Koha 748

Page 20

KULTURË

ENIGMA ETNOKULTURORE E TREKËNDËSHIT: RUMI – ROZAFAT – VALDANOS

Fosilizimi i kult Po zbresim këtu për pak, prej të përgjithshmes etno- kulturore gjithënjerëzore të historisë në të veçantën e saj- në kulturën tonë kombëtare, për të kuptuar atë që ruhet në te dhe sot reflekton dimensione lashtësie . E që merr kuptim shpeshherë vetëm në shqip duke shpalosur thellësinë e origjinës së shqipes në raport me gjuhët e tjera..

Muhamet Nika

Për fillim po cekim se të gjithë autorët e antikitetit të shekullit të gjashtë dhe pesë para Krishtit ndër të cilët Haketi i Miletit, Herodoti dhe Tuqiditi, pohonin në shënimet e veta rreth origjinës së grekëve si civilizim i lashtë , se në tokën e tyre jetonte një popullsi autoktone pellazge dhe barbare ( nuk flisnin gjuhën helene) , por që kishin një botë shpirtërore të tyren – besimin e vet dhe se grekët nuk mund ta kishin zanafillën nga një popull jogrek. Ata, siç shihet, as që tentuan që mitologjisë së vet t’ia fshehin origjinën e saj pellazge . Dhe sipas tyre , mbetet të thuhet edhe kjo se Jonianët grekë ishin pellazgë të asimiluar- helenizuar, kuptohet gjatë kolonizimeve greke ( CF. 1,56-VIII,44).

20

Javore KOHA

E ENJTE, 19 JANAR 2017

E kjo, pse jo mund të na kujtojë ngjashëm edhe situatën , kur popullsia iliro- shqiptare u sllavizma nga kolonët serbë..?! Dhe kështu grekët duke arritur në këtë vend që do të mbante emrin e tyre, përzien gjuhën e vet semito egjiptiane me atë të pellazgëve të lashtë dhe trashëguan “me lejen e orakullit të Dodonës...”besimin pellazg - mitologjinë pellazge( të përmendur më herët) “ duke e përvetësuar fare atë. Historia njerëzore njeh shumë raste , ku shihet që popullsia e ardhur trashëgoi besimin e popullsisë së gjetur – autoktone nëse ky besim ishte më i avancuar dhe më i përsosur. Në vazhdim do të shohim se si emrat e shumë heronjve të miteve

marrin kuptim përmes shqipes, ku ndeshim shumë rrënjë të pellazgjishtes së fosilizuar. Kurse kjo që cekim dëshmohet edhe në terrenin arkaiko kulturor të Anës së Malit, në fakt në basenin etno kulturor të trekëndëshit ; Rumi (Shestan), Valdanos (Ulqin), Rozafat (Shkodërpër së gjati lumit Buna?!

ILLYRICU SACRUM” (“ ILIRIA E SHENJTË”) dhe Ku banonin Klementët

Duke mbetur te njerëzit e mëdhenj e të shquar iliro- shqiptarë e të cilët lanë gjurmë në botën religjioze të krishterë të perandorive të shumta përveç shumë kardinalëve, shohim se iliro shqiptarët i dhanë Vatikanit , papën e 40 –të dhe të 243-të.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.
Koha 748 by fgjokaj - Issuu