Koha 852

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 21 shkurt 2019 Viti XVlll Numër 852 Çmimi 0,50

A do të sjellë bashkimi i partive politike shqiptare pranverën në Malësi? ISSN 1800-5696

Shqipëria po zbrazet nga emigrimi i heshtur

Babai i Albanologjisë në Kosovë


PËRMBAJTJE

4

8 Paragjykimet e Boltonit kundër Kosovës

Për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Këshillave Kombëtare Shqiptare

12

16 Një krestomaci historikopublicistike

Art pa lavdi

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 21 SHKURT 2019


PËRMBAJTJE

18

20 Jemi të etur të mësojmë mbi traditat tona

Vlerësohet lart trashëgimia artistike e piktorit të madh

24

30 Ana e Malit, shembull i ruajtjes së traditave kombëtare

Durmishi: Kosova ka bërë progres të konsiderueshëm KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM pozitiv

Podgoricë e enjte, 21 shkurt 2019 Viti XVlll Numër 852 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

1 NSSI

6965-008

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

A do të sjellë nuk bashkimi i jetohet ma partive politike shqiptare pranverën në Malësi ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet ma trit-o Teaje

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

ISSN 1800-5696

uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

Shqipëria po zbrazet nga emigrimi i heshtur

Babai i Albanologjisë në Kosovë

heshtur emigrimi i zbrazet nga Shqipëria po

në Kosovë Albanologjisë Babai i

në Malësi avoreHA pranverën KJO shqiptare A avoreH partive politike KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

bashkimi i

E ENJTE, 21 SHKURT 2019

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Kryetari i KKSH-së, Faik Nika, zhvilloi vizitë pune në Luginën e Preshevës

Për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Këshillave Kombëtare Shqiptare Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, i shoqëruar nga nënkryetari Ibër Hoti dhe anëtari i KKSH-së, Tahir Tahiri, zhvilluan të premten një vizitë pune në Luginën e Preshevës, ku u pritën nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, dhe bashkëpunëtorët e tij. Pjesëtarët e dy delegacioneve shprehën gatishmëri për fillimin e një bashkëpunimi në mes të dy Këshillave Kombëtare Shqiptare në fusha të ndryshme që janë kompetencë e këtyre institucioneve. Kryetari i KKSH-së, Faik Nika, ka deklaruar pas takimit se ishte kënaqësi të jetë mysafir i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi. Ai ka thënë se qëllimi i kësaj vizite është që shqiptarët në Malin e Zi dhe në Serbi t’i koordinojnë veprimet bashkë për disa çështje të përbashkëta, sidomos në sferën e arsimit, kulturës, përfaqësimit proporcional, përdorimit të gjuhës shqipe në institucione. “Po ashtu që ne t’i koordinojmë

4

Javore KOHA

E ENJTE, 21 SHKURT 2019

veprimet në të ardhmen ndaj institucioneve të Republikës së Shqipërisë dhe atyre të Kosovës, për kërkesat dhe çështjet me të cilat ne ballafaqohemi në këto shtete respektive”, ka deklaruar ai, duke shtuar se do të insistojnë që “qëndrimet e dy institucioneve që përfaqësojnë shqiptarët të jenë të unifikuara drejt Tiranës zyrtare dhe Prishtinës, për çështjet e arsimit, kuotave në universitetet publike, por edhe çështje të tjera në sferën e kulturës, për të cilat kemi rënë dakort parimisht”. Dy palët kanë paralajmëruar se janë pajtuar që shumë shpejt të nënshkruajnë një protokoll bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve. Ata po ashtu kanë theksuar se do të shohin mundësinë për projekte të përbashkëta dhe shkëmbime në fushën e kulturës. “Kështu besoj se do të arrijmë atë që dëshirojmë, që të jemi më pranë njëri-tjetrit, të njihemi më mirë me njëri-tjetrin, t’i koordinojmë veprimet për problemet të cilat i kemi të përbashkëta”, është shprehur kryetari i

KKSH-së, Faik Nika. Edhe kryetari i KKSH-së në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, ka theksuar se në takimin e përbashkët kanë diskutuar për shumë çështje që kanë të bëjnë me shqiptarët në Mal të Zi dhe shqiptarët në Luginën e Preshevës, si dhe për shikimin e mundësive të bashkëpunimit të këtyre dy institucioneve, në raport me shqiptarët në Mal të Zi dhe shqiptarët në Luginën e Preshevës, si dhe institucionet e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. “Konsiderojmë se bashkërisht do të duhet të krijojmë projekte të përbashkëta, që do të drejtohen në drejtim të institucioneve të shteteve amë, përkatësisht Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Krahas kësaj, shpresoj që në të ardhmen do të kemi një bashkëpunim të drejtpërdrejtë”, ka thënë ai. Gjatë vizitës së tij në Luginën e Preshevës, delegacioni i KKSH-së është takuar edhe me përfaqësues të disa partive politike shqiptare. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Ministri i Punës dhe Përkujdesjes Sociale, Kemal Purishiq, qëndroi të hënën në vizitë pune në Komunën e Ulqinit

Shqyrtohet mundësia e zhvillimit të shërbimeve të reja sociale në Ulqin Ulqin – Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Kemal Purishiq me bashkëpunëtorë, ka qëndruar të hënën në vizitë pune në Komunën e Ulqinit, ku është pritur nga kryetari i saj, Loro Nrekiq, si dhe ka vizituar disa institucione që janë në kompetencë të kësaj ministrie. Në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale thuhet se në takim me kryetarin e Komunës së Ulqin është konkluduar se bashkëpunimi me qeverisjet vendore rezulton me numrin e rritur të objekteve dhe shërbimeve që ofrohen në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve. Dy palët kanë bisedur për Programin e politikës aktive të punësimit në kuadër të të cilit Enti për Punësim ka planifikuar që gjatë vitit 2019 të ndërmjetësojë në punësimin e një numri më të madh të të rinjve, të papunësuarve për një kohë të gjatë dhe femrave, me qëllim të përfshirjes efikase të tyre në tregun e punës. “Kemi shqyrtuar mundësinë e zhvillimit të shërbimeve të reja sociale në komunën e Ulqinit, ndër të tjera edhe të Qendrës Ditore për të moshuarit dhe të Qendrës për viktima të dhunës në familje apo të personave në rrezik social. Vitin e kaluar, për ndihma sociale nga buxheti shtetëror për komunën e Ulqinit janë ndarë 1.7 milion euro. Jemi të gatshëm të ndihmojmë personat dhe familjet që janë në rrezik nga varfëria, në përputhje me rregullativën që rregullon këtë fushë”, ka deklaruar ministri Purishiq. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, ka theksuar se kjo komunë së bashku me Ministrinë e Punës dhe Përkujdesjes Sociale janë në detyrë

të përbashkët, e kjo është përmirësimi i mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve me qëllim të avancimit të cilësisë së jetës së shfrytëzuesve të këtyre të drejtave, duke shtuar se po shqyrtohet mundësia e krijimit të kuzhinës publike për qytetarët në nevojë. Gjatë qëndrimit të tij në Ulqin, ministri Purishiq ka vizituar Qendrën për Punë Sociale, ku ka biseduar me të punësuarit në këtë qendër mbi aktivitetet dhe zhvillimin e mëtejshëm të mekanizmave dhe procedurave në kuadër të mbrojtjes sociale me qëllim të zbatimit të masave dhe aktiviteteve të nevojshme që do të jenë më efektive për shfrytëzuesit e të drejtave sociale. Ai ka vizituar po ashtu edhe Qendrën Ditore për Fëmijët dhe të Rinjtë me Pengesa në Zhvillim “Sirena”, në të cilën aktualisht janë 33 fëmijë, për të cilën Ministria e Punës dhe Mirëqe-

nies Sociale ndan 60 mijë euro në vit. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, i shoqëruar nga drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional-Invalidor, Dushan Peroviq, ka vizituar punimet që po kryhen në rindërtimin e pushimores për pensionistë, me ç’rast ka përkujtuar se për financimin e sistemit të pensionit, Qeveria e Malit të Zi ka planifikuar të ndajë 435 milionë euro në vitin 2019. Për rikonstruksionin e hotelit të pensionistëve, Qeveria e Malit të Zi ka ndarë 2.3 milionë euro, me ç’gjë do të rritet kapaciteti i tij në 120 shtretër apo për 25 më shumë, si dhe niveli i përmbajtjeve dhe i shërbimeve. Punimet në këtë objekt pritet të përfundojnë në fund të korrikut të këtij viti. Vizita e ministrit Purishiq në Ulqin u zhvillua në kuadër të vizitave të tij të rregullta në komunat në Mal të Zi. (Kohapress)

E ENJTE, 21 SHKURT 2019

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Zgjedhjet vendore në Tuz

A do të sjellë bashkimi i partive politike shqiptare pranverën në Malësi? marrëveshje, natyrshëm, ndodhi për shkak se përvoja e deritashme dhe rezultatet e zgjedhjeve në sistemin shumëpartiak ( pluralist) në Malin e Zi dëshmoi qartë se përçarja dhe ndarja e partive politike shqiptare Gjekë Gjonaj gjithmonë përfunduan me humbje (disfatë). Ky bashkim i faktorëve politikë të shqiptarëve në Mal të Zi është hapi Të gjithë shqiptarët iu gëzuan la- i parë i rëndësishëm drejt fitores së jmit se partitë politike shqiptare në parë politike të shqiptarëve në MalëTuz, Alternativa Shqiptare, Lidhja si. Nuk thonë kot: “ Bashkimi bën Demokratike Shqiptare dhe Unioni fuqinë”. Thuajse të gjithë e dimë se Demokratik i Shqiptarëve u pajtu- kjo thënie e famshme është një nga an të dalin në një listë të përbashkët sentencat më të njohura botërisht, në zgjedhjet lokale të datës 3 mars por rrallë herë e vëmë re se kjo frazë 2019. Ky koalicion, ndonëse i vonuar, është e vlefshme edhe në veprimet megjithatë vjen në kohën e duhur për më të vogla tonat. Po ashtu e dimë maksimalizimin e potencialit të votës se fuqia të ruan. Të mbron. Të bën dhe vullnetit të zgjedhësve të Malë- të mundur vendosjen e raporteve të sisë, me qëllim të marrjes së pushte- mbështetura në interesin e ndërsjellë tit në përbërjen e parë të Kuvendit midis njerëzve, popujve, shteteve. të Tuzit , pas mëvetësimit të kësaj Muret dhe kufijtë janë pengesa të komunë. Ky formalizim i vullnetit të papranueshme për secilin popull, pra qytetarëve dhe zgjedhësve të Malë- edhe për kombin shqiptar. Rrënimi i sisë menjëherë pati reflektim pozitiv tyre është akt civilizues, sepse çliron dhe jehonë jo vetëm në Malësi, por energjitë e mëdha të bllokuara dje, edhe në hapësirën mbarëshqiptare të penguara sot të një kombi që dhe diasporë. . Një përgjegjësi dhe mund të prodhojë vlera dhe t’i sjellë pjekuri e tillë politike e liderëve poli- të mira jetës në paqe dhe harmoni tikë shqiptarë është edhe një ogur midis popujve. Përveç kësaj, klima e i mirë që po ndodh midis tyre. Kjo mirë politike forcon bashkëpunimin e

6

Javore KOHA

E ENJTE, 21 SHKURT 2019

Le të shpresojmë se me bashkimin e subjekteve politike shqiptare në prag të zgjedhjeve vendore në Tuz përfundimisht do të lihen anash demonstrimet e inatosura politike kundër njëri-tjetrit dhe do të marrë fund politika e deritashme e mbrapshtë, që ka prodhuar situata të pa lakmueshme për shqiptarët

munguar dhe prodhon marrëdhënie të shkëlqyera mes faktorëve politikë shqiptarë. Vetëm të bashkuar jemi më të fuqishëm. Shqiptarët nuk kanë nevojë për politikën që ruan ndarjen brendashqiptare. Shqiptarëve kurrë nuk iu ka dashur platforma politike që ecë në trendin që ruan ndarjen brenda tyre. Sa herë që ka qenë Malësia e bashkuar ka qenë fitimtare. Shumë vendime të rëndësishme, disa prej të cilave edhe historike, që janë dukur të vështira e të rënda , por të duhura për kohën dhe rrethanat, janë marrë falë bashkimit të malësorëve dhe besës së dhënë njëri-tjetrit. Vetëm të bashkuar malësorët ( shqiptarët) mund të çojnë përpara amanetin e të parëve. Vetëm duke qëndruar të bashkuar shqiptarët në Malin e Zi mund të arrijnë të drejtat e tyre të garantuara me kushtetutën dhe ligjet e këtij shteti multikulturor, multietnik dhe multinacional , në ruajtjen e dinjitetit dhe identitetit të tyre nacional, gjuhësor, kulturor e të tjera. Pa asnjë dilemë nuk ka shpëtim tjetër, përveçse luftimit të asimilimit dhe zhbërjes së plotë të shqiptarëve në trojet e veta etnike në Malin e Zi. Mbase popujt e vegjël ( lexo pakicë), nëse nuk bashkohen ata zhduken.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION Le të shpresojmë se me bashkimin e subjekteve politike shqiptare në prag të zgjedhjeve vendore në Tuz përfundimisht do të lihen anash demonstrimet e inatosura politike kundër njëri-tjetrit dhe do të marrë

fund politika e deritashme e mbrapshtë, që ka prodhuar situata të palakmueshme për shqiptarët. Rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve do të tregojnë realitetin, duke menduar se nuk do të ketë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

shkelje ligji në këtë garë. Por kam frikën, qofsha i gabuar, se prapë do të gabohet pas përfundimit të këtyre zgjedhjeve. Andaj themi: A do të sjellë bashkimi i partive politike shqiptare pranverën në Malësi?

E ENJTE, 21 SHKURT 2019

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Paragjykimet e Bolto Kosova ishte mësuar të gëzonte përkrahje të gjerë si të demokratëve, ashtu edhe të republikanëve në Shtetet e Bashkuara. Presidenti Bill Clinton udhëhoqi aksionin e NATO-s për të ndaluar gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës në 1999-n. Presidenti Xhorxh W. Bush koordinoi njohjen ndërkombëtare të Pavarësisë së Kosovës në 2008-n. Sot administrata Trump ka një qasje të paqartë për të mbështetur Kosovën

David L. Phillips

John R. Bolton, këshilltar i Sigurisë Kombëtare, ka një paragjykim antishqiptar që minon sovranitetin e Kosovës, si dhe interesat e SHBAsë në rajon. Për dekada me radhë Bolton ka qenë i patrazuar në preferencën e tij për Serbinë. Ai mbështet planin e tanishëm të Beogradit për ndarjen e Kosovës në këmbim të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Paragjykimi antishqiptar i Boltonit daton që në vitet 1990, kur ai kundërshtoi ndërhyrjen “e paligjshme” të Amerikës për të ndaluar gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës nga Serbia. Ai minimizoi vrasjen e më shumë se dhjetë mijë shqiptarëve të Kosovës dhe zhvendosjen e një milion të tjerëve. Sipas Boltonit, “Nuk ka interesim të mjaftueshëm amerikan për të marrë anën as të shqiptarëve të Kosovës ose të serbëve”. Bolton vazhdoi të kundërshtonte njohjen e SHBA-së për Kosovën në vitin 2008. Bolton kritikoi “politikën antiserbe të qeverisë së SHBAsë që nga shkatërrimi i ish-Jugosllavisë”. “Mendoj se SHBA-ja do ta bënte një gabim nëse ata e njohin njëanshëm Kosovën. Zgjidhja e vetme e arsyeshme do të rezultojë

8

Javore KOHA

E ENJTE, 21 SHKURT 2019

nga bisedimet midis serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Një zgjidhje potenciale e imponuar mund të çojë në dhunë, e cila nuk është në interes të asnjë personi”, kishte deklaruar ai. Në një intervistë për “Russia Today” Bolton ka paralajmëruar se pavarësia e Kosovës do ta “rrisë rrezikun e jostabilitetit dhe do të tërheqë ekstremistë islamikë nga e mbarë bota”. Askush nuk i kushtoi shumë vëmendje komenteve nxitëse dhe të parëndësishme të Boltonit në të kaluarën. Ai ishte një ekspert i çuditshëm, i njohur për pikëpamjet e tij radikale si nga demokratët, ashtu edhe nga republikanët. Tani si këshilltar i Sigurisë Kombëtare Bolton është në gjendje të bëjë një dëm të vërtetë. Në muajin gusht Bolton shpërtheu dialogun Kosovë –Serbi, duke deklaruar: “SHBA-ja nuk do të përjashtojë ose nuk do të kundërshtojë këmbimet territoriale midis Serbisë dhe Kosovës”. Duke i bërë jehonë qëndrimit të Moskës ai rregulloi një letër nga Trump të drejtuar Thaçit, duke miratuar ndarjen nëse të dyja palët ranë dakord për të. Bolton së fundmi ka kritikuar miratimin nga ana e Kosovës të një tarife prej 100 për qind për eksportet serbe në Kosovë. SHBA-ja kërcënoi Kosovën për këtë veprim pa lejen e saj. Bolton mbylli sytë ndaj ngjarjeve që i paraprinë vendosjes së tarifës. Ndërsa po shfaqej në Bruksel për të diskutuar normalizimin me Kosovën, Serbia po luante një lojë të pistë të dyfishtë, duke dekurajuar vendet nga

njohja e Kosovës dhe madje edhe duke lobuar te vendet që e kanë njohur Kosovën për tërheqjen e njohjes së tyre. Duke munguar një diplomaci efektive të SHBA-së, kandidatura e Kosovës për INTERPOL pësoi një dështim. Bolton thotë se është agnostik, por në të vërtetë favorizon ndarjen. Ai e hodhi në pah mundësinë e një ceremonie në “Kopshtin e Trëndafilave” në Shtëpinë e Bardhë nëse Kosova pranon presionin e jashtëm dhe pajtohet të rregullojë kufijtë e saj. Qasja e tij ndjek një histori të pikëpamjeve antishqiptare gjatë dekadave. Ai fsheh dallimin mes agresorit dhe viktimës. Marti Ahtisaari, diplomati i klasit botëror i cili shërbeu si president i Finlandës dhe mori çmimin “Nobel për Paqe” në vitin 2008 për punën e tij si i dërguar i posaçëm i OKBsë për Kosovën, ishte strategjikisht i fokusuar dhe taktikisht fleksibil. Ai kishte një vizion për negociata. Sipas Ahtisaarit, pavarësia ishte rezultati i vetëm. “Treni është larguar nga stacioni dhe ne e dimë se ku do të arrijë. Në të gjitha negociatat e mia e dija që nga fillimi se çfarë do të ishte rezultati”, më tha ai. Ndërmjetësimi i Ahtisaarit u udhëhoq nga parimet: nuk ka kthim në status quo; nuk ka ndarje të Kosovës; dhe nuk ka Shqipëri të Madhe. Ai e kuptoi rëndësinë e Amerikës. “Lidershipi i SHBA-së ishte aq i qartë dhe i vendosur. Problemi im më i madh ishin evropianët”. Qasja e Boltonit është diametralisht e kundërt. Bolton thotë se palët

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

onit kundër Kosovës

duhet të vendosin. Ai mbështetet në ndërmjetësimin e udhëhequr nga Evropa. Në vend që të jetë parimor dhe i vendosur në ndjekje të një rezultati, Bolton sillet në një mënyrë që është e favorshme për Serbinë dhe e pranueshme për Rusinë. Diplomacia e tij është ose teknikisht e paaftë, ose e falimentuar moralisht, ose të dyja. Në këtë përvjetor të Pavarësisë së Kosovës ne kujtojmë premtimin e Presidentit Bush për Presidentin Sejdiu më 18 shkurt 2008: “Shtetet

e Bashkuara do të jenë partneri juaj dhe miku juaj. Ndërsa Kosova hap një kapitull të ri në historinë e saj si një shtet i pavarur, pres thellimin dhe forcimin e miqësisë sonë të veçantë”. Qeveria e Kosovës duhet ta kuptojë pasigurinë e mbështetjes së Amerikës. Komoditeti mund të gjendet në faktin se Bolton është një figurë kalimtare. Paragjykimi i tij antishqiptar do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

(David L. Phillips është drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin e Universitetit Columbia për Studimit e të Drejtave të Njeriut. Ai ka punuar me ambasadorin Richard C. Holbrooke si këshilltar i lartë në Departamentin e Shtetit. Ai ka shkruar shumë libra, duke përfshirë: “Çlirimi i Kosovës: Diplomacia detyruese dhe ndërhyrja e SHBA-së” (Shkolla Kennedy e Harvardit). E ENJTE, 21 SHKURT 2019

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Shqipëria po zb nga emigrimi i Të dhënat mbi emigrimin e shqiptarëve nga Shqipëria për tetë vitet e fundit (2011-2018) në numrin prej 317 mijë qytetarësh, sipas INSTAT-it paraqet një të dhënë alarmante që duhet të jetë shqetësim i vazhdueshëm i Qeverisë, dhe institucioneve shtetërore, ndërsa nga ky numër kanë kërkuar azil 183 mijë shqiptarë, që përbën 53% të të larguarve nga vendi, nga del se Shqipërinë e ka përfshirë procesi i shpopullimit sidomos të zonave rurale, me pasoja tragjike për kombin shqiptar

Dr.Nail Draga

Për opinionin e gjerë është e njohur se pas shembjes së diktaturës komuniste në Shqipëri procesi i emigrimit të popullsisë mori përmasa të mëdha të një eksodi masiv në vitet 19911992.Dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe sepse pasojat e diktaturës për rreth pesë dekada në izolim dhe varfëri ekstreme të popullsisë ndikoi në emigrim në të gjitha drejtimet, për një jetë më të mirë. Sipas disa të dhënave nga rënia e diktaturës nga Shqipëria janë larguar rreth 1.5 milion banorë, duke qenë vendi i parë me emigrim të popullsisë në Evropë.

Gjatë vitit 2018 rreth 200 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi

Por, nëse për këtë çështje me herët

10

Javore KOHA

E ENJTE, 21 SHKURT 2019

janë pritur të dhënat nga regjistrimet e popullsisë tani lëvizjet e popullsisë analizohen dhe publikohen për vitet përkatëse në sajë të informacioneve të shërbimeve të ndryshme zyrtare. Dhe pikërisht në këtë aspekt kemi informacione për numrin e shqiptarëve të cilët kanë udhëtuar në botën e jashtme nga Shqipëria nga janari deri në nëntor të vitit 2018. Duke analizuar diferencën ndërmjet shqiptareve që kanë udhëtuar jashtë vendit dhe atyre që janë kthyer, ajo ka qenë shumë e lartë në raport me kthimin e tyre, e dhënë kjo shumë shqetësuese, duke sinjalizuar se Shqipëria po zbrazet përditë prej emigracionit masiv, nga del se një numër i konsideruar i të ikurve nuk kthehen më.

Diferenca dëshmon procesin e emigrimit

Pikërisht në këtë aspekt ditë më parë mediat informuan se sipas të dhënave nga INSTATi gjatë 11- mujorit 2018 kanë udhëtuar jashtë vendit 4 milionë e 969 mijë shtetas, ndërsa janë kthyer vetëm 4 milionë e 766 mijë sish, nga del se mbi 202 mijë shqiptarë

kanë ikur dhe nuk janë kthyer ende. Diferenca e lartë ndërmjet ikjeve dhe kthimeve që është mesatarisht rreth 300 mijë persona në vit në 5 vitet e fundit tregon se një pjesë e tyre kanë ikur e nuk janë kthyer më. Edhe pse shifrat e udhëtimeve nuk janë tregues direkt të emigracionit, megjithatë ato janë një tregues indirekt që shumë shqiptarë që ikin “harrojnë” të kthehen, edhe pse në vendet e BE-së, shqiptarët nuk mund të rrinë më shumë se tre muaj, sipas rregullave të Shengenit.

Heqja e vizave me BE-në avancoi emigrimin

Edhe pse edhe më parë ka pasur emigrim të shqiptarëve në forma të ndryshme, në saje të te dhënave të publikuara del se diferenca në favor të ikjeve ka nisur të zgjerohet kur u hoq regjimi i vizave me Bashkimin Evropian në fund të vitit 2010. Ndërsa deri para heqjes së vizave, në vitin 2009, diferenca në favor te ikjeve ishte 124 mijë persona në vit, teksa ky numër u shumëfishua pas heqjes së vizave në nëntor 2010. Diferenca

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

brazet heshtur

mbyllën rreth 150 shkolla për shkak të pakësimit të numrit të nxënësve në disa qarqe. Në raport me vitin 1991, në vitin 2018 ka 260 mijë nxënës më pak. Nga 37 mijë klasa në vitin 1990, sot ka 11 mijë klasa. Për këtë trend negativ dëshmon edhe e dhëna së në vitin 2018, u regjistruan 34 mijë nxënës më pak se në vitin 2017, ose 46 mijë më pak nxënës së në vitin shkollor 2016/17. Ndërsa e dhëna se nga viti 1990, grupmosha 0-14 vjeç është pakësuar nga 1 milion në 522 mijë, dëshmon se eksodi i popullsisë ka marrë përmasa alarmante.

Ata që studiojnë jashtë nuk dëshirojnë të mes hyrje dhe daljeve në vitin e parë e fundit të publikuara nga Eurostat kthehen në Atdhe të heqjes së vizave ishte 283 mijë persona. Kjo diferencë u thellua në dy vitet në vijim, 2011-2012 me mbi 369 mijë dhe 338 mijë për secilin vit. Ndërsa në dy vitet pasardhëse diferenca u zbut duke rënë nën 300 mijë persona në vit, duke arritur kulmin në vitin 2015, ku mbi 405 mijë persona ikën dhe nuk u kthyen, që është një nivel rekord i dekadës së fundit. Atë vit Shqipëria përjetoi një valë të pashpjegueshme ikjesh nga vendi. Ky nivel i lartë ikjesh përkon me numrin e madh të shqiptarëve që kërkuan azil në BE. Numri i azilkërkuesve në BE atë vit arriti në një rekord prej gati 69 mijë personash. Në vitin 2016, pati në zbutje pasi diferenca mes ikjeve dhe kthimeve ra në 260 mijë persona, teksa në vitin 2017 hendeku ndërmjet ikjeve dhe ardhjeve është thelluar sërish me 334 mijë persona. Kjo tendencë u zbut disi në vitin 2018, ku diferenca ndërmjet hyrjeve dhe daljeve për 11mujorin shënoi 202 mijë persona. Pa nënvlerësuar të dhënat indirekte mbi emigracionin, statistikat e sakta mbi efektin në popullsi gjatë kësaj dekade do t’i mësojmë në regjistrimin e popullsisë që parashihet të mbahet në vitin 2021. Ndërsa deri atëherë të dhënat nga INSTAT-i mbi hyrje-daljet e shqiptarëve jashtë vendit, do mbesin të dhënat më të besueshme në lidhje me procesin e emigrimit të shqiptarëve në botën e jashtme.

Për azil kanë aplikuar 183 mijë shqiptarë

Një tjetër tregues i emigrimit është ai i aplikimeve për azilantë në vendet e Bashkimit Evropian. Të dhënat

tregojnë se 167 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në vendet anëtare të Bashkimit Evropian për periudhën 2011-2017. Ndërsa vetëm për 11 mujorin e vitit 2018 janë shtuar edhe 16 mijë aplikime të tjera, duke e çuar numrin total të aplikantëve në 183 mijë. Më shumë se gjysma e individëve që kanë emigruar për periudhën 20112017 kanë aplikuar për azil. Azilantët përbënin 53% të të larguarve. Sipas INSTAT-it nga vendi janë larguar gjithsej gjatë kësaj kohe 317 mijë persona. Fenomenit të braktisjes duhet shtuar edhe një kategori tjetër që ka të bëjë me lotarinë amerikane. Kështu sipas të dhënave, kërkesat për lotarinë amerikane nga 173 mijë në vitin 2007, pas vitit 2013 e sidomos në vitin 2018 shifra arriti në 367 mijë, që paraqet një rekord i panjohur deri më tash si në asnjë shtet tjetër të botës, në raport me numrin e popullsisë së përgjithshme në vend.

Rënia e numrit të nxënësve, dëshmi e emigrimit

Po ashtu për të kuptuar më saktë fenomenin e emigrimit dhe përmasat e tij në mënyrë transparente dëshmojnë të dhënat statistikore. Në saje te të dhënave të publikuara statistikat zyrtare tregojnë se prej vitit 1990 në Shqipëri është reduktuar për 35% numri i nxënësve dhe i shkollave, 22% numri i mësuesve dhe 70% numri i klasave. Sipas të dhënave nga INSTAT-i nga 43700 mësues në vitin 1991, sot janë 29000; në sistemin 8-vjeçar(sot 9-vjeçar) nga 2200 shkolla në 1991, sot ka 1134. Vetëm këtë vit(2018) u

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Dhe në fund, këtyre të dhënave duhet shtuar edhe një informacion interesant nga Qendra e Studimeve Ekonomike dhe Sociale (QSES) në një raport në muajin janar, ku publikohet se nga nga rreth 25 mijë studentë shqiptarë qe studiojnë jashtë vendit ose 94% e tyre nuk dëshirojnë te rikthehen në Atdhe të paktën ne periudhën afatshkurtër dhe afat-mesme, e dhënë kjo e cila dëshmon mosperspektiven e tyre në Shqipëri pasi të përfundojnë studimet. Po ashtu ceket se për shkollimin e studentëve shqiptarë jashtë vendit familjet e tyre shpenzojnë miminalisht 10 mijë euro në vit për një student, dmth. rreth 200-250 milionë euro largohen nga vendi çdo vit.

Vetëm zhvillimi dhe punësimi ndal emigrimin

Nga të dhënat e prezantuara del se ato janë shqetësuese për substancën fizike të shqiptarëve në Shqipëri në kohën e tashme dhe në të ardhmen. Ne kuadër të tyre të dhënave nuk bëhet fjalë për shqiptarët jashtë Shqipërisë politike, sepse shqiptarët i ka përfshirë procesi i emigrimit në tërë hapësirën e tyre etnogjeogarfike. Vetëm angazhimi serioz duke realizuar projekte konkrete nga strukturat qeveritare, duke ofruar mundësi të barabarta të punësimit, zhvillimit proporcional të vendit, si dhe funksionimi i shtetit ligjor duke iu kundërvënë korrupsionit, kriminalitet dhe abuzimit me pushtetin, do të hapte mundësi reale për ndaljen e emigrimit, sepse nëse vazhdon ky trend shqiptarë më shumë do të ketë jashtë Shqipërisë sesa brenda saj. E ENJTE, 21 SHKURT 2019

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Kinematografia në Shqipëri

Art pa lavdi Kinematografia e Shqipërisë para viteve ‘90 ishte plotësisht krijesë e diktaturës së politizuar komuniste, por që shënoi edhe fillimet e kinematografisë shqiptare, në shërbim të politikës një- partiake komuniste

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

Përvoja e Shqipërisë tregon se arti filmik është vijë jo e drejtë; por zhvillohet me kthesa, harqe, deri në rreth a qarkullim. Në Shqipëri, filmi është art në shërbim të sistemit ose që del kundër tij vetëm kur sistemi nuk është më. Kinematografia e Shqipërisë para viteve ‘90 ishte plotësisht krijesë e diktaturës së politizuar komuniste, por që shënoi edhe fillimet e kinematografisë shqiptare, në shërbim të politikës një- partiake komuniste.

“ 12

Kjo ushqen nostalgjinë e disave për atë kohë. Çdo kuadër, çdo fjalë, çdo imazh i filmave kishte vetëm një

qëllim, atë të PPSH-së në pushtet; nëse nuk kishte armik, ai duhej krijuar medoemos - “Partizanë të gjithë

Përvoja e Shqipërisë tregon se arti filmik është vijë jo e drejtë; por zhvillohet me kthesa, harqe, deri në rreth a qarkullim. Në Shqipëri, filmi është art në shërbim të sistemit ose që del kundër tij vetëm kur sistemi nuk është më

Kjo ushqen nostalgjinë e disave për atë kohë. Çdo kuadër, çdo fjalë, çdo imazh i filmave kishte vetëm një qëllim, atë të PPSH-së në pushtet; nëse nuk kishte armik, ai duhej krijuar medoemos - “Partizanë të gjithë nuk do të bëhemi, sepse atëherë me kë do të luftojmë?”, është një frazë nga një prej filmave të diktaturës për edukimin e fëmijëve (Mëngjese lufte). Regjisorë, skenaristë e aktorë (ata që kanë mbetur) të këtyre filmave janë ndoshta të vetmit në dy epoka, para dhe pas komunizmit, që shfaqen në filma a role që i kundërvihen njëri tjetrit, që lëpijnë atë që dikur kanë pështyrë - dje në role komunistësh të flakët, sot si antikomunistë të përkushtuar - ky është art pa lavdi, ose hipokrizi e vërtetë, që gënjen e çorodit atë popull.

Javore KOHA

E ENJTE, 21 SHKURT 2019

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

nuk do të bëhemi, sepse atëherë me kë do të luftojmë?”, është një frazë nga një prej filmave të diktaturës për edukimin e fëmijëve (Mëngjese lufte). Regjisorë, skenaristë e aktorë (ata

që kanë mbetur) të këtyre filmave janë ndoshta të vetmit në dy epoka, para dhe pas komunizmit, që shfaqen në filma a role që i kundërvihen njëri tjetrit, që lëpijnë atë që dikur kanë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

pështyrë - dje në role komunistësh të flakët, sot si antikomunistë të përkushtuar - ky është art pa lavdi, ose hipokrizi e vërtetë, që gënjen e çorodit atë popull. E ENJTE, 21 SHKURT 2019

Javore KOHA

13


IN MEMORIAM

In memoriam: Idriz Ajeti

Babai i Albanologjis Sabri Hamiti Të mërkurën, më 13 shkurt 2019, u nda nga jeta Idriz Ajeti, babai i albanologjisë në Kosovë. Nderimi dhe kujtimi për të do të jenë të përhershëm sa të jetë shqipja. Atta (rrënjë e moçme indoevropiane) bashkon kuptimisht të dy gjinitë për të treguar amësinë dhe atësinë. Idriz Ajeti e kishte amë shqipen e atë atdheun. Vetë u bë babai i albanologjisë në Kosovë. Shëmbëlltyrë e studiuesit të historisë së shqipes dhe protagonist i shkëlqyeshëm i botës kombëtare në Kosovën moderne. Një nga studiuesit më të mëdhenj të historisë së gjuhës shqipe, që studimet e veta i botoi në një seri monografish shkencore, të paraqitura edhe në nivel të librave universitarë e shkollorë, për t’i përhapur si ide e si rezultate për brezat e rinj. Me statusin e fituar të Kreut të studimeve shqiptare te ne, ai doli përherë në krye. Ligjëroi në katedrën e albanologjisë në Beograd, themeloi katedrën e albanologjisë në Prishtinë, ku ligjëroi dhe u bë kreu i saj. U bë dekan i Fakultetit të Filozofisë në Prishtinë, rektor i Universitetit të Prishtinës, punonjës shkencor dhe drejtor i Institutit Albanologjik, themelues dhe drejtor i Seminarit për Gjuhë, Letërsi e Kulturë Shqiptare. Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe kryetar i kësaj Akademie. Punonjës i palodhur për standardizimin e shqipes. Drejtoi Konsultën Gjuhësore në Prishtinë dhe ishte njëri nga protagonistët e Kongresit të Drejtshkrimit në Tiranë. Mentoroi studentë e studiues të shqipes, shqiptarë dhe të huaj. Të gjithë brezat e studentëve dhe të studiuesve të shqipes në Prishtinë janë nxënës të drejtpërdrejtë apo të ndërmjetëm të tij.

14

Javore KOHA

E ENJTE, 21 SHKURT 2019

Idriz Ajeti ishte në ballë të veprimtarëve për të drejtat kombëtare të shqiptarëve në Kosovë. Si bashkëpunëtor i afërm i Ibrahim Rugovës, ai u bë një protagonist i lëvizjes pavarësiste të Kosovës. Ishte një nga autoritetet e mëdha të kësaj lëvizjeje dhe u zgjodh kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës (1998). Idriz Ajeti ka njohur thellë ligjërimin letrar dhe ligjërimin shkencor shqip. Ka pasur stil në ligjërimin e vet shkencor si dhe në reagimet e tij publike. Këtë e dëshmon gjuha e tij karakteristike, me fjalor dhe me sintaksë. Ka qenë e admirueshme sjellja e tij me moshatarët e vet dhe me brezat më të rinj, me finesë e fisnikëri, por edhe me dashuri për të vërtetën. Idriz Ajeti e ka adhuruar Eqrem Çabejn si personalitet dhe si studiues të albanologjisë. Ai vetë ka qenë i çmuar dhe i nderuar lart nga Çabej për veprimtarinë e tij shkencore e kombëtare. Ka qenë i admiruar nga studentët e tij, të cilëve u ka mësuar shkrimin e bukur të shqipes. E kanë lexuar ata, por i ka lexuar edhe ai me vëmendje të jashtëzakonshme. Ka qenë një reagues i rreptë, konciz dhe i pakompromis kundër lajthitjeve dhe diletantizmit në fushën e studimeve shqiptare. Ka mbrojtur me përkushtim origjinën antike të shqipes në konferenca shkencore dhe në ballafaqime politike e nacionale. Është emblematike kjo mbrojtje e shqiptuar fuqishëm edhe në Beograd, në qerthullin e nacionalizmit agresiv serb kundër shqiptarëve. Reagim i bërë ky madje në tribunën e tyre politike. Idriz Ajeti do të vlerësohet dhe kujtohet sa herë të përmenden shqipja dhe shqiptarët.


së në Kosovë

E ENJTE, 21 SHKURT 2019

Javore KOHA

15


KULTURË

Mbi librin “Bijtë e shqipes” të autorit Gjekë Gjonaj (1)

Një krestomaci historikopublicistike

Autori Gjekë Gjonaj në librin “Bijtë e shqipes”, me një intuitë dhe mprehtësi të pakontestueshme, ia ka dalë të depërtojë në jetën e atyre figurave, të atyre personaliteteve që i ka lindur historia, nganjëherë heroizmi, por nganjëherë edhe tragjizmi dhe mentaliteti që ka formësuar fatet në jetëshkrimet e tyre, të ndërtuar nga dashuria për atdheun dhe për popullin e vet, herë-herë duke marrë edhe rolin e prijësve kalorsiakë, që pa dyshim bëhen pjesë e historisë, pjesë e kulturës së popullit tonë figurave, të atyre personaliteteve që i ka lindur historia, nganjëherë heroizmi, por nganjëherë edhe tragjizmi dhe mentaliteti që ka formësuar fatet në jetëshkrimet e tyre, të ndërtuar nga dashuria Qazim për atdheun dhe për popullin e vet, Muja herë-herë duke marrë edhe rolin e prijësve kalorsiakë, që pa dyshim bëhen pjesë e historisë, pjesë e kulturës së popullit tonë. Është një veprim profetik kur kujtohen Kronikat apo portretizimet si biograf dhe vlerësohen lart njerëzit e mirë dhe i një kohe të caktuar të futur brenda të vlefshëm për njerëzimin në përgjithë- kornizave të një filozofeme të veçantë, si, dhe për kombin në veçanti. Është një autori nuk i trajton vetëm si publicist, por veprim i karakterizuar si udhëtim drejt dy edhe si letrar sepse ai nuk mundet pa kategorive emocionale, e para - njohjes diskursin eseistik-publicistik duke tradhe e dyta - admirimit të figurave të pa- jtuar katërçipërisht një sintezë dhe subvdekshme, qoftë si praktikë veprimi a limacion të përmbajtjeve të ndryshme krijimi shpirtëror, qoftë si filozofi jetësore shkrimore, që nga etnopsikologjia, etosi që gjallojnë shpirtin kolektiv të një sho- apo etnosi, dhe madje do thosha, deri qërie, që nga lashtësia e deri më sot. te teoria e ritualit duke përfshirë edhe Këtyre dy kategorive, në konceptin his- ato parapërcaktime të fateve të njerëzve toriko-publicistik, në mënyrë të drejt- në rrugën e tyre jetësore. Për arsye të përdrejtë dhe me një analizë komplekse aplikimit të llojllojshmërive shkrimore, u qaset autori Gjekë Gjonaj në librin siç janë mjeshtëria stilistike-kompozi“Bijtë e shqipes”, i cili me një intuitë cionale, pastaj eleganca dhe pastërtia dhe mprehtësi të pakontestueshme, ia gjuhësore, fuqia bindëse në përshkrimin ka dalë të depërtojë në jetën e atyre e karaktereve me një qasje shprehëse,

16

Javore KOHA

E ENJTE, 21 SHKURT 2019

dhe për shkak të konsekuencës metodologjike, libri paraqet një provokim intelektual të llojit të vet. Ky libër ngërthen në vete ide, analiza, vështrime, ngjarje, të dhëna, por ka edhe polemika e mendime të qarta nga autori, duke na sjellë shumë fakte për të kaluarën, sa të bujshme aq edhe të lavdishme, qoftë për figura të ndryshme nga historia jonë, qoftë për vendlindjen e autorit, Triepshin, gjatë rrjedhave të ndryshme të historisë, me ç’rast bashkëdyzon shumë fusha studimore, si trashëgiminë kulturore me atë shpirtërore, pastaj ngjarjet historike, sociale, arsimore, raportin demografik e pozicionin gjeografik etj. Libri “Bijtë e shqipes” ka 416 faqe dhe është ndarë në tetë kapituj që mbajnë tituj shumë poetikë, për të cilët nuk do të flas gjerësisht, por vetëm do të përmend ato momentet më interesante. Në kapitullin e parë “Dashuria për flamurin” do të veçoja tre emra shumë interesantë dhe shumë meritorë: Filip Nogën p.sh. nga Tivari, familja e të cilit ishte e para te shqiptarët në Mal të Zi që punoi një flamur kombëtar në vitin


KULTURË

“ 1905. Pastaj detarët e Ulqinit, ku veçohet Ymer Fazllia, i cili e shpuri anijen e tij me Flamur Shqiptar në Portin e Tivarit në vitin 1912 nën jehonën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, dhe së treti, dasmën e parë me flamurin shqiptar të Palokë Shkrelit nga Shtoji i Ulqinit... Këtu bëhet fjalë edhe për ngritjen e flamurit kuq e zi në Tuz e Triesh, Deçiq e Hot, Grudë e Shtoj, Ujmirë (Dobrovodë), në kishën e Shën Zefit në Ulqin, pastaj në Plavë e Guci dhe përsëri në Ulqin në vitin 1968. Në kapitullin e dytë “Kurrë të mos harrohen”, kryesisht bëhet fjalë për përvjetorë të rëndësishëm si: Letra e Papës Palit VI me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, 600-vjetori i lindjes së Skënderbeut, 510-vjetori i Arnold Fon Harfit, 450-vjetori i “Mesharit” të Buzukut, 37-vjetori i Besëlidhjes së Malësisë, 15-vjetori i vdekjes së Dom Simon Filipaj si dhe portretizimi i figurave të Rasim Llollës e Gjekë Rudaj si bamirës, Mark e Kolë Dedvukaj e Pretash Ulaj. Si çdo autor tjetër edhe Gjonaj domosdo i kthehet vendlindjes së tij – Triepshit në kapitullin e tretë “Copëza historie nga vendlindja TRIEPSHI”, duke trajtuar epopenë e popullit të kësaj treve. Mbase nga krenaria që të tjerët shkruajnë për vendlindjen e tij, ai qëmton dhe boton disa shkrime nga pena të shquara të historiografisë dhe publicistikës shqiptare, si të Mr. Gjergj Nikprelaj, Gjekë Gjonlekaj, Ismet Kallaba, Ilijaz Goga e ndonjë tjetër, që kanë trajtuar tema të ndryshme nga e kaluara e Triepshit, për kontributin e triepshjanëve në Kryengritjen e Malësisë së Madhe, për arsimin, pastaj për shumë figura të rëndësishme

Autori me nostalgjinë dhe dashurinë më të madhe ka dashur që t’i drejtojë sytë kah e kaluara, duke ia arritur të ravijëzojë me shumë sukses skica nga ato shtigje apo udhë nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptar, duke krijuar për ne rrëfimin e tij me fuqinë e një dëshmie të denjë për ta, dhe të vërtetën se autori ka ruajtur thellë në vete ngrohtësinë e pacenuar për gjithë atë që e ka lidhur me botën e njerëzve emblemë, sigurisht i nxitur nga ambiciet e zjarrta krijuese pa harruar askënd të gostisë në kopshtin e mrekullueshëm të fjalës së shkruar

nga lëmi i kulturës, shkencës, artit, atdhedashurisë e humanizmit dhe deri tek ajo më e dhimbshmja, shpopullimit të vendlindjes si plagë që shqiptarët në Malin e Zi e ndjejnë thellë në shpirt dhe që u shpërthen nga brenda si kontrafisurë apo dhimbje e papërmbajtshme. “Populli shqiptar do të derdhë pikën e fundit të gjakut për ruajtjen e shtetit dhe pavarësisë shqiptare”, thotë Nikollë Ivanaj, njëri nga heronjtë e Gjonajt, figurë e jashtëzakonshme, sintezën

e përpjekjeve atdhetare të të cilit na e jep Parashqevi Qiriazi, kur shkruan: “Veprat na veshin me pavdekësi lavdërimi ose ç’nderimi. Ato janë të vetmet tapi që mund të trashëgohen pas vdekjes”. Po këtu do të lexojmë edhe për Mirash Ivanajn, historianin Athanas Gegaj, atdhetarin e humanistin Nikollë Gjokaj, si dhe për fisin Gjokaj. (Vazhdon) (Vështrimi është lexuar në përurimin e librit në Ulqin, më 9 shkurt 2019) E ENJTE, 21 SHKURT 2019

Javore KOHA

17


INTERVISTË

Intervistë me valltaren tropojane, Jorinda Goçaj

Jemi të etur të mësojmë mbi traditat tona

K.Javore: Ka shumë vite që merresh me valle popullore, e po ashtu je vajzë e suksesshme në këtë drejtim. Na fol pak më shumë për fillimet e tua artistike? Si të lindi vallja si ide? J.Goçaj: Përshendetje dhe faleminderit për intervistën. Unë me vallen jam rritur. Ajo ka qenë pjesë e pandashme e imja. Që nga mosha 5vjeçare ,prindërit e mi e kanë kuptuar se unë kam lindur për të kërcyer.

18

Javore KOHA

E ENJTE, 21 SHKURT 2019

Mbaj mend veten duke dëgjuar kasetat e këngëtares Fatmira Breçani dhe mundohesha të interpretoja me lëvizje shumë të prera e karakteristike. Në shkollën 9vjeçare, mësuesja e muzikës vuri re se unë kisha vesh muzikor dhe po e përjetoja ndryshe nga të tjerët. Ajo më rekomandoi një kurs vallëzimi në një grup Tirane, ku aty futeshe me konkurs. E fitova konkursin dhe vazhdova për 4 vite rresht, por theksoj se aty mësonim

Jorinda Çoçaj është një vajzë nga Çeremi i Tropojës. Ajo e mbaroi Fakultetin për Shkenca Politiko-Administrative, e po ashtu është duke vazhduar për master po në këtë Fakultet. Megjithatë, Jorinda që e vogël është e fokusuar tek folklori edhe vallja, ku mori pjesë në disa ansamble të ndryshme. Përveç si soliste Jorindën e shohim edhe si asistente të koreografit Skënder Haklaj, që është “Mjeshtër i Madh”

vetëm valle të Tiranës dhe valle të Jugut. Aty fillova ta merrja veten dhe udhëtimin e parë e kemi bërë në Turqi ku edhe jemi nderuar me çmim të parë. Më pas, duke e parë dhe kuptuar më shumë botën e artit edhe kërkesat e mia filluan të rriten. E ndjeja të nevojshme të përqendrohesha më shumë në artin e bukur të valles por edhe të kuptoj më gjerë vallet, motivet burimore, gjë të cilën në Shqipëri shumë pak persona e


INTERVISTË kanë studiuar shkencërisht. Pas 1 viti pauze u njoha me Prof. Skender Haklaj, ku aktualisht po punoj me të. K.Javore: Tropoja shquhet për këngëtarë, valltarë e artistë të ndryshëm. Këto profesione a i keni dhunti apo thjesht punoni shumë për të arritur në këto drejtime? J.Goçaj: Gjatë studimeve të mia lidhur me koreografinë në Malësinë e Gjakovës (Tropoja e sotme), kam vënë re se Tropojanët janë shumë artdashëse. Madje po të shkosh në shtëpitë e Tropojanëve nuk ka shtëpi që nuk mban të paktën një vegël muzikore tradicionale. Pra ne jemi rritur me këngë e valle, por sigurisht kemi studiuar shumë për të perfeksionuar këto profesione dhe për t’i ngritur në lartësitë e duhura. K.Javore: Përveç si soliste e grupit të njohur “Folk Trevar”, njihesh edhe si asistente e koreografit të njohur Skënder Haklaj, që është “ Mjeshtër i Madh” . Çfarë eksperiencash merr nga këtu, si ndjehesh si asistente në këtë grup artistik? J.Goçaj: Të punosh me një njeri siç është profesori i cili në shtator të 2018-tës bëri 50 vite që jep mësim dhe edukon breza mbi artin koreografik është privilegj dhe një ëndërr e realizuar. Në fakt, familja e madhe e “Folk Trevar” nuk është thjesht kurs por edhe shkollë për ne. Pasi ne marrim leksione mbi traditat, doket, zakonet, motivet Tropojane dhe jo vetëm. Ne zhvillojmë prova intensive 3 herë në javë pasi jemi të etur të mësojmë mbi traditat tona si dhe t’ i ruajmë ato të pandryshueshme, duke mos i degraduar në tallava. Puna me profesorin më ka ndihmuar shumë në formimin tim artistik dhe mendoj se jam e gatshme për t’u përballuar me çdo studiues të koreografisë shqiptare, si teorikisht por edhe praktikisht dhe të tregohem realiste, nuk jam e vetmja me këto aftësi, por pothuajse si çdo nxënës që është tek ne. Rolin si asistente e kam marrë duke treguar dhunti për të mësuar të tjerët dhe nevoja për t’u zgjeruar në ide dhe terminologjitë e artit koreografik. K.Javore: Më fol pak për festivalet më mbresëlënëse ku ju si grup keni marrë pjesë, e po

ashtu na trego edhe për çmimet që jeni shpërblyer, qoftë si grup apo edhe si individ ? J.Goçaj: Kemi marr pjesë në shumë festivale ku jemi nderuar me çmime të para, çmime për koreografitë më të bukura, çmime për kostumografinë më tradicionale e të tjera. Dua të ndaj me ju një eksperiencë shumë të veçantë për mua. Në gusht të 2016tës morëm pjesë në një festival në Vuthaj ku unë e kam edhe vendin e origjinës. Aty ishte hera e parë që po merrja pjesë si artiste së bashku me grupin dhe po emocionohesha shumë. Nga fillimi deri në fund të performancës sytë më sekretonin lotë nga duartrokitjet e publikut dhe njerëzit e fisit tim që krenoheshin me mua. Aty grupi ynë u shpërblye me çmim të parë dhe për mua ishte emocion shumë i madh. Më pas eksperienca në Panairin Botëror të Turizmit në Gjermani është shumë e veçantë, pasi patëm një sukses të madh duke i mahnitur televizionet Gjermane me laurushinë e kërcimeve tona Tropojane dhe valleve shqiptare. Po mundohem të ruaj modestinë dhe të mos përmend të gjitha arritjet që kam pasur jo vetëm unë si artiste e re por edhe grupi “Folk Trevar”, që më besoni se nuk janë të pakta. K.Javore: Ditët e fundit kishe takim me ish-kryeministrin e Shqipërisë z. Sali Berisha. Çfarë u bisedua aty rreth folklorit, a mos ishte tema për “ Kcimet e Tropojës drejt UNESCOS” ? J.Goçaj: Po. Takimi me Doktor Berishën ishte një takim pune, ku ne si shoqatë e “Kcimeve të Tropojes” shpalosëm të gjithë ecurinë e kërcimeve Tropojane dhe arritjet tona, ku vlen të përmendet. “Mbrojtja shkencore e termit kcim dhe tupan” nga dy akademitë shkencore Prishtinë dhe Tiranë nga studiuesi dhe koreografi Skender Haklaj. Filmimet artistike për 2 vite rresht në Bjeshkët e Tropojës si dhe shpallja “Kryevepër e Artit Shqiptar” të “kcimeve Tropojane ” më 25 maj 2018 nga Ministria e Kulturës dhe punën e palodhshme për finalizimin drejt UNESCO s. Doktor Berisha na përgëzoi shumë dhe për hir të së vërtetës u ndje shumë krenar për këto arritje në kohë rekord.

K.Javore: Sa ndihmoheni nga Qeveria e Shqipërisë për çështje artistike-kulturore? Apo kush ju financon Ju si grup kur keni shfaqje jashtë vendi? J.Goçaj: Profesor Skënderi punon me dy grupe artistike: “Folk Trevar” në Tirane dhe “Grupi Koreografik “ Tropojë, duke e ndarë 3 ditë në Tropojë dhe 3 ditë në Tiranë çdo javë. Mbështetjen më të madhe e kemi pasur nga miq e dashamirës të kërcimit Tropojan biznesmenë të ndryshëm si dhe Bashkinë Bajram-Curri, por edhe nga vetë ne artistët. Përfitimi ynë është bagazhi artistik pa asnjë lloj fitimi monetar. K.Javore: Pas mbarimit të një shfaqjeje, si ndjehet Jorinda? A ka ndonjëherë që mund të thuash: “kam mundur edhe më mirë” apo diçka të tillë? J.Goçaj: Duke qenë edhe soliste së bashku me miken time Albina Emiri e sigurisht që një peshë të madhe të përgjegjësisë e mbajmë ne dhe emocionet për të dalë mirë në çdo shfaqje janë të shumta. Mbas një performance jam vërtet shumë e lumtur, pasi marr “feedbackun “e punës time. Dhe sigurisht më pas shikoj filmimet dhe bëj një autokritikë, duke mos u mjaftuar asnjëherë me veten. Kam një vetëbesim dhe një siguri kur jam në skenë sa njerëzit që më njohin më thonë: ti je në boten tënde dhe çdo stres apo monotoni e përditshme për ty në ato çaste nuk ekziston dhe në fakt kjo gjë më ndodh. Për mua skena është e shenjtë dhe aty përpiqem të jap maksimumin tim si artiste. K.Javore: Një mesazh për të gjithë ata që ju duan dhe ju mbështesin juve si grup? J.Goçaj: Për ata që na duan dhe na mbështesin janë të sigurte se pse duhet të kemi mbështetjen e tyre. Ne i falënderojmë dhe ju themi që të vazhdoni me mbështetjen pasi ne nuk dimë të zhgënjejmë dhe po japim maksimumin tonë që Tropojës në veçanti dhe Shqipërisë në përgjithësi t’i lëjmë një pasuri të pakrahasueshme siç janë “Kcimet e Tropojës” dhe së shpejti finalizimi i tyre për në UNESCO. Ju falënderoj për intervistën dhe ju uroj suksese në punën tuaj. Intervistoi: Shtjefën Ujkaj E ENJTE, 21 SHKURT 2019

Javore KOHA

19


KULTURË

IP – Muzetë dhe Galeritë e Podgoricës dhe QKI “Malësia” në Tuz, organizuan ekspozitën retrospektivë të piktorit dhe akademikut të njohur, Gjelosh Gjokaj

Vlerësohet lart trashëgimia artistike e piktorit të madh

Tuz – Institucioni Publik, Muzetë dhe Galeritë e Podgoricës, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore – Informative “Malësia”, kanë organizuar ekspozitën retrospektivë të mjeshtrit të madh të arteve pamore, piktorit dhe akademikut, Gjelosh Gjokaj. Me këtë rast, në prani të një numri të madh të publikut, u ekspozuan një numër i konsiderueshëm i pikturave të Gjelosh Gjokajt të punuara në teknika të ndryshme por me një mjeshtri dhe profesionalizëm që vetëm piktori i ndjerë Gjelosh Gjokaj mund t’i realizonte. Në këtë ekspozitë në emër të QKI “Malësia” ka përshëndetur, Samir Beqaj i cili tha se është kënaqësi dhe nder të jenë pjesë e organizimeve të tilla, veçanërisht kur është fjala për një piktor të nivelit kaq të lartë siç ishte maestro, Gjelosh Gjokaj. “Akademikun Gjelosh Gjokaj e kujtojmë për krijimtarinë e tij të veçantë

20

Javore KOHA

E ENJTE, 21 SHKURT 2019

artistike dhe për lidhjen e tij me vendlindjen. Prej më tepër se dy vitesh që nuk është në mes nesh, Gjeloshi i mungon jo vetëm të afërmve por edhe botës shqiptare të artit dhe kulturës dhe më gjerë. Përmasat e artistit dhe krijimtaria e tij bëjnë të ndjehesh krenar dhe jo më kot nga rrethi artistik është quajtur “Pikaso shqiptar”, theksoi Beqaj. Në të njëjtën kohë, për krijimtarinë artistike që ka lënë pas Gjelosh Gjokaj, ka folur drejtori i IP Muzetë dhe Galeritë e Podgoricës, Sead Gjokaj shprehu kënaqësi të veçantë që iniciuan dhe organizuan ekspozitën e parë të në vargun e disa ekspozitave që do të vijojnë në disa qytete si Prishtina, Shkupi dhe Tirana, për ta përmbyllur me ekspozitën retrospektiv dhe me promovimin e monografisë në Podgoricë. “Gjelosh Gjokaj, një pjesë të madhe të opusit të tij artisik e ka lidhur me

vendin e tij të lindjes – Milesh, Edhe pse nga Mali i Zi është larguar herët, dashurinë për shtëpinë dhe vendlindjen e tij e ka bartur në zemër, çfarë e ka frymëzuar dhe i ka dhënë atij fuqi për krijimin e shumë veprave. Ky konkluzion mund të arrihet kur shikohen motivet e punës së tij, siç është qengji, shtëpitë e vjetra të braktisura dhe kokat që simbolizojnë periudhat e ngjarjeve të luftës”, ka thënë ndër të tjera Gjokaj i cili Gjeloshin e ka quajtur një artit të madh të pranuar gjerësisht dhe kudo. Ndërkaq, për jetën dhe veprën e Gjelosh Gjokajt ka folur ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Z. Ridi Kurtezi i cili ka vlerësuar lartë krijimtarinë e pasur dhe të pazëvendësueshme të piktorit dhe akademikut Gjelosh Gjokaj. “I lindur këtë në Tuz dhe i formuar në shkollën jugosllave të pikturës, Gjelosh Gjokaj u bë maestroja që e njo-


KULTURË him të gjithë, në Itali e Gjermani, ku piktura e tij mori trajtat e mirënjohura të personalitetit artistik të tij. Miku sivëlla i Martin Camajt, Gjelosh Gjokaj na ka lënë një koleksion perlash të dala prej gurrës së kësaj miqësie, mes poetit dhe piktorit, ndërsa thesarit të trashëgimisë sonë artistike i ka lënë një vepër të tërë dinjitoze. Ndarja e tij nga jeta ndodhi atëherë kur ai doli të lërë pas një vepër dhe një kujtim të mirë tek të gjithë ata që patën fatin ta njohin. Piktori Gjelosh Gjokaj vlerësohet si një ndër artistët më të talentuar të Arteve Pamore”, u shpreh në mes tjerash ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Z. Ridi Kurtezi. Gjatë hapjes së kësaj ekspozite, pronari i muzeut etnografik të Malësisë, Shtjefën Ivezaj ka ndarë mirënjohje për kontributin e dhënë muzeut etnografik të Malësisë, ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Z. Ridi Kurtezi i cili në këmbim i ka dorëzuar Ivezajt një letër falënderuese nga Presidenti i Republikës, Z. Ilir Meta. Ivezaj ka ndarë mirënjohje për Gjelosh Gjokajn pas vdekjes të cilën ia dorëzoi drejtorit të IP – Muzetë dhe Galeritë e Podgoricës, Sead Gjokajt. Gjelosh Gjokaj u lind në vitin 1933 në fshatin Milesh të Malësisë. Shkollën e mesme të artit e kreu në

Pejë, studioi në Akademinë e Arteve në Beograd ku dhe u diplomua në vitin 1963. Një vit më pas, ai themelon degën e grafikës në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës. Në periudhën 1964 – 1969 punoi profesor në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë dhe së bashku me Mulliqin ishte njëri nga nismëtarët e themelimit të Fakultetit të Arteve Pamore ku udhëhoqi degën e Grafikës. Nga viti 1969 deri më 1983 punoi dhe jetoi në Romë. Nga viti 1983 jetoi në Augsburg në Gjermani dhe vitet e fundit të jetës i kthehet vendlindjes së tij, Mileshit që kishte lënë vulë aq të madhe në të. Ka qenë anëtar i jashtëm i Aka-

demisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve i Duklës. Gjokaj ishte fitues i Çmimit “Urdhri i Naimit të Artë” i akorduar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, fitues i Çmimit “13 Korriku” i Malit të Zi, fitues i Çmimit “Kritikët Zgjedhin” – Bolaffid’Arte Moderna, Torino – Itali (1975). Gjokaj ishte anëtar nderi dhe laureat i çmimit Tradicional të “Art Club”-it por edhe i shumë çmimeve prestigjioze artistike të Gjermanisë e gjetiu. Gjelosh Gjokaj la pas vetes si trashëgimi kulturore mbi 3 mijë vepra të çmuara artistike. t. u.

E ENJTE, 21 SHKURT 2019

Javore KOHA

21


KULTURË

Në Qendrën e Kulturës në Ulqin u shfaq drama “Kreolët e Ballkanit” me regji të Enver Petrovcit

Një histori e ngatërruar realiteti të dhimbshëm Në qendër të dramës janë kreolët, fëmijët nga martesat e përziera, një dramë jetësore që ka përfshirë shumë familje në kohën e sundimit të ideologjisë komuniste në Kosovë. Shfaqja ndërthur në vete histori dashurie, aksion, dramë etj. dhe paqyron fatin e dhimbsur të kreolëve “gjakprishur”. Është një histori e ngatërruar realiteti e kreolëve, të cilët janë të të gjithëve, por në të njëjtën kohë të askujt Ulqin – Drama “Kreolët e Ballkanit”, me autor dhe regji të Enver Petrovcit, e vënë në skenë nga Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nga Tirana, është shfaqur të enjten mbrëma në Qendrën e Kulturës në Ulqin. Në qendër të dramës janë kreolët, fëmijët nga martesat e përziera, një dramë jetësore që ka përfshirë shumë familje në kohën e sundimit të ideologjisë komuniste në Kosovë. Shfaqja ndërthur në vete histori dashurie, aksion, dramë etj. dhe paqyron fatin e dhimbsur të kreolëve “gjakprishur”. Është një histori e ngatërruar realiteti e kreolëve, të cilët janë të të gjithëve, por në të njëjtën kohë të askujt. Drama është

22

Javore KOHA

E ENJTE, 21 SHKURT 2019

e kuptueshme, sidomos për ata që e kanë përjetuar këtë periudhë, pavarësisht se nganjëherë të krijohet përshtypja sikur moria e veprimeve dhe e temave të ngatërron pasi ajo ndërthur në vete të gjitha emocionet njerëzore: dashurinë, tradhtinë, urrejtjen, lumturinë, hakmarrjen, të mirën dhe të keqen, dëshirën për një jetë më të mirë etj. Aktori i njohur Enver Petrovci, njëherazi autor dhe regjisor i dramës, ka bërë të ditur më herët se ajo është shkruar dhjetë vite para konfliktit të Kosovës dhe se ai përmes kësaj drame i ka parashikuar ngjarjet që do të rrjedhin më vonë në Kosovë. Pasi është vënë në skenë fillimisht në Kosovë, drama është shfaqur

premierë në dhjetor të vitit të kaluar nga Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë. Regjisori ka bashkuar në dramën e tij një kastë aktorësh nga Shqipëria dhe Kosova. Rolet në dramën “Kreolët e Ballkanit” i luajnë Agron Shala, Elidon Alika, Kristian Koroveshi, Kriks Dumo si dhe Vanesa Petrovci, përndryshe vajza e Enver Petrovcit. Skenografia është realizuar nga Beqo Nanaj, kostumografia nga Sofi Kara, kurse asistent regjisore është Enkeleda Fishekaj. Publiku jo i shumtë në numër, pati rastin të përcjellë një shfaqje, që janë të rralla për dashamirësit e teatrit në Ulqin jashtë sezonit të verës. i. k.


FOTOGRAFIA E JAVËS

SAMIRA GJOKAJ FLUTURIMET NË MALËSI

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 21 SHKURT 2019

Javore KOHA

23


MOZAIK

Ambasada e Republikës së Kosovës në Podgoricë shënoi 11-vjetorin e Pavarësisë

Durmishi: Kosova ka progres të konsideru

24

Javore KOHA

E ENJTE, 21 SHKURT 2019


bërë ueshëm

MOZAIK

Podgoricë – Në prani të një numri të konsiderueshëm të përfaqësuesve të korit diplomatik, partive politike shqiptare, Kuvendit dhe Qeverisë së Malit të Zi, mediave, shoqërisë civile, religjionit etj., Ambasada e Republikës së Kosovës në Podgoricë shënoi të hënën mbrëma me një koktej pritjeje në Hotelin “Centre Ville” në Podgoricë 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në fjalën përshëndetëse, Ambasadori i Republikës së Kosovës, Skender Durmishi, ka bërë një përmbledhje të të arriturave të Kosovës gjatë një viti, duke nënvizuar se Kosova ka bërë progres të konsiderueshëm. “Që nga festa e kaluar, Kosova ka bërë hapa seriozë në forcimin e shtetit, si miratimi i Ligjit për Ushtrinë, por edhe hapa të tjerë në ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike. Plotësimi i të gjitha kushteve nga pyetësori i BE-së për çështjen e vizave, ndër të tjera dëshmon për këtë progres si hap i rëndësishëm drejt sundimit të ligjit”, ka theksuar ai. Durmishi ka thënë se në planin ekonomik, viti i kaluar ka qenë vit i konsolidimit të parametrave ekonomikë pasi që Kosova ka ruajtur një nivel rritjeje prej 4 për qind, ndërsa me buxhetin e këtij viti parashikohet një rritje më e konsiderueshme. Ai ka vijuar duke thënë se në planin ndërkombëtar Kosova është aktive në rreth 50 organizata ndërkombëtare në të cilat është anëtarësuar, ndërsa këtë vit do të kryesojë me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, Fondin për Ballkanin Perëndimor dhe me organizatën MARRY. Megjithatë, sipas tij, Kosova përballet ende me sfida, por ka edhe vendosmëri për tejkalimin e tyre. “Për ne ka shumë rëndësi dinamika, por edhe më shumë rëndësi

rruga e drejtë, rruga e duhur, rruga e vlerave demokratike që kemi zgjedhur – rruga e integrimeve euro-atlantike dhe raportet e mira fqinjësore në rajon”, ka thënë ndër të tjera Ambasadori i Kosovës. Durmishi ka vlerësuar sidomos raportet e mira fqinjësore që ekzistojnë ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, si njëri prej objektivave madhore të vendit që ai përfaqëson dhe atij personalisht si ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në Mal të Zi. “Sot mund të konstatoj me kënaqësi se kemi me çka të mburremi. Të dy vendet tona janë model i fqinjësisë së mirë dhe i partneritetit rajonal. Kosova dhe Mali i Zi janë kontribues aktivë të stabilitetit rajonal. Ky është shembull i mirë që forcon shpresat se edhe Ballkani mund të lërë në muze stigmat e vjetra dhe etiketat negative, duke ofruar shembullin e bashkëpunimit dhe të paqes demokratike”, ka deklaruar ai, duke shtuar se Kosova i gëzohet sukseseve të Malit të Zi, ndër të cilat ka veçuar anëtarësimin në NATO dhe progresin drejt BE-së. Ambasadori Durmishi ka nënvizuar rolin e shqiptarëve në këtë progres të Malit të Zi. “Na vjen shumë mirë për meritat që kanë shqiptarët e Malit të Zi në këtë progres. Falënderim të veçantë dua t’u shpreh edhe sot sepse kanë merita të mëdha dhe janë zë i fuqishëm i komunikimeve me Kosovën. Gjatë kësaj kohe kemi vërejtur bashkërisht ndryshime pozitive, por jemi optimistë se do të ketë edhe më shumë në të ardhmen, në interesin e tyre dhe të shtetit të Malit të Zi”, ka thënë ai. Kosova e ka shpallur Pavarësinë më 17 shkurt 2008, prandaj 17 shkurti festohet si Dita e Pavarësisë së saj. i. k. E ENJTE, 21 SHKURT 2019

Javore KOHA

25


MOZAIK

Aktiviteti fizik te fëmijët e moshës shkollore

Pasiviteti fizik stimulon mbipeshën dhe deformimet trupore Në bazë të përgjigjjeve të nxënësve të anketuar në komunën e Ulqinit arrijmë në përfundimin që zhvillimi trupor i fëmijëve të moshës shkollore nuk ecën me hapat e duhur. Si rezultat, fëmijët tanë nuk e kanë zhvillimin e duhur për moshën që kanë. Qëndrimi i gjatë në ambientet e mbyllura stimulon ushqimin e pakontrolluar, mbipeshën, deformimin e trupit të fëmijëve tanë, si dhe probleme të theksuara me shikimin

Nevila Brisku

Problemet e nutricionit dhe ato të shëndetit të fëmijëve në përgjithësi lidhen ngusht me qëndrime, sjellje, me mënyrën e të jetuarit dhe më konkretisht me aktivitetin fizik të fëmijëve të moshës shkollore. Sa janë aktivë nxënësit e shkollave? Sa orë në ditë ata kryejnë aktivitete fizike? Me sa shohim dhe kuptojmë te fëmijët tanë, duhet ta pranojmë që niveli i aktiviteteve nuk është i kënaqshëm.

26

Javore KOHA

E ENJTE, 21 SHKURT 2019

Prandaj lindin probleme të mirëfillta shëndetësore që sa vijnë e shtohen. Një aktivitet i vazhdueshëm fizik, qoftë ky edhe i moderuar, krijon përfitime të rëndësishme në shëndetin e fëmijeve duke pasur parasysh këtu humorin, gjendjen emocionale, paraqitjen e mirë fizike (kondicionin) dhe reduktimin e theksuar të obezitetit në këto mosha, reduktim të sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit etj. Pra, vlerësimet për aktivitete fizike janë shumë të rëndësishme dhe ndikojnë pozitivisht në shëndetin e fëmijëve të moshës shkollore. Është e rëndësishme që këto aktivitete të bëhen në periudhë të vazhdueshme, të përditshme. Për këtë në shkollat tona i kushtohet kujdes i veçantë jo vetëm në orën e edukatës fizike por edhe më gjerë, me aktivitete të lira në natyrë, me karakter

zbavitës dhe argëtues. Në pasivitetin e fëmijëve ndikojnë disa faktorë shqetësues ku mund të përmendim mungesën e theksuar të terreneve sportive nëpër qendra të banuara. Një arsye tjetër që e pengon zhvillimin e aktiviteteve fizike është edhe ngarkesa e madhe me mësime dhe me kurse të ndryshme, si ato të gjuhëve të huaja, informatikës, pikturës, muzikës etj., që fëmijët i frekuentojnë gjatë javës dhe si rrjedhojë krijojnë hapësira të kohës së lirë fëmijëve për t’u marrë me lojëra të ndryshme. Ky është një fenomen që prindërit i ngarkojnë fëmijët e tyre me gjëra të ndryshme dhe njëkohësisht i privojnë nga një fëmijëri e lirë, ashtu siç vjen natyrshëm, pa sforcime, duke luajtur në natyrë, në ajër të pastër. Ka edhe prindër që nuk i lejojnë fëmijët e tyre të luajnë përjashta nga


MOZAIK frika e mbingarkesës së trafikut apo mjeteve të motorizuara që qarkullojnë të pakontrolluara, që mund të rrezikojnë jetën e fëmijëve. Në këto raste ka shumë prindër që ia krijojnë kushtet fëmijëve në shtëpi me televizor, internet, video lojëra të ndryshme, të cilët kalojnë orë të gjata para ekranit, pa

menduar që dëmtojnë njëkohësisht shëndetin. Duke theksuar se koha e paraparë për të qëndruar para ekranit është maksimumi dy orë në ditë dhe nëse ato teprohen vjen deri tek ulja e aktivitetit sportiv, lëvizjeve fizike, të cilat janë të domosdoshme për një rritje dhe një zhvillim sa më të

Në bazë të përgjigjeve të nxënësve të anketuar në komunën e Ulqinit arrijmë në përfundimin që zhvillimi trupor i fëmijëve të moshës shkollore nuk ecën me hapat e duhur. Si rezultat,

fëmijët tanë nuk e kanë zhvillimin e duhur për moshën që kanë. Qëndrimi i gjatë në ambientet e mbyllura stimulon ushqimin e pakontrolluar, mbipeshën, deformimin e trupit të fëmijëve

mirë të fëmijëve të tyre gjatë moshës shkollore.

Rezultatet e anketimit të nxënësve në shkollat e komunës së Ulqinit Në anketim morën pjesë 100 nxënës të moshave 13, 14 dhe 15 vjeçare.

tanë, si dhe probleme të theksuara me shikimin. (Autorja është profesoreshë e edukatës fizike) E ENJTE, 21 SHKURT 2019

Javore KOHA

27


MOZAIK

“Studime për folklorin, III Ndihmesa për Eposin e Kreshnikëve” të autorit Zymer Ujkan Neziri

Vepër unikale e shpalosjes së vlerave epikologjike shqiptare Shaban Hasangjekaj Shoku, miku dhe moshatari im i nderuar, me prejardhje nga Rugova, por i lindur në Zahaq të Pejës, prof. dr. Zymer Ujkan Neziri, me të cilin në fillimvitet e viteve 60-ta të shekullit të kaluar ndoqëm mësimet dhe u diplomuam në gjimnazin atëherë në zë “11 Maji” (tani “Bedri Pejani”) të Pejës, është emër vërtet i njohur në fushën e studimeve folkloristike. Në studimet folkloristike, por edhe etnologjike shqiptare, ai është i pranishëm që prej katër dekadesh. Gjatë kësaj kohe, pa ndërprerje është marrë me mbledhjen, tejshkrimin, përzgjedhjen, botimin dhe studimin e kësaj lënde me kritere të shëndosha shkencore. Prej fillimit të veprimtarisë akademike, varësisht prej rrethanave politike të Kosovës, më 1971, me një ndërprerje bukur të gjatë, ka punuar në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në degën e folklorit. Miku dhe kolegu i ngushtë dhe i pandarë i tij, prof. dr. Zeqirja Neziri, në recensionin e vet kushtuar jetës, veprimtarisë dhe punës së prof. dr. Zymer Ujkan Nezirit, shprehet: “Zymer Neziri i përket brezit të tretë të mbledhësve, botuesve e studiuesve të Eposit Heroik Legjendar Shqiptar. Ai me vite e dekada punoi pa ngurrim, duke mos kursyer sakrificat familjare, në emër të mbledhjes dhe të koleksionimit të traditës së letërsisë gojore shqiptare. Pas një pune të gjatë në mbledhjen, sistemimin e botimin e këngëve të Eposit Heroik

28

Javore KOHA

E ENJTE, 21 SHKURT 2019

Shqiptar, del para studiuesve me një përmbledhje të re studimesh, ku do të paraqesë arritjet e kërkimeve më të reja në fushën e epikologjisë shqiptare. Në këtë kontest, edhe vëllimi i tretë ‘Studime për folklorin, III Ndihmesa për Eposin e Kreshnikëve’ i Zymer Ujkan Nezirit, do të mirëpritet nga studiuesit”. Këtij vëllimi studimesh për folklorin shqiptar i paraprijnë dy vëllimet e tjera të mëparshme studimore: Vëllimi I dhe Vëllimi II me titull “Eposi i Kreshnikëve: Monument i Trashëgimisë Kulturore Shqiptare”, i pari prej 578 faqesh dhe i dyti prej 674 faqesh, të botuara nga Instituti Albanologjik i Prishtinës në vitin 2016, të cilat për shtyp i përgatitën prof. dr. Zymer Ujkan Neziri dhe prof. dr. Arbnora Dushi. Para këtyre vëllimeve, ka botuar edhe studimin monografik në fushën e studimit të figuracionit lirik “Poetika e krahasimit”, të cilën po ashtu e ka botuar Instituti Albanologjik i Prishtinës më 2004. Mu në hyrje të vëllimit, autori Zymer Ujkan Neziri, thekson se: “Studime për folklorin, III Ndihmesa për Eposin e Kreshnikëve, krahas vëllimit vijues IV, ka qenë në rend për shtyp para disa vitesh, por u përfundua tek sivjet, për shkak të detyrimeve të shumta që pata në këtë periudhë, në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Ishin punë shumë të nevojshme, por edhe mjaft të kushtueshme në kohë. Pra, vonesa për shtyp e vëllimit III, punë e nisur më herët, u ndërpre për shkak të detyrave që mora përsipër në vitet në vijim, sidomos ato që kërkonin angazhim tejet të madh për projektin e Eposit të Kreshnikëve për UNESCO dhe për dy konferenca të mëdha ndërkombëtare, po ashtu për Eposin e Kreshnikëve, me pjesëmarrës nga të gjitha qendrat tona universitare, e studimore në Ballkan, si

dhe studiues nga Evropa Perëndimore, Amerika e Azia. Fjala është edhe për angazhimet që pata në ligjëratat brenda e jashtë vendit dhe në kumtesa të mbajtura në institucione universitare e shkencore dhe në konferencat shkencore me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe për pjesëmarrje në organizimin e disa aktiviteteve të tjera shkencore dhe për përgatitje vëllimesh shkencore me kumtesa, për të cilat kërkohej kohë dhe përkushtim i veçantë”. Vëllimin në fjalë i autorit Zymer Ujkan Neziri recensues të të cilit janë: prof. dr. Shaban Sinani nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë në Tiranë dhe prof. dr. Zeqirja Neziri, na Universiteti i Shkupit në Shkup, korrektor prof. Avdi Gashi, përkthyes i rezymeve: prof. as. dr. Lumnije Kulinxha – Kadriu, prof. Piter McMarry dhe mr. sc. Shqipe Z. Neziri – Vela, redaktor teknik, prof. dr. Adem Demaj dhe punues i ballinës së librit prof. Shyqri Nimani, e botoi Insituti Albanologjik i Prishtinës në vitin 2018 dhe përbëhet prej 478 faqesh. Brumin e materies së përfshirë në Vëllimin III, autori Zymer U. Neziri e ka ndarë, radhitur dhe sistemuar në dy pjesë. Pjesa e parë “Ndihmesa për Eposin e Kreshnikëve” dhe pjesa e dytë “Ndihmesa për Epikën historike dhe për folkloristikën”. Në pjesën e parë, e cila edhe është pjesa kryesore e këtij vëllimi, janë përfshirë nëntë (9) studime, shtatë (7) prej të cilave u kushtohen personaliteteve të ndryshme (vendas e të huaj), që janë marrë me mbledhjen dhe me botimin e këngëve të Eposit Heroik Shqiptar, dhe dy (2) punime u kushtohen çështjeve të ndryshme të Eposit Historik Shqiptar. Njëri i kushtohet temës së martesës së personazhit në botën kundërshtare dhe tjetri projektit Eposi i Kreshnikëve


MOZAIK në pesë vende të Ballkanit 2012-2016, njërit prej ndërmarrjeve deri tash më të mëdha në historinë e mbledhjes së këngës epike shqiptare në përgjithësi e të regjistrimit të gjendjes së tashme të tij në veçanti. Studimeve të Epikës Shqiptare, të përfshira në pjesën e parë, i prin punimi “Studiuesit e huaj për Eposin e Kreshnikëve: Vuk Karaxhiq”. Në këtë studim, përfillet ndihmesa e Vuk Karaxhiqit dhënë afirmimit, në njërën anë, në aspektin historik të këngës epike shqiptare, por edhe dëmit në anën tjetër, që Vuku i ka sjellë folkloristikës shqiptare me pikëpamjet e tij të shtrembëruara. Marrja e Zymer U. Nezirit me këtë çështje, është synim i ndriçimit të tri aspekteve që lidhen: a) me këngët epike dhe fragmente këngësh epike të botuara prej Vukut, b) me subjektet prej të cilave ai e ka herrë lëndën dhe c) dëmin që Vuk Karaxhiqi i ka sjellë Epikës Shqiptare gati dy shekuj në vijim. Do përmendur, se Vuku këto këngë i ka shënuar nga subjekte joshqiptare, ndaj dhe këngët e tij dalin fragmentare. Në këtë drejtim, edhe autori Zymer U. Neziri vlerëson punën kontroverse të Vukut, prej mbledhësi e botuesi të Epikës Shqiptare, si dhe pikëpamjet e tij dashakeqe. Këtu ai e ngre në diskutim një çështje shumë të ndjeshme në shkencën folklorike shqiptare e serbe, që ka qenë aktuale në dy shekuj – XIX dhe XX. Në të shtrohet një problem i madh: fillimi i mohimit të ekzistencës së Eposit të këngës epike shqiptare. Kështu , edhe ky punim studiues i au-

torit Zymer U. Nezirit, aktualizon, por edhe njëherazi dëshmon me argumente kohën e lindjes së kësaj pikëpamjeje të padrejtë të ekzistencës së pavarur të Eposit Heroik te shqiptarët, që lidhet me vitin 1830 dhe që është mbjellë nga Vuk Karaxhiqi (Vuk Karadžić). Studimi i dytë me titutll “Ndihmesa e Nikollë Ivanajt për mbledhjen dhe botimin e Eposit të Kreshnikëve në krahinën e Trijeshit të Malësisë së Madhe, i kushtohet ndihmesës dhe rëndësisë historike të veprimtarisë së Nikollë Ivanajt. Ai është botuesi i dytë (pas Gasper Jakovës, 1904), njëri prej mbledhësve të brezit të parë shqiptar, dhe përgjithësisht botuesi i tretë i këngëve të Eposit Historik Shqiptar, që i mblodhi në Malësi të Madhe, konkretisht në Trijesh (Trijepç). Pasi që në vija të përgjithshme përshkruan personalitetin e autorit në studimin e tij, Zymeri ndalet në analizën e 11 këngëve në dorëshkrim (në 2000 vargje) të Nikollë Ivanajt. Ai për ta rrumbullakësuar punën e Ivanajt, dhe për të dhënë një vlerësim më të qëndrueshëm e të plotë shkencor, dhe për të ngritur (paraqitur) një portret të plotë të këtij mbledhësi, ka shfrytëzuar dhe materialet e arkivuara, përkatësisht dorëshkrimet e tij që ruhen në Tiranë në Arkivin e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit. Studimi i tretë “Ndihmesa e Allbert Llordit (Albert Lord), për mbledhjen e Eposit të Kreshnikëve: këngëtarë nga Shqipëria e Veriut, është më i madhi dhe shkencërisht më i ploti. Albert Lordi i përket brezit të dytë të mbledhësve

të njohur të Eposit Historik Shqiptar ndërmjet dy luftërave botërore, thekson Zymer U. Neziri. Kështu Alberti përkrah B. Palajt, D. Kurtit, K. Gurakuqit, F. Fishtës, H. Reçit e P. Qefalisë, zë një vend shumë të rëndësishëm dhe meritor në folkloristikën shqiptare, sidomos për mbledhjen e Eposit të Kreshnikëve. Ky studim i kushtohet metodologjisë së punës hulumtuese të këtij mbledhësi të përkushtuar amerikan të Eposit Heroik Shqiptar, Albert Lordit, veprimtarinë e të cilit Zymer U. Neziri e ka konsultuar në Arkivin e Universitetit të Harvardit. Punimi është shterues dhe mëton të japë ndihmesë në ndriçimin e dy çështjeve të rëndësishme të punës së Lordit: a) Klasifikimin e lahutarëve dhe b) Punën e tij me lahutarë. Në çështjen e parë (a) të këtij punimi, Zymer U. Neziri, ka nënvizuar se Lordi bën pjesë midis studiuesve më të parë epikologë që ofron të dhëna për klasifikimin e lahutarëve sipas rajoneve etnogjeografike. Krahas këtij klasifikimi gjeografik të jashtëm, Zymeri konstaton se A. Lordi ka ofruar të dhëna edhe për një kriter, siç e quan ai, të brendshëm. Mbështetur në të, lahutarët bën të klasifikohen sipas: 1. Mënyrës së përdorimit të instrumenteve, 2. Besimit fetar dhe 3. Moshës. Pos kësaj, autori i këtij vëllimi, një vëmendje të veçantë ua ka kushtuar të dhënave të tjera që i ka mbledhur në terren, në vendet ku ka punuar Lordi, për mënyrën e formimit të lahutarëve dhe vdekjen e panatyrshme të disa prej lahutarëve të njohur. Autori Zymer Ujkan Neziri në vijim studion punën e Lordit me lahutarët e njohur (Gjergj Pllumi, Sokol Martini e Marash Nika) por edhe të të pa afirmuarve (Rizë Zymeri, Ali Meta e Adem Brahimi). Në çështjen e dytë (b), Zymer U. Neziri shtron çështjen e tipologjisë dhe klasifikimit të repertorit të këngëve të Lordit sipas: (b.1) madhësisë, (b.2) llojit të këngëve dhe (b.3) punës me bashkëpunëtorët e tij në terren. Një interes shkencor më vete, padyshim përbën çështja e vlerësimit të të dyja fazave të punës së Lordit, si dhe fatit të dorëshkrimit të tij, të fazës së dytë (19371991). Me këtë vëmendje të madhe që i kushtohet këtij studiuesi amerikan, autori i vëllimit Zymer U. Neziri, arsyeton rëndësinë e madhe dhe vendin e çmuar që duhet të ketë ky mbledhës e studiues amerikan midis mbledhësve të këngëve të Eposit Heroik të Shqiptarëve. E ENJTE, 21 SHKURT 2019

Javore KOHA

29


MOZAIK

Ana e Malit, shembull i ruajtjes së traditave kombëtare Banorët e trevës së Anës së Malit, të cilët shekuj më parë ishin ndarë padrejtësisht nga vëllezërit e tyre përtej Lumit Buna, gjegjësisht nga pjesa tjetër e Anës së Malit të rrethit të Shkodrës brenda kufirit të Shqipërisë, por që për fatin e keq të tyre në vitin 1880 u bë ndarja e tyre e padrejtë. Dhe që nga ajo ditë treva e Anës së Malit që i takon komunës së Ulqinit, në Mal të Zi, ka qenë vazhdimisht e rrezikuar nga asimilimi total, që ushtronin serbo/malazezët ndaj tyre

Haxhi Zeneli

Është për tu habitur se si mbijetuan këta banorë!. Me kujtohet një rast, kur muzicienti i mirënjohur shkodran, Luan Borova i cili nuk jeton më, më, gjersa po punonim një projekt muzikor së bashku, i cili habitej nga ky fakt duke thënë: “së si ka mundësi që keni ruajtur kaq mirë këto këngë? ndërsa ne në Shqipëri kemi menduar se ju jeni sllavizuar”.....:”se edhe pjesa tjetër e Anës së Malit” (që është brenda kufirit të Shqipëri),shpjegonte Luani, se edhe ata gjithmonë na kanë ruajtur këngën shkodrane, bile më tepër se vetë qyteti i Shkodrës”. Pra nga kjo nxjerrim këtë si përfundim: anamalasit e donin artin popullor, kishin shpirtin artdashës, mund të themi se një meritë e pamohueshme në ruajtjen e identitetit kombëtar, i takon edhe artit folklorik, qe banorët

30

Javore KOHA

E ENJTE, 21 SHKURT 2019

e kësaj treve e kanë dashur dhe kultivuar pa ndërprerje me një fanatizëm të madh. Përfundimisht mund të themi se folklori i këngës popullore, u bë një pengesë kryesore e asimilimit të banorëve të kësaj treve. Kjo do të thotë se: një popull i cili respekton dhe nuk harron artin e tij, ai popull në asnjë kohë nuk e humb identitetin kombëtar, përkundrazi ai vazhdon të mbijetojë, pa marrë parasysh se sa presion asimilues ushtrohet mbi atë. Këtë mund ta vërejmë edhe në ditët tona, ku edhe sot, anamalasit e ruajnë me një besnikëri këtë thesar të çmuar, që kanë trashëguar ndër breza, ku me këngët e tyre të cilat kanë lindur nga mendja e këtij populli, për t’u kënduar heronjve legjendarë dhe ngjarjeve të ndryshme familjare, siç ishin për shembull: këngët e ba-

jlozëve që vinin nga deti për t’i okupuar, kënga për Aga Ymerin, kënga e Rexhos Ulqinak, kënga e Haxhi Alisë, Kënga për Dyl Mehmetin, kënga për Haxhi Lulën, këngët e sundimit Osman, këngët e L.N.Ç, këngët e gyrbetit e shumë këngë të tjera, që ende vazhdimisht i rikujton rapsodi i këtyre trevave. Këto troje të lëna pas dore, pa asnjë investim të shtetit, ky vend ku nëntoka mban sekretin e legjendave homerike, kanë qenë dhe mbeten shembull se si të ruhen vlerat folklorike të një kombi i cili ishte me shekuj nën sundimin e të huajve, ku ende po i ruan edhe sot me kujdes që të mos shkrihet. Pra sot mund të mburremi me banorët e këtyre trevave, të cilët në kohët më të vështira, kanë përcjellë dhe


MOZAIK

vazhdojnë të përcjellin trashëgimin e artit popullor brez pas brezi. Edhe pse nga pushtetmbajtësit nuk u bë asgjë për t’i mbrojtur këto vlera të lashta folklorike, ashtu siç bëhet në shtetet e civilizuara, megjithatë populli përsëri gjeti udhët për ta përcjellë deri në ditët tona. Aktivitetet e ndryshme për t’u ruajtur kultura e këtyre trevave autoktone të banuara plotësisht me shqiptarë, herë pas here janë penguar dhe kërcënuar nga pushtetmbajtësit, me burgosje, fyerje e presione të tjera nënçmuese. Populli i këtyre trevave, gjegjësisht anamalasit u qëndruan stoikisht valëve dhe furtunave të kohërave. Ata dëshmuan me mençuri se nuk asimilohen lehtë. Ata janë krenarë se kush janë dhe nga vinë. Janë pa

komplekse inferioriteti, ndaj atyre që u munduan ti nënshtronin, apo asimilonin. Anamalasit respektonin rregullat ligjore ku ata jetonin, por në mendjet dhe zemrat e tyre, asnjëherë nuk i ndryshonin apo mohonin vlerat ndaj kombit të tyre. Ata i ruanin dhe i trashëgonin tek pasardhësit e tyre, më një pasion dhe besnikëri të veçantë. Nënat anamalase, në arkat e nusërisë së tyre, ruanin vlerat e veshjeve kombëtare për bijat e tyre në ditët e martesës. Anamalasit duke qenë artdashës të folklorit dhe veshjeve të tyre tradicionale, ata tuboheshin së bashku, ne tubime të ndryshme, qofshin familjare apo shoqërore, dhe aty lindën idetë e para të organizimit shoqëror. Dhe me ndihmën e atyre që adhuro-

nin këto vlera, lindën edhe shoqëritë e para kulturore- artistike, që nga viti 1968, formohet Shoqëria Kulturore Artistike”Buna”, e cila tuboi rreth vetes artdashësit e këngës popullore vite me radhë, ku jo vetëm që dha shembull se si të ruhen traditat e këtyre trojeve, por me punën e tyre të suksesshme, inspiruan edhe artdashëset e tjerë vendas vite me radhë që të angazhohen edhe shoqëri të tjera në ruajtjen e vlerave tradicionale. Andaj na jep të kuptojmë se dashuria e anamalasve për artin popullor nuk po shuhet, por ajo po vazhdon të përcillet brez pas brezi. Bekuar qofshin të gjithë ata që mundohen të mbajnë gjallë artin folklorik të këtyre trevave, sepse me ruajtjen e këtyre vlerave, ata ruajnë identitetin kombëtar. E ENJTE, 21 SHKURT 2019

Javore KOHA

31


MOZAIK

Zyrtarë të Komunës së Tuzit zhvilluan vizitë zyrtare në Bashkinë e Tiranës

Bashkëpunim në shkëmbimin e përvojave reciproke Tiranë – Nënkryetari i Komunës së Tuzit, Simon Ivezaj, sekretari i Sekretariatit për Financa të Ardhura Lokale dhe Investime, Emin Haxhi dhe sekretari i kuvendit të Komunës, Nermin Alibashiq, zhvilluan vizitë zyrtare njëditore në Tiranë, ku u pritën nga kryebashkiaku i Tiranës Z. Erion Veliaj me bashkëpunëtorët e tij. Gjatë këtij takimi, të dyja palët diskutuan për mundësi bashkëpunimi, me theks të veçantë në fushën e projekteve të fondeve evropiane dhe të sektorit ndërkufitar. Nënkryetari i Komunës, Simon Ivezaj, ka shprehur bindjen se nga bashkëpunimi me Bashkinë e Tiranës,

32

Javore KOHA

E ENJTE, 21 SHKURT 2019

mund të mësojnë shumë kur bëhet fjalë për fondet IPA dhe për projektet e bashkëpunimit ndërkufitar. “Tirana është qyteti në të cilin kam studiuar dhe jam marrë me aktivitete sportive. Këtu kam formuar personalitetin tim dhe jam shumë i kënaqur që kam mundësinë ta afroj Tuzin me Tiranën pasi për mua, të dyja këto vende kanë vlera sentimentale” ka theksuar Ivezaj. Në këtë takim është biseduar edhe për bashkëpunimin në fushën e kulturës, sportit dhe për bashkëpunimin në mes të rinjve. Zyrtarët nga Komuna e Tuzit kanë bërë të ditur se duke marrë parasysh

faktin që Mali i Zi dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të mira si dy shtete fqinje, është potencuar edhe mundësia e bashkëpunimit në fushën e Turizmit si dhe bashkëpunimi në shkëmbimin e përvojave reciproke në sektorin e financave, ekonomisë dhe valorizimit të biznesit. Nga ana tjetër, kryebashkiuaku i Tiranës Z. Erion Veliaj ka shprehur dëshirën që të vizitojë Komunën e Tuzit dhe kryeqytetin Podgoricë. Kjo është hera e parë që zyrtarë të Komunës së sapoformuar të Tuzit zhvillojnë takim me kryebashkiakun e Tiranës, Z. Erion Veliaj. t. u.


MOZAIK

Fondacioni Plavë-Guci me seli në Nju Jork me donacione ndihmon vendlindjen

Për vogëlushët parashkollorë dhuratë tekste dhe mjete mësimore Plavë/Guci – Mërgimtarët shqiptar nga trevat e komunave Plavë e Guci, të cilët jetojnë dhe punojnë në SHBA e gjetiu, pos mallit, nostalgjisë dhe kujtesës për vendlindje, që gjithnjë është e ngulitur dhe e pranishme në ndërgjegjen dhe vetëdijen e tyre, ata përmes donacioneve të shumta në të holla, kryesisht nga buxheti i Fondacionit Plavë Guci me seli në Nju Jork, kohë pas kohe mbështesin dhe materialisht, përkrahin dhe ndihmojnë bashkëvendësit dhe bashkëkombësit e vetë në zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve të ndryshme, por edhe në avancimin dhe modernizimin e infrastrukturës së tërësishme, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira jetësore, në radhë të parë, në emancipimin, edukimin dhe arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve në institucionet parashkollore, parauniversitare dhe universitare. Përmes komunikimeve të vazhdueshme me bashkëvendësit në vendlindje, ndër të tjerat, u njoftuan edhe për mungesën e teksteve dhe mjeteve mësimore në gjuhën shqipe në kopshtin e fëmijëve parashkollorë

në Plavë dhe në njësinë e tij degën në Guci, në të cilët në dy grupe të përziera edukative, edukohen dhe arsimohen edhe 50 vogëlushë shqiptarë të moshës 3-6 vjeçare, 26 në kopshtin amë në Plavë dhe 24 në atë degë në Guci. Për ta zgjidhur sa më parë këtë çështje, stafi drejtues i Fondacionit Plavë-Guci në Nju Jork, kohë më parë nga buxheti i tij ndau një sasi të konsiderueshme të hollash, të cilat për destinimin e caktuar u përcollën për realizim në vendlindje. Përfaqësuesi i autorizuar i tyre, bashkëvendësi, veprimtari dhe aktivisti i çështjeve të natyrës humanitare, Shaban Prelvukaj, kreu pa hezituar detyrimin e dhënë. Pas marrëveshjes me stafin punëdrejtues të Kopshti të fëmijëve parashkollorë në Plavë, në Entin për Botimin e Teksteve dhe Mjeteve Mësimore në Prishtinë, por edhe në librari të tjera, bleu sasi të konsiderueshme tekstesh mësimore në gjuhën shqipe sipas planprogramit të punës mësimore- edukative, por edhe të mjeteve të tjera didaktike për demonstrimin dhe konkretizimin

e punës me fëmijë, të cilat me 14 shkurt në Guci dhe me 15 shkurt të këtij viti në Plavë, në mënyrë solemne në pronësi për shfrytëzim të 50 vogëlushëve parashkollor dhe të dy edukatoreve të tyre, ia dorëzoi drejtoreshës së kopshtit të fëmijëve, MA Minella Markishiq, në prezencën e vogëlushëve dhe edukatoreve. Z. Shaban Prelvukaj, në fjalën e rastit, përzemërsisht falënderoi Fondacionin Plavë-Guci për donacionin human dhe me vlerë, me të cilin është zgjidhur problemi i mungesës së teksteve dhe mjeteve mësimore në gjuhën shqipe në këtë institucion parashkollor në të cilin janë të përfshirë në arsimim dhe edukim 50 vogëlush të moshës parashkollore, 3-6 vjeçare. Në veçanti, ai falënderoi kameramanin, fotografin dhe aktivistin e gjithanshëm, me qëndrim dhe punë në Nju Jork, Alex Selimaj, për dy foto-panoramat e Plavë-Gucisë, të cilat u vendosën në ballinat e mësonjëtoreve. “Edhe pse larg vendlindjes, mërgimtarët tanë bashkëvendës, me donacionet e veta të herëpashershme humane dhe me vlerë, kryesisht nga buxheti i Fondcionit Plavë-Guci, dëshmojnë se janë me ne dhe pranë nesh. Pos këtij donacioni, me të cilin u zgjidh problemi i teksteve dhe i mjeteve mësimore në gjuhën shqipe në kopshtin e fëmijëve, për festën e Vitit të Ri 2019, kontribuuan në sigurimin e dhuratave për 369 fëmijë dhe të pakove në artikuj ushqimorë për 23 familje skamnore në vendbanimet e komunave Plavë e Guci, për të cilat u shpenzuan gjithsej 5.145$”, theksoi Z. Prelvukaj. Për donacionin me vlerë dhe të qëlluar, Fondacionin Plavë-Guci dhe përfaqësuesin e tij Shaban Prelvukaj, me sinqeritet të plotë i falënderoi drejtoresha, MA Minella Markishiq, e cila në fjalën e rastit theksoi se kjo shoqatë bamirëse, humanitetin e vet në vepër e ka dëshmuar edhe shumë herë më parë, përmes ndihmave të ndryshme materiale në drejtim të avancimit të punës edukativo-arsimore. Falënderimit iu bashkuan edhe edukatoret, Miradije Gjonbalaj dhe Gjykë Novaj. Sh. Hasangjekaj E ENJTE, 21 SHKURT 2019

Javore KOHA

33


IN MEMORIAM

Mesazh ngushëllimi i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve „Art Club“ me rastin e vdekjes së Akademikut Idriz Ajeti

Model dhe frymëzues i albanologëve shqiptarë dhe nëpër botë Shkuarja nga kjo jetë e gjuhëtarit, profesorit, shkencëtarit, akademikut, para së gjithash, pionierit të studimeve albanologjike në Kosovë, Idriz Ajeti, është një humbje e madhe për shkencat e albanologjisë në përgjithësi dhe për studimet e gjuhës shqipe në veçanti. Profesor Idriz Ajeti i ngriti studimet për gjuhën shqipe, në nivele shkencore dhe akademike, duke hyrë në brezin e gjuhëtarëve shqiptarë më të njohur si Eqrem Çabej, Mahir Domi, Selman Rizaj, Jup Kastrati etj. Ky brez i gjuhëtarëve shqiptarë ndikoi që qendra e studimeve për gjuhën shqipe, natyrshëm të jetë në

34

Javore KOHA

E ENJTE, 21 SHKURT 2019

kryeqendrat shqiptare si: në Tiranë dhe Prishtinë. Idriz Ajeti përveç studimeve për dialektologjinë shqiptare, marrëdhëniet gjuhësore midis shqipes dhe serbishtes, trajtoi edhe aspekte të historisë së gjuhës shqipe etj. Profesor Idriz Ajeti ishte edhe mësimdhënës i njohur në Universitetin e Prishtinës dhe një nga udhëheqësit e disa institucioneve të rëndësishme arsimore dhe shkencore në Kosovë. Sa i përket lidhjeve me shqiptarët në Malin e Zi, ai është studiuesi i të folmeve të Krajës, përkatësisht të arbneshëve të Zarës që janë

shpërngulur nga zona e përmendur si dhe pjesëmarrës i sesionit shkencor për librin e parë të gjuhës shqipe - “Meshari”-n e Gjon Buzukut, që u mbajt në Ulqin, më 19-20 maj 1995, organizuar nga Shoqata “Art Club”, në 440-vjetorin e këtij libri. Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” nga Ulqini u shpreh ngushëllimet e thella të afërmëve të profesor Idriz Ajetit, Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, anëtar dhe kryetar i së cilës ishte, si dhe të gjithë albanologëve shqiptarë dhe nëpër botë, pasi Ai ishte model dhe frymëzues i tyre.


SPORT

Patinazhi i shpejtë në akull natyror në liqenin Weissensee në Austri

Gara kundër orës dhe ndryshimeve klimatike

Çdo dimër, afro 6 000 persona nga Holanda bëjnë një pelegrinazh në Weissensee, qytetin austriak me 753 banorë. “Emigrantët” e klimës në botën sportive, kërkojnë të ftohtit dhe akullin e këtij liqeni të madh, në formë asparagusi

Mijëra holandezë me patina u mblodhën para agimit mbi sipërfaqen e ngrirë të Weissensee, liqenit të gjatë dhe të ngushtë që ia jep emrin edhe qytetit të vogël austriak ku gjendet liqeni. Qielli ishte i errët dhe dritat e holandezëve me patina, që i kishin vënë mbi kokë, po jepnin një shkëlqim mbi akullin që dukej i zi. Ata ishin paralajmëruar që mos t’i hiqnin syzet, në mënyrë që sytë të mos ngriheshin në erë. Kushtet sipas çdo standardi të arsyeshëm ishin brutale. Por, garuesit ishin në qiellin e shtatë. “Gjëja më e bukur në jetë është patinazhi mbi një shtresë akulli që merr ngjyrën e zezë, në të ftohtë, duke dëgjuar tingujt e patinave në natyrë”, tha Wim Wiltenburg (53), një bankier që kishte ardhur nga Tilburgu. Patinazhi i shpejtë në akull natyror është një sport nacional në Holandë që e adhurojnë të gjithë dhe që ka traditë. Megjithatë, holandezët këtë

traditë nuk e mbajnë domosdo në Holandë, shkruan “The New York Times”. Ndryshimet klimatike bëjnë që dimri të jetë i ngrohtë dhe ujërat nuk mund të ngrihen për të aplikuar këtë sport. Pasojat e kësaj janë ndier më thellësisht në një ngjarje historike të quajtur Elfstedentocht, një turne njëditor i shpejtësisë në distanca të gjata nëpër njëmbëdhjetë qytete të provincës Friesland në Holandë. Kjo garë mban një vend të rëndësishëm në kulturën sportive holandeze. Gara, emri i së cilës përkthehet “turneu në 11 qytete”, është mbajtur që nga fundi i viteve 1700 dhe zyrtarisht njihet që nga viti 1909. Duke përshkuar një rrugë të vazhdueshme prej rreth 200 kilometra, gara në Elfstedentocht mbahet vetëm kur liqenet dhe kanalet e Frieslandit krijojnë trashësi të akullit prej 15 centimetrash ose më shumë. Kjo dikur ishte një gjë thuajse e za-

konshme. Kohët e fundit ka ndodhur shumë rrallë. Që nga fillimi i garës zyrtare në vitin 1909 e deri më 1963, Elfstedentocht u mbajt 12 herë. Që atëherë ka pasur tri gara, e fundit në vitin 1997. Disa në Friesland pyesin veten nëse do të mbahet atje përsëri.

Periudha më e gjatë pa garë të mbajtur

Java e kaluar shënoi një moment historik shqetësues për garën Elfstedentocht: e premtja ishte dita e 8,070 që nga edicioni i kaluar, periudha më e gjatë pa një garë që nga fillimi i saj. Por holandezët refuzojnë ta lënë shpirtin e saj të vdesë. Çdo dimër, afro 6.000 persona nga Holanda bëjnë një pelegrinazh në Weissensee, qytetin austriak me 753 banorë. “Emigrantët” e klimës në botën sportive, kërkojnë të ftohtit dhe akullin e këtij liqeni të madh, në formë asparagusi. (Koha Net) E ENJTE, 21 SHKURT 2019

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 21 shkurt 2019

Viti XVlll Numër 852 Çmimi 0,50

A do të sjellë bashkimi i partive politike shqiptare pranverën në Malësi ISSN 1800-5696

Shqipëria po zbrazet nga emigrimi i heshtur

Babai i Albanologjisë në Kosovë


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.