Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 26 tetor 2017 Viti XVl Numër 787 Çmimi 0,50

Qyteti me një rrugë

ISSN 1800-5696

Akte të turpshme të cilat duhet të dënohen dhe të marrin fund një herë e mirë

Instagrami po devijon shoqërinë


PËRMBAJTJE

4

5 Bisedohet mbi mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme

Unifikimi i faktorit politik shqiptar lehtëson realizimin e të drejtave

18

20 Faqja e bardhë e historisë

Nachtigal dhe çështja e gjuhës unike letrare shqipe

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 26 TETOR 2017


PËRMBAJTJE

22

26 Lëndë e mbledhur nga nxënësit

Dëshmi e kujdesit për mbijetesën e fakteve kulturore shqiptare

32

35 Skender Katana, fitues i Turneut masters deri në 10 vjeç

Krijohet harta e re politike nëpër komuna

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 26 tetor 2017 Viti XVl Numër 787 Çmimi 0,50

Qyteti me një rrugë

ISSN 1800-5696 6965-0081 NSSI

Akte të turpshme të cilat duhet të dënohen dhe të marrin fund një herë e mirë

Instagrami po devijon shoqërinë

fund një herë e mirë hen dhe të marrin cilat duhet të dënoAkte të turpshme të

shoqërinë po devijon Instagrami

ARKIVI: www.kohajavore.org

E ENJTE, 26 TETOR 2017

një rrugë Qyteti me

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, priti kryetarin e Forcës së Re Demokratike dhe të Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu

Unifikimi i faktorit politik shqiptar lehtëson realizimin e të drejtave Tiranë – Kryetari i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, njëkohësisht kryetar i Komunës së Ulqinit, është pritur të hënën në Tiranë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Në deklaratën për shtyp të zyrës së Presidentit të Shqipërisë thuhet se Presidenti Meta vlerësoi kontributin e dhënë nga shqiptarët e Malit të Zi në forcimin e marrëdhënieve shumë të mira mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe për pavarësinë, anëtarësimin në NATO dhe integrimet evropiane të Malit të Zi. “Presidenti theksoi rëndësinë e

4

Javore KOHA

E ENJTE, 26 TETOR 2017

përmirësimit dhe shtimin e pikave të kalimeve kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, sidomos zgjerimin e kalimit kufitar Sukubinë - Muriqan, si dhe mundësinë për kalimin e mallrave në këtë pikë të kalimit kufitar, duke pasur parasysh që kjo pikë e kalimit kufitar është e projektuar për kalimin e 400 mijë personave dhe tani ka tejkaluar mbi 2 milionë persona në vit”, thuhet në deklaratë. Meta po ashtu vuri në dukje rëndësinë e madhe që ka përkrahja e shqiptarëve të Malit të Zi për partitë shqiptare, si në zgjedhjet vendore ashtu edhe në ato qendrore, si parti

që mbrojnë drejtpërdrejt interesat e tyre. “Unifikimi i qëndrimeve të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi, do ta bënte më të lehtë realizimin e të drejtave të shqiptarëve, ashtu siç janë në Kushtetutën e Malit të Zi”, theksoi Presidenti. Nga ana tjetër, Cungu kërkoi ndihmë nga Presidenti Meta, që të ndikojë tek autoritetet qendrore të Malit të Zi, në përmirësimin e ligjit zgjedhor në Mal të Zi, i cili do të përmirësonte dukshëm përfaqësimin e shqiptarëve në Parlamentin e vendit. (Kohapress) 


NGJARJE JAVORE

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, priti senatoren franceze Helene Conway-Mouret

Bisedohet mbi mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme Podgoricë – Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, u takua të premten me senatoren franceze Helene Conway-Mouret. Në njoftimin për media të Kuvendit të Malit të Zi thuhet se ata kanë shkëmbyer mendime mbi bashkëpunimin e Grupit të miqësisë me Senatin dhe Asamblenë Kombëtare të Francës. Në takim është diskutuar edhe për

bashkëpunimin e Malit të Zi dhe Francës në dritën e integrimeve euro-atlantike. Nënkryetari Nimanbegu ka shprehur interesim për inicimin e mundësisë që Mali i Zi të bëhet anëtar i Unionit të Vendeve Frankofone, gjë që do të ishte me rëndësi të posaçme për përparimin e mëtejshëm të Malit të Zi.

Gjatë takimit është biseduar edhe mbi planifikimin hapësinor. Lidhur me këtë, nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi ka theksuar se për fat të keq, sistemi i planifikimit hapësinor në Mal të Zi është centralizuar para do kohësh. Bashkëbiseduesit janë pajtuar për nevojën e avancimit të bashkëpunimit në fushën e turizmit.(Kohapress)

E ENJTE, 26 TETOR 2017

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Qyteti me

Dukuri

Vendosja e regjimit të ri të komunikacionit për shkak të kryerjes së punimeve ka çorientuar dhe paralizuar trafikun duke krijuar një kaos të vërtetë. Ndërtimi i këtij rrethrrotullimi ka nxjerrë në pah mangësitë në planifikimin e infrastrukturës rrugore dhe mungesën e rrugëve alternative

Ismet Kallaba

Qytetet e vogla veçohen zakonisht për planifikim urban të thjeshtë dhe infrastrukturë rrugore modeste në krahasim me qytetet e mëdha. Kjo gjë është e vetëkuptueshme nëse kemi parasysh faktin se infrastruktura ndërtohet në bazë të nevojave reale për të plotësuar kërkesat e popullatës dhe shtrirjes hapësinore të qytetit. Megjithatë, planifikimi i in-

6

Javore KOHA

E ENJTE, 26 TETOR 2017

frastrukturës rrugore duhet të marrë parasysh edhe situatat emergjente, si aksidentet, zjarret apo rastet tjera, kur nevojiten zgjidhje alternative. Ulqini ka një rrugë kryesore, e cila kalon mes për mes qytetit, nëpër të cilën zhvillohet pjesa më e madhe e qarkullimit rrugor. Rritja e numrit të automjeteve dhe amortizimi i infrastrukturës rrugore ekzistuese, në të cilën nuk është ndërhyrë me vite të tëra, ka rënduar trafikun rrugor në këtë qytet. Kjo vërehet sidomos gjatë sezonit veror kur edhe numri i automjeteve shumëfishohet disa herë për shkak të turistëve. Që prej një muaji, në Ulqin kanë filluar punimet për ndërtimin e rre-

thrrotullimit në qendër të qytetit, afër godinës së Komunës së Ulqinit. Një gjë pozitive dhe që duhet përshëndetur nëse merret parasysh fakti se për shumë vjet nuk është ndërhyrë në infrastrukturën rrugore të qytetit. Por vendosja e regjimit të ri të komunikacionit për shkak të kryerjes së punimeve ka çorientuar dhe paralizuar trafikun duke krijuar një kaos të vërtetë. Ndërtimi i këtij rrethrrotullimi ka nxjerrë në pah mangësitë në planifikimin e infrastrukturës rrugore dhe mungesën e rrugëve alternative. Disa rrugë dytësore, më saktë rrugica, të cilat përdoren për të shmangur pjesën e qytetit ku janë duke u kryer punimet,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

një rrugë

Disa rrugë dytësore, më saktë rrugica, të cilat përdoren për të shmangur pjesën e qytetit ku janë duke u kryer punimet, përpos që janë të amortizuara nuk i plotësojnë kushtet as për rrugë fshati e jo më të një qyteti bregdetar siç është Ulqini. Këto rrugë, deri dje “rrugë qorre”, që vetëm rrugë qyteti nuk mund të jenë, nuk i plotësojnë as standardet minimale, pa trotuare dhe ndriçim adekuat, ku interesat private mbizotërojnë interesin publik

përpos që janë të amortizuara nuk i plotësojnë kushtet as për rrugë fshati e jo më të një qyteti bregdetar siç është Ulqini. Këto rrugë, deri dje

“rrugë qorre”, që vetëm rrugë qyteti nuk mund të jenë, nuk i plotësojnë as standardet minimale, pa trotuare dhe ndriçim adekuat, ku interesat

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

private mbizotërojnë interesin publik. Sidomos është vështirë për t’u gjetur në këtë kaos trafiku për dikë që nuk është nga Ulqini dhe nuk e njeh mirë atë. Kjo situatë përbën një alarm për të gjithë vendimmarrësit në Komunën e Ulqinit se duhet ndërhyrë sa më parë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore me qëllim të lehtësimit të qarkullimit rrugor për këmbësorët dhe automjetet dhe rritjes së sigurisë së tyre. Për këtë arsye duhet vazhduar ndërtimi i rrugëve për t’i përfunduar ato në bazë të projekteve ekzistuese dhe planifikuar rrugë të reja që zgjidhin problemet tashmë evidente. E ENJTE, 26 TETOR 2017

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Incidentet e fundit në Gjimnazin “25 Maji” në Tuz

Akte të turpshm që duhet të dën

Toni Ujkaj

Tuz- Institucionet shkollore, në veçanti Gjimnazet e ndryshme publike janë ambiente në të cilat herë pas here lindin probleme e incidente të ndryshme të cilat për fat të keq ndonjëherë përshkallëzohen në atë masë saqë nga një incident i “vogël” përfundojnë në dhunë dhe përleshje fizike e deri në rrahje më brutale më

8

Javore KOHA

E ENJTE, 26 TETOR 2017

mjete të ndryshme. Incidentet nëpër disa mjedise shkollore viteve të fundit, në vend që të zbehen dhe të marrin fund, ato kanë filluar të shpeshtohen, një dukuri kjo në rritje e sipër e cila duhet shikuar si shqetësuese dhe brengosëse, që kërkon vëmendje dhe angazhim më serioz dhe më të gjithanshëm, pasi

ato janë një pasqyrë e shëmtuar si për vetë institucionin në të cilin këto dukuri “lulëzojnë” por dhe për vendin ku këto fenomene ndodhin. Në Malësi problematikat e tilla ndër vite nuk kanë qenë të pakta dhe mund të thuhet se shpesh herë edhe janë neglizhuar dhe lënë në harresë, por edhe pse profesorët dhe prindërit

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

“ me nohen të cilët obligohen që të përkujdesen maksimalisht për mirëqenien, edukimin dhe emancipimin e fëmijëve të tyre i kanë lënë në harresë incidentet e mëparshme, kanë qenë nxënësit ata të cilët nuk i kanë harruar veset e vjetra, ata të cilët janë përfshirë sërish në incidente të cilat në këtë kohë, duhen cilësuar dhe konsideruar si gjeste të shëmtuara dhe të turpshme të cilat kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. Rasti i fundit i një incidenti të cilin edhe disa nga profesorët e kanë quajtur si brutal, është ai i ndodhur javën e kaluar në Gjimnazin “25 Maji” në Tuz, madje për dy ditë rresht, ku një grup relativisht i madh nxënësish janë përleshur me njëri- tjetrin, madje aq shumë saqë disa nga ata kanë përfunduar edhe në urgjencë, duke përdorur dhe mjete të forta siç kanë pohuar dhe disa profesorë të kësaj shkolle, përdorimi i të cilave ndalohet me ligj, e aq më tepër kur bëhet fjalë për përdorimin dhe futjen e tyre nëpër institucione publike edukativoarsimore. Në këtë gjimnaz kjo dukuri e incidenteve të dhunshme dhe të frikshme, shkeljet e kodit etik dhe të rregullores së shkollës, nuk është risi ose diçka e pazakonshme. Kjo dukuri i ka rrënjët disa dekada më parë por siç duket po shndërrohet në një dukuri të zakonshme madje dhe në traditë, ku ngjarje të tilla po pasqyrojnë jo një institucion ku do të duhej të transmetonte dituri, edukatë dhe emancipim, por në një institucion në të cilin rast pas rasti po ndodhin gjeste vandale dhe të papranueshme. Ato ndikojnë negativisht tek të gjithë ata

Të gjitha institucionet edukativo- arsimore duhet të shërbejnë si shembull dhe pasqyrë e mirësjelljes, duke qenë se vet misioni i tyre është i tillë që duhet të transmetojnë vetëm edukatë, njohuri, shembuj pozitivë, arritje dhe suksese të nxënësve të tyre në lëndë të ndryshme dhe të çrrënjosin e të shmangin të gjitha fenomenet negative të cilat njollosin dhe cenojnë autoritetin e një institucioni që edukon gjenerata të tëra

nxënës të cilët janë të edukuar dhe të predestinuar të mësojnë dhe të edukohen por që kur kujtojnë ngjarjet e krijuara nga bashkëmoshatarët e tyre të cilët kanë mungesë edukate, në radhe të parë prindërore, ata pësojnë stres, ankth dhe frikë. Incidenti i fundit i ndodhur në këtë mjedis edukativo-arsimor ka krijuar një kaos të vërtetë në mjediset e kësaj shkolle, ku unë personalisht pas incidentit të ndodhur kam parë nga afër dritare të thyera, dyer të dëmtuara e gjësende të tjera të përmbysura në korridoret e kësaj shkolle, teksa situata monitorohej dhe u normalizua nga ndërhyrja efikase e forcave të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Shtetit, dhe nga personeli i ndihmës së shpejtë, pasi situata ishte përshkallëzuar aq shumë saqë ndihma e personelit mjekësor ishte e nevojshme dhe e pashmangshme. Të gjitha institucionet edukativo- arsimore duhet të shërbejnë si shembull dhe pasqyrë e mirësjelljes, duke qenë se vet misioni i tyre është i tillë që duhet të transmetojnë vetëm edukatë, njohuri, shembuj pozitivë, arritje dhe suksese të nxënësve të tyre në lëndë të ndryshme dhe të çrrënjosin e të shmangin të gjitha fenomenet negative të cilat njollosin dhe cenojnë autoritetin e një institucioni që edukon gjenerata të tëra. Mendoj se ka ardhur koha që të kihet një vëmendje dhe një angazhim më i lartë në dhënien fund të kësaj dukuria në këtë Gjimnaz. Do të duhej që të ndërmerren masa serioze dhe më të koordinuara në radhë të parë nga vet drejtoria e shkollës dhe nga këshilli i profesorëve por dhe një

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

bashkëpunim dhe një koordinim më i mirë i treshes, nxënës- prind- profesor. Për fat të keq, në shumicën e rasteve për incidentet e tilla, janë fajësuar edhe disa prindër të cilët i keq-edukojnë fëmijët e tyre, për të mos thënë i shthurin deri në pikën e fundit dhe si pasojë e keq-edukimit të tyre, fëmijët e tyre pastaj nuk janë të prirur për të mësuar e zgjeruar bagazhin e tyre me njohuri të reja por për të shkaktuar grindje e incidente të cilat mendoj që nuk duhet toleruar më, por ato duhet të marrin fund dhe të rifillohet me një traditë të re të të mësuarit dhe të të qenit i emancipuar siç janë pjesa dërrmuese e vendeve të zhvilluara. Ndërkaq, mendoj se prania e një polici kujdestar në këtë institucion do të ishte më se e mirëseardhur dhe do të ndihmonte në zbutjen e kësaj problematike të kahmotshme, pasi të paktën do të vendoseshin kontrolle rutinë për të gjithë ata nxënës të cilët kapen me mjete të forta gjatë hyrjes së tyre në ambientet e shkollës. Së fundmi, do të ishte më se e dobishme si për bashkëmoshatarët e tyre që aspirojnë të mësojnë dhe të edukohet, ashtu dhe për një komunitet të tërë, që të ndërmerren masa dhe të dënohen të gjithë ata nxënës të cilët identifikohen në kapjen e kryerjes së veprave të tilla vandale dhe të turpshme, të përjashtohen nga procesi mësimor në mënyrë që të mos pengohen nxënësit e tjerë të cilët kanë vijuar shkollimin në këtë mjedis për të mësuar, edukuar dhe zgjeruar njohuritë e tyre për një të ardhme më premtuese dhe më me perspektivë. E ENJTE, 26 TETOR 2017

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Sa zota i kanë S

Shumë shkrimtarë, gazetarë dhe njerëz me autoritet, në vend që të kenë kujdes për fjalorin e gjuhës s dhe kështu po e varfërojnë gjuhën, elementin kryesor të kombit

Qani Osmani

Në Librin e Ginisit shënohen sukseset e jashtëzakonshme të individëve të rruzullit tokësor në lëmi të ndryshme të shkencës, kulturës dhe aktiviteteve të tjera shoqërore. Po qe se në këtë libër do të shënoheshin edhe anomalitë e individëve që i përkasin një kombi, me siguri shqiptarët do të zënin vendin e parë, pasi numri i anomalive te ata në vend se të zvogëlohet po rritet me përmasa tepër të mëdha. Mos kujdesi i shoqërisë shqiptare ndaj vlerave kombëtare; pakujdesia ndaj gjuhës, kulturës dhe virtyteve shqiptare do të zinin vend me rëndësi në këtë libër dhe lexuesit e shumtë të tij do të habiteshin me anomalitë e shqiptarëve. Po tu hedhim një sy mediave elektronike dhe të shkruara(respekt për përjashtimet pozitive) në gjuhën shqipe do të shohim se fjalët e huaja zënë me të madhe vendin e fjalëve tona të bukura. Kjo edhe mund të kupto-

10

het deri diku, pasi që, si komb dhe shoqëri gjendemi në një kaos politik dhe organizativ, prandaj kjo dukuri shoqërore përpos krizës politike sjell edhe atë morale dhe kulturore. Në këtë shkrim nuk kam qëllim të shkruaj për përdorimin e fjalëve të huaja, që i kanë vërshuar mediat elektronike, gazetat dhe revistat tona, por dëshiroj të shkruaj për përdorimin gabimisht në të shkruar dhe të folur të fjalës “ZOTI”...në vend të fjalës “ZOTËRI”...Pra thuhet gabimisht: Zoti kryetar, Zoti ministër, Zoti x... etj. Dihet se prej fjalës “Zot-i” rrjedhin shumë fjalë, që kanë marrë kuptim të veçantë, p.sh: njeri i zoti, njeri zotëri, i zoti i fjalës, i zoti i pendës, i zoti i pushkës, i zoti i shtëpisë etj. Me fjalën i zoti i shtëpisë kuptojmë kryefamiljarin apo përgjegjësin e familjes. Me fjalën “Zotëri” në jetën e përditshme i drejtohemi një personi që nuk e njohim, apo që e njohim, por i drejtohemi në mënyrë zyrtare dhe me respekt (nderim). Populli shqiptar me fjalën “ZOT” kupton krijuesin e vetëm të gjithësisë, të qiejve dhe të tokës dhe jetës në të”. Të përdoret fjala “Zot” në vend të fjalës “Zotëri”, jo që në pikëpamje gjuhësore është shkelje e rëndë, pasi

që po e varfërojmë gjuhën tonë me një fjalë që ajo e ka , por edhe po bëjmë shkelje të rënd etike dhe morale, sepse të Madhin Zot po e ofendojmë duke shpikur e shpifur zota-njerëz, pra po e shoqërojmë atë me shokë. Dihet se gjatë sundimit të diktaturës komuniste, diktatorët e patën mohuar “Zotin” e vërtetë për ta bërë vetveten e tyre pronar dhe zot jo vetëm të pakurrizorëve, që i shoqëronin për t’ua bërë aminin urdhrave të tyre, por me mjete më barbare i detyronin banorët e torishtës së tyre t’i konsideronin ata zota të vërtetë, por donin t’i quanin thjesht shokë. Dihet se filozofia sllavo-komuniste përdorte demagogjinë dhe gënjeshtrën si mjet manipulimi dhe mashtrimi, prandaj edhe për këtë qëllim komunistët shqiptarë e patën zëvendësuar fjalën zotëri me fjalën shok. Sot, në të kundërt e sundimit të diktatorëve ateistë, fjala shok-u është zhdukur nga përdorimi dhe në vend të saj me të madhe po përdoret gabimisht fjala “Zot” në vend të fjalës “Zotëri”. Ky lloj pështjellimi i fjalëve dhe kuptimeve nuk mund të arsyetohet nga logjika e shëndoshë dhe nuk dihet se për çfarë arsyeje u bë dukuri e përhapur tek ne shqiptarët.

Sot, në të kundërt e sundimit të diktatorëve ateistë, fjala shok-u është zhdukur nga përdorimi dhe në vend të saj me të madhe po përdoret gabimisht fjala “Zot” në vend të fjalës “Zotëri”. Ky lloj pështjellimi i fjalëve dhe kuptimeve nuk mund të arsyetohet nga logjika e shëndoshë dhe nuk dihet se për çfarë arsyeje u bë dukuri e përhapur tek ne shqiptarët. Kjo mund të jetë edhe një anomali më shumë, në mozaikun e anomalive të shumta shqiptare, që u krijuan pas rënies së diktaturës komuniste

Javore KOHA

E ENJTE, 26 TETOR 2017

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Shqiptarët?!

sonë të bukur, me të madhe po përdorin fjalë të huaja pa patur nevojë për to,

Kjo mund të jetë edhe një anomali më shumë, në mozaikun e anomalive të shumta shqiptare, që u krijuan pas rënies së diktaturës komuniste. Derisa redaktorët e mediave të shkruara dhe të atyre elektronike nuk kanë mundësi të zgjedhin krizën e thellë politike dhe morale në të cilën e kanë futur kombin tonë karrieristet e etshëm për pushtet dhe politikanët e pangopur për përfitime personale dhe grupore, ata kanë mundësi që së paku këtë dukuri të shëmtuar

të zëvendësimit të fjalës “Zotëri” me fjalën “Zot”, ta korrigjojnë dhe përmirësojnë me anë të lektorëve që i kanë të punësuar në redaksitë e tyre. Por gjithsesi përgjegjësia më e madhe u takon gazetarëve dhe intelektualëve të cilët meren me shkrime dhe nuk dinë, apo nuk duan të dijnë se nuk bën të përzihet dhe të përdoret gabimisht fjala “Zot”...në vend të fjalës “Zotëri”. Shumë shkrimtarë, gazetarë dhe njerëz me autoritet, në vend që të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

kenë kujdes për fjalorin e gjuhës tonë të bukur, me të madhe po përdorin fjalë të huaja pa patur nevojë për to, dhe kështu po e varfërojnë gjuhën, elementin kryesor të kombit. Është më se e domosdoshme që sa më parë të ndërpritet dhunimi i besimtarëve që i besojnë një Zoti, Zotit të vërtetë, Krijuesit të gjithësisë dhe të njerëzimit nga mjetet e komunikimit publik, që po përdorin pa nevojë dhe pa vend fjalën “ZOT” në vend të fjalës zotëri apo zotni. E ENJTE, 26 TETOR 2017

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Deputetët shqiptarë në zgjedhjet e vitit 1953

Shqiptarët nuk përf në organet e pushte Gjekë Gjonaj

Zgjedhjet për deputetë popullorë në Kuvendin Popullor janë mbajtur në nëntor të vitit 1953, me vendimet e Këshillit Ekzekutiv dhe të Komisionit Zgjedhor. Në Këshillin Republikan zgjedhën 70, kurse në Këshillin e Prodhuesve 52 deputetë. Domethënë gjithsej 122 deputetë , apo 39 deputetë më pak sesa në zgjedhjet e tetorit të vitit 1950. Zgjedhjet për deputetë në Këshillin Republikan u orgaizuan në 70 rrethe zgjedhore, në Tivar, Bijello Pole, Bokë të Kotorrit, Durmitor, Ivangrad, Kollashin, Nuikshiq, Plevle , Titotograd dhe Cetinë. Në zgjedhjet për deputetë popullorë në Këshillin e Prodhuesve u caktuan rrethet e veçanta zgjedhore të ndara në dy grupe prodhuese : 1. Industria, tregtia dhe zejtaria – 30 rrethe zgjedhore 2. Bujqësia – 22 rrethe zgjedhore Zgjedhjet për Këshillin Republikan u mbajtën më 22 nëntor 1953, ndërsa zgjedhjet për Këshillin e Prodhuesve u mbajtën më 26 nëntor 1953. Shqiptarët pas zgjedhjeve të 22 dhe 26 nëntorit 1953 nuk janë të kënaqur me numrin e deputetëve. Ata për dallim nga dy zgjedhjet e mëparshme, në këto zgjedhje fituan 3 deputetë popullorë, çka do të thotë 2 deputetë më pak se sa në zgjedhjet e para

12

Javore KOHA

E ENJTE, 26 TETOR 2017

të pasluftës dhe 3 deputetë më pak se sa në zgjedhjet e dyta të pasluftës së Dytë Botërore.

Në Këshillin Republikan shqiptarët u përfaqësuan me dy deputetë: 1. Mark Kolë Gjoleviq, u shpall fitues

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

fshihen etit

në rrethin zgjedhor të Titogradit dhe 2. Ahmet Sulejman Hoxhiq, fitoi besimin e zgjedhësve në rrethin zgjedhor

Shqiptarët pas zgjedhjeve të 22 dhe 26 nëntorit 1953 nuk janë të kënaqur me numrin e deputetëve. Ata për dallim nga dy zgjedhjet e mëparshme, në këto zgjedhje fituan 3 deputetë popullorë, çka do të thotë 2 deputetë më pak sesa në zgjedhjet e para të pasluftës dhe 3 deputetë më pak sesa në zgjedhjet e dyta të pasluftës së Dytë Botërore

të Tivarit. Ndërkaq në Këshillin e Prodhuesve fitoi vetëm një shqiptar:

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Duhet theksuar se gjatë periudhës mandatore 1953-1958 të Kuvendit Popullor nuk ka pasur asnjë shqiptar të përfshirë në asnjë organ të pushtetit. As në Kryesinë e Kuvendit, as në trupe punuese Kuvendit, as në këshilla ( komisione) të Këshillit Republikan, as të Këshillit të prodhuesve, e as në Këshillin Ekzekutiv

Qazim Rexhep Gorana, në grupin A të rrethit të Tivarit. Mandati i deputetëve popullorë në Kuvendin Popullor zgjati diçka më shumë se katër vjet. Në vend të 15 dhjetorit 1957 mandati zgjati deri në gjysmën e janarit 1958, kur edhe Kuvendi Popullor mare vendimin për shpërndarjen e tij, më 15 janar 1953. Duhet theksuar se gjatë periudhës mandatore 1953-1958 të Kuvendit Popullor nuk ka pasur asnjë shqiptar të përfshirë në asnjë organ të pushtetit . As në Kryesinë e Kuvendit, as në grupe të punës të Kuvendit, as në këshilla ( komisione) të Këshillit Republikan, as të Këshillit të Prodhuesve, e as në Këshillin Ekzekutiv. E ENJTE, 26 TETOR 2017

Javore KOHA

13


KULTURË

Aktakuzë ndaj rojeve në kampin nazist të Auschwitz

Mesazh universal për gjithë njerëzimin Nuk është vonë kurrë për të dënuar kriminelët dhe krimet e nazizmit dhe të komunizmit. Deutshe Welle dhe media të tjera gjermane njoftuan ditët e fundit se prokurorët gjermanë kanë përgatitur akuzat kundër një numri personash që thuhet se shërbenin si roje në kampin nazist të përqendrimit në Auschwitz, megjithëse ka kaluar një kohë e gjatë dhe megjithë faktin se më i riu ndër ta duhet të jetë jo më pak se 87 vjeç

Për Koha Javore:

Frank Shkreli Nju Jork Njoftohet se zyra e prokurorit gjerman në Frankfurt ka paraqitur një akt-padie kundër një 96-vjeçari -një ndër të fundit që ende janë gjallë -- nën akuzën se kishte pasur gisht në vrasjen e mijëra të burgosurve, nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Media njofton se personi në fjalë, emri i të cilit nuk njoftohet, kishte qenë anëtar i forcës ushtarake elitare naziste SS dhe si i tillë kishte shërbyer si roje në kampin Lublin-Majanek, në territorin polak të okupuar nga Gjermania naziste, aty ku sipas të dhënave historike, kanë gjetur vdekjen dhjetëra mijëra hebrenj dhe pjesëtarë të grupeve të tjera pakicash etnike. Në një deklaratë të prokurorëve gjermanë, gjithnjë sipas medias, thuhet se personi në fjalë, i cili në atë kohë ishte në moshën 22 vjeçare, “Kishte dijeni për tmerrin e vrasjeve të organizuara në masë dhe e dinte se të burgosurit, të cilët përballeshin me fatin e tyre, si të pafajshëm dhe të pa mbrojtur, janë vrarë

14

Javore KOHA

E ENJTE, 26 TETOR 2017

për arsyet më çnjerëzore që mund të merren me mend.” Në atë deklaratë të prokurorëve gjermanë theksohet gjithashtu se, “Duke qenë pjesë e grupit të rojeve të burgut”, personi në fjalë i akuzuar nga prokurorët, “ka qenë kontribuues në ekzekutimet” (e Festivalit Erntefest) më 3 Nëntor, 1943 ku u vranë të pakën 17,000 të burgosur hebrenj, pasi u detyruan të hapnin vet varrezat e veta. Në këtë mënyrë, si roje e burgut, deklaruan prokurorët, personi në fjalë, duke ditur se ç’po ndodhte dhe me vullnet, ka “mbështetur këto akte barbare”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë gjermane në Frankfurt. Gjermania, njihet si vendi që gjatë viteve, ç ‘prej periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore e deri në shembjen e komunizmit dhe më pas, jo vetëm që ka ndjekur për të kapur dhe arrestuar ish-zyrtarët nazistë kudo qofshin ata dhe për t’i sjellur para drejtësisë, por vazhdon të jetë edhe sot shembull për vendet ish-komuniste, për rishikimin e së kaluarës komuniste dhe hapjen e dosjeve. Me përvojën dhe ekspertizën e saj, Gjermania është duke i treguar vetes dhe të tjerëve se nuk është vonë kurrë të dënohen kriminelët dhe keqbërësit, qofshin ata nazistë ose komunistë, ashtu që më në fund të mësohet e vërteta e

atyre krimeve çnjerëzore. Këtë e ka bërë dhe e bën edhe për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm, me qëllim që ajo histori e tmerrshme jo vetëm të kujtohet, por të mos harrohet, me shpresë që të mos përsëritet më. Sipas medias gjermane, rasti i këtij personi dhe i tjerëve si ai, gjykohen duke u bazuar në një standard të ri provash. Me fjalë të tjera, mjafton që i akuzuari të përballet me drejtësinë, në qoftë se ka punuar në një kamp përqendrimi ku janë vrarë të burgosurit, madje edhe nëse nuk ekzistojnë prova se ai ka patur lidhje të drejtë për drejtë me vrasjet ose zhdukjen fizike të burgosurve. A me të vërtetë duhet të harrohen këta persona dhe krimet e tyre, ashtu siç pretendojnë disa -- që me dijeni dhe me vullnet kanë marrë pjesë në krime të tilla barbare, qoftë gjatë nazizmit, qoftë gjatë komunizmit -krime të cilat shpesh kalojnë çdo imagjinatë njerëzore, për nga barbarizmi i njeriut kundër njeriut? Gjermania, e cila i ka provuar duke i përjetuar krimet e të dy këtyre ideologjive vrasëse, thotë: Jo. I thotë vetes dhe botës, se pa marrë parasysh sa kohë ka kaluar, nuk mund të vendoset asnjë afat për zbulimin e krimeve dhe as për gjykimin dhe dënimin e atyre personave që kanë


KULTURË

marrë pjesë në ato krime ose që kanë qenë dëshmitarë të krimeve kundër njerëzimit, gjatë shekullit të kaluar. Gjermania, me vepra dhe me prova, i thotë botës se kurrë nuk duhet të skadojë afati që kriminelët të përballen me drejtësinë dhe kurrë nuk

duhet të jetë vonë për zbulimin e së vërtetës. Ky mesazh nuk është vetëm i Gjermanisë për gjermanët, por duhet të jetë një mesazh universal për mbarë botën e qytetëruar, përfshirë botën shqiptare, se pa marrë parasysh ka-

limin e kohës, krime të tilla kundër njerëzimit, të kryera nga nazizmi dhe komunizmi gjatë shekullit të kaluar, nuk duhet të tolerohen kurrë nga asnjë shoqëri e civilizuar dhe se kurrë nuk duhet pushuar të kërkohet dhe të zbulohet e vërteta. E ENJTE, 26 TETOR 2017

Javore KOHA

15


KULTURË

Filozofia e interpretimit (IV)

Arti i tregut t

Pikërisht e përbashkëta është ajo që sulmohet, që ngulfatet nga politikat neoliberale. E përbashkëta për neoliberalizmin paraqet rrezik për politikat dhe ideologjinë e saj, është ide e vjetër që duhet harruar, sikurse socializmi apo komunizmi. E përbashkëta duhet të ketë vetëm një destinim: transformimin e saj në private. Në këtë linjë—për të marrë vetëm një shembull (por ka plot të tillë) konkret, lokal, dhe singular—mund të shihet edhe thirrja e Agjencionit Kosovar të Privatizimit për të privatizuar kinemanë e vetme të Pejës “Jusuf Gërvalla”

Ron Salaj

Kjo kinema e cila ka shërbyer si një pikë reference e përbashkët për të rinjtë pejanë apo siç e thotë vetë deklarata e shoqërisë civile që kundërshtonte privatizimin e kinemasë: “[kinemaja] përfaqëson një pasuri të përbashkët kulturore e cila vazhdimisht kontribuon në ndërtimin e kësaj shoqërie.”. Privatizimin e kinemasë mund ta shohim kështu: nuk ka alternativë, nuk ka ndonjë imperativ tjetër – e përbashkëta duhet të bëhet private. Kështu, duke u bërë private ajo duhet t’i shërbejë tregut, konsumit, dhe më gjerë, sistemit kapitalist në tërësi. Vetëm si e tillë, pastaj, ajo mund t’i hap dyert për artistët të cilët mund të (bashkë)punojnë vetëm nën kushtet e tregut. Me fjalë të tjera artistja është e ngulfatunrnë shprehjen e virtuozitetit të saj kreativ, duke e humbur besnikërinë ndaj linjës së saj kreative, të kushtëzuar nga tregu dhe konsumi. Vetëm në përmbushjen e nevojave të këtyre dyve të fundit, artistja mund të (bashkë)punojë me kinemanë e privatit. Kjo skemë – të cilën unë e quaj Reaksion, e ushqyer nga Rrënja (përmes arsyetimeve për ‘autonomi artistike’, ‘modernizim’, dhe

16

Javore KOHA

E ENJTE, 26 TETOR 2017

‘menaxherializëm teknokratik’) dhe i manifestuar nga Simptoma (përmes jetësimeve artistike si komoditet dhe konsum) – është aplikuar pothuajse në të gjitha fushat: bujqësi, ambient, ambiente publike, urbanizëm/arkitekturë, infrastrukturë publike, ngjarje kulturore, etj. Në disa fusha të tjera, si për shembull, shëndetësi apo arsim, kjo skemë aplikohet përmes mos/ nën-financimit [de-funding] të këtyre sektorëve nga ana e shtetit, duke shkaktuar kështu frustrime dhe idhnime të mëtejshme brenda stafit dhe shërbim-marrësve, dhe si pasojë, duke i hapur rrugë privatizimit të sektorëve kyç dhe më vitalë të shoqërisë, deri në privatizimin e plotë të tyre. Madje, kohët e fundit kjo manifestohet nën petkun e rrejshëm, por “inovativ”, të Partneriteteve Publiko-Private (PPP). Në këto kushte, qëllimi kryesor, siç na mëson Badiou, është që të orientojmë vetveten tonë (pikësëpari ata/ato që krijojnë art, dhe pastaj të gjithë të tjerët) në nivel lokal, pikë pas pike, në atë mënyrë që të rindërtojmë guximin për ta mbrojtur të përbashkëtën, për t’u çliruar nga të qenurit i zotëruar dhe të jetuarit qençe dhe, ashtu sikurse poeti ia dhuron poezinë gjuhës, për t’ia dhurar artin artistes.

4. Allegro vivace

Burra të vërtetë për të cilët dëshpërimi / Ushqen zjarrin gllabërues të

shpresës / Le ta hapim së bashku gonxhen e fundit të së ardhmes. Me këto fjalë, poeti francez Paul Eluard, përmes vjershës së tij “Fitorja e Guernicës”, përshkruante tranformimin e vullnetarëve të luftës civile në Spanjë: nga nihilizmi mbretërues në një konfidencë të re. Të pasurit konfidencë, e veçanërisht rikthimin e konfidencës brenda një situatë nihiliste dhe të pashpresë, nënkupton të pasurit një ide, dhe, të qenurit besnik ndaj një Ideje. Imperativi botëror sot është, siç do të thoshte Badiou: “Jeto pa asnjë Ide”. Ky imperativ që buron nga qendra e botës, respektivisht «qendrat» e kapitalit (nga New Yorku në Londër, nga Parisi në Tokyo, nga Milano në Berlini, e kështu me radhë), merret si referencë dogmatike edhe nga «periferia» e qendrave të kapitalit. Ky imperativ botëror i bashkëdyzuar me një ‘moment bosh’ shoqëror ekzistues në Kosovë merr përmasa edhe më të terrshme: “Mos guxo të kesh ndonjë Ide”. Në mes të imperativave “Jeto pa asnjë ide” dhe “Mos guxo të kesh ndonjë ide” ekziston një dallim esencial: përderisa e para nënkupton të jetuarit e subjektit në formën pasivizohu-konsumo, kjo e dyta nënkupton, përveç tjerash, edhe dhunë: pasivizohu-mos mendo-mos provo. Anipse dhuna e nënkuptuar mund të ketë formë simbolike, emocionale, psikologjike apo edhe fizike,


KULTURË

të konsumit varësisht nga rrethanat dhe konteksti, megjithatë, ajo prapë mbetet dhunë. Në kushte të tilla janë kulturëbërësit, artistët, ata që duhet t’i japin jetë rezistencës ndaj imperativit dominues. Janë ata, para se gjithash, që duhet të shkëputen nga ky imperativ. Pikërisht si në rastin e Podrimjes ku ai u shkëput nga fashizmi dhe kolonializmi serb në Kosovë apo në rastin e Nerudës ku ai u shkëput nga fashizmi spanjoll. Të dytë, Podrimja dhe Neruda, nuk rezistuan të jetojnë pa Ide, nuk rezistuan të jetojnë me imperativin e atëhershëm: “Mos guxo të kesh ndonjë Ide”. Të dytë, Podrimja dhe Neruda, përmes artit të tyre, poezisë i rezistuan shtypjes, çnjerëzimit, vdekjes. Por si mund ta përshkruajmë situatën ekzistuese në Kosovë, sidomos në relacion me artin? A ka rezistencë ndaj ngulfatjes së artit? Për t’ju përgjigjur, pjesërisht, këtyre pyetjeve duhet të rikujtojmë një rrëfim të famshëm në qarqet e disidentëve që përshkuran më së miri kotësinë apo mos-efektivitetin e protestave/revoltave të tyre. Në shekullin e pesëmbëdhjetë, kur Rusia ishte pushtuar nga Mongolët, një fshatar së bashku me gruan po ecnin në rrugët e fshatit të mbuluar me pluhur. Një ushtar Mongol që qëntronte mbi kalë, ndaloi afër tyre dhe i tha fshatarit se ai tani do të dhunonte gruan e tij; pastaj ai vazhdoi duke i thënë: “meqenëse ka shumë pluhun në tokë, të urdhëroj që t’mi mbash testikujt në duar gjatë dhunimit të gruas tënde në mënyrë që të mos më pluhurosen ato!”. Menjëherë sapo ushtari Mongol e kreu aktin e dhunimit dhe iku me kalin e tij, fshatari filloi të qeshë dhe brohorasë me t’madhe. Gruaja e tij e sapodhunuar, e çuditur, e pyet: “Si mund të brohorasësh nga gëzimi gjersa unë sapo u dhunova brutalisht në prezencën tënde?” Fshatari i përgjigjet: “Po, ama unë ia ngula atij! Testikujt e tij janë të mbuluar me pluhur!”. Slavoj Žižek e interpreton këtë rrëfim të trishtë duke thënë se e “zbulon predikamentin e disidentëve, të cilët men-

donin se po i jepnin goditje serioze nomenklaturës së partisë, por gjithçka që ata kishin bërë ishte një pluhurizim i lehtë i testikujve të nomenklaturës, teksa elita qeverisëse vazhdonte t’i dhunonte njerëzit.”. A nuk është në një pozicion të tillë sot edhe gjendja e artistëve në Kosovë? Me fjalë të tjera, e gjithë rezistenca e treguar ndaj ngulfatjes së artit nuk është gjë tjetër veçse pak pluhur në testikujt e ideologjisë hegjemonike në Kosovë. Kështu mund ta marrim si shembull (pseudo)rezistencën ndaj Projektligjit mjerues për Sponsorizime dhe Donacione në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e miratuar në 2015, dhe si rezistencë ndaj së cilës u themelua Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës. Ky Rrjet, që në t’vërtetë mund të kishte potencial për organizimin e një rezistence autentike, u kthye në shabllonin tipik të rezistencës-pa-rezistencë, të udhëhequr nga një grup i borgjezisë së vogël avangarde të Prishtinës. Për të përdorur termat e Žižekut, njëlloj sikurse kafja pa kafeinë apo birra pa alkool, krejt çka Rrjeti bëri ishte pak rezistencë-pa-rezistencë duke i pluhuosur kështu vetëm testikujt e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes kundër-informaconeve në formë të statuseve në Facebook, apo kumtesave për media, të pasuara nga konferenca për media. Në anën tjetër, nëse kemi ndonjë thyerje artistike me ideologjinë dominante, me normat shoqërore, dhe nëse ekziston një jetësim artistik që ‘shqetëson’ shoqërinë, mediat, normat dhe ideologjinë dominante sa herë që performon, këtë më së miri e bën kolektivi artistik Haveit. Ndryshe nga Rrjeti, të izoluar nga kontaminimi me ideologjinë dominante, jo-konformist, performues në hapësira publike dhe në bashkëbisedim/kontakt me masat – Haveit përfaqësojnë atë që Antonio Gramshi mund ta quante “luftë të pozicioneve” në miniaturë. Është pikërisht “lufta e pozicioneve”

që mund të shërbejë si strategji për të dalë nga ky predikament dhe për të hartuar një rezistencë demokratike dhe koherente ndaj ideologjisë dominante. Sigurisht që një strategji e tillë nuk lejon kalkulime oportuniste dhe kontaminim me ideolgjinë dominante ekzistuese; këto dy të fundit janë kurthe të përdorura nga ideologjia hegjemoniste ekzistuese për të asimiluar dhe çmontuar çdo rezistencë duke i absorbuar këto të fundit dalë-ngadalë në terrenin e vet.

5. Finito

Si mund ta lexojmë tentativën e pasukses të Léonit me Ninotchkën në filmin e Ernst Lubitsch? A nuk ka ndodhur e njëjta gjë me parullat “liri dhe pavarësi”? Me fjalë të tjera: a nuk ishin kërkesat e popullit “liri, pavarësi dhe demokraci” gjatë gjithë periudhës së represionit serb të para luftës, dheajo çfarë në të vertëtë populli mori pas luftës ishte liria, pavarësia dhe demokracia, por pa drejtësi, pa barazi, pa solidaritet dhe me shumë korrupsion.Të njëjtëngjë mund të themi edhe për artin: sot kemi art pa art, apo art të komodifikuar për treg dhe konsum. Skena e filmit “Ninotchka” mbyllet kështu: Léon i zemëruar që Ninotchka nuk po qesh me batutat e tij, edhe pse klientët e tjerë në kafe po qeshnin me të madhe, Lion fillon t’ia ripërsërisë Ninotchkës të njëjtën batutë. Por, në ripërsëritje e sipër, Léoni ja huq hajgares duke e bërë situatën edhe më komplekse. I zemëruar deri në fund, Léoni e tërheq karrigën më mbrapa për t’u larguar nga Ninotchka, dhe duke e qortuar që vetëm ajo nuk po qesh me hajgaret e tij, ai rrëzohet nga karriga dhe kështu gjithë kafeneja qesh me të. Gjithçka që arti në Kosovë ka nevojë sot është rrëzimi nga karriga e ideologjisë dominante neoliberale, e maskuar «zhvillim» dhe «progres» të ngjyrës së verdhë, në mënyrë që të gjithë ne të qeshim, njëherë e përgjithmonë, me rilindjen e artit të ri kosovar. E ENJTE, 26 TETOR 2017

Javore KOHA

17


KULTURË

Kontributi i prof. dr. Rajko Nachtigal-it në fushën e albanologjisë (lI)

Nachtigal dhe çështj gjuhës unike letrare Nikollë Berishaj

Askush nuk mund t’ia mohojë Austro-Hungarisë rolin nismëtar të Komisisë, por a nuk është vet emri AH paksa imagjinar për një aktivitet konkret. Vet fakti se prof. dr. Gjergj Pekmezi emërohet nga Komanda ushtarake austro-hungareze kryetari i parë i Komisisë Letrare dhe se përpara ishte mjaft i eksponuar në Vjenë pikërisht lidhur me çështjet e gjuhës shqipe, pastaj fakti i miqësisë së ngushtë (Nachtigali e quan probatini) të Pekmezit me Nachtigalin, më çojnë të mendoj pozitivisht lidhur me qëndrimin e cituar më sipër të Daniel Gjeçajt (alias Pal Dukës). Për më tepër, prof. dr., Gjergj Pekmezi si profesor i Akademisë diplomatike Vjeneze caktohet ta përcjell Princ Weidin në Shqipëri. Në fund të fundit komandanti Trollman është, si të gjithë ushtarakët, vetëm zbatues i politikës së definuar diku tjetër. Çështja e gjuhës, sigurisht se nuk është definuar në kabinetet ushtarake, por në institucione shkencore, ku zënin vend të merituar të dy të lartpërmendurit. Edhe vet fakti se Komisia letrare prej të gjithë albanologëve të kohës e fton pikërisht Rajko Nachtigalin për ekspeditën studimore lidhur me mundësinë e përcaktimit të bazës më të mirë për gjuhën e përbashkët letrare, thotë mjaft. Përndryshe, duhet cekur se po në atë kohë edhe Maximillian Lambretzi i kryen studimet e veta gjuhësore nëpër Shqipëri. “... Mbas urdhrit të Qeverisë AH vajti tash në Shqipëri edhe Dr Rajko Nachtigall, profesor i universitetit të Grazit, e

18

Javore KOHA

E ENJTE, 26 TETOR 2017

Edhe vet fakti se Komisia letrare prej të gjithë albanologëve të kohës e fton pikërisht Rajko Nachtigalin për ekspeditën studimore lidhur me mundësinë e përcaktimit të bazës më të mirë për gjuhën e përbashkët letrare, thotë mjaft bashkëpunëtor i prof. dr. Gjergj Pekmezit. Këta profesora pra (Nachtigalli dhe Lambretzi, shënimi im), bashkë me prof. Gjergj Pekmezin e me D. Ndre Mjedën kanë me u nisë për Elbasan, ku do vijojnë studimet e dijalektevet të Shqypnies së mesme...”1 Është Gjergj Pekmezi anëtari më i flaktë i KLSH, për ta ftuar Nachtigallin që ta bëjë vlerësimin nëse është ende gjallë gjuha e Kristoforidhit (e folmja e Elbasanit) dhe a duhet të merret ajo si bazë për gjuhën letrare. Përndryshe, vendimi për ta ftuar një albanolog të huaj merret në mbledhjen e KLSH më 12. 12. 1916. Lajmërimin lidhur me vendimin, Pekmezi ia bën me dije Nachtigallit në letrën e tij me rastin e Krishtlindjes 1916. Më vonë, me vendimin e mbledhjes së datës 21. 03. 1917 caktohet që në ekspeditë të marrë pjesë edhe Dom Ndre Mjeda, ndërsa në Elbasan u bashkëngjitet edhe Aleksandër Xhuvani. Ekspedita filloi më 01. 05. 1917 dhe përfundoi sipas të gjitha gjasave më 26. 05. 1917. Raportin mbi punën e nënshkruajnë Rajko Nachtigali, Gjergj Pekmezi dhe Ndre Mjeda. Pas ekspeditës studimore në fshatrat e Elbasanit, me emrin e prof. dr. Rajko Nachtigallit botohet në Graz, më 1917 vepra: Die Frage einer einheitlichen albanischen Schriftsprache.2 Ta shohim se si e përshkruan daljen e këtij dokumenti të rëndësishëm të albanologjisë linguisti tjetër slloven, prof. dr. Fran Ramovsh3: “Dr. R. Nachtigall, Die Frage einer

einheitlichen albanischen Schriftsprache, Gedruckt als Manuskript bei “Leykam”, Graz 1917. Çështja e gjuhës unike letrare shqipe nuk është më çështje e re, por është bërë edhe më e rëndësishme, qëkur është rritur interesimi politik për këtë popull ballkanik. Se këtu, medoemos nevojitet një themel i fortë, e ka të qartë çdokush, që ka studiuar kurdoherë shqipen. Edhe vet studimi i kësaj gjuhe ka qenë i vështirë dhe e ka penguar nxënësin në cilindo aspekt; së pari deri në kohë të fundit nuk ka pasur asnjë libër praktik dhe të besueshëm, dhe së dyti, edhe gramatika e Weigandit e vitit 1913, ndonëse ka pasur përparësinë e bukur dhe të madhe se është bazuar në dialektin qendror, atë të Elbasanit, është jo e plotë dhe e vështirë, pasi që për shkak të jounitetit të shqipes së shkruar është dashtë të bazohet në dialekte, gjë që e dëmton librin praktik. Këto mungesa i ndjen secili i huaj, që e studion gjuhën shqipe, e aq më tepër vet shqiptarët. Komisia Letrare e Shkodrës ka ardhur deri në përfundim se këto vështirësi i tejkalon dialekti qendror, që do të duhej të krijonte bërthamën e shqipes letrare, dhe ka vendosur edhe në terren t’i bëjë studimet e mëtutjeshme dhe të vendosë unitetin në pikat problematike. Për këtë studim e ka ftuar edhe mendimtarin slloven, prof. universitar në Gradec z. dr. Nachtigall, të cilit shqiptarët edhe për shkak të bashkëpunimit të tij të madh në gramatikën shqipe të Pekmezit i kanë borxh falënderim të


KULTURË

ja e e shqipe madh. Në librin e cekur më sipër, që përbëhet nga Parathënia (fq. III-VI), Promemoriet për çështjet aktuale (fq. 1-18) dhe shtojca e tij (fq 19-29), prof. Nachtigalli na jep mendimin e vet mbi gjuhën e njësuar letrare shqipe sipas vlerësimeve që vijojnë: Gjithçka që është shkruar deri më sot në gjuhën shqipe është shkruar në dialektin e gegëve, që banojnë në Shqipërinë e Veriut, apo në dialektin e toskëve, që banojnë në Shqipërinë e Jugut. Mirëpo, këto dy dialekte dallojnë aq shumë njëri prej tjetrit, që gegët vështirë, apo aspak nuk i kuptojnë toskët, apo anasjelltas. Për këtë arsye plotësisht përjashtohet mundësia, që cilido nga këto dy dialekte të mund të krijojë kurdoherë gjuhën letrare të tërë kombit shqiptar. E nëse të dy dialektet mbesin edhe më tutje në përdorim letrar, Zoti e di kur do të vinin shqiptarët deri tek uniteti. Ndërsa gjuha artificiale, si përzierje e të dy dialekteve do të ishte diçka e kundërnatyrshme, dhe mu për këtë askurrë nuk do të mund të bëhej pronë e popullit. Nga kjo shohim se çështja e gjuhës së njësuar letrare shqipe nuk është aq e thjeshtë, siç do të mendonte dikush në çastin e parë. Mirëpo, popujt e tjerë të kulturuar mund të na e japin dritën në rrugë: Vuku e ka vendosur te kroatët dhe serbët dialektin qendror jekavik për përdorim të gjuhës letrare, ndërsa slloveni i Korushkës dhe i Bella krajinës, që po ashtu kuptohen vështirë ndërmjet vetes e lexojnë dialektin e Dolenjskës, edhe ky dialekt qendror, dhe e kuptojnë atë. Në mënyrë të njëjtë dialekti qendror te shqiptarët i lidh të dy dialektet anësore dhe e krijon gjuhën e njësuar letrare! Ky dialekt është elbasanishtja, të cilin mund ta kuptojnë të dy pjesët, gegët dhe toskët. Prof. Nachtigalli e arsyeton këtë zgjedhje, të cilën e ka bërë të qëndrueshme disa vjet më parë kongresi i Elbasanit, e tani edhe Komisia Letrare në Shkodër. Në aspektin e dallimeve, qofshin të natyrës fonetike apo morfologjike

në të dy dialektet dhe refleksionet e bazuara në to, prof. Nachtigalli, duke u bazuar në gjuhën e Kristoforidhit, vendos formën që do të jetë karakteristike për gjuhën e njësuar letrare. Ndërsa, në aspektin sintaksor dhe leksikologjik prurjet e veta duhet t’i japë secili dialekt, pra i tërë populli, e posaçërisht për faktin se fjalët e huaja duhet të zëvendësohen me fjalë të gjalla shqipe. Rëndësi shumë më të madhe fiton e folmja e Elbasanit si themel i gjuhës letrare, nëse e dimë se ky dialekt është, të thuash letrar, nëse i shikojmë shkrimet e Konstantin Kristoforidhit, që e ka përpiluar edhe gramatikën dhe fjalorin e gjuhës shqipe. Është shumë interesant fakti se edhe Kristoforidhi u është përmbajtur parimeve që i propagandon dhe i argumenton z. profesor Nachtigalli. Pra, shkrimet e Kristoforidhit duhet të përshkruhen me ortografi të re, me ç ‘gjë bëhet një hap i madh në rrugën e njësimit të gjuhës letrare shqipe. Në këtë frymë edhe këshilli i z. prof. Nachtigall: “Schafft zunächst die Grammatik nach Kristoforidi und dem Elbasaner Dielekt ” (fq. 29) është plotësisht i bazuar, e për këtë arsye edhe i vetmi që mund të sjellë sukses. Në shtojcë, prof. Nachtigalli polemizon me prof. Lambretzin, i cili vlerëson se e folmja shkodrane është e gatshme të bëhet themel i gjuhës letrare shqipe. Kundërshtimet e tij janë të qarta dhe plotësisht të arsyeshme. Përkundrazi, jam i mendimit se do të ishte më së miri që për k’ dhe g’ palatale (tani q dhe gj) të merren shenjat kroate ( shih

faqet 21 dhe 10); mendim të njëjtë ka edhe z. prof. Nachtigalli, që në fund i pranon shenjat q dhe gj duke vërejtur: “die einmal hergestellte Einheit soll nich weiter gestört werden. Spätere Zeiten werden ngewiss auch hierin besseren Wandel shaffen”. Mirëpo, më vonë, kur të mishërohen plotësisht shenjat e gatshme, kjo nuk është më e lehtë; për këtë arsye do të ishte mirë që të ndërmerren menjëherë masa. Shqyrtimet e z. prof. Nachtigallit na e japin këtë mendim të tijin lidhur me gjuhën e njësuar shqipe: Bazuar në gjuhën e Kristoforidhit dhe dialektin e Elbasanit të punohet edhe gramatika; dialekti i cekur le të jetë kriter për ortoepinë shqipe, ndërsa gjuha e Kristoforidhit shembull për fiksimin e shkruar. Si bazament që jep kahun e duhur, kjo me siguri do të mjaftojë. Z. prof. Nachtigalli premton në librin në fjalë më shumë debate rreth dukurive të caktuara fonetike të gjuhës shqipe, në mesin e të cilëve më interesanti do të ishte debati mbi ë-në. Shkencëtarit të mirëfilltë i dëshirojmë që ta kenë sa më parë të mundshme t’i japë këndvështrimet e veta, me ç’gjë do ta pasurojë edhe gramatikën krahasuese. Dr. Ramovš«5 Fill pas ekspeditës studimore në Elbasan dhe botimit të Die frage..., më 3 tetor 1917 në Universitetin e Grazit hapet Instituti i Ballkanit, dhe si na lajmëron Posta e Shqypniës, e drejtuar nga p. Gjergj Fishta: “Aty ka me u msue edhe gjuha shqipe. Në këtë zyre u emnue profesori i universitetit Dr. Rajko Nachtigal” 6 1 Vendim i gjuhës letrare në Shqypni, Vëllaznija,

v2. nr. 57, fq 2, Vjenë, 14. 05. 1917 (sipas Mentor Quku, Mjeda 4, fq 213) 2 “Çështja e një gjuhe shqipe të njënjëshme” 3 Fran Ramovš, linguisti, dialektologu dhe topologu slloven (1890-1952). Ka studiuar në Vjenë dhe Graz. Më 3. dhjetor 1919 ka pasur ligjëratën e parë mbi sllovenishten në Universitetin e posaformuar të Lublanës, (sot dita e Universitetit). Profesor në Fakultetin Filozofik në Lublanë dhe rektor I Universitetit (1934/35) Bashkëthemelues i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Sllovenisë (SAZU) dhe kryetari i katërt i saj. Emrin e tij e mban Instituti për gjuhën sllovene pranë Qendrës hulumtuese shkencore (ZRC SAZU). 4 “Bëjeni së pari gramatikën sipas Kristoforidhit dhe dialektit të Elbasanit” 5 Ljubljanski Zvon, viti 38, nr 1, janar 1918, përkthimi im 6 Posta e Shqypniës, nr 89., Shkodër, më 3.10.1917

E ENJTE, 26 TETOR 2017

Javore KOHA

19


KULTURË

Vështrim

Faqja e bardhë (Kolec Traboini, Miti i Hotit, Tiranë 2017)

Ky libër vlen të lexohet. Atë duhet kuptuar dhe konsideruar si një gur me peshë në digën parandaluese kundër ideologjive të reja që duan të shpërfillin historinë reale për të vendosur një paradigmë të re historike, që mbështetet mbi fabrikimin dhe falsifikimin e historisë

Anton Gojçaj

Kolec Traboini shpërtheu si krijues pas rënies së sistemit monist. Është autor i rreth 30 veprave letrare. Spikat në lirikë dhe publicistikë. Një apostull i fjalës së lirë dhe i kulturës demokratike. Vepra e tij më e freskët, “Miti i Hotit”, tipologjikisht paraqet një përzierje diskursesh (diskursit historik, publicistik, letrar). Të gjithë artikujt, ose kapitujt, mund të cilësohen si ese, përveç njërit që është reportazh. Fija që i lidh kapitujt është tematika e Hotit dhe hotjanëve. Mite në shkencë quhen rrëfimet e lashta për hyjnitë dhe shejtnitë para së gjithash greke, por jo vetëm greke. Ky libër nuk bën fjalë për hyjni greke as iliro-pellazgjike, por flet për disa figura luftëtarësh të shquar malësorë, gjegjësisht hotjanë. Fjala “mit” këtu përdoret në kuptimin e lavdisë, në vend të saj mund të qëndronte “legjenda”, ose personalitete të lavdishme nga Hoti… Në epokën tonë (aktualisht) pëlqehet më shumë demitizimi, deheroizimi... Zëra të ndryshëm, në media, nga foltoret, në libra, theksojnë nevojën për “çmitizimin” dhe deheroizimin e personaliteteve të caktuara, deri edhe të Kryetrimit (ndër)kombëtar,

20

Javore KOHA

E ENJTE, 26 TETOR 2017

Gjergj Kastriotit- Skënderbeut. Dhe nuk ndalen vetëm me të. Traboini u bie ndesh rrymave të çastit, të cilët kapërcejnë nga njëri ekstrem në tjetrin, deri dje ishin adhurues të mëdhenj të të njëjtëve heronj, deheroizimin e të cilëve e kërkojnë tani me ngulm. Këto rryma përfaqësohen nga intelektualë dhe kuazi- intelektualë që zhurmojnë në kor, si t’i dirigjonte dikush, të njëjtat refrene të mësuara përmendësh, të kopjuara nga qarqe perëndimore, por që (atje) janë thënë e thuhen në kontekste për shumë arsye të papërputhshme me realitetin tonë. Puna ka ardhur deri aty, sa individë të caktuar siç është Koleci, duke rrezikuar që dikush t’i marrë për donkishotë të cilët kanë humbur sensin e arsyes, ndjejnë detyrimin t’i kundërvihen kësaj tendence duke shkruar një apologji të llojit të vet. Një apologji e tillë është “Miti i Hotit” i Kolec Traboinit dhe në perspektivën e “frymës apologjike” e kam përjetuar edhe gjuhën dinamike, nganjëherë glorifikuese, që zbardh dhe analizon bëmat e hotjanëve të njohur gjatë shekujve. Qëllimi apologjik i veprës e përligj ligjërimin panegjirik. Mitin e Hotit hotjanët e krijuan me gjak. Ai nuk i përket vetëm një prijësi apo vetëm dy-treve prej tyre, megjithëse është një praktikë e përbotshme që lavdia t’u vishet prijësve. Vërtetë, vlerat e një fisi, bashkësie, vendi, maten me arritjet

e bijve dhe bijave më të mirë, ashtu siç maten bjeshkët për nga majat më të larta. Mirëpo, pjesë në atë lavdi duhet të ketë edhe shumë luftëtarë të tjerë, tashmë të harruar, heroizmi dhe vetëflijimi i të cilëve u pushtua nga heshtja dhe u mbulua nga sintezat përgjithësuese dhe relativizuese të historive zyrtare, të cilat gjithmonë diktohen nga interesat e kohës të rrymës që mban pushtetin. Ky libër nuk synon edukimin e kreshnikëve të rinj sipas kallëpit të moçëm. Epoka e luftëtarëve ka ikur. Kreshnikët e sotëm armë e kanë librin. Ajo që dhemb është shpërfillja, keqinterpretimi dhe nganjëherë shpërfytyrimi i heronjve të Hotit në debate dhe tryeza shkencore dhe kuazi-shkencore. Me këtë libër autori sikur porosit: jepuni kreshnikëve çka u takon kreshnikëve! Një vend të dinjitetshëm, si faqja e bardhë e historisë kombëtare. Vlera e këtyre eseve nuk qëndron te datat e sakta dhe te citimi i dokumenteve zyrtare apo i literaturës historike. Këto të fundit janë krehur dhe përshtatur (lexo: manipuluar) shpesh, sipas nevojave të qarqeve me pushtet. Megjithatë, shembujt, të dhënat dhe sqarimet që jep autori janë interesante dhe të qëndrueshme. Ai shpesh nxjerr sinteza të ndjeshme dhe të paanshme, si psh.: “Shteti komunist e ka vlerësuar Dedë Gjo’ Lulin, por në një anë e vlerësonte, në


KULTURË

ë e historisë

anën tjetër gjithë familjen e fisin e tij e persekutoi në mënyrën më të egër e më çnjerëzore.” (f. 51) Figurat me të cilat Koleci e hartoi “Mitin e Hotit” janë personalitete historike, prej

mishi e gjaku, me biografi reale dhe të mirënjohur për pjesëtarët e fisit të tyre por edhe të kombit në kohën kur ata vepruan. Emrat e tyre vështirë i gjen në tekstet historike apo në en-

ciklopeditë kombëtare të autorëve të cilët më shumë sesa shkencëtarë të mirëfilltë janë burokratë servilë, të cilët duke u ikur “fytyrave” dhe ngjarjeve të vërteta i bëjnë lëmsh të gjitha. Jo gjithmonë nga padituria, por edhe nga smira. Do të ishte shumë më keq, e ka indicione se kjo po ndodh, që kështu veprojnë me një mision të caktuar akoma të mbajtur pas kulisave, për t’u përgatitur terrenin ideologjive të caktuara të cilat presin pjekjen e kushteve për të dalur në mënyrë të hapur. Heronjtë e tij kanë karaktere dhe ideologji të ndryshme, Dedë Gjon Luli është tribun popullor, Nikoll Gojçi partizan e komunist, kurse Gjelosh Luli antikomunist. Por të gjithë e ndoqën me pasion dhe me konsekuencë idealin e vet, me çmimin e jetës. Stili i autorit nuk është i një opinionisti anemik, të dashuruar në vetveten. Karakteri i tij nuk i duron dhelpëritë intelektualiste, të cilat shpesh të vetmin qëllim e kanë bishtërimin e së vërtetës. Retorika e Kolec Traboinit është e rreptë dhe provokuese. Ai jo vetëm mbron, por edhe godet. Jo vetëm konteston, por edhe hulumton. Edhe kur priret kah subjektivizmi, jep argumentet e veta me një logjikë sa racionale aq edhe burrërore. Është një polemist i lindur, që t’i kujton polemistët tanë klasikë, F. Bardhin, Gj. Fishtën, F. Konicën etj. Ky libër vlen të lexohet. Atë duhet kuptuar dhe konsideruar si një gur me peshë në digën parandaluese kundër ideologjive të reja që duan të shpërfillin historinë reale për të vendosur një paradigmë të re historike, që mbështetet mbi fabrikimin dhe falsifikimin e historisë. Ky libër është homazh për Hotin dhe hotjanët kudo që janë, e në veçanti për ata që sakrifikuan veten, e ndonjëri edhe gjithë familjen, për atdhe e liri. E ENJTE, 26 TETOR 2017

Javore KOHA

21


KULTURË

Në Prishtinë u promovua libri “Krijime popullore shestanase” i prof. dr. Simë Gjon Dobrecit

Dëshmi e kujdesit për mbijetesën e fakteve kulturore shqiptare Prishtinë – Në ambientet e Institutit Albanologjik në Prishtinë të hënën u promovua libri “Krijime popullore shestanase” i Simë Gjon Dobrecit, ish-profesor i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, i cili krahas punës në profesionin e tij asnjëherë nuk i është shmangur marrjes me çështje të kulturës e të historisë kombëtare. Ky libër, u tha në promovim, është dëshmi e kujdesit dhe e seriozitetit shkencor për mbijetesën e fakteve kulturore shqiptare. Në promovim të këtij libri, drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi, tha se po promovojnë një libër shumë të rëndësishëm për një trevë e cila dita-ditës po ju rrëshqet nga duart, por që ai tha se në aspektin kulturor kjo vepër është një dëshmi që do ta përjetësojë këtë krahinë. “Vepra ‘Krijime popullore shestanase’ e botuar sivjet në Ulqin është dëshmi e kujdesit dhe e seriozitetit shkencor në trajtimin e materies dhe e dashurisë pa masë ndaj të parëve, për mbijetesën e fakteve kulturore shqiptare. Mund të ndryshojë edhe mijëra herë struktura demografike e këtyre viseve, por nuk mund të zhbëhet ky fakt kulturor që po e

22

Javore KOHA

E ENJTE, 26 TETOR 2017

paraqesim sot si kontributin e çmuar të profesorit tonë të nderuar. Askush nga ne nuk do të mund ta niste një shqyrtim rreth kësaj vepre pa e shqiptuar që në fillim një falënderim të madh për këtë punë kolosale, e cila them se për shumë arsye nuk do të mund të bëhej më kurrë asnjëherë”, tha ai. Recensenti i librit, Hajrullah Koliqi, foli për kontekstin e librit, ku ai tha se shtrati i këtij libri është Shestani. “Dua të them dy-tri fjalë për kontekstin, shtratin prej nga ka dalë ky libër, vlerat e tij, përmbajtjen e tij. Shtrati i këtij libri është Shestani, për të cilin është folur dhe është shkruar shumë me të drejtë për vlerat e tij historike, kulturore, gjuhësore, patriotike, njerëzore me rrënjë të thella në lashtësinë etnike shqiptare”, tha ai. Ndërkaq, autori i librit Simë Gjon Dobreci, foli për rëndësinë e këtij libri për të, si dhe shpjegoi se çka përmban ky libër. “Në këtë libër paraqiten krijimet popullore shestanase, këngë, fjalë të urta, thënie të botuara në revistën ‘Buzuku’, si dhe demografia dhe autoktonia e shestanasve, e kjo e fundit edhe në gjuhën malazeze. Krijimet e autorëve në frymën shestanase i

shoh si të afërta me krijimet e mirëfillta shestanase, prandaj i përfshiva në këtë libër. Në këtë libër u shkrua edhe për disa shestanas më në zë. Krijimtaria popullore e shestanasve më ka gëzuar dhe entuziazmuar gjithmonë”, tha ai. Libri “Krijime popullore shestanase” përbëhet prej dy kapitujve, ku kapitulli i parë përmban këngë dashurie, këngë lirike-dasme, këngë të barinjve, këngë kurbeti, vajtime, këngë humoristike, këngë të reja, këngë të autorëve, këngë historike, këngë balade elegji dhe këngë kreshnike. Ndërsa kapitulli i dytë përmban thënie, ‘shestanasit ma në za’. Në promovim u theksua gjithashtu se me librin “Krijime popullore shestanase”, i cili ka 266 faqe, autori Simë Gjon Dobreci, i cili pas pensionimit është kthyer në vendlindjen e tij, Braticë të Ulqinit, ka bërë një punë që në të ardhmen do të çmohet nga studiuesit e gjuhës, folklorit dhe të etnografisë shqiptare. Dobreci me këtë vepër ia doli që në çastet e fundit t’ia shkëpusë kohës këtë pasuri, këto vlera shpirtërore, që po iknin bashkë me gjeneratën e fundit që i kishte mbajtur në mend. (Koha Net/Kohapress) 


KULTURË

Piktori akademik Edin Kapllani hapi ekspozitën personale në Tuz

Prezantim i bregdetit të Ulqinit nëpërmjet peshkut dhe pasurive të tjera Tuz- Piktori akademik nga Ulqini, Edin Kapllani, ka hapur në Qendrën Kulturore-Informative “Malësia”, ekspozitën e tij personale me 26 punime të teknikave kryesisht akrilik në pëlhure por dhe të teknikave të kombinuara në prani të një numri shumë të vogël të artdashësve, ku tematikë e punimeve të tij ka qenë bregdeti i Ulqinit dhe më gjerë, me pasuritë ujore që posedon, siç është peshku të cilin piktori e ka prezantuar në forma nga më të ndryshmet por dhe krijesa të tjera që jetojnë nën ujë dhe mjete për peshkim, siç është guaska e detit, rrjetet për kapjen e peshkut dhe në tërësi peshkimi si traditë shumëshekullore në qytetin e Ulqinit. Këtë ekspozitë e ka shpallur të hapur piktori i ri nga Malësia, Nusret Gjokaj, i cili teksa falënderoi të gjithë artdashësit e pranishëm, vlerësoi lart krijimtarinë artistike të piktorit Edin Kapllani, duke thënë se mjeshtëria

dhe shkathtësia e tij në fushën e artit pamor, shërben si model dhe shembull që duhet ta ndjekin të gjithë artistët e rinj që aspirojnë të merren me këtë profesion. “Kapllani me artin të cilin e paraqet përmes ngjyrash, teknikash dhe vizionit të qartë, mund të krahasohet me artistë të cilët kanë lënë gjurmë në historinë e artit siç ka qenë, fjala vjen, Kandicki që është një mjeshtër i madh i artit abstrakt. Në pikturat e Kapllanit dallohet qartë një pjekuri e jashtëzakonshme artistike e cila vërehet nga forma që ai i ka dhënë peshkut i cili nuk prezantohet vetëm si peshk por si diçka që shfaq problematika, shqetësime e dëshira përmes ngjyrave shumë të thekura. Puna e tij mjeshtërore artistike, është një inspirim që edhe ne artistët e rinj duhet ta ndjekim”, u shpreh Gjokaj në hapje të kësaj ekspozite. Edin Kapllani ka lindur më 13 nën-

tor 1980 në Tivar, Mal të Zi. Në vitin 2004 ka diplomuar në Fakultetin e Arteve të Bukura në Prishtinë në klasën e profesor Rexhep Ferrit. Kapllani është anëtar i Shoqatës së Artistëve të Malit të Zi që nga viti 2010. Ai ka hapur një sërë ekspozitash personale si: BUCHS- GalerieL33 në vitin 2014, Galeria “Hadorn”Lichtensteig- Zvicër (2014), Qendra për Kulturë- Ulqin (2013), Galeria “Eduard Lear”- Berat (2010), Qendra për Kulturë- Rozhajë (2005), “Real Galery”- Ulqin (2005), Kulla e Balshajve- Ulqin (2004) si dhe ka qenë pjesëmarrës i mbi 200 ekspozitave kolektive brenda dhe jashtë vendit. Për kreativitetin e tij artistik, Kapllani është shpërblyer ndër vite dhe me çmime të rëndësishme nga të cilat veçohet, Vendi i parë për pikturë në koloninë “Pro Beach Soocer” në vitin 2007. t. u. 

E ENJTE, 26 TETOR 2017

Javore KOHA

23


MOZAIK

Dukuri

Instagrami po de Të paraqiteni në mënyra sa më të rrejshme, duke krijuar iluzion te të tjerët e në fund te vetja. Nëse në këtë aplikacion kërkoni për fotografitë më të pëlqyera, pa dyshim se në rend të parë janë fotografitë e femrave, të zbukuruara në photoshop, me pak fjalë të rrejshme

Kristjan Dukaj

Rrjetet sociale pa dyshim që në kohën e fundit janë duke zënë një vend të “rëndësishëm” në jetën tonë, duke u kushtuar një kohë shumë të madhe. Një ndër aplikacionet më të përdorura nga rinia është pa dyshim instagrami. Ky aplikacion i cili shërben vetëm për postimin e fotografive, kohëve të fundit është kthyer në “trend”. Miliona fotografi të ndryshme ,nga e mbarë bota shpërndahen në disa minuta. Por, ajo që e karaketrizon dhe veçon këtë aplikacion nga rrjetet e tjera sociale(twitter,facebook..), është fakti që ju kursen përdorimin e fjalëve. Nuk kërkohet mendimi juaj

“ 24

për ndonjë ngjarje, dukuri apo problematikë që ka të bëjë me shoqërinë. Mjafton të bëni një fotografi, ta dizajnoni sa më mirë që të jetë e mundur, në mënyrë që të pëlqehet nga sa më shumë veta dhe kështu të krijoni një jetë joreale. Të paraqiteni në mënyra sa më të rrejshme, duke krijuar iluzion tek tjerët e në fund tek vetja. Nëse në këtë aplikacion kërkoni për fotografitë më të pëlqyera, padyshim se në rend të parë janë fotografitë e femrave, të zbukuruara në photoshop, me pak fjalë të rrejshme. Pas tyre vijnë fotografitë nga udhëtime të ndryshme, që përdoruesit e këtij aplikacioni duhet ta ndajnë me të tjerët, se ku ndodhen, çfarë po bëjnë dhe çfarë ushqimi janë duke ngrënë. Kjo shkakton një destruktim të shoqërisë dhe rrit dëshirën për t’u ekspozuar. Mirëpo, pas gjithë kësaj fshihet një gënjeshtër e madhe e cila me kalimin e kohës kalon në fobi nga jeta

Disa studime shoqërore së fundi kanë treguar, që pikërisht këto veti na largojnë nga jeta reale duke na ndaluar të shijojmë momentet me të afërmit, të shijojmë udhëtimet etj. Por ajo që më brengos mua është fakti që ky aplikacion me këto dukuri është duke ndarë dukshëm shtresën shoqërore. Nuk kemi të bëjmë më me fotografi të thjeshta, ushqime të lira, vende të thjeshta, por të gjitha duhet të jenë në nivel “luksoz”, përndryshe nuk bëjnë pjesë në mesin e atyre që pëlqehen!

Javore KOHA

E ENJTE, 26 TETOR 2017

reale. Check-in nëpër vende luksoze, gjithashtu është e pashmangshme nga këta përdorues, për të ekspozuar jetën “luksoze” e cila po dallohet nga të tjerët. Disa studime shoqërore së fundi kanë treguar, që pikërisht këto veti na largojnë nga jeta reale, duke na ndaluar të shijojmë momentet me të afërmit, të shijojmë udhëtimet etj. Por ajo që më brengos mua është fakti që ky aplikacion me këto dukuri është duke ndarë dukshëm shtresën shoqërore. Nuk kemi të bëjmë më me fotografi të thjeshta, ushqime të lira, vende të thjeshta, por të gjitha duhet të jenë në nivel “luksoz”, përndryshe nuk bëjnë pjesë në mesin e atyre që pëlqehen! Shtresa dërmuese e shoqërisë që bën një jetë të thjeshtë është pikërisht nën ndikimin e kësaj “turme “e cila me fotografi të rrejshme, me pamje të ndryshuar, ndikojnë te të tjerët dhe në këtë mënyrë pamja reale e jetës dhe fytyrës sonë ndryshon. Nuk ngjasojmë me fotografitë e postuara, sepse të gjitha janë të dizajnuara për pamje sa më të bukur dhe për sa më shumë pëlqime, harrojmë për ngjarjet që ndodhin nëpër botë. Kritika dhe libri janë zëvendësuar me photoshop dhe me check-in. Kritikat dhe diskutimet në botën perëndimore janë pjesë e kulturës së një shoqërie, për të ndikuar në ndodhitë dhe ngjarjet. Më së miri kjo gjë dëshmohet nga shkrimtarë, politikanë, aktor etj, të cilët mendimin e vet e shprehin përmes rrjeteve sociale siç është twitter ose facebook.


MOZAIK

evijon shoqërinë

Shumë shpesh mediat u referohen në statuset e postuara nga këta individë, sepse kjo është mënyra më e shpejtë që mediat të përcjellin mendimin e tyre, në vend që të zhvillojnë intervistë e cila merr shumë kohë dhe ka shpenzime. Por, ne po ikim nga kjo, po bëhemi robër të një aplikacioni, i

cili përbrenda ka një jetë të rrejshme dhe i cili për ditë e më shumë po ndan shoqërinë. Një shkrimtar anglez, në një intervistë mes tjerash tha që: “pëlqimet që marrim në ndonjë fotografi ose në ndonjë shkrim, rrit vetëbesimin tonë, duke na futur të mendojmë që ne me të vërtetë qen-

kemi të pëlqyer, edhe pse e gjithë ajo histori është e trilluar.” Një gjë e tillë na ndan nga jeta reale dhe fillojmë ta shohim botën nga një kënd tjetër. Devijimi i shoqërisë moderne është i dukshëm, në mungesë të përdorimit të vlerave që ndërtuan një shoqëri të shëndoshë dhe me vlera. E ENJTE, 26 TETOR 2017

Javore KOHA

25


KULTURË

Gjurmë dhe anëshkrime nga folklori i Ulqinit(Il)

Lëndë e mbledhur n

Dr.sci. Ismail Doda

6.VLERAT FOLKLORIKE, ETNOGRAFIKE, ESTETIKE DHE FILOLOGJIKE

Këto vlera gërshetohen dhe pasqyrohen si elemente përbërëse të përmbledhjes ne katër kapituj, si më poshtë: Kreu i parë, me lëndë folklorike, me komente, anëshkrime dhe shpjegime, zë 75 faqe dhe është më i madhi ne përmbledhje (f.15-191). Ka tri nënndarje: 1.Përralla apo tregime të ndryshme, me 33 krijime, ku shquhet ai me titullin “O qekuisht” (me kuptimin “O ja ku është). Gjithsej 18 krijime (f.4445); 2.Tregime, me njëmbëdhjetë tituj (f.57-81); 3.Fabula, me tre krijime. Në fund jepen konstatime e përfundime (f.88-89). Kreu i dytë përmban vjersha dhe këngë të ndryshme. Përfshin 40 këngë me katër nënndarje sipas llojeve. Në këngë të ndryshme lirike-dashurie përfshihen 15 tituj (f.101-103). Kënga “Mori drandafilja e bardhë (f.103-104)”, me 16 vargje, e përhapur në këto anë, është baladë dashurie. Tema kryesore e këngëve të tjera është vdekja e parakohshme e të rinjve:1.Nga sëmundja, 2.Ose nga vrasja me pabesi. Nënndarjes së parë i përket balada me nr.43, ku personazhi anonim i kërkon mjekut t’i tregojë se a ka shpëtim dhe mjeku i

26

Javore KOHA

E ENJTE, 26 TETOR 2017

përgjigjet: “Pa të kalxej more rrezik/ si jeta jote ka me ra (v.13,14)”. Djali i ri, i bindur se pa vdekë nuk qenka çarje, paralajmëron: “Kur të binj kumona madhe/ Dini shokë se unë kam dekë (v.22,23)”. Djali i drejtohet vdekjes me vargjet: ”S’ pate dhimë për nanën teme” dhe: “ për nji vjet tre djelm ja more (v.19-21)”. Hije trishtimi sjellin vdekjet e tri vajzave të reja, të pamartuara: e Minires, përsonazhe e këngës nr.49 (f.138). “Kanga e Dijes”, ndonëse përbëhet vetëm prej 6 vargjeve , ka protagoniste një vajzë të rë që lufton me vdekjen. Për t’iu larguar mërzia bën punë dore:” Jam e ligë moj nanë,/jam tue vdekë(v.2), i drejtohet së ëmës, por ajo e inkurajon: “Vjen Hamidja Dije, në biçikletë/ vjen doktori Dije me të shique (v.3,4)”. Fjalët: biçikletë dhe doktor i janë futur këngës më vonë. Nëpërmjet tyre tregohet kujdesi i ekipit mjekësor për ta shëruar dhe mjeti – biçikleta për të udhëtuar deri tek e sëmura. Por për të çdo gjë ka marrë fund. Asaj s’i mbetet tjetër veç të pyesë: “Kush ma gëzon moj nanë pajën time”. Këtu jepet informacion për të drejtën për të trashëguar pajën e nuses pas ndarjes së saj nga kjo jetë. Në nënndarjen tjetër, këngë dashurie tragjike nga vrasjet me pabesi, njëra prej tyre lidhet me emrin dhe fatin e një vajze me emrin Nebe (kënga nr.44,f.135), e cila vdes nga: “dymdhet plagë qo mora, gjashtë me fitila (K:44,v.4)”. Për vrastarin e Luçijes (përmendet edhe si Luçije), personazhe me të njëjtin emër (nr.45,f.136) njihemi nëpërmjet vajtimit të së ëmës: “Janë mbledhë lulet në dovet”, e radhitur si baladë, nga përbërja e saj nuk del si e tillë. Në kreun e tretë ka bejte. Tërheq

vëmendjen “Bejta e Kasym Sefës”, në formë këngë, me katër, vargje (v.141). Meqë në dorëshkrim nuk ka ndonjë tjetër, R. Ushaku e mbushi këtë zbraztëtirë me botimin e dy bejteve autentike të asaj kohe, të cilat i ruajti dhe i gjeti zonja Naziqe


KULTURË

nga nxënësit Ruzhdi Ushaku

Karaminxhoja- Lika në arkivin familjar: “Sulltana ‘sherre’ ja qet bejte Zyras”, me 11 vargje (f.142); “Tregimi për Efendinë”, në prozë (f.142); “Esja Kasmit mbet në terr”, me 12 vargje (f.142-143). Kreu i katërt përmban kashelasha,

me 16 krijime, të klasifikuara në 16 grupe. Sidomos shquhen kashelashat e krijuara me elemente bregdetare. 1-) Deti:”Tash mal e tash fushë (f.148)”; “Asht nji det i vogël me nji peshk mbrenda (kanili),f.148. 2) Barka:”Isht nji gja, isht e madhe sa nji galeb (Sipas emrit të hotelit”Galeb”, shqip i bie “Pulebardhë” që ndodhej në kodrën permbi Ranë, shënimi.I.D), as në qiell as në dhe (f.152)”. 3) Peshku: “Ishe nji ferishte, fund e maje pare kishte (f.146). 4)Pemët:1. Fiku:”Thes me mel e grykë nuk ka (f.145)”; 2. Shega: “Asht nji odë me mija zoja të lyeme (f.150)”. Në kashelashat e dorëshkrimit të vitit 1953 nuk përmenden agrumet, meqë atëbotë në Ulqin rrallë binte në sy ndonjë limon a portokall. Pasqyrohet arra: “Asht e vogël sa nji gogël, e amël si sheqeri e idht si zeheri, asht e madhe sa nji minare (f.146,147)”. Po nuk përmendet bajamja që i takon këtij grupi, përkatësisht familjes së bërthamoreve. Më kujtohet kur në pranverën e hershme të vitit 1953 lulet e saj tërheqëse ia shtonin bukurinë këtij qyteti bregdetar. Në përmbledhje vërehet edhe ndonjë material i botuar më parë, sidomos në Shkodër: motërzimi i përrallës nr.11 (f.36,37) “Qirosi”; tregimi “Vetja” nr.33 (f.72-73); fabula nr 37 (f.85,86); kënga: 1) “Tahir Kadija”, me 35 vargje (f.94,95); këngët: 3) “Kush qet pushkë o në Parruc”, me 16 v.(96); nr.8) “ Kanga “Haviz Pasha”, me 11 v. (f.100), pa emrin e shënuesit. Edhe pse s’e shënoi Kasem R.Taipi, sipas gjasës ajo nga Shkodra u përhap në Ulqin dhe gjithandej, si edhe katër të tjera: 1.”Ifida sendja me 8 tetë”,

nr.4,me 14 v. (f.97); 2. kënga 5) “Ke xhamia u vu guri” (f.98), me 11 vargje të ndara në tri strofë, që s’i përshtatet plotësisht motivit. Shumica e bartësve ulqinakë që i kënduan a i recituan materialet më 1953 kishin njohuri folklorike, duke i pasur në dorë sidomos botimet e Shkodrës dhe të Tiranës. Zaten, Ulqini dhe Shkodra janë të lidhura ngushtë, saqë është vështirë t’i gjendet këngës a ndonjë krijimi tjetër gojor shtrati. Kjo provohet edhe nga “Kanga ulqinake” nr.2, me 16 vargje (f.102), që është botuar më herët nga Pjetër Dungu në Shkodër. Në studimin përmbledhës Në vend të përmbydhjes (f.155) R.Ushaku sjell dëshmi bindëse për shtegtimin e motiveve nga Ulqini në Shkodër e anasjelltas, duke konstatuar se kjo punë s’ ishte e lehte, por besoj se ishte një fat që ky material u ruajt dhe si i tillë, me të gjitha vrojtimet e shpjegimet që pasuruan, jo vetëm kulturën popullore të Ulqinit, por edhe më gjerë, kulturën shqiptare, me disa përmasa edhe të kulturave të tjerave përreth. 7. PERFUNDIME 1. Vepra “Gjurmë dhe anëshkrime nga folklori i Ulqinit” është një përmbledhje e vetme e këtij lloji me lënde të mbledhur nga nxënësit e një gjimnazi të ulët ruajtur si në arkiv, në një kohë kur ishte vështirë të zhvillohej folklori e të ruhej identiteti kombëtar, veçanërisht në trojet shqiptare në Malin e Zi. 2. Ngadhënjeu falë atyre që ndihmuan nga procesi i krijimit deri tek ai i botimit. 3. Ajo është shumë e çmueshme dhe ofron mundësi shqyrtimi në rrafshin folklorik, etnografik, letrar, gjuhësor, sociologjik, historik etj. E ENJTE, 26 TETOR 2017

Javore KOHA

27


KULTURË

Organizimi dhe rezist shqiptar për ruajtjen e (Mbi librin “Marrëdhëniet shqiptaro-malazeze (1881-1914)” të autorit dr. Isa Bicaj)

Autori Bicaj vë në dukje se deri më tani askush nuk është marrë në mënyrë ekskluzive me studimin e marrëdhënieve shqiptaro-malazeze në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX. Për këto marrëdhënie nuk është shkruar ndonjë monografi ose studim i veçantë

Shaban Hasangjekaj “Populli shqiptar dhe ai malazez shekuj me radhë kanë jetuar pranë njëri-tjetrit. Interesi ekonomik dhe lufta e përbashkët kundër të njëjtit armik, ka krijuar afërsi në mes tyre. Kështu ishte deri në shekullin XIX. Me fitimin e autonomisë, përkatësisht pavarësisë, qarqet sunduese malazeze ndërruan qëndrimin dhe nga kjo kohë afërsia, bashkëpunimi dhe ndihma e ndërsjellë e këtyre popujve është më pak e pranishme. Pretendimet territoriale malazeze ndaj tokave të banuara kryesisht me popullsi shqiptare, rritën e thelluan përçarjen ndërmjet këtyre popujve. Qëndrimi sllav antishqiptar i princ Nikollës dhe sulmet gjithnjë e më të shpeshta kufitare të njësive të rregullta ushtarake malazeze, krijonin pakënaqësi, e bile edhe urrejtje ndaj Malit të Zi”, shprehet në pasthënien (konkluzionet) e librit të vet me titull “Marrëdhëniet shqiptaro-malazeze (1881-1914)” studiuesi, publicisti dhe historiani i mirënjohur nga Tendeli (Vrella) e Komunës së Burimit (Istogut), dr. Isa Bicaj, përndryshe miku i nderuar dhe shoku i klasës në

28

Javore KOHA

E ENJTE, 26 TETOR 2017

gjimnazin e famshëm të Pejës në fillimvitet e 60-ta të shekullit që lamë pas. Autori, në hyrjen e librit të tij thekson se deri më tani askush nuk është marrë në mënyrë ekskluzive me studimin e marrëdhënieve shqiptaro-malazeze në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX. Për këto marrëdhënie nuk është shkruar ndonjë monografi ose studim i veçantë. Ai në vazhdim shton se në studimet dhe monografitë e ndryshme që janë bërë mbi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy popujve janë përmendur sipërfaqësisht e pa u themeluar e trajtuar në mënyrë të gjithanshme. Edhe pse nga autorë jugosllavë janë shkruar dhjetëra monografi e studime ku në mënyrë të tërthortë flitet për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, trajtimi i saj është bërë në mënyrë tendencioze, pa kriter objektiv shkencor dhe në mënyrë krejtësisht të shtrembëruar. Vlerësimi tendencioz i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare është bërë për qëllime politike. Autorë malazezë e serbë, të verbuar nga shovinizmi, e me një urrejtje patologjike, gjithë përpjekjet dhe luftën e popullit shqiptar për liri e pavarësi e cilësojnë si luftë “cubash”, “kriminelësh”, “të karakterit lokal e fisnor”, spontane e të paorganizuara, ndërsa rezistencën kundër Perandorisë Osmane si

shprehje shoqërore primitive, turbullira stihike e reaksionare, të drejtuara kundër çdo kthese përparimtare dhe kundër progresit. Po ata autorë, masat popullore shqiptare i quajnë turma të egra e primitive që dinë të vërsulen e të terrorizojnë elementin sllav vendas. Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, këtë ngjarje madhore të popullit shqiptar, autori dr. Isa Bicaj dëshmon se qarqet sunduese malazeze e konsiderojnë, jo si përpjekje të luftës së popullit shqiptar për autonomi e pavarësi, jo si luftë për ruajtjen e tërësisë etnike shqiptare nga copëzimi prej monarkive fqinje ballkanike, por si organizatë politike panislamike që synon ruajtjen e sundimit osman në Ballkan. Marrja me dhunë e Tivarit dhe Ulqinit nga Mali i Zi gjatë kohës së Lidhjes, krijoi pakënaqësi dhe rriti urrejtjen ndërmjet këtyre popujve. Nga kjo kohë marrëdhëniet shqiptaro-malazeze vijnë duke u përkeqësuar. Pretendimet pushtuese malazeze ndaj territoreve shqiptare dhe aneksimi i disa prej tyre nga njëra anë dhe përpjekjet e popullit shqiptar për t’u çliruar nga Perandoria Osmane dhe lufta kundër pretendimeve monarkike ballkanike nga ana tjetër, do të përshkojnë tërë rrugën e çlirimit kombëtar të shqiptarëve. Brumin e materialit të lëndës të përfshirë në këtë libër, autori dr. Isa Bicaj e ka ndarë, radhitur dhe sistemuar në tre krerë: Kreu I “Marrëdhëni-


KULTURË

tenca e popullit e identitetit kombëtar et shqiptaro-malazeze deri në viti 1908” është i ndarë në katër trajtesa shtjelluese; Kreu II “Marrëdhëniet shqiptaro-malazeze 1908-1912” (në tri trajtesa shtjelluese), dhe Kreu III “Marrëdhëniet shqiptaro-malazeze në vitet 1912-1914” (në pesë trajtesa shtjelluese). “Vazhdimësinë e luftës së popullit shqiptar pas shuarjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Mali i Zi e cilëson si spontane, të paorganizuar, stihike dhe pa qëllime të qarta”, shprehet autori dhe vazhdon: “Gjithë këto përpjekje i konsideron si veprime të nxitura e përkrahura nga jashtë, e jo si shprehje të aspiratës për të t’u çliruar nga robëria dhe për të jetuar i lirë. Veprimet konkrete luftarake të shqiptarëve kundër Portës së Lartë dhe heroizmin e individëve në këto përleshje, krerët e Cetinës i kualifikonin dhe i cilësonin si luftë ‘cubash’, ‘kriminelësh’, ‘gjakpirësish’, etj. Me kualifikime të tilla, qarqe sunduese malazeze dëshironin të krijonin opinion si në Mal të Zi, ashtu edhe në Evropë, se shqiptarët nuk janë të aftë për organizim të luftës, se ata bëjnë veprime primitive pa qëllime të qarta politike. Këtë qëndrim antishqiptar të Malit të Zi që nga Lidhja e Prizrenit e deri më 1912, e vërtetojnë të gjitha burimet arkivore dhe shtypi i kohës”. “Përpjekjen për ripërtëritjen e Lidhjes së Prizrenit, formimin e Lidhjes së Pejës në vitin 1899, Mali i Zi e kualifikon si veprim të organizuar nga Porta e Lartë, e jo si aspiratë të çlirimit nga osmanët, udhëheqësin e Lidhjes së Pejës, Haxhi Zekën, si spiun të sulltanit që vazhdimisht ka vepruar kundër popullatës sllave ortodokse dhe ka nxitur shpërnguljen me dhunë të popullsisë sllave vendase nga trojet e veta”, veçon autori.

Për Malin e Zi, sipas vlerësimit të autorit, hapja e shkollave, vetëdijesimi dhe ndërgjegjësimi i mëtejshëm i popullit shqiptar për liri e pavarësi, do të prishte planet politike malazeze dhe angazhimi i tij në realizimin e synimeve të veta pushtuese do të jetë i paefektshëm. Në anën tjetër, me insistimin malazez, qysh në vitin 1838 në Shkodër ishte hapur një shkollë fillore malazeze edhe pse në tërë qytetin e Shkodrës dhe rrethinës ekzistonin vetëm disa dhjetëra familje sllave ortodokse. Hapja e kësaj shkolle kishte thjesht arsye politike. Autori dr. Isa Bicaj konkludon se “Qëndrimi i Malit të Zi ndaj kryengritjeve të vitit 1909-1912, është krejtësisht antishqiptar. Shteti malazez përkrahte kryengritjet lokale të përmasave të vogla. Kjo për arsye se në këtë mënyrë mund ta ndiqte e ta vinte nën kontroll gjendjen. Në këtë mënyrë, Porta nuk do të ishte e qetë e do të shqetësohej, e në anën tjetër edhe shqiptarët do të vriteshin e dobësoheshin. Kjo u konvenonte qarqeve zyrtare malazeze”. Mali i Zi këto kryengritje i cilësonte si veprime spontane të paorganizuara dhe, si gjithmonë, të udhëhequra nga “kriminelë” e “gjakpirës” që më shumë në veprimet e veta luftarake i vërsulen popullsisë së pafajshme ortodokse sllave, sesa njësive ushtarake të Perandorisë, - veçon autori. “Të merresh me studimin e marrëdhënieve ndërmjet popujve është punë e mundimshme, e ndërlikuar dhe politikisht shumë e ndjeshme. Kjo ka qenë arsyeja që deri në vitet e fundit, me marrëdhëniet ndërmjet popujve të Ballkanit janë marrë shumë pak studiues. Objekt i studimit të autorit nuk ka qenë vetëm aspekti diplomatik dhe përpjekjet

që ndërmorën qeveritarët e Cetinës për realizimin e qëllimeve të tyre pushtuese, por edhe organizimi dhe rezistenca e popullit shqiptar për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe tërësisë tokësore të tyre. Për hartimin e këtij studimi, autori dr. Isa Bicaj ka shfrytëzuar dokumente arkivore të pabotuara, në Arkivin Shtetëror të Malit të Zi në Cetinë, Fondet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Fondin e Arsimit dhe të Kishës Ortodokse. Po nga ky arkiv ka shfrytëzuar edhe një dosje të veçantë, e cila përmbante materiale të shumta për shqiptarët që ishin strehuar në Mal të Zi gjatë viteve 1910-1911. Në Cetinë është shfrytëzuar edhe fondi personal i mbretit Nikolla I që ruhet në Arkivin e Muzeut të Cetinës. Ka punuar dhe hulumtuar, gjithashtu, edhe në Arkivin e Institutit të Historisë në Titograd, ku ka pak materiale. Në Tiranë ka shfrytëzuar arkivin e Institutit të Historisë së Tiranës, Fondin e Vjenës, Raportet e Konsujve nga Prizreni e Shkodra, si dhe Fondin e Cetinës. Po ashtu ka punuar në Arkivin Qendror Shtetëror të Tiranës, ku ka shfrytëzuar Fondin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të periudhës që përfshin studimi. Në Cetinë ka shfrytëzuar edhe shtypin e kohës, përkatësisht gazetat “Glas Crnogoraca” dhe “Cetinski Vjesnik”. Këto gazeta kanë qenë zëdhënëse të politikës zyrtare të shtetit malazez. Po ashtu ka shfrytëzuar një literaturë historike të mjaftueshme, të botuar në Jugosllavi dhe Shqipëri. Autori në këtë punim është përpjekur që të ndriçojë sadopak marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy popujve dhe qëndrimin zyrtar të drejtuesve të Cetinës ndaj Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. E ENJTE, 26 TETOR 2017

Javore KOHA

29


MOZAIK

Portret: Kapedan Avdo Nimanbegu

Deti ka qenë jeta Ismet Karamanaga

Kapedan Avdo Nimanbegu është një ndër kapedanët më të njohur në qytetin e Ulqinit. Ende sot në moshën 87-vjeçare, për çdo ditë del deri te bedeni apo shijon dhe shikon detin dhe barkat të cilat lundrojnë në itinerarin e tyre deri te portet e caktuara. Në shtëpinë e tij në Kala ka ndërtuar një vend, “ura e komandimit”, siç e quan ballkonin e tij, nga ku ai për çdo ditë shikon horizontin duke përcjellur barkat dhe anijet të cilat kalojnë pranë qytetit tonë. Në shumë prej tyre ai ka qenë kapedan – “komandant” me nam. Mbi 40 vite ka lundruar nëpër tërë detet e botës, në veçanti nëpër Mesdhe. Deti dhe “Tada” - bashkëshortja Muradija kanë qenë dashuritë më të mëdha në jetën e tij. Vështirë të imagjinosh një çift i cili mbi 65 vjet jeton në një harmoni të tillë. Ende edhe sot Avdo Nimanbegu, kurdo që bisedon dhe rrinë me “Tadën” në rrugën pranë derës së shtëpisë së tij, bisedën e fillon gjithmonë duke i bërë “naze” asaj. Kapedan Avdo Nimanbegu ka qenë gjithmonë i pashëm, i veshur elegant dhe një figurë markante e Kalasë sonë. I qeshur dhe “i butë”, siç thotë populli ynë, por me një autoritet të rrallë. Kurdo që kaloj rrugës pranë shtëpisë së tij, asnjëherë nuk e kam dëgjuar se e ka ngritur zërin. Neve të rinjve nga Kalaja shpeshherë na ka biseduar për detin, prandaj gjithmonë kemi pasur respekt të posaçëm ndaj tij. Ende edhe sot, flet qartë dhe i kujtohet secila sekuencë e jetës së tij, në veçanti nga lundrimet e shumta me anije të mëdha anembanë rruzullit tokësor. Kapedan Avdo Nimanbegu ka për-

30

Javore KOHA

E ENJTE, 26 TETOR 2017

jetuar gjëra të vështira në lundrimet e shumta me anije përgjatë shumë viteve të jetës së tij në det, por gjithashtu edhe shumë gjëra të bukura të cilat i kanë mbetur në kujtesë. Të jesh kapedan është përgjegjësi e madhe - për njerëzit, për barkën dhe për “kargon”. Prandaj nuk kanë thënë dhe nuk e kanë përsëritur pa arsye detarët e vjetër thënien se “deti është bukë e gjak” dhe “Padishah në vete”, me surpriza dhe rreziqe që kanë ndodhur gjithmonë. “Por, unë kam pasur fat dhe i kam përballuar të gjitha”, thotë kapedan Avdo Nimanbegu, trashëgimtar i familjes së madhe të kapedanëve dhe detarëve të njohur Nimanbegu. Shumë anëtarë të kësaj familjeje të njohur detare kanë pasur në pronësi barka dhe anije të njohura përgjatë historisë së famshme detare ulqinake. “Për të fituar bukën për fëmijë kam shkuar në det, jam dashuruar në të dhe kurrë nuk e kisha ndërruar profesionin. Më në fund, kam vazhduar edhe traditën e familjes sonë të njohur detare nga Kalaja e Ulqinit”, tregon Avdoja. Ai thotë se si pasardhës i familjes së njohur detare, vetëm ka vazhduar një traditë pa të cilën jeta e tij nuk ka pasur kuptim. “Deti ka qenë jeta jonë. Shumë anëtarë të Nimanbegëve, nga familja dhe fisi jonë, kanë lundruar me barka të ndryshme nëpër dete dhe oqeane, dhe të gjithë ne kemi qenë dhe jemi krenarë për këtë”, shprehet kapedani, duke treguar se shumë prej këtyre detarëve nuk jetojnë më dhe se nga kjo familje kanë mbetur ai, dy vëllezërit e tij – Serveti dhe Zytiu, si dhe kapedan Reshit Nimanbegu. “Unë ende mbahem”, qeshet Kapedan Avdo Nimanbegu. “Rri me të rinj, për çdo ditë i kam grahur automobilit deri vitin e kaluar. ‘Tadën’ e kam mirë, jam i lumtur me fëmijë, nipa e mbesa. Prandaj, as nuk më shkon ndër mend asgjë tjetër. Përkundrazi, kur kishin me më leju, prapë kisha me

shkuar me ba ndonjë ‘sefer’“. Kapedani Avdo Nimanbegu thotë se është i sigurt që kompanitë e mëdha detare për të cilat ka naviguar nuk e kanë harruar, ndonëse është i vetëdijshëm se mosha e bën të veten,. Por ai thotë se me mendje dhe shpirt ende është në barka, të cilat kalojnë për çdo ditë pranë Kalasë dhe në horizontin e largët. “Për çdo ditë i marr ‘dyrbitë’ dhe i përcjell rrugët e tyre, të cilat i kam në mend të shënuara. Shumë më merr malli, kam nostalgji të madhe. Vështirë të imagjinosh se jeta është kështu. Deti, barkat, “Tada” dhe familja ime kanë qenë gjithmonë jeta ime. Të gjitha i kam këtu. ‘Tada’ ende është e fortë dhe e pashme, fëmijtë, nipat, mbesat, të gjithë janë këtu, di-


MOZAIK

jonë kush në Amerikë, por prapë në tokë, kurse barkat dhe anijet nuk i kam më”, shprehet ai me nostalgji Avdoja thotë se i mungon “navigimi”, barkat, ekuipazhi, portet, deti, “por kështu është jeta, dikur vinka fundi”. “Por unë dal për çdo ditë në ‘Pazarin e Gjytetit’ dhe me shumë vështirësi e pranoj se koha kalon”, shprehet ai. Avdoja ka filluar si 18-vjeçar, në vitin 1948, të punojë në kompaninë “Llovqen plovidba”, ku ka punuar edhe babai i tij, kapedan Maliq Begu. Të gjithë vëllezërit e familjes së madhe Nimanbegu - Jakupi, Reshiti, Maliqi dhe Hysejni kanë qenë kapedanë me nam. Ai tregon se kanë pasur tri barka: “Poskiq” me tre direkë, më e madhja, pastaj “Dva brata” dhe në fund “Vihori”. “Të trijat kanë qenë në pronësi të Nimanbegëve. Kështu që unë kam lindur dhe jam edukuar në familje e cila tërë jetën dhe veprimtarinë e vet e ka pasur të lidhur me detin dhe tërë jetën ia ka kushtuar detit dhe navigimit. Së shpejti më është dashur të shkoj në shërbimin ushtarak, ku kam punuar në shërbimin sanitar afër 3 vjet. Ka qenë kjo një eksperiencë që më ka ndihmuar shumë në navigim, në raste kur kemi pasur probleme në det, kur kemi qenë shumë larg nga portet, nga toka”, tregon ai. Pas shërbimit ushtarak, Avdoja do të barkohet sërish duke filluar të punojë si “noshtromo”, ku dëshmohet si detar i mirë. “Më vonë më kanë shtyrë të jap provimin për kapedan ‘male plovidbe’, ku kam fituar barkën e parë prej 6000 tonash në relacionin Split-Venezia. Pas disa vitesh lundrimi, përsëri kam filluar të mësoj dhe kam dhënë provimin për kapedan, ‘brodovogja velike plovidbe’, për barka që kanë lundruar

“Për të fituar bukën për fëmijë kam shkuar në det, jam dashuruar në të dhe kurrë nuk e kisha ndërruar profesionin. Si pasardhës i familjes sonë të njohur detare nga Kalaja e Ulqinit vetëm kam vazhduar një traditë pa të cilën jeta ime nuk ka pasur kuptim”, shprehet ai nëpër Mesdhe, deri në Turqi dhe në Rusi, në portet në Detin e Zi”, kujton ai. Avdoja tregon se kompania për të cilën ka punuar ka pasur besim të madh tek ai, kështu që e kanë dërguar në Hamburg, nga ku pas tre muajsh e ka sjellë vaporrin e ri “Muho”, i cili është ndërtuar në “shkverin” e Hamburgut. “Kështu ka qenë jeta e detarëve, shumë pak kam ardhur në shtëpi. ‘Tada’ ka pasur një durim të pafund, si të gjitha gratë e ‘gjemxhive’”, thotë ai. Avdoja ka naviguar edhe në anije tejoqeanike si “noshtromo”. Ai tregon se me anijen “Nikshiq” ka lundrua edhe në Kubë dhe në porte të tjera të Amerikës së Jugut. Ai rrëfen se në det ka pasur gjëra të bukura, por edhe të tjera. “Të gjitha ato kanë qenë pjesë e jetës së një detari i cili është dashur për me siguru bukën për familjen e vet. Kam pasur edhe një fatkeqësi një herë në Rusi, kur kam thyer këmbën. Afër një vit kam qëndruar në shtëpi. Pastaj prapë në det, në barkë, aty ku iu ka caktuar kompania për të cilën keni punuar”, kujton Avdoja, i cili në vitin 1987 ka dalë në pensionin e merituar. Kapedan Avdo Nimanbegu ka qenë i respektuar dhe kudo ku ka punuar ka lënë përshtypje të mira, pavarësisht se siç thotë ai, shpeshherë ka qenë edhe i ashpër pasi që ka kërkuar disiplinë në punë, por “vetëm kështu edhe ka qenë e mundur të funksionojnë jeta në një vend të kufizuar siç është barka”. Megjithëse sot është 87-vjeçar, ende del në Pazar, në Ranë, i veshur elegant dhe me kravatë. Nuk e merr shkopin pasi që siç thotë, „ende nuk kam nevojë“. Ai thotë se i mungojnë shokët, shumë prej të cilëve janë në „Meteriz“ apo në „Pinjesh“, në veçanti shoku më i ngushtë, i ndjeri Ismail Bushati. Flet

qartë dhe i kujtohet çdo sekuencë e jetës në det. I kujtohen portet dhe vendet anembanë botës që i ka vizituar me anije të ndryshme. Ai flet me nostalgji të madhe për ato kohëra. Në veçanti i kujtohen vendet ekzotike në Amerikën e Jugut, ku është ndaluar anija për të ngarkuar ose shkarkuar „kargon“. „Për çdo ditë, sa i çel sytë, marr ‚dyrbinë‘ dhe e drejtoj kah horizonti në pritje të anijeve të cilat kalojnë pranë Kalasë sonë. Më duket, të them më mirë imagjinoj se edhe unë gjendem atje“, rrëfen kapedan Avdoja. „Pastaj dal, shëtis pak, tash pak më rrallë jashtë Kalasë, por rreth Kalasë për çdo ditë. Ende shoh mirë, por nuk më japin më lejen me i grahë automobilit. Më mungon, por mosha e bën të veten, rregullat nuk lejojnë“, vazhdon ai. „Tada“ qeshet. Ajo është një „zonjë e rëndë“ nga familja e njohur Kapllanbegu. Ka qenë një ndër gratë më të bukura në Ulqin dhe pavarësisht se është 82-vjeçare, ende është e bukur, e mbajtur, një zonjë e vërtetë e Kalasë sonë. Kapedan Avdo Nimanbegu tërë jetën e tij - në barkë, det, shtëpinë e tij, në rrugë apo kudo ku ka ndenjur e ka filluar bisedën duke i bërë naze asaj. Prandaj, edhe „Tada“ ka mbetur sinonim i një dashurie dhe besnikërie tek ne në Kala. Kapedan Avdo Nimanbegu dhe bashkëshortja e tij Muradija janë të lumtur dhe të kënaqur me jetën e tyre të gjatë, me fëmijë dhe nipa e mbesa. Një trashëgimi e cila vijon prej shekujsh nga ky fis i njohur nga Kalaja e Ulqinit, vazhdon edhe më gjatë në shumë fise të tjera në Ulqin, në Amerikë dhe çdokund ku ata kanë lënë gjurmë, tek fëmijët dhe të afërmit e tyre. Gjenet „e forta“ të kësaj familjeje ende trashëgohën, ashtu siç i kanë trashëguar edhe të tjerët nga kjo familje e njohur detare nga Kalaja, ndërmjet tyre edhe kapedan Avdo Nimanbegu nga të parët e tij. E ENJTE, 26 TETOR 2017

Javore KOHA

31


RAJON

Zgjedhjet lokale në Kosovë

Krijohet harta e r politike nëpër ko

Në bazë të rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të publikuara në faqen zyrtare, ng tyre, sidomos në komunat e mëdha, do të shkohet në balotazh. Edhe pse në shumicën e komunave do të k Kosovë u ndëshkuan keqqeverisjet me anë të votave të qytetarëve, kurse harta e partive politike që do të mund të dihet me saktësi pas balotazhit Zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën në Kosovë kanë krijuar një hartë të re politike, nëse merren parasysh fitoret e kandidatëve për kryetarë në secilën komunë veç e veç, krahasuar me zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të vitit 2013. Partitë e mëdha që kanë qeverisur vitet e fundit në Kosovë, në të dyja nivelet e pushtetit, janë vënë në sfidë serioze. Edhe pse në shumicën e komunave do të ketë balotazh, analistët pohojnë se në Kosovë u ndëshkuan keqqeverisjet me anë të votave të qytetarëve, kurse harta e partive politike që do të qeverisin nëpër komunat e Kosovës, mund të dihet me saktësi pas balotazhit. Në bazë të rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të

32

Javore KOHA

E ENJTE, 26 TETOR 2017

publikuara në faqen zyrtare, nga 38 komunat e Kosovës, në 19 prej tyre, sidomos në komunat e mëdha, do të shkohet në balotazh. Analisti Armend Muja tha për Radion Evropa e Lirë se nëse krahason zgjedhjet lokale të vitit 2017 me ato të vitit 2013, mund të thuhet se fituese del Lëvizja Vetëvendosje, për faktin se e ka dyfishuar përkrahjen në të gjitha komunat e Kosovës. Kurse partitë tjera politike, kanë shënuar rënie, me përjashtim të Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Prizrenit, që ka shënuar një sukses të radhës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila ka ruajtur udhëheqjen në pesë ose gjashtë komuna. “Në perspektivën e dytë, nëse shihet në aspektin numerik, unë besoj

se fitues i përgjithshëm është Lidhja Demokratike e Kosovës, për dy arsye. Arsyeja e parë është se në njëfarë mënyre, votuesi kosovar e ka shpërblyer atë pas një performace shumë të dobët në nivelin qendror dhe arsyeja e dytë është që ato fitore në komunat që i ka mbajtur, i ka fituar përgjithësisht”, tha Muja. Kurse analisti tjetër për çështje politike, Imer Mushkolaj, konsideron se zgjedhjet e 22 tetorit nuk kanë sjellë as fitues dhe as humbës. Disa parti politike, thotë ai, nga zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë rritur numrin e votuesve, kurse të tjerat kanë humbur. Por, ajo që vërehet dhe ka rëndësi sa u përket këtyre zgjedhjeve, thotë Mushkolaj, qytetarët dëshmuan se kërkojnë ndryshime dhe qeverisje e menaxhim më të mirë. “Në këto zgjedhje nuk është situata bardhë e zi. Nuk mund të flasim për humbës dhe fitues absolut. Gjithmonë duke pasur parasysh krahasimin me rezultatet e zgjedhjeve lokale të vitit 2013”. “Por, në qytete të caktuara disa nga partitë kanë arritur më shumë sukses, disa tjera më pak. Nëse e shohim hartën e rezultateve preliminare, mund të themi se të gjitha partitë politike janë në lojë në gjithë Kosovën”, tha Mushkolaj. Sipas rezultateve preliminare, 19


RAJON

re omuna

ga 38 komunat e Kosovës, në 19 prej ketë balotazh, analistët pohojnë se në ë qeverisin nëpër komunat e Kosovës,

komuna, konkretisht komunat më të mëdha, do të shkojnë në balotazh për zgjedhjen e kryetarëve të komunave. Kurse nga 19 komunat tjera, ku fituesit kanë dalë pa balotazh, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në 4 komuna, kurse në 12 tjera ka mbetur në balotazh. Në vitin 2013, LDK në raundin e parë kishte fituar tri komuna. Partia Demokratike e Kosovës, pa balotazh ka fituar vetëm një komunë duke humbur edhe disa komuna që njiheshin si bastione të saj. Ndërkaq në balotazh është në 9 komuna. Në zgjedhjet e kaluara lokale, PDK kishte fituar në rrethin e parë në katër komuna. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në nivel vendi ka arritur të fitojë në 2 komuna, kurse në 5 shkon në balotazh. Më 2013, i kishte 3 komuna nën udhëheqje. Lëvizja Vetëvendosje deri më tani nuk ka arritur të fitojë në rrethin e parë në asnjë komunë, por në balotazh është në 6 komuna duke përfshirë kryeqytetin Prishtinën, dhe disa qytete të mëdha si Gjilani dhe Prizreni. Aleanca Kosova e Re, NISMA dhe Alternativa janë në balotazh në nga një komunë. Kurse Lista Serbe ka fituar 9 komuna, kurse në balotazh është në një

Fituesit për kryetarë të komunave

19 komuna në balotazh në raundin e dytë

Sipas rezultateve paraprake të KQZ-së, pa balotazh garën për kryetar komune e kanë fituar që në rrethin e parë të votimeve: Pejë: Gazmend Muhaxhiri nga LDK (50.35) Deçan: Bashkim Ramosaj nga AAK (63.91) Fushë Kosovë: Burim Berisha nga LDK (63.41) Skenderaj: Bekim Jashari - kandidat i pavarur (85.59) Drenas: Ramiz Lladrovci nga PDK (59.34) Han i Elezit: Rufki Suma - kandidat i pavarur (57.32) Mitrovica e Veriut: Goran Rakiq nga Lista Serbe (66.97) Leposaviq: Zoran Todiq nga Lista Serbe (62.18) Lipjan: Imri Ahmeti nga LDK (59.57) Novobërdë: Svetislav Ivanoviq nga Lista Serbe (54.97) Shtërpcë: Bratislav Nikoliq nga Lista Serbe (74.02) Viti: Sokol Haliti nga LDK (52.98) Zubin Potok: Stevan Vuloviq nga Lista Serbe (80.19) Zveçan: Vuçina Jankoviq nga Lista Serbe (69.26) Junik: Agron Kuqi nga AAK (58.40) Mamushë: Abdulhadi Krasniqi nga KDTP (53.95) Graçanicë: Srgjan Popoviq nga Lista Serbe (87.88) Ranilug: Vladica Aritonoviq nga Lista Serbe (77.62) Partesh: Dragan Petkoviq nga Lista Serbe (58,95)

Sipas rezultateve paraprake të KQZsë, 19 komuna janë në balotazh, po aq sa janë fituar në raundin e parë. Komunat dhe kandidatët që shkojnë në balotazh: Prishtinë: Shpend Ahmeti nga LVV (43.42) dhe Arban Abrashi nga LDK (35.91) Gjakovë: Ardian Gjini nga AAK (40.77) dhe Mimoza Kusari - Lila nga Alternativa (31.48) Gjilan: Lutfi Haziri nga LDK (43.30) dhe Sami Kurteshi nga LVV (26.97) Mitrovica e Jugut: Valdete Idrizi (28.56) nga PDK dhe Agim Bahtiri nga AKR (27.10) Prizren: Shaqir Totaj nga PDK (29.66) dhe Mytaher Haskuka nga LVV (22.43) Ferizaj: Agim Aliu nga PDK (39.18) dhe Muharrem Sfarqa nga LDK (30.00) Istog: Haki Rugova nga LDK (43.54) dhe Gani Dreshaj nga AAK (37.23) Obiliq: Xhafer Gashi nga AAK (49.26) dhe Mehmet Krasniqi nga LDK (27.46) Podujevë: Agim Veliu nga LDK (48.37) dhe Ajet Potera nga LVV (29.99) Klinë: Sokol Bashota nga PDK (36.60) dhe Besim Hoti nga LDK (23.69) Kaçanik: Besim Ilazi nga PDK (40.38) dhe Basri Kodra nga LVV (21.26) Kamenicë: Qëndron Kastrati nga LVV (34.22) dhe Shaip Surdulli nga LDK (28.04) Rahovec: Smajl Latifi nga AAK (33.40) dhe Ibrahim Kryeziu nga LDK (20.45) Shtime: Naim Ismajli nga PDK (38.15) dhe Fatmir Rashiti - kandidat i pavarur (27.93) Suharekë: Bali Muharremaj nga AAK (39.98) dhe Sali Asllanaj nga LDK (33.93). Vushtrri: Ferit Idrizi nga PDK (33.51) dhe Xhafer Tahiri nga LDK (25.71) Malishevë: Ragip Beqaj nga Nisma (40.67) dhe Mursel Gashi nga PDK (27.26) Dragash: Selim Kryeziu nga LDK (37.94) dhe Shaban Shabani nga PDK (28.12) Kllokot: Strahinja Spasiq nga Lista Serbe (48.08) dhe Bozhidar Dejanoviq nga GI (37.62).

komunë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga 1 890 952 qytetarë me të drejtë vote në Kosovë, të drejtën e tyre për të votuar e shfrytëzuan 819 865 apo shprehur në përqindje 43.68 për qind. Në zgjedhjet lokale në Kosovë morën pjesë 91 subjekte politike, prej tyre një koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur (qoftë për kryetarë komune apo për këshilltarë në kuvendet komunale). (REL/Kohapress) 

E ENJTE, 26 TETOR 2017

Javore KOHA

33


SPORT

34

Javore KOHA

E ENJTE, 26 TETOR 2017


SPORT

Edhe një sukses tjetër i tenistëve të KT “Bellevue”

Skender Katana, fitues i Turneut masters deri në 10 vjeç Me fitoren e këtij turneu Katana konfirmoi vendin e parë në ranglistën e tenistëve deri në 10 vjeç në Mal të Zi, duke u shpallur njëkohësisht lojtari më i mirë në Mal të Zi për vitin 2017 në grupmoshën e tij Ulqin – Pas fitimit të Turneut masters për grupmoshën deri në 18 vjeç nga Nermin Hoxha, një tjetër tenist i Klubit të Tenisit “Bellevue” arrin ta rrëmbejë këtë trofe në grupmoshën deri në 10 vjeç. Bëhet fjalë për talentin Skender Katana, i cili është shpallur fitues i Turneut masters deri në 10 vjeç, që gjatë fundjavës u zhvillua në terrenet e KT “Bellevue”, ku kanë marrë pjesë tetë tenistët më të mirë të Malit të Zi në këtë grupmoshë. Në gjysmëfinale, Katana ka fituar ndaj tenistit Marko Dragoviq nga KT “Eminent” nga Podgorica me rezultatin 1:4, 4:2, 10:8, kurse në finale ishte bindshëm më i mirë se tenisti i KT “Sutjeska” nga Nikshiqi, Ivan Aranitoviq, me rezultatin 4:1, 4:1. Me fitoren e këtij turneu Katana konfirmoi vendin e parë në ranglistën e tenistëve deri në 10 vjeç në Mal të Zi, duke u shpallur njëkohësisht lojtari më i mirë në Mal të Zi për vitin 2017 në grupmoshën e tij. Përpos këtij turneu, Katana, i cili ka lindur më 18 prill 2008, ka fituar kohës së fundit edhe disa turne të tjerë, si në Tiranë, Budva, Ulqin etj. Nga specialistët e tenisit vlerësohet

si një lojtar me mjaft perspektivë, pasardhës i plejadës së tenistëve të talentuar të dalë nga shkolla e tenisit e KT “Bellevue”, të udhëhequr nga Rrezart Cungu, pastaj Nermin Hoxha, Genc Selita etj.

Njëherazi, suksesi i Katanës dhe i tenistëve të tjerë nga Ulqini janë dëshmi e një pune të mirë të KT “Bellevue”, në krye me trajnerin Senad Tafa.  (Kohapress)  E ENJTE, 26 TETOR 2017

Javore KOHA

35


KOHA Javore Podgoricë e enjte, 26 tetor 2017 Viti XVl Numër 787 Çmimi 0,50

Qyteti me një rrugë

ISSN 1800-5696 6965-0081 NSSI

Akte të turpshme të cilat duhet të dënohen dhe të marrin fund një herë e mirë

Instagrami po devijon shoqërinë

fund një herë e mirë hen dhe të marrin cilat duhet të dënoAkte të turpshme të

shoqërinë po devijon Instagrami

një rrugë Qyteti me

Javore KOHA Podgoricë e enjte, 26 tetor 2017 Viti XVl Numër 787 Çmimi 0,50

E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org www.facebook.com/kohajavore

Koha 787  

Koha Javore numër 787, botuar më 26.10.2017

Koha 787  

Koha Javore numër 787, botuar më 26.10.2017

Advertisement