Koha 1038

Page 1

Shqiptarët në Mal të Zi në kohën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë Ditë e shenjtë për çdo shqiptar KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë e enjte, 1 dhjetor 2022 Viti XXl Numër 1038 Çmimi 0,50 Gjuha, burimi bazë dhe bastion i kombit
2 KOHA Javore PËRMBAJTJE Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Qani Osmani Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. KOHA Javore Kërcënimet në hapësirën kibernetike janë reale dhe në rritje Data më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë 50-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe POEZI: Ali Gjeçbritaj 10 12 14 18 E ENJTE, 1 DHJETOR 2022
KOHA Javore 3 PËRMBAJTJE
U
i çështjes
22 24 26 28
www.kohajavore.me E ENJTE, 1 DHJETOR 2022
Liqeni i Rikavecit, perlë e turizmit malor dhe e natyrës piktoreske
shfaq filmi dokumentar “Hasan Prishtina, ideolog
kombëtare” Shërbimi shëndetësor në Anë të Malit dhe në Krajë Bukuria e Budapestit
ARKIVI:

Barnet: Shqiptarët vazhdimisht kontribuojnë në gjallërinë e komunitetit tim

Tuz – Zyrtarë të shumtë të Komunës së Tuzit, pritën të hënën kryebash kiakun e Roçester Hills të Miçiganit, Brajan K. Barnet i cili po qëndron në Tuz për një vizitë zyrtare me rastin e 28 Nëntorit.

Gjatë kësaj vizite, atij iu bë një prezantim i shkurtër në lidhje me funksionimin e organeve të kësaj komune, për të vazhduar më pas me vizita nëpër shërbimet publike, klube sportive e institucione të tjera të cilat i ka themeluar Komuna e Tuzit.

Në emër të Komunës së Tuzit, krye bashkiakun Barnet dhe të pranish mit i përshëndeti kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj, i cili shpalosi në pika të shkurtra punën e këtij institucioni përgjatë viteve të fundit.

“Më në fund mund të themi se sot jemi zot shtëpie në shtëpinë tonë. Ndryshimet për të mirë që po i për jeton sot Komuna e Tuzit në çdo fushë të veprimtarisë, ishin të pa konceptueshme vetëm disa vjet më përpara kur edhe përkundër anali zave dhe fakteve të shumta, provo nin të na bindnin se kjo komunë nuk

ka resurse, qëndrueshmëri ekono mike e të tjera, duke na përcaktuar edhe planin financiar si lëmoshë e kryeqytetit. Sot pas 3 vitesh, pasi ne e morëm përgjegjësinë për me naxhimin e vetvetes pranë komunës sonë, buxhetin e kemi rritur për 400 % dhe po e realizojmë pa problem”, tha ndër të tjera Kaloshaj.

Ai shtoi se këto suksese do të ishin shumë më të vogla pa përkrahjen e pakursyer të diasporës sonë, para së gjithash, të asaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Falë veprimtarisë të së cilës sot mburremi me binjakizimin tonë me Roçester Hills dhe me një mar rëdhënie që shkon përtej vizitave të kurtoazisë të dy kryetarëve”, vlerë soi Kajoshaj.

Ndërkohë kryebashkiaku i Roçester Hills, Brajan K. Barnet në sallën e Kuvendit ndau disa fjalë mirën johëse dhe falënderuese për mik pritjen që i bëhet në Malësi, por edhe për arritjet e komunitetit shqip tar në Miçigan.

“Faleminderit që gjithmonë i hapni zemrat dhe shtëpitë tuaja për mua. Në Miçigan ne jemi një komunitet i

fortë më së shumti në saje të shqip tarëve të mrekullueshëm të cilët e quajnë Roçester Hills-in “shtëpi”. Ata janë mësimdhënës në shkolla, janë pronarë biznesesh, janë bank ierë, janë avokatë, janë pronarë restorantesh. Shqiptarët janë njerëz jashtëzakonisht bujarë e që vazh dimisht kontribuojnë në gjallërinë e komunitetit tim. Kjo është edhe arsyeja pse unë jam shumë mirën johës e që vij këtu të takoj të gjithë ju, të afërmit e atyre shqiptarëve e t’ju falënderoj për miqësinë gjatë viteve. Kur u bëra major në vitin 2006 unë kisha zero miq shqiptarë, tani unë kam me qindra të tillë, dhe disa nga miqtë e mi më të afërt janë shqiptarë”, theksoi kryebashkiaku Barnet gjatë fjalës së tij.

Kjo vizitë ishte planifikuar të bëhej më herët por për shkak të situatës pandemike të Kovid-19 nuk është mundur të realizohet.

Rikujtojmë se binjakëzimi i Komunës së Tuzit dhe Komunës së Roçester Hills u bë në vitin 2006, ku një vit më vonë, kryetari i kësaj bashkie, Brajan K. Barnet e vizitoi Tuzin, ndërsa kjo është vizita e tij e dytë në Malësi. t. u.

KOHA Javore 4 NGJARJE JAVORE
E ENJTE, 1 DHJETOR 2022
Kryebashkiaku i Roçester Hills, Brajan K. Barnet viziton Komunën e Tuzit

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dr. Dritan Abazoviq, priti ambasadoren e Repub likës së Kosovës në Malin e Zi, Ariana Zherka – Hoxha

Ndërtimi i rrugës Plavë-Deçan nxit zhvillimin e turizmit dhe qarkullimin e njerëzve

Podgoricë – Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dr. Dritan Abazoviq, ka pritur të mërkurën e kaluar (23 nën tor 2022) Ambasadoren e Repub likës së Kosovës në Mal të Zi, Ariana Zherka – Hoxha. Në deklaratën për shtyp të Qeverisë së Malit të Zi thuhet se kryeministri Abazoviq dhe ambasadorja Zherka – Hoxha janë pajtuar se dy shtetet kultivojnë bashkëpunim korrekt dhe dinamik, për ç’gjë dëshmojnë edhe takimet e shumta në nivele të ndryshme me qëllim të konkretizimit

të projekteve me interes të përbash kët në fushën e ekonomisë, transpor tit dhe turizmit. Në këtë kontekst, gjatë takimit është theksuar sidomos puna për ndërtimin e rrugës Plavë-Deçan dhe firmosja para pak kohësh e Memorandumit mbi mirëkuptimin dhe bashkëpun imin në realizimin e projekteve infra strukturore ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës. Lidhur me këtë, Abazoviq ka theksuar se pritet të zhvillohet një takim në nivelin teknik, por edhe për projekte të tjera të shumta infras

trukturore, që përpos mobilitetit dhe lidhjes më të mirë të njerëzve, do të ndikojnë edhe në zhvillimin e turizmit në ato treva.

Kryeministri Abazoviq dhe ambasa dorja Zherka – Hoxha po ashtu kanë biseduar edhe për realizimin e një fo rumi të përbashkët të biznesit, i cili do të kontribuojë në zhvillimin dhe lidhjet më të mira të dy shteteve, si dhe në avancimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor.

KOHA Javore 5 NGJARJE JAVORE
E ENJTE, 1 DHJETOR 2022

Shqiptarët në Mal të shpalljes së Pavarësisë

i kësaj ane”.

(Vijon nga numri i kaluar) Një përmbajtje e tillë nuk ka nevojë të analizohet, sepse çdo gjë është trans parente, por mbetet të realizohet në praktikë ku si qëllim final ishte ndry shimi i strukturës etnike të popullsisë me të gjitha mjetet. Kështu kolonizimi në Fushën e Ulqinit ka zgjatur deri në mesin e vitit 1893, me ç’rast gjithsej janë vendosur 400 familje kolonistësh, të cilave iu janë ndarë 5.000 rrallë tokë, nga del se një ekonomi shtëpiake ka fituar nga 12.5 rrallë tokë (që është e barabartë me 22.450 m2). Për të krijuar kushte më të mira për kolonistët, pushteti planifikon te të zgjeronte toka të reja, duke plani fikuar në këtë drejtim tharjen e liqenit të Zogajve dhe të Knetës. Në ketë drejtim janë angazhuar ekspertë të ndryshëm të cilët kanë përgatitur projektet për tharjen e tokave përkatëse, ku në plane afatgjata është planifikuar të fitohen toka të reja përreth me sipërfaqe prej 20.000 rrallësh, por rrethanat sho qërore të kohës, sidomos luftërat ball kanike ndërprenë punimet në ketë drej tim, më ç’rast nuk u realizuan objektivat “për kolonizimin masiv në ketë pjesë të Malit të Zi”.

Aspiratat ekspansioniste ndaj këtij mjedisi i ka shprehur edhe vetë princ Nikolla i cili theksonte”...me vendos jen e malazezëve nga Mozhurit e deri te Buna, tërë qarkun e Ulqinit e mala zezojmë”, duke vazhduar“...tërë qyteti dhe rrethina është e banuar me banorë shqiptarë të konfesionit islam dhe katolik. Gjuha serbe në ketë anë të Mozhurit nuk është ndier. Me vendos jen e malazezëve zhduket tipi shqiptar

Dhe nga një situatë e tillë politike e shoqërore në këto mjedise kemi një emigrim të dhunshëm në saje të pa kënaqësisë ndaj pushtuesve të rinj, më ç’rast një pjesë e konsiderueshme e viseve dhe vendbanimeve shqip tare u shpopulluan. Veprimi i politikës shtetërore malazeze ishte identik edhe pas Luftës së Parë Ballkanike ku zyr tarizimi i aneksimit të territoreve të pushtuara, dëshmohet me miratimin e Ligjit për kolonizim të tokave të reja të çliruara në Kuvendin Popullor në vjeshtë të vitit 1913. Një vendim i tillë nuk ka dilemë se ndikonte drejtpërdrejt në ndryshimin e strukturës nacionale të popullsisë e po ashtu tkurrte hapësirën etnogjeografike shqiptare, e cila ishte në kundërshtim flagrant me të drejtën legale dhe legjitime të çdo populli për të qeverisur territorin e vet.

4. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe viset shqiptare në Mal të Zi

Shqiptarët nuk luftuan kundër Turqisë për të kaluar nën një okupim të ri, ata luftuan për të qenë të lirë e të pavarur sikurse popujt e tjerë. Madje Pavarësia e Shqipërisë e shpallur në Vlorë më 28 nëntor 1912, nuk është shpallur për gjysmën e territorëve shqiptare të cilat u pranuan ndërkombëtarisht në Konfer encën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, por ajo është shpallur për tërë territorët e banuara me shqiptarë në hapësirën e tyre etnogjeografike në siujdhesën ballkanike. Shqiptarët prisnin vendimet definitive të kësaj konference me shpresë se përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha do të marrin parasysh kriterin etnik, homog jenitetin e hapësirës etnogjeografike shqiptare, luftërat e vazhdueshme për t’u çliruar nga okupatori, por çdo gjë mbeti vetëm iluzion sepse vendimet ishin subjektive, kryesisht sipas in trigave dhe interesave të klaneve të ndryshme të shteteve përkatëse, duke ndarë përgjysmë hapësirën etnog

jeografike shqiptare. Madje një konsta tim të tillë e pranon edhe vet ministri i jashtëm anglez E. Grej i cili ka thënë:” Jam i bindur se kur të dihen të gjitha, ky veprim do të kritikohet me të dre jtë nga shumë anë, prej çdo njëriu që e njeh vendin dhe e shikon çështjen vetëm nga pikëpamja e popullsisë së tij. Por duhet të kemi parasysh se në bisedimet rreth kufijve të Shqipërisë, qëllimi kryesor ishte të mos hapej konf likt midis Fuqive të Mëdha. Prandaj në qoftë se marrëveshja mbi Shqipërinë u arrit duke mbajtur harmoninë midis Fuqive të Mëdha, mund të themi se ka qenë një sukses i plotë për interesin jetësor të paqes në Evropë“. Ndërsa kufiri në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë do të përcaktohej nga KNK në vitin 1914, i cili fatkeqësisht legji timoi aneksimin e territoreve shqiptare pa përfillur kriterin etnik dhe aspiratat e vazhdueshme të popullsisë në rajonet përkatëse për bashkim me shtetin e pavarur shqiptar.

Përfundim

Pas Kongesit të Berlinit (1878) vitet 1912/13 ishin vendimtare në përcak timin e hartës së re politike të shteteve ballkanike, që u legjitimua në Konfer encën e Ambasadorëve në Londër. Në saje të këtyre vendimeve përfundi misht u bë edhe njohja ndërkombëtare e Shqipërisë, e cila si e tillë u përg jysmua si në aspektin territorial ashtu edhe në atë popullativ. Nga ana tjetër ishin fqinjët malazezët, serbët dhe grekët të cilët dëshmuan politikën e tyre ekspansioniste. Një politikë e tillë nuk ka dilemë se bazohej në mitomani dhe mbështjetjen diplo matike e ushtarake të disa shteteve pansllaviste me në krye Rusinë ca riste, të cilët në emër gjoja të luftimit të Perandorisë Osmane, si qëllim fi nal kishin të aneksonin sa më shumë pjesë të territorit etnik të popullar nga shqiptarët. Tashmë është e qartë se një veprim i tillë kishte prapavi strate gjike në mënyrë që shteti i ri i pavarur

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

KOHA Javore 6 VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 1 DHJETOR 2022

të Zi në kohën e

Pavarësisë së Shqipërisë

i Shqipërisë të jetë sa më i vogël në sipërfaqe e në numër të popullsisë dhe pa ndonjë ndikim të veçantë politik në të ardhmën në siujdhesën ballkanike.

Literatura:

1. Bernard Stulli “Çështja shqip tare”1875-1882, JAZU, Radovi, Za greb, 1959

2. Gjergj Nikprëlaj “Kryengritja e Malë sisë së Madhe në vitin 1911”, Nju Jork, 2004

3. Skënder Rizaj

4. Nail Draga “Shqiptarët në Mal të Zi”, Art Club, Ulqin, 1994

5. ”Në një cep të Ilirisë” (monografi për shqiptarët në Mal të Zi),Art Club, 2007

6. Mr. Riza Rexha “Ulqini në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” (18781881), Art Club, Ulqin, 1998

7. Mr. Riza Rexha “Shkodra në projektet e zgjërimit territorial të Malit të Zi(shek. XIX-XX)”, Lemba nr.3-4, Ulqin, 2000

8. Gazmend Shpuza “Në vazhdën e gjurmimeve për epokën e Rilindjes Kombëtare,” Toena, Tiranë,1997

9. Dr. Isa Bicaj “Marrëdhëniet shqip taro-malazeze 1881-1914”, Instituti i Historisë, Prishtinë, 2003

10. Hortense von Zambaur “Rrethimi i Shkodrës (10 tetor 1912-22 prill 1913)”, ”Camaj-Pipa”, Shkodër, 2006

11. Edit Durham “Lufta për Shkodrën” ”Camaj-Pipa”, Shkodër, 2005

12. Mihajlo Vojvodiq “Kriza e Shkodrës në vitin 1913”, Beograd, 1970

13. Xhevat Repishti “Isuf Sokoli dhe lufta për mbrojtjen e Ulqinit”, Tiranë, 1979

14. Branko Babiq “Politika malazeze në territoret e reja të çliruara 1912-1914”, Titograd, 1984

15. Spiridon Gopçeviq “Lufta mala zezo-turke 1876-1878”, Beograd, 1963

16. Miomir Dashiq “Pasqyrim i zgjerim it territorial të shtetit malazez”,Titograd, 1987

17. Jakob Gold Shurman “ Luftërat ball kanike 1912-1913”, Uegen, Tiranë, 2006 (Fund)

KOHA Javore 7 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq:
E ENJTE, 1 DHJETOR 2022
OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Gjuha, burimi bazë dhe

Përgjegjësia për zbatimin e drejtë të gjuhës në çfarëdo lloj komunikimi është shumë e rëndësishme tek çdo profesion, por tek mësuesit dhe nëpër shkolla ajo vjen në shprehje shumë më shumë se tek profesionet E tjera. Pse them kështu? Sepse gjuha fillon në familje, por zhvillohet në shkollë dhe gjithë mësimdhënësit, mësuesit, edukatorët… kanë përgjegjësi për zbatimin e gjuhës. Që aty nxënësit duhet të kuptojnë relacionet gjuhësore dhe bukurinë e vlerën e gjuhës amtare

Në vend të hyrjes, dy mendime: i pari, “Gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar” – thotë Eqrem Çabej; i dyti, “Mbrojtja e gjuhës është detyrë dhe peng nderi për çdo shqiptar” – thotë Gjovalin Shkurtaj. Gjuha është trashëgimia më qenësore kombëtare. Ajo është pa suria më e madhe që zhvillohet pa pengesa, pa komplekse inferioriteti duke pasur mundësi gjithnjë të kon solidohet e integruar e përmes së cilës realizohet edukimi më i mirë. Në këtë kontekst, trajtimi i gjuhës si nevojë e jetës, e shoqërisë, e kombit, kërkon përkujdesin dhe ruajtjen e saj, ajo të vihet në kornizën konceptuale shoqërore dhe individuale me stan dard dhe vlera të vëna nga gjuhëtarët e shkenca e gjuhësisë. Historia e gjuhës është histori e një funksion imi të vazhdueshëm në botën kom bëtare në një mënyrë konsistente. Në rrjedhën e viteve, më saktë gjatë 50 viteve zbatimi të gjuhës së unifikuar, gjuha vazhdon të jetë një çështje madhore e privilegj për këdo që ka mundësinë atë ta përdor e të kujde set për të, sepse gjuha për njerëzit që e njohin mirë ka finesë, luksin dhe madhështinë edhe të atyre që nuk e njohin mirë.

Premisat

1. Gjuha dhe kultura gjuhësore është rrënja dhe baza e veprave të shkruara dhe e komunikimit.

2. Duhet të ndërtohen politika paran daluese e prishjes së gjuhës dhe të ruajtjes së saj.

3. Gjuha është pasqyra shpirtërore e kombit, ajo jeton aq sa jeton edhe populli që e flet.

4. Gjuha është burimi, baza dhe bas tioni më i madh i kombit.

5. Shkolla dhe mësuesit paraqesin faktorin themelor për kujdesin dhe përdorimin e drejt të gjuhës amtare.

Qasjet dhe aspektet Njësimi i gjuhës vërtetoi faktin se tri umfoi e përgjithshmja dhe e veçanta, që së bashku paraqesin ecjen his torike, interesin e tërësisë që përputh dy aspektet, atë de jure dhe atë de facto të kombit: afirmimin e vlerave të gjuhës. Procesi i njësimit të gjuhës ishte sukses i të gjithë shqiptarëve.“

Suksesi më i madh, thotë I. Kadare, që ndodhi gjatë diktaturës komuniste dhe në kundërshtim me diktaturën ishte unifikimi i gjuhës shqipe”.

Gjuha është një element thelbësor kulturor që përmban në vete identite tin dhe qenien kombëtare e të sho qërisë shqiptare dhe si një konstruk sion i tillë e parapërcakton shkallën në të cilën duhet të arrijë shoqëria shqiptare, individi, institucionet e të ngjashme. Gjuhën e kemi trashëgimi thelbësore kulturore dhe kjo si e këtillë jeton me shoqërinë dhe popullin që e flet. Gjuha e mund edhe kohën. Duhet të jemi krenar me gjuhën tonë,

pasi kombi shpreh të mirat përmes gjuhës. Edhe pse ndodhi që kom bi u nda pa dëshirën dhe vullnetin e tij dhe jeton në rrethana e kushte të ndryshme politiko-gjeografike, historike-sociale, psikologjike, gju ha mbeti e njëjtë, gjuhë gjithëkom bëtare. Ajo është element konstituiv i vetëdijes kombëtare. Gjuha nuk njeh kufij, aq më pak gjuha letrare e popullit të ndarë. Me këtë rast gjuha e përbashkët paraqitet si një element i përgjithshëm i jetës dhe i fuqisë së kombit.

Si trashëgimi na mundëson të mba jmë gjallë kujtesën thelbësore të krijimit të saj dhe të ndërtimit të standardeve gjuhësore. Gjuhësia në gjuhësinë aktuale, mendoj se zë vend të rëndësishëm dhe kjo është një meritë e madhe në këtë kohë që si asnjëherë është e mbushur me probleme.

Gjuha paraqet shenjën nacionale, atributin e rëndësishëm të identitetit tonë kombëtar. Këtë çështje shumë drejt dhe me përgjegjësi politike e hetoi Naim Frashëri, duke konstatuar se “vetëm një gjë i duhet sot shqip tarit, që të marrë udhë për gjithë të mirat, të qytetërisë e të diturisë dhe t’urtësisë: të shkruarit e gjuhës shqipe”. Duke qenë dimension më i rëndësishëm kombëtar, element konstitucional i kombit dhe faktor i rëndësishëm për formësimin dhe rua jtjen e identitetit kombëtar, gjuha dhe trashëgimia kulturore e saj nuk ka qenë gjithnjë në një nivel të dëshiruar e të pritur. Kjo ka bërë që aspekti kul turor gjuhësor të nënvlerësohet e të keqintepretohet. Megjithatë, mbesin

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

KOHA Javore 8
VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 1 DHJETOR 2022

dhe bastion i kombit

disa prioritete dhe sfida për arritje: shqiptarët të bëhen të zotë, të arrirë dhe të suksesshëm në ruajtjen dhe kujdesin për gjuhën. Shoqëria shqiptare si komb po për ballet me një problem që në fakt te jkalon qëndrimet që mund t’i kenë shqiptarët e të gjitha viseve të ndara ndaj njëra-tjetrës. Pikërisht ngufatja e shqiptarëve nga politikat e ndara gjuhësore e bëjnë gjuhën paksa folk loriste dhe etno-egoiste, e cila bën të promovohen edhe vlera e qasje par ciale apo të pjesshme. Pikërisht për kauzën e gjuhës duhet të jemi të bashkuar dhe unik. Do të ishte paradoksale të gjendemi në vijat kundërshtuese. Ajo është pady shim element që thyen pengesa, “tabutë” e shumë pengesa të tjera që një shqiptar has gjatë profesionit që ushtron në institucione publike e pri vate si në gjyqësor, prokurori, shën detësi, polici, në ushtri, në shkolla, në administratë e të ngjashme. Duke i takuar sistemit të vlerave gjuhësore kombëtare duhet të arrijmë ta shpëto jmë gjuhën nga mendimet apo përp jekjet përçarëse. Vlerat gjuhësore po zbehen kundrejt antivlerave të cilat fatkeqësisht kanë zënë vend dhe po bëhen çdo ditë imune. Kam frikë se do të lënë gjurmë në shoqërinë tonë. Shkolla dhe mësuesit janë faktori

themelor për zhvillimin, kujdesin dhe afirmimin e vlerave gjuhësore, ndërsa familja është faktori parësor ku fëmi ja e mëson mrekullinë e gjuhës dhe lirinë e saj.

Shkolla dhe mësuesit si faktor për mësimin sistematik të gjuhës janë me rëndësi të jashtëzakonshme, sepse nxënësit aty fillojnë të ballafaqohen me ide të reja, mendime, koncepte kreative, projekte zhvillimore, rregulla dhe norma të gjuhës e të ngjashme. Përgjegjësia për zbatimin e drejtë të gjuhës në çfarëdo lloj komuni kimi është shumë e rëndësishme tek çdo profesion, por tek mësuesit dhe nëpër shkolla ajo vjen në shprehje shumë më shumë se tek profesio net e tjera. Pse them kështu? Sepse gjuha fillon në familje, por zhvillohet në shkollë dhe gjithë mësimdhënësit, mësuesit, edukatorët… kanë përg jegjësi për zbatimin e gjuhës. Që aty nxënësit duhet të kuptojnë relacionet gjuhësore dhe bukurinë e vlerën e gjuhës amtare. Gjithsesi për këtë ka më shumë arsye: – se gjuha letrare kombëtare ka kon tinuitet historik, se ajo jeton, zhvillo het në hapësirë dhe kohë; – se përmes gjuhës letrare kom bëtare me më plotni kuptojmë vlerën tonë historike, zhvillojmë vetëdijen kombëtare të përbashkët, psikolog jinë dhe moralin kombëtar; – me gjuhë të përbashkët letrare krijohen mundësi të shpejtuara për integrimin e vlerave materiale dhe shpirtërore, të mirave kulturore dhe arritjeve shkencore e artistike; – gjuha e përbashkët letrare kom bëtare është sistem logjik që shpie në komunikim aktiv jo vetëm në kuadër të hapësirës kulturore kom bëtare, por edhe më gjerë; – gjuha e përbashkët letrare mundëson unitetin shpirtëror të pop ullit kudo që ai jeton, vepron, krijon; – gjuha letrare kombëtare është kusht i ekzistimit dhe koekzistimit të çdo vlere e krijimtarie kulturore, e cila përveç dimensioneve kombëtare ka edhe dimensione ndërkombëtare. Kjo edhe për arsye sepse analiza e strukturës së gjuhës, siç shkruan Sosar “është analizë e rregullave të

të folurit”, dhe pikërisht në shkollë mësohen rregullat gjuhësore. Por gjuha duhet të përdoret drejt edhe në botën e letrave dhe të komunikim it masiv (shtyp, radio, televizion, etj), si dhe në jetën kulturore e politike të shoqërisë. Qasjet zhvillimore, emancipimi gjuhësor dhe moderniteti mbeten projeksion jo i imagjinuar, por i real i shoqërisë shqiptare për avancimin dhe përparimin e mëtejmë të gjuhës dhe të kulturës gjuhësore në viset ku gjuha shqipe folet. Duke e përforcuar fuqinë e gjuhës e ngremë madhësht inë e saj sepse me atë identifikohemi të gjithë. Duke e pasur parasysh këtë kontekst historik 50 vjeçar që nga momenti i unifikimit të gjuhës dhe të zhvillimit të saj, as kultura gjuhësore nuk i ka shpëtuar këndvështrimit të sistemit të vlerave që përfolën se duhet ndryshuar. Por gjuha nuk mund të bëhet viktimë e qarqeve të caktu ara. Ajo meriton për ta kultivuar dhe krijimin e një kulture gjuhësore të sh kallës më të lartë.

Përfundim Rëndësia e gjuhës letrare kombëtare duhet të vlerësohet jo sipas dimen sionit sa është e dobishme, por si pas dimensionit kombëtar. Praktika e deritanishme në ruajtjen dhe kuj desin ndaj gjuhës, tregoi dhe provoi besnikërinë e saj të pakufishme ndaj çështjes kombëtare, pavarësisht ku gjenden dhe ku jetojnë e veprojnë shqiptarët. Në shoqërinë shqiptare gjuha duhet gjithsesi të jetë në foku sim të vetëreflektimit të çdo njeriu për të marrë përgjegjësinë e duhur për të zbatuar gjuhën me vullnet dhe dëshirën më të madhe. Sepse gjuha jonë ka histori, bukuri, sharm dhe el egancë. Gjuha krijon miqësi mes popujve, barazi me të tjerët dhe bashkim bren da etnisë shqiptare. Përjetësisht ta festojmë, të kujdesemi dhe ta dashu rojmë gjuhën tonë shqipe, të bukur e të ëmbël të thurrur me shkronjat shqipe. Të flasësh gjuhën drejt e bukur nuk duhet marrë si mangësi dhe dobësi, por si zotësi. Gjuha, tra dita, himni dhe flamuri janë identiteti i kombit.

9
VËSHTRIM & OPINION
KOHA Javore
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 1 DHJETOR 2022

Konferencë ndërkombëtare për mbrojtjen nga sulmet kibernetike

Kërcënimet në hapësirën kibernetike janë reale dhe në rritje

Sulmet kibernetike në rrjetin informativ të Qeverisë së Malit të Zi filluan në fund të muajit gusht, kur u pamundësua qasja në faqet dhe e-mailet e tyre, si dhe në ato të institucioneve të tjera si prokuroria, gjykatat etj. Sistemi i informacionit ende nuk është rikuperuar plotësisht

“Siguria euroatlantike është tronditur nga sulmi i Rusisë kundër Ukrainës demokratike dhe sovrane, dhe pjesë e këtij agresioni është lufta e ‘padukshme’ në hapësirën kibernet ike”, tha ndihmës sekretari i përgjith shëm i NATO-s për Sfidat e Reja të Sigurisë, David van Wil. Ai i bëri komentet përmes një vid

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Mal të Zi, Judy Rajzing Rajke, tha se qeveria amerikane i ka ardhur e para në ndihmë Malit të Zi kur ishite objekt i një sulmi kibernetik, dhe shtoi se ekspertët amerikanë bashkëpunojnë me ho mologët e tyre malazezë në Ministrinë e Mbrojtjes. “Ishte një përgjigje kuptimplote, shumëkombëshe që vazhdon edhe sot e kësaj dite”, tha ambasadorja Rajnke

eo-mesazhi në konferencës “Parimet e NATO-s për mbrojtjen nga sulmet kibernetike të infrastrukturës kritike” e cila u mbajt në Podgoricë . Zoti van Wil tha se sulmet kiberne tike shkaktuan dëme të dukshme,

pasi ato penguan qasjen në internet për dhjetëra mijëra njerëz në të gjithë Evropën. “Kërcënimet në hapësirën kibernet ike janë reale dhe në rritje. Kjo është arsyeja pse NATO u ka bërë thirrje

KOHA Javore 10
VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 1 DHJETOR 2022
Ali Salaj

aleatëve që t’i përkushtohen më tej mbrojtjes kibernetike me më shumë investime, ekspertizë dhe bash këpunim të përbashkët. Kjo është jetike për mbrojtjen kibernetike”, tha zoti Wil. Ambasadorja e Shteteve të Bash kuara në Mal të Zi, Judy Rajzing Ra jke, tha se qeveria amerikane i ka ardhur e para në ndihmë Malit të Zi kur ishite objekt i një sulmi kibernet ik, dhe shtoi se ekspertët amerikanë

“Siguria euroatlantike është tronditur nga sulmi i Rusisë kundër Ukrainës demokratike dhe sovrane, dhe pjesë e këtij agresioni është lufta e ‘padukshme’ në hapësirën kibernetike”, tha ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s për Sfidat e Reja të Sigurisë, David van Wil

bashkëpunojnë me homologët e tyre malazezë në Ministrinë e Mbrojtjes. “Ishte një përgjigje kuptimplote, shumëkombëshe që vazhdon edhe sot e kësaj dite”, tha ambasadorja Rajnke.

Zoti Dukaj shtoi se qeveria do të formojë dikasterin e Op eracionit të Sigurisë së Qeverisë, një organ që do të mbrojë vazhdimisht sistemin e saj informativ, si dhe paralajmëroi ndryshime në Ligjin për sigurinë e informacionit që do të mundësojë formimin e Agjencisë për Sigurinë Kibernetike, i pari i këtij lloji në Mal të Zi

Ndërkohë ambasadorja e delega cionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Oana Kristina Popa vlerësoi se agresioni rus ndaj Ukrainës është fokusuar në sigurinë, duke përfshirë sigurinë e hapësirës kibernetike e cila, siç tha ajo “është kthyer edhe në një fushëbetejë”. Ajo tha se BE-ja ka rritur mbështet jen e saj në këtë fushë për Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Një nga projektet tona do të forco jë kapacitetet e qeverive në fush ën e sigurisë kibernetike. Ky projekt kap vlerën 1.8 milionë euro dhe ud hëhiqet nga Akademia Estoneze për qeverisje elektronike”, tha ambasa dorja Popa. Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj vlerësoi se Mali i Zi nuk ishte i përgatitur për sulmin kiber netik që nisi në fund të gushtit ndaj

infrastrukturës kibernetike të shtetit, sepse, siç tha ai “në dekadën e fundit nuk është investuar mjaftueshëm në sigurinë e informacionit”. Zoti Dukaj shtoi se qeveria do të formojë dikasterin e Operacionit të Sigurisë së Qeverisë, një organ që do të mbrojë vazhdimisht sistemin e saj informativ, si dhe paralajmëroi ndryshime në Ligjin për sigurinë e informacionit që do të mundësojë formimin e Agjencisë për Sigurinë Kibernetike, i pari i këtij lloji në Mal të Zi.

Sulmet kibernetike në rrjetin informa tiv të Qeverisë së Malit të Zi filluan në fund të muajit gusht, kur u pamundë sua qasja në faqet dhe e-mailet e tyre, si dhe në ato të institucioneve të tjera si prokuroria, gjykatat etj. Sistemi i informacionit ende nuk është rikuperuar plotësisht.

“Një nga projektet tona do të forcojë kapacitetet e qeverive në fushën e sigurisë kibernetike. Ky projekt kap vlerën 1.8 milionë euro dhe udhëhiqet nga Akademia Estoneze për qeverisje elektronike”, tha ambasadorja Popa “

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

11
VËSHTRIM & OPINION
KOHA Javore
E ENJTE, 1 DHJETOR 2022

50-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

ta letrare, kurse ndonjëri prej këtyre popujve e ka quajtur edhe gjuha e njësuar shtetërore.

Pse organizuesit e Kongresit të Dre jtshkrimit të Gjuhës Shqipe e kanë quajtur kështu e nuk e kanë quajtur si shumica e popujve ballkanikë dhe evropianë: Kongres i Gjuhës Letra re?

Përvjetor madhështor

Kongresi i Drejtshkrimit i Gjuhës Shqipe, i mbajtur në vitin 1972, është ngjarja më e madhe në historinë e kulturës shqiptare. Me rëndësinë e tij, me ndikimet e tij shumaspektore në jetën shoqërore, arsimore, kulturore, shpirtërore në përgjithësi të popullit shqiptar ai hyn në radhën e ngjarjeve politike, sho qërore, kombëtare, historike që qe 50 vjet e lëvizin, që e çojnë përpara në pikëpamje kulturore, që e shumëk uptimësojnë dhe e lartësojnë jetën e këtij populli.

Me njësimin e gjuhës letrare shqipe rregullat drejtshkrimore të së cilës janë paraqitur në Kongresin në fjalë, është përplotësuar, është pasuru ar, është njësuar gjithëkombëtarisht identiteti i përtashëm dhe historik i shqiptarëve.

Emri i kongresit

Kongresi i Drejtshkrimit i Gjuhës Shqipe ka mundur të quhet edhe ndryshe, ndoshta më saktësisht, më përkatshëm për përmbajtjen dhe për qëllimin e tij: ka mundur të quhet Kongresi i Gjuhës së Njësuar Letrare Shqipe.

Po t’i shohim historitë e miratimit të gjuhëve të njësuara letrare të popu jve të Ballkanit dhe të numrit më të madh të popujve të Evropës do të mësojmë se shumica e tyre i kanë quajtur gjuhë letrare, ose gjuhë të letërsisë, ose gjuhë të përbashkë

Mund të supozohet, megjithëse një varg gjuhëtarësh dhe intelektualësh të tjerë ndoshta nuk do të pajtohen me këtë supozim, pse e kanë quaj tur Kongres i Drejtshkrimit i Gjuhës Shqipe e jo Kongres i Gjuhës Letrare të Njësuar sepse kanë shpresuar se kështu do të shmangnin mospajtimet eventuale me Kongresin e Gjuhës Letrare Kombëtare ose me Kongres in e Gjuhës Letrare të Njësuar ose me Kongresin e Gjuhës së Përbash kët Letrare, që mund të ishin shumë më të mëdha edhe gjatë mbajtjes së Kongresit e jo vetëm pas përfundimit të tij.

Megjithëse drejtshkrimi është mbështetja shkencore mbi të cilën ndërtohet, krijohet gjuha letrare e një suar, në mendjen e të mospajtuarve me frytet e Kongresit ai i lejon mo spajtimet, ndryshimet, plotësimet, që nuk do t’i lejonte Kongresi i Gjuhës Letrare të Njësuar.

Viti i mbajtjes së Kongresit

Viti 1972 është një vit si të ishte i paracaktuar për Kongresin e Drejtsh krimit të Gjuhës Shqipe.

Ai është vit në të cilin sikur ishin përmbledhur dhe dukeshin më qa rtësisht disa arritje të përgjithshme në trevat shqiptare e sidomos arrit jet në fushën e arsimit, kulturës e të shkencës.

Të filluara në vitin 1967 ishin pasuru ar dhe përforcuar marrëdhëniet ar simore, shkencore e kulturore mes Shqipërisë e Kosovës. Ndikimi i tyre

në komunikimet mendore, shpirtërore mbarëkombëtare ishte i shumang shëm dhe shumë i rëndësishëm. Shqipëria disa vite më parë ishte liru ar prej marrëdhënieve frymëmarrëse me Bashkimin Sovjetik, madje edhe me vendet e tjera komuniste evro piane, kurse prej vitit 1972 po jepte shenja se do të lirohet edhe nga mar rëdhëniet diplomatike e shtetërore me Kinën.

Në Shqipëri ishin krijuar një varg in stitucionesh shkencore e kulturore, kurse me 10 tetor të vitit 1972, ishte krijuar Akademia e Shkencave e Shqipërisë, që i shtonte gjasat e gëzimet për mbajtjen e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Kosova, pas të ashtuquajturit Ple numit të Brioneve në të cilin ishin dënuar terrori e dhuna e Sigurimit të Brendshëm Shtetëror (UDB-së) ndaj shqiptarëve, ishte bërë autonomi me disa të drejta që s’i kishte pasur deri atëherë. Rrita e statusit të saj, megjithëse, siç do të bindemi shpejt, ishte vetëm e përkohshme, dëshmo hej sidomos përmes institucionesh të larta arsimore, shkencore e kul turore që u krijuan. E u krijuan, pos Institutit Albanologjik dhe Institutit të Historisë, që ishin krijuar ndonjë vit më herët, Universiteti i Prishtinës dhe Shoqata e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës më 1975, në të vërtetë Ak ademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.

Në qoftë se në vitin 1968, në Kon sultën Shkencore të Prishtinës, pajtimet me reformën revoluciona re gjuhësore që do të ndodhte në Tiranë në vitin 1972, mund të ishin kryesisht ndjenjore dhe retorike, tani në vitin 1972, mund të ishin pajtime, gjykime, vlerësime mendimore. In telektualët e Kosovës: albanologë, historianë, gjuhëtarë, etnografë, folkloristë, pedagogë në universitet,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

KOHA Javore 12 VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 1 DHJETOR 2022
Rexhep Qosja

në shkollat e mesme, në arsimin në përgjithësi, ishin të gatshëm të kup tojnë e të vlerësojnë drejtë të sotmen e të ardhmen e fryteve gjithëkom bëtare, rëndësinë historike të atij kongresi, që do të quhej Kongresi i Drejtshkrimit i Gjuhës Shqipe. Me drejtshkrimin e ri, të miratuar në atë Kongres, idealit për të cilin një numër i tyre kishin vuajtur shumë vite burgje serbe e jugosllave i shtohej një përbërës madhor për bashkimin e ardhshëm të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare me Shqipërinë, me Nënën Shqipëri. Përkrahja me mendje e me zemër që në vitin 1972, pesë ditë para ditës madhështore - 28 nëntorit kur u krijua Shqipëria, ishte përkrahje që i jepej Kongresit prej gjithë shqip tarëve që jetonin në ish-Jugosllavi: në Maqedoni, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës dhe në një varg qytetesh të republikave të tjera, si në Kroaci, Slloveni e Bosnjë e Hercegovinë.

Organizuesit e Kongresit

Organizues të Kongresit të Drejtsh krimit të Gjuhës Shqipe janë alban ologët më të shquar, më të çmuar shqiptarë, para së gjithash gjuhëtarët, historianët, shkrimtarët, intelektualët, e të tjerë. Prej të gjithë albanologëve që merreshin me dije të ndryshme që e përbëjnë albanologjinë, si më të merituarit përmendeshin gjuhëtarët: Eqrem Çabej, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari, Jorgji Gjinari, Anastas Dodi, Lirak Dodbiba, Emil Lafe, Engjëll Angoni, Ferdinand Leka, Osman Myderrizi, e të tjerë. Babai i Kongresit në të vërtetë ishte Androkli Kostallari.

Ata, gjuhëtarët do ta bëjnë të mund shëm organizimin e atij Kongresi të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe para së gjithash me punën e tyre me ar ritjet në krijimtarinë e tyre në fushat e ndryshme të gjuhësisë, në saje të të cilave do të bëhet drejtsh krimi i gjuhës letrare të njësuar që do të paraqitet në Kongres, që do të shqyrtohet e do të diskutohet në Kongres e që, më në fund do të sjellë Projekt-rezolutën e pastaj Rezolutën e nënshkruar prej 87 delegatëve të Kongresit.

Për të gjitha këto arsye atyre prej opinionit kulturor, politik e kombëtar shqiptar u janë dhuruar të gjitha mer itat për krijimin e gjuhës letrare të

njësuar. Me gjithë meritat e tyre të jashtëza konshme për krijimin e gjuhës së një suar letrare, gjuhëtarët, albanologët e mëdhenj që e bënë të mundshëm dhe e organizuan atë Kongres nuk janë ideologët e tij të parë. Siç theksohet edhe prej atyre në Pro jekt-rezolutën e Kongresit të Drejt shkrimit të Gjuhës Shqipe themelet e gjuhës së njësuar letrare kombëtare janë hedhur që në kohën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Domethënë: nismëtarët e themelimit të gjuhës le trare të njësuar janë Rilindësit. Ata, rilindësit do të bëjnë çmos, do të bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për krijimin e kushteve politike, kul turore, shoqërore për krijimin e gjuhës letrare të njësuar.

Paraardhësit e Kongresit të Drejtshkrimit

Rilindësit pra do të krijojnë të parët idenë e madhe të gjuhës së njësuar letrare shqipe.

Ata, rilindësit, do të bëjnë përpjek je të pandërprera për ndërtimin e ndërgjegjes kombëtare të bashkatd hetarëve që do t’i bëjë ata përkrahës, kërkues, madje adhurues të gjuhës së njësuar letrare kombëtare.

Ata do të bëjnë përpjekje që t’i liro jnë bashkatdhetarët nga varësia shpirtërore, dhe politike prej dy qen drave ballkanike dhe një qendra ev ropiane që kishin ndikim shumë të madh e shumë të gjatë në mendjen e në zemrën e tyre: ndikim për intere sat e veta e jo të shqiptarëve.

Ata do të bëjnë përpjekje të vazh dueshme për t’i bindur bashkatd hetarët e tyre që në vend të gjuhëve të huaja, në vend të latinishtes, ital ishtes, greqishtes, turqishtes, ara bishtes, persishtes, që ishin gjuhët që e ashtuquajtura elitë shoqërore, ekonomike e politike i përdorte në shkrime e në komunikim, të shkruanin e të flisnin në gjuhën kombëtare – në gjuhën shqipe.

Ata do të bëjnë përpjekje të vazh dueshme që ta mbledhin, ta botojnë e ta popullarizojnë sasiorisht dhe cilësorisht letërsinë popullore dhe në përgjithësi thesarin folklorik. Dhe, këtë do ta arrijnë.

Ata do të bëjnë përpjekje të vazh dueshme që ta zbulojnë, ta bëjnë të njohur e ta studiojnë traditën his torike me figurat e saj të lavdishme

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

duke filluar në radhë të parë prej Gjergj Kastriotit - Skënderbeut. Dhe këtë qëllim do ta arrijnë suksesshëm. Ata do të bëjnë përpjekje të vazh dueshme që të krijojnë letërsinë kombëtare, letërsinë shqipe, dhe këtë qëllim po ashtu do ta arrijnë me veprat e shkruara e të botuara në radhë të parë në kolonitë e tyre në Rumani, Egjipt, Bullgari, Turqi, Itali, Belgjikë, Amerikë e në Atdhe.

Ata do të bëjnë përpjekje të vazh dueshme që ta arsimojnë popullin dhe që të krijojnë alfabetin e për bashkët kombëtar, pas një numri të dukshëm alfabetesh vetjake, që kishin krijuar disa nga rilindësit. Dhe këtë qëllim shumë të rëndësishëm do ta sendërtojnë me organizimin e Kon gresit të Manastirit në vitin 1908.

Ata do të bëjnë përpjekje për kri jimin e institucionit të parë politik, shoqëror, shtetëror dhe këtë qëllim do ta realizojnë me krijimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e mandej edhe të Lidhjes Shqiptare të Pejës.

Ata do të bëjnë përpjekje të vazh dueshme të krijojnë shtetin kombëtar shqiptar. Dhe këtë ideal madhështor do ta realizojnë me 28 nëntor 1912 në Vlorë.

Dhe kështu, rilindësit i krijuan kushtet politike, shoqërore, kulturore, arsi more, ekonomike, kombëtare për predikimin dhe krijimin e gjuhës së njësuar letrare që do të bëhet më 1972.

Jeronim de Rada krijoi një gjuhë le trare vetjake.

Dhimitër Kamarda propozoi krijimin e një gjuhe të përbashkët shkencore, pa lidhje me gjuhën popullore!

Konstantin Kristoforidhi disa shkrime të tij i botoi në toskërishte dhe në ge gënishte, në elbasanishte.

Jani Vreto shkroi, siç e thotë ai „përzjeshëm”, por më shumë ge gënisht, kurse fjalët e reja i shkroi në toskërishte e në gegënishte.

Naim Frashëri e Sami Frashëri, meg jithëse kanë shkruar toskërisht, kri juan shumë fjalë të reja duke i bazuar në trajtën leksikore e fonetike të ge gënishtes.

Në letrën që Jeronim De Radës ia çoi Sami Frashëri shkruan se “të shkru arit duhet t’i shërbejë të gjallurit të gjuhës shqipe dhe të bashkuarit të di alekteve”, sepse thotë “shumë gjuhë e dialekte sjellin ndarje e mërgim”.

KOHA Javore 13 VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 1 DHJETOR 2022

Në Ulqin u shënua 28 Nëntori – Dita e Flamurit dhe 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Ditë e shenjtë për

Pjesa qendrore e programit festiv ka qenë koncerti i Ansamblit Popullor të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit nga Tirana. Po ashtu është shfaqur filmi dokumentar “Hasan Prishtina, ideolog i çështjes kombëtare”, kurse në galerinë e Qendrës për Kulturë është hapur ekspozita e piktorëve të qytetit të Ulqinit

Ulqin – Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi dhe Komuna e Ulqinit kanë shënuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, me një program festiv që është mbajtur të hënën mbrëma në Qendrën për Kulturë. Në emër të organizatorit, të pranishmit i kanë përshëndetur Dr. Nail Draga,

kryetar i Komisionit për Kulturë, Media dhe Sport pranë KKSH-së, dhe nënk ryetari i Komunës së Ulqinit, Beqir Sel la, të cilët kanë folur për rëndësinë e kësaj date historike për shqiptarët. Në fjalën e tij, Dr. Nail Draga ka thënë se të rrallë janë ata popuj që kanë një datë në historinë e tyre kombëtare, siç janë shqiptarët, datë kjo historike e

cila lidhet me identitetin dhe krenarinë kombëtare.

“Kujtesa historike na shpie në Krujën legjendare dhe na kujton 28 nëntorin 1443 dhe na ngjallë fuqishëm epokën e lavdishme të Gjergj Kastriotit –Skënderbeut, i cili për një çerek shek ulli mbrojti jo vetëm lirinë dhe nderin e shqiptarëve, por edhe civilizimin evro

Rikthimi i Maratonës së Pavarësisë

Pas dy vitesh, për shkak të pan demisë, është rikthyer Maratona e Pavarësisë Ulqin – Shkodër, e nisur në vitin 2012, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Edhe këtë edicion fitues është shpallur kampioni i Shqipërisë, Ilir Këllezi. Pas tij është rendi tur Bledar Mesi nga Shqipëria, kurse vendin e tretë e ka zënë Ragmi Ibrahimi nga Presheva. Në kategorinë e femrave, vendin e parë e zuri Belinda Ruçaj, ven din e dytë Zhaneta Ruçaj, kurse vendin e tretë Shpresa Hasanaj. Organizatori ndau mirënjohje për Ubeit Tulën, vrapuesin më të ri të edicionit të sivjetshëm të Maratonës së Pavarësisë, e cila këtë vit u zhvillua në drejtimin Shkodër – Ulqin dhe tuboi rreth 25 vrapues.

KOHA Javore 14
çdo
E ENJTE, 1 DHJETOR 2022
KULTURË

çdo shqiptar

pian”, ka thënë ai. Pas kësaj periudhe të lavdishme, sipas Dragës, shqiptarët përjetuan plot vua jtje e sakrifica, me ngritje e zbritje, por arritën për ta ruajtur identitetin e tyre kombëtar.

“Në këto kohëra të robërisë dhe të mbijetesës, edhe flamurin kombëtar e rrëmbeu vala shkatërrimtare. Kur armiqtë tanë menduan se ai treti për jetë, ngjau katarsa në zemrat tona”, ka thënë ai.

Draga ka theksuar se Festën e Flamurit, si ditën më të rëndësishme të historisë kombëtare, “mjerisht nuk e gëzuan të gjitha trojet shqiptare, sepse në saje të vendimeve të padrejta në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin

1913, jashtë shtetit të sapoformuar shqiptar mbetën më shumë se gjysma e popullsisë dhe e trojeve shqiptare, të cilat u aneksuan nga shtetet fqinje.” Nënkryetari i Komunës së Ulqinit, Be qir Sella, ka thënë se që nga shpallja e Pavarësisë në vitin 1912, “shqiptarët kudo janë e kanë mbajtur lart e me krenari Flamurin Kombëtar, që është simbol i unitetit, paqes dhe dashurisë së përjetshme mes nesh.”

Ai ka thënë se Dita e Flamurit – 28 Nëntori “është ditë e secilit shqiptar, pavarësisht se ku jeton e punon. Kjo ditë na përkujton sakrificat e mëdha dhe luftën e përhershme që kemi bërë gjatë gjithë historisë për të ruajtur të paprekshme frymën e qenies sonë

kombëtare.”

Sellaj ka theksuar se kjo është një ditë e shenjtë për çdo shqiptar.

Nënkryetari i Komunës së Ulqinit ka thënë se festimi i Ditës së Flamurit në Ulqin “është një takim i ngrohtë, miqë sor, mbresëlënës, që shuan mëritë dhe mllefet ndaj njëri-tjetrit, sepse Pavarë sia u përket të gjithëve.”

Pjesa qendrore e programit festiv ka qenë koncerti i Ansamblit Popullor të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit nga Tirana.

Po ashtu, më herët është shfaqur filmi dokumentar “Hasan Prishtina, ideolog i çështjes kombëtare”, kurse në galerinë e Qendrës për Kulturë është hapur ek spozita e piktorëve të qytetit të Ulqinit, ku punimet e tyre i kanë paraqitur pik torët Bilal Nikeziqi, Naser Hasa, Vahida Hasanaga – Nimanbegu, Mersiha Re sulbegoviq – Mavriq, Jozo Koçoviq dhe Edin Kapllani. i. k.

KOHA Javore 15
E ENJTE, 1 DHJETOR 2022 KULTURË

28 Nëntori u kremtua solemnisht

Data më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë

28 Nëntori - Dita e Flamurit Kom bëtar dhe 110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, u kremtua këtë vit nga institucione, shoqata kulturore-ar tistike, shkolla dhe nga subjekte politike shqiptare në Mal të Zi. Në përkujtim dhe nderim të kësaj feste të rëndësishme kombëtare, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi organizoi të hënën, më 28 nëntor 2022 pritje zyr tare në Podgoricë, me ç’rast morën pjesë personalitete të shumta, mes të cilëve edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, përfaqësues të ambasadave të huaja në Mal të Zi, përfaqësues të subjekteve politike shqiptare dhe malazeze, përfaqë sues të klerit dhe figura të jetës poli tike e publike në vend.

Pas intonimit të dy himneve - të Malit të Zi dhe Shqipërisë, interpre tuar nga sopranoja, Gjylie Pelingu -

Hoxha, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi në fjalën e rastit, duke iu drejtuar të pranishmëve në gjuhën angleze theksoi se 28 Nëntori i vitit 1912 është data më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë, “data kur të gjithë ne shqiptarët festojmë me krenari Shpalljen e Pavarësisë, e cila nuk erdhi si dhuratë, por vetëm përmes luftërash, mundimesh dhe sakrificash shekullore”.

Kurtezi në mes tjerash u shpreh se 28 nëntori i vitit 1912 konsiderohet gjithashtu edhe si Dita e Flamurit në ndërgjegjen historike të shqip tarëve.

“Nëntori është muaji që lidh edhe një ngjarje tjetër të rëndësishme për ne shqiptarët - festën e çlirimit të vendit nga nazi-fashizmi. Në al tarin e dëshmorëve të kombit, pre hen 28 mijë dëshmorë të atdheut.

Shqipëria bëri një rezistencë të ar matosur ndaj pushtuesve nazi-fash istë, duke u radhitur krenarisht krahë për krahë me fitimtarët e Luftës së Dytë Botërore”, u shpreh Kurtezi.

Ai më tutje duke folur mbi mar rëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, tha se këto dy shtete fqinje kanë marrëdhënie shumë të mira dhe janë një shembull i bash këpunimit dhe fqinjësisë së mirë në rajon.

“Mund të duket klishe, por në një ra jon dhe mjedis që më shumë ka of ruar dhe është njohur për problemet e tij, mendoj se bëjmë mirë të evi dentojmë dhe vëmë në dukje atë që është pozitive dhe që shërben si një shembull i mirë. Kjo tendencë pozi tive është rezultat i një vullneti poli tik të dyanshëm, që sheh tek fqinji partnerin, kontribuesin në arritjen e qëllimit të përbashkët për stabilitet

KOHA Javore 16 KULTURË
E ENJTE, 1 DHJETOR 2022

rëndësishme Shqipërisë

dhe përparim, zhvillim e mirëqenie”, tha në mes tjerash Kurtezi. Ai theksoi se një element shumë i rëndësishëm dhe një vlerë e shtuar në ecurinë e këtyrë marrëdhënieve janë bashkëkombësit tonë të cilët siç tha ambasadori, në vazhdimësi kanë qenë një urë lidhëse e miqë sisë së dy vendeve.

“Ndihem krenar që shqiptarët kanë kontribuar në të ardhmen dhe zhvil limin e Malit të Zi, në pavarësimin, konsolidimin, prosperitetin dhe pro ceset intergruese në NATO dhe BE, dhe që ata vazhdojnë të kon tribuojnë në qeverisjen e vendit, duke treguar përgjegjshmëri dhe konstruktivitet politik”, u shpreh am basadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi. Ndërkaq, 28 Nëntori dhe Pavarësia e shtetit shqiptar u shënua zyrtar isht edhe nga Komuna e Tuzit e cila

“Ndihem krenar që shqiptarët kanë kontribuar në të ardhmen dhe zhvillimin e Malit të Zi, në pavarësimin, konsolidimin, prosperitetin dhe proceset intergruese në NATO dhe BE, dhe që ata vazhdojnë të kontribuojnë në qeverisjen e vendit, duke treguar përgjegjshmëri dhe konstruktivitet politik”, u shpreh ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi

kësaj feste ia kushtoi një program të larmishëm historik, kulturor dhe ar tistik, të organizuar në QKI “Malësia në Tuz”, po më 28 nëntor 2022, ku në mes tjerësh fjalën e rastit e mbajti edhe Brajan Barnet, kryebashkiaku i Roçester Hillsit.

Ndërkaq edhe SHKA “Koha” nga Dinosha, një ditë më heret, të dielën më 27 nëntor 2022 kremtoi Festën e Flamurit dhe 45-vjetorin e themelimit të kësaj shoqërie kul turore-artistike, me një program ar gëtues të shfaqur në QKI “Malësia” në Tuz, ku krijimtarinë e tyre artis tike përveç SHKA-ve nga Malësia e shpalosën edhe SHKA “Drita e Dervenit” Saraj-Shkup, ndërsa in terpretoi edhe aktori, Xhevat Limani. Po në të njëjtën ditë, Lidhja Demokratike në Mal të Zi, përkatë sisht Dega e Malësisë kremtoi 28 nëntorin, Ditën e Flamurit Kombëtar

dhe 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, me një organizim i cili mblodhi një numër të caktuar të simpatizuesve dhe ithtarëve të par tisë së parë politike shqiptare në Mal të Zi.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, z. Marash Dedvukaj në mes tjerash u shpreh se LD në MZ si subjekt i parë nacional, ka qenë kurdoherë i hapur në shërbim të in teresit të përbashkët.

“Ne si subjekt politik kombëtar, kemi synuar gjithmonë që të ruajmë ato parime që ndoshta në aspektin ekonomik na kanë lënë edhe mra pa, por në aspekin e kombit dhe të shtetit ne e kemi pasur vendin gjith monë aty ku e kemi ruajtur interesin e përbashkët”, u shpreh Dedvukaj. Kjo festë kombëtare është shënuar edhe në Ostros, Ulqin dhe në treva të tjera shqiptare në Mal të Zi. t. u.

KOHA Javore 17 KULTURË
E ENJTE, 1 DHJETOR 2022

Poezi

MJEGULLNAJË

Mjegullë, ngricë e stuhi . dashurinë e kthyen në ankth në rrugicat të qytetit antik pëshpëris me vetën nuk dua ta besoj mbase është rastësi në stolat e parkut sonte ndjej vetmi janë të pa shpresë nuk kërkojnë lëmoshë as streh e shtëpi janë prerë në besë duan drejtësi nuk janë lypsarë me duar të shtrira me sy të përlotur e duar të ngrira bota e pamëshirshme ua mohoi moshën kafshatën e huaj asnjëherë se deshën mejgulla udhën sot ua kanë zënë në stinët e frytave që në tokë kanë rënë

BREZI QË NUK KTHEHET MË

unë i takoj brezit që në shkollë shkonte këmbë po në këmb kthehej pa hetuar lodhjen i takoj atij brezi që detyrat i bënte vet në rrugë kemi dalur për lojë sa më shpejt unë i takoj atij brezi që fudboll lunate me porta të sajuara nga gurët e mureve dhe me topa plastike bënim gola ndërasa vajzat me kërcim litari dhe lojë rrasavijash argëtoheshin brezi im kohën e lirë e kalonte në lëndinë në natyrë duke soditur gjithësinë dhe bukurinë

unë jam i atij brezi që për festa bënte zinxhir zbukurues me duarte veta për të pikturuar ambjentin brezi im mblidhte fotografi bënte albume bënte dhe fjalor dhe mbante fletore kujtimesh në shkollë na jami ata që kemi qenë të saktë si ora dhe nuk kemi lejuar të na kurdisin të tjerët shikonim me vemendje baballarët tanë që rregullonin televizorin bardh e zi kërkonin kanalin e tyre të preferuar ne brezi që i ndihmuam të rregullojnë antenën për të zgjedh kanalin ne jemi brezi që kishim pridër jo pleq të moshuar i takoj brezit që qeshnim lehtë me zë të ulët flisnim para se të flinim që zëri jonë most ti

shqetësoë prindërit ata mos të dijnë se ende jemi zgjuar brezi im ujë ka pirë nga e njejta gotë e shishe ushqimet e shkollës me shokë i kemi pasë kafshatën e gojës me njëri tjetrin e kemi ndarë tymin e cigarës thithë e kemi me radhë lojën e kemi bërë por në shtëpi kemi ardhë sapo bëhej natë të miku kemi shkuar pa paralajmërim takimet në një vend pa telefon e njoftim i takoj brezit ku ndaj prinderëve kishte respekt përshendesnim të gjithë kalimtarët ndihmonte të moshuarit të hynin në autobus ngjitej në pemë dhe mblidhte fruta për vete dhe për shokë brezi im kujdesej për ndjenja, moral e karakter

KOHA Javore 18 KULTURË
E ENJTE, 1 DHJETOR 2022

jo për para e për makina brezi që përballoi vështirësi sfidoi kohën në çdo rrethanë gjithmonë me forcën e vet jemi brezi që nuk u manipulua në përditshmërinë e tij unë dhe moshatrët e mi i takojmë brezit që deshi vendin e tij brezi që lexonte libra pran dritës së pishtarit te votra me prush pranë një llampe nën një batanije brezi që gjuhën e tij se harroi kurrë unë jam djalë i atij brezi që vajzave u drejtohej gjithë edukatë gocë a ka mundësi vajzë të lutem pak çikë a bënë një minutë t’ua them një fjalë koha jonë tashti kaloi iku e shkoi për fat të keq nuk do kthehet më një brez i varfër që i mungonte pasuria meteriale brezi im nuk kishte

pothuaj asgjë fare por në shpirt e në zemër kishte gjithçka të artë.

KEMI QENË

S’kemi patur gjë pas shpirtit thonin Asgjë të re për të mbuluar trupin e ligur Vulë që e kemi bartur ndër vite nëpër botë

Na mohuan urinë dhe etjën për jetë E ne kishim shikim edhe veshë për dëgjim Parë kemi shumë e dëgjuar po aq Sot urrejmë pafundsisht kohët e mbrapshta Në fytyrat e netëve të gjata pa gjumë në sy Ka qenë pasqyrë e durimt të fsheht i tmerrit.

MURE ME MYSHK

Sa shumë shtëpi guri kanë qenë këtu Sa fëmijë u rritën mes këtyre mureve Me përkundje foshnjesh u ngritën kullat

Me këngë djelmërie e zë lahute Lojë filxhanash lojë kapuçash

E qëndisje vajzash për pajë nusërie

Eh kohë ah kohë sa shumë rënkoj sot Me lot këtu hetohet etja e malli Guri është ndarë në dysh rënkon mali

Myshqet kanë mbuluar të çarat në mure Për një çast motët hasën me kohën Ashtu siç nuk janë njohur asnjëherë

Myshku nga lagështira e truallit Ka mbuluar muret në shtëpitë me rra sa Çatitë e shembura i rrahë shtërngata

NATË

ti nuk i trishtohesh natës as unë jo në mes të territ verbues endem si murg sa hije të rëndë paska nata sonte në errësirë gjej rrugën në labirint unë nuk i trembem natës as ti më duket

MURET

Rrethuan ograjat, ara, kopshtinjet Ndaluan dheun nga vërshimi i ujrave Rrënjët mos të dëmtojnë trungjet.

Erë djegaguri në gusht, shkrumuan buzët Etje në këmbanën e ogiçit bridredhur Grigja symadhe e rrethuar në vathë.

Asnjë këngë, mallkimi ka mbytur qeshjet Muret më kujtojnë vendin e vuajtjes Ku jetuam me xhelatë që shkaktuan britma.

Rrethuar me gjarpinj katila nën gure Shembem mure me vetëdijen e fjetur Deri te porta e drunjtë me çelsin e heshtes

KOHA Javore 19 KULTURË
E ENJTE, 1 DHJETOR 2022

Në Ulqin u përurua libri “Miniera e Trepçës në Stantërg gjatë shekullit XX” i autorit Mustafë Haziri

Të gjitha Fuqitë e Mëdha kanë pasur interesa dhe e kanë shfrytëzuar Trepçën

“Në aspektin historiografik jam munduar që në këtë libër të bëj një vështrim shumëdimensional të zhvillimeve në Trepçë, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në aspektin politik, social e pse jo edhe strategjik”, është shprehur autori

Ulqin – Në Galerinë e Qendrës për Kulturë – Ulqin të shtunën (26 nëntor 2022) është përuruar libri “Miniera e Trepçës në Stantërg gjatë shekullit XX” i autorit Mustafë Haziri. Libri është botuar para disa ditësh nga Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dhe përbën punimin e doktoratës së autorit. Në këtë bo tim shkencor, autori na njeh me një historik të shkurtër të Minierës së Trepçës në Stantërg, aktivitetet min erare në periudhën iliro-romake, në mesjetë, gjatë periudhës së Peran dorisë Osmane, periudhën midis dy luftërave botërore, hulumtimet e para të britanikëve në Minierën e Trepçës dhe kompaninë “Trepça Mines Lim ited”, fillimet e lëvizjeve punëtore në Trepçë dhe grevat e minatorëve të Trepçës, bisedimet britaniko-ju gosllave rreth pronësisë së Trepçës etj. Pra, qëllimi i autorit në këtë stu dim është që të trajtojë në mënyrë historiko-shkencore zhvillimet në Minierën e Trepçës në Stantërg, me fokus në shekullin XX, kur interesimi i shteteve të zhvilluara ka qenë mjaft i madh për të investuar në Trepçë.

Në fjalën e tij, autori Haziri ka thënë se ashtu sikur historinë që e ka profesion dhe pasion, ashtu edhe Trepçën e ka pasion.

“Domethënë, dëshira ime për t’u njo hur me pasuritë nëntokësore të ven dit ku jetoj ka qenë e kahershme”, ka theksuar ai.

Haziri ka thënë se në aspektin histo riografik është munduar që në këtë libër të bëjë një vështrim shumëdi mensional të zhvillimeve në Trepçë, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në aspektin politik, social e pse jo edhe strategjik.

“Sepse të gjitha Fuqitë e Mëdha kanë pasur interesa dhe e kanë shfrytëzuar Trepçën në periudha ko hore të ndryshme”, ka deklaruar ai. Autori ka thënë se rëndësia e Trepçës shihet me hulumtimin e an glezëve, me ardhjen e të cilëve në vitin 1927 Trepça fillon të eksploat ohet në mënyrë moderne.

Haziri ka folur për fakte dhe të dhëna statistikore që janë pjesë e librit të tij.

“Duke marrë parasysh se zhvillimi politik ka ndikuar edhe në zhvillimin ekonomik të Trepçës, dhe Trepça si

gjigant ekonomik ka ndikuar në zh villimin e Jugosllavisë, asnjë kredi pa u nënshkruar firma e Trepçës nuk kanë mundur ta marrin jugosllavët”, ka thënë ai.

Autori ka treguar se llogaritet që di kur Trepça i ka pasur mbi 22 050 punëtorë, që dëshmon se ka qenë një gjigant ekonomik.

Sipas tij, në Trepçë gjithmonë ka do minuar elementi shqiptar, qoftë gjatë sundimit serb, osman, ilir, kurse ud hëheqja nga ana e pushtuesit.

“Kur ka qenë nën sundimin jugosllav, mbi 68 për qind ose 70 për qind e udhëheqësve të Trepçës kanë qenë të nacionalitetit serb, ndërsa mbi 90 për qind e krahut të punës kanë qenë shqiptarë”, është shprehur Haziri. Duke folur për rëndësinë e Trepçës në zhvillimet politike në Kosovë, au tori ka thënë se demonstratat e vi tit 1968 dhe të vitit 1981 filluan një lëvizje ose një ngritje ideologjike dhe politike të masave popullore në Kosovë.

“Por më interesante dhe më të rëndë sishme e bën hyrja e minatorëve në zgafellë. Paramendojeni kur 1300

KOHA Javore 20
E ENJTE, 1 DHJETOR 2022
KULTURË

minatorë kanë hyrë në zgafellë në një thellësi deri në 1000 metra, vetëm e vetëm për të mbrojtur identitetin juri dik, shtetëror të Kosovës – Kushte tutën e vitit 1974”, ka thënë Haziri. Në vështrimin e tij për librin, Hajrul lah Hajdari ka theksuar se përdorimi i dokumenteve arkivore, të botuara e të pabotura, referencat akademike e publicistike, i japin këtij libri karakter të fortë shkencor.

Sipas tij, është përgjegjësi e madhe të shkruash për rolin e madh ekono mik dhe historik që ka pasur Trepça në të kaluarën e saj, sidomos për popullin shqiptar të Kosovës. Hajdari ka thënë se bazuar në doku mentet e përdorura, autori vërteton se eksploatimi modern i Trepçës filloi në vitin 1927, kohë në të cilën fillon

jetën Trepça e sotme. “Të gjitha këto shënime koncize të cilat i prezanton autori në librin që po e prezantojmë sonte tregojnë se sa e rëndësishme ishte ‘Trepça’ për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenies sociale në Kosovë nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër ‘arsyeton’ ve primet e pushtetit jugosllav për mbi zotërimin e Trepçës”, ka thënë ai. Hajdari ka theksuar se kushdo që dëshiron të sjellë kujtesën dhe të zgjerojë njohuritë për grevën e mi natorëve të Trepçës si një ngjarje të rëndësishme të popullit shqiptar, duhet të lexojë librin e Hazirit. Kryetari i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, Ismet Kallaba, ka thënë në fjalën përshën detëse se krahas botimeve të veta

kjo shoqatë merret me organizimin e përurimit të librave me peshë kom bëtare, siç është libri i autorit Mus tafë Haziri.

Ai ka thënë se duhet vlerësuar au torin që ka zgjedhur për të trajtuar Minierën e Trepçës, një temë shumë aktuale për të gjitha kohërat, po ash tu një temë që është jo vetëm his torike, por edhe ekonomike, politike, gjeostrategjike etj. Udhëheqësja e përurimit, Liriona Mehmeti, ka lexuar pjesë nga recen sionet e Prof. dr. Muhamet Malës dhe Prof. dr. Sabile Keçmezi – Bashës. Përurimi i librit është organizuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektu alëve “Art Club” dhe Qendra për Kulturë - Ulqin.

KOHA Javore 21
i. k. E ENJTE, 1 DHJETOR 2022 KULTURË

Liqeni i Rikavecit, malor dhe e natyrës

Atë mëngjes të së dielës së muajit gusht të këtij viti, mendimi im i vetëm ishte të ikja nga banesa në Ulqin diku në natyrë. Të mos shikoj tele vizorin dhe kompjuterin gjithë ditën, të përballoj vapën e verës, zhurmën e tollovinë e padurueshme të tur istëve që kishin “pushtuar” këtë qytet bregdetar, mora vendimin në një çast pa asnjë përgatitje a planifikim. Kam parë vetëm titullin në portal: “ Në Ulqin ditë me diell deri në 35 gradë , kurse në Podgoricë deri në

39 gradë”. Me shpejtësi bëra gati një këmishë me mëngë të gjata, kë pucët malore dhe kapelën. U nisa në drejtim të Podgoricës. Kur mbërrita në kryeqytetin e Malit të Zi, u ndala për pushim dhe për disa telefonata

sha menduar. Nga Podgorica u nisa drejt vendlindjes- Trieshit për në Ko ritë, megjithëse deri në këtë bjeshkë mund të arrihet edhe drejt Kuçit. De risa kaloja përmes Trieshit, u çmalla me pamjet e bukura të kësaj krahinë

Legjenda thotë se në liqen jetonte një djall (kuçedër) i cili çdo verë rrëmbente një vajzë bareshë dhe pas lutjeve të barinjve bjeshkatarë, Zoti (Perëndia) e përzuri duke hedhur gurë të nxehtë në liqen “

shokëve të mi në bjeshkën e Koritës dhe Koshticës. I njoftova se jam nisur për të vizituar Liqenin e Rikavecit dhe i luta të më shoqërojnë dhe mundë sisht të na sigurojnë një automjet të lartë apo me dy diferenciale. Cak tuam vendin dhe kohën e takimit në Koritë. Gjithçka shkoi ashtu siç e ki

Liqeni i Rikavecit ndodhet në lartësinë 1.313 metra mbi niv elin e detit pranë kufirit me Shqipërinë mes Alpeve Shqip tare. Në të derdhen ujërat e përroit të Rikavecit dhe ujërat fundosen në Lumin Cem dhe Ribnicë. Ai ka vlera shkencore, gjeologjike, gjeomorfologjike, biologjike dhe turistike

shqiptare ku u linda dhe i kalova tri dekada. Termometri në makinë binte gjithnjë e më shumë. Kur zbri ta nga makina në Koritë u përballa me flladin i freskët që më priti. Pa humbur kohë me shoqëruesit e mi, adhurues të natyrës, vazhduam ek speditën tonë rrugës me gropa të gërryera nga erozioni drejt Koshticës dhe Liqenit të Rikavecit me automjet për terrene të vështira. Pas diçka më shumë se dy orë vozitje nga Korita, arritëm në brigjet e Liqenit të Rika vecit, në ora 12.30. Atje në mesditë temperatura ishte 18 gradë. Çfarë ndryshimi i madh temperaturash! Nga 39 gradë në Podgoricë, në 18

KOHA Javore 22
E ENJTE, 1 DHJETOR 2022 MOZAIK
Liqeni i Rikavecit

perlë e turizmit natyrës piktoreske

gradë në Liqenin e Rikavecit. Liqeni ndodhet në lartësinë 1.313 metra mbi nivelin e detit dhe në të derdhen ujërat e përroit të Rikavecit dhe ujërat fundosen në lumin Cem dhe Ribnicë. Ai ka vlera shkencore, gjeologjike, gjeomorfologjike, biolog jike dhe turistike. Teksa udhëtuam rrugës që na çoi deri në këtë perlë të turizmit malor dhe natyrës piktoreske të fshehur mes kodrave pranë kufirit me Shqipërinë mes Alpeve Shqip tare (Bjeshkëve të Nëmuna),përjetu am një udhëtim në histori. Një kuri ozitet për ditët e sotme është se atje nuk ka mbërritur as energjia elektrike dhe as sinjali i celularit, përveçse në pjesë të rralla të kësaj zone malore jashtëzakonisht të bukur. Dikur gjatë stinës së verës, siç e mbaj mend edhe unë, ka qenë vendqëndrim i blegtorëve-bjeshkatarëve nga Koja, Trieshi e Kuçi. Sot nuk është më kështu. Viteve të fundit është bërë mjaft i shkretë. Uji i kaltër dhe i ftohtë i këtij liqeni të bukur që të lë pa fjalë dhe pamja e natyrës përreth i kanë dhënë bjesh kës së Rikavecit tiparet e një oaze qetësie. Fushat e gjelbëruara me lule shumëngjyrëshe, pishat e larta dhe shkëmbinjtë monumentalë që e

Ky liqe me ujë të kaltër e të ftohtë dhe pamja e natyrës përreth i kanë dhënë Rikavecit tiparet e një oaze qetësie. Fushat e gjelbëruara me lule shumëngjyrëshe, pishat e larta dhe shkëmbinjtë monumentalë që e karakterizojnë të gdhendur nga vetë natyra ndër shekuj, krijojnë një peizazh natyror vërtet miklues

karakterizojnë, të gdhendur nga vetë natyra ndër shekuj, krijojnë një pei zazh natyror vërtet miklues. Për Liqenin e Rikavecit ekzistojnë disa legjenda dhe tregime të cilat i rrëfenin bjeshkatarët malësorë e malazezë. Njëra prej tyre thotë se në liqen jetonte një djall (kuçedër), i cili çdo verë rrëmbente një vajzë bareshë dhe pas lutjeve të barinjve bjeshkatarë, Zoti (Perëndia) e për zuri duke hedhur gurë të nxehtë në liqen.

Ky liqen akullnajor është i rrethuar me disa maja të larta ndër të cilat po përmendim majën e Vilës (të lartë 2.o93 metra), ku gjendet pika e ori entimit dhe guri kufitar. Nga kjo maje impozante prej së cilës ditëve me diell mund të shihen si në pëllëmbë të dorës Lugina e Vermoshit, kan ioni i Lumit Cem, Selca, madje edhe

Qafa e Përdolecit, syri të joshet nga peizazhi me mrekullitë e natyrës së bukur të Bjeshkëve të Nëmuna, që të befasojnë me pamjen e tyre, të emo cionojnë e të frymëzojnë me koloritin mbresëlënës që i karakterizon ato. Vizitorët apo turistët e paktë ven das e të huaj vijnë këtu për të shijuar natyrën e virgjër, për të ikur nga civ ilizimi dhe për të përjetuar flladin e freskët e të shëndetshëm, cilësi këto të cilat i bëjnë të qëndrojnë atje për një kohë të gjatë. Andaj, nëse jeni në kërkim të aventurës e dëshi roni të shihni “piktura” të natyrës të cilat janë pak të vizituara, por mund të ofrojnë shumë, po ju sugjerojmë ta vizitoni këtë atraksion, respektiv isht këtë thesar turistik, meqë jemi të bindur se ia vlen të vizitohet për shkak se adhuruesit e natyrës mund ta gjejnë parajsën mbi tokë.

KOHA Javore 23 Rikavecit,
E ENJTE, 1 DHJETOR 2022 MOZAIK
Bjeshka e Vilës Lugina e Vermoshit

Shërbimi shëndetësor Anë të Malit dhe në

Stacioni shëndetësor në Katërkollë

Ambulanca e parë në vitin 1949 Në Katërkollë për nevojat e shërbimit shëndetësor dhe të mbrojtjes shën detësore të popullatës, në vitin 1949 është ndërtuar Ambulanca nga ma teriali i fortë.

Në Anën e Malit, në Katërkollë shër bimi shëndetësor ka nisur mjaft vonë me emrin ambulanca. Një shërbim shëndetësor i organizuar në atë anë nuk ka ekzistuar fare deri në vitin 1949. Tek atëherë, për herë të parë është hapur Ambulanca e cila ka qenë në kuadrin e shërbimit shëndetësor të Ulqinit. Shumë vite punëtorët shëndetësorë, para së gjithëve mjekët e Ulqinit, kanë shkuar në Katërkollë një ose dy herë në javë, ose nëse janë thirrur për rastet e të sëmurëve të palëvizshëm. Në mes të dy luftërave botërore të sëmurët kanë shkuar në Tivar, në Ul qin ose në Shkodër (Shqipëri) dhe u janë drejtuar mjekëve apo punëtorëve të tjerë shëndetësorë për mbrojtje shëndetësore.

Po ashtu për barnat e rekomanduara kanë shkuar nëpër qytete të tjera dhe në ato barnatore i kanë gjetur barnat e kërkuara. Shumë herë kanë hequr dorë nga barnat e nevojshme shka ku i varfërisë në të cilën kanë jetu ar. Bartja e të sëmurëve, transporti i njerëzve dhe i mallrave në përgjithësi ka qenë shumë i vështirë, sepse nuk ka pasur as rrugë as mjete transporti.

Ambulanca e përkohshme e llo jit montazh “Besko” - Vlasotinci (Serbi)

Në tërmetin e vitit 1979 ambulanca e parë është prishur fare. Pranë asaj godine të lënë, në fund të prillit 1979 është ndërtuar një barakë tjetër e llojit montazh e cila përkohësisht ka shërbyer për nevojat e shëndetësisë (dhuratë e ndërmarrjes “Besko” nga Vlasotinci - Serbi). Ishte e madhësisë 80m2. Ai ishte objekti i parë në rre

thin e Komunës së Ulqinit pas tërme tit të vitit 1979.

Stacioni shëndetësor i sotëm në Katërkollë

Objekti i sotëm në Katërkollë është ndërtuar në vitin 1981. Është dona cion i Entit Republikan për Mbrojt je Sociale i cili edhe e ka pajisur me mjete medicinale. Hapja solemne ka qenë më 26 nën tor 1981. Në këtë manifestim kanë

KOHA Javore 24 KULTURË
E ENJTE, 1 DHJETOR 2022
Ambulanca në Katërkollë, donacion “Besko”- Vlasotinci (Serbi), viti 1979/1981 Stacioni shëndetësor i sotëm në Katërkollë

shëndetësor në në Krajë

folur: Lluka Knezheviq, në emër të Komunës së Ulqinit, Dr. Gani Kara managa, drejtor i Shtëpisë së Shën detit të Ulqinit dhe Kasem Ceka, kryetar i Bashkësisë Lokale të Katërkollës. Është interesante të theksohet se për projektin e këtij stacioni shën detësor, delegacioni në krye me nënkryetarin e Këshillit Ekzekutiv të atëhershëm, Ilija Popoviq, me inxhin ier. Radomir Gazivoda dhe drejtorin Dr. Gani Karamanaga, kanë vizituar ambulancën në Grahovë e cila ka qenë e projektuar nga arkitekti Vojvo diq nga Nikshiqi dhe atje e kanë zg jedhur projektin të cilin e ka realizuar ndërmarrja “Primorje “, nga Ulqini. Mbikëqyrësi i punimeve ka qenë inx hinieri i ri, Muharrem Mollabeqiri. Mjeku i parë me orar të plotë pune ka qenë Dr. Shefqet Dollaku, pastaj Dr. Shuajb Resulbegu, Dr. Gani Kara managa, Dr. Rexhep Spuzha , Dr. Myrto Salaj, Dr. Xhivat Mani. Në ditët e sotme një kohë të gjatë në Stacionin shëndetësor të Katërkollës punojnë: Dr. Sabrije Taipi dhe Dr. Adem Mus tafa. Këta ishin besnikë vendlindjes sepse që nga fillimi janë duke shër byer bashkëvendësit e tyre.

Shërbimet specialistike

Në një periudhë kanë shkuar për të punuar në Stacionin shëndetësor në Katërkollë mjekët specijalistë: inter nisti Dr. Ali Muharremi, pediatri Dr. Shefket Dollaku, pneumoftiziolollogu Prim. Dr. Gani Karamanga. Kohë pas kohe kanë punuar edhe mjekët gjine kologë Dr. Zylfije Duraku, Dr. Teuta Hoxha, Dr. Sadije Hollaj. Gjithashtu një herë në javë ka punuar ultraso nografinë edhe radiologu Dr. Selim Ismaili.

Stomatologjia

Në Stacionin shëndetësor të Katërkollës fillimisht kanë punuar:

Dr. Muhamed Myrteza, Dr. Ali Haxhi beti, Dr. Minir Mavriqi, Më vonë edhe Dr. Fatmir Resulbegu, Dr. Vebi Ço baj. Një kohë të gjatë deri në dalje në pension punoi edhe Dr. Reshit Llolla. Mund të konstatohet se pas tërme tit më 15 prill 1979 objekti i parë i përkohshëm shëndetësor si edhe ai me material të fortë janë ndërtuar në Katërkollë.

Duke respektuar nevojat e popullatës së Anës së Malit janë të nevojshme këto shërbime shëndetësore : - emergjenca; - shërbimet specialistike; - pediatria.

Stacioni shëndetësor në Ostros (Krajë)

Kraja i takon Komunës së Tivarit, por në periudhën para riorganizimit të shërbimit shëndetësor në Ulqin, një kohë prej vitit 1976 deri në vitin 1983 ka qenë në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit të Ulqinit.

Në këtë ambulancë kanë punuar mjekët: Dr. Anto Martinoviq, Dr. Gani Karamanaga, Dr. Rexhep Spuzha, Dr. Ahmet Maraj, Dr. Safer Zhygjeli. Ka punuar edhe Dr. Adem Mustafa nga viti 1989 deri në 1995. Do të thekso het se vetëm Dr. Adem Mustafa nuk ka marr specializim si “dhuratë” për punën në ambulancën e Krajës. Gjithashtu në këtë stacion shënde tësor më parë kanë bërë shërbimin stomatologjik stomatologët: Dr. Mu hamed Myrteza dhe Dr. Ali Haxhibeti. Ambullanca e parë ka qenë në hyrje në Ostros në anë të djathtë. Aty fillimisht ka qenë edhe posta e Krajës. Ai vend është qujtur “VORRI KURT”. Pas Luftës së Dytë Botërore është dhënë urdhri që të zhduken varrezat në hyrje të Ostrosit dhe kështu kanë filluar ndërtimet e ambulancës me

postë e të tjera. Hapja solemne e ambulancës së re në Krajë ka qenë në vitin 1981. Në ceremoninë festive ka marrë pjesë edhe kryetari i qeverisë të atëhershme të Malit të Zi, Velko Mil latoviq.

Prej vitit 1983 përsëri i takon Shtëpisë së Shëndetit të Tivarit. Po e përsëris: Ambulanca e Os trosit atëherë ka qenë në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit të Ulqinit. Sot në këtë ambulancë punon mjek ja Dr. Ganimete Hoxha, specialiste për mjekësinë familjare, banore e Katërkollës.

Për nevojat e Krajës kjo am bulancë ofron shërbimet: mjekësia e përgjithme; vizitat e mjekut dhe pa tronazhit nëpër shtëpitë e të sëmurëve; laboratorinë; stomatologjinë; medikamentet më të nevo jshme; transportin e të sëmurëve. Tash për tash këto shërbime mjafto jnë...

Por Kraja është lënë pas dore. Fillimisht nga Komuna e Tivarit. Në vitet e shtatëdhjeta të shekullit XX në Krajë ka pasur rreth 4.000 banorë, kurse sipas disa informative sot janë diku 1.000 banorë. Është obligim i krejt sho qërisë që të ndihmojnë zhvillimin e këtij rajoni në: rregullimin e problemit të ujit; rekonstruimin e akseve rrugore Katërkollë-Ostros dhe Os tros-Virpazar; hapjen e kalimit kufitar Ske-Zogaj (Shqipëri), mundësitë e hapjes së ven deve të punës.

KOHA Javore 25 KULTURË
E ENJTE, 1 DHJETOR 2022
Ambulanca në Krajë në ditët e sotme

Në Krajë u shënua Dita e Flamurit dhe 110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë

U shfaq filmi dokumentar

“Hasan Prishtina, ideolog çështjes kombëtare”

Ostros – Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Shoqata “Kraja” – dega në Krajë shënuan të dielën mbrë ma në Shtëpinë e Kulturës në Os tros 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Kryetari i degës së Shoqatës “Kraja”, Valmir Arbneshi, ka thënë se ekzis tojnë disa data të rëndësishme për kombin tonë, të cilat duhen t’i bas hkojnë të gjithë shqiptarët, pa dal lime, siç është 28 Nëntori – Dita e Flamurit.

Ai ka folur për veprimtarinë e Sho qatës “Kraja”, me seli në Nju Jork të SHBA-së, dhe ka premtuar se kjo shoqatë përpos aktiviteteve tradi

cionale, siç janë ndarja e bursave për studentët krajanë, organizimi i Ditës së Diasporës, “do të jetë mbështetëse, pse jo edhe nismëtare e të gjitha festimeve, manifestimeve apo aktiviteteve të ndryshme kul turore dhe sportive që do të zhvillo hen në Krajë”.

Arbneshi ka theksuar se dyert e Shoqatës “Kraja” janë të hapura dhe duart të shtrira për bashkëpunim me të gjithë.

Ai ka falënderuar LD në MZ-në për bashkëpunimin në kremtimin e Ditës së Flamurit.

Kryetari i LD në MZ-së, Saubih Meh meti, ka thënë se sado që të flasësh për rëndësinë e 28 Nëntorit – Ditës

së Flamurit, është e pamjaftueshme. “Historia nuk ndryshon, por ajo vetëm pasurohet me zbulime të reja e ngjarje të reja”, ka thënë ai. Më tej Mehmeti ka theksuar se më 28 Nëntor të gjithë shqiptarët në trojet e tyre etnike dhe kudo jetojnë e punojnë në botë, kremtojnë me krenari dhe emocion Ditën e Flamurit dhe Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

“Më 28 Nëntor shqiptarët kujtojnë ngjarjen e 1912-ës që ndodhi në Vlorë, ku u ngrit flamuri kombëtar i Kastriotëve, simbol i lirisë, i pavarë sisë, i ëndrrave dhe për një ardhmëri më të mirë të kombit shqiptar në gjirin e kombeve të përpararuara të

KOHA Javore 26 KULTURË
E ENJTE, 1 DHJETOR 2022

dokumentar ideolog i kombëtare”

botës”, është shprehur ai. Mehmeti ka theksuar se 28 Nëntori na nxit të meditojmë për fatet his torike të kombit shqiptar, me të cilat lidhen në mënyrë të pazgjidhshme edhe fatet e çdo shqiptari. Ai ka thënë se “shqiptarët kudo që janë duhet të përbashkohen rreth flamurit kuq e zi dhe si të tillë të punojnë me të gjitha kapacitetet për forcimin e faktorit shqiptar, në rua jtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre, në trevat e tyre etnike në rajon e më gjerë”. Për të pranishmit është shfaqur pre miera e filmit dokumentar “Hasan Prishtina, ideolog i çështjes kom bëtare”, prodhim i Shoqatës për

Filmi dokumentar “Hasan Prishtina, ideolog i çështjes kombëtare” është prodhim i Shoqatës për Parandalimin e Largimit të Rinisë nga Kosova “Hasan Prishtina”. Skenaristë të filmit janë Dibran Fylli dhe Asllan Qyqalla, regjinë e ka punuar Dibran Fylli, kurse producent është Jahja Lluka

Parandalimin e Largimit të Rinisë nga Kosova “Hasan Prishtina”. Ske naristë të filmit janë Dibran Fylli dhe Asllan Qyqalla, regjinë e ka punuar Dibran Fylli, kurse producent është Jahja Lluka. Duke iu drejtuar publikut pas shfaqjes së filmit dokumentar, kryetari i Sho qatës për Parandalimin e Largimit të Rinisë nga Kosova “Hasan Prishtina” ka thënë se duhet ta ndjekim rrugën e Hasan Prishtinës dhe megjithëse nuk është e lehtë, të qëndrojmë në vendet tona.

Ai ka thënë se “nuk e kemi rrumbul lakësuar as ideologjinë e Hasan Pr ishtinës, as përpjekjet e shumë atd hetarëve tanë”.

Lluka ka prezantuar të dhëna shqetë suese për emigrimin e shqiptarëve, që i referohen Eurostatit, sipas të cilit në dhjetëvjetëshin e fundit nga trojet shqiptare janë shpërngulur 1.5 milion shqiptarë.

“Nëse edhe për dhjetë vjet shpërn gulen 1.5 milion shqiptarë, po real izohen programet antishqiptare që nga Naçertania deri tek Akademia e Shkencave e Serbisë”, ka thënë ai. Të pranishmëve iu është drejtuar edhe Mehmet Bardhi, kryetar i nderit dhe ish-kryetar i LD në MZ-së, kurse skenaristi e regjisori Dibran Fylli ka interpretuar një monolog. Po ashtu disa nxënës kanë lexuar poezi kush tur 28 Nëntorit. i. k.

KOHA Javore 27 KULTURË
E ENJTE, 1 DHJETOR 2022

Bukuria e Budapestit

Destinacioni ynë i rradhës këtë herë ishte Budapesti. Budapesti është kryeqyteti dhe qyteti më i populluar i Hungarisë. Është qyteti i 9-të më i madh në Bashkimin Evropian për nga popullsia brenda kufijve të qyte tit, dhe qyteti i dytë më i madh pranë Lumit Danub. Budapesti tërheq rreth 12 milionë turistë ndërkombëtarë në vit, duke e bërë atë një destinacion shumë popullor në Evropë. Me çfarë ofron nuk është edhe ndonjë çudi e madhe që ka aq vizitorë. Ja çfarë vizituam ne gjatë 3 ditëve tona atje: Parlamentin Hungrarez, Kepucët në Danub ,Bastionin e Peshkatarëve, Kishën e Matiasit, Kishën e Shën Ste fanit, Metronë 1, Sheshin e Heronjve, Kalanë e Budës, Syrin e Budës dhe

Nju Jork Kafenë. Parlamenti Hungarez i vendosur përgjatë brigjeve të Danubit - Ndërte sa e Parlamentit Hungarez është një monument tjetër ndër më të njohurit në qytet. Duke e admiruar atë nga larg më herët gjatë ditës, është koha për ta parë nga afër këtë ndërtesë të mrekullueshme. Parlamenti i Buda pestit të bën përshtypje falë stilit ek stravagant neo-gotik dhe përmasave të mëdha. Është ndërtesa e tretë më e madhe e parlamentit në botë, diçka që vërtetë nuk mund ta vlerësoni der isa të shfaqet para jush. Këpucët pranë Danubit - Pranë Par lamentit, do të gjeni këtë memorial. Një koleksion këpucësh metalike në brigje, duke kujtuar ata që u qëllu

an dhe u vranë atje gjatë Luftës së Dytë Botërore. Militantët e Kryqit të Shigjetave ishin një parti fashiste që pushtoi qeverinë në mesin e shek ullit të 20-të, duke vrarë mijëra dhe duke internuar hebrenjë të panumërt në kampet e përqendrimit. Ndërsa e gjithë periudha ishte një mizori, ky memorial specifik përkujton 3.500 njerëzit e vrarë në këto brigje dhe të humbur në Danub, 800 prej të cilëve ishin hebrenj.

Bastioni i Peshkatarëve - Lehtësisht një nga vendet më të njohura për t’u vizituar në Budapest, është Bastioni i Peshkatarëve. I gjendur pranë skajit verior të distriktit të Kalasë, Bastioni i Peshkatarëve është vendi ku shumica e vizitorëve shkojnë për pamjen e tyre panoramike të qytetit. Ajo që e bën të veçantë është se tarraca e tij është e zbukuruar me frëngji dhe harqe që e bëjnë të duket sikur i përket një për ralle. Prisni të shihni shumë njerëz që bëjnë foto në shkallët dhe harqet e tij. Kisha e Matiasit - Pikërisht përballë Bastionit të Peshkatarëve qëndron një nga kishat më të bukura të Buda pestit, Kisha e Matiasit. E themeluar

KOHA Javore 28 REPORTAZH
E ENJTE, 1 DHJETOR 2022

në vitin 1015 nga Mbreti i parë i Hun garisë, kisha ka një pamje të veçantë si brenda ashtu dhe jashtë. Nga jashtë, ju mund të vlerësoni arkitek turën e saj të hollësishme gotike dhe çatinë e bukur me pllaka. Shkoni brenda dhe ngjituni një shkallë, do të shihni tavane të harkuar e mag jepsës, një muze që mburret me re like fetare dhe kopje të bizhuterive të kurorës hungareze. Bazilika e Shën Stefanit - Ne e filluam ditën me një vizitë në Bazilikën e Shën Stefanit. Kjo ndërtesë neoklasike i kushtohet Stefanit - Mbretit të parë të Hungarisë dhe njërit prej shenjtorëve më të njohur të vendit. Në fakt, ju mund të shihni në të vërtetë dorën e djathtë të mumifikuar të Shën Stefan it në relikuarin e bazilikës. Përvoja të tjera të shkëlqyera që mund të keni në Bazilikën e Shën Stefanit përfshi jnë ngjitjen në kupolën e bazilikës për disa pamje nga çatia dhe dëgjimin e një koncerti në organo brenda kishës. Metro 1- Mund të duket e çuditshme të rekomandosh një udhëtim me metro si një aktivitet që nuk duhet humbur, por ka një arsye pse linja

Metro 1 është në këtë itinerar të Bu dapestit. Metro 1 e Budapestit është sistemi i tretë më i vjetër i metrosë nëntokësore në botë dhe vazhdon të funksionojë edhe sot e kësaj dite. Zbrisni në stacionin e tij në Deak Fer enc ter dhe bëni një xhiro me këtë tren metroje të listës së trashëgimisë së UNESCO-s.

Sheshi i Heronjve- Hipni nga Metro 1 në Hosok tere, i njohur si Sheshi i Heronjve. Ky është një nga shesh et kryesore të qytetit falë koleksionit simbolik të monumenteve. Të ndër tuara për të nderuar mijëvjeçarin e shtetit hungarez në 1896, statujat ose përfaqësojnë tema kombëtare ose figura të rëndësishme nga histo ria hungareze. Në qendër të sheshit është një kolonë me kryeengjëllin Gabriel që mban kurorën e shen jtë të Mbretit të parë të Hungarisë, Shën Stefanit. Rreth bazës së saj janë shtatë krerët e Hungarezëve me kalë. Pas kolonës janë dy kolonada të mëdha me figura më të rëndësishme nga historia e vendit.

Kalaja e Budës – Kjo kala pa dyshim është një nga imazhet më të njohu

ra të kryeqytetit. Kalaja njihet edhe si Pallati Mbretëror, pasi më parë ishte vendi ku jetonin mbretërit hungarezë. Kalaja e Budës është një kështjellë e mrekullueshme dhe një nga simbo let më madhështore të Budapestit dhe Hungarisë, së bashku me Urën e Zinxhirit me të cilën është e lidhur. Në ditët e sotme, Kalaja e Budës strehon Bibliotekën Kombëtare , Muzeun Historik të Budapestit dhe Galerinë Kombëtare Hungareze. Ka laja imponuese e Budës ndodhet në maje të kodrës dhe ofron një pamje mbresëlënëse panoramike mbi Pe shtë dhe Lumin Danub. Pamjet janë shumë të ngjashme me ato nga Bas tioni i Peshkatarëve. Nju Jork Kafe - Është kafeneja më e bukur në botë dhe gjithashtu kaf eneja më e dashur në Budapest. Do mahniteteni nga arhihtektura e brendshme e kësaj hapësire. Në të njëjtën kohë, është rënditur edhe tek 10 gjërat më të mira për të bërë në Budapest. Budapesti për këto 3 ditë na la përshtypje mbresëlënëse, aq sa mezi presim të kthehemi përsëri.

Donika Lulgjuraj

KOHA Javore 29 REPORTAZH
E ENJTE, 1 DHJETOR 2022

Enver Adem Dedushaj, jurist (1960-2022)

Profesionist i përkryer, bashkëvendës i çmuar, kryefamiljar i nderuar, mik dhe koleg i respektuar

Fshati Vuthaj i Komunës së Gucisë, dikur ishte njëri ndër vendbanimet më të mëdha të Komunës së Plavës me mbi 200 familje me më se 1.200 banorë tërësisht të popullatës shqip tare. Është fshat piktoresk përballë Alpeve Shqiptare, e rrëzë bjesh këve të larta me pyje e kreshta. Por gjithsesi, fshati Vuthaj më tepër veçohet, njihet e përmendet si vatër e shumë ngjarjeve dhe ndodhive his torike. Mirëpo ajo që më së shumti e karakterizon dhe bën të zëshëm dhe më të theksuar atë, është e dhëna se fshati Vuthaj është truall burimi i një plejade intelektualësh shqiptarë pro filesh të ndryshme profesionale. Njëri ndër ta ishte edhe tani i ndjeri juristi i diplomuar Enver Adem Dedushaj, i cili papritmas ndërroi jetë më 7 nën tor 2022, si pasojë e sulmit kardiova skular në moshën 63 vjeçare. U lind në fshatin Vuthaj të Komunës së Gucisë, më 24 tetor të vitit 1960, nga prindërit Cymë dhe Adem Halili Dedushaj, në një familje tipike tradi cionale shqiptare, me veti dhe tipare atdhedashëse patriotike, mikpritëse e bujare. Në familje shumanëtarëshe ku prindërit Ademi dhe Cyma rrisnin pesë djem, Enveri ishte djali i dytë me radhë i familjes. I rrisnin në kushte të vështira ekonomiko-sociale, të cilat aso kohe si shumica e familjeve të kësaj ane, mbijetonin me bujqësi dhe

blegtori. Enver Adem Dedushaj shkollimin fil lor katërklasësh (I-IV) e ka kryer në vendlindje në fshatin Vuthaj, ndërsa katër klasët e ciklit të lartë (V-VIII), i ka kryer në Shkollën Fillore tetëv jeçare “Xhafer Nikoçeviq” në Guci. Bashkë me shumë shokë dhe shoqe të asaj kohe, ka udhëtuar në këmbë çdo ditë nga 10 kilometra, me veshm bathje jo të mira e shpesh edhe të uritur. Shkollën fillore e ka kryer në vitin 1975. Ndonëse në atë kohë në Plavë dhe Guci nuk kishte shkollë të mesme me mësim në gjuhën shqipe, Enveri vazhdon shkollimin në Shkollën e Mesme Ekonomike në Pejë, si shumë nxënës të kësaj ane të cilën e kryen në vitin 1979. Ndarja e hershme nga familja në moshën 15 vjeçare, kushtet e vështi ra ekonomiko-sociale të kohës, adaptimi në jetën e qytetit, ishin sfida të cilat jo lehtë u përballuan. Gjatë periudhës katërvjeçare kohore sa ishte nxënës i shkollës së mesme në Pejë, Enveri me ca moshatar vuth janë, kanë ndërruar shumë shtëpi e besa edhe bodrume të këtij qyteti, shumicën e dimrave pa ngrohje e shpeshherë edhe me bark të uritur. Pas kryerjes së shkollës së mesme dërgohet në shërbimin ushtarak të cilin e kryen brenda një viti. Pas kthimit nga shërbimi ushtarak reg jistrohet si student me korrespon dencë në Fakultetin Juridik në Prisht inë, meqenëse kushtet ekonomike në familjen shumanëtarëshe nuk ia mundësonin studimet si student i rregullt edhe përkundër dëshirës dhe vullnetit të flakët për zgjerimin dhe përsosjen e dritës dhe dijes në ve primtarinë e profesionit të zgjedhur. Gjatë kohës së studimeve me kor

respondencë në Fakultetin Juridik të Prishtinës, Enveri me përkushtim përgatiste provimet, por edhe kryente punë të ndryshme sezonale jashtë profesionit. Kështu në muajt e verës të viteve 1982, 1983 dhe 1985, gjatë sezonit ishte i punësuar në Ndërmar rjen e Ujësjellësit “Bistrica” ne Bijello Pole, për të krijuar kushte materiale për kryerjen e fakultetit. Pas përfun dimit të studimeve në afat të rregullt në vitin akademik 1986/87, Enveri në vendlindje në Vuthaj me përkushtim u qaset punëve të ndryshme të fshatit, kryesisht blegtorale e bujqësore të cilat i kryen me përpikëri.

Më 3 maj të vitit 1989, Enveri fil lon punën si praktikant në Gjykatën Themelore në Plavë me plot entuzi azëm dhe vullnet, duke u pajisur me dije dhe përvojë në profesionin e vet deri më 31 maj 1991.

Në vitin 1992 ashtu sikurse një numër i konsiderueshëm i të rinjve të kësaj ane, edhe Enveri me familje të ngushtë (bashkëshorten e djalin) ia mësyn gyrbetit, shkon në Austri për të krijuar kushte jetësore për familje dhe për t’u kthyer sa më parë që është e mundur në vendlindje në Vuthaj. Pas qëndrimit tri vjetësh në Austri ia arrin qëllimit dhe kthehet në Vuthaj, për ta vazhduar jetën në mesin e kushërin jve e vëllazërisë Dedushaj dhe bash këvendësve vuthjanë, por gjithsesi në profesionin e vet.

Pas një periudhe të gjatë kohore, i pa punësuar në profesion, më 5 maj 1998 inkuadrohet në adminis tratën e përgjithshme të Komunës së Plavës, kryeshef i së cilës ishte për një kohë. Në mandat katërvjeçar ishte edhe shef i Shërbimit të finan cave të komunës, ndërsa një mandat e gjysmë (rreth 6 vjet) ushtroi detyrën

KOHA Javore 30 E ENJTE, 1 DHJETOR 2022 IN MEMORIAM

në postin e sekretarit të Kuvendit të Komunës së Plavës, deri më 1 shta tor 2014 - deri në pavarësimin e Komunës së Gucisë. Që nga kthimi i statusit të pavarësisë së Komunës së Gucisë dhe formimit të Kuven dit të komunës së saj në shtator të vitit 2014 e gjithnjë deri në vdekjen e tij më 7 nëntor 2022, Enveri me

përkushtim ushtroi detyrën në postin e sekretarit të Kuvendit të komunës. Gjatë gjithë kohës në këtë detyrë En veri dha vërtetë kontribut të madh në punën e shërbimeve të administratës së përgjithshme të komunës, e në veçanti në përgatitjen e materialeve kuvendore në gjuhën shqipe. Enver Adem Dedushaj ishte edhe

aktivist i denjë dhe i paepur i qa rqeve politike që nga fillimi i plural izmit (sistemit shumëpartiak). Në fillim anëtar dhe aktivist i shquar i LD në MZ, e pastaj në UDSH. Që nga themelimi i degës së UDSH-së në Plavë-Guci në vitin 1996, Enveri ishte anëtar i kryesisë së saj, duke dhënë kontribut të pazëvendësue shëm në këtë subjekt politik, i cili ishte themeluar me të vetmin qëllim për faktorizimin dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve edhe në trev ën e Plavës dhe Gucisë.

Angazhimi dhe vullneti i tij politik në kuadër të degës së UDSH-së do të reflektohet shpejt edhe në nivel qendror të UDSH-së si subjekti më i madhp olitik shqiptar në nivel të Malit të Zi, ku në vitin 1998 Enveri emërohet anëtar i Këshillit qendror të UDSH-së dhe nënkryetar i partisë në nivelin e Malit të Zi pran këtij subjekti, gjithnjë deri në vdekjen e tij.

Që nga viti 2018 e këndej Enveri ishte edhe kryetar i degës së UDSHsë në Guci.

Pa ngurrim dhe me plot gojë konfir moj se Enver Adem Dedushaj vërtetë ka qenë njeri i kohës, profesionist i rryer, aktivist shumëdimensional, i denjë dhe i paepur, misionar dhe vizionar i veprimtarisë së vet intelek tuale, familjar i përkryer, shok, mik dhe bashkëvendës i nderuar dhe i respektuar.

Vdekja e tij e hershme dhe e papritur shkaktoi dhembje dhe varrë të rënda ndër të gjithë ata që e kanë njohur, që kanë punuar dhe janë shoqëruar me të. Familja ka humbur kryefamiljarin - shtyllën e shtëpisë, vëllazëria De dushaj vëllain dhe këshillëdhënësin e denjë, vuthjanët bashkëvendësin e respektuar, Komuna e Gucisë, por edhe ajo e Plavës profesionistin, ko legun dhe mikun e çmuar dhe shumë të nderuar e të vlerësuar.

Enver Adem Dedushaj u varros më 9 nëntor 2022në varrezat e vendlindjes në Vuthaj me nderimet më të larta. Turma e të pranishmëve në Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj dhe në përcjell jen e tij në shtëpinë e përmotshme, dëshmoi se kush ka qenë Enver De dushaj. Prania e tyre tregoi respektin që ai ka pasur kudo.

Enveri pas vetes la bashkëshorten Arbnoren, djemtë Besfortin e Dona tin dhe vajzën Arbelinën.

KOHA Javore 31 E ENJTE, 1 DHJETOR 2022 IN MEMORIAM

Filmi “Sofia” i regjisorit Eduart Grishaj vazhdon rrugëtimin e shfaqjeve

Histori dashurie midis një djali shqiptar dhe një vajze serbe

Premiera e filmi me metrazh të gjatë i titulluar “Sofia”, me regji nga Eduart Grishaj, është shfaqur mbrëmjen e 2 nëntorit në Tiranë, në prani të një numri të madh të publikut dhe per sonaliteteve nga të gjitha fushat, për të vazhduar shfaqjet në shumë qytete në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut. Filmi “Sofia” ndahet në dy epoka, të asaj gjatë luftës së 1941-shit dhe në kohën moderne. Historia e një grueje fisnike me një zemër të madhe, ndër thur më së miri vlerat e shqiptarit, shoqëruar me një ngjarje tragjike. Në qendër është historia e dashurisë së një djali shqiptar me një vajzë serbe. Regjisori i këtij filmi, Eduard Grish aj në një prononcim ekskluziv për gazetën “Koha Javore”, duke u py etur për idenë rreth realizimit të këtij filmi, shprehet se frymëzimi lindi pasi ai lexoi veprën e At Zef Pëllumbit, me një histori të shkurtër, por që sipas tij, në lexim të parë vepra u shndërrua në dashuri.

“Premiera e filmit ka qenë sukses. Nuk dua të flas për punën time, por mendoj se ka qenë event ku janë bërë bashkë artistë dhe profesionistë për të vlerësuar një punë të gjatë dhe të palodhur”, shprehet Grishaj. Ai rrëfen se qëllimi i jetësimit të këtij filmi ka qenë që përmes tregimit dhe rrëfimit, të realizohet një film artistik dhe cilësor në këtë kohë të epokës së filmave komercial.

“Sofia është shumë e famshme tani. Rrugëtimi i saj ka qenë në Tiranë,

Shkodër, Elbasan, Vlorë, Shkup, Pr ishtinë, Greqi, Londër, Nju Jork dhe kudo ku ka shqiptarë e flitet shqip, por jo vetëm”, thotë regjisori Eduart Grishaj.

Realizimi i filmit Sofia është realizuar nga një këstë aktorësh të njohur si: Rita Gjeka, Tinka Kurti, Rozafa , Al fred Trebicka, Adem Karaga, etj. Shfaqja e filmit “Sofia” është vlerë suar gjerësisht nga profesionistë të fushës së kinematografisë por edhe nga publiku.

“Vlerësimi im parësor kanë qenë sallat e kinemave të mbushura plot, që nga Vërmoshi në Konispol. Me sazhe, vlerësime dhe dashamirësia e njerëzve ma ka mbushur zemrën plot”, shprehet Grishaj.

Ai shton se ky film përcjell mesazhin që dashuria është më e fortë se lufta e së shkuarës dhe urrejtja. “Dashuria është e vetmja mundësi që të ecim para”, thekshon Grishaj.

I pyetur nëse ky film do të shfaqet në Ulqin apo në Tuz, Grishaj tha se filmi së shpejti do të shfaqet në Tuz, “pasi që ky vend është veçanti për këtë film, sepse në ngjarjet që rrëfe hen si pjesë e skenarit të filmit lidhen bukur dhe ngushtë me Malësinë dhe malësorët. Ne po mbyllim çështjet logjistike dhe pastaj do të takohemi shumë shpejtë me publikun e dashur të Tuzit”, përfundon Grishaj.

Filmi “Sofia” është i pari me metrazh të gjatë që ka realizuar regjisori Edu art Grishaj.

KOHA Javore 32 E ENJTE, 1 DHJETOR 2022
KULTURË

Ikja e rinisë dhe braktisja e vendit, këmbanë zgjimi

Tuz – Aktorë të Teatrit Kombëtar Ek sperimental “Kujtim Spahivogli” nga Tirana, shfaqën në Qendrën Kul turore-Informative “Malësia” komed inë e zezë “Pak pakt”, të autorit dhe regjisorit Ledian Gjeci. Shfaqja në fjalë është një tekst i ri dhe bashkëkohor, i vendosur së fundmi në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, dhe është vlerësuar nga komuniteti

artistik si evoluim i dramës shqipe. Kjo komedi trajton temën e ikjes së rinisë, të braktisjes së vendit për një jetë më të mirë, e cila është një prob lematikë e thekshme e shoqërisë sonë.

“Dhe si për ironi të fatit, subjekti trajtohet në mënyrë komike dhe ar gëtuese, deri afër ngjarjes deçizive kur komikja kthehet në tragjike dhe ku e qeshura të ngrin në fytyrë, e ku

realiteti të godet fort si një këmbanë zgjimi për çdokënd që shikon shfaq jen. Me këtë pjesë teatrale do t’ju flasë shqiptarëve shqip dhe qartë”, thuhet në përshkrimin e kësaj kome die.

Komedia e zezë “Pak pakt” zgjati plot një orë e pesëdhjetë minuta dhe u mirëprit dhe u duartrokit ngrohtësisht nga publiku i pranishëm në sallë.

KOHA Javore 33 E ENJTE, 1 DHJETOR 2022
t. u.
KULTURË
Në QKI “Malësia”, u shfaq komedia e zezë “Pak pakt”

Festat ndryshe

Në prag të festave të dhjetorit si dhe 110-vjetorit të Pavarësisë së shtetit tonë amë – Shqipërisë, Kisha Ka tolike Shqiptare e Shna Ndout në Guci, të dielën me 27 nëntor 2022, ndau ndihma humanitare për më se 100 familje të Plavës dhe Gucisë. Ndihmat u organizuan nga drejtori i Caritas-it Dioçezan të Tivarit, nji herësh edhe prifti i kësaj kishe, Don Gabriel Grabanica. Ishte me të vërtetë kënaqësi ta shohësh zellin e malësorëve dhe vullnetarëve të kësaj kishe, në krye me koordinatorin e Caritas-it për

Gucinë z. Lindon Gjekaj. Kënaqësia më e madhe patjetër ishte kur hox ha i ri Alen Shaboviq, pasardhës i familjes së Jakup Ferrit, udhëheqës i Bashkësisë Islame të Gucisë, përqafon priftin e ri Don Gabrielin dhe i thotë me një shqipe ilirçe: “Po ku je vlla?”.

Zëmra mu bë sa Maja e Karanfilit. Të gjithë kemi një gjak dhe jemi vëllezër, e kur i shef këta burra kështu, ska tjetër përveç se të kthehet optimizmi për ardhmërinë e kombit tonë. U vërsulën me shpejtësi vullnetarët nga Vuthajt, Martinajt, Hoti, Kuka jt si shqiponjat për të ndihmuar në shperndarjen e më se 13 tonash ndihma nga rinia gjermane. 3.000

kg miell, 1.500 kg makarona, 675 litra vaj, 1.000 kg sheqer, 600 kg oriz, 3.000 litra ujë me vitamina, sa puna, detergjentë, si dhe 290 pako me veshmbathje, të gjitha këto u shperndanë brenda ditës nga vulln etarët e kishes me ndihmen e Ibër Hotit nga Hoti i Kujit, Sylë Vuçetaj dhe Kelmend Ahmetaj nga Vutha jt, Ismail Balidemaj nga Martinajt, Gani Kukaj nga Krusheva, Radoje Ivanoviq dhe Denis Omeragiq nga Gucia ,etj. Shpesojmë se këto ndih ma do ua lehtësojnë sadopak dim rin këtyre familjeve autoktone, kurse donatorëve dhe organizatorëve u lumshin krahët, gjithmonë paçin e Zoti ua shpërbleftë!

KOHA Javore 34 MOZAIK
E ENJTE, 1 DHJETOR 2022
Gjovalin Nikçi

Ngjyra blu nuk ka dimensione, ajo shkon përtej kufijve

Tuz – Piktorja nga Ulqini, Mersiha Rasulbegoviq- Mavriq, ka hapur të premtën, më 25 nëntor 2022 në QKI “Malësia” në Tuz, ekspozitën e saj personale të titulluar “Rrugëtim në kaltërsi“, të cilën zyrtarisht e shpalli të hapur, Prof. Pavle Pejoviq. Përpara një numri të konsiderueshëm

të publikut, piktorja Rasulbegov iq-Mavriq përmes kreativitetit të saj artistik, shpalosi një sërë mesazhesh asociative që janë në një transformim të vazhdueshëm e të gjallë. E udhëhequr nga realja e cila trans formohet në të padukshmen dhe magjinë, zonja Mersiha ndjek ngjyrën

blu për të cilën thotë se ajo ngjyrë nuk ka dimensione, ajo shkon përtej kufijve. Për piktoren, kjo ngjyrë për faqëson ajrin, ujin dhe magjinë, por siç thotë ajo, e kaltërta është edhe ngjyra e Mesdheut, e qytetit të saj, dhe vetë ajo.

Piktorja Mersiha Rasulbegov iq-Mavriq në pikturat e saj përdor një teknikë të kombinuar, atë të vajit dhe arkilikut.

Në këtë ekspozitë u shpalosën gjithësej 22 punime nga krijimtaria e saj e pasur artistike.

Piktorja dhe autorja e kësaj ek spozite personale, Mersiha Rasul begoviq-Mavriq, pikturon në mënyre aktive dhe është një nga organiza toret e shumë ngjarjeve të ndryshme kulturore.

Ajo gjithashtu është themeluese e OJQ-së “Naslijegje” (Trashëgimia). t. u.

KOHA Javore 35 KULTURË
E ENJTE, 1 DHJETOR 2022

“Koha Javore” në versionin online, mund ta lexoni në linkun: www.kohajavore.me

kohajavore.me

Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.