Koha 1023

Page 1

Përgjegjësitduhenndëshkuar Hamid krajane”nusënisë“VeshjaAlaj,e KOHA Javore 1800-5696ISSN Podgoricë e enjte, 18 gusht 2022 Viti XXl Numër 1023 Çmimi 0,50 Një stres i paparë

2 KOHA Javore PËRMBAJTJE Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Qani Osmani Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.mewww.kohajavore.me Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. KOHA Javore Suksesi ynë do të jetë edhe suksesi juaj Ç’është ky gabim që nuk falet dhe ne nuk dimë gjë? 11 persona të vdekur, mes tyre edhe sulmuesi Frekuentim masiv gjatë gushtit 4 6 10 16 E ENJTE, 18 GUSHT 2022

KOHA Javore 3 PËRMBAJTJE ARKIVI: www.kohajavore.me Vepër monumentale, kurorëzim i punës disa Njëdekadëshetraditë që po vazhdon në Malësi Magjia artistike dhe njerëzore e festivalit, do ta bëjë Tuzin qendër treditore të kulturësRrugëtimishqiptaredrejtsuksesit 20 22 24 30 E ENJTE, 18 GUSHT 2022

KOHA Javore Podgoricë enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50 nukjetohet ma KOHA Javore

KOHA Javore4 EDITORIAL Të nderuar lexues, siç e dini “Koha Javore” është gazetë e përjavshme e vetme në gjuhën shqipe në Mal të Zi, dhe si e tillë politika e saj re daktuese duhet të ketë gjithnjë për synim mbrojtjen e vlerave të mirëfillta kombëtare dhe identitetin kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi. Ajo duhet të ndjek një politikë redaktuese afir muese me qëllim të vetmin ta oriento jë dhe ta nxisë maksimalisht lexuesin drejt kulturës dhe vlerave të tjera autoktone shqiptare, me dëshirën që këto vlera kombëtare të mbeten një sfidë e përjetshme në aktivitetin intelektual të tij, duke i parë ato si pjesë më të rëndësishme dhe shtylla mbështetëse në ruajtjen e identitetit Mekombëtar.ardhjen në krye të stafit reda ktues të një gazete siç është “Koha Javore”, në rend të parë është të mbash përgjegjësi të madhe për atë se me çfarë e ushqen lexuesin. Për Suksesi ynë do të jetë edhe suksesi juaj E ENJTE, 18 GUSHT 2022 Manifestim KOHA Javore 1800-5696ISSN Teatriulqinakëvemunguardëshirënjëee

Manifestimqënderoiviktimateluftës

KOHA Javore Podgoricë e enjte, dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50 Teatriulqinakëvemunguardëshirënjëee udhëkryq Qençe nuk jetohet ma KOHA 1800-5696ISSN Podgoricë enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50 E 1001 HALLEVE e redaktorit përgjegjës

SHQIPTARËT

Fjala

Qençe

Javore

1800-5696ISSN

KOHA Javore 5 EDITORIAL E ENJTE, 18 GUSHT 2022 pos informimit, me rëndësi është që në opinion të mbjellësh mendimin kri tik dhe të nxitësh tema me të cilat do të mund të ndikosh në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Me këtë qëllim, që në fillim e kam parë të arsyeshme dhe si domos doshmëri që të krijoj raporte dhe marrëdhënie korrekte shoqërore dhe profesionale me anëtarët e tjerë të stafit redaktues, dhe do të angazho hem maksimalisht që gazetarinë mos ta trajtojnë vetëm si një profe sion, por edhe si mision. Mision dhe luftë e përditshme për drejtësi, luftë kundër dukurive negative, krimit e korrupsionit, kundër diskriminimit mbi çfarëdo baze. Në këtë drejtim “Koha Javore” do të jetë një opozitë kritike e përhershme, e cila vazhdimisht do të vëzhgojë dhe do të kritikojë politi kat e gabuara dhe në dëm të qytet arëve, dhe do luftojë për zbardhjen e së vërtetës, gjithmonë në mbrojtje të interesit publik shqiptar në Mal të Zi. Siç ka thënë Xhorxh Orvel, “nëse liria do të thotë diçka, është pikërisht e drejta për t’ua thënë njerëzve atë që nuk duan ta dëgjojnë”. Beteja jonë e përditshme do të jetë pikërisht kjo, ta themi të vërtetën, pavarësisht se dikujt i pëlqen apo jo. Dhe këtë e bëj që nga dita e parë e punës. Ndonëse Mali i Zi po përballet me një pre sion të fuqishëm dhe përpjekje për ngulfatjen e fjalës së lirë dhe lirisë së mediave, por përballë situatës së këtillë dhe vështërësive me të cilat do të ballafaqohemi, në asnjë moment nuk do të çaloj nga përcaktimi për të qenë i pavarur, objektiv dhe pro Udhëheqjafesionist. me “Kohën Javore” që nga fillimi për mua është një sfidë e madhe personale. Ky është një pro ces në të cilin çdo ditë mëson gjëra të reja. Të gjithë ata që punojnë në media e dinë që gazetaria nuk ka orar të caktuar, ndërsa gazetaria e mirë filltë kërkon ende më shumë dedikim dhe përkushtim, sepse vërtetë për ta mbajtur në jetë një medie të shkruar, në kohën kur kemi një zhvillim të te knologjisë informative, nevojitet punë konstante dhe konsistencë në poli tikën redaktuese që ajo sot të profi

lohet si gazetë profesionale. Synimi kryesor imi si redaktor përg jegjës i gazetës “Koha Javore” do të jetë, që për lexuesit shqiptarë në Mal të Zi dhe më gjërë, të krijoj një burim objektiv, kritik dhe të besueshëm të informacioneve. Verifikimi i informa cioneve dhe cilësia e tyre do të jetë një shenjë njohëse e kësaj gazete. Do të mundohem që të krijoj një ekip i cili nuk do të bëjë kompromise me fak tet. Motoja jonë do të jetë “realiteti”, pasi do të synojmë vetëm të vërtetën, e cila nganjëherë mund të mos jetë senzacionale dhe me tituj shokues. E vërteta mbetet e tillë, e zhveshur nga epitetet që vet gazetarët ngan jëherë synojnë t’ia mveshin. Do të punoj me përkushtim maksimal për ta përmbushur këtë mision, aty ku do të gaboj do të kërkoj ndjesë, ndërsa atje ku do të ndihmoj do të ndihem “Kohakrenar. Javore” duhet medoemos ta rrisë lakoren e besueshmërisë së lex uesit, dhe kjo mund të bëhet vetëm duke respektuar parimet etike. Në përshtypje të parë duket e lehtë, por duke parë terrenin mediatik, nuk rezulton kështu. Megjithatë, puna, përkushtimi dhe vigjilenca perma nente e stafit redaktues, do të bëjë që kjo gazetë të jetë ndër më të be suarat për shqiptarët në Mal të Zi, madje duke tejkaluar edhe disa me dia që vazhdimisht janë parë si më të besueshmet. “Koha Javore” do të jetë një dritare ku lexuesi do t’i veri fikojë lajmet “pikëpyetse” nga mediat e tjera me besueshmëri të ulët. Popullata shqiptare në Mal të Zi dhe në diasporë, ka një rini kreative dhe aktive në të gjitha fushat, në art, në shkencë, në sport. Këtë do ta dësh mojë në të ardhmen “Koha Javore” ,duke prezantuar dhe duke e prom ovuar punën e të rinjve, duke e thyer tabunë se rinia e sotme është “dem bele”, dhe këtë do ta bëjmë duke ha pur faqe të reja në të cilat do t’u jepet hapësirë të gjitha moshave, e me theks të veçantë rinisë, që të ngrenë zërin e tyre për dukuri të ndryshme në këtë vend me demokraci të brishtë. Në këto shtojca, qytetarët, nxënësit, studentët do të kenë mundësi të dërgojnë përmbajtjet e tyre të sho qëruara edhe me foto. Nuk do të jetë e domosdoshme patjetër të jenë gazetarë për ta informuar publikun për ndonjë ndodhi në rrethin e tyre. Gjithashtu, do të kenë mundësi të na dërgojnë opinionet apo vështrimet e tyre në lidhje me ndonjë çështje. Me këtë opsion, “Koha Javore” do të ketë për qëllim qytetarëve t’u mundësojë qasje dhe interaktivitet më të madh me mediat e informimit, si dhe ato Nësociale.“Kohën Javore” shkruajnë me vite bashkëpunëtorët që trajtojnë tema dhe çështje të përditshme nën thjer rëzën kritike dhe ndërgjegjësuese. Kam kënaqësinë që disa nga ata i njoh personalisht. Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë për kontributin e tyre me të cilin e shtojnë vlerën dhe cilësinë e “Kohës Javore”. Të nderuar lexues, jam i vetëdishëm se të qenurit në krye të stafit reda ktues të gazetës “Koha Javore”, është një rrugë e shtruar me sfida të ndryshme. Por, ju premtoj se “Koha Javore” do të vazhdojë të sjellë të vërtetën për problemet që i rretho jnë dhe me të cilat përballen shqip tarët në Mal të Zi, por edhe më gjërë, duke i’u përmbajtur gjithnjë parimeve profesionale të informimit. Dhe pady shim që “suksesi ynë do të jetë edhe sukses juaj” dhe i gjithë shoqërisë shqiptare në Mal të Zi, dhe në përg jithësi në procesin e demokratizimit dhe shndërrimit të shoqërisë sonë në një shoqëri progresive me vlera evropiane. redaktoriQanipërgjegjësOsmani

KOHA Javore6 NGJARJE JAVORE Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Aba zoviq, ka thënë se të shtënat ishin një tragjedi më e rëndë se çdo tjetër në ku jtesën kolektive të malazezëve. Edhe udhëheqësit e tjerë shtetërorë, përfaqësuesit politikë dhe të insti tucioneve etj. kanë shprehur keqardhje për ngjarjen e rëndë dhe janë solidar izuar me familjet e viktimave. Të shtunën, më 13 gusht, Qeveria e Malit të Zi shpalli tri ditë zie në gjithë territorin e vendit, pas tragjedisë në KjoCetinë.është ngjarja më vdekjeprurëse në dekadat e fundit në Mal të Zi, teksa ndodhi në kulmin e sezonit turistik dhe në kohën e krizës së madhe politike në vend.

Njëmbëdhjetë persona kanë mbetur të vdekur, mes të cilëve edhe sulmue si, në masakrën që ndodhi të premten në lagjen Medovina në Cetinë, kur 34-vjeçari Vuçko Borilloviq vrau filli misht një grua që banonte me qira në shtëpinë e tij, dhe dy fëmijët e saj, e më pas edhe shtatë fqinjët e tij. Në mesin e të vrarëve janë edhe dy fëmijë të mitur, 8 dhe 11 vjeç, ndërsa gjashtë persona u plagosën, në mesin e të cilëve edhe një pjesëtar i policisë. Prokurorja kujdestare, Andrijana Nas tiq, ka deklaruar se sulmuesi është vrarë nga një bashkëqytetar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 të ditës së premte. Drejtori i Drejtorisë së Policisë, Zoran Bërgjanin, ka përshkruar rrjedhën e ng jarjeve që ka çuar në tragjedinë që nuk mbahet mend në Mal të Zi. “Në këtë rast, duke përdorur armën e zjarrit – pushkë gjuetie – ka marrë jetën e dy fëmijëve, njëri tetë dhe tje tri 11 vjeç dhe ka plagosur nënën e tyre, e cila vdiq në spital nga plagët e marra. Më pas, ai ka dalë dhe ka qël luar banorët e kësaj lagjeje me të një jtën armë zjarri, me ç’rast u ka marrë jetën shtatë personave të tjerë, ndërsa gjashtë të tjerë i ka plagosur”, ka shp jeguar Bërgjanin, duke shtuar se nuk dihet se çfarë e ka motivuar autorin e krimit që ta kryejë këtë akt.

(Kohapress/REL) 11 persona të vdekur, mes tyre edhe sulmuesi Në masakrën në Cetinë E ENJTE, 18 GUSHT 2022

E ENJTE, 18 GUSHT 2022

KOHA Javore 7 NGJARJE JAVORE Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Me rastin e ngjarjes tragjike e cila ka ndodhur në Cetinë, ku humbën jetën disa persona dhe ka të plagosur, në emër të Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim personal, shprehim keqardhje të thellë dhe e dënojmë ashpër këtë akt mizor dhe tejet çn Duajerëzor.tëndaj dhimbjen e thellë për vik timat a pafajshme, të cilat ranë pre e veprimeve makabre të këtij rasti. Familjarëve u shpreh ngushëllime të thella për viktimat, kurse të lënduarve u dëshiroj shërim të shpejtë. Po ashtu, dua t’i shpreh keqardh je dhe mbështetje edhe kryetarit të Cetinës z. Nikolla Gjurashkoviq, si dhe të gjithë banorëve të Cetinës.

Ne jemi me ju në këto momente të vështira dhe ndajmë dhimbjet tuaja së bashku. Sinqerisht, Genci Nimanbegu kryetar i Forcës dhe deputet në Parlamentin e Malit të Zi

ngushëllimiTelegrammerastinengjarjestragjikenëCetinë

Një stres i paparë

KOHA Javore8 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION

Të udhëtosh gjatë verës në rrugët tona, sidomos nëpër rrugët që lidhin qytetet bregdetare të Malit të Zi dhe Podgoricën, është stres në vete dhe i paparë. Kjo është periudhë e pushi meve, që të gjithë e presin, por edhe janë në ankth (stresohen) kur e dinë se çfarë i pret gjatë udhëtimit për punë apo në pushime. Pothuajse në çdo rrugë në bregdetin e Malit të Zi trafiku është i rënduar, për shkak të rritjes së shumëfishtë të numrit të au tomjeteve, infrastrukturës së amor tizuar dhe të papërshtashme që nuk mund të përballojë këtë fluks të ko munikacionit. Më problematike janë disa nyje rrugore, ku krijohen vazhdi misht radhë të gjata të automjeteve, sidomos në orare të caktuara gjatë ditës kur turistët shkojnë apo dalin nga plazhi. Nuk besoj se ka njeri që ka udhëtu ar këto ditë në qytetet bregdetare të Malit të Zi, apo nga qytetet bregde tare për Podgoricë dhe anasjelltas,

Trafiku rrugor gjatë verës E ENJTE, 18 GUSHT 2022 Ky nuk është një problem i ri, por një skenë që përsëritet për çdo vit, pa gjetur zgjidhje nga organet përgjegjëse. Kjo tregon se si qytet dhe si shtet, ndonëse jemi vend turistik, jemi të papërgatitur për një fluks të tillë të njerëzve dhe automjeteve. Për fat të keq, si kalon vera, harrojmë si duket çdo gjë e bashkë me të edhe problemet e komunikacionit dhe biejmë në letargjinë e vjeshtës dhe dimrit KallabaIsmet

KOHA Javore 9Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION që nuk e ka provuar tmerrin e trafikut. Kështu, të udhëtosh nga një vend në një tjetër, të duhet së paku dy herë më shumë kohë sesa në periudhën normale (jashtë verës) dhe nuk mund të planifikosh kohën e nevojshme për të udhëtuar. Jo pak njerëz tregojnë përvojat e tyre se si janë bllokuar në trafik, ku nga Ulqini për Podgoricë apo anasjelltas, iu është dashur tri apo më shumë orë, nga një orë e pesëmbëdhjetë apo një orë e tridh jetë minuta sa duhet zakonisht. Nëse kësaj i shtohen temperaturat e larta dhe shpenzimet e mëdha si pasojë e rritjes së çmimit të karburantit, mund të merren me mend peripecitë e një shoferi apo të një familjeje që ud hëton në këtë kohë. Ulqini natyrisht është një ndër qytet et me infrastrukturën rrugore më të dobët (keqe), me rrugë me gropa si pasojë e mos investimeve apo edhe të investimeve të kryera shkel e shko, si ai i rrjetit të kanalizimit, ku rrugët janë dëmtuar shumë dhe nuk janë sjellë as në gjendjen e tyre të mëparshme. Planifikimi i keq i rrugëve të komu nikacionit, me vetëm një rrugë krye sore që kalon përmes qytetit dhe rrugë të ngushta jashtë standardeve, shumica e të cilave pa trotuare për këmbësorë, mungesa e rrugëve al ternative etj., paraqesin tablonë e mjerueshme të gjendjes së komunik acionit në Ulqin. Nëse banorët ven das, të cilët e njohin qytetin, përpiqen të gjejnë ndonjë zgjidhje momentale, ata (turistët) që nuk janë nga ky qytet përjetojnë tmerr gjatë udhëtimit me makinë nëpër Ulqin. Ky nuk është një problem i ri, por një skenë që përsëritet për çdo vit, pa gjetur zgjidhje nga organet përg jegjëse. Radhët e gjata dhe prob lemi i kalimit në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Sukubinë-Muriqan, këtë vit si duket ia ka lëshuar rendin kolonave nëpër rrugë. Kjo tregon se si qytet dhe si shtet, ndonëse jemi vend turistik, jemi të papërgatitur për një fluks të tillë të njerëzve dhe automjeteve. Për fat të keq, si kalon vera, harrojmë si duket çdo gjë e bashkë me të edhe problemet e ko munikacionit dhe biejmë në letargjinë e vjeshtës dhe dimrit. E ENJTE, 18 GUSHT 2022 Planifikimi i keq i rrugëve të komunikacionit, me vetëm një rrugë kryesore që kalon përmes qytetit dhe rrugë të ngush ta jashtë standardeve, shumica e të cilave pa trotuare për këmbësorë, mungesa e rrugëve alternative etj., paraqesin tablonë e mjerueshme të gjendjes së komunikacionit në Ulqin. Nëse banorët vendas, të cilët e njohin qytetin, përpiqen të gjejnë ndonjë zgjidhje momentale, ata (turistët) që nuk janë nga ky qytet përjetojnë tmerr gjatë udhëtimit me mak inë nëpër Ulqin “

E ENJTE, 18 GUSHT 2022

MuhametNika

Pse Qeveria Abazoviq me nënshkrim të Marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe, zëmëroi ambasadorët

Ç’është ky gabim që falet dhe ne nuk dimë

KOHA Javore10 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION

Që po të ishte kështu, vërtetë do të kishim një skandal të Qeverisë malazeze, e cila besojmë që jo se cënon sovranitetin e Kishës Katolike Shqiptare në Mal të Zi , por cenon edhe sovranitetin ekzistues të gjeo politikës botërore e kjo nuk është në gjendje të kuptohet nga mungesa e formatizimit intelektual e religjioz të vetë kryeministrit Abazoviq dhe ministrit shqiptar për fe...Gjeka. Kjo injorancë informative dita-ditës po dëshmon konstatimin që ndaj vetës si popull nuk jemi më të dëmshëm , por po bëhemi të rrezikshëm për ditë e më shumë nëse nuk arrijmë të bindim meritorët e kësaj ndarjeje brenda kishave, se malazezët dhe shqiptarët kanë të njëjtën origjinë besimi – ishin shqiptarë. Çka duhet të dijnë kryeministri dhe ministri shqiptar nga historia e sherrit në mes dy kishave të krishtera dhe turqve, e cila prish edhe balancin gjeopolitik evropian? Duhet të dijnë se shqiptarët kato likë me dëshirën e evropianëve në prag të formimit të Mbretërisë Mala zeze garantuan dhe nënshkruan një marrëveshje ndërmjet Mbretërisë Malazeze dhe Vatikanit, e cila bren da vetë ndarjes dhe dallimit të kishës ortodokse – lindore dhe kishës perëndimore, Evropa nuk lejon ndër

Për të mos paragjykuar çështjen e parashtruar ndoshta është e nev ojshme të shkëpusim deklaratën e të parit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, i cili acaroi punët me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes bazë me Kishën Ort odojse Serbe pasi tërthorazi pyeti se cili është statusi i pronësisë së objekteve të Kishës Katolike në Mal të Zi me Marrëveshjen që Qeveria malazeze, sipas tij, paska nënshkruar me Kishën Katolike të objekteve të saj, dhe se vetë shteti paska lejuar që pronësia mbi objektet kishtare katolike të regjistrohen në emër të shtetit të Vatikanit, gjë që Kisha Serbe nuk po e kërkon këtë, marrë si konstatim nga emisioni “ Interv ju“ – Marrëveshja bazë në mes të Qeverisë së Malit të Zi dhe KOS-it, emetuar në Radiotelevizionin e Malit të Zi, ku u tha: „Ne jemi pronarë të pronave si komu nitetet e tjera, mund të themi se për statusin ligjërisht publik të Kishës Katolike, subjektiviteti publik juridik i Kishës Katolike në Mal të Zi është shumë më i theksuar se ai i Kishës Ortodokse Serbe. Nga ana tjetër, a ka pyetur dikush nëse është pronë e Kishës Katolike dhe e regjistruar në pronësi të Selisë së Shenjtë...“

timin e objekteve maje malesh që përcakton plani hapësinor i mirat uar edhe me pëlqimin e Kombeve të Bashkuara, dhe se deklarata e ministrit Gjeka se me Marrëveshjen bazë me Kishën Ortodokse Serbe nuk është humbur asgjë vetëm se përligjet ndërtimi i kishës serbe në Rumi dhe shtensionohen situatat. Mbase vullneti i tij nuk ishte i keq, por ja që kishat evropiane, në mar rëveshje edhe me Turqit - dikur Sul ltan Selimin dhe sot Sulltan Erdog anin, nuk të lejojnë një gjë të tillë me kusht edhe të përsëritjes së kohëve të shkuara, kur austro-hungaria me top ua gjuante malazezëve prej Kotorrit Kapellën e Njegoshit në Cetinë, dhe këtë dihet se janë të gatshëm ta bëjnë edhe sot. Prandaj kjo mosdije e politikanëve shqiptarë, ka krijuar nga ambasadat e huaja një mosdashje të tyre ndaj fatit të qeverisë së Abazoviqit, e nga e cila fiton lojtari i kohës – Gjukanoviq. Mjerisht, ose fatbardhësisht, ndikimi i ambasadave të huaja paçka se jemi globalistë, ateistë apo satanistë, kombet e fuqishme evropiane kanë filluar të ushtrojnë ndikim edhe në liritë fetare të qytetarëve mala zezë dhe se shqetësime për pro nat e objekteve përveç dy kishave duke na zhveshur kombëtarisht, po ndërmerr edhe Sulltan Erdogani, i cili me konceptin e para 100 viteve do të përsërisë për shqiptarët mys limanë atë thënien: „Unë jam turk el hamdulilah“. Situata në terren po e tregon këtë, shih në Anë të Malit, në politikën e ndërtimit të objekteve is lame vuri kusht dhe bllokoi ndërtimin e islamit „Gylenist“ – pro amerikan, dhe ia ndaloi punën Gylenit i cili ndërtoi një objekt fetar të stilit tradi cional shqiptar në arkitekturë duke futur atë arabik, por pengoi edhe medresenë për femra në Ulqin që ka mbetur përgjysmë si investim. Ndërsa, ajo që gëzon është fakti që vetë shqiptarët në Ulqin – Anë të Malit përnes besimtarëve kanë filluar dhe po mbrojnë objektet fe tare me vetëkontribut në frymën e arkitekturës shqiptare. Andaj Aba zoviqit dhe Gjekës po ua sjellim këtë fotografi të rrënimit të kishës-varr të Njegoshit në Llovqen dhe se „një gjuajtje me top“ do ta bënte nesër edhe Erdogani – sikur të dëgjohej në Parlament zëri i Marrëveshjes së Gjekës me Kishën Ortodokse Ser be kur tha: „Nëse serbët veç e kanë ndërtuar një kishë atje, le ta ndërto jnë edhe shqiptarët një xhami aty“. Kurse serbët, në heshtje thanë: Ndërtojeni pa të keq , nuk na prish punë..?! Por, ai nuk e di që islami e ka të ndaluar ndërtimin e xhamijave të Zotit aty ku nuk hyjnë njerëzit dhe kështu diçka ngjashëm mendojnë edhe kishat perëndimore. Andaj për fund fare, kujdes zoti Gjeka nga Sulltan Erdogani, i cili me këto nën shkrime ka mundësi që edhe disa xhami tonat – shqiptare t’i shpallë për të vetat...?!!! E nëse jo ai, atëherë ka mundësi Ibrahimoviqi t’i shpallë, sepse po shohim që për Bajram të ngriten bajraqet e Sanxhakut siç po ngjanë në xhamitë e Ulqinit...?! Granatimi me

KOHA Javore 11Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION

topa nga posh të Bokës së Kotorrit, të Kishës së Njegoshit në Llofqen...?! Pra, edhe për austro-hungarezët Njegoshi do kishte mbetur nën këta gur...?!! Shih: Si u rrënua Kisha e Njegoshit (Kako je srušen Njegošev zavet / reportaža Novosti.rswww. ketëpëlqiminshenjtorëveeninRrëzimetko-je-srušen-Njeg...).rs/.../aktuelno.293.html:442814-Kanovosti.etillakurndodhnin,ndodhpoduketmedijeninëeRomës,cilaishtekundërshenjtërimittëtëndryshëmlokalëpaesaj.DhekështuduhettëndodhuredhemeShënSavën. që dimënukgjë? ambasadorët evropianë dhe amerikanët? E ENJTE, 18 GUSHT 2022

Problemet e furnizimit me ujë në Komunën e Ulqinit Uji është jetë, por në Kalanë e Ulqinit dhe zonat e tjera të larta, në vrullin e sezonit turistik nuk ka ujë HajrullahHajdari

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ Uji është përbërës thelbësor dhe i nevojshëm për jetën e të gjitha orga nizmave të gjallë. Uji është një pasuri natyrore me interes të përgjithshëm dhe kusht i zhvillimit dhe ekzistencës së shoqërisë në përgjithësi. Pra, uji është jetë! Nisur nga kjo, Ligji mbi veprimtaritë komunale në Mal të Zi përcakton se furnizimi me ujë është një ndër veprimtaritë komunale si kusht i pazëvendësueshëm për jetën dhe punën e qytetarëve, bizneseve dhe subjekteve të tjera në territorin e njësisë së vetëqeverisjes vendore. Njësia vetëqeverisëse vendore është përgjegjëse për mirëmbajtjen e infra strukturës komunale, pajisjeve dhe mjeteve për kryerjen e këtyre aktivi teteve. Pra, qytetari dhe jo vetëm, gë zon të drejtën e furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm dhe furnizimin me ujë për realizimin e detyrave zhvilli more dhe arritjen e vazhdueshme të zhvillimit të shoqërisë në tërësi. Deficiti i furnizimit me ujë, faktor kufizues për jetë e zhvillim ekonomik Komuna e Ulqinit është e vetmja ko munë në bregdetin malazez që ka pa sur dhe ka potenciale të mjaftueshme ujore dhe mundësi të sigurojë ujë të mjaftueshëm për qytetarët dhe ekonominë e saj. Përkundër këtij po tenciali dhe mundësisë, sot e kësaj dite, Komuna e Ulqinit nuk po i përm bushë detyrimet apo obligimet ndaj qytetarëve dhe ekonomisë së saj. Furnizimi me ujë është i parregullt dhe i pamjaftueshëm. Deficiti i furnizimit me ujë është bërë një faktor kufizues në jetën dhe zhvillimin ekonomik. Ky vit i thatë hidrologjik, edhe më tepër nxori në pah mangësitë e sistemit të furnizimit me ujë, por edhe të keqad ministrimit e sidomos mosveprimit të udhëheqjes vendore, apo mosinter esimit të saj për realizimin e projek teve të aprovuara për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e furnizimit me ujë të qytetarëve dhe të ekonomisë. Sta fi i NPK-së, tetëmbëdhjetë (18) vite më parë, qytetarëve të Ulqinit ua ka prezantuar projektin afatgjatë për zg jidhjen e furnizimit me ujë në territorin e Komunës së Ulqinit. Udhëheqja dhe pushteti vendor vijnë e shkojnë, ndërrohen kryetarë e parti politike në pushtet, por për fatin e keq të qytet arëve, furnizimi me ujë nuk është në nivelin e duhur, që do të mundësonte jo vetëm furnizimin me ujë të pijshëm por edhe përmirësimin e kushteve për zhvillimin e mëtutjeshëm të tur izmit - degës kryesore ekonomike në Komunën e Ulqinit. Pasojat janë të mëdha, mbase të parikuperueshme për Kalajamomentin!eUlqinit, një tërësi urbanistike dhe arkitektonike ndër më të vjetrat në Adriatik, pikë e rëndësishme tur istike për çdo qytetar që Ulqinin e ka zgjedhur si destinacion për të kaluar pushimet verore, pikë turistike e cila pa dyshim valorizon vlerat historike, kulturore e turistike të këtij qyteti, që nga gjysma e muajit korrik po vuan furnizimin e rregullt me ujë të pi jshëm. Qytetarët dhe turistët janë të dëshpëruar e të mërzitur për gjend jen dhe kaosin e krijuar si pasojë e mosfurnizimit me ujë të këtij lokacioni atraktiv turistik.

duhenPërgjegjësitndëshkuar

E ENJTE, 18 GUSHT 2022

KOHA Javore12 VËSHTRIM & OPINION

Të mbetesh pa furnizim me ujë për plot 24 apo më shumë ditë është fat Akeqësi.kazgjidhje?! Sigurisht se po! Po pse është kështu?!

Në vitin 2003, stafi i NKP-së, duke u nisur nga fakti se furnizimi i rregullt me ujë është faktori kryesor për vijimin normal të sezonit turistik si dhe nga fakti se me kapacitetet ekzistuese dhe sistemin në dispozicion është e pamundur të arrihet një gjë e tillë, hartoi planin për zgjidhjen e këtij problemi madhor. U propozua ndër timi i një depozite ujore, me kapacitet 5.000 m kub, në lartësi mbidetare 78 m, i cili do të zgjidhte problemin e fur nizimit me ujë të zonave të larta e në rast të rënies në tërësi të sistemit të ujësjellësit, do të furnizonte, me rënie të lirë, tërë qytetin për 4-6 orë. Sip as elaboratit, shpenzimet e investimit në këtë projekt do të nxirreshin për

Ulqini duhej të kishte furnizim të rregullt me ujë nga viti 2004 Sistemi i ujësjellësit të Ulqinit, kon ceptualisht është i ndarë në dy zona: zona e lartë dhe zona e ulët. Gjatë sezonit turistik, për shkak të mosbal ancimit kohor të shpenzimit të ujit, shpeshherë vjen deri te mungesa e rrjedhjes së ujit në sistem dhe si pa sojë në zonat e larta uji nuk arrin dot. Kështu, zonat e larta e veçanërisht Kalaja, nuk furnizohen dot me ujë!

KOHA Javore 13 VËSHTRIM & OPINION

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ dhjetë (10) vite vetëm nga ndryshimi i çmimit për shpenzimin e energjisë Projektielektrike. i depozitës së propozu ar është aprovuar dhe reviduar nga ekspertë eminentë të kohës. Këshilli drejtues i NKP-së, në nëntor të vitit 2003 e aprovoi këtë projekt të rëndë sishëm strategjik. Projektet e fur nizimit me ujë në bregdetin e Malit të Zi dhe Cetinës, në bashkëpunim me Qeverinë e Malit të Zi, u përkrahën nga konsorciumi i bankave në Mal të Zi, me kushte kreditore shumë të vo litshme. Projektet e propozuara nga NKP-ja e Ulqinit u renditën në ven din e parë dhe konsorciumi i bankave ishte i gatshëm të financionte të gjitha projektet e kësaj ndërmarrje je me vlerë prej 1.8 milionë euro. U shpall tenderi i projekteve dhe u për zgjodhën kryesit e punës. Sipas ten derit, depozita do të ndërtohej për më pak se 900 mijë euro. Mirëpo, ky investim duhej të merrte garancinë e Komunës së Ulqinit, pra Kuvendi i kësaj komune duhej të miratonte ven dimin për dhënien e garancisë për 70% të mjeteve, sepse 30% duhej t’i siguronte Qeveria e Malit të Zi. Kur politika (UDSH) përzihet në profesion, dështimi ishte (është) i paevitueshëm Por politika u përzie keqas në këtë projekt. Unioni Demokratik i Shqip tarëve u pozicionua kundër këtij pro jekti, edhe pse kryetari i Komunës dhe kryetari i Këshillit drejtues të NKP Ulqini ishin nga radhët e tyre. Cilat ishin interesat e tyre?! S’i kam kuptuar sot e kësaj dite! Edhe pse ky projekt u përkrah edhe nga partitë opozitare në Kuvend, me qëllim që mos të prishet koali cioni, Kuvendi i komunës së Ulqinit nuk e dha pëlqimin për shfrytëzimin e mjeteve kreditore për realizimin e këtij projekti madhor. Projekti për zg jidhjen e problemit të furnizimit me ujë të Ulqinit dështoi. Ndërmarrjet publike të ujësjellësve të komunave të tjera na e panë hajrin, grabiteshin se kush nga mjetet e lëna nga Ulqini do të marrë më shumë. Kështu poli tika shterpë, hileqare apo ziliqare e UDSH-së, pa menduar fare për pa sojat e vendimit të tyre, krejtësisht të paarsyeshëm, i la qytetarët, afaristët ulqinakë dhe turistët të vuajnë fur nizimin me ujë për tetë (8) vitet e ard hshme. Nga viti 2012, kur Ulqini filloi të marrë një sasi uji nga ujësjellësi rajonal, furnizimi me ujë u përmirë sua sadopak, por jo në nivelin dhe shkallën që ulqinakët e meritojnë dhe me ligj u takon. Përsëri uji mungon. Duhet cekur se përveç ndërtimit të depozitës së ujit në fjalë për furnizimin e qëndrueshëm me ujë të qytetarëve dhe ekonomisë, ekipi profesional i NKP-së Ulqin në bashkëpunim me ekspertët e Sekretariatit dhe super vizionit për realizimin e programit për përmirësimin e furnizimit me ujë në komunat bregdetare të Malit të Zi dhe Cetinës, identifikoi dhe i radhi ti si prioritare planet investuese deri në vitin 2015, e këto janë: shpimi (ndërtimi) edhe i pesë pusave në Lisën Bore me qëllim të rritjes së kapacitetit (dy janë ndërtuar), dhe ndërtimi i fabrikës për përmirësimin e cilësisë së ujit, rehabilitimi dhe zgjer imi i rrjetit të shpërndarjes me qëllim të zvogëlimit të humbjeve në rrjetin kryesor dhe rehabilitimi i 12 puseve në Lisën Bore, ndërrimi i gypave të azbestit, ndërtimi i një depozite ujo re në Katërkollë dhe të një depozite tjetër prej 4.000 m kub në Gjerana etj. Të gjitha këto investime do të kishin mundësuar një furnizim të qën drueshëm me ujë edhe të zonave të larta, pra edhe të Kalasë. Por, ç’e do kur udhëheqja vendore e menaxh menti i kësaj ndërmarrjeje publike në vend të përmbushjes së obligimeve ligjore dhe realizimin e projekteve në fjalë, ose të ndonjë projekti tjetër, me veprime joprofesionale dhe kyçjeve të pakontrolluara në rrjet e dobësuan edhe më shumë rrjedhshmërinë e ujit për të arritur në zonat e larta. Me sa jam në dijeni, asnjë nga këto investime prioritare gjer në ditët e sotme nuk është realizuar. Përgjeg jës për realizimin e këtyre projekteve është pushteti vendor dhe kryetarët e komunës. Ata pothuajse nuk mer akosen fare për këtë gjendje kaotike në furnizim me ujë në zonat e larta. Nuk është vetëm Kalaja, sepse uji në kuotën 18 m e më lart nuk arrin as në Kodra e Gjerana. Si rrjedhojë, qytetarët dhe turistët vuajnë, ndërsa nga ana tjetër, politikëbërësve edhe përkundër obligimeve ligjore nuk u hynë ferrë në këmbë. Shpresa vdes e fundit Tanimë kur në horizont është një shpresë për zgjidhjen e kësaj çësht jeje, në bashkëpunim me Bankën Gjermane, partitë politike, sidomos ato shqiptare, duhet t’i bashkëren dojnë veprimet e të marrin përgjeg jësinë. Përgjegjësi duhet ndëshkuar. Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen, mos t’i mbyllin sytë para problemeve që kanë zgjidhje, duhet të kërkojnë përgjegjësi nga ata që nuk i zbatojnë obligimet e marra dhe ligjore. E fun dit: të shpresojmë!

E ENJTE, 18 GUSHT 2022 Ky vit i thatë hidrologjik, edhe më tepër i nxori në pah mangësitë e sistemit të furnizimit me ujë, por edhe të keqadministrimit e sidomos mosveprimit të udhëheqjes vendore, apo mosinteresimit të saj për realizimin e projekteve të apr ovuara për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e furnizimit me ujë të qytetarëve dhe të ekonomisë “

KOHA Javore14

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Së pari, përgjatë gjashtë muajve nga ofensiva ushtarake, në mënyrë kon stante jam rreshtuar në llogoret e strategëve racionalë (optimistëve), duke përsëritur gjithnjë edhe me fort se Rusia jo vetëm do ta hum basë me turp luftën për pushtimin e një vendi sovran dhe kombi mar tirësh (Ukrainën), por edhe do të diskreditohet në përballjen me vlerat demokratike, fuqinë ushtarake dhe interesat gjeopolitike të Aleancës Transatlantike (SHBA/NATO/BE). Fatmirësisht, megjithë makijazhin e sforcuar të sozive të Putinit dhe bolshevikëve mendjendryshkur, rrokullima ka filluar pasi, përpos të tjerash, 10 vjet luftë në Afganistan (1979-1989) na kanë mësuar se sa më shumë zgjat lufta, aq më e sigurt është humbja që e pret Moskën në këtë ndërmarrje barbare. Së dyti, nuk e kam menduar dhe sig urisht as nuk e kam thënë kurrë që Rusia nuk ka kapacitete dhe aftësi ushtarake për të ndërmarrë një aven turë neonaziste dhe për të fituar disa objektiva lokale, siç ka avancuar në këto 6 muaj në Donjeck, Luhansk, Zaporozhia apo edhe për të sprovuar rendin dhe kohezionin e arkitekturës së sigurisë globale. Në të kundërtën, referuar indeksit të instituteve globale të sigurisë, Rusia renditet e dyta në botë për fuqinë ushtarake (pas SHBA-së), edhe pse shpenzimet për mbrojtjen me rreth 50 miliardë dollarë në vit janë një shifër ose e barabartë ose me e ulët se ato e Britanisë së Madhe, Francës, Gjer manisë, Italisë, Turqisë etj. Gjithsesi, bëjmë mirë ta përsërisim për ekspertët si dhe për opinionin publik se shpenzimet vjetore të mbro jtjes së Rusisë, nuk kanë as të kraha suar me SHBA-në. Sipas të njëjtave referenca, SHBA-ja shpenzon 740 miliardë dollarë në vit për mbrojtjen, pra 15 herë më shumë se Rusia si dhe dy herë më shumë se 31 vendet e tjera të NATO-s, përfshirë edhe dy vendet nordike, Finlandën dhe Sued Sëinë.treti, po ashtu duhet qartësuar se listimi në vendin e dytë në botë për kapacitetet dhe aftësitë ushtarake është vetëm për shkak të inventarit të fuqisë bërthamore me 5.977 një si që zotëron Rusia, kundrejt 5.428 që zotëron SHBA-ja; 350 Kina; 290 Franca; 225 Britania et., me të cilat sigurisht Rusia mundet “t’i bëjë edhe gjëmën qytetërimit nëse do të degra dojë të damkoset si komb terrorist”. Gjithsesi, e parë edhe me “sytë” e kolegëve në Uashington, Bruksel, Londër etj, vazhdojmë ende të beso jmë fort që lufta në Ukrainë është fil limi i fundit i regjimit të Putinit. Kësh tu, edhe “lufta bërthamore”, ose me gjuhën e popullit “dita e kiametit” nuk ka për të ndodhur, pasi në këtë rast jo vetëm Rusia do të damkosej për jetësisht, por edhe putinistët do të ndëshkoheshin ashtu si nazistët “për krime kundër njerëzimit” duke marrë shpagimin e merituar nga institucio net e botës së qytetëruar. Së katërti, duke e ndërlidhur luftën me peshën e fuqisë ekonomike, do të shtoja se ndërsa lufta është një ndër marrje ekstreme, ajo po e rrokullis drejt një kolapsi ekonomik të pae vitueshëm Rusinë. Nga ana tjetër, ekonomia ka pasur dhe do të mbajë peshën përcaktuese edhe në humbjen e luftës në Ukrainë. Për ta ilustruar këtë ndërlidhje mes ekonomisë dhe fateve të luftës, mjaf ton të analizojmë shifrat e marra nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, edhe

VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 18 GUSHT 2022 Piro Ahmetaj

Rusia drejt kolapsit

KOHA Javore 15 pse, siç e përmendëm, mbetet e dyta në botë për indeksin e fuqisë ushtarake, FMN-ja ka parashikuar për të arritur Prodhimin e Përgjith shëm Neto, ose PPN-në për 2022 - 1.8 trilionë dollarë, duke e renditur Rusinë të 11-ën për fuqinë dhe për influencën ekonomike në botë. Ndër sa, kjo shifër e ilustruar në tabelën përmbledhëse ka parashikuar PPNnë globale deri 100 trilionë dollarë për 2022, të ndarë sipas vendeve me peshën, fuqinë dhe rrjedhimisht influencën më të madhe ekonomike në botë. Rusia (1.8), pra, 15 herë më pak se SHBA (25.3); 11 herë më pak se Kina (19.9); trI herë më pak se Japonia (4.9) apo Gjermania (4.3); rreth dy herë më pak se Brita nia e Madhe (3.4), më pak se Italia (2.1); e barabartë me Korenë e Jugut (1.8) dhe pothuaj vetëm dy herë më shumë se Polonia (0.8), etj. Historia e njerëzimit na ka dëshmuar se fuqia ekonomike prevalon mbi fuqinë ushtarake në humbjen apo fitoren e luftrave, për rrjedhojë edhe në influencën gjeopolitike. Prandaj Rusia e renditur e 11-ta në botë, me peshë të papërfillshme (më pak se dy përqind të PPN-së globale) mbetet shumë larg me mundësitë për t’u përballuar me një luftë të gjatë në Ukrainë dhe kështu shumë përtej ambicieve për të rikthyer lavdinë e superfuqisë gjeopolitike në botë. Në shtesë, nëse (pa)fuqinë ekono mike të Rusisë e çmojmë të përkeqë suar me barrën e rëndë të luftës në Ukrainë, e cila në shifrat më të ulta i kushton buxhetit të Moskës 10 mil iardë dollarë në ditë. E thënë më thjesht, vetëm pesë ditë luftë është kosto e barabartë me buxhetin vjetor të mbrojtjes, ose 50 miliardë dollarë. Edhe më qartë, pas 24 shkurtit 2022, pra gjithsej në 170 ditë luftë rraskapitëse në Ukrainë, Rusia ka shpenzuar sa të gjitha të ardhu rat vjetore, ose siç e përmendëm të gjithë PPN-në e parashikuar nga FMN për vitin 2022. Barrë shumë e rëndë dhe përgjeg jësi historike jo vetëm për fundin kriminal të perandorisë putiniste. Ndërsa mbetet pikëpyetja kritike për ardhmërinë e Rusisë: Edhe sa do zg jasë lufta ndërsa fundi saj i turpshëm është i pashmangshëm dhe kolapsi ekonomik është te pragu i derës? Së pesti, koncepti i Klauzevic: “Lufta është vazhdimi i politikës me mjete të tjera”, mbetet si ilustrim aktual jo i vazhdimit, por i fundit të turpshëm të politikës së Putinit. Ndërsa popullit rus do t’i duhen më shumë se disa dekada, ndoshta një gjeneratë të tejkalojë pasojat tragjike të marrëzisë së regjimit të Putinit jo vetëm në Ukrainë. Thënë këto, shpresoj që fundi i kësaj aventure në kohë moderne (riciklimi i frikshëm i opsionit të luftës neona ziste), do të shërbejë si një këmbanë përgjegjësie për elitat, historinë e la vdishme kombëtare, gjeneratën e re jo vetëm të Rusisë. Së fundmi, me statusin e ekspertit në peshimin e rreziqeve dhe opor tuniteteve të sigurisë kombëtare, ra jonale dhe NATO-s, do t’i këshilloja faktorët shtetërorë dhe politikë (sig urisht nuk e kam fjalën për shtetarë të punësuar dhe as dëshmorë ka mikazë; as për donkishotë vulëhum bur dhe as për sekserët e bravave të pushtetit) të Tiranës zyrtare që humbja e luftës dhe kolapsi ekono mik i Rusisë, për pasojë edhe e pe shës së Serbisë në rajon, është një rrethanë e artë gjeopolitike në dobi të faktorizimit të Shqipërisë në tavo linat e vendimmarrjeve të mëdha me SHBA-në, OKB-në, NATO-n, BE-në, si dhe për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat mbarëkombëtare në rajon, Mesdhe etj. Zoti e bekoftë paqen jo vetëm në Ukrainë, fuqinë ushtarake dhe aleancën e vlerave transatlan tike si dhe interesat gjeopolitike të Shqipërisë. ekonomik Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 18 GUSHT 2022

KOHA Javore16

Lumi Cem, destinacion i admiruar për pushuesit vendas dhe mërgimtarët 2022 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

VËSHTRIM & OPINION

E ENJTE, 18 GUSHT

Tërgajë – Lumi Cem- i vetmi lum në Malësi, është një destinacion shumë i admiruar për pushuesit vendas, e gjithashtu edhe për bashkatdhetarët tonë nga diaspora, të cilët në një numër mjaft të madh po shijojnë pushimet e tyre në vendlindje. Njëra ndër pikat e shumta ku mund të push osh përgjatë brigjeve të Lumit Cem, është ajo e Tërgajës, e cila ka qenë më e njohura dhe historikisht më e frekuentuara nga pushuesit. Në Tër gajë nga viti në vit është organizuar edhe Logu i Tërgajës, ku mblidheshin numër i madh i publikut. Si rëndom, në çdo sezon veror, vendi përfshihet nga temperatuara tropi kale, ashtu siç ndodhi edhe këtë vit dhe kjo bëri që shumë pushues të zgjedhin Lumin Cem. Ky plazh i vogël, por që shumë pushues e quajnë si perlë natyrore të kësaj pjese të Lumit Cem, kënaq dhe relakson një numër të madh të pushuesve të cilët e preferojnë këtë lum, për ujin e kristaltë, por edhe për bukuritë natyrore përrallore që e rre thojnë. Në Tërgajë në këto ditë vape, vihet re një fluks i shtuar i pushuesve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dhe kjo siç duket është rezultat i numrit më të madh të vizitorëve, bashkëvendësve nga Evropa, SHBA-ja, Australia, e gjetiu. Lumi Cem preferohet dhe ka frekuen tim të shtuar edhe për arsye ekono

Frekuentim masiv gjatë gushtit

VËSHTRIM & OPINION

KOHA Javore 17 mike, pasi në këtë kohë inflacioni ku çdo gjë është ngritur në stratosferë, Cemi ndodhet pak kilometra nga Tuzi, e shumë më afër vendbanimeve siç janë Mileshi e Dinosha. Dhe për këtë arsye, veç faktit që pushimet në det kushtojnë shumë më tepër kohë dhe para, Lumi Cem të kursen edhe kohë, edhe para. Veç pushuesve vendas, për këtë pikë të lashtë pushimi, nostalgji kanë edhe shumë mërgimtarë që jetojnë nëpër vise të ndryshme të Evropës dhe të SHBA-së, të cilët në masë të madhe e vizitojnë vendlindjen e tyre gjatë muajve më të nxehtë të vitit. Në këtë vend të bukur tubohen çdo ditë një numër i madh vizitoresh ku për orë të tëra bisedojnë për hallet dhe jetën e përditshme, por dhe fre skohen me ujin e freskët të këtij lumi, duke e përballuar më lehtë të nxehtit e Duhetgushtit.potencuar se sikur kësaj perle të natyrës t’i kushtohej më tepër kuj des, të punohej në rregullimin e pla zhit, të investohej në hapjen e ndonjë biznesi aty pranë, siç mund të ishte ndërtimi i ndonjë restoranti apo hote li, kjo pikë turistike do të ishte pady shim njëra ndër pikat më të frekuen tura , si nga banorët vendas ashtu edhe nga ata të huaj, të cilët rruga e re ndërkombëtare i afron më shumë për të vizituar Lumin Cem. t. u. E ENJTE, 18 GUSHT 2022

Duhet potencuar se sikur kësaj perle të natyrës t’i kushtohej më tepër kujdes, të punohej në rregullimin e plazhit, të investohej në hapjen e ndonjë biznesi aty pranë, siç mund të ishte ndërtimi i ndonjë restoranti apo hoteli, kjo pikë turistike do të ishte padyshim njëra ndër pikat më të frekuentura, si nga banorët vendas ashtu edhe nga ata të huaj, të cilët rruga e re ndër kombëtare i afron më shumë për të vizituar Lumin Cem Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Hamid Alaj, “Veshja e nusënisë krajane”

E ENJTE, 18 GUSHT 2022

Botim me vlerë për veshjen kombëtare të Krajës Në hapësirën etnogjeografike shqip tare, janë të rralla ato krahina et nografike sikurse është ajo e Krajës, e cila dallohet me veçoritë e saj et nokulturore. Kemi të bëjmë kryesisht me kulturën materiale, përkatësisht veshjet popullore të grave të njohu ra si shestanesha dhe ajo krajane, që janë autentike duke qenë pjesë e thesarit të veshjeve kombëtare Nëshqiptare.lidhjeme këtë çështje, ia vlen të cekim një thënie të Faik Konicës: ”Ka aq kostume shqiptare sa ka edhe krahina”, që dëshmon për mozaikun

KOHA Javore18 KULTURË

KOHA Javore 19 KULTURË

e veshjeve kombëtare shqiptare më shumë se te çdo popull tjetër në Ev ropën Juglindore dhe më gjerë. Në gamën e këtyre veshjeve bën pjesë edhe veshja krajane, apo e nusënisë krajane siç e ka definuar Hamid Alaj në librin e tij, “Veshja e nusësinë kra jane”, që paraqet një kontribut me vlerë për etnografinë shqiptare. Pas rënies së socializmit si rend sho qëror dhe komunizmit si ideologji, në lidhje me krahinën etnografike të Krajës, u krijuan mundësi për të or ganizuar takime të ndryshme shken core, kulturore e shoqërore. Kemi të bëjmë me kohën e ndryshimeve shoqërore ku autorë të ndryshëm si çështje preokupimi kanë pasur të kaluarën e krahinës së Krajës, nga kohërat me të hershme e deri në ditët tona. Dhe nuk ka si të jetë ndry she, sepse në kohën e monizmit çdo gjë kishte qasjen ideologjike, ndërsa trajtimi i çështjeve të identitetit kom bëtar shqiptar ishte i ndaluar dhe me Por,pasoja.në rrethana të reja shoqërore një numër i konsideruar i autorëve vendas janë paraqitur me botime të ndryshme me qasje shumëdimen sionale, duke prezantuar çështje të panjohura të cilat janë mirëpritur nga opinioni i gjerë. Në këtë gamë të autorëve, bën pjesë edhe Hamid Alaj, i cili kohë më parë opinionit i paraqitet me botimin më të ri “Veshja e nusënisë krajane”. Veshjet tradicionale, përkatësisht popullore dëshmojnë identitetin kombëtar dhe atë kulturor të një pop ulli. Ato përveç se përfaqësojnë një komb në tërësi, po ashtu përfaqëso jnë edhe një krahinë apo një zonë të vogël, duke qenë të ndryshme me tërë përmbajten e tyre. Veshjet pop ullore janë zhvilluar dhe kanë ndrysh uar vazhdimisht në saje të rrethanave shoqërore në mjedisin përkatës, në varësi të kushteve ekonomike dhe Dukeshoqërore.lexuar këtë libër del qartë se “veshja e nusënisë krajane” dallo het me tiparët e saj të veçanta, të cilat nuk i hasim te veshjet e tjera të krahinave etnografike shqiptare, që ka tërhequr kureshtjen edhe te ud hëtarët e rastit kur kanë vizituar këtë krahinë, apo në takime të ndryshme të rastit. Ajo është treguesi autentik i krahinës së Krajës, duke mbetur sim bol i identitetit kombëtar deri në ditët tona. Veshja krajane nga tipologjia është e këmishës së gjatë ku do minuese janë ngjyra e bardhë dhe e Përbërjakuqe. dekorative, forma, ngjyrat dhe elementet e tjera te kësaj vesh jeje, përmes talentit dhe mjeshtërisë së punuar nga dora e vashave kra jane, shprehin dhe krijojnë ndjenjat shpirtërore të popullit tonë. Të gjitha këto elemente përbërëse shërbejnë për të shqyrtuar në detaje përbërjen e kësaj veshjeje. Krahina etnografike e Krajës ruan tradita të pasura të kulturës pop ullore, si në fushën e folklorit, po ash tu edhe në atë të veshjes, të cilat janë ruajtur me fanatizëm duke dëshmuar respektin e trashëguar nga të parët deri në ditët tona. Botimi i një libri paraqet moment të veçantë për autorin, por kur nga tema dhe përmbajta të cilën e trajton i te jkalon ato përmasa, atëherë ka vlerë të veçantë për popullatën e mjedisit përkatës. Kemi të bëjmë me identite tin etnokulturor të krahinës së Kra jës, përmes veshjes popullore e cila është e veçantë në hapësirën etnog jeografike shqiptare. Autori në detaje trajton origjinën e veshjes popullore, duke vazhduar me materialin e veshjes, strukturën artis tike të veshjes, motivet dhe vizatimet dekorative, mjeshtritë popullore, veglat e punës në përgatitjen e veshjes, endja dhe prerja e pëlhurës dhe e elementeve të tjera të veshjes, stolitë dekorative, ngjyrat, qëndisjet, qepja e disa elementeve të veshjes, duke përfunduar me rënditjen e ele menteve të veshjes të nuses krajane. Autori ka qenë i vetdishëm se për gatitja e një libri të tillë nuk ka qenë punë e lehtë, sepse në këtë apekt krahina e Krajës ka qenë pak e hu lumtuar. Por, në saje të angazhim it dhe pasionit për vendlindjen, e sidomos për veshjen popullore të nusënisë krajane, ai ia ka arritur qël limit duke i dhuruar opinionit një bo tim me interes sa kulturor, aq edhe Nukshkencor.kadilemë se libri do të lexohet me kureshtje jo vetëm nga krajan et në vendlindje, por edhe nga ata të cilët janë vendosur në mjedise të tjera, e sidomos ata në diasporë, sepse ata kanë bartur me vete edhe veshjen popullore krajane e cila është si pasaportë e identitetit kom bëtar shqiptar. Nuk ka dyshim se në ruajtjen e kësaj veshjeje, meritë të veçantë kanë familjet krajane të cilat e kanë trashëguar brez pas brezi, që si e tillë vjen deri në ditët tona. Kjo veshje është bërë traditë të prezantohet në ceremoninë e dasmës por edhe në raste të tjera familjare apo shoqërore. Veshja e nuseve krajane për nga forma dhe përmbajtja mbetet uni ke në mozaikun e veshjeve pop ullore shqiptare. Si e tillë ajo dësh mon së është autentike dhe vlerë e padiskutueshme e identitetit kom bëtar shqiptar. Ajo së bashku me xhubletën, veshjen e shestaneshës dhe të anamaleses, mbesin emblem atike në veriperëndim të hapësirën etnogjeografike shqiptare. Botimi në fjalë paraqet një kontribut të veçantë për veshjen popullore të Krajës, jo vetëm në nivel lokal por edhe atë mbarëkombëtar. Si i tillë, ky botim do të jetë referencë e nev ojshme për studiuesit e ndryshëm të cilët do të trajtojnë veshjen popullore të krahinës së Krajës. Përfundimisht, autori ka kryer një obligim moral ndaj vendlindjes duke dëshmuar se ndonëse fizikisht ka tre dekada që ka emigruar nga ajo, ai atë e ka bartur me vete, që dëshmo het përmes këtij botimi që është një dhuratë për të gjithë krajanët në vend dhe në mjediset e tjera ku jetojnë e punojnë. Dr. Nail Draga (Lexuar me rastin e përurimit të librit në Ostros-Krajë, më 2 gusht 2022) 18 GUSHT 2022

E ENJTE,

Ostros - Në sallën e mbushur përplot të Shtëpisë së Kulturës – Ostros, të mërkurën (10 gusht 2022) është bërë përurimi i përmbledhjes “Balada popullore të shqiptarëve në Malin e Zi” të autorit Ismail Doda. Të gjithë folësit kanë vlerësuar punën e jashtëzakonshme të autorit për vjeljen e thesarit popullor në trevat ku jetojnë shqiptarët në Malin e Zi të Nësotëm.vështrimin e tij për librin, kritiku Qazim Muja ka thënë se libri i profe sor Dodës “është ajo arka e thesarit (apo e pajës) të asaj nuseje të quajtur ‘baladë’ që autori e zbuloi për të na njohur me vezullimin e saj verbues”. Ai ka thënë se këngët, gjegjësisht baladat e koleksioneve të doktor Dodës “janë të gjalla, me imazhe sintetike të mjediseve në të cilat këngëtari popullor i krijoi, duke trans metuar dhe ruajtur të gjithë sistemin shoqëror e moral të qytetërimit të mjedisit, në rastin konkret të mje diseve ku jetojnë shqiptarët në Malin e SipasZi”.

E ENJTE, 18 GUSHT 2022

Mujës, “edhe pse ato për bazë kanë dashurinë apo urrejtjen, lidhur me jetën familjare, në shumë këngë triumfon harmonia e përsosur idilike e familjes patriarkale shqiptare”. Ai ka thënë se Doda “vëren në mënyrë fantastike sesi poeti gojor fut një formulë thurjeje që përshkru an fatin njerëzor, por edhe vdekjen, duke e rrumbullakuar dhe sqaruar me detaje psikologjike të përshtatshme në baladë, me veprimin specifik të personazheve të paraqitur, që në strukturën narrative të baladave të mbledhura dhe të klasifikuara në mënyrën më të përsosur deri më sot nga autori, shtrihen me motive të shumta si: motivi për murimin, mo tivi për vëllain e vdekur dhe motrën e gjallë, për rinjohjen, vëllavrasjen, tradhtinë, dëshirën e dashurinë, bru mosjen historike, për të papriturat në martesë, porositë hyjnore etj., në mënyrë që, përkundër epikës, në balada ku të keqen e sjell fati, pa drejtësia njerëzore apo forcat më të larta mitologjike apo hyjnore, mo tivimin e veprimit, veprimet e heroit dhe rezultatin e rrjedhës së rrëfimit të vet, këngëtari e justifikon edhe në pikëpamje psikologjike, mitike ose edhe Profesorimagjike”.igjuhës dhe letërsisë shqipe, Faik Nika, njëherazi kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, ka folur për rëndësinë e librit “Balada popullore të shqip tarëve në Malin e Zi” në aspektin identitar për shqiptarët në Malin e Zi. Ai ka thënë se Dr. Ismail Doda ka bërë një punë monumentale, pasi që me përkushtim e pasion, deri në vetëmohim, iu dedikua krijimtarisë shpirtërore të shqiptarëve në skajet më veriperëndimore të trojeve shqip tare, ku flitet gjuha shqipe dhe kën dohet kënga shqipe. “Dr. Doda arriti që këngët, baladat e kënduara ndër shekuj në këto treva, nga trashëgimi shpirtërore në formën e kënduar gojore t’i paraqesë në formë të shkruar, në mënyrë sa më origjinale që ka qenë e mundur, nga secili vend dhe variant, ashtu siç i ka dëgjuar”, ka theksuar Nika. Sipas tij, Doda ka arritur ta realizojë këtë në një moment shumë delikat të krijimtarisë gojore në këto treva, “në momentet kur shumica e tyre rreziko nin të humbisnin, bashkë me rap sodët e fundit që i interpretuan ato dhe i trashëguan”. Në aspektin e identitetit kombëtar të shqiptarëve, Nika ka thënë se “kjo përmbledhje paraqet një rëndësi të jashtëzakonshme, duke vënë argu

KULTURË

Vepër

KOHA Javore20

disakurorëzimmonumentale,ipunësdekadëshe Në Ostros u bë përurimi i librit “Balada popullore të shqiptarëve në Malin e Zi” të autorit Ismail Doda “Këngët, gjegjësisht baladat e koleksioneve të doktor Dodës janë të gjalla, me imazhe sintetike të mjediseve në të cilat këngëtari popullor i krijoi, duke transmetuar dhe ruajtur të gjithë sistemin shoqëror e moral të qytetërimit të mjedisit, në rastin konkret të mjediseve ku jetojnë shqiptarët në Malin e Zi”, ka thënë kritiku Qazim Muja

KOHA Javore 21

E ENJTE,

GUSHT

mente të forta të vijimësisë së trung ut të shqiptarëve nga pellazgët, ilirët, arbërit e deri në ditët e sotme që fla sim dhe e ruajmë gjuhën shqipe”. Në fjalën e tij, Dr. Ismail Doda, ka falënderuar 72 këngëtarët prej të cilëve i ka mbledhur këngët pop ullore (baladat), si dhe ata që e kanë mbështetur e ndihmuar në përgatit jen dhe botimin e librit. “Kam detyrë të madhe që t’i falën deroj 72 këngëtarë ose këngëtare”, ka thënë ai, duke shprehur mirënjohje ndaj tyre, por edhe ndaj prindërve të tij, prej të cilëve, siç ka thënë, ka trashëguar diçka. Doda ka treguar për disa detaje gjatë mbledhjes së këngëve në terren. “Të gjithë më kanë pritur, më kanë nisur, më kanë nderuar... Por meritat më të mëdha i ka një lagje, me his tori të shkurtër e krenare. Ata janë Pepgjonajt e Krajës. Aty kam pasur fatin tim të madh që të zbuloj baladën ‘Mark-e Syl-e Marku’, që është motivi i katërt i rinjohjes. Nuk është në folk lorin botëror. Pas një muaji këngëtari vdiq, kurse kënga u botua”, ka thënë Autoriai. ka thënë se momenti më i vështirë ka qenë me rastin e regjis trimit të “Kangës së Pashuk Mër ditës”, këngës më tragjike ndër Nëshqiptarët.emërtë

KULTURË

organizatorëve të përu rimit kanë përshëndetur kryetari i Bashkësisë Lokale – Ostros, Beqir Berjashi, dhe kryetari i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, Ismet Kallaba. Berjashi ka thënë se e kanë ndier obligim që BL Ostros të organizojë përurimin e librit të Dr. Ismail Dodës, këtij personaliteti që tërë aktivitetin e vet prej më se tetë dekadave ia ka kushtuar vendlindjes dhe popullit të “Mavet. merr mendja që Doda, të gjitha këto aktivitete që i ka bërë, i ka bërë në kuadër të kësaj ku ka jetuar dhe vepruar. Të gjithë ia kemi një borxh vendlindjes dhe më duket që Ismaili i ka kryer borxhet me punën e tij dhe aktivitetet e tij për këto tetë dekada”, ka thënë ai. Kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, ka thënë se Ismail Doda tërë jetën e tij ia ka kushtuar arsimit dhe mbledhjes e studimit të folklorit. “Ai ka mbledhur nektarin popullor, ashtu siç e mbledh bleta, duke shkuar shtëpi për shtëpi, që nga vendlindja e tij, fshatrat e Krajës, e deri në fsha trat e Malësisë së Rozhajës. Këngët e përfshira në këtë libër janë dëshmi e së kaluarës në këto treva. Populli i ka përjetësuar në këngë ngjarjet dhe personazhet e ndryshme, prandaj përmes këtyre këngëve ne mësojmë për të kaluarën tonë”, ka thënë ai. Kallaba ka thënë se libri “Balada popullore të shqiptarëve në Malin e Zi”, i cilësuar nga studiuesit dhe kri tika si vepër jetësore e autorit, është kurorëzim i punës prej disa dhjetëra vitesh të Ismail Dodës. Libri “Balada popullore të shqip tarëve në Malin e Zi (Përmbledhje) I” është pjesë e temës së diserta cionit për fitimin e gradës “Doktor i shkencave”, mbrojtur me sukses nga autori në Qendrën e Studimeve Al banologjike në Tiranë. Përmbledhja përfshin 129 balada me 8 100 varg je, të cilat autori i ka mbledhur ndër shqiptarët në Malin e Zi: në Ulqin, në Anë të Malit, në Krajë, në Tivar me rrethinë, në Malësi të Madhe, në kra hinën e Plavës dhe Gucisë si dhe në Rozhajë e Malësi të saj. Këngët janë ndarë në balada legjendare, balada realiste dhe balada revoltimi, që për bëjnë edhe kapitujt e librit. Pjesë e librit janë edhe Fjalori i fjalëve të rral la (krahinore dhe të huaja), Burimet e lëndës, Këngëtarët (nga të cilët i ka mbledhur këngët), Indekset e emrave të vendeve dhe të personazheve. Libri “Balada popullore të shqip tarëve të Malin e Zi” është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelek tualëve “Art Club” në muajin prill të këtij viti, ndërsa është shtypur në shtypshkronjën IVPE – Cetinë. Libri është botuar me mbështetjen e Fon dit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave dhe Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi. Ky është libri i dytë i autorit dr. Ismail Doda, pas librit “Në prehër të jetës së re (Doracak për nxënës të shkollës fillore prej klasës III deri në klasën VIII)” që e përpiloi në bash kautorësi me tani të ndjerët Lucë Lu caj, Gjergj Gjokaj dhe Gjergj Berisha. Ai po ashtu ka përgatitur për botim si redaktor shkencor librin “Letërsia go jore dhe identiteti kombëtar shqiptar” me përmbledhje të punimeve nga Simpoziumi Shkencor Ndërkombëtar i organizuar nga Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi në Ulqin, më 17-19 shtator 2011. Ndërkohë është paralajmëruar se autori po punon për vëllimin e dytë të librit “Balada popullore të shqip tarëve në Malin e Zi”, që përfshin studimin e baladave popullore, i cili pritet të jetë shpejt në duart e lex Përurimiuesit. i librit është organizuar nga Bashkësia Lokale – Ostros dhe SHAI “Art Club”. i. k. 18 2022

Festivali i gjashtë Mbarëkombëtar i Foklorit “Rapsha 2022” - Malësi e Madhe E ENJTE, 18 GUSHT 2022 GjonajGjekë

KOHA Javore22 Nesër, një vit më vonë seç ishte planifikuar e që u shty për shkak të Kovid-19, fillon Festivali Mbarëkom bëtar i Foklkorit “ Rapsha 2022”Malësi e Madhe, i cili do të mbahet në Vitojë - Tuz. Kjo ngjarje e rëndë sishme kulturore organizohet nga Shoqëria Kulturore Artistike “Rap sha” - Drume, e cila ndër vite është kultivuese e kulturës dhe traditës së shqiptarëve si popull me tradita që jetojnë me shkeuj të stërlashtë në trojet e tyre etnike në Malin e Zi. Në skenën e hapur të këtij festivali, siç ka bërë të ditur organizatori, nga datat 19-21 gusht pritet që shoqëritë kulturore, ansamblet dhe grupet ar tistike folklorike të shpalosin vlerat e folklorit të zonave të ndryshme shqip tare nga Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bujanovci, Pre sheva dhe diaspora, konkretisht nga Nju Jorku e Detroiti (SHBA). Për fat të keq sivjet, siç na konfirmoi David Junçaj, kryetar i SHKA “Rapsha”, nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë grupet folklorike shqiptare nga Greqia, Ital ia dhe Zvicra. Megjithatë, do të jetë kjo një festë e madhe mbarëkom

Magjia artistike dhe njerëzore e festivalit, do ta bëjë Tuzin qendër treditore të kulturës shqiptare

KULTURË

edhe këtë vit, si shumë vite më parë, do të bashkojë në një vend artistë, këngëtarë, vall tarë, instrumentistë, e të tjerë, dhe do të dëshmojë se folklori dhe kultura e popullit shqiptar buron dhe gjal lon në të gjitha hapësirat e jetës së kombit tonë. Kjo magji artistike dhe njerëzore do ta bëjë Tuzin qendër treditore të kulturës shqiptare. Pritet të jetë një festë e vërtetë me momente të rralla e të papërsëritshme të cilat e pasurojnë dhe e fisnikëro jnë jetën tonë shpirtërore. Gjatë ditëve të festivalit, mes shumë emocioneve, do të mbizotërojë më e bukura e trashëgimisë sonë mate riale dhe kulturore, kultivimi i valles dhe këngës së bukur shqipe. Do të prezantohen këngë lirike, të dashu risë, dasmës, kurbetit, këngët më të vjetra të mbërritura deri në ditët tona, këngët “përkrye krahut” ose “maje krahut”, me një origjinalitet mahnitës si dëshmi e periudhës pagane dhe një perlë e traditës së lashtë shqip tare, këngët epike përmes së cilave shqiptarët kanë fiksuar trimërinë dhe historinë, e të tjera. Të gjitha këto do të përcillen me vegla tradicionale siç janë: lahuta, çiftelia, sharkia, fyelli, kavalli, defi, lodra apo tupani e shumë vegla të tjera muzikore tradiciona le. Artistët popullorë me artin e tyre do të sjellin para publikut malësorë (shqiptarë) ngjarje të rëndësishme historike, figura personalitetetesh të historisë, valle burimore, lojra pop ullore, kontribute dhe ngjarje të tjera të cilat përbëjnë prurje burimore të kulturës dhe historisë sonë kom Prurjetbëtare. e këtij festivali do të dëshmo jnë se shekuj me radhë është kën duar dhe është kultivuar në mënyrë të pandërprerë etnosi dhe kënga arbërore. Gjithashtu, ky festival do të shërbejë në gjallërimin e jetës kul turore-artistike të Komunës së Tuzit dhe në shtimin e artdashësve dhe vizitorëve vendas dhe të huaj në ve primtaritë e trashëgimisë shpirtërore. E gjithë kjo veprimtari dhe punë me vlerë kombëtare e organizatorëve dhe grupeve folklorike shqiptare pjesëmarrëse, synim kryesor ka ruajtjen e foklorit burimor shqiptar (traditës folklorike) nga harresa dhe përcjelljen e tij nga brezi në brez. Aty ku nuk ruhet dhe kultivohet vall ja dhe kënga e bukur shqipe, nuk ka dhe nuk do të ketë shqiptarë.

Shoqërite kulturore, ansamblet dhe grupet folklorike në të gjitha trevat etnike shqiptare dhe nga diaspora e largët, sjellin vlera të mëdha të trashëgimisë kulturore shpirtërore tradicionale shqiptare. Prandaj ato do të duhej patjetër të mbështeten financiarisht nga institucionet e kul turës, të shtohen fondet nga viti në vit për kulturën, sepse kultura është vlera më e çmuar që kemi ne si komb Edicioniarbëror. i sivjetëm, i gjashti me radhë i këtij eventi të madh të trashëgimisë folklorike me karakter garues, para shikon edhe ndarjen e çmimeve nga juria profesionale, sipas kritereve të paracaktuara artistike në statutin e tij. Organizimin e këtij manifestimi, ku do të takohen trashëgimia shpirtërore me atë kulturore, e ndihmuan do natorë vendas dhe nga diaspora e Malesisë së Madhe në Nju Jork dhe Detroit (SHBA), sikurse edhe Komu na e Tuzit.

KOHA Javore 23 KULTURË E ENJTE, 18 GUSHT 2022 bëtare, një dasëm me qindra das morë e dasmoresha të grupmoshave të ndryshme, të cilët do t’i japin Tuzit dhe Malësisë së Madhe hijeshi dhe bukuri me veshjet e larmishme pop ullore, si pasuri e veçantë e kulturës sonë materiale me vlera të rralla etnografike nga treva të ndryshme Kjoshqiptare.sofërkombëtare

KOHA Javore24 MOZAIK

Përvjetorët janë momente kur na riku jtojnë në ngjarje të shënuara të jetës. Na risjellin kujtime, histori të shum ta dhe nostalgji. Ndër ngjarjet që viteve të fundit po zgjojnë interesim për t’i kujtuar është edhe përvjetori i maturës, sepse shoqëria e shkollës, pavarësisht rrethanave të jetës mbetet e paharruar, e shpeshëherë edhe e Vëmendjapalëkundur.përt’ikujtuar dhe kremtuar ato është nismë e cila në Malësi filloi para më shumë se dy dekadash, ku gjenerata të ndyshme në mënyrë të organizuar, nga viti në vit, mblidhen dhe së bashku shënojnë përvjetorin e maturës, duke ngrënë, pirë e argëtu ar deri në orët e vona të mbrëmjes. Raste kremtimi të përvjetorit të maturës kishim edhe javën e kaluar në Malësi, ku disa gjenerata, kremtu an nëpër restorante në Tuz. Njëri ndër të pranishmit e mbrëmjes së përvjetorit të maturës, i gjener atës 1991/92 ishte edhe këngëtari i mirënjohur, Lekë Dedvukaj, i cili së bashku me shokët dhe shoqet e gjen eratës, kremtuan tridhjetë vjetorin e përfundimit të maturës. Dedvukaj në një në një prononcim për gazetën “Koha Javore” tregon mbi idenë e organizimit të mbrëmjes, dhe mbi atë se çfarë ka për qëllim shënimi i këtij përvjetori. “Ne faktikisht edhe para njëzetë vitesh e kremtuan 10 vjetorin e maturës, me një mbrëmje madhësh tore. Tani, pas 20 vitesh, sërish men duam t’a shënojmë 30 vjetorin, dhe duke biseduar me një grup shokësh para katër-pesë muajve, e hodhëm si ide, dhe kështu formuan një grup në viber dhe komunikuam me të gjithë shokët dhe shoqët e gjeneratës për këtë nismë, dhe më në fund u dakor duam”, shprehet Dedvukaj. Ai thotë se me njëri-tjetrin u “rin johën” paraprakisht përmes vid eo-mesazheve që shkëmbyen në grup, duke qenë se kishin kaluar shumë vite dhe, ashtu siç ndryshon çdo gjë në këtë botë, ashtu ndryshon edhe njeriu ndër vite. “Fillimisht, përpara se të tuboheshim tek restoranti, ne vizituam të gjithë së bashku Gjimnazin “25 Maji” në Tuz, aty ku mbaruam shkollën e mesme, vizituam klasat ku kemi kaluar ditët e bukura të rinisë sonë, u fotografuam dhe sigurisht se, edhe u mallëngjyem për të gjitha momentet që kemi kalu ar në ato hapësira të shkollës. Më pas shkuam tek restoranti, ku edhe filluam festën e vertetë deri në orët e para të mëngjesit”, thekson Ded Nëvukaj.këtë mbrëmje të pranishëm ishin pothuajse e tërë gjenerata e vitit 1991/92 e mësimit në gjuhën shqipe, ndërsa madhështinë kësaj mbrëmjeje ia shtuan shokët dhe shoqet nga diaspora, e në veçanti ata nga Plavë-Gucia, Kraja, Ana e Malit, Tivari e Ulqini që në kohën e Ish-Jugosllavisë, shkollimin e mesëm e ndoqën në Tuz. “Kjo ishte një mbëmje madhështore dhe përshtypjet janë të papërsh krueshme, kur sërish pas tridhjetë vitesh takohesh me të njëjtit që ke mësuar tre dekada më parë. Intere sante nga takimi ishte se u njohëm në detaje mbi familjet që ka krijuar secili nga ne gjatë kësaj kohe që s’jemi parë, mbi veprimtarinë që ush trojmë, e gjithashtu shkëmbyem ide dhe përvoja mbi shumëçka që është shënuar në këtë periudhë tridhjetë vjeçare”, thotë Dedvukaj. Për atmosferën argëtuese të kësaj mbrëmjeje u përkujdes vetë këngëtari Lekë Dedvukaj me kërkesë të të gjithë pjesëmarrësve të kësaj mbrëmjeje Shpenzimetceremoniale.eshënimit të kësaj mbrëmjeje kanë qenë planifikuar të

Një traditë që po vazhdon në Malësi

Kremtimi i përvjetorit të maturës 2022 Në këtë mbrëmje të pranishëm ishin pothuajse e tërë gjenerata e vitit 1991/92 e mësimit në gjuhën shqipe, ndërsa madhështinë kësaj mbrëmjeje, ia shtuan shokët dhe shoqet nga diaspora, e në veçanti ata nga Plavë-Gucia, Kraja, Ana e Malit, Tivari e Ulqini që në kohën e Ish-Jugosllavisë, shkollimin e mesëm e ndoqën në Tuz

E ENJTE, 18 GUSHT

Organizimi i tubimeve të tilla, të shënimit të këtyre përvjetorëve ka për qëllim afrimitetin me njëritjetrin, fuqizimin e shoqërisë dhe të raporteve të ndërsjella, dhe transme timin e kësaj fryme bashkëpunimi dhe afrimiteti edhe tek gjeneratat e reja. t. u.

KOHA Javore 25 MOZAIK ndahen në mënyrë proporcionale për secilin pjesëmarrës, mirëpo siç tre gon Dedvukaj, për individët që jeto jnë në Malësi, të gjitha shpenzimet u mbuluan nga shokët/shoqet e tyre që jetojnë në “Shoqërimimërgim.menjëri-tjetrin e mban gjallë edhe vendin tonë, e në veçanti ua rikthejnë nostalgjinë për vendlind je të gjithë atyre që jetojnë në shtete të ndryshme të Evropës, SHBA-së dhe gjetiu. Interesant është fakti se ka disa persona të cilët erdhën enkas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm për ta shënuar këtë përvjetor të maturës. Gjithashtu erdhën edhe nga Kosova, ku disa shoqe janë mar tuar atje”, shprehet Dedvukaj.

E ENJTE, 18 GUSHT 2022

KOHA Javore26 KULTURË

Përjetime

Mbylla librin dhe shikimi im u përplas mbi faqen e bardhë të murit. Doja të qetësohesha apo të shkarkoja atë barrë të rëndë që mora nga leximi i novelës “Çmimi i dualizmit”, të au tores vlonjate Vilhelme Vrana-Haxhiraj, shkurt “Vivra”. Një novelë e vogël, por me ngarkesë dhe kohështrirje sa vetë bota njerëzore. Faqe të mbushura me shkrim pa emra vendndodhjeje, pa gjeografi, pa data e histori. Një libër që të lëndon, të shtang dhe njëherazi të godet e të vret, duke hapur varre dhe zgjatur litarë, ku shkrepen armë e derdhet gjak. Një rrëfim, që brez pas brezi i ngarkon njerëzit me plagë që s’mbyllen dhe, që nuk pranon më simet, aq më pak harresën. Në qendër, një vajzë apo grua. Grua……! Thjesht një grua pa emër, pa kombësi, pa rreth familjar, as e bardhë, as e zezë, as e kuqe apo e verdhë, pa racë e ngjyrë, por që nëna dhe Perëndia i ka dhuruar një bukuri të rrallë, për t’u krahasuar me hënën, yjet, vesën e mëngjesit mbi petalet e trëndafilit, aq sa frymëzimi nuk di ku të degdis e të përkund. Me një fjalë, bukuri për t’u admiruar, që s’e qas mëshirën, sepse të çmend në hiret e bukurisë femërore, për t’u ngjitur në botën e hijeshisë e bukurisë, por që mbart një mister, një shpirt që nd jell e mbjell tragjedi, e cila shpaloset ngadalë, lehtë-lehtë, fare natyrshëm, me uri dhe etje mashkullore, njëkohë sisht edhe smirë e xhelozi mes fem rash, duke pushtuar ndjesitë e gjithë racës njerëzore. Nuk flas si e nisi Ana Karenina, apo znj. Bovari, që mbeten modele të historisë femërore, por si miliona e miliona vajza e gra, që e nisin dhe bi tisin udhën e mbijetesës, mbase si fillim për provë dhe për qejf, duke kërkuar shtigje të lehta për luks e mirëqenie, pa u men duar gjatë për pasojat dhe plagët, dhimbjet e vuajtjet, helmin e sheqero sur, mashtrimin, poshtërimin dhe nënshtrimin ndaj parasë dhe veseve, që çuditërisht shoqërojnë dhe vrasin jetën e “Heroinave” pa heroizëm. I gjithë rrëfimi të shtyn të përjetosh thyerje ekstreme të dy botëve, të burrit dhe gruas, të lidhur e të zgjidhur për jetësisht, aq sa majat dhe humnerat e mendimintronditin e shëndoshë, duke mbyllur shtegun për t’u dhënë përgjigje pyet jeve që nuk shteren dhe nuk marrin përgjigje. Bie fjala: kush mund ta fitojë betejën e pa shpallur, por të pranuar në heshtje, mes bukurisë së femrës dhe pushtetit të parasë, të futur në çark, që nuk njeh ligj e moral njerëzor dhe, nuk e prek fundin e tmerrshëm të pusit, që thellohet pak nga pak? Autorja e kursyer në personazhe, një grua dhe dy burra, tërësisht të ndry shëm me njëri-tjetrin, si në paraqitje, moshë, ashtu edhe në parime. Njëri e shijon bukurinë, por në fund ndjen neveri, duke parashikuar edhe fundin e kësaj drame tronditëse, që të mban lidhur deri në fjalën fundit. Ndërsa tjetri ka epsh, por s’ka forcë, ka uri por s’ka dhëmbë, ka dëshirë por i janë mpirë ndjenjat, ka pasuri sa të blejë trupin, por nuk mund të blejë dashurinë dhe kënaqësinë e botës së gjallë. Aq e fortë është ndjesia, që ngacmon kjo novelë, sa shkrimtari Kadri Tarelli i kushton një shkrim, botuar në librin, “Kur lexoj një libër”, faqe 167, ku që në titull shprehet kështu: “Nuk i heq dot tapën, lëpin dhe thyen shishen”. Ndërsa unë po i shtoj edhe dy tri fjalë, që po m’i sjell çasti: “Jo se është de hur, por se nuk mund të pijë lëngun Tëjetëdhënës”.tillangjarje, në dukje të rralla, janë pjesë e botës njerëzore, ku pesha e dramës dhe konfliktit në skenën e te atrit pa spektatorë, arrin kulmin. Aty përplasen dëshira dhe ëndrra, e buku ra dhe e shëmtuara, mundësia dhe pamundësia, shtrëngim nofullash e kërcitje dhëmbësh, adhurimi, mallkimi dhe shpërfytyrimi, si një kontratë e heshtur, firmosur e vulosur nën koren e gurtë të tokës, pa zë, pa kujë e bujë. Ndërkohë përballë është një grua, një shpirt që shtrydhet, nëpërkëmbet, poshtërohet, thahet, këputet e shkelet si gjethe vjeshte. E pse? Sepse është e bukur, plotësisht e bindur në armën e vet - “bukurinë”. Krenare që e do jetën. Skenat e vogla nuk e turbullo jnë, i krijon dhe i pranon pa mëdysh je, sikur botën e ka nën këmbët saj. Në këtë luftë të heshtur, nuk mungo jnë edhe viktimat. Duket sikur e ndjen humbjen, sepse nuk ka fuqi të luftojë e të fitojë mbi pushtetin e parasë, në dramën që duket sikur e ka shkruar vetë. Ajo me bëmat e saj, sikur ka ftuar të gjithë filozofët e botës për ta zgjid hur këtë ngërç, të thjeshtë në dukje. Autorja znj. Vivra, gjatë gjithë novelës bisedon me veten, me mua, me lexuesin dhe me të gjitha kohërat. Edhe pse novela si zhanër i prozës së shkruar ka kufizimet e veta në hollësi e saktësi, ajo, si mjeshtre e fjalës dhe kompozicionit, e gjen forcën për të kapërcyer bosh llëkun, duke e bërë këndonjsin, të pa interesuar për vogëlsira. Dialogu dhe sidomos përdorimi mjeshtëror i py etjeve retorike dhe jo retorike, e ngre novelën në përsosmëri artistike e filo Nëzofike.ftohtësi gjykoj, se pa dashje arri hen disa qëllime: si fillim, tërheq dhe drejton vëmendjen e lexuesit, duke e bërë pjesë të dramës, nëpërmjet rrëfimit grisës e ngacmues, pse jo edhe parashikues ndaj asaj që do të ndodhë. Një lloj përgatitje shpirtërore, që të përjetojë çka do të vijë në të ar Mëdhmen.pas, çdo bisedë e le shtegun ha pur për të paralajmëruar tragjedinë, nuk ka rëndësi forma dhe përmasat. Më tutje, ngre tensionin e dramës. Lexuesi ndalon frymën: bobo çfarë do të Nëndodhë?!këtëhulli mendimi: shkallëzon shpalosjen e konfliktit, duke më shtyrë të pyes: a ka konflikt të mirëfilltë që shpërfaqet para nesh? Cilat janë forcat që përleshen dhe heronjtë e tyre? Kush mund ta ndalë dorën gja Tëkatare?them të drejtën, unë dhe lexuesi, në dukje ndjehemi të qetë, sepse konflikti mbetet i padukshëm, preket por nuk që Javore: FatmiraBeqja/Veseli

nuk harrohen E ENJTE, 18 GUSHT 2022 Për Koha

KOHA Javore 27 KULTURË harrohen lehtë E ENJTE, 18 GUSHT 2022

shfaqet, duket dhe fshihet në eter, si me Gjithçkamagji.shkëlqen së jashtmi, brenda ca rregullave të pranuara butësisht mes aktorëve. Ndërsa më duhet të mbaj frymën pezull, me të vetmin mer ak: ç’do të ngjasë pas gjithë atyre ndodhive, shpesh si rastësore, por të hidhura e të pa imagjinuara? Sepse konflikti përfshin botën shpirtërore të dy qenieve të ndryshme, të huaja për njëra-tjetrën, mishëruar në shpirtin dhe vetëdijen e protagonistëve tanë. Dy botë, si përfaqësues të atyre mi jëra e mijëra viktimave që kanë mbetur mjerane cepave të errët të kohës, pa zë, pa emër, pa ëndrra, pa dëshira, të përbuzura, të zhgënjyera, shpesh të mbuluara me gjak. Oh sa lodhje, sa dhimbje, sa trishtim përcillet në ato pak faqe letre, por që mbeten pa u dëgjuar, vuajtur e ngushëlluar. Është një e vërtetë e hidhur, që shpesh e harrojmë, por që duhet pranuar se është ulur këm bëkryq mes nesh, shpërfaqur si konf likt i neveritshëm individësh, por që fsheh një plagë sho qërore, për fat të keq edhe aty ku liria dhe ligji zbatohen Ndajrreptësisht.kërkoj dhe pres një përg jigje nga vetja: vallë, ka forcë që e pushtetinndalone parasë dhe veset që lindin prej saj, që shpesh të çon deri në marrëzi e në krim? Nuk e di ç’do të thoshte Frojdi, sepse historia jonë dhe e botës mesjetare është e mbushur me marrëzi të mbështetura edhe në ligje e kanune fisesh. Autorja Vivra, me pak fjalë, por me shumë art, i bën autopsi mendësive dhe karaktereve të heronjve të dramës, si të thuash i nxjerr lakuriq para pasqyrës së jetës. Ngjarja që u nis si udhë parajse, nuk vazhdoi gjatë dhe nuk mund t’i qëndrojë kohës. Vjen një çast që edhe shkëlqimi të neveritet, dehja ia le vendin trazimit dhe zhgënjimit, aq sa ligjet e zhvil limit të natyrës përputhen me ligjet e shoqërisë njerëzore.

Unë pajtohem me autoren, që nëpërm jet ngjarjeve të novelës, kërkon me zë të lartë gjetjen dhe rritjen e pozitës shoqërore të gruas, e cila në emër të qenies, mbartjes së jetës dhe vazh dimësisë, meriton më shumë vëmend je, mbrojtje dhe kujdes te veçantë, përballë brutalitetit, egoizmit, shpesh të pa kontrolluar të burrave. E gjitha e shprehur urtësisht, si në jetën e zakonshme ashtu edhe në drejtim dhe organizim shoqëror e shtetëror. E thënë shqip, shumë të drejta të gruas, janë arritur vetëm me rritje të vetvetes, me luftë e përpjekje shekullore. Mbetet edhe shumë për të bërë në barazi gjinore. Nuk dua të hyj në analizë të librit, por ndjesitë që përftohen nga ndodhitë, shumë herë të shëmtuara e të fëlliqu ra, që nuk i pranon mendja normale e një njeriu, më shoqërojnë gjatë. Janë ndodhi, sa reale ashtu edhe të stisura e të artistikisht,ujdisuraqë të shtyjnë të ndalosh, të kafshosh buzën që dridhet nga inati, më pas të mendohesh thellë, jo për të gjetur fajtorin fizik, por marrëdhëniet sho qërore, herë-herë të ndërtuara keq apo të shtrembëruara pa dashje. Emrin s’ia ve dot. E ndjej se gjaku më bëhet ujë nga trishtimi, duart i kam akull nga zemërimi, ku përfytyroj atë grumbull njerëzish që shikonin ku fomën, ku prej damarëve të saj, sh kapërderdhej jeta e një gruaje, që hyri në lojë të gabuar, por guxoi të ngrihet mbi vetveten duke përbuzur luksin dhe mirëqenien e një Më“kukulle”.nëfund ajo kërkon lirinë e hum bur, për të jetuar si ata, thjesht, mbase edhe në varfëri, por me liri, ku të dashurojë e të dashurohet si njeri. Gjykoj se ky është edhe mesazhi më i qenësishëm, më i vyer dhe më i dobishëm, për brezin e vajzave që janë në prag të fillimit të jetës së pavarur. Ato të jenë të vetëdijshme për të zg jedhur, jo udhët e lehta, që s’të çojnë gjëkundi dhe nuk të nxjerrin në dritë, jo lëmoshën dhe mëshirën, por udhën e punës, lodhjes, mundimit, studimit e djersitjes. Pa shumë fjalë, të jenë vet vetja, duke ngulmuar në rritjen e syn imit për një jetë të merituar, me dije, aftësi e kulturë. Jeta është një mësues i rreptë, të ndëshkon kur gabon. Nuk e kam as dëshirën dhe as luksin që shfrytëzoj rastin të jap mësime për jetën. Ato i gjen gjithkush në faqet e kësaj novele të mrekullueshme. Vetë jeta është mësim, ku edhe mund të rrëzohesh, për t’u ringritur më i fuq ishëm, më i fortë dhe më i sigurt. Nuk jam unë e para që e them. Dijetarët dhe përvoja na thotë, se jeta, vërtet ka shumë shtigje, mund të them të gjitha të shkelura nga brezat e shkuar, por duhen zgjedhur me kujdes. Lum ai apo ajo, që ka mend të nxjerrë më sime. Po ka edhe metër e kandarë të ndryshëm, së pari, për të matur e pe shuar vetveten, më pas për të ndarë, matur, peshuar e pëlqyer, të mirën dhe të keqen, të bukurën e të shëmtuarën, të ëmblën, të hidhurën e të thartën, të dobishmen dhe të padobishmen. Thjesht të gjejë e të ndajë vlerat nga antivlerat, për të qenë njeri, i pranuar në shoqëri vlerash. Nderim znj. Vivra! Ju uroj jetë të gjatë e shëndet të mirë, për të na sjellë libra me po kaq vlera të larta artistike dhe edukuese.

KOHA Javore28 MOZAIK Plavë – Në takimin me ministrin e Administratës Publike në Qever inë e Malit të Zi, Mr. Marash Du kaj, i cili më 5 gusht 2022, vizitoi Komunën e Plavës, pikërisht në ditën kur u shënua Dita e Komunës së Gucisë, pjesëmarrës i së cilës ishte, kryetari i komunës, Nihad Canoviq, në fjalën e rastit theksoi se vetëqeverisja lokale e Plavës në vazhdimësi përpiqet që përmes hyrjes së hapur dhe orientimit në bashkëpunim me qytetarët, avan con efikasitetin e vet, por edhe në atë mënyrë nxiton funksionimin e të gjithë “Komunashërbyesve.ePlavës, bën përpjekje që të jetë shërbyes i vërtetë i qytet arëve, andaj me kujdes përngjon nevojat e tyre, përfillë vërejtjet dhe përpiqet t’u del në takim kërke save të tyre, duke treguar me këtë në rëndësinë e aktivizimit dhe pjesëmarrjes, por edhe kontributin në rritjen e transparencës të punës të organeve të vetëqeverisjes loka le”, ka thënë Canoviq. Kryetari Canoviq, ka përshëndetur vizitën e ministrit të Administratës Publike, të cilin e ka njoftuar me projektet aktuale zhvillimore, si dhe me planet dhe aktivitetet e ard hshme, si dhe ka veçuar nevojën që Qeveria t’u orientoi më shumë para komunave në veri të shtetit. Sipas fjalëve të kryetarit Canoviq, është e domosdoshme dhënia e impul sit shtesë e investimeve kapitale dhe në atë kontekst të konkretizo het rrëfimi dhe aktiviteti, kur është në pyetje projekti i aksit të rrugës ndërshtetërore Plavë-Deçan. Ministri Dukaj ka theksuar përku shtimin e ministrisë, procesit të decentralizimit dhe fuqizimit të sistemit të vetëqeverisjes lokale në Mal të Zi, por edhe reformës së administratës publike, në qëllim të krijimit të administratës më efikase dhe më ekonomike të orientuar drejt Gjatëqytetarëve.takimitdypalësh, është bërë fjalë edhe mbi funksionimin e ko munës, modaliteteve për avancim të bashkëpunimit me ministrinë di kasteriale, si dhe për tema të tjera nga fusha e administratës publike në nivel lokal. Në takim, në emër të Komunës së Plavës, kanë marrë pjesë sekretari për Administratë lokale, Sadam Llukoviq, dhe ndihmësi i tij, Ibër Hoti. Shaban Hasangjekaj

Ministri i Administratës Publike në Qeverinë e Malit të Zi

Në sëKomunësvizitëPlavës

E ENJTE, 18 GUSHT 2022

E ENJTE, 18 GUSHT 2022

KOHA Javore 29 MOZAIK

Vuthaj/Guci/Plavë – Arkeologu i mirënjohur shqiptar me origjinë nga Plava, Prof. Dr. Naser Ferri, nipi i pa triotit dhe trimit legjendar, Jakup Fer ri, në fillim të këtij muaji, i shoqëruar nga kushëriri, Mr. Arben Ferri, dhe këngëtari i mirënjohur dhe kantautori shqiptar me prejardhje nga Martinajt e Komunës së Gucisë, Genc Prelvu kaj, përndryshe student i doktoratës në fushën e historisë në Universitetin e Zagrebit, vizitoi komunat e Plavës dhe Gucisë, me ç’rast në mënyrë din jitoze shprehi ndjenjën shpirtërore, epshin dhe përkushtimin ndaj vend lindjes së të parëve të vet, krahinës së Plavë-Gucisë, duke dhuruar numër të konsiderueshëm librash të autorëve të ndryshëm, por edhe të veta, bibliotekave të qendrave për kulturë në Guci e Plavë dhe asaj të Shtëpisë së Kulturës në Vuthaj, libra këta nga biblioteka e tij personale. Numrin më të madh të librave (rreth 250 sish), ndër të cilat edhe pesë vepra, autor i të cilave është ai vetë, ia dhuroi bibliotekës së Shtëpisë së Kulturës në fshatin Vuthaj të Ko munës së Gucisë, për ta pasuruar e begatuar fondin e saj. Dhuratën e çmuar me peshë dhe vlerë të madhe në ambientin e Shtëpisë së Kulturës në Vuthaj e pranoi veprimtari i mirën johur vuthjan dhe pronari i portalit “Plava e Gucia Sot” me seli në Nju Jork, Esad Gjonbalaj, i cili përzemër sisht në emër të vuthjanëve dhe të vetin, e falënderoi dhuruesin Ferri duke i uruar dhe dëshiruar shëndet, mbarësi dhe sukses në jetë dhe punë të Numërmëtejme.modest librash, arkeologu Prof. Dr. Naser Ferri, u dhuroi edhe bibliotekave të Qendrës për Kul turë “Husein Bashiq” në Plavë dhe Qendrës për Kulturë në Guci, e për dhuratat e çmuara dhe me vlerë, falënderuan bibliotekistët të cilëve iu dorëzuan librat, si dhe drejtorët e in stitucioneve kulturore në fjalë. Shaban Hasangjekaj

Bibliotekave në Vuthaj, Guci dhe Plavë, u dhuroi numër konsiderueshëmtë librash Prof. Dr. Naser Ferri

Arkeologu shqiptar,

Koha Javore: Si nisi rrugëtimi Juaj drejt teatrit dhe aktrimit në aspektin e formimit edukativ? Gent M. Çajani: Unë jam studen ti i gjeneratës së parë shqiptare që kam studiuar “Regji teatri dhe ak trim” në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kam diplomuar në Uni versitetin Shtetëror të Tetovës. Dua të falënderoj dy profesorët e mi të jashtëzakonshëm që bënë të mun dur që studentët shqiptarë si unë të kenë mundësinë të ndjekin ëndrrat në art dhe film: pikërisht profesorin dhe regjisorin e njohur Mehmet Xhelili nga Shqipëria dhe mentorin tim të mrekul lueshëm, Qëndrim Rijanin, profesor dhe regjisor nga Maqedonia e Veriut. Të jesh pjesë e studentëve shqiptarë të brezit të parë që studiojnë për regji dhe aktrim është mjaft historike dhe e paharrueshme për mua. Unë jam mirënjohës që përjetoj rrugën artis tike, të cilën e kam shumë pasion. Pres me padurim se çfarë do më sjellë e ardhmja në aspektin profe sional dhe unë jam shumë mirënjohës për dy profesorët e mi për mbështet jen e tyre të jashtëzakonshme dhe mësimet e jetës.

KOHA Javore30

Intervistë eksklusive me regjisorin dhe aktorin Gent M. Çajani

Gent M. Çajani: “Zoo story” për faqëson jetën e njeriut të mbyllur brenda në kafazin e ndërgjegjes. Shumë pak njerëz kanë fuqinë për të qenë empatikë. Sot jetojmë në një kohë ku interesi i njerëzve mbizotëron të qenurit human dhe dashamirës ndaj njëri-tjetrit. Kemi humbur sensin e jetës duke nxituar të jetojmë në një jetë luksi të influencuar nga bota dix hitale dhe ne harrojmë të jetojmë në realitet. Me të vërtetë ne njerëzit kemi vdekur përbrenda. E kishim shumë të vështirë t’i anali zonim personazhet dhe t’i vendosnim në skenë për të treguar ndjenjën e të qenit i huaj në vendin tonë. Sepse vërtet qenia jonë është ndërlikuar shumë duke humbur sensin e të qenurit empatik. Si regjisor besoj se kam mundur të shfaq vizionin tim artistik në skenë. Jam shumë i kënaqur me ekipin fan tastik të “Zoo story”, kryesisht Berat Mahmutin, Rrahim Ramadanin dhe Granit Velën. Koha Javore: Për çfarë flet his toria e “Tregimit zoologjik”? Gent M. Çajani: “Tregimi zoologjik” është shkruar nga Eduard Albe, një dramaturg shumë i njohur në SHBA, i cili përfaqëson “Teatrin e absurdit”. Shfaqja flet për dy personazhe që takohen në Central Park (NY). Xheri, protagonisti i cili kishte ikur nga spit ali psikiatrik dhe Piter, i cili sapo erdhi në park për të shkruar librin e tij “best Këtaseller”.dy personazhe përfaqësojnë njëri-tjetrin në një pozicion shumë të çuditshëm, sepse ata përpiqen të kuptojnë njëri-tjetrin, por kjo për fundon jo mirë në fund. Xheri nuk u kuptua kurrë nga të tjerët, gjë që e bëri atë të çmendur. Ndërsa Piter, një personazh shumë konservativ, ai ikën nga shtëpia e tij vetëm për t’u qetë suar dhe për të gjetur paqen brenda vetes.

Koha Javore: Shpresoj që shfaqja të nxisë një diskurs konstruk tiv për të ndryshuar kontekstin e të qenurit “i huaj” përballë jetës

INTERVISTË E ENJTE, 18 GUSHT 2022

suksesitdrejtRrugëtimi

Koha Javore: Keni shënuar një sukses tjetër me shfaqjen teatrale “Tregimi zoologjik”. Mund të na thoni më shumë për përf shirjen tuaj në këtë projekt?

KOHA Javore 31 së përditshme. Çfarë ndodh kur ne humbasim sensin për të jetuar? Si mund ta fitojmë lirinë, pa mos e lënduar askënd? Kush tjetër ishte pjesë e “Zoo story”?

Koha Javore: A e shprehni kreativitetin në ndonjë mënyrë tjetër? Gent M. Çajani: Më pëlqen ta shpreh artin tim në shumë mënyra. Unë pikturoj herë pas here dhe punoj si agjent shitjeje për një artist të madh në Evropë. Më pëlqen fotografia dhe kam marrë pjesë në ekspozita si fo tograf. Unë bëj shumë gjëra duke u përpjekur të shpreh ndjenjat e mia në mënyra të tjera të të bërit art, si shkrimi i poezive, këndimi dhe ud hëtimi. Koha Javore: Për çfarë po punoni aktualisht? Gent M. Çajani: Aktualisht po punoj për projektin e radhës për këtë vit që do të zhvillohet në teatër. Është një shfaqje me tre personazhe “Bualli amerikan” nga David Mamet.

2018- Skenari: Murat Zherka – “The art ists lunacy – (Film) – Regjia: Murat Zher ka – Aktor: Gent M. Çajani – Shkup “Lu miere Films”, Maqedoni e Veriut.

Koha Javore: Keni një projekt të preferuar dhe pse? Gent M. Çajani: Të gjitha projektet e mia janë bërë me shumë dashuri, i dua të gjitha projektet dhe bash këpunimet e mia që kam pasur deri më tani.

2019- Eduard Albe – “Zoo story“ –(Shfaqje) – Regjia: Gent M. Çajani –Tetovë, Maqedoni e Veriut. 2020- Best Director Award – Othello In ternational Theater Festival – “Zoo story”

Koha Javore: Urime për shpër blimin me çmimet e regjisorit dhe aktorit më të mirë! Si ka qenë përvoja Juaj në Festivalin Ndërkombëtar Othello dhe Akt Fest Shkup? Çfarë shfaqjesh keni sjellur në këto dy festivale? Gent M. Çajani: Jam shumë i gëzuar që mora një çmim që në fillim të kar rierës time, çmimin “Regjisori më i mirë” me “Zoo story” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Othello, Ma qedoni e Veriut (2020). Berat Mah muti fitoi çmimin “Aktori më i mirë i ri” me “Zoo story” në AKT Fest Shkup (2020). Koha Javore: Çfarë filmash apo shfaqjesh teatrale keni drejtuar? Gent M. Çajani: Karriera ime artis tike si regjisor filloi në vitin 2019 me shfaqjen “Tregimi zoologjik”. Në 2021 isha regjisor i dy projekteve: “Stoned” projekt filmik që përfaqëson jetën e të rinjve në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkan; dhe “Të mallkuarit”, një shfaqje, bazuar në një histori të vër tetë, që përfaqëson jetën e tre emi grantëve në Greqi. Në 2022 isha regjisor i “Requiem për Musine Kokalarin”, një shfaqje teat ri dokumentar, që përfaqëson jetën e Musine Kokalarit (ikona shqip tare), shkrimtares së parë femër në Shqipëri dhe zonjës së parë që krijoi Partinë Socialdemokrate.

– Regjia: Gent M. Çajani – Gostivar, Ma qedoni e Veriut. 2020- Best Actor Award – AKT Fest, In ternational Theatre Festival – “Zoo story”

Intervistoi: Artemisa Kastrioti INTERVISTË E ENJTE, 18 GUSHT 2022

Gent M. Çajani: Berat Mahmuti luan Xherin, kurse Rrahim Ramadani luan Piterin. Ne kishim edhe Granit Velën, kitaristin që e quajtëm Xhek, një i pastrehë, i cili e pa të gjithë historinë dhe shkroi një këngë për të.

– Jerry - “Berat Mahmuti” – Regjia: Gent M. Çajani – Shkup “Suli Han”, Maqedoni e 2021-Veriut.Skenari: Artin Selmani “Stoned” –(Film) – Regjia: Gent M. Çajani - Shkup “Iproduction”, “Democracy lab”, Maqe doni e Veriut. 2021- Skenari: Olsa Poshka – “The ac cursed” – (Shfaqje) – Regjia: Gent M. Çajani – Tetovë, Maqedoni e Veriut. 2022. “Requiem for Musine Kokalari”, skenari: Gjergj Jozef Kola – (Shfaqje) –Regjia: Gent M. Çajani – Teatri për fëmijë dhe të rinj – Shkup, Maqedoni e Veriut. Historia e karrierës

Koha Javore: Në cilat projekte keni marrë pjesë si aktor? Gent M. Çajani: Kam aktruar në filmin “The Artists Lunacy” (2018) me regji Murat Zherka, produksion “Lum iere films”, Shkup, Maqedoni e Veriut.

E ENJTE, 18 GUSHT 2022 Kadri

Kafeneja e vogël në afërsi të Plazhit të Vogël. Në tavolinë me ne u ul Kadri Leskovci. Kishte ardhur nga Gjer mania për pushimin veror. “ Do të jemi këtu në Ulqin deri më 20 shtator. Tash disa vite jemi në pen sion. Gruaja ime Marijana ka filluar të harrojë, duhet kujdesuar për të vajza edhe Kadriuunë”.nëdekadën e gjashtë të shek ullit XX ishte nxënësi i Riza Shurdhës, fotografit legjendar të Ulqinit. “Kam mësuar zanatin e fotografit te Rizoja. Kam punuar edhe në labo ratorin e tij, por edhe si fotograf në plazh. Gruaja e parë e Rizos ka qenë Cveta nga Beogradi. Së bashku me mua ishte nxënëse e punëtore edhe Nada, vajza e Kresho Raçiqit, që kanë jetuar në Ranë. Duke punuar aty e vërejta afërsinë e Rizo Hara pit me Nadën. Daja im, Qiro Zyberi, ishte shok i ngushtë me Rizo Harap in. Një herë më pyeti: “A ke pa ndonjë gjë ndërmjet Rizos edhe Nadës? U përgjigja se unë nuk di gjë. Daja më tha: “Edhe ti qenke si ata të dy.” (E vërteta ishte se unë i kisha vërejtur në odën e territ duke u përqafuar Ri zon me Nadën). Dhe kështu, Cveta shkoi për Beograd dhe Rizo Shurd ha u martua me Nadën” – e vazhdoi Kadriu tregimin e tij. E pyeta: Më thuaj se kur ke shkuar në “KamGjermani?pasur 23 vjet. Kemi qenë fu kara. Baba ka nxan peshk, fëmijë shumë, kena qenë katër vëllezër dhe dy motra. Nëna Havaja është mun duar shumë me gjithë babën për të jetuar. Atëherë filloi turizmi masovik. Erdhën edhe prej Gjermanisë dhe vendeve të tjera. Në lokalitetin, në Sukë, në afërsi të hotelit “Jadran”, në vitin 1960 Organizata Rinore “Pan-Europa” nga Gjermania, ndër toi pushimore me disa shtëpiza përd hese. Këtu u njoftova me Marijanën. Si thuhet dashuria nuk pyet, nuk ka Hotelikufi”. “Jadran” gjendej në siujdhesën më të bukur të pjesës bregdetare të Ulqinit, në Sukë. Në këtë vend më përpara ishte shtëpia e cila fillimisht

ShurdhësiNxënësiRiza Kadri Leskovci Leskoci (1943)

Mërgimtari

KOHA Javore32 MOZAIK

KOHA Javore 33 MOZAIK E ENJTE, 18 GUSHT 2022 i takonte Ismail Pashës. Pasi ai shkoi me detyrë në Egjipt, shtëpinë e bleu Beqir Suma. Pastaj, në mënyrë të dhunshme, këtë shtëpi e mori mbreti i Malit të Zi, Nikolla I, si rezidencën e Pjesatij. e parë e hotel “Jadran”-it u ndërtua më 1938. Në vitin 1945, pas Luftës së Dytë Botërore vazhdoi rindërtimi, kështu që kishte kapacite tin prej 120 shtretërve. Tërmeti i vi tit 1979 e shkatërron plotësisht dhe kurrë më nuk u rindërtua. Në këtë vend deri tani nuk u rindërtua më hoteli i dikurshëm. Kadriu kujtohet: “Ditët e bukura kaluan shpejt, Mari jana u kthye për Gjermani. Mbas pak kohe më erdhi me postë një zarf i madh. Ishte aty garancia dhe 200 marka për rrugë. U nisa deri në Ti var. Prej Tivarit me autobus deri në Split. I hipa trenit i cili shkonte deri në Gjermani, në Mynih. Pas dy ditëve udhëtimi mbërrita në Mynih. Dola prej trenit i habitur, shumë drita, ndërtesa, një botë tjetër. Menjëherë, dikush më troklloi në shpinë, u solla, ishte Mari jana me shokun tim, Fredin”. Kadri u punësua në një firmë të mad he për fotografi. Tash pas shumë viteve, vjen rregull isht në Ulqin. Para 20 viteve ka ndër tuar shtëpinë në Kodrën e Meterizit. Kadriu ishte me sheshir në krye. Gjithmonë i qeshur, shumë e do sho Iqërinë.fola:“Po të shikoj, shumë i përngjan nëndajës tënde, Neçe Zyberit e cila ishte kojshija jonë, në Kala”. Gjyshja e tij (nëndaja), Neçe Zyberi, ka jetuar në Kalanë e Ulqinit. Me familjen e djalit të saj, Mustafës, kanë banuar në katin e parë të shtëpisë së Qame Fazlibegut. Neçja ka qenë ma mia e të gjithë fëmijëve të Kalasë në atë kohë. Të gjithë neve na ka lindur ajo. Ka qenë grua e urtë, ka pasur një seriozitet dhe një besim të madh. Ashtu siç thotë edhe babai i mjekë sisë, Hipokrati, ajo ka ditur ta ruajë çdo gjë lidhur me punën e saj. Kanë jetuar vështirë prej peshkimit. Më vonë, si mjek i ri vizitova njëherë maminë tonë, Neçe Zyberin. Ka vdekur në pleqëri të thellë. Kadriut i thash: Na flit edhe diçka tjetër për Rizo Harap Shurdhën? Kadriu me nostalgji, i buzëqeshur, fillon tregimin për Rizon dhe ato „Unëkohëra:kam qenë nxënësi i dytë i Rizo Harapit. Para meje ka mësuar dhe punuar Mitar Andriqi, prej Limanit. Edhe Nada, gruaja e Rizos, filloi atëherëtë punonte te Rizoja. Rizo Shurdha e ka dashtur shoqërinë. Shpeshherë vinte profesori Ilija Vuk sanoviq. Rizo më thonte:- Na i sjell(dy birra). I merrja në hotelin „Repub lika“. Pas një sahatit thoshte: - Na i sjell edhe 4-. Tjetër herë më tha të shkoja te motrat e tij, të cilat kanë ba nuar sipër barnatores së vjetër, që të sillja tavën me mish të përgatitur. Kur u ktheva, u ulëm të hanim. Rizo m’i dha dy copa mish. Ne në shtëpinë tonë nuk kemi hangër mish kurrë, vetëm peshk të cilin e zinte baba Qa Kadriumili”. vazhdoi: “Në Gjermani më ka ndihmuar shumë përvoja dhe puna në “Foto Pinjesh”, te Rizoja. Kam pasur punën jo të rëndë. Gjithmonë kur kam ardhur në Ulqin e kam takuar Rizon. Ai ka mbetur mësuesi, miku dhe bamirësi im, ka qenë legjenda e Ulqinit...”. Gani Karamanaga Nada dhe Rizo Shurdha

Komuna e Tuzit i dhuron 5 mijë euro sportistes Angjella Berishaj

E ENJTE, 18 GUSHT 2022

Për rezultatin historik në sportin e taekwondosë

Tuz – Sportistja e Klubit të Taekwon dosë “Besa” nga Tuzi dhe përfaqë suesja e Malit të Zi në Kampionatin Botëror të Taekwondosë për junior, Angjella Berishaj, pas rezultatit his torik ku fitoi medaljen e argjendtë, është pritur javën e kaluar në Ko munën e Tuzit, nga kryetari Nik Gje loshaj dhe nga përfaqësues të tjerë të administratës lokale, por edhe nga një grup i qytetarëve. Ata e mirëpritën kampionen botërore me duartrokitje dhe brohoritje të shumta, ndërkaq në një ceremoni të organizuar nga Komuna e Tuzit, kryetari i komunës, Nik Gjeloshaj në emër të institucionit që përfaqëson, i ka dhuruar kampiones botërore Ang jella Berishajt, shumë të hollash prej 5 mijë eurosh, për arritjet e jashtëza konshme në sportin e taekwondosë. Kujtojmë që sportistja, Angjella Ber ishaj solli medaljen e parë botërore për Malin e Zi në taekwondo. t. u.

KOHA Javore34 SPORT

Ka lindur në Gjermani, jeton me familje në Zvicër, por karrierën tani do ta vazhdojë në Poloni te skuadra Gwardia Wroclaw. Është ky volejbollisti nga Kosova, Leon Dervishaj. Fillimisht Dervishaj ka qenë pjesëtar i Përfaqësueses së Zvicrës për grupmosha të reja. Kurse tani ka vendosur ta përfaqëso jë Gjermaninë. Në opsion ka qenë edhe DervishajKosova.thotë se nuk ka qenë e le htë që të marrë ftesën e Gjermanisë. Po ashtu, tregon se ka pasur edhe telashe për të ndërruar përfaqë suesen, pasi në fillim ka qenë pjesë e “RrugaZvicrës.ime për në ekipin e Gjer manisë do të thosha se ishte shumë e vështirë. Kam filluar të luaj në Zvicër, që do të thotë se nuk isha në hartën e Përfaqësueses së Gjer manisë. Pastaj është dashur të vija në Bundesligë ta dëshmoja veten, të përmirësohem. Pastaj mora ftesën, dolën disa telashe me licencën time, sepse kam luajtur në Zvicër, por tani gjithçka është e zgjidhur dhe jam gati për të luajtur. Kam menduar për Kosovën. Vite më parë kam menduar se ndoshta është i mundur një opsion i tillë, por kur u bë me Gjermaninë, më nuk ishte opsion”, ka thënë për “Koha” Dervishaj, që është i gjatë 195 25-vjeçari,centimetra.që luan në pozitën e pasuesit, këtë verë u transferua te Gwardia Wroclaw që garon në kat egorinë e dytë të volejbollit në Poloni. Ai synon që në Poloni të bëhet profe sionist i vërtetë. “Synimi im personal është të zhvillo hem edhe më shumë si lider, si lojtar i mirë, të punoj shumë dhe të bëhem profesionist i vërtetë. Dhe, me këtë ekip që jam tani, jam më se i bindur se do t’i arrij synimet. Jam shumë i lumtur me ekipin aktual, sepse më ka dhënë besim të madh, më beso jnë. Synimi është të ngjitemi në elitë, që besoj se mund t’ia dalim. Do ta shijoj lojën time dhe besoj se do ta ndihmoj ekipin në arritjen e synimeve. Pse tani luaj në Poloni është se ekipi im në Gjermani ka telashe financiare dhe më liroi në korrik. Me agjentin tim i shqyrtuam të gjitha opsionet pasi ofertat nuk mungonin nga mbarë Ev ropa. Por mendoj se kjo ishte zgjidhja më e mirë dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi”, theksoi Der Karrierënvishaj. Dervishaj e ka nisur tek Aarau në Zvicër. Më pas ka luajtur edhe në Gjermani te Herrschingu, Rotemburgu, Lueneburgu dhe te NumriFrankfurti.ivolejbollistëve kosovarë në nivelet serioze evropiane është fare i vogël.

KOHA Javore 35 SPORT

nëGjermaninëPërfaqësonvolejboll

E ENJTE, 18 GUSHT 2022

Karrierën Dervishaj e ka nisur tek Aarau në Zvicër. Më pas ka luajtur edhe në Gjermani te Herrschingu, Rotemburgu, Lueneburgu dhe te Frankfurti. 25-vjeçari, që luan në pozitën e pasuesit dhe është i gjatë 195 centimetra, këtë verë u transferua te Gwardia Wroclaw, që garon në kategorinë e dytë të volejbollit në Poloni. Fillimisht Dervishaj ka qenë pjesëtar i Përfaqësueses së Zvicrës për grupmosha të reja. Kurse tani ka vendosur ta përfaqësojë Gjermaninë. Në opsion ka qenë edhe Kosova. Numri i volejbollistëve kosovarë në nivelet serioze evropiane është fare i vogël

Volejbollisti nga Kosova, Leon Dervishaj

kohajavore.me

Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.