Koha 1056

Page 1

Aleancë që synon bashkimin e shqiptarëve Masakra kundër shqiptarëve në Dubrovnik KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë e enjte, 13 prill 2023 Viti XXll Numër 1056 Çmimi 0,50 Qytetarët votuan
ndryshimin e skenës politike
për

Cinikët

Mbrëmje historiko-letrare-artistike kushtuar kësaj date të rëndësishme

Pse me kaq pesimizëm?!

Anijet ulqinake dhe Kompania

“Lloyd’s Register of Shipping”

KOHA Javore

Themelues: Kuvendi i Malit të Zi

Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002.

Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve

Redaktor Përgjegjës: Qani Osmani

Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer)

Ismet Kallaba (aktualitete, sport),

Toni Ujkaj (kulturë)

Vijoleta Berishaj (sekretare teknike)

Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali Zi

Telefon: 020/240-659

E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2
PËRMBAJTJE
KOHA Javore
12
16 18 E ENJTE, 13 PRILL 2023
14
KOHA Javore 3 PËRMBAJTJE Dita e Pranverës – Verës Besimtarët të përpiqen ta ndryshojnë veten në këtë muaj Kërkimet arkeologjike, ndihmesë e madhe për studimet e historisë së Shqipërisë Aushvici - kampi i vdekjes 20 24 28 30 ARKIVI: www.kohajavore.me E ENJTE, 13 PRILL 2023 Shqiptarët në Mal të Zi në kohën KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha, burimi bazë dhe bastion apo fillimi – një gjuhe KOHA Javore KOHA Javore Gjuha shqipe është identiteti KOHA Javore Shqiptarët në Mal të Zi në kohën e shpalljes së PavarësisëShqipërisësë KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë enjte, 1 dhjetor 2022 Viti Numër 1038 Çmimi 0,50 Gjuha, burimi bazë dhe bastion i kombit Kulmi apo fillimi i ndasive KOHA Javore Podgoricë enjte, dhjetor 2022 Viti XXl 1039 Çmimi 0,50 Thesaret e Ulqinit KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha shqipe është identiteti ynë Thesaret e Ulqinit Thesar i vyer i artit poetik, leksikut e frazeologjisë së gjuhës shqipe KOHA Javore Podgoricë enjte, 22 dhjetor Viti XXl Numër 1041 Çmimi

Kompania “Royal” nga Kosova dhe NP “Të Mirat Detare” nënshkruan aneksin IV të

kontratës për ndërtimin e hotelit të ri në lokalitetin e ish-hotelit “Jadran” në Ulqin

Fillim i ciklit të investimeve të mëdha në fushën e turizmit

Podgoricë – Kompania “Royal” nga

Kosova dhe Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e të Mirave Detare kanë nënshkruar të premten në Vilën “Gorica” në Podgoricë aneksin IV të kontratës për ndërtimin e hotelit të ri në lokalitetin e ish-hotelit “Jadran”, me ç’gjë janë krijuar parakushtet për fillimin e këtij investimi me vlerë mbi 40 milionë euro.

Aneksi i kontratës është firmosur nga drejtori i NP “Të Mirat Detare”, Mlladen Mikijel, dhe pronari i kompanisë

“Royal”, Arbër Kryeziu.

Pronari i kompanisë “Royal” nga Prishtina, Arbër Kryeziu, ka thënë se një ndër arsyet për këtë investim janë edhe lidhjet nostalgjike me Ulqinin.

“Ne e kemi atë nostaligjinë e rinisë, lidhjet me Ulqinin e Malin e Zi. Ideja ishte që të vijmë me investime në Ulqin, që të bëjmë më të mirën e mundshme për Ulqinin dhe Malin e Zi”, ka thënë ai.

Kryeziu ka theksuar se punimet dhe investimi në hotelin luksoz do të zgjasin rreth katër vite.

“Do të jetë një ndër brendet më të mëdha dhe më të mira ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të aneksit të kontratës kanë

qenë edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dr. Dritan Abazoviq, dhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari.

Abazoviq ka thënë se lokaliteti më i bukur në komunën e Ulqinit, ku dikur ka qenë hoteli “Jadran”, prej vitesh ka qenë i bllokuar për shkak të pengesave të shumta administrative.

“Kemi punuar ditë e natë për ta ndryshuar këtë situatë dhe jam krenar që, më së shumti falë përpjekjeve të Ministrisë së Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit dhe të Të Mirave Detare kemi arritur t’i tejkalojmë të gjitha ato probleme dhe sot të nënshkruajmë këtë kontratë”, ka theksuar kryeministri i Malit të Zi pas nënshkrimit të aneksit të kontratës.

Ai ka thënë se hoteli do të ketë pesë yje, do të jetë një ndër hotelet më të mirë dhe do të hapen vende të reja pune.

Sipas kryeministrit të Malit të Zi, kushdo që dëshiron të bëjë biznes të ndershëm dhe t’i respektojë detyrimet kontraktuale është më se i mirëpritur të investojë në Malin e Zi. “Politika ku nuk respektoheshin kontratat, zaptoheshin mjediset më të mira dhe pritej të rishiteshin, është prapa nesh”, ka konkluduar Abazoviq.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, e ka cilësuar këtë si një ditë të madhe për qytetin e Ulqinit.

“Më në fund, mendoj se Komuna e Ulqinit do të fitojë atë që meriton, e ky është një hotel me pesë yje, një hotel i cili do të shënojë simbolin e turizmit luksoz, jo vetëm në Ulqin, por jam i sigurt se do të jetë simbol edhe i turizmit malazez”, është shprehur ai.

Bajraktari ka thënë se krahas ish-hoteleve “Jadran” dhe “Galeb”, për të cilët janë nënshkruar kontratat, gjatë këtij viti në Ulqin pritet të fillojë ndërtimi i të paktën dy hoteleve të tjerë.

“Ky është vërtet një cikël i investimeve historike për Komunën e Ulqinit dhe për zhvillimin e turizmit në Ulqin dhe në Mal të Zi. Unë jam i sigurt se ky është vetëm fillimi i ri dhe se në periudhën e ardhshme do t’i prezantojmë edhe investimet tjera që kanë të bëjnë me komunën e Ulqinit”, ka deklaruar ai.

Në ceremoninë e nënshkrimit të aneksit të kontratës kanë marrë pjesë edhe ministrja e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, Ana Novakoviq – Gjuroviq, ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq, kryetari i Këshillit Drejtues të NP “Të Mirat Detare”, Bllazho Ragjenoviq, sekretari i shtetit në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Armend Milla, dhe sekretari i shtetit në Ministrinë e Financave, Agron Ibrahimi.

Hoteli i ri do të menaxhohet nga një brend i njohur në fushën e turizmit, emri i të cilit nuk është bërë i njohur. Më herët, në media është thënë se hoteli do të menaxhohet nga kompania e njohur “Hilton”.

Hoteli “Jadran” është prishur nga tërmeti i vitit 1979. Zyrtarët shtetërorë dhe vendorë kanë premtuar shpesh se në vend të tij, në lokalitetin tërheqës në kepin e Sukës, do të ndërtohet një kompeks hotelier modern. Qeveritë e mëparshme kanë nënshkruar madje disa herë kontrata me investitorë potencialë, por ato kanë dështuar dhe nuk janë zbatuar asnjëherë, ndërsa lokaliteti është përdorur viteve të fundit për parking. (Kohapress)

KOHA Javore 4 NGJARJE JAVORE
E ENJTE, 13 PRILL 2023

Sjell vendimin për koncipimin e Planit të Detajuar Urbanistik

Qeveria e Malit të Zi në mandatin teknik, në seancën e mbajtur të enjten më 6 prill 2023, ka sjell vendimin për koncipimin e Planit të Detajuar Urbanistik i cili në mënyrë të qëndrueshme do të mundësojë shfrytëzimin e potencialeve. Siç thuhet në komunikatë të Qeverisë, hapësira e Planit të Detajuar Urbanistik si resurs i rëndësishëm hapësinor, ekonomik dhe shoqëror të zhvillohet në mënyrë të orientuar dhe të kontrolluar duke shfrytëzuar qëndrueshëm potencialet e krijuara.

“Plani do të koncipohet në përputhje me rezultatet e studimit të mbrojtjes së Liqenit të Plavës, si resurs i cili duhet të valorizohet edhe përmes peshkimit të qëndrueshëm ekono-

mik (ikrimit dhe kultivimit në kafazor të peshkimit). Në kuadër të destinimit turistik me detyrën programore është paraparë planifikimi i objekteve turistike të kategorisë së lartë të formuar dhe futur në ambient në mënyrë bashkëkohore. Me rastin e koncipimit të dokumentit të planifikuar do t’u kushtohet kujdes direktivave me të cilat është i paraparë planifikimi: brigjet e dukshme të përshtatshme me ndërtimin e shëtitores përreth liqenit, me rregullim adekuat të pejsazhit, shtigjet çiklistike përreth liqenit, hapësirës së dukshme të hapur, sheshit të ri të qytetit në përfshirje të planit në zonat e turizmit si dhe qendrës shkencore-hulumtuese”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Kujdes i veçantë, siç theksojnë nga Qeveria, do t’i kushtohet lidhshmërisë së ndërtimeve të reja përreth liqenit me kallëpin urban të bërthamës së vjetër të qytetit.

“Nuk do të planifikohet ndërtim nën lartësinë mbidetare prej 911 metrash, si kuotë përmbytëse e liqenit në vitin 2010 (vlerësohet si maksimum qindvjeçar)”, konfirmojnë në komunikatë.

Në seancë është marrë vendimi mbi caktimin e menaxhuesit të koncipimit të Planit të Detajuar Urbanistik “Liqeni i Plavës” në Komunën e Plavës dhe lartësia e dëmshpërblimit për menaxhuesin, si dhe ekipi profesionist për koncipim të Planit të Detajuar Urbanistik. Shaban Hasangjekaj

KOHA Javore 5 NGJARJE JAVORE
“Liqeni i Plavës”
E ENJTE, 13 PRILL 2023
Qeveria e Malit të Zi në mandatin teknik

Forca e Re Demokratike dhe Partia Demokratike nënshkruan marrëveshjen e koalicionit

Aleancë që synon bashkimin e shqiptarëve

Ulqin – Forca e Re Demokratike dhe Partia Demokratike kanë arritur marrëveshje për pjesëmarrje në koalicion parazgjedhor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 11 qershor të këtij viti.

Marrëveshja është nënshkruar të premten mbrëma nga kryetarët e këtyre dy partive – Genci Nimanbegu dhe Fatmir Gjeka. Ajo parashikon që bartës i listës zgjedhore të jetë kandidati i Forcës së Re Demokratike, ndërsa çdo gjë tjetër

do të ndahet sipas raportit 50 me 50. Kryetari i PD-së, Fatmir Gjeka, ka thënë se arritja e marrëveshjes nuk ka qenë fort e vështirë.

“Me rëndësi është kur ekziston vullneti i mirë për të ardhur deri te marrëveshja, atëherë është shumë e lehtë. Pikërisht ai vullnet ka ekzistuar dhe e kemi finalizuar sonte”, është shprehur ai pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Për kryetarin e Forcës së Re Demokratike, Genci Nimanbegu, kjo është një

marrëveshje e shumëpritur.

“Është një marrëveshje e cila në asnjë moment nuk duhet të jetë e diktuar apo e imponuar nga dy kryetarët e subjekteve, por një marrëveshje ku më në fund do të nisemi së bashku t’i japim përgjigje nevojave të popullit tonë”, ka thënë ai.

Krerët e dy partive politike kanë thënë se bashkëpunimi i tyre ka filluar shumë më herët dhe se kjo është një aleancë për t’i bashkuar shqiptarët në Malin e

KOHA Javore 6
për zgjedhjet E ENJTE, 13 PRILL 2023 NGJARJE JAVORE

zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Zi.

Sipas Nimanbegut, shqiptarët në Malin e Zi kanë nevojë për zhvillim.

“Që të ketë zhvillim, duhet pasur pajtim. Ky pajtim duhet të jetë së bashku me mirëbesim ndaj njëri-tjetrit dhe mund t’ju them se unë dhe Fatmiri kemi një pajtim dhe një mirëbesim që kjo rrugë që e kemi nisur sonte, nuk do të jetë një koalicion i thjeshtë, nuk do të jetë vetëm një koalicion parlamentar, por besoni duhet të jetë një aleancë për t’i bashkuar shqiptarët në Ulqin, në Tivar, në Mal të Zi”, ka thënë ai.

Gjeka dhe Nimanbegu kanë thënë se ky koalicion është i hapur edhe për subjektet tjera politike shqiptare dhe se ata do t’u dërgojnë ftesë Forumit Shqiptar dhe forcave të tjera politike që t’u bashkëngjiten. Kryetari i PD-së ka thënë se Mali i Zi ka hyrë tashmë në një realitet të ri politik. “Pas zgjedhjeve presidenciale më 2 prill, mendoj se është një realitet i ri politik dhe mendoj që shqiptarëve iu imponohet që të shkojnë së bashku. Sa na përket neve, do të bëjmë përpjekjet maksimale për të bërë një gjë të

tillë. Nuk do të jetë në dorën tonë, por edhe të atyre të tjerëve që pretendoj se duhet të na bashkëngjiten”, ka thënë Gjeka.

Pavarësisht deklaratave se janë të hapur edhe për forcat tjera politike, ata e kanë pranuar se ekziston një lloj përçarjeje e votuesit shqiptar duke qenë se faktikisht kemi dy koalicione shqiptare.

“Ne gjithmonë do të jemi të hapur për bashkëpunim, por ajo që ju e quajtët përçarje është një fakticitet”, ka deklaruar Nimanbegu, ndërsa Gjeka ka thënë se “deklaratat e kohës së fundit nuk shkojnë në frymën që duhet”.

Pas dështimit të mandatarit Miodrag Lekiq për formimin e Qeverisë së re brenda afatit të caktuar prej 90 ditësh pasi që nuk arriti të siguronte mbështetjen e 41 nga 81 deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, Presidenti Millo Gjukanoviq shpërndau Kuvendin më 16 mars 2023, kurse të nesërmen dekretoi datën 11 qershor 2023 për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Mal të Zi.

Gjykata Kushtetuese pa vendim për Dekretin e Presidentit

Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë vendim lidhur me iniciativën e shumicës parlamentare për vlerësimin e kushtetueshmërisë së Dekretit të Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, për shpërndarjen e Kuvendit të Malit të Zi.

Gjykatësi raportues i lëndës ka propozuar që iniciativa e shumicës parlamentare të refuzohet, sepse vendimi i Presidentit të shtetit është akt juridik individual, prandaj si i tillë vlerësimi nuk është kompetencë e Gjakatës Kushtetuese. Gjakatësit e Gjykatës Kushtetuese kanë qenë të ndarë – tre gjykatës kanë votuar për dhe tre kundër, duke mos marrë vendim lidhur me këtë nismë.

Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi përbëhet për momentin prej gjashtë gjykatësve nga shtatë sa duhet të ketë gjithsej. Kuvendi i Malit të Zi ka dështuar të zgjedhë gjykatësin e shtatë të kësaj gjykate, i cili sipas marrëveshjes duhet të jetë pjesëtar i pakicave.

KOHA Javore 7
k.
i.
E ENJTE, 13 PRILL 2023
NGJARJE JAVORE

Qytetarët votuan për ndryshimin e skenës politike

Ashtu siç është pritur, qytetarët me votën e tyre më 2 prill në balotazh të zgjedhjeve presidenciale votuan bindshëm për ndryshim, duke zgjedhur presidentin e ri të Malit të Zi nga subjekti jashtëparlamentar duke paralajmëruar ndryshime në skenën politike, të cilat do të pasojnë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 qershor të këtij viti

Mbajtja e zgjedhjeve presidenciale më 19 mars dëshmoi se dy më të votuarit, presidenti aktual Millo Gjukanoviq me 35.37% apo 119.685 vota dhe Jakov Millatoviq me 28.92% apo 97.867 vota, do të ballafaqohen në balotazh më 2 prill, duke paraqitur dilema në opinion dhe te elektorati. Por, një dilemë e tillë u eliminua mënjëherë, sepse partitë politike të cilat ishin pjesëmarrëse me kandidatët e tyre u deklaruan publikisht se do të mbeshtesin J. Millatoviqin, që ishte sinjal i mjaftueshëm për të kuptuar se ai ka përparësi të madhe ndaj presidentit aktual, i cili u mbështet nga parti të vogla pa ndonjë peshë tek elektorati.

Presidenti në pension politik

Sipas të dhënave nga KZSH, në balotazh të mbajtur më 2 prill 2023,

J. Millatoviqi ka fituar 58.88 % apo 221.592 vota, ndërsa M. Gjukanoviqi 41.12 % apo 154.769 vota. Nga numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote prej 524.154 në zgjedhje kanë votuar 380.281 qytetarë (70.14%), ndërsa të vlefshme kanë qenë 376.361 fletëvotime, që ishin më shumë për 37.980 votues apo 10% në krahasim me dy javë më parë.

Kemi të bëjmë me rastin e parë deri më tash në Mal të Zi, por edhe më gjerë, kur presidenti zgjidhet nga partia jashtëparlamentare, duke dëshmuar se qytetarët votuan kandidatin më të preferuar, duke e dërguar presidentin aktual në pensionin politik. Një vendim i tillë i qytetarëve dëshmon se ata votuan lirshëm në mënyrë tolerante, pa diktate që është dëshmi se kemi të bëjmë me evoluimin në kulturën politike të qytetarëve në këtë mjedis.

Si votuan shqiptarët e boshnjakët?

Në krahasim me ruandin e parë më 19 mars, më 2 prill shqiptarët e boshnjakët në zgjedhje kanë dalë në numër më të madh duke e rritur ndjeshëm numrin e votave kryesisht për M. Gjukanoviqin, por një përqind-

je e konsiderueshme ka qenë edhe për J. Millatoviqin. Kështu në dy komunat me shumicë shqiptare, në Ulqin 6.515 vota ishin për M. Gjukanoviqin, ndërsa 2.995 për J. Millatoviqin, në Malësi 5.855 vota ka fituar M. Gjukanoviqi, ndërsa 1.284 J. Millatoviqi. Në komunat me shumicë boshnjake si në Rozhajë 11.004 vota ishin për M. Gjukanoviqin, ndërsa 2.213 për J. Millatoviqin, në Plavë fitoi 3.275 M. Gjukanoviqi, ndërsa 1.432 J. Millatoviqi etj. Por, kjo mbështetje nuk ka ndikuar në humbjen e M. Gjukanoviqit, sepse si e tillë është paralajmëruar në zgjedhjet lokale (23 tetor 2023) që u vërifikua bindshëm në këto zgjedhje.

Nuk ka dilemë se shkaku i humbjes se presidentit aktual M. Gjukanoviq nuk duhet kërkuar të elektorati te popujt pakicë (shqiptarë e boshnjakë), por te elektorati me përkatësi malazeze, përkatësisht ortodokse të cilët mbeshtetën J. Millatoviqin, gjë që paraqet moment të veçantë në skenën politike në Mal të Zi. Të dhënat e publikuara dëshmojnë se në 17 komuna ka fituar J. Millatoviqi, ndërsa M. Gjukanoviqi në 8, tregon se qytetarët kanë votuar për ndry-

KOHA Javore 8 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
politik E ENJTE, 13 PRILL 2023
Diskursi
Nail Draga

shim, duke dëshmuar se pushtetit të PDS-së i ka ardhur fundi, sepse është koha për figura të reja udhëheqëse pa hipoteka nga biografia e tyre.

Fundi i një pushteti autokratik Nga zgjedhjet parlamentare (30 gusht 2020) PDS-ja është duke përjetuar rënie të vazhdueshme. Nuk ka si të jetë ndryshe, sepse kemi të bëjmë me një parti politike e cila është konsumuar, ndërsa aferat korruptive dhe kriminaliteti kanë ndikuar në rënien e mbeshtetjes të qytetarëve. Nuk ka dilemë se pushteti i gjatë tridhjetëvjeçar (1990-2020) pa ndryshime dhe reforma partiake, ka ndikuar që kjo parti e ka legjitimuar vetën me pushtetin, përkatësisht shtetin duke u bazuar në liderin karizmatik, që ka ndikuar për të humbur bazën e legjitimitetit.

Duke marrë parasysh se PDS-ja pësoi humbje në zgjedhjet parlamentare më 30 gusht 2020 dhe ato lokale më 23 tetor 2022, humbja në zgjedhjet presidenciale ishte e paralajmëruar, por çështja qëndronte të përqindja numerike e humbjes. Edhe pse në ruandin e parë presidenti aktual M. Gjukanoviqi fitoi 35.6%, ishte sinjal i mjaftueshëm se ai në balotazh do të jetë humbës në mënyrë bindëse, sepse si në zgjedhjet parlamentare e ato lokale, askush nuk dëshiron koalicion me PDS-në, ku edhe kësaj here situata ishte identike. Animoziteti ndaj

M. Gjukanoviqit u dëshmua nga të gjitha subjektet politike të shumicës aktuale parlamentare, të cilat kanë mbeshtetur J. Millatoviqin, ndërsa nga ana tjetër M. Gjukanoviqi në këtë raund pati mbeshtetje nga PSD-ja dhe të disa partive të popujve pakicë, që ishte numër i pamjaftueshëm për të përmbysur rezultatin. Ndonëse nga PDS-ja kanë pritur mbështetje maksimale nga popujt pakicë dhe diaspora, një mbështeje e tillë nuk ngjau sipas parashikimeve dhe pa ndikim në rezultatin përfundimtar.

Presidenti i ri pa hipoteka

Fitorja e presidentit të ri bazohet në faktin se ai nuk ka hipoteka nga e kaluara, duke qenë i ri në moshë, me përgatitje profesionale në qendrat ndërkombëtare, duke qenë personi i duhur në momentin e duhur. Ndërsa, duke marrë parasysh edhe

animozitetin ndaj presidentit aktual te opinioni i gjerë, mbështetja masive nuk ishte befasuese. Por, duhet thënë se pikë të veçanta fitoi në saje të duelit televiziv tri ditë para zgjedhjeve, duke dëshmuar përgatitje profesionale, qasje konstruktive dhe guxim intelektual në prezantimin e çështjes aktuale në vend.

Përfundoi epoka e kultit të individit Ndonëse në pluralizëm në vendet e ish-kampit socialist, kulti i individit është bërë pjesë e pandryshuar e konceptit të qeverisjes, rasti i Malit të Zi ishte i veçantë, sepse këtu kulti i individit qëndroi ma gjatë duke përfunduar më 2 prill me zgjedhjen e presidentit të ri.

Shkaku i humbjes së M. Gjukanoviqit është ai vetë, sepse i ka munguar vlerësimi real i situatës në vend, ka mbivlerësuar veten e nënçmuar të tjerët, përkatësisht kundërshtarët politikë. Nga ana tjetër, ai si duket nuk ka qenë i vetdijshëm se është konsumuar politikisht, ndonëse ka qenë në pushtet 34 vite. Madje nuk thuhet kot se pushteti të prish, përkatësisht të zhvlerëson në çdo aspekt, sepse nuk ke së çka ofron andaj bëhesh monoton për qytetarët.

Nga raportet e tilla ka qenë e udhës që presidenti i cili mban edhe pozitën e kryetarit të partisë politike (PDS) të mbeshtesë një kandidat të ri nga partia e tij, e pse jo edhe nga shoqëria civile, në mënyrë qe të largohet pa humbje. Por, në këtë aspekt ai nuk ka treguar ndonjë interesim për të përgatitur ndonjë bashkëpunëtor si trashëgimtar që është dëshmi e tipave autokrat, andaj edhe përfundimi nuk mund të ishte ndryshe por

disfatist. Në dështimin e tij në këto zgjedhje nuk mund të përjashtohen as korrupsioni dhe aferat e rënda korruptive në qarqet e ish qeverisjes së PDS-së dhe të bashkëpunëtorëve të tij.

Në fushatën parazgjedhore opinioni i gjerë në Mal të Zi kishte mundësi të dëgjojë nga presidenti M. Gjukanoviq se ai është në mbrojtje të shtetit dhe të ardhmës euroatlantike, por një qasje e tillë nuk ka pasur jehonën e duhur të elektorati, sepse qytetarët janë ngopur me retorikë të tillë e cila më shumë ngjante në demagogji se sa në mesazhe parazgjedhore te votuesit.

Dekompozimi i skenës politike Përfundimisht, suksesi i Lëvizjes Evropa Tani duhet trajtuar si një evoluim i vetdijës politike të qytetarëve në Mal të Zi, të cilët nuk kanë pasur mundësi të përballojnë liderin i cili ka qeverisur për 34 vite, andaj lirshëm kanë shprehur qëndrimin e tyre duke votuar për ndryshim, i cili fillon me presidentin e ri të vendit. Nga ana tjetër, kjo lëvizje do të ndikojë në dekompozimin e skenës politike në vend, ku do të dëshmohet në zgjedhjet parlamentare të cilat janë paraparë të mbahen më 11 qershor.

Ndonëse kemi të bëjmë me një subjekt politik të ri që është formuar vitin e kaluar, duke arritur rezultate spektakolare në zgjedhjet lokale më 23 tetor, arriti kulmin në këto zgjedhje presidenciale ku pa dilemë do të jetë surprizë edhe në zgjedhjet parlamentare më 11 qershor, sepse qasja e tyre për statusin socioekonomik për qytetarët do të jetë motiv i veçantë për mbështetje nga elektorati.

KOHA Javore 9 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 13 PRILL 2023

Masakra kundër shqiptarëve

Sivjet, në muajt mars dhe prill, i shënojmë përvjetorët e masakrës së Tivarit dhe të Dubrovnikut të kryera ndaj shqiptarëve para 78 vitesh nga komunistët jugosllavë. Sipas historianëve tanë, në dimrin e vitit 1945, të ashtuquajturit “çlirimtarë” jugosllavë iu vërsulën trojeve shqiptare për t’i pushtuar ato. Për ta bërë më të lehtë pushtimin e tyre, shqiptarët u mobilizuan dhunshëm për t’i dërguar në frontet e luftës, gjoja për t’i plotësuar njësitet partizane të të ashtuquajturës Ushtri Nacional-çlirimtare. Shqiptarët u mobilizuan nga të gjitha trevat, përfshirë edhe mobilizimet nga qytetet veriperëndimore të Maqedonisë, si nga Dibra, nga Kërçova, nga Gostivari, nga Tetova, nga Shkupi, nga Kumanova etj. Për në Srem dhe për në veri të Jugosllavisë së asaj kohe, u mobilizuan edhe shqiptarë nga Tetova dhe rrethina, pra edhe nga fshatrat e Malësisë së Sharrit. Nga fshati Vicë u mobilizuan mbi njëzet banorë. Në mesin e tyre edhe gjyshi ynë, Bajram Sulejmani. Shqiptarët e mobilizuar, të çarmatosur dhe të torturuar, një pjesë të rrugës e përshkuan në këmbë. Më pas i hipnin nëpër trena për të mbërritur në vendarritjen e fundit. Në rrugën pa kthim të Tivarit, përkatësisht të Dubrovnikut, nga qytetet dhe rrethinat e lartpërmendura, janë dërguar disa grupe, të mobilizuar me dhunë dhe të shoqëruar nga ushtarë serbë si dhe nga Brigada XV maqedonase e Divizionit 48.

Masakra - helmimi në Dubrovnik

Para se të mbërrinin në Tivar, shqip-

tarët e mobilizuar dhe shoqëruesit ushtarakë serbë dhe maqedonas, mësojnë për masakrën e Tivarit. Për këtë arsye, me mjete lundruese u nisen nga Ulqini drejt Dubrovnikut. Dëshmitarët që e kanë përjetuar ferrin e Dubrovnikut, rrëfejnë se tragjedia e kobshme ka ndodhur më 15 prill 1945, në orët e hershme të mëngjesit, sapo kishte lindur dielli. Me fjalë të tjera, ferri i Dubrovnikut ka ndodhur dy javë pas Masakrës së Ti-

varit. Ndërtesa ose uzina ku ishin strehuar shqiptarët e mobilizuar dhunshëm për t’u vrarë për kauza sllave, paraprakisht kishte shërbyer si burg kryesor i forcave gjermane. Thuhet se nga helmimi në Dubrovnik janë mbytur brenda kazermës 400 vetë, ndërsa 400 të tjerë janë dërguar në spital. Kanë shpëtuar tridhjetë deri dyzetë persona. Të vdekurit janë varrosur në varreza masive, në vendin e quajtur Gruzhinë. Në tragjedinë e tmerrshme

KOHA
10
politikën
VËSHTRIM & OPINION
Javore
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht
redaksionale
„KOHA javore„
E ENJTE, 13 PRILL 2023
Krimet në Tivar dhe në Dubrovnik, që politika jugosllave i minimizoi në kontekstin e fitores mbi fashizmin, kurrë nuk duhet t’i harrojmë. Është detyrë, sidomos e institucioneve shkencore dhe e studiuesve seriozë, që ngjarjet e dhimbshme të së kaluarës t’i hulumtojnë në hollësi. Plagët e krimeve jugosllave mbeten të hapura sot e kësaj dite. Ato trokasin në ndërgjegjen tonë

shqiptarëve në Dubrovnik

të Dubrovnikut, e ka humbur jetën në moshën 34-vjeçare edhe gjyshi ynë Bajram Sulejmani (7.6.191115.4.1945), bashkë me disa banorë të tjerë të fshatit Vicë si: Idriz Idrizi (5.3.1913-15.4.1945), Rasim Neziri (8.1.1908-15.4.1945), Amet Dehari (15.4.1915-15.4.1945), Azem Hasani (3.7.1908-15.4.1945), Femi Murati (4.5.1911-15.4.1945), Musa Osmani (15.10.191615.4.1945), Ferat Ferati (15.6.191615.4.1945), Sherif Selami (13.6.1917-15.4.1945), Raif Shahini (21.7.1919-15.4.1945), Xhabir Veliu (15.6.1919-15.4.1945), Sami Sulejmani (3.6.1915-15.4.1945), Hisen Xhemaili (7.10.1912-15.4.1945), Reshit Iseni (10.6.1915-15.4.1945) dhe Osman Emini (15.10.190215.4.1945), ndërkaq Xhevit Mehazi, Abedin Murati, Ramadan Shasivari, Xhafer Iseni dhe Arif Ramadani fat-

mirësisht i shpëtuan golgotës së helmimit.

Pasojat e masakrës

Të mbijetuarit e këtij krimi makabër, tërë jetën i vuajtën pasojat e helmimit të qëllimshëm, por krahas vuajtjeve, ata rrëfenin edhe për torturat, dhunën dhe krimet e kryera pas Luftës së Dytë Botërore ndaj qindra e mijëra shqiptarëve të pafajshëm. Politika hegjemoniste sllave ndaj popullit shqiptar ka qenë permanente dhe si e tillë njihet edhe botërisht. Qëllimi i saj ndër shekuj ka qenë zhdukja fizike e shqiptarëve dhe pushtimi i tokave arbërore. Ndaj popullit tonë, sllavët kanë ushtruar dhunë dhe kanë përdorur metoda nga më mizoret për t’i asgjësuar dhe për t’i larguar nga vatrat shekullore dhe stërgjyshore.

Masakrat në Tivar dhe Dubrovnik paraqesin vazhdimësi të planeve shoviniste dhe të projekteve ogurzeza për dëbimin, për spastrimin etnik dhe për shfarosjen e një kombi të tërë që historiografia botërore i njeh si ndër më të vjetrit e Gadishullit Ballkanik.

Tivari, Dubrovniku dhe jo vetëm, dëshmojnë se shqiptarët dërgoheshin në vijën e parë të frontit dhe vriteshin për kauza të huaja. Shteti jugosllav kurrë nuk mbajti përgjegjësi për krimet e sipërpërmendura. Për zbardhjen e kësaj tragjedie nuk kanë treguar kurrfarë interesimi as institucionet përkatëse të shtetit. Madje s’është bërë dot gjë as për shënimin e lokaliteteve ku u groposën të helmuarit. Politika shkombëtarizuese ndaj shqiptarëve që mbetën nën sundimin jugosllav, përkundër propagandës dhe premtimeve të dhëna, vazhdoi edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Mjafton ta kujtojmë luftën e Drenicës në vitin 1945, aksionin për mbledhjen e armëve në vitin 1956, shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve për në Turqi në vitet ’50-’60, emigrimin për shkaqe ekonomike drejt vendeve perëndimore – në Evropë dhe në Amerikë, si dhe shumë ngjarje të tjera që ndërlidhen me proceset tjera në trevat shqiptare, ku

populli ynë iu nënshtrua diskriminimit shtetëror, represalive dhe presionit policor e ushtarak.

Pllaka përkujtimore në fshatin Vicë Gjashtëmbëdhjetë banorët e fshatit Vicë dhe qindra të tjerë të ekzekutuar në Masakrën e planifikuar në Dubrovnik, janë dëshmi e trajtimit çnjerëzor të malësorëve të devotshëm dhe të mbarë popullatës shqiptare nga komunistët jugosllavë. Të rënët në këto masakra lanë pas vete gratë dhe fëmijët e tyre të cilët gjatë gjithë jetës i vuajtën pasojat e kalvarit.

Gjatë gjithë kohës jetuan me vuajtje të papërshkrueshme dhe me dhimbje të pafund për humbjen e djemve, të burrave dhe të prindërve të tyre. Përpos një pllake përkujtimore të ngritur në vitin 2002 në fshatin Vicë, këta burra meritojnë vëmendjen e mbarë shoqërisë. Sot, edhe në saje të sakrificës së të rënëve në Dubrovnik, në institucionet arsimore, përkatësisht në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës të RMV-së, fatmirësisht përfaqësohemi me kuadër shqiptar. Komisionet kompetente gjatë hartimit të teksteve shkollore për arsim fillor dhe të mesëm, ngjarjet tragjike të sipërthëna duhet t’i trajtojnë me përparësi dhe në mënyrë profesionale, duke i përfshirë në tekstet e historisë. Historia e një populli me kaq tragjizëm, nuk mund të shkruhet privatisht, sepse nuk jemi popull privat.

Shkrimtari i njohur italian me prejardhje hebraike, Primo Mishel Levi (1919-1987), i cili i vuajti torturat në kampet naziste, thotë: “Holokausti është një faqe në librin e njerëzimit nga e cila nuk duhet ta heqim kurrë shenjën e kujtesës”.

Krimet në Tivar dhe në Dubrovnik që politika jugosllave i minimizoi në kontekstin e fitores mbi fashizmin, kurrë nuk duhet t’i harrojmë. Është detyrë, sidomos e institucioneve shkencore dhe e studiuesve seriozë, që ngjarjet e dhimbshme të së kaluarës t’i hulumtojnë në hollësi. Plagët e krimeve jugosllave mbeten të hapura sot e kësaj dite. Ato trokasin në ndërgjegjen tonë.

KOHA Javore 11 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 13 PRILL 2023

Cinikët

Cinizmi është pikëpamje etike e cila pretendon se lumturia është e arritshme veç nëse i shmangim dhe i reduktojmë kënaqësitë ndjesore. Rrënja e fjalës cinizëm buron nga greqishtja kyon – qen. Themeluesi i kësaj lëvizjeje është Antisteni, ndërsa ithtari dhe personifikimi më i plotë i saj ishte Diogjeni. E quanin “Diogjen ciniku”, ngaqë bënte “jetë qeni”, larg lukseve dhe nevojave konvencionale shoqërore. Jo-konformist, refuzues dhe përçmues i gjithë asaj çka opinioni publik në përgjithësi e konsideron si të mirë dhe të virtytshme. Kjo pikëpamje do të ketë ndikim tek filozofët stoikë, si Zenoni, tek Niçe dhe më vonë në shek XIX do të jetë e

ngjashme me lëvizjen artistike të bohemizmit dhe më vonë atë të hipizmit. Sigurisht që sot, në përdorimin e përditshëm gjuhësor, nocioni cinik ose cinizmi si fenomen ka tjetër kuptim, dhe me kalimin e kohës ka pësuar transformime rrënjësore, qoftë si shënjim, qoftë si fenomen. Ciniku sot është personi ekzemplar i grumbullit të të gjitha ofiqeve dhe cilësimeve negative si: mashtrues, fjalëthumbues, egoist dhe refuzues i çfarëdo vlere njerëzore. Personifikimet e cinikut janë nga më të ndryshmet, por më poshtë do të përpiqemi t’i paraqesim në tri grupime të formave përkatëse të manifestimit. Në grupin e parë radhiten psiko-

cinikët. Te këta njerëz cinizmi përtej pikëpamjes morale, është një gjendje e vazhdueshme ose mekanizëm psikik i mbrojtës. Cinizmi është shpërfaqur në rrethana historike dhe është shtresëzuar si mekanizëm për shmangie dhe harresë të ndonjë dëshpërimi, psikoze ose skizofrenie. Në rrethin social persona të tillë shpërndajnë trishtim dhe pesimizëm. Ata paraqiten si të pashpresë që duan të vihen në harresë. Ata i japin të drejtë të fortit dhe e përçmojnë të dobëtin. Janë persona tragjikë, madje edhe histerikë. Përqeshesh dhe nënçmohesh po tentove suksesin. E mbajnë veten të zhgënjyer nga frika se do i zhgënjejë bota. Të flasin për

KOHA Javore 12 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet
OPINIONE & VËSHTRIME
e shprehura në fq:
nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 13 PRILL 2023

egoizmin dhe dobësitë e të tjerëve dhe aftësinë për t’i parë ëndrrat e të tjerëve. Realisht, brenda këtyre njerëzve qëndron një fëmijë i trishtuar i mbyllur brenda një flluske gjigante cinike sapuni. Në grupin e dytë, të ngjashëm me të parin, bëjnë pjesë cinikët modernë, të cilët ndërtojnë qëndrime intelektuale për pavlefshmërinë e përpjekjes dhe nevojën e oportunizmit. Dallimi është se të parët nuk mendojnë, por bindjet e tyre i kanë të përkthyera në sjellje të automatizuara dhe reflekse konstante, kurse tek të dytët ka potencial të reflektimit intelektual. Pikëpamja e tyre për realitetin është në formë zgripi, që shkapërderdhet akoma pa rrëshqitur këmba në cepin e tij. Ciniku modern, në përgjithësi, është pesimist për jetën dhe ekzistencën në përgjithësi. Gjendje paniku, brenge dhe dëshpërimi mbretëron po bëre përpjekjen më të beftë të optimistit dhe argumentimit për virtytin. Një qasje e tillë shpesh konvergjohet me pikëpamjen pesimiste dhe nihiliste. Me pikëpamjen pesimiste në kuptimin që ne jetojmë në botën më të keqe të mundshme dhe sikur të ishte një fije më e keqe nuk do të ekzistonte, kurse nihiliste në mohimin e çdo lloj moraliteti dhe ligjshmërie deri në mohim të vullnetit si fuqi lëvizëse. Rrjedhimisht, zhytje në kërkim të kën-

aqësisë dhe vetëkënaqësisë ndjesore.

Në grupin e tretë është ciniku a(ute) ntik. Ngjashmëria e vetme e tyre është bindja se masa ose opinioni i gjerë publik është diçka e ulët. Ciniku i vërtetë beson se shumica e njerëzve janë në humbje, dogmatikë dhe injorantë. Por, megjithatë janë optimistë dhe mendojnë se çdo individ e ka fuqinë ta ndryshojë jetën në aspirim të lirisë, vetërealizimit dhe lumturisë. Për të qenë i lumtur mjafton të jesh i virtytshëm. Virtyti nënkupton refuzimin e normave, kuptimeve dhe vlerave konvencionale që i ka imponuar. Virtyti për cinikun është abstenim i plotë nga kënaqësia ndjesore. “Më mirë është të çmendesh, sesa të kënaqesh” –thoshte Antisteni. Siç u përmend më lart, Diogjeni është mishërimi më i plotë i frymës së cinikut. Ai ishte lypsar dhe jetonte në fuçi. Shpesh u kërkonte lëmoshë dhe çirrej para statujave, gjunjëzohej, me qëllim që të mësojë se çdo të thotë të refuzohesh. Ai besonte se njeriu është qenie e dhimbshme, por në thelb e çiltër dhe i pastër, por lehtësisht i korruptuar nga normat, vlerat dhe traditat shoqërore. Lumturia, për të, ishte në skamje. Sa më larg kënaqësisë, aq më afër virtytit dhe lumturisë. Ai nuk besonte në kolektiven.

Rëndësi për të kishte veç individi në vete. Diogjeni ishte kozmopolit, fryma e tij ishte universi, kurse bota ishte atdheu i tij. Në shenjë proteste urinonte publikisht para të pasurve, i fyente e tallej me ta. Njëherë i thanë se ishte i çmendur. Ai mohoi, duke u përgjigjur se veç pikëpamjet për jetën i kishin të ndryshme. Pas dialogut epik që kishte pasur me Aleksandrin e Madh, e kishte këshilluar që të mos fluturojë dhe andralloset në qëllime “të mëdha”, sepse pasi t’i kesh “realizuar” ato, do të shndërrohesh në hiç; do të vdesësh. Aleksandri, pasi e pushtoi Indinë dhe e realizoi qëllimin e tij jetësor, vërtetë vdiq! Në po të njëjtën kohë vdiq edhe Diogjeni! Shoqëria jonë gëlon nga cinikët. Ata janë të kudondodhur dhe me bollëk. Cinikët autentikë janë në zhdukje dhe të papërfaqshëm. Ata janë individë të cilët kurrë nuk e kanë pasur leverdinë e zhvatjes së pushtetit, fondeve të huaja dhe të ngjashme. Jo se nuk kanë mundur, por besojnë se qetësia shpirtërore – ataraxia siç e quanin antikët – nuk ka çmim. Identiteti i vetëm i tyre është krenaria, kurse atdheu i tyre është bota. Ata jetojnë të varfër, por të qetë dhe krenarë në përpjekjen e tyre sizifiane dhe me bindjen se një ditë të gjithë do të vdesim ngjashëm siç vdiqën Aleksandri dhe Diogjeni.

KOHA Javore 13 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 13 PRILL 2023

Komuna e Tuzit shënoi solemnisht 6 Prillin - Ditën e Kryengritjes së Malësisë

Mbrëmje historiko-letrare-artistike kushtuar kësaj date

dhe persekutuese u shpreh Prof. Dr. Romeo

Tuz – 6 prilli i vitit 1911, përkatësisht 112-vjetori i Kryengritjes së Malësisë u përkujtua nga Komuna e Tuzit, me ç’rast organizoi një mbrëmje solemne në

Qendren Kulturore Informative “Malësia”, ku të pranishmit patën mundësi që të njihen me historikun e kësaj ngjarjeje të bujshme, por edhe të dëgjojnë vargje poezie dhe të argëtohen.

Këtë manifestim fillimisht e hapi tenori i mirënjohur nga Tirana, Kastriot Tusha me himnin e flamurit kombëtar të interpretuar live, i cili me zërin e tij brilant solli çaste të këndshme për të pranishmit.

Ndërkohë, moderatorja e mbrëmjes, gazetarja Paula Dekaj theksoi se beteja e vitit 1911 rikujtohet edhe sot për rëndësinë që pati, duke shënuar një pikë kthese për shkëputjen e shqiptarëve nga Perëndoria Osmane.

Në të njëjtën kohë, mbi rëndësinë e kësaj date foli nënkryetari i Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj i cili në mes tjerash tha se ngritjen e flamurit të udhëhequr nga luftëtarët e lirisë dhe nga kryetrimi malësor Dedë Gjo’ Luli disa dekada më parë, edhe vetë historia shqiptare, e lëre më të tjerët, dëshironin ta anashkalonin, ta harronin dhe ta heshtnin. Por, siç u shpreh ai, pikërisht për Kryengritjen e Malësisë, janë organizuar në Tuz tre simpoziume shkencore me pjesmëmarrjen e emrave më eminentë të historisë shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe nga shqiptarët e Malit të Zi.

“Por edhe nga studiuesit malazias të historisë së asaj kohe, pas të cilëve më

në fund u pranua si fakt i pamohuar 6 prilli i vitit 1911. Kryengritjen e Malësisë sot na e përkujtojnë edhe pllakat përkujtimore dhe përmendoret që flasin për suksesin, por edhe për viktimat e asaj kryengritjeje”, u shpreh ndër të tjera Ivanaj.

Ndërkaq, Prof. Dr. Romeo Gurakuqi në kumtesën e tij kushtuar Kryengritjes së Malësisë të vitit 1911, theksoi ndër të tjera se kjo kryengritje ishte njëra ndër ngjarjet më me rëndësi të historisë së

re shqiptare. “Shpërthimi i kryengritjes dhe tërheqja e vëmendjes së shteteve evropiane ndodhi para se vetë Mbretëria e Malit të Zi të ishte e gatshme për ta mbështetur realisht një kryengritje të tillë për qëllime të veta shoviniste”, theksoi Gurakuqi.

Ai më tutje tha se Kryengritja e Malësisë shpërtheu më 24 mars të vitit 1911 në Malësinë e Madhe, dhe siç tha ajo nuk shpërtheu për shkak të intrigave të

KOHA Javore 14
E ENJTE, 13 PRILL 2023
KULTURË
“Problemi më i madh që kanë anët tona, dhe me këtë kuptoj Malësinë e Madhe, Shkodrën e Alpet në përgjithësi begata e gjithçka në këtë mes është e lidhur me lirinë e paarritur, me politikat diferencuese
Gurakuqi

historiko-letrare-artistike date të rëndësishme

përgjithësi është zbrazja e heshtur, varfëria dhe shtypja nga qeveritë oligarkike. Zbrazja e këtyre trojeve të persekutuese që pengojnë investimet, zhvillimin e ekonomisë, turizimin dhe të drejtat arsimore dhe kulturore”,

Malit të Zi, por si rezultat i precipitimit të kontraditës themelore në Shqipëri, skajshmërisë së këtij precipitimi në vatrën veriperëndimore të vendit. “Ku dhuna e ushtruar në vijimësi, mosrealizimi i premtimeve për një zgjidhje të kërkesave të malësorëve gjendeshin në kufirin e patolerueshëm. Kryengritja në fazën e parë u shoqërua me zhvillime të jashtëzakonshme ushtarake që e dobësuan tërësisht fuqinë ushtarake të krahinës në raport me vendin. Mo-

menti më kulmor që vulosi karakterin e kryengritjes ka qenë ngritja e flamurit shqiptar më 6 prill në Bratilë të Deçiqit”, u shpreh Gurakuqi. Ai potencoi se veprimet luftarake të kryengritësve malësorë, zgjuan vëmendjen dhe interesin e forcave nacionaliste shqiptare, e posaçërisht të diplomacisë ndërkombëtare.

“Shpirti i Kryengritjes së 1911-tës ka qenë,Dedë Gjo’ Luli, i njohur ndryshe edhe si heroi i Traboinit. Ai ishte një burrë energjik me karakter të fortë, që nuk bëri kurrë asnjë lëshim në kurriz të brengave të malësorëve dhe të shqiptarëve në përgjithësi, madje edhe atëherë kur u përball me kërcënimet më të rënda”, u shpreh në mes tjerash Gurakuqi.

Ai shtoi se 112 vite pas ngritjes së flamurit kombëtar këtu pranë vendit ku ne po zhvillojmë këtë tubim, Ballkani Perëndimor ka ndryshuar dhe se Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, janë vende sovrane dhe priren drejt standardeve evropiane dhe demokracisë.

“Problemi më i madh që kanë anët tona dhe me këtë kuptoj Malësinë e Madhe, Shkodrën e Alpet në përgjithësi është zbrazja e heshtur, varfëria dhe shtypja nga qeveritë oligarkike. Zbrazja e këtyre trojeve të begata e gjithçka në këtë mes është e lidhur me lirinë e paarritshme, me politikat diferencuese dhe persekutuese që pengojnë investimet, zhvillimin e ekonomisë, turizimin dhe të drejtat arsimore dhe kulturore”, u shpreh Prof. Dr. Romeo Gurakuqi. Sipas tij, në këtë drejtim kërkohet një

politikë më e zgjuar në të dyja anët e kufirit, në mbrojtje të të drejtave zhvillimore, të njohjes së pronësisë dhe të arsimimit më cilësor dhe plotësimit të kushteve për një jetë më të mirë në vend.

“Prej partive politike shqiptare në përgjjthësi kërkohet respektimi i pronës, zhvillimi i investimeve, zhvillimi i arsimit, njohja e të drejtave të regjistrimit në vendlindje të të gjithë emigrantëve, ruajtja e komuniteteve dhe evropianizimi”, porositi Gurakuqi në kumtesën e tij.

Kjo mbrëmje solemne vazhdoi me interpretimin mjeshtëror të tenorit Kastriot Tusha i cili për këtë natë kishte përzgjedhur këngë nga repertori i tij i pasur. Tenorit Tusha në përmbyllje të këtij manifestimi iu bashkëngjit këngëtari nga Malësia Nikollë Nikprelaj, që të dy së bashku interpretuan një duet, përkatësisht premierën e këngës së tyre më të re që pritet ta lançojnë.

Ndërkaq, po të njëjtën ditë, më 6 prill tek Shtëpia Muze e Dedë Gjo’ Lulit, kryetari i Komunës dhe i Kuvendit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, Fadil Kajoshaj, nënkryetari Ivan Ivanaj dhe zyrtarë të tjerë, vendosen kurora lulesh pranë shtatores së heroit Dedë Gjo’ Luli në Bardhaj të Hotit.

Gjithashtu, të njëjtën ditë tashmë në mënyrë tradicionale, aktivistë të Lidhjes Demokratike Shqiptare në krye me Nikollë Camaj, në mënyrë simbolike bënë homazhe në malin e Bratilës, aty ku u ngrit flamuri kombëtar 112 vjet më parë. t. u.

KOHA Javore 15
E ENJTE, 13 PRILL 2023
KULTURË

Pse me kaq pesimizëm?!

ose më mirë karakterin e tij të dyzuar, i cili fliste në gjithë qenien e tij pa qenë nevoja që ai të hapte gojën. Ai ende po shikonte me dyshim. Pasi ktheu kokën majtas dhe duke më parë shkarazi me bishtin e syrit, pyeti:

ku i këtij debati, do të presësh edhe pasojat. Deri tani ke folur si e ëma e Zeqos në maje të thanës. E më fal, por e di ç’do të thotë pyetja jote cinike. Kësaj i thonë “korr e mos lidh !” Përgjigja ime do të jetë pasojë e pyetjes suaj, daj po të pyes:

Një ditë, ashtu papritur, një qytetar më ndali në rrugë dhe më përgëzoi për krijimtarinë time. E falënderova dhe prisja të më thoshte konkretisht se çfarë i kishte pëlqyer nga ndonjë botim imi. Por, si përgjigje mora një zhgënjim të habitshëm, pasi menjëherë ai pyeti disi çuditshëm: - Pse me kaq pesimizëm zonjë?

E vështrova drejt e në sy dhe nuk iu përgjigja në çast. Duke e përqëndruar vështrimin ngultas në bebet e syve të tij, nisa ta zhbiroj atë shpirt cinik dhe egoist. Atë çast m’u duk se cinizmi, ligësia dhe shpirtvogëlsia e tij qëndronte brenda një skeleti pa jetë, me një kafkë të boshatisur e të shplarë nga euforia e fasadës së asaj jete të rreme e farse të reklamuar gjatë njëzetë e katër orëve të ditës dhe natës. Para meje qëndronte një shpirt i kalbur që as jep dhe as merr gjë. Kjo ndjesi e athët e mosgjësë që më përvëloi zemrën dhe mendjen, më zhyti në mendime të thella.

“O Zot! Këtij njeriu të verbër, të shurdhët që flet në erë, nuk i erdhi turp që brenda pak sekondash tregoi dyfytyrësinë e tij?

Dikë që të uron me sinqeritet edhe pse nuk i di emrin, mund ta quash “mik”. Veç kur të bënë një pyetje të tillë, e cila shpreh dyshim, mosbesim dhe kundërshti për atë që ai pak më parë e lëvdoi, ky tip nuk mund të quhet mik. As armik nuk mund të quhet.

Ai është një idealist pa tru, një dallkauk që kthen gunën nga fryn era. Është nga ata tipa që hanë me të gjitha lugët, ose është njëri prej atyre që pas shuplakës në njërën faqe, kthejnë dhe faqen tjetër. Njerëz të tillë kanë mungesë të theksuar personaliteti. Ata nuk janë realistë përderisa u mungon sinqeriteti me veët qenien e tyre. Përsa nuk e njohin realitetin, nuk hyjnë në rangun e njerëzve normal. Njerëz të tillë janë aq të vegjël shpirtërisht, sa nuk mund të rriten kurrë. Ky nuk qenka as mish dhe as peshk, por qenka kërmill që hiqet zvarrë!”- mendova pasi studiova paksa në vija të përgjithshme pamjen e jashtme fizike,

- Nuk di pse heshtët zonjë. Unë të bëra një pyetje se më bëri përshtypje pasi lexova titullin e librit tuaj me ese publicistike që e keni titulluar “Kështu ka ndodhur”.

- Çudi, vetëm se lexove titullin dhe dole në këtë përfundim? Të lumtë! Qënke psikolog i zoti. Më thoni ju lutem, çfarë kuptuat me këtë thënie?

- Kam parasysh se e keni penën pak të rëndë. Ndaj për shijen që më la titulli ju bëra atë pyetje.

- Nuk po të kuptoj. Është titulli apo pena që rëndojnë si peshë? Tani, në ditët tona, jo vetëm unë, por dhe gjithë letrarët nuk kanë më nevojë për penë. Kanë mjete digjitale. Mosha ime ka 20 vjet që punon me kompjuter, kurse sa e sa të tjerët kanë vite para meje që kanë përqafuar të rejat e shkencës. Pra, në këtë rast “pena” nuk hyn në diskutim, nuk ka më peshë. Ty të shtyp forca e fjalës, e cila të krijon trysni në trurin tënd apo në një tru tjetër të sëmurë apo të pazhvilluar që ndoshta ka ngelur sa një bizele.

- Ai titull i përshtatet përshkrimit të një lufte, e cila ka lënë pas hi, varfëri dhe shkatërrim të gjithanshëm. Kurse sot në demokraci ka lindur drita e shpresës.

- Vërtet ?! Po më habit. Si ka mundësi që unë dhe shumica e shqiptarëve nuk e shohim këtë dritë të gjelbër?

- Më duket se më keqkuptuat.

- E keni gabim. Unë them dhe mbaj përgjegjësi morale për ato që dëgjova.

- Ç’është e vërteta, letërsia juaj më pëlqen, është shumëplanëshe, është një krijimtari bashkëkohore dhe tejet e “guximshme”, por e kisha fjalën për ese-të dhe publicistikën tuaj.

- Të lutem, më thoni se ku çalon ese-ja ime?! Çfarë nuk ka të vërtetë në atë që shkruaj apo kë paskam shkelur në kallo?!

- Konkretisht kam përshtypje jo të mirë për titullin “Kështu ka ndodhur”. Kur ta lexoj do të jap mendimet e mia rreth tematikës së zhvilluar.

- Atëherë po të jap një këshillë. Kurrë mos fol para kohe, pasi kur flet goja para mendjes, përherë gabon. Meqë ti je shka-

- Ç’mund të më thuash për lirinë e mediave?

- Unë mendoj se sot media është e lirë. Ka shumë televizione, shumë gazeta të shkruara dhe online. Me sa kam lexuar kam vënë re se gazetarët apo publicistët shprehin mendimet e tyre të lira.

- Zotëri, nëse mendimi i lirë do të shprehej përmes fjalës së lirë në media apo biseda gojore, nuk ishte nevoja që qysh në vitin 1644 Xhon Milton t’i drejtohej parlamentit anglez për lirinë e mediave, lirinë e mendimit dhe të fjalës. Jo më kot ai për këtë liri të domosdoshme, e cila i jep individit lirinë vetjake, botoi studimin psikologjik me titull “Aeropagjitika”. Kur lexon dhe fjalën e fundit në këtë libër psikologjik, kupton se për të fituar këtë të drejtë është e domosdoshme që secili të rrit besimin për të bërë gjënë e duhur vetëm për të qenë vetvetja. *Dëgjo se sa të vërteta dhe sa realitet pasqyron media.

- E vërteta nuk është vetëm të dëgjosh në TV, apo në faqen e parë të çdo gazete që në mëngjes sa hap sytë, se ndodhi ‘X’ apo ‘Y’ krim? E ke idenë se sa ndikim të keq dhe sa negativisht ndikon mendërisht dhe moralisht tek shikuesit, lexuesit apo dëgjuesit kur ditën e fillon me një kronikë të zezë?! Ty nuk të bën përshtypje një lajm i tillë makabër, sepse të është mësuar veshi apo syri me kronika të zeza që tregojnë se shqiptarët po hanë kokat e njëri-tjetrit. Më e keqja është se pa t’u dridhur buza, me vete thua: “Mirë t’u bëhet! Le të hanë kokat me njëri-tjetrin!” Flet pa llogaritur dhe mbi të gjitha harron se ata që vriten janë bija apo bij nënash. Çuditërisht një i pashpirt nuk pyet se si e vranë, pse e vranë, në ç’rrethana e vranë? Kurse unë them se kështu ka ndodhur.

Janë shpalosur në media ndonjëherë shkaqet e krimeve? Krimi jo vetëm në vendin tonë, po kudo në botë, nuk është spontan. Ka një origjinë, që vjen nga preteksti, shkaku si dhe nga mënyra e organizimit për kryerjen e operacionit kriminal. Preteksti është një ndodhi pa rëndësi që të çon te shkaku, i cili është jo vetëm i thellë, por dhe

KOHA Javore 16 KULTURË
Ese E ENJTE, 13 PRILL 2023
Vilhelme Vrana-Haxhiraj

të çon në marrjen e një vendimi ekstrem. Ndaj njeriu duhet të jetë i matur, i duhet të gjykojë dhe pas një arsyetimi të drejtë duhet ta mënjanojë krimin. Pasoja në këtë rast është fatale se identifikohet me vrasje, ose me hedhje në erë të një objekti. Jo vetëm që merr shumë jetë, por shkatërron ekonominë, prish qetësinë publike dhe sjell panik ndër banorët.

Një nga shkaqet e krimeve është emigracioni.

Krimi është shumë dimensional, siç është edhe liria. Krim nuk është vetëm kur vret me plumb, pra kur merr jetën e dikujt. Krim është kur mohon lirinë, të drejtat e dikujt apo të një komuniteti të tërë. Ose kur problemet shqetësuese të lënë pa gjumë. Pra, vrasja morale apo mendore në vetvete përbëjnë krim. Trajtimi i shtetasve në mënyrë të pabarabartë përsëri përbën një krim.

Shkak janë dhe pasojat që solli emigracioni. Në vitet e para pas rënies së Murit të Berlinit, shqiptarët shkëputën zinxhirët e skllavërisë dhe u turrën nëpër botë të etur për një jetë më të mirë. Shkaqet e emigrimit ishin: niveli ekonomik që ishte në zero, varfëria e skajshme, papunësia që kishte mbuluar vendin, mungesa e lirive dhe mosnjohja e kartës së të drejtave të njeriut, izolimi gjysmë shekullor dhe ndarja e shqiptarëve në dy klasa armike të betuara me njëra-tjetrën. Shumica e këtyre shkaqeve vazhdon edhe sot me hapa galopante.

Ndaj të rinjtë vazhdojnë të emigrojnë, pasi ndihen të huaj në atdheun e tyre. Kështu ka ndodhur që Shqipëria po shndërrohet në një azil të moshave të treta, jo vetëm me shqiptarë por edhe me të huaj. Përqindja më e madhe e emigrantëve u përshtat me jetën e vendit mikpritës. Ata janë integruar dhe secili jeton si çdo qytetar i botës së lirë. Kurse një pakice emigrantësh dembelë që nuk u pëlqen të punojnë, u gjendën në rrugë të madhe. Në këtë mënyrë u bënë pre e mafias botërore. Pikërisht këta njerëz me karakter të dobët, dembelë dhe pa dinjitet, endacakët e rrugëve të përbotshme i shndërruan në spaçatorë droge, në trafikantë droge, armësh dhe të mishit të bardhë. Kjo është industria e korrupsionit që pa shpenzime të mëdha sjellë fitime kolosale.

Babëzia, grykësia dhe egoja për pasuri, i çoi endacakët e rrugëve të botës drejt krimit. Fillimisht dukeshin si fenomene spontane, por po t’i analizosh e kishin një farë organizimi, të cilin mafiozët e rrisnin gradualisht shkallën e krimit.

Sot ligjin e bën rruga dhe krimi i organizuar ku përfshihen nga fermeri i prodhimit të narkotikëve deri në rangjet e larta

shtetërore në të dy anët e kufirit.Të lutem, më thuaj se nuk ka ndodhur kështu. - Mosdhënia e pronës pronarit legjitim, përbën krim kombëtar. Ligji 7501, ishte një reformë e dytë agrare që i ndau pronat e pronarëve legjitimë në mënyrë të barabartë. Këto prona padrejtësisht kanë përfunduar në duart e politikanëve, duke i lënë pronarët legjitimë me gishta në gojë. A nuk është e vërtetë kjo që po them? Ndryshimet në kushtetutë sipas oreksit të partisë në pushtet dhe moszbatimi rigoroz i ligjeve ka sjellë pabarazi, diferencime klasore si në diktaturën komuniste. Pa frikë them se gjithçka mund të jetë ky sistem, por kurrë nuk mund të quhet “demokraci”. Në Shqipëri sundon autokracia e një njeriu, të cilit i binden verbërisht një grusht njerëzish me interesa të njëjta korruptive, të cilat mbrojnë pronat marramendëse të zhvatura padrejtësisht.

Pushteti nuk është në gjendje të ruajë integritetin tokësor të Shqipërisë. Është krim ndaj kombit më të lashtë, ndaj të cilit ndiqet një politikë shkombëtarizuese, duke mohuar gjuhën, autoktoninë dhe traditat e bukura shqiptare.

Po humbet nocioni i familjes, e cila është baza e shoqërisë dhe e një shteti me themele të forta. Sot me paturpësi po reklamohet në media dhe po aprovohen martesat brenda të njëjtës gjini, kurse prindërit që janë të shenjtë, janë gjaku i gjakut të tyre. “Nënë” dhe “Baba” po zëvendësohen me prindin ‘1’ dhe ‘2’. Moscenimi i kufinjve tokësorë dhe detarë ka kaluar në një treg shitblerjeje apo dhurimi ndërshtetëror mes shteteve fqinje. “Ballkani i Hapur”, është regres në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar. Atë që nuk realizoi Tito dhe E. Hoxha më 1946, e realizoi Partia Socialiste në marrëveshje me Serbinë, duke iu bindur për interesa të ngushta të autokracisë, harroi gjenocidin shfarosës të shqiptarëve nëpër varre masive. Kështu Partia Socialiste e Shqipërisë, mohoi Kosovën e skllavëruar, të drobitur, të dhunuar dhe të sakatosur dhe paturpësisht i krijoi Serbisë vrastare mundësinë e daljes në det, e cila ka qenë shkak i dy luftrave botërore.

-Varfëria është ulur këmbëkryq në çdo vatër shqiptare. Shqipëria tejet e pasur, si mbi tokë ashtu edhe nën tokë, me shumë resurse (mundësi) shfrytëzuese për një nivel të lartë ekonomik, sot është vendi më i varfër në rajon dhe në botë. Shqiptarët në tokën e të parëve asgjë nuk kanë të tyrën. U ka ngelur vetëm ajri i ndotur nga mbeturinat toksike, se dhe bregu i detit është privatizuar nga hajnat.

-“Zotëri”, si ka mundësi që nuk të bëjnë

përshtypje diferencimet e pagave apo pensioneve të 90% të shqiptarëve që janë më të ultat në rajon?!

Çfarë do të thuash për shërbimin mjekësor që është “falas”, kur i sëmuri shumicën e barnave mjekësore i blen me atë pagën apo pensionin e papërfillshëm?

Pse nuk pyet se për ç’arsye tranzicioni në Shqipëri u plak, na zhgënjeu dhe na riktheu përsëri në neokomunizëm, një sistem i egër, shpërfillës ndaj shumicës, sepse “aristokratët e rinj” kanë jo vetëm pushtetin, por dhe janë shndërruar në milionerë e miliarderë? Nuk t’i vret sytë mafiozi, rrugaçi apo injoranti që të tund para syve diplomat, doktoraturat dhe pasaportën diplomatike që i ka marrë me katapultë, nga 9 vjeçarja kaloi menjëherë në deputet të parlamentit apo u bë ambasador?

Shpërfillja, denigrimi dhe zhgënjimi i të persekutuarëve me të cilët u tall politika, duke u hedhur për mëshirë nga një kockë për vite të tëra që po u zvarget në fyt sa t’u marrë frymën pak e nga pak.

Ne që gjasma na u premtua ndërtimi i shtetit demokratik, shteti i së drejtës, për fat të keq në vendin tonë zotëron drejtësia e padrejtësisë. Kemi 32 vite që jemi zhgënjyer, se dikur shpresonim në sistemin demokratik të tipit perëndimor, por në vendin tonë u vendos neokomunizmi.

Nuk kemi për çfarë të ankohemi më parë, për çmimet që kanë shkuar në stratosferë apo për fyerjen ndaj shqiptarëve duke na dhënë një lëmoshë 5.000 lekëshe?

A nuk është turp që sot në shek XXI, më 31.3.2023, nxënës të shkollave 9 vjeçare të Vlorës, pritën në pikun e diellit Ministren e Arsimit, znj. Evis Kushi për 5 orë (9-14), sikur po prisnin Zotin që t’u plotësonte dëshirat e tyre fëmirore?

Zotërinj politikanë dhe pushtetarë, është mëkat, antidemokratike dhe antikushtetuese të përdoren fëmijët për fushata zgjedhore të partisë në pushtet.

Si përfundim: Se çfarë titulli ka libri im me publicistikë, nuk i hyn në punë askujt. Më takon vetëm mua të vendos. Kjo ka të bëjë me privatësinë time që vjen nga liria ime vetjake. Të kesh fituar lirinë vetjake do të thotë që je vetvetja e nuk varesh dhe as ndikohesh nga askush. Nuk pyet askënd se ç’drejtim do t’i japësh jetës, ku dhe si do të jetosh. Ndaj nëse politika nuk do ta ndryshojë fytyrën dhe botkuptimin e saj të ngushtë, libri tjetër me ese dhe publicistikë do të titullohet “Siç po ndodh, kështu do të ndodhë!

Më vjen keq, më dhemb shpirti për vendin tim, por jam e bindur se do të vijë një ditë dhe do të thonë: “Na ishte njëherë Shqipëria!”

KOHA Javore 17 KULTURË
E ENJTE, 13 PRILL 2023

Anijet ulqinake dhe Kompania “Lloyd’s Register of Shipping”

Ulqinakët gjithmonë kanë qenë të njohur si detarë të shkathtë dhe ujq të vërtetë deti. Andaj me plot bindje e them se aktiviteti primar detar i ulqinakëve ka qenë lundrimi për qëllime tregtare, që e kanë zhvilluar me shumë sukses. Duke bërë hulumtime të ndryshme, gjithmonë mblidhja të dhëna të shkapërderdhura, gjysmake e nganjëherë edhe të dyshimta. Sferë e interesit tim gjithmonë ka qenë dokumentimi sa më i plotë i këtyre njerëzve si detarë, kapidana dhe lundërtarë të zotë ashtu siç edhe kanë qenë.

Të dhënat e pakta dhe të stërpërsëritura nga autorë të ndryshëm, por asnjëherë të mbledhura nëpër arkiva, më detyruan që të konsultoj edhe arkivin e regjistrave të anijeve që ishin siguruar në Kompaninë “Lloyd’s Register Shipping”, e që është një ndër shtëpitë më të vjetra të siguracionit.

Lloyd’s Register për më shumë se 260 vjet, ka siguruar që anijet, ekuipazhet dhe ngarkesat e tyre të jenë të sigurta për të shkuar në det. Arkivi dhe biblioteka

e kësaj kompanie ofron shumësi të pashembullt të dhënash dhe informatash në lidhje me zhvillimin e sigurisë detare sot e gjithë ditën. Siç u përmend më lart, që nga themelimi-260 vjetë më parë, kanë të dëshmuar çdo gjë në regjistrat voluminoz mijëra faqesh me të gjitha të dhënat e duhura për anijet, dimensionet, tonazhin, vitin e ndërtimit, kush dhe ku e ndërtoi, si dhe pronarin dhe portin e regjistrimit. Nga mali me të dhëna, dëshmitë e para për anijet ulqinake i gjejmë në librin prej 1.770 faqesh të vitit 1887. Gëzimi im ishte edhe më i madh kur dëshmia e shfaqur e anijes ulqinake kishte të bënte me emrin e një ani-

je të ndërtuar në kantierin e Ulqinit. Kemi të bëjmë me anijen Muradie të cilën e kishte ndërtuar mjeshtri ulqinak Jus. Omeri (Jusuf Omeri v.a.) në vitin 1875. Këtë anije e kishte ndërtuar për një blerës dalmat, andaj edhe emri i saj i parë kishte qenë Enrico, e që tani shfaqej me emrin Muradie dhe ishte pronë e Adem Agës, kurse porti i regjistrimit ishte Ulqini. Për anijendërtimtari gjej të dhënën tjetër. Kësaj radhe kemi të bëjmë me anijen Pervase Bachri e tipit brigantinë, që ishte ndërtuar në Ulqin në vitin 1868, por që emri i mjeshtrit mungonte. Kjo anije lundronte nën flamurin turk dhe ishte pronë e Ijet Efentis (Ajet Efendisë v.a.). Në vitin 1869 mjeshtri ulqinak Husein Omer kishte ndërtuar anijen me emër Pervasi Bahri e cila lundronte me flamurin turk dhe këtë e kishte porositur ulqinaku Mehmet Gjyli i cili jetonte në Shkodër. Porti i regjistrimit ishte Shëngjini. Në faqen 568 të këtij regjistri gjejmë të dhënat se me porosi të A. G. Çoba nga Shkodra mjeshtri ulqinak Husein Hommere (Husein Omeri v.a.) në vitin 1881 ndërton anijen Sciahini Baker, e cila lundronte nën flamurin turk dhe ishte e regjistruar në Portin e Shëngjinit. Pasi shfletova edhe dy faqe, nën numrin rendor 842 gjeta anijen me emër Sietunie, të ndërtuar nga mjeshtër Salihu me porosi të Casem Isuffi & Co dhe të regjistruar në Portin e Shëngjinit. Këto anije ishin me

KOHA Javore 18 KULTURË
E ENJTE, 13 PRILL 2023
Gazmend Çitaku

Kompania Shipping”

madhësi dhe tonazhe të ndryshme prej 120-280 tonësh, dhe për herë të parë gjejmë dëshmi me emra të anijeve dhe të ustallarëve ulqinakë që i kishin të evidentuara diku. Regjistri i Lloydit jepte informata të detajuara për anije nga e gjithë bota, andaj edhe gjetja dhe identifikimi i pronarëve apo ustallarëve ulqinakë të bënte që vëmendja të ishte në maksimum, prandaj edhe hulumtimi bëhej në disa drejtime. Kërkoja këto terme: Dulcigno, Scutari, Montenegro, Albania dhe Turkey. Me metodë krahasuese identifikoja ulqinakë që jetonin në Shkodër, siç hasa në Ibrahim Bilalin e Mehmet Gjylin, por edhe anije të regjistruara në Ulqin apo Shëngjin. Gëzimi im më i madh, siç e ceka më lart, ishte identifikimi i emrave të anijeve të ndërtuara nga ustallarët ulqinakë.

Nga i gjithë hulumtimi i vetëm një regjistri, pra këtij të vitit 1887 që ishte shumë voluminoz prej 1770 faqesh, arrita të identifikoj 18 të dhëna që kishin të bënin me Ulqinin, ku ulqinakët shfaqeshin ose si anijendërtues, ose si pronarë anijesh, apo Ulqini ishte port i regjistrimit. Në vazhdim po sjell të dhënat ashtu siç i gjeta edhe unë kronologjikisht në regjistrin e anijeve të siguruara në vitin 1887 në Lloyd (burimi https:// hec.lrfoundation.org.uk/archive-library/lloyds-register-of-ships-online).

Faqe 478 – Nr. rendor 2147, shfaqet anija Muradie (ex Enrico), 179t, dim. 87, 3x23, 3x h17, 1m, flamur Montenegro i ndërtuar në Dulcigno në vitin 1875 nga mjeshtri Jus. Omeri. Pronar Zoris Aci Adem Aga, Porti Dulcigno.

Faqe 520 - Nr. rendor 542, Pervase Bachri, WBg (brigantinë druri), flamuri turk, 188t, është ndërtuar në Dulcigno, 1868, pronar Ijet Efentis (Ajet Efendia v.a.), i regjistruar në Constantinople (Stamboll).

Faqe 520 - Nr. rendor 543, Pervasi Bahri, WBg (brigantinë druri), flamuri turk, 130t, dim. 68, 3x21, 3xh10, 2,

është ndërtuar në Dulcigno, në vitin 1869 mjeshtri Hussein Omer, pronar Mehmet Giuli & Co, i regjistruar në San Giovanni di Medua (Shëngjin).

Faqe 520 - Nr. rendor 544, Pervasi Bahrie (ex. Szeged) WBn (Brigg i shpejtë), flamuri Montenegro, 280t, dim. 95, 5x27, 9xh19, 4, ndërtuar në Fiume (Rijekë) më 1848. Pronar Mahir Mehmet Aga, i regjistruar në Portin Dulcigno.

Faqe 568 - Nr. rend 710, Sciahini Baker, WSr, flamur turk, 120 t, dim. 77, 1x22, 1xh13, 1, i ndërtuar në Dulcigno në vitin 1881 nga mjeshtri Husen Humere, pronë e A. G. Ciobba (Çoba Shkodër) i regjistruar në San Giovanni di Medua.

Faqe 570 - Nr. rendor 842, Seitunie, WBg (brigantinë), flamur turk, 120t, dim. 77, 1x22, 1xh13, 1, i ndërtuar në Dulcigno në vitin 1870, mjeshtër Salihi, pronë e Casem Isuffi & Co, i regjistruar në San Giovanni di Medua.

Faqe 570 - Nr. rendor 838, Seilani Bari, WBg (brigantinë), flamur Montenegro, 121t, dim. 71, 2x19, 7xh10, 9, i ndërtuar në Marnero në vitin 1870, pronë e Eten Razas & Co., i regjistruar në Dulcigno.

Faqe 1259 - Aslami, D., anija Bugeldi (ex Gregorius), Montenego, 390t, i regjistruar në Dulcigno.

Faqe 1349 - Ibrahim Bilali, Scutari, Albania, anija Buona Sorte, 125t.

Faqe 1380 - Mahir Mehemet Aga, Dulcigno, Albania, anija Pervesi Bahri, 280t.

Faqe 1387 - Mehmet Giuli & Co., Scutari, Albania, anija Pervasi Bahri, 130t.

Faqe 1423 - Razasi, Eten & Co., Dulcigno, Albania anija, Seilani Bari, 121t.

Faqe 1438 - Selim Alil Aga & Co., Dulcigno, Montenegro, anija Feizi Rabani, 155t.

Faqe 1438 - Selim Mambeg & Co., Dulcigno, Albania, anija Giuseppe, 148t.

Faqe 1438 - Selim, Veli & Co., Dulcigno, Albania, anija Buona Sorte, 125t.

Faqe 1453 - Suleiman, Dant & Co., Dulcigno, Albania, anija Maria Teresa, 130t.

Faqe 1453 - Suleiman Ahmet & Co., Dulcigno, Montenegro, anija Hairlie, 130t.

Faqe 1475 - Zakuli, Suleiman, & Co., Dulcigno, Montenegro, anija Fortu-

nato, 123t.

Faksimile nga “Lloyd’s Register of Shipping”, Universal register 1887, vol. 127, faqe 478, Nr. rendor 2147, anija Muradie (ex Enrico), 179t, dim.87 ,3x23, 3x h17, 1m, flamur Montenegro i ndërtuar në Dulcigno në vitin 1875 nga mjeshtri Jus. Omeri. Pronar Zoris Aci Adem Aga, Porti Dulcigno

Faksimile nga “Lloyd’s Register of Shipping”, Universal register 1887, vol. 127, faqe 1475, Zakuli, Suleiman, & Co., Dulcigno, Montenegro, anija Fortunato, 123t.

KOHA Javore 19 KULTURË
E ENJTE, 13 PRILL 2023

Dita e Pranverës –

Ndërsa Dr. Sazan Guri në një shkrim të tij shpjegon arsyen se pse u zgjodh Dita e Verës.

Pse u zgjodh Dita e Verës!? Le të kthehemi te Dita e Verës. Në Ditën e Verës (14 Mars sipas kalendarit pellazg), shqiptarët e riteve të ndryshme fetare shkonin herët në

ditë e tillë fillon me ditën e parë të marsit dhe mbaron deri në ditën e solcitit pranveror më 22 mars.

Dita e Pranverës me përgjegjësin e Muzeut të Ulqinit, Gazmend Kovaçi, kolegët dhe nxënësit në Shkollën fillore “Bedri Elezaga”, mars 2023

Si e shpjegoi Faik Konica Ditën e Verës?

Festa pagane ka ritualin e saj. Ritet janë trashëguar brez pas brezi ndoshta për 24 shekuj me radhë. Dikur dedikimet i kushtohen perëndisë Diane, sot ato praktikohen për një jete më të mirë të mbushur me gëzim, dashuri dhe begati. Me kalendarin Julian dita e verës festohet më 1 mars, kurse me kalendarin Gregorian më 14 mars. Faik Konica, shkrimtari ynë i ndjenjës, arriti të shpjegojë shpirtin e Ditës së Verës. Ai e përkufizonte kështu këtë festë: “Dita e Verës është dita në të cilën stërgjyshërit tanë, kur skish lindur Krishtërimi, kremtonin bashkë me romakët dhe grekët e vjetër perëndite e luleve, të shelgjeve. Kur shkrin dimri, kur qaset vera e buzëqeshur, e hollë dhe e gjatë si në pikture të Boticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga një barrë, shijon një qetësi, një lumturi të ëmbël. Në këtë gëzim stërgjyshërit tanë ndjenin një detyrë, t’u faleshin perëndive që sillnin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që e quajnë Dita e Verës...”. Sipas shkrimtarit, kjo është një festë e vjetër e rracës sonë. “Nuk i bëjnë dëm njeriu, sjellin gëzim të kulluar në shtëpi. Në një vend ku jeta e të vegjëlve është aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kane një rast të rrallë për t’u dëfryer. Për më te mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shije poetike, të hollë e të rrallë...”, shkruan Konica.

mëngjes në majat e larta të maleve të tyre për të përshëndetur lindjen e Diellit, i cili në antikitetin e largët adhurohej nga ilirët e pellazgët si Perëndia e tyre e lashtë. Po ashtu, dita e Shën Gjergjit (23 prill) kremtohej me panaire blegtorale nga shqiptarët e të gjitha riteve bashkarisht, jo si adhurim për Shën Gjergjin, por si kult që shënonte fillimin e “vitit veror”, më saktë shtegëtimin e bagëtive në kullotat malore. Edhe Shën Mitri (23 tetor) kremtohej, jo si adhurim fetar për Shën Dhimitrin, por si kult për fillimin e “vitit dimëror”, më saktë shtegtimin ose kthimin e tufave nga kullotat verore në ato dimërore (në veri). I vetmi popull që e kremton me të njëjtin emër si at’herë, pra, stina me emër – vera, është thirrur para se romakët të thërisnin stinën e pranverës “prima vera”, sepse fjala “prima” vjen prap nga “prin” e shqipes dhe vera, tipikisht nga fjala verë për stinë të shqipes, sepse ata i thonë “estate” kësaj stine. Edhe kjo fjalë latine vjen nga shqipja hyjnore që i thonë është thatë. Kështu që Dita e Verës është dita më e lashtë e motmotit shqiptar. Kjo festë e cilësuar më 14 mars, si

1 marsi simbolizon ditën e parë të vitit sipas llogaritjeve astronomike të pellazgëve, apo njerëzve parahënor ose pasatlantik, siç i quante Naimi. Shikoni se sa me kuptim është zgjedhur ky muaj dhe kjo ditë si kryedita e vitit. Pikërisht, në këtë muaj e këto ditë para 14 marsit:

• fillon zgjimi i farërave të hedhura në shkurt;

• fillon zgjimi nga përgjumja letargjike e kafshëve të dimrit;

• fillon ndërrimi i gjakut të njerëzve nga njëfarë mpiksje e muajve të kallnurit apo dimnit (dimën-ditë të mënuara-ditë të mërzitura);

• java e parë e marsit fillon me përgatitjet si psh: në mëngjeset e këtyre ditëve, njerëzit dhe kafshët e shtëpisë qëlloheshin e rriheshin me degë qershije apo me degë thane për të ripërtëritur trupin, pra që gjaku ta dalë nga gjendja e të qenurit paksa viskoz që njeriut i duhet për të përballuar dimrin;

• fëmijëve u lidhej në krahë apo në dorë peri i marsit apo verorja, apo një tringjyrëshe për t’i mbrojtur nga sëmundjet e diellit, pra, për t’i kujtu-

KOHA Javore 20 MOZAIK
E ENJTE, 13 PRILL 2023
Luljeta Avdiu-Cura

Verës

ar atyre (në rolin e doktorit natyrë) se tashmë e tutje të kenë kujdes diellin; • këto ditë trupi lahej, duke nxjerrë yndyrnat dhe helmet e veta, ndaj dhe viheshin veroret, të cilat simbolizonin kësisoj pastërtinë dhe shëndetin.

Kur flasim për pranverën nuk mund të lëmë pa përmendur manifestimin ”Pranvera në Anë të Malit”, i cili organizohet vite me radhë në Shasin antik nga shoqata “Ora”. Shoqata “Ora” është bartëse e ruajtjes së trashëgimisë kulturore të vendit tonë. Në këtë synim shoqata organizon edhe festën e pranverës të titulluar “Pranvera në Anë të Malit”. Aktiviteti popullor “Pranvera në Anë të Malit”, është manifestim popullor i cili vë theksin te rëndësia e natyrës dhe stinës së pranverës kur e gjithë shoqëria fillon aktivitetin me kulturat bujqësore, ndejat në kopshtet e shtëpive dhe fillimin e kohës së përshtatshme për lundrim. Natyra është pjesë e jetës së njeriut dhe shtëpia e përbashkët që kemi. Po kështu në traditën ilire ishte festë, sepse me kalendarin e lashtë shqiptar me pranverën fillon viti i ri bujqësor dhe diellor. Për këtë traditë dhe në frymën e konceptit bashkëkohor të rëndësisë që ka ekositemi dhe natyra, është vendosur që edhe aktiviteti kryesor i Shoqatës “Ora” të emërtohet “Pranvera në Anë të Malit “, që organizohet në muajin maj, ku tradita vendase dhe kalendari tradicional ka festën bujqësore meqenëse

klima hyn në temperaturat plotësisht të përshtatshme për kultivimin e kulturave bujqësore dhe lundrim të rehatshëm në Lumin Buna, Liqenin e Shasit, të Shkodrës e në det.

GLOSA LILIAE

Gjithandej era laurë Simes dashuri Laurë

Shtrihet si në imagjinatë muresh këndeve dhe shtyllave gurësh

Shtëpive që me xhelozi u bën roje-nate Aromë subtropikale e gjireve dalmate

Aty ku Odiseu, si Titus Livius, Përshkruante gjithnjë të larmishmin habitus

Dashurinë, ishujt dhe të qiellit ndritësi Hijet blu nga të cilat egërsi

Zakaria ilire greqia semite Larg misterioze si kozarët, barishte

Dhe na vjen gjithandej aromë lauri Dendur dhe butë si lumë qumështi

Laurus nobili shndrinë, nobilis nobili, Natë fisnike, mbinë. Oj, bimë!

Danillo KISH

Shqipëroi: A. S.

Aktiviteti i mbajtur në oborr të shkollës përfundoi me mbjelljen e Laurit apo Dafinës, e njohur ndryshe edhe si pema e lavdisë

KOHA Javore 21 MOZAIK –
E ENJTE, 13 PRILL 2023
Ilustrim nga Agron Ujkashi

Rrugë e gjatë deri tek ura në Bunë

Nga ana shqiptare, lumi është përfshirë në listën Ramsar të ujërave me rëndësi ndërkombëtare. Plani për përfshirjen e Bunës në këtë listë edhe nga ana malazeze, nuk është realizuar. Sipas aktivistes për mbrojtjen e mjedisit nga Ulqini, Zenepa Lika, plani i dy shteteve tregon një “rend të kundërt hapash për ndërtimin e kësaj ure”

e Lirë.

Mali i Zi dhe Shqipëria do të shpenzojnë rreth 20 milionë euro për t’i lidhur brigjet e dy qendrave bregdetare - Ulqinit dhe Velipojës - me një urë në lumin Buna.

Plani është që në shtratin e Bunës, jo larg derdhjes së saj në Detin Adriatik, të vendosen shtylla mbajtëse prej betoni për urën 310 metra ta gjatë. Por, ndërtimi i paralajmëruar po përcillet me shumë të panjohura nga ana malazeze. Ndër to janë: cilësia e terrenit ku do të ndërtohet, mungesa e planit hapësinor dhe ndikimi në llojet e peshqve të rrezikuar.

Nga ana shqiptare, lumi është përfshirë në listën Ramsar të ujërave me rëndësi ndërkombëtare. Plani për përfshirjen e Bunës në këtë listë edhe nga ana malazeze, nuk është realizuar.

Sipas aktivistes për mbrojtjen e mjedisit nga Ulqini, Zenepa Lika, plani i dy shteteve tregon një “rend të kundërt hapash për ndërtimin e kësaj ure”.

“Pala shqiptare e ka injoruar përfshirjen e një zone të njohur ndërkombëtarisht. Është jo më pak për të ardhur keq që pala malazeze nuk e ka marrë parasysh ndikimin negativ në vlerat natyrore të kësaj zone vërtet unike”, thotë Lika për Radion Evropa

Në vitin 1991, Mali i Zi është shpallur vend ekologjik. Ky përcaktim është përfshirë edhe në Kushtetutën e vendit.

Përafrimi i qyteteve Marrëveshja për ndërtimin e urës është nënshkruar më 27 shkurt në Podgoricë nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, pas një mbledhjeje të përbashkët të dy qeverive.

Në atë kohë është thënë se ura do ta shkurtojë distancën midis Ulqinit dhe Velipojës nga 70 kilometra, sa është aktualisht, në vetëm disa kilometra.

Të dyja shtetet, po ashtu, do t’i ndajnë kostot e ndërtimit prej rreth 20 milionë eurosh, që do të thotë 11 milionë euro më shumë sesa që është paralajmëruar fillimisht, në qershor të vitit 2022.

“Është pak më shtrenjtë se hera e parë, por nuk është asgjë spektakolare. Nëse ndahet përgjysmë, nuk është vërtet shumë”, ka thënë Abazoviq në një konferencë me Ramën në fund të shkurtit.

Kryeministri shqiptar ka thënë se vendi i tij ka paguar për idenë e projektit, ndërsa ndërtimi do të mbulohet bashkërisht.

“Pagat janë më të larta në Mal të

KOHA Javore 22
REL E ENJTE, 13 PRILL 2023
KULTURË
Millosh Rudoviq

Zi, andaj nuk është e mundur që Shqipëria ta paguajë urën, nëse tashmë e ka paguar idenë e projektit”, ka thënë Rama. Sipas paralajmërimeve, ura duhet të përfundojë në gusht të vitit të ardhshëm.

“Nuk e di se çka mund të jetë më efektive dhe më e lirë se kaq”, ka thënë Abazoviq.

Tara e shkatërruar si një paralajmërim

Përmes marrëveshjes, të dyja shtetet e kanë marrë përsipër t’i përshpejtojnë dhe lehtësojnë procedurat për miratimin e lejeve të përshtatshme dhe përmbushjen e detyrimeve mjedisore.

Nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në Mal të Zi thonë për Radion Evropa e Lirë se, për ndërtimin e urës, është e nevojshme që të përgatitet një raport i vlerësimit të ndikimit në mjedis.

Në pyetjen nëse tashmë kanë marrë dokumente të caktuara që kanë të bëjnë me urën, nga Agjencia thonë se “të tillat nuk janë dorëzuar deri më tani”.

Përvoja e ndërtimit të urave në autostrada tregon se Mali i Zi nuk ka mekanizma të zhvilluar për monitorimin dhe ndjekjen e ndërtimit të projekteve të tilla.

Edhe pse ekologët malazezë kanë thënë se lumi Tara është shkatërruar gjatë ndërtimit të një autostrade mbi gjashtë kilometra të gjatë, kompania kineze “China Road and Bridge Corporation (CRBC)”, që ka qenë

Ura do të vendoset mbi bifurkacionin e lumit Buna në dy degë që formojnë resortin ekskluziv turistik të Adës në Mal të Zi, ku tashmë ka probleme me erozionin e plazhit. Ky erozion mund të ketë një lloj ndikimi në stabilitetin e urës së ardhshme për shkak të distancës relative, thotë eksperti i kësaj fushe, profesori në pension, Sava Petkoviq

kontraktore, ka ofruar të rehabilitojë vetëm gjysmë kilometri.

“Edhe nëse kemi bërë monitorimin, faktori njerëzor është hallka jonë e dobët, sepse ne, thjesht, nuk i shohim vlerat natyrore si një burim që duhet ta ruajmë, por i shikojmë vetëm nga prizmi i fitimit”, thotë Lika. Pikërisht për shkak të mekanizmave të pazhvilluara të monitorimit dhe planifikimit, ndërtimi paraqet shqetësim për lumin Buna, thotë drejtoresha ekzekutive e Organizatës Joqeveritare “Green Home”, Azra Vukoviq. “Sidomos për shkak se është një zonë që ka rëndësi të shumëfishtë, si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar”, thotë Vukoviq.

Lumi Buna është një korridor për migrimin e llojeve të rralla dhe të rrezikuara të peshqve nga deti në liqenin e Shkodrës. Midis tyre është edhe ngjala evropiane, e cila ka statusin e një specieje shumë të rrezikuar.

Problemet ekologjike të krijuara më parë, të tilla si prania e mbeturinave dhe ujërave të zeza, zënia e habitateve nga ndërtimi i ndërtesave në brigjet e Bunës apo erozioni i tokës, i kanë vënë nën kërcënim speciet shtazore.

Vukoviq thotë për Radion Evropa e Lirë se ndërtimi i urës mund të paraqesë presion shtesë mbi këtë ekosistem të ndjeshëm.

“Sidomos nëse gjatë planifikimit dhe realizimit të punimeve nuk merren parasysh të gjitha masat për uljen e ndikimit në mjedis”, thotë ajo.

Ekzaminim i tokës në Adë

Ura do të vendoset mbi bifurkacionin e lumit Buna në dy degë që formojnë resortin ekskluziv turistik të Adës në Mal të Zi, ku tashmë ka probleme me erozionin e plazhit.

Ky erozion mund të ketë një lloj ndikimi në stabilitetin e urës së ardhshme për shkak të distancës relative, thotë eksperti i kësaj fushe, profesori në

pension, Sava Petkoviq.

Megjithatë, ai shton se ura e ardhshme do të ndërtohet në dy shtylla në shtratin e lumit, i cili përbëhet nga depozitime të trasha rëre.

“Andaj, stabiliteti i urës mund të kërcënohet nga erozioni lokal rreth shtyllave të urës”, thotë Petkoviq për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, këtë duhet ta tregojnë analizat e erozionit rreth shtyllave të urës.

“Nuk kemi marrë informacione se është bërë ndonjë hulumtim”, thotë Ksenija Vukmanoviq, udhëheqëse e ekipit për zhvillimin e Planit Hapësinor Urban në Ulqin.

“E kam kërkuar dokumentacionin nga Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, por deri më tani nuk kam marrë asgjë”, thotë ajo.

Ministria e Ekologjisë nuk u është përgjigjur pyetjeve të REL-it për këtë temë.

Peshkatarët të shqetësuar, qytetarët të kënaqur

Plazhet ranore të Ulqinit dhe Velipojës janë së bashku më shumë se 30 kilometra të gjata.

Duke folur për to, kryeministri i Malit të Zi ka thënë se ndërtimi i urës mund të jetë një arsye për investime të mëdha nga ana e Ulqinit.

“Pse dikush të mos mendojë se pas 10 apo 15 vjetësh, në atë zonë do të ketë një ‘Antali’”, ka thënë Abazoviq. Entuziazmin e tij nuk e ndajnë disa peshkatarë ulqinakë.

“Ata nuk janë të kënaqur me idenë e ndërtimit të një ure, sepse mendojnë se kjo do të ndikojë në stokun e peshkut”, thotë Lika.

Sipas saj, ulqinakët nuk e kuptojnë mjaftueshëm se si do të ndikojë ndërtimi i urës në natyrë, sepse janë të etur për investime infrastrukturore, që, siç thotë, kanë munguar në këtë qytet në 30 vjetët e fundit.

Përgatiti: Valona Tela

KOHA Javore 23
E ENJTE, 13 PRILL 2023
“ KULTURË

Në Ulqin u organizua takimi me arkeologun e njohur Prof. Dr. Neritan Ceka

Kërkimet arkeologjike, ndihmesë e madhe për studimet e historisë së

Shqipërisë

“Në qoftë se ne nuk do të kishim bërë kërkimet arkeologjike, historia e lashtë e Shqipërisë do të ishte çereku ose më pak i kësaj që kemi. Pra, ne e kemi plotësuar atë që i mungon historisë së

Shqipërisë te burimet e shkruara, duke përfshirë edhe aspektet politike”, ka thënë arkeologu Ceka

Ulqin – Arkeologu i njohur Prof. Dr. Neritan Ceka ka vlerësuar se kërkimet arkeologjike i kanë ndihmuar shumë studimet për historinë e Shqipërisë, sidomos për antikitetin, pa të cilat ne sot nuk do të dinim shumë për ilirët. “Në qoftë se ne nuk do të kishim bërë kërkimet arkeologjike, historia e lashtë e Shqipërisë do të ishte çer-

eku ose më pak i kësaj që kemi. Pra, ne e kemi plotësuar atë që i mungon historisë së Shqipërisë te burimet e shkruara, duke përfshirë edhe aspektet politike”, ka thënë ai në takimin e zhvilluar në Librarinë “Ulqini”. Sipas tij, kërkimet arkeologjike u kanë dhënë mësim edhe studiuesve të huaj.

“Pra, jo vetëm që kemi krijuar një shkollë arkeologjie, që është shkollë historike e interpretimit, por e kemi bërë këtë edhe pjesë të komunitetit ndërkombëtar të studiuesve”, ka theksuar arkeologu Ceka, që njëherazi është kryetar i Komisionit të përhershëm të Historisë dhe Arkeologjisë pranë Akademisë së Shken-

KOHA Javore 24 KULTURË
E ENJTE, 13 PRILL 2023

cave të Shqipërisë.

Në bisedë me arkeologun Anton Lulgjuraj, arkeologu i njohur shqiptar ka folur për ngjashmëritë dhe ndryshimet e procesit të urbanizimit në zonat e ndryshme të Shqipërisë, fortifikimet në pjesët urbane dhe fshatare etj.

Ceka ka thënë se në aspektin kohor zhvillimi urban në trevat shqiptare është zhvilluar pothuajse në të njëjtën kohë dhe nuk ka diferencë të madhe.

“Kemi një shtrirje të procesit të urbanizimit në të gjithë bregdetin. Pra, veçoritë janë të njëjta, por ndryshon intensiteti”, është shprehur ai. Lidhur me dallimet që ekzistojnë në fortifikimet e pjesëve urbane në krahasim me ato të fshatrave, arkeologu Ceka ka thënë se kjo ka ndodhur sidomos në periudhën e Gentit, i cili ka vepruar në këto treva. Ai nuk kishte ndërmend të luftonte kundër romakëve, por pasi që bëri aleancë me Perseun në vitin 169 p.e.s. kundër Romës, filloi menjëherë përgatitjet për luftë.

“Dhe i fortifikon të gjitha territoret, por nuk ka kohë për të bërë punime të mirëfillta. Ose përdor fortifikatat e vjetra... Këtë ka bërë në disa zona ku ka përdorur teknikën e vjetër për të krijuar pika kontrolli ushtarak, jo qytete të mirëfillta. Ky është ndryshimi”, ka theksuar ai. Arkeologu shqiptar ka thënë se ne nuk e njohim mirë territorin fshatar

antik, jo vetëm në këtë trevë por edhe në vende të tjera, dhe se nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, sepse qyteti pa fshat nuk ekziston. Duke iu përgjigjur pyetjeve të publikut të pranishëm, ai ka thënë se pjesa veriore e Shqipërisë nuk ka pësuar fatkeqësinë e jugut të Shqipërisë, ku romakët dogjën rreth 70 vendbanime, për arsye të ndryshme.

“Kjo ka disa arsye, duke përfshirë edhe arsyet emocionale. Një nga mendimet është se romakët e bënë këtë, morën hakun Pirros... Dhe kujtesa historike luan rolin e vet. Ishte një hakmarrje. Ndonëse ishte pas njëqind vitesh, prapëseprapë ka vlerën e saj”, është shprehur Ceka. Sipas tij, arsyeja e dytë ishte sepse jugu ishte më i pasur dhe kishte hyrë më përpara në ekonominë e tregut. Arkeologu ka thënë më tej se pushtimi i pjesës së veriut të Ilirisë ka qenë lufta më e gjatë që ka bërë Roma, sepse pushtimin e plotë të kësaj pjese e realizoi vetëm Augusti. Në ligjëratën me temë “Trevat shqiptare në Malin e Zi nga konteksti historik dhe arkeologjik” Ceka ka bërë një paraqitje të hartës arkeologjike të Ulqinit dhe të disa qyteteve të tjera të Adriatikut, ka folur për Ulqinin në lashtësi dhe qytetërimin ilir në trevën e Ulqinit etj.

Takimi është organizuar nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, më 3 prill 2023. i. k.

Austro-hungarezët, themeluesit e arkeologjisë ballkanike

Arkeologu i njohur Neritan Ceka ka thënë se themeluesit e arkeologjisë ballkanike në kuptimin e vërtetë të fjalës janë austro-hungarezët.

Sipas tij, Perandoria Austro-Hungareze ishte një perandori e bazuar te kultura klasike: muzika, artet, filozofia etj.

“Dhe kjo e shpjegon që dolën personalitete të jashtëzakonshme edhe të arkeologjisë dhe që hapën pastaj rrugën e arkeologjisë edhe në Shqipëri. Prashniker ishte i kësaj shkolle dhe kur lexon Prashnikerin kupton që është arkeologjia historike, nuk merret vetëm me dimensionet, por bën interpretimin historik dhe është i pari që përmend termin qytet ilir”, ka nënvizuar arkeologu.

Ceka ka thënë se kur austriakët pushtuan Shqipërinë, krijuan një batalion shkencor, në mesin e të cilëve kishte edhe arkeologë, njëri prej të cilëve ishte Prashniker, i cili ka bërë gërmime arkeologjike në Apolloni dhe Bylis. Një pjesë e objekteve arkeologjike të gjetura në këto lokalitete arkeologjike, nuk dihet se ku kanë përfunduar. Megjithëse ka thënë se në Shqipëri është gërmuar diku vetëm rreth tre për qind e pasurisë arkeologjike, kjo ka vlerë sepse “nga një pjesë e gjetjeve mund të rindërtojmë pak nga pak të paktën skeletin e historisë”.

KOHA Javore 25 KULTURË
E ENJTE, 13 PRILL 2023

Redaksia në gjuhën shqipe e Radios së Malit të Zi i bashkëngjitet emisionit “Pa Kufij” që realizohet

Emision me vlerë të

Podgoricë – Redaksia në gjuhën shqipe e Radios së Malit të Zi para pak javësh u bë pjesë e rrjetit kombëtar të mediave publike të rajonit në gjuhën shqipe: Radio Tiranës, Radio Prishtinës dhe Radio Shkupit. Emisioni i emërtuar “Pa Kufij”, është një projekt që vite me radhë realizohet nga këto tri shtëpi mediatike, ndërsa së fundi pjesë e këtij projekti u bë edhe Radio e Malit të Zi, përkatësisht Redaksia në gjuhën shqipe.

Në lidhje me jetësimin e projektit në fjalë, në prononcimin për gazetën “Koha Javore”, redaktori i Programit për pakica në Radio Televizionin e Malit të Zi, Senad Gilaj, shprehet se

kjo ide dhe ky synim i kësaj redaksie ishin të kahmotshëm.

“Por, për shkak të “dembelizmit” tonë dhe të mos punimin në këtë drejtim të ish menaxhmentit të Radios së Malit të Zi, kjo gjë u shty për vite. Më në fund, me një angazhim si të Redaksisë në gjuhën shqipe, dhe të menaxhmentit të ri të RTMZ-së, u realizua edhe ky pikësynim yni. Falë punës së anëtarëve të redaksisë sonë dhe të drejtorisë se re, me takime të cilat i zhvilluam kohëve të fundit arritëm që të bëhemi edhe ne pjesë e trungut kombëtar mediatik”, shprehet Gilaj.

Ai shton se emisioni në fjalë është nga tri mediat publike të Shqipërisë,

Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, e më në fund edhe të Malit të Zi. “Emisioni “Pa Kufij” është një formë e bashkëpunimit të radiove të tri qendrave kombëtare, e tani edhe të redaksisë sonë i cili realizohet tash disa vite dhe ishte edhe dëshira jonë që t’i bashkohemi. Kjo u arrit para dy javësh kur e realizuam lidhjen e parë edhe pse me vështirësi teknike, por arritëm disi të përfshiheshim edhe ne”, tregon Gilaj.

Për të, emisioni ka një vlerë të jashtëzakonshme jo vetëm për t’u bërë pjesë e këtij projekti, por siç tha, që të marrin një përvojë më të mirë nga kolegët e tyre nga radiot kombëtare ku trajtohen tema të

KOHA Javore 26 KULTURË
E ENJTE, 13 PRILL 2023

realizohet nga Radio Tirana, Radio Shkupi dhe Radio Prishtina

jashtëzakonshme

ndryshme sociale, shoqërore e politike me rëndësi për rajonin dhe për shqiptarët në përgjithësi.

“Dobia më e madhe është se ne tani na duket se kemi një afrim me radiot kombëtare shqiptare në rajon. Emisioni “Pa Kufij” moderohet aktualisht nga tre kolegët tanë, Jaho Margjeka nga Radio Tirana, Mirvete Uka nga Radio Prishtina dhe Memedali

Jusufi nga Radio Shkupi. Ne kemi si ide që në këtë të përfshihet e gjithë redaksia jonë, sepse ne ende nuk kemi mundësi teknike që të kyçemi drejtpërdrejt, por kemi premtime se shumë shpejt do të kemi edhe ne një mundësi të studios së veçantë, ku do të mund të realizojmë emision

të barabartë me kolegët tanë. Kjo falë edhe projektit të cilin jemi duke e realizuar, aktualisht si pilot projekt, atë të radios online në gjuhën shqipe të Radios së Malit të Zi, me tendencë që nesër të jetë edhe program i veçantë në kuadër të Radios së Malit të Zi”, thotë Gilaj. Sipas tij, më meritorët për realizimin e përfshirjes emisionin “Pa Kufij”, janë ish-drejtoresha e Radio Kosovës, Flora Durmishi dhe drejtoresha e Radio Shkupit, Ajtene Mehmeti të cilat, siç theksoi Gilaj, kanë ofruar të gjitha mundësitë që edhe këta të bëhen pjesë e tyre pa kushtëzime.

“Por më duhet këtu të përmend, pa

modesti, edhe drejtorin e përgjithshëm të RTMZ-së, Boris Raoniq i cili që në fillim kur e paraqita këtë ide na e dha mundësinë e “dyerve të hapura”, gjë që nuk na kishte ndodhur më parë”, shprehet ai. Redaktori i Programit për pakica në Radio Televizionin e Malit të Zi, Senad Gilaj tregon se emisioni “Pa Kufij” realizohet çdo të enjte, me tema të ndryshme, të rëndësishme dhe me interes për shqiptarët në rajon, si ato të natyrës ekonomike, kulturore, sociale dhe politike. Ky emision mund të ndiqet në Radio Tirana në FM 99,5 MHz, ndërsa në internet në linkun: https://radio.rtsh. al/.

KOHA Javore 27 KULTURË të
E ENJTE, 13 PRILL 2023
t. u.

Besimtarët të përpiqen ta ndryshojnë veten në këtë muaj

Koha Javore: Imam, besimtarët e konfesionit islam ndodhen në Muajin e Ramazanit, a mund të na tregoni se çfarë rëndësie ka ky muaj i bekuar për besimtarët?

Imam Xh. Arifaj: Muaji i Ramazanit është muaji i bekuar për myslimanët. Agjërimi i muajit të bekuar ka një qëllim të caktuar. Por, qëllimi kryesor është që njeriu t’i kthehet vetvetes, sepse njeriu gjatë vitit nganjëherë tepron në disa gjëra për shkak të mungesës së kohës, apo angazhimeve profesionale, dhe në këtë kohë Ramazani ai t’i kthehet vetvetes. Pra, pikërisht Zoti ka dashtë me zgjedhë se njeriut i duhet pak rehati edhe për shpirtin, dhe ajo shpirtërorja është pikërisht Muaji i Ramazanit, sepse njeriu i kthehet vetes, përpiqet maksimalisht që të largojë obligimet tjera, që t’i përkushtohet shpirtit të tij e jetës në raport me Zotin. Dhe kjo është devotshmëria që njeriun e bënë të mirë, respektues ndaj vetvetes, por njëkohësisht, këtë devotshmëri e reflekton edhe tek njerëzit tjerë, sepse tregon se me të vërtetë ky muaj i bekuar ka ndikuar pozitivisht në shpirtin e zemrën e tij në raport me Zotin, me vetveten dhe me të tjerët.

Koha Javore: Në këtë muaj besimtarët agjërojnë, abstenojnë nga pijet, ushqimi dhe nga veset negative. Çfarë do të thotë të agjerosh në këtë muaj? Imam Xh. Arifaj: Baza kryesore e agjërimit është që njeriu të abstenojë nga pijet, ushqimi dhe nga kontaktet bashkëshortore. Por, paralel me këtë, duhet të largohet edhe nga veset negative, sepse besoj se në qoftë se njeriu për një muaj largohet nga këto vese negative, kjo do të ndikojë pozitivisht dhe do të reflektojë edhe pas këtij muaji, si diçka që e ka praktikuar për një muaj dhe sigurisht kjo do t’i shërbejë edhe më gjatë dhe pozitivisht në jetën e tij. Mirëpo, agjërimi nuk do të thotë vetëm këto që i lartpërmendëm. Njeriu në qoftë se do që t’i pranohen veprat te Zoti, duhet të agjërojë edhe me shqisa të të parit, që shikimin të mos e hedh në gjëra të ndaluara, apo që e hidhërojnë Zotin. Të agjërojë me shqisa të dëgjimit, që të mos dëgjojë gjëra që janë negative e të cilat e shqetësojnë shpirtin dhe zemrën, por që as Zoti nuk është i kënaqur me to. Agjërimi verbal, duke ruajtur fjalorin e vetë, por edhe me njerëzit. Pra, të gjitha këto urdhëresa,

ndalesa dhe veprime, në fund janë të barabarta me Zotin. Agjërimi me gjymtyrët e trupit, me duar dhe këmbë, që të mos veprojë gjëra të cilat Zoti i ka ndaluar. Zoti ka për qëllim që njeriun ta bëjë të devotshëm dhe i tillë bëhet kur ai me të gjithë qenien e tij e ruan veten në raport me Zotin dhe me të tjerët.

Koha Javore: Nata e Kadrit është nata më e madhe e më e shenjtë jo vetëm gjatë Muajit të Ramazanit, por e gjithë vitit. Kur bie sivjet Nata e Kadrit dhe cilat janë vlerat e kësaj nate?

Imam Xh. Arifaj: Në fenë islame nuk kemi natë më të vlefshme se Natën e Kadrit. Këtë vit dijetarët pretendojnë se më së afërmi është nata e 27-të e muajit të bekuar, edhe pse nuk e kemi me Kuran dhe me thënie profetike të definuar këtë natë. Këtë vit nata e 27-të e muajit të bekuar bie më 17 prill. Kjo natë e ka vlerën e vet aq sa i madhi Zot në Kuranin famëlart flet, dhe një kaptinë të Kuranit e ka emërtuar me emrin, El Kader ose Caktim. Pra, Nata e Kadrit është nata e caktimit. Zoti i cakton rrisqet, mirësitë, begatitë dhe ngjarjet që të ndodhin brenda një viti

KOHA Javore 28 INTERVISTË
E ENJTE, 13 PRILL 2023
Intervistë me imamin e Xhamisë së Mileshit (Tuz), Xhevahir Arifaj

për çdo njeri. Pra, ajo çfarë caktohet këtë natë, deri vitin që vjen të të njëjtës natë, nuk mund të ndryshohet, përveç ajo çfarë do Zoti. Dhe për këtë arsye kjo natë e ka marrë emrin Nata e Kadrit apo e caktimit. Zoti për këtë natë thotë se është e vlefshme për adhurim sa njëmijë muaj adhurim, që do të thotë afërsisht sa 83 vjet e katër muaj jetë. Pra, kush e ka fatin ta kalojë këtë pjesë nate në adhurim, ka fituar shpërblim te i madhi Zot sa një moshë të tij të tërë të kësaj bote. Besimtarët, ata që e kuptojnë vlerën e kësaj nate, mundohen në veçanti tekun e dhjetë netëve të fundit të muajit të bekuar, ta shfrytëzojnë në adhurim, duke qenë të bindur se në qoftë se vazhdojnë për çdo natë tekun e këtyre dhjetë netëve të fundit, do t’ia qëllojnë.

Koha Javore: Cilat janë obligimet që besimtarët duhet t’i përmbushin në këtë muaj?

Imam Xh. Arifaj: Obligimi i parë për çdo besimtar që është me moshë të rritur, i shëndetshëm psiqikisht dhe fizikisht dhe që nuk është në udhëtim, është agjërimi. Besimtarët krahas agjërimit kanë edhe obligime të tjera nga Zoti. Ato prej Zotit janë falja e pesë kohëve brenda ditës. Nëse ka pasuri që arrit nisabin ose atë shumën e caktuar që obligohet për ndarjen e lëmoshës, ajo në ar nuk ndryshon, është afërisht 85 gramë ar. Vitin e kaluar nisabi ka qenë 5 mijë e 250 euro, dhe në qoftë se e arrin dhe e kalon këtë shumë të caktuar, ne jemi të obliguar të shpërndajmë një pjesë të pasurisë në shumën 2.5 përqind që t’u jepet të varfërve,

skamnorëve, jetimëve dhe atyre që kanë nevoja të ndryshme, dhe këtë më së miri është që ta bëjnë në Muajin e bekuar të Ramazanit. Ne si besimtarë, në fund të Muajit të Ramazanit e kemi edhe sadekajfitrin, lëmoshën që jep çdo mysliman dhe myslimane për vete dhe familjarë të vet, e cila është pastrim për agjëruesit. Kjo lëmoshë zakonisht viteve të tjera ka qenë katër euro për person, që jepet nga çdo njeri që ka mundësi, kurse ata që nuk kanë mundësi, i pranojnë ato.

Ajo që besimtarët duhet të tentojnë gjatë këtij muaji në mënyrë që ta përmbushin me të vërtetë atë çfarë kërkon Zoti, është që të përpiqen ta ndryshojnë vetveten.

Koha Javore: Gjatë këtij muaji janë dy vaktet kryesore të të ushqyerit, iftari dhe syfyri? Na tregoni se çfarë konsumohet gjatë këtyre vakteve?

Imam Xh. Arifaj: Sa i përket iftarit, aty fillon pirja dhe ngrënia e ditës që ke agjëruar, dhe agjërimi zgjat nga fillimi i mëngjesit të agimit të hershem e deri në perëndim të diellit. Sipas traditës së Profetit, kur ka filluar prishja e agjërimit ose iftari, ai ka përdorur hurmat. Traditë është tri hurma. Në qoftë se nuk ke hurma atëherë fillon me ujë, pastaj mund të hahen ushqime të tjera. Pse pikërisht hurma dhe jo ndonjë frut tjetër? Sepse pikërisht hurma ishte një frut që kishte aq kalori të fuqishme saqë ato kalori që i ke humbur brenda ditës duke agjëruar, hurma ishte ajo që më së shpejti t’i rikthente në trupin tënd. Kurse kur bëhet fjalë për syfyrin, nuk ka ushqim

të caktuar, por është traditë e Profetit Muhamed që deri në sekondin e fundit të hahet dhe të pihet me ushqime dhe pije të ndryshme, zakonisht përdorën ushqime dhe pije që nuk të çojnë në etje ose në uri brenda dite.

Koha Javore: A mendoni se besimtarët janë po aq të devotshëm në përmbushjen e detyrimeve të tyre rituale sikurse ishin në kaluarën?

Imam Xh. Arifaj: Ajo çfarë kam arritur unë të konstatoj është se të parët tonë ndoshta nuk kanë pasur njohuri të mjaftueshme nga ana fetare apo në fusha të tjera, mirëpo e kanë pasur sinqeritetin dhe bindjen, dhe me aq sa kanë ditur, ata kanë qenë shumë më besnikë sesa ndoshta ne sot që dimë shumë më shumë se ata dhe që kemi kushte më të mira. Megjithatë, besimtarët e sinqertë edhe sot, edhe çdo herë i mbesin besnik obligimit të Zotit dhe përpiqen që të ndryshojnë vetveten, familjarët e vet dhe shoqërinë ku janë në mënyrë pozitive.

Koha Javore: Cila është porosia Juaj për të gjithë besimtarët e besimit mysliman në këtë muaj të madhërishëm?

Imam Xh. Arifaj: Porosia ime është që të bëhemi njerëz të sinqertë. Të përpiqemi që ta respektojmë krijuesin tonë - Zotin, urdhrat e tij dhe të jemi të sjellshëm në raport me vetveten, me besimtarët dhe me Zotin. Të promovojmë paqen, të jemi ata promovues që me të vërtetë të meritojmë shpërblimin kur të ndahemi nga ky muaj i bekuar dhe të jetë ky muaji i ndryshimit pozitiv për sjelljen, shprehitë dhe jetën tonë dhe në shoqërinë tonë. Të jemi ata që të tregojmë se me të vërtetë Muaji i bekuar i Ramazanit ka ndikuar tek ne pozitivisht. Besimtarët myslimanë të mos i harrojnë shpërblimet e mëdha, jo vetëm në këtë botë, por dhe në botën tjetër, e synimi kryesor për ne si besimtarë është ta synojmë Xhenetin ose Parajsën e cila është e përgatitur për besimtarët, e që mirësitë e Parajsës apo Xhenetit ne nuk mund t’i shikojmë as dëgjojmë në këtë botë, por as t’i paramendojmë me mendjen tonë. Shpresoj se ky muaj i bekuar do të jetë muaj i bekuar për të gjithë besimtarët dhe njerëzit në shoqërinë ku jetojnë. Intervistoi: Toni Ujkaj

KOHA Javore 29 INTERVISTË
E ENJTE, 13 PRILL 2023

Aushvici - kampi

Meqenëse u premtova se shkrimin për Aushvicin (Auschwitz) do ta sjellja herën tjetër, po ua sjell këtë herë. Disa muaj më parë, para se të vendosja për udhëtimin e rradhës, kisha rilexuar “Ditarin” e Ana Frank. Mbaj mend se po u flisja nxënësve të mi rreth tij. Njëri nga ata më pyeti se çfarë ishte Aushvici dhe ku gjendej? Në një moment u përgjigja se ishte KAMPI I VDEKJES (por pa e kuptuar se në thellësi ky sinonim do të tejkalonte çdo fjalë nga fjalori që mund ta përshkruante se çfarë qe Aushvici në të vërtetë). U përgjigja se gjendej në Poloni pavarësisht emrit që të sjellë menjëherë ndërmend një vend të Gjermanisë. Mbasi mbarova rreth temës së “Ditarit”, njëri nga nxënësit më pyeti: po pse kishte një vend të tillë, e mbi gjitha të krijuar nga dora e njeriut? Në ato çaste pa patur një përgjigje konkrete, u përgjigja: mbase efekti i luftës ishte faktori kryesor, që ne gjithmonë ia lëmë fajin, por harrojmë që luftën e udhëheqin njërëzit! Në fund të orës mësimore u sygjerova disa filma të cilët mund t’i shikonin në kohën e tyre të lirë që lidheshin me Aushvitcin: Djaloshi në pizhama me vija (The boy in the striped pyjamas), Lista e Shnidlerit (Schnidlers List), Pianisti (The pianist), etj. Aushvici është bërë simbol i terrorit, gjenocidit dhe Holokaustit. U krijua nga gjermanët në vitin 1940, në periferi të Osvjencimit (rreth 70 km larg Krakovës), një qytet polak që iu aneksua Rajhut të Tretë nga nazistët. Emri i tij u ndryshua në Aushvic. Arsyeja e drejtpërdrejtë e krijimit të kampit ishte fakti se arrestimet masive të polakëve po rriteshin përtej kapacitetit të burgjeve ekzistuese “lokale”. Transporti i parë i polakëve arriti në Aushvic nga burgu Tarnov më 14 qershor 1940. Fillimisht, Aushvici do të ishte një kamp tjetër përqendrimi i llojit që nazistët kishin ngritur që nga fillimi i viteve 1930. Ai pati këtë funksion gjatë gjithë ekzistencës së tij edhe kur, duke filluar nga viti 1942, u bë qendra më e madhe e shfarosjes ku ishte “Endlösung der Judenfrage” (zgjidhja përfundimtare e çështjes

hebraike - plani nazist për të vrarë hebrenjtë evropianë). Kampi ndahej si vijon: *Pjesa e parë dhe më e vjetër ishte i ashtuquajturi “kampi kryesor”, i njohur më vonë edhe si “Aushvici I” (numri i të burgosurve sillej rreth 15.000, ndonjëherë duke u rritur mbi 20.000), i cili u krijua në terren dhe në ndërtesat e polakëve të paraluftës. Baraka hapet me sloganin e famshëm “ARBEIT MACHT FREI” ose thenë në shqip “PUNA TË BËN TË LIRË”. Çdo ndërtesë, çdo dhomë, madje çdo cep tregon një histori të tmerrshme. Kampi tashmë i kthyer në muze përmban sende origjinale të gjetura të viktimave: valixhe, veshje, këpucë, etj. Natyrisht se çdo objekt aty përmban një histori dhe fotografimi i tyre është i lejuar në disa raste. Ata që patën paksa fat të mbijetonin pa i vrarë mënje-

herë, gjatë procesit të përzgjedhjes kalonin në një proces çnjerëzor që i ktheu në të burgosur kampi. Atyre u merreshin të gjitha rrobat dhe çdo send personal i mbetur, dhe më pas u priteshin flokët. Të burgosurve u jepeshin veshje burgu me vija dhe një palë këpucë, të cilat zakonisht ishin të përmasave të gabuara. Më pas ata regjistroheshin, u nënshtroheshin kontrolleve mjekësore e pastaj u caktohej një numër burgu, i cili u bëhej tatuazh në krah. Ky numër ishte tashmë identiteti i tyre i ri. Akoma më përndjek ajo dhoma me 2 tonë flokë njërëzish. Gjatë gjithë turit nga guida ime mendoj vetëm një gjë: Pse? Sa mendoj se kjo qe historia më e tmerrshme që kam dëgjuar, e kam gabim, sepse kampi ka plot të tilla, aq sa nuk di të tregoj se cila është më e tmerrshmja. Mbase fakti që

KOHA Javore 30
REPORTAZH
E ENJTE, 13 PRILL 2023

përveç burrave e grave të vrava në mënyrat më mizore, janë vrarë qindra fëmijë të moshave të ndryshme (në këto çaste me vjen ndërmend Lufta e Kosovës, ose edhe Genocidi në Srebernicë), por që Aushvici ua kalon të gjithave së bashku. *Pjesa e dytë është kampi Birkenau (i cili mbante mbi 90.000 të burgosur në 1944), i njohur gjithashtu si “Aushvici II”. Kjo ishte pjesa më e madhe e kompleksit të Aushvicit. Nazistët filluan ta ndërtonin në vitin 1941 në vendin e fshatit Brzezinka, tre kilometra larg Osvjencimit. Popullsia civile polake u dëbua dhe shtëpitë e tyre u konfiskuan dhe u shkatërruan. Pjesa më e madhe e aparateve të shfarosjes masive u ndërtua në Birkenau dhe shumica e viktimave u vranë këtu. Aty kishte më shumë se 40 nënkampe. Duke i shfrytëzuar të burgosurit si

punëtorë skllevër, u themeluan lloje të ndryshme fabrikash dhe fermash industriale gjermane, midis viteve 1942 dhe 1944. Më i madhi prej tyre quhej Buna (Monovic, me dhjetë mijë të burgosur) dhe ishte hapur nga administrata e kampit në vitin 1942 në bazën e fabrikës së gomës sintetike dhe karburantit Buna-Werke, gjashtë kilometra larg kampit të Aushvicit. Në nëntor 1943, nënkampi i Bunës u bë selia e komandantit të pjesës së tretë të kampit “Aushvic III”. Në Birkenau fillon me shinat e trenit ose vagonit, dhe në ato çaste nuk mund të mos imagjinoj vagona të mëdhenj të mbushur me njërëz me valixhe të ardhur në kamp. Shumica e atyre që arritën në Birkenau II ose Aushvic I, as që e kishin idenë që çfarë i priste atje, as që dinin që më s’do të dalin të gjallë nga aty. Me të mbërritur në

Brikenau, aty u bë kategorizimi apo ndarja e tyre, dhe më pas secili ka historinë e trishtueshme të fatit të tij. Thamë që Brikenau ishte më i madh se Aushvici (rreth 60 herë ). Aty janë ngritur 33 pllaka për të kujtuar viktimat e këtij kampi, 33 pllaka në 33 gjuhë mbasi aq gjuhë janë gjetur nëpër ca dokumente që kanë shpëtuar nga zhdukja. Gjersa eci dhe lexoj gjuhët nëpër pllaka: gjermanisht, anglisht, serbo-kroatisht-malazezisht, italisht, polonisht, etj më kaplon njëlloj trishtimi, e nga ana tjetër edhe njëlloj lehtësimi që në pllakat nuk gjej gjuhën shqipe. Ndalemi në një ndërtesë të kampit. Jashtë shënon -4 gradë (edhe pse për mua ishte si -12). Nga informacionet që marr nga guida ime, në këtë ndërtesë (njëra nga disa) janë mbajtur fëmijët. Ndërtesa është komplet në beton. Pash të ashtuquajturit shtretër ku rrinin pesë fëmijë së bashku me një batanije të vetme. Aty janë thjesht dy hapësira të ndara nga betoni, stufa është 100 herë më e vogël se krejt madhësia e dhomës, e pamundur të ngrohë një hapësirë të tërë. Në kushte të tilla me një batanije të vetme, ku në dimër në Poloni temperaturat arrijnë deri në -20 gradë celsius, sa do të ishin shanset që do mbijetonit më shumë se dy ditë?! Gjatë turit tim në Brikenau shof edhe shumë rrënoja që u shkatërruan nga gjermanët qëllimisht, për të zhdukur provat e mundshme të krimit. Shoh shumë furra dhe nuk mund të mos mendoj se shklas nëpër hirin e tyre në çdo cep. Vizita ime në Aushvic-Brikenau më sjelli ndjesi përtej asaj që kisha dëgjuar e lexuar nëpër libra, apo shikuar në filma dhe dokumentarë. Kuptova sa pak mirënjohës jemi nganjëherë për gjërat themelore: frymoj, kam një vend ku të fus kokën nën strehë, kam një vakt për të ngrënë, e mbi gjitha i kam afër e të sigurt njerëzit që i dua. Është e rëndësishme që ngjarje - histori të tilla të tregohen, me qëllim që e kaluara të mos përsëritet më, edhe pse s’di sa qëndron kjo thënie në thelb, sepse një lloj Aushvici po luhet me shtetin fqinj të Polonisë - Ukrainën. E mos të përmendim Palestinën, Avganistanit e shumë vende të tjera për të cilat as nuk flitet aq.

KOHA Javore 31
REPORTAZH kampi i
E ENJTE, 13 PRILL 2023
vdekjes

Portret: Bajram Curri (1862-1925)

Përvjetori i 98-të nga vrasja veprimtarit, patriotit dhe legjendar të kombit shqiptar

Sulltan Abdyl Hazizi vendosi t’i lirojë kosovarët e burgosur.

Më 29 mars të vitit 1925, në një shpellë në Grykën e Dragobisë, u vra një ndër veprimtarët e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, patrioti dhe heroi legjendar Bajram Curri. Megjithëse kanë kaluar 98 vjet nga vrasja e tij, ende edhe sot e kësaj dite ka diskutime dhe kundërshti për rrethanat në të cilat mori fund jeta e tij. Ndërkohë, shkaqet që çuan Bajram Currin në këtë përfundim tragjik, janë të evidentuara në dokumentet arkivore të shtetit shqiptar, një pjesë e të cilave,për arsye të ndryshme, ende nuk janë bërë publike.

Patrioti shqiptar, atdhetari dhe veprimtari i denjë i çështjes kombëtare, Bajram Curri, u kalit me idetë e Lëvizjes Shqiptare të Prizrenit që e përjetoi mjaft afër si periudhë, me vrasjen e të atit Shaqir Agës. Në shtëpinë Currve të Gjakovës kanë qenë zotëri të cilësuar me këtë titull, të Krasniqes. Titullin deri te Bajram Curri, familja e pati Agë. Prej qëndresës së të atit ndaj trupave turke në vitin 1860 në malësitë e Krasniqes, Mahmud Pasha shtrëngohet të tërhiqet në Gjakovë, ku rreshtoi disa anëtarë të familjes së tij dhe parinë e vendit, për t’i burgosur në Krushën e Madhe, fshat në Komunën e Rahovecit.

Të burgosur në fshatin e sipërshënuar, në vitin 1862 u lind Bajram Curri. Pas gjashtë muajsh të lindjes së tij,

Duke qenë se Bajramit me kohë iu dëgjua zëri në krahinën e tij, si për kundërshtitë ndaj bejlerëve të Kryeziut, një komandant xhandarmërie e zgjodhi kapiten në Prizren, më vonë major në Prishtinë, e së fundi kolonel (allajbeg) në Shkup, ku kishte në dorë xhandarmërinë e gjithë Vilajetit të Kosovës. Ishte një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Pejës të viteve 1899-1900. Udhëheqës i Lëvizjes Anti-imperialiste në Kosovë dhe një nga prijësit kryesor të Mbled-

hjes së Ferizajit, të korrikut të vitit 1908, ku përkrahu kërkesën për vendosjen e Kushtetutës. Ndihmoi në themelimin e klubeve e shkollave shqipe në Kosovë, mbrojti alfabetin e gjuhës shqipe të vendosur në Kongresin e Manastirit. Ishte nënkryetar i Klubit “Bashkimi” të Shkupit nga viti 1908, ndihmoi kryengritjen e armatosur të Malësisë së Mbishkodrës të vitit 1911, u bëri qëndresë të fortë ushtrive osmane në Qafën e Morinës. Në maj të vitit 1912 u bashkua me vendimet e Mbledhjes së Junikut, mori pjesë na kryengritjen e përg-

KOHA Javore 32 PORTRET
E ENJTE, 13 PRILL 2023
Shaban Hasangjekaj

vrasja e dhe heroit shqiptar

jithshme të armatosur, u shqua si një nga komandantët e talentuar popullor që theu ushtritë osmane në Qafën e Prushit në korrikun e vitit 1912 dhe në Fushën e Kosovës. Së bashku me Hasan Prishtinën, Isa Boletinin, Idriz Seferin dhe Riza bej Gjakovën në krye të forcave kryengritëse, hyri në Shkup. Mbresëlënëse në futjen në dorë të Shkupit, është besa e përgjithshme që u vendos për të mos cenuar rendin e rehatinë e qytetarëve. Pas vitit 1912 punoi në Kosovë për mbrojtjen e shtetit të pavarur shqiptar. Bajram Curri nuk u pajtua

me vendimet e padrejta të Konferencës së Londrës të vitit 1913, që lanë jashtë kufijve të shtetit shqiptar Kosovën dhe vise të tjera shqiptare dhe luftoi për bashkimin e tyre me atdheun. Në vitin 1913, ishte një nga drejtuesit e kryengritjes së armatosur popullore në Kosovë kundër zgjedhjes serbo-malazeze. Në vitin 1914, mori pjesë në luftën kundër evprimeve antikombëtare e separatiste të revoltës së Shqipërisë së Mesme në Durrës. Me të hyrë ushtria austriake në Gjakovë në vitin 1916, Bajram Curri shkon në terren ku interesohet për rendin dhe qetësinë dhe për zhvillimin arsimor. Në vitin 1918, Bajram Curri zgjedhet anëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe behet një nga udhëheqësit e tij kryesor. I ngarkuar nga ky komitet, i dërgon një protestë Konferencës së Paqes në Paris në vitin 1919, në të cilën kërkonte që të njiheshin të drejtat e Shqiperisë dhe popullsisë shqiptare në Kosovë t’i jepej e drejta të shprehte lirisht aspiratat kombëtare. Në Kongres-

in e Lushnjës, Bajam Curri zgjedhet anëtar i Këshillit Kombëtar, i cili e caktoi ministër pa portofol të qeverisë dhe komandant të përgjithshëm të forcave të armatosura. Ai udhëhoqi veprimet ushtarake për shtypjen e Lëvizjes Sediste. Me anë të ndikimit të tij, bën të mundur që të dërgojë jashtë shtetit me bursë shtetërore të rinj premtues, si: Rexhep Krasniqi, Xhevat Kortsha e Krist Maloki. Ishte kundër forcimit të pozitave të Ahmet Zogut në shtetin shqiptar, iu kundërvu atij që në fillim. Në ndihmë të Qeverisë së Tiranës, bashkëpunon për paqësimin e situatës në Revoltën e Mirditës. Në dhjetor të vitit 1921, caktohet Komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura në qeverinë disaditore të Hasan Prishtinës. Pas marrjes së pushtetit nga Ahmet Zogu, vendoset në Krasniqe, ku vazhdon luftën në gjirin e malësorëve të Veriut ndaj masave të shpopullimit që kishin ndërmarrë serbo-malazezët.

Bajram Curri mori pjesë në Lëvizjen e Marsit të vitit 1922 kundër Ahmet Zogut, bashkë me Elezisuf Ndreun dhe Mustafa Krujën me emrin “Lidhja e shenjtë”. Krijon një zonë të lirë në Malësinë e Gjakovës (Tropojë), nga ku kërcënon Qeverinë e Tiranës dhe bashkëpunon me çetën e Azem Galicës që luftonte në Kosovë për çlirim kombëtar.

Veprimtari i çështjes kombëtare, patrioti dhe atdhetari Bajram Curri ishte ndër udhëheqësit kryesor të forcave demokratike revolucionare që shpartalluan repartet zogiste dhe i hapi rrugën fitores së Lëvizjes së Qershorit të vitit 1924. Në vjeshtën e vitit 1924, shkon në Gjenevë për të paraqitur para Lidhjes Kombëtare çështjen e të drejtave të popullsisë shqiptare të Kosovës, të shtypur egërsisht nga serbomëdhenjtë. E vazhdon luftën kundër reaksionit të brendshëm dhe shovinistëve serbë edhe pas shtypjes së Lëvizjes së Qershorit.

Bajram Curri ishte udhëheqës popullor, ushtarak, senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë 27 marsit - 20 dhjetor të vitit 1920. Ushtria e Ahmet Zogut ishte shkaktare që Bajram Curri bëri vetëvrasje në Shpellën e Dragobisë për mos t’i rënë asaj i gjallë në dorë.

KOHA Javore 33 PORTRET
E ENJTE, 13 PRILL 2023

Lajthitje, nënvlerësim, apo ftesë për braktisje?!

Të dashur miq, poetë, shkrimtarë, artistë, dashamirës të artit dhe letërsisë kudo ku jeni.

Sot dua të ndaj me ju një shqetësim që i kalon kufijtë e artit dhe letërsisë, por që lidhet direkt me letërsinë, di-

rekt me trashëgiminë tonë kulturore, që lidhet direkt me ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore në vendin

KOHA Javore 34 MOZAIK
E ENJTE, 13 PRILL 2023

tonë e që për protagoniste ka Ministrinë e Kulturës dhe politikat e saj në mbrojtjeN dhe zhvillimin e kësaj kulture në trojet tona brenda dhe jashtë vendit. Para disa kohësh një grup iniciatorësh nga Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve “Naim Frashëri” - Përmet, në përbërje të të cilit janë figura të shquara të artit dhe kulturës shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Mali të Zi dhe Maqedoni të Veriut, u bashkuan për t’i propozuar ministres së Kulturës së Shqipërisë, Ditën e Kulturës Kombëtare datën 25 maj, e cila përkon me ditëlindjen e poetit tonë të Rilindjes Kombëtare, Naim Frashërit. Pa dashur të zgjatem në këtë çështje, si dhe motivet pse ne menduam për këtë datë dhe argumentet që e lidhin atë me Naim Frashërin, më duhet t’u bëj me dije se zonja ministre në një takim të shkurtër që patëm me të, na u përgjigj se ne e kemi Ditën e Kulturës Shqiptare, duke më shpjeguar se data 29 shtator është edhe Dita e Trashëgimisë Kulturore. Nuk kam ndërmend në këtë shkrim të them se sa e drejtë është kjo dhe nëse ministrja jonë e ka, ose jo, të qartë dallimin midis trashëgimisë kulturore dhe ditës së kulturës kombëtare, sepse kjo është një domen i specialistëve dhe njerëzve të ditur të këtij kombi, po më lejoni të them se që nga ajo ditë unë arrita të kuptoj se sjellja dhe qëndrimi i kësaj ministre në raport me një nga figurat më të shquara të Rilindjes sonë Kombëtare është e padenjë dhe koha po e vërteton se është edhe keqdashës. Para dy ditësh Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë në njoftimin e saj për projektet kulturore për vitin 2023, njoftonte se kjo ministri do të mbështeste rreth 186 projekte në të gjitha qytetet e Shqipërisë, me tematika nga më të ndryshme që përmban kultura dhe jeta shqiptare sot, por nga të gjitha ato projekte nuk pati vend për një projekt madhor që ne kishim përgatitur për të festuar ditëlindjen e poetit tonë të Rilindjes Kombëtare, Naim Frashërit. Në këtë listë kishte vend për poetë, shkrimtarë, dashamirës, miq, një pjesë e të cilëve nuk jeton fare në Shqipëri, pati vend për Festivalin e Xhazit, pati vend për promovimin e “përrallave magjike muzikore”, për “rrëfenja të harruara”, për projekte që nganjëherë shkojnë në kufijtë e qesharakes, por jo për

Festivalin Poetik Mbarëkombëtar “Në gjurmët Naimiane” në Përmet. Asnjë projekt për këtë datë, asnjë vlerësim për vëllezërit Frashëri. Asnjë vëmendje për këtë kontribut madhor që kanë dhënë këto figura të ndritura të kombit tonë që ndriçuan kombin, na ndriçuan Shqipërinë. A është kulturë kjo? A është patriotizëm ky, apo është më mirë që shteti shqiptar dhe qeveria jonë të promovojë projekte “madhore” për xhazin, për përrallat magjike, për rrëfenja të harruara dhe jo për këto figura madhore që na e lanë dhuratë këtë vend të bukur që ne sot po gëzojmë. Po ku ka më mirë, moj zonja ministre, se të mbledhësh të gjithë poetët, poetet, shkrimtarët, artistët nga të gjitha trojet shqiptare, nga Evropa e SHBA-ja dhe t’i sjellësh në Përmet, në ditëlindjen e “Naim Shqipërisë” që burrat e kombit tonë e kanë shprehur me gojën e tyre se “si Naimi s’ka të tjerë”. Po a e kupton ti, moj zonjë, se ai festival që mbahet në qytetin e Përmetit, në ditën e lindjes së tij, i kalon edhe kufijtë e Shqipërisë dhe niveli artistik i këtij festivali është i paarritshëm edhe nga ato ngjarje artistike që organizoni ju si Ministri me qindra miliona lekë?! Më gjeni ju, zonja ministre, një qytet të vogël dhe modest në Shqipëri që për 7 vjet rresht të ketë sjellë në Përmet rreth 600 poetë, shkrimtarë, artistë, pa diskutuar nxënës të rinj, miq e të ftuar, nga figurat më të shquara të artit dhe kulturës sonë kombëtare, pa folur këtu për këngëtarë dhe grupe artistike shumë të njohura. A e kuptoni ju se këtu në Përmet njerëzit punojnë me dëshirë dhe vullnet për të nderuar figurat e shquara të kombit tonë, për të nderuar vlerat e trashëgimisë kulturore që na lanë dhuratë të parët tanë. Për të nderuar miqtë, dashamirësit, vizitorët e shumtë që vitet e fundit po mësyjnë këtë qytet kaq të vogël e të bukur dhe që ju nuk po i kushtoni vëmendje?

A e kuptoni ju, moj zonja ministre, se ky qytet dhe shumë qytete të tjera, janë dhe mbeten me vlera të larta të trashëgimisë kulturore, sepse aty ka njerëz që e duan me shpirt qytetin dhe punojnë çdo ditë për ta mbajtur të gjallë këtë kulturë? Aty ka njerëz që jetën e tyre ia kanë kushtuar qytetit, dhe u dhëmb pëllëmbë e këtij qyteti, ndërsa ju edhe një herë në vit që ju kërkohet mbështetje, ju refuzoni

ndihmën tuaj. As vitin e kaluar nuk e mbështetët këtë festival. Pse? Çfarë mbështesni ju? Mbështesni projektet si ai “me qenë shkodran, t’tana i ban...”, apo projekte të tjera për t’u bërë qejfin miqve dhe shoqeve tuaja që pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në Amerikë dhe Francë?!

Po ne që rrimë dhe jetojmë në këtë vend, të rinjtë e të rejat e këtij qyteti dhe të shumë qyteteve të tjera si Përmeti, kush do t’i mbështesë?

Po a nuk e kuptoni ju se me këto politika po i detyroni njerëzit të mendojnë nga dita në ditë për t’u larguar nga vendi dhe shumë shpejt në këtë vend do të mbeten vetëm pensionistë? Po kryeministri ynë i nderuar, a i di këto qëndrime? Apo s’ka problem edhe për atë që të rinjtë shqiptarë po motivohen për t’u larguar nga ky vend, nga ministra dhe ministresha të tilla që, ose janë të paafta, ose janë pa kulturë dhe të denja për t’u vënë në shërbim të antikulturës, mediokritetit. S’kini faj ju. Ky popull u ka dhënë në dorë çelsat e thesarit dhe ju ka besuar që të drejtoni këtë vend, me shpresën se do të bëhej më mirë, por ju po tregoni se problemi juaj është sa të hipni në kalë, se pastaj dini vetë ju si të silleni me këtë popull. Ju lumtë! Po një gjë mos e harroni. Kur të bini nga kali, edhe pse ja kini marrë dorën mirë kuajve, do të vriteni aq shumë sa s’do të ketë ilaç që t’ju shërojë. Vazhdoni kështu, por mos harroni:

“Le të prehet gjithë njerëzija

E të mos ketë kurrë të këqija; Ligësitë, djallëzitë e marrëzitë

Le të mos rrojnë paskëtaj edhe një ditë

Veç mirësija në këtë jetë të mbretëronjë, Urdhëri yt, puna jote, Zotth’ i math e i vërtetë, E vërteta le të rronjë, gënjeshtra le të pushonjë

Bëj si të duash, ç’të them unë Zot i vërtetë? Ti e di vetë...”

Rroft’ e qoftë Shqipëria

Dhe kombi e gjuha jonë!

Lulëzoftë dituria

Edhe ndihmës paçim zonë.

Ligor Shyti

Kryetar i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve “Naim Frashëri” - Përmet

KOHA Javore 35 MOZAIK E ENJTE, 13 PRILL 2023
kohajavore.me “Koha Javore” në versionin online, mund ta lexoni në linkun: www.kohajavore.me
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.