Koha 1041

Page 1

e Ulqinit
Cali - Nderi i Kombit: kreshniku i Kelmendit të Malësisë së Madhe dhe heroi i kombit shqiptar
i vyer i artit poetik, leksikut e frazeologjisë së gjuhës shqipe KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2022 Viti XXl Numër 1041 Çmimi 0,50
Thesaret
Prekë
Thesar
2 KOHA Javore PËRMBAJTJE Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Qani Osmani Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. KOHA Javore Kosova në pozicion ‘pat’, Serbia vazhdon të përkëdhelet në SHBA dhe BE Kraja në Luftën e Shkodrës (1912-1913) pasqyruar sipas këngëve popullore Statistika për shqiptarët në botë Njohje me krijimtarinë e tij të spikatuar intelektuale dhe shkencore 6 10 12 14 E ENJTE, 22 DHJETOR 2022
KOHA Javore 3 PËRMBAJTJE Dëshmi e mbijetesës dhe trashëgimisë kulturore Banorët e fshatit Bore dhe Lisën të izoluar për shkak të përmbytjeve Të edukohesh dhe të edukosh në frymën islame Dikur dhe sot 20 26 28 30 ARKIVI: www.kohajavore.me E ENJTE, 22 DHJETOR 2022

Takime me përfaqësues të diasporës shqiptare, zyrtarë amerikanë dhe malazezë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, ka qëndruar kohë më parë në një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë së cilës ka zhvilluar takime me përfaqësues të diasporës shqiptare nga Mali i Zi në ShBA, zyrtarë amerikanë dhe të Malit të Zi. Përmes një postimi në rrjetin shoqëror Facebook, ai ka bërë të ditur se ka pasur rastin të marrë pjesë në disa takime e aktivitete mjaft të rëndësishme, siç shprehet ai, “me gjysmën tonë më të mirë, me mërgatën tonë”. Kështu ai ka marrë pjesë në festimet për nder të Ditës së Flamurit dhe 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, që është mbajtur në mjediset e “LiGreci’s” në Staten Island, nën organizimin e bashkatdhetarëve Naser Nika dhe Genti Holli. Krahas tij, në këtë manifestim kanë marrë pjesë edhe disa përfaqësues të tjerë politikë të shqiptarëve në Malin e Zi. Me ftesë të aktivistit të njohur shqiptar në ShBA, Mark Gjonaj, ai ka marrë pjesë po ashtu në solemnitetin kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë, që është mbajtur në shtëpinë rezidencë të kryetarit të Bashkisë së Nju-Jorkut, Eric Adams.

“Një eveniment që dëshmon fort miqësinë shqiptaro-amerikane dhe respektin e ndërsjellë, në këtë mbrëmje ishte i pranishëm dhe z. Ferit Hoxha, Ambasador i Shqipërisë pranë OKB-së, si dhe shumë figura eminente që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, por edhe figura publike nga SHBA, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut etj., patëm rastin të njihemi e të flasim për ide të

ndryshme për forcimin e bashkëpunimit të mërgatës dhe vendlindjes”, ka shkruar ai.

Po atë mbrëmje, ai ka marrë pjesë në darkën e shtruar nga Mark Gjonaj me përfaqësues të shoqatave shqiptare nga Mali i Zi që veprojnë në ShBA, ku të pranishëm kanë qenë edhe kryetari dhe nënkryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe Ivan Ivanaj, ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj etj. “Folëm për situatën e përgjithshme në Malin e Zi, situatën e shqiptarëve në veçanti dhe për sfidat që na presin në të ardhmen. Gjatë këtij takimi u parashtrua nevoja e unifikimit të faktorit politik shqiptar në Malin e Zi për sfidat e ardhshme politike. Po ashtu u paraqitën ide e objektiva për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve në mërgatë dhe vendlindje, me projekte të përbashkëta, duke shfrytëzuar potencialet ekonomike e intelektuale që kemi si komb”, ka shkruar Nika.

Ai ka vizituar shkollën në Staten Island të Nju-Jorkut, ku zhvillohen kurse të mësimit të gjuhës shqipe dhe vallëzimit me motive shqiptare, të cilat i ndjekin rreth 220 fëmijë. Sipas Nikës, kjo nismë e nisur si bashkëpunim i disa shoqatave shqiptare në NjuJork është shumë e rëndësishme dhe duhet të mbështetet në çdo formë. Kryetari i KKSH-së ka thënë se për këtë qëllim ka realizuar një vizitë pune në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ku është pritur nga Konsulli i Përgjithshëm, Prof. dr. Blerim Reka, nga i cili ka kërkuar që të sigurohen mjetet e nevojshme

mësimore edhe për këtë shkollë nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Me këtë rast, Nika është takuar edhe me përfaqësues të Konsullatës së Malit të Zi në Nju-Jork, Zoran Jankoviq dhe Amer Cikotiq, nga të cilët ka thënë se është informuar për punën dhe procedurat për pajisjen e mërgatës sonë me dokumentet e nevojshme dhe shërbimet tjera konsullore. Nika e ka cilësuar si një moment të veçantë dhe të paharrueshëm pjesëmarrjen në mbrëmjen e organizuar nga Shoqata “Malësia e Madhe” për grumbullimin e fondeve për rindërtimin e Kullës së bajraktarit të Hotit, Çun Mulës.

“Isha dëshmitar se si shqiptarët patriotë dhe bujarë arritën të mbledhin fonde rekord për një kohë të shkurtër. Do të mbetet gjatë në memorie ky gjest fisnik dhe solidar ndër shqiptarë për një qëllim të përbashkëtruajtjen e trashëgimisë dhe kulturës kombëtare”, ka shkruar ai. Nika ka treguar se vizitën e tij në ShBA e ka përmbyllur me një darkë me mjekun shqiptar Bahri Ceka, i shpallur kohë më parë Qytetar Nderi i Nju-Jorkut, “njeri humanist e shumë modest, që ndihmon pa kursyer çdo shqiptar dhe qytetar që ka nevojë”. Ai ka zhvilluar një bisedë të drejtpërdrejtë në studion e Zërit të Amerikës në Uashington, për emisionin e lajmeve “Ditari”, ku ka folur për shqiptarët në Malin e Zi dhe sfidat me të cilat ballafaqohen.

“Faleminderit shumë mërgata jonë, gjithmonë në mendje e në zemrat tona!”, përfundon postimin e tij kryetari i KKSH-së. (Kohapress)

KOHA Javore 4 NGJARJE JAVORE
E ENJTE, 22 DHJETOR 2022
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, qëndroi në vizitë disaditore në SHBA

Në Tuz u shënua 15 Dhjetori - Dita e Çlirimit të Tuzit

Kajoshaj: Përkujtojmë martirët tanë të lirisë

Tuz – Komuna e Tuzit me një ceremoni solemne shënoi 15 Dhjetorin - Ditën e Çlirimit të Tuzit nga forcat naziste të vitit 1944, ku në sallën e QKI “Malësia” qenë të pranishëm përfaqësues të administratës lokale, përfaqësues të partive politike në vend, të institucioneve shtetërore, fetare dhe qytetarë. Pas intonimit të dy himneve, atij shtetëror dhe kombëtar, fjalën e rastit e mbajti kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj i cili theksoi se si sot më 15 dhjetor të vitit 1944, plot 78 vjet më parë, u largua edhe ushtari i fundit nazist gjerman, duke u çliruar vendi nga njolla e zezë e shekullit të kaluar. “Përkujtojmë sot të gjithë ata burra dhe gra të cilët/at në Luftën e Dytë Botërore nuk pranuan zgjedhën e të huajve, por u ngritën kundër saj. Përkujtojmë martirët tanë të lirisë të cilët kundërshtuan forcat ushtarake të fuqive të mëdha shkatërruese që i njohu bota e deriatëhershme, e fuqive

të dy ideologjive, e asaj fashiste dhe naziste, vetëm për të ruajtur dinjitetin e vetë dhe të pasardhësve të tyre”, u shpreh ndër të tjera Kajoshaj. Ndërkaq mbi këtë ngjarje foli edhe nënkryetari i Komunës së Tuzit, Haris Ramoviq i cili tha se kjo datë e rëndësishme është rast të kujtojmë përkushtimin dhe rolin e qytetarëve të Tuzit në luftën për çlirim ndaj okupatorëve. Në të njëjtën kohë, gjatë këtij aktiviteti solemn u bë edhe ndarja e Çmimit “15 Dhjetori - Dita e Çlirimit të Tuzit”. Juria për ndarjen e këtij çmimi përzgjodhi si fitues të sivjetshëm Dr. Halil Dukoviq me motivacionin: “Për kontributin në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve dhe avancimit të zhvillimit shoqëror në Komunën e Tuzit”. Kjo ceremoni solemne u shoqërua me një program kulturoro-artistik, ku disa pika instrumentale me fyell i ekzekutoi fyelltari i shquar, Shtjefën Ujkaj, dhe SHKA “Deçiq” me disa valle. Në përkujtim dhe nderim të kësaj

date, nënkryetari i Komunës së Tuzit, Haris Ramoviq vendosi lule pran bustit të heroit “Mahmut Lekiq”, dhe pran monumentit të “Ushtarëve të rënë” në Cem - Rakiq. t. u.

KOHA Javore 5 NGJARJE JAVORE
E ENJTE, 22 DHJETOR 2022 URIME FESTAT E FUNDVITIT NACIONALNI SAVJET ALBANACA - ALBANIAN NATIONAL COUNCIL KËSHILLI KOMBËTAR
Gjatë këtij aktiviteti solemn u bë edhe ndarja e Çmimit “15 Dhjetori - Dita e Çlirimit të Tuzit”. Juria për ndarjen e këtij çmimi përzgjodhi si fitues të sivjetshëm Dr. Halil Dukoviq me motivacionin: “Për kontributin në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve dhe avancimit të zhvillimit shoqëror në Komunën e Tuzit”

Kosova në pozicion ‘pat’, Serbia vazhdon të përkëdhelet në SHBA

Tensionet e fundit në veri të Kosovës janë shenja për zhvillime në vijim në Ballkanin Perëndimor dhe ndryshime të mundshme të kufijve shtetërorë të vendosur pas vitit 1991. Serbia me metoda hibride po bën përpjekje që këtë pjesë të Kosovës veriore ta bëjë të veten duke mos zgjedhur mjete për të nisur qoftë edhe një konflikt në veri të Mitrovicës. Aksionet e qeverisë në Kosovë për të vënë nën kontroll veriun kanë qenë të pasuksesshme, janë kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe aleatët strategjikë të Prishtinës. Edhe pse e drejta është anën e Kosovës, përsëri SHBA-ja dhe BE-ja e kanë ngushtuar Prishtinën zyrtare që të pajtohet me një marrëveshje jo aq në favorin kosovar. Në këtë drejtim, zyrtarisht ende nuk dihet se çfarë përmban plani franko-gjerman, një plan që e ka shkapërderdhur politikën kosovare, duke filluar nga qeveria e cila mundohet të mbrojë sovranitetin e shtetit dhe përpjekjet e opozitës për të fituar pikë në dëm të shtetësisë së Kosovës. Ajo që duhet theksuar është se pozicioni ndërkombëtar i Kosovës nuk është aq në gjendje të volitshme dhe këtu kanë luajtur disa faktorë. Pas pavarësisë së vitit 2008, diplomacia kosovare pothuajse është drejtuar nga kuadro joprofesionale dhe rrethi i ngushtë të partive në pushtet, duke lënë pas interesat shtetërore të Kosovës në raportet ndërkombëtare-rajonale. Lufta në Ukrainë e ka bërë edhe më të ndërlikuar pozi-

cionin e Kosovës, e cila me vështirësi është vënë në mbrojtje të tërësisë territoriale. Dhe, realisht, nuk po gjen aq mbështetje të duhur në Uashington dhe në Bruksel. Për ta vënë në perspektivë rrezikun e Asociacionit serb në Kosovë, le t’i kthehemi edhe një herë historisë së shek. XX.

Autonomia e grekëve në Shqipëri e vitit 1914 dhe Asociacioni serb në Kosovë Sipas dokumenteve historike, “Protokolli i Florencës” i vitit 1913 i dha Shqipërisë “Epirin e Veriut”. Më vonë, grekët lokalë arritën që me mjete të dhunës ta shpallin pavarësinë e ashtuquajturës “Republika e Epirit Verior”. Ndërkaq “Protokolli i Korfuzit”, i majit të vitit 1914, ishte një marrëveshje ndërmjet drejtuesve të shtetit shqiptar të atëhershëm dhe qeverisë së “Epirit të Veriut”. Marrëveshja u dha banorëve lokalë grek të Shqipërisë së Jugut të drejtën të formojnë “Autonominë e Epirit të Veriut”, një autonomi e gjerë fetare, arsimore, kulturore dhe politike. Fati anoi në anën e Shqipërisë, kur me fillimin e Luftës së Parë Botërore (LPB) të gjitha traktatet ranë poshtë dhe ky rajon iu dha përsëri Shqipërisë. Ky është një shembull se çfarë mund të ndodhë me Kosovën në lojërat e diplomacisë ndërkombëtare dhe serbe për një autonomi në veri. Pasi Departamenti Amerikan i Shtetit është më i zëshëm, bashkë me BE-në, për të zbatuar marrëveshjen për themelimin e Asociacionit, atëherë ia vlen të ritheksohet se Uashingtoni zyrtar qysh nga viti 2012 nuk ka ndonjë plan të saktë për pasojat që mund të dalin nga trazirat e mundshme në veri të Kosovës, nga serbët lokalë, nga Beogradi dhe nga inteligjenca ruse në Serbi. Mjegulla rreth së ardhmes së negociatave serbo-kosovare dhe vetë Kosovës po

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME

vazhdon. Zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, për arsye se nuk mund të bëjnë më shumë rreth Serbisë, masa shtrënguese po ushtrojnë ndaj Kosovës, e cila vazhdon të jetë në një pozicion ngërçi. Trysnia amerikane dhe europiane për të pranuar një Asociacion serb me të drejta të plota kulturore, ekonomike dhe politike është e pa drejtë. Në shtetet e BE-së ky asociacion do të kishte kuptim, po jo në Ballkanin Perëndimor. Për më shumë, si është e mundur që Uashingtoni bën çmos që serbët në Kosovë të fitojnë një status të veçantë, gjë të cilën nuk e shohim në Maqedoninë e Veriut?! Ka disa shembuj në rajon ku diplomacia e huaj mund të përdorë si model në Kosovën e Veriut për serbët.

Presioni i njëanshëm amerikan dhe europian Linja e ashpër e ndërkombëtarëve për

KOHA Javore 6 VËSHTRIM & OPINION
nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 22 DHJETOR 2022

‘pat’,

dhe BE

themelimin e Asociacionit serb ka gjasa të mëdha të prodhojë një zinxhir të dhunës në Kosovë dhe rritje të kërkesave të serbëve të Bosnjës për ndarje. Departamenti i Shtetit mund edhe të ketë të drejtë në këmbënguljen për formimin e Asociacionit tashmë mbi baza etnike dhe ndoshta, pas perdes diplomatike, kërkon një ndarje të re të Ballkanit po në baza etnike. Kjo mund të jetë një shenjë se Uashingtoni mund të jetë lodhur nga mbështetja për shtete multi-etnike në Ballkan! Këtu duhet parë nëse Uashingtoni zyrtarë do të mbështesë asociacione tjera po në Ballkan. Realisht mundësitë janë të pakta që Uashingtoni dhe Brukseli të pranojnë asociacione në Maqedoninë e Veriut apo në Luginë të Preshevës. Me të vërtetë si peng e kanë kapur Kosovën dhe këtë eksperiment me Asociacionin serb duhet ta bëjnë bashkë me BE-në po në Kosovë. Nga jashtë

Nuk mund të ketë normalizim në mes Beogradit dhe Prishtinë me ndërmjetës të njëanshëm duke filluar nga Borelli, Lajçaku dhe mbështetës amerikanë, që favorizojnë Serbinë bashkë me një Asociacion serb mbi baza etnike. Mbetet që gjatë 2023-tës opozita dhe qeveria të gjejnë zgjidhje se si të flasin më mirë me të huajt dhe se pse duhet një plan afatgjatë për Veriun dhe jo zgjidhje të përkohshme. Këtë mund ta bëjnë duke kërkuar përfundimisht një rol më të gjerë të SHBA-së në procesin e dialogut me të dërguar që punojnë drejtë e në favor të paqes

kështu duket Kosova dhe raporti me të huajt. Më tej duhet thënë se një pjesë të fajit për gjendjen e Kosovës e mbajnë ish- qeveritë kosovare bashkë me ish kryenegociatorët. Nga bisedimet teknike, pas një dekade, Beogradi ka arritur të vendosë në tavolinë negociatat për tërësinë territoriale të Kosovës. Për më shumë, Prishtinës zyrtare i kanë dalë çështjet jashtë kontrollit, sa çdo argument në anën e saj në Bruksel nga diplomatët shihet si keqdashëse dhe në dëm të stabilitetit rajonal. Po çfarë mund të bëjë më shumë qeveria e kryeministrit Albin Kurti? Diplomacia e Kosovës duhet të fillojë urgjentisht një lobim agresiv në Kongresin Amerikan rreth politikës së disa zyrtarëve të Departamentit të Shtetit dhe të BE-së ndaj Kosovës dhe rrezikut që paraqet Asociacioni mbi baza etnike në Kosovë. Kryeministri Kurti tash, pas bisedimeve të fundit të 21 nëntorit me presidentin serb Vuçiq në Bruksel, ku përfaqësuesi i BE-së, Josef Borrel, e akuzoi haptazi Kosovën për mosrespektim të ligjit ndërkombëtar rreth targave, duhet ta paraqesë gjendjen e re si nevojë urgjente e Kosovës për pozitën e palakmueshme kosovare në bisedimet në Bruksel nga asociacioni i imponuar si kusht vetëm ndaj një palë në bisedime. Në këtë drejtim, Jasmin Mujanoviq një shkencëtar politik nga Sarajeva dhe me prestigj ndërkombëtar thotë: “Josep Borrelli i BE-së po përdor një gjuhë më të mprehtë me qeverinë e Kosovës (që nuk dëshirojnë të copëtojë më tej etnikisht vendin e tyre) sesa ka përdorur ndonjë zyrtar i BE-së kundrejt regjimit pothuajse autokratik, të lidhur me Kremlinin, mohues të gjenocidit dhe irredentis-

tit Vuçiq në Serbi”. Në të njëjtën linjë është edhe eksperti polak për Ballkanin, Jakub Bielamowicz, i cili thotë: “Nën udhëheqjen aktuale të politikës së jashtme të BE-së, kaq e njëanshme ndaj Serbisë, çdo marrëveshje jo e përkohshme duket më pak e mundshme se kurrë”. Në fund, qeveria e kryeministrit Albin Kurti, për të mënjanuar intrigat gjeopolitike, e ka për detyrë të alarmojë qendrat vendosëse se kush nga BE-ja po vë pengesa ndaj Kosovës dhe kush nuk dëshiron marrëveshje për normalizim të raporteve me Serbinë. Nuk mund të ketë pajtim në mes Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetës të njëanshëm duke filluar nga Borelli, Lajçaku dhe mbështetës amerikanë që favorizojnë Serbinë bashkë me një Asociacion serb mbi baza etnike. As më pak, nuk mund të ketë asnjëfarë suksesi diplomacia ndërkombëtare në rajon me plane të viteve të fillimit të luftërave ballkanike (1912-13) dhe as më pak për të zgjidhur një problem historik në mes Serbisë dhe Kosovës. Pasi çështja shqiptare ishte vënë në tavolinë në vitin (1912-13), atëherë detyrimisht që zgjidhja sot duhet kërkuar tek fuqitë e sotme e që nuk besoj se janë aq të drejta kur është rasti i Ballkanit. Lufta në Ukrainë patjetër se e ka lënë Kosovën anësh nga zgjidhja e drejtë. Mbetet që gjatë 2023-tës opozita dhe qeveria të gjejnë zgjidhje se si të flasin më mirë me të huajt dhe pse duhet një plan afatgjatë për Veriun dhe jo zgjidhje të përkohshme si rrugë për një konflikt në të ardhmen. Këtë mund ta bëjnë duke kërkuar përfundimisht një rol më të gjerë të SHBA-së në procesin e dialogut e me të dërguar që punojnë drejt dhe në favor të paqes.

KOHA Javore 7 VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
SHBA
E ENJTE, 22 DHJETOR 2022

Prekë Cali - Nderi i Kom bit: kreshniku i Kelmendit Malësisë së Madhe dhe i kombit shqiptar

Me rastin e Sofrës së Madhe të Kelmendit – sofër që u shtrua të shtunën më 17 dhjetor 2022 në lagjën Bronks të Nju Jorkut, përkujtoj kreshnikun trim të Malësisë së Madhe dhe heroin trupmadh, me një forcë të jashtzakonshme atdhetare dhe morale, kreshnikun e maleve, burrin e shquar për trimëri, për vepra heroike dhe fisnikëri, Prekë Calin - Nderi i Kombit. Prekë Calin, të parin e Kelmendit i cili bashkë me malësorët gjatë gjithë jetës së vet luftoi në mbrojtje të atdheut. Fillimisht kundër Perandorisë Osmane, pastaj kundërshtoi zgjerimin djallëzor territorial të Malit të Zi në kurriz të trojeve shqiptare, ndërsa ka mbrojtur integritetin territorial të Shqipërisë në takimet me komisione evropiane. Dhe në fund të jetës së tij ka kundërshtuar me vendosmëri instalimin e komunizmit sllavo-aziatik të Enver Hoxhës në Shqipëri. Kujtojmë Prekë Calin, bashkëpunëtorin e qeverisë së Fan Nolit, Prekë Calin e internuar nga Ahmet Zogu dhe Prekë Calin e pushkatuar nga regjimi barbar komunist Hoxha-Shehu – Prekë Calin të cilit as varri nuk i dihet. Një përshëndetje për Sofrën e Madhe vjetore të Kelmendit, kësaj kalaje të vjetër! Por kur përmendet Kelmendi, qoftë në gëzime e festa, qoftë

në vuajtje, nuk mund të anashkalohet emri i Prekë Calit. Nuk mund të ndodhë që të mos përmendet veprimtaria patriotike dhe sakrificat personale të tij, të këtij burri të madh me cilësi të larta e të rralla prej malësori. Me të drejtë Prekë Cali është quajtur nga vendasit “Prijsi i Popullit”, “Piramida e kufirit shqiptar”, “Kreshniku i Vermoshit” dhe i krejt Malcisë së Madhe dhe mbarë Shqipërisë. Në këtë sofër të madhe gëzimi kelmendase këtu në Nju Jork, me këngë e valle, përkujtojmë edhe Prekë Calin, këtë burrë malësor, megjithëse pa asnjë ditë shkollë emri i tij u bë i njohur në kryeqendrat e politikës evropiane të kohës. “Vërtetë jam malësor pa shkollë, por jam SHQIPTAR”, citohet të ketë deklaruar Prëka në gjyqin komunist në Shkodër, që e dënoi atë me vdekje me 25 mars1945, krah për krah me Dom Ndre Zadejën dhe 14 anti-komunistë të tjerë malësorë, pasi i torturuan dhe i munduan deri në vdekje.

Përkujtojmë Prekë Calin, malësorin dhe shqiptarin e madh, i cili luftoi dhe kundërshtoi synimet e armiqve të kombit shqiptar si edhe vendimet e padrejta të kancelarive të Evropës në dëm të Shqipërisë dhe të trojeve shqiptare.

Përkujtojmë Prekë Calin, mbrojtësin e kufijve të vendit dhe të terësisë tokësore të Shqipërisë dhe trojeve shqiptare nga këthetrat e synimeve grabitqare të shovinistëve sllavë.

Përkujtojmë Prekë Calin e Kelmendit, bartësin e traditave dhe virtyteve më

të shenjta të malësorit e të shqiptarit: të atdhedashurisë, nderit e burrërisë, të mikpritjes e bujarisë, gjithmonë sypatrembur ndaj armikut.

Përkujtojmë Prekë Calin i cili gjithë jetën ia kushtoi jo vetëm mbrojtjes së integritetit tokësor të Shqipërisë, por edhe lirisë e demokracisë, dhe i cili dha edhe jetën duke kundërshtuar vendosjen e komunizmit ndërkombëtar në Shqipëri. Vrasja nga komunizmi i patriotëve shqiptarë si Prekë Cali, harresa dhe anashkalimi i tyre zyrtar nga historiografia shqiptare, duhet të shqetesojë ndërgjegjen e çdo shqiptari, edhe sot 30 e sa vjet pas shembjes së komunizmit.

Përkujtojmë Prekë Calin, atdhetarin dhe antikomunistin i cili para se të pushkatohej nga regjimi i Enver Hoxhës, pyetjes së Mehmet Shehut se pse nuk bëhej me komunistët shqiptarë, se ashtu do ta mbyllte historinë e tij me shkronja ari, Prekë Cali i është përgjigjur: “Zotëni, faji bie mbi ju, se ju u bëtë aleatë me anmikun tonë shekullor, Serbinë”.

Përkujtojmë Prekë Calin, për bindjen e tij se komunizmi ishte gjeja më e keqe që po i kërcënohej Shqipërisë dhe i cili me burrat më të njohur të Kelmendit dhe të Malësisë së Madhe i bëri një rezistencë të fortë këtij sistemi sllavo-aziatik, i huaj për shqiptarët, kriminal për nga natyra e morali që iu imponua shqiptarëve. Përkujtojmë Prekë Calin, i cili para se t’i rrëzohej trupi i tij vigan nga plumbat e mitralozit të komunistëve të Enver Hoxhës, bërtiti me zërin e fuqishëm

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

KOHA Javore 8
VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 22 DHJETOR 2022
Për Koha Javore: Frank Shkreli / Nju Jork

KomKelmendit të dhe heroi

të malësorit: “Rrnoft Shqipënia, rrnoft populli shqiptar. Heret ose vonë, Shqipënia do të fitojë”. Përkujtojmë pra Prekë Calin edhe si simbol i gjakut të derdhur, në shenjë nderimi e respekti edhe për bashkluftëtarët e tij, shumë prej të cilëve u pushkatuan gjithashtu, si edhe për mijëra martirë nacionalistë anti-komunistë, anembanë trojeve shqiptare në Ballkan, të burgosur e të internuar për pothuaj një gjysëm shekulli komunizëm.

Prandaj, le të bashkohemi sonte në përkujtimin e këtij burri të madh, tri dekada pas shembjes së komunizmit enverist dhe atij ndërkombëtar e të shpresojmë që më në fund të peshohet mirë dhe drejt e vërteta historike, e cila është aty për t’u zbuluar dhe vetëm asaj t’i jepet arsyeja, ashtuqë heronjëve si Prekë Cali, më në fund, t’u kthehet lavdia, nderi dhe vendi që u takon patriotëve të vërtetë si ai, në historinë e kombit.

Duke kujtuar burrat si Prekë Cali, ne përsërisim premtimin e vazhdimit të atdhedashurisë së vërtetë dhe punës në favor të çështjes kombëtare dhe në të njëjtën kohë, mundësisht të përshpejtohet distancimi nga trashëgimia e regjimit diktatorial komunist që pushkatoi patriotë – mbrojtës të kufijve të Shqipërisë, si Prekë Calin.

I përjetshëm qoftë kujtimi i Prekë Calit! Nder e lavdi veprës dhe qëndresës së tij anti-sllave dhe anti-komuniste në shekuj!

KOHA Javore 9 Pikëpamjet
VËSHTRIM & OPINION
e shprehura në
fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 22 DHJETOR 2022

Statistika për shqiptarët Mbi shënimin e autorit Kurtesh Devaja

Gazetari, publicisti dhe shkrimtari i mirënjohur shqiptar, autor i mbi dhjetë veprave të zhanreve të ndryshme letrare, Kurtesh Devaja, ish-kolegu dhe miku im si korrespondentë të revistës javore “Zëri i Rinisë” në Prishtinë, në fundvitet e ‘60-ta dhe ato të ‘70-ta të shekullit të kaluar, ai nga Shkupi e unë nga Komuna e Dragashit, deri në vitin 1972, e pastaj nga Komuna e Plavës në vazhdimësi, në librin e tij të radhës me titull “Mbijetesa e shqiptarëve në Ballkan” gjendet shënimi - Statistika për shqiptarët në botë, si kapitull i XVIII - i fundit i përmbajtjes së librit në fjalë, të shkruar me përkushtim në mënyrë dinjitoze, koncize e kronologjike të shprehur dhe argumentuar me shifra dhe fjalë, të cilin e fillon: “Sot bota e di ku jemi dhe si jemi, se ne dhe historia jonë datojmë që nga pellazgët, ilirët, arbërit dhe shqiptarët. Nëse u referoheni të dhënave demografike, burimeve historike dhe studiuesve dhe autorëve të ndryshëm, mund të nxjerret një konkluzion i përafërt, por jozyrtar, se në të gjithë globin, numri i shqiptarëve sillet mbi 15 milionë, por mund të jenë edhe 20 milionë”. Autori Devaja në vazhdim të shkrimit thekson se sigurisht numri nuk mund të jetë i saktë, pasi është e pamundur të bëhet numërimi i të gjithë shqiptarëve autoktonë, ose emigrantë. Nëse u referohemi disa burimeve statistikore që i kanë bërë agjencitë e ndryshme në SHBA gjatë vitit 2007, rezulton se në Republikën e Shqipërisë jetojnë mbi tre milionë shqiptarë, në Kosovë jetojnë rreth dy milionë, në Maqedoninë e Veriut numri i shqiptarëve mund të arrijë deri në 800 mijë, përafërsisht po aq në Greqi. Në Mal të Zi jetojnë rreth 40 mijë shqiptarë, në shtetin e Serbisë jetojnë mbi 70 mijë shqip-

tarë. Ndërsa sipas hulumtimeve që ka bërë autori Devaja gjatë vitit 1997 të shekullit paraprak në pjesën më të madhe të Turqisë ka arritur të marrë informacionin e përafërt se në Turqi, sipas statistikave jozyrtare, jetojnë më shumë se pesë milionë shqiptarë, apo turq me prejardhje shqiptare. Ndërsa pjesën tjetër të shqiptarëve që jetojnë nëpër shtete të ndryshme të botës që quhen si emigrantë, si në Amerikë, ku llogaritet të jenë rreth 300 mijë shqiptarë, në Kanada mbi 35 mijë, në Argjentinë dhe në Brazil rreth 60 mijë. Në vazhdim të pasqyrimit të numrit të shqiptarëve anekënd botës të shprehur me shifra dhe fjalë, autori Kurtesh Devaja në vazhdimin e shënimit të vet - Statistika për shqiptarët në botë, shkruan se në Evropë ekziston një shtrirje e emigrantëve nëpër shtete të ndryshme, me diferenca të vogla. Në Gjermani jetojnë mbi 450 mijë, po aq në Austri, rreth 400 mijë jetojnë në Zvicër, rreth 800 mijë në Itali, në Francë mbi 150 mijë, në Kroaci jetojë mbi 20 mijë, në Bosnje pesë mijë, në Angli rreth 100 mijë, në Belgjikë jetojë rreth 60 mijë, në Danimarkë jetojnë 12 mijë, në Suedi 70 mijë, në Finlandë nëntë mijë, Hungari jetojnë 1.500, në Azerbajxhan jetojnë mbi 10 mijë, një numër i konsiderueshëm jetojnë në Spanjë, në Rusi ka mbi 1.500, ndërsa në Ukrainë janë mbi katërmijë, me mijëra jetojnë në Rumani, ndërsa një pjesë e konsiderueshme jetojnë në Bullgari, në Afrikën Jugore jetojnë rreth dy mijë shqiptarë. Por, shifrat e sipërpërmendura mund të ndryshojnë, varësisht nga shtetet në të cilat jetojnë shqiptarët, shkruan autori Devaja dhe shton se ato mund të jenë më të mëdha apo më të vogla. Shqiptarët tanimë kanë formuar shoqata edhe në vendet më të largëta si në Angli, SHBA etj. Kjo nismë e ka traditën që nga viti 1906 i shekullit të kaluar, kur në Bukuresht u formua Shoqëria “Bashkimi”, në të cilën u shkrinë shoqëritë e mëparshme “Dituria”,”Shpresa” dhe një pjesë e asaj “Drita”, veçon autori Devaja dhe shton se ndërkohë, po në ato vite në SHBA (në Nju Jork)

u formua Shoqëria “Koha e lirisë”. Më 1907 në Boston u formua Shoqëria “Besa-besë”, me kryetar Fan S. Nolin, dhe me degë në shumë qytete të SHBA-së. Po në vitin 1907, në Buenos Aires (Argjentinë) u formua Shoqëria “Lidhja shqiptare”, kurse në Odesa të Ukrainës, ishte formuar Shoqëria “Rilindja”.

Duke shpalosur dhe pasqyruar të dhëna mbi shtrirjen dhe jetën e shqiptarëve nëpër botë, autori Kurtesh Devaja në shënimin e vet me peshë dhe vlerë vërtetë të madhe, shkruan se në kushtet e vështira politike në të cilat ndodhej Shqipëria në kohë të ndryshme, shoqëritë e mërgimtarëve që vepronin në rrethana më të favorshme, bënë një punë të madhe në dobi të Lëvizjes Kombëtare. Ato mbanin lidhje me njëratjetrën dhe me komitetet e patriotëve në atdhe. Meqenëse regjimi i sulltanit në ato kohë nuk lejonte asgjë të botohej në gjuhën amtare në Shqipëri, në shoqëritë e mërgimtarëve u botuan një mori librash e gazetash shqipe si: “Shqiptari” (në Bukuresht 1888-1903), “Shqipëria” (po ashtu në Bukuresht, 1897-1899), “Albania” në Bruksel, e pastaj në Londër (1897-1909), “Drita” (në Sofje, 1901-1908), “Kombi”, (në Boston, 1906-1909) etj. Edhe pse nuk botoheshin në Shqipëri, ato përhapeshin nëpërmjet rrugëve të ndryshme në atdhe, ku ndikimi i tyre i ndihmoi ngritjes së ndërgjegjes kombëtare, përhapjes së kulturës dhe mbrojtjes së të drejtave të kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Duke iu referuar burimeve historike, mund të thuhet se shqiptarët kanë zhvilluar marrëdhënie me fqinjët shumë shekuj përpara. Simboli i kombit dhe i identitetit të tyre ishte dhe mbetet gjuha.

Autori i shënimit - Statistika për shqiptarët në botë, gazetari, publicisti dhe shkrimtari i mirënjohur shqiptar Kurtesh Devaja, i përkushtuar me mish dhe shpirt për të ndriçuar dhe reflektuar në mënyrë të denjë identitetin e kombit shqiptar ndër shekuj me përkushtim dhe në mënyrë dinjitoze me shifra dhe fjalë pa hezitim shpalos dhe prezanton me shkrim ato. Ai me plot dinjitet

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

KOHA Javore 10
VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 22 DHJETOR 2022

shqiptarët në botë

shprehet se çdo komb njihet me anë të gjuhës. Ata njerëz që harrojnë apo nuk flasin në gjuhën e tyre, me kalimin e kohës bëhen qytetarë të atij kombi gjuhën e të cilit e flasin. Shumë qytetërime që janë zhdukur, jo se vdiqën ose u vranë të gjithë, por u përzien me kombe të tjera dhe morën gjuhen e tyre dhe u bënë pjesë e tyre. Ndikimi i gjuhës shqipe në gjuhët e tjera në rajon dhe pohime që shqipja është gjuha më e vjetër, vazhdojnë të jenë temë diskutimi dhe debati në Ballkan. Kjo për shkak se teoria përmban implikime të shumta etnike dhe politike dhe ushtron një ndikim të mundshëm në pretendimet e shteteve moderne për territore të kontestuara, gjuha shqipe radhitet në mesin e tri gjuhëve të vjetra të botës, thuhet në një studim të gazetës prestigjioze amerikane “New York Times”(2018). Në këtë aludim paraqiten fakte se gjuha shqipe është ndër gjuhët më të vjetra të botës, madje si gjuhë është praktikuar që në kohën e Greqisë së lashtë. “New York Times” rendit armenishten si gjuhën e parë më të vjetër në botë, e dyta është greqishtja, e më pas vjen shqipja, prej nga rrjedhin shumë gjuhë tjera, thekson autori Devaja dhe shton se në fakt kjo ka qenë tezë për shumë albanologë shqiptarë, të cilët gjithnjë kanë argumentuar se gjuha shqipe burimin e ka në gjuhët indo-evropiane e cila ka gjetur përdorim që në kohën para lindjes së Krishtit, respektivisht para epokës së re.

Autori Kurtesh Devaja në shënimin e vet shkruan se në shekujt XIX dhe XX, shkenca e gjuhësisë krahasuese bëri të mundur që studiuesit të përcaktonin origjinën e gjuhës shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhët e tjera indo-evropiane. Të shumtë ishin shkencëtarët që bënin emër në këtë drejtim, ku mund të përmendet filologu Gotfrig Lajbnic (1646-1717), i cili deklaroi se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja. Hans Tunman (1746-1778), historian suedez, profesor në Universitetin Halles të Gjermanisë, ishte albanologu i parë që studioi shkencërisht origjinën e gjuhës shqipe. Ai bëri kërkime në burimet

greke, latine, bizantine dhe studioi fjalorin tregjuhësh sllav-grek-shqip të Theodhor Kavaliotit të vitit 1770. Hans Tunman ka arritur në përfundimin se shqiptarët janë vazhdues autoktonë të popullsisë së lashtë ilire, që as u romanizua dhe as u asimilua në dyndjet e mëvonshme. Johan Fon Han (18111869), austriak i diplomuar për drejtësi në Universitetin e Haidelbergut, i cili shërbeu si gjykatës i shtetit të ri grek, dhe më vonë si nënkonsull në Janinë, iu fut studimeve të gjuhës shqipe bashkë me gjuhëtarin shqiptar Konstandin Kristoforidhi. Ai botoi tri vëllime: “Studime shqiptare mbi kulturën, gjuhën dhe historinë”, dhe nxori përfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja. Franc Bop (1791-1869), profesor i Universitetit të Berlinit dhe themeluesi kryesor i gjuhës së krahasuar historike indo-evropiane, botoi në vitin 1854 veprën e tij dhe nxori përfundimin se shqipja bën pjesë në familjen e gjuhëve indo-evropiane. Dhimiter Kamarda, filolog italian me origjinë shqiptare botoi “Një ese për gramatikën krahasuese rreth gjuhës shqipe” në vitin 1864, ku vërtetoi me dokumente lashtësinë e gjuhës shqipe, si një gjuhë ndër më të vjetrat në botë. Gustav Majer (1850-1900), profesor austriak në Universitetin e Gracit, anëtar i Akademisë së Shkencave të Vjenës, i cili u specializua në fushën e studimit të gjuhëve shqipe, greke dhe turke, botoi librin “Mbi pozitën e gjuhës shqipe në rrethin e gjuhëve indo-evropiane”, në vitin 1883 që më vonë u pasua nga tetë vëllime shkencore mbi historinë, gjuhën, poezinë, përrallat popullore shqipe dhe ngulmimet e arbëreshëve në Itali dhe Greqi. Norbert Jokl (18871942), gjuhëtar austriak me origjinë gjermano-çifute, bibliotekist në Universitetin e Vjenës, ua kushtoi gjithë jetën studimeve të gjuhës shqipe. Linguisti austriak, Norbert Jokl, i njohur edhe si “babai i albanologjisë”, ka bërë punë të madhe dhe të palodhshme në fillim të shekullit XX, duke u munduar të dokumentojë këtë gjuhë fare pak të studiuar deri atëherë.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Duke u përqendruar në kontributin e dhënë të profesorëve, filologëve dhe albanologëve të ndryshëm në identifikimin e zanafillës, respektivisht prejardhjes së gjuhës shqipe, autori Kurtesh Devaja në vazhdimin e shënimit të vet - Statistika për shqiptarët në botë, me argumente dhe fakte të nxjerra nga arkivat e ndryshme shkencore, shkruan edhe për ca kontribues të tillë shkencor, ndër të cilët veçon studimet e profesor Skiroit, të cilat nxorën në dritë librin e tij “Gjuha shqipe”, në Romë më 1932. Pas studimeve të shkencëtarëve të huaj rreth gjuhës shqipe dhe historisë së shqiptarëve, dolën edhe studiuesit e parë shqiptarë në drejtim të gjuhës shqipe, si De Rada, Pashko Vasa, Kostandin Cekrezi, Kristo Dako, profesori i shquar Eqrem Çabej, Androkli Kostallari, Shaban Demiraj, Mahir Domi, etj. Shqipja si gjuhë është e ngjashme me greqishten e vjetër, me latinishten, me sanskritishten (gjuhë e vjetër e Indisë), me zendishten (gjuhë e Persisë së vjetër), me keltishten, me teutonishten etj. Mirëpo këto gjuhë që u përmendën më lart, janë më të reja se gjuha shqipe, dhe kanë mijëra vjet që nuk fliten më, por mbeten të shkruara vetëm në faqet e disa librave shumë të vjetër. Këto gjuhë quhen “gjuhë të vdekura”, dhe shqipja është më e vjetër dhe nga ato është e gjallë dhe flitet edhe sot. Lambert ka thënë: “Shqiptarët kanë qenë në krye të feve me rëndësi botërore, si në krye të festës ortodokse, ashtu edhe të asaj islame. Në histori gjenden udhëheqës të shquar shqiptarë në shumë vende të Evropës, madje edhe prej atyre që ndonjëherë kanë përcaktuar fatin e shumë betejave historike”. Familja Qyprili i dhe pesë kryeministra. Në Greqi: Kundurjotis, Marko Boçari, Kanaris, Kolokotroni, Karaoskaqis, Bubulina, ishin në udhëheqje të revolucionit të shtetit të ri të pavarur grek; Rukania gjithashtu ka pasur një familje princore me origjinë shqiptare, Aleksandër dhe Vladimir Gjika; piktori si Carpaçi Albani etj; humanisti Leonik Tome; profesori i Kopernikut dhe shumë personalitete shqiptare janë nderuar nga historie e Italisë; Muhamet Aliu, reformatori i Egjiptit modern. Ndërsa heroi kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, është një shembull universal i luftëtarit të lirisë.

KOHA Javore

VËSHTRIM & OPINION
11
E ENJTE, 22 DHJETOR 2022

Kraja në Luftën e Shkodrës pasqyruar sipas këngëve

(Vazhdon nga numri i kaluar)

3. Përfundim

Shteti i përgjysmuar shqiptar u formua, meqë Fuqitë e Mëdha dhe fqinjët grabitqarë pënguan që ai të bëhet shtet kombëtar. Ky nuk u bë i tillë as me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore. Më kujtohet kur më thoshte atëbotë nëna ime: “E shkreta Shqypni, Kosova n’Serbi”. U desh të përshkohet i tërë shekulli XX me plot kërkesa, vuajtje, qëndresë dhe luftëra që Kosova martire të bëhët shtet më 17 shkurt 2008. Por, gjithnjë jemi të shpërndarë në pesë shtete, pa shtet kombëtar. Sidoqoftë, shteti shqiptar edhe kështu siç është e ka vlerën e vet. Për krijimin e tij dha ndihmesë i gjithë kombi. Këtë e bëri edhe Kraja. Ajo njëkohësisht e përjetësoi edhe në këngë me vlera letrare dhe historike që u dëshmua edhe në këtë kumtesë.

Burimet dhe literatura: *Version i zgjeruar i kumtesës së mbajtur në Sesionin “Lufta e Taraboshit dhe kontributi i Anës së Malit” , organizuar nga Shoqata “Ana e Malit” në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave të zonës dhe me mbështetjen e kryetarit të Komunës Oblikë (Shkodër), në 100-vjetorin e Pavarësisë Kombëtare, të shtunën, më 14 prill 2012.

1. Vaso Çubriloviq, Modelet politike në Balkan nga 1850-1880, GGD, Sv CVI, Tom XVI, Beograd, 1930, f.43. 2. Deklaratat mi kanë dhënë në Ostros në maj të vitit 1980: Musa Hardolli (24.3.1913 - shtator 1999) dhe Elez Muho Hardolli (25.2.1920 - 3.7.2004). Më gjërësisht shih: Is-

mali Doda, Vështrim etnografik për krahinën e Krajës, në Seminari VJ Ndërkombëtar “Shkodra në shekuj”, 26 nëntor 2005, I. Muzeu Historik i Shkodrës, Shkodër, 2006, f.255, 296.

3. Fatos Mero Rrapaj, Këngë popullore nga Çamëria, Mbledhës të Folklorit, 3, Botim i Institutit të Kulturës popullore të ASH të RPSSH, Tiranë, 1983 (kënga nr.625), f.558.

4. Shih: Mitar Gjurishiq, Lufta e Parë Ballkanike 1912’1913(Operimet e ushtrisë malazeze), Libri i tretë, Beograd 1960, f.54, 55 (Më pas, PBR,III); Dr. Mihailo Vojvodiq, Kriza e Shkodrës e vitit 1913, Beograd, 1970, f.23.

5.Kahreman Ulqini, Bajraku në organizimin e vjetër shoqëror (fundi i shek. XVII deri më 1912), ASH e RPSSH, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1991, f.26-27.

6.Deklaratë gojore që ma dha më 6 shtator 2003 në Shkodër dhe të mërkurën, më 9 maj 2012 në Ostros Fadil (Elez) Popaj, i lindur më 2.3.1934 në Arbnesh (Krajë), i cili nga maji i vitit 1958 jeton familjarisht në Shkodër. Informatën e kishte marrë para se të shkonte atje nga i ati i tij Elez Brahimi -Priftaj(1.5.1891-24.6.1957).

7.Mid’hat Frashëri, Përshtypje udhëtimi, 4, vjeshtë e dytë (1912), në Mid’hat Frashëri (Lumo Skëndo), Elita Shqiptare, I (Një studim mbi veprimtarinë kryesore të Mid’hat Frashëri t(Lumo Skëndo) dhe pjesë të zgjedhura nga vepra e tij), përgatitur nga Uran Butka, Botimi PLEJAD, Tiranë, 2008, f.544.

8. Këto dy vargje i morem nga Kënga e bajraqeve që na e dërgoi përmes postes nga Nju Jorku, Rexhep (Nasuf) Shtaga (5.1.1923-2010), më 11.9.1985, rapsod nga f. Skje (Krajë).

9. Ditar i mbajtun nga një qytetar shkodran në gjuhën shqipe nga data 9 tetor 1912 deri më 27 prill 1913,

KUMTARI nr.5, Muzeu Historik i Shkodrës, Shkodër, 1992, f.181.

10. Hajrullah Koliqi, Kraja ndër mote, Lidhja e Historianëve shqiptarë, Grafoprint, Prishtinë, 1993, f.104 (Më pas Kraja ndër mote).

11. Dr. M. Vojvodiq, vep.cit. f.14.

12. Zhivko Pavloviq, Rrethimi i Shkodrës, Beograd, 1926, f.55.

13. Gjokë Dabaj, SHESTANI, Studim filologjik gjithëpërfshirës,II, Ulqin-Tiranë-Prishtinë, Shoqata “Don Gjon Buzuku”, Ulqin, 2004, f.511.

14. Këngën Ban shqyr-o Ana e Kavrrit me 11 vargje e shënuam në Arbnesh (Krajë), më 10 janar 1980 nga Muhamet Boci (3.11.1922-2.5.2005).

15. Në epitafin e këtij varri të dajëgjyshit të nënës sonë (I.D.) që i thoshte

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

KOHA Javore 12 VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 22 DHJETOR 2022

Shkodrës (1912-1913) këngëve popullore

babëdajë, shkruan (12 gusht 2015); Rahmet pastë Mehmet Osmani Mehmetaj. Në moshë burrërore më 1912 ra për këto troje.

16. Në pllakë mermeri shkruan (12 gusht 2015); Ahmet Ademi-haxhi. Ra dëshmor në Luftën Ballkanike, më 1912. Le më 1822. Përfundi: në anën e majtë skalitur pushka, në të djathtën shpata.

17. Kanga e Haxhi Ademit (v.4955), është thurur nga rapsodi Sali Mani nga Kopliku (Malësi e Madhe, Shqipëri) i cili vdiq në vitin 2010 në Detroit (SHBA). Kopjen e saj e mora më 29.1.1997 nga dorëshkrimi që e ruajnë trashëgimtarët e haxhi Ahmet Ademit në Arbnesh.

18. Ismail Doda, Mërgimtarët shqip-

tarë sipas këngëve tona popullore dhe identiteti i tyre kombëtar, KRAJA, nr.1, Krajë, 1997, f.47.

19. Gojarisht më informuan më 8.1.1997; Adem Lani Gjeçbritaj (30.9.1916-8.8.1999) dhe Muhamet H.Boci (që e kemi cekur në f.14) të dy autodidaktë, pensionistë nga Arbneshi.

20. Hamdi Bushati, Shkodra dhe motet, I, Shkodër, 1998, f.284.

21. Serbia dhe Mali i Zi në Luftërat Ballkanike 1912-1913), Beograd, 1972, f.177.

22. Sipas akademik Rexhep Qosjës, Çështja Shqiptare-historia dhe politika, IAP, Prishtinë, 1994, f.54; edhe kur Perandoria Osmane u propozoi Fuqive të Mëdha që pretendimet e

Malit të Zi mbi Plavë e Guci t’i kënaqë me lira turke, Anglia kërkoi që në vend të dëmshpërblimit me para Malit të Zi t’i jepej Ulqini, sikurse edhe u bë më vonë.

23. Këngën e shënuam më 8 janar 1997 nga Riza Sjerçi, i biri i Taipit, bujk, autodidakt, i lindur më 3.3.1932 në Martiq (Krajë).

24. Këngën e këndoi dekada më parë, tanimë e ndjera këngëtare Fatime Sokoli. Ne e shënuam nga një shirit magnetofoni nga Nju Jorku, më 12.5.1991. Shih edhe: Gazmend Shpuza, Epika historike 3, përgatitur nga Qemal Haxhihasani dhe Miranda Dule. Hyrja nga Q. Haxhihasani. Botim i IKP, Tiranë, 1990, f.772. Paraqitje në Kultura popullore, 1/1991, Tiranë, f.222.

25. Dedë Shyti, Kurbeti-eksodi në Itali, në Rapsoditë e përgjakura, SHB, Pipa-Camaj, Shkodër, 1994, f.197.

26. Shih: M. Gjurišić, PBR,III,(Cit. në 4), f.352; Bajram Xhafa, Historia e Shqipërisë në Periudhën e Pavarësisë (1912-1913), SHB,ROZAFAT, Shkodër, 2006, f.60-61.

27. Fjala është për Janko Vukotiqin, shefin e Shtabit të Komandës Supreme të Ushtrisë Malazeze.

28. V. Koka, M. Çami, A. Puto etj., Historia e popullit shqiptar, III, ASH, Botimet TOENA, Tiranë, 2007, f.80.

29. Edit Durham, Lufta për Shkodrën, SHB Camaj-Pipa, Shkodër, 2005,f.210.

30. Motërzimin e këngës Nëpër mal, nëpër Rumi, me 20 vargje e shënuam nga nëna jonë Emine S. Doda(19092012) më 30.9.2011 dhe e kemi në dorëshkrim.

31. Këngën me 33 vargje e shënuam në Muriq Poshtë (Krajë) më 5.2.1994 nga Hasan Osman Palaj, bujk, analfabet, lindur më 15.6.1908.

32. Xhevat Repishti, Lufta për mbrojtjen e Shkodrës në vitet 1918-1920, SHB Camaj-Pipa, Shkodër, 1998, f.62, 86, 130. (fund)

KOHA Javore 13 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME
përfaqësojnë
të „KOHA
E ENJTE, 22 DHJETOR 2022
nuk
domosdoshmërisht politikën redaksionale
javore„

QKI “Malësia” organizoi mbrëmje autoriale me Akademik, Prof. Dr. Anton Kolë Berishaj

Njohje me krijimtarinë tij të spikatur intelektuale dhe shkencore

Kjo mbrëmje autoriale trajtoi tema të ndryshme nga kohëra, kontekste e rrethana të caktuara, të cilat Akademik Anton K. Berishaj i ka dokumentuar në forma të ndryshme si libra, studime, analiza shkencore, hulumtime, opinione etj, veçanërisht tema të cilat kanë të bëjnë me shqiptarët në Mal të Zi dhe më gjerë

Tuz – “Një bisedë ndryshe” u titullua mbrëmja autoriale e organizuar nga QKI “Malësia” në Tuz, me Akademik, Prof. Dr. Anton Kolë Berishaj. Kjo mbrëmje autoriale e cila zgjati afro dy orë, u ndoq me shumë interes dhe kërshëri nga një numër i konsiderueshëm i publikut në sallë, i cili herë pas here i parashtronte pyetje Akademikut Anton K. Berishaj, pasi që mbrëmja qe e konceptuar si e tillë, interaktive.

Moderatori i mbrëmjes, Idriz Gjokaj përpara se ta pyeste akademikun mbi tematika të ndryshme që përbënin interes për audiencën, ai shpalosi biografinë e pasur dhe voluminoze të mysafirit të mbrëmjes.

Akademik, Prof. Dr. Anton K. Berishaj, duke kujtuar në mes tjerash kohën e fëmijërisë së tij të hershme, rrugëtimin e gjatë të shkollimit, u ndal tek ajo se përse kishte zgjedhur të studinte degën filozofi-socilogji, duke treguar se arsyeja ishte se asokohe, këto fusha i mungonin shkencës shqiptare.

Z. Berishaj pas shkuarjes në Amerikë në vitin 1992, pas vetëm tre muajsh, edhe pse kohë trazirash, u rikthye në Kosovë për të jetuar dhe vepruar, atje ku përherë e mbështeten dhe e trajtuan mirë, për të dhënë kontributin

e tij të mësimdhënies nëpër shtëpia. “Procesi i organizimit të arsimimit nëpër shtëpia ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse mbajti prindërit në Kosovë, pra, nuk u shpërngulën. Dhe po të kishim hequr dorë që fëmitë të mos arsimoheshin, prindërit nuk i kishin lënë ata pa shkollë, por kishin braktisur Kosovën”, theksoi Berishaj, duke e konsideruar organizimin e mësimdhënies nëpër shtëpia si njërën ndër gjerat më të mëdha që kanë ndodhur në Kosovë në vitet e ’90-ta. Nga një mori librash që mbajnë autorësinë e Akademikut Anton Kolë Berishaj, objekt dhe në fokus studimi kanë qenë shqiptarët në Mal të Zi, ku në mes tjerash ai ka trajtuar pozitën e gruas, gjakmarrjen, dhe shumë dukuri të tjera, që ai konsideron se vërtetë meritojnë të shkruhen dhe dokumentohen.

Ndër çështjet e shumta që ai ka trajtuar në analizat e tij shkencore, një vend të rëndësishëm zë edhe religjioni. Ai mbi këtë tematikë tha se gjatë viteve 1990/91 në Kosovë, ndodhi një fushatë e pajtimit të gjaqeve. “Hera e parë në histori ndodhi që u përjetua rrezikimi dhe kërcënimi i secilit shqiptar. U krijua një atmosferë e ndjenjës së përkatësisë së

përbashkët, për arsye se ai që vritej, vritej si shqiptar, dhe jo si Anton as si Ismail, as si Xhevat”, tregoi Berishaj. Ndër çështjet e shumta që u shpalosën në këtë mbrëmje nga opusi i pasur i krijimtarisë letrare dhe shkencore të Anton Kolë Berishajt, ishte edhe disertacioni i doktoraturës (hulumtim empirik), që lidhet me procesin e integrimit të shqiptarëve në Amerikë.

Për Berishajn ky studim përbënte një sfidë të madhe. Më vonë disertacioni do shndërrohej në libër që u titullua “Shndërrimi i etnisë”.

“Amerika ka një diçka që në shkencë quhet “melting pot” (kazan i shkrirjes) dhe kush hyn aty, qoftë irlandez, shqiptar, serb, kroat apo kushdo qoftë, por pas një kohe del amerikan. Pra, shndërrimi i etnisë ndodhë heret apo vonë. Procesi mund të ngadalësohet, mirëpo finalja është e atillë”, theksoi Berishaj.

Kjo mbrëmje autoriale trajtoi tema të ndryshme nga kohëra, kontekste e rrethana të caktuara, të cilat Akademik Anton K. Berishaj i ka dokumentuar në forma të ndryshme si libra, studime, analiza shkencore, hulumtime, opinione etj, veçanërisht tema të cilat kanë të bëjnë me shqiptarët në Mal të Zi dhe më gjerë.

KOHA Javore 14
E ENJTE, 22 DHJETOR 2022
KULTURË

krijimtarinë e intelektuale

Akademik Berishaj tha se pavarësisht faktit që prej shumë vitesh jeton dhe vepron në Kosovë, ai asnjëherë nuk është shkëputur nga Malësia, duke treguar për interesimin që ka për fatin e popullatës këtu.

Anton K. Berishaj u lind më 13 korrik 1954, në Priftën, Malësi. Shkollën fillore e kreu në Priftën dhe Tuz, ndërsa gjimnazin në Ulqin. Në vitin shkollor 1978/79 u diplomua në Degën e Filozofisë dhe të Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës. Pas diplomimit, një semestër punoi si profesor i lëndëve filozofi, sociologji, psikologji dhe logjikë në Gjimnazin “Ivo Llola Ribar” në Prishtinë dhe në Gjimnazin “25 Maji” në Tuz.

Karrierën akademike e filloi në vitin shkollor 1980/81, fillimisht si asistent në Degën e Filozofisë dhe të Sociologjisë për lëndët Sociologji e përgjithshme I,II,III, e në periudhën 1987-1997 si ligjërues i lëndëve Sociologji Industriale (më vonë e punës) dhe Strukturës së zvillimit shoqëror. Në vitet shkollore 1997-2004 kishte thirrjen universitare të docentit (profesorit asistent), ndërsa në vitin shkollor 2004-2005 u avancua në thirrjen e profesorit ordinar (të rregullt).

Në vitin shkollor 1983/84 u regjistrua në studimet pasuniversitare në Departamentin e Sociologjisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Zagrebit, ku u diplomua në vitin shkollor 1986/87. Më 1989, po në kë këtë departament, i regjistroi studimet e doktoratës, të cilat i ndërpreu për shkak të luftës në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë, për t’i vazhduar dhe përfunduar pas Marrëveshjes së Dejtonit. Në korrik të

vitit 1997 e mbrojti temën e doktoraturës me titull: “Ndryshimet familjare në Malësi”, me fokus të veçantë për procesin e integrimit të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 1992 e themeloi zyrën e Fondit për Shoqëri të Hapur për Kosovë, më vonë të emërtuar dhe të njohur si “Fondacioni Soros” dhe “KFOS”, të cilën e udhëhoqi në cilësinë e koordinatorit deri në luftën e vitit 1999. Pas luftës (në vitet 2000-2002) krahas angazhimit mësimor në Universitetin e Prishtinës, u emërua Menaxher lokal i kursit për “Trajtimin psiko-social të traumave”, të financuar nga IOM. Në këtë kurs ligjëruan ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë nga fusha e psikologjisë dhe neuropsikiatrisë, ku u aftësuan dy gjenerata studentësh, shumica prej të cilëve u punësuan në qendra të ndryshme

mjekësore anembanë Kosovës. Më 1998, në cilësinë e profesorit vizitor i mbajti dy ligjërata në Departamentin e Sociologjisë të Universitetit të Milanos.

Në vitin 2002 qëndroi një muaj studimi në LSE (London School of Economics).

Në vitet 2002-2005, si bursist i Universitetit të Evropës Qendrore për studime post-doktorale, në cilësinë e profesorit vizitor, mbajti cikle ligjeratash në Departamentin e Sociologjisë të Fakultetit Filozofik, në Universitetin e Zagrebit të titulluara: “Mbi veçoritë socio-kulturore të shqiptarëve të Kosovës”.

Më 2012 u pranua anëtar korrespodent i ASHAK. Në periudhën mars-shtator 2014 ishte ushtrues detyre i Rektorit të Universitetit të Prishtinës. t. u.

KOHA Javore 15
E ENJTE, 22 DHJETOR 2022 KULTURË

Në Ulqin u mbajt aktiviteti për nder të pranimit të xhubletës në listën e trashëgimisë së UNESCO-s

Xhubleta, pasaportë e identitetit kulturor kombëtar

“Xhubleta shqiptare është një pasuri kombëtare dhe është një arritje shumë e madhe. Jo për faktin se u pranua një veshje, një veshje e një krahine. Por sepse në mes të asaj game të trashëgimisë kulturore, ne sot identifikohemi edhe si komb me diçka që është kaq e lashtë, kaq e mbrujtur me kulturë dhe kaq e vlefshme për të identifikuar kulturën që kemi trashëguar nga antikiteti deri në ditët e sotme”, ka thënë kryetarja e Shoqatës Kulturore “Xhubleta e Alpeve Shqiptare”, Rita Kalaj – Shkurtaj

Ulqin – Për nder të pranimit të xhubletës në listën e trashëgimisë së UNESCO-s, Muzeu i Ulqinit, gjegjësisht Qendra për Kulturë, ka organizuar të premten mbrëma një veprimtari kushtuar kësaj veshjeje kombëtare, e vjetër katër mijë vjet, e cila konsiderohet më e vjetra në Ballkan.

Lidhur me vlerat e xhubletës, që vishet kryesisht në pjesën e Alpeve Shqiptare por edhe në disa pjesë të tjera të hapësirës shqiptare, si dhe rëndësinë e pranimit të saj në UNESCO, kanë folur Rita Kalaj - Shkurtaj, kryetare e Shoqatës Kulturore “Xhubleta e Alpeve Shqiptare”, aktivistja Leze Llazari, udhëheqësi i Muzeut të Ulqinit, Gazmend Kovaçi, dhe aktivistja Luljeta Avdiu – Cura. Kryetarja e Shoqatës Kulturore “Xhubleta e Alpeve Shqiptare”, Rita Kalaj – Shkurtaj, ka thënë se xhubleta sot na identifikon si komb. “Xhubleta shqiptare është një pasuri kombëtare dhe është një arritje shumë e madhe. Jo për faktin se u pranua një veshje, një veshje e një

krahine. Por sepse në mes të asaj game të trashëgimisë kulturore, ne sot identifikohemi edhe si komb me diçka që është kaq e lashtë, kaq e mbrujtur me kulturë dhe kaq e vlefshme për të identifikuar kulturën që kemi trashëguar nga antikiteti deri në ditët e sotme”, ka thënë ajo. Kalaj – Shkurtaj ka paraqitur me këtë rast librin “Xhubleta, pasaportë e identitetit kulturor kombëtar”, që është rezultat i punimeve të simpoziumit shkencor të organizuar nga shoqata që ajo drejton.

“Ky titull, gati-gati i parapriu asaj që ndodhi tani dhe sot me të drejtë mund të themi që xhubleta është një pasaportë e identitetit kulturor kombëtar”, është shprehur ajo. Kryetarja e Shoqatës Kulturore “Xhubleta e Alpeve Shqiptare” ka folur për tri tipologjitë e veshjes së xhubletës: tipologjinë e xhubletës së Malësisë së Madhe, pastaj të Dukagjinit dhe të Pukës.

“Dhe të gjitha këto tipologji vijnë si ato rrathët kulturorë, ku sa më shumë largohemi, aq më shumë gjejmë el-

emente të huazuara. Por epiqendra e rrathëve kulturorë është Malësia e Madhe”, ka thënë Kalaj – Shkurtaj. Ajo ka theksuar se xhubleta “është një veshje autentike që vajza e punon për ta vjetëruar dhe për t’i rezistuar përgjatë gjithë jetës së vet”, një veshje e personalizuar për fizikun e asaj që e ka punuar.

Kalaj – Shkurtaj ka thënë se me pranimin e xhubletës në listës e trashëgimisë jomateriale të UNESCO-s nuk është arritur gjithçka. “Jo, UNESCO-n ne e kemi këtu, sepse duhet ta trashëgojmë. E para, dijebërjen. Dhe unë e vlerësoj më shumë se asgjë tjetër faktin se dosja është plotësuar për dijebërje. Dijebërje do të thotë që ta trashëgojmë mundësinë dhe dijen për ta punuar. Ne trashëgiminë e kemi në duart tona. Nuk është thjesht pasuri se e kemi një veshje në duart tona. Ne e kemi dijen. Ne kemi plot persona që dinë ta punojnë. Pavarësisht se nuk dalin në kamera, ka shumë e shumë gra që e punojnë për mbesën, për vajzën, për nusen, dhe e nxjerrin në

KOHA Javore 16 KULTURË
E ENJTE, 22 DHJETOR 2022

pajë. Dhe kjo mua më jep shumë e shumë kënaqësi, qoftë edhe nëse e riciklon”, ka thënë ajo.

Aktivistja Leze Llazari, e pasionuar pas veshjeve kombëtare, ka thënë se xhubleta është një thesar i trashëgimisë sonë kombëtare shqiptare dhe një vlerë kulturore me veçoritë e saj të mrekullueshme.

“Mu falë këtyre veçorive unikale, xhubleta e dijebërja arritën të mbrohen nga UNESCO, tashmë të bëhen pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale... Ky është një lajm i gëzueshëm, është një ngjarje mbarëkombëtare”, ka thënë ajo.

Llazari ka folur për pasurinë e madhe etnografike të trevës sonë ku, sipas saj, dallojmë 13 veshje kombëtare, ndonëse një trevë kaq e vogël. Ajo ka thënë se këtë trashëgimi, të cilën na e kanë lënë të parët tanë, “si intelektualë, si njerëz, si institucione kemi obligim ta bartim dhe t’ua përcjellim brezave të rinj”.

Duke folur për xhubletën, Llazari ka thënë se ajo “nuk është më vetëm e malësorëve, por është e të gjithë kombit shqiptar”.

Ajo ka shprehur brengën për rrezikun që i kanoset xhubletës, por edhe veshjeve të tjera kombëtare, në Ulqin dhe në disa treva të tjera ku jetojnë shqiptarët në Malin e Zi, sepse sot ka shumë pak xhubleta, një pjesë e të cilave janë dëmtuar e shkatërruar, kurse një pjesë e tyre

kanë “emigruar” bashkë me të zotët e tyre. Për këtë arsye, ajo u ka bërë thirrje institucioneve lokale, arsimore e kulturore që të ndërmarrin masa adekuate, duke futur në shkollë lëndën e trashëgimisë kulturore, ndërsa në nivel të Komunës së Ulqinit të themelohet Sekretariati për Trashëgimi Kulturore etj. Udhëheqësi i Muzeut të Ulqinit, Gazmend Kovaçi, ka thënë se “atë që nuk e kanë bërë institucionet, e kanë bërë shtëpitë tona, familjet tona, nënat tona, që na i kanë sjellë të gjalla kostumet dhe trashëgiminë kulturore”.

“Dhe ky është një shpirt që jeton dhe ka të ardhme, sepse trashëgimia është gjëja më e bukur dhe që ka të ardhme”, është shprehur ai. Kovaçi ka thënë se për t’u pranuar një element në UNESCO duhet të jetë trashëgimi e gjallë. Ai ka vlerësuar shumë të rëndësishëm faktin që në listën e trashëgimisë së UNESCO-s është regjistruar mjeshtëria e punimit të xhubletës apo dijebërja, sepse nëse nuk dimë ta punojmë, vetëm ruajtja e saj nuk ka shumë vlerë.

“Komunat që i rrethojnë Alpet Shqiptare janë institucionet që pa dyshim si vlerë kulturore që e kanë veshjen e xhubletës duhet të marrin iniciativën për atë që quhet dijebërje. Se kot e ruajmë një plis në muze, kot e ruajmë një artefakt në muze nëse nuk dimë

ta punojmë”, është shprehur ai. Në fund të aktivitetit, Muzeu i Ulqinit ka ndarë mirënjohje për zonjat Rita Kalaj – Shkurtaj “për ruajtjen dhe promovimin e xhubletës shqiptare”, Leze Llazari, Luljeta Avdiu – Cura, si dhe dy punonjëset e këtij institucioni - Liza Çilingiri dhe Zenepe Draga “për kontributin në ruajtjen e artefakteve në muze”.

Këtë aktivitet dhe mbrëmje kushtuar xhubletës e zbukuruan disa vajza dhe gra nga Ulqini dhe Malësia e Madhe, të veshura me këtë veshje kombëtare.

Xhubleta është një veshje prej leshi, e punuar me dorë, kryesisht e zezë dhe me motive shumëngjyrëshe. Karakteristikë e saj është pjesa e poshtme në formë të kambanës. Ajo vishej dikur nga vajzat dhe gratë në jetën e përditshme, kryesisht në pjesën e sotme të Shqipërisë së Veriut, por edhe në një pjesë të Malit të Zi dhe Kosovës. Në fund të nëntorit të këtij viti u bë publik lajmi për pranimin e xhubletës në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO). Në faqen e kësaj agjencie shkruan se xhubleta përfaqëson një trashëgimi të kulturës nga ilirët te shqiptarët, gjë që e bën atë veshjen më të hershme jo vetëm ndër shqiptarët por në përgjithësi në Ballkan.

KOHA Javore 17 KULTURË
i. k. E ENJTE, 22 DHJETOR 2022

Se familja Beci ka qenë pronare e shumë anijeve të tonazheve të ndryshme padyshim se këtë e vërtetojnë edhe të dhënat dokumentuese jo vetëm të familjes por edhe të studiuesve të ndryshëm të cilët na përcjellin informacione e dëshmi përmes botimeve të tyre. Anijet e familjes Beci përveç dëmeve që kanë pësuar gjatë lundrimeve ato kanë pësuar edhe nga luftrat e sekuestrimet e ndryshme. P.sh. sipas Hamdi Bushatit, anija “Urshaja e detit” me kapidan Ismail Becin është mbytur gjatë luftës për mbrojtjen e Ulqinit së bashku me shtatë anije tjera të cilat ishin pronë ose bashkëpronësi e familjes Beci. Në Luftën e Parë Botërore pësojnë anijet ulqinake në limanin e Shëngjinit konkretisht më 15 dhjetor 1915 ku për një ditë fundosen 16 anije. Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore gjithashtu konfiskohen anijet ulqinake e mes tyre edhe ato të familjes Beci. Si kuriozitet Safet Rasim Beci , tregon: anijen “Lulja e Shkodrës” e bleu në Shkodër gjyshi i im Emin Beci. Me këtë anije ka punuar dhe ka transportuar mall të ndryshëm nga Shkodra në Ulqin, Tivar madje edhe përmes Liqenit të Shkodrës deri në Pllavnicë. Sipas asaj që i ka treguar babai, Rasimi, di se gjysh Emini me këtë anijen ka transportuar mallëra të ndryshme jo vetëm për tregëti civile por edhe për gjermanët në periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Ishte i detyruar që këtë shërbim ta bënte vetë ose t’i sekuestrohej anija. Por, që si kuriozitet tregon se ata ishin jashtëzakonisht korrekt dhe për çdo “vijagjo” ka marrë shpërblimin e duhur në të holla. Në këtë anije si timonier ka punuar një afro-ulqinak emrin e të cilit nuk e mban në mend si dhe një ulqinak me mbiemrin Pufja. “Lulja

Disa dokumente të familjes Beci (2)

Thesaret

e Shkodrës” ka bartë po gjermanët edhe gjatë tërheqjes së tyre nga Greqia e Shqipëria për në Gjermani. Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore nuk përfundojnë hallet lidhur me anijet. Me urdhër të shtetit bëhet sekuestrimi i të gjitha anijeve e mes tyre edhe “Lulja e Shkodrës” së bashku me 35 anije tjera ulqinake. Si kuriozitet Ibrahim Iljaz Beci tregon se sipas asaj që ka dëgjuar familja, atë ditë të kobshme partizanët kishin shkuar në port dhe në formë ultimatumi u kishin dhënë pesë minuta kohë pronarëve të anijeve që ato t’i lëshojnë përndryshe do të shpalleshin armiq të popullit dhe pastaj përfundimi vetëm mund të supozohej. Në bisedë me Safet Becin ai me këtë rast më tregon disa dokumente dhe një kukë të anijes e cila ka shërbyer si ndihmesë gjatë gastimit. Me siguri i përket anijes Lulja e Shkodrës. Dokumenti nr.1: - Akt shitje – ky dokument është i formatit 34x21cm i ndarë në dy pjesë. Pjesa lartë majtas përmban pullat e taksave të paguara në Bashkinë Shkodër. Dokumenti fillon me aktin e veprimit pra shitjen e anijes (motorbarkë) me emrin ”Lulia e Shkodrës” nga ana e Januz Mustafës nga Shkodra dhe blerja nga ana e Emin Brahim Becit nga Ulqini. Sipas kontratës shitëse del se motoranija është e regjistruar në Zyren e Kapedanis në Shkodër dhe mban numrin 2. Në pikën e dytë sqarohet çmimi i cili është 8000 Franga Shqiptare. Dokumenti mban datën 29 janar 1943. Nënshkrimet e shitësit dhe blerësit Pjesa e dytë mban të dhënat verifikuese nga ana e noterit Eduard Suma. Më poshtë ai sqaron se dëshmitarë të pranishëm ishin: Daut Idriz Beci, le e banues në Shkodër me profesion rrobaqepës dhe Rrustem Jaho Jahja, le e banues në Shkodër, duhanshitës. Të dhënat e kontraktuesve janë: Blerësi Emin Beci i biri Brahimit

le e banues në Ulqin. Detrar. Shitësi, Januz Mustafa i biri Mustafa Jakupit lindur në Ulqin e banues në Shkodër, detar. Dokumenti mbyllet me numrat protokolar, informatat e pagesës së taksave administrative dhe nënshkrimet.

Dokumneti nr.2: - Në anën e majtë lartë protokolli: Mbretëria Shqyptare, Gjykata paqtuese Ulqin, nr.i repertorit 221, nr.i koleksionit 37. Në anën e djathtë mbishkrimi mbreti Emanuel III, mbret i Italisë e Shqipërisë, Perandor i Etiopisë. Kontratë shit-blerje ullishte. – formati i dokumentit 34x21cm i mbyllur (1 faqe) kurse kur e hapim 34x42cm. Ky dokument, nga 4 faqet sa ka, dy janë të mbushura me tekstin përmbajtjen e të cilit e ka përgatit noteri i autorizuar nga Shkodra, Dr. Sabri Quku më 3 mars 1943. Dokumenti përmban të dhënat e shitblerjes së ullishtës e cila gjendet në Bashbylyk në Ulqin me 40 rranxë ullinj. Dëshmitarë janë Riza Sulë Dervishaga dhe Enver Reshit Nimanbegaj nga Ulqini. Vlera e ullishtës së shitur për 40 rrënjë ullinj siç thuhet në dokument së bashku me tokën është 17000 franga Shqyptare. Dokumneti nr.3 - Çertifikatë mjekimi – formati i dokumentit 20x29cm, në fund i grisur për një centimetër. Ky dokument është i shkruar në gjuhën shqipe dhe përmban dëshmin e mjekut Gojko Gvozdenoviq i cili ka vizitu në shtëpinë e saj zonjën Ruki Adem Lani, e ve nga Ulqin e moshës 70 vjeç. Me këtë rast mjeku konstaton gjendje të mirë shëndetësore të zonjës dhe me këtë rasti i lëshon çertifikatën mjekësore siç deklarohet sipas kërkesës së saj. Në mes përmban vulën Qendra shëndetësore Ulqin data 30.05.1942 e nënshkruar dhe vulosur nga Dr. Gojko Gvozdenoviq, mjek rural Dokumenti nr. 4 - Letërautorizim –Ovlašćenje

KOHA Javore 18 KULTURË
E ENJTE, 22 DHJETOR 2022
Gazmend Çitaku

e Ulqinit

Ky dokument i shkruar në dy gjuhë ka formatin 34x21cm. Në fillim të dokumentit duke i krijuar dy kolona në anën e majtë në gjuhën shqipe kurse në të djathtë gjuhën malazeze. Ka të bëjë me Emin Becin nga Ulqini me punë në Shkodër i cili autorizon babain e tij Bim Becin me banim në Ulqin që të bëjë kërkesën për kompensimin e rrënimit të shtëpisë familjare me rastin e bombardimit të Ulqinit nga ana e anglezve. Me këtë rast në praninë e Noterit të autorizuar dëshmitarë paraqiten Muharrem Ahmet Gjyli dhe Palokë Lulash Daka banues në Shkodër. Dokumenti mban datën 20 gusht 1945, Shkodër. Dokumenti nr. 5 – Ky dokument është i shkruar në gjuhën malazeze. IZJAVA – formati A4, 21x29,7cm mban datën 15 dhjetor 1958 lëshuar në Ulqin. Ky dokument ka të bëjë me deklaratën rreth dëshmisë së provimit të dhënë për motorist anijesh nga ana e Emin Becit nga Ulqini. Kjo dëshmi përmban deklaratat e Smail Malohoxhës dhe Mustafa Karaminxhos të cilët deklarojnë se Emin Beci e ka pasë të dhënë provimin për motorist në periudhën e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene (Ish Jugosllavi) dhe se të njejtën dëshmi është dashtë ta tregojë në portin e Pireut, gjatë futjes në marrëdhënie pune në jahtën ”Nimet Allah” të mbretit të Egjiptit Abas Hilmi. Këtë dëshmi ai e ka treguar autoriteteve të jahtit me rastin e fillimit të punës në janar të vitit 1938 në Pirej (Greqi). Me këtë rast dëshmitarët vërtetojnë se Emin Beci ka punuar në këtë jahtë për 4 vite, 2 muaj e 9 ditë dhe këtë e dijnë se së bashku e kanë filluar dhe përfunduar punën në këtë jahtë. Dëshmia është dhënë në Gjyqin e Qarkut dega Ulqin, më 15 dhjetor 1958

Falendërojmë pasardhësit e familjes Beci dega Ulqini për dokumentet e dhëna në shqyrtim.

KOHA Javore 19 KULTURË
E ENJTE, 22 DHJETOR 2022

Dëshmi e mbijetesës dhe trashëgimisë kulturore

Dëshmi e mbijetesës dhe trashëgimisë kulturore

Xhelal Muja, “Ublat - trashëgimi kulturore dhe jetike në Krajë” Ndonëse më herët për krahinën e Krajës, përkatësisht Krajën e Shkodrës është shkruar në mënyrë fragmentare nga autorë të ndryshëm, nga miratimi i pluralizmit në këtë aspekt janë botuar studime e botime të veçanta me vlera shumëdimensionale.

Cekim me këtë rast botimin e librit “Kraja me veçantitë shestanase në rrjedhën e shekujve” (Kumtesat e Konferencës Shkencore, Ulqin 7-8 tetor 2011), botuar në vitin 2013, me qasje shumëdimensionale si i vetmi i këtij lloji deri më tash. Ndërsa me studime apo botime të veçanta janë paraqitur edhe Z. Jankaj, I. Doda, H. Koliqi, A. Gjeçbritaj, H. Muja, H. Alaj, N. Draga etj, duke ofruar të dhëna me interes nga profili i tyre krijues. Autorëve të tillë iu bashkëngjitet Xhelal Muja, i cili ditë më parë opinionit i prezantohet me librin “Ublat – trashëgimi kulturore dhe jetike në Krajë”, duke qenë botim i veçantë i trashëgimisë kulturore në hapësirën etnogjeografike mbarëkombëtare. I lindur dhe i rritur në Krajë, autori nuk ka qenë indiferent ndaj trashëgimisë kulturore të kësaj krahine etnografike, por është angazhuar me pasion duke mbledhur të dhëna me interes për ublat, që janë simbol jetik i këtij mjedisi. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse ato janë identiteti i kulturës materiale të shqiptarëve në Krajë, të cilat kanë nxitur kurreshtjen e studiuesve të ndryshëm. Dukuri e terreneve karstike Dihet se ublat janë të pranishme në terrenet karstike, si të vetmet objekte për të siguruar ujin për popullsinë vendore. Pikërisht në saje të ndërti-

mit të tyre, personat përkatës kanë treguar mjeshtëri në artin e ndërtimit, duke dëshmuar se në këtë krahinë etnografike jeta është e hershme dhe ka patur vazhdimësi deri në ditët tona. Në lidhje me këtë çështje autori ka hulumtuar në terren duke ofruar të

dhëna për 397 ubla, duke dëshmuar se Kraja në këtë aspekt paraqet mjedis të veçantë në tërë hapësirën etnogjeografike shqiptare. Libri është i ndarë në dy pjesë: në pjesën e parë ofrohen të dhëna historike e gjeografike për Krajën dhe

KOHA Javore 20
E ENJTE, 22 DHJETOR 2022 KULTURË

vendbanimet e saj, nga Shiroka e deri në Selcë, ndërsa në pjesën e dytë në detaje ofrohen të dhënat për ublat në Krajë sipas vendbanimeve, ku përveç koordinatave të tyre ofrohen edhe fotografitë përkatëse, duke qenë dëshmi autentike në ketë mjedis. Ublat, pjesë e identitetit social e kulturor

Në rrethana të reja shoqërore ublat kanë humbur rolin e tyre, por ato janë pjesë e identitetit social e kulturor të popullsisë së Krajës. Ublat duhet trajtuar në kontekstin e raporteve shoqërore me qasje shumëdimensionale, sepse ato kanë qenë vend i takimeve, ngjarjeve të ndryshme por edhe të njohjeve mes të rinjëve. Dhe nuk ka pasur mundësi të jetë ndryshe, sepse ato ishin simbol i jetës në këtë krahinë etnografike. Libri ka si mision për të informuar

lexuesit e pasionuar, por në mënyrë të veçantë brezat e ardhshëm të njihen me një pjesë të historisë dhe mënyrën e të jetuarit të paraardhësëve të tyre, sepse duke njohur të kaluarën me të drejtë vlerësohet e tashmja dhe planifikohet e ardhmja.

Iniciativë për në UNESCO Suke marrë parasysh vlerat e tyre për jetën dhe mbijetesën e popullsisë në Krajë, mendoj se duhet të inicohet nisma që disa prej tyre të mbrohen nga UNESCO si monumente të kulturës materiale. Në këtë aspekt mendoj për ublat në Ostros të Madh, Brisk Poshtë dhe Ljare, andaj për këtë ide duhet përgatitur kërkesa dhe të drejtohet në adresën e duhur sa ma parë, sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët. Përfundimisht autori në saje të pasionit dhe angazhimit në terren ia ka

arritur qëllimit duke i ofruar opinionit një botim me vlerë nga trashëgimia kulturore dhe antropologjia sociale. Leksikon i trashëgimisë etnokulturore Nuk ka dielmë se më këtë botim autori ka kryer një obligim moral në nderim të gjithë atyre që realizuan këto vepra jetësore për popullsinë e Krajës duke mbetur monumente të trashëgimisë etnokulturore shqiptare.

Andaj si i tillë, ky botim që lirisht mund të quhet leksikon i trashëgimisë kulturore, është i mirëseardhur në mënyrë të veçantë për kranjanët të lindur këtu, por edhe për ata të cilët janë me origjinë nga Kraja, si dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të njihen me mbijetesën e popullsisë së Krajës nga kohërat më të hershme e deri në ditët tona.

Draga (Lexuar më rastin e përurimit në Ostros - Krajë, më 11.5.2022)

KOHA Javore 21
E ENJTE, 22 DHJETOR 2022 KULTURË

Mbi librin “Balada popullore të shqiptarëve në Malin e Zi” (2)

Thesar i vyer i artit poetik, leksikut e frazeologjisë së gjuhës shqipe

(Vlerësime për librin “Balada popullore të shqiptarëve në Malin e Zi” (Përmbledhje) I, Botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, Ulqin, 2022. Redaktor Ismet Kallaba, recensentë Prof. Dr. Agron Xhagolli, Prof. Dr. Alfred Çapaliku, redaktor gjuhësor Dr. Haxhi Shabani, redaktor teknik Qazim Muja)

këtë nismë studimore e që, ndonëse tashmë në moshë të respektuar, i vjen si kurorëzim i një pune të gjatë e të frytshme mbledhëse e hulumtuese në terren, po edhe mbas një sasie të konsiderueshme artikujsh, kumtesash e ndihmesash në lëmin e folklorit shqiptar.

(vijon nga numri i kaluar) Kur më propozuan për të qenë anëtar i komisionit vlerësues për temën e doktoraturës së tij, natyrisht, unë e prita me qejf dhe kam shprehur me bindje të plotë vlerësime për hulumtimet, prurjet dhe shpjegimet e tij në atë studim. Tema e doktoraturës “Baladat popullore të shqiptarëve në Malin e Zi” (mbrojtur më 22 janar 2015) ishte, pra, një zgjedhje e përshtatshme pikërisht për një mbledhës të dalluar të folklorit si z. Ismail Doda, prandaj, duke parafrazuar një vlerësim të Akademik Dhimitër S. Shuteriqit për raste kësodore, do të thosha se ”tema gjeti njeriun e duhur” dhe natyrisht për këtë ka meritë edhe udhëheqësi i tij shkencor, Prof. Dr. Agron Xhagolli, që e ka ideuar, udhëzuar e drejtuar në

Vlerat e punës hulumtuese në rastin e këtij autori, i kanë paraprirë studimit të baladave, duke iu përmbajtur idemit dhe parashtrimit të nyjëtuar sipas një shtrati të pranueshëm e të atillë që dalin në pah disa prej dukurive dhe problemeve të rëndësishme lidhur me baladat në përgjithësi e në mënyrë të veçantë me baladat e Krajës e të hapësirave të tjera shqiptare në Mal të Zi.

Mund të thuhet se punën e gjatë, sa të mundimshme, aq edhe të kujdesshme z. Ismail Doda e ka kurorëzuar me hartimin e veprës në dy vëllime: 1. ”Balada popullore të shqiptarëve në Malin e Zi” I (Përmbledhje) dhe 2. Balada popullore të shqiptarëve në Malin e Zi” II (monografi), që pritet të dalë nga shtypi. Vëllimi i parë, të cilin tashmë e kam në duar dhe në raftin e bibliotekës sime përmbledh 129

balada dhe 8.100 vargje të shtrirë në dy kapituj të gjerë: I. Balada legjendare II. Balada realiste dhe me nënndarjet në sythëzime të titulluara e që jepen në Pasqyrën e lëndës. Vëllimi nis me Parathënien, ku autori tregon se lëndën e ka mbledhur ndër shqiptarët në Malin e Zi: në Ulqin, në Anë të Malit; në Krajë dhe Shestan - anën e sipërme të saj; në Tivar me rrethinë; në Malësi të Madhe me qendër në Tuz (nga viti 2018 komunë e plotë); në krahinën e Plavës dhe Gucisë (kohëve të fundit dy komuna) dhe në Rozhajë e Malësi të saj. Këngën numër 64 e ka vjelë në Voksh të Deçanit (Republika e Kosovës). Me përkushtimin e kujdesin e madh që e karakterizon, Dr. Doda rrëfen se “pjesën më të madhe e inçizuam me magnetofonin tonë ‘UHER’ nga viti 1989 dhe në vijim. Bobinat janë në gjendje të mirë edhe në dhjetor të vitit 2021, kur përmbledhja dorëzohet për t’u shtypur. Në përmbledhje ngërthehen vlera folklorike, etnografike, letrare, estetike, antologjike, etike, me përmasa kombëtare, të shprehura në të folmet karakteristike të popullatës, me një stil të rrjedhshëm bisedimor dhe të kuptueshëm, duke pasqyruar dhe pasuruar njëkohësisht edhe dialektologjinë shqiptare. Për ta bërë këtë vepër sa më të suksesshme e pajisëm me fjalor të ngjeshur me fjalë e shprehje të rralla (krahinore dhe të huaja); me indekset e emrave të vendeve; të personazheve; shënime për këngëtarët dhe të dhëna të tjera të domosdoshme”.

“Në përmbledhje - shënon autorigjenden balada me rëndësi të madhe, si pjesë e traditës së pasur etnokulturore shqiptare, njëra prej hallkave kryesore të identitetit kombëtar që u ruajt shekuj me radhë. Nga 129 balada sa përmban përmbledhja, 24 ose 18.60 përqind i botuam më herët, ndërsa 105 ose 81.40 përqind, kësaj radhe për herë të parë. Në rrafshin teorik qëmtuam mjaft mendime të studiuesve rreth përcaktimit të baladës. Me gjithë arritjet e shkencës folklorike s’mund t’i vihet pikë kësaj çështjeje të ndërlikuar. Për të qenë sa më i qëndrueshëm shpjegimi i përmbledhur, ai duhet të bëhet mbi bazën e shembujve praktikë. Deri në fillim të viteve ’70 të shekullit XX në baladat

KOHA Javore 22 E ENJTE, 22 DHJETOR 2022
KULTURË
Akademik Gjovalin Shkurtaj

popullore shqiptare njiheshin tre lloje rinjohjesh: a) ajo e burrit me gruan; b) e motrës me vëllanë; c) e vëllait me vëlla – vëllavrasja. Falë baladës ‘Mark-e Syl-e Mark-u’, të cilën e shënuam më 22.2.1968 nga Nika i Malos Pepgjonaj në Ftjan të Krajës që e përcolli me lahutë, zbuluam motivin e katërt: ç) rinjohjen e nipit me dajë, unikat në folklorin shqiptar, një bazë shkencore për të shpjeguar nocionin ‘baladë’ dhe dëshmuar praktikisht klasifikimin e saj, siç vepruam kësaj radhe”. (Parathënie, fq. 7)

Autori e përmbyll duke shprehur kënaqësinë tij me fjalët: ”Qëllimi ynë përmbushet me daljen në dritë të përmbledhjes me vlera të dëshmuara. Ajo iu bëhet ndihmë dhe iu hyn në punë nxënësve, studentëve dhe studiuesve për t’i thelluar dhe zgjeruar njohuritë për baladat dhe folklorin shqiptar, duke i tërhequr dhe bërë për vete lexuesit që do ta kenë në dorë këtë xhevahir folklorik. Na këndell shpresa se ajo njëkohësisht do të shërbejë si literaturë dhe do të plotësojë kërkesat duke i pasuruar bibliotekat nga shkollat fillore e të mesme deri te katedrat në shkolla të larta e fakultete në universitete, nga institutet kërkimore deri tek akademitë shkencore; nga bibliotekat vendore deri tek ato qendrore”. (fq. 9)

Punimi i z. Ismail Doda “Baladat popullore të shqiptarëve në Malin e Zi”, krahas (e përtej) vlerave mirëfilli etnofolklorike, ka interes edhe për disiplinat e tjera të përafërta, sidomos për dialektologjinë dhe onomastikën. Theksojmë me këtë rast, rrethanën se Arbneshi i Krajës, sikundër e kemi përmendur, ka qenë edhe njëra nga pikat e Atlasit Dialektologjik të Gjuhës Shqipe (ADGJSH), madje, në qershor të vitit 1980, atje kemi zhvilluar edhe anketimin e plotë sipas Pyetësorit të Atlasit, duke pasur si informatore nënën e Ismail Dodës, zonjën (tashmë të ndjerë) Emine Doda, një nga subjektet më të përshtatshme e mbresëlënëse të ADGJSH-së. Si pjesë përmbyllëse e librit “Balada popullore të shqiptarëve në Malin e Zi” është edhe pjesa me titull “Fjalor i fjalëve të rralla” (krahinore dhe të huaja) të përdorura në baladat e përmbledhjes së pranishme, të cilat, në pjesën më të madhe të tyre, janë nga të folmet e Arbneshit të Krajës e të Ulqinit me rrethinë, po edhe të një

areali më të gjerë, por kryesisht veriperëndimor, ku janë mbledhur balada popullore në motërzime të ndryshme e që, në tërësinë e tyre, përveç vlerave etnofolklorike e mirëfilli artistike, japin edhe një pasqyrë interesante të pasurisë dhe larmisë leksikore e frazeologjike të të folmeve shqipe të krahinave përkatëse ku janë regjistruar baladat. Për shpjegimin e tyre autori është mbështetur jo vetëm në njohjen e fituar si mbledhës e si folës i atyre anëve, po edhe ka pasur si mbështetje shpjegimet e veprave leksikologjike të njohura, si Fjalor i gjuhës shqipe (1954), Fjalor i shqipes së sotme (1984), Fjalor i orientalizmave në gjuhën shqipe (T. Dizdari, 2005), si dhe Fjalor shqip-turqisht (H. Voci, 2003), Fjalor latinisht-shqip (H. Lacaj - F. Fishta,1963) dhe Fjalor i të folmeve shqiptare në Mal të Zi (M. Ahmetaj,1996). Ndërkaq, për të pasur një ide sa më të nyjëtuar të vlerës që kanë ato fjalë e frazeologjizma krahinore të përdorura në baladat e këtij vëllimi, po lejohem të bëj kundrimin e krahishtimin e tyre sipas një ndarjeje në tre boshte tashmë të ditura se na ndihmojnë për të përcaktuar vendin e fjalëve dialektore në tërësinë e fjalëve të shqipes. Sikundër e kam pohuar e argumentuar edhe në raste të tjera, kur vlerësojmë leksikun e shqipes që vjen prej krahinave të ndryshme, parashtrimi më i qartë, i cili na lejon të shohim pa u ngatërruar njësinë (unitetin) dhe larminë dialektore të shqipes në hapësirat dhe trevat e ndryshme shqiptare, qoftë brenda kuadrit të trojeve shqiptare me vijimësi të pandërprerë tokësore, qoftë edhe me ato të diasporave historike dhe më të reja shqiptare në Evropë e në botë, mund të bëhet po të ndjekim këtë vijë krahishtimi:

1. Fjalë që kanë kudo të njëjtën formë fonetike dhe të njëjtin kuptim. Këto, sikundër dihet, përbëjnë sasinë më të madhe të fjalëve të shqipes së sotme dhe të shqipes së moçme, gjë që ka siguruar qëmoti, po edhe vijon të shquajë edhe sot e gjithë ditën njësinë gjuhësore të shqiptarëve. 2. Fjalë që dalin kudo në trevat shqiptare me të njëjtin kuptim, por me forma fonetike të ndryshme, që kanë rrjedhur nga e njëjta paraformë e shqipes së moçme. Këtu, në fakt, mund të përfshihen edhe të gjitha ato forma morfologjike dhe sintaksore, bashkë me

mjetet fjalëformuese që kanë përbërë dhe përbëjnë edhe sot pikat më kryesore të dallimit ndërmjet dy dialekteve të shqipes, si dhe të degëzimeve më të vogla brendapërbrenda tyre. 3. Fjalë ose leksema të ndryshme për të emërtuar objekte ose veprime të njëjta. Kjo dukuri nuk është e shtrirë gjerë në dialektet e shqipes dhe, sikundër ka qenë e vërejtur qysh herët në studimet rreth dialekteve të shqipes, rrok një numër relativisht të kufizuar fjalësh. (Shih: Gj. Shkurtaj, “Dialektet e shqipes” -Tiparet e përbashkëta dhe dallimet dialektore sipas hartave të ADGJSH-së, Morava, Tiranë, 2012 dhe ribotim, 2016). Në këtë Fjalorth (a më saktë në listën e fjalëve krahinore të nxjerra nga baladat si shpjegime për t’ua lehtësuar punën lexuesve) Dr. Ismail Doda fjalët i jep në rendin alfabetik e sipas modelit të fjalorëve të shqipes së sotme, duke bërë edhe shembullzime me fjalë a togfjalësha si dhe me vargje të baladave. Kjo lëndë leksikore e frazeologjike na vjen në kohën kur jemi në vlugun e punës për hartimin e “Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe”, projekt madhor i Akademisë sonë të Shkencave, prandaj gjej rastin të pohoj se mbas një kundrimi e shqyrtimi të parë të fjalësit të këtij Fjalorthi, mendoj se shumë nga ato fjalë, ashtu si dhe prurjet nga fjalorë të mëhershëm dhe të kohëve të reja, meritojnë të dorëzohen në Kartotekën Kombëtare të Leksikut të Shqipes në Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Qendrës së Studimeve Albanologjike, ku, sipas kritereve të caktuara, prej asaj lënde, mund të nxirren fjalë e frazeologjizma të vlefshme për t’u përfshirë në indin e FJMGJSH-së, po edhe si lëndë që do të ruhet në Kartotekë, duke pasur aty edhe shënimin se është marrë prej librit “Balada popullore të shqiptarëve në Malin e Zi” të Dr. Ismail Dodës.

Vëllimi “Balada popullore të shqiptarëve në Malin e Zi” i Dr. Ismail Dodës ashtu si krejt këngët popullore të popullit shqiptar janë thesar i vyer i artit poetik, po edhe që ruajnë thesare të pasura të leksikut e të frazeologjisë së gjuhës shqipe.

I urojmë kolegut të nderuar e mikut të dashur Dr. Ismail Dodës jetë të gjatë dhe shëndet dhe presim me gëzim të marrim edhe vëllimin e dytë.

KOHA Javore 23 E ENJTE, 22 DHJETOR 2022
(Fund) KULTURË

POEZI

Anton GJURAVÇAJ

EC E MOS FOL

Një legjendë e fushës tregon se diku përgjatë Cemit paraqitej një fantazmë e veshur në të bardha gjithnjë në muzg apo në terr dhe atyre që i kalonin pranë u thoshte ec e mos fol /në kuptim ec tutje pa lëshuar zë/ e nëse ndokënd dhe e merrte me vete /në drejtim të panjohur/ dhe pas lutjeve të shumta vendoste ta lironte i mëshonte shuplakë në mesin e shpatullave dhe shenjat e gishtërinjve të saj i mbetnin në lëkurë gjatë gjithë jetës kjo mu kujtua /as unë s’ di se si/ kur mendova për një shtëpi aklimatizimi i befasuar me transformimin e personave të njëjtë andej e këndej lumit /mund të jetë më së shumti do t’u ndihmonte “politikanëve” në të kthyer duke ecur si pëllumba të dhier ... pse jo në të dhe një dhomë për VAR−in pasi tualet diplomacia dhe themeluesi i saj /ikje në stilin kam nevojë të “dal jashtë” pa pasur guxim të shprehë qëndrimin/ të mos flasim për precedencë janë sfidë jo vetëm morale por dhe teknologjike / nuk kemi konfirmim por kemi rezultat.../ kjo mund të na çojë drejt asaj që politikën më mos ta shprehin me fjalë /e dimë sa vështirë edhe me to kuptohet e edhe më vështirë besohet/ e puna e fantazmës

po nëse ajo vendos të “pushojë” aty çka në qoftë se edhe ajo ka ndryshuar në vend një herë të mëshon mes shpatullave tri herë dhe atë me tre gishtërinj /kalkulon/ se as shpinat tona tani nuk janë aq të gjera sa që në to të ketë vend për pesëmbëdhjetë gishtërinj edhe pse parashikimet janë se këto do të tkurren /në vend të punëtorëve fizikë në pesë të mëngjesit rrugët do të jenë përplot me njerëz të “shkollës”/ madje deri sa të vijnë te ”vendi i punës” /nëse do të kenë fatin që ndonjë nëpunës t’i marrë si argat dite/ do të duhet të ndryshojnë gjendjen agregate që t’u përshtaten kallëpeve të ndryshëm /ditor...javor.../ vegël e çdo sistemi torturues /por përsëri jofizikë.../ e repeticion i “pluralizmit tonë” internë e përsëri të kthehem te ai stoli “im” /diku në mes të rrugës prej shtëpisë dhe “pronarëve”..../ stol guximi shoshë për intelektualët e “lënduar” / ku gjeni ka peshën e shkëmbit.../ dhe përvujtërisë /dinjitetit njerëzor dhe integriteti politik.../ të kuptojnë raportin më se artificial dhe të kthyer mbrapsht /”pronar”... “punëtor”.../ t’i flakin “doracakët” për intelektualë bujari dhe komb... të marrin pakëz frymë të vinë në vete...

KOHA Javore 24 KULTURË
E ENJTE, 22 DHJETOR 2022

t’u zbardhet faqja dhe shikimi t’u ngritet nga toka /a ka gjë më të shëmtuar se kur intelektuali rrin si zog i truar a ka gjë më të dhimbshme se kur ndërgjegjja kërkon rastin të shikojë drejt në sy.../ thuhet se frika më e keqe është kur të vjen prej të vetit /kombinim i të paditurit dhe pjellës së keqe.../ mallkim kohërash... deri kur...

STOLI IM

Sa here që e shikoj /në parkun e vogël/ para Qendrës për kulturë e quaj ashtu pa dashje /i vetëdijshëm se pa kurrfarë të drejte/ stoli “ im” /kjo zgjatë disa muaj/ dhe pyes vetën se a është edhe kjo pjesë e “moskuptimeve” tona ballkanike.... /ku kulturën e kapim dorë për dorë në valle me pa kulturë/ përformans shtesë /pa kurrfarë shpenzimi/ dhe ëndërroj në vend ku as ëndrra nuk mund të jetë më jotja / ”shoqërisë” i takon të mendoj...veproj...ëndërroj.... edhe ndjenjat mund të jenë vetëm dhuratë e saj ....ashtu të kulluara/ Individi shërben vetëm për plotësim forme / dëshmi e pronës private....”postkomuniste”.. e që edhe për atë “shoqëria” mund t’i shtie thonjtë në fyt dhe të shtrëngoj në mënyrë të ‘’dozuar’’ përsëri për “dallim” prej komunizmit/ ruajnë eksluzivitetin që ta bymejnë apo tkurrin sipas “modës” dhe ”momentit”... populli nuk thotë kot prej njerëzve ‘’të vegjël’’ na ruaj o Zot /dikur kur nuk ka pasur shkollë kjo është lidhur me trup..... në një përqindje edhe gabim..../ e halucinacionet... të “lumtë” ata që mund të jenë pjesë e përfytyrimeve kolektive /që ta ne kanë filluar para komunizmit qëllim i shtrembërimit të rilindjes që nuk shteret as në ditët e tona përkundrazi..... sado e pa kuptimtë dhe tingëllo tragjike në shekullin që jemi..../ se mund të shërbejnë si “pushim verorë”... “kohorë”...apo edhe “moral”.... çka me njerëz në të cilët hipnoza nuk vepron dhe kaq e çka me ata që kanë kujtime... përvojë...

/që kanë shkuar jashtë të pasurohen me kulturën e jo me paratë perëndimore./ që së gjalli nuk i japin as parimet as kujtimet as vlerat... e në mesin e atyre mbresave janë dhe stole bronzi me poetë...shkrimtarë dhe artistë të ndryshëm.... /nëpër shumë qytete të Evropës dhe botës/ ku kush nuk ulet për të pushuar... /shërbejnë që njerëzit të fotografohen me mendjet më të mprehta të atyre vendeve çiftet e dashuruara të recitojnë ndonjë varg të tyre deri sa të tjerët që jeta u ngjanë me ta ... flasin pa zë/ por raporti me “stolin” tim /një ulëse parku/ është krejtësisht i veçantë dhe fillon me “Festën e librit” /që unë e prisja ndryshe/ në të cilën u ula me kushëririn tim /mërgimtar dhe krijues/ pasi ishte në të djathtë dhe përball evenimentit /ku për shkaqe largësisë dhe pozitës s’i kishte ra ndërmend të ulet kujt/ ku me kohë na bashkëngjiten gazetarë mërgimtarë intelektualë në fund dhe miku im poet e shkrimtar që tregon se ka ardhur me kohë /për dallim nga unë/ ka kërkuar ulëse por secila ka qenë e rezervuar mua më tingëllon si ‘’Zoti të dhashtë’’ ... /’’Zoti të dhashtë një karrige’’- variant modern i letërsisë sonë/ fati i krijuesve që nuk i takojnë “oborrit”... / nuk kanë rëndësi prozat e para të shkruara dhe gjithë ai varg.../ më kujtohet tregimi i njohur me tagrambledhësin që hip në fikë.... kush na pengon neve që të hipim nëpër pishnajat përreth /pse ajo “mendjemadhësi” e kotë..../ dhe të shikojmë tagrambledhësit dhe miqtë e tyre.... që në fund të fundit edhe nuk merren me libra por me ‘’fletore’’... / kështu e kanë ‘’spektakle’’ e pisha është më e sigurt se fiku/ më vonë marr vesh për pikëllim e anashkalimit të tridhjetë kinezëve /që organizatorëve do t’u ngushtoj hapsirën për vitin e ardhshëm/ gjithmonë ekziston dhe droja që dikush deri atëherë të deklarohet mongol... dhe nuk do të merresha me ftesa sikur ato mos ishin dëshmi e gjallë se çdo festë pa dallim te ne vërtetë është vetëm kurs trajnimi....

KOHA Javore 25 KULTURË
E ENJTE, 22 DHJETOR 2022

Të edukohesh dhe të edukosh në frymën islame

Mihana ka pasur kurajo që të dalë të flasë pa frikë dhe me një entuziazëm të madh për të drejtat e gruas myslimane shqiptare. Nuk ka qenë as nuk është lehtë të dalësh dhe të kërkosh, të edukosh, të ligjërosh atë çka të takon, ta prekësh çështjen fetare të lënë shumë pas dore, ta nxjerrësh nga errësira komuniste pas një kohe të vështirë

Është sfidë e madhe të shkruash për një femër, në veçanti për një zonjë nga Ulqini ynë i bukur, e cila vite me radhë punon dhe vepron në Kosovë si njëra ndër mualimet e shkolluara dhe të edukuara në frymën islame. Femra është një botë e veçantë e cila meriton respekt në shoqërinë njerëzore. Ajo ka gëzuar dhe gëzon një respekt të madh në historinë e zhvillimit të njerëzimit. Të gjithë kemi një nënë që na ka lindur dhe ajo, pa dyshim, që nga lindja ka bërë sakrifica të mëdha për të na sjellur në këtë botë dhe për të na edukuar. Por kujdesi i saj vazhdon përgjithmonë, edhe pas lindjes e deri në momentin sa nëna t’i mbyllë sytë e të ndërrojë jetë. Ajo mendon gjithmonë për fëmijët e saj, pavarësisht se ata tashmë mund të mos jenë fëmijë por burra e gra të rritur në moshë madhore, të formuar si personalitete. Kështu edhe unë kam një

respekt të veçantë për femrën e cila është shtylla kryesore e një familjeje. Prandaj këtë shkrim timin kushtuar zonjës Mihana Goga - Bekteshi, e fillova me këto vlerësime dhe atribute kushtuar gjinisë femërore. Njëra prej atyre që është edukuar në frymën e fesë së bukur islame dhe që punon dhe vepron në Bashkësinë Islame të Prishtinës, është për mua një femër e rrallë ulqinake, e lindur në një fshat piktoresk, ku përballë shtëpisë së lindjes së kësaj familjeje fisnike fetare gjendet Xhamia e Kollomzës. Mirëpo edukimi në shkollën e mesme në Ulqin dhe orientimi i saj në edukimin fetar dhe shkollimi në Prishtinë e bën tashmë të suksesshme në veprimtarinë e saj në edukimin fetar të femrës në Ulqin dhe në Kosovë. Mua më bën të jem krenar pasi një kohë, derisa ishte në shkollën e mesme, kam dhënë një kontribut të vogël në edukimin e saj në përgjithësi, si nxënëse por edhe si personalitet. Gjenet dhe gjaku i kësaj familjeje fetare zgjon te Mihana ndjenja të veçanta për edukimin fetar. Kështu që kjo zonjë e guximshme fillon misionin e saj në këtë drejtim. Këtë e them pasi që nuk ka qenë, as nuk është lehtë të dalësh dhe të edukosh femrat e reja në frymën fetare, të kërkosh të drejtat fetare, të kërkosh atë çka të takon, ta

prekësh çështjen fetare por edhe atë shqiptare. Nuk ishte e as nuk është lehtë ta nxjerrësh edukimin e femrës në frymën islame nga errësira komuniste pas një kohe të vështirë, kur ishte e ndaluar gjithçka, sidomos në shtetin ku jemi trajtuar dhe ende trajtohemi pakicë. Këtu mendoj, pavarësisht se nuk dëshiroj të hyj më thellë në sjelljen e komunistëve dhe trajtimin e fesë në përgjithësi sipas ideologjisë së tyre barbare, në veçanti në Shqipëri, kur shumë objekte fetare u zhdukën ose u shndërruan në muze apo objekte të ndryshme. Mirëpo sot në kushte të reja kemi një qëndrim tjetër ndaj fesë, prandaj edhe nuk është për t’u çuditur që sot edhe në Malin e Zi kemi një Medrese në Tuz, ku edukohen dhe shkollohen femrat dhe meshkujt në frymën islame, e të mos flasim për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut ku ka shumë shkolla fetare. E di se edhe motra e saj (e Mihanës) Sahibja, është shumë e suksesshme si mualime në edukimin e brezit të ri në Medresenë në Tuz. Unë nuk jam njohës i mirë i kësaj lëmie, mirëpo kur shkruaj për Mihanën, të cilën e njoh më mirë, atëherë i lejoj vetes t’i shkruaj disa fjali edhe në këtë lëmi, si besimtar por edhe si intelektual. Më duket se kjo zonjë në kuptimin e plotë

KOHA Javore 26 PORTRET
E ENJTE, 22 DHJETOR 2022
Ismet Karamanaga

të fjalës, ka lindur dhe është bërë sot “më e fortë se guri”, thotë një thënie popullore në Ulqin. Ta ngresh zërin për edukimin e grave dhe vajzave tona edhe në këtë lëmi, pavarësisht që edhe sot në kushte bashkëkohore gjithmonë ka pasur dhe ka pengesa, direkte dhe indirekte. Mirëpo, Mihana është e suksesshme dhe me fat në edukimin fetar, por edhe në fushën e emancipimit të grave, në veçanti të popullatës sonë autoktone, duke ua mundësuar atyre që kanë dëshirë të edukohen në frymën e fesë sonë të bukur islame. Bazuar në të dhënat nga faqja e saj në Fejsbuk, shihet se sa shumë e suksesshme dhe aktive është zonja Mihana Goga në Kosovë, por edhe në vende të tjera ku ajo ligjëron dhe merr pjesë në seminare të ndryshme për edukimin fetar. Në këtë mënyrë ajo edhe ka arritur të jetë në majën e piramidës duke qenë vite me radhë në hierarkinë e edukimit fetar, në veçanti të grave.

Zonja Mihana është një femër e rrallë, e cila në një moshë relativisht të re vepron dhe punon në edukimin fetar të femrave tona, pasi që të rralla ishin ato femra që në mënyrë të barabartë me meshkujt e kanë ngritur zërin për avancimin e popullit shqiptar mysliman në këtë lëmi, në veçanti në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar e deri tani. Jam i sigurt se ajo jep një kontribut të madh në emancipimin fetar të gruas shqiptare te ne. Mihana ka pasur kurajo që të dalë të flasë pa frikë dhe me një entuziazëm të madh për të drejtat e gruas myslimane shqiptare. Më duket se kjo zonjë ka një vizion të fortë, i cili më vonë u tregua i suksesshëm, në veçanti për një femër në kohë të vështira, një vizion për qytetin tonë, por në veçanti në Kosovë, ku ajo sot jeton. Këtu mendoj dhe them në përgjithësi për popullatën tonë autoktone, është ky një aktivitet frymëzues i lëvizjes sonë

Mihana është një femër e rrallë, e cila në një moshë relativisht të re vepron dhe punon në edukimin fetar të femrave tona, pasi që të rralla ishin ato femra që në mënyrë të barabartë me meshkujt e kanë ngritur zërin për avancimin e popullit shqiptar mysliman në këtë lëmi, në veçanti në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar e deri tani. Ajo jep një kontribut të madh në emancipimin fetar të gruas shqiptare te ne

kombëtare, duke mos e lënë pas dore edhe atë fetare. Nuk ka qenë as nuk është lehtë të dalësh dhe të kërkosh, të edukosh, të ligjërosh atë çka të takon, ta prekësh çështjen fetare të lënë shumë pas dore, ta nxjerrësh nga errësira komuniste pas një kohe të vështirë. Pra në ato kushte të vështira, Mihana ishte në radhët e para në mesin e meshkujve. Këto janë fakte që nuk mund t’i mohojë askush. Gjaku dhe gjenet e forta të kësaj familjeje bëjnë që ajo të jetë shumë aktive në edukimin fetar. Prandaj nuk është rastësi që ajo shumë herë është e para si ligjëruese, edukatore dhe mësuese në shkolla. Shpeshherë është e pranishme si paneliste dhe si ligjëruese në tubime fetare. Është e pranishme në manifestime të ndryshme që i organizon Bashkësia Islame në Kosovë, por edhe këtu në Ulqin. Mirëpo zonja Mihana ka përkrahjen e madhe të bashkëshortit të saj, por edhe të gjithë atyre me të cilët ajo bashkëpunon. Prandaj, nuk është për t’u çuditur që Mihana ka qenë dhe është e guximshme, oratore e mirë, gjithmonë aktive dhe e rrallë. Duke i përcjellur aktivitetet e saj të shumta, vërej se ajo është e palodhur. Gjithmonë është e pranishme edhe gjatë organizimit të Panairit të Librit në Ranën tonë të bukur, ku me një entuziazëm të madh qëndron në stendën me libra fetarë, duke promovuar librin dhe botimet më të reja islame. Në gusht të këtij viti kam pasur rastin të bëj një fotografi edhe me vajzën e saj të vogël, e cila qëndronte pranë saj. Një buzëqeshje magjepsëse dhe një fjali e cila të bën të krenohesh: “Hajde mami se ky ka qenë profesori im!“ Prandaj them që ajo është një zonjë dhe një nënë e dalluar. Kjo nënë së bashku me bashkëshortin, kanë pasur një vizion të qartë për edukimin e fëmijëve të vet. Kështu që jam i bindur se edhe fëmijët e këtij çifti do të bëhen

të arsimuar dhe të dalluar. Respekti im është edhe më i madh, të them më mirë i veçantë, për këtë familje të arsimuar në këtë drejtim. Nga kjo familje ulqinake gjithmonë ka pasur njerëz të cilët janë dalluar. Shumë pjesëtarë të kësaj familjeje ishin dhe vijojnë të jenë edukatorë dhe besimtarë të fortë. Në fund edhe disa fjalë mbi veprimtarinë e kësaj zonje të rrallë, e cila na bën të krenohemi. Qyteti i Ulqinit, deti i bukur, ajri që frymëzon dhe qjallëron trupin dhe zemrën e njeriut, ka qenë gjithmonë frymëzues për të. Rrugëtimi dhe vazhdimi i shkollimit në Prishtinë, jeta studentore në këtë qytet ku gjithçka frymon shqip, ka qenë një vullnet i madh pasi përveç studimeve aty ka takuar edhe bashkëshortin e saj. Në këtë mënyrë Prishtina është bërë vendi i dytë i jetës së saj. Sot Mihana Goga - Bekteshi, pas përfundimit të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, punon si mualime në Departementin e Gruas në Obiliq, në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës. Ajo ka titullin profesoreshë e mësimeve islame. Gjatë viteve 2014-2019 ka marrë pjesë si ligjëruese në shumë konferenca, aktivitete, trajnime, seminare, kongrese, simpoziume, takime të ndryshme etj. me karakter fetar, kulturor, arsimor, edukativ, që janë mbajtur në vend dhe jashtë. Është hulumtuese dhe bashkëpunëtore e revistave të ndryshme, në veçanti e revistës “Dituria islame”. Është vështirë t’i përmendësh të gjitha aktivitetet e kësaj mualimeje. Përpos të shkruash për të, ajo meriton edhe të stimulohet në punën e saj të palodhur. Unë i dëshiroj suksese edhe në vijim. Jam më se i sigurt që në librin tim të ardhshëm, që është në dorëshkrim nga cikli “Ulqini Florini - Portrete, In memoriame”, portreti i zonjës Mihana Goga - Bekteshi do të jetë njëri nga ata florinjtë që qëndisin librat e mi nga ky cikël.

KOHA Javore 27 PORTRET E ENJTE, 22 DHJETOR 2022

Një pjesë e fshatrave të Anës së Malit nën ujë

Banorët e fshatit Bore dhe Lisën të izoluar shkak të përmbytjeve

Reshjet e dendura të shiut gjatë javës së kaluar kanë shkaktuar mjaft probleme në Komunën e Ulqinit. Zonat më të rrezikuara janë fshatrat kufitare përgjatë brigjeve të Lumit Buna-Lisna dhe Bore. Ato fshatra janë bllokuar plotësisht prej gjashtë ditësh për shkak të vërshimeve të rrugëve, na tha të dielën që lamë pas Hajredin Osmani, banor i fshatit Bore, për çka u vërtetuam edhe ne. Në fshatin Bore ku jetojnë pesë familje, nuk mund të arrihet me automjet, pasi rruga në gjatësi prej rreth 1.000 metrash është e përmbytur, ndërsa uji arrin deri në një metër. Banorët e atij fshati të përmbytur mund të kalojnë vetëm me varka. “Uji ka hyrë edhe

në shtëpinë time. U përmbytën kati i parë i shtëpisë, guzhina dhe dhoma e gjumit ku flinin nëna ime 80 vjeçe dhe vëllai im. Arritëm të nxjerrim disa gjëra nga shtëpia dhe t’i vendosim në nivele ku uji nuk do t’i rrezikojë, por uji ka shkaktuar shumë dëme. Kemi arritur të shpëtojmë disa gjëra, por uji ka shkaktuar mjaft dëme, thotë Osmani. Ai pohon se nga ky fshat pesë nxënës shkojnë në Shkollën Fillore “Bedri Eelzaga” në Katërkollë dhe se varka është transporti i vetëm i tyre dhe i të gjithë banorëve të tjerë. “ Varkat i kemi punuar vetë. Po ashtu edhe motorët e tyre i kemi blerë nga buxheti ynë familjar. Pa varkat ne do të ishim plotësisht të izoluar dhe nuk do të mund të qarkullojmë e as të funksionojmë normal, meqë jemi të detyruar të lundrojmë një kilometër nëpër ujë për të dalë në breg, ku i kemi automjetet, ” shprehet Osmani. Ai thotë se uji për fat të mirë nuk i ka hyrë në stallën e bagëtive, ku i mbanë 6 krerë lopë dhe 15 krerë dele. “ Lopët dhe delet jam i detyruar t’i mbaj të

“Gjithçka është nën ujë. Të gjithë jemi në rrezik. Kemi frikë se a do të përkeqësohet moti, a do të fryjë erë jugore, e cila pengon që Lumi Buna të derdhet në det, apo do t’i lëshojnë digat në hidrocentralin e Drinit në Shqipëri. Deri më sot (e dielë) askush nga pushtetarët, as nga Shërbimi i Mbrojtes dhe Shpëtimit, as nga Shtabi Komunal i Emergjencës nuk na ka vizituar, përveçse na kanë kontaktuar përmes telefonit. Për ne nuk janë kujdesur ashtu siç do të duhej në këto raste as pushtetarët e mëparshëm”, thotë Hajderin Osmani

mbyllura, sepse të gjitha sipërfaqet e tokës janë nën ujë. Bagëtive u kam siguruar një sasi të konsiderueshëm me ushqim për dimër , mirëpo nëse vërshimet do të zgjasin shumë kohë, atëherë më duhet të blej ushqim

KOHA Javore 28 MOZAIK
E ENJTE, 22 DHJETOR 2022

Bore izoluar për përmbytjeve

shtesë”, thekson Osmani, i frikësuar nga përkeqësimi i motit. “Gjithçka është nën ujë. Të gjithë jemi në rrezik. Kemi frikë se a do të përkeqësohet moti, a do të fryjë erë jugore, e cila pengon që Lumi Buna të derdhet

Kjo papërgjegjësi e të zgjedhurve të tyre në pushtetin vendor të Ulqinit me vite të tëra ka shkaktuar revoltë e pakënaqësi të madhe tek banorët e këtushëm, me shpresë se pushteti i ri do ta ndërpresë këtë padrejtësi të madhe që u është bërë atyre banorëve të cilët kanë pasur dëme të konsiderueshme materiale

në det, apo do t’i lëshojnë digat në hidrocentralin e Drinit në Shqipëri “, shton Osmani. Ky kryefamiljar sikurse edhe bashkëfshatarët e tjerë, të cilët nuk dëshiruan të flasin për gazetë për shkak se, siç na thanë ata kot flasim, shprehet shumë i zhgënjyer në pushtetarët e Komunës së Ulqinit. “Përmbytjet në këtë zonë janë të kahershme, pothuaj të përvitshme. Deri më sot (e dielë) askush nga pushtetarët, as nga Shërbimi i Mbrojtes dhe Shpëtimit, as nga Shtabi

Komunal i Emergjencës nuk na ka vizituar, përveçse na kanë kontaktuar përmes telefonit. Për ne nuk janë kujdesur ashtu siç do të duhej në këto raste as pushtetarët e mëparshëm. Komisionet e caktuara nga ata kanë ardhur dhe kanë vlerësuar dëmet materiale. Na kanë premtuar se do të na i paguajnë ato, por në të shumtën e rasteve nuk e kanë mbajtur fjalën. Që nga viti 2010 e deri më sot, unë nuk kam marrë asnjë cent nga komuna jonë për dëmet materiale nga përmbytjet. Edhe vlerësimet dhe pagesat që janë bërë në fshatin tonë kanë qenë shumë më të ulëta në krahasim me dëmet materiale në fshatra të tjerë të përmbytur, edhe pse ne gjithmonë jemi më të rrezikuarit nga gjithë të tjerët”, thekson me keqardhje Osmani. Kjo papërgjegjësi e të zgjedhurve të tyre në pushtetin vendor të Ulqinit me vite të tëra ka shkaktuar revoltë e pakënaqësi të madhe tek banorët e këtushëm, me shpresë se pushteti i ri do ta ndërpresë këtë padrejtësi të madhe që u është bërë banorëve të cilët kanë pasur dëme të konsiderueshme materiale. Situata është e rënduar edhe në fshatin Lisën, ku jetojnë afro 15 familje. Rruga është e përmbytur sikurse edhe tokat përreth, ndërsa banorët kanë mbetur të izoluar. Përpjekjet tona për të marrë deklaratën e tyre lidhur me situatën ishin të pasuksesshme. “Kemi folur mjaft, aq sa jemi lodhur dhe askush prej pushtetarëve tanë nuk ka ndjenja njerëzore për hallet e shqetësimet tona. Na premtuan shumë e nuk bënë asgjë për ne”, na tha një banor i cili insistoi të mbetet anonim. Nën ujë është edhe fshati Fraskanjel, por situata atje është më e mirë se sa në Lisën dhe Bore. Kur do të ndërgjegjësohen drejtuesit e Komunës së Ulqinit dhe t’i shpëtojnë këta banorë nga kjo dhimbje?

KOHA Javore 29 MOZAIK
E ENJTE, 22 DHJETOR 2022

Rana dhe Prroni

Dikur dhe sot

Rrëfimi 1.

Më telefonoi Dr. Lila Vuk. Ajo është drejtoreshë e Repartit anesteziologjik në Institutin për sëmundjet kardio-vaskulare në Dedinje-Beograd, bashkëshortja e të ndjerit Prof. Florian Vuk, shokut tim nga studimet e

mjekësisë në Beograd. Ishte mysafire në hotelin “Kastel Lastva” në Petrovac me një shoqe të saj e cila e kishte nënën ulqinake prej familjes Bevenja. Shkuam për ta takuar së bashku me Dr. Fatmir-Jusri Resulbegun. Me ne ishin Fitnetja dhe Gjylterja, bashkëshortet tona. Mbërritëm në Petrovac. Disa muaj më parë Dr. Lila Vuk i ndihmoi Dr. Fatmirit gjatë operacionit të tij. Gjetëm parking në një oazë gjelbërimi. Pasi u takuam, shkuam me këmbë dhe mbërritëm në shëtitore pranë plazhit. Shëtitorja ishte e rregulluar me pllaka guri, shtëpitë e vjetra të ruajtura si kanë qenë dikur. Lokali

ku kemi pirë kafe dhe ngrënë akullore kishte muzikë më zë të ulët, ambient i mrrekullueshëm... E krahasova më shëtitoren e Ulqinit. Mesiguri ajo në Ulqin është më e bukur, por ambientin ia prish shitja e kollomoqave, krepave, lypsat në çdo vend, zhurma e madhe prej lokaleve...

Rrëfimi 2.

Prroni është pjesë e lagjes Rana. Emrin e ka nga prroni i dikurshëm i cili dilte nga toka në vendin ku sot gjendet marketi i madh dhe vazhdonte në mes të lagjes deri në det. Pllazhin e ndante në dy pjesë (vëre-

KOHA Javore 30
MOZAIK
E ENJTE, 22 DHJETOR 2022
Prroni
të shek. XX
në vitet e ’50-ta

het në fotografi të vjetër). Shtëpitë në Prrua dikur ishin sipër rrugës më oborre dhe kopshe. Shoku im nga fëmijëria më tha: “Dikur prej shtëpisë time në Prronin e Ranës kam pa detin. Por, dy komshit e mi më kanë rrethuar në të dy anët me ndërtimet e shtëpive të tyre... Nuk u kundërshtova, kemi qenë komshi të mirë gjithmonë...”. Para disa ditëve isha në ngushëllime më rastin e vdekjes të Kadri Kotorrit ( 1947-2017 ). Ky ka qenë punëtor i vjetër i kontabilitetit në hotelin “Albatros”. I ulur në oborr isha i rrethuar më shtëpi të ngrituara disa kate, njëra afër tjetrës, dritaret shumë afër, mundesh të kapërcesh nga njëra shtëpie në tjetrën. Ndërtimi pa rregulla, në shumë raste pa leje ndërtimi...

Mendova me vete dhe tash tash është ditë, por natën njëriu kur është në gjum merr frymë, nganjëherë gërrhet , ose nata është për dashuri, si mundet të bëhet dashuri kur janë dri-

taret aq shumë afër...

Rrëfimi 3.

Detarët ulqinakë, posaçërisht ata nga Kalaja, kanë lundruar nëpër dete dhe oqeane, ofruan përfitimin, kulturën, por edhe eukalipsat të cilët i mbollën në Ranë pranë plazhit...

Por pas tranzicionit dhe privatizimit të objekteve hotelerike-turistike, pronarët e ri i zhdukën shumicën e këtyre pemëve ekzotike. Mbeti e paprekur vetëm lulishtja në afërsi të restaurantit “Hollegro”, të cilën me mjeshtri, dashuri dhe përkushtim të madh e ruajti dhe e kultivoi i ndjeri Rexhep Goga. Gjithashtu janë rujtuar edhe disa eukaliptusa nën shtëpi në fillim të shëtitores në afërsi të Tyrbes Fani, e cila ndërmjet legjendës dhe të vërtetës e ruajti veten nga sulmet dhe devastimet.

Rrëfimi 4.

Dr. Rexhep Spuzha ( 1947-2019) dhe arkitekti Selim Resulbegu (1952) janë ndër doajenët e Ulqinit

secili në fushën e vet. Rexhepi me shokun e tij Xhaudet Haxhibrahimin gjatë muajve tjerë, përveç verës rrinë në kafenenë “Bojana” në Ranë. Ai shprehet:

“ Dy muajt e verës shkojmë e rrijmë dhe pijmë kafe në Valdanas, verës nuk vijmë në Ranë..”.

Pas namazit të drekës isha së bashku me: Bahri Abazni, Ruzhdi Dervishin, Tino Vogliqni. Na u bashkëngjit edhe Hajro Pufja Ulqinaku.

Takuam arkitektin Selim Resulbegoviqin i cili pas përshëndetjes na tha: “ Dy muajt e verës nuk ulem në Ranë..”.

U përgjigja: “ Edhe unë gjithashtu, Rana verës nuk isht e jona..”, Në fund

Në Ranë mbetën tëpaprekur si kanë qenë dikur vetëm plazhi, shëtitorja më trotuar, xhamia e rindërtuar dhe Tyrbeja e Fanit...

( Nga libri “ Pazari i gjytetit” )

KOHA Javore 31
MOZAIK E ENJTE, 22 DHJETOR 2022
Rana dikur – në mes të plazhit vërehet Prroni

Erik Berman,vullnetari amerikan që do t’u mësojë anglishten nxënësve të Anës së Malit

Para më pak se dy javësh nxënësit dhe stafi mësimdhënës i SHF “Bedri Elezaga” në Katërkollë-Anë të Malit, mirëpritën dhe pritën mysafirin e tyre të dashur Erik Berman nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili pas betimit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë, u bë anëtari më i ri i këtij kolektivi të vyer dhe të suksesshëm arsimor. Erik Berman është një vullnetar i Korpusit të Paqes Amerikane, i cili kishte nderin të ishte pjesë e grupit të parë të vullnetarëve që do të shërbejë në Mal të Zi, por edhe përgjegjësinë për t’u treguar qytetarëve të vendit tonë se çfarë është Korpusi i Paqes, dhe për të ndihmuar qytetarët tanë të kuptojnë më mirë amerikanët dhe kulturën amerikane, si dhe qytetarët amerikanë për të kuptuar më mirë kulturën malazeze. Drejtori i shkollës, Mustafë Bardhi nuk e fsheh kënaqësinë që një vullnetar amerikan do të japë gjuhën angleze për dy vite shkollore, nga i cili do të mësojnë shumë jo vetëm nxënësit por edhe i gjithë kolektivi i shkollës. “Vullnetari amerikan, Erik Berman është një njeri i shkëlqyer, me arsim, kulturë dhe përvojë të lartë. Në vetëm pak ditë ai u bë i preferuari jo vetëm mes nxënësve,

por edhe mes stafit të shkollës dhe prindërve. Ky është një njeri që promovon paqen dhe miqësinë në botë. Ai vjen çdo ditë në shkollë, merret me aktivitete të ndryshme me nxënësit dhe është një person pozitiv. Është një privilegj për shkollën tonë, e cila u zgjodh midis gjashtë shkollave në Mal të Zi, të jetë pjesë e këtij programi vullnetar të Korpusit të Paqes i cili drejtohet nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne jemi të nderuar dhe të kënaqur, sepse për herë të parë patëm rastin të punojmë dhe të bashkëpunojmë me personalitete të tilla siç është amerikani Erik Berman”, thotë Bardhi. Mësuesja e gjuhës angleze e shkollës, Vjollca Lika thekson bash-

këpunimin e mirë me vullnetarin amerikan. “Ai jo vetëm se do të zhvillojë mësime të gjuhës angleze, por do të ndërmarrë edhe iniciativa dhe do të organizojë aktivitete të ndryshme arsimore jashtëshkollore, të gjitha me qëllim të shkëmbimit të njohurive dhe përvojës mes dy vendeve, Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e arsimit”, u shpreh Lika.

Kujtojmë se Korpusi i Paqes e ka nisur programin në Mal të Zi me ftesë të Qeverisë së Malit të Zi dhe bashkëpunimit ndërmjet Korpusit të Paqes dhe Qeverisë së Malit të Zi, dhe është një tregues i qartë i lidhjeve të forta ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Malit të Zi.

KOHA Javore 32 MOZAIK
Bedri Elezaga”
jetë
programit
E ENJTE, 22 DHJETOR 2022
SHF “
në Katërkollë, zgjedhet midis gjashtë shkollave në Mal të Zi të
pjesë e
vullnetar të Korpusit të Paqes Amerikane
Gjekë Gjonaj

Ese

Ky vit më gjeti…

Nuk mbaj mend se kush saktësisht e quajti dhjetorin muaji i dritave, por unë do ta quaja muaji i reflektimit. Plot 356 ditë kanë ecur nga ky vit. Plotë 365 ditë të mbushura me rutina të përditshme paksa monotone, momente gëzimi dhe domosdo momente trishtimi. Ky vit më gjeti pak më ndryshe nga vitet e tjera që lamë pas: zbutja e masave të pandemisë (sërish takimi e përqafimi nga afër me të dashurit tanë), por as momente të pakëndshme nuk munguan (lufta Rusi-Ukrainë)... Vazhdoj e besoj që për fat të keq njeriu është krijes që përshtatet me çdo rrethanë, qofshin edhe me ato më absurdet! Pezmatohem, bërtas, por fjala ime, hidhërimi im nuk çojnë peshë. E bota e ka rra-

psh! E çka është një luftë më shumë, disa mijëra jetë që nga qielli duken thjesht si gogla! Në fillim u bë bujë pastaj bota ra në heshtje si përherë, e ne u përshtatem me idenë se diku në një cep të botës luftojnë përditë. E mbaj mend se kur filloi lufta më pyetën nxënësit se pse luftojnë? Nuk u zgjata u thashë për mend të kokës që si kanë!

Edhe dhjetë ditë dhjetori kanë ngelur deri te Viti i Ri. Pastaj sërish plot 365 ditë të reja ose faqe të bardha për të shkruar histori të reja, për të plotësuar listen e synimeve që duam t’i arrijmë në vitin që vjen: blerja e makinës, fillimi i palestrës, udhëtime nëpër botë, mësimi i gjuhës së re, mësimi i gatimit etj. Harrojmë se për shu-

micën nga ne kjo listë do të mbetet e papërfunduar, se këto 356 ditë nuk i arrijnë të gjithë, çdo kush ka orën e vet e kundër saj nuk ecen dot! Do ta quaja dhjetorin muaji i falënderimeve, që jam duke marrë frymë, që kam një shtëpi të strehohem nga i ftohti, një pjatë dreke ushqim, e mbi të gjitha dashurinë e njërëzve të afërm, sepse e di që diku më larg meje, në një vend, shtet, a kontinent tjetër jo çdo kush ka fatin tim! Andaj ky vit mos të na ikë pa falur ata që na kanë lënduar, mos të na ikë pa ndihmuar sado pak ata që kanë nevojë, të dhurojmë një buzëqeshje, një fjalë mirësie nganjëherë kaq mjafton t’ia ndreqim e zbukurojmë ditën dikujt.

KOHA Javore 33
E ENJTE, 22 DHJETOR 2022

Teatri për Fëmijë nga Ulqini mori pjesë në edicionin VI të “Festivali i aktrimit jehon, rinia shqiptare triumfon” në Tiranë

Vlerësohen me dy çmime për interpretim

Teatri për Fëmijë nga Ulqini mori pjesë në këtë festival me shfaqjen për fëmijë “Borëbardha” dhe u vlerësua nga juria me dy çmime: Çmimin për interpretimin më të bukur teatral dhe Çmimin e Dytë për interpretimin më të bukur në kinematografi. Në festival morën pjesë mbi 15 grupe dhe mbi 30 interpretues të roleve të ndryshme të aktrimit në katër disiplina: kinematografike, dramatike, teatrale dhe humoristike

Teatri për Fëmijë pranë Qendrës për Kulturë – Ulqin mori pjesë në edicionin e gjashtë të “Festivali i aktrimit jehon, rinia shqiptare triumfon”, që u mbajt në Tiranë, më 12 dhjetor 2022. Festivali u organizua nga Shoqata Kulturore-Artistike “Jehona shqiptare”, në sallën “Tonin Arapi” të Liceut Artistik “Jordan Misja” dhe në të morën pjesë mbi 15 grupe dhe mbi 30 interpretues të roleve të ndryshme të aktrimit në katër disiplina: kinematografike, dramatike, teatrale dhe humoristike.

Teatri për Fëmijë nga Ulqini mori pjesë në këtë festival me shfaqjen për fëmijë “Borëbardha” dhe u vlerësua nga juria me dy çmime: Çmimin për interpretimin më të bukur teatral

dhe Çmimin e Dytë për interpretimin më të bukur në kinematografi. Juria e Festivalit përbëhej nga aktorë të njohur shqiptarë: Margarita Xhepa (Nderi i Kombit), kryetare e jurisë, dhe Xhevat Limani, Pajazit Murtishi, Kliti Roshi dhe Ramazan Luga, anëtarë të jurisë.

Regjisorja Edina Mustafiq – Avdiu thotë se ishte një kënaqësi e veçantë sepse ishte hera e parë që me Teatrin për Fëmijë marrin pjesë në festivale me karakter garues dhe aq më shumë kënaqësi fitimi i dy çmimeve. “Ky ishte një nder për ne, kënaqësi, sepse fëmijët e kishin për herë të parë këtë përvojë dhe kënaqësia edhe më e madhe që ata të përfaqësojnë Ulqinin në Tiranë”, shprehet ajo.

Regjisorja thotë se ndonëse të vogël në moshë, fëmijët i ka bërë skena për vete.

“Fëmijët e zotërojnë skenën shumë mirë, ndoshta edhe më mirë se ne të rriturit. Është kënaqësi kur i shohim që edhe ata kënaqen. Kjo ishte edhe dëshira më e madhe pse unë dhe Jetmira (Hoxha) insistonim që ne të merrnim pjesë”, është shprehur ajo. Shfaqja “Borëbardha” me të cilën Teatri për Fëmijë nga Ulqini është paraqitur në Festivalin e Aktrimit në Tiranë është shfaqur për publikun e Ulqinit vitin e kaluar, para sezonit veror, dhe po ashtu edhe në muajin nëntor të këtij viti. i. k.

KOHA Javore 34 KULTURË
E ENJTE, 22 DHJETOR 2022

Në Durrës u mbajt Kampionati Ballkanik në Taekwondo

Dushku, Fici dhe Mavriqi kampionë të Ballkanit

Për dy ditë me radhë gjatë fundjavës (3-4 dhjetor 2022) në qytetin e Durrësit është mbajtur Kampionati Ballkanik në Taekwondo për pionierë, kadetë, juniorë dhe seniorë. Në këtë kampionat kanë marrë pjesë rreth 550 sportistë nga njëmbëdhjetë vende të Ballkanit. Pjesë e Përfaqësueses së Malit të Zi kanë qenë edhe 12 sportistë nga Klubi i Taekwondosë “Ulqini”. Të shtunën janë zhvilluar garat për pionierë dhe kadetë, kurse të dielën për juniorë dhe seniorë. Garuesit e KT “Ulqini” bënë edhe në këtë garë një paraqitje të mirë,

duke fituar gjithsej 11 medalje, prej të cilave tri medalje të arta, tri medalje të argjendta dhe pesë medalje të bronzta.

Kampionë të Ballkanit u shpallën Enes Dushku, Hakush Fici dhe Noar Mavriqi. Për të fituar medaljen e artë Dushkut iu desh të fitonte katër ndeshje, Fici fitoi tri ndeshje, kurse Mavriqi dy ndeshje. Nënkampionë të Ballkanit për vitin 2022 u shpallën Arta Ismailaga, Denis Çoboviq dhe Ajan Brashnjani, kurse medalje të bronzta fituan sportistët Adna Sulejmanoviq, Nermin Sulejmanoviq, Eren Karaminxhoja,

Rijad Dervishi dhe Hava Malokraja. Sipas kryetrajnerit të KT “Ulqini”, Fikret Dushku, ky përbën një tjetër sukses për këtë klub.

“Sportistët dhanë maksimumin e tyre. Në një konkurrencë të fortë dhe cilësore arritëm të sjellim edhe 11 medalje shumë të rëndësishme për sportin tonë. Falënderojmë të gjithë ata që kontribuan në sukseset tona. Sportistëve u urojmë suksese”, shprehet ai.

Kjo është hera e parë që Kampionati Ballkanik i Taekwondo-së është mbajtur në Shqipëri.

i. k.

KOHA Javore 35 SPORT
E ENJTE, 22 DHJETOR 2022
Garuesit e KT “Ulqini” që ishin pjesë e Përfaqësueses së Malit të Zi bënë edhe në këtë garë një paraqitje të mirë, duke fituar gjithsej 11 medalje, prej të cilave tri medalje të arta, tri medalje të argjendta dhe pesë medalje të bronzta
Serbët gënjyen botën e tani i besojnë gënjeshtrës së tyre! Zëri shuar i lahutarëve nga Kraja dhe Ana e Malit KOHA Javore ISSN 1800-5696 enjte, 17 nëntor 2022 Numër 1036 Çmimi 0,50 Lajmin sot e bën vetë politika Shqiptarët në Mal të Zi në kohën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë Përpjekjet e fuqive ballkanike për mohimin e qenies së kombit shqiptar KOHA Javore ISSN 1800-5696 Në kujtim të një dite historike – Ditës së Flamurit Kombëtar Kulmi apo fillimi i ndasive Nëntori krenarisë kombëtare Një komb – një gjuhe letrare KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë enjte, dhjetor XXl Numër 1039 Çmimi Thesaret e Ulqinit Hap i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Malësisë KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë enjte, 15 dhjetor 2022 Viti XXl Numër 1040 Çmimi 0,50 Gjuha shqipe është identiteti ynë Shqiptarët në Mal të Zi në kohën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë Ditë e shenjtë për çdo shqiptar KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë enjte, Viti XXl Numër 1038 0,50 Gjuha, burimi bazë dhe bastion i kombit
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.