Koha 883

Page 1

Koha Javore Podgoricë e enjte, 10 tetor 2019 Viti XVlll Numër 883 Çmimi 0,50

Zgjedhje të kulturuara, shembull për rajonin

ISSN 1800-5696

Diogjeni

Morën pjesë gjashtëdhjetë shtëpi botuese


Përmbajtje

Përmbajtje

4

8

14

Çfarë mësoi dhe çfarë do të mësojë Shqipëria nga zgjedhjet në Kosovë

Pompeo: Presim të shohim rol udhëheqës nga Mali i Zi kundrejt sfidave rajonale

10 Të jetosh në shtetin e mirë, qoftë edhe në ëndërr

30-vjetori i një seminari

30-vjetori i vizitës së parë të Ibrahim Rugovës në Amerikë

12 Njerëzit kanë humbur respektin ndaj njëri – tjetrit

16

28

32

KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Koha Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002.

Pa ndonjë

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

ISSN 1800-5696

jetohet ma Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

1 NSSI

ISSN 1800-5696

ma uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

Morën pjesë gjashtëdhjetë Shtëpi Botuese

Diogjeni

Shtëpi Botuese gjashtëdhjetë Morën pjesë

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Diogjeni

avoreHA KJO avoreHA KJO rajonin Podgoricë e enjte,

pozitiv

Zgjedhje të kulturuara, shembull për nuk rajonin ISSN 1800-5696

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

6965-008

e enjte, 10 tetor 2019

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

ISSN 1800-5696

Javore Koha

1 NSSI

2

6965-008

Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

Podgoricë e enjte, 10 tetor 2019 Viti XVlll Numër 883 Çmimi 0,50

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

ISSN 1800-5696

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike)

Koha Javore NDRYSHIM

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

Botues: Këshilli

Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

“Doktori” prej Albatrosit

Jeta ku të duket se po të ha mali dhe të mbyt heshtja

Çmimi 0,50 XV Numër 744

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

e enjte, 10 tetor 2019

Javore Koha

3


Ngjarje Javore

Ngjarje Javore

Pompeo: Presim të shohim rol udhëheqës nga Mali i Zi kundrejt sfidave rajonale Shtetet e Bashkuara përshëndesin angazhimin e Malit të Zi për të përballuar sfidat e përbashkëta, u shpreh Sekretari amerikan i Shtetit, duke veçuar shtimin e kontributit të Podgoricës në misionin e NATO-s në Afganistan “Kjo dëshmon më së miri ndarjen bashkërisht të përgjegjësive dhe për këtë ju përgëzojmë,” u shpreh zoti Pompeo. Sekretari i Shtetit, Pompeo i bëri komentet gjatë ndalesës në Mal të Zi në kuadër të turneut të tij në Itali dhe në Ballkanin Perëndimor. Shefi i diplomacisë amerikane Mike Pompeo është i pari sekretar amerikan i shtetit që viziton Malin e Zi qëkur ky vend shpalli pavarësinë 13 vjet më parë. Pas takimit me Kryeministrin e Malit

4

Javore Koha

e enjte, 10 tetor 2019

të Zi, Dushko Markoviq, Pompeo në një konferencë për shtyp vuri në dukje mbështetjen amerikane në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe luftës kundër korrupsionit dhe vlerësoi bashkëpunimin e të dy vendeve dhe luftën e përbashkët kundër rreziqeve të shekullit XXI. “ShBA presin nga Mali i Zi dhe qeveria e tij në veçanti, të marrin një rol udhëheqës në përpjekjet rajonale kundër korrupsionit, përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit dhe lir-

inë e mediave. Diplomatët tanë këtu janë të përkushtuar ndaj këtij misioni dhe do t’ju ndihmojnë ta realizoni si duhet”. Zoti Pompeo tha se SHBA janë krenare që vazhdojnë partneritetin me Malin e Zi, i cili është një vend i rëndësishëm për stabilitetin rajonal. Në këtë kuadër zyrtari i lartë amerikan përmendi marrëveshjen mes dy vendeve për blerjen e 36 milionë dollarësh pajisje ushtarake. Kjo është shitja më e madhe e pajisjeve ushtarake nga Shtetet e Bashkuara për këtë aleat të NATo-s në Ballkan. Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, vizitën e sotme të sekretarit amerikan të shtetit në Mal të Zi e vlerësoi si historike “Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Mal të Zi është historike. Pas vizitës së Nënpresidentit Mike Pence, kjo është një tjetër dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve dhe se SHBA vlerësojnë aleancën tonë dhe rolin konstruktiv në rajon. Kjo vizitë është një shenjë e angazhimit të SHBA në rajonin tonë, sigurinë, stabilitetin”, tha kryeministri Dusko Markoviq . Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në takime të veçanta u prit nga Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe nga Ministri i jashtëm, Srgjan Darmanoviq. a.s. (VOA)

Qytetarët e Ulqinit protestuan sërish kundër paralajmërimit për shitjen e një pjese të pyllit të pishave Qeverisë së Malit të Zi

Pylli i pishave, trashëgimia dhe shtëpia jonë Ulqin – Me moton “Në mbrojtje të pyllit të pishave” dhe “Ulqini është shtëpia jonë”, një grup i qytetarëve të Ulqinit të të gjitha moshave, aktivistëve të shoqërisë civile, anëtarëve të opozitës në Ulqin etj. kanë protestuar sërish të dielën kundër paralajmërimit për kalimin e pronësisë së sipërfaqes prej 8000 metrave katrorë të pyllit të pishave Qeverisë së Malit të Zi, me qëllim të zhbllokimit të llogarisë bankare të Komunës së Ulqinit për shkak të humbjes së procesit gjyqësor të njohur si K1.

Marshi protestues ka filluar tek rrethrrotullimi “Tre ullinjtë” në qendër të qytetit, nga ku protestuesit kanë lëvizur nëpër rrugën kryesore të qytetit duke zbritur në Ranë dhe më pas kanë ecur deri te Pylli i pishave. Njëra prej organizatorëve të protestës, Zenepa Lika, aktiviste e shoqërisë civile, ka thënë se pavarësisht se në protestën e parë kanë kërkuar nga Komuna e Ulqinit që të ndalojë hartimin e çfarëdolloj plani për Pyllin e pishave, nga ky institucion nuk kanë reaguar. “Kemi mësuar se pas protestës sonë

të parë kanë dërguar kërkesën për punimin e Planit Detaj Urbanistik, i cili ka fituar mendim negativ nga Komisioni i auditit”, ka thënë ajo. Lika ka theksuar se ata dëshirojnë t’i mbrojnë “resurset e Ulqinit, natyrën që na ka falur Zoti, identitetin tonë që është unik dhe na është lënë amanet”. “Pylli i pishave është trashëgimia jonë dhe ne duhet ta mbrojmë atë”, ka porositur ajo. Lika ka paralajmëruar se do t’i dërgojnë së shpejti Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit kërkesën për ndalimin e hartimin të PDU-së. “Po ashtu do të inicojmë nënshkrimin e peticionit për ndalimin e çfarëdolloj plani në këtë zonë, nga ish-hoteli ‘Galeb’ deri te hoteli “Albatros” sepse ky është brezi i vetëm i gjelbër në këtë qytet”, është shprehur ajo. Pjesëmarrësve në protestë u janë drejtuar edhe disa folës të tjerë. Kjo ishte protesta e dytë gjatë javës së kaluar në mbrojtje të Pyllit të pishave, pas protestës që është organizuar të martën e kaluar para godinës së Komunës së Ulqinit. (Kohapress) e enjte, 10 tetor 2019

Javore Koha

5


Vështrim & Opinion

Vështrim & Opinion

Diogjeni Historia e cinizmit fillon me Antistenin, rreth vitit 400 p.e.s. Debatet ai i zhvillonte në Athinë në gjimnazin Cynosarges - Qeni i bardhë - quhej sheshi. Kështu, fjala cinik - qen, filloi të përdorej si fyerje për pasuesit e tij. Antisteni ishte bashkëkohës i Platonit dhe nxënës i Sokratit. Por pikëpamjet e tij filozofike ishin më komplekse sesa thjeshtimi i mëvonshëm që pësoi shprehja cinizëm

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi/ Uashington

Natyrë e qetë, njeriu gjithmonë i gënjyer, kurrë nuk e njeh të vërtetën. Kjo e bën atë cinik në shprehje që kërkon ta tregojë duke u veshur ndryshe, fare thjesht, pa kostumin e radhës, por me një mantel të hedhur krahëve dhe një shkop për t’u mbështetur. Nga veshja ndryshe dalloheshin cinikët në botën antike. Manteli ishte aludim për Sokratin dhe mënyrën e veshjes së tij, ndërsa shkopi ishte simbol i Alkaeut, Alkidit apo Herakliut, birit të Zotit ose Zeusit. Manteli dhe shkopi u bënë aq domethënës në kohën e lashtë sa që ata që dinin të shkruanin mendonin se duke u veshur keq, mund të bëheshin filozofë. Historia e cinizmit fillon me Antisten-

“ 6

in, rreth vitit 400 p.e.s. Debatet ai i zhvillonte në Athinë në gjimnazin Cynosarges - Qeni i bardhë - siç quhej sheshi. Kështu, fjala cinik - qen, filloi të përdorej si fyerje për pasuesit e tij. Antisteni ishte bashkëkohës i Platonit dhe nxënës i Sokratit. Por pikëpamjet e tij filozofike ishin më komplekse sesa thjeshtimi i mëvonshëm që pësoi shprehja cinizëm. Sipas Diogjenit, ai (Antisteni) shkruante mbi gjuhën, dialogun dhe letërsinë duke i vënë ato mbi etikën apo politikën. Ndjekësit e filozofisë së tij predikonin një jetë të varfër: “Kam mjaft për të ngrënë derisa uria ime të shuhet, mund të qëndroj pa ujë derisa etja të marrë fund. Ç’

nevoje kam për një këmishë më të ngrohtë kur kam muret e zhveshura të shtëpisë sime?” Diogjeni (412–323 p.e.s.), mbizotëron historinë e cinizmit - si filozofi - si asnjë figurë tjetër. Ai fillimisht shkoi në Athinë, duke ikur nga qyteti i lindjes, Synope, pasi babai i tij, hyri në telashe për falsifikim monedhash. Kjo akuzë e ndoqi edhe Diogjenin; shprehja “mbrojtës i monedhës” u bë proverbiale kur kundërshtoheshin vlerat e tij. Tradita thotë se Diogjeni u bë dishepulli i Antistenit, por nuk dihet nëse dy filozofët u takuan ndonjëherë. Diogjeni megjithatë ndoqi mësimet e Antistenit dhe mënyrën askete të

Natyrë e qetë, njeriu gjithmonë i gënjyer, kurrë nuk e njeh të vërtetën. Kjo e bën atë cinik në shprehje që kërkon ta tregojë duke u veshur ndryshe, fare thjesht, pa kostumin e radhës, por me një mantel të hedhur krahëve dhe një shkop për t’u mbështetur. Nga veshja ndryshe dalloheshin cinikët në botën antike. Manteli ishte aludim për Sokratin dhe mënyrën e veshjes së tij, ndërsa shkopi ishte simbol i Alkaeut, Alkidit apo Herakliut, birit të Zotit ose Zeusit. Manteli dhe shkopi u bënë aq domethënës në kohën e lashtë sa që ata që dinin të shkruanin mendonin se duke u veshur keq, mund të bëheshin filozofë

Javore Koha

e enjte, 10 tetor 2019

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

jetesës. Asket vjen nga greqishtja askein - ushtroj, por edhe për të treguar njeriun që “s’ka”. Ekzistojnë shumë anekdota për asketizmin ekstrem të Diogjenit; ai hoqi dorë nga çdo pasuri që kishte dhe flinte në një qyp në anë të rrugës, mishin e hante të gjallë, ndërsa ditën predikonte duke kritikuar “njerëzit e këqij që i binden epshit ashtu si shërbëtorët u binden zotërve të tyre”. Megjithëse është e pamundur të tregohet se cilat nga këto histori janë të vërteta, ato ilustrojnë karakterin e njeriut filozof përherë cinik, që linte të kuptohej se interesat filozofike qëndrojnë mbi politikën dhe ndryshojnë në varësi të kohës.

Ekzistojnë shumë anekdota për asketizmin ekstrem të Diogjenit; ai hoqi dorë nga çdo pasuri që kishte dhe flinte në një qyp në anë të rrugës, mishin e hante të gjallë, ndërsa ditën predikonte duke kritikuar “njerëzit e këqij që i binden epshit ashtu si shërbëtorët u binden zotërve të tyre”. Megjithëse është e pamundur të tregohet se cilat nga këto histori janë të vërteta, ato ilustrojnë karakterin e njeriut filozof përherë cinik, që linte të kuptohej se interesat filozofike qëndrojnë mbi politikën dhe ndryshojnë në varësi të kohës

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

e enjte, 10 tetor 2019

Javore Koha

7


Vështrim & Opinion

Vështrim & Opinion

Telegrafi

Çfarë mësoi dhe çfarë do të mësojë Shqipëria nga zgjedhjet në Kosovë

Se me çfarë interesi janë pritur zgjedhjet e Kosovës në Shqipëri, e kupton nga mijëra mesazhe në rrjetet sociale. Fitorja e opozitës dhe kalimi në opozitë i Partisë Demokratike të Kosovës pas 12 vitesh ishin disa prej mesazheve të forta që morën të gjithë shqiptarët prej këtyre zgjedhjeve

Enton Palushi

Megjithatë, nuk mund ta mohosh se në Shqipëri kanë marrë disa leksione demokratike nga Kosova. Së pari, shqiptarët mësuan se nuk është një tabu të japësh dorëheqje si kryeministër dhe ta çosh vendin në zgjedhje të parakohshme. Së dyti, në Shqipëri mësuan se si zhvillohet një proces zgjedhor model në shtetin më të ri në Evropë. Kur në Shqipëri duhen ditë të tëra për të nxjerrë minimalisht shifrën e pjesëmarrjes në votime monopartiake me 10 për qind votues, Kosova numëroi dhe nxori rezultatin brenda pak orësh pa asnjë kontestim. Së treti, votimet në Kosovë konfirmuan edhe më shumë fenomenin politik që po ndodh kudo në Evropë: atë të vështirësisë për të krijuar qeveri me një parti. Dobësimi i partive po e bën më të dukshëm këtë fenomen. Por, përkundër kësaj fryme, ajo që ndodhi në Shqipëri në vitin 2017, kur një parti mori e vetme ‘timonin’, ishte një rekord politik. Kjo mund të ketë dy shpjegime: Ose manipulimi ka qenë në shkallë industriale, ose qeverisja e Edi Ramës ka qenë më e mira në kontinent. Të besosh këtë të dytën duhet të jesh i çmendur. Së katërti, shqiptarët e Shqipërisë e panë qartë se përse Evropa e ka të vështirë të hapë negociatat me një qeveri si ajo e Edi Ramës, që nuk bën zgjedhje edhe kur është vetëm në garë. Jo vetëm kaq, por teksa shohim se në rrugën e integrimit po na parakalon çdo shtet ballkanik,

8

Javore Koha

e enjte, 10 tetor 2019

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

nuk është çudi që me këtë qeverisje të na parakalojë edhe Kosova, njësoj si kombëtarja e tyre e futbollit. Së pesti, shqiptarët e Shqipërisë panë se si fenomeni ciklik i pakënaqësisë me elitat dhe politikën sjell në pushtet një forcë populiste si “Vetëvendosje”. Shqipëria po e kalon ciklin e saj pa prodhuar ndonjë lëvizje domethënëse që do të konkurronte me partitë e mëdha. Në këtë mënyrë rotacioni politik do të vazhdojë të jetë ai klasik, largimi i PS-së dhe ardhja e PD-së. Pikërisht për shkak të ciklit të zemërimit, tashmë që Vetëvendosje dhe Albin Kurti do të vijnë në pushtet në Kosovë, është momenti për të parë se çfarë mësimesh mund të nxirren në të ardhmen nga ky zhvillim politik. E para, shqiptarët e Shqipërisë do të shohin se si zbatohet në terrenin politik një ide populiste, të cilën nuk e prodhuan dot gjatë kësaj kohe të mbushur me protesta e zemërim. Ideja populiste është e thjeshtë, atë mund ta kenë të majtë, të djathtë, nacionalistë, komunistë, etj. Parimi është ky: ata janë njerëz të këqij, ne jemi të mirë. A mjafton kaq për të qeverisur? Le ta shohim. E dyta, shqiptarët e Shqipërisë do presin të shohin se çfarë do të ndodhë me Albin Kurtin, luftëtarin e paepur të protestave dhe të demonstratave. A do transformohet edhe ai si Alexis Tsipras, duke u bërë pjesë e rrymës? A do ta bëjë presioni ndërkombëtar që të jetë një politikan

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

tradicional? E treta, shqiptarët e Shqipërisë do të shohin se çfarë ndodh me idetë ultra të majta për rishpërndarjen e pasurisë dhe për shërbimet falas, që propagandon Vetëvendosje. A do zbatohen në terren dhe a do sjellin rezultate katastrofike siç ka ndodhur në vende të tjera? A do transformohen edhe ata si Edi Rama dhe qeverisja e tij që e nisi me premtime për gjithçka falas dhe përfundoi duke pasuruar një grusht njerëzish me koncesione marramendëse? E katërta, meqë jemi tek qeverisja e Edi Ramës, pritet të shihet se çfarë presioni do të ushtrojë kjo fitore e Vetëvendosjes brenda kampit socialist. Disa shkëndija janë dhënë që përpara se të votohej në Kosovë. A do shërbejnë këto shkëndija për të ndezur një zjarr më të madh në PS kundër një kryeministri që e ka çuar vendin dhe PS-në në një pikë të mjerueshme? E pesta, Kosova ka sfida të mëdha, duke përllogaritur këtu diskutimet me Serbinë. Por, aftësia e një qeverisje në Ballkanin Perëndimor shihet tek fuqia për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe nepotizmin. Se çfarë do rezervojë e ardhmja për Kosovën, kjo nuk mund të thuhet me saktësi. Por, fakt është se me atë që treguan të dielën, i kanë lënë shqiptarët në Shqipëri me një shije të mirë për vëllezërit tanë, duke shtuar më shumë dëshpërimin për ‘monstruozitetin’ antidemokratik që kemi krijuar në shtetin amë. e enjte, 10 tetor 2019

Javore Koha

9


Vështrim & Opinion

Vështrim & Opinion

Raportet ndërpersonale dhe rëndësia e tyre në shoqëri

Njerëzit e kanë humbur respektin ndaj njëri – tjetrit Toni Ujkaj

Fenomeni i zbehjes dhe i ftohjes së marrëdhënieve ndër – personale sot, mund të vihet re kudo; në rrugë, në kafene, teksa paguajmë faturat në postë, në bankë, nëpër institucione dhe gjetiu. Për fatin e keq, indiferenca deri e skajshme është thelluar dhe vazhdon çdo ditë e më shumë të përshkallëzohet si dhe mospërfillja dhe vëmendja ndaj tjetrit po rritet dukshëm anembanë. Jemi dëshmitarë të lloj- lloj situatave të ndryshme me të cilat ndeshemi në përditshmëri. Vërejmë që njerëzit nuk respektojnë më njëri- tjetrin si dikur, madje e kanë humbur durimin qoftë edhe për të ndaluar në rrugë që të flasin. E kanë zor të të japin një buzëqeshje dhe një fjalë të bukur. Nuk duan të humbasin kohë as për një përshëndetje. Këtu nuk bëhet fjalë për njerëz që i kemi të largët apo të

“ 10

Njerëzit me qëndrimet e tyre, (me disa përjashtime të vogla), janë bërë ujqër për njëri – tjetrin. Kudo që të të rastis të shkosh, medoemos afër teje, rreth e rrotull do të të hasësh dhe të dëgjosh me patjetër dikë, që të të flas për dikë tjetër, që dikush tjetër të bëhet objekt bisede për të. Në shumicën e rasteve duke ju adresuar fjalë përqeshëse, përulëse, përbuzëse dhe me cinike. Dhe pikërisht ky lloj mentaliteti i cili për fatin e keq është ende ekzistent në mjediset tona, të brengos rëndë, të demoralizon dhe të bën të ndjehesh keq

panjohur, sepse në raste të tilla do të ishte apsurde që të kërkosh që të të japin qoftë dhe një përshëndetje, por për njerëz me të cilët prej vitesh kemi krijuar ura komunikimi dhe miqësie, të cilët i kemi konsideruar, trajtuar dhe personifikuar me virtyte shumë të larta. Por, pavarësisht kësaj, ndodh që të njëjtit edhe të të zhgënjejnë, duke u sjellur çudishëm në raport me ty e duke bërë si të paprekshëm, madje nganjëherë edhe si të panjohur fare. Njerëzit me qëndrimet e tyre, (me disa përjashtime të vogla), janë bërë

ujqër për njëri – tjetrin. Kudo që të të rastis të shkosh, medoemos afër teje, rreth e rrotull do të të hasësh dhe të dëgjosh me patjetër dikë që të të flasë për dikë tjetër, që dikush tjetër të bëhet objekt bisede për të, në shumicën e rasteve duke ju adresuar fjalë përqeshëse, përulëse dhe cinike. Dhe pikërisht ky lloj mentaliteti, i cili për fatin e keq është ende ekzistent në mjediset tona, të brengos rëndë, të demoralizon dhe të bën të ndjehesh keq, ku më pas vetvetiu shtro-

Njerëzit nuk kanë më interes për të respektuar njëri- tjetrin, me përjashtim të rasteve kur ata kanë vërtetë një interes personal për ty, në raste kur u nevojitesh për t’i ndihmuar apo këshilluar për diçka. Në këto raste mirësia dhe dëshira e “flaktë” për të të respektuar, nuk mungon dhe është evidente. Po njerëzit që kanë një status një shoqëri, të “privilegjuarit” të cilët gëzojnë ndonjë post falë popullit të tyre, çfarë raportesh kanë me ne, me njerëzit e thjeshtë? Për fat të keq duhet pranuar se raportet nuk janë në nivelin e duhur, sepse këta të “privilegjuarit” e shoqërisë tonë, e shikojnë pjesën tjetër, popullatën e thjeshtë, më tepër si skllevër dhe të paaftë të cilët duhen nënshtruar kësaj klasës më të “lartë” ose “hierarkisë” sonë

Javore Koha

e enjte, 10 tetor 2019

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

het pyetja se si ka mundësi që sot, në SHEK. XXI, ka të tillë që ende vazhdojnë të merren me llafe siç do të quhej në gjuhën popullore, të merren me thashetheme dhe çfarë është akoma më keq, të sajojnë dhe të fab-

rikojnë të paqena për një person të caktuar ose familje. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për gjenerata të vjetra që ndoshta nga rrethanat e ndryshme mbeten të pandryshuar në sjellje, në mendime dhe në

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

qëndrime të tyre ndaj të tjerëve, por fatkeqësisht edhe për të rinj të cilët duke mos pasur një punë, ose duke mos ju interesuar që të bëjnë diçka frytdhënëse dhe në dobi të tyre, janë të prirë që të ulen në ndonjë kafene të qytetit dhe aty të parashtrojnë mbi tavolinë biseda të ndryshme për dikë tjetër, jo për ta lartësuar figurën dhe personalitetin e tij, për të vlerësuar veprimtarinë apo arritjet e tij, por me tendencë për ta ulur atë, për ta njollosur figurën e tij e për ta denigruar si njeri, shpeshherë më argumente dhe akuza krejtësisht të pabaza dhe inekzistente. Njerëzit nuk kanë më interes për të respektuar njëri- tjetrin, me përjashtim të rasteve kur ata kanë vërtetë një interes personal për ty, në raste kur u nevojitesh për t’i ndihmuar apo këshilluar për diçka. Në këto raste mirësia dhe dëshira e “flaktë” për të të respektuar nuk mungon dhe është evidente. Po njerëzit që kanë një status në shoqëri, të “privilegjuarit” të cilët gëzojnë ndonjë post falë popullit të tyre, çfarë raportesh kanë me ne, me njerëzit e thjeshtë? Për fat të keq duhet pranuar se raportet nuk janë në nivelin e duhur, sepse këta të “privilegjuarit” e shoqërisë tonë, e shikojnë pjesën tjetër, popullatën e thjeshtë më tepër si skllevër dhe të paaftë të cilët duhen nënshtruar kësaj klasës më të “lartë” ose “hierarkisë” sonë. Sipas shumë studimeve, qoftë nga ana e psikologëve apo e sociologëve të cilët kanë trajtuar komunikimet ndër – personale, kanë nxjerr në pah se njerëzimi pa një komunikim të mirëfilltë nuk mund të jetojë në mirëqenie dhe as të zhvillohet kulturalisht dhe intelektualisht. Marrëdhëniet ndër – personale janë shumë të rëndësishme për t’i dhënë kuptimin dhe harmoninë e duhur jetës. Andaj duhet vazhdimisht të veprojmë pareshtur në këtë drejtim, për të vendosur dhe krijuar marrëdhënie të mira, miqësore dhe të qëndruesheme me njëri – tjetrin, me pjestarët e familjes, me shokët, me kolegët, me miqtë dhe me të njohur të tjerë, sepse vetëm në këtë mënyrë ne do të kontribuojnë në krijimin dhe avancimin e raporteve të shëndetshme dhe miqësore me të gjithë pjestarët e shoqërisë ku ne jetojmë dhe veprojmë. e enjte, 10 tetor 2019

Javore Koha

11


Vështrim & Opinion

Vështrim & Opinion

Të jetosh në shtetin e mirë, qoftë edhe në ëndërr Qani Osmani

Të jetosh në shtetin e mirë dhe demokratik me shkallë të ulët të papunësie; ku jetohet qetë dhe pa brenga; ku të gjithë qytetarët janë të barabartë përpara ligjit; ku ka sistem të përsosur juridik, politik, të sigurisë pensionale, arsimore, shëndetësore, ekonomike, bujqësore, sportive; ku mendimi dhe shprehja e lirë garantohen me kushtetutë; ku respektohet kritika ndaj pushtetit dhe nuk ka (auto) censurë; ku punësimet varen nga aftësia profesionale dhe jo nga përulësia partiake; ku rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar janë të rralla. Në shtetin e mirë dhe demokratik nuk ka ndasi kombëtare. Qytetarët, pa dallim përkatësie etnike, janë shtetformues, çdo gjuhë është zyrtare, çdo dokument përkthehet në gjuhë të ndryshme, çdo tabelë është shumëgjuhëshe, çdo gjuhë konsiderohet pasuri botërore. Në shtetin demokratik gjykatat janë të pavarura, gjyqtarët janë kompetentë, me dinjitet të lartë moral e profesional. Askush nuk dënohet pa faj. Për ndikime politike as që bisedohet. Burgjet janë me standarde të larta, me kushte të mira higjienike, me shërbime cilësore për risocializimin e të dënuarve. Në shtetin e mirë ekonomia shënon vetëm rritje. Eksportohet shumë, kurse produktet e importuara kontrollohen që të mbrohet konsumatori. Bizneset private i paguajnë shumë mirë punëtorët dhe kujdesen për sigurinë e tyre në punë, ndërkaq për angazhime jashtë

12

Javore Koha

e enjte, 10 tetor 2019

Në shtetin e mirë dhe demokratik mediat janë profesionale, të lira, të pavarura nga ndikimet politike, klanore, ekonomike apo informale. Dezinformata është e rrallë dhe ndodh për shkak të ndonjë gabimi të paqëllimshëm. Gazetarët, para se t’i botojnë artikujt gazetareskë, disa herë i verifikojnë të dhënat. Ata bazohen në burime të pavarura, e dëgjojnë palën tjetër dhe nuk korruptohen

orarit të punës paguhen me mëditje dyfish më të larta. Në shtetin e mirë dhe demokratik policia është profesionale, efektive, mbrojtëse fanatike e ligjit dhe rendit. Shërbimet sekrete i mbrojnë qytetarët nga rreziqet e ndryshme. Përgjimet e paautorizuara ndalohen rreptësishtë, sepse e cenojnë privatësinë e qytetarit. Në shtetin demokratik spitalet janë në shërbim të pacientit, kanë kushte

të mira higjienike, aparatura moderne, mjekë dhe infermierë që paguhen shumë mirë. Pensionistët janë të kënaqur, sepse pensionet u mundësojnë jetë të paqme e dinjitoze, kurse shërbimet shëndetësore dhe barnat i kanë falas. Shkollat janë të bukura, me kabinete të ndryshme, salla sportive dhe mensa. Librat shkollorë janë shkruar me kompetenca shkencore dhe pa gabime gjuhësore.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Në shtetin e mirë, ku jetohet mirë, qytetet kanë ajër të pastër, ujë të kulluar, parqe të shumta, parkingje mbitokësore e nëntokësorë, transport të lirë urban, të shpejtë e të saktë, rrugë të pastra, të rregulluara, të mirëmbajtura. Ndërtimet e reja bëhen sipas planit të detajuar urbanistik dhe arkitektonik. Për fëmijët ka parqe speciale argëtimi. Me lodra që nuk e rrezikojnë shëndetin e tyre. Objektet kulturore dhe historike ruhen me xhelozi. Në shtetin e mirë komunat janë në shërbim të qytetarëve dhe e marrin në konsideratë çdo kërkesë dhe ankesë të tyre. Administrata është profesionale. Nuk ka punësime partiake. Qytetari për gjithçka informohet me shkrim. Për çdo padrejtësi atij i kompensohet dëmi i shkaktuar pa dashje. Në shtetin e mirë dhe demokratik, mediat janë profesionale, të lira, të pavarura nga ndikimet politike, klanore,

ekonomike apo informale. Dezinformata është e rrallë dhe ndodh për shkak të ndonjë gabimi të paqëllimshëm. Gazetarët, para se t’i botojnë artikujt gazetareskë, disa herë i verifikojnë të dhënat. Ata bazohen në burime të pavarura, e dëgjojnë palën tjetër dhe nuk korruptohen. I shërbejnë publikut dhe jo politikës. I mbrojnë të drejtat autoriale. Tekstet e tyre kontrollohen nga redaktorët me përvojë, nga lektorët e aftë dhe nga korrektorët, kurse para se të botohen lexohen edhe nga avokatët e redaksisë, që të shmangen cenimet eventuale të nderit apo dinjitetit personal të ndonjë qytetari. Për gazetarët gjuha e urrejtjes është e panjohur. Mediat publike informojnë saktë, shpejt, me ndershmëri, përgjegjësi e profesionalizëm, ashtu si e parashohin normat e gazetarisë. Në shtetin e mirë elita intelektuale është truri i kombit dhe ka qëndrim

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Në shtetin e mirë qytetarët janë të kënaqur me përfaqësuesit e tyre, sepse i kanë zgjedhur nga më të mirët. I kanë zgjedhur me vullnet të lirë, në zgjedhje të lira dhe demokratike, pa presion partiak e shtetëror. Listat zgjedhore janë të sakta dhe pa votues fiktivë. Të vdekurve u ndalohet votimi

kritik ndaj çdo fenomeni negativ në shoqëri. Ajo është e organizuar, mbipartiake, në shërbim të së vërtetës dhe me mjaft ndikim në shoqëri. Në shtetin e mirë lulëzon arti, kurse artistët janë të respektuar. Muzika që krijohet është mahnitëse, tekstet e këngëve janë mbresëlënëse dhe me vlera të larta artistike. Çdo qytet e ka teatrin profesionist, galerinë kombëtare, muzeun historik e modern apo arkivat e ndryshme. Në shtetin e mirë qytetarët janë të kënaqur me përfaqësuesit e tyre, sepse i kanë zgjedhur më të mirët. I kanë zgjedhur me vullnet të lirë, në zgjedhje të lira dhe demokratike, pa presion partiak e shtetëror. Listat zgjedhore janë të sakta dhe pa votues fiktivë. Të vdekurve u ndalohet votimi. Në shtetin e mirë dhe demokratik, qytetarët përfaqësohen nga ministrat më të aftë, me integritet të lartë moral e profesional, të cilët nuk e keqpërdorin paranë publike. Deputetët dhe këshilltarët komunalë janë të përkushtuar, të dinjitetshëm, të urtë, me kulturë leximi, të hapur me votuesit. Ata shpesh organizojnë takime me votuesit, ku i dëgjojnë kërkesat dhe ankesat e tyre. Deputetët dhe këshilltarët japin llogari për çdo vonesë në realizimin e premtimeve parazgjedhore. Drejtorët e institucioneve publike janë kompetentë, të përkushtuar, menaxhues të ndershëm dhe respektues të ligjeve. Është mirë të jetosh në shtetin e mirë, qoftë edhe në ëndërr! e enjte, 10 tetor 2019

Javore Koha

13


Vështrim & Opinion

Vështrim & Opinion

30-vjetori i vizitës së parë të Ibrahim Rugovës në Amerikë Për Koha Javore:

Gjekë Gjonlekaj/ Nju Jork Si sot e 30-vjet të shkuara arritën për herë të parë në Shtetet e Bashkuara Dr.Ibrahim Rugova dhe Prof. Dr. Ëngjell Sedaj. Tridhjetë vjet më parë ishte 300-vjetori i vdekjes së Imzot Pjetër Bogdanit. Disa dijetarë shqiptarë midis tyre Profesor Engjëll Sedaj, kishin botuar në shtypin shqiptar të Kosovës shkrime të rëndësishme për jetën dhe veprimtarinë e Pjetër Bogdanit. Në atë kohë shtypi i Kosovës sidomos gazeta “Rilindja”, shitej në dy tri qendra të Nju Jorkut. Nga kjo gazetë mësonim shumë për Kosovën. Ato ditë kisha marrë një monografi të mrekullueshme të Pjetër Bogdanit, përgatitur nga albanologu i përmendur shqiptar Profesor Dr. Martin Camaj. Kjo vepër mbase më e mira deri sot për jetën dhe veprën e Pjetër Bogdanit ishte botuar me rastin e 300-vjetorit të vdekjes së tij. Këto për mua ishin frymëzim për idenë e një konference shkencore në Nju Jork për këtë kolos të fesë dhe kulturës shqiptare të shekullit XVII. Viti 1989 ishte mbase viti më tragjik i Kosovës, pas protestave të mëdha të viteve 1968 dhe 1981. Viti 1989 ishte i tmerrshëm sepse në marsin

14

Javore Koha

e enjte, 10 tetor 2019

e atij viti, Jugosllavia kishte suprimuar autonominë e Kosovës që ishte garantuar në Kushtetutën jugosllave të vitit 1974. Ky akt barbar kishte shkaktuar shqetësime të mëdha, bile si pasojë e atij vendimi anti-shqiptar ishin vrarë pothuajse 30 qytetarë shqiptarë të Kosovës. Në kushte të tilla politike ishte i pamundur organizimi i një konference për Imzot Pjetër Bogdanin në Kosovë. Në muajin korrik të vitit 1989 i kisha bërë një telefonatë Profesor Dr. Arshi Pipës në lidhje me mundësinë e një konference shkencore në Nju Jork për Imzot Pjetër Bogdanin. Profesor Dr. Arshi Pipa gëzonte respekt të jashtëzakonshëm për çështjet tona kulturore. Ai e priti mirë propozimin tim, dhe dy javë më vonë Profesor Pipa i kishte dërguar një letër Dom. Rrok Mirditës duke i propozuar që një konferencë e tillë ishte mirë që të organizohej nga Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”. Profesor Arshi Pipa e arsyetonte këtë, ngase Pjetër Bogdani kishte qenë autoritet i lartë fetar shqiptar. Pas disa ditësh Dom Rrok Mirdita më bëri telefonatë dhe më tregoi në lidhje për propozimin e Arshi Pipës. Unë ia tregova Dom Rrokut të vërtetën se kisha biseduar me Arshi Pipën për këtë çështje. Propozimi i Arshi Pipës që kjo konferencë të bëhej nën patronazhin e Kishës Katolike Shqiptare kishte qenë ide e mrekullueshme. Dom Rrok Mirdita gjatë bisedës telefonike kërkoi mbështetjen time për organizimin

e këtij simpoziumi. Ai më vlerësonte si dashamirës dhe ishte shumë i sinqertë me mua. Unë i premtova menjëherë, por i vura kusht që të ftohej Dr. Ibrahim Rugova. Ai më pyeti për kualifikimet dhe veprimtarinë e tij. Për mua kjo ishte punë e lehtë ngase Ibrahim Rugovën e kisha njohur gjatë kohës kur kisha qenë student në Prishtinë në fund të viteve 60’. Në atë kohë Ibrahim Rugova ishte i njohur si njëri prej intelektualëve më seriozë të Kosovës. Ai botonte shkrime dhe studime serioze në gazetat dhe revistat më të mira të vendit dhe kohë pas kohe organizonte konferenca letrare. Ishte intelektual shumë i heshtur dhe shumë i izoluar. Kishim udhëtuar së bashku nja dy herë me tren nga Fushë Kosova për në Pejë. Prej tij kisha dëgjuar për herë të parë për veprën: “Kosova- Djepi i Shqiptarizmit” të H.Kokolarit, gjithashtu edhe për disa vepra të tjera që ishin të ndaluara në Kosovë. Më kishte lënë përshtypjen e një intelektuali shumë të ditur dhe patriot. Në vitin 1970 emigrova në Shtetet e Bashkuara por kisha ruajtur kujtime të mira për këtë personalitet të kulturës sonë kombëtare. Në fund të viteve 80’ ishte bërë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Në vitin 1989 Elez Biberaj i “ Zërit të Amerikës” kishte dërguar në Kosovë gazetarë të njohur amerikanë, midis tyre Jolian Naegle dhe Lora Silber e cila në atë kohë ishte edhe korrespondente e gazetës britanike “Financial Times” të Londrës. Lora Sil-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ber, ishte në atë kohë në Beograd, por sipas kërkesave të VOA-shqip shkonte në Kosovës, varësisht prej zhvillimeve atje. Naegle dhe Silber kishin biseduar disa herë me Ibrahim Rugovën në lidhje me problemet e Kosovës. Gjatë intervistave Dr. Rugova ishte treguar shumë i guximshëm, që për ne te Seksionit shqip të VOA ishte një mrekulli. Pasi i tregova Imzot Mirditës këto të vërteta për Rugovën, e pranoi propozimin tim menjëherë. Por tha se kishte mik një tjetër shqiptar të Kosovës, nga koha e studimeve teologjike në Universitetin e Zagrebit. Fjala ishte për Profesor Dr. Ëngjëll Sedaj që do të dëshironte ta ftonte në këtë seminar. Në mbledhjen e parë të Këshillit të Kishës për organizimin e kësaj konference të cilën e drejtonte Tonin Mirakaj, u pranua propozimi për ftesën e tyre dhe të profesorëve Arshi Pipa dhe Martin Camaj. Në këtë mbledhje u pranua pa asnjë dyshim edhe kërkesa për ftesën e At. Daniel Gjeçaj nga Roma. Ftesën tonë ia kisha komunikuar me telefon Ibrahim Rugovës. Ai e pranoi shumë mirë këtë lajm, duke shtuar se i është shumë mirënjohës Kishës Katolikë Shqiptare të Nju Jorkut që e kishte ftuar për të ligjëruar në këtë simpozium për idhullin e tij Imzot Pjetër Bogdani. Dr. Ibrahim Rugova ishte specialisti më i madh i kësaj konference ngase teza e tij e doktorantit kishte qenë Pjetër Bogdani. Me 7 tetor të vitit 1989 Ibrahim Rugova dhe Engjëll Sedaj arritën në

Aeroportin John Kennedy të Nju Jorkut. Arritën në ora 6 të mbrëmjes. Kishin dalë për ta pritur në aeroport edhe Dom Pjetër Popaj dhe Tonin Mirakaj. Elez Biberaj dhe familja e tij kishin dërguar një limuzinë luksoze për t’i pritur dy dijetarët e njohur të Kosovës në aeroport. Unë i shtriva dorën e mirëseardhjes në Amerikë. Ai buzëqeshi, më njohu dhe shtoi se nuk kisha ndryshuar shumë edhe pse nuk ishim parë për pothuajse për dy dekada. Gjatë rrugës prej aeroportit në hotelin afër Kombeve të Bashkuara biseduam shumë për gjendjen në Kosovë. Ai tha shumë gjëra me rëndësi për të ardhmen e Kosovës, por fjalën demokraci dhe demokratizimin e përdori më shumë se asnjë fjalë tjetër. Aty për aty fitova përshtypjen se ishte më shumë demokrat se nacionalist. Ai tha: “Jugosllavia është bërë si një kotec pulash”. Kjo ishte fjalia më profetike që kisha dëgjuar prej tij. Nuk ishte aspak optimist për të ardhmen e Jugosllavisë. Atë natë Ibra dhe Ëjlli dhe disa shqiptarë të tjerë ishim të ftuar për darkë në shtëpinë e Tonin Mirakajt. Miliana dhe Tonini kishin organizuar një pritje të shkëlqyeshme për mysafirët nga Kosova. Atë natë Ibrahim Rugova u ra në sy të gjithëve

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

për pirjen e tepruar të duhanit. Bile një mik amerikan i Tonin Mirakajt, mjek specialist, i kishte thënë Toninit për dëmet që do t’i shkaktojë pirja e duhanit. Të nesërmen më 8 tetor ditë e shtunë në ora 10 të mëngjesit në sallën e madhe të Universitetit Fordham në Nju Jork filloi punimet simpoziumi për jetën dhe veprimtarinë e Imzot Pjetër Bogdanit. Kjo ishte mbledhja më e madhe shqiptare që kisha parë ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara. Kishin ardhur shqiptarë nga shumë qytete të Amerikës. Shumica kishin ardhur për të parë dhe takuar Ibrahim Rugovën. Të gjithë ligjëruesit u duartrokitën për ligjëratat e tyre por Ibrahim Rugova u duartrokit më shumë se të gjithë ata së bashku. Elez Biberaj që atë dite kishte ardhur nga Uashingtoni për këtë ngjarje të madhe kulturore dhe për t’u takuar me Ibahim Rugovën, kishte shënuar se të pranishmit ishin ngritur ë këmbë 14 herë për nderim dhe respekt të këtij burri shqiptar që më vonë do të bëhej udhëheqësi kryesor i lëvizjes paqësore për lirinë e Kosovës. Në bashkëpunim me Elez Biberaj, përgatitëm atë ditë një kronikë speciale nga Universiteti Fordham. (vazhdon) e enjte, 10 tetor 2019

Javore Koha

15


Kulturë

Kulturë

Pjetër Bogdani në Nju Jork

30-vjetori i një seminari Për Koha Javore:

Frank Shkreli / Nju Jork

330-vjet më parë, në fund të vitit 1689 ka ndërruar jetë, në Prishtinë, ipeshkvi imzot Pjetër Bogdani. 30-vjet më parë, me rastin e 300-vjetorit të vdekjes së tij, me 7 tetor, 1989 është mbajtur në Nju Jork një seminar madhështor për të kujtuar Imzot Pjetër Bogdanin, figurën e shquar të letërsisë së vjetër shqipe, kultivuesin dhe ndriçuesin e ndërgjegjes dhe të identitetit kombëtar të shqiptarëve Përveç kontributit të tij fetar, Pjetër Bogdani ishte edhe atdhetar i madh, i cili ka dhënë kontribute të rëndësishme në përpjekjet e popullit shqiptar për çlirim nga zgjedha osmane. Ishin pikërisht këto kontribute të Pjetër Bogdanit të cilat u diskutuan në seminarin e organizuar 30-vjet më parë – në fillim të tetorit, 1989-- nga Kisha katolike shqiptare, “Zoja e Këshillit të Mirë”, sot “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork. Në atë seminar ishin të ftuar folës të zgjedhur dhe personalitete të njohura shqiptare në fushën e kulturës, të fesë dhe politikës shqiptare të asaj periudhe. Dalloheshin Profesor Arshi Pipa, At Daniel Gjeçaj, Prof. Dr. Ibrahim Rugova dhe Profesor Dr. Engjëll Sedaj (të ardhur nga Kosova), si dhe Profesor Martin Camaj. Personalitetet e shquara hodhën dritë mbi jetën dhe në përgjithësi mbi veprimtarinë fetare dhe atdhetare të Pjetër Bogdanit. Në kumtesat e tyre ata kanë theksuar, ndër të tjera,

16

Javore Koha

e enjte, 10 tetor 2019

edhe rolin që ai ka luajtur në formimin e ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve, si udhëheqës i kryengritjes çlirimtare të vitit 1689, dhe pasqyrimin e historisë së shqiptarëve në kryeveprën e tij teologjike, “Cuneus Prophetarum”, “Çeta e Profetëve”, për të cilën kanë folur më hollësisht Dr. Martin Camaj dhe Dr. Ibrahim Rugova. Për fatin e mirë, të gjitha kumtesat nga pjesëmarrësit e dalluar si dhe historiku i organizimit të seminarit, janë botuar – si një testament i përhershëm historik - në librin me titull, “Imzot Pjetër Bogdani në Nju Jork”. Libri është botuar nga Z. Tonin Mirakaj, ish-kryetari i Këshillit të Kishës Katolike, “Zoja e Këshillit të Mirë, në Nju Jork, publicist dhe aktivist i dalluar i komunitetit shqiptaro-amerikan – njëherë edhe drejtues i komisionit që organizoi seminarin për 300-vjetorin e vdekjes së Imzot Pjetër Bogdanit, tetorin e vitit 1989. ….

Folësit me atë rast theksuan se krahas aktivitetit shpirtëror dhe fetar, imzot Pjetër Bogdani, veproi edhe në zgjimin e identitetit kombëtar, duke u marrë aktivisht me organizimin e shqiptarëve në rezistencë kundër pushtuesve osmanë ndërsa vizitonte të gjitha kishat dhe krahinat nën mbikëqyrjen e tij si kryeipeshkëv, i atyre anëve. “E pra, kur lufta anadollake kishte shpërthye me ma të madhin hov, kur turku kishte këthye Shkodrën në kasaphane priftënsh e fretënsh, kur vet banorët e këtyre anave mshefeshin nepër shpella e galushtra të maleve…kundra këshillit të shi atyne që sot më padisin, unë mora në dorë këtë kishë të Shkodërs. S’shiqova komoditet as pushim: pa mbulojë, pa shtrojë, pa pullaz mbi krye, në rrezik nga turku, nga shkjetë, nga çifutënt, vizitova Kelmendin, Kuçin, Hotin, Kastratin, Shkrelin, Plavën, Rrjollin e vende të tjera”. (Nga libri “Imzot Pjetër Bogdani në New

York”) Në kuadër të veprimtarisë së tij atdhetare, Pjetër Bogdani, në vitin 1688-1689 udhëheq kryengritjen anti-osmane, me 6000 shqiptarë, në koalicion me ushtrinë austriake, theksuan studiuesit e jetës dhe të veprimtarisë së Pjetër Bogdanit. Fatkeqësisht, kryengritja e tij kundër osmanlinjve nuk pati sukses dhe pas një sëmundjeje të rëndë vdes në Prishtinë në vitin 1689. Me vdekjen e Bogdanit, vdiq ideja dhe organizimi i kryengritjes së armatosur kundër pushtuesve turq, ka shënuar Gaspër Gjini në librin e tij, “Ipeshkvia Shkup-Prizren nëpër shekuj”. Duke u hedhë një sy kumtesave të ekspertëve të lartpërmendur në seminarin e mbajtur në Universitetin Fordham në Nju Jork, në Tetor 1989 -- në 300-vjetorin e vdekjes së Pjetër Bogdanit dhe të botuara nga Tonin Mirakaj në librin kushtuar këtij përvjetori -- lexuesi mëson hollësi të shumta për jetën, veprat dhe vlerat patriotike dhe fetare të Bogdanit, nga disa personalitete prej më të dalluarve eksperte të kulturës dhe gjuhës shqipe. Folësit kanë venë në dukje, ndër të tjera, dashurinë e madhe të Bogdanit për gjuhën shqipe, për Atdheun e tij dhe për gjendjen e mjeruar të popullit shqiptar, në kohën që ai jetonte, si dhe qëndrimet e tij kundër pushtuesve osmanë. Për vetëdijen e tij kombëtare, sipas Dr. Ibrahim Rugovës, në veprat e tij, Pjetër Bogdani “Jep një kontinuitet historik të popullit

tonë që nga kohërat e hershme e deri në kohën e tij.” Organizimi i seminarit nga Kisha Katolike Shqiptare në Nju Jork në Tetor 1989, me rastin e 300 -vjetorit të vdekjes së Pjetër Bogdanit, mund të konsiderohet si një ndër aktivitetet më të madhërishme dhe më të rëndësishme të komunitetit shqiptaro-amerikan gjatë viteve. Ishte i tillë për nga pjesëmarrja e madhe e shqiptaro-amerikanëve dhe seminari dallohej edhe për nga personalitetet shqiptare që paraqitën kumtesat e tyre për jetën dhe veprimtarinë e Bogdanit. Për më tepër, rëndësia e këtij seminari 30 vjet më parë, sipas disa ekspertëve, nga këndvështrimi i sotëm, ishte pikërisht paraqitja e Dr Ibrahim Rugovës në këtë tubim me 7 Tetor të vitit 1989 -- që njëkohësisht ishte edhe vizita e tij e parë në Amerikë – që në të vërtetë, ndryshoi jo vetëm jetën e tij, por edhe fatin eventual të Kosovës, si dhe politikën dhe marrëdhëniet e shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara në përgjithësi, “Në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, siç kishte deklaruar ai ç ‘prej fillimit. Ndonëse 30-vjet më parë, seminari tërhoqi vëmendje dhe interesim të madh në komunitetin shqiptaro-amerikan dhe në diasporën shqiptare në tërësi, në Shqipërinë komuniste dhe në Kosovën e pushtuar, mbretëronte një heshtje mbytëse mbi pjesëmarrësit, mbi punimet dhe kumtesat e eksperteve më të njohur shqiptarë,

brenda dhe jashtë trojeve shqiptare-mbi jetën dhe veprimtarinë e Pjetër Bogdanit, mbajtur në Nju Jork. Arsyen e interesimit të madh për këtë seminar nga komuniteti shqiptaro-amerikan, në atë kohë, e shpjegoi ndoshta më së miri gazeta “Zëri i Atdheut”, e botuar dikur në Nju Jork. Në kryeartikullin “Madhështia e një Seminari”, ndër të tjera ajo gazetë shkruante: “Nji tjetër arsye, që e zgjoi kërshërinë e mërgimtarëve shqiptarë për këtë eveniment historik, kombëtar, fetar e kulturor, ishte ajo, që Kisha katolike shqiptare i ftoi me marrë pjesë në ketë seminar dy shkollarë shqiptarë nga Kosova, përndryshe studijues të rrastë të Pjetër Bogdanit dhe veprës së tij gjeniale: Prof. dr. Ibrahim Rugova, Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës – njëni ndër përfaqsuesit ma eminent të kulturës shqiptare, jo vetëm të Kosovës dhe kolegu i tij Prof. dr. Engjëll Sedaj – që të dy profesorë në Universitetin e Kosovës në Prishtinë. Pjesëmarrja me aqë shumicë dhe rangu aq i naltë akademik i ligjëruesve të rastit, të lejshin me kuptue, pamvarsisht, se gjindeshim në njenën nga dy qendrat kryesore të kulturës shqiptare – në Tiranë ase në Prishtinë.” Në Nju Jork, si sot e 30-vjet më parë, 7 tetor, 1989, Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë” organizoi, pra, seminarin në kujtim të 300-vjetorit të vdekjes së Pjetër Bogdanit -- në vitin 1689 në Prishtinën dardane. Atëherë dhe sot kujtojmë Pjetër Bogdanin dhe vdekjen e tij, kur, “U vesh në zi Shqipëria, vajtoi Kisha, mbet pa Bari grigja e Kosovës shqiptare…U shkretuan Shkupi, Prishtina, Prizreni, Gjakova, Peja…Sot mbas tre shekujsh historia kërkon varrin e pa rrasë, pa emër, të pa kryq (të Pjetër Bogdanit) dhe se aty në Prishtinë të përgjakur si sot treqind vjet, vdiq dhe u nxuer prej dheut më i përmenduri Ipeshkëv arbënuer i kohës, më i denji pinjuell i Kosovës hasjane, më i squeti shkrimtar e lavrues i gjuhës neoilire, më i zellshmi Apostull dhe më i palodhshmi mbrojtës i Fesë dhe i Kombësisë”. (At Danjel Gjeçaj në kumtesën e tij në seminarin kushtuar 300-vjetorit të vdekjes së Pjetër Bogdanit, Nju Jork, 7 Tetor, 1989) Ky ishte Pjetër Bogdani i Gurit të Hasit, sot e 330-vjet më parë! e enjte, 10 tetor 2019

Javore Koha

17


kulturë

kulturë

Në Podgoricë u mbajt Panairi i Pestë Ndërkombëtar i Librit

Morën pjesë gjashtëdhjetë shtëpi botuese Në këtë panair të librit e vetmja stendë me botime tërësisht në gjuhën shqipe ishte ajo e Asociacionit Ulqini të cilën e përfaqësonte, Gazmend Çitaku nga Ulqini, ndërsa disa botime të “Art Club”-it, kanë qenë të ekspozuara në stendën e Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave Podgoricë – Panairi i Pestë Ndërkombëtar i Librit u mbajt në Podgoricë, nga data 01 deri më 5 tetor,

18

Javore Koha

e enjte, 10 tetor 2019

në qendrën “Bemax Arena”, ku morën pjesë plot 60 shtëpi botuese. Këtë panair i cili tubon botues dhe

autorë nga vendi, rajoni, Evropa dhe Bota, në natën solemne e ka shpallur të hapur kryebashkiaku i Pod-

goricës Z. Ivan Vukoviq, i cili tha se gjatë katër viteve të kaluara panairi në Podgoricë është rritur, duke përbërë kështu një adresë të njohur në relieving kulturor në Mal të Zi. Në hapjen solemne të këtij panairi ka përshëndetur edhe ministri i Kulturës Z. Aleksandar Bogdanoviq dhe Aleksandar Mitroviq nga Ministria e Arsimit. Të gjithë folësit kanë vlerësuar lartë organizimin e panaireve të tilla, duke konsideruar se këto janë ngjarjet më domethënëse për të gjithë shoqërinë, veçanërisht për gjeneratën e re. Ata theksuan se Panairi i librit hap horizonte dhe koncepte të reja dhe se përmes leximit të librit njerëzit janë në gjendje t’i përballojmë më lehtë sfidat e jetës. Në këtë panair të librit e vetmja stendë me botime tërësisht në gjuhën shqipe ishte ajo e Asociacionit Ulqini të cilën e përfaqësonte Z. Gazmend Çitaku nga Ulqini, ndërsa disa botime shqip të Art Club -it kanë qenë të ekspozuara në stendën e Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave në Mal të Zi. Z. Çitaku i prononcuar për gazetën

“Koha Javore” thotë se qëllimi parësor i pjesmarrjes vite me radhë në Panairin e librit në Podgoricë është që librat shqip të jenë të ekspozuar edhe në këtë pjesë, ku gjuha jonë dallon nga të tjerat, pra që të shihet që në Mal të Zi krijohet edhe në një gjuhë tjetër. “Ne po prezantohemi me disa libra të rinj, meqenëse në vitin 2019 kemi pasur botime të reja. Ndër ato që kanë qenë më të suksesshmet në 2019-tën janë: “Udhëtim në Kështjellat Ilire të Malit të Zi”, dhe libri “Nga Ditari” i autores Tanja Sekulliq, i përkthyer në gjuhën shqipe. Në stendën tonë gjithsejtë kemi të paraqitura 40 botime, por këto nuk janë të vetmet që Asociacioni Ulqini nga Ulqini i ka bërë pasi që kemi mbi 80 botime, mirëpo këtu kemi sjellë 40 botime me nga pesë ekzemplarë ku jemi preazantuar me autorë të larmishëm dhe me tematika nga më të ndryshmet”, theksoi Çitaku. Lexuesit shqiptarë në këtë panair, në stendën e botimeve të Asociacionit Ulqini nga Ulqini, kishin rastin të blejnë libra që nga literatura për fëmijë, poezi, prozë, historiografi, publicistikë, udhëpërshkrime, etj.

I pyetur se në ç’ masë ekziston interesimi për leximin e librit në këtë epokë të avancimit të teknologjisë dixhitale, Z. Çitaku thekson se në Podgoricë nuk ka ndonjë pretendim që libri shqip të lexohet në masë të madhe, ndërsa në Ulqin tregon se libri, sipas një hulumtimi të ka bërë, lexohet më së shumti nga grupmoshat, nga 25- 35 vjeç, të cilët janë lexuesit më të mëdhenj të librit. “Dhe për këtë më gëzon ky fakt, pasi që kjo ēshtë një moshë e re e cila premton që në të ardhmen të ketë sukses edhe libri. Mbase edhe fal këtij fakti, veprimtari botuese te ne është në rritje, sepse përvec Asociacionit Ulqini kemi edhe ART Clubin i cili bën botimin e librave si dhe kemi botime autoriale të cilat botohen në Ulqin”, përfundoi Çitaku. Në këtë panair kishte edhe promovime librash dhe mbrëmje autoriale. Panairin e Pestë Ndërkombëtar të Librit këtë vit e organizoi Sekratariati për Kulturë dhe Sport nën patronazhin e kryeqytetit Podgoricë, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Arsimit dhe të qendrës “Bemax Arena”. t. u.

e enjte, 10 tetor 2019

Javore Koha

19


Mozaik

Mozaik

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës zgjodhi kryetarin e ri

Akademiku Mehmet Kraja në krye të ASHAK-ut Prishtinë – Shkrimtari Mehmet Kraja është zgjedhur kryetar i ri i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), në mbledhjen e këtij institucioni, të mbajtur të enjten. Deri në muajin qershor të këtij viti, ASHAK-u është drejtuar nga akademiku Nexhat Daci, i cili ishte zgjedhur kryetar më 21 dhjetor 2017, në zgjedhjet e rregullta. Vendimi që Daci të mos e ushtronte më funksionin e kryetarit ishte marrë nga organet ligjore dhe statutare, legale dhe legjitime të ASHAK-ut më 11 qershor të këtij viti, pasi ai i kishte mbushur 75 vjet. Që nga qershori, funksionin e kryetarit e kishte ushtruar akademiku Jusuf Bajraktari. Mehmet Kraja ka lindur më 1952, në Krajë (Komuna e Tivarit), afër Liqenit të Shkodrës. Shkollimin e mesëm

20

Javore Koha

e enjte, 10 tetor 2019

e kreu në Ulqin, ndërsa të lartin në Universitetin e Prishtinës, degën e gjuhës dhe letërsisë shqipe, në vitin 1975. Në vitet 1974-1976 ishte kryeredaktor i gazetës së studentëve “Bota e re”. Më pas punoi gazetar dhe redaktor i kulturës në gazetën “Rilindja”. Në fillim të viteve ’90 të shekullit XX u përfshi në zhvillimet politike të asaj kohe dhe ishte njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gjatë viteve 19921999 jetoi dhe punoi në Tiranë, së pari në Zyrën e Kosovës dhe më pas redaktor në gazetën “Rilindja”, botim i Tiranës. Pas luftës së vitit 1999 disa muaj ishte redaktor i kulturës në të përditshmen “Zëri”, ndërsa nga viti 2000 redaktor i shtojcës për kulturë në gazetën “Koha ditore”, si bashkëpunëtor i jashtëm. Në periu-

Mbyllet Kuvendi Ndërkombëtar i Albanologjisë në Zarë të Kroacisë Ka përfunduar Kuvendi Ndërkombëtar i Albanologjisë “Symbiosis on the shores of the Adriatic Sea-Encounters and dialogues among cultures”, mbajtur në Zarë të Kroacisë dhe organizuar nga revista “Shêjzat–Pleiades” në bashkëpunim me Universitetin e Zarës, Shoqatën Italiane të Studimeve të Europës Juglindore dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë. Në këtë kuvend morën pjesë personalitete të rëndësishme të fushës

së albanologjisë dhe ballkanologjisë, personalitete të të dyja shteteve si dhe shkencëtarë, profesorë e biznesmenë të shumtë nga Kroacia, Shqipëria, Italia, Austria, Gjermania dhe Zvicra. Qëllimi i takimit ishte promovimi i kërkimeve shkencore në lidhje me studimet shqiptare dhe ballkanike, si dhe stimulimi i mëtejshëm i aktiviteteve të Institutit për Studime Shqiptare “Shejzat-Pleiades” me rastin e botimit të rinovuar të revistës “Shejzat”. E themeluar në

vitin 1957 nga shkrimtari shqiptar Ernesto Koliqi në Romë, kjo revistë pushoi së botuari 40 vjet më parë. Kuvendi ishte një vazhdim i konferencave shkencore të mbajtura në tetor 2015 në Vatikan dhe 2017 në Tiranë. Fjalimet nga grupi i parë u botuan në përmbledhjen “Albania nell’Archivio di Propaganda Fide”, (Shqipëria në Arkivin e Propaganda Fide), ndërsa nga grupi i dytë u botuan në nr. 3-4 / 2017 të revistës “Shejzat”.

dhën 2002-2018 ishte profesor në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës. Nga viti 2005 është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Është autor i 13 romaneve, gjashtë përmbledhjeve me tregime, gjashtë dramave dhe pesë librave me kritikë dhe publicistikë. Ndër të tjera, ka qenë kryeredaktor i Fjalorit Enciklopedik të Kosovës, botuar nga ASHAK-u. Për krijimtarinë e tij letrare, ka fituar shumë çmime letrare. Në Panairin e Librit të këtij viti në Ulqin ka fituar Çmimin “Liburnia” për romanin “Prishtina”, si vepra më e mirë në prozë mes dy panaireve e ekspozuar në këtë panair. Mehmet Kraja jeton dhe vepron në (Kohapress) Prishtinë. e enjte, 10 tetor 2019

Javore Koha

21


Panoramë

fotografia e javës

Besim Hakramaj Liqeni i Shkodrës

Filmi “Delegacioni” i Alimanit nominohet për OSCAR Për kineastin shqiptar Bujar Alimanin nuk është hera e parë që filmat e tij nominohen për të përfaqësuar Shqipërinë në akademinë e çmimeve OSCAR. Nga “Amnistia” tek “Kromi” e për këtë vit tek filmi “Delegacioni” me skenar të të ndjerit Artan Minarolli. Ndonëse jeta edhe karriera e tij profesionale është e ndarë mes Shqipërisë edhe Amerikës, reg-

22

Javore Koha

e enjte, 10 tetor 2019

jisori ndalet edhe tek disa nga problematikat më të mprehta të kinematografisë , ndalet tek përpjekjet e artistëve shqiptarë përballë komerciales “Është një gjë shumë e veçantë, sepse shënohet për herë të tretë, përzgjedhja e filmit tim në nominimet e shtetit për çmimet OSCAR. Është një ngjarje shumë e veçantë edhe

nga ana personale. Nga ana tjetër mendoj se vet filmi e përfaqëson denjësisht këtë lloj nominimi. Këtë e them pas rrugës që ka bërë filmi, që është konsideruar më shumë se interesant edhe me vlera, nisur edhe nga çmimet që ka marrë, që nga Çmimi i Madh në Festivalin e Filmit në Varshavë”, shprehet Alimani.

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

e enjte, 10 tetor 2019

Javore Koha

23


rajon

rajon

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Zgjedhje të kulturuara, shembull për rajonin Misioni vëzhgues i BE-së ka vlerësuar se gjithë procesi zgjedhor në nivel vendi ka qenë i administruar mirë, transparent dhe demokratik. Por ata përjashtuan rajonet ku jetojnë serbët e Kosovës, ku u tha se nuk i kanë plotësuar standardet ndërkombëtare, pasi sipas tyre në ato zona ka pasur cenim, frikësim dhe orientim të votave karshi Listës Serbe

Ali Salaj / Prishtinë

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat u zhvilluan të dielën në Kosovë, treguan një kulturë të jashtëzakonshme zgjedhore, të pa parë në vendet e rajonit, duke befasuar për të mirë vëzhguesit dhe gazetarët e shumtë ndërkombëtarë. Në qendrat më të mëdha zgjedhore në Prishtinë (Salla e sporteve, SH.F. “Faik Konica” etj.) ku votuan me mijëra qytetarë, nuk u shënua asnjë incident apo ndonjë parregullsi tjetër që do t’i cenonte këto zgjedhje. Misioni vëzhgues i BE-së ka vlerësuar se gjithë procesi zgjedhor në nivel vendi ka qenë i administruar mirë,

24

Javore Koha

e enjte, 10 tetor 2019

transparent dhe demokratik. Por, ata përjashtuan rajonet ku jetojnë serbët e Kosovës, ku u tha se nuk i kanë plotësuar standardet ndërkombëtare, pasi sipas tyre në ato zona ka pasur cenim, frikësim dhe orientim të votave karshi Listës Serbe. Kryesuesja e misionit të BE-së, Viola von Cramon-Taubadel në një konferencë për media, duke folur për procesin zgjedhor, tha se ai ishte i organizuar mirë dhe transparent. “Zgjedhjet parlamentare ishin të administruara mirë dhe transparente. Misioni vëzhgues e ka vlerësuar pozitivisht procesin e votimit, kurse fushata ishte e gjallë. Por në trevat ku jetojnë serbët u cenuan dhe frikësuan ata që nuk ishin me Listën Serbe. Procesi për serbët e Kosovës nuk i përmbushi standardet ndërkombëtare.” tha ajo. Të drejtë vote në këto zgjedhje patën 1.9 milionë votues, të cilët zgjodhën 120 deputetë të rinj, ndërsa në zg-

jedhje morën pjesë 25 subjekte politike. Sipas KQZ kanë votuar 41,38% të votuesve. Sipas të dhënave të KQZ-së, deri të martën, kur gazeta Koha Javore hyn në shtyp, janë numëruar 98.15 për qind të votave. Sipas të dhënave zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me 25.55 për qind të votave të fituara, kurse LDK-ja me 24.86 për qind radhitet e dyta. PDK-ja është e treta dhe ka 21.13 për qind të votave të fituara. Koalicioni NISMA Socialdemokrate – AKR vazhdon të mbetet me gjasa të vogla për të qenë e përfaqësuar në Kuvend, meqë aktualisht ka 4.89% të votave, të pamjaftueshme për ta kaluar pragun zgjedhor. Në një deklaratë për mediat kreu i LVV, Albin Kurti është shprehur i entuziazmuar se ai dhe partia e tij janë të gatshëm që të ftojnë LDK-në për një koalicion paszgjedhorë për krijimin e qeverisë së re. Po ashtu Kurti ka deklaruar se do të mbajë të gjitha premtimet që ka bërë më herët. “Sigurisht se ne gjithmonë i kemi konsideruar LDK-në si partnerë në

Kryesuesja e misionit të BE-së, Viola von Cramon-Taubadel në një konferencë për media duke folur për procesin zgjedhor tha, se ai ishte i organizuar mirë dhe transparent. “Zgjedhjet e parlamentare ishin të administruara mirë dhe transparente. Misioni vëzhgues e ka vlerësuar pozitivisht procesin e votimit, fushata ishte e gjallë. Por në trevat ku jetojnë serbët u cenuan dhe frikësuan ata që nuk ishin me Listën Serbe. Procesi për serbët e Kosovës nuk i përmbushi standardet ndërkombëtare.” tha ajo

opozitë. Kemi bërë hapa të bashkërenduar. Fatkeqësisht nuk arritëm ta shndërrojmë në projekt të përbashkët si deshëm. Së bashku do t’i kemi 60 deputetë. Unë si kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës preferoj një qeveri stabile dhe patjetër e shoh si partnerë LDKnë. Nesër do ta ftoj LDK-në për të krijuar koalicionin.”- tha Kurti. Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pasi shpalli fitoren dhe foli si kryeministër para mediave, iu bashkua festës së simpatizantëve të VV-së në sheshin kryesor të qyteti të Prisht-

inës. Ai përgëzoi kandidaten e LDKsë, Vjosa Osmani, për fushatën që ka bërë, dhe shtoi se ajo dha një model për shumë gra dhe vajza shqiptare. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, pritet që si rezultat të prodhojnë konstituimin e përbërjes së re të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së Kosovës. Kuvendi i Kosovës ka 120 mandate, prej tyre 20 mandate janë të garantuara për komunitetet joshumicë, përkatësisht 10 për komunitetin serb dhe po aq për komunitet e tjera joshumicë.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pasi shpalli fitoren dhe foli si kryeministër para mediave, iu bashkua festës së simpatizantëve të VVsë në sheshin kryesor të qyteti të Prishtinës. Ai përgëzoi kandidaten e LDK-së, Vjosa Osmani për fushatën që ka bërë, dhe shtoi se ajo dha një model për shumë gra dhe vajza shqiptare e enjte, 10 tetor 2019

Javore Koha

25


mozaik

mozaik

Program i ri trajnues për aktivistët qytetarë dhe liderët rinorë nga Organizata Joqeveritare “Horizonti i Ri”

Fuqizimi i pjesëmarrjes publike në vendimmarrje Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dekoroi argjipeshkvin e Tivarit, Don Rrok Gjonlleshaj, me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza”

Për kontribut në fushën e humanizmit dhe paqes Prishtinë – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar të premten se ka dekoruar me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza” argjipeshkvin e Tivarit, Don Rrok Gjonlleshaj. “Me Medaljen Presidenciale ‘Shën Tereza’ dekorova Argjipeshkvin e Argjipeshkvisë së Tivarit, Don Rrok Gjonlleshaj, për kontribut në fushën e humanizmit dhe paqes. Don Rrok Gjonlleshaj vazhdon të kontribuojë

26

Javore Koha

e enjte, 10 tetor 2019

në forcimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe komunitetit të krishterë por edhe më të gjerë të botës shqiptare”, thuhet në njoftimin e faqes së Presidentit të Kosovës. Në bazë të nenit 17 të Rregullores për llojet e dekoratave dhe procedurat për dhënien dhe revokimin e tyre, “Medalja Presidenciale ‘Shën Tereza’ u jepet personave për kontribut në fushën e humanizmit dhe paqes”.

Don Rrok Gjonlleshaj ka lindur më 10 shkurt 1961 në Velezhë, komuna e Prizrenit. Studimet filozofike dhe teologjike i ka kryer në Rijekë të Kroacisë (1980-1987). Pas diplomimit në teologji, shugurohet meshtar më 1 gusht 1987. Ka shërbyer si famullitar dhe ka kryer detyra të ndryshme me rëndësi në Ipeshkvinë e Kosovës. Më 5 prill 2016, Papa Françesku e emëroi argjipeshkëv të Argjipesh(Kohapress) kvisë së Tivarit.

Programi përfshin një cikël prej pesë seminareve njëditore dhe ka për qëllim përmirësimin e njohurive të aktivistëve qytetarë dhe liderëve rinorë për konceptin e vetëqeverisjes lokale, rolin e saj në organizimin e shtetit, pozicionin e parlamentit lokal, kryetarit të komunës dhe organeve të qeverisjes vendore - kompetencat dhe funksionet e tyre; mënyrën e shfrytëzimit të shërbimeve të organeve të administratës publike, qasjes në informata të rëndësisë publike e të ngjashme Ulqin – Organizata Joqeveritare “Horizonti i Ri” dhe Biblioteka e Qytetit në Ulqin do të fillojnë realizimin e programit trajnues për aktivistët qytetarë dhe liderët rinorë nga Ulqini, në temën “Fuqizimi i pjesëmarrjes publike në vendimmarrje”. Nga OJQ “Horizonti i Ri” kanë bërë të ditur se programi përfshin një cikël prej pesë seminareve njëditore dhe ka për qëllim përmirësimin e njohurive të aktivistëve qytetarë dhe liderëve rinorë për konceptin e vetëqeverisjes lokale, rolin e saj në organizimin e shtetit, pozicionin e parlamentit lokal, kryetarit të komunës dhe organeve të qeverisjes vendore - kompetencat dhe funksionet e tyre; mënyrën e shfrytëzimit të shërbimeve të organeve të adminis-

tratës publike, qasjes në informata të rëndësisë publike e të ngjashme. Sesionet e trajnimit do të organizohen në Këndin për të rinj, në Bibliotekën e Qytetit. Pas përfundimit të programit, pjesëmarrësit të cilët me sukses do ta ndjekin programin, do të pajisen me diploma për njohuritë dhe përvojën e fituar. Pjesëmarrësve të programit do t’u jepet mundësia të komunikojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e pushtetit vendor përmes vizitave studimore, ku ata do të njihen për së afërmi me punën e organeve të Komunës. Projekti gjithashtu u mundëson liderëve rinorë të marrin pjesë edhe në kryerjen e një hulumtimi në terren, organizimin e ngjarjeve publike, prezantimeve mediatike e të ngjashme.

Fokus të veçantë në projekt do të ketë realizimi i fushatës edukativo-informuese për përdorimin e shërbimeve e-Pjesëmarrja dhe e-Peticioni “Zëri i Qytetarëve” si dhe promovimi i transparencës proaktive si një standard i administratës së mirë publike. Të gjitha këto aktivitete janë pjesë e projektit “Zëri im në komunën time”, të cilin e realizon OJQ “Horizonti i Ri” në partneritet me OJQ “Ul info” dhe Bibliotekën e Qytetit – Ulqin. Projekti financohet nga Ministria e Administratës Publike, në kuadër të konkursit publik “e-Demokracia - merr pjesë, propozo, ndrysho”, në fushën e reformës së administratës publike. (Kohapress) e enjte, 10 tetor 2019

Javore Koha

27


Mozaik

Mozaik

Në fshatin Muzheçk të Trieshit jeton vetëm një familje

Jeta ku të duket se po të ha mali dhe të mbyt heshtja Gjekë Gjonaj

Fshatrat shqiptare në Mal të Zi ditaditës po zbrazen gjithnjë e më shumë. Ato pothuaj kanë mbetur në mëshirën e fatit sepse mungon përkujdesja institucionale, që shqiptarët të mund të jetojnë me dinjitet dhe me kushte elementare të jetesës në trojet e veta etnike. Kushtet e rënda ekonomike janë faktori kryesor , por edhe shumë të tjerë, që kanë ndikuar që shumica e shqiptarëve të lëshojnë shtëpitë e tyre në kërkim të një jete më të mirë. Apo siç thotë populli ynë, për një kafshatë bukë goje, mbase askush nuk ik prej së mirës por prej të keqes. Fshatra të tilla shqiptare të braktisura për fat të keq ka shumë. Në mesin e tyre bën pjesë edhe Muzheçku i Trieshit, një vendbanim i vogël malor i Komunës së Tuzit, 20 kilometra nga Podgorica, kryeqyteti i Malit të Zi. Deri atje shkohet rrugës pjesërisht të asfaltuar, me shumë kthesa. Po të hyjë njeriu për herë të parë në këtë fshat, do të jetë i fascinuar ( mrekulluar) me një peizazh të mahnitshëm. Por gjithë kjo bukuri natyrore, ndonëse ia dinin vlerën, nuk mjaftoi që banorët e këtij fshati të vazhdojnë të jetojnë këtu. Gati të gjithë banorët u shpërngulën me mendimin se jashtë vendlindjes do t’i presë “mrekullia”, por me dëshirën e madhe që një ditë përsëri do të kthehen. Muzheshjani i

28

Javore Koha

e enjte, 10 tetor 2019

parë që i la vatrat e veta stërgjyshorë dhe përqafoi kontinentin ( tokën) e panjohur të Australisë në vitin 1958 ishte Pjetër ( Tush) Prëla Nikollaj. Muzheçku para katër dekadash kishte dhjetë shtëpi të banuara, me afro 95 banorë, të cilat i mbaj mend edhe unë. Familja më e vogël ishte 5- anëtarëshe, ndërsa më e madhe 15 -anëtarëshe. Jetesa mes tri vëllazërive Gjokaj, Gjolaj dhe Nikollaj nuk ishte e lehtë. Tokë buke, apo gropëza siç i quanin vendasit, ku mbillnin kryesisht patate, lakra qepë e kallamboq kishte pak. Nuk kishte rrugë të asfaltuara. As ujë për pije. As korrent elektrik. As shumëçka tjetër për një jetë pa shumë halle e brenga. Blegtoria dhe bujqësia ishin veprimtaritë e vetme ekonomike. Megjithatë vitet e skamjes banorët e këtushëm i mbajnë mend edhe për të mirë. Ajo që i mbante gjallë këta banorë gjithsesi ishte bashkëjetesa, harmonia, marrëveshja, respekti , dashuria e sinqertë dhe puna e përbashkët. Këto dhe virtyte të tjera të këtyre banorëve i bënin ata të fortë, qendrestarë, besnikë, fisnikë , mikpritës e të ndershëm. Me një fjalë, ishin njerëz ( burra, gra, fëmijë e pleq ) të mirë. Dhe, kjo ishte një vlerë, apo medalja më e lartë dhe më e rëndësishme e tyre e trashëguar me shekuj e cila mbijetoi bashkë me malet përreth. Kushdo që ka shtegtuar apo ka qëndruar këtu madje edhe disa orë i ka vlerësuar banorët e këtushëm , doket dhe zakonet e tyre, që janë vlera të padiskutueshme që pakkush i ka, siç i kanë shqiptarët në përgjithësi. Migrimi dhe emigrimi këtu dallon nga fshatrat e tjera të Trieshit. Banorët nga aty më shumë u larguan pas viteve

‘90-të, duke i lënë shtëpitë bosh dhe arrat djerrinë. Bukuritë natyrore të këtij fshati tash 20 vite po i gëzojnë vetëm pesë banorë të mbetur, familja e Nikollë Gjergjit Nikollaj. Të tjerët kanë shkuar në Amerikë, Australi, Gjermani dhe Tuz. Nikolla me bashkëshorten Dritën, djemtë Kolën 17 vjeç e Robertin 13 vjeç dhe vajzën Teutën 15 vjeç janë banorët e vetëm të këtij fshati malor, të cilët jetojnë të vetmuar në shtëpinë e bukur dykatëshe të ndërtuar prej guri në qendër të fshatit, e cila dikur numëronte 15 anëtarë. Ai edhe pse si fëmijë ishte mësuar që familja e tij të kishte shumë miq, fqinj , të shkëmbehen me njerëz në rrugë e të jetojnë pranë familjarëve të vet, tani dikush ka preferuar të jetë kryefamiljari i vetëm i shtëpisë së njohur të Kolë Dedë Nikollajt për norma zë qëndrueshme morale dhe shoqërore. Djali i madh dhe vajza ndjekin mësimin në gjimnazin e Tuzit. Ata çdo ditë udhëtojnë për në Tuz dhe anasjelltas me fugonin që ua ka siguruar falas Ministria e Arsimit të Malit të Zi. Ndërsa, djali i vogël është në klasën e tetë të shkollës nëntëvjeçare në Stjepoh-Triesh. Të tre janë nxënës të shkëlqyeshëm. “ Jeta vetëm nuk është e lehtë. Nuk ndihet kurrfarë gjallërie. S’ka zhurmë të njerëzve siç ishte përpara. Tani s’ka lojëra fëmijësh. Nuk ka as dasma, as kope dhensh. Ndodh shpesh që në fshat për dy javë nuk takoj njeri përveç anëtarëve të familjes. Më duket sikur po na ha mali.” thotë Nikolla. Shton se tani cilësia e jetesës është përmirësuar, mirëpo njerëzit janë larguar, e nuk e di se kur do të kthehen. Ka frikë se edhe përkundër përmirësimit

të pjesshëm të jetesës që ka pësuar Muzheçku , ai është buzë mbetjes pa asnjë banor, për shkak të mospasjes së infrastrukturës bazë dhe mundësive për punësim. pasojë e mungesës së perspektivës për banorët e tij. E këtyre banorëve u duhet uji i pijshëm, rruga e asfaltuar, transporti i organizuar, vendet e punës etj. Këtë fshat, sikurse të gjithë të tjerët, mund ta shpëtojnë nga zbrazja vetëm autoritetet vendore dhe qendrore përmes vendosjes së sistemit për zhvillimin rajonal të barabartë, ku shteti do të investoinë në mjediset rurale dhe jo vetëm në krejt hapësirën gjeografike të Malit të Zi. Pra, pushteti komunal dhe qeveria republikane duhet të interesohen që këtë fshat të bukur , dhe jo vetëm ta rikthejnë në jetë. Në këtë rrugë institucionet vendore e qendrore (shteti) do të ndihmohen nga mërgimtarët e fshatit. Ata, siç na thanë, janë të gatshëm gjithmonë të investojnë në vendlindjen e tyre. Duan me gjithë mendje e shpirt ta ndryshojnë Muzheçkun. Ta bëjnë më të bukur e më me ardhmëri. Me shtëpi të reja. Me ujë të pijshëm. Me rrugë e rrugica të zbukuruara, të asfaltuara e të ndriçuara, ku të rinjtë të kenë mundësi të punësohen e të jetojnë nga djersa e mundi i tyre.

Mërgimtarët e Muzheçkut me paratë e tyre në rrënojat e shtëpive stërgjyshore kanë filluar ndërtimin e shtëpive të reja, meremetimin e shtëpive të vjetra, rregullimin e Kronit të Qavzës, shtrimin me zhavorr të rrugicave të fshatit, ndërtimin e prijave të reja prej guri dhe pastrimin e lamës në qendër të fshatit. Të gjitha këto e investime të tjera të përbashkëta të këtyre mërgimtarëve, që verës e vizitojnë shpesh vendin e të parëve, i kanë dhënë edhe më shumë hijeshi fshatit, të cilin vazhdon ta mbysë heshtja bashkë me familjen e vetme Nikollaj. Është ky një shembull i mirë i bami-

rësisë, i dashurisë, pasionit e misionit të shenjtë të këtyre mërgimtarëve kompakt, që shkojnë shumë mirë me njëri tjetrin, sikur të ishin familjarizuar , për rregullimin dhe përparimin e vendlindjes së tyre që e mbajnë përherë në zemër. Mbështetja e tyre për vendlindjen thonë nuk do të mungojë kurrë. Dhe s’ka se si të jetë ndryshe. Kur atje kanë lindur, janë rritur dhe brumosur me tharmin shqiptar. Edhe fëmijët e vet i mësojnë që ta duan vendin e tyre të origjinës, ashtu siç duan ata për të mos harruar nga i kanë rrënjët. Ata e duan vendlindjen dhe s’duan që fëmijët e tyre të mos e duan atë.

e enjte, 10 tetor 2019

Javore Koha

29


Mozaik

Mozaik

Ekzotikë ulqinake (1)

Harapët e Ulqinit Ulqinakët harapët (zezakët) nuk i kanë dalluar kurrë nga ngjyra, raca, shtresa. Qiro Zyberi e ka pasur shokun më të dashur Riza Shurdhën, ndërsa Adem Dema, shokun më të mirë, vëllanë e tij, Xhelon. Ndër zezakët e Ulqinit, në kohën e ekspansionit të turizmit, më i njohuri u bë, harapi ekzotik, fotografi i Ranës – Riza Shurdha

Nga e majta në të djathtë: File, Xheva, Xhemo (mban Xhanin), Farija (ulur), Saiti (jetoi 101 vjet), Zyraja (vajza më e vogël e Celes), Cveta (gruaja e parë e Rizos), Rizo, Qamilja dhe Xheva (mban djalin e Filit, Shyqyrin), fotografuar më 1960

Hajro Ulqinaku

Ulqin, verë 1960 Plazhi është plot turistë, të cilët bëjnë banjo, lahen e dalin në diell. Cekëtinës shëtitet një fotograf, një burrë i pashëm, me trup atleti. Ai fotografon turistë. Turistët fotografohen me të që të kenë kujtim të rrallë, të jashtëzakonshëm. Fotografi është i veshur me pantallona të shkurtra dhe fanellë të bardhë. E ai është harap. Zezak. Është ulqinak. Është fotografi aq i njohur, Riza Shurdha.

Harapët në Ulqin

Në Ulqin janë, kanë lindur dhe jetojnë disa familje harapësh, zezakësh. Nazif Dervishi na shpjegon: “Në Ulqin, pas Luftës II Botërore, ishin, janë këto familje harapësh: Harapët e Ficit (të Shaqirit) – Seit Fici; Harapët e Shurdhajve, vëllezërit: Nuhi, Rizoja, Xheloja, Dashi, Musi; Harapët Shepeteja - Ahmet Shepeteja. Ka qenë edhe një - Seit Ibrahim Basha, por

30

Javore Koha

e enjte, 10 tetor 2019

nuk ka pasur familje”. Halit Beci, detar, tregon: “Selim Shurdha, detar me nam, të familjes, i kanë pasë prue harapët në Ulqin. I kanë pasë prue nji djalë dhe nji vajzë. Mandej ata janë martue dhe janë shtue. Tash kanë mbetur fare pak. Kanë vdekur shumë”.

Po, nga harapët, zezakët, në Ulqin?

Harapët, zezakët, në Ulqin janë vendas. Tash e mbi 400 vjet. Në histori të Ulqinit, në historinë e detarisë ulqinake është e shënuar sjellja, ardhja e zezakëve në këtë qytet të detarëve, tregtarëve dhe kusarëve të dëgjuar në basenin e Mediteranit. Rabini hebre, Mesia i vetëquajtur, reformuesi i Talmudit, Sabataj Cevi (Izmir 1626–Ulqin 1676), i cili jetoi në Kullën e Balshajve (ende është në mur Ylli i Davidit), jetoi me emrin e konvertuar Mehmet Efendi Pasha, në

një nga letrat që ua dërgonte miqve të vet (botuar në “Gideon”, Zagreb 1924), “shkruan edhe për 400 kusarë algjerianë, që nuk u frikësohen askujt, edhe për po aq shqiptarë, që nuk u frikësohen kusarëve, edhe për 300 zezakë të cilët u frikësohen të parëve dhe të dytëve”. (Trill i Zuvdija Hoxhiq - Berishës: “Ylli i Davidit”, roman). Gjeografi ulqinak, njohës i mirë i detarisë së Ulqinit, dr. Maksut Haxhibrahimi, në revistën “Nashe more”, nr. 3-4/8, ndër të tjera, shkruan: “Ulqinin në vitin 1426 e kanë zaptuar venedikasit, ndërsa në vitin 1571, e morën turqit. Në atë kohë, Uluç Alia, nënsulltani osmanli i Algjerit, i ka vendosur në Ulqin 400 kusarë të vetë. Që nga ajo kohë Ulqini është qendër tregtarësh dhe çerdhe e kusarëve të Perandorisë Turke. Historiani madhor i detarisë, Dinko Franetoviq – Bure, dalmat, në librin

e tij voluminoz, “Historija pomorstva” (Titograd 1960), shkruan edhe këtë: ”Detarët ulqinakë kanë bërë tregti me robër të cilët i kanë sjellë nga limanet afrikane. Robërit ua kanë punuar tokat. Kush ka pasur më shumë robër, është konsideruar më pasanik dhe më me autoritet. Mirëpo, në Ulqin ka pasur edhe robër të lirë të cilët janë marrë me bujqësi dhe detari. Dy kanë qenë edhe kapidana detarie dhe kanë poseduar barkat e veta. Ata ishin: Ali Harapi – Guçi dhe Daut Kalija. Harapët nuk kanë pasur mbiemër të vërtetë, por i kanë marrë llagapet e padronëve të vet, si p.sh., Maksut Harapi i Jusuf Beqirit. Ata të cilët kanë qenë të lirë nuk janë quajtur harap, por Harapi, ashtu p.sh, Tahir Harapi. Emrat e tyre do t’i hasim në regjistrin e kapidanave të Ulqinit. Ali – Basha i Ulqinit, më 1770, i ka sjellë nga Misiri (Egjipti) edhe dy robëresha, ndërsa një grup kur janë kthyer, në vitin 1775, kanë sjellë me vete edhe 13 robër dhe robinja”.

Harapët, zezakët, në Ulqin janë vendas. Tash e mbi 400 vjet. Në histori të Ulqinit, në historinë e detarisë ulqinake është e shënuar sjellja, ardhja e zezakëve në këtë qytet të detarëve, tregtarëve dhe kusarëve të dëgjuar në basenin e Mediteranit

Pas Kongresit të Berlinit, pas dorëzimit të Ulqinit Malit të Zi (18781880/81), shkruan më poshtë: “Shumë detarë ulqinakë të pasur, si dhe të tjerë, janë shpërngulur në Shkodër. Me vete i kanë marrë edhe harapët e vet. Kur në vitin 1881 është shpërngulur pronari i barkave Bet Gjyli, me vete i ka marrë edhe 8 harapët e vet. Gjithashtu ka vepruar edhe haxhi Mehmet Beci, i ka marrë me vete edhe 5 të tjerë”. Në shek. XVIII – XIX, “zezakët e parë” trajtoheshin si robër. “Në Pazarin e Gjytetit (në Kalanë e Ulqinit), bëhej tregti me robër të zez, harapë”, na kallëzon Ismet Karamanaga dhe na e tregon gurin e madh ku, sigurisht, qëndronin, ekspozoheshin robërit, harapët. Mirëpo, kjo tregti e

këtillë u ndalua me ligjet civilizuese evropiane. Të plotësojmë këtë – harapët të cilët u bënë vendas (duke u lindur e shtuar), në Ulqin e kishin kafen e vet, kishin logun e tyre, ku manifestonin ritet dhe kremtet e veta, sot ende quhet Fusha e Harapëve, në Meteriz, si dhe i kanë varret e veta, me shqiptarët myslimanë të qytetit. Pra, ulqinakët harapët (zezakët) nuk i kanë dalluar kurrë nga ngjyra, raca, shtresa. Qiro Zyberi e ka pasur shokun më të dashur Riza Shurdhën, ndërsa Adem Dema, shokun më të mirë, vëllanë e tij, Xhelon. Ndër zezakët e Ulqinit, në kohën e ekspansionit të turizmit, më i njohuri u bë, harapi ekzotik, fotografi i Ranës – Riza Shurdha. e enjte, 10 tetor 2019

Javore Koha

31


portret

portret

Portret: Refik Mollabeqiri

“Doktori” prej Albatrosit Qëndrimi dhe eleganca e tij në hotel, manteli dhe rrobat e bardha, kravata, sjellja dhe buzëqeshja e tij kanë krijuar një imazh të veçantë, kështu që te mysafirët kanë lënë gjithmonë mbresa të jashtëzakonshme. Prandaj edhe për këtë veti, Refik Mollabeqiri, ky person markant i qytetit tonë dhe i hotelerisë, ka fituar epitetin “Doktori prej Albatrosit”

Ismet Karamanaga Refik Mollabeqiri ka mbetur sinonim në hotelerinë e Ulqinit, veçmas në gastronominë tonë. Pavarësisht se nuk është më në mesin tonë, pasi që ka ndërruar jetë para disa viteve, emri dhe vepra e tij kanë mbetur përgjithmonë të shkruara me shkronja të arta në majën e piramidës së hotelerisë tonë. Ende edhe sot përmendet si një pedagog dhe mjeshtër me nam në çdo vend, në qytetin tonë të bukur. Ka kohë që mendoj ta shkruaj një portret të shkurtër për Refik Mollabeqirin. Mendoj se ai padyshim meriton një vend të veçantë në turizmin te ne, në veçanti në kohën e fillimeve të turizmit në Ulqin dhe në Mal të Zi. Ne ulqinakët atë kohë e quajmë “koha e artë e turizmit tonë”, pasi që pas saj vjen një rënie e cila vërehet ende edhe sot në çdo hap, pavarësisht se kanë kaluar shumë vite. Ndërtimi masiv, pa masë dhe në çdo hap, mijëra shtretër më shumë dhe betonizimi i bregut të detit dhe tokës në çdo hap, kanë sjellë edhe turizmin masiv, i cili është larg turizmit

32

Javore Koha

e enjte, 10 tetor 2019

që ka qenë i planifikuar në mendjet tona, duke kujtuar kohët kur ka pasur më tepër cilësi sesa sasi apo më tepër kualitet sesa kuantitet. Në shtetet normale me kalimin e kohës do të ishte i logjikshëm një zhvillim më i madh pasi që koha edhe kërkon përparim më të madh në çdo lëmi, në veçanti në turizëm. Mirëpo, te ne pas tranzicionit koha nuk shkon përpara, kështu që lëvizjet turistike fitojnë një drejtim të gabuar dhe shumë gjëra fillojnë të ecin mbrapa. Për ne të cilët e njohim dhe kemi punuar në turizëm, e dinim se shifra mbi njëqind mijë shtretër nuk mund të sjellë cilësi të lartë. Prandaj ne sot flasim me nostalgji të madhe për kohët e kaluara, deri në vitet ’90-ta të shekullit të kaluar. Njëri nga ata i cili e ka shënuar kohën e artë të turizmit tonë ishte i ndjeri Refik Mollabeqiri, i cili i takon plejadës së parë që i kanë vendosur gurthemelet e turizmit të lartë në Ulqin dhe më gjerë, të cilët edhe më vonë kanë dhënë një kontribut të madh për ringjalljen e asaj kohe derisa kanë qenë aktivë ose derisa nuk kanë ndërruar jetë. Qazim Quku, vëllezërit Kahari, Ismail Bushati, Qemal Resulbegu, Gani Vogliqi, Filip Martinoviqi, Ruzhdo Karamanaga, Sulejman Lika, Xhaudet Abazi dhe disa të tjerë kanë qenë ata të cilët unë i përmend me një respekt të veçantë. Këtij grupi i takon edhe i ndjeri Re-

fik Mollabeqiri, i cili ka lënë gjurmë të pashlyera në hotelerinë tonë dhe në turizëm në përgjithësi. Mirëpo, Refik Mollabeqiri ka qenë shumë më tepër se një gastronom dhe një virtuoz me përvojë të madhe. Njëkohësisht ai ka dhënë edhe mësim në Gjimnazin e Ulqinit, ku ka kontribuar në arsimimin praktik të qindra nxënësve në shkollë, shumë prej të cilëve edhe sot punojnë dhe i zbatojnë mësimet e marra prej tij anembanë botës. Fatkeqësisht, shumë prej tyre gjatë tranzicionit kanë kërkuar punë jashtë vendit dhe për këtë, edhe hoteleria dhe gastronomia jonë është sot në një nivel të ulët. Për këtë arsye, unë flas me një respekt dhe pietet të veçantë për këtë person, me të cilin kam punuar një kohë në shkollën e mesme, dhe duke ua mësuar gjuhën gjermane kam dhënë një kontribut modest në arsimimin e tyre. Në shkollë Refik Mollabeqiri ka ardhur gjithmonë në kohë, asnjëherë nuk ka ndodhur të vonohet në orë, por edhe në hotelin “Albatros”, ku ai ka qenë kryeshef i kuzhinës, gjithmonë ka qenë i përpiktë. I veshur gjithmonë elegant dhe me kravatë, nga e cila nuk është ndarë as në hotel, as në kuzhinë, Refik Mollabeqiri ka mbetur shembull se si duhet të duket një punëtor në hoteleri. Ai ishte një figurë markante, i pashëm, me një sjellje dinjitoze çdo-

kund, në hotel por edhe në shoqëri në përgjithësi. Qëndrimi dhe eleganca e tij në hotel, manteli dhe rrobat e bardha, kravata, sjellja dhe buzëqeshja e tij kanë krijuar një imazh të veçantë, kështu që te mysafirët kanë lënë gjithmonë mbresa të jashtëzakonshme. Prandaj edhe për këtë veti, Refik Mollabeqiri, ky person markant i qytetit tonë dhe i hotelerisë ka fituar epitetin “Doktori prej Albatrosit”. Të gjithë ne të cilët e kemi njohur, e kemi ditur këtë. Edhe disa të dhëna për Refik Mollabeqirin. Në moshë të re ka filluar të punojë në gastronomi, ku ka treguar afinitet të veçantë, kështu që pas shkollimit në Opati të Kroacisë në Shkollën e Lartë pedagogjike në Rijekë, ai filloi të punojë në hotelin “Nacional” në Sarajevë, ku ka punuar për disa vite. Në këtë kohë ka dhënë njëkohësisht edhe mësim në Shkollën e Lartë të Hotelerisë në Sarajevë. Mirëpo, emancipimin dhe përvojën edhe më të madhe e ka fituar në hotelin “Interkontinental” në Beograd, një ndër hotelet më të njohur të asaj kohe në ish-Jugosllavi. Prandaj nuk duhet për t’u çuditur që Refik Mollabeqiri ka bërë emër të respektueshëm dhe kudo ku ka punuar ka lënë gjurmë të pashlyera. Vendlindja Ulqini ka ndikuar shumë që Refiku, me kërkesë të të ndjerit Filip Martinoviq, ish-drejtorit të hotelit “Albatros”, dhe Ruzhdo Karamanagës, drejtorit të marketingut, të kthehet në Ulqin, ku edhe punoi deri në pension. Sipas mendimit të shumë ekspertëve të turizmit te ne, kjo “treshe” ka qenë “treshja” më e fortë në kohën e artë të turizmit tonë. Vështirë të imagjinosh sot çfarë kualiteti ka krijuar kjo “treshe” në turizëm. Ende edhe sot përmendet se asnjë hotel në ato kohë nuk ka mundur të ketë një ekip më të fuqishëm në turizëm. Ky sinonim në turizëm ka mbetur edhe sot për shumë gjenerata si një ëndërr e cila ka qenë veç një herë në turizmin tonë. Edhe disa fjalë për hotelin “Albatros”, i cili sot është për mendimin tim në një gjendje të mjerueshme. Tranzicioni, privatizimi, shit-blerja, mysafirët e kategorive të ndryshme, rënia e turizmit në përgjithësi, pastaj “vilat” që kanë qenë pjesë e këtij objekti e që sot u përngjajnë “Vukovarit” pas

luftës së viteve ‘90 të shekullit të kaluar, kanë bërë që hoteli të humbë shumë nga imazhi që e ka pasur dikur. Mirëpo, ai ende gjendet aty ku ka qenë, në mes të “Pyllit të pishave”, dhe pa dyshim e ka pozitën më të mirë dhe më të bukur në Ulqin. Hoteli ka plazhin e vet si edhe shumë pjesë tjera që kontribuojnë për një ofertë më të mirë. Gjithashtu, hoteli “Albatros” ka personelin dhe menaxhmentin e mirë, mirëpo ka pak mysafirë të nivelit të lartë, kështu që “mbijeton”, të them më mirë ende “mbahet”. Hoteli ka një pozicion të jashtëzakonshëm dhe në çdo pjesë të ditës, në orët e mëngjesit apo të mbrëmjes, është tërheqës për shumë mysafirë nga vendi dhe bota. Burimet e ujit të sulfurit në afërsi të tij, gjelbërimi i pafund, bën që njerëzit ta shfrytëzojnë këtë ambient për shërim, shëtitje dhe aktivitete të ndryshme. Prandaj në këto bukuri magjepsëse ka kaluar një kohë të gjatë të jetës edhe i ndjeri Refik Mollabeqiri. Ai ka qenë njohës i madh i kuzhinës franceze, spanjolle dhe italiane, por edhe të asaj vendase, në veçanti të asaj çfarë ne kemi trashëguar nga Perandoria Osmane. Në hotelin “Albatros” Refiku ka bërë shumë risi në kuzhinë dhe aty në çdo moment keni pasur një zgjedhje të madhe, të përgatitur nga duart e arta të këtij mjeshtri me nam të kuzhinës. Refiku ka qenë edhe një organizator i madh në punë dhe me një autoritet të rrallë. Jam më se i sigurt që emri i këtij artisti në hoteleri do të shkruhet me shkronja të arta në hotelerinë tonë. Gjithashtu mendoj që sistemi shkollor duhet të bëjë ndryshime dhe kjo lëmi të mos lihet pas dore, siç po ndodh tani, kështu që sadopak të kthehen përsëri ato vlera pa të cilat turizmi jonë nuk mund të eci përpara. Përvoja e këtij virtuozi të gastronomisë duhet të mësohet dhe studiohet nga gjeneratat e reja. Turizmi nuk mund të mësohet vetëm në letër dhe me ligjërata. Ai kërkon shumë më tepër, kështu që sadopak duhet të mundohemi ta kthejmë imazhin që e ka pasur qyteti ynë deri në vitet ’90ta të shekullit të kaluar. Emri i Refik Mollabeqirit dhe puna e tij, si dhe e shumë të tjerëve nuk duhet të harrohen, përkundrazi duhet të nxirren nga harresa, t’i kujtojmë

dhe të mësojmë nga puna dhe vepra e tyre. Unë mendoj se ua kemi borxh, por edhe nevojë, duke parë se çfarë kuadrosh disponojnë sot hotelet dhe restorantet në Ulqin. Pas pensionimit të merituar, i ndjeri Refik Mollabeqiri ka kaluar shumë kohë në Florida, tek i biri i tij, Gzim Mollabeqiri. Jam më se i sigurt që përvoja e tij, më së pakëti fjalët dhe mjeshtëria e tij, kanë lënë gjurmë dhe ndikim të madh edhe atje. I biri i tij, Gëzim Mollabeqiri, është sot një menaxher në një hotel të madh në Neapels - Florida. Jam dëshmitar pasi që vitin e kaluar isha për dy ditë në Florida si mysafir. Nuk jam befasuar fort pasi që gjenet e forta të Refik Mollabeqirit pa dyshim i kanë shtrirë rrënjët edhe atje, kështu që Gëzim Mollabeqiri vetëm vazhdon misionin e babait të tij, Refikut. Shpesh është i ftuar në Nju-Jork, Hawai dhe në vende tjera të SHBA-së për t’i mësuar të rinjtë si t’i menaxhojnë hotelet, ashtu siç ka bërë babai i tij Refiku në Sarajevë, Beograd dhe Ulqin. Thënia popullore thotë “gjaku nuk është ujë”. Po e përsëris mendimin tim, që e shënoj dhe ua lë gjithmonë si mesazh të gjithë atyre të cilët i lexojnë shkrimet e mia. Është mirë që edhe gjeneratat e sotme të njihen me këta njerëz të cilët e kanë shënuar qytetin tonë në shekullin e kaluar. Ndoshta dikur kur të ndërrohen vlerat në shoqëri në përgjithësi, edhe ata ta gëzojnë vendin e merituar në trashëgiminë tonë. Refik Mollabeqiri pa dyshim meriton një vend të posaçëm në hotelerinë tonë, të them më mirë në shoqërinë tonë në përgjithësi. e enjte, 10 tetor 2019

Javore Koha

33


kulturë

kulturë

Në kuadër të programit “Vjeshta kulturore e Plavës”, Qendra për Kulturë “Husein Bashiq”

Organizon disa manifestime të rëndësishme Plavë - Qendra për Kulturë “Husein Bashiq” në Plavë është njëra ndër qendrat më të rëndësishme kulturore në veri të Malit të Zi. Përveç programeve dhe aktiviteteve të rregullta, ajo këto ditë me të madhe është duke bërë përgatitjet për manifestimin tradicional letrar “Takimet letrare të Plavës”, të 43-tin me radhë, i cili do të mbahet kah fundi i këtij muaji. “Takimet letrare të Plavës”, pas manifestimit letrar “Mbrëmjet e poezisë së Ratkoviqit”, paraqesin njërin prej manifestimeve letrare më të rëndësishme, jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në rajon. Në përbërje të manifestimit të sipërpërmendur letrar do të mbahet edhe manifestimi artistik “Kolonia figurative”, në të cilin do të marrin pjesë krijues të mirënjohur figurativë nga vendi dhe rajoni. Edhe këtë vit, në kuadër të programit “Vjeshta kulturore e Plavës” do të organizohet manifestimi “Limsa književna regata“ (Regata letrare e Limit), i cili do të mbahet më 7 nëntor 2019, në të cilin do të marrin pjesë përfaqësuesit e gjashtë qyteteve që shtrihen në luginën e Limit, katër të Malit të Zi: Plava, Andrijevica, Berani e Bijello Pola, dhe dy të Republikës së Serbisë: Priboji dhe Prijepola, në të cilin do të përurohen potenciale të rëndësishme kulturore dhe turistike

34

Javore Koha

e enjte, 10 tetor 2019

të Plavës. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës për Kulturë “Husein Bashiq”, Vlladimir-Vllado Knezheviq, në deklaratën për media përkitazi me manifestimet që do të organizohen dhe mbahen në kuadër të programit të “Vjeshtës kulturore të Plavës”, por edhe në atë të mbajtur në kuadër të programit “Vera kulturore e Plavës” theksoi: “Gjatë manifestimit shumëdimensional ‘Ditët e boronicës’, i cili tradicionalisht është mbajtur për të njëzetën herë me radhë dhe ka zgjatur 25 ditë, prej 6-31 korrik (më së gjati prej themelimit të tij), janë mbajtur një vistër koncertesh, përurime librash, ekspozita pikturash e fotografish, panaire të bujqësisë dhe prodhimeve artizanale, shfaqje teatrale për fëmijë dhe të rritur, tryeza të rrumbullakëta

dhe ngjarje sportive. Kemi filluar përurimin e manifestimit në fjalë në Bijello Pole për ta vazhduar pastaj në Podgoricë dhe Tivar, në të cilat në mënyrën më të bukur kemi prezantuar denjësisht frymën dhe shpirtin e tij. Manifestimi ka promovuar trashëgiminë kulturore e historike të njerëzve nga këto hapësira dhe është bërë pjesë e pandarë e thesarit tonë kulturor. Në mes tjerash, koncertet që janë mbajtur në nënqiellin e hapur, vjelja e boronicës dhe zgjedhja e miss (bukuroshes) boronicës, janë momentet dhe rastet më atraktive dhe më të shikuara”. Në vazhdim, ai ka theksuar se posaçërisht janë krenarë që më 15 korrik të këtij viti, përmes akademisë solemne kanë shënuar emrin e doajenit të letërsisë nga këto hapësira, Husein Bashiqit, shkrimtarit i cili ka dhënë kontribut të paçmuar dhe gjurmë të pashlyera në afirmimin e vlerave kulturore dhe letrare të Plavës dhe veriut të Malit të Zi, kurse Qendra Kulturore në Plavë, me mburrje dhe krenari e mban emrin e tij prej datës së sipërpërmendur. “Shoqëria Kulturore-Artistike ‘Pllavsko Jezero’, këtë vit ka pasur sezon të begatë. Falë angazhimit tonë ka qenë pjesëmarrëse e shumë rivistave dhe festivaleve në shumë qytete të Malit të Zi, por edhe në rajon, dhe në mënyrë të denjë ka

prezantuar traditat autoktone e burimore të krijimtarisë folklorike. Rivista e krijimtarisë folklorike, në përbërje të manifestimit ‘Ditët e boronicës’, në të cilën kanë marrë pjesë një numër i madh i shoqërive folklorike nga vendi dhe rajoni, ka qenë programi i cili ka ngjallur kujdes dhe interesim të madh, si tek opinioni publik vendas, po ashtu edhe te mysafirët e shumtë dhe Diaspora, të cilët me interesim dhe kujdes të madh kanë përcjellur të gjitha programet tona”, ka theksuar Knezheviq. Në elaborimin përkitazi me aktivitetin e Qendrës për Kulturë “Husein Bashiq” - Plavë, drejtori i saj në mënyrë koncize dhe kronologjike ka njoftuar për veprimtarinë e saj në

segmente të ndryshme me të cilat ajo merret. Në këtë drejtim, ai ka theksuar se në përbërje të kësaj Qendre punon edhe Biblioteka Popullore e Plavës, e cila numëron më se 30 mijë tituj të autorëve vendas, të rajonit dhe botërorë, një numër të madh të gazetave, revistave, broshurave dhe materialit tjetër të shkruar. Për pasurimin, gjegjësisht shtimin e numrit të librave me tituj të ri, falënderime të veçanta u dedikohen dhuruesve të librave, ndër të cilët veçohen: drejtori i Bibliotekës Nacionale “Gjurgje Crnojeviq”, Bogiq Rakoçeviq, drejtoreshës së IP Biblioteka Popullore dhe leximore “Njegosh” - Cetinë, Irena Nenadoviq, Shtëpisë Botuese

“Matica Crnogorska”, si dhe Bibliotekës “Vuk Karaxhiq” nga Prijepola. Biblioteka Popullore e Plavës, në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me shfaqje teatrale në kuadër të studios dramaturgjike, e cila ekziston në përbërje të Qendrës për Kulturë, si për të rinj, ashtu edhe për të rritur”, ka konfirmuar Knezheviq, duke shtuar se “përveç aktiviteteve të rregullta, Qendra ka arritur të rregullojë dhe adaptojë oborrin e vet, lokalet dhe ndriçimin. Po ashtu ka rregulluar ambientin te ‘Kulla e Rexhepagiqëve’, si dhe ka bërë meremetimin e Shtëpisë së Kulturës në Velikë.

Sh. Hasangjekaj

e enjte, 10 tetor 2019

Javore Koha

35


e a avorh KJo Podgori cë e enjte, 10 tetor 2019

Viti XVlll Numër 883 Çmimi 0,50

Zgjedhje të kulturuara, shembull për rajonin

ISSN 1800-5696

Diogjeni

Morën pjesë gjashtëdhjetë Shtëpi Botuese


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.