Koha 971

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 29 korrik 2021 Viti XX Numër 971 Çmimi 0,50

Sporti si imazh kombëtar ISSN 1800-5696

Identiteti politik, dëshmi e parimeve shoqërore

Kur falënderojmë dikë...


PËRMBAJTJE

5

8 Toka në pronësi të shtetit

Një letër mirënjohjeje për senatorin Bob Dol

12

14 Vendit iu rikthye dinamika e jetës së mëparshme

Mbrojtësi i identitetit kombëtar të shqiptarëve

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2

Javore KOHA

E ENJTE, 29 KORRIK 2021


PËRMBAJTJE

16

18 Meditime të Markus Aurelius

Duhet një transformim masiv për të shmangur pasojat

24

32 Monumenti më i bukur që i ngrihet shkollës

Peshkaxhitë e moçëm të Ulqinit KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.me

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 29 KORRIK 2021

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Sonte në shëtitoren në Ranë të Ulqinit

Hapet edicioni i 20-të jubilar i Panairit të Librit Edicioni i 20-të jubilar i Panairit të Librit në Ulqin do të hapet sonte në shëtitoren në Ranë, me pjesëmarrjen e rreth 50 botuesve nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe vendet e tjera të rajonit. Panairi i Librit do të zgjasë pesë ditë, deri më 2 gusht, ndërsa organizohet nga Komuna e Ulqinit, Instituti i Librit dhe i Promocionit – Tiranë, Qendra e Kulturës – Ulqin dhe Organizata Turistike e Ulqinit. Nderin për ta hapur edicionin e sivjetshëm të Panairit të Librit e kanë krerët e Akademive të Shkencave të

4

Javore KOHA

E ENJTE, 29 KORRIK 2021

Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës. Gjatë ditëve të Panairit do të organizohen mbrëmje letrare kushtuar shkrimtarit të ndjerë malazez Radovan Zogoviq dhe shkrimtarit shqiptar Rudolf Marku. Po ashtu do të shfaqet edhe dokumnentari që përshkruan rrugën 20-vjeçare të Panairit të Librit. Këtë edicion, për të dytën herë, do të ndahen çmimet: Çmimi “Liburnia” - për prozën më të mirë të botuar nga autorët shqiptarë në periudhën 2020-2021, Çmimi “Dega e ullirit” – për librin më të mirë për fëmijë të shkruar nga autorë shqiptarë,

botuar në 2020-2021, dhe Çmimi “Servantes” – për përkthimin më të mirë të botuar më 2020-2021. Në konkurrim marrin pjesë vetëm botimet e pjesëmarrësve në Panairin e Librit dhe fituesit do të përzgjidhen nga juria. Panairi i Librit në Ulqin, i cili mbahet rregullisht që nga viti 2001 (me përjashtim të vitit të kaluar që nuk është mbajtur për shkak të pandemisë së COVID-19), konsiderohet si një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore në këtë qytet gjatë sezonit të verës. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Këshilli për Privatizim më në fund vendos lidhur me tokën e Kripores së Ulqinit, reagojnë nga Forca e Re Demokratike

Toka në pronësi të shtetit

Ulqin – Këshilli për Privatizim, në krye të të cilit është kryeministri Zdravko Krivokapiq, ka marrë të mërkurën e kaluar njëzëri vendim që toka e Kripores së Ulqinit është pronë e shtetit. Vendimi është marrë me kërkesë të ndërmarrjes në falimentim “Bajo Sekuliq”, të bërë para dhjetë vitesh, me të cilën kërkohej që e drejta e shfrytëzimit të pronës të shndërrohej në të drejtën e pronësisë. “Duke vepruar sipas kërkesës së Kripores ‘Bajo Sekuliq’ për dhënien e mendimit që Kriporja në procedurën e privatizimit ka paguar për patundshmërinë çmimin sipas vlerës së tregut, Këshilli ka vërtetuar se nuk janë plotësuar kushtet për dhënien e mendimit për shndërrimin e të drejtës

së shfrytëzimit në të drejtën e pronësisë për shkak të moskontestimit të pronësisë shtetërore mbi tokën e ndërmarrjes”, theksohet në vendim. Në të po ashtu thuhet se prona me sipërfaqe të përgjithshme mbi 14.5 milionë metra katrorë është e regjistruar në pronësi të shtetit të Malit të Zi, kurse të drejtën e shfrytëzimit e ka Kriporja “Bajo Sekuliq”. Vendimin e Këshillit për Privatizim e ka bërë të ditur në llogarinë e tij në Twitter zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq. “Vendim historik i Këshillit për Privatizim: Kriporja është prone shtetërore! Falënderoj të gjithë që me vite kanë luftuar për pasuritë tona natyrore”, ka shkruar ai.

Vendimi i Këshillit për Privatizim është përshëndetur nga shumica e aktorëve, si ato politikë, shoqatat për ruajtjen e mjedisit, përfaqësuesit diplomatikë, individët etj., por ajo ka ngjallur edhe reagime. Forca e Re Demokratike konsideron se Kriporja e Ulqinit nuk duhet të jetë pronë e Qeverisë së Malit të Zi, por pronë e Komunës së Ulqinit, me vendimet e së cilës është marrë nga pronarët dhe e cila së bashku me këtë organizatë shoqërore i ka dëmshpërblyer pronarët. “Vendimi i Këshillit për Privatizim të Malit të Zi, i datës 21. 07. 2021, që prona e Kripores së Ulqinit të regjistrohet si tokë shtetërore është vetëm gjysma e një lajmi të mirë e të mirëpritur, sepse këtë pronë nuk e ka paguar dhe marrë Qeveria e Malit të Zi, por Komuna e Ulqinit, sipas vendimit nr. 05-1657/2 të datës 9. 05. 1965”, thuhet në deklaratën për shtyp të kësaj partie. Në reagimin e Forcës së Re Demokratike më tej thuhet se “Qeveria deri më tani ka treguar kapacitetin e plotë vetëm për ta shkatërruar Kriporen dhe pronën e saj dhe tani i takon asaj që t’ia kthejë këtë pronë Komunës së Ulqinit” në bazë të Ligjit për pronën shtetërore. (Kohapress)

E ENJTE, 29 KORRIK 2021

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Dukuri

Sporti si imazh kom dimtar në krijimin e tij. Pas procesit të perceptimit, imazhi i një personi, grupi, kompanie apo vendi në mendjen e një individi ka marrë formë. Kur imazhi është ndërtuar, ai shndërrohet në Ismet Kallaba gjendje të kryer duke u imponuar dhe është shumë vështirë të ndryshohet. Imazhi mund të jetë pozitiv, neutral apo negativ. Kjo shpesh varet edhe nga Imazhi është një ide dhe gjykim i au- stereotipet që kemi për “të tjerët”. Ai diencës mbi një person, vend, komb, po ashtu mund të ketë funksion pozilëndë a prodhim. Ai është tërësia tiv kur është në përputhje me realitee qëndrimeve, bindjeve dhe përvo- tin, ndërsa negativ kur e shtrembëron jave nëpërmjet të cilave krijohen dhe atë. Si Platoni, ashtu edhe Lippmann përhapen shfaqjet e realitetit. Platoni e besojnë se sa më afër portretizimit të krahason imazhin me një hije në mur. Ai realitetit të jetë imazhi, aq më i mirë dhe madje shkon edhe më larg duke thënë më kuptim ka ai. se imazhi mund t’i zërë vendin realitetit. Diskutimi mbi imazhin sot është zhvilNdërkaq Walter Lippmann shprehet se luar aq shumë saqë është zhvilluar një imazhet janë “piktura në mendjet tona”. disiplinë krejt e re që merret me të, e Në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe njohur si imazhologji. gjejmë këtë përkufizim për imazhin: “2. Pamje, figurë a shëmbëlltyrë e një Imazhi kombëtar njeriu, e një sendi, e një dukurie etj. Për një komb apo vend, imazhi i tij që riprodhohet në mendjen tonë në është shumë i rëndësishëm. Për këtë bazë të perceptimeve dhe përshtyp- arsye, çdo komb apo vend është i injeve të mëparshme pa qenë aty vetë ky teresuar për paraqitjen sa më të mirë të njeri, ky send, kjo dukuri; përfytyrim a imazhit të tij. Imazhi kombëtar krijohet riprodhim besnik ose shumë i përafërt i gjatë një procesi kompleks komunikadikujt a i diçkaje; pamje që na sjell diç- tiv ku ndërthuren e kaluara, përkatësia gjeografike, marrëdhëniet e një kombi ka para sysh” (2002:502). Imazhi është, si të thuash, komunikim me popujt e tjerë. para komunikimit, duke qenë se ai Faktorë të rëndësishëm në ndërtimin shpesh krijohet pa pasur kontakt fizik dhe zhvillimin e imazhit të një vendi apo me të tjerët. Siç thotë Lippman, “në kombi janë historia e tij, zhvillimi ekonoshumicën e rasteve, ne nuk shohim mik, marrëdhëniet e tij ndërkombëtare, më parë, pastaj të përcaktojmë, ne më kultura, turizmi, demokracia dhe respektimi i të drejtave në vend, niveli i zhparë përcaktojmë, pastaj shohim”. Meqenëse imazhi është gjykim sub- villimit teknologjik etj. Megjithatë, imazhi jektiv, perceptimet tona luajnë rol ven- i një kombi apo i një vendi nuk krijohet

“ 6

vetëm nga veprimtaria e pjesëtarëve të tij. Ai është produkt i një veprimtarie më të gjerë, përfshirë edhe veprimtarinë e kombeve dhe vendeve të tjera. Për konceptin e imazhit kombëtar lidhen edhe paragjykimet dhe stereotipet nga më të ndryshmet. Stereotipet etnike mund të ndikojnë ndjeshëm në procesin e perceptimit të të tjerëve, sidomos të atyre që nuk i përkasin bashkësisë sonë etnike ose kulturore. Rol të rëndësishëm në ndërtimin dhe prezantimin e imazhit, sidomos imazhit të një populli, krahas faktorëve të tjerë, luajnë mediat duke qenë se pjesa më e madhe e njerëzve kontaktin e tyre të parë dhe njohjen me një popull e realizojnë kryesisht përmes mediave. Ky pohim vlen akoma më shumë sot kur si rezultat i ndryshimeve rrënjësore në mënyrën e jetesës dhe zhvillimit të mjeteve të komunikimit, opinioni ynë për të tjerët nuk ndërtohet mbi bazën e

Sporti është një ndër faktorët më me ndikim në krijimin e imazhit të një vendi dhe kombi, për shkak të popullaritetit të tij, sepse atë e shikojnë me miliona njerëz pavarësisht nivelit të tyre arsimor, ekonomik, social etj. Prandaj investimi në sport, art, muzikë dhe fusha të tjera të kulturës është investimi më i mirë afatgjatë me qëllim të ndërtimit të imazhit pozitiv kombëtar dhe shtetëror

Javore KOHA

E ENJTE, 29 KORRIK 2021

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

mbëtar përvojës vetjake, por në përgjithësi mbi bazën e përvojës së të tjerëve, në këtë rast medias. Shoqëria moderne, e cilësuar si shoqëria e komunikimit, është shndërruar në botë ku komunikojnë vetëm imazhet dhe elementet e tij. Imazhi është i rrënjosur aq thellë në mendjen njerëzore saqë ndryshimi i tij është shumë i vështirë, për të mos thënë i pamundur. Imazhi i kombeve dhe i vendeve ballkanike, për shembull, në një masë të konsiderueshme është i kushtëzuar nga imazhi i keq i Ballkanit. Se sa vështirë është të dekonstruktohet ky imazh, i krijuar gjatë një procesi të gjatë historik, tregojnë më së miri Said dhe Todorova në librat e tyre mbi imazhin e Orientit, respektivisht Ballkanit. Kjo gjë vlen sidomos për shqiptarët, imazhi i të cilëve në përgjithësi është i keq (negativ) dhe i krijuar, para së gjithash, nën ndikimin e armiqve të tyre shekullorë (sllavëve dhe grekëve).

Imazhi është i rrënjosur aq thellë në mendjen njerëzore saqë ndryshimi i tij është shumë i vështirë, për të mos thënë i pamundur. Se sa vështirë është të dekonstruktohet ky imazh, i krijuar gjatë një procesi të gjatë historik, tregojnë më së miri Said dhe Todorova në librat e tyre mbi imazhin e Orientit, respektivisht Ballkanit. Kjo gjë vlen sidomos për shqiptarët, imazhi i të cilëve në përgjithësi është negativ dhe i krijuar, para së gjithash, nën ndikimin e armiqve të tyre shekullorë Për këtë arsye shumë vende dhe popuj zhvillojnë politika dhe strategji për prezantimin pozitiv dhe përmirësimin e imazhit të tyre.

Ndërtimi i imazhit përmes sportit, artit, letërsisë...

Fitorja e medaljeve të arta nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” ka sjellë edhe një herë në vëmendje rolin dhe rëndësinë që ka sporti në ndërtimin e imazhit pozitiv të një vendi apo të një populli, në këtë rast të Kosovës si shtet i ri dhe të shqiptarëve si popull. Shumë vetë në botë kanë mësuar me siguri për të parën herë për Kosovën pikërisht

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

nëpërmjet Majlinda Kelmendit, Distria Krasniqit, Nora Gjakovës dhe xhudistëve të tjerë të artë të Kosovës. Por nuk duhet harruar edhe ambasadorët e tjerë sportivë të Kosovës, si boksierët Luan Krasniqi e Haxhi “Robin” Krasniqi, futbollistët Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, si dhe shumë të tjerë, që përkundër se kanë përfaqësuar vendet tjera, gjithmonë kanë theksuar me krenari prejardhjen dhe përkatësinë e tyre kombëtare. Sporti është një ndër faktorët më me ndikim në krijimin e imazhit të një vendi dhe kombi, për shkak të popullaritetit të tij, sepse atë e shikojnë me miliona njerëz pavarësisht nivelit të tyre arsimor, ekonomik, social etj. Krahas sportit, rol të rëndësishëm në ndërtimin e imazhit luajnë edhe muzika, filmi, letërsia dhe kultura në përgjithësi. Me letërsinë e tij shkrimtari ynë i njohur Ismail Kadare e ka promovuar në mënyrën më të mirë imazhin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në botë, ashtu siç po bëjnë edhe këngëtaret me origjinë nga Kosova, Rita Ora e Dua Lipa, apo në fushën e kinematografisë shumë kineastë të rinj nga Kosova, siç ishte rasti i filmit të shkurtër “Pa vend” në edicionin e sivjetshëm të Festivalit të Filmit në Kanë. Përballë imazhit të krimit, prostitucionit dhe dukurive të tjera negative me të cilat portretizohen shpesh shqiptarët nga mediat e huaja, sportistët dhe artistët po përpiqen ta përmirësojnë këtë imazh. Madje mund të thuhet se shpesh më tepër kanë bërë ata në përçimin e imazhit pozitiv të shqiptarëve sesa diplomacitë e Shqipërisë dhe Kosovës, që e kanë për detyrë ta bëjnë këtë. Prandaj investimi në sport, art, muzikë dhe fusha të tjera të kulturës është investimi më i mirë afatgjatë me qëllim të ndërtimit të imazhit pozitiv kombëtar dhe shtetëror. E ENJTE, 29 KORRIK 2021

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Një letër mirënjo për senatorin Bo Xhim Xhema

Janë tri veprime konkrete të cilat e bëjnë të veçantë kontributin e tij për 30-vjet rresht, për sa ka shërbyer si senator i SHBA-së dhe si Drejtues i Shumicës: 1. Dol i udhëhoqi përpjekjet në Kapitol Hill për demokratizimin e Jugosllavisë, duke mbështetur të drejtën e shqiptarëve të Kosovës dhe të tjerëve për vetëvendosje. Sipas ambasadorit amerikan Filip Kosnet, vizita e Dol më 29 gusht 1990 (në Prishtinë), ishte pika e kthesës për lirinë e Kosovës. Vizita e tij ia hapi sytë bashkësisë ndërkombëtare për abuzimet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut. Sekretari amerikan i Shtetit, Xhejms A. Baker III, shkroi se para vizitës që Dol bëri në Beograd, në qershor 1991, kishte shprehur “shqetësimin e vazhdueshëm të SHBA-së në lidhje me abuzimet sistematike të të dre-

8

Javore KOHA

E ENJTE, 29 KORRIK 2021

Senatori Dol, bashkë me kolegët e Senatit amerikan – si Xhon Mekein, Xhon Uarner, Xhozef Liberman, Kristofer Dod e të tjerë – mobilizoi mbështetjen e të dyja palëve për aksionet e NATO-s, gjë e cila në fund ndikoi në vendimin e Klintonit për të ndërhyrë

jtave të njeriut kundër shqiptarëve të Kosovës, që jetonin në gjendje lufte (ligj ushtarak) për dy vjet me radhë”. Kjo e solli vijën e kuqe të presidentit Xhorxh W. Bush, më 1992, të njohur ndryshe si “Paralajmërimi i Krishtlindjeve”, duke kërcënuar me një përgjigje të njëanshme ushtarake të SHBA-së nëse Serbia ushtron dhunë ndaj shqiptarëve të Kosovës. Pa paralajmërimin e tillë, forcat serbe do të kishin shfryrë tërbimin e tyre në Kosovë – aty ku nisi konflikti Jugosllav. 2. Senatori Dol siguroi mbështetje nga të dyja palët për ndërhyrjen ushtarake të presidentit Bill klinton më 1999, për të parandaluar përsëritjen

në Kosovë të asaj që kishte ndodhur në BosnjE. E dënoi dhunën ushtarake dhe policore serbe në Kosovë, gjë që solli Misionin Verifikues të Kosovës (KVM). Megjithatë, ishte një nga të parët që kolaudoi se KVM-ja nuk po punonte. Gjithashtu. Dol ndikoi në negociatat e Rambujesë. Sekretarja amerikane e Shtetit, Medlin Olbrajt lidhur me këtë ka thënë: “Kur arrita në një pikë vërtet të vështirë në Rambuje, e thirra senatorin Dol. Ka qenë fantastik. Biseduam shumë si ta çojmë këtë proces para. E thirra sepse nuk isha në gjendje t’i vëja në lëvizje shqiptarët. Ai e bëri këtë. Megjithëse Rambujeja dështoi, ishte e rëndësishme

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ohjeje ob Dol

Senatori Bob Dol, për më shumë se tri dekada ka dhënë kontribut të çmuar për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Në ditëlindjen e 98-të të tij (22 korrik 2021), kujtojmë dhe vlerësojmë përpjekjet e tij për të parandaluar agresionin serb, duke i dhënë drejtim ndërtimit të paqes dhe pavarësisë së Kosovën

të shteroheshin të gjitha opsionet diplomatike duke e lënë ndërhyrjen ushtarake si mundësi të fundit. Senatori Dol, bashkë me kolegët e Senatit amerikan – si Xhon Mekein, Xhon Uarner, Xhozef Liberman, Kristofer Dod e të tjerë – mobilizoi mbështetjen e të dyja palëve për aksionet e NATO-s, gjë e cila në fund ndikoi në vendimin e Klintonit për të ndërhyrë. 3. Senatori Dol e kundërshtoi fuqishëm ndarjen e Kosovës dhe shkëmbimin e territoreve. Më 24 gusht 2018, këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Xhonn Bolton, ka thënë se SHBA-ja nuk do ta kundërshtonte një shkëmbim territorial midis Kosovës dhe Serbisë, me kusht që Prishtina dhe Beogradi të punojnë për një “zgjidhje të pranueshme për të dyja palët”. Senatori Dol e kundërshtoi fuqishëm projektin e vjetër të Dobrica Qosiqit të ringjallur nga Aleksandar Vuçiqi për ta ndarë Kosovën mbi baza etnike. Ai men-

Senatori Dol e kundërshtoi fuqishëm projektin e vjetër të Dobrica Qosiqit të ringjallur nga Aleksandar Vuçiqi për ta ndarë Kosovën mbi baza etnike. Ai mendonte se Serbia nuk duhet të fitojë përmes negociatave atë që nuk ia doli ta fitonte përmes spastrimit etnik. Për më tepër, Dol e kundërshtoi edhe kërcënimin e administratës së Donald Trampit për tërheqjen e forcave të SHBA-së nga Bondstilli meqë e kishte të qartë se prania e trupave amerikane është esenciale për të parandaluar agresionin nga Serbia

donte se Serbia nuk duhet të fitojë përmes negociatave atë që nuk ia doli ta fitonte përmes spastrimit etnik. Për më tepër, Dol e kundërshtoi edhe kërcënimin e administratës së Donald Trampit për tërheqjen e forcave të SHBA-së nga Bondstilli meqë e kishte të qartë se prania e trupave amerikane është esenciale për të parandaluar agresionin nga Serbia. Senatori Dol është patriot amerikan

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

që ka fituar respektin më të madh nga shqiptarët në të gjithë botën (në veçanti nga ata të Kosovës). Për ditën e tij të lindjes, ia vlerësojmë rolin e jashtëzakonshëm në Kosovë. Pa të, Kosova nuk do të ishte e pavarur sot. Ne gjithashtu e nderojmë shërbimin e tij, si hero e si veteran i luftës; shërbimin e tij për interesat e SHBA-së gjithandej neper botë, si dhe përkushtimin e tij jetësor ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E ENJTE, 29 KORRIK 2021

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Diskursi politik

Identiteti politik, d e parimeve shoqër Nail Draga

Trajtimi i identitetit politik paraqet çështje me interes jo vetëm sociologjik për çdo mjedis, andaj ka peshë të veçantë në diferencimin e individëve apo grupeve të ndryshme sociale. Nëse në kohën e monizmit trajtimi i tillë ishte i ndaluar, sepse partia-shtet ishte mbi të gjitha, kurse në pluralizëm qytetarët përjetuan frymarrje tjetër, sepse iu ofrua mundësia të zgjedhin subjektin politik sipas preferencës së tyre. Kemi të bëjmë me binomin pozitë-opozitë në skenën politike, ku identiteti politik ka të bëjë enkas me mbeshtetjen e një subjekti politik në zgjedhje, me qellim për të qeverisur në mjedisin përkatës.

Shqiptarët, pjesë e skenës politike

Duke ndjekur rrjedhat politike të kohës edhe shqiptarët në Mal të Zi me miratimin e pluralizmit arriten të organizohen politikisht, duke formuar subjektin e parë nacional në këtë mjedis. Ndonëse Këshilli inicues i subjektit politik mbajti mbledhjen e vet në Ulqin më 26 gusht 1990, kuvendi themelues u mbajt më 9 shtator 1990 në Tuz, duke e emërtuar subjektin politik me emrin Lidhja Demokratike në Mal të Zi (LDnëMZ). Një veprim dhe organizim i tillë nga shqiptarët u prit me entuziazëm, ndërsa e kundërta ishte nga qarqet hegjemoniste në Mal të Zi, sepse ata mendonin së shqiptarët duhet të mbesin ende nën ombrellën e tyre politike si

10

Javore KOHA

E ENJTE, 29 KORRIK 2021

në kohën e monizmit. Pikërisht nga një qasje e tillë nuk kanë munguar reagimet negative në media, duke harruar se monizmi kishte marrë fund dhe se pluralizmi politik ishte një realitet i ri edhe në Mal të Zi, përkatësisht në Jugosllavi, e cila numëronte muajt e fundit të ekzistimit. Në zgjedhjet e para pluraliste më 9.12.1990, në mënyrë plebishitare shqiptarët votuan për LDnëMZ, duke dëshmuar vetëdije politike dhe identitet kombëtar, ku në Koalicion me partinë e boshnjakëve (SDA), fituan katër deputetë, nga 12 sa kishte gjithsej ky koalicion. Ishte ky një fillim i mbarë dhe shpresëdhënës se do të angazhohen për përmirësimin e pozitës dhe të statusit të shqiptarëve në këtë mjedis. Por, nuk zgjati shumë, sepse si pasojë e egoizimit e ambicieve lideriste më pas u formuan edhe parti tjera (UDSH,PPD,Forca,ASH,PD etj.), duke qenë numër i lartë për një mjedis dhe popullsi të vogël në numër, që nuk ishte në interes të popullatës shqiptare.

Interesi mbi parimet

Në politikë si veprimtari shoqërore kur në rend të parë janë interesat e individëve, apo klanëve të ndryshme që janë pjesë e partive politike, edhe koalicionet e ndryshme jo parimore nuk paraqesin befasi. Nuk ka si të jetë ndryshe, sepse nuk kemi të bëjmë me parimet por me interesat e ndryshme. Kujtojmë me këtë rast vitin 1996, kur në nivel lokal në Ulqin, LDnëMZ arriti të bëjë koalicion me Lidhjen Liberale të Malit të Zi, në vend që të bënte me UDSH-në. Ishte ky sinjali i parë destruktiv, duke eliminuar vlerat dhe parimet kombëtare. Dhe nga ky rast në Ulqin më vonë kemi pasur edhe koalicione tjera jo parimore, si në vitin 2006, koalicioni UDSH-PDS, nga del se në rënd të parë kanë ardhur në shprehje interesat personale e klanore

e jo parimet politike apo kombëtare. Se votat e elektoratit mund të komandohen në drejtimin e duhur për të përcaktuar votuesin, dëshmon rasti i votimit të përseritur në dy vendvotime në zgjedhjet lokale në Ulqin (18 shkurt 2018). Kemi të bëjmë me dy vendvotime (Darzë dhe Komunale) që përcaktuan parti të parë PDSnë, në nivelin lokal, përmes votave të votuesve të UDSH-së. Jo vetëm kaq, por UDSH dhe PD me pas kanë mbështetur kandidatin e PDS-së për kryetar të komunës duke ia mundësuar këtë pozitë për të parën herë pas 28 viteve pluralizëm. Ndërsa, po të ishte vullneti politik nga ana e tyre, tri partitë politike nacionale (Forca, PD dhe UDSH) pasi së bashku fituan 18 këshilltarë, kanë pasur mundësi për të propozuar dhe zgjedhur kryetarin e komunës nga radhët e tyre. Por, kur egoizmi e gjelozia është mbi arsyen, nuk mund të ekzistojë qasja parimore, sepse kanë dominuar interesat e ngushta individuale në nivel lokal në raport me pushtetin qendror (PDS), duke dëshmuar se interesi politik është mbi atë kombëtar. Nuk ka dilemë së ky rast do të mbesë i shënuar si paradoks i llojit të vet në skenën politike në Ulqin, dhe mesazh për brezat e ardhshëm se si nuk duhet të veprohet, sepse Ulqini nuk është pronë e disa individëve apo klaneve me interesa ekskluzive, por i të gjithë atyre qe kanë mbështetur partitë nacionale.

Relativiteti i përkatësisë politike

Ka vite që sintagma “përfaqësimi autentik” është bërë pjesë e Ligjit zgjedhor në Mal të Zi, që ka të bëjë enkas për popujt e ndarë, apo siç quhen këtu popujt pakicë. Dhe është pikërisht kjo sintagmë e cila bën edhe diferencimin politik, pikërisht me për-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

dëshmi rore faqësimin politik i cili është i rezervuar vetëm për partitë politike nacionale. Nuk ka dilemë se janë votat ato të cilat përcaktojnë peshën e çdo subjekti politik, por, pavarësisht sa do të jetë pesha e tyre politike përfaqësues autentikë mbesin subjektet nacionale si në nivel lokal, ashtu edhe në atë qendror. Përkitazi me përkatësinë kombëtare, përkatësia politike është relative, ajo është në varshmëri të rrethanave shoqërore, sipas dëshirës dhe interesave të individit. Në këtë aspekt koha e pluralizmit është dëshmi e një konstatimi të tillë, ku as shqiptarët në Malt të Zi nuk bëjnë përjashtim. Përvoja e deritashme dëshmon se në saje të interesave të ndryshme, subjektet politike kanë krijuar koalicione joparimore, që ka ndikuar në luhatje të elektoratit shqiptarë në mbeshtetje të partive nacionale të shqiptarëve. Kemi të bëjmë me dukurinë e kohezionit brenda shqiptarëve, që është rezultat i veprimit të pushtetit për dobësimin e subjekteve politike shqiptare, duke ulur rolin dhe peshën e tyre politike. Por, në lidhje me këtë çështje nuk duhet theksuar dobësinë e subjekteve politike shqiptare, që janë veçuar me sjellje autokrate dhe të interesave personale e klaneve të ndryshme. Pikërisht një sjellje e tillë ka ndikuar që individë të ndryshëm të ndërrojnë partitë politike, dukuri e cila është e pranishme edhe tek elektorati shqiptar. Nuk ka dilemë se nëse do të vazhdojë ky kohezion brenda elektoratit shqiptar, do të rrezikohet identiteti politik i shqiptarëve, e me këtë edhe pjesëmarrja e përfaqësimi në strukturat qeveritare në nivelin lokal dhe qendror. Fjala është për përfaqësuesit autentikë të zgjedhur dhe ata të emëruar, që duhet të jenë profesionist të dëshmuar, por edhe persona me autoritet shoqëror.

Në gamën e gjerë të identiteteve bën pjesë edhe identiteti politik, dukuri e njohur edhe më parë, por në pluralizëm ka dimension të veçantë nga fakti se në mjediset multinacionale në pluralizëm çdo entitet përfaqësohet me subjetkin e vet politik që si mision ka avancimin e pozitës dhe statusit të popullit përkatës. Në këtë aspekt, identiteti politik për shqiptarët në Mal të Zi paraqet sfidë të veçantë në raport me pushtetin, si pasojë e pabarazisë qytetare e nacionale në monizëm dhe të modifikuar tash në pluralizëm

Forumi Shqiptar në Tuz, model i suksesit

Kur ekziton dëshira për bashkëpunim nuk ka dilemë se suksesi do të mungojë, ku si model duhet të na shërbejë Tuzi. Fjala është për zgjedhjet lokale të mbajtura më 3 mars 2019, për të parën herë për Komunën e pavarur të Tuzit, për Malësinë. Të vetdijshëm se vetëm të bashkuar mund të arrijnë rezultatin e dëshiruar, duke sfiduar kundërshtarët politikë, u themelua Forumi Shqiptar në kuadër të cilit ishin subjektet politike shqiptare që veprojnë në Malësi (Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve). Ky bashkim ishte i qëlluar dhe arriti fitore në zgjedhjet lokale, ku u mbeshtet nga një këshilltar i Demokratëve, duke formuar pushtetin lokal dhe duke zgjedhur kryetarin. Përfundimisht zgjedhjet lokale në Tuz më 3 mars 2019 dhe fitorja e Forumit Shqiptar, duhet të jenë një sinjal i mjaftueshëm për të gjithë ata që skenën politike e shohin si mundësi avancimi të çështjes shqiptare në Mal të Zi, e jo të interesave dhe të përfitimeve personale.

Moskoordinimi, pengesë për unitet

Ndonëse kanë ekzistuar zëra së para zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 30 gusht 2020, shqiptarët do të koordinohen me mundësi reale për të dalë me një listë të përbashkët zgjedhore, pasi që në këtë aspekt ka pasur angazhime si nga Tirana e Prishtina e sidomos nga diaspora jonë në SHBA, koalicioni nuk u realizua. Shkaku qëndronte në ambiciet lideriste për të qenë bartës i listës, duke mos respektuar realitetin politik brenda vet skenës politike të shqiptarëve në Mal

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

të Zi. Nëse këtij konstatimi i shtojmë edhe animozitetin e dëshmuar ndërmjet udhëheqësve të partive politike, nuk ka pasur mundësi të realizohet një koalicion i dëshiruar, që do të eliminonte ndarjet edhe te elektorati shqiptar. Mëgjithatë, dy listat e shqiptarëve fituan nga një deputet; Lista Shqiptare 6.488 vota apo 1.58% dhe Koalicioni Shqiptar 4.675 vota apo 1.14%, që gjithsej janë 11.163 vota, duke dëshmuar se elektorati shqiptar mbeshtet ende partitë politike shqiptare, pavarësisht divergjencave ekzituese.

Mision avancimi i statusit e jo i interesave

Në të ardhmen për të eliminuar këto deformime duhet gjetur mundësi për bashkëpunim ndërmjet subjekteve politike shqiptare, ku një platformë politike për shqiptarët duhet të jetë e obligueshme për zgjedhjet lokale e ato qendrore. Vetëm një veprim i tillë do të dëshmonte seriozitet para elektoratit shqiptar, me mision avancimin e pozitës dhe të statusit të shqiptarëve në Malit të Zi, e jo të interesave personale e klaneve të tyre. Moskoordinimi i subjekteve politike të shqiptarëve në saje të sindromit të liderizmit e animozitetit te udhëheqësit e subjekteve politike, ka ndikuar në kohezion të elektoratit shqiptar. Pikërisht, nga një situatë e tillë kanë përfituar subjektet politike qytetare (malazeze), që është dëshmuar në zgjedhjet lokale e parlamentare, ku Ulqini paraqet rast për hulumtim. Përfundimisht, identiteti politik varet nga rrethanat shoqërore duke mbetur çështje e hapur dhe si e tillë është relative, ndërsa identiteti kombëtar mbetet vetëdije dhe ndërgjegje mbarëkombëtare tash dhe në të ardhmen. E ENJTE, 29 KORRIK 2021

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Papa Klementi XI me origjinë shqiptare

Mbrojtësi i identitetit kombëtar të shqiptarëve Për Koha Javore:

Frank Shkreli / Nju Jork (Me rastin e 300-vjetorit të ndarjes së tij nga kjo jetë) Sipas të dhënave nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë pranë Vatikanit si dhe të programit shqip të Radio Vatikanit, para dy javësh më 12 korrik 2021 nën drejtimin e të Ngarkuarës me Punë pranë Vatikanit, diplomates shqiptare, Majlinda Doda, në sallën prestigjioze Zucari të Senatit të Republikës Italiane, u organizua Konferenca me titull: “Roli i Papa Klementit XI për rizgjimin e identitetit shqiptar dhe të kulturës italiane të kohës”. Në konferencën e cila u inaugurua nga Presidenti i Këshillit Papnor për Kulturën, Kardinali Gjanfranko Ravasi, me një përshëndetje edhe nga Presidentja e Senatit të Republikës Italiane, Maria Elisabeta Alberti Kasellati, morën pjesë studiues të njohur arbëreshë, shqiptarë dhe italianë. Ndër ta, profesori arbëresh Françesco Altimari i Universitetit të Kalabrisë paraqiti studimin me titull: “Papa Albani për rilindjen kulturore shqiptare dhe arbëreshe”. Profesori shqiptar Gëzim Gurga nga Universiteti i Palermos solli referatin: “Mësimi i gjuhës shqipe nën Pontifikatin e Papës Albani”. Ndërkohë, profesoresha italiane Karla De Bellis e Universitetit La Sapienca në

12

Javore KOHA

E ENJTE, 29 KORRIK 2021

Romë, foli për lidhjet e Papa Klementit XI me akademitë romake”. Ndërsa në fund të seminarit, në kujtim të këtyre dy përvjetorëve me rëndësi për historinë e marrëdhënieve të lashta dhe aktuale midis Vatikanit dhe Shqipërisë, artisti arbëresh, Franko Azinari paraqiti pikturën unike kushtuar Papës Françesku dhe takimit të tij imagjinar me Papa Klementin XI (Albanin), titulluar “Malli i Arbërit”, duke prezantuar dy papë që kanë patur dhe kanë një dashuri e përkushtim ndaj popullit shqiptar e arbëresh. Kardinali Gjanfranko Ravasi u tha të pranishmëve se kjo pikturë do të vendoset në Vatikan si simbol i marrëdhënieve, historikisht, të ngushta midis Vatikanit dhe shqiptarëve, me përjashtim të periudhës së politikës patologjike të regjimit komunist të Enver Hoxhës, që ishte më i interesuar të vriste fetarë dhe poetë. Sipas informacionit nga Ambasada Shqiptare, e Ngarkuara me Punë e Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Doda njoftoi se konferenca e para dy javëve në kujtim të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-Vatikan dhe të 300-vjetorit të vdekjes së Papës me origjinë shqiptare, Klementi XI, është vetëm fillimi i disa aktiviteteve të tjera gjatë këtij viti. Diplomatja shqiptare citohet t’u ketë thënë të pranishmëve: “Këto manifestime hapen pikërisht me Papa Klementin XI i cili udhëhoqi Kishën Katolike për 21 vjet, për të sjellë në vëmëndje lidhjet e lashta midis Vatikanit dhe Shqipërisë, interesimin e Klementit XI për popullin shqiptar e Shqipërinë e pushtuar nga turqit, përpjekjet për ruajtjen e identitetit, të

gjuhës shqipe dhe fesë katolike, por për të venë në dukje edhe kontributin e tij në fushën e kulturës dhe të artit në përgjithësi”. Në atë konferencë njoftohet se u fol edhe për marrëdhëniet midis Vatikanit dhe heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit – Skendërbeut: “I gjithmonshmi i fisit tuaj, i cili gjithëherë, mbi çdo interes ka vendosur vlerat e trashëguara të Besës, të Nderit e të Burrënisë”, siç u kishte thenë Papa Pali VI mërgimtarëve shqiptarë në Romë (1968), me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar. Gjatë diskutimeve në këtë konferencë në Romë, u theksua gjithashtu persekutimi i klerit katolik në Shqipëri gjatë regjimit komunist dhe u nënvijua edhe ndihma e Vatikanit për Shqipërinë pas shembjes së komunizmit zyrtar në vitin 1991 e deri më sot. Ia vlen të kujtohet se 30-vjet më parë u vendosën lidhjet diplomatike midis Shqipërisë dhe Vatikanit, më 7 shtator 1991, një përvjetor ky që u shënua gjithashtu me këtë rast. Përfaqësuesi i parë diplomatik i Vatikanit, ose Nunci i parë Apostolik në Shqipëri, ishte ipeshkvi indian, Ivan Dias, ndërsa Ambasadori i parë i Shqipërisë pranë Selisë së Shënjtë ishte Uilly Kamsi, i cili ia ka paraqitur Letrat Kredenciale, Papës Gjon Palit II, pak para se ai të bënte vizitën historike të një Pape në Shqipëri (25 prill 1993). Ndërkaq, me rastin e këtyre përvjetorëve në Tiranë u organizua gjithashtu një konferencë e dytë shkencore nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkpunim me Përfaqësinë Diplomatike të Papës – Nunciataura Apostolike në Tiranë, ku nga folës të ndryshëm u theksua se figura e Papa Klementit XI - Papës me origjinë nga Shqipëria e Veriut, është një figurë identitare për kombin shqiptar, ashtu siç janë Gjergj Kastrioti -Skënderbeu dhe Nëna Tereze. Në konferencën e Tiranës me temën “Papa Klementi XI dhe Shqipëria” u diskutua, ndër të tjera, për Papa Klementin XI si një mbrojtës i identitetit kombëtar të shqiptarëve. U theksua se burime të ndryshme të kohës së tij, flasin për krenarinë e Papa Klementit XI për prejardhjen e tij shqiptare. Folësit e ndryshëm në konferencën e Tiranës theksuan, ndër të tjera, lidhjet e ngushta që Papa Klementi XI kishte me popullin dhe Kishën Katolike

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Ky vit shënon 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Vatikanit dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe 300-vjetorin e vdekjes së Papës me origjinë shqiptare, Klementit XI me origjinë shqiptare nga ana e babait, i njohur ndryshe si Gjon Françesk Albani (Giovanni Francesco Albani). Me këtë rast, javën që kaloi, u mbajtën seminare në Romë dhe në Tiranë për të kujtuar këto dy përvjetore me rëndësi Shqiptare të asaj periudhe historike. Për këtë subjekt dhe për lidhjet e tij me viset shqiptare folën akademikë dhe historianë të njohur, si Prof. Bardhyl Demiraj, Prof. Françesco Altimari, Dom Nikë Ukgjini, At Mikel Pllumbaj, Prof. Evalda Paci, Prof. Ardian Ndreca dhe Dr. Albin Saraçi, e tё tjerё. Sipas një njoftimi në portalin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, kryetari i këtij enti të dijes, Skender Gjinushi theksoi mes shumë meritave të Papa Klementit XI “përgjithësimin e etnonimit të ri të vendit dhe të popullit, Shqipëri e shqiptar, që u përdorën për herë të parë si zëvendësues Arbëri e arbër në procesverbalet e Kuvendit të Mërqisë, i njohur ndryshe si Kuvendi i Arbnit”. Në njoftimin e Akademisë mbi punimet e konferencës, thuhet se z. Gjinushi foli edhe për disa iniciativa me rëndësi historike-epokale, që ka ndërmarrë gjatë jetës së tij Papa Klementi XI (Albani), në favor të vendit të tij të origjinës. Konferencën jubilare në Tiranë e ka përshëndetur edhe Arqipeshkvi Luigji Bonaci, përfaqësues i Vatikanit në Shqipëri, i cili ka theksuar se Papa Klementi XI ka mbështetur Kuvendin e Arbnit dhe shqipen. Ai foli edhe për praninë e Selisë së Shenjtë në botën arbërore deri në ditët e sotme dhe theksoi faktin që Papa Klementi XI rridhte nga një familje me origjinë shqiptare dhe ishte mbështetës i Arbërit, thuhet në njoftimin mbi punimet e koneferencës jubilare në Tiranë. Papa Klementi XI krenohej me prejardhjen e vet shqiptare, citohet të ketë thenë arkipeshkvi Luigji Bonaci, duke theksuar se gjithmonë ka ekzistuar një lidhje e ngushtë mes Selisë së Shenjtë dhe popullit shqiptar. Ndërkaq, një folës tjetër, Dom Nikë Ukgjini në kumtesën, “Mërqia - kisha e Kuvendit të Arbrit, në të kaluarën dhe sot”, tha se origjina e Papa Klementit XI është nga Laçi i Shqipërisë dhe solli dëshmi për zhvillimin e Kuvendit të Arbërit në

Kishën e Mërqisë në Lezhë. Ai theksoi nxitjen dhe përkrahjen e Papa Albanit për Kuvendin e Arbërit në një kohë kur një nga tiparet dalluese të papatit ka qenë në të gjitha kohët, përpjekja e tij për të qëndruar pranë vështirësive e rreziqeve që u janë kërcënuar nga armiqtë e jashtëm, e sidomos gjatë pushtimit 500-vjeçar të perandorisë osmane, tha ai. Papa Klementi XI ishte figurë botërore kryesore e kohës, shtoi mes të tjerave Dom Nikë Ukgjini, ndërsa paraqiti të dhëna për famullinë e Mërqisë në Lezhë, ku është mbledhur Kuvendi i Arbërit, miratuar nga Papa Albani - Klementi XI. Sipas portalit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë edhe folësit e tjerë theksuan prejardhjen shqiptare dhe kontributet e ndryshme të Papa Klementit XI, përfshirë Prof. Bardhyl Demiraj i cili në kumtesën, “Papa Klementi XI në kujtesën kolektive shqiptare”, nënvijoi kontributet e vazhdueshme të Klementit XI për të bashkuar krishtërimin në Shqipëri, ku kisha katolike e ortodokse bashkëjetuan paqësisht, ndërsa theksoi se Papa Klementi XI luftoi edhe kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Ndërsa Prof. Françesco Altimari në kumtesën: “Regeneratio albanica: roli i Papës Klementi XI për zgjimin e kulturës dhe të identitetit në botën shqiptare”, diskutoi për prejardhjen shqiptare të Papa Klementit-Albani duke u kujdesur posaçërisht për fatin e vendit të paraardhësve të tij, me prejardhje nga familja fisnike e Mikel Laçit. Familja e Papa Klementit XI u vendos në Urbino të Italisë dhe mori mbiemrin Albani, tha ai. Prof. Altimari citohet të ketë theksuar në konferencën shkencore se në kohën e Papa Klementit XI pati edhe një rilindje të arbëreshëve, ku klerikët ishin të parët që nisën të shkruajnë në gjuhën shqipe. Një tjetër folës, Àt Mikel Pllumbaj në kumtesën “Papa Klementi dhe Illyricum Sacrum”, foli për enciklopedinë madhore me 9 vëllime dhe 5.500 faqe, ku flitet për his-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

torinë e ilirëve e arbërorëve, ku sipas tij edhe aty Papa Klementi XI zë vend të rëndësishëm edhe si atdhetar shqiptar. Përmbledhjen e shkurtër të raportit mbi punimet e konferencës mund ta lexoni në faqen e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, përfshirë folësit e tjerë. Siç vihet në dukje nga prezantimet akademike në dy konferencat jubilare me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Vatikanit dhe Shqipërisë dhe 300-vjetorit të vajtjes në amshim të Papës shqiptar, Klementit XI, lidhjet midis kombit shqiptar dhe Vatikanit janë të lashta dhe vazhdojnë të përmirësohen pas periudhës së errët komuniste. Ato janë forcuar, sidomos, këto tre dekadat e fundit me vizitat e dy Papëve në Shqipëri: Papës Gjon Pali II në vitin 1993 dhe Papës Françesku në vitin 2014, dhe vizitave të zytarëve të lartë shqiptarë në Vatikan, gjatë viteve. Konferencat jubilare me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-Vatikan dhe kujtimi i 300-vjetorit të vdekjes së Papa Klementit XI si dhe vizitat historike të Papës Françesku në Shqipëri në shtator 2014, ashtu siç ishte edhe vizita e Papës Gjon Palit II në prill 1993 në tokën arbërore, megjithë historinë e persekutimeve të regjimit komunist ndaj kundërshtarëve të tij, përfshirË Kishën Katolike Shqiptare, qoftë për arsye fetare ose politike, tregon se në këtë jetë gjithçka ngjallet e përtëriTet. Arsyeja, e vërteta dhe e drejta, megjithëse, për fat të keq kishin humbur rrugën gjatë regjimit komunist në Shqipëri, tani mund të shpresojmë se më në fund e kanë gjetur rrugën dhe vendin që u takon në tokën e Arbërit dhe se e mira, më në fund, triumfon gjithmonë mbi të keqën dhe që Kombit shqiptar, pas 30-vjet tranzicion të mundimshëm, shpresojmë që t’i hapen shtigje të reja kah liria, e vërteta dhe drejtësia e përhershme. Shpresojmë, pasi shpresa vdes e fundit! E ENJTE, 29 KORRIK 2021

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Vera 2021 në Malësi

Vendit iu rikthye din e jetës së mëparshm Stina e verës në Malësi krahasur me një vit më parë, fatmirësisht është ndryshe. Ky sezon veror nuk ngjan në atë të vitit të kaluar ku për shkak të ma-

14

save të ashpra kufizuese, vendi dukej i zymtë dhe dinamika e jetës zhvillohej në kushte të jashtëzakonshme. Këtë vit vendi ka marrë një imazh tjetër.

Se Malësisë këtë vit i është rikthyer gjallëria dhe jeta normale e dëshmojnë edhe darsmat dhe ahengjet e ndryshme familjare të cilat vitin e kaluar ishin tërësisht të ndaluara. Gjithashtu, vërehet edhe shtim dukshëm më i madh i pushuesve si vendas ashtu edhe të huaj të cilët ditët e nxehta të verës kanë zgjedhur t’i kalojnë pranë brigjeve të Cemit dhe të Detit Adriatik

Javore KOHA

E ENJTE, 29 KORRIK 2021

Jeta gjallëron këndshëm, ashtu siç ishim mësuar t’a jetojnë në kohën para pandemisë globale e cila gjunjëzoi njerëzimin. Shikuar nga të gjitha aspektet, vërehet se jeta i është rikthyer normalitetit të dikurshëm, ku njerëzit frekuentojnë bare e restorante, evenimente të ndryshme shoqërore, dasma dhe aktivitetete të tjera të cilat janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Ajo çfarë ia shton edhe më shumë gjallërinë vendit këtë verë janë turistët, bashkatdhetarët tonë të cilët në një numër mjaft të madh po qëndrojnë këtë vit në vendlindje të tyre, Malësi, duke

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

namika me shijuar të gjitha ato të mira të cilat i ofron Malësia gjatë stinës së verës. Në këtë kuadër, nuk duhen anashkaluar aktivitetet të cilat këtë vit po organizohen në Malësi e që padyshim i japin stinës së verës një mozaik të larmishëm, ku komuniteti vendas ka mundësi që të shijojë një verë ndryshe me aktivitete të natyrës kulturore, artistike, letrare e argëtuese. Referuar këtyre aktiviteteve të cilat janë organizuar javë më parë, mund të përmendim ekspozitën, “Kolonia Artistike Gjelosh Gjokaj”, ku krijimtarinë e tyre e prezatuan mbi njëzetë piktorë nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia

Ajo çfarë ia shton edhe më shumë gjallërinë vendit këtë verë, janë turistët, bashkëatdhetarët tonë të cilët në një numër mjaft të madh po qëndrojnë këtë vit në vendlindje të tyre, Malësi, duke shijuar të gjitha ato të mira të cilat i ofron Malësia gjatë stinës së verës

e Veriut. Sezoni veror po gjallëron edhe me aktivitete për më të vegjlit. Siç njoftuan nga Komuna e Tuzit, nga data 21 deri më 23 korrik u mbajt në Vitojë kampi për fëmijë, aktivitet ky argëtues dhe edukativ për fëmijët nga Malësia dhe bashkëmoshatarët e tyre nga diaspora. Ndërkaq, edhe në periudhën në vazhdim, nga pushteti lokal është njoftuar se do të ketë një mori aktivitetetesh të ndryshme shoqërore si: mbrëmje letrare, kulturore e argëtuese të cilat do të organizohen përgjatë Malësisë. Megjithatë, nuk duhet lënë në harresë se ende ndodhemi nën masa kufizuese

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

për parandalimin e koronavirusit, dhe padyshim se edhe realizimi i këtyre aktiviteteve duhet të bëhet në përputhje me situatën epidemiologjike në vend. Se Malësisë këtë vit i është rikthyer gjallëria dhe jeta normale e dëshmojnë edhe darsmat dhe ahengjet e ndryshme familjare të cilat vitin e kaluar ishin tërësisht të ndaluara. Gjithashtu, vërehet edhe shtim dukshëm më i madh i pushuesve si vendas ashtu edhe të huaj të cilët ditët e nxehta të verës kanë zgjedhur t’i kalojnë pranë brigjeve të Cemit dhe të Detit Adriatik. t. u.

E ENJTE, 29 KORRIK 2021

Javore KOHA

15


VËSHTRIM & OPINION

Meditime të Markus A Jo të gjithë njerëzit e fuqishëm janë të mëdhenj. Kaq gjë na e mëson historia, se askush nuk e di se çfarë do derisa t’i plotësohet dëshira. Markus Aurelius ishte perandor romak, i quajtur perandor i madh. Ai ishte edhe filozof, dhe asnjëherë nuk pushon të na habisë me meditimet e tij. “Të gjithë e duam veten më shumë sesa duam të tjerët, por kujdesemi më shumë për mendimet e të tjetëve sesa për mendimet tona.” Lexoni deri në fund për të tjera citime - ai ka shumë prej tyre

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington Markus Aurelius në shumë mënyra ishte perandor i përsosur - i disiplinuar, i matur, i përkushtuar, i përulur. Atje ku shumë perandorë iu nënshtruan dëshirave, Markusi stoik mbeti imazh i moralit dhe virtytit. Arritjet e tij, fatkeqësisht, janë të pakta; jo për shkak se nuk ishte i mirë a i zoti, por për shkak natyrës së ngjarjeve që shoqëruan mbretërimin e tij 19-vjeçar. Perandori Hadrian - një tjetër perandor i madh - kishte kohë që e shihte Markusin e ri si pasuesin në fron. Ndërsa shëndeti i Hadrianit filloi të bjerë, u bë e qartë se ai nuk do të jetonte aq kohë sa të shihte Markusin të arrinte moshën e rritur. Përvojat e mëparëshme kishin treguar se perandorët e rinj në moshë kishin qenë gjithmonë autokratë e plot vese. Kështu, Hadriani zgjodhi një senator të quajtur Antonious për në fron me kusht që të kujdesej për të riun Markus dhe një djalë tjetër të quajtur Lucius të cilët kur të rriteshin të zinin postin e perandorit. Antonious pranoi. Gjatë qeverisjes Antonious nuk ngriti

16

Javore KOHA

E ENJTE, 29 KORRIK 2021

monumente madhështore, por ndërtoi rrugë dhe porte tregtare. Ai nuk komandoi legjione për të pushtuar toka të reja, por siguroi paqen përmes diplomacisë kudo që të mundte; nuk shpenzoi shuma të mëdha nga thesari Perandorak por e ruajti atë dhe dhuroi nga pasuria e tij personale. Antonious do të qëndronte në Romë si perandor për 20 vjet - dhe gjatë gjithë kohës përgatiste të rinjtë Markus dhe Lucius për këtë detyrë. Por fakti që Antonious nuk doli kurrë nga Roma i la djemtë e adoptuar pa ndonjë përvojë ushtarake. “Së shpejti do të bëheni hi e kocka. Më së shumti mund të lini pas një emër - dhe atë vetëm si jehonë a tingull. Gjërat që duam në jetë janë boshe, pa shije e pa vlerë.” Ndërsa djemtë hynë në moshë madhore, u bë e qartë se kush do të bëhej perandor dhe kush jo. Markus ishte i përkushtuar, i shkathët dhe i mençur ndërsa Lucius kënaqej duke pirë e festuar çdo natë. Sidoqoftë, Markus vazhdoi ta mbështeste vëllain e tij dhe të dy mbetën të lidhur me njëritjetrin. Markus ishte i zellshëm kur bëhej fjalë për të medituar dhe do të vepronte në përputhje me bindjet e tij gjatë gjithë jetës. Ai do t’i regjistronte mendimet në një ditar personal - pa qëllim për ta botuar - që ne e quajmë “Meditime”. Këtu kemi një vështrim të shkurtër për njeriun prapa fronit - i mençur, i vendosur dhe i paepur - që

e shihte pozitën si përgjegjësi dhe jo si mjet për të lartësuar veten e për t’u pasuruar. “Ju keni pushtet mbi mendjen tuaj - jo mbi ngjarjet. Kuptojeni këtë dhe do të gjeni forcën”. Kur Antonius vdiq në vitin 161, Markus u bë perandor. Në shtratin e vdekjes, Antonious nuk foli për gjithçka që kishte bërë, por përkundrazi, renditi mbretërit e huaj që i kishin bërë atij padrejtësi. Kryesori mes tyre ishte mbreti Parthian i cili ishte zhvendosur kohët e fundit në Armeni dhe rrëzoi mbretin kukull romak në favor të një mbreti kukull parthian. Ndërsa Markus u bë perandor, ai kishte kërcënimin e luftës mbi kokë, dhe fjalët e fundit të të atit të adoptuar dhe mësuesit të tij me siguri i kumbuan në veshë. Markus do të caktonte vëllain e tij Lucius në fron, duke e bërë atë bashkë-perandor. “A nuk shkëlqen drita e një llambe derisa digjet? Pse nuk duhet të shkëlqejë e vërteta, drejtësia dhe vetëkontrolli juaj derisa të shuheni?” Markus ishte fuqia e vërtetë prapa fronit, por zgjodhi të lartësonte Luciusin. Së pari, Markus u përpoq të negocionte me parthianët. Këta nuk pranuan. Pas kësaj, forcat parthiane pushtuan provincën romake të Sirisë. U vendos që Lucius të dërgohej në Siri për të trajtuar personalisht problemin. Lucius ishte më i ri dhe me shëndet më të mirë se Markus, dhe gjithashtu duhej të shkëputej nga argëtimet e Romës. “Gjithçka që dëgjojmë është opinion, jo fakt. Gjithçka që shohim është perspektivë, jo e vërtetë”. Lucius do të sillej në mënyrë të admirueshme në vitet e ardhshme. Ai do të organizonte përgjigje ushtarake që i detyroi parthianët të zmbrapseshin nga territori Romak dhe më pas Romakët të pushtonin Parthian. “Shpirti merr ngjyrën e mendimeve”, do të shënonte Markus në fletoren e shënimeve. Fisi gjermanik Markomani kishte tradhtuar Romën dhe filloi të sulmonte territorin romak në mes të viteve 160. Markus do të detyrohej të drej-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Aurelius tohej drejt Galicisë dhe të merrte komandën e ushtrisë romake. Lucius do të vdiste menjëherë pas kësaj duke e lënë Markusin të vetëm në fron. Markus mori komandën e legjioneve Veriore në 169 dhe filloi të luftonte Markomanin. Shumë mund të pyesin pse Markus nuk caktoi një gjeneral për t’u marrë me këtë çështje. Por nëse një gjeneral kishte legjione të mjaftueshme për të luftuar kundër hordhive gjermane, ai do të kishte legjione të mjaftueshme për të marrë fronin e perandorit. Kjo kishte ndodhur sa e sa herë më parë - i forti sundonte, jo i drejti. “Në vazhdën e kohës jeta e njeriut zgjat vetëm sa një pikë”. Markus ishte popullor mes Senatorëve dhe elitave të Romës, por ishte jopopullor në mesin e ushtrisë. Si rezultat, ai perceptohej si i dobët e frikacak, dhe legjionet mund të caktonin në fron dikë që e shihnin më të guximshëm. “Mos lejoni kurrë që e ardhmja t’ju shqetësojë. Ju do ta takoni atë nëse keni nevojë, me të njëjtat armë arsyeje që jeni armatosur për të tashmen”. Ndërsa Markus filloi të luftonte me gjermanët, ai përdori dinakërinë e tij dhe i sprapsi mjaft shpejt. Në vend që thjesht të paguante një haraç për paqen dhe të vazhdonte më tej, Markus synoi ta shkatërronte kërcënimin gjerman. Ata kishin sulmuar provincat romake për dekada dhe përbënin rrezik të vazhdueshëm për perandorinë. Markus do ta pushtonte Gjermaninë dhe do të fillonte të ndiqte dhe shkatërronte fiset në zonë. “Hakmarrja më e mirë është të veprosh ndryshe nga ç’mendon kundërshtari”. Kjo ishte shumë më lehtë të thuhej sesa të bëhej. Kishte shumë gjermanë dhe ata nuk ishin të huaj në konflikt. Nëse do të shihnin romakët që vinin, ata thjesht mblidhnin fshatin e drejtoheshin më në lindje dhe lufta kthehej në një luftë tërheqjeje. Të 11 vitet e mbetura të mbretërimit 19-vjeçar, Markus do t’i kalonte duke udhëhequr legjionet kundër fiseve gjermane. Ai do të tërhiqte me vete

djalin e tij të ri dhe bashkë-perandor Komodusin për ta mësuar në të njëjtën mënyrë si atë vetë e kishin mësuar. Markus pa pak Lucius në Komodus dhe kjo e shqetësoi. Komodusit i pëlqente të pinte dhe kishte krijuar emër të keq. Markus kishte shpresuar se jeta në front dhe mosha do t’i zbusnin këto vese, por fatkeqësisht kjo nuk ndodhi. “Vdekja na buzëqesh të gjithëve, por gjithçka që njeriu mund të bëjë është t’i buzëqeshë asaj”. Në shtratin e vdekjes në vitin 180 Markus do t’i lutej djalit të tij që t’i jepte fund luftës kundër gjermanëve. Komodus refuzoi, duke u bërë një nga perandorët më monstruozë në historinë e Romës. Mjerisht, trashëgimia më e madhe e Markus lidhet me atë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

të djalit të tij. Po të mos kishte qenë Markus, Roma nuk do të ishte dashur kurrë të duronte vështirësitë që pësoi nën Komodus, i cili do ta falimentonte perandorinë, duke luftuar me paaftësi, dhe si një gladiator do të vriste brutalisht njerëz të pafajshëm, do të kundërshtonte me dhunë Senatin, dhe do të shkaktonte grindje të madhe të brendshme. Mbretërimi i Komodus ishte katastrofë, aq i pandërgjegjshëm saqë shënoi fillimin e viteve në rënie të Perandorisë Romake. Ai ishte i keq aq sa Markus ishte i mirë. “Nuk është vdekja nga e cila duhet të kemi frikë, por është frika që duhet të kemi se kurrë nuk mund të fillojmë të jetojmë”. (Meditime, Markus Aurelius). E ENJTE, 29 KORRIK 2021

Javore KOHA

17


VËSHTRIM & OPINION

Ngrohja globale - përmbytjet në Evropë

Duhet një transfor për të shmangur p Përmbytjet që ndodhen gjatë muajit korrik në Evropë, pa marrë ende ndonjë konfirmim nga studiuesit menjëherë si shkaktare u etiketua ngrohja globale. Gjermania është vendi më i goditur nga pasojat e motit ekstrem, ku numri i viktimave i kalon 175, ndërsa në Belgjikë janë raportuar mbi 30 të vdekur. Holanda, Franca dhe Zvicra janë prekur gjithashtu nga shirat e rrëmbyeshëm. Sipas Qendrës së Përbashkët të Kërkimit nga Komisioni Evropian, nëse nuk bëhet asgjë për t’u përgatitur, deri në vitin 2100 dëmi nga përmbytjet në kontinent mund të kushtojë deri në 48 miliardë euro në vit dhe numri i njerëzve të prekur mund të dyfishohet në rreth 350.000

Paula Dekaj

Përpjekjet e shkencëtarëve dhe aktivistëve mjedisorë për të ndërgjegjësuar botën në lidhje me ndyshimet klimatike kanë filluar dekada më parë dhe nuk kanë qenë të pakta, por pasojat e ngrohjes globale po shfaqen përherë e më shumë. Që nga viti 1880 deri në 2010, temperaturat globale janë rritur mesatarisht me 0.8 gradë Celcius. Ndërsa 2020-ta rënditet si viti i dytë më i ngrohtë në rekordin 141-vjeçar për sipërfaqen e kombinuar të tokës dhe oqeanit. Më 6 shkurt 2020, nxehtësia arriti deri në Antarktik, ku stacioni në bazën Esperanca, në maje të Gadishullit Antarktik, u duk se mati një temperaturë të re rekord të të gjitha kohërave, që ishte 18.4 gradë Celcius. Përmbytjet që ndodhen gjatë muajit korrik në Evropë, pa marrë ende

18

Javore KOHA

E ENJTE, 29 KORRIK 2021

ndonjë konfirmim nga studiuesit menjëherë si shkaktare u etiketua ngrohja globale. Gjermania është vendi më i gotitur nga pasojat e motit ekstrem, ku numri i viktimave i kalon 175, ndërsa në Belgjikë janë raportuar mbi 30 të vdekur. Holanda, Franca dhe Zvicra janë prekur gjithashtu nga shirat e rrëmbyeshëm. Sipas Qendrës së Përbashkët të Kërkimit nga Komisioni Evropian, nëse nuk bëhet asgjë për t’u pergatitur, deri në vitin 2100 dëmi nga përmbytjet në kontinent mund të kushtojë deri në 48 miliardë euro në vit dhe numri i njerëzve të prekur mund të dyfishohet në rreth

350.000. Stefan Rahmstrof, profesori i fizikës së oqeanit në Institutin e Potsdamit për Hulumtimin e Ndikimit të Klimës, tha për për Associated Press se ishte e paqartë nëse reshjet ekstreme të shiut në Gjermani ishin një rezultat i drejtpërdrejtë i ngohjes së planetit, por mund të thuhet se ngjarje të tilla po bëhen më të shpeshta për shkak të ngrohjes globale. Një ajër më i ngrohtë do të thotë më shumë lagështi, çka përkthehet në sasi më të mëdha të reshjeve. Disa ditë pas katastrofës, kancelarja gjermane Angela Merkel ka theksuar nevojën për

Stefan Rahmstrof, profesori i fizikës së oqeanit në Institutin e Potsdamit për Hulumtimin e Ndikimit të Klimës, tha për për Associated Press se ishte e paqartë nëse reshjet ekstreme të shiut në Gjermani ishin një rezultat i drejtpërdrejtë i ngohjes së planetit, por mund të thuhet se ngjarje të tilla po bëhen më të shpeshta për shkak të ngrohjes globale. Një ajër më i ngrohtë do të thotë më shumë lagështi, çka përkthehet në sasi më të mëdha të reshjeve

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

rmim masiv pasojat të përshpejtuar luftën kundër ndryshimeve klimatike, dhe se Gjermania dhe vendet e tjera ‘‘nuk kanë bërë aq sa duhet’’ për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celcius që ishte qëllimi i vendosur në Marrëveshjen e Parisit për Klimën. Mirëpo, çfarë duhet bërë për të shmangur pasojat më të këqija nga ndryshimet klimatike? Sipas Unionit të Shkencëtarëve të Shqetësuar, një organizatë kombëtare jofitimprurëse e themeluar pran Institutin Teknolog-

jik të Masaçusets-it, do të duhet të arrijmë emetimet e karbonit ‘‘zero’’ deri në vitin 2050 ose më shpejt. Zero neto do të thotë që të mos lëshohet më shumë dioksid karboni në atmosferë se sa nxirret. Për të arritur këtë na duhet një transformim masiv në mënyrën se si ne prodhojmë dhe konsumojmë energji elektrike, sistem më të ri dhe më të mirë të transportit, të ndalim shpyllëzimin, dhe gjithashtu kemi nevojë për një sistem bujqësor më miqësor ndaj klimës.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Sipas Unionit të Shkencëtarëve të Shqetësuar, një organizatë kombëtare jofitimprurëse e themeluar pranë Institutit Teknologjik të Masaçusets-it, do të duhet të arrijmë emetimet e karbonit ‘‘zero’’ deri në vitin 2050 ose më shpejt. Zero neto do të thotë që të mos lëshohet më shumë dioksid karboni në atmosferë se sa nxirret

E ENJTE, 29 KORRIK 2021

Javore KOHA

19


LETËRSI

Një shënim i shkurtër për dy romanet e Edita Nimanbegut

Kur falënderojmë Dimitrov Popoviq

Ka kohë që në Ulqin jam një mysafir i shpeshtë. Nuk e them se jam i lodhur prej këtij veprimi, por është e pamundur t’i shmangesh një kërkese të tillë që të ofrohet për një pjesëmarrje në aktivitetet e shumta që organizojnë “Art Club”-i ose Biblioteka e Qytetit, ku të them të drejtën më shumë përfitoj prej tyre sesa kontribuoj. Ndodhi kështu edhe para disa ditësh, kur në emër të Fondacionit “Studenti”, poeti Hajredin Kovaçi më propozoi të jem në Jurinë e konkursit të recituesve të rinj në Komunën e Ulqinit... I ndodhur mes dy shoqeve anëtare të jurisë, që i shihja për herë të parë, fillimisht mora përgjigjen se kush ishin dhe çfarë shkolle kishin mbaruar. Njëra u prezantua me modesti “Jam mjeke” dhe tjetra, - shkrimtare (kam botuar dy romane...?). Të them të drejtën m’u duk një zgjidhje serioze dhe e mirë e anëtarëve të Jurisë. Një njohje vetëm përmes sysh, se ishim nën “pushtetin e maskave”..., pavarësisht se kjo nuk na pengoi në përcaktimin e drejtë të fituesve të konkursit, për çfarë i falënderoj me meritë, si ato, ashtu edhe pjesëmarrësit e tjerë, nxënës e prindër. Më erdhi mirë të mësoja se kish një autore të dy romaneve, të cilat më ranë në dorë dhe i prita me dashamirësi. Sapo e kam lexuar njërin prej tyre, i cili të tërheq me titullin mjaft intrigues “Gjurmë që mbesin” dhe i penduar se disa pjesë i kisha lexuar shpejt, iu ktheva përsëri. Disa herë i kam bërë pyetje vetes se prej nga kish aq shumë njohje autorja për familjen shqiptare të hershme dhe të vonshme, për rolin e gruas në sisteme

20

Javore KOHA

E ENJTE, 29 KORRIK 2021

Historitë që tregohen dhe thuren në përmbajtjen e të dy romaneve janë të ndryshme. Ato vijnë me gojën e personazheve, pas të cilave fshihet autorja, e cila, me një guxim të madh ka vendosur që t’i paraqesë, t’i rrisë dhe t’u japë jetë deri në fund, duke përligjur qëllimin apo dëshirën e mirë “që t’u dalë zot përballë padrejtësive shoqërore që u bëhen”

të ndryshme, për trajtimin shoqëror dhe kanunor, për vështirësitë e shumta që jeta i dhuron etj. Romani ka shumë linja, por kryesisht ajo vertikale në trajtimin e historisë së brezave të mëparshëm e deri te më të rinjtë, jep njohuri të shumta për kohën, për mënyrën e jetesës së familjeve e shtresave të ndryshme shoqërore. Por edhe në planin horizontal (gjallërinë e jetës dhe marrëdhënieve brenda familjes, por edhe tej mureve “ku ka nga një vrimë” ...ku mbesin të pashlyera personazhe shumë të dashura që me jetën e tyre, mendësinë dhe veprimet bëhen shembull për gjithë zonën). I paharruar mbetet personazhi i Zanës, ku mishërohen vuajtje e sakrifica, por në fund ia del me sukses. Me mendime të tilla lexova edhe romanin e dytë “Shtigjet e fatit”, që në fakt është romani i parë i saj. Pothuaj me të njëjtin stil të shkruari, me të njëjtën formë kompozimi, me digresione të shumta, aq sa të duket se është brenda të njëjtit areal, afër të njëjtëve njerëz, që kanë zakone e vese të njëjta, brenda një mjedisi njëkombësh, ku jetojnë pjesë të një popullate të nderuar, me tradita të hershme, me halle e telashe të shumta, por që kërkon të jetë e pranishme në përparimin bashkëkohor. Në të dy romanet, epilogu është i vendosur në fillim të librit, sikur ta shtron në fillim zgjidhjen dhe ti fillon të lexosh se çfarë të pret për të ardhur deri në atë përfundim. Është interesant se subjektet që veprojnë janë kryesisht femra të moshave e breznive të ndryshme,

që janë reale ose të imagjinuara nga autorja, por të realizuara bukur artistikisht. Historitë që tregohen dhe thuren në përmbajtjen e të dy romaneve janë të ndryshme. Ato vijnë me gojën e personazheve, pas të cilave fshihet autorja, e cila, me një guxim të madh ka vendosur që t’i paraqesë, t’i rrisë dhe t’u japë jetë deri në fund, duke përligjur qëllimin apo dëshirën e mirë “që t’u dalë zot përballë padrejtësive shoqërore që u bëhen”. Ajo e ka zgjedhur edhe mënyrën, por edhe mjetin. Duke mos i fshehur, por paraqitur me vërtetësi, realisht ashtu siç janë, ajo i jep veprës vlera njohëse, dhe duke i kritikuar aty ku duhet e duke u dhënë rrugë për realizimin e triumfin e tyre, vepra fiton vlerat edukative. Një shekull më parë, shkrimtari i madh Haki Stërmilli, do të na jepte një personazh të tillë siç i ka dhënë Edita në të dy romanet e saj. Dija, ky personazh femëror para 100 vitesh do të linte fjalët e pavdekshme: “Sikur t’isha djalë, do t’i tregoja botës mashkullore se dora që përkund djepin e foshnjës është dora që rrotullon boshtin e fatit të njerëzimit”. Shumë vite kanë kaluar që atëherë... Por shoqëria nuk e ka ndjerë si duhet peshën e këtyre fjalëve. Gjysma më e ndjeshme e popullatës e ka jetën jo në duart e veta, por të atyre burrave që me fanatizmin patriarkal dhe fodullëkun e vet veprojnë padrejtësisht mbi to. Ja si shkruan në një rast: - Aty jetohej si urdhëronte plaku i shtëpisë, dhe të gjithë, i madh dhe i vogël, e dëgjonin atë pavarësisht ishin apo jo të një


LETËRSI

dikë... mendimi (fq. 56). Kjo është tabuja që e shqetëson autoren Nimanbegu dhe e bën motivin kryesor të romaneve të saj, se deri kur më do të bien mbi jetën e femrës paragjykime të tilla. Prandaj krijimi artistik i një personazhi të tillë shembullor si Zana dhe forca e mbështetja që i jep autorja, e zgjidhin si duhet shqetësimin moral të kohës për femrën dhe ankthin: “Përse duhet jeta ime t’i interesonte dikujt tjetër, përse duhej jetuar për popull duke dëmtuar veten dhe të afërmit e zemrës?!” (fq 100). Dhe kjo ndodhte në Ulqin, vendin e vogël ku merrej vesh çdo gjë... Dhe kjo në fund të shekullit të njëzet. Romanet përcjellin shumë linja të tjera dashurie dhe lufta, se vetëm

dashuritë që kanë lidhje me Amerikën përfundojnë mirë (dashuria e Jetës ose e Xhemes te “Shtigjet e fatit”) nuk janë rruga e vetme, që zgjidhen përmes një farë “Deus ex machina”, por lufta për të jetuar në vendin e vet, siç bën me guxim Sija, Hana apo edhe të tjerat. Me mjaft interes lexohen skenat që paraqesin gjendjen shoqërore dhe materiale të familjeve, të cilat jetonin me mund e në varfëri, por thjesht e me nder. “Të gjitha familjet e lumtura janë të ngjashme, kurse secila familje e brengosur është e brengosur në mënyrën e vet”. Këtë thënie të Tolstoit, autorja e ka realizuar mjaft mirë. Më çudit shumë se prej nga i vjen një njohje e tillë. Sigurisht ka lexuar shumë, ka dëgjuar shumë, ka mësuar shumë, çfarë i jep sukses jo vetëm në art, por edhe në biznesin e saj e të familjes. Për të qenë sa më konkrete dhe për të bërë individualizimin koherent, Ed-

ita bën shumë bukur përdorimin e fjalëve të urta popullore dhe i sjell me origjinalitet në leximin tonë. Të krijohet përshtypja se po flet me një njeri që ka një përvojë të madhe jetësore dhe me ndërthurjen e mendimeve gëzohesh ose kënaqesh se si u jep rrugë arsyetimeve të pjekura e plot domethënie. Ja disa prej tyre: Koha shëron plagët; gëzimi e hidhërimi janë motër e vëlla (fq. 66); kur njeriu humb diçka, atëherë ia di vlerën (fq. 58); kur thehet qerri, të gjithë trupat shkojnë pas (fq. 38); ia ka ënda maces peshkun (fq. 38); çka bën dekiku s’e bën motmoti e dhjetëra e dhjetëra fjalë të urta popullore. Unë do të dëshiroja që në roman të kishte diçka dhe të shkruhej edhe për popullatat e tjera në Ulqin që kanë besimin ortodoks ose katolik dhe të krahasohej sa ishte i pranishëm ky qëndrim ndaj femrave të pjesës tjetër të popullatës. Por kjo ka qenë zgjidhja dhe trajtimi i saj. Duke iu afruar fundit të këtij shkrimi, të cilin e kam bërë pasi kam lexuar me dashamirësi romanet e mësipërme, do të shpreh edhe ndonjë vërejtje me qëllim të mirë e mirëdashje. Nga ana gjuhësore i duhej treguar më shumë kujdes anës sintaksore e leksikut dhe sidomos kohëve të foljes. Më vjen keq. Nuk po zgjatem... Një roman i tillë duhet t’i kalojë kufijtë e Ulqinit dhe të folmes së tij. Kur e botojmë një libër në shqip, ata që e përgatisin duhet të lodhen pak më shumë për ta sjellë në gjuhën standarde, që libri të lexohet dhe të botohet edhe përtej kufijve, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut etj. Krahas autores Nimanbegu, po përmend me respekt dhe mirënjohje edhe ata që kanë shkruar për të. Redaktori Jaho Kollari, si dhe Muzafer Çaushi e Adriana Hoxha janë shprehur me kompetencë dhe e kanë vlerësuar si duhet, ashtu siç e meriton kjo penë krijuese, të cilën e falënderoj për dhuratën dhe e përshëndes me dashamirësi, duke shpresuar se (Edita) do të gjejë kohë për të na gëzuar përsëri me vepra të tjera të rëndësishme. (Autori është profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqipe) E ENJTE, 29 KORRIK 2021

Javore KOHA

21


KULTURË

Në Tuz u shfaq komedia “Çifti i shqyer” e autorit Dario Fo

Të kontribuojmë për një familje të shëndetshme Tuz – Trupa Teatrore Profesioniste e të Rinjve “Passion” nga Tirana ka shfaqur të hënën mbrëma në ambientin e hapur në qendër të Tuzit komedinë, “Çifti i shqyer” të autorit, komedianit të famshëm Italian, Dario Fo, me regji të aktorit, Gjergj Mena, ndërsa komedinë e realizojnë edhe aktoret: Algiona Aga dhe Bruna Belaj. Kjo shfaqje teatrore trajton një problematikë jetësore e cila lidhet kryesisht me individin. “Jo pa qëllim autori vë në qendër të veprës një çift ku zbërthen dy promotorët e jetës (femrën dhe mashkullin) dhe në vazhdimësi të saj, raportin në çift. Kjo rrethanë shpalos më së miri dy tiparet thelbësore njerëzore, duke

22

Javore KOHA

E ENJTE, 29 KORRIK 2021

na dhënë një pasqyrë të bëmave, si pjesë e dobët e karakterit të secilit”, shprehet në prononcimin për gazetën “Koha Javore”, regjisori dhe aktori, Gjergj Mena. Ndërkaq, besnikëria, virtyti, maturia, reflektimi, menaxhimi i drejtë i një raporti për të siguruar një familje të shëndetshme, me modele gati perfekte për individët dhe shoqërinë, janë mesazhet që përcjell kjo komedi në publik. “Sepse, egoizmi personal, konfliktet e rënda, tradhëtitë, divorci, moskomunikimi, pabarazia gjinore në raport, si tek prindërit tonë që përfaqësojnë një çift, ashtu dhe tek të rinjtë që nesër do të përfaqësojnë një çift, do të sillnin probleme të rënda psikolog-

jike në familjen ideale që më pas do të bëheshin themel për edukim”, u shpreh regjisori, Gjergj Mena. Nëpërmjet kësaj shfaqjeje, me gjuhën skenike të lojës brilante me dinamikë, konflikt, situata e batuta, dalin në pah qëndrime e mesazhe njerëzore shumë të rëndësishme. Premiera e kësaj komedie është dhënë para dy vitesh në Tiranë, ndërsa numëron me shumë sukses mbi 60 rishfaqje në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe në Kosovë. Autori i kësaj vepre me famë botërore , Dario Fo, është vlerësuar me çmimin “Nobel”. Kjo shfaqje u mundësua nga Sekretariati për vetëqeverisje lokale i Kot. u. munës së Tuzit.


FOTOGRAFIA E JAVËS

MIRSAD BEQIRAJ CEMI

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 29 KORRIK 2021

Javore KOHA

23


TRADITË

Kujtesë

Peshkaxhitë e moçëm të Ulqinit Ma kallxa nji peshkaxhi qi isht ba zenjin! (Ulqinake) Pas Luftës së Dytë Botërore, ulqinakët kanë peshkuar me flluga me rrema, me rrjeta dhe tratka. Nuk ka pasur, motorë. Janë dashur muskujt e fortë. Nga bashkëbiseduesit, informohemi se cilët ishin peshkatarët e moçëm. Që reporteri juaj të mësojë historinë e familjes së peshkatarëve Dema, i është dashur të ngjitet 136 shkallëve përpjetë në Meteriz, për ta takuar Bahriun, informatorin. Ai tregon: - Kur ka dalë Alushi këndej, prima herë, ka nisë me u marrë me peshk e not – s`ka ditë. Ka gjuejtë peshk me të birin Hamdiun dhe shokët e moçëm: Emro Abazin, Dulo Muharremin, Sheqer Dermon, Cafo Ishmakun, Shyqon e Beqir Osmanit, Dulo Bazin, Dulo Bushatin... Grupi i tij ka qenë prej 9 vetësh. Aq ka qenë një grup në një fllugë. Cafo Ishmaku: Peshkatarët më të moçëm kanë qenë: Dulo Bazi, Cafë Zyberi, Emro Abazi, Dulo Muharremi, Halil Quku, Shyqo Usatabeqiri, Muharrem Ishmaku, Alush e Hamdi Dema... Hava Leskovci: Peshkaxhitë e moçëm. Qiroja ka qenë në grupin e peshkaxhive: Ili Rashoja, Kasymi i Bet Kashoxhës, Hamdi Dema, Muharrem Ishmi, Sheqer Dermoja, Cafo Ishmaku, Riza Harapi – Shurdha, Cafi, vëllai, Qiro Zyberi. Fadil Mavriqi ka qenë udhëheqës i Kooperativës së Peshkimit... Jusho Nimanbegu: Është njëri ndër peshkaxhitë legjendarë të Ulqinit, të asaj kohe kur është lundruar me fllugë me rrema, pa motor, kur është peshkuar me tratka, kur është zënë peshk me shumicë, në Zall e në Grykë të Bunës. Kallëzon se ka punuar 4-5 vjet në “Ndërmarrjen

24

Javore KOHA

E ENJTE, 29 KORRIK 2021

e peshkimit” të Ulqinit. Ka qenë në grup me Cafo Selën, Emro Abazin, Halil Qukun, Alush Demën etj. Grupet e peshkatarëve në një fllugë kanë qenë nga 12 vetë. Kanë qenë dy shkujka, njëri ka qenë kapidani i grupit. - Gjonja ma e madhe – thotë - ka qenë në tetor. Kemi zënë nga një muaj, kur ka dalë qefulli prej Bune në Zall, mbasi e ka lëshuar putargën në Liqe të Shasit e në Bunë. Atëherë Buna ka qenë e pastër. Tash është e zënë, e ndytë. Peshk s’ka, se e mbytën me dinamita. Përpara, me pasë qitë dinamit, atë që e zënin, i hante 10 vjet burg. Shkujka shikonte masat e peshkut. Ai ka pa mirë, larg. E ka dalluar peshkun kur ka lëvizur. Kur e ka hetuar peshkun, që t’i bëjë me dije shokët në largësi, shkujka e ka hedhur fesin në hava ose pallton. Ashtu u ka dhanë isharet (u ka sinjalizuar) të vijnë me fllugë dhe të nisë rrethimi i peshkut me tratkën e gjatë. Është zënë shumë. Gushtaku ka pasë edhe dy-

tri qile dhe, kur është rrethuar, qefulli ka kërcyer mbi det, që të dalë prej rrjete. Është dashur të ruheshe të mos bjerë, se kur t’binte befas, në shpinë, ta kërcite mirë, që të dhembte trupi. Adem Dema:: Burgu në Shqipëri – 1948. Një ngjarje, të cilën kurrë s’e harron Adem Dema me nëntë shokët e tjerë të grupit të peshkimit, është arrestimi dhe burgosja në Shqipëri. Ademi tregon: - Nuk jam i sigurt a ka qenë më 18 ose më 19 gusht të vitit 1948. (I njohur si viti i Informbyrosë, famëkeqe). Kemi dalë në gjonjë. Në fllugë kemi qenë dhjetë vetë: Ilija Dragoviqi, udhëheqësi, Musa Kahari, Rashid Sylejmani, Dulo Muharremi, Cafo Zyberi, Velko Batriçeviqi, Muhamet – “Harapi” Nimanbegu, Nuho – Harapi - Shurdha, Avdo Shabani dhe unë, Adem Dema. Na kanë zënë në Franc-Jozef. Adem Dema, pas një gjysmë shekulli, rezonon me urti: - Gabimi jonë ka qenë pse kemi shkue me xanë peshk në territorin e huej. Ajo ka qenë – me Gjonja e madhe në ame, kujtim në fotografinë e Riza Harapit


TRADITË Bahri Dema, në rremin e parë të bashit

vjedhë peshk, për m’i pasë rrogat ma të mëdha. S’ ishtë dashtë me e ndigjue Ilinë, se ka qenë kohë e keqe. Ruzhdi Alibegu: Peshkatarët e moçëm kanë qenë: Alush Dema, i biri Hamdiu, Sylë Bushati, Dulo Bushati, Dulo Muharremi, Qiro Zyberi (Asllan), Cafo Zyberi (të dy vëllezër binjakë), Jonuz Zyberi (vëllai i Cafit dhe Qiros), të bijtë e Dulit; Cafo Sela – Ishmaku, Shyqo Ustabeqiri, Fiko Ustabeqiri, Muharrem Ishmi, Adem Dema, Emro Abazi; familja Kahari: Musa, Mano; Muhamet Nimanbegu (njëri ndër rremtarët më të fuqishëm); Avdo Nimanbegu, Fahri (Jusho) Nimanbegu; vëllai i tij – Hilmija. Të rinjtë: Hashim Dervishi, Bahri Dema, Zyto Dema, Ismet Vogliqi, Cufo Lanica, Himo Vogliqi etj. Çdo fllugë (grup peshkatarësh) e ka pasur kapidanin e vet dhe (vetëm) Cafë Zyberi, Nail Karamanaga, Emro Abazi - Babo

ai ka dhanë urdhër; ai është quajtur kapidan. Kapidana kanë qenë: Hamdi Dema, Alush Dema, Emro Abazi, Sylë (Sylejman) Bushati, të gjithë peshkatarët më me përvojë. Ata nuk kanë pasur dallim në paj (paji). Xhemal Fici tregon: - Dy vëllezërit Himçja i kanë pasë dy barka: “Peshikan” dhe “Sveti Nikolla”. I kanë blerë në Korçulla. “Sveti Nikollës” ia kanë sjellë emrin “Mendra”. Ka qenë barkë 25-tonëshe. Ka pasë një direk. Ka ecur me motorë. Flluga ka qenë flluga e parë në Ulqin, më e mira. Lemo Fici: - Kemi pasur tratka qefulli, kemi gjuajtur vjeshtës, në Zall. Kemi pasur tratkë Portomilene, është dashtë të jetë me ërrmuq – thes të madh, të gjatë, 100 metrash. Kemi pas tratkë për hame. Rrjeta i ka pasur sytë më të mëdhenj. Tratkat, rrjetat

i kemi blerë nëpër Dalmaci, por i kanë qepë edhe vet axha e baba. Kanë qenë mjeshtër për thurje dhe arnim të rrjetave. Ka qenë një mjeshtri e veçantë e peshkatarisë. - Kur ka hy partizani, na i kanë marrë barkat e tratkat. Barkën dyvagonash, është thirrë “Sveti Nikolla” edhe tratkat, na i kanë marrë dhe i janë dhënë Kooperativës së Peshkimit, që të gjuajnë peshk peshkaxhitë. Kur na i kanë kthyer, tratkat kanë qenë tiftik, s`janë përdorur më. Hajro Nimanbegu: Ulqinakët e kanë traditën e moçme, mjete arkaike të peshkimit, mënyrat e veta të veçanta të peshkimit. Kanë zënë peshk me plumçe, fushnje, rrjeta, me tratka, me kalimere, pinarë, karruba... Ulqinakët i kanë ditur mirë vendet ku flen peshku. E kanë njohur mirë motin dhe e kanë ditur kohën e peshkimit. Ulqinakët s’kanë thënë me xanë peshk, por me marrë peshk, sepse peshk ka pasur aq shumë, saqë peshkatari ka marrë peshk aq sa ka dashur... Ulqini ende s’ka vend ku detari të lidhë sandallin. Si nis shirogu, punenta, duhet të ikin në Bunë. Buna ka qenë e papërshtatshme për strehim. Liqeni i Zogajve (Port Milena) është e vonshme. Përpara e kanë thënë gjol – laguna. Në të tash përzihet uji i detit me ujin e ëmbël të kanalit, ka lidhje të dyanshme. Dikur ka qenë rezervat i peshkut, sot është i ndotur. Kështu ishte nja 30 vjet pas lufte. Tash nuk ka më tratka, flluga me rrema; nuk ka më peshk si dikur: gushtak, korba, ame, hame, lojba. Uji i Bunës nuk pihet më. Peshku i Golit, Liqenit të Zogajve, më nuk hahet... Nuk ka më as mole të peshkaxhive. Edhe Mendreqi është mbyllur me rërë, s’hyjnë as sandallat. S’është më as Jallia, ku peshkaxhitë ternin tratkat. Nuk janë më as peshkatarët e moçëm, ata i mori perëndia e detit, Rodoni. Kanë mbetur ndonjë kujtim dhe do fotografi... Hajro Ulqinaku E ENJTE, 29 KORRIK 2021

Javore KOHA

25


KULTURË

Arkitekt Sinani

Shqiptari i shquar Sinanajt e Tepelen

Elitari me identitet të vjedhur. A nuk meriton emrin e madh të këtij gjeniu të arkitekturës ta mbajë një institucion, një shesh apo një rrugë?! Përse ky mohim? Për Koha Javore:

Vilhelme Vrana - Haxhiraj Mimar Sinani “Mikelanxhelo i Orientit” , arkitekt Sinani, i hapërdarë (i hallakatur apo i shpërndarë) mes Azisë dhe Evropës, gjeniu i arkitekturës mesjetare, si njeri pa atdhe. “ Besimtari në Xhami ndihet si peshku në ujin e pamatë, ndërsa (munafiku)* hipokriti ndihet si zogu në kafaz”!- Arkitekt Sinani. Koha dhe politika kanë qenë të egra dhe të padrejta me shqiptarët në tërësi dhe me njerëzit e vlerave kombëtare në veçanti. Karriera e lavdishme e arkitekt Sinanit numëron rreth 400 vepra që nga Meka, në Krime e deri në Vjenë. Ishte njeriu që i ndryshoi faqen Stambollit me ndërtime teologjike, urbane dhe ushtarake. Është ndërtues i xhamisë në qendër të Vlorës dhe i Kalasë së Aulonës së lashtë, rrënojat e së cilës sot janë varrosur nën pallatin para stadiumit “Flamurtari”.* * Ky artefakt historik, lëngon nën pallat për shkak të pangopësisë dhe antikombtarizmit autentik pellazgo-iliro-shqiptar, pasi me mënyra barbare po zhdukin identitetin kombëtar. *Ndërtuesit dolën me pretendimin se ishin pronar të trollit, ku janë rrënojat e Kalasë së Vlorës.. Madje paraqitën dokumente pronësie (tapitë). Kjo është çudia më e madhe. Pasi xhamia e Muradijes në Vlorë, në fillim të shek.XVI është ndërtuar në formën e një tyrbeje. Kurse në vitin 1542, u

26

Javore KOHA

E ENJTE, 29 KORRIK 2021

rindërtua nga arkitekt Sinani me urdhër të Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm, i cili vizitoi Vlorën. Me gurë të sjellë nga bregdeti shkëmbor i Vlorës, ndërtoi dhe Kalanë e Aulonës në lagjen Skelë, pranë portit detar (sot para stadiumit “Flamurtari”). Ndër veprat e tij vlen të përmenden 40 çezmat që i çuan ujë gjithë Stambollit, kurse kryearkitekt Sinani vdiq i etur për një pikë ujë. Nxënësi i tij, Mehmet Sedefqari, nga Elbasani ishte projektues dhe ndërtues i xhamisë Blu, në Stamboll. Ai projektoi veprën e kultit Taxh Mahall në Agra të Indisë, të cilën e ndërtoi bashkë me ndihmësin e tij, Ahmetin. Kjo njihet si një nga shtatë mrekullitë e botës për Mesjetën. Edhe arkitekt Kasemi ishte shqiptar, bashkë me tre të tjerët, kanë lënë emër në arkitekturën osmane. Madje dhe sot në Stamboll thonë “Kalldrëmet shqiptare”, ose “sokakët e arnautëve” se ishin arkitektët shqiptarë, ata që shtruan me pllaka guri të gdhendur rrugët e Stambollit. Le të shohim më hollësisht, se cili ishte arkitekt Sinani. Mimar Sinani apo arkitekt Sinani u lind më 29 maj 1489 dhe ndërroi jetë më 17 korrik 1588 në Stamboll -Turqi. Qysh në moshën 17-18 vjeç Sinani u radhit në repartet e Jeniçerëve të Perandorisë Osmane. Gjatë betejave si ushtar i Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm, ai njohu arkitekturën e vendeve të ndryshme, si:Egjipt, Persi, Siri, Rodos, Moldavi, Bullgari, Itali,Vjenë etj. Për prejardhjen e tij, flitet shumë.

Thonë se ai është armen, grek, turk etj. Të gjithë krenohen me të, ndaj duan të njihet si bir i tyre, por e vërteta qëndron ndryshe. Janë faktet ato që flasin ndryshe. Ai e ka prejardhjen nga fshati Sinanaj (Tepelenë). Historia, ne shqiptarëve, na përmend shpesh. Herë na ka lartësuar dhe herë-herë na ka fshikulluar për kokat që ka nxjerrë ky troll në shërbim të kombeve të tjera. Me të drejtë shkrimtari Kim Mehmeti thotë:“Ne jemi një popull i vetmuar”.Mund të shtojmë se ne jemi një “popull i grabitur”, dhe historia na ka grabitur dhe mohuar ata që i kemi pjellë vetë. Nga të parët që na është vjedhur, është arkitekt Sinani, një prej arkitektëve që në shekullin XVI mëkëmbi dhe civilizoi arkitekurën orientale. Na është vjedhur Sami Frashëri, Aleksandër Mojsiu, Karl Gega…e sa e sa të tjerë“. Por le të kthehemi 430 vjet pas, kur jetoi një nga kolosët më të mëdhenj të arkitekturës botërore, Mimar (arkitekt) Sinani. Arkitekti i madh i quajtur “Mikelanxheloja i Orientit”, sipas studiuesit Denis Sharp, Sinani lindi në një familje ortodokse greke. Këtu nis edhe enigma e origjinës së tij, i cili nga burime të tjera (Henri Mathues) e quan bir të një familjeje kristiane që kishte përzgjedhur masonizmin. Historianët turq thonë se Sinani, vinte nga një familje turke dhe aktualisht trajtohet si një arkitekt turko-osmanli. Preardhja e tij e diskutuar shqiptare,është ajo që fiton edhe më shumë vlerë, pasi sipas burimeve his-


KULTURË

r nga nës

torike turke, ai ka qenë mik i ngushtë me komandantin legjendar osman Sokullu Mehmet Pashën, i cili rridhte nga një familje nga Bosnja (dhe që më parë quhej Sokolloviq). Poeti ynë i njohur dhe studiuesi, akademik Xhevahir Spahiu shprehet: “Për hir të së vërtetës duhet kërkuar dhe gjetur prejardhja e arkitekt Sinanit, sepse kur bëjmë shkencë duhen gjetur edhe rrënjët gnoseologjike. Për Sinanin ka rreth 1.000 libra, sipas të cilëve prejardhja e tij ngatërrohet më shumë. Ai tregohet si turk, bullgar, boshnjak etj, ndërsa grekët kanë predikuar me të madhe se ai ka qenë grek. Vetëm burimet gjermane nxjerrin origjinën shqiptare të Sinanit. Sipas Xhevahir Spahiut një përpjekje kanë bërë edhe dy studiuesit, Gjergj Frashëri dhe Sul Domi. Studiuesit e nxjerrin Sinanin me origjinë nga Qesarati i Tepelenës. Kundrejt Qesaratit, përtej Vjosës,

ndodhet pikërisht fshati Sinanaj, që sipas studiuesve të mësipërm ka qenë pronë e arkitekt Sinanit. Në Shqipëri me emrin e tij është e lidhur edhe xhamia Muradie, në qendër të Vlorës dhe me kështjellën, rrënojat e së cilës ndodhen në vendin ku aktualisht gjendet stadiumi “Flamurtari”. Ndërtimi i xhamisë dhe kështjellës në Vlorë përqasen me ardhjen e Sinanit dhe ushtrisë turke në Vlorë (sipas Evlija Çelebiut), në mesin e shekullit të 16-të. Poeti Spahiu parashton edhe një fakt të rëndësishëm në lidhje me prejardhjen e Sinanit. “E pra nga ishte Sinani? Nëse ai bëri Sulejmanin e famshme në Stamboll dhe ishte kryearkitekti i Perandorisë Osmane, pasardhësi i tij në këtë post ka qenë pikërisht Mehmet Sedefqari, një arkitekt nga Elbasani, autori i xhamisë Blu po në Stamboll. Prejadhja e Sedefqarit nuk dyshohet në Turqi. Po mbas elbasa-

nasit? Erdhi një tjetër kryearkitekt tanimë nga mali i Tomorrit, arkitekt Kasëmi. Në vakëfnamenë e tij (testamenti), ai do thotë shprehimisht : “Unë jam nga Grëmshi i Tomorricës”. Kështu pra u krijua një traditë ndërtimi arkitekturor në perandori nga arkitektët shqiptarë. Sipas Gjergj Frashërit,:“prej arkitekt Kasëmit është zbuluar një xhami dhe hamam në fshatin e tij të lindjes”. Kështu përfundon ligjëratën e tij poeti Xhevahir Spahiu, në lidhje me tre kryearkitektët gjenialë shqiptarë të perandorisë multietnike osmane. Një fakt që e mbështet prejardhjen shqiptare të tre kryearkitektëve, është edhe termi “kalldrëmet shqiptare”, që përdoret edhe sot në Turqi, dhe që simbolizon mjeshtërinë shqiptare për ndërtimin dhe ustallarë (mjeshtrat) shqiptarë, dhe për kalldrëmet e bukura që stolisnin dikur qytetet tona. (vazhdon) E ENJTE, 29 KORRIK 2021

Javore KOHA

27


SOCIALE

Bëhuni gati për trazirat e reja globale! Ta quash 2021-in si “verën e pakënaqësisë” do të ishte një nënvlerësim i madh. Nga Kuba në Afrikën e Jugut, nga Kolumbia në Haiti, protestat e dhunshme po përfshijnë gjithnjë e më shpesh çdo cep të globit, ndërsa qytetarët e zemëruar po dalin nëpër rrugë Elise Labot Secili vend ka histori dhe realitete të ndryshme në terren, sidomos Haiti, ku vitet e dhunës dhe korrupsioni qeveritar arritën kulmin dy javë më parë me vrasjen e presidentit Jovenel Moise. Por, të gjithë u përballën me një stuhi të përsosur të vështirësive para-ekzistuese sociale, ekonomike dhe politike, të cilat pandemia e koronavirusit vetëm sa i rëndoi akoma më tej. Dhe, ato janë thjesht një paralajmërim i trazirave globale post-koronavirus që po afrojnë, teksa tensionet ekzistuese në vendet anembanë botës po shndërrohen në trazira më të gjera civile, dhe rebelime kundër vështirësive ekonomike dhe pabarazisë së thelluar më tej nga pandemia. Pandemia e koronavirusit ishte dikur një krizë që godiste një herë në një shekull. Ajo tronditi jo vetëm sistemet shëndetësore të vendeve, por kërkoi edhe një reagim që ndikoi dhe u formësua nga konsideratat ekonomike, politike dhe ato të sigurisë. Përpjekjet për ta frenuar atë, mund të kenë frenuar vdekjet masive në një periudhë afatshkurtër, por ato kanë thelluar pa dashje dobësitë, të cilat kanë hedhur bazat për dhunë, konflikte dhe trazira politike afatgjata. Ato duhet të shërbejnë si një shenjë rreziku për udhëheqësit botërorë kur

28

Javore KOHA

E ENJTE, 29 KORRIK 2021

të rihapen vendet, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Historia është plot me shembuj të pandemive si inkubatorë të trazirave shoqërore, nga Vdekja e Zezë deri tek Gripi Spanjoll, apo shpërthimi i madh epidemik i kolerës në Paris i përjetësuar në romanin “‘Të mjerët” të Viktor Hugos. Thelbi i saj gjatë gjithë kësaj kohe është një pabarazi e përhapur. Koronavirusi ka thelluar ndarjet e hapura ekonomike dhe e ka bërë jetën më të vështirë për grupet tashmë të rrezikuara, përfshirë gratë, vajzat dhe pakicat. Po ashtu, ai ka nxjerrë në pah dobësitë në sigurinë ushqimore, dhe ka rritur në mënyrë dramatike numrin e njerëzve të prekur nga uria kronike. OKB-ja vlerëson se rreth një e dhjeta e popullsisë globale – 720 deri në 811 milionë njerëz – ishin të kequshqyer vitin e kaluar. Ndikimet e ndryshimit të klimës dhe degradimit të mjedisit vetëm sa e kanë shtuar dëshpërimin. Vende si Etiopia dhe Sudani në Afrikë, po përjetojnë krizat më të këqija humanitare në botë, me nivele katastrofike të urisë. Thatësira dhe karkalecat po vijnë në një kohë kritike për fermerët që janë gati të vjelin të korrat. Mungesa globale e vaksinave po e nxit më tej destabilitetin. Shumica e vendeve

në Afrikë po mbeten shumë prapa pjesës tjetër të botës me vaksinimet. Kjo do të thotë se Kovid-19 do të vazhdojë që të kufizojë ekonomitë kombëtare dhe, nga ana tjetër, të bëhet një burim i paqëndrueshmërisë së mundshme politike. E njëjta gjë është e vërtetë për pjesën më të madhe të Amerikës Latine dhe Azisë, ku vendet që nuk kanë vaksina të mjaftueshme për të mbrojtur popullsinë e tyre dhe burimet e protestës – si rritja e kostove të jetesës dhe thellimi i pabarazive – me shumë gjasa do t`i shtojnë pakënaqësitë. Kompania e vlerësimit të rrezikut “Verisk Maplecroft”, paralajmëron se deri në 37 vende të botës mund të përballen me lëvizje të mëdha proteste nga tani deri në tri vitet e ardhshme. Një studim i ri nga “Mercy Corps” që shqyrton ndërlidhjen midis koronavirusit dhe konflikteve, zbuloi tendencat që paralajmërojnë shpërthimin e konflikteve të reja, thellimin e atyre ekzistuese, si dhe përkeqësimin e nivelit të pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë së shkaktuar nga reagimi ndaj pandemisë. Grupi identifikoi rënien e besimit të publikut tek qeveritë dhe institucionet, si një faktor kryesor të destabilitetit. Njerëzit në shtete të brishta, që


SOCIALE

vuajnë tashmë nga besimi i zvogëluar ndaj qeverisë së tyre, janë ndjerë më të braktisur, teksa po përballen me krizën e shërbimeve publike, rritje të çmimeve të ushqimeve dhe vështirësi të mëdha ekonomike, si papunësia dhe ulja e pagave. Ndërprerja e zinxhirëve të furnizimit gjatë pandemisë, ka sjellë rritjen e çmimeve të ushqimeve, ndërsa për shkak të recesionit global po shkurtohen buxhetet e ndihmës humanitare, duke i sjellë shumë vende të varfra në pragun e urisë masive. Për herë të parë në 22 vitet e fundit, varfëria ekstreme me njerëz që jetonin me më pak se 1.9 dollarë në ditë – ishte në rritje vitin e kaluar. “Oxfam International” vlerëson se “mund të duhet më shumë se një dekadë, që më të varfrit në botë ta marrin veten nga ndikimet ekonomike të pandemisë”.

Goditjet e shkaktuara nga pandemia e kanë prishur kohezionin social, duke shkatërruar më tej marrëdhëniet midis komuniteteve, dhe duke e thelluar polarizimin. Kjo është veçanërisht e vërtetë në Shtetet e Bashkuara, ku presionet sociale dhe politike e thelluan krizën shëndetësore dhe u përkeqësuan prej kësaj të fundit. Kjo duhet të shërbejë si një zile alarmi për vendet, se ato nuk mund të përgatiten, apo të reagojnë si duhet ndaj krizave të ardhshme shëndetësore mbi një vakum. Përkundrazi, ato duhet ta parashikojnë një krizë ekonomike, politike dhe sociale. Kjo gjë është e vërtetë për çdo goditje të rëndë, e cila bart me vete potencialin për një prishje të rendit publik. Bllokimet dhe shfaqjet e unitetit kombëtar të nxitura nga kriza, e kanë maskuar disi efektin e plotë të pandemisë, që do të bëhet më i dukshëm

me rihapjen e plotë të ekonomive. Ndikimet jo-shëndetësore të koronavirusit do të tejkalojnë dëmet nga sëmundja. Është kjo arsyeja pse ndihma për parandalimin e konflikteve duhet të jetë pjesë e përpjekjeve të rimëkëmbjes nga koronavirusi, në mos pjesa më thelbësore për to. SHBA-ja ka në dispozicion një mjet të gatshëm për të ndihmuar: Aktin Global të Brishtësisë 2019. Ky ligj konsensual nxit një përpjekje bashkëpunimi midis agjencive ligj-zbatuese rreth parandalimit të konfliktit në vende të paqëndrueshme, dhe e drejton ndihmën e huaj drejt parandalimit të dhunës, duke investuar dhe mbështetur programe të zhvillimit humanitar dhe të ruajtjes së paqes, për t’i ndihmuar vendet të largohen nga kriza dhe për të ndërtuar një qëndrueshmëri dhe stabilitet afatgjatë. E ENJTE, 29 KORRIK 2021

Javore KOHA

29


PORTRET

Dr. sc. Selami Sylejmani

Veprimtar i denjë dhe i paepur në fushën e mjekësisë Opoja e Komunës së Dragashit (Sharrit), e përbërë prej 18 fshatrash të banuara tërësisht me popullatë shqiptare, ka dhënë persona – intelektualë të shquar dhe në zë, të cilët kanë bërë emër në fusha dhe lëmi të ndryshme profilesh profesionale, ku veprojnë dhe kontribuojnë. Një ndër ta është edhe doktori i shkencave të mjekësisë, Selami Sylejmani. Dr. sc. Selami Sylejmani u lind në Bresanë të Komunës së Dragashit (Sharrit), më 9 janar të vitit 1954. Shkollën fillore e kreu në vendlindje në vitin 1968. Kisha nderin që të jem mësimdhënës dhe kujdestar i klasës së tij kur ishte nxënës i klasës së tetë të Shkollës Fillore atëherë “29 Nëntori” në Brodosanë, e tani “28 Nëntori” në Bresanë. Shkollën e mesme të mjekësisë e kreu në Prizren në vitin 1972. Pas kryerjes së shkollës së mesme, regjistrohet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Zagrebit, por për shkak të kushteve të këqija materiale, pas përfundimit të vitit të parë, i ndërprenë studimet dhe për një vit punon teknik medicinal në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Studimet i vazhdon në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës. Si apsolvent ishte mësimdhënës në Gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë (Therandë). Fakultetin e Mjekësisë e përfundon më 1 korrik 1980 dhe merr titullin Doktor i mjekësisë. Stazhin e mjekut dhe provimin profesional i kryen në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Ushtron profesionin e mjekut në fillim në Shtëpitë e shëndetit në Suharekë (Therandë) dhe pastaj në Dragash (Sharr), prej nga përjashtohet nga puna dhe burgoset për shkak, siç thuhej atëherë, të “papërshtatshmërisë moralo-politike”, përkatësisht për shkak se kishte përkrahur idenë për Republikën e Kosovës. Pas përfundimit të burgut, përjashtohet nga Shtëpia e shëndetit në Dragash, për çka detyrohet të kërkojë

30

Javore KOHA

E ENJTE, 29 KORRIK 2021

punë gjetiu, dhe kështu punësohet në fshatin Orllan të Komunës së Podujevës (Besianës). Pas një viti pune në Podujevë, punësohet në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, ku edhe i ndahet specializimi nga lëmi i gjinekologjisë me obstetrikë. Studimet pasuniversitare i kryen me sukses në degën Ultratingulli në Mjekësinë klinike, në Universitetin e Zagrebit, më 1987. Kursin postdiplomik në Qendrën universitare për studime postdiplomike “Erich Saling” në Dubrovnik në vitin 1987. Njëkohësisht e përfundon edhe kursin nga lëmi i aplikimit të Ultratingullit në moshën e fëmijëve në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Zagrebit. Dr. Selami Sylejmani, më 29 shkurt të vitit 1988, përfundon specializimin nga Gjinekologjia me obstetrikë në Universitetin e Zagrebit – Kroaci, në “Klinika za ženske bolesti i porode“. Specializimin e kryen me sukses të shkëlqyeshëm, andaj me atë rast edhe i ofrohet vendi i punës në këtë klinikë. Në qershor të vitit 1989 e përfundon aftësimin profesional në lëmin e Diagnostikës ultrasonografike në Gjinekologji me obstetrikë në klinikën e njohur të Zagrebit, nën përkujdesjen e ekspertes së njohur të kësaj fushe, prof. dr. Vishnja Latin. Në qershor të vitit 1995 e përfundon Shkollën e Ultratingullit, organizuar nga Shoqata për zbatimin e ultratingullit në mjekësi, biologji dhe veterinari të Serbisë në Beograd, Shkolla Jugosllave e Ultratingullit në Kragujevac. Pas përfundimit të specializimit, dr. Selami Sylejmani, punon gjinekolog në ish Qendrën Medicinale “Boro e Ramizi” në Prizren, ku edhe themelon kabinetin për Diagnostikën ultrasonografike në mjekësi, më 23 gusht të vitit 1989. Ky kabinet bëri emër në atë kohë për punën e vet, jo vetëm në Prizren, por edhe në Kosovë e më gjerë. Aty punoi deri më 14 tetor të vitit 1991 kur organi i dhunshëm

punë-drejtues e përjashton nga puna. Paradoksalisht edhe tash, pas 17 vjetësh, vazhdon beteja juridike për njohjen e të gjitha të drejtave të nëpërkëmbura. Për ta vazhduar punën e tij profesionale, dr. Selami Sylejmani, më 15 tetor të vitit 1981 themelon Ndërmarrjen Shëndetësore “GINEKOS” në Prizren. Kjo ndërmarrje shndërrohet në një vatër të arsimit, dhe mund të thuhet lirisht edhe në një “Nënë Terezë” të dytë për nga aktiviteti humanitar. Deri në vitin 1999, aty mbahet pjesa praktike për studentët e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës dhe për nxënësit e të gjitha gjeneratave të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren – drejtimi i Mamive. Në ordinancën e vet private “GINEKOS”, dr. Selamiu u ofron shërbime mjekësore falas mbi 20.000 pacientëve të kategorive të ndryshme, si psh punëtorëve arsimor, punëtorëve shëndetësor, rasteve sociale, anëtarëve të SHBH “Nëna Terezë”, familjarëve të dëshmorëve, të invalidëve të luftës dhe të martirëve, të zhvendosurve nga Maqedonia dhe Lugina e Preshevës me rastin e luftës, si dhe për shtetasit e Shqipërisë. Ai për rreth 3 vjet është gjinekolog në Ambulancën humanitare “Nëna Terezë” të Prizrenit, si dhe në atë të Prishtinës. Aty punon deri në rastin e mbylljes së këtyre institucioneve për shkak të rrethanave të luftës. Dr. Selami Sylejmani, në procesin arsimor punon për një periudhë të gjatë, duke filluar në vitin 1979 në Gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë (Therandë), e më pas në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Prizren. Nga procesi arsimor përjashtohet në vitin 1984 për shkak të “papërshtatshmërisë ideo-politike”. Në vitin 1991 rikthehet në procesin mësimor në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren, ku punon vullnetarisht pa kompensim material deri në vitin 1999, në prag të luftës në Kosovë. Pas luftës dr. Selamiu, kthehet në mënyrë vullnetare për të ndihmuar


PORTRET mbarëvajtjen e punës së Qendrës Medicinale të Prizrenit, ku punon për gjashtë muaj. Titullin Doktor i shkencave mjekësore, Selami Sylejmani e fiton në maj të vitit 2000, pas mbrojtjes publike të disertacionit në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës. Punën e mësimdhënësit në procesin mësimor në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Prizren e vazhdon edhe për katër vjet të tjera, deri në vitin 2003. Duke qenë kryetar i Shoqatës së Kosovës për Aplikimin e Ultratingullit në Mjekësi që nga themelimi, në vitin 2001 e deri me rastin e përfundimit të mandatit në vitin 2007, dr. Selami Sylejmani është edhe kryetar i Këshillit organizues të katër simpoziumeve ndërkombëtare me titull: “Ultrasonografia Diagnostike në Mjekësi” në Prizren vitet 2002, 2003, 2005, 2006 dhe “Ultrasonografia Diagnostike në Kardiologji” – Prishtinë, 2002, si dhe kryetar i Kongresit të Parë Ndërkombëtar të Shoqatës së Kosovës për Aplikimin e Ultratingullit në mjekësi KOSOVASON – 2007. Dr. Selami Sylejmani gjatë karrierës së tij profesionale ka arritur disa përgatitje shkencore shumë të rëndësishme në fushën e mjekësisë. Gjatë aktivitetit të vet profesional, dr. Selami Sylejmani është anëtar aktiv në disa shoqata profesionale: anëtar i Shoqatës së mjekëve të Kosovës, anëtar i kryesisë së Shoqatës së obstetërve dhe gjinekologëve të Kosovës, anëtar i Shoqatës së mjekëve privat të Kosovës, anëtar i Urdhrit të mjekëve të Shqipërisë, anëtar i Shoqatës së mjekëve të Kroacisë (“Hrvatski Lječnički Zbor“ dhe anëtar i ISUOG-ut (International Society of Ultrasound in Obstetrics and Gynecology). Veprimtaria e punës profesionale të dr. Selami Sylejmanit shquhet edhe në aktivitetet arsimoro-shkencore: Mësimdhënës në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren në periudhën 1987-2003; ligjërues në aktivitetet profesionale dhe shkencore të Shoqatës së Mjekëve të Kosovës, dega Prizren në periudhën 1987-2001, Prizren ; ligjërues në “International Center for Education in Ultrasound Diagnostic in Medicine”, në periudhën 2003-2004 - Prizren, Kosovë; ligjërues në “Abdominal and

Breast Ultrasound Scanning Workshop”, International Center for Ultrasound Education in Medicine, më 9 qershor 2005 - Prizren, Kosovë; ligjërues në Workshop-in ndërkombëtar: “Bazat e Color Dopplerit në obstetrikë”, më 8 qershor 2006 - Prizren, Kosovë; ligjërues në “One Week Intensive Practical Training Course Ultrasound Gynecology & Obstetrics”, 05-09 nëntor 2006 -Prizren, Kosovë; ligjërues në Konferencën pakistanezo-kosovare: “Pak – Kosova International Ultrasound Conference” – 2007, prej 30 mars deri më 1 prill 2007 - Lahore, Pakistan; ligjërues në Italian – Albanian Seminar for Ultrasound in Albania, 13-15 dhjetor 2007 - Tiranë, Shqipëri; ligjërues në Shkollën pasuniversitare “Ian Donald”, qershor 2008 dhe qershor 2009 - Tiranë, Shqipëri, dhe ligjërues në takimin e gjashtë dhe të shtatë Ulqin – Shkodër, 2007 dhe 2008 - Ulqin, Mali i Zi. Dr. Selami Sylejmanit për veprimtari profesionale dhe shkencore i janë ndarë një vistër certifikatash si dhe për veprimtarinë e vet të punës së suksesshme është nderuar dhe shpërblyer me një sërë mirënjohjesh dhe falënderimesh: Falënderimin për kontributin e dhënë për mbarëvajtjen e procesit mësimor, nga këshilli i arsimtarëve të SHMT “Gani Çavdërbasha” në Prizren (10 janar 1996); Falënderimin për kontributin e dhënë për mbarëvajtjen e procesit mësimor, nga këshilli i arsimtarëve të Shkollës Fillore “Avdyl Frashëri” në Prizren (10 tetor 1996); Mirënjohjen për veprimtari profesionale – shkencore, nga Shoqata e Mjekëve të Kosovës, Dega në Prizren (25 nëntor 2000); Falënderimin për kontributin e dhënë si ligjërues në Simpoziumin e Dytë Shkencor Ndërkombëtar “Ultrasonografia Diagnostike në Mjekësi – Prizreni 2002”, (14-15 qershor 2002), nga Shoqata e Kosovës për aplikimin e Ultratingullit në mjekësi; Mirënjohjen për kontributin e dhënë për zhvillimin dhe përparimin e mjekësisë në fushën e gjinekologjisë dhe obstetrikës në Kosovë, nga Shoqata e obstetërve dhe gjinekologëve të Kosovës (qershor 2003); Mirënjohjen për kontributin mbi 10-vjeçar për edukimin dhe arsimimin e nxënësve të SHMM “Luciano Motroni”, nga stafi i Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Luciano Motroni”, Prizren

(7 mars 2005); Letter of Appreciation for the given contribution as lecturer in the Workshop “Abdominal and Breast Ultrasound Scanning” held on 9th of June, 2005, in the Regional Hospital, Prizren, Kosova. International Centre for Ultrasound Education in Medicine “Aloka Kosova”, Prizren; Mirënjohjen për kontribut të jashtëzakonshëm mjekësor humanitar dhe punë të palodhshme profesionale, nga Shoqata e mjekëve, stomatologëve dhe farmacistëve shqiptar të Maqedonisë, (7 qershor 2006); Falënderimin për kontributin e dhënë si ligjërues në Workshop-in “Bazat e Color doppler-it në gjinekologji dhe obstetrikë”, mbajtur më 8 qershor 2006, me rastin e Simpoziumin e Katërt Shkencor Ndërkombëtar “Ultrasonografia Diagnostike në Mjekësi – Prizreni 2006” nga Shoqata e Kosovës për Aplikimin e Ultratingullit në Mjekësi; Falënderimin për kontributin e dhënë si ligjërues në Simpoziumin e Katërt Shkencor Ndërkombëtar “Ultrasonografia Diagnostike në Mjekësi – Prizreni 2006” mbajtur 8-9 qershor 2006, nga Shoqata e Kosovës për Aplikimin e Ultratingullit në Mjekësi; Certificate of Appreciation for conducting one week Intensive Course “Ultrasound in Obstetrics and Gynecology” held from November 5th to November 9th 2006 at Prizren Regional Hospital “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Prizren, Kosova. Afro-Asian Institute for Medical Sciences & Kosova Obstetrics and Gynecology Association; Emblema e artë e Institutit Afro-Aziatik të shkencave nga Pak-Kosova International Ultrasound Conference – 2007 (30 mars – 1 prill 2007), Lahore, Pakistan; Mirënjohjen për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm për themelimin, avancimin dhe promovimin e Shoqatës së Kosovës për aplikimin e Ultratingullit në Mjekësi dhe Diagnostikës Ultrasonografike në mjekësinë kosovare në periudhën gjashtëvjeçare nga Komiteti Shkencor i Kongresit të Parë dhe kryesia e shoqatës (7 qershor 2007), Prizren, Kosovë; Mirënjohjen nga Konferenca e Parë Ndërkombëtare e Mjekësisë Perintale, (22-23 qershor 2007), Tiranë, Shqipëri, dhe Emblemën e artë – Logo e Ian Donald, Shkolla Pasuniversitare e Ekografisë Mjekësore nga kursi i avancuar i Ekografisë në Obstetrikë dhe Gjinekologji, Tiranë (5-6 Sh. Hasangjekaj qershor 2008). E ENJTE, 29 KORRIK 2021

Javore KOHA

31


KULTURË

Monumenti më i bukur që i ngrihet shkollës Gjekë Gjonaj

Vepra “ Shkolla e Muzikës Ulqin - 1995-2020” sikur ka një “brum” joshës për ata që e duan muzikën, artin e shpirtit, artin e jetës, e cila, në fakt, do t’i plotësojë dëshirat e artdashësve për të pasur njohuri për rrugën e shkollimit në lëndën e muzikës në Shkollën e Muzikës në Ulqin, nga fillimi e deri më sot Botimi i kësaj monografie kushtuar 25-vjetorit të themelimit të Shkollës së Muzikës në Ulqin padyshim është një rast i mirë që autori i veprës, profesor Jusuf Lika, themelues dhe drejtor i kësaj shkolle, do ta ndihmojë lexuesin për njohjen e kësaj periudhe të caktuar të kësaj familje të madhe muzikantësh. Është një rast evokimi të një historie të kësaj shkollë e cila për dy dekada e gjysmë dha një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin dhe pasurimin e traditës muzikore të Ulqinit dhe pati një rol të rëndësishëm për përhapjen e artit muzikor në përgjithësi. Autori, si njohës i mirë i kësaj shkolle dhe rrethanave të kësaj fushe të dijes, ka bërë përpjekje dhe ia ka dalë faqebardhë ta pasqyrojë punën, rrugëtimin dhe arsimimin e gjeneratave të deritashme në sistemin monist dhe pluralist. Nëpërmjet kësaj vepre monografike, autori ka

32

Javore KOHA

E ENJTE, 29 KORRIK 2021

treguar dashurinë e madhe të tij ndaj kulturës muzikore në Ulqin, i cili, si Konstantin Kristoforidhi ynë i madh që pati vjelë fjalë shqipe, edhe Jusuf Lika , voli shënime dhe dokumente të nevojshme për ta hartuar këtë vepër, e cila po e sheh dritën mu në kohën kur shkolla shqipe po rrugëton drejt ecjes përpara. Kjo vepër sikur ka një “brum” joshës për ata që e duan muzikën, artin e shpirtit, artin e jetës, e cila, në fakt, do t’i plotësojë dëshirat e artdashësve për të pasur njohuri për rrugën e shkollimit në lëndën e muzikës në Shkollën e Muzikës në Ulqin, nga fillimi e deri më sot. Ajo është monumenti më i bukur që i ngrihet shkollës, monument që përfaqëson vlerësimin më të lartë për rolin, rëndësinë dhe kontributin e saj shumëplanësh në ecurinë e muzikës sonë kombëtare e botërore.


KULTURË

Krahas vlerave njohëse, studimore dhe edukative për lexuesin e gjerë e veçmas për artistët, nxënësit, studentët, mësuesit e pedagogët e muzikës, monografia e prof. Jusuf Likës kushtuar Shkollës së Muzikës në Ulqin sjell dhe vlera të reja e të rëndësishme në pasurimin e historiografisë muzikore shqiptare. Monografia në fjalë është një material që do t’u shërbejë studiuesve të ardhshëm për të njohur fillimet dhe rrugëtimin aspak të lehtë por të suksesshëm të nxënësve dhe pedagogëve të kësaj shkolle të ulët të muzikës

Vlen të theksojmë se nuk ka qenë punë e lehtë e autorit për t’i hulumtuar, për t’i grumbulluar e gjetur të gjitha ato të dhëna dhe për t’i sistematizuar brenda faqeve sa ka kjo monografi, ku autori ka trajtuar e ka ndriçuar punën e këtij tempulli jete e drite për të rinjtë që e duan artin muzikor, të cilën e kryen disa gjenerata mjaft të talentuara, ku punuan e u angazhuan disa pedagogë të artit muzikor , interpretë dhe krijues të trevave të ndryshme, të cilët i dhanë fuqi e “jetë” kësaj shkolle me çelësin e pentagramit drejt rrugës së një shkolle shumë të adhuruar nga shkollarët. Kjo monografi është një histori e mos harresës së kësaj faqe të ndritur të këtij institucioni publik arsimor, ku janë tubuar intelektualët e artit muzikor, të cilët , kush më shumë e kush më pak kanë dhënë dhe po japin nga vetja aftësitë më të mira

të tyre, të cilët vazhdojnë të jenë misionarë të dritës e diturisë, që me një vullnet e dashuri punuan me talent deri në vetëmohim. Brenda kësaj vepre, autori ngërthen sa një materie interesante dhe të bollshme, aq edhe një historik përmbledhës me interes të përgjithshëm. Krahas vlerave njohëse, studimore dhe edukative për lexuesin e gjerë e veçmas për artistët, nxënësit, studentët, mësuesit e pedagogët e muzikës, monografia e prof. Jusuf Likës kushtuar Shkollës së Muzikës në Ulqin sjell dhe vlera të reja e të rëndësishme në pasurimin e historiografisë muzikore shqiptare. Monografia në fjalë është një material që do t’u shërbejë studiuesve të ardhshëm për të njohur fillimet dhe rrugëtimin aspak të lehtë por të suksesshëm të nxënësve dhe pedagogëve të kësaj shkolle të ulët të muzikës. E ENJTE, 29 KORRIK 2021

Javore KOHA

33


MARKETING CRNA GORA Opština Tuzi Predsjednik Žiri za dodjelu Opštinske nagrade „1. Septembar – Dan Opštine” Br.Nr: 01-031/21-10015 Tuzi – Tuz, 27.07.2021.godine

MALI I ZI

Komuna e Tuzit Kryetari Juria për ndarjen e Çmimit të Komunës „1 Shtatori – Dita e Komunës”

______________________________________________________________________________

Në bazë të nenit 7 të Vendimit mbi përcaktimin dhe ndarjen e Çmimit të Komunës „1 Shtatori – Dita e Komunës” („Fleta zyrtare e Malit të Zi – dispozitat komunale”, nr. 19/21), Juria për ndarjen e Çmimit të Komunës „1 Shtatori – Dita e Komunës” shpall THIRRJE PUBLIKE për paraqitjen e propozimit të kandidatit për dhënien e Çmimit të Komunës „1 Shtatori – Dita e Komunës” 1. Ftohen të gjithë qytetarët, grupet e qytetarëve, shoqëritë afariste, institucionet, sektori joqeveritarë, partitë politike dhe subjekte të tjera me vendqëndrim gjegjësisht me seli në territorin e Komunës së Tuzit apo jashtë tij, të propozojnë kandidatët për ndarjen e çmimit „1 Shtatori – Dita e Komunës”, i cili si formë e veçantë e njohjes publike ndahet këtë vit me rastin e Ditës së Komunës së Tuzit. 2. Mund të propozohen persona juridik dhe individë të cilët e kanë selinë, gjegjësisht vendqëndrimin në territorin e Komunës së Tuzit ose jashtë tij, për rezultatet më të mira të realizuara dhe kontributin e dhënë për zhvillimin e Komunës në fushën e afarizmit, shkencës, arsimit, shëndetësisë, kulturës, sportit, dhe fushave të tjera të jetës shoqërore, sipas vlerësimit të propozuesve, e të cilët kanë vlerë të veçantë për Komunën e Tuzit. Çmimi mund t'i ndahet vetëm një herë personit të propozuar. Kur për këtë ekzistojnë veçanërisht arsye bindëse Çmimi mund të ndahet edhe pas vdekjes. 3. Propozimet për ndarjen e Çmimit të Komunës „1 Shtatori – Dita e Komunës” dorëzohen në formë të shkruar krahas arsyetimit dhe dokumentacionit në bazë të cilit Juria mund të vlerësojë vlerën e rezultateve të arritura të kandidatëve të propozuar. 4. Propozimet dorëzohen drejtpërsëdrejti në arkivin e Komunës së Tuzit ose përmes postës në zarf të mbyllur në adresën: Komuna e Tuzit – Juria për ndarjen e Çmimit të Komunës „1 Shtatori – Dita e Komunës”, Tuzi bb 81206, më së voni deri me 10.08.2021. 5. Kjo thirrje publike do të publikohet në ueb faqen e Komunës së Tuzit www.tuzi.org.me, përmes transmetuesit lokal TV Boin, Kohën Javore dhe tabelën e publikimeve të Komunës. Formulari mund të merret drejtpërsëdrejti në arkiv ose në ueb faqen e Komunës. 6. Për informacione shtesë mund të kontaktoni në numrin e telefonit 020/875-167 dhe përmes e-mail-it tuzi@tuzi.me.

JURIA PËR NDARJËN E ÇMIMIT TË KOMUNËS „1 SHTATORI – DITA E KOMUNËS”

34

Javore KOHA

E ENJTE, 29 KORRIK 2021


SPORT

Lojërat Olimpike “Tokio 2020”

Grupi i vogël me suksese kulmore Tokio – Kampionia e sapokurorëzuar olimpike, Nora Gjakova, përcolli nga afër luftërat e bllokut të paradites, të martën. Në krahun e djathtë e kishte Loriana Kukën. Pranë Lorianës ishte Akil Gjakova e pranë Akilit kryemjeshtri Driton Kuka. Organizatorët e garave të xhudos, që janë të njëjtit, janë mësuar me një pamje të tillë. Një grup i vogël sportistësh e drejtuesish nga Kosova. I vogël për nga numri natyrisht. Shumë i madh për nga vepra. Pas ditës së tretë të garave në Lojërat Olimpike, Kosova ishte e teta në listën e medaljeve. Vetëm superfuqitë e sportit, Japonia, SHBA-ja, Kina, Rusia (që paraqitet si Komiteti Olimpik i Rusisë), Britania e Madhe, Australia e Koreja ishin para Kosovës. Në xhudo, pas tri ditë garash, Japonia i kishte katër të arta, Kosova dy. Të gjitha shtetet e tjera së bashku: asnjë. Dhe këtë e bën të mundur ky grup i vogël njerëzish. Është grup i vogël që po e bën krenar të gjithë vendin me të arriturat sportive. Kryesori është trajneri Driton Kuka, që mban të gjithë afër tij. Ai përkrahet nga vëllai Agron

Kuka, kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës. Janë aty kampionet olimpike, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi. Është kampioni evropian dhe i shtati në Lojërat Olimpike, Akil Gjakova. Është Loriana Kuka, fituese e medaljeve botërore e evropiane. Është edhe Flaka Loxha, xhudistja që po vjen. I pari i Federatës, Agron Kuka, ka qëndruar në tribunë i shoqëruar me një pjesë të këtyre xhudistëve. Varësisht kush ka garuar dhe kush ka pasur garë të nesërmen. Ata që kanë garuar kanë qëndruar pak në tribunë. Edhe ata që kanë pasur garë të nesërmen, për të pushuar. Flaka nuk garon në Tokio, por është përfshirë në ekip si partnere e sparingut. Kontribuon mjaft. Në tribunë të arenës Nippon Budokan, grupit të vogël i është bashkuar vetëm edhe fizioterapeuti Fatlind Maraj, që duket i afërt me xhudistët dhe dy drejtuesit e tij. Jo të tjerë. Në arenë vazhdimisht janë edhe shumë drejtues të KOK-ut dhe zëvendësministrja për Kulturë, Rini e Sport, Daulina Osmani. Vijnë herë pas here edhe drejtues të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Por

xhudistët nuk përzihen shumë me ta. Pasi Nora fitoi të artën olimpike në kategorinë deri 57 kilogramë, të hënën, drejtuesit e KOK-ut, të MKRS-së, por edhe i pari i KOKSHit u afruan te xhudistët për t’i uruar dhe natyrisht për të bërë shumë e shumë fotografi. Trajneri Kuka poston fotografi vetëm me grupin e tij, me xhudistët dhe vëllain Agronin. Grupi vlerësohet shumë i rëndësishëm për të gjithë pjesëtarët e tij. I besojnë njëri-tjetrit, flasin lirshëm. Çka është më e rëndësishmja që mund të analizojnë secilën luftë e secilin detaj që ndodh në tatami. Kuka është në kulm të karrierës si trajner. Dy medaljet e arta në “Tokio 2020”, e Norës dhe e Distria Krasniqit, të shtunën në kategorinë deri 48 kilogramë, e kanë konfirmuar nivelin superior të tij. Pa asnjë dyshim është prej më të mirëve në botë aktualisht, sa i takon xhudos. E urojnë herë pas here për suksesin. Një trajner i Britanisë e bëri këtë, ndër të tjera, të martën. Nuk është praktikë të urohen trajnerët e tjerë gjatë garës, por ka përjashtime. Për paraqitjen në Tokio të Distrisë, Norës e Akilit, Kuka flet me krenari. Për Majlindën ka folur e ka shkruar me shumë emocion. “Krenarinë e veprimtarisë së tij”, Toni Kuka e ka falënderuar publikisht. Ai është shumë i kënaqur edhe me paraqitjen e Akil Gjakovës, që përfundoi i shtati, të hënën. Garën nuk e ka përfunduar ende Loriana Kuka, mbesa e Dritonit dhe Agronit. Ajo kishte lënë jetën në Zvicër për karrierë në Kosovë. Për të mësuar nga mjeshtri dhe axha i saj. Loriana garon të enjten në kategorinë deri 78 kilogramë. “Ka potencial për medalje. Është në nivel me garueset e tjera. Por të shohim”, thotë Kuka. (Përshtatur nga Koha Net) E ENJTE, 29 KORRIK 2021

Javore KOHA

35


“Koha Javore” në versionin online,

mund ta lexoni

në linkun:

www.kohajavore.me

kohajavore.me


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.