Koha 1053

Page 1

Gjukanoviq dhe Millatoviq në raundin e dytë

Shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare për më 11 qershor Dy histori të pazakonshme njerëzore që i bashkon humanizmi KOHA Javore ISSN 1800-5696
Podgoricë e enjte, 23 mars 2023 Viti XXll Numër 1053 Çmimi 0,50 Millo Gjukanoviq Jakov Millatoviq

Pararojë në luftën për çlirimin e tokave të pushtuara të atdheut

Personalitet me vizion të gjerë dhe shumëdimensional letrar, artistik e kulturor

Botim që u bën nder shqiptarëve dhe institucioneve kulturore të Malit të Zi

Dashuri në stinën e qershive

KOHA Javore

Themelues: Kuvendi i Malit të Zi

Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002.

Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve

Redaktor Përgjegjës: Qani Osmani

Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer)

Ismet Kallaba (aktualitete, sport),

Toni Ujkaj (kulturë)

Vijoleta Berishaj (sekretare teknike)

Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali Zi

Telefon: 020/240-659

E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2 KOHA Javore PËRMBAJTJE
8
14 16 E ENJTE, 23 MARS 2023
12
KOHA Javore 3 PËRMBAJTJE Lidhjet e shumanshme të Ulqinit me Kosovën Shkollë model në rajon Hapja e spitalit në qytetin e Ulqinit do të ishte arritja më e madhe Me rrema nga Shibeniku 22 24 28 30 ARKIVI: www.kohajavore.me E ENJTE, 23 MARS 2023 Shqiptarët në Mal të Zi në kohën KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha, burimi bazë dhe bastion apo fillimi – një gjuhe KOHA Javore KOHA Javore Gjuha shqipe është identiteti KOHA Javore Shqiptarët në Mal të Zi në kohën e shpalljes së PavarësisëShqipërisësë KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë enjte, 1 dhjetor 2022 Viti Numër 1038 Çmimi 0,50 Gjuha, burimi bazë dhe bastion i kombit Kulmi apo fillimi i ndasive KOHA Javore Podgoricë enjte, dhjetor 2022 Viti XXl 1039 Çmimi 0,50 Thesaret e Ulqinit KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha shqipe është identiteti ynë Thesaret e Ulqinit Thesar i vyer i artit poetik, leksikut e frazeologjisë së gjuhës shqipe KOHA Javore Podgoricë enjte, 22 dhjetor Viti XXl Numër 1041 Çmimi

Gjukanoviq dhe Millatoviq në raundin e dytë

Në zgjedhjet presidenciale që janë mbajtur të dielën në Malin e Zi, asnjëri prej shtatë kandidatëve nuk ka arritur të fitojë shumicën e nevojshme të votave në raundin e parë të zgjedhjeve për t’u zgjedhur president. Kështu në raundin e dytë, që do të mbahet më 2 prill 2023, janë kualifikuar presidenti aktual dhe kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq, dhe kandidati i Lëvizjes Evropa Tani, Jakov Millatoviq, të cilët kanë fituar numrin më të madh të votave në raundin e parë. Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Millo Gjukanoviq ka fituar 119 673 vota apo 35.37 për qind, Jakov Millatoviq 97 858 vota apo 28.92 për qind. Në vendin e tretë renditet kandidati i Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, i

cili ka fituar 65 385 vota, kurse kandidati dhe kryetari i Demokratëve, Aleksa Beçiq 37 562 vota. Për kandidaten e Partisë Socialdemokrate, Draginja Vuksanoviq – Stankoviq, kanë votuar 10 669 votues, për kryetarin e Malit të Zi të Bashkuar, Goran Danilloviq 4 659 votues, ndërsa për kandidatin e pavarur Jovan Radulloviq 2 574 votues.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë pasur 542 154 qytetarë, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 63.6 për qind. Pjesëmarrje e ulët e votuesve në zgjedhje është shënuar sidomos në komunat ku jetojnë shqiptarët në Malin e Zi, posaçërisht në Guci dhe Ulqin. Shkak për këtë, para së gjithash, është fakti se në mesin e kandidatëve për president nuk ka pasur asnjë kandidat shqiptar

dhe që shumica e partive shqiptare zyrtarisht nuk janë përcaktuar nëse do të mbështesin ndonjërin prej kandidatëve.

Pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve, tre kandidatët për president - Andrija Mandiq, Aleksa Beçiq dhe Goran Danilloviq kanë deklaruar se në raundin e dytë do të mbështesin ish-ministrin e Ekonomisë Jakov Millatoviq. Në këtë mënyrë, megjithëse në raundin e parë të zgjedhjeve ka fituar 21 815 vota më pak se Gjukanoviq, shanset më të mëdha për të fituar dhe për t’u bërë president i Malit të Zi i ka Jakov Millatoviq.

Këto janë zgjedhjet e katërta presidenciale në Malin e Zi që prej shpalljes së Pavarësisë në vitin 2006 dhe zgjedhjet e teta në periudhën e pluralizmit politik. i.

KOHA Javore 4 NGJARJE JAVORE
k.
E ENJTE, 23 MARS 2023
Të dielën u mbajtën zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi

Presindeti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq

Shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare për më 11 qershor

Podgoricë – Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, të enjten (17 mars 2023), një ditë pas dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare për më 11 qershor të këtij viti. Në konferencën për media, presidenti Gjukanoviq tha se “duke zbatuar nenin 92, paragrafin 5, mora vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për më 11 qershor”.

Presidenti Gjukanoviq ka theksuar se ai i është përmbajtur me vendosmëri Kushtetutës, duke thënë se thirrjes për konsultime nuk i janë përgjigjur liderët, që sipas tij, pretendonin se kishin shumicën e nevojshme.

“Prandaj edhe sot, sikurse edhe atëherë, jam i bindur se zgjidhja më

e mirë është shkurtimi i mandatit dhe shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare”, tha Gjukanoviq.

Ai u shpreh se si president ka kërkuar mendim edhe nga Komisioni i Venecias.

Ndër shumë pyetje që gazetarët ia parashtruan në konferencën për media, presidenti Gjukanoviq iu përgjigj pyetjes se çfarë nëse Ligji për Presidentin shpallet jokushtetues, duke thënë se këtë vendim nuk e ndërmori në mënyrë të pamatur, por pas konsultimeve të hollësishme me një ekip avokatësh.

“Ai ligj është pjesë e sistemit juridik të Malit të Zi dhe do të jetë derisa Gjykata Kushtetuese ta përjashtojë

atë. Ata që e miratuan krijuan zgjidhje antikushtetuese, duke dashur të anashkalojnë institucionin e Presidentit”, u shpreh Gjukanoviq.

Presidenti Millo Gjukanoviq firmosi dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Malit të Zi të mërkurën (16 mars 2023) duke u thirrur në nenin 92, pika 3 e Kushtetutës së Malit të Zi. Kujtojmë që mandatorit Miodrag Lekiq i skadoi afati për formimin e Qeverisë të mërkurën (16 mars 2023). Lekiq më herët kishte njoftuar liderët e shumicës parlamentare se nuk e ka shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë së re, sepse siç ka theksuar, i mungonin tri vota të Lëvizjes Qytetare URA.

KOHA Javore 5 NGJARJE JAVORE
t. u.
E ENJTE, 23 MARS 2023

Qeveria e Malit të Zi në seancën e 44-të

Ndërmori aksionin “Stop inflacionit”

Podgoricë – Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në seancën e 44-të të Qeverisë e cila u mbajt të enjtën (16 mars 2023), prezantoi informacionin mbi programin “Stop inflacionit” me të cilin parashikohet që njëzetepesë produkte ushqimore të blihen nga konsumatorët me çmimin minimal.

Kjo është marrëveshje që kjo ministri ka arritur me pesë zinxhirët më të mëdhenj tregtarë në Mal të Zi, si përgjigje ndaj problemit të ngritjes së çmimeve të produkteve bazike jetësore dhe normës së lartë të inflacionit.

Në lidhje me këtë iniciativë, ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviq ka thënë se

shumë shpejtë nëpër raftet e shitoreve që janë pjesë e këtij aksioni, eventualisht nga e marta (21 mars 2023), konsumatorët do të mund t’i blejnë 25 produkte me çmim minimal, dhe se ato do të jenë qartazi të evidentuara me logon “Stop inflacionit”, në mënyrë që qytetarët të dinë sakstësisht se cilat produkte janë pjesë e këtij aksioni. “Çmimet do të jenë minimale për këto prodhime. Tregtarët kanë dalë me çmime minimale të cilat edhe në rajon janë më konkurrentet”, ka thënë Gjuroviq, duke shtuar se tregtarët kanë të drejtë që ta zgjerojnë këtë listë, por jo edhe ta reduktojnë.

Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviq është

shprehur se shumica e tregtarëve ka paralajmëruar zgjërimin e listës, për ç’gjë ai ka shprehur falënderim.

“Secili zinxhir do të ketë shportën e tij të konsumit brenda këtij aksioni, çfarë do të thotë se ato nuk do të jenë të njëjta në të gjitha marketet”, ka theksuar Gjuroviq.

Ai më tutje ka njoftuar se ky aksion do të vlejë deri në fund të muajit prill pas së cilit, siç ka thënë ai, do të fillojë aksioni i ri, ndërsa është shprehur se qëllimi i këtij aksioni dhe i futjes se shportës kundër inflacionit është që të ulet presioni në standardin jetësor të qytetarëve dhe të kontribuohet në stabilitetin e çmimeve të produkteve bazike jetësore. t. u.

KOHA Javore 6
E ENJTE, 23 MARS 2023 NGJARJE JAVORE

Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në komunat e Plavës dhe Gucisë

Kandidati i PDS-së Millo Gjukanoviq, fitues i shumicës së votave

Plavë/Guci - Në zgjedhjet presidenciale të mbajtura të dielën, më 19 mars 2023, në të cilat për president të Malit të Zi garuan 7 kandidatë, në Komunën e Plavës u mbajtën në 22 vendvotime: 4 në Plavë, 1 në Murinë dhe 17 në vendbanimet në periferi të tyre.

Në këto zgjedhje të cilat kryesisht u zhvilluan në atmosferë të qetë, të drejtën e votës e shfrytëzuan 4.396 qytetarë të moshës madhore ose 46.91% prej gjithsej 9.373 personave me të drejtë vote sa ishin në listat zgjedhore.

Pas numërimit të votave, Komisioni Komunal i Zgjedhjeve konfirmoi se prej gjithsej 4.396 të qytetarëve, 4.384 ishin vota të vlefshme, kurse 12 të pavlefshme, në të cilat u shënuan këto rezultate: numrin më të madh të votave - 2.652 i ka fituar kandidati për president Millo Gjukanoviq

(PDS), ndërsa kandidatët e tjerë kanë fituar numrin vijues të votave: Jakov Millatoviq i Lëvizjes “Evropa Tani” - 512 vota, Andrija Mandiq i Frontit Demokratik - 653 vota, Jovan Radulloviq, kandidat i pavarur 33 vota, Goran Danilloviq i subjektit politik “Mali i Zi i bashkuar” 16 vota, Alleksa Beçiq i partisë “Demokratët e Malit të Zi - 146 vota dhe Draginja Vuksanoviq-Stankoviq e PSD-së372 vota.

Në Komunën e Gucisë, zgjedhjet presidenciale u mbajtën në 10 vendvotime - tri në Guci dhe shtatë në vendbanimet në periferi, të cilat po ashtu u zhvilluan në atmosferë të qetë dhe pa ndonjë problem evident. Në këto zgjedhje të drejtën e votës e shfrytëzuan 1.370 qytetarë të moshës madhore ose 30.11% prej gjithsej 4.549 personave me të drejtë vote sa ishin në listat zgjedhore.

Edhe në këtë komunë, Komisioni Komunal i Zgjedhjeve pas numërimit të votave konstatoi se prej 1.370 votave të qytetarëve që dolën në votime, 1.357 ishin vota të vlefshme, kurse 13 të pavlefshme.

Edhe në Komunën e Gucisë shumicën e votave të votuesve që dolën në zgjedhje e fitoi kandidati i PDSsë për president të Malit të Zi , Millo Gjukanoviq - 1.024 vota, pasojnë: Jakov Millatoviq i Lëvizjes “Evropa Tani”- 97 vota, Andrija Mandiq i Frontit Demokratik - 30 vota, Jovan Radulloviq, kandidat i pavarur - 8 vota, Goran Danilloviq i subjektit politik “Mali i Zi i bashkuar” - 2 vota, Alleksa Beçiq i partisë “Demokratët e Malit të Zi” - 17 vota dhe Draginja Vuksanoviq-Stankoviq e PSD-së - 179 vota.

KOHA Javore 7
E ENJTE, 23 MARS 2023 NGJARJE
JAVORE

Organizata Grupi Revolucionar i Kosovës (GRK) dhe veprimtaria e tij gjatë periudhës 1973-1974

Pararojë në luftën për tokave të pushtuara

Për organizimin dhe koordinimin e veprimtarisë, GRK do ta nxjerrë organin e vet të shtypit të emërtuar “Zëri i Kosovës”, që me të drejtë është vlerësuar si organi i parë i shtypit klandestin, që do të fillojë të dalë nga 1 shkurti i vitit 1974

për çka do të arrestohen në vitin 1961 dhe dënohen me burg të rëndë, kurse i riu 18-vjeçar Naser Hajrizi, këtë amanet do ta vulosë me gjakun e vet kur bie heroikisht, bashkë me Asllan Pirevën, në ballë të demonstratave të 2 prillit 1981.

Aktiviteti i Shoqërisë Lëvizja dhe i Shoqatës së të Burgosurve Politikë, që 50-vjetorin e themelimit të GRK-së dhe 40-vjetorin e bashkimit të organizatave atdhetare, përveç me konferencë shkencore e manifestime të tjera, ta shënojnë edhe me vendosje të pllakave përkujtimore me mbishkrime në shtëpitë apo pranë shtëpive që kanë qenë baza të veprimtarëve atdhetarë, që kanë lënë gjurmë në rrugëtimin e popullit tonë drejt lirisë, ka peshë të veçantë. Përveç ruajtjes në kujtesën kolektive, me këto pllaka u shprehet nderim dhe mirënjohje, jo një anëtari, por brezave të familjarëve pjesëtarë të një gjaku, pa sakrificën, përkushtimin dhe angazhimin e tyre të përbashkët, Lëvizja Kombëtare nuk do të ishte e suksesshme. Njëra prej familjeve të tilla emërndritura ishte dhe është familja Hajrizi. Që në vitin 1921, nga kjo familje ishin flijuar për Atdhe bijtë e saj Zymer e Osman Hajrizi, duke ua lënë pasardhësve amanet luftën kundër robërisë, luftë kjo të cilën do ta shpien më tej Zeqir e Zenel Hajrizi dhe daja i tyre Banush Ademi,

Disa muaj më vonë, po të njëjtit vit, do të arrestohet njëri prej drejtuesve kryesorë të GRK-së, Mehmet Hajrizi, i cili do të dënohet me 12 vjet burg të rëndë, kurse në vitin 1982 do të arrestohet edhe pjesëtari tjetër i kësaj familjeje, veprimtari i po këtij grupi, Jahir Hajrizi, i cili do të dënohet me 11 vjet burg të rëndë. Bashkëveprimtare besnike dhe e pandashme e Mehmet Hajrizit në GRK do të jetë edhe bashkëshortja e tij Hagjerja dhe vëllezërit e saj Gani dhe Ismail Syla.

Themelimi i Grupit

Revolucionar të Kosovës

Demonstratat e rinisë studentore e shkollore që kishin shpërthyer më 6 tetor në Prizren e, më pas, në Therandë, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Besianë, Tetovë, që kishin kulmuar me ato në Prishtinë, më 27 nëntor 1968 me kërkesa të qarta politike: Republikë! Kushtetutë! Vetëvendosje!, u dhanë sinjal të qartë qarqeve politike vendimmarrëse, brenda dhe jashtë vendit, se shqiptarët nuk ishin pajtuar asnjëherë dhe nuk do të pajtoheshin me pozitën shtypëse e diskriminuese siç e kishin nën pushtimin jugosllav.

Një dimension tjetër shumë i rëndë-

sishëm i demonstratave të këtij viti ishte fakti se ato i dëshmonin popullit tonë se po ngritej e masivizohej një forcë, e cila ishte në gjendje t’u dilte zot të drejtave kombëtare, politike, ekonomike e sociale të tij, gjë që do të ketë ndikim të rëndësishëm në mobilizimin e aktivizimin e shtresave atdhedashëse dhe, veçmas, në vetëdijësimin e mëtejmë të rinisë shqiptare për rolin e saj në periudha vendimtare historike.

Për këtë arsye, në vitet e shtatëdhjeta, në Kosovë do të formohen disa organizata ilegale të të rinjve, të cilat i bashkonte ideali më i lartë - ideali i lirisë. Njëra prej këtyre organizatave me veprimtari më të gjatë e, për këtë arsye, edhe më me ndikim në Lëvizjen Kombëtare Çlirimtare ishte edhe GRK, i formuar në shtëpinë e familjes Hajrizi, më 3 mars 1973. Në mbledhjen themeluese drejtues të GRK-së do të zgjidhen: Kadri Osmani, përgjegjës i Grupit; Mehmet Hajrizi, sekretar organizativ; Xhafer Shatri, përgjegjës për rininë; Binak Ulaj, përgjegjës për shtypin; dhe Feriz Seferi, përgjegjës për çështje materiale (Mehmet Hajrizi “Historia e një organizate politike...”, Prishtinë, 2008, f. 64).

Emërtimi i Grupit me termin revolucionar nuk ishte i rastit. Historia dëshmonte se me revolucione të armatosura çlirimtare ishin çliruar shumë popuj të vegjël, por liridashës. Veç kësaj, termi revolucion nënkupton edhe përballje të kategorive të ndryshme të

KOHA Javore 8 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 23 MARS 2023
Binak Ulaj

për çlirimin e pushtuara të atdheut

Në vitet e shtatëdhjeta, në Kosovë do të formohen disa organizata ilegale të të rinjve, të cilat i bashkonte ideali më i lartë - ideali i lirisë. Njëra prej këtyre organizatave me veprimtari më të gjatë e, për këtë arsye, edhe më me ndikim në Lëvizjen Kombëtare Çlirimtare ishte edhe GRK, i formuar në shtëpinë e familjes Hajrizi, më 3 mars 1973

shoqërisë së kohës dhe mobilizim të masave. Është çështje tjetër si përjetohej revolucioni nga pozita e atyre që s’ishin të gatshëm të sakrifikonin asgjë për lirinë e Kosovës dhe prej kohësh ishin pajtuar me robërinë. Fundja, edhe ideologu kryesor i lirisë e pavarësisë së Kosovës, heroi moral intelektual i kombit, bacë Adem Demaçi në vitin 1964 organizatën e tij e kishte emërtuar Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve.

Drejtuesit e GRK-së, duke pasur përvojë nga veprimtaria e mëparshme disavjeçare dhe nga ajo e veprimtarëve të mëparshëm, do t’i qasen punës në hartimin e dokumenteve programoreStatutit dhe Programit, si dhe udhëzimeve për format e ndryshme të organizimit e veprimtarisë. Në Projektin e Statutit thuhej: “GRK është pararojë në luftën për çlirimin e tokave të pushtuara të atdheut, për bashkimin nacional përmes revolucionit të armatosur.” I kësaj fryme e përmbajtjeje, me plotësimet e domosdoshme për rrethanat e kohës, ishte edhe Programi politik, që ishte në harmoni të plotë me programet e Lëvizjes Kombëtare Çlirimtare që nga Lidhja e Prizrenit e këndej. Për fusha të veçanta, siç parashihej me Program, do të formohen disa komitete nga celulat e Grupit. Njëri prej këtyre organeve të Grupit ishte

edhe Komiteti i Studentëve, i formuar në mars të vitit 1974. Formimi i këtij organi për mobilizimin e studentëve të Universitetit të Prishtinës ishte hapi më i duhur dhe më vendimtar për zgjerimin dhe veprimtarinë e mëtejme të suksesshme të Grupit. Në këtë Komitet ishin zgjedhur: Xhafer Shatri, Rexhep Malaj, Jashar Alia, Gani Syla, Hydajet Hyseni dhe Ilmi Ramadani. Për një kohë, përgjegjës i këtij Komiteti ishte Xhafer Shatri e më pas Rexhep Malaj (Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Ali Ajeti, Bajram Bahtiri, tani dëshmorë, ishin bërthama e parë e gueriles qytetase në Kosovë. Dëshmorë nga radhët e GRK-OMLKsë kanë rënë edhe: Kadri Zeka, Naser Hajrizi, Asllan Pireva, Xhevë Lladrovci, Isa Kastrati, Abdullah Tahiri, Hafir Shala (i pagjetur) dhe Abdylgafurr Luma).

Falë angazhimit të pandërprerë, formës së organizimit në celula, kryesisht prej tre veprimtarëve, dhe lidhjes së drejtuesve të celulave, GRK-së do t’i bashkohet një numër i konsiderueshëm i veprimtarëve të dalluar si: Shukrie Osmani, Sami Dërmaku, Fazli Abdullahu, Fatmir Salihu, Irfan Shaqiri, Isa Kastrati, Hasan Dërmaku, Xhevat Ajvazi, Rafi Halili, Reshat Avdiu, Nazmi Hoxha, Shemsedin Hoxha, Shefqet Hoxha, Vahide Hoxha, Basri Musmurati, Teuta Hadri, Kadri Zeka,

Nijazi Korça, Avdi Limani, Jetullah Arifi, Nexhmedin Ahmeti, Xhavid Dërmaku, Nazmi Shurdhani, Kadri Abdullahu, Agim Sylejmani, Hidajete Osmani, Bejtullah Tahiri, Hasan Malaj, Nijazi Musmurati, gjë kjo që tregon për masivizimin e shpejtë të saj.

Për organizimin dhe koordinimin e veprimtarisë, GRK do ta nxjerrë organin e vet të shtypit të emërtuar “Zëri i Kosovës”, që me të drejtë është vlerësuar si organi i parë i shtypit klandestin, që do të fillojë të dalë nga 1 shkurti i vitit 1974 (Ethem Çeku “Mendimi politik i Lëvizjes ilegale në Kosovë 1945-1981”, Prishtinë, 2003, f. 229.)

Botimi i këtij organi periodik kishte rëndësi të veçantë edhe për informimin e drejtë të masave të gjera të popullit, por edhe për t’iu kundërpërgjigjur shtypit e propagandës së organeve shtetërore jugosllave. Meqë për botimin e organit periodik dhe materialeve të shumta nevojiteshin makina shkrimi, shumëzues (“geshtetnerë”), të cilat nuk guxonim t’i blinim për shkak se organet e UDB-së i kishin urdhëruar shitësit të evidentonin se kush i blinte, ato siguroheshin me aksione të analizuara mirë, ndonëse mund të kushtonin edhe me jetë. (vijon)

(Fjala e lexuar me rastin e shënimit të 50-vjetorit të GRK-së dhe vendosjes së pllakës përkujtimore në shtëpinë e Bahtir Hajrizit, ku është themeluar kjo organizatë)

KOHA Javore 9 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
(1) E ENJTE, 23 MARS 2023

Fundi - Shpërbërja

Rusia vazhdon traditën e saj të luftës ekspansioniste kundër Perëndimit, siç historikisht ka qenë promotori i shumicës së të këqijave që na kanë ndodhur në Evropë e në veçanti ndaj trojeve tona. Rusia e Car Pjetrit të Madh filloi ekspansionin në drejtim të Evropës (Polonisë, Baltikut etj), dhe synonte marrjen e Konstantinopojës-Stambollin përfshirë edhe gadishullin Ilirik-Ballkanik. Rusia në vazhdimësi bëri luftra kundër Turqisë-Otomanëve, me pushtime territorësh, pasuar në vitet 1768-1774, rreth Detit të Zi. Derisa Perandoria Osmane luftonte kundër Austrinë më 1787, Rusia filloi luftë dhe arriti armëpushimin e Jashit më 9.1.1792 ku fitoi Krimenë, Odesën, Oçakov dhe Dnjestrinë. Luftën ruso-turke e vitit 1806-1812 e filloi Perandoria

Osmane pasi forcat ruse humbën në Austerlik nga Napoleon Bonaparta, e në këtë rast Rusia përfitoi Besarabinë Lindore dhe Transkaukazin. Lufta ruso-turke 1828-1829, shkaku i kryengritjes greke për pavarësi, avancuan deri në Dobruxhë përmes Vllahisë dhe Moldavisë dhe në Kaukaz deri në Erzurum. Në vitet 1853-1856 e njohur edhe si “lufta e Krimesë” e që Fuqitë Evropiane nuk donin ta lejonin daljen e Rusisë në Mesdhe, gjë që ia arritën, por që Rusia edhe në këtë rast përfitoi disa territore. Lufta ruso-turke e vitit 18771878 mes koalicionit ortodoks të kryesuar nga Rusia, të përbërë nga Bullgaria, Rumania, Serbia dhe Mali i Zi, kundër Perandorisë Osmane u zhvillua në Ballkan dhe në Kaukaz. Shtetet ballkanike përfituan autonomi deri pavarësi si Bullgaria (derisa Rusia gati sa nuk e pushtoi Stambollin në Traktatin e Shën Stefanit), e që Fuqitë e Mëdha Ervopiane thirrën Kongresin e Berlinit. Rusia kishte ndikim edhe në Luftën e Parë Ballkanike që u zhvillua në njërën anë koalicioni i sllavëve të Ballkanit kundër Perandorisë Osmane, pos influencës në Ballkan, gjë më shumë nuk përfitoi. Në Luftën e Parë Botërore, Rusia e sulmoi mbretërinë Austro-Hungareze në mbrojtje të Serbisë, e ajo përfitoi

territoret si: Bjellorusinë ( 1922), Ukrainën (1922), Uzbekistanin dhe Turkmenistanin më (1926), Taxhikistanin (1929), Armeninë, Azerbejxhanin, Gjeorgjinë, Kazakistanin dhe Kirgistanin (1936). Përfitimet e tilla shumica i erdhën pas Luftës së Parë Botërore, duke përfituar nga ideologjia bolshevike si parim kinse universal. Në Luftën e Dytë Botërore, Rusia u shpëtua nga Perëndimi-Franca, Britania dhe SHBA-të, e që nga kjo luftë Bashkimi Sovjetik pushtoi: Finlandën më 1940, Estoninë, Letoninë, Lituaninë dhe Moldavinë më 1940. Bashkimi Sovjetik mbështeti, motivoi edhe ndihmoi shumë grupe rebele majtiste luftarake, terroriste islamike etj, si: Partia Komuniste e Afganistanit; Partia Komuniste e Butanit; Fronti Popullor Revolucionar Bolivian; Partia e Komunizmit Maoist; Armata e Çlirimit Kombëtar Kolumbiane, Armata e Çlirimit Popullor-Kolumbi, Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë; Partia Komuniste e Ekuadorit- Dielli i Kuq dhe Grupi i Luftëtarëve Popullor - ETA; Partia Komuniste e Indisë; Partia Komuniste e Iranit, Partia Demokratike e Iraniano-kurdistanit; Partia e Jetës së Lirë të Kurdistanit; Njësitë Mbrojtëse të Kurdistanit Lindor, Unioni i Komunitetit të Kurdistanit; Organizata e Çlirimit të Palestinës; Fronti i Çlirimit Arab-Palestinë -As-Sai’qa; Fronti Demokratik i Çlirimit të Palestinës – Fatah; Brigadat e Martirve Al-Aqsa; Forca 14; Fronti i Çlirimit të Palestinës; Unioni Demokratik i Palestinës; Partia Popullore e Palestinës; Brigadat Abu Ali Mustafa, Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës; Armata Popullore e Paraguajit; Shtegu i Dritës-Peru; Partia Komuniste e Filipineve, Fronti Demokratik Kombëtar-Filipine, Partia e Puntorëve Revolucionarë-Filipine; Batalioni i Lirisë Ndërkombëtare-Siri; Partia Komuniste e Turqisë Marksiste-Leniniste; Partia Komuniste Marksiste-Leniniste; Partia e Puntorëve Komunistë të Turqisë; Partia Komuniste e Kurdistanit; Partia Komuniste Revolucionare e Turqisë;

Borotba-Ukrainë; Familja e Guerilës së Zezë dhe Milicia Komuniste e SHBA-së, etj.

Boshti i Djallit-Bashkimi Sovjetik, me rastin e Revulucionit të marsit 1989 në Poloni, vazhdoi në Hungari më 23 tetor 1989, pastaj në Gjermaninë Lindore me rënien e Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989, Bullgari më 1990, Çekosllovaki më 1990, si dhe Rumani më 1989. Jugosllavia u shpërbë. Afganistan, Angola, Benin, Kongo, Etiopi, Mongoli, Mozambik, Somali dhe Jemen, mbaroi okupimi vietnamez në Kamboxhia, u bashkua Jemeni, ndërsa Kina, India dhe Vietnami bënë liberalizim ekonomie. Bashkimi Sovjetik u shpërbë:Lituania(11.3.1990), Estonia(30.3.1990), Letonia(4.5.1990), Abkazia (25.8.1990), Transnistria(2.9.1990), Gjeorgjia(9.4.1991), Gaugazia(9.8.1991), Estonia(20.8.1991), Ukraina(24.8.1991), Bjellorusia(25.8.1991), Moladavia(27.08.1991), Kirgizia(31.8.1991), Uzbekistani(1.9.1991), Republika e Nagorno-Karabakh(2.9.1991), Taxhikistani(9.9.1991), Armenia (21.9.1991), Azerbejxhani(18.10.1991), Turkmenistani(27.10.1991), Republika çeçene e Içkerisë(1.11.1991), Osetia jugore (28.11.1991), Federata e Rusisë (12.12.1991) dhe Kazakistani(16.12.1991).

Putini ka inkorporuar në Strategjinë e Ringritjes së Rusisë edhe përdorimin e ideologjive, sidomos: përdorimin e islamizmit dhe terrorizmit islamik për qëllime të saj; korruptimin e zyrtarëve në vendet që synon shtrirjen e ndikimit rus; përdorimin e krimit të organizuar; instrumentalizimin e resurseve energjetike; propagandën dhe kërcënimet nukleare etj. Në shtrirjen e Rusisë, ajo zhvilloi disa luftëra pushtuese që nga vitet 1991, e në veçanti atë në Gjeorgji 2008, Ukrainë 2014 dhe 2022. Paralelisht edhe Serbia, kopjoi të njejtën strategji prej Rusisë, të cilat i aplikon ndaj boshnjakëve dhe ndaj shqiptarëve të besimit islam.

Natyrisht të gjithë e kuptojmë që

KOHA Javore 10 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 23 MARS 2023

Federatës Ruse

agresioni rus kundër Ukrainës, nuk është thjeshtë agresion rus kundër këtij vendi, por është kundër të gjithë botës demokratike që kryesisht përfaqësohet nga vendet e Perëndimit dhe kundër vendit tonë. Faza e parë e agresionit rus kundër Ukrainës që filloi më 24 shkurt 2022, që synonte okupimin e tërë territorit të shtetit ukrainas dhe që zgjati deri 7 prill 2022, ishte kryer nga fronti verior me shënjestër Kievin, paralelisht edhe me drejtimet e sulmit në Ukrainën Lindore në Luhansk dhe Donbas etj. Duke qenë se dështoi, duket që u bë shkak që të fillonte fazën e dytë në Ukrainën juglindore, më 8 prill 2022, Rusia njoftoi për dislokimin e trupave të saj nga veriu i Ukrainës që kjo ofansivë filloi nga 17 prill e që edhe në këtë drejtim avancimi i forcave ruse, ishte shumë i vogël. Në fund të gushtit dhe deri në gjysmën e shtatorit, forcat ruse humbën pjesë të konsiderueshme të territoreve që kishin pushtuar, por pos saj humbën edhe numër të konsiderueshëm të personelit dhe makinerisë së saj. Në situatë të tillë, kuptohej që Rusia do tentonte të gjente një alternativë, e ajo ishte destabilizimi i Ballkanit, konkretisht i Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës në pjesën veriore përmes Serbisë. Prezenca e paraushtarakëve, subversionistëve, diversantëve dhe pjesëtarëve të forcave speciale ser-

Skender Jashari, ish i burgosur politik nga EULEX për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobros (Komuna e Bujanocit). Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

be dhe ruse ishin të dukshme në dhjetor 2022, duke ngritur barrikada, kryer sulme terroriste, sabotazhe,etj. Fatmirësisht SHBA, Britania, Gjermania, Franca, Italia etj, ngritën zërin dhe kryen veprime konkrete kundër qeverisë së Serbisë.

Por sot, fatmirësisht si kurrë më parë, në instancat më të larta të politikës perëndimore trajtohet çështja e shkatërrimit të Rusisë, ashtu siç më parë është trajtuar dhe fatmirësisht ishte arritur shkatërrimi i Bashkimit Sovjetik. Natyrisht Federata Ruse ka mbetur ende krijesa e fundit shoviniste, gjenocidiste dhe djallëzore

e cila bënë përpjekjet e fundit për t’u ringritur në piedestalin e Bashkimit Sovjetik. Por siç dikur flitej për të “Sëmurin e Bosforit” sot fatmirësisht flitet për të “Sëmurin e Siberisë”. Për më shumë gëzohem, që ne shqiptarët nuk jemi si dikur në krahun e Perandorisë Osmane (të “Sëmurit të Bosforit”), e për më mirë në krahun e Rusisë (të “Sëmurit e Siberisë”) ndodhet vetëm Serbia.

Fundi i Federatës Ruse është çdo ditë e më afër dhe thellimi në luftë në Ukrainë është çdo ditë e më katastrofik për agresorin, prandaj proporcionalisht sa më shumë të thellohet lufta në Ukrainë, aq më katastrofal do jenë përfundimi i agresorit.

Federata Ruse ka 142.8 milionë banorë, 111 milionë llogariten se janë të etnisë ruse sipas burimeve ruse, ose 80.9% në total, kurse 19% janë minoritete. Derisa në Federatën Ruse fliten edhe më shumë se 150 gjuhë etnike. Edhe sot Rusia është një ndër vendet e pakta në botë që ende mban nën pushtim:193 grupe etnike, shumica e kanë besimin ortodoks rus, 16.4 milionë janë myslimanë, me 277 gjuhë të minoriteteve, me 21 republika etnike, sipas Traktatit të Federatës të 1992 prej të cilave rusët përbëjnë minoritet në 13 prej tyre. Prandaj mund të kuptohet që Federata Ruse do të ndahet në së paku 22 shtete të reja apo 193 deri 277 shtete të reja (sipas parimit të gjuhës si përcaktues i etnisë). Natyrisht me rënien e Federatës Ruse si bastioni i fundit i “Djallit” rrjedhimisht do bie edhe terrorizmi ndërkombëtar me theks të veçantë terrorizmi islamik.

KOHA Javore 11 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
Shpërbërja e
E ENJTE, 23 MARS 2023

Portret: Ernest Koliqi (1903-1975) (1)

Personalitet me vizion gjerë dhe shumëdimensional letrar, artistik e kulturor

Poeti, romancieri, eseisti, përkthyesi, gazetari, dramaturgu, albanologu, mësuesi dhe botuesi shqiptar, Ernest Koliqi, së bashku me Mitrush Kutelin, cilësohet si themelues i tregimit modern shqiptar me përmbledhjet: “Hija e Maleve” (1929), “Tregtar flamujsh” (1935) dhe “Pasqyrat e Narçizit” (1936). Ai vlerësohet si njëri ndër personalitetet e njohura të letërsisë dhe kulturës shqiptare në përgjithësi. Ndër të tjera, një kontribut të veçantë i ka dhënë arsimimit në Kosovë në vitin 1941, kur forcat italo-shqiptare kanë depërtuar në Shqipëri dhe kishin dëbuar forcat ushtarake e policore të Mbretërisë famëkeqe Jugosllave, e cila gjatë tërë kohës së sundimit nga viti 1913 deri në vitin 1941, nuk kishin lejuar asnjë shkollë shqipe, dhe as edhe një libër në gjuhën shqipe. Ata shqiptarë që mësonin ilegalisht gjuhën e tyre, ndiqeshin e dënoheshin nga regjimi deri në 20 vjet burg. Dërgimi në Kosovë i më shumë se 200 mësuesve, hapja për herë të parë e qindra shkollave shqipe në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, ishte dhurata më e madhe që mund t’i jepej një kombi të ndarë padrejtësisht dhe të persekutuar

mizorisht vetëm për shkak të përkatësisë së tij kombëtare e fetare. Ernest Koliqi u lind në Shkodër më

20 maj të vitit 1903, në një familje të njohur patriotike. Është i biri i Shan Koliqit dhe i Agës së Cuk Simonit, nga lisi i tamblit ishte nip Parrucejsh, familje reshpere shkodrane fort e kamur. Lisi i gjakut të tij kishte origjinën prej Lotajve të Shalës së Dukagjinit, e rënë në Krahinën e Anamalit rreth vitit 1700 së pari, e pastaj në Shirokë. Prej një të pari, i mbetet nofka Kolaj, të cilës iu vendos prapashtesa -iqi, prej tregtisë së vazhdueshme me Malin e Zi. Ishte i dyti me radhë ndër vëllezërit dhe motrat, pas Mikelit që bëhet Kardinali i parë shqiptar, dhe pas tij vijnë Leci, Guljemi, Margerita, Viktori dhe Terezina. Pas mësimeve të para në Kolegjin Saverian të Jezuitëve, i ati e dërgon për të studiuar në Itali në vitin 1918. Së pari në Kolegjin Jezuit “Cesare Arici” në Bresha, e pastaj në Bergamo. Bashkë me nxënës të tjerë hap gazetën “Noi giovani” (“Në të rinjtë”), ku boton poezitë e para në italisht. Kthehet në Shqipëri pasi që gjendja futet në hulli pas Kongresit të Lushnjës. Nxë shqipen dhe falë njohjes me Luigj Gurakuqin njihet edhe me shumë intelektualë të kohës. Në vitin 1921 shpallet një konkurs për himnin kombëtar, ku Ernesti merr pjesë me një poezi, e cila fiton çmimin e parë të dhënë nga juria e përbërë prej Gjergj Fishtës, Fan Nolit, Mit-hat Frashërit dhe Luigj Gurakuqit.

Në muajt mars e prill, merr pjesë si përfaqësues i Shoqatës Kulturore “Rozafa” në një mbledhje me Harapin nga Shoqëria “Bogdani” dhe Patër Anton Harapin, në takimin që formoi grupimin “Ora e Maleve” nën dorën e Imzot Lazër Mjedës. Pas Revolucionit Demokratik të Qer-

shorit, Luigj Gurakuqi e thërret në Tiranë dhe e emëron sekretar personal. Aderon në Shoqërinë “Bashkimi” të themeluar prej patriotit Avni Rrustemi. Më pas emërohet sekretar në Ministrinë e Brendshme, ku ministër ishte kolonel Rexhep Shala. Me triumfin e Legalitetit shtrëngohet të dalë në mërgim. Del në veri të Mbretërisë SKS (Serbo-Kroato-Sllovene), ku studion gjuhën dhe kundron letërsinë serbo-kroate. Për dy vjet qëndron në Tuzlla të Bosnjës me shumë nga krerët e maleve. Në vitin 1928 gjendet në Bari të Italisë mes Bahri Omarit, Sotir Pecit, Sheh Karburanës dhe Koste Paftalit. Në Zarë të Dalmacisë boton edhe përmbledhjen e parë me novela në vitin 1929, ku ishte edhe miku i tij në ideale e në punë gjuhe, Mustafa Kruja. Kthehet në atdhe dhe fillon punën si mësues në Shkollën Italiane Tregtare në Vlorë dhe pastaj në Gjimnazin e Shkodrës (1930-1933), ku mes të tjerëve do t’iu japë mësim Petro Markos dhe Luigj Radit. Nisi të veroi ndër bjeshkët e Dukagjinit ato vite ku përpos ndodhive shënonte edhe këngët erotike, kujtime të cilat do t’i shkruante pas ‘70 me pseudonimin “Hilushi”. Ndërkohë miku i tij Mustafa Kruja i kërkon me mbledhë librat e bibliotekës së tij, të cilat qenë shpërndarë ndër françeskanë e jezuitë, pasi që lëshuan Shqipërinë në dhjetorin e vitit 1924.

Në vitin 1933, jep dorëheqjen nga mësimdhënia për të nisur studimet universitare në Padova. Gjatë periudhës 1934-1936, ishte pjesëtar i stafit botues i të përkohshmes “Illyria”, ku botoi poemthin në prozë “Quatuor”. Në po të njëjtën të përkohshme, në

KOHA Javore 12 PORTRET
E ENJTE, 23 MARS 2023
Shaban Hasangjekaj

vizion të shumëdimensional kulturor

vitin 1935, Migjeni botoi vjershën “Të lidet njeriu” me nxitje të Koliqit. Në vitin 1936, Koliqin e emërojnë lektor të shqipes në katedrën e Albanologjisë, të drejtuar nga gjuhëtari Karlo Tagliavini. Në vitin 1937, doktoron po në Padova me tezën “Epica popolare albanese” (“Epika popullore shqipe”), falë mbledhjeve që kishte bërë Patër Bernardin Palaj, tezë doktorate, e cila u vlerësua nga shumë albanologë, si N. Jokli, M. Lamberts etj.

Ernest Koliqi transferohet nga Padova në Romë në muajin tetor të vitit 1937 si lektor i shqipes. Në vitin 1938, në Universitetin Shtetëror të Romës hapet Selia e Albanologjisë, ku Koliqi emërohet ordinar dhe qëndron i tillë deri sa doli në pension. Ndërprerja e vetme disi e gjatë që kur u emërua ministër Arsimi në vitet 1939-1941, në Qeverinë Verlaci nën pushtimin italian. Pavarësisht rrethanave, Koliqi shfrytëzoi deri në fund mundësitë që i jepte zyra e tij. Panë dritën e botimit tekstet shkollore shqipe e libra më shumë se qenë botuar prej vitit 1912 e deri atëherë: botimi i “Historisë së letërsisë në dy vëllime”, “Shkrimtarët shqiptarë” nën përkujdesjen e Namik Resulit e Karl Gurakuqit vijoi botimi i përmbledhjeve të folklorit “Visaret e kombit” me vëllimin IV prej H. Reçit, Spiro Çomorës e A. Palucës dhe shumë arsimtarëve të tjerë, duke e çuar deri në XIV vëllime - punim që në aq pak kohë dhe me rëndësi për themelimin e studimit të folklorit.

Bashkë me Mustafa Krujën dhe Zef Valentinin thirri në Tiranë Kongresin Ndërkombëtar të Studimeve Shqiptare në vitin 1940, prej ku lindi Instituti i Studimeve Shqiptare me qendër

në Tiranë, para rendës i Akademisë së Shkencave.

Ernest Koliqi themeloi e drejtoi të përkohshmen “Shkëndija” në korrik të viti 1940, e cila qe palestër e mendimtarëve dhe shkrimtarëve të kohës. Në shtator të vitit 1941, nis mbi 200 arsimtarë normalistë drejt Kosovës.

Në një letër dërguar më 16 tetor të vitit 1941 nga ministri i Arsimit të qeverisë së atëhershme shqiptare

Ernest Koliqi konsullit shqiptar Nikollë Rrota në Vjenë, thuhet se ka angazhuar N. Joklin si organizator të bibliotekave të Shqipërisë me një rrogë mujore prej 600 frangash ari. Përpjekje kjo si shumë të tjera për ta shpëtuar studiuesin e shumëçmuar, që nuk dha rezultat.

Në vitin 1943, Ernest Koliqi shkon në Romë për të vazhduar punën si ordinar në universitetet dhe emërohet ambasador në Vatikan, i fundit para regjimit që do të vinte. Nga një telefonatë ai merr vesh për kapjen e Petro Markos nga ana e gjermanëve, të cilit i shpëton jetën. Më 6 nëntor të vitit 1946, krijohet partia Blloku Kombëtar Indipendent me bërthamën krijuese e drejtuese të përbërë nga vetë Koliqi, Dr. Ismail Verlaci, Gjon Marka Gjoni dhe Ndue Gjon Marku, duke i ndejtur veprës së Mark Gjon Markut. Në mars të vitit 1947, Koliqi themelon dhe kujdeset të botojë të përkohshmen “L’Albanie Libre” që ndali në vitin 1959, e më pas “Lajmëtari i të Mërguemit”. (Vazhdon)

KOHA Javore 13 PORTRET
E ENJTE, 23 MARS 2023

Ulqin u përurua antologjia e prozës së shkurtër të shkrimtarëve shqiptarë në Malin e Zi “Të

Botim që u bën nder institucioneve kulturore

“Shqiptarët në Malin e Zi duhet të vetëdijësohen për një gjë - që këtu janë rrënjët e shqipes së shkruar. Dhe këtë ne duhet ta pohojmë, por duhet ta pohojmë në mënyrë të sforcuar. Sepse ne nuk kemi vetëm problemin e integrimit të kulturës, të letërsisë brenda Malit të Zi, po edhe brenda vetë kulturës gjithëshqiptare”, ka theksuar recensenti Dr. Haxhi Shabani

Ulqin - Në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin të martën mbrëma është bërë përurimi i antologjisë së prozës së

shkurtër të shkrimtarëve shqiptarë në Malin e Zi “Të gjithë tanët”, e cila është botuar nga Qendra për Ruajtjen dhe

Zhvillimin e Kulturës së Pakicave. Drejtori i këtij institucioni, Salko Luboder ka thënë se njëri prej qëllimeve të

KOHA Javore 14
gjithë E ENJTE, 23 MARS 2023
KULTURË

shqiptarëve dhe kulturore të Malit të Zi

këtij botimi është që opinioni malazez, në radhë të parë ai intelektual, të njihet me shkrimtarët shqiptarë në Malin e Zi dhe se ky libër është një rrugë e mirë për ta bërë këtë.

“Antologjia është një orientim i mirë dhe një rrugë e mirë, një hap më tepër drejt njohjes së ndërsjellë dhe do t’i kontribuojë njohjes më të mirë, në këtë rast njohjes më të mirë të krijuesve shqiptarë, gjegjësisht kulturës shqiptare”, ka thënë ai.

Luboder po ashtu ka theksuar se qël-

limi i këtij libri është të paraqesë pasurinë shpirtërore të Malit të Zi, sepse kulturën që e krijojnë pjesëtarët e popujve pakicë mund ta konsiderojmë lirisht pjesë të trashëgimisë kulturore-artistike të përgjithshme të Malit të Zi, gjithsesi për asnjë moment duke mos e ndarë nga letërsia kombëtare. “Jam i prirur të theksoj dhe shpresoj se nuk e teproj që ky libër në të vërtetë paraqet në njëfarë mënyrë një thesar për arsye se përmban vlera që përbëjnë pasuri shpirtërore të Malit të Zi, në këtë rast pasuri të asaj që kanë krijuar dhe që krijojnë miqtë tanë, fqinjtë tanë – shqiptarët në Malin e Zi”, ka thënë ai. Recensenti i antologjisë, Dr. Haxhi Shabani ka nënvizuar mungesën e mbështetjes për kulturën dhe krijuesit. “Kryesore është që në këtë libër ka vlera. Normalisht që ka mirë e më mirë. Por e rëndësishme është që ne në të ardhmen të vetëdijësohemi më shumë, që të shkojnë mjete më shumë në kulturë, edhe në art, edhe në letërsi, edhe përgjithësisht në atë që quhet trashëgimi kulturore”, ka theksuar ai. Shabani ka thënë se autorët e përfshirë në antologji dëshmojnë se letërsia shqipe nuk është e thënë se duhet të shkruhet patjetër në Tiranë dhe në Prishtinë.

“Shqiptarët në Malin e Zi duhet të vetëdijësohen për një gjë - që këtu janë rrënjët e shqipes së shkruar. Dhe këtë ne duhet ta pohojmë, por duhet ta pohojmë në mënyrë të sforcuar. Sepse ne nuk kemi vetëm problemin e integrimit të kulturës, të letërsisë brenda Malit të Zi, po edhe brenda vetë kulturës gjithëshqiptare”, ka theksuar ai.

Shabani ka folur edhe për vlerat specifike të krijimtarisë së disa prej shkrimtarëve të përfshirë në antologji. Redaktori i antologjisë, Ismet Kallaba ka thënë se përzgjedhja e autorëve të përfshirë në antologji është bërë bazuar krykëput në kriterin estetik.

“Ata u përkasin brezave të ndryshëm. Krahas autorëve të afirmuar në rrafshin mbarëkombëtar e më gjerë, ka edhe një grup autorësh që krijojnë në vendlindje apo në diasporë. Pavarësisht vendit se ku jetojnë dhe veprojnë, ka diçka të brendshme që i lidh të gjithë këta autorë. Duket se vendlindjen e kanë bartur me vete, nga e marrin frymëzimin dhe brumin për krijimtarinë e tyre. Ajo është e pranishme pothuajse në krijimtarinë e gjithësecilit përmes mjedisit, personazheve, temave, ngjarjeve”, ka theksuar ai.

Kallaba ka thënë se antologjia “Të gjithë tanët” qoftë për vlerat estetike, qoftë për nga përgatitja teknike mund të krahasohet me antologji të letërsive më të mëdha dhe se si e tillë është edhe një letërnjoftim apo pasaportë e shqiptarëve në Malin e Zi.

“Duke mos dashur që të minimizoj vlerën e projekteve të mëparshme që ka realizuar Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave, mendoj se ky është një ndër projektet më me vlerë sa i përket shqiptarëve. Botimet e këtilla u bëjnë nder shqiptarëve në Malin e Zi dhe vetë institucioneve kulturore të Malit të Zi, në rastin konkret Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave si botues i antologjisë”, është shprehur ai.

Udhëheqësja e përurimit të antologjisë, njëherazi udhëheqëse e Bibliotekës së Ulqinit, Ardita Rama ka lexuar fragmente të prozës së disa prej shkrimtarëve që janë pjesë e antologjisë.

Përurimi i antologjisë së prozës së shkurtër të shkrimtarëve shqiptarë në Malin e Zi “Të gjithë tanët” është organizuar nga Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës, gjegjësisht Bibliotekën e Qytetit - Ulqin. Ky është përurimi i dytë i kësaj antologjie pas atij në Podgoricë.

KOHA Javore 15
i. k. nder
E ENJTE, 23 MARS 2023 KULTURË
gjithë tanët”

Dashuri në stinën

Pranvera kishte ardhur e me të madhe pushtoi dhenë. Qershia ishte prush. Edhe dy javë dhe do ta piqte kokrrën. Dielli praronte kodrën e Pinjeshit. Gjithçka ishte veshur me petkun jeshil. Ditë pas dite behari po mahniste natyrën, e cila mbytte me ngjyrat e saj të ndezura. Bukuria e stinës depërtoi thellë dhe e ngrohu edhe zemrën rinore të Xhimit. Kështu e thërrisnin shokët gjimnazistin, ndonëse emrin ai e kishte Zaim! Po si e qysh i erdhi kjo ngrohtësi zemre gjimnazistit Xhim?

Populli ynë ka një shprehje të urtë, se s’ka një të keqe pa një të mirë. Humori rinor i Xhimit në gjimnaz fashitej sa shkelte në shtëpi, pasi që në hapat e para në oborr dëgjonte zërin e klithjet e babait që grindej me fqinjen, Nusen e Detarit. Banonin përballë njëri-tjetrit, i ndante një rrypinë dhe një gardh me kallama. Zënkat ishin të pakuptimta. Edhe kur këndonte gjeli i Nuses së Detarit, edhe kur pulat glaconin e kapërcenin gardhin. Dhe kështu ia niste sherri.

- Ç’t’i bëj gjelit!? - qahej Nusja e Detarit.

- Nuk di ta rrethosh burrin, që të ka vajtur në det, le më gjelin! - i thoshte babai i Xhimit Nuses vetullhënë të Detarit.

Xhimi i dëgjonte zënkat, por u shmangej atyre duke qortuar të atin.

- Aman, o ba, gjithnjë ky avaz, jo gjeli, jo pula, jo Sula?! Apo harrove se ai gjithnjë kur kthehet nga deti ma sjell një dhuratë?

- S’kam punë as me gjelin, as me pulën e as me Sulën, por me Lulen, me nusen e tij, që ma shet veten për më të squeten (zgjuaren) e Ulqinit!...

- E, o ba, ajo në punë të vet e ne në tonën! S’na bën hije selvia e saj!

- Nuk të pëlqen? - ia priti i ati, po me atë tik nervor që e karakterizonte. –Apo s’e ka vetullën si ngjalë ajo?! Medemek, me bukurinë e saj na bëka karshillëk neve që s’e paskemi atë nivel sa të biem në sy të të tjerëve...? Xhimi s’i përgjigjej. Dilte nga shtëpia me shokë. Herë kthehej herët e herë vonë. Po kur kthehej me ditë, sytë padashur i rrëshqitnin te Nusja e Detarit, që ndofta ashtu më kot qëndronte në verandën e shtëpisë së saj, me sytë e perënduar me vështrim nga rruga që e sillte atë në shtëpi.

Një pasdreke, pasi u nda me shokët e u kthye në shtëpi, i ati, si ta kishte pritur te pragu qëllimisht, pa ia kthyer përshëndetjen të birit, i tha:

- Ulu e më dëgjo këtu me vëmendje. Ti po e sheh se ditë për ditë gërricem

(zihem) me Nusen e Detarit. Do të ishte mirë t’i punonim diçka e të merrte një mësim të mirë! Jam i bindur se pas kësaj ka për t’u bërë pulë e lagur. - Fol! – tha Xhimi qetë.

- Ti tashmë je rritur, u bëre burrë. Tregoje veten!

- Po çfarë?

- Duhet t’ia bësh një rreng asaj. Ajo s’po na lë të qetë. Gjeje ndonjë arsye. Unë po rri dorëjashtë, se ndryshe unë e ndryshe ti…

- Po çfarë ke ndër mend o ba?!

- Gjeje vetë se ju të rinjve u pjell mendja si femrave. Ja… foli për pulat që s’na lanë fije bari në oborrin tonë, afroju e jepja një flakaresh…

- Një shuplakë?! Është turp or baba. “Këtij i paskan vajtur trutë pas qafe”, - pëshpëriste me vete djali. I ati fliste me ngulm e lutje. Për ta qetësuar, sepse si nervoz që ishte

KOHA Javore 16 KULTURË
Tregim E ENJTE, 23 MARS 2023
Asllan Bisha

e qershive

përflakura.

- Mbase ke detyrë nga babai të më rrahësh, apo në ndonjë mënyrë tjetër të më ndëshkosh?! - u gajas së qeshuri Nusja e Detarit.

- Për të të kalbur në dajak kam ardhur! – mundi të artikulojë Xhimi dhe të dyja duart i vajtën mbi gjinjtë e gufuar të Nuses.

- Askujt, asnjë fjalë, askujt! Kam nevojë të më... rrahësh me atë dajakun që the, - pëshpëriti Nusja me afsh pas ledhatimeve të pareshtura të gjimnazistit të harlisur.

Pas këtij harbimi dhe dehjeje, Xhimi doli nga dritarja që të nxirrte në kopsht dhe ngadalë e që të mos e shihte kush, kapërceu gardhin. Por ditët kalonin e me ditët rritej edhe shqetësimi i të atit. Priste t’i fliste për rrengun që kishte menduar, aq sa për ta nxitur që të shpejtonte, nuk ia kurseu dhe një kartëmonedhë tjetër, me të cilën Xhimi i bleu Nuses së Detarit një parfum, ndër më të mirët në treg. Por, babait një ditë i kërceu damari. Iu turr të birit, më shumë për ta nxitur sesa për ta qortuar.

- Punët e mira bëhen ngadalë, o ba! – i tha Xhimi. - Ta kam dhënë fjalën që do i bëj diçka sa ta mbajë mend tërë jetën!

s’kishte zot t’ia ulte damarin në ballë, dikur Xhimi u dorëzua dhe i tha:

- Më lë kohë të gjej një shkas!

Ky u gëzua si kalama se i biri s’qe qurravec e tuc dhe se do të gjente se me çfarë ta ndëshkonte Nusen e Detarit. Ngaqë i biri ia dha fjalën, edhe ai nuk u kursye, nxori portofolin dhe i futi në dorë një kartëmonedhë.

- Hajde, festo nesër me shokët!

Kështu mes dy fqinjve, hëpërhë, u vendos një “armëpushim” i frikshëm.

I zoti i shtëpisë priste momentin kur

Xhimi të ndërmerrte aksionin dhe t’ia bënte rrengun Nuses së Detarit.

Xhimi dilte në ballkon, kurse Nusja e vështronte me sy lutës dhe të butë si të stinës. Ndërronte fustanet, kurse ai me një libër para vetes e vështronte Nusen dhe bukurinë e saj. Disa ditë rresht vështruan njëri-tjetrin. Një pasdreke, nga shtëpia e Nuses doli

vjehrra e saj. Edhe e ëma e Xhimit vajti në Pazar. As babai nuk ishte në shtëpi.

Xhimi i bëri me shenjë fqinjes së bukur. Nusja i buzëqeshi, siç dinte ajo të buzëqeshte dhe ia bëri me dorë “Eja!” Xhimi kapërceu gardhin. Nusja hyri në dhomë e ai pas saj. Ajo uli grilat e dritares nga rruga. Xhimi qe ndezur si petalet e bajames. Qe bërë edhe memec. E në këtë çast, kur zemra i hovte si valë deti, dëgjoi zërin e saj:

- Kyçe derën! Dritaren nga ana e kopshtit e ke të hapur. Në rast të ndonjë vizite të papritur, kërce... Djali sikur u çlirua, mbylli me shpejtësi derën e me po atë shpejtësi desh të shkyçte një portë tjetër, ku hapej një stinë e pakaluar ndonjëherë në jetën e tij. Ajo e sundoi situatën dhe i vuri gishtin tregues te buzët e tij të

Kur u poqën qershitë, i ati papritmas iu qep shtratit. Për ta vizituar, ndër të parat ia arriti Nusja e Detarit. Ajo solli edhe dhurata. Plaku u gëzua si kalama. Pasi u largua Nusja, Xhimi e shikoi në sy babain. Ky vuri buzën në gaz.

- Bëre mirë që s’i bëre ndonjë gjë të papëlqyer Nuses. Gabon plaku, or bir! Gabon.

Nëna e Xhimit, që ishte mësuar me budallallëqet e të shoqit, s’u durua e i tha:

- Je plak matuf!

U shërua plaku. Kaloi edhe gushti. Xhimi herë pas here kapërcente gardhin. Gjelat e pulat qenë bërë “të urtë” e nuk hynin të kullosnin në pronat e komshinjve!... Se kishte kush kulloste në “pronën” e komshinjve. Ia behu vjeshta me shirat e stinës. Xhimi shkoi në fakultet. Nuses iu kthye burri nga deti. Po si erdhi, edhe shkoi. Ndërsa Xhimi, kur kthehej me pushime në shtëpi, gjithnjë do ta gjente të hapur dritaren e shtëpisë së Nuses së Detarit, në çdo stinë të vitit...

KOHA Javore 17 KULTURË
stinën
E ENJTE, 23 MARS 2023

Dy histori të pazakonshme njerëzore që i bashkon humanizmi

pikërisht

atë

Ulqin – Në prani të një numri të konsiderueshëm të publikut, të shtunën mbrëma në Qendrën e Kulturës –Ulqin u promovua filmi dokumentar “Rojet e jetës” i autorit Haxhi Shabani, i cili u kushtohet gjinekologut të njohur ulqinak Shuajb Resulbegu dhe të riut Emro Abazi, i cili humbi jetën nga kanceri.

Në fjalën e tij, gazetari Haxhi Shabani ka thënë se ky film përbëhet nga dy histori të pazakonshme për qytetin e Ulqinit dhe përgjithësisht si histori njerëzore.

“Unë mendoj se një qytet përveçse përbëhet nga historia dhe nga tradita e vet, përbëhet nga njerëzit e tij. Dhe këta dy personalitete, secili në mënyrën e vet e kanë shënuar atë shpirtin, atë zemrën e qytetit tonë të lashtë, qytetit tonë që mendoj se është shembull pikërisht për atë që quhet humanizëm”, ka theksuar ai.

Shabani ka thënë se Dr. Shuajbi ka qenë një mjek i cili ka bërë mrekulli dhe gjënë më të shenjtë në këtë jetë, që është të ndihmosh të tjerët të vijnë në jetë.

“Edhe pse u bënë shumë vjet nga ikja e tij në amshim, ai na rrezaton atë mirësinë, atë njerëzinë, vazhdimin e jetës. I riu Emro Abazi ka bërë një mrekulli, sepse ka arritur që të mobilizojë njerëzit, të mobilizojë Ulqinin deri në atë masë saqë kjo jehonë ka shkuar edhe përtej oqeanit.

Unë rrëqethem edhe sot - kur e kam ideuar këtë dokumentar kam qenë me mijëra kilometra larg Ulqinit. Dhe kam parë forcën e këtyre njerëzve, forcën e këtyre dy personaliteteve në historinë e Ulqinit”, ka theksuar ai. Sipas tij, ajo që potencohet në film është humanizmi, një vlerë që i duhet Ulqinit dhe të gjithë njerëzimit.

“Ne këtë e themi edhe në film. Kjo

i duhet të gjithë njerëzve që jetojnë në Ulqin, kjo i duhet njerëzimit, kjo i duhet civilizimit, kjo forcë e bashkimit, e humanizmit”, është shprehur ai. Në emër të familjes Resulbegu, të pranishmit i ka përshëndetur Edina Resulbegu.

Ajo ka thënë se madhështia (dhe tmerri) e fatit njerëzor reflektohet në krijimin e botës së tij, e cila shndërrohet në një mesazh për brezat.

“Këta dy individë, direkt apo indirekt, bëhen pasqyrë e njerëzimit, e sakrificës, e filantropisë... Dhe na ngarkojnë ta ruajmë këtë frymë, që përndryshe është bërë bërthama e qytetit tonë. Prania e secilit sonte është e motivuar nga një motiv më i lartë. Këto janë vlerat delikate që bashkojnë shpirtrat tanë, por mbeten në nivelin e instinktit, të papërcaktuara. Për shkak të vlerave që simbolizojnë, këta dy personalitete bëhen heronj

KOHA Javore 18 KULTURË
U promovua filmi dokumentar “Rojet e jetës”
E ENJTE, 23 MARS 2023
“Unë mendoj se një qytet përveçse përbëhet nga historia dhe nga tradita e vet, përbëhet nga njerëzit e tij. Dhe këta dy personalitete, secili në mënyrën e vet e kanë shënuar atë shpirtin, atë zemrën e qytetit tonë të lashtë, qytetit tonë që mendoj se është shembull
për
që quhet humanizëm”, ka theksuar autori i filmit Haxhi Shabani

përgjithmonë”, ka theksuar ajo. Filmi dokumentar është prodhim i Redaksisë së Programit në Gjuhën Shqipe të Radio Televizionit të Malit të Zi. Ai vjen në 30-vjetorin e vdekjes së Shuajb Resulbegut (1943-1993), gjinekologut të njohur jo vetëm në Ulqin por edhe më gjerë, në rrethet mjekësore dhe shkencore të Malit

të Zi, ish-Jugosllavisë dhe Evropës. Edhe sot ai vlerësohet si sinonim i mjekut humanist dhe të ditur, diagnozat e të cilit pranoheshin në spitalet më të njohura. Ndërkaq i riu Emro Abazi, megjithëse u bë gjithçka për të shpëtuar jetën e tij, duke grumbulluar në kohë rekord një shumë të madhe të hollash për shërimin e tij, e humbi

luftën me kancerin në një moshë të re, në vitin 2019.

Krahas promovimit të filmit dokumentar, në galerinë e Qendrës së Kulturës është hapur ekspozita fotodokumentare kushtuar Shuajb Resulbegut dhe Emro Abazit.

KOHA Javore 19 KULTURË
i. k. E ENJTE, 23 MARS 2023

Historia ka nevojë për

Reagim ndaj artikullit me titull “Histori – Kur është hapur shkolla e parë shqipe në Ulqin?”

Duke lexuar tekstin me titull “Histori –Kur është hapur shkolla e parë shqipe në Ulqin?”, të autorit Gazmend Çitaku, botuar në gazetën Koha Javore, Podgoricë, më 7.3.2023 dhe rrjetet sociale, rimësova historinë e shkollës shqipe në Ulqin dhe jo vetëm. Them rimësova, sepse shkolla shqipe e fshefur, e pa shkruar në kronikat e shkollave, edhe pse me vonesë, falë aktivistëve kërkimorë, dokumenteve origjinale, fjalës së dëshmuar, është zbardhur më parë dhe publikuar për lexuesin. Mbëshetur në atë punë, deri tash të pamohuar, apo tjetërsuar, shtrohet pyetja: Ç’histori tjetër për shkolla kërkohet dhe nga kush? Sipas titullit autori kërkon datën, vitin e hapjes së shkollës së parë shqipe në Ulqin.

Në përmbajtje përmbledh shkrime të gatshme dhe referime për mbështet-

je dhe besueshmëri të fjalës. Mirëpo, ajo hapë shumë pyetje e konkludime që shkojnë përtej titullit dhe për lexuesin bëhet abstrakte dhe e pabesueshme pasi në hyrje, kalimthi flet për analet e gjuhës shqipe, autori konstaton:

1. ”Sipas disa studjuesve Shkolla e parë shqipe është hapur në Ulqin më 1258”. Vazhdon të numërojë dhe konstaton, ”por këto nuk kanë mbështetje faktografike”.

2. Bazuar në ref. (Posta e Shqypnies, nr. 67, 28. 7. 1917. f. 4 – N. Draga), autori shkruan:

”Ajo çka dimë deri më sot është se shkollat e para në gjuhën shqipe në territorin e Malit të Zi janë hapur në periudhën e Luftës së Parë Botërore. Deri në fund të qershorit 1917 funksionuan 23 shkolla në gjuhën shqipe”.

Referenca e sipërme, Posta e Shqypnies... për Malin e Zi në periudhën e Luftës së Parë Botërore përmban shumëçka si: sipërfaqja e tokës, banorët, struktura e vendit, rrugët, zyrat, bujqësia, fabrikat, puna fizike, ndërsa për shkollat thekson

vetëm:

”Deri n’marim t’Qershorit u majten çilë 23 shkolla qi paten për gjuhë msimit gjuhen shqype”.

Kjo fjali nuk ofron dëshmi që shkollat e para shqipe në territorin e Malit të Zi janë hapur në periudhën e Luftës së Parë Botërore, siç shprehet autori. Nuk shkruan në cilët vende kanë punuar, çfarë statusi kishin emrat e mësuesve, as numër të nxënësve. Ndërsa në Ulqin, në atë kohë, shkolla shqipe s’ka punuar. Pohimi për të është iluzion.

3. Duke u thirrur në artikullin (Dr. N.

KOHA Javore 20 HISTORI
E ENJTE, 23 MARS

për fakte

Draga ”Shqiptarët në Mal të Zi”), autori referon:

”Këtu shkollat e para me mësim në gjuhën shqipe rifilluan të hapën me të përfunduar lufta, pra në vitin shkollor 1945/1946” dhe vazhdon:

”Në Ulqin në vitin 1945 rifillon shkolla në gjuhën shqipe... Mësues ishin

Antonia Markoviq dhe Minja Nikollaidis e atyre iu bashkëngjitën edhe mësues të ri...”.

Mirëpo, referenca ”Shqiptarët në Mal të Zi”, fjalët: shkollë, mësimi shqip, vitet 1945, 1945/1946, nuk i shkruan fare. Teksti i dedikohet pavarësisë së Malit të Zi në vitet 1878-1913 e jo mësimit shqip në vitet shkollore të pasluftës, 1945, 1945/1946.

Teksti është i dërrmuar me emra të mësuesve, nxënësve, shkollave dhe vitet e para shkollore të mësimit shqip. Shikuar në segmente, një nga një, duken mirë.

Por, zarat e tyre, emri – vendi – viti – kontributi, siç i lidhë autori janë in-

ekzistente.

Në mes atyre emrave, mua të njohur, të tillë shoh: Shkollën Normale në Gjakovë, mësuesit: Minja Nikollaidisi dhe Daut Hoxhiqi, nxënësit: Bahri Brisku, Bajram e Riza Rexha, Faik Avdiu, Beqir Kasneci, Bajram Sella, Sabri e Xhevdet Holli, Osman Ibroçi, Vatë M. Elezaj.

Më poshtë autori prekë tentativën famëkeqe që i kanosej shkollës shqipe, ku shkruan:

”Në vitin 1956 me një urdhër të çuditshëm mbyllen shkollat në gjuhën shqipe dhe bëjnë që nxënësit shqiptarë të vazhdojnë shkollimin në gjuhën joamtare ...”.

Ekzistimi i asaj keqbërje është i dhimbshëm edhe sot. Ndërsa shtjellimi për të i varfër, sipërfaqësor. Shpjegimi nuk mëson për urdhërin, pranimin, rezistimin, kontributin, cilat shkolla u mbyllen. Për ato, autori nuk i ofron njohuri lexuesit të ri. Atë gjë ai duhet ta ketë të ditur përmes librit referues (S. Kokaj, “Arsimi shqip në Anë të Malit 1945-1985”), i cili, bazuar në prova dhe udhës së diskrecionit, qartë e shpjegon qëndrimin e drejtorit të Shkollës Fillore në Katërkollë, Junuz Divanit, ndaj urdhrit

famëkeq dhe mospërfilljen e atij në shkollë. Pasi në një vend e përmend kontributin e për faktin që autori Çitaku është redaktor dhe botues i librit ”Arsimi shqip ...”, pashmangshëm lind pyetja, harroi ta thotë apo s’do ta njohë kontributin e famëmadhit arsimor, drejtor Junuzit?

Nëse shkollat në Ulqin e gjetiu vendimin për tjetërsimin e gjuhës amë e zbatuan, unë dëshmoj se në shkollën e Junuz Divanit, nga klasa I-VIII është mësuar, folur e shkruar shqip.

Shkenca na mëson të punojmë me korrektësi dhe të besojmë në fakte. Ato duhet të jenë burimore e të ofruara si rrjedha. E njëjta vlen dhe për historinë. Edhe ajo ka nevojë për fakte.

Përmbajtja e këtij teksti nuk i ofroi përgjegje titullit. Andaj mbetet të shpresohet në kërkime të bazuara në dokumente origjinale të vërtetuara nga koha e tyre.

Ndërsa ”dokumentari filmik” i paralajmëruar me një koment të autorit, me dallim nga tema ”Historia e shkollës së parë shqipe ...”, uroj të jetë autentik i dokumentuar!

KOHA Javore 21 HISTORI
E ENJTE, 23 MARS 2023

Librarinë “Ulqini” u mbajt takimi me gazetarin nga Kosova, Adriatik Kelmendi

Lidhjet e shumanshme të Ulqinit me Kosovën

“Ulqini është i shumanshëm dhe u ka ofruar gjithmonë shumë jo vetëm shqiptarëve, por edhe rajonit. Dhe sot është edhe Ulqini, në Mal të Zi por bashkë me të gjithë shqiptarët, që plotëson mozaikun e arritjeve më të mëdha të shqiptarëve”, është shprehur ai

Ulqin – Gazetari dhe drejtori i përgjithshëm i Televizionit Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka qenë mysafiri i radhës në Librarinë “Ulqini”, me të cilin të dielën mbrëma është zhvilluar takimi me temë “Si mund të jetojmë

diku tjetër kur në botë ekziston Parisi?”, huazuar nga libri i tij me të njëjtin titull.

Në bisedë me udhëheqësin e takimit Sami Flamurin, ai ka folur për çështje të ndryshme që lidhen me jetën e tij,

lidhjet me Ulqinin, lidhjet e Ulqinit me Kosovën, përvojën e tij gazetareske, situatën gjeopolitike në rajon etj. Kelmendi ka thënë se janë tre qytete ku ndjehet si në shtëpinë e tij.

“Një është Peja, ku kam lindur; dy Pr-

KOHA Javore 22 KULTURË
E ENJTE, 23 MARS 2023

shumanshme Kosovën

ishtina, ku jetoj dhe veproj; dhe tre, jo për nga renditja, është Ulqini, ku po ashtu jam rritur një pjesë të mirë të jetës. Gjithë verën kemi ardhur këtu”, ka theksuar ai.

Kelmendi ka thënë se shqiptarët sot ndodhen në pozitën më të mirë që kanë qenë ndonjëherë në të gjitha vendet e rajonit ku ata jetojnë. Në këtë kuadër, ai ka përmendur edhe Ulqinin që, sipas tij, ka arritur që të imponohet në të gjithë sferën shqiptare, jo vetëm në fushën e politikës, ku për momentin janë dy kryeministra nga Ulqini, por edhe në fusha të tjera. “Ulqini është i shumanshëm dhe u

ka ofruar gjithmonë shumë jo vetëm shqiptarëve, por edhe rajonit. Dhe sot është edhe Ulqini, në Mal të Zi por bashkë me të gjithë shqiptarët, që plotëson këtë mozaikun e arritjeve më të mëdha të shqiptarëve”, është shprehur ai.

Sipas Kelmendit, lidhjet e Ulqinit me Kosovën janë të shumta dhe nga to kanë përfituar të dy palët.

“Mund të them se Ulqini iu dha për herë të parë kosovarëve detin, iu mësoi se çfarë është deti. Por kosovarët ia ofruan Ulqinit shqiptarinë... Sinonim i detit, i plazhit, i diellit për Kosovën ka qenë Ulqini. Po ashtu sikur të mos ishte kjo ndërlidhje që është ndërlidhje interesi, mbase do të ishte edhe ky segmenti i shqiptarizmës në Ulqin më i vagët seç është sot. Pra, kjo lidhje e ndërlidhur edhe me plazhin ka bërë edhe lidhjen tjetër, që të jetë pastaj edhe për ulqinakët e qasshme edhe shkolla në Kosovë”, ka theksuar ai.

Për Kelmendin, ajo çfarë i shquan shqiptarët është ambicia.

“Mos të harrojmë se kudo që jetojnë sot shqiptarët e kanë ambicien. Dhe ambicia e tyre ka shkuar drejt realizimit. Pra, Parisin duke e pasur ambicie, si një figurë, metaforë, që e kam përdorur,... tregon se nuk mund të arrijmë asgjë nëse nuk e dimë se ku e kemi synimin. Dhe e mira jonë si popull gjithnjë ka qenë që kemi synuar shumë”, është shprehur ai. Kelmendi ka thënë se Kosova është bërë shtet kur e ka fituar idenë e lirisë.

“Ideja e lirisë erdhi me brezat e para që u arsimuan në Kosovë, që e kuptuan se nuk ka pse dikush që vetëm pse flet një gjuhë tjetër prej tëndes, me automatizëm të jetë një klasë më i lartë se ti. Dhe duke e kuptuar këtë, u mbars edhe ideja se edhe ti e meriton të jesh në pozitë të barabartë me të gjithë”, ka thënë ai.

Kelmendi ka thënë se pajtohet me idenë e Veton Surroit, sipas të cilit Mali i Zi dhe Kosova janë dy shtete të pakryera, sepse megjithëse e kanë fituar pavarësinë, kanë probleme pak

Debate me qëllim ruajtjen e identitetit kombëtar

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, ka thënë në fjalën përshëndetëse se deri tani në Librarinë “Ulqini” kanë organizuar takime me shumë personalitete të botës shqiptare dhe se do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. “Do të kemi edhe personalitete të tjera të botës shqiptare, kryesisht të kulturës dhe shkrimeve, publicistë etj. Qëllimi është që të diskutojmë brenda përbrenda botës shqiptare për idetë tona, për motivet tona, për bashkëpunimin tonë kulturor me qëllimin e përbashkët ruajtjen e identitetit tonë kombëtar të shqiptarëve në Malin e Zi”, është shprehur ai.

a shumë të ngjashme, për të mos thënë të njëjta, me fqinjin e tyre të parë - Serbinë.

“Pra, ndonëse këto shtete që kufizohen me Serbinë janë të pavarura, ka një përpjekje nga Serbia që të mbajë konflikte të ngrira, që në rrethana të tjera gjeopolitike në të ardhmen t’i shfrytëzojë ato për të trazuar këto shtete dhe rrjedhimisht ndoshta edhe të kthejë një fuqi hegjemonie mbi to”, ka theksuar drejtori i Televizionit Klan Kosova.

Kelmendi ka folur edhe për karrierën e tij gazetareske, duke pohuar se në vjeshtë të këtij viti bëhen 25 vjet apo një çerekshekulli që ka filluar punë në media, kurse prej 20 vitesh drejton emisionin “Rubikon”, që është emisioni më jetëgjatë i debatit autorial në historinë e televizioneve kosovare. Ai ka folur edhe për intervistat e tij më të dashura dhe që i kanë mbetur në kujtesë, me personalitete të ndryshme të botës shqiptare apo botërore.

Kelmendi është përgjigjur edhe në disa pyetje të publikut të pranishëm në takim.

Takimi është organizuar nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi në bashkëpunim me Librarinë “Ulqini”. i. k.

KOHA Javore 23 KULTURË
E ENJTE, 23 MARS 2023

Intervistë me mjeken Teuta Gjeçbritaj

Hapja e spitalit në qytetin e Ulqinit do të ishte arritja më e madhe

Teuta Gjeçbritaj u lind më 5 maj 1994 në Tivar. Shkollën fillore e mbaroi në Krajë. Që në bankat e shkollës fillore filloi të shquhej e aftë, posaçërisht spikaste në thurje të vargjeve letrare, e sidomos në prozë. Në moshën 15-vjeçare botoi librin e parë “Valët e trazuara” së bashku me tri nxënëse të tjera. Përveç kësaj e ka dashur shumë skenën dhe aktrimin. Por ëndrra e saj më e madhe ishte që të bëhej mjeke. Teuta vazhdoi shkollën e mesme në Gjimnazin e Ulqinit “Vllazërim- Bashkim”, ku edhe aty tregoi sukses shembullor, duke e ruajtur shpërblimin “Pishtar 1”. Në vitin 2013 ajo filloi studimet në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, ndërsa i mbaroi brenda afatit të paraparë, në korrik - 2019. Pas përfundimit të stazhit si praktikante dhe provimit shtetëror ajo u punësua në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin në mars të vitit 2020, ku pandemia e koronavirusit ishte një tjetër sfidë në të cilën u përkushtua maksimalisht për një kohë të gjatë. Aktualisht vazhdon punën si mjeke familjare po në Ulqin

Koha Javore: Teuta, përpara se të flasim mbi profesionin ku ju jeni kualifikuar, do të kthehemi pas në kohë. Qëkurse ishit në shkollë fillore u shquat për thurje vargjesh, veçanërisht në prozë, por edhe në poezi. Çfarë kujton nga ajo kohë?

T. Gjeçbritaj: E kujtoj si sot prozën time të parë që ia kisha kushtuar shoqes time e cila iku në Amerikë. Sapo i kisha mësuar shkronjat! Që në atë moshë kuptova se pothuajse çdo ndjenjë timen e kisha të nevojshme ta hidhja në letër, e kështu spontanisht lindnin edhe prozat e poezitë të cilat filluan edhe të botoheshin.

Koha Javore: Teuta, ishit vetëm 15 vjeçe kur ju, së bashku me tre shoqe të tjera botuat librin e parë “Valët e trazuara”. Na trego pak se si e realizuat këtë vepër dhe çfarë tematikash tra-

jtonte?

T. Gjeçbritaj: Me kalimin e viteve dëshira për të shkruar sa vinte e rritej. Shkruaja vazhdimisht, por shumicën nga ato çfarë shkruaja i mbaja thjesht në një fletore dhe shpesh nuk doja t’i lexonte njeri. Por libri “Valët e trazuara” u botua nën iniciativën dhe përkushtimin e mësuesit tim të parë z. Ali Gjeçbritaj, i cili edhe insistoi që punimet tona letrare të mos mbesnin një ëndërr në sirtar. Libri trajtonte tema nga më të ndryshmet, por kryesisht janë trajtuar tema të lidhura me realitetin e ndjenjat e asaj moshe.

Koha Javore: Çfarë do të veçonit nga koha kur mësonit në Gjimnazin “Vëllazërim-Bashkim” në Ulqin, ku edhe aty ishit nxënëse ekselente, e shpërblyer çdo vit me çmimin “Pishtar 1”?

T. Gjeçbritaj: Vitet e gjimnazit janë padyshim vitet më të bukura e që

kujtohen gjithmonë, sepse dhe mosha është e atillë ku çdo gjë e sheh nga një prizëm tjetër. Nga ajo kohë do veçoja momentin kur u shpalla nxënësja më e mirë e gjeneratës. Isha në vitin e tretë.

Koha Javore: Talenti juaj për letërsi ishte evident, por edhe skenën dhe aktrimin e admironit. Por, prapëseprapë ëndrra juaj më e madhe ishte të bëheshit mjeke, ashtu siç edhe ndodhi. Pse zgjodhët ta studioni mjekësinë?

T. Gjeçbritaj: E doja artin e letërsinë, por megjithatë mjekësia ishte ajo ëndrra që më linte zgjuar. Të ndihmosh njerëzit e të shpëtosh jetë, ku ka ndjenjë më të bukur? Falë humanizmit të këtij profesioni, edhe unë vendosa ta zgjedhë si profesion të jetës. Më pëlqen shumë ajo buzëqeshja në sytë e njerëzve kur i ndihmon. Por

KOHA Javore 24 INTERVISTË
E ENJTE, 23 MARS 2023

nuk duhet harruar që përpara se të jesh mjek, duhet të jeshë njeri i mirë e me zemër të madhe. Kjo ishte edhe motoja ime që nga fillimi i studimeve.

Koha Javore: Studimet për mjekësi të përgjithshme i filluat në vitin 2013, ndërsa i përfunduat brenda afatit të paraparë programor të kësaj dege në vitin 2019. Cilat ishin sfidat me të cilat u ballafaquat gjatë kësaj periudhe gjashtëvjeçare të studimeve?

T. Gjeçbritaj: Në momentin që vendos të studiosh mjekësinë, duhet marrë parasysh edhe sfidat e vështirësitë që të presin gjatë atij rrugëtimi. Netë pa gjumë, punë e përkushtim, orë pafund mbi libër. Nuk është aspak e lehtë. Por nëse synimet e dëshirat e tua janë të qarta, do ia dalësh pavarësisht çdo sfide që të del përpara. “Fall and rise again” kjo ishte dhe shprehja që e kujtoja në çdo rast vështirësie.

Koha Javore: Teuta, menjëherë pas përfundimit të stazhit të praktikantit, në vitin 2020 ju vazhduat punën si mjeke në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin, në një kohë kur si për koeçidencë të fatit kishte filluar një kohë e zymtë dhe fatkeqe për të gjithë, atëherë kur botën dhe ne e kaploi virusi Sars Cov-2. Si ishte për ju si mjeke që menjëherë pas studimeve të jepni kontributin tuaj në një situatë të jashtëzakonshme?

T. Gjeçbritaj: Pas përfundimit të studimeve kisha ëndrra e synime të tjera, pasi që për pandeminë as që na shkonte në mendje. Por, fati ashtu e deshi dhe na përballi me shumë të papritura. Sars-CoV-2 ishte sfida më e vështirë për të gjithë, e sidomos për ne mjekët që përveçse duhej të merrnim vendime për skemën e trajtimit, u desh të përballeshim edhe me momente shumë të vështira e të dhimbshme, sepse siç e dimë të gjithë ka pas shumë humbje jete, e

kjo edhe për shkakun se vetë varianti i virusit ishte i atillë-vdekjeprurës. Kemi dhënë kontributin tonë me zemër dhe për këtë ndihem krenare. Personalisht mund të them se pandemia e Covid-19 ndikoi shumë në jetën time, si për të mirë ashtu edhe për të keq. E mira është se nga ajo periudhë e trishtë mora një përvojë të mirë sa i përket anës profesionale, kurse e keqja ishte ngarkesa emocionale. Në fund të fundit edhe ne jemi njerëz. Uroj të mos përseritet më ajo kohë.

Koha Javore: Në këndvështrimin tuaj si profesioniste e fushës së mjekësisë, sa mendoni se punonjësit shëndetësor sot e zbatojnë Betimin e Hipokratit?

T: Gjeçbritaj: Betimi i Hipokratit për secilin mjek duhet të jetë siç thotë dhe ajo fjala popullore “vath në vesh”. “Premtoj se jetën do ta vë në shërbim të humanitetit”, kurrë s’duhen harruar këto fjalë. Duhet të përpiqemi që pavarësisht cdo vështirësie profesionin tonë ta ushtrojmë me dinjitet e ndërgjegje. Mendoj se deri sot kjo po zbatohet nga ne punonjësit e shëndetësisë. Uroj e shpresoj që ky premtim moral yni të mos thyhet kurrë.

Koha Javore: Aktualisht vazhdoni punën si mjeke familjare në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin. A mund të na thoni me çfarë problematikash përballet sot sistemi shëndetësor në vend, dhe çfarë do të duhej ndryshuar?

T. Gjeçbritaj: Gjithmonë ka vend për ndryshime, po flas për të mirë. Aktualisht punoj si mjeke familjare. Puna e përditshme me pacientë dhe përballja me problematika të ndryshme shëndetësore më bën të kuptoj se kemi shumë mangësi, por që prapëseprapë me aq mundësi sa kemi mundohemi të japim maksimumin tonë, dhe secili pacient të marrë më të mirën. Hapja e spitalit në qytetin e Ulqinit do të ishte besoj arritja më e madhe për të gjithë ne. Uroj që së shpejti të ndodhë dhe kjo.

Koha Javore: Ju falënderoj për këtë intervistë!

T. Gjeçbritaj: Faleminderit dhe juve! Intervistoi: Toni Ujkaj

KOHA Javore 25 INTERVISTË
E ENJTE, 23 MARS 2023

Daja im ishte një person i rëndësishëm në jetën time dhe ai kishte një vend të veçantë tek unë. Më dukej se isha i vetmi fëmijë i privilegjuar në botë që kisha një dajë që më lexonte gjithmonë mendjen. Më argëtonte dhe më frenonte në të njëjtën kohë. Kur unë kërkoja diçka që nuk shkon-

Daja Ese

te, ai më thoshte se nuk ka. Ishte ky një mashtrim, por gjitnjë për të mirën time. Kur mua më kalonte dëshira e parealizuar, ai më ngucte:

- Hë, a të rrejta tash? Edhe unë isha mësuar me këtë lojë mes meje dhe dajës dhe më pëlqente shumë. E dija se më “rren” për të mirën time, andaj kisha dëshirë të më “rrejë”.

Njëherë kisha dëgjuar disa fëmijë të mëhallës të thonin “sonte na vjen daja” dhe mendova se mos mua ma

paskan marrë dajën! Kur daja erdhi për vizitë, i tregova se si disa fëmijë kishin edhe ata dajë.

- Edhe ata kanë dajë - tha daja.

- Por jo ty - vazhdova unë.

- Jo, ata e kanë të vetin - tha daja dhe unë u lehtësova.

Pastaj daja bënte të tjera lojëra me mua. Shpesh më pyeste:

- Kush asht ma i bardhë se pllumi?

- Nipi te daja - thosha unë përgjigjen që ai vetë ma kishte mësuar.

Daja atëherë qeshte dhe me vetëkën-

KOHA Javore 26 MOZAIK
E ENJTE, 23 MARS 2023
Për Koha Javore: Fiqret Mujeziqi / Shtutgart

aqësi shtonte:

- Ashtu pra.

Kur kishim ndonjë gjellë të mirë, kisha dëshirë të ishte daja aty. Për mua gjella më e mirë ishte supa e gjelit. Një ditë nëna kishte zier një gjel dhe daja erdhi. Por ai ishte për ngut dhe në vend që të hante me ne, tha:

- Banu gati, eja me mua.

- Po gjeli? - thashë unë.

- Kena pre edhe na nji gjel - tha ai. Nga dëshira e madhe që kisha për të shkuar te dajat, e sakrifikova supën e gjelit. Por kur u ulëm pranë sofrës së dajës, pashë se edhe ata kishin të njëjtën gjellë.

- A e sheh, nuk të rrejta se edhe na kena pre gjelin - tha daja.

- Jo, - thashë unë. - Nuk është gjel, por pulë! - Dhe pa pritur përgjigje, futa dorën në sahan plot supë, nxora një copë mish e çova te hunda, e nu-

hata, pastaj vazhdova:

- I vjen era pulë!

Të gjithë në sofër ia plasën gazit, nuk e di a hanin apo më shumë qeshnin. Unë dhe daja ishim një trup dhe një shpirt. Ai më “rrente” dhe unë kënaqesha kur ma bënte këtë lojë.

Një ditë nënëdaja më tha:

- Daja po martohet. Ka me ta marrë nusja dajën!

U mërzita pamasë dhe fillova ta marr inat nënëdajën që më foli kështu. Fillova të vras mendjen se ç’ishte kjo martesa dhe kjo nusja që dashka të ma marrë dajën. E pyeta edhe nënën, por ajo më tha se njëherë do të bëjmë dasmë e të tjerat do t’i kuptoja kur të rritesha.

Unë prisja dasmën me padurim, se ç’ka për të ndodhur me dajën. Dhe ajo ditë erdhi. Erdhën shumë njerëz që unë s’i kisha parë më parë. Erdhi

edhe një lodraxhi, i cili quhej Shaqë, dhe i biente lodrës.

- Dasma pa Shaqen me lodër nuk bahet! - dëgjoja dasmorët të flisnin me njëri-tjetrin.

Lodra buçiste dhe nxirrte tinguj të çuditshëm: da-da-dang, da-dadang… Dhe kur e shpejtonte ritmin, mua më dukej sikur thoshte: iku-daja, iku-daja, iku-daja. Të gjithë dukeshin të gëzuar, ndërsa unë, çfarë të them, mua më buçiste në veshë: iku daja. Dhe nusja erdhi. Më kishte sjellë dhurata edhe mua, por unë nuk u gëzova sepse mendoja ç’nuse është kjo që do të ma marrë dajën.

- Daja nuk më rren ma, me siguri tash e rren nusen e tij! - i thashë nënës, pas disa ditësh. Ajo më lëmoi kokën dhe lotët nuk i mbante nga e qeshura. Nuk e kuptova përse nëna qeshte dhe qante njëkohësisht…

KOHA Javore 27 MOZAIK E ENJTE, 23 MARS 2023

Shkolla Fillore “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Krajë festoi 94-vjetorin e themelimit

Shkollë model

Shkolla Fillore “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Ostros të Krajës ka një histori të vjetër. Ajo u themelua para 94 vitesh. Për nder të këtij përvjetori të rëndësishëm, nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës më 10 mars 2023 shfaqën një program festiv

para mësimdhënësve, prindërve dhe pjesëmarrësve të tjerë. Në fjalën e hapjes drejtori i shkollës Sami Dodiq, duke i përshëndetur pjesëmarrësit foli për të arriturat e shkollës gjatë rrugëtimit të saj të gjatë, për punën me përkushtim të mësimdhënësve, për suksesin e nxënësve dhe për përmirësimin e infrastrukturës shkollore. “Ne po punojmë dhe veprojmë në të mirën e të gjithëve dhe me një angazhim maksimal kemi arritur që të jemi një shkollë model dhe e afirmuar. Kjo shkollë vit pas viti shënohen suksese të reja që të gjithëve na gëzojnë pa masë.

Krenohemi për suksesin dhe sjelljen e nxënësve, me organizimin e punës, me infrastrukturën shkollore dhe me kontributin e donatorëve të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit, në veçanti të mërgimtarëve nga Kraja, falë të cilëve kemi arritur të jemi shkollë model në rajon. Kjo shkollë sot shërben si shembull model. Jemi angazhuar shumë edhe në rregullimin dhe përmirësimin e infrastrukturës shkollore. Kështu para pak kohe kemi realizuar projektin për ndërrimin e dritareve në dy kabinete të financuara nga Komuna e Tivarit”, tha Dodiqi. Sipas fjalëve të tij, kjo shkollë di-

KOHA Javore 28
E ENJTE, 23 MARS 2023
KULTURË
Gjekë Gjonaj

në rajon

ta-ditës po pasurohet edhe me mjete mësimore për realizimin e mësimit bashkëkohor, duke u pajisur me disa kompjuterë, elemente dhe pajisje të tjera, donacion po ashtu nga Komuna e Tivarit. Përveç mërgimtarëve dhe Komunës së Tivarit, Dodiqi përmendi edhe mbështetjen financiare të Bashkësisë Lokale Ostros e cila, siç u shpreh ai, këtë vit shkollor dhuroi një donacion për sigurimin e mjeteve mësimore dhe përmirësimin e kushteve në shkollë.

Drejtori Dodiqi falënderoi nënkryetarin e Shoqatës “Kraja” në Nju Jork , Musa Lukën i cili përmes sho-

qatës dhuroi donacion, mjete dhe materiale mësimore të nevojshme për nevojat e zhvillimit të mësimit gjithnjë më të suksesshëm. Për nder të kësaj feste nxënësit kanë përgatitur edhe një ekspozitë të arteve figurative me punimet e veta. Me këtë rast u përurua edhe numri i 25-të i Revistës “Valët” ku janë botuar krijime të nxënësve të shkollës edhe të autorëve të tjerë të letërsisë shqipe. Duhet thënë se kushdo që ka qenë mësues apo nxënës në këtë shkollë, është shkruar në librin e madh të historisë së saj. Ata janë pjesë e një kolektivi të vogël por të suksesshëm

ëndrrash, të cilët vit pas viti e kthyen këtë institucion edukativo-arsimor në një çerdhe të dijes dhe të edukimit në frymën e atdhedashurisë për vendlindjen, për gjuhën shqipe dhe për kombin shqiptar. Kjo ndjenjë e përkatësisë ndaj kësaj historie suksesi gati njëshekullor, besoj se rikthen me dëshirë gjithsecilin prej tyre në këtë shkollë, qoftë edhe një herë të vetme. Kjo shkollë ka qenë dhe mbeti një familje me dinjitet, dikur e madhe kurse sot e vogël për nga numri e i nxënësve e cila i bashkon në rrugën dhe misionin e shenjtë të arsimimit dhe edukimit të rinjtë kranjanë.

KOHA Javore 29 model
E ENJTE, 23 MARS 2023 KULTURË

Me rrema nga Shibeniku

Karamanaga

Selatin - Tino Vogliqi është fëmija i tretë i Nurijes dhe Qazim Vogliqit. Ata kanë jetuar në shtëpinë në pjesën jugore të Kalasë e cila ishte njëqind metra larg nga deti. Selatini nuk u bë detar, por mbaroi zanatin për marangoz (zdrukthëtar) dhe që në vogëli u ndihmonte prindërve. Kur e përfundoi shërbimin ushtarak, ai me ndihmën e kushëririt Xhavit Vogliqit dhe dhëndrit të tyre, Ali Suloviqit i cili ishte kapidan në anien “Koromaçno” bleu një sandall të ri në Shibenik. E kishte planifikuar që të vinte nëpër bregdetin e

Malit të Zi, me anijen ku Aliu ishte kapiten duke e tërhequr pas. Por ata morën urdhrin që të shkojnë për Itali. Dhe kështu, filloi lundrimi nëpër Adriatik, i cili zgjati 3 javë. Selatini kishte vetëm rremat dhe krahët e veta. Mbërriti në Split ku takoi Zuhdi Demën, i cili punonte si detar në një barkë dalmatine. Zuhdiu i tha se do të shkonte për Rijekë. Aty ishte edhe Enver Nimanbegu me anijen “Petrovac”, pronësia e “Lovqen”-it nga Kotorr, por edhe këta shkuan sipër Adriatikut.

Ditën Selatini rremonte, nganjëherë kur frynte maistrali i çonte rremat dhe era e shtynte. Natën pushonte në ndonjë port ose gjir të bregdetit.

Pas dy javësh mbërriti deri në Budvë, ku gjeti një anije për transportin e turistëve. Punonin aty edhe dy ulqinakë, por ata nuk patën mirëkuptim për ta tërhequr Tinin me sandall deri

në Ulqin. Kur mbërriti te Sveti Stefan, filloi një jug i rëndë dhe aty Tini pushoi tri ditë. Pastaj edhe dy ditë të tjera vazhdoi deri te Kepi i Bashbylykut. Aty i doli para syve Kalaja e Ulqinit. Pas tri javësh, Selatini hyri dhe e lidhi sandallin në molin e vogël, në Jalli. Njerëzit që rastisën aty nuk besonin se prej nga ka ardhur ky djalë i ri me rrema. Selatini më tha: “Kam ndërtuar së bashku me vëllezër barkën “Marco Polo” në Molen e Madhe, kam tash leutin “Liamra”, por sanallin e parë e ruaj shumë. Çdo vit ndërroj në të ndonjë send, dhe ai do të jetojë së bashku me mua...”.

Sot më 20 mars 2017, në kafenenë “Timoni” këtë tregim ma vërtetoi Xhavit Jusuf Vogliqi.

Zuvdija Hoxhiq thotë: “Sidoqoftë, ky është tregim i bukur”. ( Nga libri “Në derë të oborrit”, 2017)

KOHA Javore 30
MOZAIK
E ENJTE, 23 MARS 2023
Gani

Në Shkodër

Është nënshkruar marrëveshja për projektin e ri tejkufitar me vlerë 300.420 euro

Shkodër - Në Shkodër të Republikës së Shqipërisë, më 2 mars 2023, është organizuar ndarja solemne e certifikatave shfrytëzuesëve të ftesës së tretë të bashkëpunimit tejkufitar, ku edhe Komuna e Gucisë ka zënë vendin e vet, ashtu që prej gjithsejt 76 aplikimeve të dorëzuara, Komuna e Gucisë është radhitur në mesin e gjashtë fituesëve të cilëve u është ndarë granti për projektin e ri tejkufitar me vlerë 300.420 euro. Projekti quhet JEPA, gjegjësisht Jonit Environmental Protection Action - JEPA. Aksionin e përbashkët të mbrojtjes së mjedisit jetësor, Komuna e Gucisë në 18 muajt e ardhshëm do ta realizojë me Komunën e Pukës të Republikës së Shqipërisë. Lider në këtë projekt është Komuna e Gucisë, ndërsa partner Komuna e Pukës.

Delegacionin i cili e ka nënshkruar marrëveshjen, prezantuar projektin dhe ka marrë certifikatën për grantin e ndarë në emër të Komunës së

Gucisë e kanë përbërë: kryetarja e

Komunës se Gucisë, Anella Çekiq, kryetari i Kuvendi të komunës, Bujar Hasangjekaj, nënkryetari i komunës, Huso Brdakiq, sekretari i Sekretariatit për ekonomi, zhvillim dhe financa, Mirallem Bektesheviq, sekretari i Sekretariatit për punët inspektive, Shaban Prelvukaj, dhe shefi i Shërbimit të Policisë Komunale, Semih Rexhepagiq.

Me rastin e ndarjes së certifikatave shfrytëzuesëve të ftesës së tretë, të pranishmëve u janë drejtuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë për fondet evropiane, Bojan Vujoviq, në emër të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Ilir Beqaj, koordinatori kombëtar i IPA dhe drejtoresha e Agjencisë shtetërore për programim strategjik dhe koordinim të ndihmës, Ana Raçeviq, sekretarja e Ministrisë së Financave e Qeverisë së Malit të Zi në mandatin teknik dhe nëpunësja nacionale për verifikim dhe drejtuesja e sektorit për zhvillim të qëndrueshëm ekono-

mik dhe shoqëror në delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Andrea Vera.

Pas fjalimeve hyrëse, janë prezantuar gjashtë projekte të cilat do të zbatohen në periudhën e ardhshme. Aktivitetet e projekteve të përkrahura janë të drejtuara në fuqizimin e të rinjëve, në shtytjen e inkluzionit social në avancimin e mundësisë së punësimit të personave me invaliditet, në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe shfrytëzimit të qëndrueshëm të resurseve natyrore, si dhe zvogëlimit të rreziqeve nga katastrofat në trevën programore. Prezantimin e projektit JEPA në emër të Komunës së Gucisë e ka realizuar anëtari i ekipit projektues, Semih Rexhepagiq. Përndryshe ky është projekti i katërt tejkufitar CBC i Komunës së Gucisë, të cilin e realizon me partnerët e të cilin e bashkëfinancon Bashkimi Evropian.

KOHA Javore 31 MOZAIK E ENJTE, 23 MARS 2023
Shaban Hasangjekaj

Porosi nga Plava:

Lumi Lim të mbrohet

çdo kusht, të vazhdohet ndërtimi i deponisë në

Plavë - Në Plavë është shënuar 14

Marsi - Dita ndërkombëtare e lumenjve, përmes Konferencës ndërkombëtare mbi Lumin Lim në temën: “Si të mbrohet Lumi Lim prej Liqenit të Plavës deri te Lumi Drin”. Në manifestim ka marrë pjesë edhe nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, e njëherazi edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhmit të Ujërave, Vlladimir Jokoviq, kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave në Mal të Zi, Serbi dhe të entitetit të Republikës

Serbe, nëpër të cilat kalon (rrjedhë)

Lumi Lim, organizatave ndërkombëtare, të shoqërive sportive e peshkuese, të shoqatave nga tri shtetet, përfaqësuesit e Drejtorisë së ujërave, të Agjencisë për mbrojtjen e mjedisit jetësor, të administrimit për peshkim etj., ka treguar se të gjithë janë të

interesuar që së bashku këtë lum ta kthejnë atje ku e ka vendin, në mesin e lumenjve më të pastër në Evropë. “Në konferencën në fjalë është arritur marrëveshja që në periudhën e ardhshme nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave në mandatin teknik, Vlladimir Jokoviq të organizojë në Mal të Zi takimin ndërqeveritar në cilin do të ftohen përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe entitetit të Republikës Serbe, në të cilin do të vazhdohet dialogu mbi Lumin Lim, i cili ka filluar në takimin e mbajtur në vitin 2021. Po ashtu është arritur marrëveshja që Komuna e Pribojit të organizojë takim ndërkomunal të kryetarëve të komunave nga Mali i Zi, Serbia dhe entiteti i Republikës Ser-

be, nëpër të cilat kalon Lumi Lim, në të cilin do të dakordohen aktivitetet e përbashkëta në qëllim të mbrojtjes së lumit në fjalë. Janë nxjerrë edhe konkluzionet përmes të së cilave janë propozuar masat si të mbrohet Lumi Lim prej Liqenit të Plavës deri në Lumin Drin”, ka thënë në deklaratën për media drejtori ekzekutiv i OJQ “Euromost” Allmer Mekiq nga Bijello Pola, duke shtuar në vazhdim se konkluzioni unanim është që Lumi Lim duhet mbrojtur me çdo kusht.

Përfundimet nga të pranishmit e Konferencës ndërkombëtare mbi Lumin Lim janë që ministri Vlladimir Jokoviq në Qeverinë e Malit të Zi në mandatin teknik, të organizojë takim në temën e problemit të hedhurinave në Lumin Lim, në të cilin do të thirret në ministren e Mbrojtjes së Mje-

KOHA Javore 32 MOZAIK
E ENJTE, 23 MARS 2023

vazhdohet në Veri

disit Jetësor në Qeverinë e Serbisë, ministrin e Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnje dhe Hercegovinës, ministrin e Rregullimit Hapësinor, Ndërtimtarisë dhe Ekologjisë të entitetit të Republikës Serbe si dhe ministren e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit në Qeverinë e Malit të Zi në mandatin teknik.

“Të kërkohet nga Qeveria e Malit të Zi që urgjentisht të orientojë mjetet dhe të vazhdojë me projekt të ndërtimit të deponisë rajonale në Veri të Malit të Zi, që kryetarët e komunave nëpër të cilat kalon Lumi Lim të formojnë në komunat e veta grupet punuese për mbrojtjen e këtij lumi, në të cilat do të kyçeshin përfaqësuesit e inspektorëve mbikëqyrës komunal, si dhe përfaqësuesit e sektorit civil. Grupi

punues do të hartonte planin si të mbrohet Lumi Lim dhe do të përcillte të gjitha aktivitetet në terren. Sa i përket punës së organeve inspektive, njëherazi do të informonte publikun mbi të gjitha aktivitetet e ndërmarra në qëllim të mbrojtjes së Lumit Lim”, ka theksuar zotëri Mekiq. Po ashtu, përfundimi nga konferenca në fjalë është që organet inspektive dhe policia komunale të aplikojnë masa më të ashpra të politikës ndëshkuese ndaj të gjithë atyre shkaktarëve të stivimit jolegal të hedhurinave në brigjet e Limit. Të merret shembulli i Drejtorisë së pyjeve dhe të gjitha informatat që kanë të bëjnë me zbatimin e masave ndëshkuese publikisht të shpallen në sajtin e asaj komune në rubrikën e organeve inspektive dhe policisë komunale, me

inicialet e shkelësve të ligjit dhe vendin në të cilin ilegalisht janë stivuar mbeturinat.

“T’i sigurohen policisë komunale dronet, me të cilët do të përcjellin nga ajri gjendjen në terren dhe të evidentojnë delikuentët, të cilët do të inspektojnë vetë brigjet e Lumit Lim dhe të ndërmarrin masa ndaj të gjithë delikuentëve, që komunat përmes ndërmarrjeve të veta komunale në të gjitha vendet të cilat gjenden pranë Lumit Lim të sigurojnë numër të mjaftueshëm enësh për stivimin e mbeturinave, dhe të ndalojnë hudhjen e çfarëdo materiali ndërtimor në brigjet e Lumit Lim, është konkluduar unanimisht në fund të punës së konferencës.

KOHA Javore 33 MOZAIK E ENJTE, 23 MARS 2023
mbrohet
me

Dëmet nga përmbytjet në infrastrukturë janë

1.15 milion euro

Guci – Komuna e Gucisë pret ndihmë në të holla nga Qeveria e Malit të Zi në mandatin teknik për sanimin e pasojave të para pak kohshme të përmbytjeve.

Për sanimin e dëmeve në infrastrukturën rrugore dhe komunale në Komunën e Gucisë, të cilat janë shkaktuar gjatë tri periudhave të përmbytjeve të fundit, është e nevojshme të ndahen rreth 1.150.000 euro. Këtë të dhënë në deklaratën për media e ka konfirmuar nënkryetari i Komunës së Gucisë, Edon Balidemaj duke theksuar se kjo e dhënë vetvetiu flet se moti i lig në ca muaj të fundit ka sjellë probleme të shumta në këtë trevë.

“Komisioni ka dalë në terren dhe ka konstatuar se moti i lig në dhjetorin e vitit të kaluar ka shkaktuar dëme prej rreth gjysmë milioni euro. Po ashtu, komisioni ka vlerësuar se në përmbytjet e janarit të këtij viti, dëmet kanë qenë rreth 650 mijë euro, që tërësisht së bashku kapin shumën 1.150.000 euro. Këtu nuk janë llogaritur dëmet e shkaktuara në pasuritë e patundshme private, por vetëm në rrugë, ura dhe në infrastrukturë tjetër. E gjithë kjo është dëshmi faktike se moti i lig, siç është e mundur edhe të shihet në vendin e ngjarjeve,

ka shkaktuar rrëmujë të vërtetë në rrugët tona të komunikacionit”, ka thënë nënkryetari Balidemaj.

Ai në vazhdim ka shtuar se shërbimet kompetente të Komunës ia kanë dalur që të sigurojnë sado pak kalueshmërinë e rrugëve të dëmtuara, por në sanimin e detajuar të tyre ende nuk është nisur.

“Shërbimet tona, edhe pse në kapacitet të kufizuar, ia kanë dalë që përkohësisht të sigurojnë kalueshmërinë e të gjitha rrugëve të komunikacionit, mirëpo kjo nuk zgjidh tërë çështjen. Për sanimin e detajuar të infrastrukturës së dëmtuar (rrugëve, urave, etj) janë të nevojshme mjete të mëdha të cilat administrata lokale në këtë moment nuk i ka”, ka pohuar nënkryetari Balidemaj. Në këtë kontekst, ai ka theksuar se Komuna e Gucisë pret ndihmën e Qeverisë në mandatin teknik për sanimin e dëmeve të shkaktuara.

“Qeveria është e njoftuar me dëmet e shkaktuara dhe sa të holla duhet ndarë për sanimin e tyre. Ne qartë kemi bërë me dije që sa më parë të jetë e mundur nga arka shtetërore të ndahen mjetet e nevojshme për rikonstruktimin e infrastrukturës së dëmtuar. Mirëpo, mjetet e duhura

ende nuk janë orientuar për këto destinime që gjithsesi nuk është mirë. Për këtë apelojmë dhe insistojmë që institucionet kompetente shtetërore ta njohin këtë problem dhe t’ia shtrijnë dorën e ndihmës komunës sonë për funksionim të mëtejmë normal”, ka konfirmuar në fund të deklaratës për media nënkryetari i Komunës së Gucisë, Edon Balidemaj.

“Gjatë përmbytjeve të muajve dhjetor dhe janar janë vërshuar lumenjtë Gërnçar, Luça, Dola e Vruja, kurse prrojet e shumta aq shumë janë harlisur, saqë praktikisht çdo gjë kanë bartur para vetes. Rrëshqitjet në tri raste kanë shkaktuar dëme të mëdha në vendbanimet rurale, Kolinë, Krushevë dhe Martinaj, rruga ka qenë e mbuluar me material eroziv kah fshati Gërnçar i Epërm. Dhjetëra hektarë të tokës bujqësore janë shkatërruar dukshëm. Uji ka depërtuar në një numër të madh të shtëpive familjare, e shumë familje me atë rast kanë qenë të detyruara t’i braktisin shtëpitë e veta”, me mllef dhe emocion ka deklaruar qytetari Ismet Kolenoviq, njëri ndër shumë fshatarët e fshatit Kolinë, rrugët e të cilit kanë pësuar dëme në ca vende.

KOHA Javore 34 MOZAIK E ENJTE, 23 MARS 2023
Komuna e Gucisë pret ndihmë nga Qeveria e Mali të Zi në mandatin teknik

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for HVAC Controls Technician

• BASIC FUNCTION OF THE POSITION

The incumbent reports to the Building Engineer Supervisor. The incumbent is employed as a journeyman level Heating, Ventilation and Air Conditioning (HVAC) Controls Technician to carry out skilled maintenance and repair work throughout the New Embassy Compound (NEC) on critical and non-critical electrical components within the functional/office buildings, on-compound ancillary support and residential buildings, above and below ground infrastructures, recreational facilities, and other owned/leased properties.

• QUALIFICATIONS REQUIRED

1. EDUCATION: Mandatory: Completion of secondary school required. Successful completion of specialized vocational training program from an accredited institute recognized as producing journeyman level HVAC mechanical technicians and mechanical system specialist trained in the maintenance of commercial or industrial buildings/facilities is required. A portion of the training must be in HVAC Controls and the interfacing with Building Automated Systems Technology.

2. EXPERIENCE: A minimum of three (3) years’ experience at the journey-level in the installation, repair, and maintenance of commercial HVAC and/or other mechanical system digital building controls with interfacing to the building automation systems. Work experience must show a progression of increased responsibility, and the ability to repair complex equipment, components, and systems.

3. LANGUAGE: Level 3 (Good Working Knowledge) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This will be tested). Level 3 (Good Knowledge) speaking/ Reading/Writing of Montenegrin language is required.

4. SKILLS AND ABILITIES: A valid B driver’s license is required.

CLOSING DATE FOR THIS POSITION: March 27, 2023

HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are not accepted.

An Equal Opportunity Employer

EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.

KOHA Javore 35 MARKETING E ENJTE, 23 MARS 2023
kohajavore.me “Koha Javore” në versionin online, mund ta lexoni në linkun: www.kohajavore.me
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.