Koha Javore numër 353, botuar më 15.01.2009

Page 8

KULTUR¸ NË PËRVJETORIN E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE

Abetare Multimediale "Abetare Multimediale" në përvjetorin e madh të alfabetit të gjuhës shqipe. Zhvillimi i vazhdueshëm i teknologjisë informative ka ndikuar në mënyrë indirekte edhe në procesin mësimor dhe sistemet mësimore.

Gëzim Berishaj Aridon Hasimja Viteve të fundit edhe rajoni i Ballkanit ashtu edhe shkollat shqiptare janë duke u munduar të integrojnë mësimin interaktiv në të gjitha ciklet arsimore, mirëpo shumë herë nuk është arritur shkaku i mungesës së projekteve multimediale dhe interaktive në të gjitha trojet shqipfolëse. Pikërisht për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet sistemi i arsimit në trojet shqipfolëse, ne asokohe, si studentë te Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive të Komunikimit pranë Universitetit të Evropës Juglindore vendosëm që të realizojmë projektin "Abetare Multimediale" si projekt të diplomës. Duke qenë edhe nismëtarët e parë që do japin kontribut në lëmin e ri të arsimimit të quajtur edutainment. Kështu mbas gati tetë muaj punë intensive, projekti arriti të realizohet në afatin e parashikuar më parë, dhe në korrik të këtij viti me projektin "Abetare Multimediale" diplomuam pranë Fakultetit të Teknologjive të Komunikimit (shkenca kompjuterike) në UEJL. Një shekull më parë, në Kongresin e Manastirit u bë standardizimi i alfabetit shqiptar. Nga ajo kohë e deri më sot janë botuar shumë versione të abetares. Mirëpo, sot një shekull më vonë, vogëlushët shqiptarë,

kujt edhe i dedikohet ky projekt, do të kenë mundësinë që abetaren ta mësojnë nga një aplikacion tërësisht multimedial dhe më interaktiv për ta. Projekti në fjalë, gjegjësisht "Abetare Multimediale" është konceptuar dhe dizajnuar në 9 module: 1. Abetarja 2. Alfabeti 3. Lojëra 4. Muzikë 5. Video 6. Fabula 7. Gjëegjëza 8. Numra dhe figura 9. Ushtrime

8 e enjte, 15 janar 2009

Gjithashtu që nga fillimi është vendosur se për realizimin e këtij projekti, aplikacionet më ideale janë aplikacionet e paketës Adobe CS3, veçanërisht Adobe Flash CS3 (duke përdorur Action Script 2.0), Adobe Ilustrator CS3, Adobe Photoshop CS3 si dhe aplikacionin Stainberg Wave Lab. Gërshetimi i tyre dhe kompatibiliteti na mundësoi ndërtimin e një aplikacioni shumë efikas. Fillimisht moduli i "Abetares" është i zhvilluar në konceptin që çdo shkronjë e alfabetit në vete të përmbajë: - Tekstin (leximin) përkatës të shkronjave të shtypit dhe të shkrimit; - Ilustrimin (të gjitha ilustrime vektoriale të realizuara në aplikacionin Adobe illustrator CS3); - Leximin me zë; - Disa fjalë të ilustruara që fillojnë me shkronjën përkatëse, si dhe mënyrën se si shqiptohen ato. Moduli i "Fabulave" është i ngjashëm me atë të Abetares. Pjesërisht përmban të njëjtat elemente sikurse edhe moduli Abetarja, mirëpo do të paraqiten disa ndryshime të vogla në realizimin e tij. Këtu janë të përfshira disa nga fabulat më të njohura botërore të përkthyera në gjuhën shqipe. Edhe pse në modulin e Abetares, në mënyrë të detajuar, janë të përfshira të gjitha shkronjat e alfabetit së bashku me ushtrime dhe shpjegime, menduam se në këtë projekt si modul të veçantë duhet ta përfshijmë Alfabetin. Moduli i "Alfabetit" në vete përmban shiritin e navigimit në të cilin janë prezantuar të gjitha shkronjat e alfabetit, si ato duhet të shkruhen dhe mënyrën se si ato shqiptohen. Gjithashtu si modul të veçantë kemi menduar të përfshijmë "Numrat" njëshifrorë si dhe disa

prej figurave gjeometrike elementare, ngase edhe në abetaret e botuara si në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi u jepet një rëndësi e madhe këtyre elementeve. Që fëmijët të kenë me çfarë të argëtohen, kemi menduar që ky projekt do të ishte shumë i varfër sikur në të mos të përfshinim edhe disa "Lojëra" të ndërtuara në aplikacionin Adobe Flash. Në modulin "Ushtrime" do të përfshihen disa nënaplikacione po ashtu të ndërtuara në Flash, ku fëmijët do të mund të shkruajnë dhe të ushtrojnë shkronjat që kanë mësuar nga mësimet paraprake, mirëpo gjithashtu në mënyrë interaktive ata do të mund të ngjyrosin njërën nga figurat e tyre të preferuar, si

dhe të shkruajnë me shkumësin e improvizuar në tabelë. Ngase të gjitha abetaret e botuara deri më sot në trojet shqiptare përmbajnë "Gjëegjëza", gjithashtu edhe në "Abetare multimediale" jemi munduar qe mos t'i anashkalojmë ato, por t'i paraqesim në një mënyrë më interaktive se sa deri më tani. Në dy modulet e fundit "Këngë për fëmijë" dhe "Video materiale" janë të përfshira këngët që janë incizuar viteve të fundit nga fëmijët shqiptarë nga të gjitha trojet shqipfolese. Një karakteristikë e aplikacionit "Abetare Multimediale" është edhe konfiguracioni minimal i kompjuterit tuaj (Procesor Intel Pentium II me 64 MB RAM dhe kartelë grafike prej disa MB) që nevojitet për të punuar ky aplikacion. Ju duhet të keni të lira vetëm disa MB në memorien tuaj RAM që ky aplikacion të punojë në mënyrën e duhur, sepse ndërtuesit e këtij aplikacioni janë munduar që gjatë programimit një rëndësi të veçantë t'i kushtojnë menaxhimit të memories RAM, me qëllim që mos të vijë deri të stërngarkimi i memories RAM. Arsyeja e vetme që ky produkt nuk është plasuar në tregjet shqipfolëse deri më tani është vetëm vështirësia që kemi pasur me regjistrimin e këtij produkti pranë institucioneve përkatëse me qëllim që të mbrojmë të drejtat tona autoriale pa u paraqitur ky produkt në treg. Tani ky problem është zgjidhur dhe vetëm para disa ditëve arritëm që produktin ta regjistrojmë në emrin tonë, kështu që shpresojmë se ministritë e arsimit të të gjitha shteteve shqipfolëse në Ballkan do ta përqafojnë një projekt të tillë me qëllim që ai të distribuohet në formë elektronike nëpërmes

CD si material shtesë për nxënësit e klasës së parë dhe të dytë të arsimit fillor.

INTERVISTË ME GAZETARIN

Media në Koha javore: Z. Kikia, cilat janë problemet kryesore me të cilat ballafaqohet media apo gazetaria shqiptare aktualisht? M. Kikia: Media shqiptare vazhdon të jetë bartëse e disa problemeve të cilat janë të trashëguara, që janë kryesisht ekonomike dhe ligjore. Them ekonomike pasi që pjesa dërrmuese e mediave vazhdojnë të jenë të varfra dhe në pamundësi për të mbështetur një gazetari investigative që për mendimin tim duhet të jetë shtylla kurrizore e çdo gazete apo televizioni. Mediat e shkruara përballen sot me probleme të mëdha financiare pasi që edhe investitorët, pra botuesit e tyre, nuk është se i trajtojnë këto me prioritet, por përgjithësisht duke qenë se i kanë si suport të bizneseve të tjera, nuk është se i suportojnë shumë financiarisht dhe problemi më i madh është sot ai financiar duke e përgjithësuar pastaj edhe me televizione. Kështu që problemi madhor që kanë sot është jo më pavarësia nga politika apo presioni qeveritar, por presioni ekonomik. Unë do ta ndaja median shqiptare në dy faza sa i përket zhvillimit postkomunist. Faza e parë ishte nga viet 1990-1997 dhe faza e dytë pas vitit 1997. Deri në vitin 1997 media në Shqipëri përballej me presionin e drejtpërdrejtë të institucioneve shtetërore, presionin e qeverisë dhe presionin policor, ndërsa pas vitit 1997 ka dalë në skenë një presion tjetër që është shumë më i sofistikuar. Pra, sot nuk ka gazetarë që futen në burgje, nuk ka institucione qeveritare që të kërkojnë llogari apo të bëjnë presion pse është botuar ky apo ai lajm, por sot ka presione të formave të tjera. Është presioni ekonomik. Institucionet qeveritare dhe vetë qeveria i ka gjetur thembrën e Akilit medias për ta bërë për vete, për ta mbajtur nën kontroll, duke bërë presion te bizneset e botuesit apo pronarit të televizionit. Dhe unë them që qeveria në këtë pikë ia ka dalë për bukuri që të vazhdojë të kontrollojë pjesën dërrmuese të medias në Shqipëri. Media vazhdon të ketë problem shumë të madh raportimin e lajmeve që ka të bëjë me aspekte të ndryshme korruptive apo që lidhen me kompani private sepse këto kompani janë kompani reklamuese në media. Dhe media për hir të faktit se nuk do të ndërpresë marrëdhëniet ekonomike me një donator, një kompani reklamuese, është e detyruar të shkelë mbi profesionalizmin dhe mbi të vërtetën për hir të këtij raporti ekonomik. E thashë në fillim që problemi kryesor është mungesa e buxheteve dhe për hir të varfërisë mediat në raste të shumta detyrohen të bëjnë të tilla kompromise që cënojnë rëndë misionin dhe mesazhin e saj. Koha javore: Derisa media elektronike në Shqipëri ka avancuar, kemi një rënie të medias së shkruar. Cilat janë, sipas Jush, arsyet që kanë çuar te kjo dhe çfarë duhet bërë për përmirësimin e pozitës së medias së shkruar? M. Kikia: Do t'i referohem asaj që thashë pak më parë, ndarjes së zhvillimit të medias shqiptare në dy faza: faza e parë deri në vitin 1997, kur në tregun mediatik shqiptar mungonte media vizive, pra televizionet, dhe shtypi i shkruar ishte gjithçka që kishte tregu mediatik shqiptar. Deri në atë kohë shtypi i shkruar ishte shumë potent, ishte një pushtet shumë herë më i fuqishëm nga ç'është sot. Mund të them që asokohe një artikull gazete vinte në lëvizje qeverinë, bëhej shkak për hapjen e proceseve hetimore dhe gjyqësore. Ndërsa sot kur tregun e kanë pushtuar mediat vizive, shtypi i shkruar ka përfunduar në një sektor thjesht honorifik. Mund të them që roli i shtypit të shkruar sot është fare, fare minor. Jo thjesht për çështje tirazhesh pasi të gjitha gazetat sot në treg shesin aq sa dikur shiste një gazetë e vetme, por edhe në autoritetin që ka shtypi i shkruar. Pasi shtypi hapet me tituj që janë konsumuar një ditë më parë nga televizionet, shtypi ndjek dhe pason të njëjtat


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.
Koha Javore numër 353, botuar më 15.01.2009 by fgjokaj - Issuu