Koha 718

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 9 qershor 2016 Viti XV Numër 718 Çmimi 0,50

Letër e hapur e 114 intelektualëve nga Mali i Zi

Tërhiqni Fjalorin nga qarkullimi ISSN 1800-5969

Financimi i OJQ-ve nga buxheti i komunës

Brezi që sfidon


2

Përmbajtje

e enjte, 9 qershor 2016

Javore KOHA Opinion

Podgoricë e enjte, 7 janar 2016 Viti XIV / Numër 696 Çmimi 0,50

www.kohajavore.co.me

Si po tjetërsohet Kraja?!

Javore KOHA

Kulturë

Javore A KOH

Podgoricë e enjte, 14 janar 2016 Viti XV / Numër 697 Çmimi 0,50

www.kohajavore.co.me

Testament për

Vit dështimi vendin magjik për Ulqinin

Kulturë

e HA Javor KO Vit i humbur për shqiptarët në Mal të Zi

Podgoricë e enjte, 21 janar 2016 Viti XV / Numër 698 Çmimi 0,50

www.kohajavore.co.me

Personalitet që sot i mungon Kosovës

Kulturë

ore A OH KJav Shqiptarët vazhdojnë të jenë të ndarë

Podgoricë e enjte, 28 janar 2016 Viti XV / Numër 699 Çmimi 0,50

www.kohajavore.co.me

Dëshmi se Ulqini ka talentë

OH ore A KJav

Kalaja e Ulqinit do të nominohet për UNESCO Podgoricë e enjte, 9 qershor 2016 Viti

XV Numër 718 Çmimi 0,50

Bashkëpunim në operacione anti-kontrabandë fq 4

nga Mali i Zi Letër e hapur e 114 intelektualëve

Tërhiqni Fjalorin nga qarkullimi 9 ISSN 1800-596

Financimi i OJQ-ve nga buxheti i komunës

Brezi që sfidon

Javore KOHA

Gratë e Rozhajës kërkojnë të drejtën e kompensimit të përhershëm financiar fq 5

Zgjimi nga letargjia fq 6

Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (Sistem Inxhinjer & redaktor teknik) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

Mark Milani dhe autoktonia shqiptare fq 10

Burim mësimesh e diturish fq 16


Përmbajtje

e enjte, 9 qershor 2016

3

Javore KOHA

Afrimitet përmes lojërave fq 18

Fjorentina Lekperiqi, recituesja më e mirë fq 19

Burrë zotëri e fisnik fq 24

Shpalosje e pasurive natyrore të Cemit përmes fotografisë fq 27

Ulqini në kohën e Hafiz Ali Ulqinakut fq 28

Konkurs Dërgoni fotografitë në email: kohajavore@t-com.me


4

Ngjarje javore

e enjte, 9 qershor 2016

Javore KOHA

Mali i Zi dhe Shqipëria

Bashkëpunim në operacione antikontrabandë Në takim u diskutua edhe lidhur me investimet në përmirësimin e infrastrukturës në pikat e kalimit kufitar Bozhaj – Hani i Hotit dhe Sukubinë –Muriqan Podgoricë – Drejtori i Drejtorisë së Doganave të Malit të Zi, Vladan Jokoviq, ka pritur në një takim pune në Podgoricë drejtoreshën e përgjithshme të Doganave të Shqipërisë, Pranvera Fagu. Jokoviq dhe Fagu rikonfirmuan vullnetin për të çuar më tej bashkëpunimin në të gjitha nivelet dhe fushat me interes të përbashkët, por fokus kryesor në këtë takim ishte bashkëpunimi në fushën operativo-hetimore. Në këtë kuadër, u ra dakord që të intensifikohen bashkëpunimi veçanërisht në

fushën e inteligjencës dhe realizimin e operacioneve të përbashkëta të anti-kontrabandës. Gjithashtu, duke vlerësuar rëndësinë e kontrollit të tregtisë së mallrave të akcizës, të dy drejtuesit e administratave doganore u morën vesh që të vijojë bashkëpunimi në këtë fushë. Në takim u diskutua edhe lidhur me investimet në përmirësimin e infrastrukturës në pikat e kalimit kufitar Bozhaj – Hani i Hotit dhe Sukubinë –Muriqan. Në deklaratën për shtyp theksohet se

Fagu e siguroi homologun malazez se nga pala shqiptare do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme që pika e kalimit kufitar Hani i Hotit të jetë funksionale 24 orë, në shtatë ditë të javës, me qëllim lëvizjen më të shpejtë të mallrave. Në funksion të intensifikimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy administratave u ra dakord që të zhvillohen në mënyrë periodike takime e vizita të ndërsjellta, të të gjitha niveleve. (Kohapress)


Ngjarje javore

e enjte, 9 qershor 2016

5

Javore KOHA

Ministri i punës dhe mirëqenies sociale si dhe drejtori i entit për inkuadrim kanë vizituar Rozhajën

Gratë e Rozhajës kërkojnë të drejtën e kompensimit të përhershëm financiar

Komunën e Rozhajës e kanë vizituar Ministri i ri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Z. Boris Mariq së bashku me këshilltarin e vet Sergej Sekulloviqin si dhe me drejtorin e Entit për Inkuadrim , Z. Rade Millosheviqin. Shkak i kësaj vizite janë protestat tashmë disaditëshe të nënave të Komunës së Rozhajës ,para ndërtesës së Entit ,të cilat kërkojnë realizimin e të drejtave të tyre që u takojnë me Ligjin për Nënat , siç kanë realizuar nënat çdokund nëpër komunat e tjera të Malit të Zi, sipas Ligjit për kompensimin e përhershëm financiar për nënat me tre dhe më shumë fëmijë ,të cilat janë lajmëruar së paku 15 vjet me radhë ne Entin për Inkuadrim të Komunës së Rozhajës. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale erdhi sot këtu në Rozhajë pas premtimit që pati dhënë ditë më parë në takimin në Podgoricë, ku kishin ardhur nënat e diskriminuara . Në mbledhejen e përbashkët kanë marrë pjesë edhe përfaqësueset e Nënave si dhe shefi i Entit për Inkuadrim të Rozhajës , Z.Hamid Kujoviq. Në këtë takim nënat kishin njoftuar Ministrin se dokumentacioni adekuat në karto-

nat e lajmërimit dhe të kohëzgjtjes së lajmërimit në Entin për Inkuadrim të Rozhajës i kanë humbur punëtorët e Entit të këtushëm qëllimisht. Ky dokument me vlerë, i cili është dokument kyç për realizimin e të drejtës për kompensim financiar . Delegacionin e lartpërmendur e ka pranuar edhe nënkryetari i Komunës së Rozhajës Z. Mirsad Azemoviq me bashkëpunëtorë. Udhëheqësi i Entit për Inkuadrim të Rozhajës Z. Hamid Kujeviq, i cili bëri të ditur se fillet e këtij problemit me nënat e Rozhajës është një kompleks procedural, ku sipas tij ka mungesa të shumta të evidentimit adekuat .Ky mosevidentim deri më tani ka ardhur si rezultat i mospunës dhe neglizhencës nga persona të tjerë shumë para ardhjes së tij në këtë funksion dhe pozitë që mban tani. Ministrin i ri , Z.Boris Mariq ,nënat e Rozhajës e njoftuan detalisht me problemet që kanë ato si rezultat dhe faj të dikujt tjetër .Ky paralajmëroi se do të ketë reagim të shpejtë për të gjetur një zgjidhje adekuate dhe sipas ligjit. Drejtori i Entit për Inkuadrim të Malit të Zi ,Z. Rade Millosheviq, paraqiti qëndrimin e tij dhe njëkohësisht premtoi

se do të punojë në të mirë të Nënave të Rozhajës. Ky tha se të gjithë ata që kanë punuar në kundërshtim me Ligjin do të përgjigjen penalisht. Shefi i kabinetit të Kryetarit të Komunës Z. Ismet Kallaç , gjithashtu ka përkrahur deklaratat e nënave të diskriminuara , duke thënë se ky problem tashmë i evidentuar në mes të Qendrës për Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe të Nënave të diskriminuara. Duke kërkuar që të respektohen të drejtat dhe kërkesat legjitime të nënave, të cilat u takojnë me Ligj. Nënkryetari I Komunës se Rozhajës , Z.Mirsad Azemoviq, gjithashtu ka përkrahur kërkesat e nënave dhe ka kërkuar që nënat e Komunës së Rozhajës të mos kenë trajtim tjetër nga nënat e komunave të tjera të Malit të Zi, të cilat tashmë kanë realizuar të drejtat që u kanë takuar me Ligjin për Nënat me tre dhe më shumë fëmijë. Në fund nënat kanë përshëndetur dhe kanë mirëpritur ardhjen e Ministrit Z. Boris Mariq me bashkëpunëtorët dhe shpresojnë së do të realizohen kërkesat e tyre legjitime , pra realizimi i kompensimit financiar të përhershëm , i cili kompensim u takon me Ligjin për Haxhi Lajçi Nënat.


6

e enjte, 9 qershor 2016

Javore A KOHA KOH

Vështrime & Opinione

NATO dhe politika agresive e Rusisë

Zgjimi nga le Për Koha Javore:

Frank Shkreli Nju Jork

NATO lëshoi kushtrimin javën që kaloi nga Tirana ku u mbajt Asamblea Parlamentare e aleancës perëndimore. Siç dihet, në Asamblenë Parlamentare të NATO-s bëjnë pjesë parlamentarët nga vendet anëtare të NATO-s dhe siç ndodhi edhe në mbledhjen e saj në kryeqytetin shqiptar, ata takohen për të shqyrtuar çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë si dhe me interesat dhe shqetësimet e përbashkëta. Asamblea është krejtësisht e pavarur nga NATO, por shërben si një lidhje midis aleancës së NATO-s dhe vendeve anëtare për të siguruar një konsensus parlamentar dhe publik në mbështetje të politikave të Aleancës. Nga kryeqyteti shqiptar, deputetët e vendeve anëtare të NATO-s u bënë thirrje vendeve anëtare të aleancës ushtarake euro-atlantike që të jenë gati t’i përgjigjen kërcënimeve të mundshme të agresionit rus kundër vendeve të tyre. Kongresmeni amerikan dhe kryetari i Asamblesë, Michael Turner u tha nja 250-parlamentarëve të vendeve të NATO-s se, “Rusia përbën kërcënime reale dhe serioze”. Në deklaratën përfundimtare të mbledhjes në kryeqytetin shqiptar, të miratuar unanimisht, parlamentarët shprehën gjithashtu keqardhjen e tyre në lidhje me, “Përdorimin e forcës nga Rusia kundër vendeve fqinje të saj si dhe për përpjekjet e Moskës për të frikësuar vendet aleate të NATO-s.” Në deklaratën e Tiranës, parlamentarët i kërkuan aleancës NATO që t’u sigurojë mbështetjen e saj vendeve anëtare të aleancës të cilat konsiderojnë se Rusia po kërcënon sigurinë e tyre, sidomos

Kritikët e aleancës euro-atlantike NATO kanë akuzuar se organizata tonit më 1949, është tani një organizatë buroktratike e përbërë thonë se sidomos ç’prej shembjes së komunizmit në Evropë, gjatë siç duhet dhe pa një qëllim dhe drejtim të qartë strategjik. Por du sive e Vladimir Putinit karshi fqinjve të saj dhe Evropës në përgjith dhe duket se po i merr seriozis të vendeve anëtare të krahut jugor dhe lindor të Aleancës. Në deklaratën e tyre, pjesëmarrësit evropianë në takimin e Tiranës i bënë gjithashtu thirrje Aleancës Perëndimore që njëkohësisht të shqyrtojë edhe mënyrat për uljen e tensioneve me Moskën. Në sesionin pranveror treditor të Asamblesë së NATO-s në Tiranë foli edhe Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Alexander Wershbow, i cili pasi uroi Shqipërinë me rastin e 7-vjetorit të anëtarësimit të saj në NATO shtoi se, “Integrimi euro-atlantik është çelësi i stabilitetit këtu në Ballkan.” Në fjalimin e tij, amerikani Alexander Wershbow u tha përfaqësuesve të Asamblesë së NATO-s në takimin e Tiranës se mbledhja e nivelit të lartë e NATO-s që do të mbahet në Varshavë brenda pesë javësh, “Po mbahet në një kohë kritike për aleancën tonë – në një kohë kur sigurimi ynë dhe vlerat tona po përballen me sfida të konsiderueshme nga lindja dhe nga jugu”, pohoi ai. Ai paralajmëroi se në mbledhjen e nivelit të lartë të NATO-s në Varshavë do të merren vendime me rëndësi të cilat do t’ia bëjnë të qartë kujtdo që dëshiron të na cenojë – qoftë nga lindja qoftë nga jugu – se një sulm kundër cilitdo qoftë anëtar të Aleancës NATO do të përballet me një kundërsulm të menjëhershëm nga të gjitha forcat e armatosura të Aleancës. Të njëjtës temë i mëshoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg gjatë një takimi të hënën në Varshavë me Presidentin e Polonisë, Andzej Duda, ku biseduan mbi përgatitjet për mbledhjen e nivelit të lartë të Aleancës

së NATO-s në kryeqytetin polak, brenda muajit korrik. Gjatë një konference të përbashkët për shtypin me udhëheqësin polak, Z. Stoltenberg theksoi se mbledhja e Varshavës mbahet, “në një periudhë tepër kritike, ndërkohë që përballemi me sfidat më serioze ndaj sigurimit të përbashkët, në një gjeneratë”, theksoi zyrtari i lartë i NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Përendimore tha se mbledhja e nivelit të lartë në Varshavë do të jetë tepër

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrime & Opinione

etargjia

a ushtarake që u themelua me nënshkrimin e Traktatit të Washingprej 28 vendeve anëtare me qindra komisione dhe grupe pune. Ata ë 20-viteve të kaluara, NATO dukej si një organizatë jo e koordinuar uket se sfidat ruse të kohëve të fundit, deklaratat dhe politika agrehësi, e kanë zgjuar NATO-n nga letargjia e dy tre dekadave të fundit sht sfidat, kërcënimet dhe agresionin e Moskës kundër fqinjve të saj

e rëndësishme, për të mos thënë historike, për nga vendimet që pritet të miratohen aty. Ai shtoi se aleanca ka rënë dakord tanimë për një prani më të madhe ushtarake në vendet anëtare të krahut lindor të NATO-s, përfshirë Poloninë. Udhëheqësi i NATO-s theksoi se nuk dëshironte të lënte asnjë pikë dyshimi mbi seriozitetin e angazhimit të organizatës që ai kryeson se, “Polonia do të ketë më shumë forca të NATO-s pas mbledhjes së nivelit të lartë në Var-

shavë, me qëllim për të dërguar një sinjal të qartë se një sulm kundër Polonisë do të konsiderohej si një sulm kundër të gjitha vendeve të Aleancës.” Ndërkaq, në një fjalim që mbajti në Universitetin e Varshavës të martën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e bëri të qartë se çdo masë që po ndërmerr NATO është e një natyre mbrojtëse, proporcionale dhe në përputhje të plotë me angazhimet ndërkombëtare të NATO-s. Me këtë rast, ai theksoi gjithashtu se, “NATO nuk kërkon konfrontim me Rusinë”, duke theksuar se, “Aleatët e NATO-s mbeten të angazhuar për një dialog me Rusinë si dhe për një transparencë në çështjet ushtarake”, tha Z. Stoltenberg. Ndërsa Moska iu përgjigj deklaratës së Z. Stolenberg nëpërmjet Zëvëndës Ministrit të Jashtëm rus, Aleksei Meshkov i cili citohet nga media të ketë thënë se Rusia do t’i përgjigjet rritjes së pranisë ushtarake të NATO-s afër kufijve të saj. Bazuar në lëvizjet e fundit të forcave të NATO-s drejtë krahut lindor dhe jugor të saj, si edhe deklaratat e zyrtarëve më të lartë të organizatës euro-atlantike, duket se më në fund, Aleanca e NATO-s po i merr seriozisht sfidat dhe politikat agresive të Rusisë së Putinit, ndërkohë që udhëheqësit e saj dhe aleanca në tërësi, tashti janë të bindur se një Rusi e cila kërcënon vendet fqinje me qëllim për t’i frikësuar ato dhe e cila ndryshon me forcë kufijtë me vendet në periferi të saj, akte të tilla nga ana e Rusisë, “përbëjnë kërcënime reale dhe serioze” ndaj sigurisë në Evropë, përfshirë Ballkanin. Interesat ruse në Ballkan nuk janë

e enjte, 9 qershor 2016

7

Javore KOHA

as të reja dhe as të rastit. Ato janë të përhershme, por duket se vitet e fundit, sidomos ç ‘prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, janë intensifikuar përpjekjet ruse për të shkaktuar probleme në ujërat e turbullta të Ballkanit. Pavarësia e Kosovës dhe prania e perëndimit atje, duket se është ferrë në sytë e Moskës sepse po pengon shtrirjen dhe konsolidimin e influencës dhe të dominimit rus në Ballkan. Në të vërtetë, Profesori i Zelandës së Re, James Headley, në librin e tij, “Rusia dhe Ballkani” ka shkruar se kundërshtimi ndaj pranisë dhe influencës perëndimore në Ballkan është pjesë kyçe e politikës së jashtme dhe ushtarake ruse dhe se diplomatët rusë në Ballkan janë të urdhëruar që në veprimtarinë e tyre të kundërshtojnë me çdo mjet e mundësi dominimin e interesave të Perendimit në Ballkanin Perëndimor. Profesori i Zelandës së Re, ndër të tjera, thekson vendosmërinë jo vetëm të elitës politike ruse në këtë drejtim, por edhe të medias dhe të akademikëve të Rusisë – jo vetëm për të kundërshtuar influencën perëndimorë--por për të ruajtur dhe për të zgjeruar influencën diplomatike dhe ekonomike të Kremlinit në atë rajon. Të gjithë këta, sipas tij, e konsiderojnë këtë si një objektiv i interesit kombëtar rus. Natyrisht se Aleanca e NATO-s i ka përgjegjësitë e veta për të kundërshtuar kërcënimet dhe politikat agresive të Kremlinit, sidomos ndaj vendeve anëtare të saja. Por, përgjegjësinë më të madhe për fatin dhe për sigurinë e këtyre vendeve duhet ta mbajnë vetë elitat politike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. Rusia me të drejtë dikton një paaftësi dhe mungesë vullneti nga ana e klasës politike të atij rajoni për t’iu adaptuar standardeve të integrimit evropian dhe bën ç’mos që të përfitojë nga kjo situatë. Aleanca NATO me të drejtë është e shqetësuar për manovrimet politike, kërcënimet dhe agresivitetin e Rusisë putiniste ndaj krahut jugor dhe lindor të saj dhe si rrjedhim (me përjashtim të ndërhyrjes në Kosovë) duket se po zgjohet nga letargjia çerekhekullore. Për agresivitetin rus duhet të jenë edhe më të shqetësuar udhëheqësit e vendeve të Ballkanit, duke i marrë seriozisht këto kërcënime, në qoftë se me të vërtetë e kanë përcaktuar --ashtu siç thonë -- fatin e popujve të tyre me fatin e perëndimit.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


8

e enjte, 9 qershor 2016

Javore A KOHA KOH

Vështrime & Opinione

Qasje

Financimi i OJQ-v komunës - shpenz Nazif Veliqi Xhemal Peroviq Financimi i projekteve dhe programeve të OJQ-ve nga buxheti i Komunës së Ulqinit është një nga format e bashkëpunimit në mes të Qeverisjes vendore dhe organizatave të shoqërisë civile. Kjo formë e bashkëpunimit praktikisht do të thotë se Komuna e Ulqinit nga buxheti i vet financon realizimin e projekteve të OJQ-ve lokale. Shtrohet pyetja: a është Komuna e detyruar për të mbështetur projektet e OJQ-ve dhe organizatat që marrin fonde nga Komuna, a e zvogëlojnë me këtë pavarësinë në veprimin dhe angazhimin e vet kritik? Këto çështje janë aktuale sa herë që ka një shpërndarje të re të fondeve apo një shpallje publike.

Financimi i OJQ-ve nga buxheti i Komunës - e drejtë apo mundësi!?

Parimi kryesor i financimit publik është se kjo është një mundësi dhe jo e drejtë e organizatave joqeveritare. Megjithatë, kur vetëqeverisja lokale vendos të mbështesë projekte dhe programe të OJQ-ve dhe këtë çështje e rregullon me një vendim të veçantë, atëherë është e detyruar ta zbatojë këtë vendim. Financimi i projekteve të OJQ-ve në Mal të Zi është i rregulluar me Ligjin për Organizatat Joqeveritare, Ligjin për Lojërat e Fatit, Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale dhe Ligjin për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave. Asnjë nga ligjet e përmendura nuk zbatohet në mënyrë

Financimi i projekteve të OJQ-ve nga buxheti i Komu çështje si dhe nga retorika që përdoret për marrëdh OJQ-të kërkojnë vetëm para dhe pastaj Komuna ose një objekt të buxhetit, kosto e pashmangshme që Ko adekuate, gjë të cilën e dëshmojnë raportet e institucioneve evropiane dhe ndërkombëtare (Raporti i Progresit për Malin e Zi, Raporti i Departamentit të Shtetit), që tregojnë marrëdhënien e qeverisë qendrore dhe autoriteteve lokale ndaj çështjes së qëndrueshmërisë financiare të sektorit joqeveritar. Le të qëndrojmë në nivelin lokal. Organizatat të cilat fitojnë mbështetje financiare nga buxheti i Komunës së Ulqinit, në mënyrë transparente, në përputhje me kriteret dhe rregullat saktësisht të përcaktuara, nuk e humbin aspak pavarësinë në veprimtarinë e vet. Kjo mund të ndodhë vetëm kur Komuna, me vendim të Kryetarit, jashtë procedurave dhe rregulloreve, ndanë mjete financiare për OJQ-të. Atëherë ekziston mundësia të shfrytëzohen mekanizma të dyshimtë për “zbutjen” e OJQ-ve, pavarësisë së tyre, lirisë së shprehjes dhe në mënyrë indirekte të krijohet një sektor qeveritar-joqeveritar, në nivelin lokal. Pavarësinë dhe autonominë e OJQ-ve në funksionimin e tyre, askush nuk mund ta kërcënojë, përderisa organizata nuk është e gatshme që për ndonjë arsye ta sakrifikojë këtë. Kështu, vetë fakti që një OJQ fiton mbështetje për një projekt nga buxheti i Komunës, në asnjë rast nuk do të thotë se ajo në të njëjtën kohë bëhet më pak e pavarur dhe më shumë “qeveritare”. Procesi i ndarjes së mjeteve para së gjithash duhet te bazohet në kriteret

që garantojnë cilësinë e projekteve. Një parakusht i rëndësishëm është që projektet që financohen nga buxheti i Komunës me mjetet e taksapaguesve, të jenë në interesin e përgjithshëm publik dhe të jenë të lidhur drejtpërdrejt me politikat publike, me vendimet e Komunës, me planet, programet dhe strategjitë lokale. Ne këtë mënyrë OJQ-të njihen si subjekte të cilat kontribuojnë në realizimin e politikave publike dhe si servise për qytetarë. Të gjitha fazat e ndarjes së fondeve duhet të vihen në dispozicion të publikut dhe cilësia e projektit duhet të vlerësohet nga një komision i veçantë. Në anën tjetër, Administrata e Komunës duhet të monitorojë e të kontrollojë realizimin e mjeteve që ka dedikuar për OJQ dhe të vlerësojë ndikimin e projekteve të tyre në komunitet. Prandaj edhe organizatat joqeveritare me seli në Ulqin, përmes formave që parashihen me Statutin e Komunës, kërkojnë me nxitim që Komuna e Ulqinit sa më parë të formojë komisionin për vlerësimin e projekteve të OJQ-ve dhe njëkohësisht të shpallë konkursin për ndarjen e mjeteve të parapara me buxhetin e Komunës për vitin 2016. Urgjencën e këtyre veprimeve e bën fakti që në vjeshtën e këtij viti mbahen Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi. Kjo ka bërë që të gjitha institucionet e shtetit dhe të gjitha vetëqeverisjet lokale në vend, obligimet ndaj OJQ-ve t’i

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrime & Opinione

e enjte, 9 qershor 2016

ve nga buxheti i zim apo investim

unës së Ulqinit, në mënyrë të veçantë “vuan” nga qasja e gabuar për këtë hëniet Komunë – OJQ. Kjo qasje është e bazuar në supozimin e gabuar se e iu jep ose nuk iu jep. Retorika e tillë çon në trajtimin e OJQ më shumë si omuna vazhdimisht tenton ta reduktojë

realizojnë përpara se të shpallen Zgjedhjet, pasi atëherë këto veprime janë të ndaluara me ligj.

Financimi i OJQ-ve shpenzim ose investim

Financimi i projekteve të OJQ-ve nga buxheti i Komunës së Ulqinit, në mënyrë të veçantë “vuan” nga qasja e gabuar për këtë çështje si dhe nga retorika që përdoret për marrëdhëniet Komunë – OJQ. Kjo qasje është e bazuar në supozimin e gabuar se OJQ-të kërkojnë vetëm para dhe pastaj Komuna ose iu jep ose nuk iu jep. Retorika e tillë çon në trajtimin e OJQ më shumë si një objekt të buxhetit, kosto e pashmangshme që Komuna vazhdimisht

tenton ta reduktojë. Por, financimi i OJQ-ve nga buxheti i Komunës, duhet të paraqesë realizimin e politikave dhe shërbimeve publike të Qeverisjes vendore. Prandaj, në qoftë se financimi i tillë kuptohet dhe organizohet mirë nga Administrata e Komunës, atëherë kjo nuk përfaqëson një shpenzim, por në të vërtetë një investim në zhvillimin e komunitetit në fusha të ndryshme. Organizatat joqeveritare nuk janë dhe nuk duhet të trajtohet si kategori sociale. Ndarja aktuale e fondeve për projektet e OJQ-ve, për fat të keq, krijon një pamje të tillë të sektorit joqeveritar. Për shkak se ajo bëhet në bazë të parimit “të gjithëve nga pak” pa një vizion të qartë të asaj

9

Javore KOHA

se si në këtë mënyrë mund të zhvillohet sektori jo-qeveritar, pa sqaruar se cilat politika dhe shërbime zbatohen, në mënyrë që OJQ-të mund të sigurojnë rezultate sa më të mira nga të cilat do të përfitonin grupe të ndryshme në komunitet. OJQ-të nuk kanë nevojë për mëshirën e pushtetit dhe veçanërisht është e rrezikshme nëse OJQ-të vetë e mbështesin një politikë të tillë. Kjo nuk do të çojë në respekt më të lartë, pavarësi, profesionalizëm dhe cilësi të programeve të OJQ-ve. Përkundrazi. (Autorët janë përfaqësues të OJQ-së “Horizonti i Ri” dhe të Asociacioni t “MOGUL” )

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


10

e enjte, 9 qershor 2016

Javore A KOHA KOH

Vështrime & Opinione

Në përgjigje të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi

Mark Milani dhe autoktonia shqip Për Koha Javore:

Gjekë Gjonlekaj/ New York

Kohë më parë në Fjalorin Enciklopedik të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi u botuan disa komente për shqiptarët në këtë vend. Ato komente ishin tendencioze, absurde dhe absolutisht të papranueshme. Trillimet e tyre për shqiptarët në Mal të Zi janë në kundërshtim të plotë me shkencën dhe artin, sepse aty nuk ka as shkencë as art. Është një sajesë qëllimkeqe dhe komentet e tilla janë qesharake për një institucion kaq të lartë shkencor dhe artistik. Politikanët, gazetarët dhe analistët shqiptarë të Malit të Zi reaguan dukshëm ndaj atyre komenteve të papranueshme dhe antishkencore. Shqiptarët në Mal të Zi janë autoktonë ashtu siç janë indianët vendas të Amerikës. Për autoktoninë e tyre kanë shkruar historianët dhe poetët e kohës Antike të Mesjetes dhe më vonë. Mjaftojnë studimet dhe botimet e Millan Shufllajit. Por ata pseudohistorianë duan ta mbulojnë diellin me shoshë, që është diçka e pamundur. Sipas autorit, filozofit dhe disidentit të njohur malazez Millovan Gjillas, Mark Milani është dijetari dhe autori

Historia tregon se Mark Milani ishte ballafaquar shu në fronte të luftës kundër shqiptarëve, por në fund tetën, siç ka thënë Gjergj Fishta:”Kija gjakun por fo

i dytë më i madh i Malit të Zi pas Peter Petroviq Njegoshit. Mark Milani ka shkruar shumë për shqiptarët. Vepra e tij letrare më e njohur është “Shëmbuj Burrërie dhe Trimërie – Jeta dhe Zakonet e Shqiptarëve” Kjo vepër është përkthyer në gjuhën shqipe nga Pjetër Lucaj dhe është botuar në Podgoricë në vitin 2001. Në asnjë shkrim të Mark Milanit nuk flitet për shqiptarizimin e malazezëve ose të sllavëve tjerë në këtë vend. Sikur të kishte ndodhur një fenomen i tillë Mark Milani do të kishte shkruar për këtë çështje. Bëhët pyetja vallë ata që e përpiluan këtë pjesë për shqiptarët a ishin në dijeni për këtë vepër të madhe të Mark Milanit dhe pse nuk i morën parasysh temat shumë mirë të shtjelluara të këtij këtij autori me famë në Mal të Zi? Historia tregon se Mark Milani ishte ballafaquar shumë herë, bile edhe në fronte të luftës kundër shqiptarëve, por në fund e kishte thënë të vërtetën, siç ka thënë Gjergj Fishta:”Kija gjakun por folja hakun”. Në vazhdim mund të lexoni vetëm një koment të shkurtër të Mark Milanit për shqiptarët marrë nga vepra

e tij “Shëmbuj Burrërie e Trimërie, Jeta dhe Zakonet e Shqiptarëve”. MARK MILANI: “ Më ka pushtuar aq shumë sëmundja, sa që nuk jam në gjendje të vazhdoj me shembujt e tillë shqiptarë. Megjithatë dua të tregoj çfarë është e domosdoshme. Puno o serb, o vëlla, me shqiptarët se do të fitosh! Trokit në dyert e tyre dhe ato do të hapen. Puno me besnikëri dhe vetëmohim! Mos u mbështet në shkathtësinë tënde dhe as në thjeshtësinë e tyre duke menduar se mund t’i mashtrosh lehtë! Ata nuk duhet ta kuptojnë se punon më tepër për nderin dhe lavdinë tënde se sa të tyre! Nuk guxon që t’u japësh shkas për t’i ngulur mbi ty njëmijë shikime për t’i zbuluar dredhitë dhe të metat e tua. Ata janë popull i thjeshtë, dhe kur të shohin tek ti të vërtetën e pastër, hidhen bashkë me ty në flakë dhe në ujë!.. Siç thashë, për fat të keq, smundja nuk më lejon të vazhdoj më tej tregimin. Ndërsa bashkëshortja e Mark Milanit-Stefa Milani po në këtë vepër i drejtohet lexuesit me këto fjale:

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrime & Opinione

e enjte, 9 qershor 2016

11

KOH Javore A KOHA

ptare

umë herë, bile edhe e kishte thënë të vërolja hakun”

STEFA MILANI: “Bashkëshorti im i ndjerë Mark Milani Popoviq, vojvodë i Malit të Zi, u lind dhe u rrit në fqinjësi me shqiptarët. Jetoi me ta në miqësi dhe harmoni deri në vdekje, kështu që ka pasur mjaft raste që nga afër të depërtojë në thellësinë e shpirtit të tyre, të njihet gjithanshëm me vetitë dhe jetën e atij populli në çdo pikëpamje. Duke parë tek shqiptarët një popull trim, të ndershëm dhe heroik, bashkëshorti im i adhuroi shqiptarët me tërë forcën e shpirtit të vet. Nga ana tjetër duke menduar mbi përparimin dhe të ardhmen e popullit serb, është bindur se interesat e serbëve dhe të shqiptarëve janë të ngjashëm dhe se në mirëkuptimin dhe harmoninë reciproke qëndron shpëtimi dhe përparimi i të dy popujve. Duke qenë në efektet shpëtimprurëse të kësaj ideje, ai gjatë tërë jetesë se vet ka punuar dhe është përpjekur për njohjen më të mirë reciproke dhe për një afrim më të madh ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, kështu që në disa raste jetike u gjetën krah për krah pjesëtarët e dy popujve martirë në mbrojtjen e interesave të

përbashkëta. Veprimtaria e përbashkët me shqiptarët ka qenë për Markun e ndjerë, program politik gjatë jetës, dhe amanete politike pas vdekjes, siç theksoi bashkëvendësi i tij , zotëri Mihaillo Vukçeviq me rastin e botimit të kësaj vepre. Që të përfitonte sa më shumë serbë të shkolluar në favor të idesë së vet, në veçanti nga mesi i brezit të ri, pak para vdekjes së vet e shkroi veprën “Jeta dhe Zakonet e Shqiptareve”. Ne mënyrë që serbi të njihet me anët e mira të këtij populli trim dhe krenar dhe për shumëçka i afërt me popullin serb,

duke kërkuar që të bashkohet me të në luftë kundër armikut të përbashkët”. Pse autorët e Fjalorit Enciklopedik të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi nuk e morën parasysh këtë vepër të Mark Milanit prej pothuajse 310 faqesh dhe shumë vepra të tjera shkencore për autoktoninë e shqiptareve në atë vend. Nuk jemi ne dijeni nëse kanë reaguar Akademia e Shkencave e Shqipërise dhe e Kosovës. Nëse jo është detyrë e tyre shkencore dhe morale që ta shpjegojnë këtë çështje njëherë e përgjithmonë.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


12

e enjte, 9 qershor 2016

Javore A KOHA KOH

Vështrime & Opinione

114 intelektualë nga Mali i Zi i dërguan Letër të hapur kryesisë së dhe Arteve lidhur me vëllimin e parë të Fjalorit të gjuhës popullo

Kërkoni falje qytet tërhiqni Fjalorin n

“Ne intelektualët dhe figurat publike të poshtëshënuara, kërkojmë nga AMS boshnjakëve dhe shqiptarëve, si dhe të gjithë pjesëtarëve të fesë islame, për je dhe shoviniste ndaj konfesionit të tyre dhe veçorive kulturore-nacionale d gjithë tirazhi i Fjalorit”, thuhet në Letrën e hapur, të nënshkruar edhe nga d Një grup prej 114 intelektualësh nga Mali i Zi, në mesin e të cilëve edhe dhjetëra intelektualë shqiptarë, i janë drejtuar të martën me një Letër të hapur kryesisë së Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve nga e cila kanë kërkuar që t’u kërkojë falje qytetarëve, sidomos atyre shqiptarë dhe boshnjakë, për fyerjet që u janë bërë në vëllimin e parë të Fjalorit të gjuhës popullore dhe letrare malazeze, si dhe që ta tërheqin nga qarkullimi këtë fjalor. “Opinioni profesional dhe laik e ka pritur me padurim publikimin e vëllimit të parë të Fjalorit të gjuhës popullore dhe letrare malazeze në botim të AMShA-së (CANU-së), sepse bëhet fjalë për një projekt kapital me interes të posaçëm dhe shtetëror, të paralajmëruar si dhuratë me rastin e jubileut të parë të ripërtëritjes së pavarësisë. Përkundrazi, pikërisht me rastin e kremtimit të këtij jubileu Fjalori ka provokuar një lloj skandali shkencor, kul-

turologjik dhe politik, ndonëse është pritur që AMShA me botimin e tij në mënyrë të duhur do të distancohet nga mohimi tradicional prej shumë dekadash i gjuhës malazeze që ishte tipar i gjuhësisë sonë. Këshilli dhe ekipi autorial për hartimin e Fjalorit të AMShA-së nëpërmjet përcaktimeve, shpjegimeve dhe shembujve kanë dëshmuar se nuk janë të denjë për të kryer punën që iu është besuar, as në fushën e profesionit, gjë që është vërejtur nga gabimet e llojllojshme – që nga ato gjuhësore deri tek ato astronomike, sidomos në fushën e përgjegjësisë shoqërore, kur dihet se kemi të bëjmë me institucionin zyrtar më të lartë shkencor dhe artistik në shtetin e Malit të Zi. Me përdorimin e metodologjisë anakronike, mosnjohjen e të dhënave bazë shkencore si dhe riafirmimin e ideologjisë së tejkaluar qytetëruese e cila para së gjithash ka të bëjë me pjesëtarët e popujve pakicë autoktonë, Këshilli dhe

Edhe pse dimër, në horizont kohë pas kohe ndriçonte mes resh të dendura ylli i dritës. Ai paralajmëronte perëndimin e një epoke të mykur dhe ardhjen e një moti të ri që së shpejti do të vijë, po troket në derën e portën tonë. Brezi im sfidonte trashëgiminë shumëvjeçare të njëmendësisë me metoda dhe mënyra të mundshme të kohës

Ekipi i autorëve për hartimin e Fjalorit i kanë dërguar mesazh opinionit se AMShA në fushëveprimin e saj gjendet jashtë binarëve në të cilët lëviz Mali i Zi bashkëkohor në rrugën e afirmimit të multikulturalitetit të vet si një vlerë themelore evropiane. Përmes refuzimit të vazhdueshëm për të pranuar kritikat e bëra këto ditë nga opinioni profesional dhe politik si dhe mbrojtjes me kokëfortësi të zgjidhjeve të patolerueshme leksikografike, Këshilli dhe Ekipi autorial për hartimin e Fjalorit të AMShA-së fshihen pas Akademisë, duke minuar në këtë mënyrë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrime & Opinione

e enjte, 9 qershor 2016

13

Javore KOHA

ë Akademisë Malazeze të Shkencave ore dhe letrare malazeze

tarëve dhe nga qarkullimi

ShA që t’u kërkojë falje qytetarëve të Malit të Zi, sidomos r shkak të kualifikimeve qëllimkëqija, të pavërteta maddhe që të tërhiqet përgjithmonë nga qarkullimi publik i dhjetëra intelektualë shqiptarë në Mal të Zi

themelet e rregullimit qytetar të Malit të Zi. Nuk duam të besojmë që kryesia dhe shumica e anëtarëve të AMShA-së ndajnë pikëpamjet që këto ditë citohen nga Fjalori sepse nuk janë fyer vetëm qytetarët që u përkasin popujve pakicë, por edhe shumica në Mal të Zi e cila krenohet me lojalitetin e pakicave të saj autoktone. Në vend të heshtjes dhe injorimit, opinioni pret nga kryesia e AMShA-së që të dënojë qartësisht fundosjen shkencore dhe revizionizmin politik, antifashist dhe interpretimet nacionaliste të shprehura në Fjalorin e Këshillit dhe Ekipit të

autorëve. Për këtë, ne intelektualët dhe figurat publike të poshtëshënuara, kërkojmë nga AMShA që t’u kërkojë falje qytetarëve të Malit të Zi, sidomos boshnjakëve dhe shqiptarëve, si dhe të gjithë pjesëtarëve të fesë islame, për shkak të kualifikimeve qëllimkëqija, të pavërteta, madje dhe shoviniste ndaj konfesionit të tyre dhe veçorive kulturore-nacionale dhe që të tërhiqet përgjithmonë nga qarkullimi publik i gjithë tirazhi i Fjalorit”, thuhet në Letrën e hapur, të cilën e kanë nënshkruar: Adnan Čirgić, Aleksandar Čogurić, Aleksandar Radoman, Ali Gjeçbritaj, Ali Salaj, Almer Kalač, Andrej Nikolaidis, Asllan Bisha, Basri Çapriqi, Blagota Eraković, Boban Batrićević, Bojana Mijović, Bojka Đukanović, Borislav Cimeša, Borislav Jovanović, Čedomir Bogićević, Čedomir Drašković, Dragan Radulović, Dragana Tripković, Drago Rašović, Dragutin Lalović, Draško Nikčević, Dušan Đurišić, Edin Jašarović, Ema Alihodžić, Ethem Mandić, Fran Camaj, Gazmend Čitaku, Genci Nimanbegu, Gjekë Gjonaj, Simë Gjon Dobreci, Gojko Kastratović, Goran Drinčić, Goran Sekulović, Hajredin Kovaçi, Hajrullah Koliqi, Isidora Kovačević, Ismet Kallaba, Ivan Ivanović, Jadranka Selhanović, Jakov Mrvaljević, Janko Ljumović, Jasmina Nikčević, Jelena Šušanj, Jovan Nikolaid-

is, Jusuf Kalamperović, Jusuf Lika, Lazar Božović, Lidija Radulović Ljesar, Ljubeta Labović, Ljubo Đurković, Marijana Terić, Marinko Vorgić, Marko Ćulafić, Marko Špadijer, Milenko A. Perović, Milorad Nikčević, Milorad Popović, Miodrag Vlahović, Miomir Abović, Miroljub Orlandić, Mirsada Bibić Šabotić, Mladen Lompar, Momčilo Šaletić, Nail Draga, Nebojša Burzanović, Nela Savković Vukčević, Nexhat Avdiu, Nikola Popović, Nikollë Berishaj, Novak Kilibarda, Novica Samardžić, Novica Vujović, Ognjen Spahić, Olivera Žižić, Osman Nurković, Petar Glendža, Petar Lekić, Qazim Muja, Rade Bojović, Radonja Dubljević, Radovan Damjanović, Rajko Todorović, Resad Sijarić, Rifat Fejzić, Ruzhdi Ushaku, Sabina Osmanovic, Sabri Halili, Safet Drljan, Sahret Hajdarpašić, Sanja Martinović, Sanja Orlandić, Sanja Vojinović, Šeki Radončić, Slađana Kavarić, Sofija Kalezić, Sreten Perović, Sreten Vujović, Staniša Ivanović, Stefan Bošković, Šukrija Žuti Serhatlić, Suljo Mustafić, Suzana Pajović, Vahida Nimanbegu, Vasko Raičević, Vesna Vičević, Vladimir Jovanović, Vladimir Vojinović, Vlatko Simunović, Vuk Mašanović, Vukota Babović, Vukota Vukotić, Zarija Brajović dhe Žarko Mališić. (Kohapress)

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


14

Kulturë

e enjte, 9 qershor 2016

Javore A KOHA KOH

Afishet

Brezi që sfidonte trashë shumëvjeçare të njëme

Një ditë vjeshte të vitit 1982, Kraja u zgjua e mbuluar me afishe të cilat më vendosur anëtarët e grupit “Jehona e Krajës”. Vënia në vende publike e kët jës bëri jehonë të madhe jo vetëm në Krajë, por edhe më gjerë. Sigurimi i S sa makinat e UDB-së lëviznin natë e ditë nëpër Krajë. Organizatat politiko-s an këtë akt “armiqësor” Ali Gjeçbritaj

Dhjetor i vitit 1982. Ditët me shi dhe lagështi. Kohë e mërzitshme. Vjeshta ende s’i kishte lëshuar radhën dimrit. Punoja në shkollë. Mosha jonë atëbotë përkonte me rrezën e parë të një agu që po lindte. Edhe pse dimër, në horizont kohë pas kohe ndriçonte mes resh të dendura ylli i dritës. Ai paralajmëronte perëndimin e një epoke të mykur dhe ardhjen e një moti të ri që së shpejti do të vijë, po troket në derën e portën tonë. Brezi im sfidonte trashëgiminë shumëvjeçare të njëmendësisë me metoda dhe mënyra të mundshme të kohës. Demonstratat e një viti më parë në Kosovë lanë mbresa te shumë të rinj. Për dreq, do gjëra më kujtohen sikur të kishin ndodhur dje.

Një ditë vjeshte të po këtij viti, Kraja u zgjua e mbuluar me afishe të cilat më vonë u mor vesh se i kishin vendosur anëtarët e grupit “Jehona e Krajës”. Vënia në vende publike e këtyre afisheve anekënd Krajës bëri jehonë të madhe jo vetëm në Krajë, por edhe më gjerë. Sigurimi i Shtetit u alarmua aq shumë sa makinat e UDB-së lëviznin natë e ditë nëpër Krajë. Organizatat politiko-shoqërore të kohës e dënuan këtë akt “armiqësor”. Komiteti për mbrojtje të përgjithshme popullore dhe siguri shoqërore, ashtu quhej atëbotë, mblidhej pothuaj çdo natë për të diskutuar për rastin, pse jo dhe për të shenjuar “autorët e këtij akti armiqësor”. Në shenjestër ishin intelektualët e që ata pa dyshim ishin në shkollë, mësues e arsimatarë, pastaj ata që shkruanin ndonjë shkrim në gazeta, vjersha-poezi, ndonjë tregim apo diçka tjetër, studentë, pra kryesisht ata që shkruajnë shqip. “Hulumtonin” se kush ka makinë shkrimi, kush ka ndryshuar mbiemrin (kush e ka hequr iq-in apo viq-in nga mbiemrat e imponuar), kush studion në Kosovë e kështu me radhë. Ky organ, siç duket, ishte ndihmësi më i

Edhe pse dimër, në horizont kohë pas kohe ndriçonte mes resh të dendura ylli i dritës. Ai paralajmëronte perëndimin e një epoke të mykur dhe ardhjen e një moti të ri që së shpejti do të vijë, po troket në derën e portën tonë. Brezi im sfidonte trashëgiminë shumëvjeçare të njëmendësisë me metoda dhe mënyra të mundshme të kohës

madh i Sigurimit. Në një mbledhje të këtij organi, të mbajtur vonë, në orët e mbrëmjes, Komiteti, siç thuhej, kishte bërë listën e individëve të dyshuar që kanë mundur të shkruajnë afishet. Këto lista që hartoheshin në njëfarë mënyre natën, siç shihet më vonë, ua jepnin inspektorëve të Sigurimit të cilët dilnin në aksion. Siç u pa më vonë, në këtë listë të dyshuarit ishin të shumtë. Kjo u mor vesh më vonë. Një pasdite, pasi isha kthyer nga shkolla, me pak dhembje koke shkaktuar nga koha e ligë, isha shtrirë për të pushuar kur papritmas ia behën dy udbashë dhe një polic i armatosur. Pasi nuk e kishin ditur mirë shtëpinë, me vete për t’i drejtuar kishin marrë një fqinj timin. Pasi më treguan urdhëresën për bastisje të shtëpisë, njëri nga udbashët kontrolloi çdo cep të saj me pretekst që të gjente makinën e shkrimit. Pasi nuk e gjetën ngase nuk e kisha, më pyetën ku i shkruan poezitë që boton në “Koha”, “Zëri i Rinisë” etj. Ju thashë se i shkruaj në shkollë dhe në Bashkësi. “Ju”, më tha “jeni nacionalist, përkrahni irredentizmin në Kosovë dhe lexoni libra të Shqipërisë etj. Ku e keni bibliotekën? Duam t’i shohim çfarë librash lexoni?” “Libra”, u thashë “lexojmë, por të gjitha i kemi blerë në Jugosllavi dhe me dinarë”. Bile u thashë se në shtëpinë tonë lexojmë të gjithë dhe kemi shumë libra e fletore. Sidoqoftë, i çova në dhomën ku ishin të vendosura librat. Nuk kishim rafte, por ato ishin të stivuara në një


Kulturë

e enjte, 9 qershor 2016

15

KOH Javore A KOHA

ëgiminë endësisë

vonë u mor vesh se i kishin tyre afisheve anekënd KraShtetit u alarmua aq shumë shoqërore të kohës e dënukënd të dhomës. Udbashi dhe polici me armën në pozicion “gati për zjarr” i kontrolluan pothuaj të gjitha librat. I morën disa sish. Ndër të tjera “Zgjimi” i S. Spasses, “Portali i perëndive të fyera” i Mehmet Krajës, “Juvenilja” i Ndre Mjedës e shumë të tjera, si dhe dy punime seminarike. Familja u shqetësua shumë, sidomos shoqja ime e cila ishte në pushim lindjeje dhe kujdesej për vajzën e vogël e cila në djep as që i shkonte ndërmend se çka përjetojnë prindërit e saj. Të nesërmën, derisa po pritnim të bjerë zilja që të fillojë ora e parë e mësimit, në zyrën e arsimtarëve në fytyrat e shumë mësimdhënësve vërehej shqetësimi i një dite më parë. Ishin jo pak intelektualë që kishin përjetuar ditë më parë shqetësime siç e kisha përjetuar edhe unë. Me disa sish që isha më i afërt, në heshtje biseduam për veprimet e UDBsë. Secili tregonte se çfarë kishte përjetuar një natë më parë. Pasi përfundoi dita e mësimit, në mesditë, në qendër të qytezës, një fqiu im të cilin e kishim edhe mik shtëpie, më tha: “Unë e kam dijt se te ti nuk kanë çka gjejnë”. U shtanga në vend. E përmbajta veten për dy arsye: e para, ishim fqinj dhe miq; dhe e dyta, ishte në moshë. Por megjithatë i thashë: “Po sikur të më kishin gjetur rastësisht vetëm një kapsollë dinamiti do të më kishin akuzuar për diversant, se do të minoja ndonjë objekt e ku ta di unë”. Këtë ia thashë sepse atëbotë të akuzonin për asgjë hiç.

Për fat të mirë, librat m’i kthyen pas pesë muajsh. Nuk gjetën, siç duket, atë që kërkonin ngase gjithmonë në atë kohë i drejtonin në dyer të gabuara. Më vonë kam mësuar se disa individë, komunistë dhe antikombëtarë të përbetuar kanë qenë aq shumë besnikë me partinë dhe organet shtetërore të sistemit monist sa as vëllezërve e motrave në shtëpi nuk u kanë treguar se çfarë është thënë në mbledhjet e strukturave, pjesëtarë të të cilave kanë qenë. S’do mend se një besnikëri e tillë ndaj atyre, që sipas meje asnjëherë

nuk kanë punuar në të mirën e përgjithshme, por përkundrazi në të mirën e sistemit, duke shtypur ndjenjat kombëtare dhe mendimin e lirë të klasës së re intelektuale që tashmë kishte hedhur shtat. Profetike dhe njerëzore është të falësh. Burrëria dhe bujaria janë virtyte njerëzore. Falja flen në këto virtyte, s’ka dyshim. Brezin tonë e ka karakterizuar kjo veti. Kemi falur, falim dhe prore do të falim, por nuk harrojmë. Me këtë të dytën ndoshta duhet të merremi më shumë.


16

Kulturë

e enjte, 9 qershor 2016

Javore A KOHA KOH

Shkolla “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Triesh festoi ditën e shkol

Burim mësimesh

Shkolla gjatë këtij viti shkollor krahas rezultateve të arritura në procesin mësimor dhe në aktivitete shkollore ishte nikoqire e shumë manifestimeve ,takimeve e vizitave. Ministria e Arsimit nga viti në vit përparon infrastrukturën shkollore. Falë donacionit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhe të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve ‘’Art Club’’ siguroi lektyrën shkollore dhe shtoi numrin e librave në bibliotekë. U mbajt Orë letrare në kuadër të Karvanit të shkrimtarëve si vizitë shkollave shqipe në Malin e Zi me rastin e Ditës Botërore të Librit Si përherë kur shënohet Dita e Shkollës ‘’Gjergj Kastrioti - Skënderbeu’’ në Triesh edhe kësaj radhë kremtja ishte më se madhështore. Festuan se bashku nxënësit, arsimtarët, prindërit dhe qytetarët e kësaj zonë të Malësisë, sepse me kohë është dëshmuar se manifestimet

e rastit në këtë vatër të edukimit e arsimimit organizohen gjithnjë në atmosferë festive. Duke i përshëndetur të pranishmit, Zef Gjuravçaj, drejtori i shkollës ua uroi festën e përbashkët trieshjanëve si dhe të gjithë prindërve që ua kanë besuar fëmi-

jët për t’i edukuar e arsimuar në këtë vatër të denjë , në këtë djep të lashtë të dijes , në këtë tempull të shenjtë të diturisë, në këtë vatër të dritës së arsimimit shqip. Në kremte të këtilla nuk mund të mos përmendet fakti - theksoi drejtori, se


Kulturë

e enjte, 9 qershor 2016

17

Javore KOHA

llës dhe 129 –vjetorin

h e diturish

kjo Shkollë ishte dhe mbeti burim mësimesh e diturish e brezave të shumtë të intelektualëve të cilët hapat e parë me shkronjat dhe numrat i mësuan këtu. Sot në Ditën e arsimit të kësaj zonë mund të konfirmoj se jemi të kënaqur me cilësinë e mësimdhënies të trupit pedagogjik, me rezultate që nxënësit i arrijnë në procesin mësimor si dhe në aktivitetet shkollore e veprimtaritë e tjera . Duke përmbledhur bilancin e përgjithshëm të fushëveprimit të shkollës gjatë vitit shkollor 2015 -2016, drejtori Gjuravçaj, midis tjerash, veçoi e njëherë dhe falënderoi ministrin e arsimit Mr. Predrag Boshkoviq për investime të rëndësishme në krijimin e kushteve dhe në përparimin e infrastrukturës shkollore, Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi në krye me kryetarin Genci Nimanbegu që gjatë vizitës së tij me kryetarin e Komisionit për arsim dhe përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe Ismet Kallaba , bibliotekës së shkollës i dhuroi 95 libra - pjesa më e madhe e të cilave janë lektyra shkollore. Falënderim pati edhe për Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve ‘’ART

CLUB’’ që gjatë vizitës që i bëri këtij institucioni kryetari Ismet Kallaba me bashkëpunëtorë i dhuroi njëqind libra nga koleksioni i botimeve të saj. Ndër ngjarje të rëndësishme kulturore që realizoi ky institucion gjatë këtij viti, ai veçoi shënimin e Ditës Botërore të Librit në Shkollën ‘’Gjergj Kastrioti’’ në organizimin e SHAI ‘’Art Club’’, ku me pjesëmarrjen e Karvanit të shkrimtarëve - krijues të mirënjohur: poetë, shkrimtarë e publicistë nga Ulqini, Malësia, Ana e Malit e Kraja u mbajt Orë e madhe letrare dhe kështu nga Trieshi nisi vizitën shkollave shqipe në Mal të Zi. Drejtori i shprehi falënderim donatorit nga Nju – Jorku, bashkëvendësit -

Mirënjohje për donatorë Për vitin shkollor 2015/2016 Drejtoria shpërbleu me mirënjohje donatorët nga Malësia: Dedë Nuo Nikprelaj, David Camaj, Kristijan Gjokaj dhe Kolë Visho Dedivanaj

Gjekë Gjonlekaj për shpërblimin tradicional për nxënësit e shkollës. Po ashtu, falënderoi Fondacionin Prof. dr.Pjetër Toni Gjuravçaj për ndarjen e Mirënjohjes ‘’Shkëndija e dijes’’. Në vijim të manifestimit shkollarët e vegjël shfaqën program të begatshëm e të larmishëm kulturor – artistik. Të gjithë që dolën në skenë ishin përqendruar se kush prej tyre do të prezantohet sa më bukur ku me plot pasion e dashuri i kënduan shkollës, gjuhës shqipe, heroit kombëtar Gjergj Kastriotit, Malësisë me program – recital: ‘’Atje larg – ku shkoni? ’’ e shumë interpretime të tjera artistike dedikuar mësuesve, prindërve, mësimeve e gëzimeve të botës fëmijërore. Me ovacione u përcollën skeçet, meloditë gazmore, humori, interpretimet muzikore dhe hapat ritmikë të vallëzuesve duke ekzekutuar ‘’Vallen e Rugovës’’ dhe ‘’Shotën’’ të veshur në kostume kombëtare. Për aktivitete shkollore Drejtoria dhe Këshilli i arsimtarëve shpërbleu një numër nxënësish me mirënjohje, diploma dhe falënderime. Katrinë Gjuravçaj


18

Kulturë

e enjte, 9 qershor 2016

Javore KOHA

Nxënës të Gjimnazit “25 Maji” në Tuz organizuan Festivalin e Diversitetit

Afrimitet përmes lojërave Tuz- Festivali i Diversitetit emërtohet projekti i disa nxënësve aktivistë të Gjimnazit “25 Maji” në Tuz në bashkëpunim me OJQ-në “Brljok” nga Podgorica i cili ka për qëllim afrimitetin e nxënësve mes njëri- tjetrit, bashkëpunimin e tyre më të ngushtë me qëllim shmangien e çdo incidenti eventual në të ardhmen mes tyre, një fenomen që për fat të keq jo rrallëherë ka qenë i pranishëm në këtë shkollë multietnike dhe multikonfesionale. Njëra ndër bashkorganizatoret e këtij projekti të quajtuar “Kreaktivator”, nxënësja Andrijana Palushaj, për gazetën tonë tha se me këtë nismë që u realizua për herë të parë në këtë shkollë, synojmë që të ulim grindjet mes nxënësve dhe të krijohet një lloj komunikimi konstruktiv mes tyre. “Në këtë shkollë ka patur shumë in-

cidente që kanë ndodhur ndërmjet nxënësve dhe ato më së shumti kanë qenë të lidhura mbi baza nacionale dhe konfesionale dhe duke parë që situata nuk po jep sinjale përmirësimi, ne një grup nxënësish vendosëm të ndërmarrim diçka, me qëllim ndalimin e përshkallëzimit të këtij fenomeni negativ. Mendoj që me këtë nismë nxënësit përmes lojërave të ndyshme dhe garave në sport, do të kenë mundësi të afrohen më shumë për t’u ndërgjegjësuar se incidentet nuk i shërbejnë askujt dhe duhet gjetur gjuha e përbashkët e marrëveshjeve”, u shpreh Palushaj duke shpresuar se me zhvillimin e këtij komunikimi ballë për ballë do të ndërpriten incidentet eventuale dhe atmosfera brenda mureve të shkollës do të ndyshojë pozitivisht. Me festivalin në fjalë të zhvilluar në

Budva para një muaji, pesë nxënës të kësaj shkolle duke u marrë me trajtimin e këtij fenomeni dhe qëllimin e tij, kanë qenë fitues të vendit të parë. pesë nxënës të kësaj shkolle duke marrë parasysh trajtimin e këtij fenomeni dhe qëllimin e tij, kanë qenë fitues të vendit të parë të zhvilluar në Budva para një muaji. Në natën e parë të prezantimit të festivalit, janë zhvilluar gara në lojëra të ndyshme shoqërore dhe sportive, natën e dytë është shfaqur një film në QKI “Malësia”, kurse në natën finale është zhvilluar festimi i madh i ashtuquajtur “Bardhë e Zi.“ Festivali i Diversitetit është mbështetur financiarisht nga organizata ndërkombëtare UNICEF (Fondi i Emërgjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët). t.u.


Kulturë

e enjte, 9 qershor 2016

19

Javore KOHA

Fondacioni “Studenti” organizoi edicionin e 11-të të Garave të recituesve të rinj – Ulqin

Fjorentina Lekperiqi, recituesja më e mirë Ulqin - Nxënësja e klasës së katërt të Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” – Ostros, Fjorentina Lekperiqi, u shpall recituesja më e mirë në edicionin e 11-të të Garave të recituesve të rinj – Ulqin 2016, që u mbajt të mërkurën e kaluar në Galerinë e Arteve të Qendrës së Kulturës në Ulqin. Juria e përbërë nga Dr. Ermira Alija, pedagoge në Departamentin e Letërsisë së Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Hava Pereziqi, mësimdhënëse e gjuhës shqipe dhe letërsisë në pension, dhe Gazmend Çitaku, botues, e vlerësuan atë për recitimin e poezisë “Askush nuk më ndihmoi” nga Gilman Kazazi. Në kategorinë e shkollave fillore, vendi i parë i takoi Esmerinda Lekperiqit, nxënëse e klasës së tetë në Shkollën Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” – Ostros, vendi i dytë nxënëseve të Shkollës Fillore “Mark Nuculloviq” – Shtoj, Irena Selçanin nga klasa VI dhe Nora Selçanin nga klasa IV, kurse vendi i tretë Arta Salaj, nxënëse e klasës së

pestë në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” – Katërkollë. Ndërsa në kategorinë e shkollave të mesme, vendi i parë i takoi nxënëses së vitit të parë Nejra Mujali, ndërsa vendi i dytë nxënësit të vitit të katërt Sakib Lika, të dy nxënës së Shkollës së Mesme “Vëllazërim-Bashkim”. Në Garat e recituesve të rinj – Ulqin 2016 morën pjesë nxënësit e katër shkollave fillore të Ulqinit dhe të Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” – Ostros, si dhe nxënësit e Shkollës së Mesme “Vëllazërim Bashkim”. Fituesit e Garave të recituesve të rinj u shpërblyen me çmime në të holla dhe diploma, kurse të gjithë nxënësit pjesëmarrës dhe mësimdhënësit që i kanë përgatitur ata me libra. Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Fondacionit “Studenti”, Hajredin Kovaçi, ka thënë se jo rastësisht është zgjedhur data 1 qershor, që është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, për mbajtjen e Garave të recituesve të rinj, “sepse në këtë

ditë, asgjë s’po organizohet në qytetin tonë”. “As shkollat, as institucione të tjera, prandaj menduam që këtë është mirë ta bëjë Fondacioni ‘Studenti’”, është shprehur ai. Kovaçi ka thënë se “është mirë që të gjithë të kontribuojmë në ruajtjen e vazhdimësisë së mbajtjes së këtyre Garave, në mënyrë që vazhdimisht të zbulojmë talentë të rinj, që një ditë mund të bëhen yje dhe denjësisht mund të na përfaqësojnë brenda dhe jashtë vendit”. Qëllimi i Garave të recituesve të rinj, të cilat organizohen tradicionalisht nga Fondacioni “Studenti”, është zhvillimi i frymës garuese, zbulimi i talentëve të rinj, afirmimi i tyre, shkëmbimi i përvojave ndërmjet nxënësve dhe mësimdhënësve etj. Projektin e Garave të recituesve të rinj e ka mbështetur financiarisht Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave i.k. të Pakicave.


20

e enjte, 9 qershor 2016

Javore KOHA

Panoramë

Era Istrefi edhe në MTV Këngëtarja kosovare Era Istrefi është lëshuar edhe në kanalin më të njohur të muzikës në televizion “MTV”. Me këngën “Bon Bon”, Era ka bërë famë ndërkombëtare, duke arritur të sigurojë edhe një kontratë milionëshe me shtëpinë diskografike amerikane, Ultra Music. Ndryshe, këngëtarja shqiptare është duke punuar për projekte të reja, të cilat do t’i publikojë gjatë muajve të ardhshëm.

Anxhela Peristeri shpallet fituese e “Your Face Sounds Familiar” Këngëtarja Anxhela Peristeri është shpallur fituese e edicionit të parë të “Your Face Sounds Familiar”. Edhe në natën finale nuk ka ndryshuar mënyra e votimit. Fillimisht ka votuar juria dhe më pas kanë qenë vetë artistët ata që kanë votuar për njëritjetrin. Kjo mbrëmje ka qenë shumë e gjatë dhe ka rezervuar shumë surpriza për publikun. “Your Face Sounds Familiar” ishte i pari program i këtij lloji në Shqipëri, i cili është transmetuar çdo të hënë në TV “Klan”.


Mozaik

e enjte, 9 qershor 2016

21

KOH Javore A KOHA

Trajnim për mësuesit e Shkollës Fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë

Mësimdhënia mbështetur në parimet e edukimit global “Tipari thelbësor i mësimdhënies së edukimit global është partneriteti ndërmjet mësuesit dhe nxënësit, që e gjen veten të realizuar në metodat dhe teknikat e shumta ndërvepruese që përbëjnë përmbajtjen e saj”, ka theksuar prof. As. Dr. Elindë Dibra, pedagoge në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Katërkollë – Në kuadër të projektit “Identitet dhe trashëgimi përmes edukimit qytetar në kushtet e integrimit evropian dhe të globalizimit”, të hënën në mjediset e Shkollës Fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë është mbajtur trajnimi për mësuesit e kësaj shkolle me temë “Mësimdhënia mbështetur në parimet e edukimit global”. Pedagoget e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, prof. As. Dr. Elindë Dibra dhe dr. Eranda Bilali kanë ligjëruar mbi synimet e edukimit global, rolin e mësuesit dhe nxënësit në edukimin global, edukimin global si kroskurrikulë dhe ekstrakurrikulë etj.

Dibra ka theksuar se edukimi global përfshin të nxënit rreth atyre problemeve dhe çështjeve që kapërcejnë kufijtë kombëtarë. “Tipari thelbësor i mësimdhënies së edukimit global është partneriteti ndërmjet mësuesit dhe nxënësit, që e gjen veten të realizuar në metodat dhe teknikat e shumta ndërvepruese që përbëjnë përmbajtjen e saj”, ka theksuar ajo. Ndërsa duke folur për synimet e edukimit global, Dibra ka thënë se edukimi global në shkollë synon të veprojë në dy drejtime kryesore. “Së pari, në drejtim të konceptimit dhe krijimit të një kurrikule globale, e

cila të jetë e aftë të pasqyrojë botën në tërësinë e saj dinamike. Së dyti, në drejtim të formimit të mësuesve për t’i aftësuar ata të nxënë vetë dhe të mësojnë të tjerët mbi një botë në zhvillim e ndryshim të pandërprerë”, është shprehur ajo. Përpos mësuesve, në trajnim kanë marrë pjesë edhe nxënës të Shkollës Fillore “Bedri Elezaga”. Projekti “Identitet dhe trashëgimi përmes edukimit qytetar në kushtet e integrimit evropian dhe të globalizimit” është mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. (Kohapress)


22

Mozaik

e enjte, 9 qershor 2016

Javore KOHA

Në edicionin e nëntë të Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve në Korçë

Mori pjesë SHKA “Ana e Malit” Sheshi i mbushur përplot me njerëz, i mirëpriti vajzat dhe djemtë e SHKA “Ana e Malit”, që ishin maskuar me elegancë dhe performuan shumë bukur në qendër të sheshit, nën tingujt e një melodie të bukur spanjolle, sepse kishin përzgjedhur gojëdhënën mbi Servantesin dhe Dylqinenë Për të nëntin vit me radhë, në qytetin e Korçës të shtunën është organizuar Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve, një traditë e nisur që para viteve ’40 të shekullit të kaluar, duke ndezur atmosferën dhe gjallëruar jetën në këtë qytet. Disa dhjetëra grupe janë paraqitur me veshje të ndryshme nën ritmin e muzikës, në mesin e të cilave edhe Shoqëria Kulturore Artistike “Ana e Malit”.

Sheshi i mbushur përplot me njerëz, i mirëpriti vajzat dhe djemtë e SHKA “Ana e Malit”, që ishin maskuar me elegancë dhe performuan shumë bukur në qendër të sheshit, nën tingujt e një melodie të bukur spanjolle, sepse kishin përzgjedhur gojëdhënën mbi Servantesin dhe Dylqinenë. Pjesëtarët e SHKA “Ana e Malit” kanë vizituar me këtë rast edhe Mësonjëtoren e parë shqipe, fshatin turistik Dardhë, kurse në Pogradec fshatin

Tushemisht, ku është vendosur shtatorja e artistes së popullit, Violeta Manushi, personazhi kryesor në komedinë “Zonja nga qyteti”. Korça e njohur për Karnavalet e famshme, e ka rikthyer këtë traditë duke e shndërruar në një nga festat më të bujshme të qytetit. Edicioni i nëntë i Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve ka çelur dhe sezonin turistik 2016 në qytetin e (Kohapress) Korçës.


Fotografia e javës

e enjte, 9 qershor 2016

23

Javore KOHA

Për të pestin vit me radhë

Bjeshkatarët “pushtojnë” majën e Rumisë Që në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, bjeshkatarë nga Kraja, Ulqini, Ana e Malit, Tivari, Shkodra, Kosova, Presheva, diaspora etj. janë nisur për Rumi, pjesa më e madhe e tyre nga Brisku, ndërsa disa të tjerë nga Mikuliqi (Tivari). Pas bashkimit në Djerrin e Rumisë, bjeshkatarët kanë vazhduar ngjitjen në majë të këtij mali Brisk – Rreth 100 bjeshkatarë të të gjitha moshave kanë vazhduar traditën e bukur të ngjitjes në majën e shenjtë të Rumisë, në kuadër të manifestimit “Dita e Rumisë”, të cilin për të pestin vit me radhë e organizoi Shoqata e Bjeshkatarëve “Rumia”. Manifestimi i sivjetshëm, me moton “Të gjithë në Rumi”, ka filluar me kampingun e organizuar të shtunën mbrëma, ku me dhjetëra bjeshkatarë e kanë kaluar natën në Brisk, për të pritur mëngjesin për t’u ngjitur në Rumi. Që në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, bjeshkatarë nga Kraja, Ulqini, Ana e Malit, Tivari, Shkodra, Kosova, Presheva, diaspora etj. janë nisur për Rumi, pjesa më e madhe e tyre nga Bri-

sku, ndërsa disa të tjerë nga Mikuliqi (Tivari). Pas bashkimit në Djerrin e Rumisë, bjeshkatarët kanë vazhduar ngjitjen në majë të këtij mali. Pas zbritjes nga maja e Rumisë, sipas traditës në Djerrin e Rumisë janë zhvilluar lojërat popullore në qitje, tërheqje litari, hedhje guri, kërcim së gjati. Disa dhjetëra persona i kanë pritur bjeshkatarët pas uljes në Brisk, ku ka vazhduar programi kulturo-artistik me pjesëmarrjen e këngëtarëve, grupeve të valleve dhe humoristëve, si dhe ndarjen e çmimeve për fituesit e lojërave popullore. Dalja në Rumi përbën një zakon të lashtë të banorëve të trevës së nën Rumisë. Ky zakon, rrënjët e të cilit besohet

se depërtojnë që nga periudha pagane, përbëhej nga ngjitja në majë dhe bartja e një guri me qëllim që maja e Rumisë të bëhet sa më e lartë, gjë që e dëshmon grumbulli i gurëve në majën e saj. Pastaj nga organizimi i lojërave tradicionale dhe festa gjithëpopullore. Të moshuarit e kujtojnë me nostalgji këtë traditë, bashkëjetesën dhe harmoninë, koloritin e veshjeve popullore, njohjet dhe shoqërimin. Por, ky zakon është dëmtuar nga njëmendësia ideologjike pas Luftës së Dytë Botërore dhe në kohën e sotme nga vendosja e kishës prej hekuri nga Kisha Ortodokse Serbe, me synimin që maja e Rumisë të përvetësohet dhe t’i takojë vetëm një kombësie dhe feje. i.k.


24

Mozaik

e enjte, 9 qershor 2016

Javore A KOHA KOH

Portret: Noc Zefi Shkrela (1909-1981)

Burrë zotëri e

Në kushtet e një jete të vështirë nomade, Noci si shumë moshatarë të tjerë t Formimi i tij fillon natyrshëm në frymën e traditës së kësaj krahinë. Kodi në mesin e bashkëkohësve të vet, si një burrë i urtë, punëtor, i ndershëm, i

Gjekë Gjonaj

Unë nuk e kam njohur Noc Zef Shkrelën nga Shtoji i Ulqinit , por për të nga shumë njerëz kam dëgjuar vetëm fjalë të mira. Të gjithë ata që e kanë njohur, që janë shoqëruar dhe të tjerët të cilët e kanë parë edhe një herë të vetme, apo kanë dëgjuar për këtë malësor me origjinë nga krahina e Shkrelit janë të një mendimi se ai mbi të gjitha ka qenë një burrë zorëti dhe fisnik me plot gojën. Ka lindur para 107 vitesh në fshatin turistik Razmë të Vrithit , Komuna e Shkrelit . Ishte gëzimi i parë familjar i Zef Prëçit dhe bashkëshortes së tij Pashkës, të cilët kishin edhe dy fëmijë të tjerë: djalin Gjonin dhe vajzën Paulinën.

U rrit jetim në skamje rrëzë malit të Veleçikut

Jeta e tij e fëmijërisë ka qenë mjaft e hidhur dhe e vështirë. Në moshën gjashtë vjeçare i vdes babai (60 vjeç). Për Nocin , vëllain e tij Gjonin tri vjeç dhe motrën Paulinën një vjeçe kujdeset nëna e tyre. Ajo në kushte të vështira ekonomike dhe sociale i rriti tre fëmijët e vet jetimë ( pa baba) me shumë mundim e sakrificë, por me dashuri të madhe prindërore. Ekonomia e vetme shtëpiake e kësaj familjeje

mirë shpërngulet në Shtoj të Ulqinit. Aty fillimisht blejnë pak tokë dhe ndërtojnë një kasollë të vogël me kashtë me një dritare të vetme. Pas pak kohe ndërtojnë një shtëpi të vogël prej guri me dy dritare, ndër shtëpitë e para të këtij lloji në Shtoj. Më vonë rreth viteve 1925 blejnë sipërfaqe të mëdha toke nga Millosh Radov Jançiq në shumën prej 25 mijë dinarësh, vlerën e 25 penëve qe të asaj kohe.

Burrë i dy grave

të ndershme malësore të Shkrelit për të mbijetuar ishte blegtoria. Fëmijëria e tyre pasqyron realitetin e kohës . Në kushtet e një jete të vështirë nomade, Noci si shumë moshatarë të tjerë të asaj kohe në Malësinë e Madhe, u privua nga arsimimi. Formimi i tij fillon natyrshëm në frymën e traditës së kësaj krahin. Kodi moral ishte shkolla e tij e vetme, e cila e bëri të dallohej në mesin e bashkëkohësve të vet, si një burrë i urtë, punëtor, i ndershëm, i drejtë, bujar e bamirës.

Shpërngulja në Shtoj të Ulqinit

Kjo familje në kërkim të një jete më të

Noc Zefi u martua dy herë. Jo me dëshirën e tij, por për arsye të vdekjes së hershme të gruas së parë. E zgjedhura e parë e tij, kur ai ishte adoleshent , 16 vjeç, ishte Pashka. Me të ka pasur vetëm një vajzë –Agen. Ajo tani është 86 vjeçe dhe jeton në Amerikë. Pashka ishte jetëshkurtër. Pas tri vjetësh martese me Noc Zefin vdes shumë e re. Vajzën e saj të vetme Agen e rriti axha i saj Gjoni me bashkëshorten e tij Mrikën. Noci pas tri vitesh martohet për herë të dytë me Marinë ( 16 vjeçare) nga Selca e Kelmendit. Me këtë grua ka pasur 8 fëmijë: Lenën, Zefin, Prelën, Pjetrin, Gjysten, Dranen, Markun dhe Marinë . Të gjithë janë gjallë, të martuar dhe familjarë.

Djalin e madh ia falë vëllait

Noc Zefi deri vonë ka jetuar bashkë nën një kulm të shtëpisë me të vëllain e tij Gjonin. Ai, duke u ndier keq për shkak se vëllai i tij Gjoni dhe bashkëshortja e tij Mrika nuk kishin fëmijë , vendosi


Mozaik

e fisnik

të asaj kohe në Malësinë e Madhe, u privua nga arsimimi. moral ishte shkolla e tij e vetme, e cila e bëri të dallohej i drejtë, bujar e bamirës

t’ua falë atyre dalin e tij të madh Zefin, të sapo martuar. Ky i fundit të dielën e kaluar në mëngjes në plazhin më të bukur e më atraktiv të Ulqinit “ Kopakabana”, më konfirmoi këtë vendim të babait të tij, i njohur në traditën e maleve të Malësisë së Mbishkodrës. “ Po . Vetëm pak kohë pasi u martova babai im Noci më tha biro tash e tutje do të jesh jo vetëm djali im, por edhe djali i vëllait tim, Gjonit. Këtë vendim e solla për ta gëzuar vëllain tim dhe kunatën time pa fëmijë , në mënyrë që edhe ata sadopak të shijojë kënaqësinë dhe lumturinë e të qenurit prindër. Prej atëherë gjithmonë kam jetuar me ta së bashku derisa ishin gjallë. Aq janë përkujdesur për mua saqë asnjëherë nuk e kam ndier mungesën e prindërve, të vëllezërve e motrave me të cilët vazhdimisht kemi pasur raporte shumë të afërta, pavarësisht se jetuam ndarasi njëri nga tjetri.”, rrëfen me krenari Zefi. Ai edhe sot jetoi lumtur në shtëpinë e axhës . Kjo ndarje apo shkëputje fizike e Zefit nga babai, nëna, vëllezërit dhe motrat, siç shprehet ai, nuk i ka shkaktuar atij asnjë problem në jetën e tij familjare. Sepse axha dhe nusja e axhës së tij e kanë konsideruar atë sikur ai të ishte djali i tyre biologjik. Nga ana tjetër edhe Zefi me bashkëshorten dhe fëmijët e tij gjithmonë e kanë nderuar, respektuar dhe janë përkujdesur për axhën me të shoqen e tij, jo më pak se sa për prindërit e tij të vërtetë ( Vijon)

e enjte, 9 qershor 2016

25

KOH Javore A KOHA


26

e enjte, 9 qershor 2016

Javore A KOHA KOH

Mozaik

Piktorja Vahida Hasanaga - Nimanbegu

Pjesëmarrëse në simpoziumin e artistëve në Izmir të Turqisë

Piktorja nga Ulqini Vahida Hasanaga – Nimanbegu ka marrë pjesë gjatë javës së kaluar në simpoziumin e mbajtur në Izmir të Turqisë. Në simpozium kanë marrë pjesë artistë nga vende të ndryshme. Në programin e simpoziumit janë mbajtur prezantime si dhe artistët pjesëmarrës kanë punuar në krijimin e veprave të reja. Vahida Hasanaga Nimanbegu ka mbaruar studimet për art në Beograd. Përpos mësimdhënies, ajo drejton shoqatën “Art Dulcinium” e cila merret me art dhe kulturë si dhe ka organizuar një sërë kolonish artistike. Është anëtare e Shoqatës së Artistëve Figurativë të Malit të Zi dhe fituese e (Kohapress) disa çmimeve.


Mozaik

e enjte, 9 qershor 2016

27

KOH Javore A KOHA

OJQ Trofta dhe QKI “Malësia” shënuan Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit me ekspozitën e fotografive “Cemi në Fokus”

Shpalosje e pasurive natyrore të Cemit përmes fotografisë Tuz- Organizata Joqeveritare “Trofta”, në bashkëpunim me QKI “Malësia”, kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit me hapjen e një ekspozite nga fotokonkursi “Cemi në Fokus” në të cilën janë prezantuar 30 fotografi nga 170 sa ishin gjithsejt, që të gjitha duke patur në objektiv lumin Cem nga 15 autorë të cilët përmes syrit optik të fotoaparatit kanë regjistruar detaje nga pasuritë natyrore që posedon ky lum. Në hapje të kësaj ekspozite, në emër të Shoqatës së peshkimit “Trofta” dhe të QKI “Malësia” ka folur Musa Gjoka i cili tha se organizimi i një fotoeksozite të tillë, për të tretin vit me radhë vjen si nevojë duke qenë të vetëdishëm se potencialet natyrore të zonës së Malësisë janë të shumta, kurse lumi Cem është në qendër të tyre. “Fotografitë që kemi ekspozuar, falë

mjeshtërisë së autorëve të tyre, sjellin para jush bukuritë e lumit Cem dhe dëshmitë që ky lumë vërtetë është margaritar i rrallë që perëndia ka dhuruar për ne. Përmes kësaj ekspozite kemi për qëllim të shpalosim pasuritë jo vetëm të florës dhe faunës por edhe të Kanionit të tij me synim që një ditë të ky lum të ruhet dhe kjo ëndërr të bëhet realitet pasi në procedurë e sipër është shqyrtimi i pëlqimit nga organet gjegjëse që Cemi të shpallet “Monumet Natyror”, theksoi ndër të tjera Gjoka. Ekspozitën në fjalë e ka hapur kryetari i jurisë së këtij konkursi Shtjefën Ivezaj, ndërsa anëtarë të jurisë kanë qenë fotodizajnerët profesionistë Fahrudin Gjokaj dhe Besim Hakramaj të cilët edhe kanë bërë përzgjedhjen e tri fotografive më të mira, autorët e të cilave

janë shpërblyer simbolikisht. Gjatë kësaj eksozite për procedurat ligjore dhe hapat që ka ndërmarë KU e Tuzit me qëllim që Cemi të gëzojë mbrojtje institucionale ka folur këshilltari për zhvillim ekonomik i kësaj komune Emin Axhoviq i cili tha se administrata lokale ka dorëzuar draftin e studimit të mbrojtjes së Cemit duke thënë se kryebashkiaku i Podgoricës ia ka përcjellur ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm për dhënie pëlqimi. Në të njëjtën kohë Shtjefën Ivezaj ka shpallur fituesit e autorëve të këtij fotokonkursi që ka zgjatur plot një muaj. Vendin e parë e ka fituar Zhelko Shqepanoviq , vendin e dytë Jadranka Mamiq dhe vendin e tretë Qemal Qetkoviq. Në fund të ekspozitës është shtruar një koktej modest nga organizatorët. t.u.


28

Fejton

e enjte, 9 qershor 2016

Javore KOHA

Fejton

Ulqini në kohën e Hafiz Ali Ulqinakut (aspekte socio-gjeografike)

Eshtë dokumentuar se gjatë shekullit XIX, qyteti i Ulqinit arriti lulëzimin e vet më të lartë ekonomik duke qenë qyteti më i zhvillua në pjesën bregdetare të Vilajetit të Shkodrës. Ndryshimi i fizionomisë urbane filloj me ndërtimin e objekteve të kultit(xhamia, kisha), hamameve,mejtepeve, mederes, kullës së sahatit, objekteve të banimit etj. Dr.Nail Draga

Në kuadër të Perandorisë Osmane përkatësisht të Vilajetit të Shkodrës, Ulqini përjetoj zhvillimin më të madh ekonomiko-shoqëror gjatë shekujve XVIII-XIX. Të dhënat demografike dhe ekonomike të kohës dëshmojnë e Ulqini ishte qyteti kryesor i Shkodrës në bregdetin e Adriatikut. Por, pikërisht në shek. XIX, ky qytet përjetoj një dekompozim si në aspektin ekonomik dhe ate demografik sidomos gjatë vitëve 1878-1880. Janë

Gjatë shek.XIX Ulqini ka luajtur rol të veçantë në tregtinë e jashtme shqiptare. Madje për këtë kohë si Ulqini, Tivari, Oboti she Shëngjini, kanë paraqitur bazën e tregtisë në Veriun shqiptar

pikërisht ngjarjet e zhvilluara gjatë këtyre vitëve,me përmasa regjionale e gjeostrategjike qe ishin dramatike për qytetin e Ulqinit, sepse dolën në pah interesat e Fuqive të Mëdha. Kështu në sajë të një presioni të vazhdueshëm ndaj Perandorisë Osmane e detyruan ate qe t ia dorëzojë Ulqinin Malit të Zi(nëntor 1880). Edhe pse shqiptarët rezistuan, madje duke luftuar më armë në dorë, ishin rrethanat ndërkombëtare të kohës që sakrifikuan Ulqinin për qellimet e tyre gjeostrategjike. Pikërisht në këtë kohë në Ulqin lindi, u shkollua dhe jetoj deri në moshën 25 vjeçare hafiz Ali Riza Ulqinaku(1855-1913), personaliteti më i njohur nga Ulqini gjatë Rilindjës Kombëtare Shqiptare. Ai ishte dëshmitar okular i ngjarjeve të kohës, madje si shumë ulqinakë të tjerë edhe ai me zemër të thyer emigroj nga Ulqini duke u vendosur në Shkodër. Por, më këtë rast ne nuk do të trajtojmë veprimtarinë e tij krijuese e arsimore, por disa aspekte socio-gjeografike të kohës të cilat padyshim kanë ndikuar në formimin e tij personal dhe intelektual, sepse deri në nëntor të vitit 1880

ishte dëshmitarë okular i ngjarjeve të ndodhura në Ulqin dhe rrethinën e tij. Ai ishte i informuar me paraskenat e prapaskenat qe po i përgatitëshin Ulqinit, ku ishte pjesë e njësiteve luftarake për mbrojtjen e qytetit të Ulqinit, por siç dihet pësoj nga ineteresat e Fuqive të Mëdha kundër Perandorisë Osmane.

Fizionomia urbane e qytetit

Pas pushtimit nga ana e Venedikasve prej një shekulli e gjysëm(1421-1571) në kuadrin e Perandorisë Osmane qyteti i Ulqinit ishte një periudhë më të gjatë kohore prej me tepër se tre shekuj(1571-1880). Ishte kjo periudha kohore e cila ndryshoj dukshëm fizionominë e qytetit, që është i njohur me emrin stili oriental. Po ashtu gjatë kës periudhe kemi edhe zgjerimin territorial të qytetit, nga Kalaja në perëndim në drejtim të mëhalla e Merasë, në lindje. Eshtë dokumentuar se gjatë shekullit XIX, qyteti i Ulqinit arriti lulëzimin e vet më të lartë ekonomik duke qenë qyteti më i zhvillua në pjesën bregdetare të Vilajetit të Shkodrës. Ndryshimi i fizionomisë urbane filloj me


Fejton

e enjte, 9 qershor 2016

29

KOH Javore A KOHA

Çarshia e Ulqinit në shek.XIX.

ndërtimin e objekteve të kultit(xhamia, kisha), hamameve,mejtepeve, mederes, kullës së sahatit, objekteve të banimit etj. Sipas të dhënave të disponuara nga shekulli XVII e më pas në kategorinë e objekteve të kultit janë ndërtuar 9 xhami dhe 2 kisha. Sipas vitëve të ndërtimit janë ndërtuar: Xhamia e Lamit(1689) Xhamia e Pashës(1719), Xhamia e Mazgjahit(1728), Xhamia në Krye të Pazarit(1749), Xhamia në Mera(1779), Xhamia e Bregut(1783). Këtyre duhet shtuar edhe Xhaminë e Marinarëve, xhaminë në Kala (nga kishë në vitin 1510, e shndërruar në xhami në vitin 1693) si xhaminë e Meterizit( e cila pas vitit 1880 pushteti malazez e transformon në kishë ortodokse). Në kuadër të tyre objekteve të kultit janë edhe kisha ortodokse në Mal të Bardhë(1869) dhe kisha katolike po aty(1875). Pikërisht ne një ambient të tillë tipik oriental, me popullsi pothuaj absolute shqiptare të konfesionit islam 160 vjet më parë lindi Ali Riza Ulqinaku, personalitetit më i madh i Ulqinit gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Veprimtaria ekonomike e popullsisë

Në sajë të pozitës së vet gjeografike popullsia e Ulqinit më shekuj si veprimtari parësore ekonomike ka pasur detarinë, përkatësisht tregtinë e cila

është zhvilluar jo vetëm në kuadër të detit Adriatik por edhe më gjerë. Po ashtu popullsia është marrë edhe me bujqësi dhe ullishtari, sepse prodhimi i vajit të ullirit ka qenë ndër më cilësoret në regjion. Nuk ka dilemë se popullsia e qytetit është marrë me zejtari sepse ajo ishte veprimtaria e cila ka plotësuar nevojat e popullsisë vendore dhe të zonës së vet gravituese. Përveç popullsisë vendore, në detari kanë qenë të angazhuar edhe të tjerë të cilët ulqinakët i kanë paguar si punëtorë apo ishin të rrëmbyer si rob në sajë të veprimeve të kusarisë e cila ka qenë e njohur për kohën. Një e dhënë e tillë dëshmohet me faktin se të dhënat për kohën flasin se Ulqini kishte disa mijëra veta në ekuipazh të anijeve të tyre tregtare. Gjatë shek.XIX Ulqini ka luajtur rol të veçantë në tregtinë e jashtme shqiptare. Madje për këtë kohë si Ulqini, Tivari, Oboti she Shëngjini, kanë paraqitur bazën e tregtisë në Veriun shqiptar. :adje studiuesi francez A.Vickenel Ulqinin dhe Tivarin i fustenëdr portet më të shquara shqiptare. Ulqini kishte rol të veçantë në sistemin e lundrimit detar me shkodrën. Sipas të dhënave të kohës aty jetonin 6000-8000 banorë, që kryesisht merreshin me lundrimtari dhe me tregti. Ulqinakët me anijet e tyre vizitonin jo vetëm portet shqiptare, por të gjitha portet e Detit adriatik, të Detit Jona e të Mesdjheut.

Tregtarët e Ulqinit ndiqnin panairet italiane të Rekanatit, ankonës, sinigalias dhe të Lajpcigut në Gjermani, ku merreshin me shitblerjen e gjërave të çmueshme. Por, pë tregtarët e bregdetit shqiptar ankona ishte më e preferuara, pasi ajo i port i hapur, ishte më e lirë dhe papengesa. Numri njësive lundruese në Ulqin ka ndryshuar nga një shekull në tjetrin. Kështu sipas disa të dhënave del se në shek.XVII Ulqini kishte 500 velanije, duke qenë qyteti kryesor i Perandorisë osmane në bregdetin e Adriatikut. Ndërsa në fillim të shek.XVIII flota ulqinake kishte rënie në numrin e njësive lundruese ku në gjirin e saj ishin gjithsej 250-300 barka të mëdha e të vogla, që drejtoheshin nga një ekuipazh shqiptar prej 5-6000 vetash. Por, me rritjen e tregtisë së jashtme në Shkodër, flota ulqinake në vitin1848 kishte 400 njësi të ndryshme lundruese, numër i cili pothuaj mbeti konstant deri në vitin 1880, kur Ulqini kalon nën administrimin e Malit të Zi.. Ishte pikërisht ky vit fatal qe ndikoj në zvoglimin e numrit të njësive lundruese, sepse në kuadër të popullsisë së emigruar në Shkodër e Durrës, një numër i konsideruar i tyre ishin pronar të anijeve.Nga ajo kohë Ulqini humbi imazhin e qytetit kryesor bregdetar në Vilajetin e Shkodrës, me pasoja të mëdha ekonomike e demografike për popullsinë vendore shqiptare.


30

Sport

e enjte, 9 qershor 2016

Javore KOHA

“Otrant-Olimpik” fitoi në derbin e barazhit ndaj “Çelikut” nga Nikshiqi

Me një këmbë në Ligën e Dytë Pas xhiros së tretë të barazhit, “Otrant-Olimpik” ndodhet në vendin e parë në tabelë me gjashtë pikë, në vendin e dytë është “Çeliku” me tri pikë, kurse “Polimlje” ndodhet në vendin e fundit me zero pikë

Ulqin – Ekipi “Otrant-Olimpik” ka bërë edhe një hap të madh përpara në synimin për t’u kualifikuar në Ligën e Dytë të Malit të Zi në futboll. Para tifozerisë së vet, “Otrant-Olimpik” ka fituar të martën në xhiron e tretë të barazhit ndaj “Çelikut” nga Nikshiqi, kampion i Ligës së Rajonit të Mesëm, me rezultatin 1-0. Golin e vetëm për “Otrant-Olimpik”-un e ka shënuar futbollisti me perspektivë Kris-

tian Shkreli në fillim të pjesës së dytë. “Otrant-Olimpik” ka shënuar fitore edhe në xhiron e parë, kur si mysafir ka fituar ndaj “Polimljes” nga Murinoja me rezultatin 3-2. Kështu pas xhiros së tretë të barazhit, “Otrant-Olimpik” ndodhet në vendin e parë në tabelë me gjashtë pikë, në vendin e dytë është “Çeliku” me tri pikë, kurse “Polimlje” ndodhet në vendin e

fundit me zero pikë. Në ndeshjen e javës së katërt, futbollistët e “Otrant-Olimpik”-ut do të presin të shtunën në fushën e vet “Polimljen”, kampionin e Rajonit të Veriut, ku i duhet të arrijë të paktën barazim për të siguruar edhe teorikisht kualifikimin në Ligën e Dytë. Në Ligën e Dytë do të kualifikohen dy i.k. ekipet më të mira në tabelë.


Sport

e enjte, 9 qershor 2016

31

KOH Javore A KOHA

Klubi i taekwondo-s “Besa” mori pjesë në “Trofeun e Beogradit” dhe në “Karllovac Open”

Dekorohen me medalje të arta Klubi i taekwonos-s “Besa” nga Tuzi, pas pjesëmarrjes me sukses në dy kampionate në Podgoricë dhe Tiranë, së fundmi ka marrë pjesë në Trofeun e Beogradit i cili mbahet tashmë qe 18 vjet në Serbi ku “Besa” u përfaqësua me gjashtë garues, nga të cilët dy arritën të dekorohen me medalje të arta, përkatësisht Zenedin Beqaj në kategorinë -68kg me vendin e parë dhe David Arapaj në kategorinë -74kg. Sipas trajnerit të klubit Nikollë Gegaj i prononcuar për Koha Javore tha se në këto gara, vendin e tretë e zuri Muhamed Gjokaj në kategorinë -63kg, dhe Bllago Llukaçeviq në kategorinë -55kg kurse juniorët e klubit “Besa” janë dekoruar edhe me një kup dhe vendin e dytë në renditjen e përgjithshme kurse vendin e tretë në kategorinë e katedëve

e ka fituar Haxhija Ganiolla në kategorin -48kg. Ndërkaq nga pjesëmarrja e klubit në fjalë në kampionatin e “Karllovac Open”, që u mbajt me datë 21 dhe 22 maj, falë përkushtimit të vazhdueshëm të punës, anëtarë të tij po korrin suksese, kështu dy sportistët që e përfaqësuan këtë klub Zijedin Beqaj dhe David Arapaj morën vendin e parë në tri përballje. Aktivitetet e këtij klubi nuk kanë të ndalur, kështu që sipas trajnerit, në vazhdim ky klub me përvojë disavjeçare në këtë sport, do të marrë pjesë edhe në kampionate dhe ngjarje të tjera të rëndësishme sportive. “Me datë 9 qershor, Ekipi Kombëtar i Malit të Zi mes të cilëve do të jenë edhe katër sportistë nga “Besa” do të marrë pjesë në kampionatin “Open Greece” i

cili do të zhvillohet në Selanik nga data 10 deri më 12 qershor. Ky është turnamenti G dhe G1 ku sportistët tonë në këtë kampionat do të grumbullojnë pikët për Olimpiadën e ardhshme e cila do të mbahet pas katër vjetësh”, theksoi Gegaj për Koha Javore. Kujtojmë se për këtë klub njëri ndër problemet më kryesore për përmbushjen e misionit të tij për të cilin është themeluar, mbetet çështja financiare e cila iu mungon pothuajse fare sa i takon mbështetjes institucionale ose ndihmat e tyre për shkuarjen në evenimente të ndyshme, janë simbolike. Mirëpo falë optimizmit dhe vullnetit ndaj këtij sporti, klubi “Besa” ka gjetur përkrahje vetëm falë disa afaristëve privatë për të realizuar pjesëmarrjet e shumta të cilat janë në axhendën e tyre të përjavshme. t.u.



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.