Koha 920

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 23 korrik 2020 Viti XlX Numër 920 Çmimi 0,50

Vit i mbrapsht për turizmin ISSN 1800-5696

Unifikimi i partive politike shqiptare, mision i pamundur

50-vjetori i Besëlidhjes së Malësisë


PËRMBAJTJE

6

10 Satelit

Emigracioni shqiptar dhe e drejta e votimit të mohuar

12

18 Në shërbim të propagandës serbe

Ligjbërësit dhe ligjzbatuesit e Republikës së Shqipërisë të mos bien pre e makinacioneve

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 23 KORRIK 2020


PËRMBAJTJE

20

22 Radio Ulqini i vogël, me probleme të mëdha

Qyteti margaritar i Adriatikut

28

30 Partitë shqiptare diktojnë formimin e qeverisë së re

Një artist i hotelierisë

KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 23 korrik 2020 Viti XlX Numër 920 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696 6965-0081 NSSI

1001 HALL EVE

Unifikimi i partive politike shqiptare, mision i pamundur

50 - vjetori i Besëlidhjes së Malësisë

i pamundur shqiptare, mision politike Unifikimi i partive

Malësisë Besëlidhjes së 50 - vjetori i

për turizmin Vit i mbrapsht

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

15 dhjetor 2016

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

Vit i mbrapsht për turizmin

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 23 KORRIK 2020

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare diskutuan në Ulqin mbi pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Përpjekje për një listë të përbashkët zgjedhore Ulqin – Përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare që veprojnë në Mal të Zi janë takuar të shtunën, në Hotelin “Mediteran” në Ulqin, me qëllim të përafrimit të qëndrimeve për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të zhvillohen më 30 gusht. Takimi është organizuar me nismën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe në të kanë marrë pjesë kryetarët e Forcës së Re Demokratike, Alternativës Shqiptare, Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Lidhjes Demokratike Shqiptare, Lëvizjes “Perspektiva” dhe subjektit

4

Javore KOHA

E ENJTE, 23 KORRIK 2020

të sapoformuar Unioni i Tuzit, ndërsa nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe të Unionit Demokratik të Shqiptarëve. Takimi ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret. Megjithatë, në kumtesën për media të KKSH-së thuhet se “pjesëmarrësit në takim kanë diskutuar dhe janë shprehur se bien dakord për pjesëmarrje të unifikuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke iu bërë ftesë edhe atyre që nuk ishin të pranishëm në tryezë, të bëjnë përpjekje për bashkim”. Nga KKSH kanë bërë të ditur se

edhe në ditët në vazhdim do të përpiqen “për ta jetësuar këtë qëllim fisnik kombëtar, për unifikimin e subjekteve kombëtare në sfidat e ardhshme politike”. Sipas informacioneve jozyrtare, gjatë këtyre ditëve pritet që ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, të zhvillojë edhe një takim me përfaqësuesit politikë të subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi, në përpjekje për të dalë në një listë të përbashkët zgjedhore. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Në Malësi themelohet lëvizja më e re politike, “Unioni i Tuzit”

Kajoshaj: U përjashtuan anëtarët e vjetër të partisë Nga ana tjetër, në kumtesën për opinion të UDSH-së thuhet se tendenca e vetme e Këshillit Qëndor të UDSH-së ishte “që të mënjanohen parregullsitë dhe mosmarrëveshjet e krijuara kohëve të fundit në degën e Malësisë” Tuz – “Unioni i Tuzit” emërtohet lëvizja e re politike e cila u themelua para pak ditësh në Tuz, duke iu shtuar kështu një numri të konsiderueshëm të partive të tjera të skenës politike shqiptare në Mal të Zi. Kreu i kësaj lëvizjeje politike, z. Fadil Kajoshaj, gjatë një prononcimi për gazetën “Koha Javore”, thotë se nevoja siç ai shprehet, për të krijuar ‘Unionin e Tuzit’ ka lindur që në kuvendin zgjedhor të UDSH-së para më shumë se një viti. “Në këtë kuvend, dega e Malësisë kishte propozuar kandidatin për këshill qëndror, kurse një grupacion tjetër nga Malësia inicuan dhe propozuan njerëz të tjerë të cilët në bashkëpunim me delegatët e Ulqinit dhe kryesinë e partisë fituan votëbesimin dhe anëtarë të këshillit qëndror u bën persona që deri atë ditë as nuk ishin në union, duke larguar anëtarët e vjetër të cilët dy dekada dhe radhë kontribuan në Unionin Demokratik të Shqiptarëve, dhe si rjedhojë e kësaj u thirr takimi

i këshillit qëndor më 27 qershor, ku ndër pika të tjera ishte edhe situata në degën e Malësisë të UDSHsë, dhe pas tre orë diskutimesh, pa arsye, pa argumente, pa fakte, me propozim të Enis Gjokajt nga dega e Malësisë, të gjithë anëtarët e këshillit qëndor nga Ulqini dhe një grup nga Malësia votuan unanimisht për pezullimin, përkatësisht largimin e anëtarëve të degës së Malësisë nga UDSH-ja”, shprehet Kajoshaj. Ai më tej sqaron se një vendim i tillë është bërë pa procedura ligjore, pa formimin e komisionit disiplinor të cilët verifikojnë shkaqet se cfarë nuk ka shkuar në mënyrë të duhur. “Dhe pa ardhur kryetari apo anëtarët e kryesisë në degën e Malësisë që të diskutohen drejtpërdrejtë këto çëshjte. Brenda 24 orësh u thirr seanca e këshillit qëndror ku u muar një vendim i tillë. Pra, në kundërshtim me çdo normë ligjore, rregullore dhe statut të partisë”, u shpreh Kajoshaj. Në të njëjtën kohë ai thotë se

UDSH-ja, ka hapur zyrë të re në Tuz, dhe njëkohësisht ka kërkuar bashkëpunim me Alternativën Shqiptare dhe Lidhjen Demokratike Shqiptare. “Duke na akuzuar se i jemi nënshtruar “Forumit Shqiptar”, dhe kështu. z. Zenka, emëron Mirsad Orahovac, Fikret Lulanajn dhe Enis Gjokajn si bashkëbisedues dhe bashkëpunues të mëtutejshëm me “Forumin Shqiptar”, duke anashkaluar dhe larguar të gjithë ata që kontribuan në formimin e “Forumit Shqiptar”. I pyetur nëse lëvizja politike “Unioni i Tuzit” do t’i bashkëngjitet ndonjë subjekti tjetër politik shqiptar për të formuar koalicion për zgjedhjet e ardhshme parlametare, Kajoshaj nuk përjashtoi një mundësi të tillë. Nga ana tjetër në kumtesën për opinion të UDSH-së thuhet se tendenca e vetme e Këshillit Qëndor të UDSH-së ishte “që të menjanohen parregullsitë dhe mosmarrëveshjet e krijuara kohëve të fundit në degën t. u. e Malësisë”. E ENJTE, 23 KORRIK 2020

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Diskursi sociopolitik

Emigracioni shqipta drejta e votimit të m Çështja e emigrimit të shqiptarëve nga Shqipëria nuk është dukuri e re dhe e as e panjohur, por në saje të përmasave në kohën e pluralizmit është bërë brengë dhe plagë e vazhdueshme e shoqërisë shqiptare. Si e tillë kjo dukuri ka marrë përmasa shqetësuese, që veçohet më shumë se në asnjë vend tjetër në ish-kampin socialist në Evropën Juglindore. Në lidhje me këtë dukuri kohë pas kohe nga agjencitë apo subjektet e ndryshme publikohen të dhëna të cilat paraqesin në mënyrë numërike të dhënat në nivel shtetëror, duke dëshmuar shpopullimin e vazhdueshëm të vendbanimeve shqiptare me pasoja për ditët tona dhe në të ardhmën. Ndërsa mohimi i emigracionit shqiptar për të marrë pjesë në procesin e votimit paraqet çështje të veçantë kryesisht politike që duhet të zgjidhet në nivel shtetëror, duke iu mundësuar për të shprehur verdiktin e tyre si qytetarët e tjerë shqiptarë

Nail Draga

Në lidhje më këtë çështje kohë më parë në saje të të dhënave të publikuara të një ankete të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), janë prezantuar të dhëna me interes. Sipas Barometrit të Ballkanit 2020, 49% e të anketuarve i përgjigjet me “po” pyetjes se, “a po e konsideron të jetojë apo punojë jashtë?”, 46% i përgjigjet me “jo”, ndërsa 5% me “nuk e di”. Norma prej 49% e atyre që e mendojnë të largohen nga Shqipëria është paksa më e ulët se një vit më parë, kur fiksohej në 50%. Gjithsesi kjo shifër, vijon të jetë norma më e lartë e dëshirës për t`u larguar krahasuar me të gjitha vendet e tjera

6

Javore KOHA

E ENJTE, 23 KORRIK 2020

të Ballkanit Perëndimor. Të dhënat e anketës së Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) janë mbledhur mes periudhës dhjetor 2019 dhe janar 2020, pra nuk përfshijnë periudhën e krizës së shkaktuar nga pandemia, paçka se reflektojnë situatën pas krizës së tërmetit të nëntorit të vitit 2019.

Emigrimi në nivel të lartë

Ndërsa nga ana tjetër sipas statistikave të publikuara nga INSTAT-i, nga Shqipëria, në vitin 2019 janë larguar rreth 44 mijë persona, si emigrantë, që është niveli më lartë që nga viti 2014. Nëse krahasohen lëvizjet dykahëshe del qartë se me shumë janë ata që ikin nga vendi e gjithnjë e më pak po preferojnë të kthehen. Në vend janë kthyer 20.7 mijë imigrantë, që është niveli më i ulët që nga viti 2010, që kur INSTAT-i raporton të dhënat. Si rrjedhojë, migracioni neto (diferencave mes emigrantëve që ikin dhe imigrantëve që vijnë) është zgjeruar,

duke arritur në 2019-n në rreth 23 mijë persona që janë larguar neto nga vendi, niveli më i lartë, të paktën që nga viti 2011, kur janë të disponueshme statistikat e INSTAT-it. Që prej vitit 2016 konstatohet një rritje e tendencës për të ikur nga vendi, duke rikthyer një valë të dytë emigracioni në vend, ndonëse në nivele më të ulëta në raport me periudhën 1990-2000. Mesatarisht nga vendi gjatë periudhës 2011-2019 janë larguar rreth 400 mijë persona. Për të njëjtën periudhë janë kthyer 236 mijë të tjerë, duke bërë që nga vendi të largohen neto rreth 164 mijë persona. Krahas rritjes së migracionit neto, Shqipëria po vuan dhe tkurrjen natyrale, me numrin e vdekjeve që po barazohet me atë të lindjeve.

Popullsia e Shqipërisë po zvogëlohet

Sipas të dhënave nga INSTAT-i, popullsia e Shqipërisë në 1 janar 2020 numëron 2.845.955 banorë, duke

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ar dhe e mohuar

Nuk ka dilemë së situata e krijuar nga Covid-19, përkohsisht ka frenuar tendecën e emigracionit, por duke ditur gjendjen e pavolitshme sociale, si të krijohen mundësitë emigrimi do të vazhdojë dhe Shqipëria do të zvoglohet gjithnjë.

Emigrantët shqiptarë ende pa të drejtë vote

pësuar një rënie me 0,6%, krahasuar me 1 janar 2019. Në vitin 2019, shtimi natyror i popullsisë është 6.624 banorë, duke pësuar një rënie prej 7,1 %, krahasuar me një vit më parë. Migracioni neto (imigrantë-emigrantë) i popullsisë është 23 mijë banorë. Sipas të dhënave nga INSTAT-i për shkak të rënies së lindjeve dhe emigracionit të lartë, popullsia e Shqipërisë u pakësua vitin e kaluar me 16.5 mijë. Gjatë vitit 2019, lindën 28.561 foshnja, duke pësuar një rënie prej 1,3 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në 2019 është 21.937 persona, duke pasur një rritje prej 0,6 %, krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, popullsia po mplaket. Në 1 janar 2020, mosha mesatare e popullsisë rezulton 37,2 vjeç nga 36,7 që ishte në 1 janar 2019.

Mediat në Shqipëri bëjnë të ditur se këto ditë është duke u punuar për Reformën Zgjedhore, ku në mënyrë të veçantë është duke u trajtuar e drejta e votimit të shqiptarëve në botën e jashtme. Madje në këtë aspekt në Shqipëri ekziston edhe Ministria e Shtetit për Diasporën, ku ditë më pare ministry Pandeli Majko, ka cekur së votimi është një e drejtë kushtetuese për “shtetasit tanë që jetojnë jashtë vendit”, duke theksuar se ata “nuk mund të quhen emigrantë”. Nga një qendrim i tillë mund të kuptohet së më së fundi, kjo çështje do të jetë pjesë e agjendës së reformës zgjedhore, por se si do të vijojë puna mbetet të shihet në ditet në vijim, përkatësisht deri me datën 30 korrik, kur do të mbahet seancë plenare e Kuvendit për reformën zgjedhore. Ka munguar përkujdesja shtetërore Nuk ka dilemë së kemi të bëjmë me një të drejtë kushtetuese të mohuar,

Nga të dhënat e publikuara del qartë se mplakja e popullsisë dhe emigracioni aktiv pritet të kenë ndikim negativ në të ardhmen e vendit, si në drejtim të produktivitetit të punës, ashtu dhe të skemës së pensioneve.

për shqiptarët në botën e jashtme, çështje kjo e cila deri më tash nuk ka pasur trajtimin e duhur nga institucionet shtetërore. Çdo nismë në këtë aspekt, ndonëse është e vonuar, ajo meriton trajtimin e duhur, sepse

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

nuk kemi të bëjmë më një grup personash por me shtetasit shqiptar, që janë vendosur të jetojnë në botën e jashtme. Andaj, ata meritojnë respektin e mohuar, duke ua mundësuar votimin si shtetasit shqiptar në vend. Në kët aspekt, kësaj here më e zëshme në Kuvend është opozita parlamentare e cila ka insistuar që votimi i diasporës, përkatësisht të shtetasve shqiptarë jashtë vendit, së bashku me listat e hapura të jetë kusht për miratimin dhe votimin e reformës zgjedhore. Ndonëse në këtë aspekt edhe nga ana e Qeverisë theksojnë se kanë të njëjtin objektiv, mbetet të shihet angazhimi politik dhe programor në këtë drejtim, sepse deri më tash çdo gjë ka përfunduar me premtime dhe deklarata të rastit, për pëfitime politike nga ana e pushtetit aktual.

Vende të rezervuara për diasporën

Pasi deri më tash në Shqipëri nuk ekziston përvoja së si do të votojnë në zgjedhjet parlamentare pjesëtarët e shtetasve shqiptar që janë në botën e jashtme, si model duhet të merren vendet e ndryshme që kanë votuar në ambasadat e vendëve të tyre në shtetet përkatëse. Madje, disa vende si për shembull Kroacia kanë rezervuar kuota të veçanta për numrin e deputetëve (3) që ata do të zgjedhen me votën e tyre. Pasi, kemi të bëjmë me një procedurë e cila do të zbatohet për herë të parë, çdo konsultim dhe bahkëpunim me vendet analoge në lidhje me këtë çështje do të ishte e mirë së ardhur. I mbetet Kuvendit të Shqipërisë që çështjet e tilla të definohen qartë në mënyrë që Reforma zgjedhore të jetë e pranueshme për të gjithë, duke përfshirë edhe shtetasit shqiptarë në botën e jashtme, e jo duke i anashkaluar si deri më tash, sepse kemi të bëjmë me një pjesë vitale të kombit tonë e cila ka dhënë kontribut më rëndësi për çështjen shqiptare si në të kaluarën ashtu edhe në ditët tona. E ENJTE, 23 KORRIK 2020

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Pasojat e pandemisë së Covid-19 në Mal të Zi

Vit i mbrapsht për turizmin

Në pikun e sezonit turistik veror, rreth gjysma e objekteve hotelierike në bregdetin e Malit të Zi vazhdojnë t’i kenë dyert e mbyllura, ato objekte që janë hapur punojnë me kapacitete minimale, plazhet janë të boshatisura... Këto imazhe paraqesin realitetin e turizmit të këtij viti

Ismet Kallaba

Turizmi është një ndër degët kryesore të ekonomisë në Mal të Zi që gjeneron të ardhura të konsiderueshme, duke kontribuar drejtpërdrejt, me rreth 25 për qind, në Prodhimin e Brendshëm Bruto të këtij vendi. Ky sektor ka shënuar rritje të vazhdueshme viteve të fundit në Mal të Zi, duke arritur kulmin vitin e kaluar. Kështu, sipas të dhënave të Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, në vitin 2019 Malin e Zi e kanë vizituar më shumë se 2.6 milionë turistë, të cilët kanë realizuar rreth 14.5 milionë fjetje, kurse të ardhurat nga turizmi i kanë tejkaluar 1.1 miliardë euro. Por pandemia e shkaktuar nga Covid-19 e ka prekur më së shumti pikërisht turizmin, si një degë ekono-

8

Javore KOHA

E ENJTE, 23 KORRIK 2020

mike e ndjeshme, ku qoftë edhe një incident sado i vogël ndikon në rrjedhën e tij. Shifrat e publikuara nga Organizata Turistike Nacionale e Malit të Zi, sipas të cilave më 10 korrik në vend ka pasur 11.191 turistë të regjistruar, që përbëjnë vetëm tetë për qind të turistëve (apo 92 për qind më pak) në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është treg-

uesi më i mirë për krizën që po përjeton turizmi në Mal të Zi. Në pikun e sezonit turistik veror, rreth gjysma e objekteve hotelierike në bregdetin e Malit të Zi vazhdojnë t’i kenë dyert e mbyllura, ato objekte që janë hapur punojnë me kapacitete minimale, plazhet janë të boshatisura... Këto imazhe paraqesin realitetin e turizmit të këtij viti.

Edhe në të kaluarën, sidomos gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar, turizmi në Mal të Zi dhe në përgjithësi në rajon, ka kaluar kohë të vështira si pasojë e luftrave ndëretnike në ish-Jugosllavi, por as më të moshuarit nuk e mbajnë mend ndonjë vit më të mbrapsht për turizmin

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Në fakt, është pritur që do të ketë rënie të turizmit, ashtu si dhe në të gjithë sektorët e tjerë, por as pesimistët më të mëdhenj nuk kanë mundur ta imagjinojnë një rënie të tillë. Përkeqësimi i situatës epidemiologjike në Mal të Zi dhe masat kufizuese të vendosura për regjimin e hyrjes në Mal të Zi, pa dyshim që janë ndër faktorët kyçë me ndikim të drejtpërdrejtë në turizëm. Ndryshe nga dy vendet fqinje bregdetare, Shqipëria dhe Kroacia, autoritetet malazeze kanë aplikuar masa kufizuese restriktive edhe ndaj turistëve. Një faktor tjetër me ndikim përbën fakti se tregu turistik në Mal të Zi përbëhet nga turistë të huaj, të cilët sipas Entit për Statistika të Malit të Zi (Monstat) kanë përbërë viteve të fundit më shumë se 96

Sezoni turistik i dështuar i këtij viti do të ndikojë detyrimisht në rënien e madhe ekonomike të Malit të Zi, do të shkaktojë humbje tek operatorët turistikë, por edhe në buxhetin e atyre qytetarëve që e kanë të lidhur jetën e tyre me turizmin

për qind, kurse tregu i brendshëm është tejet i vogël dhe i papërfillshëm në krahasim me tregun e turistëve të huaj. Edhe në të kaluarën, sidomos gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar, turizmi në Mal të Zi dhe në përgjithësi në rajon, ka kaluar kohë të vështira si pasojë e luftrave ndëretnike në ish-Jugosllavi, por as më të moshuarit nuk e mbajnë mend ndonjë vit më të mbrapsht për turizmin. Sezoni turistik i dështuar i këtij viti do të ndikojë de-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

tyrimisht në rënien e madhe ekonomike të Malit të Zi, do të shkaktojë humbje tek operatorët turistikë, por edhe në buxhetin e atyre qytetarëve që e kanë të lidhur jetën e tyre me turizmin. S’do mend se kjo gjë do të nxisë po ashtu rishikimin e politikës ekonomike të Malit të Zi ngaqë në planin makroekonomik, mbështetja vetëm në një degë të ekonomisë, siç është turizmi, është treguar e gabuar, prandaj paraqitet nevoja e diversifikimit të ekonomisë malazeze. E ENJTE, 23 KORRIK 2020

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Satelit Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington Gabojmë nëse mendojmë se jemi në kontroll të vetes ose të gjërave. Njeriu është thjesht një i mbyllur në anije kozmike (Tokë) që sillet rreth Diellit - Me çfarë misioni? është pyetja e parë që vjen menjëherë. Këtë nuk arrijmë as t’a konceptojmë - vetëdija jonë ka humbur. Për të përcaktuar gjendjen e njeriut sot, termi i saktë do të duhej të ishte ‘qenie e pajisur me inteligjencë artificiale’, sepse të gjithë përpiqemi të kopjojmë njeri tjetrin në sjellje, veshje, zakone e qeverisje. Nuk dimë jo vetëm se kush e drejton këtë Satelit-Tokë, por as kush e krijoi ose çfarë roli kemi ne në të; gjatë 6

10

Javore KOHA

E ENJTE, 23 KORRIK 2020

Njeriu është i vogël; i ngjan udhëtarit që hedh një hap para, një hap prapa dhe mbetet në vend; largohet gjithnjë nga çfarë thotë e çfarë bën - fjala nuk ka asnjë vlerë - dhe në fund ndodh ndarja e trupit nga shpirti, që Aristoteli thotë se funksionon njësoj në bimë, kafshë dhe në njerëz; që të tre kanë të përbashkët një shpirt që percepton dhimbjen, kënaqësinë, dëshirën, dhe arsyen, e cila është e veçantë vetëm për njeriun

mijë vjetëve të këtij qytetërimi njerëzimi ende vazhdon të debatojë; si dhe nga kush u krijua; nuk di as se si ai vetë erdhi në ekzistencë. Të gjitha sa dimë janë thjesht teori. Çdo brez nxjerr shkencëtarë e teologë që sjellin supozime të ndryshme po aq teorike sa teoritë e mëparëshme. Preokupimi kryesor i njeriut sot është Politika, arti

i plaçkitjes së njerëzimit; shumë ruajnë thellë në instinkt afrimin e kohës së tokës së djegur dhe duhet të ndahen prej saj duke marrë një pjesë të vetën. Kërkimet për një planet tjetër të pranueshëm për jetën tokësore vazhdojnë. Shohim Gjithësinë plot me yje e numër planetesh të pafund dhe mendimi i saktë nuk shkon dot përtej të panjohu-

Edhe pse ne e pranojmë se sjelljet e kafshës shpesh janë më njerëzore sesa ato të vetë njeriut. Për Aristotelin, shpirti mbështetet në trup, dhe humbet kur organizmi vdes, por është pjesa intelektuale e pavdekshme dhe e përhershme e mendjes ajo që mbetet. Por nëse është kështu, përse nga brezi në brez njeriu nuk bëhet më inteligjent, më i zgjuar, sepse shohim që për këtë zgjuarsi ai mbështetet në të kaluarën, sa më e largët aq më e mirë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

rës ose të asaj që shohim. Ne ndodhemi brenda Satelitit që nuk e dimë se ku po na çon, nuk kemi asnjë kontroll, ndërsa Toka bën të njëjtin rrotullim nê pjesën e caktuar të një galaktike ku ndodhet. Njeriu është i vogël; i ngjan udhëtarit që hedh një hap para, një hap prapa dhe mbetet në vend; largohet gjithn-

jë nga çfarë thotë e çfarë bën - fjala nuk ka asnjë vlerë - dhe në fund ndodh ndarja e trupit nga shpirti, që Aristoteli thotë se funksionon njësoj në bimë, kafshë dhe në njerëz; që të tre kanë të përbashkët një shpirt që percepton dhimbjen, kënaqësinë, dëshirën, dhe arsyen, e cila është e veçantë vetëm për njeriun. Edhe pse ne e pranojmë

Për Platonin, megjithatë, shpirti nuk është i varur nga trupi; ai beson në shpërnguljen e shpirtit në një trup të ri. Duke u mbështetur në fjalët e mësuesit të tij Sokratit, Platoni e konsideron shpirtin si thelbin e një personi, duke qenë se shpirti vendos se si njerëzit sillen. Ai thotë se shpirti është pushtues i qenies sonë, dhe pas vdekjes, ai ekziston dhe është në gjendje të mendojë. Këto mendime pasqyrohen në instinktet tona që ne shpesh nuk i përfillim

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

se sjelljet e kafshës shpesh janë më njerëzore sesa ato të vetë njeriut. Për Aristotelin, shpirti mbështetet në trup, dhe humbet kur organizmi vdes, por është pjesa intelektuale e pavdekshme dhe e përhershme e mendjes ajo që mbetet. Por nëse është kështu, përse nga brezi në brez njeriu nuk bëhet më inteligjent, më i zgjuar, sepse shohim që për këtë zgjuarsi ai mbështetet në të kaluarën, sa më e largët aq më e mirë. Për Platonin, megjithatë, shpirti nuk është i varur nga trupi; ai beson në shpërnguljen e shpirtit në një trup të ri. Duke u mbështetur në fjalët e mësuesit të tij Sokratit, Platoni e konsideron shpirtin si thelbin e një personi, duke qenë se shpirti vendos se si njerëzit sillen. Ai thotë se shpirti është pushtues i qenies sonë, dhe pas vdekjes, ai ekziston dhe është në gjendje të mendojë. Këto mendime pasqyrohen në instinktet tona që ne shpesh nuk i përfillim. E ENJTE, 23 KORRIK 2020

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Ligjbërësit dhe ligjzbatuesit e Republikës së Shqipërisë

Të mos bien pre makinacioneve Për Koha Javore:

Gjokë Dabaj

Po flitet këto ditë nëpër mediat tona mbi të ashtuquajturat pakica kombëtare në Republikën e Shqipërisë. Sigurisht që unë nuk do të kisha asnjë kundërshtim që secilës pakicë kombëtare që jeton në Republikën e Shqipërisë, nëse plotësohet numri i caktuar për t’u cilësuar popullatë, rrjedhimisht pakicë kombëtare, asaj t’i njihet statusi i pakicës kombëtare. Unë vetë i përkas pakicës kombëtare shqiptare në Republikën e Malit të Zi dhe nuk do të ishte e moralshme nga ana ime, të dilja tash kundër të drejtavet të cilësdo pakicë kombëtare në botë. Megjithkëtë, po them qartë edhe shkurt: Nëse plotësohen kushtet për ta marrë atë status! Në radhë të parë, nëse plotësohet numri, sepse 15 apo edhe 150 familje nuk mund të quhen pakicë kombëtare në cilindo shtet të botës. Aq më keq kur origjina e tyre është “e vërtetuar” vetëm me një “deklatatë me shkrim” të deklaruesit. 15 apo edhe 150 familje janë thjeshtë imigrantë dhe, natyrisht, kanë të drejtë të përdorin gjuhën e tyre, të kultivojnë traditat e atdheut të tyre të origjinës, por jo të gëzojnë edhe statusin e një pakice kombëtare. Në filozofi njihen lidhjet, varësitë, midis ndryshimeve sasiore dhe ndryshimeve cilësore: Me dy lugë miell nuk mund të gatuhet bukë, sado që buka gatuhet me miell. Katër apo gjashtë drurë pyjorë, të veçuar nga pylli, nuk mund të quhen

12

Javore KOHA

E ENJTE, 23 KORRIK 2020

pyll. Veç kësaj, domethënë veç kriterit sasor, kur flasim për pakica kombëtare, është e domosdoshme të përcaktohen dhe respektohen, gjegjësisht zbatohen edhe disa kritere të tjera. Për shembull nëse një numër i caktuar banorësh kanë ardhur nga një vend tjetër dhe e plotësojnë kushtin sasior për t’u quajtur pakicë kombëtare, a e gëzojnë këtë drejtë, sado që e kanë sasinë e përcaktuar? Në Gjermani thuhet se ka disa qindra mijë turq. A e kanë turqit statusin e pakicës kombëtare në shtetin gjerman? Në Francë ka shumë algjerianë. A e kanë statusin e pakicës kombëtare algjerianët në Francë? Në Zvicër thuhet se ka mbi 300 mijë shqiptarë. A e gëzojnë shqiptarët statusin e pakicës

kombëtare në Konfederatën Zvicerane? Tjetër gjë është të gëzosh të drejtat kombëtare në një vend mirëfilli demokratik e tjetër gjë është të kesh statusin e pakicës kombëtare në një shtet ku ti je i ardhur. Së dyti, e thashë edhe pak më sipër: Për të qenë pjesëtarë i një pakice kombëtare, a mjafton deklarimi personal i një individi apo grupi individësh? Unë e di që ky problem nuk është zgjidhur as në shkallë botërore, prandaj dhe është krijuar një kaos i madh, si në ekzistencën dhe kompaktësinë e kombeve, ashtu edhe në jetën e vetë individëve dhe sidomos të pasardhësve të tyre. Kur një njeri nuk di, gjegjësisht nuk dëshiron të dijë se cilit komb i përket, është tepër vështirë që ai njeri të jetë dikushi.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

e

Është tepër vështirë të jesh dikushi, qoftë edhe në një tavolinë duke pirë nga një birrë, ku tre shokët e tjerë e dinë kush je ti e ti deklarohesh ndryshe. Njerëzit pa dinjitet janë ata që nuk e dinë çka janë! Por edhe më keq e katandisin veten ata që e dinë çka janë dhe nuk e thonë. Ata janë llumi i njerëzimit! Në rastin e Republikës së Shqipërisë, ku po kërkohet që të njihen një varg pakicash kombëtare, çështja nganjëherë po merr tiparet e një kretenizmi, tiparet e një idiotësie të neveritshme. Njerëzit që nuk kanë qenë kurrë grekë, po mashtrohen për t‘u regjistruar grekë. Njerëzit që s’kanë qenë kurrë bullgarë, po mashtrohen për t‘u regjistruar bullgarë. Njerëzit që s’kanë qenë kurrë sërbë,

Në rastin e Republikës së Shqipërisë, ku po kërkohet që të njihen një varg pakicash kombëtare, çështja nganjëherë po merr tiparet e një kretenizmi, tiparet e një idiotësie të neveritshme. Njerëzit që nuk kanë qenë kurrë grekë, po mashtrohen për t‘u regjistruar grekë. Njerëzit që s’kanë qenë kurrë bullgarë, po mashtrohen për t‘u regjistruar bullgarë. Njerëzit që s’kanë qenë kurrë sërbë, po mashtrohen për t’u regjistruar sërbë. Njerëzvet që s’kanë qenë kurrë turq, u është thënë dhe po u thuhet: Ju jeni turq

po mashtrohen për t’u regjistruar sërbë. Njerëzvet që s’kanë qenë kurrë turq, u është thënë dhe po u thuhet: Ju jeni turq. Kur themi po mashtrohen, aty hyn gjithsesi edhe komponenti i VETMASHTRIMIT. Për ta futur berrin në thertore, mjafton të qesësh pak kripë në pëllëmbë të dorës dhe ta ndjellësh. Delja, viçi, dhia, hyjnë vetë në thertore. Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka detyrë ta verifikojë vërtetësinë e çdo deklarate mbi përkatësinë kombëtare, individuale ose grupore. A është i lirë njeriu të deklarojë kombësinë sipas dëshirës? Kombësia nuk është si religjioni. Njeriu nuk ka të drejtë të luajë ose të tallet me kombin e të parëve të vet, por nuk ka të drejtë as t’u krijojë vështirësi pasardhësve të vet: „Gjyshi im u deklarua grek, sepse ashtu ia donte interesi!“ Është njëlloj sikur një djalë i ri t’u thotë shokëve: „Gjyshja ime qe bërë kurvë, sepse ashtu ia donte interesi.“ Dëgjova në televizion dy qytetarë të Shkodrës që deklaroheshin me kombësi malaziase. Ishin të besimit mysliman. E para: Mbi çfarë të dhënash mbështeten ata që e konsiderojnë veten malazezë? Mbi të dhënën se të parët e tyre kanë ardhur në Shkodër prej Malit të Zi të sotëm? Por, a e dinë ata që Mali i Zi i sotëm s’është Mali i Zi i mirëfilltë, se Mali i Zi i sotëm është krijuar duke pushtuar toka të Shqipërisë dhe se të parët e tyre mund të kenë qenë viktima të atij pushtimi?! Madje, të parët e tyre mund të kenë ikur në Shkodër pikërisht për të shpëtuar jetën e vet, të rrëzikuar prej malazezëve?! Në këso rrethanash, ç’kuptim ka ta quash

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

veten malazias? ...Thoshte aty njëri prej të intervistuarve, që babai i tij mezi ka ditur të flasë shqip. Por, a e di ai, sa shqiptarë ka sot, që nuk dinë të flasin shqip, sepse pushtimi malazias nuk ua ka mundësuar atyre, mundësuar realisht, as regjistrimin si shqiptarë, as shkollimin në gjuhën shqipe?! Dua të them: A është i sigurt ai banor i Shkodrës se i përket tradicionalisht kombit malazias? E dyta: Kur shteti shqiptar e ka për detyrë të verifikojë nëse deklarimet e këtyre shtetasve i përgjigjen së vërtetës, ç’ka bërë ky shtet për ta kryer këtë detyrë?! Po bëj një krahasim fare të thjeshtë: Kur dikush deklaron se s’është i infektuar nga korona-virusi, shteti a ka detyrë ta verifikojë thënien e tij me anë të një aparati dhe me analizat përkatëse?! Apo korona-virusi ka rëndësi, ndërsa deklarimi i rremë i kombësisë nuk paska rëndësi!? A e dinë pushtetarët e Republikës së Shqipërisë se nëpër Mal të Zi qarkullojnë ide që Shkodra është qytet, madje kryeqytet i dikurshëm i Malit të Zi dhe se një ditë do ta „çlirojnë“ malazezët edhe Shkodrën, ashtu siç kanë „çliruar“ Podgoricën, Tivarin, Ulqinin, Plavën, Rozhajën?! Nëse ligjbërësit dhe ligjzbatuesit tanë nuk i dinë këto gjëra, atëherë s’ka nevojë që unë t’i cilësoj idiotë! Vetë pushtetarët malazias, „shokë e komshinj të mirë“, „bashkudhëtarë drejt Bashkimit Evropian“, do t’ua vënë nofkën idiot, duke nënqeshur tinëzisht. Po thuhet që pjesa ortodokse e Shkodrës dhe e rrethinave, duke nënkuptuar aty kryesisht enklavën e Vrakës, nuk po shkruhen me kombësi Vazhdon në fq 32 >>> E ENJTE, 23 KORRIK 2020

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit (2)

Përpjekje për një të ri të kombit sh

Jam i bindur se konfliktet politike dhe gjendja e përgjithshme aktuale në Shqipëri në 30 vjet post-komun jtimit të krimeve të komunizmit, ashtu siç kanë bërë shumica e vendeve ish-komuniste në Evropë. Duam vazhdon të jetë një barrë e rëndë për të ardhmen e lirisë dhe demokracisë së vërtetë në Shqipëri

Për Koha Javore:

Frank Shkreli / Nju Jork (vijon nga numri i kaluar) Fatbardhësisht, ky urdhër i Sigurimit që unë të ndiqem “Me përparësi dhe kujdes” nuk u zbatua, ose më mirë të themi nga rrethanat botërore u hodh në koshin e plehrave të historisë, atje ku përfundoi edhe komunizmi shqiptar dhe ai ndërkombëtar me shembjen e Murit të Berlinit. Dosja prej 60 faqesh – pjesa më e madhe me të dhëna të gabuara ose pa kurrfarë vlere për një shërbim sekret inteligjence, mbyllet me një dokument sekret të datës 20 mars 1991, i titulluar “Autorizim”, me nënshkrimin e Zëvendës-Ministrit të Punëve të Brendshme, Veip Proda, sipas të cilit: “Autorizohet p.op. Islam Seferi, efektiv i degës së dytë të Drejtorisë Parë, të tërheqë nga Drejtoria e Tretë dosjen 2A të subjektit Frank (Frano) Gjeto Shkreli, i cili vjen në vendin tonë si përfaqësues i Ambasadës Amerikane në Tiranë.” Ky është dokumenti i fundit në dosje, ku jepet autorizimi për tërheqjen e dosjes sime në të njëjtën ditë që kisha arritur në Tiranë me delegacionin e Departamentit të Shtetit. Fatbardhësisht dhe falë nderit të

14

Javore KOHA

E ENJTE, 23 KORRIK 2020

Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe punëdhënësit tim, qeverisë federale të Amerikës për 30 vjet, unë nuk kisha asnjë problem gjatë asaj kohe me askënd, por nga dosja e Sigurimi të regjimit komunist të Shqipërisë del se Sigurimi i Shtetit debatonte se si të merrej me “problemin” që paraqiste për ta Frank Shkreli. Nuk di se ku e paskan pasur hallin pasi jeta, veprimtaria dhe puna ime ishte, siç thonë amerikanët, një “open book”, një jetë aq publike dhe transparente sa nuk ishte nevoja që regjimi enverist komunist i Tiranës dhe as ai sllavo-komunist i Beogradit të harxhonin buxhetin e shtetit dhe të keqpërdornin fondet nga mundi dhe djersa e popujve të tyre të varfër,

për të punësuar agjentë spiunë për të më ndjekur mua ose edhe shumë të tjerë si unë, në punë të vet, jashtë vendit, duke punuar për familjen. Për veten time, ndryshe nga shumë informacione të rreme të Sigurimit të përfshira në këtë dosje, – për 30 vite në Uashington, vërtet se unë kam punuar në detyra të ndryshme, por gjithmonë për të njëjtën organizatë – “Zërin e Amerikës”, dhe në të njëjtën ndërtesë në kryeqendrën e këtij enti në Uashington. Po të kishte ardhur ndonjë agjent ose spiun i Sigurimit para derës së ndërtesës ku punoja në Uashington, do ishte bindur se unë nuk përbëja asnjë rrezik për askënd. Do më kishte parë çdo mëngjes duke hyrë aty

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ë fillim hqiptar

nizëm, përfshirë problemet me sistemin juridik, janë pasojë e drejtpërdrejtë e mospajtimit dhe e mostram ose nuk duam ta pranojmë, mos përballja serioze e klasës politike shqiptare me të kaluarën komuniste

Nuk di se ku e paskan pasur hallin pasi jeta, veprimtaria dhe puna ime ishte, siç thonë amerikanët, një “open book”, një jetë aq publike dhe transparente sa nuk ishte nevoja që regjimi enverist komunist i Tiranës dhe as ai sllavo-komunist i Beogradit të harxhonin buxhetin e shtetit dhe të keqpërdornin fondet nga mundi dhe djersa e popujve të tyre të varfër, për të punësuar agjentë spiunë për të më ndjekur mua ose edhe shumë të tjerë si unë, në punë të vet, jashtë vendit, duke punuar për familjen

dhe çdo mbrëmje duke dalë prej aty për të shkuar në shtëpi pranë familjes. As nuk iu fshehja kujt, as nuk kisha frikë askënd - as Sigurimin e Shtetit komunist të Enver Hoxhës dhe as Sigurimin Shtetëror Jugosllav (UDB), sepse nuk kisha asnjë arsye që t’i kisha frikë pasi që isha në punën time. Jam matur për një kohë të gjatë nëse të përmend publikisht këtë dosje të Sigurimit ose jo, dhe kisha vendosur të pres pak. Nuk e di se pse! Me thënë të drejtën, mora guxim dhe frymëzim të flas për këtë dosje, pa hyrë shumë në hollësi rreth përmbajtjes së saj, nga vizita që bënë të martën në Shkodër zyrtarët e lartë të AIDSSHsë, përfshirë Kryetaren Genta Sula, ku kishin shkuar për t’i dorëzuar personalisht Dom Gjergj Simonit dosjen e tij të Sigurimit. Mora guxim, por mora edhe frymëzim prej Dom Simonit, për mënyrën se si e pranoi

dosjen e tij të Sigurimit me një mesazh publik, si i dënuar dhe i burgosur nga regjimi komunist, për poezitë që kishte shkruar dikur. Thashë me vete se hapja dhe pranimi i dosjes, është në të vërtetë një dëshmi, që për mirë a për keq, duhet të ndahet me të tjerët, të shërbejë si një subjekt për krijimin e një atmosfere për dialog mbi të shkuarën komuniste të Shqipërisë. Për mirë, se me hapjen e dosjeve na jepet mundësia që me njohjen me këto dosje, ose me vetë ekzistencën e tyre, ndoshta ndërgjegjësohemi si individë, por më shumë edhe si shoqëri, për të kaluarën e një regjimi diktatorial kriminal, nën të cilin kombi shqiptar ka pasur fatin e keq të jetonte për pothuaj një gjysmë shekulli. Hapja e dosjeve të Sigurimit mund të konsiderohet nga disa edhe si një dëshmi e keqe ose të paktën si diçka që nuk na bën të ndihemi mirë, ndoshta për arsyen se

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

shumica e atyre që kanë dosje ose familjarët e atyre që mund të kenë shkuar në atë jetë tanimë, presin ende, përtej hapjes së këtyre dosjeve, zbardhjen e së vërtetës dhe duan drejtësi për ata vetë dhe për viktimat e komunizmit, në përgjithësi. I dashur lexues! Kjo është edhe arsyeja që unë po i ndaj këto rreshta me ju për ekzistencën dhe për hapjen e dosjes sime të Sigurimit të Shtetit komunist shqiptar, si një përpjekje, ashtu siç shpresojmë të gjithë, madje edhe 30 vjet pas shembjes së Murit të Berlinit, për një fillim të ri për kombin shqiptar, duke reflektuar për të kaluarën dhe duke shpresuar për një të ardhme të re më të mirë, ku shpresojmë që e kaluara komuniste të mos jetë më objekt ndarjesh e përçarjesh midis shqiptarëve, as sot dhe as në të ardhmen! Unë jam i bindur se konfliktet politike dhe gjendja e përgjithshme aktuale në Shqipëri në 30 vjet post-komunizëm, përfshirë problemet me sistemin juridik, janë pasojë e drejtpërdrejtë e mospajtimit dhe e mostrajtimit të krimeve të komunizmit, ashtu siç kanë bërë shumica e vendeve ish-komuniste në Evropë. Duam ose nuk duam ta pranojmë, mos përballja serioze e klasës politike shqiptare me të kaluarën komuniste vazhdon të jetë një barrë e rëndë për të ardhmen e lirisë dhe demokracisë së vërtetë në Shqipëri. (Fund) E ENJTE, 23 KORRIK 2020

Javore KOHA

15


VËSHTRIM & OPINION

Unifikimi i partive politike shqiptare

Mision i pamu Shpresa e shqiptarëve në Mal të Zi që partitë shqiptare për herë të parë të dalin në zgjedhje parlamentare të bashkuara, duke pretenduar të sigurojnë së paku dy vende në parlamentin malazez dështoi. Po ashtu ndjeshëm u shua, apo më mirë të themi u zbeh, edhe fryma e bashkimit të shqiptarëve të cilën e filloi Malësia në marsin e vitit 2019, e cila u dëshmua se ishte rruga më e mirë dhe e vetme për arritjen e synimeve politike dhe integrimin e shqiptarëve kudo që jetojnë e veprojnë

Gjekë Gjonaj

Kanë mbetur më pak se një muaj e gjysmë deri në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi të shpallura për më 30 gusht, ndërkohë është e qartë se nuk do të kemi një platformë të unifikuar politike të shqiptarëve karshi këtij shteti. Partitë shqiptare nuk morën mësim nga zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi në tetor 2016 të cilat u karakterizuan nga një rënie e theksuar e përfaqësimit parlamentar si pasojë e përçarjes së tyre. Ato po e përsërisin të njëjtin gabim katër vite më pas dhe në zgjedhjet e ardhshme nuk do të dalin të bashkuara në një listë të vetme zgjedhore, por do t’i ndajnë votat si çdoherë më parë , duke garuar më së paku në dy lista zgjedhore rivale, duke minimizuar numrin e mandateve. Bazuar në përvojën e hidhur të viteve më parë, kur pak ditë para mbarimit të afatit të regjistrimit në Komision Qendror të Zgjedhjeve, me ç’ rast të gjithë

16

Javore KOHA

E ENJTE, 23 KORRIK 2020

mendonin se shqiptarët do të garonin vetëm në dy lista, u regjistrua një koalicion i tretë, ndonëse kjo për momentin duket më pak e besueshme. Domethënë, përfaqësuesit e partive që tubojnë shqiptarë as pas tridhjetë vitesh të sistemit pluralist nuk arritën t’i kapërcejnë mospajtimet , ndarjet e përçarjet e ndërsjella. Liderët e partive shqiptare nuk u bashkuan, sepse nuk e kanë kuptuar ose nuk duan ta kuptojnë që tek bashkimi qëndron shpresa dhe hapet rruga e ndryshimit që do t’u sjellë mirëqenie dhe stabilitet. Nuk u bashkuan sepse nuk u pajtuan për çështje të rëndësishme. Secila parti synonte të merrte vendin e parë apo të dytë, kështu që nuk u morën parasysh disa kritere, por çdonjëra në mënyrën e saj përpiqej të vendoste interesin e vet. Pra, mrekullia shqiptare edhe kësaj herë nuk ndodhi. Unifikimi i faktorëve politikë shqiptarë u tregua i pamundur. Shpresa e shqiptarëve në Mal të Zi që partitë shqiptare për herë të parë të dalin në zgjedhje parlamentare të bashkuara, duke pretenduar të sigurojnë së paku dy vende në parlamentin malazez dështoi. Po ashtu ndjeshëm u shua, apo më mirë të themi u zbe, edhe fryma e bashkimit

të shqiptarëve të cilën e filloi Malësia në marsin e vitit 2019 e cila u dëshmua se ishte rruga më e mirë dhe e vetme për arritjen e synimeve politike dhe integrimin e shqiptarëve kudo që jetojnë e veprojnë. Ftesat e elitës politike që subjektet politike shqiptare të reflektojnë dhe të bashkohen pa kushte ishin deklarative dhe të pasinqerta. Bisedimet e deritashme të kryetarëve të partive shqiptare që në këto zgjedhje të dalin në një listë të përbashkët dështuan, sepse unifikimi dhe bashkëpunimi i gjerë brenda partive shqiptare ishte i pamundur. Në interesin e përbashkët të tyre nuk duket të jetë aspak e mira e përbashkët e shqiptarëve. As edhe për një fije të vetme. Përndryshe, arsyeja, përgjegjësia, korrektësia dhe sinqeriteti do t’ bënin të vepronin ndryshe. Politikanët tanë “ vizionarë” as kësaj herë nuk arritën të vendosin një gurë të fortë themeli i cili do të ishte risi e këndshme e shumëpritur dhe e nevojshme në politikën shqiptare. Shqiptarët në Mal të Zi edhe në këto zgjedhje do të ecin të pasigurt, pasi humbën rastin e mirë të jenë të bashkuar dhe me tërë kapacitetin e vet të mobilizojnë elektoratin për të votuar në masë të madhe të zgjed-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

undur

hurit e tyre në Kuvend. Parakusht për këtë fitore do të ishte bashkimi. Lista e bashkuar e shqiptarëve do të nxirrte më shumë qytetarë në kutitë

e votimit. Njëheri do të rriste besimin brenda subjekteve politike dhe do të forconte dialogun dhe unitetin e munguar. Me bashkimin politik të shqiptarëve zëri i qytetareve dhe qytetarëve shqiptarë do të ishte më i fortë. Nga ana tjetër, me këtë veprim të nxituar dhe të pamenduar mirë subjektet nacionale shqiptare treguan për

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

të satën herë se vazhdojnë të vuajnë nga mosbesimi kronik i cili si virusi ka gjetur strehë në radhët e tyre. Përveç mosbesimit fjala është edhe për liderizmin. Ajo që i ndanë krerët e partive politike shqiptare është edhe “ kokëfortësia” politike, mllefi, inati dhe hatërmbetja. E të gjitha këto nuk kanë qenë faktor i shëndetshëm i bashkimit.

E ENJTE, 23 KORRIK 2020

Javore KOHA

17


VËSHTRIM & OPINION

Në shërbim të propa Serbët po bëjnë çdo gjë që sa më shumë ta paraqesin popullin shqiptar si popull i ardhur, të cilët i ka sjellë Turqia gjatë sundimit osman. Si kontribues të propagandës serbe janë radhitur edhe disa imamë dhe historianë, që kanë shitur shpirtin e tyre tek pushtuesit e tokave tona

Për Koha Javore:

Haxhi Zeneli / New York Në vazhdimësi para syve tanë serbët bëjnë fushata të furishme për të përvetësuar çdo gjë që është shqiptare. Serbia ka infiltruar në mesin tonë njerëzit për të bërë propagandën e tyre anti-shqiptare, duke angazhuar shqiptar nga profile të ndryshme si: historian, teolog dhe klerik të ndryshëm për të shtrembëruar historinë tonë. Këta mercenar, herë pa here shfaqën nëpër media të ndryshme, si ato sllave por edhe shqiptare. Vërehet se këtë luftë propagandistike me agresivitet ata e kanë filluar me shekuj por e kanë intensifikuar më shumë që nga humbja e Kosovës. Serbët po bëjnë çdo gjë që sa më shumë ta paraqesin popullin shqiptar si popull i ardhur, të cilët i ka sjellë Turqia gjatë sundimit Osman. Si kontribues të propagandës serbe janë radhitur edhe disa imam dhe historian, që kanë shitur shpirtin e tyre tek pushtuesit e tokave tona, ata ose nuk dinë se ç bëjnë ose janë në fletë pagesat e Serbisë. Dalin nëpër media dhe video të ndryshme duke na thënë se: “Perandoria Osmane ishte çlirimtare për shqiptarët dhe se turqit i sollën shqiptaret në Kosovë duke ju dhënë toka atyre”.

18

Javore KOHA

E ENJTE, 23 KORRIK 2020

Duke parë njerëz të tillë, Serbia e ka më lehtë që nëpërmjet këtyre mercenarëve të realizojë qëllimet e veta në tokat Arbërore. Antikombëtarëve të tillë po u jepet hapësirë në mediat televizive shqiptare, sepse debate të tilla sjellin një shikueshmëri më të madhe për stacionet e tyre televizive. Këta njerëz, pa kurrfarë turpi dalin kundra akademikëve të njohur shqiptar duke shtrembëruar edhe historinë e Skënderbeut dhe kur ju shtrohet pyetja: “se a është Skënderbeu heroi i tyre?, ata përgjigjën: “nëse Skënderbeu ka vrarë myslimanë ai nuk është heroi ynë”. Këta njerëz nuk di a e kanë të qartë dallimin në mes pushtuesit dhe të robëruarit. Nuk ju intereson fare të dijnë se shqiptarët në atë kohë i takonin besimit katolik, të cilët luftonin kundër pushtuesit të tokave të tyre të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti- Skënderbeu. Padyshim që Skënderbeu i ka luftuar osmanlinjtë dhe kolaboristët e tyre që ndoshta kanë qenë edhe shqiptar, kjo i bie sikur sot të themi se personat që spiunuan Adem Jasharin nuk duhet të ndëshkohen sepse janë shqiptar! Makineria propagandistike e Serbisë po i përdorë idetë e këtyre njerëzve, që nuk e pranojnë si hero të tyre Gjergj Kastriotin, ku serbet rrinë gati për shumë kohë që Skënderbeun ta përvetësojnë si të tyrin. Bile neve na duken “qesharakë” ajo

që ata bëjnë! Disa prej tyre shkuan në Muzeun e Vjenës për të kërkuar përkrenaren e Skënderbeut dhe shpatën e tij që ti marrin dhe ti ekspozojnë në Beograd dhe në mungesë ata krijuan kopjen e përkrenares së Skënderbeut. Kisha Ortodokse Serbe ka qenë dhe mbetet një problem i konflikteve Ballkanike që në vazhdimësi motivon popullin e tyre në luftra kundër fqinjëve, por në veçanti kundër shqiptarëve. Sot shohim se brenda kufirit të Shqipërisë, serbët po angazhohen edhe atje ta paraqesin Shkodrën si qytetin e tyre. Në luftën e pushtimit te Shkodrës nga serbo/malazezet po hapen varret e se kaluarës duke i martirizuar serbo/malazezët që kane rënë në luftën për pushtimin e Shkodrës. Të njëjtën gjë vërejmë edhe në Jugun e Shqipërisë nga grekët, kurse shqiptarët si gjithmonë janë në defanzivë dhe heshtin. Ne nuk i përmendim spastrimet etnike që na i kanë bërë, por edhe sot po na i bëjnë, që nga Nishi, Shpuza e deri te Çamëria. Le të shkojmë edhe ne të ngremë lapidarët e heronjve tanë atje në qytetin e Shpuzës (Mal të Zi), ku luftuan forcat e Dasho Shkrelit, për mbrojtjen e tokave shqiptare, por edhe Zenel Gjoleka nga Kuçi i Vlorës një trim i shquar, i cili u varros diku tek kulla e Vraninës edhe shumë të tjerë që ne po i harrojmë, ndërsa serbet kërkojnë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

agandës serbe

kishat e tyre pa fakte në tokat shqiptare dhe nëse nuk gjejnë ata i mbjellin aty dhe vinë pas një shekulli i kërkojnë përsëri. Ende kemi frikë të dalim para botës dhe të kërkojmë atë që na takon dhe asgjë më shumë. Me shembjen

e Jugosllavisë ka rënë edhe kontrata e Londrës, ne nuk duhet të jemi në bashkësi me sllavët dhe tashti kjo duhet përmirësuar, ne jemi një popull, jemi në të drejtën tonë që të jetojmë të bashkuar. Me sllavët as gjuha nuk na bashkon?

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Deri kur të mbesim të ndarë nga vëllezërit tanë të një gjaku? Andaj kjo është e ardhmja e jonë dhe kjo duhet të bëhet nga udhëheqësit shqiptarë, të cilëve ju ka ndalë ora tek partitë dhe interesat e tyre të ngushta. E ENJTE, 23 KORRIK 2020

Javore KOHA

19


MOZAIK

Edhe në këtë përvjetor

Radio Ulqini i vogë me probleme të më Radio Ulqini, me një moshë relativisht të pjekur, me përvojë mbi tri dekada, me një numër të vogël të të punësuarve, po përballet me probleme të mëdha. Arsyet kryesore janë vështirësitë financiare. Radio Ulqini, tani është duke përjetuar ditët më të errëta jisë, me vëmendje të posaçme përcillen aktivitetet e pushtetit vendor, ato qeveritare dhe më gjërë, si nga lëmi i ekonomisë, politikës, kulturës dhe aktivitete të tjera.

Esat Mehmeti

Në këtë përvjetor, pa dashur të thellohemi, do të doja që këtë shkrim t’a nisi me një falenderim të veçantë për Ju dëgjues të nderuar, sepse Ju e meritoni. Ju jeni dëgjues besnikë, sepse na ndiqni hap pas hapi, si atëherë kur dikur lulëzonim, ashtu dhe tani që jemi venitur. Jeni më të mirët. Radio Ulqini, vërtetë i vogël për nga numri i të punësuarve, i vogël për nga buxheti financiar, i vogël edhe për nga shtrirja e frekuencave, por jo i vogël nga mosha dhe përvoja, por me probleme të mëdha. Sot e 33 vite më parë, pikërisht më 13 korrik 1987, Radio Ulqini ka filluar punën e vet, themelues i të cilit ishte pushteti vendor i Ulqinit. Radio Ulqini që nga themelimi e këndej ka qenë dhe është faktor i rëndësishëmi i shoqërisë. Radio Ulqini ndjek të gjitha ngjarjet dhe ndodhitë në Ulqin dhe më gjërë. Postulatet në të cilat Radio Ulqini i ndërtoi, janë sukseset e veta që kjo medie i ka. Kjo medie është e hapur për të gjithë dhe realizon programin e punës përmës emisioneve të ndryshme. Falë zhvillimit të teknolog-

20

Javore KOHA

E ENJTE, 23 KORRIK 2020

Radio Televizioni i Ulqinit (RTUL), vetëm në letër

Janë mbi 10 vite, që është punuar në projektin e nisur, për hapjen e Televizionit “Ulqini”, projekt që pjesërisht është realizuar, por mbeti vetëm në letër, RTUL, e kurgjë më tepër ? ! … I gjithë ky aktiviteti, për hapjen e TV “Ulqinit ” ( RTUL), nuk është përcjellur me ndonjë përmirësim të dukshëm nga ana e themeluesit. Autoritetet e qeverisjes lokale pohojnë se janë të vetëdijshëm për problemet që kanë në RTUL. Secila “garniturë” e qeverisjes vendore, në fillim të mandatit të vet, jep sinjalet e një shprese, për një përmirësim të mundshëm, mirëpo, kur është fjala për realizimin e premtimeve të dhëna, ata janë tepër të rezervuar dhe atë pak shpresë, na e kanë vrarë !.

Radio Ulqini i vogël, por me probleme të mëdha

Radio Ulqini, me një moshë relativisht të pjekur, me përvojë mbi tri dekada, me një numër të vogël të të punësuarve, po përballet me probleme të mëdha. Arsyet kryesore janë vështirësitë financiare. Radio Ulqini, tani është duke përjetuar ditët më të errëta. Radio Ulqini me një punë mbi 30-vjeçare po lëngon !… Radio Ulqini ka vite që është sëmurë, vetëm

e vetëm në mungesë të “ilaçeve”,mjeteve materiale dhe nëpërkëmbjës. Radio Ulqini, këtë se meriton ?!. Nuk e meriton për moshën dhe për kontributin e dhënë . Radio Ulqini ka vite që përballet me problemet e trashëguara financiare, çka dukshëm vështërson punën dhe ekzistimin e tij normal ? !!!. Gjendja materiale në këtë institucion prej vitit në vit ka ardhur duke u rënduar. Duhet veçuar, se edhe përkundër premtimeve të dhëna nga themeluesi, fillimviti i 2020-ës nisi me sëmundjen e vjetër. Themeluesi, jo vetëm që nuk ka arritur të shlyejë obligimet e veta ndaj këtij institucioni për vitin paraprak, por vështirësitë shtohen gjithnjë e më shumë dhe dukshëm reflektohen në realizimin e programit, e aq më tëpër po ndrydhin jetën e të punësuarve në këtë institucion informativ. Borxhet janë të mëdha. Të ardhurat mujore të të punësuarve nuk u janë paguar me rregull dhe në trend me të punësuarit në komunë dhe ndërmarrje të tjera, ( janë 12 paga mujore pa u paguar ),duke mos i llogaritur këtu edhe kontributet e papaguara që sa vite, si dhe borxhe të tjera të detyruara ende të pashlyera. Megjithatë, krahas pozitës së vështirë materiale, Radio Ulqini po përballet edhe me vështirërsi teknike, si dhe me mungesë të kuadrit profesional. Radio Ulqini, jo vetëm se ka numrin më të vogët të të punësuarve, aty ku themeluese është vet Komuna e Ulqinit, por duhet të veçojmë edhe fak-


MOZAIK

ël, ëdha

tin se ka mbi pesëmbëdhjetë vite e më shumë, që Radio Ulqini nuk është freskuar me kuadro të reja, nuk është punësur askush, që është më se e nevojshnme për mbarëvajtjen sa më të mirë të punës së këtij institucioni informativ. Andaj, mua s’më mbetet tjetër, në shenjë kujtimi në këtë përvjetor, po e përfundoj këtë shkrim duke theksuar se edhe përkundër gjithë këtyre vështirësive, falë vullnetit të mirë dhe angazhimit të të punësuarve, Radio Ulqini ka arritur të mbijetojë. Punon

pa ndërprerje, pa asnjë ditë pushim, qofshin ato, e shtunë apo e diel, festa shtetërore apo fetare. Procesi i punës zhvillohet pothuajse normalisht, me përjashtim të disa emisioneve të reduktuara. Sot, Radio Ulqini ka nevojë më shumë se kurrë. RTUL kërkon ndihmë dhe mbështetjen e duhur financiare. Ka shansin të ndryshojë filozofinë në të mirë. Mendoj se është koha e duhur që pushtetarët tanë të vënë dorë në këtë institucion informativ dhe të sjel-

lin ndryshime në të mirë. Duhet bërë më shumë për Radio Ulqinin, për ne, për Ju, e në veçanti për qytetarët tanë që na dëgjojnë . Andaj, n[se themeluesi e sheh nevojën e duhur, duhet ta mbeshtesë dhe të rri pas tij. Me një vullnet të mirë e angazhim të përbashkët dhe me një qasje tjetër të qeverisjes lokale, RTUL mund të mbijetojë dhe të kthejë imazhin e dikurshëm . Ne, nuk kërkojmë asgjë më tepër, veç asaj që na takon. Te kemi trajtimin e barabartë me të tjerët. E ENJTE, 23 KORRIK 2020

Javore KOHA

21


REPORTAZH

Një ditë korriku në qytetin e Ulqinit

Qyteti margarita

Ulqini ndër të tjera shquhet për monumentet kulturore-historike- Kalaja në Qytetin e Vjetër, objektet e trashëgimisë fetare, krojet, etj. Një qytet me bukuri të rralla natyrore që posedon plazhe ranore që nuk i has në asnjë qytet tjetër. Një panoramë mahnitëse gjithashtu e has në lumin Buna, në ujvarën e Megjureçit e po të duash të bindesh edhe më shumë se ky qytet ka pasuri të çmuara, një fakt të tillë e dëshmon edhe liqeni i bukur i Shasit, Valdanosi bashkë me Ullishten, baseni i Kripores së Ulqinit, etj

Toni Ujkaj

22

Javore KOHA

E ENJTE, 23 KORRIK 2020

Ulqin – Qyteti i Ulqinit është i njohur historikisht për resurse të rralla dhe unike, natyrore, kulturore dhe historike, një pikë e rëndësishme turistike në Mal të Zi. Për këtë qytet të lashtë bregdetar i cili konsiderohet një perlë e rrallë e Adriatikut, ke nostalgji të vazhdueshme që ta vizitosh dhe shijosh, sepse aty ndjehesh kurdoherë rehat dhe mirë. Aty nuk mërzitesh sado që të

qëndrosh, edhe sikur ta vizitosh në stinën e dimrit, por natyrisht stina e verës ia shton dukshëm bukurinë këtij qyteti të veçantë. Ulqini ndër të tjera shquhet për monumentet kulturore-historike- Kalanë në Qytetin e Vjetër, objektet e trashëgimisë fetare, krojet, etj. Një qytet me bukuri të rrralla natyrore që posedon plazhe ranore që nuk i has në asnjë qytet tjetër. Një panoramë


REPORTAZH

ar i Adriatikut mahnitëse gjithashtu e has në lumin Buna, në ujvarën e Megjureçit e po të duash të bindesh edhe më shumë se ky qytet ka pasuri të çmuara, një fakt të tillë e dëshmon edhe liqeni i bukur i Shasit, Valdanosi bashkë me Ullishten, baseni i Kripores së Ulqinit, etj. Çdo sezon veror ky qytet tërheq vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj, nga rajoni, Evropa dhe nga Bota, ku sa herë që më ka rastisur të jem i pranishëm në orët e mbrëmjes, shetitorja ka qenë e stërmbushur me njerëz. Baret, restorantet dhe bizneset e ndryshme gjithashtu. E çfarë ka qenë edhe më e rëndësishmja, vizitorët kishin se me çfarë të argëtohen dhe zbavitën. Pothuajse çdo natë mbrëmjet shoqëroheshin me muzikë të ndryshme live, por edhe me organizime të ndryshme kulturore e letrare, ndër të cilat veçohen “Kalimera Poetike”, “Skena Verore” “Netët e Klipit Shqiptar”, “Panari i Librit”, etj. Këtë vit qyteti i Ulqinit dukej ndry-

she. Një ditë korriku teksa e vizitova qytetin e Ulqinin asgjë nuk dukej siç ishte një vit më parë ku jeta në Ulqin gjallëronte aq shumë. Me të hyrë në këtë qytet, menjëherë më kaploi një ndjenjë dëshpërimi teksa nëpër qytet dhe periferi shihje bare dhe restorante me shumë pak klientl, disa të tjera ishin të mbyllura, shitore të mbyllura, hotele dhe apartamente që jepeshin me qera dhe disa të tjera që shiteshin, biznese të tjera të mbyllura, njerëz në rrugë shumë pak, turistë të huaj shumë pak, pushues nëpër plazhe fare pak. Pra, vëreheshin qartë pasojat e virusit tinzar nga i cili jo vetëm ky qytet por secili qytet bregdetar në Mal të Zi dhe kudo pësoi goditje të fuqishme në sektorin e turizmit. Përhapja në shkallë të gjerë e epidemisë në vend dhe masat kufizuese, sidomos për qytetarët nga shtetet fqinje, kanë pasur ndikim negativ në sezonin turistik. Pra, edhe Ulqini kishte fituar një imazh tjetēr që vërtetë nuk e kisha parë asnjëherë

më parë dhe për këtë ndjehesha vërtetë i trazuar, sikur të më kishte ndodhur diçka e keqe. Ulqini në çdo kohë ka qenë destinacioni im i dytë pas Malësisë- Tuzit, aty kam shkuar shumë shpesh, veçanërisht gjatë verës ku takoj shumë miq të çmuar dhe ku nuk mungoja nëpër aktivitete të ndryshme kulturore dhe letrare të organizuara në nivel shumë të lartë nga institucione dhe shoqata që veprojnë në mënyrë aktive në këtë qytet. Se këtë vit pësoi dukshem sektori i turizmit në vend, kanë pohuar edhe autoritetet vendore të këtij qyteti, zyrtarë të Organizatës Turistike dhe pronarë të objekteve hoteliere, të plazheve dhe të bizneseve të ndryshme. Dhashtë Zoti që kjo pandemi globale ta ngadalësojë hovin e saj dhe i gjithë vendi t’i rikthehet dinamikës normale të jetēs, sepse jo vetëm Ulqini, por edhe të gjitha qytetet bregdetare në Mal tē Zi janë perlë e vërtetë në llojin e vet dhe një pasuri e paçmuar natyrore.

E ENJTE, 23 KORRIK 2020

Javore KOHA

23


MOZAIK

50-vjetori i Besëlidhjes së Malësisë 50 vjet më parë kuvendi i burrave në Malësi u zotua në parandalimin e një plage të dhimbshme për banorët e kësaj zone, siç ishte gjakmarrja dhe vëllavrasja. “Besëlidhja e Malësisë” sot vlerësohet si një ngjarje e rëndësishme në historinë bashkëkohore të shqiptarëve në Mal të Zi, pasi komuniteti shqiptar i qëndroi besnik dhe e respektoi deri në fund këtë marrëveshje. “Besëlidhja e Malësisë” vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme e historisë bashkëkohore e shqiptarëve në Mal të Zi dhe rajon. 50 vjet më parë kuvendi i burrave në Malësi parandaloi një plagë të dhimbshme për banorët e kësaj zone siç ishte gjakmarrja dhe vëllavrasja. Njëri nga pjesëmarrësit e Besëlidhjes, imami Rexhep Lika e konsideron atë si një ngjarje historike për të gjithë shqiptarët në rajon. “ Besëlidhja e Malësisë ka një rëndësi të veçantë dhe në intervalin kohor 50 - vjeçar ka qenë një vepër, të cilën mund ta quajmë historike, sepse ka sjellë shumë dobi për shqiptarët e Malësisë dhe më gjerë”, tha imami

24

“ Kishte me qenë mirë të mendohet për një përmendore. Do të ishte mirë të ngritët një përmendore që kishte me e shënua njëherë e përgjithmonë “Beslidhjen e Malësisë” si një simbol i besimit në këto troje”, tha patër Pashko Gojçaj.

Lika. Edhe patër Pashku Gojçaj mendon se kjo ngjarje ishte bazë e ndryshimit të mentalitetit në Malësi dhe më gjerë. “ Iniciativa e brendshme ka qenë e institucioneve fetare dhe fatbardhësisht u pranua nga jashtë nga personat që dhanë kontributin e jashtëzakonshëm siç ishte Gjergj Daku dhe në këtë mënyrë ndodhi diçka që është baza e të gjitha ndryshimeve të mentalitetit në Malësi, por edhe për të gjithë malësorët që jetojnë jashtë”, tha patër Pashku. Ky vendim, sipas veprimtarit Xhemal Nikaj u respektua në mënyrën më të mirë në Malësi, duke i mbetur besnik fjalës së dhënë. “Që atë ditë që është miratuar vendimi në Malësi, ai është respektuar dhe askush nuk ka tentuar që ta prishë apo ta cenojë një vendim të tillë. Ndoshta ka pasur ndonjë herë

dilema, por burrat e Malësisë i ndejën besnikë deri më sot”, tha z. Nikaj. Imami Lika thekson se “Besëlidhja e Malësisë” do të mbetet një akt i mirëkuptimit njerëzor, ku malësorët e kanë respektuar atë tash 50 vjet. “Gjenerata që e ka aprovuar Besëlidhjen ka bë një punë të mirë, kurse kjo gjeneratë që është duke e mbajtur ka bërë një punë edhe më të mirë, sepse është lehtë me e miratua një vendim, por është vështirë të realizohet dhe respektohet deri në fund. Në Malësi nuk ka ndodhur në këto 50 vjet të ketë hakmarrje dhe as që ka me ndodhë në të ardhmen, sepse Malësia e mbanë besën”, tha imami Rexhep Lika. Për këtë arsye është e domosdoshme që “Beslidhja e Malësisë” të përjetësohet në përmendore si një simbol i fuqishëm për gjeneratat e ardhshme. “ Kishte me qenë mirë të mendohet

“Gjenerata që e ka aprovu Besëlidhjen ka bë një punë të mirë, kurse kjo gjeneratë që është duke e mbajtur ka bërë një punë edhe më të mirë sepse është lehtë me e miratua një vendim, por është vështirë të realizohet dhe respektohet deri në fund. Në Malësi nuk ka ndodhur në këto 50 vjet të ketë hakmarrje dhe as që ka me ndodhë në të ardhmen, sepse Malësia e mbanë besën”, tha imami Rexhep Lika

Javore KOHA

E ENJTE, 23 KORRIK 2020


MOZAIK

për një përmendore. Do të ishte mirë të ngritët një përmendore që kishte me e shënua njëherë e përgjithmonë “Besëlidhjen e Malësisë” si një simbol i besimit në këto troje”, tha patër Pashko Gojçaj. “Beslidhja e Malësisë” realizoi zotimin historik për të hequr dorë nga gjakmarrja, e cila kishte shkatërruar popullatën shqiptare për shekuj me a.s. (VOA) radhë.

“Që atë ditë që është miratuar vendimi në Malësi, ai është respektuar dhe askush nuk ka tentuar që ta prishë apo ta cenojë një vendim të tillë. Ndoshta ka pasur ndonjë herë dilema, por burrat e Malësisë i ndejën besnik deri më sot”, tha z. Nikaj. E ENJTE, 23 KORRIK 2020

Javore KOHA

25


MOZAIK

Fondacioni Biberaj ndan bursa për 40 studentë në Universitetin Amerikan në Kosovë Fondacioni Biberaj me seli në Shtetet e Bashkuara, shpalli të hënën ndarjen e bursave të reja akademike, në vlerë prej 1 milionë e 160 mijë dollarësh, për 40 studentë për studimet “Bachelor” në Institutin Teknologjik të Roçesterit në Kosovë/Fondacioni i Universitetit Amerikan në Kosovë. Bursa Familja Biberaj, që do të jepet përmes konkurrimit dhe që zgjatë për katër vjet, u ofrohet 40 nxënësve me rezultate të larta akademike, që kanë nevojë për ndihmë financiare. Në një njoftim të Fondacionit thuhet se 36 bursa do t’u ndahen studentëve shqiptarë nga Tropoja, Plava, Gucia, Presheva, Tetova, Shkupi dhe pjesët rurale të Kosovës, dhe 4 bursa, studentëve që u përkasin grupeve të pakicave kombëtare në Kosovë. Bursa Familja Biberaj synon që të paktën 50 për qind, e mundësisht deri në 75 për qind të bursave të jenë për studente. Përparësi do t’u jepet atyre që zgjedhin të studiojnë për shkencë, inxhinieri, teknologji, matematikë dhe gazetari. Zëdhënësi i Fondacionit Biberaj, Ken Biberaj, tha se Fondacioni “e për nderë të mbështesë këtë program të mrekullueshëm dhe krijues. Ashtu si familje të shumta që kanë emigruar në Amerikë, ne u jemi thellësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara për mundësitë dhe

26

Javore KOHA

E ENJTE, 23 KORRIK 2020

sukseset që kemi pasur. Kjo bursë e re u ofron një përvojë me të vërtetë globale këtyre të rinjve, me një theks të veçantë për gratë dhe degët e shkencave, inxhinierisë, teknologjisë, matematikës dhe gazetarisë.” Administrimi i bursave dhe përzgjedhja e studentëve do të jetë përgjegjësi e RIT Kosovë (A.U.K.). Kolegji do të sigurojë akomodimin dhe ushqimin për bursistët. Pas shpalljes së Bursës Familja Bib-

eraj, Dr. Kamal Shahrabi, President i RIT Kosovë (A.U.K), falënderoi Fondacionin Biberaj duke shprehur mirënjohje që “Fondacioni Biberaj zgjodhi RIT Kosova (A.U.K) si institucionin e preferuar për arsimimin e përfituesve të Bursës Familja Biberaj. Bujaria e Fondacionit Biberaj do t’u krijojë mundësi 40 të rinjve nga Kosova dhe rajoni të ndjekin studime të standardeve të universiteteve amerikane pranë shtëpisë së tyre dhe me mundësi për të përjetuar përvojën amerikane. Bujaria e Fondacionit Biberaj është një tregues i qartë se Familja Biberaj pret nga të diplomuarit tanë të krijojnë një të ardhme më të mirë për Kosovën dhe rajonin”, tha ai. Në bazë të kërkesave të Bursës Familja Biberaj, çdo student duhet të punojë në një nga muajt e verës, gjatë çdo viti akademik, në shërbim të komunitetit në rajonin e vendlindjes dhe çdo student duhet të përfundojë programin “Capstone” deri në fund të studimeve katër vjeçare. Po ashtu, çdo student duhet të ndjekë për një semestër, studimet në Shtetet e Bashkuara, në bazë të Programit Global të Studimeve të Institutit të Teknologjisë në Roçester, në kampusin e Nju Jorkut. Për të ruajtur të drejtën e bursës, çdo student duhet të mbajë një mesatare të lartë.


MOZAIK

Lidhja Demokratike Shqiptare themeloi Forumin e Gruas

Zëri i gruas shqiptare të dëgjohet dhe institucionalizohet Tuz – Lidhja Demokratike Shqiptare përmes një kumtese për opinion ka njoftuar se më datë 17 korrik 2020 në Tuz, ka themeluar Forumin e Gruas. Në këtë kumtesë theksohet se është e nevojshme që zëri i gruas shqiptare të dëgjohet dhe të institucionalizohet. “Forumi i Gruas do të mundësojë që zëri i gruas të dëgjohet edhe në të ardhmen, ashtu siç është dashur të dëgjohet edhe në të kaluarën. Synojmë që të ndjekim frymën e vendeve evropiane, që gruaja shqiptare të jetë e barabartë edhe gjatë procesit të vendimmarrjes. Forumi i Gruas i LDSH-së do të ketë parasysh të celebrojë datat e rëndësishme lidhur me gruan, si: 8 marsi –Ditën e Nënës

dhe të gjitha datat që përfaqësojnë gruan. Forumi do të jetë në përkrahje të çdo gruaje shqiptare pa marrë parasysh çfarëdo dallimi, apo përkatësie”, thuhet ndër të tjera në këtë kumtesë. Nga ky forum shprehen se do të japin kontributin e tyre në rjedhat demokratike brendapartiake dhe ndërpariake, duke ndikuar njëkohësisht në emancipimin politik të gruas shqiptare, duke i kyçuar ato drejtëpërdrejtë në vendimmarrje. “Forumi i Gruas i LDSH-së do të jetë zë i fuqishëm dhe do të angazhohet maksimalisht edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Mal të Zi, si dhe në ato lokale në Guci. Shpreso-

jmë se themelimi i këtij forumi do të fitojë mbështetjen e shumë grave shqiptare kudo që ato ndodhen në Mal të Zi. Bashkërisht, të gjitha me synime të mira, mund të bëjmë ndryshime në të gjitha sferat që ne duam. Prandaj, ftojmë të gjitha femrat shqiptare që të bashkojmë fuqitë dhe të ecim para”, theksohet në këtë kumtesë. Forumi i Gruas do të kryesohet nga znj. Besa Nikaj, nënkryetaret: Nora Berishaj dhe Arbërore Gjonbalaj, nga sekretarja, Valentina Vulaj dhe nga anëtaret e kryesisë: Anita Kukaj, Nikolina Nicaj, Fjolla Balidemaj, Violeta Vulaj, Adelina Daci dhe Elizabeta t. u. Camaj. E ENJTE, 23 KORRIK 2020

Javore KOHA

27


PORTRET

Portret: Halil Canka

Një artist i hotelierisë Sjellja dhe qëndrimi i Halil Cankës dhe i hotelierëve të tjerë nga ajo kohë, kanë qenë udhërrëfyes për shumë të rinj të Ulqinit. Nga këta punonjës të shkëlqyeshëm të turizmit tonë kemi filluar edhe ne të mësojmë gjuhët e huaja, në veçanti gjuhën gjermane

Ismet Karamanaga Të shkruash portretin e Halil Cankës, njërit prej punëtorëve nga koha e artë e turizmit tonë, një artisti të hotelerisë dhe një zotëriu në vete, është pa dyshim sfidë e madhe. Aq më tepër që mbiemri Canka më përkujton në disa personalitete nga Perandoria Osmane, pasi që anëtarët e kësaj familjeje kanë prejardhje të përbashkët (nga fshati Steblevë e Dibrës) me Mustafa Kemal Ataturkun, themeluesin e Turqisë moderne. Ishin këto lidhje të forta dhe, siç shihet, kjo trashëgimi reflektohet edhe në ditët e sotme, pasi që gjyshi, babai dhe i biri i Halilit, kanë emrin e njëjtë me Ataturkun - Mustafa. Në fokusin e këtij shkrimi është një njeri i thjeshtë nga familja Canka, apo siç thonë turqisht, Xhanka. Fjala është për Halil Cankën, njërin nga punëtorët më të mirë që nga fillimi i turizmit te ne. Edhe pse është në moshën 80-vjeçare, gjithmonë është i veshur në mënyrë elegante, me kollare, i qeshur, me flokë dhe frizurë të veçantë, dhe me një të ecur karak-

28

Javore KOHA

E ENJTE, 23 KORRIK 2020

teristike. Pavarësisht se tash është në moshë, ai ende duket shumë më i ri në krahasim me shokët e tij dhe njësoj, thua se e ka ndaluar kohën. Halili ka një sharm të veçantë dhe pavarësisht moshës, gjithmonë ka fytyrën e një të riut. Gati për çdo ditë del në Ullishtë, pikërisht aty ku lindi, që është dashuria më e madhe e tij. E njoh që nga fillimet e turizmit, kur ne më të rinjtë për të parën herë kemi parë mysafirët nga Gjermania në hotelin “Republika” në Ranë, ku ai ka punuar dhe ka komunikuar me turistët e parë nga Gjermania. Hoteli “Republika”, i cili tashmë ekziston vetëm në ëndrrat tona, ka qenë vendqëndrimi i mysafirëve të parë te ne. Aty ka filluar edhe Halili hapat e parë në turizëm dhe në gastronomi, pas specializimit në Opatija të Kroacisë. Duhet të ceket që në këtë hotel kanë filluar punë pothuajse të gjithë ata, të cilët më vonë janë bërë mjeshtra në këtë lëmi. Edhe Halili hapat i parë i ka bërë aty. Më vonë ka punuar edhe në Restorantin “Exspress” në Ranë, si dhe në hotelet e tjera të famshme (Jadran, Galeb, Mediteran), të cilat e kanë bërë qytetin tonë – Ulqinin, një ndër më prestigjozët në bregdetin e Adriatikut dhe më gjerë. Edhe unë kur në vitin 1971 kam filluar si student i gjermanistikës, të punoj në recepsionin e hotelit “Olympic”, që sapo ishte hapur, kam filluar ta njoh Halilin dhe turizmin edhe më

mirë. Tash, nga kjo distancë kohore prej gati gjysmë shekulli, mund të vërej se përse ky njeri nuk ka pasur nevojë kurrë ta ngrejë zërin. Halili ka


PORTRET

pasur një autoritet të veçantë te personeli dhe kurrë nuk e kam dëgjuar se ndonjëherë e ka ngritur zërin, kështu që nuk është për t’u çuditur përse ky njeri ka ende edhe sot një autoritet të posaçëm dhe të rrallë te të gjithë qytetarët e qytetit tonë. Gjithashtu, për 40 vjet, kurrë nuk është vonuar në punë! Në hotel gjithmonë ka ardhur i veshur bukur, siç i ka hije një hotelieri, ka folur gjuhën gjermane dhe nuk e di se ndonjëherë është ankuar ndonjë mysafir apo ka pasur ndonjë vërejtje për punën e tij. “Klienti gjithmonë ka të drejtë”, thoshte Halili, me një buzëqeshje. Ky qëndrim e ka stolisur këtë njeri të jashtëzakonshëm gjatë gjithë kohës së punës së tij në hotelieri, pavarësisht se ka punuar në shumë hotele si kryekamerier apo “shef i sallës”, siç është quajtur pozita e tij gjithmonë, deri në fund të punës së tij në hotelieri dhe pensionimit të merituar.

Duke e njohur që nga ajo kohë, në veçanti në fillimet e periudhës së artë të turizmit tonë, them se ai ka qenë gjithmonë i veçantë, i butë, modest, pedant, i qeshur dhe i sjellshëm. Edhe tash ka mbetur njësoj. Rrobat e zeza të “shefit të sallës” në Hotelin “Olympic” dhe kollarja e ngushtë i kanë pasur hije. Në veçanti është vërejtur një kombinim i pamjes fizike dhe eleganca me qëndrimin natyror, duke shërbyer si shembull se si duhet të duket një punëtor në hotelieri pasi që kamerieri dhe recepsionisti kanë qenë kontakti dhe përshtypja e parë dhe më e rëndësishme me klientët e hotelit. Duhet të nënvizohet se Halil Canka dhe disa të tjerë, në vitet ‘70 të shekullit të kaluar, kanë vendosur gurthemelet e turizmit modern në qytetin tonë. Edhe unë, si student, kam pasur nderin disa vite me radhë të punoj në recepsionin e Hotelit “Olympic” në Plazhin e Madh, dhe duke falënderuar edhe Halil Cankën, Ruzhdo Karamanagën dhe Lluka Gjuroviqin, kam fituar përvojë të madhe për aktivitetin tim të mëvonshëm, si ciceron i shumë grupeve të turistëve nga Gjermania dhe vendet e tjera të Perëndimit. Sjellja dhe qëndrimi i Halil Cankës dhe i hotelierëve të tjerë nga ajo kohë, kanë qenë udhërrëfyes për shumë të rinj të Ulqinit. Nga këta punonjës të shkëlqyeshëm të turizmit tonë kemi filluar edhe ne të mësojmë gjuhët e huaja, në veçanti gjuhën gjermane. Pa dyshim që tek unë kanë lënë gjurmë dhe mbresa të mira, frytet e së cilës i kam përjetuar edhe unë, pak më vonë. Halili gjithmonë është dalluar në hotel. Prandaj, edhe them që ai është një ndër figurat më markante të hotelierisë sonë. Si shumë punëtorë të tjerë të hotelierisë te ne, edhe ai ka specializuar në Opatija të Kroacisë, qytetin më të njohur për turizëm në Jugosllavinë e asaj kohe. Opatija ka qenë qendra e turizmit të Jugosllavisë, vendi ku janë shkolluar dhe kanë specializuar kamerierët dhe gjellëbërësit më të mirë. Kështu që nuk është i pa bazë mendimi se me ndërprerjen e shkollimit të punëtoreve të hotelierisë te ne, në qendra të tilla siç ka qenë Opatija, ka përfunduar edhe periudha e artë e turizmit.

Duhet të nënvizohet se Halil Canka dhe disa të tjerë, në vitet ‘70 të shekullit të kaluar, kanë vendosur gurthemelet e turizmit modern në qytetin tonë

Sepse, në të vërtetë, ata kanë qenë profesionistë të vërtetë të turizmit. Edhe Halil Canka, pa dyshim, i takon këtij grupi. Tani në pension, për çdo ditë shkon në Ullishtë, shëtit dhe rrin në ullishtën e tij, e cila i përngjan një bahçeje. Njeriu mbetet i mahnitur me vullnetin dhe punën e këtij njeriu të palodhshëm dhe të jashtëzakonshëm. Ashtu siç ka qenë në hotel, i disiplinuar, me qëndrim dhe elegancë të rrallë, ashtu duket edhe ullishta e tij, të cilës ai i ka kushtuar vëmendje të veçantë. Si shumë prej nesh, edhe Halili vuan për ato kohëra të turizmit, ka nostalgji të madhe dhe dhimbje për të gjithë hotelet që nuk ekzistojnë më. “Këto fakte më bëjnë që sot edhe më shumë se kurrë t’i kthehem Ullishtës dhe qetësisë shpirtërore, të cilën mund ta takoj dhe përjetoj veçmas atje, brenda ullinjve shumëvjeçarë të Ullishtës sonë”, shprehet ai. Nganjëherë ndalet dhe shikon se si edhe në ullishtën tonë mijëvjeçare ka filluar “ndikimi” i turizmit, natyrisht atij “modern”. ”Nuk mund të besosh se edhe këtu, në këtë parajsë të natyrës dhe dorës së njeriut i cili qindra vite më parë i ka mbjellë këto ullinj, ka filluar të urbanizohet dhe devastohet ambienti. Shoh shumë objekte të cilat nuk përkojnë me këtë ambient, të cilat sot i ndërton dora e një njeriu të pamëshirshëm dhe të pandërgjegjëshëm. Prandaj, shpesh shkoj rrugëve të Ullishtës në afërsinë e Malit, ku ende ka veç ullinj të vjetër, rrugica të ngushta, ku mbretëron një qetësi e jashtëzakonshme për sy dhe shpirt. Atje mundesh ta dëgjosh veç erën, lëvizjen e gjetheve, tingujt e natyrës dhe cicërimat e zogjve”, shprehet Halili duke vazhduar në rrugën e tij. E ENJTE, 23 KORRIK 2020

Javore KOHA

29


RAJON

Rezultat historik i partive shqiptare në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut

Partitë shqiptare d formimin e qeveri

Partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar rezultat historik në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 15 korrik, duke fituar numrin më të madh të deputetëve në historinë e sistemit pluralist në këtë vend. Kështu, në përbërjen e re të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të jenë mbi 30 deputetë shqiptarë. Sipas rezultateve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 15 deputetë, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12 deputetë, Lëvizja “Besa” e cila është në koalicion me Lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë katër deputetë, Partia Demokratike Shqiptare një deputet dhe një deputet shqiptar ka siguru-

30

Javore KOHA

E ENJTE, 23 KORRIK 2020

ar ulëse në kuvend, duke garuar si socialdemokrat. Më së shumti, 46 deputetë, ka fituar Koalicioni “Mundemi”, i udhëhequr nga LSDM-ja dhe në përbërje të të cilit ishte edhe Lëvizja “Besa”, pasuar nga koalicioni i përbërë nga VMRO-DPMNE dhe të tjerët me 44 deputetë. Përpos këtyre dy koalicioneve dhe partive shqiptare, në Kuvendin e ri me dy deputetë do të jetë e përfaqësuar edhe “E majta”. Në zgjedhjet e kaluara, shqiptarët u përfaqësuan në Kuvend me 22 deputetë, ku dhjetë deputetë ishin nga BDI-ja, pesë nga Lëvizja “Besa”, tre deputetë të Aleancës për Shqiptarët, dy deputetë të Partisë Demokratike Shqiptare, si dhe dy deputetë të tjerë

shqiptarë ishin zgjedhur si pjesë e listës së Lidhjes Socialdemokratike. Analistët vlerësojnë se rezultati i ngushtë mes partive politike në zgjedhjet e fundit parlamentare do t’i vështirësojë negociatat për formimin e shumicës së re në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe formimin e qeverisë. Në bazë të Kushtetutës, mandati për formimin e qeverisë i jepet partisë që ka fituar numrin më të madh të deputetëve, në këtë rast Lidhjes Socialdemokrate (LSDM), e cila ka siguruar 46 ulëse. Për të formuar shumicën prej 61 deputetëve, asaj i duhen edhe 15 deputetë, pra detyrimisht do të duhet të bëjë koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) që ka


RAJON

diktojnë isë së re 15 deputetë, e cila në fushatë doli me kërkesën për kryeministër shqiptar. Por, dy partitë maqedonase, LSDMja dhe VMRO-DPMNE-ja, kanë hedhur poshtë një kërkesë të tillë dhe kjo pritet të shihet se si do të reflektohet në bisedimet për qeverinë. Megjithatë, ajo që është evidente është fakti se partitë shqiptare do të diktojnë formimin e qeverisë së re. Menjëherë pas daljes së rezultateve, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të bisedojë me të gjitha partitë shqiptare për të ndërtuar një pozicion të përbashkët për qeverisjen e re. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka njoftuar se ka realizuar bisedë telefonike me liderët e partive politike shqiptare, për, siç

Sipas rezultateve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 15 deputetë, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12 deputetë, Lëvizja “Besa” e cila është në koalicion me Lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë katër deputetë, Partia Demokratike Shqiptare një deputet dhe një deputet shqiptar ka siguruar ulëse në kuvend, duke garuar si socialdemokrat.

ka thënë ai, “ta vlerësuar bashkërisht rezultatin zgjedhor dhe për të këmbyer mendime” duke përfunduar se “bashkë jemi më të fortë”. Ali Ahmeti, partia e të cilit ka dalë fituese në këto zgjedhje në kampin e shqiptarëve, ka theksuar se kusht vendimtar për të hyrë në koalicionin e ri qeverisës do të jetë që qeveria e re të drejtohet nga një kryeministër shqiptar. Liderët e partive politike maqedonase, të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, kanë theksuar se nuk do të pranojnë të bëjnë koalicion mbi bazë të “parimit të shantazheve”, për sa i përket kryeministrit shqiptar.

Por njohësit e çështjeve politike thonë se rritja e numrit të deputetëve shqiptarë më shumë se kurrë më parë, mundëson zgjidhjen e kërkesave të shqiptarëve, definimin e shqiptarëve si popull shtetformues, gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare dhe jo si gjuhë që e flasin 20 për qind e popullatës, shpërndarjen e barbartë të buxhetit, përfaqësimin adekuat në të gjitha institucionet e shtetit, veçanërisht në pozitat udhëheqëse etj. Por, ata druajnë se partitë politikë edhe në këtë rast do të kalkulojnë me interesat partiake dhe kauzën shqiptare do ta lënë në plan të dytë. (Kohapress/REL) E ENJTE, 23 KORRIK 2020

Javore KOHA

31


OPINION&VËSHTRIM

>>> Vazhdon nga fq 13 malaziase, por po shkruhen me kombësi serbe. Pyetjet e para që vijnë vetëvetiu janë këto: Kur kanë ardhur nga Sërbia këta banorë të Vrakës e të Shkodrës? Nga cili vend i Sërbisë kanë ardhur? Apo kjo s’u intereson fare ligjbërësve tanë?! „E di vetë deklaruesi nga kanë ardhur e ku kanë jetuar më parë të parët e tij!“ Po thuhet madje që edhe në Libofshë të Fierit paska një enklavë serbe! Sa është e vërtetë që ata banorë të Libofshës janë me kombësi sërbe? Nuk ka të drejtë askush t’ua ndalojë ruajtjen e gjuhës dhe kultivimin e veçorive të tjera të kombit të tyre. Por historinë e ardhjes së tyre në Libofshë, me të gjithë përbërësit e saj, vendin nga kanë ardhur, kohën kur kanë ardhur të parët e tyre, gjendjen dhe origjinën e pronave të tyre, duhet t’i njohin jo vetëm organet që akordojnë statuse, por edhe opinioni shqiptar e në radhë të parë vetë fierakët. Ka në Shijak një enklavë myslimanësh të Bosnjës dhe Hercegovinës, të ardhur përkatësisht nga Mostari dhe nga Sarajeva. Ata kanë ikur nga vendi i tyre në gjysmën e dytë të shekullit 19, kur Austro-Hungaria e pat aneksuar Bosnjë-Hercegovinën, aneksim i cili solli, në fillim të shekullit 20, Luftën e Parë Botërore. Kësaj enklave boshnjako-hercegovase, mendoj unë, është e arsyeshme t’i jepet një status juridik, ashtu siç e përcaktojnë rregullat ndërkombëtare. Por vetëm pasi të jenë studiuar mirë ligjet dhe praktikat në shtetet e Evropës: në Francë, në Gjermani, në Zvicër, në Hungari, në Rumani, në Austri. Jo thjeshtë ligjet, por edhe me shembuj konkretë të krahasueshëm me rastin e këtyre banorëve në komunën e Shijakut. Boshnjako-hercegovas ka me siguri edhe në Zvicër e në Gjermani më shumë se në Shijak. A e kanë boshnjako-hercegovasit që jetojnë në Zvicër apo në Gjermani, statusin e pakicës kombëtare?! Nuk do të bëhemi ne shqiptarët më katolikë se Papa i Romës! Sepse ulet, bie përtokë autoriteti i Papës! Në Republikën e Shqipërisë, me sa jam i informuar unë, është njohur tashmë statusi i pakicës kombëtare bullgare. Nëse është kështu, a është analizuar mirë dhënia e këtij statusi para se ai të miratohej? Nga dhe

32

Javore KOHA

E ENJTE, 23 KORRIK 2020

kur erdhën bullgarët në Shqipërinë e sotme, apo në Arbërinë e dikurshme? A mos ka ardhur dikur këtu vetëm sundimi i tyre dhe, me anë të Kishës Bullgare, janë “bullgarizuar” arbërit e dikurshëm?! Do të ndihmonte në këto punë sidomos testi i AND-së, natyrisht nëse do të kryhej me rigorozitetin e duhur. Por ka edhe një problem tjetër. Me njohjen e pakicës kombëtare bullgare këtu në Republikën e Shqipërisë, kur Bullgaria nuk është fqinje e drejtpërdrejtë me ne, mos krijohen keqkuptime me kombin maqedonas që e kemi midis nesh dhe bullgarëve? Ç’do të thotë të ketë bullgarë në Republikën e Shqipërisë, ndërsa në Republikën e Maqedonisë Veriore banorët e atij shteti ta quajnë veten maqedonas e jo bullgarë?! Kuptohet qartë që këto lojëra që po luhen, gjoja në emër të një demokracie evropiane, e cila nuk funksionon në vetë shtetet anëtarë të Bashkimit Evropian, janë të rrëzikshme, me synime tepër të errëta. Republikën e Shqipërisë, këtë copë të vogël Shqipërie që mezi e njohu Evropa si shtet më vete, po synojnë ta shpallin multinacionale, para se ta bëjnë lafsha-lafsha. Po krijojnë artificialisht pakica kombëtare, jo të vërteta, por të stisura, të sajuara. Pjesën jugore të Republikës së Shqipërisë po punojnë pa pushim për ta quajtur pjesë të Greqisë. Shihni gugëllin me çfarë gjuhe janë shkruar emrat e vendeve në pjesën jugore të Republikës së Shqipërisë! Ndërsa për Shkodrën njëfarë kleriku me emrin Amfillohije, që as malazezët s’po mund ta heqin qafe, po vjen e po thotë se “për çlirimin e Shkodrës kanë dhënë jetën dhjetë mijë sërbë”! Në vend që të thotë “për pushtimin e Shkodrës”, ai thotë “për çlirimin e Shkodrës”! Në marrëdhëniet e shqiptarëve me Republikën e Greqisë, anëtare e Bashkimit Evropian prej shumë vitesh, ka një problem shumë të madh. Pakicës greke, që jeton në Republikën e Shqipërisë, shteti shqiptar, qysh në kohën e socializmit, ia ka njohur të gjitha të drejtat që i takojnë një pakice kombëtare. Ndërkaq, shteti grek, arvanitasve dhe shqiptarëve që jetojnë në Republikën e Greqisë, në tokat e veta, nuk ua ka njohur asnjë të drejtë kombëtare. Një pjesë madhe të Shqipërisë e ka

aneksuar Greqia dhe ia ka dalë që bashkësia ndërkombëtare jo vetëm të mos e ndëshkojë për një aneksim të tillë, por edhe ta përkrahë! Ia ka dalë, madje, që popullatës shqiptare të aneksuar, që është ortodokse për nga besimi, t’ia imponojë shkombëtarizimin deri në pothuajse asgjësim të plotë të gjuhës dhe të traditave të saja kombëtare! Po kështu ka vepruar edhe me arvanitasit, popullsi arbërore e vendosur në tokat greke prej shumë shekujsh, e cila, veç tjerash, ka dhënë kontribut të madh në çlirimin e Greqisë nga pushtimi osman. Kjo është “mirënjohja” e pushtetarëve, të djeshëm e të sotëm, të Republikës së Greqisë, anëtare e Bashkimit Evropian! Kur sillet kështu ndaj kombit tim një anëtar i Bashkimit Evropian, atëherë si mund t’i besoj unë Bashkimit Evropian dhe si mund të dëshiroj unë të bëhem anëtar i atij Bashkimi?! Në të këtilla rrethana, ligjhartuesve dhe organeve ekzekutive të Republikës së Shqipërisë u takon që këto të drejta të mohuara të shqiptarëve që jetojnë me shumicë në Republikën e Greqisë, t’i kërkojnë me këmbëngulje. Organet shtetërore të Republikës së Shqipërisë duhet t’i vënë kusht Bashkimit Evropian: “Ne pranojmë të bëhemi anëtarë të Bashkimit Evropian, vetëm nëse Republika e Greqisë ua njeh statusin e pakicës kombëtare shqiptarëve ortodoksë dhe arvanitasve, që jetojnë në atë shtet!” Në krahun tjetër, politikanët tanë duhet t’u thonë politikanëve të Republikës së Malit të Zi: “Ne do të ju përkrahim në përpjekjet tuaja për të qenë të parrëzikuar nga babëzia sërbe dhe nga çdo lloj tjetër babëzie, por ju duhet të hapni shkolla shqipe për shqiptarët që jetojnë në Podgoricë, në Rozhajë, në Tivar dhe në Plavë” Ç’do të ndodhte pas një të këtillë qëndrimi, qoftë ndaj pushtetarëve të Republikës së Greqisë, qoftë ndaj pushtetarëve të Republikës së Malit të Zi, qoftë ndaj lojërave që dikush po kërkon të organizojë këtu në lidhje me statusin e të ashtuquajturave pakica kombëtare?! Pas një të këtillë qëndrimi bota do ta merrte vesh që udhëheqësit e sotëm të shqiptarëvet nuk janë njerëz dosido! Ndërsa ne do ta merrnim vesh që këta nuk janë tradhtarë!


MOZAIK

Donacion i ri i Fondacionit Humanitar “Hemiias”

Tunel dezinfektues për Komunën e Gucisë Guci – Në kuadër të masave të përkohshme për zbutjen e gjendjes epidemiologjike në Mal të Zi të shkaktuar nga pandemia Covid-19 e me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, Fondacioni “Hemiias”, themelues i të cilit është humanisti dhe biznesmeni i njohur nga Bijello Pola, me punë të përkohshme në Gjermani, Hajriz Brçvak, edhe Komunës së Gucisë ia ka dhuruar një tunel dezinfektues, i cili u ven-

dosu para ambulancës (stacionit) shëndetësor në Guci. Tuneli dezinfektues është i pajisur me spërkatëse, të cilat aktivizohen me shtypjen e pullës para hyrjes, e pastaj para personit i cili kalon nëpër këtë tunel krijohet “muri dezinfektues”. Me këtë rast, Komuna e Gucisë përzemërsisht falënderon dhuruesin – humanistin e madh Brçvak, i cili edhe më herët ka ndihmuar dhe

mbështetur Komunën e Gucisë dhe qytetarët e saj në formë të pakove humanitare. Stafi drejtues i Komunës së Gucisë gjithashtu falënderon diasporën guciane, organizatat dhe individët për ndihmat dhe për gjithë kontributin gjithëpërfshirës që ia dedikojnë vendlindjes së vet, në veçanti në kohën e epidemisë së shkaktuar nga koronavirusi Covid-19. Shaban Hasangjekaj E ENJTE, 23 KORRIK 2020

Javore KOHA

33


MARKETING

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

Laborer / Escort

(WAE – when actually employed, ESTIMATED AT 10hrs/week) • BASIC FUNCTION OF THE POSITION

The incumbent serves as a laborer performing manual labor at the Embassy as required and Escort of the contractors in the residences and office building, as required.

• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: Completion of elementary school is required. EXPERIENCE: One year of manual or warehousing experience. 2. LANGUAGE: Level 1 (basic) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This will be tested). Level 3 (good working knowledge) speaking/Reading/Writing of Montenegrin language is required. 3. KNOWLEDGE: Must have knowledge of warehousing, and how to lift heavy objects by hand, hand truck, and dolly. Ability to move furniture and equipment carefully to prevent damage. 4. SKILLS AND ABILITIES: Must have the ability to lift heavy objects by hand, hand truck, and dolly (20kg). Category B Driver’s license required. Must have had driver’s license for a minimum of five years. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: August 4, 2020 HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following website https:// me.usembassy.gov/embassy/jobs/

An Equal Opportunity Employer

EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.

34

Javore KOHA

E ENJTE, 23 KORRIK 2020


SPORT

KF “Jezero” nga Plava, anëtar i ti i Ligës së Parë të Futbollit të Malit të Zi

Sukses i madh i sportit ekipor në Plavë

Rikthimi i “Deçiqit” në Ligën e Parë

KF “Jezero” nga Plava, pas 12 sezonesh futbollistike (2008/2009), për të dytën herë do të garojë në Ligën e Parë Futbollistike të Malit të Zi. Plavë – Futbollistët e Klubit Futbollistik “Jezero” të Plavës janë anëtarë të rinj të Ligës së Parë Futbollistike të Malit të Zi. Në ndeshjen kthyese të barazhit (kualifikimit), të zhvilluar në Plavë, më 14 korrik 2020, mundën ekipin e “Kom”-it nga Podgorica, anëtare e deritashme e Ligës së Parë, me rezultatin 3:1, duke kompensuar rezultatin 0:1 të ndeshjes së parë të mbajtur në Podgoricë. Me këtë fitore, ata u kualifikuan në Ligën e Parë Futbollistike të Malit të Zi.

KF “Jezero” nga Plava, në krye me kryetarin e klubit, njëherazi nënkryetar i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, drejtorin sportiv të klubit Ervin Toshiq, dhe trajnerin Millija Savoviq, pas 12 sezonesh futbollistike (2008/2009), për të dytën herë do të garojnë në Ligën e Parë Futbollistike të Malit të Zi. Gjithsesi, kualifikimi i “Jezero”-s në Ligën e Parë Futbollistike të Malit të Zi, pa dyshim është sukses madhor i sportit ekipor në Plavë. Shaban Hasangjekaj

Përpos ekipit të “Jezero”-s, në Ligën e Parë është kualifikuar edhe KF “Deçiqi” nga Tuzi, i cili është shpallur kampion i Ligës së Dytë, duke siguruar kualifikimin e drejtpërdrejtë në kategorinë e parë, ku garojnë ekipet më të mira të vendit. Qëndrimin në Ligën e Parë e ka siguruar edhe OFK “Titograd” nga Podgorica. Në ndeshjen kthyese të barazhit, ai ka fituar me rezultatin 1:0 ndaj “Bokel”-it të Kotorrit, dhe duke qenë se ndeshja e parë në Podgoricë kishte përfunduar po me të njëjtin rezultat në favor të lojtarëve të “Grbal”-it, fituesin e kanë përcaktuar penalltitë. Më të mirë në gjuajtjen e penalltive (5:4) kanë qenë lojtarët e OFK “Titograd”.

E ENJTE, 23 KORRIK 2020

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 23 korrik 2020

Viti XlX Numër 920 Çmimi 0,50

Vit i mbrapsht për turizmin ISSN 1800-5696

Unifikimi i partive politike shqiptare, mision i pamundur

50 - vjetori i Besëlidhjes së Malësisë


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.