Koha 1036

Page 1

Lajmin sot e bën vetë politika

Serbët gënjyen botën e tani i besojnë gënjeshtrës së tyre!

Zëri i shuar i lahutarëve nga Kraja dhe Ana e Malit

Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë e enjte, 17 nëntor 2022 Viti XXl Numër 1036 Çmimi 0,50
KOHA
2 KOHA Javore PËRMBAJTJE Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Qani Osmani Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. KOHA Javore Zëri i shuar i lahutarëve nga Kraja dhe Ana e Malit Dioptria serbe përkitazi me Kosovën Quo vadis tradita jonë? Vështirëson dukshëm jetesën 6 10 14 16 E ENJTE, 17 NËNTOR 2022
KOHA Javore 3 PËRMBAJTJE Ne, “filozofët e fejsbukut” Gështenjat mijëravjeçare, dëshmitare të epokave Gjuha e njësuar i ka kaluar sfidat dhe sprovat e kohës Veteran i shkollës shqipe në Ulqin 18 22 28 32 ARKIVI: www.kohajavore.me E ENJTE, 17 NËNTOR 2022

Filloi faza e dytë e punimeve në bulevardin Tuz - Podgoricë

Projekt i rëndësishëm infrastrukturor për të dyja komunat

Javën e kaluar filloi faza e dytë e punimeve në bulevardin Tuz - Pod goricë, një aks rrugor që lidh Tuzin me Podgoricën dhe anasjelltas. Nga Komuna e Tuzit, këtë projekt infras trukturor e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm, veçanërisht për zhvillimin ekonomik, ndërsa kryetari Nik Gjeloshaj ka thënë se Komuna e Tuzit për këtë ka firmosur kontratën me Drejtorinë për komunikacion mbi obligimet dypalëshe në realizimin e këtij projekti.

“Me afrimin e përfundimit të fazës së dytë, drejtoria në fjalë do të shpallë

prokurimin publik për urën dhe fazën e tretë që menjëherë pas përfundimit të kësaj faze të fillohet me fazën fi nale nga Ura në Zharnicë e deri te ndërtesa e Komunës. Zhvillimi i infra strukturës rrugore është parakusht për zhvillim ekonomik”, është shpre hur Gjeloshaj. Ai njoftoi se mbi fazën e tretë të pun imeve që do të jetë edhe faza finale, Komuna e Tuzit e ka përfunduar do kumentacionin projektues, elaboratin dhe vlerësimin e shpronësimit që siç ka thënë, ia ka procesuar Drejtorisë për komunikacion.

Kujtojmë që punimet e fazës së parë të bulevardit që çon nga Tuzi dre jt kryeqytetit Podgorica dhe anas jelltas, me gjatësi 1.6 kilometra u finalizuan në muajin qershor të vitit 2020, kur punimet qenë inspektuar nga presidenti i Malit të Zi Millo Gju kanoviq, kryebashkiaku Ivan Vukoviq, drejtori i Drejtorisë për komunikacion Savo Paraça, kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit Fadil Kajoshaj, drejtori i SHPK “Komunale” Nikollë Camaj dhe zyrtarë të tjerë të kësaj komune.

KOHA Javore 4 NGJARJE JAVORE
t. u.
E ENJTE, 17 NËNTOR 2022

Në Ulqin u shënua Dita Botërore e Diabetit

Donacion i vlefshëm për diabetikët

Falë donacionit të Komunës së Ulqinit për diabetikët të cilët nuk marrin insulinë janë ndarë aparate, shirita dhe lançeta, kurse për ata që marrin insulinë janë shpërndarë vitamina. Po ashtu është shpërndarë edhe një fletëpalosje edukativo-shëndetësore me të dhënat kryesore për diabetin dhe llojet e tij, diagnostikimin etj., ndërsa për të pranishmit e in teresuar është bërë matja falas e nivelit të sheqerit në gjak

Ulqin – Shoqata e Diabetikëve “Rre thi i Kaltër” dhe Komuna e Ulqint shënuan të hënën Ditën Botërore të Diabetit me një aktivitet të organizuar në sallën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

Me këtë rast, për diabetikët të cilët nuk marrin insulinë janë ndarë apa rate, shirita dhe lançeta, kurse për ata që marrin insulinë janë shpërndarë vitamina. Po ashtu është shpërndarë edhe një fletëpalosje edukativo-shën detësore me të dhënat kryesore për diabetin dhe llojet e tij, diagnostikimin etj., ndërsa për të pranishmit e intere

suar është bërë matja falas e nivelit të sheqerit në gjak.

Kryetarja e Shoqatës së Diabetikëve “Rrethi i Kaltër”, Veneranda Gjonaj, ka thënë se sivjet kanë hasur në mbështetjen e Komunës së Ulqinit, për dallim prej viteve të kaluara kur kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër. Për këtë ajo ka falënderuar kryetarin e Komunës së Ulqint dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët kanë siguruar donacionin për blerjen e materialeve të nevojshme për diabe tikët.

Gjonaj ka theksuar se shtresa e per

sonave që vuajnë nga diabeti, për pos që ballafaqohen me probleme shëndetësore, kanë nevojë edhe për një buxhet për blerjen e ilaçeve të kushtueshme për këtë sëmundje.

“Dhe janë të shumtë ata të cilët nuk kanë mundësi t’i ndajnë, t’i blejnë, t’i masin së paku një herë në ditë”, ka thënë ajo.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, ka shprehur kënaqësi për mundësinë që të ndihmojnë shtresën e personave të vuajnë nga diabeti.

Ai ka thënë se donacioni është një gjest shumë i mirë i Komunës së Ul qinit.

“Komuna duhet të ketë një rol shumë aktiv si në shëndetësi, ashtu edhe në sferat tjera të jetës sonë. Pa marrë parasysh a ka kompetenca apo jo, ne si komunë duhet të jemi shembull dhe t’u ndihmojmë qytetarëve tanë, pa marrë parasysh se për cilën sferë bëhet fjalë, e sidomos në sferën e shëndetësisë”, ka theksuar kryetari i Komunës së Ulqinit. Bajraktari ka premtuar se përkrahja e Komunës së Ulqinit për diabetikët nuk do të mungojë asnjëherë. Diabeti mellitus apo sëmundja e sheqerit është një sëmundje kronike që karakterizohet nga rritja e nivelit të glukozës apo sheqerit në gjak për arsye se organizmi nuk ka mundësi të prodhojë insulinë ose prodhimi është i pamjaftueshëm apo ka pamundësi të veprimit të insulinës në qelizat e organizmit. Dallohen dy lloje kryesore të diabetit: ai i tipit 1, i cili haset në rreth 10-15 për qind të të sëmurëve me diabet, dhe ai i tipit 2 që është shumë më i shpeshtë dhe haset në rreth 90 për qind të rasteve me di abet.

Në vitin 2007, Asambleja e Përg jithshme e OKB-së miratoi rezolutën 61/225 duke përcaktuar 14 nënto rin si Ditën Botërore të Diabetit, që shënohet në mbarë botën nga Or ganizata Botërore e Shëndetësisë dhe Federata Botërore e Diabetit (IDF). Dita Botërore e Diabetit ofron mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për diabetin si një çështje globale e shëndetit publik dhe çfarë duhet bërë, individualisht dhe kolektivisht, për parandalimin, diagnostikimin dhe menaxhimin më të mirë të gjendjes. i. k.

KOHA Javore 5 NGJARJE JAVORE
E ENJTE, 17 NËNTOR 2022

Roli i diasporës Shqiptaro-Amerikane dhe bashkimi i kombit

“…E ndjej veten fatlum dhe pushtohem nga një ndjesi e veçantë tërheqëse që gjindem sonte këtu në mesin tuaj. Sonte,ne të gjithë jemi pjesëmarrës në një aktivitet të bashkimit kombëtar, të lidhur shpirtërisht me kryeqendrat më të mëdha shqiptare në Balkan, me Tiranën, Prishtinën e Shkupin, për të celebruar festën e madhe pan-shqip tare, 28 Nëntorin - Ditën e FlamuritDitën e Pavarësisë.

Jo se organizatave të tjera u mungon pritja, por besoj se askund jashtë tro jeve tona nuk ndihet fryma e atdheut si ndihet sonte në ketë mes. Është shumë domethënës fakti që qendrat fetare dhe organizatat politike e kulturore të komu nitetit shqiptaro-amerikan bashkohen sonte këtu për të festuar përvjetorin e ngritjes së Flamurit dhe Ditën e Pavarë sisë.

Bashkimi është një ëndërr që na fton e nuk duhet të heqim dorë nga kjo ëndërr. Vatra e Fan Nolit dhe e Faik Konicës vazhdon të jetë një pohim dhe sim bol i shqiptarizmit të vërtetë. Gjatë një shekulli histori, ajo i tregoi botës se mbi kufij arbitrarë politikë, mbi përpjekjet përdhunuese 50-vjeçare të komunizmit shqiptar e ndërkombëtar mbi kombin tonë rreh fryma unisuese e zanafillës së njejtë, si edhe vetëdija se në vlerat tradicionale arbërore të shqiptarit qën dron fisnikëria e kombit tonë. Më lejoni pra të propozoj që sonte në këtë përvjetor të pavarësisë dhe lirisë kombëtare të kujtojmë me respekt ata burra dhe gra që patën guximin, karak terin, nderin e burrëninë të themelonin VATRËN në mergim, por në shërbim të atdheut. Vatrën e komunitetit shqipta ro-amerikan, e cila bëri që emri shqiptar të gjëmonte nëpër kancelaritë, kongre set dhe parlamentet e botës, ateherë kur dielli nuk bënte dritë për kombin shqiptar, duke çuar më në fund në njohjen e të drejtave të shqiptarëve; Va trën e Nolit e cila ndezi zemrat e gjithë shqiptarve për liri e demokraci. Njëë

Ëndrra që nuk shuhet

Ribotimin e një fjalimi të mbajtur nga autori në darkën e shtruar nga Federata Pan-Shqiptare Vatra me rastin e 28 Nëntorit 2009, në Nju Jork, po e ndaj me lexuesit 13 vjet më vonë, në frymën e Ditës së Pavarësisë - 28 Nëntorit 2022. Tema ishte “Bashkimi”, realizimi i të cilit fatkeqësisht mbetet ende një ëndërr e parealizuar në të gjitha nivelet kombëtare për shqiptarët, por një ëndërr që nuk shuhet kurrë dhe nga e cila nuk duhet hequr dorë

falënderim ua dedikojmë këtë natë. Megjithëse është natë festimi, nuk mund durohem pa venë në dukje se kohët e fundit janë dëgjuar zëra nga Shqipëria që denigronin udhëheqjen e Vatrës, dhe të gjithë veprimtarinë e saj dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan në përgjithësi, komunitet ky që bëri aq shumë për Shqipërinë e Kosovën, duke mos kursyer asgjë për lirinë dhe demokracinë e shqiptarëve në trojet e veta. Vatra dhe organizata të komu nitetit shqiptaro-amerikan të pranishme sonte këtu, në të kaluarën dhe sot ter rorit dhe vuajtjeve të bashkëkombasve në Shqipëri, Kosovë e gjetiu, u janë përgjigjur gjithmonë, njëzëri: “Mbahu nëno mos kij frikë, se ke djemt në Amerikë”. Si çdo president i Amerikës në të kalu arën ashtu edhe sot, presidenti Barak Obama në deklaratën që ka bërë këtë javë me rastin e 28 Nëntorit, i ben hom azh komunitetit shqiptaro-amerikan duke thenë: “Këtu në Amerikë ata që prejardhjen e kanë nga Shqipëria, për bejnë një pjesë të rëndësishme të këtij kombi”.

Në ketë ditë të shenjtë, të gjithë ne kujtojmë me mall atdheun, trimeritë e herojtë kombetarë, fuqinë, guximin dhe ndjenjat e atdheut. Siç vertetojnë edhe këngët e arbreshëve, që në kohët më të lashta, Shqipëria formonte një tërësi në mendje dhe në zemer e nuk ndahej në fise, siç e paraqitnin armiqtë e saj. Sot këto ndjenja janë edhe më të thel

la në radhët e shqiptarëve kudo, por posaçërisht për ne shqiptarët e Amer ikës. Sot si asnjë ditë tjetër, ne jemi me afër atdheut dhe flamurit të Arbërit. Në Amerikën e Uashingtonit, Xheferson it dhe Linkolnit, djepit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, ne e kujtojmë këtë ditë kaq të shënuar të kombit tonë, i cili për shekuj me radhë “jetoi me armë në dorë dhe me dorë në armë”, vetëm e vetëm për të qenë zot në truallin e vet. Si për shqiptarët kudo, ashtu edhe për ne këtu në Amerikë, 28 Nëntori ndez një zjarr dashurie, ngjallë shpresë dhe në jehonen e kësaj dite secili shpalos kuj timet e luftëtarëve shqiptarë. Sot patri otët e vertetë, duke lenë menjanë bind jet e ndryshme dhe ndasitë politike, të gjithë e ndjejmë veten se bëjmë pjesë në një sofër kombetare duke festuar 28 Nëntorin - Diten e Flamurit dhe të shpalljes së Pavarësisë së Shqiperisë. Pasi shpallja e pavarësisë u bë nga për faqësues të të gjitha trevave shqiptare, ajo u shpall për të gjithë shqipëtarët, prandaj sonte ne kujtojmë Gjergj Kas triotin në Lezhë, Abdyl Frashërin në Prizren, bashkë me zbritjen në Vlorë te Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Pandeli Cala, Isa Boletini, e të tjerë. Në vesh ët tanë jehon sonte kushtrimi i Bajram Currit, Ded Gjo’ Lulit, Mihal Gramenos e Çerçiz Topullit.

Neve si shtetas amerikanë, kjo ditë na sjell gjithashtu në mend perpjek jet e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe udhëheqësve të tij në periudha

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

KOHA Javore 6 VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 17 NËNTOR 2022
Koha Javore:

të ndryshme në mbrojtje të interesave kombëtare. Por na kujton gjithashtu edhe përpjekjet e ish-presidentit amer ikan Udrou Uilson i cili kishte në zemër fatin dhe interesin e kombeve të vog la në një kohë kur ato ishin në planet perçarëse të fuqive të medha të asaj kohe.

Interesimi dhe përkrahja e presiden tit Uilson për pavarësinë e Shqipërisë është venë ne dukje shpesheherë dhe tash është berë pjesë e historisë. Por dua të permend vetëm përvojën e një shqiptaro-amerikani të dalluar, Fan No lit, sipas të cilit gjatë një takimi me të ai i bëri thirrje presidentit Uilson që të shpëtonte racën heroike shqiptare. Si pas Nolit, Uilsoni iu pergjigj: “Një zë do të kem në Konferencën e Paqes dhe këtë zë do ta përdori për të mirën e Shqipërisë”. Sa herë është përseritur kjo skenë takimesh midis përfaqësuesve të ko munitetit shqiptaro-amerikan me pres identë dhe kongresistë amerikanë gjatë shekullit të kaluar e deri sot. Në kohet moderne ishte presidenti Bill Klinton ai që në fund të shekullit të kaluar bin di dhe udhëhoqi botën që të vërsulej kundër forcave armike serbe duke shpëtuar kështu shqiptarët e Kosovës nga mizoritë më të egra, dhe nga shfarosja duke u siguruar atyre lirinë e mohuar për një kohë aq të gjatë. Më kujtohet mirë takimi i përfaqësuesëve të komunitetit shqiptaro-amerikan me presidentin demokrat Bill Klinton dhe keshilltarët e tij të Sigurimit Kombetar, më 31 mars 1999. Në këtë takim në të cilin merrnin pjesë anëtarë të dalluar të komunitetit shqiptaro-amerikan, ndër ta edhe kryetari i Vatrës z. Agim Karag jozi , iu bë thirrje qeverisë amerikane që bombardimet kundër Serbisë të vazh donin derisa forcat e Millosheviqit të terhiqeshin nga Kosova dhe që qindra mijëra shqiqptarë të Kosovës të kthe heshin në shtepitë e tyre. Dhe pak vite më vonë ishte një presi dent tjetër amerikan, presidenti repub likan Xhorxh W. Bush, ai i cili nga Tirana i bëri thirrje botës që më në fund të nji hej pavarësia e Kosovës. “Mjaft është mjaft, tha z. Bush dhe vazhdoi duke thënë se “Kosova do të jetë e pavarur. Ky është qëndrimi im. Kosova duhet ta di se ky është një qëndrim i prerë dhe i fortë”, ka thenë presidenti Bush. Dhe kështu u bë. Sot Kosova është shteti mi i ri i botës falë përkrahjes së patundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Komuniteti shqiptaro-amerikan duhet të jetë shumë krenar për arritjet në favor të kombit dhe në të njëjtën kohë mos të harrojmë se ishte flamuri amerikan, përkrah atij kombëtar, i cili solli lirinë për shqiptarët. Ishte flamuri amerikan ai që ua bëri të mundur shqiptarëve që përsëri të jetojnë të lirë e me dinjitet në trojet e tyre mijevjëçare.

Dhe mos të harrojmë se përkrahja e Shteteve të Bashkuara për shqiptarët gjatë historisë, me përjashtim të periud hës së zezë komuniste, ishte dhe është percaktuese për arritjen e sukseseve tona kombëtare.

Ishte i ndjeri president Ibrahim Rugova ai i cili e kishte kuptuar këtë më mirë se çdo kush tjetër. Më kujtohet se ne çdo takim e bisedë zyrtare dhe jozyrtare me amerikanë, ai gjithmonë bënte thirrje e jo më kot “për miqësi të përhershme të shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Vetë presidenti Bill Klinton gjate vizitës së tij muajin e kaluar në Kosovë, ku mori pjesë në përurimin e shtatores së tij në Prishtinë, tha se e ndiente veten krenar se kishte pasur një mik të posaçëm dhe shumë të çmuar, presidentin his torik të Kosovës - Ibrahim Rugovën, i cili sipas z. Klinton ia kishte shpjeguar atij si askush më parë realitetin e shqip tarëve në Ballkan.

Ky 28 Nëntor është gjithashtu një ditë për të festuar, ndër të tjera arritjet e përmasave kombëtare: Pavarësinë e Kosovës sigurisht, por edhe anëtarë simin e Shqipërise në NATO, gjë që realizoi ëndrrën euroatlantike të shqip tarëve, si dhe ndërtimin e autostradës kombëtare. Jam i sigurt se të gjithë ne jemi krenarë për këto fitore, ndër sa përgezojmë qeverinë e kryeministrit Sali Berisha për këto arritje historike të kombit.

Shpresojmë që në 28 Nëntorin e ar dhshëm këtyre sukseseve t’u shto het edhe festimi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. 28 Nëntori është gjithashtu një rast i mirë për të reflektuar se si kemi ardhur deri këtu dhe cila duhet të jetë e ardhmja e Shqipërise, Kosovës dhe e gjithë shqiptarëve ne Balkan.

Brezi i sotëm i politikanëve shqiptarë ka një rast si kurrë më parë, por edhe përgjegjësi të lartë para kombit dhe his torisë që të jetë i vetëdijshëm se situata e sotme e favorshme e shqiptarëve në Ballkan ka kushtuar shumë sakrifica si familja e Adem Jasharit e të tjera anem

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

banë Kosovës, mundime të papërsh krueshme, djersë e gjak të breznive ç’prej Gjergj Kastriotit - Skënderbeut e deri me sot.

Për të shtuar dhe fuqizuar ndjen jat e atdhedashurisë dhe të mirës së përbashkët kombëtare, politikanët e sotëm shqiptarë kudo, por sidomos në Shqipëri e Kosovë, duhet të kenë gjithmonë parasysh përpjekjet e atyre që me urtësi të mendjes dhe me trimëri luftarake siguruan emrin e ndershëm që kombi ynë gëzon sot ne radhët e kombeve perëndimore, e t’u kushtojnë më pak vëmendje interesave të perko heshme personale e partiake. Ështe pra një gjë e denjë dhe e drejtë që në këtë ditë të përkujtojmë dësh morët të cilët me sakrificën, virtytin dhe meriten e tyre shpëtuan kombin dhe na sollën si kurrë më parë në histori, ne prag të realizimit të ëndrrave tona shek ullore për të ndërtuar të lirë të ardhmen e kombit shqiptar, të bashkuar në trojet arbërore mijëvjecare, ku të parët tanë kanë jetuar gjatë gjithë historisë. Dua të përfundoj duke bërë thirrje që sot institucionet shtetërore në Shqipëri e Kosovë, partitë politike dhe shoqëria shqiptare në pergjithësi, si dhe të gjithe shqiptarët kudo që jetojnë, të zotohen dhe të angazhohen që të jetojnë në lar tesitë e flamurit kombëtar per konsolidi min e shtetit modern, për bashkëpunim të të gjitha forcave politike për të mirën e kombit, për dialog dhe jo bojkotim në reformat madhore që do të bëjnë të mundur arritje edhe më të medha të kombit në vitet e ardhshme.

“Të lidhim besa besën, të luftojmë për të drejtat e për nderin e Shqiperisë dhe t’u rrëfejmë të huajve se rrojmë e duam të rrojmë me nder ne vendin tonë”. Kështu porosiste Faik Konica. Një bashkëkohës i Konicës, At Pjetër Mëshkalla ka thënë: “Prej të parëve, pritëm nji Shqipëni te lirë - Nipat tonë presin prej nesh nji Shqipëni të lumtun”. Gjithmonë me besimin dhe shpresën se drita e agimeve të reja po shndritë mbi bashkimin e shqiptarëve dhe bash kë me të edhe rrezja e bekimit të Madhit Zot.

Urime mbarëkombëtare për këtë ditë të shenjtë!

Ju faleminderit”.

KOHA Javore 7 VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 17 NËNTOR 2022

Ballkani “mjaltë dhe gjak” në zemër të Evropës

Serbët gënjyen botën besojnë gënjeshtrës

Pas dështimit të planeve pushtuese milloshevijane, pikësynimi i të cilave ishte zgjerimi i Serbisë në tokat e të tjerëve, askujt nuk i shkonte mendja se ajo, 23 vite më vonë, do të marrë sërish guximin t’u kanoset me luftë të re popujve ndaj të cilëve ushtroi gjenocide të papara në kontinen tin evropian që nga Lufta e Dytë Botërore. Ndër ata që përjetuan masakrat e paramilitarëve dhe çet nikëve të pashpirtë të kasapit serb, ishte dhe popullata e pafajshme shqiptare (pleqtë, gratë dhe fëmi jët). Vetëm gjatë viteve 1998-1999 u masakruan 1.380 fëmijë, u dhunuan mbi 20.000 gra dhe vajza shqiptare, u vranë mbi 15.000 civilë, u dëbuan dhunshëm nga Kosova mbi 850.000 njerëz dhe u rrënuan deri në themel mijëra shtëpi dhe vendbanime shqip tare për të cilat Serbia jo vetëm që nuk ka kërkuar falje, por vazhdon t’i mohojë paturpësisht masakrat mon struoze, si ajo e Reçakut ku më 15 janar të vitit 1999, u vranë 45 qytet arë të paarmatosur shqiptarë. Për çudi, mohuesit më të zëshëm të kri meve të mësipërme nuk janë serbët e thjeshtë, po prijësit e tyre si Vuçiqi dhe të ngjashmit me të, që përpiqen me kot ta shtrembërojnë të vërtetën e parë nga sytë e gjithë botës së qytet ëruar, e cila këto skena krimi i sheh aktualisht në Ukrainën e sulmuar pa asnjë shkas nga padroni i presidentit serb.

Fatkeqësisht Vuçiqi, Daçiqi, Vulini...,

që mbinë nga nënsjetullat e Mil losheviqit dhe u frymëzuan nga të bëmat e tij gjakatare, iu futën mili tarizimit të sërishëm të popullatës serbe nëpërmjet ringjalljes së mitit dhe gënjeshtrave mbi Kosovën djep i Sërbisë. Armët që shfrytëzuan për ta arritur këtë qenë mediat e verdha dhe opinionistët me mendësi çetnike, që nuk e ndërprenë kurrë përsëritjen e gënjeshtrave gjersa i kthyen ato në të vërteta të padiskutueshme, si në fillim të viteve të nëntëdhjeta. Kjo ua mundësoi marrjen e pushtetit, teb dilosjen në viktima të luftërave në të cilat patën rolin e xhelatit, forcimin e vasalitetit të skajshëm ndaj Rusisë së Putinit dhe rikthimin e Sërbisë në shtet autokrat të pispillosur me pupla demokratike. Gjatë tërë kësaj kohe parësia serbe ia doli të qëndrojë e ulur në dy karriga – në atë të aleatëve të vërtetë – Rusisë dhe Kinës, të cilët e kanë pajisur me armët më të sofis

tikuara sulmuese, dhe në karrigen e shteteve evropiane, të cilat e kanë llastuar dhe ndihmuar më shumë se të gjitha shtetet ballkanike të perse kutuara prej saj. Këtë lloj llastimi ia bëjnë edhe aktualisht, paçka se shteti serb është i vetmi në Evropë që përkrah me të gjitha mënyrat dhe mjetet e mundshme pushtimin bru tal të Ukrainës nga Rusia, paçka se Serbia e ka vënë sërish nën rrethim Kosovën duke pritur urdhërin rus për destabilizimin e sërishëm të Ballkanit.

Serbët ditë më parë në Veri të Mitro vicës kanë protestuar për të kërkuar themelimin e Asociacionit të ko munave serbe në Kosovë dhe kanë marrë një hap agresiv, duke para lajmëruar largimin e serbëve nga in stitucionet e Kosovës, ndërsa policët serbë në Veri i zhveshën uniformat si shenjë mosbindjeje ndaj autoriteteve të Republikës së Kosovës. Para

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

KOHA Javore 8
VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 17 NËNTOR 2022

botën e tani i gënjeshtrës së tyre!

lajmërimet e Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës kanë ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për pezullimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Nenad Gjuriq i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës. Por pyetja që shtrohet është se çfarë në të vërtetë duan serbët në Veri të Kosovës? Qëllimi i tyre është që të jenë çdoherë vegël që do të përdoret nga politika e Beogradit, për të qenë atraktivë në “pazarin” e negociatave Kosovë – Serbi. Kjo dukuri duke lu ajtur si “kukull e kontrolluar”, ka bërë që serbët të mos e dinë se çfarë në të vërtetë po duan! Integrimi në Re publikën e Kosovës është proces që duhet të ndodhë pas dy dekadave të largimit të forcave serbe nga ky vend. Kjo vështirë është e mundur kur Beogradi i fryn zjarrit duke iu dhënë urdhra këtyre serbëve se si të sillen e çfarë të veprojnë. Të jetosh në Mitro vicë e të drejtosh makinat me targa të Serbisë, është absurdi më i madh që ndodh! Kjo i bie që kjo popullatë po kërkon që Mitrovica të jetë Serbi, ani pse gjendet në hartën dhe kufijtë e Kosovës.

Përpjekjet për zgjidhjen përfundim tare të çështjes së Kosovës me të ashtuquajturin plani “franko – gjer man”, ka tërbuar politikanët serbë në Beograd. Ata për dekada të tëra kanë gënjyer dhe manipuluar pop ullatën serbe duke thënë se Serbia asnjëherë nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran dhe se po punojnë për mbrojtje të vazh dueshme të interesave të serbëve në Kosovë. Por duke parë ndryshimet e fundit në skenën politike rajonale dhe botërore, politikanët serbë e dinë se të ulesh në dy karrige është e vështirë

dhe nuk mund të jesh edhe aleat i Rusisë dhe aleat i Brukselit. Prandaj, ose duhet të pranohet realiteti e të zgjohesh nga gjumi, ose vazhdon të gënjesh të gjithë e nuk e kupton se ke filluar t’i besosh gënjeshtrës tënde. Kjo po ndodh pikërisht me serbët, të cilët duke gënjyer gjithë botën, kanë filluar t’i besojnë gënjeshtrës së tyre e në fund dalin të çmendur nga e vër teta.

Kosova e dalë nga masakrat, torturat dhe lufta e drejtë për liri, sot është shtet i pavarur dhe sovran. Këtë e di çdokush, por jo të gjithë e pranojnë për shkak të interesave të ndryshme. Tani radhën e ka që vetë Serbia ta pranojë këtë realitet dhe të balla faqohet me gënjeshtrat e veta. Kjo i ka tërbuar politikanët serbë që për dorin “mish për top” serbët lokalë, një pjesë e tyre të inkriminuar nga paratë që marrin në dy çezma edhe atë të Prishtinës, por edhe atë të Beogradit. Nëse nuk ndalohet tërbimi i politikan ëve, atëherë dëmi do të jetë shumë i madh dhe atij tymi nën prush mund t’i dalë shpejt flaka e të përvëlojë të gjitha shtetet përreth. Jo rastësisht Ballkani është “mjaltë dhe gjak” dhe rreziku gjithmonë është i pranishëm. Të gjithë ata që thonë se s’ka rrezik në Ballkan janë në gabim. Rreziku është gjithmonë aty, varet sa dhe si do të dinë ta menaxhojnë politikan ët e ndërgjegjshëm. Por rreziku më i madh është nga politikanët populistë, të cilët për hesapet e veta elektorale harrojnë se me një fije shkrepëse e djegin gjithë Ballkanin. Andaj duhet mençuri, zgjuarsi dhe lënie pas të të gjitha interesave të ngushta partiake, me të vetmin qëllim të shmanget dhu na e të gjendet zgjidhja paqësore. Në të kundërtën, Ballkani ka efekt domino! Nëse serbët tani heqin uni format e Policisë së Kosovës, nesër

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Situata në Veri të Mitrovicës e ka rikthyer edhe një herë “tymin që gjendet nën prushin e Ballkanit”, i cili varësisht si frynë era mund të fiket por edhe të rindizet në zjarr. Shtetet e Ballkanit Perëndimor çdoherë janë në rrezik të tillë, andaj duhen burrështetas të mençur që prushit t’i hedhin ujë e jo benzinë, në të kundërtën do të digjen të gjithë së bashku. Nëse fillon të hapet “Kutia e Pandorës” askush nuk e di se ku do të jetë fundi!

i heqin uniformat policët shqiptarë në Serbi. Zinxhiri mund të vazhdojë edhe në Bosnjë e Hercegovinë, edhe në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Mal të Zi! Kjo kurrsesi nuk gux on të ndodhë, sepse çdo veprim ka kundërveprim dhe maturia është që paqes t’i kontribuojnë të gjithë. Ball kani gjithmonë ka qenë i larë me gjak dhe kujtimet ende janë të freskëta se çfarë ndodhi në dy dekadat e fundit, prandaj paqes duhet t’i kontribuojmë më shumë. Qytetarët duhet të mendohen dy herë kur vjen momenti se kë duhet të votojnë. Një politikan që rrah gjoks vetëm për zgjedhje është njëjtë si një “patriot me bateri”, që kur e lëshon energjia e votave mundohet të kari kohet me gjakun e të rinjve. Faktori ndërkombëtar nuk duhet të lejojë një Ukrainë të dytë në Ballkan, prandaj gjithsecili duhet të përmbahet nga çdo veprim i njëanshëm që mund të çojë në tensione të mëtejshme, sepse zhvillimet e fundit vënë në rrezik vitet e punës së palodhur të gjeneratave të tëra për shtet të denjë e të pavarur në arenën ndërkombëtare. Kjo arri het vetëm duke i prirë dialogut dhe në asnjë mënyrë trazirave.

E ENJTE, 17 NËNTOR 2022

KOHA Javore

VËSHTRIM & OPINION
9

Quo vadis tradita

Në bisedat e gjata me babain tim shpesh flasim për rolin që familja e shëndoshë e ka luajtur në ndërtimin dhe ruajtjen e identitetit shqiptar. Babai im gjithmonë thotë që ajo që e ka ruajtur kombin tonë ndër vite e shekuj ka qenë pikërisht famil ja e shëndoshë e bazuar në ruajt jen e solidaritetit mes anëtarëve të saj. Këtu ai asnjëherë nuk harron ta

përmendë rolin qendror të gruas si nënë dhe rëndësinë e madhe që ajo e ka për edukimin dhe ngritjen e familjes. Ai e sheh si vendimtar këtë rol dhe thotë që pa ato vlera famil jare të ruajtura brez pas brezi, do të ishte vështirë që indi kombëtar të mbijetojë në realitetin e ashpër të konflikteve që na kanë përndjekur në këtë rajon. Tradita shqiptare është e tillë që familjes dhe vlerave familjare u jep shumë rëndësi. Mund të flasim gjerë e gjatë për raportet ndërg jinore në traditën shqiptare dhe për diskriminimin gjinor ndaj gruas, por në të njëjtën kohë, gjithmonë duhet të kemi parasysh që statusi më i lartë dhe më i respektuar që femra e fiton në atë traditë është kur bëhet

nënë. Nëna ka respekt të veçantë në familjet tona, qofshin ato familje moderne apo konservative. Në një mjedis që ka mbijetuar me shekuj në një sistem patriarkal, nëna është gjithmonë e respektuar, e dashur dhe e dëgjuar. Aspekti tjetër i traditës shqiptare është respekti i thellë për person at e moshuar, mbi të gjitha për prindërit. Ky respekt ndonjëherë është edhe i tepruar, sa që prindërit respektohen në nivel hyjnor, dhe dëshirat e tyre realizohen edhe kur ato mund të jenë të tepruara ose të gabuara. Por ajo që e karakterizon traditën shqiptare është respekti i pakompromis ndaj më të moshuarit, deri në atë shkallë sa që kemi kuj des si flasim dhe si shprehemi ndaj

KOHA Javore 10
VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 17 NËNTOR 2022

jonë?

atyre që janë më të moshuar se ne. Tradita në nënqiellin tonë shpesh ngatërrohet dhe zëvendësohet me folklorin. Biles edhe ai folklor, shpesh bastardhohet duke vendo sur elemente nga folklore të tjera, të huaja për ne. Kur bisedoni me vajzat e reja lidhur me arsyeshmërinë e veshjeve tradicionale që ato shpesh i paguajnë shtrenjtë (më shtrenjtë se sa brendet botërore të veshjes që kanë çmime absurde e meg jithatë aq shumë parapëlqehen nga njerëzit), ato theksojnë që kjo është tradita jonë që duhet të mbahet dhe të kultivohet brez pas brezi, sado që të kushtojnë. Por traditën nuk e bën veshja me ar dhe me sërmë, traditën e bëjnë vlerat në të cilat kombi jonë ka besuar me shekuj. Ato vlera fat

keqësisht janë duke u përmbysur. Pamjet e llahtarshme të infermieres që me një nënqeshje meskine në fytyrë e dhunon me shuplaka gruan e moshuar në azilin e pleqve diku në Pejë, që është një qytet ku tradi ta shqiptare ka lulëzuar me shekuj, janë pamje të cilat tregojnë shumë mirë se në çfarë gjendje ka rënë tradita jonë shekullore që aq shumë kemi qejf ta përmendim nëpër das ma dhe në rituale të tjera. Në një video disa minutëshe, shihet përm bysja totale e vlerave me të cilat e kemi mbrojtur identitetin tonë ndër shekuj. Në atë video rrënqethëse shohim gruan e sëmurë që përbal let jo vetëm me sëmundjen e Alcha jmerit, por edhe me realitetin brutal të kohës moderne, ku empatia ia ka lënë vendin pamjes sipërfaqësore. Populli ynë ka ditur që gjatë periu dhave të varfërisë së madhe të kuj deset më mirë për të moshuarit dhe për personat e pafuqishëm. Kujdesi për këto kategori ka qenë gjithmonë

pjesë e jetës. Ndërsa tani, persona që paguhen për ta bërë këtë punë tregojnë sjellje çnjerëzore për per sona të cilët kanë humbur gjithçka në jetë. Nëna e një dëshmori, por mbi të gjitha nëna e një njeriu, apo thjesht një njeri, nuk meriton një tra jtim të tillë çnjerëzor. Lexova që infermieret të cilat e kanë kryer këtë akt makabër, qeshjet e të cilave të rrënqethin sa herë që e dëgjon dhe shikon atë video-inçizim të tmerrshëm, janë arrestuar dhe ndaj tyre do të zhvillohet proces pe nal. Pres që ato të marrin dënimin e merituar për atë që kanë bërë. Por ajo që më shqetëson është pyetja se ku po shkon tradita jonë shek ullore e respektit të vlerave famil jare? Kur me plot gojë flasim për traditën le të mos mendojmë që ajo është diçka sipërfaqësore, por le ta kuptojmë që ajo shkon thellë deri në indin tonë kombëtar të cilin me aq krenari dimë të themi që e mbrojmë.

11
KOHA Javore
VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 17 NËNTOR 2022

Shpalosje politike (5)

Konferenca e Karrington-it asnjë rezultat për shqiptarët

Më 1 korrik 1992, përfaqësuesit e shqiptarëve në Mal të Zi u takuan në Bruksel me përfaqësuesit e Qeverisë së Malit të Zi (Gajoviq, Novosell). Qeveria e Malit të Zi edhe pse u kishte premtuar ndërmjetësuesve ndërkombëtarë, dy herë abuzoi me premtimet për mbajtjen e takimit tripalësh (Qeveri - përfaqësues shqiptarë - ndërmjetësues ndërkombëtarë), kështu që bisedimet u pezulluan. Kështu Konferenca e Karrington-it u mbyll pa asnjë rezultat për shqiptarët në Mal të Zi. Megjithatë, shpresa për një zgjidhje të pranueshme për çështjen e shqiptarëve akoma ekzistonte

(vijon nga numri i kaluar) Delegacioni i shqiptarëve në Mal të Zi i kryesuar nga Mehmet Bard hi, i kishte dorëzuar Konferencës së Hagës Memorandumin dhe disa dokumente, kërkesa dhe ankesa të tjera për gjendjen e shqiptarëve në Mal të Zi. Pasi ndërmjetësuesit ndër kombëtarë ishin njohur me këtë do kument, më 12 maj 1992, një grup pune i Konferencës arriti në Ulqin. Me ndërmjetësuesit ndërkombëtarë u takuan Mehmet Bardhi dhe Mustafë Çapuni, të cilët i zbardhën pozicionet e tyre dhe ua dorëzuan tekstin e Lig jit të ri për vetëqeverisjen lokale. Ky ligj, kishin deklaruar ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, nuk i përmbushte standardet demokratike. Në aspektin e kompetencave të pushtetit vendor ishte diskriminues pasi i zvogëlonte kompetencat e pushtetit vendor dhe kështu pushteti vendor nuk vend oste më për arsimin, shëndetësinë, kadastrën, të ardhurat shoqërore,

policinë etj., pasi ato kaluan në kom petencat e Republikës. Zvogëlimi i kompetencave do të bëhet më vonë mollë sherri për ndarjen e posteve në pushtetin lokal në Ulqin. Më 1 korrik 1992, përfaqësuesit e shqiptarëve në Mali të Zi u takuan në Bruksel me përfaqësuesit e Qeverisë së Malit të Zi (Gajoviq, Novosell). Qeveria e Malit të Zi edhe pse u kishte premtuar ndërmjetësuesve ndërkombëtarë, dy herë abuzoi me premtimet për mbajtjen e takim it tripalësh (Qeveri - përfaqësues shqiptarë - ndërmjetësues ndër kombëtarë), kështu që bisedimet u pezulluan. Kështu Konferenca e Karrington-it u mbyll pa asnjë re zultat për shqiptarët në Mal të Zi. Megjithatë, shpresa për një zgjidhje të pranueshme për çështjen e shqip tarëve akoma ekzistonte.

Nga 15 deri më 17 shtator 1992, Grupi i rinovuar i punës (ndërmjetë suesit ndërkombëtarë), nën kujdesin e KNIJ-së mbajti një sesion plenar dhe u takua me përfaqësuesit e pa kicave. Me shqiptarët (Bardhi, Gjokaj dhe Çapuni) u takuan më 16 shta tor 1992. Përfaqësuesit shqiptarë i raportuan Grupit të punës për vrazh dësinë e policisë dhe arrestimet që po ndodhnin pothuaj çdo ditë. Madje

ata i njoftuan ndërmjetësuesit ndër kombëtarë se kishin ndërmend të organizonin një referendum për sta tus të posaçëm të Ulqinit dhe Tuzit. Por, përfaqësuesve të qeverisë nuk iu pëlqeu propozimi dhe u shprehën se statusi i posaçëm për dy zona të vogla nuk ishte zgjidhje. A ishte ky propozim në pajtim me Memo randumin dhe Platformën politike të LD në MZ-së apo ishte propozim i reduktuar i shqiptarëve?! Sidoqoftë, problemet e shqiptarëve në Mal të Zi të paraqitura nga përfaqësuesit e tyre në Konferencën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë nuk hasen në mirëkuptim të ndërkombëtarëve.

Deputeti shqiptar Xheladin Zeneli jep dorëheqje, shembull për t’u ndjekur Krahas aktiviteteve në KNIJ, çështja e shqiptarëve në Mal të Zi ishte aktual izuar edhe në Kuvendin e Malit të Zi. LD në MZ kishte katër deputetë në Kuvendin e Malit të Zi. Ata në punën e Kuvendit ishin shumë aktivë, disku tonin e propozonin shumë amanda mente, sidomos në tekstin e Kushte tutës së re të Malit të Zi dhe Ligjit për vetëqeverisjen lokale. Siç dihet, asn jë amandament apo propozim i tyre nuk u aprovua. Madje gjatë diskuti

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

KOHA Javore 12 VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 17 NËNTOR 2022
Hajrullah

Karrington-it u mbyll pa shqiptarët në Mal të Zi

meve të tyre kishte edhe tallje e fyer je të ndryshme nga ana e deputetëve malazezë! Për këtë arsye, mbase edhe ndonjë tjetër, deputeti Xheladin Zeneli duke parë mungesën e ndik imit të deputeteve shqiptarë në ven dimmarrje dhe përdorimin e depu tetëve nga politika, ndikimit që kishin në vendimmarrje presidenti Bulla toviq dhe kryeministri Gjukanoviq si dhe faktit se nuk ekzistonte asnjë ga ranci kundër përdorimit të shumicës malazeze për çështjet e rëndësishme për shqiptarët, vendosi të dorëhiqet. Ndërkaq, deputetët e tjerë vazhduan të rrinë rehat në ulëset e Kuvendit malazez! Në këtë fazë të zhvillimit të ngjarjeve dhe rrethanave politike të kohës, shqiptarët e kishin të qartë se i pret një rrugë e gjatë dhe e pasigurt për zgjidhjen e çështjes së tyre kom bëtare, aq më tëpër pasi nuk kishin hasur as në mirëkuptimin e ndërkom bëtarëve. Po ashtu duhej ta kishin të qartë se vetëm të bashkuar e duke i mirërenditur kërkesat, pa luhatje e dredhi, pa nënkëmbëza ndaj njëri-tje trit, mundësia për realizimin e kërke save të tyre do të ishte më e madhe! Siç shihet, partia e parë politike shqiptare me të gjitha kapacitetet e veta, ishte e angazhuar për ndër kombëtarizimin e çështjes shqiptare, qoftë në rrafshin ndërkombëtar apo të brendshëm. Duke marrë parasysh rrethanat politike të kohës, në pam je të parë dukej se punët po shko nin mirë në këtë drejtim. Nga ana tjetër, Ligji mbi vetëqeverisjen lokale, përveç defaktorizimit të kompeten cave të pushtetit vendor, kishte tron ditur udhëheqjen e Komunës së Ul qinit. Ligji në fjalë nuk e parashikonte më institucionin e Këshillit Ekzekutiv dhe shumica e kompetencave kalu an në institucionin e kryetarit të Ko munës. Kështu anëtarët e Këshillit Ekzekutiv nga njëra anë, e kryetari i Komunës nga ana tjetër, filluan më

shumë të kujdesen për interesat e veta, sidomos për vendet e punës, sesa për interesat e përgjithshme politike dhe ekonomike. Kjo do të na shpie në zbehjen e proceseve për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare dhe zhvillimit ekonomik aq të devastuar!

Pas vetëm një viti e gjysmë “sundimi”, shqiptarët u ngopën me lidershipin e tyre?! Siç cekëm edhe më parë, Ligji mbi vetëqeveirsjen lokale u bë mollë sherri për interesa personale, mbase edhe lokale, për fat të keq. Një grup qytetarësh dhe funksionarësh, anëtarë të partisë, fillimisht nga Ulqi ni në vjeshtën e vitit 1992 i kërkuan kryetarit të Komunës, i cili njëkohë sisht ishte edhe kryetar i partisë së vetme politike shqiptare, që të lirojë njërin nga dy postet udhëheqëse. Për faktin se fillimi dhe puna që po bënte partia dhe pushteti vendor në Ulqin nuk ishte edhe aq të pasuk sesshme dhe se çështja shqiptare ishte në rrugën e ndërkombëtarizim it të saj, një kërkesë e tillë habiti jo vetëm kryetarin por edhe pjesën më të madhe të votuesve shqiptarë. Qëllimi i kësaj kërkese mund të ketë qenë zgjidhja e problemit të postit të njërit nga ata, vendi udhëheqës i të cilit sipas ligjit në fjalë nuk ekzistonte më. Arsye të tjera nuk mund të kishte, sepse nuk kishte kaluar më shumë se një vit e gjysmë nga zyrtarizimi i sistemit shumëpartiak dhe marrja e mandatit të kryetarit. Apo funksion arët partiakë në fjalë ishin ngopur me udhëheqjen e një personi për aq pak kohë “sundimi” në ato fillime të plu ralizmit dhe demokracisë!? Mendoj se arsyet ishin vetëm intere sat individuale? Çdo kryetar i cilës do parti serioze politike në Mal të Zi, në atë kohë mbante edhe ndonjë nga pozicionet kryesore të pushtetit administrativ, kështu që duke marrë

e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

parasysh kohën e shkurtër që nga zyrtarizimi i sistemit pluralist e deri në shtruarjen e kërkesës për lirimin e një posti, edhe nga këndvështrimi i sotëm nuk do të ishte i qëlluar e aq më pak i shërbeu “qetësisë në shtë pi”!

Kryetari nuk e liroi një vend të kërkuar udhëheqës dhe kështu filluan mos marrëveshjet, mospajtimet dhe te poshtëza e partisë, thuajse pa filluar mirë! Ky sindrom i individualizmit do t’i përcjellë shqiptarët, për fat të keq gjer në ditët e sotme! Sot kemi perso na në politikën shqiptare që vite me radhë mbajnë nga dy, tre apo katër funksione! E çka fituan shqiptarët?! Asgjë tjetër përveçse prodhuan mos bashkëpunim e moskoordinim të ve primeve të faktorit shqiptar dhe një gjendje kaotike në politikën shqiptare në Mal të Zi!

Në fund të vitit 1992 u mbajtën zg jedhjet e dyta parlamentare dhe loka le në Mal të Zi. Përçarja në LD në MZ sa vinte e thellohej, për të kulmuar me themelimin e Degës Kodra-Gjerana. Problemi më i madh i kësaj partie u bë përpilimi i listës zgjedhore dhe renditja e kandidatëve në listë. Gjer sa Dega Kodra-Gjerana dhe e Anës së Malit kishin mendim të njëjtë për renditjen e kandidatëve, Dega e Ul qinit kishte mendim krejt të kundërt, duke kërkuar balancim në renditje. Pas shumë mosmarrëveshjeve, listat zgjedhore u dorëzuan në Komisionin Zgjedhor vetëm pesë minuta para mbarimit të afatit ligjor. Në vend që të debatohej për përgatitjen profe sionale dhe aftësitë organizative të kandidatëve për këshilltarë e depu tetë, pa marrë parasysh nga vijnë ata, energjia më e madhe u shpenzua në renditjen e kandidatëve në baza terri toriale, gjë që, jo vetëm kësaj radhe, u tregua e dëmshme dhe në disfavor të kandidatëve të përgatitur profe sionalisht dhe politikisht. Megjithatë, edhe në zgjedhjet e dyta pluraliste LD në MZ pati sukses të shkelqyer, siguroi 22 këshilltarë nga 32 sa kishte gjithsej. Por as ky rezu ltat nuk i pajtoi gjakrat e nxehta në mes të dy fraksioneve në parti. Kriza në parti vazhdoi për të kulmuar me themelimin e partisë së dytë shqip tare – Unionit Demokratik të Shqip tarëve, më 21 nëntor 1993. Kryetar i parë i saj u zgjodh Bajram Rexha.

KOHA Javore 13 VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet
E ENJTE, 17 NËNTOR 2022

Dioptria serbe përkitazi

Javët e fundit, shumë gazeta dhe media të tjera perëndimore, zunë të fokusohen edhe më shumë mbi situatën në Ballk anin Perëndimor dhe në rajon. Vizitat e shpeshta të diplomatëve perëndimorë në vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos në Prishtinë dhe Beograd im ponohen nga situata e ndërlikuar dhe e tensionuar. Diplomatët në Bruksel dhe Uashington kanë mjaft vështirësi të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Historiani dhe diplomati, Millan Protiq, njëri nga kritikët e ashpër të Millosheviqit në një intervistë dhënë një gazete perëndimore, ka theksuar se është moment historik që Beogra di të arrijë një kompromis dhe të lejojë Kosovën të bëhet anëtare e OKB-së, ndërsa Serbisë t’i mundësohet hyrje e shpejtë në BE. Kjo do të bënte të mun dur mbylljen e këtij kontesti dhe ngërçi politik mes Serbisë dhe Kosovës.

Retorika dështuese serbe

Në gjithë këtë katrahurë dhe kaos poli tik, paraqitet si faktor kryesor presiden ti serb Aleksandar Vuçiq, i cili ushtron në vendin e vet një politikë populiste, autokrate dhe totalitare duke e mbaj tur gjithë rajonin nën tension. Po ashtu, edhe liderët e shumicës së subjek teve politike e të Kishës Ortodokse, janë kundër këtij plani për pranimin e Kosovës në OKB. Nëse Vuçiqi, së bashku me partitë e koalicionit kanë vullnet që ta mbyllin këtë kapitull, atëherë është e mundur që të realizo het ky plan. Por diplomati pragmatik, Protiq thotë se Vuçiqi do të vazhdojë me këtë retorikë, duke e mbajtur sit uatën në status quo. Sepse, leja për pranimin e Kosovës në OKB, për lid erët ultranacionalistë dhe populistë, do të ishte fatale dhe një akt i tradhtisë

kombëtare. Vuçiqi ka qenë kategorik kur me një rast ka deklaruar se derisa ai është president, assesi s’do të lejojë që të pranohet Kosova si shtet. E djathta populiste gjatë viteve 19902000 kishte një orientim pro-perëndi mor, por dekadat e fundit ajo ka ndër ruar kursin e vet politik, duke marrë një orientim pro-rus. Serbët janë të preokupuar me mite dhe vuajnë nga superioriteti, hedonizmi, mazohizmi, provincializmi dhe primitivizmi, duke iu kthyer mesjetës me flamurin e kryqëza tave, përderisa popujt perëndimorë që në mesjetë janë liruar nga këto dogma primitive. Serbia është i vetmi vend, krahas Bjellorusisë, që nuk ka vendosë sanksione kundër Rusisë. Sanksionet e Serbisë kundër Moskës janë simbolike. Serbia eksporton mallra të ndryshme,

ndonëse sanksionet kanë edhe karak ter humanitar përballë vuajtjeve të pop ullit ukrainas nga sulmet luftarake të Rusisë, ndaj terrorit, gjenocidit që bën Putini kundër popullatës së pafajshme ukrainase. Mosvendosja e sanksione ve, me gjuhën diplomatike, do të thotë përkrahje ndaj Rusisë në luftën e saj vrastare dhe gjenocidale në Ukrainë. Fjalimi i mbajtur i Putinit që iu drejtua popullit dhe ndërkombëtarëve, për ser bët ishte inkurajues, ngazëllues dhe shpresëdhënës. Ai foli për rendin e ri botëror dhe për fundin e SHBA-së si superfuqi. Multipolariteti dhe formimi i një blloku anti-perëndimor, do të jetë rendi i ri botëror që do të sjellë ar dhmëri më të mirë dhe do të jetë më paqësor për botën. Në këtë kontekst përmendet edhe rikthimi i Kosovës, si

KOHA Javore 14
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 17 NËNTOR 2022
Merxhan Jakupi

përkitazi me Kosovën

shpresë e vetme e serbëve që del nga ky pakt i ri, një traktat euro-aziatik në krye me Rusinë dhe Kinën, Indinë dhe Botën Arabe, si dhe Amerikën Latine.

“Riintegrimi”

i Kosovës

Muajin e kaluar nëpër media ka qenë në fokus “riintegrimi” që nënkupton rik thimin e Kosovës në kthetrat e Serbisë, ashtu siç ende figuron në kushtetutën e saj, si krahinë autonome. Disa sub jekte politike, qarqe akademike dhe shoqata kanë hartuar planin për riinte grimin e Kosovës. Është tragjikomike se serbët përdorin emërtimin që ishte para statusit që mori Kosova pas vitit 1974, si krahinë autonome e Kosovës dhe Metohisë. Sipas këtij plani, riinte grimi i Kosovës nënkupton rikthimin e saj në mënyrë paqësore, por nëse s’do

të ketë sukses do të shkohet edhe me opsionin e fundit, pra me luftë. Sip as analistëve dhe intelektualëve, këto projeksione janë shumë të rrezikshme dhe ato po nxiten nga e djathta pop uliste, putiniste dhe rusofile. Interesi gjeostrategjik i Kremlinit është të hap një front të dytë lufte në Evropë për ta destabilizuar gjithë Evropën. Një luftë në Ballkanin Perëndimor do të ishte në favor të Putinit, sepse ai nuk mendon se SHBA dhe BE mund t’i ndihmojnë në këtë luftë të re. Njëri ndër akademikët më të shquar të ASHA të Serbisë, shpesh ka aludu ar se Kosova është shtet dhe Serbia duhet ta pranojë dhe duhet të kërko jë falje për krimet që i ka bërë. Pas bombardimeve të NATO-s në Serbi, nënshkrimit të kapitullimit që u bë në

Kumanovë, nën një trysni të madhe diplomatike dhe ushtarake për largimin e forcave policore-ushtarake serbe nga Kosova, e njohur me nenin 1244, thuhet se Serbia ka humbur legjitim itetin dhe sovranitetin për të sunduar në Kosovë, ndërsa statusi përfundim tar do të vendoset në të ardhmen. Në Vjenë u nënshkrua Plani i Ahtisarit, për të cilin, Vuk Drashkoviqi, asokohe ministër i Jashtëm i Serbisë ka thënë se Kosova shtet është nënshkruar nga politikanë e ministra serbë. Kosova si pas Ahtisarit është shtet sovran me in tegritet territorial, brenda kufijve të saj. Akademiku Todoroviq, thotë se është paradoksale që këta ministra, siç është Ivica Daçiq e disa të tjerë, kanë nënsh kruar pavarësisë e Kosovës, ndërsa kur dalin para popullit gënjejnë dhe e fshe hin të vërtetën. Kjo e vërtetë një ditë do të zbulohet dhe do të dalë në shesh. Ata një ditë duhet t’i tregojnë popul lit se Kosova është një shtet sovran dhe duhet të jetojnë si fqinjë, në paqe dhe prosperitet. Akademiku Todoroviq thotë se pas shpërbërjes së Perando risë Osmane, ushtria serbe dhe mala zeze e morën Kosovën me luftë, ndërsa në vitin 1999, Serbia e humbi Kosovën po ashtu me luftë. Që nga aneksimi i Kosovës, pastaj formimi i Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene me Kral Alek sandrin, pastaj me Titon, Millosheviqin, Kosturicën, Nikoliqin e deri te Vuçiqi, kanë tentuar ta mbajnë me dhunë një popull që nuk do të jetojë në një shtet të huaj. Formimi i shtetit të sllavëve të jugut më 1918 ishte një gabim dhe trag jedi. Todoroviq thotë se sllavët ishin vëllezër, por konfliktuozë dhe nuk do nin të jetonin bashkë. Në fund u ndanë me luftë të përgjakshme. Nuk mund të jetonin vëllezërit në një shtëpi së bash ku dhe ishte fatale që ndarja u bë me luftë dhe gjakderdhje, ndërsa tentonin me dhunë t’i mbajnë shqiptarët, pa vull netin dhe dëshirën e tyre, aq më shumë se ekzistonin divergjenca kulturore. Në të vërtetë serbët dëshironin ta kishin vetëm territorin e shqiptarëve dhe ta rikthenin famën mesjetare të carëve e vojvodëve serbë.

KOHA Javore 15
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë
VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 17 NËNTOR 2022
domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Njëra ndër çështjet tejet të rëndë sishme për shoqëritë njerëzore kon siderohet edhe sfera ekonomike. Ajo ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në mirëqenien tonë si individë, ose thënë më mirë, ajo përcakton nëse ne do të përballojmë më lehtë kostot që sjell përditshmëria. Nëse i referohemi mirëqenies sonë të vetëm dy viteve të fundit qëkur shpërtheu pandemia e koronavirusit, fare lehtë është vërejtur se mirëqe nia jonë në aspektin ekonomik, është zbehur dhe përkeqësuar dukshëm në

Goditja nga inflacioni i përgjithshëm

Vështirëson

raport me periudhën e mëparshme, para pandemisë, edhe pse nuk mund të thuhet që kemi jetuar lehtë as para, sepse vendet e ballkanit, kanë qenë përherë të prekura nga kriza të ndryshme.

Mirëpo, sikur të mos mjaftonte kjo, nga fundi i muajit shkurt kur filloi ofensiva ruse në Ukrainë, shoqëritë kudo në botë u goditën dukshëm nga një inflacion i paparë i shtrirë në sh kallë globale, i cili nga dita në ditë po rëndon mbi xhepat e qindra, mijëra dhe miliona qytetarëve. Në mirëqenien e qytetarëve në as pektin pozitiv, padiskutim që ndikon një pagë e kënaqshme mujore për punën që kryen secili në shoqëri, dhe në këtë aspekt, edhe veprimi i qeverisë nga janari i këtij viti e këndej, ishte një veprim që u admirua në

masë të madhe nga qytetarët, mirë po, pa kaluar shumë kohë, ngritja e përgjithshme e çmimeve të produk teve, edhe të atyre më jetike për mbi jetesë, shkaktoi një shok të vërtetë dhe një goditje të rëndë në xhepat e secilit qytetar, edhe të atyre me të ardhura më të majme.

Natyrisht, nga kjo situatë e krijuar, pësuan më së shumti të papunët, pensionistët, personat me asis tencë sociale, dhe të gjithë të tjerët me të ardhura të ulëta apo minimale jetësore.

Referuar të dhënave të Drejtorisë Shtetërore për Statistika “Monstat”, që ka të bëjë me muajin gusht të këtij viti, rezul ton se çmimet në Mal të Zi janë 15 përqind më të larta këtë vit, krahasur me vitin e kaluar, ndërsa javët e fundit kemi vazhdim të ngritjes së çmimeve, gjë që brengos se ku do të ndalet ky inflacion

Referuar të dhënave të Drejtorisë Shtetërore për Statistika “Monstat”, që ka të bëjë me muajin gusht të këtij viti, rezulton se çmimet në Mal të Zi janë 15 përqind më të larta këtë vit, krahasur me vitin e kaluar, ndërsa javët e fundit kemi vazhdim të ngritjes së çmimeve, gjë që brengos se ku do të ndalet ky inflacion.

Ne, përditë që detyrohemi t’u drejto hemi shitoreve që të blejmë madhrat e nevojshme për të jetuar, vërejmë se janë të rallë ato produkte të cilat nuk janë shtrenjtuar, madje shumica prej tyre, edhe me çmim të dyfishuar, gjë që, vështirëson dukshëm përballimin e kostove të jetesës . Nga analizat e ndryshme që janë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

KOHA Javore 16
E ENJTE, 17 NËNTOR 2022
VËSHTRIM & OPINION

dukshëm jetesën

kryer nga “Monstat”-i por edhe nga vetë praktika e përditshme, rezul ton se për një vit në Mal të Zi më së shumti janë shtrenjtuar derivatet e naftës, lëndët drusore, qymyri, paleti, etj, ndërsa nga produktet ushqimore çmimet janë ngritur për perime, fruta, qumësht, bukë, djath dhe vezë, dhe të gjitha këto, mbi tridhjetë përqind. Ndërkaq, shohim se të gjitha sferat jetësore kanë pësuar rëndë nga ky inflacion, ku fjala vjen për të marrë me qira një banesë (shtëpi), për t’a ndër tuar ose blerë, duhet ndarë shumë e konsiderueshme mjetesh financiare, krahasur me një vit më parë.

Megjithatë, si pasojë e luftës në Ukrainë, por edhe për shkak të rimëkëmbjes ekonomike globale, postkovid, kjo valë e inflacionit, ka përfshirë jo vetëm shtetet e ballkanit perëndimor dhe Evropës, por të gjithë botën. Pra, siç u tha më lartë, të gjitha sfer at jetësore janë goditur nga inflacioni global. Ditëve të fundit, transportuesit publik, kanë paralajmëruar ngritje të sërishme të kartës së autobusëve, që padyshim se në xhepat e qytetarëve është një goditje shtesë në vergun e atyre që po përjetojnë nga dita në ditë.

Për të zbutur sadopak këtë gjendje aspak të lehtë për secilin individë, e mira do të ishte që qeveritarët dhe ata të cilët udhëheqin institucionet shtetërore, të veprojnë në zbutjen sa më shumë të jetë e mundur të shtre jtimeve, në mënyrë që produktet të mos kenë tendencë të vazhdueshme të rritjes së çmimit, por të ketë një farë stabiliteti dhe frënimi. Nuk duhen përjashtuar disa masa të cilat qeveria i ka ndërmarrë për disa produkte bazë, siç është kufizimi i përkohshëm i çmimit në sheqer, vaj, qumësht, miell, por edhe akcizat në derivatet e naftës në shkallën 50%, nepermjet kufizimit. Mirëpo, nuk duhet të mjaftohemi me kaq, por të shikohet mundësia e lim itimit të çmimeve, me synim që qytet arët të kenë mirëqenie më të mirë, për t’a përballuar më lehtë koston e

jetesës.

Ndërkaq, një rrogë minimale në Mal të Zi është 450 euro, ajo mesatare 714 euro, ndërsa shporta e konsumit për një familje katër anëtarëshe ar rinë në 761 euro.

Nga kjo situatë sipas analizave të shumta më së shumti u goditën të varfërit, të cilët janë në një numër rel ativisht të madh.

Sakaq, edhe të papunët, pension istët dhe ata me asistencë sociale e vuajnë më së shumti këtë infacion. Në këtë prizëm, qeveria do të duhej të vepronte me ngritje pensionesh, ndihmash sociale, ose nëpërmjet ndihmave dhe masave të tjera, të cilat do të zbusnin këtë kolaps infla cioni që na ka goditur si mos më keq, e që nuk po i duket fundi, dhe që do të parandalonte rritjen e mëtejshme të shkallës së varfërisë.

Ne, përditë që detyrohemi t’u drejtohemi shitoreve që të blejmë madhrat e nevojshme për të jetuar, vërejmë se janë të rallë ato produkte të cilat nuk janë shtrenjtuar, madje shumica prej tyre, edhe me çmim të dyfishuar, gjë që, vështirëson dukshëm përballimin e kostove të jetesës

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

KOHA Javore 17
E ENJTE, 17 NËNTOR 2022
VËSHTRIM & OPINION

Në kohët e sotme është shumë e lehtë të bëhesh “filozof”. Po ta dinin filozofët e vjetër e të vërtetë këtë gjë, do të “vdisnin” nga mundi. Sot nuk të nevojitet të ndjekësh asnjë lloj kursi, apo të mbarosh ndonjë cikël shkol limi, e gjitha që duhet bërë është të hapësh një faqe fejsbuku tënden ose të rrejshme, për ta treguar aftësinë mendore, arritjen intelektuale, apo edhe për të shitur mend, të cilat le që s’i kemi për vete, por të njëjtat se nga i gjejmë t’ua japim edhe tjerëve, një Zot e di! Sot në këtë kohë moderne e të për paruar (të paktën ashtu mendojmë), por në vete aq të ulta që s’i gjen tek asnjëra periudhë e së kaluarës, bal lafaqohemi me situata të cilat ia kri jojmë vetvetes dhe mbarë shoqërisë, e më pas e kërkojmë fajin diku tjetër. Situata këto me të cilat ballafaqohe mi duke filluar nga fëmija më i vogël, i cili detyrohet të mësojë prej në veg jëli që ta përdorë telefonin e mençur, “urdhër” ky që i bëhet nga prindi (me ose pa dashje), pasi ky i fundit nuk ka kohë ngase është i zhytur në botën e madhe të filozofëve dhe harron që nesër edhe fëmija i tij do bëhet po i njëjtë si ai, “filozof fejsbuku”. Në të kaluarën, në një kanal televiziv jepej një program i quajtur “Për shëndetje dhe urime”. Shumicës së njerëzve u dukeshin të çuditshme gjërat që uroheshin aty (urime që fil lonin nga lindja deri te mbarimi i jetës së njeriut, pra të gjitha dukuritë dhe fenomenet shoqërore, edhe ato më banalet). Sot të njëjtat përshëndetje dhe urime jepen në një formë ndry she, edhe ato nëpërmjet fejsbukut, ja një pikë në të cilën e shohim për parimin tonë (një përparim i madh

Ne, “filozofët

ky), por që për “fat” sot nuk reagojmë në lidhje me banalitetet e tilla ngase të gjithë marrim pjesë në to. Përveç Zukenbergut që fiton, le të ndalemi e le të shohim se çfarë kemi fituar ne nga rrjetet sociale! Ne sot e dimë që gati të gjithë fëmijët shkojnë në çerdhe, por pak prindër e vrasin mendjen se si e kalon kohën fëmi ja aty (shkaku që s’i lë, tashmë di het). Sot të gjithë fëmijët shkojnë në shkollë fillore, por pak prindër (për të mos thënë aspak) interesohen se cili mësues i mëson fëmijët e tyre. Sot të gjithë fëmijët shkojnë në shkollë të mesme, por i paktë është interesimi i prindërve për shkollën që duhen zgjedhur fëmijët e tyre (sepse janë të bindur se çfarëdo shkollimi që të zgjedhin do e kenë të mbaruar pa e

filluar ende). Sot të gjithë shkojmë në fakultet, por i ulët e i paktë është zëri i atyre që mundohen të ngrisin zërin kundrejt padrejtësive të shumta që hasen në shoqërinë tonë. I njëj ti zë nëse ekziston, për një kohë të shkurtër shuhet nga të fortët realë ose të fejsbukut.

Sot falë po të njëjtave universitete e fakultete (siç thonë: i mirë, i keq, yni) kemi plot studentë të cilët shpesh, nga ana e perceptimit të “disave” shihen si objekt pasurimi dhe ne sot s’bëjmë zë. Por, gjithsesi nga këto universitete del shoqëria e ar simuar, me profesione të ndryshme, si profesorë të lëmive të ndryshmepër të cilët pak interesohemi se në çfarë kushtesh do të punojnë pas diplomimit (kuptohet nëse arrin të

KOHA Javore 18
E ENJTE, 17 NËNTOR 2022
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME
VËSHTRIM & OPINION
Egzon Xhaferi nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

“filozofët e fejsbukut”

punësohen në institucione përkatëse dhe jo në shtabe partiake); mjekë –për të cilët shumë pak interesohemi për njohuritë që kanë lidhje me pro fesionin që ushtrojnë (sepse fundi i fundit shpesh atyre ua lëmë jetën në dorë); ekonomistë – për të cilët fare nuk interesohemi se a janë së pari kursyes të mirë për veten; gazetarë – për të cilët fare pak interesohemi në lidhje me atë se çfarë lajmesh na “servojnë”; muzikantë – për të cilët fare pak interesohemi se çfarë këngësh i dhurojnë veshit, për të mos thënë syrit tonë (sepse sot shihet e nuk dëgjohet, se rëndësi ka lakuriqë sia); kuzhinierë – për të cilët fare pak interesohemi se çfarë na gatuajnë dhe a do të ngopemi (rëndësi ka që ushqimi të jetë i publikuar në fejsbuk,

pavarësisht se të njëjtin ushqim e ha edhe qeni); farmacistë – për të cilët pak rëndësi ka se çfarë ilaçesh na japin, kryesorja është që ata të shes in sa më shumë të tilla, e fundit është ajo se a do të shërohemi ose do të sëmuremi edhe më shumë; sportistë – për të cilët pak rëndësi kanë tifozët e disciplinat, kryesorja sponzorët të jenë të kënaqur; hoxhallarë e priftërinj – për të cilët më nuk ka rëndësi feja, kryesorja është që të kenë sa më shumë njerëz të rreshtuar para tyre dhe njerëzit të bëjnë siç thonë ata e jo siç bëjnë ata; politikanë – për të cilët nuk shkruaj “gjatë” sepse e dini vetë më mirë matematikën e tyre, kuptohet nëse nuk jeni një nga ata, ose nëse nuk keni ambicie për t’u bërë të tillë, sepse janë ata të cilët shoqërisë sonë i premtojnë shumë e në fund na lënë me gishta në gojë, por përderisa ne gënjehemi sërish dhe sërish, a do të thotë se ata janë më “filozofë” se ne? Janë ata të cilët duke e larguar popullin nga trojet e veta, me atë pak që u ka mbetur ua pinë gjakun me pambuk. Sot konkurencë më të madhe në “filo zofinë fejsbukiane” kanë humoristët dhe aktorët, sepse të gjithë bëjnë humor, por fare pak qeshim (kryesor ja t’ia bëjmë llajk (pëlqime) njëri-tjetrit dhe sa më shumë shpërndarje, sepse ne jemi shoqëri e hatrit). Sot fare pak rëndësi ka se çfarë pantallonash dhe rrobash në përgjithësi veshim, edhe po të jenë të grisura dhe jo të duhu ra për dimrin, s’ka rëndësi, rëndësi ka të jenë firmato dhe t’i reklamojmë në fejsbuk. Sot pak rëndësi ka koha, rëndësi ka vetura, fundja edhe nëse vonohemi (gjë që e bëjmë zakonisht). Sot pak rëndësi ka lumturia famil jare, rëndësi ka shtëpia e madhe, me shumë dhoma. Sot pak rëndësi ka kujdesi ndaj prindërve, rëndësi ka që kur ne të dalim jashtë të njihemi si persona të ndershëm e të mirë (të thonë: me atë s’ka). Sot pak rëndësi ka a flasim me vëllanë apo motrën, rëndësi ka shokut/shoqes në fejsbuk t’i komentojmë me fjalët më të ëmbla. Sot pak rëndësi ka a e respektojmë

gjyshin dhe gjyshen, rëndësi ka kur ndodhin raste dhune ndaj të moshua rve, ne të jemi të parët që do të rea gojmë në fejsbuk. Sot pak rëndësi ka dhuna që ushtrojmë ne mbi të tjerët (qoftë fizike apo psikike), rëndësi ka të mos njihemi si të tillë në fejsbuk, sepse i humbim llajkat (pëlqimet). Sot pak rëndësi ka se si shkruajmë dhe çfarë lexojmë (nëse lexojmë), rëndësi ka që shkrimi dhe leximi t’i përshtatet turmës ose personit që ka marrë më shumë shpërndarje, ko mente e llajka në fejsbuk. Sot shumë pak i shijojmë udhëtimet, sepse më shumë i shijojmë fotografitë e pub likuara për të tjerët në fejsbuk. Sot shumë pak i shijojmë festat e aheng jet e ndryshme, sepse po nuk pat wi-fi (rrjet) në shtëpinë ose restoran tin e personit që feston, ne as që e diskutojmë pjesëmarrjen. Sot pak rëndësi ka nëse njihemi në realitet, rëndësi ka të jemi shokë në fejsbuk, për ta zgjeruar edhe më tepër akade minë e filozofëve. Sot pak rëndësi ka se cilët do jemi nesër, rëndësi ka ta shfrytëzojmë çastin. Sot pak rëndësi ka profesionisti, rëndësi ka militanti të jetë i kënaqur. Pak rëndësi ka për ne të sotmit se kush do të jemi të nesërmen, rëndësi ka që ta kthejmë gëzofin nga frynë era, sepse edhe të nesërmen do e quajmë të sotme. Sot pak rëndësi ka nëse nuk kam mundur t’i them të gjitha, pak rëndë si ka si e çfarë kam shkruar, rëndësi ka që të nesërmen të kem marrë sa më shumë llajka dhe të jem shpallur edhe unë “filozof fejsbuku” ose të jem bërë i famshëm…

Por sot vërtetë ka rëndësi që të kup tohet mesazhi i këtij shkrimi, dhe se pak rëndësi ka se kush do e gjejë veten në të. Sot po ashtu rëndësi ka që të kuptohet se si shoqëri kah jemi duke shkuar dhe se përkushtim më i madh i duhet bërë botës reale e jo asaj virtuale. Sot dhe menjëherë nëse nuk e kuptojmë këtë, pak rëndësi ka nëse e nesërmja do të na gjejë edhe më të humbur se sot. Sot ky shkrim “filozofëve” mund t’iu duket komik, por në thelb është tragjik.

KOHA Javore 19
E ENJTE, 17 NËNTOR 2022
VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Sfidat e brezit të ri (2)

Nevoja e ndërgjegjësimit të adoleshentëve për rreziqet nga interneti dhe rrjetet sociale

Pa

(vijon nga numri i kaluar) Për të kuptuar më mirë ndikimin e rrjeteve sociale tek adoleshentët, formimin dhe sjelljen e tyre, qoftë në botën virtuale apo atë reale, u realizua një anketë me nxënësit e Shkollës së Mesme të Përzier “25 Maji” në Tuz, ku në vitin shkollor 2021/2022, mësimin e rregullt e vijonin 320 nxënës, ndër

të cilët u shpërndanë 100 pyetësorë, duke mbuluar pothuajse një të tretën e totalit të nxënësve. Ndonëse nuk ishte objekt i studim it të dallimeve në moshë apo gjini, një vëmendje e veçantë iu kushtua ndarjes së pyetësorit në të gjitha kla sat mes vajzave dhe djemve. Pyetësori përmbante pyetje të foku

suara rreth përdorimit të internetit dhe rrjeteve sociale si dhe rreth sjelljes në ambientet shkollore dhe socializimit në përgjithësi.

Rezultatet treguan se kur bëhet fjalë për qëndrimin e adoleshentëve në internet dhe rrjetet sociale, 74% e të anketuarve e pranojnë që qëndrojnë në internet më gjatë sesa planifiko

për shkak të përdorimit
dyshim, ndër faktorët që ndikojnë në delikuencën e nxënësve janë interneti dhe rrjetet sociale. Janë të shpeshta ankesat e profesorëve për mungesën e përqendrimit të nxënësve në mësim
të telefonave
Koha Javore: Lejla Kajoshaj KOHA Javore 20 E ENJTE, 17
2022
VËSHTRIM & OPINION
Edhe pse ka shumë faktorë që ndikojnë në suksesin e nx ënësve, pikërisht janë 36% e tyre që mendojnë se koha e tepërt që shpenzojnë në rrjetet sociale ndikon negativisht në suksesin e tyre
Për
NËNTOR
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

jnë. 18% vazhdimisht shpenzojnë më shumë se katër orë në internet gjatë ditës, prandaj nuk është për t’u habitur që 46% të tyre u ndodhë që të mungojnë orën e parë të mësimit. Por, edhe nëse janë të rregullt në vi jueshmëri, 62% e tyre pranojnë se e kanë të vështirë të përqendrohen në mësim gjatë orëve të para. Kjo për puthet me problemin e pagjumësisë, ku 58% deklarojnë se për shkak të qëndrimit më të gjatë në internet flenë dukshëm më pak sesa është e nev ojshme për ta. Edhe pse ka shumë faktorë që ndikojnë në suksesin e nx ënësve, pikërisht janë 36% e tyre që mendojnë se koha e tepërt që shpen zojnë në rrjetet sociale ndikon nega tivisht në suksesin e tyre. Domethënës është numri i atyre që mendojnë se interneti ua mundëson të shmangen nga problemet e për ditshme, pra të ikin nga bota reale në atë virtuale, ku mendojnë se do të gje jnë qetësi. 25% herë pas here prehjen e gjejnë në internet, 17% deklarojnë që relativisht shpesh kanë nevojë për internetin që t’u ikin problemeve reale dhe janë 13% të tyre që vazhdimisht kyçen në internet për shpëtim. Edhe pse në pamje të parë duket e vogël, kjo përqindje është shqetësuese sepse ky grup është më i pambrojtur për të qenë i varur nga interneti. Stresi i cili shkaktohet nga mosplotë simi i pritshmërive të përdoruesve të internetit dhe rrjeteve sociale është gjithashtu shqetësues. 54% e të an ketuarve me padurim i hapin llogaritë e tyre online disa herë gjatë ditës duke pritur gjëra të reja, 65% shqetësohen kur shpejtësia e internetit është e ngadaltë, kurse 72% stresohen kur rr jeti i internetit shkëputet për disa orë. Janë 38% që pranojnë se nganjëherë nevrikosen gjatë debateve online dhe 13% që kjo u ndodhë shpesh. Dhe jo çdoherë konflikti online ngel aty. 41% deklarojnë që nganjëherë u ndodhë që konfliktet online t’i kalojnë në botën reale, kurse 6% u ndodhë shpesh herë. Rrjedhimisht 37% deklarojnë që kanë qenë pjesë e konfliktit fizik. Gjithashtu shqetësuese është edhe gjuha që përdoret online, ku shpesh ajo është gjuhë urrejtjeje, konflik tuale, diskriminuese dhe bullizuese. Përqindja më e madhe është te deba tet konfliktuale ndërnacionale, ku 34% deklarojnë se ndodh që nganjëherë apo edhe shpeshherë të marrin pjesë

Shqetësuese është edhe gjuha që përdoret online, ku shpesh ajo është gjuhë urrejtjeje, konfliktuale, diskriminuese dhe bullizuese. Përqindja më e madhe është te debatet konflik tuale ndërnacionale, ku 34% deklarojnë se ndodh që ngan jëherë apo edhe shpeshherë të marrin pjesë në debate on line konfliktuale ndërnacionalem kurse 37% marrin pjesë në debate online ku dikush bullizohet. Kështu duke përdorur jo vetëm fjalë urryese, por edhe banale përgjatë debateve online, adoleshentët gjithnjë e më pak do të jenë të kujdesshëm në fjalorin e tyre në jetën e përditshme

në debate online konfliktuale ndërna cionale, kurse 37% marrin pjesë në debate online ku dikush bullizohet. Kështu duke përdorur jo vetëm fjalë urryese, por edhe banale përgjatë de bateve online, adoleshentët gjithnjë e më pak do të jenë të kujdesshëm në fjalorin e tyre në jetën e përditshme. Sjelljet delikuente, nga ato më të voglat deri te më të rëndat, zakonisht paraqiten shkallë-shkallë. Askush nuk lind kriminel, por njeriu bëhet kriminel gjatë rrugëtimit të tij në jetë. Prandaj aty ku do gjejmë format e lehta të de likuencës adoleshente, pritshmëria do të jetë reale edhe për aktet delikuente më të rënda. Pyetësori shfaq një re alitet të zymtë, ku 31% deklarojnë që shoqërohen me persona për të cilët e dinë që konsumojnë substanca nar kotike, dhe janë 13% që e pranojnë se vetë ata janë konsumues të këtyre substancave. 29% të tyre e prano jnë që konsumojnë pije alkoolike dhe 21% konsumojnë duhanin, kurse 17% luajnë lojëra të fatit dhe baste online. Pa dyshim, ndër faktorët që ndiko jnë në delikuencën e nxënësve janë interneti dhe rrjetet sociale. Janë të shpeshta ankesat e profesorëve për mungesën e përqendrimit të nxënësve në mësim për shkak të përdorimit të telefonave. Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë infor mative po e bën botën një hapësirë të vogël ku gjithçka që dikur ishte në distancë të largët dhe e paarritshme, sot është shumë pranë nesh, në përgjithësi i njohur si fshati global. Të rinjtë, si persona në proces zhvil limi, gjatë rritjes, zhvillimit, socializim it dhe edukimit të tyre janë shumë të ndjeshëm ndaj mediave dhe ndikimeve të tyre. Sikur në shumicën e vendeve të botës, ashtu edhe te ne, është e

paimagjinueshme përditshmëria pa internet dhe rrjetet sociale, qoftë në shërbim të edukimit, rekreacionit apo biznesit.

Sot, adoleshentët u drejtohen te knologjive të reja, mediave, rrjeteve sociale, në të cilat gjejnë përgjigje për shumë pyetje, mënyra të reja alter native komunikimi me bashkëmosha tarët, por edhe thjesht për të marrë informacionin e nevojshëm. Vërtet që përveç argëtimit dhe kohës së lirë, të rinjtë e përdorin internetin dhe rrjetet sociale edhe për të mësu ar dhe përfitimi nga interneti dhe rr jetet sociale është më se i dobishëm, por gjithashtu ka edhe anët negative si: koha e gjatë dhe e tepërt e për dorimit të tyre, informacionet jo të sakta janë të vështira për t’u verifikuar, pastaj edhe dhuna dhe krimi shumë lehtë i arritshëm për t’u shikuar. Këto pa dyshim paraqesin rrezik të madh në shtimin e delikuencës tek adoles hentët.

E përbashkëta e personave të varur nga interneti është se ata më shpesh merren me aplikacione interaktive në internet, përpiqen të kenë shumë komunikime sociale online dhe në të njëjtën kohë u bie vetëbesimi në jetën reale dhe rritet izolimi dhe ankthi so cial.

Është i nevojshëm ndërgjegjësimi i adoleshentëve për çdo lloj rreziku që mund të shfaqet duke përdorur inter netin dhe rrjetet sociale. Realiteti sot është i zymtë, të rinjtë nuk i kushtojnë rëndësi të mjaftueshme kësaj çësht jeje, prandaj edhe sjelljet delikuente janë gjithnjë e në rritje.

(Fund)

(Autorja është studente e Programit të studimit Master në Psikologji klini ke në Universitetin e Tetovës)

KOHA Javore 21 E ENJTE, 17 NËNTOR 2022 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION

Në Tiranë u mbajt Konferencë jubilare për nder të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës

Gjuha e njësuar i ka kaluar sfidat dhe sprovat e kohës

“Sot, duke qenë shkrimtar që i përkulet gjuhës shqipe si më të madhes vlerë që kemi, ju them pa asnjë mëdyshje se gjuha letrare shqipe nuk më ka zhgënjyer asnjëherë, as me kuptimet e bartura të fjalëve, as me të kryerën e tejshkuar ose me paskajoren e foljeve dhe as me hijeshinë sintaksore që marrin fjalitë e bashkërenditura ose nënrenditura në një frazë shumëkuptimore. ...I lexoj dhe i shijoj po me aq ëndje Mjedën dhe Fishtën, Naimin dhe Çajupin, Koliqin dhe Kutelin”, ka thënë kryetari i ASHAK-ut, Akademik Mehmet Kraja.

Tiranë – Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës organizuan në Tiranë konferencën jubilare dhe ak tivitete të tjera kushtuar 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit. Në konferencën jubilare të organizuar të enjten në Tirana International Hotel kanë marrë pjesë përfaqësues të insti tucioneve shkencore nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, del egatë dhe familjarë të delegatëve të Kongresit të Drejtshkrimit, drejtues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të institucioneve arsimore etj. Në fjalën e hyrjes, kryetari i ASHSHsë, Akademiku Skënder Gjinushi, ka thënë se sot, 50 vjet pas mbajtjes së Kongresit të Drejtshkrimit, mund të po hohet pa ngurrim se gjuha e njësuar i ka kaluar sfidat dhe sprovat e kohës. “Ky 50-vjetor përkon me atë të themelimit të Akademisë sonë të Shkencave. Ky përkim nuk është një rastësi: të dyja këto ngjarje janë pro dukt i procesit historik të ngritjes në një stad të ri të pjekurisë shkencore, atdhetare e kulturore mbarëshqiptare, dëshmuar në vijimësi në Shqipëri e në Kosovë, në gjithë arealin e përdorimit të shqipes”, ka thënë ai. Sipas Gjinushit, gjuha e njësuar nuk është thjesht një akt i arkivuar, por një organizëm i gjallë në zhvillim, pasurim e përsosje.

“Rendi e rregullimi i saj nuk janë një proces i mbyllur përgjithnjë. Zgjidhjet që ofroi Kongresi i Drejtshkrimit janë të

drejta, por, ashtu si përdoruesi i gjuhës duhet të respektojë normën e saj, ash tu dhe norma të ndjekë zhvillimin e brendshëm të gjuhës si organizëm i gjallë që vazhdimisht pasurohet e për soset, përparon e konsolidohet. Nor ma nuk dikton kufijtë e fjalës, por dre jtshkrimin e saj. Rregullat ortografike krijojnë normë në drejtshkrim dhe nuk janë kufizim për drejtshqiptimin, që kërkon më shumë kohë e kulturë”, ka thënë kryetari i ASHSH-së. Kryetari i ASHAK-ut, Akademik Meh met Kraja, ka thënë në fjalën e tij për shëndetëse se i takon asaj gjenerate, e cila e ka njohur dhe e ka përjetuar gjuhën letrare shqipe në të gjithë për bërësit e saj: idealizmin, entuziazmin, ndonjëherë dilemat dhe skepticizmin, më pas përpjekje agresive për ta rev iduar standardin, për ta përdorur pas kajoren si “mea culpa” për të gjitha dështimet.

“Sot, duke qenë shkrimtar që i përkulet gjuhës shqipe si më të madhes vlerë që kemi, ju them pa asnjë mëdyshje se gjuha letrare shqipe nuk më ka zhgën jyer asnjëherë, as me kuptimet e bartu ra të fjalëve, as me të kryerën e tejsh kuar ose me paskajoren e foljeve dhe as me hijeshinë sintaksore që marrin fjalitë e bashkërenditura ose nënren ditura në një frazë shumëkuptimore.

...I lexoj dhe i shijoj po me aq ëndje Mjedën dhe Fishtën, Naimin dhe Ça jupin, Koliqin dhe Kutelin”, ka thënë ai. Kraja ka theksuar se “gjuha letrare shqipe iu ka shërbyer mrekullisht të

gjithë shkrimtarëve të mirë, më pak iu ka shërbyer shkrimtarëve mesatarë dhe pak ose aspak iu ka shërbyer shkrimtarëve të pazot, të cilët edhe sot vazhdojnë ta fajësojnë gjuhën letrare për dështimet eventuale në fushë të krijimtarisë dhe të dijes. Skepticizmi i tyre nuk ka të bëjë me mundësitë e gjuhës, por me mungesat e tyre në fushën e dijes dhe të njohjes.”

Për gjuhëtaren nga Maqedonia e Ve riut, Prof. dr. Valbona Toska, Kongre si i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe pa dyshim mbetet një ngjarje me rëndësi kapitale për kombin shqiptar.

“Standardizimi i gjuhës shqipe jo vetëm që shënoi një stad të lartë të zhvillimit të gjuhës, por ky akt, duke u miratu ar nga 87 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe ar bëreshët e Italisë, njëkohësisht edhe synoi që shqipja standarde të bëhet element kryesor i kohezionit të kombit”, ka thënë ajo.

Toska ka thënë se për gjitha këto vite, nga njësimi e deri më sot, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut standardin e shqipes e çmojnë si një nga vlerat më të madha gjithëkombëtare dhe pran daj në Maqedoni standardi nuk u kon testua asnjëherë as nga gjuhëtarët, as nga intelektualët dhe as nga masat e gjera.

“Jo sepse e përvetësojmë dhe e zbato jmë lehtë apo sepse e idealizojmë, por sepse jemi të vetëdijshëm për rolin e tij gjuhësor dhe jashtëgjuhësor. Qën drimi miratues shihet edhe në përpjek

KOHA Javore 22
E ENJTE, 17 NËNTOR 2022 KULTURË

Gjuhës Shqipe

jet e vazhdueshme të përfaqësuesve politikë shqiptarë për themelimin e institucioneve shtetërore që pjesë të veprimtarisë së tyre kanë studimin apo mbrojtjen e gjuhës shqipe, rrjedhimisht edhe standardin e saj”, ka theksuar ajo.

Prof. dr. Emil Lafe, sekretar i Komision it organizues të Kongresit të Drejtsh krimit, ka folur për vlerat historike të tij. “Koha ka vërtetuar se Kongresi i Dre jtshkrimit përbën një veprim të mençur e të guximshëm njëkohësisht, të pa përsëritshëm dhe të pazëvendësue shëm, në kohën e duhur dhe në një datë simbolike. Ne, delegatët e atëher shëm që jemi sot këtu pas 50 vjetësh, e përkujtojmë atë ngjarje me krenari të ligjshme dhe me ndërgjegje të pastër. Ai Kongres ishte produkt i pjekurisë shkencore, i përgjegjësisë intelek tuale dhe i guximit qytetar të njerëzve të shquar të studimeve filologjike, të letërsisë dhe të shkollës shqipe”, ka thënë ai.

Sipas tij, “prania e personaliteteve të larta shtetërore në këtë konfer encë është një shenjë domethënëse e gatishmërisë së shtetit për të mar rë përgjegjësitë e tij lidhur me gjuhën shqipe”.

Konferenca jubilare për nder të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrim it (1972-2022) është organizuar nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Në fjalën e tij përshëndetëse gjatë kësaj konference, Presidenti Begaj nënvizoi se “Kongresi i Drejtshkrimit në 1972-in mbetet një prej atyre zh villimeve në të cilën aspekti kombëtar fitoi mbi atë ideologjik, një zhvillim i rëndësishëm për rrugëtimin e gjuhës shqipe moderne dhe unifikimin e saj në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Ve riut, Mal të Zi e diasporë,” duke shtuar se “firmëtarëve të këtij kongresi u ta kon mirënjohje historike.”

Begaj është ndalur te rëndësia e stan dardizimit të gjuhës në forcimin e iden titetit të përbashkët gjuhësor e kom bëtar, dhe sfidat që vijnë përgjatë këtij procesi.

“Nga pikëpamja demografike, ne shqiptarët nuk e kemi luksin të treg ohemi të pavëmendshëm në nxitjen e varianteve, që zhvillohen në mënyrë të pavarur, a me numër më të tkurrur folë sish. Por nuk kemi as përse të prano

Dr. Ismail Doda: Rezoluta e Kongresit të Drejtshkrimit, dokument me peshë të madhe kombëtare që e dëshmoi vlerën e vet

Dr. Ismail Doda, në atë kohë drejtor i shkollës fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, është i vetmi delegat nga shqiptarët në Malin e Zi dhe njëri prej 87 delegatëve të Kongresit të Dre jtshkrimit të Gjuhës Shqipe dhe nënshkruesve të Rezolutës së këtij kongresi.

I pranishëm në konferencën jubilare kushtuar 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, Doda thotë se Rezolutën e Kongre sit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe e ka firmosur me ndërg jegje të pastër, me krenari të ligjshme dhe plot vullnet. Sipas tij, “ky dokument me pe shë të madhe kombëtare për një gjyshmëshekulli e dëshmoi dhe e vërtetoi vlerën e vet”.

Megjithatë, ai thotë se gjuhësia, si dukuri shoqërore, është e gjallë dhe vazhdimisht zhvillo het, përsoset, plotësohet dhe pasurohet.

“Në këtë kuadër të përfshihet në Rezolutë leksiku i begatë nga gurra popullore dhe përzgjedhja e veprave letrare të letërsisë së shkruar. Me anë të tyre mund të zëvendësohen një mori fjalësh a shprehjesh gjuhësore të gjuhëve të huaja që rëndojnë pa nevojë mbi gjuhën tonë. Ky detyrim iu takon ekspertëve të dy aka demive shkencore dhe insti tucioneve përkatëse shqiptare, duke mbajtur një qëndrim besnik ndaj kornizës së këtij Kongresi, sa gjuhësor e kulturor, aq edhe kombëtar e historik”, shprehet ai.

jmë ngurtësimin e shqipes. Ngurtësimi nuk e ndihmon zhvillimin dhe jetëg jatësinë e saj”, ka theksuar ai. Pjesëmarrësve të konferencës jubi lare u janë drejtuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zëvendëskryem inistri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, si dhe është lexuar fja la e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Po ashtu është lexuar fjala e Akademikut Jani Thomai,

Në kuadër të veprimtarive për 50-vjetorin e Kongresit të Dre jtshkrimit të Gjuhës Shqipe, Aka demia e Shkencave e Shqipërisë i ka dhënë përkthyesit Dom Simon Filipajt (pas vdekjes) diplomën e mirënjohjes “Nderi i Akademisë” për merita të veçanta në studimin dhe lëvrimin e shqipes letrare të njësuar. Atij i është dhënë kjo mirënjohje me motivacionin: “Për punën misionare dhe heroike të tij si përkthyes i vetëm i tekstit të plotë kanonik të Biblës së krishterë, që fitoi miratimin zyrtar të Selisë së Shenjtë dhe shër beu për themelimin e kodifikimin e një stili ligjërimor të gjuhës shqipe standarde të munguar për shkaqe joshkencore në ven dimmarrjen e Kongresit të Dre jtshkrimit, duke i dhuruar gjuhës shqipe një provë të jashtëza konshme të fuqisë shprehëse të saj si gjuhë e njësuar.”

Imzot Simon Filipaj është i pari që përktheu të plotë Biblën në gjuhën shqipe.

si dhe është shfaqur një video mesazh i studiuesit arbëresh Matteo Mandalà, profesor në Universitetin e Palermos.

Me këtë rast është hapur ekspozita dokumentare dhe fotografike “Gjuha shqipe – nga alfabeti në drejtshkrim”, përgatitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë.

Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe u mbajt në Tiranë, më 20-25 nëntor 2022. Në të morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Ma qedonia, Mali i Zi dhe arbëreshët e Italisë, të cilët miratuan Rezolutën e Kongresit të Drejtshkrimit. Kongresi i Drejtshkrimit vlerësohet si një ngjarje historike madhore për një simin e shqipes dhe identitetit shqip tar, dhe një nga ngjarjet më të mëdha historike të kombit shqiptar, që vuri themelet e zyrtarizimit të shqipes stan darde. Nga ana tjetër, ka kritikë që Kongresin e Drejtshkrimit e vlerësojnë si një kongres të diktuar nga politika dhe regjimi i kohës në Shqipëri.

KOHA Javore 23
E ENJTE, 17 NËNTOR 2022 KULTURË
Dom Simon Filipajt i jepet (pas vdekjes) diploma e mirënjohjes “Nderi i Akademisë”

Zëri i shuar i lahutarëve nga Kraja dhe Ana e

Në të gjitha trevat shqiptare shtëpia pa lahutë, shtëpia ku s’këndoheshin këngë kreshnikësh, konsiderohej si “ shtëpi e lanun”. Një shtëpi që e ka la hutën nuk bën me e varë kudo, thuhet ndër shqiptarë. Ajo sipas traditës varet vetëm mbi oxhak, ndërsa mbi lahutën nuk varet asgjë tjetër. Lahuta bash kë me pushkën kanë qenë binom në ballin e murit. Sipas dokumenteve përkatëse, lahuta ka një histori të saj. Studiuesit dhe historianët mendojnë se gjurmët më të vjetra të lahutës janë të ndryshme. Disa prej tyre mendojnë se fillimet e saj gjenden që në kohët më të lashta. Të tjerët e lidhin me

shekullin e 8-të dhe të 9 -të e më pas, ndoshta në këtë të fundit sipas studiuesve siç është etnomuzikologu i madh, i ndjeri Ramadan Sokoli, kemi dëshmi më të hershme që vijnë nga burimet e literaturës persiane. Histo riografia shqiptare e vendos lahutën në të njëjtën kohë me kontaktin e parë të mirëfilltë mes botës arabe dhe asaj evropiane, por, siç shprehen studiuesit ka edhe një variant tjetër që lahutën e vendos në këto troje. Historianët tanë dhe etnologët kanë shkruar e dokumentuar se lahuta (la vda) tashmë është vegël muzikore popullore e shqiptarëve, respektiv isht e përdorur në zonën veriore të Shqipërisë ( Malësi të Madhe), në zonat e thella të Nikajve e të Mërturit, Rozhajë, Plavë e Guci, Shkup, Ku manovë, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, në Sanxhakun e Pazarit të Ri, në zonat e Malësisë së Gjakovës e të Rugovës, në Rrafshin e Dukagjinit, Komunën e Medvegjës, Komunën e Bojnikut, Ko munën e Bujanocit etj.

Edhe në krahinën e Krajës dhe të Anës së Malit sipas dëshmive të tregimtarëve popullorë e të studi uesve, tradicionalisht janë kënduar e dëgjuar këngë nga rapsodë të Eposit të Kreshnikëve, me nderim të veçantë jo vetëm ndër kuvendet e gjera pop ullore, ndër dasma e festa të tjera apo pranë oxhaqeve të shtëpive të tyre, netëve të gjata të dimrit, por edhe para fillimit të një beteje, madje edhe në zjarrminë e luftës, sikurse edhe në fes tivale të ndryshme brenda dhe jashtë Malit të Zi. Lahuta, simboli i lashtësisë së kombit dhe vegla më e vjetër kordo fone me një tel, vazhdon ende jetën në shumë familje shqiptar ku nuk ka më lahutarë. Këto instrumente që kalo jnë në shkallën e vjetërsisë së veglave më të moçme, mund të vërehen të varura në muret e shumë shtëpive shqiptare brenda trojeve të veta etni ke dhe në diasporë, të cilat i hijesho jnë ato me zbukurimet dhe simbolet e tyre – figurat mitike ilire të gjarprit, kokës së dhisë me dy brirë që aludon

KOHA Javore 24 KULTURË
E ENJTE, 17 NËNTOR 2022
Xhemal Gjoni Vasel Shkreli

lahutarëve e Malit

në epokën e Skënderbeut, por edhe më heret në epokën e Piros, ose me zbukurimet me shqiponjë, me portre tin e Gjergj Kastriotit, dhe me portrete të figurave të shquara të Rilindjes, të UÇK-së dhe të Adem Jasharit. Kjo dëshmon se burrat e trevave shqiptare e kanë pasur lahutën ushqim shpirti. Me lahutë i është kënduar heronjve dhe ngjarjeve të lavdishme të shqip tarëve ndër shekuj. Kjo pasuri kombëtare e shqiptarëve e cila ka lënë gjurmë të forta në his torinë e Shqipërisë së Veriut, në Kra jë dhe në Anë të Malit po zvogëlohet (humbet) çdo vit e më shumë. Sot është shuar zëri i lahutës në këto tre va shqiptare nga rapsodë vendas. Asnjë shoqëri kulturore - artistike në Anë të Malit nuk ka asnjë lahutarë, por detyrohen të “ huazojnë” lahutarë nga treva të tjera shqiptare me rastin e pjesëmarrjes së tyre në festivale folk lorike jashtë shtetit. Hulumtuesi i njohur Prof. Dr. Zymer Neziri në librin e tij studimor “Eposi i Kreshnikëve në Ballkan”, botuar nga

Instituti Albanologjik, Prishtinë 2021, shkruan se në Krajë ka evidentuar 4 lahutarë pas vitit 2012 dhe 3 lahutarë para vitit 1912.

“Lahutarë të Krajës pas vitit 2012 kanë qenë Nasuf Mujë Bogdani (19162012) nga katundi Ftjan i Krajës - Tivar, Imer Veli Gjeçbritaj (1929), katundi Arbnesh, Krajë - Tivar, Gjokë Zef Llukiqi (19490-2013), katundi Bri sku Nalt, Krajë - Tivar dhe Ali Qemal Kovaçi, katudni Arbnesh, Krajë - Tivar. Lahutarët e Krajës pas vitit 2012 kanë qenë: Maci i Çekut Margjonojn (1862-1953), katundi Kullomzë - Ul qin, Stjepa’j Gjoks Nils Nilonj (1901 -1976), katundi Kullomzë - Ulqin dhe Luan Nurja Bardhi, katundi Kështenjë, Krajë - Tivar.

Lahutarë të Ulqinit (shënimi im - Anës së Malit) pas vitit 2012 janë dy: Prekë Shkreli, katundi Amull, Ulqin, tash jeton në SHBA dhe Vasel Shkreli, katundi Amull, Ulqin, tash jeton në SHBA”, shkruan studiuesi Neziri. Nga hulumtimet e mia në terren, në Krajë dhe Anë të Malit kam evidentuar edhe lahutarë të tjerë, tashmë të nd jerë. Ndërkaq në qytetin e Ulqinit nuk kemi njoftime apo të dhëna gojore apo shkencore se ulqinakët e kanë për dorur ndonjëherë lahutën si trashëgimi të babës, gjyshit, stërgjyshit... Tregimtari Vebi Gjoni, nga fshati Se litë - Anë e Malit, më njoftoi se babai i tij , Xhemal Gjoni (1931-2002) ishte lahutar. “Këngët më të preferuara të

tij kanë qenë “Hasan Aga” dhe “ Po bisedojnë dy plaka t’veja”. Xhema li përveçse ka kënduar në aheng je familjare e raste të tjera, ka marrë pjesë edhe në festivale prestigjioze të folklorit që janë mbajtur në Kosovë dhe Shqipëri. Ai herën e fundit ka marrë pjesë në Festivalin Folklorik Kombëtar i cili u zhvillua në Kalanë e Beratit-Shqipëri, më 20 shtator të vitit 1995.

Tregimtari Zef Kovaçi me prejardhje nga Shestani, pohon se edhe axha i tij Kolë Luci Kovaçeviq (1912-2014), i binte dhe i këndonte bukur lahutës. “Kola kishte një zë të mrekullueshëm si pushka, prandaj të gjithë e dëgjonim me vëmendje e kënaqësi të madhe”, shprehet tregimtari Kovaçi. Zvogëlimi i numrit të lahutarëve shqip tarë çdo vjet e më shumë duhet të na shqetësojë. Është deshpëruese e dhëna e publikuar në media se vetëm 20 lahutarë kanë mbetur në trojet shqiptare. Kjo shuarje e kësaj tradite shekullore jo që është për të ardhur keq, por kjo është katastrofë, për të mos thënë tragjedi. Fundi i rapsodëve mendojmë se ka ar dhur për shkak se nuk ka më heronj dhe lahutarët kanë filluar t’i këndojnë njëri-tjetrit!? Me shpikjet e reja te knologjike në kohën e internetit, rap sodët janë “arratisur” si kreshnikët, për të mbetur bij të sojit të mirë, prej fisit të mirë dhe të papërsëritshëm të kohëve të hershme.

KOHA Javore 25 KULTURË
E ENJTE, 17 NËNTOR 2022
Prekë Shkreli

Intervistë me gazetarin e suksesshëm në mediat shqiptare, Erion Dushi

Lajmin sot e bën vetë

Erion Dushi është gazetar i suksesshëm dhe me përvojë gati njëzetëvjeçare në mediat shqiptare. Fillimet e punës në media datojnë nga viti 2003 ku prej atij viti ka punuar në një sërë mjetesh informative audio-vizuale si: Club Fm, Top Albania Radio, Shijak Tv dhe Alsat. Gjatë këtyre viteve është angazhuar si prezantues dhe autor programesh radiofonike, gazetar i lajmeve ndërkombëtare dhe redaktor i korrespondentëve të atij sektori. Prezantimin e lajmeve e nisi në vitin 2016 në Top Channel ku ishte dhe një prej zërave zyrtar të këtij televizioni kombëtar. Paralelisht me këtë përvojë është edhe një ndër zërat e spikatur të filmave për fëmijë të dubluar në gjuhën shqipe. Aktualisht është prezantues lajmesh në A2 CNN. Koha e tij televizive titullohet “Ditari” dhe transmetohet nga e hëna në të premte në orën 23:00

Koha Javore: Z. Dushi fillimet e punës Tuaj në fushën e gazetar isë datojnë që nga viti 2003 ku u kyçët në një sërë mediash audio-vizuale, përfshirë edhe Top Albania Radion. A mund të na tregoni mbi sfidat e asaj kohe në media?

E. Dushi: Të punoje asokohe në media ishte sa çështje pasioni aq edhe krenarie. Televizionet dhe radiot sa kishin filluar të lulëzonin në vend dhe të ishe në media të jepte një lloj euforie vetvetiu dhe kënaqësie të pamasë, sepse ti po bëje diçka që nuk ishte e zakonshme. Sfida e vetme ishte mungesa e mjeteve të punës (kompjuterat ishin të limituar, interneti nuk ishte i pranishëm gjithkund, etj), ndryshe nga sot që teknologjia dhe aksesi ta shkurtojnë kohën e nevo jshme për një proces.

Koha Javore: Duke ditur se një kohë keni qenë zëri zyrtar i njërit prej televizioneve kombëtare në vend, çfarë e bën dif erencimin e punës midis medi as lokale dhe asaj kombëtare?

E.Dushi: Asgjë. Absolutisht asgjë. Të punosh në media është totalisht e njëjta gjë në të dyja versionet. Ti je gjithnjë në konkurrencë me veten dhe jo me hapësirën gjeografike të mbulimit.

Koha Javore: Përveçëse spiker, jeni edhe prezantues dhe autor programesh radiofonike, gazetar i lajmeve ndërkombëtare dhe redaktor i korrespondentëve të atij sektori. Sa impenjative është që të bartësh gjithë këtë përgjegjësi dhe kreativitet në punën Tuaj?

E. Dushi: Të bësh TV apo radio mendoj se duhet të nisesh gjithnjë nga vetja. Të pyesësh veten çfarë do të doje të shikoje apo dëgjoje në kohën tënde të lirë. Në bazë të kësaj vjen edhe vështirësia e angazhim it në atë që do të realizosh e sa me lehtësi mund ta bësh me burimet që ke në dispozicion. Për shembull, pro grami në radio të jep ty lehtësinë e përgatitjes dhe rehatinë mbi pamjen se nuk të shikon kush, por angazhimi në trajtimin e çështjeve është njësoj si në TV ku ti shton edhe elementin imazh.

Koha Javore: Për një të ri sikurse jeni Ju, sa ofron perspektivë sot media në Shqipëri?

E. Dushi: Do të doja të isha më i ri (qesh). Madje të isha edhe një herë në rininë time. Meqënëse unë për një vit hyj në të dyzetat dhe mbaj mbi supe 20 vjet përvojë, e shoh median (jo vetëm atë televizive dhe radiofon ike) si një lehtësi të nxjerrjes në pah të asaj që je dhe di të bësh. Interneti, rrjetet sociale sot të japin mundë

si të shpalosësh atë që të pëlqen shumë më lehtë se më parë. Media në Shqipëri mbetet e “cunguar” për efekt sponsorizimi dhe vizioni, por mundësitë për të rinjtë janë më të shumta në mediat e reja. Shikoni sa vajza e djem të rinj janë shumë më të njohur sot vetëm nga rrjetet sociale.

Koha Javore: A mund të bëhet fjalë sot për media të lirëtë cilat janë në përmbushje të misionit të vet, pra në interes të publikut dhe larg politikës ditore?

E. Dushi: Të thuash atë që të pëlqen, kur do dhe si të pëlqen, nuk është liri. Liri është të mos ndjesh fare nevojën të flasësh. Në këtë aspekt mendoj se media sot po i jep zë edhe asaj që është e panevojshme me justifikim lirinë. Fakti tjetër negativ është se la jmin sot e bën vet politika.

Koha Javore: Si e shikoni pozitën e gazetarëve në Shqipëri, a gëzojnë ata statusin që meritojnë?

E. Dushi: Për fat të keq disa nuk e gëzojnë, e shumë të tjerë gëzojnë shumë më shumë nga sa meritojnë.

Koha Javore: Paralelisht me profesionin e gazetarit, jeni një zë i spikatatur i filmave për fëmijë të dubluar në gjuhën shqipe. A mund të na flisni pak rreth kësaj eksperience?

KOHA Javore 26 INTERVISTË
E ENJTE, 17 NËNTOR 2022

vetë politika

E. Dushi: Është një tjetër gjë për të cilën jam krenar në jetën time. Unë kam filluar të dubloj që në vitin 2005 dhe të them të drejtën asoko he mendoja për të ardhurat, por sot e bëj me më shumë përgjegjshmëri dhe dashuri, sepse kam marrë edhe “feedback” mbi investimin e gjithë këtyre viteve. Më duhet gjithsesi ta pranoj se cilësia dhe angazhimi në këtë drejtim po vjen në ulje. Sot i kushtohet më pak rëndësi gjuhës së përdorur duke harruar që me atë gjuhë, më të bukurën e të dashurën në botë për mua - gjuhën shqipe, po rriten brezat e rinj.

Koha Javore: Për të gjithë të rinjtë e të rejat që ndoshta as pirojnë t’i hyjnë fushës së gazetarisë, cili do të ishte sygjerimi Juaj në mënyrë që të krijojnë një emër në këtë fushë dhe që të jenë të suksesshëm dhe profesionistë në përmbushjen e misionit të tyre?

E. Dushi: Të falënderoj që ma bëre këtë pyetje, sepse mendoj që tani jam i pjekur mjaftueshëm profesion alisht për të dhënë një përgjigje. Të punosh në media është një prej punëve më të bukura në botë, sepse ka të bëjë me krijimin. Media është pika e takimit të shumë personave me ide nga më të ndryshmet për të njëjtën gjë. Media është për njerëz të fortë që nuk dorëzohen përballë problemeve, punës masive, pa mundësive, konkurrencës së madhe, por edhe sharlatanëve që gjithnjë të vendosin shkopinj në rrota. Të jesh i suksesshëm në media duhet të jesh së pari unik, krenar për atë që di, këmbëngulës, punëtor dhe i ftohtë emocionalisht. Të nisesh nga vetja për produktin që bën dhe të kesh forcën ta çosh deri në fund pa u ndi kuar nga ndërhyrjet.

Eja të punosh në media për ta përmirësuar atë dhe tërhiqu para se të institucionalizohesh!

Koha Javore: Z. Dushi ju falën deroj për këtë intervistë!

E. Dushi: Faleminderit ty Toni që më zgjodhe mua për këtë intervistë mes imazheve të shumta që ofron media shqiptare sot, dhe përshëndetjet më të përzemërta për lexuesit e tu në Mal të Zi dhe përtej.

Intervistoi: Toni Ujkaj

KOHA Javore 27 INTERVISTË
E ENJTE, 17 NËNTOR 2022

Gështenjat mijëravjeçare, dëshmitare të epokave

Vend i bekuar, vend i diftongjeve që këndshëm tingëllojnë në të folmen e këtij vendi, vend i maleve të nalta, vend i shqiponjave që hieshojnë qiel lin, i gështenjave mijëravjeçare dhe i liqenit të Labeatëve. Kurse vendasit nuk janë veç gem, jam rrënjë në tru allin e lashtë të këtij trolli të bekuar, janë ezhgja që mban gështenjen. Kurse unë e dua krejt natyrën dhe çdo gjë që Zoti ka falë mbi këtë dhe, por më së shumti i dua gështenjat që janë shenjë e vjetërsisë dhe dëshmi tare të kohërave e epokave. Trungu i tyre i lashtë mban të fshehu ra gjurmët e kohës dhe ngjarjet. E unë kur shkoj nën hijen e tyre kam dëshirë të flas me to e ti pyes: O pemë fisni ke të këtij vendi, a u ndjetë krenare kur rrugës që bukur e hijeshoni kalu an njerëz e personalitete të këtij tru

alli? Bashkë me fëmijët e udhëtarët që kaluan e pushuan nën hijen tuaj, gjetët qetësi edhe ju dhe frymuat jetë dhe plot i mbushët gemat tuaj. A u ndjetë krenare kur rrugës tuaj kalonte fisniku, princi ynë Gjon Vlladimiri? Po për fatin e tij a qatë kur e tradhëtuan dhe nuk i mbushët gemat? Po zogjtë që pushonin në gemat tuaja a nuk u turren në fluturim?

Ah, tokë e Zotit!

Krajën e bëjnë nuse Rumia e Shko drës, gështenjat mijëravjeçare, Ublat e Bolajve, Ubla e Gjon Vlladimirit dhe Kosarës , Kisha e Shën Mërisë që është simbol i sakrificës dhe përku shtimit të gruas ndaj burrit, xham itë me ezanin që thërrasin për lutje ndaj Krijuesit, paqës e mirëkuptimit. Po gjyshet, nuset e vajzat që veshin herë me raste e herë përditë vesh jen e bekuar të këtij vendi, a nuk e bëjnë Krajen nuse? Po vendasit që frymojnë në Krajë a nuk janë varg i florinjtë? Po një foshnje që lind në Krajë a është më shumë se bekim, a nuk është një filiz që pret me u rrit në mitër të kësaj nuseje. Por, malli i mërgimtarit e përlotë këtë nuse ashtu

si vesa që lag mëngjeset.

Gështenjat kanë shpirt

Gështenjat mijëravjeçare të familjes ku jam e martuar gjenden në Curaj Nalt. Këto pemë dikur janë quajtur dhe pema e bukës, sepse në mung esë të miellit për të gatuar bukën, buka është gatuar nga mielli i gësht enjave.

Për këtë arsye gështenja është më shumë se një pemë, sepse të mban në jetë kurse tokën nën këmbë ta bën më të sigurtë. Gështenja është edhe pema e familjes. Pranë dy gësht enjave mijëravjeçare rriten edhe dy gështenja të njoma, të cilat gjyshi i fëmijëve të mi i ka mbjellur si dedikim për këto filiza të reja të familjes tonë me simbolikë vazhdimësinë e trungut familjar.

Të parat janë boçat e pastaj gard het, nuzet, mollëkuqet, kadenxhiket, kryezezat, dielaçat, bashmadhet, da jllekët, e më në fund xhabengat, llo ji ky më i bukur dhe më i shijshëm i gështenjave e që më së shumti ka në Arbnesh dhe në Ostros. Unë i dua të gjitha, sepse secila ka veçantinë e vet.

KOHA Javore 28 MOZAIK
E ENJTE, 17 NËNTOR 2022

mijëravjeçare, epokave

Brumos me dashuri

Gjëja më e shtrenjtë që e mësojmë nga nënat është me dashtë, se na për me dashtë jemi brumosur. E këto veçanti tonat mijëravjeçare është gjynah mos me i dashtë. Duhet ta duam jo vetëm pemën (gështenjën), por historinë e saj, trungun, qën dresën, mesazhin e jo veç frutin që bukur e mbulon me ezhge. Ne të gjithë e kemi një kënd, një vend ku shpirti na gjen qetësi, ku një zemër prehet e dëgjon zërin e natyrës, e vetë natyra të bëhet prehër. Distanca ndërmjet rrugëve të zem rës e dashurisë për natyrë e vend të vet, nuk ban me u shkurtua edhe pse erërat fryjnë e shkundin gemat e fru tet i kalb dheu.

Koha ikën e ne ikim me kohën, na tretë koha e dheu, por dashuria mbetet kudo, në ajër, në qiell e tokë. Nën pemën e gështenjës më së shumti i dua gratë e katundit të cilat shoqërisë sonë i japin atë çka kanë mësua e çka dijnë. Këto gra me mindila në krye nën gemat e gësht enjës, janë modele që kurrë nuk iu del moda, janë shpirti punëtor i sho

qërisë sonë. Buzëqeshja e tyre e sinqertë teksa mbledhin gështenjat rrafsh për tokë që t’i shesin në pazar ta kënaq shpirtin. E unë i dua gratë e këtij vendi se janë varg florinjsh në zingjirin e historisë e vajin në sy mun dohen shpesh ta fshehin njëjtë sikur gështenjat që fshehin vitet. Nën gështenjat e këtij vendi nuk ka vend smira e inati, nën hijen e gësht enjave marrja ul kryet dhe zemra mbushet me dashuri dhe mëson se si ta dojë botën, ujin që buron, zogun në fluturim, djepin që përkund foshn jen, kurse dorën me ia shtri nevojtarit e kujtdo që është lënë në pluhurin e harresës.

Gjethet tashmë janë zverdhur e bukur e mbulojnë tokën, e ju çdo ditë shkundni hirin tuaj, nurin tuaj në vjeshtën e bukur. Kush më bukur se ju e qëndis jorganin, a më thoni o gështenja të bekuara?

Jorgani me të cilin ju e shtruat token, është duvaku i kunorës tuaj! E ju te mena i bëni veç Zotit!

Kraja me veçantitë e saj është fry mëzimi i artistit, është melodia e pa sosun e tingujve të jetës.

Një ndodhi te pylli i gështenjave

Një kompozitor nga Shkodra (Pren kë Jakova, mësues në Ostros) pat shkrua gjatë kohës kur punonte si mësues në Krajë (1941-42).

“Një ditë, me një klasë, dolme me shetit, tek pylli i kështenjave. Tek një ubël, pashë një vajzë të re, tuj mbushë ujë. Sesi mu duk! Si nje shtojzavalle, që deri at’here, nuk e

kisha pa, kërkund tjetër. Nuk e di se ç’ka pata. Më erdhi nje frymëzim, dhe me njëherë, nxora një teftere dhe fill ova, me hedhë, një vjershë, që m’du el prej zemres. E ma vonë, bana nji kangë, me të por partitura nuk e di, se ku, më pat hup, por edhe sot, nuk më hiqet prej mendesh, ajo melodi e bukur, që mi pat marr mendët, për nji kohë shumë të giatë”.

“Vashës krajane”

Te nji ubel, tuj mbush uj, Pash një vashë e s’ja thash kuj. Vesh në t’bardha, për marak, Nuk qe vash, por qe zamak. Sa keq më erdhi që ndejta aq pak në atë vend të bekuar me ata njerëz të mrekullueshëm e të qetë…!

Në vend të një urimi!

Kraja është buka e mbrume me besë e burrëri, e besa e burrërija, mikprit ja janë tipare të një populli të urtë e bujar, një populli të lartësuem dhe të afruem te Zoti i gjithësisë.

Me urimin që del nga zemra e ushton si kënga maje krahut, uroj që trung jet mijëravjeçare t’i mbushin gemat e tyre përherë!

Lindjet dhe perëndimet e diellit këtë vend mos ta gjejnë të vetmuar, por plot ashtu si është edhe shpirti i këtij populli plot me dashuri për vend të vet.

Uroj sa ma shumë rërnjë që e mbajnë gjethin lart, e kur malli ta vyshk gje thin atëherë le të ndodh takimi!

Uroj sa ma shumë gjethe që mbu lojnë rrënjën në mbrojtje nga dimri i ftohtë në pritje të pranverës!

KOHA Javore 29 MOZAIK
E ENJTE, 17 NËNTOR 2022

Valmir Arbneshi, kryetar i Shoqatës “Kraja” - Dega në Krajë

Koha Javore: Z.Arbneshi, kohë më parë jeni emëruar kryetar i Shoqatës “Kraja”- Dega në Krajë. A mund të na thoni diçka për këtë shoqatë, një letërnjoftim të saj dhe për strukturën organizative?

V.Arbneshi: Unë jam emëruar kryetar i Shoqatës “Kraja” - Dega në Krajë në shtator të këtij viti. Dega e Shoqatës “Kraja” në Krajë funk sionon si urëlidhëse ndërmjet mër gatës sonë në SHBA dhe nevo jave të vendlidjes, pra të Krajës për përmirësimin dhe avancimin e jetës së banorëve të kësaj ane, përmes aktiviteteve të ndryshme që kryesisht kanë të bëjnë me promovimin dhe valorizimin e Krajës dhe potencialin e saj turistik të pashfrytëzuar aq sa duhet deri më tani. Ne akoma jemi në proces të formimit të strukturave udhëheqëse të degës në Krajë. Në kohën kur unë jam emëruar kryetar i degës, kam gjetur një grup vullne tarësh të gatshem të ndihmojnë sa herë që paraqitet nevoja. Vlen të për mendet se të gjitha vendimet për ak tivitetet tona merren dhe janë e drejtë ekskluzive e Shoqatës “Kraja” me seli në Nju Jork.

Koha Javore: Para ardhjes Tuaj në krye të degës, shoqata ka patur një aktivitet të ngjeshur ku barren kryesore e ka bartur mbi supe kryetarja e parë e saj Medina Cura. Besoj se para ardhjes Tuaj u ka folur për aktivitetet e degës në të shkuarën. Na thoni diçka për veprimtarinë e shoqatës para ardhjes tuaj në krye të degës?

V.Arbneshi: Sigurisht që jam i njoftuar me aktivitetet e shoqatës si nga ana e ish-kryetares, e poashtu edhe gjatë kohës kur janë zhvilluar ato aktivitete kam pas rastin të in formohem nëpermjet rrjeteve sociale dhe medias, e poashtu edhe duke e parë nga afër punën e tyre konk retisht. Nga ish-kryetarja vazhdo jmë të kemi përkrahje dhe vazhdon të gjendet pranë degës së shoqa tës si aktiviste, dhe rezultat i kësaj është edhe njohja ime me aktivitetet e mëparshme më në detaje, të cilët kanë qenë të shumta. Këtu do veço ja: bursat për studentë, shportat e Bajramit për femijë, ndihma me pako ushqimore e pastaj edhe në të hol la për disa familje në nevojë, si dhe organizimi i “Ditëve të Diasporës” në Krajë që përfshijnë piknikun në Muriq dhe “Natën e Diasporës”. Ndër aktivitetet tjera më madhore që ka realizuar shoqata janë ndër timi i shtëpisë së një familjeje, plani i rinovimit të qendrës së Ostrosit si dhe takimet me Komunën (personat përgjegjes për këtë lëmi) dhe me Ag jensinë TIKA në mënyrë që të arrihet deri tek realizimi i këtij projekti, pastaj vendosja e ndriçimit (dritave) në qendrën e Ostrosit, financimi për re alizimin e uebsajtit visitkraja.com që edhe sot mirëmbahet nga grupi i të rinjve që në atë kohë mbështetëshin nga Shogata “Kraja”. Deri tani nga puna e viteve më parë, përveç aktivi teteve të realizuara e kemi agjendën të mbushur plot me projekte dhe ide që në të ardhmën shpresojmë të gjejmë rrugën të gjithë së bashku t’i finalizojmë, duke mos lënë anash as kërkesat që do na paraqiten në vazh

dimësi.

Koha Javore: Emërimi Juaj në krye të shoqatës në Krajë është pritur mirë nga opinion. Kjo edhe nga vetë fakti se jeni zhgjedhur në mënyrë demokratike me votë të lirë, dhe keni fituar me shumicë votash në Nju Jork ku edhe e ka selinë shoqata. Besimin që keni fituar nga baza sigurisht që do ta arsyetoni me punën në terren -vendlindje. A mund të na thoni diçka për aktivitetin e degës dhe angazhimin e saj për këtë vit?

V.Arbneshi: Për mua është nder i madh që sadopak të mund të kon tribuoj për vendlindjen time. E falën deroj kryesinë e Shoqatës “Kraja” në Nju Jork për besimin që ma kanë dhënë. Sigurisht kur dëgjon këso lloj vlerësimesh nga komuniteti im, atëherë kënaqësia është edhe më e madhe. Sa i përket këtij viti, deri më tani kemi patur aktivitetin e ndarjes së bursave për nxënësit/studentët kranjanë që janë duke kryer shkollim in jashtë vendit të tyre. Jemi në për gatitje për organizimin e festës kom bëtare - Ditës së Flamurit në Krajë, dhe këtë vit kalendarik shpresojmë ta përfundojmë me organizimin e një turneu në futboll të vogël.

Koha Javore: Par pak ditësh cekët se keni ndarë bursa për studentë. Sa është numri i studentëve përfitues? A janë të gjithë studentët nga Kraja, dhe sa ka qenë shuma e përgjithshme e këtij projekti?

V.Arbneshi: Shoqata “Kraja” -

KOHA Javore 30
E ENJTE, 17 NËNTOR 2022 INTERVISTË

Dega në Krajë, ka bërë ndarjen e bursave për nxënësit/studentët që kanë aplikuar në konkursin e ha pur nga Shoqata “Kraja” – Nju Jork

kimi në konkurs kanë pasur të gjithë nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët nga Kraja që studiojnë në fakultete shtetërore apo private, e që janë të regjistruar në vitin akademik 2022/2023. Numri i studentëve që kanë aplikuar/fituar bursa këtë vit ka qenë 19 dhe kanë fituar prej 500$ - 1000$, varësisht nga vendi se ku studiojnë.

Koha Javore: Cilat janë planet afatgjata të Shoqatës në Krajë? Cilat projekte pritet të realizohen së shpejti dhe nëse keni informacione sa është vlera e tyre?

V.Arbneshi: Planet e Shoqatës “Kra ja” janë vazhdmi i projekteve tashmë tradicionale siç janë ndarja e bursave për studentë, ndihma e familjeve në nevojë. Padyshim do të jenë vazhdimi i realizimit të projekteve që nuk janë përfunduar akoma, si dhe realizimi i projekteve të tjera më rëndesi jetike për Krajën dhe banorët e saj. Këtu vlen të përmendet sigurimi i objektit të furrës së bukës në Krajë. Pasiqë në Krajë nuk kemi furrë buke tash e sa kohë, Shoqata “Kraja” në Nju Jork është angazhuar për çeljen e një furre duke siguruar një objekt më të gjitha pajisjet ku do të mund të hapej furra dhe të jepej pa qera apo ta leht esojë qeranë, ose të marrë pjesë në qëra në objektin ekzistues në Ostros. Projekt tjetër në të cilin po punohet është krijimi i një pike turistike më mbishkrimin “I Kraja” i cili do të jetë një atraksion turistik interesant dhe tërheqes për të gjithë ata që e njo hin Krajën, si dhe për vizitorë të tjerë të huaj që ndoshta rastësisht kalojnë nëpër Krajë e që nuk janë të paktë në numër.

Koha Javore: Urojmë që puna t’u shkojë mbarë! Projektet e nisura t’i realizoni me sukses dhe të dilni faqebardhë!

gjatë muajve qershor - korrik. Risia e këtij viti ka qenë që të gjithë nx ënësit/studentët që kanë aplikuar kanë përfituar bursën. Mundësi apli

V.Arbneshi: Ju faleminderit për kohën dhe hapësirën që keni ndarë për Shoqatën “Kraja” - Dega ne Kra jë dhe shpalosjen e aktiviteteve tona ndër vite dhe planet për të ardhmën. Uroj që të vazhdojmë bashkëpunimin dhe jeni të mirëseardhur gjitmonë në pasqyrimin e aktiviteteve të realizuara nga Shoqata “Kraja” në Krajë.

Intervistoi: Ali Gjeçbritaj

KOHA Javore 31
E ENJTE, 17 NËNTOR 2022 INTERVISTË

Veteran i shkollës Izet Luli - Mësues, emigrant nga Shqipëria

Emigrimi në Ulqin

Shtëpia e parë e Cafo Begut ndod hej në Ranë. Ka qenë shtëpi e mad he, me verandë druri, me pamje kah deti. Kjo shtëpi pas tërmetit 1979 u dëmtua shumë dhe u rrënua. Kujtimet e mia: Izet Luli me familje ka jetua në shtëpinë e parë të Cafo Be gut në Ranë.

Izet Luli u lind në Stamboll në vitin 1926. Babai i Izetit ka qenë Beqir Luli, kurse nëna Hantije Tula nga Ul qini.

Fëmijërinë dhe shkollimin e bëri në Shqipëri. Përfundoi edhe arsimim in e lartë për pedagog të gjuhës shqipe dhe matematikë.

Në Shqipëri ishin kohërat e monizmit, regjimit të tmershëm të Enver Hox hës. Izeti natyrisht i qetë, por për parimtar nuk u pajtua me gjendjen aktuale në vendin e tij. Pas presione ve dhe kërcënimeve kundrejt tij, Izet Luli iku nga Shqipëria për në Ulqin në 1954.

Në Shqipëri nga martesa e parë ka lënë gruan edhe një vajzë të quajtue Fatmira Luli Shyti.

Në Ulqin Izeti erdh te tezja. Ajo ishte nëna e Shefki, Isat dhe Ferit Hoxhës. Aty ka jetuar deri sa është martuar me Behixhe Riza Hoxhën (e lindur më 1932), në korrik të vitit 1957. Nga kjo martesë ka pasur dy fëmijë, vajzën Pranverën (1958) dhe djalin Ednanin ( 1962).

Rrëfimi 2

Mbyllja e shkollave në gjuhën shqipe në vitin 1956

Në periudhën 1954-1958 dolën në skenë ashiqare armiqtë e shkollës shqipe me mësim në gjuhën shqipe

në Mal të Zi. Bëhet propagandë e organizuar për mbylljen e shkollave shqipe në Mal të Zi.

Për mësim në gjuhën joamtare ishin edhe shqiptarët të cilët ishin në radhën e Partisë Komuniste. Në pesë vite shkollore (1956/57 - 1960/61), nxënësit shqiptarë në Shkollën Fillore “Boshko Strugar” në Ulqin, kanë mësuar në gjuhën joamtare.

Viti shkollor 1956/57 ka qenë i mbrapshtë për shqiptarët në Mal të Zi.

Nxënësit e shkollës tetëvjeçare në Ulqin protestojnë kundër mësimit në gjuhën joamtare.

Më të zëshëm kanë qenë më simëdhënësit e komunës së Ulqinit. Posaçërisht u angazhuan: Cafë S. Kuqi nga Zogajt e Ulqinit, Ramazan Mala nga Ana e Malit - Ulqin, Bajram

KOHA Javore 32 MOZAIK
E ENJTE, 17 NËNTOR 2022

shkollës shqipe në Ulqin

Rrëfimi 3

Punësimi dhe jeta e vështirë. Emi grimi i Izetit për Itali dhe Francë Izet Luli pas ardhjes në Ulqin punëso het si kuadër deficitar. Ishte profesor i gjuhës shqipe dhe i matematikës. Kështu ai u takon veteranëve të shkollës shqipe në Ulqin. Gjithmonë ka qenë i qetë, me autoritet të madh te nxënësit. Në orët e tij ishte qetësi, dëgjohej me vëmendje nga të gjithë nxënësit.

Pas mbylljes së shkollave shqipe në Ulqin, Izet Luli mbeti pa punë. Por u gjetën disa miq dhe e punësu an në Kinema, ku punonte në shitjen e biletave.

Familja e Izet Lulit jetonte në kushte të vështira. Filluan që të nxirrnin do kumentet për të emigruar në Amer ikë.

Së pari mbërrijnë në Itali në logorin për emigrantët. Aty qëndruan disa muaj.

Për arsye se nuk kishin garancion për emigrim në SHBA, ishin të de tyruar që të shkonin në Francë ku jetuan plot tri vite (1965-1968).

Pas një kohe, Izet Luli u regjistrua në Ambasadën Amerikane që të dilte si emigrant nën “Political Assalym” për të shkuar në SHBA.

Rrëfimi 4 Emigrimi në SHBA. Mbarimi tragjik i Izet Lulit.

Pas daljes së dokumentave ameri kane, ata mbërritën në Nju Jork në mars të vitit 1968.

Dhe kështu filluan jetën e re. Filluan të përparojnë.

Sella mësuses nga Brajsha - Ulqin, Bahri Brisku nga qyteti i Ulqinit, Vat Elezaj nga Shtoji i Ulqinit, mësusesi në pension Gjon Gjekë Lucaj nga mali i Trieshit.

Në vitin 1956 u mbyllën të gjitha shkollat në gjuhën shqipe në Mal të Zi dhe të gjithë ne shqiptarët kemi qenë të detyruar të mësojmë në gjuhën serb-okroate (ashtu është quajtur gjuha atëherë). Nuk e kemi

pasur të lehtë. Nuk kemi ditur asnjë fjalë serbisht. Edhe dy vëllezërit e mi Shyqyri-Çyli dhe Ruzhdiu vazhduan shkollimin në gjuhën serbo-kroate. Mbledhja për mbylljen e shkollave në gjuhën shqipe u organizua në Qen drën për Kulturë (sot “Hollegro”). U mbyllën shkollat në Ulqin, por ka pasur rezistencë dhe shkolla shqipe në Reç, Shëngjergj dhe në Shtoj (ku mbeten dy paralele) nuk u mbyllën.

Por “dora” e regjimit të Enver Hox hës mbërriti deri në Nju Jork. Izet Luli u vra në vendin e punës.

Në fund

Izet Luli ishte njëri ndër veteranët e arsimit shqip në Shkollën Fillore të Ulqinit.

Ai pushon në maje të Kodrës së Pinjeshit ku është pamja mes shtetit amë - Shqipërisë dhe Ulqinit.

(Nga libri në dorëshkrim “Mërgimtar)

KOHA Javore 33 MOZAIK
E ENJTE, 17 NËNTOR 2022

Ese

Një hap më afër drejt ëndrrave të mia

Me çdo vit që ikën ose jemi më larg ose më afër drejt asaj që ëndërrojmë, në varësi të kushteve e rrethaneve dhe gjërave të tjera që ndikojnë në jetën tonë. Sfida më të cilët përballen të rinjtë sot, veçanërisht në realizimin e ëndrrave është e gjatë, sepse jo çdo ëndërr bëhet realitet. Fëmijët kanë ëndrra të ndryshme në varësi të moshës. Fillimisht duan të bëhën princa/princesha, këngëtarë/e, ak torë/aktore, por me kalimin e kohës në adoleshencë disa nga këto ën drra edhe ruhen e disa ndryshojnë nga faktorë të tillë se ku secili e gjen veten. Nga këngëtarë/e duan të bëhën inxhienierë/e ose mësues/e , duan të merren me arte si: poezi, pik

turë etj. Vetë fjala ëndërr ka këtë kup tim në fjalor: ajo që shohim në gjumë, varg vegimesh, figurash, ngjarjesh etj. që na shfaqen kur flemë. Dhe vërtëtë që ëndrrat mbeteten thjesht ëndrra në qoftë se nuk punojmë për t’i realizuar ato, sepse duhet të jemi realistë, ëndrrat nuk bien nga qielli dhe realizohen në momenti e rënies në tokë.

Dua të bëhëm ky e kjo… dua, por sa punoj unë në realizimin e ëndrrave? Çdo ditë është një mundësi e re për t’u afruar një hap më afër, për të zb uluar pse jo edhe ëndrra të tjera që kemi lënë në sirtarë. Të ndjekësh ëndrrat nuk është një rrugë e lehtë, pasi gjatë udhëtimit drejt tyre do të

hasësh në shumë gurë, kafshë të lloj-llojshme të cilët do të ta pres in rrugën. E jotja është se çfarë do të bësh, do ecësh para apo do të ndalesh e kthehesh mrapa? Vullneti e durimi janë dy cilësi pa të cilat asn jë ëndërr nuk mbijeton. Të ndjekësh ëndrrat është njëlloj si të jetosh, pasi që jeta ashtu si edhe ëndrra të ven dosë përballë dy zgjidhjeve: zgjidhjes se çfarë do bësh sot ose çfarë do sakrifikosh për realizimin e tyre?

Vërtëtë që ëndrrat duan punë, sakrificë, vullnet e durim por asn jë lloj ndjesie nuk mund të matet e krahasohet me momentin kur më në fund i realizojmë ato.

KOHA Javore 34 KULTURË
E ENJTE, 17 NËNTOR 2022

“Leksikoni enciklopedik” i Akademisë Shqiptare- Amerikane të Shkencave dhe Arteve

Një botim i veçantë me përfshirje të gjerë kombëtare

Botimi i parë i “Leksikonit enciklope dik” për akademikët dhe Akademinë Shqiptare-Amerikane të Shken cave dhe Arteve shpresojmë që do t’i plotësojë zbrazëtirat në zhvillimin e shkencës, ,kulturës dhe letërsisë shqiptare, ngase një leksikon i tillë nuk ka ekzistuar deri më sot. Pas tranzicioneve demokratike në trojet shqiptare dhe dijasporë, zhvil limi i shkencës, i letërsisë, i artit etj., mori hov si kurrë më parë.. 28 Nëntori i vitit 1995 shënoi një kthesë historike, pasi që me këtë datë u themelua edhe Akademia e Shkencave Shqiptare Amerikane në Nju-Jork. Akademia në fakt është një institucion mbarëkombëtar, ngase ka anëtarë nga Prishtina, Peja dhe Teto va e Presheva, nga Tirana, Gjirokas

tra, Shkodra, nga Çamëria e Malësia edhe nga Diaspora. Bashkërisht në këtë Akademi u or ganizuan një serë aktivitetesh shken core dhe kombëtare, si, fjala vjen; Konferenca kushtuar 600-vjetorit të lindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skëderbeut 70-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të shquar Is mail Kadare. Konferenca për gjuhën e njësuar shqipe, ku senatri i gjuhës dhe i kulturës kombëtare prof. Peter Prifti mbrojti me argument origjinale rëndësinë historike të Kongresit të Drejtshkrimit në Tiranë 1972, kundër qëndrimeve subjektive, politike dhe antishkencore të Arshi Pipës. Akademia e Shkencave dhe e Arteve Shqiptare Amerikane në Nju-Jork punimet e veta shkencore i ka botu ar në revistën shkencore të Akade misë, “Dituria” dhe në revista tjera prestigjoze. Ndërsa në vitin 2019 kjo Akademi botoi dhe përuroi në prisht inë dy libra të autorëve nga Kosova. Është botuar edhe “Leksikoni encik lopedik”, i cili sadopak do t’ plotësojë zbrazëtitë që janë hetuar në zhvillimin e shkencës, letërsisë, artit, kulturës etj., ngase një leksikon i tillë biografik dhe bibliografik deri tash nuk ka ekzistuar. Shkencëtarët, shkrimtarët dhe ar tistët tanë, edhe pse jetuan dhe krijuan në rrethana të caktuara, ata identitetin kombëtar e dëshmuan me veprat e tyre, me përmbajtjet e ve prave, me personazhet, me ambien tin, e madje edhe me deklaratate tyre se janë shqiptarë. Gjatë shkrimit të këtij leksikoni, për 4 vjet pa ndërprerë, na kanë përc jellë edhe probleme të ndryshme në grumbullimin, verifikimin dhe

sistemimin e të dhënave. Rritja në numër e anëtarëve të Ak ademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup, ka sjellë prej kohësh nevojën e një en ciklopedie, ku të pasqyrohet kon tributi i anëtarëve të kësaj Akademie që jetojnë në trojet shqiptare dhe në diasporë. Botimi “Leksikon enciklopedik” vjen si një kontribut i çmuar i kësaj akad emie, që nga themelimi i saj në vitin 1995 e deri sot. Në këtë mënyrë kemi një tablo të plotë të këtyre autorëve dhe të veprave të tyre në Shqipëri dhe Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, të Med vegjës, të Bujanocit, të Çamërisë dhe të diasporës. Pra, përfshin në një mënyrë tërë hapësirën kombëtare. Shumë prej kandidatëve të përfshirë në fjalor nuk rrojnë më, ndaj edhe marrja e informacionit ka paraqitur vështirësi. Nuk kanë hyr në “Leksikon enciklopedik” ata që nuk kanë vepra shkencore, letrare etj., të botuara, si dhe ata që nuk i kanë dërguar më kohë biografitë dhe bibliografitë e tyre. Por në botimin eventual do të plotësohet edhe me të dhëna dhe autorë të tjerë që për një apo arsye tjetër nuk janë përfshirë.

Njerëzit e interesuar do të kenë mundësinë të njihen, jo vetëm me shtrirjen gjeografike ku veprojnë këta autorë, por edhe me prurjet shken core që ata kanë sjellënë të gjitha fushat e dijes njerëzore.

Kjo enciklopedi u ndihmon më suesve, nxënësve, pedagogëve dhe studentëve, kërkuesve të rinj shken corë dhe gjithë atyre që janë të in teresuar të thellojnë dijet e tyre...

KOHA Javore 35 KULTURË
E ENJTE, 17 NËNTOR 2022

“Koha Javore” në versionin online, mund ta lexoni në linkun: www.kohajavore.me

kohajavore.me

Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.