Koha 981

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 7 tetor 2021 Viti XX Numër 981 Çmimi 0,50

Mentaliteti i të nënshtruarit ISSN 1800-5696

Fajtori i pafajshëm

Kërkojnë nga institucionet drejtësi për vrasjen e nëntëmbëdhjetë vjeçares


PËRMBAJTJE

8

10 Të dhënat tronditëse për Shqipërinë

Pse Rusia nuk do të pushojë së urryeri (dhe admiruari) Amerikën?

12

16 Të jesh femër

Konflikti i ngrirë Kosovë-Serbi dhe Ballkani i Hapur

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2

Javore KOHA

E ENJTE, 7 TETOR 2021


PËRMBAJTJE

18

20 Verba volant - scripta manent

Libër poliedrik mbi fjalën dhe shkencën shqipe të kohës sonë

22

24 Shkolla e Vjetër si një fener i kulturës

U organizua ekspozitë me krijimtarinë e tij artistike KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.me

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 7 TETOR 2021

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Ambasadorja e Republikës së Bullgarisë në Mal të Zi, znj. Meglene Plugtschieve vizitoi Komunën e Tuzit

Komuna duhet të shfrytëzojë mundësitë për zbatimin e fondeve të BE -së Tuz – Ambasadorja e Republikës së Bullgarisë në Mal të Zi, znj. Meglene Plugtschieve dhe shefi i seksionit politik dhe konsullor, z. Vasil Durev u pritën në takim nga kryetari i Komunës së Tuzit, z. Nikë Gjeloshaj dhe nga shefja e Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, znj. Amra Pepiq. Siç njoftuan nga Komuna e Tuzit, qëllimi kryesor i këtij takimi ishte bashkëpunimi ndërmjet institucioneve. Gjeloshaj ka potencuar rëndësinë e projektit me të cilin Komuna e Tuzit

4

Javore KOHA

E ENJTE, 7 TETOR 2021

ka aplikuar në programin, “Bulgarian ODA 2022”, i cili ka të bëjë me ndërtimin e shkollës së re në fshatin Priftën. Sipas Gjeloshajt, ky projekt është shumë i rëndësishëm për nxënësit dhe për krejt banorët e asaj treve. “Prandaj edhe pse si vetëqeverisje lokale nuk kemi kompetenca, por ministria përkatëse, ne po mundohemi me kapacitetet tona që ky projekt të realizohet”, është shprehur Gjeloshaj.

Nga ana tjetër, ambasadorja Plugtschieve theksoi se ky takim është hapi i parë në arritjen e marrëdhënieve të mira dypalëshe midis ambasadës së Republikës së Bullgarisë dhe Komunës së Tuzit, dhe se komuna duhet të shfrytëzojë të gjitha mundësitë për zbatimin e fondeve të BE -së, veçanërisht ato që lidhen me projektet kapitale dhe infrastrukturore. t. u.


NGJARJE JAVORE

Deputeti i Listës Shqiptare, Genci Nimanbegu, u prit nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca

Nevoja për koordinim më të mirë të faktorit politik shqiptar Prishtinë – Deputeti i Listës Shqiptare, Genci Nimanbegu, u takua të premten në Prishtinë me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. Në deklaratën për shtyp të zyrës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës thuhet se në takim është diskutuar për zhvillimet politike, me theks të veçantë rolin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare në shërbim të stabilitetit dhe bashkëjetesës harmonike në Mal të Zi. “Kryetari Konjufca vuri në dukje marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, si dy shtete bashkërrugëtuese drejt integrimit evropian, dhe shtoi se komuniteti shqiptar atje ka shërbyer gjithnjë si urë lidhëse ndërmjet dy vendeve tona. Po ashtu tha se Kosova është shtëpi edhe

e shqiptarëve të Malit të Zi, sepse kontributi i tyre përgjatë historisë për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë ishte jashtëzakonisht i madh”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se në takim u theksua nevoja e koordinimit më të mirë të faktorit politik shqiptar dhe bashkëpunimit më të ngushtë në të ardhmen. Ndërkaq, në një postim në rrjetin social facebook, deputeti Nimanbegu ka thënë se takimi ishte pjesë e nismës me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit me institucionet dhe kolegët nga rajoni përmes takimeve dhe konsultimeve të rregullta. “Temat, por edhe qëndrimet tona të përbashkëta janë të shumta, si në pjesën e synimeve drejt BE-së dhe partnerëtve evroatlantikë. Sfidat në të dy vendet për ngritjen e shtetit të së

drejtës me fokus në kërkesat shumëvjeçare të politikës shqiptare në Mal të Zi mbizotëruan bisedën gjatë takimit miqësor. Lista Shqiptare është tejet e interesuar që marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve fqinje sovrane të mos cenohen, por të kenë progres të vazhdueshëm”, ka shkruar ai. Sipas Nimanbegut, në takim është biseduar sidomos për nevojën e ndërtimit të infrastrukturës së re rrugore ndërmjet dy shteteve, me theks të veçantë në rrugën Deçan – Plavë. Në takim është folur po ashtu edhe për situatën aktuale në Mal të Zi dhe Kosovë. Deputeti Nimanbegu shoqërohej në këtë takim nga përfaqësuesit e Listës Shqiptare, Bujar Hasangjekaj, Sabri Salaj dhe Arbin Çapriqi. (Kohapress)

E ENJTE, 7 TETOR 2021

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Tema dhe dilema

Mentaliteti i të

Angazhimi i individëve apo intelektualëve të guximshëm për të ndryshuar gjendjen në favor të popullit përkatës, mbetet aspiratë e vazhdueshme në fusha të ndryshme shoqërore. Në këtë aspekt çështje të veçantë paraqesin pjesëtarët e popullit të ndarë, ku shqiptarët në Mal të Zi, paraqesin rast për hulumtim, sepse kemi të bëjmë me të drejta të kufizuara si më parë në monizëm edhe tash në pluralizëm. Dëshmi e një konstatimi të tillë kemi fushën e arsimit në gjuhën shqipe, sepse në praktikë janë programet mësimore e tekstet shkollore të imponuara, që janë në kundërshtim me barazinë qytetare e nacionale sipas standardeve demokratike europiane sirës etnogjeografike shqiptare në ish- Jugosllavi.

Nail Draga

Nëse i behët një retrospektivë pozitës dhe statusit të shqiptarëve në Mal të Zi del qartë se kemi të bëjmë me sfida të vazhdueshme për të mbijetuar. Ishte koha e krizës politike e shoqërore, ku shqiptarët vazhdimisht ishin të rrezikuar. Ndonëse pas Luftës së Dytë Botërore u hapën shkollat në gjuhën shqipe, më pas u paraqiten pengesa të natyrave të ndryshme, sepse shkollimi i shqiptarëve nga ana e pushtetit nuk shihej me simpati. Ishte pikërisht pushteti i kohës, që punoji në unifikimin e shkollave në gjuhën sllave, duke mbyllur shkollën në gjuhën shqipe siç ishte viti 1956/57 në qytetin e Ulqinit, e gjetiu në viset shqiptare Mal të Zi. Kemi të bëjmë pikërisht me kohën e hegjemonizmit shtetëror të udhëhequr me mentalitetin e kolonialist, ku kundër shqiptarëve realizoheshin skenarë të ndryshëm, sepse bëhej presion special, ku përveç politikës së asimilimit ishte në vepër edhe emigrimi i dhunshëm, që si qëllim final kishte spastrimin etnik të hapë-

6

Javore KOHA

E ENJTE, 7 TETOR 2021

Imponimi i programeve mësimore

Të gjithë jemi dëshmitarë se në shkollat më mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi, si në monizëm ashtu edhe në kohën e pluralizmit është mohuar identiteti në lëndët e identitetit kombëtar. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse kemi të bëjmë më programe shkollore unitare, të imponuara, e poashtu edhe tekste shkollore nga autorë sllavë të përkthyera në shqip. Në këtë aspekt përjashtim bën vetëm teksti shkollor nga gjuha shqipe. Si të tilla, këto tekste janë të përshtatshme vetëm për nxënësit në gjuhën sllave e jo për nxënësit shqiptarë. Pra, kemi të bëjmë me mohimin e të drejtave për nxënësit shqiptarë që të mësojnë për identitetin e tyre kombëtar, sidomos për lëndët e identitetit kombëtar siç janë historia kombëtare, kultura muzikore dhe arti figurativ. Ndonëse një veprim i tillë është në kundërshtim me të drejtat e garantuara me Kushtetutë(neni 79) dhe standarde ndërkombëtare europiane, pushteti në Mal të Zi nuk ka treguar gatishmëri për ndryshime pozitive në këtë drejtim, për të realizuar në praktikë barazinë qytetare e nacionale edhe për shqiptarët në këtë mjedis. Do të ishte e logjikshme që në një mjedis demokratik çdo kërkesë e

cila është në favor të barazisë nacionale të shqiptarëve në Mal të Zi, që nuk cenon të tjerët duhet të jetë e pranueshme për pushtetin në këtë mjedis. Por, në Mal të Zi ende mungon kapaciteti demokratik i pushtetit, duke mbetur peng i paragjykimeve ndaj shqiptarëve si në kohën e monizmit edhe pse kanë kaluar tre dekada në pluralizëm(!?).

Dështimi i partive politike të shqiptarëve

Çështja e arsimit në gjuhën shqipe në periudhën e pluralizmit ka mbetur pa realizimin e objektivave, përkatësisht nuk është avancuar sipas kërkesave të ligjshme të shqiptarëve. Në këtë aspekt subjektet politike të shqiptarëve këtë çështje e kanë cekur sidomos në fushatat elektorale sa për sy faqe, por konkretisht nuk kanë bërë asgjë, nga del se ka munguar serioziteti dhe guximi profesional për ta trajtuar këtë çështje. Ndonëse përfaqësuesit e tyre ishin pjesë e pushtetit qendror(1998-2020), në fushën e arsimit kanë dështuar, sepse asnjëherë nuk kanë trajtuar çështjet programore-arsimore, sidomos nga lëndët e identitetit kombëtar. Dhe nga një gjendje e tillë nxënësit shqiptarë në shkollat me mësim në gjuhën shqipe vazhdojnë të mësojmë për të tjerët e jo për veten, që

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ë nënshtruarit të kujton vendet koloniale. Në këtë aspekt teksti mësimor nga lënda e historisë dhe kulturës muzikore janë dëshmi autentike e një konstatimi të tillë. Në lidhje më këto çështje shqiptarët nuk janë konsultuar asnjëherë nga dikasteri arsimor qeveritar, sepse ata nuk trajtohen si partner, por iu imponohen programet mësimore dhe tekstet shkollore, nga del se deri më tash mungon vullneti i pushtetit për ndryshime cilësore në fushën e arsimit. Pasi dallohen nga gjuha, historia, kultura dhe prejardhja etnike shqiptarët si popull autokton janë të veçantë në mozaikun e popujve në Mal të Zi, andaj duhet të kenë të drejta të posaçme arsimore, në favor të mbrojtjes dhe zhvillimit të identitetit kombëtar në një mjedis multinacional sipas standardëve ndërkombëtare. Pikërisht duke marrë parasysh këtë realitet arsimor, ka qenë e udhës që partitë politike të shqiptarëve në këtë mjedis të angazhohen ne arritjen e memorandumit të bashkëpunimit me ministritë e arsimit në Shqipëri e Kosovë që do të ishte në favor të arsimit në gjuhën shqipe në këtë mjedis. Mos angazhimi I tyre në këtë drejtim dëshmon mungesën e guximit për tu ballafaquar më çështjet e identitetit kombëtar sipas standardëve ndërkombëtare. Çdo deklarim politik në këtë drejtim nuk mund të arsyetohet më asgjë, sepse partitë politike nacionale mbrojtjen dhe avancimin e çështjes kombëtare duhet ta kenë mision të përhershëm programor.

Tekste të dëmshme për shqiptarët

Nëse rastësisht do të pyesësh nxënësit shqiptarë në shkollën me mësim në gjuhën shqipe për ndonjë datë, ngjarje apo personalitet nga historia apo kultura shqiptare, do të zhgënjehesh shumë, sepse ata nuk kanë përgjigje pozitive. Dhe arsye-

timi më i shpeshtë është se nuk na mësojnë mësimdhënësit, sepse këto çështje nuk janë paraparë me program shkollor. Madje cekin se tekstet shkollore janë nga autorë sllavë të cilët janë për shkollat në gjuhën sllave, ndonëse janë përkthyer në shqip dhe si të tillë nuk kanë të bëjnë fare me historinë dhe traditën shqiptare. Kemi të bëjmë pikërisht me tekstet shkollore nga lënda e historisë dhe kulturës muzikore, si për shkollë fillore ashtu edhe të mesme, që janë të papranueshme dhe të dëmshme për ne shqiptarët, sepse arsimohen nxënës pa identitet kombëtar. Madje për vite me radhë na është imponua si virus një padituri duke u bërë shprehi e kohës me pasoja të mëdha sot dhe në të ardhmen. Sepse, kemi të bëjmë me politikën arsimore e cila për ne shqiptarët është e papranueshme, duke qenë dëshmi e mentalitet e të të nënshtruarit edhe në periudhën pluraliste, që është absurd për kohën tonë!

jep për të kuptuar se të ata ende vazhdon qasja psikologjike e kohës së monizmit, përkatësisht i mentalitetit të nënshtruarit, duke mos marrë nisma në këtë drejtim. Deri më tash nuk kemi pasur rast të dëgjojmë apo të lexojmë ndonjë reagim, në këtë drejtim si nga mësimdhënësit apo të aktivit profesional, për të njoftuar opinionin e gjerë. Në këtë aspekt nuk kanë më pak përgjegjësi as prindërit sepse ka munguar reagimi i tyre për çështjet programore dhe përmbajtjet e teksteve shkollore, që i përdorin fëmijët e tyre. Sepse asnjë prind nuk mund të qëndrojë indiferent kur fëmisë së tij i mohohet edukimi dhe identiteti kombëtar, në emër të gjoja shtetit të qytetarëve. Pikërisht nga programi dhe tekstet e tilla shkollore nxënësi shqiptarë është inferior ndaj të tjerëve sepse mëson pothuaj çdo gjë për të tjerët e asgjë për vetën, që është absurd për kohën tonë dhe më pasoja tek popujt e ndarë në mjediset multinacionale.

Politizimi i arsimit

Me heshtje nuk ndryshohet gjendja

Në rrethana të krijuara shoqërore edhe në pluralizëm vite me radhë është e pranishme kriza morale, edhe pse periudha e pluralizmit ka ofruar mundësi të mëdha të prezantimit të vlerave identitare. Por, jemi dëshmitarë së autoriteti i mësimdhënësit ka rënë në nivelin më të ulët shoqëror, sepse në këtë profesion me ndonjë përjashtim të rastit janë orientuar studentet më të dobët. Ndërsa nga ana tjetër, drejtimi i shkollave është politizuar maksimalisht, duke vendosur kuadrat partiake pa marrë parasysh vlerat profesionale dhe autoritetin shoqëror në mjedisin përkatës. Me përjashtim të rasteve të veçanta në këtë aspekt mësimdhënësit nuk kanë treguar disponim dhe angazhim konkret por në heshtje kanë vazhduar të realizojnë programet mësimore, të cilat për ne shqiptarët janë të imponuar. Një qëndrim i tillë oportunist

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Duke qenë dëshmitar se edhe në pluralizëm sistemi arsimor nuk ofron barazi për të gjithë qytetarët në edukim e identitet kombëtar, ku rast tipik janë shqiptarët në Mal të Zi, mbetët obligim i yni intelektual për të ofruar modele të pranueshme për të eliminuar diskriminim arsimor sipas standardëve demokratike ndërkombëtare sikurse në vendet multinacionale e multikulturore. Përfundimisht, nëse vazhdojmë të jemi të heshtur apo statist vetëm për qëllime personale gjendja e jonë nuk do të ndryshojë, ndërsa përgjegjësia bie mbi të gjithë por në veçanti në ata që janë përfaqësues të zgjedhur të shqiptarëve në këtë mjedis, sepse arsimi në shqip, nuk është çështje personale apo partiake, por faktori bazë i mbrojtjes së identitetit tonë kombëtar. E ENJTE, 7 TETOR 2021

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Linkiesta

Pse Rusia nuk do të pushojë së urryeri (dhe admiruari) Amerikën? Në përpjekjen e saj post-sovjetike për të krijuar një identitet të ri kombëtar, Rusia e ka parë gjithmonë ShBA-në si “tjetrin”. Si partnerin apo armikun; si entiteti me të cilin duhet konkurruar, bashkëpunuar apo për t`u përballur për të matur rrugëtimin e saj drejt modernizimit dhe mbi të gjitha për të njohur statusin e një fuqie të madhe Luca Gori Nga pikëpamja e ndërtimit të identitetit të saj post-sovjetik, marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara për Moskën është më e rëndësishme sesa ajo me Evropën, e cila mbetet vendimtare në nivelet kulturore, ekonomiko-tregtare, energjetike dhe të sigurisë. Duke vëzhguar reflektimin e imazhit të vet në “pasqyrën” amerikane, Rusia ka zbuluar shpesh një ndjenjë dashuri-urrejtje ndaj Shteteve të Bashkuara, e cila fsheh në fakt një kompleks të dyfishtë superioriteti dhe inferioriteti. Dëshira për t’u hapur drejt Perëndimit, ka ekzistuar në të njëjtën kohë me nevojën për t’u tërhequr në atë që Joseph Brodsky e quajti “ksenofobia e lindur” e rusëve. Sipas sociologut Alexei Levinson, ky refleks kontradiktor do të kishte gjithashtu edhe një nuancë moraliste: Amerika është “Tjetri” për ne, në kuptimin metaforik. Rivaliteti me Amerikën nuk shpaloset në botën reale, por në reflektimin që ekziston për të në vetëdijen kolektive ruse. Dhe, në këtë sferë, ajo që ka rëndësi nuk është të mposhtësh “Tjetrin”, por të jesh plotësisht i sigurt se nuk je më i keq se ai. Prandaj, Rusia nuk ka nevojë që të “mposhtë” Shtetet e Bashkuara, por

8

Javore KOHA

E ENJTE, 7 TETOR 2021

të ndihet më mirë ose të ndjehet ndryshe nga kjo e fundit. “Ata mendojnë se ne jemi të barabartë me ta”, paralajmëroi Vladimir Putin, “por në fakt ne jemi ndryshe. Ne kemi një kod të ndryshëm gjenetik, kulturor dhe moral”. Në marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit, të karakterizuara nga logjika e Luftës së Ftohtë, dhe kësisoj nga nevoja për t’u ndjerë superiorë ndaj tjetrit, ka ndodhur shumë rrallë të mos dominojnë nacionalizmat e tyre përkatës të shoqëruar me anti-amerikanizëm dhe rusofobi. Kjo ndodhi gjatë dy luftërave botërore dhe gjatë reagimit ndaj sulmeve të 11 Shtatorit. Kjo u vu re – edhe pse në prapavijë – kur Moska u përpoq të niste rrugën e reformimit, duke e shtrirë shikimin drejt Perëndimit: me Nikita Khrushchevin, Mikhail Gorbachevin, Boris Yeltsinin dhe pjesërisht Dmitry Medvedevin. Gjatë rrjedhës së Viteve Zero, me unipolaritetin e Uashingtonit dhe “kthesën konservatore” të Kremlinit, narrativa e një Amerike si “tjetri” armiqësor, nisi të dominonte sërish në Rusi. Kështu, nisi të flitej për “Luftën e Ftohtë 2.0”, një konflikt “hibrid”, “i parregullt” apo “asimetrik”. Një përplasje kjo e bazuar mbi të gjitha në propagandën e medias, tek gara për teknologji të reja, ideologjia,

instrumentet ekonomike dhe financiare, apo edhe sanksionet. Konservatorët rusë e kanë ngritur tonin e retorikës anti-amerikane, duke i portretizuar gjithnjë e më shumë Shtetet e Bashkuara si një fuqi unilateraliste e cila përballet me dinamikën ruse, ekskluzivisht me kategoritë e veta konceptuale – kryesisht sipas nevojave të brendshme politike, apo përmes paragjykimit të një ndryshimi akoma demokratik që duhet të ndodhë. Në rolin e saj si antagoniste, Amerika vazhdoi t’i shërbente Moskës si termi kryesor i krahasimit në shkallë ndërkombëtare. Prandaj, perceptimi i Uashingtonit për Rusinë konservatore të Putinit, mbetet një faktor përcaktues në propagandën e vazhdueshme të Kremlinit për vetëdijen kombëtare ruse. Sigurisht, Moska e di mirë se marrëdhënia me një Uashington që po fokusohet gjithnjë e më shumë tek konfrontimi i tij strategjik me Pekinin, nuk është më strumbullari rreth të cilit sillet ekuilibri global. Po ashtu, ajo e di që edhe marrëdhënia dypalëshe me ShBA-në do të mbetet në një trajektore konfliktuale për një kohë të gjatë. Kufizimet e brendshme dhe ndërkombëtare kanë penguar normalizimin e tyre që nga George Bushi i vjetër, i biri i tij dhe Barack Obama,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

dhe janë të tilla edhe sot. As kimia e mirë personale midis Donald Trump dhe Putinit – e nxitur nga një ndjeshmëri e përbashkët nacionaliste dhe një vizion i përbashkët i ushtrimit të pushtetit – nuk zbehu dot mosbesimin e ndërsjellët. Gjithsesi, Rusia është po aq e vetëdijshme se ka disa avantazhe krahasuese ku mund të mbështetet në marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara. Ajo është një fuqi bërthamore dhe një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit; partnere në luftën kundër terrorizmit dhe përhapjes së armëve bërthamore; mbetet një lojtare kyçe në fushën e sigurisë ndërkombëtare. Ndërkohë, ka një sistem politik që mundëson një vendimmarrje më të shpejtë sesa demokracitë perëndimore; ka një prirje më të madhe për të ndërmarrë rreziqe, përfshirë ato ushtarake, kur janë në rrezik interesat e saj jetike. Pra, Rusia ka ende një ndikim të fortë në agjendën ndërkombëtare. Duke e parë zhdukjen e mundësisë së fitimit të një statusi të fuqisë së madhe përmes ndërtimit të një partneriteti “midis të barabartëve”, me

Shtëpinë e Bardhë, Moska ka nisur të jetë e kënaqur me veten, duke qenë një prishës potencial i interesave kombëtare amerikane. Sfidimi i Shteteve të Bashkuara dhe tendenca e saj unilateraliste duke dhënë shfaqje të ndryshme ndërkombëtare – nga Siria në Iran, nga Ukraina në Libi – është bërë kësisoj taktika më e thjeshtë që përdoret për të projektuar autonominë dhe sovranitetin rus. Një mënyrë kjo e ndryshme për të tërhequr vëmendjen dhe fituar respektin e “tjetrit”. Të ndihesh si protagonist. Një qasje që të sjell ndërmend fjalët e shkrimtarit Albert Camus në novelën “I huaji”: “Edhe në bankën e të akuzuarit, është gjithmonë interesante të dëgjosh të flitet për veten!”. Pra, marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara, me “tjetrin”, mbetet një provë vendimtare për identifikimin e kulturës politike të Rusisë konservatore. Rusia dhe Shtetet e Bashkuara në fakt mishërojnë dy destinacione të kundërta, duke pasqyruar dy vetëpërfaqësime të ndryshme kombëtare dhe dy botëkuptime të ndryshme. Për të kuptuar plotësisht objektivat e “kthesës konservatore” të Putinit,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ne duhet të krahasojmë mesianizmin e ndryshëm të mishëruar nga Moska dhe Uashingtoni. Nga njëra anë, ai i përmbledhur nga historiani Richard Hofstadter mbi Amerikën: “Ishte fati ynë si komb të mos kishim një ideologji, por të ishim vetë një ideologji”. Nga ana tjetër, ai i shprehur nga filozofi Vladimir Solovyov mbi Rusinë: “Ideja e një kombi nuk është ajo që mendon për veten në kohë të caktuara, por ajo që Zoti mendon për të në përjetësi”. Është pikërisht papajtueshmëria midis dy misioneve të ndryshme historike që gjendet në rrënjën kulturore të keqkuptimit gjeopolitik midis Uashingtonit dhe Moskës dhe që dikton ende sot 30 vjet pas përfundimit të Luftës së Ftohtë marrëdhëniet e tyre dypalëshe. Një keqkuptim që ka marrë formën e një kontrasti të ri ideologjik midis liberalizmit global të inkurajuar nga Shtetet e Bashkuara, sidomos me ardhjen e administratës Joe Biden, dhe konservatorizmit pragmatik të Rusisë së Putinit. Pra, një kontrast midis revolucionit dhe anti-revolucionit. Midis kapërcimit të regjimit antik dhe mbrojtjes së status kuosë. E ENJTE, 7 TETOR 2021

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Analfabetizmi funksional dhe populli që nuk lexon (2)

Të dhënat tronditëse

Nuk besoj të ketë ndonjë vend tjetër në botë ku një popull i tërë i është turrur letërsisë dhe vetëquhen s [2017]: “një milion shqiptar nuk kanë lexuar asnjë libër”. Vetëm 44 mijë kanë lexuar më shumë se 10 li të moshës mbi 25 vjeç raportuan se kanë lexuar më pak se 5 libra vitin e kaluar

Për Koha Javore:

Hajrudin S. Muja

(vijon nga numri i kaluar) Të dhënat për Shqipërinë të trondisin. Raporti i fundit i Bankës Botërore thotë se të rinjtë në Shqipëri po keqarsimohen, duke mos arritur të përvetësojnë as aftësitë minimale, se 13% e fëmijëve janë tërësisht analfabetë dhe se 57% e 15-vjeçarëve janë analfabetë funksionalë. Ballkani e mban rekordin negativ, madje është njëherazi edhe shifra më e lartë e Evropës dhe Azisë Qendrore, duke lënë pas vetëm Kirgizinë, Azerbajxhanin dhe Kazakistanin! Një pedagoge e Universitetit të Tiranës mendon se shifrat janë të fryra, por pranon se problemet ekzistojnë. Kosova është në krye të listës evropiane me 55 mijë analfabetë dhe 88 mijë analfabetë funksionalë. Librat e zgjedhur janë shokët më të mirë, më të sinqertë dhe më të ndershëm që mund të ketë njeriu. Ata e kanë brenda vetes thesarin e mençurisë njerëzore, të diturisë, fesë, filozofisë, moralit dhe shkencës. Ata i kanë ndezur revolucionet dhe shpesh e kanë bërë punën e betejave të mëdha. Jo pa shkak Hazilte shkruante se: “autorët e vdekur janë njerëz që rrojnë e lëvizin”. Nuk e kanë thënë kot se nga një shpirt i vdekur libri të sjell një zemër përplot me gjallërim, por këtë e kuptojnë vetëm ata që lexojnë, ata që e kanë realizuar urdhrin e parë dhënë profetit analfabet dhe pasuesve të tij: “Lexo” sepse: “me anën

10

Javore KOHA

E ENJTE, 7 TETOR 2021

e pendës (lapsit) i mësoi njeriut ato që nuk i dinte” [Kur’ani 96:1, 4-5]. Sipas kësaj, kuptohet se shkrim-leximi është një detyrë e ligjshme, detyrim moral, mesazh qytetërimi dhe përgjegjësie sociale, që kërkon nga të gjitha segmentet e shoqërisë, përfshirë qeveritë, organizatat, shoqatat civile, organizatat ndërkombëtare dhe profesionale dhe sindikatat, për të kontribuuar në procesin për çrrënjosjen e analfabetizmit. Ata që e kuptuan këtë, e vlerësonin peshën e një libri me peshën e arit dhe prandaj përparuan dhe u civilizuan. Kur bënë të kundërtën, i gjeti e kundërta! Është një shembull i mirë që e ka lënë i ndjeri Izetbegoviq për të ilustruar një nga shkaqet e kësaj dekadence. Kur Turqia e braktisi alfabetin arab, e gjithë popullata u bë analfabete brenda një nate dhe e tërë pasuria shkencore e së kaluarës u humb. Pas dyzet vjetësh, më shumë se gjysma e popullatës ishte analfabete. Japonia, nga ana tjetër, që mbajti alfabetin e vet më të komplikuar, nuk kishte asnjë analfabet! Megjithëse bota arabe nuk përbën pjesën më të madhe të myslimanëve të botës, unë mora për bazë një studim të vitit 2007, që do të na ndihmojë dukshëm të kemi një pasqyrim të situatës globale në lidhje me leximin. Thuhet aty, për shembull, se në botën islame, për kokë banori, ishte botuar një libër në dymbëdhjetë mijë banorë (1/12.000), kurse në Angli kjo shifër ishte një në pesëqind (1/500), çka nënkupton se përqindja e leximit në botën islame nuk ishte më shumë se 4%. Një raport tjetër thotë se mesatarja e leximit për person në botën islame për një vit ishte vetëm gjashtë minuta [ose një çerek faqeje], ndërsa në Evropë dhe Amerikë kjo ishte plot dyqind orë, përkatësisht njëmbëdhjetë libra.

Por sot, shumëkush mund të habitet përse Amerika, njëri nga vendet më të zhvilluara të botës, nuk është në listën e dhjetë të parëve të popullit që lexon, por besoni ose jo, Amerika nuk është as në listën e dhjetë të dytëve. Ajo e zë vendin e 22 të botës me Gjermaninë. “The Bureau of Labor Statistics” ka deklaruar se në vitin 2017 njerëzit mbi moshën 15-vjeçare në SHBA shpenzuan mesatarisht 16.8 minuta në ditë duke lexuar, 6.0 më pak se në vitin 2005 [me 22.8 minuta]. Ata gjithnjë e më shumë janë të zënë në lojëra Candy Crush, ose në postime në Facebook dhe Twitter?! Studimi sjell vijën fundamentale se gratë e arsimuara dhe me fitim më të lartë qëndrojnë në majë të piramidës së leximit në Amerikë. Raporti i Qendrës Kërkimore “Pew” tregon për një rënie leximi nga 79% në vitin 2011, në 72% në vitin 2015. Meqë këtu përfshihen edhe ata që lexojnë “një libër… pjesërisht“, situata bëhet më e paqartë. Raporte të tjera thonë se numri mesatar i librave që secili person lexonte gjatë një viti ishte 4 deri në 12 libra, por këta janë numra të fryrë nga lexuesit e apasionuar. Natyrisht, ka shumë ndryshime midis demografive, sepse grupe të ndryshme lexojnë më shumë ose më pak. Bie fjala, gratë lexojnë më shumë (77%) se burrat (67%) amerikanë [2015]. Gruaja mesatare lexoi 14 libra në vit, ndërkohë që burri mesatar vetëm 9 libra. Për të dyja gjinitë, 90% e atyre që kanë mbaruar një universitet lexojnë së paku një libër në vit, krahasuar me 34% të atyre me shkollë të mesme. Të moshuarit lexojnë më pak 80% të moshave 18-29-vjeçare krahasuar me 69% të moshës mbi 65-vjeçare. PAW [2017] ka një studim interesant

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

e për Shqipërinë

shkrimtarë e poetë! E, pra, kot qahemi se ne jemi “populli që nuk lexon”. Që jemi të tillë na thotë INSTAT ibra dhe vetëm 102 mijë të tjerë kanë lexuar nga 5 deri në 10 libra gjatë vitit. Rreth 320 mijë shqiptarë

të publikuar më 14 shkurt 2019, ku tregohet se gratë lexojnë më shumë se meshkujt (19.8 me 13.2 minuta) në ditë dhe se leximi i meshkujve bie më shpejt se ai e grave. Ata të moshave 20-34 vjeç lexojnë më së paku, mesatarisht 6.6 minuta në ditë, kurse adoleshentët 1.8 minuta më shumë. Ata të moshave mbi 75 vjeç lexojnë më së shumti, mesatarisht 51 minuta në ditë. Në vitin 2018, 24% e të anketuarve të rritur amerikanë nuk kishin lexuar asnjë pjesë të librit gjatë vitit të kaluar [2017]. Të rriturit me të ardhura vjetore me më shumë se 30 mijë dollarë lexojnë tri herë më shumë se ata me të ardhura vjetore më pak se 30 mijë dollarë. Nga hulumtimet e Thomas Crowley-t, 85% e milionerëve lexojnë dy ose më shumë libra në muaj. Sipërmarrësit e suksesshëm lexojnë zakonisht deri në 17 libra në vit. Veçohet Bill Gates me 50 libra të lexuar në vit, pra për çdo javë nga një libër. Ata që kanë kryer universitet lexojnë pesë herë më shumë se ata që janë me shkollë të mesme ose pa të. Studimi ka marrë për bazë të dhënat e vitit 2016, ku thuhet se familja mesatare amerikane shpenzon 118 dollarë për lexim çdo vit, përfshirë librat, gazetat dhe revistat. Askush nuk dyshon në pretendimin e studiuesve se si leximi të bën më të zgjuar, ta përmirëson inteligjencën, ta largon stresin, madje thonë edhe se ta zgjat jetën, por a të bën të lumtur? Sipas studimit “Quick Reads”, të rriturit që lexojnë së paku 30 minuta në javë, ndjehen 20% më të lumtur. I njëjti studim e ka hedhur poshtë pretendimin e shumë amerikanëve se nuk kanë kohë për të lexuar, ndërsa ka gjetur se ata shpenzojnë dhjetë herë më shumë kohë para ekraneve televizive! Në fakt, nga një sondazh i kryer on-line

nga GGK [2017], rezulton që kinezët të jenë populli që lexon më shumë. Në vend të dytë vijnë rusët dhe në vend të tretë janë spanjollët. Sondazhi ka marrë në konsideratë 17 vende, ku rezultatet thonë se “70% e kinezëve lexojnë libra çdo ditë ose thuajse çdo ditë”. Rusët arrijnë në 59%, kurse spanjollët në 57%. Nga vendet që u morën në sondazh, më pak lexojnë në Holandë dhe Korenë e Jugut, vende në të cilat 16% e të anketuarve deklaruan se nuk lexojnë kurrë libra. Në 2018-tën, në krye gjendet India, me mesataren afro 11 orë lexim në javë [NOP World Culture Score Index, 2016]. Dorën në zemër, puna krijuese letrare te shqiptarët është, siç thotë një shprehje popullore, “me ju dhimtë gurit e drunit”. Me përjashtim të 4-5 shtëpive botuese, në botimin e librave nuk ka asnjë kontroll, jo për të censuruar mendimin e autorit, por për të vlerësuar cilësinë letrare. Tani “autorët” kërkojnë sponsorime nëpër bashki, shoqata e biznese për botime që askujt s’i vlejnë. Nëse i kanë vetë paratë, shkruajnë një “libër”, i fusin disa emra për redaktorin, lektorin etj., por nuk ka asnjë redaktim dhe asnjë lektorim, për të mos folur për përmbajtjen! Meqë shqiptarët korruptohen shpejt, për fat të keq kështu veprojnë edhe disa shtëpi botuese që kanë emër. Kim Mehmeti ka një thënie kuptimplote se: “Thënien se shqiptarët nuk lexojnë, më së shumti e kanë fryrë autorët që nuk shkruajnë mirë, që s’dinë të shkruajnë” [Mapo.al, 25.11.2917]. Nuk besoj të ketë ndonjë vend tjetër në botë ku një popull i tërë i është turrur letërsisë dhe vetëquhen shkrimtarë e poetë! E, pra, kot qahemi se ne jemi “populli që nuk lexon”. Që jemi të tillë na thotë INSTAT [2017]: “një

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

milion shqiptar nuk kanë lexuar asnjë libër”. Vetëm 44 mijë kanë lexuar më shumë se 10 libra dhe vetëm 102 mijë të tjerë kanë lexuar nga 5 deri në 10 libra gjatë vitit. Rreth 320 mijë shqiptarë të moshës mbi 25 vjeç raportuan se kanë lexuar më pak se 5 libra vitin e kaluar. Numri i frekuentimeve në Bibliotekën Kombëtare pothuajse është përgjysmuar: nga 150.000 në vitin 2016 në 88.000 në vitin 2017. Raportet televizive nga panairet e librit transmetojnë pamje nga pavijonet e shumta, ku lexuesit janë gati si turistë! Natyrisht që për këtë ndikojnë faktorë të ndryshëm, një prej të cilëve mund të jetë edhe faktori ekonomik, por mua më duket më shumë nga mungesa e dëshirës për të lexuar, ndoshta është jocilësia që ia ka humbur shijen! Këtu gjithsesi bën pjesë edhe problemi global, për të cilin Ismail Kadare thotë: “Jemi pasagjerë të mesjetës që kemi hipur mbi trena modern. Kompjuteri, interneti, iphone-t e vranë leximin e librave, ashtu siç televizioni vrau kinemanë”. Pavarësisht të dhënave për lexueshmërinë, libri mbetet pushteti më bujar që të udhëheq, shkëndija e parë që të ndriçon për gjithë jetën, kurse leximi investimi më me vlerë që mund të bëjë njeriu. Jo më kot Ciceroni shkruante dikur se: “Një dhomë pa libra është si trup pa shpirt”. Mbetet i përjetshëm konstatimi i shkrimtarit të madh francez Marsel Prust, se: “Libri është një mik, ndërsa leximi është miqësia më e sinqertë njerëzore. Librat janë miq, ndaj të cilëve nuk shfaqim asnjëherë mirësjellje të rreme. Kur kalojmë net të tëra në libra, e bëjmë këtë duke u nisur vetëm nga dëshira e vërtetë”. (Fund) E ENJTE, 7 TETOR 2021

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Kosova në prizmin e ngjarjeve të fundit

Konflikti i ngrirë Kosovë-Serbi dhe Ballkani i Hapur Serbia dëshmoi për të disatën herë deri tani, gjë që është e pritur, se nuk ka hequr dorë nga Kosova dhe se një Kosovë e trazuar është në interes të saj. Politika shtetërore serbe manipulon me serbët në Kosovë, duke e mbajtur situatën pezull dhe provokuar nëpërmjet tyre sa herë që don tensione dhe konflikte në Kosovë. Serbia synon që ta shtyjë sa më tepër arritjen e një marrëveshjeje të mundshme me Kosovën, duke u përpjekur që të përfitojë sa më tepër që të jetë e mundur nga situata dhe pritur ndonjë moment të volitshëm, në varësi të rrethanave, për të realizuar aspiratat dhe projektet e saj të rrezikshme kundrejt Kosovës Serbia dëshmoi për të disatën herë e një marrëveshjeje të mundshme me deri tani, gjë që është e pritur, se nuk Kosovën, duke u përpjekur që të përfika hequr dorë nga Kosova dhe se një tojë sa më tepër që të jetë e mundur Kosovë e trazuar është në interes të nga situata dhe pritur ndonjë moment Ismet saj. Politika shtetërore serbe manip- të volitshëm, në varësi të rrethanave, Kallaba ulon me serbët në Kosovë, duke e për të realizuar aspiratat dhe projektet mbajtur situatën pezull dhe provokuar e saj të rrezikshme kundrejt Kosovës. nëpërmjet tyre sa herë që don tensi- Nga ana tjetër Kosova, ashtu siç e ka one dhe konflikte në Kosovë. Serbia shfrytëzuar momentin në fund të viteve Ngjarjet e fundit të bllokimit të rrugës synon që ta shtyjë sa më tepër arritjen ‘90 të shekullit të kaluar duke bërë që që çon drejt pikave kufitare Bërnjak dhe Jarinjë në veri të Kosovës, për shkak të vendosjes së reciprocitetit të Arritja e marrëveshjes së përkohshme për zgjidhjen e probtargave nga Kosova, ishte një skenar lemit të krijuar së fundmi në pjesën veriore të Kosovës tregoi i parë edhe më herët dhe i orkestruar nga Serbia. Që prej përfundimit të se nuk janë serbët e Kosovës, por politika në Serbi problem, luftës, por veçanërisht prej shpalljes kurse serbët e Kosovës përdoren nga ata si kurban. Zvarsë pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Serbia i ka përdorur serbët në ritja e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet veri të Kosovës për të krijuar turbulliKosovës dhe Serbisë bëhet me qëllim dhe i shkon përshtat ra politike, ekonomike, sociale etj. në Kosovë, që disa herë kanë përfunduar Serbisë, e cila kërkon të fitojë kohë. Megjithatë, arritja sa edhe me pasoja (viktima). Kujtojmë se më parë e një marrëveshjeje, kuptohet jo e çfarëdo marmë 18 shkurt 2008, vetëm një ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, u rëveshjeje, e cila presupozon pëlqimin e të dy palëve, është dogjën këto dy pika kufitare që lidhin në interesin e Kosovës Kosovën me Serbinë.

12

Javore KOHA

E ENJTE, 7 TETOR 2021

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

NATO-ja të ndërhyjë kundër Serbisë, gjë që çoi në çlirimin e Kosovës dhe largimin e forcave ushtarake dhe policore serbe nga Kosova, ashtu liderët e saj të dalë nga lufta, për fajin e tyre, e kanë humbur shansin që ta shtrijnë sovranitetin mbi pjesën veriore të Kosovës me shumicë serbe. De facto Kosova e ka humbur sovranitetin dhe

shpall pavarësia e Kosovës në vitin 2008, nënkuptonte kompromise të dhimbshme për Kosovën. Njëri ndër to është krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe, i cili nëse do të ketë kompetenca ekzekutive do ta bosnjëzonte Kosovën, edhe ashtu të ndarë, duke e shndërruar në një shtet krejtësisht jofunksional. Po ashtu, zbatimi

Duke mos minimizuar dhe anashkaluar aspak fajin e udhëheqësve të Kosovës, të cilët 15 vite pas shpalljes së pavarësisë kanë bërë shumë pak në forcimin e shtetësisë dhe institucioneve të Kosovës, një pjesë të madhe të fajit për situatën aktuale dhe konfliktin e ngrirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e ka edhe Bashkimi Evropian dhe bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi. Si një protektorat i bashkësisë ndërkombëtare, Kosova është shndërruar në një eksperiment të ndërkombëtarëve

nuk mund ta ushtrojë plotësisht në këtë pjesë të saj. Ngjarjet e fundit në Kosovë ngjajnë si një zënkë (konflikt), ku dy veta grinden dhe ndërhyn një i tretë, i moshuar, në rastin konkret bashkësia ndërkombëtare, i cili i ndanë dhe përpiqet t’i pajtojë. Por ata grinden sërish pas një kohe. Duke mos minimizuar dhe anashkaluar aspak fajin e udhëheqësve të Kosovës, të cilët 15 vite pas shpalljes së pavarësisë kanë bërë shumë pak në forcimin e shtetësisë dhe institucioneve të Kosovës, një pjesë të madhe të fajit për situatën aktuale dhe konfliktin e ngrirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e ka edhe Bashkimi Evropian dhe bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi. Si një protektorat i bashkësisë ndërkombëtare, Kosova është shndërruar në një eksperiment të ndërkombëtarëve. Plani i Ahtisarit, sipas të cilit u

absurd i parimit të ekstraterritorialitetit për pronat e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, duke penguar zhvillimin e projekteve me interes publik, siç është ndërtimi i rrugës Deçan – Plavë. Prandaj duken të pakuptueshme zërat që herë pas here dëgjohen nga zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së se arritja e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë nënkupton kompromise të dhimbshme. Kosova ka bërë deri tani mjaft kompromise dhe nuk ka çfarë të bëjë tjetër. Megjithëse e drejta është në anën e Kosovës, bashkësia ndërkombëtare e ka shpërblyer disa herë deri tani Serbinë. Kjo e fundit ka shfrytëzuar dobësitë e BE-së dhe mosunitetin e saj (kujtojmë se pesë vende të BE-së nuk e kanë njohur akoma pavarësinë e Kosovës). Serbisë i intereson mbajtja pezull dhe konflikti i ngrirë me Kosovën, sepse don ta tregojë atë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

përpara botës si një vend që nuk e meriton të jetë shtet. Kësaj i ka shkuar në favor edhe ngecja e Kosovës në procesin e njohjeve, derisa Serbia ka pasur sukses në fushatën e saj të çnjohjes së pavarësisë së Kosovës. Në kuadër të konfliktit Kosovë-Serbi duhet vlerësuar edhe projektin Ballkani i Hapur, ku Serbia dëshiron të tregohet para ndërkombëtarëve, të paktën deklarativisht, se është për projekte dhe marrëveshje të bashkëpunimit rajonal. Por që në fakt, edhe në këtë projekt vërehet qartazi përpjekja e saj për të treguar hegjemonizmin ndaj vendeve tjera të rajonit. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si dy vende që presin të marrin ftesën për fillimin e bisedimeve me BE-në, përpos tjerash edhe për këtë fakt, kanë pranuar të jenë pjesë e Ballkanit të Hapur. Ndërkaq vendet tjera, përfshirë Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën janë shprehur skeptike dhe kanë shfaqur rezerva për një projekt të tillë, pasi që e njohin mirë Serbinë nga e kaluara e përbashkët. Po kështu, Ballkani i Hapur duhet shikuar në një kontekst më të gjerë rajonal e ndërkombëtar. Ndërkohë që Serbia deklarohet për Ballkanin e Hapur, ajo vepron për realizimin e projektit hegjemonist, të riemërtuar së fundmi si Bota Serbe. Këtë ajo provon ta bëjë duke provokuar tensione, konflikte etj. përmes Kishës Ortodokse Serbe, siç është rasti në Malin e Zi, serbëve në Kosovë apo Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë. Duhet pranuar se ndikimi i Serbisë në Kosovë dhe vendet tjera të rajonit vazhdon të jetë i madh, jo vetëm përmes serbëve, por edhe lidhjeve ekonomike e tregtare të trashëguara, prodhimeve serbe, Kishës Ortodokse Serbe etj. Arritja e marrëveshjes së përkohshme për zgjidhjen e problemit të krijuar së fundmi në pjesën veriore të Kosovës tregoi se nuk janë serbët e Kosovës, por politika në Serbi problem, kurse serbët e Kosovës përdoren nga ata si kurban. Zvarritja e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë bëhet me qëllim dhe i shkon përshtat Serbisë, e cila kërkon të fitojë kohë. Megjithatë, arritja sa më parë e një marrëveshjeje, kuptohet jo e çfarëdo marrëveshjeje, e cila presupozon pëlqimin e të dy palëve, është në interesin e Kosovës. E ENJTE, 7 TETOR 2021

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

50-Vjetorin i ekzekutimit të Dom Shtjefën Kurtit nga regjimi barbar komunist i Enver Hoxhës

Fajtori i pafajshëm

29 shtatori 2021 shënoi 50-vjetorin e pushkatimit të Dom Shtjefën Kurtit në moshën 74-vjeçare për “krimin” e madh se pagëzoi një fëmi, me kërkesë të prindit. Dom Shtjefën Kurti ka lindur në Ferizaj të Kosovës, më 25 dhjetor të vitit 1898. Ai studioi në Shkodër, Austri e Romë. Është shuguruar meshtar në Romë më 13 maj 1921, nga ku dërgohet për të shërbyer në Gjakovë

Për Koha Javore:

Frank Shkreli / Nju Jork Gjatë asaj kohe të qëndrimit të tij në Gjakovë dhe në Kosovë, ai bëhet dëshmitar i shtypjeve barbare të popullsisë shqiptare në ato troje nga ish-Jugosllavia e vjetër. Ndërkohë, me dy priftërinj të tjerë shqiptarë, dokumentojnë të gjitha faktet dhe materialet denoncuese për gjenocidin kundër shqiptarëve nga autoritetet jugosllave dhe përgatisin një dokument të veçantë për t’ia paraqitur Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, paraardhëse e Organizatës së Kombeve të Bashkuara sot. Ky është dokumenti përgatitur prej tre priftërinjve katolikë shqiptarë nga Kosova, shkruar origjinal prej tyre në frëngjisht, por përkthyer në anglisht nga Albanologu i njohur, i ndjeri Robert Elsie. Sipas disa të dhënave, Lidhja e Kombeve në Gjenevë, me të marrë dokumentin e mësipërm të nënshkruar nga këta priftërinj shqiptarë të Kosovës, organizon një komision

14

Javore KOHA

E ENJTE, 7 TETOR 2021

prej diplomatësh për të shkuar në Kosovë dhe për të parë nga afër situatën e shqiptarëve autoktonë atje. Mund të thuhet se ky memorandum shënoi fillimin e veprimtarisë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Kosovë, por edhe fillimin e përndjekjeve kundër tij, fillimisht nga ish-Jugosllavia e më pastaj nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, i cili më në fund edhe I mori jetën duke e masakruar në vitin 1971. Ishte, pra, Janari i vitit 1930 dhe pas dërgimit të Memorandumit Lidhjes së Kombeve, Dom Shtjefën Kurti kërcënohej nga autoritetet e Jugosllavisë së vjetër dhe rrjedhimisht detyrohet të shkojë në Shqipëri -siç duket për të mos u kthyer më në Kosovë -- bashkë me Dom Luigj Gashin e Dom Gjon Bisakun, bashkautorët e Memorandumit për gjendjen e shqiptarëve në Kosovë. Ndërkaq, në vitin 1938 emërohet famullitar në Tiranë, titullar i Kishës Katolike të kryeqytetit shqiptar. Me mbarimin e Luftës së dytë Botërore në Shqipëri fillon kalvari i vërtetë për klerikët dhe fetarët në përgjithësi, por për klerikët katolikë në veçanti, përfshirë Dom Shtjefën Kurtin, i cili arrestohet për herë të parë në Tiranë më 1946 dhe dënohet me 20-vjet burg, për “agjita-

cion e propagandë”, i akuzuar si “bashkëpunëtorë i amerikanëve, britanikëve dhe francezëve”. Pas mbylljes së kishave nga regjimi komunist (1967), Dom Shtjefni u dërgua në Gurëz (Milot). Atje ai është arrestuar përsëri më 11 qershor 1970 dhe kësaj radhe është dënuar me vdekje “in odium fidei”, që pak a shumë mund të përkthehet “për urrejtje fetare”. Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991, (AIDSHSH) i vetmi ent ose institucion qeveritar ose jo qeveritar që, për sa vura re unë, e kujtoi këtë 50-vjetor të vrasjes barbare të Dom Shtjefën Kurtit nga regjimi komunist i Enver Hoxhëssjell në portalin e vet këtë përkujtim me informacion, bazuar në dokumentacionin arkivor që posedon ajo zyrë: “I Lumi Dom Shtjefën Kurti është vetëm një prej klerikëve të krishterë që janë ekzekutuar në komunizëm dhe ende pa varr. I ardhur nga Kosova më 1930, në shtator 1943, ai lajmëronte Arqipeshkvinë se po pagëzonte h ebrenj, me gjasë për t’i shpëtuar nga nazistët, sepse me pagëzimin merrnin emra të rinj e pasaporta shqiptare. U arrestua për herë të parë më 28 tetor

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Kurorë me lule në nder të Dom Shtjefën Kurtit pranë statujës së Lirisë në Uashington, përmendore kushtuar viktimave të komunizmit në botë.

1946 për agjitacion e propagandë dhe u dënua me 20 vjet burg. Ai kishte refuzuar të shkëputej nga Vatikani dhe e çuan në Burrel, por nuk u dorëzua as mes torturave. E çuan të hapte varrin e tij, por nuk e pranoi akuzën. E kthyen në qeli, ku natën e Krishtlindjeve dëgjohej të thoshte meshën, i përlotur. Dikur e liruan nga burgu. Kishat ishin mbyllur dhe e dërguan në Gurrëz (Milot), ku e lanë të punonte magazinier në kooperativë. U arrestua përsëri më 11 qershor 1970. Gjyqi për të zhvillohej në Kishën e Zojës së Këshillit të Mirë në Gurrëz, godinë e kthyer në vatër kulture pas prishjes së vendimit të diktatorit për të ndalur besimin fetar. U dënua me vdekje “In odium fidei… ai u mor nga qelia dhe u vu para togës së pushkatimit. Kur e pyetën nëse i vinte keq për jetën, tha: “Më vjen keq që po ma merrni ju”. Akuza zyrtare kishte qenë sabotim. Por koha do të hidhte dritë. Në vitin 2011, nipi i tij, Nikolin Kurti, ka mundur të takojë prokurorin që kërkoi dënimin, Hajredin Fuga, dhe gjykatësin që mori vendimin, Jani Vasili. Të dy i

kanë lënë një ndjesë të shkruar me dorë, për çfarë ka ndodhur me meshtarin. Nikolin Kurti i ka botuar letrat në janar 2019, duke respektuar dëshirën e Fugës e Vasilit që letrat të publikoheshin pas vdekjes së tyre. Hajredin Fuga dhe Jani Vasili kanë ndërruar jetë pak vite më parë. Pas rënies së sistemit komunist, ata vazhduan karrierën e tyre në sistemin e drejtësisë, duke arritur deri në Gjykatën Kushtetuese. Në letrën e tij të ndjesës, prokurori Fuga ka thënë se çështja për Dom Shtjefnin pati nisur me pak drithë të vjedhur në kooperativë, derisa në të përfshinë edhe emrin e priftit. Në letër ai vëren se atë kohë, çështja iu hoq Krujës dhe e mori Ministria e Brendshme, por shtonte se sipas vartësit të tij që kishte qenë i pranishëm, ekzekutimi ishte bërë natën. Vetë Fuga nuk kishte dijeni për të dhëna që mund të ndihmonin në gjetjen e eshtrave”, thuhet në portalin e AIDSHSH. Ky 50-vjetor i masakrimit të Dom Shtjefen Kurtit më kujton gjithashtu edhe reagimin e komunitetit shqiptaro-amerikan në atë kohë, kur men-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

jëherë pasi morëm vesh nga shtypi amerikan se ishte vra Dom Shtjefen Kurti, organizohet një demonstratë para Kombeve te Bashkuara dhe përball selisë së misionit të regjimit komunist shqiptar në Kombet e Bashkuara. E mbajë mend mirë atë demonstratë, ndoshta e para e këtij lloji, ku mori pjesë mbarë komuniteti shqiptaro-amerikan, pa dallim, i prirë nga Monsinjor Zef Oroshi dhe Imam Isa Hoxha. Vrasja barbare e Dom Shtjefën Kurtit dhe shumë të tjerëve si ai, është ndër ato raste kur fisnikëria triumfon mbi hakmarrjen, mbi vuajtjet dhe mundimet e një jete, nëse mund të quhet e tillë. Një jetë jashtëzakonisht e vështir, në njërën prej diktaturave më të egra komuniste – por është edhe një rast që tregon se e mira triumfon mbi të keqen, se e vërteta gjithmonë fiton, më në fund. Por, ky 50-vjetor i vrasjes barbare të Dom Shtjefën Kurtit na ofron gjithashtu edhe një rast për reflektim – madje për reflektim të thellë, pikë së pari reflektim nga institucionet shtetërore dhe nga përfaqësuesit e lartë të qeverisë e të shtetit shqiptar, por edhe nga mbarë shoqëria shqiptare. Duhet një reflektim serioz për nevojën e një kthesë të domosdoshme që Shqipëria – si vend anëtar i NATO-s, që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian – të përballet seriozisht me të kaluarën komuniste dhe me krimet barbare të regjimit të Enver Hoxhës -- krime kundër këto kundër njerëzimit, siç ishte vrasja e Dom Shtjefën Kurtit dhe mijëra të bashkatdhetarëve të tij – kundërshtarë të regjimit komunist – viktima të komunizmit ndërkombëtar sllavo-aziatik, shumë prej të cilëve as varret nuk u dihen, as eshtrat nuk u janë gjetur, megjithëse kanë kaluar 30-vjet nga gjoja shembja zyrtare e komunizmit në Shqipëri. Nuk u gjenden varret as eshtrat e viktimave të komunizmit sepse sundimtarët aktualë të Shqipërisë dhe klasa politike në përgjithësi e këtyre 30-viteve “post-komunizëm”, refuzon të distancohet seriozisht dhe njëherë e mirë nga e kaluara kriminale komuniste dhe si rrjedhim refuzon të dënojë krimet çnjerëzore të komunizmit. (vazhdon) E ENJTE, 7 TETOR 2021

Javore KOHA

15


KULTURË

Ese

Të jesh femër Donika Lulgjuraj

Unë jam femër … Reticensë që në fjalinë e parë . A do ta kuptoni se çfarë dua të them?! Duhet të tingëllojë paksa feministe por a nuk duhet të jesh dhe ti, të cilit, rreshtat e mi të radhiten para syve. Mos feminizmi të ul burrërinë e një mentaliteti që është i cekët për të kuptuar se feministët mbrojnë barazinë, mbrojnë gjysmën tjetër në këtë botë. Unë jam femër dhe Unë ngrihem lart, poezia e Maya Angelou më rrjedh në buzë. Vargje kryevepër që ndoshta rinia ime nuk m’i lejon t’i prodhoj por

16

Javore KOHA

E ENJTE, 7 TETOR 2021

në ato vargje mund të shoh filozofinë e jetës së një femre , se si një grua ka mbijetuar në brishtësinë e saj , për të gjetur forcën që të përballet me delikatesën e gjinisë së saj. E re dhe me plot ëndrra. Ndonjëherë duket mallkim të jesh femër, e ndonjëherë bëhesh e verbër dhe i bashkohesh të verbërve të tjerë që nën thundrën e vargonjve të tyre të prapambetur , kanë harruar të ta përforcojnë se ti je e mbetesh Magji. Je e brishtë por jeta rrjedh prej teje. A ka arsye më të fortë për të besuar te kryet e tua dhe kur mundohen të të përbaltin. Je përpjekur gjithmonë më fort dhe sakrificat e tua janë më të fuqishme se ti bëhesh Nënë. Je fjala e parë që mëson çdo fëmijë. Ti ngrihesh lart dhe nuk bie kurrë poshtë. Mos vallë guximi im i tepërt të trishton?? Atëherë dije se e tillë do të jem

gjithmonë. Ballëlartë dhe krenare , e pashtypur dhe e vendosur… Stuhisë që më lëshojnë sytë , të ftoje ti bëj ballë. Nuk do të lëndoj kurrë.. Duart e mia janë duart e një nëne që përkëdhelin e rrisin një fëmijë. Unë jam forca që ty të shteron… Ashtu si rrezet e hënës dhe diellit që në valët e tyre kanë përpikëri.. Jam femër që mund të nxis luftëra si atë të Trojës , jam muzë që frymëzoj piktorët, poetët, muzikantët, skulptorët e artistët. Jam femër vajzë e dikujt, bashkëshorte e dikujt, nënë e dikujt në të ardhmen . Jam femër që kërkon të jetoj jetën ashtu siç dua ta jetoje, jo siç e dikton shoqëria , përherë në kërkim të lirisë, personalitetit, të vërtetës dhe të drejtave të mia themelore. E bukur kjo sipër, apo jo? E prapë jemi aq larg një realiteti!!!!!


KULTURË

Mësoni bijën, ose motrën, shoqen tuaj “se nuk ekziston kush në Univers që guxon të cenojë lirinë! Jo vetëm lirinë e fjalës e mendimit, veprimit , por edhe të jetës”! Mësoje djalin t’i respektojnë si qenie njerëzore

Çfarë doni më? Të drejtën e votës e keni ? Shkollimit ? Punës ? Edhe të drejtën fjalës e keni? Çfarë ju ka mbetur më a veç me sha burrat ?E ata janë bijtë tuaj, vëllezërit , burrat, e baballarët tuaj. Hipokrita!!!! Pikërisht nga tipat, si ju ku ne duhet të gjejmë strehimin e sigurinë ne kemi frikë me dal në rrugë kur jena veshur në mënyrën “provokative e ekstreme” sipas jush!!! Unë protestoj ha-ha-ha! Tufë delesh e injorantësh, protestojke ti deri kur ? Dy a tri ditë e pastaj prapë hesht ? Po po proteston me një foto “unë protestoj” prapa ekranit të celularit ulur në divan në shtëpi. Protestoke ti?! E disa si ti! Që keqtrajtojnë tjetrin jo vetëm me dhunë fizike por edhe më atë psikike” i paska lind vajzë filanit , mbylle çka din ti se je vajzë? Qepe se asht marre me i thanë ato

fjalë një Vajzë?! Ti je vajzë e ai asht djalë?!!! Protestoni ju te tanë e një M të madh bëni!!!! E çka më duhet mua protesta juaj ?!!!! Mos më kthen gjë në jetë prapë?! Se ju këtu më kishit e nuk më mbrojtët?!!!! Që nga institucionet përkatëse , shteti e lënë ma shoqëria!!!! E në vend që me më marrë mua në mbrojtje morët në mbrojtje dhunuesin! Dje ishte ajo , sot je ti, e nesër ndoshta unë. E ju vazhdoni protestat 2-3 ditësh sa të më fusin nën dhe, pastaj heshtin prapë sa t’i vijë radha tjetrës! Pastaj bërtitni prapë me tërë zërin që keni në PROTESTË dhe kaq!!!! Unë protestoj çdo ditë!! Protestoj duke u mirëmbajtë fizikisht mendërisht e shpirtërisht. Duke u folur vajzave e grave të tjera se kurrë nuk

është vonë me ëndërrua e me i bë ëndrrat realitet dhe se mundeni me arrit majat e suksesit. Unë festoj me to për çdo arritje të tyre të vogël , nuk i përgojoj pas shpinës, e as nuk i shoh si konkurrencë. Përkundrazi u them ecni me kokën lart se keni arritur aty ku jeni veç fal fuqisë suaj si femër. U jap krahun kur kërkojnë veç dorën. E di që me vite jena gatuar me brumin e durimit . Por durimi ndaj dhunës e diskriminimit nuk është zgjidhje. Mësoni bijën, motrën, shoqen tuaj “ se nuk ekziston kush në Univers që guxon me u cenua lirinë! Jo vetëm lirinë e fjalës e mendimit, veprimit , por edhe të jetës”! Mësoje djalin t’i respektojnë si qenie njerëzore. Dhe derisa kjo liri të jetë tamam liri, unë do vazhdoj edhe vetme të P-RO-T-E-S-T-O-J. E ENJTE, 7 TETOR 2021

Javore KOHA

17


KULTURË

Verba volant scripta manent (Mbi librin “Mjekët shqiptarë nga Mali i Zi” të autorit Gani Karamanaga)

Duke lexuar librin, mësojmë çfarë jemi ne shqiptarët: njerëz të aftë për t’u arsimuar gjithkah, përveç në gjuhën e nënës edhe në gjuhë të tjera; sa të përkushtuar jemi ndaj familjes, që jemi në gjendje të sakrifikojmë edhe profesionin për t’u bashkuar me familje, por edhe familja të sakrifikohet për arritjet tona, shkollimin, edukimin, praktikën, specializimin, postspecializimin, magjistraturat, doktoraturat, pjesëmarrjet në trajnime, seminare, simpoziume, konferenca e kongrese e të tjera, edhe përtej kufijve edhe përtej oqeaneve… Por, edhe fëmijët tanë kanë mbërrit të shkollohen e të punojnë krahas të tjerëve në çdo cep të botës

Dr. Sarije Doko, neuropsikiatre Po filloj të shkruaj këtë tekst me një proverb latin që m’u kujtua: fjalët fluturojnë, e shkruara mbetet. Kështu edhe puna jonë, që s’regjistrohet – harrohet. Harrohet me kalimin e kohës. Primarius Doktor Gani Karamanaga është kujdesur që mjekët shqiptarë me prejardhje nga Mali i Zi të mos harrohen. Në librin “Mjekët shqiptarë nga Mali i Zi”, autori Primarius Doktor Gani Karamanaga po na ofron jetëshkrimet e mjekëve, stomatologëve, farmacistëve shqiptarë të lindur në Mal të Zi, me prejardhje nga Mali i Zi ose që jetojnë e punojnë në Mal të Zi. Libri është ndarë në shtatë kapituj dhe përfundon me recensione. Në kapitullin e parë janë prezantuar biografitë e mjekëve nga Ulqini, Ana e Malit dhe Kraja.

18

Javore KOHA

E ENJTE, 7 TETOR 2021

Në kapitullin e dytë bëhet fjalë për mjekët nga Tuzi dhe Malësia. Në kapitullin e tretë prezantohen mjekët nga Plava, Rozhaja e Gucia. Kapitulli i katërt na i ofron biografitë e mjekëve shqiptarë nga Mali i Zi që jetojnë e punojnë në Kosovë. Në kapitullin e pestë janë paraqitur mjekët shqiptarë nga republikat e tjera të ish-Jugosllavisë. Kapitulli i gjashtë i paraqet mjekët shqiptarë që jetojnë e veprojnë në diasporë. Në fund janë dhënë mendimet e recensentëve. Në libër janë prezantuar biografitë e mbi 200 personaliteteve duke përfshirë mjekë, stomatologë e farmacistë, e përmes biografive të tyre jemi njoftuar me rrugën nëpër të cilën kanë kaluar, me arriturat e tyre, sukseset, me profesionalizmin e tyre… Prej kësaj monografie mësojmë kush kanë qenë mjekët e parë shqiptarë nga Mali i Zi, sa vështirë e kanë pasur që të trasojnë rrugën, rrugën nëpër cilën kemi ecur ne dhe kush e di edhe sa të tjerë do të ecin pas nesh, me të vetmin qëllim që t’i ndihmojnë pacientëve, t’i ndihmojnë njeriut, pa marrë parasysh kush është ai, fëmi-

jë apo i rritur, femen apo mashkull, çfarë përkatësie apo çfarë ngjyre, me vendbanim në katund apo në qytet, i njohur apo i panjohur, kalimtar apo vendas... Kur them mjek, mendoj për të gjithë ata persona profesionistë (mjekë, stomatologë, farmacistë) që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mjekimin e njerëzve. Potencimi që dikush ka qenë i pari kronologjikisht në diçka e diku, e shtie lexuesin të mendojë sa vështirë e ka pasur ai person, ai mjek, e sa i zoti ka qenë! Prej kësaj monografie zbulojmë që mjekët më të vjetër kanë lindur në vendlindje, në shtëpi, e pas hapjeve të spitaleve, shumica në spital në qytetin më afër Ulqinit, në Tivar e kështu me radhë, deri në hapjen e Maternitetit në qytetin e tyre. Kuptojmë kah kanë lëvizur mjekët tonë shqiptarë, vajzat e djemtë, a prej zorit a prej qejfit… Duke lexuar librin mësojmë çfarë jemi ne shqiptarët: njerëz të aftë për t’u arsimuar gjithkah, përveç në gjuhën e nënës edhe në gjuhë të tjera; sa të përkushtuar jemi ndaj familjes, që jemi në gjendje të sakrifikojmë edhe profesionin për t’u bashkuar me famil-


KULTURË

je, por edhe familja të sakrifikohet për arritjet tona, shkollimin, edukimin, praktikën, specializimin, postspecializimin, magjistraturat, doktoraturat, pjesëmarrjet në trajnime, seminare, simpoziume, konferenca e kongrese e të tjera, edhe përtej kufijve edhe përtej oqeaneve… Por, edhe fëmijët tanë kanë mbërrit të shkollohen e të punojnë krahas të tjerëve në çdo cep të botës. Edhe të dallohen, për të mirë. Veç përpara… Prej atij që di s’ke të keqe, nëse s’ke të mirë, as të keqe s’ke. Ky libër është edhe homazh (nderim) për të gjithë ata mjekë që s’jetojnë më e që kanë lënë gjurmë në historikun e mjekësisë shqiptare, në historinë e popullit tonë në përgjithësi - gjurmë që nuk do të shlyhen kurrë. Ky libër

Ky libër është edhe homazh (nderim) për të gjithë ata mjekë që s’jetojnë më e që kanë lënë gjurmë në historikun e mjekësisë shqiptare, në historinë e popullit tonë në përgjithësi - gjurmë që nuk do të shlyhen kurrë. Ky libër ashtë i pari i këtij lloji dhe ndihmon të ndriçohen e të kujtohen e mos të harrohen gjenerata e gjenerata të mjekëve tanë, të cilët përveç punës profesionale, kanë treguar humanitet të jashtëzakonshëm, patriotizëm e përkushtim

ashtë i pari i këtij lloji dhe ndihmon të ndriçohen e të kujtohen e mos të harrohen gjenerata e gjenerata të mjekëve tanë, të cilët përveç punës profesionale, kanë treguar humanitet të jashtëzakonshëm, patriotizëm e përkushtim.

E falënderoj autorin për punën që ka bërë për të siguruar material për këtë studim, për durimin, sakrificën, përkushtimin. Për kontributin e dhënë. Për në fund, faleminderit doktor Gano që na ke bashkuar ne shqiptarët – së paku në libër! E ENJTE, 7 TETOR 2021

Javore KOHA

19


KULTURË

Libër poliedrik mb shkencën shqipe (Vlerësim mbi librin “Gjurmë në Kohë dhe refleksione” të autorit Shaban Hasangjekaj, Pejë 2021)

Para nesh kemi një libër interesant me një gamë të gjerë interesimesh, i përmbledhur nga shkrimet disa- vjeçare të Shaban Hasangjekaj në gazetën “Koha Javore”. Ai është hartuar pas një punë të gjatë dhe shumë vjeçare fillimisht nga autori që ka marrë interesime dhe tematika të gjëra për t’ia prezantuar lexuesit, e pastaj edhe nga ekipi që ka punuar për përgatitjen në formën e librit Xhavit Kastrati

E kam parë me interes këtë libër për shkak të tematikës së larmishme, shtrirjes së gjerë në kohë dhe vende, shtrirjes së temave, nga më të ndryshmet dhe si një dëshmi e një punë të bërë gjithandej trojeve shqiptare. Plava e Gucia që në kohëra të hershme na ka mbajtur me një simbolikë bashkuese për krejt ne shqiptarët, që me Lidhjen e Prizrenit dhe luftën e madhe që bashkoi pas një kohë shumë të gjatë gjithë viset shqiptare në mbrojtje të kësaj krahine me emër dhe peshë në traditën dhe vetëdijen shtet formuese shqiptare. E autori Hasnagjekaj gamën e vet të interesimit e nis nga vendlindja e tij, nga jeta e njerëzve të vendit të tij me gjithë koloritin e bukur të natyrës, trashëgimisë dhe nga një traditë e pasur dhe multietnike, e pastaj kalon gjithandej trojeve shqiptare, në Rugovë dhe Dukagjin, nëpër Kosovë dhe Shqipëri, por edhe nëpër malësitë e Tuzit, Ulqin e Tivar e deri në Bosnje e Hercegovinë. Publikimi trajton tema të letërsisë, folklorit, trashëgimisë kulturore, etnike dhe ndëretnike shqiptare (e pjesërisht edhe boshnjak edhe të popujve tjerë) në rajonin e trekufir-

20

Javore KOHA

E ENJTE, 7 TETOR 2021

it Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi, duke dhënë shembuj të përbashkët të kësaj trashëgimie kulture në letërsi e muzikë, pikturë e trashëgiminë kulturore materiale në Pejë dhe Rugovë, Plavë dhe Guci, Rozhajë, Tropojë në të tri anët e këtij kufiri. Me autorin nuk jam njohur personalisht, por puna e tij e bën atë personalitet të shquar në trevën e Plavës dhe Gucisë dhe në Kosovë, intelektual ndër të parët, mësues veteran, që prej vitesh ndonëse është në pension ka zhvilluar një aktivitet të madh studiues dhe promovues të letërsisë dhe studimeve shqiptare në Mal të Zi, por edhe ndër troje shqiptare. Me shkrimet e tij jam ndeshur disa vjet më parë, në dy recensione lidhur me publikimet e institucionit të cilin unë e udhëheq, Qendra Burimore për Mësim dhe Këshillim “Xheladin Deda” në Pejë, një nga to lidhur me përmbledhjen poetike “Bardhësi” dhe e dyta lidhur me monografinë kushtuar institucionit tonë. Tema e historisë në libër është shumë e pranishme, e përzgjedhur mirë dhe me kujdes. Në mesin e librave të pafund që sot botohen pothuaj në të gjitha trojet shqiptare dhe diasporë, Hasnagjekaj ka përzgjedhur me kujdes se çka t’i prezantojë lexuesit të vet, duke e joshur në leximin e librit me vlerë dhe duke e larguar nga pseudo studimet pa vlerë. Kapitulli

i katërt i librit është një parakalim librash dhe autorësh me vlerë, rezultate të një punë të gjatëjetësore. Aty trajtohen autorë si Myzafer Korkuti, Kristo Frashëri, Jusuf Buxhovi, Isa BiIcaj, Sabile Keçmezi Basha, Ilijaz Rexha e të tjerë me vepra madhore të tyre, që Hasangjekaj i ka prezantuar si më së miri. Edhe temat janë përzgjedhur. Historia, folklori dhe tradita, aspekte të rëndësishme të jetës dhe qenësisë sonë edhe në shekullin 21. Jeta e njerëzve tonë në këtë shekull, fillimisht e shqiptarëve në Mal të Zi, nga Plava, Gucia e Rozhaja, nëpër Tuz e Malësi deri në Ulqin dhe Tivar, është një interesim parësor i autorit. Pozita e shqiptarëve në Mal të Zi, ruajta e identitetit, traditës, prezantimi dhe vlerësimi i trashëgimisë kulturore janë shqetësimi i tij i parë. Natyrshëm edhe historiku i fisit të madh të Kelmendit, ndër më të mëdhenjtë dhe të dalluarit që është shtrirë në shumë pjesë të trungut kombëtar dhe ka qenë pjesë e rëndësishme e historisë sonë. Ajo paraqitet nga autorët përmes fjalës, kujtesës historike, traditës së ruajtur, paraqitet përmes pikturës, fotografisë dhe këngës. Krijuesit, studiuesit dhe rapsodët e kanë dhënë secili kontributin e vet. E Hasnagjekaj i ka dhënë secilit një vlerësim të merituar në faqet e gazetës ku boton. “Ky libër përbëhet nga 90 trajtesa,


KULTURË

bi fjalën dhe të kohës sonë kryesisht recensione, dhe falë përgatitjes me përkushtim për shtyp nga Enver Ulaj, në 75-vjetorin e lindjes së autorit, është me interes dhe tërheqës për lexuesit edhe për vlerat e veçanta që ka. Gjuha e shkrimeve është e qartë, e lehtë, e kuptueshme, e afërt dhe ka terminologji përkatëse të fushave të trajtuara. Shihet se autori ka nderim sipëror për rregullat e shkrimit të drejtë. Hetohen edhe ngjyrime vendore të leksikut të vjetër që shqipes, që ruhet në këto anë, po edhe të sintaksës. Mbizotërojnë thjeshtësia, kuptimorja, drejtpeshimi i komunikimit, saktësia, plotësia e të dhënave, madje deri në imtësi për veprat e trajtuara” ka thënë në fjalën hyrëse studiuesi i njohur kosovar, epikologu Zymer Neziri. Ky është një libër poliedrik, një enciklopedi e fjalës dhe shkencës shqipe të shkruar në dy dekadat e fundit’ ka vlerësuar profesori dhe gazetari Enver Ulaj, që është marrë me përgatitjen e librit. Në parathënien e librit ai ka vlerësuar Hasangjekajn në punë e tij si gazetar, studiues, përkthyes, edukator, që ka kombinuar të gjitha këto përvoja në punën e tij. “Ia ka shpjeguar lexuesit me durimin e mësuesit që ju shpjegon nxënësve; me saktësinë e gazetarit ka përcjellë deri në imtësi të dhënat që ka libri dhe me pedanterinë e përkthyesit ka zbiriluar në kuptimin e fjalive dhe kuptimeve, gjithnjë për të dhënë ashtu si e ka menduar autori, dhe gjithë kjo që lexuesin shqiptar në Mal të Zi, lexues që në të vërtetë është më i shkëputur nga rrjedha e librit dhe kulturës shqiptare, ta njoftojë për risitë duke përzgjedhur për të librat që i ka pëlqyer, studimet që i ka parë të nevojshme, dhe duke ua rekomanduar lexuesve, familjeve, studentëve dhe të gjithë atyre që libri u destinohet” ka shkruar Ulaj. Librin ndahet në dy pjesë, nga të cilat pjesa e parë “Gjurmë” paraqet ato gjurmë që këta autorë, e bashkë me

ta edhe Hasangjekaj, po mundohen të lënë në qenësinë shqiptare në Mal të Zi, e pjesa e dytë është “Refleksione” mbi krijimtarinë dhe historinë. Kapitulli i parë i kësaj pjese “Bota e njerëzve tonë në Mal të Zi” e paraqet këtë botë me të gjitha ngjyrat e multietncitetit që ka ajo, duke përfshirë ngjyrat etnike dhe fetare, krahinore të cilat e karakterizojnë. Poaq multietnike sa edhe vet zona, është edhe përmbajtje e librave që paraqiten aty, duke përfshirë në gjuhën boshnjake, folklorin dhe trashëgiminë e krahinës së Plavës dhe Gucisë. Kapitulli i dytë i “Gjurmëve” është ai i gjurmëve letrare, krijuese të fjalës poetike që në Malësi ka gjithmonë një mbështjellës të veçantë idilik dhe romantik. Pavarësisht lëndës së pakët që ka pasur në dispozicion autori,

zërat krijues të shfaqur tek tuk janë prezantuar me atë material që sjellin ato, mbase edhe si një stimul për të tjerë krijues që presin ta thonë fjalën e tyre. Pjesa e dytë e librit “Refleksione”, që ka tre kapituj, sipas fushave: folklori, studimet mbi të tashmen dhe të kaluarën apo ai mbi letërsinë, janë reflektime në tematikë shumë më të gjerë me autorët që vijnë nga të katër anët e atdheut, kurse tematika është nga më e ndryshmja, ndonjëherë edhe befasuese. Libri u botua në Pejë në 75 vjetorin e lindjes së autorit dhe u shtyp në shtypshkronjën “Dukagjini” të Pejës, ndërsa përurimi i librit është bërë në muajin korrik në Shtëpinë e Kulturës në Guci, në prani të miqve, bashkëpunëtorëve dhe mediave. E ENJTE, 7 TETOR 2021

Javore KOHA

21


KULTURË

Përkujtohet 5-vjetori i ndarjes nga jeta të piktorit akademik, Gjelosh Gjokaj

U organizua ekspozitë me krijimtarinë e tij artistike Tuz – Në përvjetorin e pestë të ndarjes nga jeta të piktorit, akademik Gjelosh Gjokaj, të enjten në mbrëmje, më 30 shtator, në QKI “Malësia”, u organizua ekspozita me afro njëzetë krijime artistike të autorit të ndjerë, punime të cilat datojnë që nga viti 1963, deri në vitin 2010. Për biografinë dhe krijimtarinë e piktorit të madh, Gjelosh Gjokaj, foli piktorja, akademike, Zake Prelvukaj e cila ndër të tjera, e quajti Gjelosh Gjokajn shtegtar të artit pamor, duke thënë se vendi i tij është fatlum që këtu lindi artisti me përmasa rajonale dhe botërore. Prelvukaj gjithashtu vuri në dukje nevojën për një muze kushtuar veprës së këtij njeriu të madh të kohës moderne, siç e quajti ajo. Ndërkohë, ekspozitën e shpalli të hapur kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, i cili gjatë fjalës së tij përshëndetëse premtoi se do të ngrisin

22

Javore KOHA

E ENJTE, 7 TETOR 2021

një ekip i cili do të punojë për ndërtimin e një muzeu në emër të Gjelosh Gjokajt, ide të cilën e dha piktorja akademike Zake Prelvukaj. Ekspozita në fjalë u organizua nga Sekretariati për Vetëqeverisje Lokale i Komunës së Tuzit. Kujtojmë se po në korrik të këtij viti në Tuz, , u organizua edhe Kolonia Artistike “Gjelosh Gjokaj”. Gjelosh Gjokaj u lind në vitin 1933 në fshatin Milesh të Malësisë. Shkollën e mesme të artit e kreu në Pejë, studioi në Akademinë e Arteve në Beograd ku dhe u diplomua në vitin 1963. Një vit më pas, ai themelon degën e grafikës në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës. Në periudhën 1964 – 1969 punoi profesor në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë dhe së bashku me Mulliqin ishte njëri nga nismëtarët e themelimit të Fakultetit të Arteve Pamore ku udhëhoqi degën e Grafikës. Nga

viti 1969 deri më 1983 punoi dhe jetoi në Romë. Nga viti 1983 jetoi në Augsburg në Gjermani dhe vitet e fundit të jetës i kthehet vendlindjes së tij, Mileshit që kishte lënë vulë aq të madhe në të. Ka qenë anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve i Duklës. Gjokaj ishte fitues i Çmimit “Urdhri i Naimit të Artë” i akorduar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, fitues i Çmimit “13 Korriku” i Malit të Zi, fitues i Çmimit “Kritikët Zgjedhin” – Bolaffid’Arte Moderna, Torino – Itali (1975). Gjokaj ishte anëtar nderi dhe laureat i çmimit Tradicional të “Art Club”-it por edhe i shumë çmimeve prestigjioze artistike të Gjermanisë e gjetiu. Gjelosh Gjokaj la pas vetes si trashëgimi kulturore mbi 3 mijë vepra të çmuara artistike. t. u.


KULTURË

Përfaqësuesit e KKSH-së zhvilluan takime pune në Tiranë

Kërkesa konkrete për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, së bashku me sekretarin Lindon Gjelaj dhe anëtaren Adriana Hoxha realizuan të mërkurën e kaluar në Tiranë takime pune në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në Ministrinë e Kulturës dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave. Në deklaratën për shtyp të KKSHsë thuhet se në takim me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, u drejtua kërkesa që për studentët shqiptarë nga Mali i Zi të mos

ketë kufizime me kuota për pranim në universitetet publike dhe procedurat e aplikimit të jenë sa më lehtësuese. Përfaqësuesit e KKSH-së po ashtu kërkuan sigurimin e kuotave për specializime në fushat e shkencave mjekësore. „Në Ministrinë e Kulturës, delegacioni i KKSH-së u prit nga ministrja Elva Margariti me bashkëpunëtorë, me ç’rast u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit dhe u përcoll kërkesa për mbështetje dhe koordinim për aktivitetet kulturore në trevat shqiptare

në Malin e Zi“, thuhet në deklaratë. Ndërkaq, në takimin e realizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave me drejtorin e përgjithshëm Ardit Bido dhe bashkëpunëtorët e tij, u vendos ura e bashkëpunimit, e cila pritet të finalizohet shumë shpejt me rezultatin e parë konkret që ka të bëjë me ngritjen e Këndit Arkivor digjital në qendrat shqiptare në Malin e Zi, të cilat do të shërbenin si salla studimi dhe kërkimi dhe do të lehtësonin qasjen e çdo qytetari në dokumenta(Kohapress) cionin arkivor.

E ENJTE, 7 TETOR 2021

Javore KOHA

23


KULTURË

Histori e shkurtër e Shkollës së Vjetër në Katërkollë

Shkolla e Vjetër si një fener i kulturës Kur Mali i Zi zbatoi privatizimin e aseteve në pronësi shoqërore, kryesisht përmes një skeme kuponi, fabrika ose thënë më mirë ajo që mbeti prej saj, dy struktura të përkohshme të zbrazëta dhe të dëmtuara, u privatizuan në heshtje nga një investitor i panjohur më parë nga Nikshiqi. Shtrohet pyetja për ligjshmërinë e këtij privatizimi, pasi fabrika nuk ka qenë kurrë pronar i ligjshëm i tokës; kishte vetëm të drejtë ta përdorte atë për një periudhë të pacaktuar kohe

Për Koha Javore:

Cafo Boga

Vlera historike dhe kulturore e shkollës së ashtuquajtur “Shkolla e Vjetër” për rajonin e Anës së Malit dhe në përgjithësi për Shtetin e Malit të Zi, nuk mund të nënvlerësohet. Kjo shkollë ishte e para nga tri shkollat për t’u ndërtuar në bazë të një urdhri të lëshuar nga Mbreti Nikolla pasi ky rajon u bë pjesë e Malit të Zi, por ndërtimi nuk u realizua deri në vitin 1934. Shkolla u ndërtua në prona publike dhe kryesisht nga puna dhe materialet e dhuruara nga popullata vendase. Më vonë, një pronar privat i tokës dhuroi dy poligonet ngjitur të cilat shërbyen si fusha sportive. Nuk dihet nëse ai ka marrë apo jo ndonjë kompensim për tokën. Vlen gjithashtu të theksohet se kjo ishte shkolla e parë publike me karakter laik në rajon. Që nga dita kur ajo hapi dyert e saj dhe vazhdimisht për një periudhë prej pesë dekadash

24

Javore KOHA

E ENJTE, 7 TETOR 2021

shërbeu si objekt shkollor, deri kur si pasojë e amortizimit dhe e dëmtimit të shkaktuar nga tërmeti i vitit 1968 u mbyll. Mijëra nxënës morën arsimin fillor aty dhe disa prej tyre vazhduan studimet në shkolla të mesme dhe universitete. Duke iu falënderuar punës së kësaj shkolle, rajoni i Anës së Malit nuk mbeti më në errësirën e përjetshme; maturantët e shkollës së parë po ktheheshin si mësues, profesionistë të trajnuar, madje edhe mjekë dhe inxhinierë. Nën drejtimin e një drejtori të palodhur me emrin Junus Divani (Divanoviq), me një grup mësuesish të vendosur për të bërë ndryshime, të ndihmuar nga rrjedha e vazhdueshme e nxënësve, së bashku me duart e tyre ndërtojnë parkun e shkollës që bëhet një ndjesi kombëtare, duke tërhequr vizitorë nga i gjithë vendi. Nuk është çudi pse kjo shkollë u bë një rreze drite dhe një simbol i arsimit, kulturës dhe prosperitetit për rajonin. Pasi ai grup mësuesish dhe drejtori i nderuar u larguan, ashtu u largua edhe aurora që ruante shkollën dhe lavdinë e saj të vjetër. Nga fundi i viteve 70-ta, ndërtesa e shkollës ishte dëmtuar, kryesisht për

shkak të mungesës së mirëmbajtjes, në atë masë sa që nuk mund të përdorej më si ambiente të shkollës. Pasi dyert u mbyllën, ajo u la pas dore dhe errësira tani ndihej mbi vetë shkollën. Megjithëse, të gjithë ata që dikur ishin studentë në këtë shkollë kishin kujtime të bukura për bukurinë dhe energjinë që ndriçonte gjatë gjithë asaj kohe, për fat të keq askush nuk pati vizionin ose aftësinë për të shpëtuar shkollën nga kërcënimi i njeriut ose natyrës që bën punën e vet. Ishte e papërgjegjshme dhe e trishtueshme të lejosh që kjo Shkollë e Vjetër të shkojë në harresë, sepse kjo shkollë meritonte trajtim shumë më të mirë dhe më të arsyeshëm sesa ajo që mori. Ajo meriton të restaurohet dhe t’i kthehet lavdia e saj e vjetër dhe të shndërrohet në një muze dhe qendër kulturore, dhe të përkujtohet përgjithmonë ky vend si një monument rajonal i kulturës dhe arsimit. Derisa faji më i madh bie mbi Komunë, si pronare, autoritetet lokale, mbi bordin e shkollës dhe qytetarët e rajonit, për mos angazhimin në këtë çështje pasi shkolla mbeti në mëshirën e kohës. Ministria e Arsimit dhe Sportit


KULTURË gjithashtu nuk arriti të gjejë një përdorim alternativ të përshtatshëm për Shkollën e Vjetër. Përkundrazi, Komuna iuaka lejuar zyrtarëve të Urbanizmit t’i marri përkohësisht dy fushat sportive (parcelat 237 ose 2,712 metra katrorë) për përdorim komercial, pa asnjë miratim nga këshilli i shkollës lokale dhe pa dijeninë e tyre. Të dhënat tregojnë se Komuna dhe Ministria gjithashtu nuk kanë marrë parasysh dy propozimet e këshillit të shkollës për të përdorur këndin e lojërave shkollore për aktivitetet sportive. Në vend të kësaj, në vitin 1988, me kërkesë të autoriteteve të pushtetit vendor, respektivisht Zyrës se Urbanizmit, u lejoi shfrytëzimin e dy poligoneve në mënyrë që të ndërtohej një fabrikë qilimash, një ide jo aq mirë e analizuar. Është e rëndësishme të theksohet se fabrikës së qilimave “Ultep” iu dha e drejta për të përdorur tokën e përshkruar dhe jo titullin e pronës; prandaj Ultep nuk ishte kurrë pronar i ligjshëm i tokës dhe nuk duhej të ishte lejuar kurrë të privatizonte tokën. Fabrika pushoi së funksionuari në vitin 1999, ku makineritë dhe pajisjet e saj me vlerë u hoqën nga drejtori menaxhues ose u plaçkitën nga të tjerët. Kur Mali i Zi zbatoi privatizimin e aseteve në pronësi shoqërore, kryesisht përmes një skeme kuponi, fabrika ose thënë më mirë ajo që mbeti prej saj, dy struktura të përkohshme të zbrazëta dhe të dëmtuara, u privatizuan në heshtje nga një investitor i panjohur më parë nga Nikshiqi. Shtrohet pyetja për ligjshmërinë e këtij privatizimi pasi fabrika nuk ka qenë kurrë pronar i ligjshëm i tokës; kishte vetëm të drejtë ta përdorte atë për një periudhë të pacaktuar kohe. Meqenëse kjo nuk ishte e mjaftueshme, përmes manipulimit të regjistrave u bë një përpjekje për të përfshirë jo vetëm pjesën e parcelës 237 ku u ndërtua fabrika, por edhe tokën e mbetur (parcela 238 dhe 1342 ose 5490, metra katrorë) të “Shkollës së Vjetër” . Është e nevojshme të theksohet, kur ky informacion u bë i njohur për publikun, një klithmë dhe pakënaqësi dërrmuese u ndje në të gjithë rajonin për këtë padrejtësi që iu bë popullit të Anës se Malit. Këshilli i shkollës ishte gjithashtu i zemëruar dhe menjëherë parashtroi ankesa në Gjykatën Supreme të Malit të Zi dhe Gjykatën Federale të Jugosllavisë, por pa dobi, të gjitha ankesat u refuzuan për arsye teknike - duke i shtuar kësaj

padrejtësie edhe një të keqe tjetër. Kanë kaluar më shumë se pesëmbëdhjetë vjet që nga privatizimi i fabrikës, gjoja për të ndërtuar një fabrikë të re, por është e panevojshme të thuhet se asgjë nuk është bërë. Strukturat e fabrikës janë përkeqësuar më tej dhe në atë masë që nuk mund të riparohen kurrë. Ndërsa ndërtesa e Shkollës së Vjetër është shembur dhe së bashku me parkun e saj, dal nga dale, po I kthehet natyrës. Sidoqoftë, nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle nuk e hoqën kurrë shpresën për ta kthyer këtë shkollë dhe për ta ruajtur atë për atë që përfaqëson, një monument kulture. Me një iniciativë nga Diaspora në SHBA, në fillim të vitit 2013 u formua një këshillë për ruajtjen e këtij monumenti dhe menjëherë iu drejtua Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Kulturës të Malit të Zi, për të gjetur rrugën për të shpëtuar Shkollën e Vjetër nga harresa e kohës. Duhet cekur se kësaj kërkese ju bashkëngjiten edhe kryetari i Komunës se Ulqinit, drejtori i Shkollës se Re dhe personalitete tjerë nga sfera politike. Në gusht te vitit 2014 u themelua edhe organizata joqeveritare e quajtur “Shkolla e Vjetër-Katërkollë” dhe u regjistrua në të gjitha institucionet shtetërore, me qëllim për ta kthyer këtë pronë kësaj organizate, ose së paku ti lejohet shfrytëzimi dhe puna e nevojshme qe të arrihet qëllimi përfundimtar që është konvertimi Shkollës së Vjetër në muze dhe qendër kulturore. Nga ky moment, të gjitha përpjekjet u bënë nën emrin dhe në emër të kësaj organizate. Rruga ishte e vështirë, me shumë kthesa, dhe një periudhë që zgjati më shumë se mandatet e tre ministrave të arsimit, për të ardhur deri te një zgjidhje përfundimtare. Duke punuar paralelisht me Ministrinë e Arsimit për të siguruar terrenin e Shkollës së Vjetër dhe për të paranda-

luar procesin e paligjshëm të kalimit të pronës tek investitori, i cili u bë pronar i Ultep-it, përmes privatizimit famëkeq të përmendur më parë. Këshilli negocioi gjatë dhe me përkushtim për ta blerë edhe këtë pjesë. Pavarësisht se iu ofrua një ofertë shumë fitimprurëse për ta blerë pronën, oferta u refuzua. Nga ky moment, përqendrimi ishte kryesisht në atë se si të siguroheshin terrenet e Shkollës së Vjetër. Më në fund në Nëntor 2020 u arrit një marrëveshje me Ministrinë e Arsimit, tani pronare e regjistruar e Shkollës së Vjetër, për të lejuar Organizatën që të përdorë Shkollën e Vjetër për qëllimet e saj dhe të punojë në mënyrë proaktive me bordin e shkollës së re dhe drejtorin e saj për të arritur objektivin e cekur më lartë. Njëkohësisht edhe Bordi i shkollës, ratifikoi Marrëveshjen midis Ministrisë së Arsimit dhe Organizatës së Shkollës së Vjetër. Sidoqoftë, për shkak të pandemisë globale, njoftimi zyrtar, i cili duhej të përkonte me zgjedhjen e Bordit Drejtues dhe Menaxhmentit të Organizatës Ana e Malit, kjo ngjarje u deshtë të shtyhej deri në këtë datë, pra tetor 2021. Pa spekuluar, është e drejtë të thuhet se mbase ky qëllim mund të ishte arritur më shpejt nëse Këshilli do përdorte mënyra te paskrupullta të bërit biznes, dhe nëse nuk do të ishte ndërhyrja e dikujt, për çfarëdo arsye dashakeqe. Detajet faktike të këtij rrugëtimi të gjatë u janë lënë gazetarëve dhe atyre që janë preokupuar me historinë. Objektivi është që përmes përpjekjeve të Organizatës së Shkollës së Vjetër të krijojë një institucion kulturor të pavarur, mbi parime të shëndosha dhe duke vendosur praktikat më të njohura të shndërrohet në një fener të kulturës, në të njëjtën mënyrë sikurse ishte Shkolla e Vjetër feneri i arsimit për këtë rajon. E ENJTE, 7 TETOR 2021

Javore KOHA

25


KULTURË

Tragjeditë e kombe nga portat e shtete

Të ndëshkuar padrejtësisht nga lufta e klasave, gjysma e shqiptarëve u vranë pa gjyqe, u burgosën, u in evropianët? Jetët e humbura dhe dhunimet shtazarake të femrave shqiptare nga serbët nuk mund të tol BE, kurse tjetra kandidate...pra janë parë me syrin e nënës. Pse Fuqitë e Mëdha e shohin Shqipërinë me

Për Koha Javore:

Vilhelme Vrana Haxhiraj -Çfarë masa ligjore u morën nga organizmat evropiane, rajonale dhe nd/ kombëtare ndaj krimeve monstruoze të shfarosjes etnike të shqiptarëve të Çamërisë dhe të Kosovës? Si nuk thuhet një fjalë për gjenocidin shfarosës të diktaturës komuniste në Shqipëri? Çuditërisht këto krime të bëra në grupime nga shovinizmi grek dhe serb u anashkaluan, kur duhej bërë një Nuremberg. Pa u gjykuar asnjë shtet që shkaktoi mijëra krime dhe dhunime, atyre u hapën dyert e demokracisë,u dhanë ndihma humanitare nga FMN (fondi monetar botëror) dhe e kanë rrugën të hapur për t’u anëtarësuar si në të gjitha organizmat nd/kombëtare dhe në BE. Kurse Shqipëria nuk i plotëson kushtet e vendosura nga BE. Zotërinjtë ambasadorë të akredituar në Shqipëri, Arsyeja qëndron tek keqtrajtimi që i është bërë kombit më të lashtë, duke u dhënë liri shteteve fqinje Greqisë dhe Serbisë që të shijnë mbi shqiptarët. Një gjë nuk është e qartë se, cili ishte fajtori për krimet monstruoze, për varrezat masive të Hanit të Hotit, të Srebenicës, Ulqin-Tivarit etj?! Rënkon Toka e Çamërisë dhe e Kosovës nga

26

Javore KOHA

E ENJTE, 7 TETOR 2021

gjaku i pa terur i shqiptarëve të masakruar. U mbush Shqipëria e bukur dhe e pasur si mbitokë e nëntokë plot me varre pa emër. Ky vend i lashtë u shndërrua në një burg gjigand ku kishte vetëm rojtarë dhe të burgosur. Si ka mundësi që Fuqitë e Mëdha (tutore të vendeve të vogla që vinin nga kampi lindor i socializmit), lejuan në vendin tonë që drejtimin e pushtetit, politikës dhe diplomacisë që kishin lënë baballarët, e morën bijtë dhe nipat e tyre, duke ndërruar vetëm flamur dhe përdorën disa emërtime bashkëkohore, se gjysma paskan ndryshuar. Jo zotërinj, jo. Bijtë e diktaturës e duan kapitalizmin, por me marksizëm-leninizmin në gji...Deri dje (nga 19411990) diktatura komuniste shqiptare, ndërtoi 750 000 bunkerë, ndërkohë që shqiptarët flinin katër kurora në një apartament. Vallë nuk i dinin Fuqitë e Mëdha këto shkelje të të drejtave të njeriut në familjen shqiptare?! Shqiptarët e ndërgjegjshëm që i përqafuan lëvizjet demokratike në vend, nuk kuptojnë një gjë, punonjësit e Sigurimit të Shtetit që kryen për gjysmë shekulli krime makabre, meritonin të jepnin llogari e t’i nënshtroheshin drejtësisë Çuditërisht ata ishin të parët që zunë vendet kapitaliste dhe imperialiste që urrenin deri dje. Ndërsa sot janë bërë shtetas amerikan. Ata përfaqësojnë të persekutuarit në parlamentin shqiptar, janë përfaqësues diplomatikë nëpër botë dhe në organizmat Evropiane. Shkëlqesi të diplomacisë botërore në Shqipëri, mos luani rolin e tutorit

dhe as të guvernatorit, as të drejtoni me shkopin magjik, por duhet të jeni këshilltarë të matur, miq të mirë dhe të sinqertë që ia doni të mirën Shqipërisë që po shpërbëhet dhe shqiptarit. Diplomacia e huaj duhet të jetë asnjanëse në përkrahjen e par-


KULTURË

eve të vegjël dalin eve të mëdha

nternuan si individ, si familje, si fis dhe nga njëherë edhe si krahinë, atëherë pse u lanë në heshtje nga lerohen dhe jo më të harrohen. Ajo që të lë pa mend është se nga këto dy shtete, njëra është anëtare e e syrin e njerkës?

tive politike në vend. Fuqitë e Mëdha dhe Diplomacia Botërore në vendin tonë duhet të kenë parasysh këto gjëra që tham dhe si më poshtë... Të ndëshkuar padrejtësisht nga lufta e klasave, gjysma e shqiptarëve u

vranë pa gjyqe, u burgosën, u internuan si individ, si familje, si fis dhe nga njëherë edhe si krahinë, atëherë pse u lanë në heshtje nga evropianët? Jetët e humbura dhe dhunimet shtazarake të femrave shqiptare nga serbët nuk mund të tolerohen dhe jo më të harrohen. Ajo që të lë pa mend është se nga këto dy shtete, njëra është anëtare e BE, kurse tjetra kandidate...pra janë parë me syrin e nënës. Pse Fuqitë e Mëdha e shohin Shqipërinë me syrin e njerkës? Përsa i përket Ballkanit të Hapur “open Balcan”, kjo është histori e vjetër, e cila ka nisur në vitin 1946 me krijimin e Republikës së Shtatë Jugosllave, (marrëveshja Tito-Enver Hoxha),i cili pasi i dorëzoi Greqisë, Çamërinë, kurse Kosovën ia shiti Jugosllavisë, donte ta shkrinte kombin më të lashtë në kontinent. I jap të drejtë Kryeministrit Albin Kurti, që pa u shlyer fajet dhe krimet ndaj Kosovës, nuk mund të ketë bashkëpunim paqësor në Ballkan. Ballkani i hapur është një marrëveshje interesash vetjake të ngushta mes politikanësh. Serbia me çdo kusht kërkon dalje në det. Ishte shkaku që synimet i ka nisur qysh me vrasjen e djalit të Franc Jozefit që u bë pretekst për Luftën e Parë Botërore. Zotërinj të organizmave ND/kombëtare keni bërë shumë për Shqipërinë dhe Kosovën, sidomos SHBA, por mos harroni se këto dy shtete të një kombësie, bëjnë pjesë në hartën gjeo-politike të Evropës, por portat për të hyrë në të janë të mbyllura me tutius... Arsyet kërkojini

te vetja, jo tek ne, sepse shqiptarët ende mbijetojnë për shkak të politikave të paafta, apo të mbrapshta të çdo ngjyre. Secila nga forcat politike ka fajet dhe përgjegjësitë e veta, si: Mungesa e transparencës së politikanëve dhe shtetarëve, sorollatjet e administratës së fryrë për një grusht shqiptarësh të papapunë, deliri i madhështisë e drejtuesve të politikes së çdo ngjyre, euforia e parakohshme që kanë çuar në disfatë fatale. Katastrofë për vendin janë kandidaturat e çdo force politike apo shtetërore, të cilat emërohen sipas opinionit të kryetarit me të vetmen synim që të jenë vegla të pushtetit që të vet, si në çdo parti dhe në pushtet, madje në çdo nivel institucional dhe partiak... Në vend mbizotëron gënjeshtra, mashtrimi, marrëveshjet ndërshtetërore antikombëtare tejet tinëzare, korrupsioni, banditizmi si, metoda apo mënyra të përdorura për të nënshkruar tradhtinë e kombit vetëm për interesa personale. Të gjitha këto makinacione me fasadë farse, bënë që shqiptari i zhgënjyer ka ngelur në udhëkryqet e politikave të mbrapshta, në kurthin e manipulacioneve, trafiqeve të shumëllojshme. Edhe ata që u ngritën të parët për një demokraci të tipit perëndimor kanë humbur shpresën, humbën besimin në të ardhmen kur shohin që është instaluar një diktaturë neokomuniste në vend. Si pozita dhe opozita shqiptare duhen t’i vënë gishtin kokës se po mpaket, po plaket kombi dhe ndërgjegjja kombëtare ka humbur rrugën e Shqiptarizmit. (fund) E ENJTE, 7 TETOR 2021

Javore KOHA

27


MOZAIK

OJQ “Lëvizja për Zhvillimin e Tuzit” dhe Qendra për të Drejtat e Grave organizuan protestë në Tuz

Kërkojnë nga institucionet drejtësi për vrasjen e nëntëmbëdhjetë vjeçares Tuz – Qindra qytetarë u mblodhën të dielën përpara godinës së Policisë në Tuz, për të mbështetur familjen e nëntëmbëdhjetë vjeçares së vrarë para pak ditësh, Sheilla Bakija, dhe për të kërkuar drejtësi për këtë krim makabër. Protestuesit e shumtë mbanin në duar fotografi të të ndjerës dhe pankarta me mbishkrime të cilat në mes tjerash përcillnin mesazhe si: “Mësoni djemtë që gratë nuk janë objekte, “Drejtësia nganjëherë flenë, por nuk vdesë kurrë”, “Nuk je vetëm, nuk je fajtore”, “Hala je i lirë, ku mbeti besa e Malësisë”, etj. Në emër të organizatorit të protestës, Mustafa Pepiq, në një prononcim për gazetën “Koha Javore”, tha se dikush në këtë rast ka bërë lëshim, që siç u shpreh, do ta verifikojnë nëse ka qenë i qëllimshëm apo jo. “Ajo çfarë ne kërkojmë nga policia dhe prokuroria është që ata ta kuptojnë me seriozitet këtë denoncim për dhunë e cila tashmë e ndjera Sheilla e kishte dorëzuar më 26 gusht të këtij viti, ku ajo është shprehur që jeta e saj është në rrezik dhe që pret ndihmë nga policia dhe prokuroria, sepse frikësohej për sigurinë e vet, dhe se në mënyrë strikte tregon se jeta e saj është në duart të tij (vrasësit)”, u shpreh Pepiq. Ai më tutje nga kjo protestë u shpreh

28

Javore KOHA

E ENJTE, 7 TETOR 2021

se Sheillën e ndjerë nuk do ta harrojnë dhe se familjen e saj nuk do ta lënë të vetëm, duke përcjellë mesazhin se askush tjetër nuk është fajtor për këtë ngjarje, përveç atij që ka kryer këtë vepër makabre. “Shpresojmë që së shpejti do të vendosim drejtësi”, përfundoi Mustafa Pepiq gjatë këtij prononcimi. Për këtë krim ka reaguar edhe nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, z.

Dritan Abazoviq i cili është shprehur se “ky është alarmi i fundit i institucioneve kompetente të sistemit të cilat duhet të gjejnë mekanizmat për të mbrojtur viktimat e dhunës në familje”. I dyshuari për vrasjen e të resë, Sheilla Bakija, Ilir Gjokaj, pas disa ditësh në arrati, është vetëdorëzuar në polici. t. u.


MOZAIK

Qendra Mediatike e Malit të Zi

Organizoi në Plavë punëtorinë kushtuar analizës së raporteve në RTMZ Plavë – Me qëllim të profesionalizimit më të madh të Radio Televizionit të Malit të Zi dhe ndikimit të qytetarëve në punën e servisit mediatik publik, Qendra mediatike (Medija centar) organizon punëtori dedikuar ngritjes së kapaciteteve të qytetarëve dhe përfaqësuesve të OJQ-ve përkitazi me përcjelljen e punës së RTMZ dhe parashikimit të vërejtjeve lidhur me përmbajtjet programore të tij. Punëtoritë në fjalë, Qendra mediatike është duke i organizuar në 12 qendra komunale të Malit të Zi, ndër të cilat edhe në Komunën e Plavës. Realizimi i tyre bëhet në ndërlidhje të projektit “Lidhje e serishme e qytetarëve dhe

emituesit publik RTMZ”, të cilin e realizon qendra në fjalë me përkrahje të Ambasadës së SHBA në Podgoricë. Në këtë kuadër, të mërkurën e kaluar, në sallën e vogël për seanca, takime dhe tubime publike të Qendrës për kulturë “Husein Bashiq” në Plavë, është organizuar dhe mbajtur punëtoria, në të cilën sipas planit të punës së saj është ligjëruar në dy tema: 1. Raportimi i përgjegjshëm dhe etik medial: Lajme të rreme dhe videomanipulime, dhe 2. Prezantimi i kodeksit të gazetarit dhe të rregullores mbi standardet programore dhe profesionale të RTMZ, të cilat i ka mbajtur moderatori i punëtorisë,

gazetari i mirënjohur i shumë mediave të Mali të Zi (tani në pension) dhe njëherazi kryetari i Kuvendit të Qendrës mediatike, Dushko Vukoviq, në asistencë të menaxhueses financiare të qendrës në fjalë, Marija – Maja Ivançeviq. Gjatë punës së punëtorisë janë zhvilluar biseda dhe janë bërë analiza mbi shembujt e mirë dhe të këqij të raportimeve dhe të reaksioneve në raportet e gazetarëve (reporterëve) përmes shfrytëzimit të videoshtojcave (sekuencave) të TVMZ. Po ashtu është biseduar edhe përkitazi me përgatitjet e vërejtjeve në përmbajtjet konkrete të TVMZ përmes shfrytëzimit të shoqëruesit për parashtrim të vërejtjes. Në punëtori është bërë analiza e dy shtojcave të emituara në Ditarin 2 të RTMZ, si studime rasti, si dhe është prezantuar procedimi i parashtrimit të vërejtjes. Në fund theksojmë se interesimi i qytetarëve për pjesëmarrje në punëtorinë në fjalë ka qenë shumë i vogël, e dhënë kjo të cilën e ka dëshmuar prezenca shumë e vogël e numrit të tyre. Për të gjithë pjesëmarrësit e punëtorisë, në restorantin “Aqua” në lagjen “Llatek” të fshatit Brezojevicë përballë Liqenit të Plavës, është shtruar drekë dhe kokSh. Hasangjekaj tej rasti. E ENJTE, 7 TETOR 2021

Javore KOHA

29


MOZAIK

26 shtatori- Dita Evropiane e Gjuhëve të Huaja

Shënohet me aktivitete të shumta në Shkollën fillore në Katërkollë Këtë vit, Dita Evropiane e Gjuhëve të Huaja si një ngjarje e rëndësishme u shënua në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë me datën me një program të pasur artistik të për-

30

Javore KOHA

E ENJTE, 7 TETOR 2021

gatitur nga mësimdhënësit e gjuhës angleze, shqipe, malazeze, gjermane si edhe nga mësimdhënësi i kulturës muzikore. Si mysafirë të veçantë në shënimin e

kësaj ngjarjeje ishin të ftuar Kryetari i Komunës z.Aleksander Daboviq, i shoqëruar nga stafi i tij, poashtu edhe zonjusha Yuka Kamiya(nga organizata shtetërore Jica) dhe stafi i


MOZAIK

saj të shoqëruar nga z.Saubih Mehmeti. Me këtë rast mysafirët i përshëndeti drejtori i Shkollës z.Mustaf Bardhi, i cili falënderoi dhe përshëndeti stafin e shkollës, mysafirët, prindërit dhe në veçanti nxënësit, me shpresën se kjo shkollë do të përfaqësohet denjësisht nga nxënës që me përkushtimin e tyre do ta ngritin lart e më lart emrin e shkollës. Në fjalën e tij, kryetari i komunës z.Aleksandër Daboviq u shpreh se është i lumtur që gjendet pranë institucionit “Bedri Elezaga”, një institucion që me punë ka dëshmuar që është institucion serioz dhe këtë më së miri e tregojnë sukseset e shumta të kësaj shkolle ndër vite. Pjesa e parë e programit u përmbyll me fjalët përshëndetëse, me recitimet në gjuhë të ndryshme dhe me mesazhet e paqes e poashtu edhe

me dy pika muzikore me violinë dhe me piano si edhe me lëshimin në ajër të tullumbaceve të paqes. Në pjesën e dytë të programit u mbollën tri rrënjë ullinj në oborr të shkollës, ndërsa një ulli dekorativ u vendos në ambientet e brendshme të shkollës. Ullinjtë që u mbollën nga kryetari i komunës Daboviq, drejtori i shkollës Bardhi, sekretari Reshit Cuca, arsimtarët Reshit Ujkashi, Rexhep Lika, Rita Avdiu dhe Yuka Kamiya për nder të kësaj dite u quajtën European Day of Languages Olive trees. Ky aktivitet nxori në pah talentin që kanë nxënësit për gjuhët e huaja dhe njiherit edhe talente të tjera dhe këto shkëndija një ditë patjetër do të bëhen yje. Mund të konstatoj se rëndësia e mësimit të gjuhëve të huaja nuk është vetëm në aspektin e komunikimit. Të

mësuarit e një gjuhe të huaj sjell përfitime që shkojnë përtej të kuptuarit dhe realizimit të një bisede. Nga studimet e fundit është treguar se të mësuarit e një gjuhe të huaj i bën njerëzit më tolerantë, përmirëson këndvështrimin e tyre dhe i bën që ta shohin botën me një sy tjetër. Këto kërkime shkencore kanë treguar se ekzistojnë disa lloje inteligjencash që janë të lidhura drejtpërdrejtë me të mësuarin e një gjuhe të huaj. Vlera e të mësuarit të një gjuhe të huaj duhet të shikohet edhe në aspektin kulturor, do të thotë një pasurim edhe në këtë aspekt. Në këtë mënyrë njerëzit bëhen edhe më tolerant dhe me një bagazh më të gjerë të kulturës. Bagazh të cilin mund ta vejnë në funksion të vetvetes por edhe të komunitetit. Luljeta Avdiu - Cura

E ENJTE, 7 TETOR 2021

Javore KOHA

31


MARKETING

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

Shift Supervisor • BASIC FUNCTION OF THE POSITION Provides security for Embassy (Consulate) personnel and facilities by conducting access control and visitor screening duties as a member of a local guard program. Detects, deters, responds, and reports potential criminal and terrorists acts directed against U.S. Government personnel and facilities. Serves as Shift Supervisor for all U.S. government facilities and leased residences by providing operational and administrative supervision of each local guard shift ensuring that U.S. government property and personnel are safeguarded. Responsibilities includes planning the schedules guard assignments and making arrangements as needed based upon environmental conditions. • QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: Completion of High School/Secondary School is required EXPERIENCE: A minimum of 3-year experience in the military or as a police officer, or private security guard is required. 2. LANGUAGE: Level 3 (Good Working Knowledge) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This will be tested). Level 3 (Good Working Knowledge) speaking/Reading/Writing of Montenegrin language is required. 3. KNOWLEDGE: Knowledge of the emergency response procedures and notification process, familiarity with state-of-the-art security equipment and processes, awareness of cultural norms and customs required. 4. SKILLS AND ABILITIES: Ability to understand the security control panel and to operate emergency alarms and the public address system. Ability to use state-of-the-art security and radio communication equipment. Ability to use Automated External Defibrillator. Ability to use fire extinguisher. Ability to use personal protective equipment (i.e. batons, pepper spray, handcuffs, and flexi cuffs, etc.). Daily duties may involve extended periods of walking and/or standing in a wide variety of weather conditions. Ability to work flexible shift schedules, to include nights, days, weekends, and/or holidays. Ability to operate motor vehicle. Host country driving license B is required. Must effectively react to various incidents. Must be able to independently take action as necessary depending on the nature of incidents outlined in guard orders. Must be able to communicate with persons from all socioeconomic classes. Must be familiar with dispute mediation tactics to ease potentially dangerous security situations. Must be proficient in presentation techniques and instructional strategies. Must also be proficient in Microsoft Word, Excel, PowerPoint, and SharePoint. Coordinates Embassy wide drills with Weapons of Mass Destruction (WMD) First Responder Team, Regional Security Office, Medical Unit, and the Marine Security Guard Detachment to ensure a coordinated response with LGF personnel at posts. Must be immediately capable of performing the duties of the LGF Commander and serve in this position for short periods in the LGF Commander’s absence. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: October 15, 2021 HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following website https://me.usembassy.gov/embassy/jobs/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.

32

Javore KOHA

E ENJTE, 7 TETOR 2021


MARKETING

E ENJTE, 7 TETOR 2021

Javore KOHA

33


MOZAIK

Në seancën e tretë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Gucisë

U miratuan një varg propozim- vendimesh Guci – Në seancën e tretë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Gucisë, të mbajtur të hënën, janë shqyrtuar dhe miratuar një varg propozim vendimesh të organeve të qeverisjes lokale dhe të institucioneve publike që punojnë dhe veprojnë në kuadër të Komunës së Gucisë. Në seancë ishin të pranishëm 27 këshilltarë, prej gjithsej 30 sa numëron Kuvendi. Në fillim të seancës, të cilën e hapi kryetari i Kuvendit, Bujar Hasangjekaj, pa vërejtje këshilltarët e pranishëm miratuan procesverbalin nga seanca e dytë e rregullt e Kuvendit, e mbajtur më 9 korrik 2021, dhe rendi i reduktuar (i ndryshuar) i ditës për një pikë më pak se ai i propozuar ngase përfaqësuesi i sekretariatit për planifikim hapësinor, pronë dhe mbrojtje të mjedisit jetësor, Enis Radonçiq, e tërhoqi pikën e parë – propozim vendimin për dhënien me qira të tokës me qëllim të ndërtimit të objekteve të përkohshme – park argëtues dhe park ujor. Para fillimit të punës së seancës

34

Javore KOHA

E ENJTE, 7 TETOR 2021

sipas rendit të miratuar të ditës, në paraqitjen procedurale, këshilltari i vetëm i Partisë Popullore Socialiste në opozitë, Lakiq Baboviq, në shenjë revolti që delegacioni i Komunës së Gucisë ka marrë pjesë në tubimin protestues me rastin e shugurimit të mitropolitit Joanikije në Cetinjë më 5 shtator, e braktisi seancën. Seanca filloi punën sipas renditjes së pikave të rendit të reduktuar të ditës (6 sosh), me propozim- vendimin për shitjen e pasurive të paluajtshme me marrëveshje të drejtpërdrejtë, e cila më parë nga këshilltari i Koalicionit “Shqiptarët Bashkë”, Ali Kukaj, u kërkua që të tërhiqet nga shqyrtimi, por në votimin me aklamacion mbeti për shqyrtim dhe u miratua me 15 vota “Për”, 5 “Kundër” dhe 3 “Të përmbajtur”. Pikën në fjalë e argumentoi përfaqësuesi i Sekretariatit për Planifikim Hapësinor, pronë dhe mbrojtje të mjedisit jetësor, Edin Radonçiq, dhe sekretarja e këtij Sekretariati, Havaja Prelvukaj. Katër propozim-vendimet e tjera të

rendit të ditës: Propozim vendimi për lirimin nga detyrimi për të paguar tarifën për pajisjet komunale të tokës; Propozim- vendimi për ndryshimin e Vendimit për dhënien e pëlqimit paraprak kryetares së Komunës së Gucisë, për blerjen e ndërtesës administrative me tokën që i përket Agro- kooperativës “Alo Hot” në Guci; Propozim- vendimin për dhënien e pëlqimit paraprak kryetares së Komunës së Gucisë, që të nënshkruajë kontratë për dhuratë me Agro kooperativën “Alo Hot” në Guci për ngastrën kadastrale nr. 96/9 dhe Propozim- vendimin për miratimin e Planit lokal të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve për Komunën e Gucisë për periudhën prej vitit 2021 deri në vitin 2025, me automatizëm u miratuan njëzëri ose me shumicë votash, kryesisht pa pjesëmarrje të këshilltarëve në debatimin shqyrtues, gjatë punës njëorëshe sa zgjati seanca. Sh. Hasangjekaj


SPORT

Në Tiranë u mbajt Turneu ndërkombëtar në sportin olimpik të taekwondosë për nivelin G1-E1

Sara Kraja, kampione në kategorinë e kadetëve Katër garues të Klubit të Taekwondosë “Ulqini” morën pjesë gjatë fundjavës në Turneun ndërkombëtar të taekwondosë, për nivelin G1-E1, që u organizua në Tiranë nga Federata e Taekwondosë së Shqipërisë, nën delegimin e Federatës Botërore të Taekwondosë. Suksesin më të madh nga garuesit e KT “Ulqini” e shënoi Sara Kraja, e cila u shpall kampione në kategorinë e kadetëve, për peshën – 55 kg. Ajo fitoi katër ndeshje duke fituar medaljen e artë dhe siguruar vetes pikë shumë të vlefshme, të cilat do t’i

shërbejnë për ngjitjen në rang-listën evropiane dhe botërore. Përkundër paraqitjes së mirë, tri garueset tjera nuk patën sukses. Ndonëse ishte shumë afër fitores, Arta Ismailaga u ndalua në raundin e katërt me pikën e artë. Po ashtu edhe Merisa Malokraja dhe Amella Nuti. Për garuesit e KT “Ulqini”, kjo ishte paraqitja e tyre e parë në nivelin G1E1, që shërben për grumbullimin e pikëve për renditjen në rang-listën botërore. Në turne morën pjesë mbi 1100 sportistë të 120 ekipeve nga 40 vende.

Nga KT “Ulqini” kanë bërë të ditur se turneu i radhës i këtij niveli do të mbahet pas dy javësh në Podgoricë. “Sportistëve nga Ulqini ju urojmë sukses në këtë rrugëtim, që çon drejt lojërave olimpike. Se sa do të afrohemi, mbetet të shihet në vitet në vijim”, thuhet në një deklaratë për media të këtij klubi, duke falënderuar njëkohësisht prindërit e sportistëve për përkrahje maksimale si dhe sponsorët që ua lehtësuan pjesëmarrjen në këtë aktivitet të këtij niveli, ku vetëm pagesa për pjesëmarrje kush(Kohapress) ton 120 euro.

E ENJTE, 7 TETOR 2021

Javore KOHA

35


“Koha Javore” në versionin online,

mund ta lexoni

në linkun:

www.kohajavore.me

kohajavore.me


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.