Koha 982

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 14 tetor 2021 Viti XX Numër 982 Çmimi 0,50

Liria e shprehjes në rrezik

ISSN 1800-5696

Propozohet kantonizimi i Malit të Zi

Deputetët shqiptarë dhe kriza qeveritare në Mal të Zi


PËRMBAJTJE

12

18 Mbretëresha e humanizmit që fali zemrën dhe dashurinë

Liria e fjalës - parakusht për një demokraci të qëndrueshme

20

22 Kërkohet dënimi maksimal i vrasësit dhe përgjegjësia institucionale

Kaloi rinia, po ikën beqaria, pa nuse te shtëpia

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2

Javore KOHA

E ENJTE, 14 TETOR 2021


PËRMBAJTJE

24

26 Hulumtimet tregojnë rritje të numrit të të rinjve me probleme mendore

Mjeku shqiptar, rekordmen në mjekësinë gjermane

28

30 Poezitë - autobiografi, histori e natyrës shqiptare

Libër që përcjell mesazhe humane dhe vlera edukative KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.me

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 14 TETOR 2021

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Përfaqësuesit e partive politike shqiptare u takuan me ambasadoret e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në Podgoricë

Bisedime për rolin e pakicave dhe situatën politike në Malin e Zi Podgoricë - Përfaqësuesit e partive politike shqiptare janë takuar gjatë javës së kaluar me ambasadoret e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në Malin e Zi, në të cilat është biseduar për rolin e pakicave dhe situatën politike në Malin e Zi. Në takimin që zhvilluan të enjten me ambasadoren e Britanisë së Madhe, Karen Maddox, përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Malin e Zi, Nik Gjeloshaj, Genci Nimanbegu, Fatmir Gjeka dhe Nikollë Camaj paraqiten qëndrimin e tyre mbi situatën aktuale politike në Mal të Zi dhe e informuan ambasadoren për mendimet e tyre lidhur me tejkalimin e kësaj situate të palakmueshme politike. “Përfaqësuesit e shqiptarëve theksu-

4

Javore KOHA

E ENJTE, 14 TETOR 2021

an qëndrimin e përbashkët se Mali i Zi duhet të punojë edhe më shumë në përmirësimin e kursit evropian, fqinjësinë e mirë dhe respektit. Gjatë takimit, ambasadorja tha se Mali i Zi duhet të vazhdojë integrimin e tij në BE dhe të forcojë më tej partneritetin e tij me NATO-n. Ajo gjithashtu përmendi se Mbretëria e Bashkuar mbështet përfshirjen demokratike të pakicave në Mal të Zi, e cila është brenda kornizës së vlerave evropiane”, thuhet në deklaratën e përbashkët të përfaqësuesve të partive shqiptare. Një ditë më vonë, përfaqësuesit e partive shqiptare së bashku me ata të Partisë Boshnjake dhe të partive kroate janë takuar me ambasadoren e SHBA-së në Podgoricë, Judy Ris-

ing Reinke. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ambasadorja Reinke ka bërë të ditur se temë e bisedimeve me përfaqësuesit e partive të pakicave në Mal të Zi ka qenë roli i tyre në Malin e Zi, multietnik dhe inkluziv. “Përfshirja e pakicave në proceset politike është element i rëndësishëm i udhëheqjes së demokracisë”, ka shkruar ajo. Takimet me ambasadoret e SHBAsë dhe Britanisë së Madhe erdhën në një moment të krizës politike në Mal të Zi, kur kryeministri Zdravko Krivokapiq ka paralajmëruar rikonstruktimin e qeverisë dhe mundësinë e përfshirjes së partive të pakicave në qeveri. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, zhvilloi vizitë pune në Shqipëri

Të promovojmë politikën e paqes dhe bashkëpunimit Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, dr. Dritan Abazoviq, ka zhvilluar gjatë javës së kaluar një vizitë pune në Tiranë, ku është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi. “Dëshirojmë të promovojmë politikën e paqes dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe më gjerë, por edhe të japim kontributin personal në përmirësimin e rrethanave në Ballkan”, ka theksuar Abazoviq, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Malit të Zi. Ai ka thënë se marrëdhëniet e përgjithshme ndërshtetërore janë shumë të mira, si dhe mbështeten në parimet e miqësisë dhe bashkëpunimit, të fuqizuara përmes partneritetit në NATO, qëllimeve të përbashkëta

në politikën rajonale dhe perspektivën evropiane. Në anën tjetër, ministri Peleshi ka thënë se nuk ka rëndësi madhësia e shteteve në sistemin e sigurisë kolektive, por me rëndësi është angazhimi dhe gatishmëria e tyre për t’i kontribuar sistemit të sigurisë. Në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri, zëvendëskryeministri i Malit të Zi është pritur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i ka ndarë atij Çelësin e Qytetit të Tiranës, një mirënjohje që iu është ndarë deri tani individëve të spikatur nga fusha e politikës dhe artit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka thënë me këtë rast se politikanët e rinj nga rajoni duhet të sjellin energji të re, të përkrahin njëri-

tjetrin, të gjitha në dobi të përparimit, ndryshimit të vetëdijes te njerëzit dhe mënyrës së vjetruar të të menduarit. Ndërkaq, Abazoviqi ka thënë se ka nder të veçantë që është njeriu i parë nga Mali i Zi, të cilit i ndahet kjo mirënjohje. Ai ka thënë se Çelësi simbolik i Qytetit të Tiranës duhet të hapë zemrat e qytetarëve të dy shteteve, e të gjitha me qëllim të afrimit të tyre dhe thyerjes së paragjykimeve të ndërsjella. Abazoviq po ashtu ka takuar në Durrës shkrimtarin më të madh shqiptar, Ismail Kadare, fituesin e shumë çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare për letërsi dhe kandidatin për Çmimin Nobel. (Kohapress)

E ENJTE, 14 TETOR 2021

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Çmimi Nobel për Paqe dhe gazetaria sot

Liria e shprehjes në rrezik Dhënia e Çmimit Nobel për Paqe për dy gazetarë duhet kuptuar si një mirënjohje dhe mbështetje për punën e gazetarëve në të gjithë botën dhe për përpjekjet e tyre për një botë më demokratike, por edhe si një thirrje dhe kambanë drejtuar qeverive të vendeve të ndyshme dhe shoqërisë në përgjithësi. Sepse një gazetari cilësore, e pavarur dhe e lirë, pa dyshim që do ta bëjë botën dhe shoqërinë më të mirë

6

Javore KOHA

E ENJTE, 14 TETOR 2021

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Ismet Kallaba

Komiteti për ndarjen e Çmimit Nobel për Paqe njoftoi javën e kaluar vendimin se ky çmim prestigjoz për këtë vit u ndahet dy gazetarëve: asaj filipinase Maria Ressa dhe atij rus Dimitri Muratov, për përpjekjet e tyre për të mbrojtur lirinë e shprehjes, demokracinë dhe paqen. Nuk e di nëse kjo është hera e parë që ky çmim u ndahet gazetarëve, por më e rëndësishme se kjo është momenti i dhënies së tij. Jetojmë në një botë gjithnjë e më të pasigurt, ku shumë vlera të demokracisë janë rrezikuar, ndër të tjera edhe ajo e lirisë së fjalës dhe shprehjes, si një ndër të drejtat themelore të njeriut. Me zhvillimin e hovshëm të teknologjisë së informacionit dhe rritjen e mjeteve të komunikimit, janë rritur edhe mundësitë e përhapjes së informacionit. Tashmë çdokush ka mundësi të jetë gazetar, roli i të cilit nuk është më ai që ka qenë dikur, si zëri i vetëm i publikut. Përkundrejt pritjeve se në shekullin 21 do të jetojmë në një botë më të lirë, më të drejtë dhe më demokratike, realiteti i përditshëm e përgënjeshtron këtë. Mbase askush nuk e kishte menduar se në shekullin 21 liria e fjalës do të ishte e kërcënuar?! Vendet diktatoriale dhe autokratike me udhëheqës autokratë, por fatkeqësisht edhe vendet me demokraci deri diku të zhvilluar, kanë ngritur sisteme të tilla që e mbysin lirinë e fjalës dhe median e lirë, duke ndikuar përmes formave të ndryshme në censurimin e saj. Gazetaria, liria e fjalës dhe e medias, në një pjesë të mirë të botës sot janë në rrezik. Gazetarët mbeten ende lloji më i rrezikuar, dhe kjo jo vetëm në vendet e rrezikshme si ato të përfshira nga lufta apo konfliktet, por edhe në vendet me demokraci të brishtë. Për çdo vit në botë vriten me dhjetra gazetarë dhe punonjës të medias për shkak të detyrës së tyre. Sipas organizatës Reporterët pa kufij, në vitin 2020 janë vrarë 50 gazetarë, shumi-

ca në vende që nuk janë në luftë. Të dhënat tregojnë se është rritur numri i vrasjes së gazetarëve të cilët e hulumtojnë krimin e organizuar, korrupsionin ose çështjet mjedisore. Në shënjestër janë sidomos gazetarët hulumtues, ata të cilët e shohin gazetarinë si mision dhe pavarësisht rrezikut, janë të përkushtuar për t’i shkuar deri në fund ndriçimit të së vërtetës me qëllim të përmirësimit të shoqërisë. Në këtë përpjekje, disa prej tyre e kanë pësuar me kokë, siç është rasti i gazetares ruse dhe aktivistes për të drejtat e njeriut, Ana Politkovskaja (së cilës gazetari rus Dimitri Muratov ia dedikoi fitimin e Çmimit Nobel për Paqe), e cila u vra në vitin 2006, sepse kishte raportuar për krimet e luftës në Çeçeni dhe kishte kritikuar presidentin rus, Vladimir Putin; gazetares hulumtuese malteze Daphne Caruana Galizia, e cila është vrarë më 16 tetor 2017 nga një shpërthim me eksploziv në makinë, për shkak të hetimeve të kompanisë “17 Black”, për të cilën ajo kishte pohuar se ishte e lidhur me politikanët maltezë tetë muaj para se të vritej. Galizia udhëhoqi hulumtimin dhe publikimin e skandalit “Panama Papers” dhe kabllogrameve të qeverisë malteze; gazetarit hulumtues sllovak, Jan Kuciak, 27-vjeçar, dhe të fejuarës së tij, Martina Kusnirova, të cilët u vranë më 21 shkurt 2018 në shtëpinë e tyre jashtë kryeqytetit të Sllovakisë, Bratisllavë, krim që ka nxitur protesta masive në Sllovaki dhe

ka çuar në dorëheqjen e kryeministrit, Robert Fico; gazetarit kritik saudit Jamal Khashoggi, i cili shkruante kolumna për gazetën “Washington Post” dhe jetonte në SHBA, të vrarë në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, më 2 tetor 2018; por edhe të shumë gazetarëve të tjerë, të cilët janë shndërruar në simbol të gazetarisë dhe të fjalës së lirë. Gazetarët shpesh nuk janë të mbrojtur dhe janë të vetmuar në punën e tyre. Në median shqiptare gazetarët shpesh nuk mbrohen as nga pronarët e medias ku punojnë, por vetëm nga komuniteti i gazetarëve të cilit i takojnë dhe nga organizatat e ndryshme që merren me mbrojtjen e lirisë së fjalës dhe të drejtave të njeriut, qofshin ato vendore apo ndërkombëtare. Në hapësirën shqiptare, gazetaria sot është një profesion i nënçmuar dhe i degraduar, edhe për fajin e vetë gazetarëve. E kam fjalën për atë lloj të gazetarëve, të cilët për qëllime dhe përfitime të ndryshme e kanë njollosur profesionin e tyre. Prandaj dhënia e Çmimit Nobel për Paqe për dy gazetarë duhet kuptuar si një mirënjohje dhe mbështetje për punën e gazetarëve në të gjithë botën dhe për përpjekjet e tyre për një botë më demokratike, por edhe si një thirrje dhe kambanë drejtuar qeverive të vendeve të ndyshme dhe shoqërisë në përgjithësi. Sepse një gazetari cilësore, e pavarur dhe e lirë, pa dyshim që do ta bëjë botën dhe shoqërinë më të mirë.

Gazetaria, liria e fjalës dhe e medias, në një pjesë të mirë të botës sot janë në rrezik. Gazetarët mbeten ende lloji më i rrezikuar, dhe kjo jo vetëm në vendet e rrezikshme si ato të përfshira nga lufta apo konfliktet, por edhe në vendet me demokraci të brishtë. Për çdo vit në botë vriten me dhjetra gazetarë dhe punonjës të medias për shkak të detyrës së tyre. Në shënjestër janë sidomos gazetarët hulumtues, ata të cilët e shohin gazetarinë si mision dhe pavarësisht rrezikut, janë të përkushtuar për t’i shkuar deri në fund ndriçimit të së vërtetës me qëllim të përmirësimit të shoqërisë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 14 TETOR 2021

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Deutsche Welle

“Atdheu është aty k Ka ngjarje ku si gazetar duhet të shkosh, sepse do të raportosh. Por, jo për akt ceremonial, fjala është për festimin e 60-vjetorit të marrëveshjes së pranimit të punëtorëve turq në Gjermani. Marrëveshja e pranimit të fuqisë punëtore, e nënshkruar mes Gjermanisë dhe Turqisë është edhe pjesë e historisë së jetës sime

Erkan Arikan

Kur im atë në shtator 1969 erdhi si punëtor i ftuar (gastarbajter) në Gjermani, fillimisht më la mua gjashtë muajsh, dhe nënën, në vendlindje. Plani i tij ishte të punonte vetëm pak

8

Javore KOHA

E ENJTE, 14 TETOR 2021

vjet, të fitonte ca para dhe të kthehej sërish. Por, gjithçka rrodhi ndryshe dhe pa familjen nuk bëhej. Më 18 prill 1970, erdha bashkë me nënën, në Berlin. Ky qytet do të bëhej qyteti im. Kopshtin, shkollën, studimet … të gjitha këto i përmbylla me sukses, ndoshta sepse nuk e kam harruar kurrë një mesazh të tim ati. “Ti duhet të punosh dy herë më shumë se gjermanët”! Këto ishin fjalët e tij. Vërtet, kam punuar shumë. Por, në shoqërinë gjermane më duhej shpesh të justifikohesha për suksesin, madje edhe ta

mbroja. Megjithëse mund të them se, pavarësisht prindërve të mi që sot do t’i fusja në “shtresën e paarsimuar”, unë nuk jam rritur në një botë paralele. Mua m’u dha rekomandimi për të vazhduar gjimnazin dhe nuk kam pas vetes një “histori getoje”. Ndoshta kam pasur shumë fat me mësuesit që më kanë trajtuar njësoj si nxënëset e nxënësit e tjerë. “Ne kërkuam fuqi punëtore, por erdhën njerëz”. Kjo fjali e njohur e shkrimtarit Max Frisch nga viti 1965, preku një nerv atë kohë. Këtë fjali e citoi

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ku e ke barkun plot” edhe presidenti gjerman në fjalimin e tij në ceremoninë e festimit të nënshkrimit të marrëveshjes dhe kujtoi se Max Frisch që atëherë e kishte kuptuar se politika e punësimit e viteve 1960’70-të ishte dritëshkurtër. Ata na quajtën “të ftuar”, por unë dhe prindërit e mi u bëmë fqinjë. Ky 60-vjetor duhet të na sjellë në mendje brezin e parë të punëtorëve të ardhur që e bënë këtë vend atdhe të tyre. Një fjalë e urtë turke thotë: “Atdheu nuk është aty ku ke lindur, por aty ku e ke barkun plot”. Dhe ky vend është Gjermania. Në një moment të fjalimit të Presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier, më duhet ta pranoj, m’u mbushën sytë me lot. Steinmeier tha se “historia e punëtorëve të ftuar meriton vendin e duhur në librat tanë shkollorë dhe në kulturën tonë të kujtesës; një shënim anash nuk i jep meritën e duhur kontributit të tyre. Kur ne t’i rrëfejmë historitë e tyre, si pjesë inte-

grale të historisë së kësaj republike, të këtij vendi, atëherë do të kuptojmë edhe historinë e të gjithëve”. Me të drejtë. Pesëdhjetë e pesë punëtorë turq mbërrijnë në Aeroportin e Dyseldorfit më 27 nëntor 1961 – ky është grupi i parë i minatorëve që u angazhuan fillimisht për një vit në Gjermani Kur shkruaj këta rreshta, më bie ndërmend im atë dhe nëna që njësoj si koleget dhe kolegët e tyre gjermanë, tek Siemens-i, duhej të përmbushnin normën e punës. Po, prindërit e mi nuk duhet të jenë një shënim diku anash. Prindërit e mi dhe të gjithë punëtorët e ardhur nga Turqia, Italia, ish-Jugosllavia, Greqia, Spanja, Portugalia, Vietnami apo Angola janë pjesë e historisë gjermane. Të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre që Gjermania të jetë sot ajo që është: e fortë, me diversitet, fantastike. Ata duhet të zënë vend në librat e historisë së Gjermanisë. Pikërisht

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

për këtë ishte kaq e rëndësishme kjo ceremoni, për të na kujtuar gjithmonë për atë se çfarë kanë bërë për këtë vend njerëz si prindërit e mi. Brezi i dytë, i tretë dhe i katërt i të ardhurve kanë lindur shumica në Gjermani. Megjithatë, shumë prej tyre duhet ende të tregojnë se po përshtaten këtu. Ende atyre u lihet të kuptohet se nuk janë të mirëseardhur. Këto kohë duhet t’i përkasin së shkuarës. E, këtë duhet ta kuptojnë edhe ata që jetojnë gjithmonë me të shkuarën. Ne jemi këtu dhe do të qëndrojmë. Do të qëndrojmë që ky vend, i cili është edhe atdheu ynë, të bëhet më i mirë. Unë e kam vendin në mesin e kësaj shoqërie dhe ashtu si e kërkon presidenti Steinmeier, do ta mbaj këtë vend. Ne të gjithë do ta formësojmë këtë shoqëri, sepse është edhe shoqëria jonë. Ne i përkasim këtij vendi. Si të gjithë ata, prindërit e të cilëve erdhën në Gjermani si fuqi punëtore.

E ENJTE, 14 TETOR 2021

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Diskursi politik

Propozohet kanton Në opinion malazias ka kohë që qarkullon ideja për decentralizimin e pushtetit në Mal të Zi, ne tre nivele, ku me rëndësi të veçantë është riorganizimi territorial administrativ me formimin e nëntë kantoneve, ndërsa në aspektin zgjedhor formimi i pesë njësive zgjedhore, që paraqet risi dhe mundësi debati nga individë e subjekte të ndryshme qeveritare e shoqëria civile, sepse çështja e decentralizimit duhet të trajtohet me profesionalizëm dhe analogji me vendet e ndryshme evropiane

Nail Draga

Autorët e kësaj iniciative nga OJQ”Inicijativa Direktne Demokratije-IDD” (Iniciativa e Demokracisë drejtpërdrejtë) shpjegojnë me pak fjalë rëndësinë e saj për rirregullimin e sistemit politik në Mal të Zi, duke u thirr në Kushtetutën e Zvicrës, që si duket është model edhe për Malin e Zi. Madje ata cekin se në atë vend kushtetuta e cila është bazuar në demokracinë direkte është miratuar në vitin 1848, dhe deri më tash dy herë është verifikuar dhe është avancuar në vitin 1874 dhe 1999, duke dëshmuar seriozitetin në çështjet organizative shtetërore.

Sistemi i tashëm politik me dobësi të theksuara

Në arsyetimin e tyre më tutje cekin se rregullimi i deritashëm i sistemit politik në Mal të Zi ka treguar shumë dobësi, para se gjithash në mundësinë e vogël që qytetarët të ndikojnë direkt në proceset politike. Elitat politike largohen nga qytetarët dhe në vend që politikanët të jenë ekzekutuesit e vullnetit të qytetarëve, ata paraqitën si kreator, manipulues dhe uzurpator të vullnetit. Më shumë thellojnë

10

Javore KOHA

E ENJTE, 14 TETOR 2021

ndarjet(etnike, religjioze, gjuhësore e politike) përmes të cilave disa përfitojnë ndërsa qytetarët humbin. Rritet distanca etnike dhe çdo distancë tjetër kërcënon që në të ardhmen të shkatërroi shoqërinë. Qe këto probleme të tejkalohen ndërsa fuqia t`iu kthehet qytetarëve, propozojnë ndryshimin tërësisht të sistemit politik në shtet.

Pushteti në tre nivele

Sipas këtij propozimi, pushteti duhet të ndahet në tre nivele: 1.në nivelin e shtetit të Malit të Zi, 2.në nivelin e kantoneve dhe 3.në nivel të komunave. 1.Shteti-niveli i parë i pushtetit Organizimi i pushtetit në nivelin shtetëror duhet të jetë i përkufizuar me Kushtetutë, në të cilën duhet të vendosen të gjitha ndryshimet përkatëse sipas modelit të Kushtetutës së Zvicrës, që do të mundësohej ndarjen e pushtetit në tre nivele dhe decentralizimin e tërësishëm, si dhe bartjen e peshës së fuqisë se politikanëve te qytetarët. Organi suprem ligjdhënës i pushtetit në shtet duhet të jetë Kuvendi i Malit të Zi, të cilën do ta përbënin dy dhoma. 1.Dhoma shtetërore (nacionale) e cila përfaqëson të gjithë qytetarët e Malit të Zi dhe zgjidhën në mënyrë proporcionale sipas numrit të banorëve në pesë njësitë zgjedhore,

çdo njësi zgjedhore do të kishte rreth 100.000 banorë. Risi në këtë propozim janë regjionet përkatësisht pesë njësitë zgjedhore që do të ishin: Regjioni 1-Hercegovina e vjetër(Starohercegovacki) 116.355 votues-17deputet, Regjioni 2-Bregdeti-malazias(Crnogorski-primorski) 114.574 votues-16 deputet, Regjioni 3-Shkodrës(Skadarski) 114.879 votues-16 deputet, Regjioni 4-Moraçës(Moracki) 94.277 votues -16 deputet dhe Regjioni 5-Limit(Limski) 99.242 votues-16 deputet. Të gjithë së bashku në Kuvend janë 81 deputet që zgjidhën përmes listave të hapura. 2.Senati(Këshilli i kantonit)në të cilën kantonet delegojnë përfaqësuesit e tyre, ku së cili kanton zgjedh dy përfaqësues në zgjedhjet direkte. Duhet të përcaktohet numri adekuat i kantoneve dhe hapësirën e tyre territoriale duke respektuar kontinuitetin historik, traditën, kulturën etj., duke mos getoizuar grupet etnike por të integrimi i tyre. 2.Kantonët-niveli i dytë i pushtetit Në lidhje me nivelin e dytë propozohet ndarja e territorit në kantone e atë në nëntë(9) të tillë të cilët janë: 1.Kantoni i Bokës së Kotorrit, 2.Kantoni bregdetar, 3.Kantoni i Zetës, 4. Principata e Malit të Zi, 5.Kantoni

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

nizimi i Malit të Zi

Harta nr.1.Ndarja e territorit të Malit të Zi në nëntë(9) kantone

i Nikshiqit, 6.Kantoni i Pivës-drobnjakut, 7.Kantoni i Limit-Moraçës, 8.Kantoni i Beranës-Rozhajës dhe 9. Kantoni i Plevlës-Bijellopolës. Organizimin e pushtetit në nivelin e kantonit e përcaktohet në sajë të kushtetutës së vet kantonit. Që kushtetuta e kantonit të realizohet në praktikë atë duhet ta miratojë Kuvendi i Malit të Zi, e ai do ta miratojë nëse kushtetuta e kantonit i plotëson dy kushtet themelore: 1.Duhet të jetë në harmoni me ligjet dhe Kushtetutën e Malit të Zi dhe 2.Që qytetarët e kantonit e kanë miratuar në referendum 3.Komuna - niveli tretë i pushtetit Në këtë propozim çdo vendbanim merr kompetenca të veçanta sepse do të fitonte statusin e Komunës apo komunës urbane. Komunat më të vogla do të kishin Tubimet e përg-

Harta nr.2. Ndarja e Malit të Zi në pesë(5) njësi zgjedhore

jithshme popullore bazuar në traditën malazeze, ndërsa komunat më të mëdha mund të zgjedhin që të kenë përfaqësuesit e tyre të cilët do ti zgjedhin direkt përmes listave të hapura apo do të kenë kuvendin digjital ku do të merrnin pjesë të gjithë qytetarët.

Arsyetime në favor të propozimit

Në lidhje me këtë formë të ndarjes së pushtetit nga Iniciativa e Demokracisë Direkte, janë dhënë dhjetë arsyetime ku mes tjerash cekin se: pengohet getoizimi i grupeve etnike e fetare, qytetarët pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo fetare do të njihnin përkatësinë territoriale atij kantoni dhe do të kërkonin zhvillimin e tij intensiv si shprehje te interesit të përbashkët të gjithë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

qytetarëve, do të zvogëlohej distanca etnike, do të rritet kohezioni ne mes popullsisë, do të arrihet në zhvillimin të balancuar regjional, do të zvogëlohej administrata, do të zvogëlohej korrupsioni, do rritej besueshmëria në shtet dhe institucione etj. Në fund cekim se iniciativa e tillë i është drejtuar direkt kryeministrit të Qeverisë, z.Zdravko Krivokapiq, ku nga ai presin të iniciojnë implementimin ligjor të zgjidhjeve të ofruara. Deri më tash nuk kemi pasur ndonjë reagim publik ndaj iniciativës së tillë, nga asnjë subjekt politik, apo shoqëria civile, andaj duhet të presim në muajt në vijim sepse kemi të bëjmë me një propozim i cili trajton decentralizimin territorial por edhe të pushtetit në Mal të Zi, çështje e cila nuk është trajtuar më herët nga institucionet qeveritare e shoqëria civile. E ENJTE, 14 TETOR 2021

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Nobeli 2021

Liria e fjalës - parakush një demokraci të qëndr është gazeta më e pavarur në Rusi. “Gazetaria e bazuar në fakte dhe në integritetin profesional të këtij organi mediatik e kanë bërë atë një burim të Për Koha Javore: rëndësishëm informacioni…që mbuFrank lon subjekte për të cilat askush tjetër Shkreli / nuk flet as nuk shkruan, duke filluar Nju Jork nga korrupsioni, dhuna policore, arrestimet e paligjshme, mashtrimet në zgjedhje e deri tek përdorimi i forcave Komiteti Nobel i Norvegjisë vendo- ushtarake ruse brenda dhe jashtë si t’u japë Çmimin Nobel për Paqe Rusisë”, vlerëson Komiteti Nobel, këtyre dy gazetarëve të guximshëm, punën e gazetës ruse Novaja Gazeta Maria Messa dhe Dmitry Muratov, dhe kryeredaktorin e saj Muratov. me motivacionin: “Për përpjekjet e Gjatë gjithë kësaj kohe, thuhet në tyre në mbrojtje të lirisë së të shpre- njoftimin e Komitetit Nobel, kundërhurit, që është një parakusht për shtarët e Novaja Gazeta janë demokracinë dhe paqen”. përgjigjur ndaj profesionalazmit të Në njoftimin për media që lëshoi gazetës me ngacmime, kërcënime, Komiteti Nobel me këtë rast thuhej se dhunë dhe vrasje. Që nga fillimi i Zonjushës Ressa dhe Zotit Muratov gazetës, gjashtë gazetarë të saj janë po u jepet Çmimi Nobel për Paqe për vrarë, përfshirë Anna Politkovskaja luftën e tyre të guximshme në mbrojt- që shkroi artikuj zbulues mbi luftën je të lirisë së fjalës në Filipine dhe në në Çeçeni, thuhet në njoftimin e Rusi. Njëkohësisht, theksohet në atë Nobelit. “Pavarësisht vrasjeve dhe njoftim, “të dy këta përfaqësojnë të kërcënimeve, kryeredaktori Muratov gjithë gazetarët të cilët mbrojnë këtë ka refuzuar të braktisë politikën e paideal në një botë në të cilën demokra- varur të gazetës. Ai ka mbrojtur vazhcia dhe liria e fjalës dhe liria e shtypit dimisht të drejtën e gazetarëve për të po përballen, gjithnjë e më shumë, shkruar çfarëdo që duan për çfarëdo me kushte të vështira veprimtarie”. që duan, për sa kohë që ato përpuZonjusha Messa ka ushtruar me gux- then me standardet profesionale dhe im lirinë e fjalës për të zbuluar dhe etike të gazetarisë”, thuhet të njoftpër të demaskuar publikisht abuzimet imin e Komitetit Nobel. e qeveritarëve, dhunën që përdoret Në njoftimin e dhënies së Çmimit dhe autoritarizmin në rritje e sipër në Nobel për Paqe gazetares filipinase atdheun e saj, Filipinet. Ndërsa për Maria Messa dhe gazetarit rus, Dmimeritat e gazetarit rus, Dmitry An- try Muratov, theksohet rëndësia që dreyevich Muratov, Komiteti Nobel Komiteti Nobel i kushton të drejtës thekson se për dekada të tëra, ai ka së lirisë së fjalës dhe lirisë së gazembrojtur vendosmërisht lirinë e fjalës tarit për të bërë punën e vet, bazuar në Rusi, “Me një qëndrim thellësisht në etikën dhe standardet gazetarekritik ndaj pushtetit në Rusi, gjith- ske, duke thënë se, “Gazetaria e monë përballë kushteve gjithnjë e lirë, e pavarur dhe e bazuar në fakte, më të vështira veprimi”, thuhet në shërben për të mbrojtur shoqërinë njoftim. Në vitin 1993, Muratov ishte kundër abuzimit nga pushteti, si dhe njëri prej themeluesve të gazetës ndaj gënjeshtrave dhe propagandës Novaya Gazeta dhe nga vitit 1995 ai së luftës. Komiteti Norvegjez i Nobelit ka vazhduar të jetë Kryeredaktor për është i bindur se liria e shprehjes dhe 24 vjet i kësaj gazete, që sot për sot, liria e informacionit ndihmojnë për të

12

Javore KOHA

E ENJTE, 14 TETOR 2021

siguruar një publik të informuar mirë. Këto të drejta janë parakushtet thelbësore për demokracinë dhe mbrojnë shoqërinë nga lufta dhe konflikti. Dhënia e Çmimit Nobel për Paqe këtë vit -- gazetarëve Maria Ressa dhe Dmitry Muratov -- ka për qëllim të nënvizojë rëndësinë që i duhet kushtuar mbrojtjes së këtyre të drejtave themelore. “Pa lirinë e shprehjes dhe pa lirinë e shtypit, do të jetë e vështirë të promovohet, me sukses, vëllazërimi midis kombeve, çarmatimi dhe promovimi i një rendi më të mirë dhe më të suksesshëm botëror në epokën tonë”, përfundon mesazhin e vet Komiteti Nobel. Ndër reagimet e para ndaj dhënjes së Çmimit Nobel gazetarëve Maria Messa nga Filipinet dhe Dmitry Muratov nga Rusia, erdhi nga Këshilli i Evropës. Enti i lartë evropian, theksoi rëndësinë e fjalës së lirë, si një nga vlerat më të çmuara të Evropës. “Liria e fjalës është një nga vlerat më themelore dhe më të dashura të kontinentit tonë, siç pasqyrohet në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe në praktikën gjyqësore të Gjykatës së Strasburgut. Mbrojtja e gazetarëve është një përparësi për Këshillin e Evropës”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Këshillit të Evropës, në emër të 49 shteteve anëtare. “15 vjet pas vdekjes së Anna Politkovskaya, ne jemi veçanërisht të kënaqur që Komiteti Nobel ka njohur punën guximtare të Dmitry Muratov dhe gazetës së tij, Novaya Gazeta, në nxjerrjen në dritë të shkeljeve serioze të drejtave të njeriut në kontinentin evropian”, thuhet në reagimin e Këshillit të Evropës, nëpërmjet zëdhënëses së këtij enti. Një zë i rëndësishëm ndërkombëtar që mirëpriti dhënien e Çmimit Nobel për Paqe gazetarëve Messa dhe Muratov ishte edhe Sekretari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara,(OKB) Z. Antonio Guterres,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ht për rueshme i cili tha se Çmimi Nobel i Paqës për dy gazetarët mbrojtës dhe promovues të fjalës së lirë, është një njohje se liria e shtypit është, “jetike për paqen, drejtësinë, zhvillimin ekonomik dhe për të drejtat e njeriut – por edhe si gur themel për krijimin e institucioneve të drejta dhe të paanshme”, është shprehur, me këtër ast, Sekretari i Përgjithshëm i OKBsë. Udhëheqësi i organizatës më të madhe botërore, duke i uruar fituesit e Çmimit Nobel për Paqe ka thënë se, “Asnjë shoqëri nuk mund të jetë e lirë dhe e drejtë në qoftë se nuk ka gazetarë që duhet dhe mund të hetojnë gabimet dhe abuzimet e zyrtarëve qeveritarë dhe shtetërorë dhe pa gazetarë që t’u sjellin qytetarëve informacionin e nevojshëm dhe, njëkohësisht, t’i mbajnë ata përgjegjës për veprimet e tyre”, ka theksuar Antonio Guterres i OKB-ës. Edhe Organizatat Ndërkombëtare, Mbrojtëse të Fjalës së Lirë dhe të drejtave të gazetarëve, anembanë botës, siç janë, “Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve me qendër në Nju Jork dhe “Reporterët pa Kufij”, me qendër ë Francë – kanë pritur mirë Çmimin Nobel për paqe dhënë dy gazetarëve në fjalë. Drejtori i “Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Xhoel Simon, u shpreh se, “Dimtry Muratov dhe Maria Messa personifikojnë vlerat e lirisë së shtypit si dhe arsyet se pse këto vlera janë të rëndësishme. Këta janë gazetarë të kërcënuar personalisht dhe megjithëkëtë ata vazhdimisht kundërshtojnë me guxim censurën dhe shtypjet ndaj përhapjes së lirë të lajmeve, ndërkohë që me punën e tyre kanë shërbyer si shembuj për tu ndjekur nga gazetarë të tjerë”, ka thënë ai. Dhënia e Çmimit Nobel për Paqe është një njohje dhe miratim i fuqishëm i punës së tyre të palodhur si dhe të gazetarëve anë e mbanë botës, në përgjithësi. Lufta e tyre, është lufta jonë”, ka thënë Drejtori i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve,

Xhoel Simon nga Nju Jorku. Agjencia Amerikane për Median Globale (USAGM) që është një agjenci federale e pavarur dhe që drejton disa rrjete mediatike, përfshirë “Zërin e Amerikës”, uroi gazetarët Maria Ressa dhe Dmitry Muratov, duke thënë se ata, “janë shembuj të guximit, integritetit dhe profesionalizmit që nevojitet për të raportuar faktet, në disa prej rajoneve të botës ku liria e fjalës është më e shtypur se kudo tjetër.” Këto janë vetëm disa prej urimeve dhe reagimeve botërore që po i paraqes këtu sa për ilustrim, drejtuar dy gazetarëve guximtarë që fituan Çmimin Nobel për Paqe. Me urimet dhe komentet e tyre, udhëheqësit dhe entet e ndryshme botërore, me këtë rast, theksuan gjithashtu edhe nevojën për mbrojtjen e lirisë së fjalës së lirë si, një domosdoshmëri për një demokraci të vërtetë dhe paq në shoqëri, shtet dhe në mbarë botën. Ndryshe nga bota shqiptare prej ku nuk hetova ndonjë urim për dy gazetarët as reagim pozitiv -- reagimet dhe urimet qenë të shpejta nga udhëheqës botërorë si dhe nga organizata kombëtare dhe ndërkombëtare që ia duan të mirën lirisë së shtypit, e të cilët, për vite e dekada luftojnë në mbrojtje të lirisë së fjalës dhe të gazetarisë së lirë, anë e mbanë botës. Të gjithë e mirëpriten vendimin e Komitetit norvegjez që me këtë Çmim dhënë dy gazetarëve – po njohin më në fund rëndësinë që ka ushtrimi i fjalës së lirë në shoqëri si një “parakusht për një demokraci të vërtetë dhe paqe”. Fatkeqësisht, ndryshe nga bota perëndimore, mungesa e ndonjë urimi nga Shqipëria dhe Kosova kuptohet deri diku, pasi të dyja këto shtete klasifikohen në raportet e organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si “gjysmë të lira”. Pjesërisht, për këtë klasifikim është përgjegjëse mënyra se si trajtohet/ keqtrajtohet liria e shtypit në të dyja shtetet shqiptare. Sot e 30-vjet të ashtuquajtur “tranzicion”, nuk kemi parë ende një ligj a projektligj mbi lirinë e medias që është në përputhje të plotë me vlerat dhe standardet perëndimore. Përkundrazi, në rastin e Shqipërisë, Kryeministri dhe parlamenti i kontrolluar prej tij, vetëm propozojnë dhe përpilojnë projekt

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ligje dhe miratojnë ligje krejtësisht në kundërshtim me të drejtën e shenjtë të lirisë së shtypit – duke kërcënuar demokracinë dhe paqen në vend dhe në rajon dhe duke larguar gjithnjë e më shumë shqiptarët nga vlerat perëndimore. Mesazhi i Nobelit këtë vit është se nuk bëhet demokracia as nuk vendoset paqja në një shtet as në botë duke kufizuar -- ose duke luftuar haptazi lirinë e fjalës dhe pavarësinë e gazetarisë. Pa liri të fjalës, nuk vendoset demokracia e vërtetë, as me “fiat” nga një kryeministër as me ligje duke përqendruar në dorë të burokratëve partiakë kompetenca që nuk u takojn ë atyre, as duke shtetëzuar mënyrat dhe mjetet e përhapjes së informacionit nepërmjet krijimit të ashtuquajturës Agjenci për Media dhe Informim, si dhe i kufizimeve të tjera gjatë viteve për kufizimin e lirisë së fjalës siç ishte e famshmja për të keq, “paketa anti-shpifje”, si dhe kërcënimeve dhe kërcënimeve dhe lloj-lloj etiketimesh ndaj gazetarëve dhe gazetarisë së pavarur në përgjithësi. Komiteti Nobel shpërbleu gazetaren filipinase Maria Messa-n dhe gazetarin rus Dmitry Muratov me Çmimin Nobel për paqe për vitin 2021 për guximin e tyre për të luftuar në mbështetje të lirisë së fjalës në Filipine dhe në Rusi, pa marrë parasysh pasojat e vendosmërisë tyre për të raportuar të vërtetën. Të dy këta kishin marrë vendimin se – në mbrojtje të lirisë së fjalës -- nuk do të frikësohen nga sulmet kundër tyre dhe lirisë së fjalës dhe kishin bërë një zgjedhje morale për veten dhe për shoqërinë në të cilën jetojnë, se do të mbrojnë me çdo kusht të drejtën e fjalës së lirë, si një parakusht për një demokraci të vërtetë dhe për paqen në vendet e tyre dhe në botë. Po ju, gazetarë dhe lexues të dashur shqiptarë, kur do të përcaktoheni, më në fund, për një zgjedhje morale, (“a moral choice”) -- kundër atyre që, hapur, luftojnë kundër lirisë së fjalës në trojet shqiptare -- dhe kur do të mbroni, me çdo kusht, (jo lirinë e pjesshme), por lirinë e plotë të fjalës, jo vetëm si e drejtë e jotja -- së bashku me të drejta të tjera të njeriut që t’i ka falë Perëndia – por edhe si, “parakusht për një demokraci të vërtetë dhe paqe të qëndrueshme në vend”!? E ENJTE, 14 TETOR 2021

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Arnautët, ndërmjet mitit dhe legjendës (1)

Tezat antishkenco

Në dokumentet osmane nuk ka ndonjë ndarje të shqiptarëve myslimanë dhe atyre të krishterë. Ata të dy janë arnautë, por jashtë tokave shqiptare kishin të bënin me ushtrinë, dhe meqenëse jomyslimanët nuk ishin të obliguar me këtë shërbim, nuk ishin në kontakte me to

Hajrudin S. Muja

Shpeshherë, duke lexuar “histori shqiptare” të burimeve sllave, kemi parë kuptimin nënçmues ‘Arnaut’ për shqiptarin. Me ‘shqiptar’ ata njihnin vetëm katolikët që banonin në Mirditë dhe në rrethinat e Shkodrës, kurse shqiptarët e Kosovës i quanin “Arnautë”, që nuk ishin gjë tjeter veçse “serbë të shqiptarizuar” apo “serbë të myslimanizuar” [Hadzivasilević:1905; Cvijić:1931]. Emrat serbë, dygjuhësia, respektimi i festave të krishtera dhe traditave “serbe”, u shërbenin atyre si dëshmi për karakterin serb të Kosovës, se “shqiptarët e vërtetë” ishin toskët, ndërsa gegët ishin të gjithë serbë. Të tilla ishin edhe pretendimet greke për toskët, të cilët ishin “grekë të islamizuar” pasi shqiptarë të vërtetë ishin vetëm gegët! Ndërsa Haxhivasileviq, me fshirjen e arnautëve nga Serbia, nënkuptonte pastrimin e vendit nga myslimanët [Hadživasiljević:1909]. Ky emërtim nuk i ndante as të krishterët, pasi gazetari danez në luftrat ballkanike, na përcjell kënaqësinë e ushtarit serb “për vrasje arnautësh” [Illyria, 5. 12. 2011]. Një prift françeskan fliste për Arnautët e krishterë [Scribner’s Monthly, 1881/389]. Wingfield shkruante për një fshat të Zarës që banohej me katolikë arnautë [Wingfield:1859/59]. Bartl citon Samiun që thoshte se: “Boshnjakët dhe dalmatët e veçanër-

14

Javore KOHA

E ENJTE, 14 TETOR 2021

isht malazezët janë më shumë arnautë se sllavë” [Bartl:2006/4], kurse Stevenson thoshte se madje edhe Gjergj Crnojeviqi nganjëherë quhej Arnauti ose Arvaniti, ndoshta për shkak të lidhjes martesore me derën e Topiajve [Stevenson:1913/92]. Norris thotë se arnaut përdorej për të gjithë myslimanët e Ballkanit, veç boshnjakëve [Norris:1993]! Në versionin e dytë kemi arnautët shqiptarë, të cilët na qenkëshin fëmijët e kaukazianëve që nuk kishin të bënin fare me ilirët! Natyrisht edhe për këtë do të na duhej një referencë për ta bërë më të besueshme. Për këtë ata gjetën Magius Patavius, i cili (sipas tyre) paskësh thënë se: “arnautët – shqiptarë janë nga Azia”, duke i quajtur “fëmijët e Kaukazit”! Pastaj pasojnë “dëshmitë” toponimike, duke ua gjetur madje edhe vendet e stërgjyshërve të tyre! Sa për ilustrim, Mirdat paska qenë mbreti i Gjeorgjisë, nga i cili më pas erdhën mirditorët! Disa thonë – shkruan Hobhouse – se Alvanët janë popull i zhvendosur prej Albanëve të Azisë, që kanë mbajtur të njëjtin emër! Straboni në librin e XI-të vë në dyshim nëse kishte ndonjë lidhje ndërmjet “Albanians” të Azisë dhe arnautëve shqiptarë. Meletius thotë se shqiptarët nuk janë as prej ilirëve dhe as prej atij kombi të quajtur Albanezë të Azisë, por një përzierje e keltëve të cilët erdhën në Japigë të Italisë dhe pastaj përmes Durrësit u vendosën në vendin fqinj [Hobhouse:1813/117]. Shpeshherë këta “arnautë” si myslimanë i konsideronin të huaj që herëdo-kurdo duhej të kalonin në Azi: “prej nga kishin ardhë”, atje ku “e kishin origjinën”. Ishte kjo një tezë pak më e vonshme, që synonte t’i paraqiste shqiptarët si qytetarë të dorës së dytë,

të cilët me fanatizëm ‘aziatiko-mysliman’ vepronin kundër popullit të shumëvuajtur serb në Kosovë! Mu kjo ishte edhe asryeja që kishin shpikur termin e tyre gjeografik për Kosovën si “Stara Serbija” (Serbia e Vjetër), të pëdorur jo më larg se në vitin 1845 në “Hartën e principatës së Serbisë” nga Jean Bugarsky, e shtypur në atë vit në Beograd [Schmitt:2012], term që nuk figuronte në gjeografinë e Vuk Karaxhiqit (1827) [Ichirchoff:1907]. Akademia Serbe e Shkencave i përdorte të dy versionet në llogari të stilit të saj historik. Kështu, për shembull, Vasa Çubrilloviqi (1897-1990) në “Prodor na more” (1881), në një vjershë me dhjetë pikat e programit serb lidhur me shqiptarët [Bajrami:2004/214], arnautët i krahasonte me ujqërit: “Ta je teško pokrenuti, Iz planine Vuke Ljute, još je teže pritisnuti iz kamena arnaute. Nema Srbu bjelog puta, pa da k’lepšoj sreći pođe, nek ogrlit arnauta, pa da k’licu svome dođe”. Kështu shkruante Filip Višnjić në poezinë “Lazar Mutap i Arapin” për “turke, ljute arnaute” [Bandžović:2011/16]. Në dëbimin e shqiptarëve përtej “Mollës së Kuqe”, serbët u thonin që nëse nuk pranonin fenë e krishterë: “shkoni në arnautllëk”. Deri atëherë afër Xhamisë së Islam Agë Gjakovalisë ishte “Pazari i arnautëve” [Devaja:2012/66, 255]. Në fillim të shekullit XIX, edhe në Beograd ende ishte një lagje e tërë shqiptare që quhej “Mahalla e Arnautëve” [Duga, #359, 28.11.1987]. Akademia dhe politika serbe ishte vënë në deformimin e arnautit. Vladan Gjorgjeviq për shembull, që ishte kryetar i Këshillit të Ministrave të Serbisë, thoshte që “arnautët” jo vetëm që

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ore historiografike ishin me bishta [Đorđević:1913], por ishin madje edhe ‘dolikocefal’ [jugorët] dhe ‘brakicefal’ [veriorët], duke bërë kështu “dallimet anatomike racore” të shqiptarëve të “tezës mbi arnautët” [Schmitt:2012]. Dhe për humanizmin e madh që ata posedonin “si miq të vërtetë të tyre”, serbët do t’u jipnin cirilikun serb, për të bërë abetaret shqipe për arnautët [Redžepagić:1968/219]! Këtu duhet kërkuar fillin e të gjitha përçudnimeve të emërtimit ‘arnaut’. Ndryshe mendonin disa perëndimorë të cilët i kishin vizituar këto vende dhe ishin takuar me këta njerëz. Bie fjala, duke i krahasuar me fqinjët malazezë, Knight thoshte se “arnautët janë më të ngritur në çdo aspekt” [Knight:1880/85]. Po këtë qëndrim kishte edhe Montagu: “nga të gjitha krahinat që kam parë, arnauti më është dukur më i veçantë” [Montagu:1906]. Malte Brun fliste për “besnikërinë e arnautëve” ndaj prijësve të tyre [Malte– Brun:1808/175], ndërsa Thallocy shkruante se “Arnauti asht ma trim i botës” [Thallocy:2008/175]. Në dokumentet osmane nuk ka ndonjë ndarje të shqiptarëve myslimanë dhe atyre të krishterë. Ata të dy janë arnautë, por jashtë tokave shqiptare kishin të bënin me ushtrinë, dhe meqenëse jomyslimanët nuk ishin të obliguar me këtë shërbim, nuk ishin në kontakte me to. Se cili është kuptimi i fjalës Arnaut dhe cila ishte zanafilla e saj nuk është e lehtë për t’u diskutuar. Eqrem Çabej thoshte se “nga aspektet e ndryshme të një fjale, me rëndësi themelore për etimologjinë është historia e saj, sepse me sqarimin e kësaj ane përmbushen shumë herë edhe kushtet për konstatimin e burimit të fjalës” [Çabej:1982]. Por, duke përdorur burime të ndryshme, na paraqiten edhe kuptime të ndryshme, veçanërisht nëse burimi nuk synon zbardhjen e një gjëje, por ‘shijen’ e autorit. Situatën e bëjnë më të vështirë jo vetëm versionet e ndryshme, por edhe mitet e legjendat e krijuara, me të cilat po synoj të merrem në këtë shkrim. Në “Webster Dictionary”, “Ar’naut” në kuptimin e parë janë “banorët e

Shqipërisë dhe të maleve përreth”. Në kuptimin e dytë janë “shqiptarët që shërbejnë në ushtrinë turke”. Vetë fjalori pasurohet me shembujt: “luftëtarët arnautë”, “trimëria arnaute” etj. Në një enciklopedi turke, Arnauti dhe Arvaniti janë pjesëtar i kombit të shqiptarëve, bashkë me emërtimin gjeografik Arnavutluk për Shqipërinë [Bajrami:1995]. Pra, këtu “arnaut” derivon nga greqishtja “arvanit’, duke ndryshuar një shkronjë [Ansiklopedisi:1997]. Edhe Sami Frashëri shpjegonte se ky term: “vie nga Arvanit, e Arvanit vie nga shprehja Arban, grekët nuk kanë shkronjën ’B’ dhe e kanë shqiptue arnavut, ndërsa turqit e kanë shqiptue arnaut” [Frashëri:1899]. Janë ata të njëjtit – thotë Hobhouse: turqit i quajnë Arnautë, grekët Arvanitë, ne i quajmë Albanian ose Albanese [Hobhouse:1813/116]. Kështu thoshte edhe një ekciklopedi e vitit 1823, se Arnaud ose Arnaut ishte emërtim me të cilin turqit përcaktonin provincën e Shqipërisë [Worcester:1823]. Kështu pati thënë edhe profesori i filozofisë në Universitetin “Halle” të Gjermanisë – Johan Thunmann (1746-1778), në një shkrim për Historinë e Shqipërisë, se: “Vetëm turqit i quanin ata (shqiptarët) Arnautë, që vjen nga emri i princit të fundit të Shqipërisë Jugore, Arianiti” [Thunmann:1774]. Terbuni thoshte se fjala greke “Arvanitis” është një formë greqizuese e fjalës shqipe “Arban-it-is”, kurse forma turke “Arnavud” është një formë metatetike e saj, duke ndryshuar ‘v’ me ‘n’ dhe ‘n’ me ‘v’ [Nimani:2003]. Ngjashëm edhe Spyridon mendonte se “Arnaut” ishte njëkohësisht edhe “fjalë turke” për Arvanitët, ndërkohë që për vetë grekët “Arvanitë” ishin Arbëreshët [Spyridon:1860]. Ai madje thotë se Arvanitë quheshin banorët e përzier të Moldavisë dhe të Vllahisë, përkatësisht grekët, bullgarët dhe serbët, mendim ky i përkrahur edhe nga Fisher [Fisher:1970]. Faik Konica nën pseudonimin Thrang Spiro, “arnautin” e krahasonte me “arvanitë” dhe “albanasë” [Konica:1898]. Të tjerët që e hedhin poshtë këtë tezë nisen nga karakteristika e osmanisht-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

es, kur fjalët e huazuara i ka ruajtur të pandryshueshme. Dogromaxhi, për shembull, nuk pajtohej definitivisht me mendimin se fjala Arnavut është një shtrembërim i fjalës greke Arvanit [Basha:2000] dhe as se ka të bëjë fare me të. Është sjellur edhe një mendim që lidhet me shekullin XII para erës sonë, kur jetuan tre perandorë me emrin Arnuvanda (i I-ri, i II-ti dhe i III-ti), prej të cilit pastaj, sipas ligjit të metafizikës, doli sinonimi për shqiptarët – arnavudë! Sidoqoftë, një mik i imi, njohës i mirë i gjuhës turke, më thotë se me “Arnaut” u referohej shqiptarëve me një ndjenjë respekti të thellë për virtyte: mikpritje, trimëri, tradita, bujari etj. Në kontekstin e ngushtë ishte ‘i pakthyeshëm’, duke i dhënë atë shprehjen e përdorur: “është kokëfortë si Arnaut!” Edhe sot – më thotë miku – ata i mendojnë “arnautët” si njerëz të vendosur e të drejtë. Kur thua në Turqi “ben Arnaut’um” [unë jam shqiptar], të shohin diçka më të meritueshëm. Kjo është edhe arsyeja që nga 27 kombet që jetonin në Perandorinë Osmane, statusin më të lartë e kishin Arnautët, që ndryshe i quanin edhe “nexhip” (fisnikë), e që i dhanë Perandorisë qindra njerëz të mëdhenj [KohaNet, 8. 3. 2013]. Ish-ambasadori shqiptar në Turqi, Nesip Kaçi, përshkruan një bisedë që kishte pasur me kryetarin e Këshillit të Lartë të Arsimit të Turqisë, Ihsan Dogramaxhi, i cili ia kishte shpjeguar kuptimin e Arnautit: “Fjala arnavut vjen nga persishtja e vjetër, që do të thotë ‘që nuk kthehet prapa’ [Basha:2000]. Një version i ngjashëm e derivon nga fjala “ue adna en la neud”, që do të thotë “i betuar për të mos u kthyer mbrapa”, titull ky i dhënë forcave shqiptare të cilat arritën të merrnin qytetin e Keukebanit në Jemenin e largët. Në këtë kontekst Arnauti demonstronte një karakteristikë të shqiptarëve, të cilët nuk i gjunjëzoheshin armikut edhe kur ishin më të dobët. Prandaj edhe ka mbetur ndikimi i fjalës arnaut inadi për të demonstruar inatin e fortë ose “arnaut lashmak” për kokëfortësinë [Koha Ditore, 17.8.2012]. (vijon) E ENJTE, 14 TETOR 2021

Javore KOHA

15


MOZAIK

Deputetët e forcave politike shqiptare në Mal të Zi i konsiderojnë si joserioze ftesat e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiq për bisedime dhe për mundësinë e hyrjes së tyre në qeveri. Ata theksojnë se shumica parlamentare në Mal të Zi është në një krizë të dukshme dhe se ata kërkojnë rrugëdalje nga kjo situatë

Ali Salaj

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Mal të Zi e cilësojnë si joserioze ftesën e kryeministrit malazez për bisedime dhe mundësisht për hyrjen

16

Depu kriza qeve

“Mendoj se kemi shënuar hapa prapa gjatë këtij viti. Ne presim raportin për këtë periudhë 1 vjeçare për përparimin e Malit të Zi drejt integrimeve evropiane, por të gjitha treguesit sinjalizojnë se ne nuk kemi bërë asnjë hap përpara, por përkundrazi kemi shënuar hapa prapa”, tha zoti Gjeka

e tyre në qeveri. Deputeti dhe ish- nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu vlerëson se ftesat, kohëve të fundit, janë shtuar si pasojë e krizës qeveritare në Mal të Zi. “Kryeministri na ka ftuar publikisht që

“Kryeministri na ka ftuar publikisht që të jemi pjesë e qeverisjes, por ajo ftesë nuk ishte e sinqertë, nuk ishte e plotë dhe më tepër u paraqit për hire të opinionit ndërkombëtar, pasi ne kurrë nuk morëm asnjëfarë përgjigje nga Kryeministri”, tha zoti Nimanbegu

Javore KOHA

E ENJTE, 14 TETOR 2021

të jemi pjesë e qeverisjes, por ajo ftesë nuk ishte e sinqertë, nuk ishte e plotë dhe më tepër u paraqit për hire të opinionit ndërkombëtar pasi ne kurrë nuk morëm asnjëfarë përgjigje nga kryeministri”, tha zoti Nimanbegu. Deputeti Nimanbegu, vë në dukje, se shumica parlamentare në Mal të Zi është në një krizë të dukshme dhe se ata kërkojnë rrugëdalje nga kjo situatë. “Kjo qeverisje është dëshmuar si një eksperiment i quajtur “ Qeveri e ekspertëve”, e cila nuk ka mbështetje të kuvendit, por as ligjimitetin parlamentar dhe këtë e shohim si një përpjekje


MOZAIK

utetët shqiptarë dhe eritare në Mal të Zi për tu ruajtur një qeverisje që kanë shumë pika ndarëse në mes të tyre”, thekson zoti Nimanbegu. Kjo situatë, sipas deputetit dhe anëtarit të Komisionit për Integrime Evropiane në Parlamentin e Malit të Zi, Fatmir Gjeka ka shënuar hapa prapa në integrimet evropiane të vendit. “Mendoj se kemi shënuar hapa prapa gjatë këtij viti. Ne presim raportin për këtë periudhë 1 vjeçare për përparimin e Malit të Zi drejt integrimeve evropiane, por të gjitha treguesit sinjalizojnë se ne nuk kemi bërë asnjë hap përpara, por përkundrazi kemi shënuar hapa prapa”, tha zoti Gjeka. Daljen nga kriza politike deputetët shqiptarë, ashtu si edhe opozita malazeze, e shohin përmes një qeverisjeje të pakicave ose qeverisjes teknike pa i përjashtuar edhe zgjedhjet e parakohshme. Deputeti Gjeka mendon se më së miri do të ishte që të krijohen resurset zgjedhore dhe të mos keqpërdorën ato.

“Kjo qeverisje është dëshmuar si një eksperiment i quajtur “ Qeveri e ekspertëve”, e cila nuk ka mbështetje të kuvendit, por as ligjimitetin parlamentar dhe këtë e shohim si një përpjekje për tu ruajtur një qeverisje që kanë shumë pika ndarëse në mes të tyre”, thekson zoti Nimanbegu

“Më së miri do të ishte mos ti jepet mundësi shumicës proserbe dhe proruse të keqpërdor resurset zgjedhore në fushatë dhe siç kemi vërejtur, mund ti përdorë në një mënyrë katastrofike”, tha zoti Gjeka. Ndërkaq, deputeti Nimanbegu vlerëson se dalja nga kjo krizë duhet të jetë një qeverisje që do të krijojë kushte për zgjedhje sa më demokratike. “Dalja nga kjo krizë e thellë duhet

të jetë një qeverisje që do të krijojë kushte për zgjedhje demokratike dhe të plota. Opsioni që të formohet një qeveri teknike do të ishte më mirë”, tha zoti Nimanbegu. Deputetët shqiptarë vlerësojnë se ditëve në vijim priten ndryshime në skenën politike në Mal të Zi dhe në këtë kuadër ata shprehen se do të mbështesin partitë e opsionit promalazez. (voa)

“Më së miri do të ishte mos ti jepet mundësi shumicës proserbe dhe proruse të keqpërdor resurset zgjedhore në fushatë dhe siç kemi vërejtur, mund ti përdorë në një mënyrë katastrofike”, tha zoti Gjeka

E ENJTE, 14 TETOR 2021

Javore KOHA

17


KULTURË

Gonxhe Bojaxhiu

Mbretëresha e humanizmit që fali zemrën dhe dashurinë

18

Javore KOHA

E ENJTE, 14 TETOR 2021


KULTURË

Një nënë me gjak shqiptari që do linte trupvogël e imët dhe shëndetligë, do të vinte një ditë që të falte dashuri ndaj gjithë botës. Nënë Tereza është sinonimi i të gjitha nënave të botës që u përpoq të pakësojë dëshpërimin e madh të kësaj botë të dëshpëruar. Ajo në jetën e saj u mundua që sadopak të zbus këtë uri që më tepër kishte kap pjesën e Afrikës

Një nënë me gjak shqiptari që do lindej trupvogël e imët dhe shëndetligë, do të vinte një ditë që të falte dashuri ndaj gjithë botës. Nënë Tereza është sinonimi i të gjitha nënave të botës që u përpoq të pakësojë dëshpërimin e madh të kësaj botë të vuajtur

Donika Lulgjuraj

Jeta është një libër i pashkruar. Kërkesat për jetë fillojnë që në fëmijëri, që nga hapat e parë që bënë në këtë botë. Kujdesin në fillim e merr nga prindërit, e më vonë ato duhet t’i siguroj vetë. Përveç anës materiale (bukës) ata kanë nevojë edhe për gjëra si dashuri dhe përkujdesje që ata të rriten si individë me identitet dhe moral që të krenohen jo vetëm prindërit por edhe shoqëria. Nënë kam etje, dua të ha, dua të pi ,

kam ftoftë, më është thyer zemra, jam sëmurë, nënë o nënë ! I thërret fëmija, i riu, I braktisuri , plaku që rënkon në çaste hidhërimi e gëzimi. Në çdo gjuhë të botës ajo është fjala e parë dhe me e dashur që njeh njerëzimi. Mirëpo, nëna është një titull , një mision . e mbi të gjitha një mesazh jete, buzëqeshjeje e gëzimi. Një nënë me gjak shqiptari që do lindej trupvogël e imët, dhe shëndetligë do të vinte një ditë që të falte

Jeta është një libër i pashkruar. Kërkesat për jetë fillojnë që në fëmijëri, që nga hapat e parë që bënë në këtë botë. Kujdesin në fillim e merr nga prindërit e më vonë duhet ti siguroj vetë. Përveç anës materiale (bukës) ata kanë nevojë edhe për gjëra si dashuri dhe përkujdesje që ata të rriten si individë me identitet dhe moral që të krenohen jo vetëm prindërit por edhe shoqëria

dashuri ndaj gjithë botës. Nënë Tereza është sinonimi i të gjitha nënave të botës që u përpoq të pakësojë dëshpërimin e madh të kësaj botë të vuajtur. Ajo në jetën e saj u mundua që sadopak të zbus këtë uri që më tepër kishte kap pjesën e Afrikës. Në botë thoshte, -ka tepër tmerr , tepër luftëra . Këto dukuri nuk do ti largojmë as me bomba as me ndonjë armë tjetër që shkatërron. Këtë mund të arrijmë vetëm me dashuri, më gëzim e paqe. Dashuria është pasuria me e pashfrytëzuar që kemi. Njerëzimit iu kushtua duke falur zemrën, mendjen, fjalën, frymën dhe jetën e saj. E kush tjetër përveç Gonxhja e Shqipërisë do e bënte këtë veçse LULJA E NJËRZIMIT , e cila erdhi në këtë botë si një lule për ti sjellë AROMË DASHURIE gjithë botës. Nëna Tereza është poezia e jetës, poezia e njerëzve të varfër dhe të braktisur, është sinonimi ynë. E ENJTE, 14 TETOR 2021

Javore KOHA

19


MOZAIK

Martesat e vona te shqiptarët

Kaloi rinia, po ikën beqaria, pa nuse te shtëpia Jemi në shekullin XXI. Tani , siç po e përjetoni edhe ju vetë, çdo gjë ka ndryshuar. Asgjë nuk është si më parë. Pra, as martesa. Edhe ne shqiptarët kemi vendosur që t’i themi jo traditave të vjetra të kërkimit të dorës për partnerë siç ndodhte tradicionalisht. Martesa pas të 30-tave është bërë një tendencë gjithnjë e më shumë në rritje edhe tek ne shqiptarët”, iu përgjigja, duke e ngushëlluar atë

Gjekë Gjonaj

Gjatë një vizite që i bëra kohë më parë një mikut tim, ai më shprehu shqetësimin e tij të madh se nuk po i martohet djali i cili i ka afruar të pesëdhjetat.“ Vitet po kalojnë. Unë dhe bashkëshortja po plakemi. Me pa durim po presim një nuse në shtëpi. Të lumturohet djali ynë, por edhe të ketë kush të kujdeset për ne, sepse na ka rënduar pleqëria. Gëzim më të madh për ne nuk do të kishte sesa djali ynë të martohej e të krijonte familjen. Por, nuk po bindet edhe pse, për mendimin tim, i ka kushtet ekonomike për martesë. Është i arsimuar. Ka kryer fakultetin. Është në marrëdhënie pune. Pagat mujore i ka të mira. I arrirë edhe në karrierë. Dhe, vazhdon të jetë beqar. Kjo pritje e tij kaq e gjatë për të gjetur partneren e jetës na ka goditur fort ne prindërve. Aq sa nuk kemi qetësi e rehati as

20

Javore KOHA

E ENJTE, 14 TETOR 2021

ditën as natën” më thotë miku im i përlotur. Jemi në shekullin XXI. Tani , siç po e përjetoni edhe ju vet, çdo gjë ka ndryshuar. Asgjë nuk është si më parë. Pra, as martesa. Edhe ne shqiptarët kemi vendosur që t’i themi jo traditave të vjetra të kërkimit të dorës për partnerë siç ndodhte tradicionalisht. Martesa pas të 30tave është bërë një tendencë gjithnjë e më shumë në rritje edhe tek ne shqiptarët”, iu përgjigja, duke e ngushëlluar atë. Rrëfime të ngjashme të vonesës së martesës të këtij burri intelektual mund të dëgjosh në shumë familje shqiptare në Mal të Zi, në fshatra e në qytete. Tani , pas gjysmë shekulli, termi martesë është vjetruar. Çiftet po martohen më pak në ditët e sotme. Për pasojë kemi kaq shumë beqar/e. Ka fshatra shqiptare në Malin e Zi të cilat kanë mbi 70 beqarë/e. Sikurse ka edhe të tilla fshatra që nuk ka pasur asnjë kurorëzim për më shumë se 40 dekada, sepse ato janë boshatisur plotësisht. Në një bisedë gojore që kam zhvilluar miqësisht me disa beqarë e beqaresha në Malësi dhe Ulqin për

arsyet arsyet kryesore të beqarisë së tyre kam marrë përgjigje të ndryshme, si: - Jetoj në fshat dhe vajzat më shumë preferojnë qytetin. - Jam i papunë. Nuk kam të ardhura të sigurta financiare. - Unë thjesht nuk dij të josh palën tjetër. - Me të vërtetë do të doja të gjej një partner, por nuk di si ta bëj atë. - Më ka ngjallur frikën pandemia që ka përfshirë botën. - Gëzoj një jetë të lirë dhe nuk kam nevojë për askë. - Nuk di të kuptoj kur dikush më pëlqen, por gjithashtu nuk di të jap një sinjal interesimi. - Dua të mbështetem tek forcat e mia. - Kam një anëtar të familjes së moshuar për të cilin duhet të kujdesem. - Dua të përqendrohem tek karriera. - Kam frikë të lë prapa krahëve emocionet e pasionet e dashurisë, e t’u lë vendin problematikave martesore. - Të jetuarit vetëm sjell më shumë përfitime. - Jeta martesore është një barrë për mua. - Dëshiroj të qëndroj e fokusuar tek


MOZAIK

liria dhe puna ime. - Ende nuk e takova personin e përafërt me ndjenjat e mia. Këto dhe arsye të tjera tregojnë përse çiftet po martohen gjithnjë e më pak dhe më vonë. Ky fenomen, i pranishëm jo vetëm tek shqiptarët, por tashmë është fenomen global, është lajm i keq, të paktën për ata që ende besojnë se martesat dhe familja e shëndetshme formojnë themelet e një shoqërie të civilizuar. Familjet e lumtura rrisin fëmijë të lumtur. Edhe Ati i Shenjtë, Papa Fraçesku kohë më parë, përmes një video mesazhit të publikuar nga Rrjeti Botëror i Lutjeve të Papës, në bashkëpunim me Dikasterin Vatikanas për Laikët, Familjen dhe Jetën, ka thënë se martesa është gjë e bukur, duhet durim, por ia vlen. “Ia vlen të rrezikosh”: pavarësisht se martesa është “udhëtim impenjativ, nganjëherë i vështirë, nganjëherë edhe konfliktual”, “të martohesh e ta ndash jetën me dikë

Pas gjysmë shekulli, termi martesë është vjetruar. Çiftet po martohen më pak në ditët e sotme. Për pasojë kemi kaq shumë beqar/e. Ka fshatra shqiptare në Malin e Zi të cilat kanë mbi 70 beqarë/e. Sikurse ka edhe të tilla fshatra që nuk ka pasur asnjë kurorëzim për më shumë se 40 dekada, sepse ato janë boshatisur plotësisht

është gjë e bukur”. Papa Françesku përmes kësaj porosi dëshiron t’i inkurajojë të rinjtë ta ndërmarrin këtë udhëtim “për gjithë jetën”, në të cilin ka një aspekt qendror: dhëndri dhe nusja nuk janë vetëm, sepse “Jezusi i shoqëron”. “A është e vërtetë ajo, që thotë dikush, se të rinjtë nuk duan të martohen, veçanërisht në këto kohë të vështira?”, pyet Papa, i vetëdijshëm për problemet dhe ndërlikimet e lidhura edhe me pandeminë. “Martesa - thekson ai - nuk është vetëm akt shoqëror: është thirrje që vjen nga zemra, është vendim i vetëdijshëm

për gjithë jetën e kërkon përgatitje të veçantë”. Për këtë arsye, është i rëndësishëm shoqërimi i çiftit nga ana e krejt bashkësisë së krishterë: “Ju lutem mos e harroni kurrë! Zoti ka një ëndërr për ne, dashurinë e, na kërkon ta bëjmë tonën. Le ta bëjmë tonën dashurinë, që është ëndrra e Zotit. E, të lutemi për të rinjtë, që përgatiten për martesë me mbështetjen e bashkësisë së krishterë: që ata të rriten në dashuri, me bujari, besnikëri e durim. Sepse për të dashur duhet shumë durim. Por ia vlen”, është shprehur Papa Fraçesku. E ENJTE, 14 TETOR 2021

Javore KOHA

21


MOZAIK

Në Ulqin u mbajt tubim protestues për shkak të vrasjes së 19-vjeçares Shejlla Bakija nga Tuzi

Kërkohet dënimi maksimal i vrasësit dhe përgjegjësia institucionale Ulqin – Me moton “Më dëgjo edhe mua, reagoni në kohë”, të hënën në Ulqin është zhvilluar tubimi protestues për shkak të vrasjes së 19-vjeçares nga Tuzi, Shejlla Bakija. Protesta është organizuar nga SOS

22

Javore KOHA

E ENJTE, 14 TETOR 2021

Telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin me qëllim të mbështetjes së familjes së 19-vjeçares së vrarë në kërkimin e drejtësisë. Disa dhjetra qytetarë me pankarta

në duar janë mbledhur para bustit të Nënë Terezës, në oborrin e Shtëpisë së Shëndetit, Drejtoresha e SOS Telefonit në Ulqin, Hatixhe Nelaj, ka thënë se kërkojnë dënim maksimal për vrasësin e


MOZAIK

19-vjeçares, por edhe përgjegjësi institucionale. “Kjo vrasje mizore është një alarm për shoqërinë tonë, thirrje për të gjitha strukturat e mekanizmat e shtetit që të kthejnë vëmendjen e tyre ndaj grave dhe nënave të cilat fatkeqësisht janë bërë viktima të dhunës dhe krimit në familje dhe shoqëri”, ka thënë ajo. Sipas Nelajt, mbrojtja e grave nën kërcënim është një përgjegjësi e qartë e shtetit. “Kërkojmë përgjigje të koordinuar nga institucionet përkatëse, sepse gratë nuk duhet të jetojnë me frikë”, ka thënë ajo. Nelaj ka teksuar se “jeta e humbur e Shejllës është një tragjedi që nuk duhet të kishte ndodhur, por edhe një shuplakë zgjimi për të gjithë, për të reaguar kundër krimit. Kjo vrasje pa dyshim është një kambanë alarmi për shoqërinë tonë”, ka thënë ajo. Nënkryetarja e Komunës së Ulqinit, Hadixha Gjoni, ka thënë se më

30 shtator nuk është shtënë dhe nuk është vrarë vetëm një qenie njerëzore. “Është shtënë në traditën tonë, vlerat tona morale, dhe atë që me shekuj e kanë kultivuar njerëzit tanë. Pra, është shtënë në burrërinë dhe trimërinë”, ka thënë ajo. Deputeti në Kuvendin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu, ka thënë se heshtja e institucioneve ka sjellë deri te kjo situatë. “Mbështetja jonë sot konsiston në atë se jemi të gatshëm që me organizatat joqeveritare, institucionet, prokurorinë, të shohim nëse ka nevojë të ndryshohet Kodi Penal i Malit të Zi në mënyrë që këto gjëra të mos ndodhin më. Ne të gjithë jemi me familjen Bakija, ndajmë dhembjen e tyre, por jo vetëm me të, sepse u japim mbështetje të gjitha femrave, nënave, që këto gjëra të mos përsëriten më”, ka thënë ai. Të pranishmve në tubim u janë drejtuar edhe Luigj Shkreli, deputet në

Kuvendin e Malit të Zi, dr. Sadije Hollaj, drejtoreshë e Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin, aktivistja dr. Zylfije Duraku, kryetare e Shoqatës së Gruas “Anima”, dhe Liljana Gjurashkoviq, ish-deputete në Kuvendin e Malit të Zi. Tubimi është mbështetur nga qeverisja lokale në Ulqin, institucione të ndryshme vendore, përfaqësues të organizatave joqeveritare etj. Më pas, pjesëmarrësit kanë bërë një shëtitje përmes Bulevardit “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”. Shejlla Bakija u vra më 30 shtator të këtij viti nga Ilir Gjokaj, 28-vjeçar, me të cilin kishte bashkëjetuar më herët, por kishte disa muaj që ishte ndarë. Kjo ngjarje ka nxitur reagime të shumta nga individë, organizata, institucione etj., duke bërë përgjegjës për vrasjen e saj edhe institucionet shtetërore, të cilat nuk kanë reaguar në pajtim me ligjin dhe parandaluar krimin. i. k.

E ENJTE, 14 TETOR 2021

Javore KOHA

23


PORTRET

Dr. Arzen Balidemaj – ortoped dhe traumatolog

Mjeku shqiptar, rekordmen në mjekësinë gjermane Ortopedi dhe traumatologu, dr. Arzen Balidemaj, me kolegë të profesionit, punon kryesisht në vendosjen e protezave të mëdha – shpatullave, kërdhokullave dhe gjunjëve. Trajton të gjitha lëndimet sportive. Ai në vendin e punës ka funksionin e Oberarzt, që në shqip do të thotë Kryemjek. Ai gjithashtu ka edhe funksionin e operatorit kryesor (Hauptoperateur)

Shaban Hasangjekaj Në kilometrin e pestë të rrugës magjistrale, që nga Plava shpie për në Guci, në anën e djathtë të luginës piktoreske të Lumit Luça, mu rrëzë bjeshkës së Visitorit të lartë, thepisur e kreshnik, fillon shtrirja e Martinajve, fshat i Komunës së Gucisë, i cili dikur radhitej ndër vendbanimet më të mëdha atëherë të Komunës së Plavës, i cili numëronte më se 80 familje me mbi 500 banorë, kryesisht të popullatës shqiptare. Por, migrimi dhe emigrimi e ka bërë të veten. Sot numri i familjeve dhe i banorëve ka rënë dukshëm. Shpërngulja mjaftë e shprehur, është brenga më e madhe e tij. Papunësia ka bërë që të rinjtë, por edhe të tjerët të moshave më të shtyra ta braktisin atë për të kërkuar në Diasporë anë e kënd botës kushte më të mira jetësore për vete dhe familje. Mirëpo, edhe përkundër gjithë kësaj, ajo që më së shumti e karakterizon dhe e bën të zëshëm dhe më të thek-

24

Javore KOHA

E ENJTE, 14 TETOR 2021

suar, është e dhëna se fshati Martinaj është truall burimi i një numri shumë të madh intelektualësh profilesh të ndryshme profesionale, të cilët kontributin e vet e shprehin në komunat e Plavës dhe Gucisë, në Kosovë e Shqipëri, në Evropë e SHBA dhe anë e kënd Botës. Njëri ndër ta është edhe mjeku i ri specialist i ortopedisë dhe traumatologjisë, dr. Arzen Balidemaj. U lind në Prishtinë, më 17 qershor të vitit 1984, në kohën kur i ati i tij Arifi ishte i punësuar në një ndërmarrje të këtushme tregtare. Shkollën fillore tetëvjeçare, e filloi në Prishtinë dhe e kreu në Pejë, pasi që familja e tij erdhi të jetojë në këtë qytet. Në Pejë e kreu Gjimnazin “11 Maji” (tani “Bedri Pejani”), me sukses të lartë në mësime. Në vitin vijues shkollor, arrin që ta regjistrojë Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë, të cilin me sukses të lartë e përfundon në vitin 2010. Pas një viti pauze, vendosë që ngritjen e vet profesionale specializimin ta vazhdojë dhe përfundojë jashtë Kosovës, në Gjermani. Pikërisht, më 2 nëntor të vitit 2011, rruga e gjatë e udhëtimit e shpie në Gjermani në qytetin Frankfurt, ku pos punës si mjek fillestar i praktikës së përgjithshme në një spital

të këtushëm, vazhdon specializimin në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë dhe në vitin 2018 merr titullin Mjek specialist i ortopedisë dhe traumatologjisë. Ortopedi e traumatologu dr. Arzen Balidemaj, aktualisht punon kryemjek në Orthopaedische Klinik Bad Hersfeld, e cilësuar si njëra nga klinikat më të suksesshme në gjermani. Në pyetjet e shpeshta që gazetarët e mediave të ndryshme elektronike dhe të shkruara në Kosovë dhe më gjerë, në intervistat dhe bisedat pse Arzen Balidemaj është larguar nga Kosova ku është diplomuar në Mjekësi dhe ka shkuar në Gjermani, arsyeja e thjeshtë e përgjegjës së tij ka qenë vetëm specializimi që atje mund ta marrësh, i cili ka dallim shumë të madh me atë në Kosovë. Edhe pse në Kosovë nuk ka punuar, ai pak a shumë e di se si funksionon sistemi. Në Gjermani janë të gjitha të rregulluara. Është katalogu i specializimit që çdo specializant duhet plotësuar gjatë specializimit. Në momentin që plotëson të gjitha operacionet që janë të kërkuara, mund të merret një termin për provim specialistik. Nuk është e thënë se shanca të jepet brenda gjashtë viteve që të bësh të gjitha këto lloje të operacioneve. Kjo periudhë mund të shkojë deri në dh-


PORTRET jetë vite e më shumë. Pas mbarimit të specializimit, dr. Arzen Balidemaj ka vendosur të qëndrojë në Gjermani për kohë të pacaktuar, por jo edhe përgjithmonë. Ka vendosur të qëndrojë atje edhe për disa vite për të marrë më shumë përvojë. Specializimin e ka përfunduar për gjashtë vite dhe ka marrë mjaft përvojë, por siç thotë ai, përvoja në mjekësi merret edhe pas specializimit. Deri sa ka për të mësuar, do të qëndrojë gjithnjë në Gjermani. Specialisti i ortopedisë dhe traumatologjisë, dr. Arzen Balidemaj, në mes tjerash ka bërë edhe dallimin në mes të Kosovës dhe Gjermanisë në aspektin gjithëpërfshirës të mjekësisë. Këtë argumentuar me të dhënën se prej 10 viteve sa punon në Gjermani në lëmin e ortopedisë dhe traumatologjisë, ka vërejtur se dallimet në mjekësi në mes Kosovës dhe Gjermanisë, për fat të keq janë shumë të mëdha. Shteti gjerman, njihet si shtet i rregullave strikte dhe sigurisht se edhe shëndetësia është mjaft e rregulluar, duke filluar nga kushtet në spitale private apo publike – që nuk dallojnë fare, sigurimet shëndetësore ku çdo person atje është apo jo në marrëdhënie pune ka sigurim shëndetësor. Ka ekspertë nga të gjitha fushat e mjekësisë dhe aparaturë mjekësore ndër më të mirat në Botë. Pra, dallimet janë shumë të mëdha. Mjeku specialist i ortopedisë dhe traumatologjisë, dr. Arzen Balidemaj, thekson se në Gjermani nuk mund të kryhet një specializim nëse kandidati nuk është i përgatitur mirë. Provimi specialistik kryhet para profesorëve universitar dhe shefave të katedrave të spitaleve më të mëdha në Gjermani, të cilët nuk kanë asnjë mëshirë për kandidatin, nëse ai nuk është i përgatitur. Klinika e specializuar ortopedike në Republikën e Hessenit në Gjermani, në të cilën punën dr. Arzeni, është ndër klinikat mesatare për nga madhësia. Ka edhe klinika më të mëdha, mirëpo nga cilësia është ndër më të mirat në Gjermani, pasi që 97% e pacientëve që janë trajtuar në klinikën ku punon ai, do të vinin përsëri për trajtim, ose do të rekomandonin dikë tjetër për të ardhur aty për trajtim. Është kjo përqindja më e lartë në Gjermani. Ortopedi dhe traumatologu, dr.

Arzen Balidemaj, me kolegë të profesionit, punon kryesisht në vendosjen e protezave të mëdha – shpatullave, kërdhokullave dhe gjunjëve. Trajton të gjitha lëndimet sportive. Ai në vendin e punës ka funksionin e Oberarzt, që në shqip do të thotë Kryemjek. Ai gjithashtu ka edhe funksionin e operatorit kryesor (Hauptoperateur). Për të qenë operator kryesor në një qendër endoprotetike, duhet vendosur rreth 100 endoproteza të nyejve të mëdha brenda dy viteve, nën mbikëqyrje të një specialisti me shumë përvojë në punë. Dr. Arzeni ka pasur fatin atë ta arrij për një vit. Gjatë licencimit të klinikës ku punon, ka kuptuar se është personi i parë dhe i vetëm në gjithë Republikën e Gjermanisë që ia ka arritur të bëhet operator kryesor brenda një viti dhe të arrijë rekordin në mjekësinë gjermane. Mjeku specialist dr. Arzen Balidemaj nuk ka nguruar që t’i lavdërojë mjekët në Kosovë duke u shprehur se do të ishte e nevojshme që të shtoheshin më tepër trajnimet në lëmit e caktuara duke thënë se do t’u mundësohej që ata të ambientoheshin edhe me metoda më të reja të sofistikuara që përdoren në Botë. Dr. Arzen Balidemaj prej që në të ardhmen të kthehet në Kosovë dhe jo i vetëm, për të sjellë përvojën gjermane në mjekësinë kosovare. Ka shumë shokë e kolegë të studimeve në Prishtinë, me të cilët punon bash-

kë. Janë mjek shumë të suksesshëm dhe kanë pozita të larta në klinikat ku punojnë. Takohet me ta shpesh dhe shkëmbejnë përvojat e veta. Temë e bisedave të tyre shpesh është kthimi në Kosovë si grup dhe kontributi i tyre të jetë i dedikuar popullit, mjekësisë dhe shtetit të Kosovës. Për rezultate të larta dhe cilësore në aktivitetin e punës profesionale, mjeku Arzen Balidemaj shpeshherë është nderuar dhe shpërblyer me mirënjohje, vlerësime dhe çmime prestigjioze nga klinika ku punon, por edhe nga institucionet e tjera relevante në Hessen e Gjermani. Për personalitetin e tij të ndritur profesional, kanë shkruar edhe emituar media të ndryshme elektronike dhe të shkruara nga Kosova, Gjermania dhe më gjerë, ndër të cilat përmendim intervistat e dhëna programit të parë të RTK-së dhe të portalit “Telegrafi” në Kosovë. Mjeku Arzen Balidemaj, kohë pas kohe viziton Kosovës, në veçanti Prishtinën ku ka lindur e diplomuar në Mjekësi, dhe Pejën ku i jetojnë prindërit dhe ku është rritur dhe ka kryer shkollën fillore dhe atë të mesme. Por, pa hezitim dhe me plot gojë themi se Arzeni është vizitues i shpeshtë i Martinajve, i fshatit të lindjes së babait, gjyshit e stërgjyshit, ku dhe kanë shtëpinë familjare. Arzen Balidemaj është nip dhe dhëndër i Pejës dhe prind i tre fëmijëve. E ENJTE, 14 TETOR 2021

Javore KOHA

25


SOCIALE

10 tetori –Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Mendor

Hulumtimet tregojn të të rinjve me prob Bashkautori i këtij studimi, Zeinab Hijazi, ka thënë se edhe pasojat indirekte të kësaj pandemie kanë sjellë dëm, duke renditur, rritjen e varfërisë, rastet urgjente të cilave u është nevojitur ndihma humanitare, por edhe dhuna në familje, dhe e gjithë kjo, ka kontribuar në stresin psikologjik të fëmijëve Pandemia e korona-virusit ka pasur influencë negative edhe në shëndetin tonë mendor, ashtu siç kanë pohua shumë ekspertë të fushës së mjekësisë. Masat kufizuese, një regjim ndryshe i të jetuarit, larg socializimit e në izolim të plotë, pa pasur qasje në përmbushjen e nevojave tona të përditshme, të gjitha së bashku kanë përkeqësuar sjelljen tonë në shoqëri dhe mënyrën e të jetuarit. Në Ditën Ndërkombëtare të Shën-

26

Javore KOHA

E ENJTE, 14 TETOR 2021

detit Mendor, e cila shënohet çdo vit në botë më 10 tetor, institucione të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare i kushtojnë vëmendje tematikës së shëndetit mendor, nëpërmjet hulumtimeve dhe aktiviteteve të ndryshme. Një raport i publikuar nga UNICEF-i, të cilit i është referuar gazeta malazeze “Vijesti”, tregon se problemet mendore tek të rriturit janë në rritje, dhe se çdo vit rreth 46 mijë fëmijë dhe të rinj, nga mosha 10 deri në 19

vjet, kryejnë vetëvrasje. Për këtë fenomen shqetësues, ekspertët bëjnë thirrje për aksion të shpejtë. “Shifrat janë më shumë se shqetësuese, thotë Zeinab Hijazi, bashkautor i studimit për të rinjtë dhe për vetëvrasjet. Sipas hulumtimit të UNICEF-it, çdo i shtati fëmijë dhe adoleshent në botë, në periudhën nga dhjetë deri në 19 vjeç, jeton me diagnostikim të ngarkesës mendore.


SOCIALE

në rritje të numrit bleme mendore Kjo përfshinë problemet në sjellje, ankthin dhe depresionin. Madje tek disa të rinj është aq serioze saqë të prekurit ngritin edhe dorë në vetvete”, thekson artikulli në fjalë. Në këtë artikull më tutje thuhet se çdo 11 minuta, një person ri kryen vetëvrasje. Nga ky hulumtim i cili është kryer në 21 shtete, rezulton se çdo i pesti person i moshës së re, femër ose mashkull, i moshës 15 deri në 24 vjet, shpesh ndihet i depresionuar. Më tutje bëhet e ditur se në Gjermani, këtë e ka pohuar çdo i katërti i/e anketuar. Pasojat e pandemisë së korona-virusit, përkatësisht mbyllja “Lock Down” ka ndikuar negativisht tek fëmijët, sepse ata, veprimtaritë e tyre të rëndësishme jetësore i kanë kaluar të izoluar nga miqtë dhe të afërmit. Bashkautori i këtij studimi, Zeinab Hijazi, ka thënë se edhe pasojat indirekte të kësaj pandemie kanë sjellë

Në Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor e cila shënohet çdo vit në botë më 10 tetor, institucione të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare i kushtojnë vëmendje tematikës së shëndetit mendor, nëpërmjet hulumtimeve dhe aktiviteteve të ndryshme. Një raport i publikuar nga UNICEF-i të cilit i është referuar gazeta malazeze “Vijesti” tregon se problemet mendore tek të rriturit janë në rritje, dhe se çdo vit rreth 46 mijë fëmijë dhe të rinj, nga mosha 10 deri në 19 vjet, kryejnë vetëvrasje

dëm, duke renditur rritjen e varfërisë, rastet urgjente të cilave u është nevojitur ndihma humanitare, por edhe dhuna në familje, dhe e gjithë kjo ka kontribuar në stresin psikologjik të fëmijëve. Në këtë aspekt, vazhdon artikulli, shkollat kanë një rëndësi të veçantë, dhe se UNICEF-i ka bërë thirrje që

ato sa më parë duhet të hapen sërish. Sipas këtij hulumtimi, pothuajse 1/3ta e shkollave në botë janë akoma pjesërisht ose tërësisht të mbyllura, dhe se për shkak të kësaj situate, vajzave dhe djemve u është reduktuar qajsa në arsimim dhe në llojet e tjera t. u. të mbështetjes.

E ENJTE, 14 TETOR 2021

Javore KOHA

27


KULTURË

Libri “Foleja e bilbilit” i shkrimtarit Asllan Bisha

Libër që përcjell mesazhe humane dhe vlera edukative (Asllan Bisha, Foleja e bilbilit, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Podgoricë, 2021) Dea Karakaçi Në veprat e Asllan Bishës, hapësira që i kushtohet zërit të botës fëmijërore, zë një vend të veçantë në krijimtarinë e tij. Ky libër u drejtohet e dedikohet fëmijëve, në vazhdën e krijimtarisë së tij në letërsinë për fëmijë. Autori rishtazi, vazhdon të jetë një mik i ngushtë e besnik i botës fëmijërore, duke sjellë plot 16 tregime, ku sjell ngjarje të botës së peshkimit, ujërave shqiptare, marrëdhënie të njerëzve në raport me kafshët, mesazhet e drejtpërdrejta dhe edukuese që ato mbartin më vete, pasi Bisha, është një njohës mjaft i mirë i botës së çiltër të fëmijëve. Tregimet rrjedhin natyrshëm, pasi autori atë që shkruan e njeh mirë, dhe njëkohësisht duke e pasur edhe pasion peshkimin, e ka derdhur dijen e tij artistike në rreshtat e botës së fëmijëve, duke i afruar ata me: delfinin, ngjalën, qefullin, ndoshta diku-diku, edhe duke i drejtuar ata mbi njohuritë e botës së peshkimit. Një realitet që autori e ka të parë e të jetuar vetë, duke e ulur përvojën e tij personale në prehrin dhe moshën fëmijërore. E nga ky realitet, ai merr temat, subjektet, brumin jetësor duke

28

e përshtatur me syrin e të vegjëlve. Libri “Foleja e bilbilit” hap siparin e botës së fëmijëve, me tregimin “Princesha Albionë”, ku protagonistët më të ëmbël e më të dashur për fëmijët, janë gjyshi dhe gjyshja, ku vetëm ata mund të transmetojnë me ëmbëlsi leximin e tregimit, dhe njëkohësisht duke qenë edhe interpretues të mesazhit të rrëfenjës. Një tjetër tipar dallues i krijimtarisë së autorit që vihet re në çdo tregim të tij, është edhe ai i shkrirjes së natyrës së liqenit, lumenjve, deteve mes shpirtit të vetë autorit dhe mes shpirtit të karaktereve, si: Albiona, gjyshi, gjyshja, Suzana, Genci, Genti etj. Tregimet i përshtaten moshës së fëmijëve, duke dominuar në të 16 tregimet humanizmi dhe dashuria për botën ujore. Elementet të cilat i gjejmë te “Plagosja e delfinit”, ku përkushtimi, përkujdesja e Gencit dhe e Blertës, kthehen në një zë të fuqishëm ndaj papërgjegjshmërisë që dëmton botën ujore, faunën e florën, në funksion të përfitimeve monetare janë mjaft edukative. Një krijimtari që ngrihet mbi qasjen e një realiteti të së djeshmes, e gërshetuar me realitetin e sotëm, haset në veprën “Foleja e bilbilit”. Liqeni i Shasit, i Shkodrës, lumi Buna, Valdona, Barbana, fauna nënujore dhe ajo tokësore, si delfi-

Magjia e tregimeve dhe bukuria e përshkrimeve, e mban të ngërthyer lexuesin. Një sintezë e jetës reale e gërshetuar me atë të botës së fëmijëve, vjen nëpërmjet penës së mprehur mirë, për t’i dhënë gjeneratës së re dije historike e gjeografike mbi pasuritë ujore

Javore KOHA

E ENJTE, 14 TETOR 2021

ni, ngjala, krapi, qefulli, lepuri, pa lënë mënjanë edhe zogjtë, bilbilin, bashkëjetojnë në çdo tregim, duke e sjellë nëpërmjet tregimeve, botën fëmijërore afër shpirtit të natyrës. Në tregimet mbizotëron e vërteta, ato nuk janë të trilluara apo të sajuara, por të jetuara nga vetë autori, një fuqi e artit të të shkruarit, që nëpërmjet dialogëve të shumtë arrin ta sjellë ngjarjen duke e kthyer lexuesin si protagonist të saj. Lexuesi-fëmijë, sapo e merr në dorë librin, do ta ndjejë në çdo rresht, dashurinë për ujin, peshqit, peshkimin, tokën e qiellin, kafshët, zogjtë, gjyshin, gjyshen, shokët e shoqet, mësuesin, që të ngjan si një familje e madhe, që të përkëdhel nga tregimi në tregim. Gjatë leximit të vëllimit me tregime “Foleja e bilbilit”, që ua ofron të vegjëlve, mësojmë se librat që ai shkruan për fëmijët, transmetojnë një mesazh të çiltër e të pastër, që i paraprinë lumturisë së vërtetë të fëmijëve, të ardhmes së tyre, duke ia rrënjosur që në vegjëli dashurinë për vendlindjen. Ngjarjet, bëmat, aventurat e personazheve janë në funksion të nxitjes së ndërgjegjësimit për mbrojtjen e florës dhe faunës, ku Bisha arrin t’ia dalë që të ndriçojë interesimin dhe pëlqimin në sytë e fëmijëve, me qëllimin për ta përpirë librin. Rrëfimet janë shkruar me një gjuhë të thjeshtë dhe dallohen për dialogët dhe përshkrimet e shpejta, që mban në tension e kërshëri lexuesin-fëmijë nga tregimi në tregim. Libri ka një strukturë narrative të logjikshme, në skalitjen e personazheve deri në detaj, e po me aq pasion, ai depërton në botën dhe imagjinatën fëmijërore,


KULTURË

Në çdo rrëfenjë të Bishës dominojnë emrat e personazheve shqiptare, si: Albiona, Petriti, Genci, Genti, Agroni, Beni, apo të emërtimeve të sakta të emrave të lumenjve, liqeneve, deteve, nëpërmjet dialogëve dhe fjalive të shkurtra, për ta sjellë të lundrueshme rrëfenjën

gjë që nuk është e lehtë, pasi ti duhet te jesh me plot gojë, fëmijë në fantazi e përshkrim, dhe i rritur - si autor - në përgjegjshmërinë e mesazhit edukues që t’i transmeton. Magjia e tregimeve dhe bukuria e përshkrimeve, e mban të ngërthyer lexuesin. Një sintezë e jetës reale e gërshetuar me atë të botës së fëmijëve, vjen nëpërmjet penës së mprehur mirë, për t’i dhënë gjeneratës së re dije historike e gjeografike mbi pasuritë ujore. Tregimet për fëmijë të Asllan Bishës lidhen me simbolika kryesore të botës, natyrës dhe të edukimit. Në to zotëron e ëmbla natyrë, enigmat dhe të papriturat me të cilat fëmijët përballen gjatë rritjes së tyre në lidhje me njerëzit dhe kafshët që i rrethojnë.

Në çdo rrëfenjë të Bishës dominojnë emrat e personazheve shqiptare, si: Albiona, Petriti, Genci, Genti, Agroni, Beni, apo të emërtimeve të sakta të emrave të lumenjve, liqeneve, deteve, nëpërmjet dialogëve dhe fjalive të shkurtra, për ta sjellë të lundrueshme rrëfenjën. Po në këtë rrafsh të gjerë gjeografik, hasim një shtrirje horizontale pothuajse në të gjitha tregimet e Bishës, një bashkëjetesë e botëkuptimit social me atë historik, duke krijuar çdo rrëfenjë të lexohet me kureshtje të madhe. Bisha përpiqet që nëpërmjet rrëfenjave të tij të sjellë te fëmija triumfin e së mirës ndaj së keqes, rrugën drejt virtytit, si forcë e madhe edukuese për fëmijët.

Gjuha, tematika, stili dhe figuracioni përcjellin te lexuesi-fëmijë mesazhe humane, me një tablo të jetës së gjallë e të gëzueshme me atë plot pasion të vetë autorit, ku jetojnë fëmijët, familjet, miqtë, si dhe lumi, liqeni, fauna ujore, si një pjesë e pandalshme e vetë njerëzimit. Lënda krijuese e deritanishme e autorit, sjell një kod magjik, i krijuar nga ngrohtësia, çiltërsia, ngjyrat, ëndrrat e pafundme që i ka vetë bota dhe jeta fëmijërore. Çdo pjesë e librit ka një titull më vete dhe tregim më vete, ku lexuesi pasi i lexon deri në fund, arrin t’i japë formën e duhur në tërësi. Është një privilegj të lexosh këtë libër me tregime të Asllan Bishës, i cili sjell në letrat shqipfolëse, alternativë të këndshme në krijimet që futen në letërsinë fëmijërore e më gjerë. Shpreh mendimin tim, duke pasur parasysh përmbajtjen dhe cilësinë e librit, se Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore të Podgoricës duhet falënderuar që boton dhe vë në dispozicion libra të tillë për nxënësit e moshës shkollore. E ENJTE, 14 TETOR 2021

Javore KOHA

29


KULTURË

Në rrugëtimin me “Motet” të poetit Ali Gjeçbritaj

Poezitë - autobiogra histori e natyrës shq (Ali Gjeçbritaj, Motet, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Podgoricë, 2021)

Skënder Temali Për mua, pa dyshim jo vetëm për mua, emri i poetit Ali Gjeçbritaj, nuk është i panjohur, falë librave të tij e publikimeve në shtyp e në rrjetet sociale. Pa mëdyshje e them se vargu i tij është vetëm i tiji, pa ndikime të gjithfarëllojshme shkollash të ndryshme poetike, pra është krejt origjinal. Ai nuk është as kërkues figurash letrare, pasi ato i burojnë natyrshëm, as peizazhesh që s’të mbesin në kujtesë e që s’të zgjojnë ndjesi, po përkundrazi, as përcjellës mesazhesh bashkëkohëse poetike të turbullta e që s’di me ua zënë fillin. Ali Gjeçbritaj është i kthjellët në figuracion e mendim poetik, e lexon të djeshmen nga këndvështrimi i së sotmes, duke lënë të hapur gjithnjë shtegun drejt së nesërmes. E mendoj se rreth këtij boshti shtjella poetike e këtij vëllimi të rrëmben, sa të tërheq në kohë e sa po në kohë të çon përpara. Të flasësh me motet, të bashkëbisedosh me ta, patjetër që duhet të jesh vizionar poetik, të mos e humbësh për asnjë çast busullën kohore, të çash me bash pa t’u thyer direku nga furtunat e jetës. Ali Gjeçbritaj ka një qartësi poetike të admirueshme, nuk lot as me fjalën e as me figurën, përkundrazi, kanë një regjistër që nuk njeh stonatura. Poezitë e Gjeçbritajt janë autobi-

30

ografi, janë histori e natyrës shqiptare, mbi të gjitha janë jetë e kjo nuk është pak. Është ajo që do ta dëshironte çdo poet. Uni dhe individualiteti poetik bashkëjetojnë në këtë vëllim, konvergojnë me dritë-hijet e jetës, ku nëna e babai, Kraja, Rumia, Ulqini e trevat e të parëve, dashuria e gjetur e dashuria e humbur, gjethnaja e vendlindjes-gjithnjë e blertë e me sumbulla vese si sumbulla shprese, të kthejnë si padashur në noter të një niveli artistik me kurbë ngjitjeje nga njëra poezi në tjetrën. Shumë poezi të vëllimit “Motet” kanë vlerë antologjike. Metafora, kryefigura e këtij vëllimi, shtegton nga njëri cikël te tjetri e nga njëra poezi te tjetra si pa u ndjerë, duke na e forcuar bindjen se autori e di fort mirë cakun e rëndesës me figura të panevojshme poetike e duke i lënë hapësirë edhe lexuesit për ta zgjatur edhe ai natyrën krahasuese të saj. “Ishulli i shpresës” është ilustrimi i gjithë sa shpreha deri më tani, një nga poezitë ku ajo gurgullon bashkë me mendimin: “Ky ishull është/ Bujtinë për udhëtarin e vonuar/ Ku qielli i hapur është strehë./ Këtu në mbrëmje lind dashuria/ Për ëndrrat e bukura,/ Për hijet magjepse,/ Për mallin e jetës së pashuar./ Këtu mbyllet në thellësi/ Rreth boshtit magjik hareja.” Ama e jetës i ka ofruar poetit një larushi tematike të admirueshme që, e shkrirë në vargje, i ngjet atij për-

Ai nuk është as kërkues figurash letrare, pasi ato i burojnë natyrshëm, as peizazhesh që s’të mbesin në kujtesë e që s’të zgjojnë ndjesi, po përkundrazi, as përcjellës mesazhesh bashkëkohëse poetike të turbullta e që s’di me ua zënë fillin

Javore KOHA

E ENJTE, 14 TETOR 2021

roi që zbret turrshëm nga malet për t’i dhënë ushqim lumit, liqenit e më pas dhe detit të trazuar të shpirtit të poetit. Ky shpirt, sa i qetë, aq dhe i kreshpëruar, sa me klithma pulëbardhash e aq me stërkala dallgësh, sa i djeshëm e më shumë i sotëm, sa në shtrat të një jete modeste e aq dhe krenar për trashëgiminë e një ndershmërie e tradite shqiptare ku ngjizen disa nga virtytet më të ndritshme: “Këtu dyfytyrësia nuk ka pasur kurrë bujtinë/ Këtu nuk ka pasur maskarenj e batakçi/ Këtu të vërtetës asnjëherë nuk i është kthyer shpina.../ Sot pinjollët e këtyre trojeve nëpër rruzullin tokësor/ Kanë marrë me vete peshën e këtyre trojeve.” (Pesha e trojeve të mia). Një dukuri që nuk ka se si të mos bjerë në sy është edhe rrëfimi i thjeshtë poetik. Autori nga përditshmëria e jetës merr bulëza krejt të zakonshme e me artin e fjalës u jep dritë e mbase kjo thjeshtësi perceptuese e realitetit të djeshëm e të sotëm e afron atë më shumë me lexuesin real sesa atë ideal. Poezia “Natë në qytetin tim” është një tjetër shprehje e asaj se poeti e zotëron pa iu dridhur dora penën-penelin mbi peizazhin e qytetit të tij, duke i dhënë ngjyrim bashkëkohës: “Mbuluar me drita neoni/ Rrugicat e qytetit tim janë sonte/ Dalë kam në tavernën e gurtë/ Për të mbledhë kujtimet e moteve...”. Solla një shembull, bëra një tjetër ilustrim bashkëkohësie, se të tilla në vëllim hasen shpesh, sa të ngjan se po vështron një kaleidoskop ku ngjyrat e jetës shfaqen e zhduken për t’u shfaqur sërish me të tjera perceptime poetike, me të tjera mesazhe, zakonisht fundore të poezive, si një nga shprehjet e origjinalitetit


KULTURË

afi, qiptare

Uni dhe individualiteti poetik bashkëjetojnë në këtë vëllim, konvergojnë me dritë-hijet e jetës, ku nëna e babai, Kraja, Rumia, Ulqini e trevat e të parëve, dashuria e gjetur e dashuria e humbur, gjethnaja e vendlindjes - gjithnjë e blertë e me sumbulla vese si sumbulla shprese, të kthejnë si pa dashur në noter të një niveli artistik me kurbë ngjitjeje nga njëra poezi në tjetrën

në avancë nga vëllimet e mëhershme të tij, shprehje e këmbënguljes së krijuesve seriozë për të çelur e hedhur farë në brazda të reja e në shtigje të reja. Vendnumëroja e krijuesit është shterpësi e kush i shpëton kësaj, ia zgjat jetën vetes krijuese, siç dhe na shfaqet me këtë vëllim Gjeçbritaj. Plus kësaj, ai është në rezonancë me poezinë bashkëkohëse shqipe, gjithnjë me profilin e individualitetin e tij krijues, i mbështetur sa në poezinë e traditës e aq dhe në atë kontemporane, duke praktikuar te disa poezi edhe hermetizmin. Edhe pse parapëlqen vargun e lirë, tregon se njeh e aplikon me sukses rimarin e vargun e matur, se ka një fjalor poetik të pasur e gjuhë shqipe të krehur, të pasuruar me fjalë të rralla, larg orientalizmave e krahinorizmave, që jo pak vazhdojnë të shfaqen si kërpudhat pas shiut në poezinë e disa shkarrashkruesve. “Motet” e Gjeçbritajt mendoj se shënon një sukses për autorin, me të rrugëton përkrah poetëve të tjerë shqiptarë, shkurt e thjesht duke iu bashkuar me zërin e tij krejt të veçantë korit të poetëve në trevat shqipfolëse. Duke përfunduar këtë recension, shpreh me bindje mendimin se Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore në Podgoricë po bën një punë lavdëruese në botimin çdo vit të një shkrimtari shqiptar që jeton në Mal të Zi, duke marrë parasysh edhe propozimin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve. (Autori e ka shkruar vështrimin për librin para vdekjes së tij) poetik të Gjeçbritajt. Udhëtimi me motet i poetit është i ve-

shur me një tis të lehtë filozofik çka na bën të besojmë se ai është disa hapa E ENJTE, 14 TETOR 2021

Javore KOHA

31


MOZAIK

Në QKI “Malësia” u hap ekspozita “Italia në sytë e Marko Corso-s”

Shpalosje e trashëgimisë natyrore të Italisë Tuz – Një pjesë e trashëgimisë natyrore të Italisë, është prezantuar para publikut të pranishëm të enjten në mbrëmje më 7 tetor 2021, përmes një ekspozite me 19 fotografi, të titulluar: “Italia në sytë e Marko Corso-s”, organizuar nga Ambasada e Italisë në Mal të Zi, në bashkëpunim me Sekretariatin për Vetëqeverisje Lokale të Komunës së Tuzit. Artisti i njohur italian, Marko Corso përmes këtyre fotografive shpalos peizazhe tejet interesante që prezantojnë trashëgiminë natyrore të Italisë, ku vet artisti gjen një burim të pasur frymëzimi.

32

Javore KOHA

E ENJTE, 14 TETOR 2021

Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj, tha se është kënaqësi e veçantë që ambasadori i Italisë, z. Luca Zelioli ndodhet këtu në këtë ekspozitë, dhe se Italia është një shtet mik i Malit të Zi, dhe një shtet i zhvilluar në të gjitha sferat e shoqërisë, si në kulturë, sport, etj. “Duhet theksuar se ne jemi rritur duke shikuar stacionet televizive të Italisë, si Rai 1 dhe Rai 2, prandaj në këtë nënqiell është shumë i njohur shteti juaj. Ky është aktiviteti i parë që Komuna e Tuzit dhe Ambasada e Italisë po realizojnë sonte këtu, por

ne përmes IPA fondeve me disa komuna në Itali realizojmë suksesshëm një sërë projektesh, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me energjinë e gjelbër”, theksoi ndër të tjera Gjeloshaj. Nga ana tjetër, ambasadori i Italisë, Luka Zelioli, duke e shpallur të hapur këtë ekspozitë ka folur për fotografin e njohur italian, Marko Corso, dhe ka potencuar se me Malin e Zi dhe me Komunën e Tuzit kanë shumë pika të përbashkëta. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 15 tetor. t. u.


MOZAIK

Në Komunën e Plavës

Me punë të përbashkët të Komunës dhe vendasve, asfaltohet rruga nëpër lagjen Kumanice Plavë – “Përmes bashkëpunimit të mirë dhe të suksesshëm të Komunës me banorët e lagjes Kumanica në periferi të Plavës, me punën e tyre të përbashkët është asfaltua rruga lokale që kalon nëpër këtë lagje”, ka theksuar kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, i cili në vazhdim ka shtuar se “projektet të cilat realizohen me pjesëmarrje të qytetarëve, mund të jenë tejet të suksesshëm, dhe atyre gjithsesi duhet dhënë prioritet”. Me këtë rast, kryetari Canoviq, me drejtorin për investime dhe punë

publike, Fuad Feratoviq, dhe banorë vendas të kësaj lagje, të mërkurën më 6 tetor 2021, ka inspektuar punët në asfaltimin e rrugës nëpër Kumanice, e cila shtrihet përball bregut verior të Liqenit të Plavës. Banorët e Kumanicës, me atë rast kanë shprehur kënaqësinë për cilësi të lartë të punës së bërë duke theksuar se shtresa e re e asfaltit në këtë rrugë, me të madhe do të lehtësojë lidhjen e komunikacionit me qendrën komunale – Plavën, fshatin fqinj Vojno Sellën, por edhe me vendbanime tjera rurale të komunës.

Bashkëbiseduesit kanë konstatuar se është për lëvdatë dhe vlerë kur banorët lokal janë të interesuar për punën e dobishme shoqërore dhe realizojnë aktivitete të punës për mirëqenie të bashkësisë. “Bashkëvendësve tanë ua kemi borxh falënderimin e sinqertë në punën e përkushtuar, aktivizim e optimizëm, por edhe në besimin që ia kanë kushtuar Administratës lokale”, është shprehur në fund kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq. Sh. H.

E ENJTE, 14 TETOR 2021

Javore KOHA

33


MOZAIK

Në Komunën e Gucisë

Përfundon me sukses edhe një projekt

Guci – Pas përfundimit të suksesshëm edhe të një projekti, Komuna e Gucisë para pak ditësh, Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit ia ka dorëzuar pajisjet gjegjëse të siguruara përmes projektit “Avancimi i kapaciteteve teknike të shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit në Guci”, e financuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi. “Përmes këtij projekti të vlershëm 9.900 euro, Komuna e Gucisë për shërbimin e mbrojtjes dhe shpëtimit ka blerë: tetë radiosistemet, rrobat e specializuara, veglat e shpëtimit, barkë gome, pajisje medicinale, çizme gome, etj., me çka është ngritur niveli i gatishmërisë operative me rastin e reagimeve (intervenimeve në rastet e tërmeteve, shpëtimeve nga rrënojat, zjarreve pyjore, përmbytjeve (vërshimeve të lumenjve), kërkimeve të malorëve dhe intervenimeve të ndryshme. Po ashtu, janë realizuar aktivitetet në ngritjen e vetëdijes të të rinjve, she dhe të opinionit të gjerë mbi rëndësinë e mbrojtjes nga përmbytjet dhe zjarret”, thuhet në komunikatën e Komunës së Gucisë. Sh. Hasangjekaj

Në kuadër të Ditës ndërkombëtare të pastrimit të brigjeve të lumenjve

Në Komunën e Gucisë është mbajtur aksioni i pastrimit të brigjeve të lumenjve

34

Javore KOHA

E ENJTE, 14 TETOR 2021

Guci – Në kuadër të Ditës ndërkombëtare të pastrimit të brigjeve, Komuna e Gucisë ka koordinuar me aksionin e pastrimit në fjalë, në organizim të Zero Waste Montenegro. Aksioni i sivjetmë mbahet për të pestën herë me radhë. Me rastin e këtij aksioni janë pastruar dy lokacione, Krojet e Ali Pashës dhe bregu i Lumit Grnçar, nga të cilat janë grumbulluar 525 kilogram mbeturina. Përveç Komunës së Gucisë, në aksion kanë marrë pjesë edhe Shkolla fillore “Xhafer Nikoçeviq”, Klubi i volejbollit të femrave (ŽOK) “Grebaje”, Organizata Turistike e Gucisë, Shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit, Qendra për kulturë, Ndërmarrja SHPK “Veprimtaritë komunale” dhe Grupi i qytetarëve. Sh. H.


MARKETING

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

GUARD

• BASIC FUNCTION OF THE POSITION

The position provides security for U.S. Government facilities, employees and family members.

• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: Completion of high school is required. 2. EXPERIENCE: A minimum of one (1) year of military, police, or private experience in the field of security is required. 3. LANGUAGE: Level 2 (limited knowledge) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This may be tested). Level 3 (good working knowledge) speaking/Reading/Writing of Montenegrin language is required. 4. KNOWLEDGE: Knowledge of security techniques with local pedestrian and vehicular traffic patterns and habits, awareness of cultural norms and customs is required. The position requires good working knowledge of the host city’s geography and general culture. 5. SKILLS AND ABILITIES: Must poses a valid driver’s license, category “B”. Must be skilled in the use of security equipment. Must work independently and adapt to a wide range of threat and environmental conditions. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: OCTOBER 19, 2021 HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy announcement on the following website https://me.usembassy.gov/embassy/jobs/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief. E ENJTE, 14 TETOR 2021

Javore KOHA

35


“Koha Javore” në versionin online,

mund ta lexoni

në linkun:

www.kohajavore.me

kohajavore.me


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.