Koha 1037

Page 1

Shqiptarët në Mal të Zi në kohën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë Përpjekjet e fuqive ballkanike për mohimin e qenies së kombit shqiptar KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë e enjte, 24 nëntor 2022 Viti XXl Numër 1037 Çmimi 0,50 Në kujtim të një dite historike – Ditës së Flamurit Kombëtar
2 KOHA Javore PËRMBAJTJE Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Qani Osmani Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. KOHA Javore Shqiptari dëshiron të jetojë i lirë dhe i lumtur Anglezja e jashtëzakonshme që i donte jashtëzakonisht shqiptarët Ballkani Perëndimor front i rëndësishëm për interesat ruse Intervistë me Prof. dr. Emil Lafen, gjuhëtar, ish-sekretar i komisionit organizues të Kongresit të Drejtshkrimit 12 14 16 20 E ENJTE, 24 NËNTOR 2022
KOHA Javore 3 PËRMBAJTJE Shqiptarët e kanë keq kur janë mirë Arlinda Suka – mësuese e gjuhës shqipe në shkollën shqipe “Mëso shqip” në Stejten Island, Njujork Labi dhe Ati mësojnë për Krajën Artist i rrallë dhe sportist i madh 22 24 26 32 ARKIVI: www.kohajavore.me E ENJTE, 24 NËNTOR 2022

Bashkohen për koalicion parazgjedhor

Tuz – Drejtuesit e tri subjekteve poli tike shqiptare: Alternativës Shqip tare, Lidhjes Demokratike Shqiptare, dhe Unionit Nacional Shqiptar, firo mosën të enjtën, më 17 nëntor në Tuz dy marrëveshje për koalicion parazg jedhor.

Siç njoftohet në kumtesën e për bashkët për opinion të këtyre tri sub jekteve politike, marrëveshjen për koalicion parazgjedhor në Komunën e Tuzit e firmosën tre udhëheqësit lokal të këtyre partive: “Për ASH-në z. Lindon Gjelaj, për LDSH-në z. Ivan Ivanaj dhe për UNSH-në z. Fadil Ka joshaj”.

Ndërkaq, marrëveshjen për koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e ard hshme parlamentare (kurdo që ato të ndodhin), e firmosën krerët e këtyre tri partive Nik Gjeloshaj, Nikollë Camaj dhe Ferhat Dinosha. Sipas kumtesës së përbashkët, u

theksua se nisur nga imperativi i zh villimit të qëndrueshëm të Komunës së Tuzit kjo marrëveshje është firmo sur me qëllim të mbrojtjes së interesit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi, përmes veprimit të partive politike shqiptare.

Sipas nënshkruesve të këtyre dy marrëveshjeve aty janë përfshirë: “Të gjithë parametrat për qeverisje sta bile e kompetente lokale, duke res pektuar forcën politike të secilit nga subjektet nënshkruese, por duke pa sur në plan të parë vazhdimin e bash këpunimit brenda Forumit Shqiptar, në të mirë të zhvillimit të hovshëm, që tashmë vërehet në të gjitha pjesët e Malësisë”.

Më tutje, theksohet se krerët e këtyre tri subjekteve politike shqiptare, e kanë parë të udhës që pikërisht në momentin e krizës politike në Mal të Zi, partitë shqiptare të jenë sa më

të bashkuara e me sa më shumë mandate “për të mbrojtur jo vetëm interesin e shqiptarëve, por edhe të arriturat në proceset e deritashme demokratike në Mal të Zi, sidomos anëtarësimin e tij në NATO, rrugën për në BE dhe marrëdhëniet e mira me Republikën e Shqipërisë dhe me Republikën e Kosovës”.

Nënshkruesit e kësaj marrëveshjeje janë dakorduar që politikave proruse që janë të pranishme në Mal të Zi, siç kanë thënë t’u ngushtohet hapësira e veprimit sa më shumë që të jetë e mundur në bashkëpunim me forcat properëndimore.

“ASH, LDSH dhe UNSH i kanë dy ert e hapura për ato parti shqiptare të cilat dëshirojnë t’u bashkohen në cilindo nivel të koalicionit”, përfundon kumtesa e përbashkët për opinion e këtyre tri subjekteve politike shqip tare. t. u.

KOHA Javore 4 NGJARJE JAVORE
E ENJTE, 24 NËNTOR 2022
Tri parti politike shqiptare firmosin dy marrëveshje

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Në fokus të bisedimeve sektori i kulturës

Tiranë – Kryetari i Komunës së Tuz it, Nik Gjeloshaj është takuar në Ti ranë javën e kaluar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ata, siç është njoftuar nga Komuna e Tuzit, kanë biseduar për bashkëpun im dhe bashkëveprim institucion al në mes të Komunës së Tuzit dhe qeverisë shqiptare, ndërsa në fokus të bisedimeve ka qenë sektori i kul

turës.

“Në takim ishin edhe drejtuesit e kulturës nga komuna jonë dhe nga zyra e kryeministrit, gjegjësisht nga Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë. Kryeministri Rama, si gjithmonë shprehu përkrahjen për Komunën e Tuzit dhe për mua si dre jtues të saj”, është shprehur kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.

Ai më tutje ka njoftuar se në takim ka prezantuar sukseset e arritura të komunës, bashkëpunimin e mirë mes të subjekteve shqiptare në Tuz dhe nevojën e vazhdimit të të qëndruarit bashkë në proceset e ardhshme.

“Biseduam edhe për situatën aktuale politike në Mal të Zi dhe ia shpjegova kryeministrit trendet nga disa poli tikëbërës dhe qarqe të cilët mun dohen që problemet dhe frustrimet e veta t’ia adresojnë Shqipërisë dhe atij si kryeministër”, ka thënë Gje loshaj në njoftimin për opinion.

Më tej, siç njoftohet, në fund të takimit kryeministrit Rama, Gjeloshaj i ka dhuruar Monografinë “MaestroGjelosh Gjokaj”, botim i Komunës së Tuzit, pasi Gjeloshi ishte mik i ngushtë i tij.

“Kryeministri Rama propozoi që bashkë me Komunën e Tuzit të finan cojmë projektin që shtëpia e Gjelosh Gjokajt të bëhet rezidencë artistësh nga rajoni dhe bota. Në takim nga Komuna e Tuzit ishin edhe Marina Ujkaj, sekretare e Sekretariatit per Vetëqeverisje Lokale dhe Besa Nikaj, këshilltare në Kuvend dhe në Sek retariatin për Vetëqeverisje Lokale”, është shprehur Gjeloshaj.

t. u.

KOHA Javore 5 NGJARJE JAVORE
E ENJTE, 24 NËNTOR 2022

Shqiptarët në Mal të shpalljes së Pavarësisë

(Me rastin e 110-vjetorit)

Në aspektin gjeopolitik për opinionin e gjërë është e njohur së në saje të ven dimeve të Kongresit të Berlinit (1878) harta politike e siujdhesës ballkanike pësoi ndryshime, sepse nga princi patat e dikurshme autonome u krijuan shtetet e pavarura ku bënte pjesë edhe Mali i Zi.

Në vend që Fuqitë e Mëdha të kohës të insistonin që Malit të Zi si shtet të ri të njohur ndërkombëtarisht t’i tako nin vise dhe popullsi sllave nga ana perëndimore e tij duke marrë për bazë kriterin etnik, u vendos e kundërta duke i dhuruar këtij shteti edhe vise me popullsi shqiptare. Andaj nga kjo kohë me fillimin e tkurrjes së hapë sirës shqiptare në favor të fqinjëve, “çështja shqiptare” u cilësua si dimen sion i veçantë, sepse në rastin konkret raportet shqiptaro-malazeze morën një kahje tjetër.

1. Viset shqiptare nën administrimin e Malit të Zi pas vitit 1878

Ishin vendimet e Fuqive të Mëdha në Kongresin e Berlinit të cilat legjitimuan fillimin e coptimit të trojeve shqiptare, fillimisht me pranimin e pavarësisë së shteteve fqinje siç ishin Mali i Zi dhe Serbia. Edhe pse aspiratat për zgjerim territorial të Malit të Zi gjatë dhe pas luftërave kundër Turqisë (1876-1878) ishin më të mëdha nën administrim in e tij kaluan krahina e Trieshit, Koja, Podgorica, Zhablaku, Tivari dhe pjesa veri-perëndimore e Krajës. Edhe pse në Kongres u vendos që edhe krahina e Plavës dhe Gucisë t’i jepet Malit të

Zi, një vendim i tillë nuk u realizua në saje të angazhimit ushtarak të popul latës shqiptare në organizim të LSHP ku u zhvillua edhe beteja e njohur e Nokshiqit në dhjetor të vitit 1879. Si kompenzim për të u bënë pazarllëqe nga Fuqitë e Mëdha që t’i jepet kra hina e Grudës por ishte LSHP që or ganizoi mbrojtjen ushtarake në prill të vitit 1880, duke mos lejuar aneksimin e territoreve shqiptare nga ana e Malit të Zi. Por të ndodhur në situatë të tillë, Fuqitë e Mëdha arrijnë kompromisin e fundit për kompensimin e Plavës dhe Gucisë e ky është qyteti i Ulqinit me rrethinën e tij të ngushtë, ku edhe pas rezistencës së popullsisë vendore, ky territor iu dorëzua Malit të Zi nga ana e Perandorisë Osmane në prani të forcave ndërkombëtare në fund të nën torit të vitit 1880. Viset shqiptare të cilat kaluan nën ad ministrimin e Malit të Zi edhe në rretha na të reja shoqërore dhe politike arritën të mbajnë komunikimin e vet ndërkra hinor me kryeqendrën e veriut shqiptar që ishte qyteti i Shkodrës. Edhe pse kufiri i ri në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë që ishte nën administrimin e Perandorisë Osmane, pushteti i Malit të Zi kishte plane për pushtimin e ter ritoreve të banuara me popullsi shqip tare. Me një fjalë territoret e përfituara nga ana e Kongresit të Berlinit ishin fil limi i një politike ekspansioniste në dëm të trojeve dhe popullsisë shqiptare. Një dukuri e tillë u hetua në mënyrë prak tike me rastin e Kryengritjes në Malësi të Madhe në vitin 1911. Ishte kjo një situatë e pavolitshme për shqiptarët por dhe një sinjal se çka është duke u përgatitur kundër tyre, e dhënë kjo e cila do të jetë transparente në vjeshtën e vitit 1912 dhe më pas.

2. Ofanziva pushtuese e Malit të Zi ndaj tokave shqiptare dhe rrethimi i Shkodrës(tetor 1912-prill 1913)

Shtetet ballkanike duke parë sukseset

luftarake të shqiptarëve kundër ush trisë së Perandorisë Osmane, veçanër isht kryengritjet e vitit 1910-1912, shpejtuan për formimin e Aleancës Ballkanike për fillimin e luftës kundër Portës së Lartë. Kështu aleancë ne mes veti lidhen Serbia, Mali i Zi, Bull garia dhe Greqia. Bisedat e fshehta në mes shteteve ballkanike ishin inicuar nga Rusia në vitin 1911, duke përfun duar në shtator 1912 me realizimin e aleancës në mes tyre. Ndërsa aleanca e arritur në mes Malit të Zi dhe Ser bisë në Lucern të Zvicrës (27.9.1912) me nënshkrimin e marrëveshjes politike dhe ushtarake ku e nënvizuar është se“atë që secili vend e çliron nga tur qit ajo edhe i takon“, dëshmon qartë për objektivat e këtyre shteteve. Një konstatim i tillë është transparent dhe nuk meriton koment, nga del se shqip tarët ishin para sfidave të mëdha ndaj pushtuesve të rinj të cilët gjoja në emër të luftës kundër Perandorisë, si orien tim final kishin okupimin e territorëve të reja. Rasti i rrethimit të Shkodrës dhe lufta e zhvilluar (tetor 1912-prill 1913) është i veçantë ku edhe pse kishte fil luar Konferenca e Ambasadorëve në Londër ku informatat ishin se ky qytet do të jetë në kuadrin e shtetit të pavar ur të Shqipërisë, rrethimi i saj dhe lufta e zhvilluar në mes ushtrisë turko-shqip tare dhe asaj malazeze vazhdonte gjith një. Një veprim i tillë shpjegohet me fak tin se Shkodra për Malin e Zi paraqiste një çështje të veçantë në filozofinë dhe aspiratat e tyre ushtarake dhe politike e cila ishte e bazuar në mitet mesjetare e jo në realitetin gjeografik dhe historik. Madje Mbreti Nikolla ka ëndërruar së po t’i realizohej projekti i zgjerimit terri torial në lindje madje deri te Lumi Drin, Shkodra do të ishte kryeqyteti i Mbretërisë së tij. Ai shprehej se “nuk do t’i ul armët para se Lumi Drin të bëhët kufiri jugor i Malit të Zi”. Ndërsa gjatë Luftës së Parë Ballkanike (19121913) në bisedimet që u zhvilluan fshe hurazi në mes Serbisë edhe Malit të Zi (në pjesën e dytë të nëntorit 1912)

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

KOHA Javore 6 VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 24 NËNTOR 2022

të Zi në kohën e

Pavarësisë së Shqipërisë

një pjesë e konsiderueshme e këtyre territoreve është e hapësirës etnog jeografike shqiptare.

3. Rrethanat e luftës dhe emigrimi i popullsisë shqiptare

Mbreti Nikollë kërkoi ndarjen e territor eve në Shqipëri. Mali i Zi kërkonte të merrte rajonet deri në Lumin Mat, ndër sa Serbia prej Matit deri te Shkumbini. Në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912-korrik 1913), delegacioni serbo-malazez kërkonte që Shqipëria të ngushtohej sa më tepër, sepse në ketë formë do t’i mundëso hej Serbisë për të realizuar ëndrrën e saj për dalje në bregdetin e Adriatikut. Nga ana tjetër delegacioni malazez kërkonte me këmbëngulje Shkodrën. Në kërkesë thuhej se po qe se nuk do të merrej një vendim i tillë, Mali i Zi për qytetin e Shkodrës do të jepte edhe njeriun e fundit, që dëshmohet edhe me parullën e Mbretit Nikollë “ose Shkodrën, ose vdekjen”. Ndërkohë në Konferencën e Ambasa dorëve në Londër, në luftën diplomatike për caktimin e kufirit shqiptaro-serb dhe shqiptaro-malazez, më 22 mars 1913 u vendos që Shkodra me rrethinë t’i mbetet Shqipërisë. Por malazezët kishin aspiratat e tyre mitomane dhe vazhdonin gjithnjë ta mbanin të rreth

uar Shkodrën duke vazhduar opera cionet luftarake të bindur se çka fitohet me luftë edhe do t‘iu takojë. Pasi Mali i Zi hezitonte të respektonte vendimin e Londrës, me nismën e Austro-Hun garisë dhe Gjermanisë, kundër tij filloi demonstrimi detar i cili më 5 prill 1913 arriti para Tivarit dhe pas disa ditësh bllokoi bregdetin prej atij qyteti deri në grykën e Drinit. Megjithatë forcat mala zeze pushtuan Shkodrën më 24 prill 1913 pasi atë ua dorëzoi Esat Pashë Toptani. Por veprimi energjik dhe pre sioni i Fuqive të Mëdha, ku duhet veçuar sidomos Austro-Hungarinë pas qëndrimit tri javësh forcat malazeze më 14 maj 1913 pasi e plaçkiten u larguan nga Shkodra ku menjëherë u vendosen forcat ndërkombëtare.

Por edhe pse humbi Shkodrën pas luftërave ballkanike, Mali i Zi u zgjerua territorialisht duke përfituar një terri tor me sipërfaqe prej 4.958 km2, që është më tepër se 48% të territorit pas Kongresit të Berlinit (9.475 km2). Nga një e dhënë e tillë del se Mali i Zi pas çdo lufte është zgjëruar vazhdimisht ku

Në rrethana të tilla të luftës nuk ka dilemë se popullsia shqiptare u gjend në pozitë të pavolitshme, andaj ajo u detyrua të shpërngulet nga vend banimet e tyre. Kështu një dukuri e tillë ndodhi fillimisht nga viti 1878 e më pas, ku si shëmbull tipik sherben ras ti i Ulqinit, ku me kalimin e këtij qyteti nën administrimin e Malit të Zi (nën tor 1880) pothuaj 1/3 e popullsisë së qytetit emigroi duke u vendosur krye sisht në Shkodër por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Politika shtetërore e Malit të Zi në terr itoret e aneksuara kishte vendosur ob jektiva të qarta në lidhje me territoret e reja, ku çështje kyçe ishte ndryshimi i strukturës etnike të popullsisë. Me urdhër të Simo Popoviqit i cili ishte në funksionin e guvernatorit të parë të Ulqinit, organet e pushtetit malazez fil luan punën për regjistrimin dhe matjen e sipërfaqes tokësore që duhej të kol onizohej.

Në lidhje me këtë çështje, po ash tu në mënyrë transparente dëshmon deklarata e tij që ia dërgonte ministrit të punëve të jashtme ku thuhet:“Rrethi i Ulqinit për ne është i huaj. Të gjithë këtu janë turqë (shqiptarë të konfe sionit islam-N.D.) dhe malësorë. Ku jdesi ynë i parë, për arsye të shumë shkaqeve duhet të jetë që banorët vendas t’i asimilojmë dhe sa më parë në dy mënyra: me anë të kolonizim it duke vendosur këtu 4-5 mijë famil je malazeze dhe me anë të hapjes së shkollave. Kolonizimi do të arrihet kur shpërngulen malësorët nga ky vend. Kur të realizohet ky projekt, atëherë ky rajon i bukur dhe i pasur do të jetë krejtësisht dhe përgjithmonë i Malit të Zi. Derisa të mos realizohet ky qëllim, nuk kemi se çka të gëzohemi”.

KOHA Javore 7 VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 24 NËNTOR 2022

Në kujtim të një dite historike – Ditës së Flamurit Kombëtar

Historia e çdo populli ka datat e saj të shënuara që mbeten të pandry shuara. Ato i rezistojnë kohës dhe nderohen e përkujtohen nga brezat e popullit në vazhdimësi e përjetësi. Edhe populli ynë ka datat e shënu ara që janë monumente të palëkun dura në historinë e tij mijëravjeçare. Për shqiptarët, pa mëdyshje muaji nëntor është muaji më përcaktues i simbolikës sonë historike. Shqiptarët kudo që janë e shënojnë dhe e fes tojnë me krenari dhe emocione ditën më të madhe të kombit 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar. Kjo ditë i referohet Shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor 1912 dhe ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë, i cili për puthet me të njëjtën ditë kur Gjergj Kastrioti - Skënder beu e ngriti flamurin e njëjtë në Krujë, më 28 nëntor 1443.

E kemi obligim nga të parët që këtë ditë ta ndërojmë të gjithë, duke ku jtuar kështu sakrificën sublime të të rënëve të popullit shqiptar, të qindra e mijëra të rinjve e të moshuarve, grave e burrave ndër shekuj, që fli juan jetën e tyre për atdhe e për fl amur. Falë sakrificës së tyre, shqip tarët kudo që gjenden, ku jetojnë e ku veprojnë, sot festojnë, martohen e gëzohen me flamurin tonë kom bëtar. Ai është letërnjoftimi i shqip tarëve, me të identifikohemi kudo se jemi shqiptar. Dita e Flamurit është festa e krenarisë sonë, është festë e rimëkëmbjes së dinjitetit dhe forcimit të ndërgjegjes sonë kombëtare. Gjatë të kaluarës së vështirë his torike, kjo datë e rëndësishme është shënuar e festuar në kushte dhe

KOHA Javore 8
VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 24 NËNTOR 2022

historike Kombëtar

mënyra të ndryshme. Kjo veçanërisht vlen për shqiptarët të mbetur jashtë kufijve të shtetit amë - Shqipërisë, të cilët jetojnë të grimcuar rreth e përqark shtetit amë që nga Ulqini, Kraja, Malësia, Rozhaja, Plava e Gu cia, Kosova, Maqedonia e Veriut e më në jug Çamëria. Shqiptarët në Mal të Zi që u detyruan të jetonin në një shtet sllav, me të ci lin nuk i lidhte asgjë e përbashkët, as historia, as gjuha, kultura, etnogra fia e shumë çka tjetër për arsye të shovinizmit të theksuar malazez apo ideologjisë së tepruar komuniste, u privuan nga e drejta e shënimit dhe festimit të kësaj date historike kom bëtare. Kushdo nga shqiptarët që guxonte të përmendte këtë datë, e jo më të festonte, denohej rëndë e njol losej si nacionalist, irredentist e armik i shtetit ku jetonte (Mal i Zi, Serbi)!

Më 28 nëntor 1944 në Ulqin u festua Dita e Flamurit Kombëtar Me kapitullimin e Mbretërisë Ju gosllave, tokat shqiptare nën ok upimin e saj u ndanë në tri zona pushtuese. Ulqini fillimisht i takoi zonës pushtuese italiane, ndërsa pas kapitullimit të Italisë zonës pushtuese gjermane. Organizimi i pushtetit civil në tokat e çliruara filloi në gusht të vi tit 1941. Bashkimi i tokave shqiptare të mbetura jashtë kufirit shtetëror me Shqipërinë, u prit me entuzi azëm të lartë të popullsisë shqiptare. Pritshmëria e tyre së shpejti u bë re alitet. Pothuajse në mbarë territorin e tokave të çliruara u hapën shkollat e para në gjuhën amtare shqipe, ad ministrata publike po ashtu mbahej në gjuhën shqipe dhe kudo valvitej flamuri kombëtar. Natyrisht, edhe në Ulqinin shqiptar këto të mira kom bëtare u realizuan dhe u përjetuan me entuziazëm të madh!

Kështu sipas një akti zyrtar të Gjin darmarisë Shqiptare, më 28 nëntor të vitit 1943 në Ulqin u festua Dita e Flamurit Kombëtar. Më poshtë këtë dokument po e japim në tërësi: (Burimi:AQSH, fq. 154)

Shteti shqiptar Arma e Gjindarmarisë Shqiptare Nr.164-44/1, Ulqin, më 29 - 11- 1943.

Shkurtimi. Mbi festimin e 28 Nantorit Komandes Qarkut Gjindarmerisë Sh k o d ë r

Parashtrojm se dita 28 – Nantor u festue me entuzjazem si mbas pro gramit të perpiluem prej Sekretarit të Nënprefektures si vijon: Në ora -10- nji shumicë e popullit nga qyteti dhe t’ardhun nga krahinat u grumbullue para Bashkis e s’ande jmi t’udhequn prej autoriteteve lokale u shkue në xhamij e kish ku u zhvillu en lutjet fetare.

Në ora -11- Kryetari i Bashkis z.Ha jdar Daka në ballkonin e Bashkis mbajti fjalimin e rastit dhe mbandej priti vizitat në sallen e Bashkis, mba si mbaruen vizitat në Bashki populli u shpernda tue kendue kangë Kom bëtare neper rruget e qytetit, e kes htu të tan dita mbaroi me qëtsin ma të madhe me gëzime e brohoritje e zbrazje armesh prej Vullnetarve. Shtojmë se në ceremonin e zhvil lueme prej nënpunsave kan marr pjes vetem Sekretari i Nenprefek tures Z.Qamil Vasia, Protokolisti Sa dik Kruja, Ahmet Bushati e Shaban Zaganjori dy të fundit N/Punes të Finances me dy Tagrambledhsa, prej Malazezve kan marrë pjes vetem - 4 - veta.

Z.V. Komandat’i Gjind. Aspirant (Mustafa Duka) Nënshkrimi

Sa do i thjeshtë që ishte festimi i Ditës së Flamurit Kombëtar, në atë nëntor të vitit 1943 ai do të mbetet ëndërr e shqiptarëve të ripushtuar nga Jugosllavia deri në shpërbërjen e saj.

Shpresojmë se shqiptarët në Mal të Zi, të përçarë e të coptuar në shumë parti politike, pa bashkërendim e bashkëveprim, pa platformë poli tike, së paku në këtë ditë të shënuar historike për kombin tonë të jenë të bashkuar, të festojnë e të gëzojnë me dinjitet së bashku e më një gojë të këndojmë: “Rreth Flamurit të bash kuar....”. Me këtë rast po përkujtoj vetëm një thënje të Gjergj Kastriotit - Skënderbeut: “Shtini duart në brez shoqi-shoqit që të mbani njëri-tjetrin, mos t’u hyj dikush në mes e të mos u çajë bota”. Ah, sa domëthënëse është kjo porosi, sot e përgjithmonë!

KOHA Javore 9
VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet
e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 24 NËNTOR 2022

Politika e Fuqive të Mëdha dhe e shteteve ballkanike ndaj Shqipërisë

Përpjekjet e fuqive ballkanike mohimin e qenies së kombit

Përveç shtypjes së gjithanshme osmane, vështirësi jo të pakta iu krijuan Lëvizjes Kombëtare Shqiptare edhe nga politika që ndoqën Fuqitë e Mëdha pas Kongresit të Berlinit, si edhe nga qëndrimi që mbajtën shtetet fqinje ballkanike ndaj çështjes shqiptare

Çështja shqiptare në kuptimin na cional e territorial në Ballkan lindi gjatë Krizës Lindore. Ajo u krijua si e tillë kur kombet e tjera në Ballkan ose kishin krijuar shtetet e tyre kom bëtare, ose ishin në procesin përfun dimtar të krijimit të tyre. Përveç shtypjes së gjithanshme os mane, vështirësi jo të pakta iu kri juan Lëvizjes Kombëtare Shqiptare edhe nga politika që ndoqën Fuqitë e Mëdha pas Kongresit të Berlin it, si edhe nga qëndrimi që mbajtën shtetet fqinje ballkanike ndaj çështjes shqiptare. Pas zgjidhjes së Krizës Lindore të viteve ‘70, në Evropë u vendos një farë stabiliteti politik i përkohshëm. Anglia e Franca e përkrahën, ashtu si më parë, ekzistencën e Perando risë Osmane në Ballkan për të rua

jtur pozitat e tyre të privilegjuara që i kishin siguruar prej kohësh brenda territoreve të saj dhe për të penguar daljen e Rusisë në ngushticat e Bos forit e të Dardaneleve, si edhe të Aus tro-Hungarisë në Selanik. Rusia e Austro-Hungaria, nga ana e tyre, nuk e shikonin të mundshëm realizimin e synimeve të tyre për të mbizotëruar në këtë rajon pa u përgatitur poli tikisht e ushtarakisht jo vetëm kundër njëra-tjetrës, por edhe kundër fuqive të tjera të interesuara në çështjen lindore. Prandaj të dyja këto peran dori nuk kishin ndërmend të cenonin hartën e Gadishullit Ballkanik. Nga ana tjetër Italia, duke qenë e pazon ja, parapëlqente të ruhej sundimi os man në këtë zonë. Në këtë periudhë Gjermania po rritej me shpejtësi si një fuqi e madhe dhe po ushtronte presion të fuqishëm. Kancelari gjer man Bizmarku kërkonte të pengonte një koalicion antigjerman ndërm jet Francës e Rusisë së pakënaqur nga vendimet e Kongresit të Berlinit, prandaj përpiqej të mbante në anën e vet, krahas Austro-Hungarisë edhe dy rivalet e Vjenës, Petersburgun e

Asnjë nga Fuqitë e Mëdha në atë kohë nuk kishte interes të përkrahte idenë e krijimit të një shteti shqiptar autonom ose të pavarur. Ato jo vetëm nuk e shikonin me sy të mirë lëvizjen çlirimtare shqiptare, por ishin të gatshme ta ndih monin Perandorinë Osmane që të shtypte çdo kryengritje të brendshme të armatosur

Romën. Ky qëndrim u sanksionua edhe në përtëritjen e “Aleancës së tre perandorëve”, më 18 qershor 1881 ndërmjet sovranëve të Gjer manisë, Rusisë e Austro-Hungarisë. Por stabiliteti politik që u vendos në Evropë ishte i përkohshëm. Secila fuqi e madhe përpiqej ta shfrytëzonte këtë periudhë “qetësie” për t’u për gatitur politikisht e ushtarakisht për arritjen e synimeve të veta në rastin e një krize të re politike. Në fushën diplomatike fuqitë ev ropiane po vepronin me ngulm për krijimin e aleancave e të blloqeve politiko-ushtarake. Më 20 maj 1882, ndërmjet Gjermanisë, Austro-Hun garisë e Italisë u nënshkrua aleanca e njohur në histori me emrin Lidhja Tripalëshe; më 1894 Rusia u afrua me Francën dhe lidhi me të Aleancën Dypalëshe. Këto shënuan ndarjen e botës në dy blloqe imperialiste.

Në këto rrethana, asnjë nga Fuqitë e Mëdha në atë kohë nuk kishte interes të përkrahte idenë e krijimit të një shteti shqiptar autonom ose të pavar ur. Ato jo vetëm nuk e shikonin me sy të mirë lëvizjen çlirimtare shqiptare, por ishin të gatshme ta ndihmonin Perandorinë Osmane që të shtypte çdo kryengritje të brendshme të ar matosur.

Një dëm të madh i shkaktoi luftës së popullit shqiptar për çlirim kombëtar edhe qëndrimi i shteteve fqinje ball kanike, të cilat, siç shkruante gaze ta “Shqipëtari” e Bukureshtit e vitit 1888, “nuk u kënaqën me plagët që i bënë gati për vdekje (gjatë Krizës

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA

KOHA Javore 10
VËSHTRIM & OPINION
javore„
E ENJTE, 24 NËNTOR 2022
Dr. Nexhat Avdiu

ballkanike për kombit shqiptar

së fundit Lindore të vitit 1878), po bëheshin gati ta gllabëronin fare për të forcuar trupin e tyre”. Shtetet fqinje ballkanike u detyruan ta pranonin politikën e status quo-së që diktuan Fuqitë e Mëdha. Por, duke parashikuar se periudha e stabilitetit mund të merrte fund në një të ar dhme të afërt, ato shtuan përpjekjet politiko-ushtarake e propagandistike për të shtënë në dorë zotërimet os mane në Ballkan. Fuqitë ballkanike vijonin në mënyrë të ethshme përpjekjet për asimilimin e shqiptarëve me anën e kishës, të shkollës, të propagandës etj., dhe mundoheshin me çdo mjet që në arenën ndërkombëtare të mohonin qenien e kombit shqiptar. Kjo veprimtari i krijoi vështirësi të shumta Lëvizjes Kombëtare Shqip tare, nxiti grindjen e përçarjen midis popujve të Ballkanit, ndezi konflikte midis vetë shteteve ballkanike, pra pa të cilave qëndronin disa fuqi të mëdha, e pengoi dhe e ndërlikoi pro cesin e çlirimit përfundimtar të Gadi shullit Ballkanik.

Këtë politikë të monarkive ballkanike e shfrytëzoi edhe Porta e Lartë për të nxitur përçarjen midis popujve të Ballkanit, për të larguar vëmendjen e popullit shqiptar nga kontradikta e tij me sunduesin shekullor osman dhe për ta drejtuar atë vetëm kundër rrezikut të jashtëm. Por as politika përçarëse e Portës së Lartë, e as qëndrimi shovinist i shteteve ball kanike nuk i larguan shqiptarët nga lëvizja për çlirimin kombëtar dhe nga kërkesat e tyre të pavarura. Pas qeverisë osmane ishte Greqia ajo që zhvilloi në këto vite një veprimtari të madhe armiqësore ndaj Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Qeveria e Athinës e përkrahur fuqimisht nga patrikana dhe nga i gjithë rrjeti i den dur i shkollave, i kishave që vareshin nga patrikana dhe i konsullatave gre ke të vendosura në viset jugore e të

mesme të Shqipërisë, si edhe nga grekomanët vendas, e shumëfishoi veprimtarinë e saj për helenizimin e shqiptarëve. Në Shqipërinë e Jugut ishin çelur mjaft shkolla greke. Për helenizimin e shqiptarëve punonte gjithashtu Patrikana greke e Stam

agjitatorë si në Shqipëri, ashtu edhe në kolonitë shqiptare të mërgimit. Por këto orvatje nuk patën sukses. Rilindësit demaskuan karakterin ant ishqiptar të idesë së formimit të një shteti të përbashkët greko-shqiptar, që synonte t’i hidhte shqiptarët në një aventurë kundër Portës së Lartë, për të shtënë në dorë pastaj me le htësi territoret e tyre.

Duke filluar nga viti 1884 qeveria e Athinës, tanimë jo me anë të Komite tit të Korfuzit, por drejtpërdrejt disa herë me radhë u bëri thirrje shqip tarëve të fillonin kryengritjen kundër Perandorisë Osmane dhe të merrnin pjesë në të ashtuquajturën Federatë

Rilindësit demaskuan karakterin antishqiptar të idesë së formimit të një shteti të përbashkët greko-shqiptar, që syn onte t’i hidhte shqiptarët në një aventurë kundër Portës së Lartë, për të shtënë në dorë pastaj me lehtësi territoret e tyre “

bollit që mbronte me ngulm intere sat e borgjezisë shoviniste greke, si edhe klerikët e lartë ortodoksë, që emëroheshin prej saj e që ishin kryesisht të huaj (grekë). Veprim taria e klerikëve grekë e grekomanë përqendrohej kryesisht në luftën kundër shkollave shqipe. Përdorimi i shqipes në ceremonitë fetare dhe në librat “e shenjtë” paraqitej si një ve prim antifetar. Mallkimi, shkishërimi, helmimi etj., binin mbi çdo shqip tar ortodoks që guxonte të punonte për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Madje ata u përpoqën të shfrytëzo nin për këtë qëllim edhe prirjet anti feudale të popullsisë vendase. Për të shfrytëzuar këtë lëvizje, ata themelu an një varg komitetesh e shoqatash duke aktivizuar kryesisht arvanitët (arbëreshët) e helenizuar. Të tilla ishin Komiteti politik i Korfuzit i themeluar më 1883, Shoqata Kulturore “Vlla mët shqiptarë” e themeluar në Athinë më 1884, Komiteti i fshehtë gre ko-epiriot i Korfuzit, rikrijuar në fillim të vitit 1885 etj. Gjatë viteve 18831884 Komiteti i Korfuzit u përpoq t’i nxiste shqiptarët të rrëmbenin armët kundër Turqisë, duke hedhur përsëri parullën e vjetër për formimin e një shteti të përbashkët greko-shqiptar, nën kurorën e mbretit të Greqisë. Për ta popullarizuar këtë ide u dërguan

të Shteteve Ballkanike, që përpiqej të formonte kryeministri grek Trikupis. Qarqet atdhetare shqiptare iu përg jigjën propozimit të Trikupisit me ar gumentin se Shqipëria nuk mund të fillonte asnjë kryengritje kur askush, madje as vetë kryeministri grek nuk tregohej përkrahës i shtetit shqiptar. Në atë kohë rilindësit mendonin se shqiptarët mund ta shqyrtonin çësht jen e pjesëmarrjes në një federatë ballkanike vetëm pasi të viheshin në kushte të barabarta me popujt e tjerë të Ballkanit dhe pasi të kishin dhe ata shtetin e tyre kombëtar. Shqiptarët u nxitën për të rrëmbyer armët kundër Stambollit edhe nga Mali i Zi, i cili gjatë këtyre viteve bashkëpunonte për këtë çështje me Greqinë. Ata ishin në dijeni të këtij bashkëpun imi dhe të rolit të dyfishtë që luante Komiteti i Korfuzit për t’i shërbyer jo vetëm Athinës, por edhe Cetinës. Veç kësaj, pretendimet shoviniste të qarqeve politike të Athinës ndaj tro jeve shqiptare vazhdonin të gjenin përkrahje në disa nga kancelaritë e Fuqive të Mëdha. Për të gjitha këto arsye patriotët shqiptarë shikonin në këto vite te Greqia dhe tek aleatja e saj, Patrikana e Stambollit, armiqë po aq të rrezikshëm për lëvizjen kom bëtare, sa ishte edhe vetë Perandoria Osmane.

KOHA Javore 11 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 24 NËNTOR 2022

“Pak ndër prijsa e udhëheqës janë ata që mundohen ta zgjojnë e t’i ndrisin mendjen popullit, që t’i thonë kjartësisht të vërtetën e që përpiqen ta drejtojnë në udhë të mbarë. Ka, mjerisht, ma shumë asish që thonë se vullneti i popullit nuk duhet mar rë parasysh, e që ndonëse e quejnë veten popullorë, mendojnë se populli duhet të shtrohet e të ndigjojë, e të lihet e të drejtohet prej atyne, pse ata vetëm, e askush tjetër, janë të zotët me e këshilluem për të mirë e me e përgatitun për fatbardhësinë e tij”. (Luigj Gurakuqi, “Ora e Maleve”, nr. 37- sipas Revistës “Shëjzat”)

Në vigjilje të 110-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane, le të kujtojmë Luigj Gurakuqin, bashkëpunëtorin më të ngushtë të Ismail Qemalit, dorën e djathtë të tij, parlamentarin dhe opozitarin shqiptar, “par excellence”, njërin prej figurave më të shquara të kombit shqiptar i cili për sa jetoi ”nuk ka pasur ngjarje të madhe politike, shoqërore e kulturore ku të mos ketë qenë prania e tij, ku të mos jetë ndier fjala, urtësia e vullneti i tij, ku të mos ketë spikatur patriotizmi e demokra tizmi i tij”, sipas historianit Stefanaq Pollo. Figura e Luigj Gurakuqit, sip

Në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Shqiptari dëshiron jetojë i lirë dhe

as tij, bëhet edhe më e madhe dhe më madhështore “po të kemi para sysh armiqtë e shumtë që duhesh in përballuar, vështirësitë e mëdha që duheshin kapërcyer, komplotet dhe intrigat e kobshme që thureshin kundër atdheut, rreziqet e panumër ta që i kanoseshin jetës së tij në çdo hap”.

Megjithëse është shkruar shumë për kontributet e mëdha të Luigj Gura kuqit, jo vetëm si njëri prej figurave udhëheqëse politike më të shquara të kombit shqiptar, por edhe si poet, shkrimtar, linguist e mësues. Profesor Ernest Koliqi i cili në vitin 1924 në Ti ranë ka shërbyer si sekretar privat i Luigj Gurakuqit, në një artikull shkru ar në vitin 1965 në revistën ”Shë jzat”, nënvizon për lexuesin fuqinë frymëzuese dhe tërheqëse të Gura kuqit, si njeri dhe si politikan: ”S’kam pa ndër shqiptarë… një tjetër që të kishte lidhje miqësore e politike aq të shumta e të ndryshme sa Gurakuqi. Gegë e Toskë, qytetarë, katundarë, malësorë, priftën, popa e hoxhallarë, analfabetë dhe eksponentë të in telektualizmit, arbëreshë, e të huaj që interesoheshin për Shqipëni, qindra e qindra vetësh, i drejtoheshin atij me një frymë të çuditshme besimi… be sonin në përpjekjet e tij, të çdo lloji...”,

është shprehur Koliqi. Në artikullin e tij përkujtimor me ras tin e 40-vjetorit të vrasjes së Luigj Gurakquit, Ernest Koliqi si bash këpunëtor i ngushtë dhe sekretar pri vat i kësaj figure të madhe të kombit shqiptar, kujtonte se Luigj Gurakuqit i Madhi Zot i kishte falur aftësi e zotësi si rrallë ndonjë njeriu tjetër, por sipas tij vetia që e dallonte Gurakuqin nga të tjerët e kohës së tij “ishte ajo që me bashkue e me miqasue ndër vedi njerëzit me mendesi, prirje, rritje në kundërshtim. Përhapej nga zemra e Tij nji fuqi vëllaznuese e tillë sa me tu bue rreth vetes burra me idena mes jetare, doktora të rij plot hov modern izues, anëtarë klerikësh të ndryshëm, bashkatdhetarë visesh të ndryshme, të rij rrymash të ndryshme. Mbretnon te harmonia aty ku Ai qëndronte”. Parlamentarët e Kuvendit të Shqipërisë sot - pozitë dhe opozitë, po t’ia donin të mirën Shqipërisë dhe kombit shqiptar, do bënin mirë të marrin shembull tek Gurakuqi: “Luigj Gurakuqi e konsideronte detyrën e deputetit si të rëndë e me përgjeg jësi të madhe, të një rëndësie kom bëtare dhe si detyrë e shenjtë që ia kishte besuar populli”. Mbi rolin e Luigj Gurakuqit në kuvendin shqip tar, Koliqi sjellë kujtimet e tij duke

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

KOHA Javore 12 VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 24 NËNTOR 2022
Luigj Gurakuqi – dorë e djathtë e Ismail Qemalit Në krah të Ismail Qemalit Për Koha Javore: Frank Shkreli / Nju Jork

dëshiron të i lumtur

shkruar se ndërsa “në parlamentin shqiptar kumbojshin zane si ato të Fan Nolit, Ali Klisurës, Stavro Vinjaut e Bahri Omarit, (zëra) të dënja me jehue në Dhomën e Komuneve (të Anglisë), Gurakuqi kryetar i njoftun i opozitës kundërshtonte me matuni: bashkë me kolegët që përmenda përpiqej të jepte shembullin e nji kri tike të fortë por jo fyese, ndërtuese jo rrënuese…”, ka shkruar Ernest Koliqi për Gurakuqin parlamentar. Roli patriotik, ndërtues dhe bash këpunues i Gurakuqit për të mirën e Shqipërisë njihej dhe respektohej nga shumë patriotë shqiptarë të asaj kohe. Mihal Grameno i shkruante atij më 24 korrik 1919 se “shqiptarët kanë simpati dhe besim tek juve”. Megjithëse vlerësimet e të tjerëve për Gurakuqin dhe veprimtarinë e tij hed hin dritë mbi këtë figurë të madhe të kombit shqiptar, janë fjalët e tij ato që në të vërtetë pasqyrojnë vlerat dhe idealet e larta njerëzore të këtij patri oti dhe njeriu të madh, fjalë të cilat si kur jehojnë edhe sot si tepër aktuale. Në mbledhjen e parë të Parlamentit shqiptar më 21 janar 1924, i fry mëzuar nga nevoja e madhe për ndry shime themelore politike, shoqërore dhe ekonomike në Shqipërinë e asaj kohe, Gurakuqi iu drejtua anëtarëve

të Kuvendit të Shqipërisë, se si për faqësues të shqiptarëve “populli na ka tregue edhe udhën që duhet të ndjekim. Populli na thotë: ky jam, këto nevoja kam, pra mbas dëshirës sime, mbas nevojave të mia, mbas za koneve që kam (si popull) bani ligjet themelore që të mund të rrojë i lirë dhe i lumtur si shqiptar”. “Të rrojë i lirë dhe i lumtur si shqip tar!”, janë fjalët e Luigj Gurakuqit që pasqyronin atëherë dhe sot dëshirën e mbarë popullit shqiptar, dëshirën ende të parealizuar plotësisht që më në fund shqiptari të rrojë në shtëpinë e vet “i lirë dhe i lumtur”, të mos mar rë rrugët e botës në kërkim të lirisë, demokracisë, drejtësisë dhe lumtur isë.

Në këtë 110-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 2022, fjalët e tij edhe sot tingëllojnë si largpamëse e bujare dhe si të tilla duhet të shërbe jnë sot dhe në të ardhmen, në qoftë se vërtetë do të bëhet Shqipëria si fjalë udhëzuese. Ai këshillon që në këtë “ditë fatbardhë, që do të mbetet e paharrueshme në kujtimet e shenjta të kombit tonë, lipset që zemrat e të gjithë shqiptarëve të lidhen, të bash kohen, të bahen një”, ndërsa ka para lajmëruar se “përçarjet, zihjet, an miqësitë tona na turpërojnë përpara Evropës” dhe botës. (Luigj Gurakuqi, “Mvehtësia e Shqipënies”, 1913). Ndonëse fjalët dhe këshillat e Luigj Gurakuqit janë folur ose shkruar më shumë se 100-vite më parë, ato për fat të keq tingëllojnë aq aktuale sot kur të marrim parasysh aktualitetin politik në Shqipëri, dhe deri diku edhe në Kosovë. Në prag të 110-vjetorit të Shqipërisë shtet, Luigj Gurakuqi bën thirrje për reflektim dhe për pendim.

Një thirrje kjo që politika shqiptare në përgjithësi, do bënte mirë po të reflektonte se ku e ka çuar kombin pas 30-vitesh tranzicioni “post-mo nist”, ku shumica dërmuese e shqip tarëve e kërkojnë jetesën, “lirinë dhe lumturinë” në Perëndim duke zbrazur kështu trojet shqiptare, si rrallë herë në historinë tragjike të kombit shqip tar.

Luigj Gurakqui i bën thirrje sot klasës politike anembanë trojeve shqiptare për reflektim dhe për pendim serioz, për faktin se në çfarë gjendje poli tike dhe ekonomike është sot fisi i shqiptarit. Në një artikull që Gura kuqi shkruante nga Parisi në prag të 28 Nëntorit të vitit 1919, këshillon te: “E kremtja e 28 Nandorit duhet të jetë për ne të gjithë, jo vetëm një ditë gëzimi e dëfrimi, por edhe një ditë pendimi në të cilën të mbled him mendjen e të bajmë shqyrtimin e vetdijes sonë. Në këtë ditë, duhet të vemë të gjithë dorën në zemër e të pyesim veten tonë nëse e kemi ba mun gjithkund e gjithmonë detyrën që kishim përpara Atdheut. T’i tregojmë pa turp e t’i njohim fajet tona, të har rojmë hidhnimet e anmiqësitë që na ndajnë, t’i japim vëllaznisht dorën nja ni-tjetërit e të betohemi mbi besën e gjyshave tanë se sot e mbrapa do të përpiqemi, me të vërtetë, për të mirën e Atdheut, për lulëzimin e Kombit, për nderin e flamurit tonë”.

Po i sjell këto citime të Luigj Gura kuqit në këtë 110-vjetor të Pavarsisë së Shqipërisë, jo se kam ndonjë iluzi on se klasa politike aktuale do reflek tojë dhe të “pendohet” siç këshillonte dikur Luigj Gurakuqi, sepse me të bëmat dhe të pa bëmat e tyre gjatë tri dekadave të fundit, na kanë bindur se nuk janë as reflektues as të pen duar. Por, besoj se ia vlen të kujtohet Luigj Gurakuqi jo vetëm në këtë përv jetor të Pavarësisë së Shqipërisë por gjithmonë, sepse ai ishte dhe mbetet njëri ndër më të mëdhenjtë e kombit shqiptar, një shembull i një patrioti të flakët dhe një demokrat i përkushtuar pro-perëndimor. Fjalët e Gurakuqit flasin vet jo vetëm për periudhën në të cilën ai jetoi, por edhe për të tashmen dhe për të ardhmen – do duhej të shërbenin si një fuqi frymëzuese për të gjithë, sidomos për klasën politike shqiptare të shekullit XXI e veçanër isht në këtë 110-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

KOHA Javore 13 VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 24 NËNTOR 2022

Forumi i Integrimit Ballkanik

Ballkani Perëndimor rëndësishëm për interesat

jël” në atë drejtim dhe se pa një zg jidhje të krizës aktuale në Mal të Zi është e vështirë të pritet përparimi i tij në procesin e integrimit.

Deputeti i Parlamentit Evropian, Vladimir Bilçik tha të premten se procesi i zgjerimit në Ballkanin Perëndimor është jashtëzakonisht i vështirë, sepse, siç tha ai, vendet e rajonit kanë arritur “hapa të veg

“Mali i Zi mori drejtimin në nego ciatat e anëtarësimit, por nëse kriza aktuale nuk zgjidhet është e vështirë të pritet që të ketë për parim për integrim në të ardhmen e afërt ,” tha zoti Bilçik, duke folur në Forumin e Integrimit Ballkanik në Podgoricë.

Zoti Bilçik tha gjithashtu se “Ru sia po përpiqet të përdorë Ball kanin Perëndimor si një front të rëndësishëm për interesat e saj,

për luftën e saj hibride kundër Ev ropës”.

Ai vuri në dukje se të gjitha vendet anëtare të BE-së duhet të përfshi hen më shumë në zhvillimet në ra jon dhe se “partnerët nga Ballkani Perëndimor duhet të japin rezultate konkrete”.

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gju kanoviq duke folur në Forumin e Integrimit Ballkanik, të organizuar nga Lëvizja Evropiane në Mal të Zi, tha se “ajo që ndodhi në Mal të Zi në vitin 2016 ishte nën të njëjtin titull politik si agresioni rus kundër Ukrainës”.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

KOHA Javore 14
VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 24 NËNTOR 2022

Perëndimor front i interesat ruse

“Për vite të tëra Rusia është përgat itur intensivisht për idenë e revizion izmit historik, për ta bërë Rusinë e sotme po aq të rëndësishme sa ishte Bashkimi Sovjetik. Prandaj u promovua ideja e “botës ruse” e cila në Ballkan e shihte homologun e tij si ‘botën serbe’... Ne i rezistu am kësaj dhe u bashkuam me NA TO-n, por Rusia ka vazhduar të zh villojë modelin e saj të shkatërrimit hibrid në Ballkan. Ajo ka zhvilluar dy baza hibride - njëra është merreni me mend Serbia, dhe tjetra është Republika Serbe. Ju keni një prani të fortë të mediave ruse, agjencive

të tyre të inteligjencës dhe sigurisë, biznesit, keqpërdorimi i Kishës Ort odokse Serbe, për të cilën disa nga partnerët tanë perëndimorë u ankuan në vitin 2020...”, tha zoti Gjukanoviq.

Në panelin presidencial të titulluar “Pozicionimi i Ballkanit Perëndimor në marrëdhëniet globale në dritën e krizës ukrainase”, zoti Gjukanoviq tha se integrimi i rajonit është më se i nevojshëm për sigurinë e përg jithshme.

“Është e rëndësishme që Bosn ja dhe Hercegovina të marrë sta tusin e kandidatit. Do të jetë e

rëndësishme që Kosova të marrë liberalizimin e vizave, do të jetë e rëndësishme që Shqipëria dhe Ma qedonia e Veriut të marrin dritën jeshile për fillimin e negociatave me BE-në,” tha zoti Gjukanoviq. Anëtari i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zhelko Koms hiq tha se ata presin që Bosnja dhe Hercegovina të marrë statusin e kandidatit në negociatat me Bash kimin Evropian në dhjetor. “Vendimi që do të merret do të jetë gjeopolitik, sepse ka lidhje të thel la me atë që po ndodh në Evropën Lindore”, tha zoti Komshiq.

KOHA Javore 15
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 24 NËNTOR 2022

Më 15 nëntor të këtij viti u mbushën 78 vjet nga vdekja e gruas 82-vjeçare angleze (britanike) të jashtëza konshme, Edit Durham e cila i don te jashtëzakonisht shqiptarët. Edhe pse para dhe pas saj e kanë vizitu ar dhe kanë shkruar për Shqipërinë dhe për shqiptarët shumë person alitete të njohura nga shumë shtete evropiane dhe botërore, askush si ajo nuk mbeti përgjithmonë në zem rat e popullit shqiptar. Kjo është mikja më e madhe që kanë shqip tarët, sepse pothuajse gjysmën e jetës së saj ajo ia kushtoi çështjes së Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ajo me të drejtë dhe me meritë cilësohet e nderohet si një nga figurat më të shquara të huaja të shekullit XIX , si një heroinë e cila ka luftuar për pavarësinë dhe lirinë e Shqipërisë, si nga autoritetet shtetërore ashtu edhe nga autoritetet dhe institucio net e larta shkencore në Shqipëri. Për afro një gjysmë shekulli ajo lidhi fatin e jetës saj me fatin e Ballkanit dhe veçanërisht me traditat dhe fa tin e Shqipërisë. Ajo jo vetëm shkroi, por bëri përpjekje të vazhdueshme kolosale për t’i siguruar Shqipërisë mbështetje politike e ndihma hu manitare, duke punuar edhe vetë në kushte tejet të vështira. As më vonë kur nuk kishte mundësi të udhëton te, nuk pushoi së shkruari për të gje tur përkrahje të gjerë për çështjen shqiptare si nga Fuqitë e Mëdha ashtu dhe nga qeveria britanike. Se sa i donte shqiptarët kjo studiuese, eksploruese, etnografe, antropologe, shkrimtare, udhëtare, artiste dhe humaniste, më së miri e dëshmojnë vlerësimet e saj në paragrafin e librit të saj “Shqipëria, brenga e Ballkanit”, ku ndër të tjera shkruan: “Unë kisha besuar tek shqiptarët, ata e meritonin fatin evropian që po ndërtojnë me kaq vrull sot. Ju që më dhatë bukë dhe shtroje, konak dhe besë, nuk më zhgënjyet. Zoti e kishte bekuar

Anglezja e jashtëzakonshme donte jashtëzakonisht

atë truall ku konservimi i ca vlerave humane është sekreti. Ai vend dhe ata njerëz të befasojnë. Ekzotizmi i tyre gati-gati natyror, tejkalon herëherë modernitetin sipërfaqësor. Atje ajri maleve e deteve është tjetër ajër. Gjuha shqipe ka një muzikë ndryshe. Fjala mirë se erdhe del drejt e nga shpirti i atyre njerëzve. Evropa pa Shqipërinë dhe shqiptarët do të ishte e paplotësuar në identitetin e saj të historisë së lashtë dhe asaj moderne. Ballkani pa konsideruar e mirëkuptu ar shqiptarët është pa identitet dhe pa të ardhme”!

Kjo “mbretëreshë e pakurorëzuar e Shqipërisë” siç e quanin malësorët e Veriut të Shqipërisë, në veprat e saj të famshme për Shqipërinë ka shkruar edhe për gjendjen e refug jatëve shqiptarë në Mal të Zi. Gaze ta e njohur franceze “Le Figaro” ka botuar të hënën e 2 tetorit 1911, në faqen nr 6 letrën e Edit Durham drejtuar asokohe gazetarit francez André Duboscq në lidhje me gjend jen e refugjatëve shqiptarë në Mal të Zi, të cilën Aurenc Bebja nëpërmjet Blogut “Dars (Klos) Mat – Albania”,

e ka sjellë për publikun shqiptar në gjuhën shqipe:

“Letër nga Shqipëria - Shkodër, 25 shtator.

Muajin e kaluar u kujtova lexuesve të “Le Figaro” këtë angleze, e cila prej njëmbëdhjetë vitesh po shëron plagët fizike dhe morale që turqit po hapin mes popullsive të Ballkanit. Thashë se e kisha gjetur zonjushën Edit Durham në Podgoricë – këtë qytet të vogël në kufirin malazez, i cili është bërë një qytet historik që kur u bë marrëveshja midis Turqisë dhe shqiptarëve – në mes të mjerimeve më të rënda, duke paguar bujarisht me personin e saj (duke kontribuar vetë), e informuar për detajet më të vogla të situatës së vajtueshme të refugjatëve dhe gjithmonë në lëvizje, gjithmonë mes dy vizitave bamirëse tek këta njerëz fatkeq. Një ditë, pa dyshim, do të lexohet historia e kësaj fushate gjashtëmujo re në Shqipëri; se ajo do të shkruajë në stilin aq magjepsës, aq prekës sa ne e njohim; por ndërkohë e kam për detyrë të botoj një letër që ajo më shkroi nga Podgorica, dy ditë pas

KOHA Javore 16
vdekjes
Durham (1863-1944) E ENJTE, 24 NËNTOR 2022
Në 78-vjetorin e
së Edit
në fq:
VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura
OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

jashtëzakonshme që i jashtëzakonisht shqiptarët

largimit tim nga ai qytet. I detyrohem vetes që të mos mbaj për vete infor macione me një vlerë të tillë për atë që ndodhi atje në 1911. Do të ishte e padrejtë nëse për shkak se udhëtimi pesë-gjashtë ditor e ndan vendin tonë nga skena e ngjarjeve, opinioni publik francez të mos vihej në pozitë për t’i gjykuar ato. Në vijim lexuesit e “Le Figaro” do të gjejnë aty konfirmimin elokuent të përshkrimit të shkurtër që i bëra vetë dhe që shkurtësia e nevojshme e një artikulli më ndaloi ta zgjasja. Kështu që, si të thuash, kam vërtetuar para prakisht se asgjë që do të lexojmë nuk është e ekzagjeruar. Më 8 gusht në Cetinë mora letrën e mëposhtme: Podgoricë, 7 gusht 1911.

Zotëri, Ju më kërkuat t’ju jap me shkrim disa detaje mbi gjendjen e refugjatëve shqiptarë në Mal të Zi. E vetmja vështirësi është të dish se ku të fil losh. Un kam vizituar deri në pesëdh jetë familje në ditë dhe secila dukej se ishte në një gjendje më të keqe se tjetra. Është e vërtetë që famil

jet e para që kishin emigruar para kryengritjes dhe kishin marrë me vete bagëtinë dhe orenditë e tyre nuk e pësuan aq shumë, por fatkeqët e mjerë që ikën në momentin e fun dit nga shtëpitë e tyre të djegura, e gjejnë veten në një mjerim thuajse të pabesueshëm.

Në një stallë të vogël e të pistë gje ta, për shembull, tri plaka me pesë jetimë të vegjël, një të ve me shtatë fëmijë, një tjetër me katër fëmijë dhe dy të gra reja. Gjithsej njëzet e tre njerëz që kishin mbi supe vetëm leckat e grisura dhe me erë të rëndë. Një malazez bamirës u kishte huazuar disa lëkura delesh për shtrat dhe dy enë për të gatuar. Dhe kjo nuk është e jashtëzakonshme. Shumë refugjatë u detyruan të shisnin misrin që mer rnin nga bamirësia e Malit të Zi për të blerë një copë bukë, pasi nuk kishin mjete për ta pjekur. Në çdo anë të lumit, shpellat ishin të mbushura me gra e fëmijë në varfërinë më të ska jshme, siç e patë vetë. Njëra nga këto gra më tregoi për shkatërrimin e shtëpisë së saj: ‘Erdhën ushtarët turq. Ne qëndruam në shtëpi duke

menduar se nuk do të na dëmtonin por ata thanë: ikni, do të djegim shtëpinë. Ne ishim të tmerruar. Ush tarët më lejuan të merrja një trastë të madhe me misër dhe ta nxirrja jashtë. Kështu ata grumbulluan kashtë (barin) dhe dogjën shtëpinë tonë të varfër. Nëna e burrit tim, fëmijët e mi dhe unë u larguam sa më shpejt drejt kufirit. Por dy të vegjlit nuk mundën të shkonin aq larg, m’u desh t’i mbaja në krahë dhe të braktisja trastën’. Me shumë vështirësi kisha filluar t’i veshja këta të varfër duke u shpërn darë tesha, gjilpëra dhe fije peri, por tani ata duhet të kthehen në shtëpitë e tyre të djegura, në pronat e tyre të shkatërruara. A mund ta imagjinoni një situatë më të dhimbshme se ajo e njërës prej atyre të vejave të gjo ra që vjen, pas një ecjeje ndoshta dy ditore, me pesë a gjashtë fëmijët e saj para rrënojave të shtëpisë së saj, katër mure të nxira, pa çati, të pastrehë për të kaluar natën. Çfarë do të bëhet me ta? S’ka dyshim se Turqia do t’i shpërndajë çdo familjeje paratë që i konsideron të nevojshme për rindërtimin e shtëpisë; por një grua e tillë, dhe ka qindra të tilla, si do ta rindërtojë strehën e saj? Dhe vetë burrat ku do të gjejnë drutë e nevojshëm! Shumica e shtëpive të djegura ndodhen në territore abso lutisht pa pyje. E megjithatë, stina e shirave të dendur, që zakonisht fillon në tetor dhe pak para dimrit po vjen, dhe kujtoni se me gjithë përpjekjet e mia një pjesë e madhe e refugjatëve nuk kanë ende ndërresa dhe mbeten pa këpucë.

Qeveria turke u ka premtuar se do t’i furnizojë me misër gjithë dimrin, por pa rroba, batanije (mbulesa), vegla nuk mund të mbijetojnë në qoftë se ata nuk marrin ndihma bujare. Një depozitë e gjërave më të nevojshme do të krijohej lehtësisht në Shkodër apo Tuz.

Zotëri, Ju falënderoj për interesimin që keni treguar për njerëzit fatkeq të cilët i ndihmoj me aq sa kam mundësi dhe Ju lutem të pranoni, etj. Nënsh kruar: E. Durham”.

Kjo grua e mençur, fisnike, trime dhe e guximshme do të mbetet gjatë në kujtesën e shqiptarëve, ndoshta për jetësisht, për faktin se ata studimet e saj i konsiderojnë si pjesë autentike dhe të pandara të historisë së tyre.

KOHA Javore 17
E ENJTE, 24 NËNTOR 2022 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION

Mbi librin “Zhdukja e shqiptarëve nga trojet e tyre në shekujt XIX-XX”, të autores Elena Kocaqi

Studim me vlerë i shpalosjes dhe reflektimit të torturave dhe vuajtjeve të popullatës shqiptare ndër shekuj

(Vijon nga numri 1035)

Austro-Hungaria si fuqi e interesuar arriti një marrëveshje me Rusinë dhe me Fuqitë e tjera, që pas rënies së Perandorisë Osmane do të kishte një shtet shqiptar që do të fillonte në Ja ninë dhe do të mbaronte në Liqenin e Shkodrës, shkruan autorja Kocaqi duke shtuar se Rusia nuk Iu përmbajt marrëveshjes, se ajo punonte me dy standarde, tjetër gjë arrinte në diplo maci dhe tjetër gjë bënte fshehurazi. Rusia lakmonte ngushticat e Turqisë dhe direkt nuk mund t’i merrte, se nuk e lejonin Fuqitë e tjera, por nëpërm jet aleateve të saj po. Kështu Rusia mblodhi një ligë ballkanike dhe e ar matosi në prill të vitit 1912, dhe po në prill filloi të vihet në zbatim plani i luftës me një kryengritje shqiptare, e cila duhet thënë se nisi menjëherë. Këto fuqi nuk donin të drejta për shqip tarët, por donin të përdornin shqip tarët duke rekrutuar disa nga krerët e kryengritjes. Kryengritja shqiptare

e muajve prill-gusht të vitit 1912, nuk ishte gjë tjetër veç një kryengritje për llogari të fqinjëve ballkanikë. Në mo mentin që Vjena i kërkoi Stambollit që t’u jepte autonomi shqiptarëve, Fuqitë Ballkanike lëvizën duke i shpallur luftë Perandorisë Osmane, dhe në pak javë e shpartalluan atë, dhe pushtuan të gjithë tokat shqiptare. Në vazhdim të shtjellimit të përmba jtjes së studimit të vet, autorja Elena Kocaqi shkruan se në vitet 19121913, Serbia dëshironte të merrte të gjithë Sanxhakun e Kosovën dhe të dilte në Portin e Durrësit. Portin e pushtoi, por nuk e aneksoi, sepse Austro-Hungaria mobilizoi ushtrinë dhe kërcënoi me lufte botërore, dhe kjo i detyroi Fuqitë e Mëdha të ush tronin presion mbi Serbinë që ajo të tërhiqej, por ia dhanë asaj Kosovën dhe një pjesë të Maqedonisë. Mali i Zi donte Shkodrën që ta bënte kryeqytet, deri në Portin e Lezhës, por nuk e mori dot për shkak të një ultimatumi që i çoi Austro-Hungaria. Për t’i shmangur një lufte botërore, Fuqitë e Mëdha e detyruan Malin e Zi të linte Shkodrën. Greqia dëshiron te gjithë Epirin deri në Vlorë, por pa qytetin pasi këtë të fundit e lakmonte Italia që në atë kohë nuk ia linte askujt edhe me koston e luftës. Si përfun dim, Greqia mori Çamërinë, por jo

te gjithë Epirin dhe në këtë rast nga insistimi i Monarkisë së Danubit dhe Italisë, Maqedonia, pjesa më e mad he e të cilës banohej nga shqiptarët dhe pjesa tjetër nga sllavo-bullgarët, ishte e lakmuar prej Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë. Rusia këtë zonë nuk ia premtoi askujt dhe nuk e ndau para lufte, dhe kjo shkaktoi edhe Luftën e Dytë Ballkanike, ku Serbia dhe Greqia e ndanë këtë territor midis tyre, meg jithëse aty nuk kishte as serbë dhe as grekë. Pjesën e Maqedonisë së ban uar nga shqiptarët që mori Greqia, e asimiloi dhe e dëboi popullsinë, ndër sa pjesën e Maqedonisë që e mori Serbia u ruajt, pavarësisht se edhe aty filluan dëbimet masive. Autorja e studimit “Zhdukja e shqip tarëve nga trojet e tyre në shekuj XIX-XX”, Prof. Ass. Dr. Elena Kocaqi, në vazhdim të shtjellimit të tematikës së bujshme shkruan se shteti zyr tar shqiptar me një territor shumë të cunguar, është produkt i vendimeve të diplomacisë së Evropës dhe si i tillë u krijua me insistimin e diploma cisë Austro-Hungareze për qëllimet e saj strategjike. Planet e monarkive ballkanike të kohës, ishin që të nd anin komplet trashëgiminë historike të mbetur të shqiptarëve. Kjo u bë shkak jo vetëm për luftërat ballkanike, por edhe për Luftën e Parë Botërore.

KOHA Javore 18 KULTURË E ENJTE, 24 NËNTOR 2022
(2)

reflektimit vuajtjeve shqiptare

Të mos kishte qenë për kërcënimin me luftë të monarkisë Habsburge, mesiguri sot jo vetëm nuk do të kishte një shtet shqiptar, por do të vihej në diskutim nëse do të kishte dhe një etni shqiptare në Ballkan. Për gjithë këtë humbje të madhe të shqiptarëve, në radhë të parë përgjegjëse janë di plomacitë e Fuqive Evropiane dhe më pas ato të shteteve ballkanike, dhe e treta paria shqiptare që për interesa personale ka shitur ato të vendit. Rrallë mund të hasen shembuj kur fqinji realizon programe politike për zhdukjen e popullatës së fqinjit të vet, shprehet në studimin e vet autorja Kocaqi dhe thekson se ka pasur disa programe për zhdukjen e shqiptarëve të përpunuara nga nacionalistë, eks tremistë, shpesh edhe nën petkun e akademikut. Historiografia botërore rrallë mund të jetë ndeshur me plat forma të tilla, ku i kërkohej Evropës që të zhdukte nga faqja e dheut shqip tarët, sepse sipas nacionalistëve ek stremistë serbë ata nuk meritonin të jetonin, sepse toka ku ata banonin iu duhej serbëve për t’u pasuruar dhe zgjeruar. Shqiptarët u vranë, u dëbuan nga shtëpitë, u torturuan, u asimiluan, u vodhën nga fqinjët e tyre në mes të Evropës në kohët moderne, kur të drejtat e njeriut për jetë, liri dhe pronë

quhen si të drejta natyrore që fitohen me lindje, shprehet autorja Elena Ko caqi në fund të përmbajtjes së teks tit të studimit të vet, duke shtuar se shpesh thuhet se ndaj shqiptarëve është bërë gjenocid, krime kundër njerëzimit, por historiografia botërore njeh edhe termin holokaust, me të ci lin nënkuptohet zhdukja totale e he brenjve nga nazistët gjermanë. Po të krahasosh krimet ndaj hebrenjve me ato që janë kryer ndaj shqiptarëve, nuk ka ndonjë dallim të madh, mad je programet politike për zhdukjen e shqiptarëve janë ndoshta unikale në botën moderne. Në fund të librit, autorja Prof. Ass. Dr. Elena Kocaqi, në pika të shkurtra ka bërë rekapitulimin e studimit të vet të shprehur në konkluzione, siç vi jon: Shqiptarët janë një popull tepër i vjetër që kanë jetuar në trojet e tyre në kohët parahistorike. Ata arritën që të ruajnë një pjesë të madhe të terr itoreve të tyre, deri në shekujt XVIIIXIX-XX. Tokat që ata i humbën mijëra vjet, i humbën në momentin që Fuqitë e Mëdha Evropiane, krijuan shtetet tjera në trojet e shqiptarëve. Popull sia shqiptare shërbeu në disa raste si lënda bazë për formimin e kombeve të tjera, veçanërisht atij grek. Ndaj shqiptarëve këta dy shekuj janë ndërmarrë fushata dhune, asimilimi,

dëbimi që kanë qenë të padëgjuara në historinë e vjetër dhe të re të Ev ropës. Nga rreth 180 mijë km2 tokë që ruajtën shqiptarët, Evropa i la shtetit shqiptar vetëm 28 mijë km2 , pasi pjesën tjetrën me gjithë pop ullsinë shqiptare brenda ua dhuroi vendeve ballkanike. Vende si Serbia dhe Greqia u krijuan që në fillim në tokat e shqiptarëve dhe ato filluan edhe procesin e asimilimit, dëbimit dhe vrasjeve. Vendet fqinje, veçanër isht Serbia kanë pasur disa plane dhe projekte për zhdukjen totale të shqip tarëve, siç kanë qenë ato të Gjorgje viqit dhe Çubrilloviqit. Po to merret parasysh numri i të vrarëve, dëbuarve, asimiluarve dhe pasurive të shqiptarëve të vjedhura nga fqinjët, atëherë del qartë se mbi shqiptarët është bërë një holokaust i vërtetë. Janë vrarë mbi 500 mijë shqiptarë, që po të llogaritësh sot me shtesën natyrore, duhet të ishin të paktën 2.5 milionë banorë, por edhe më tepër. Janë dëbuar nga trojet e tyre me dhunë mbi 2 milionë shqip tarë, që po të llogaritësh shtesën natyrore, do të bënin një popullsi me mbi 10 milionë banorë. Janë asimiluar nga Greqia nga 5 deri në 7 milionë shqiptarë, që janë bërë grekë, dhe një numër i madh është asimiluar në terri toret sllave. Janë asimiluar nga Turqia në mbi 10 milionë shqiptarë që ishin kryesisht shqiptarët e dëbuar nga Serbia dhe Greqia, që gjetën strehë atje por nuk e ruajtën dot identitetin e tyre kombëtar, pasi Turqia nuk ua ka lejuar këtë gjë. U janë vjedhur shqip tarëve rreth 140 mijë km2, për të kri juar shtetet e tjera dhe kjo është një pasuri kolosale. Moszhdukja totale e shqiptarëve i dedikohet Fuqive të Mëdha, si Austrisë dhe Amerikës që bënë një shtet politik shqiptar dhe që kanë mbrojtur shqiptarët në Ballkan. Çështja shqiptare është një problem i hapur dhe i pazgjidhur për aq kohë sa shqiptarët ende vriten, shtypen, persekutohen në tokat e tyre që janë tashmë territor i një shteti të huaj, që nuk i mbron interesat e tyre. Zgjidhja e çështjes shqiptare duhet bërë në përputhje me konventat ndërkom bëtare, ku sanksionohen të drejtat e njeriut për jetë dhe pronë, si dhe të drejtat e kombeve për të vetëvendo sur.

KOHA Javore 19 KULTURË E ENJTE, 24 NËNTOR 2022
(2)

Intervistë me Prof. dr. Emil Lafen, gjuhëtar, ish-sekretar i komisionit organizues të Kongresit të Drejtshkrimit

Parulla se standardi ka dështuar është ndjellakeqe dhe dashakeqe

Zotërimi dhe përdorimi i standardit varet nga interesat kulturore të njeriut, nga dëshira e tij për të komunikuar në një formë më të ngritur gjuhësore sesa gjuha e shtëpisë a e vendbanimit të vet. Gjuha standarde është gjuha e veprimtarisë shtetërore e publike, ose siç thuhet, e “situatave formale”; në familje e në rrethin shoqëror, d.m.th. në “situata informale”, flitet gjuha bisedore, që është e ndryshme sipas krahinave, d.m.th. ndryshe në Ulqin, ndryshe në Shkodër, ndryshe në Prizren, në Shkup, në Tiranë, në Elbasan, në Vlorë etj. Ka disa që, për fat të keq, kujtojnë se duke ndërruar gjuhën bisedore dialektore me gjuhën letrare, humbasin dinjitetin dhe personalitetin! Ligjërimi letrar dhe ligjërimi bisedor dialektor kanë secili vendin e vet, nuk janë në armiqësi, por bashkëjetojnë dhe pasurojnë e ndikojnë njëri-tjetrin

Koha javore: Profesor Lafe, këto ditë shënohet 50-vjetori i Kon gresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Si njëri ndër 87 delegatët e tij, çfarë kujtoni nga ajo ngjarje (kohë)?

E. Lafe: Vendimi se do të organizo hej një kongres për të përmbyllur dis kutimin pesëvjeçar të Projektit të dre jtshkrimit na u njoftua nga Ministria e Arsimit. Kongresi do të mbahej një javë para festave të 28 e 29 Nëntorit. Kuptohet se Kongresi do të ishte vep rimtaria më e lartë e më domethënëse për të festuar jubileun e 60-vjetorit të Pavarësisë. Për organizimin e Kongre sit u krijua një komision prej 19 vetash, i kryesuar nga drejtori i Institutit, prof. Androkli Kostallari, njeri me energji të pashtershme dhe aftësi të shquara organizative. Prof. Mahir Domi ishte nënkryetar. Unë u caktova sekretar i komisionit dhe, siç dihet, gjithë detyrat kalojnë së pari nga sekretari. Kam qenë i mbingarkuar me punë atëherë. E ndie ja se po përjetonim ditë me rëndësi dhe me vlerë historike. I gjithë Instituti ynë ishte i mobilizuar që Kongresi të

zhvillohej me një nivel shkencor të lartë. Kongresi përveç anës shkencore pati edhe anën dekorative e propagandis tike. Duhej një pllakat që të simbolizon te Kongresin, një medaljon, një distink tiv dhe formulimi grafik i dëshmisë së delegatit. Duke u përpjekur për të bërë më të mirën, kam njohur atëherë nga afër mjeshtër të talentuar të artit grafik.

Koha javore: Sa ka arritur gjuha standarde shqipe që të jetë e përdorshme nga folësit shqiptarë në trevat ku jetojnë shqiptarët? Sa jeni të kënaqur me nivelin e përdorimit të saj?

E. Lafe: Rrezja e veprimit të shqipes standarde ka ardhur duke u shtrirë gjithnjë e më shumë si në pikëpamje territoriale, ashtu edhe në pikëpam je të shtresave shoqërore. Është na ive të mendohet se menjëherë pas Kongresit të Drejtshkrimit shqiptarët do të flisnin kudo me gjuhën e një suar! Gjuha përfaqëson një shprehi dhe shprehitë duan kohë për t’u fituar e për t’u ndryshuar. Ju e dini p.sh. se në Shqipëri ende llogaritë i bëjnë me

“lekë të vjetra”, ndonëse leku i ri ka hyrë në përdorim që më 1965. Le të kemi parasysh se analfabetizmi ndër shqiptarët deri në mesin e shekullit të kaluar ka qenë rreth 90 për qind. Edhe në vende të tjera me tradita kulturore shumë të pasura, gjuha letrare është shtrirë pak nga pak në masat e popullit, duke u zgjeruar e përmirësuar arsimi i përgjithshëm, shtypi, botimet, radioja e televizioni dhe jeta qytetare. Është iluzion të mendohet se një standard tjetër, kinse më i përshtatshëm, do të kishte pasur më shumë sukses. Jeta shtetërore, shoqërore e kulturore në të gjitha kontekstet shqiptare zhvillohet me standardin e sotshëm. Kjo ka bërë që ai të njihet e të kuptohet kudo, edhe nga ata që nuk janë në gjendje ose nuk e kanë të nevojshme ta përdorin. Parul la se standardi ka dështuar, që përhap in disa herë nën zë e herë me zë, është ndjellakeqe dhe dashakeqe. Mjafton të vizitoni Panairin e përvitshëm të Librit që zhvillohet këtë muaj në Tiranë, të shihni bumin e botimeve dhe kujdesin e shtëpive botuese për t’u bindur se standardi gëzon shëndet të mirë. Zotërimi dhe përdorimi i standardit va ret nga interesat kulturore të njeriut, nga dëshira e tij për të komunikuar në një formë më të ngritur gjuhësore sesa gjuha e shtëpisë a e vendbanimit të vet. Gjuha standarde është gjuha e ve primtarisë shtetërore e publike, ose siç thuhet, e “situatave formale”; në familje e në rrethin shoqëror, d.m.th. në “sit uata informale”, flitet gjuha bisedore, që është e ndryshme sipas krahinave, d.m.th. ndryshe në Ulqin, ndryshe në

KOHA Javore 20 INTERVISTË
E ENJTE, 24 NËNTOR 2022

Shkodër, ndryshe në Prizren, në Shk up, në Tiranë, në Elbasan, në Vlorë etj. Ka disa që, për fat të keq, kujtojnë se duke ndërruar gjuhën bisedore dialek tore me gjuhën letrare, humbasin din jitetin dhe personalitetin! Ligjërimi le trar dhe ligjërimi bisedor dialektor kanë secili vendin e vet, nuk janë në armiqë si, por bashkëjetojnë dhe pasurojnë e ndikojnë njëri-tjetrin. Në Shqipëri e në Kosovë gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, gjuhë e veprim tarisë shtetërore; në Maqedoninë e Veriut statusi i gjuhës shqipe ka për paruar dhe ajo ka marrë edhe funk sionet e gjuhës zyrtare në komunat shqiptare. Në Malin e Zi gjuha shqipe ka një status më të ulët. Siç ka vëre jtur studiuesi Haxhi Shabani në një shkrim tani së fundi (“Gjurmime alban ologjike”, 2020) në mjediset urbane e gjysmurbane me popullsi shqiptare në disa fusha të veprimtarisë publike për doret gjuha malazeze, kurse në zonat fshatare nuk ka hapësirë për të real izuar disa nga përdorimet publike e institucionale (këtë dukuri e ka quajtur ruralizëm i gjuhës shqipe në Malin e Zi). Për fat të mirë ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë e Kosovës nuk ka kurrfarë pengesash për komunikim dhe kështu shqipja standarde potencialisht është e pranishme edhe atje me të gjithë di apazonin e përdorimeve të saj si gjuhë zyrtare e dy shteteve. Si përfundim i kësaj do të them se gjuha merret me gjirin e nënës, kurse gjuha standarde mësohet në bankat e shkollës, me mësues të mirë, me libra të mirë, me vullnet të mirë dhe ky mësim vijon gjithë jetën. Shqipen standarde sot e kupton (ose e zotëron në mënyrë pasive) gati çdo shqiptar i shkolluar; numri i atyre që e zotërojnë standard in në mënyrë aktive (me ndërhyrje ku më pak e ku më shumë të së folmes vendore ose të traditave të vjetra) vjen duke u shtuar brez pas brezi.

Koha javore: Sa qëndron mendimi se mbizotëron toskërisht ja dhe se dialekti gegë është diskriminuar?

E. Lafe: Dëgjohet herë-herë një pikëpamje e tillë, që gegërishtes i është bërë padrejtësi. Dy janë burimet e këtij keqkuptimi. Së pari, drejtësia e padrejtësia janë koncepte që nuk kanë të bëjnë me ecurinë e zhvillimit të një gjuhe letrare. Gjuha letrare nuk është si një parlament, ku çdo krahinë, sipas

numrit të popullsisë, dërgon deputetët e vet! Gjuhët letrare kudo nisen nga një bazë deri diku e ngushtë (në pikëpamje të fonetikës e të trajtave morfologjike të fjalëve), që bëhet pastaj e përg jithshme, mbizotëruese. Pra, njëri nga dialektet, siç e ka shpjeguar edhe F. de Saussure në citatin e përmendur nga prof. R. Qosja, do të mbizotërojë mbi tjetrin: ose toskërishtja mbi gegërisht en, ose gegërishtja mbi toskërishten. Nuk mund të ketë baraspeshë që të mos i mbetet hatri askujt! Këtu vetve tiu del edhe kjo pyetje: sikur shqipja standarde të ishte mbi bazën e gegër ishtes (p.sh. mbi dialektin e Elbasanit, siç qe vendimi i Komisisë së Shkodrës për gjuhën e administratës), si do të veprohej për të mos i bërë padrejtësi toskërishtes? Nuk besoj se ka zgjidh je tjetër përveçse: kush të dojë le të shkruajë edhe toskërisht! Atëherë, për ku u nisëm e ku vajtëm? Askund! Ndonëse në vështrim fonetik e mor fologjik shqipja standarde mbështetet kryesisht mbi toskërishten, në tërësinë e saj ajo është një madhësi mbidialek tore, d.m.th. e tillë që ka përthithur el emente të shumta jashtë toskërishtes, veçanërisht në fjalëformim e në fjalor, p.sh. kush e di sot se fjalë të tilla aq të përgjithshme si: akullnajë, bishtajë, bjeshkë, fik (folje), pendohem, furrn altë, rrafshnaltë, pjalm, pjalmim, syn oj, shmang, shpinë, zanë etj. janë me burim nga gegërishtja? Vetëm ata që merren me studime gjuhësore! Së dyti, duhet ditur se gjuhët letrare krijohen përmes një veprimi kolektiv, nuk janë projekte që skicohen mbi një tryezë pune dhe pastaj jepen për zbatim. Të gjitha orvatjet për të sajuar gjuhë letrare duke marrë ca elemente këtej e ca andej, siç e ka përmendur edhe akad. I. Ajeti në Konsultën e Pr ishtinës, kanë dështuar. Gjuha letrare është një zhvillim organik. Elementet e gegërishtes që ka shqipja standarde, nuk i kanë futur gjuhëtarët të mbled hur rreth një tryeze, por vetë zhvillimi i gjuhës, p.sh. fjalë si mësues, sulmues, vrapues, përkthyes etj. (në vend të formave toske mësonjës, sulmonjës, vraponjës, përkthenjës) nuk ia kanë imponuar gjuhëtarët gjuhës, po gjuha gjuhëtarëve. Paskajorja e gegërishtes nuk gjeti vend në strukturën e gjuhës standarde, nuk hyri në përdorim letrar. As që duhet menduar se e paskan ndaluar gjuhëtarët! Nuk e kanë atë fuqi.

Koha javore: 50-vjetori i Kongre sit të Drejtshkrimit na gjen me fjalorë të gjuhës shqipe (Fjalori i gjuhës së sotme shqipe) që nuk i përgjigjen realitetit të sotëm gjuhësor. Ndonëse me vonesë, akademitë e shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës së bashku me institucionet e tjera shkencore dhe të arsimit të lartë planifikojnë të hartojnë Fjalorin e madh të gjuhës shqipe. Cili është qëllimi i këtij projekti?

E. Lafe: Së pari, duhet thënë se pas Fjalorit të vitit 1980 Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë ka botuar edhe katër fjalorë të tjerë (1984, 2002, 2006, 2020), që kanë sjellë disa mijë fjalë të reja dhe kanë përmirësuar e saktësuar shpjegimet e një numri të madh fjalësh të tjera. Tashmë është e njohur se Aka demitë e Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës së bashku me institucionet e tjera shkencore dhe të arsimit të lartë kanë ndërmarrë hartimin e një fjalori të ri të madh me rreth 100.000 fjalë dhe, me sa di unë, puna po ecën mirë përpara. Unë kam qenë në grupin e hartuesve të Fjalorit të vitit 1980, por më pas u shkëputa nga puna leksik ografike, sepse kam pasur detyra të tjera. Tani edhe për arsye të moshës nuk jam në gjendje të punoj si më parë në një ndërmarrje të tillë të madhe e me shumë përgjegjësi. Kam plot punë të tjera nëpër duar që nuk mund t’i shtyj. Projekti i këtij fjalori të ri është mirëprit ur kudo, e vlerësoi si vepër me rëndësi edhe kryeministri E. Rama në fjalën e tij në Kongresin Arsimor të 12 shta torit. Leksiku i gjuhës shqipe ka një zhvillim të pakrahasueshëm me të kaluarën. Gjithë ato fjalë e kuptime të reja që kanë dalë, duhet të pasqyro hen në një vepër leksikografike. Fjalori i një gjuhe është pasqyra e qytetërim it të shprehur me atë gjuhë. Fjalorët e mëparshëm kanë pasqyruar qytetërim in tonë të kohëve përkatëse. Ky fjalor, nëpërmjet pasurisë së fjalëve që do të përfshijë, do të pasqyrojë qytetërimin tonë të kohës së sotme. Fjalorët janë gjithnjë të mirëpritur e të kërkuar nga një masë e madhe përdoruesish të in teresuar. Kam bindjen se fjalori i ri do të jetë gjithashtu një vepër shumë e dobishme për gjuhën dhe për kulturën tonë. Gëzohem veçanërisht që kjo ve për po realizohet me një bashkëpunim të gjerë të forcave tona shkencore.

Bisedoi: Ismet Kallaba

KOHA Javore 21 INTERVISTË
E ENJTE, 24 NËNTOR 2022

Shqiptarët e kanë

Ai ka thënë se shqiptarët shpeshherë kur flasin për të kaluarën e tyre, ia lënë fajin fatit për dështimet e tyre. Ai nuk është pajtuar me këtë konstatim duke thënë se nuk duhet të ankohemi për fatin, sepse ajo që ka ndodhur me Kosovën është gati e pamundur të mendohet

Ulqin – Gazetari i njohur shqiptar, Blendi Fevziu, moderator i emisionit “Opinion”, ka qenë mysafir i radhës në librarinë “Ulqini”, në kuadër të takimeve të hapura me figura të shquara shqiptare.

Ai është përgjigjur në interesimin e publikut të pranishëm, ku ka folur për tema të ndryshme që lidhen me të kaluarën e shqiptarëve dhe për situ atën aktuale.

Fevziu ka thënë se ekziston një mungesë e vëmendjes së Shqipërisë zyrtare, por edhe e shqiptarëve në përgjithësi ndaj shqiptarëve në Malin e Zi. Megjithatë, sipas tij, kjo mung esë vëmendjeje sa vjen e ngushtohet në krahasim me atë që ka qenë dikur. “Keni parasysh që 30 vjet më parë as nuk dinim pothuajse asgjë se çfarë ndodhte... Sot gjërat kanë ndryshuar pak, por jemi shumë larg asaj që do të duhej të ishte”, ka theksuar ai. Fevziu ka premtuar se do të bëjë më shumë në të ardhmen, duke lobuar qoftë përmes lobimit personal apo atij publik nëpërmjet emisionit të tij për t’i sjellë më shumë në qendër të vëmendjes Ulqinin dhe shqiptarët në Malin e Zi.

Ai ka thënë se shqiptarët shpeshherë kur flasin për të kaluarën e tyre, ia lënë fajin fatit për dështimet e tyre. Ai nuk është pajtuar me këtë konstatim duke thënë se nuk duhet të ankohe mi për fatin, sepse ajo që ka ndodhur me Kosovën është gati e pamundur të mendohet.

“E dini sa shtete ka si Kosova sot... Ke kurdët të shpërndarë në disa shtete. Ke kushedi sa minoritete në botë. Ajo që ka ndodhur me Kosovën është

një nga mrekullitë botërore. Kur e mendoj, më duket e pabesueshme”, është shprehur Feviu. Gazetari i njohur ka thënë se po të shkosh në vendet tjera ballkanike

dhe të pyesësh popullin, pothuajse kudo do të ankohen se ndaj tyre bota nuk është treguar e vëmendshme dhe se punët e tyre nuk shkojnë aq mirë. Sipas tij, sidomos në fund të

KOHA Javore 22 E ENJTE, 24 NËNTOR 2022 MOZAIK

keq kur janë mirë

shekullit XX dhe fillim të shekullit XXI shqiptarët nuk kanë pse të ankohen. “Kështu që nga kjo anë, ne nuk kemi pse të ankohemi shumë, sepse me ne historia nuk qe bujare në fillim të shekullit XX, por ka qenë relativisht bujare në fund të shekullit XX”, është shprehur ai.

Fevziu ka vlerësuar sidomos periud hën e krijimit të institucioneve para lele në Kosovë gjatë kohës së Presi dentit Ibrahim Rugova. “Të ndërtosh një shtet brenda shtetit, të mbash arsimin, të mbash shënde tësinë, ta bësh mbi baza vullnetare

dhe duke pasur të gjithë strukturën shtetërore kundër, është një ndër marrje që kudo në botë që ta tregosh është një shembull i jashtëzakon shëm”, është shprehur ai, duke shtu ar se nga kjo pikë shqiptarët kanë dhënë shembuj të jashtëzakonshëm në momente të vështira.

Fevziu ka thënë se shqiptarët e kanë keq kur janë mirë, sepse atëherë fil lojnë sherret mes tyre, ndërkohë që në momentet më të vështira ata kanë treguar pjekuri të jashtëzakonshme.

Ai ka folur edhe për rolin dhe kontrib utin e tre personaliteve: Ahmet Zo gut, Esad Pashë Toptanit dhe Enver Hoxhës në historinë e shqiptarëve. Sipas tij, Esad Pashë Toptani nuk ka ndonjë kontribut në historinë e shtetit shqiptar.

“E vetmja gjë që mund t’i mbetet Esad Pashës është mbrojtja e Shko drës, pas momentit të vrasjes së Hasan Riza Pashës deri në prill. Unë nuk mendoj se Esad Pasha ka ndon jë meritë në krijimin e shtetit shqiptar. Përkundrazi ka qenë mjaft problema tik, sidomos në ditët e Kongresit të Lushnjës, i cili është ngjarja më e rëndësishme në historinë e shqip tarëve, faktikisht edhe më e rëndë sishme sesa shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, sepse është realisht ngritja dhe konsolidimi i shtetit shqip tar”, ka thënë ai. Sa i përket Ahmet Zogut, Fevziu ka thënë se “është pa dyshim një nga figurat më të rëndësishme në his torinë e Shqipërisë në pjesën e parë të aktivitetit të tij politik”.

Ai madje e ka cilësuar atë si “një prej fenomeneve të politikës në Shqipëri”, duke qenë se si 17-vjeçar ka qenë anëtar i delegacionit të Pavarësisë, më 1920 ishte garanti kryesor me forcat e tij të armatosura i Kongresit të Lushnjës.

Sipas tij, Zogu bëri unifikimin e terri torit shqiptar.

“Ka një rol të jashtëzakonshëm në vitet 1920-1924, në konsolidimin dhe në ngritjen e shtetit shqiptar.

Unë mendoj që degradimi i Zogut fil lon pas shpalljes së tij mbret. Ky njeri, pasi që u bë mbret, në pjesën tjetër nuk kishte çfarë t’i jepte më vendit”, u shpreh Fevziu.

Ndër kontributet kryesore të Zogut, ai ka përmendur planifikimin dhe ndërtimin e Tiranës, emancipimin dhe evropianizimin e shtetit shqiptar.

Ndërsa sa i përket Enver Hoxhës, gazetari ka thënë se ai paraqet një histori tjetër dhe se “dëmi që i ka sjellë Shqipërisë është i paimag jinueshëm” dhe se “gjithçka që ai bëri ka qenë katastrofë”.

Një prej të këqijave që udhëheqë si Hoxha i solli Shqipërisë, sipas tij, është stabilizimi i një bindjeje “që (Shqipëria) nuk jetonte dot vetë pa pasur një aleat që ta mbante ekono mikisht”.

“Kjo mendësi ishte katastrofë, sepse shteti nuk mbahet nga një shtet tjetër. Shqipëria u rrënua ekonomikisht komplet në momentin e prishjes së marrëdhënieve me Kinën, në vitet ’70-’80. Ishin vitet e një katastrofe dhe një urie kolektive”, ka thënë ai, duke shtuar se thelbi i gjithë kësaj gjendjeje ka qenë izolimi. Në takim Fevziu ka prekur edhe çështjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, duke thënë se ka mbetur i shokuar pasi që ka parë një pjesë të tyre. Ai ka thënë se prej numrit të përgjithshëm të dosjeve të ish-Sig urimit të Shtetit, 23 për qind e tyre kanë të bëjnë me shqiptarët që di kur jetonin në ish-Jugosllavi. Ai është përqendruar kryesisht në dosjen e ish-Presidenti të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, për të cilën ka thënë se ishte një marrëzi. Takimi i hapur me temë “Mësimet e së kaluarës si udhërrëfyes për një të ardhme më të mirë” është organizuar të shtunën nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi në bash këpunim me librarinë “Ulqini”. Më herët ai ka zhvilluar një takim edhe me nxënësit e Shkollës së Mesme të Ulqinit. i. k.

KOHA Javore 23 E ENJTE, 24 NËNTOR 2022 MOZAIK

Kjo nuk është histori, por një tregim për fëmijë dhe të rritur

Labi dhe Ati mësojnë për Krajën

Labi dhe Ati janë dy vëllezër. Ata janë të veçantë sepse janë binjak njëvezorë. Pra të ngjashëm “si veza me vezen”, siç thotë populli ynë. Labi është vëllau i madh. Mjafto jnë 5 minuta, andaj edhe mundohet të komandojë dhe udhëheqë gjith monë lojën. Meqë jetojnë në Ulqin, ata kanë mundësinë që fundjavave të shkojnë te gjyshi e gjyshja në Kra jë e që me veturë është vetëm 30

minuta larg. Shkolla tashmë ka filluar dhe periudha e parë e notave është mbyllur, andaj këtë fundjavë Labi dhe Ati do të rrinë dy ditë më shumë në Krajë. Çamarrokët sapo arritën në fshat, meqë është vjeshtë e nuk mund të shkojnë te liqeni, menjëherë kapën pyllin e gështenjave dhe fillu an të mbledhin frutet misterioze me mbështjellësin prej gjembave. Trungjet shekullore të gështenjave

jepnin ndjenjën e magjisë. Njëri ng jitej degëve të trasha e tjetri fshihej brenda trungut plak. Hop aty e hop këtu deri sa nata filloi të bie. Gjyshi i ftoi të futen brenda. Edhe pse vjeshtë, këtë vit moti për çudi është mjaft i ngrohtë. Por prapë se prapë mbrëmjet kranjane kërkojnë ndezjen e zjarrit. Oxhaku filloi të qesë tym. Gjyshja preu gështenjat dhe i bëri gati për pjekje. Labit dhe Atit më së shumti ua ka ëndja gështenjat e pjekura. Duke ndenjur pranë oxhakut gjyshja filloi të tregojë: - Nipat e mi. A e dini se gështenja di kur ka qenë produkti kryesor ushqyes i banorëve të trojeve tona. Dikush thotë se ato i ka mbjellë Aleksandri i Madh kur erdhi këtu që të mbledhë ushtrinë, e dikush thotë romakët gjatë pushtimit të trojeve ilire. Atëbotë kur mundën mbretin ilir – Gentin në vitin 168 para erës tonë. Por, unë do ju tregoj se kush ishin ata që i mbollën gështenjat tona shekullore. Këtë që do ju rrëfej më ka treguar gjyshja ime, asaj gjyshja vetë e kështu brez pas

KOHA Javore 24
E ENJTE, 24 NËNTOR 2022 MOZAIK

brezi.

Dikur motit në kohëra të lashta liqeni nuk ka ekzistuar fare. Poshtë quhej fusha e Labeatëve dhe ishte një rrafshirë e begatë. Labeatët ishin të lumtur dhe secili punonte dhe kon tribuonte në mirëqenien familjare dhe të bashkësisë ku jetonin. Ata kishin për zakon që secili djalë në moshën madhore duhej të mbjellte së paku katër lloj pemësh: një gështenjë, një man, një fik dhe një ulli. Këtë ligj e kishte vendosur plaku i urtë për të cilin qarkullonin legjenda nga më të çuditshmet. Por më interesantja ishte ajo lidhur me moshën e tij që supozohej se ishte i moçëm aq sa fije floku kishte në mjekrren e tij të gjatë. Labeatët punëtorë siç ishin, zba tonin amanetin e të parëve. Në fushë mbollën fiq, rreth tyre mana. Në kodër ullinjë dhe gështenja. Vitet kalonin e numri i pemëve shtohej, veçanër isht gështenjat. Ushqimi nuk mun gonte por me ujë nuk i kishin edhe aq mirë punët. Një ditë prej ditësh, bashkë me lindjen e diellit, drejt tyre

vinte një kalorës. Ashtu i hipur mbi dorinë e vet dhe diellin prapa shpine fshatarët mundën të dallojnë vetëm shëmbëlltyrën e zezë të kalorësit mbi kuqëlinën e atit. Ndaloi para tyre dhe tani shumë lehtë vërehej fiziku i tij i përkryer i një luftëtari muskuloz ku plagët në trup dëshmonin se kishte dalë ngadhnjimtar nga shumë beteja.

- Ujë – tha i huaji, a ka mundësi të më jepni pak ujë?

- Shtëpia është e mikut dhe e Zo tit - tha më i moshuari dhe e ftoi në shtëpinë e tij. Aty u gostit me të gjitha të mirat që dispononin dhe miku i ri në vend se të qëndrojë një ditë e një natë, ai aty qëndroi tridhjetë e tri ditë. Vendasit nuk e trajtuan si të huaj por si të ve tin. Për këtë mirësi i huaji vendosi t’i shpërblejë ata. Duke ditur problemin me ujin ai u tha se do t’u ndihmojë që ta gjejnë atë. Diçka i pëshpëriti do risë në vesh, kurse ai ia dha vrapit. Vrapoi e vrapoi dhe në fund u ndal në vendin që ne sot e quajmë Blacë. Luftëtari aty nguli shpatën dhe u tha

fshatarëve që kur ta tërheqë shpatën aty do të fillojë të dalë uji të cilin duhet të kenë kujdes se si e menax hojnë, sepse ai nuk do të shterrojë kurrë. Tërhoqi shpatën dhe mrekullia ndodhi. Uji i pastër filloi të dalë nga zemra e tokës. Si rrihte zemra ash tu gulçonte uji jashtë. Mbrëmjeve duhej mbyllur burimi me shtupën speciale të ndërtuar nga peri që kri jonin krimbat e mëndafshit që ishin nëpër trungjet e manave. Luftëtari shkoi. Fshatarët u treguan të paku jdesshëm dhe një natë harruan ta mbyllin. Në mëngjes uji kishte zënë luginën deri te zogu i këmbës. Kot kërkonin fshatarët burimin, asnjëri nuk dinte ta gjente. Çdo ditë niveli i ujit rritej. Fshatarët u detyruan të lënë luginën dhe të vendosen në pjesën kodrinore. Morën gjithçka mundën të marrin me vete dhe krijuan vend banime të reja. Fiqt në luginë mbetën nën ujë sikurse edhe shtëpitë. Trung jet e manave shekullore u shfrytëzuan për ndërtimin e lundrave, së pari primitive njëtrungëshe, e pastaj më të mëdha e më të shpejta. I quajtën lemba dhe në bash vendosën kokën e kalit në kujtim të dorisë së luftëtarit që kishte gjetë burimin e ujit nën tokësor. Labeatët më nuk ishin fsha tarë, bujqë, sepse tokat u ikën. Tani u shndërruan në lundërtarë. Amaneti i mbjelljes së katër pemëve filloi të har rohej. Në pikat e larta ku nuk mbërriti uji mbijetuan vetëm gështenjat. Për to u kujdesën edhe më shumë sepse gështenja ishte ushqim, ishte ilaç, ishte energji ngrohëse, ishte lëndë e parë. Ishte jetë...

Dy vëllëzërit ishin shndërruar në një vesh të madh dhe gllabëronin fjalët e gjyshes. Mësuan shumëçka nga tregimi që dëgjuan por tani erdhi koha të shijojnë gështenjat andaj edhe kurreshtja kishte rënë. Nesër mbrëma është radha ime dhe do mësoni histori tjera të Krajës - u tha gjyshi duke zgjatur dorën plot me gështenja të qëruara dhe gati për ngrënie. Andaj deri atëherë shijoni këto gështenja që janë më të shijsh met e që ne i quajmë xhabenga. Labi dhe Ati i shijuan shumë gësht enjat dhe u bindën se pas tyre nuk kishte më vend për ushqime të tjera.

Gazmend Çitaku

KOHA Javore 25
E ENJTE, 24 NËNTOR 2022 MOZAIK

Arlinda Suka – mësuese shqipe në shkollën shqipe shqip” në Stejten Island,

Koha Javore: Shkolla shqipe “Mëso shqip” në Stejten Island, Njujork me sukses po vazhdon rrugëtimin e vet në mësimin, ru ajtjen dhe kultivimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqipe. A mund të na thoni diçka lidhur me fillët e organizimit të shkollës “Mëso shqip” në Nju Jork?

Arlinda Suka: Shkolla shqipe “Mëso shqip” ka hapur dyert e saj në fillim të muajit prill të vitit 2022, si një iniciativë e përbashkët e tri shoqatave: ‘Kraja”,“Ana e Malit” dhe “ Ulqini”. Unë isha e privilegjuar kur mora ftesën nga këto tri shoqata që të jem pjesë e kësaj shkolle në rolin e mësuesës së gjuhës shqipe dhe pa hezitim pranova të ushtroj detyrën e mësueses në mënyrë vullnetare më shumë kënaqësi e dëshirë. Organizimi ka shkuar për mrekulli që në fillimet e shkollës dhe ashtu po vazhdon, më një harmoni të paparë si me organizatat ashtu dhe me të gjithë stafin e shkollës. Edhe pse ka filluar si diçka eksperimentale dhe pa ditur se sa do jetë numri i nxenësve, pa ndonjë plan afatgjatë e nisëm këtë rrugëtim më dëshirë të madhe, më qëllim për ruajtjën dhe kultivimin e gjuhës shqipe, për ruajtjen e traditës, kulturës përmës mësimit të gjuhës amëtare në shkollë dhe permës këngës dhe vallës shqipe.

Koha Javore: Sa është numri i nxënsëve në këtë semestër? Sa mësuese e zhvilloni mësimin e gjuhës?

Arlinda Suka: Në semestrin e parë në periudhën prill-qershor kemi pa sur 130 nxënës, ndërsa kur hapëm dyert përsëri në tetor në semestrin e dytë shkolla jonë numëron afro 230 nxënës. Në janar të vitit 2023 do

kemi dhe regjistrime të reja, kemi nx ënës në listën e pritjes të cilët presin me padurim të jenë pjesë e shkollës sonë. Kjo pa asnjë dyshim do të re alizohet shumë shpejt dhe numri i nx ënsëve do të shtohet dukshëm. Për momentin jemi dy mësuese të

gjuhës shqipe unë Arlinda Suka dhe Merita Gjokaj, të dyja jemi më suese të çertifikuara, të diplomuara në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë, mësuese me përvojë të cilat para ardhjes në Amerikë kemi punuar mësuese në vendlindje. Të njëjtin

KOHA Javore 26
E ENJTE, 24 NËNTOR 2022 INTERVISTË

mësuese e gjuhës shqipe “Mëso Island, Njujork

profesion po e ushtrojmë edhe këtu në Amerikë. Për dallim nga atje, këtu profesionin tonë konsideroj se e kemi edhe mision të veçantë. Nëse gjith kund misioni i mësuesit është i shen jtë, këtu në Amerikë konsideroj se ai është më shumë.

Koha Javore: Sa janë të interesuar prindërit që fëmijët t’i çojnë në shkollën shqipe?

Arlinda Suka: Prindërit janë shtytësit kryesor që nxisin nxënësit të ndjekin shkollën shqipe dhe duke i falenderuar ata, ne sot kemi numër të konsiderueshëm të nxënësve të cilët çdo ditë po shfaqin interesim të madh për të mësuar e vallëzuar shqip. Ne duam t’i falënderojmë ata që janë përkrahësit tonë numër një dhe që po na besojnë fëmijët e tyre, më të shtrenjtit e tyre dhe po i dërgo jnë të mësojnë, ta flasin dhe ta shkru ajnë gjuhën shqipe. Kjo gjë është për çdo lëvdatë.

Koha Javore: Pasi që Ju jeni mësuse që këni mbajtur mësim për shumë vjet në Ulqin para se të emigroni në SHBA, jeni edhe autore e dy librave shkollor. Na thoni diçka si e keni organizuar mësimin në shkollën “Mëso shqip”, dhe a paraqet vështirësi realizimi i synimeve të programit mësimor që i këni vënë vetës në punën me nxënësit?

Arlinda Suka: Po unë kam punuar rreth 11 vjet mësuese në Ulqin dhe tani fatmirësisht po e vazhdoj mis ionin tim si mësuese edhe këtu në Amerikë. Po ashtu jam autore e dy librave të cilët janë botuar në vitin 2014 dhe në vitin 2021, të cilët janë të lidhur ngusht me procesin mësimor dhe në fokus kanë mësimdhënien dhe mësimxënien. Pra shkollën dhe

nxënësin. Padyshim eksperienca ime disa vjeçare si mësuese ma ka lehtësuar punën, dhe kur fillova këtu në Amerikë në shkollën shqipe ishte e lehtë për mua t’i përshtatem am bientit të këtushëm, këtyre fëmijëve dhe nuk pata vështirësi bashkë më mësuese Meritën të organizojmë mësimin dhe të realizojmë synimet e programit mësimor të cilin e kishim planifikuar të arrijmë.

Koha Javore: Si është orga nizimi i mësimit të gjuhës shqipe në shkollë? A keni tekste të nevojshme për realizimin e programit mësimor? Arlinda Suka: Organizimi i mësimit është pak i vështirë sepse nuk kemi një plan-program, kurkulum, duhet të planifikojmë çdo gjë vet, por duke falënderuar Konsulatën e Kosovës këtu në Nju Jork kemi siguruar disa libra dhe materiale më të cilat kemi vijuar mësimet në semestrin e parë, ndërsa tani shoqatat kanë siguru ar edhe abetaret per moshat 4-10 vjecare (abetaret mbarëkombëtare). Secili fillim i ka vështirsitë e veta. Në këtë semestër jemi të lokalizuar në një shkollë publike dhe kushtet janë më të mira se në fillimet e para të shkollës, kemi të gjitha mjetet bash kohore të nevojshme për mësim dhe bëjmë përpjekje që të japim maksi mumin gjatë punës sonë më fëmijët/ nxënësit. Besoj se çdo ditë e më shumë po përmirsohemi dhe jemi në drejtimin e duhur sa i përket orga nizimit të mësimit.

Koha Javore: Krahas mësimit të gjuhës, në shkollë organizohen edhe orë vallëzimi shqip. Kush e mbanë mësimin e vallëzimit?

Arlinda Suka: Po, përveç mësimit të gjuhës shqipe kjo shkollë për nx

ënës ofron edhe vallëzim dhe kën dim në gjuhën shqipe ku mësueset e përkushtuara Nadia Hoxha dhe Ha nah Demiri japin maksimumin e tyre çdo javë duke përgatitur valle e ko reografi të mrekullushme me motive patriotike e shoqërore nga të gjitha trevat shqiptare.

Ato punojnë fort dhe fëmijët e prindërit janë të kënaqur më përfor mansat që këto mësuese po realizo jnë. Nxënësit tonë kanë marrë pjesë në disa evenimente këtu në Nju Jork me valle të përgatitura me mjeshtëri nga këto mësuese entuziaste të cilat çdo ditë e më shumë po dëshmohen se janë profesioniste të vërteta.

Koha Javore: Sa ndikon mësimi i gjuhës, vallëzimi dhe folklori shqip në ruajtjen e identitetit kombëtar në mjedisin ku vepron shkolla shqipe? Jepni mendimin Tuaj.

Arlinda Suka: Mendoj se ndikon pozitivisht, sepse nxënësit duke nd jekur mësimet dhe vallëzimet në këtë shkollë nuk do të harrojnë kurrë nga vijnë dhe nga i kanë rrënjët e në këtë mënyrë do ta mbajnë të gjallë kul turën, gjuhën, traditen dhe do ta bar tin brez pas brezi. Kjo na flet shumë. Qëllimi tjetër ynë si shkollë është që këta mes këtyre nxënësve të kri johet socializimi i fëmijëve shqiptarë brenda komunitetit, pse jo të krijo hen edhe miqësi të reja që nesër ndoshta do të përfundojnë me ndon jë fejesë dhe martesë. Është bukur kur i shikon korridorët e shkollës përplot më këta filiza shqiptarë të cilët çdo ditë shihen me buzëqeshje në fytyrë dhe më dëshirë të madhe për të ardhur çdo të diele në këtë shkollë. Besoj se ky është rrezultati më i mirë për ne si mësuese. Koha Javore: U përgëzoj për punën që bëni në komunitet në ruajtjen e gjuhës, kulturës, traditës duke përcjellë tek brezi i ri trashëgiminë gjuhësore e kulturore kombëtare. Ju falënderoj për intervistën!

Arlida Suka: Faleminderit shumë! Ishte kënaqësi për mua që mu dha rasti të jap këtë intervistë për të vet men medie të shkruar shqipe në Mal të Zi. Përzemërsisht e falënderoj re daksinë e Kohës Javore që ndjek nga afër aktivitetin e shkollës sonë. Mirënjohje dhe falënderime pafund per ju! Intervistoi: Ali Gjeçbritaj

KOHA Javore 27
E ENJTE, 24 NËNTOR 2022
INTERVISTË

Në Tuz u shënua Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve

Fëmijëve u nevojitet mbrojtja e të drejtave

Në prani të fëmijëve të prindërve dhe mësimdhënësve nga shkolla të shumta fillore në Malësi, nga kjo shoqatë kanë shpalosur atë që përmban Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, përkatësisht detyrimet që kanë të rriturit në raport me fëmijët, dhe detyrimet e faktorëve të shumtë socialë në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve

Tuz – Nevoja për për të mbrojtur fëmijët dhe të miturit nga abuzimi, dhuna dhe format e ndryshme të neglizhencës dhe diskriminimit, ka qenë në fokus të Organizatës Joqe veritare “Fëmijët e Malit të Zi” përmes fotoekspozitës “Siguria e personave me invaliditet në trafik”, të organizuar me rastin shënimit të Ditës Ndërkom bëtare të të Drejtave të Fëmijëve, e cila shënohet çdo vit më 20 nëntor. Në prani të fëmijëve, të prindërve e mësimdhënësve nga shkolla të shumta fillore në Malësi, nga kjo sho qatë kanë shpalosur atë që përm ban Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, përkatësisht dety rimet që kanë të rriturit në raport me fëmijët, dhe detyrimet e faktorëve të shumtë socialë në lidhje me mbrojt jen e fëmijëve. “Çdo vit organizatat që merren me të drejtat dhe liritë e njeriut na inkurajo jnë dhe na kujtojnë rëndësinë e ndër marrjes së hapave konkret për mbro jtjen dhe promovimin e të drejtave

KOHA Javore 28
E ENJTE, 24 NËNTOR 2022
“ KULTURË

të fëmijëve. Fatkeqësisht ka miliona fëmijë në botë të cilëve u mohohen të drejtat themelore të jetës”, theksuan nga kjo shoqatë.

Ndërkohë drejtoresha ekzekutive e OJQ-së “Fëmijët e Malit të Zi”, Sabra Deceviq, duke përshëndetur të pran ishmit, tha se siguria e personave me invaliditet në trafik kërkon vëmëndje dhe angazhim, me qëllim që këtyre personave t’u lehtësohet funksionimi i përditshëm. Ndërkaq, sekretari i Sekretaria tit për Zhvillim Ekonomik në Ko munën e Tuzit, Shefko Kurpejoviq duke shpalosur një sërë planesh që ka hartuar Komuna në mbrojtjen e këtyre personave, tha se Komuna e Tuzit ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë partner i OJQ-së “Fëmijët e Mal it të Zi, duke shprehur interesim dhe dëshirë ndaj kujdesit të personave me invaliditet në mënyrë që atyre t’u lehtësohet jetesa, që të gjinden më lehtë dhe të ndihen më mirë. Në të njëjtën kohë drejtori i SHF

“Çdo vit organizatat që merren me të drejtat dhe liritë e njeriut na inkurajojnë dhe na kujtojnë rëndësinë e ndërmarrjes së hapave konkret për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve. Fatkeqësisht ka miliona fëmijë në botë të cilëve u mohohen të drejtat themelore të jetës”, theksuan nga kjo shoqatë

“Mahmut Lekiq” në Tuz, Luigj Dedvu kaj bëri një pasqyrim të rolit që kanë prindërit, institucionet edukativo-ar simore, por edhe përfaqësuesit e profesioneve të ndryshme në shoqëri në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. “Jemi të obliguar që të ndërmarrim të gjitha masat ligjore, administrative, sociale dhe arsimore për të mbro jtur nga çdo lloj fenomeni si dhuna psiqike, lëndime apo keqtrajtime, neglizhena ose pakujdesia, eksplo atimi dhe keqpërdorimi seksual”, u shpreh Dedvukaj.

Ai shtoi se njëri ndër problemet më të mëdha me cilat po përballet sot bota, është tregëtia ilegale me fëmijët dhe organet e tyre. “Prandaj mësimdhënësit, eduka torët, punonjësit shëndetësorë dhe socialë, avokatët, gjykatësit, dhe

përfaqësuesit e të gjitha profesion eve kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Megjithatë, rolin më të madh e më të rëndësishëm e kanë vetë prindërit”, u shpreh në mes tjerash Dedvukaj.

Ky aktivitet u ndërthur edhe me vargje poezish dhe kërcime nga nx ënësit e shkollave fillore, të cilët në fokus patën mesazhin dhe thirrjet për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Fotoekspozita “Siguria e personave me invaliditet në trafik”, u realizua në partneritet me Komunën e Tuzit , SHF “Mahmut Lekiq”, Shkollën e Mesme të Përzier “25 Maji”- Tuz, QKI “Malësia”, Klubi i Kërcimit, “Tip Toe”, Shkolla e Muzikës “Vasa Paviq”, “Arigatou International” dhe SHKA “Ramadan Sharkiq”. t. u.

KOHA Javore 29 E ENJTE, 24 NËNTOR 2022
KULTURË

Në Ostros të Krajës u mbajt manifestimi bujqësor, turistik dhe kulturor “Festa e gështenjave”

Rikthimi i festës tradicionale

“Në një të ardhme të afërt duhet të paramendojmë dhe të planifikojmë idenë për zhvillimin e turizmit dhe pyjeve të gështenjave so dhe rregullimin e hapësirave të rregullta për pushime dhe argëtim. Pronarët e gështenjave duhet të obligohen për mirëmbajtjen e tyre përmes subvencioneve të ndryshme e këto më së miri mund t’i realizojë pushteti lokal dhe ai qendror”, ka thënë kryetari i Bashkësisë Lokale Ostros, Beqir Berjashi

Ostros – Pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë, gjatë fund javës (12-13 nëntor 2022) në Os

tros të Krajës është mbajtur edicioni i 14-të i manifestimit tradicional bu jqësor, turistik dhe kulturor “Festa e

gështenjave”.

Manifestimi është organizuar nga Bashkësia Lokale – Ostros, me mbështetjen e Komunës së Tivarit, Organizatës Turistike të Tivarit dhe donatorëve të tjerë. Ai ka tubuar mi jëra qytetarë nga Kraja, Tivari, Ana e Malit dhe Ulqini, Shkodra, Pod gorica, Malësia etj. Të pranishëm në këtë manifestim kanë qenë edhe am basadorja e Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Ariana Zherka – Hoxha, dhe përfaqësues të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Në fjalën e hapjes, kryetari i Bashkë sisë Lokale Ostros, Beqir Berjashi, duke iu uruar mirëseardhje të gjithë pjesëmarrësve, ka thënë se kjo bash kësi lokale e organizon me kënaqësi për 14 vite “Festën e gështenjave”. Ai ka thënë se gështenjat rriten me shekuj në këto troje shekullore dhe janë shfrytëzuar në ndërtimtari, si fryt i rëndësishëm për ushqim dhe për shëndet etj.

Megjithatë, Berjashi ka vlerësuar se përkundër mundësive të mëdha për t’u shfrytëzuar për turizëm, gësht enjat akoma nuk janë shfrytëzuar sa

KOHA Javore 30 MOZAIK E ENJTE, 24 NËNTOR 2022

duhet.

“Në një të ardhme të afërt duhet të paramendojmë dhe të planifikojmë idenë për zhvillimin e turizmit dhe py jeve të gështenjave si dhe rregullimin e hapësirave të rregullta për pushime dhe argëtim. Pronarët e gështenjave duhet të obligohen për mirëmbajt jen e tyre përmes subvencioneve të ndryshme e këto më së miri mund t’i realizojë pushteti lokal dhe ai qen dror”, ka thënë ai. Sipas kryetarit të Bashkësisë Loka le Ostros, Krajës i duhet ndihmë që të projektohen planet e biznesit në mënyrë që sa më mirë të shfrytëzo hen gështenjat dhe prodhimet tjera bujqësore.

“Me këto projekte dhe me shumë të tjera që po përmenden vite me radhë, siç janë furnizimi me ujë, hapja e pikës kufitare Skje-Zogaj, mirëm bajtja dhe zgjerimi i rrugës regjionale mundësojnë kushtet më të mira të jetës në fshat. Këto do të ndikojnë në ndalimin e emigracionit të popul latës”, ka thënë ndër të tjera Berjashi. Kryetari i Komunës së Tivarit, Dushan Raiçeviq, ka thënë se ajo që e gë zon është fakti se përmes këtij man

ifestimi promovojnë pasurinë e kësaj treve – gështenjat, “që kanë ushqyer shumë gjenerata, që do të ushqe jnë shumë gjenerata, të cilat përmes një promovimi turistik adekuat në mënyrën e duhur do të valorizohen”.

Ai ka thënë se përpos kësaj, përmes “Festës së gështenjave” promovo jnë edhe trashëgiminë e pasur his torike-kulturore të Komunës së Ti varit dhe konfirmojnë edhe një herë se pasuria jonë më e madhe është diversiteti.

Raiçeviq ka nënvizuar se “Festa e gështenjave” në njëfarë mënyre është festim i jetës. “Më gëzon fakti që këtu sot jemi të gjithë së bashku, të tubuar në mënyrë tradicionale, shoqërohemi dhe trego jmë edhe një herë se jemi nikoqir të mirë jo vetëm për bashkëqytetarët tanë, por edhe për ata nga komunat dhe shtetet fqinje që e vizitojnë Os trosin dhe Krajën”, ka thënë ai. Disa dhjetëra prodhues në stendat e tyre kanë ekspozuar gështenjat dhe produktet tjera bujqësore të trevës së Krajës, pastaj peshkun e liqenit të Shkodrës etj., të cilat pjesëmar rësit kanë pasur mundësi t’i shijojnë

Konkurs letrar kushtuar gështenjës

Në kuadër të manifestimit “Festa e gështenjave” këtë vit për të parën herë është realizuar konkursi letrar kushtuar gësht enjës. Në konkurs kanë mbër ritur gjithsej 18 punime, prej të cilëve 15 poezi dhe 3 në prozë. Juria e përbërë nga poeti Ali Gjeçbritaj, kritiku letrar Qazim Muja dhe gazetari Ismet Kalla ba, kanë vlerësuar punimet dhe kanë përzgjedhur tre punimet më të mira. Me Çmimin e Parë është vlerësuar tregimi i Gazmend Çitakut, me Çmimin e Dytë poezia e Besmir Asllanit, kurse me Çmimin e Tretë poezia e Jonida (Kovaçi) Trumës. Tre punimet më të mira të konkursit letrar janë shpërblyer nga orga nizatori.

dhe t’i blejnë. Pjesë e programit të manifestimit ka qenë edhe programi kulturor-artistik, ku kanë marrë pjesë këngëtarë nga vendi dhe rajoni. Gështenja si pemë tradicionale dhe burim i jetës në Krajë konsiderohet një ndër simbolet e kësaj treve. i. k.

KOHA Javore 31 MOZAIK E ENJTE, 24 NËNTOR 2022

Artist i rrallë dhe

Agroni ka galerinë e tij me piktura të mrekullueshme me motive të vendlindjes, të të afërmve të tij, Ulqinit etj. Punon pa u lodhur dhe në qendër të qytetit është murali i tij me pelikanë. Nuk ka njeri që nuk ndalet për t’i vështruar ata. Fëmijët gëzohen, mahniten edhe të rriturit, mysafirët e shumtë për punimet e Agron Ujkashit. Po ashtu te Plazhi i Vogël, në mur ringjallet legjenda e Servantesit, po ashtu edhe kapidani ulqinak Selim Shurdha që paraqet detarinë ulqinake, janë vepra të posaçme që ky piktor iu ofroi të gjithëve

Agron Ujkashi u lind në fshatin Sukubinë të Anës së Malit - Ulqin. Mësimet e para i kreu në vendlind je. Mësuesi hetoi se Agroni i vogël dallohej prej të tjerëve, posaçërisht me vizatime. Dora e tij përmes lapsit

bënte figura të ndryshme. Ai vizatonte për mrekulli natyrën. Dhe në bllokun e tij vizatimet ishin të lloj-llojshme. Djaloshi vazhdoi me punime, të cilat shpeshherë mësuesi i artit i vendos te në mur, posaçërisht kur festohej dita e shkollës. Punimet e Agronit dalloheshin nga nxënësit e tjerë. Dhe djaloshi i urtë, i butë, i tërhequr, punonte me zell. Mbresat e tij i hidhte në letrën e bardhë, por Agron Ujkashi nuk ishte vetëm artist, por ishte i pa sionuar edhe pas sportit. Ai dallohej

dhe ishte i parë, kishte guxim dhe vullnet të çeliktë.

Pas tetëvjeçares ai vazhdoi shkollën e mesme në Pejë, ku Agroni në mje disin e ri u dha edhe më shumë pas pikturës dhe atje ai dallohet për tal ent. Punimet e nxënësit zinin vend të merituar. Dhe në ekspozita shkollore dhe të qytetit, Agron Ujkashi ishte i pari dhe dallohej për stilin e veçantë. Pas shkollës së mesme u kthye në Ul qin. Ai nuk pati mundësi për t’i vazh duar studimet, por artit të pikturës

KOHA Javore 32 PORTRET
E ENJTE, 24 NËNTOR 2022
Portret: Agron Ujkashi Asllan Bisha

sportist i madh

nuk iu nda. Talenti i tij doli në pah. Punimet e tij janë të mahnitshme. Jeta familjare, vendlindja u pikturuan nga peneli i tij. Ai mori pjesë në ekspozi ta, ku punimet tij u vlerësuan. Agroni ka galerinë e tij me piktura të mrekul lueshme me motive të vendlindjes, të të afërmve të tij, Ulqinit etj. Punon pa u lodhur dhe në qendër të qytetit është murali i tij me pelikanë. Nuk ka njeri që nuk ndalet për t’i vështruar ata. Fëmijët gëzohen, mahniten edhe të rriturit, mysafirët e shumtë për punimet e Agron Ujkashit. Po ashtu te Plazhi i Vogël në mur ringjallet leg jenda e Servantesit, po ashtu edhe

kapidani ulqinak Selim Shurdha që paraqet detarinë ulqinake, janë vepra të posaçme që ky piktor iu ofroi të gjithëve.

Agron Ujkashi është talent i rrallë, i cili jeton në heshtje, i qetë. Burrë që flet pak, por punon shumë. Ai fat keqësisht nuk përkrahet sa duhet, sepse punon nuk bën zhurmë, i tillë është. Mjeshtër i vërtetë. Ai s’ka fjalë, por veçohet për punë.

Dhe për të fituar bukën me brushë, bën edhe portrete dhe punime të tjera me porosi. Jeton me nder dhe punë. Them se është artist i rrallë dhe çdo gjë që them më duket se është

Dhe për të fituar bukën me brushë bën edhe portrete dhe punime të tjera me porosi. Jeton me nder dhe punë. Them se është artist i rrallë dhe çdo gjë që them më duket se është pak për këtë piktor që s’kërkon lavde, as fjalë të mëdha. Është figurë e veçantë edhe në lëmin e sportit. Aty ka dhënë dhe jep kontribut me të rinjtë në karate dhe sporte të tjera marciale

Agron Ujkashi është talent i rrallë i cili jeton në heshtje, i qetë. Burrë që flet pak, por punon shumë. Ai fatkeqësisht nuk përkrahet sa duhet, sepse punon nuk bën zhurmë, i tillë është. Mjeshtër i vërtetë. Ai s’ka fjalë, por veçohet për punë

pak për këtë piktor që s’kërkon la vde, as fjalë të mëdha. Është figurë e veçantë edhe në lëmin e sportit. Aty ka dhënë dhe jep kontribut me të rinjtë në karate dhe sporte të tjera marciale. Të shkruash për Agron Ujkashin të mungojnë fjalët. Veprat e tij flasin më shumë se ky shkrim imi.

KOHA Javore 33 PORTRET
E ENJTE, 24 NËNTOR 2022
dhe

Panairi i Librit “Tirana 2022”

Nga data 16-20 nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, u mbajt Panai ri i Librit nën moton “Jemi të gjthë lex ues”. Gjatë 5 ditëve panairi mblodhi dashamirësit dhe adhuruesit e librit nga të gjitha trevat shqipfolëse. Ky ishte edicioni i 25-të i këtij panairi i cili zakonisht zhvillohet në muajin nëntor, ndoshta edhe qëllimisht në këtë muaj, sepse nëntori është një muaj i bekuar për shqiptarët. Kësh tu panairi u bashkëngjitet datave të rëndësishme historike si: Kongresi i Manastirit ose Dita e Alfabetit Shqip, më 22 nëntor, dhe 28 Nëntori - Dita e Pavarësisë së Shqipërisë. Vlen të përmendet se panairi për herë të parë u mbajt sikurse edhe këtë vit nga data 16-20 nëntor në vitin 1998. Si çdo vit edhe sivjet morën pjesë shumë botues shqiptarë, rreth 100 shtëpi botuese nga të gjitha tre

vat e Shqipërisë por edhe ato jashtë saj. Po përmendim vetëm disa: Ak ropoli i ri , Buzuku, Ideart Albas etj . Këtë panair e vizituan personalitete të njohura si: Ismail Kadare, Lulzim Basha, etj. Motoja e panairit “Jemi të gjithë lexues” ndoshta është edhe paksa e qëlluar duke pasur parasysh faktin se çdo vit bie paksa numri i lëxuesve. Shkak kryesor ndoshta është edhe zhvillimi i teknologjisë dhe përdorimi i rrjeteve sociale të cilat kanë marrë interesimin e të rin jve sot. Panairi është një mundësi e mirë për organizimin e ekskursioneve të vogla shkollore, njoftimi me libra të ndryshëm nga fusha të ndryshme për nxënësit e çfarëdo moshe. Dita a fundit e panairit iu kushtua ndarjes së çmimeve për veprat letrare të për zgjedhura nga juria profesioniste e përbërë nga: Virgjil Muçi, Aleksandër

Cipa, Vjola Isufaj, Alina Karaulli dhe Agim Baçi. Zija Çelës iu dha çmimi kryesor “Shkrimtari më i mirë i vitit 2022” me veprën “Banka e anke save”; “Çmimi i letërsisë për fëmijë” iu dha autores Natasha Shuteriqi me veprën “Kalendari i ëndrrave të mollës”; “Çmimi për Përkthimin më të mirë nga letërsia franceze” i shkoi Klarita Lagjit për veprën “Vendi i babait” të nobelistes franceze Ani Ernauks; ndërsa Romeo Çollaku me “Varfanjaku i Zotit” të Nikos Kazank sakis u përzgjodh për “Përkthimin më të mirë të vitit”. Vlerësimi për veprën më të mirë studimore shkoi për Ar ben Imamin me “Tri format e mendim it”. Deri në takimin e rradhës në pa nair të vitin tjetër, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të lexojme veprat e blera në këtë panair.

KOHA Javore 34 KULTURË
E ENJTE, 24 NËNTOR 2022

Në Qendrën për Hapje dhe Dialog / COD (Center for Openness and Dialogue) në Tiranë

U bë prezantimi i Monografisë “MaestroGjelosh Gjokaj”

Tiranë – Të hënën më 14 nëntor 2022, Komuna e Tuzit, përkatësisht Sekretariati për Vetëqeverisje Lo kale u prezantua si botues me pro movimin e Monografisë së piktorit të madh me famë evropiane Gjelosh Gjokaj, në Qendrën për Hapje dhe Dialog / COD (Center for Open ness and Dialogue) në hapësirat e kryeministrisë së Shqipërisë në Ti ranë.

Nga Komuna e Tuzit u njoftua se në emër të tyre, publikun e përzgjedhur të adhuruesve të artit të maestros Gjelosh Gjokaj, i përshëndeti Marina Ujkaj, sekretare e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale, e cila theksoi se kultura si njëra nga prioritetet e

ruajtjes së identitetit kombëtar për Komunën e Tuzit është bërë pikë në të cilën po veprojmë dhe duhet ve pruar gjithnjë e më shumë. “Studiuesja dhe kritikja e artit, Su zana Varvarica-Kuka vlerësimin e vetë mbi Monografinë e shtjelloi përmes analizës kritike të teksteve të historianes së artit Lilana Zekoviq dhe kritikut të artit Shkëlzen Maliqi, që janë njëkohësisht edhe autorët e dy teksteve kryesore në Monografi”, thuhet në këtë njoftim. Më tej, siç theksohet, redaktori dhe përgatitësi i Monografisë se mae stro Gjelosh Gjokajt, z. Sead Gjo kaj e dha një pasqyrë të jetës dhe veprimtarisë së piktorit, duke u nda

luar në vlerësimet për pikturën dhe grafikën e tij prej emrave të spikatur të kritikës së artit që nga fillimet e tij në Beograd, Prishtinë, Podgoricë, Romë deri në Augsburg, ku e kaloi pjesën më produktive të jetës, si dhe për çmimet e shumta kombëtare, shtetërore dhe ndërkombëtare, lau reat i të cilëve ishte Gjeloshi. Ndërkaq, vijon njoftimi, për piktorin dhe vendlindjen e tij, Malësinë, Mileshin, për gurin dhe Cemin, ngjyrat dhe fatin tragjik të cilat e përcollën tërë veprimtarinë e tij kri juese, si dhe për Gjeloshin si njeri jashtë ateliesë së vetë kujtimet e përbashkëta me piktorin i shpalosi përkthyesi Nikollë Berishaj. “Këto ngjallen diskutim me publikun e pranishëm dhe vlerësim maksimal si për piktorin, ashtu edhe për ve prën, për Komunën e Tuzit që me sensin e mirë për vlerën që dhanë lexuesit shqiptar dhe jo vetëm (pasi Monografia është në gjuhën shqipe dhe atë angleze), dhe kënaqësi të njohjes së thelluar me veprën e pik torit”, thuhet në njoftim. Në fund disa kopje të Monografisë iu dhuruan Bibliotekës së Kryemin istrisë, Qendrës COD si dhe disa figururave eminente të artit pamor që ishin prezent në përurim. t. u.

KOHA Javore 35 KULTURË
E ENJTE, 24 NËNTOR 2022

“Koha Javore” në versionin online, mund ta lexoni në linkun: www.kohajavore.me

kohajavore.me

Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.