ua mbushë xhepin dhe nuk kanë qëllim, as të drejtën, as të vërtetën, as paqen, por vetëm nxisin përçarje e mbjellin urrejtje mes njerëzve. Ndiqni debatet televizive se ua tregojnë vetë. Me pavarësimin e Kosovës, shqiptarët u bënë një komb me dy shtete dhe me disa territore etnike jashtë të dyjave, por sërish mbeten të zhveshur nga mendimi intelektual dhe shkencor e me këtë edhe nga vlerat e nacionalizmit të mirëfilltë shqiptar. Debati, lufta, konflikti, përçarja, konkurrenca, pështyma ndërmjet liderëve politikë shqiptarë këndej dhe matanë kufirit, mësymja e shqiptarëve të Kosovës dhe të atyre të Maqedonisë kundër njëri -tjetrit, si dhe kundër shqiptarëve të Shqipërisë dhe anasjelltas, herë në mënyrë të hapur e herë me thika dhe me goditje pas shpine, realizojnë interesat e të huajve! Politikanët dhe grupet e tjera të interesit imponojnë agjendat e kota, sepse janë të lehta, populiste e sipërfaqësore, dhe jo si ato që kërkojnë punë e angazhim të drejtpërdrejtë, për të hequr vendet e veta nga fundi i indekseve të zeza të Evropës! Unë dyshoj shumë se shqiptarët do të dalin ndonjëherë nga kjo mënyrë e jetës dhe e qeverisjes, por meqë shpresa vdes e fundit, le të kujtojmë vargjet e antropologes amerikane Rose Wilder Lane [“The Peaks of Shala”, London 1922], të shkruara njëqind vite më parë. Pavarësisht vështirësive në të cilat i gjeti, ajo u mundua t’u japë shpresë se Amerika i ngjanë Shqipërisë në shumë mënyra: “Ne na sundonte një komb tjetër, siç ndodhi edhe me shqiptarët, dhe ne u ngritëm posi shqiptarët. Pastaj fiset tona luftuan siç luftojnë edhe këto fise mes vete, dhe jeta ishte shumë e randë. Por ne kishim një qeveri të re tonën, siç kanë edhe shqiptarët dhe ajo u forcua, dhe pas një kohe të

gjitha fiset ndërprenë luftën. Dhe kur nuk luftuan mes vete, ata shfrytëzuan tërë fuqinë për ta bërë jetën të lehtë. Dhe ne hapëm rrugë të gjera dhe kështu u bëmë shumë të pasur, siç do të bëhet edhe Shqipëria!” Duke ndjekur politikat zyrtare të Kosovës, ndryshe është me ambasadorin amerikan Christopher Hill, një i huaj që nuk kishte pasur nevojë të përballej me “krijimin e Shqipërisë së Madhe”. Për “Zëri i Amerikës” [3. 10. 2016], ai tha: “Unë kam punuar në Shqipëri dhe kur kam folur me negociatorët e Kosovës, një gjë që kam kuptuar më shumë nga të tjerët është se Shqipëria nuk dëshiron të bëhet një shtet me Kosovën!” Tani është e kuptueshme se përçarja dhe konfrontimi i shqiptarëve ka qenë rruga më e shkurtër për të shuar aspiratën e shumëpritur shqiptare. Njeriu habitet kur social-komunistëve s’mund tua prekësh historinë edhe pse historia e tyre është turpi i këtij dheu! Habitet kur partia largon nga grupi parlamentar themeluesin e vet. Brenda kësaj katrahure politike, bëhet më i besueshëm konstatimi i Albert Kamy-së, se: “As ata që e duan të vërtetën, as ata që e duan bukurinë, nuk mund të merren me politikë, sepse ajo nuk merret as me të vërtetën, as me bukurinë”. Por, pjesëmarrës në këtë turp janë pa dyshim edhe ata që i kanë vendosur në ato poste! Këta të fundit prapë të ndarë, një pjesë voton për shkaktarët, pjesa tjetër pret radhën, ndërsa të fundit janë mësuar me të keqen. Kur do ta marrin vesh këta se të ngarkuarit për ruajtjen e unitetit kombëtar janë bërë palë në sherre? Kur do të vetëdijesohen dhe në mos paçin për çfarë t’i lavdërojnë, së paku t’i mallkojnë me fjalët poetike të Ndre Mjedës: “Kjoftë mallkue kush qet ngatrrime ndër këto vllazën shoq me shoq…” I kemi skuqur telat e çiftelisë me heroizmat që kemi bërë, me sundimtarët që i kemi dhënë botës, por për vete “na janë këputur telat”, kemi mbetur në hartën më të përgjakshme të Evropës dhe më të dhimbshme të Gadishullit Ballkanik! Natyrisht, përçarja që po diskutojmë nuk duhet të kuptohet në kontekstin e një elementi natyral të qenies shqiptare, por si rezultat i injorancës, zemërn-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

gushtësisë dhe fanatizmit të tepruar! Në mungesë dashurie për njëri-tjetrin, janë zvenitur në urrejtje të pamotivuar të nxitur nga elitat politike, të cilët kanë bërë një arritje të madhe, sepse i kanë futur njerëzit në konflikt me njëritjetrin edhe kur ata nuk janë aty! Ata ia kanë arritur që ta fitojnë votën e tyre me premtime të cilat jo vetëm që nuk kanë asnjë kriter, por as që mendojnë t’i realizojnë, si një vend pune, leje ndërtimi etj. Ndërsa militantët partiakë punësohen edhe pa e kryer fakultetin (të paaftë), ata që nuk janë me partinë në pushtet presin një kohë të gjatë në entet për punësim! Ky është korrupsion i pastër, efekti i së cilës ka për pasojë jo vetëm ngecjen e zhvillimit ekonomik por edhe rritjen e shkallës së papunësisë, pabarazinë në mes të qytetarëve, joprofesionalizmin, humbjen e besimit në administratën publike etj., dhe si rrjedhojë edhe karvanin e gjatë të emigrantëve shqiptarë. Ne mund të dyshojmë që dikush qëndron dhe i mbështetë partitë politike që e duan pushtetin më shumë se atdheun, por, kush po i detyron sot shqiptarët të bastardojnë gjuhën që flasin, të vendosin mbishkrime të huaja mbi dyqanet e tyre, t’u vendosin emra të huaj fëmijëve të tyre, të sjellin muzikë tallava në dasmat e tyre, të vishen në mënyrat më të çoroditura, të mbushin trupat e tyre me plastikë e tatuazhe?! Kush na i degradoj veprat letrare me “Vrima” dhe kush na e solli ndërgjegjen kombëtare në këtë gjendje?! Në aspektin politik, tri dekadat e fundit kanë ikur duke u grindur mes vetes, duke komplotuar, duke përçarë e urryer, madje edhe duke vrarë njëri-tjetrin për politikë. Ngjarjet e fundit të politikës shqiptare në të katër anët e “kufirit” [Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi] po dëshmojnë situata krejtësisht alarmante në rastet “kur historia përsërit vetveten”. Pavarësisht ujqërve që na rrethojnë nga larg e nga afër dhe përpjekjeve të tyre për të na mbajtur gjithmonë të destabilizuar, ne duhet ta kthejmë pasqyrën nga vetja dhe të mendojmë mirë në domethënien e këtyre dy radhëve, që poeti Azem Shkreli i ka vendosur në poezinë e tij: Sikur të shiheshim me veten sy më sy Kishim për t’u puthë, a kishim për t’u pshty... (Fund) E ENJTE, 4 NËNTOR 2021

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Ulqini, viktimë e politikës shtetërore të Malit të Zi Në periudhën tridhjetëvjeçare të pluralizmit në lidhje me raportet e pushtetit shtetëror ndaj Ulqinit, del qartë se kemi të bëjmë me viktimizimin e tij, që dëshmohet me shkatërrimin e ndërmarrjeve ekonomike përmes procesit të privatizimit, papunësisë, emigrimit të popullsisë, pa investime nga buxheti shtetëror, ku e dhëna se për kokë të banorit në vitin 2020 është investuar 1 euro, dëshmon në mënyrë transparente injorimin e këtij mjedisi gjatë këtyre dekadave

Nail Draga

Pas rotacionit të pushtetit në Mal të Zi, qeveria e re ka mundësi të tregohet e kujdesshme për Ulqinin, e jo si ajo e mëparshmja e cila nuk ka treguar interesim për investime e zhvillim të përgjithshëm, nga del se për 30-vite është komuna më e pazhvilluar në bregdet, me emigrim të vazhdueshëm të popullsisë dhe më pagat me të ulta në vend(!), që është paradoks i llojit të vet duke marrë parasysh resurset me të cilat disponon ky mjedis, andaj i mbetet qeverisë se re të angazhohet në këtë drejtim për të ndryshuar dështimet e politikës qeverisëse vite me radhë ndaj këtij qyteti dhe banorëve të tij.

Investime si në vendet koloniale

Kur trajtohen tema të tilla, vazhdimisht theksohen investimet kapitale për vitet përkatëse, duke dëshmuar me të dhëna statistikore si kudo

12

Javore KOHA

E ENJTE, 4 NËNTOR 2021

në botën demokratike. Pikërisht në këtë aspekt kemi të dhëna që është vështirë të pranohen dhe të besohen kur ato janë publikuar për opinionin e gjerë. E dhëna se në vitin 2020 Qeveria e Malit të Zi në Ulqin ka investuar 20.000 euro apo 1 euro për banor paraqet skandal të llojit të vet, fyerje dhe nënçmim për popullsinë e kësaj komune. Kemi të bëjmë me gjoja përkujdesje qeveritare që i ngjan vendeve koloniale, apo të njerkës, duke dëshmuar në praktikë strategjinë e „investimeve“ në nivel shtetëror. Një veprim i tillë i pushtetit ishte befasi, se vazhdimisht në vitin zgjedhor janë bërë investime, qofshin ato edhe minimale sa për të mashtruar elektoratin, ndërsa kësaj radhe mungoi një angazhim i tillë! Më të votuarit shkatërrimtarët e Ulqinit(!) Por, pavarësisht mungesës së investimeve kapitale, por edhe dështimeve të pushtetit qendror në procesin e privatizimit në Ulqin për tre dekada, në zgjedhjet parlamentare (30.8.2020) qytetarët e votuan DPS-in me 4003 vota, më shumë së asnjëherë deri më tash në këtë komunë(!). E pse qytetarët e Komunës

së Ulqinit e votuan në këtë numër këtë subjekt politik i cili për 30-vite në pluralizëm ka shkatërruar të gjitha resurset ekonomike, ka rritur papunësinë e ka ndikuar në emigrimin e popullsisë, mbetët çështje për analizë të veçantë.

Në pritje të ndryshimeve

Pas rotacionit të pushtetit në mënyrë demokratike, në zgjedhjet parlamentare(30.8.2020) qytetarët presin që Qeveria e re të ketë përkujdesje më të madhe ndaj Ulqinit, sidomos kur nënkryetari i saj D.Abazoviqi është nga ky qytet. Madje të gjithë janë të mendimit se ky është momenti që duhet shfrytëzuar për investime kapitale në Ulqin, sepse kemi të bëjmë me individin në pozitën më të lartë deri më tash nga Ulqini në Qeverinë e Malit të Zi. Përveç investimeve kapitale duhet patjetër të rishqyrtohet procesi i privatizimit që këtu ka marrë përmasat e plaçkitjes, më tepër se në asnjë komunë bregdetare.

Rikthimi i Valdanositshpresë për qytetarët

Procesi i rikthimit të Valdanosit, ish pronarëve legjitimë me shumicë të votave nga shumica aktuale parlamentare (por pa votat e DPS-it) si

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

dhe fillimi i dhënies së vendimeve pronarëve ditë më parë(20 tetor 2021) paraqet moment historik për Ulqinin. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse pronarët rikthehen në pronat e tyre pas 43 vitesh. Rikujtojmë me këtë rast se në mjediset e tjera në Mal të Zi, ish-pronarëve iu është kthyer prona, por në Ulqin kishte pengesa burokratike nga ana e pushtetit, sepse ndaj Valdanosit ekzistonin plane të ndryshme nga qeveritarët me oligarkët e ndryshëm nga vendi dhe bota e jashtme. Por, përfundimisht fitoi drejtësia, e cila u realizua vetëm kur u largua DPS-i nga pushteti, më 30 gusht 2020. Pas Valdanosit, qytetarët presin që ngjashëm të ndodhë edhe me kriporen, hotelet e Rivierës së Ulqinit(Galeb, Lido), dhe me ndërmarrjet e ndryshme (AgroUlqini, Otrantcomerc, Primorje, Ultep) etj.

Rasti K1-plaçkitje e pandëshkuar

Në veçanti duhet rishqyrtohet me një proces të veçantë gjyqësor ish-Pushimorja e Sindikatave të Kosovës e njohur si K1, e cila

ka zgjatur nga monizmi në pluralizëm(1983-2019), duke dëmtuar buxhetin e Komunës së Ulqinit me 6.5 milion euro, në sajë të akrobacioneve gjyqësore të Podgoricës. Kemi të bëjmë me një rast specifik të korrupsionit shtetëror i panjohur deri më tash ne procedurat gjyqësore në Mal të Zi, që do të mbesë shembull tipik për tekstet e studentëve te juridikut, se si plaçkitët një komunë e cila nuk është përgjegjëse për një veprim të tillë ndëshkues!

Ulqini, i vetmi pa terrene sportive

Ndonëse me vite terreni sportiv, përkatësisht stadiumi i futbollit në Plazhin e Madh ka qenë në shfrytëzim nga klubi i futbollit „Otrant“, ka vite që nuk përdorët sepse komuna e Ulqinit nuk është pronar i këtij mjedisi. Të ndodhur në situatë të tillë, futbollistët janë të detyruar të përdorin terren ndihmës për të zhvilluar ndeshjet. Jo vetëm se klubi i futbollit nuk ka terrenin e vet por mungon përkujdesja financiare nga buxheti i komunës, që ndikuan nga rënia në ligën regjionale. Ndonëse më herët është diskutuar se

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

do të ndërtohet një palestër sportive, çdo gjë ishte premtim parazgjedhor duke mbetur zhgënjim për të rinjtë sportdashës në Ulqin. Kujtojmë me këtë rast se vite më parë në Tivar është ndërtuar qendra sportive e cila ka kushtuar 8 milion euro, me financim nga komuna(5 milionë euro) e qeveria(3 milion euro), ndërsa në Ulqin kanë munguar nisma të tilla. Në këtë aspekt mund të shërbejë si model qytetet tjera në Mal të Zi madje edhe Tuzi, ndonëse komuna u formatizu e pavarur në vitin 2019, ka arritur ta kompletoj stadiumin e futbollit, madje edhe me ndriçim publik.

Përfundim

Mbetët të presim projekt buxhetin për vitin 2022 për të parë se cilat do të jenë financimet kapitale në Ulqin, të cilat kanë munguar vite me radhë nga qeveria, sepse kur është në pyetje Ulqini nuk kemi të bëjmë vetëm me çështje ekonomike por edhe politike. Sepse nuk mund të shpjegohet ndryshe qëndrimi përbuzës qeveritar vite me radhë ndaj popullsisë së kësaj komune. E ENJTE, 4 NËNTOR 2021

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Eksodi i heshtu Dëshmi për këtë është shpërngulja e njerëzve dhe familjeve, që e ndërmarrin këtë hap për shkak të ardhmërisë së pashpresë dhe gjendjes së pandryshueshme, për shkak të dëshpërimit me politikat aktuale, korrupsionit, nepotizmit dhe vjedhjeve të pandëshkuara. Mjerisht, këtë nuk e pranon klasa politike, e cila vazhdon të mos shqetësohet fare as nga ikja e mijëra të rinjve të kualifikuar, paçka se kjo gjëmë ka arritur përmasa alarmante dhe gati e ka vrarë të ardhmen. Për të (klasën politike) fenomeni në fjalë është normal dhe ka të bëjë me lirinë e lëvizjes së lirë të njerëzve

Qani Osmani

Dukuria e shpërnguljes së njerëzve në kërkim të një jete më të mirë është normale, e kudo ndodhshme dhe e vjetër sa edhe vetë raca njerëzore. Por kjo që ndodh sot, veçmas në viset shqiptare, nuk është as normale as e kudondodhshme, sepse të rinjtë që braktisin vendlindjet e tyre nuk janë as refugjatë politikë as refugjatë lufte. Ata nuk e braktisin vendin pa pasur arsye të mëdha dhe pa drojë serioze nga e ardhmja e hirtë, sepse askush nuk e ka të lehtë të shkëputet nga familja dhe rrethi shoqëror vetëm për shkak të kushteve ekonomike, që mund t’i ndryshojë një klasë e shëndoshë politike. Dëshmi për këtë është shpërngulja e njerëzve dhe familjeve, që e ndërmarrin këtë hap për shkak të ardhmërisë së pashpresë dhe gjendjes së pandryshueshme, për shkak të dëshpërimit me politikat aktuale, korrupsionit, nepotizmit dhe vjedhjeve të pandëshkuara. Mjerisht, këtë nuk e pranon klasa politike, e cila vazhdon të mos shqetësohet fare as nga ikja e mijëra të rinjve të kualifikuar, pa çka se kjo gjëmë ka arritur përmasa alarmante dhe gati e ka vrarë të ardhmen. Për të (klasën poli-

14

Javore KOHA

E ENJTE, 4 NËNTOR 2021

tike) fenomeni në fjalë është normal dhe ka të bëjë me lirinë e lëvizjes së lirë të njerëzve. Është e vërtetë se emigrimi dhe lëvizja e njerëzve nga një vend në tjetrin për të siguruar një jetë më të mirë është dukuri e vjetër që nuk lidhen vetëm me shqiptarët, por kjo që ndodh aktualisht tek ne nuk është kurbet, siç dëshirojnë ta paraqesin babëziturit e vendit të çudirave. Kjo është gjëmë e paparë ndonjëherë në këto troje. Është eksod me përmasa trishtuese. Është braktisje e përgjithmonshme e atdheut nga të rinjtë shpresëhumbur që , bashkë me familjet e tyre, ikin pa e kthyer kokën pas. Këtë e bëjnë të pashembullt eksodin që ndodh në kohëra trazirash e regjimesh satrape, kur njerëzit detyrohen të ikin nga sytë e këmbët për të shpëtuar nga e keqja e ardhmes gri, nga skamja dhe mizerja shumëdimensionale. Për dikë kjo mund të tingëllojë e tepërt, po merre nga ta marrish, braktisja e përnjëhershme e vendbanimeve shqiptare ka një shkas dhe ky shkas duhet kërkuar në taktikat e reja të pushteteve satrape të veshura tebdil mezhgune demokratike, që lënë të rinjtë pa punë, pa mundësi ekzistence dhe pa të ardhme, duke i dhënë kësisoj eksodit tragjik pamjen e një largimi vullnetar dhe të padëmshëm të njerëzve nga vatrat e të parëve. Kjo ka bërë që shkretimi i frikshëm dhe i shpejtë i qyteteve dhe fshatrave tona të bëhen qetas dhe pothuajse pa zëra alarmues

që duhej ta kishin bërë që moti çështje shuarjen në këste të etnisë sonë fatkeqe, duke mos lejuar relativizimin e të keqes nga lukunia e matrapazëve të babazitur. Dhe askush mos të shtirret se nuk i sheh pasojat e kësaj tragjedie kombëtare që vjen duke u thelluar. Ato janë të dukshme edhe nga zogjtë e hutit.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ur shqiptar

Nuk besoj se për politikanët shqiptarë ekziston aktualisht ndonjë detyrë më urgjente se ndërprerja e eksodit masiv të të rinjve, e boshatisjes së trojeve stërgjyshore që është bërë shumë alarmante dhe e pakrahasueshme me ndonjë rajon tjetër të vendit të çudirave. Ata që vazhdojnë ta minimizojnë këtë tragjedi të paparë nëpër të cilën po kalon qenia shqiptare duhet të esëllohen dhe të ndalin relativizmin e shuarjes sonë kaq të shpejtë duke bërë krahasime me të tjerët

Ato shihen në sheshet e shprazura të qyteteve, në oborret e shkollave me numër minimal nxënësish, në fushat e sportit ku më nuk luan kush, në rrugët e shkretuara, në dyqanet dhe kafenetë e mbyllura, në oxhaqet që nuk tymojnë, në dritaret me roletna të lëshuara, në portat e mbyllura që hapen tek-tuk nga pleqtë e mbetur pa të dashurit, në sofrat që s’kanë për kë të shtrohen, në dasmat e rralluara, në barishtet që kanë mbuluar rruginat e shtëpive deri dje të mbushura me jetë e me dashuri,

në fatalizmin e atyre që kanë humbur fillin e jetës, në arat e shndërruara në ferrishte, në kullotat pa bagëti dhe në besimin e humbur, për ringjalljen e të cilit duhet të luftojmë të gjithë, sa nuk është bërë tepër vonë. Nga ana tjetër, shtetet shumë më të fuqishme se ato të Ballkanit janë tejet të shqetësuara dhe bëjnë të pamundurën për të gjetur udhët e ndërprerjes së eksodeve masive, me ç ‘gjë ne ne mbajmë rekordin e padiskutueshëm. Ata kanë përgatitur projekte për ndër-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

prerjen e shterimit të popullsisë. Ata hartojnë politika të posaçme dhe ofrojnë kushte të volitshme për kthimin e emigrantëve në vendet e tyre si investitorë apo si kuadro të rëndësisë së veçantë në fushat e ndryshme të jetës. Ata u kanë shpallur luftë të pakompromis politikave të kastave hajdute dhe partizimeve të shoqërisë, duke bërë prioritet punësimi kompetencën profesionale e jo librezën partiake. Prandaj, nuk besoj se për politikanët shqiptar ekziston aktualisht ndonjë detyrë më urgjente se ndërprerja e eksodit masiv të të rinjve, e boshatisjes së trojeve stërgjyshore që është bërë shumë alarmante dhe e pakrahasueshme me ndonjë rajon tjetër të vendit të çudirave. Ata që vazhdojnë ta minimizojnë këtë tragjedi të paparë nëpër të cilën po kalon qenia shqiptare duhet të esëllohen dhe të ndalin relativizmin e shuarjes sonë kaq të shpejtë duke bërë krahasime me të tjerët. Ata duhet ta thonë të vërtetën lakuriqe të kësaj gjëme të papërjetuar më parë në kohëra pa zjarre lufte dhe ta gjejnë mënyrën për ta ndalur urgjentisht eksodin e të rinjve para se të bëhet tepër vonë. Atë copë shprese të të rinjve që kanë mbetur akoma këtu e vret, si askush e asgjë tjetër, padrejtësia dhe hajdutëria e hapur-jeta luksoze, pallatet mbretërore, vilat aristokrate bregdeteve dhe bjeshkëve atraktive, restorante ekstravagante, foristradat e shtrenjta të matrapazëve, që 30 vitet e fundit ushtruan apo ushtrojnë detyra të rëndësishme, po që, në vend të përpjekjeve për të bërë diçka për të mirën e përgjithshme, u bënë hajna. Të tillët janë në fakt vrasësit e të ardhmes të atdheut të vetëm që Zoti krijoi për ne. Prandaj them se nuk ka vend për pallavra. Politikanët shqiptarë (ata që e konsiderojnë veten të papërlyer), duhet të kërkojnë llogari prej hajdutëve të pacipë, t’ua sekuestrojnë pasuritë e vjedhura dhe t’i investojnë ato për të mirën e të gjithëve. Ndryshe të gjithë do të përfundojnë në kamaren e turpit dhe do të jenë përgjegjës për shuarjen e jetës shqiptare nga trojet të të parëve tanë. E ENJTE, 4 NËNTOR 2021

Javore KOHA

15


VËSHTRIM & OPINION

Në Ulqin Ansambli “Hazis Ndreu” nga Dibra shfaqi një koncert në Qendrën e Kulturës në Ulqin

Në skenë një mrekulli, në sallë...

Valltaret dhe valltarët e këtij Ansambli, të gjithë shumë të rinj, ishin, më shumë se të mrekullueshëm. Për fat të keq, kur grupi i valleve dilte në skenë fitohej përshtypja se më shumë ka valltare e valltarë në skenë se shikues në sallë. Nga kjo pamje, ndjehesha keq, shumë keq

Sabri Halili

Në skenën e sallës së Shtëpisë së kulturës në Ulqin, të shtunën u ngjit Ansambli “Hazis Ndreu” Nderi i kombit nga Dibra. Performuan në mënyrë të mrekullueshme artistët e këtij Ansambli, e të gjithë pa përjashtim shkëlqyen. Ishte një mrekulli e vërtetë. Valltaret dhe valltarët e këtij Ansambli, të gjithë shumë të rinj, ishin, më shumë se të mrekullueshëm. Për fat të keq, kur grupi i valleve dilte në skenë fitohej përshtypja se më shumë ka valltare e valltarë në

“ 16

skenë se shikues në sallë. Nga kjo pamje, ndjehesha keq, shumë keq. Posaçërisht keq jam ndje kur në skenë u ngjitën artistët e mëdhenj: Liri Rasha e Arif Vladi, e po përmendi këtu edhe dy këngëtarët ulqinakë: Shaban Gjekaj e Shemso Hasanagaj. Kisha përshtypjen se edhe ata ndjeheshin keq. U mundova ta fus trurin në punë, për të gjetur ndonjë arsye pse salla ishte bosh (rreth 50 shikues, asnjë më shumë). Pandemia, mendova për një moment, por nuk ma mbushte mendjen, aspak nuk ma mbushte mendjen. Jo, nuk është pandemia, sepse jo më larg se para 2-3 ditësh në një mort, e po ashtu jo më larg se 4-5 ditësh në një gëzim familjar merrnin pjesë më shumë, shumë më shumë persona (5-6 fish më shumë, e ndoshta edhe më shumë se kaq) në mort, se në

Se vërtet qenkemi keq, shumë keq, flet edhe fakti se këtë shfaqje dinjitoze nuk e përcolli mediatikisht asnjë media shtetërore, lokale e as private. Këto media vrapojnë për të zënë pozitën më të mirë për kamerat e veta edhe në evente të parëndësishme, por të shtunën munguan. Pse? Arsyetimi i vetëm mund të ishte vetëm ndonjë orë policore, gjë që nuk kishte. Atëherë, PSE???

Javore KOHA

E ENJTE, 4 NËNTOR 2021

gëzimin familjar. Pra, nuk qenka aspak faji i pandemisë. Mos ndoshta ka të bëjë me politikën, pra me ndarjet e përçarjet politike këtu në Ulqin? Phhh. Ndoshta. Edhe nëse bëhet fjalë për inatet tona politike, është gabim i madh, sepse me kulturë, art e sport nuk guxon të bëhet politikë, veçmas kur kemi të bëjmë me një shfaqje shumë serioze dhe me nivel të lartë. Kur kemi të bëjmë me artistë të nivelit mbarëkombëtar, siç janë Liri Rasha e Arif Vladi. Nuk e di se si janë ndjerë dibranët përballë karrigeve bosh në sallën e Shtëpisë së kulturës në Ulqin? Nuk e di se si janë ndjerë organizatorët, pastaj ata pak shikues në sallë, por unë jam ndier i turpëruar para artistëve të mëdhenj dibranë. Dyshoj se këtu nuk ka gisht shumë politik. Nëse jo, atëherë çfarë dreqi mund të jetë? Mos vallë kemi të bëjmë me??? Jo këtë nuk dua ta besoj. Nuk dua ta besoj se salla bosh, e që nuk është hera e parë, flet për nivelin tonë në përgjithësi, e për atë kulturor në veçanti. Vite me radhë kemi thënë se Ulqini ka histori, patjetër që ka, e kjo është dëshmuar. Kemi thënë se Ulqini është djep i kulturës dhe ka dhënë shumë artistë, në shumë fusha të artit e të kulturës dhe është më se e vërtetë. Por, se ulqinakët e duan kulturën, unë të pa-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ktën, kam gabuar, apo ndoshta? As këtë që po më shkon ndër mend nuk dua ta besoj. Megjithëse dyshoj që edhe mund të jetë një shkak i vogël, i vockël fare. Nuk mund të pajtohem as me këtë që jam duke menduar tani. Si mendoni ju, a thua aq keq kemi degjeneruar sa që nuk dimë të vlerësojmë dhe shijojmë vlerat e vërteta dhe artistët e vet? Ka shumë mundësi që kështu është. Pikërisht kështu, sepse tash mu kujtua edhe i ndjeri Dr. Simë Dobreci. Dr. Simë Dobrecin e kanë dëbuar prej Ulqinit duke i thurur vargje ironizuese të tipit: “Doktor Sima daje bolovanje svima, ...“. Se vërtetë qenkemi keq, shumë keq, flet edhe fakti se këtë shfaqje dinjitoze nuk e përcolli mediatikisht asnjë media shtetërore, lokale e as private. Këto media vrapojnë për të zënë pozitën më të mirë për kamerat e veta edhe në evente të parëndësishme, por të shtunën munguan.

Posaçërisht keq jam ndier kur në skenë u ngjitën artistët e mëdhenj: Liri Rasha e Arif Vladi, e po përmendi këtu edhe dy këngëtarët ulqinakë: Shaban Gjekaj e Shemso Hasanagaj. Kisha përshtypjen se edhe ata ndjeheshin keq. U mundova ta fus trurin në punë, për të gjetur ndonjë arsye pse salla ishte bosh (rreth 50 shikues, asnjë më shumë). Pandemia, mendova për një moment, por nuk ma mbushte mendjen, aspak nuk ma mbushte mendjen. Jo, nuk është pandemia, sepse jo më larg se para 2-3 ditësh në një mort, e po ashtu jo më larg se 4-5 ditësh në një gëzim familjar merrnin pjesë më shumë, shumë më shumë persona (5-6 fish më shumë, e ndoshta edhe më shumë se kaq) në mort, e në gëzimin familjar. Pra, nuk qenka aspak faji i pandemisë

Pse? Arsyetimi i vetëm mund të ishte vetëm ndonjë orë policore, gjë që nuk kishte. Atëherë, PSE??? Për të mos fajësuar askënd, po them

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

se të gjitha sa përmenda në këtë tekst, kanë ndikuar ngapak që Ulqini dhe ulqinakët të koriten para artistëve dibranë.

E ENJTE, 4 NËNTOR 2021

Javore KOHA

17


VËSHTRIM & OPINION

Mediat sociale dhe serioze në shëndet Angazhimi i Kongresit Amerikan për të hulumtuar abuzimet e mundshme të kësaj kompanie e kanë shqetësuar Mark Zuckerberg, i cili po mundohet për të qetësuar dhe evituar një intervenim të mëtutjeshëm të shtetit, duke e ndërruar në mënyrë të papritur edhe emrin nga Facebook në Meta. Në këtë mënyrë Zuckerberg po mundohet që të sanojë gjendjen, por nuk po kuptohen qartë rregullat e lojës!

Haxhi Zeneli

Sa më shumë që “Facebook-ut” i lejohet fushë veprim si deri më tani, Mark Zakerberg bëhet edhe më i pasur! Nëse bëjmë një krahasim me jetën para se të na imponoheshin këto media sociale, pa dyshim se jeta jonë ishte shpirtërisht më e përmbushur. Me paraqitjen e tyre janë shtuar edhe shumë sëmundje psikike, gjegjësisht ankthi dhe depresionit! Tani shumica e kanë kuptuar se dëmet janë në të gjitha fushat e jetës së shoqërisë tonë nga ky instrument i mediave sociale, që në shumicën e rasteve edhe është keqpërdoruar. Kjo tani është vërtetuar edhe nga nëpunësit e kësaj ndërmarrjeje, kështu që kohëve të fundit është shtuar kureshtja për të kuptuar se si

18

drejtohet nga brenda kjo kompani. Është fakt se Facebook, Instigram, Twitter, YouTube janë shndërruar në instrumente promovuese të shitjeve materiale, por është praktikuar edhe nga politika e shteteve që i përdorin kundra njëri tjetrit me shitje idesh konspirative duke radikalizuar dhe shantazhuar masat për të arritur qëllimet dhe interesat e tyre pa kursyer as qenien njerëzore. Poashtu jemi dëshmitar se si këto media sociale përdorët edhe në rrafshin politik për të trazuar dhe destabilizuar masat në shumë vende të botës. Vlerësohet nga hulumtuesit se “Facebook” ka krijuar një armiqësi të pa parë ndonjëherë në mes njerëzish kudo në botë nga të gjitha shtresat. Këtë mund ta vërtetojë përdoruesit e këtyre faqeve, ku ndikimet dhe indoktrinimet e fuqishme janë rritur si asnjëherë më parë në historinë e njerëzimit. Nëse kjo gjendje vazhdon, ka gjasa që njerëzimi do të urrehet aq shumë në mes veti sa të marrë përmasat e

një “kanibalizmi”. Të gjithë ata që janë pjesëtar të këtyre faqeve sociale e kanë të qartë se si ata me anën e algoritmit u përcaktohen preferencat dhe pastaj u krijohet

Por, e vërtetë është se ne nuk kemi kohë për të humbur, pasi ne duhet të kuptojmë drejt qëllimet e këtyre mediave sociale-teknologjike, të cilat kanë ndërhyrë dhe okupuar tinëzisht privatësinë e njerëzve duke u shkarkuar shumë të pavërteta dhe trauma psikologjike

Javore KOHA

E ENJTE, 4 NËNTOR 2021

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

e çrregullimet tin mental një dosje personale duke ndërhyrë në psikologjinë e personit dhe duke imponuar preferencat që mundësisht të krijojë varësi për këto media. Kohëve të fundit është bërë një bujë e madhe kur një punëtore e FB”whistleblower” dha alarmin se çfarë po ndodhë përbrenda në “Facebook” dhe se si kjo kompani sakrifikon personelin për të rritur të ardhurat sa më shumë. Ky fakt shtojë edhe më shumë kureshtjen e Shtetit Amerikan për një hulumtim më të detajuar për shkak të ngjarjes së”6 Janarit në Uashington”, ku atë ditë u cenua demokracia e këtij shteti dhe për këtë u akuzua edhe FB pasi ndihmoi në këto akte destabilizuese. Andaj angazhimi i Kongresit

Amerikan për të hulumtuar abuzimet e mundshme të kësaj kompanie e kanë shqetësuar Mark Zakerberg, i cili po mundohet për të qetësuar dhe evituar një intervenim të mëtutjeshëm të shtetit duke e ndërruar në mënyrë të papritur edhe emrin nga Facebook në Meta. Në këtë mënyrë Zakerberg po mundohet që të sanojë gjendjen, por nuk po kuptohen qartë rregullat e lojës! Por e vërteta është se ne nuk kemi kohë për të humbur pasi ne duhet të kuptojmë drejt qëllimet e këtyre mediave sociale-teknologjike, të cilat kanë ndërhyrë dhe okupuar tinëzisht privatësinë e njerëzve duke u shkarkuar shumë të pavërteta dhe trauma psikologjike.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Sa nuk është tepër vonë ndjekësit e këtyre mediave sociale duhet të shërohen nga kjo varësi e këtyre faqeve që shpesh herë njerëzit kanë krijuar edhe urrejtje ndaj njëri tjetrit. Duhet ti ti kthehemi normalitetit dhe të mundohemi që të afrohemi fizikisht pran njëri tjetrit. Kjo do të ishte mënyra më e shëndetshme dhe natyrale për qenien njerëzore dhe jo komunikimi i akullt në media “online” ku shpeshherë përfundon në armiqësimin e të skajshëm të personave që konsumojnë këtë formë të komunikimit. Deri sa ne nuk i kthehemi kësaj jete do vuajmë edhe më shumë nga ankthi dhe sëmundje të tjera psikologjike derisa të përjetojmë një shkatërrim të plotë të qenies njerëzore.

E ENJTE, 4 NËNTOR 2021

Javore KOHA

19


MOZAIK

Në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u mbajt konsulta me pjesëmarrjen e qendrave albanologjike të Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit

Drejt një strategjie të albanologjisë Ky takim i parë ishte një diskutim i hapur dhe shpesh edhe me tone vetëkritike për atë që është arritur dhe ku duhet të shkohet. Në përfundim të tij, pjesëmarrësit arritën në disa konkluzione. Ndërkaq një takim i dytë do të duhet të përcaktojë deti kayrat konkrete të bashkëpunimit. Kjo frymë e konsultës në Shkodër ka rastin të reflektohet së afërmi edhe në Ditët e Albanologjisë në muajin dhjetor A do të vazhdojë albanologjia me statusin e një qendre të kërkimit shkencor që i kërcënohet kohë pas kohe pavarësia? A është kjo shkencë në vendin e saj dhe a mbështetet sa duhet nga shteti? Çfarë duhet të bëjë vetë albanologjia për të mos qenë një shkencë lokale, por evropiane? Nga këto çështje nisi konsulta “Drejt një strategjie të albanologjisë”, e mbajtur të martën e kaluar (26 tetor 2021) në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, me pjesëmarrjen e tri qendrave albanologjike të Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit. Këto pyetje u shtruan fillimisht nga prof. dr. Luan Përzhita, rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike, por në vazhdim doli se ndajnë të njëjtat shqetësime edhe Instituti Albanologjik i Prishtinës bashkë me Institutin e Historisë “Ali Hadri”, krahas Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të shqiptarëve në Shkup, përfaqësuar nga dr. Skënder Asani, dhe prej Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës e Republikës së Maqedonisë së Veriut po në Shkup, përfaqësuar nga prof. dr. Ylber Sela. Veçanërisht këtyre dy strukturave albanologjike në Shkup u duhet të përpiqen dyfish për statusin e një etnie që kërkon të ruajë iden-

20

Javore KOHA

E ENJTE, 4 NËNTOR 2021

titetin e vet shqiptar. Situatat e ngjashme në vendet respektive kanë të bëjnë me: centralizimin nga akademitë honorifike, gjë që mund të zgjidhet vetëm se nga një kuadër i ri ligjor; me keqfinancimin dhe reduktimin në minimum të kapaciteteve shkencore; me integrimin e dijes albanologjike në rajon e më gjerë, në hapësirën evropiane të shkencës; me investimin për ruajtjen e arkivave albanologjike në kushte optimale dhe digjitalizimin e trashëgimisë së vjelë në formatin klasik; me qasjen te publiku të librit albanologjik. Pikërisht libri, si produkti kryesor i shkencave albanologjike, ishte një nga pikat qendrore të diskutimit. Botimet e të tri qendrave albanologjike nuk shpërndahen, nuk kalojnë në Evropë, nuk njihet ende botimi i librit në formë elektronike dhe shpërndarja e tij në magazinat e mëdha elektronike të librit si Amazone. Edhe cilësia e botimit lë shumë për të dëshiruar. Prof. dr. Hysen Matoshi nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, përmendi edhe fatin e revistave shkencore dhe indeksimin e tyre në platforma ndërkombëtare. Prof. asoc. dr. Sabit Syla nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, e

vuri theksin te nevoja e unifikimit të teksteve shkollore të historisë. “Janë në një gjendje për të ardhur keq, sepse nuk kalojnë përmes ekspertizës së instituteve të historisë. Fëmijët tanë këtej dhe andej kufirit mësojnë histori të ndryshme”. Ai propozoi ngritjen e një këshilli koordinues për kalendarin e punëve të përbashkëta mes tri qendrave albanologjike. Nëse ky takim i parë ishte një diskutim i hapur dhe shpesh edhe me tone vetëkritike për atë që është arritur dhe ku duhet të shkohet, siç u pa në diskutimet e prof. dr. Artur Lamës, prof. asoc. dr. Afrim Krasniqit, prof. asoc. dr. Belisa Mukës, dr. Olsi Lelajt, studiuesit Aurel Plasari, arkeologut Bashkim Lahi etj., një takim i dytë do të duhet të përcaktojë detyrat konkrete të bashkëpunimit. Në konsultën e Shkodrës u tha se Akademia e Studimeve Albanologjike është nga të paktat institucione në vend që nuk është prekur nga sëmundjet e shoqërisë shqiptare, por kjo nuk mjafton për çfarë pritet më tej prej ASA-së. Në përfundim të takimit profesorët pjesëmarrës arritën në disa konkluzione si:


MOZAIK

– zgjidhja e statusit të qendrave albanologjike, jo thjesht si element administrativ, por edhe juridik e politik; – autonomi shkencore dhe financiare, sepse albanologjia, ndryshe nga shkencat e tjera, mbetet një shkencë me mision kombëtar; – rritje e cilësisë së librit albanologjik dhe e qarkullimit ndërkombëtar të dijes albanologjike; – t’u rikthehet institucioneve albanologjike një përqindje nga të ardhurat që produkti i tyre arrin të ketë

(arkeologjia hap një diskutim të tërë në këtë pikë për bashkëpunimin në fushën e turizmit kulturor); – certifikimi i teksteve shkollore që nxënësit të marrin në mënyrë serioze dije historike, etnografike, arkeologjike; – botimi i veprave nga arkivi, vepra në dorëshkrim apo të ndaluara për arsye politike të cilat mund të vinin në kuadër të 110-vjetorit të pavarësisë vitin e ardhshëm; – ASA në Tiranë, si udhëheqëse e

këtyre reformave të nevojshme për të tri qendrat albanologjike, është e mendimit se duhet të jetë pikërisht ajo sipërmarrësja dhe propozuesja e zgjidhjeve edhe pranë qeverisë shqiptare; – krijimi i një këshilli koordinues Tiranë-Prishtinë-Shkup. Kjo frymë e konsultës në Shkodër ka rastin të reflektohet së afërmi edhe në Ditët e Albanologjisë në muajin dhjetor, thuhet në deklaratën për sht(Kohapress) yp të ASA-së. E ENJTE, 4 NËNTOR 2021

Javore KOHA

21


KULTURË

Mbi shënimin – recensionin “Kongresi i Manastirit, identiteti i shtetit kombëtar të shqiptarëve” të

Kongresi i Manastiritnjësimit të alfabetit të Ndër 12 muajt e vitit, nëntori, padyshim, është muaji më i rëndësishëm me vlerë dhe peshë në historikun e bujshëm të ndodhive dhe ngjarjeve gjithë përfshirëse historike e kulturore ndër shekuj të kombit shqiptar, ndër të cilat përmendim ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar (kuq e zi me shkabën dykrenare në mes) nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Krujë, më 28 nëntor të vitit 1443, dhe nga Ismail Qemail Beu në Vlorë, më 28 nëntor të vitit 1912, kur edhe është shpallur Shqipëria shtet i pavarur dhe sovran, ditëlindja e trimit legjendar shqiptar Adem Jasharit, më 28 nëntor të vitit 1955, etj., por gjithsesi, Kongresi i Manastirit i mbajtur në kohën prej 14-22 nëntor të vitit 1908, në të cilën u vunë themelet e njësimit të alfabetit të gjuhës shqipe, është ngjarje e madhe për Kombin shqiptar. Duke pasur parasysh vlerën dhe peshën e tij kulturore mbarëkombëtare shqiptare, presidenti i Unionit artistik të Kombit shqiptar, Azgan Haklaj, bëri shënimin – recensionin me titull “Kongresi i Manastirit, identiteti i shtetit kombëtar të shqiptarëve”, mbështetur në Institucionin nacional – Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir. Autori Haklaj, shënimin e fillon me thënien: “Kongresi i Manastirit mbylli një epokë të tërë në historinë e kulturës shqiptare, certifikoi me sukses përpjekjet titanike të mendjeve të iluminuara të kombit shqiptar gjatë shekujve për shkrimin e lëvrimin e gjuhës shqipe” dhe në vazhdim duke shtuar “Gjuha shqipe është një nga gjuhët më të vjetra të Gadishullit Ballkanik, ashtu siç është vetë populli shqiptar, një nga popujt më të vjetër të Ballkanit”. Duke u përqendruar në gjenezën e njësimit të alfabetit të gjuhës shqipe, thekson se ashtu si dy gjuhët tjera indoevropiane, rumanishtja dhe lituanishtja, gjuha shqipe ka filluar të shkruhet vonë. Meshari i Buzukut i vitit 1555, njihet si libri i parë shqip deri më sot. Ka shumë

22

Javore KOHA

E ENJTE, 4 NËNTOR 2021

dëshmi e fakte se shqipja duhet të jetë shkruar edhe para Gjon Buzukut. Në shënimin e vet ai përmend “Formulën e pagëzimit” (1462), të Pal Engjëllit, “Fjalorthin e Arnold Hardit”, “Perikopenë e Ungjillit”, por mund të ketë edhe dokumente të tjera të shkurtra të shkruara shqip. Ideja për Kongresin e Manastirit u iniciua nga klubi shqiptar “Bashkimi”, i cili ishte më aktivi midis klubeve shqiptare. Përmes këtij shënimit të Haklajt, kushtuar kësaj ngjarjeje historike e kulturore, lexuesit i bën me dije se pas Revolucionit Xhonturk më 1908 dhe shpalljes së Kushtetutës, patriotët shqiptarë e vlerësuan si imperative çështjen e alfabetit, që do të shërbente si promotor i zhvillimit të lëvizjes kombëtare në Shqipëri, dhe në të gjitha trojet ku banonin shqiptarët. Shqiptarët i kishin kundërshtuar fort reformat e Tanzimatit në vitet 18321849, ku veçon kryengritjen e Beratit që shpërtheu në vitin 1834, të Shkodrës, më 1835, e udhëhequr nga Hamza Kazazi, i Malësisë së Gjakovës, i udhëhequr nga Binak Alia dhe Sokol Rama në vitin 1845, të Jugut, e udhëhequr nga Tafil Buzi, Zenel Gjoleka, Hodo Aliu e Rrapo Hekali, në vitin 1847, dhe të shqiptarëve të Maqedonisë, 1843-1844, e udhëhequr nga Dervish Cara. Në këto beteja të ashpra, shqiptarët luftuan fort dhe ishin të vendosur për çlirim kombëtar. Në atë kohë, atyre u kanoseshin dy projektet shovinistë: Naçertania e Ilija Garashaninit për Serbinë e Madhe dhe Megalidheja e Koletistit, kryeministrit grek në vitin 1844. Perandoria otomane në organizimin administrativ, që bëri në vitet 1864-1868, pas përfundimit të fazës së dytë të Tanzimatit, për t’i sunduar më kollaj shqiptarët, i ndau në katër vilajete: atë të Kosovës, të Shkodrës, të Manastirit dhe vilajetet në Sanxhak – Kaza Nahije. Në këtë kontekst, autori Haklaj në

shënimin e vet shkruan se në vitin 1830 në Manastir ishin vrarë mizorisht 1000 shqiptarë dhe burgosur më shumë se 500, të prerë në besë nga të dërguarit e Portës së lartë, të cilit i kishin thirrur gjoja për marrëveshje, xhonturqit shquan edhe më shumë dhunën dhe presionin, ekspeditat ndëshkimore ndaj shqiptarëve, edhe pse në Parlamentin turk ishin zgjedhur disa shqiptarë. Prandaj, ishte i domosdoshëm organizimi i shqiptarëve, ku një rol të madh luanë klubet shqiptare dhe rilindësit për vetëdijen kombëtare. Një rol të jashtëzakonshëm luante klubi “Bashkimi i Manastirit”, i cili u propozoi klubeve brenda dhe jashtë Shqipërisë, thirrjen e Kongresit të Manastirit në kohëzgjatje 14-22 nëntor 1908, në të cilin do të ftoheshin të gjithë shqiptarët gegë e toskë, si dhe ngado e kushdo ishte i interesuar për këtë çështje, për të marrë pjesë në këtë eveniment madhështor të kohës. Autori i shënimit recensional, Azgan Haklaj, thekson se në këtë kongres morën pjesë 32 delegatë me të drejtë vote, që përfaqësonin 26 qytete dhe shoqëri shqiptare brenda dhe jashtë atdheut. Çdo klub ose shoqëri, kishte të drejtë të dërgonte në kongres 32 delegatë që kishin 52 vota, sepse disa prej tyre kishin 2 vota. Në kongres morën pjesë 18 delegatë pa të drejtë vote. Kongresi i Manastirit u shndërrua në kuvend mbarë shqiptar, ku morën pjesë 50 delegatë nga qytetet e vilajeteve, të Shkodrës, Kosovës, Manastirit, Janinës, si dhe nga shoqëritë shqiptare të Sofies, Bukureshtit, Konstancës, Amerikës, Egjiptit, Italisë dhe përfaqësonin të gjitha besimet fetare, thuhet në tekstin e shënimit të autorit Haklaj në të cilin po ashtu ai shkruan se pjesë e 32 delegatëve me të drejtë vote ishin shkrimtarë e publicistë të njohur, studiues të gjuhës shqipe, laikë e klerikë, veprimtarë të shquar të


KULTURË

ë autorit Azgan Haklaj

bazament i ë gjuhës shqipe lëvizjes kombëtare: Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Sotir Peçi, Mit’hat Frashëri, Shahin Kolonja, Dhimitër Buda, Ndre Mjeda, Gjergj Qirazi, Bajram Topulli, Nyzhet Vrijoni, Grigor Cilka, Nikollë Kaçorri, Fehim Zavalani, Dhimitër Mole, Rrok Berisha, Thoma Avrami, Hil Mosi, Akil Eftimiu, Adham Shkaba, Mati Logoreci, Aziz Beu, Shefqet Frashëri, Simon Shuteriqi, Leonidha Alaço, Zejnel Glina, Sami Pojani, Refik Toptani, Mihail Grameno, Hafiz Ibrahim Efendiu, Emin Haxhiu, Rauf Beu dhe Selahudin Beu. Të gjithë patriotët e mbledhur në Manastir, ishin të vendosur se kishin marrë përsipër të zgjidhnin një nga detyrat më të mëdha për Kombin shqiptar. Seanca e hapjes së punimeve të Kongresit, e drejtuar si kryetar të saj Rexhep Hoxha – Efendiu dhe Fehim Bej Zavalani, kryetar i klubit “Bashkimi”, kryetar nderi u zgjodh Hivzi Pasha. Të pranishëm në Kongres kishte edhe elemente të kombeve të tjera, grekë, bullgarë e vlleh. Mbledhjet e ditës së parë u zhvilluan të hapura, ku morën pjesë 400 vetë. Kongresi zgjodhi kryesinë që do të udhëhiqte punimet. Kryetari i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri (Lumo Skendoja), nënkryetar Luigj Gurakuqi e Gjergj Qirazi, sekretar: Hil Mosi, Thoma Avrami dhe Nyzhet Bej Vrijoni. Gjatë punimeve të Kongresit, pati fjalime mjaft interesante, por është për t’u veçuar ai i Ndre Mjedës. Të gjitha fjalimet theksonin njësimin e alfabetit dhe përdorimin e një alfabeti të përbashkët nga të gjithë shqiptarët. Me gjithë dallimet e mëdha në pikëpamjet e delegatëve të Kongresit, ata ditën t’i kalojnë vështirësitë dhe të bien konsensus se alfabeti duhet të ketë bazë alfabetin latin. Të gjithë diskutantet u dakorduan se mbi bazën e këtij alfabeti, ishin krijuar të tre alfabetet e përdorura të kohës, ai i “Stambollit”, i Shoqërisë “Bashkimi”, dhe ai i Shoqërisë “Agimi” të Shkodrës. Shumica e boti-

meve shqiptare në vendet e ndryshme të botës, shtypeshin në alfabetin latin. Pati ndonjë orvatje, por dështoi shpejt përpjekja për imponimin e variantit grek apo arab. Hil Mosi, delegati i shoqërisë “Gegni”, ka propozuar një alfabet të ri që shkrihen tre alfabetet e përdorura, i “Stambollit”, i “Bashikimit” dhe i “Agimit”. I një mendjeje është shprehur dhe Luigj Gurakuqi, që të mos thyhet zemra e askujt. Pas shumë diskutimesh e debatesh të dobishme, është arritur në përfundimin se zgjidhja e çështjes së alfabetit duhet t’i ngarkohet një komisioni të zgjedhur nga Kongresi. Punimet e ditës së tretë iu kushtuan zgjedhjes së komisionit. Folën Nikollë Kaçorri e Gjergj Fishta. Fishta propozoi alfabet të përbashkët. Ai nënvizoi humbjen e shqiptarëve në fushën e qytetërimit, për shkak të mungesës së një alfabeti të përbashkët. Ai ka vënë theksin se Shqipëria është e rrethuar nga armiq, të cilët po përpiqen të shqyejnë nga një copë si hienat nga territoret e saj, dhe ka bërë thirrje për të qenë të gatshëm për të rrëmbyer armët e mbrojtur atdheun dhe të mos lëmë që armiqtë të marrin asnjë pëllëmbë toke shqiptare. Kaq patetik e impresionues ka qenë fjalimi i Fishtës, saqe i ka prekur zemrat e të pranishmëve, sa katolikë e myslimanë nuk i kanë mbajtur lotët. Kjo skenë është zhvilluar në praninë e 300-400 vetëve. Haklaj, shkruan se në këtë seancë është zgjedhur komisioni prej 11 anëtaresh me votim të fshehtë, fuqiplotë, për të zgjedhur alfabetin. Komisioni përbëhej nga: Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Sotir Peçi, Mit’hat Frashëri, Shahin Bej Kolonja, Dhimitër Buda, Ndre Mjeda, Gjergj Qirazi, Bajram Topulli, Nyzhet Vrijoni dhe Glikor Cikla. Gjergj Fishta, mori numrin më të madh të votave, prandaj u zgjodh kryetar. Sipas relacionit të Gjergj Qirazit, anëtarët e komisionit u besatuan se do ta mbanin fshehtësinë mbi ato që do të bisedonin, derisa të

zgjidhet alfabeti. Pas shumë diskutimesh e debatesh, komisioni vendosi që të mos merret në bazë asnjë prej tre alfabeteve të lartpërmendura, por të krijohet një alfabet i ri mbi bazën e alfabetit latin, duke u dhanë shkronjave latine vlera fonetike në përputhje me kërkesat e gjuhës shqipe. Mirëpo, lidhur me shkronjat e nevojshme për ata tinguj të shqipes që i mungonin latinishtes, komisioni nuk arriti në ujdi. Sigurisht që palët u ndanë në dysh. Ata të “Stambollit” dhe të “Agimit”, kërkonin mos të kishte shkronja dyshe, ndërsa “Bashkimi” ka ngulur këmbë në të kundërtën. Duke parë se ishte e pamundur për të realizuar ujdinë, anëtarët e komisionit vendosën të kthehen prapa, duke pranuar alfabetin e “Stambollit”, e bashkë me të një abece latine, që të mësohen e përdoren bashkërisht mes shqiptarëve. Po të shikohen me kujdes dy alfabetet e vendosura në Kongresin e Manastirit, shihen qartë përpjekjet e bëra me kujdes, për t’i afruar ato sa më shumë mes tyre. Këtu nuk është fjala për tri ndryshimet e bëra në alfabetin e “Stambollit”, por është për përdorimin e disa shkronjave të përbashkëta në të dy alfabetet. Në vendimin e komisionit, thuhet se të dy alfabetet do të përdoren bashkërisht mes shqiptarëve. Mësimi në shkolla do të jetë i detyrueshëm e i shtrëngueshëm për të dyja. Duke shpallur vendimin e komisionit, kryetari i Kongresit, Mit’hat Frashëri, tha se komisioni i zgjedhur nga të gjithë delegatët e Shqipërisë, e përfundoi detyrën e tij, duke shpresuar për bashkim. Autori Azgan Haklaj, kah fundi i përmbajtjes së shënimit të vet, thekson se në Kongresin e Manastirit, numri i alfabeteve që do të përdoreshin u pakësua në dy, që do të ngjanin mes tyre, sepse kishin si bazë alfabetin latin, dhe shënimin e përfundoi me thënien “Kongresi i Manastirit ripohoi edhe njëherë vendosmërinë e shqiptarëve për të mbrojtur individualitetin e tyre kombëtar. Pas këtyre fjalëve, Luigj Gurakuqi, solli dërrasën e zezë mbi të cilën ishin shkruar germat e alfabetit të gjuhës shqipe. Vendimi u miratua nga mbledhja me duartrokitje dhe mbrojtje ‘Rroftë alfabeti’”!

Shaban Hasangjekaj

E ENJTE, 4 NËNTOR 2021

Javore KOHA

23


EKOLOGJI

Ndryshimi klimatik, mund ta parandaloj Ndryshimet klimatike përgjithësisht përkufizohen si një variacion i rëndësishëm i kushteve mesatare të motit - të themi, kushtet që bëhen më të ngrohta, më të lagështa ose më të thata - gjatë disa dekadave ose më shumë. Është tendenca afatgjatë që dallon ndryshimin e klimës nga ndryshueshmëria natyrore e motit. Përmbytje rekord. Stuhi të furishme. Nxehtësia vdekjeprurëse. Ndryshimet klimatike manifestohen në një mori mënyrash dhe përjetohen nga çdo qenie e gjallë, edhe pse jo njëlloj. Si maten ndryshimet klimatike me kalimin e kohës? Klima i referohet kushteve të përgjithshme të motit të një vendi, të matur gjatë shumë viteve. Satelitët në orbitën e tokës, stacionet meteorologjike të largëta dhe bovat e oqeanit përdoren për të monitoruar motin dhe klimën e sotme, por janë të dhëna paleoklimatologjike nga burime natyrore si akulli, bërthamat, unazat e pemëve, koralet dhe sedimentet e oqeaneve dhe liqeneve që u kanë mundësuar shkencëtarëve të zgjerojnë të dhënat klimatike të tokës miliona vjet më parë. Këto të dhëna ofrojnë një vështrim gjithëpërfshirës të ndryshimeve afatgjata në atmosferën e tokës, oqeanet, sipërfaqet e tokës dhe kriosferën (sistemet e ujit të ngrirë). Shkencëtarët më pas i ushqejnë këto të dhëna në modele të sofistikuara klimatike që janë në gjendje të parashikojnë tendencat e ardhshme klimatike me saktësi mbresëlënëse. Çfarë i shkakton ndryshimet klimatike? Mekanika e sistemit klimatik të tokës është e thjeshtë. Kur energjia nga dielli reflektohet nga toka dhe kthehet në hapësirë (kryesisht nga retë dhe akulli), ose kur atmosfera e tokës çliron energji, planeti ftohet. Kur toka thith energjinë e diellit, ose kur gazrat atmosferikë pengojnë nxehtësinë e çliruar nga toka që të rrezatojë në hapësirë (efekti serë), planeti ngrohet. Një sërë faktorësh, si naty-

24

Javore KOHA

E ENJTE, 4 NËNTOR 2021

rorë ashtu edhe njerëzorë, mund të ndikojnë në sistemin klimatik të tokës. Shkaqet natyrore të ndryshimeve klimatike janë sepse Toka ka kaluar nëpër faza të ngrohjes dhe ftohjes në të kaluarën, shumë kohë përpara se njerëzit të ishin përreth. Forcat që mund të kontribuojnë në ndryshimin e klimës përfshijnë intensitetin e diellit, shpërthimet vullkanike dhe ndryshimet në përqendrimet e gazit serrë që ndodhin natyrshëm. Shkaqet antropogjene të ndryshimeve klimatike Njerëzit - më konkretisht, emetimet e gazit serrë (GHG) që gjeneron aktiviteti njerëzor - janë shkaku kryesor i

klimës që ndryshon me shpejtësi në tokë sot. Gazet serrë luajnë një rol të rëndësishëm në mbajtjen e planetit mjaftueshëm të ngrohtë për t’u banuar. Por sasia e këtyre gazrave në atmosferën tonë është rritur në qiell në dekadat e fundit. Djegia e lëndëve djegëse fosile, si qymyri, nafta dhe gazi për energji elektrike, ngrohje dhe transport, është burimi kryesor i emetimeve të krijuara nga njeriu. Një burim i dytë kryesor është shpyllëzimi, i cili çliron karbonin e sekuestruar (ose të ruajtur) në ajër. Është vlerësuar se prerja, zjarret dhe format e tjera të degradimit të pyjeve çlirojnë mesatarisht 8.1 miliardë tonë metrikë dioksid karboni në vit, që përbën më


EKOLOGJI

, pasojat dhe si jmë paksa atë? shumë se 20 për qind të të gjitha emetimeve globale të CO2. Aktivitete të tjera njerëzore që gjenerojnë ndotjen e ajrit përfshijnë përdorimin e plehrave (një burim kryesor i emetimeve të oksidit të azotit), prodhimin e blegtorisë (gjedhët, buallet, delet dhe dhitë janë emetuesit kryesorë të metanit) dhe disa procese industriale që lëshojnë gazra të fluorizuar. Ndryshimet klimatike ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien e njeriut përmes ngjarjeve më ekstreme të motit dhe zjarreve, uljes së cilësisë së ajrit dhe sëmundjeve të transmetuara nga insektet, ushqimi dhe uji. Në disa rajone të botës, periudha të zgjatura të temperaturave të larta të

shoqëruara me thatësira kontribuojnë në kushte që çojnë në zjarre më të mëdha dhe sezone më të gjata të zjarreve. Për komunitetet bregdetare, rritja e nivelit të detit, e kombinuar me stuhitë bregdetare, ka rritur rrezikun e erozionit, dëmtimeve nga stuhitë dhe përmbytjeve. Nxehtësia ekstreme, ngritja e nivelit të detit dhe reshjet e mëdha të shiut po prekin infrastrukturën si rrugët, linjat hekurudhore, aeroportet etj. Si të bëhemi më të ndërgjegjshëm dhe të ndihmojmë aktivistët për parandalimin e ngrohjes globale? Ta reduktojmë përdorimin e ujit. Kur-

simi i ujit redukton gjithashtu ndotjen e karbonit. Kjo sepse kërkon shumë energji për të pompuar, ngrohur dhe trajtuar ujin tuaj. Pra, bëni dushe më të shkurtra, mbyllni rubinetin ndërsa lani dhëmbët . Në fakt, hani ushqimin që blini dhe që nuk kërkojnë shumë kohë dhe punë - dhe më pak mish. Meqenëse produktet blegtorale janë ndër ato që kërkojnë burime më intensive për t’u prodhuar, ngrënia e vakteve pa mish mund të bëjë gjithashtu një ndryshim të madh. Të blejmë llamba më të mira. Llambat LED përdorin deri në 80 për qind më pak energji sesa llambat inkandeshente konvencionale. Ato janë gjithashtu më të lira në afat të gjatë: Një LED 10 vat që zëvendëson llambën tuaj tradicionale 60 vat do t’ju kursejë energjinë elektrike edhe xhepin tuaj . Tërhiqeni spinën(at), mos i lini pajisjet e ngarkuara plotësisht të kyçura në prizat e shtëpisë tuaj veçanërisht kur nuk i përdorni , shkëputni pajisjet e përdorura rrallë ose futini ato në shirita elektrikë dhe kohëmatës, dhe rregulloni kompjuterët tuaj dhe monitoroni për të zbritur automatikisht në modalitetin më të ulët të energjisë kur nuk është në përdorim. Ti rimendojmë aeroplanët, trenat dhe automobilat. Zgjedhja për të jetuar në qytete dhe qyteza me rritje inteligjente të ecshme me transport publik cilësor çon në më pak ngjarje, më pak para të shpenzuara për karburant dhe më pak ndotje në ajër. Fluturimet më pak të shpeshta mund të bëjnë gjithashtu një ndryshim të madh. Transporti ajror është një burim kryesor i ndotjes së klimës. Nëse mund të merrni një tren në vend të aeroplanit, ose edhe biçikletën në vend të makinës bëjeni atë. Këto janë vetëm disa nga gjërat e vogla qe ne mund t’i bëjmë por të mos harrojmë se edhe me gjëra të vogla mund të bëjmë ndryshime të mëdha. Donika Lulgjuraj E ENJTE, 4 NËNTOR 2021

Javore KOHA

25


IN MEMORIAM

Dritan Kurti 1978-2020

Kuja qiellit i jep lajm A do të njohin legjendat shqiptare një histori të re, atë të kryevalltarit që, në fluturim valltarë e sipër, ikë dhe s’kthehet më!? A ju duhej legjendave shqiptare një rrëfim i ri, një dramë e re, një emër i ri!? Si do të mund ta titullonim rrëfimin!? Si do të mund ta skiconim dramën!? Po emrin!? Vetëm emrin mund t’ua thëm. Vetëm emrin dhe ua kam thënë të gjithën. Dritan Kurti. (...)Kështu mes qiellit dhe tokës Vallja u lind, vallja u shpall; Këmba sinjale i çon tokës Dhe dora qiellit i jep lajm. (...) (Vallja shqiptare - Ismail Kadare) “Vallja shqiptare” e Ismail Kadaresë, sipas mendimit tim, është ndër poezitë më të realizuara të poetikës shqiptare. Ndërthurë një varg elementesh që sado t’i cekësh, nuk i thua asnjëherë të gjitha. Jashtë arsyes për çfarë do t’i referohem kësaj radhe, gjithnjë tek kjo poezi më ka bërë përshtypje ndërlidhja tokë-njeriqiell përmes dy elementeve dalluese të përditshmërisë shqiptare, që nga koha në kohë përcillen mandej si vlera folkloristike: opingës dhe shamisë. Brenda arsyes për çfarë do t’i referohem këtë herë, gjithnjë tek kjo poezi më ka magjepsur “hareja dhe krenaria” kadareane që nuk është se janë tipare dalluese të krijimtarisë së tij, në të cilën vdekja, gjaku dhe vaji janë kryezot. Më tej, nëse i veçojmë kësaj poezie dhe “prillin e dhjetorin”, a do të përmbusheshin kësisoj kriteret për cilësimin e kësaj kryevepre si qenie antagoniste e kryetitujve kadareanë!? Mund të jetë vetë arsyeja që një penë sipërane botërore dhe shqiptare, ose shqiptare dhe botërore, si Kadare, që njihet për motivet e flijimit në kryeveprat e veta, “thyen” në mes pritjet e lexuesit patriot (çdo lexues është patriot) duke e bërë këtë poezi, sipas mendimit tim, përkrenare të valles shqiptare. Pikërisht “thyerjen” do ta përdorë në këtë rast, duke e lutur penën dhe

26

Javore KOHA

E ENJTE, 4 NËNTOR 2021

gjendjen të më dalë në ndihmë. Do ta “thyejë” vallen shqiptare në pikën e saj më të largët, tek morti. Sepse, të parët tanë na lanë postulate të pakontestueshme, një nga to: “vaji i burrit asht kanga”. *** A mund të prajë kënga kur përtokë shtrihet kryevalltari apo thjeshtë ndërron frekuencë dhe nisë e ua thotë qiejve atë që deri atëherë po e mishëronte te kryevalltari!? A do të njohin legjendat shqiptare një histori të re, atë të kryevalltarit që, në fluturim valltarë e sipër, ikë dhe s’kthehet më!? A ju duhej legjendave shqiptare një rrëfim i ri, një dramë e re, një emër i ri!? Si do të mund ta titullonim rrëfimin!? Si do të mund ta skiconim dramën!? Po emrin!? Vetëm emrin mund t’ua them unë. Vetëm emrin dhe ua kam thënë të gjithën. Dritan Kurti. Po përcillja nga Prishtina mbrëmjen përkujtimore “Një vit pa Dritanin” që po mbahej në shkollën time, në shkollën tonë në Katërkollë, aty ku Dritani veç tjerash edhe jepte mësim. Vite më parë, po aty, Shoqata “Ora”, kryetar i së cilës ishte vet Dritani, pat organizuar mbrëmjen artistike të manifestimit tradicional “Pranvera në Anë të Malit - Ulqin”. Në kuadër të asaj nate u bë ekspozimi i dhjetëra instrumenteve muzikore të përdorura ndër shekuj nga shqiptarët, për çka vetë ekspozita titullohej “Midis shekujsh”. Në të njëjtën kohë, u hap ekspozita fotografike me pamje nga

vendbanimet shqiptare në Malin e Zi dhe për të cilën mu dha rasti të referoj një analizë që e kisha titulluar “Dora e Zotit”. Dora e Zotit në çdo rast është fuqia, edhe kur na mundojnë dyshimet tek pafuqia. Ishte i njëjti vend dhe gati të njëjtit njerëz në filmimin që jepej drejtpërdrejt të dielën e katërt të muajit tetor të vitit 2021. Mungonte hiç më pak se prania fizike e kryetarit të Shoqatës “Ora”. Mungonte hiç më pak se kryevalltari. Instrumentet muzikore ishin shkrirë në shiritin e zi që rëndonte në krahun e majtë të fotografisë së tij. Vallja ishte thyer në mes. “Dora e Zotit” kishte vënë pëllëmbën mbi supet e kryevalltarit siç mbi supet e Bjeshkëve të Nemuna ditëve të dhjetorit. Imazhet vinin të dyzuara dhe thyheshin në një pikë, në një jetë, në një emër. Në atë rast po mendoja ta përkufizoja me pak fjalë personazhin epik të këtij rrëfimi. Gjithnjë jam i mendimit që vlerësimi ideal duhet të jetë fjalëpakë. Dritani ishte kryelartë për gjithçka përfaqësonte: shkollën shqipe, traditën shqiptare dhe veprimtarinë kombëtare. Kjo e bënte krenar dhe të hapur, sepse ishte mësuar me nxënësit, sepse kishte motiv hapjen e valles dhe sepse ishte betuar në të mirën e përgjithshme. Po ndiqja Astrit Kurtin (në rolin e familjarit dhe bashkëveprimtarit) dhe fjalimin e tij brilant dhe shumë prekës kur në një moment përmendi se si “ne edhe mund ta kemi lënë në ndonjë moment të vetëm Dritanin” duke aluduar në shoqërinë, institucionalizimin, intelektualizmin. Në këtë rast kishte thënë një të vërtetë të madhe, një të vërtetë nga e cila mund të lindnin të gjitha të vër-


IN MEMORIAM tetat e tjera të vogla të një vendi po të vogël. Ne i kemi lënë dhe vazhdojmë t’i lëmë vetëm ose të margjinalizuar e harruar shumicën e personaliteteve që i ofrohen publikes; e kam fjalën të mirës publike para imazhit publik. Dy organizatat ku Dritani printe, sot nuk janë në ditët më të mira, sepse vetëdija jonë qytetare ende nuk e ka arritur nivelin e duhur emancipues. Dritani ishte themelues dhe kryevalltar i SHKA “Tradita”, ansamblit të vlerësuar lart brenda dhe jashtë Ballkani. Kthehem prapë te “Vallja shqiptare” e Kadaresë. I pata folur me pasion Dritanit për poezinë e cekur, për idenë se si e shihja personazhin e tij me xhamadan e fustanellë si mishërim ideal të harmonisë, krenarisë dhe prijëtarisë kombëtare dhe parashqiptare. Patëm diskutuar për mundësinë e realizimit të një spoti televiziv nën skenarin e saj. Unë e shihja atë si më meritorin që ta rrahë tri herë opingën, t’i jepte kushtrimin tokës. Ai, si në shaka e sipër, me nënqeshje ma pat kthyer se është vështirë e realizueshme sepse kohëve të fundit kishte shtuar goxha peshë. Të dy e dinim se e vërteta qëndronte diku tjetër dhe të dy e dinim përkrahjen ose gajasjen që kishin tendencë të marrin projekte të tilla.

Jeta në vazhdimësi na sjellë kohë që na thyejnë, për të na kujtuar se sa jemi të pathyeshëm. Meqë këtë rrëfim e nisa me “thyerje”, në emër të të gjithë atyre që ndihen të thyer, marr guximin ta “thyejë” të pathyeshmen, strofën e poezisë së Kadaresë me të cilën e hapa përkujtesën mbi

jetën dhe veprën e Dritan Kurtit. “Kështu mes qiellit dhe tokës Vdekja u lind, vdekja u shpall; Balli sinjale i çon tokës Dhe kuja qiellit i jep lajm.” Argëzon Sulejmani

*** Kështu, personalitetet ikin. Ikin dhe lënë pas vetes kujtime dhe vepra. Jashtë melankolisë, kujtimet dhe veprat do duhej t’i kthenim në mësime. Humbje të tilla janë goditje të rënda për “lëvizjen kulturale” po t’i referoheshim Camajt. Dritanit i mbet në gjysmë jeta dhe vepra prej një legjendeje urbane që nuk i jepej urbanes, por tentonte ta riformatojë dhe ribëjë atë nisur nga aforizma se “është njeriu që e bën vendin dhe jo e kundërta”. Gjithsesi, ai do të jetojë gjatë sepse përditshmëria e tij ka qenë e fokusuar në të kaluarën dhe në të ardhmen. E tashmja për të dhe për secilin veprimtarë është thjeshtë opinga ku troket thembrën ose fleta e bardhë ku nënshkruan të nesërmen. Ai do të vijojë të shënojë të kaluarën përmes të bëmave të tij për trashëgiminë, po ashtu të frymëzojë të ardhmen përmes amanetit të tij lënë abetareve. E ENJTE, 4 NËNTOR 2021

Javore KOHA

27


MOZAIK

Trieshjanët në Australi

Të lidhur me vend edhe pse i ndanë la

Trieshjanët në Australi, të njohur edhe si shqiptaro-australian, janë pak familje të cilat mund të numërohen me gishtat e të dy duarve me më pak se 40 anëtarë, sipas pohimeve të tyre. Ata filluan të shpërngulen në Australi nga fillimi i viteve 1960. Trieshjani i parë i regjistruar, i vendosur në Australi, ishte Pjetër Nikollaj, ( i njohur në komunitet me emrin Tushi i Prëlë Nicit) nga fshati Muzheçk. Ai me familjen e tij u përcaktua të jetojë në qytetin Sidnej, ku edhe qëndroi përgjithmonë. Fillimet e këtij mërgimtari në këtë vend të largët ishin të vështira, sepse atje ndjehej si një person i huaj. Në rrafshin shoqëror ai e identifikonte veten me bashkësitë në vendlindjen e tij, familjen, fshatin, krahinën dhe kombin, kurse në rrafshin mendor unin e vet e demonstronte si individ, i ndarë nga secili individ tjetër. Këto ndjenja emocionale dhe nevoja që t’u ndihmojë familjarëve në vendlindje, të cilët i kishte lënë në një varfëri të skajshme, pa kurrfarë perspektive për të ardhmen, e motivuan atë që t’i tërheqë ata në Sidnej. Të përkujdeset për ta dhe t’u gjejë punën. Me shumicën e anëtarëve të kësaj familjeje të ndershme në moshën e fëmijërisë shoqëroheshim shpesh. Dhe, pasi ata u larguan nga Muzheçku dhe u shpërngulën në Australi , e pyeta babin se ku është vendi ku ata shkuan. Ai më dha këto përgjigje : “ Në fund të botës”, “ Në njërin prej vendeve më të mira të botës” , ” Si në përrallë”. Më pas duke e ndihmuar njëri-tjetrin mbërritën edhe emigrantë të tjerë . Në këtë mënyrë e prekën tokën australiane edhe një numër i vogël trieshjanësh nga vëllazëria Nikollaj, Gjokaj, Gjolaj, Cacaj dhe Dedivanaj. Të gjithë ata shkuan në Australi si emigrantë ekonomikë, si punëtorë për të shfrytëzuar mundësitë më të mira për

28

Javore KOHA

E ENJTE, 4 NËNTOR 2021

jetesë dhe punë. Ata në këtë vend ushtruan profesione që i përkasin kryesisht punës fizike, kurse numri i atyre me arsimim të lartë që ushtrojnë profesionet e veta është tepër i pakët, për të mos thënë mungon fare. Sot trieshjanët në Australi janë integruar në jetën e vendit dhe gëzojnë të njëjtin status juridik si të gjitha pakicat e tjera etnike që jetojnë dhe punojnë atje. Nuk kanë hequr dorë

nga shtetësia e dyfishtë. Përmes integrimit në bashkësitë shoqërore e ndiejnë veten “ australianë”, por në asnjë moment si individë nuk e kanë ndërprerë e shkëputur lidhjen me vendlindjen e tyre. Gjithnjë mbajnë lidhje simbolike, të pastër emocionale për vendin e origjinës të baballarëve të tyre. Disa nga ata i kanë riparuar shtëpitë e vjetra, ku kanë lindur e ca të tjerë kanë ndërtuar shtëpitë e reja


MOZAIK

dlindjen,

argësia

në Tuz. Nikollë Nikollaj në bisedë telefonike më tha se lidhjet e tyre emocionale me vendlindjen e tyre janë të forta. “ Prej se më ka shkelur këmba në tokën e Australisë asnjëherë nuk e kam harruar fshatin tim të lindjes, Trieshin e Malësinë. Të rralla kanë qenë netët që nuk e kam ëndërruar atë vend të bukur me ajër të pastër, me ato bukuri të mrekullueshme

natyrore e me njerëz të mirë e fisnikë. Sa herë që vij atje zemra më ngopet, më bëhet mal, e shpirti më kënaqet”, shprehet me shumë mall e emocion Nikolla. Njëjtë më rrëfeu në telefon edhe bashkëfshatari i tij dhe ish-nxënësi im Zef Gjolaj. “ Shoku arsimtar, m’u drejtua sikur më thërriste në shkollë, të falënderoj nga zemra që të ka ra ndërmend për ne, sepse na ke gëzuar shumë , shumë... Edhe

pse jemi larg jush, ne jemi të lidhur ngusht me vendlindjen. Mundohemi të ruajmë traditën, gjuhën, doket e zakonet tona. Në familjet tona flitet shqip. Të gjitha festat, Vitin e Ri, Pashkët, Krishtlindjet dhe Zojën e Trieshit i kremtojnë njësoj apo ngjashëm sikur kemi qenë në vendlindje. Edhe ritet mortore, dasmat dhe ditëlindjet mundohemi t’i organizojmë në pajtim me traditën tonë të lashtë, pohon me krenari Zefi. Për fat të mirë edhe brezi i tyre kryesisht është edukuar në frymën e traditës së malësorëve. Shembull konkret është Tomë Nikollaj, të cilin spontanisht e njoha para pak vitesh në hotelin “ Oazis” në Tuz. E fliste gjuhën shqipe sikur të kishte lindur në Triesh, e jo në Australi. Përveç kësaj më tha se është këngëtar dhe u bie tri instrumenteve popullore : çiftelisë, lahutës dhe fyellit. “ Unë si këngëtar dhe rapsod i ri kam kënduar në tubime të ndryshme të komunitetit tonë në Sidnej. Në të gjitha ato vende ku kam kënduar, në ndeja, festa, ditëlindje, dasma, kremte kombëtare e kudo tjetër jam munduar të këndoj me shpirt dhe të përcjell tek rinia dhe popullata jonë dashurinë ndaj instrumenteve tona popullore dhe ndaj këngëve të bukura shqipe”, thekson Toma. Trieshjanët në Sidnej të Australisë , përveçse mundohen të ruajnë vlerat tona tradicionale përmes aktiviteteve të ndryshme të herëpashershme kulturore , fetare e kombëtare e kanë provuar veten edhe në fushën sportit. Ata në vitin 1981 themeluan me kontribute të veta financiare Klubin e Futbollit ” Besa”, të cilin disa vite e drejtoi me sukses Gjelosh Nikollaj. “Në këtë skuadër të vogël sportive të ngjizur në Sidnej përveç lojtarëve nga Trieshi ishin të përfshirë edhe futbollistë nga komunitete të tjera etnike. Organizimi i saj perfekt në të gjitha aspektet një vit u finalizua me vendin e parë në ligën ku garoi”, thotë ish-futbollisti i këtij klubi”, Gjokë Gjolaj, shoku im i shkollës në Triesh. i cili tani jeton në Detroit , nëSHBA. Këta mërgimtarë trieshjanë në Australi, përveç lidhjeve të gjakut dhe lidhjeve emocionale që kanë për vendlindjen, i bashkon edhe dhimbja dhe respekti për njëri-tjetrin. Gj. Gjonaj E ENJTE, 4 NËNTOR 2021

Javore KOHA

29


PORTRET

Nxënësi i dalluar, mjeku ynë familjar: Adem Mustafa

Mbrojtësi i shëndetit tonë

Shkëndijat e para të cilat paralajmëronin ndryshime për njeriun anamalas xixëlluan në gjysmën e dytë të shekullit XIX, me hapjen e shkollave të para dhe edukimit në vend. Por, flaka e parë e diturisë u ndez pas një shekulli, me punën e shkollës në gjuhën amtare shqipe. Me të u realizuan kërkesa, shpresa dhe besimi për dituri. Ajo qe lokomotiva që këtu do të zbarkojë të gjithë mallrat e nevojshme për jetën normale e të qytetëruar të këtij vendi. Falë punës mirë mbarështruar me nxënës të Shkollës Fillore në Katërkollë dhe arsimit të mëtejshëm, në Anë të Malit dalin kuadrot e parë të arsimuar vendas, mësues, arsimtarë e profesorë. Bashkë me ta edhe profesionistë të lëmive të tjera me rëndësi për vendin; agronomë e inxhinierë, ekonomistë e juristë, mjekë e dentistë, etj. numri i të cilëve rritej nga viti në vit. Në vazhdën e kënaqësisë së diverzitetit kadrovik në Anën e Malit, nga më të tjerë, doli edhe mjeku i ri vendas, dr. Adem Mustafa. Adem Mustafa ka lindur në vitin1957, në Sukubinë, Ana e Malit, Komuna Ulqin. Rrjedh nga fisi i ndershëm dhe bujar i edukuar dhe arsimuar Mustafa, i cili në vitet 50-60-ta të shekullit të kaluar dha pesë mësimdhënës; Elezi, Mustafa, Osmani, Beqiri dhe Abazi. Ademi është fëmija i tretë (pas dy motrave) i baba Hamzit dhe nënës Maje, e lindur në Oblikë, Qarku Shkodër, Shqipëri. U rrit nën kujdesin e prindërve të mirë e të edukuar, virtytet e të cilëve do t’i përvetësojë edhe djali i tyre Ademi. Si fëmijë ishte i kuptueshëm e i qartë, i shkathtë e i saktë. Mësimet e para i vijon në Shkollën Fillore ”Bedri Elezaga!” në Katërkollë. Ciklin klasor, I-V, e kryen në vendlindje, në Paralelen e ndarë në Sukubinë. Klasët e larta, mësimin lëndor, VIVIII e vazhdon në Shkollën Amë, në Katërkollë, ku dhe e kryen Shkollën Fillore në Vitin shkollor 1971/72, si nxënës i gjeneratës XXII. Kushtet e vijimit të mësimit në këtë cikël ishin të vështira, për faktin se shkolla ishte larg shtëpisë rreh 7 km. Në mungesë të mjeteve të transportit të rregullt rrugor, bashkë me moshatarët vendas,

30

Javore KOHA

E ENJTE, 4 NËNTOR 2021

nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas duhej të ecte me këmbë. Më vonë për udhëtim shfrytëzon automjetet e zakonshme. Në mësim dhe aktivitete të lira permanent ka qenë aktiv, i zgjuar dhe i sjellshëm, cilësi ato të cilat e bënin nxënës me sukses të dalluar dhe sjellje shembullore. Si nxënës në shkollë ka qenë i rregullt e komunikativ. Me shokë ka pasë raporte korrekte, ndërsa ndaj trupit arsimor shprehte respekt të posaçëm. Shkollimin e mesë e vijon në Gjimnazin e përgjithshëm pranë Qendrës shkollore ”Vëllazërim-bashkim”, në Ulqin. Edhe aty ballafaqohet me kushte të vështira të udhëtimit si mungesë e mjeteve të rregullta qarkullimi, për çka shpesh i duhej me banuar në afërsi të shkollës. Por, mungesa e trafikut të rregullt Ademin nuk e ndan nga mësimi. Edhe aty ai është i zellshëm dhe shkollën e kryen me sukses. Nxënësi fillorist e gjimnazist, Ademi, krahas kryerjes së obligimeve shkollore, mësimit të rregullt dhe aktivitetit jashtëmësimor, në kuadër të orientimit profesional mendon në jetën dhe të ardhmen e vetë. Atë mirë e kupton dhe bindet se të mësoi do t’i duhej gjatë gjithë jetës, por nxënës nuk mund të jetë gjithmonë. Ashtu filloi të ëndërrojë zanatin e vetë. Ëndrrën e ti të parë ai e ktheju në dëshirë që për kohën dukej disi e madhe e vështirë, deri në të paarritshme. Por, ajo më nuk ishte as nuk mbeti as ëndërr, as fjalë kalimthi. Të gjitha ato mendime të kokës djaloshare kulmojnë në vullnet të madh dhe rrjedhë me dy kahje paralele. Ato ishin dy qëllime fisnike për djaloshin e ri e të mirë formuar. Adem Mustafa don të bëhet mjek dhe të shërbej në vendlindje, t’i ndihmojë popullit të vet. Për të parën i duhej mbështetja e fortë e prindërve që do ta siguronin materialisht. Atë e gjeti! Përkrahjen e prindërve e siguroi ! Ashtu regjistrohet dhe vijon Fakultetin e mjeksisë në Prishtinë. Si student i rregullt fiton huanë (kredinë) studentore, faktor material ai i cili do t’i ndihmojë në përmbushjen e nevojave të studimit. Ditëve të para studentore në mjedis të

ri e të panjohur urban e ”vriste” nostalgjia për gjithë ato të mira që la pas; vendin, prindërit, të afërmit, shokët dhe lojërat rinore me të cilët kalonte kohën e lirë. Por edhe atë do e tejkalojë duke iu përshtatur kushteve të reja në ambient krejtësisht tjetër. Studenti i rregullt, i mirë përgatitur nga shkolla e mëparshme bazë, mësimet e duhura universitare permanent i përvetëson dhe me sukses diplomon më 1984. Atë vit ëndrra e të riut e gërshetuar me vullnet e sakrificë njeriu rezulton me realitet të jetës. Studenti Adem Mustafa bëhet mjek, shërues, doktor i mjekësisë së përgjithshme. Me përfundimin e studimeve, djalit dhe mjekut të ri, Ademit, ”shkuesi hyjnor” i ofron përkrah engjëllushen e ëndërruar, vajzën vendase të edukuar e arsimuar në të njëjtin profesion, mjekësi, Sabahete Gjeka. Dy të rinjtë, me NJË, mirë të menduar, të matur e të prerë, ”PO”, lidhin besën dhe jetën bashkëshortore për ta gëzuar në lumturi unanime ashtu siç janë dhe e gëzojnë edhe sot. Jeta e tyre e tillë, si dy shokë të pandarë që reciprokisht e plotësojnë njeri tjetrin, vërehet kudo, në shtëpi, në punë, në shoqëri e gjetiu. Me fitimin e betejave në marrjen e diturisë akademike, mjeku i ri hapë dhe hyn në rrugë të tjera, të reja me afat të gjatë shumëvjeçar. E para e tillë ishte punësimi në institucion shëndetësor për kryerjen e praktikës profesionale. Pjesën e parë e fillon në Spitalin e përgjithshëm në Tivar. Aty fillimisht punon me sata tusin vullnetar për të kaluar pastaj në status të rregullt. Pas do kohe pritje, pjesën e dytë e vazhdon dhe e kryen në Shtëpinë e shëndetit në Ulqin. Në punën e rregullt mjeku Ademi u deshtë të priste rreth dy vjet e gjysmë. Aso kohe në skaj të tunelit i ndezet një dritë për t’u punësuar në Shtëpinë e Shëndetit në Tivar, me vend pune në Stacionin shëndetësor në Ostros. Në Krajën e bukur malore, por larg shtëpisë së banimit ku në dy drejtime i duhej të udhëtonte rreth 50 km në ditë, si mjek i mjeksisë parësore (primare) shërben gjashtë vite, 1989-95. Nga viti 1995, dalur si nga ajo ëndrra rinore, dr. Ademit i ndezët drita


PORTRET

tjetër, e bardhë, për t’u transferuar në Shtëpinë e shëndetit në Ulqin, me vend pune në Stacionin shëndetësor në Anë të Malit, në Katërkollë. Ajo qe ardhja e tij në vendlindje, në shërbim të bashkëvendëseve të cilët i adhuronte pa masë, siç i adhuron dhe i nderon edhe sot. Ai qe plotësimi i dëshirës së mëparme e të riut, për të qenë me njerëzit e vendit kurdo që ata do të kenë nevojë për këshillën dhe ndihmën e mjekut primar. Krahas punës në ordinacion në Katërkollë, deri në vitin 2010 ai punon edhe në kujdestari dhe emergjencë në Shtëpinë e shëndetit në Ulqin. Me krijimin e institutit të mjekësisë familjare në Mal të Zi, në vitin 2008, dr. Ademi caktohet mjek i zgjedhur në Stacionin shëndetësor në Katërkollë për rreth 2000 pacientë të grup moshave të ndryshme, afërsisht aq sa ishte normativi i parashikuar i asaj veprimtarie. Shërbimin primar dr. Ademi e kryen me punë të rregull, maturi njerëzore dhe ecuri e saktësi profesionale. Te puna në ambulancë është i përpiktë. Ardhja, qëndrimi dhe vajtja e tij nga vendi i punës është si në orar të shkruar. Punon në dy ndërrime ditore, nga ora 7:14 respektivisht 14-20, me orar javor rrëshqitës. Nuk ndodh që në punë të vonohet, të shkojë para kohe apo të mungojë e të mos paralajmërohet mungesa e tij. Qëndrimi i këtij mjeku ndaj njerëzve është në përputhje të plotë me sjelljen njerëzore të këtij mjedisi. Me bashkëvendas komunikon në çdo vend, çdo kohë dhe situatë për gjëra të përgjithshme dhe nga profesioni, kryesisht këshilla me cilësi preventimi për mirëmbajtjen e vazhdueshme të shëndetit të mirë. Në takim me pacientët e çdo grup moshe është i afërt dhe i kuptueshëm për nevoja të çdo natyre dhe me kujdes i dëgjon ata. Udhëzimet e duhura janë

të qarta e të kuptueshme për pacientin apo shoqëruesin e tij të nevojshëm. Në bazë përcaktimi të sëmundjes-diagnozës dhe caqeve profesioniste dr. Ademi përshkruan ilaçet adekuate apo cakton masat e mëtejme shëruese. Por, (jo vetëm mendimi i i këtij autori), për të shuarin, më shëruese janë solidariteti dhe kurdoherë fjala e ëmbël e këtij mjeku. Ato sikur reagojnë më shpejt, janë më efikase, ndikojnë më fortë se barnat farmaceutike. Krahas punës së rregullt dhe obligimeve tjera ditore, me qëllim ecje në hap më kohën dhe arritjet shkencore në lëmin e mjekësisë, farmacisë, teknologjisë etj. dr. Ademi gjen kohë edhe për perfeksionim profesional. Me përkushtim merr pjesë në ligjërata, këshillime, kurse, seminare, trajnime dhe takime të tjera profesional, të mbajtur në intervale të ndryshme kohore, në Ulqin, Tivar, Podgoricë etj. Nga të shumtit veçohen: - Simpoziumi i përbashkët shkencor i mjekëve të Ulqinit dhe Shkodrës, mbajtur në ato dy vende, në vitin 1999 e tutje. - Kursi i edukimit dhe trajnimi të Mjekësisë emergjente, mbajtur në korrik 2008, Ulqin. - Kursi tre mujor i edukimit - Mbrojtja e shëndetit parësor - mjeku i familjes, mbajtur në organizimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Malit të Zi, Fakultetit të Mjekësisë në Podgoricë dhe Zyrës së Bashkimit Europian në Podgoricë, shkurt - qershor 2010, në Podgoricë. - Trajnimi i mjekëve të Shërbimit parësor shëndetësor, mbajtur në dhjetor 2010 - janar 2011, në Budva. Dr. Ademi punon 26 vjet të plota në Stacionin shëndetësor në Katërkollë, mjedis pune i shërbimit parësor, i pajisur me kuadër mjekësor dhe teknik vendas. Aty edhe mjeket e mirënjohura, shumëvjeçarja dr. Sabrije Taipi dhe fillestarja dr. Egzona Pali. Përkrah tyre teknikët mjekësorë, Sabahete Mustafa, Fadile Sulejmani, Nail Alaj, Bajram Seferi, Kimete dhe Zire Hollaj, Dafina Salaj, Emsire Pali e Afrim Imeri dhe kuadrot teknik, Naser Taipi e Hysen Seferi. Me inkuadrimin e kuadrit domicil Ana e Malit arriti shumë në shërbimin shëndetësor. Në këtë shtëpi të gjithë mantel bardhët kurdoherë janë me fytyrë të sjellë ka i sëmuri për të ia kuptuar nevojën, ofruar ndihmën dhe lehtësu-

ar dhimbjen. Te këto punëtorë morali i lartë njerëzor dhe i punës janë të shkrirë në një, atë të Hipokratit, në shërbim të pacientit. Në këtë ambulancë, nga ora 7-20, sa zgjatë orari i punës ditore, si me do një magji, emitohen valët e energjisë pozitive e cila rezulton më kënaqësi për të gjithë të ardhurit në atë derë dhe ata që qëndrojnë brenda Të gjithë të përmendurit janë fidani i këtij rroli, fëmijët e kësaj treve, nxënësit e shkollës së këtij vendi, shpresa dhe krenaria e Anës së Malit Këtë vit, këtij kuadri iu shtuar edhe forca e re pune, po ashtu vendase, e emëruara dhe e mirëpritura në udhëheqjen e Shtëpisë së shëndetit në Ulqin, drejtoresha e re, specialistja e mirënjohur, dr. Sadije Hollaj. Është për t’u pritur që në marrëveshje me institucionet e larta shëndetësore, në të mirën e këtij vendi dhe populli, te ky Stacion shëndetësor të sigurohen shërbimet e nevojshme sekondare, respektivisht rikthimi i tyre si nga vitet e mëparshme. Çifti mjekësor Mustafa, Ademi dhe Sabahetja, trashëgon dy fëmijë, vajzë dhe djalë, të rritur e edukuar, të arsimuar më përgatitje të larta universitare. Vajza Jehona, juriste e diplomuar dhe Djali Kreshniku, trashëgimtar i prindërve edhe në profesion, specialist epidemiolog. Mjeku vendas nuk është ithtar i politikës. Ishte aktivist vetëm kohë të shkurtër dhe ate e kurorëzoi më zgjedhje për një mandat këshilltar në Kuvendin e Komunës Ulqin. Kohën e lirë Adem Mustafa e plotëson më sport dhe lexim, veprime ato me të cilët fizikisht ushtron trupin, ndërsa psiqikisht freskon trurin. Pëlqen atletikën dhe gjimnastikën, të cilat i ushtronin çdo ditë. Për lexim zgjedh tekste profesionale e në vazhdim tregime të lehtë të botimit bashkëkohor. Dr. Ademi vazhdon të punoi edhe sot, më të njëjtën fuqi dhe vullnet, për tu kujdesur e qenë pranë dhe mbrojtës i denjë i shëndetit tonë, në kohën më të re, atë që imponojë shfaqja e Corona pandemisë. Mjekun tonë të zgjedhur, Adem Mustafen e përgëzoj për vlerat e sipër përmendura që posedon dhe mënyrën si ato i kanalizon te ne, pacientet e tij! Për gjithë mirësjelljen e ofruar dhe kujdesin e sakrificën e treguar i jemi dëshmitarë, mirënjohës dhe falënderues! Rexhep Lleshi E ENJTE, 4 NËNTOR 2021

Javore KOHA

31


MOZAIK

Gucia bëhet qyteti i parë i Malit të Zi me zero mbeturina

Plehu, resurs ekonomik

Guci – Në mesin e 400 “Zero Waste” qytetesh botërore së shpejti do të mund të jetë edhe Gucia. Në këtë qytezë, ka filluar realizimi i projektit, me të cilin deponitë do të bëhen e kaluar, ndërsa mbeturinat resurse ekonomike, në vend të problemit ekologjik. Emërtimin e qytetit me “Zero mbeturina” së pari në Mal të Zi do ta fitojë Gucia. Duke falënderuar programin “Qytetet pa mbeturina”, qyteza në fjalë, së shpejti do të mund të sigurojë kushtet që plehun ta shfrytëzojë si resurs. Të gjitha këto, në kuadër të vendosjes së menaxhimit “qarkullues” me mbeturina në vend të të deritashmit “linear”. Projektin ambicioz e zbaton Organizata “Zero Waste Montenegro”, në partneritet me Agjencinë zhvillimore rajonale “RRA Bijelasica, Komovi i Prokletije” (AZHR Bjellasicë, Komet dhe Bjeshkët e Nëmura). Mbështetja financiare është siguruar nga Bashkësia Evropiane përmes IPA programit për bashkëpunim ndërkufitar në mes të Malit të Zi dhe Shqipërisë. “Gucia bëhet ‘Zero Waste qytet’.

32

Javore KOHA

E ENJTE, 4 NËNTOR 2021

Koha është që deponitë t’i dërgojmë në të kaluar. Para së gjithash duhet zvogëluar sasinë e mbeturinave të cilën e prodhojmë përmes përdorimit të serishëm dhe zmbrapsjes së ambalazhës për përdorim të njëhershëm. Atë mbeturinë të cilën e prodhojmë e riciklojmë ose e kompostrojmë. Projekti gjithsej do të zgjasë dy vjet dhe planifikojmë që sistematikisht ta ndërrojmë sistemin e menaxhimit me mbeturina në këtë komunë”, ka deklaruar për media koordinatorja e projektit Emina Adroviq. Siç ka shpjeguar ajo, përmes projektit është planifikuar vendoja e sistemit të mbledhjes (grumbullimit) të mbeturinave prej derës në derë në pesë fraksione të ndryshëm. Po ashtu edhe kompostrimi, përgatitja e qendrës për ripërtëritjen e materialit dhe shumë aktivitete tjera të cilat do të shpien deri te qëllimi. Në vazhdë është edukimi i gucianëve mbi mënyrën e re të raportit ndaj mbeturinave dhe mjedisit jetësor, thotë koordinatorja Adroviq. Grup qëllimor janë të gjithë prej më të rinjve, deri te më të moshuarit.

“Në Guci është formuar Këshilli konsultativ i përbërë nga personalitetet lokale të cilët merren me veprimtari publike. Janë zhvilluar anketa dhe bërë analiza detaje të mbeturinave të mbledhura nga amvisëritë, e para pak kohe, kemi mbajtur edhe pesë punëtori edukative. Mirëpo, ky është tek fillimi. Ekzistojnë shumë komuna të suksesshme të zero mbeturinave të cilat gjenden në viset rurale, ku vërtetë janë krijuar sistemet e qëndrueshme ideale. Ajo që Gucia ka nga bukuritë natyrore meriton vetëm sistemi ‘qarkullues’ i trajtimit të mbeturinave. Shpresojmë që projekti do t’i jep vrull eadhe turizmit të qëndrueshëm”, ka konfirmuar zonja Adroviq në prononcimin për media. Ajo thekson se prioritar është fakti që komuna ka Diasporën e shumë numërt “e cila veç jeton sipas parimit të zero mbeturinave ose të modeleve të ngjashme në shtetet e zhvilluara perëndimore”. Prioritet bashkëpunimi i tyre është mbështetja dhe përcjellja e përvojave. Koordinatorja Adroviq, është e kënaqur edhe me bashkëpunimin me administrimin lokal dhe me mënyrën në të cilën kanë pranuar atë ide. Ajo tregon se komunat e “Zero mbeturinave” kanë kushtet “të jenë ekonomikisht të qëndrueshme, të krijojnë punë të reja, me më mençuri të menaxhojnë me resurse, të kursejnë para, etj.”. Sipas hulumtimit i cili i ka parapri projektit, amvisëritë në Komunën e Gucisë për një javë prodhojnë 1,5 deri në 50 kg mbeturina. Hulumtimi ka treguar edhe se ka më së shumti mbeturina organike, më se një të tretën, e më pastaj plastikë dhe letër. Nga ana tjetër, ndërmarrjet guciane të cilat kanë qenë të kyçura në hulumtim për të njëjtën periudhë prodhojnë prej 10 deri në 700 kg plehra. “Në Komunën e Gucisë, vetëm një kompani dhe 13% të amvisërive kompostirojnë mbetjet e ushqimit, barin e kositur dhe degët e drunjve. Të gjitha kompanitë dhe amvisëritë e kyçura në hulumtim kanë theksuar se më se 80% të mbeturinave të veta i stivojnë në deponi, janë këto ca prej rezultateve të hulumtimit”, ka përfunduar deklaratën e vet zonja Emina Adroviq. Sh. Hasangjekaj


MOZAIK

OJQ “Fëmijët e Malit të Zi“ realizoi seminarin e radhës për mësimdhënësit e dy institucioneve edukativo-arsimore në Tuz

Mësimdhënësit t’u përgjigjen nevojave të fëmijëve me aftësi ndryshe Tuz – Organizata Joqeveritare, “Fëmijët e Malit të Zi“ ka realizuar para pak ditësh seminarin e radhës për mësimdhënësit e dy shkollave në Tuz, të Shkollës Fillore “Mahmut Lekiq” dhe të Shkollës së Mesme të Përzier “25 Maji”, në të cilin morën pjesë njëzet e gjashtë mësimdhënës nga shkollat përkatëse. Drejtoresha ekzekutive e kësaj OJQ-je, znj. Sabra Deceviq, në një prononcim të shkurtër për gazetën

“Koha Javore”, potencoi rëndësinë e këtyre seminareve, duke thënë se përmes tyre rriten kapacitetet e mësimdhënësve në mënyrë që ata t’u përgjigjen nevojave të fëmijëve me aftësi ndryshe, “nevojat e të cilëve dita-ditës duhen përshtatur, me synim që të përfitohet më e mira për këta fëmijë”, u shpreh Deceviq. Projektin në fjalë e realizon OJQ “Fëmijët e Malit të Zi” në bashkëpunim me Komunën e Tuzit. Ky

projekt mbështetet përmes programit “OJQ-të në Malin e Zi - nga shërbimet themelore deri tek hartimi i politikave - M’BASE”, të realizuar nga Qendra për Edukimin QytetarCentar za Građansko Obrazovanje (CGO), Friedrich Ebert Stftung (FES), OJQ “Politikon Network” dhe OJQ “Qendra për Kërkimin dhe Mbrojtjen e Zogjve (CZIP). Programi financohet nga Bashkimi t. u. Evropian. E ENJTE, 4 NËNTOR 2021

Javore KOHA

33


MARKETING

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

Accounting Technician • BASIC FUNCTION OF THE POSITION

Under the direct supervision of the Locally Employed (LE) Financial Specialist/ LE certifying officer, the incumbent performs accounting duties, funds management, reporting and statistics for all allotments for serviced agencies at post, and reporting for non-serviced agencies on an adhoc basis. Assists with non-serviced agencies strip coding in different procurement and financial software, as well as tracking expenditures. Enters vendor codes in Regional Financial Management System (RFMS) for all currencies used at post. Maintains vendor data codes.

• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: Completion of two years of college/university studies is required. EXPERIENCE: Two years of experience in voucher examining, accounting, bookkeeping or related financial work is required. 2. LANGUAGE: Level 4 (Fluent) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This will be tested). Level 4 (Fluent) Speaking/Reading/Writing of Montenegrin language is required. 3. KNOWLEDGE: Thorough familiarity, comprehension and application of Federal Appropriations Law, Foreign Affairs Manual/Foreign Affairs Handbook (FAM/FAH), Government Accountability Office (GAO) decisions, Department of State Standardized Regulations (DSSR), federal travel regulations, Treasury Department guidelines, Office of Management and Budget (OMB) directives, General Services Administrative guidelines, International Cooperative Administrative Support Services (ICASS) guidelines and procedures, and specific regulations and procedures of the serviced agencies for which accounting services are provided. Fully familiar with Department of State ICASS, budgeting and accounting software. 4. SKILLS AND ABILITIES: The incumbent is expected to frequently work with incomplete information or data, and some unpredictability of operating requirements. Must be able to analyze problems holistically, consider all solutions, anticipate risk, and make measured decisions. Must convey complex ideas and recommendations succinctly and clearly both orally and in writing. Must exhibit maturity, discipline and emotional intelligence with customers, colleagues, supervisors and subordinates. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: November 07, 2021 HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following website https://me.usembassy.gov/embassy/jobs/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.

34

Javore KOHA

E ENJTE, 4 NËNTOR 2021


MARKETING

E ENJTE, 4 NËNTOR 2021

Javore KOHA

35


“Koha Javore” në versionin online,

mund ta lexoni

në linkun:

www.kohajavore.me

kohajavore.me


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.