Koha 1058

Page 1

Misionar i identitetit kombëtar Dita ndërkombëtare e veprave të mira KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë e enjte, 27 prill 2023 Viti XXll Numër 1058 Çmimi 0,50 Trashëgimia kulturore drejt mbulesës së harresës?!

Efekti i bilingualizmit tek shqiptarët

Arti i të bërit muzikë nëpër kafene – dikur dhe sot

Manipulimi me zhvillimin e qëndrueshëm

At’ Kola, “Frati i Hotit”, si At’ Benardini i “Visareve të Kombit”…

KOHA Javore

Themelues: Kuvendi i Malit të Zi

Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002.

Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve

Redaktor Përgjegjës: Qani Osmani

Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer)

Ismet Kallaba (aktualitete, sport),

Toni Ujkaj (kulturë)

Vijoleta Berishaj (sekretare teknike)

Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali Zi

Telefon: 020/240-659

E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2
PËRMBAJTJE
KOHA Javore
10 12 14 16 E ENJTE, 27 PRILL 2023
KOHA Javore 3 PËRMBAJTJE
mërgimtar në SHBA
Festë e librit shkencor dhe akademizmit shqiptar Çifti
Mundësi për të eksploruar dhe njohur më mirë kulturën e njëri-tjetrit
veprimtar
denjë i edukimit dhe arsimimit
në trevën
26 28 30 32
E ENJTE, 27 PRILL 2023 Shqiptarët në Mal të Zi në kohën
Javore ISSN 1800-5696 Gjuha, burimi bazë dhe bastion apo fillimi – një gjuhe
Javore KOHA Javore Gjuha shqipe është identiteti KOHA Javore Shqiptarët në Mal të Zi në kohën e shpalljes së PavarësisëShqipërisësë KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë enjte, 1 dhjetor 2022 Viti Numër 1038 Çmimi 0,50 Gjuha, burimi bazë dhe bastion i kombit Kulmi apo fillimi i ndasive KOHA Javore Podgoricë enjte, dhjetor 2022 Viti XXl 1039 Çmimi 0,50 Thesaret e Ulqinit KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha shqipe është identiteti ynë Thesaret e Ulqinit Thesar i vyer i artit poetik, leksikut e frazeologjisë së gjuhës shqipe KOHA Javore Podgoricë enjte, 22 dhjetor Viti XXl Numër 1041 Çmimi
Veteran dhe
i
shqip
e Plavë-Gucisë
ARKIVI: www.kohajavore.me
KOHA
KOHA

Një delegacion i Akademisë së Shkencave dhe Arteve i Kosovës, vizitoi Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Malit të Zi

Dakordësi për bashkëpunim të mëtejshmë nga fusha e shkencës dhe artit

Podgoricë – Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi e vizitoi delegacioni i Akademisë së Shkencave dhe Arteve i Kosovës, në përbërje të së cilit ishte kreu i ASHAK-ut, akademik Mehmet Kraja, akademik Ali Aliu, anëtar i sektorit për gjuhë dhe letërsi dhe Lendita Pula, sekretare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Kosovës.

Siç njoftohet nga Akademia e Shkecave dhe Arteve e Malit të Zi, përfaqësuesit e ASHAK-ut janë takuar me anëtarët e kryesisë të Akademisë

së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, akademikun Dragan K. Vukçeviq, me kreun e ASHAMZ-së, akademikun Lubisha Stankoviqin, nëkryetarin, akademikun Dragan Radonjiqin, me

sekretarin e përgjithshëm, akademikun Zoran Rashoviqin, sekretarin e sektorit të shkencave shoqërore, akademikun Niko Martinoviqin, sekretaren e sektorit për shkencat humane, akademikun Zarko Mirkoviqin dhe me sekretarin e sektorit për art, akademikun Zuvdija Hoxhiqin.

Ndërkohë, në mes tjerësh, në takim ka qenë e pranishme edhe ambasadorja e Kosovës në Mal të Zi, Arijana Zherka-Hoxha.

Nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Malit të Zi njoftohet se gjatë bisedës së dy palëve, bashkëbiseduesit janë dakorduar për nevojën që bashkëpunimi i vendosur ndërmjet dy akademive, i firmosur në vitin 2019, duhet të zhvillohet më tej përmes

krijimit të aktiviteteve të përbashkëta nga fusha e shkencës dhe artit.

“Është theksuar se kushtet me të cilat tani disponon godina e re e Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Malit të Zi, përbën nxitje shtesë të fillimit dhe realizimit të formave të ndryshme të bashkëpunimit ndërakademik. Me këtë qëllim, në mënyrë të ndërsjelltë janë konfirmuar propozimet konkrete të bashkëpunimit ndërmjet ASHAKut dhe ASHAMZ-së, në radhë të parë në fushën e letërsisë, të artit figurativ dhe të veprimtarisë botuese, në realizimin e të cilave do të punohet këtë vit dhe vitin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.

KOHA Javore 4 NGJARJE JAVORE
t. u.
E ENJTE, 27 PRILL 2023

OJQ “Fëmijët e Malit të Zi” realizoi trajnimin: “Të mësojmë dhe të jetojmë së bashku”

Të zvogëlohet paragjykimi ndaj njëri-tjetrit

Tuz – Organizata Joqeveritare “Fëmijët e Malit të Zi”, në kuadër të veprimtarisë së saj vazhdon të realizojë projekte dhe aktivitete të ndryshme në Tuz me të rinjtë dhe fëmijët. Para pak kohësh, kjo shoqatë realizoi trajnim dyditor për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Malësi, Shkollës së Mesme të Përzier “25 Maji” dhe Medresës “Mehmed Fatih” të titulluar “Të mësojmë dhe të jetojmë së bashku”.

Drejtoresha ekzekutive e shoqatës në fjalë, Sabra Deceviq për gazetën “Koha Javore”, tregon se si rezu-

ltat i këtij trajnimi gjatë muajit prill do të realizohen edhe aktivitete të ndryshme të organizuara nga nxënësit, siç janë puntori me temën e interkulturalizmit dhe zvogëlimit të paragjykimeve ndaj bashkëmoshatarëve, si dhe një eveniment që ka për qëllim promovimin e kulturës dhe identitetit të këtij vendi. “Temat dhe aktivitetet që janë duke u realizuar nga fillimi i shkurtit të këtij viti, kanë të bëjnë me interkulturalizmin dhe temën e përkrahjes dhe respektimit të “dallimeve” që shpesh janë në tapetin e politi-

kave që tentojnë të nxisin urrejtje dhe përçarje. Përveç shkollave të lartpermendura, trajnimi dyditor u realizua edhe në Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq”, ku morën pjesë 25 fëmijë nga kjo shkollë dhe nga Shkolla Fillore “29 nëntori” nga Dinosha”, shprehet Deceviq. Projekti në kuadër të cilit u realizuan aktivitetet “Të mësojmë të jetojmë së bashku”, realizohet nga Shoqata “Fëmijët e Malit të Zi” dhe është përkrahur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. t. u.

KOHA Javore 5 NGJARJE JAVORE
E ENJTE, 27 PRILL 2023

Në seancën e dytë të Kuvendit të ri të Komunës së Plavës

Nihad Canoviq rizgjedhet i Komunës, Riad Markishiq ushtrues i detyrës së sekretarit të Kuvendit të Komunës

Plavë – Në seancën e dytë të Kuvendit të Komunës së Plavës, të mbajtur të hënën, më 24 prill 2023 në sallën e vogël të Qendrës për Kulturë “Husein Bashiq, në të cilën ishin të pranishëm 29 këshilltarë në mandatin katërvjeçar, prej gjithsej 31 sa numëron edhe Kuvendi i ri i Komunës, është zgjedhur kryetari i Komunës, ushtruesi i detyrës së sekretarit të Kuvendit të Komunës, kryetari i Këshillit për zgjedhje e emërime me 6 anëtarë, kryetarët dhe anëtaret e këshillave dhe pleqësive (këshilldhënieve) të përhershme të organeve të Kuvendit të Komunës së Plavës, si dhe janë shqyrtuar dhe miratuar një vistër propozim-vendimesh e organeve të qeverisjes lokale, institucioneve, organizatave dhe ndërmarrjeve që punojnë dhe veprojnë në kuadër të Komunës së Plavës.

Seancën e hapi kryetari i ri i Kuvendit të Komunës, Allen Balliq, i cili të pranishmit i njoftoi me rendin e propozuar të ditës prej 10 pikash, që pa plotësime dhe ndryshime është miratuar njëzëri nga këshilltarët e pranishëm. Seanca filloi punën me zgjedhjen e kryetarit dhe të gjashtë anëtarëve të Këshillit për zgjedhje dhe emërime. Në propozim të kryetarit të Kuvendit, Allen Balliq, kryetar i këshillit në fjalë u zgjodh këshilltari i Koalicionit “Bashkërisht ngadhënjyeshëm për Plavën” SD, PDS, PSD - Adill Milush dhe gjashtë anëtarët: Hurijeta Pejçinoviq, Adnan Shaboviq, Fazlija Krciq, Sanija Shahmanoviq, Esad Bajraktareviq dhe Igor Prashçeviq, miratimi i zgjedhjes së të cilëve u bë njëzëri. Në vazhdimin e punës së seancës, në pajtim me dispozitat ligjore dhe të statutit të qeverisjeve lokale, kryetari i

KK-së, Allen Balliq, për kryetar të ri të Komunës së Plavës propozoi kryetarin e komunës në mandatin paraprak, Nihad Canoviq, i cili në seancën konstituive të Kuvendit të Komunës dha dorëheqje nga detyra e këshilltarit. Në votimin e hapur të këshilltarëve, propozimi u miratua me 19 vota “për”, 4 vota “kundër” dhe 3 vota “të përmbajtura”. Kryetari i posa rizgjedhur i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, pas dhënies së “betimit solemn” para të pranishmëve, në fjalën e rastit u zotua se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Komunës së Plavës dhe njëherazi falënderoi këshilltarët për mbështetjen dhe besimin e dhënë të jetë njeriu i parë i kësaj komune. Në vazhdën e mëtejme të punës së seancës sipas renditjes së pikave të rendit të ditës, kryetari i posazgjedhur i Këshillit për zgjedhje dhe emërime,

KOHA Javore 6
E ENJTE, 27 PRILL 2023 NGJARJE JAVORE

rizgjedhet kryetar Markishiq sekretarit

Adill Milush, në mënyrë kronologjike elaboroi mbi zgjedhjen e kryetarëve dhe të anëtarëve të përhershëm të këshillave dhe pleqësive (këshilldhënieve) të Kuvendit të Komunës. Në pleqësitë (këshilldhëniet) e KK-së: për përcjellje dhe realizim të Kushtetutës dhe Statutit kryetar u zgjodh Azemina Pallavrtiq, kurse anëtarë: Edin Musiq, Muhamed Rekoviq, Mirza Cecunjanin dhe Zdravko Gjuriçanin; për parashtresa, propozime dhe mbikëqyrje shoqërore kryetar u zgjodh Samir Canoviq, kurse anëtarë: Sehad Gutiq dhe Ranko Stijoviq; për dispozita kryetar u zgjodh Emro Feratoviq, kurse anëtarë: Melliha Musiq, Mirza Shaboviq, Ervin Kandiq dhe Zdravko Gjuriçarin; për bashkëpunim ndërkomunal kryetar u zgjodh Besim Musiq, kurse për anëtarë: Ernad Bashiq, Sehad Gutiq, Emir Feratoviq

dhe Haris Shahmanoviq; për mbrojtjen e mjedisit jetësor kryetar u zgjodh Sellmir Kuçeviq, kurse për anëtarë: Fuad Feratoviq, Jellena Otasheviq, Ranko Stijoviq dhe Rajka Knezheviq-Bozhoviq; për çështje fetare kryetare u zgjodh Erzana Rexhematoviq, kurse anëtarë: Dr. Allmir Aksalliq, Ganija Gutiq, Sullejman Shaboviq dhe Boris Turkoviq. Në këshillat e KK-së: për vetëqeverisje lokale kryetar u zgjodh Bratisllav Otasheviq, kurse për anëtarë: Edin Musiq, Denis Nekoviq, Erzana Rexhematoviq dhe Igor Prashçeviq; për fushën komunale - banesore, mbrojtjen e mjedisit jetësor, zhvillim, ekonomi dhe financa kryetar u zgjodh Denis Nekoviq, kurse për anëtarë: Mirsad Llalliq, Amilla Pupoviq, Mirza Medunjanin dhe Boris Turkoviq; dhe në Këshillin për veprimtari shoqërore kryetar u zgjodh Dr. Allmir Aksalliq, kurse për anëtarë: Aida Kollashinac, Dr. Merida Mehmedoviq, Sabina Kollashinac dhe Ibër Hoti.

Të gjitha përbërjet e pleqësive dhe këshillave të KK-së janë miratuar njëzëri.

Për pjesëmarrje në lidhjet martesore (kurorëzim) në ofiqarinë e Komunës së Plavës, u caktuan këshilltarët: Sead Jasaviq, Faruk Shaboviq, Dr. Allmir Aksalliq dhe Sabina Kollashinac, kurse në atë të BL në Murinë këshilltarët: Rajka Knezheviq-Bozhoviq dhe Jellena Otasheviq. Vendimi u miratua njëzëri. Këshilltarët në punën e vet në se-

ancë e cila zgjati rreth dy orë, shkarkuan pleqësinë e deritashme pesëanëtarëshe të Qendrës për Kulturë “Husein Bashiq” të Plavës, atë të Këshillit punëdrejtues pesëanëtarësh të Qendrës ditore për fëmijë dhe të rinj me të meta në zhvillim “Llipa” në Plavë dhe të anëtarëve të Këshillit të drejtorëve të SHPK “Veprimtaritë komunale” në Plavë, dhe në vend të tyre emëruan tjerët me numër të njëjtë anëtarësh. Vendimet mbi shkarkimin dhe vendimin e organeve në fjalë u miratuan njëzëri apo me shumicë votash. Tri propozim-vendimet e parafundit të rendit të ditës: mbi përfitimet e funkcionarëve lokalë, mbi ato të zyrtarëve dhe nëpunësve lokalë dhe mbi dhënien e pëlqimit për marrëveshje mbi ndërtimin e përbashkët, në mënyrë koncize dhe analitike i prezantoi dhe argumentoi kryetari i posazgjedhur i Komunës, Nihad Canoviq, të cilat u miratuan me shumicë votash “për” të këshilltarëve të pranishëm. Meqë sekretarja e deritashme e Kuvendit të Komunës, Kuvendin e Komunës i ka njoftuar me shkrim se jep dorëheqje në këtë post, kryetari i Kuvendit në përputhje me rregullore, statut dhe parimet ligjore deri në zgjedhjen e re me konkurs për sekretar të ri të Kuvendit, për ushtrues të detyrës së sekretarit propozoi juristin e diplomuar Riad Markishiq, zgjedhja e të cilit u miratua me 21 vota “për” dhe 5 “të përmbajtura”.

KOHA Javore 7
E ENJTE, 27 PRILL 2023 NGJARJE JAVORE

Monumentet tona në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve

Trashëgimia kulturore mbulesës së harresës?!

365 ditë jemi mësuar të dëgjojmë rreth historisë, kulturës dhe monumentalitetit historik që ka Ulqini, rrethina jithësi. Ndërsa, në ditën e 18 prillit, kur shënohet Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve, hen, sytë na verbohen dhe krenaria na bie. Si 18 prillat e kaluar, kur në të vërtetë një vend me pasuri të duhej të kremtonte shpesh, edhe kësaj here nuk pati ndonjë lajm, fushatë emancipuese a ndërgjegjësuese dhe promovimin e trashëgimisë kulturore as nga shoqëria civile, as nga OJQ-të që janë krijuar për këto katëse, siç është Muzeu i qytetit

Shpesh na bien në sy shtëpitë e vjetra, shumica e të cilave ashtu të braktisura, si të gurosura rrëzë maleve apo në lugina, na japin të kuptojmë një kohë jo të largët kur komunikimi i banorëve me to, kur hapja e mbyllja e derës së shtëpisë ishte rutinë ditore, kur lëvizjet përreth saj ishin përditshmëri e pavërejtshme dhe kur oxhaku nxirrte tymin jashtë, na tregonte për jetën brenda shtëpisë. Po ashtu, shpesh edhe shpërfillja e tyre merr përmasa më të gjera kur interesimi për to zbehet dita-ditës. Dhe, nuk janë vetëm shtëpitë e gurta që na bëjnë roje nëpër fshatra që vegjetacioni nuk tregon mëshirën e tij ndaj tyre, por janë edhe ndërtimet tjera që na rrethojnë që nga aspekti historik e kulturor shfaqin disa vlera të veçanta për ne. Shpesh mund të lexohen, por edhe më shpesh mund të dëgjohen glorifikime të paskajshme rreth historisë, traditës, kulturës, forcës e mençurisë që paraardhësit tanë i kanë karak-

terizuar. Shpesh mund të lexohen dhe të dëgjohen mburrjet rreth monumentalitetit të kalave tona, se si në rrjedhën e shekujve përzënë e pritën “mysafirë të padëshiruar”. Madje, më shpesh na mahnisin pamjet natyrore, të cilat në brendinë e tyre fshehin ende shtigje të harruara dhe presin që përmes bukurisë së egër të përçojnë vlerat e trashëgimisë natyrore si monumente natyre. Çdo 18 prill, ICOMOS shënon “Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve”. Për herë të parë u propozua nga ICOMOS në vitin 1982 dhe pastaj u aprovua nga Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s, më 1983. Kjo datë ka rëndësi të veçantë në jetën kulturore botërore, sepse me të bëhet promovim dhe ndërgjegjësim për diversitetin e trashëgimisë kulturore të njerëzimit, cenueshmërinë e saj, si dhe më e rëndësishmja, me këtë datë bëhen përpjekje për ndërgjegjësimin e mbrojtjes dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore. Tashmë si traditë, çdo vit, për të shënuar 18 prillin e monumenteve dhe lokaliteteve arkeologjike, ICOMOS ndër të tjera propozon temën si motiv për aktivitetet që do të organizohen nga anëtarët, partnerët dhe çdokënd tjetër që do dëshironte t’i bashkëngjitej kësaj dite. Këtë vit u propozua tema “Ndryshimet e trashëgimisë”, e cila “shtron nevojën

e të mësuarit rreth mënyrave tradicionale të njohjes dhe sistemeve të njohurive në lidhje me veprimin klimatik dhe si të përdoret një fokus i trashëgimisë kulturore për të mbështetur mbrojtjen e barabartë të komuniteteve të cenueshme përmes veprimit klimatik.”

(IDMS 2023 – Heritage Changes)

Çfarë bëhet te ne?

Dhe si mund të shpjegohet gjendja e trashëgimisë sonë kulturore në tre rrëfime të shkurtra?

Pranë detit qëndrojnë të heshtura bedemet e kalasë duke vrojtuar përtej tij se çfarë të papriturash të tjera mund të vijnë në këtë qytet. Ishte viti 2007 kur mbi shtresa të rëndësishme arkeologjike filloi ndërtimi i një strukture ilegale mbi Kalanë e Ulqinit. U pajtuan se ndërtimi gjigant do të mveshet me gurë dhe kështu do të ambientohet me ndërtimet përreth dhe do të japë përshtypjen e të vjetrës

KOHA Javore 8 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 27 PRILL 2023
Korab Kraja

kulturore drejt harresës?!

rrethina e tij dhe shqiptarët në përggojët na mbyllen, veshët na shurdhobegatë të monumenteve kulturore do ndërgjegjësuese për rëndësinë, ruajtjen, mbrojtjen këto qëllime, as nga institucionet për-

në harmoni me ndërtimet tjera në kala. Pra, të bëhet edhe më e vjetër se të tjerat dhe më e madhe se edhe vetë kalaja! Për disa vjet me radhë kishte disa mendime të ndryshme rreth ndërtimit të saj. Nuk u desh të kalonin shumë vjet, kur pasojat e këtij ndërtimi do të rrënonin një pjesë të bedemeve, pra të mureve rrethuese të kalasë. Në fillim të vitit 2021, pas kësaj ngjarje-

je, përfaqësuesi arkitekt për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm i Komunës së Ulqinit, ndërtimin e kësaj strukture e arsyeton si “të rregullt dhe komuna (sipas tij) nuk ka pasur mundësi që ta refuzojë kërkesën për leje.” Mund të shtrohet pyetja: Pse komuna nuk është thirrur në ligjet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe ta ndalojë cenimin e mëtejshëm të vlerës historike-kulturore të komunës? Anës liqenit mezi qëndrojnë rrënojat e kishave mesjetare duke pritur vizitorë të rrallë, të cilët janë bërë edhe më të rrallë që t’i sodisin dhe të mrekullohen me to. Kisha e Shën Marisë në Shas është një rrënojë që të habitë për nga bukuria dhe për nga vlerat arkitektonike që ajo paraqet. Gërshetimi modest i romanikës dhe gotikës është shprehur mjeshtërisht në këtë ndërtim, duke i dhënë kishës vlera të veçanta estetike dhe artistike. Plastika e formimit të hollësive me bazë skulpturore e bëjnë këtë rrënojë si kishën simbol të tërë lokalitetit arkeologjik të Shasit dhe rrethinës. Me të drejtë, rrënojat e kishave në këtë lokalitet mund të klasifikohen si të ashtuquajtura “bukuri e rrënojave”. Por, siç thuhet, çdo bukuri ka edhe anën e saj të errët. Vizita e kësaj rrënoje nuk është e sigurt. Fasada ballore, përpos që është përfaqësuese, ajo paraqet një anim strukturor duke përbërë rrezik potencial drejt rrënimit dhe humbjes së autenticitetit. Një kërcënim i shtuar që i është bërë lokalitetit arkeologjik të Shasit është edhe masa parandaluese e rrënimit të rrënojës tjetër, të kishës së Shën Gjonit. Ndërhyrjet emergjente kundër rrënimit që i janë bërë kësaj të fundit mund të quhen një shembull i mirë se si nuk do duhej të praktikohej një veprim parandalues për mbrojtje, sepse me të, përpos që rrënoja është bërë e paqasshme, pajisjet e hekurta përpos që i kanë humbur fillin estetik, ato i kanë kërcënuar edhe autenticitetin dhe integritetin e asetit kulturor. Nëpër male qëndrojnë të mbushura me ujë duke pritur banorët që ta nxjerrin me kova atë dhe duke pritur ndonjë vizitor kureshtar që të shkrepë ndonjë fotografi nga afër apo nga ajri. Ngado që të shkosh në Krajë, mund të hasësh ubla. Ubla të veçanta dhe ubla të grupuara. Ublat e veçanta si ndërtime më vete mund të konsiderohen si monument më vete, sepse ato përcaktojnë një zonë të veçantë ku vetë pra-

nia e saj e bën të rëndësishëm vendndodhjen. E tillë është Ubla e Krajës, e cila shfaq atributet e një monumenti arkitektonik që shpreh vlera ndërtimore dhe historike. Mund të cilësohet monument, sepse shfaq tiparet e një objekti të përhershëm në një pronë të paluajtshme dhe që definon qartë vendndodhjen dhe duke përbërë një zonë të veçantë të hapësirës urbanistike të trashëgimisë kulturore. Po ashtu, njëjtë janë edhe ublat e grupuara. Është mirë që këto lloj ndërtimesh që krijojnë peizazh të spikatur kulturor, të quhen nën terminologjinë e ansamblit ashtu siç e përcakton UNESCO. Të tilla janë Ublat e Bolajve, të cilat edhe këto në të kaluarën e afërt patën një goditje për tentimin e ndërrimit të emërtimit dhe duke tentuar në këtë mënyrë të ndërrohet edhe historia e faktuar e tyre, duke i mveshur me misticizëm dhe duke i mbuluar përjetësisht në harresë. Edhe në këtë rast, u bë tentativë për denigrimin e autenticitetit dhe integritetit të një trashëgimie tjetër kulturore.

Jemi të vetëdijshëm që vendet e pasura me trashëgimi të llojllojshme kulturore herë pas here mund të përçojnë mesazhe logjikshëm të kundërta. Sepse, mund të konsiderohet se trashëgimia kulturore të institucionalizohet dhe të merret më seriozisht në programet politike dhe institucionale, prandaj edhe në programet e emancipimit shoqëror dhe edukativ-arsimor. 365 ditë jemi mësuar të dëgjojmë rreth historisë, kulturës dhe monumentalitetit historik që ka Ulqini, rrethina e tij dhe shqiptarët në përgjithësi. Ndërsa, në ditën e 18 prillit, kur shënohet Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve, gojët na mbyllen, veshët na shurdhohen, sytë na verbohen dhe krenaria na bie. Si 18 prillat e kaluar, kur në të vërtetë një vend me pasuri të begatë të monumenteve kulturore do duhej të kremtonte shpesh, edhe kësaj here nuk pati ndonjë lajm, fushatë emancipuese a ndërgjegjësuese për rëndësinë, ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore as nga shoqëria civile, as nga OJQtë që janë krijuar për këto qëllime, as nga institucionet përkatëse, siç është Muzeu i qytetit. A po shkon drejt mbulesës së harresës trashëgimia kulturore njëjtë si institucionet përkatëse që janë mbuluar me mykun e papërgjegjësisë?

KOHA Javore 9 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 27 PRILL 2023

Efekti i bilingualizmit

Dalja nga sistemi komunist solli për Shqipërinë ndryshime të thella politike, ekonomike dhe shoqërore dhe në këtë vorbull ndryshimesh u përfshi dhe problematika e gjuhës shqipe. Gjuha shqipe u përball me një mori gjuhësh pas largimeve të një pjese të konsiderueshme të popullsisë jashtë kufijve të Shqipërisë. Shqiptarët e larguar filluan të vënë në përdorim një gjuhë tjetër, atë të vendit ku zgjodhën të jetonin.

Të tjerë përvetësuan gjuhë të tjera përmes arsimit duke e konsideruar mësimin e gjuhëve të huaja si një domosdoshmëri për kohën. Hyrjet dhe daljet, udhëtimet turistike apo ato për qëllime pune në vende të tjera i shtynë shqiptarët drejt mësimit dhe përvetësimit të gjuhëve të huaja duke bërë që bilingualizmi të zërë vendin e një fenomeni të zakonshëm dhe për rrjedhojë pjesa më e madhe e shqiptarëve të cilësohet bilinge.

Emigrimi dhe bilingualizmi

Emigrimi, i trajtuar në kontekstin historik dhe atë politik, përjetohet si një eksperiencë e vështirë që sjell shumë ndryshime në familje, pasi anëtarët e një familjeje emigrantësh duhet që në mënyrë paralele të ruajnë elementët e kulturës së tyre të origjinës, gjuhën, zakonet dhe traditat si dhe të përvetësojnë një mënyrë të re të të folurit, të të menduarit, sikurse dhe vlera të reja, që i çojnë drejt ndryshimeve në mënyrën e organizimit familjar dhe mbi të gjitha të identitetit të tyre. Emigrimi dhe vendosja e familjes në një vend të ri është një nga faktorët bazë që luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e bilingualizmit si për të rriturit ashtu edhe për më të rinjtë. Forma që merr bilingualizmi i çdo brezi është e ndryshme, pasi studiohet në varësi të moshës së folësit në momentin e përballjes së tij me gjuhën e vendit pritës, në kushte të ndryshme të zotërimit të saj si dhe në përputhje me orientimin e ndryshëm socialokul-

turor të tij. Mek Laulin (1978), duke u bazuar në moshën në të cilën zotërohet gjuha e dytë dalloi bilingualizmin e njëkohshëm nga ai i njëpasnjëshëm, duke shpjeguar se bilingualizmi i njëkohshëm zhvillohet në disa raste:

1. kur fëmija pas lindjes së tij është në kontakt me dy gjuhë njëkohësisht;

2. kur në familjen e tij fliten të dyja gjuhët; dhe

3. kur të dyja gjuhët fliten përveç se në familje dhe në mjedisin përreth si p.sh në çerdhe, kopsht, shkollë. Edhe Hofman (1991) mbron tezën se realizimi me sukses i bilingualizmit

të njëkohshëm ndodh kur fëmija:

1. bën pjesë në një familje dygjuhëshe;

2. kur prindërit e fëmijës janë emigrantë në një shtet të huaj;

3. kur prindërit e fëmijës kanë emigruar përgjithmonë nga vendi i tyre;

4. kur fëmija ka kontakt të vazhdueshëm me tjetër grupim gjuhësor të shoqërisë shumëgjuhëshe ku jeton; dhe

5. kur fëmija studion në një kopsht apo shkollë dygjuhëshe (Triarki-Herman, 2000).

Kështu që parë nga ky këndvështrim

KOHA Javore 10 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 27 PRILL 2023

bilingualizmit tek shqiptarët

për fëmijët shqiptarë, të lindur në vende të tjera ose për të ardhurit në moshë të vogël, përvetësimi i gjuhës së shumicës përbën domosdoshmëri për socializimin e tyre në një mjedis të ri, për vendosjen e kontaktit midis tyre dhe bashkëmoshatarëve të tyre, si dhe për arsimimin e tyre në çerdhe, kopshte apo shkolla. Sa më i ri të jetë folësi aq më i madh është ndikimi i gjuhës mbizotëruese. Ndërkaq ndryshueshmëri e madhe vihet re në performancat e personave që mësojnë një gjuhë të dytë pas moshës së pubertetit. Disa arrijnë të zotërojnë

në mënyrë perfekte një gjuhë, sikur të ishte gjuha e tyre amtare, ndërsa të tjerë dominohen nga gjuha e tyre amtare gjatë gjithë kohës (Klimi 2015). Përgjithësisht të rriturit, të gjendur në rolin e punëtorëve në një vend të huaj ndryshe nga fëmijët janë detyruar ta mësojnë gjuhën përmes komunikimit të përditshëm me folësit natyralë kryesisht në ambientet e punës ose nga stacionet televizive. Studimi paralel i gjuhës me metoda apo me frekuentim kursesh gjuhësore ka qenë për emigrantët pothuajse i parealizueshëm, pasi për ta mungonte

faktori kohë. Ata ishin të kushtëzuar nga nevoja jetike, kështu që punonin me orare shumë të zgjatura dhe me lodhje të madhe fizike. Ndërkohë gjuhën amtare e përdornin kryesisht në familje, në festa apo grumbullime me bashkëpatriotët e tyre. Por edhe në këtë rast me kalimin e kohës gjuha e shumicës ka interferuar në gjuhën e pakicës duke e minimizuar përdorimin e saj.

Shqipëria dhe bilingualizmi Edhe shqiptarët që jetonin e punonin në Shqipëri filluan të ndërgjegjësohen lidhur me mësimin e gjuhëve të huaja, përvetësimin apo përdorimin e tyre. Nevoja për të komunikuar me të huajt, dëshira për të njohur kultura të reja, për të vizituar vende të tjera (për arsye emigrimi apo udhëtime turistike), kërshëria për të admiruar nga afër një botë që për gati gjysëm shekulli iu ishte privuar i shtyu shqiptarët të tregonin interes të madh për gjuhët e huaja. Në një periudhe pak më të vonshme, kur shumë shqiptarë të ikur vetë, pa familje, po vendosnin të tërhiqnin edhe familjet e tyre në vendet ku jetonin familjarët e këtyre burrave, vendosën të mësojnë në vendin e tyre gjuhët e huaja, për të shkuar sa më të përgatitur në shtetet e tjera.

Në këtë rast kuptohet, përdoret një mundësi me komode e mësimit të gjuhës, mësimi i saj me mësues, në shkolla apo kurse. Infrastruktura për t’iu përgjigjur këtij zhvillimi të ri u zhvillua shumë shpejt, u hapën disa shkolla private si dhe shumë kurse. Në fakt sot në Shqipëri ekzistojnë aq shumë kolegje dygjuhësh si p.sh shkolla franko-shqiptare, greko-shqiptare, gjermano-shqiptare, anglo-shqiptare, turko-shqiptare, italo-shqiptare etj., apo qendra për mësimin e gjuhëve të huaja sa mendojmë se janë treguesi më i qartë që thekson faktin se shqiptarët janë një popull që i admiron gjuhët e huaja dhe që është i bekuar me dhuntinë për t’i përvetësuar ato shumë shpejt. (vazhdon)

KOHA Javore 11 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 27 PRILL 2023

Arti i të bërit muzikë nëpër kafene – dikur dhe sot

Kafenetë tona deri para 20-25 vjetësh definoheshin si sintezë e përkryer e urtësisë lindore dhe karakterit pragmatik ballkanik, ndërsa sot si gërshetim i katrahurës “moderne” kulturore dhe shthurjes perëndimore. Kafenetë e ditëve tona janë shndërruar në qendra të rrezikshme qarkullimi, grumbullimi e komunikimi ndërnjerëzor. Kanë marrë emërtime të ndryshme si “kafiq”, “pub”, “night-club”, “dancing live music”, “oriental music bar” e çka jo tjetër. Ato nuk janë më kafene në kuptimin pozitiv të fjalës, por thjesht vendtakime të rrezikshme, ku bëhen biznese të pista, pazarllëqe të turpshme, devijime kombëtare, kulturore dhe morale

Bekim Ramadani

Të bërit muzikë në kafene, në studio a në koncert nuk është punë e lehtë dhe as e njëjtë. Derisa në studio realizohet gjithçka përmes metodës laboratorike, pra përmes inçizimit, prerjes, fshirjes, ngjitjes, rregullimit, akordimit, reprodukimit, miksimit, pastaj përmes futjes së elementeve të huazuara, të gatshme, të vjedhura, të maskuara e kështu me radhë, shfaqja koncertale nënkupton prezantim muzikor “të gjallë“ të programit që është ushtruar në mënyrë individuale ose kolektive për një kohë relativisht të gjatë. Muzika e studios mund të krahasohet me ekspozitën e pikturave. Ashtu siç një piktor që realizon pikturën e tij për një periudhë të caktuar kohore, pas së cilës e paraqet para vizitorëve si fryt të paramenduar mirë, njëjtë ndodh edhe me produktin e studios muziko-

re. Ndërkaq, koncerti muzikor është i ngjashëm me shfaqjen dramatike skenike ose me recitimin e poezisë, aktivitete këto që zhvillohen pa përsëritje, pa kthim mbrapa, pra rrjedha që realizohen në vendin e caktuar, brenda kohës së caktuar, për një auditor të përzgjedhur, të përgatitur dhe homogjen në kuptimin e shijes artistike. Kur flasim për muzikën e kafeneve, duhet të theksojmë që ajo është më delikate, është muzikë “e gjallë“, e atypëratyshme, e hëpërhëshme, muzikë që u dedikohet shtresave të ndryshme të shoqërisë: intelektualëve dhe analfabetëve, të rinjve dhe të moshuarve, besimtarëve dhe pabesimtarëve, atdhetarëve dhe tradhtarëve, meshkujve dhe femrave, fshatarëve dhe qytetarëve, punëtorëve dhe jopunëtorëve, temperamenteve të gjallë e të plogët, tipave të çuditshëm, pra muzikë që luhet brenda një shtrese

tepër heterogjene. Andaj muzikanti i kafeneve ka të tjera cilësi, tjetër zemër, tjetër ndjenjë, tjetër dhunti. Ai është i shkathët, i zhdërvjelltë, por edhe besnik dhe i drejtë, sepse përmes melodisë, ritmit, këngës, ai rënkon, vajton, ngushëllon, këndon, frymëzon, shëron… Ai është i tillë, sepse ndodhet në një vend përplot pasione, dhimbje, emocione… Ai ndodhet në panteon, nën një strehë me ata që kuptojnë, që ndjejnë, që dëgjojnë, secili sipas mënyrës së vet. Ambientet e kafeneve, historikisht, kanë qenë mjediset më të volitshme për kultivimin e vlerave muzikore tradicionale, skena ku muziktarët e përzgjedhur, duke qenë në komunikim të drejtpërdrejtë me publikun, janë vënë në sprovë përmes kërkesash të ndryshme nga thesari i muzikës folklorike, qytetare dhe asaj të përpunuar. Në këtë mënyrë ata janë aftësuar, janë

KOHA Javore 12 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 27 PRILL 2023

kalitur, janë bërë virtuozë. Pjesa dërmuese e muziktarëve dhe këngëtarëve të njohur e me famë e kanë filluar karrierën e tyre artistike pikërisht në këto qendra të rëndësishme të jetës shoqërore dhe të krijimtarisë artistike. Të gjithë muzikantët, që kanë punuar nëpër kafene, janë krahasuar me ata që kanë mbaruar nga tre-katër fakultete. Këta “ustallarë“ kanë “diplomuar” në muzikë, në psikologji, në sociologji dhe në folkloristikë. Edhe pse nuk kanë mundur të shkruajnë punime shkencore, të lexojnë partitura muzikore, ata kanë qenë në gjendje t’u mbajnë “leksione” shumëkujt nga autoritetet e shquara të botës akademike. Sa e sa kompozitorë të njohur të romantizmit dhe të impresionizmit shkonin nëpër kafene për të dëgjuar muzikën e artistëve të pashkolluar, të atyre virtuozëve të mëdhenj, që luanin mjeshtërisht në veglat muzikore si: violinë, mandolinë, kitarë, tambure… për t’u frymëzuar me ide, motive, ngjyra tingullore dhe shprehje të reja muzikore. Sa e sa kompozitorë, si p.sh. Shuberti, Shopeni, Bramsi, Bartoku etj., kanë bërë vetë muzikë nëpër kafene, duke dashur që mes tjerash ta përjetojnë drejtpërdrejt artin e muzikantit të kafeneve, i cili jeton njëkohësisht në dy botë të ndryshme: në tokësoren (vulgaren), nëpër të cilën rrjedh përditshmëria e tij, dhe atë të lartësuarën, deri te e cila ngjitet përmes shpirtit të tij krijues, artistik, gjenial. Muzikantët dhe këngëtarët e kafeneve janë tepër dinamikë, të lëvizshëm, udhëtarë të palodhshëm që lëvizin nga një lokal në tjetrin, nga një qytet në tjetrin. Ata mund të krahasohen lirisht me shpillmanët, vagantët, skomrahët, gomijarët, pra me muzikantët dhe këngëtarët shëtitës të mesjetës, që udhëtonin nga një vend në një vend tjetër, duke e prezantuar artin e tyre poetik, muzikor, akrobatik, artin e tyre të madh popullor. Pikërisht me ata filloi një etapë e re në muzikën laike (jokishtare), një frymë e re e rilindjes kulturore…

Sipas burimeve historike, kafeneja e parë është hapur në Konstantinopol (Stambollin e sotëm) në vitin 1475. Emri rrjedh nga fjala kahvehane, e marrë nga arabishtja dhe persishtja – qahve (kafa) dhe khane (shtëpi), pra “shtëpia ku pihet kafeja”. Në këto kafene të para është shërbyer vetëm kafe e zezë, nargjile dhe çibukë,

ndërkaq me kalimin e kohës vizitorët janë gostitur edhe me pjesë muzikore e koreografike nga valltare të shkathëta. Thuhet se kafenetë e para në Ballkan janë hapur gjatë gjysmës së parë të shekullit XVI, kurse nga gjysma e dytë e shekullit XIX ato kanë marrë përmasa të tjera, duke u shndërruar në vende magjike, në hapësira ku padukshmëria e njeriut bëhet qendra e botës, në një hapësirë autonome transcendentale ku shenjtërohet fjala, mendimi, liria, aty ku festohet bukuria sublime e shpirtit njerëzor, një vend ku njeriu është vetja. Kafenetë tona kanë qenë vende iniciativash, projektesh, qendra të rëndësishme komunikimi, vende idesh, debatesh dhe nismash të rëndësishme kulturore, politike dhe kombëtare. Kafenetë me muzikë shqip kanë filluar diku nga gjysma e dytë e shek. XX dhe ato kanë luajtur një rol pozitiv në ndërgjegjësimin kulturor dhe kombëtar. Aty është kënduar shqip, është kënduar për trimat shqiptarë, për natyrën e bukur shqiptare, për mikpritjen shqiptare, për besën, për lirinë, është kënduar gegënisht e toskërisht, është kënduar në homofoni e polifoni, me dhe pa shoqërim instrumental, është kënduar solo, në duet, në trio, pastaj janë interpretuar pjesë instrumentale nga më të bukurat e muzikës shqiptare. Kafenetë tona deri para 20-25 vjetësh definoheshin si sintezë e përkryer e urtësisë lindore dhe karakterit pragmatik ballkanik, ndërkaq sot si gërshetim i katrahurës “moderne” kulturore dhe shthurjes perëndimore. Kafenetë e ditëve tona janë shndërruar në qendra të rrezikshme qarkullimi, grumbullimi e komunikimi ndërnjerëzor. Kanë marrë emërtime të ndryshme si “kafiq”, “pub”, “nightclub”, “dancing live music”, “oriental music bar” e çka jo tjetër. Ato nuk janë më kafene në kuptimin pozitiv të fjalës, por thjesht vendtakime të rrezikshme, ku bëhen biznese të pista, pazarllëqe të turpshme, devijime kombëtare, kulturore dhe morale. Aty shitet për pak para interesi publik, feja, kombi, aty shitet nderi, aty bëhet sherri. Në këto qendra as muzika nuk i ka shpëtuar kërdisë kolerike dhe zallahisë identitare. Në vend të muzikantëve të denjë aty takon tipa që vetëthirren “DJ”, pastaj “sintisajzerista”, aty takon me bollëk instrumentistë diletantë, që në emër të

muzikës shqiptare e bëjnë tradhtinë më të madhe shekullore. Ata, përmes pashijes artistike dhe mungesës së duhur estetike, e dëmtojnë rëndë veshin e publikut, saqë njerëzit më shumë preferojnë ta shikojnë muzikën sesa ta dëgjojnë atë. Në shumë lokale ”bashkëkohore” muzikantët janë aty sa për sy e faqe. Muzika është vetëm një element për ta turbulluar mendjen edhe ashtu të trullosur të vizitorëve që kanë ardhur për qëllime jomuzikore. Në sa e sa kafene moderne mund të takosh me dhjetëra e dhjetëra femra të reja shqiptare, që në emër të muzikës shpalosin miset e trupit për t’i joshur mysafirët e “kallur për këngën shqipe”. Secila prej tyre i ka klientët e saj, me të cilët komunikon aktivisht gjatë ditës (përmes celularëve dhe rrjeteve sociale), duke i ftuar në spektaklin e mbrëmjes, që zgjat deri sa të zbardhë drita. Në këto ambiente mungon komunikimi verbal ndërmjet njerëzve, sepse muzika është tmerrësisht e zhurmshme, mungon ndriçimi, mungon ajrimi, mungon përqendrimi. Duhet thjesht të shikosh muzikën, të shikosh “bukuroshet false”, që kërcejnë pa ndonjë koreografi, të shikosh pakuptimësinë e cakërrimit të gotave, rrugën e devijuar të tymit të duhanit, buzëqeshjen e imponuar, ta lexosh mesazhin e pashkruar, ta pranosh gënjeshtrën e premtuar… Muzika është në gjuhën shqipe, por nuk tingëllon shqip. Gjatë gjithë kohës herë vajtohet shqip në mekam turk, herë këndohet tallava me fjalët “tralala”. Shpeshherë dëgjohet këngëtari ose këngëtarja duke thënë: “Filani e dariti muzikën me 100 franga. Zoti i dhashtë bereqet!”, ose “Kosovalia e nderoi muzikën me 200 euro… Shkojmë special me një turbo tallava…”. “Dy gjëra janë të pafundme: universi dhe budallallëku njerëzor”, thoshte Albert Ajnshtajni. Ndërkaq, Marilin Monro thoshte se “çmenduria është gjenialitet”, andaj meriton duartrokitje. E kuptoj që çdo kohë e ka artin e vet, modën e vet, muzikën vet, e ka edhe ndonjë rrëfim të vetin, por nuk dua ta pranoj që koha jonë është përplot rrëfime të tmerrshme, përplot rrëmujë, lesh e li, kohë e keqe, kohë e humbur… Sa të drejtë ka pasur Konfuçie i urtë kur thoshte: “Si e ke muzikën, ashtu e ke shtetin. Muzika e bukur sjell rregull, ndërsa e shëmtuara –anarki në shtet”.

KOHA Javore 13 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 27 PRILL 2023

Qasje

Manipulimi me zhvillimin e qëndrueshëm

Zhvillimi i qëndrueshëm përdoret shpesh për të manipuluar realitetin dhe mbuluar veprimet joligjore të pushtetarëve. Kur sheh se çfarë ndodh, edhe në botë por sidomos te ne, nuk ke se si të mos konkludosh se jemi duke vepruar kundër vetes dhe së ardhmes

KOHA Javore 14
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 27 PRILL 2023

Ismet Kallaba

Si koncept zhvillimi i qëndrueshëm i përket pjesës së dytë të shekullit të kaluar dhe lidhet me mungesën e burimeve njerëzore, të cilat nuk janë të pashtershme. Në qoftë se i referohemi historisë së zhvillimit të shoqërisë njerëzore, vërejmë se ajo është zhvilluar në bazë të parimit të solidaritetit të brezave, që qëndron në themel edhe të zhvillimit të qëndrueshëm

Zhvillimi i qëndrueshëm është një parim që nënkupton shfrytëzimin e kufizuar dhe të kontrolluar të burimeve natyrore në përputhje me nevojat e njerëzve, për të mos rrezikuar funksionimin normal të jetës në të ardhmen. Si koncept ai i përket pjesës së dytë të shekullit të kaluar dhe lidhet me mungesën e burimeve njerëzore, të cilat nuk janë të pashtershme. Në qoftë se i referohemi historisë së zhvillimit të shoqërisë njerëzore, vërejmë se ajo është zhvilluar në bazë të parimit të solidaritetit të brezave, që qëndron në themel edhe të zhvillimit të qëndrueshëm. Shembulli më i mirë i zhvillimit të qëndrueshëm janë paraardhësit tanë, të cilët mbase nuk e kanë ditur në teori se çfarë është zhvillimi i qëndrueshëm, por e kanë zbatuar atë më së miri në praktikë. Ata nuk kanë menduar vetëm për veten dhe për momentin, por edhe për të tjerët dhe për të ardhmen. Ndërkohë sot, papërgjegjësia e shoqërisë sonë është duke rrezikuar seriozisht të ardhmen e njeriut, qoftë në rrafshin lokal apo global.

Zhvillimi i qëndrueshëm tingëllon bukur dhe shumë qeveritarë e kanë gojën plot me të, por më duket se sot jemi duke vepruar në kundërshtim me këtë parim, pothuajse në të gjitha fushat –bujqësi, ekologji, energjitikë, ndërtimtari etj. Ndonëse Mali i Zi është shpallur shtet ekologjik që në vitin 1991, duke qenë zyrtarisht shteti i parë ekologjik në botë, në realitet nuk janë ndërmarrë masa për mbrojtjen e mjedisit natyror. Disa ekosisteme ujore unike janë shkatërruar apo rrezikojnë të shkatërrohen për shkak të ndërtimit të hidrocentraleve, toka bujqësore po reduktohet për çdo ditë e më tepër për shkak të pangopësisë së ndërtuesve për fitime të shpejta etj.

Sot zhvillimi i qëndrueshëm përdoret shpesh për të manipuluar realitetin dhe mbuluar veprimet joligjore të pushtetarëve. Kur sheh se çfarë ndodh, edhe në botë por sidomos te ne, nuk ke se si të mos konkludosh se jemi duke vepruar kundër vetes dhe së ardhmes.

Shembulli më i mirë i zhvillimit të qëndrueshëm janë paraardhësit tanë, të cilët mbase nuk e kanë ditur në teori se çfarë është zhvillimi i qëndrueshëm, por e kanë zbatuar atë më së miri në praktikë. Ata nuk kanë menduar vetëm për veten dhe për momentin, por edhe për të tjerët dhe për të ardhmen

KOHA Javore 15
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 27 PRILL 2023

At’ Kola, “Frati i Hotit”, Benardini i “Visareve

At’ Kolë Berisha vjen pa mëdyshje e hyn në aradhen e “Françeskanëve të M’dhaj”, jo për hatër, por sepse ka vendin e vet aty; atë vend ai e ka “zanë “ me veprën e vet. Një aso vepre që se ka peshën e veprës së Fishtës a Prendushit, Harapit a Pal Dodajt, Justin Rrotës a Martin Gjokës, me të vërtetë…

Por që ai është përvijues i denjë i At’ Benardin Palajt e Donat Kurtit po. I atyre dijetarëve e zelltarëve të mëdhenj, që i sollën albanologjisë shqiptare e folklorit në veçanti “Visaret e Kombit”, të pavdekshme dhe “Përrallat kombëtare”.

Të parët studiues, që i kodifikojnë ato vlera të trashëgimisë sonë dhe i kthejnë nga gjendja orale (gojore) e tyre në një kolanë botimesh të mirëfillta studimore e shkencore, duke ruajtur gjendjen e tyre burimore, pra autenticitetin e tyre, është libri “Visaret e Kombit”. Mbledhë e kodifikuar nga At’ Benardin Palaj e At’ Donat Kurti. Dy françeskanë, të cilët në misionin e tyre kulturor atdhetar, kishin

eksploruar në imtësi dhe më pas i kishin përmbledhur hulumtimet e tyre në librin e sipërpërmendur “Visaret e Kombit”. Me nëntitullin “Kangë kreshnikësh dhe legjenda”, libri përmban këngë kreshnikësh dhe legjenda, të mbledhura dhe të redaktuara nga dy autorët e sipërpërmendur. Çka do të shënonte edhe të parën punë të mirëfilltë studimore moderne në këtë fushë. Do ta vijojnë këtë punë-mision edhe Prof. Karl Gurakuqi e Filip Fishta. Edhe ata, referuar teksteve të botuara tashma, i përgatisin për botim dhe ia paraqesin lexuesit të interesuar të zgjedhura e të komentuara. Kurse i gjithë korpusi, përgjatë atij viti jubilar, pra 1937, përmbush 15 vëllime (gjithnjë nën titullin “Visare të Kombit”) me krijimtari folklorike, tashmë jo vetëm nga eposi , por nga të gjitha zhanret e kësaj fushe të krijimtarisë së popullit, me një shtrirje nga e gjithë bota shqiptare, nga veriu në jug si dhe nga shqiptarët e Greqisë dhe Arbëreshët e Italisë.

“At’ Bernardini ishte frati i kangvet”, do të thoshte për të Ernest Koliqi. Nuk e dij se kush pat thanë qi gjithkund në botë poetët këndojnë për popullin, vetëm në Balkan populli këndon për poetët. Deri tash për mue poeti ma i madh i Shqipnis asht populli i ynë. Kjo e vërtetë, më shëndriti para syve të mendes në Palç, fshat në krahinën e Nikaj-Merturit në qelën e Fratit të Kangve. Ai, në

vetmin e gjatë të malit, i ka vu veshin kangës së pashtershme qi buron shi nga zemra ma e thellë e kombit arbnuer edhe ia ka rrëmbye harresës. Mbi lëpiza të pluhunuene të qelës së Palçit, flen fara e prendvernave të përtardhuna të poezisë re shqiptare. Porse kjo ka qenë “zeja” e krejt “Françeskanve të mdhaj” të Shqipërisë. E atyre meshtarëve, famullitarë të malësive kryesisht, që sot e kurdoherë përbëjnë një copë ashti të kombit… At’ Kolë Berisha, njëri prej tyre, fort i shënjuar në këtë “zeje”. Edhe sikur të mos keshë pasë rastin me i pá krejt “turrat e letrave të zverdhuna” të At’ Kolës, por vetëm disa prej tyre e le ma pastaj të kesh shfletuar disa prej shumë daktiloshkrimeve, që ai i ka lanë fort bukur të sistemuara aty në një odë në Kuvendin Françeskan të Tuzit”, përqasja me përshkrimin e Koliqit për “Fratin e kangëve”, At Benardin Palajn të vjen vetvetishëm. Ngjasimin e përshkon i njejti fill: hulumtimi, përmbledhja e kodifikimi i thesareve të trashëgimisë kulturore shqiptare. Dikush këngët e vallet, ekstratin shpirtnor të popullit, e dikush tjetër pa interferue te pararendësi, të tjera dhunti të kulturës doksore e zakonore shqiptare. Po edhe të kulturës materiale, jo shpirtnore të saj. Pader Kola na vjen si vijimtari i shenjuar i kësaj tradite. Librat e botuar por, po aq lënda që ka lënë të daktiloshkruar, edhe pa iu

KOHA Javore 16
E ENJTE, 27 PRILL 2023 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
Frano Kulli

Hotit”, si At’ “Visareve të Kombit”…

nënshtruar një rendi të mirëfilltë studimor, por vetëm një vozitje përkitazi, ta ngulisin të përplotë mendimin se ato janë punë të mirëfillta ditunore, ardhur prej hulumtimeve të gjata, sidomos nëpër male, ku jeta gëlonte “shtirë” (si thonë malsorët) si lulja në gur. E prap të ndërmendet Koliqi, teksa përshkruan impresionet e veta prej vizitës që i bënte mikut të vet, At’ Benardinit: “… Ato çasa të shkurtë trishtimi midis malesh më bajnë të mendoj vetmín e kishtarve, të mësuesve, të nëpunsave t’anë qi jetojnë nder vise ma të humbuna t’atdheut. Sidomos merzija e gjatë dimnore, kur bora për gjashtë muej pret çdo marrëdhanje me qytete, tham do të jetë e tmerrshme. Por ndoshta e shumta mësohen. Ata qi nuk mund të mësohen në shkretí, vuejnë, por sigurisht ua lehtëson vuejtjen vetëdija e naltë e detyrës, e misjonit qi n’ato vise vetmitare kryejnë”.

Njëjtë, për nga thelbi i përshkrimit dhe ndjesive që përftohen prej tyre janë edhe përshkrimet e At’ Kolës, rrugës për në Toplanë të Dukagjinit… “Pak vite ma vonë, 5 a 6, saktësisht në vitin 1943, kur prej Kuvendit Françeskan të Shkodrës, Provinçiali e cakton me shkue famullitar në Toplanë. At Anton Harapi, ai që e kishte bashkëshoqërue në Meshën e parë, bash në Priften, në katundin e vet, me 15 gusht 1942. Meshën e parë në ditën me shêj për atje, ditën e Zojës

së Grudës. Ditë feste e shéndi, feste që lutej me miq… Në Toplanë duhej me mrritë natën e Shënkollit, me 5 dhjetor. Dimër, borë e akull, cerm si nalt ndër male. I lodhun fort prej udhëtimit të mundimshëm. Mbramja përreth zjarmit shtrue në sofër me të mirat e Zotit, me mish e me raki deri në mesnatë. E, mikpritësi ku kishte me bûjtë, të gatshëm me e zbardhë këso dore… Por me padijen gati pagane të tyre, se për fratin, që nesër ka me thanë meshën e ditës së festës së urdhnueme , mesnata duhet me e gjetë të çuem pres sofret. Kaq shumë mundime sa fratin e bajnë me ndie si nji trandje prej peshës së kryqit përmbi shpinë… I ndamë me malet, larguar prej andej qysh në fëmininë e herëshme, vaditë [mësuar, përshtatur] me jetën qytetëse në Shkoder e në Siena e Romë, sigurisht nuk ishte e kollajtë për té. Vetmia e atjeshme ku e ku me jeten rregulltare, plot larmí në Kuvendet françeskane. Por siç qëmton mjeshtri, Koliqi, “vuejtjen ua lehtëson vetëdija e naltë e detyrës, e misjonit qi n’ato vise vetmitare kryejnë”. Njëjtë si me krejt bashkëvllaznit e vet françeskanë, destini kryesor i të cilëve qe shërbesa meshtarake në male.

16 muaj shërbeu në Toplanë, Pader Kola. Mandej, për 30 vjet meshtarí në Traboin të Hotit. Përpos punëve të meshtarisë, mbledh si bleta ditë për ditë e stinë për stinë nektarin

e shûjten [ushqimin] e jetës atje. Mbledh doke e zakone, pa ja dá, njeh e shënon virtyte po edhe vese të gjendjes së atyshme. Me njet e me devocion, me shumë dashni e pa aspak zéher (helm)… “Mos mendo, o nieri, se k’to gjana i shkrova për me naltue vedin…” vijon një kumti i tij përmbyllës i veprës që ka lënë. E begatë sa s’bëhet dhe e përzgjedhun. Sofrat në Malësinë e Madhe, ndér e burrni ndër malet tona, rrjedha e disa shprehjeve popullore, kajde e dyzene, Visare të Malësisë, kangë e vaje, të përgatitura e botuara e shumta mbasi ai është nisë për në amshim, nën përkujdesjen sqimatare të dr. Gjovalin Gjeloshit. E të tjerat: Mullijtë e Cemit, kisha të vjetra në Shas e Malsi, Varia: Etnografi e histori (në tre volume) kangë heroike, dyzenet e çudnarëve… Një “turrë e madhe e letrave të zverdhuna”, që presin dorën e përkujdestarit, Gjovalinit. Sigurisht me bekimin e përkrahjen e Pader Pashkut (Gojçaj), të Provincialit të sotshëm të Provincës françeskane shqiptare. E përpos tyre, një album me foto, kohëshkrepja e të cilave shtrihet në rreth 4 dekada. Relike të çmueshme e një pasuri e begatë e trashëgimisë kombëtare, ardhur e shënjuar si punë të papërsëritshme në thesarin kombëtar, të njërit prej “Françeskanëve të Mdhaj” që shkëlqejnë me veprat që lanë, At’ Kolë Berishës.

KOHA Javore 17
E ENJTE, 27 PRILL 2023 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION

Misionar i identitetit kombëtar

KOHA Javore 18 KULTURË
E ENJTE, 27 PRILL 2023

Në opusin krijues të Azgan Haklajt bën pjesë edhe libri më i ri me titull “Jam Dardan i Malësisë së Gjakovës”, botuar nga GEER, Tiranë, 2022. Nga vet titulli del qartë se autori shkruan me përkushtim për vendlindjen e tij, por nuk anashkalon viset tjera shqiptare, sepse ai çështjen kombëtare e trajton një dhe të pa ndarë.

Në këtë botim që është përmbledhje e artikujve të ndryshëm, autori prezanton një gamë të gjërë çështjesh, që si preokupim parësor ka identitetin kombëtar shqiptar, në hapësirën etnogjeografike shqiptare nga koha e ilirëve e deri në ditët tona. Në saje të prezantimit të artikujve në këtë botim, del qartë se autori është misionar i identitetit kombëtar, duke luftuar kundër politikave shkombëtarizuese të popullit shqiptar si në të kalurën edhe në ditët tona. Ai është në mbrojtje të trashëgimisë kulturore kombëtare, duke kontribuar në mbrojtjen e simboleve kombëtare nga sulmet e ndryshme antishqiptare.

Pasi të lexohet ky botim, del qartë se kemi të bëjmë me një autor idealist ashtu siç ishin rilindasit tanë, i cili është i shqetësuar për të tashmën dhe të ardhmën e kombit tonë. Duke qenë i vetëdijshëm për aktualitetin shqiptar, sidomos për kohën pas moniste, ai është kritikë edhe për dukuritë e ndryshme ne pluralizëm, sepse çdo gjë varet nga angazhimi i strukturave qeveritare në nivel lokal e deri të ai qendror.

Në këtë aspekt, ai mund të merret si shëmbull për të tjerët si nga përfaqësuesit e politikës apo të institucioneve shtetërore për qasjen, angazhimin intelektual dhe guximin e dëshmuar në prezantimin e çështjeve të identitetit tonë kombëtar nga Kosova, Çamëria, Plavë-Gucia e Malësia, duke cekur personalitete të njohura që janë bërë pjesë e historisë kombëtare.

Duke lexuar këtë libër, del qartë se kemi të bëjmë me një botim shumëplanesh që nxitë kurreshtjen e lexuesve, sepse të dhënat e prezan-

tuara kanë referenca shkencore, nga del se autori ka konsultuar një litaraturë selektive. Në mbrojtje të identitetit kombëtar, autori në mënyrë të veçantë prezanton shqetësimin në lidhje me emërtimet gjeografike, përkatësisht toponimet të cilët në saje të pushtuesve të ndryshëm kanë ndryshuar fizionominë dhe përmbajtjen e tyre. Në këtë aspekt trajton në mënyrë të veçantë vendlindjen e tij e cila quhet historikisht Malësia e Gjakovës, e cila si e tillë ishte deri në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, por më pas pushteti i instaluar komunist vendosi të emërtohet Tropojë, që e ka edhe sot. Ashtu sikurse kemi bashkinë Malësia e Madhe në mënyrë analoge është e drejtë të quhet Malësia e Gjakovës, ku i përket popullsisë vendore të inicojë një çështje të tillë e cila besoj se do të mbeshtetet nga pushteti vendor dhe ai qendror.

Në artikuj të ndryshëm na paraqiten të dhëna për shpërndarjen territoriale të shqiptarëve në hapësirën e tyre etnogjeografike por edhe tkurrjen e tyre në saje të luftërave pushtuese të fqinjëve, por edhe të vendimeve të padrejta kundër shqiptarëve në Konferencat Ndërkombëtare në Berlin (1878) dhe Londër (1913).

Në këtë aspekt, autori është i vetëdijshëm në intrigat e të tjerëve kundër shqiptarëve, por njëkohësisht është edhe kritikë për qëndrimin inferior të politikës shqiptare ndaj ngjarjeve me peshë kombëtare si në kohën e diktaturës në monizëm dhe në pluralizëm.

Me një qasje të tillë, autori i librit dallohet nga përfaqësuesit e politikës shqiptare si qeveritarë apo politikanë, sepse është transparent në trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë sidomos në lidhje me pozitën dhe statusin e shqiptarëve në trojet e tyre jashtë Shqipërisë londineze.

Ne këtë aspekt, ai mbeti model duke mos qenë opurtunist, por me qasje intelektaule dhe i guximshëm në prezantimin e çështjeve konkrete, sepse çështja kombëtare nuk është

personale, private e partiake por është e të gjithë neve pavarësisht përkatësisë e ngjyrimeve politike. Në këtë aspekt ndihmesën duhet ta japin të gjithë, e sidomos edhe përfaqësuesit e politikës si të votuar nga populli, duke qenë aktivë e jo duke heshtur, sepse punët tona nuk i kryejnë të tjerët.

Dhe në fund të këtij vështrimi, dua të theksoj për një shkrim të autorit i cili trajton trashëgiminë kulturore ku me pak fjalë ia kushton kullës së bajraktarit të Hotit Çun Mulës në Malësi të Madhe, dëshmon shqetësimin intelektual për këtë monument të kulturës që ka mbetur në mëshirën e kohës, që nuk mund të arsyetohet me asgjë si në të kaluarën dhe në ditët tona.

Nga një zhgënjim i tillë, autori me të drejtë pyet se ku janë institucionet kulturore shqiptare? Një shqetësim i tillë është apel për qytetarët e Malësisë, e jo vetëm të saj, për t’u angazhuar në këtë drejtim që ajo kullë të restaurohet dhe të bëhët shtëpi muze si kudo në botën e qytetëruar. Por, atë që nuk e bëri shteti, përkatësisht Qeveria përmes Ministrisë së Kulturës, apo pushteti vendor në Malësi të Madhe, e bënë qytetarët të cilët inicuan nismën për të mbledhur fonde për restaurimin e kullës së bajraktarit. Një nismë e tillë gjeti mbËshtetje nga malësorët vendas e në veçanti të ata në diasporë, ku sipas informacionit të fundit ata kanë mbledhur një fond prej rreth treqindmijë dollarësh për restaurimin e këtij monumenti, që daton nga viti 1814. Shpresojmë dhe urojmë në realizimin praktik të kësaj nisme e cila nderon diasporën, sfidon qeveritarët, duke qenë model në nderim të vendlindjes dhe trashëgimisë kulturore e historike, që dënjësisht trajtohet në këtë botim nga autori i cili me të drejtë e meriton epitetin misionar i identitetit kombëtar.

Dr. Nail Draga (Lexuar me rastin e përurimit të librit në Shkodër, më 4 mars 2023)

KOHA Javore 19 KULTURË
E ENJTE, 27 PRILL 2023
Azgan Haklaj, “Jam Dardan i Malësisë së Gjakovës”, GEER, Tiranë, 2022

Një kërkesë për një ndalim 6- mujor të kërkimeve mbi Inteligjencën Artificiale (AI), e shpërndarë nga fondacioni “Future of Life”, mblodhi mbi 1000 firma brenda disa orësh nga inxhinierë dhe disa nga sipërmarrësit kryesorë në fushën e teknologjisë në SHBA.

Në mesin e emrave të shquar përfshihen Elon Musk, kreu i Tesla dhe SpaceX; SteveWozniak, bashkëthemeluesi i Apple; dhe historiani vizionar Yuval Noah Harari. Kërkesa e tyre është e thjeshtë:ata bëjnë thirrje për një moratorium 6-mujor për çdo kërkim të ri mbi mjetet e AI, që shkon përtej asaj që është arritur tashmë nga softueri bisedor si GPT-4, që ka tërhequr një vëmendje shumë të madhe.

Nënshkruesit kanë shprehur shqetësimet e kahershme mbi përparimin e shpejtë të AI, i cili ka rënë shumë në sy që nga shfaqja e ChatGPT. Ata

Ndërprerja e kërkimit Inteligjencën Artificiale: janë njerëzit aq të të bëjnë gjënë

po bëjnë thirrje për një pauzë në garën për të krijuar “mendje dixhitale të fuqishme”, të cilat as krijuesit e tyre nuk mund ta kuptojnë apo kontrollojnë plotësisht.

Prezantimi i fundit i ChatGPT3, në fundin e vitit 2022, i ndjekur nga versioni 4 i vetëm pak ditëve më parë, është një hap i rëndësishëm përpara në aplikimet praktike të Inteligjencës Artificiale. Më parë, AI ishte një temë kryesisht për ekspertët, tani ajo ka hyrë në diskursin e zakonshëm.

Këta ekspertë paralajmërojnë se ne nuk i kemi ende nën kontroll pasojat etike, sociale, ekonomike, politike apo strategjike të kësaj teknologjie, e cila po përparon me shpejtësi dhe në shkallë masive. Përpara se të vazhdojmë të ecim me një shpejtësi kaq të tmerrshme, ata argumentojnë se duhet të gjejmë një moment për të reflektuar dhe për të vendosur një sërë rregullash për të qeverisur zh-

villimin e tij.

Natyrisht, mund të sugjerohet se disa nga nënshkruesit – si për shembull Elon Musk – kanë më shumë frikë se mos humbasin në garën e inovacionit të AI. Musk ishte një nga financuesit e parë të Open AI, kompania pas ChatGPT, por ai u tërhoq nga projekti dhe ia la kontrollin Microsoft-it, që është tani është përfituesja kryesore e suksesit të ChatGPT.

Por propozimi ngre ende shqetësime legjitime. Por a është e mundur të bëhet një “pushim” në zhvillimin e AI? Duket e pamundur. Së pari, për shkak të konkurrencës shumë të fortë midis gjigantëve të Silicon Valley dhe në mbarë botën. Në klimën aktuale, a mund të bien dakord SHBA dhe Kina për rregullat për AI, ndërsa Uashingtoni po zhvillon një luftë teknologjike kundër Kinës?

Po ashtu, ekziston rreziku i armëve autonome, ku AI merr vendime se

KOHA Javore 20 TEKNOLOGJI
E ENJTE, 27 PRILL 2023
Pierre Haski

kërkimit mbi

Artificiale: A të zgjuar sa gjënë e duhur?

kë dhe çfarë të synojë.Megjithatë, pyetjet e ngritura ia vlejnë të diskutohen. Para së gjithash, kushdo që ka përdorur ChatGPT e kupton se pavarësisht nga gabimet dhe dështimet e tij, softueri ka potencialin të zëvendësojë disa detyra njerëzore. Çfarë do të ndodhë me miliona profesionistë që mund të zëvendësojë AI? Një shqetësim tjetër është po-

tenciali që AI të gjenerojë dezinformata. Imazhet e krijuara nga AI, si ajo e fundit e Papës me një xhup firmato të gufuar, janë jashtëzakonisht realiste dhe të vështira për t’u dalluar nga realiteti. Ose kur bëhet fjalë për çështjet ushtarake, ekziston gjithashtu rreziku i armëve autonome, ku AI mund të vendosë se kë, çfarë të synojë dhe

kur të tërheqë këmbëzën. Qeveria amerikane thotë se ushtria e saj nuk do të zhvillojë armë të tilla, përveç nëse këtë e bëjnëarmiqtë e saj. Prandaj ka shumë arsye të forta për një “pauzë” të përkohshme në kërkimin mbi InteligjencënArtificiale. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse inteligjenca njerëzore do të arrijë të bëjë një zgjedhje kaq të arsyeshme.

KOHA Javore 21 TEKNOLOGJI
E ENJTE, 27 PRILL 2023

Dita ndërkombëtare

Dita ndërkombëtare e veprave të mira (#GoodDeedsDay) festohet në mbarë botën çdo 3 prill që nga viti 2007, për të inkurajuar individët të bëjnë vepra të mira dhe të sjellin ndryshime pozitive në komunitetet e tyre.

Kjo ditë u krijua me iniciativën e filantropes Shari Arison dhe shënohet me aksione të ndryshme vullnetare dhe filantropike.

Edhe këtë vit, Shoqata për Prosperitet Demokratik – Zid, në kuadër të lëvizjes mbarëbotërore Dita e veprës së mirë, për të katërtën herë radhazi shënoi Ditën e veprës së mirë, nga datat 16 deri më 21 prill 2023.

Pas kontaktit me Shoqatën për Prosperitet Demokratik – Zid, shoqatë e cila pajisi disa nxënës me bluzat me logo të aktivitetit, mendova që në Ditën e veprave të mira të përkujtojmë një komunitet të veçantë që ka jetuar në Ulqin, harapët e Ulqinit. Për të folur rreth këtij komuniteti kishim nderin dhe kënaqësinë që si mysafir të veçantë të kishim Dr. Nail Dragën.

Doktori e nisi bukur takimin me nxënës të shkollës sonë për faktin se ai ka qenë nxënës i kësaj shkolle dhe ish drejtor.

Rrëfimi i tij filloi me pyetjen se kush ishin harapët e Ulqinit? Pyetjen e drejtuar nxënësve e shoqëronte një mini-ekspozitë me foto të disa prej familjeve në fjalë dhe libri i autorit Ali Llunji, “Harapët e Ulqinit”, (Botoi: Art Club, Ulqin, 2013).

Vite me parë Doktori kishte përgaditur një tekst për librin në fjalë dhe e solli gati të plotë tekstin që bukur krijonin imazhet për historinë, ngjarjet

jetësore, kontributin e tyre, zemërgjerësinë e popullit të Ulqinit etj. Ndonëse për Ulqinin deri me tash janë shkruar artikuj, studime e botime të veçanta publicistike e shkencore të cilat kanë rëndësinë për kohën kur janë botuar, është hetuar mungesa e një botimi për një komunitet i cili jeton më shekuj në Ulqin. Fjala është për komunitetin afrikan të zezakëve apo të popullsisë më ngjyrë e cila është bërë pjesë e jetës urbane te këtij mjedisi. Pikërisht duke parë këtë mungesë në botimet në gjuhen shqipe, publicist Ali Llunji ka vite qe ka treguar interesim të veçantë në lidhje me ketë komunitet që i tejkalon shqetësimet dhe angazhimet personale dhe profesionale. Ai madje dekada me parë, duke punuar si gazetar në Radio Prishtinë e më pas në Televizionin e Prishtinës, ka bërë inçizime në formë të reportazheve, por edhe të emisioneve dokumentare, duke i përjetësuar zezakët e Ulqinit në materialin arkivor. Pra kemi të bëjmë me një angazhim serioz profesional në mbledhjen, përpunimin dhe studimin e materialit përkatës. Pikërisht materiali i tillë ka paraqitur bazën për monografianë “Harapët e Ulqinit” e cila kohë më pare është botuar nën logon e Art Clubit . Është kjo monografia e parë në shqip e cila përbëhët

nga 13 pjesë duke ofruar të dhëna më interes për opinion e gjerë. Varësisht prej përgatitjes profesionale të lexuesit, libri në fjalë mund të trajtohet në disa aspekte, por unë atë e trajtoj në dimensionin historik dhe të antropologjisë sociale. Autori na sjell të dhënat e njohura në lidhje me vendosjen e popullsisë më ngjyrë në Ulqin në të kaluarën, duke dëshmuar se një veprim i tillë ishte shprehi për rrethanat e kohës në terë Mesdheun, ku as Ulqini nuk ishte përjashtim. Madje fuqia ekonomike e familjeve ulqinake varej pikërisht prej numrit të zezakëve qe kishte në kuadër të familjes. Nuk kemi të dhëna të sakta se sa ishte realisht numri i zezakëve në Ulqin, por në mënyrë aproksimative themi se ishin disa dhjetëra, e kjo ka të bëjë sidomos me shek. XIX.

Në aspektin social, autori e trajton komunitetin e harapëve, siç quhen në Ulqin, në shumë aspekte duke e përmbyllur me atë se ata u bënë pjesë e familjeve ulqinake, duke punuar në bashkësitë familjare por edhe angazhimin e tyre në detari, bujqësi e shërbime tjera. Ata bashkëjetuan me shqiptarët, morën nga kultura shqiptare por edhe i dhanë kulturës shqiptare aq sa kishin mundësi, ku në mënyrë të veçantë dallohet fusha

KOHA Javore 22 KULTURË
E ENJTE, 27 PRILL 2023
Luljeta Avdiu-Cura

ndërkombëtare e veprave të mira

e folklorit.

Duke ndarë fatin me shqiptarët, ata morën mbiemrat e familjeve shqiptare ku ishin vendosur, por edhe u shpërngulën me agallarët e beglerët ulqinakë siç ishte rasti në vitin 1880, duke u vendosur në Shkodër, kur Ulqini iu dorëzua Malit të Zi nga ana e Fuqive të Mëdha. Si dëshmi kemi pasardhësit e tyre që janë edhe sot në Shkodër ndonëse në numër të reduktuar, sikurse edhe në Ulqin. Duke lexuar këtë libër del qartë bashkëjetesa me komunitetin me ngjyrë në Ulqin e cila paraqet një shembull tipik, madje model edhe për mjediset tjera në Adriatik e më gjerë, sepse popullata e tillë jo vetëm që është respektuar e ndihmuar, por edhe janë martuar me popullatën vendase, duke eliminuar paragjykimet. Rasti i një pjesëtari i familjes Fici është shëmbull autentik i kësaj dukurie.

Libri “Harapët e Ulqinit” i autorit Ali Llunji, është një libër i cili i ka munguar literaturës shqipe, jo vetëm për qytetin e Ulqinit por edhe më gjerë. Duke marrë parasysh se deri më tash për komunitetin me ngjyrë të Ulqinit janë shkruar vetëm artikuj të ndryshëm kryesisht publicistik, ky është botimi më i plotë në aspektin profesional, dhe si i tillë është i mirëseardhur për opinionin e gjerë.

Këtë libër duhet ta kemi të gjithë në bibliotekat tona, por në veçanti familjet ulqinake, sepse ata këtu përmenden me emër dhe mbiemër. Ky libër paraqet të kalurën e Ulqinit të paktën këto tre shekujt e fundit, periudhë kur në këtë qytet lulëzoi veprimtaria e detarisë e më të e edhe e kusarisë.

Përveç literaturës publicitiko-shkencore, autori në ketë botim ka përdorur edhe kujtimet e bashkëvend-

asve ulqinakë të cilët paraqesin një arkiv në miniaturë. Këto të dhëna i ka ruajtur me shumë kujdes e gjelozi për shumë vite, të cilat kanë vlera të veçanta, që plotësojnë mungesën e dokumentacionit historik. Kjo është e qartë për rrethanat e kohës, por të dhënat e tilla janë nga dëshmitarë okularë, andaj si të tillë janë pjesë e dokumentacionit historik për qytetin e Ulqinit.

Të pranishëm në aktivitet ishin drejtori Mustafë Bardhi, i cili përshëndeti nxënësit dhe të ftuarin dhe uroi që nxënësit të marrin si shembull histori të tilla dhe në të ardhmen të bëhen, përveçse nxënës shembull në mësime dhe profesione të ndryshme, edhe qytetarë të mirë që respektojnë bashkësitë e ndryshme, kulturën dhe traditën e dikujt tjetër.

Eric Beuerman (vullnetari i Korpusit të Paqes), i cili përshëndeti të pranishmit dhe nxënësit u shpreh:

“Ndjehem i lumtur dhe i privilegjuar që gjendem në këtë takim dhe mësoj për veprat e mira që populli juaj ka bërë në të kaluarën për harapët e Ulqinit. Mendoj se të gjithë munden të bëjnë vepra të mira për njerëz të tjerë, për komunitetin dhe kështu me radhë”.

Profesori i gjuhës dhe letersisë shqipe Lulzim Mustafaj, u drejtua nxënësve me mesazhin: ”Bëni vepra të mira dhe vetëm vepra të mira, sepse në këtë mënyrë nderoni veten, familjen dhe vendin tuaj”.

Moment i veçantë ishte pika muzikore me violinë nga Arenc Avdiu. Përmes këtyre aktiviteteve rritet ndërgjegjësimi i nxënësve për çështje të ndryshme, kryesisht për mënyrën e të pranuarit të individit ose të komunitetit ndryshe. Një ndërgjegjësim i tillë hap horizonte dhe ndërton ura komunikimi. Komunikimi është baza që nxënësit të krijojnë një personalitet të veçantë që në bankat e shkollës fillore dhe më pas ky personalitet t’i ndjekë gjatë gjithë jetës.

“E kam një ëndërr, që katër fëmijët e mij të vegjël një ditë do të jetojnë në shtet ku ata nuk do të vlerësohen nga ngjyra e lëkurës së tyre, por nga përmbajtja e karakterit të tyre. E kam një ëndërr sot”, pat thënë Martin Luter King.

KOHA Javore 23 KULTURË
E ENJTE, 27 PRILL 2023

Veshja shekullore e Malësisë së Madhe

u dedikohen nuseve. Edhe stolitë e parzmës dhe belit bëjnë pjesë në fondin e stolisjes së nuses. Grykca. Grykca është e punuar nga shajaku ose stofi, por edhe nga veleduni i larmë, e stolisur me figura të ndryshme nga peri i leshit. Dominojnë ngjyra e kuqe dhe e verdhë, por ka edhe ngjyra të tjera me prezencë minimale.

gjatësia varej nga gjatësia e trupit të nuses, me kusht që pështjellaku të arrijnë deri në gjunjë, në të njëjtin nivel me xhubletën.

Shamia e postavës (vendoset nën postavë), për veshje të nuseve

Çorapë nusesh (pamja nga përpara) (amja nga mbrapa) Tamthoret. Në veshjet për stolisjen e nuses bëjnë pjesë edhe tamthoret nga ari apo argjendi, ose të dyja së bashku. Po ashtu bëjnë pjesë edhe qaforja, byzylykët dhe unaza nga argjendi ose ari, të punuara në argjendari, të cilat prodhohen dhe

Xhubleta e nuses. Në pjesën e poshtme të trupit, xhubleta me gjatësi nga beli deri në gjunjë, nga beli e poshtë zgjerohet dhe stoliset me ngjyra dalluese. Veshja e nuses, e ekspozuar në Muzeun “Malësia” në Lekaj dhe ruhet në shtëpi të malësorit, është interesante dhe shumë tërheqëse me konstruktim dhe përmbajtje të larmishme. Xhubleta është punuar nga shajaku i zi duke filluar nga krahcat deri në gjunjë. Është punuar në atë mënyrë që tërheq vëmendjen e vizituesve të shumtë me pjesët përbërëse dhe mënyrën e punuar nga dora e shkathët dhe e artë e malësores. Duke filluar nga krahcat, bërrylat e deri në bel, dekorohet me spik, shajak me ngjyrë të zezë dhe breza cohe me ngjyrë të kuqe të çelët, kurse krahcat e xhubletës, po ashtu nga spiku me shajak, me parzmore të dekoruara dhe të qëndisura me motive të shumta, me kolorit të madh ngjyrash.Të gjitha këto bëhen me qëllim të shprehjes së vitalitetit rinor. Jeleku është i praruar me ar të bardhë, të verdhë ose të kombinuar. Parzmorja është pjesë e veshjes së nuses, e cila për nga koloriti, sasia dhe cilësia e ngjyrave, është shumë e pasur dhe tërheq vëmendjen e vizituesve të zakonshëm dhe atyre që e vizitojnë për qëllime shkencore. Në pjesën e përparme nga beli deri nën gjunjë, kishte pështjellakun ose bohçen, të punuar nga shajaku e spiku në formë trapezi. Në bel është më i ngushtë dhe zgjerohet sa për të mbuluar pjesën e përparme, kurse

Brezat e nuses (postava). Edhe brezat e nuses, që e hijeshojnë belin e saj, bëjnë pjesë në fondin e pajës së nuses. Brezi është blerë në terzi, ndërsa postava është punuar nga shajaku dhe spiku. Gjatësia është varur nga beli i nuses, kurse gjerësia ka qenë deri në 20 cm. Baza ka qenë nga shajaku ngjyrë të zezë. Në të dy skajet e postavës, si për gjatësi ashtu edhe gjerësi, është qepur spiku me ngjyrë të zezë, kurse shtrati i postavës ndahet me spik në pjesë të barabarta. Hapësira ndërmjet spikut dekorohet me lule të ngjyrave të ndryshme, të cilat krijojnë harmoni mahnitëse dhe tërheqëse, ndërsa xhubleta mbulon pjesën më të madhe të trupit të nuses, nga krahcat deri nën gjunjë. Rruazat e futura në pe shërbejnë për të zbukuruar xhubletën. Edhe këmisha, në pjesën e përparme dhe mangët e punuara me gjilpërë (grep), shërbenin për zbukurime me motive të ndryshme. Nusja mbathte çorapë prej leshi, të thurur me mjeshtëri, duke kombinuar me pe të ngjyrave të ndryshme. Ngjyra bazë ishte e zezë, ndërsa tjerat shërbenin për xhepat e vegjël e rrathë të ngjyrave të ndryshme. Opingat e nuses punohen nga lëkura e bagëtive të trasha, zakonisht prej lëkurës së lopës, tarakut e tjerë. Edhe opingat e nuses për nga bukuria dallohen nga opingat e grupmoshave tjera të femrave. E tërë veshmbathja, shporta (sot çanta) e tjera, i janë përgjigjur moshës, perspektivës, zhvillimit dhe stolisë së nuses.

3. Veshja e femrës së pjekur

Edhe femrat e moshës së pjekur dhe plakat e kanë pasur veshjen e vet, por pa zbukurime, të cilat janë dallu-

KOHA Javore 24 KULTURË E ENJTE, 27 PRILL 2023
(vijon nga numri i kaluar) Xhubletë nusesh (pamja nga mbrapa) (pamja nga përpara) dhe plakës Prof. Dr. Palokë Gjelosh Berisha

malësorëve të - pasuri botërore

ar nga veshjet e grupmoshave tjera të cilës i takonin, duke filluar nga shamia, grykca, xhubleta, parzmorja, pështjellaku, postava, çorapët, shputa dhe opingat.

*Veshja e nuses, plakës, vejushës dhe e burrave është pronë e familjes së Llesh Marash Dushajt. Fotografoi dhe shkroi legjendën Monika Llesh Dushaj.

II. Veshja e burrave malësorë

Veshja e malësorit flet shumë për cilësitë e tij. Veshja e malësorit është tipike shqiptare dhe pasqyron trimërinë, krenarinë, pikëpamjet artistike, pikëpamjet dhe qëndrimin ndaj jetës, punës dhe rezultateve të punës. Kostumi i meshkujve malësorë është pasuri e madhe artistike, e cila pasqyrohet nga qeleshja, gjysmëharku deri tek këpucët me vaqetë.

(Teksti është marrë nga libri “Katër malet e Malësisë së Madhe në rrjedhat e kohës”, f. 171 – 189, Cetinë, 2017)

Shami leshi plakash Krahol xhublete plakash (pamje nga përpara) Grykcë plakash Postavë plakash Pështjellak plakash Xhubletë plakash (pamja nga mbrapa) Çorapë plakash (pamja nga përpara) (pamje nga mbrapa)
KOHA Javore 25 KULTURË E ENJTE, 27 PRILL 2023

Në Prishtinë u organizua edicioni i dytë i Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor

Festë e librit shkencor dhe akademizmit shqiptar

Prishtinë – Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (ASHAK) dhe Akademia e Shkencave e

Shqipërisë (ASHSH), në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit (QKLL) – Tiranë organizuan më 24-26 prill në Prishtinë, në ditët kur festohet edhe Dita Botërore e Librit dhe e së Drejtës së Autorit, edicionin e dytë të Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor.

“Art Club”-i, botuesi i vetëm pjesëmarrës nga

Mali i Zi

Në edicionin e dytë të Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor kanë marrë pjesë gjithsej 15 institucione kërkimore-shkencore dhe institucione të arsimit të lartë nga

Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të cilët kanë paraqitur botimet e tyre të viteve të fundit. I vetmi pjesëmarrës nga Mali i Zi ka qenë Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”. Krahas saj botimet e veta i kanë prezantuar edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Akademia e Studimeve Albanologjike – Tiranë, Instituti i Historisë

“Ali Hadri” – Prishtinë, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universiteti i Tiranës, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë.

Në fjalën e hapjes, kryetari i ASHAKut, Akademiku Mehmet Kraja ka thënë se “libri shkencor është botë në vete dhe shumicën e kohës ai rri i feshur nga kureshtja e lexuesit të zakonshëm dhe kërkon me ngulm lexues të kualifikuar, atë që ia di vlerën dhe që i peshon me kompetencë arritjet e tij në fushën e dijes”.

Ai ka theksuar se libri shkencor nuk është libër i reklamës dhe i tirazheve të mëdha, dhe se bestsellerët shkencorë janë të rrallë.

“Librat shkencorë janë më të paktë si numër krahasuar me librat letrarë dhe publicistikë, nuk shtypen në letër luksoze, nuk iu bëhet kopertina me zgjidhje të veçantë grafike, dhe në përgjithësi lënë përshtypjen e indiferencës. Por magjia e tyre qëndron sa në ide të reja, në dije të gjithanshme dhe mendime të thella, po aq edhe në qëndrueshmërinë e argumenteve dhe vërtetësinë e fakteve”, është shprehur Kraja.

Kryetari i ASHAK-ut ka thënë se ky institucion i konsideron botimet

KOHA Javore 26 KULTURË
E ENJTE, 27 PRILL 2023

shkencor shqiptar

shkencore parësore në punën e tij dhe programet vjetore.

“Ne konsiderojmë se kemi arritur një nivel të mirë të këtyre botimeve, porse kemi akoma punë për të bërë, për të hapur veprimtarinë tonë botuese ndaj autorëve jashtë Akademisë, jo sipas rastit, por sipas një koordinimi dhe vlerësimi publik”, ka thënë Kraja. Në fjalën përshëndetëse, nënkryetari i ASHSH-së, Vasil Tole, ka thënë se vitin e kaluar Panairi ngjalli interesimin e të gjithë botuesve të librit akademik dhe shkencor.

“Fakti se jemi përsëri bashkë në edicionin e dytë, tanimë në Prishtinë, është prova më e mirë e rëndësisë

publicistikë,

letër

nuk iu bëhet kopertina me zgjidhje të veçantë grafike, dhe në përgjithësi lënë përshtypjen e indiferencës. Por magjia e tyre qëndron sa në ide të reja, në dije të gjithanshme dhe mendime të thella, po aq edhe në qëndrueshmërinë e argumenteve dhe vërtetësinë e fakteve”, ka thënë në ceremoninë e hapjes kryetari i ASHAK-ut, Akademiku Mehmet Kraja

së organizimit të tij. Si asnjëherë më parë ky panair po bashkon botimet e studiuesve shqiptarë dhe na jep mundësinë t’i shohim me sytë tonë dhe t’i prekim nga afër këto produkte shkencore të shqiptarëve, një aktivitet unik dedikuar atyre”, ka theksuar ai.

Duke vlerësuar se në thelb, kjo është një festë e librit shkencor dhe e akademizmit shqiptar, Tole ka thënë se “me këtë panair, përveç të tjerash, dëshirojmë që rrjetit të botuesve të librit shkencor t’u mundësohet funksionimi si një i tërë, që botuesit e tij ta shohin njëri-tjetrin si pjesë e një familjeje e që botimet e qendrave universitare t’i bashkohen rrjedhës së përgjithshme të librit shkencor e akademik”.

Për drejtoreshën e QKLL-së, Alda Bardhyli, Panairi i Librit Akademik dhe Shkencor është një mundësi e mirë për t’u njohur me arritjet e botimeve më të mira të shkencës shqiptare në vite, por edhe një ftesë për t’i dhënë mendimit shqiptar një rol ndoshta më të fortë në diskursin publik.

Ajo ka thënë se roli i studiuesve të shkencës, mendimit, duhet të shpërfaqet më shumë në shoqërinë tonë, që viteve të fundit gjithnjë e më shumë është përballur me presionet e kohës, populizmit etj.

Qëllimi i Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor është që të bëjë të njohura arritjet më cilësore të botimeve akademike, shkencore dhe universitare në botën shqiptare.

Gjatë tri ditëve të Panairit, në mjediset e ASHAK-ut janë paraqitur një numër i botimeve të reja shkencore të institucioneve pjesëmarrëse. i. k.

Akademikut Sabri Hamiti i ndahet Çmimi “Jakov Xoxa”

Në hapje të edicionit të dytë të Panairit të Librit Akademik dhe Shkencor, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nga Tirana, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës i kanë ndarë Çmimin “Jakov Xoxa” Akademikut Sabri Halili për librin “Stilografia”, me motivacionin “Një vepër që merr në trajtesë letërsinë e tashme shqipe, në nivel interpretimi, duke e vënë në relacion me klasiken letrare shqipe dhe me sistemin e tërësishëm të kësaj letërsie”.

Çmimin akademikut Sabri Hamiti ia ka dorëzuar kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademiku Skënder Gjinushi.

Drejtoresha e QKLL-së, Alda Bardhyli, ka thënë se ky çmim jepet për veprën më të mirë studimore për nder të 100-vjetorit të shkrimtarit Jakov Xoxa, romancierit të njohur shqiptar të gjysmës së dytë të shekullit të 20-të.

Në fjalën e tij, pas pranimit të Çmimit, Sabri Hamiti ka folur për Xoxën dhe krijimtarinë e tij letrare. Të pranishmit i ka përshëndetur edhe Agron Xoxa, i biri i shkrimtarit Jakov Xoxa.

KOHA Javore 27 KULTURË
Shkencor E ENJTE, 27 PRILL 2023
“Librat shkencorë janë më të paktë si numër krahasuar me librat letrarë dhe
nuk shtypen në
luksoze,

Pianistja e njohur nga Ulqini, Iliriana Gjoni përfaqësoi Malin e Zi në projektin “OneBeat Balkans”

Mundësi për të eksploruar dhe njohur më mirë kulturën e njëri-tjetrit

“OneBeat Balkans” është një iniciativë e Byrosë së Çështjeve Arsimore dhe Kulturore të Departamentit të Shtetit të SHBA-së dhe mbledh muzikantë të cilët përtej dashurisë së tyre për muzikën, ndajnë një interes dhe angazhim të veçantë në udhëheqjen e ndryshimeve shoqërore përmes artit

Pianistja e njohur nga Ulqini, Iliriana Gjoni përfaqësoi Malin e Zi në fazën përfundimtare të projektit “OneBeat Balkans”, që në formë të koncerteve live u zhvillua para pak ditësh në Prishtinë dhe Novi Sad.

Gjoni gjatë një prononcimi për gazetën “Koha Javore”, flet për pjesëmarrjen e saj në këtë eveniment kulturor, si dhe bashkëndan disa reflektime personale mbi projektin në fjalë.

Ajo thotë se bashkimi i mendjeve nga sfonde të ndryshme, nga muzika tradicionale tek xhezi, bluz apo edhe klasike, përfaqësonte kthimin tek rrënjët e veta dhe jepte mundësi për të njohur dhe eksploruar më mirë kulturën e njëri-tjetrit.

“Duke u kthyer nga secila fazë e programit “OneBeat Balkans”, kuptova se personin mund ta largosh nga

vendi, por vendin nuk mund ta largosh kurrë nga një person. Kjo është ajo që më përfaqësonte programi: kthimin te rrënjët e mia, të kuptoja se ku dhe pse filloi gjithçka, të përqafoja ato ritme të çmendura 7/8 dhe mbi të gjitha të jetoja”, shprehet Gjoni. Ajo tregon se ky formacion muzikor u dha pjesëmarrësve edhe mundësi për të eksploruar kulturën e njëri-tjetrit.

“Ne bashkuam zërat tanë dhe energjitë e jetës në krijimin e një melodie që mund të shërbejë si kolonë zanore për përparimin. Sjellja e kësaj fryme te njerëzit, shtëpitë dhe familjet duhet të jetë misioni i programeve të tilla. Nëpërmjet muzikës dhe koncerteve tona ndikojmë në ndjeshmërinë e njerëzve, dhe kjo është në zemër të vetë misionit të artit, thekson pianistja Iliriana Gjoni.

Për të, kjo ishte një përvojë e mrekullueshme që të ndante dy javë me njerëz dhe muzikantë të jashtëzakonshëm, dhe se siç thotë vetë, mezi e pret aventurën e radhës. Iliriana gjatë këtij prononcimi rrëfen një reflektim personal mbi pjesën e rezidencës artistike të programit “OneBeat Balkans”, i cili u mbajt në shtator të 2020 në Mali Igjosh.

“Pasi u largova nga Ballkani në vitin 2009, fillimisht në Itali, më pas në Gjermani dhe tani në Belgjikë, e ndjeja që më ndiqte një lloj misteri. Me këmbëngulje ndjeja që diçka më mungonte, rrinte jashtë mundësive, megjithë vendet e reja të bukura, njerëzit e këndshëm dhe interesantë, natyrën frymëzuese dhe ja burokracinë funksionale, ndonëse dërrmuese (e kuptoj që disa prej jush mund të mendojnë pse burokracia është fare në këtë

KOHA Javore 28
E ENJTE, 27 PRILL 2023
KULTURË

listë, por ne ballkanasit, dëshirojmë dhe kemi nevojë gjithashtu për rregull). Ndarja e ditëve të programit me 9 muzikantë të tjerë nga rajoni dhe SHBA-ja, duke ndjekur seminare, prova, sesione, orë e regjistrim dhe madje edhe atë që ka mbetur nga mundësia për të luajtur një koncert gjatë këtij viti të goditur nga korona, duhet të ketë qenë sigurisht një nga eksperiencat më të bukura që kam pasur vitet e fundit”, shprehet Gjoni. Pas përfundimit të masterit në Studime Evropiane pranë Universitetit KU Leuven, pjesëmarrja e Ilirianës në “OneBeat Balkans” ishte një mundësi sprove dhe çlirimi. Dy javë në një fermë të izoluar, duke ngrënë ushqim ballkanas dhe shoqëruar me artistë, me të cilët ndante ide muzikore, luanin e këndonin së bashku, përbënte rehabilitimin më adekuat për të. “Ajo që shkoi përtej pritshërive të mia ishte fryma e lehtësisë dhe mendjes së hapur që gjeta duke punuar me këta artistë. Nuk ishte e thjeshtë apo e natyrshme për mua të harroja rregullat e muzikës klasike dhe të zhytesha në moment, t’i përgjigjesha atij

solo saksit më akorde që nuk kisha parë kurrë më parë ose të shoqëroja aty për aty melismën e bukur të zërit tradicional, ishte një sfidë që duhej ta kapërceja”, thotë Gjoni.

Tashmë, siç tregon, në muzikën që po bënin, ata tregonin histori të ngjashme dhe humori i krijuar nga muzika ishte krejtësisht identik. Sipas saj, kombet, zakonet dhe gjuhët tona në fund të fundit janë nuanca që i duam dhe i vlerësojmë, që më tej pasurojnë trashëgiminë kulturore të këtij rajoni. Ato nuk duhet të jenë mjet për të urryer njëri-tjetrin.

“Duke bashkuar njerëz nga vende të ndryshme të Ballkanit, ky program dha një mundësi për të eksploruar dhe njohur më mirë kulturën e njëri-tjetrit, na dha sy të rinj për kulturën tonë dhe disave prej nesh, na riktheu ato rrënjë që kishim dëshiruar, shprehet Gjoni.

Për fund, pianisja e mirënjohur Iliriana Gjoni jep mesazhin qe ne duhet të shikojmë njëri-tjetrin, por edhe ta shohim veten në pasqyrë, të bashkojmë zërat dhe energjitë e jetës në krijimin e një melosi që mund të shër-

bejë si kolonë zanore për përparim. “Kjo është fryma e “OneBeat Balkans”, por duhet të jetë edhe fryma e së ardhmes, sepse është tashmë e qartë se pa u larguar nga e kaluara e errët, asnjë vend i vetëm nuk do të mund të eci përpara. Ne ose do të bashkohemi dhe do të shohim nga e ardhmja, ose do të vazhdojmë të shënojmë regres. Me pjesëmarrësit nga SHBA-ja u bë e qartë që Ballkani mund të bëhet global. Kjo frymë vëllazërimi dhe bashkimi duhet të ketë mundësinë të udhëtojë dhe të shohë më shumë botën, të ndikojë dhe të ndikohet prej saj, pasi vetëm përmes komunikimit dhe ndërveprimit mund të arrihet një e vërtetë e drejtë për të gjithë”, përfundon Gjoni. “OneBeat Balkans” është një iniciativë e Byrosë së Çështjeve Arsimore dhe Kulturore të Departamentit të Shtetit të SHBA-së dhe mbledh muzikantë të cilët përtej dashurisë së tyre për muzikën, ndajnë një interes dhe angazhim të veçantë në udhëheqjen e ndryshimeve shoqërore përmes artit.

KOHA Javore 29
t. u. E ENJTE, 27 PRILL 2023 KULTURË

Çifti mërgimtar në

ardhur barka më të mëdha si edhe anijet për transport të mallrave dhe udhtarëve.

Martesa

Në Jalli Milihaja i ra “në sy” Zija Hidrit nga Ohri, i cili ishte në pushimin veror. Pas kthimit në Ohër, Zija Hidri kontaktoi me prindërit e Milihasë. Kështu ata u afruan dhe u martuan.

Jallia

Ishte një vajzë e re duke u larë në Jalli. Jallija-Kacemja (jallia, nga turqishtjafushë në bregdet) gjendet në pjesën juglindore nën Kalanë e Ulqint. Në anë të majtë ishte Moli i Vogël, kurse në anë të djathtë Moli i Madh. Plazhi i Jallisë ka qenë me zhavor, me cektinë ranore, gjatësi prej 50 kurse gjerësi deri në 7 metra. Në pjesën e majtë të bregut gjendet Guri i Zi dhe shkëmbi i madh- Kacemja i lartë deri në tri metra mbi sipërfaqen e detit. Sipër Jallisë-Kacemes është Bedeni i Kanunes, Pallati Venediku dhe Tabja. Në rrugën që shkon për në Kala është Porta (hyrja) e Kalasë në pjesën jugore.

Në Jalli jemi larë në det, kemi bërë notimin e parë. Edhe katër fëmijët e mi dhe tre nipat e mbesat kanë filluar notimin dhe larjen në det aty. Më të vegjëlit kanë notuar deri te Guri i Zi, të rriturit kanë hypur dhe kërcyer nga Kacemja. Ndërmjet dy moleve djemtë e rinj kanë lujtuar vaterpollo. Më kujtohen lojtarët në dekadën e pestëgjashtë të shekullit XX: Xhavid dhe Sani Ismajlaga, Rashko Zhivanoviq, Sllobo Markoviq, Sabri Kapllanbegu, Mustafë Nimanbegu. Më vonë kanë lujtuar edhe Lluka Gjuroviqi, Zuhdi Dema. Edhe ne nxënësit e shkollës tetëvjeçare kemi bërë gara në det. Më kujtohen edhe djemtë të cilët notoshin dhe u zhyteshin në det: Jakup Nimanbegu, Selatin-Tino Vogliqi, Zuhdi Bushati e të tjerë.

Në Molin e Madh janë gastuar barkat e vogla, kurse në Molin e Vogël sandallat dhe fllugat e peshkaxhive. Në pjesën tjetër të Molit të Madh kanë

Biografia

Shkollimi

Zija Hidri u lind më 22 mars në vitin 1938 në Ohër. Shkollën fillore edhe të mesmen i përfundoi në vendlindje. Fakultetin Filologjik - dega fizikë dhe matematikë e përfundoi në Shkup. Ka punuar në katundet e Tetovës, pastaj u punësua në Ohër te Shkolla “Vllazërim Bashkim”.

Presionet dhe jeta e vështirë

Në vitin 1981 ndodhën demonstratat në Kosovë. Ishte reagim i shpejtë kundër shqiptarëve në Kosovë, por edhe në vendet tjera ku jetonin shqiptarët. Pasoja të mëdha ishin në Ulqin si edhe në Maqedoni. Në vitin 1980 me nxënësit e tij të cilët kanë studiuar në Prishtinë, ka shkuar në ekskursion në Shqipëri.

Për atë shkak shumicën e organizatës e përjashtuan nga puna.

Zija Hidrin me disa shokët e tij të cilët atëherë ishin të larguar nga puna, kohë pas kohe i ftonin në polici, duke u shtruar pyetje dhe maltretuar. Kërkonin shkakun për t’i burgosur. Ua morën edhe pasaportat që mos të munden të largohen nga Jugosllavia e atëhershme. Zija Hidri gjithmonë u përgjigjte:

“Unë jam shtetas i Maqedonisë dhe i Jugosllavisë. Ohri është vendlindja ime. Por jam edhe shqiptar, nuk kam bërë asnjë farë gabimi.. punën time në arsim e kam punuar ashtu si lypet...kam familjen...”.

Gjithnjë kërkon arsye për ta burgosur.

Vëllau i Zijas ishte në Amerikë dhe ai ia nisi garancionin për shpërgulje në mergim. Kaluan 8 vjet derisa erdhen letrat. Zija Hidri ishte shumë i mërzitur nga papunësia dhe jeta e vështirë.

Mërgimi në SHBA

Definitivisht më 27 mars të vitit 1989, familijarisht me bashkëshorten Milihanë dhe dy djemtë u nisën për Amerikë. Nuk kanë njoftuar askënd prej familjes nga frika mos t’i ndalojnë dhe maltretojnë.

Vitet e fundit të jetes te Zija Hidri u paraqit sëmundja e Alchajmerit. Familja e tij vendosi të shkojë në Ohër. Zija në Ohër ndihej me i kënaqur, ishte në mesin e njerëzve të vet edhe në vendin e vet.

Mbas një viti me këtë sëmundje të rendë, Zija Hidri ndërroi jetë më 6.6.2018.

Milihaja është vajza e Nail dhe Hasene Karamanagës, e lindur më 1952 në Kalanë e vjetër të Ulqinit. Fëmijërinë e kaloi me shoqet e saj Hyrije Karamanaga-Cungu (1951) dhe Fitnete Kapllanbegu-Karamanaga (1952). Shkollën fillore e përfundon në gjuhën joamtare në Ulqin. Gjithashtu edhe Shkollën e Mesme Ekonomike. Ka punuar në tregti deri në martesë.

Emigrimi në SHBA

Emigrojnë familjarisht në SHBA. Kanë pasur punë dhe jetë të suksesshme në Çikago. Pastaj shkuan të jetonin në jug të SHBA-së, në Atllanta.

Vizita

në Australi

Në vitin 2010, Milihaja e vizitoi axhën Ibrahim në Australi. Ajo qëndroi dy javë në shtëpinë e tij. Ibrahimi përjetoi çaste të bukura, i erdh mbesa, bisedonin për të gjithë, për Kalanë, të afërmit e tyre…

Ajo thotë: “Kam qenë në Australi te axha Ibrahimi. Ai ishte shumë i sëmurë në spital. Kur më ka parë ka thënë: ‘Kjo isht dita ma e bukur e jemja në kyt jetë’. Të gjithë kohën kemi

KOHA Javore 30
MOZAIK
E ENJTE, 27 PRILL 2023
Miliha dhe Zija Hidri Gani Karamanaga

SHBA

qenë bashkë. Gjithkujt i thoshte: ‘Kjo isht mesa jëme“.

Milihaja tregon se në albumin e axha Ibrahimit ka pasur disa fotografi me më të afërmit e tij pas mërgimit në Itali dhe Australi në vitin 1967. Ato fotografi nuk ia dha Melihasë. E ka marrë vetëm librin për Ligën e Prizrenit, të botuar në Itali në vitin 1978 në gjuhën shqipe. Edhe kjo gjë e dëshmon Ibrahimin si patriot, i dashuruar me vendlindjen, por edhe me kombin e vet shqiptar.

Milihaja thotë: “Axha Ibrahimi më ka thënë se në shkollën fillore mësuesi ka qenë Milutini. Ka mësuar me Hajlije Peshkun (vajzën e eff. Mulla Sulejman Peshkut), me Mina Mollabeqirin (e martuar për Shaban Cungun)...”.

Milihaja vazhdon: “Në spital gati çdo ditë e kanë vizituar ulqinakët: Ruzhdi Bilali me bashkëshorten, Muhamed Mujushi, Ismet Mollabeqiri, Shefkoja, djali i Cafo Ishmakut, Irfan Hoxha...”. Babi i saj Nail Karamanaga (19251986) thoshte: “Erdhi Viti i Ri, erdhi 1 Maji, po na vjen vera”.

Legjendë

“Kam qenë nxënëse shkolle. Ishte natë duke u kthyer nga shkolla. Në bedenin te Fusha e Qehajës janë disa penxhere të rrumbullakëta me pamje nga deti. Ndërmejt dy penxhereve të fundit janë tri hapësira të vogla... Duke ecur menjëherë nga këto hapësira të vogla doli flakë e kuqe... U frigova, shpejtova dhe mbërrita deri te shpia jonë... Për këtë nuk i fola askuj. Kaluan disa ditë, te ne erdhi Hatmane Hoxha, vajza e kushërinit Musa Nagës. E shoqërova Hatmanen deri te Porta e Jallisë. I tregova se çka më ka ndodhur para disa netëve duke kaluar nëpër Fushë të Qehajës”.

Hatmanja ndali dhe më tha:

“Kam dëgjuar nga të moçmit se para njëqind vjetëve nuset janë marrë natën në kal. Njëherë duke kaluar kali me nuse te ato penxheret e vogla para bedenit te Fusha e Qehajës,

nga deti e gjuajnë me top Kalanë, dhe atëherë vetëm nusja ka mbetur e vdekur... Ti nuk je vetmja që e ke pa flakën e cila del nga këto penxhere...”

Për mësuesen

Milihasë nuk i kujtohet mbyllja e shkollave shqipe në Ulqin (viti 1956).

“Kam mësuar në gjuhën serbo-malazeze. Më kujtohet mësuesja Lubica Aleksiq. Duke ditur se unë sllavishten e fol shumë keq, më ka thirrur pas orëve me më mësar. Disa herë më ka marrë në shtëpinë e saj në Lima. Më ka dhënë me hanger bukë e ullinj, ose diçka tjetër. Ka qenë grua dhe mësuese shumë e mirë”.

Ardhja e shkurtër në vendlindje

Ditë vere, gusht 2022. Milihaja erdhi në Ohër, pastaj shkurt e vizitoi edhe vendlindjen Ulqinin. Në ëmbëltoren “Hollyday” takuam Ardijanin, djalin e Milihasë. Ai ishte me djalin e vogël dhe bashkëshorten e tij nga Kosova. Ardijani na foli, iu kujtuan ditët të cilat e ka kaluar në Jalli duke u larë në det në Kaceme.

Në fund Milihaja shprehet: “Do të kthehem përgjithmonë. Do të jetoj në Ohër. Shpesh do ta vizitoj edhe Ulqinin”.

(Nga libri në dorëshkrim “Mërgimtar)

KOHA Javore 31
MOZAIK
E ENJTE, 27 PRILL 2023

Veteran dhe veprimtar i edukimit dhe arsimimit në trevën e Plavë-Gucisë

Në kilometrin e katërt të rrugës magjistrale që nga Gucia shpie për në Plavë, në anën e majtë të luginës piktoreske të Lumit Luça, mu rrëzë bjeshkës së Visitorrit të lartë, thepisur e kreshnik, fillon shtrirja e Martinajve, fshat i Komunës së Gucisë, i cili dikur radhitej ndër vendbanimet më të mëdhaja të Komunës së Plavës, i cili numëronte më se 80 familje me mbi 500 banorë, kryesisht të popullatës shqiptare.

Por mjerisht migrimi dhe emigrimi e kanë bërë të vetën. Sot numri i familjeve dhe i banorëve ka rënë dukshëm. Shpërngulja mjaft e shprehur, sidomos e moshës rinore, është brenga më e madhe e tij, ngase më se gjysma e shtëpive familjare janë të mbyllura me dry, e çelja e dyerve të ca prej tyre bëhet në muajt e verës kur pronarët nga diaspora vijnë për t’i kaluar ca ditë të pushimeve vjetore me ose pa familje.

Mirëpo edhe përkundër gjithë kësaj, ajo që më së shumti e karakterizon dhe e bën të njohur dhe të theksuar këtë vendbanim, është fakti se fshati Martinaj është vërtetë qendër nga i cili rrjedh një numër i konsiderueshëm intelektualësh shqiptarë profilesh të ndryshme profesionale, e njëri ndër ta është edhe tani i ndjeri Avdi Sylë Prelvukaj, i cili pas një sëmundjeje relativisht të gjatë ndërroi

jetë në Nju Jork të SHBA-së, më 3 prill 2023, atje ku i kaloi rreth 20 vjetët e fundit të jetës së vet dy vite pas daljes në pension në fillim të vitit 2001. Në këtë drejtim habit dhe shqetëson fakti i hidhur se Avdiut në të njëjtën ditë të vdekjes së tij i vdes motra Zadja në fshatin Nabrgjan të Komunës së Pejës ku ishte e martuar dhe ku një dite më vonë varroset. Avdi Prelvukaj u lind në fshatin Martinaj të Komunës së Gucisë më 25 dhjetor të vitit 1935, nga i ati Sylë Hasi Prelvukaj (i cili jetoi më se një shekull, vdiq në moshën 107 vjeçare në vitin 1997) dhe e ëma Cucë Gjonbalaj-Prelvukaj, në një familje tipike tradicionale shqiptare me tipare e veti patriotike e atdhedashëse, mikpritëse e bujare, në familje shumanëtarëshe ku prindërit Syla dhe Cuca rritnin 6 fëmijë, dy djem dhe katër vajza. I rritnin në kushte të vështira ekonomiko-sociale, si shumica e familjeve të kësaj ane asokohe. Kushtet ekzistenciale jetësore të familjes i krijonin me punë tipike bujqësore dhe blegtorale, por edhe me aktivitete të tjera të punëve në vërri (fshat) dhe në tbanishtën “Vali” në Bjeshkën e Visitorrit, ku i kalonin muajt e verës me bagëti. Aso kohe ishin të kyçur edhe fëmijët, ndër ta edhe Avdiu, atëherë i moshës jomadhore, në ruajtjen e bagëtive, por edhe në vjeljen dhe mbledhjen e frutave pyjore (boronicave, mjedrave, dredhëzave, manaferrave) por edhe të kërpudhave ushqyese e bimëve mjekuese, me shitjen e të cilave sadopak pasuronin buxhetin modest familjar për jetesë, por edhe për shkollimin fillor të fëmijëve në gjuhën shqipe që porsa kishte marrë hov në Martinaj, Vuthaj dhe Guci.

Avdi Sylë Prelvukaj, shkollimin fillor katërklasësh (I-IV) e kryen në vendlindje - në Martinaj duke pasur fatin dhe nderin që mësues ta kishte pishtarin dhe veteranin e denjë dhe te paepur te edukimit dhe arsimimit shqip, por edhe patriotin dhe atdhetarin Jusuf Sylë Balidemaj, i cili fill pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, pikërisht në vitin shkollor 1945-1946, hapi shkollën fillore katërklasëshe në gjuhën shqipe në Martinaj, në të cilën në klasën e parë u regjistrua një numër i madh nxënësish të fshatit, moshash të ndryshme, e Avdiu u përket gjeneratave të para

KOHA Javore 32 IN MEMORIAM
E ENJTE, 27 PRILL 2023
Shaban Hasangjekaj

i denjë arsimimit shqip Plavë-Gucisë

të saj. Klasët e ciklit të lartë (V-VIII) i kryen në shkollën tetëvjeçare në Guci në kushte të vështira duke udhëtuar çdo ditë nga 10 kilometra në këmbë me veshmbathje jo të mirë, e madje edhe i uritur.

Ndonëse në kohën kur e kryen shkollën tetëvjeçare në Plavë dhe Guci nuk funksiononte kurrfarë shkolle e mesme, edhe pse i etur për dritë dhe dije të mëtejme, Avdiu detyrohet t’u përkushtohet punëve bujqësore dhe blegtorale, por edhe të tjerave të karakterit fizik, të martohet dhe të krijojë familjen e vet. Mirëpo siç thotë fjala popullore “shpresa vdes e fundit”, Avdiut edhe pse në moshë madhore mbi 20 vjeçare i realizohet dëshira për vazhdimin e shkollimit të mesëm, kur në fillim të viteve të 60-ta të shekullit të kaluar Ministria e Arsimit dhe Shkencës të KSA të Kosovës së atëhershme, me qëllim të shkollimit dhe aftësimit sa më të madh dhe më të shpejtë të kuadrove të reja profilesh të ndryshme profesionale, solli vendimin që në disa qendra të veta në ca shkolla të mesme profesionale (bujqësore, ekonomike etj.) të hapë paralelet mësimore me program të shkurtër, të cilat do t’i vijojnë personat e rritur (të moshës madhore) të cilët për një vit shkollor do t’i kryejnë dy klasë.

Kështu shumë të rinj, e madje dhe disa në moshë të shtyrë të popullatës shqiptare nga treva e Plavë-Gucisë regjistrohen në paralelet e shkollave të mesme në fjalë, ndër ta edhe Avdiu në paralelen e Shkollës së

Mesme Ekonomike në Pejë të cilën e përfundon në afat të rregullt dyvjeçar duke u diplomuar në drejtimin teknik i ekonomisë.

Por shkollimi i mesëm i Avdiut nuk përfundon me kaq. Ëndrra e fëmijërisë së tij të bëhet mësues për t’i kontribuar arsimimit në vendlindje po ashtu bëhet realitet kur pran Shkollës Normale të Prishtinës asokohe hapet seminari veror për rikualifikim të profileve të ndryshme profesionale në profilin e profesionit arsimor - të mësuesit, të cilin Avdiu e vijon rregullisht dhe në afat të paraparë jep provimet dhe diplomohet për mësues. Ndonëse në shkollat fillore me mësim në gjuhën shqipe në Guci, Martinaj dhe Vuthaj asokohe nuk kishte vende të lira për mësues, Avdiu në vitin shkollor 1965/66 punësohet në Shkollën Fillore tetëvjeçare “Përparimi” në fshatin Joshanicë të Komunës së Klinës, në Kosovë, në të cilën tri vite radhazi jep mësimin e lëndëve histori-gjeografi në klasët e ciklit të lartë. Në këtë shkollë puna e tij edukativo-arsimore, por edhe sjellja dhe kontributi i tij shumëpërfshirës çmohet dhe vlerësohet lart. Këtë e dëshmoi ish nxënësi i tij, më vonë drejtor i shkollës në fjalë, i cili në fjalimin memorial dhe të rastit pas ceremonialit të varrimit, ndër të tjera theksoi se Avdiu ka qenë i nderuar dhe i respektuar nga vendasit dhe theksoi se në vitin 2002 kolektivi i shkollës e ka nderuar me fletë mirënjohje për punë të suksesshme edukativo-arsimore.

Avdi Sylë Prelvukajt në ndërkohë edhe ëndrra për të punuar dhe kontribuar në vendlindje i bëhet realitet, kur me vendimin e Ministrisë së Arsimit të Malit te Zi, në kërkesën e banoreve të tri fshatrave Vishnjevë, Hakaj e Kukaj, në fshatin Vishnjevë në fillim të vitit shkollor 1968/69, për herë të parë hapet shkolla fillore katërklasëshe me mësim në gjuhën shqipe - paralele e shpërndarë e Shkollës Fillore “Xhafer Nikoçeviq” të Gucisë, ku Avdiu në konkursin e shpallur pranohet dhe pikërisht më 11 nëntor të vitit 1968 fillon të punojë si mësues në këtë shkollë bashkë me mësuesin bashkëvendës Rexhep Bali Balidemaj. Filloi punën me 20 nxënës (13 djem e 7 vashëza) të klasës së dytë, të cilët në vitin paraprak shkollor e kishin kryer klasën e parë në gjuhën serbo-kroate. Në fillim mësimi në këtë shkollë mbahej

në objektin e shtëpisë familjare të vishnjevasit Nikollë Pal Curanaj, të cilin e dha pa pagesë për nevojat e shkollës.

Ndonëse Vishnjeva është fshat fqinj me vendlindjen e Avdiut - fshatin Martinaj, e në fushëgropën ndërmjet tyre rrjedhë lumi i thellë “Luça”, që Avdiun deri vonë e detyroi që ta kalojë me lundër (varkë) për të mos udhëtuar rreth e rrotull rreth 10 kilometra në një drejtim.

Në fillim të vitit 1981 të shekullit të kaluar, Avdiut i ndodhi një tragjedi familjare. Në aksident komunikacioni humb jetën djali i tij shtatëvjeçar Fadili (1974-1981), i cili duke rrëshqitur me sajë një tatpjetë futet ndër rrotat e një automjeti të një guciani në rrugën magjistrale Guci-Plavë mu në afërsi të shtëpisë familjare dhe në vend mbetet i vdekur.

Mësuesi Avdi Sylë Prelvukaj në shkollën e Vishnjevës punon gjithnjë deri pesë vite para pensionimit, kur kalon me punë në shkollën katërklasëshe të vendlindjes në Martinaj, ku punon deri në gjysmën e janarit te vitit 2001 kur dhe pensionohet. Dy vite pas pensionimit shkon te djemtë në Nju Jork të SHBA-së ku i kalon afro 20 vjet, deri në vdekje më 3 prill 2023. Avdiu në Vishnjevë dhe Martinaj dha kontribut të dukshëm në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave të rinj të cilët sot janë figura të njohura, të shquara dhe eminente në jetën politike, shoqërore, artistike kulturore në Plavë, Guci, Mal të Zi, Kosovë, por edhe anekënd botës. Mësuesi Avdi Sylë Prelvukaj u varros më 10 prill 2023 në varrezat e vendlindjes në Martinaj me nderimet më të larta. Pjesëmarrja masive e të pranishmëve në ambientin e Shtëpisë së Kulturës në Martinaj dhe lamtumira e tij e fundit për në shtëpinë e përmotshme në varrezat e fshatit, ka dëshmuar për figurën dhe personalitetin e tij njerëzor, intelektual e profesional. Ai pas vetes la bashkëshorten Xhemile Qosaj-Prelvukaj, djemtë Afrimin e Agronin dhe vajzat Afërditën, Shefkijen, Hatmanen dhe Jerinën, të gjithë jashtë vendlindjes (SHBA, Gjermani e Kosovë).

Avdi i nderuar, pusho i qetë në gjirin e vendlindjes! Të qoftë i lehtë dheu mbi varrin tënd!

KOHA Javore 33 IN MEMORIAM
E ENJTE, 27 PRILL 2023

Forcim i bashkëpunimit në fushën e administratës publike

Një delegacion i Ministrisë së Administratës Publike, në krye me ministrin Marash Dukaj, ka qëndruar nga data 24-26 prill 2023 në një vizitë pune në Kroaci, ku është takuar ndër të tjerë me ministrin e Drejtësisë dhe Administratës së

Kroacisë, Ivan Malenica, dhe drejtorin e Institutit për Sigurinë e Sistemeve Informative, Predrag

Bozhinoviq.

Në takim me ministrin Malenica është biseduar mbi procesin e reformave në administratën publike, menaxhimin cilësor në administratën publike, reformën e sistemit të pagesave, digjitalizimin e administratës publike si dhe avancimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale.

Ministri Dukaj ka paraqitur Strate-

gjinë e reformës së administratës publike në Malin e Zi për periudhën 2022-2026, si dokumentin më të rëndësishëm strategjik për avancimin e administratës publike dhe aktivitetet e planifikuara për standardizimin e procesit në administratën publike dhe digjitalizimin e procedurave.

Dy ministrat kanë thënë se Mali i Zi dhe Kroacia do të vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin dypalësh në fushën e administratës publike. Në takim me drejtorin e Institutit për Sigurinë e Sistemeve Informative, Predrag Bozhinoviq, është folur për avancimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike, avancimin e kapaciteteve dhe mbështetjen në aftësimin e kuadrove të Agjencisë për Sigurinë Kibernetitke që pritet të formohet dhe ekipit CIRT të Qeverisë etj.

Temë e bisedimeve gjatë takimeve ka qenë edhe integrimi evropian i Malit të Zi dhe mbështetja e fuqishme e Kroacisë në këtë proces.

(Kohapress)

KOHA Javore 34 MOZAIK
E ENJTE, 27 PRILL 2023
Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, qëndroi në vizitë pune në Kroaci

Pjesa e parë

Para shumë viteve...

Në pjesën e sipërme të Kalasë, në anën e saj të majtë, në rrugicën kryesore ishin dy shtëpi të larta. Ato i takonin një familjeje të madhe. Në shtëpinë e parë jetonin prindërit dhe djali i porsamartuar Serveti me nusen e tij Serveten nga Shkodra.

Ndërmjet dy shtëpive ishte një kapixhik (kalim-hyrje ndërmjet shtëpive).

Çifti i porsamartuar kishte dashuri të madhe. Ishin njoftuar gjatë qëndrimit të Servetit në Shkodër.

Nusja e priste gjithmonë burrin e saj në derë të oborrit.

Ai e çonte para duarve deri në katin e dytë.

Por ai ishte detar, duhej edhe të ndahej ndonjëherë.

Në shtëpinë tjetër ishte djali i madh me familje, kanë pasur edhe tre fëmijë.

Kunata filloi të sillej ndryshe me nusen e re…

Në një sefer, Serveti me pesë shokë të tjerë ishin në lundrim deri në Shqipëri.

Pas një furtune, Serveti filloi të ndryshonte, nusja e tij në Ulqin iu ftoh, nuk e donte më.

Kur mbërritën në Durrës, ai çoi lajm që nusen e tij ta kthejnë në shtëpinë e prindërve të saj në Shkodër.

Prindërit e Servetit ishin shumë të habitur, nuk besonin dhe fillimisht nuk e zbatuan urdhrin e djalit.

Por, ky kur erdhi në Ulqin e largoi nusen nga shtëpia.

Të gjithë ishin të mërzitur, ishte një gjë e papritur dhe e çuditshme.

Servetja ishte edhe shtatzënë.

Serveti shkoi prapë në det.

Ndërmjet legjendës dhe të vërtetës Kapixhiku

Babai dhe nëna e tij menduan dhe vendosën. Iu drejtuan kapidan Mustafë Dermanit. Ai lundronte deri në Skenderie.

Atje ai gjeti myderriz ef. Ismailin dhe iu drejtua atij për t’u ndihmuar komshinjve të tij në Kalanë e Ulqinit. Myderriz ef. Ismaili mendoi dhe tha:

- Atje larg, në vendin tuaj janë dy shtëpi, kanë një kapixhik ndërmjet shtëpive. Këtë duhet mbyllur. Në një pus afër detit janë të lidhura disa sende, ato duhet gjetur dhe tretur diku larg shtëpisë, në pyll. Nuses së re dikush nga shtëpia tjetër i ka bërë mëni.

Pas një muaji kapidan Mustafë Dermani u kthye në Ulqin. E vizitoi shtëpinë e komshinjve.

Pjesa e dytë

Ishte furtunë e madhe, deti i trazuar, tallaset e mbulonin barkën.

Direku nganjëherë e prekte detin, njëri prej dy direkëve u thye, velat u grisën. Të gjithë detarët menduan se erdhi dita e fundit...

Kapidani dhe shokët e tij e shihnin vdekjen para syve.

Në një moment kapidani i dha urdhër Servetit që ta thërriste sallën për së gjalli.

Ata premtuan se në rast se e mbijetojnë këtë furtunë, kur të mbërrijnë në Ulqin do t’i falin Nutit Cakos tre napolona ar.

Por, Zoti i Madh veproi ndryshe, era dhe stuhia u ngadalësuan, barka ra në qetësi.

Në një moment, Serveti u zgjua i frikësuar duke menduar:

- Çka ndodhi me mua, çka kam bërë

unë, ku është tash e dashura ime?!

Duke lundruar ngadalë u afrua një barkë greke.

Këtij i ndihmuan për të mbërritur deri në Vlorë.

Qëndruan disa ditë për t’i meremetuar rrënimet në barkë.

Në Molin e Vlorës, Serveti e takoi kapidan Mustafë Dermanin dhe i dha dy porosi: te babai dhe nëna e tij, por edhe te Servetja në Shkodër: ...Servetja ta priste në shtëpinë e tij në Kala.

Pjesa e tretë

Në Molin e Ulqinit, detarët të cilët përjetuan momente të vështira gjatë lundrimit i pritën familjarët e tyre dhe shumë të tjerë.

Nuti i Cakos ishte te Moli e Vogël, rrinte duke e pritur premtimin e detarëve.

Ata në fillim ia dhanë nga një napolon ari, por Nuti u tha: - E keni ba niet tre napolona!

Servetja e priti Servetin te dera e shtëpisë së tyre në Kalanë sipër. Përpara nuk ka qenë adet të përqafohen publikisht, por ata iu hedhën njëri-tjetrit në grykë.

Filloi vaji i gëzimit.

Pas disa ditëve, mamia e Kalasë, Neçe Zyberi i ndihmoi në lindje. Fituan djalë.

Vëllai me grua dhe familje, pas një kohe u shpërngulën dhe dolën në Shkodër.

Shumë kohë ka mbetur kapixhiku i mbyllur me gurë.

Pas tërmetit u rrënuan të dy shtëpitë e vjetra, por mbeti tregimi për dashurinë, si edhe vuajtjet e Servetit dhe Servetes në Kalanë e Ulqinit.

(Për këtë histori, inspirimin e mora nga tregimi i bashkëshortes time, Fitnete, e cila e kishte dëgjuar nga nënëmadhja e saj, June ResulbeguKapllanbegu).

(Nga libri “Në derë të oborrit”, 2017)

KOHA Javore 35 MOZAIK
E
ENJTE, 27 PRILL 2023
Gani Karamanaga
kohajavore.me “Koha Javore” në versionin online, mund ta lexoni në linkun: www.kohajavore.me
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.