Koha 714

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 12 maj 2016 Viti XV Numër 714 Çmimi 0,50

Faktori politik shqiptar e ka

HUMBUR identitetin

ISSN 1800-5969

Falim, por nuk harrojmë!

Manifestimi tradicional “Karvani i Miqësisë”


2

e enjte, 12 maj 2016

Javore KOHA

Përmbajtje

Opinion

Podgoricë e enjte, 7 janar 2016 Viti XIV / Numër 696 Çmimi 0,50

www.kohajavore.co.me

Si po tjetërsohet Kraja?!

Javore KOHA

Kulturë

Javore A KOH

Podgoricë e enjte, 14 janar 2016 Viti XV / Numër 697 Çmimi 0,50

www.kohajavore.co.me

Testament për

Vit dështimi vendin magjik për Ulqinin

Kulturë

e HA Javor KO Vit i humbur për shqiptarët në Mal të Zi

Podgoricë e enjte, 21 janar 2016 Viti XV / Numër 698 Çmimi 0,50

www.kohajavore.co.me

Personalitet që sot i mungon Kosovës

Kulturë

ore A OH KJav

Podgoricë e enjte, 28 janar 2016 Viti XV / Numër 699 Çmimi 0,50

www.kohajavore.co.me

Dëshmi se Ulqini ka talentë

Shqiptarët vazhdojnë të jenë të ndarë

Kalaja e Ulqinit do të nominohet për UNESCO

Masa afatshkurtra për rrëzimin e barrierave jofizike fq 4

Javore KOHA

“Art Club” prezanton revistën “Lemba” dhe botimet e tij fq 5

“Shpresa”, gazetë me mision humanitar fq 12

Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (Sistem Inxhinjer & redaktor teknik) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

Koha e ridimensionimit të figurës së tij fq 14

Pasqyrues objektiv i realitetit shqiptar fq 18


Përmbajtje

e enjte, 12 maj 2016

3

Javore KOHA

Eneda Tarifa fq 20

Roli jetik i mediave të lira fq 22

Figurë poliedrike emblematike fq 26

Nga “Historia bardhë e zi” në “Histori me ngjyra” fq 28

Klub me suksese të njëpasnjëshme fq 31

Konkurs Dërgoni fotografitë në email: kohajavore@t-com.me


4

Ngjarje javore

e enjte, 12 maj 2016

Javore KOHA

Ministrat e transportit dhe infrastrukturës të Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës u takuan në Shkodër

Foto: KOHA

Masa afatshkurtra për rrëzimin e barrierave jofizike Shkodër - Ministri i Transportit dhe i Detarisë së Malit të Zi, Ivan Brajoviq, është takuar të premten në Shkodër me homologët e tij, ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës së Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, dhe ministrin e Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, Lutfi Zharku, për të koordinuar punën mbi planin e përbashkët të veprimit në kuadër të forcimit të lidhjes së vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Sipas deklaratës për shtyp, qëllimi i takimit ka qenë zbatimi i një sërë masash afatshkurtra dhe të arritshme, në mënyrë që të garantohet zhvillimi i një Samiti produktiv i nivelit të lartë, që do të zhvillohet në 4 korrik në Paris, si pjesë e Procesit të Berlinit.

Gjatë takimit palët ranë dakord që të angazhohen për të bërë përpjekje të menjëhershme në mënyrë që të ndikojnë në rrëzimin e barrierave jofizike, të njohura si “masa të buta”, një element kyç dhe pa efekte financiare, për të përmirësuar e zhvilluar lidhjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Këto masa trajtojnë dy çështje kryesore hapjen e tregut të transportit dhe krijimin e një sistemi konkurrues, të besueshëm dhe të sigurt të transportit. Ndër masat e buta kombëtare, pala shqiptare dhe ajo malazeze, u angazhuan për nënshkrimin e katër protokolleve zyrtare të bashkëpunimit midis institucioneve të dy vendeve, përpara Samitit të Parisit. Pjesë e agjendës së ministrave ishte

gjithashtu edhe nisma “One stop shop”, një model suksesi i cili është aplikuar midis Malit të Zi dhe Shqipërisë disa vjet më parë, e cila unifikon kufijtë e të dy vendeve në një të vetëm, duke reduktuar procedurat në kufi për biznesin dhe udhëtarët. Palët treguan angazhimin e tyre për të zgjeruar aplikimin e këtij modeli me Kosovën, Maqedoninë dhe për të kërkuar së bashku ndihmën e Bashkimit Evropian, për të aplikuar këtë model në të gjithë vendet anëtare të WB6. Kjo nismë, në takimet e mëparshme të zhvilluara, ka gjetur mbështetjen e Komisioneres së BE-së për Transportin Violeta Bulc dhe të Komisionerit të Zgjerimit Johanes Han. Traktati i Komunitetit të Transportit, në përputhje me kërkesat e Komunitetit Evropian, ishte një tjetër rezultat i këtij takimi informal, në të cilën palët u angazhuan për finalizimin dhe nënshkrimin e tij sa më shpejt, në mënyrë që drafti final i tij të jetë gati përpara datës 4 korrik, kur do të mbahet Samiti në Paris. Palët gjithashtu diskutuan edhe për nevojën e një mekanizmi rajonal koordinues, në mënyrë që të bëjë të mundur përshpejtimin e mëtejshëm të punës për zbatimin e objektivave të Samitit të Vjenës dhe mobilizimin e investimeve për core network (Kohapress) projects.


Ngjarje javore

e enjte, 12 maj 2016

5

Javore KOHA

Në Panairin Ndërkombëtar të Revistave në Stamboll dhe Panairin Ndërkombëtar të Librit dhe Arsimit në Podgoricë

“Art Club” prezanton revistën “Lemba” dhe botimet e tij Revista për shkencë, kulturë dhe art “Lemba” dhe disa nga botimet e Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” po prezantohen në edicionin e 7-të të Panairit Ndërkombëtar të Revistave në Stamboll të Turqisë, i cili është hapur të martën. Përpos revistave nga Turqia, në panair janë ekspozuar revista edhe nga vendet tjera, në mesin e të cilëve edhe nga Ballkani. Nga Mali i Zi, krahas revistës “Lemba” në panair është prezantuar edhe revista për kulturë, letërsi dhe çështje shoqërore “Avlija” – Rozhajë. Foto: KOHA

Në panair marrin pjesë kryeredaktorja e revistës “Lemba”, dr. Sabina Osmanoviq, dhe kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba. Kjo është hera e parë që “Lemba” dhe botimet e “Art Club”-it prezantohen në këtë panair. Panairi Ndërkombëtar i Revistave organizohet nga Shoqata e Revistave të Turqisë dhe do të qëndrojë i hapur deri të dielën. Botimet e Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” po prezantohen edhe në edicionin e 11-të të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Podgoricë, i cili ka filluar të hënën.

Botimet e “Art Club”-it gjenden të ekspozuara në stendën e Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi. Panairi i Librit në Podgoricë, i cili sivjet zhvillohet me moton “Mali i Zi lexon”, mbahet në mjediset e Qendrës “Delta City” dhe do të qëndrojë i hapur deri më 15 maj. SHAI “Art Club” është botuesi më i madh ndër shqiptarët në Mal të Zi. Në kuadër të veprimtarisë së saj botuese, kjo shoqatë ka botuar deri tani rreth 110 libra, kryesisht të autorëve shqiptarë në Malin e Zi. (Kohapress)


6

Vështrime & Opinione

e enjte, 12 maj 2016

Javore A KOHA KOH

Ftesë për debat

Faktori politik shqiptar e Ibrahim Berjashi

Faktori politik shqiptar në Malin e Zi, i krijuar me mund e sakrifica të mëdha në fillim të viteve ‘90-të, e ka humbur identitetin e vet. Këtë “transformim“, fatkeqësisht e kanë bërë vetë ata që kanë deklaruar se marrin përgjegjësinë e madhe për të siguruar edhe zgjidhur pozitën e shqiptarëve në Malin e Zi. Në këtë frymë kanë dështuar dhe fajtore nuk është Podgorica zyrtare. Nuk e kanë pasur këtë mandat, duke e ditur se nuk e kanë pyetur trupin votues, në fakt, jo vetëm në këtë rast. Gati deri në vitin 2005 janë dëgjuar akuza antidemokratike në adresë të atyre që faktorin politik shqiptar e kanë përjetuar edhe definuar ndryshe: me klasën politike të Podgoricës zyrtare, partneritet normalisht, por jo servilizëm primitiv. Lidershipi, ta quajmë shqiptar, në Ulqin, edhe pse është në një koalicion formal, në brendi pikësynim kryesor, pa asnjë pikë dyshimi, kultivon “luftën” për të shuar nga faqja e tokës njëri-tjetrin. Për fat të keq, në mediat lokale në Ulqin mungon debati politik për temat jetësore, ashtu siç ishte 10 vjet në TV “Teuta”, duke tubuar në studio aktorët kryesorë të skenës politike vendore. Ka shprehur vlerësimin e vet edhe sho-

Lidershipi, ta quajmë shqiptar, në Ulqin, edhe pse është në një koalicion formal, në brendi pikësynim kryesor, pa asnjë pikë dyshimi, kultivon “luftën” për të shuar nga faqja e tokës njëri-tjetrin

qëria civile me opsion qytetarie, jo me paragjykime nostalgjike të së kaluarës totalitare. Kam shumë respekt për njerëzit që më takojnë në Ulqin dhe jo vetëm, të shtresave të ndryshme, të cilët pyesin: Kur do të shohim përsëri në ekran sepse “kemi bashkëjetuar, kemi mësuar edhe kulturën e komunikimit lirshëm dhjetë vjet.” Jo, unë nuk kthehem më në cilësinë e gazetarit, meqë karriera ime aktive profesionale 45-vjeçare “24 orë me lajmin”, ka përfunduar. U takon kolegëvë të mi të rinj në mediat e shkruara, vizive dhe radiofonike që të ushtrojnë këtë profesion aspak të lehtë, pa anuar nga asnjë krah. Filozofi grek, Sofokliu, ka thënë: ”Ruaje emrin si thesarin tënd më të shtrenjtë,

sepse besueshmëria është si zjarri; po ta kesh ndezur, e ke të lehtë ta ruash, por, po ta shuash, të bie barra e rëndë ta ndezësh prapë.”

Fëmijët e politikanëve dhe shkatërrimi i perspektivës së Ulqinit dhe zonave rurale

Që nga fillimi i pluralizmit, në Kuvendin vendor të Ulqinit nuk është vendosur në rend të ditës pika më e “nxehtë” - punësimi partiak nëpër ndërmarrjet publike lokale dhe atë të nivelit shtetëror. E dini pse? Sigurisht se po. Mund të rastisë që të dalin në sipërfaqe manipulime të shumta - dikush gruan, fëmijët, kushërinjtë, lagjen, militantët më të eksponuar. Edhe pason përgjigjja: ”Kush nuk është për vete, nuk është për të tjerët!”

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrime & Opinione

e enjte, 12 maj 2016

7

Javore KOHA

e ka humbur identitetin A duhet denoncuar penalisht politikanët që favorizojnë fëmijët e tyre, duke i punësuar në institucionet publike? Koalicion i zhvillimit ekonomik të Ulqinit apo i ruajtjes së pozitave të “komandantëve” partiakë? shëm edhe të dëshmohet kjo. Duke e parë këtë gjendje kaotike, vërejmë fluks të partive politike të opsioneve të ndryshme, si dhe ndërtimet ilegale “për të gllabëruar frutat e turizmit të Ulqinit” dhe rrënuar strukturën etnike të tij. Asnjë investim i paralajmëruar nga kryekomunarët, as në Ulqin, as në Anë të Malit. Dikush duhet të mbajë përgjegjësinë për këtë gjendje alarmante, zyrtarët apo ne gazetarët që kemi transmetuar premtimet e tyre?

Aksi rrugor Ulqin-Krythë si përralla e Nasradinit

Si kështu? A vetëm ju dhe familjet tuaja duhet të jetojnë? Votuesve, madje edhe me përgatitjet më të larta akademike, e vetmja mundësi mbijetese u ka mbetur ikja në Perëndim, sepse vendet e punës iu kanë plaçkitur fëmijët apo familjarët e politikëbërësve. Kjo gjendje nuk është vetëm në administratën lokale, ndërmarrjet publike, institucionet arsimore etj. Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, në cilësinë e liderit të PDS-së së Ulqinit, sa herë kam marrë opinionet e tij për ndonjë aktualitet në Ulqin, por edhe kur e kam pasur mysafir në studion e TV “Teuta”, më ka deklaruar se “s’ka zhvillim të Ulqinit pa Partinë Demokratike të Socialistëve të Ulqinit në pushtet”. Tani është rasti më i volit-

Kryetari i Këshillit Komunal të Partisë Socialdemokrate, Skender Elezaigiq, ka pyetur pushtetin komunal se çfarë hapash ka ndërmarrë për fillimin e rikonstruktimit të aksit rrugor Ulqin-Krythë. Ai thotë se procedura tenderike për zgjedhjen e ofertuesit më të mirë për

Votuesve, madje edhe me përgatit jet më të larta akademike, e vetmja mundësi mbijetese u ka mbetur ikja në Perëndim, sepse vendet e punës iu kanë plaçkitur fëmijët apo familjarët e politikëbërësve. Kjo gjendje nuk është vetëm në administratën lokale, ndërmarrjet publike, institucionet arsimore etj

kryerjen e punimeve në këtë aks rrugor nëpër të cilin gjatë vitit kalojnë qindra mijëra makina, po zvarritet pa asnjë kuptim. Në fund të vitit të kaluar, Qeveria e Malit të Zi ka dhënë lejen e ndërtimit për rikonstruktimin e kësaj rruge, ndërsa është kryer edhe ekspropriimi i tokës përgjatë këtij aksi me gjatësi 13,5 km. Vlera e përgjithshme e këtij projekti është nëntë milionë euro, ka thënë Elezagiq. Shikuar kronologjikisht del se autoritetet lokale të Komunës së Ulqinit kanë premtuar se gjatë vitit 2014 do të përfundojë hartimi i dokumentacionit teknik dhe do të fillojnë punimet në aksin rrugor Ulqin-Krythë. Në vitin 2014, në Drejtorinë shtetërore për Komunikacion kanë vlerësuar se rikonstruktimi i rrugës Ulqin-Krythë mund të fillojë, ka shkruar e përditshmja e atëhershme proqevritare “Pobjeda”. Kjo gazetë citohet të ketë shkruar se ndërkohë do të përfundojë procesi i ankesave në shkallë të dytë, sepse ankesat ishin më shumë të natyrës formale sesa thelbësore. Sipas “Pobjedës”, ofertën më të levërdishme e ka ofruar kompania “Tehnoput MNE” me kooperantët e vet “Geonana” dhe “Mi” nga Podgorica dhe “Boster” nga Nikshiqi. 1Kjo kompani ka ofruar të ndërtojë 13.5 km rrugë për 7.2 milionë euro ose për gjysmë milioni më lirë se oferta e dytë më radhë. Kronistët kanë shënuar edhe premtime të tjera të autoriteteve komunale dhe qeveritare, por rikonstruktimi nuk ka filluar stina turistike tash po nisë.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


8

Vështrime & Opinione

e enjte, 12 maj 2016

Javore A KOHA KOH

Globe and Mail

Ngrohja globale, një botë e përgatitur keq Doug Saunders

Katastrofa e zjarreve të mëdha që përfshinë ditët e fundit Fort McMurray, është një tragjedi e veçantë për Kanadanë, por forca shkatërruese e tymit dhe zjarrit nuk janë shenja e vetme e El Ninjos jashtëzakonisht të fortë në Paqësor të këtij viti, dhe as moti i nxehtë dhe i thatë që po përhapet rrezikshëm nëpër botë. Nuk janë as zjarret po aq serioze që kanë përfshirë aktualisht të gjithë Siberinë dhe Rusinë Lindore. Teksa është duke shkaktuar katastrofa natyrore, viti i gjatë i ngrohjes globale është provuar të jetë një test stresi për zonat rurale të botës. Shumica e tyre nuk janë duke e kaluar atë. Duke i dhënë pjesës më të madhe të botës një vit më të ngrohtë se zakonisht, El Ninjo po na tregon se sa të keq-përgatitur janë pjesë të caktuara të botës për të ardhmen e temperaturave të larta– dhe se sa fort janë të lidhura me njëra-tjetrën klima, ushqimi, varfëria dhe zhvillimi ekonomik. Nëpër rajonet lindore dhe jugore të Afrikës, ku sezoni i korrjeve sapo ka filluar, dhe ato buzë Paqësorit po vuajnë aktualisht nga efekte shkatërruese. Një thatësirë e jashtëzakonshme në Afrikën e Jugut ka shfarosur të gjitha të mbjellat me misër. Prodhimi i drithërave në Etiopi ka rënë me 75 përqind, duke bërë që Agjensia për Zhvillim Ndërkombëtar të paralajmërojë se 10 milionë njerëz atje

Ngrohja globale mbetet një krizë kryesisht rurale, dhe se zonat e prekura më rëndë janë ato ku jeta rurale është e varfër, e nën-investuar, jo-komerciale dhe ku mungojnë lidhjet me ekonominë globale “mund të jenë në krizë për ushqim” në vazhdën e këtij viti; Malavi ka deklaruar tashmë emergjencën për ushqimin; Zimbabve do të shpenzojë mbi 200 milionë dollarë për importimin e grurit për të kompensuar të korrat e humbura. Në shumë nga këto vende, çmimet e drithërave janë rritur me më shumë se 2-fishin. Në Indi, ku disa shtete janë goditur nga thatësira, qeveria ka marrë masa emergjente për të mbështetur furnizimin me ushqim. Tailanda, Vietnami dhe India, së bashku përgjegjëse për 60 përqind të furnizimit të botës me oriz, presin që prodhimi i tyre të bjerë me një të tretën – rënia më e madhe që nga viti 2003. Kina ka njoftuar një mungesë prej 9.9 milionë tonë mes grurit që ajo prodhon dhe konsumon. Indonezia po lufton të rimëkëmbet nga thatësira e shoqëruar me zjarret e mëdha, të dyja simptoma të El Ninjos. Dhe koreano-veriorët tashmë janë paralajmëruar nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB-së, se nivelet e tyre tashmë të ulëta të prodhimit të orizit, kanë rënë me 26 përqind. Një thatësirë e El Ninjos nuk është vetë ndryshimi i klimës (edhe pse kjo po ndodh në mes të dekadës më të ngrohtë në historinë e regjistruar). Por ajo na tregon se çfarë do t’i bëjë jetesës dhe ekonomive tona ngrohja globale, dhe se ku njerëzit do të jenë

më të rrezikuar. Herën e fundit që kjo ka ndodhur, në vitin 2008, rezultati ishte trazira të ushqimit dhe kriza urie, të cilat ushqyen paqëndrueshmëri politike në të gjithë botën në zhvillim. Rritja e papritur e madhe e çmimeve të drithërave (pasi çmimet e ushqimeve patën rënë për dekada të tëra), e pati një përfitim:shkaktoi miliarda investime në bujqësinë papritmas fitimprurëse, dhe miliona hektarë tokë që do të bëhen produktive, duke i dhënë fund krizës. Por është shumë e dukshme këtë vit, që masat e marra deri më tani nuk janë të mjaftueshme. Dhe ajo çfarë po na tregon viti i gjatë i thatësirës, është se ngrohja globale mbetet një krizë kryesisht rurale, dhe se zonat e prekura më rëndë janë ato ku jeta rurale është e varfër, e nën-investuar, jo-komerciale dhe ku mungojnë lidhjet me ekonominë globale. Ky konkluzion është i dokumentuar në detaje në një studim të ri në shkallë të gjerë të zonave të rrezikuara të botës rurale, nga ana e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). Gjetjet e saj tregojnë se vendet më të rrezikuara nga një klimë më e ngrohtë gjenden tek zonat më rurale, më të varfra, më të varura nga burimet për të ardhura, më pak të mirë-qeverisura dhe që kanë norma të larta të lindshmërisë dhe rritjes së popullsisë.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrime & Opinione

Dhe këto karakteristika, siç e bën shumë të qartë edhe OECD-ja, janë të gjitha të lidhura, sikurse janë edhe zgjidhjet e tyre të mundshme. Rreziku nga ndryshimi i klimës mund të reduktohet ndjeshëm, duke rritur produktivitetin bujqësor (përfshirë futjen e kulturave më të forta e të projektuara rishtazi); duke futur praktikat më të mira të kontrollit të lindjeve; duke ndërtuar lidhje

të forta me qytetet e mëdha për të lehtësuar investimet dhe emigrimin; duke ndërtuar industritë jo-bujqësore në zonat rurale; përmes inkurajimit të njerëzve për t’u zhvendosur tek bujqësia komerciale dhe për të konsoliduar fermat më të mëdha e më pak të rrezikuara; si dhe zhvillimin e arsimit në zonat rurale. Ne kemi qenë të prirur për ta parë klimën, prodhimin e ushqimit, pop-

e enjte, 12 maj 2016

9

Javore KOHA

ullsinë, varfërinë, zhvillimin ekonomik dhe qeverisjen si aspekte konkurruese në vëmendjen tonë dhe sidomos për ndihmat e huaja në dollarë. Mjafton vetëm një valë ajri të ngrohtë nga Paqësori, për të na bërë të kuptojmë se ato janë një gjë. Rezulton se tek ato vende që po vuajnë nga mungesa e ushqimit këtë vit, duhet të synojmë të ndërtojmë mekanizmat e rezistencës ndaj ngrohjes globale.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


10

Kulturë

e enjte, 12 maj 2016

Javore A KOHA KOH

Kujtime: Procesverbali

Falim, por nuk har Ali Gjeçbritaj

Sonte për dreq m’u kujtua një mbledhje e Konferencës Aksionale të Lidhjes Komuniste të Bashkësisë së Lokale, e mbajtur pas demonstratave të pranverës së vitit 1981 në Kosovë. Si gjithmonë në kohën e monizmit, më duket se LK në Krajë ka qenë shumë aktive në dënimin e këtyre demonstratave. Atë ditë, të dy organizatat bazë të LKsë, ajo që funksiononte në Bashkësinë e Lokale dhe tjetra në shkollë, mbajtën mbledhjen e përbashkët në të cilën mes tjerash duhej të shqyrtohej situata politike dha patjetër të dënoheshin demonstratat në Kosovë. Ambienti, një dhomë mësimi, më e madhja në shkollë, ishte mbushur përplot me anëtarë të LK-së. Sekretariatet e LK-së i kishin përgatitur diskutimet, pse jo dhe përfundimet lidhur me dënimin e demonstratave. Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësues nga Komiteti i LK të Komunës së Tivarit, Komitetit Qendror të LK të Malit të Zi dhe funksionarë të lartë të Komitetit Qendror të LK të Jugosllavisë. Në mbledhje, patjetër, duhej të dënoheshin edhe ata që e kishin rregulluar emrin dhe mbiemrin personal, pra ata që e kishim mënjanuar iq-in apo viq–in nga mbiemrat (njëri

ndër ta edhe unë A.Gj.). Për këtë, në njëfarë mënyre u penalizuan, duke qenë si të papërshtatshëm moralo-politikisht të punojnë në arsim, gjithmonë sipas politikës aktuale të atëhershme, sepse

Rasti i një mësimdhënëseje e cila s’i kishte më shumë se dy vjet që kishte krijuar marrëdhënie pune në shkollë dhe jepte gjuhën shqipe s’do mend se më pati lënë mbresa. Bile si sot më kujtohet ajo ditë e zymtë për shumë ne që mendonim ndryshe nga “analfabetët” të cilëve çdo gjë progresive u pengonte

janë indoktrinuar nga nacionalizmi dhe irredentizmi shqiptar. Shqetësime në këtë drejtim kishin edhe familjarët e atyre që ishin në shënjestër si të papërshtatshëm për punë në shkollë me nxënës. Diskutimet e partizanëve të Lidhjes Komuniste atëbotë kanë qenë shumë të ashpra, bile edhe kërcënuese. Rasti i një mësimdhënëseje e cila s’i kishte më shumë se dy vjet që kishte krijuar marrëdhënie pune në shkollë dhe jepte gjuhën shqipe s’do mend se më pati lënë mbresa. Bile si sot më kujtohet ajo


Kulturë

rrojmë!

ditë e zymtë për shumë ne që mendonim ndryshe nga “analfabetët” të cilëve çdo gjë progresive u pengonte. Kështu një funksionar i lartë i LK-së, për shumë kohë (dhe i paprekshëm), në diskutimin e tij në këtë mbledhje u shpreh në gjuhën serbokroate (në mbledhjet në Krajë është folur gjithmonë në gjuhën serbokroate, edhe atëherë kur nuk ka pasur asnjë pjesëmarrës që nuk ka ditur shqip): “Kako je moguće da jedan profesor albanskog jezika koji vaspitava našu djecu ne zna ili neće da govori srpskohrvatski jezik“ (Si është e mun-

e enjte, 12 maj 2016

11

KOH Javore A KOHA

Si gjithmonë në kohën e monizmit, më duket se Lidhja Komuniste në Krajë ka qenë shumë aktive në dënimin e demonstratave të vitit 1981 në Kosovë. Atë ditë, të dy organizatat bazë të LK-së, ajo që funksiononte në Bashkësinë e Lokale dhe tjetra në shkollë, mbajtën mbledhjen e përbashkët në të cilën mes tjerash duhej të shqyrtohej situata politike dha patjetër të dënoheshin demonstratat në Kosovë dur që një profesor i gjuhës shqipe, i cili i arsimon dhe i edukon fëmijët tanë nuk din apo nuk dëshiron të flasë gjuhën serbokroate). “Asnjëherë”, thotë mësimdhënësja “nuk e kam ndier veten më keq. Kisha vullnet dhe elan si mësimdhënëse e re që të punoj me zell. Posa kisha nisur të realizoja ëndrrën time jetësore që të kontribuoj në edukimin dhe arsimimin e brezit të ri, të ndihmoj sadopak në emancipimin e femrës dhe të shoqërisë në tërësi. Nga ana tjetër, kisha shpenzuar shumë edhe prindërit që për katër vite kishin ndarë nga goja e tyre kafshatën e bukës që të më mbajnë në fakultet në Prishtinë plot katër vjet. Këta, siç duket, do të më largojnë nga detyra vetëm sepse nuk e flas mirë gjuhën serbokroate. Isha shkolluar në Kosovë. Kisha mbaruar për letërsi dhe gjuhë shqipe. Sipas disave, isha e indoktrinuar me separatizëm e irredentizëm shqiptar, siç shpreheshin atëbotë në qarqet komuniste. Megjithatë, nuk u ligshtova ngase nuk e njihja mirë gjuhën serbokroate, duke e parë se edhe ai që po akuzonte dhe më mori në gojë nuk dinte gjë tjetër përveç slloganit të atëhershëm “jugosllovenski patriotizam” (“patriotizmi jugosllav”). Për fatin tim, një anëtare e Komitetit Qendror të LK të Jugosllavisë, një grua nga Sllovenia, e mori fjalën dhe drejtërdrejt iu kundërvu me diskutim kryetarit të Konferencës Aksionale të Lidhjes Komuniste të Krajës duke u shprehur me këto fjalë: “As unë nuk e njoh mirë gjuhën serbokroate ngase jam sllovene dhe kjo nuk do të thotë se rasti duhet të diskutohet këtu e jo më të gjykohet dhe politikisht të merren masa e të denohet“.

Në sallë ra një heshtje. Zonja i përkiste organit më të lartë hierarkik të partisë, kështu që fjala e saj në njëfarë mënyre ishte përfundimtare. Falë diskutimit të kësaj zonje sllovene, arsimtarja e letërsisë dhe gjuhës shqipe nuk pati pasoja të mëdha (nuk mori vërejtje dhe nuk u largua nga puna) megjithëse ajo dhe shumë arsimtarë të tjerë kanë qenë nën vëzhgim të vazhdueshëm në shkollë dhe në rrethin ku vepronin dhe punonin. Vitet kalojnë e ne jemi bashkudhëtarë me to. Në kafenenë “Rozafa”, pas më shumë se 30 vitesh takohemi me përsonin që bëri propozimin në mbledhjen e vitit 1981. Përshendet dhe lutet që të ulet një minutë në tavolinë me ne. “Urdhëroni uluni dhe pini një kafe”, i thashë. “Jo, kafe nuk dua, por dua që ta uroj mësimdhënësen. Kohët kanë ndryshuar. Asnjëherë nuk e ka thënë asnjë fjalë për atë që unë jam shprehur në pranverën e tetëdhjetenjëshit”, tha. “Nuk kam patur nevojë të shqetësohem për asgjë ngase unë kam treguar veten dhe karakterin tim dhe asnjëherë nuk kam ndërmend të bëj revanshe. E vërteta, sado vonë që të vijë, triumfon. Unë atëbotë kam qenë e re, 23 vjeçare, ndërsa sot jam nënë. Tre fëmijët e mi sot kanë kryer fakultete të ndryshme dhe punojnë anekënd trojeve shqiptare. Në familjen tonë sot ka dy doktorë shkencash, juristë, profesorë, mësues, ekonomistë etj”, iu përgjigj mësimëdhënësja. U çua nga tavolina, na përshendeti, u largua në heshtje dhe në largim tha: “Nuk e paskeni humbur procesverbalin”. “Jo”, i thashë, “falim, por nuk harrojmë!”.


12

Kulturë

e enjte, 12 4 maj maj2016 2016

Javore A KOHA KOH

Nga historiku i shtypit shqiptar në Mal të Zi

“Shpresa”, gazetë mision humanitar Gazeta “Shpresa” u botua në kohën e konfliktit të Kosovës dhe iu kushtohej të zhvendosurve kosovarë në Mal të Zi. Numri i saj i parë doli në muajin janar të vitit 1999. Ideja për botimin e saj lindi me qëllim të informimit të të zhvendosurve, por edhe shqiptarëve në Mal të Zi, në këtë periu-

dhë krize. “Duke e parë se të përndjekurit shqiptarë të Kosovës nga pushteti totalitar serb, të cilët erdhën për t’u strehuar në Mal të Zi, ndodheshin në një terr të informimit, tubova disa sish edhe nisëm botimin e gazetës. Pa zyrë, pa kompjuter e telefon, pa mjete financiare”, kujton kryeredakto-

ri i saj Ibrahim Berjashi. Përpos tij, redaksia përbëhej edhe nga Adem Meta, Idriz Berisha, Fatmire Qorraj, Maxhun Shehaj, Fatime Jasiqi dhe Gani Kapllanaj (foto). Gazeta botohej nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe ishte planifikuar që të dalë një herë në muaj.


Kulturë

ë me r

eeenjte, enjte,124 maj 2016

13

Javore KOHA

Në periudhën janar–maj 1999 janë botuar gjithsej katër numra falë mbështetjes së disa donatorëve. Për shkak të problemeve financiare, por edhe përfundimit të krizës së Kosovës dhe kthimit të të zhvendosurve në shtëpitë e tyre, gazeta nuk vazhdoi të dilte më. Por ndonëse doli vetëm katër numra, “Shpresa” e plotësoi misionin e saj, në radhë të parë humanitar dhe kombëtar

Sipas Berjashit, gazeta “Shpresa” është pritur mirë “jo vetëm nga të përndjekurit, por edhe popullata vendore”. Megjithatë, që në fillim gazeta u përball me mungesë të mbështetjes financiare. Në këtë kohë, në Podgoricë botohej një revistë tjetër për refugjatët në gjuhën serbe, e cila financohej nga organizatat humani-

tare ndërkombëtare dhe Komisariati për Refugjatë i Qeverisë së Malit të Zi. “Gazetën ‘Shpresa’ jo që nuk e përkrahnin në aspektin financiar, por bëhej një propagandë kundër saj, duke i quajtur ‘Valët’ gazetë zyrtare e të përndjekurve, ndonëse tekstet në të ishin të përkthyera”, shprehet Berjashi. Nisur nga qëllimi i saj, gazeta “Shpresa” ka trajtuar kryesisht problemet e refugjatëve shqiptarë nga Kosova në Mal të Zi, situatën në Kosovë, informonte mbi përpjekjet e diplomacisë botërore për zgjidhjen e çështjes së Kosovës etj. Në periudhën janar–maj janë botuar gjithsej katër numra falë mbështetjes së disa donatorëve. “Një numër të ‘Shpresës’ e ka financuar Komuna e Ulqinit kur kryetar ishte Skender Hoxha. Numrin 2 Shtabi i Emergjencës në krye me Xhemal Nikën e Gjon Dreshajn, ndërsa numrat 3 dhe 4 Osman Subashiqi, atëherë funksionar i lartë në administratën komunale të Tivarit. Me këtë rast dua të falënderoj edhe firmën ‘Banana’, e cila na ka lejuar përdorimin e kompjuterit dhe të telefonit”, shprehet Berjashi, i cili tregon se gazeta botohej në tirazh prej 500-700 kopje dhe shpërndahej në të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi, ku ishin të strehuar të zhvendosurit nga Kosova. Se gazeta përballej vërtet me vështirësi dëshmon edhe një artikull i redaksisë, i

botuar në numrin 4, ku tregohen arsyet për mosbotimin e numrit të muajit prill dhe bëhet thirrje për mbështetje. “Numrat e deritashëm janë nxjerrë falë sakrificave shumë të mëdha të të gjithë ekipit që ka punuar në gazetë: pa asnjë stimulim material, pa telefon e faks, pa telefon celular, pa automjet, pa zyrë, por me dëshirë shumë të madhe edhe të prirë nga ndjenja humane e kombëtare për të zhvendosurit kosovarë në Mal të Zi e për shqiptarët etnikë në këtë Republikë... Në këto rrethana redaksia është dashur të trokasë nëpër shumë dyer të njerëzve vullnetmirë, të cilët na kanë kuptuar dhe sipas mundësive kanë kontribuar në daljen e këtyre katër numrave të gazetës”, thekson ndër të tjera artikulli. Edhe pse në këtë artikull, thuhet se redaksia është shumë e interesuar për të vazhduar botimin e gazetës “Shpresa”, numri 4 do të jetë numri i saj i fundit. Për shkak të problemeve financiare, por edhe përfundimit të krizës së Kosovës dhe kthimit të të zhvendosurve në shtëpitë e tyre, gazeta nuk vazhdoi të dilte më. Por ndonëse doli vetëm katër numra, ajo e plotësoi misionin e saj, në radhë të parë humanitar dhe kombëtar. I. Kallaba (Artikulli është pjesë e projektit të mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi)

“Duke e parë se të përndjekurit shqiptarë të Kosovës nga pushteti totalitar serb, të cilët erdhën për t’u strehuar në Mal të Zi, ndodheshin në një terr të informimit, tubova disa sish edhe nisëm botimin e gazetës. Pa zyrë, pa kompjuter e telefon, pa mjete financiare”, kujton kryeredaktori Ibrahim Berjashi


14

Kulturë

e enjte, 12 maj 2016

Javore A KOHA KOH

Mbresa me rastin e dekorimit të Cafo Beg Ulqinit me titullin “Kalo

Koha e ridimension Për Koha Javore:

Zyhni Beqiraj

Më është kthyer në një zakon nga i cili nuk shkëputem dot. Sa herë që jam në shtëpi pasditeve, ndjek me shumë interes në televizor “News 24” lajmet te Zëri i Amerikës. Kuptohet se arsyeja është e thjeshtë. Lajmet jepen në një formë krejt ndryshe, rrokin tematika interesante e larg politizimeve, si edhe me një shtrirje rajonale të gjerë, pothuaj nga të gjitha vendet. Kështu ndodhi edhe pasditën e së mërkurës, më 20 prill. Folësi, ndërmjet të tjerave, bën me dije se Presidenti i Republkës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, ndërmjet shumë patriotëve të tjerë, kishte nderuar edhe Cafo Beg Ulqinin me titullin e Nderit ”Kalorës i Urdhërit të Skëndërbeut”. Lajmi që më erdhi papritur jo vetëm më emocionoi, por më krijoi edhe një ndjenjë krenarie. Më së fundi ishte realizuar një kërkesë e bërë pothuaj para tre viteve. Menjëherë, pasi konfirmova saktësinë e lajmit në faqen e Presidentit të Republikës, nëpërmjet mesazheve në FB dhe jo vetëm, komunikova me njerëzit më të afërt të Cafo Begut në Tiranë, Ulqin dhe Amerikë, me qëllimin e mirë jo vetëm për t’i vënë në dijeni, por edhe për t’i uruar. Ndërmjet tyre komunikova edhe me z. Nail Draga, drejtor i Qendrës pë Kulturë në Ulqin, i cili nëpërmjet një mesazhi në

Ky nderim i merituar i Cafo Beg Ulqinit i dhënë pas vdekjes, ndonëse disi i vonuar, që larton figurën e Tij dhe që e vendos në vendin që meriton për shkak të kontributeve të Tij, i bën nder jo vetëm Ulqinit e banorëve të tij, por edhe të gjithë shqiptarëve në trojet e tyre në Malin e Zi. Ai na bën nder edhe ne ulqinakëve të Durrësit, jam i bindur edhe atyre të Shkodrës, si edhe të gjithë atyre ulqinakëve dhe jo vetëm, që me vite dhe dekada kanë emigruar dhe jetojnë në shtete të ndryshme të globit celular më shkroi: “Është një moment emocional e nderimi për Ulqinin. Më së fundi u shpërblye angazhimi jonë së bashku“. Mesazhi i z. Draga dhe përmbajtja e tij, si edhe ato të ardhura nga të afërmit e familjes Alibegu me të cilët komunikova, veç falënderimeve për angazhimin personal dhe në emër të Shoqatës që drejtoj, më lanë të kuptoja se ishin në dijeni për gjithçka, pra jo vetëm për nderimin, por edhe për ceremoninë e zhvilluar në Presidencë. Ky nderim i merituar i Cafo Beg Ulqinit i dhënë pas vdekjes, ndonëse disi i vonuar, që larton figurën e Tij dhe që e vendos në vendin që meriton për shkak të kontributeve të Tij, i bën nder jo vetëm Ulqinit e banorëve të tij, por edhe të gjithë shqiptarëve në trojet e tyre në Malin e Zi. Ai na bën nder edhe ne ulqinakëve të Durrësit, jam i bindur edhe

Figura, jeta dhe vepra e Cafo Beg Ulqinit duke qenë e materializuar jo vetëm në shkrime, libra apo dhe këngë, por edhe në vepër arti, si edhe duke u vendosur në vendin më të dukshëm, diku sa më pranë bashkëvendasve të Tij, do të përcjellë simbolikisht të përjetësuar jo vetëm figurën e kontributin e Tij, por edhe patriotizmin ulqinak, pjesë e çmuar dhe e rëndësishme e patriotizmit dhe historisë së kombit shqiptar

atyre të Shkodrës, si edhe të gjithë atyre ulqinakëve dhe jo vetëm, që me vite dhe dekada kanë emigruar dhe jetojnë në shtete të ndryshme të globit. Por si erdhëm në këtë moment tejet të rëndësishëm homazhi e nderimi të merituar? Pothuaj tre vite më parë, me një shkresë të firmosur nga unë, në cilësinë e kryetarit të Shoqatës Kulturore “Ulqini” - Durrës, përcolla në Presidencë propozimin për nderimin e Cafo Begut, nderim i cili për hir të së vërtetës ishte inicuar nga Ulqini. Ky propozim erdhi edhe si rezultat i nderimit të bërë gjatë një veprimtarie në dhjetor 2012, nga Shoqata Kulturore “Ulqini” Durrës, në kuadrin e 35-vjetorit të ndarjes nga jeta të Cafo Begut. Viti 2013 ishte viti jubilar i Cafo Beg Ulqinit pasi përmbante: 120-vjetorin e lindjes, 90-vjetorin e zgjedhjes si shqiptari i parë kryetar i Komunës Ulqin, si edhe 70-vjetorin e zgjedhjes së Tij si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Ndaj, për të gjitha këto arsye që tregonte momenti, por edhe detyrimi, bisedova me z. Nail Draga në Ulqin për organizimin e një veprimtarie kushtuar Cafo Beg Ulqinit. Ideja dhe iniciativa për dekorimin e tij i takon Ulqinit, që kërkoi edhe angazhimin tonë. Kështu, propozuesit për nderimin e Tij në këtë kuadër ishin: Qendra për Kulturë Ulqin, Shoqata “Art


Kulturë

e enjte, 12 maj 2016

15

KOH Javore A KOHA

orës i Urdhrit të Skënderbeut”

nimit të figurës së tij

Club” - Ulqin, të cilëve iu bashkua edhe propozimi nga Shoqata Kulturore “Ulqini” - Durrës. Gjithashtu, nga ana jonë, pra Shoqata Kulturore “Ulqini” - Durrës, sipas propozimit nga Ulqini, u pranua që ceremonia e nderimit, duke menduar se ky nderim do të ndodhte shpejt, të zhvillohej në Durrës. Kjo do të organizohej edhe për një arsye tjetër kuptimplote, sepse sipas monografisë së shkruar nga Fahri Buçinca, origjina e Cafo Beg Ulqinit ishte nga Durrësi, pasi familja e tij para 350 vitesh ishte larguar nga Durrësi për në Shkodër, e pastaj për në Ulqin. Fotot e publikuara në internet nga pjesëmarrja tregonin seriozitetin me të cilin ishte kryer ceremonia e dekorimit jo vetëm për Cafo Begun, por edhe për personalitetet e tjera e me kontribute patriotike. Sigurisht, për të gjitha arsyet që lidhen me angazhimet e mia, por edhe

përgjegjësitë përfaqësuese si kryetar i Shoqatës Kulturore “Ulqini” - Durrës, do të kisha mirëpritur me dëshirë ftesën që të isha i pranishëm në ceremoninë e organizuar. Mirë do të ishte që të paktën të njoftohesha nga z. Nail Draga për ceremoninë që zhvillohej. Edhe pse kjo nuk ndodhi, personalisht, por edhe në takime me ulqinakë me banim në Durrës, e kam përcjellur me respekt dhe nderim dekorimin dhe dhënien e titullit Cafo Beg Ulqinit. Njohja e jetës dhe e veprës patriotike të Cafo Begut, nëpërmjet monografisë në prag të jubileve të jetës së Tij, si dhe në pritje të dekorimit të merituar, më ndihmuan ta njoh më në mënyrë të plotë kontributin e Tij. I frymëzuar nga jeta e vepra patriotike e Tij në shërbim të çështjes kombëtare, si dhe bashkimit të trojeve shqiptare, unë asokohe shkrova në vargje e melodi një këngë, të cilën ia kushtova kësaj figure emblematike të shqiptarizmit. Këngën e titullova: “Kang’ për Cafo Beg Ulqinin”. Kjo këngë, sot e realizuar dhe e shoqëruar me disa foto të tij, dhe jo vetëm, nëpërmjet një klipi transmetohet në Youtube. Ndër të tjëra, në vargjet e kësaj kënge them: “Plot me mall të zemrës flakë, tan’ Ulqini i këndon djalit, Cafo Begut trim me fletë, luftëtarit sokol malit, Burr’ kuvendi, prijs bajraku, atdhetari ulqinaku”. Ai djep ku nana t’rriti, ishte djepi shqiptarisë, Shtëpi për ty ish tan’ Ulqini, Cafo Beg balli trimnisë, Për Ulqin e për Shqipëri, si rrallë kush punove ti! Cafo Beg i Ulqinit, si shqiponja e malit për ne, Se një jet’ bashk’ me shok’ ti luftove, Për flamur dhe për atdhe. Cafo Beg i Ulqinit, fjala jote isht’ ar e flori, N’çdo kuvend ti gjithmon’ lart e çove, Emrin e t’bukrit Ulqin. Cafo Begu, djali Ulqinit, ti trim simboli hej për liri, Cafo Begu, burri Ulqinit, ti luftëtari rrallë o për Shqipëri”! Asokohe angazhimi im, ashtu si edhe interesimi për kryerjen e nderimit në kohë, edhe pse qe i pareshtur, nuk e dha rezultatin, ndaj nuk u realizua në atë periudhë që ne e kërkonim për t’i bërë nderimet më shumë se të duhura popullore, me

një veprimtari simbol, me pjesëmarrje të gjerë e që do të përcillte tërë nderimin e merituar dhe të pamatë për të. Në gjykimin tim, me nderimin e Tij tashmë ka ardhur koha e disa angazhimeve më të veçanta. Përpos nderimit me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skëndërbeut”, plotësisht i merituar, mendoj se është koha e ridimensionimit të figurës së Cafo Beg Ulqinit. Mendoj se duhen nxjerrë në pah dhe evidentuar edhe më shumë vlerat dhe kontributet e tij nën një këndvështrim të ri lidhur edhe me zhvillimet e fundit rajonale e demokratizuese. Angazhimet e Tij jo vetëm si kryetar i Komunës së Ulqinit, por edhe për mbrojtjen dhe çështjen e bashkimit të trojeve shqiptare, si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, njëherësh edhe si anëtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, i Kuvendit Kushtetues për shkak të përfaqësimit si deputet i Ulqinit, gjithashtu edhe si themelues i Komitetit dhe Kongresit për Mbrojtjen e tokave shqiptare, janë vlera dhe kontribute të pashoqe që rrallëkush i ka dhënë. Gjithashtu, ky nderim i lartë i materializuar në Çertifikatë dhe Medaljon, nuk duhet të mbesë i ruajtur apo i arshivuar diku në sirtare të orendive shtëpiake, apo edhe në dhoma muzeale dhe i mbyllur brenda katër mureve, në pritje që ndonjë ciceron të flasë për të. Ky titull i lartë, “Kalorës i Urdhërit të Skëndërbeut”, edhe pse i dhënë pas vdekjes, i bën nder edhe Ulqinit, duke qenë njëherësh pa dyshim edhe vlerë e shtuar e kontributeve patriotike e kësaj treve të lashtë ilire, e cila si gjithmonë edhe sot, e ndriçon edhe më shumë historinë tonë kombëtare, duke qenë pjesë e saj. Prandaj figura, jeta dhe vepra e Cafo Beg Ulqinit duke qenë e materializuar jo vetëm në shkrime, libra apo dhe këngë, por edhe në vepër arti, si edhe duke u vendosur në vendin më të dukshëm, diku sa më pranë bashkëvendasve të Tij, do të përcjellë simbolikisht të përjetësuar jo vetëm figurën e kontributin e Tij, por edhe patriotizmin ulqinak, pjesë e çmuar dhe e rëndësishme e patriotizmit dhe historisë së kombit shqiptar. (Autori është kryetar i Shoqatës Kulturore “Ulqini” – Durrës)


16

Kulturë

e enjte, 12 maj 2016

Javore A KOHA KOH

Mbi recensionin e prof. dr. Izaim Murtezani për projektin Eposi i Kr

Projekt i gjakosjes pas rrënjëve të historisë Në përurimin e projektit “Eposi i Kreshnikëve - monument i trashëgimisë kulturore shqiptare në Ballkan: Kosovë, Shqipëri, Mal i Zi, Maqedoni, Serbi”, që u mbajt në Shkup, prof. dr. Izaim Murtezani, nga Instituti i folklorit në Shkup u paraqit me recensionin e vet, të cilin në këtë numër të Koha Javore po e paraqesim në tërësi “Një ndër njohësit më të thellë të metafizikës së qenies njerëzore, qoftë në rrafshin individual ose kolektiv, Martin Hajdeger me të drejtë gjykon se gjuha është shtëpia e qenies. Nëse këtë gjykim të tij e modifikojmë në kontekstin tonë, atëherë pa fije dyshimi mund të konstatojmë se themeli i kësaj shtëpie të qenies, sidomos të asaj kolektive është me siguri etnokultura, nënkuptohet me të gjithë parametrat e përbërësve të saj. Po qe se i veçojmë njësitë më sinjifikative etnokulturore që specifikojnë qenien tonë identitare, atëherë padyshim se krahas Kanunit të Lekë Dukagjinit, eposi i kreshnikëve është arketipi ynë më i madh etnokulturor, madje i denjë për t’u krahasuar edhe me epet më të mëdha të popujve të lashtë të qytetëruar”, u shpreh në fillim prof. Murtezani dhe vazhdoi: “Projekti me titull “Eposi i Kreshnikëve monument i trashëgimisë kulturore shqiptare në Ballkan: Ko¬so¬vë, Shqipëri, Mal i Zi, Maqedoni, Serbi” vjen në një kohë të agonisë së kulturave me taban autentik, pasi kthetrat e globalizmit kanë depërtuar gjithnjë e më thellë në çdo segment të jetës shoqërore. Si i tillë, projekti në fjalë edhe më shumë përfiton në peshë pasi mëton të shpëtojë ndoshta reliktet e fundit, apo frytet e homerëve të fundit të një kulture gjenuine gojore që çuditërisht edhe më tej po mbijeton në këtë cep të Ballkanit, madje duke sfiduar realitetin në të cilin jetojmë. Kryearkitekti i këtij projekti, dr. Zymer Neziri, njëri ndër epikologet më të pasionuar dhe më të mëdhenj shqiptar, por edhe më gjerë, ka arritur që brenda

një harku të shkurtër kohor, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, të sistematizojë dhe koleksionojë 15 vëllime të reja me këngë kreshnike, përkatësisht mbi 100 mijë vargje popullore duke begatuar kështu tejmase fondin e këtij lloji të trashëgimisë sonë shpirtërore. Thuhet me të drejtë se niveli i përkujdesjes ndaj trashëgimisë kulturore pasqyron edhe nivelin e qytetërimit të një bashkësie të caktuar etnike, andaj projekti në fjalë ka një mision të kësaj natyre, përkatësisht pretendon që të mbindërtojë dhe të përforcojë pikërisht një shtyllë tejet fundamentale etnokulturore, nënkuptohet gjithmonë në funksion të freskimit të kujtesës dhe mbamendjes kolektive. Brendia e këngës, sidomos ajo e natyrës kreshnike, si asnjë zhanër tjetër, ngërthen në vetvete kodet më tipike të etosit tonë që është formësuar nëpër rrugët e ndryshme të zhvillimit historik. Ata që e fetishizuan këngën, apo që i dhanë kuptim poezisë popullore, siç ishte Herderi e cilësoi atë si “vulë të shpirtit”, “arkivë të kombit”, “zë i gjallë i kombit”. Ajo, sipas tij, ishte shprehje e përsosmërisë së kombit, pasqyrë e ndjenjave të tij, reflektim i synimeve të tij drejt majave kah të cilat aspironte”. Ndërkaq, një pionier tjetër gjerman i romantizmit Vilhelm Grim shkonte dhe më larg dhe këngës i atribuonte prejardhje hyjnore. Nënkuptohet se edhe rapsodi shqiptar e himnizonte atë dhe i jepte konotacione të shenjta, madje në veri të Shqipërisë besohej se shtëpia pa lahutë nuk mund assesi të kishte mbarësi.

Këngët, sidomos me taban të lashtë krijues, siç është edhe eposi i kreshnikëve, janë thesar i shkencës së popullit dhe religjionit të tij, teogonisë dhe kozmogonisë së tij. Ato janë një lloj teatri i të bëmave madhështore të etërve, ravijëzojnë gjurmët e historisë së tyre, bartin përshtypjen e zemrave të tyre, përshkruajnë jetën brendashtëpiake, por edhe jashtë saj, përshkruajnë ambivalencën shpirtërore me dy antipodet e saja – gëzimin dhe hidhërimin”. Prof. dr. Izaim Murtezani duke elaboruar mbi rolin dhe rëndësinë e projektit në fjalë theksoi: “Projekti të cilin e promovojmë sot para jush, përkatësisht 15 vëllimet e tij në dorëshkrim janë prodhim i një pune promethiane, këmbëngulëse, sistematike dhe të paepur të bartësve të tij që mëtojnë të pasurojnë panteonin tonë kombëtar. Përdorimi i një metodologjie tejet të avancuar me standarde më të larta shkencore që nuk paraqet tanimë edhe ndonjë risi për epikologun e regjur Zymer Neziri ndikon që ky projekt të mos ngërthejë vetëm vlera gnoseologjike (njohëse), apo letrare, por edhe ato etnomuzikologjike, por sigurisht edhe më gjerë. Kjo të lë të nënkuptosh se autori i tij është përkujdesur që këngët të regjistrohen jo vetëm tekstualisht, por të sigurohet edhe video-inçizimi i tyre, pasi dihet mirëfilli se çdo njësi folklorike posedon veç tekstit, edhe teksturën (përkatësisht mënyrën e interpretimit, veçoritë gjuhësore, etj), por edhe kontekstin e ekzekutimit. Si rrjedhojë, frytet e këtij projekti paraqesin padyshim një arritje historike në fushën e albanologjisë, pasi pretendojnë


Kulturë

e enjte, 12 maj 2016

17

Javore KOHA

reshnikëve

që në të ardhmen të vihen në funksion të thellimit të hulumtimeve të mëtejme teorike shkencore”. Recensuesi Murtezani në qasjen e vlerësimit të projektit në përurim konfirmoi: “Vlera e këtij projekti është edhe më e madhe duke pasur parasysh faktin e përfshirjes në brendinë e tij të gjeografisë gjithëshqiptare pa marrë parasysh kufijtë administrativë. Tanimë dihet se burimi, apo shtrati parak i këtyre këngëve mbetet zona veriore e Shqipërisë, por edhe Kosova, por pse jo edhe pjesa shqiptare e Maqedonisë. Këto ishin treva periferike që në vazhdimësi u përballën me sfidat e kohës për ta ruajtur qenësinë e tyre kombëtare. Në këtë frymë, një numër i madh i studiuesve duke përfshirë edhe Lambercin konsiderojnë se këngët kreshnike jo vetëm që janë të lashta, por ato zbresin thellë në kohë, madje në kohën e depërtimit të sllavëve nën Danub dhe në Ballkan dhe ruajnë kujtimin për luftërat e hershme të ilirëve, apo shqiptarëve kundër sllavëve, të cilët depërtuan rreth viteve 700 dhe 800. Këto beteja të vogla zhvilloheshin në vijën e një kufiri etnik lëvizës dhe në këtë lëvizshmëri qëndronte e tërë prapavija tragjike e ngjarjeve, sepse çdo pëllëmbë toke e humbur ishte tashmë një cungim i ndjeshëm i hapësirës së tyre jetësore. Jorastësisht, motivin themelor të konfliktit tragjik, teoriceni i njohur francez Rolan Bart, e vëren në hapësirën e cunguar që nuk mund të ndahet mes palëve të konfrontuara. Nga ana tjetër është fakt i njohur se kufijtë ku kryqëzohen konflikte dhe kultura të ndryshme çdoherë paraqesin burime dhe potenciale të volitshme të krijimit të veprave madhore artistike. Në funksion të

këtij konstatimi, Mihail Bahtin është edhe më i qartë duke theksuar se çdo akt kulturor jeton në kufi. I mënjanuar nga kufiri ai humb qenësinë e vet, mbetet i zbrazur dhe fashitet. Në frymën e një logjike të tillë edhe kryevepra e letërsisë shqipe “Lahuta e Malësisë” ishte prodhim i ngjarjeve dramatike që u zhvilluan në kufirin tonë verior me rastin e përcaktimit arbitrar të kufijve ndërshtetërorë që cungonin dukshëm trojet tona shqiptare. Megjithatë, edhe përkundër vlerësimeve të mësipërme dedikuar ngjizjes të lëndës së eposit të kreshnikëve, nuk mund të mohohet edhe e dhëna se struktura e tij përmbajtësore i ngjason një palimpsesti të vërtetë, pasi çdo periudhë kohore ka lënë gjurmët e veta në brendinë e tij, madje ndonjëherë vështirë është të përcaktohet se ku fillon miti e ku përfundon historia dhe anasjelltas. Pikërisht, ky fakt apo polistadialiteti i tij bën që ai, përkatësisht eposi heroik t’i ngjasojë figurës mitologjike të Laokontit që mishëron metaforën e paqartësisë, enigmës hermetike, apo mallkimin e shumëkuptimësisë, përkatësisht mallkimin e të lexuarit ndryshe. Ndoshta pikërisht edhe këtu qëndron bukuria e veprave të mëdha që sendërtojnë objektin estetik nëpërmjet mediumit të gjuhës. Akti i gjuhës është akt i fiksionit, thekson teoricieni i njohur Zherar Zhenet. Ndërkohë, fiksioni paraqet një hapësirë të gjerë të interpretimit të tij. Projekti në fjalë ngërthen mes tjerash edhe një vëllim me këngë kreshnike, të vjelura te shqiptarët e Maqedonisë, veçmas në disa fshatra të Kërçovës, Tetovës, Gostivarit dhe Karadakut të Shkupit. Ky fakt përdëfton se këngët kreshnike kanë pasur një trajektore të gjerë hapësinore të praktikimit

të tyre, madje këngëtimi i tyre, ka ndjekur një rrugë specifike, sidomos në disa zona të Maqedonisë, duke filluar nga treva e Dervenit të Shkupit e deri në Kërçovë. Në të vërtetë, në zonat në fjalë, ai i është nënshtruar një interpretimi polifonik, përkatësisht dyzërëshit si një risi që i kundërvihet interpretimit monofonik, apo njëzërëshit në pjesën veriore shqiptare ku ai gjithsesi është më frekuentues, madje atje edhe mund ta ketë burimin parak. Ndërkohë, etnomuzikologu Benjamin Kruta duke iu referuar edhe dyzërëshit që krijohet në raportin zë – lahutë, shprehet në favor të një klime të hershme polifonike që duhet të ketë zotëruar për një kohë të gjatë edhe në mbarë trevat shqiptare veriore. Si dëshmi me vlerë në mbështetje të kësaj hipoteze, shërben edhe fakti se mbi trevat shqiptare veriore, në trojet e vjetra ilire të Malit të Zi, të Kroacisë e veçanërisht të Bosnjës e të Hercegovinës, si trevat më malore e ndoshta të sllavizuara më vonë se të tjerat, është e pranishme edhe sot një polifoni vokale, kryesisht dyzërëshe, të cilën nuk e kishin sllavët kur zbritën në këto troje. Rrënjët e këtij dyzërëshi duhet kërkuar në nënshtresën polifonike vokale të trevave të vjetra ilire, përkatësisht si një trashëgim i huazuar nga fiset e lashta ilire”. Në fund të recensionint, prof. dr. Izaim Murtezani pa ngurrim dhe me plot gojë u shpreh: “Projekti për të cilin flasim sot përdëfton se dr. Zymer Neziri së bashku me bashkëpunëtorët e tij të terrenit gjakojnë pas rrënjëve të historisë kombëtare, zbulojnë nën pluhurin e harresës artefakte shpirtërore që meritojnë admirimin tonë. Konditat specifike në të cilat jetojmë ndikojnë që autorët e projektit të marrin përmasat e rilindësve dhe të kodifikojnë artefakte që ndërlidhen me kujtime të hershme të bashkësisë. Dihet se shekulli i ideologjive kombëtare vazhdon të ketë si synim gjakimin pas lashtësisë absolute, përkatësisht pas kodeve të origjinës etnike. Nëpërmjet konservimit të këtyre këngëve mundësohet dialogimi me stërgjyshërit tanë duke ruajtur vijën e vazhdimësisë së komunikimit historik mes tyre dhe mes nesh, por edhe atyre që do të vijnë më pas. Filozofi Fihte duke u përcjell gjermanëve mesazhin e paraardhësve të tyre theksonte: paraardhësit tuaj u thërrasin: “jeni përfaqësuesit tanë, përcilleni kujtimin tonë të lavdishëm tek ata që vijnë më pas, ashtu siç ka mbërritur deri te ju dhe pastaj sa të lavdëruar do të jeni që e keni pranuar dhe që jeni pasardhësit tanë”. (Përgatiti: Sh. Hasangjekaj)


18

Kulturë

e enjte, 12 maj 2016

Javore KOHA

tr ësh

im

Pasqyrues objektiv V

Gjekë Gjonaj

Në botim të Institutit Albanologjik të Prishtinës doli nga shtypi libri më i ri i Dr. Bahri Briskut me titull “ Ndriçime hulumtimesh dhe kontributesh për çështjen shqiptare”. Ky botim prej 220 faqesh i sistemuar me mjeshtri në shtatë kapituj është përmbledhje punimesh të botuara nëpër gazeta e revista të ndryshme në hapësirën mbarëshqiptare që kanë të bëjnë me ndriçimin , hulumtimin dhe shtjellimin e shumë temave në fushën e shkencës, historisë, dhe kulturës shqiptare. Libri njëherazi është edhe përmbledhje e aktiviteteve dhe kontributit që autori ka dhënë për çështjen kombëtare në përgjithësi. “ Ndriçime hulumtimesh dhe kontributesh për çështjen shqiptare” është një pasaportë për punën e madhe kërkimore shkencore të studiuesit të mirënjohur ulqinak, dr. Bahri Briksut, i cili gjithë veprimtarinë e tij intelektuale ia ka kushtuar popullit të tij , për të cilin shkriu një jetë të tërë. Të gjitha energjitë intelektuale, fizike dhe emocionale për afro gjashtë dekada të veprimtarisë së tij krijuese i la në dispozicion të shkencës, të krijimtarisë dhe të çështjes shqiptare. Gjithë veprimtaria e tij shkencore letrare, publicistike dhe

“Ndriçime hulumtimesh dhe kontribute për çështjen shqiptare” është një pasaportë për punën e madhe kërkimore shkencore të studiuesit të mirënjohur ulqinak, dr. Bahri Briksut, i cili gjithë veprimtarinë e tij intelektuale ia ka kushtuar popullit të tij , për të cilin shkriu një jetë të tërë publike përshkohet me ndjenja të zjarrta atdhedashurie me mesazhe të qarta optimizmi dhe qëndrese. Me rezultatet e pakontestueshme nga fusha e arsimit, gazetarisë, gjuhësisë, letërsisë, folkloristikës, historisë, detarisë dhe autoktonisë shqiptare arriti të gjurmojë mjaft thellë kulturën materiale dhe shpirtërore të shqiptarëve dhe të luftojë për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi, në Kosovë, në Maqedoni dhe në diasporë. Ky personalitet i dalluar në fushën e shkencës dhe kulturës shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX dhe në fillim të shekullit XXI në këtë vepër pasqyroi objektivisht realitetin shqiptar. Studimet e botuara në këtë libër janë me interes kombëtar. Ato hedhin dritë për shumë çështje me vlerë të veçantë për popullatën shqiptare të Ulqinit në veçanti dhe për shqiptarët në përgjithësi. Në pjesën më të madhe të këtij libri autori trajton tema të bollshme historike, arkeologjike, letrare dhe folklorike shqiptare, duke filluar nga ritet pagane si dëshmi e patjetërsueshme e etnogjenezës shqiptare, për të vijuar me kontributin e detarëve dhe kusarëve në mbrojtjen

Studiuesin Bahri Briskun nuk e lodhën të këqiat e burgjeve të Malit të Zi, Maqedonisë, Kosovës, të Malit të Zi e as burgu ndëshkimor i Beogradit. Përkundrazi nga qelitë e këtyre burgjeve doli edhe më i fortë se sa hyri në to. Dashuria e tij për kombin ishte shumëherë më e fuqishme se pesë burgimet dhe dënimet për motive të ndryshme politike në kohën e sitemit komunist në ish – Jugosllavi

dhe ruajtjen e qenësisë kombëtare, mbishkrimin Johani-Bolani i Kalasë së Ulqinit, Epin e Gilgameshit i cili i ka rrënjët përpara katër mijë vjetëve, kultet e mitologjisë greke në detarinë shqiptare, elementet mitiko-përrallore ilire , simbolet e kulteve ilire në mjetet e lundrimit, piraterinë shqiptare, masakrimin e detarëve ulqinakë, pastaj për aktivitetin dhe kontributin e Partisë së Unitetit Kombëtar si parti e parë gjithëshqiptare për të drejtat e shqiptarëve , etj. Kjo vepër dëshmon se Dr. Briksu edhe pse në moshë të thyer, 83 vjeç , nuk “ dorëzohet”, por vazhdon të shkruajë për shqiptarët me fakte e argumente shkencore, të cilat janë një bazë e mirë për hulumtuesit e ardhshëm, meqë asgjë nuk është e fundshme por çdo herë duhet të gjurmohet dhe të shënohet, sepse çdo ngjarje historike që nuk shkruhet ajo harrohet ose bastardohet. Studiuesin Bahri Briskun nuk e lodhën të këqijat e burgjeve të Malit të Zi, Maqedonisë, Kosovës, të Malit të Zi e as burgu ndëshkimor i Beogradit. Përkundrazi nga qelitë e këtyre burgjeve doli edhe më i fortë se sa hyri në to. Dashuria e tij për kombin ishte shumëherë më e fuqishme se pesë burgimet dhe dënimet për motive të ndryshme politike në kohën e sitemit komunist në ish – Jugosllavi. Personaliteti i tij shumëdimensional vazhdon të jetë aktual dhe i nderuar në qarqet intelektuale shqiptare. Ai ishte dhe mbeti një shembull dhe një inspirues i fuqishëm për studiuesit e rinj shqiptarë se si duhet t’i shërbejnë çështjes kombëtare.


KulturĂŤ

e enjte, 12 maj 2016

i realitetit shqiptar

19

Javore KOHA


20

Panoramë

e enjte, 12 maj 2016

Javore KOHA

Këngëtarja Eneda Tarifa, e cila përfaqëson Shqipërinë me këngën e saj “Përrallë”, do të këndojë sonte në natën e dytë të Festivalit të Këngës në Eurovizion, i cili zhvillohet në Stokholm të Suedisë. Në natën e parë gjysmëfinale të Festivalit, e cila u zhvillua të martën, janë kualifikuar në finale përfaqësuesit e Azerbajxhanit, Rusisë, Holandës, Hungarisë, Kroacisë, Austrisë, Armenisë, Republikës Çeke, Qipros dhe Maltës, ndërsa nuk është kualifikuar Mali i Zi. Krahas dhjetë finalistëve që do të dalin nga nata e dytë gjysmëfinale, në finale janë kualifikuar automatikisht vendi mikpritës Suedia, si dhe vendet e pesë të mëdhenjve - Italia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Spanja. Sipas sondazheve, këngët më të pëlqyera që kanë shans për të fituar trofeun e edicionit të 61-të janë Franca, Rusia, Kroacia, Ukraina, Australia dhe Malta, ndërsa këngës shqiptare me kompozim të Olsi Toçit dhe orkestrim të Shpëtim Saraçit, e cila u shpall fituese e Festivalit të 54-të të Radio Televizionit Shqiptar i jepen pak gjasa.

Eneda Tarifa këndon sonte në natën e dytë gjysmëfinale të Eurosongut

„Agnus Dei” merr çmimin e shtatëdhjetë ndërkombëtar

Filmi “Agnus Dei” me skenar e regji të Agim Sopit, ka fituar Çmimin e filmit më të mirë ndërkombëtar “Best International Film” në Reykjavik International Film Festival, në Islandë. Në arsyetimin e jurisë profesionale, të cilin e përcjell ekipi i filmit të prodhuar nga AS Film Production nga Prishtina, “Agnus Dei” është cilësuar si “një film i dimensioneve të thella, një festë e imazhit poetik, një film i ndjeshmërive të rafinuara, një vepër e dizajnuar me saktësi e balans” (R. Ebart). Ditë më parë, filmi “Agnus Dei” ka fituar edhe Çmimin e regjisorit më të mirë në Los Angeles World Film Festival i cili është mbajtur në Crest Westwood Theater të Los Angelesit. Me këto dy çmime “Agnus Dei” shënon një jubile të sukseseve: Çmimin e 70 (shtatëdhjetë) ndërkombëtar. Gjatë muajit maj dhe qershor, “Agnus Dei” do jetë pjesë e programeve zyrtare edhe të disa festivaleve të rëndësishme, si: New York City International Film Festival - New York, World Festival of Emerging Cinema në St. Augustin, Trinidad & Tobago, London International Film Festival – Londër, në Brazil International Film Festival - Rio de Janeiro, Polish International Film Festival – Varshavë, në Coral Cost International Film Festival – Sardenja Itali etj.


Fotografia e javës

e enjte, 12 maj 2016

21

KOH Javore A KOHA

LIRIDONA GJOKAJ PERËNDIMI

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

„Qesh pak, shiko këtu”


22

Mozaik

e enjte, 12 maj 2016

Javore KOHA

Fokus

Roli jetik i mediave Për Koha Javore:

Frank Shkreli Nju Jork

Në këtë ditë të Lirisë së Shtypit në botë, gjendja e gazetarëve dhe e lirisë së tyre të veprimit dhe të kryerjes së detyrës së tyre që ata kanë ndaj shoqërisë dhe shteteve ku jetojnë, veçse vjen e keqësohet anembanë botës. Sipas statistikave, nga viti 1992, anembanë botës janë vrarë 1,189 gazetarë e gazetare. Ndërsa në raportin që botoi muajin e kaluar organizata joqeveritare Freedom House -- e cila raporton dhe mbështet demokracinë, lirinë politike, lirinë e shtypit dhe të drejtat e njeriut anembanë botës – thuhet se sipas matjes së saj sot vetëm 13 për qind e popullësisë botërore gëzon lirinë e shtypit, ndërsa pothuaj gjysma e popullësisë botërore (46 %), nuk e gëzon këtë liri në asnjë formë. Ente të ndryshme mediatike, me rastin e kësaj dite të lirisë botërore, i kanë bërë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara që të caktojë një përfaqësues të posaçëm për t’u kujdesur për sigurinë e gazetarëve në kryerjen e detyrës së tyre, me qëllim që të ndihmojë dhe të mbështesë të gjithë gazetarët dhe korrespondentët e mediave tradicionale dhe të atyre elektronike, anembanë botës, ashtu që të kenë mundësi të zhvillojnë veprimtarinë e tyre të lirë dhe pa frikë ndëshkimi për punën e tyre si gazetarë e gazetare. Duke shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Kryetari i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, njëkohsisht edhe Ministër i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier u shpreh se, “Sot ne kujtojmë me nderim gazetarët anembanë botës, të cilët përballin rreziqet, dhunën, persekutimet dhe frikësimet, në përpjekjet e

tyre të përditshme për të raportuar të vërtetën.” Kryediplomati gjerman dhe kryetari i OSBE-së shtoi se, “Media e lirë dhe e pavarur është një gur themel i pazëvendësueshëm për mbarëvajtjen e një shoqërie të lirë dhe demokratike”. Ai nënvijoi se në këtë fushë, OSBE-ja, “Luan një rol jetik duke përcaktuar dhe duke mbrojtur standardet e përbashkëta, në promovimin e këtij parimi për lirinë e medias”, shtoi Ministri i Jashtëm gjerman. Ndërsa përfaqsuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviq tha me këtë rast se, “Kjo ditë na kujton rëndësinë që luan media e lirë si dhe rolin thelbësor që ajo luan në

shoqërinë civile. Gazetarët anembanë botës”, shtoi ajo, “përfshirë edhe ata që punojnë në rajonin e vendeve anëtare të OSBE-së, po veprojnë gjithnjë e më shumë në kushte të vështira pune.” Ndërsa në emër të Bashkimit Europian (BE), Përfaqsuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, në deklaratën e saj me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, nënvizoi se, “E drejta e lirisë së opinionit dhe e të shprehurit përfshin edhe lirinë për të kërkuar, për të marrë dhe për të shpërndarë informacionin.” Ky, tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, “Është çelësi kryesor i qeverisjes dhe zhvillimit demokratik në përgjithë-


Mozaik

e të lira

si. Njerëzit kanë nevojë të informohen plotësisht dhe objektivisht me qëllim që të bazuar në informacionin e marrë, të kenë mundësi të formojnë opinionin e vet dhe të marrin pjesë në proceset vendim-marrëse që afektojnë jetën e tyre të përditshme.” Federica Mogherini theksoi gjithashtu se, “Liria e informacionit ndihmon për një qeverisje më të mirë, ndërkohë që mbështetë dhe përforcon transparencën në jetën publike dhe mund të përdoret për të mbajtur përgjegjëse qeveritë dhe përfaqësuesit e klasës politikë për veprimet e tyre, sidomos në fushën e shkeljes së të drejtave të njeriut dhe të korrupsionit.”

e enjte, 12 maj 2016

23

Javore KOHA

Anembanë botës, 3 Maji shënoi Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit e deklaruar si e tillë nga Asamblea e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me qëllim për të nënvijuar rëndësinë e lirisë së shtypit anembanë botës dhe njëkohësisht për t’u kujtuar qeverive anëtare të OKB-së, detyrën dhe përgjegjësinë e tyre për të respektuar lirinë e të shprehurit, ashtu siç përcakton neni 19 i Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut të vitit 1948 dhe Deklarata Ndërkombëtare e Windhoek e vitit 1991, një deklaratë kjo parimesh sepicifike mbi lirinë e shtypit. Është interesant një fakt tjetër historik, ndoshta pak i njohur, se këtë vit Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, bie gjithashtu edhe në 250-vjetorin e Aktit të parë në botë në mbështetje të lirisë shtypit, miratuar më 1776, në Suedi Në deklaratën e saj me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Përfaqësuesja e BE-së dënoi gjithashtu frikësimet dhe dhunën që po përdoret në rritje e sipër ndaj gazetarëve anembanë botës ndërsa shprehu vendosmërinë e entit që ajo përfaqëson, “Për të promovuar dhe për të mbështetur lirinë e të menduarit dhe të shprehurit, për të gjithë dhe kudo, bazuar në parimet e barazisë, mosdiskriminimit dhe universalitetit – nepërmjet cilësdo media që ata dëshirojnë dhe pa pengesa kufijsh. Kjo është e drejta juaj”, përfundoi deklaratën e saj Federica Mogherini. Sipas organizatave të ndryshme botërore që merren me të drejtat e njeriut dhe veçanërisht me lirinë e medias në përgjithësi edhe këtë vit, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit e gjenë median, në pjesën më të madhe të botës, në një atmosferë frikësimi, dhune, autocensure dhe tensionesh publike dhe private. Ndërkohë që qeveritë e ndryshme anembanë botës, kanë shtuar masat e tyre shtypëse në këtë fushë -- me legjislacion dhe pa legjislacion – për të kontrolluar dhe për të shtypur lirinë e medias, jo vetëm nga qeveritë por edhe nga interesa të ndryshme private të korruptuara, që mund të jenë të lidhura direkt ose indirekt me qeverinë ose përfaqësues të saj. Arkitekti i fjalës së lirë, Thomas Xhefersoni ka thënë se shtypi, që me të vërtetë është i lirë të hetojë dhe të kritikojë qeverinë, është absolutisht i domosdoshëm për demokracinë e një vendi që praktikon vetëqeverisjen. Si rrjedhim, mbarëvajtja politike dhe ekonomike e një vendi, varet nga qytetarët e edukuar dhe të mir-informuar. Ai ka thënë gjithash-

tu se “ndonëse qeveritë tona duhet të bazohen dhe të veprojnë sipas opinionit të shprehur dhe të lirë të popullit, atëherë si rrjedhim, objektivi i parë duhet të jetë që kjo e drejtë, pra e drejta e lirisë së shtypit, duhet të ruhet dhe të kultivohet”. Ndryshe nga shumica e udhëheqësve të sotëm botërorë, Xhefersoni besonte në triumfin përfundimtar të së vërtetës si dhe në lirinë e fjalës dhe të përhapjes së lire të ideve dhe besonte njëkohësisht në shtypin e lirë si një mjet për të arritur tek e vërteta përfundimtare. Por sot, sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës së Korrespondenteve pa Kufij, Christophe Deloire, “Për fat të keq, është tepër e qartë se shumë prej udhëheqësve aktualë botërorë janë duke zhvilluar një formë paranoje në lidhje me gazetarinë legjitime.” Frikësimet dhe dhuna ndaj gazetarëve, thekson ai, përfundon në anashkalimin e debatit mbi pluralizmin dhe çon në shtypjen, në rritje e sipër të lirisë së medias dhe përfaqësuesve të saj, nga qeveritë autoritare shtypëse. Z. Deloire shtoi se gazetaria e vërtetë, e cila meriton të konsiderohet si e tillë, duhet patjetër të mbrohet kundër propagandës së qeverive, në rritje e sipër, ndaj lirisë së shtypit anembanë botës. “Garancia e të drejtës së publikut për të pasur në dispozicion lajme dhe informacione të pavarura dhe të besueshme është jetike në qoftë se kemi ndërmend të zgjidhim problemet e njerëzimit -- qoftë në nivelin vendas, qoftë në nivelin botëror”, tha me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës së Korrespondentëve pa Kufij, Christophe Deloire.


24

Mozaik

e enjte, 12 maj 2016

Javore A KOHA KOH

Në Grabom të Cemit të Trieshit u zhvillua manifestimi tradicional “K

Rrugë që do të zhvillo potencialet e dy shtete Manifestimi ndërkufitar tradicional Shqipëri-Mali i Zi “Karvani i Miqësisë” u zhvillua edhe këtë vit në Cemin e Trieshit, në afërsi të vendit ku mendohet që në të ardhmën do të krijohet pika kufitare ndërshetërore mes Malit të Zi dhe Shqipërisë. Në këtë tubim të përvitshëm i cili ka për qëllim të jetësojë idenë dhe të realizojë planifikimin për ndërtimin e aksit rrugor Dinoshë- Tamarë- GuciVërmosh kanë marrë pjesë zyrtarë të pushtetit lokal dhe qendror të dy shteteve dhe përfaqësues të in-

stitucioneve kompetente të kyçura në këtë projekt, kryetari i KU të Tuzit Abedin Axhoviq, kryetarja e Komunës së Gucisë Anella Çekiq, kryetari i komunës së Plavës Orhan Shahmanoviq, nënkryetari i bashkisë Malësie e Madhe Sytki Ndrecaj dhe administratori i komunës Kastrat, Adriatik Çekaj, Ervin Adroviq nga Drejtoria për Komunikacion e Malit të Zi dhe Millan Paunoviq, shef i shërbimit për kufij në Ministrinë e Brëndshme të Malit të Zi si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera në vend dhe qytetarë.

Në fjalën përshëndetëse Ervin Adroviq nga Drejtoria për Komunikacion shpalosi përpara të pranishmëve se çfarë ka ndërmarrë pala malazeze deri më tani për të realizuar këtë projekt ndërkohë që nga pala Shqiptare u bë me dije se punët në terren janë në vijim e sipër dhe pritet që ato do të përfundojnë me ritme të shpejta. “Ne si investitorë të këtij projekti jemi në fazën përfundimtare të hartimit të projektit të dokumentacionit teknik, përkatësisht të projektit kryesor dhe presim që deri në fund të muajit do të Foto: KOHA


Mozaik

e enjte, 12 maj 2016

25

KOH Javore A KOHA

Karvani i Miqësisë”

onte eve finalizohet. Pastaj do të pasojnë procedurat administrative të verifikimit të pronësisë dhe më pas si drejtori për komunikacion të shpallim tender për fillimin e punëve. Ky është një projekt i rëndësishëm si për KU të Tuzit ashtu edhe për komunat në veri të Malit të Zi dhe për pjesën shqiptare edhe pse këtë vit nuk do fillojnë punët në terren duke qenë se jemi ende në përgatitje të dokumentacionit”, u shpreh Adroviq përfaqësues i Drejtorisë për Komunikacion. Ndërkohë Sytki Ndrecaj, nënkryetar i bashkisë së Malësisë së Madhe tha se ky manifestim tradicional shërben për t’u dhënë shtysë më tepër investimeve në infrastrukturë si dhe për të përmirësuar ekosistemin dhe ekoturizmin për të dyja anët. “Kam bindjen që qeveria e Malit të Zi dhe KU e Tuzit do t’i japin shtysë këtij projekti që për sa kohë, të paktën këta të bëjnë tenderin për rrugë, ne do ta ndërtojmë rrugën deri në pikën kufitare të Grabomit. Besoj se Bashkia e Malësisë së Madhe dhe qeveria shqiptare do ta përfundojnë këtë projekt që vitin e ardhshëm të mund të lëvizim me automjetet tona deri këtë ku po zhvillohet ky manifestim miqësor. Qeveria shqiptare do të kryejë investime të mëtejshme në zonën tonë për të nxit zhvillimin e mëtejshëm social e ekonomik për të gjithë komunitetin tonë”, u shpreh Ndrecaj. Në të njëjtën kohë kryetarja e Komunës së Gucisë tha se realizimi i këtij projekti do të ishte arritje madhore për zhvillimin e përgjithshëm në të gjitha sferat si për komunën e Gucisë ashtu edhe për Këlmendin dhe Tuzin. “Ne nga Gucia e përjetojmë këtë aks rrugor si projektin më të rëndësishëm, si rrugë tonën të shpëtimit duke qenë se me ndërtimin e këtij aksi rrugor do të reduktohet distanca

Foto: KOHA

në mes Podgoricës dhe Gucisë, me gati tre herë. Ky aks rrugor Guci-Podgoricë nëpërmjet Tamarës fqinje të Shqipërisë edhe më shumë do të thellojë lidhjet në mes dy shteteve. Me zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës rrugore, Gucisë i hapen mundësi të reja të valorizimit të potencialeve natyrore. Pritshmëri të mëdha janë në zhvillimin e bujqësisë, turizmit dhe të shfrytëzimit të burimeve ujore. Besoj që rruga e re do të tërheq investitorë të rinj dhe të ardhme më të mirë për Gucinë”, tha kryetarja e kësaj komune Anella Çekiq. Ndërkaq kryetari i KU të Tuzit Abedin Axhoviq për këtë projekt tha se “Karvani i Miqësisë” është urë e cila lidh popujt e dy shteteve duke thënë që shpreson së synimi i atyre që e hedhën këtë ide, do të përmbushet për të mirë të të dy shteteve dhe të gjeneratave pasardhëse. Moderatori i programit të manifesti-

mit dhe në emër të organizatorit Shtjefën Ujkaj tha se me realizimin e këtij projekti të dyja palët reciprokisht do të marrin hov zhvillimi në shumë sektorë duke veçuar lumin Cem i cili sipas tij do të valorizohet dhe do ta fitoj statusin që e meriton me biodiversitetin që posedon dhe me pasuritë e tjera që e karakterizojnë. Ky manifestim është organizuar nga Komuna Urbane e Tuzit në bashkëpunim me Komunën e Gucisë dhe atë të Këlmendit dhe organizatat joqeveritare “Adhuruesit e Lumit Cem”, OJQ “Trofta”, SHKA “Koha”, dhe OJQ “Etno Harmonia”. Ky është manifestimi i tetë me radhë i “Karvani i Miqësisë” duke filluar nga viti 2008. Gjatësia e këtij aksi rrugor i cili parashikohet të fillojë nga fshati Dinoshë deri në pikën kufitare Grabom është 17 kilometra e 300 metra. Në fund të këtij manifestimi është shtruar një koktej i t.u. begatshëm.


26

Mozaik

e enjte, 12 maj 2016

Javore A KOHA KOH

Në Qendrën e Kulturës – Ulqin u shfaq premiera e filmit dokumentar “Popullit tim” kushtuar Esad Mekulit

Figurë poliedrike emblematike Nëpërmjet intervistave me njohësit e jetës dhe veprës së Mekulit nga Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria, jepet një portretizim i këtij personaliteti që ka lënë gjurmë të mëdha në kulturën shqiptare, por edhe atë jugosllave Ulqin – Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi në bashkëpunim me Qendrën për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave organizuan të premten në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin shfaqjen e premierës së filmit dokumentar “Popullit tim” kushtuar Esad Mekulit. Filmi është punuar sipas skenarit të akademikut Zuvdija Hoxhiq, njohës i mirë i veprimtarisë së Mekulit, të cilin e ka ndihmuar dr. Dervish Selhanoviq, redaktor është Bogiq Rakoçeviq, kurse regjinë e ka bërë Sasha Terziq. Dokumentari i cili është bashkëprodhim i Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave dhe Radio Televizionit të Malit të Zi vjen me rastin e 100-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të njohur.

Nëpërmjet intervistave me njohësit më të mirë të jetës dhe veprës së Mekulit nga Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria, jepet një portretizim i këtij personaliteti që ka lënë gjurmë të mëdha në kulturën shqiptare, por edhe atë jugosllave. Në dokumentar ai paraqitet ashtu siç ka qenë, një figurë poliedrike emblematike, me ndikim të madh në jetën kulturore dhe shoqërore të kohës. Pas shfaqjes së filmit, të pranishmit i ka përshëndetur drejtori i Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave, dr. Dervish Selhanoviq, i cili ka bërë të ditur se filmi do të shfaqet së shpejti edhe në vendlindjen e Mekulit, në Plavë, e më pas edhe në Prishtinë dhe Tiranë. Përpos personaliteteve nga fusha e kulturës në Ulqin, në shfaqjen e filmit

dokumentar kanë marrë pjesë edhe ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, dr. Suad Numanoviq, kryetari i KKSH-së, Genci Nimanbegu, kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, etj. Esad Mekuli u lind më 17 dhjetor 1916 në Plavë, ndërsa vdiq në vitin 1993 në Prishtinë, ku e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së vet. Është laureat i shumë çmimeve, ndër të tjera i Çmimit të KAÇKJ-së (çmimi më i lartë në RSFJ). Ka qenë kryetar i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi dhe i shumë institucioneve prestigjioze ndërkombëtare. Ka botuar 15 përmbledhje me poezi dhe shumë artikuj shkencorë, si dhe ka përkthyer veprat e shumë autorëve të i.k. njohur jugosllavë.


Mozaik

e enjte, 12 maj 2016

27

KOH Javore A KOHA

Foto: KOHA

Tetatri Kombëtar i Kosovës shfaqi dramën “Portreti”

Shoqëria njerëzore e ndarë në skllevër dhe pushtetarë Tuz- Teatri Kombëtar i Kosovës ka shfaqur në QKI “Malësia“në Tuz dramën “Portreti” me motive nga vepra “Poema e Mjerimit” të shkrimtarit Milosh Gjergj Nikolla- Migjeni. Në prani të një numri të konsiderueshëm të artdashësve malësorë në audiencë, aktorët Semira Latifi, Ermal Rexha, Rifan Smani, Qëndresa Kajtazi dhe Flamur Ahmeti me aktrimin dhe performimin e tyre profesionist kanë shfaqur këtë dramë e cila pasqyron varfërinë në forma të ndyshme dhe e cila shfaqte mjerim, trishtim e varfëri të skajshme, ndërkohë që në anën tjetër pasqyronte klasën e lartë (pushtetarët) që abuzojnë dhe i shfrytëzojnë njerëzit si skllevër dhe i detyrojnë ata të bëjnë punë nga më të ndyshmet. Regjisori i kësaj drame Kaltrim Balaj

për Koha Javore thotë se çdonjëri që e shikon këtë dramë, mund ta gjejë vetën këtu në një mënyrë apo tjetër, dhe secili të kapë vetë mesazhin se çfarë është e mirë dhe çfarë e keqe. “Kemi marrë poezitë e Migjenit për shkak se ai përshkruan mjerimin në kontekstin më të mirë të mundshëm, kurse idenë për të shfaqur një mjerim, një varfëri, qoftë në Kosovë apo kudo, jam munduar ta realizoj përmes shkakut se pse kemi ardhur deri në këtë gjendje dhe në kohën kur ka jetuar Migjeni, ai ka menduar se varfëria është e ndarë në klasa shoqërore. Kështu që në këtë shfaqje janë katër personazhe të mjeruar të cilët në çdo hap e në kohë korrigjohen prej një zotëri i cili asocoi me pushtetin i cili i detyron të kryejnë punë nga më të ndyshmet, ta shesin trupin e tyre, të alkoolizohen dhe të

punojnë veç për të”, u shpreh për Koha Javore regjisori Balaj. Premiera e dramës “Portreti” është shfaqur në Tiranë pastaj në Kosovë me 15 repriza kurse është hera e parë që shfaqet në Mal të Zi, Tuz. Kjo dramë është mirëpritur shumë mirë nga gjithë publiku ku është shfaqur duke ditur tematikën që shfaq në këtë kohë krize dhe e cila për fat të keq ende mbizotëron në mjediset tona. Kolona zanore e dramës është realizuar nga Hajrullah Syla, violiniste Besiana Shkodra, skenografia Burim Arifi dhe kostumografia Blendina Arifi. Ambicjet e regjizorit janë që këtë dramë t’a shfaqë kudo në trevat shqiptare por edhe në viset shqiptare nëpër botë, mirëpo realizimi i këtij synimi varet edhe nga mbështetja t.u. dhe mundësitë financiare.


28

Javore KOHA

Mozaik

e enjte, 12 maj 2016

Fakti dhe interpretimi në shkrimin e historisë

Nga “Historia bardhë në “Histori me ngjyra Për Koha javore

Hajrudin S. Muja Para një jave, Kishën Ortodokse Serbe “Shën Sava”, në rrugën 25 të Manhattanit (New York), e mbuloi zjarri. Ishte vërtet një tragjedi që shkrumoi një ndërtesë historike të vitit 1850, prej vitit 1943 si kishë serbe, por edhe një rast “i mirë” që kjo tragjedi të përdorej si vegël ‘e zakonshme’ e propagandës serbe. Bie fjala, gazeta e Beogradit “Kurir” (4. 05. 2016), në faqen e parë, brenda një titulli me shkronja kapitale “Albanska mafija spalila crkvu”, me një fjali të shkurtër mbi të dhe një tjetër më poshtë, jep gjithë subjektin e temës, se “Policia amerikane po e shqyrton zjarrin” dhe se “po dyshohet për shqiptarët”. Për lexuesin serb, që nuk del jashtë “strofullës” së vet, kjo mund të jetë “një e vërtetë e besueshme”, ndërkohë që gazeta prestigjioze “The New York Times” (03. 05.2016), athua se i drejtohej gazetës serbe një ditë më parë, thoshte se: “Nuk ka asnjë arsye për dyshime. Zjarrin mund ta kenë shkaktuar disa qindra qirinj, që janë lënë ndezur, pas celebrimit ku morën pjesë rreth 700 besimtarë”. Edhe gazetat tjera lokale [New York Post dhe Daily News], pak a shumë, patën qirinjtë për ‘akuzë’, që në fund u bë e besueshme. Duke ndjekur mënyrën se si serbët (dhe Ballkani përgjithësisht) e bëjnë historinë, nuk është çudi që pas disa vjetëve ta gjejmë këtë interpretim në librat e historisë serbe, si “dëshmi” të kryer, se si shqiptarët e dogjën Kishën Serbe në Manhattan, pasi “të tillë janë ata”! Për fat të keq, interpretime të tilla serbe janë përdorur e po përdoren ende edhe në historiografinë shqiptare. Historia e Ballkanit asnjëherë nuk ka qenë përmbledhje e ndonjë fakti historik, por përmbledhje e interpretimeve të regjimeve të rastit. Historianët tanë ende kanë frikë dhe mundohen ta hartojnë historinë pa rënë ndesh me regjimin e tyre

të kohës. Çfarë ka ndryshuar nga koha kur mësonim historinë e Klasës punëtore dhe atë të Diktaturës së proletariatit, brenda së cilës një i “çmendur” mund të burgosej, po të thoshte se e gjithë kjo ishte “një gënjeshtër”?! Në regjimin e sotëm, mbase nuk burgoset, por njolloset në mënyrat më të vrazhda të mundshme. Në këtë mënyrë, historia nuk mund të jetë “shkencë ekzakte” përderisa merret me interpretime, sepse interpretimet nuk janë fakte objektive, por janë këndvështrime që mund t’u japësh kahje e drejtime të ndryshme. Shqiptarët mbase i kanë “devijuar” pakëz versionit serb të historisë kur hyjnë në kontekstin shqiptar, por kanë mbetur po ata në “histori me turqit”, duke i futur për çudi edhe në librat shkollore të matematikës, siç është për shembull teksti i ushtrimeve matematikore për fëmijët e klasave të gjashta, të sistemit nëntëvjeçar! Kështu, shqiptarët ende nuk kanë “histori me ngjyra”, por e kanë ose bardhë ose zi. Historia nën “robërinë turke” mbetet gjithnjë e ngjyrosur me të zezë, që i la shqiptarët pa gjuhë të shkruar, ndërkohë që deri në fundin e shekullit XIX, as vetë “turqit” nuk e kishin gjuhën e tyre të shkruar. Edhe ata vetë përdornin një alfabet të huaj, po aq sa për shqiptarët, për ta shkruar gjuhën e tyre. Nga ana tjetër kemi “të bardhën” – Austro-Hungarinë, pa të cilën Shkodra do të kishte qenë pjesë e Malit të Zi, por nuk gjejmë për shembull kur Austro-Hungaria i ofroi Shkodrën Mbretit Nikollë në këmbim të një pjese toke ndërmjet Cetinës dhe Kotorrit! Pa dyshim, Nikolla nuk e pranoi meqenëse kjo pjesë konsiderohej “zemra e Malit të Zi” dhe Nikolla nuk mund të rrezikonte postin. Kjo histori shpjegohet në hollësi dhe gjendet në plot libra të autorëve perëndimorë, përfshirë edhe ata austriakë që kam pasur fatin t’i lexoj. Dua të them se në momentin kur historia interpretohet, jepet edhe mundësia e manipulimit, duke interpretuar një pjesë “të

bardhë” e duke lënë një tjetër “të zezë”, ose anasjelltas. Në interpretimet e këtij modeli, “e zeza” shpeshherë bie mbi shqiptarët, madje edhe me “argumenta” e referenca. Një të tillë e ka bërë për shembull Malte Braun në “Universal Geography” [Philadelphia 1829], që duke u bazuar në burimet serbe, “Kraina” [Kraja] e ka marrë emrin prej banorëve kranjanë: “shumica e të cilëve janë sllavë” (f. 106). Sikur të kishte qenë gjallë Andrija Joviçeviq, me siguri se do ta merrte për referencë, kur shkroi me këtë synim “Crnogorsko Primorje i Krajina” [Beograd:1922]. Në kontekstin e paraqitjes së historisë së shqiptarëve “me ngjyrë të zezë”, e me burime të shtrembëruara, jo vetëm serbe, por edhe perëndimore, ka shkruar një libër Pyrrhus J. Ruches [Albania’s Captives” (Chicago 1945)], fillimisht duke fajësuar shqiptarët që nuk e dinë prejardhjen e


Mozaik

ë e zi” a”

e enjte, 12 maj 2016

29

KOH Javore A KOHA

Duke ndjekur mënyrën se si serbët (dhe Ballkani përgjithësisht) e bëjnë historinë, nuk është çudi që pas disa vjetëve ta gjejmë këtë interpretim në librat e historisë serbe, si “dëshmi” të kryer se si shqiptarët e dogjën Kishën Serbe në Manhattan, pasi “të tillë janë ata”! Për fat të keq, interpretime të tilla serbe janë përdorur e po përdoren ende edhe në historiografinë shqiptare

emrit të tyre kombëtar, nga “shkëmbi”, “shqiponja” apo “shkupeta” (f. 8)! Pastaj citon Guiliano Bunofante, profesor i linguistikës pranë Princeton University, që mendonte se: “Shqiptarët dhe rumunët duket se janë i njëjti popull... Në qoftë kështu, shqiptarët nuk janë autoktonë në Shqipëri, por të ardhur nga lindja, para shekullit XI” [Cf. Colliers Encyclopedia, artikulli: “Albanian Language”]. Citon edhe diplomatin rus që shkruante se: “historianët bizantinë i paraqisnin shqiptarët si popull nomad, që shkonin prej një vendi në tjetrin me tufën e tyre, popull që historianët venecianë i quanin ‘viri malignantis naturae’…” [Petriaew:1915]. Pastaj kur Ruches, “të zezën” don ta nxijë edhe më shumë, i drejtohet Ambasadorit britanik pranë Portës së Lartë – Sir Charles Elliot: “Shqipëria prezenton asgjë, veçse opozita, Veriu kundër Jugut, fisi kundër fisit, beu kundër beut, madje edhe lidhjet familjare duken të dobësuara, prej se influenca evropiane ka shuar tregtinë me skllevërit afrikanë, shqiptarët kanë shitur fëmijët e tyre femra, për të përmbushur dëshirat e negrëve” [Elliot:1908/403]. Jo më pak e vrazhdë është edhe dëshmia e John Cam Hobhouse (Baron Broughton), sipas të cilit “Gratë e tyre... të gjitha janë pa edukatë, nuk flasin asnjë gjuhë veç gjuhës kombëtare, konsiderohen si bagëti e tyre dhe përdoren si qenie pune, të dënuara me goditje” [Hobhouse:1813/129]. Kështu i përshkruante Adolphe Cerfbeer toskët: “më të këqinjët e më tradhëtorët e shqiptarëve... nuk dinë tjetër veç të urrejnë ata që nuk janë në fenë e tyre” dhe labët: “më të fëlliqtit e më trashanikët, shtazorët e të gjithë shqiptarëve, nuk i ndrrojnë këmishat nga shtati deri i shkyejnë” [Cerfbeer:1826]. Ruches citon pastaj “New York Tribune” [7 prill 1859], ku thuhet se Marksi dhe Engelsi i kanë parë shqiptarët si “popull i papërgatitur për civilizimin”, që më pas Stalini të japë “dritën e gjelbër” për Titon: “Ne nuk kemi ndonjë interes të veçantë për Shqipërinë, ne pajtohemi që Jugosllavia

ta përbijë atë” [Djilas:1962/143]. Por pjesa më ilustruese dhe më e “besueshme” e Ruches-it është mënyra se si e paraqet Fan Nolin: “ishte ‘shqiptari’ më i çuditshëm në botë. Ai ishte grek dhe kishte një emër grek Theophanus Stylianos Mavromatis… Kreu shkollën e mesme greke në Andrianopol dhe punoi në disa teatro të Athinës, para se të bashkëpunonte me gazetën ‘Acropolis’, deri që emigroi në Rumani… Më pas shkoi në Aleksandri (Egjipt) ku punoi si mësues i greqishtes… pastaj emigroi në Amerikë ku, si prift e përvetësoi emrin shqiptar [Baerlein:1922/75-76]… Bashkë me Faik Konicën u bënë pro-austriakë”. Ta lëmë për një moment Ruches-in dhe t’i kthehemi gazetarit të “Daily Telegraph”, që po shërbente në Epir gjatë luftrave ballkanike (1912-1913), kur Perandoria Osmane po zhdukej dhe kur shqiptarëve po u thithnin “gjak me pambuk”. Ai po i dërgonte Evropës mesazhin “pozitiv” për shqiptarët: “Raca e shqiptarëve është esenciale, me ide kombëtare dhe ëndërr për të formuar qeveri të vetën. Shqipëria nuk është vend (shtet), por një seri e disa vendeve të vogla, ku secila mbretëri është komb më vete… e banuar me banditë gjysmë të civilizuar, pa edukim, pa kohezion, pa ambicje për ekzistencë kombëtare… Nuk ka asgjë në Shqipërinë e sotme, që të jep shpresë qoftë edhe për një të vetmen kualifikim apo dëshirë, për të pasë një vend autonom, apo një shtet vetëqeverisës” [Trapmann:1916/5-6]. Por, duke përdorur metodën e interpretimeve, ne kemi edhe anën “e bardhë” të historisë. Marrim për shembull Felix de Beaujour, sipas të cilit: “Shqiptarët janë më të mirët e ushtarëve të Turqisë Evropiane... Asnjë ushtar nuk qëllon më mirë se ata... asnjë nuk zgjedh më mirë vendin dhe nuk e mbron me aq tepër forcë” [Beaujour:1829]. Ami Bue, për të cilin shqiptarët “janë raca më e bukur e Turqisë Evropiane. Të tjerët i përshkruajnë kurdoherë si ushtarë të dhënë pas plaçkës, si të këqinj, gjë që

s’duket të jetë fare e vërtetë” [Bue:1840]. Ose duke bërë ‘rrokadën”, që bën prifti Brokardus Monakus (1332), kur për shqiptarët shkruan se janë “popull i ndershëm dhe bujar, ata kanë libra të tjerë...”, kurse për serbët, thotë se: “janë fis i prishur dhe i keq, një pjellë e tmerrshme, e pandershme. Ata nuk dinë fare për Zotin, kishën nuk e dëgjojnë aspak. Vrasin miqtë e vet, nuk i kursejnë madje as fëmijët e barkut të vet dhe i vrasin”. Ana “e zezë” e interpretimit të historisë, me një synim të caktuar, është “pasuri” e madhe e historiografisë serbe, për ata “të egjrit me bisht”, që “djegin” edhe Kishën Serbe të Manhatanit. Duke pasur një inteligjencë të opinionit publik të kohës së “Vëllazërim-Bashkimit”, me shpifje e gënjeshtra të përsëritura herë pas here edhe sot, jo vetëm që kanë filluar vetë ata t’i marrin për të vërteta, por për fat të keq, edhe vetë historiografia shqiptare ka rënë në grackën e tyre, duke i ‘farkuar’ prej kohës së monizmit e duke i përdorur ato, ende në mënyra indirekte të interpretimeve, për të bërë “histori me turqit”. Më kujtohet para disa vitesh, kur “Koha javore” pati botuar një shkrimin tim në lidhje me interpretimet për “bishtin e shqiptarit”. Në numrin vijues të gazetës, një “kritik letrar” më quajti një tentator që po përpiqet të ngjallë “perandoritë e kalbura”. Sigurisht, edhe unë me “bishtin e shqiptarit”, edhe ai me “perandoritë e kalbura” i jemi referuar modeleve të interpretimit. Një tjetër bashkëvendas i imi, bëri një shkrim “me turqit”, duke u mbështetur në një artikull të një gazete angleze, që nxiti debat në rrjetet sociale. Kështu i bëjmë ne historitë, kur përsërisim gënjeshtrat e të tjerëve dhe pastaj biem viktimë, duke i besuar edhe vetë! Unë nuk po them nëse turqit ishin të mirë apo të këqinj sepse kjo duhet t’u lihet fakteve, unë po them që, më duket ende e largët dita kur gjërat në vend të interpretimeve të bazohen në fakte, që pastaj edhe shqiptarët të kenë “histori me ngjyra”, pasi modeli “bardhë e zi” vërtet është vjetëruar.


30

Sport

e enjte, 12 maj 2016

Javore KOHA

Klubi i Taekuondo-së “Ulqini” mori pjesë në Turneun Ndërkombëtar “Top Tirana Open”

Fituan tri medalje Medalje të arta fituan Medina Kanaqi dhe Edina Kraja, ndërsa Ardiana Karamanaga u kurorëzua me medalje të bronztë. Në turne morën pjesë rreth 500 garues nga 11 shtete Tiranë – Klubi i Taekuondo-së “Ulqini” fitoi tri medalje në Turneun e 5-të Ndërkombëtar të Taekuondo-së “Top Tirana Open”, i cili u mbajt të shtunën në Pallatin e Sporteve “Asllan Rusi” në kryeqytetin e Shqipërisë. Medalje të arta fituan Medina Kanaqi

dhe Edina Kraja, ndërsa Ardiana Karamanaga u kurorëzua me medalje të bronztë. Në edicionin e 5-të të këtij turneu morën pjesë rreth 500 garues nga 11 shtete. Nga Mali i Zi, përpos KT “Ulqini”, i cili u përfaqësua nga tre garues, mori

pjesë edhe “Besa” nga Malësia. Turneu “Top Tirana Open” është një turne i hapur ndërkombëtar për të gjitha kategoritë e moshave që organizohet nga Shoqata Sportive “Top Gym Sport”. (Kohapress)


Sport

e enjte, 12 maj 2016

31

KOH Javore A KOHA

Klubi “Besa” mori pjesë në kampionatin “Open Podgorica” dhe “Top Tirana Open”

Klub me suksese të njëpasnjëshme Podgoricë- Klubi i Taekwodo-s “Besa” nga Tuzi ka qenë pjesëmarrës në kampionatin e dytë të “Open Podgorica” ku kanë marrë pjesë tetë shtete si Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Kroacia, Çadi nga Afrika, Bosnje Hercegovina, Maqedonia dhe Bullgaria. “Besa” në këtë kampionat ka marrë pjesë me 26 garues në disciplinën e fëmijëve, kadetë, juniorë dhe seniorë të cilët arritën të tregojnë sukses të kënaqshëm duke u shpërblyer me 21 medlje, 5 të arta, 7 të argjenta dhe 9 të bronzëta dhe tre kupa duke zënë vendin e parë me juniorë, vendin e dytë me fëmijë dhe në rënditjen gjenerale në mesin e 44 klubeve “Besa” u rendit e dyta. Klubi në fjalë duke u renditur me klubet malaleze në këtë kampionatë ishte klubi më i sukseshëm duke u shpërbëyer kështu edhe me dy çmime special ku Zinedin Beqaj u dekorua me çmimin special si juniori më i suksesshëm në kategorinë -68 kg dhe Anadeta Micakaj me të njëjtim

çmim në konkurrencën e kadetëve si dhe shumë garues që u shpërblyen me vende

të para, të dyta dhe të treta në kategori të t.u. ndyshme.

Pjesëmarrja e klubit “Besa” në kampionatin e “Top Tirana Open” gjatë fundjavës

Tiranë- Në kamionatin “Top Tirana Open” i cili mbahet për të pestin vit me radhë në kryeqytetin shqiptar ka marrë pjesë edhe klubi “Besa” në të cilin kanë marrë pjesë përfaqësues nga 11 shtete

nga rajoni, mbi 450 garues dhe 56 klube. “Besa” në këtë garë është përfaqësuar me 23 garues nga të cilët 13 arritën të dekorohen me medalje, tre vende të para, katër vende të dyta dhe gjashtë

vende të treta. Gjithashtu në konkurrencën e juniorëve klubi në fjalë nga të gjitha klubet zuri vendin e dytë ndërkohë që vendi i parë në këtë disciplinë i takoi Maqedonisë. Klubi “Besa” edhe në periudhën në vijim do të jetë i impenjuar me pjesëmarrje nëpër gara të rëndësishme dhe me renome rajonale dhe evropiane duke veçuar pjesëmarrjen në Serbi në dy kampionate si dhe në kampionatin evropian në Zvicër nga data 17 deri më 22 maj ku klubi “Besa” për herë të parë do të përfaqësohet nga Mario Gegaj në konkurrencën e seniorëve ku do të marrin pjesë 50 shtete. t.u.



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.