Koha 725

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 4 gusht 2016 Viti XV Numër 725 Çmimi 0,50

Udhëtimi im drejt suksesit do të bëjë krenarë gjithë shqiptarët nëpër botë ISSN 1800-5969

Kurrë nuk është vonë për drejtësi!

Një binom i pandarë


2

Përmbajtje

e enjte, 4 gusht 2016

Javore KOHA

OH ore A KJav Podgoricë e enjte, 4 gusht 2016 Viti XV

Numër 725 Çmimi 0,50

Njohje me probleme dhe sfida të prodhuesve të Malësisë fq 4

Udhëtimi im drejt suksesit do të bëjë krenarë gjithë shqiptarët nëpër botë 9 ISSN 1800-596

Kurrë nuk është vonë për drejtësi!

Një binom i pandarë

Javore KOHA

Qendra burimore për mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile fq 5

Të luash me politikën e jashtme të SHBA-së fq 8

Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (Sistem Inxhinjer & redaktor teknik) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

Manifestim i vlerave kulturore dhe kombëtare fq 10

Malësorët kryengritës lidhën besën e Zotit fq 14


Përmbajtje

e enjte, 4 gusht 2016

3

Javore KOHA

Kërcimi i drenushës – Nexhat Halimi fq 20

‘Xhihani’ me pushime në Ulqin fq 21

Thjeshtëzohet procedura e kalimit fq 24

Apel për mbrojtjen e liqenit të Plavës fq 26

Investim me vlerë nga miqtë arab fq 30

Konkurs Dërgoni fotografitë në email: kohajavore@t-com.me


4

Ngjarje javore

e enjte, 4 gusht 2016

Javore KOHA

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Budimir Mugosha vizitoi Komunën urbane të Tuzit

Njohje me probleme dhe sfida të prodhuesve të Malësisë Tuz- Ministri I Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Mal të Zi Budimir Mugosha ka vizituar Komunën urbane të Tuzit me ç’rast është pritur nga kryetari Abedin Axhoviq me të cilin kanë biseduar për sektorin e bujqësisë në tërësi për zonën e Malësisë, për problemet dhe sfidat me të cilat kjo fushë përballet në këtë zonë. Ministri Mugosha ka theksuar përpara fermerëve të pranishëm se Mali i Zi ndodhet në rrugë të vështirë kur është fjala për prodhimtari në bujqësi. “Ne na pret një ritëm të cilin e dikton Unioni Evropian i cili ka një treg duk-

shëm më të madh kështu që do të mund të mbijetojnë më të fuqishmit edhe kur është fjale për politikën bujqësore”, ka thënë ndër të tjera Mugosha. Në të njëjtën kohë kryetari i komunës urbane të Tuzit Abedin Axhoviq theksoi se administrata lokale është përherë në dispozicion të qytetarëve në mënyrë që me forca të përbashkëta të zgjidhen çështjet dhe problemet e qytetarëve. Temë e diskutimit të këtij takimi ka qenë njohja e ministrit të ri me sfidat me të cilat fermerët e Malësisë për-

ballën në përditshmëri të punës së tyre, në veçanti në pjesën e plasimit të prodhimeve shtëpiake të cilëve u konkurrojnë prodhimet e importuara. Fermerët e pranishëm në këtë takim i kanë shprehur ministrit pakënaqësitë e tyre me shitje të prodhimeve të tyre të cilët kërkuan që të zgjerohet tregu i tyre dhe të ketë interesim më të madh nga afaristët dhe subjektet tregtare. Ndërkaq ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Budimir Mugosha tha se do të ndjek politikën agrare dhe do të bëjë përpjekje që t’u dalë në përballje t.u. prodhuesve të Malësisë.


Ngjarje javore

e enjte, 4 gusht 2016

5

Javore KOHA

Nënshkruhet Memorandumi për bashkëpunim

Qendra burimore për mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile Para disa ditësh, në Podgoricë u nënshkrua Memorandumi për bashkëpunim në mes të Qendrës për zhvillimin e organizatave joqeveritare (CRNVO) dhe katër OJQ-ve lokale: “Horizonti i Ri” nga Ulqini, “Nada” nga Herceg Novi, “Bonum” nga Plevla dhe Qendra demokratike e Bijello Poles. Me nënshkrimin e këtij memorandumi zyrtarisht janë formuar qendrat burimore lokale të cilat do të përfshijnë jugun dhe veriun e Malit të Zi dhe do të ofrojnë mbështetje dhe shërbime organizatave joqeveritare të këtyre rajoneve. Nënshkrimi i memorandumit është aktivitet i projektit “Sa më të fuqizuara OJQ-të, më e fuqishme demokracia” të cilin CRNVO e realizon në partneritet me këto katër organizata lokale, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të cilin e administron Delegacioni i BEsë në Mal të Zi. Katër qendrat burimore lokale në bashkëpunimin me CRNVO do të organizojnë trajnime, diskutime tematike, tryeza të rrumbullakëta, forume dhe aktivitete të tjera të cilat do të kenë për qellim fuqizimin e kapaciteteve organizative dhe profesionale te organizatave joqeveritare; do të realizojnë

analiza dhe hulumtime, do përgatisin projekte dhe aktivitete të përbashkëta si dhe do të shkëmbejnë përvojat e fituara. Qendrat burimore të sapo ngritura, do të mbulojnë të gjitha komunat e rajonit jugore dhe veriore të Malit të Zi. Kështu OJQ Horzonti i Ri do të ofrojë mbështetje dhe konsulencë për organizatat e shoqërisë civile të Ulqint, Tivarit dhe Budvës; OJQ Nada për Herceg Novi, Kotor dhe Tivat. Ndërkaq në rajonin verior OJQ Bonum do të mbulojë Plevlen, Zhablakun, Plluzhinen, Shavnikun, Kollashinin dhe Mojkovacin, ndërsa OJQ Qendra Demokratike e Bjello Poles do të mbështesë organizatat në Bijello Pole, Berane, Andrijevicë, Rozhajë, Petnjicë, Plavë dhe Guci. Nga organizata e shoqërisë civile “Horizonti i Ri” theksojnë se përzgjedhja e tyre në këtë projekt të madh, paraqet padyshim një mirënjohje të veçantë për punën 17 vjeçare të kësaj organizate, në komunitetin lokal dhe më gjerë. Në kuadër të këtij servisi “Horizonti i Ri” tashmë ka ngritur një help-desk të veçantë, i cili ofron këto shërbime: lajme në lidhje me aktivitetet e OJQ-ve lokale; konsulencë për themelimin dhe

funksionimin e organizatave joqeveritare; informim të OJQ-ve dhe administratës lokale për konkurset aktuale; udhëzime dhe lidhjen e OJQ-ve lokale me organet dhe institucionet shtetërore si dhe me organizatat joqeveritare nga Mali i Zi dhe rajoni; administrimin e faqes së internetit dhe listës së e-maileve të organizatave joqeveritare; krijimin dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave të OJQ-ve lokale; mbështetjen e OJQ-ve lokale në ndërmarrjen e iniciativave të ndryshme në nivel lokal; mbështetje të procesit konsultativ të cilin e realizojnë organet e administratës lokale me organizata joqeveritare në territorin e komunës së Ulqinit; dhënien e kapaciteteve hapësinore dhe teknike për organizatat joqeveritare me seli në komunën e Ulqinit; bibliotekë për OJQ - me literaturë profesionale, revista, manuale, udhëzues nga vendi dhe rajoni. Në periudhën nga shtatori deri në dhjetor të këtij viti, Qendrat Burimore në bashkëpunim me CRNVO do të organizojnë trajnime dhe aktivitete edukative për organizatat dhe aktivistët e shoqërisë civile në të gjitha komunat e (Kohapress) Malit të Zi.


6

Vështrime & Opinione

e enjte, 4 gusht 2016

Javore A KOHA KOH

Krimet e komunizmit

Kurrë nuk është v Për Koha Javore:

Frank Shkreli Nju Jork

Duke lexuar lajmet ndërkombëtare në internet më tërhoqi vëmendjen një lajm nga Rumania i botuar në dhjetëra gazeta amerikane online. Sipas këtij lajmi -- fillimisht i përhapur nga agjencia e lajmeve Associated Press -- Rumania njoftoi se ka vendosur të gjykojë katër ish-zyrtarë të lartë komunistë, përfshirë edhe ish-shefin e Policisë sekrete të regjimit komunist të Nicolae Ceausecu-t, Tudor Postelnicu. Prokurorët ushtarakë rumunë njoftuan se Tudor Postelnicu, ish-shefi i Policisë sekrete rumune, Securitate nga viti 1978 e deri në vitin 1987 dhe tre ish-zyrtarë të lartë komunistë rumunë përballen me akuzën për vrasjen e disidentit Gheorghe Ursu, i cili vdiq në burg nga rrahjet dhe mundimet, dy muaj pas arrestimit të tij, në vitin 1985. Disidenti Urdu ishte burgosur nën akuzën se mbante një ditar, i cili sipas policisë sekrete rumune, përmbante kritika ndaj regjimit të ish-diktatorit Nicolae Ceausecu. Sipas ekspertëve dhe organizatave që merren me krimet komuniste, ky vendim nga ana e autoriteteve rumune të drejtësisë është me rëndësi dhe mund të quhet si historik, për faktin se duket se Rumania -- madje edhe një çerek shekulli pas shëmbjes së komunizmit -- ka vendosur të vazhdojë me identifikimin, gjykimin dhe dënimin e ish-zyrtarëve të lartë komunistë, të cilët janë përgjegjës për krime të rënda dhe abuzime ç’njerëzore gjatë diktaturës komuniste. Krimet e regjimit të diktatorit komunist rumun, Ceuasescu ishin ndër më çnjerzoret e botës komuniste. Sipas Institutit Rumun në Mërgim për

Hetimin dhe për Kujtimin e Krimeve Komuniste, gjatë sundimit dhe shtypjeve të regjimit komunist të atij vendi janë vrarë, janë burgosur dhe janë shpërngulur anëembanë vendit, afër dy milionë rumunë. Historianët kanë pohuar se nga ata 600,000 disidentë, individë ndër më të dalluarit e shoqërisë rumune të asaj kohe, përfshirë politikanë, priftërinj, avoketën, mjekë, shkrimtarë, edukatorë dhe studentë, janë burgosur të akuzuar për krime kundër shtetit, duke filluar që nga fundi i viteve 1940 e deri në fund të regjimit. Thuhet se rreth 100,000 prej tyre të kenë vdekur në burg. Prokurori rumun Marian Lazar njoftoi të hënën se përveç ish-shefit të Policisë Sekrete (Securitate) të regjimit komunist të Nicolae Ceausecu-t, Tudor Postelnicu, me akuzën e rëndë për krime kundër njerëzimit, përballen edhe ish-Ministri rumun i Punëve të Brendshme George Homosteanu si dhe ish-agjentët e sigurimit sekret rumun Marian Parvulescu dhe Vasile Hodis. Fatkeqsisht, si Rumania ashtu edhe

Shqipëria – dy vende ku krimet komuniste ndaj kundërshtarëve politikë llogariten si ndër më çnjerzoret në Europë lindore -- ndryshe nga ish-vendet e tjera komuniste, vazhdimësia në pushtet këto 25 vitet e fundit, e elitës komuniste dhe asaj post-komuniste e kanë bërë të vështirë, për të mos thënë të pamundur, përballjen me krimet e regjimeve komuniste në këto dy vende. Nga kjo pikëpamje dhe përballë rezistencës së vazhdueshme nga klasa e sotme politike për tu ballafaquar me të kaluarën komuniste, vendimi i prokurorëve rumunë për të gjykuar katër ish-zyrtarë të lartë të regjimit komunist të Nicolae Ceausescu-t, është një vendim i mirëpritur dhe jep shpresë se mos heret vonë, vendet ish-komuniste të Europës, përfshirë edhe Shqipërinë, ndoshta do të përballen më në fund me të kaluarën e tyre tragjike, duke kërkuar përgjegjësi dhe ndëshkim për personat që kanë marrë pjesë në krimet më të shëmtuara kundër njerëzimit, gjatë një periudhe prej pothuaj gjysmë shekulli të pushtetit komunist. Kjo mbi të gjitha

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrime & Opinione

e enjte, 4 gusht 2016

7

Javore KOHA

vonë për drejtësi! Ekspertë dhe analistë të ndryshëm janë shprehur se mosndëshkimi i krimeve të komunizmit dhe rezistenca zyrtare për t’u përballur me të kaluarën komuniste, është rezultat i drejtëpërdrejtë i korrupsionit që mbretëron sot në pothuaj të gjitha sferat e jetës në Shqipëri është një çështje drejtësie për të cilën, fatkeqësisht, pothuaj askush nga politikanët e sotëm shqiptarë nuk flet. E ashtuquajtura “reformë në drejtësi” -- për të cilën është folur dhe debatuar aq shumë e aq gjatë kohët e fundit në Shqipëri, për të cilën duket se më në fund është arritur njëfarë marrëveshjeje nga palët kundërshtare politike, jo me vullnetin e tyre por si rezultat i presioneve të vazhdueshme ndërkombëtare – ka për qëllim rritjen e pavarësisë së sistemit juridik nga influenca politike dhe çlirimin e sistemit gjyqësor nga korrupsioni. Por nuk është e qartë nëse dhe si do të prekë çështjet e lustracionit dhe pjesëmarrjen e ish-zyrtarëve komunistë dhe ish-agjentëve të sigurimit të shtetit të cilët, si përfaqsues dhe në emër të regjimit komunist mund të kenë kryer krime kundër njerëzimit dhe për të cilët dyshohet se në përgjithësi kanë dhunuar brutalisht të drejtat bazë të njeriut të bashkombasve të vet të pafajshëm. Shumica e vendeve ish-komuniste, kush më shumë e kush më pak, janë

përballur me të kaluarën e tyre komuniste duke miratuar ligje lustracioni, duke hapur dosjet dhe duke ndalur ish-agjentët dhe ish-zyrtarët e lartë komunistë që të vazhdojnë në detyra të larta juridike dhe qeveritare. Si përfundim, gjatë çerek shekullit të kaluar, shumë prej vendeve europiano-lindore kanë hapur gjyqe dhe kanë ndërmarrë procedura ligjore kundër ish-zyrtarëve të regjimeve komuniste dhe ish agjentëve dhe zyrtarëve të lartë të këtyre regjimeve, të dyshuar për krime kundër njerëzimit. Ekspertë dhe analistë të ndryshëm janë shprehur se mosndëshkimi i krimeve të komunizmit dhe rezistenca zyrtare për t’u përballur me të kaluarën komuniste, është rezultat i drejtëpërdrejtë i korrupsionit që mbretëron sot në pothuaj të gjitha sferat e jetës në Shqipëri. S’ka dyshim se është në interesin e kësaj elite politike dhe ekonomike, e cila gjithnjë dominohet nga ish-komunistë dhe të afërmit e tyre, që krimet e komunizmit të mos zbulohen kurrë, ndërkohë që ata të cilët mund të kenë patur

gisht në ‘to të mos ndëshkohen për ato krime. Përpjekjet për reformën në drejtësi thuhet se përfshijnë, mbi të gjitha, çlirimin e sistemit gjyqësor të Shqipërisë nga korrupsioni. Si rrjedhim, a ka mundësi të shpresohet se miratimi dhe zbatimi përfundimtar i reformës në drejtësinë shqiptare të përbëjë gjithashtu një pikëkthesë ndoshta historike -- megjithëse të vonuar -- në dënimin e krimeve të komunizmit dhe që të çojë në një përballje të sinqertë me të kaluarën komuniste? Besoj se pa një angazhim të tillë serioz nga forcat e brendshme politike dhe ato ndërkombëtare, nuk do të ketë reformë as zbatim të mirëfilltë të kësaj reforme në drejtësinë e tranzicionit të tej-zgjatur post-komunist në Shqipëri. Njoftimi i prokurorëve rumunë të hënën se ata kanë vendosur të nxjerrin para gjyqit ish-udhëheqës të lartë të sigurimit të shtetit komunist, të akuzuar për krime kundër njerëzimit, tregon se kurrë nuk është vonë që drejtësia të çohet në vend.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


8

e enjte, 4 gusht 2016

Javore A KOHA KOH

Vështrime & Opinione

Fokus

Të luash me politi e jashtme të SHBA Christopher R. Hill

Fushata presidenciale në Shtetet e Bashkuara, sakaq e gjatë dhe e trazuar, pa dyshim do të bëhet edhe më e trazuar në muajt e ardhshëm, ndërsa të dy kandidatët e partive, aktualisht zyrtarisht të zgjedhur, do të përballen para zgjedhjeve të nëntorit. Por votuesit do të kenë një zgjedhje të qartë përballë vetes, veçanërisht në lidhje me politikën e jashtme. Kandidatja e Partisë Demokratike, Hillary Clinton, ka premtuar vijimësi. Një administratë e Clinton do të mbetet një partner me vullnet ndaj miqve dhe aleatëve të Amerikës, dhe do ta bëjë të qartë për kundërshtarët e Amerikës se parimet e përgjithshme të politikës së jashtme të këtij vendi nuk do të ndryshojnë. Politika aktuale e SHBA-së, me rrënjë në fuqinë dhe e udhëhequr nga pragmatizmi, ka qenë në përgjithësi e suksesshme në sigurimin e paqes dhe stabilitetit për shumë dekada. Një vizion shumë i ndryshëm është shfaqur në anën republikane, me nominimin e Donald Trump. Dhe megjithatë kandidati është një çështje e rëndësisë së dorës së dytë – një simptomë e transformimit të shpejtë të Partisë së Vjetër të Madhe, e cila ka ofruar një spektakël marramendës për amerikanët dhe për të huajt. Estabilishmenti i republikanëve e

kaloi sezonin e zgjedhjeve primare duke pickuar veten, duke pyetur se si ndodhi që një kandidat si Trump triumfoi. Për shembull, në mars 2016, qindra këshilltarë republikanë, që përfaqësonin një spektër të gjerë këndvështrimesh mbi politikën e jashtme, firmosën një letër të hapur duke shprehur shqetësimin dhe kundërshtinë e tyre ndaj Trump. Ndërsa disa nga këta këshlltarë mund të shkojnë ta mbështesin këtë vjeshtë, pasi të jenë “siguruar” për angazhimin e tij ndaj mendimeve të tyre, shumica nuk do ta mbështesin. Partia e Vjetër e Madhe ka prodhuar një kandidat për president me mendim kaq të zymtë mbi perspektivën e Amerikës sa ai mendon se vendi ka rënë në një humnerë nga e cila mund të mos dalë kurrë. Ndërsa shumica e botës sheh nga SHBA-të për udhëheqësi ndërkombëtare të mençur, Konventa Kombëtare Republikane në Klivelend ku Trump u nominua formalisht, projektoi asgjë tjetër veç frikë dhe urrejtje. Një nga elementët më goditës së fjalimit të Trump në konventë qe sulmi i tij ndaj administratës së fundit republikane. Ai e cilësoi George W. Bush si pjesëmarrës në një komplot të përbashkët me Hillary Clinton në ngatërresa të ndryshme të huaja, të tilla si

luftë, e, akoma më keq, marrëveshje tregtie. Përgjatë të gjithë fjalimit të tij, gjithsesi, Trump nuk dha ndonjë koment për pjesën tjetër të trashëgimisë 162 vjeçare të republikanëve. Abraham Lincoln? Harrojeni. Gjenerali Dwight D. Eisenhower, një hero lufte dhe presidenti që ndërtoi sistemin e autostratave ndërshtetërore për të cilin Trump na thotë ne se është aktualisht gjysmë i shkatërruar? Nuk kam dëgjuar kurrë për të. Dhe delegatët

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrime & Opinione

ikën A-së

duket se nuk kishin problem me këto harresa dhe bërtisnin në mënyrë miratuese ndaj çdo komenti agresiv dhe paralajmërimi apokaliptik. Shumë pak njerëz e morën seriozisht Trump, një yll emisionesh televizive që nuk ka mbajtur kurrë një post publik, deri sa ai filloi të fitojë parapraket. Tashmë ai është kreu informal i Partisë Republikane dhe flamurmbajtësi për president i kësaj partie. Si ndodhi kjo? Ronald Reagan, shenjtori padron i ditëve tona të Partisë së Vjetër të

e enjte, 4 gusht 2016

“Politika aktuale e SHBA-së, me rrënjë në fuqinë dhe e udhëhequr nga pragmatizmi, ka qenë në përgjithësi e suksesshme në sigurimin e paqes dhe stabilitetit për shumë dekada”…

Madhe, tha një herë se qeveria është problemi dhe jo zgjidhja, një diktat që ka mishëruar shpirtin anti-qeveri i cili qe tipari që ka përcaktuar partinë që nga ajo kohë. Tashmë rezulton shumë ironike që çdo republikan që garon për një zyrë do të pëlqejë më shumë të zhbëjë qeverinë se sa të shërbejë në qeverisje. Nuk ka habi pra që votuesit republikanë zgjidhën për kandidat një person që nuk ka shërbyer kurrë në qeverisje. Mbrojtja kombëtare ka qenë përjash-

9

Javore KOHA

timi i vetëm i këtij këndvështrimi anti-qeveritar. Por edhe në këtë çështje, Partia e Madhe e Vjetër ka ndryshuar. Trump ka indikuar se ai do të shkelë detyrimet e Amerikës ndaj NATO-s, do të injorojë institucionet e qeverisjes botërore dhe do të trajtojë bisedimet me vendet e tjera si ceremoni dorëzimi ndaj qëndrimeve të SHBAsë, më shumë sesa si bisedime dypalëshe. Dhe megjithatë, nëse estabilishmenti i politikës së jashtme të republikanëve dëshiron të kuptojë se nga erdhi një kandidat si Trump, ata do të bëjnë mirë të shohin sjelljen e disave prej atyre vetë. Të tillë si Max Boot, i cili shpesh bëri thirrje për përdorim të njëanshëm të forcës në zonat e nxehta të botës, i hapi rrugën atij, edhe pse sot nuk e mbështet. Dhe të tjerë e kanë ndihmuar atë gjatë fushatës së tij si luftë pa rregulla, ndërsa ai i ktheu mosmarrëveshjet mbi politikat civile në sulme personale. Sipas sondazhuesve dhe ekspertëve, Trump ka shumë gjasa që do të humbasë në nëntor. Nëse gjatë tetë viteve të fundit, republikanët nuk ia dolën të rregullojnë partinë e tyre, ndoshta katër apo tetë të tjera do të mjaftojnë. Dikush duhet të shpresojë se ata do t’ia dalin. Demokracia amerikane – dhe politika e jashtme e SHBA-ve – ka nevojë për së paku dy parti të mëdha, jo një parti të madhe dhe një tjetër të vogël e në periferi. *Christopher R. Hill, ish-ndihmës Sekretar Amerikan i Shtetit për Azinë Lindore, është Dekan i Shkollës Korbel të Studimeve Ndërkombëtare në Universitetin e Denverit dhe autor i Outpost.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


10

Kulturë

e enjte, 4 gusht 2016

Javore A KOHA KOH

Alpet Shqiptare - Vuthaj 2016

Manifestim i vlerave kulturore dhe komb Shaban Hasangjekaj

Dita me mot të bukur ka mundësuar që në hapësirën skaj bregut të djathtë të lumit Gerrla, në lagjen Gjonbalaj, të këtij vendbanimi piktoresk, e përballë Alpeve Shqiptare, të tubohen disa mijëra qytetarë nga Vuthajt, Gucia e Plava me rrethinë, Malësia e Madhe, nga viset e ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë, nga Maqedonia, Lugina e Preshevës (Medvegja), si dhe shumë bashkëvendës mërgimtarë në Diasporë dhe të tjerë të cilët pushimet verore kanë ardhur t’i kalojnë në vendlindje. Ata përjetuan çaste të këndshme pushimi, dëfrimi dhe argëtimi në programin e begatë të manifestimit tanimë tradicional, të gërshetuar me pika të larmishme të zhanreve dhe opuseve kulturore, artistike, muzikore dhe sportive, i cili ka filluar në orët e mesditës dhe ka vazhduar deri në orët e para të mbrëmjes, në atmosferë vërtetë solemne dhe festive. Me sloganin “Mirësevini në Alpet Shqiptare – Vuthaj 2016”, nën valëvitjen e flamurit kombëtar shqiptar, manifestimin e kanë hapur dy anëtaret e Këshillit Organizativ të OJQ-së Alpet Shqiptare, Arbërore dhe Rilinda Gjonbalaj, të cilat kanë udhëhequr programin dhe kanë përshëndetur mysafirët e pranishëm nga trojet shqiptare, nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, ndër të cilët kanë veçuar presidentin e Republikës së Shqipërisë, shkëlqesinë e tij, Bujar Nishani, anëtarët e familjes së trimit legjendar Jakup Ferri - akademikun Rexhep Ferri, prof. dr. Skënder Ferrin, kryetarin e Komunës së Pejës Gazmend Muhaxherrin, ish-kryetarin e Komunës së Rahovecit

Smajl Latifin, kryetarin e LD në MZ, dega e Malësisë, Nikollë Camaj, përfaqësuesit e ansambleve dhe SHKA-ve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Malësia e Madhe dhe Lugina e Preshevës, pjesëmarrës të Festivalit Folklorik Kombëtar “Kënga dhe vallja shqipe na bashkon” Plavë-Guci, që u mbajt në Vuthaj më 29, 30, 31 korrik dhe nata finale më 1 gusht, dhe shumë personalitete të tjera nga jeta politike, shoqërore dhe kulturore nga komunat e Plavës dhe Gucisë, Mali i Zi dhe më gjerë, si dhe gjithë të pranishmit e tjerë. Manifestimin e sivjetmë, në dallim prej viteve të kaluara, e bëri më madhështor prezenca e presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili me kënaqësi ju përgjigj ftesës për pjesëmarrje. Ai në këtë tubim tradicional dhe vlerë të lartë kulturore dhe kombëtare u prit nga të rinjtë dhe të rejat shqiptarë të këtij trualli etnik të veshur me rroba tradicionale kombëtare, të cilët mysafirit të lartë nga shteti amë i dëshiruan mirëseardhje dhe përzemërsisht e falënderuan për pjesëmarrje, të cilit i dhuruan buqeta lulesh, shtrëngim dore dhe përqafime të sinqerta vëllazërore. Prania e presidentit shqiptar vërtetë i ngallëzeu, i kënaqi dhe i disponoi të gjithë të pranishmit ndër të cilët vërehej vërtetë gëzimi dhe madhështimi. Pas intonimit të himnit shqiptar dhe fjalës përshëndetëse të dy moderatoreve simpatike dhe gjithnjë të buzëqeshura të programit, veprimtari për çështje kombëtare nga kreshtat e Vuthajve, Tahir Gjonbalaj, në emër të organizatorit, në fjalën e rastit i përshëndeti dhe u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve të pranishëm nga të gjitha trojet shqiptare dhe Diaspora, e në veçanti mirëseardhje të sinqertë dhe të përzemërt i uroi presidentit të Shqipërisë, shkëlqesisë së tij, Bujar Nishani, si dhe të pranishmëve të tjerë, u shpreh: “I nderuari president i Republikës së Shqipërisë, shkëlqesia juaj, zotëri Bujar Nishani, më lejoni që ju t’ju

uroj mirëseardhje në Vuthaj, Plavë-Gusi. Të nderuar pjesëmarrës, miq, mysafirë, mërgimtarë, të ftuar të tjerë, qeveritarë, kryetarë komunash dhe institucionesh të tjera, të gjithëve ju urojmë mirëseardhje. Sot është një ditë e veçantë për ne, pasi tokën e Plavës dhe Gucisë dhe Vuthajve për herë të parë e preku kreu i shtetit shqiptar, presidenti i Republikës së Shqipërisë, shkëlqesia e tij, zoti Bujar Nishani. Përzemërsisht ju urojmë mirëseardhje në takimin tonë të përvjetshëm që ne e organizojmë që nga viti 1997 “Mirësevini në Alpet Shqiptare”. I nderuar president, ju jeni sot në vendin ku u zhvilluan shumë ngjarje të rëndësishme historike, jeni në vendin ku u zhvilluan beteja të rëndësishme si ajo e Nokshiqit, në vendin ku shqiptarët iu kundërvunë luftërave më të mëdha në kohë të kohës dhe iu kundërvunë vendimeve të Kongresit të Berlinit, jeni në vendin e heronjve si Ali Pashë Gucia, Jakup Ferri, Ahmet Zeneli, Sadik Rama, Ismail Nikoçi, Isuf Çelaj, e shumë e shumë të tjerë të cilët u sakrifikuan për të mirën tonë. Prej vitit 1902 deri në vitin 1908, në Plavë dhe Guci qëndroi një profesor doktor Ivan Gjuriq i cili i ardhur bashkë me studentët e tij nga Beogradi, gjatë qëndrimit në Guci duke parë pozicionin e Alpeve


Kulturë

e bëtare

tona arriti të konkludojë se në këtë vend kushdo nga pushuesit që të vinte për të pushtuar këto troje do të vinte me kokë dhe të kthehej pa të. Për këtë arsye Alpet tona të mrekullueshme ai i quajti Bjeshkë të Nëmuna. I nderuar president, ju jeni sot në vendin i cili edhe pse në tokat e pakta dhe me popullsi të vogël në numër, ka qenë i cilësuar si vendi më strategjik në kufi me Malin e Zi prej krahinave të tjera të Shqipërisë deri në Luftën e dytë Ballkanike në vitin 1912 ku ishte tokë e pandarë e Shqipërisë Etnike. Qytetëza e Gucisë në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizërenit më 1878 përbëhej nga 400 shtëpi të gjitha shqiptare ku banonin 4500 banorë, ku 6000 banorë ishin popullsi fshatare e rrethinave të qytetit, ndërsa Plava me gjithë shkatërrimet e përsëritura nga pushtuesit e ndryshëm në kohën e Lidhjes shqiptare të Prizërenit ishte një qendër me 360 shtëpi me një popullsi prej afro 4000 banorësh, kurse fshatrat me rrethina numëroheshin 10000 banorë. Faktet e përmendura dëshmojnë se të gjithë pushtuesit e këtyre trevave me gjithë përpjekjet që kanë bërë, nuk kanë mundur të zhdukin zakonet, traditat dhe kulturën e fiseve shqiptare dhe aq më pak të asgjësojnë elementin shqiptar. Ky element jeton këtu edhe sot. Nëpërm-

e enjte, 4 gusht 2016

11

KOH Javore A KOHA

jet këtij manifestimi, i nderuar president i Republikës së Shqipërisë, shkëlqesia juaj, zotëri Bujar Nishani, dua t’ju lë një porosi në emër të popullatës së mërgatës që të jepni kontributin tuaj për shkollimin, zhvillimin e turizmit dhe për të krijuar kushte infrastrukture që të rinjtë tanë të mos largohen nga këto treva. I nderuari President, ju faleminderit për pjesëmarrjen tuaj dhe shumë përshëndetje për ju shkëlqesia juaj, presidenti i Shqipërisë, zoti Bujar Ninashi”. Presidenti Bujar Nishani, në fjalën e vet përshëndetëse, u shpreh: “Zonja dhe zotërinj, të nderuar pjesëmarrës, në këtë tubim të jashtëzakonshëm dhe shumë të veçantë. Është kënaqësi e veçantë, për mua personalisht, që jam pjesë e këtij takimi madhështor, e kësaj feste të mrekullueshme, e këtij gëzimi vëllazëror. Nuk kisha se si të mos i përgjigjesha pozitivisht ftesës suaj për të marrë pjesë në këtë takim tradicional që organizohet në Alpet e mrekullueshme, në këto bjeshkë të bekuara. Nuk kisha se si të mos i përgjigjesha ftesës tepër të sinqertë të nxënësve, të mësuesve nga Plava e Gucia që së bashku me shumë nxënës tjerë nga Rozhaja, Tuzi, Tivari e Ulqini u takuam së bashku para disa muajsh në Tiranë. Nuk kisha se si të mos vija dhe të takohesha me ju vëllezër. Ne kemi ardhur sot nga të gjitha viset shqiptare, kudo ku jetoni dhe punoni, në Ballkan, po edhe nga Diaspora, shtete të ndryshme të Europës, nga Amerika dhe Australia e largët. Kur po vija këtu, duke kaluar përmes bjeshkëve të Dukagjinit dhe të Kelmendit, në mendje më shkonin këngët e Lahutës së Malcisë të At Gjergj Fishtës. Unë me shumë kënaqësi i kujtoj njerëzit që kanë kontribuar për të mirën kombëtare njerëzit siç kanë qenë Esad Mekuli, Rexho Mulliqi, Jakup Ferri, Jashar Rxhepagiqi, Hasan Mekuli, Rexhep Qosja, Zake Prelvukal, Isa Qosja si edhe shumë e shumë veprimtarë të kategorive të ndryshme. Uroj që angazhimet e juaja të jenë në funksion të zhvillimit për prosperitet. Ju e dini se ne kemi jetuar një kohë të gjatë nën një regjim të egër komunist, kemi pasur një kufi të egër, kufi që padrejtësisht kemi qenë të ndarë. Tash së fundi rrugët që janë duke u ndërtuar gjithandej trojeve shqiptare do ta bëjnë të mundur bashkimin tonë më të lehtë, dhe nesër ne me siguri që do të bashkohemi në Bashkësinë Evropiane, kjo gjë është shumë e mirë”. Ai në vazhdim shtoi: “Me dhjetëra e dhjetëra profesorë universitarë, studiues, politikanë, ushtarakë, aktorë, muzikantë, sportistë, mjekë, biznesmenë të shquar, profesionistë të zotë të të gjitha fushave, i kanë dhënë emër jo vetëm kësaj krahine, me intelektin, talentin, punën,

përkushtimin dhe humanizmin, vlera që i kanë dëshmuar edhe në kohët më të vështira për kombin tonë. Burra e gra të kësaj zone që zënë një vend nderi në panteonin e vetëdijes dhe trashëgimisë sonë kombëtare. Në fjalën e mbajtur në Vuthaj, Kreu i Shtetit shqiptar u shpreh gjithashtu se: “Ne shqiptarët, si komb, më në fund në këtë fillim shekulli kemi filluar t’i shijojmë dhe gëzojmë hapësirat e lirisë dhe po punojmë çdo gjë që ato të jenë sa më të mëdha për të gjithë ne, si dhe për rajonin dhe më gjerë. Shqipëria tashmë është demokratizuar, është anëtarë e NATO-s dhe në rrugë të mbarë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kosova është e lirë dhe e pavarur dhe po përparon me shpejtësi dhe e sigurt drejt integrimeve euro-atlantike”. Të pranishmit e manifestimit i përshëndetën edhe kryetari i LD në MZ dega në Tuz, Nikollë Camaj dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherri. Manifestimi ka vazhduar me programin e larmishëm dhe të begatë kulturo-artistik dhe muzikor i cili ka filluar dhe përfunduar me pika të shoqërisë kulturo-artistike “Maja e Karajfilit” dhe të grupit Çam i Konospolit me këngë, valle, recitime dhe recitale. Manifestimin e kanë bërë madhështor edhe pikat e programit sportiv në disiplinat e ndryshme garuese, ku janë kyçur shumë të rinj, ndër të cilat janë veçuar hedhja e gjyles me peshë 6.750 gramë, ku vendin e parë, ndër 11 garues, e ka zënë i riu nga Vuthajt, Donat Dedushaj, të cilit iu nda kupa dhe shpërblimi në të holla, vrapimi i kuajve, ku ndër pesë garuesit pjesëmarrës në cak i pari ka arritur kali i Sherif Ulajt nga Vuthajt, të cilit po ashtu i takoi kupa dhe shpërblimi në të holla, si dhe finalja e turneut në futboll të vogël ku me rezultat 6:5, pas ekzekutimit të penaltive, ka fituar ekipi i vëllazërisë Gjonbalaj nga fshati Vuthaj të Komunës së Gucisë, ndaj ekipit futbollistik Vojno Sello nga fshati Vojno Sellë i Komunës së Plavës. Shumë aderues të natyrës, ca çaste i kanë kaluar duke vizituar bukuritë e rralla natyrore me të cilat begatohet ky fshat piktoresk, ndër të cilat përmendim: Syrin e Skavkaçit, ujëvarën Gërrla, luginën e Ropojanit dhe Leskovës dhe ca vende të tjera tërheqëse e piktoreske të këtij nënqielli rrëzë Alpeve shqiptare. Sponsorë edhe të manifestimit të sivjetshëm, pos OJQ-së “Alpet Shqiptare”, janë edhe ca vendas nga Diaspora të cilët individualisht shprehën gatishmërinë për mbështetjen dhe përkrahjen e këtij manifestimi vërtetë madhështor me vlerë të lartë kulturore dhe kombëtare.


12

Mozaik

e enjte, 4 gusht 2016

Javore A KOHA KOH

M

i ali

Zi

Nuk do ta rinegoci

Autoritetet e Malit të Zi kanë ritheksuar se nuk do ta ri-negociojnë procesin e Demarkacionit ndërkohë që institucionet e Kosovës po vazhdojnë të kërkojnë mënyra për ta ratifikuar marrëveshjen e arritur vitin e kaluar për kufirin me Malin e Zi. Anëtari i Këshillit të politikës së jashtme të Parlamentit të Malit të Zi Nikollë Gegaj, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në Mal të Zi “nuk po shqyrtohet mundësia e përkufizimit të sërishëm të vijës kufitare me Kosovën”. Ai ka bërë të ditur se marrëveshja për Demarkacionin e nënshkruar nga nivelet më të larta të të dyja shteteve dhe në praninë e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, ka mbetur që të ratifikohet nga pala e Kosovës.

“Nuk besoj që do të bëhet rivlerësimi i asaj që është nënshkruar dhe miratuar nga ana e Komisioneve që kanë kryer punë të mirë si dhe të qeverive të të dyja vendeve. Kuvendi i Malit të Zi e ka ratifikuar marrëveshjen prandaj edhe pritet që shteti mik Kosova ta bëjë të njëjtën“, ka thënë Gegaj, duke rikujtuar se edhe presidenti amerikan, Barack Obama në takim me ambasadoren e Kosovës në Uashington e ka përkrahur ratifikimin e marrëveshjes. Gegaj thotë se “ajo që është bërë mund të shërbejë si një model i bashkëpunimit për të tjerët në rajon dhe njëkohësisht dërgohet edhe një porosi pozitive në rajonin e Ballkanit Perëndimor se mund të bashkëpunohet dhe të vihet deri të zgjidhjet që janë në interes të përbashkët”.

“Demarkacioni ndërmjet shteteve që kanë dalë pas shpërbërjes së Jugosllavisë është proces i rëndë dhe i ndërlikuar, por që duhet të zgjidhet“, thekson Gegaj. Deklarata e anëtarit të Këshillit të politikës së jashtme të Parlamentit të Malit të Zi Nikollë Gegaj, vjen një ditë përpara organizimit të një debati në formë tryeze e cila është thirrur nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës. Kjo formë e debatit për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi bëhet për herë të parë dhe pas kundërshtimeve me forcë të opozitës për miratimin e demarkacionit në Kuvend, madje edhe me përdorim të gazit lotsjellës. Tryeza nuk ka karakter vendimmarrës, por llogaritet se do t’i paraprijë seancës vendimmarrëse në Kuvend.


Mozaik

e enjte, 4 gusht 2016

13

Javore KOHA

iojë Demarkacionin Duke folur për këtë debat i cili pritet të sjell argumente dhe fakte rreth marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, i pati deklaruar Radios Evropa e Lirë se do të jetë një mundësi shtesë për t’u ulur dhe për të biseduar për çështjen e demarkacionit. “Ajo që është e mira e këtij debati do të jetë përpjekja e ekspertëve, e atyre që e mbështesin dhe atyre që e kundërshtojnë formën e tanishme të Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, që të përpiqen ta argumentojnë votimin ose mosvotimin e kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Haliti. Në anën tjetër, përfaqësuesit e partive politike në opozitë, janë skeptikë se

debati mbi demarkacionin me Malin e Zi, do të sjellë një konsensus të partive politike lidhur me këtë çështje. Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë më të madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Driton Çaushi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nuk shpresojnë që ky debat do të ketë ndikim në vendim-marrje. “Është me rendësi të theksohet se procesi i demarkacionit është proces shkencor dhe aspak politik. Duke pasur parasysh që tash e 12 muaj janë injoruar zërat e shkencës dhe është shtyrë përpara një marrëveshje e dëmshme për Kosovën, nuk ka vend për optimizëm se për këtë çështje do të arrihet një konsensus i partive politike”, ka thënë Çaushi. Partitë politike opozitare vazhdimisht

kanë deklaruar se nuk janë kundër demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, e aq më pak kundër procesit të liberalizimit të vizave, por sipas tyre, opozita është kundër faljes së 8,200 hektarëve të tokë. Mali i Zi dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshjen për përkufizim të vijës kufitare në Vjenë në fund të muajit gusht të vitit të kaluar në praninë e presidentit malazez Filip Vujanoviq dhe kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, si dhe në prani të ministrit të jashtëm të Austrisë Sebastian Kurz. Ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi është kushti i fundit të cilin Bashkimi Evropian pret që Kosova ta zbatojë, para se kjo e fundit ta marrë liberalizimin e vizave. (REL)


14

Kulturë

e enjte, 4 gusht 2016

Javore A KOHA KOH

to His

ri

Malësorët kryengritë Gjekë Gjonaj

Por, kur partizanët shqiptarë shkelën gjithë territorin e Malësisë, në anën tjetër të lumit Cem, për të propaganduar “ bashkimn-vëllazërimin” dhe kërkuan që shqiptarët të marrin pjesë patjetër në radhët e partizanëve të Josip Broz Titos, malësorët, pra edhe Luk Toma dhe Kolec Uci, vendosën të mbrojnë Kelmendin nga komunistët. Luku e Koleci me disa malësorë antikomunistë nga Gucia, nga Trieshi, nga Dukagjini me banim në Plavë e Guci etj. ishin pjesëmarrës të kuvendit historik të burrave të Kelmendit, në janar të vitit 1945 në shtëpinë e Mark Bikut në Kalcë të Brojës, në të cilin morën pjesë edhe Prekë Cali, Fran Kolë Deda, Lucë Gjorapuka, Ndue Gjo’ Rapuka, vojvodë i Vuklit, Ndue Gjon Smajli, Gjekë Selca, Kolë Gjoni, bajraktari i Vuklit, Fran Zefi, Tomë Dushi, Maç Luca, Tomë Dushi, Ndue Nika, Mark Toma, Prekë Gjekë Luli, Gjergj Lulë Toma, Dodë Marku , Zef Kolë Luca, Marash Kola, Ndue Pepa, Fran Zef Nikçi, Fran Lleshi, Prekë Gjekë Luli, Rrok Pretash Zogu, Preng Biba etj., që ishin kundra nënshtrimit komunist. Të gjithë pjesëmarrësit e këtij kuvendi u pajtuan se nuk duhet të vriten vëllezërit e një gjaku, të një gjuhe, të një vendi, të një zakoni, të një flamuri. “ Jemë vra, jemë pre dhe jemi djegë herë me turq, herë me bullgarë, herë me serbë e malazezë dhe më shumë të tjerë, por kurrë ndërmjet vedi. Unë nuk jam me u derdhë gjak shqiptari. Unë nuk jam me u vra vëllau me vëlla”, u shpreh Prekë Cali para malësorëve në kuvend. Por, shpirti epik i malësorëve dhe ndjenja e moscënimit të nderit, fesë, zakoneve dhe traditave të tyre nuk mundën të pranonin të lidhin besë me ata (komunistët- partizanët shqiptarë), që kanë bërë krushqi me armikun e

Luk Toma dhe Kolec Uci kishin pranuar “ Besëlidhjen e Malësisë së Madhe” në Tuz, më 30 maj 1943, ku morën pjesë bajraktari i Hotit, kolonel Mul Delia, major Llesh Marashi, major Dodë Nikolla, kapiten Gjelosh Luli, patrioti dhe prijësi e komandanti popullor i Kelmendit, Prekë Cali, Andon Përdoda e të tjerë, të cilët u zotuan se do ta mbrojnë si gjithmonë Malësinë nga të papriturat e mundshme, sidomos nga politika e forcave komuniste shqiptare, të nxitur nga ajo e shovinistëve sllavë dhe të orientojë Malësinë që të mos bjerë pre e përfshirjes në ndonjë luftë vëllavrasëse përjetshëm të popullit shqiptar, serb e malazez, andaj në këtë situatë i dhanë fjalën njëri-tjetrit për të luftuar deri në vdekje kundër cilitdo që guxon të prekë trojet shqiptare dhe për t’i dalë zot Kelmendit, ashtu siç ua kishin lënë amanet të parët, të bindur se komunistët s’kanë vend në Malësinë e Madhe. Rrugës së tyre kundër komunizmit nuk iu ndanë deri në vdekje. Sipas të gjitha dokumenteve arkivore dhe dëshmive gojoredel se Prekë Cali, kreshnik i maleve, njëherazi edhe prijës kundër pushtuesve serbo-malazezë, u ka thënë malësorëve: “ Ne do të luftojmë kundër forcave partizane vetëm po qe se do të kenë në flamur shenjat e Rusisë”. Por shumica e burrave kelmendas ne kuvendin e Brojës brohorisnin: O ‘ska Zot, O, s’ka Krisht, O, s’ka komunist Forcat partizane të Batalonit të tretë të Brigadës së Parë Sulmuese, të nxitur dhe të mbështetur nga politika bolshevike, pasi dështuan përjekjet e Prekë Calit për një marrëveshje me udhëheqësit e forcave partizane, me pabesi sulmuan me armë Kelmendin në janar të vitit 1945. Në kulmin e dimrit, të dëborës dhe acarit në luftën e Tamarës derdhej gjak shqiptari i pafajshëm. Malësorëve nacionalistë, në mesin e të cilëve edhe Luk Toma e Kolec Uci, nuk u mbeti tjetër përveçse të mbrojnë trojet

e tyre shekullore. Pa dëshirën dhe vullnetin e tyre filluan rrugën e tyre kundër komunizmit të cilës nuk iu ndanë deri në vdekje. Sepse i mbaheshin betimit ndaj thirrjes së prijësit të tyre Prekë Calit. “ Trojet e të parëve tanë nuk guxon kush t’i nëpërkëmbë. Komunizmin nuk e durojmë mbi shpina”. Në mbledhjen e tri bajraqeve: Selcës, Nikçit e Vuklit u vendos që malësorët e këtyre bajraqeve të dalin të parët për t’i bërë hovin ndëshkimor e terrorist Brigadës së Parë. Kelmendasit trima zunë vend në bregun e djathtë të Urës së Tamarës, ku edhe u zhvillua një luftë e përgjakshme në mes vëllezërish shqiptarë, e cila vazhdoi më se një muaj. Ishte kjo kryengritja e parë e armatosur në Malësi të Madhe kundër diktaturës komuniste në Shqipëri dhe e para e këtij lloji në gjithë hapësirën komuniste pas Luftës së Dytë Botërore. Atë Kolë Berishaj në librin e tij “ Nder e burrni ndër malet tona”, në këngën e tij epike kushtuar luftës së Kelmendit shkruan: “… Por kur hini partizani Krisi pushka, kërdi bani, Krejt Kelmendi n’kambë asht çue I madh e i vogël, trim e grue, Kin demek me ia ndal hovin, Hovin toskve me jua ndalë S’dinë ata gja për babe as nanë, S’duen me dijt për Zot as fe K’ta s’asht kenë kurr’ ndër ne! Duen me prish’ kish’ e xhami, Duen ata fen krejt me zhbi, Kurrkush ma me pagzue fmi,


Kulturë

e enjte, 4 gusht 2016

15

KOH Javore A KOHA

ës lidhën besën e Zotit Kurrkush ma në kishë me hi. Emnat t’tanve m’u tërrnue, S’guxon kush ma m’u pagzue. S’guxon kush n’kishë me shkue, As në kishë, as në xhami, Toska don vetëm Parti!” “ … Sikur shtasa me jetue! I pa Zot dhe i pa fe Shteti ynë ( Shqipëria- shënimi im) u shpall ndër ne!..” Kjo luftë ende ka mbetur e panjohur nga historiografët shqiptarë, por ka mbetur e pashlyer në kujtesën e Kelmendit, në rrëfimet e luftëtarëve dhe të pasardhësve të tyre. Ish luftëtarët në luftën e Tamarës në dëshmitë e tyre thonë se “ komunizmi na ka mësyrë heshtas, pa ditur, natën, e ne s’donim luftë. Mirëpo kur ata na kanë gjuajtur të parët ne u kthyem pushkën, kemi luftuar sa kemi mundur, pa u dorëzuar për së gjalli, bashkë me kryengritësit malësorë të Kelmendit, Vuklit, Nikçit, Brojës e fshatrave të tjera të Malësisë së Madhe të ndihmuar edhe nga vullnetarët e tjerë antikomunistë nga Gucia, të bindur se po t’i lëmë të futen komunistët në Kelmend ata do të na zhduknin”. Preç Luku, 93 vjeç ish luftëtar në luftën e Kelmendit dëshmon: “ Ishte ditë e ftohtë janari, me borë e ngrica. Oh, lufta si lufta, plagët ishin të rënda, humbjet të dhimbshme. Malësorët kryengritës, të shpërndarë në Tamarë, Brojë, Nikç, Vukël e fshatra të tjera luftonin kundër uzurpimit komunist. Bashkë me kryengritësit malësorë, në luftën e Kelmendit luftuan edhe Luk Toma, me dy djem, Preçin dhe Noun, me kushririn Gjokë Prëlën (kryeplak i Vishnjevës dhe pjesëmarrës në mbledhjen e Tiranës me nacionalistët e tjerë kelmendas), djalin e tij, Gjeto Gjokën Curanaj si dhe me kushëririn Kolec Ucin, vëllain e tij, Lucë Ucin, dhe nipin Nikollë Palin. Unë isha nishanxhi në minahedhës, të cilin profesion e kisha ushtruar edhe në kohën e shërbimit ushtarak. Në këtë luftë të përgjakshme Koleci plagoset rëndë në gjoks nga forcat e tërbuara partizane shqiptare dhe menjëherë e dërgojnë të ngrirë në shtëpinë e Ujk

Mark Bikut, ku ishin edhe paria. Të kota ishin përpjekjet e tyre për t’ia shpëtuar jetën dhe ai ndërroi jetë mëngjesin e 17 janarit të vitit 1945. Të nesërmën e marrin kushërinjtë dhe vullnetarët e Prekë Calit dhe e çojnë në Vukël te kisha. Aty e ruajnë një natë në shtëpi të Pretash Bicit dhe pastaj e varrosin në varrezat e Vuklit. As babi im Luku nuk mund i shpëtoi plumbave të bishave të egra komuniste. Luku plagoset në këmbë të njëjtën ditë kur edhe Koleci. Babën e kam bajtë vetë i treti deri në shtëpinë e mikut të kresë Llesh Tomës në Nikç, te motra e tij Pashkë Tomja, kurse më vonë strehohet në shtëpinë e Fran Zef Pëllumbit. Ai edhe pse i plagosur rëndë nuk u dorëzua por nga kjo kullë luftoi trimërisht me malësorët e tjerë deri në vdekje. Sepse ata nuk e njihnin “ artin” e dorëzimit e të rënies në gjunjë para askujt sado i armatosur të jetë. Forcat komuniste djegin kullën e malësorit të ndershëm Fran Zefit në Nikç. Bashkë me të hedhin në flakë edhe trupin e babait tim me shokë të tjerë. Këta malësorë trima u dogjën në shtrat dhe të plagosur nga dora gjakatare e komunistëve shqiptarë, sikur u dogj nga ushtarët e Krajl Nikollës Oso Kuka në Vraninë. Këtë akt barbar, jonjerëzor e makabër, të djegies për së gjalli të malësorëve trima antikomunistë, Atë Kolë Berishaj e përshkruan me këto vargje rrënqethëse: “Ty, o Zot, të kjoshim falë, Ku ke pa me i djegë për të gjallë, Ku ke pa a ku ke ndi Kurrkund n’botë, as çifutni.” Eshtrat e tij, rrëfen Preçi, i kanë varros

kushërinjt e grues sime në varrezat e tyre në Nikç, ku kanë qëndruar deri në vitin 1990, prej nga i kemi sjellë në vendlindjen e tij në fshatin Vishnjevë, të Gucisë. “Bashkë me Lukë Tomën plagoset edhe Dedë Gjon Bajraktari, nga Vukli, kurse bashkë me Kolec Ucin vriten edhe Zhuk Toma nga Broja e Lucë Gjon Uci nga Vukli”, pohon Preçi. Poeti i njohur popullor nga Kelmendi, Ndoc Dedë Vulaj, i cili që nga viti 1968 jeton në Amerikë, këta trima të lirisë nga Vishnjeva i ka përjetësuar në vargje, në librin e tij me shumë vlerë “ Lufta e Kelmendit”, botuar nga Shtëpia Botuese “ Atë Gjergj Fishta” , Shkodër 1999: “ .. Kshtu me Mirash Fran Kolë Dedën, Kolec Ucin prej Curanajsh Të tan flije e banë vendin Tue qindrue si t’ishin Danajsh Kishin ardhë ‘fill prej Gucijet Kudo t’lypej për t’i qëndrue N ‘tana anët kundra ushtrijet Ma mirë me dek se me i durue...” dhe vijon: “ ... Fran Zef Nikçit tue i djeg’ shpinë, Prej Curanajsh, nji trim trimit, Luk’ Tomë Trieshin, mbrendë ia shtinë E i dhan’ flak’ pa far’ trishtimit… “… Para Zotit : martir feje Para robit, pa dy fjalë, Ata janë dëshmorë atdheje Për të jetën e kanë falë…”


16

Intervistë

e enjte, 4 gusht 2016

Javore A KOHA KOH

Intervistë

EKSK LUZ I V E

me aktoren dhe modelen e njohur shqipta

Udhëtimi im drejt suksesit do të bëjë krenarë gjithë shqiptarët nëpër botë Ajo ka lindur në Bronks, ndërsa filloi të merret me modelizëm si tinejxhere. Fushatën e parë zyrtare e nisi si 17-vjeçare për brendin e rrobave ‘The Limited’. Pasi filloi të jetonte në Michigan, ajo nisi të merrej edhe me aktrim. Pas paraqitjes në filmin “Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides”, u vendos në Los Angeles për të ndjekur karrierën e plotë si aktore. Shumë shpejt u angazhua në serialin “Gossip Girl” (krahas Elizabeth Hurley, Chace Crawford e Blake Lively), ndërkohë që vazhdonte të angazhohej në fushata reklamuese dhe angazhime të modës. Në vitin 2013 luajti në filmin “Don Jon” me Joseph Gordon Levitt dhe në “Riddick” me Vin Diesel. Projektet e saj më të fundit janë “Teenage Mutant Ninja Turtles 2” dhe “Chronically Metropolitan” Koha Javore: Antoinete, në çfarë viti filluan hapat e parë drejt botës së kinematografisë dhe modelimit? Kush e zbuloi talentin tuaj dhe si nisi rrugëtimi drejt këtyre dy profesioneve? A. Kalaj: Në vitin 2001 kur isha vetëm 17 vjeçare ishte koha kur fillova karrierën time si modele.Talenti im u zbulua nga një agjent modelimi me të cilin firmosa kontratë me kompaninë e tyre. Në javën time të parë unë rezervova punën e parë si modele në fushatën e madhe “The Limited”. Pas kësaj unë vazhdova punë për shumë kompani të tjera. E dua modelimin dhe të qenit përpara kameras, por pasioni im i vërtetë ishte të bëhem aktore, që të jem një karakter i aftë më shumë dhe të pozoj në fotografi. Që nga femijëria ime kam patur dashuri për artin, filmat, modën dhe muzikën. Ka qenë një ëndërr e imja të bëhem aktore ose modele. Unë u rrita duke shikuar filmat e vjetër klasikë të Hollivudit me nënën time. Unë flas në thekse të ndryshme, dhe këndoj çdo ditë. Kam luajtur në shkollën e mesme dhe kam performuar muzikë në tapetin e “Talent Show”.Unë e dua performimin. Prindërit e mi kanë qenë shumë mbështetës dhe më kanë kyçur në klasë teatrale dhe kanë paguar kurse muzikore që të praktikoj të kënduarit dhe të mësoj të luaj në piano.

Koha Javore: Cilat kujtoni nga sfilatat tuaja të para në modeling dhe rolet që keni interpretuar si aktore? A. Kalaj: Roli im i parë ka qenë për një prodhim të madh kinematografik në filmin “Piratët e Karaibeve” për Stranger Tides. Në këtë film kam luajtur rolin e sirenës. Ajo ishte një përvojë e paharrueshme. Gjatë këtij performimi kam patur mundësinë të takoj dhe të punoj me disa nga drejtorë të industrive dhe aktorë të njohur si /Johnny Depp, Penelope Cruz dhe Sam Clafin. Ata ishin te mahnitshëm për të punuar me ta dhe talenti i tyre ishte i pabesueshëm. Modelimi ka qenë një mënyrë e mirë për t’u kyçur në botën argëtuese i cili më ka ndihmuar të jem në rrjet me shumë njerëz në industri duke më hapur shumë dyer për mundësi të mëdha në të ardhmen time. Ndërkohë që vazhdoja modelimin, studioja edhe mjeshtërinë e aktrimit. Kam ndjekur disa role të vogla të aktrimit në Michigan për të fituar aftësi mbi aktrimin dhe kështu duke ndërtuar talentin tim. Por fatkeqësisht në Michigan ku kam jetuar më parë tregu ka qenë shumë i vogël për këtë linjë të punës. Ishte tepër e vështirë të vazhdoja më tej nëse nuk do dilja jashtë shtetit. Kam qenë shumë e re në atë kohe dhe prindërit e mi kishin ndërtuar një jetesë të mirë në Michigan dhe kjo nuk më linte

opsion apo mundësi të udhëtoj në Kaliforni. Kështu unë vendosa që pasionin tim për akrim ta lë në pritje, dhe të vazhdoj shkollën në Universitetin e Mjeksisë. Koha Javore: Çfarë privilegji është për një shqiptare (malësore) të jetë modele dhe aktore e suksesshme në një shtet aq të zhvilluar në çdo sferë dhe aq më tepër kur emri juaj lakohet përkrah artistëve të famshëm të kinematografisë botërore? A. Kalaj: Viti 2011 ishte koha kur rruga e jetës time ndryshoi! Shumë producentë të filmave holliwudianë vinin në Michigan, duke sjellur për mua nje shans tjetër mbi aktrimin. Unë kam qenë me fat që kam mundur të rezervoj disa nga këto role në Michigan ku më pas më dha një shans për provë duke marrur rolin e një sirene në filmin“Piratët e Karaibeve”. Ky rol ka patur tepër rëndësi për mua për të sjellë vëmendje në media dhe për të tërhequr syrin e një agjenteje të madhe dhe shumë të fuqishme në Holliwud siç është Melissa Hirschenson. Ajo kishte vërejtur një potencial të mirë në talentin tim dhe më ofroi një kontratë me artistë inovativë. Kjo ishe koha kur unë vendosa të lëvizi në Kaliforni dhe të vazhdoj aktrimin përgjithmonë.


Intervistë

e enjte, 4 gusht 2016

17

Javore KOHA

re në Hollivud Antoinette Kalaj faktorë dhe politika të përfshira në këtë fushë. Koha Javore: Cilat janë disa nga sfilatat më të njohura të modës me të cilat u bëtë e njohur si modele e mirëfilltë në SHBA? A. Kalaj: Disa kompani të mëdha për të cilat kam punuar janë : “Bare Minerals”, “A Big Beauty Brand”, “I did their worldwide campaing”, “Gillette Commercial and Modeling Campaign”. Kam marrë pjesë në fushatën e tyre në mbarë botën. Po ashtu u bëra pjesë e “Gillette komercial” në fushatë modelimi, “Sports Illustrated”, “M&M’s Commercial”, “Carl’s Jr”, “Progressive Auto Commercial”, “The Limited”, “Dodge Ram”, “Crocs”, “Coors Light”, “Miller Lite”, “Commercial”, “ Skechers”, “Beyond Yoga”, “Abyss By Abby”, etj. Koha Javore: Po në aktrim, cilat kanë qenë disa nga rolet (interpretimet) dhe filmat që ju bënë të dashur dhe të adhuruar për publikun? A .Kalaj: Kam punuar për një film të pavarur i cili është xhiruar në Alaskë. Kam luajtur rolin e një shkencëtareje. Kam patur mundësinë të punoj me Billy Zane dhe Mischa Barton. Kam punuar edhe për shumë filma tjerë por filmi im i cili i dha një kthesë suksesit në jetën time ishte “Piratët e Karaibeve” i cili do mbesë gjithmonë ne zemrën time. Unë jam aq e bekuar dhe e nderuar që vazhdoj të punoj me artistë dhe drejtorë të talentuar. Unë përsëri vazhdoj të mësoj mbi artin e aktrimit duke parë që vetëm duke punuar me aktorë te tillë, aftësitë e mia sa vinin e shtoheshin në mënyrë intensive. Kam bërë miq të shumtë përgjatë kësaj rruge. Kjo është një gjë e bukur dhe tepër bindëse. Ende nuk kam dhënë maksimumin tim sepse kam shumë akoma për të bërë dhe shpresoj se në të ardhmen do të shkoj larg dhe sa të mundem me karrierën time. Shpresoj se do të mund të hapi rrugë për aktorë të tjerë shqiptarë të cilët aspirojnë për një karrierë në Hollivud. Koha Javore: Të jesh aktore dhe modele e sukseshme, lind apo bëhesh me punë dhe përkushtim? A. Kalaj: Disa njerëz e kanë të lindur talentin dhe disa të tjerë duhet të punojnë shumë për të arritur atë çfarë disa e kanë të natyrshme. Unë besoj se çdokush është lindur me një talent. Disa kanë talent dhe potencial por nuk kanë pasionin

ose motivin për të punuar shumë. Por pa këto komponentë nuk mund të arrijmë në këto fusha. Unë kam qenë e bekuar për të bërë disa punë të mëdha në fushën e aktrimit dhe modelimit por kjo nuk ka ardhur pa një punë shumë të vështirë. Këtu është një garë apo rivalitet të cilat nuk mund të merren personalisht pasi ky është realiteti i këtij biznesi dhe ka shumë

Koha Javore: Cilët janë disa nga filmat në të cilët kohëve të fundit jeni të kyçur si aktore dhe roli juaj në ata filma? A. Kalaj: Më pëlqejnë filmat shkencore, dhe kam qenë një fans ekskluziv përpara se ta rezervoja rolin. Vin Diesel ka prodhuar filmin,si dhe ka marrë pjesë në të.Kështu që ai personalisht më zgjodhi për të luajtur një pjesë të Necromonger! Filmi do xhirohej në


18

Intervistë

e enjte, 4 gusht 2016

Javore KOHA

Montereal. Kjo ishte përvoje e mrekullueshme sepse nuk kisha patur rastin ta vizitoja qytetin e Montrealit. Ishte një qytet shumë i bukur. Kam marrë pjesë në një film të quajtur “Ninja Apocalypse” ku kam luajtur vrasësen e keqe. Më pëlqen të luaj karakterin që nuk e kam në jetë. Kam patur mundësi për të treguar aftësitë e mia të vërteta si artiste luftarake. Jo shumë njerëz e dinë se unë kam trajnuar artet marciale për një kohë të gjatë kështu që ishte mundësi e mirë për mua që të shfaqja këtë talent. Koha Javore: Cilët janë aktorët holliwudianë me të cilët keni patur bashkëpunim më të ngushtë dhe më të suksesshëm? A. Kalaj: Unë kam patur mundësinë të punoj me aktorë dhe aktore të mëdha.Të

gjithë ishin të mahnitshëm. Është shumë e vështirë të marr një vendim se cili ka qenë i pëlqyeri im. Por aktori Vin Diesel u bë një këshilltar i madh për mua pasi kemi punuar së bashku. Ai ndau përvojat e tij me mua dhe më dha këshilla në lidhje me trendin e Hollivudit. Po ashtu aktori i njohur Johnny Depp më dha një këshillë të rëndësishme për të qëndruar gjithmonë e vertetë ndaj vetes. Koha Javore: Cilat janë angazhimet tuaja aktuale si aktore dhe modele e njohur dhe planet më të afërta? A. Kalaj: Unë tani jam duke bërë negociata për të marrë pjesë në një seri televizive.Nuk mund të jap më shumë detaje në lidhje me serialin sepse këto janë rregullat e kontratës .Kjo është një periudhë emocionuese për mua kështu që më

uroni fat! Mesazhi juaj për të gjithë lexuesit e “Koha Javore” dhe shqiptarët në Mal të Zi dhe më gjerë A. Kalaj: Mesazhi im për të gjithë lexuesit dhe të gjithë shokët e mi shqiptarë është se unë do të doja të falënderoj të gjithëve aq shumë, për dashurinë, mbështetjen dhe fjalët pozitive. Kjo do të thotë shumë për mua. Unë do të bëj çmos në udhëtimin tim drejt suksesit për të bërë krenarë gjithë shqiptarët në të gjithë botën ! E dua vendin tim dhe unë jam krenare që jam shqiptare! Gjithashtu një mesazh për të gjithë artistët shqiptarë atje: Mos heqni dorë nga ëndërrat dhe synimet tuaja! Intervistoi: Toni Ujkaj


Kulturë

e enjte, 4 gusht 2016

19

Javore KOHA

“Kalimera Poetike” dhe Ulqini

Një binom i pandarë “Kalimera Poetike” nuk mund të mendohet dot pa Ulqinin e as Ulqini tashmë pa manifestimin “Kalimera Poetike”. Në këtë kohë të pakohë kur kultura masive dhe pseudovlerat po mbizotërojnë ndaj vlerave të vërteta, “Kalimera Poetike” ka arritur të ruajë jo vetëm traditën, por edhe cilësinë. Për këtë meritë ka çdo autor që me fjalën e tij ka lënë gjurmë në manifestimin “Kalimera Poetike” Ismet Kallaba

Arti dhe kultura mbajnë gjallë shpirtin e një populli. Ka shumë qytete dhe vende që sot njihen për shkak të festivaleve filmike, teatrore, letrare etj. që organizojnë. Sot, më shumë se çdo gjë, Ulqinit i mungon shpirti. Ai ka nevojë për më shumë veprimtari kulturore elitare, siç është “Kalimera Poetike”, e cila i ka dhënë impuls jetës kulturore në Ulqin, sidomos gjatë verës, dhe ia ka rritur namin Ulqinit në rrafshin kulturor gjithëkombëtar. “Art Club”-i ka investuar ide dhe mund për të krijuar një veprimtari të tillë, e cila është shndërruar në simbol kulturor të Ulqinit, me të cilin ky qytet identifikohet. “Kalimera Poetike” është dëshmi se si një qytet i vogël mund të krijojë një veprimtari prestigjioze duke e mbajtur gjallë fjalën shqipe në këtë cep të Ilirisë. “Kalimera Poetike” dhe Ulqini janë një binom i pandarë. “Kalimera Poetike” nuk mund të mendohet dot pa Ulqinin e as Ulqini tashmë pa manifestimin “Kalimera Poetike”. Në këtë kohë të pakohë kur kultura masive dhe pseudovlerat po mbizotërojnë ndaj vlerave të vërteta, “Kalimera Poetike” ka arritur të ruajë jo vetëm traditën, por edhe cilësinë. Për

këtë meritë ka çdo autor që me fjalën e tij ka lënë gjurmë në manifestimin “Kalimera Poetike”, duke bërë që ai të rritet si muret e Kalasë së Ulqinit. Kalimerja e “Kalimerës Poetike” vazhdon të “peshkojë” krijuesit më të mirë shqiptarë dhe nga rajoni. Të ftuarit e sivjetshëm paraqesin emra të spikatur në fushën e letërsisë, ku secili dallohet për mënyrën e vet të të bërit letërsi. Ndonëse i përkasin brezit të ri dhe të mesëm, krijimtaria e tyre është e pjekur. E nëse do të kërkonim një emërues të

përbashkët të shkrimtarëve të ftuar, atëherë do të rrezikoja të them se ata janë “rebelë” në kuptimin e qëndrimit kritik ndaj shoqërisë dhe fenomeneve shoqërore. Edicioni i këtij viti rikthen traditën e mëhershme me ekspozitën figurative duke bërë që arti i fjalës të ndërthuret me imagjinatën dhe panelin e piktorit. (Fjala përshëndetëse me rastin e hapjes së manifestimit “Kalimera Poetike” 2016)


20

Kulturë

e enjte, 4 gusht 2016

Javore KOHA

Botime të reja

Kërcimi i drenushës – Nexhat Halimi (Botoi Diti&Oli ULQIN, fq. 128, Ulqin, ISBN. 978-9940-661-13-7)

Në kuadër të veprimtarisë botuese SHB Diti&Oli ULQIN nga planet për vitin 2016 nxori nga shtypi librin më të ri me poezi të Nexhat Halimit me titull KËRCIMI I DRENUSHËS. Libri në vete përmban gjithsejt 108 poezi të ndara në 2 cikle. Cikli A ka deti zemër i cili ka 41 poezi përmban poezi për fëmijë ndërsa cikli i dytë Zogu sjell lajmin në liman sjell poezi për të rritur. E veçantë e këtij

libri është ajo se jo vetëm se janë të botuara në Ulqin por të gjitha poezitë i janë kushtuar qytetit të Ulqinit. Botimi i librit të Nexhat Halimit paraqet urë bashkëpunimi mes Ulqinit dhe Kosovës si dhe forcimin e lidhjeve kulturore mes Ulqinit, si sinonim i detit, dhe qendrave të tjera të Kosovës. Në botim të Gazmend Çitakut, redaktor i librit është poeti ulqinak Jaho Kollari, pikturat në ballinë janë të

Salih Lutollit ndërsa shtypin e librit e mundësoi Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi. Nën logon e Ulqinit Kërcimi i drenushës është libri i tretë i Nexhat Halimit, pas dramave për fëmijë Trëndafili me zemër dhe Vetëtima e shpatës, i cili botohet në Ulqin. Së shpejti do ju njoftojmë për datën e përurimit të librit.


Panoramë

e enjte, 4 gusht 2016

‘Xhihani’ me pushime në Ulqin Këngëtarja Eliza Hoxha, pas një pauze të gjatë në muzikë, ka paralajmëruar këngën e saj më të re. Në një prononcim për Telegrafin, Eliza, edhe pse e rezervuar ka ndarë disa detaje nga projekti i saj, i cili pritet të lansohet së shpejti. “Përmes projektit tim të ri do të rikthej disa momente të viteve të tetëdhjeta dhe do të jetë një ripërpunim i një kënge ku jo të gjithë e njohin dhe e mbajnë mend. Do të mundohem t’i kthej disa momente që tashmë janë harruar”, është shprehur Eliza për Telegraf. Këngëtarja, e cila është edhe arkitekte, për shkak të angazhimeve të saj në këtë fushë ka lënë anash për pak kohë muzikën. Rikthimi i saj në muzikë vjen pas katër viteve me një kompozim të Florent Boshnjakut, në stilin retro.

21

KOH Javore A KOHA

Mund të duket diçka e çuditshme, por bukuritë e vendit bregdetar Ulqin, e kanë tërhequr edhe aktorin turk. Duke pasur parasysh se në Turqi ka vende të mahnitshme për të pushuar, Erkan Petekkaya ka ndërruar vend dhe e ka zgjedhur Ulqinin, shkruan lajmi.net. Ai është vendosur në apartmentet luksoze ‘Eneida’ që gjenden mbrapa Kalasë, ndërsa fotografia e cila po qarkullon në media tregon shumë. Nga buzëqeshja e tij, shihet se po kalon bukur, por këtë e ka deklaruar edhe vetë. ‘Këtu çdo gjë është perfekte. Ndjehem shkëlqyeshëm. Kisha nevojë për pushim, ndërsa në “Eneida” ju mund ta shijoni atë“, tha aktori i njohur turk. Kujtojmë se ai për shqiptarët u bë i njohur si ‘Xhihani’ nga seriali ‘Fate të kryqëzuara’, serial ky i cili rrëmbei zemrat e shumë ndjekësve.

Eliza Hoxha paralajmëron këngën e re


22

Shëndeti

e enjte, 4 gusht 2016

Javore KOHA

Sot mishi i kuq është burim antibiotikësh dhe hormonesh të përdorura në trajtimin e kafshës gjatë jetës së saj. Ai mund të gjendet me shumicë dhe pikërisht konsumi i tepërt i tij e ka kthyer atë në një nga produktet më të rrezikshme për shëndetin. Një studim i fundit ka zbuluar se konsumimi i tepërt i mishit të kuq mund të shkaktojë probleme me veshkat. Gati 500 milionë njerëz në botë kanë probleme me veshkat. Sipas Fondacionit Kombëtar të Veshkave, rreth 660 mijë amerikanë janë trajtuar për fazën e fundit të sëmundjes së veshkave. Nga këta, 470 mijë janë në dializë dhe 193 mijë kanë kryer një transplant të veshkës.

Mishi i kuq: Zbulohet një tjetër efekt negativ në shëndet

Pastroni mëlçinë me këtë lëng natyror

Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme të trupit tonë dhe ka rëndësi të madhe për shëndetin tonë. Kur ky organ nuk funksionin si duhet, atëherë ajo jep efekte negative në të gjithë trupin tonë, prandaj është shumë i rëndësishëm kujdesi për shëndetin e mëlçisë dhe për të mbajtur atë të pastër, transmeton koalb.com. Lëngu që pastron mëlçinë e bën atë të funksionojë më mirë. Ja cilët janë përbërësit që ju duhen: 125g lakër e freksët 1 limon 25g selino 250g dardha të freskëta 2cm xhenxhifil 500ml ujë 10g mente të freskët Përgatitja: Të gjithë përbërësit i ndani në copa të vogëla dhe i përzieni me ujë. Pasi të jetë përgatitu lëngu e servoni në gota të xhamit. Lëngun duhet konsumuar dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.


Fotografia e javës

e enjte, 4 gusht 2016

23

Javore KOHA

VEDAD DRESHEVIQ PLAZHI I ULQINIT

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

„Qesh pak, shiko këtu”


24

Mozaik

e enjte, 4 gusht 2016

Javore A KOHA KOH

Në pikën kufitare Sukubinë- Muriqan

Thjeshtëzohet pro

Nëse vite më parë në këtë pikë kufitare ka pasur probleme të theksuara sa i nuk ekziston nëse merret parasysh numri shumë i madh i automjeteve që ka Në pikën kufitare Sukubinë-Muriqan është shtuar fluksi i turistëve dhe automjeteve në të dy krahët e kufirit midis Malit të Zi dhe Shqipërisë. Nëse vite më parë në këtë pikë kufitare ka pasur probleme të theksuara sa i përket pritjeve të gjata, sivjet kjo dukuri nuk ekziston nëse merret parasysh numri shumë i madh i automjeteve që kalojnë nëpër këtë pikë kufitare.

Zyrtarët e policisë së Malit të Zi vënë në dukje se kjo është pasojë e thjeshtëzimit të procedurave të kufirit. Shefi i policisë në pikën kufitare, Zhelko Xhariq thotë se “është thjeshtëzuar tej mase procedura e kalimit të kufirit me qëllim që të eliminohen pritjet e gjata si për turistët ashtu edhe për mërgimtarët që kthehen në vendlindje”. Edhe Organizata Turistike e Ulqinit

është kyçur në zbutjen e pritjeve të gjata në kufi duke angazhuar edhe policë kufitarë, të cilët kanë ndikuar në përshpejtimin e procedurave kufitare. Kryetari i OT, Fuad Haxhibeti tha se “kemi marrë disa masa në mbarëvajtjen e sezonit turistik duke angazhuar 8 policë si mbështetje për një kalim më të lehtë në pikën kufitare.” Kjo pikë, shtoi ai, është e projektuar për një


Mozaik

e enjte, 4 gusht 2016

25

KOH Javore A KOHA

ocedura e kalimit

i përket pritjeve të gjata, sivjet kjo dukuri alojnë nëpër këtë pikë kufitare numër më të vogël vizitorësh, kurse shtimi i policëve mundëson hapjen edhe të linjave të reja kaluese. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu e sheh si domosdoshmëri që pika kufitare Sukubinë-Muriqan të zgjerohet në hyrje dhe në dalje të saj. “Kemi pas takime të shumta që kjo pikë kufitare të ketë një kalim të shpejtë dhe pa pritje të gjata. Kemi

kërkuar që në këtë vendkalim të bëhet vetëm një kontrolle” tha z. Cungu. Megjithatë ai mendon se pika kufitare Sukubinë-Muriqan duhet të zgjerohet edhe me dy korsi gjë që dukshëm do të ndikonte në përshpejtimin e kalimit. Pika kufitare Sukubinë-Muriqan është projekt i BE-së që vendos lidhje të reja midis Malit të Zi dhe Shqipërisë. Pika

kufitare shkurtoi dukshëm distancën midis dy qyteteve të lashta Ulqinit dhe Shkodrës dhe ndikoi për të mirë në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të këtij rajoni. Pika kufitare Sukubinë-Muriqan hapi lidhje të mira dhe të shpejta me portin e Tivarit dhe me shtetet e Evropës perëndimore. a.s.


26

Mozaik

e enjte, 4 gusht 2016

Javore A KOHA KOH

Dita e Komunës së Plavës u shënua në mënyrë solemne

Apel për mbrojtjen Në kremten e shënimit të Ditës së Komunës së Plavës, është shfaqur filmi dokumentar “Bjeshkët e namuna - Majet e Ballkanit” të regjisorit Huret Isakoviq, në të cilin në mënyrë të denjë prezantohen në mënyrë dokumentare atraksionet turistike të hapësirës së komunës, potencialeve dhe ofertave me të cilat kjo komunë disponon Plavë - Të premten e kaluar, në Plavë, në mënyrë solemne është shënuar Dita e Komunës. Pas intonimit të himnit të Malit të Zi, të interpretuar nga anëtarët e kllapës “O’ dive bel canto” të Beranit, manifestimi ka filluar me seancën solemne të mbajtur në sallën e madhe të Qendrës për Kulturë, ku përpos këshilltarëve të Kuvendit të Komunës dhe një numri të konsiderueshëm të qytetarëve të kësaj komune dhe bashkëvendësve nga Diaspora, ishin të pranishëm edhe shumë personalitete të shquara të jetës politiko-shoqërore nga Komuna e Plavës, Mali i Zi dhe më gjerë. Të pranishëm ishin presidenti i Malit të Zi, Fillip Vujanoviq, nënkryetari i Qeverisës së Malit të Zi, Rafet Husoviq, ambasadori i Turqisë në Republikën e Malit të Zi, përfaqësuesit e komunave fqinje, Bashkësisë Islame, Kishave Ortodokse dhe Katolike, partive politike, OJQ-ve, etj. Duke hapur seancën solemne, kryetari i Kuvendit të Komunës së Plavës, Izet Haxhimushoviq, në fjalën përshëndetëse ka theksuar se Plava Ditën e Komunës e shënon dhe kremton sipas vendimit të Kuvendit të Komunës të datës 10 korrik të vitit 2009, kur është konfirmuar termi i ri i ditës së manifestimit - e premtja e fundit e muajit korrik, e cila është në harmoni të plotë me politikën moderne të qyteteve evropiane. Kryetari i Komunës së Plavës, Orhan Shahmanoviq, në fjalën e rastit, pasi që i ka përshëndetur të pranishmit dhe mysafirëve u ka dëshiruar mirëseardhje për pjesëmarrje në seancën solemne, ka theksuar se kjo komunë

disponon me resurse natyrore për zhvillimin e turizmit, bujqësisë e blegtorisë, përpunimit të drurit, biznesit të vogël dhe të mesëm, por që kanë resurse të varfëra financiare dhe njerëzore. “Zhvillimi i deritashëm dhe rritja e kapaciteteve të ekonomisë lokale nuk i ka realizuar objektivat e krijimit të pasurisë së banorëve të Plavës, rrjedhimisht të avancojë kushtet për jetën e tyre përmes rritjes së punësimit, fitimit real, vlerës së pasurisë personale, vëllimit dhe kualitetit të shërbimeve publike, ndaljes së trendeve negative demografike. Komuna për shkak të jolikuiditetit është e mbingarkuar me kredi, për çka që tashmë, e në periudhën e ardhshme, një pjesë të kon-

siderueshme të buxhetit do ta shpenzojë në kthimin e huave dhe kredive bankare”, ka theksuar kryetari Shahmanoviq, dhe në vazhdim ka shtuar se në Komunën e Plavës, si njërën prej më të pazhvilluara në Mal të Zi, në disa vite të fundit problemi i paqëndrueshmërisë financiare të financave publike lokale në mënyrë drastike janë rritur, e me formimin e komunës së re të Gucisë, ato kanë ardhur deri te faza e cila mund të kualifikohet edhe si alarmante. Me formimin e Komunës së Gucisë, Komuna e Plavës ka mbetur pa një të tretën e territorit dhe banorëve dhe më shumë se një të tretën e të ardhurave buxhetore, kurse sektori publik predimensional lokal i mëparshëm, i cili është pro-


Mozaik

e enjte, 4 gusht 2016

27

KOH Javore A KOHA

n e liqenit të Plavës jektuar dhe organizuar për komunën prej njëzetmijë banorëve, ka mbetur në barrë të këtij lokaliteti administrativ i cili tani ka rreth tetë mijë banorë dhe radhitet në komunat më të vogla në Mal të Zi. Ajo që mund të them është që të lus presidentin e shtetit, kryeministrin e Qeverisë, ekselencën e tij, ambasadorin e Turqisë në Mal të Zi, që diçka të bëhet dhe të ndërmerret në mbrojtjen e Liqenit të Plavës. Ne kemi bërë çdo gjë që është në kompetencën tonë, shteti duhet të japë maksimumin e vet në mënyrë që të hartojmë studimin e mbrojtjes së liqenit të Plavës për të valorizuar edhe një bukuri të Malit të Zi. Shpresoj që me autoritetet tuaja do të shfrytëzoni këtë rast dhe këtë vit të kemi studimin e hartuar në fjalë. Kryetari Shahmanoviq ka numëruar projektet me rëndësi të veçantë që Komuna e Plavës i ka realizuar në periudhën në mes dy kremteve. Ai po ashtu ka vënë në dukje që në periudhën e ardhshme pret përkrahje më të madhe nga instancat relevante të Qeverisë së Malit të Zi, komisionit evropian dhe organizatave të tjera ndërkombëtare,

por edhe të sipërmarrësve nga diaspora, që të shprehin interes për investimin e kapitalit bazuar në parimin e interesit privat publik. Presidenti i Malit të Zi, Fillip Vujanoviq, qytetarëve të Plavës, këshilltarëve të Kuvendit të Komunës, kryetarit të Kuvendit të Komunës dhe kryetarit të Komunës, ua ka uruar festën dhe ka shprehur kënaqësi me të arriturat. Ai në prononcimin për media ka theksuar: “Veç është e sigurt që vitin e ardhshëm do të kemi të kryer aksin rrugor Plavë-Guci-Vërmosh e Tamare (Republika e Shqipërisë) - Podgoricë. Unë mendoj që ky aks rrugor dhe kjo hapësirë është mjaft e rëndësishme, e po ashtu shpresoj që edhe aksi rrugor Plavë-Murinë-Çakorr-Pejë në periudhën e afërt intenzivisht do të shfrytëzohet, rrugë kjo që Plavës do t’i japë pozitë të veçantë dhe mundësi për zhvillim më të shpejtë. Unë vazhdimisht kam theksuar vlerën e veçantë të pasurive të Plavës dhe nevojën e posaçme që ato maksimalisht të valorizohen. Keni dëgjuar nga fjalët e kryetarit Shahmanoviq, i cili ka ftuar të gjithë ata të cilët dëshirojnë të in-

vestojnë, e në veçanti ata nga diaspora ku ka shumë njerëz nga kjo hapësirë të cilët janë shumë të suksesshëm dhe produktiv, andaj edhe unë i ftoj që në këtë hapësirë duhet investuar. Jam i sigurt se do të jetë bashkëpunim i mirë në mes të komunës dhe qeverisë, e po ashtu jam i sigurt se do të vazhdojë edhe komunikimi i mirë edhe me të gjitha ato organizata të cilat investojnë në infrastrukturën komunale. Unë sinqerisht dëshiroj kualitet më të mirë jetese të gjithë qytetarëve të Plavës”. Në kremten e shënimit të Ditës së Komunës së Plavës, është shfaqur filmi dokumentar “Bjeshkët e namuna - Majet e Ballkanit” të regjisorit Huret Isakoviq, në të cilin në mënyrë të denjë prezantohen në mënyrë dokumentare atraksionet turistike të hapësirës së komunës, potencialeve dhe ofertave me të cilat kjo komunë disponon. Pjesë e manifestimit solemn ka qenë edhe programi muzikor, ku anëtarët e kllapës së femrave “O’ dive bel canto” nga Berani, kanë interpretuar dy pika muzikore nga opusi i tyre i gjerë. Shaban Hasangjekaj


28

Mozaik

e enjte, 4 gusht 2016

Javore KOHA

Në Shkodër

Mbahet Seminari XII mbarëkombëtar për mësuesit e diasporës Të hënën në Shkodër u hap Seminari XII mbarëkombëtar “Për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë”. Në fillim të punimeve të seminarit, të pranishmit i përshëndetën ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së

Republikës së Kosovës Prof. Dr. Arsim Bajrami, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi dhe kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu. Në hapjen solemne të seminarit mori pjesë edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, njëherazi

deputet Genci Nimanbegu. Seminari do t’i zhvillojë punimet deri të enjten. Në seminar marrin pjesë rreth 130 mësimdhënës shqiptarë që japin mësimin e gjuhës shqipe në diasporë. (Kohapress)


Mozaik

e enjte, 4 gusht 2016

29

KOH Javore A KOHA

Forca e Re Demokratike mbajti Kuvendin e Tretë Zgjedhor

Nazif Cungu u rizgjodh kryetar Ulqin – Forca e Re Demokratike ka mbajtur të shtunën në hotelin “Mediteran” Kuvendin e Tretë Zgjedhor, ku Nazif Cungu është rizgjedhur kryetar i kësaj force politike. Ai ishte i vetmi kandidat për kryetar. Kuvendi ka miratuar ndryshimet statutore dhe ka zgjedhur anëtarët e Këshillit Qendror. Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari Nazif Cungu ka folur mbi arsyet e formimit të kësaj partie dhe veprimtarinë e deritanishme. “Deri tani kemi punuar vrullshëm në mënyrë që sadopak të përmirësojmë gjendjen, por kemi akoma shumë për të punuar”, ka thënë ai. Cungu ka theksuar se ajo që don Forca është “të ushtrojë politikë të drejtë me njerëz të drejtë”.

Ai ka thënë se Forca e Re Demokratike është e hapur për bashkëpunim me çdo parti politike, qoftë shqiptare, malazeze, boshnjake apo kroate, të cilat kanë qëllim të njëjtë. Kryetari i Forcës së Re Demokratike ka thënë se “shqiptarët kanë një gjuhë dhe këtë gjuhë të përbashkët duhet ta gjejnë edhe në jetën politike”. “Në Mal të Zi ne jemi pak, por jemi shumë nëse bashkohemi. Si popoll pakicë dimë që e kemi më të vështirë zhvillimin. Andaj nuk duhet përjashtuar mundësitë e bashkëpunimit me partitë tjera më të mëdha”, është shprehur ai. Në pjesën hyrëse kanë përshëndetur punimet e Kuvendit të Tretë të Forcës së Re Demokratike Zëvendëskryetari i PDS-së Dushko Markoviq, kryetarja e Iniciativës Qytetare Kroate Marija Vuçi-

noviq, kryetari i Socialdemokratëve të Malit të Zi Ivan Brajoviq, drejtori politik i Partisë Boshnjake Sulo Mustafiq, nënkryetarja e Partisë Liberale Dubravka Vujiçiq, kryetari i UDSH-së Mehmet Zenka, kryetari i LD në MZ-së Mehmet Bardhi, kryetari i PD-së Fatmir Gjeka, kryetari i Këshillit Komunal të PDS-së në Ulqin Loro Nrekiq, kryetari i Këshillit Komunal të PSD-së në Ulqin Skender Elezaga, kryetari i Lëvizjes Qytetare “Perspektiva” Amir Hollaj dhe kryetari i Këshillit Komunal të PSP-së në Ulqin Andrija Qetkoviq, ndërsa kanë marrë pjesë Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Ernal Filo, si dhe përfaqësues të ambasadave të Turqisë dhe Çekisë. Forca e Re Demokratike është themeluar më 22 tetor 2005. i.k.


30

Mozaik

e enjte, 4 gusht 2016

Javore KOHA

Përfundoi rikonstruksioni i trapit në Liqenin e Plavës

Investim me vlerë nga miqtë arab Plavë - Rikonstruksioni i trapit në Liqenin e Plavës, të cilin e ka financuar Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Komuna e Plavës, të shtunën e kaluar, definitivisht është shpallur i kryer. Përveç nikoqirit, në krye me kryetarin e Komunës, Orhan Shahmanoviq, dhe kryetarin e Kuvendit të Komunës, Izet Haxhimushoviq, në solemnitet ka qenë i pranishëm edhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit rural, Budimir Mugosha, me drejtorin e drejtoratit për pylltari, Adem Fetiq, dhe drejtuesin e punëve në Ambasadën e EBA, Ibrahim Alalavija.

Kryetari Orhan Shahmanoviq, në fjalën e rastit, në mes tjerash, ka shprehur kënaqësi se ka pasur rastin që bashkë me Alalavijën të shpallë të hapur trapin e rikonstruktuar, si dhe terenin rreth tij. “Këtë investim e ka mbështetur dhe përmbajtur materialisht EBA në shumën prej 10.000 eurosh, kurse investimi i tërësishëm ka kushtuar 40.000 euro. Në fund të muajit gusht do të bëjmë promocionin e makinës për nxjerrjen e lymit, kositjen e shavarit dhe bartjen e barit nga liqeni, vlera e të cilit është mbi 180.000 euro, andaj

besoj se këtë eveniment me vlerë do ta ruajmë. Nëse nuk e ruajmë liqenin e Plavës, nuk do të ruajmë as ne në këto hapësira”, ka theksuar Shahmanoviq. Ndërkaq, Alalavija në fjalën përshëndetëse, në emër të vet dhe në emër të Ambasadës së EBA dhe ambasadores Hafse Al Ulame, ka falënderuar të gjithë ata të cilët kanë qenë të pranishëm në këtë solemnitet. “Humaniteti është bërë stil i jetës së EBAsë. Shfrytëzoj rastin të shprehi krenari ndaj qytetit të juaj të bukur me klimë të shkëlqyer”, është shprehur, në mes Sh.h. të tjerash, Alalavija.


Sport

e enjte, 4 gusht 2016

31

KOH Javore A KOHA

Brazil

Gati për Olimpiadën Një vend gjigant, i pesti në botë për sipërfaqen, i pakushtëzuar në çdo aspekt, miliona km katrorë pyje, me lumin më i gjatë në botë, shumë ngjyra, kombësi të ndryshme, njerëz mes 1 mijë kontrasteve sociale dhe kulturore. Brazili është gjithmonë në festë por edhe një vend i brishtë. Kjo është kartolina e një vendi që reflekton shumë të panjohura. 200 milionë banorë dhe një vend në dhjetëshen e parë të vendeve më të pasura të planetit por vetëm i 29 në treguesin e zhvillimit human. Ky është vendi që do të presë evenimentin më të madh sportiv të planetit, një shtet që zhvillohet mes zhurmës, kaosit dhe protestave. Në kryeqytet vazhdojnë protestat pro dhe kundër hetimit të presidentes Dilma Rousseff, ndërsa në Rio jo pak herë kanë kundërshtuar olimpiadën dhe kostot tejet të

larta për një vend ku një pjesë e madhe e popullsisë jeton nën nivelin mesatar. Gjatë dy viteve të fundit ekonomia në vend është tkurrur me 8 % edhe pse në 10 vitet paraardhëse Brazili nuk kishte rivalë në nivelin e rritjes ekonomike. Një pjesë e madhe e fajit i faturohet shpenzimeve të çmendura për organizimin e olimpiadës. Në fushën e lojës ka zbritur muajt e fundit edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që falë likuiditeteve ka zgjidhur situatën e pagesës së firmave furnizuese sepse përndryshe Lojërat Olimpike nuk do të ishin zhvilluar në Brazil, transmeton SuperSport. Sipas të dhënave të OKB-së, vitin e shkuar policia ka ekzekutuar rreth 2.000 persona me Rion që mban vendin e parë sepse bëhet fjalë për një metropol prej 12 milionë banorësh. Pyetja që të gjithë bëjnë, është; Si do të zhvillohen

lojërat olimpike në një qytet kaq problematik? Gjithsesi, që prej së premtes, të gjithë do të përqendrohen te çelja zyrtare e lojërave të 31 olimpike dhe tek garat. Vetë Brazili ka deklaruar se dëshiron t’i mbyllë këto lojëra në dhjetëshen e parë të tabelës së medaljeve. Vendi organizator do të përfaqësohet nga 462 atletë, 253 meshkuj dhe 209 femra, armata më e madhe e të gjitha kohërave. Për të arritur këtë objektiv, në vitin 2012 Komiteti Olimpik Brazilian publikoi planin ambicioz të mbështetur nga financimi i 277 milionë eurove. Delegacioni do të përbëhet nga 806 anëtarë. Në historinë e olimpiadave, Brazili ka marrë 108 medalje, 23 prej të cilave ari. Vetëm 4 vjet më parë në Londër Brazili arriti në kuotën e 17 medaljeve, një rekord absolut për vendin.



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.