Page 1

Intervistë me historianin arbëresh Sergjo Dakoza

Epoka postindustriale dhe etnosi shqiptar

Gjimnazistët e Tuzitnënkampionë

Podgoricë e enjte, 18 dhjetor 2008 Viti VII Numër 351 Çmimi 0,50 ISSN 1800-5969

MALIT I ZI, DORËZOI APLIKIMIN PËR ANËTARËSIM NË BASHKIMIN EUROPIAN

Ditë e rëndësishme, por edhe sfida të reja QEVERIA E MALIT TË ZI DHE AJO E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NËNSHKRUAN MARRËVESHJEN MBI BASHKËPUNIMIN SHKENCOR DHE TEKNOLOGJIK

Krijohen kushtet për avancimin e bashkëpunimit


NGJARJET JAVORE MINISTRI PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE PAKICAVE FUAD NIMANI MORI PJESË NË FORUMIN E KOMBEVE TË BASHKUARA MBI ÇËSHTJET E PAKICAVE

Hapa të rëndësishëm pozitivë në arsim

Ministri për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Fuad Nimani, mori pjesë në Forumin e Kombeve të Bashkuara mbi çështjen e pakicave në Gjenevë të Zvicrës. Në fjalën e tij, ministri Nimani theksoi se kur bëhet fjalë për arsimin e pakicave nacionale në Mal të Zi, mund të thuhet me siguri se Mali i Zi ka bërë viteve të fundit hapa të rëndësishëm pozitivë në këtë drejtim, qoftë sa i përket miratimit të rregullativës së re ligjore që rregullon këtë lëmë, qoftë sa i përket qasjes për zgjidhjen e këtij problemi. "Arsimimi i pakicave është pjesë e sistemit arsimor të përgjithshëm integral shtetëror i cili

Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG ’’Pobjeda’’ Kryetari i Bordit të drejtorëve Radoica Luburiq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fran Gjokaj, Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Rrok Dushaj (mozaik, bota), Fahrudin Gjokaj (grafikë), Vijoleta Berishaj (sekretare teknike), Bisera Beqaj (marketing) Adresa: Bulevar revolucije 5 Podgoricë Telefonat: 081-247-799, 247-734 Fax: 247-674 E-mail: kohajavore@cg.yu www.kohajavore.cg.yu Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

2 e enjte, 18 dhjetor 2008

respekton specifikat e pakicave nacionale dhe iu garanton mundësinë e shkollimit në gjuhën e tyre amtare, krahas ruajtjes së identitetit të tyre kombëtar dhe kulturor", tha ai. Ministri Nimani foli për një sërë ndryshimesh që janë bërë në aspekte të ndryshme sa i përket arsimimit të pakicave. "Në programet e reja arsimore të cilat janë hartuar në kuadër të reformës së arsimit, nga fusha e gjuhës amtare, dituri shoqërisë, historisë, kulturës fizike dhe figurative, në një masë të konsiderueshme janë përfshirë dhe integruar përmbajtjet që përfaqësojnë gjuhën, krijimtarinë, historinë dhe kulturën e pakicave në Mal të Zi", tha

Nimani. Ministri për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave tha se me qëllim të realizimit të parimeve të multikulturalizmit dhe tolerancës etnike në Mal të Zi, programet e reja arsimore të reformuara përmbajnë edhe një risi, e kjo është natyra e tyre e hapur. "Me këto ndryshime është bërë e mundur që shkolla dhe komuniteti lokal mund të propozojnë dhe të hartojnë 15-20 për qind të programit arsimor në pajtim me nevojat dhe specifikat e tyre", tha ndër të tjera Nimani.

(Kohapress)


NGJARJET JAVORE QEVERIA E MALIT TË ZI DHE AJO E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NËNSHKRUAN MARRËVESHJEN MBI BASHKËPUNIMIN SHKENCOR DHE TEKONOLOGJIK

Krijohen kushtet për avancimin e bashkëpunimit Podgoricë - Marrëveshja mbi bashkëpunimin shkencor dhe teknologjik ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, e cila do të krijojë kushtet për avancimin e bashkëpunimit dypalësh në bazë të dobisë dhe barazisë së ndërsjellë, u nënshkrua të martën në Podgoricë. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i

Arsimit dhe Shkencës i Malit të Zi, prodf Dr. Sreten Shkuletiq, dhe homologu i tij shqiptar, Fatos Beja. Nga Qeveria e Malit të Zi është njoftuar se me Marrëveshje parashikohet avancimi i bashkëpunimit në fushat e programeve dhe projekteve zhvillimore shkencoreteknologjike, shkëmbimit të hulumtuesve dhe ekspertëve, shfrytëzimit të përbashkët të pajisjeve dhe materialit të domosdoshëm për realizimin e bashkëpunimit. Marrëveshja do të përmirësojë edhe mundësinë e organizimit dhe pjesëmarrjes në konferencat e përbashkëta shkencore, themelimit të qendrave të përbashkëta shkencorehulumtuese dhe grupeve të përkohshme shkencore-hulumtuese, si dhe formave të tjera të bashkëpunimit shkencor dhe teknologjik.

MINISTRI I ARSIMIT DHE SHKENCËS I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, FATOS BEJA, U TAKUA ME KRYETARIN E KOMUNËS SË ULQINIT, GËZIM HAJDINAGA

Shqipëria e ka derën hapur për shqiptarët në Mal të Zi

Ulqin - "Asnjë student shqiptar në Mal të Zi nuk ka mbetur pa u regjistruar këtë vit akademik në universitetet e Shqipërisë", kanë vlerësuar ministri i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Shqipërisë, Fatos Beja, dhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, në takimin që zhvilluan të martën. Ministri shqiptar i Arsimit ka thënë se Qeveria shqiptare e ka pasur gjithmonë objektiv të saj që ta mbajë hapur derën dhe ta forcojë bashkëpunimin. "Ne jemi të prirur për të forcuar bashkëpunimin në mënyrë që shqiptarët kudo që janë të jenë të kualifikuar në mënyrë të lartë", ka thënë ministri Beja. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, ka thënë se ka falënderuar "në emër të të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi atë që Qeveria e Shqipërisë ka bërë dhe vazhdon ta bëjë për regjistrimin e studentëve shqiptarë në universitetet e Shqipërisë". Ai ka shtuar se edhe ky takim "tregon qartë se shqiptarët në Mal të Zi, e sidomos Ulqini në veçanti, është ura kryesore e komunkimit ndërmjet dy shteteve."

i.k.

(Kohapress)

KRYEMINISTRI I MALIT TË ZI MILLO GJUKANOVIQ VIZ- NË ULQIN U TAKUAN KRYETARËT E KËSHILLAVE NACIONALE TË PAKICAVE NË MAL TË ZI ITOI DJE ULQININ

Diskutohet mbi perspektivat dhe planet zhvillimore

Ulqin - Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, i shoqëruar nga ministri për Zhvillim Ekonomik Branimir Gvozdenoviq, ministri i Turizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor, Predrag Neneziq dhe drejtori i Drejtorisë për Punë Publike, Zharko Zhivkoviq, qëndroi dje në vizitë pune në komunën e Ulqinit. Ai u takua me kryetarin e Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga me të cilin diskutuan mbi çështjet aktuale të funksionimit dhe punës së admistratës lokale, perspektivat dhe planet zhvillimore të Komunës.

(Kohapress)

Bashkëpunim në interes të përbashkët

Ulqin - Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi, Tahir Tahiri, priti pardje në Ulqin në një takim pune kryetarët e të gjitha këshillave nacionale në Mal të Zi: prof.dr. Sherbo Rastoder, kryetar i Këshillit Nacional të Boshnjakëve, dr. Mirosllav Mariq, kryetar i Këshillit Nacional të Kroatëve, Sabrija Vuliq, kryetar i Këshillit Nacional të Muslimanëve dhe Muhamed Ukoviq, nënkryetar i Këshillit Nacional të Romëve dhe Egjiptianve, të cilët mbështetën nismën e nikoqirit për një bashkëpunim të ngushtë dhe

çdo muaj, në selitë e subjekteve respektive. Ata po ashtu u pajtuan se duhet aktivisht të angazhohen në çështjet që kanë të bëjnë me shpërndarjen e mjeteve nga Fondi për Pakica, në mënyrë që të gjitha projektet që do të konkurrojnë duhet t'i marrë në shqyrtim Këshilli Drejtues dhe Këshillat Nacionale do të jenë ato që do të japin pëlqimin se cilat projekte do të kenë përparësi për ndarjen e mjeteve, në mënyrë që Këshillave t'u sigurohet kompetenca ligjore. Të gjithë pjesëmarrësit e përshëndetën theme-

të ndërsjellë në interes të përbashkët. Pjesëmarrësit e këtij takimi të parë dhe mjaft konstruktiv theksuan vështirësitë e natyrave të ndryshme me të cilat ata po ballafaqohen në përpjekje për funksionim normal të këtyre institucioneve kushtetuese të komuniteteve. Tahir Tahiri, duke u dëshiruar mirëseardhje homologëve të tij, vlerësoi se këto takime janë të rëndësishme dhe të domosdoshme për të gjithë përfaqësuesit e pakicave nacionale në Mal të Zi , sepse, siç u shpreh ai, ndihmojnë në zgjidhjen e shumë problemeve të përbashkëta dhe kontribuojnë në afrimin dhe afirmimin e vlerave multinacionale në këtë republikë. Ishte vlerësim i përbashkët se takimet e këtilla duhet të vazhdohen çdo dy javë, respektivisht

limin e Këshillit Nacional të Serbëve dhe shprehën besimin se edhe ata si partner të barabartë do të kontribuojnë për krijimin e shoqërisë multietnike në Mal të Zi. U kërkua që në të ardhmen konkursi i Fondit për Pakica për përkrahjen me mjete finaciare të projekteve të shpallet në kohën e duhur e jo siç ndodhi me konkursin e para pak ditësh i cili nga të pranishmit u vlerësua si jokorrekt. Në këtë takim mungoi për, siç u tha, arsye objektive kryetari i Këshillit Nacional të Serbëve, Momçillo Vuksanoviq.

KOMUNA E ULQINIT NËNSHKROI MEMORANDUMIN MBI BASHKËPUNIMIN PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT "BARAZIA GJINORE NË KOMUNITETIN LOKAL"

Së bashku për barazi gjinore

Podgoricë - Memorandumi mbi bashkëpunimin për realizimin e projektit "Barazia gjinore në komunitetin lokal" është nënshkruar të mërkurën e kaluar ndërmjet Komunës së Ulqinit, Zyrës së Barazisë Gjinore të Qeverisë së Malit të Zi dhe Misionit të OSBE-së në Mal të Zi. Memorandumi është nënshkruar nga kryetari Gëzim Hajdinaga në emër të Komunës së Ulqinit dhe kryetari Muhamet Nika në emër të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, në emër të Misionit të OSBE-së në Mal të Zi nga shefja e këtij misioni Paraschiva Badescu, kurse në emër të Zyrës së Barazisë Gjinore të Qeverisë së Malit të Zi nga shefja e kësaj zyre, Nada Drobnjak. Përveç Komunës së Ulqinit, Memorandumin e kanë nënshkruar edhe komunat e Beranës, Budvës, Cetinës dhe Plevlës. Qëllimi i Memorandumit është vendosja e parimeve mbi të cilat do të kryhen konsultime të ndërsjella, do të shkëmbehen informacione dhe do të punohet së bashku në realizimin e projektit "Barazia gjinore në komunitetin lokal".

(Kohapress)

Gj.Gjonaj

e enjte, 18 dhjetor 2008 3


OPINIONE & V¸SHTRIME KU JEMI NE?

Epoka postindustriale dhe etnosi shqiptar

Ne jemi, ndoshta i vetmi etnos i cili nuk ka pasur shtresë intelektualësh disidentë në kohërat e diktaturave që e kanë asgjësuar fizikisht dhe intelektualisht etnosin tonë. Intelektualët tanë më të njohur i kanë ndërtuar karrierat të mbrojtur nga hija e shinjellave totalitaristë. Dy disidentë të vetëm me të cilët mund të mburremi para botës, Fan Noli dhe Gjergj Fishta, gati janë dëbuar në ilegalitetin e vetëdijes sonë kolektive. Është bërë thuajse krim vetëm të përmenden emrat e këtillë. Ne jemi i vetmi popull (mendoj për popujt e qytetruar) i cili sot bën garë me vetveten sa kisha e xhamia do të ndërtojë.

Xhoana M. Perkaj Sajber (Cyber) epoka është gjë e mrekullueshme. Nuk duhet të hulumtosh nëpër biblioteka duke i humbur ditët e ditët në kërkim të ndonjë titulli, i cili më në fund nuk e përmban atë që e kërkon ti. Po ashtu, sajber epoka ta mundëson hyrjen në të gjitha galeritë e botës pa lëvizur nga karrika. Të gjithë popujt e rëndësishëm të këtij rruzulli tokësor i kanë formuar thesarët e tyre virtualë. Ku jemi ne? Nuk ka shans që, duke hulumtuar online të gjesh ndonjë sajt të tillë që ka të bëjë me shqiptarët. Kjo nuk është epoka e parë teknologjike që po na kapërcen. Para kësaj ka qenë ajo e shoqërisë industriale e cila e krijoi, mes tjerash, edhe pop-kulturën, e cila as që na ka prekur. E para asaj epoke kaluan edhe shumë epola të tjera. Ku jemi ne sot? Askund. Ne gjendemi ende në

fazën religjioze të cilën popujt e Perëndimit (nëse nuk gaboj, më duket se, së paku, deklarativisht, jemi nisur për t'u kthyer në Perëndim!) e kanë tejkaluar me shekuj përpara. Gjithmonë më ka ardhur çudi, duke i shfletuar veprat ose fragmentet e veprave të autorëve antikë si dhe veprat e autorëve modernë që kanë të bëjnë me historinë antike, se si është e mundur që Luftërat iliro - romake të mos e zënë as gjysmen e faqes të ndonjë vepre voluminoze mbi historinë e botës. Ne nuk kemi

shkruar për vetveten. Kemi pritur që për ne shkruajnë të tjerët. Sot, në një epokë krejtësisht tjetër kur dija qarkullon me një shpejtësi virtuale, po ndodhë e njëjta gjë. Me atë dallim që, ndryshe nga epokat e përparshme, nuk do të ketë kohë më për riprovim. Sepse, ose do të kyçemi në rrjedhat botërore të civilizimit, ose do të bijmë në harresë definitive. Mund të kemi iluzione për vetveten, por, duhet të jemi realë dhe të konstatojmë se, realisht, nuk gjendemi as në skajin, të

mos them bishtin, e civilizimit bashkëkohor. Një ditë, e kërkova një term indoeuropian --berg- dhe paralelet e tija -breg, brig- në gjuhët e ndryshme indoeuropiane. Mungonte vetëm një krahasim, dihet cili, ai iliro - shqiptar. Jo sepse nuk ekziston, e përdorim çdo ditë, por, nuk kishte kush të merret me këtë çështje. Sepse ne kemi çështje shumë më të "rëndësishme". Ne nuk e kemi braktisur ende stadiumin e vetëdijes. Nuk na brengos fare problemi qenësor e ky është se a do të mbijetojmë ne si identitet etno - kulturor. Ne jemi, ndoshta i vetmi etnos i cili nuk ka pasur shtresë intelektualësh disidentë në kohërat e diktaturave që e kanë asgjësuar fizikisht dhe intelektualisht etnosin tonë. Intelektualët tanë më të njohur i kanë ndërtuar karrierat të mbrojtur nga hija e shinjellave totalitaristë. Dy disidentë të vetëm me të cilët mund të mburremi para botës, Fan Noli dhe Gjergj Fishta, gati janë dëbuar në ilegalitetin e vetëdijes sonë kolektive. Është bërë thuajse krim vetëm të përmenden emrat e këtillë. Ne jemi i vetmi popull (mendoj për popujt e qytetruar) i cili sot bën garë me vetveten sa kisha e xhamia do të ndërtojë. Thuajse, jemi izoluar plotësisht nga bota reale ku njerëzit qysh tani përgatiten ti themelojnë komunitetet e para në Gjithësi.

APLIKIMI I MALIT TË ZI PËR ANËTARËSIM NË BASHKIMIN EUROPIAN

Një hap i guximshëm diplomatik Mali i Zi, një vend i vogël në zemër të Ballkanit, sot gjendet në një situatë të vështirë, përfshirë nga kriza e përgjithshme ekonomike që ka përfshirë botën, por që në planin politik ka hyrë në një process të ri për të aplikuar në Bashkimin Evropian.

Shaban Peraj Liri do të thotë t'i thuash njeriut, "pasi t'i rrish besnik idesë së të drejtës e të mos u sjellësh dëm të tjerëve, mund të bësh ç'të duash". Kjo liri është ajo që i takon një vendi për të marrë hapa konkretë në vënien e të drejtës qytetare shtetërore siç bëri Mali i Zi me aplikimin për statusin e shtetit kandidat të BE-së, me çka diplomacia malazeze u tregua e guximshme për të qenë pjesë e saj. U tregua e guximshme sidomos në aspektin diplomatik dhe ajo ëfarë e bën realisht të qëndrueshëm këtë vend është fakti se edhe pse një vend i vogël e me një numër të paktë të popullatës, dëshmoi para opinionit ndërkombëtar se nuk mendon se duhet pritur të tjerët për një veprim të tillë. Bile jo në këto

momente kur aleati i tyre i deridjeshëm, Serbia, një veprim të tillë e hodhi poshtë duke u shprehur qartë se nuk është e interesuar që t'i bashkohet kësaj aleance. Tani kur një hap të tillë e kanë marrë shumë vende të Ballkanit, është plotësisht i arsyeshëm hapi që ndërmori Millo Gjukanoviqi dhe qeveria që ai drejton, për të qenë e pranueshme dhe e pëlqyeshme së pari liria qytetare e për t'u shërbyer vlerave të tij, gjë që heret e vonë do të reflektohet në pasuri materiale, dhe kjo bën që aplikimi në BE të jetë diçka që hedh shtat e zhvillohet bashkë me vendet ku kultivohet shkenca dhe teknologjia e Perëndimit si dhe filozofia e besimit në mes popujve. Ka pak rëndësi se a i ka kërkuar BE-ja Malit të Zi që të aplikojë në këtë familje të madhe evropiane edhe përkundër sugjerimeve të disa diplomatëve evropianë se gjoja një veprim i tillë është i hershëm, duke bërë kështu përpjekje që Mali i Zi të aplikojë në të njëjtën kohë kur një hap të tillë ta marrë edhe Serbia. Podgorica u tregua e mençur që t'i drejtohet kryesuesit të radhës të BE-së, Francës, për të lobuar në Bruksel për një të drejtë sa të guximshme aq edhe diplomatike duke refuzuar që ai vetë të

dakordohet me qëndrimet e Serbisë. Kështu Mali i Zi tregon se nuk ka ndërmend që fatin e vet ta lidhë me atë të një vendi tjetër, siç është Sërbia dhe kjo e bën atë të shikojë vetëm interesat e veta shtetërore dhe konsideratat e dobishme për sistemin e vet. Çdo përparim shfaqet në fillim si një projekt dhe ide, këtë tashmë Mali i Zi e realizoi duke u bërë kështu i pranueshëm edhe për vendet e tjera, anëtarë të BE-së dhe në planin ideor ky projekt ka marrë vizën me çka mbetet të besohet se do të ketë rezultate. Kjo të bën të mendosh se ajo që është madhështore në këto momente për vetë Malin e Zi është se duke kapërcyer e tejkaluar atë që ke mundur të besosh se ke një të ardhme, ke një përparim i cili bëhet rezultativ në atë masë sa të japë një vlerësim të mirë të gjendjes aktuale. Në të gjitha kohërat, vendet i kanë drejtuar politikanët, njerëz të aksionit dhe këtë në këto momente e bëri Mali i Zi, pavarësisht nga disa kundërshti, duke iu bashkuar kështu vendeve

fqinje, Shqipërisë, Kroacisë e Maqedonisë. Ky hap i guximshëm në politikën e jashtme malazeze është shumë i rëndësishëm në këto momente, por edhe ndjenjë përgjegjësie për punët e rënda dhe të vështira që duhet ndjekur për të mbështetur aplikimin e Mali të Zi në BE. Me një hap të tillë Qeveria malazeze ka treguar pjekurinë e vet për integrim në BE ashtu siç vepruan shume vende të Ballkanit Perëndimor, me çka zotërimi i mendimeve të ndryshme është punë e një pjekurie politike dhe kjo nuk lë mundësi që vendet e Ballkanit të ecin si paketë. Çdo vend duhet të dijë të përfitojë dhe këtë Mali i Zi e shfrytëzoi në momentin më të përshtatshëm.

Pikºpamjet e shprehura nº faqet opinione & vºshtrime nuk pºrfaqºsojnº domosdoshmºrisht politikºn redaksionale tº

4 e enjte, 18 dhjetor 2008

Kohºs j


V¸SHTRIME & OPINIONE KOMUNA URBANE E TUZIT, DY VJET PAS

Pse digjen katër milionë euro? Përgjegjësinë për realizimin e buxhetit, kudo në botë, e mban pushteti. Por, ky i Tuzit, ka filluar të flasë për buxhetin (planin financiar) e vitit të ardhshëm, pa u shpjeguar qytetarëve të Malësisë pse digjen 4 milionë euro të këtij viti. A është shkak i mosrealizimit të planit financiar paaftësia e pushtetit lokal apo arroganca e pushtetit qendror të Podgoricës. Sido që të jetë, dikush e ka shkelur ligjin, dikush e ka dëmtuar Malësinë dhe dikush duhet të japë llogari.

Ferhat Dinosha Kanë kaluar dy vjet nga themelimi i KU të Tuzit. Për kaq kohë fëmija fillon të ecë, të flasë, të tregojë për nevojat… Por, kështu nuk ndodhë edhe me pushtetin lokal të Malësisë. Opinioni e di se pushtetin këtu e mbajnë dy parti shqiptare (LD në MZ dhe ASH) dhe një parti proserbe (PSP), të cilat kundërshtonin këtë status për Tuzin, duke pohuar se treva mund të vetëfinancohet dhe të ketë kapacitetin e komunës së plotë qyshse në fillim, megjithëse, përveç fjalëve, ata ende nuk kanë ofruar asnjë argument. Partitë opozitare, ndër të cilat edhe UDSH, i cili, me ndërmjetësimin amerikan prodhoi draftin e dytë në bazë të të cilit vepron sot kjo komunë urbane, mendonin se ky status i përkohshëm mund të jetë projektpilot, tërheqës drejt komunës së plotë, duke i siguruar financat e komunës urbane në buxhetin e kryeqytetit. Ky buxhet për vitin 2008 siguronte rreth 4 milionë e 300 mijë euro për Tuzin si komunë urbane të Kryeqytetit. Por, pushteti lokal nuk i ka shfrytëzuar këto. Janë djegur rreth 4 milionë euro. Dëmi është i krejt Malësisë dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë. Duhet thënë se buxhetin e Tuzit e kishin përkrahur partitë në pushtet dhe të gjitha partitë opozitare, përveç UDSH-së. Unioni kishte pyetur se kush ishte hartues i buxhetit, për të ditur se kush do të mbante përgjegjësinë për mosrealizimin eventual të tij, ashtu siç ndodhi, por kishte mbetur pa përgjigje. Veç kësaj, buxheti (plani financiar) nuk kishte paraparë asnjë projekt për pjesën malore të Malësisë, gjë që për UDSH-në ishte e papranueshme. Hartuesit virtualë nuk kishin përgjigje as lidhur me 500 mijë euro, që figuronin të parapara për punë të caktuara në godinën e Kuvendit të Komunës Urbane, punë që ishin kryer paraprakisht. Përgjegjësinë për realizimin e buxhetit, kudo në botë, e mban pushteti. Por, ky i Tuzit, ka filluar të flasë për buxhetin (planin financiar) e vitit të ardhshëm, pa u shpjeguar qytetarëve të Malësisë pse digjen 4 milionë euro të këtij viti. A është shkak i mosrealizimit të planit financiar paaftësia e pushtetit lokal apo arroganca e pushtetit qendror të Podgoricës. Sido që të jetë, dikush e ka shkelur ligjin, dikush e ka dëmtuar Malësinë dhe dikush duhet të japë llogari. Katër milionë euro nuk do të kishin qenë pak për projektet që i mungojnë Malësisë. Nëse pushteti lokal i Tuzit i ka dërguar Podgoricës projekte të arsyetuara, pra të finalizuara, e kjo

javore

i ka refuzuar ose nuk ka çarë kokën për to, atëherë kjo duhet të bëhet publike dhe të kërko-

het përgjegjësia e udhëheqjes së Podgoricës. Por, nëse pushteti lokal i Tuzit nuk e ka bombarduar Podgoricën me projekte të finalizuara, brenda gabariteve të planit financiar, atëherë përgjegjësi duhet të japë udhëheqja e Tuzit. Malësia nuk guxon të mbetet peng as e arrogancës as e injorancës së kujtdoqoftë. Ajo meriton zhvillim më të shpejtë. Por, parametrat e këtij zhvillimi duhet të definohen me argumente e sinqerisht. Nëse pushteti aktual i Komunës Urbane të Tuzit ka argumente se resurset vetjake do t'i mundësonin Malësisë edhe më shumë se katër milionë në vit, atëherë ai do të kishte të drejtë të kërkonte përgjegjësinë (edhe morale) e forcave që kanë përkrahur këtë status të Komunës Urbane, sidomos të UDSH-së që ka thënë se statusi i Komunës Urbane është rruga momentalisht më e mirë për komunë të plotë. Ky autor si udhëheqës i UDSH-së, do të ishte i gatshëm të pranonte publikisht fajin dhe të kërkonte ndjesë publike si dhe të përkrahte publikisht ata që do të ofronin argumentet e sipërpërmendura, si ekip që meriton të jetë në krye të Malësisë. Pra, nëse pushteti aktual, përveç fjalëve manipulative, nuk ofron argumentet e sipërpërmendura, pra, nuk dëshmon si do të mund të vetëfinancohej Malësia duke e lënë atë pa zhvillim dhe pa kontakt me Kryeqendrën, atëherë ky autor dhe partia e tij kanë të drejtë të kërkojnë përgjegjësinë e pushtetit aktual, i cili është prodhuar pikërisht duke manipuluar çështjen, ose të presin ndjesë publike nga ai për fjalët që i ka thënë dhe veprimet që i ka bërë gjatë fushatës zgjedhore për KUT, që pos stagnimit në zhvillim kanë bërë edhe dëm më të

gjerë, me shumë parregullsi zgjedhore. Për të zbutur dëmin dhe për ta vënë trenin e zhvillimit të Malësisë në binarë realë e stabilë, mendoj se na duhet ndihma e palës së tretë, e cila i njeh më mirë këto problematika dhe e cila, nga këndi i neutralitetit politik, do të mund të sugjeronte zgjidhje pragmatike, me të cilat do të pajtoheshin të dy palët vendëse, edhe pozita edhe opozita. Mendoj se na duhet, në këtë fazë, një tryezë e rrumbullakët, në të cilën si palë e tretë do të ftoheshin ekspertë të funk-

ndodhur asnjëherë më parë, qysh se Malësia është në Mal të Zi. Unë nuk shoh se Berlini i ka thënë gjë të re Shkodrës. Ndoshta LD në MZ dhe ASH e dinë këtë nga Miliqët. Me smirë nuk mund të bëjmë mirë. Ne nuk mund të ruajmë identitetin tonë kombëtar, nëse nuk jemi të sinqertë me njëri tjetrin si identitete të ndryshme fetare. Danajet gjithë na kanë ofruar e do të na ofrojnë dhurata, por ne duhet t'u ruhemi atyre. Ne duhet të njohim më të mirët në radhët tona edhe kur na flasin të vërte-

sionimit të vetëqeverisjes lokale me përvojat e tyre nga Tirana, nga Prishtina, nga Shkupi, nga ndonjë qendër europiane. Kishte qenë mirë sikur puna e një tryeze të tillë të transmetohet drejtëpërsëdrejti dhe materialet e saj të botoheshin në tërësi në "Kohën Javore". Kishte qenë mirë që në të të merrnin pjesë edhe përfaqësues të diasporës shqiptare. Unë jam i gatshëm, si kryetar i njërës nga partitë shqiptare, për të qenë bashkorganizator i tryezës në fjalë dhe, në këtë mënyrë, u bëj thirrje publike (këtë do ta bëj edhe në forma të tjera) kryetarit të Alternativës Shqiptare, z. Gjergj Camaj dhe kryetarit të Degës së Malësisë të LD në MZ z. Nikollë Camaj, që të më përkrahin për këtë dhe të organizojmë së bashku tryezë të tillë, tema e të cilës definohet lehtë. Nuk kemi më kohë për të humbur dhe nuk kemi aq eksperienca sa të mos i pyesim ata të cilët i kanë. Tevona, pushteti aktual, përveç rrogave për vete, nuk po realizon asnjë segment që i mundëson Ligji. Ai ende nuk ka formuar shërbimet e duhura, nuk i ka punësuar aq persona sa mundëson Ligji, madje ende është qiraxhi në Shtëpinë e Kulturës, edhe pse, sipas Ligjit, është dashur të kishte kaluar kaherë në godinën e vet. Pushteti lokal asnjëherë nuk ka ngritur zërin për nevojën e nxjerrjes së planit hapësinor të Kryeqytetit, i cili do të përshpejtonte urbanizmin e Tuzit dhe do të përcaktonte vend ndodhjën e objekteve që i nevojiten Malësisë, meqë fjalën e fundit për këtë e ka Kuvendi i Komunës Urbane, i cili, i vetmi, jep pëlqimin për projekte e objekte në territorin e Malësisë, kufijtë administrativë të të cilit pothuaj përputhen me ata etnikë, gjë që nuk ka

ta të hidhura dhe t'u besojmë më shumë se atyre, prapë nga radhët tona, të cilët na flasin të pavërteta të ëmbla. Si shoqëri dhe si komb, si identitet nacional me më shumë kufij administrativë, ne nuk mund të veprojmë jashtë rrethanave dhe jashtë kohës. Edhe për një kohë ka marrë fund definimi i marrëdhënieve të reja në Ballkan. Nuk qitet në pazar malli që s'ta blen askush. Për më tepër, nuk preket plaga e përgjithshme, nëse nuk ke ilaç për të. As fëmijës së vetë nuk i premtohen sheqerka, nëse xhepat janë të cekët. Kur flasim për Komunën Urbane të Tuzit dhe për dëshirën që të kihet komuna e plotë, veç anës financiare, duhet të kemi parasysh edhe një element tjetër. Pushteti në Podgoricë është i brishtë. Si komunë urbane ne me votat tona, mund t'u bëjmë shumicën forcave qeveritare, të cilat kanë prodhuar pavarësinë e Malit të Zi dhe kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Me komunë të plotë, pa votat tona, do të mund të ndodhte që Podgorica të binte në duart e forcave serbe. Edhe në zgjedhjet e fundit presidenciale, Podgorica ka patur më shumë vota për opozitën, se për pozitën. A është interes i shqiptarëve të ndihmojnë, edhe tërthorazi, opozitën serbe? Është koha të ulemi e të flasim çeltas për gjëra të cilat na preokupojnë, duke ia nënshtruar interesit të përgjithshëm interesat e vogla partiake apo personale. Ne nuk guxojmë të lejojmë që Alternativa Shqiptare të na shesë persona që pastaj bëhen dhëndërr sllavë. Të cytur edhe nga profesorë universitarë. Ne duhet ta njohim dhelprën, sidomos kur i ka këmbët e futura në miell.

Pikºpamjet e shprehura nº faqet opinione & vºshtrime nuk pºrfaqºsojnº domosdoshmºrisht politikºn redaksionale tº

Kohºs javore

e enjte, 18 dhjetor 2008 5


OPINIONE & V¸SHTRIME KLERI KATOLIK DHE ÇËSHTJA E KONGRESIT TË MANASTIRIT 1908

Kisha katolike - pararendëse e Kongresit të Manastirit

ur i Qyteti i vogël, por pak i njoh gërManastirit, i cili shtrihet buzë , i madhave të Heraklisit antik ë mblodhi tok dijetarët nga e gjith r ndua kuve të për ptare bota shqi p. mbi unifikimin e alfabetit shqi te Për këtë arsye, ky qytet do fiton repitetin e një piemonti për histo . ptare shqi rën kultu inë dhe

Dr. dom Nikë Ukgjini Hyrje Çdo popull ka një gjuhë, e çdo gjuhë ka kaluar nëpër rrjedhën e historisë së vet, herë duke vuajtur e herë duke dalë fitimtare mes luftërave të shumta që ka bërë për t'i mbijetuar vështirësive e ndryshimeve të kohës e të njeriut. Edhe gjuha shqipe ka kaluar nëpër qindra vështirësi. Njerëzit e shquar të letrave, duke filluar nga Pal Engjëlli, por edhe më parë, janë munduar ta shkruajnë atë, që kjo gjuhë asnjëherë të mos humbiste me kalimin e kohës, që gjurma e saj të mbeste e pashlyeshme në histori, duke u përballur edhe me pushtues, të cilët nuk donin që gjuha jonë e bukur të jetonte

bashkë me popullin e vet. Sot popujt mrekullohen me gjuhën tonë, e cila është sa e vështirë aq edhe e bukur dhe e ëmbël. Por që kjo gjuhë të mbijetonte e arrinte ashtu siç është sot, u deshën qindra përpjekje gjuhëtarësh e njerëzish të shquar, u deshën përpjekje të mëdha që të kishte edhe një alfabet të njëhsuar. E duke pasur parasysh historinë dhe zhvillimin e fjalës së shkruar në gjuhën shqipe nga shek. XV e në vazhdim, me të drejtë mund të themi se ditët 14-22 nëntor të vitit 1908 mbeten pa dyshim si ditët më të veçanta në historinë e gjuhës e të letërsisë shqipe. Qyteti i vogël, por pak i njohur i Manastirit, i cili shtrihet buzë gërmadhave të Heraklisit antik, i mblodhi tok dijetarët nga e gjithë bota shqiptare për të kuvenduar mbi unifikimin e alfabetit shqip. Për këtë arsye, ky qytet do fitonte epitetin e një piemonti për historinë dhe kulturën shqiptare. Emri i tij, data, viti duhet të shkruhen me germa të arta në historiografinë tonë kombëtare, sepse njëmendësia e inteligjencës shqiptare me zgjuarsinë e saj, forcoi, njëherë e përgjithmonë, unitetin ndërmjet shoqërive letrare shqiptare dhe grupimeve politike e krahinore të asaj kohe në Shqipëri dhe jashtë saj. Në lidhje me këtë situatë Atë Justin Rrota do të shprehej:

6 e enjte, 18 dhjetor 2008

Për ta kuptuar më mirë temën në fjalë, lypset bërë një vështrim i shkurtër i mozaikut të gjuhës së shkruar nga dokumenti i parë e në vazhdim. Gjuha shqipe hyn ndër gjuhët më të vjetra të

vave shqiptare dhe fillimi i asimilimit të gjithanshëm të popullatës vendase nga pushtuesi osman, në rrafshin gjuhësor shek. XVI shquhet si shekulli Buzukjan. Kjo për faktin se në rrethana tejet të vështira jetësore dom Gjon Buzuku, në funksionin e ruajtjes së identitetit kombëtar e fetar, botoi në vitin 1555 librin e parë në gjuhën shqipe Mesharin, në alfabetin latin. Edhe pse ishte vepër vetjake, mbetet si vepra më e ndritshme në historinë e kulturës shqiptare. Kisha katolike në Shqipëri, e cila ndihej si forca e tretë kulturore pas asaj osmane (islamike) dhe ortodokse (greke) në trevat shqiptare, duke u ndodhur në shekujt në vazhdim përballë rrezikut të vazhdueshëm të përhapjes së islamizmit, do kërkonte ndihmë nga Kuria Romake për botime të veprave me përmbajtje fetare e kulturore në gjuhën shqipe. Si rrjedhojë, në këtë kohë kemi letërsinë e hershme shqiptare të shekujve XVI-XVIII e XIX, me përmbajtje filozofike e teologjike por me pasuri gjuhësore e kulturore për ne shqiptarët. Letërsia

Gadishullit Ballkanik. Por për shkak të pushtimeve të njëpasnjëshme (bizantine, sllave, osmane) fjala e shkruar e saj në alfabetin latin e pa dritën e diellit në vitin 1462, kur, duke u gjetur në vorbullën e pushtimeve osmane, Kryeipeshkvi i Durrësit, Imzot Palë Engjëlli zbardhi tekstin më të lashtë të gjuhës shqipe, e cila është formula e sakramentit të pagëzimit: Unte paghesonte premenit Atit et birit et spertit senit (Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt. Siç dëshmohet nga historia, Perandoria pushtuese Osmane, që në fillimet e saj e deri në gjysmën e shek XIX, u mohonte shqiptarëve të drejtën e të qenit shqiptar, duke ua ndaluar me ligj shkrimin e leximin, si mjete identiteti dhe të drejtën e ushtrimit të besimit të lirë sipas kishës Romake. Madje, për përdoruesit e gjuhës do të vinte edhe sanksione të rrepta ndëshkuese. Kleri katolik, si shtresa më e ngritur intelektuale për kohën, i brumosur nga mësimet ungjillore, edhe përkundrejt trysnive të egra të pushtuesit, do të merrte guximin që ta lëvronte gjuhën e traditën e popullit, duke botuar në gjuhën shqipe me alfabetin latin edhe vepra nga letërsia fetare. Kështu, në historiografinë shqiptare, edhe pse ndihet si shekulli i pushtimeve të ashpra të tre-

shqiptare fetare ishte edhe një shteg i përkryer për përmbushjen e aspiratave intelektuale të klerikëve në sferën filozofike e teologjike si dhe të gjuhës shqipe. Një literaturë e tillë hapte rrugë për zhvillimin e një gjuhe, letërsie dhe kulture me shenja dalluese kombëtare shqiptare. Kjo lloj veprimtarie njëherazi frenonte depërtimin e kulturës islame osmane në trevat shqiptare dhe më gjerë. Klerikët shqiptarë si dhe misionarët e huaj të cilët guxuan të shpreheshin me shkrim në gjuhën shqipe, përveç mungesës së mjeteve botuese, ishin gjetur edhe para pengesës gjuhësore, siç ishte mungesa e një alfabeti të standardizuar për të gjithë shqiptarët. Ky ishte një problem i cili për shkak të rrethanave jetësore të kohës, nuk arriti të zgjidhej plotësisht deri në Kongresin e Manastirit. Andaj, studiuesit e gjuhës shqipe, duke u marrë me analizat gjuhësore të veprave të klerikëve intelektualë, Dom Gjon Buzukut, Imzot Pjetër Budit, Imzot Frang Bardhit, Imzot Pjeter Bogdanit, Atë Françesko Da Lecce, Imzot Nikollë Kazazit, Imzot Dario Bucciarelli, etj., vërejnë se autorët kanë përdorur alfabetin latin, por edhe që autorët, sipas nevojave të kohës, me pakicë kanë bërë përpunime e përshtatje të sistemit alfabetik të gjuhës shqipe. Kjo formë e

"Shkrime të alfabetit kishte me numra aq sa ndoshta kishte shkrimtarë" Ndërsa kleriku intelektual, Dom Gaspër Jakova-Mërturi, në libretin e tij Ortografia della Lingua Albanese Venezia 1902, do të shprehej: "E dhashtë Zoti, qi të vijë shpejt ajo ditë, në të cillën nji libër, shtypë në gjuhen shqype, të mujë m`u këndue pa vështirsi në tanë Shqypnin." Ndaj, në Kuvendin e Manastirit u realizuan dëshirat e kamotshme të shumë patriotëve e intelektualëve të shquar, të cilët e kishin ëndërr unifikimin e gjuhë shqipe, unitetin e kombit dhe rikthimin e tij në radhën e popujve të qytetëruar. Kleri katolik në kultivimin e gjuhës shqipe ndër shekuj

të shkruarit të kësaj periudhe u bë tradicionale në shkrimet fetare e kulturore në veri të Shqipërisë e më gjerë, duke u quajtur ndryshe gjuha apo Alfabeti i shkodranishtes së vjetër, përdorur në Shkodër si qendër historike deri pas Kongresit të Manastirit në vitin 1909. Kleri katolik drejt Kongresit të Manastirit Për Perandorinë Osmane shek. XIX ishte fillimi i rënies dhe i shthurjes së saj si mbretëri pushtuese, ndërsa për popullin shqiptar shënohet si kohë e lëvizjeve të reja politike, shoqërore, kulturore dhe arsimore. Edhe pse të ngadalësuara për shkak të kushteve të rënda politike e sociale, këto lëvizje patën rezultatet e veta. Megjithëse gjatë këtij shekulli kjo Perandori aludonte se ua njihte të drejtën e arsimit të gjithë shtetasve të saj pa dallim feje, kushtetuta turke e vitit 1876, duke i shpallur të gjithë banorët si osmanlinj dhe gjuhën turqishte si gjuhë të shkollimit, mohonte në thelb të drejtën e shqiptarëve për t'u arsimuar në gjuhën amtare. Në këto kushte, hapja e shkollave private në shqip pranë kishave dhe përhapja në popull e mësimit dhe e këndimit shqip, si në të kaluarën edhe tani, mbetet atribut i klerit katolik shqiptar e të huaj. Shkolla të kësaj natyre, me paraqitje të jashtme si fetare, pati pothuajse pranë çdo kishe dhe kuvendi në veri të Shqipërisë nga viti 1800 deri më 1861. Ndërsa në Kosovë shkolla të tilla figuronin në Prizren, Gjakovë, Zym, Janjevë etj.. Me të drejtë disa studiues thonë: Një kishë një shkollë. Në vitin 1837 Selia e Shenjtë e la popullin shqiptar në Ballkan nën mbikëqyrjen e mbretërisë austro-hungareze. Gjatë kësaj kohe, edhe pse pa pëlqimin e Perandorisë osmane, pranë kishave dhe kuvendeve filloi organizimi i shkollave publike për fëmijët dhe rininë shqiptare. E duke qenë se shkollat ishin të kontestuara, në të shumtën e rasteve ato mbylleshin nga perandoria e hapeshin përsëri me ndërhyrjen e Mbretërisë Austro-Hungareze. Shkolla e parë publike në trevat shqiptare ku arsimoheshin shqiptarët ishte ajo Françeskane në Shkodër në vitin 1861, ndërsa më vonë kemi një shkollë tjetër publike po ashtu në Shkodër, atë të Etërve Jezuitë, Kolegji i Shën Francesk Saverit, i hapur në vitin 1877. Shkolla publike shqipe pati edhe në Kosovë si në: Prizren (1889), Gjakovë (1889), Pejë, (1889) Zym (1880) Stubël (1900) Zllakuqan (1900) si dhe në Maqedoni në qytetin e Shkupit (1880), për çka na flasin relacionet e Kryeipeshkvijve të Shkupit: Dario Bucciarellit (1864-1878), Fulgev Carev (18791888), Andre Logorecit (1888-1892), Pashko Trokshit (1893-1908) dhe Lazër Mjedës (19091921). Ndër mësuesit e veçuar, të cilët ishin edhe përkrahës të Kongresit të Manastirit, në relacione na dalin emrat e Lazër Lumezit dhe Mati Logorecit. Shfaqja e këtyre proceseve të reja kulturore, arsimore dhe politike ndër shqiptarë, nga gjysma e dytë e shek. XIX, shënuan fillimin e


OPINIONE & V¸SHTRIME epokës së rilindjes arsimore kombëtare shqiptare e cila zë një periudhë të tërë historike deri në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912 e më pas. Kjo lëvizje në veri të vendit dhe më gjerë, në fakt, kishte filluar që në vitin 1841, kur Etërit e kishës katolike të Shoqërisë së Jezuitëve erdhën nga provinca e Sicilisë, duke u përqendruar në Shkodër, e cila ishte qendër e njohur e kulturës shqiptare. Fillimi i veprimtarisë se tyre në mënyrë të organizuar, shënoi një hapje të re të kulturës shqiptare ndaj asaj përparimtare evropiane. Përhapja e dijeve, e arsimit dhe e kulturës nëpërmjet botimeve të librave e revistave me tematikë fetare-kulturore nga etërit Jezuitë, nga vitit 1845, me botimet e Gualiatës, Basiles, Bruscit, Rossit e deri tek Jungu dhe Mjeda, vlerësohej nga mendimtarë rilindas si një nevojë që shtronte zhvillimi shoqëror, kulturor dhe ekonomik i vendit, si një kusht i domosdoshëm i përparimit material e shpirtërore të kombit shqiptar. Nën moton e tyre: Për Fe, Atdhe, Përparim, në shtypshkronjën e tyre të parë në Shqipëri, të quajtur, Shtypshkronja e Zojës së Papërlyeme në vitin 1870, Etërit Jezuitë botuan libra dhe revista fetare-kulturore në gjuhën shqipe në alfabetin e vjetër verior, të quajtur dhe alfabeti i shkodranishtes së vjetër. Kjo shtypshkronjë, pos të tjerash, ka botuar në gjuhën shqipe 450 libra dhe tekste të ndryshme shkollore. Nga botimet veçojmë: Dom Engjëll Radoja, (Doktrina e kerscten 1876), Dom Pashko Babit, (Vakina e t`lings hershme e t`lings ree, 1882); pastaj, Gramatika shqipe (1881)dhe Fjalori shqip-italisht (1895) i Giacomo Jungut; botimet e Ndre Mjedës, Ndoc Nikajt, Anton Xanonit, Domenik Pasit etj. Nga revistat veçojmë: Elçia e Zemrës së Krishtit, (1891), vepra Pijore etj. Në radhën e atyre që botonin libra në alfabetin e vjetër 300 vjeçar hynte dhe shkolla e quajtur Françeskane me shkrimet e Atë Leonardo deMartino me veprën e tij L`arpa, Venedik, 1881, Atë Lovro Mihaçeviq, (Nëpër Shqipëri, relacion i vitit 1906, Gjergj Fishta, (Lezhë 2006), pastaj botimet e Atë Gjergj Fishtës, Shtjefën Gjeçovit, etj. Kleri katolik pararojë e Kongresit të Manastirit Në prag të Kongresit të Manastirit, meqenëse ende përballej me pushtetin Turk, në aspektin shpirtëror dhe kulturor, kombi shqiptar kishte vendosur lidhje më të dendura me idetë dhe kulturën përparimtare të popujve Perëndimorë. Përhapja e kulturës dhe e arsimit kombëtar në këto momente do të ndihmonte në emancipimin e popullit nga fanatizmi, prapambetja, intoleranca e nga ndasitë fetare të mbjella nga sundimtarët osmanë. Duke e kuptuar këtë nevojë historike, Kisha katolike në Shqipëri vazhdoi të punojë me një intensitet edhe më të madh për ngritjen dhe zhvillimin e arsimit fetar e kombëtar për përhapjen e tij në popull, për lëvrimin e gjuhës e të kulturës shqiptare në përgjithësi. Shkodra, qytet në Veri të Shqipërisë e cila mbante me të drejtë epitetin si djepi i kulturës dhe i arsimit, për shkak të një historie e kulture të

lashtë zhvillimi, në aspektin kishtar, si Kryedioqezë në metropolin shqiptar, luante në të gjitha fushat rolin e një orkestruesi ndërmjet (krye) dioqezave shqiptare dhe bashkësisë ndërkombëtare. Në saje të pozicionit që kishte, Shkodra si Kryedioqezë metropolitane, ndërhynte vazhdimisht tek Propaganda Fide në Romë si dhe tek qeveria Austro-hungareze për ta shtuar kujdesin e tyre financiar dhe organizativ, për shkollat shqipe në trevat shqiptare dhe për botime të ndryshme. Rreth këtyre çështjeve na flasin dokumentet e pabotuara të Arqipeshkvisë së Shkodrës të cilat ruhen në Arkivin Qendror të Shtetit. Në lidhje me çështjen në fjalë, veçojmë korrespodencën ndërmjet Arqipeshkvit të Shkodrës Imzot Pashk Guerrinit dhe Propaganda Fides, mbi problemet e botimeve të librave shqip si dhe probleme të shpërndarjes në popull (dosja 40, vitit 1889). Po për të njëjtën temë flitet edhe në dosjen 36, viti 1898 etj.. Tek fondi në fjalë (132) në dosjen 17, viti 1894, gjejmë korrespodencën ndërmjet Imzot Guerrinit me Kolegjin Papnor në Shkodër dhe Propaganda Fide, ku bëhet fjalë rreth shkollave shqipe edhe në Prizren. Në dosjet e Arqipeshkvisë gjejmë edhe fakte të tjera që na flasin për korrespodencën e vazhdueshme të Imzot Guerrinit me qeverinë Austro-hungareze rreth shkollave dhe botimeve shqip, (dos. 22, vitit 1892, dos. 50, 1898, dos. 51. viti 1898 ) etj. Përhapja e shkollave me mësim në gjuhën shqipe si dhe botimi i vazhdueshëm i librave në shqip, shtruan te klerikët intelektualë nevojën e problemit të përcaktimit të alfabetit, temë kjo e debatuar sidomos nga gjysma e dytë e shek. XIX e në vazhdim. Kryedioqeza e Shkodrës, për shkak të pozicionit që kishte, u gjet përsëri në rolin e koordinuesit, ndërmjet inteligjencës shqiptare dhe bashkësisë ndërkombëtare për bisedimet që po zhvilloheshin rreth çështjes së një alfabeti shqip. Meqenëse librat shkollorë dhe revistat në veri të Shqipërisë, me qendër në Shkodër, botoheshin në tre alfabete: në alfabetin e vjetër (Jezuitë), të Shoqërisë Bashkimi (1899) të abat Preng Doçit dhe Agimi (1901) të Dom Andre Mjedës, u ndie i nevojshëm përshpejtimi për një unifikim sa më parë të alfabetit. Me këtë rast disa klerikë intelektualë të përkrahur nga Imzot Guerrini, kishin hedhur idenë për krijimin e një akademie

(instituti) për studimin e dialekteve, vendosjen e gjuhës së përbashkët, hartimin e gramatikës dhe të fjalorit të gjuhës shqipe. Kjo ide e nxitur edhe nga situata e krijuar në terren, u bë temë diskutimi ndërmjet (krye) ipeshkvive të të gjitha dioqezave (Shkupit, Durrësit, Shkodrës, Lezhës, Pultit, Sapës dhe abacisë së Mirëditës) nga 1-6 Maj 1902. Më vonë edhe nga Propaganda Fide në Romë dhe Konsullata AustroHungareze në Shkodër. Kjo e fundit kishte dedikuar edhe 400 franga për formimin e kësaj akademie (instituti) dërguar Arqipeshkvisë së Shkodrës, për çka na flasin dosjet nga fondi i Arqipeshkivisë së Shkodrës: (Dos. 20, viti 1901; dos. 13, v. 1901; dos. 20, v. 1901; dos. 28, v. 1902); etj. Nga letra e Imzot Guerrinit, dos. 28, dt. 26 maj 1902, nr. Prot. 377, mësohet se kjo ide fisnike kishte mbetur e parealizuar për arsye të mosarritjes së konsensusit ndërmjet ipeshkvive, kërkesë kjo e Qeverisë AustroHungareze dhe e Propaganda Fides. Edhe pse të tre alfabetet i jepnin ton të gjitha veprimtarive kulturore dhe arsimore, jo vetëm në Shkodër, por edhe më gjerë, sipas korrespodencës së lartpërmendur del shumë qartë se në përzgjedhjen e alfabeteve nga ana e kierarkisë kishtare, më tepër krahmbajtje kishte alfabeti i Ndre Mjedës, duke qenë se vëllai i tij Imzot Lazër Mjeda, kishte influencë si ipeshkëv në kierarkinë e lartë kishtare në Shqipëri e në Romë. Nga ana tjetër dom Ndreu, si gjuhëtar, gëzonte edhe simpatinë e Qeverisë Austro-hungareze, çka dëshmohet në dosjet: Dos. 21. dt. 21, 08. 1903; dos. 22. dt. 30. 03, 1903; dos, 22, viti 1904 etj.. Nga aktivistët e tjerë të cilët vepruan për çështjen e gjuhës e të kulturës shqiptare duhen veçuar pjesëmarrësit e parë të mbledhjes së Shkrelit, intelektuali e atdhetari i të gjitha kohërave, abat Preng Doçi, organizatori i këtij takimi Dom Ndoc Nikaj e pjesëmarrësit dom Mark Shllaku, dom Zef Shkreli, dom Jak Serreçi e dom Dodë Koleci. Në vitin 1893 në Shkrel të Malësisë së Madhe, ata krijuan në mënyrë ilegale lidhjen kombëtare të quajtur "Bashkimi Shqyptar", që, siç thotë dëshmitari i mbledhjes dom Ndoc Nikaj, "kishte për detyrë bashkimin e Shqiptarve pa dallim feje dhe fisi". Nga kjo mbledhje e pati zanafillën e vet edhe formimi i Shoqërisë "Bashkimi" në vitin 1899 me kryetar abat Doçin. Ndër

kontribuesit e vyer duhen përmendur edhe anëtarët e Kuvendit themelues të Shoqërisë "Bashkimi" Imzot Lazër Mjeda, Imzot Jak Serreqi, dom Dodë Koleci, dom Gjergj Koleci, dom Mëhill Bushati-Çuni, dom Nikollë Sheldia, etërit françeskanë Gjergj Fishta e Pashko Bardhi, dom Ndoc Nikaj, jezuitët pjesëmarrës, si dhe laikët Mati Logoreci me shokë etj.. Ndërsa vlerësime të posaçme u duhen bërë botuesve të fjalorit Fialuer i Rii i Shcypes, Shkodër, 9 janar, 1908, Abat Doçit si udhëheqës i projektit, hartuesit dom Dodë Kolecit, e ndihmësve të tij, dom Ndoc Nikajt dhe dom Mark Shllakut. Fjalori ishte një udhërrëfyes i mirë për ngjarjen e ndodhur në Kongresin e Manastirit. Në vazhdën e aktorëve që kontribuan për unifikimin e alfabetit përmendim edhe Atë Shtjefën Gjeçovin dhe letërkëmbimin e tij me konsullin austro-hungarez dt. 4.08.1901 dhe Atë Vinçenc Prenushin e korrespodencën e tij rreth punës së Kongresit, me Drenovën, Nolin, Luarasin etj. të datave 14 shkurt dhe 27 korrik 1908 etj. Kurora e të gjitha këtyre përpjekjeve, të themi gandiane, ishte ngjarja e ndodhur më 14-22 nëntor 1908, kur me pëlqimin e të gjithë anëtarëve të komisionit u vendos që populli shqiptar, pas shumë shekujve, të kishte alfabetin e vet unik. Edhe në këtë ngjarje historike për kombin, klerikët katolikë dhanë kontributin e tyre të çmuar. Përmendim këtu: Atë Gjergj Fishtën, kryetar Komisioni dhe përfaqësues i Shoqërisë "Bashkimi", dom Ndre Mjedën përfaqësues i Shoqërisë "Agimi" dhe dom Nikollë Kaçorrin, delegat i Kryedioqezës së Durrësit, më vonë nënkryetar i Qeverisë se Vlorës. Duke u nisur nga vlera e madhe që kishte kjo ngjarje për kombin, Kongresi i Manastirit gëzoi përkrahje të madhe edhe nga faktorë të tjerë kishtarë. Në fillim të punimeve, Hil Mosi, i cili ishte në rolin e sekretarit, lexoi një letër urimi për mirëvajtjen e Kongresit, dërguar nga Preng Doçi, abat i Mirditës dhe kryetar i shoqërisë "Bashkimi", letrën e Preng Bibë Dodës, dhe letrën e dt. 10 nëntor të dërguar nga rektori i Seminarit Papnor të Jezuitëve të Shkodrës, Domenik Pasi, (1908) Sipas dokumentacionit të Kryeidioqezës së Shkodrës, dosja 26, viti 1908, përmban edhe një letër urimi dërguar Kongresit edhe nga Imzot Pashk

Guerrini së bashku me 30 intelektualë shkodranë të firmosur më dt 9 nëntor 1908. Ndër të tjera në këtë letër thuhet: "Gnjiesia e abees asct ner maa scejte cestie per gith nee." Që vendimet e Kongresit të Manastirit kanë qenë të mirëpritura edhe tek faktorët e tjerë të rëndësishëm, dëshmon korrespodenca e mëvonshme ndërmjet Arqipeshkvit të Shkodrës, Imzot Guerrinit, atij të Durrësit, Imzot Preng Bianchut mbajtur me Propaganda Fide në Romë dhe konsullatës austro-hungareze, ku ndër të tjera thuhej se botimi i librave shqip tani e tutje do bëhej sipas vendimit të Kongresit të Manastirit. (Fondi, 132, Dos. 33. dt.13.03,- 8.12. 1909.) Në vazhdën e saj është dhe letra e rektorit të Seminarit Jezuit, Liugi Cattaneo, dt. 13 Mars 1909, drejtuar të gjithë ipeshkvive për botimin e katekizmit të Papa Piut X në gjuhën shqipe sipas Kongresit të Manastirit (Dos. 30, viti 1904-1912.) etj. Në përfundim themi se, edhe pas Kongresit të Manastirit, klerikët katolikë nuk kanë reshtur asnjëherë se punuari në rimëkëmbjen e mëtejshme të gjuhës, kulturës e traditës shqiptare, pjesë e pandashme e përkushtim të tyre ungjillor. Duke përhapur në popull arsimin dhe përgjithësisht kulturën në gjuhën shqipe, ata synonin të shpejtonin zgjimin e tij kombëtar, të ndihmonin në ngritjen e mëtejshme të ndërgjegjes politike e të arrinin aftësimin e shqiptarëve për një jetë shtetërore të pavarur. Pas gjithë kësaj që thashë më lart, do të doja ta mbyllja referatin tim me citimin e fjalëve të romansierit të parë shqiptar dom Ndoc Nikaj, i cili për rëndësinë e fjalës së shkruar, në kujtimet e tij thekson: "Shkrimi e leximi asht porsi ziarm i mbuluem qi ndezet për kadal në terr, e me ma të parën rasë qi një guximtar i largon hinin, shpërthen në flakë. Turkija prandej me shumë arsye, dronte kulturen e shkrimet e këndimet se sa për giuhën e folun gojarisht nuk u interesue. ("D. Nikaj. Kujtimet...fq.125). (Kumtesa është mbajtur në Konferencën Shkencore "100 vjetori i Kongresit të Manastirit", të organizuar në Tiranë më 17 nëntor 2008)

e enjte, 18 dhjetor 2008 7


SPECIALE

INTERVIST¸

KRYEMINISTRI I MALIT TË ZI, MILLO GJUKANOVIQ I KA DORËZUAR PRESIDENTIT FRANCEZ, NIKOLLAS SARKOZYT APLIKIMIN PËR ANËTARËSIM NË BASHKIMIN EUROPIAN

Ditë e rëndësishme, por edhe sfida të reja Dita e hënë e 15 dhjetorit të vitit 2008 do të mbahet mend si një ditë historike për të gjithë qytetarët e Malit të Zi, pasi që ky shtet pas dy viteve e më tepër pavarësi definitivisht është përcaktuar për të aplikuar për aderim në familjen më të madhe europiane. Por, në anën tjetër Mali i Zi do të ballafaqohet edhe me sfida të reja për të cilat ai ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim me BE. Çka është edhe më e rëndësishme, Këshilli i Europës e ka mirëpritur aplikimi e Malit të Zi. Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq i ka dorëzuar të hënën në Pariz, Presidentit të Francës, Nikollas Sarkozyt aplikimin e Malit të Zi për aderim në Bashkimin Europian, pasi që Franca mban kryesinë e radhës të BE-së. Pas dorëzimit të aplikimit, Kryeministri Gjukanoviq ka deklaruar se aplikimi në BE është një ditë historike për Malin e Zi, Ballkanin, por edhe për Europën. "Jemi të gatshëm që me përgjegjësi të bashkëpunojmë me partnerët europianë, por edhe të gatshëm që t'u përgjigjemi të gjitha sfidave", ka thënë Gjukanoviq, kurse Presidenti francez, Nikollas Sarkozy është shprehur se nuk ka renditje të përcaktuar, por nëse Mali i Zi do të jetë në mesin e shteteve të para të cilat do t'i plotësojnë kushtet për anëtarësim, atëherë edhe me të parat shtete do t'i bashkëngjitet BE-së, ndërsa komisioneri për zgjërim, Oli Ren ka shprehur kënaqësi që Mali i Zi është i gatshëm dhe i vendosur për rrugën drejt

Europës. Deputeti i ASH, Vasel Sinishtaj, e mbështet aplikimin e Malit të Zi për anëtarërsim në BE, por sipas tij aplikimi në këtë kohë dhe në këtë moment është vetëm një pluhur në sy të qytetarëve të rëndomtë. "Mosgatishmëria e këtij pushteti për implementimin e Kushtetutës si akt më të lartë juridik të shtetit, korrupsioni dhe kriminaliteti i organizaur, Prokuroria dhe gjyqësia e pavarur dhe e depolitizuar, mospërmbushja e standardeve të parapara me Konventat ndërkombëtare, liritë dhe të drejtat elementare njerëzore e qytetare, posaçërisht të pakicave nacioanale, gatishmëria e pushtetit që ende të riprodhojë procese të montuara politike, e në anën tjetër mosgatishmëria e zbardhjeve të vrasjeve të shumta dhe niveli i ulët i standardeve janë këto sfera, por edhe sfida me të cila ky shtet duhet të ballafaqohet, nëse aplikimi është i sinqertë",

8 e enjte, 18 dhjetor 2008

deklaron deputeti Sinishtaj. Për deputetin e PDS Luigj Shkrelin aplikimi i Malit të Zi për në BE është një hap i rëndësishëm për vet faktin se Malin e Zi e çon drejt integrimeve europiane dhe kah familja e madhe e Europës përparimtare, ku do të mbizotërojë e drejta, ligjet afirmative etj. "Besoj se edhe skeptikët më të fundit janë bindur se e vetmja rrugë e përparimit për Malin e Zi është integrimi në BE dhe në rrjedhat që çojnë drejt prosperitetit dhe përmirësimit të të gjitha vlerave", ka thënë Shkreli duke shtuar se "ky aplikim lind edhe obligime të reja për çdo segment të pushtetit të Malit të Zi". "Aplikimi i Malit të Zi për në Bashkimin Europian është mjaft i rëndësishëm edhe për Malin e Zi dhe proceset në rajon. Mirëpo kjo nuk do të thotë se të gjitha punët janë kryer", thotë deputeti i UDSH-së, Ferhat Dinosha, duke shtuar se "Mali i Zi duhet t'i plotësojë ato standarde që do të shtrohen nga ana BE-së, sidomos në fushën e ekonomisë, gjyqësisë, korrupsionit etj". Sipas tij, Mali i Zi do të ketë obligime edhe për implementimin e standardeve europiane, që në radhë të parë kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave nacionale. Përfaqësimi proporcional i shqiptarëve në institucionet dhe organet shtetërore të Malit të Zi, deklaron deputeti Dinosha, është ende shumë i ulët dhe në këtë drejtim absolutisht se duhet punuar më shumë dhe Mali i Zi do të ketë obligime që shqiptarët t'i ketë më shumë të pranishëm edhe në gjykata dhe në dikasterë të tjerë të Qeverisë. Po ashtu ai thekson se Mali i Zi do te këtë obligime të punojë edhe në drejtim të decentralizimit të pushtetit dhe kjo është çështje me interes, natyrisht edhe për shqiptarët. Dinosha është i mendimit se Mali i Zi duhet të ketë marrëdhënie të mira bashkëpunimi më te gjithë fqinjët, për çka Mali i Zi është i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha shtetet përreth. Si gjë të rëndësishme Dinosha sheh edhe kapicitetin dhe gatishmërinë e Malit të Zi për t'u kyçur në integrimet euro-atlantike. Sipas tij, Mali i Zi është i gatshëm të integrohet edhe në strukturat e NATO-s. Ndërkaq, deputeti i LD në MZ, Mehmet Bardhi deklaron se dorëzimi i kërkesës që Mali i Zi të jetë kandidat për anëtarësimin në BE është një akt i pritur, kur dihet se Mali i Zi është përcaktuar për integrime euro-atlantike. "Ky fakt do të duhej të ndërgjegjësojë politikën aktuale të Malit të Zi. Mali i Zi në të ardhmen duhet dëshmuar me veprime konkrete për të pëmbushur kërkesat dhe standardet e BE-së në të gjitha sferat e jetës. Këtu sigurisht do të ketë edhe vështirësi. Po ashtu Bardhi përmendi se Mali i Zi do të duhej ta decentralizojë pushtetin, pastaj ai duhet t'ua kthejë tokat ish-pronarëve, por duhet pasur edhe bashkëpunim me opozitën", përfundoi mes tjerash kryetari dhe deputeti i LD në MZ, Mehmet Bardhi. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, i ka dërguar telegram urimi me rastin e aplikimit të Malit të Zi në BE, Kryetarit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe Kryeministrit Gjukanoviq me shpresë se në këtë drejtim do të punojmë të gjithë së bashku në realizimin e detyrave që na presin në të ardhmen. Edhe Forca e Re Demokratike -FORCA e ka uruar aplikimin e Malit të Zi për anëtarësim në BE duke e vlerësuar atë si një sukses të rëndësishëm në udhëheqjen dhe realizimin e kërkesave drejt BE-së.

rr.d.

INTERVISTË ME HISTORIANIN ARBËRESH

Shoqëria Gjurmëve të intelektualëve të mëdhenj arbëreshë u shkon edhe intelektuali, historiani perspektiv prof. dr. sc. Sergjo Dokoza, ish atlet i shtigjeve të gjata, i cili më 1979 zuri vendin e tretë në Kroaci si dhe të pestin në ish jugosllavi, në kategorinë e seniorëve. Dokoza është ende aktiv në atletikë. Në Kampionatin e Kroacisë në atletikë për Veteranë, të mbajtur në Zarë në vitin 2006, ai zuri vendin e dytë, në shtegun prej 5000 metra, duke u nderuar me medaljen e argjendtë. Koha javore: Z. Profesor, a mund të na tregoni kush është në të vërtetë Sergjo Dokoza? S. Dokoza: Kam lindur në Zarë në vitin 1959, në paralagjen Arbëreshi. Nëna ime është arbëreshe nga familja Nikpalaj. Pasi që ajo nuk kishte vëllezër, për të mos i humbur mbiemri e ka ruajtur mbiemrin e vajzërisë. Prandaj ne fëmijët e saj, krahas mbiemrit të babait e kemi shfrytëzuar edhe mbiemrin e nënës Nikpali. Duke qenë se përdorimi i dy mbiemrave është jo praktik në jetën bashkëkohore, andaj dominon mbiemri i babait. Shkollën fillore e kam kryer në Arbëresh, të mesmen dhe fakultetin në Zarë. Kam diplomuar në fakultetin filozofik, në grupin histori, gjuhë italiane dhe letërsi, si dhe në gjuhë e letërsi romake. Është indikative që historinë mesjetare ma ka ligjëruar prof. Dr. Stjepan Antolaku, i cili dikur ka ligjëruar edhe në Universitetin e Prishtinës. Atë e kam pasur mentor në studimet pasdiplomike, ku edhe kam magjistruar më 1995, po tek i njëjti profesor edhe kam doktoruar më 2003, me temë nga e kaluara e Dalmacisë - "Korçulla në shekullin XIV". Së pari kam qenë i punësuar në Seminarin Zmajeviq të Zarës, të cilin e kishte

Krijohet përshtypja që rrethi ku jetonin, në një mënyrë, mezi ka pritur që fqinjtë e mbyllur me origjinë shqiptare të hapen dhe të ndajnë fatin me ta. Këtë hapje bashkësia e gjerë e ka pranuar duarhapur. Kjo të jep me kuptuar faktin që arbëreshët në raport me popullatën e rrethit kanë arritur me sukses të krijojnë pasuri dhe autoritet dhe m'u për këtë afrimi me fqinjët ishte i mirëseardhur. themeluar arqipeshkvi i Zarës, Vick Zmajeviqi, në të vërtetë ai i cili i kishte sjellur arbëreshët nga rrethi i Liqenit të Shkodrës në paralagjet e Zarës. Shef i im në kolegj ka qenë Dom Ivan Prengja, gjithashtu me prejardhje arbëreshe, i cili aktualisht është arqipeshkvi i Zarës. Pastaj kam punuar një kohë të gjatë si arkivist-specialist për materiale të vjetra në arkivin shtetëror të Zarës. Më vonë si bashkëpunëtor shkencor i Institutit për Shkenca Historike i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kroacisë, ndërsa paralelisht me të në funksionin e docentit ligjëroj si profesor joordinar në Universitetin e Zarës, Historinë e Venedikut, Komunat e Dalmacisë në shekujt e Mesjetës, si dhe shkencat ndihmëse të historisë. Mirëpo e tërë kjo nuk lidhet drejtpërdrejt me historinë e arbëreshëve, me të cilën kam qenë i detyruar të merrem gjatë rrugës hulumtuese. Koha javore: Arbëreshët plot 282 vjet jetojnë ndaras nga trungu shqiptar. Sa me sukses i kanë rezistuar asimilimit? S. Dokoza: Secila bashkësi e shkulur nga rrethi i saj dhe e vendosur në një rreth tjetër i nënshtrohet pak a shumë asimilimit. Pra, as arbëreshët nuk bëjnë përjashtim. Në kohët e kaluara, arbëreshët janë konsideruar si bashkësi shumë e mbyllur, e cila shumë pak është përzier me banorët përreth. Arbëreshët ishin të tubuar rreth Zojës së tyre mbrojtëse (Zoja e Jon), me gjuhë të veçantë, me të kaluar dhe origjinë të ndryshme nga rrethi, kështu që ata patën sukses për 250 vjet ta ruajnë veçantinë e tyre. Gjithsesi, këtu faktor kryesor ka qenë bujqësia si degë ekonomike, e cila u mundësoi arbëreshëve një jetë autarkike. Por,shoqëria moderne i ndryshoi krejtësisht. Koha javore: Cilët faktorë ndikuan në përshpejtimin e asimilimit? S. Dokoza: Përshkrimi i mënyrës së jetës, ku për së tepërmi ishte e lidhur me bujqësinë, e cila dominoi deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore. Me ardhjen e komunistëve në pushtet, siç është e njohur, bujqësia në tërë shtetin po ashtu edhe në Arbënesh (Arbanas) humbi shumë sa që gati u zhduk. Me këtë fillon edhe rënia e shoqërisë së mbyllur arbëreshe. Që nga atëherë shumë njerëz ekzistencën filluan ta sigurojnë në degë të tjera ekonomike, kohën e punës do ta kalojnë të ndarë nga rrethi dhe familja në ndërmarrjet dhe fabrikat e rrethit të Zarës. Me këtë u zgjerua rrethi i lëvizjes së arbëreshit të thjeshtë, si dhe rrethi i shoqërisë e miqësive të reja. Si pasojë e tyre ishin martesat e përziera, që kushtëzuan dobësimin e gjuhës, më së shpeshti në familjet ku nëna nuk ishte arbëreshe. Me hyrjen në bashkësinë e gjerë të interesit, fillojnë të dobësohen lidhjet e brendshme mes familjeve arbëreshe, sepse aty më nuk plotësohet interesi primar ekzistencial. Ashtu që mund të themi se vetëm në pjesën e dytë të shekullit XX fillon gradualisht hapja ndaj botës që e rrethonte. Koha javore: A ishin arbëreshët indiferentë ndaj integrimit apo rrethi i ri i mbante në distancë? S. Dokoza: Procesi i hapjes dhe asimilimi gradual nuk është zhvilluar as dhunshëm e as befas. Por thjesht, me ndryshimin e kushteve jetësore ndryshojnë edhe sjelljet e njerëzve. Ashtu edhe arbëreshët, me ndryshimin e kushteve, kur më nga bujqësia nuk mund të jetohej, për sigurimin e ekzistencës hynin në marrëdhënie të tjera ekonomiko-shoqërore dhe në ato rrethana të reja, shumë shpejt janë gjendur dhe kanë vazhduar me sukses furnizimin e vetvetes me mjete të jetesës.


INTERVIST¸ TË ZARËS PROF. DR. SERGJO DOKOZA

moderne i ka ndryshuar arbëreshët Identiteti arbëresh gjithnjë e më tepër kalon në atë që në teori quhet identiteti simbolik. Kjo megjithatë ende mund të quhet identitet, por pa përmbajtje konkrete. Kështu që gjenerata ime e njeh dobët të folurit arbërisht, ndërsa gjeneratat më të reja, të cilat më së tepërmi janë nga martesat e përziera, gati nuk dinë fare arbërisht. Dhe për këtë gjeneratat e reja lidhen me identitetin arbëresh i cili më tepër është simbolik sesa real. Arbëneshit(Arbanasit)) të Zarës. Koha javore: A ka ndonjëfarë lidhjeje trashëgimia në aftësitë, gjeturinë, mendjemprehtësinë e arbëreshëve, kur dihet kontributi i pakontestueshëm i tyre në shumë lëmi? S. Dokoza: Edhe sot po ta ndalonit ndonjë zaras, apo ndonjë nga lagjet periferike, si edhe nga fshatrat përreth dhe t'i shtrohet pyetja se si do t'i përshkruante arbëreshët, mendoj se përgjigjja do jetë gati e ngjashme në përshkrimin e arbëreshëve: Ata janë temperamentë, si në grindje ashtu edhe në dashuri, veçanërisht të kthjelltë dhe mbi gjitha të vyeshëm. Nëse je mik, posaçërisht të çmojnë, por nëse nuk je, mos u afroni. Këto janë tipare të cilat i kanë zbukuruar arbëreshët nga fillimi gjer më sot. Në çdo mënyrë mjedisi i ka respektuar. Mendoj se në këtë pasqyrë është e mundur të gjenden mjaft elemente të trashëguara nga atdheu i dikurshëm. Dëshmia më e mirë për aftësitë e tyre është se kanë ardhur të fundit në rrethin e Zarës, ndërsa shumë shpejt u bënë të pasur dhe më të përparuar se popullata përreth. Me mundin e tyre dhe gjeturinë e tyre së shpejti i zgjeruan pronat e tyre tokësore, thellë në prapavinë e qytetit. Ashtu që arbëreshët në shekullin XVIII ishin furnizuesit kryesorë të tregut të Zarës, pra ishin ushqyesit e qytetit. Pa dyshim, cilësitë e mentalitetit arbëresh këtu bien në një ambient të përshtatshëm.

Krijohet përshtypja që rrethi ku jetonin, në një mënyrë, mezi ka pritur që fqinjtë e mbyllur me origjinë shqiptare të hapen dhe të ndajnë fatin me ta. Këtë hapje bashkësia e gjerë e ka pranuar duarhapur. Kjo të jep me kuptuar faktin që arbëreshët në raport me popullatën e rrethit kanë arritur me sukses të krijojnë pasuri dhe autoritet dhe m'u për këtë afrimi me fqinjët ishte i mirëseardhur. Koha javore: A ka pasur ndikim problemi i identitetit në orientimin politik të arbëreshëve? S. Dokoza: Problemi i identitetit dhe orientimi politik tek arbëreshët, asnjëherë nuk janë unifikuar. Ata, me largimin nga Shqipëria amë, tërësisht i shkëputën lidhjet me atdheun. Andaj, ata në "botën e huaj", duke u integruar në jetën politike të mjedisit të ri,

Në kohët e kaluara, arbëreshët janë konsideruar si bashkësi shumë e mbyllur, e cila shumë pak është përzier me banorët përreth. Arbëreshët ishin të tubuar rreth Zojës së tyre mbrojtëse (Zoja e Jon), me gjuhë të veçantë, me të kaluar dhe origjinë të ndryshme nga rrethi, kështu që ata patën sukses për 250 vjet ta ruajnë veçantinë e tyre. Gjithsesi, këtu faktor kryesor ka qenë bujqësia si degë ekonomike, e cila u mundësoi arbëreshëve një jetë autarkike. Por,shoqëria moderne i ndryshoi krejtësisht.

vepruan në mënyrë pragmatike. Duke qenë se me popullatën periferike kroate të qytetit, ishin në kontakt të përditshëm, dhe bënin po të njëjtën mënyrë të jetesës, ndërkaq që bashkësia italiane e Zarës, për ta paraqiste ca zotërinj të largët, të cilët i eksploatonin dhe i nënçmonin, është fare e kuptueshme edhe një prirje më e madhe ndaj opsionit politik kroat. Në këtë drejtim, ndikim të posaçëm pat edhe institucioni kishtar, arqipeshkvi i së cilës ishte Zmajeviq, ai që edhe i solli në këtë atdhe të ri. Arbëreshët atij i premtuan që për çdo vit t'ia lejojnë nga një çun në Seminarin fetar (teologjik) të sapoformuar, i cili po edukonte dhe arsimonte priftërinjtë e ardhshëm në frymën teologjike kroate. Kështu, me kalimin e kohës, në Arbënesh (Arbanas), u formësua një plejadë e tërë e klerikëve arbëreshë. Vatër tjetër e kroatizmës është shkolla normale kroate e cila në gjysmën e dytë të shekullit XIX, ishte e hapur në Arbënesh. Edhe ajo i arsimoi një numër të konsiderueshëm të mësuesve arbëreshë, me orientim kroat. Kështu, siç po shihet, arbëreshët, të shkulur nga rrënjët e veta, në mjedisin e ri, patën parakushte më të mëdha që t'i mbështeten opsionit politik kroat. Mirëpo, identiteti thelbësor, edhe më tej, mbeti ai arbëresh. Shembull indikativ është ai nga viti 1912, kur arbëreshët u ngritën në mbështetje të themelimit të shtetit të Shqipërisë. Në këtë aksion, arbëreshëve të Zarës iu priu, atëbotë arbëreshi më i njohur Pavao Luçi Rela, zatën, kryetar i partisë më radikale nacionaliste kroate, Partisë së Drejtësisë. Policia austriake nuk e kishte fare të qartë, se si një pijatar i nacionalizmës kroate, mund të jetë njëherit edhe prijës kaq i ngulmët i një lëvizjeje proshqiptare. Ky dualitet i identitetit dhe i përcaktimit politik, në fakt, e ka shënuar tërë historinë e arbëreshëve të

Koha javore: Çfarë është kontributi i intelektualëve arbëreshë si dhe i njerëzve me autoritet që me punën dhe veprimin e tyre afirmojnë atë që ka mbetur? S. Dokoza: Arbëreshët edhe pse janë pak në numër, kanë dhënë një numër shumë të madh të personaliteteve të rëndësishme, duke filluar nga klerikët, profesorët, shkencëtarët, politikanët, deri te sportistët e famshëm. T'i numëroj të gjithë emrat e tyre është gati e pamundur. Por, po i përmendim vetëm disa nga ata: Kruno Krstiq, për të cilin është thënë kroati më i mënçur në shekullin XX, Bonifacije Peroviq, themeluesi i sociologjisë në Kroaci, Hrvoje Mazija, ekspert ndërkombëtar nga fusha e veterinës nënkryetar i Akademisë së Shkencave edhe Arteve të Kroacisë, maestro Pal Deshpali (Pavel Deshpali), dirigjent i nivelit botëror dhe albanologu më i madh kroat, Aleksandër Stipqeviq, si edhe shumë të tjerë. Të gjithë këta emra kanë ruajtur në vetëdije edhe krenarinë për origjinën shqiptare dhe asnjëherë nuk janë turpëruar prej saj. Meqenëse arbëreshët për askënd nuk kanë paraqitur kërcënim politik, askush nuk është orvatur t'i shkombëtarizojë. Mirëpo megjithatë kanë përjetuar peripeci dhe ndjekje të caktuara. Së pari, në kohën mes dy luftrave botërore, kur Zara i takonte Italisë, inteligjenca arbëreshe pro kroate ishte e detyruar patjetër ta lëshojë vendlindjen. Popullatës së mbetur, duke mos u ndodhur asgjë e keqe, kanë pranuar të gjitha bekimet të cilat i ofronin italianët për të përfituar ata për vete. Për këtë, pas Luftës së Dytë Botërore, pushteti komunist ka shfryer zemërimin ndaj arbëreshëve dhe me qindra meshkuj, aty për aty janë likuiduar, me akuzën se gjoja ishin bashkëpunëtorë të okupatorit. Tërë vendi (Arbëneshi) gjatë sundimit komunist ishte inkriminuar si i papërshtatshëm. Mu për këtë, në të nuk është investuar, si edhe arbëreshët nuk kishin mundësi të punësohen në shërbimet shtetërore. Koha javore: Sa janë gjeneratat e arbëreshëve të rinj të lidhura me identitetin arbëresh? S. Dokoza: Identiteti arbëresh gjithnjë e më tepër kalon në atë që në teori quhet identiteti simbolik. Kjo megjithatë ende mund të quhet identitet, por pa përmbajtje konkrete. Kështu që gjenerata ime e njeh

dobët të folurit arbërisht, ndërsa gjeneratat më të reja, të cilat më së tepërmi janë nga martesat e përziera, gati nuk dinë fare arbërisht. Dhe për këtë gjeneratat e reja lidhen me identitetin arbëresh i cili më tepër është simbolik sesa real. Ata vetëm e dinë që kanë origjinë tjetër nga popullata përreth, ndërsa në jetën e përditshme arbëreshët janë identikë me gjithë popullatën e paralagjeve. P.sh. veshen njëjtë, punojnë në të njëjtat vende të punës, shoqërohen pavarësisht nga territori ose origjina etnike, marrin banesa në pjesët e tjera të qytetit dhe ashtu i lëshojnë shtëpitë e tyre të lindjes, njoftohen me njerëz të rinj e femra jashtë vendit të lindjes, etj. Me një fjalë, jeta bashkëkohore i bluan gradualisht të gjitha dallimet e arbëreshëve dhe ata i unifikon me banorët e tjerë të periferisë së qytetit. Ndoshta është një fakt interesant - ekzistojnë dy grupe këngëtarësh arbëresh (Klape) që edhe përkundër krenarisë për identitetin e tyre, dinë të këndojnë vetëm një këngë arbërisht. Koha javore: Çka mund t'u ofrojnë arbëreshëve dy shtetet shqiptare? S. Dokoza: Lajmi për shpalljen e Kosovës si shtet i pavarur edhe në Arbënesh (Arbanas) është pritur me kënaqësi. Në kremtimin e organizuar me këtë rast nga shqiptarët e Zarës, për nder të pavarësisë, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e arbëreshëve, miqtë shumëvjeçarë e të sinqertë të tyre. Në kushtet bashkëkohore të jetës, largësia çfarë është mes Arbëreshit, përkatësisht Zarës dhe Kosovës, nuk paraqesin ndonjë pengesë të madhe, por do të ishin në interes të dyanshëm e para se gjithash, bashkëpunimi i mirëfilltë ekonomik në mes të ndërmarrjeve të këtushme dhe të përfaqësueseve të ekonomisë së Kosovës dhe Shqipërisë. Këtu nxitje duhet të japë edhe qeveria kroate, ku vepron edhe një arbëresh, z.Bozhidar Kallmeta. Ndërsa në planin kulturor, takimet e shumta do të kontribuonin që arbëreshët, krahas Zarës, në njëfarë mënyre të jenë më të hapur edhe ndaj rrënjëve të tyre, të përtërijnë gjuhën e tyre dhe në përgjithësi identitetin e tyre. Natyrisht, këtu duhet pasur parasysh faktin që arbëreshët e Zarës tani, në aspektin kombëtar ndihen kroatë. Pra, kjo ndjenjë nuk guxon të lëndohet, por po ashtu janë krenarë për origjinën e tyre, por ka hapësirë të mjaftueshme për shoqërizim të përbashkët. Koha javore: Dhe në fund, keni diçka tjetër për të thënë? S. Dokoza: Për shkak të këtij rrebeshi pyetjesh me të cilat më keni mbuluar, nuk arrita të them që jam i nderuar që një gazetë shqiptare më drejtohet për intervistë. Pasi që jam përfaqësues i gjeneratës së re, kjo mund të komentohet si vazhdimësi e lidhjeve tradicionale mes arbëreshëve të Zarës me vendin e stërgjyshërve. Siç është e njohur, lidhje kanë mbajtur edhe intelektualët e vjetër arbëreshë, që nga autori i "Nitës" Josip Vlahoviq Rela dhe miqtë e tij, Budimr Peroviqi (Miro i Kikikcës), Shime Deshpali dhe gjithsesi Aleksandër Stipçeviqi. Shumë tema mbeten të paprekura dhe shumë pyetje vetëm të filluara, por ndoshta kjo bisedë, për shkak të profesionit tim, më tepër është e kthyer kah e kaluara dhe tradita, ndërsa më pak kah e tashmja dhe e ardhmja. Natyrisht, në një bisedë tjetër duhet më tepër t'u kushtohet vëmendje temave jetësore dhe aktuale. Për atë janë edhe ekspertet e tjerë arbëreshë, bashkëvendësit e mi të cilët mbajnë funksione të rëndësishme në qytetin e Zarës dhe shtetin e Kroacisë. Biseda me ta ofron fotografi më të mirë të gjendjes për këtë vend të vogël, por i bukur në mënyrën e tij. Bisedoi: Sulejman Morina

e enjte, 18 dhjetor 2008 9


PANORAM

¸ KULTURORE

Kseniya Sukhinovia Në konkursin për Miss Bota 2008 në Johanesburg ka fituar 21-vjeçarja ruse Kseniya Sukhinova. Ajo e ka marrë kurorën nga fituesja e vitit të kaluar, kinezja Zilin Zhang. Titullin e shoqërueses së parë e ka fituar Gabrielle Walcot, Miss Trinidad dhe Tobago, kurse shoqëruesja e dytë ishte Miss India, Parvathy Omanakuttan. Në mesin e pesë më të bukurave kanë hyrë edhe Brigite Santos nga Angola, si dhe Tansey Coetzee nga Republika Jugafrikane. Për titullin Miss Bota këtë vit kanë konkurruar 109 vajza. Nata finale për Miss Bota është transmetuar në 187 vende, ndërsa vlerësohet se atë e kanë përcjellur më shumë se dy miliardë shikues.

Kejsi Tola, nga "Ethet" në Festivalin në RTSH t ekonomiste. Dhe kanë qenë ata që Është bija e babait oficer dhe mami pse vetë Kejsi Tola nuk e kishte fare e kanë shtyrë për t'i hyrë liceut, edhe duhet të zgjedhë mes muzikës së me qejf. Tani është në dilemë, nëse lehtë dhe asaj klasike. gjë e ka të sigurt, që do jetë gjithGjithsesi është vetëm 16 vjeç, dhe një me festivalet e fëmijëve, deri sa herët nisur ka e Sepse zion. televi në një t". "Ethe fitoi dhe rroi konku muzika klasike dhe madje mërzitet Tani kanë ndryshuar gjërat. I pëlqen thnjë. përgji së brakti ta mund se on kur mend festivalin e 47-të në RTSH me një Këto ditë përgatitet të konkurrojë në in për të fituar. Do të konkurrojë në këngë ritmike, ku ka hyrë me synim it Edmond Zhulali, i cili duket ozitor komp të këngë një këtë festival me ve". "Ethe e se i ka qejf talentet nëpërmjet vajzës së tij pianiste, Por njohja e Kejsit me Zhulalin erdhi i sugjeroi që të bashkëpunonte cila e t, Kejsi e të Mirelës, shoqja e ngush me babin e saj. , dhe pretendoj të marr çmim, "Pranova se kënga është shumë e bukur rrim për të fituar". konku një në pasi mendoj që të gjithë hyjnë li krijoi me drejtuesit e TVSH-së, Por konflikti një vit më parë që Zhula vit, do ta shoqërojë Flaka Krelani, nuk është problem për të. Madje këtë në duetin e natës së dytë.

10 e enjte, 18 dhjetor 2008


PANORAM

¸ KULTURORE

Za na Kr as niq i po zo n me Ry an

fitues uar në Amerikë, jo vetëm sepse është Ai është një ndër sportistët me të prefer dhe sepse ka një pamje por not, në re botëro deve rekor olimpik dhe thyes i disa te jetë imazhi i ri i Calvin Klein. tërheqëse që shumë shpejt flitet se do te n amerikane, një prej fotografive me media në pur E ndërsa ky lajm është përha vajzë shumë seksi, një me r pozua duke stin sporti cilën shoqërohet lajmi, tregon fotomodelen shqiptare Zana Krasniqi.

Lohan dhe Penn, film të përbashkët?

ay Lohan dhe Sean Penn janë në Mediat amerikane njoftojnë se Linds shkët. Aktorja e filmit "Mean Girls" bisedime për të bërë një film të përba i filma të dështuar, ndërsa së fundm vitet e fundit është shfaqur në disa cën e saj lesbike me DJ Samantha roman me me' famsh 'e bërë është Ronson. t, aktorja dëshiron ta rigjallërojë karDuke parë në dështimet e saj të fundi krahas legjendës hollivudiane, Sean film një në r luajtu duke rierën e saj Penn. j të bërë një film të përbashkët. Duke "Lindsay dhe Sean kanë biseduar për burim për "PageSix". një thënë ka ide", kjo ë shum nte se Lindsay-t i pëlqe

e enjte, 18 dhjetor 2008 11


KULTUR¸

Zë i fuqishëm për mbrojtjen dhe afirmimin e interesave kombëtare r, Autori jo vetëm në këtë vepë e por edhe në botimet ur luajt duke ë ësht me arsh mëp në një rol shumë të rëndësishëm kultivimin e ndërgjegjes, tradi in tave si dhe në afirimim ndërkombëtar të çështjeve kom tij bëtare. Padyshim në krijimet e a dalin në pah aftësitë e thell të intelektuale dhe atdhetare, të cilat i vë në qarkullim në favor çështjeve dhe të mirave kom e bëtare. Gjeka i ngre problemet e shqiptarëve në piedestalin të e rativ inist adm e instancav r arenës botërore, duke dëshmua që në territoret etnike shqiptare i po thellohen dhuna dhe terrori që aspekteve të ndryshme, dëshmon që regjimet e tilla janë në kundërshtim të thellë me së parimet themelore të Kartës Atlantikut, që ka të bëjë me liritë dhe të drejtat elementare të njeri ut.

Shkruan: Prof. dr. Bahri Brisku Vepra e publicistit dhe studiuesit Gjekë Gjonaj "Gjurmëve të kohës" e cila u botua këto ditë nga Enti Botues " Gjergj Fishta" në Lezhë, është e ndarë në tetë cikle, të cilat janë të lidhura ngusht me tematikën parësore të këtij vëllimi. Autori pjesën më të madhe të këtyre punimeve i ka botuar në medie të ndryshme në gjuhën shqipe brenda dhe jashtë shtetit ku jeton. Gjonaj i vetëdijshëm se shkrimet në medie zgjasin shkurt, vetëm një ditë, punimet e tij më cilësore i ka përmbledhur në një vëllim të veçantë, që ka një peshë shkencore me vlerë materiale. Kjo vepër si e tillë jam i bindur se do të lexohet me kurreshtje nga lexuesi. Kjo është vepra e tretë e këtij studiuesi të palodhshëm, i cili gjatë shkruarjes të këtyre vlerave interesante, me shumë maturi përdor gjuhën e pastër, pa frazeologji dhe përsëritje, të kondenzuar, të rudhur dhe metaforike. Këto dhe shumë cilësi të tjera kësaj vepre ia madhojnë vlerën e qëndrueshme, duke e radhitur atë në mesin e atyre krijimeve që janë të domosdoshme të lexohen nga dashamirët e çështjeve kombëtare shqiptare. Autori Gjonaj, në këtë studim rrezaton dinjitet dhe ndërgjege të lartë kombëtare, duke mos rënë në ujëra të turbullta të rrymave politike antishqiptare. Në pjesën më të madhe të kësaj vepre Gjonaj ngreh zërin për mbrojtjen e interesave kombëtare, duke iu kundërvënë me fuqinë e argumenteve orekseve pretenduese qeveritare. Autori jo vetëm në këtë vepër, por edhe në botimet e mëparshme është duke luajtur një rol shumë të rëndësishëm në kultivimin e ndërgjegjes, traditave si dhe në afirimimin ndërkombëtar të çështjeve kombëtare. Padyshim në krijimet e tij dalin në pah aftësitë e thella intelektuale dhe atdhetare, të cilat i vë në qarkullim në favor të çështjeve dhe të mirave kombëtare. Gjeka, i ngre problemet e shqiptarëve në piedestalin e instancave administrative të arenës botërore, duke dëshmuar që në territoret etnike shqiptare po thellohen dhuna dhe terrori i aspekteve të ndryshme, që dëshmon që regjimet e tilla

12 e enjte, 18 dhjetor 2008

janë në kundërshtim të thellë me parimet themelore të Kartës së Atlantikut, që ka të bëjë me liritë dhe të drejtat elementare të njeriut. Në asnjë mënyrë nuk mund të justifikohet mbajtja me vite në arrest e 18 shqiptarëve të rrethit të Tuzit, pa aktakuzë të dëshmuar juridikisht. Diçka e tillë nuk ka ndodhur as që mund të ngjajë në shtetet demokratike. Lidhur me këto dhe shumë probleme të tjera të cilat Qeveria malazeze qëllimisht i anashkalon autori i paraqet, i trajton gjerësisht, duke ia bërë me dije lexuesit se ato pushteti po i përdor gjithnjë si instrument për të vështirësuar edhe më tepër jetën e shqiptarëve në Malin e Zi, të cilëve edhe në pluralizëm me arrogancë po i gllabërohen resurset ekonomike. Shembull tipik i eksploatimeve të rënda ndaj shqiptarëve gjithësesi është NP " Morsko dobro" ( Të mirat detare) dhe Plani Hapësinor i Malit të Zi, i cili diskriminon Ulqinin dhe trevat e tjera shqiptare në këtë republikë. Konceptet e këtilla janë diametralisht kundër intencave dhe parimeve demokratike.. Studiuesi Gjonaj me referenca bindëse vazhdimisht shkruan kundër këtyre dukurive jo vetëm antishqiptare, por edhe antinjerëzore. Veprat e tilla është obligim kombëtar që të botohen dhe të lexohen masivisht. Hartuesi i kësaj vepre kreun e parë e fillon me autorin e gurthemelit të historisë sonë kombëtare, Gjon Buzukun. Pastaj trajton figura të shquara kombëtare siç janë: At Gjergj Fishta, Nëna Tereze, e cila me veprimtarinë humaneuniversale ia ngriti imazhin kombëtar shqiptarëve. Pjesa e dytë e kësaj vepre fillon me Dedë Gjo' Lulin, i cili është një personalitet i dalluar kombëtar. Në vazhdim të kapitullit të dytë, autori shkruan për Baca Kurtin, që është nderi dhe krenaria e Malësisë, pastaj hedh dritë mbi figurën historike të Tringë Smajles, të cilës, Gjergj Fishta në veprën e madhërishme-epin gjithëkombëtar - " Lahutën e Malcis" i cakton vend të nderuar. Kreun e tretë të kësaj vepre, Gjekë Gjonaj e fillon me " Lamtumirë, president!, që ia kushton funeralit të vdekjes së dr. Ibrahim Rugovës. Gjonaj me plot të drejtë ceremonisë dhe ritualeve mortare së Presidnetit Rugova i kushton hapësirë të merituar në këtë vepër. Autori me këtë rast publikon një analizë të detajuar të këtij momenti mortor, duke na ofruar fakte shumë të qëlluara për prezantimet publike të këtij lloji.

Në kreun e katërt të kësaj vepre Gjekë Gjonaj shkruan për dy persona që krijuan emër në këtë hapësirë, e që janë Dom Simon Filipaj dhe Dr. Vinçenc Malaj. Këta dy kolosë të kulturës sonë lanë gjurmë të thella në fushën e kulturës dhe të bindjeve fetare shqiptare. Në pjesën e pestë të këtij studimi, autori mer-

ret me skalitjen dhe vlerësimin e disa figurave që kontribuan shumë më begatimin e kulturës sonë kombëtare. Në këto portrete, autori rreshton: Gjergj Gjokajn, Lucë Lucajn, Antonie Rogin Markoviq, Mark Ujkiqin, Roberta Ndokajn... Në vazhdim autori na paraqet veprimtarinë e pasur të skulptorit Thoma Thomai Dhamo, për të vijuar me një grup pik-

torësh, të cilët me veprat e tyre u bënë të njohur në fushën e kulturës shqiptare, siç janë Zake Prelvukaj, Seida Belegoviqi, Gjergj Noc Martini etj. Shkrimi i autorit për familjen e shestanasit Nikë Junkut, i cili sipas një dokumenti është pasardhës i kontëve të Ljares, është me peshë të veçantë për historinë dhe kulturën tonë. Ky dokument përthekon në vete gjurmë historike mbështjellë me një mobulozë legjendare. Zanafilla e kësaj dëshmie i takon mesjetës së hershme. Studiuesi Gjekë Gjonaj, kreun e gjashtë të kësaj vepre e ka caktuar për intervista me personalitete të shquara që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut për thesarin e kulturës shqiptare. Këto intervista autori ia fillon me aktoren e njohur të monodramës Ema Andrea, e cila me interpretimet e veta ka krijuar emër në dramaturgjinë shqiptare. Gjithashtu intervista cilësore që e zhvillon autori me doajenin e kinematografisë shqiptare-Timo Flloko, është një perlë që ia vlen të zë vend të denjë në këtë vepër. Në këtë bisedë me Timo Flokon, Gjekë Gjonaj na prezenton gjendjen e tërësishme në teatrot dhe në kinostudiot e hapësirës shqiptare. Në intervistën me poetin shumë të dëgjuar Xhevahir Spahiun, autori i këtij libri na hedh në pah gjendjen shpirtërore të krijuesve dhe të lexuesve në Shqipëri, vështirësitë e krijuesve në kohën e monizmit. Paraqiten vështirësitë e kohës aktuale në Shqipëri dhe shumë vështirësi të tjera që i ndjekin poetët dhe krijuesit tanë. Ish- ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Besnik Mustafajn, autori i kësaj vepre e ka takuar me rastin e funeralit të Ibrahim Rugovës në Prishtinë, ku edhe zhvillon një bisedë me të lidhur me situatën politike në hapësirën mbarëshqiptare. Ishte koha kur Kosova ende nuk ishte shpallur shtet i pavarur. Ndaj , kjo intervistë e gjerë me ministrin Mustafaj paraqet një meditim politik që lexohet me kurreshtje. Në kreun e shtatë të kësaj vepre flitet për figurat e mëdha shqiptare. Autori Gjekë Gjonaj është thellësisht i vetëdijshëm që historinë e një kombi e përbëjnë figurat, personalitet dhe ngjarjet kombëtare. Andaj, me të drejtë sugjeron fuqishëm që të vazhdohet dhe të thellohet tradita e kujtesës dhe respektit të merituar për figurat historike, të cilat kanë pasur preokupim parësor, çështjen kombëtare. Autori me kujdes ka tubuar një numër figurash historike kombëtare dhe na i ka prezentuar në këtë cikël. Në vazhdim të këtij kapitulli, autori shkruan për krizën që momentalisht po e përcjellin librin shqip, kulturën popullore shqiptare, etj. Gjonaj në vazhdën e


KULTUR¸ këtij cikli shkruan për reflektimet e bashkëpunimit në mes të Malit të Zi dhe Shqipërisë, për distancimin e partive shqiptare nga ideja e rajonizimit, për pozitën e disfavorshme të arsimit shqip, për shqetësimet e filloristëve dhe mësimdhënësve shqiptarë, për hallet e studentëve shqiptarë në Malin e Zi. Autori guximshëm kërkon që këto probleme të shqiptarëve të realizohen sipas standardeve evropiane, të cilat janë obliguese për Malin e Zi që t'i zbatojë ndaj pakicave. Për këto probleme të cilat cenojnë realizimin e të drejtave tona duhet të ngrihet zëri vazhdimisht në të gjitha nivelet, deri në realizimin e tyre. Autori, në vazhdim, shkruan për kulturën dhe turizmin e cila paraqet një gërshetim të fuqishëm në zhvillimin e kësaj fushe të ekonomisë së Ulqinit. Në këtë pjesë të shkrimeve Gjonaj i rreket seriozisht çështjes së ndërprerjes së shtojcës në gjuhën shqipe, e cila botohej me vite në revistën e "Polisit" të Podgoricës. Themeluesi i kësaj gazete me aktin e shuarjes së saj bën diskriminim ndaj të drejtave njerëzore të shqiptarëve, që jetojnë në trojet etnike në Malin e Zi. Hartuesi i kësaj vepre me vlerë kërkon që piktorëve ulqinakë t'u sigurohet një galeri pune, ashtu siç u është siguruar piktorëve malazezë. Në vijim autori shtjellon një problem vital- rrezikimin e trashëgimisë kulturoro-historike të Ulqinit dhe rrezikimin e Kalasë së Ulqinit, pasi mund t'i hiqet statusi i monumentit të kategorisë së parë, të cilën e gëzon me vite.Viteve 2005, 2006 dhe 2007, dhe premtimeve që u janë dhënë shqiptarëve në Malin e Zi në rrafshin e përmirësimit të nivelit kualitativ të gjallërimit, autori ua kushton një analizë të thuktë por premtimet mbeten vetëm imazhe të politikës, të cilat nuk zbatohen vetëm në rajonet ku jetojnë shqiptarët në Malin e Zi . Pronat e uzurpuara nga ish- pushteti komunist i Malit të Zi, në bazë të konventave u janë kthyer pronarëve të mëparshëm , por jo edhe shqiptarëve. Dëshmi për këtë janë qytetarët shqiptarë në Shipshanik, Tuz dhe Ulqin. Këta dhe shumë shembuj të tjerë tregojnë qartë se sa të rrezikuara janë të drejtat e shqiptarëve në shtetin më të vogël sllav në botë. Në vazhdën e analizave të tilla dhe fenomeneve e fakteve të dëshmuara në të cilat cenohen dhe nuk përfillen të drejtat e shqiptarëve në Malin e Zi, Gjekë Gjonaj hedh në pah rastin e 18 shqiptarëve të arrestuar në aksionion brutal dhe në fushatën e montuar të policisë malazeze "Fluturimi i shqiponjës". Sipas deklaratave zyrtare të avokatëve mbrojtës të kombësisë malazeze aktakuza kundër 18 shqiptarëve nuk ka baza ligjore dhe të pandehurit mbahen tash dy vjet në arrest pa u dëshmuar asnjë vepër kundër ligjore. Prokuroria të pandehurit i akuzon në bazë të njëfarë ditari privat, shkruar në bazë të një fantazie ireale të një personi që ka për hobi ëndërrimet imagjinative. Ëndërrimet e tilla ireale janë çështje personale të botës shpirtërore të autorit të këtij ditari famoz, prandaj këto shënime në asnjë mënyrë nuk disponojnë vlera inkriminuese. Sepse në realitet këto janë thjesht shënime private të bazuara në imagjinatë fantastike ireale, që nuk kanë asnjë vlerë juridike. Kreun e tetë autori ia kushton folklorit dhe etnografisë. Në fillim bëhet fjalë për manifestimet të cilat organizohen në Vitojë. Hulumtuesi Gjonaj me kohë e ka hetuar fenomenin e masovizimit të krijimeve të gjeniut popullor, të cilat po mbështeten shumë edhe nga diaspora, e cila duke qenë e ngarkuar me nostalgji të vendlindjes, po sposorizon shumë manifestime artistike e popullore. Në të tilla rrethana u organizua edhe Festivali Mbarëkombëtar i Folklorit Burimor " Rapsha 2003", që u mbajt në Vitojë, ku morën pjesë ansamblet nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe diaspora, të cilët për pesë ditë shpalosën vlerat e kulturës sonë popullore. Tash është bërë traditë që në mbarë hapësirën shqiptare të organizohen manifestime burimore verore. Në vazhdim të ciklit të tetë, autori prezanton Muzeun etnografik në Tuz, xhubletën, mbretëreshën e veshjeve shqiptare, veshjen popullore të Shestanit, që është edhe teksti i fundit i kësaj vepre.

MBI LIBRIN E MUSTAFË CANKËS "QYTETI" (KOMENTE)

Kronikë filozofiko-soci ologjike për qytetin Pa dyshim mund të thuhet se libri "Qyteti - komente" i autorit Mustafë Cankës është rrëfim në vete të vet mbi lindjen e arsyes së shëndoshë. Duke përpunuar tipologjinë e mentalitetit shoqëror, Canka në mënyrën e vet ka krijuar profilin estetik, psikologjik dhe ideologjik të bashkëqytetarëve të tij, të elitës politike dhe asaj intelektuale, ka regjistruar modelet e kapaciteteve të tyre etike, morale dhe intelektuale, virtytet dhe aftësitë e tyre për punë.

Qazim Muja Gazetari dhe publicisti Mustafë Cankës në librin e parë të tij me titullin "Qyteti", që është një përmbledhje e komenteve gazetareske dhe televizive, shtron problematikën dhe zbërthen idenë e qytetit si temë ku në mënyrë eksplicite shqyrton filozofinë dhe sociologjinë e qytetit, me elemente të vërteta, por dhe ato simbolike. Pikërisht, një dashuri e madhe dhe një dhembje e thellë në të njëjtën kohë, e kanë shtyrë autorin që qytetin e tij Ulqinin, ta vë në qendër të rrëfimit, gjegjësisht komentit filozofiko-sociologjik. Kjo dashuri dhe kjo dhembje kanë ngjallë tek autori guximin gati të paparë që në periudhën tepër të vështirë dhe të papërsëritshme të tranzicionit, të krizave të ndryshme, qofshin ato politike, ekonomike, sociale, kulturore, morale, etike e tjera, të flasë me zërin e arsyes duke ftuar të gjithë ata që ndjejnë apo mbajnë përgjegjësi për degradimet që i kanë ndodhur për disa dekada me radhë dhe që po i ndodhin qytetit të Ulqinit dhe lokaliteteve më të bukura të tij si dhe ambientit jetësor në një proces subverziv për çfarë po humb identitetin e vet dhe pjesë nga e kaluara historike. Autori merret me idenë e qytetit, temë kjo që e hasim madje qysh në veprat e Platonit, Aristotelit dhe Tukitidit, por ndryshe nga ata, duke konstatuar se qyteti është sinonim i lindjes dhe zhvillimit të kulturës dhe vend qendror ku mbijetojnë apo shkatërrohen, zhvillohen apo humbin frytet e civilizimit, e në këtë ndërlidhje edhe vet idetë-projektet për infrastrukturën apo superstrukturën që njeriu krahas natyrës ka mundur të krijojë në kontinuitet për mirëqenien e vet. Problematika që shtron autori është bashkëkohore, është ajo e jetës së përditshme. Problemet bashkëkohore siç janë privatizimi, falimentimi i ndërmarrjeve, të mirat detare, centralizimi, kreditimet dhe borxhet, ndërtimet pa leje, turizmi, infrastruktura, detaria, kthimi i pronave, degradimet e shumta urbanistike dhe ekologjike, por dhe morali dhe etika si në familje ashtu edhe në shoqëri, autori i ka vënë në qendër të vëmendjes, duke konstatuar se kështu dhe në këtë formë të gjitha këto i ka përjetuar vetëm e vetëm Ulqini. Ajo që komentet e Cankës i bën karakteristike janë atributet shumë të qëlluara që autori i ndërthur brenda përbrenda komentit, të cilat në kuadër të kësaj, në mënyrë të tërthortë na njohin me të kaluarën historike të qytetit, me traditën, kulturën, mentalitetin, etnicitetin e tjerë, e që sot nga e gjithë kjo ka mbetur vetëm pak. Duke pasur parasysh këto atribute, për qytetin e Ulqinit nuk vlen ajo thënia: "Ke parë një qytet, ke parë të gjitha qytetet!", sepse Ulqini i ka karakteristikat e veta që e veçojnë nga të tjerët. Sepse sipas autorit, ai ka, apo më mirë të thuhet ka patur simbolet fizike të cilat gjithmonë kanë shërbyer për të identifikuar situatat, por që fatkeqësisht nuk janë ruajtur dhe nuk u është kushtuar kujdesi i duhur nga strukturat e ndryshme shoqërore dhe vetë njerëzit që jetojnë në të. Duke analizuar në tërësi atë aspektin e errët dhe patogjen të mentalitetit tonë, autori vërtet, por me keqardhje, bëhet një lloj psikoterapeuti kolektiv i cili, në mënyrë të rreptë, por të ndershme demaskon të gjitha ato vijat e dëmshme në arsyet e njerëzve. Kjo është gjuha e tij dhe ky është stili i tij. Qasja retorike dhe komunikimi brenda qytetit apo këtij laboratori sociologjik, siç do ta quante Robert Park, vërtet i ngjason aktit ligjërues (Speech - act). Pra, pa dyshim mund të thuhet se libri "Qyteti - komente" i autorit Mustafa Canka është rrëfim në vete të vet mbi lindjen e arsyes së shëndoshë. Duke përpunuar tipologjinë e mentalitetit shoqëror,

Promovohet libri "Ulqini" Mbrëmë në Ulqin u promovua libri i Mustafa Cankës "Ulqini" (Komente). Mbrëmja u organizua nga Televizioni "Teuta", ndërsa për librin folën shkrimtari dhe publicisti i njohur Andrej Nikoladis, drejtori i Televizionit "Teuta", Dino Ramoviq, piktori dhe përkthyesi Qazim Muja, si dhe vetë autori i librit, gazetari dhe publicisti Mustafa Canka.

Canka në mënyrën e vet ka krijuar profilin estetik, psikologjik dhe ideologjik të bashkëqytetarëve të tij, të elitës politike dhe asaj intelektuale, ka regjistruar modelet e kapaciteteve të tyre etike, morale dhe intelektuale, virtytet dhe aftësitë e tyre për punë. Mu kjo elitë tek autori krijon pakënaqësi duke mos u pozicionuar në mënyrë të drejtë, në momente tepër të nevojshme, sidomos në ato rrethana dhe në atë mjedisë ku elita, cilado qoftë, ajo politike, e sidomos ajo intelektuale vlerësohen, shprehur me dialektin social, "si djem të mirë" apo "si djem të këqinj", dhe jo në bazë të vlerave intelektuale apo profesionale. Pozicionimi i tyre me ndershmëri do t'i kontribonte zgjidhjes përfundimtare të problemeve që rëndojnë mbi supet e qytetit, qofshin ato probleme ekonomike, sociale, kulturore e etike. Gjithashtu ky libër njëkohësisht duhet kuptuar edhe si përpjekje e suksesshme e autorit për të bërë sociologjinë e tërësishme të qytetit, gjë që do ta dëshironin jo vetëm qytetet si Ulqini por edhe metropolet e mëdha, kudo qofshin ata. Dhe autori me erudicion të lak-

mueshëm, siç është Mustafa Canka, këtë e ka bërë me shumë sukses. Përfundoj me atë që nga libri i autorit del si konstatim se pikërisht kujtimet, ndjenjat, dashuria dhe fatet e njerëzve janë ato që mbesin të lidhura ngusht me cilëndo qoftë hapësirë, duke patur parasysh se hapësira ka domethënie simbolike për qytetarët. Këto edhe janë argumente të mjaftueshme përse hapësirat e veçanta të qytetit, të cilat atij njëherit i japin edhe ngjyrimin postmodern, duhen ruajtur. Mënyra në të cilën Canka përmes prizmave filozofike, sociologjike, semiologjike e tjera përshkruan, paraqet dhe zbulon qytetin postmodern dhe karakterin e tij, paralelet të cilat i tërheq në mes situatës në qytetin e tij dhe zhvillimeve në botë, nivelet, qofshin ato politike, ekonomike, sociale apo kulturore që i dallon dhe i definon në analizën e problemeve të qytetit të Ulqinit apo trendet që i vëren në hapësirën malazeze, janë shkaqe që këtë libër e bëjnë vepër me një kontribut të rëndësishëm sociologjik dhe urbanistik. Kjo gjithashtu mbetet një literaturë edukative dhe nxitëse për çdo të interesuar aktiv dhe të vetëdijshëm për hapësirën në të cilën jeton, për të kuptuar rëndësinë e ndikimit të hapësirës në individin, si dhe të individit në hapësirë, andaj edhe udhëzues në procesin e lindjes dhe të ruajtjes së interaksionit dhe intermed-it të pandërprerë në mes njeriut dhe hapësirës. …Mbase ky libër do të mbetet kronikë e një kohe kur qytetit të Ulqinit, më shumë se çdo gjë tjetër i mungonte dashuria.

e enjte, 18 dhjetor 2008 13


MOZAIK PORTRET I TALENTIT TË RI TË MUZIKËS, KRISTIAN BOJAJ

Ëndërron të bëhet maestro i pianos

Kristian Bojaj nga Tuzi ende nuk i ka mbushur 17 vjet dhe është nxënës i vitit të dytë të shkollës së mesme të muzikës, "Andrea Navara" nga Podgorica. Muzikën ka filluar ta ketë si pasion që në moshën 10- vjeçare. Dy vite me radhë ka ushtruar në Shkollën e Ulët të Muzikës në Podgoricë, kurse tash katër vite është nxënës i rregullt i kësaj shkolle. Në shkollën e ulët ai ka mësuar te profesori Sasha Markoviq, kurse në atë të mesme te Jelena Gjurgjevac dhe Jelena Vukiqeviq. Bojaj ka qenë dy herë i shpërblyer nga Ministrtia për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave. "Çdo njeri në botë ka një-apo më shumë pasione. Ashtu edhe unë pata pasionin, dëshirën dhe vullnetin për të mësuar dhe për t'u njohur më tepër me muzikën. Falë përkrahjes së prindërve këtë jam edhe duke e realizuar", thotë në fillim të bisedës sonë nxënësi i vitit të dytë të Shkollës së Mesme të Muzikës "Andrea Navara" nga Podgorica, Kristian Bojaj, duke rrëfyer se para dy vitesh ishte pjesëmarrës i garave në nive të Malit të Zi që janë zhvilluar në Kotorr, ku zuri edhe vendin e tretë. "Ky shpërblim për mua, prindërit dhe mësimdhënësin tim, Sasha Markoviq, paraqiste një gëzim, për vetë faktin se pas dy vitesh ushtrime në Shkollën e Ulët të Muzikës "Andrea Navara" arrita të gjendem në mesin e nxënësve më të mirë të shkollës", tregon ai. Po ashtu Kristiani ka qenë i angazhuar edhe në garat me orkestrën e kësaj shkolle, me çrast edhe aty si instrumentis u shpërblye me vendin e tretë. Nga instrumentat Kristiani më së tepërmi e do pianon, në të cilin luan me shumë dëshirë. Këtë instrument ai e vlerëson shumë dhe për të thotë se "në të mund të luhen të gjitha meloditë që njeriu i kërkon". " Po ta krahasosh pianon me instrumentat e tjerë, ai është më i vështirë për të luajtur në të, por dëshira dhe vullneti e bënë të vetën dhe këshu unë u përcaktova për piano. Këtij instrumenit i

duhet kushtuar shumë kohë", rrëfen Bojaj. "Tek çdo person talenti mund të jetë deri në 10%, por për të qenë i suksesshëm duhet përmbushur edhe 90 %-shin", sqaron Kristiani. Në Shkollën e Ulët të Muzikës ai ka mësuar te profesori Sasha Markoviq, kurse në atë të mesmen te Jelena Gjurgjevac dhe Jelena Vukiqeviq. Për mësimin në Podgoricë Bojaj flet se është më vështirë se në Tuz. Njëkohësisht problem thotë ai paraqet edhe gjuha malazeze që është karakteristikë pothuaj për të gjithë shqiptarët. Pas përfundimi të Shkollës së Mesme të Muzikës ai mendon ta vazhdojë Akademinë e Arteve dhe një ditë të bëhet edhe maestro i pianos ( pianofente). Po ashtu dëshiron të bashkëpunojë edhe me talentët e dalluar të muzikës, por nuk e fsheh dëshirën që një ditë të bëhet edhe kompozitor i njohur. Nga kompozitorët më së tepërmi adhuron Bahun, Mocartin, Betovenin, Shumanin, Çajkovskin etj. Ai beson se në një të ardhme jo të largët Malësia do ta ketë të zhvilluar edhe muzikën klasike, me qëllim që ajo të zë një vend

LIBRA TË RINJ

shpall

(Vasil Margilaj, “Rrahja e zemrës trieshjane” - Tuz 2008)

"Rrahja e zemrës trieshjane" është vepra e parë e Vasil Margilaj e cila doli para do kohe nga shtypi dhe është libër, të cilin ua ka kushtuar nipave dhe mbesave të tij. Vepra përmban gjithsejt 50 vjersha rapsodike të shkruara në rreth 170 faqe të cilat janë kryesisht me motiv patriotik, por ka edhe të tilla me motiv social etj. Libri i Margilajt "Rrahja e zemrës trieshjane" fillon me vargjet kushtuar Shqipërisë, pastaj Vuksan Gelës, por nuk mungojnë edhe vargjet për vendasit e tij trieshjanë,

14 e enjte, 18 dhjetor 2008

rr.d.

FONDACIONI "STUDENTI"

Vepër kushtuar nipave dhe mbesave

Vasil Margilaj u lind në vitin 1931 në Tuz. Ka mbaruar shkollën normale për mësues në Shkup. Detyrën si mësues e filloi nga viti 1953 në fshatin RudinëTriesh, pastaj më vonë edhe në Dinoshë. Vasil Margilaj për një kohë ka punuar në shkollën e Vuksanlekajve edhe si drejtor. Ai ka qenë i angazhuar edhe në hapjen e shkollës tetëvjeçare në Triesh, "Gjergj KastriotiSkënderbeu". Vlen të përmendet se mësuesi Margilaj ka dhënë një ndihmesë edhe në ndërtimin e kësaj shkolle. Në vitin 1983 ai edhe pensionohet.

meritor në edukimin muzikor. Në fakt, për Bojajn kjo paraqet vështirësi, sepse siç thotë ai "jemi njerëz që ende i ruajmë me fanatizëm këngët burimore shqiptare".

të cilët i çmon dhe ua vlerëson lartë punën dhe veprat e tyre. Në këtë vepër me rapsodi, Vasili me një dashamirësi të madhe ka shkruar edhe për Nënë Terezën, por edhe për Heroin Kosovar, Adem Jasharin. Po ashtu me një dashamirësi ka shkruan edhe për mësuesin e tij, Kolë Gegajn. Në këtë vepër gjithashtu ai i ka kushtuar hapësirë edhe rrëzimit të Kullave Binajke në Nu-jork. Nga këto rapsodi vend të rëndësishëm zënë edhe vjershat kushtuar nipit Agronit, por edhe mbesës Lirijes, e cila në moshë shumë të re mbetet pa të atin Marashin, i cili vdes nga smundja e keqe në SHBA. Këto vjersha-elegji, të cilat Vasili i shkruan më një përkushtim të madh dhe mjaft rënqethës dhe emocionues, por në fakt ato janë realitet. Librin "Rrahja e zemrës trieshjane" Margilaj e mbyll me vjershën "Nderim babës" kushtuar të atit, Mark Tomës, i cili në kohën më të mirë mbetet pa bashkëshorte dhe kështu me shumë vështirësi i duhet t'i rrisë kalamajtë. Përmes kësaj vepre mësuesi në pension Vasili ka dëshiruar të ruajë disa kujtime të tija nga ditë më të vështira të kombit, por edhe të vet familjes dhe të bashkëvendasve të tij.

rr.d.

Konkurs letrar shpërblyes Për nxënës të shkollave të mesme dhe studentë, me temë: 1. Inferioriteti, çështje frike e dobësie apo vullneti (ese) 2. Arritjet e mia rrisin shoqërinë (kombin) që i takoj (punim letrar) Punimet duhet të dërgohen në adresën e emailit: fondacioni_studenti@hotmail.com deri më 25 dhjetor 2008. Për çdo informacion mund të kontaktoni në numrat e telefonit: 069 452 242 dhe 069 034 288. Këshilli Drejtues


MOZAIK NDËRTESA E RE E KOMUNËS URBANE TË TUZIT PRITET TË JETË E GATSHME PËR FUNKSIONIM JAVËN QË VJEN

DREJTORI I SHKOLLË SË MESME "25 MAJI" NË TUZ, MARK BERISHAJ, U TAKUA ME DREJTORIN E MEDRESESË NË MILESH, BEHLUL KANAQI

Një pjesë e segmentit të komunës hapet sot?

Në frymë të bashkëpunimit reciprok

Tuz- "Mobilimi në objektin e KU të Tuzit është duke vazhduar, ndonëse për të pritur këtë kohë është dashur tepër gjatë", ka deklaruar për "Kohën javore" kryetari i Kuvendit të KU të Tuzit, Nikollë Camaj. Ai shpreson se brenda këtyre ditëve adminstrata lokale dhe Kuvendi i KU të Tuzit do të kalojnë në objektin e vet të paraparë dhe kështu në të ardhmen për të punësuarit e kësaj komune do të krijohen kushte edhe më të mira. Sipas Camajt ekziston mundësia që sot një segment i kësaj ndërtese - dega administrative e Ministrsë së Punëve të Brendshme do të hapet me qëllim të pajisjes së qytetarëve të KU të Tuzit me dokumenta personale. Mobilimin e objektit të KU të Tuzit dhe punët në prokurimin publik po e bën Firma "Nergomont" nga Podgorica me mjete që kapin shumën 150.000 euro të cilat i ka siguruar Kryeqyteti.

Drejtori i Medresesë në Milesh Behlul Kanaqi ka pritur të martën drejtorin e Gjimnazit të Tuzit, Mark Berishaj. Në këtë takim të përzemërt dhe miqësor,drejtori Kanaqi e njohu homologun e tij Berishaj për fillimin e punës dhe kushtet me të cilat disponon kjo shkollë. Gjithashtu u bisedua edhe rreth punës së administratës në shkollë, por edhe për bashkëpunim me shkollat e tjera përreth. "Ne jemi një shkollë sapo e themeluar, në fakt pas 100-vitesh këtu në Mal të Zi dhe natyrisht kuadri i kësaj shkolle është i ri. Nuk kemi ndoshta edhe shumë eksperiencë, kështu që ne e pamë të arsyeshme dhe të nevojshme që të mësojmë nga përvojat e të tjerëve, e në radhë të parë nga Gjimnazi "25 Maji" nga Tuzi, si shkollë me një përvojë të gjatë dhe drejtori, Mark Berishaj që është një njeri me eksperiencë të gjatë", ka deklaruar për "Kohën javore" drejtori Kanaqi. Edhe pse kjo shkollë është pak specifike, pasi që këtu mësohen edhe lëndë fetare, drejtorin Kanaqi nuk e pengon fare që të krijojë marrëdhënie të mira edhe me shkolla të tjera të mesma në Mal të Zi. Në këtë takim mori pjesë edhe profesori i kimisë, Senad Gilaj. Medreseja në Milesh zyrtarisht është hapur javën që kaloi, ku në këtë ceremonial morën pjesë edhe Kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, Reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat Fejziq dhe ministri për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Qeverinë e Turqisë, Mustafa Said Jazikiogllu. Ndërtimi i kësaj Medreseje ka filluar në vitin 2000. Ndihmë të madhe financiare ka dhënë Banka Islamike për Zhvillim nga Arabia Saudite, kurse ndërtimin e kësaj shkolle e ka kryer Organizata Qeveritare Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar-TIKA. Mësimin në këtë shkollë e ndjekin 64 nxënës nga Podgorica, Tuzi, Rozhaja, Bjello Pola, Berana dhe Nikshiqi.

rr.d.

rr.d.

NË TIRANË U MBAJT KONFERENCA SHKENCORE NDËRKOMBËTARE "METAMORFOZA E QYTETEVE DHE DHE ZONAVE INDUSTRIALE NË HAPËSIRËN SHQIPTARE QË PREJ VITIT 1945"

U trajtuan probleme të shumta Referuesit në këtë konferencë trajtuan probleme të shumta, si ato ekonomiko-sociale, problemet demografike, mjedisore, të transformimit të hapësirës, problemet e turizmit, etj, me të cilët po ballafaqohet hapësira shqiptare që nga viti 1945 deri në ditët e sotme. Departamenti i Gjeografisë i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë pranë Universitetit të Tiranës organizoi më 5-6 dhjetor Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me titull "Metamorfoza e qyteteve dhe zonave industriale në hapësirën shqiptare që prej vitit 1945". Në Konferencë morën pjesë studiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Në këtë konferencë u prezantuan 27 kumtesa me një përgatitje të lartë profesionale, metodologjike dhe shkencore të cilat u vlerësuan nga organizatorët. Referuesit në këtë konferencë trajtuan probleme të shumta, si ato ekonomiko-sociale, problemet demografike, mjedisore, të transformimit të hapësirës, problemet e turizmit, etj, me të cilat po ballafaqohet hapësira shqiptare që nga viti 1945 deri në ditët e sotme. Ajo që ra në sy në këtë konferencë ishte pjesëmarrja e studiuesve të rinj nga hapësirat shqiptare. Kjo konferencë u cilësua e rëndësishme pasi dha një kontribut

të rëndësishëm në fushën e gjeografisë duke kaluar në koncepte si fushë integruese me shkencat e tjera. Në fund, organizatorët ranë dakort që aktivitete të tilla të organizohen në të ardhmen e shpejtë si dhe të thellohet bashkëpuni-

mi me departamentet e tjera të gjeografisë në hapësirën shqiptare.

(Kohapress)

e enjte, 18 dhjetor 2008 15


AGROKULTUR¸ TEORITË EKONOMIKE TË FAMLJES BUJQËSORE RURALE (2)

E përbashkët, maksimalizimit të interesit familiar

Maksimalizimi i interesit sjell një shkëmbim midis maksimalizimit ose të ardhurave më të larta dhe sigurisë më të madhe, si dy synime të veçanta familjare. Kjo teori nënkupton përdorim më të ulët të shpenzimit, sesa sugjeron për maksimalizimin e fitimit (pra, shmangie të humbjes që mund të shkaktohet nga një shpenzim më i madh) dhe modele prodhimesh që nuk përputhen me fitimet neto më të larta.

Mr Enis Gjokaj Në literaturën ekonomiko-agrare përpos teorisë të maksimalizimit të fitimit ekzistojnë edhe: Teoria e mosdëshirës për të rrezikuar Kjo teori e pranon pasigurinë si një faktor të rëndësishëm në marrjen e vendimit familjar. Pasiguria konsiston në funksionin e interesit të familjes si një preferencë për sigurinë përballë rrezikut subjektiv. Maksimalizimi i interesit sjell një shkëmbim midis maksimalizimit ose të ardhurave më të larta dhe sigurisë më të madhe, si dy synime të veçanta familjare. Kjo teori nënkupton përdorim më të ulët të shpenzimit, sesa sugjeron për maksimalizimin e fitimit (pra, shmangie të humbjes që mund të shkaktohet nga një shpenzim më i madh) dhe modele prodhimesh që nuk përputhen me fitimet neto më të larta. Kjo teori është një modifikim i modelit të maksimalizimit të fitimit. Kërkohet siguria si një synim, sepse evitimi i rrezikut nuk mund të blihet në treg. Në shumë vende shteti ndërmerr hapa për të krijuar sigurinë, çka nuk mund ta bëjnë tregjet private. Në këtë çështje ka një dallim të madh midis fermerëve në vendet e zhvilluara industriale dhe fermerëve në vendet në zhvillim. Të parët provojnë më pak ndryshime të ambientit ekonomik ku veprojnë. Në tregje veprojnë plotësisht të formuar e të mbrojtur, ku çmimet e prodhimit janë të stabilizuara brenda limiteve nga veprimi i shtetit, kurse të dytët provojnë të kundërtën. Në këto kushte, disa nga veprimet që do të minimizonin riskun (rrezikun) dhe pasigurinë tek fermerët e vendeve në zhvillim do të ishin: - numër më i madh produktesh, - nivel prodhimi më i ulët sidomos për ato me risk, - sistem prodhimi më fleksibil, - kontraktim i shitjes së prodhimit para uljes së çmimit të tij, etj. Mosdëshira për punë të rëndë Kjo teori supozon se nuk ekziston tregu i punës dhe se familja bujqësore po mbështetet tërësisht në punën familjare. Mungesa e një tregu të punës bën që koha kur nuk punohet në bujqësi të hyjë në funksionin e leverdisë si një synim i veçantë nga ai i të ardhurave më të larta. Maksimalizimi i interesit përmban një shkëmbim midis të ardhurave më të larta dhe kohës më të shumtë për t'u shpenzuar në aktivitete të tjera, po në bujqësi, duke e shmangur punën e rëndë në bujqësi. Përdorimi i punës dhe prodhimi përcaktohen në këtë rast nga madhësia dhe struktura e familjes, të cilat ndryshojnë sipas familjeve. Kjo teori shfaqet si një modifikim i modelit të maksimalizimit të fitimit. Koha për aktivitete jobujqësore kërkohet nga familja si një synim i veçantë, në funksion të shtimit të të ardhurave të saj

16 e enjte, 18 dhjetor 2008

Teoria e familjes rurale Këto teori mund të ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme, por kanë të përbashkët idenë për maksimalizimin e interesit familjar në vartësi nga kufizimet e kohës dhe të prodhimit. Këtu, maksimalizimi i fitimit është një aspekt i një kuadri më të madh të familjes, ku: - ferma mund të mos jetë i vetmi burim i të ardhurave, - ekziston një treg i punës, ku familja mund të angazhojë të tjerët në punë ose të angazhohet vetë në punë, - anëtarët e ndryshëm të familjes mund të ballafaqohen me paga të ndryshme të tregut, - çmimet e produkteve bujqësore, kur ato dalin nga ferma, ndryshojnë kur shiten me pakicë, çka nënkupton faktin se shitja dhe blerja e ushqimeve ka pasoja të ndryshme për vëndimet e familjes. Në teorinë ekonomike të familjes bujqësore rurale, maksimalizimi i interesit është sinonim me maksimalizimin e të ardhurave të plota, brënda të cilave të ardhurat neto nga ferma nuk janë komponenti i vetëm. Shkëmbimet midis synimeve alternative familjare ndikojnë në shpërndarjen e të ardhurave të plota. Disa nga këto teori ekonomike të familjes bujqësore rurale janë: - modeli i familjes bujqësore të Chayanov-it, - modeli i ekonomisë së re shtëpiake, - modeli i familjes bujqësore të BarnumSquire, - modeli i familjes bujqësore të Low-it. Modeli i parë përqendrohet në marrjen e vendimit subjektiv nga familja në lidhje me sasinë e punës së familjes që do t'i kushtohet prodhimit bujqësor, me qëllim që të kënaqë nevojat e veta të konsumit. Ky vendim shikohet si një marrëdhënie midis punës së rëndë e të mërzitshme bujqësore (palevërdia e punës) dhe të ardhurave që kërkohen për të plotësuar nevojat e konsumit të familjes (levërdia e të ardhurave). Faktori kryesor që ndikon mbi këto marrdhënie është madhësia e familjes dhe përbërja e saj. Pra, kjo mvaret nga struktura familjare. Ky faktor përcaktohet nga raporti i konsumatorëve kundrejt punëtorëve në familje. Si një model demografik i marrjes së vendimit familjar dhe si një teori mikroekonomike e veprimtarisë së familjes rurale, ka një sërë supozimesh që mund të renditen si: - nuk ka treg të punës, pra, as pajtim të punëtorëve nga familja, as punë me mëditje të pjesëtarëve të familjes jashtë fermës së vet, - prodhimi bujqësor mund të mbahet për konsum shtëpiak (familjar e prodhues), ose mund të shitet në treg dhe të vlerësohet me çmimet e tregut, - të gjitha familjet fshatare kanë pronësi të paqendrueshme mbi tokën për kultivim, - çdo bashkësi fshatare, ka një normë sociale për të ardhurat minimale të pranueshme për individin, dhe familja si një tërësi ka një nivel minimal konsumi të pranueshëm. Problemi ekonomik në modelin e Chayanov-it është formuluar që të rritë në maksimum interesin e kushtëzuar nga këto kufizime: - funksioni i prodhimit,

- niveli minimal i të ardhurave dhe - numri maksimal i ditëve të punës në dispozicion. Duke supozuar që funksioni i prodhimit është më kufizues se të tjerët, zgjidhja e këtij problemi gjendet atje ku norma margjinale e zëvendësimit të kohës së lirë me të ardhurat (paga subjektive) është e barabartë me produksionin margjinal brenda vlerës së punës. Funksioni i prodhimit ose kurba e të ardhurave të familjes mund të ndryshojnë nëpërmjet: - ndryshimeve në burimet e tjera që kombinohen me punën; - ndryshimit në teknologjinë e prodhimit; - ndryshimit në çmimet e tregut për prodhimin. Vetë Chayanov-i parashikoi institucionin e fermerit, si një metodë e përparuar, kjo për të ndryshuar kontekstin social të prodhimit fshatar, si motiv ekonomik të familjeve individuale rurale. Ai vuri theksin në atë që e quajti "kooperim vertikal" në sigurimin e faktorëve të prodhimit të teknologjisë së përmirësuar dhe në tregtimin e produkteve bujqësore. Kjo do të lidhte familjet bujqësore së bashku, me synimet e përbashkëta të tyre Ai sugjeron rishpërndarje të tokës nga fermat e mëdha në ferma të vogla, duke gjykuar se fermerët e vegjël kanë për të vepruar përtej funksionit të prodhimit për të mbijetuar, dhe priren të kenë interes margjinal më të lartë të të ardhurave në krahasim me kohën e lirë, ndryshe nga fermerët e mëdhenj që e sigurojnë jetesën e tyre minimale shumë më lehtë. Ai shqyrtoi variablat që ndikojnë në pozicionimin e kurbave të dobisë dhe padobisë, të cilat i quante si motivim për intensitetin e punës. Çdo faktor që ndikon mbi një nga këto kurba ndikon dhe mbi pozicionimin edhe në shkallën e intensitetit të punës. Dobia margjinale përcaktohet nga: - standardi i jetesës, që është sasia e domos-

doshme për të mbajtur një konsumator, numri i konsumatorëve që çdo punëtor duhet të ushqojë (raporti konsumator-punëtor), - sasia që duhet riinvestuar në fermë për të siguruar vazhdimësinë e prodhimit, - çdo faktor tjetër që kërkon pjesë nga prodhimi i fermës (p.sh. taksat, shlyerja e huave...). Padobishmëria është masë e vështirësisë së punës dhe ka lidhje të kundërt me produktivitetin. Sa më produktive të jetë një teknikë aq më i madh do të jetë produkti përfundimtar për njësi të punës, dhe aq më e vogël do të jetë padobishmëria. Produktiviteti i një teknike, pjelloria e tokës, largësia nga tregu, çmimet e produkteve bujqësore të shitura, së bashku ndikojnë mbi të ardhurat për njësi të punës dhe rrjedhimisht mbi kurbën e padobishmërisë. Familja fshatare duke kërkuar pagesën më të lartë për njësi pune shpesh lën tokën pa e shfrytëzuar dhe mjetet e tjera të prodhimit në dispozicion, kur forma të tjera pune e sigurojnë atë me kushte më të përshtatshme. Në saje të veçorive të ndryshme që ka modeli i Chayanov-it, ai më tepër është i dobishëm për qëllime shpjegimi në kontekstin e vendeve të veçanta, ku ndeshen ato kushte si: - puna e grave dhe burrave është e zëvendësueshme në bujqësi, - paqëndrueshmëria e zotërimit të tokës, dhe mungesa e tregut të punës (angazhimi i kufizuar në të). Ky model dikton njëfarë kujdesi për shkallën e reagimit të familjeve fshatare ndaj ndryshimeve të jashtme në teknologji ose në çmime. Sidoqoftë, në kontekstin e përmirësimit të motivit ekonomik të familjes fshatare këto ide kanë të meta, sepse më tepër nxitin preferencat për kohë të lirë sesa krijojnë kushte aktive në favor të rritjes së prodhimit.


FEJTONI ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT 1878-1881 (3)

Fuqitë e Mëdha kërkojnë jetësimin e vendimeve të tyre Ministri i ri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, lordi Granvil, më 14 maj 1880 i shkroi ambasadorit anglez në Paris dhe i tha se ka ardhur koha e fundit për realizimin e vendimeve të miratuara duke e përkrahur Malin e Zi. Fuqitë e Mëdha kërkonin që kësaj radhe Perandoria Osmane duhej të vinte në jetë vendimin e tyre, qoftë edhe duke përdorur armët kundër shqiptarëve.

Mr. Riza Rexha Ngjarjet rreth Plavës dhe Gucisë, Hotit dhe Grudës, qitën në shesh se Fuqitë e Mëdha nuk kishin ndërmend të hynin në luftë me shqiptarët për interesa të Malit të Zi. Megjithatë, kujdesin e tyre e përqëndruan në zgjidhje të shpejtë në favor të tij. Kishin shpresë se do ta kënaqnin Cetinën duke ndryshuar edhe një herë projektin territorial. Në gazetën e regjimit të shtetit malazez "Glas crnogorca" thuhej se nuk ka dyshim se Traktati i Berlinit do t'i nënshtrohet rishikimit, sepse nuk ka shpresë që shqiptarët në mënyrë paqësore të japin çfarëdo pjese të tokës së tyre. Pas një lufte të gjatë diplomatike dhe një sërë intervenimesh e këshillash, kabinetet e Fuqive të Mëdha erdhën tek ideja e zëvendësimit të viseve të Hotit dhe të Grudës me një krahinë tjetër që gjendej nën sundimin e Perandorisë Osmane. Ministri i ri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, lordi Granvil, më 4 maj 1880 iu drejtua së pari qeverisë austro-hungareze e pastaj edhe qeverive të tjera të cilat e kishin nënshkruar Traktatin e Berlinit, me kërkesë që t'i vihej pikë luhatshmërisë së Portës së Lartë lidhur me zbatimin e Traktatit të Berlinit. Propozimin e Londrës, Vjena e pranoi me seriozitet. Hajmerle, ministër i Punëve të Jashtme të

Austro-Hungarisë, iu përgjigj Granvilit se qeveria e tij është tejet e interesuar që me qeverinë britanike të kontribuojë për zgjidhjen e konfliktit turko-malazez. Mirëpo Vjena ka edhe një rezervë: mund të ndodhë që edhe me anë të presionit diplomatik mbi Portën, ajo të përgjigjet se nuk është në gjendje t'i largojë shqiptarët nga rruga e tyre. Granvili më 14 maj 1880 i shkroi ambasadorit anglez në Paris dhe i tha se ka ardhur koha e fundit për realizimin e vendimeve të miratuara, duke e përkrahur Malin e Zi. Fuqitë e Mëdha kërkonin që kësaj radhe Perandoria Osmane duhej të vinte në jetë vendimin e tyre, qoftë edhe duke përdorur armët kundër shqiptarëve. Porta e Lartë vazhdoi të arsyetohej para Fuqive të Mëdha se vendimet e tyre do të mund të zbatoheshin në Shqipëri vetëm po të përdorej dhuna kundër shqiptarëve, atë që e kërkonin edhe Fuqitë e Mëdha. Mirëpo, përdorimi i dhunës ishte plot me rreziqe për të. Ministri i Punëve të Jashtme i Perandorisë Osmane, Savas pasha, në përgjigjjen që i dha më 15 maj 1880 promemories së Fuqive të Mëdha, kërkonte prej tyre që po të mos e besonin rrezikun e situatës që ishte krijuar prej shqiptarëve në kufirin turko-malazez, le të dërgonin përfaqësuesit e tyre për ta parë vetë gjendjen në vend.

E VËRTETA PËR MAQEDONINË E VJETËR DHE TË RE (7)

Maqedonia e sotme, pak lidhje me Maqedoninë antike IRJ e Maqedonisë shtrihet vetëm në një pjesë të vogël juglindore të Maqedonisë së dikurshme antike, pjesa më e madhe e së cilës shtrihej në veri në Dardani, në jug - Lynkesti, Pellagoni dhe Pajoni, kurse në perëndim Penesti , të gjitha këto krahina të fiseve thrako-ilire. Andaj IRJ Maqedonia, si territor, nuk ka lidhje me Maqedoninë antike ose ka një lidhje fare të vogël.

Prof. Dr. Fehim Reçani Maqedonia Antike është shtrirë në veri deri në Pajoni, me enklavën Maqetia rreth derdhjes së lumit Cërna (Erigon) në lumin Vardar (Aksios), d.m.th. deri në jug të Shtipit të sotëm, pra zona Kavadarc - Gjevgjeli - Strumicë. Pra, IRJ e Maqedonisë shtrihet vetëm në një pjesë të vogël juglindore të Maqedonisë së dikurshme antike, pjesa më e madhe e së cilës shtrihej në veri - në Dardani, në jug - Lynkesti, Pellagoni dhe Pajoni, kurse në perëndim Penesti , të gjitha këto krahina të fiseve thrako-ilire. Andaj IRJ Maqedonia, si territor, nuk ka lidhje me Maqedoninë antike ose ka një lidhje fare të vogël. Po pse, atëherë, kjo ish republikë jugosllave është dashur të quhej Maqedoni derisa, faktikisht, nuk ngërthen territorin e Maqedonisë Antike? "Në hartën tonë etnografike,1903,kam veçuar idenë e Serbisë së vërtetë të vjetër nga ideja e ashtuquajtur,Maqedoni, duke spastruar çështjen se Maqedonia e ashtuquajtur në Antikë ka përfshirë rripin në jug të liqejve të Prespës e të Dojranit e deri në Carigrad (Stamboll)", thotë M. J. Andonoviqi, në librin e vet "Sllavët e Maqedonisë janë serbë" (Begrad,1913, fq.23). "Emërtimi maqedon dhe Maqedoni", vazhdon Andonoviqi, "nuk ekziston. Sllavët e ardhur në këto treva, vetveten e dinë vetëm si kristianë"... "Dardania e lashtë me kryeqytet Shkupin, kurrën e kurrës nuk është quajtur Maqedoni"... "As në kohën e Nemanjiqëve", shton Andonoviqi, "nuk

përmendet kurrfarë Maqedonie, por përmenden Pollogu,Ovçe Pole,etj., krahina të Dardanisë Antike"..."Maqedonia fillestare, ajo e vërteta", vazhdon Andonoviqi, "është rripi bregdetar i Detit Egje"..."Me një fjalë, Maqedonia nuk ekziston ,nuk ekziston as popullsi maqedone, as shtetësi maqedone"..."Në kohët më të moçme antike, në Siujdhesën ballkanike", thotë Andonoviqi më tutje, "kanë jetuar thrakët,në lindje të Ballkanit, ilirët në perëndim të tij, kurse helenët në jug të Ballkanit"..."Me gjithë atë presion helen", shton Andonoviqi, "thrakët e ilirët kanë jetuar të organizuar në shtetet e veta, kurse në fillim të shekullit VII p.e.r., rreth lumit Marica themelohet një shtet i vogël me emrin shtet maqedon, fare i vogël e i panjohur botërisht deri vonë, kur në atë sundon Filipi II që e forcon dhe e zgjeron atë". "Jam i bindur", shprehet një autor tjetër serb, I. Ivaniq, në librin e vet "Maqedonia dhe maqedonët" (1906), se "nuk ekziston ndonjë popull maqedon i gjakut sllav, as që ka ekzistuar ndonjëherë". "Në trevat e sotme ku banojnë, shqiptarët janë autoktonë" (J.Thunmann: Untersuchungen uber die Geschichte der ostli chen europaichen Volker). "Vendbanimet e popullit shqiptar ruhen prej kohësh që nuk mbahen mend", thotë J. Xilander në "Die Sprache der Albanesen oder Shkipetaren".

e enjte, 18 dhjetor 2008 17


FJALEKRYQI

DASHI

DEMI

BINJAKËT

GAFORRJA

LUANI

VIRGJËRESHA

PESHORJA

AKREPI

SHIGJETARI

BRICJAPI

UJORI

PESHQIT DASHI - Përballë një keqkuptimi, mundohuni të tregoheni realistë me situatën duke mos i dhënë të drejtë asnjërës palë. Së bashku me partnerin do të kaloni situata të vështira, plot tension. DEMI - Ndonjë mik i rremë do të largohet, por ata të vërtetët do ju qëndrojnë pranë. Do të jetë e favorizuar lindja e dashurive të reja edhe për ata që nuk janë më të rinj. Mërkuri e Venusi do ju sjellë fat. BINJAKET - Situata në të cilën do të ndodheni sot, nuk do të jetë mjaft çlodhëse. Mundohuni të mos jepni kontributin tuaj atje ku nuk mund të vlerësoheni. GAFORRJA - Për të gjithë: emocionet do të jenë në plan të parë. Në raportin në çift është momenti i duhur për të luajtur me letra hapur, duke manifestuar ndjenjat tuaja më të thella, nëse dëshironi të bëni hapa përpara.

18 e enjte, 18 dhjetor 2008

LUANI - Nëse ndodhitë përsëriten në mënyrë monotone dhe me mërzitje,ndërhyni ju me faktor të rinj që ti ndryshoni gjërat. E do të gjendeni i realizuar.

një "kokteil të rrezikshëm". Do të kërkoni të gjitha justifikimet për të mos u përballur me detyrat tuaja, e duke larguar prej vetes përgjegjësitë që ju takojnë.

VIRGJËRESHA - Qëndroni me këmbë në tokë, do të shikoni që gjërat nuk shkojnë dhe aq keq. Çiftet jo shumë të rinj do të përballen me disa vështirësi, të një problemi të vogël të fëmijëve ose të një familjari.

BRICJAPI - Propozoni idetë tuaja origjinale plot diplomaci e do të arrini atje ku dëshironi. Yjet do ju dhurojnë ditë të qeta për të rigjeneruar veten tuaj e raportin tuaj afektiv.

PESHORJA - Do ju kërkohet pak më shumë përqendrim për të mbyllur një punë e cila nuk duhet të ndërpritet. Mos bëni viktimën, nëse keni dëshirë të kaloni më pas ditë të qeta e pa ankth.

UJORI - Nëse ndiheni si të lënë pas dore nga dikush, evitoni ofendimet e kota. Mund të dilni me kokën lart duke treguar vlerat tuaja më të mira, pa u shqetësuar për mendimet e të tjerëve.

AKREPI - Yjet sot do të nxjerrin në pah anën tuaj më të bukur. Partneri do të bëjë gjithçka që ka mundësi duke ju qëndruar i gatshëm për plotësimin e dëshirave tuaja.

PESHQIT - Mos kini frikë se mund të humbni kontrollin e evenimenteve,vetëm për një vonesë të vogël. Ndërmjet okazioneve të mira që yjet do ju dhurojnë, do të keni mjaft mundësi të mira për të zgjedhur se çfarë dëshironi.

SHIGJETARI - Mërzitja e vetëmbrojtja sot do të krijojnë


SPORT PËRFUNDOI KAMPIONATI I SHKOLLAVE TË MESME NË SPORT "PODGORICA 2008"

Gjimnazistët e Tuzit- nënkampionë Kampionati i shkollave të mesme në sporte të ndryshme në Podgoricë është zhvilluar deri më tani pesë herë. Të përkujtojmë se ekipi i futbollit i Shkollës së Mesme "25 Maji" nga Tuzi një herë ka qenë kampion, kurse dy herë të tjera nënkampion. Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me Zyrën për Parandalimin e Narkomanisë. Këtë aktivitet sportiv e ka mbështetur edhe Komuna Urbane e Tuzit.

Arkiv

Ekipi i futbollit i Gjimnazit "25 Maji" nga Tuzi është shpallur të dielën në Shkollën e Mesme "Sergije Staniq" në Podgoricë nënkampion i garave të shkollave të mesme në futboll "Podgorica 2008" ku morën pjesë një numër i madh i ekipeve të shkollave të mesme të Kryeqytetit me afro 500 garues. Pas përfundimit të këtij Kampionati nga organizatorët është konstatuar se në këto gara është treguar një cilësi e mirëfilltë sportive. Ndërkaq, vendin e parë në futboll e ka zënë Shkolla e Mesme Ekonomike, kurse të tretin ajo e tregtisë.

Zëvendëssekretari i Sekretariatit për Sport dhe Kulturë të Kryeqytetit, Budimir Miranoviq, pas përfundimit të këtij spektakli sportiv ka deklaruar për media se këto gara sportive kanë qenë të suksesshme, në radhë të parë për vetë faktin se secila ndeshje është zhvilluar në frymën e fer ple-it. Këto janë garat e pesta me radhë që zhvillohen deri më tani. Të përkujtojmë se ekipi i futbollit i Shkollës së Mesme "25 Maji" nga Tuzi një herë ka qenë kampion, kurse dy herë të tjera nënkampion.

Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me Zyrën për Parandalimin e Narkomanisë. Këtë aktivitet sportiv e ka mbështetur edhe Komuna Urbane e Tuzit.

rr.d.

SHQIPËRIA DO TË MARRË PJESË NË LOJËRAT MESDHETARE

Ari Han do ta drejtojë Shqipërinë Kombëtarja shqiptare e futbollit do të marrë pjesë pas 12 vitesh në Lojërat Mesdhetare, që do të zhvillohen gjatë muajit qershor në Itali. Do të jenë 22 lojtarë shqiptarë, 19 prej të cilëve nën moshën 23 vjeç, ndërsa tre prej tyre do të lejohen të jenë mbi moshën 23 vjeç. Interesant është fakti që këtë skuadër olimpike do ta drejtojë trajneri i Kombëtares "A", Ari Han. Në krah të tij do të jetë edhe tekniku i përfaqësueses U21, Artan Bushati. Padyshim që ky do të jetë një rast i mirë për shumë

nga talentet e futbollit shqiptar që të tregojnë vlerat e tyre jo vetëm në sytë e teknikut të përfaqësueses, por edhe në arenën ndërkombëtare. Drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë vendosur të anulojnë zborin e janarit, që vitet e fundit është zhvilluar në Turqi, duke e zëvendësuar me një turne të vërtetë, që është edhe më fitimprurës nga ana sportive. Burime pranë Federatës bënë të ditur se FSHF e ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen e përfaqësueses shqiptare të futbollit në Lojërat Mesdhetare. Në fillim ka qenë në mëdyshje, pjesëmarrja në këtë aktivitet, për shkak të periudhës gjatë së cilës ai zhvillohet (qershor), për shkak se një pjesë e mirë e futbollistëve janë në pushime.

e enjte, 18 dhjetor 2008 19


MARKETING

U l q i n : B u l e v a r d i “ G j . K . S k e n d e r b e u ” n r. 2 2 , t e l : 0 3 0 4 0 1 1 3 3 T i v a r : R r u g a “ J o v a n To m a s h e v i q ” n r . 3 3 . Te l : 0 2 0 3 0 2 9 2 4 P o d g o r i c ë : R r u g a “ I v a n a M i l l u t i n o v i q a ” n r. 1 9 . t e l : 0 2 0 2 0 2 9 0 5 B u l e v a r d i “ X h o r x h a Va s h i n g t o n a ” t e k t e m p u l l i : 0 2 0 2 2 8 1 0 5

w w w. p r i m u s - e l . c o m

Koha 351  

Koha Javore numër 351, botuar më 18.12.2008

Koha 351  

Koha Javore numër 351, botuar më 18.12.2008

Advertisement