Koha 933

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 22 tetor 2020 Viti XlX Numër 933 Çmimi 0,50

Shakaja e “Rilindjes” ISSN 1800-5696

Edhe sa duhet të presin dhe të shpresojnë banorët që rruga të rikonstruktohet?

Femrat e ditëve të sotme, ende të kushtëzuara


PËRMBAJTJE

4

8 Jepni fund krizës sonë kombëtare – Rasti kundër Donald Trumpit

Partitë e pakicave, të ndara në qëndrimet e tyre?!

10

14 Në nder të ish-senatorit Robert Dole

Si të shmanget kaosi pas zgjedhjeve në SHBA

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 22 TETOR 2020


PËRMBAJTJE

24

26 Fundi i trishtueshëm

Pasqyrim i gjendjes ekzistuese në fushën e të drejtave të popujve pakicë

28

30 Jeta ime - deti, barkat dhe familja

Familja detare - Nimanbegu KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 22 TETOR 2020

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Vazhdojnë bisedimet për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi

Partitë e pakicave, të ndara në qëndrimet e tyre?!

Partitë e pakicave janë të ndara rreth pjesëmarrjes së tyre në Qeverinë e ardhshme të Malit të Zi, e cila pritet të formohet së shpejti nga tre partnerët kryesorë: koalicionet “Për të ardhmen e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza në të bardhë”. Tashmë Koalicioni Shqiptar “Bashkë nji za” (PD – UDSH – LD në MZ) me një deputet dhe Partia Boshnjake, e cila ka tre deputetë në Kuvendin e Malit të Zi, i kanë bërë publike qëndrimet e tyre kundër. Ndonëse ka marrë ftesë për bisedime me mandatorin për formimin e Qeverisë së re, Zdravko Krivokapiq, Koalicioni Shqiptar “Bashkë nji za” nuk është takuar, por përmes një përgjigje me shkrim, të firmosur nga bartësi i listës dhe deputeti i këtij koalicioni, Fatmir Gjeka, e ka bërë të ditur qëndrimin e tij. Në përgjigje ndër të tjera thuhet se pas konsultimeve brenda koalicionit kanë arritur në përfundimin se ky takim, përpos kurtoazisë, do të ishte

4

Javore KOHA

E ENJTE, 22 TETOR 2020

humbje kohe. “Ne nuk mund të jemi pjesë e Qeverisë së Malit të Zi të cilën në mënyrë dominuese e përbëjnë ato parti dhe politika të cilat nuk dëshirojnë barazinë e shqiptarëve në këtë shtet dhe me të cilat dallojmë në mënyrë diametrale në aspektin programor dhe strategjik”, thuhet në përgjigje, duke renditur edhe një varg arsyesh të tjera për këtë. Edhe Partia Boshnjake, e cila ka zhvilluar takim me mandatorin Krivokapiq, ka vendosur të mos jetë pjesë e qeverisë së re. Këshilli Qendror i kësaj partie ka vendosur njëzëri kundër hyrjes në Qeverinë e re me arsyetimin se në këtë moment politik vlerëson se nuk duhet të jetë pjesë e qeverisë, por edhe për shkak të qasjes së ndryshme dhe dallimeve të caktuara ideologjike me disa prej pjesëtarëve të qeverisë së ardhshme. Ndërkaq, përfaqësuesit e Listës Shqiptare “Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj”, pas takimit që kanë zhvil-

luar të enjten me mandatorin Zdravko Krivokapiq kanë publikuar kërkesat që i janë dorëzuar atij, duke thënë se ato janë kusht për pjesëmarrjen e tyre në Qeverinë e re të Malit të Zi. Bartësi dhe deputeti i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, ka deklaruar se disa nga kërkesat kryesore që janë të përfshira në Platformën politike të këtij koalicioni bashkë me Platformën ia kanë dorëzuar mandatorit për formimin e Qeverisë, Zdravko Krivokapiq. Sipas tij, në këtë dokument të Listës Shqiptare përfshihen kërkesat që paraqesin kushtet për përfshirjen potenciale të Listës Shqiptare në Qeverinë e ardhshme të Malit të Zi. Megjithatë, nuk dihet nëse këto kërkesa janë të pranueshme dhe nëse Lista Shqiptare do të jetë pjesë e qeverisë. Në Qeverinë në detyrë të Malit të Zi, të gjitha partitë e pakicave që ishin të përfaqësuara në Kuvendin e Malit të Zi, kanë qenë pjesë e saj. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Gucisë, Bujar Hasangjekaj, priti kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika

Nevojë e bashkëpunimit institucional të shqiptarëve në Mal të Zi Guci – Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, ka zhvilluar të premten një takim pune në komunën e Gucisë, ku është pritur nga kryetari i Kuvendit, Bujar Hasangjekaj, me bashkëpunëtorë. Nika e ka vlerësuar zgjedhjen e Hasangjekajt në krye të Kuvendit të Komunës së Gucisë si një moment të veçantë për shqiptarët në Mal të Zi, pasi që, “për herë të parë mbajnë pozicionet e kryetarëve të kuvendeve në tri komuna në Mal të Zi - në Ulqin, Tuz e Guci”. Ai e ka uruar Hasangjekajn për detyrën duke i dëshiruar suksese në punë. “Biseduam për nevojën e bashkëpunimit institucional të shqiptarëve në Mal të Zi në shkëmbimin e përvojave dhe mundësitë e bashkëpunimit

ndërmjet KKSH-së dhe Kuvendit të Komunës së Gucisë në aktivitete me rëndësi për shqiptarët”, ka shkruar Nika në postimin e tij në Facebook. Edhe kryetari i Kuvendit të Komunës së Gucisë, Bujar Hasangjekaj, ka njoftuar për takimin përmes rrjetit social Facebook, duke thënë se ka pasur nderin dhe kënaqësinë që në vizitën e parë zyrtare të ketë kryetarin e KKSH-së. “Ishte një takim i këndshëm e vëllazeror. Biseduam për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Komunës së Gucisë dhe KKSH-së. U dakorduam që në të ardhmen të jemi pjesë e projekteve të ndryshme të përbashkëta me qëllim të avancimit të pozitës së bashkëvendasve tanë. Me këtë rast kryetarin Nika e falënderova për vizitën dhe dhuratën e

çmuar që ma dhuroj”, ka shkruar ai. Bujar Hasangjekaj është shqiptari i parë në krye të Kuvendit të Komunës së Gucisë. Ai është zgjedhur kryetar i Kuvendit në seancën konstitutive, të mbajtur më 3 tetor të këtij viti, i propozuar nga Koalicioni “Shqiptarët bashkë për Gucinë – LDSH, UDSH, ASH”, që së bashku me PDS-së dhe Koalicionin PB-PL përbëjnë shumicën e re qeverisëse në Komunën e Gucisë. Hasangjekaj është drejtor politik dhe kryetar i Degës së LDSHsë në Guci. Ai ishte bartës i listës së Koalicionit “Shqiptarët bashkë për Gucinë – LDSH, UDSH, ASH” në zgjedhjet lokale të mbajtura më 30 gusht, ku kjo listë fitoi shtatë këshilltarë nga 30 sa ka gjithsej Kuvendi i Komunës së Gucisë. (Kohapress) E ENJTE, 22 TETOR 2020

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Shakaja e “Rilin Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington Çështja është se Rilindja ka interpretime të shumëfishta, ashtu si pas

6

gjumit gjëja e parë është ruajtja e kujtimit të ëndrrës. Njeriu fillimisht mendon se Rilindja është akt tragjik, ku ai përjeton dhe qan njëkohësisht. Me kalimin e kohës, ndërsa rritet, piqet e plaket, lëkura regjet, njeriu qesh me të madhe, duke mos pasur kurrë kohë të pushojë. Asnjëherë nuk është i sigurt nëse e ka kuptuar vërtet, Rilindjen, sepse posa mendon

se kupton diçka, koha i kundërvihet premisës së tij. “Rilindja” e sotme, me qëllimet e saj të fshehta, në dukje boshe, është e treta e Shqipërisë moderne, ku protagonisti është në luftë me parimin e realitetit që pranon domosdoshmërinë, ose pashmangshmërinë e vdekjes. Një “Rilindje” e dytë para kësaj (1944) e futi në kurth sho-

Çështja është se Rilindja ka interpretime të shumëfishta, ashtu si pas gjumit gjëja e parë është ruajtja e kujtimit të ëndrrës. Njeriu fillimisht mendon se Rilindja është akt tragjik, ku ai përjeton dhe qan njëkohësisht. Me kalimin e kohës, ndërsa rritet, piqet e plaket, lëkura rregjet, njeriu qesh me të madhe, duke mos pasur kurrë kohë të pushojë. Asnjëherë nuk është i sigurt nëse e ka kuptuar vërtet, Rilindjen, sepse posa mendon se kupton diçka, koha i kundërvihet premisës së tij.

Javore KOHA

E ENJTE, 22 TETOR 2020

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ndjes” qërinë shqiptare. Megjithëse pretendojnë se kanë për qëllim kryesisht t’i lëvizin a ringjallin njerëzit në emocione, këto “rilindje” përdorin një ndryshim sistematik të kursit për ta çuar shoqërinë asgjëkundi, për ta lënë gjithmonë në prag të tragjedisë dhe komedisë në të njëjtën kohë. Këto gjoja rilindje sistemi janë karikatura të Rilindjes Kombëtare; sepse, historia nuk përsëritet, por rimon, thotë një aforizëm që i atribuohet Mark Twainit.

Këto gjoja rilindje sistemi janë karikatura të Rilindjes Kombëtare; sepse, historia nuk përsëritet, por rimon, thotë një aforizëm që i atribuohet Mark Twainit

“Rilindja” e sotme, me qëllimet e saj të fshehta, në dukje boshe, është e treta e Shqipërisë moderne, ku protagonisti është në luftë me parimin e realitetit që pranon domosdoshmërinë, ose pashmangshmërinë e vdekjes. Një “Rilindje” e dytë para kësaj (1944) e futi në kurth shoqërinë shqiptare. Megjithëse pretendojnë se kanë për qëllim kryesisht t’i lëvizin a ringjallin njerëzit në emocione, këto “rilindje” përdorin një ndryshim sistematik të kursit për ta çuar shoqërinë asgjëkundi, për ta lënë gjithmonë në prag të tragjedisë dhe komedisë në të njëjtën kohë.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 22 TETOR 2020

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Editorial i gazetës “The New York Times” (1)

Jepni fund krizës sonë kombëtare – Rasti kundër Donald Trumpit Z. Trump nuk ka ndonjë rival të vërtetë si presidenti më i keq amerikan në historinë moderne. Në vitin 2016, vlerësimi i tij i hidhur i të këqijave të kombit u përputh me shumë votues, por mësimi i katër vjetëve të fundit është që ai nuk mund t’i zgjidhë problemet urgjente të kombit, sepse ai është problemi më urgjent i kombit. Fushata për rizgjedhjen e Donald Trumpit paraqet kërcënimin më të madh ndaj demokracisë amerikane që nga Lufta e Dytë Botërore. Mandati shkatërrues i z. Trump tashmë i ka dëmtuar tepër shumë Shtetet e Bashkuara brenda vendit dhe përreth botës. Ai e ka keqpërdorur pushtetin e zyrës së tij dhe e ka mohuar legjitimitetin e kundërshtarëve politikë, duke i prishur normat që e kanë mbajtur kombin të bashkuar për gjenerata. Ai e ka përfshirë interesin publik në profitabilitetin e biznesit të tij dhe në interesat e veta politike. Ai ka shfaqur një mospërfillje që të lë pa frymë ndaj jetës dhe lirive të amerikanëve. Ai është person i padenjë për zyrën që e mban. Bordi editorial i gazetës së lartpërmendur nuk e padit lehtë një president të zgjedhur në mënyrën e duhur. Gjatë mandatit të z. Trump, ne e kemi kritikuar racizmin dhe ksenofobinë e tij. E kemi kritikuar vandalizmin e tij ndaj konsensusit të pasluftës, një

8

Javore KOHA

E ENJTE, 22 TETOR 2020

sistem aleancash dhe raportesh përreth globit që kushton shumë jetë njerëzish për t’u themeluar dhe për t’u mbajtur. Përsëri e përsëri, ne e kemi qortuar retorikën e tij përçarëse dhe sulmet e tij keqdashëse ndaj amerikanëve. Sidoqoftë, kur Senati refuzoi ta dënonte presidentin për abuzimet e qarta të pushtetit dhe pengesat (ndaj sistemit të drejtësisë), ne i këshilluam kundërshtarët e tij politikë që ta përqendrojnë zemërimin e tyre për ta mposhtur atë në kutinë e votimit. 3 nëntori mund të jetë pikë kthimi. Këto zgjedhje kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit dhe me atë se cilën rrugë duan ta zgjedhin qytetarët. Aftësia ripërtëritëse e demokracisë amerikane është testuar rëndë nga mandati i parë i Trumpit. Katër vjet shtesë do të ishin më të këqija. Por edhe kur amerikanët presin të votojnë në radhë të gjata me blloqe të tëra nëpër qytezat e qytetet e tyre, z. Trump është i angazhuar në një sulm me tërë fuqinë ndaj integritetit të këtij

procesi demokratik jetik. Në kundërshtim me të gjithë paraardhësit e tij modernë, ai ka refuzuar të zotohet për transferim paqësor të pushtetit, duke lënë të kuptohet se fitorja e tij është rezultati i vetëm legjitim dhe se

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION nëse ai nuk fiton, është i gatshëm ta kontestojë gjykimin e popullit amerikan në gjykata apo edhe në rrugë. Madhësia dhe llojshmëria e veprave të këqija të z. Trump mund të duken si të pakalueshme. Përsëritja e ka ligështuar ndjesinë e zemërimit dhe grumbullimi i zemërimeve të reja lë pak kohë për t’i përjetuar të veçantat. Ky është çasti kur amerikanët duhet ta shërojnë këtë ndjesi të zemërimit. Është qëllim i këtij sektori të veçantë të “Rishikimit të së Dielës” që t’u kujtojmë lexuesve pse z. Trump është i papërshtatshëm për ta udhëhequr kombin. Aty përfshihen disa ese të përqendruara në korrupsionin e lartë të administratës së Trumpit, glorifikimin e dhunës, mospërfilljen e madhe ndaj shëndetit të publikut dhe cilësinë e një burrështetasi të paaftë. Një përzgjedhje e fotografive ikonike e vë në pah punën e presidentit në çështje si klima, imigrimi, të drejtat e grave dhe raca. Përgjatë gjykimit tonë të z. Trump, ne po i publikojmë, me fjalët e tyre, gjykimet e rënda të burrave dhe grave që kanë shërbyer në administratën e tij. Urgjenca e këtyre eseve flet vetë. Mohimi i z. Trump është hapi i parë për riparimin e dëmit që ai e ka shkaktuar. Por edhe kur po i shkruajmë këto fjalë, z. Trump është duke e përgatitur terrenin dhe nëse humb, rindërtimi do të marrë shumë vite e lot. Z. Trump nuk ka ndonjë rival të vërtetë si presidenti më i keq amerikan në historinë moderne. Në vitin 2016,

Ai i ka tendosur aleancat afatgjata, përderisa i ka përqafuar diktatorët si Kim Jong-uni i Koresë Veriore dhe Vladimir Putini i Rusisë, të cilët z. Trump i trajton me një shkallë të ngrohtësisë dhe nderimit që është vështirë të shpjegohet. Ai u largua nga Partneriteti Trans-Paqësor, një marrëveshje strategjike mes fqinjëve të Kinës, që kishte për qëllim t’i bënte trysni Kinës për t’iu përmbajtur standardeve ndërkombëtare.

vlerësimi i tij i hidhur i të këqijave të kombit u përputh me shumë votues, por mësimi i katër vjetëve të fundit është që ai nuk mund t’i zgjidhë problemet urgjente të kombit, sepse ai është problemi më urgjent i kombit. Ai është demagog racist që po i prin një vendi gjithnjë më të përçarë; një mbrojtës i izolimit në një botë të ndërlidhur; një “shoumen” që gjithmonë mburret për gjërat që kurrë nuk i ka bërë, duke premtuar se do t’i bëjë gjërat që kurrë nuk do t’i bëjë. Ai nuk ka shfaqur asnjë aftësi për ndërtim, por ka arritur të shkaktojë shumë shkatërrim. Ai është vetëm njeri për rrëzimin e gjërave. Në kohën kur botës po i mbaron koha për t’u përballur me ndryshimin e klimës, z. Trump e ka mohuar nevojën për veprim, e ka braktisur bashkëpunimin ndërkombëtar dhe i ka sulmuar përpjekjet për ta kufizuar lirimin e gazrave në atmosferë. Ai ka nisur një shtypje mizore ndaj imigrimit ligjor dhe joligjor, pa propozuar një politikë të ndjeshme për të përcaktuar se kush duhet të lejohet të vijë në Shtetet e Bashkuara. I dhënë pas kthimit mbrapsht të arritjeve të paraardhësit të tij, Barack Obama, ai është përpjekur që t’i bindë Kongresin dhe gjykatat që të çlirohen nga Akti i Kujdesit të Përballueshëm, pa propozu-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ar ndonjë politikë zëvendësuese për t’iu ofruar amerikanëve qasje në përkujdesjen e përballueshme shëndetësore. Gjatë tri viteve të para të administratës së tij, numri i amerikanëve pa sigurim shëndetësor u rrit për 2.3 milionë – një numër që sigurisht është rritur prapë, kur miliona amerikanë i kanë humbur vendet e punës këtë vit. Ai bëri fushatë si mbrojtës i punëtorëve të rëndomtë, por ka qeverisur në emër të të pasurve. Ai premtoi rritje të pagës minimale federale dhe investime të reja në infrastrukturë; ai ofroi një varg uljesh të taksave, prej të cilave më së shumti përfituan njerëzit e pasur. Ai i ka fshirë pa dallim rregulloret dhe u është përgjigjur lutjeve të korporatave me pezullim të zbatimit të rregullave të cilat nuk mundi t’i fshinte lehtë. Nën udhëheqjen e tij, Byroja për Mbrojtje Financiare të Konsumatorëve i ka ndalur përpjekjet për t’i mbrojtur konsumatorët dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit i ka ndalur përpjekjet për ta mbrojtur mjedisin. Ai i ka tendosur aleancat afatgjata, përderisa i ka përqafuar diktatorët si Kim Jong-uni i Koresë Veriore dhe Vladimir Putini i Rusisë, të cilët z. Trump i trajton me një shkallë të ngrohtësisë dhe nderimit që është vështirë të shpjegohet. Ai u largua nga Partneriteti Trans-Paqësor, një marrëveshje strategjike mes fqinjëve të Kinës, që kishte për qëllim t’i bënte trysni Kinës për t’iu përmbajtur standardeve ndërkombëtare. Në vend të këtij partneriteti, z. Trump ka zhvilluar një luftë hakmarrëse, duke vendosur miliarda dollarë në taksa – taksa që në të vërtetë paguhen nga amerikanët – pa nxjerrë koncesione të rëndësishme nga Kina. (vijon) E ENJTE, 22 TETOR 2020

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Si të shmanget kao pas zgjedhjeve në S Madeleine Albright

Shumë shpejt pasi mbërrita në Nju Jork si refugjate në moshën 11-vjeçare, unë u bëra një amerikane krenare dhe mirënjohëse. Më vonë, si diplomate e SHBA-së, unë promovova një model nëpër botë si institucionet demokratike amerikane dhe procesin e nderuar zgjedhor. Miqtë e mi të huaj ishin dakord më këtë konstatim. Kur njerëzit shihnin SHBAnë, u pëlqente në përgjithësi ajo çfarë ndodhte këtu. Ato kohë të lumtura duken sot shumë të largëta. Për shkak të marrëzive të një presidenti të llastuar dhe shumë arrogant, demokracia amerikane është zhvlerësuar dukshëm në sytë e botës. Duke ndjekur debatin e fundit midis Donald Trump dhe sfidantit të tij demokrat, Xho Bajden, mu duk sikur isha bllokuar brenda një vullkani që po shpërthente, me një qen që lehte pa pushim. Një president që pretendonte se përfaqësonte rendin dhe ligjin, refuzoi të respektonte rregullat e debatit, që i kishte pranuar më herët shtabi i tij elektoral. Gjithashtu ai refuzojë të dënojë aktet e fanatizmit racor, apo të premtojë se do të njohë rezultatin e zgjedhjeve, pavarësisht se cili do të jetë ai. Dhe bazuar në rekordet e tij të mëparshme, asgjë nga ato që u panë në atë debat nuk ishin befasuese. Pak orë më vonë, Trump dhe disa njerëz pranë tij rezultuan pozitivë me koronavirusin e ri. Sërish, as kjo nuk ishte shumë e habitshme, po të kesh parasysh qëndrimin shpërfillës të administratës aktuale ndaj pandemisë. Më pas pati një përpjekje tepër të pahi-

10

Javore KOHA

E ENJTE, 22 TETOR 2020

jshme nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, për ta portretizuar shefin e tyre si një hero që e kishte “mundur” virusin, edhe pse me ndihmën e një ekipi mjekësor elitar dhe ilaçeve eksperimentale. Mesazhi i zotit Trump – se askush nuk duhet të ketë frikë nga virusi – kundërshtohet nga eshtrat e mbi 1 milionë të vdekurve deri më tani. Tani amerikanët janë gati të zgjedhin një udhëheqës për 4 vitet e ardhshme. Nuk ka një shfaqje më të mirë të demokracisë sesa zgjedhjet. Por këtë vit ekziston edhe potenciali për një përçarje me pasoja serioze. Dhe në mesin e arsyeve përfshihet sfida e votimit të sigurt në mesin e një pandemie, barra logjistike e trajtimit të një numri të madh të fletëvotimeve që mungojnë, probabilitetin që agjentët e huaj dhe të brendshëm të synojnë të njollosin procesin duke përhapur gënjeshtra, dhe përpjekjet e vetë presidentit Trump për të minuar besimin publik tek institucionet demokratike. Duke pretenduar se zgjedhjet do të manipulohen në dëm të tij, Trump po mbjell me qëllim “farërat” e kaosit, duke përfshirë mundësinë e përplasjeve të dhunshme gjatë ditës së zgjedhjeve, dhe një kacafytje të gjatë gjyqësore pas saj. Nëse rezultati do të jetë tepër i ngushtë, fituesi mund të mos dihet për javë të tëra, dhe ka të ngjarë që procesi të cilësohet si i manipuluar nga njëra apo tjetra palë. Asnjë proces zgjedhor nuk zhvillohet në mënyrë të përsosur, dhe mosmarrëveshjet rreth fletëvotimeve janë të zakonshme. Por këtë herë Trump do të përpiqet ta zmadhojë çdo lloj problematike sado të vogël, duke e bërë atë pjesë të një komploti të madh që po kurdiset kundër tij. Dhe ka disa në të majtën ekstreme, që janë të aftë të mendojnë në të njëjtën mënyrë. Në fund, mosmarrëveshjet mund të zgjidhen nga Gjykata e Lartë, e cila

për mbështetësit e Bajden është e njëanshme në favor të Republikanëve. Sigurisht, ka gjasa që rezultati të jetë mjaftueshëm i thellë në favor të njërit prej kandidatëve, saqë t’i bëjë të parëndësishme ankesat partiake. Dhe unë shpresoj të ndodhë diçka e tillë. Por ne duhet të përgatitemi për më të keqen, dhe në këtë rast ia vlen të kujtohen tri fakte. Së pari, procedurat për votimin janë zhvilluar gjatë shumë viteve, dhe ato janë bazuar në udhëzimet e ekspertëve jo-partiakë: një manipulim në shkallë të gjerë i zgjedhjeve është tejet i pamundur, por dhe po ndodhi do jetë relativisht i lehtë për t’u zbuluar. Së dyti, disa anomali janë të pashmangshme, por gjithashtu të rikuperueshme, dhe ato nuk duhet të diskreditojnë të gjithë procesin. Së treti, pavarësisht se sa i sinqertë dhe efikas është numërimi i votave, akuza për manipulim sigurisht që do të ketë në mediat sociale, por edhe nga elementet partiake të medias. Me apo pa zjarre të vërteta, do të ketë mesiguri shumë tym. Dhe u takon udhëheqësve të përgjegjshëm në të dyja partive dhe profesionistëve të ligjit, akademikëve dhe gazetarëve, që t’i ndihmojnë qytetarët të ndajnë faktet nga ekzagjerimet dhe gënjeshtrat. Sa më të përgatitur të jemi për këtë lloj konfuzioni, aq më mirë mund t’i kundërvihemi atij. Shpesh më kanë pyetur se sa kohë do të duhet për të riparuar dëmet e shkaktuara nga administrata aktuale ndaj pozitës globale të SHBA-së. Sigurisht, vendi ynë nuk mund të zhbëjë përvojën e përfaqësimit nga Trump. Ashtu si një tufë elefantësh që lënë pas gjurmët e tyre aty ku kalojnë, po kështu do të ndodhë edhe me ekipin e Trump. Nëse zgjidhet president, Xho Bajden do të trashëgojë një vend me një ndikim të zvogëluar në botë, për shkak të kërkimit të “madhështisë” nga paraard-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

osi SHBA

hësi i tij në të gjitha vendet e gabuara. Detyra e presidentit të ri do të jetë shumë sfiduese: të sigurojë aleatët për angazhimin e SHBA-së ndaj tyre; të rivendosë udhëheqjen e SHBA-së mbi ndryshimin e klimës dhe shëndetin global; të krijojë koalicione efektive për të kontrolluar ambiciet e Kinës, Rusisë dhe Iranit; dhe të rivendosë imazhin e SHBA-së si një kampione e demokracisë. A është Bajden dhe ekipi i tij në

Detyra e presidentit të ri do të jetë shumë sfiduese: të sigurojë aleatët për angazhimin e SHBA-së ndaj tyre; të rivendosë udhëheqjen e SHBA-së mbi ndryshimin e klimës dhe shëndetin global; të krijojë koalicione efektive për të kontrolluar ambiciet e Kinës, Rusisë dhe Iranit; dhe të rivendosë imazhin e SHBA-së si një kampione e demokracisë.

lartësinë e kësaj sfide? Me ndihmën e atyre që ende i urojnë SHBA-së më të mirën, përgjigja është sigurisht po. A do të kenë ata shansin që ta bëjnë këtë? Kjo do të varet nga mënyra sesi qytetarët amerikanë do ta shohin qëllimin dhe karakterin e kombit të tyre. A ka vizioni i tyre ndonjë ngjashmëri me vendin e sigurt, të hapur ndaj botës, që e mirëpriti familjen time në vitin 1948? Apo koha e ka ngushtuar kaq shumë perspektivën popullore, dhe e

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ka ngatërruar aftësinë tonë për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtrat, dhe që SHBA-ja me të cilën unë rashë dikur në dashuri, i përket tashmë historisë? Për të mirë apo për të keq, së shpejti do ta mësojmë përgjigjen. (Autorja ishte sekretare amerikane e shtetit në vitet 1997-2001, dhe autore e librit “Ferri dhe destinacione të tjera: Kujtimet e shekullit XXI”) E ENJTE, 22 TETOR 2020

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Aksi rrugor Delaj – Poprat – Koritë

Edhe sa duhet të pre të shpresojnë banorë rruga të rikonstrukto Toni Ujkaj

Triesh – Njëri ndër prioritetet e Sekretariatit për Planifikim, Rregullim Hapësinor dhe Punë Komunale i Komunës së Tuzit menjëherë pas daljes së vendit nga izolimi, i radhitur

12

Javore KOHA

E ENJTE, 22 TETOR 2020

si i pari në listën e prioriteteve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në vend, ka qenë rikonstruksioni i rrugës që çon nga fshati Delaj-Poprat e deri në bjeshkën e largët të Koritës. Mirëpo nga atëherë (muaji maj) kur drejtuesi i këtij sekretariati ishte pronocuar për gazetën “Koha Javore” se kjo rrugë së shpejti do t’i nënshtrohet rikonstruksionit, rruga edhe pas pothuajse pesë muajsh prej kur sipas tyre do të fillonin punimet, mbetet në të njëjtën gjendje, e degraduar, e amortizuar, me gropa dhe një pjesë e mirë tërësisht e

paasfaltuar. Për të dhënë edhe më shumë shpresë dhe bindje se ky projekt do të përfundohet, ishe vetë kryetari i Komunës së Tuzit z. Gjeloshaj pak ditë para fushatës zgjedhore në vend i cili përmes disa deklaratave për publikun teksa përuronte disa akse rrugore përgjatë Malësisë, deklaroi se punimet në këtë aks rrugor do të fillojnë së shpejti, një lajm i cili padyshim që ishte i gëzueshëm e shpresëdhënës, veçanërisht për banorët e fshatit Poprat të cilët vuajnë më së shumti pasojat e kësaj

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

esin dhe ët që ohet? rruge e cila i ngjanë më tepër një rruge të mesjetës dhe jo të atyre që sot ekzistojnë në këtë shekull. Kërkesat e banorëve që kjo rrugë të asfaltohet janë paraqitur me dhjetëra herë nëpër media, kohëve të fundit edhe në media malazeze, ndërsa nëpër rrjete sociale kanë qenë të panumërta postimet teksa banorët e zonës e kanë evidentuar këtë problem i cili ende nuk po gjenë zgjidhje, ndërsa kërkesat dhe ankesat e tyre siç duket deri më tani kanë rënë në vesh të shurdhër. Tashmë dihet që rikonstruksioni i

Kërkesat e banorëve që kjo rrugë të asfaltohet janë paraqitur me dhjetëra herë nëpër media, kohëve të fundit edhe në media malazeze, ndërsa nëpër rrjete sociale kanë qenë të panumërta postimet teksa banorët e zonës e kanë evidentuar këtë problem i cili ende nuk po gjen zgjidhje, ndërsa kërkesat dhe ankesat e tyre siç duket deri më tani kanë rënë në vesh të shurdhër rrugës Kilometri i shtatë – Fudna –Triesh, u realizua me mbështetje financiare fillimisht të iniciatorit të parë për rikonstruksionin e këtij aksi rrugor, z. Kolë Cacaj e më pas falë grumbullimit të një sasie të konsiderueshme të të hollave nga bashkëvendasit trijeshjanë në diasporë dhe të kryeqytetit Podgorica i cili asfaltoi pesëmbëdhjetë kilometra të këtij aksi rrugor. Mirëpo rruga sërish mbeti e papërfunduar në tërësi, edhe sot. Nga kjo komunë dhe nga zyrtarët e saj ende nuk ka një qëndrim zyrtar

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

se pse kjo rrugë e cila një herë u radhit si e para në listën e rrugëve, nuk gëzoi ende një ndërhyrje që ka më shumë nevojë se çdo rrugë sot në Malësi. Mbetet për t’u parë në vazhdim se cili do të jetë fati i kësaj rruge kaq shumë të përfolur për t’u rikonstruktuar dhe aq të nevojshme dhe e domosdoshme për të gjithë ata që e përshkojnë këtë rrugë, e sidomos për banorët e fshatit Poprat të cilët po i dëmtojnë dhe thejnë veturat e tyre çdo ditë duke qenë të detyruar të kalojnë nëpër këtë rrugë. E ENJTE, 22 TETOR 2020

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Themelohet fondi Xhim Xhema pranë Universitetit Kansas

Në nder të ish-senat Për Koha Javore:

Frank Shkreli

Në një njoftim të përhapur të enjten e kaluar nga “Kansas University E çështjeve kombëtare, z. Jim (Xhim) Xhema me origjinë shqiptare nga G dollarë Institutit Dole pranë Universitetit të shtetit Kansas

Në njoftim thuhet se ky gjest gjatë viteve 1980 dhe ’90 i z. Xhema është një vlerëkur qeveria serbe kishte vensim i punës së Senatorit dosur ligjin e shtet-rrethimit Robert Dole dhe jepet në dhe sundimin diktatorial mbi shenjë falënderimi për dipopullatën shqiptare. plomacinë dhe mbështetjen Gjatë ceremonisë që u mbajt ndaj çështjes së Kosovës në Prishtinë gushtin që kagjatë dekadave dhe për loi, për të nderuar Senatorin miqësinë e tij të gjatë me Dole, z. Xhema tregoi se megSenatorin republikan Bob jithëse ata u rritën në dy botë Dole. të ndryshme, të dy u rritën në Një lidhje politike që bashkoi ferma bujqësore. “Të dy e aktivistin shqiptaro-amerikuptuam se, në fëmijëri, ishim Xhemail (Jim) Xhema (majtas) me ish-senatorin Bob Dole dhe ish-presidentin Bill Clinton, në kanin Jim Xhema dhe Senrritur në një mënyrë shumë të mbrëmjen e Këshillit Kombëtar Shqiptaro – Amerikan, në qershor 2003. atorin e shtetit Kansas, z. ngjashme me njëri tjetrin dhe Bob Dole është kthyer në se kemi shumë parime të njënjë miqësi midis këtyre dy jta,” është shprehur z. Xhema, jtave të shqiptarëve në Kosovë, por burrave që ka zgjatur për më shumë edhe për qëndresën e tyre të fortë siç raporton gazeta shqiptaro-amerise 30 vjet, theksohet në njoftimin e përballë këtyre abuzimeve. Sip- kane, Illyria në Nju Jork. shpërndarë për median. Kjo miqësi as shumë vëzhguesve, me vizitën e Ndërkaq, në njoftim thuhet se Sene lindur nga një fëmijëri me shumë senatorëve amerikanë në Kosovë në atori Dole falënderoi z. Xhim Xhema, gjëra të përbashkëta dhe e bazuar në vitin 1990 filloi edhe “ndërkombta- mikun e tij prej një kohe të gjatë, për respektin e ndërsjelltë midis këtyre rizimi i çështjes së Kosovës”, për të dhuratën dhe për vizionin e tij për dy burrave, frymëzoi dhënien e kësaj cilën fliste aq shpesh ish-Presidenti paqe dhe liri. “Xhim Xhema ka qenë dhurate prej 500.000 dollarësh In- historik i Kosovës, i ndjeri Dr. Ibra- miku im i ngushtë për shumë dekastitutit Dole, pranë Universitetit Kan- him Rugova, njëkohësisht edhe mik da. Ai është një njeri i shquar dhe i sas, thuhet në njoftimin e Universite- i ngushtë i z. Xhema dhe i Senatorit veçantë”, tha Robert Dole, njëri prej tit Kansas. Njoftohet se kjo dhuratë Robert Dole, si dhe krye-protago- politikanëve më të njohur të Amerishte planifikuar të jepej njëkohësisht nisti i miqësisë së përhershme midis ikës të shekullit të kaluar dhe më me ceremoninë e zbulimit të statujës Shteteve të Bashkuara dhe shqip- vonë. “Besnikëria dhe miqësia e së Senatorit Dole në Prishtinë, gush- tarëve - në një kohë - kur pak kush Xhimi-t gjatë viteve, kanë qenë gjithtin që kaloi, në kryeqytetin e Kosovës, dinte gjë për Kosovën dhe për shqip- monë shumë domethënëse për mua, në kujtim dhe në nderim të 30-vjetorit tarët. në aspektin personal, ndërsa dhurata të vizitës së parë të Senatorit Dole, Në njoftimin për themelimin e Fondit e tij e fundit për Institutin Politik Dole, me gjashtë kolegët e tij senatorë të Xhema thuhet se Jim Xhema është është një dëshmi e vërtetë e bujarisë njohur amerikanë në Prishtinë. takuar për herë të parë me Senatorin së tij të pakufishme dhe e angazhimIshte kjo vizita e parë e Senatorit Dole në vitin 1987, kur z. Dole ishte it të tij të vendosur për ta bërë këtë Robert Dole në Kosovë, vizitë e cila udhëheqësi i shumicës republikane botë më të mirë për brezat e ardkonsiderohet edhe sot si pikëkthe- në Senatin amerikan. Z. Dole ishte hshëm”, është shprehur ish-Senatori sa për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë ndër liderët e parë politik amerikan Dole. që gëzon sot Kosova. Senatori që solli vëmendjen ndaj gjëndjes në Fondi i Mundësisë Jim Xhema (“Jim Dole dhe kolegët e tij, dëshmuan Kosovë dhe popullatën e saj, krye- Xhema Opportunity Fund”) do të sigpara botës dhe komunitetit ndër- sisht, etnike shqiptare si dhe përp- urojë mbështetje për Institutin e Polikombëtar abuzimet serbe të të dre- jekjeve të saj për liri nga sundimi serb tikës Robert J. Dole për programet

14

Javore KOHA

E ENJTE, 22 TETOR 2020

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


torit Robert Dole

Endowment”, për mediat amerikane dhe shqiptare, thuhet se biznesmeni dhe mbrojtësi i Greenwich i shtetit Konektikat në Shtetet e Bashkuara i dhuroi 500.000 (gjysmë milioni)

dhe ekspozitat publike të Universitetit Kansas. Për të respektuar dëshirën e z. Xhema, ky fond do të përdoret për të sponsorizuar programe dhe ekspozita me tema dhe subjekte mbi Shqipërinë, Kosovën, Shqiptaro-Amerikanët ose rajonin e Ballkanit, në Evropën Juglindore. Ky fond mund të sigurojë gjithashtu mbështetje për studiues që do të merren me kërkime shkencore nëpërmjet Koleksioneve të posaçme dhe Arkivit Robert dhe Elizabeth Dole, thuhet në njoftimin për media. Ndërsa z. Bill Lacy, drejtori i Institutit Politik Dole pranë Universitetit Kansas, i shprehu mirënjohjen e tij të thellë z. Xhim Xhema për dhuratën duke thënë se Instituti Dole do të përfitojë shumë nga kjo dhuratë bujare. “Ne të Institutit Dole jemi vërtetë të nderuar dhe mirënjohës ndaj z. Xhema për këtë dhuratë bujare”, tha Lacy. “Kontributi i tij do të ndihmojë që të sigurojmë - që ne të vazhdojmë të nderojmë trashëgiminë e Senatorëve Bob dhe Elizabeth Dole dhe të hapim mundësi të reja për të zgjëruar programimin dhe kërkimet shkencore në fusha të reja dhe për audienca të reja”, përfundon njoftimi për themelimin e Fondit Xhim Xhema pranë Universitetit Kansas, në nder të ish-Senatorit të Shteteve të Bashkuara, z. Robert Dole. Vizita e Senatorit Robert Dole në Prishtinë në vitin 1990, ishte si të thuash katalizatori që vuri në lëvizje ndërkombtarizimin e “Çështjes së Kosovës”. Ishte paralajmërimi i parë për Uashingtonin zyrtar dhe botën se në Kosovë punët ishin shumë keq për shqiptarët, madje pat parashikuar edhe fundin e ish-Jugosllavisë si

shtet federativ. Pas “shtypjeve shokuese” që kishte parë në Kosovë ndaj shqiptarëve të asaj krahine nga ana e forcave policore serbe, ish-Senatori Dole ia nisi punës për të sensibilizuar Kongresin, por edhe popullin amerikan dhe botën për krimet dhe shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut që po ndodhnin në Kosovë kundër shqiptarëve autoktonë, nga forcat kriminale të Millosheviqit, duke e cilësuar atëherë situatën në Kosovë si të rrezikshme dhe të pa parashikueshme. Kjo ishte, pikërisht, edhe periudha që njëherazi vuri në lëvizje edhe lobimin në Kongres dhe pranë qeverisë federale të komunitetit shqiptaro-amerikan, i cili megjithëse i vogël në numër, arriti të siguronte një mbështetje të paparë deri atëherë — në qarqet e politikës amerikane – në favor të të drejtave dhe kauzave të shqiptarëve në trojet e tyre autoktone në ish-Jugosllavi dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në përgjithësi. Aftësia që e dalloi z. Xhim Xhema dhe veprimtarinë e tij gjatë dekadave në Amerikë ishte se ai diti të zgjidhte dhe të bënte miq për shqiptarët në Uashington, nga të dy partitë politike kryesore të këtij vendi – Republikanë dhe Demokratë - dhe ndër politikanët më të dalluar dhe më me influencë të këtij vendi demokratik, njerëz me vlera morale dhe politike, por edhe human si Robert Dole, që besonin në lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut për të gjithë popujt, pa dallim. Ishte fati ynë që komuniteti shqiptaro-amerikan kishte njerëz si Xhim Xhema i cili me veprimtarinë dhe me miqësinë e tij me politikanët më të njohur të këtij vendi – bëri që “çështja

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

e Kosovës” dhe të drejtat dhe liritë e shqiptarëve në përgjithësi, - gjatë një periudhe shumë kritike të historisë së shqiptarëve – interesat e tyre të ishin në krye të listës së politikës së jashtme amerikane, gjatë dekadave të fundit të shekullit të kaluar dhe fillim shekullin XXI. Njëri prej këtyre ishte edhe ish-Senatori Robert Dole, “Një mbështetës i pazëvendësueshëm i Kosovës, duke qëndruar pranë dhe në mbështetje të popullit të këtij vendi, në përpjekjet e tij për të ndërtuar një shtet të fortë dhe të lirë”, siç e ka cilësuar Senatorin Dole, ambasadori aktual amerikan në Prishtinë, z. Filip Kosnett. Ndërsa Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) në vitin 2003 e kishte vlerësuar kontributin e z. Xhema, gjatë viteve, me medaljen “Për Arritje të Mëdha në Jetë”, me motivacionin: “Për devotshmërinë e tij legjendare ndaj çështjes shqiptare dhe për punën e palodhur drejt përmirsimit të jetës së shumë shqiptarëve, në të dy anët e Atlantikut.” Ndihma prej dekadash e Senatorit Bob Dole dhe e politikanëve të tjerë amerikanë, është vlerësuar dhe nuk besoj se do të harrohen kurrë nga Kosova dhe as nga Kombi shqiptar. Dhurata bujare - e veprimtarit të njohur prej dekadash në komunitetin shqiptaro-amerikan, z. Xhim Xhema - për Institutin Dole të Universitetit Kansas – është një vlerësim tjetër i lartë që do të përjetësojë kujtimin e punës së palodhshme të këtij burri të madh amerikan në mbështetje të të drejtave bazë të njeriut, lirisë së shqiptarëve në përgjithësi dhe pavarësisë së Kosovës dhe të lidhjeve të përhershme midis dy popujve tanë, në veçanti. E ENJTE, 22 TETOR 2020

Javore KOHA

15


VËSHTRIM & OPINION

A do t’i vijë, vallë, fundi... kësaj odiseje?

Femrat e ditëve të sotme, ende të kushtëzuara Paula Dekaj

Nëse diku dëgjohesh se mbron një femër, mënjëherë etiketohesh “feminist/e”. Ndonëse është një e drejtë dhe jo fenomen. Sidoqoftë, nuk nevojiten lëvizje të mëdha çdo ditë, kur mund të bëjmë ndryshime të vogla përditë. Komente të gjinisë së kundërt më së shumti, por fatkeqësisht dhe të vetë femrave, sikur gjoja ‘‘femra ka lindur e nënshtruar”, ‘‘femra të shohë punën e saj” apo ‘‘femra e paaftë”, janë stereotipe të skaduara. Ndarja e aftësive nisur nga përkatësia gjinore, është një nga gabimet që po trashëgohet ndër shekuj. Kësisoj, secili prej nesh duhet të bindet se: - Femrat dinë dhe mund ta mbrojnë veten e tyre Duke filluar nga familja, ekziston fenomeni i të konsideruarit të vajzave si delikate dhe miti i mbrojtjes nga i vëllai. Në varësi të shoqërisë ku jetojmë dhe mentalitetit që na rrethon, ky mit bëhet realitet. Në mjedisin shqiptar kemi parë që një femër e mbrojtur, është ajo që ka shtatë vëllezër (ose të paktën një), përndryshe është zyrtarisht e paaftë për t’u mbrojur dhe një mashkull mund të bëjë ç’të dojë me të. Po kur një vajzë nuk ka një vëlla që ta mbrojë? Po kur është krejtësisht e vetme?

16

Javore KOHA

E ENJTE, 22 TETOR 2020

Në mjedisin shqiptar kemi parë që një femër e mbrojtur, është ajo që ka shtatë vëllezër (ose të paktën një), përndryshe është zyrtarisht e paaftë për t’u mbrojur dhe një mashkull mund të bëjë ç’të dojë me të.

Sa të rrezikuara janë femrat, e dëshmojnë rastet e abuzimeve ndaj tyre. Sidoqoftë, femrat dinë dhe mund të vetëmbrohen. - Femrat mund të zgjedhin vetë si të duken Ndonëse plot femra ikona të modës dhe bukurisë, sërish meshkujt ngrenë krye. Tentojnë kështu (dhe po, edhe e bëjnë!) të kushtëzojnë mënyrën si vishet vajza, motra, gruaja. I japin tagrin vetes të vënë rregulla, t’i caktojnë ata limitet e së moralshmes dhe të pamoralshmes. Fanatizmi i theksuar dhe vetëngarkimi me këtë pushtet (pavarësisht intelektit), bën që të lindë kështu një “profesion” i ri, ku tanimë “Mjeshtri” mund të përcaktojë gjatësinë e fundit, dënimin me “Mos guxo ta veshësh!” të dekoltesë, takat, bërjen ose jo të makiazhit, bizhuterive... Mjeshtri, pra! - Femrat dhe arsimimi

Përgjatë tri viteve të studimit në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, kam vëne re se nëse një grup studentësh ka 25 vetë, 20 prej tyre janë femra. Një shifër e mirë kjo që tregon dëshirën e tyre për edukim. Sidoqoftë, shifra nuk i zhduk hendeqet. Secili prej nesh mund të ketë qenë ose është dëshmitar i të paktën një rasti të një vajze, të mitur a adoleshente, që është ‘‘ngujuar’’ në shtëpi si pasojë e mentalitetit të ngushtë familjar, duke prerë në mes të ardhmen e saj. E sa të tjera vajza lihen përsëri në shtëpi, me të përfunduar arsimin e mesëm. Shkak mund të bëhen dhe vështirësitë ekonomike. Po kur të kyç mentaliteti? Zanafillë, në të shumtën e rasteve, është familja, mungesa e edukimit dhe përkrahjes. Kjo dhe shumë të tjera, dëshmojnë se ndonëse lindur e lirë, si çdo qenie tjetër, kjo liri i privohet. - Liri në të zgjedhur, liri në vendimmarrje Nga martesat e shkuara të gjysheve dhe nënave tona me mblesëri, gjendemi sot në realitetin e njëjtë të një shekulli të ri. Viti 2020 dhe si duket, kanë ecur vetëm vitet! Vajzat janë rritur, bërë tanimë nëna, e martesat gjoja të lumtura i ngjajnë sërish një ngujimi. Jo kudo, të kuptohemi! Ka dhe përjashtime. Sidoqoftë, problemi është i pranishëm. Pushteti i prindërve, i familjes, i të moçmit të fisit, i mentalitetit të ndryshkur mbi vajzën, qenka ende i madh! Për rrjedhojë, shumë vajzave sot u bëhet presion të martohen të reja, pa arritur moshën madhore, pa rendur

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

një herë pas dëshirave dhe ëndrrave të tyre. U kyçën, të gjorat, në sirtar, filizat e njomë u thanë e fëmijëria humbi! Sepse ajo, ende fëmijë, mbi supe mban peshën e botës. Për lexuesin nuk mund të jetë i pashfletuar romani “Sikur të isha djalë’’, i autorit Haki Stërmilli. Veçoj, ndër shumë të tjerë, një fragment të atij libri, ku thuhet: ‘‘Martesa lypset të jetë akt i lidhjes së dy zemrave, i pa-

jtimit të karaktereve, i përshtatjes së prirjeve dhe i bashkimit të të gjitha pikëpamjeve. Përndryshe, ndjell kobe e mbjell mjerime për palën e bashkueme.’’ - Femrat mund të divorcohen Po, munden! Edhe merimanga e thur më bukur rrjetën e saj, vetëm. Kur lidhjet martesore “thuren” në mënyrën e gabuar, nuk bëjnë më çudi ngecjet në situata të kompli-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

kuara. Presioni i meshkujve, herëherë dhe varësia ekonomike, i nxisin ato të bashkëjetojnë me një dhunues. Përveç kësaj, frika nga ndëshkimi “fatal” i shoqërisë, i bëri të ulin krye dhe të mos divorcohen kurrë. Ndaj, pse u dashka martuar pa u njohur dhe dashuruar së pari?! Kohët kalojnë. E shkuara është si era. A do t’i vijë, vallë, fundi... kësaj odiseje? ... E ENJTE, 22 TETOR 2020

Javore KOHA

17


LETËRSI

Kundër fjalëve që u pë në “Fjalorin e Gjuhës s

Lazër Stani Një status i publikuar dje me titullin “Mësoni turqisht me Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe”, ngjalli shumë debate, pakënaqësi, mendime të kundërta. E respektoj mendimin e secilit, të drejtën për të mbrojtur dhe për të shprehur qëndrimet e

18

Javore KOHA

E ENJTE, 22 TETOR 2020

veta, pikëpamjet e veta. Unë jam shkrimtar, jo gjuhëtar. Çdo shkrimtar në këtë rrokulli, ka një lidhje emocionale me gjuhën në të cilën shkruan, një lidhje dashurie që nuk mbaron kurrë. Unë nuk kam asgjë me gjuhën turke, dhe as me ndonjë gjuhe tjetër, pasi çdo gjuhë e konsideroj pasuri të njerëzimit. Por, si shkrimtar që shkruaj në gjuhën shqipe (nuk është zgjedhja ime, shqiptar kam lindur) e dua gjuhën time, më dhembin

edhe sot e gjithë ditën vuajtjet e saj në histori, plagët e saj të dhunshme, shtrembërimet, masakrimet, ndotjet, njollosjet. Unë nuk jam nga ata, që i mohon vlerat e “Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe”. Përkundrazi, jam ndër njerëzit që e shfleton pothuajse çdo ditë. Por, kjo nuk me pengon të shoh mangësitë që ka. E di se është një fjalor i hartuar në kushte të vështira, në kushtet e diktaturës dhe me

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


LETËRSI

ërfshinë “pa doganë” së Sotme Shqipe”

metodologji marksiste çka ka bërë që fjalori të këtë, veç mangësive të tjera, edhe një ngarkesë të zymtë ideologjike. Mendoj se këto tridhjetë vjet kanë qënë të mjaftueshme për t’i bërë një redaktim shkencor fjalorit, duke e çliruar atë nga ideologjia. Por, në të gjitha botimet nuk e ka marrë kush mundimin ta bëjë këtë, të paktën në botimet që kam parë unë. Së dyti, dhe kjo çështje jo më pak e rëndësishme, është përzënia nga fjal-

ori i fjalëve të huaja të panevojshme, turqizma qofshin këto, apo të huajtura nga gjuhë të tjera, që janë futur si njolla në trupin e shqipes. Unë nuk besoj se ka gjuhëtar normal, që të thotë se janë të nevojshme në leksikun e shqipes fjalë të tilla, si aksham, sabah, haber, zullum dhe qindra e qindra fjalë të tjera të kësaj natyre, që janë përfshirë “pa doganë” në “Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe”. Shkakun nuk e di, por argument shken-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

cor këtu nuk gjej. Dhe e fundit që dua të them është se asnjë fjalor nuk është punë e kryer njëherë e përgjithmonë. Fjalori në konceptin tim është një libër i hapur që çdo ditë pasurohet, përtërihet, përkryhet. Qëndrimi dogmatik ndaj një fjalori të hartuar në rrethana të caktuara historike, aspak të favorshme për shkencën dhe të vërtetën, nuk më duket qëndrim i arsyeshëm. Dhe as shkencor kurrsesi. E ENJTE, 22 TETOR 2020

Javore KOHA

19


EKONOMI

Sipas raportit të Bankës Qendrore të Malit të Zi

Kina zëvendëson investitori më i m

Banka Qendrore e Malit të Zi njoftoi se Kina investoi 70 milionë euro në vend në gjysmën e parë të vitit 2020, kryesisht në kompani malazeze dhe pasuri të paluajtshme. Kjo është hera e parë që Kina përmendet në raportin vjetor të Bankës Qendrore si një investitor i madh i huaj. Në vitin 2018 dhe 2019, ajo nuk u përmend ndër 50 vendet e para që investonin para në vend Kina është bërë investitori më i madh në Malin e Zi me 70 milionë euro në investime të drejtpërdrejta në gjysmën e parë të këtij viti, sipas një raporti të Bankës Qendrore të Malit të Zi botuar nga gazeta “Vijesti” të martën. “Investimet kineze përfshinin investime në kompani në Mal të Zi ose blerjen e tyre, blerjen e pasurive të

20

Javore KOHA

E ENJTE, 22 TETOR 2020

patundshme dhe borxhe që kompani nga Mali i Zi kanë marrë nga kompani nga Kina”, thuhej në raport. Kjo është hera e parë që Kina përmendet në raportin vjetor të Bankës Qendrore si një investitor i madh i huaj. Në vitin 2018 dhe 2019, ajo nuk u përmend ndër 50 vendet e para që investonin para në vend.

Investimet kineze klasifikohen si konfidenciale në raport. Megjithatë, dihet se korporata “China Road and Bridge”, CRBC, po ndërton pjesën e parë të autostradës Bar-Boljare, e mbuluar nga një hua prej 944 milionë dollarësh nga Exim Bank e Kinës. Në qershor 2020, Mali i Zi nënsh-


EKONOMI

n Rusinë si madh në Mal të Zi kroi gjithashtu një kontratë me vlerë 54 milionë euro me konsorciumin kinezo-malazez DEC International-Bemax-BB Solar-Permonte për rindërtimin e termocentralit Plevlja. Sipas raportit të Bankës Qendrore, nga janari në gusht, investimi i përgjithshëm i huaj arriti në 468 milionë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishte 515 milionë euro. Me 43.3 milionë euro të investuara, Italia ishte e dyta më e rëndësishme për sa i përket investimeve të huaja direkte. Sipas raportit të Bankës Qendrore, 7.9 milionë euro u investuan përmes huave nga kompani italiane, ndërsa 35.4 milionë euro të mbetura ishin investime në kompani dhe banka malazeze, si edhe blerje

Sipas raportit të Bankës Qendrore, nga janari në gusht, investimi i përgjithshëm i huaj arriti në 468 milionë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishte 515 milionë euro. Me 43.3 milionë euro të investuara, Italia ishte e dyta më e rëndësishme për sa i përket investimeve të huaja direkte.

pasurish të patundshme. Rusia ishte investitori më i madh në Malin e Zi vitin e kaluar, por tani ajo është në vendin e tretë me 42.5 milionë euro të investuara. Banka Qendrore tha se 15 milionë euro nga këto ishin hua nga kompani ruse, ndërsa 14.4 milionë euro ishin investuar në pasuri të paluajtshme.

13 milionë euro të mbetura nga Rusia janë investime në kompani dhe banka malazeze dhe kthime kapitali, por detajet e këtyre janë deklaruar konfidenciale. Investitori i katërt më i madh në Mal të Zi ishte Zvicra me 37.3 milionë euro, kryesisht në huazime nga kompanitë zvicerane, ndërsa SHBA-ja investoi (BIRN) 21.5 milionë euro.

E ENJTE, 22 TETOR 2020

Javore KOHA

21


KULTURË

Arjeta Ferlushkaj pranohet në Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë

Studiuese serioze e letërsisë

Është një traditë e bukur që muaji tetor të quhet ndryshe dhe “Muaji i Letërsisë”, dhe ditët e këtij muaji duhet të kenë mjaft lajme të reja, të bukura. Në kushte më të mira pa COVID-19 do të ishte të bënim në ndonjë qytet të Amerikës promovime të veprave të botuara. Po prapë na vjen lajm i gëzuar. Fillimi i muajit tetor vjen me një ogur të bardhë për Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, sepse pranuam si anëtare në radhët e Shoqatës doktoranten e letërsisë Arjeta Ferlushkaj. Arjeta Ferlushkaj është shpërngulur në SHBA në fund të vitit 2016 dhe jeton mes shteteve Nju Jork dhe Nju Xhersi. Pas bashkëpunimit që kemi pasur në të kaluarën, ajo tani është anëtare e rregullt e Shoqatës së Shkrimtarëve. Studiuesja Arjeta Ferlushkaj me kohë ka dërguar në bibliotekën e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë librin e saj “Pasqyrat e postmodernitetit”, botuar nga Shtëpia Botuese “Onufri” si dhe ka plotësuar formularin e anëtarësimit. Është ky një rregull për të qenë e barabartë në komunitetin e poetëve dhe shkrimtarëve anembanë Amerikës në shtëpinë e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, një lidhje elitare, e suksesshme dhe modele për krijuesit shqiptaro-amerikanë. Arjeta Ferlushkaj ka në proces botimi librin saj të dytë që pritet të dalë pas pak ditëve.

22

Javore KOHA

E ENJTE, 22 TETOR 2020

Kryetari i Shoqatës, Mëhill Velaj, bashkë me kryesinë, e vlerësojnë anëtarësimin e doktorantes Arjeta Ferlushkaj si studiuese serioze e letërsisë, por edhe për aftësitë e saj në fushën e bibliografisë. Le të kujtojmë që gjatë vitit 2020 kemi pranuar edhe katër anëtarë të rinj: Xhemal Gora, Jani Plasa, Ermira Mitre dhe Frank Shkreli. Kemi botuar librin “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë -Autorë dhe vepra”, me mbi 103 anëtarë, gjithashtu edhe revistën e vetme letrare në SHBA “PENA”, organ i Shoqatës së Shkrimtarëve. Arjeta Ferlushkaj u lind në Shkodër më 22 shtator 1983. Ka studiuar në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në degën Gjuhë-Letërsi. Në Universitetin e Tiranës ka kryer studimet Master në profilin “Studime Letrare”. Nga viti 2006-2016 ka punuar në Bibliotekën Shkencore të Universitetit të Shkodrës në pozicionin e përgjegjëses së Fondit të Librit Shqip. Ka qenë anëtare e Institutit Alb-Shkenca nga 20092016. Është doktorante në profilin “Shkenca Letrare” pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë (sot quhet Akademia e Studimeve Albanologjike). Ka marrë pjesë në seminare e Konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka botuar artikuj publicistikë dhe studimorë në gazeta, revista e buletine shkencore brenda e jashtë Shqipërisë. Ka botuar studimin “Pasqyrat e

postmodernitetit. Elemente të poetikës postmoderne në romanet e Ridvan Dibrës” në vitin 2012 nga Shtëpia Botuese “Onufri”, Tiranë. Si studiuese e letërsisë është e specializuar në atë bashkëkohore e posaçërisht në zhanrin e prozës. Studimet pasuniversitare për master dhe shkolla doktorale, të dyja të fokusuara në prozën bashkëkohore, e kanë plotësuar dhe, sigurisht, rritur nivelin kërkimor shkencor. Ka ndjekur metodat studimore bashkëkohore kryesisht, me fokus kryesor në shkollat e kritikës letrare që kanë në vëmendje tekstin e më pak autorin. Prirja për ta vlerësuar një vepër nisur më shumë nga emri i autorit nuk është e re. Është një “problem” që e ka dëmtuar jo pak artin e vërtetë, letërsinë si art i fjalës. Prandaj ka synuar në Shqipëri dhe synon tani edhe këtu në SHBA që të përcjellë frymën e një kritike të vërtetë sa i takon vlerësimit që i duhet bërë një krijimtarie. Në çdo rast, studiuesi duhet të ketë bazë të punës tekstin, pavarësisht autorësisë. Përvoja e saj dhe e disa anëtarëve që merren me studimin e letërisë Shoqatës sonë i hapin horizonte të reja. Përgjstë disa viteve ne kemi organizuar seminare, por që synojmë që të organizojmë edhe të tjera seminare, pse jo edhe Konferenca shkencore për data të rëndësishme historiko-letrare, për shkrimtarë të ndryshëm apo edhe për fenomene letrare. Një temë diskutimi mbase do të jetë prirja e letërsisë së di-


KULTURË

asporës. Në to secili pjesëmarrës në seminar ose konferencë të përgatisë shkrime për autorë të diasporës, apo të bëhen analiza rreth

prirjeve tematike dhe të formës letrare që po ndjekin autorët e diasporës. Kjo duhet të jetë një domosdoshmëri përderisa në Shoqa-

të kemi krijues e studiues me grada shkencore. Adnan Mehmeti E ENJTE, 22 TETOR 2020

Javore KOHA

23


HISTORI

Nga tradita jonë - Barka të moçme dhe të famshme ulqinake (2)

Fundi i trishtues

Anija “Sllani“ ishte rreth 12 metra e gjatë, 4 metra e gjerë dhe kishte dy direkë. Ishte në pronësi të kompanive të peshkimit, kur babai im ka punuar në të. Më vonë i është shitur Noc Zef Shkrelit nga Shtoji. Emrat e disa anijeve më të rëndësishme të pronarëve ulqinakë

Gani Karamanaga

“Sllani” (vijon nga numri i kaluar) Në ditët e gushtit 2017 ndodhi një fenomen natyror. Gryka e Bunës, në anën perëndimore të Adës, u ngushtua dhe u mbyll fare. Ndërhynë institucionet vendore dhe ato shtetërore dhe me eskavatorë e çelën përsëri për ta bërë të lundrueshme. Duke biseduar për ndodhitë rreth lumit Buna me shokun tim të fëmijërisë, Selatin Tino Vogliqin, ai më tha: “Grykën e kanë çilur me dy bagera paksa, por kjo nuk është zgjidhja definitive.

“ 24

Ishulli ‘Franc-Gjozefi’ është bashkuar me Velipojën e Shqipërisë, kurse ‘Rodomi’ është bashkuar me Adën, në anën tonë të Bunës.” Selatini vazhdoi: “Para disa vjetëve, duke hyrë në Bunë me barkën tonë ‘Suzana’, takuam në grykë. Shkova e thirra në ndihmë trajektin për të na nxjerrë. Për gjysmë sahatit barka u shtrembërua në një anë… Buna bjen shpejt shumë ranë e shumë gjana tjera. Njashtu edhe ‘Sllani’ është mbytur para shumë vjetëve...” Kjo bisedë spontane me shokun tim, më rikujtoi ngjarjen - mbytjen e barkës “Sllani” para gjashtëdhjetë vjetëve në grykën e Bunës. … Anija “Sllani“ ishte rreth 12 metra e gjatë, 4 metra e gjerë dhe kishte dy direkë. Ishte në pronësi të kompanive të peshkimit, kur babai im ka punuar në të. Më vonë i është shitur

Ishin vitet e gjashtëdhjeta të shekullit XX. Një ditë, duke kaluar grykën e Bunës me anijen “Sllani”, papritmas u prish motori. Anija u ndal te gryka. Ishte mot me stuhi, valë të mëdha… Para se të mund të arrinte ndonjë ndihmë, “Sllani” fillimisht u kthye në një anë, pastaj humbi pjesa te motori - kiçi, kurse pas një kohe valët e mbuluan fare.

Javore KOHA

E ENJTE, 22 TETOR 2020

“Postiq” - barka më e madhe ulqinake dhe shqiptare e vëllezërve Jakup, Reshit, Maliq dhe Hysein Nimanbegut nga Kalaja e Ulqinit. Brigantina “Mashallah Muradije” - komandant i saj ishte Mahmud Tivari. Skunda “Al Katerina” - kapedan i saj ishte Hysein Begu, kurse pas vdekjes së tij, djali i tij Meço Begu. Nava “Kavall Medina” - komandant i saj ishte Nel Duli. “Hulusije” - nava me tre direkë e pronarit Bet Shurdha. Skunda “Amalia” - me kapedan Tahir Shurdhën. “Elbasan” – trabakullë në pronësi të Selim Shurdhës. “Bestia” - kësaj barke nuk i dihej përkatësia kombëtare. Dihet se e ka mbytur një ciklon. Anëtarët e ekuipazhit janë larguar me një sandall duke e përshëndetur barkën me dorë. Kapedani ka mbetur në barkë, sepse, sipas traditës, kapedani e braktis anijen i fundit. Noc Zef Shkrelit nga Shtoji. Njëri prej anëtarëve të ekuipazhit ishte atëherë edhe Hashim Dervishi (1938-?). “Sllani“ ka lundruar deri në Gravozhë (Gruzhë - Dubrovnik).


HISTORI

shëm

Anija “Sllani”, në molin e Ulqinit

Mbytja e “Sllanit”

Ishin vitet e gjashtëdhjeta të shekullit XX. Një ditë, duke kaluar grykën e Bunës me anijen “Sllani”, papritmas u prish motori. Anija u ndal te gryka. Ishte mot me stuhi, valë të mëdha. Aty hodhën spirancën. Me sandall të vogël kaluan në anën e majtë të bre-

gut që të kërkojnë ndihmë kapiteni Hasan Cano Karamanaga dhe Noc Shkreli, pronar i anijes “Sllani”. Para se të mund të arrinte ndonjë ndihmë, “Sllani” fillimisht u kthye në një anë, mandej humbi pjesa te motori - kiçi, kurse pas një kohe valët e mbuluan fare. Ky ishte “seferi” i fundit

i kësaj anije të vjetër. Biseda me Selatinin definitivisht i zhduku të gjitha dilemat e mija. Babai ynë nuk ishte fajtor për këtë mbytje. “Fajtorë” ishin lumi Buna dhe deti i trazuar. (Fund) E ENJTE, 22 TETOR 2020

Javore KOHA

25


KULTURË

Botime të reja

Pasqyrim i gjendjes ekzistuese në fushë drejtave të popujve p (Kristjan Gj. Dukaj, Të drejtat e pakicave në Mal të Zi dhe mekanizmat ekzistues për mbrojtjen e tyre, Botimet Fiorentia, Shkodër, 2020)

Para disa ditësh doli nga shtypi libri “Të drejtat e pakicave në Mal të Zi dhe mekanizmat ekzistues për mbrojtjen e tyre” i autorit Kristjan Dukaj, politolog – dega marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci. Libri

26

Javore KOHA

E ENJTE, 22 TETOR 2020

është punimi i mikrotezës për master shkencor, i cili është mbrojtur në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Sarajevës, nën udhëheqjen shkencore të prof. dr. Shaqir Filandrës. Punimi është

pasqyrim i gjendjes ekzistuese në fushën e të drejtave të popujve pakicë dhe bashkësive etnike në Mal të Zi, respektivisht rrjedhën dhe zgjidhjet institucionale në këtë fushë, të parashikuara me Kushtetutën e ven-


KULTURË

ën e të pakicë Kanë thënë për librin Punimi i Kristjan Dukajt, fillimisht mikrotezë në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Sarajevës, tashmë i botuar si libër, me tematikën e vet është kontribut i rëndësishëm në zhvillimin e mendimit politologjik në hapësirën e gjerë akademike. Pikërisht, Dukaj, çështjen e pakicave në Mal të Zi, apriori e trajton si çështje demokratike: pesha e demokracisë së një shoqërie është statusi dhe pozita e pakicave të saj dhe, duke marrë parasysh se shoqëria dhe shteti i Malit të Zi, ngjashëm sikur shoqëritë tjera post-jugosllave, etnikisht e ndryshme, është e rëndësishme të përcillen dhe të analizohen arritjet pluraliste politike dhe shoqërore të bashkësive të këtilla. Prof. dr. Shaqir Filandra Fakulteti i Shkencave Politike - Sarajevë Libri i Kristjan Dukajt, i cili ka në fokus të drejtat e pakicave në Mal të Zi dhe mekanizmat mbrojtës të tyre, është tejet i rëndësishëm jo vetëm për qytetarët, pjesëtarë të popujve pakicë, por ndihmon edhe në ngritjen e kapaciteteve të organizatave vendore e qytetare dhe të subjekteve të tjera që aktivitetet e tyre i zhvillojnë të gërshetuara me legjislaturën për mbrojtjen e pakicave. Ali Salaj, redaktor përgjegjës i gazetës “Koha Javore” Kam pasur nderin dhe kënaqësinë e veçantë që të lexoj punimin shkencor “Të drejtat e pakicave në Mal të Zi dhe mekanizmat ekzistues për mbrojtjen e tyre”, përgatitur nga magjistër Kristjan Dukaj. Pakicat nacionale kanë shërbyer dhe do të shërbejnë si faktori kryesor për sigurinë e paqes, stabilitetit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në rajonin e Ballkanit. Dua që në fillim ta përgëzoj autorin Dukaj për mënyrën se si ka hulumtuar faktet dhe stilin me të cilin e ka shkruar këtë punim me vlera të mëdha shkencore, sociale, politike dhe kulturore. Ky punim do të shërbejë si udhërrëfyes për çdo diplomat të huaj apo vendas, gazetar, analist apo historian, që do të ketë nevojë të shohin realitetin e demokracisë multietnike të Malit të Zi. Arben Çejku, ambasador Drejtor ekzekutiv i ACGG-së dit dhe ligjet përkatëse në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të qytetarëve, pjesëtarë të popujve pakicë. Libri është botuar nga Shtëpia Botuese “Fiorentia” - Shkodër. (Kohapress)

Kështu, punimin e kolegut të ri, Kristjan Dukaj, e konsideroj si kontribut të rëndësishëm të arriturjeve të deritashme në këtë fushë në Mal të Zi, i cili ka bërë hapa të dukshëm përpara në respektimin dhe afirmimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave. Ass. Berina Beshiroviq, MA Fakulteti i Shkencave Politike - Sarajevë E ENJTE, 22 TETOR 2020

Javore KOHA

27


TRADITË

Traditë detarie

Familja detare - Nim

Familja e Nimanbegëve është e dalluar në Ulqin për dy karakteristika: e kanë pasur barkën me vela më shqiptarë në përgjithësi, ‘Poskiq’, si dhe, Jakup Begu, i pari ndër ulqinakë mori diplomën kapidan i lundr Për këtë familje të famshme pronarësh barkash dhe detare, na kallëzon zotëri Hajro Nimanbegu (1940)

Hajro Ulqinaku

Hajro Nimanbegu

Familja është e lindur dhe e rritur në Kala (të Ulqinit). Informatori na thotë: - E mbaj në mend, por si dhe janë kallëzime prej nënës së madhe, gjyshes Mine. Një djalë, s’ia mbaj në mend emrin, nga fillimi i shek. XIX, dy hallat e veta, të fesë tjetër, kanë vdekur më 1815 dhe më 1818. Shtëpinë e kanë pasur te shtëpia e Niman Begut. Tre breza kanë shkuar: 1) Nimani I, 2) Jakupi I, 3) Nimani II. Nimanit II i fali zoti 4 fëmijë: Jakupi, më i madhi, Hyseini, Maliqi dhe gjyshi im – Rashidi. Të gjithë kanë qenë detarë. I madhi dhe i vogli e kanë vazhduar pa shkëputje lundrimin, detarinë. Tanë jetën e kanë kaluar si lundrues, detarë, si edhe Maliqi. JAKUPI, në Ulqin, si kapidan i parë i lundrimeve të gjata, i pari ishte që e ka marrë diplomën me shkrim, në prill të 1905, nga Principata e atëhershme e Knjaz Nikollës. RASHIDI nuk më kujtohet datëlindja, ka vdekur më 1927, në Durrës. Në breg e ka zënë qymyri. Po ashtu ka qenë kapidan, i lundrimeve bregore dhe mesdhetare. Hyseini është marrë me detari dhe tregti. Ka lundruar kohë pas kohe. Ka vdekur dikur me 1947 në Ulqin.

28

Javore KOHA

E ENJTE, 22 TETOR 2020


TRADITË

manbegu

të madhen ndër ulqinakë dhe ndër rimeve të gjata. ).

Nga familja e Jakup Begut, djali më i madhi, dy djemtë e tij: Nimani IV dhe Hyseini (babai i Cafo Nimanbegut) kanë qenë motorista. Nimani IV ka qenë edhe vozitës i anijes. Djali i Nimanit IV, djali i tretë i tij – Skënderi, është kapidan i parë ndër Niman-begët, kapidan i lundrimeve të gjata, i shkolluar. Në Kotorr e ka mbaruar Shkollën e Mesme dhe atë të Lartë të Detarisë, e ka titullin kapidan i lundrimeve transoqeanike. Skënderi punon në portin e Tivarit, tash në një agjenci të eksportit. Të tjerët – shpjegon informatori ynë nuk janë marrë me detari. Nga familja e Rashid Begut (edhe Rashidi është kapidan), djemtë e tij: Enveri, është kapidan i lundrimeve bregore. Ndër të parët pas Luftës II Botërore ka qenë me diplomë edhe djali i dytë, Muhamedi, ndjesë pastë ka qenë detar – noshtromo. S’ka pasur mundësi të aftësohet, të shkollohet më gjatë. Familja e Enver Begut, djali i dytë, Rashidi, është kapidan e ka kryer Shkollën e Lartë të Detarisë në Kotorr. Nga familja e Hysein Begut s’është marrë më kush me det. Janë marrë me tregti. Nga familja e Maliq Begut, vëllai i tretë sipas moshës, të gjithë janë marrë me detari.

Dy vëllezër kapidana:Jakup dhe Rashid Nimanbegu

Fahrija (Jushi) – marinar – peshkatar. Avdoja – kapidan (s`janë shkolluar, por kanë marrë certifikata gjegjëse). Ka lundruar nëpër Mesdhe. Serveti – marinar – noshtromo. Zyti – ka vozitur jaht të Zarës. Është kapidan i anijeve turistike, anijeve të veçanta. Është lundrus i rrallë në Ulqin. Prej të gjithë këtyre të gjallë janë: Avdoja më i moçmi, është në pension. Zyti, i dyti nga mosha, është i papunë,

meqë punonte në Kroaci. Skënderi, thamë, punon në Tivar. Reshoja është në Amerikë dhe Ulqin. Këtu e përfundojmë tregimin për familjen detare Nimanbegu. Po sa shumë që di ky Hajro Nimanbegu, e sa pak më tha! Shëndosh! Sigurisht një herë tjetër do të më kallëzojë për detin, detarët, barkat... Do të më flasë për të tjera ngjarje të Ulqinit, Kalasë... E ENJTE, 22 TETOR 2020

Javore KOHA

29


PORTRET

Portret detarësh të njohur: Isa Resulbegu

Jeta ime - deti, barkat dhe familja “Për të fituar bukën për fëmijë kam shkuar në det, jam dashuruar me të dhe kurrë nuk e kisha ndërruar profesionin. Më në fund, kam vazhduar edhe traditën e familjes sonë të njohur, në mesin e të cilëve ka pasur edhe shumë detarë, oficierë dhe kapedanë me nam. Në përgjithësi deti ka qenë jeta jonë”, thoshte ai.

Ismet Karamanaga Pavarësisht se ka kohë që ka ndërruar jetë, Isa Resulbegu ka mbetur në kujtesën tonë si një detar me nam, i cili për çdo ditë ka dalë deri te bedeni, apo siç ka ndodhur më vonë edhe te terraca e shtëpisë së tij, e cila gjendet pranë bedenit nga ana jugore e Kalasë së Ulqinit, ku ka shijuar dhe ka shikuar detin dhe barkat që lundrojnë në rrugën e tyre drejt porteve të ndryshme. Kur është pensionuar, pas lundrimeve dhe “navigimeve” të gjata nëpër detet dhe oqeanet me anije të ndryshme të kompanive të mëdha nga ish-Jugosllavia, në shtëpinë e tij në Kala ka ndërtuar një vend, urën e komandimit, siç e quante ballkonin e tij, nga ku ai për çdo ditë shikonte horizontin duke përcjellur barkat dhe anijet që kalojnë pranë qytetit të Ulqinit. Kishte një nostalgji dhe mall të madh për detin dhe për ato anije që

30

Javore KOHA

E ENJTE, 22 TETOR 2020

për çdo ditë kalonin para syve të tij. Në shumë prej tyre ai ka qenë “kapo” i makinërisë me nam. Mbi 40 vite ka lundruar nëpër tërë detet e botës, në veçanti nëpër Mesdhe. Deti dhe natyrisht, siç ndodh te të gjithë detarët, bashkëshortja e tij Ylfetja, kanë qenë dashuritë më të mëdha në jetën e tij. Vështirë të imagjinosh një çift i cili shumë kohë, deri në pensionim, ka jetuar i ndarë, por i cili ka jetuar në harmoni të jashtëzakonshme. Koha kalon, por kujtimet mbesin në kujtesën tonë, në veçanti te ne të cilët kemi lindur në shkumbën e detit në Kala, për detarë dhe anije ku kanë lundruar të parët tanë, në veçanti njerëzit me të cilët shpeshherë kemi biseduar. Në vitin 2012 Isaja ka ndërruar jetë, por kujtimet për këtë personalitet të Kalasë sonë, natyrisht më së pari te familja e tij më e ngushtë - bashkëshortja Ylfetja, djemtë, nipat dhe mbesat të cilët jetojnë dhe punojnë në Amerikë, si edhe te ne të cilët e kemi njohur, ende janë të freskëta. Mirëpo, më së tepërmi këto kujtime në vete dhe me vizitorë të ngushtë i ruan bashkëshortja Ylfetja, e vetmuar në shtëpinë e tyre në Kala, me shikim nga horizonti dhe Otrantoja.

”Kapo” Isa Resulbegu ka qenë gjithmonë një figurë markante, i veshur me rroba “kaki”, gjithmonë i qeshur, komunikativ dhe “i butë”, siç thotë populli ynë, por me një autoritet të rrallë. Kurdoherë kur kam kaluar rrugës pranë shtëpisë së tij, asnjëherë nuk e kam dëgjuar se e ka ngritur zërin. Neve të rinjve nga Kalaja shpeshherë na ka biseduar për detin, prandaj gjithmonë kemi pasur respekt të posaçëm ndaj tij. Gjithmonë ka qenë i gatshëm për të ndihmuar, ka folur qartë, më së tepërmi ka folur mbi detin dhe navigimin në kushte të vështira nëpër oqeane, për barkat tejoqeanike, për makineritë e mëdha brenda anijeve, ku ai ka qenë komandant (“Kapo”). Asgjë nuk ka harruar, asnjë sekuencë të jetës së tij, në veçanti nga lundrimet e shumta me anije të mëdha anembanë rruzullit tokësor. Shpesh tregonte Isa Resulbegu, gjatë vizitave të shpeshta në ballkonin e shtëpisë së tij, se sa shumë situata interesante ka përjetuar, gjëra të vështira në lundrimet e shumta më anije përgjatë shumë viteve të jetës së tij në det, por gjithashtu edhe shumë gjëra të bukura të cilat i kanë mbetur në kujtesë. Të jesh “Kapo” është përgjegjësi e


PORTRET

madhe, për njerëzit, barkën dhe për “kargon”. “Makina është ‘zemra e vaporit’”, thoshte shpeshherë Isaja. Prandaj nuk kanë thënë dhe nuk e kanë përsëritur pa arsye detarët ë vjetër thënien “se deti është bukë e gjak” dhe “Padishah në vete”, me rreziqe dhe surpriza që kanë ndodhur gjithmonë. “Por, unë kam pasur fat dhe i kam përballuar të gjitha”, thoshte Isa Resulbegu, njëri ndër anëtarët e fisit të njohur Resulbegu nga qyteti ynë. “Për të fituar bukën për fëmijë kam shkuar në det, jam dashuruar me të dhe kurrë nuk e kisha ndërruar profesionin. Më në fund, kam vazhduar edhe traditën e familjes sonë të njohur, n të cilëve kaë mesin e të cilëve pasur edhe shumë detarë, oficierë dhe kapedanë me nam. Në përgjithësi deti ka qenë jeta jonë”. Gjithashtu, duhet të përmendet që edhe babai i tij Hashim Resulbegu, ashtu si edhe shumë të tjerë, ka lundruar me barka të ndryshme nëpër dete dhe oqeane. Shumë nga ata nuk jetojnë më, mirëpo kanë lënë gjurmë të pashlyera në detarinë tonë

Bashkëshortja e tij Ylfetja është një zonjë e jashtëzakonshme dhe ajo ka qenë, pa dyshim, shtylla e shtëpisë. Ashtu siç është motori “zemra e barkës”, edhe në shtëpinë e një detari “zemra” dhe shtylla e shtëpisë ka qenë dhe ka mbetur gruaja. Më duket se zonja Yli ka qenë gjithmonë edhe më tepër se shtyllë pasi që ajo ka pasur një rol të veçantë në shtëpinë e Isa Resulbegut.

të famshme. Isa Resulbegu ka folur me nostalgji të madhe për detin dhe navigimin. Shpesh thoshte se është i sigurt që kompanitë e mëdha detare për të cilat ka “naviguar” nuk e kanë harruar, ndonëse ishte i vetëdijshëm se mosha e ka bërë të veten. Por ai thoshte se me mendje dhe me shpirt ende “gjendem në barka, të cilat kalojnë për çdo ditë pranë Kalasë në horizontin e largët”, deri te dalja në Otranto. “Për çdo ditë i marr ‘dyrbitë’ dhe i përcjell rrugët e tyre të cilat i kam në mend të shënuara, Shumë më merr malli, kam nostalgji të madhe. Vështirë të imagjinosh se jeta është kështu. Deti, barkat dhe familja ime

kanë qenë gjithmonë jeta ime”, thoshte Isaja. “Përveç Ylfetes, të gjithë fëmitë janë në Amerikë, askend nuk kam këtu. Fëmijët, të tre djemtë, nipat, mbesat të gjithë janë atje. Më merr malli shumë”, thoshte Isaja, “por prapë edhe atje janë në tokë, e jo në det siç kam qenë unë. Natyrisht, ende më mungojnë barkat dhe anijet”, shprehej shpeshherë ai. E tërë jeta e tij ishte navigimi, barkat, ekuipazhi, portet, deti, “por kështu është jeta, dikur vinka fundi”, më thoshte i ndjeri Isa Resulbegu. “Kemi shumë mall për fëmi, nipa dhe mbesa”, dhe për këtë, pavarësisht se kanë qenë të moshuar, Isaja dhe Ylfetja deri kohën e fundit kanë udhëtuar kohë pas kohe në Amerikë për çdo vit, për të hequr sadopak mallin. Bashkëshortja e tij Ylfetja është një zonjë e jashtëzakonëshme dhe ajo ka qenë, pa dyshim, shtylla e shtëpisë. Ashtu siç është motori “zemra e barkës”, edhe në shtëpinë e një detari “zemra” dhe shtylla e shtëpisë ka qenë dhe ka mbetur gruaja. Më duket se zonja Yli ka qenë gjithmonë edhe më tepër se shtyllë pasi që ajo ka pasur një rol të veçantë në shtëpinë e Isa Resulbegut. Është mirë që figurat markante të qytetit tonë, siç ka qenë edhe “Kapo” Isa Resulbegu, t’i kujtojmë dhe mos t’i harrojmë kurrë. Ata janë pjesë e trashëgimisë sonë të famshme detare. Prandaj është mirë t’i shënojmë, të shkruajmë për ta që të na mbesin në kujtesën tonë. Është mirë që gjeneratat e reja të njihen me këta njerëz dhe me të kaluarën tonë të famshme detare sepse ajo është pjesë e trashëgimisë sonë të lavdishme. Një prej atyre që i takon këtij grupi është edhe i ndjeri Isa Resulbegu. Ndoshta dikur do ta gëzojnë vendin e merituar në trashëgiminë tonë. Pa dyshim që Isaja meriton një vend të posaçëm. E ENJTE, 22 TETOR 2020

Javore KOHA

31


MOZAIK

OJQ “Fëmijët e Malit të Zi”

Organizoi në Tuz aktivitetin “Të barabartë dhe pa diskriminim” Tuz – Në kuadër të projektit “Të barabartë dhe pa diskriminim” të cilin e realizoi OJQ “Fëmijët e Malit të Zi”, të hënën në Tuz u organizua një aktivitet i larmishëm i cili u mbajt në qendër të qytezës së Tuzit. Drejtoresha e OJQ-së “Fëmijët e Malit të Zi”, znj. Sabra Deceviq në prononcimin për gazetën “Koha Javore” u shpreh se ky aktivitet u organizua me qëllim të ngritjes së vetëdijes që personat me aftësi aftësi ndryshe duhet t’i kenë të gjitha të drejtat e barabarta me të gjithë qytetarët e tjerë. “Programi ishte i shkurtër për shkak të situatës së krijuar nga Covid – 19, por ishte i larmishëm sepse morën pjesë nxënës nga SHF “Mahmut Lekiq”, Shkolla e Muzikës “ Vasa Paviq”, dhe grupi vallëzues “Tip Toe”. Gjithashtu, të pranishëm ishin 15 nxënës, mes të cilëve edhe fëmijë me aftësi të kufizuar, apo edhe me vështirësi në mësim të cilët përgatitën vizatime në temën e trajtuar

32

Javore KOHA

E ENJTE, 22 TETOR 2020

“Të drejtat e fëmijëve me aftësi ndryshe”. “Fokusi duhet të jetë në ndryshimin e qëndrimeve tona, në sensibilizimin dhe ndërveprimin më të madh me njerëzit me aftësi të kufizuara në mënyrë që të zvoglojmë apo t’i zbusim paragjykimet, e po ashtu diskriminimin ndaj personave personave me aftësi të kufizuara, ndaj fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara”, u shpreh Deceviq. Ajo më tej theksoi se “ne kemi detyrim të krijojmë mundësi më të mëdha për personat me aftësi të kufizuara. Ata nuk kanë nevojë për mëshirë dhe keqardhje që ne t’i ndihmojmë. Ata kanë të drejtë që ta jetojnë jetën me dinjitet dhe pa diskrimimin si të gjithë të tjerët, pavarësisht faktit se ata kanë nevoja ndryshe nga ne”. Ky aktivitet u hap nga sekretarja e Sekretariatit për Vetëqeversje Lokale i Komunës së Tuzit znj. Marina Ujkaj e cila foli mbi përpilimin e planit lokal të

Aktiviteti në fjalë sipas organizatorëve ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin e OJQ-ve me vetëqeverisjet lokale në fushën e mbrojtjes së personave me invaliditet nga diskriminimi si dhe promovimin e barazisë përmes forcimit të bashkëpunimit mes këtyre sektorëve veprimit për mbrojtjen e të drejtave të personave me invaliditet nga diskriminimi, të inicuar nga OJQ, “Fëmijët e Malit të Zi”. Aktiviteti në fjalë sipas organizatorëve ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin e OJQ-ve me vetëqeverisjet lokale në fushën e mbrojtjes së personave me invaliditet nga diskriminimi si dhe të promovojë barazinë përmes forcimit të bashkëpunimit mes këtyre sektorëve. Projekti realizohet nga OJQ “Fëmijët e Malit të Zi” me mbështetje financiare të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Mal të Zi, ndërsa partnerë të këtij projekti janë Komuna e Tuzit, Organizata Turistike e Tuzit, Shkolla Fillore “Mahmut Lekiq” dhe rrjeti organizativ Arigatou International. t. u.


MOZAIK

Presidenti i Serbisë nuk deklarohet për Batajnicën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi se në një takim të mbyllur me përfaqësuesit e shoqërisë civile më 3 tetor në Beograd, i nderoi viktimat shqiptare të luftës së viteve 1990. “Unë do të ngrihem për çdo serb, për çdo shqiptar, për të gjithë të tjerët që vdiqën në çdo konflikt lufte me shpresën se nuk do të ketë kurrë një luftë tjetër,” tha Vuçiq në përgjigje të pyetjes së gazetarit të Radios Evropa e Lirë pas një takimi me Komisionarin evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi në Beograd. Vuçiq deklaroi se gjatë takimit me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, një nga pjesëmarrësit kërkoi nga të gjithë të pranishmit të ngrihen dhe të nderojnë për shqiptarët e vrarë. “Nuk do të them nëse ishin truka apo jo, nuk më intereson, gjithmonë do të ngrihem. Mendoj se mirësjellja elementare ia dikton këtë çdo njeriu. Fakti që disa njerëz nuk kanë moral, dhe dalin me gjëra për të cilat është rënë dakord të mos dalin në publik, kjo flet për moralin e tyre ”, shtoi Vuçiq. Presidenti i Serbisë nuk u përgjigj në pyetjen e REL-it nëse ai do

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH), ia drejtoi kërkesën presidentit serb për t’i nderuar më shumë se 700 viktima shqiptare në Batajnicë afër Beogradit pas publikimit të informacioneve se ai, së bashku me përfaqësuesit e shoqërisë civile, më 3 tetor në Beograd në një takim të mbyllur, me një minutë heshtje i nderoi viktimat shqiptare, të cilat ishin të varrosura në varrezën masive në Batajnicë.

të nderonte shqiptarët e vrarë të Kosovës në vendin e varrezës masive në Batajnicë, afër Beogradit, ku u gjetën mbetjet e tyre. Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH), ia drejtoi kërkesën presidentit serb për t’i nderuar më shumë se 700 viktima shqiptare në Batajnicë afër Beogradit pas publikimit të informacioneve se ai, së bashku me përfaqësuesit e shoqërisë civile, më 3 tetor në Beograd në një takim të mbyllur, me një minutë heshtje i nderoi viktimat shqiptare, të cilat ishin të varrosura në varrezën masive në Batajnicë. Ky ishte një takim me përfaqësuesit e Konventës Kombëtare për BE-në, një grup i organizatave joqeveritare

që monitoron procesin e pranimit të Serbisë, i cili u mbajt nën rregullat e “Chatham House”, që do të thotë se pjesëmarrësit mund të zbulojnë informacione, të cilat i kanë marrë, por nuk duhet ta zbulojnë identitetin e folësit. Në vitin 2001, 744 trupa të shqiptarëve të Kosovës që u vranë nga forcat serbe, u zhvarrosën në Batajnicë, rreth njëzet kilometra nga qendra e Beogradit. Mbetjet e tyre ishin transportuar nga Kosova në poligonin e njësisë Speciale Antiterroriste në Batajnicë më 1999 dhe ishin varrosur në një varrezë masive. Bëhet fjalë për njërën nga varrezat masive më të mëdha të gjetura në ish-Jugosllavi. E ENJTE, 22 TETOR 2020

Javore KOHA

33


MARKETING

The U.S. Embassy The U.S. Embassy Podgorica is pleased to announce an online auction to be held at https:// online-auction.state.gov/en-US. If you are interested in bidding on Embassy Podgorica surplus property, you will first need to register as a user at https://online-auction.state.gov/ sr-Latn-ME/Account/Register The US Embassy Podgorica next online auction will be available from Oct 26 – Nov 01, 2020. You will not be able to place bids outside of those dates. In order to bid, you must be a resident of Montenegro. Please contact PodgoricaOnlineAuction@state.gov if you have any questions. In order to place a bid you will need to ‘subscribe’ to the Podgorica auction. To subscribe, on the Podgorica auction page click on the ‘subscribe to place bids’ button. Please continue to monitor and check the website for auction updates. More information can be found on Podgorica auction web site. Američka Ambasada u Podgorici vas sa zadovoljstvom obavještava o novoj elektronskoj aukciji: https://online-auction.state.gov/en-US. Ukoliko ste zainteresovani da učestvujete na elektronskoj aukciji Američke Ambasade i dajete ponude za korišćene stvari, prvo se morate registrovati kao korisnik na: https://online-auction.state.gov/sr-Latn-ME/Account/Register Svaka aukcija će imati tačno određen početni i završni datum. Aukcija će obično biti aktivna šest dana, od ponedjeljka do nedjelje. Da biste mogli da date ponudu bit će potrebno da se prijavite na Podgorica auction web stranicu. Da se prijavite na Podgorica auction web stranicu pritisnite na “Prijavite se da biste dali ponudu”. Molimo vas da provjeravate s vremena na vrijeme ovu web stranicu za eventualne izmjene. Više informacija možete naći na Podgorica auction web stranici. Slijedeća elektronska aukcija Američke Ambasade bit će dostupna za davanje ponuda od 26. oktobra do 01. novembra 2020. godine. Izvan ovih datuma nećete biti u mogućnosti da dajete ponude. Da biste mogli da učestvujete i dajete ponude, morate biti gradjanin ili rezident Crne Gore. Ukoliko imate pitanja, molimo vas da nas kontaktirate na PodgoricaOnlineAuction@state.gov.

34

Javore KOHA

E ENJTE, 22 TETOR 2020


SPORT

Fenomeni “Deçiq” dhe sukseset në Ligën e Parë të Futbollit të Malit të Zi

Momenti për të shfrytëzuar shansin Rikthimi i Klubit të Futbollit “Deçiq” në Ligën e Parë të Futbollit të Malit të Zi është pritur me entuziazëm nga dashamirët e sportit dhe tifozët e këtij klubi në Malësi dhe më gjerë. Kjo sepse pas dominimit në Ligën e Dytë, ku nuk kishte konkurrencë, planet dhe synimet e këtij klubi me traditë në futboll tashmë ishin rritur me të drejtë. Që me fillimin e kampionatit u vërejt se synimet nuk ishin vetëm dëshira dhe ëndrra, siç mund t’i ketë secili klub, por objektiva të përcaktuara qartë nga drejtuesit e tij. Aktualisht, pas javës së nëntë dhe përfundimit të fazës së parë, “Deçiqi” ndodhet në vendin e dytë me 17 pikë, me vetëm një pikë më pak se “Podgorica” që kryeson Ligën e Parë. Nëse në fillim rezultatet e “Deçiqit” për dikë edhe mund të përbënin befasi, nga java në javë ai tregoi lojë cilësore, duke mbetur i pamposhtur nga kundërshtarët dhe duke qenë i vetmi ekip pa humbje në pjesën e deritashme të kampionatit. Po cili është çelësi i suksesit të “Deçiqit”, që disa e kanë cilësuar si fenomen duke pasur parasysh paraqitjet e mira të deritashme? Për të arritur suksesin natyrisht që ndikojnë shumë faktorë të lidhur ngusht me njëri-tjetrin. Pa dyshim që në rend të parë është organizimi dhe menaxhimi i mirë i klubit. Me pronarët që duket se i kanë synimet e qarta, kryetarin e Klubit të pasionuar për të arritur qëllimin dhe bërë histori, trajnerin nga Sarajeva nën drejtimin e të cilit “Deçiqi” është renditur në vendin e pestë në Ligën e Parë të Malit të Zi në sezonin 2016/2017, i cili përbën rezultatin

më të mirë në historinë e këtij klubi, mbështetjen nga pushteti i ri i Komunës së pavarur të Tuzit dhe diaspora etj. janë krijuar parakushtet për një sukses më të madh të “Deçiqit”. Ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme, përfshirë edhe ndriçimin për luajtjen e ndeshjeve natën, krijimi i kushteve optimale për futbollistët, formimi i ekipeve të grupmoshave të ndryshme po ashtu janë investime me rëndësi për të ardhmen e klubit. Në aspektin e fondit të lojtarëve, “Deçiqi” nuk ka emra të mëdhenj, futbollistë të shtrenjtë, por ka krijuar një ekip të mbështetur kryesisht në lojtarë vendorë. Kjo e bën edhe më të madh suksesin. Ekipi i “Deçiqit” është një kombinim i përvojës me talentin, ku shquhet për frymën kolektive të lojës në radhë të parë. Me përvojën e Ilir Camajt dhe Kristijan Vulajt (golshënuesi më i mirë i ekipit me gjashtë gola të shënuara deri tani), orkestrimin e Angjello Rudoviqit dhe kontributin e të gjithë lojtarëve të tjerë, “Deçiqi” ka shënuar sukses. Duhet theksuar faktin se në të kalu-

arën Malësia ka dhënë disa lojtarë të njohur, të cilët kanë luajtur në klubet më të njohura të ish-Jugosllavisë dhe klube evropiane. Pavarësisht kësaj dhe traditës që ka “Deçiqi” në futbollin e Malit të Zi, ai ka qenë fidanishte e klubeve të tjera dhe është konsideruar si një klub periferik, që ashtu si disa klube të Podgoricës kanë shërbyer për të furnizuar me lojtarë “Buduqnostin” dhe klube të tjera më me emër. Tani është koha që “Deçiqi” të tregojë veten. Pavarësisht se drejtuesit e Klubit mund të mos e thonë hapur sepse është akoma herët, synimet e “Deçiqit” janë për t’u kualifikuar në Evropë dhe në këtë mënyrë të shkruajnë historinë e klubit. Me potencialin që ka, “Deçiqi” është tashmë një pretendent real për këtë. Ky është momenti i “Deçiqit” dhe ai duhet ta shfrytëzojë këtë shans. Sigurisht, për arritjen e këtij qëllimi nuk do ta ketë të lehtë, duke pasur parasysh edhe faktorët e tjerë jashtë fushës dhe sportit, por duhet të tregojë që është i gatshëm për sfidën e radhës. i. k. E ENJTE, 22 TETOR 2020

Javore KOHA

35



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.