Koha 1052

Page 1

Malësorët votuan për të ardhmen e tyre Në Krajë u shënua Dita e shkollës KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë e enjte, 16 mars 2023 Viti XXll Numër 1052 Çmimi 0,50
garë
Në zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi që do të mbahen të dielën
shtatë kandidatë

Me marshime dhe aktivitete të ndryshme, gratë kërkuan më shumë të drejta

Mungesë e intelegjencës intrapersonale (vetjake e kolektive) dhe vetëdijes kombëtare

10

Respekt për nënat, ato krijuan botën!

8 Marsi akoma mbetet festë Protestë!

KOHA Javore

Themelues: Kuvendi i Malit të Zi

Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002.

Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve

Redaktor Përgjegjës: Qani Osmani

Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer)

Ismet Kallaba (aktualitete, sport),

Toni Ujkaj (kulturë)

Vijoleta Berishaj (sekretare teknike)

Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali Zi

Telefon: 020/240-659

E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2
KOHA Javore PËRMBAJTJE
8
12 16 E ENJTE, 16 MARS 2023
KOHA Javore 3 PËRMBAJTJE
e Begut në Bukmirë të Shasit
dukurive negative në shoqëri përmes humorit dhe satirës
i punës dhe pasurisë së ndershme Gatimet tradicionale, ushqimet organike me prejardhje bimore dhe shtazore 18 22 24 32 ARKIVI: www.kohajavore.me E ENJTE, 16 MARS 2023 Shqiptarët në Mal të Zi në kohën KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha, burimi bazë dhe bastion apo fillimi – një gjuhe KOHA Javore KOHA Javore Gjuha shqipe është identiteti KOHA Javore Shqiptarët në Mal të Zi në kohën e shpalljes së PavarësisëShqipërisësë KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë enjte, 1 dhjetor 2022 Viti Numër 1038 Çmimi 0,50 Gjuha, burimi bazë dhe bastion i kombit Kulmi apo fillimi i ndasive KOHA Javore Podgoricë enjte, dhjetor 2022 Viti XXl 1039 Çmimi 0,50 Thesaret e Ulqinit KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha shqipe është identiteti ynë Thesaret e Ulqinit Thesar i vyer i artit poetik, leksikut e frazeologjisë së gjuhës shqipe KOHA Javore Podgoricë enjte, 22 dhjetor Viti XXl Numër 1041 Çmimi
Kulla
Kritikë
Shembull

Në zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi që do të mbahen të dielën

Në garë shtatë kandidatë

Shtatë kandidatë do të garojnë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen të dielën (19 mars 2023)

në Malin e Zi. Përpos presidentit aktual Millo Gjukanoviq nga Partia Demokratike e Socialistëve, në garë janë edhe Andrija Mandiq nga Fronti Demokratik, kryetari i Malit të Zi të

Bashkuar Goran Danilloviq, Jakov Millatoviq nga Lëvizja Evropa tani, kandidati i pavarur Jovan Radulloviq

dhe Draginja Vuksanoviq – Stankoviq nga Partia Socialdemokrate.

Për të fituar në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale duhet që një kandidat të fitojë mbi 50 për qind të

votave. Megjithatë sipas parashikimeve, asnjëri prej kandidatëve nuk do të arrijë të fitojë shumicën në rrethin e parë. Shanset më të mëdha për të kaluar në rrethin e dytë të zgjedhjeve i ka Presidenti aktual Millo Gjukanoviq, si përfaqësues i krahut pro pavarësisë së Malit të Zi dhe politkës proevropiane. Nga ana tjetër, Andrija Mandiq, Aleksa Beçiq dhe Jakov Millatoviq do të luftojnë ndërmjet tyre për të siguruar kalimin në rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Edhe në këto zgjedhje nuk do të ketë kandidat shqiptar për kryetar të Malit të Zi, ndërsa shumica e partive

shqiptare nuk janë deklaruar se kë do të mbështesin në rrethin e parë të zgjedhjeve.

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale kanë 542 154 qytetarë, që përbën rreth 2000 votues më shumë se në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 30 gusht 2020, kur të drejtë vote kanë pasur 540 026 qytetarë. Nëse asnjëri prej kandidatëve nuk e fiton shumicën në rrethin e parë, rrethi dytë i zgjedhjeve do të mbahet pas dy javësh, më 2 prill 2023.

KOHA Javore 4 NGJARJE JAVORE
i. k.
E ENJTE, 16 MARS 2023

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi dhe Shoqata e Artistëve dhe

Intelektualëve “Art Club” dhuruan libra për Bibliotekën Popullore në Plavë

Pasurim i fondit libror në gjuhën shqipe

Dhurimi i librave është pjesë e aksionit për pasurimin e fondit libror në gjuhën shqipe të bibliotekave në trevat shqiptare në Malin e Zi. Biblioteka Popullore në Plavë ka një numër shumë të vogël të librave në gjuhën shqipe, sidomos në raport me fondin e librave në gjuhën malazeze

Plavë - Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi dhe Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” kanë dhuruar libra për Bibliotekën Popullore në Plavë, e cila funksionon në kuadër të Qendrës së

Kulturës “Husein Bashiq”. Ceremonia e dorëzimit të librave është zhvilluar të martën, më 7 Mars, në Ditën e Mësuesit.

Dhurimi i librave është pjesë e ak-

sionit për pasurimin e fondit libror në gjuhën shqipe të bibliotekave në trevat shqiptare në Malin e Zi.

Drejtori i Qendrës së Kulturës “Husein Bashiq” në Plavë, Vlladimir Knezheviq, ka falënderuar për donacionin si dhe ka nënvizuar rëndësinë dhe vlerën e tij për lexuesit. Kryetari i KKSH-së, Faik Nika, dhe kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, kanë premtuar se edhe në të

ardhmen do të vijojnë me aksione të dhurimit të librave për Bibliotekën në Plavë dhe bibliotekat tjera të qyteteve ku jetojnë shqiptarët dhe bibliotekat e shkollave ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.

Biblioteka Popullore në Plavë ka një numër shumë të vogël të librave në gjuhën shqipe, sidomos në raport me fondin e librave në gjuhën malazeze.

KOHA Javore 5 NGJARJE JAVORE
i. k.
E ENJTE, 16 MARS 2023

Malësorët votuan për

Në zgjedhjet lokale në Malësi, që u mbajtën më 5 mars nuk ndodhi ndonjë befasi, por u verifikua ashtu siç pritej - fitorja absolute e Forumit Shqiptar duke vazhduar të udhëheqin me Komunën e Tuzit edhe në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, duke dëshmuar se komuna e pavarur arsyetoi ekzistimin e saj në çdo aspekt që u mbeshtet nga qytetarët e Malësisë në shenjë vlerësimi për qeverisjen dhe investimet e realizuara në favor të qytetarëve të saj

ndryshime sasiore sipas subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje. Kështu atëherë Forumi Shqiptar (ASH, LDSH, UDSH,) ka fituar 3.682 vota (47.2%) dhe 16 këshilltarë, nga del se pas katër vitëve ka pasur rritje prej 600 votash (14%).

Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 5 mars, kanë marrë pjesë 4 koalicione dhe 3 parti politike, ku të drejtën e votës prej 12.387 qytetarëve e kanë shfrytëzuar 8.245 qytetarë apo 66.63% e tyre. Qytetarët kanë votuar në 30 vendvotime për të zgjedhur 32 keshilltarë në kuvendin komunal dhe këto ishin zgjedhjet e dyta në Komunën e pavarur të Tuzit.

Sipas rezultateve të publikuara nga KKZ, subjektet konkuruese kanë fituar këtë numër votash: Forumi Shqiptar (ASH, LDSH, UNSH, LDnëMZ) 4.282 vota (51.83%)-18 këshilltarë, Koalicioni “Rrugës së drejtë” (PDS, BS, UDSH, SD) 2.755 vota (33.35%)-12 këshilltarë, Demokratët e Malit të Zi 417 vota (5.05%)-1 këshilltarë dhe Partia

Socialdemokrate - Lëvizja për Tuz 333 vota (4.03%)-1 këshilltarë, ndërsa pragun elektoral nuk e kanë kaluar: Koalicioni Shqiptar (PD-FORCA) 189 vota (2.29%), PSP-160 vota (1.94%) dhe PDP-126 vota (1.53%), duke mbetur jashtë skenës së parlamentit lokal. Votuesit favorizuan Forumin Shqiptar Nëse krahasojmë votimet e para katër vitësh (2019), del qartë se kemi

Nga ana tjetër PDS në vitin 2019 ka pasur 2.461 vota (31.80%)-10 këshilltarë, Partia Boshnjake 953 vota (12.20%)-4 këshilltarë, Socialdemokratët 357 vota (4.58%)- 1 këshilltarë, ku gjithsej ishin 15 këshilltarë. Ndërsa Demokratët kanë fituar 245 vota apo 1 këshilltarë. Ndërsa në vitin 2023, ndonëse PDS ka dalë në zgjedhje në koalicionin e zgjeruar, ai është humbësi më i madh sepse nga 10 dhjetë këshilltarë në vitin 2019, tani ka rënë në 5 këshilltarë, ndërsa nga 3 kanë UDSH e PB, ndërsa 1 e ka SD. Rënia për tre këshilltarë nga 15 në 12, dëshmohet edhe nga numri i votave të përgjithshme nga 3.771 në 2.755 më pak për 1.016 apo 26.94%. Ndonëse një koalicion i tillë ka qenë premtues se do të jetë me potent, qytetarët e Malësisë nuk e kanë mbështetur siç kanë parashikuar ata. Malësorët dëshmuan se dijnë të qeverisin Si në vitin 2019, edhe tash në zgjedhjet e dyta lokale duke vlerësuar se bashkimi i subjektdeve politike ka përparësi në ruajtjen dhe mbajtjen e pushtetit lokal në Komunën e Tuzit, Forumi Shqiptar ia arriti objektivave poli-

tike. Madje kësaj here edhe më shumë, sepse qytetarët e Malësisë kanë hetuar ndryshimin nga qeverisja vendore për katër vite më tepër se disa dekada kur këtu ka udhëhequr PDS. Nuk ka si të ishte ndryshe, sepse vetëm miopët dhe maleciozët mund të mohojnë të arriturat katërvjeçare. Madje, qeverisja vendore nga kuadrat vendase dëshmoi se dijnë të udhëheqin dhe të menaxhojnë sikurse komunat e tjera me përvojë shumëvjeçare. Ndërsa tash qeverisjes vendore i mbetet të realizojnë ato objektiva të cilat janë nisur dhe nuk kanë pasur mundësi për t’i realizuar për shkaqe të ndryshme.

Malësia model për Ulqinin

Në saje të angazhimit dhe rezultateve të arritura, Malësia si model mund t’i shërbejë edhe Ulqinit jo vetëm në organizimin politik por edhe në fusha të tjera. Ndërsa bashkimi i subjekteve politike shqiptare në një koalicion parazgjedhor identik si Forumi Shqiptar në Tuz garanton sukses në zgjedhje. Por për diçka të tillë duhet vullnet politik për të vendosur në Ulqin pa animozitete personale e partiake, duke e cilësuar Ulqinin si qendrën e shqiptarëve për të vendosur në mënyrë autonome për pushtetin lokal. Çdo eliminim i vetvetës duke i dhënë përparësi Podgoricës, është nënshtrim politik me pasoja për identitetin politik të shqiptarëve në këtë mjedis. Mosgatishmëria për arritjen e një koalicioni për qeverisjen lokale në Ulqin nga sub-

KOHA Javore 6 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 16 MARS 2023
Diskursi politik
Nail Draga

për të ardhmen e tyre

jektet politike shqiptare në vitin 2018, është dëshmi se të tillat kanë dështuar në skenën politike lokale në kundërshtim me vullnetin e elektoratit në këtë mjedis, sepse votuesi shqiptar ata i ka mbeshtetur që të arrijnë një koalicion në mes tyre e jo ta mbeshtesin PDS-në për të qenë pjesë e koalicionit, madje edhe duke ia mundësuar për të zgjedhur kryetarin e komunës. Diaspora vlerë kombëtare Kur trajtojmë diasporën pikë referuese te shqiptarët në Mal të Zi mbeten diaspora nga Malësia e cila veçohet me organizimin dhe përkushtimin ndaj vendlindjes së vet. Nuk ka si të jetë ndryshe, sepse në diasporë kemi më shumë se sa në vendlindje, madje sipas disa të dhënave jashtë janë edhe tri Malësi të

tjera. Ardhja e disa qindra malësorëve për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Malësi, pasoi pas suksesit të vitit 2019, ndërsa kësaj here suksesi nuk mungoi, duke i dhënë vulën fitores absolute të Forumit Shqiptar. Nuk ka dilemë se diaspora shqiptare ishte dhe ka mbetur ndërgjegja e kombit përkatësisht vlerë kombëtare. Votuan për veten Fitorja e pushtetit lokal në vitin 2019 dhe përsëritja e tillë edhe më 5 mars 2023, dëshmon së malësorët janë vetëdijësuar se duhet të votohen partitë shqiptare e jo të tjerëve jashtë Malësisë. Nga partitë pjesëmarrëse në zgjedhje ndaj Forumit Shqiptar konkurrent kryesor ka qenë Koalicioni “Rrugës së drejtë” i udhëhequr nga

PDS e M.Gjukanoviqit me mbeshtetje të tre partive tjera (PB, UDSH, SD). Por, si para katër vitesh edhe kësaj here malësorët vlerësuan më tepër Forumin Shqiptar, sepse mjaft kanë votuar për të tjerët. Nuk ka si të jetë ndryshe, sepse deri në vitin 2019, PDS-ja Malësinë e ka trajtuar si rezervuar votash për të mbajtur pushtetin në Podgoricë e jo për çështje të tjera, që është dëshmuar me mosinvestime e ngecje zhvillore e ekonomike, që ka ndikuar në emigrim të vazhdueshëm të shqiptarëve. Pikërisht një qasje të tillë injoruese, malësorët e denuan me votën e tyre, duke dëshmuar se qeverisja lokale me kuadrat vendase në komunën e pavarur është në favor të qytetarëve të Malësisë.

KOHA Javore 7 VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 16 MARS 2023

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Me marshime dhe aktivitete gratë kërkuan më shumë

Në Mal të Zi, rajon dhe nëpër vende të tjera të Evropës dhe botës, 8 Marsi - Dita Ndërkombëtare e Gruas zg-

joi interesimin e shoqërisë civile, të mediave dhe të shoqatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të gruas, për të ngritur zërin kundër dhunës dhe diskriminimeve të ndryshme, deri në fatalitete që përjetojnë gratë në shoqëri.

Me rastin e shënimit të kësaj date, Qendra për të Drejtat e Grave organizoi një marshim në Sheshin e Pavarësisë në Podgoricë, me sloganin

Marsi i çdo viti do të duhej të bëhej shkas për t’u impenjuar për përmirësimin dhe avancimin e drejtave të gruas, e çfarë është më e rëndësishmja, kjo datë do të duhej të tërhiqte vëmendjen e shoqërisë civile, organizatave joqeveritare, mediave dhe institucioneve shtetërore që të mobilizohen për mbrojtjen ndaj dhunës dhe diskriminimit ndaj gruas, por edhe që gruaja të ketë gjithnjë e më shumë një status të admirueshëm dhe të barabartë në shoqëri

“Rezistencë dhunës dhe padrejtësisë”, përmes të cilit kanë shprehur shqetësimin e tyre, duke thënë se sistemi i drejtësisë në Mal të Zi ende injoron dhunën ndaj grave.

Nga kjo shoqatë kanë treguar se qëllimi i këtij marshimi ka qenë që të tregojnë se as vrasja brutale e grave nuk i kanë bindur institucionet që duhet të kryejnë punën e tyre.

Nga ky marshim është thënë se gratë duhet të çlirohen nga dhuna dhe nga patriarkalizmi i cili i distancon ato nga të drejtat e tyre.

Marshimit në fjalë i është bashkëngjitur edhe ambasadorja britanike në Mal të Zi, Karen Medoks e cila ka deklaruar se marshimi i 8 Marsit është ajo çfarë do të duhej të përfaqësojë këtë festë. Medoks në mes tjerash është shprehur se bëhet fjalë për një kërkesë se gratë kanë të drejta të barabarta sikurse meshkujt.

Dita Ndërkombëtare e Gruas tërhoqi vëmendje edhe në Shqipëri, ku

KOHA Javore 8 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 16 MARS 2023
Toni Ujkaj

aktivitete të ndryshme, shumë të drejta

një këstë aktorësh/esh nga teatro të ndryshme të Shqipërisë, publikuan një video sensibilizues me slogane të ndryshme, në fokus të të cilëve ishte vrasja e grave, ku aktorët shprehen mesazhe të shumta në lidhje me këtë dukuri patriarkale të shoqërisë shqiptare, duke i dhënë zë asaj që përjetojnë nga dita në ditë gratë në Shqipëri, si dhunë psiko-fizike, kërcënime e deri edhe vrasje.

Ndërkaq edhe në kryeqytetin e Kosovës - Prishtinë, u ngrit zëri kundër dhunës ndaj gruas.

Me sloganin “Marshojmë, s’festojmë”, disa grupe nga shoqatat për të drejtat e grave kanë bërë thirrje që të ndalet dhuna ndaj gruas, duke potencuar se kur bëhet fjalë për çështjen e barazisë gjinore atje gjendja nuk paraqitet e mirë në shumë aspekte, duke filluar nga pasiguria që gratë e kanë brenda hapësirave të tyre private, publike, dhuna që përjetojnë, deri tek vrasjet e tyre.

Dita Ndërkombëtare e Gruas nuk duhet të shërbejë vetëm si një festë urimesh, lulesh e dhuratash të tjera ndaj gruas, por edhe si ditë reflektimi e falënderimi për gjithë kontributin që jep gruaja në familje, punë, shoqëri e në tërësi në jetën e përditshme

Dita Ndërkombëtare e Gruas u shënua edhe nga gratë ambasadore të akredituara në Vatikan të cilat u takuan me Papa Françeskun i cili i ka uruar të gjitha gratë, por edhe falënderuar ato për angazhimin e tyre në ndërtimin e një shoqërie më njerëzore dhe me zemër të butë. Gratë ambasadore organizuan konferencën “Gëzoni për paqen, rrugët e eduktimit”, ku secila ka sjellë realitetin e lidhur me figurën e gruas të vendeve që ato përfaqësojnë.

Në këtë kuadër, Dita Ndërkombëtare e Gruas nuk duhet të shërbejë vetëm si një festë urimesh, lulesh e dhuratash të tjera ndaj gruas, por edhe si

ditë reflektimi e falënderimi për gjithë kontributin që jep gruaja në familje, punë, shoqëri e në tërësi në jetën e përditshme.

8 Marsi i çdo viti do të duhej të bëhej shkas për t’u impenjuar për përmirësimin dhe avancimin e drejtave të gruas, e çfarë është më e rëndësishmja, kjo datë do të duhej të tërhiqte vëmendjen e shoqërisë civile, organizatave joqeveritare, mediave dhe institucioneve shtetërore që të mobilizohen për mbrojtjen ndaj dhunës dhe diskriminimit ndaj gruas, por edhe që gruaja të ketë gjithnjë e më shumë një status të admirueshëm dhe të barabartë në shoqëri.

KOHA Javore 9 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 16 MARS 2023

Mbajtja

Mungesë e intelegjencës intrapersonale (vetjake kolektive) dhe vetëdijes kombëtare

Libri i regjistrimit të familjarëve dhe pronarëve të vitit 1882, për kapetaninë e Ulqinit na vërteton se popullata e qytetit vazhdonte të mbante si mbiemër emrin e paraardhësit, prejardhjes,profesionit, thirjes apo gradës ose të llagapit, ndërsa sipas protokolit nr. 62, për vitin 1899, vërehet tentimi i sllavizimit i mbiemrave të shqiptarëve edhe në qytetin e Ulqinit.Megjithate ky veprim nuk shkonte ashtu si e kishin menduar malazezët sepse një numër i konsideruar i familjeve ulqinake e ruajtën mbiemrin e vjetër! Mirëpo në vitin 1907 disa familje paraqiten të regjistruara me mbaresën sllave si: Selim beg Alibegoviq, Jakup Met Likoviq, mustafa Manbegoviq, Brahim Bet Tuziq. Ndërkaq, me humbjen e shtetësisë të Malit të Zi dhe krijimin e Mbretërisë së SKS-së, në regjistrat zyrtarë, pothuajse të gjitha familjeve ulqinake në mbiemrat e tyre u “qepet” mbaresa sllave “iq” ose “viq”. Në fshatrat e kapetanisë së Ulqinit, procesi i vendosjes së mbaresës sllave në mbiemrat e shqiptare zgjati nga viti 1882-1907. Këtu po përmendi rastin e fshatit Gorana, e cila atëherë i përkiste

kapetanisë së Ulqinit, që numronte 21 familje prej të cilëve vetëm 5 ishin regjistruar me mbaresën sllave: Vuçiq 3 familje, Isakoviq 1 dhe Kovaçeviq 1, të terat mbanin mbiemrin Metan, Nikezi, Bileca, Dajak, Kovaç, Gorana. Ndërkaq, në vitin 1899 të gjitha familjet ishin regjistruar me mbaresën sllave “iq” apo “viq”. Arni i qepur sllav në mbiemrat e shqiptarëve jetoi mbi 140 vite, madje pa mëshirë po jeton edhe sot e kësaj dite, anipse tani më shqiptarët po i pagëzojnëfemijët e tyre me emra shqiptar si Flamur, Dritan, Agim, Besa, Besarta, Shqipe, Kastriot, Valdrin, Butrint, Shpresa.... dhe sa keq tingëllon mbiemri serb apo boshnjak në emrat shqiptare si përshembull Flamur Hajdareviq, Shqipe Kovaçeviq, Shpresa Gjeçbitriq, Besarta Lulgjuroviq, Agim Salloviq, etj,etj. Kjo s’është tjetër veçse një koklavitje e (pa)qëllimt në trurin e individit që aq kohë nuk po gjen zgjidhje! Përndryshe, infrastruktura ligjore për emrin personal në fuqi në Mal të Zi i mundëson çdi individi që lirisht e pa shpenzime të shumta të bëjë ndryshimet e duhura në emrin personal, qoftë ndërrimin e emrit apo mbiemrit. Pra, shqiptarët në Mal të Zi pa asnjë pengesë mund të ndërhyjnë në mbiemrin e tyre duke e kthyer ate në identitet. Shumë intelektual, sidomos ata që u shkolluan në Kosovë, qysh në dekadën e shtatë të shekullit të kaluar, atëherë kur ishte vështirë e rrezik për një ndërhyrje të tillë, patën guximin të heqin mbaresën sllave nga

mbiemri i tyre. E sot!? Ska asnjë rrezik apo vështirësi, por mbiemrat e shqiptarëve vazdojnë të jenë të sllavizuar!

- Mungesa e intelegjencës intrapersonale (personale dhe kolektive)

Siç kemi theksuar ndërhyrja në mbiemrat e shqiptarëve është bërë pa asnjë normë juridike e çka është më e rëndësishme pa dëshirën apo pelqimin e shqiptarëve. Mbaresa sllave në mbiemrat e shqiptarëve u bë në ato kohra kur nuk funksiononte ligji, kur askush nuk përgjigjej për veprime të tilla, kur çdo gjë bëhëj sipas dëshirës së princit. Shqiptarët ishin pak në numër, nuk kishin përfaqësuesit e tyre në organet legjislative, ekzekutive e as gjyqësore. Kundërshtimet eventuale paguheshin shumë shtrenjtë, me rrahje, burgosje..... dhe kjo mbase e arsyeton “dëgjueshmërinë” e qytetarëve shqiptar për mbajtjen e “iq” apo “viq” në mbiemrat e tyre. Por, tani më kjo frik nuk ekziston e nga ana tjetër sot kemi më shumë njohuri, kemi shumë artikuj e libra që shpjegojnë historikun e mbaresës sllave në mbiemrat e shqiptarëve. Çdo intelegjent, nxënës, student apo punëtorë, sot mund të ketë njohuri se gjyshërit e sidomos stërgjyshërit tanë në mbiemrat e tyre nuk e kanë pasur “iq-in” e as “viq-in”. Po ashtu çdo kush prej tyre është i njoftuar me ligjin dhe të drejtën e tyre për heqjen e mbaresës sllave në mbiemrat e tyre. S’ka dyshim, po ashtu, se çdo kush e din se mbiemri sllav Kovaçeviq, Barlloviq,, Stanoviq,

KOHA Javore 10 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 16 MARS 2023
edhe sot e kësaj dite e mbaresës sllave në emrat e shqiptarëve në Mal të Zi
Hajrullah Hajdari

intelegjencës (vetjake e kombëtare

Markoviq etj nuk tingullojnë bukur në emrat shqipar si Shqipe, Agime apo Besmir, Liridon etj, të gjithë e dimë se ato janë sajesa, madje e din ë edhe vetë malazezët, nga njëherë ata ne qeshin sepse përshembull fisi i Savo Kovaçeviqit apo Aleksa Markoviqit nuk kanë emra si Liridon, Lulzim etj. Mbiemrat sllave në emrat e shqiptarëve mund të jenë vetëm bastardim i mbiemrave malazeze e kurrsesi përparësi! Për këtë rast, shtrohet pyetja, sa jemi intelegjent apo sa e njohim vetveten?

Intelegjenca përfshinë aftësitë e individit për njohjen e vetvetes dhe e të tjerëve, që lejon përshtatjen me situatat e reja, duke mësuar nga përvoja e vet, manipulimin e koncepteve apstrakte, zhvillimin në mjedis duke përdorur njohurit e marra për të ose zgjidhjen e llojeve të ndryshme të problemeve. Ndërkaq, intelegjenca intrapersonale është aftësi për të njohur vetveten, për të reflektuar, për të kontrolluar e disiplinuar botën e brendshme të qenies sonë individuale dhe hynë në grupin e intelegjencës sociale.

- Shkollohen në Prishtinë e Tiranë por mbajnë mbiemrat me mbaresën sllave!

Atëherë, pse nuk reflektojmë në zgjidhjen e kësaj çështjeje, athue nuk e njohim sa duhet vetveten!?

Është për t’u çuditur, sidomos me rininë tonë të shkolluar, përkundër njohurive që kemi për historikun e mbiemrave tanë e duke ditur se mbiemrat e shqiptarëve me mbaresën sllave nuk

shprehin prejardhjen tonë historinë por shprehin tendencën malazeze për sllavizimin apo asimilimin e shqiptarëve, pse dje, sot apo nesër, tani kur më nuk ka pengesa, shqiptarët ende po i mbajnë mbiemrat sllavë! Është edhe më e çuditshme, mbase edhe tragjike, që të rinjtë që po shkollohen në Tiranë apo Prishtinë po diplomohen me mbiemrin sllavë. Nuk dua të besoj se këtë e bëjnë për t’u punësuar me lehtë sepse është e pakuptimtë! Thjeshtë mendoj se kjo reflekton mungesën e intelegjencës për njohjen e vetvetës! Rastësisht takova një të diplomuar për drejtësi në Prishtinë. Mbiemrin e kishte Kovaçeviq. E pyeta pse nuk e ndërron mbiemrin? Kështu e ka pasur edhe gjyshi e stërgjyshi më tha! Jo i thash, gjyshi e sidomos stërgjyshi i ytë e ka pasur mbiemrin Gjurnikaj, duke ia argumentuar më një dokument arkivor. U çudit, por nuk u skuq shumë, ai sot përseri është Kovaçeviq.

- Mungesa e vetëdijes kombëtare

Në fakt, vetëdija kombëtare ka të bëjë me përkatësinë e një popullatë në një territor të caktuar që kanë të përbashkët gjuhën, doket dhe zakonet, si dhe traditat e përbashkëta kulturore dhe zhvillimin historik të një etnikumi. Vetëdija kombëtare nënkupton edhe insistimin permanent të pjesëtarëve të një kombi për të luftuar për përdorimin zyrtar të gjuhës kombëtare si simboli kryesor i një kombi dhe i kulturës së tij nëpër institucionet publike dhe shtetërore, duke dhënë edhe shembullin personal të gatishmërisë për të kontribuuar dhe sakrifikuar për kauzën kombëtare. Po cila është sakrifica e intelegjencës tonë dhe jo vetëm e atyre për zgjidhjen e problematikës së mbaresës sllave në mbiemrat e shqiptarëve!? Në të vërtetë çështja e mbaresës sllave në mbiemrat e shqiptarëve në Mal të Zi u aktualizua pas Plenumit të Brioneve e veçanërisht pas demonstratave të studentëve të Kosovës në vitin 1968.Shumë student të Universitetit të Prishtinës apo të punësuar që kishin mësuar në Kosovë e hoqen “iq” in apo “viq”in nga mbiemrat e tyre dhe përseri mbetën gjallë! Në shkollën fillore “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” në Ostros – Krajë apo në shkollën fillore në Dacaj (1970) disa arsimtar në regjistrat e klasës nx-

ënësit i regjistruan pa mbaresën sllave, pa pasur asnjë dokument zyrtar dhe përseri mbetën gjallë! Ndërkaq institucionet shtetërore e partiake nuk kontribuan për këtë çështje, përkundrazi komunistët e kohës veprimin e heqjes së mbaresës sllave e konsideronin akt armiqësor dhe e quanin të pakuptimt sepse është kundër principeve të vëllazërim-bashkimit të popujve jugosllav. Megjithate, ka pasur tentativa që çështja e mbiemrave të shqiptarëve në Mal të Zi të rregullohet me akt zyrtar ashtu që zyrave të gjendjes civile t’u mundësohet heqja uniforme e mbaresës sllave në librat amëz të lindjes dhe kështu kjo çështje do të zgjidhej njëherë e përgjithmonë. Kjo zgjidhje ishte propozuar nga shefi i zyrës së vendit Met Avdiqi, në një mbledhje të organizatës partiake të Lidhjes Komuniste në vitin 1970, mbajtur në Katërkollë, por propozimi i tij mbeti i shurdhër dhe nuk u shqyrtua asnjëherë më. Pas demonstratave të vitit 1981, një propozim i tillë u dëgjue edhe në një mbledhje të organizatave shoqërore-politike në komunën e Plavës por edhe ky propozim u cilësua si armiqësor. Mbetja në tentativë e zgjidhjes unike të çështjës së mbaresës sllave në mbiemrat e shqiptarëve pati ndikim negativ në ndërtimin e ndërgjegjës kombëtare tek shqiptarët. Për këtë çështje nuk punuan sa duhet as partitë politike shqiptare të krijuara pas vitit 1990. Pra çdo gjë i mbetet individit, ndërgjrgjës së tij. Dallimi i mbiemrave të shqiptarëve nga mbiemrat e malazezëve, si një simbol i kombit shqiptar, mbetet pjesë e kauzës kombëtare. Për këtë arsye të gjithë ne e sidomos nxënësit e studentet kudo që mësojnë e studjojnë, në Tiranë, Prishtinë, Podgoricë, Tuz apo Ulqin duhet të japin shembullin personal të gatishmërisë për kthimin e mbiemrave në identitet. Duhet të vetëdijesohemi sa më parë, individ, grupe të caktuara dhe parti politike, sepse vetëdija kombëtare ndihmon zhvillimin e kulturës, arsimit dhe zhvillimit ekonomik të pjesëtarëve të kombësisë tonë. Edhe pse mbajtja e “iq”it apo “viq”-t në mbiemrat e shqiptarëve gjason me mungesën e vetëdijes kombëtare, sepse ekzistojnë dispozitat ligjore për këtë çështje, nuk dua të besoj se vetëdija kombëtare na mungon!. Të rinjëve u takon që pa hezitim të luftojnë këtë dukuri !

KOHA Javore 11 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 16 MARS 2023

Respekt për nënat,

Një popull është i çliruar kur ai çlirohet nga mentaliteti i tij i sëmurë në bazat diskriminuese ndaj më të dobëtit, dhe mundohet ta shkfrytëzojë dhe ta eliminojë për shkak të sëmundjes së egoizmit dhe maçoizmit të tij të trashiguar nga të parët e tij, apo rrethit ku ai është zhvilluar. Nëse sëmundjet e tilla duken normale tek një shoqëri apo edhe tek një popull, atëherë i gjithë ai popull duhet trajtuar dhe shëruar nga këto smundje.

Mendoj se nuk ka gjë më të shëmtuar dhe më të ligë se sa një mashkull të abuzojë me një femër, e cila është nënë, motër apo vajzë e dikujt. Këto dukuri në shoqërinë tonë për fatin e keq kanë ndodhur dhe po ndodhin ende edhe sot, dukuri këto që janë përcjellur brez pas brezi dhe gjithnjë vazhdojnë të përcillen tek brezat e rinj të cilët shohin nënat, motrat apo vajzat e tyre duke u abuzuar, bullizuar apo edhe eliminuar me jetë. Mënyra e trajtimit të femrës si një qenie e rendit të dytë, se ajo duhet ti nënshtrohet një mashkulli, apo më saktë bashkëshortit të saj, nuk ka filluar “dje”. Ajo i ka rrënjët që në Mesopotaminë e lashtë dhe kjo ide vazhdoi edhe me paraqitjen e feve, duke filluar që nga krishterizmi, pastaj kaloi në sëmundje ngjitëse për mbarë njerëzimin dhe që nga ajo kohë shoqëria po përballet edhe sot me këtë

fenomen trishtues dhe diskriminues. Sot mundohen disa religjione ta paraqesin femrën si të barabartë, por kjo mbetet më shumë si një teori nga foltoret e tyre.

Po të shikoni disa media sot, shifet qartë se si trajtohet femra në fjalorin e tyre!

Disa nga klerikët as që nuk e fshehin fare në ligjiratat e tyre si udhëzime “se si femrat duhet të sillen me burrat e tyre”, apo anasjelltas. Në fakt, populli ynë ka thurur edhe vargje të turpshme të cilat i kanë marrë sikur “fjalë të urta”, por në fakt këto janë fjalë diskriminuese dhe denigruese për femrën. Ja po ua rikujtoj disa nga këto: “Gruja edhe nëse nuk ka faj, duhet me e rrahur njëherë në javë për të ia kujtuar se kush është zot shpije”; “Sherri i burrit është gruaja”; “Një burrë e vyen një grua sa do që një mashkull është i keq”; “Gruaja duhet

KOHA Javore 12 VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 16 MARS 2023
Haxhi Zeneli

ato krijuan botën!

të ia lajë këmbët burrit dhe të ia pi ujin”; “Zoti i gruas është burri”; apo një tjetër thënje edhe më trishtuese “Aty ku burri i bjen gruas, nuk e djegë zjarri i xhehnemit (ferrit), etj, etj. Pra i gjithë ky ofendin ndaj femrës duke harruar se ato janë nënat dhe motrat tona, që na rritën me shumë mundime dhe sakrificë. Duhet të theksojmë se nuk mundemi t’i përgjithësojmë të gjithë njerëzit, për fat të mirë kemi edhe të tillë që vlerësojnë nënat dhe motrat, por flasim për një pjësë e cila e ka për krenari që këto abuzime t’i përcjellin edhe tek brezat e ardhshëm nëpërmes ligjeratave fetare dhe nëpër media apo video inçizime të shumta në kanalin “YouTube”. Kjo është mjaft shqetësuese dhe tronditëse për një shoqëri e cila pretendon të jetë zemërgjerë, humaniste, besimtare dhe më në fund civilizuese.

Mrekullinë e nënave, motrave, e vajzave tona të cilat edhe vetë Zoti që i ka ngritur në një shkallë më të lartë dhe i ka bekuar ato me emrin magjik të quajtur Nënë, i ka bekuar si krijuese të jetës. Pa nënë s’ka jetë! Gjersa të gjithë thërrasim emrin nënë, duhet të pyesim se ku e morën idenë që femra të trajtohet si qenie e rendit të dytë, përse u manipulua me femrën kur dihet se femra ka pasur dhe ka një rëndësi të jashtëzakonshme në të gjitha kohërat, që nga krijimi i njeriut të parë. Nëse nuk besojmë evolucionin e qenies njerëzore, atëherë po i referohemi një historie tjetër që i takon besimit hyjnor. Sumeret e lashtë thuhet se e kanë lënë historinë të shkruar në pllakat e argjirit, nga ai vend ku rrodhi edhe feja sipas Sichin ku thuhet: ”Zoti që na krijoi ishte femër e quajtur ‘NinmahNin-Ti’ (Nin do të thotë femër, kurse

Ti do të thotë jetë) e quajtur ‘femra e jetës’, që krijuan Adamu dhe Tiamat (Adamin dhe Evën) në kopshtin Eden (Garden of Eden) në Sumeri”.

Andaj kur dëgjojmë ende për manipulimet ndaj femrës ,se si ajo trajtohet duke u abuzuar, nënçmuar, degraduar mizorisht edhe eliminuar duke mos e kursyer atë as para fëmijëve të saj, ku e gjithë kjo bëhet nga bindjet e meshkujve të dobët të cilët janë edukuar dhe ushqyer me ato proverbat popullore të liga, që mendojnë se femra është rob i tyre dhe kanë të drejtë të bëjnë çfarë të duan me të, duke harruar se edhe ata ishin të ushqyer me gjirin e një femre që quanin NËNË.

Mendoni njëherë më mirë ju që abuzoni se a keni nëna, a keni vajza, a keni motra?

Apo mbase as për ato nuk keni respekt?

KOHA Javore 13 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet
e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
nënat,
E ENJTE, 16 MARS 2023

Titaniku, 111 vite më pas (2)

Katastrofa e “të papërmbytshmit”

Momenti

(vijon nga numri i kaluar) Duke qenë kaq e “sigurt” dhe kaq moderne, ajo mblodhi një numër të konsiderueshëm njerëzish të famshëm e të pasur, në mesin e tyre njerëz të artit, të shkencës, të teknologjisë dhe profesioneve të tjera të rangut të lartë. Në mesin e tyre koloneli John Jacob Astor (1864-1912), pasuria e të cilit i kalonte 150.000.000, tregtari dhe bankieri Isidor Straus (1845-1912) me 50.000.000, drejtori i “International Mercantile Marine” J. Bruce Ismay (1862-1937) me 40.000.000, financieri Benjamin Guggenheim (1865-1912) me 5.000.000, koloneli Washington Roebling (1837-1926)ndërtues i Urës së madhe të Brooklinit (1883), Charles M. Hays (1856-1912) - president i “Grand Trunk Railway”, W. T. Stead (1849-1912) - publicist i famshëm, Jacques Futrelle (1875-1912)gazetar, Henry S. Harper (1864-1944) i firmës “Harper & Bros”, Henry B. Harris (1866-1912) - drejtor teatri, major Archibald Butt (1865-1912) - ushtarak i presidentit të 27-të amerikan William Howard Taft (1857-1930), inxhinieri Thomas Andrews, i cili mbikëqyri ndërtimin e Titanikut dhe Francis Millet (1848-1912), njëri prej piktorëve më të njohur amerikanë [“The Sinking of the Titanic”,1912, f. 19].

Të gjithë këta i përkisnin klasit të parë të anijes, me lukset më të sofistikuara,

të bëra në stile të ndryshme artistike. Duke qenë i dizajnuar në stilin e një hoteli lundrues, ishte menduar që pasagjerët e klasit të parë të harronin se ishin në një anije dhe të ndiheshin sikur ishin në një sallë të një shtëpie të madhe në tokë! Natyrisht, për këtë lloj udhëtimi edhe çmimi ishte i “dizajnuar”; kushtonte rreth 60.000 dollarë me llogari të sotme, për secilin nga 324 pasagjerët e këtij klasi, oferta më e shtrenjtë për akomodimin transatlantik. 30 £ për një dhomë të rregullt, ose 875 £ për një suitë sallonesh.

Klasi i dytë nuk ishte aq luksoz, prandaj ishte më i lirë. Në të u akomoduan vetëm 284 pasagjerë. Ndërkohë klasi i tretë kishte më së shumti pasagjerë - 709 dhe kushtonte vetëm 35 dollarë - 650 dollarë sipas llogaritjes së sotme. Kjo pjesë ishte e projektuar fare thjesht, muret e çelikut ishin të lyera me të bardha ose të veshura me panele druri. Ato paguanin 3 dhe 8 £ për suitë. Shumica e tyre u akomoduan në “konviktin” me 164 shtretër të kuvertës “G”. Kishin vetëm dy banjo për të gjithë pasagjerët dhe nuk guxonin të kalonin në ambientet e klasit të parë dhe të dytë. Gjithsejt 1.317 pasagjerë, përfshirë 13 çifte për muajin e mjaltit, 60 përqind meshkuj, 34 përqind femra, ndër ta 107 fëmijë. Bashkë me 908 anëtarët e ekuipazhit, numri i qenieve njerëzore arrinte në 2.225. Ishin edhe nëntë qenë e një derr.

Më 10 prill 1912 “Titanic” filloi lundrimin nga porti i Southampton-it (Britani e Madhe) në drejtim të Nju Jorkut, ku planifikohej të arrinte pas shtatë ditësh, përkatësisht në mëngjesin e 17 prillit. Deri të dielën më 14 prill, me pasagjerët gjithçka shkoi si duhet [“The Sinking of the Titanic”, 1912]. Ditën e parë kaloi me një lundrim të qetë prej 484

miljesh. Ditën e dytë prej 519 miljesh për të arritur më pas në 549 milje, shpejtësia më e madhe e shënuar deri në atë kohë, por që ende nuk e kishte arritur kapacitetin e mundshëm! Në rastin e kushteve të volitshme, këtë do ta arrinte të hënën, por e hëna nuk erdhi kurrë!

Në orën 22:40 të 14 prillit, operatori telegrafik i Titanikut mori shumë vërejtje nga anijet që kalonin në këtë zonë për mollo akulli që kishin përpara, por siç u tha, mesazhet nuk u transmetuan! Vetëm 20 minuta para mesnatës së 14 prillit 1912, Titaniku u përball me një të tillë në ujërat e errëta e të qeta të Atlantikut Verior. Kapiteni dha urdhër që të ndalen motorët dhe të bënin rotacion të kundërt, por ishte shumë vonë, sepse vetëm 37 sekonda më pas “i papërmbytshmi” u gjend përballë katastrofës. Kapiteni i dytë Lightoller u ndie i shqetësuar: “Në rrethana normale një rast i këtillë nuk do të ishte për asnjë shqetësim, por atë natë gjithçka ishte kundër nesh” [Lord:1986, f. 71].

KOHA Javore 14
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të
VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 16 MARS 2023
„KOHA javore„
më dramatik i asaj nate erdhi vetëm para 2:20 të mëngjesit. Sterna e Titanikut u ngrit lart në ajër, dritat u fikën dhe ngadalë rrëshqiti drejt fundit të detit. Nuk zgjati më shumë se një minutë dhe nuk u duk më!
Hajrudin S. Muja

papërmbytshmit”

Pavarësisht shpresave se “i papërmbytshmi” nuk pësoi ndonjë dëmtim serioz, lajmin e keq e solli marangozi, se përmbytja e të papërmbytshmit do të zgjasë më së shumti një orë e gjysmë [Lord:1986, ff. 80-81]. Alarmi u dha. Disa pasagjerë fillimisht nuk donin të besonin [Lord:1986, f. 112]. Sado e habitshme të tingëllojë, shumë pasagjerë refuzuan të besojnë që anija do të fundosej. Shumë herë kishin dëgjuar se ai ishte “i papërmbytshëm”. Ishte një perspektivë e frikshme që të mendonin të linin luksin e anijes së ndritshme dhe të rehatshme për të hipur në një varkë dhe për t’u ulur poshtë 60 metra në oqeanin e ngrirë. Për shumë njerëz, vetëm kur harku (përpara) i anijes u zhduk nën oqean, ata kuptuan se Titaniku do të fundosej me të vërtetë. Tani u hyri paniku, por ishte tepër vonë! Burrat kërkonin gratë e fëmijët, familjet u bashkuan, shumë prej atyre që ishin duke fjetur u zgjuan dhe u ngutën në kuvertë, ku u krijua një konfuzion i madh. Tashmë vetëm një rrugë ishte e hapur. Nga ajo që treguan të mbijetuarit, shumica e pasagjerëve u mblodhën në kuvertë për t’u lutur kur kuptuan se anija ishte gati të fundosej! Në kohë telashesh e rreziqesh të rënda, njeriu lutet sinqerisht dhe kërkon ndihmën e Krijuesit të tij.

Në mesnatë kapiteni Smith dha urdhër për zbritjen e varkave të shpëtimit, por

Në mesnatë kapiteni Smith dha urdhër për zbritjen e varkave të shpëtimit, por të tilla ishin të mjaftueshme vetëm për 1.178 udhëtarë nga 2.201 që kishte Titaniku. Edhe sikur barkat të ngarkoheshin në maksimum, 1.023 pasagjerë do të mbeteshin pa asnjë mundësi për të shpëtuar. Një burim tjetër thotë se në bord kishte 2.224 njerëz: 1.316 pasagjerë dhe 908 anëtarë të ekuipazhit, nga të cilët 711 persona u shpëtuan, ndërsa 1.513 vdiqën

të tilla ishin të mjaftueshme vetëm për 1.178 udhëtarë nga 2 201 që kishte Titaniku. Edhe sikur barkat të ngarkoheshin në maksimum, 1.023 pasagjerë do të mbeteshin pa asnjë mundësi për të shpëtuar. Një burim tjetër thotë se në bord kishte 2.224 njerëz: 1.316 pasagjerë dhe 908 anëtarë të ekuipazhit, nga të cilët 711 persona u shpëtuan, ndërsa 1.513 vdiqën. Titaniku që ishte i dizajnuar për të bartur 3.547 vetë, ishte vetëm 2/3-ta e hapësirës së ngarkuar [Lord:1986, f. 83]. Urdhri erdhi që të gjithë burrat të qëndronin mbrapa, kurse gratë e fëmijët do të qëndronin në rreshtin e parë. Disa burra të shëndoshë u shtynë për të kaluar, por oficerët u kërcënuan të tërhiqen: “Gratë dhe fëmijët të parët”. Duke mallkuar në gjuhë të ndryshme, burrat sërish u shtynë, njëri prej tyre ra në ujë, një tjetër u rrëzua në kuvertë duke rënkuar. Operatori radiofonik tek kishte vendosur rripin e shpëtimit, kishte shkuar në kabinën radiofonike për të dhënë mesazhin “Ne jemi përplasur me një ajsberg, jemi të dëmtuar, shpejtoni ndihmën” [“The Sinking of the Titanic”, 1912, f. 82], kur një burrë i qëndroi pas me një thikë, me të cilën do ta sulmonte për t’i marrë rripin e shpëtimit. Operatori tjetër nxori revolverin dhe e vrau në vend [“The Sinking of the Titanic”, 1912, ff. 34-35].

“Unë nuk e lë burrin tim”, thoshte znj. Isidor Straus: “Ne jemi të moshuar dhe më e mira është të vdesim së bashku”, dhe pastaj u largua prej atyre që synonin ta vendosnin në njërën prej varkave të shpëtimit [“The Sinking of the Titan-

ic”, 1912, f. 47]. Një tjetër, identiteti i të cilit kurrë nuk u zbulua, u vesh me një fund grash, vuri në kokë një shami, dhe “si një grua” u vendos në një varkë të shpëtimit [“The Sinking of the Titanic”, 1912, f. 56]. Ismay u akuzua se hyri në një varkë shpëtimi duke anashkaluar gratë dhe fëmijët, si dhe për faktin se ishte ai që udhëzoi kapitenin e Titanikut të rriste shpejtësinë, gjë që çoi në tragjedi. Pesë gra shpëtuan qentë e tyre duke i mbajtur në duart e veta, kurse një grua tjetër shpëtoi një zogthiu për të cilin thoshte se ishte ‘nuskë’ e saj. Treguesi thotë se nuk brengosej shumë për qentë që shpëtuan, por i vinte keq që shpëtoi zog-thiu derisa qeniet njerëzore po shkonin drejt vdekjes [“The Sinking of the Titanic”, 1912, f. 109]. Momenti më dramatik i asaj nate erdhi vetëm para 2:20 të mëngjesit. Sterna e Titanikut u ngrit lart në ajër, dritat u fikën dhe ngadalë rrëshqiti drejt fundit të detit. Nuk zgjati më shumë se një minutë dhe nuk u duk më!

Ajo që ishte me plagët më serioze ishte një grua që kishte humbur dy fëmijët e saj. Një grua nga kabina e dytë kishte humbur shtatë nga dhjetë fëmijët e saj. Një grua e varfër siriane e quajtur znj. Habush, që bartte para duarve vajzën e saj gjashtëvjeçare, kishte humbur burrin dhe tre vëllezërit e saj [“The Sinking of the Titanic”, 1912, f. 102, 106, 133]. Ndër të mbijetuarit ishin dy fëmijë francezë të cilët ishin transferuar në varkat e shpëtimit thuajse fare të zhveshur. Kush ishin, nga vinin dhe ku shkonin askush nuk dinte, ata tashmë ishin jetimë. (vijon)

KOHA Javore 15
politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 16 MARS 2023
Pikëpamjet e shprehura
në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht

8

Marsi akoma mbetet

Me datë 8 mars në Podgoricë u mbajt marshi protestuest i organizuar për 8 Marsin nga Organizata Joqeveritare “Qendra për të drejtat e femrës’’ në Podgoricë. Ky marsh organizohet që tëtë vite, qëllimi i të cilit është ndërgjegjësimi i barazisë gjinore. Për hërë të parë këtij organizimi iu bashkëngjit edhe Organizata Joqeveritare nga Tuzi “Jeta e sigurt Tuz’’. Shoqata Joqeveritare “Jeta e sigurt Tuz”, si shoqata e parë joqeveritare, autonome, lokale, feministe në Tuz, përpiqet

të jetë një instrument i fuqishëm për mbrojtjen dhe përmirësimin e të drejtave të njeriut. Organizata Joqeveritare “Jeta e sigurt Tuz” me seli në Tuz, është themeluar në vitin 2021, bazuar në përvojën shumëvjeçare të themeluesve në ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes për viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit me qenie njerëzore si dhe punën në institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare ndër vite. Po sjellim edhe fjalimin e znjsh. Leonora Dukaj nga ky tubim në Podgoricë, e cila iu drejtua të pranishmëve në gjuhën shqipe: ‘’Shumë të dashura gra dhe vajza , pjesëmarrës/e të nderuar/a të marshit. Do të doja që me këtë rast t’ju përshëndes në emër të OJQ “Jeta e sigurt Tuz”. Prezenca jonë sot këtu në këtë aktivitet ka një synim të qartë! Nga njëra anë për të promovuar

barazinë gjinore, dhe nga ana tjetër të veprojmë maksimalisht kundër të gjitha llojeve të dhunës ndaj grave dhe vajzave. Jemi të vetëdijshme se ende nuk jemi aq të forta sa do të donim për të ngritur zërin dhe së bashku të dëshmojmë aftësinë tonë kundër çdo forme diskriminimi ndaj grave. Lufta për të drejtën e gruas është e madhe dhe e gjerë duke pasur parasysh pozitën tonë si gra e vajza nga Tuzi. Kur flasim për këtë çështje në veçanti theksojmë ndërsektorialitetin - ndërthurjen e aspekteve të ndryshme të identitetit kundrejt luftës së përbashkët për barazi. Disi edhe për fat të keq 8 Marsi ende vazhdon të jetë marshim protestues pavarësisht se ëndërrojmë që në këtë datë të festojmë gratë, arritjet e tyre të shumta, sukseset, triumfet, ngallënjimin e inspirimin. Prandaj nuk na duhen

KOHA Javore 16
E ENJTE, 16 MARS 2023 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
Donika Lulgjuraj

mbetet festë Protestë!

ende urime, na duhen të drejta të barabarta. Ne kemi nevojë për respekt të merituar, trajtim dinjitoz dhe mbështetje të pakursyer. Ne kemi nevojë që ju të respektoni atë që na takon dhe të silleni në përputhje me këtë gjë. Të na trajtoni në rrallë të parë si qenie të barabarta njerëzore. Sfida e madhe e këtij tubimi është të jesh zëri i grave, përvojat e të cilave nuk vihen re, fjalët e të cilave nuk dëgjohen. Dhe për shkak të atyre lëshimeve, si ato gra që udhëhoqën qëndresën për liri dhe demokraci për dekada, edhe ne ende sot duhet të flasim për pasojat e paragjykimeve në bazë gjinore, për rastet evidente të diskriminimit ndaj grave, diskriminimin gjinor, për pasojat e dhunës në familje, në vende të punës, në shkolla, në rrugë, e deri te femicidet, të cilat lënë përjetësisht pasoja për familjen, komunitetin

dhe mbarë kombin e sidomos për mirëqenien e gjysmës së popullsisë - grave dhe vajzave. Shtypja e kësaj padrejtësie do të jetë e mundur vetëm kur të gjithë ata që janë përgjegjës për dëmin e shkaktuar të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Kur ligji të jetë më i fuqishëm dhe më specifik, asnjëherë më parë. Nuk duhet as të fshehim faktin që këto dukuri janë gjithnjë e më të pranishme e që sot marrin edhe forma digjitale. Përndryshe do t’u krijonim mundësi më të mëdha dhunuesve për të vepruar. Nëse e lejojmë secili prej nesh, duhet të jetë i vetëdijshëm se jemi të pavlerë në mbrojtjen më elementare të të drejtave të njeriut - të drejtën për një jetë të sigurt dhe pa dhunë. Shoqëria jonë, nëpërmjet veprimit sistematik, duhet të eliminojë energjikisht çdo fenomen të mundshëm të dhunës

dhe diskriminimit. Ky duhet të jetë përkushtimi ynë prioritar dhe angazhimi ynë i përditshëm. Të gjithë ne në sistemet tona duhet të besojmë në punën e përbashkët dhe më pas të punojmë shumë dhe me përkushtim për çdo rast individual, përfshirë kompleksitetin e rrethanave dhe identitetit të çdonjërës në mënyrë që të arrijmë ndryshim dhe të shohim një numër më të madh të rasteve të identifikuara dhe të procesuara, si të dhunës ashtu edhe të femicideve, sepse ndoshta një ditë do të jemi përgjegjës për atë që kemi bërë, por shpesh harrojmë se ndoshta do të jemi përgjegjës edhe më shumë për atë që nuk e kemi bërë. Nëse e harrojmë këtë, atëherë kjo e fundit do të jetë më e vështirë dhe më e keqe”.

Në fund të fjalimit, znjsh. Dukaj i falënderoi të pranishmit.

KOHA Javore 17
E ENJTE, 16 MARS 2023 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION

Kulla e Begut në Bukmirë

ta bëjmë edhe zbulimin e rradhës. Amiri dhe Muhoja ngulin këmbë se ia vlen të bëjmë një vizitë tek “Kulla e Begut” jo larg Liqenit të Shasit, mu tek ndarja e rrugës që të çon për në Lisën Bore, Shtodër, Fraskanjel dhe Amull…

Askush se dinte se kujt i takonte dhe sa të vjetra ishin kto mure tani fare të mbuluara me vegjetacion sikurse edhe e gjithë e kaluara e jonë! Këto mure ishin një prelud i vogël, sepse jo larg tyre do na dalë si vigan Kulla mbresëlënse e Begut…

E diela përveçse është ditë pushimi, për mua zakonisht ka të bëjë edhe me aventurat në natyrë.

“A je për kafe në Anë të Malit”? – shkruante në mesazhin që më mbërriti herët në mëngjes në celular nga miku im Gazmend Çitaku. E si mos ta pranoja këtë propozim?

Kësisoji së bashku u nisëm rrugës piktoreske për në Katërkollë (20 km larg Ulqinit), kaluam Pistullin, Zogajt, Gaçin, Urën e Klleznës, ku na pret rrethërrotullimi i Krythës, dhe ja kryeqendra e Anës Malit, Katërkolla na mirëpret.

“Dodona” është vendtakimi me miqtë tanë Muho Dushkun, Shefqet Lucën dhe Amir Taganin. Kafja e parë e mëngjesit na jep një shtytje

Nëndaja ime e ndjerë Feridja, shpesh herë më porosiste ”rruga vade ska” dhe kjo edhe më doli në realitet, sepse isha fare i papërgatitur të ballafaqohem me rrugën deri te Kulla e Begut! Shkurrat, kaçubat dhe balta që mu ngjite si një lugat nate, më beri të dyshoj se gabova që pranova ftesën e miqve të ngazëlluar, që po na jepet rasti të prekim me dorë një pjesë historie e cila ka të bëjë me pronat tona por edhe një trillim të flliqët të diktaturës komuniste në Shqipëri (1945-1992).

Pasi e kalova sfidën e rradhës, para na u shfaq një akvadukt i viteve 50ta ku shteti i asaj kohe e ndërtoi për ujitjen e tokave. Për çudi ende ishte në këmbë dhe kjo për mua përbënte misterin e parë, kurse rrënojat e objektit të parë ishin misteri i dytë.

Qëndronin murinjet e saj me frëngji. Ruante me besnikëri edhe pjesët e traut ku dikur kishte gjallëri, jetë dhe ku fare lehtë u dukeshin tokat pjellore të Anës së Malit.

Po begu, a kishte emër? Këtu në ndihmë na vjen Muho Dushku, i cili na rrëfen se këto toka dikur i takonin fisit të Sykajve (Syku)…

Kjo familje e pasur kishte qindra hektarë tokë nga të dy anet e kufijve. Nga kjo histori mu mor inspirimi për veprën e Kol Jakovës ”Toka Jonë” si dhe filmin artistik me po të njëjtin emër.

Kush ishte me të vërtetë Tuç Maku do ju shpalosim ne vijim, por le të na lejohet së paku të shohim se çka na thotë Harullah Hajdari rreth pronave dypalëshe Shqipëri-Mali i Zi:

Sa i përket aneksimit të trojeve

KOHA Javore 18 KULTURË
E ENJTE, 16 MARS 2023
Sami Flamuri

Bukmirë të Shasit

shqiptare pas Luftrave Ballkanike, duhet cekur se ky veprim u krye vetëm pas një proklamate të Krajl (mbretit v.a.) Nikollës, të datës 8 nëntor 1913, menjëherë pas përfundimit të Luftrave Ballkanike, sipas së cilës shqiptarët formalisht u bënë nënshtetas malazezë. Po themi në mënyrë formale pasi Proklamata për aneksimin e trojeve shqiptare nuk u zyrtarizua asnjëherë sipas kushtetutës në fuqi të Malit të Zi, e cila në nenin 73 të saj parashikon: “Asnjë ligj nuk mundet të nxirret, të abrogohet, (prishet, rrëzohet v.a.), të përshtatet ose në mënyrë obligative (detyrohet, shtrëngohet v.a.) të interpertohet (përkthehet v.a.) pa pëlqimin e Kuvendit Popullor”, çka do thotë se Krajli (mbreti v.a) nuk e dërgoi Proklamatën për aneksimin e trojeve shqiptare për marrrjen e pëlqimit në Kuvendin Popullor. Thënë thjesht, Kuvendi Popullor nuk solli asnjë vendim apo akt me të cilin edhe juridikisht territoret shqiptare do të bëhen pjesë e territorit dhe jurisdiksionit (qark veprimi v.a.) malazez. [Hajrullah Hajdari, “Pro-

nat dypalëshe të shqiptarëve në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Mali i Zi” fq;72].

“Fisi i Sykajve (Syku) është një ndër fiset më të mëdha të Bregut të Matit, të ardhur nga Shkreli i Malësisë së Madhe nga fundi i shek. XVIII. Nëpërmjet punës ata arritën të krijonin pasuri të madhe, të përbërë kryesisht nga mijëra krerë bagëtish dhe disa qindra hektarë tokë, duke u radhitur kështu ndër fiset më të pasura dhe të zëshme të veriut. I pari i këtij fisi, Gjon Nik Syku (18721950), të cilin banorët e zonës por edhe gjithë familjarët e tij e mbanin si njeri të zgjuar, të urtë (ishte ai që në familjet e mëdha mbahej si i pari i fisit), kishte miqësi me familjet më të mëdha të asaj kohe, si dhe me njerëz të shquar si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Prëk Cali, Zef Koka, Shuk Sarreqi, Ded Gjo’ Luli etj. Me ardhjen e regjimit komunist në Shqipëri, nisi edhe perëndimi i periudhës së begatë të kësaj familjeje, pasi regjimi u konfiskoi pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të tyre. Konfiskimi i qindra hektarëve tokë

që iu bë fisit të Sykajve, u bë edhe frymëzim për shkrimtarin Kolë Jakova që të shkruante veprën e tij “Toka Jonë”. Kjo vepër më vonë u realizua edhe film, ku personazhi i Tuç Makut personifikonte Gjon Nik Sykun. Konfiskimet e mëdha që iu bënë Sykajve, erdhën edhe për shkak të damkosjes së këtij fisi si fis “kulakësh”, për të vijuar më pas me persekutime dhe burgosje që do t’i shoqëronin deri në kapitulimin e regjimit komunist. Njëri nga djemtë e spikatur të kësaj familjeje, ishte Prelë Syku, i cili ishte i pari që u shënjestrua nga regjimi që në rini si antikomunist”.

Ska se si kjo histori e hidhur mos t’i prekte edhe pronat e Sykajve te Ana e Malit ku sot kjo kullë e rrënuar na tregon se po hulumutohet e kaluara jonë. Ka shumë për t’u thënë, sepse çdo gurë ka peshën e vet, po me heshjen e vet nganjëherë flet më tepër se çdo gjë.

Kaluam një ditë të këndshme në Kullën e Begut në Bukmirë të Shasit, gjegjësisht në uKllën e Sykajve alias Tuç Markut të Kolë Jakovës.

KOHA Javore 19 KULTURË
E ENJTE, 16 MARS 2023

Në Krajë u shënua Dita e shkollës

Të premten, më 10 mars nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit solemnisht shënuan 10 marsin - Ditën e shkollës. Kjo datë zyrtarisht konsiderohet si dita e shkollës në Krajë. Sipas të dhënave që nxora nga historiku i shkollës (arkivi i saj), këtu si datë e hapjes së shkollës së parë merret 10 marsi i vitit 1929, kur siç thuhet në dokumentet zyrtare është hapur shkolla e parë në Krajë. Studiues të shumtë thonë se fillimet e arsimit dhe shkolla në Krajë i kanë rrënjët shumë më herët. Sidoqoftë, derisa shkenca ta thotë fjalën e vet dhe të shëmben paragjykimet, mbetet që të festohet 10 marsi si fillim i shkollës në Krajë. Të shtoj se shkollat në Krajë që nga 1929 e deri me rënien e mbretërisë

Serbo-Kroate-Sllovene, mësimi është zhvilluar në gjuhën joamtare -

serbe. Me pushtimin e Italisë edhe në Krajë si edhe në shumë vise shqiptare mësimi zhvillohet në gjuhën amtare shqipe. Nga ajo kohë, saktësisht nga viti 1942 e deri më sot në Krajë - anën e poshtme mësimi gjithmonë është zhvilluar në gjuhën amtare shqipe. Kujtojmë se më 1968 shkolla në Krajë merr emrin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, emër të cilin e mban edhe sot. Në këtë përvjetor të saj, të 94-tin me radhë nxënësit dhe mësimdhënësit këtë përvjetor e shënuan me aktivitete të shumta kulturo zbavitëse. Kjo u pa që në hyrje të godinës së shkollës ku mysafirët, prindërit dhe të tjerët patën rastin e mirë të shohin ekspozitën e piktorëve të rinj, vizatimet, pikturat me motive të llojlloshme që e kishin zbukuruar am-

bientin e shkollës. Mbresa të pashlyeshme la pa asnjë dyshim përurimi numrit jubilar të Revistës së shkollës “Valët”. Është ky numri i 25-të i saj, tha më këtë rast kryeredaktorja e revistës profesoresha e gjuhës shqipe dhe letersisë Aishe Gjeçbritaj, e cila tash më shumë se 40 vite udhëheq grupin letrar të shkollës “Buzuku” dhe jo vetëm. Ajo më këtë rast për kontributin e tyre nuk la pa përmendur edhe redaktorët e mëhershëm të revistës që kanë dalë në pension. I falënderoi publikisht për kontributin e dhënë ndër: Ismail Dodën, Ali Gjeçbritajn, Bajram Demirin dhe Selman Haxhimiratin. Në këtë përurim krijimet e veta i lexuan nxënësit, anëtarë të seksionit letrar. Progami festiv pasoi aktivitetin e radhës. Kënga, vallja, recitimi dhe

KOHA Javore 20
E ENJTE, 16 MARS 2023
KULTURË
Fotografi e përbashkët e nxënësve anëtarë të grupeve artistike dhe e mësimdhënësve të shkollës

humori kënduar, luajtur e interpretuar nga nxënësit e shkollës si dhe nga vogëlushët parashkollorë, për më shumë së një orë i argëtuan moshatarët, prindërit dhe publikun e shumtë që kishin mbushur sallën ku u dha programi. Drejtori i shkollës Sami Doda në fillim të manifestimit tha: “Të nderuar nxënës, prindër, kolegë dhe mysafirë! Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që sot për herë të parë jam këtu para jush për hapjen e këtij solemniteti të madh që shënon përmbylljen e një përiudhe 94-vjeçare të punës dhe jetës së këtij institucioni edukativo-arsimor. Shfrytëzoj rastin që të gjithëve t’ju uroj Ditën e shkollës! Më lejoni që në emrin tim personal, në emër të nxënësve dhe kolektivit të shkollës të përshëndes të gjithë të pranishmit që së bashku me ne po e ndajnë gëzimin e kësaj feste dhe po e bëjnë akoma edhe më madhështore këtë ngjarje. Sigurisht që një përvjetor i shkollës është një gëzim i madh për të gjithë ne, por duhet ta dijmë para së gjithash që ne kemi dhe duhet të mbajmë edhe një përgjegjësi të madhe ndaj atyre që ndër vite punuan dhe vepruan që këtë shkollë ta ngri-

sin dhe ta sjellin këtu ku është sot. Ne po punojmë dhe veprojmë në të mirën e të gjithëve dhe me një angazhim maksimal ku kemi arritur që të jemi një shkollë model dhe e afirmuar. Vit pas viti shënohen suksese të reja që të gjithëve na gëzojnë pa masë. Krenohemi për punë me nxënës të mirë dhe të sjellshëm, me organizimin e punës, me infrastrukturën shkollore e gjithashtu krenohemi me standardin e nxënësve dhe të punëtorëve të shkollës. Mirëpo kur është fjala për sukseset më lejoni që të përmend dhe t’i falendëroj përzemërsisht ata të cilët mendojnë dhe japin për këtë shkollë - e kam fjalën për donatorë të ndryshëm. Falë këtyre donatorëve nga vendi dhe jashtë, e në veçanti mërgimtarët tanë, kemi arritur të jemi shkollë shembull në rajon. Mjaft u angazhuam në rregullimin dhe përmirësimin e infrastrukturës shkollore e në veçanti në kohët e fundit është realizuar dhe projekti për ndërrimin e dritareve në dy kabinete të financuara nga Komuna e Tivarit. Shkolla jonë dita ditës po pasurohet edhe me mjete mësimore për realizim të mësimit bashkëkohorë, ku kohët e fundit jemi furnizuar me disa kompjuterë

si dhe elemente e pajisje të tjera IT, poashtu donacion nga Komuna e Tivarit. Me këto shihet qartë përkrahja nga institucionet lokale dhe nuk do kaloj pa përmendur edhe Bashkësinë Lokale Ostros e cila në këtë vit shkollor dhuroi një donacion për sigurim të mjeteve mësimore dhe përmirësim të kushteve në shkollë. Falendëroj nënkryetarin e Shoqatës “Kraja” në Nju Jork, z. Musa Luka i cili përmes shoqatës në fjalë dhuroi donacion mjete dhe materiale mësimore të nevojshme për një realizim sa më të suksesshëm të mësimit në përgjithësi, duke u shprehur se edhe më tutje ka dëshirë dhe vullnet për përkrahje të këtij institucioni, sepse brenda këtij institucioni është edhe e ardhmja e Krajës”. Për mësimdhënësit e shkollës, pensionistët dhe mysafirët u organizua një mbrëmje kulturore dhe u shtrua një darkë. Të shtoj në fund se me rastin e 7 marsit – Ditës së mësuesit, seksioni i dramës në Shtëpinë e Kulturës në Ostros shfaqi një pjesë nga komedia “Katërmbdhjetë vjeç dhëndër” të Anton Zako-Çajupit, përgatitur nga mësimdhënësi i gjuhës shqipe Kujtim Veliu.

KOHA Javore 21
E ENJTE, 16 MARS 2023
KULTURË
Grupi i letrarëve të rinj pas përurimit të Revistës “Valët” nr. 25

Portret: Shyqyri - Çylo Karamanaga

Shembull i punës dhe pasurisë së ndershme

Traktori i tij, të cilin e ka pasur së bashku me shokun e tij Joko Vukçeviqin, ka qenë traktori i parë në Komunën e Ulqinit… Prej një traktori të përdorur që kishte në fillim, Çyli arriti më vonë të bëhet pronar i shumë automjeteve transportuese duke krijuar një park të makinerive, përfshirë traktorë, kamionë të ndryshëm, eskavatorë si dhe një gurore të vogël, duke punësuar edhe punëtorë

Ismet Karamanaga

Çyli u lind në Kalanë e Ulqinit, në vitin 1941. Pozita e shtëpisë sonë gjithmonë ka qenë dhe ka mbetur edhe sot, pas rindërtimit të saj në të njëjtin vend, një frymëzim i pafund për të gjithë ne që kemi lindur aty, veç pak metra mbi shkumbën e detit. Kopshti i ëndrrave tona, i cili shtrihet pranë saj, sot më i bukur se kurrë, ruan plot kujtime që nga fëmijëria e deri në ditët e sotme. Limani i bukur magjepsës, pastaj “Lugu i Xhemiles” dhe legjenda mbi fatin e saj tragjik pak më larg, gjithmonë kanë qenë pamjet e para, sapo i kemi çelur sytë. Që nga orët e mengjesit e deri te perëndimi i diellit në horizontin e largët, atje ku kalonin barkat dhe anijet, pritja dhe shpresa se kur po kalonte barka e babait tonë ishte gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona.

Çyli është fëmija i dytë në familjen tonë.

Si fëmijë, por edhe më vonë, është dalluar nga të gjithë ne pasi që ka qenë gjithmonë më “i buti” në familjen tonë. Ende edhe sot ne moshën 80-vjeçare ka mbetur njësoj, është ende i tërhequr dhe shumë i matur në çdo bisedë. Të shkruash portretin e një personazhi është gjithmonë sfidë e madhe pasi që duhet të jesh objektiv. Kësaj radhe, sfida është edhe më e madhe pasi që Çyli është vëllai im. Së fundmi, shkruani për vëllain i cili ka pasur një jetë plot me sakrifica dhe është përpjekur që ne të tjerët të kemi një jetë më të mirë dhe më të lehtë gjatë kohës kur babai ynë ndërroi jetë, kështu që e gjithë barra e familjes ka rënë mbi nënën tonë, me gjashtë fëmijë relativisht të rinj. Si më i madhi prej vëllezërve, Çylit i është dashur të na ndihmojë ne të tjerëve dhe edukimin tonë së bashku me nënën e cila ka treguar se është më e fortë se guri.

Për jetën dhe rrugëtimin e tij mund të shkruhet një roman. Qëllimi im është që t’i tregoj opinionit të gjerë për këtë person që ka pasur një jetë tejet interesante dhe që me punën e tij ka lënë gjurmë në çdo skaj të qytetit tonë. Puna dhe veprimi i tij, guximi dhe rrezikimi për të blerë traktorin në Beograd,

të cilin e ka sjellë me shokun e tij Joko Vukçeviqin nga Beogradi deri në Ulqin, duke udhëtuar vetëm gjatë ditës për shkak se nuk i kanë fuksionuar dritat, vërtet mund të hyjë në librin e Ginesit. Çyli ka ndjekur shkollën fillore”Boshko Strugar” nën bedenet e Kalasë së Ulqinit, ku mësimet e para i kemi marrë të gjithë ne. Ai ka qenë nxënës i shkëlqyeshëm, mirëpo si fëmijës më të madh të familjes dhe kushteve të vështira ekonomike i ka rënë barra më e madhe që t’i ndihmojë nënës dhe në përgjithësi familjes.

Në moshën 18-vjeçare Çyli përfundoi shkollën e mesme dhe kreu zanatin për automekanik, të cilin e ushtroi për dy vite. Së shpejti shkoi për të kryer shërbimin ushtarak në ishullin Vis. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak u punësua në Kooperativën Bujqësore në Katërkollë. Një kohë ka punuar edhe në sipërmarrjen për hulumtimin e naftës në Ulqin.

Në moshën 23-vjeçare u martua me Valdete Nimanbegun, e cila ishte një zonjë me pedigre të veçantë nga Kalaja, që ka lënë gjurmë dhe kujtime të shumta te të gjithë ne të cilët kemi pasur fat që për një kohë të gjatë të jetojmë së bashku, por edhe më vonë

KOHA Javore 22 PORTRET
E ENJTE, 16 MARS 2023

pasi falë zemërgjerësisë së saj shtëpia gjithmonë ka qenë e çelur dhe e hapur për të gjithë ne. Ajo ka ndërruar jetë në vitin 2010, në moshën 65-vjeçare, duke lënë një zbrazëti të madhe te të gjithë, në veçanti te Çyli i cili mungesën e saj e ndien për çdo ditë. Fryt i kësaj martese janë katër fëmijët – tri vajza dhe një djalë, i cili mban emrin e babait tonë dhe ka ecur gjurmëve të babait të tij Çylit, duke arritur të bëhet njëri ndër afaristët më të suksesshëm në Ulqin. Babai ynë, kapedan Hasan - Cano Karamanaga, ka qenë detar me nam i cili që nga fëmijëria ka filluar të lundrojë me anije të ndryshme nëpër Detin Adriatik dhe nëpër Mesdhe. Megjithatë, na ka lënë amanet që “nuk dëshiroj që askush nga katër djemtë e mi të bëhet detar, të navigojë”, pasi që “jeta në det është bukë me gjak”. Këtë amanet të tij e kemi respektuar pasi që asnjëri prej nesh nuk e kemi trashëguar punën e tij, pavarësisht se detin, barkat dhe sanallat të gjithë i kemi në gjak. Gjithmonë kemi pasur dhe kemi sanalla me të cilat lundrojmë nëpër akuatoriumin e detit tonë. Çyli u bë mjeshtër dhe mekanik me nam. Mirëpo, më së shumti ka punuar me atë “traktorin” e famshëm dhe duke e përfunduar punën e tij me mjete më moderne të ndërtimtarisë. Puna dhe aktiviteti i tij ka mbetur përgjithmonë në kujtesën e shumë qytetarëve të Ulqinit, por edhe te shumë prej atyre të cilët kanë ardhur për të ndërtuar shtëpitë në hapësirën ndërmjet Ulqinit dhe Tivarit. Shumë prej tyre e kanë angazhuar Çylin për t’ua sjellë materialin ndërtimor. Sipas rrëfimeve të tyre, por edhe të vetë Çylit, nuk ka vend ku nuk ka depërtuar traktori e më vonë kamionat e tij.

Traktori i tij, të cilin e ka pasur së bashku me shokun e tij Joko Vukçeviqin, ka qenë traktori i parë në Komunën e Ulqinit. Ai ka qenë i bereqetshëm dhe deri vonë ka shërbyer te një person që e ka blerë nga Çyli. Me këtë traktor kanë punuar për një kohë të gjatë së bashku me Jokon, kurse më vonë kanë blerë një traktor tjetër dhe kanë punuar secili për vete. Edhe sot e kësaj dite Çyli ka miqësi të madhe me pasardhësit e Jokos, të cilën e ruajnë dhe e kultivojnë.

Prej një traktori të përdorur që kishte në fillim, Çyli arriti më vonë të bëhet pronar i shumë automjeteve transportuese duke krijuar një park të makinerive, përfshirë traktorë, kamionë të ndryshëm, eskavatorë si dhe një gurore të vogël, duke punësuar edhe punëtorë.

Shikuar nga distanca e sotme kohore dhe duke analizuar punën dhe idetë e Çylit, them se është dashur të keni kurajo të madhe për t’i bërë dhe arritur të gjitha këto. Më kujtohet se ai shpesh ka dalë nga shtëpia në orën 5 të mëngjesit dhe është kthyer në shtëpi natën.

“Çdo dinar e kam fituar me djersë të ballit dhe me shumë mund”, shprehet Çyli.

Asnjë shofer në kohën e tij nuk ka mundur të shkojë në vendet e vështira dhe të rrezikshme ku ka shkuar Çyli me traktor dhe kamion.

“Kam pasur shumë fitesë, sepse është ndërtuar në çdo pëllëmbë ndërmjet Ulqinit dhe Tivarit, kurse unë e kam bërë punën me nder”, shprehet ai.

Më punën e tij Çyli ka bërë një kapital të madh. Megjithatë, ai nuk lavdërohet kurrë për këtë. Çyli ka qenë dhe ka mbetur një njeri tepër modest dhe i rrallë. Puna e tij e ka bërë të njohur duke krijuar shumë lidhje miqësore me njerëz nga tërë territori i Komunës së Ulqinit dhe më gjerë. “Tek disa shkoj në vizita, por edhe më vijnë, në veçanti për gëzime familjare dhe festa”, shprehet ai.

Çyli rrallë tregon se sa shumë ka dhënë për t’i ndihmuar ata që kanë pasur nevojë. Kontributi i tij është shumë i madh edhe për disa çështje të tjera, si në infrastrukturë dhe më gjerë. Nuk dëshiron të përmendë asgjë, por ne të tjerët e dimë se sa ka kontribuar. Unë si vëllai më i vogël nuk e harroj kurrë mbështetjen e tij për shkollimin tim, më vonë edhe për blerjen e sanallit.

Shpesh rrimë bashkë dhe i them se sikur të kishte vazhduar shkollimin, sot kishte pasur veç një pension të vogël, por jo hotele dhe gjëra të tjera. Edhe sot në moshën 80-vjeçare ai është mbështetës i fuqishëm i biznesit familjar, të cilin tani e menaxhon djali i tij Hasan - Cani Karamanaga. Çyli ka qenë gjithmonë punëtor i cili nuk është frikësuar kurrë nga puna. Me këshillat e tij është është shembull i mirë për të gjithë. Ai është një burrë në kuptimin e plotë të fjalës, një figurë markante e qytetit tonë, baba, gjysh dhe padyshim një vëlla shembullor. Shumë herë gjatë ditës ulet në Ranë dhe pi kafe në vendin e tij në hotelin ”Plaza”, pronar i të cilit është djali i tij. Edhe unë e shoqëroj shpeshherë. Është i vetmuar, pavarësisht se ende është në gjendje të mirë psiko-fizike dhe ka kujdesin e gjithë familjes. I mungon shumë bashkëshortja Valdetja. Kur flet për të, ka emocione të mëdha.

Për ta përfunduar këtë portret dedikuar vëllait tim të dashur, duhet të theksohet se edhe djali i tij Cani është shumë mirënjohës ndaj babait të tij Çylit. Cani është i edukuar që nga fëmijëria që të punojë, të fitojë, por çdo gjë me nder dhe hallall. Prandaj, angazhimi dhe menaxhimi i tyre, i babait dhe i djalit, me përkrahjen dhe ndihmën e bashkëshortes së Canit - Jasminës, kanë bërë që pasuria e tyre të rritet për çdo ditë e më shumë. Cani tashmë është një afarist i njohur në Komunën e Ulqinit, posedon një pasuri të konsiderueshme, ka tre hotele si edhe disa objekte të tjera në fazën e ndërtimit. Ka një familje të shëndoshë dhe të edukuar.

Në fund edhe diçka për znj. Valdete, “nusen” tonë të dashur. Sipas mendimit tim, për të gjitha arritjet meritë të veçantë ka edhe kjo zonjë, e cila nuk jeton më, por e cila me punën dhe veprën e saj ka dhënë një kontribut të veçantë, duke përkrahur dhe ndihmuar Çylin në punën e tij. Padyshim që ajo ishte shtylla kryesore e familjes së Çylit. Ajo ishte një zonjë e rrallë, e cila nuk është lodhur kurrë. Të gjithë ne jemi dëshmitarë dhe mirënjohës, dhe te të gjithë ne mungesa e saj ka lënë zbrazëti të madhe. Në veçanti unë i jam asaj mirënjohës pasi që ajo ishte shtylla kryesore dhe ndihmë e madhe për nënën time derisa unë isha më i ri dhe i pamartuar.

Inshallah shpirti i saj është në Xhenet!

KOHA Javore 23 PORTRET
E ENJTE, 16 MARS 2023

Në Teatrin Kombëtar të Malit të Zi u shfaq komedia

Kritikë dukurive negative në shoqëri përmes humorit dhe satirës

Është pikërisht ky stili i nobelistit Italian, Dario Fo

përcjellë tek publiku pikërisht këto pargjykimet ndërmjet shtresave në shoqëri që na vijnë përmes personazheve, në këte rast hajdutit dhe zoteriut si dy protegonistët më kryesorë të kësaj shfaqjeje”, thotë aktori Bashkim Alaj

Podgoricë – Në Teatrin Kombëtar të Malit të Zi, aktorët e Teatrit “Teuta” nga Ulqini shfaqën të premtën mbrëma (10 mars 2023) komedinë “Hajdutët nuk vijnë gjithmonë për të keq”, e autorit, dramaturgut të njohur Dario Fo, me regji të Edina Mustafiq-Avdiu, ndërsa producent është Munib Abazi. Në prani të një numri të konsiderueshëm të publikut, aktorët e teatrit në fjalë, përmes humorit dhe satirës pasqyruan dukuri negative të cilat kanë qenë të pranishme në shoqëri, janë dhe mund të jenë. Aktorët kritikojnë këto dukuri, duke u përpjekur që nëpërmjet aktrimit të tyre të kenë influencë në përmirësimin apo çrrënjosjen e tyre.

Njëri ndër aktorët e Teatrit “Teuta”, Bashkim Alaj në prononcimin për gazetën “Koha Javore” tregon se veprat e nobelistit Dario Fo prekin apo ironizojnë shtresën e lartë të shoqërisë, e mbi të gjitha politikanët.

“E tillë është edhe komedia ‘’Hajdutët nuk vijnë gjithmonë për të keq”, ku e bën dallimin midis këtyre dy shtresave, atë të hajdutit i cili në fund del më i sinqertë dhe më i pastër shpirtërisht se sa klasa e zotëriut të banesës. Dhe janë pikërisht ato situatat me të cilat përballen personazhet”, shprehet Alaj.

Aktorët në fjalë përmes aktrimit tregojnë se me çfarë përballet sot shoqëria, duke u përpjekur që të ndryshojnë diçka për të mirë.

“Por sa ja kemi arritur ta përçojmë këtë mesazh mbetet për t’u parë, por edhe zbatimi i këtij mesazhi gjithashtu mbetet për t’u parë”, thekson Alaj. Ndërkohë, ai më tutje thotë se porosia e kësaj vepre është gjykimi që i bëhet gjithmonë një shtrese që është e shkelur nga shoqëria, por që është e detyruar që të mbijetojë apo të punojë edhe punë të rënda në mënyrë që t’ia dalë.

“Dhe kështu krijohet një paragjykim për ta. Ndërkohë, në anën tjetër kemi një politikan që është një personazh i njohur në shoqëri, por që në jetën e fshehtë të tij i ka edhe ky mbi njëmijë të zeza, mirëpo në shoqëri gëzon respekt dhe reputacion. Është pikërisht ky stili i nobelistit Italian, Dario Fo që përcjellë tek publiku pikërisht këto pargjykimet ndërmjet shtresave në shoqëri që na vijnë përmes personazheve, në këte rast hajdutit dhe

zoteriut si dy protegonistët më kryesorë të kësaj shfaqjeje”, thotë aktori Bashkim Alaj.

I pyetur se ku do të vazhdojë kjo komedi rrugëtimin e mëtejshëm, Alaj thotë se duke qenë se është admiruar nga publiku, shfaqja do të jepet në Tiranë dhe Prishtinë, e më pas tendencat e tyre janë që të marrin pjesë nëpër festivale të ndryshme në rajon dhe më gjerë.

“Pra kemi dëshirë që nëpërmjet këtyre turneve të promovojme edhe një tjetër lëmi të shqiptarëve në Mal të Zi, atë të teatrit, artit skenik”, përfundon Alaj, Kjo është hera e parë që aktorë të Teatrit “Teuta” luajtën në skenën e Teatrit Kombëtar të Malit të Zi përmes komedisë “Hajdutët nuk vinë gjithmonë për të keq”, ndërsa premiera e kësaj komedie është shfaqur më 14 shkurt në Ulqin. t. u.

KOHA Javore 24 KULTURË
E ENJTE, 16 MARS 2023
“Hajdutët nuk vijnë gjithmonë për të keq”

Tregime humoristike që ngjallin kërshërinë e lexuesit

Shkrimtari Asllan Bisha ka ardhur këto ditë para lexuesit me librin e ri “Ndodhitë e Ditit”, që përbëhet nga gjashtë tregime humoristike që ngjallin kërshërinë e lexuesit. Disa prej tregimeve bazohen në ngjarje reale, të cilat autori i stilizon artistikisht duke ndërtuar skena komike, tërheqëse për lexuesin. Bisha dëshmohet si mjeshtër i tregimit humoristik, i cili lëvron me sukses pothuajse të gjitha llojet e prozës. Mjedisi ku zhvillohen ngjarjet e tregimeve është ai vendas

– kryesisht Ulqini me rrethinë, që autori e njeh mirë. Rrëfimi dhe gjuha e thjeshtë e ndihmojnë lexuesin të kuptojë lehtë mesazhet që përçon secili tregim veç e veç dhe libri si tërësi. Redaktor i librit është Dr. Haxhi Shabani, recensentë Ismet Kallaba dhe Gani Karamanaga, lektor Sabri Halili, ballinën e ka punuar piktori Agron Ujkashi, kurse redaktor teknik është Gazmend Çitaku.

Libri është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”,

me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, kurse është shtypur në shtypshkronjën IVPE – Cetinë.

Asllan Bisha është autor i rreth njëzet librave në prozë, për fëmijë dhe të rritur. Është njëri ndër përpiluesit e antologjisë “Dritaren lëre hapur” si dhe është përfshirë me tregime në antologji të ndryshme. Po ashtu është i përfshirë edhe në planprogramet mësimore të shkollës shqipe në Malin e Zi. i. k.

KOHA Javore 25 KULTURË
E ENJTE, 16 MARS 2023
Libra të rinj (Asllan Bisha, Ndodhitë e Ditit, SHAI “Art Club”, Ulqin, 2023)

“Shkolla shqipe në Ulqin”

Një monografi për ata që u sakrifikuan dhe kontribuan për shkollën shqipe në Komunën e Ulqinit

Historia e arsimit shqip në Mal të Zi në përgjithësi, e në Ulqin në veçanti, ka kaluar nëpër periudha të ndryshme historike, me ngritje dhe rënie, varësisht nga rrethanat kombëtare dhe ndërkombëtare që ekzistonin. Hapja e shkollave në gjuhën shqipe në trevat shqiptare ishte një punë mjaft e vështirë dhe e rrezikshme, sepse ky segment i jetës së popullit tonë qe i ndeshur me pengesa të panumërta, siç ka shkruar ideologu i Rilindjes sonë Kombëtare, Sami Frashëri: ”U bashkuan të gjithë për ta ndaluar të shkruarit e gjuhës shqipe, osmanlinj (turqit), grekë e të tjerë, sado që janë armike në mes tyre, i dhanë dorën njëri-tjetrit kundër neve”.

Kjo e vërtetë e dhimbshme tregon qartë se arsimi i shqiptarëve ka qenë një fushë e anashkaluar dhe e urryer nga okupatorët e huaj. Kurrë të tjerët,

si okupatori serb, turk, grek e të tjerë, nuk ia kanë dashur të mirën shkollës shqipe. Mirëpo, populli ynë liridashës dhe arsimdashës, edhe në kushte shumë të rënda pune, kurrë nuk ka hequr dorë nga e drejta e shkollimit. Ai ka luftuar përherë në hapjen e shkollave në gjuhën amtare shqipe. Andaj, rrugëtimi i shkollës shqipe ishte një rrugëtim i gjatë, i dhimbshëm dhe me pasoja të rënda e tragjike. Megjithatë shqiptarët e kuptuan se arsimi është drita e jetës së tyre. Se pa arsim, s’kanë as ecje përpara. Se arsimi është vet shpirti i tyre. Se vetëm ai popull që e ka arsimin e zhvilluar është popull i civilizuar dhe përparimtar. Edhe Naimi ynë i madh, pos tjerash, ka shkruar: “Vetëm drita e diturisë, përpara do na shpjerë”. Ky aspekt besojmë se ishte edhe arsyeja që autorët Hajro Ulqinaku dhe Prim. Dr. Gani Karamanaga të përgatisin një vepër për arsimin e shqiptarëve në shkollat shqipe në Komunën e Ulqinit, me qëllim të pasqyrimit të kësaj pjese të dijes e diturisë së kësaj treve. Me entuziazmin, vullnetin për punë dhe dashurinë e tyre për të lënë një dokumentar për historikun e shkollave në fjalë, shlyen një borxh ndaj arsimit dhe edukimit fillor dhe të mesëm në disa periudha të caktuara kohore në këtë komunë. Monografia “Shkolla shqipe në Ulqin” ( Historiku dhe veteranët) tenton ta mbajë gjallë në kujtesën tonë dhe të mos kalojë në heshtje rruga tepër

e vështirë e arsimimit të shqiptarëve në trojet e veta etnike, pra edhe në Ulqin me rrethinë.

Ky leksikon shërben edhe si një shprehje falendërimi e mirënjohjeje për afro 60 veteranë/e të arsimit sa janë përfshirë këtu, të cilët me punën e tyre ringjallën shpresat e shqiptarëve dhe shqiptareve dhe e mbajtën të ndezur zjarrin e atdhedashurisë te popullata vendase.

Pasqyrimi i jetëshkrimeve të punëtorëve arsimorë të shkollës shqipe, midis tyre edhe joshqiptarë, është diçka që e bë këtë monografi më të plotë dhe më të rëndësishme, sepse aty del në dritë kontributi i tyre i madh për mbijetesën e shkollës shqipe. Atdhetarët, arsimdashësit shqip, të gjithë ata që kanë qenë të vendosur për mësimin e fëmijëve shqiptarë në gjuhën amtare (shqipe), kanë rrezikuar dhe sakrifikuar shumë

KOHA Javore 26 KULTURË
Recension E ENJTE, 16 MARS 2023
(Historiku dhe veteranët)
Gjekë
Gjonaj

që të hapen shkollat shqipe. Këta pishtarë/e të arsimit, të përfshirë brenda këtij botimi me vlerë, që kishin kryer shkollimin në territorin e Jugosllavisë së Parë (1918-1941), pastaj në Shqipëri, në Shkollën Normale në Gjakovë dhe në Shkollën Normale në Prishtinë, edhe pse u përballen me shumë probleme e vështirësi të mëdha, punuan me vetëmohim të papërshkrueshëm pa u ndalur ditë as natë. Për çfarë? Për t’ua mësuar fëmijëve tanë që ishin të etur për dituri alf-betin dhe shkrim-leximin, por edhe shumë të rrituve nëpër kurse që organizoheshin në Komunën e Ulqinit. Dhe me të drejtë, ulqinakët dhe ulqinaket i kishin pritur këta mësues/e me dashuri vëllazërore, me respekt e mirënjohje të thellë për misionin e tyre të shenjtë në arsimimin, edukimin dhe emancipimin e popull-

sisë shqiptare të këtyre trevave. Me botimin e këtij libri nga bashkautorët tanë Hajro Ulqinakut e Prim. Dr. Gani Karamanagës, i shtohet edhe një vlerë tjetër bibliotekës shqipe, për njohjen e vlerave arsimdashëse të popullit tonë në periudha të ndryshme historike, me theks të veçantë pas Luftës së Dytë Botërore. Ky dokument publicistik jep të dhëna mjaft me interes jo vetëm për rrugëtimin e procesit mësimor të shkollave shqipe në Ulqin, por edhe shënime të tjera rreth objekteve shkollore të hershme dhe atyre të ndërtuara në një kohë më të vonshme. Të gjitha këto e tekste të tjera të autorëve të tjerë shqiptarë, të ilustruara me shumë fotografi autentike të kohës së hershme dhe të tashme, ia rrisin rëndësinë që ka kjo monografi, e cila shpresoj se do të mirëpritet e adhurohet nga arsim-

dashësit e kësaj ane. Botimi i kësaj monografie që flet për rrugëtimin e shkollave shqipe të Ulqinit, pa dyshim është një rast i mirë që autorët e veprës do ta ndihmojnë lexuesin për njohjen e një periudhe të caktuar të punës së shkollave fillore të kësaj komune. Është një rast i evokimit të një historie të shkollave shqipe të kësaj ane, të cilat sado që patën dhunë barbare nga të huajt, ato (shkollat shqipe) mbijetuan dhe arsimuan shkollarë të ardhshëm që e luftuan errësirën drejt dritës së jetës. Autorët e këtij libri kanë bërë përpjekje dhe ia kanë dalë faqebardhë të paraqesin një pjesë të punës, rrugëtimit dhe arsimimit të gjeneratave të hershme të Ulqinit nëpër një sistem të egër e barbar që kurrën e kurrës nuk ia deshi të mirën shkollës shqipe dhe arsimin e popullit të saj.

KOHA Javore 27 KULTURË E ENJTE, 16 MARS 2023
Shkolla e parë fillore në Ulqin

Mbi librin “Kush jemi ne shqiptarët” të autorit Ndriçim Kulla (2)

Vepër e dëshmisë dhe pasqyrimit të denjë të gjenezës dhe identitetit të kombit shqiptar ndër shekuj

(Vazhdon nga numri i kaluar)

Në vazhdimin e trajtimit shtjellues, autori Ndiçim Kulla dëshmon se prej rreth dy shekujsh pyetja “Kush jemi ne shqiptarët?”, megjithëse jo shtruar drejtpërdrejt është një nga temat kryesore të mendimit shqiptar. Por ende nuk ekziston ndonjë libër që të ketë pretendimin për t’i kthyer një përgjigje shteruese kësaj pyetjeje. Autorët shqiptarë të cilët nisën të shkruajnë për kombin e tyre mbajtën një qëndrim të dyfishtë duke shkruar një variant për të huajt, glorifikues për kombin e tyre dhe një për bashkëkombësit e tyre, shumë kritik. Ky model nis me Pashko Vasën, i cili në vitin 1899 botoi në gjuhën frënge në Paris librin “E vërteta mbi Shqipërinë

dhe shqiptarët”, të llogaritur për t´ju përgjigjur pyetjes së të huajve “Kush jeni ju shqiptarët?”. Në atë kohë Pashko Vasa shkroi për bashkëkombësit e vet poezinë e njohur “O moj Shqypni”, të llogaritur për t’ju përgjigjur pyetjes “Kush jemi ne shqiptarët?, në të cilën është shumë kritik ndaj kombit të tij. Në këtë mënyrë shkroi edhe vet Faik Konica, i njohur për gjuhën e tij thumbuese. Libri i tij “Shqipëria kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore”, është një libër glorifikues për shqiptarët, i llogaritur për lexuesin e huaj dhe që dallon shumë nga qindra e qindra faqe të Konicës ku ai është shumë thumbues ndaj të metave të bashkëkombësve të tij. Lexuesi i huaj nuk mund të mos mendonte se autori shqiptar i librit kishte pasur si qëllim që t’i gënjente të huajt me dinakëri. Meqenëse shtrohet përsëri nga të huajt me tendenca negativiste pyetja “Kush janë shqiptarët?”, shqiptarët janë të detyruar të rishtrojnë për debat pyetjen “Kush jemi ne shqiptarët?”. Po shqiptarët duhet ta

rishtrojnë këtë pyetje për debat me qëllimin e kundërt, për të rivlerësuar pozitivisht me një reflektim ende më të thellë gjithë materialet e bollshme që ekzistojnë për këtë çështje. Ky është edhe qëllimi i librit të autorit Ndriçim Kulla. Ky libër nuk është shkruar me këndvështrimin e dyzuar që ka mbisunduar në mendimin shqiptar kur është fjala për libra që portretizojnë shqiptarët dhe të cilët duhet të jenë dy llojesh, ndryshe ata të shkruar për të huajt dhe ndryshe ata të shkruar për shqiptarët. Autori Kulla ka synuar të shkruajë një libër të njësuar, që t’ju përgjigjet njëlloj të dy pyetjeve “Kush jeni ju shqiptarët?” dhe “Kush jemi ne shqiptarët?”. Por pyetja “Kush jemi ne shqiptarët?” nënkupton edhe pyetjen se cila do të jetë e ardhmja për ne shqiptaret.

Autori Ndriçim Kulla në trajtimin shtjellues të pyetjes “Kush jemi ne shqiptarët?” thekson se në gjysmën e parë të shekullit XIX, studiuesi i njohur francez Aleksis Dë Tokvilë gjatë qëndrimit në Amerikë bëri

KOHA Javore 28 E ENJTE, 16 MARS 2023
KULTURË
Shaban Hasangjekaj

një studim krahasues me vendin e tij Francën, duke e parë këtë si një këndvështrim të mirë për të kuptuar vendin dhe bashkëkombësit e tij francezë nëpërmjet krahasimit të shtjelluar në fillim të librit të tij të njohur “Demokracia në Amerikë”. Një këndvështrim të tillë propozoi Pashko Vasa jo shumë kohë pas botimit në Evropë të librit të sipërcituar të Aleksis Dë Tokvilë, kur thoshte se e kishte cituar më lart. Një veprim të tillë autori i këtij libri Ndriçim Kulla, ka filluar ta bëjë në fillim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, kur fati e ka çuar si shumë shqiptarë, në jetën e emigrantit në një vend fqinj me Shqipërinë, në Greqi. Për prirjen e intelektualëve shqiptarë për të shkruar në mënyrë të dyfishtë, një variant për të huaj dhe një për bashkëkombësit e vet, si shembull i dokumentuar është ati i Mid’hat Frashërit, thekson autori Kulla dhe shton se ishte muaji prill i vitit 1919, pragu i nisjes së Konferencës së Paqes në Paris ku do të vendosej edhe fati i Shqipërisë, kur një studiues dhe politikan i ri shqiptar, Midʼhat Frashëri i dërgoi një letër antropologut të njohur zviceran me famë botërore Eguen Pitard ku i shkruante: “Unë dimrin e kaluar u paraqita si mik i doktor Turtullit. Ju më keni premtuar ndihmën tuaj të çmuar dhe më keni bërë një program për të punuar për çështjen shqiptare dhe nisja juaj për udhëtim në Paris, nisja ime nga Gjeneva përshpejtuan daljen e dy broshurave të vogla që unë i kam nxjerrë në emrin tim të shkrimeve Lumo Skëndo, si dhe dy harta për të risjellë kujtimin tuaj të mirë. Kam gjithashtu për botim një

broshurë të titulluar “Shqiptarët në vendin e tyre dhe jashtë atdheut”, për të cilën doja t’ju kërkoja nderin e një parathënie të shkurtër, nëse kjo lutje e imja nuk ju shqetëson”. Kështu, disa vite para se Faik Konica të niste të shkruante librin e tij për historinë e Shqipërisë, që mbeti i papërfunduar me titull “Shqipëria - kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore”, do të ishte Mid’hat Frashëri i cili nisi dhe përfundoi një libër të këtij lloji, glorifikues për shqiptarët me titull “Shqiptarët”, për të cilin po i shkruante profesor Pitardit. Me këtë ne kemi një shembull të mënyrës se si intelektualët shqiptarë të cilët nisën të shkruajnë libra për t’i bërë të huajt të njohin vendin dhe kombin e tyre, komunikonin me studiuesit e huaj.

Autori i librit “Kush jemi ne shqiptarët”, Ndriçim Kulla konfirmon se Basti i Mid’hat Frashrit, letrën e të cilit për Pitard e ka cituar më lart, është i pari kur është dokumentuar qëndrimi i dyfishtë i studiuesve shqiptarë, ndryshe kur shkruanin libra e artikuj të llogaritur për t’u lexuar nga të huajt, dhe ndryshe kur shkruanin për bashkëkombësit. Libri i Mid’hat Frashërit është ndërtuar mbi bazën e atyre që kanë shkruar të huajt dashamirës për shqiptarët. Ashtu si Pashko Vasa para tij, edhe Mid’hat Frashëri nuk mendoi se duhej shkruar një libër për shqiptarët, ku këta të portretizoheshin me të dyja, të mirat dhe të këqijat e tyre. Antropologu i njohur Eugen Pitard iu përgjigj në maj të vitit 1919 letrës së Mid’hat Frashërit. Përgjigjja e profesor Pitard ishte një model i përgjigjes që kanë marrë shqiptarët nga të huajt,

të cilëve ua kanë paraqitur veten si komb me cilësi të shkëlqyera.

Në vitin 1924, pesë vjet pasi Mid’hat Frashëri kishte shkruar për bashkëkombësit e tij librin glorifikues me titull “Shqiptarët”, ai botoi një libër diametralisht të kundër me titull “Plagët tona”, aq të kundërt saqë ai që i lexon të dy librat nuk mund të mos pyes veten nëse bëhet fjalë për të njëjtin komb, apo për të njëjtin autor që i ka shkruar të dy librat.

Pashko Vasa ishte i pari që e vuri re rrezikun që përbënte për Mendimin Shqiptar kjo mënyrë e të shkruarit e dyfishtë. Duke mos pasur besim se do t’i bënte bashkëkombësit e tij të hiqnin dorë nga kjo gjë, ai kërkoi ta nxiste Mendimin Shqiptar që të hynte në linjën e krahasimit mes shqiptarëve dhe kombeve përreth Ballkanit. Pashko Vasa nuk e thoshte arsyen se përse duhet bërë ky krahasim, por duke gjykuar nga poema e tij e famshme “O moj Shqypni”, kuptohet se ai mendonte që ndërsa shqiptarët në kohën kur shkruante ai kishin nevojë që të “deheshin” me lavdinë e së shkruarës, deri edhe asaj shumë të largët në një kohë tjetër krahasimi i thelluar me kombet përreth tyre do t’u sillte dy të mira. Autori i librit në fjalë Ndriçim Kulla në fund të vështrimit të vet kushtuar veprës, thekson se pyetja “Kush jemi ne shqiptarët?” e cila është edhe titulli i librit, ka edhe një aspekt filozofik. Autorët e sotëm shqiptarë edhe kur bëjnë ndonjë përpjekje t’i përgjigjen pyetjes “Kush jemi ne shqiptarët?” në fakt i përgjigjen pyetjes “Kush kemi qenë ne shqiptarët në të shkuarën sipas autorëve të huaj dhe atyre shqiptarë?”. Por përgjigjja e pyetjes “Kush kemi qenë ne shqiptarët në të shkuarën sipas autorëve të huaj dhe atyre shqiptarë?”, duhet të jetë baza për të hulumtuar se si kemi evoluar ne shqiptarët dhe për të parë nëse në karakterin tonë janë rritur apo janë zvogëluar vetitë e mira, si dhe nëse janë rritur apo janë zvogëluar vetitë e këqija. Me plot gojë dhe pa hezitim vërtetë mund të konkludoj se autori Ndriçim Kulla përmes librit të vet “Kush jemi ne shqiptarët?” ka dhënë kontribut të madh në ndriçimin dhe pasqyrimin e gjenezës dhe identitetit të kombit shqiptar ndër shekuj. (fund)

KOHA Javore 29 E ENJTE, 16 MARS 2023
KULTURË

Mërgimtari Rifat Stankaj

Biznesmen, sportist,

në darsma.

Duke ditur se ne merremi me letërsi, Rifati na njoftoi me librin e tij me poezi në gjuhën malazeze “Zarobljenik”. Dëshira e tij ishte që kjo poezi të përkthehet në gjuhën e tij amtare - shqipe.

ruar. Njëkohësisht me metafora të shkëlqyera është i përshkruar bunti kundër psikës kolektive.

Biografia

Fëmijëria dhe sporti

Takimi në Ulqin

Mbarimi i verës. Isha në Ranë me Hajro Ulqinakun duke pirë kafe në kafenenë “Timoni”. Na u bashkëngjit Rifat Stankaj. Ky është mërgimtar shumëvjeçar në Frankfurtin e Gjermanisë.

Kishim dëgjuar për Rifatin. Në fillim të Plazhit të Madh ka ndërtuar hotel katër katësh me ashensor. Në katin e pestë është salla për darsma dhe bankete. Dy herë isha në këtë hotel

Kështu, përmes Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi doli nga shtypi libri “I zënë rob”. Zakonisht librat e krijuar në ekzilin vullnetar dallohen me patetikë të theksuar që e vëren çdo lexues, deshi apo jo.

Edhe pse vendqëndrimin Rifati e ka në Gjermani, me poezinë e tij mban lidhje të pashkëputshme me vendlindje.

Fare hapur shpreh nostalgjinë për atdheun dhe dhimbjen për të gjithë ato gjëra të vjetra që janë shkatër-

U lind në vitin 1967 në lagjen Mera të qytetit të Ulqinit. Që në fëmijëri ka shfaqur afinitete të gjithanashme për sport, art dhe letërsi. Në rininë e tij u dashurua në sportin e boksit. Atëherë ndodhej në Novi Sad.

Mërgimi

Në vitin 1990 vendoset në Frankfurt te Gjermanisë, ku menjëherë filloi me kontratë ndërkombetare punën si asistent kirurgjie dhe paralelisht bëri studime në Universitetin e Frankfurtit. Me mbarimin e studimeve dhe mbas një përvoje pune në kirurgji, hapi

KOHA Javore 30
MOZAIK
E ENJTE, 16 MARS 2023
Gani Karamanaga

sportist, poet

firmën e tij për shërbime mjekësore dhe infermierike.

Ndërkohë specijalizohet për degën e fizioterapisë.

Punon në klinikat e ndryshme rehabilituese në rrethin dhe qytetin e Frankfurtit.

Ka vite që Rifat Stankaj ka praksën e tij private në Frankfurt në zonën e vjetër të qytetit.

Njëkohësisht ka çelur ne Frankfurt Qendrën shëndetësore për mirëmbajtje dhe rehabilitim dhe shërbim ambulator. Kjo qendër sot administrohet nga vajza e tij Teuta.

Mbas një periudhe të gjatë kontributi në punën e tij dhe me artikujt e shumtë shkencorë, atij i jepet titulli Doktor i shkencave në menaxhim shëndetësor.

Ështe ekspert për mjekësinë inten-

sive si dhe në fushën e fizioterapisë, ku edhe aktualisht vazhdon të punojë.

Gjithashtu në praktikën e tij private trajtohen sportistat të mirënjohur.

Në aktivitete shoqërore Dr. Rifat Stankaj ka dhënë dhe jep një kontribut të vecantë në SCANJ (Shoqatë Joqeveritare ndërmjet Malit të Zi dhe Gjermanisë).

Aktivitetin e vet shoqëror e kurorëzon në vitin 2014 me funksionin e kryetarit të Shoqatës Montehes.

Që prej 38 viteve vazhdon të punojë me përkushtim dhe profesionalizëm në shërbim të pacientëve në Qendrën shëndetësore të tij dhe më gjërë.

Takimi në Port Milenë

U nisa të shkoj për t’u larë në det te

Kepi i Gjeranave në fillim të Plazhit të Madh. Pas disa viteve u takova me Rifat Stankaj. Ishte duke u kthyer nga plazhi me bashkëshorten... Biseduam në këmbë.

“Do të bashkëpunojmë prapë. Jam duke përgatitur diçka të re”- tha Rifati.

Në fund

Rifat Stankaj u takon intelektualëve të gjithanshëm. Poet, biznesmen, fizeoterapeut. Në përgjithësi, mërgimtar i sukseshëm në Gjermani.

Njëkohësisht, urë-lidhëse ndërmjet njërëzve tanë në Gjermani me vendlindje.

(Nga libri në dorëshkrim “Mërgimtar”)

KOHA Javore 31
MOZAIK
E ENJTE, 16 MARS 2023

Gatimet tradicionale, ushqimet organike me prejardhje bimore dhe shtazore

Trashëgimia kulturore e zonës së Anës së Malit nuk do të mund të kuptohej pa gastronominë e veçantë dhe të shumëllojshme. Si pjesë e traditës mbarëshqiptare në fushën e trashëgimisë kulturore ajo është e lidhur ngusht me elementet etnografike, traditat, zakonet dhe mjedisin karakteristik të zonës. Ashtu si në të gjitha vendbanimet shqiptare në Mal të Zi edhe në krahinën e Anës së Malit baza kryesore e ushqimit ishte me prejardhje bimore dhe shtazore. Kjo vjen si rezultat i rolit dhe peshës që kishte bujqësia dhe blegtoria, si degë bazë e ekonomisë në këtë zonë. Autorë të artit të gatimit ishin amviset – gratë të cilat i kushtonin vëmendje dhe kujdes të madh përgatitjes dhe përpunimit të ushqimeve, të cilat gjatë gjithë periudhave kohore janë përpjekur të krijojnë receta nga më të ndryshmet. Si fshatrat malore ashtu edhe ato fushore, nuk kishin ndryshime në gatimin e ushqimeve të përditshme, as edhe në raste festash dhe gëzimesh. Megjithatë duhet theksuar se ushqimi

për shumicën e anamalasve ishte i varfër dhe i njëllojshëm, kjo si rezultat i kushteve të vështira ekonomike që pasqyronin shumë familje në periudha të ndryshme kohore. Buka - ushqimi bazë Ndër gatimet më të rëndësishme konsiderohej buka e cila përgatitej me miell misri dhe gruri. Më rrallë janë përdorur thekra, elbi, tërshëra etj. Sigurimi i bukës së përditshme ishte çështja kryesore për anamalasin, sidomos në periudhën e krizave të bukës në vitet ’30 të shek. XX. Duke qenë se buka përbënte ushqimin bazë, gratë gatuanin disa herë në ditë si rezultat i nevojave të familjes, qoftë ato me përbërje të madhe në numër, por edhe në familjet më të vogla. Gatimi i bukës dhe ushqimit bëhej në një vend të caktuar në dhomën e zjarrit. Duke iu referuar informacionit të marrë, në fshatrat e Anës së Malit në repertorin e ushqimeve përfshihen disa gatime tradicionale, të cilat përdoreshin për konsum të përditshëm, por edhe për raste festash dhe gëzimesh. Ndër këto përmendim gatimet me bazë miellin (lloje bukësh, lakrorë, byrekë, petulla etj.)

Zakonisht gatimi i bukës bëhej me miell misri, me miell gruri (sipas mundësive dhe nevojave të familjes).

Në fakt, gatimi i bukës me miell gruri bëhej më rrallë. Me miell gruri apo

misri gatuheshin lloj-lloj bukësh duke përdorur përzierje dhe teknologji të vjetra në përgatitjen e brumit. Një lloj buke që gatuhej dhe konsumohej në çdo fshat të Anës së Malit ishte buka norë (me miell misri). Përgatitja e kësaj buke nuk të harxhonte shumë kohë dhe mund, siç shprehen gratë nga fshatra të ndryshme të kësaj zonë. Brumi i saj bëhej duke përzier miellin me pak kripë dhe me ujë të vluar. Pasi i jepej forma e rrumbullakët, që të mos shprishej vendosej në qethë (lopatë druri me një bisht të shkurtër). Për pjekjen e saj ndahej vatra (kështu shpreheshin gratë kur ndanin në dy pjesë prushin dhe hirin në vatër) dhe më pas e hidhnin brumin direkt në vatër ku qëndronte derisa skuqej e pastaj e hiqnin bukën e pjekur. Përveç kësaj lloj buke, gratë gatuanin edhe bukë kallamboqit (tepsie) dhe bukë qëthit. Një lloj tjetër buke quhej e mbrume. Për gatimin e kësaj buke përzihej mielli i misrit me atë të grurit në masë gati të njëjtë. Për përgatitjen e kësaj buke, në vend të ujit të vluar përdorej uji i vakët dhe kos. Kjo lloj buke piqej nën kaki (saç). Buka e grurit që të mos forcohej gjatë pjekjes mbulohej me gjethe filete (lloj druri me gjethe si të rrushit) para se të piqej. Këto gjethe e mbanin të butë bukën dhe hiqeshin pasi buka ishte pjekur. Kjo lloj buke ishte shumë e shijshme dhe

KOHA Javore 32 MOZAIK
E ENJTE, 16 MARS 2023
Gjekë Gjonaj

tradicionale, organike bimore

është përdorur deri në prag të çlirimit. Përgjithësisht buka e mbrume është përdorur për raste më të rralla ose për ndonjë festë të rëndësishme, ndërsa në fillim të shekullit XX u fut si konsum i përditshëm. Gatimet me bazë bulmeti të freskët

Pothuaj çdo familje anamalase kishin bagëti të imta (dele e dhi), por edhe bagëti të trasha nga të cilat siguronin qumështin dhe nënproduktet e tij si: kosin, kosin e përzier (të holluar) me qumësht, gjizën, djathin, djathin e zier, djathin e fërguar, mazën, tëlyenin (gjalpin), hirrën (lëngun që e kullonin qumështin) dhe qumështin e sapo zier të cilin e përdornin sidomos në mëngjes për përshesh me bukë misri. Me qumësht, djathë e vezë përgatitej një lloj ushqimi i quajtur “përpeq”. Me tambël, siç e quajnë qumështin anamalasit, përgatitej edhe orizi , ndërsa me kos dhe vezë përgatitej edhe një ushqim tjetër i quajtur “pite me kos e ve”. Këto ishin ndër gatimet e preferuara me bazë bulmeti të cilat përdoreshin kur vinin miqtë. Qumështin e bagëtive të imta: deleve dhe dhive zakonisht e përdornin vetëm për të bërë djathë, sepse ishte më i shijshëm, ndërsa qumështin e lopës e përdornin për kos dhe gjizë. Ato familje që mbanin vetëm lopë sigurisht që djathin e bënin nga ky qumësht. Zënien e djathit e bënin me një lloj bime që quhej farë djathi. Përgatitja e djathit

bëhej me dy mënyra: mënyra e parë realizohej duke zier qumështin dhe gjatë zierjes me shtëllunga (valë) pritej me shëllirë djathi ose hirrë, dhe më pas e hidhnin në lëplungë ose në një enë shtëpiake, dhe më pas e linin një ditë me një peshë mbi të që mund të ishte një gur i rrumbullakët ose tavë dheu e cila kishte peshë. Vendosja e këtyre peshave bëhej që djathi të forcohej dhe t’i kullohej e gjithë hirra. Një tjetër mënyrë për bërjen e djathit ishte edhe duke e marrë qumështin e mjelë dhe e fusnin në një kusi, e linin një natë që të krijonte ajkë. Djathin e konsumonin edhe të njomë, por më shumë të thatë. Ruhej kryesisht nëpër voza druri për ta konsumuar disa kohë pas prodhimit, por sidomos në dimër kur pakësohej prodhimi i qumështit dhe mundësia për të bërë djathë ishte e vogël. Djathi ruhej në shëllirë dhe sipër i viheshin gurë për ta mbajtur djathin të mbuluar me shëllirë. Nga përpunimi i qumështit të lopës përftohej gjalpi i cili nuk bëhej nga rrahja e kosit, por nga ajka e qumështit dhe ai mblidhej në tava të veçanta nga qumështi i ftohur.

KOHA Javore 33 MOZAIK
E ENJTE, 16 MARS 2023
Foto: Vjollca Lika-Çobaj - pite me vezë

U. S. EMBASSY PODGORICA

Announces an open position for HVAC Controls Technician

• BASIC FUNCTION OF THE POSITION

The incumbent reports to the Building Engineer Supervisor. The incumbent is employed as a journeyman level Heating, Ventilation and Air Conditioning (HVAC) Controls Technician to carry out skilled maintenance and repair work throughout the New Embassy Compound (NEC) on critical and non-critical electrical components within the functional/office buildings, on-compound ancillary support and residential buildings, above and below ground infrastructures, recreational facilities, and other owned/leased properties.

• QUALIFICATIONS REQUIRED

1. EDUCATION: Mandatory: Completion of secondary school required. Successful completion of specialized vocational training program from an accredited institute recognized as producing journeyman level HVAC mechanical technicians and mechanical system specialist trained in the maintenance of commercial or industrial buildings/facilities is required. A portion of the training must be in HVAC Controls and the interfacing with Building Automated Systems Technology.

2. EXPERIENCE: A minimum of three (3) years’ experience at the journey-level in the installation, repair, and maintenance of commercial HVAC and/or other mechanical system digital building controls with interfacing to the building automation systems. Work experience must show a progression of increased responsibility, and the ability to repair complex equipment, components, and systems.

3. LANGUAGE: Level 3 (Good Working Knowledge) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This will be tested). Level 3 (Good Knowledge) speaking/ Reading/Writing of Montenegrin language is required.

4. SKILLS AND ABILITIES: A valid B driver’s license is required.

CLOSING DATE FOR THIS POSITION: March 27, 2023

HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are not accepted.

An Equal Opportunity Employer

EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.

KOHA Javore 34 MARKETING
E ENJTE, 16 MARS 2023

QKI “Malësia” shënoi 7 MarsinDitën Kombëtare të Mësuesit

Ky është viti i dytë që Qendra Kulturore-Informative “Malësia” organizon garë në recitim në

Ditën Kombëtare të Mësuesit, ndërsa synimi i organizatorëve është që këtë garë ta bëjnë tradicionale, duke pasur për qëllim që t’i përkujtojnë kolosët e shkollës së parë laike shqipe, dhe njëkohësisht t’i shijojnë emocionet e nxënësve

Tuz – Qendra Kulturore-Informative “Malësia”, me rastin e 7 Marsit - Ditës Kombëtare të Mësuesit organizoi garën në recitim me moton “Poezia na bashkon” për shkollat fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe në Malin e Zi, por edhe për shkollat e mesme të Koplikut, Bajzës dhe Tamarës.

Në këtë garë morën pjesë nga dy nxënës/e nga shkollat fillore (një nga cikli i dytë dhe një nga cikli i tretë), kurse nga shkollat e mesme mori pjesë nga një përfaqësues.

Në përfundim të kësaj gare, ku nx-

ënësit e pranishëm lexuan poezitë e tyre përpara jurisë së përbërë nga Eliona Kodra-Shkreli, Edina Mustafiq-Avdiu, Nikollë Camaj dhe Idriz Gjokaj, u shpallën fituesit e kësaj gare.

Nga cikli i dytë, vendi i parë i takoi nxënëses Shpresa Shabaj; vendi i dytë Bora Kurtit; vendi i tretë Ermina Dragoviqit.

Nga cikli i tretë, vendin e parë e zuri nxënësja Ardena Gjonbalaj; vendin e dytë Aldan Mucoviq; vendin e tretë Suzana Lucaj.

Ndërkohë nga shkollat e mesme,

vendi i parë i takoi nxënësit Anton Arapaj; vendi i dytë Mersiha Lleshit, ndërsa vendi i tretë Kristina Gjonajt.

Ky është viti i dytë që Qendra Kulturore-Informative “Malësia” organizon garë në recitim në Ditën Kombëtare të Mësuesit, ndërsa synimi i organizatorëve është që këtë garë ta bëjnë tradicionale, duke pasur për qëllim që t’i përkujtojnë kolosët e shkollës së parë laike shqipe, dhe njëkohësisht t’i shijojnë emocionet e nxënësve.

KOHA Javore 35 KULTURË
Me garë në recitim “Poezia na bashkon“
t. u. E ENJTE, 16 MARS 2023
kohajavore.me “Koha Javore” në versionin online, mund ta lexoni në linkun: www.kohajavore.me

Articles inside

QKI “Malësia” shënoi 7 MarsinDitën Kombëtare të Mësuesit

1min
page 35

U. S. EMBASSY PODGORICA

1min
page 34

tradicionale, organike bimore

1min
page 33

Gatimet tradicionale, ushqimet organike me prejardhje bimore dhe shtazore

2min
page 32

sportist, poet

1min
page 31

Biznesmen, sportist,

1min
page 30

Vepër e dëshmisë dhe pasqyrimit të denjë të gjenezës dhe identitetit të kombit shqiptar ndër shekuj

5min
pages 28-30

“Shkolla shqipe në Ulqin”

3min
pages 26-28

Tregime humoristike që ngjallin kërshërinë e lexuesit

1min
page 25

Kritikë dukurive negative në shoqëri përmes humorit dhe satirës

2min
page 24

Shembull i punës dhe pasurisë së ndershme

7min
pages 22-24

Në Krajë u shënua Dita e shkollës

3min
pages 20-22

Bukmirë të Shasit

2min
page 19

Kulla e Begut në Bukmirë

1min
page 18

mbetet festë Protestë!

1min
page 17

Marsi akoma mbetet

1min
page 16

papërmbytshmit”

3min
page 15

Katastrofa e “të papërmbytshmit”

2min
page 14

ato krijuan botën!

1min
pages 13-14

Respekt për nënat,

1min
page 12

intelegjencës (vetjake e kombëtare

3min
page 11

Mungesë e intelegjencës intrapersonale (vetjake kolektive) dhe vetëdijes kombëtare

2min
page 10

aktivitete të ndryshme, shumë të drejta

1min
pages 9-10

Me marshime dhe aktivitete gratë kërkuan më shumë

1min
page 8

për të ardhmen e tyre

1min
pages 7-8

Malësorët votuan për

2min
page 6

Pasurim i fondit libror në gjuhën shqipe

1min
page 5

Në garë shtatë kandidatë

1min
pages 4-5
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.