Koha 854

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 7 mars 2019 Viti XVlll Numër 854 Çmimi 0,50

Forumi Shqiptar “Malësia na bashkon” mori më së shumti mandate ISSN 1800-5696

Evenimenti më i popullarizuar kulturor në vend

Veshjet kanë ruajtur identitetin tonë


PËRMBAJTJE

6

8 Cenimi i të drejtave elementare të njeriut

Mos i ndryshoni kufijtë në Ballkan

12

14 Kur historia po përsërit veten

Atë që nuk arriti ta bëjë ndër vite pushtetari, po e bën familja Hajdari

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 7 MARS 2019


PËRMBAJTJE

20

26 Ndërrimi i besimit me dhunë dhe heroizmi i pashoq i shqiptarëve

Rama me qeverinë e tij duhet të ikë që t’i hapet rruga për zgjidhje Shqipërisë

30

35 Triumfuan meshtarët portugezë

POEZI Fiqret Mujeziqi KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 7 mars 2019 Viti XVlll Numër 854 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Forumi Shqiptari anticivilizues një politikani “Malësia na bashkon” mori më së shumti mandate

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi

Evenimenti më i popullarizuar kulturor në vend

Veshjet kanë ruajtur identitetin tonë

kulturor në vend i popullarizuar Evenimenti më

identitetin tonë Veshjet kanë ruajtur

ISSN 1800-5696

ma uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

së shumti mandate

mori më avoreHA bashkon” “Malësia na KJO Forumi Shqiptar avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 7 MARS 2019

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Rezultatet paraprake të KKZ-së së Tuzit

Forumi Shqiptar – “ bashkon” mori më s Tuz – Rezultatet paraprake të Komisionit Komunal Zgjedhor të Tuzit, në epërsi nxjerrin Forumin Shqiptar – “Malësia na bashkon” (ASH – LDSH – UDSH) me 16 mandate, (3682 vota, 47.2 %) pasuar nga Partia Demokratike e Socialistëve me 10 mandate, (2461 vota, 31.80 %), Partia Boshnjake 4 mandate, (953 vota, 12.20%), Socialdemokratët 1 mandat, (357 vota, 4.58%), Demokratët 1 mandat (227 vota, 2.90%), ndërsa Partia Socialiste Popullore nuk arriti të kalojë pragun për mandat me vetëm 82 vota, (1.05%). Në bazë të këtyre rezultateve, askush nuk mund të formojë pushtetin i vetëm pa një koalicion paszgjedhor, duke qenë se për të qeverisur nevojitën 17 mandate nga 32 sa do të ketë gjithsej kuvendi i Komunës së Tuzit.

4

Javore KOHA

E ENJTE, 7 MARS 2019

Sipas Komisionit Komunal Zgjedhor të Tuzit, procesi zgjedhor ka vijuar i qetë dhe pa ndonjë parregullsi të theksuar. Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë pasur 11.904 qytetarë, ndërsa lista të vlefshme kanë qenë 7803. Forumin Shqiptar – “Malësia na bashkon” (ASH – LDSH – UDSH), të dielën pas mbylljes së qendrave të votimit, ka shpallur fitore me një tubim të organizuar në restorantin “Troja” në të cilin përveç mbështetësve të një numri të madh të votuesve nga vendi dhe diaspora, të stolisur me flamujt kuq e zi, të pranishëm kanë qenë dhe liderët e këtyre tre subjekteve politike shqiptare që fituan më së shumti mandate, Nik Gjeloshaj, Nikollë Camaj dhe Fadil Kajoshaj. Tubimit në fjalë iu bashkëngjitën një numër i madh i personaliteteve poli-

tike, publike e kulturore nga vendi dhe diaspora, mes të cilëve edhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Z. Mark Gjonaj, nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, ministri i të Drejtave të Njeriut dhe i Pakicave, Mehmet Zenka, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, kryetari i kuvendit të Komunës së Ulqinit, Ilir Çapuni, kryetari i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, etj. Ndërkohë, liderët e Forumin Shqiptar – “Malësia na bashkon”, kanë falënderuar votuesit e tyre për mbështetje e në veçanti diasporën shqiptare të cilës ia dedikuan fitoren e tyre. Ndërkaq, Z. Mark Gjonaj anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, këtë rezultat e ka cilësuar si historik duke thënë se kombi shqiptar ka pasur


NGJARJE JAVORE

Foto: CENO

“Malësia na së shumti mandate katër momente madhështore historike. “Rënien e komunizmit në Shqipëri, Pavarësinë e Shtetit të Kosovës, Shenjtërimin e Nënës Terezë dhe Komunën e Tuzit të qeverisur nga shqiptarët”, theksoi Gjonaj duke përgëzuar fuqishëm bashkimin e forcave politike shqiptare në Tuz. Këtë fitore e kanë përshëndetur edhe nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu dhe ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Mehmet Zenka si dhe këngëtari Nikollë Nikprelaj me një këngë. Nga ana tjetër edhe Partia Demokratike e Socialistëve pas mbylljes së qendrave të votimit, ka shpallur fitoren. Për zgjedhjet vendore në Tuz, si asnjë herë më parë ka pasur një interesim dhe një vëmendje të të gjitha

mediave lokale të atyre prestigjioze kombëtare vendase, nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, të cilat i kanë pasqyruar zgjedhjet lokale në Tuz. Forumin Shqiptar – “Malësia na bashkon”, e kanë uruar dhe mbështetur fuqishëm një numër i madh i funksionarëve të lartë shtetërorë të të gjitha vendeve shqipfolëse, duke e potencuar këtë bashkim si një ogur të mirë dhe model për unitetin e shqiptarëve. Kujtojmë se me qindra shqiptarë nga SHBA erdhën për të votuar më 3 mars në Malësi. Këto janë zgjedhjet e para për komunë të plotë të Tuzit, pasi deri më tani ishte nën mbikëqyrjen dhe menaxhimin e kryeqytetit Podgoricë. Shndërrimi i statusit të kësaj komune nga Komunë në kuadër të kryeqytetit në një komunë të pavarur, ka qenë kërkesë konstante e të gjitha struk-

turave politike shqiptare që veprojnë në Mal të Zi. Rikujtojmë se në zgjedhjet lokale të 26 nëntorit 2017 në Tuz dhe në ato të përsëritura në një qendër votimi më 23 dhjetor, më së shumti mandate ka fituar Partia Demokratike e Socialistëve me plot 14 mandate, pasuar nga Alternativa Shqiptare me 7 mandate, LDSH-ja 3 mandate, Partia Boshnjake me 3 mandate, Unioni Demokratik i Shqiptarëve 2 mandate, Demokratët 2 mandate dhe Socialdemokratët 1 mandat. Pushtetin në këtë komunë në përbërjen e kaluar e ushtronte koalicioni i përbërë nga Partia Demokratike e Socialistëve, Partia Boshnjake, Social Demokratët dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve. t. u. E ENJTE, 7 MARS 2019

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Zhvillimet e fundit në Mal të Zi

Cenimi i të drejtave elementare të njeriut Qani Osmani

Esenca apo thelbi i të drejtave themelore të njeriut, janë dinjiteti dhe shprehja e personalitetit të njeriut, liria e besimit, liria e mendimit, shprehjes dhe informimit, liria e profesionit dhe punës, liria dhe garantimi i pronës dhe pasurisë, trajtimi i barabartë para ligjit dhe garancia kundër arrestimit të padrejtë si dhe të drejta të tjera të garantuara me konventa ndërkombëtare si dhe të drejta kushtetuese të vendeve përkatëse. Mirëpo, jo gjithherë këto të drejta nuk respektohen. Ato cenohen nga ana e zbatuesve që janë në pushtet. Prandaj cenimi apo dhunimi i këtyre të drejtave sjell apo është shkak për konflikte, si të atyre ekonomike, politike, fetare, etnike e kështu me radhë në një shoqëri të caktuar. Në këtë drejtim duke i marrë parasysh rrjedhat shoqërore dhe politike parashtrohet edhe pyetja, a është duke shkuar Mali i Zi drejt diktaturës totalitare?.. Për ta kuptuar këtë më mirë, duhet të themi se totalitarizmi

6

Javore KOHA

E ENJTE, 7 MARS 2019

është sistem politik ku thënë përgjithësisht, shteti ushtron pushtetin e tij dhe politizon deri në skajshmëri sundimin e gjithmbarshëm në të gjitha segmentet e jetës shoqërore, ku nuk mund të flitet për liritë e personalitetit të njeriut, lirinë e fjalës apo mendimeve të kundërta me pushtetin, lirinë e tubimeve dhe kufizimin e diskutimeve të lira, dirigjimin ekonomik dhe centralizimin e ekonomisë, arsimit dhe sferave tjera të jetës së qytetarëve. Regjimet totalitare zakonisht për ta arritur qëllimin e tyre nuk tolerojnë apo nuk lejojnë aktivitete nga individë, grupe, shoqata apo parti politike që janë të kundërta me ideologjinë e pushtetit. Zakonisht, këto aktivitete, regjimet totalitare i arrijnë duke angazhuar dhe duke i dhënë kompetenca organeve të tyre siç janë shërbimet sekrete të vendit të ministrit të punëve të brendshme apo policisë së vendit, kontrollin e gjyqësorit, propagandat e ndryshme nëpërmjet mediave të kontrolluara nga pushteti, mbjelljen e frikës dhe heshtjen e qytetarëve përmes formave më të ndryshme, duke filluar nga nënçmimet, kushtëzimet dhe pikërisht duke përfshirë të gjitha sferat e jetës. Me një fjalë, mbjelljen e frikës dhe varësinë e qytetarit të dëgjueshëm. Duke përcjellë zhvillimet dhe funk-

Aferat e ndryshme në Mal të Zi, montimet e rasteve dhe humbja e besimit në gjyqësi, kontrolli ekonomik, aferat korruptive, burgosjet selektive, imponimet e rregullativave dhe ligjeve pa kurrfarë bazash praktike, ligje evropiane me kushte të mjerueshme që as për së afërmi nuk korrespondon me realitetin dhe kushtet e qytetarëve, pothuaj se në të gjitha sferat e jetës shoqërore, duke filluar nga arsimi, shëndetësia, gjyqësia, ekonomia si dhe standardi jetësor i qytetarëve, cenimi i të drejtave kushtetuese dhe kushtëzimi i këtyre të drejtave nga ana e pushtetit, heshtja e qytetarëve dhe gjykimi i mendimit të kundërt etj sionimin e pushtetit në Mal të Zi, duke mos u menduar aq shumë dhe duke analizuar deri në pafundësi ngjarjet dhe zhvillimin e situatave në vend, mund të themi se vlerat e proklamuara demokratike, dita ditës marrin kahjen apo drejtimin drejt diktaturës totalitare, pasi që ata të cilët sot proklamojnë veten si demokratë, apo që veprojnë në emër të demokracisë dhe parimeve demokratike, të udhëhequr nga dëshira e tyre për pushtet, sundim dhe publicitet shndërrohen në diktatorë, por të veshur me petkun e demokracisë. Aferat e ndryshme në Mal të Zi, montimet e rasteve dhe humbja e besimit në gjyqësi, kontrolli ekonomik, aferat korruptive, burgosjet selektive, imponimet e rregullativave dhe ligjeve pa kurrfarë bazash praktike, ligjet evropiane me kushte të mjerueshme që as për së afërmi nuk korrespondon me realitetin dhe kushtet e qytetarëve, pothuaj se në të gjitha sferat e jetës shoqërore, duke filluar nga arsimi, shëndetësia, gjyqësia, ekonomia si dhe standardi jetësor i qytetarëve, cenimi i të drejtave kushtetuese dhe kushtëzimi i këtyre të drejtave nga ana e pushtetit, heshtjet e qytetarëve dhe të menduarit ndryshe etj. Është fakt, se pothuajse çdo qytetar në Mal të Zi në mënyrë të heshtur po

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ndien dita ditës pasojat e këtij regjimi, kush në sferën ekonomike, kush në shëndetësi, kush në arsim, kush në gjyqësi, e ku jo?. Por duke pasur parasysh funksionimin e pushtetit, qytetarët janë shndërruar në vesh e sy, se çfarë është duke ndodhur pa pasur guximin të thonë të vërtetën, pasi që e vërteta e tyre brenda natës po shndërrohet në të pavërtetë. Përmes metodave të ndryshme pushteti po bën trysni mbi qytetarët, grupet e ndryshme, shoqatat, mediat, për ti heshtur të vërtetat dhe jetëgjatësinë e sundimit të tyre. Duke marrë parasysh, zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në

Mal të Zi, pushteti ditë e më shumë po ushtron trysni, dhe në emër të demokracisë po zbaton elementet e një pushteti totalitar, duke krijuar një masë apo qytetarë të heshtur dhe të dëgjueshëm dhe duke i bërë të varur edhe në aspektin ekonomik dhe ekzistencial. Dita-ditës po paraqiten elemente të totalitarizmit në Mal të Zi, siç janë heshtja e qytetarëve, heshtja e mediave dhe kontrolli i tyre, varësia ekonomike e qytetarëve për shndërrimin e tyre në qytetarë të dëgjueshëm si dhe elemente të tjera. Se gjendja është kështu ka të bëjë me faktin, nëse qytetarët do të vazh-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

dojnë të mbështesin dhe tolerojnë të mbetet në pushtet i njëjti subjekt politik për tri dekada, kur dihet se ky proces është një shkelje e rëndë e normave themelore të demokracisë dhe se i jep shans pushtetit për instalimin e diktaturës. Prandaj, si asnjëherë më parë është i nevojshëm zbatimi i të drejtës dhe realizimi i lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe zhvillimi ekonomik, implementimi i rregullativës ligjore në frymën e ligjeve pozitive të bazuara në parimet demokratike ndërkombëtare, duke i përshtatur ato me realitetin e vendit, zhvillimin dhe standardet jetësore të qytetarëve. E ENJTE, 7 MARS 2019

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

DW

Mos i ndryshoni ku Ajo që u bë e njohur verën e kaluar tani duket se është duke u përmbyllur heshturazi: Këmbimi i territoreve midis Serbisë dhe Kosovës po afrohet. Christian Schwarz-Schilling thotë se kjo ide është e gabuar

Christian Schwarz Schilling

Parimi i hekurt i Perëndimit për të shmangur me çdo kusht çdo plan për ndarje të tjera etnike, mesa duket nuk vlen më. Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, sipas të gjitha gjasave janë duke bërë një “marrëveshje”, sipas së cilës Kosova do t’ia kalojë zonat me shumicë serbe në Veri të Mitrovicës Serbisë, ndërsa zonat me shumicë shqiptare në Jug të Serbisë, pra në Luginën e Preshevës, do t’i kalohen Kosovës. Lobistët e kanë bërë mirë punën e tyre. Megjithëse plani fillimisht hasi në rezistencë nga shumë anë, veçanërisht nga popullsia, duket se së shpejti ai do të miratohet. Kjo do t’i jepte Serbisë statusin e kandidatit të BE-së, ndërsa do ta njihte Kosovën si shtet dhe do t’i mundësonte asaj një vend në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Korrigjimet e kufijve do të hapnin Kutinë e Pandorës

Në gusht të vitit të kaluar, dy ish-kolegët e mi, Paddy Ashdawn dhe Carl Bildt, Përfaqësues të Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe unë i dërguan një “Letër të hapur” ministres së Jashtme të BE-së, zonjës Mogherini, ku paralajmëronim që të mos hapej

8

Javore KOHA

E ENJTE, 7 MARS 2019

Kutia e Pandorës me shkëmbime territoresh. Sepse kjo do të ndihmonte faktorin separatisto-nacionalist - jo vetëm në rajon, në Bosnje-Hercegovinë, por edhe në shumë vende të tjera. Do të hapte rrugë për trazira edhe më të mëdha që rrallë përfundojnë pa luftë. Këtu nuk është fjala vetëm për ëndrrën e Serbisë së Madhe, që i çoi në luftë në fillim të viteve 1990, por, siç e kam përjetuar atë në janar të këtij viti në një bisedë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, gjithashtu ka një bashkim të mundshëm të Shqipërisë me Kosovën - një ide që nuk është braktisur kurrë. Ai më tha në këtë bisedë se ai e vlerësonte shumë vendosmërinë e Angela Merkel-it dhe të politikës së Gjermanisë në lidhje me ndryshimin e kufijve. Megjithatë ai kishte frikë se çlirimi përfundimtar i Kosovës nga prangat e Serbisë do të zgjaste shumë ose nuk do të ndodhte kurrë dhe se prandaj ai shihte një mundësi konkrete te bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Është shumë befasuese që politikanët e BE-së në Bruksel, të cilët e kanë hedhur poshtë rreptësishtë politikën e ndryshimit të kufijve, nuk e shohin më këtë rrezik sot dhe tani, krejt papritur, e konsiderojnë atë plotësisht të mundshme. Cilat janë arsyet?

Kosovës. Kjo është një kthesë e plotë e politikës së deritanishme të SHBA-së, e cila është përforcuar me dy letra të mëtejshme të Presidentit Trump këtë vit për Presidentët e Kosovës dhe Serbisë. Duhet shtruar pyetja se çfarë synon Trump-i me këtë hap. Ka spekulime se ai është duke ndjekur një “marrëveshje” me Putinin për ndarjen e influencës së dy fuqive të mëdha në Ballkan. Sipas formulës: Kosova shkon në NATO dhe Serbia mbetet nën ndikimin rus, duke e refuzuar hapur anëtarësimin në NATO. Natyrisht, ai me këtë po destabilizon rajonin, veçanërisht Bosnje-Hercegovinën, sepse këtu udhëheqësi politik i Republika Srpska-s, Milorad Dodik, e thotë prej vitesh se anëtarësimi në NATO për Bosnjë-Hercegovinën është opsion vetëm nëse Serbia e ndërmerr një hap të tillë. Me këtë Trump-i bën një lëshim për Rusinë, duke mos e penguar ndikimin në rritje të saj në rajon. Spekulimi tjetër se Trump-i dëshiron t’i shohë në NATO të dy vendet, Kosovën dhe Serbinë, për të kufizuar kështu ndikimin rus në Ballkan, është gjithashtu i përhapur, veçanërisht në qarqet e NATO-s. Kjo ndoshta mund të shpjegojë qëndrimin e ndryshuar të BE-së.

Këtu, natyrisht, hyn në lojë SHBA-ja. Presidenti Trump dëshiron të tërhiqet nga rajoni i krizës, Ballkani, dhe është pajtuar në negociata për shkëmbimin e territoreve midis Serbisë dhe

nuk do të kishin mundur të vinin te ky shkëmbim territoresh që deri tani ishte i papranueshëm. Se cili nga këto dy spekulime do të jetë i saktë, kjo nuk mund të thuhet, për shkak të

Kush e paguan dëmin? Politika të reja të fuqive të E besueshme është se Serbia dhe mëdha në Ballkan? Kosova, pa mbështetjen e Amerikës,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ufijtë në Ballkan

paparashikueshmërisë së madhe të presidentit amerikan. Të dy opsionet do të kishin një efekt të madh në Ballkan.

Çfarë vjen pas kësaj?

Motoja e konferencës së sigurisë në Mynih në këtë vit shtronte pyetjen: “Dhe kush do t’i mbledhë qelqet?” (Kush e paguan dëmin, shën. i përkth.) Pasi të keni tërhequr kufij të tillë sipas vijave etnike, si mund ta ndalni rajonin e Sanxhakut që të kërkojë t’i bashkohet Bosnjës dhe Republikën Serbe që t’i bashkohet Serbisë? Po Maqedonia Veriore, e

cila sapo ka zgjidhur një problem të madh me Greqinë dhe tani do të përballet me një problem të ri: Vallë të mos duan shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që të jetojnë në një shtet të pastër etnikisht? Rumania, e cila tani është edhe kryetare e radhës së BE-së, do ta ketë të vështirë ta pranojë këtë zgjidhje, sikurse dhe Greqia. Ndërsa Spanja është e mbytur që tani me problemin e Katalonjës. Megjithatë, askush nuk mendon për të drejtat e përgjithshme të njeriut, të drejtat themelore të individit, të drejtat e pakicave dhe lidhjet absolutisht të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

nevojshme me shtetin ligjor brenda dhe me të drejtën ndërkombëtare në marrëdhëniet e jashtme. Kështu që sot, nuk më mbetet tjetër, veçse të apeloj te vendete e Këshillit të BE-së dhe te Komisioni i BE-së që të jenë të vetëdijshëm për vlerat dhe bazat e Evropës. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë të mos habitemi me flukset e refugjatëve që vijnë këtu për shkak të vendimeve të gabuara. I kthehem edhe njëherë motos së konferencës së sigurisë të këtij viti në Mynih: Kur merren vendime të gabuara, dëmin zakonisht e paguan Evropa e jo ata që e shkaktuan! E ENJTE, 7 MARS 2019

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Lufta e parë kibernetike në botë Konstantin Eggert

Ekspertët e Ushtrisë amerikane ia kanë dalë të kapin emailat dhe shkëmbimet e njoftimeve të punonjësve të njësive kibernetike të shërbimit sekret rus. Ushtria amerikane ka lënë lajme, që në sytë e rusëve nuk duhet të lënë asnjë dyshim: ata njihen dhe vëzhgohen. Putini e ka parë Perëndimin deri më tani si të dobët, por më shumë ka pritur një qëndrim defensivë. Gjithmonë ai ia ka dalë të jetë një hap më përpara, qoftë në luftën në Gjeorgji në

10

Javore KOHA

E ENJTE, 7 MARS 2019

vitin 2008, në vitin 2014 në Ukrainë, në vitin 2015 në Siri e atë 2016 në SHBA. Nëse raportimi i “Washington Post”-ot është i saktë, Shtëpia e Bardhë nën Donald Trumpin ka vendosur të ndërrojë tehun e thikës dhe të kryejë kësaj here vetë një sulm. Kjo gjë sigurisht duhet ta ketë bërë Putinin të mendohet. Por, mos prisni që ai të dorëzohet me kaq. Atij i vjen rrallë në mendje ideja e tërheqjes taktike, sepse me këtë do të tregonte dobësi. Putin e merr çdo gjë personalisht. Vëmendja, që do të sillte me vete një sulm i tillë nga Uashingtoni do të ishte poshtërim për të. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ai do të urdhërojë menjëherë trupat e tij kibernetike të kundërsulmojnë. Kreu i Kremlinit preferon një luftë asimetrike. Ai nuk kundërgodet men-

Sipas një raportimi të gazetës amerikane “Washington Post”, komandoja kibernetike e Ushtrisë amerikane e krijuar pak kohë më parë, e bllokoi tërësisht – në ditën e zgjedhjeve për Kongresin amerikan – hyrjen në internet të “Agjencisë për Studimet e Internetit” të Shën Peterburgut, e njohur edhe si “Ushtria Robotike” e Kremlinit. Kjo solli shqetësim dhe irritim tek funksionarët në Rusi. Sipas të dhënave të gazetës, kjo agjenci fshihet pas ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA-së në vitin 2016 dhe aktiviteteve të tjera në shtetet perëndimore. Me gjasë ajo financohet nga miliarderi Jevgeni Prigoshin, që thuhet se ka lidhje të afërta me Putinin. Ai dyshohet edhe si dora që paguan milicët rusë në Ukrainën Lindore, Siri dhe Afrikë jëherë dhe asnjëherë me të njëjtat armë. Por, megjithëse Donald Trump ia ka zënë vendin Putinit si kampion bote i pakalkulueshmërisë, vetë Putini e sheh veten si mjeshtër të surprizave gjeopolitike. Një qëllim i Putinit mund të jenë zgjedhjet presidenciale në Ukrainë më 31 mars. Në vendin e aneksuar apo pushtuar pjesërisht nga Rusia, është

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

edhe më e lehtë se në SHBA të shkaktosh kaos. Po ashtu, aftësitë e Ukrainës për sigurinë në rrjet janë shumë më pak të zhvilluara se ato të Rusisë. Mund të priten lajme provokuese të rreme që kanë si objekt sektorin bankar apo qendrat e furnizimit. Qëllim tjetër: Zgjedhjet e ardhshme evropiane në maj. Edhe nëse partitë euroskeptike populiste do të bien pak në elektorat, Putin do të vazhdojë t’i mbështesë ato, po ashtu si edhe partitë e majta besnike. Objektivi i tij: Një Parlament Europian që ndihmon në thellimin e hendeqeve brenda BEsë. E, të mos harrojmë Britaninë e Madhe: Në agjendën e Putinit me siguri mund të jetë edhe mbështetja e partisë laburiste të Jeremy Corbynit. Qëndrimet kritike të Corbyn kun-

drejt NATO-s apo gatishmëria për të dëgjuar argumentet e Moskës e bën atë një pasues të dëshiruar pas Theresa Mayt, pavarësisht si shkojnë punët me Brexit-in. Putini mund edhe të testojë rezistencën e infrastrukturës së NATO-s në kahun lindor të saj në vendet baltike. Kushedi se për çfarë arsye, Moska beson se aty është pika e dobët e NATO-s. Aty Putini e ka më të lehtë të tregojë muskujt. Qëllimi final do të jetë vetë SHBAja. Kongresi me shumë gjasa do të vendosë për sanksione të reja kundër Rusisë. Në listë mund të jenë dy masa që duhet ta prekin Vladimir Putinin drejtpërdrejt. Fillimisht, Kongresi dëshiron që të gjitha ministritë e SHBA-së të bëjnë publike informacionet që kanë mbi shëndetin e Putinit. Përveç kësaj, Kongresi pritet

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

të kërkojë një hetim për vrasjen e kritikut të Kremlinit, Boris Nemcov, nën drejtimin e SHBA-së. Nemcov u vra në shkurt 2015 shumë pranë Kremlinit. Autorët e dyshuar janë kapur dhe dënuar. Por, se kush qëndron pas vrasjes dhe kush e dha porosinë për të mbetet e paqartë. Policia e kontrolluar nga Kremlini dhe drejtësia i kanë penguar hetimet deri më tani. Shanset që këtë ta zbulojë FBIja dhe CIA janë të vogla. Por, thjesht përmendja e vrasjes gati barazohet me fajësimin e Putinit- Në të dyja rastet, Putini nuk ka rrugë tjetër, veçse të reagojë. Një objektiv tjetër mund të jenë edhe zgjedhjet paraprake presidenciale në SHBA. Pritet që Rusia të ndërhyjë edhe në këto zgjedhje paraprake vitin e ardhshëm. Lufta e parë kibernetike e botës sapo ka filluar. /DW/ E ENJTE, 7 MARS 2019

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Ana e Malit së shpejti me park publik

Atë që nuk arriti ta bëjë n pushtetari, po e bën familj Ky lokalitet, me finalizimin e këtij projekti, do të jetë krejt ndryshe nga sa është sot dhe njëkohësisht do të shërbejë edhe për promovimin e turizmit malor. Me rëndësi është që, duke qenë parku i parë publik në Ulqin, të jetë në mbikëqyrje të përhershme në mirëmbajtje, në ruajte dhe gjithashtu edhe në siguri

Gjekë Gjonaj

Jemi dëshmitarë se në qytetin e Ulqinit ka hapësira të vogla publike të gjelbëruara, kurse nëpër lagje e zona rurale pothuaj s’ka fare. E themi me keqardhje se shumica e hapësirave publike në territorin e kësaj komunë janë lënë pas dore dhe janë ende deponi ilegale të cilat presin investime, që ato të shndërrohen në hapësira të gjelbëruara dhe terrene të përshtatshme si për fëmijët , ashtu edhe për të moshuarit. Mungon gjelbërimi. Mungojnë lulet. Mungojnë parqet… Të gjithë dëshirojmë t’i kemi ato, por mungon kujdesi. Për momentin m’u kujtua thënia indiane “ Dikur njeriu është frikësuar nga natyra, ndërsa sot natyra frikësohet nga njeriu” . Mjedisi do të duhej të jetë themeli bazë i zhvillimit të qëndrueshëm, paqes dhe sigurisë edhe për Komunën e Ulqinit. Veç kësaj, mjedisi do të duhej të jetë një prioritet shumë i rëndësishëm i punës së përditshme të saj. Mbase hapësira e mirë publike e qytetëron qytetin. Sjell ngjyra. Dritë dhe gëzim në jetën e përditshme. Rrit shëndetin qytet-

12

Javore KOHA

E ENJTE, 7 MARS 2019

ar, po ashtu. Megjithatë, përpjekjet e deritashme të pushtetarëve për të parandaluar krimin mjedisor, e mbi të gjitha për ta mbrojtur atë nga hedhja e paligjshme e mbetjeve urbane dhe jo urbane, nga keqmenaxhimi i mbetjeve të rrezikshme industriale etj. , kanë qenë dhe mbeten të jenë të pamjaftueshme. Për këtë arsye në të ardhmen duhet punuar më shumë për një qeverisje më të mirë mjedisore, duke synuar zhvillim të qëndrueshëm dhe standard mjedisor, sidomos për brezat që vijnë. Për pasojë të mosangazhimit të duhur, në radhë të parë të institucioneve përkatëse në nivel vendor, Ulqini edhe në mileniumin e tretë vazhdon të jetë ndër qytetet e rralla i cili nuk ka asnjë park publik, ku qytetarët mund të pushojnë e të argëtohen. Një shoqëri e qytetëruar varet nga hapësirat e mira publike. Prandaj duhet t’i mbrojmë dhe të kujdesemi për to. Atë që nuk arriti ta bëjë ndër vite pushtetari, po e bën familja Hajdari. Kjo familje ( Xhevdet dhe Margaret Keane-Hajdari), e cila jeton dhe vepron në Shtete të Bashkuara të Amerikës, ka vendosur që me mjete të veta financiare , në truallin e dhuruar nga komuna, të ndërtojë parkun publik me një sipërfaqe prej 6685 metra katrorë në Anë të Malit (Kosiq të Poshtëm), në shumën prej 212.000$. Është kjo dhurata më e çmuar e familjes Hajdari që i ka dhënë vendlindjes së vet. Ky

kontribut vullnetar financiar i kësaj familjeje të qytetëruar këtë vend djerrë e të degraduar së shpejti do ta transformojë në një mjedis shumë të mrekullueshëm e dinjitar për komunën e Ulqinit. Punimet nga firma “ Gencon” nga Ulqini për ndërtimin e parkut kanë filluar që nga tetori i vitit të kaluar dhe ato, siç mësojmë nga koordinatori i këtij projekti Sabri Salaj, po vazhdojnë me ritëm dhe intensitet të parashikuar. Faza e parë e këtij projekti pritet të përfundojë në javën e parë të muajit prill, respektivisht për Ditën e Komunës së Ulqinit. Për disa muaj edhe Ulqini do të ketë një park argëtues – publik jashtëzakonisht të bukur me të gjitha pjesët e tij përbërëse, si një shembull nga qytetet evropiane. Parku në fjalë paraqet një potencial të madh për krijimin e një vepre ku qytetarët mund të jetojnë në harmoni me natyrën. Ai është projektuar me mjaft kujdes nga studioja e projektimit “V&B Studio Design” për përmbushjen e nevojave funksionale të qytetarëve. Gjithashtu pamja e tij do të jetë tepër tërheqëse. Qëllimi i tij është funksionalizimi i hapësirës publike , krijimi i hapësirave rekreative të cilat do ta bëjnë këtë zonë edhe më të bukur. Më atraktive. Më të njohur. Më joshëse dhe më të sigurt, ngase kjo hapësirë si dhe shumë të tjera ka qenë e patrajtuar më parë. Ky lokalitet, me finalizimin e këtij projekti, do të jetë krejt ndryshe nga

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ndër vite ja Hajdari

sa është sot dhe njëkohësisht do të shërbejë edhe për promovimin e turizmit malor. Me rëndësi është që, duke qenë parku i parë publik në Ulqin, të jetë në mbikëqyrje të përhershme në mirëmbajtje, në ruajte dhe gjithashtu edhe në siguri. Vetëm si i tillë ky park do të shërbejë si vendtakim i miqve dhe i të panjo-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

hurve , të grupmoshave të ndryshme. Vend ku do të shkosh me miqtë për piknik. Të admirosh lulëzimin e pranverës,. Të luash me top. Të ulesh e të kalosh kohë vetëm me mendimet e tua. Të takosh të panjohur. Të kënaqesh me fëmijë, mbesa e nipa, apo të rikujtosh gjënë shpesh të harruar - lidhjen tonë me natyrën.

E ENJTE, 7 MARS 2019

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Kur historia po përsërit veten Çdo gjë është i njëjtë; turmat përplasen me policinë; të djathtë kundër të majtëve, me një LSI që nuk di nga të shkojë. Emrin e ka të majtë, por rruga për pushtetin që duhet të arrijë kalon nga e djathta. Si gjithnjë, parti kompromisi. Historia përsëritet

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

14

Javore KOHA

E ENJTE, 7 MARS 2019

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Historia po përsërit veten. Jo më me të vrarë. Jo me pusi, as me atentate. Historia është moderne. Çdo gjë është e njëjtë; turmat përplasen me policinë; të djathtët kundër të majtëve, me një LSI që nuk di nga të shkojë. Emrin e ka të majtë, por rruga për pushtetin që duhet të arrijë kalon nga e djathta. Si gjithnjë, parti kompromisi. Historia përsëritet. Ndërkombëtarët dirigjojnë. Për 30 vjet

tashmë. Brezat janë ndërruar. Politikanët po të njëjtë. Instinkti i tyre është mbijetesa. Pamje drejt vetes, jo përpara. Kjo verbëri është kthyer në fatalitet për vendin. Globi rrotullohet, çdo njeri është në qendër të tij. Duhet të ketë miliarda qendra ose asnjë. Globi veç vjen rrotull dhe njerëzit bashkë me të si grimcat rrëmujë të ajrit në një furrë centrifugale. Kështu të gjithë do digjen

Për 30 vjet tashmë, brezat janë ndërruar. Politikanët po të njëjtit. Instinkti i tyre është mbijetesa. Pamje drejt vetes, jo përpara. Kjo verbëri është kthyer në fatalitet për vendin. Globi rrotullohet, çdo njeri është në qendër të tij. Duhet të ketë miliarda qendra ose asnjë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Globi veç vjen rrotull dhe njerëzit bashkë me të si grimcat rrëmujë të ajrit në një furrë centrifugale. Kështu të gjithë do digjen herët a vonë. Nga lart do të shihet një njollë e zezë nga del tym nga oxhaku i një vendi që digjet

herët a vonë. Nga lart do të shihet një njollë e zezë nga del tym nga oxhaku i një vendi që digjet.

E ENJTE, 7 MARS 2019

Javore KOHA

15


KULTURË

Në Malësi u organizua Java e Karnavaleve

Evenimenti më i popullarizuar kulturor në vend Tuz – Manifestimi kulturor “Karnavalet – Koret 2019”, u organizua në Malësi për të njëzetekatërtën herë, një ngjarje tradicionale kulturore e cila tashmë ka fituar epitetin nga i gjithë komuniteti në Malësi, si aktiviteti më i dashur dhe më madhështor kulturor i kësaj treve. Nata e parë a karnavaleve filloi si rëndom me natën e humorit dhe të satirës.

16

Javore KOHA

E ENJTE, 7 MARS 2019

Fillimisht, hapjes së manifestimit i parapriu paraqitja në skenë e kapos dhe e mazhoretave e më pas u bë hapja e Javës së Karnavaleve në Malësi, ku të rinj dhe të reja përmes humorit dhe satirës trajtuan shumë dukuri të cilat ngjajnë në shoqërinë tonë në përditshmëri. Një risi e cila u vërejt që në hapje të

manifestimit, ishte pjesëmarrja masive e të rinjve dhe të rejave nga Malësia të cilët ishin kyçur në karnavale por dhe ndërrimi i strukturës së Këshillit Organizativ të Karnavaleve, duke u zëvendësuar plotësisht nga gjenerata e re. “Karnavalet – Koret 2019” i shpalli të hapura kryetari i sapozgjedhur i Këshillit Organizativ të Karnavaleve, Z. Arton Gjokaj, detyrë të cilën deri më sot e mbante Z. Nrekë Camaj. Gjokaj duke shpalosur rëndësinë dhe arritjet e këtij manifestimi kulturor, u zotua se si kryetar i ri do të japë kontributin e tij maksimal në organizimin dhe realizimin e karnavaleve në vitet në vijim. “ Jam i vetëdijshëm se kjo nuk do të jetë detyrë e lehtë, përkundrazi, kjo do të jetë një sfidë e madhe jo vetëm për mua por për të gjithë ne anëtarët e këshillit të ri. Them sfidë me plot bindje dhe siguri se lindi falë sukseseve dhe rezultateve të këshillit te deritanishëm. Këshilli i parë i karnavaleve arriti që me


KULTURË

Manifestimi kulturor “Karnavalet – Koret” e filluan rrugëtimin e tyre që njëzetekatër vjet më parë, me synim që doket, zakonet dhe traditat e lashta të zonës së Malësisë t’i prezantojnë, afirmojnë dhe ruajnë në formë karnavali. Nga organizimi i parë e deri më sot, ky manifestim ka fituar popullaritet të gjerë jo vetëm brenda vendit dhe në shtetet e rajonit por dhe më gjerë. Një fakt të tillë e dëshmon më së miri edhe anëtarësimi i plot i Shoqatës së Karnavaleve “Koret” në Shoqatën Evropiane të Qyteteve të Karnavaleve shumë sakrifica, në kushte të vështira si ekonomike ashtu dhe sociale, por gjithherë me vullnet, energji dhe entuziazëm, t’i mbajë karnavalet tona të gjalla, t’i kultivojë, t’i trashëgojë dhe pastaj edhe t’ia dorëzojë brezit te ri”, theksoi Gjokaj. Ai ka potencuar një varg suksesesh të cilat ky manifestim i ka arritur ndër vite, duke veçuar se Këshilli i Parë në vitin 2009, kishe organizuar Konventën Evropiane të Karnavaleve në Tuz në të cilin qenë të pranishëm njëzetë delegatë nga shtete të ndryshe evropiane. “Këto rezultate nuk mund t’i realizojë dot një person i vetëm, por ato janë rezultat i punës, vullnetit, energjisë, dashurisë dhe sakrificës së të gjithë anëtarëve të këshillit të deritanishëm. Dhe me siguri se pa intelektin, pasionin, qetësinë dhe vullnetin e Z. Ndrekë Camaj, një realizim i tillë do të kishte qenë i vështirë”, theksoi Gjokaj. Ndërkohë, Z. Gjokaj e ka shpallur

kryetarin e deritanishëm të Këshillit të Karnavaleve, Z. Nrekë Camaj, anëtar nderi të përhershëm, për kontributin e dhënë në organizimin dhe realizimin me sukses të karnavaleve mbi dy dekada. Në ditën e dytë të karnavaleve është organizuar karnavali i fëmijëve ku plot tetë grupe nga kopshte dhe shkolla fillore defiluan nëpër qendër të Tuzit, të veshur me uniforma me stilime të veçanta të cilët mbanin në duar slogane me mbishkrime të ndryshme, duke transmetuar kështu kreativitetin e tyre por dhe duke përcjellur mesazhe të shumta. Risi dhe freskim i karnavalit të sivjetshëm të fëmijëve ishin ministrantët dhe animatorët e Kishës së Sukruqit, të cilët pas çdo pike shërbyen popullin me ushqime dhe dezerte të llojllojshme. Pas defilimit, programi vazhdoi në oborrin e Kishës së Tuzit, me lojë, argëtim dhe muzikë për më të vegjëlit, nën ku-

jdesin dhe organizimin e animatorëve të Kishës së Tuzit. Karnavalet Koret – 2019, në ditën e tretë ka organizuar natën e rinisë, “Ballo Nën Maska”, në të cilin përpara jurisë u ekspozuan shumë maska individuale dhe kolektive në mes të të cilave, tre më të mirat u shpërblyen me një sasi parash. Në mbrëmjen finale të karnavaleve morën pjesë pesë grupe nga Malësia, nga një grup nga Kotorri, Budva dhe Tivati, dy grupe nga Bosnja dhe Hercegovina dhe një grup nga Armenia të cilët përmes maskave të përzgjedhura, kanë pasqyruar tematika dhe fenomene të ndryshme të shoqërisë njerëzore. Pas defileut të të gjitha grupeve, pasoi të djegurit e shtrigës – “Maskota e shejtanit”, në qendër të Tuzit. Ndërkaq, pas përmbylljes së Javës së Karnavaleve në Malësi, të gjithë pjesëmarrësit i janë drejtuar restorantit “Troja”, për të kaluar çaste të këndshme argëtimi dhe hareje në natën e saragave. Manifestimi kulturor “Karnavalet – Koret” e filluan rrugëtimin e tyre që njëzetekatër vjet më parë, me synim që doket, zakonet dhe traditat e lashta të zonës së Malësisë t’i prezantojnë, afirmojnë dhe ruajnë më formë karnavali. Nga organizimi i parë e deri më sot, ky manifestim ka fituar popullaritet të gjerë jo vetëm brenda vendit dhe në shtetet e rajonit por dhe më gjerë. Një fakt të tillë e dëshmon më së miri edhe anëtarësimi i plot i Shoqatës së Karnavaleve “Koret” në Shoqatën Evropiane të Qyteteve të Karnavaleve. t. u. E ENJTE, 7 MARS 2019

Javore KOHA

17


KULTURË

Veshjet popullore në Ulqin me rrethinë, temë e takimit të dytë në kuadër të sezonit dimëror të d

Veshjet kanë ruajtur Drejtori i Muzeut të Ulqinit, Gazmend Kovaçi, ka thënë se nevoja për ushqim dhe veshje janë dy gjëra që e kanë shoqëruar njeriun që nga krijimi i shoqërisë njerëzore. Ai ka thënë se veshja ka disa funksione dhe është me rëndësi që përpos bukurisë, dizajnit dhe detajeve, ajo të jetë funksionale për jetën. Sipas tij, hapësira ndërmjet Detit Adriatik deri në lumin Danub, ku përfshihen edhe trevat ku kanë jetuar dhe jetojnë shqiptarët, është një prej trevave më kreative për sa i përket veshjes dhe dizajnimit Ulqin – Veshjet popullore të Ulqinit me rrethinë kanë qenë temë e takimit të dytë në kuadër të sezonit dimëror të diskutimeve “Kuvendim te Gazi”. Në fjalën hyrëse, organizatori dhe moderatori i takimit, Gazmend Çitaku, në atelienë e të cilit është mbajtur takimi, ka treguar se veshjet popullore të Ulqinit me rrethinë përbëjnë një çështje komplekse për studimin e së cilës duhet të punohet më shumë. Ai ka thënë se kjo trevë disponon me një pasuri të madhe sa i përket veshjeve kombëtare, duke përmendur se te femrat kemi veshjen e ulqinakes, anamaleshës, krajanes, malësores,

18

Javore KOHA

E ENJTE, 7 MARS 2019

shestaneshës dhe bregacores. “Por nuk mund të ndalojmë vetëm te kjo pasi që te secila prej tyre dallojmë veshjen e vajzës para martesës, nuses dhe të plakës”, është shprehur ai. Për Çitakun, më problematike është veshja e meshkujve të Ulqinit me rrethinë pasi që nuk dihet me saktësi se si ka qenë. “Veshja e meshkujve në Ulqin thuhet se ka qenë fustanella. Dikush thotë se kanë qenë brageshat”, ka thënë ai, duke treguar disa fotografi të vitit 1910 në Cetinë, ku shqiptarët janë të veshur me fustanella. Çitaku ka shprehur nevojën e ndër-

marrjes së nismës për angazhimin e ndonjë eksperti që të merret me hulumtimin e veshjeve të kësaj treve. Luljeta Avdiu – Cura, e veshur me veshje të Anës së Malit, ka thënë se ajo vetë është një person që i don shumë dhe ka qejf t’i veshë rrobat popullore kombëtare. Sipas saj, është mirë që gratë nga Ulqini me rrethinë e kanë përcjellur dhe trashëguar traditën. Lidhur me atë se pse sot dihet më shumë për veshjen e femrave të trevave të ndryshme sesa të meshkujve, ajo ka thënë se kjo ka të bëjë me faktin se “me sa shihet, grave u është besuar një detyrë shumë e vështirë,


KULTURË

diskutimeve “Kuvendim te Gazi”

r identitetin tonë ajo e ruajtjes së këtyre veshjeve dhe e kultivimit të tyre”, duke shtuar se ato “me punën që kanë bërë me dorë, amanetin e kanë përcjellur në mënyrën më të mirë të mundshme”. Drejtori i Muzeut të Ulqinit, Gazmend Kovaçi, ka thënë se nevoja për ushqim dhe veshje janë dy gjëra që e kanë shoqëruar njeriun që nga krijimi i shoqërisë njerëzore. Ai ka thënë se veshja ka disa funksione dhe është me rëndësi që përpos bukurisë, dizajnit dhe detajeve, ajo duhet të jetë funksionale për jetën. Sipas tij, hapësira ndërmjet Detit Adriatik deri në lumin Danub, ku përfshihen edhe trevat ku kanë jetuar dhe jetojnë shqiptarët, është një prej trevave më kreative për sa i përket veshjes dhe dizajnimit. “Por ajo që vërehet është se femrat i kanë mbetur besnik këmishës së bardhë dhe të gjatë, të cilën e hasim në të gjithë Dalmacinë, trevën e Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë”, është shprehur Kovaçi. Ndërsa sa i përket dilemës se cila ka qenë veshja e meshkujve shqiptarë të Ulqinit me rrethinë, ai ka thënë

se nëse i referohemi periudhës para 2500 viteve, “atëherë shohim se nuk dilemë se fustanella është në krejt këtë hapësirë”. Për të është me rëndësi dominimi i ngjyrës së bardhë në veshjet popullore të kësaj treve që ka simbolikën e vet, gjë që është ruajtur prej kohës së lashtë, e edhe sot nuset në ditën e martesës shkojnë me fustanin e bardhë. “Bluzat e bardha, teshat e bardha, edhe sot janë simbol dhe të mbrojtura sepse dihet që edhe në beteja mbi bluza të bardha nuk shtihet”, ka thënë Kovaçi. Ai ka potencuar rolin e familjeve të cilat kanë kryer funksionin e institucioneve duke i ruajtur veshjet popullore. “Edhe sot i kemi të gjalla veshjet sepse po të kishte qenë puna për institucione, s’kishim pasur asgjë. Por falë grave tona që dinë të punojnë dhe i kanë mbajtur familjet, i kemi autentike dhe origjinale, edhe sot e kësaj dite në mënyrë tradicionale punohen”, ka theksuar Kovaçi. Munib Abazi, i cili në këtë takim kishte sjellë xhamadanin dhe hilallëkun, pjesë të veshjes së nuses ulqinake,

ka treguar se rrjedh nga një familje që përpara se të merren me folklor, kanë qenë ustallarë dhe janë marrë me “berberllyk dhe synetllyk”, por që ka kulmuar me ahengun sepse në shtëpitë e tyre pothuajse gjithmonë është kultivuar ahengu. Ai ka rrëfyer historinë e familjes së tij dhe të babait të tij, Rexhep Abazi, një valltar i njohur, për të cilin ka thënë se në njëfarë forme “ka qenë artist sepse në shtëpi e ka sjellë edhe vallen, edhe këngën, shumë mysafirë”. Duke folur për veshjet kombëtare, Abazi ka thënë se ajo nuk ka qenë lehtë të mbahet dhe se ka ekzistuar një sakrificë. “Veshja ka qenë e rëndësishme për ruajtjen e kombit tonë, gjuhës sonë, identitetit tonë sepse ka qenë periudhë që kemi pasur vështirësi”, është shprehur ndër të tjera ai. Në debat kanë marrë pjesë edhe pjesëmarrës të tjerë të takimit, si Shefqet Luca, Ali Gjeçbritaj, Sami Flamuri, Edina Mustafiq etj. Takimi është zhvilluar të shtunën, më 23 shkurt 2019, kurse takimi i radhës në të cilin do të diskutohet për një temë tjetër do të mbahet të shtunën e fundit të këtij muaji. i. k.

E ENJTE, 7 MARS 2019

Javore KOHA

19


INTERVISTË

Intervistë me politikanen nga Shkodra Izmira Ulqinaku

Rama me qeverinë e tij duhet të ikë që t’i hapet rruga për zgjidhje Shqipërisë K.Javore: Znj. Ulqinaku, ne e dimë që deri para pak ditëve ishit deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, si përfaqësuese e qytetarëve të Qarkut Shkodër. Sa e vështirë ishte për ty kjo detyrë që është me plot përgjegjësi? I.Ulqinaku: Parlamenti është një përvojë unike. Të ulesh në vendin e përfaqësuesit të popullit, të përfaqësosh qytetarët e vendit tënd është një përgjegjësi shumë e madhe jo thjesht për mua, por për çdo politikan/e të përgjegjshëm. Një përgjegjësi e tillë e bën një politikan/e të ndjejë peshën e përfaqësimit të vullnetit të popullit në çdo hap të ligjbërjes dhe ligjvënies. Po, është dhe një privilegj i veçantë që të jesh përfaqësues i vullnetit politik të qytetarëve të vendit tënd, d.m.th. të jesh deputete. Padyshim që privilegji dhe përgjegjësia rriten kur përfaqëson një qark të rëndësishëm siç është Shkodra, për vetë atë çka përfaqëson dhe ka përfaqësuar qyteti im, si në aspektin historik, në atë të vlerave që ka mbartur e mbart, qytetarinë e Shkodrës dhe antikomunizmin gjenetik të saj. K.Javore: Para pak ditësh, opozita me iniciativë të Partisë Demokratike, deputetët e së cilës keni vendosur me miratim thuajse unanim për dorëheqje nga mandatet. Ju ishit nga mbështetëset e para të këtij vendimi. Na fol pak më shumë mbi këtë vendim e që ishte i papritur?

20

Javore KOHA

E ENJTE, 7 MARS 2019

I.Ulqinaku: Për hir të së vërtetës, për sa i përket zhvillimeve që ndodhën që në zgjedhjet politike të 2017-tës dhe patjetër edhe me zhvillimet që ndodhën më pas e bënë vendimin tonë të detyrueshëm. E kam pritur që do të ishte një legjislaturë parlamentare jo e qetë, e ndezur nga debati politik, kjo për arsye se doli një mazhorancë nga një palë zgjedhje aspak të lira dhe demokratike por të dhunuara nga bandat e krimit dhe të blera me para droge e korrupsioni. PD-ja e denoncoi vazhdimisht atë farsë, siç dhe kemi denoncuar edhe lidhjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij me krimin e organizuar dhe trafikantët e drogës. Siç dhe jeni në dijeni që kemi ngritur zërin pa pushim edhe për kriminalizimin e par-

lamentit, kriminalizimin e administratës. Kemi ngritur zërin për korrupsionin galopant si askund tjetër që gëlon në vendin tonë. Kemi ngritur zërin edhe për varfërimin dhe rrënimin e shqiptarëve nga Rama e qeveria e tij, për përzënien e rreth 500mijë shqiptarëve nga Shqipëria etj etj dhe kemi hasur në reagim arrogant të Ramës dhe të qeverisë. Dosja 339, një pjesë të së cilës Radio Zëri i Amerikës paraqiti, ishte një pikë kulmore ose pikë kthese, pasi në atë dosje u pa me zë dhe me figurë se zgjedhjet ishin vjedhur e dhunuar. Ajo dosje që flenë në prokurori tregoi që qeveria është ilegjitime, pasi sipas radios prestigjioze “Zëri i Amerikës” vetëm në atë dosje ka prova se në 5 qarqe janë blerë dhe dhunuar votat dhe devijuar vullneti i qytetarëve. Asnjë përgjegjës, asnjë fajtor për ata maskarade... Legjitimiteti i provuar, çfarë mund të bënte opozita më tepër se të mbrojë demokracinë, të mbrojë e të luftojë për shenjtërinë e votës së lirë? Dhe ky hap ndaj u realizua. Për të rikthyer legjitimitetin një qeverie, për të rikthyer shenjtërinë e votës, për të mbrojtur demokracinë për Shqipërinë. Në fakt, do të ishte “naivitet” të prisnim një vendim tjetër nga PD-ja e nga opozita. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe është në zemër të Evropës e jo një vend i humbur i Afrikës, ku stabiliteti fallco të shkel me këmbë demokracinë. Ndaj me këtë akt i themi stop kësaj maskarade përçudnuese për vendin tonë. K.Javore: Derisa e ushtroje profe-


INTERVISTË

Izmira Ulqinaku është një politikane nga Shkodra. Ajo, deri para pak ditësh ishte deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, si përfaqësuese e qytetarëve të Qarkut Shkodër. U dorëheq nga ky funksion atëherë kur të gjithë deputetët e kësaj partie e bënë po të njëjtën gjë. Por megjithatë, Ajo shprehet se “është pjesë e politikës dhe nuk e mendon t’a braktisë derisa të ketë njerëz që besojnë në atë çfarë bën ajo” sionin, çfarë kishe si pikësynim? A luftoje për të ndihmuar vendin e kapluar në krizë? I.Ulqinaku: Pikësynimi dhe detyra ime ishte të përcillja zërin e qytetarëve të Shkodrës të demokratëve dhe jo vetëm, në foltoren e Parlamentit, dhe pse jo të kontribuoja maksimalisht që të ndihmoja e gjeja zgjidhje për problemet që shqetësonin elektoratin tim. Jo vetëm unë, por i gjithë grupi i deputetëve të Partisë Demokratike ka luftuar për të ndihmuar që kriza të kapërcehet, megjithatë ishte e pamundur përballë mazhorances superarrogante të formuar me paratë e krimit e të drogës. Siç edhe jua parashtrova më parë, ne si opozitë bëmë maksimumin për të mbrojtur demokracinë dhe që Shqipëria të mund të ecë rrugës për në Evropë ku është edhe ëndrra e kahershme e shqiptarëve. Por në këtë pushtet koha vërtetoi që dominon mendësia bizantine e qeverisjes. Shqipëria po shkon frikshëm drejt rrënimit. Asnjë kusht nga ata që Gjermania, Franca dhe Holanda vendosën për t’ u plotësuar në këtë periudhë nuk u plotësua. Përkundrazi, Shqipëria ka bërë hapa pas. Dhe kjo është përgjegjësi e qeverisë. Ne si opozitë, pra aq sa mundëm kontribuuam në parandalimin e kësaj dite. Ne bëmë sa mundëm në atë institucion. Tashmë është radha e qytetarëve të mbrojnë atë që ne nuk mundëm të mbrojmë, të mbrojnë demokracinë, të mbrojnë Shqipërinë.. K.Javore: A mendon të rikandidohesh, të vazhdosh kontributin e ndërprerë për Shkodrën, të mundohesh edhe më tepër për vendin e popullin tënd? I.Ulqinaku: Unë tashmë jam pjesë e politikës dhe nuk e mendoj se braktisja është zgjidhje. Unë do mbështes forcën time politike në çdo aksion politik të saj. Si anëtare kryesie e PD-së, ky obligim është shumëfish më i madh, pasi demokratët kanë besuar tek unë dhe më kanë mbështetur. Do bëj gjithçka që mundem për ato parime që

unë besoj dhe që PD-ja i ka të përfshira në programin e saj për ringritjen e vendit tim. Dua ta shoh vendim tim të ecë përpara dhe të zhvillohet me standardet evropiane. Nuk do resht së luftuari për këtë. K.Javore: Partitë politike shqiptare dolën me fitore nga zgjedhjet e 3 marsit... A mendon se ishte koha që shqiptarët të udhëheqin, të jenë Zot shtëpie në shtëpinë e vet? Dhe çfarë ju uron shqiptarëve për këtë fitore? I.Ulqinaku: Shqiptarët e Tuzit, na përcollën dje shembullin, se kur bëhemi bashkë ne shqiptarët nuk ka asgjë që na ndal. Forca e bashkimit të shqiptarëve e ktheu mbrapsht historinë e nëpërkëmbjes, atë çka i takonte gjysmës tjetër tonë. “Malësia na bashkon”, ky ishte slogani i një ëndrre shumëvjeçare, e cila u realizua mbrëmjen e 3 Marsit, duke i kthyer mbrapsht shqiptarëve të Tuzit atë çka i morën pa të drejtë, e mbi të gjitha duke i mbajtur sot e në vazhdim të paprekur traditën, historinë dhe me të shtrenjtin flamurin kuq e zi! Unë uroj që një shembull i tillë të ndiqet në të gjitha trevat shqiptare, duke i kthyer Shqipërisë krahët që ia këputën dhe një urim i veçantë shkon për Tuzin dhe z.Gjeloshaj: “I ndritur qoftë rrugëtimi i tij, në mbrojtje të gjysmës tonë jashtë kufijve!” Zoti i bekoftë shqiptarët! K.Javore: Protestat dita-ditës janë duke u bërë në vendin tuaj dhe opozita e ka shpallur si të vetmen rrugë për t’ u përballur me qeverinë. A është kjo një udhë e drejtë për të zgjedhur problemet? I.Ulqinaku: Nuk kishim asnjë zgjidhje tjetër ose më mirë të themi nuk na u la asnjë rrugë tjetër. Siç dhe jua bëra me dije më përpara, ishte zgjedhje e detyruar e jona e imponuar nga qeveria. Me anë të protestave të popullit ne kërkojmë të rikthehen zgjedhjet e lira, të rikthehet shpresa dhe kjo bëhet

vetëm nëpërmjet krijimit të një Qeverie tranzitore, e cila mundëson dhe ka për qellim krijimin e kushteve për zgjedhje të parakohshme parlamentare të lira dhe të ndershme, nëpërmjet të cilave vendos sovrani me vullnet të lirë. Pa rikthim të shenjtërisë së votës, asnjë demokraci nuk ecën dot përpara e asnjë vend nuk zhvillohet. Ne siç e thashë nuk jemi në protesta për pushtet. Ka ngelur e vetmja rrugë për të shpëtuar demokracinë, për të shpëtuar rrëshqitjen e vendit tonë në autokraci e më keq akoma në diktaturë të krimit. Ndaj jemi të bindur se nuk ka rrugë tjetër dhe ne nuk tërhiqemi. Rama me qeverinë e tij duhet të ikë që t’i hapet rruga për zgjidhje Shqipërisë. K.Javore: Sa afër mendon se është Shqipëria për anëtarësim në Bashkimin Evropian? I.Ulqinaku: Shoqëria shqiptare është e orientuar përfundimisht drejt Bashkimit Evropian, nuk kemi më kohë për të humbur dhe të gjithë e pranojmë se me këtë model qeverisjeje, me këtë korrupsion, me këtë inkriminim total të pushtetit , me këtë lulëzim trafiqesh, me qeveri ilegjitime që del nga zgjedhje të blera e të manipuluara nuk mund t’i bashkohemi familjes së madhe të Bashkimit Evropian. Shanset që të hapen negociatat me Ramën, kryeministër janë zero.. Ai po e çon vendin në destabilitet vetëm për hatër të karriges së tij e të tepsisë së tij.. Duhet larguar që të futemi në rrugën për hapje të negociatave. K.Javore: Një mesazh për të gjithë ata që i kishe dhe i ke gjithmonë në mbështetje? Po ashtu një mesazh për gazetën “Koha Javore” e që është e vetmja gazetë shqipe në Mal të Zi? I.Ulqinaku: Mesazhi për mbështetësit e mi është ky: Pavarësisht se sot jam pa mandat deputeti, unë do të vazhdoj të jem një zë i fuqishëm që transmeton hallet e problemet e tyre. Ne do t’ ia dalim së bashku për të risjellë shpresën e humbur në këto 6vite pushtet të Edi Ramës, krye-hajdutit që vodhi ëndrrën për një Shqipëri Evropiane! Gazetën Koha Javore e uroj dhe e përgëzoj për punën e madhe që bën për informimin në shqip të shqiptarëve jashtë kufijve. Suksese të mëtejshme për vite e vite me radhë! Intervistoi: Shtjefën Ujkaj E ENJTE, 7 MARS 2019

Javore KOHA

21


PANORAMË

Vdiq aktori Luke Perry Aktori Luke Perry, i njohur për rolin e Dylanit në “Beverly Hills 90210” ka vdekur të hënën, pas një sulmi në tru të mërkurën e javës së shkuar. Ai vdiq në moshën 52-vjeçare. Përfaqësues të Perryt kanë bërë të ditur lajmin për vdekjen, duke thënë se familja e çmon mbështetjen dhe lutjet për Perryn. Perry u lind në Mansfield, Ohajo, teksa karrierën e nisi në moshën 16-vjeçare në “Loving” e “Another World”.

22

Javore KOHA

E ENJTE, 7 MARS 2019


FOTOGRAFIA E JAVËS

HYSEJN (CENO) PALAJ

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 7 MARS 2019

Javore KOHA

23


KULTURË

“Studime për folklorin, III Ndihmesa për Eposin e Kreshnikëve” të autorit Zymer Ujkan Neziri

Vepër unikale e shpalosjes së vlerave epikologjike shqiptare

Shaban Hasangjekaj (vazhdon nga numri i kaluar) Autori i Vëllimit III, Zymer Ujkan Neziri, thekson se pas Luftës së Dytë Botërore, krahas Zihni Sakos e Qemal Haxhihasanit, në Tiranë u bë një punë e përmasave të mëdha, po edhe në Prishtinë, në mbledhjen e këngëve të Eposit Heroik Shqiptar. Midis mbledhësve të brezit të parë të kësaj tradite, e të këtij thesari të pasur folklorik, ndër shqiptarët e Kosovës, dhe të atyre që kishin mbetur jashtë kufijve të shtetit shqiptar (Maqedoni, Mal të Zi e Luginë të Preshevës) dallohen Zekerija Rexha dhe Anton Çetta. Kështu, studimi i katërt i pjesës së parë të vëllimit në fjalë, me titull “Ndihmesa e Zekerija Rexhës për poezinë tonë epike gojore”, i kushtohet ndihmesës së çmuar të këtij studiuesi në mbledhjen e këngëve epike shqiptare në Kosovë. Ky studim është një portret informativ i personalitetit të Zekerija Rexhës. Autori Neziri, pas dhënies së kësaj informate, kalon në objektin kryesor të interesimit shkencor të Rexhës, që është vlerësimi i metodologjisë së mbledhjes, të sistemit të përzgjedhjes së lëndës folklorike për nevoja praktike. Duke analizuar librin “Këngë popullore shqiptare të Kosovë Metohisë” të vitit 1951, Zymeri arsyeton vlerësimin e tij të lartë të këtij libri, të cilin e konsideron si modelin më të mirë për kohën të përfaqësimit të folklorit, sidomos të epikës gojore shqiptare. Studimi i pestë, me titull “Ndihmesa e Anton Çettës për mbledhjen dhe botimin e Eposit të Kreshnikëve” merret

24

Javore KOHA

E ENJTE, 7 MARS 2019

me vlerësimin e punës së palodhshme kërkimore në terren të Anton Çettës, në fushën e mbledhjes së këngëve të Eposit Heroik Shqiptar. Pasi ka analizuar veprimtarinë e gjatë e këmbëngulëse të këtij personaliteti të shquar të etnokulturës shqiptare e të folkloristikës në vendin e punën në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe veprimtarinë politike e shoqërore të Kosovës, autori Zymer Neziri kalon në vlerësimin e Anton Çettës në mbledhjen, përzgjedhjen dhe botimin e folklorit shqiptar. Ai përgjithësisht, këtë veprimtari të fundit të Anton Çettës, e kufizon vetëm në fushën e këndit epik, duke veçuar këngët e Eposit Heroik Shqiptar dhe duke e ndarë në dy faza: a) Të mbledhjes e të depozitimit të lëndës në Arkivin e IAP-së (1954-1975) dhe b) Të përzgjedhjes e të botimit të saj (1975-1995). Kështu, ai nënvizon se Anton Çetta më 1954 punoi për mbledhjen e Eposit të Kreshnikëve në Shalën e Bajgorës, që ishte njëra ndër krahinat më të pasura të epikës legjendare, kurse në vitet vijuese ‘60 dhe ‘70 punoi me këngëtarë të Shalës së Bajgorës, Rrafshit të Dukagjinit, të Llapushës, të Drenicës, të Rugovës dhe të Malësisë së Madhe. Midis tyre, veçohet puna me lahutarë të njohur nga krahina e Rugovës më 1975. Në vazhdimin e pjesës së parë të Vëllimit III, pasojnë dy studime kushtuar ndihmesës së dy personaliteteve të rëndësishme: Demush Shalës e Nimon Alimusajt, të cilët i përkasin brezit të dytë të mbledhësve, botuesve e studiuesve të epikës shqiptare të Kosovës. Kështu në studimin me titull “Ndihmesa e Demush Shalës për studimin e Eposit të Kreshnikëve” flitet për personalitetin e Demush Shalës, mbledhës, botues dhe studiues i pasionuar i folklorit shqiptar. Gjithashtu në këtë studim rrihen edhe çështje të Eposit Historik Shqiptar, që kanë qenë objekt

debatimi prej këtij studiuesi, si në libra, ashtu edhe në studime të veçanta. Duke i dhënë rëndësi pikëpamjeve të këtij studiuesi, i cili në aspektin historik epikën shqiptare, përfshirë edhe baladat, me dëshmi e argumente e ngreh deri në hullitë iliro-thrakase, me të vetmin qëllim që ta arrijë në dokumentimin e origjinës së tij të lashtë e autoktone të pavarur. Me këtë mënyrë vrojtimi të lëndës folklorike shqiptare, konstaton autori Zymer U. Neziri, Demush Shala është konsideruar ndër personalitetet më të rëndësishme të epikologjisë shqiptare. Studimi i shtatë, me titull “Ndihmesa e Nimon Alimusajt për mbledhjen dhe botimin e Eposit të Kreshnikëve në Rrafshin e Dukagjinit”, ndriçon veprimtarinë e këtij mbledhësi duke nënvizuar se falë punës së tij u bënë të pavdekshëm lahutarët e anës së sipërme të Rrafshit të Dukagjinit. Autori po ashtu konfirmon se Nimon Alimusaj, duke mbledhur një sasi rreth 10 mijë vargjesh nga shtatë lahutarët e kësaj ane, dha ndihmë të dukshme në njohjen e shtrirjes gjeografike të Eposit të Kreshnikëve. Një vëmendje të veçantë, autori Neziri i ka kushtuar Vëllimit të Nimon Alimusajt “Nga lahuta e Dukagjinit, këngë kreshnike dhe balada”. Kontributi i Alimusajt vlerësohet edhe në kontekst të rritjes së sasisë së vargjeve kushtuar eposit heroik shqiptar, njërit nga eposet e fundit aktiv në Evropë, në fillim të mijëvjeçarit të tretë të Epokës së Re. Në Vëllimin III të autorit Zymer Ujkan Neziri, vlerësimi i ndihmës së mbledhësve, botuesve e studiuesve të mësipërm mbyllet me bashkëngjitjen e dy studimeve, të cilat ngushtësisht lidhen me çështje të ndryshme të rëndësishme të Eposit Heroik Shqiptar. Kjo pjesë e vëllimit për çështje të ndryshme e të rëndësishme të Eposit Heroik Shqiptar plotëson një zbrazëtirë të ndjeshme në studimet epikologjike shqiptare. Kështu, studimin me titull “Mërgimi në Eposin Heroik Legjendar Shqiptar dhe martesa e Kreshnikut me vajzën e bukur të Kralit”, e ndjek studimi “Eposi i Kreshnikëve në fillim të shekullit XXI”, në të cilin jepet një pasqyrë e plotë konstruktive dhe shumë e përpiktë e projektit madhor, deri tani ndër më


KULTURË të mëdhenjtë, që është organizuar në trojet shqiptare. Në studimin me titull “Mërgimi në Eposin Heroik Legjendar Shqiptar dhe martesa e Kreshnikut me vajzën e bukur të Kralit”, analizohen pesë këngë që në vete mbërthejnë temën dhe motivet e largimit të heroit nga Krahina dhe martesën e tij në trojet armike. Në të pesë këngët, personazh kryesor dhe bartës i gjithë veprimit është Sokol Halili. Studimi i fundit i pjesës së parë të këtij vëllimi sjell konstatimet rreth punës së bërë në projektin “Eposi i Kreshnikëve – Monument i trashëgimisë kulturore shqiptare në Ballkan”, i realizuar me sukses në vitet 2012-2014-2016. Bartësi Zymer Ujkan Neziri, me shifra të sakta flet për sasinë (103 mijë vargje) e materialit të mbledhur folklorik të këtij projekti, që është renditur në 15 vëllime, pastaj sasinë (mbi 5 mijë minuta me rreth 65 mije vargje) e pjesës së incizuar me kamerë, si dhe sasinë (16 vëllime) e materialeve të anketave, me rreth 5 mijë faqe. Në vijim, autori Zymer U. Neziri, me kërshëri shton edhe këtë të dhënë të rëndësishme: “Projekti është vlerësuar lart në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Milano, Londër, Harvard (Kembrixh), si shumë i rëndësishëm për etnokulturën shqiptare e botërore, dhe është shpallur fitues i çmimit evropian ‘Mendim special’ nga Europa Nostra 2016 në Madrid, në kategorinë hulumtim. Projekti është pjesë dëshmuese e dosjes së Komisionit të Qeverisë së Kosovës për paraqitjen e Eposit të Kreshnikëve në UNESCO, si vlerë e trashëgimisë kulturore të njerëzimit, e dosja është realizuar në vitet 20092012 nga prof. dr. Shaban Sinani, prof. dr. Vasil Tole dhe prof. dr. Zymer Ujkan Neziri, përgjegjës i komisionit. Me punën e këtij projekti, dëshmohet se Eposi Heroik Shqiptar, më së paku edhe pas 2 mijë vjetësh, vazhdon të bëjë jetë të gjallë në mjediset shqip-

tare, ku e ka pasur dhe e ka gurrën e tij të pashtershme. Duke përfunduar me fjalinë shumë shpresëdhënëse: “Eposi shqiptar është ndër eposet e fundit të gjalla në Evropë”. Në pjesën e dytë të Vëllimit III, me titull “Ndihmesa për Epikën Historike dhe për folkloristikën”, janë përfshirë tri punime studimore. Në punimin e parë me titull “Roli i Eposit Heroik Shqiptar në krijimtarinë letrare të Gjergj Fishtës”, shtron në diskutim raportin midis Eposit Heroik Shqiptar dhe krijimtarisë letrare të Gjergj Fishtës. Punimi i dytë me titull “Eposi Heroik Shqiptar i Gjergj Fishtës përballë eposeve të shkrimtarëve romantikë sllavojugorë” shtron çështjen e plotësimit të një zbrazëtie të ndjeshme në studimet krahasimore të veprës së Gjergj Fishtës përballë romantikëve sllavojugorë, kurse punimi i tretë me titull “Ndihmesa e Rexhep Qosjes për ngritjen e kuadrove shkencore në fushën e folkloristikës” flet për ndihmesën e akademik Rexhep Qosjes për përgatitjen e kuadrit shkencor të kësaj fushe: poezi epike legjendare, studime teorike për figuracionin e stilin në poezinë popullore shqiptare, si dhe studime krahasimtare në rrafshin krahasues letërsi gojore – letërsi e shkruar. Nga të dhënat e shënuara më lart rrjedh se studimi më i ri i epikologut të mirënjohur prof. dr. Zymer Ujkan Neziri ka një hapësirë prej mbi 400 faqe, ku përmblidhen 12 studime e reflektime, dhe të gjitha me një temë të përgjithshme folklorin shqiptar, konkretisht këndimin epik dhe ndihmesën e mbledhësve, botuesve dhe studiuesve të ndryshëm. Vëllimi shoqërohet edhe me treguesin e emrave të njerëzve, vendeve, nocioneve, personazheve epike legjendare e të figurave mitike dhe foto dokumente e pamje epike, të gjitha të radhitura sipas alfabetit shqip. Në vëllimin në fjalë po ashtu janë përfshirë edhe 34 fotografi e fotoportrete në teknikën kolor të rapsodëve shqiptarë, 30 prej të cilëve janë gjallë e 4 të vdekur, prej tyre 16 rapsodë janë me lahutë, 15 të tjerë janë me sharki dhe 3 rapsodë me vegla muzikore. Shumica e tyre janë pjesë e grupit të rreth 300 bartësve të Eposit të Kreshnikëve nga viset shqiptare, në pesë shtete të

Ballkanit, në projektin E5 2012-20142016. Krahas titullit shqip të studimeve është dhënë edhe përkthimi në anglisht. Nëntë studimet e para shoqërohen me shkurtore dhe me përmbledhje në anglisht. Në fund të çdo studimi është dhënë bibliografia përkatëse profesionale. Në fund, pa mëdyshje dhe me plot gojë, mund të konkludohet se fusha e ngushtë dhe specialistike e prof. dr. Zymer Ujkan Nezirit është këndimi epik, me të cilin është marrë në vijimësi, që nga fillimet e karrierës së tij akademike. Megjithatë, ajo nuk është mbyllur vetëm në terrenin dhe në institucionet e Kosovës, por hulumtime ka bërë edhe në institucionet e Shqipërisë. Për nevojat e plotësimit të të dhënave të nevojshme të punës shkencore ka bërë kërkime në gjithë truallin etnik shqiptar: fillimisht në Kosovë, pastaj në Shqipëri e Mal të Zi, si dhe në Maqedoni e në trojet shqiptare të mbetura nën Serbi. Prof. dr. Zymer Ujkan Neziri për ta çuar folklorin e popullit të vet nga rapsodi te lexuesi, me një përpikëri të rrallë ka prekur pëllëmbë për pëllëmbë terrenin e këngës popullore, e ka ndjekur hap pas hapi fatin e saj. Njihet midis atyre mbledhësve që lëndën e mbledhur e ka regjistruar me fanatizëm ashtu siç e ka gjetur në terren. Në këtë mënyrë, puna ka dëshmuar se metodologjia e tij e punës është besnikëria ndaj lëndës që do të botohet. Ai njihet ndër mbledhësit më të suksesshëm të këngëve të Eposit Historik Shqiptar e të këndimit epik shqiptar, jo vetëm në Kosovë, por edhe të viseve tona tjera në Ballkan, madje dy herë nga 15 vëllime, ose mbi 200 mijë vargje (1979-1988 dhe 2012-2017). Vëllimin e vet në fjalë, autori Zymer Ujkan Neziri ua ka dedikuar profesorëve të vet, epikologëve të njohur, Qemal Haxhihasani (1916-1992) dhe Anton Çetta (1920-1995). Në fund të këtij vështrimi dhe qasjeje letrare, pa ngurrim por edhe pa kurrfarë hamendjeje e dyshimi mund të përfundohet se autori Zymer Ujkan Neziri, me botimin e Vëllimit III “Studime për folklorin, III Ndihmesa për Eposin e Kreshnikëve”, studiuesve, por edhe lexuesve të gjithanshëm u ka ofruar një vepër kapitale, e cila pa mëdyshje do t’u ndihmojë pamasë në njohjen e rrjedhës së historisë së Eposit të Kreshnikëve, por edhe të epikologjisë shqiptare në përgjithësi. (Fund) E ENJTE, 7 MARS 2019

Javore KOHA

25


HISTORI

100-vjetori i masakrës serbo-malazeze

Ndërrimi i besimit m heroizmi i pashoq i Dom Nikë Ukgjini

Të flasësh për trevën e Rugovës, është një detyrim njerëzor e kombëtar. Kalvari i kësaj popullate që lidhet me ardhjen e tyre në shek., XVIII dhe në vazhdim të nxit të gërmosh në çdo skutë të mundshme për të nxjerrë në pah heroizmin e pashoq të tyre në mbrojtën e trevave, dinjitetit dhe identitetit kombëtar, të rrezikuar nga pushtuesit e egër turq dhe me vonë ata serbë e malazezë.

Diçka për rrjedhat historike të Rugovës

Për lashtësinë e kësaj treve bjeshkore, nuk është arritur të behën hulumtime të duhura, por, me siguri se pos fshatit Shtupeq, që është një ndër fshatrat më të njohur e Rugovës, dhe i cili përmendët në fillim të shek. XIII-XIV, (1293-1302), do ketë pasur edhe vendbanime të tjera në këtë zonë kaq piktoreskë, nga ku janë kryqëzuar rrugët: Pejë, Rozhaj, Budimle, Diokle, Kotorr e Raguzë, dhe Pejë-Plavë e Guci për në Shkodër. Më reformat e njëpasnjëshme administrative të ndërmarra nga pushtuesit osmanë, këtë trevë në fillim të shek.. XVII e gjejmë si pjesë të Sanxhakut të Dukagjinit, kur më parë i takonte Sanxhakut të Shkodrës. Kurse në pragun e shkatërrimit të Perandorisë Osmane në fillim të shek..XIX, dhe ndarjes më të re dhe të fundit të trevave shqiptare në vilajete, Rugova i përkiste vilajetit të Kosovës. Shënimet e para të drejtpërdrejta për këtë krahinë lidhen më trazirat e

26

Javore KOHA

E ENJTE, 7 MARS 2019

100- vjetori i masakrës serbo-malazeze, 1919/ Heroizmin i pashoq i shqiptarëve që mbrojtën trevat, dinjitetin dhe identitetin kombëtar, të rrezikuar nga pushtuesit e egër turq dhe me vonë ata serbë e malazezë ndodhura në mesin e vitit 1638, në Veri të Shqipërisë, kur fiset e Malësisë organizuan kryengritje të ashpra kundër turqve në krye me Vuço Pashën. Pasi ai nuk arriti ta nënshtrojë Malësinë, qeveria turke në vitin 1700, angazhoi, Pashain e Shkodrës e Dukagjinit, Hodoverd Mahmutbegoviqin (1699-1738) , i cili kishte djegur e shkretuar Melësinë. Me këtë rast filloi dyndja dhe shpërngulja e Kelmendasve , që përbehej nga vëllazëritë Selca, Vukli, Nikçi e Boga, duke ikur për në Sjenicë, Peshtër, Rozhajë, Rugovë. Meqenëse dhuna ishte shtrirë edhe në pjesët

të tjera të Malësisë , nga kjo zonë u shpërngulën për në Sanxhakun e Novipazarit dhe Rugovës dhe fiset e Hotit, Grudës, Shkrelit, Kastratit e Shalës. Pas humbjes së luftës së austriakëve nga turqit në vitin 17361737, Kelmendasit u shpërngulën në Srem në fshatrat: Nikinci, Hrtkovac, Jarak, me afro 300 familje , e ku me ta ishte dhe kryeipeshkvi i Shkupit, Mëhill Suma (1728-1743) të cilin e gjejmë të strehuar në dioqezën e Osjekut në Kroaci. Duke qenë të ndikuara nga situata politike, familjet e këtyre fiseve, përfshirë dhe Kelmendin, kanë bërë lëviz-


HISTORI

me dhunë dhe shqiptarëve je brenda fshatrave të zonës së NoviPazarit: Rozhajës, Plavës e Gucisë, Rugovës dhe fshatrat e Pejës.

Rugova në relacionet e Selisë së Shenjte

Se sa ishte gjendja e vështirë e popullatës së shpërngulur nga Malësia në këto zona, e mësojmë nga relacionet e ipeshkvijve të Tivarit dhe Shkupit , dërguar Selisë së Shenjtë në Romë. Dhe për të parën herë del emri i krahinës së Rugovës. Arqipeshkvi i Tivarit, Vinçenc Zmajeviq, në relacionin e tij të vitit 1702, dërguar Kongregacionit për përhapjen e fesë , ndër të tjera thotë së, pjesëtarët e fisit të Kelmendit të cilët u zunë robër prej Pashait, Hodoverd, u shpërngulën me dhunë dhe u vendosën në rrafshnaltën e Peshterit, gjegjësisht në Rugovë, Rozhajë, Tutin dhe Novi Pazar, ku figuronin 251 familje, gjegjësisht me 1957 anëtarë. Me këtë rast arqipeshkvi Zmajeviq konstatonte se: “Kelmendasit iu larguan për një kohë të shkurtër rrezikut të turqizimit.” Mirëpo, “ata përballonin me vështirësi të mëdha mënyrën e re të jetesës, veçanërisht kontrollin e përhershëm të pushtetit turk, rrëfen a r q i p e s h k v i .” Meqenëse disa familje ishin kthyer në Malësi, në Peshter kishin mbetur 127 familje. Disa prej atyre më këtë rast ishin vendosur

në Grykën e Rugovës, ku në vitin 1703, figurojnë se janë 8 familje më 50 banorë. Arsyen e shpërnguljes së Kelmendasve e vërteton edhe arqipeshkvi i Shkupit, Pjetër Karaxhiqi (17021727) në relacionin e tij dërguar Kongregacionit për Përhapjen e Fesë, më 20 maj të vitit 1706. Karaxhiqi rrëfen për Kelmendasit, se për ta kujdeseshin dy françeskanë të cilët financiarisht i mban Kongregacioni për Përhapjen e Fesë me nga 20 skuda vjetore. “Ata nuk kanë Kishë, kurse mesha celebrohet nëpër shtëpia dhe në të ftohtë, nën qiellin e hapur. Banesa famullitare shërben njëkohësisht edhe si Kishë”. Në relacionin e mëvonshëm të 4 gushtit të vitit 1719, arqipeshkvi Karaxhiq, flet edhe për të ardhurit e rinj, nga fiset e tjera. Ai, në mes tjerash, shkruan: “Në rrafshnaltën e Peshterit ka shumë fshatra, në disa prej tyre jetojnë kelmendasit. Ata kanë dy priftërinj misionarë: frat, Antonin nga Montemura dhe frat, Jozefin nga Pedana. Këta marrin 25 skuda nga Kongregacioni në vit, për të mbajtur veten. Ky mision ka 300 shtëpi katolike dhe mbi 2.000 frymë.” Për Plavën, Rugovën dhe fshatrat përreth, arqipeshkvi thotë se “janë mbi 500 frymë.” Nga relacioni i mëvonshëm i arqipeshkvit të Shkupit, Pjetër Karaxhiqit, nga data 24 prill të vitit 1722, drejtuar Kongregacionit për Përhapjen e Fesë, në udhëheqjen e misionit vërehet një përforcim i ri. Thuhet se në fshatrat Rugovë e Plavë, në muajin shtator të vitit 1721, kanë ardhur dy misionarë, atë Karlo nga Caprina dhe atë Ludovigo, gjithashtu nga Caprina. Atë vit ishin krezmuar rreth 200 persona. Në relacionin e arqipeshkvit të ri të Shkupit, Mëhill Suma (1728-1743), dt. 8 tetor të vitit 1729, kuptojmë se

në Rugovë është shtuar numri i popullatës. Ai rrëfen së në Pejë veprojnë meshtarët françeskanë nga më superiorët, atë Frano nga Milano, i cili me duar të veta e ndërtoi banesën për banimin e klerikëve në fshatin Rugovë. Suma në relacionin e dt. 1 gusht të vitit 1732, shënon se në misionin e Rugovës në atë vit kishte 800 katolikë, ndërsa në Peshter 2.500 frymë katolike. Pas, Sumës , i cili për shkak të dhunës turke shpërngulët s bashku më popull në Srem, arqipeshkvi i Shkupit, Gjon Pagëzuesi Nikolloviq – Kazazi (1743-1752) në relacionin e tij të 3 dhjetorit të vitit 1741, na jep një informacion të ri duke na njoftuar së Rugova nga një mision i thjeshtë që deri atëherë administrohet nga qendra misionare e Pejës dhe ajo e Peshterit, do ngrihej në rangun e një administrate kishtare në vete, (famulli) e populluar me fisin e Kelmendasve. Po kështu Kazazi në relacionin më 24 shkurt të vitit 1756, flet se në Rugovë , që gjendet mbi Pejë , si meshtar është duke shërbyer një françeskan shqiptar, Atë Gjon Nika , i cili kishte ndërtuar një Kishë të bukur, t[ vogël dhe një kasolle të varfër të priftërinjve. Më pas kemi famullitar Dom Gjon Llogorecin 1760-1762; dom Amroz Bosko, 1762-1765; dom Pal Zogaj, 1765-1769, i cili shprehet se në Rugovë kishte vetëm 20 shtëpi katolike dhe 800 të tjerat ishin islamizuar, ose kaluar në laramanizëm. Gjithashtu Llogoreci thotë së ne Peshter që nga viti 1746 nuk kishte më të besimit katolik. Pas Zogajt, i cili ishte larguar me Kelmendasit për në Srem, famullitarët e Rugovës rreshtohen: Atë Zef Urbani, 1773, nga Misioni i Kastratit dhe atë Bonaventura Pasi, 1774-1781, po nga i njëjti Mision. Më pas kemi dom Ndre Krasniqi 1781-1787, i cili ishte famullitar në Pejë dhe i fundit dom Zef Berisha, 1783-1784. Përndryshe , kujdesin për Rugovën gjithmonë e ka mbajtur famullia e Pejës e cila, sipas arqipeshkvit Karaxhiqi, e kishte Kishën e ndërtuar që në vitin 1719, kushtuar Shën Katarinës. Më vonë në vitin 1722, arqipeshkvi lajmëron se Kisha e Pejës ishte shkatërrua nga Turqit dhe më gurët e saj e kishin ndërtuar Kullën e sahatit (Sahat-Kullën) për qytetin. E ENJTE, 7 MARS 2019

Javore KOHA

27


MOZAIK

Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” me seli në Detroit

Ndihmoi studentë dhe individë me nevoja të veçanta

Tuz – Përfaqësues të Shoqatës Atdhetare “Malësia e Madhe” me seli në Detroit, ka bërë ndarjen e ndihmave financiare për njëzeteshtatë studentë nga Malësia, të cilët studiojnë nëpër Universitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit dhe ka ndihmuar njëzetedy persona me nevoja të veçanta. Në ndarjen solemne të këtyre mjeteve financiare e cila u zhvillua në sallën e kuvendit të Komunës së Tuzit, morën pjesë studentë, prindër, persona me nevoja të veçanta dhe familjarë të tyre, përfaqësues të subjekteve politike shqiptare në vend, etj. Në emër të Shoqatës Atdhetare “Malësia e Madhe” me seli në Detroit ka përshëndetur Nikollas Sinishtaj i cili iu drejtua të pranishmëve duke i rikujtuar ata që të mos e harrojnë kontributin që humanistët në dias-

28

Javore KOHA

E ENJTE, 7 MARS 2019

porë kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për vendlindjen e tyre. Ndërkohë, ka përshëndetur Ruzhdi Gjokaj po nga kjo shoqatë, i cili duke shpalosur një historik të kësaj shoqate, ndër të tjera ka vënë në dukje ndihmën që bashkatdhetarët nga diaspora kanë siguruar për studentë dhe për persona me nevoja të veçanta, duke thënë se ndihma e tyre sadopak ua lehtëson këtyre personave hallet e jetës. “Ne i shohim nga larg të gjitha nevojat që ka vendi ynë, jo vetëm ju që keni nevoja speciale por edhe nevoja të tjera si në infrastrukturë, punësim, edukim dhe në fusha të të tjera. Ne besojmë se studentët tonë nga Malësia do të bëhen një ditë liderë për të udhëhequr vendin tonë në drejtimin e duhur”, ka theksuar Ruzhdi Gjokaj duke apeluar tek studentët që ta rua-

jnë gjuhën e të parëve dhe identitetin kombëtar shqiptar. Para përmbylljes së këtij aktiviteti, ka përshëndetur Nikollë Camaj dhe akademiku, Frashër Demaj nga Prishtina të cilët kanë potencuar dhe vlerësuar lart kontributin e çmuar që bashkatdhetarët nga diaspora përtej oqeani japin vit pas viti për Malësinë në shumë sfera të jetës së përditshme. Rikujtojmë se Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” me seli në Detroit, është themeluar në mars të vitit 2002, shoqatë kjo që e cila lindi nga fondi atdhetar “Vendlindja Thërret” që kishte si mision kryesor mbështetjen e Kosovës në kohëra të vështira e më pas që ta ndihmojë vendlindjen dhe të afërmit e tyre nëpërmjet formave të ndryshme. t. u.


MOZAIK

Në Guci është prezantohet studimi i potencialeve turistike të Plavës dhe Gucisë

Shpalosje e resurseve natyrore për zhvillimin e turizmit Guci – Në sallën për seanca dhe takime të ndërtesës së re të Komunës së Gucisë, të mërkurën e kaluar, më 26 shkurt, është mbajtur prezantimi i studimit të potencialeve turistike të Plavës dhe Gucisë. Studimin e ka paraqitur Ranko Nikçeviq, i cili me z. Omer Markishiq dhe Harun Rexhiq ka bërë sublimim-

in, respektivisht shpalosjen e të gjitha potencialeve turistike të këtyre viseve të cilat janë përfshirë në të. Studimi përmban kapitujt që kanë të bëjnë me potencialet hidrologjike, të pylltarisë, të resurseve natyrore, të skijimit e të tjera. Në prezantimin e studimit në fjalë kanë qenë të pranishëm kryetarja dhe

nënkryetari i Komunës së Gucisë, Anella Çekiq dhe mr. Huso Brdakiq, kryetari dhe sekretari i Kuvendit të Komunës së Gucisë, Xhenadin Radonçiq dhe Enver Dedushaj, sekretarët e sekretariateve të komunës, Shefkija Bektesheviq, Refik Piroviq dhe Amir Mullamekiq, drejtorët e drejtorive dhe institucioneve në kuadër të Komunës së Gucisë, Shemso Jaroviq, Srgjan Paviqeviq, Demir Bajroviq dhe Irfan Dervisheviq, inspektorët lokal dhe shtetëror, Sanell Balliq dhe Hakija Jasaviq, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të kësaj komune. Në prezantimin e studimit të sipërpërmendur ka qenë e pranishme edhe pronarja e re e hotelit të njohur, dikur në zë, i kategorisë “B”, në Plavë, zonja Hajra Mushkolaj nga Komuna e Deçanit. Në takimin prezantues u theksua se resurset natyrore me të cilat është i begatë ky rajon, ofrohen kushte të mira për zhvillimin e turizmit veror dhe Sh. Hasangjekaj dimëror. E ENJTE, 7 MARS 2019

Javore KOHA

29


KULTURË

POEZI Fiqret Mujeziqi Ti dhe uji jeni një

(Kushtuar poetit të madh Ali Podrimja) Kur lumenjtë e Kosovës shternin i gjeja në damarët e tu e kur shushurima ndalej tupanet e lirisë i dëgjoje vetëm ti ne të tjerët i hapnim veshët bënim sikur dëgjonim duke lexuar vargjet e tua ty biri i Kosovës vrimë e parë e fyellit të pashë kudo… në baladën për njeriun e vogël fjala yte çokiste vezën mitike

Para mureve të Shasit

Para mureve të Shasit m’u kujtua ai bavarezi, Franz Stuck, që kishte pikturuar Sizifin duke mbajtur një gur (edhe pse s’e kishte njohur kurrë). Më lejoni t’ju them, për shembull: Pse ai të mos pikturonte gjyshin tim? (të cilin si moshatar edhe mund ta kishte njohur) Gjyshi im ishte një Sizif i vërtetë, ai me gur mund të ndërtonte kala të cilat shembeshin me furtunën e parë! Pastaj ajo pikturë, do bëhej e njohur, gjyshi, po ashtu…! Por seç kam një ndjenjë se do ma vidhnin gjyshin, Ashtu siç m’i vodhën gurët!

30

Javore KOHA

E ENJTE, 7 MARS 2019

Tablo e shpërngulur

Kullat tona qëndrojnë mbi lotin e tharë, ndërsa shkëlqimi i tij aktron n’tragjedinë e përqeshur dhe shndërrohet në margaritar. Kjo natë e gjatë me sharrë në krahë, sharron heshtjen e shtëpive të zbrazura. Kurse një varg i shkëputur nga buzët e fëmijëve të palindur, shfaqet duke zhvendosur një copë qiell diku në një fshat të humbur n’Ballkan. E qielli i kaltër shpërndan gërhamat e udhëtarëve të përjargur, duke formuar mini koncerte të pafund, si bretkosat në pellgun e psherëtimave. Aeroplani mbi detin e përgjumur Adriatik, dridhet si qeni nga frika, klithmat e pulëbardhave i ngjajnë lamtumirës, që shtojnë rrudhat e dhembjes, përmbi fytyrën e mrrolur para pasqyrës. Derisa në shamitë e plakave që s’mbajnë dot as lot, as qurra, vallëzon murtaja e bardhë, shpërngulja tallet me ne.

Mësuesit Heinrich

(Mësuesit dhe mikut tim H. Landau në përvjetorin e vdekjes së tij) Heinrich, në jetën time si kantier ndërtimi, duart tuaja të padukshme janë kudo, të cilat dua t’i kap, t’i prekë dhe shtrëngoj për besnikërinë e bujarinë tuaj të mësuesit t’i falënderoj. Është malli për ty që mbi mua rëndon dhe një lot në rrokullisje vdekjen mallkon.

Troja

Flladin e lumturisë e kthen në zjarr që shuhet vetëm nga buzët e saj, kali i Trojës në flakë shpërthen, dhuratë kjo kushtuar mbretit Priamos që në ballin e Elenës fatin do vulosë.

Hija jote

Engjëlli, në krahun tënd, mban dritën e pishtarit ndezur, e zbehtë, e largët, e humbur është hija yte, sikur ky det të përpiu, të ktheu në valë.


KULTURË

E ENJTE, 7 MARS 2019

Javore KOHA

31


KULTURË

Në Shkollën Fillore “Marko Nuculloviq” - Shtoj

Orë letrare me shkrimtarin Ibrahim Berjashi Berjashi, njëri ndër shkrimtarët e pakët shqiptarë në Malin e Zi që krahas krijimtarisë për të rritur, shkruan edhe për fëmijë, ka folur për përvojën e tij krijuese dhe për shkollën në Shtoj. Përpos nxënësve të cilët kanë recituar poezi, edhe vetë poeti ka lexuar një poezi kushtuar Shtojit, të shkruar enkas për këtë takim letrar Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” organizoi të mërkurën e kaluar orë letrare me shkrimtarin Ibrahim Berjashi në Shkollën Fillore “Marko Nuculloviq” – Shtoj. Berjashi, njëri ndër shkrimtarët e pakët shqiptarë në Malin e Zi që krahas krijimtarisë për të rritur, shkruan edhe për fëmijë, ka folur për përvojën e tij krijuese dhe për shkollën në Shtoj. Bukurinë kësaj ore letrare ia shtuan sidomos nxënësit pjesëmarrës, të

32

Javore KOHA

E ENJTE, 7 MARS 2019

përgatitur nga mësimdhënësit e tyre, të cilët recituan poezi. Edhe vetë poeti ka lexuar një poezi kushtuar Shtojit, të shkruar enkas për këtë takim letrar. Me këtë rast shkrimtari Berjashi dhuroi nga biblioteka e tij rreth 100 tituj të librave për fëmijë për bibliotekën e Shkollës në Shtoj. Ai ia dorëzoi librat drejtorit të Shkollës, Dul Asllani, i cili shprehu falënderim për këtë donacion. Që nga viti i kaluar, “Art Club”-i ka

filluar projektin, ku krijuesit shqiptarë në Mal të Zi, anëtarë të kësaj shoqate, por edhe krijues të tjerë, vizitojnë shkollat shqipe në Mal të Zi duke organizuar takime dhe orë letrare me nxënës të këtyre shkollave me qëllim të rritjes së dashurisë ndaj letërsisë dhe nxitjes së interesimit të të rinjve për t’u marrë me letërsi. Ora letrare është organizuar në bashkëpunim me Shkollën Fillore në Shtoj. i. k.


MOZAIK

Një aktivitet i ri i Shoqatës “Kraja” në Nju-Jork

Kurs vallëzimi për fëmijët e moshave 5-18 vjeç Fillimi i suksesshëm i këtij programi, me një pjesëmarrje thuajse masive, të ngjallë shpresa për një vazhdimësi traditash në familjet tona, pse jo edhe për organizime të tjera më serioze në të ardhmen. Ka këtu diçka më madhore se vallëzimi, muzika dhe vetë traditat, e që është njohja me njëri-tjetrin, mundësi e rrallë në rrethanat e jetës mërgimtare Siç është bërë e njohur në rrjetet sociale, javën e kaluar Shoqata “Kraja” në Nju-Jork doli edhe me një organizim, kësaj radhe për vetë komunitetin krajan në Nju-Jork. Bëhet fjalë për një program kulturor-artistik të vallëzimit për fëmijët e moshave 5-18 vjeç, nën kujdesin e koreografeve Angjelina Nika dhe Nadije Hoxha. Për këtë “semestër”, programi që po realizohet në sallën

e një shkolle publike të qytetit ndiqet falas falë sponsorëve Bahri Ceka, Muhamet Nikezi, Gani Cukaj, Sami Kanaqi dhe Idriz Lekperaj. Të dielën që shkoi u duk një fillim i suksesshëm i këtij programi, me një pjesëmarrje thuajse masive, që të ngjallë shpresa për një vazhdimësi traditash në familjet tona, pse jo edhe për organizime të tjera më serioze në të ardhmen. Ka këtu diçka

më madhore se vallëzimi, muzika dhe vetë traditat, e që është njohja me njëri-tjetrin, mundësi e rrallë në rrethanat e jetës mërgimtare. Mbetet të falënderojmë jo vetëm organizatorët, por edhe pjesëmarrësit që përkundër vështirësive, i dhanë gjallëri dhe e jetësuan këtë program kulturor, në ndonjë rast tjetër pse jo edhe me veshjet tona pothuajse të H. Muja harruara.

E ENJTE, 7 MARS 2019

Javore KOHA

33


MOZAIK

Nju Jork: Nderohen aktivistët, mblidhen fonde për sinagogën në Prizren “Motrat Qiriazi”, një organizatë e hershme e grave shqiptaro-amerikane mblodhi mbrëmë në Nju Jork aktivistë dhe donatorë për të shpërndarë disa çmime vjetore. Avokatja Beti Beno është presidente e organizatës. “Është një organizatë që merret me emancipimin e gruas. Gjithashtu kemi ndihmuar shkollat, artin, kulturën dhe u përgjigjemi kërkesave të komunitetit duke qenë të pranishëm në plotësimin e këtyre kërkesave.” Por të shtunën, organizata u mblodh me një mision të veçantë. Përveçse nderoi me çmime disa personalitete shqiptaro-amerikane, ajo ndihmoi në grumbullimin e fondeve për një muze shqiptaro-hebraik që do të shërbejë edhe si qendër e Bashkësisë Hebraike të Kosovës. Fjala është për rinovimin e një ndërtese të vjetër në Prizren që bashkiua e qytetit i ka dhënë për përdorim Bashkësisë Hebraike të Kosovës. Biznesmenët e Nju Jorkut, Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj, janë

34

Javore KOHA

E ENJTE, 7 MARS 2019

kryesorët që po mbështesin me fonde këtë projekt, i cili do t’i shërbejë qëllimit humanitar të promovimit të tolerancës. Zoti Bajraktari thotë se ky muzeum dhe qendër komunitare do të tregojnë historinë e hebrenjve shqiptarë si dhe historinë e Besës dhe bujarisë shqiptare. “Rrustem Gecaj dhe unë jemi angazhuar të grumbullojmë 50 mijë dollarë për muzeumin. Deri tani, kemi mbledhur mbi 30 mijë dhe deri në fund të këtij muaji do të arrijmë shumën 50 mijë. Ju falenderoj për bujarinë tuaj.” Projekti realizohet me mbështetjen e ligjvënësit Eliot Engel, kryetar i komisionit të Jashtëm të Dhomës së Përfaqësuesve. Në emër të ligjvënësit, foli bashkëshortja e tij, Patricia Engel. “Ngritja e një muzeu të ri të bukur në një vend me shumicë myslimane në një qytet me tre fe monoteiste tregon se është e mundur që njerëz me besime të ndryshme të jetojnë së bashku në paqe dhe harmoni.”

Teuta Sahatçija është përfaqësuese diplomatike e Kosovës në Nju Jork. “Qeveria e Kosovës e ka dhënë ndërtesën. Komuna i ka dhënë të gjitha lejet. Por ajo ndërtesë, me ndihmën tuaj do të bëhet shtëpi... Shqiptarët edhe kësaj here dëshmojnë që jo vetëm në Luftën e Dytë Botërore i kanë shpëtuar hebrejtë prej holokaustit, por dëshmojnë çdo ditë që janë afër, që njerëz të ndershëm, që janë aty kur dikujt i nevojitet.” Organizata e grave “Motrat Qiriazi” nderoi një numër personalitetesh që luajnë rol të dalluar në komunitetin shqiptar. Ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, shprehu mbështetje për organizatën. “Do të dëshiroja të shprehja mirënjohje për të gjithë ju që shpesh në mënyrë vullnetare ndihmoni për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe, kulturën dhe traditën shqiptare.” Në mbrëmjen festive, sopranoja Lindita Mezini Lole u nderua me çmimin Gruaja e Vitit; Afërdita Osmani Mësuese e Vitit, Dino Erbeli për filantropi, në mbështetje të Fondit për Fëmijët pranë Organizatës së Grave Shqiptaro-Amerikane dhe pianistja Hermira Gjoni për kontribut të shquar në Arte dhe Edukim. Qendra Shqiptare e të Rinjve u nderua me një çmim për Ndikimin në Komunitet dhe Angazhimin Civil. (I. Ikonomi)


SPORT

U mbajt Kampionati Evropian në futboll të vogël për meshtarë katolikë

Triumfuan meshtarët portugezë Ulqini, Tivari dhe Kotorri ishin mikpritës të edicionit të 13-të të Kampionatit Evropian në futboll të vogël në salla për meshtarë katolikë, i cili u mbajt nga data 25 shkurt deri më 1 mars. Kampionatin e shpalli të hapur kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, i cili tha se qyteti i Ulqinit është i nderuar që është njëri prej tri qyteteve bregdetare të Malit të Zi, bashkë me Kotorrin dhe Tivarin, ku po zhvillohet ky kampionat. “Jam i bindur se meshtarët sportistë me këtë rast do të dhurojnë mesazhet e tyre të paqes nga Ulqini, Tivari, Kotorri dhe nga gjithë Mali i Zi, dhe do të përcjellin përshtypjet më të bukura se Mali i Zi si shtet që aderon drejt Bashkimit Evropian është një vend multietnik, multifetar dhe multikulturor, vend tërheqës për vizitorë, i cili ka nxjerrë talente të shumtë. Ne si komunë i kushtojmë rëndësi të mad-

he sportit dhe zhvillimit të tij. Na gëzon fakti që të rinjtë e këtij qyteti nga viti në vit arrijnë rezultate të larta në sport”, u shpreh Nrekiqi Në këtë kampionat morën pjesë 17 shtete evropiane me 260 meshtarë. Në mesin e tyre ishin edhe Shqipëria dhe Kosova. Për Shqipërinë ky është viti i tretë i pjesëmarrjes, kurse për Kosovën ishte hera e parë që merr pjesë në këtë kampionat. Asnjëra prej këtyre dy ekipeve shqiptare nuk arriti në finalen e madhe që u mbajt mes Portugalisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Dhe ashtu si në kampionatin e futbollit, triumfuan portugezët. Gjatë këtij kampionati u zhvilluan ndeshje interesante, edhe pse ishin amatore. Përballë njëra-tjetrës ishin Kosova dhe Serbia. Në fund, ishte Kosova që arriti të fitojë 4:0. Kosova përveç Serbisë mundi edhe Sllovakinë me rezultatin 1:0 dhe Austrinë 4:1, kurse humbi nga Kroacia 2:0.

Kampionati, i filluar në Ballkan për t’u shtrirë më pas edhe në Evropë, që lindi si një frymëzim që Papa Gjon Pali i Dytë kishte për sportin, ishte një mundësi e mirë njohjeje, por edhe promovim i bashkëpunimit mes njerëzve të fesë. Po ashtu ishte edhe një mundësi për të krijuar miqësi të reja, për të shkëmbyer përvoja të ndërsjella dhe për të forcuar e thelluar bashkëpunimin mes priftërinjve të shteteve të ndryshme të rajonit dhe Evropës Ndërkaq Mali i Zi në katër ndeshje pësoi tri humbje dhe atë kundër Portugalisë 0:2, Bosnjë e Hercegovinës 0:4 dhe Bjellorusisë 0:1. Mali i Zi arriti të fitojë vetëm Çekinë me penallti. Ky kampionat, i filluar në Ballkan për t’u shtrirë më pas edhe në Evropë, që lindi si një frymëzim që Papa Gjon Pali i Dytë kishte për sportin, ishte një mundësi e mirë njohjeje, por edhe promovim i bashkëpunimit mes njerëzve të fesë. Po ashtu ishte edhe një mundësi për të krijuar miqësi të reja, për të shkëmbyer përvoja të ndërsjella dhe për të forcuar e thelluar bashkëpunimin mes priftërinjve të shteteve të ndryshme të rajonit dhe Evropës. Organizatorë të kampionatit ishin Kryeipeshkvia e Tivarit në bashkëpunim me Ipeshkvinë e Kotorrit. Edicioni i 14-të i këtij kampionati do të mbahet në Çeki. Gj. Gjonaj

E ENJTE, 7 MARS 2019

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 7 mars 2019

Viti XVlll Numër 854 Çmimi 0,50

Forumi Shqiptar “Malësia na ë bashkon” mori m së shumti mandate ISSN 1800-5696

Evenimenti më i popullarizuar kulturor në vend

Veshjet kanë rua identitetin tonë


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.