Koha 1021

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 4 gusht 2022 Viti XXl Numër 1021 Çmimi 0,50

Panair që krijon mundësi bashkëpunimi ndërkulturor ISSN 1800-5696

Vazhdimësia e traditës dhe rikthimi në Kalanë e Ulqinit

U bë përurimi i librave të autorëve Dr. Nail Draga dhe Hajrullah Hajdari


PËRMBAJTJE

5

6 Të valorizohen potencialet turistike

Në këtë ditë të lutemi për viktimat e komunizmit në Shqipëri!

10

12 Teori dyshuese

Rusia duhet dekolonizuar

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj dhe Qani Osmani Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2

Javore KOHA

E ENJTE, 4 GUSHT 2022


PËRMBAJTJE

16

28 Udhëzues për të jetuar jetën me më pak shqetësime

Kënaqësia e të bërit kamping

30

32 Xhelal Muja, bletar i suksesshëm dhe i besueshëm nga Kraja

Rezultate inkurajuese në të gjitha veprimtaritë e punës

ARKIVI: www.kohajavore.me

E ENJTE, 4 GUSHT 2022

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Presidenti i Malit të Zi dhe kryetari i PDS-së, Millo Gjukanoviq, kërcënon kryeministrin Dritan Abazoviq

Bie qeveria nëse e nënshkruan marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe Presidenti i Malit të Zi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq, ka paralajmëruar kryeministrin Dritan Abazoviq se mund ta rrëzojë qeverinë e tij të pakicës, nëse nënshkruan Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe. Gjukanoviq, duke folur për tekstin e marrëveshjes, ka thënë se ajo përmban pjesë që “falsifikojnë historinë e Malit të Zi”. Ai ka thënë se marrëveshja do të ishte e pranueshme për nënshkrim

4

Javore KOHA

E ENJTE, 4 GUSHT 2022

nëse nuk do të kishte interpretime të historisë. Presidenti Gjukanoviq ka thënë se inicimin e rrëzimit të Qeverisë Abazoviq do ta bëjë, nëse jetësohet marrëveshja. Në një intervistë për N1, ai ka deklaruar se paralajmërimet për nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë, nuk kanë qenë befasi për të. “Z. Abazoviq vendosi krejt papritur të riformulojë prioritetet e agjendës së qeverisë, në mënyrë që në vend të përmbushjes së kapitujve 23 dhe

24 të negociatave, të vinte në plan të parë nënshkrimin e kontratave për çështje me interes të përbashkët për Qeverinë e Malit të Zi dhe Kishën Serbe. Ai vendosi të mos pranojë një proces më gjithëpërfshirës para se qeveria të marrë një vendim… Gjithçka që është bërë në atë plan është bërë shumë ngathët”, ka thënë Gjukanoviq. Qeveria e Malit të Zi ka miratuar ditë më parë tekstin e marrëveshjes themelore me KOS-in, e cila ka shkaktuar reagime të shumta nga partitë politike pro pavarësisë së Malit të Zi, Akademia e Shkencave e Malit të Zi, organizatat joqeveritare, grupimet qytetare etj. Përpjekja për krijimin e një grupi të ekspertëve që do të shqyrtonin tekstin e marrëveshjes ka dështuar. Kryeministri i Malit të Zi ka paralajmëruar nënshkrimin e marrëveshjes në javën e parë apo të dytë të muajit gusht. PDS në opozitë është forca më e madhe politike që mbështet qeverinë e pakicës së kryeministrit Abazoviq. Ndërprerja e mbështetjes së qeverisë do ta fuste Malin e Zi në një krizë politike të thellë. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Fatmir Gjeka, qëndroi në vizitë zyrtare në Komunën e Gucisë

Të valorizohen potencialet turistike Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Fatmir Gjeka, qëndroi të premten në vizitë zyrtare në Guci, ku u takua me kryetaren e kësaj komune Anella Çekiq dhe mori pjesë në hapjen e objektit të rikonstruktuar të shkollës në fshatin Vishnjevë. Në takim me kryetaren e komunës së Gucisë është konstatuar se infrastruktura rrugore paraqet një prej sfidave më të mëdha të kësaj komune, gjë që do të mund të zgjidhej nëse vendimmarrësit tregojnë vullnet. Në këtë kontekst, ata kanë përmen-

dur rindërtimin e rrugës përmes Çakorrit që lidh Malin e Zi dhe Kosovën, si dhe hapjen e pikës së kalimit kufitar, për të cilën janë krijuar kushtet teknike. Një projekt tjetër me rëndësi është ndërtimi i sallës sportive. Ministri Gjeka dhe kryetarja Çekiq janë pajtuar se Gucia ka potenciale të mëdha turistike të pashfrytëzuara, siç janë Vuthajt dhe Grebaja, për të cilat duhet gjetur mënyrën më të përshtatshme për t’i valorizuar. Ministri Fatmir Gjeka ka marrë pjesë edhe në hapjen e objektit të rindër-

tuar të shkollës në fshatin Vishnjevë, ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, pjesë e shkollës fillore “Xhafer Nikoçeviq” – Guci. Në deklaratën për shtyp të Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave thuhet se Gjeka ka falënderuar të gjithë, posaçërisht ish-nxënësit e kësaj shkolle nga diaspora, me kontributin e të cilëve është ndërtuar objekti shkollor. Ai ka përgëzuar vendasit për shkollën e re dhe i ka dëshiruar suksese drejtorit të ri të SHF “Xhefer Nikoçeviq”, Luan Kukaj, dhe nxënësve të kësaj shkolle. Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit të komunës së Gucisë, Bujar Hasangjekaj, përfaqësuesit e diasporës dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit, Safet Kallaç. Gjatë vizitës së tij, Gjeka është takuar edhe me përfaqësuesit e shqiptarëve në zyrën koordinuese të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e (Kohapress) Zi në Plavë.

E ENJTE, 4 GUSHT 2022

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane

Në këtë ditë të lut e komunizmit në

Më 28 korrik shënohet dita kur janë vendosur marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë (28 korrik 1922). Gjatë gjithë vitit është kujtuar ky vit jubilar i marrëdhënieve midis dy popujve tanë

Për Koha Javore:

Frank Shkreli / Nju Jork Edhe unë në atë mundësinë time, jam munduar që gjatë këtij viti por edhe më përpara, të kujtoj data dhe personalitete, sidomos të botës politike dhe diplomatike amerikane të cilët gjatë shekullit të kaluar dhe më vonë, kanë luajtur role kryesore në promovimin e këtyre lidhjeve. Burra dhe gra që vërtetë kanë kontribuar gjatë 100-viteve të kaluara dhe që kanë merita të mëdha që këto marrëdhënie të ruheshin në mendjet dhe në zemrat e shqiptarëve dhe amerikanëve. Madje edhe gjatë periudhës së errët të komunizmit, të regjimit kriminal të Enver Hoxhës – kur nuk kishte asnjë kontakt midis dy kombeve tona. Jam përpjekur që përveç këtyre mbështetësve të këtyre marrëdhënieve, shpesh të përmendi edhe viktimat e komunizmit të atij regjimi, atij regjimi i cili vrau, burgosi, pushkatoi për pothuaj 50 vjet – me gjygj dhe pa gjygj – dërgoi në kampe pune dhe kampe përqëndrimi dhe ndëshkime të tjera çnjerëzore me dhjetëra mijëra shqiptarë anti-komunistë. Shumë prej tyre janë dënuar, se besonin në vlerat amerikane të lirisë e të demokracisë, shpeshherë, vetëm e

6

Javore KOHA

E ENJTE, 4 GUSHT 2022

vetëm, se përmendin emrin Amerikë. E pësonin keq, vetëm e vetëm se po të ishin me fat që të kishin ndonjë tranzistor (radio) të vogël, do të ishin kapur nga Sigurimi i Shtetit duke dëgjuar Zërin e Amerikës. Zot na ruaj, për këta të mjerë që i kishin sytë nga Amerika, regjimi komunist i Enver Hoxhës rezervonte dënimet më të rënda. Këto viktima të pafajshme i priste dënimi me vdekje, për një fjalë goje: Amerikë ose Zëri i Amerikës. Vetëm e vetëm se ëndërronin një Shqipëri të lirë e demokratike të vlerave amerikane dhe perëndimore – duke kundërshtuar, me gjithë fuqinë e tyre fizike dhe shpirtërore diktaturën komuniste të Enver Hoxhës. Duke dhënë shpirt nga vuatjet dhe abuzimet shtazarake në duart e agjentëve kriminelë të Sigurimit të Shtetit enverist, shumë prej tyre kanë shkuar në atë jetë duke deklaruar fjalët e fundit: Rroftë Demokracia, rroftë Amerika, rroftë Shqipëria dhe populli shqiptar! Jam i bindur se sot në Tiranë, në këtë ditë të 100-vjetorit të marrëdhënieve amerikano-shqiptare, disa persona të politikës shqiptare që sundon sot me atë vend, por edhe përfaqësues të diplomacisë perëndimore – do të përpiqen të tregojnë vetën si apostuj të këtyre marrëdhënieve të shënjta midis dy popujve tanë. E vërteta është se këta nuk kanë të bëjnë asgjë me këto marrëdhënie – përveç ndonjë përfitimi personal e partiak të rastit, dhe as me vlerat e vërteta amerikane të lirisë, demokracisë dhe të drejtësisë.

Sepse po të kishte drejtësi të vërtetë në Shqipëri, viktimat e komunizmit, të gjallë e të vdekur, do të trajtoheshin ndryshe. Mospërballja e klasës politike të Tiranës për 30 vjet tani, me të kaluarën e komunizimit në atë vend, si dhe mosvullneti moral dhe politik i klasës politike shqiptare 30 e ca vjeçare tranzitore, për të dënuar krimet kundër njerëzimit dhe barbarizmat ndaj kundërshtarëve të regjimit komunist të Enver Hoxhës – shumë prej të cilëve ishin të njohur si pro-amerikanë – është, siç e kam thënë shpesh, diçka e pafalshme moralisht dhe politikisht, për një vend anëtar të NATO-s, në çerek shekullin e parë të shekullit XXI. Thirrjet e shumë prej viktimave të komunizmit që ende jetojnë, mbrenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe thirrjet nga organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që edhe Shqipëria t’i trajtojë viktimat e regjimit komunist enverist dhe periudhën komuniste sllavo-aziatike, ashtu siç kanë bërë vendet e tjera ish-komuniste të Evropës, kanë renë në veshë të shurdhër gjatë viteve e dekadave, jo vetëm të klasës politike “post-komuniste” shqiptare, por edhe përfaqësuesit diplomatikë perëndimorë kanë heshtur dhe vazhdojnë të heshtin për krimet e regjimit të Enver Hoxhës. Ndryshe nga propaganda e regjimit në Tiranë dhe ndryshe nga prononcimet dhe festimet e diplomatëve aktualë përendimorë sot, të cilët jam i sigurt do të marrin kredi – drejtpërdrejt ose tërt-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

temi për viktimat Shqipëri!

horazi, për të gjitha të mirat që vijnë nga marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, unë do të kujtoj sot në këtë përvjetor jubilar të 10-vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, dhjetëra mijëra viktima të komunizmit, shqiptarë e shqiptare. Jo më me fjalë, se kemi parë gjatë viteve se fjalët bien në veshë të shurdhër të këtyre personave që kanë gjetur jo vetëm një gjuhë të përbashkët ndaj kësaj çështjeje, por me heshtjen e tyre ndaj krimeve të regjimit enverist, mund të thuhet se edhe të huajt kanë adaptuar të njëjtin qëndrim moral ndaj viktimave të pafajshme të regjimit komunist në Shqipëri. Kështu që, kur njerëzit me pushtet të kësaj bote, politikanë e diplomatë – i kanë harruar viktimat e komunizmit të regjimit të Enver Hoxhës, shumë prej të cilëve janë dënuar dhe kanë dhënë jetën për hir të besimit të tyre në Zotin, në vlerat amerikane, të drejtat e njeriut dhe në rëndësinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Për këto viktima të krimeve ç’njerëzore të regjimit komunist, të cilat me qëndrimet e

tyre në mbështetje të lirisë e demokracisë, besimit në Zotin dhe në vlerat amerikane – me besimin se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë nga Perëndia – në këtë ditë të 100-vjetorit jubilar të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, të lutemi. Të lutemi, në mungesë të kujtimit të tyre nga pushtetarët e kësaj bote në këtë ditë. T’i lutemi të Madhit Zot me një uratë që Papa Françesku ka shpërndarë gjatë vizitës së tij në Kanada për të kërkuar falje dhe “hetime serioze”, por edhe për të shpehur “dhimbje, indinjatë dhe tyrp” për veprimet e shumë anëtarëve të Kishës Katolike në Kanada, të cilët kanë drejtuar shumicën e shkollave rezidenciale indigjene (autoktone) në Kanada. Papa është në Kanada për të kërkuar falje për rolin e kishës në shkollat që synonin asimilimin e fëmijëve indigjenë (autoktonë). Vizita e Papës konsiderohet si hap i parë për një hetim serioz të shkeljeve dhe abuzimeve dhe si një përpjekje për të nxitur shërimin shoqëror në atë vend. Ja lutja e tij për rastin e dhimbshëm të viktimave indigjene në Kanada, por që i përshtatet edhe thirrjes për kujtimin e viktimave të harruara të komunizmit në Shqipëri, në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane – viktima të cilat u dënuan dhe vdiqën, pikërisht sepse besonin dhe promovonin këto marrëdhënie, përvjetorin e të cilave festojmë sot: E mërkurë, 27 Korrik 2022 “Unë jam sot këtu me ju për të kujtuar të kaluarën, për të vajtuar me ju, për të ulur kokat tona së bashku në heshtje dhe për t’u lutur përpara varreve. Le t’i lejojmë këto momente heshtjeje të na

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ndihmojnë të përjetojmë dhimbjen. Në heshtje dhe me lutje. Duke u përballur me të keqen, ne i lutemi Zotit të së mirës, përballë vdekjes, i lutemi Zotit të jetës... Përpjekjet tona nuk mjaftojnë për të arritur shërimin dhe pajtimin: kemi nevojë për hirin e Perëndisë. Na duhet mençuria e qetë dhe e fuqishme e Shpirtit, dashuria e butë e Ngushëlluesit. Ai le të plotësojë shpresat më të thella të zemrës sonë! Le të na marrë për dore dhe të na japë mundësi të përparojmë së bashku në udhëtimin tonë”. (Papa Françesku). Pa kujtimin në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve amerikano-shqiptare të viktimave të komunizmit, heronjve të vërtetë të lirisë, të demokracisë dhe të vlerave amerikano-perëndimore, është sikur të festosh çlirimin e vendit, pa përmendur të renët në luftë. Qoftë me lutje, qoftë me ndonjë shkrim modest, përpjekjet kundër komunizmit dhe nostalgjikëve të tij modernë në Shqipëri dhe kudo tjetër, do të vazhdojnë të jenë, siç është shprehur shkrimtari çek, Milan Kundera: “Një luftë e kujtesës kundër harresës”, megjithëse kanë kaluar 30-vjet nga rënia e Murit të Berlinit. Kjo, përderisa nostalgjikët e atij regjimi barbar dhe mbështetësit e tyre perëndimorë në Tiranë dhe gjetiu, të mos ndjejnë dhimbje, “në heshtje dhe në lutje”, siç u shpreh Papa Françesku në Kanada, dhe përderisa nuk ka një përballim të drejtpërdrejt me të keqen e komunizmit sllavo-aziatik në Shqipëri, seriozisht dhe zyrtarisht! Më mirë vonë se kurrë! Pa një dënim zyrtar të krimeve të komunizmit enverist, ajo shoqëri nuk do të ketë as paqe as pajtim, dhe as marrëdhëniet shqiptaro-amerikane nuk do të jenë në nivelin moral e politik të vlerave amerikano-perëndimore që pretendohet sot, as në këtë përvjetor jubilar, as 100 vjet si sot. E ENJTE, 4 GUSHT 2022

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Pse Bashkimi Evrop dyert për Ballkanin “A duhet të shpresojmë të na pushtojë Rusia, që Bashkimi Evropian të na hapë dyert e veta?” Këtë pyetje ma drejtoi me ironi disa javë më parë një diplomat nga një vend ballkanik Piero Fasino Ajo përfaqëson më së miri zhgënjimin që dominon tashmë në Ballkanin Perëndimor ndaj ngadalësisë së paarsyeshme – për shkak të ngurrimit dhe miopisë së shumë kryeqyteteve evropiane – që ka pasur Bashkimi Evropian ndaj procesit të zgjerimit. Ky i fundit iu premtua këtij rajoni që pas Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit të vitit 1995, dhe u konfirmua zyrtarisht në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Selanik në vitin 2003. Një ngadalësim, që vitet e fundit ka shkaktuar jo vetëm zhgënjim, por

8

Javore KOHA

E ENJTE, 4 GUSHT 2022

edhe një depërtim në rritje të akterëve të tjerë, Kinës, Rusisë, Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Por, edhe një ngadalësim të reformave, që duhet të përmbushin vendet kandidate për t’u përshtatur me standardet evropiane. Duke e ndryshuar rrënjësisht skenarin evropian, agresioni rus kundër Ukrainës, e detyroi BE-në të kapërcejë përfundimisht qasjen ngurruese dhe paqartësinë në lidhje me procesin e vet të zgjerimit. Dhe disa javë pas dhënies së statusit të kandidatit për Ukrainën dhe Moldavinë – dhe në të ardhmen edhe për Gjeorgjinë – u mbajtën më në fund konferencat e para ndërqeveritare

për fillimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat i shtohen negociatave tashmë të nisura me Serbinë dhe Malin e Zi. Ndërkohë, është urgjente të vazhdohet më dhënien e statusit të “kandidatit” për Bosnjën, si dhe me një udhërrëfyes të qartë edhe për anëtarësimin e Kosovës. Që të jenë efikase dhe t’i përshtaten nevojave të stabilitetit dhe sigurisë, këto vendime duhet të merren shpejt dhe në kohë të përcaktuar qartë. Këtë proces Italia e ka mbështetur me vendosmëri dhe përmes një angazhimi të vazhdueshëm të qeverisë, si dhe mbështetjes unanime të par-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

pian duhet t’i hapë n Perëndimor? lamentit italian, që është shumë i ndërgjegjshme për rëndësinë strategjike që ka Ballkani Perëndimor në ruajtjen e balancave në Evropë dhe Mesdhe. Sepse vendimet për zgjerimin e Unionit, nuk janë një lëshim dashamirës, por një domosdoshmëri për sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë Evropës. Me agresionin kundër Ukrainës, Moska ka anuluar de fakto Marrëveshjen e Helsinkit, dhe parimet e saj për paprekshmërinë e kufijve dhe integritetin territorial të çdo shteti, mospërdorimin e forcës në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, dhe respektimin e plotë të pavarësisë dhe sovranitetit të çdo kombi. Këto parime janë zëvendësuar nga Moska me rishfaqjen e doktrinës së “sovranitetit të kufizuar”, të cilës duhet t’i nënshtrohen vendet fqinje. Ky imponim është veçanërisht i dukshëm tek rajonet e Evropës Lindore, në kufijtë e jashtëm të BE-së,

ku nuk është rastësi që kanë shpërthyer të vetmet luftëra të njohura në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, pra në Kaukaz, Ballkan dhe së fundmi në Ukrainë. Këto konflikte, shqetësojnë jo vetëm vendet e përfshira drejtpërdrejt, por përbëjnë një kërcënim për stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë kontinentit. Nga kjo rezulton se integrimi i këtyre zonave në Bashkimin Evropian, është një zgjedhje e domosdoshme strategjike për t’i çliruar ato vende nga destabiliteti dhe konfliktet, dhe për të forcuar sigurinë e të gjithë Evropës. Kjo u kuptua mirë nga NATO, e cila vitet e fundit, ndërsa BE-ja hezitonte, i hapi dyert e saj për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, duke u ofruar atyre një ombrellë sigurie, dhe duke e forcuar krahun juglindor të kontinentit. Më pak fjalë, duhet vendosur përfundimisht nëse do të integrohet plotësisht Ballkani Perëndimor në

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Bashkimin Evropian dhe politikat e tij, nga investimet tek modelet e rritjes ekonomike, tek politikat sociale, nga strategjitë e politikës së jashtme dhe të sigurisë, deri tek politikat e migracionit dhe standardet e shtetit të së drejtës. Apo nëse do të vazhdojmë t’i lëmë këto vende të presim në pragun e derës, në një lloj harrese dhe të ekspozuar gjithmonë ndaj rrezikut të krizave dhe konflikteve të reja. Dhe në linjat e reja gjeostrategjike të projektuara nga konflikti ukrainas, çështja kryesore është nëse Evropa Lindore do të hidhet në krahët e Moskës apo Pekinit. Apo do të zgjedhë, pa ngurrime të panevojshme dhe me vendosmëri, të vazhdojë bashkimin e kontinentit tonë rreth vlerave të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Dhe në këtë mënyrë të forcojë sigurinë, zhvillimin dhe rritjen ekonomike të të gjithë Evropës.

E ENJTE, 4 GUSHT 2022

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Rusia duhet dekolonizuar Januz Bugajski

10

Javore KOHA

E ENJTE, 4 GUSHT 2022

Për shekuj me radhë, pavarësisht ideologjisë, politikat e Moskës kanë qenë thelbësisht imperialiste. Presi-

denti Vladimir Putin ka deklaruar se shtetet josovrane janë koloni, duke përfshirë këtu republikat dhe rajonet

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Një tubim i rëndësishëm i mbajtur në Pragë më 23 korrik nga aktivistët për pavarësi kombëtare prej Rusisë, vuri në dukje dobësinë e Federatës Ruse. Forumi i Kombeve të Lira në Rusi bëri bashkë folës nga mbi njëzet kombe dhe rajone të ndryshme që kërkojnë pavarësinë prej shtetit të dështuar rus, përfshirë buriatët, bashkirët, tatarët, çeçenët, siberianët, novgorodianët dhe lindorët e largët e shumta të Rusisë. Pushtimi masiv i Ukrainës tregoi se Kremlini nuk i respekton kufijtë ndërkombëtarë të fqinjëve apo ndonjë prej traktateve ndërkombëtare që ndrydh ambiciet e tij. Sidoqoftë, kjo nënkupton se kufijtë ndërkombëtarë dhe të brendshëm të Rusisë tashmë janë, gjithashtu, të diskutueshëm. Në librin tim të sapobotuar “Failed State: A Guide to Russia’s Rupture” (Shteti i dështuar: Udhëzues i shpërbërjes së Rusisë), sjell dëshmi se Federata Ruse nuk ka arritur të transformohet në një shtet kombëtar, një shtet civil, apo qoftë edhe në një shtet të qëndrueshëm perandorak. Dobësitë e shumta të Rusisë po thellohen nga një sërë faktorësh, duke përfshirë varësinë nga eksportet e karburanteve fosile, ekonominë në tkurrje me perspektivë të ulët rritjeje, si dhe intensifikimin e trazirave rajonale dhe etnike. Pushtimi i mirëfilltë i Ukrainës nga Rusia ka përshpejtuar procesin e shpërbërjes së shtetit, pasi ka dështuar të përmbushë qëllimet e Kremlinit dhe ka rezultuar në viktima të konsiderueshme në ushtri dhe në sanksione ndërkombëtare, që po e dëmtojnë atë gjithnjë e më shumë. Ndonëse Kushtetuta e Rusisë e vitit 1993 e përkufizon vendin si federatë, në realitet ai është një ngrehinë e centralizuar neo-perandorake. Shteti artificial po i afrohet fundit të një cikli regjimi, në të cilin status quo-ja politike po bëhet gjithnjë e më e lëkundur. Që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, vendi nuk ka qenë përballë një numër krizash të njëkohshme kaq të mëdha, ku përfshihen paaftësia e qeverisë për të siguruar zhvillim ekonomik, rritja e pabarazisë midis Moskës dhe rajoneve të tjera, thellimi i mosbesimit ndaj qeverisjes së Moskës dhe humbja e mundshme ushtarake në Ukrainë. Federata Ruse është përballë një

paradoksi ekzistencial. Pa pluralizëm politik, reforma ekonomike dhe autonomi rajonale, struktura federale do të bëhet gjithnjë e më pak e menaxhueshme. Megjithatë, edhe nëse reformat demokratike do të ndërmerreshin, disa prej rajoneve mund ta përdorin këtë mundësi për t’u shkëputur. Nëse reforma është sistematike, shanset për konflikte të dhunshme mund të zvogëlohen, ndërkohë, në rast se reformat bllokohen për një kohë të pacaktuar, mundësia e konflikteve të dhunshme do rritej ndjeshëm. Skenarë të ndryshëm të brendshëm do ta çonin vendin drejt copëtimit, si intensifikimi i luftës për pushtet brenda elitës, përshkallëzimi i konflikteve midis Kremlinit dhe qeverive rajonale, apo një rënie e kontrollit qendror në mjaft pjesë të vendit. Lëvizjet drejt mëvetësisë të ndonjë prej 22 republikave etnike ka të ngjarë të provokojnë kërkesa për vetëvendosje edhe në mesin e disa rajoneve me shumicë etnike ruse. Kjo do ta dobësonte qendrën ndjeshëm dhe do t’i zvogëlonte gjasat për vijimësinë e një shteti autokratik. Për qartësi, në fillim të viteve 1990, kur Bashkimi Sovjetik filloi të shpërbëhej, 40 përqind e rajoneve me shumicë dominuese etnike ruse bënë presion për autonomi të shtuar, madje shkuan drejt (kërkesës për) sovranitet të ngjashëm me atë të republikave etnike. Lëvizjet separatiste shpesh fillojnë me kërkesa për decentralizim ekonomik dhe, më pas, përshkallëzohen, si përgjigje ndaj veprimtarisë së qeverisë qendrore dhe aspiratave të shtuara të elitës dhe popullit. Mbijetesa e regjimit nën sundimin e Putinit dhe pajtimi i popullit me të, bazohet në një politikë të jashtme agresive, revizionizëm territorial, militarizëm dhe propagandë antiperëndimore. Një vonesë ose ngecje e gjatë në Ukrainë, çfarë do të thotë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

edhe viktima të konsiderueshme, do të ngjallë kundërshtimin ndaj politikave të Putinit; do të nxisë luftën për pushtet për zëvendësimin e tij; dhe do të stimulojë revolta popullore kundër një lidershipi të diskredituar. Sipas agjencive perëndimore të inteligjencës, deri më tani mbi 75.000 trupa ruse janë vrarë, ose janë bërë paaftë në Ukrainë. Kërkesat etnike dhe rajonale do të nxiten nga grumbullimi i pakënaqësisë, prej rritjes së thellë të nivelit të varfërisë, rënies së subvencioneve financiare federale, përkeqësimit të infrastrukturës lokale, mungesës së mbrojtjes së mjedisit, kolapsit në shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe korrupsionit zyrtar galopant. Kështu Moska do të perceptohet, gjithnjë e më shumë, si metropoli i shfrytëzimit kolonial. Pjesa më e madhe e Federatës Ruse mund të përballet me “skenarin jugosllav” në shkallë të gjerë, me luftë të drejtpërdrejtë midis qendrës dhe disa prej republikave dhe rajoneve. Moska mund të imitojë Serbinë e viteve 1990 dhe të mobilizojë rusët etnikë që të krijojnë rajone etnikisht homogjene ndër republikat rebele, ndërsa popullsia jo-ruse vritet e terrorizohet. Por kjo nuk do të ndalojë shpërbërjen e shtetit. Ndërsa Rusia po shkon drejt krizës, NATO është, po ashtu, përballë një sfide urgjente për menaxhimin e ndikimit rajonal të trazirave brenda Rusisë, prej rënies ekonomike dhe humbjes së mundshme ushtarake në Ukrainë. Teksa Rusia merr rrugën drejt shpërbërjes, NATO-s do t’i duhet të njohë sovranitetin e republikave dhe rajoneve që duan të shkëputen prej saj, të zhvillojnë lidhjet me shtetet që do formohen dhe të koordinohet ngushtë me të gjitha vendet fqinje të Rusisë, nga Finlanda në Japoni, të cilat do të preken drejtpërdrejt nga trazirat e brenda saj. E ENJTE, 4 GUSHT 2022

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Teori dyshuese Sondazhet tregojnë se tetë nga dhjetë njerëz në mbarë botën besojnë në një Zot ose fuqi më të lartë, shoqëria jonë mbetet e ndarë dhe njerëzit nuk mund të bien dakord se çfarë përfaqëson kjo fuqi më e lartë. Ka mbi 4.000 fe të ndryshme në Tokë, por “nëse do të mund të biem dakord për një deklaratë të thjeshtë...në lidhje me atë se kush dhe çfarë është Zoti, kjo mund të ndryshojë gjithçka.”

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington

Mars

Teoritë e konspiracionit rreth imazheve të Marsit të mbledhura nga roverët e NASA-s janë pothuajse aq të vjetra sa vetë uljet në planetin e kuq. E spikatura mes tyre është

12

Javore KOHA

E ENJTE, 4 GUSHT 2022

akuza se NASA ka keqinterpretuar fotot e terrenit në ishullin Devon të Kanadasë dhe i ka paraqitur si të kapura nga roverët në sipërfaqen e Marsit. E komplikon çështjen edhe fakti që NASA ka përdorur me të vërtetë ishullin Devon si një terren testimi, pjesë e projektit të saj Haughton-Mars - terreni i tij jashtëzakonisht shkëmbor e bën atë një vend të përshtatshëm për të kryer “misione analoge”. Dhe së fundmi, teoria e mashtrimit është shfaqur përsëri në internet, me pretendimet se vendi më i afërt i NASA-s me Marsin ka

qenë Arktik Kanadaja. Disa nga ata që mbështeten mbi këtë çështje, në fakt, duket se vënë në dyshim edhe nocionin se vetë Marsi ekziston.

Tokë e sheshtë

Një kongresmen që kandidon për guvernator të shtetit të Nju Jorkut kohët e fundit u përball me një linjë mjaft të papritur pyetjesh nga një zgjedhës që beson se Toka është e sheshtë. Shkëmbimi i çuditshëm thuhet se ndodhi pasditen e së premtes së kaluar, ndërsa kongresmeni Li Zeldin po mbante një aktivi-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

tet fushate në komunitetin e Uatertaun. Pasi përfundoi fjalët e tij, një anëtar i audiencës e pyeti për krijimin e Forcës Hapësinore dhe më pas tregoi se “arsyeja që po e parashtroj është sepse ne në fakt po gënjehemi. NASA na jep animacione. A keni dëgjuar për Tokën e sheshtë?” Përpara se Li Zeldin të kishte mundësinë të përgjigjej, teoricieni i konspiracionit shpjegoi se ai është “një veteran i Marinës së Shteteve të Bashkuara” dhe më pas deklaroi se “është dëshmia ime që Toka është vërtet e sheshtë dhe e palëvizshme”. Siç mund të imagjinohet, kongresmeni nuk ndan të njëjtin mendim dhe me mirësjellje i tha burrit se “personalisht, nuk jam plotësisht dakord. Unë besoj se Toka është e rrumbullakët dhe kam udhëtuar në Tokë. E kam parë nga qielli. Kur jeni duke udhëtuar me një fluturim jashtë vendit, Toka është qartësisht e rrumbullakët. Dua të them se kjo është 100 përqind e padiskutueshme”. Pavarësisht se pohimet e tij u hodhën poshtë, teoricieni i konspiracionit dukej se ishte vërtet mirënjohës që Li Zeldin të paktën e dëgjoi atë teksa falenderoi kandidatin dhe e inkurajoi atë.

UFO

Thuhet se Ushtria Amerikane ka rikuperuar më shumë se një UFO të

rrëzuar, të cilat i ka dekonstrukturuar dhe riinxhinieruar. Lous Elizondo, ish-oficer i kundërzbulimit të Ushtrisë Amerikane, i cili drejtonte Programin e Avancuar të Identifikimit të Kërcënimeve të Hapësirës Ajrore, thotë se Pentagoni dëshiron ta mbajë sekret teknologjinë e rikuperimit të UFO-ve dhe ta monopolizojë atë për armatim dhe qëllimet e veta, në vend që ta përdorë atë për forma të reja ose të lira të energjisë që do të përmbysnin industrinë e naftës. Teknologjia e UFO-ve, shtoi ai, do të ndihmojë gjithashtu në luftimin e krizës së ndryshimeve klimatike globale. Qytetërimet e avancuara të ET, kanë kuptuar se nuk mund të ndërhyjnë drejtpërdrejt në zgjedhjet e specieve, pasi kjo do të pengonte evolucionin e tyre. Dhe kur UFO-t demonstruan se mund të mbyllnin objektet bërthamore, vazhdoi Elizondo, kjo ishte për të dërguar një mesazh se ata e kanë këtë kapacitet, por duan që njerëzimi të zgjedhë ta eliminojë vetë këtë teknologji shkatërruese.

Lajmëtari

Një lajmëtar shpirtëror i ditëve moderne, puna e të cilit ka prekur jetën e miliona njerëzve, ka shkruar më shumë se tridhjetë libra mbi spiritualitetin bashkëkohor që kur filloi

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

t’i bënte pyetje Perëndisë. Donald Ualsh tregon se si mundi të dëgjojë zërin e Zotit dhe flet mbi problemin në rritje të tjetërsimit të njerëzimit: “Ne të gjithë kemi aftësinë të flasim me Zotin në çdo kohë”. Në rastin e tij, Ualsh dëgjoi një zë të vërtetë fizik, por për të tjerët, Zoti mund të vijë në një formë tjetër, si “shprehja e rastësishme e një shoku në rrugë, fjalët në një bilbord ndërsa jeni duke vozitur nëpër qytet, ose teksti i këngës së radhës që dëgjoni në radio”. Për Ualsh-in, ai u befasua nga disa nga ato që i tha Zoti, të cilat ndryshonin nga edukimi i tij katolik, si për shembull, nuk kishte Dhjetë Urdhërime a Udhëzime. Ndërsa sondazhet tregojnë se tetë nga dhjetë njerëz në mbarë botën besojnë në një Zot ose fuqi më të lartë, shoqëria jonë mbetet e ndarë dhe njerëzit nuk mund të bien dakord se çfarë përfaqëson kjo fuqi më e lartë. Ka mbi 4.000 fe të ndryshme në Tokë, por “nëse do të mund të biem dakord për një deklaratë të thjeshtë...në lidhje me atë se kush dhe çfarë është Zoti, kjo mund të ndryshojë gjithçka”. Nëse kuptimi ynë për Zotin është i gabuar, kjo do të ndikojë negativisht në mënyrën se si e trajtojmë njëri-tjetrin dhe kjo, për fat të keq, është gjendja e botës tani, shton Ualsh. E ENJTE, 4 GUSHT 2022

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Diaspora e Malësisë në Shtetet e Bashkuara dhe dashuria e saj për atë tokë të bekuar (2)

Sigurimi jugosllav fu qytetet ku jetonin m Gjekë Gjonlekaj / Nju Jork (vijon nga numri i kaluar) Emigracioni politik i Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore ishte aktiv për të ndihmuar malësorët në kërkesat e tyre të menjëhershme. Ata bënin çmos për t’u gjetur shtëpi dhe punë. Natyrisht se shoqërimi me këtë emigracion kishte rëndësi, sepse nga ata mësuam shumë për çështjen kombëtare. Disa prej tyre kishin qenë personalitete të larta në institucionet shtetërore të Shqipërisë. Ata kishin qenë të dalluar në fushën politike, ekonomike dhe kulturore. Nga ata mësuam për qytetarinë e Shqipërisë dhe për tokat e robëruara nga serbo-malazezët dhe grekët. Ata na frymëzonin edhe për lëvizjet e Kosovës për liri e pavarësi dhe për bashkim kombëtar. Ata ishin burra dhe gra të arsimuar në universitet evropiane dhe amerikane. Një pjesë e dukshme e mërgatës së Malësisë u bashkua me emigracionin politik shqiptar në festa kombëtare, në protesta për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi dhe për gjendjen fatkeqe të Çamërisë. Mërgata politike e Shqipërisë ishte shumë aktive në mbrojtjen e Kosovës. Këtyre aktiviteteve iu bashkua edhe mergata malësore, shumica nga Hoti, Gruda, Dinosha, Koja dhe Trieshi. Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë e tronditën krejt Jugosllavinë dhe pikërisht në Kosovë filloi rrënimi i këtij shteti artificial. Malësorët u bënë edhe më të zellshëm pas atyre protestave që për shqiptarët kishin qenë tepër tragjike. Kosova dhe kryengritja e popullit

14

Javore KOHA

E ENJTE, 4 GUSHT 2022

shqiptar në atë vend ishte ato ditë epiqendra e lajmeve ndërkombëtare, duke zënë hapësirë të madhe në mediat dhe shtypin amerikan. Në atë kohë, politika dhe diplomacia amerikane e evropiane ishte përqendruar në Kosovë dhe në veprimtarinë anti-jugosllave të mërgatës shqiptare në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara. Jugosllavia kishte dërguar në Amerikë shqiptarë malësorë për shërbime gjoja diplomatike. Qëllimi i tyre ishte të shuanin aktivitetet e malësorëve në Amerikë. Menjëherë filluan të dërgojnë delegacione të përziera serbo-malazeze dhe malësore për të përforcuar bashkim-vëllazërimin, siç e quanin në atë kohë në Jugosllavi. Kohë pas kohe dërguan edhe grupe folklorike që shkaktuan incidente gjatë koncerteve të ndryshme. Sigurimi jugosllav kishte futur në shoqërinë e Malësisë spiunazhin në qytete ku jetonin malësorët dhe pas protestave të Kosovës në pranverën e vitit 1981 ata organizuan vendosjen e fotografive dhe portreteve të Josip Broz Titos në unifromë ushtarake prej marshalli dhe në uniformë civile. Portreti i parë ishte për të frikësuar malësorët prej Mareshalit Tito dhe portreti i dytë kishte për qëllim që malësorët ta nderojnë si udhëheqësin e tyre të dashur. Por për të kundërshtuar këtë propaganda, disa malësorë filluan të vendosin në dhomat e tyre të pritjes portretin e Shokut Enver Hoxha. Kështu që pas demonstratave të Kosovës, në qytetet amerikane u themeluan organizata titiste dhe enveriste. Titistët ishin për Jugosllavinë e madhe, ndërsa enveristët ishin për Shqipërinë e fortë. E vërteta që populli shqiptar vuante nën diktaturën komuniste, ata nuk i shqetësonte fare dhe kjo i bënte të papëlqyshëm në shumë mbledhje dhe takime të ndryshme edhe më shumë,

sepse ata bënin propagandë antifetare. Pavarësisht se disa prej tyre ishin edhe arrogantë dhe të pamëshirshëm, nuk mund të cilësoheshin si antishqiptarë. Titistët dhe nacionalistët nuk dërguan asnjë djalë të tyre në luftë për çlirimin e Kosovës, ndërsa prej grupimeve të majta enveriste nga Shtetet e Bashkuara shkuan pothuajse 100 djem të rinj dhe burra të shtyrë në moshë. Ata nga Shtetet e Bashkuara shkuan në Luftë për çlirimin e Kosovës. Vlen të theksohet se midis tyre kishte vullnetarë që kurrë nuk kishin marrë pjesë në këto grupime, ngase disa prej tyre kishin lindur në Amerikë ose kishin emigruar këtu në moshë shumë të re. Malësorët e Amerikës dhanë për Kosovën e lirë dhe të pavarur miliona dollarë, duke humbur miliona orë pune për të marrë pjesë në demonstrata anë e përtej Shteteve të Bashkuara. Malësia e Shteteve të Bashkuara dha një tog e gjysmë luftëtarësh që shkuan në luftë për lirinë e “tokës së tyre të premtuar”. Fjala diasporë është fjalë hebraike, që do të thotë izraelitë por jashtë Izraelit. Këtë fjalë e kanë futur në përdorim pothuajse të gjithë popujt e botës dhe siç shihet e kanë përvetësuar edhe shqiptarët. Mund të thuhet “diaspora shqiptare”, por në rastin e Malësisë mund të thuhet edhe “diaspora e Malësisë në Shtetet e Bashkuara”, ose diaspora në Evropë ose kudo tjetër. Kjo fjalë është shumë e nderuar në pothuajse të gjitha shoqëritë njerëzore. Diasporat e kombeve të ndryshme

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

uti agjentët e vet në malësorët në SHBA gjithmonë kanë qenë aktive në veprimtaritë e ndryshme për të mirën e atdheut ose vendlindjes. Para një gjysmë shekulli, diaspora e Malësisë nuk ishte e pasur dhe nuk kishte kuadro profesioniste siç ka sot. Shumica e malësorëve punonin punë të rënda krahu. Pavarësisht këtyre kushteve të vështira, një pjesë e madhe e tyre ishin të kujdesshëm për familjet e tyre në Malësi. Deri në vitin 1981 udhëtimet e malësorëve në vendlindje ishin relativisht të qeta, pa shumë zhurmë e kërcënime. Por sigurimi jugosllav ishte shumë i rreptë në kontrollin e lidhjeve të tyre me aktivistët e Shqipërisë në Amerikë. Pavarësisht se një pjesë e madhe kishin imigruar në Amerikë në kuotën e emigracionit të Shqipërisë, ata menjëherë e mohuan shtetësinë shqiptare dhe kërkuan pasaportat jugosllave. Shumica ktheheshin në Malësi për dashurinë e familjeve që kishin lënë atje dhe jo për dashurinë e Jugosllavisë. Por çelësin e vajtjes dhe të ardhjes së tyre në vendlindje e kishte në dorë sigurimi jugosllav. Malësorët shumë herë gjendeshin në pozitën e dy nënave para Gjyqit të Solomonit. S’ka asnjë dyshim se sigurimi jugosllav e keqtrajtoi dashurinë dhe nostalgjinë e tyre për familje dhe për vendlindje. Aty-këtu ndonjë person i sigurimit jugosllav gjeti pritje miqësore, bile për disa javë ose më shumë, te malësorët e dy anëve të kufirit. Ata i ftonin për dasma dhe për zijafete familjare, bile njëri prej atyre autoriteteve të sigurimit jugosllav kishte vajtur me një mik malësor në ceremoninë mortore të Abaz Kupit. Merre me mend sa thellë ishte futur sigurimi jugosllav në diasporën e Malësisë në Amerikë. Ata që ua kishin hapur rrugën malësorëve për të emigruar në Amerikë, gjetën më vonë strehim e pritje në shtëpitë e tyre. Varfëria dhe vuajtjet e malësorëve

Pas disa dekadash malësorët filluan ta kuptojnë shoqërinë dhe sistemin amerikan të demokracisë, duke u bërë shtetas amerikanë dhe duke e mësuar përditë e më mirë gjuhën, historinë dhe kulturën amerikane. Brezat e parë vuajtën shumë për faktin se nuk e flisnin dhe nuk e shkruanin gjuhën angleze. Prindërit e mësonin gjuhën e këtij vendi edhe nga fëmijët e tyre, ndërsa pasardhësit e tyre e mësonin gjuhën shqipe nga prindërit

në Malësi, sidomos ajo e familjarëve, e mundonte shumë diasporën malësore të Amerikës. Kjo periudhë gjysmëshekullore është koha më e veshtirë dhe më e dhimbshme e Malësisë. Gjatë këtyre pesë dekadave u shkretërua vendi. Shumë prindër dhe pleq mbetën të vetmuar, duke u thënë lamtumirë në disa raste edhe përgjithmonë. Të dashurit e tyre po zhdukeshin dalëngadalë në anën që perëndonte dielli. Prindërit dhe pleqtë e lodhur, me lot në sy dhe shumë të dëshpëruar shikonin diellin duke perënduar, ashtu siç perëndonin edhe djemtë e vajzat e tyre, ku bënin pjesë shumë nipa dhe mbesa, dikush prej tyre do të ketë thënë mos o Zot më keq. Disa nga ata vdiqën në Amerikë dhe nuk u kthyen kurrë në vendlindje. Disa të tjerë u kthyen të vdekur në Malësi, sipas amanetit që u kishin lënë familjarëve të tyre. Një pjesë e shoqërisë malësore të Miçiganit, për më shumë se dy dekada ishte shumë e dhunshme, kështu që komunitetet tjera, sidomos ato amerikane, ishin të shqetësuara për sjelljet e tyre aspak qytetëruese. Mediat dhe shtypi amerikan komentonin vazhdimisht për këto ngjarje që shumë herë përfundonin në mënyrë tragjike. Por fatbardhësisht, ato krisma filluan të pushojnë. Malësorët e Nju Jorkut ishin pak më të qetë dhe për fat nuk ndodhen më shumë se dy-tri raste.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Pas disa dekadash, malësorët filluan ta kuptojnë shoqërinë dhe sistemin amerikan të demokracisë, duke u bërë shtetas amerikanë dhe duke e mësuar përditë e më mirë gjuhën, historinë dhe kulturën amerikane. Brezat e parë vuajtën shumë për faktin se nuk e flisnin dhe nuk e shkruanin gjuhën angleze. Prindërit e mësonin gjuhën e këtij vendi edhe nga fëmijët e tyre, ndërsa pasardhësit e tyre e mësonin gjuhën shqipe nga prindërit. Shumë herë lindin mosmarrëveshje midis prindërve dhe fëmijëve për shkak të keqkuptimit të fjalëve. Ata që kanë lindur këtu dhe ata që janë vendosur këtu në moshë të re e flasin gjuhën angleze njësoj si fëmijët amerikanë. Ndërsa ata që erdhën të rritur, kurrë nuk e mësuan mirë këtë gjuhë. Gjeneratat që lindën këtu, ose erdhën në moshë të re, shumë prej tyre u shkolluan në universitete të njohura amerikane dhe më vonë gjetën punë të shkëlqyeshme në qeveritë lokale, shtetërore dhe federale. Shumica e tyre u bënë mjekë, avokatë, inxhinierë, gazetarë, arsimtarë, kontabilistë dhe administratorë nga shkollat e njohura ekonomike. Një pjesë e tyre punojnë në ndërmarrjet më të mëdha të teknologjisë më të re që kanë arritur të bëjnë tregti edhe në Wall Street. Një pjesë e madhe e malësorëve kanë hapur biznese të veta dhe bëjnë fitime të mëdha, por jo të gjithë. (vijon) E ENJTE, 4 GUSHT 2022

Javore KOHA

15


VËSHTRIM & OPINION

Librat e motivimit dhe zhvillimit

Udhëzues për të jetuar jetën me më pak shqetësime nesh, por edhe botimesh të letërsive të ndryshme të botës, sot më shumë se kurrë kemi mundësi të zgjedhim zhanre dhe gjini të ndryshme letrare për të lexuar, për t’a vlerësuar librin Toni dhe për t’i qëndruar besnik atij. Ujkaj Ndër ta, librat psikologjik ose siç klasifikohen, libra të motivimit dhe zhvillimit, zënë një vend të veçantë sepse ata janë libra të admiruar dhe me inTë qenit bashkëudhëtarë i një epoke teres për lexuesin. të zhvillimit dhe të avancimit digjjtal Këta lloj librash, qofshin të shkrime teknologjik, medoemos të integron tarëve shqiptarë apo të huaj, lexohen me hapa të shpejtë me mënyrën e re me shumë kurreshtje, pasi që ata të të jetuarit, ashtu siç po jetojmë një janë vërtetë motivim për të kapërcyer jetë më tepër virtuale e më pak reale, barrierrat me të cilat çdokush nga ne ku gjithçka është transformuar kraha- has në përditshmëri, por edhe për t’u sur me disa dekada të shkuara, duke zhvilluar më shumë, e reformuar si inzbehur kështu epokën e artë të librit dividë në aspektin pozitiv. klasik, të gazetave tradicionale, të te- Nëse ju bie në dorë libri me titull: “Më atrit, kinemasë, bibliotekës, etj. Dhe pak stres - si t’i jepni fund tmerrit dhe të ndodhur në këtë kohe revolucioni t’a jetoni jetën plotësisht” të autores, njerëzor, atëherë ndoshta më shumë Jasmin Kirkbride Minerva, ose libri “Si se kurrë më parë duhet t’a rikthejmë ta gjeni paqën shpirtërore dhe kuptivëmendjen dhe kujdesin ndaj librit min e jetës”, të autores, Florens Sktradicional dhe ndaj të gjitha atyre ovel Sin, që është edhe libri psikologvlerave edukative, arsimore, kul- jik më i shituri në botë, do të hasni turore, artistike e shkencore të cilat në shumë mësime dhe rekomandime na formojnë si individë në mënyrën të cilat nuk janë të tepërta që t’i dini, më të mirë të mundshme. përkundrazi aty gjeni shumë ide e Të ndodhur në pafundësi informacio- rekomandime motivuese, se si të ve-

“ 16

prohet në zgjidhjen e shumë çështjeve të cilat mund të preokupojnë ose mund të bëhen pengesë për të jetuar një jetë të qetë, racionale dhe një vetërealizim të përkryer. Libra të tillë që trajtojnë tematika të ngjashme, i kemi të nevojshëm që t’i lexojmë, veçanërisht në këtë periudhë konfuzioni global, ku njerëzit janë çorientuar si mos më keq, qoftë nga pandemia që gjunjëzoi njerëzimin tash e dy vjet më parë, qoftë edhe nga lufta e cila tek njerëzit reflekton stres, ankth, pasiguri, krizë ekonomike e shumëçka tjetër negative. Këto lloj librash, bëjnë që ne, në situata të ndryshme, qofshin në jetën private apo profesionale, të dimë të ballafaqohemi më lehtë me problemet që mund të na kaplojnë, aq më tepër

Libra të tillë që trajtojnë tematika të ngjashme, i kemi të nevojshëm që t’i lexojmë, veçanërisht në këtë periudhë konfuzioni global, ku njerëzit janë çorientuar si mos më keq, qoftë nga pandemia që gjunjëzoi njerëzimin tash e dy vjet më parë, qoftë edhe nga lufta e cila tek njerëzit reflekton stres, ankth, pasiguri, krizë ekonomike e shumëçka tjetër negative

Javore KOHA

E ENJTE, 4 GUSHT 2022

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

në këtë kohë kur i gjithë njerëzimi po jeton një jetë virtuale, ku për gjithçka që kemi nevojë, u drejtohemi vetëm telefonave të mençur celular, të cilët i shohim si “shpëtimtarët tonë”, pothuajse në çdo situatë. Por, a rekomandojnë autorët, shkrimtarët e njohur kështu, që të ngasim vetëm pas celularëve tonë për çdo nevojë sot. Sigurisht që jo. Përkundrazi, ata sugjerojnë që një pjesë relativisht të gjatë të ditës, t’a rezervojmë për të qenë offline, larg telefonave celularë, për të mos krijuar varësi, sepse për fat të keq, siç pohojnë autorët, qëndrimi pa kufi nëpër internet e rrjete të tjera sociale siç sot shumica e të rinjve vepron, krijon varësi e cila për pasojë mund të ketë stresin, ankthin e deri edhe depre-

Këta lloj librash, bëjnë që ne, në situata të ndryshme, qofshin në jetën private apo profesionale, të dimë të ballafaqohemi më lehtë me problemet që mund të na kaplojnë, aq më tepër në këtë kohë kur i gjithë njerëzimi po jeton një jetë virtuale, ku për gjithçka që kemi nevojë, u drejtohemi vetëm telefonave të mençur celular, të cilët i shohim si “shpëtimtarët tonë”, pothuajse në çdo situatë

sionin. Prandaj, për t’u shpëtuar të gjitha këtyre pasojave që kjo lloj praktike mund të shkaktojnë për shëndetin mendor, duhet marrë për bazë rekomandimet që jepen për të qenë sa më të shëndetshëm, kreativ dhe të lumtur në përdishmërinë tonë. Ndër të tjera, në librin “Më pak stres - si t’i jepni fund tmerrit dhe t’a jeto-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ni jetën plotësisht” një kapitull interesant i kushtohet pikërisht rrjeteve sociale ku sot po gjejnë një gamë jashtëzakonisht të gjerë përdoruesish. Kapitulli (ndërpriteni varësinë), tregon për stresin dhe ankthin i cili u shkaktohet individëve të cilët janë shumë aktivë nëpër fejsbuk e instagram, tek të cilët aktivizohen në tru qendrat e të ndjerit mirë, e të cilët si rrjedhojë kontrollojnë profilet e tyre vazhdimisht gjatë ditës, për të parë nëse kanë marrë pëlqime. Por, sipas autorit, kur ata nuk marrin pëlqime, ndihen të trishtuar, dhe kjo shkakton ankth dhe situata të pakënaqshme. Rekomandimi i autorit për të gjithë ata që tashmë kanë krijuar këtë “varësi” ndaj rrjeteve sociale është që ata të hyjnë më rrallë, dhe t’a kufizojnë sasinë e kohës që konsumojnë në mediat sociale, dhe të fillohet të bashkëveprohet me botën e vërtetë, duke qëndruar, offline. Gjithashtu, një kapitull motivues dhe tërheqës është edhe ai i menaxhimit të mendimeve negative, ku autori shpalos edhe disa teknika të ndryshme frymarrjeje, të qeshurit, qëndrimit në natyrë, të ngrënit e ushqimeve të shëndetshme, aktiviteve sportive, krijimit të një grupi miqsh, argëtimi, shkuarja në bibliotekë, etj, të cilat mund të ndikojnë dukshëm në përmirësimin e përgjithshëm për të jetuar një jetë cilësore, me sa më pak stres, ankth, probleme e shqetësime. Këtë artikull po e përmbyll me një thënie nga Nelson Mandela, “Trim nuk është ai që nuk ndien frikë, por ai që e mposht atë”. Prandaj edhe ne, të mendojmë pozitivisht, të mos i ekzagjerojmë gjërat, dhe sigurisht përballja me sfida do të jetë më e lehtë dhe fare më pranë kapërcimit të asaj që më parë mund të na dukej si e paarritshme. E ENJTE, 4 GUSHT 2022

Javore KOHA

17


VËSHTRIM & OPINION

The Financial Times

Si ta rifitojmë shpr e leximit të thellë? Shumica e lajmeve të frikshme që kanë të bëjnë me industrinë e librit, prodhojnë kryetituj të pazakontë që më së miri është të lexohen si sajesa. Romani është i gjallë, pavarësisht parashikimeve të shumëfishta për fundin e tij; deri tash Kindle ka dështuar ta shkatërrojë librin fizik; adoleshentët më të pjekur dhe të rinjtë i kundërshtuan profecitë e zymta se brezi i tyre nuk lexon dhe vitin e kaluar ata ndihmuan në rritjen e shitjeve të librave përmes videove #BookTok – në platformën e mediave sociale TikTok. Nilanjana Roy Për rezistencën e librave, të shkrimit dhe të botimit jam tok me optimistët – por, si shumë njerëz në botën tonë vezulluese dhe të gjithëpranishme dixhitale, me raste përpiqem të përqendrohem te leximi për kënaqësinë time personale. Është paradoks i jetës moderne: derisa laptopët dhe smartfonët tashmë janë bërë qull nga tekstet, shpeshherë kuptojmë se nuk kemi as kohë e as vëmendje për të lexuar për t’u kënaqur. Ky problem është mirë i dokumentuar. Në vitin 2018, dy studiues evropianë, Miha Kovac dhe Adriaan van der Weel, kanë publikuar një raport mbi ndryshimet në zakonet e leximit – për shkak të teknologjive të ekranit. Derisa shkrim-leximi – i matur pjesërisht nga sasia e tekstit të konsumuar në internet – u duk se po shpërthente, ata vunë në dukje preferencën e shtuar për infobajtët e saktë dhe të përmbledhur: “Jetojmë në epokën e përhapjes së teksteve të shkurtra dhe të amullisë së teksteve të gjata”. Për fëmijët e vegjël – ndryshe nga adoleshentët dhe të rinjtë – është gjithnjë e më i rrallë leximi që bëhet

18

Javore KOHA

E ENJTE, 4 GUSHT 2022

për kënaqësi personale. Dy studime të kohëve të fundit flasin për një prirje shqetësuese, por tashmë të përcaktuar si trend – leximi për t’u

kënaqur është bërë gjë shumë më pak e zakonshme te fëmijët. Vlerësimi Kombëtar i Progresit Arsimor (NAEP) në ShBA, gjatë viteve 2019-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

rehinë ? 2020 e kreu një anketë me fëmijët e moshës nëntë dhe trembëdhjetëvjeçare dhe zbuloi se vetëm 42 për qind e nëntëvjeçarëve dhe 17 për qind e moshës trembëdhjetëvjeçare thanë se pothuajse për çdo ditë lexojnë për t’u kënaqur. Ndërkohë, studimi i Farshore-it, i botuar në mars në Mbretërinë e Bashkuar, raportoi se “përpos detyrave të shtëpisë, vetëm 25 për qind e fëmijëve thanë se lexojnë çdo ditë ose pothuajse çdo ditë për kënaqësinë e tyre personale”. Si lexuese e përjetshme që zbuloi kënaqësinë e përhershme në bibliotekat e vogla të Delhit dhe të Kalkutës, është shqetësuese për mua se si ky brez e përjeton leximin

si punë të mundimshme dhe jo si një dëfrim që mund të jetë. Por, në Indinë e viteve 1980, librat ishin pafundësisht më tërheqës se sasia e lajmeve të turbullta dhe e programeve bujqësore që transmetoheshin në televizionin e kontrolluar nga shteti. Nëse brezi im do të ishte ekspozuar ndaj mashtrimit të internetit të sotëm, a do të ishim bërë – shumë prej nesh – krimba të librave? Përveç ëndjes, përfitimet e leximit për kënaqësi personale – ndjenja më e madhe e ndjeshmërisë, tolerancës, kureshtjes – janë mirë të njohura, por këto varen nga lloji i leximit të përqendruar që tani duket se është shumë i vështirë për t’u arritur. Edhe nëse jeni kalitur nga jeta e kaluar me lexime, siç janë shumë lexues të Financial Times-it, a jemi bërë skimerë – lexues që thithim sasi të madhe përmbajtjesh nga një mori burimesh, shpeshherë duke humbur kuptimin dhe përsiatjen – apo ende jemi të aftë për lexim të thellë? Në një studim të rëndësishëm të vitit 2018, Pablo Delgado dhe Ladislao Salmerón testuan atë që njihet si “efekti i inferioritetit të ekranit” – dhe zbuluan se lexuesit e një teksti të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

shtypur ishin më të aftë të reduktonin bredhjen e mendjes sesa lexuesit që kishin qasje në të njëjtin tekst në kompjuter. Ky studim, si dhe hulumtimet e ngjashme, konfirmojnë atë që shumë lexues e dinë nga përvoja: priremi të kalojmë shkarazi kur lexojmë në ekrane, por vëmendja jonë ruhet shumë më lehtë në faqen e shtypur. Sigurisht, pak prej nesh janë në gjendje t’i braktisin smartfonët dhe ekranet e kompjuterit. Dr Maryanne Wolf, autore e veprës Lexues, kthehu në shtëpi: Truri lexues në botën dixhitale (2018) në vend të kësaj mbron atë që ajo e quan “biliteracy” ¬– aftësinë për të lexuar shkarazi, veçanërisht në internet, dhe për t’iu kthyer leximit të thellë. Siç tha ajo në një intervistë me revistën Notre Dame këtë pranverë: “Nuk është pyetje e thjeshtë, binare, nëse lexojmë dhe mendojmë më thellë në ekrane apo në libra dhe në shtyp. Mund të thithim informacion në mediume të shumta, nëse mësojmë se si ta përqendrojmë qëllimisht vëmendjen tonë.” Javët e fundit kam vendosur ta mësoj trurin tim të prishur nga Twitter-i, në mënyrë që ta rifitoj zakonin e leximit të thellë. Kam marrë një vendim të ndërgjegjshëm për të konsumuar më pak – më pak lajme, më pak drama në internet, më pak lexim të padëshiruar – dhe për ta krijuar çdo ditë një hapësirë të lirë nga pajisjet teknologjike. Dhe, dalëngadalë e gjeta aftësinë time për t’u përqendruar dhe për t’u zhytur plotësisht në një libër. Kam vënë gjithashtu re se është më e lehtë t’i ndjekësh argumentet komplekse dhe ta ruash ndjenjën e fortë vizuale të botëve imagjinare, për dallim me përshtypjet e tëholluara të krijuara për një libër të lexuar shkarazi. Shkrimtari amerikan Joshua Cohen e ka hapur romanin e tij të vitit 2015, Libri i numrave, me këtë ankesë: “Nëse e lexoni këtë në ekran, djalli ta hajë. Do të flas vetëm nëse më kapni me të dy duart.” Nuk jam i sigurt nëse jam gati – ose në gjendje – ta ndjek në çdo kohë këtë udhëzim: puna ende përfshin shumë ekrane dhe skanim shkaras të tekstit. Por, siç ndodhë me njerëzit ashtu edhe me librat: nëse vërtet e dëshironi një bisedë të mirë, ia vlen t’i fikni pajisjet. E ENJTE, 4 GUSHT 2022

Javore KOHA

19


KULTURË

Edicioni i 21-të i Panairit të Librit në Ulqin

Panair që krijon mun bashkëpunimi ndërk Në Ulqin u hap edicioni i 21-të i Panairit të Librit, ku muarën pjesë mbi 70 shtëpi botuese nga rajoni. Panairi i Ulqinit cilësohet si ngjarje e rëndësishme kulturore, ku në kuadër të verës turistike, të gjithë bëhen bashkë rreth librit. Panairi i Librit zgjati 5 ditë i shoqëruar me aktivitete të shumta kushtuar librit, autorëve, përkthyesve dhe ndarjen e çmimeve letrare. Kjo festë e librit zhvillohet në bregdetin e Ulqinit në kuadër të verës turistike

“ 20

me vizitorë dhe adhurues të librit nga e gjithë bota. Botuesja dhe organizatorja e këtij panairi, zonja Irena Toçi tha se ky panair u mundëson qytetarëve të Ulqinit të prekin librat e rinj që botohen në rajon. “Ekzistenca e këtij panairi u jep qytetarëve të Ulqinit mundësinë për të prekur më afër qindra libra të rinj që botohen gjatë vitit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut apo edhe këtu në Mal të Zi dhe t’i konsumojë, pasi ka më shumë kohë çdo kush që është në

“Ulqini Me librin nuk mbetet vetëm ofrues i detit, ditëve me diell dhe turizmit, por është edhe ofrues i kulturës përmes librit. Ne kemi arritur të bashkojmë edhe burrështetasit siç janë presidenti Moisiu, Mejdani, Topi dhe presidenti i Malit të Zi, Vujanoviq, por do të theksoja edhe qindra ministra të tjerë, të cilët këtu në Ulqin, në këtë vend pa kompleks dhe në një vend kosmopolit kanë hedhur idetë e bashkëpunimit”, tha zoti Hajdinaga

Javore KOHA

E ENJTE, 4 GUSHT 2022

pushime dhe t’i marrë ato me vete në qytetin e tij atje ku jeton. Këtu është një mundësi e artë sidomos për shqiptarët e diasporës qofshin ata shqiptarë të Kosovës apo të Malit të Zi që vijnë enkas për të pushuar në bregdetin e Ulqinit”, tha zonja Toçi. Edhe kryetari i Organizatës Turistike të Ulqinit, i cili njëherësh është edhe bashkëoranizator i panairit, z. Gëzim Hajdinaga e vlerësoi mbajtjen e këtij panairi për traditën e bashkëpunimit ndërkulturor në rajon. “Ulqini me librin nuk mbetet vetëm ofrues i detit, ditëve me diell dhe turizmit, por është edhe ofrues i kulturës përmes librit. Ne kemi arritur të bashkojmë edhe burrështetasit siç janë presidenti Moisiu, Mejdani, Topi dhe presidenti i Malit të Zi, Vujanoviq, por do të theksoja edhe qindra ministra të tjerë, të cilët këtu në Ulqin, në këtë vend pa kompleks dhe në një vend kosmopolit kanë hedhur idetë e bashkëpunimit”, tha zoti Hajdinaga. Kryetari i Komunës së Ulqinit, z. Omer Bajraktari vlerëson organizimin e Pa-


KULTURË

“Ekzistenca e këtij panairi u jep qytetarëve të Ulqinit mundësinë për të prekur më afër qindra libra të rinj që botohen gjatë vitit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut apo edhe këtu në Mal të Zi dhe t’i konsumojë pasi ka më shumë kohë çdo kush që është në pushime dhe t’i marrë ato me vete në qytetin e tij atje ku jeton. Këtu është një mundësi e artë sidomos për shqiptarët e diasporës qofshin ata shqiptarë të Kosovës apo të Malit të Zi që vijnë enkas për të pushuar në bregdetin e Ulqinit”, tha zonja Toçi

Fituesit e çmimeve

ndësi kulturor nairit të Librit, i cili qytetin e Ulqinit e shndërron në një qendër kulturore rajonale. “ Komuna e Ulqinit me vëmendje të posaçme do të përkrah ngjarjet kulturore. Në të ardhmen do ta rrisim buxhetin për manifestime kulturore. Komuna e Ulqinit e ka themeluar edhe dikasterin për kulturë, ku me këtë japim mesazhe se kultura do të ketë vëmendjen e posaçme të pushtetit në Ulqin”, tha zoti Bajraktari. Për botuesit e shumtë, Panairi paraqet një rast të veçantë për t’i hedhur në qarkullim të gjithë librat e rinj. “Ka qenë një panair i rëndësishëm për Akademinë e Shkencave, pasi në këtë

Natën e dytë të Panairit të Librit është bërë ndarja e çmimeve për fituesit në katër kategori. Çmimi “Dega e ullirit” për librin më të mirë për fëmijë iu nda shkrimtarit Xhahid Bushati nga Shkodra, për librin “O trumcak, bredharak”, botim i Shtëpisë Botuese “Mediaprint”. Çmimi “Servantes” për librin më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe iu dha përkrhyesit të ri Erion Gjatolli, për përkthimin nga italishtja të romanit “Ethet” të shkrimtarit Jonathan Bazzi, botim i Shtëpisë Botuese “Toena”. Çmimi “Liburnia” për romanin më të mirë iu nda shkrimtarit shkodran Ridvan Dibra, për romanin “Gruaja që deshe”, botim i “Onufri”-t. Për të parën herë, këtë vit u nda Çmimi “Olcinium”, për librin më të mirë studimor. Ky çmim iu nda autorit Fatmir Toçi për librin “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit”, botim i Shtëpisë Botuese “Toena”. Vlerësimi është bërë nga juria e përbërë nga kritikja letrare dhe gazetarja e kulturës Arta Marku – Qëndro, Dr. Dorian Koçi, historian, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, dhe gazetari Ismet Kallaba. Po këtë natë është bërë përurimi i veprave të autorëve Balsha Brkoviq, për krijimtarinë e të cilit ka folur shkrimtari Mirash Martinoviq, dhe librit “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit” të autorit Fatmir Toçi, për të cilin kanë folur botuesja Irena Toçi, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, udhëheqësi i Muzeut të Ulqinit, Gazmend Kovaçi, dhe vetë autori. Gjatë ditës së shtunë, në Librarinë “Ulqini” është mbajtur takimi me shkrimtarin Odise Koti, është bërë prezantimi i kolanës “Skandal” të i. k. Botimeve Pegi, si dhe “Të njohim fqinjët tanë”. Panair kemi sjellë botimet më të fundit të akademisë. Janë botime të fushave të ndryshme të historisë, gjuhësisë,

“Komuna e Ulqinit me vëmendje të posaçme do të përkrah ngjarjet kulturore. Në të ardhmen do ta rrisim buxhetin për manifestime kulturore. Komuna e Ulqinit e ka themeluar edhe dikasterin për kulturë, ku me këtë japim mesazhe se kultura do të ketë vëmendjen e posaçme të pushtetit në Ulqin”, tha zoti Bajraktari

letërsisë dhe arkeologjisë. Janë këto botime me interes kombëtar, gjë që iu nevojitën shumë edhe pushuesve që janë këtu në Ulqin, të cilët në përgjithësi janë nga diaspora”, tha menaxheri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, z. Nervin Demneri. Panairi i Librit në Ulqin zgjati 5 ditë me aktivitete të shumta kushtuar librit, autorëve të karrierës, përkthyesve dhe ndarjes së çmimeve letrare. A. Salaj E ENJTE, 4 GUSHT 2022

Javore KOHA

21


KULTURË

Pasardhësit Konstandini XI Dragases Palaiologos (1405 – 1453) ishte perandori i fundit bizantin, që mbretëroi nga viti 1449 deri në vdekjen e tij më 1453. Vdekja e Dragashit shënoi fundin e Perandorisë Bizantine, e cila kishte filluar me themelimin nga Konstandini i Madh, si kryeqyteti i ri i Perandorisë Romake në vitin 330. Perandoria Bizantine ishte vazhdimësia mesjetare e Perandorisë Romake, me qytetarët e saj që vazhdonin t’i referoheshin vetes si romakë. Pra, vdekja e Kostandinit XI shënoi jo vetëm fundin e Konstandinopojës, por edhe fundin e plotë të Perandorisë Romake, që ishte themeluar nga August Oktaviani

22

Javore KOHA

E ENJTE, 4 GUSHT 2022

rreth vitit 1 të erës sonë. Kur pushtuesit osmanë hynë në kryeqytetin e Bizantit më 1453 ata panë trupin e vrarë të Konstandinit mes trupave të tjerë. “Perandori vdiq! Rroftë Perandori!” – thirrën, brohoritën ata, duke mbajtur në supe sulltanin. Konstandin Dragashi ndodhej i shtrirë, në këmbë kishte veshur një palë këpucë, ku shiheshin të qëndisura dy shqiponja dykrerëshe. Kjo ishte stema e familjes e trashëguar për 11 breza që nga koha e Konstandinit të Madh, perandor me pejardhje nga Nishi ilir. Nuk dihet se si shpëtoi familja mbetërore. Por, pasardhësi i fundit

i Perandorisë Bizantine vdiq si pronar plantacionesh dhe skllevërish në Karaibe në vitin 1678. Ky është guri i varrit të pasardhësit të parafundit të Palaiologut Perandorak - i fundit dimë se ishte djali i tij që vdiq kur anija iu mbyt në Korunja të Spanjës. Dragases Paleologu kishte një mbesë, por ajo u zhduk në mjegullën e historisë. Regjistrimi i pagëzimit është prova e vetme se ajo ka ekzistuar ndonjëherë. Këta, pra, ishin njerëz që nuk ndanë asgjë më shumë se një emër dhe stërgjyshin e tyre të largët, Konstandinin XI Dragash-Palaiologos. A. L.


FOTOGRAFIA E JAVËS

BINAK ULAJ ALPET SHQIPTARE

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 4 GUSHT 2022

Javore KOHA

23


KULTURË

U mbajt edicioni i 30-të jubilar i manifestimit letrar “Kalimera Poetike – Basri Çapriqi”

Vazhdimësia e traditë rikthimi në Kalanë e

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” organizoi më 27-29 korrik 2022, në mjediset e Muzeut në Kalanë e Ulqinit, edicionin e 30të jubilar të manifestimit letrar “Kalimera Poetike – Basri Çapriqi”. Pas tre viteve, për shkak të pandemisë, “Kalimera Poetike – Basri Çapriqi” u rikthye në Kalanë e Ulqinit, në vendin ku dhe në kohën kur organizohet zakonisht. Në fjalën e hapjes, kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, ka thënë se pavarësisht faktit se të jetosh nga letërsia sot është (pothuajse) e pamundur, shkrimtarët e vërtetë përpiqen ta ruajnë rolin e saj iluminues në shoqëri. Duke folur për manifestimin letrar “Kalimera Poetike”, ai ka thënë se ky manifestim është përpjekur dhe ka arritur të ruajë cilësinë e vet, duke ftuar jo shkrimtarët më në “modë” të kohës, por ata që me shkrimin e tyre kanë lënë gjurmë në letërsi. “Ajo ka krijuar një traditë të mirë, por të ruash vazhdimësinë dhe traditën është gjëja më e vështirë. E personifikuar me emrin e poetit dhe studiuesit të ndjerë Basri Çapriqi, edhe pas 30 vitesh ajo zhvillohet me po të njëjtin pasion të fillimit, duke ruajtur identitetin shqiptar në këto treva”, ka thënë ai. Gjatë tri netëve u mbajtën mbrëmje autoriale me shkrimtarët Ylljet Aliçka, Donika Dabishevci dhe Dragan Ra-

24

Javore KOHA

E ENJTE, 4 GUSHT 2022

dulloviq, tre autorë ku secili krijon në mënyrën e vet, në forma dhe tematika të larmishme, te krijimtaria e të cilëve mishërohet më së miri letërsia si art i fjalës dhe na përkujton se e para është (mbetet) fjala.

Lehtësia e papërballueshme e rrëfimit

Mbrëmja e parë autoriale iu kushtua shkrimtarit Ylljet Aliçka, i njohur për lexuesin e huaj po aq sa për atë shqiptar, letërsia dhe skenaret e të cilit ironizojnë absurditetin komunist dhe të transicionit shqiptar. Në bisedë me shkrimtarin Mark Lucgjonaj, Aliçka ka folur për krijimtarinë e tij të dyzuar ndëmjet letërsisë dhe kinematografisë, arsyen pse ka filluar të shkruaj vonë, rëndësinë e takimeve promovuese për shkrimtarët etj. Ai ka treguar se ka mbaruar për biologji dhe nuk ka pasur ndonjë ëndërr për t’u bërë shkrimtar ndonjëherë. “Letërsia e ndaluar na ka nxitur shumë në atë kohë që të lexojmë sa më shumë, të gjurmonim libra në gjuhë të huaj, të ndaluar. Kjo ka diktuar edhe shijen e leximit, që qe shumë e lartë. Pra, gjatë diktaturës, një nga ato ‘meritat’ që mund t’i quajmë, ka qenë shija e leximit dhe vëmendja ndaj kulturës, kryesisht asaj të ndaluar. Ndërsa sot ka një ndryshim të madh ndaj asaj që do ta quaja shije e letërsisë”, ka thënë shkrimtari. Aliçka ka theksuar se të shkruarit i

jep kënaqësi. “Ato pak libra që kam shkruar, më kanë dhënë kënaqësi, janë përkthyer në disa gjuhë. Mbi librat e mi janë bërë edhe disa filma, me të cilin krenohem me filmin “Slogans” (Parullat), i cili në vitin 2002 u përzgjodh në Festivalin e Filmit në Kanë dhe mori një çmim kritike aty. Që nga ajo ditë, unë tregimet e mia ose librat e mi i përshtas për skenare filmi. Pra, merrem me të dyja tani, edhe me letërsi, edhe me kinematografi”, është shprehur shkrimtari. Për krijimtarinë e tij ka folur studiuesja e letërsisë dhe pedagogia Prof. dr. Persida Asllani, e cila ka thënë se nëse ka diçka që e bën kaq të paharrueshme përvojën e leximit të veprës së Ylljetit është lehtësia e papërballueshme e rrëfimit. “Do të thotë, është një rrëfim që nuk mund ta harrosh më, sepse është një rrëfim që trondit. Dhe mendoj që kjo tronditje, ky sëmbim që të lë gjatë leximit, por edhe pas leximit, mënyra e shkrimit të Ylljetit ushqehet ose buron tek ai paradoks, shumë lëndues për mua, por edhe shumë i vërtetë, i rrëfimit të absurdit dhe të tragjikes, përmes ironisë. Është kjo një gjendje shumë e veçantë e shkrimit, që nuk e gjen lehtë, ndonëse tradita shqiptare është e pasur me shkrimin e satirës apo shkrimin ironik”, ka thënë ajo


KULTURË

ës dhe Ulqinit Poetja e lirikave të fuqishme të dashurisë

Mbrëmja e dytë autoriale i është kushtuar poetes Donika Dabishevci nga Kosova, një zë femëror i veçantë dhe i fuqishëm në letërsinë shqipe, e cila lirinë poetike e përdor për të thyer tabutë. Në bashkëbisedim me poetin, studiuesin e letërsisë dhe profesorin universitar Arben Prendi, poetja ka folur për receptimin, kuptimin dhe mënyrën e interpretimit të poezisë së saj nga kritika dhe lexuesi. Ajo ka thënë se më mirë se vetë poezia, nuk beson se asnjë lloj interpretimi mund të flasë, aq më pak interpretimi i vetë autorit. “Dihet që në momentin që botohet një tekst, ai nuk i përket më autorit. Është i lexuesit dhe kuptimi... Domethënë, secili lexues ia mvesh tekstit atë përvojën e vet, dhe tashmë ai është pjesë e secilit prej tyre në variantet e tyre”, ka thënë poetja. Duke folur për temat që mbizotërojnë në krijimtarinë e saj poetike, si dashuria dhe vdekja, Dabishevci ka thënë se “Dashuria dhe vdekja janë prej atyre temave të përbotshme që e kanë sunduar letërsinë prej antikitetit deri më sot. Besoj se për çdo autor është kënaqësi të vetëidentifikohet me këto dy tema”. Për krijimtarinë e saj ka folur poetja Vlora Ademi, sipas së cilës, Dabishevci shquhet për poezi me karakter personal e intim, pra për lirika të fuqishme dashurie. “Lirika ku shohim trupin e shpirtin e gruas tek tundohet fort e jepet me tërë qenien, pa pyetur për barriera konvencionale e as morale. Pra, në poezitë e Donikës gjejmë erotizimin, që kritika ndonjëherë e ka cilësuar edhe si ekstrem e që merr vlerë më spektakolare në shoqërinë tonë, pasi shkruhet nga një grua”, ka thënë ajo. Ademi ka thënë se duke qenë se Da-

“Kalimera Poetike – Basri Çapriqi” bashkoi edhe në këtë edicion letërsi, gjuhë dhe breza të ndryshëm të krijuesve. Gjatë tri netëve u mbajtën mbrëmje autoriale me shkrimtarët Ylljet Aliçka, Donika Dabishevci dhe Dragan Radulloviq, tre autorë ku secili krijon në mënyrën e vet, në forma dhe tematika të larmishme, te krijimtaria e të cilëve mishërohet më së miri letërsia si art i fjalës dhe na përkujton se e para është (mbetet) fjala. Po ashtu u përurua antologjia në prozë “Kalimera rrëfen”, ku janë përfshirë 21 autorë pjesëmarrës në “Kalimera Poetike – Basri Çapriqi” ndër vite bishevci ka studiuar dhe doktoruar në letërsi, në forma dhe diskurse letrare, e njeh teorinë, e njeh letërsinë, e njeh traditën e të shkruarit dhe domosdo me vetëdije ka zgjedhur të hudhet në këtë terren jo të lehtë të të shkruarit duke i njohur sfidat, qoftë në aspektin ideor, por njëkohësisht edhe atij të receptimit. “Pra, Donika shkelmon kufijtë tradicionalë që i kanë vënë rol gruas. Them barrikadat. Shpërthen si vullkan pa frikë. Pa frikë për atë se si pranohet nga të tjerët e po ashtu edhe pa merak për pasojat. Sepse ajo - pra subjekti lirik në poezitë e saj, e ka të qartë rrugën për ku është nisur, e po ashtu edhe mënyrën se si do të shkojë, si do të vrapojë”, ka thënë ajo. Gjatë mbrëmjes vetë Dabishevci ka lexuar vargje të saj për publikun e pranishëm.

Letërsia si pjesë e angazhimit shoqëror

Dita e tretë e manifestimit ka filluar me përurimin e antologjisë në prozë “Kalimera rrëfen” në liqenin e Shasit. Në antologji janë përfshirë 21 autorë pjesëmarrës në “Kalimera Poetike – Basri Çapriqi” ndër vite. Përzgjedhjen e ka bërë studiuesja e letërsisë Liridona Sinishtaj – Doçe, e cila ka shkruar edhe parathënien që i paraprinë antologjisë. Edicioni i sivjetshëm ka përfunduar me mbrëmjen autoriale me shkrimtarin malazias Dragan Radulloviq, i cili letërsinë e sheh si pjesë e angazhimit të tij shoqëror. Në bisedë me poetin

Enes Haliloviq, ai ka folur për krijimtarinë e tij dhe shumë çështje aktuale në fushën e letërsisë. Ai ka thënë se vitet ’90 kanë pasur ndikim vendimtar në mënyrën e perceptimit të gjërave dhe në krijimtarinë e tij. “Realiteti në të cilin kam qenë dëshmitar dhe ajo çfarë ka ndodhur më vonë, ka përcaktuar edhe krijimtarinë time. Ajo periudhë nuk ka përcaktuar vetëm mënyrën e mendimit tim, por edhe mënyrën e leximit të librave, mënyrën në të cilën e kuptoj realitetin dhe atë çfarë ndodh. Mendoj se çdo gjë që ndodh sot i ka rrënjët diku në vitet ’90”, ka thënë Radulloviq. Krahas letërsisë, publiku i pranishëm ka shijuar tingujt muzikorë të instrumentistëve nga Shkodra – Ares Fani në kitarë dhe Anton Kaftalli e Elvis Buraniqi në violinë. Ediconi i sivjetshëm u mbajt në kuadër të Festivalit “Skena Verore”. “Kalimera Poetike – Basri Çapriqi” është ngjarja më e rëndësishme në fushën e letërsisë ndër shqiptarët në Malin e Zi. Ajo i ka dhënë impuls jetës kulturore në Ulqin, sidomos gjatë verës, dhe ia ka rritur namin Ulqinit në rrafshin kulturor gjithëkombëtar. Përgjatë viteve, në skenën e “Kalimerës Poetike” kanë parakaluar shumë shkrimtarë të shquar, pastaj piktorë akademikë, disa prej të cilëve nuk jetojnë më, por që me emrin dhe veprën e tyre kanë krijuar historinë e këtij manifestimi. i. k. Foto: Selver Vukoviq & Allmi Suka E ENJTE, 4 GUSHT 2022

Javore KOHA

25


KULTURË

Në fshatin Vuthaj të Komunës së Gucisë

U bë përurimi i librave të autorëve Dr. Nail Draga dhe Hajrullah Hajdari Vuthaj – Pothuajse është bërë traditë e përhershme që më datën 31 korrik, në sallën për takime, tubime, seanca dhe manifestime të ndryshme kulturore, artistike e shkencore të shtëpisë së rikonstruktuar të kulturës në fshatin Vuthaj të Komunës së Gucisë, me vetë kontributin e vuthjanëve në diasporë, por edhe të atyre vendas, mu në ditën e datës së inaugurimit të saj, të organizohen dhe mbahen çdo vit akademi solemne, përurime veprash letrare, ekspozita të arteve pamore, tryeza të rrumbullakëta, manifestime të ndryshme etj. Edhe këtë vit, pikërisht të dielën e kaluar, më 31 korrik, në sallën e sipërpërmendur të Shtëpisë së Kulturës në Vuthaj, në prani të një numri të konsideruar të adhuruesve të veprës së shkruar letrare nga Vuthajt, vendbanimet me popullatë shqiptare të komunave të Gucisë dhe Plavës, por edhe të shumë bashkëvendësve mërgimtarë nga diasporë, u bë përurimi në mënyrë solemne i veprave me vlerë dhe peshë madhore për shqiptarët: “Masakra e Tivarit – gjenocid kundër shqiptarëve”, e autorit Nail Draga dhe “Pozita kushtetuese-juridike dhe politike e shqiptarëve në Mal të Zi nga viti 1945-1990”, i autorit Hajrullah Hajdari. Duke i përshëndetur të pranishmit, akademinë solemne të përurimit në fjalë e hapi moderatorja e programit, vashëza vuthjane, Arbenita Vukaj, e cila pas leximit të ca fragmenteve nga libri i autorit të Nail Dragës, për të paraqitur librin e sipërpërmendur, fjalën ia dha profesorit të gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe të burgosurit politik (ca herë) nga Vuthajt, Binak Ulajt. Me emocion, dinjitet, përpikëri dhe përkushtim, Binak Ulaj e filloi elaborimin e vet kushtuar promovimit të librave të Dr. Nail Dragës dhe Ha-

26

Javore KOHA

E ENJTE, 4 GUSHT 2022

jrullah Hajdarit. Propozimin e gazetarit dhe publicistit të mirënjohur Mr. Ismet Kallaba, kryetar i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” nga Ulqini, që të organizojmë përurimin e librit “Masakra e Tivarit – gjenocid kundër shqiptarëve”, përgatitur nga Nail Draga dhe librin “Pozita kushtetuese-juridike dhe politike e shqiptarëve në Mal të Zi nga viti 1945-1990”, të autorit Hajrullah Hajdari, e ka pritur me kënaqësi të veçantë. Jo vetëm për arsye të miqësisë së hershme me ta, por në rend të parë, për rëndësinë e temave që trajtojnë në këto dy vepra me rëndësi historike, juridike e dokumentare. “Libri ‘Masakra e Tivarit – gjenocid kundër shqiptarëve’, është përmbledhje kumtesash, dokumentesh e rrëfimesh të të mbijetuarve të kësaj masakre. Ndër kumtesat më të plo-

ta për këtë krim, i cili me të drejtë është cilësuar si njëri ndër krimet më të përgjakshme dhe më të pabesa të bëra ndaj shqiptarëve, janë shkrimet e historianit, Uran Butka, e Dr. Nail Dragës, Fran Shkrelit, të ‘Zërit të Amerikës’, Sheradin Berishës dhe të autorëve të tjerë”, shprehet referuesi Prof. Binak Ulaj, dhe shton: “Në studimin e Sheradin Berishës ‘Si ndodhi masakra e Tivarit?’, por edhe në kumtesat e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë libër, jepen të dhëna konkrete për numrin e shqiptarëve të mobilizuar, dhe koha e mobilizimit të tyre. Studiuesi Sheradin Berisha, thekson se në janar të vitit 1945, për në frontin verior (të Sremit), janë mobilizuar 18.500 shqiptarë, në përbërje të brigadave Kosovare dhe pesë mijë të tjerë nga Maqedonia. Gjatë muajve mars-prill të vitit 1945, përmes rrugës Prizren-Kukës- Shkodër-Tivar


KULTURË

(për në frontin e Adriatikut) janë deportuar (mobilizuar) 16.423 shqiptarë nga Kosova, rreth 4.600 të tjerë nga viset etnike shqiptare të Maqedonisë. Në bazë të studimeve dhe analizave të bëra, autorët e kumtesave të botuara në këtë libër, kanë nxjerrë të njëjtin konkluzion: mobilizimi i një numri kaq të madh të shqiptarëve nga Shtabi Operativ i Kosovës, i përbërë kryesisht nga serbo-malazezë dhe dërgimi i tyre jashtë Kosovës, në kohën kur lufta veç kishte përfunduar, ishte dobësimi i potencialit njerëzor luftarak të shqiptarëve, me qëllim që ta realizonin sa më lehtë e më me pak humbje ripushtimin e Kosovës”, shprehet referuesi Ulaj dhe në vazhdim shton: “Këtë synim djallëzor e dëshmojnë dokumentet dhe faktet e shumta të dhëna në këtë libër, e veçmas fati i tri eshalonëve të mobilizuara e grumbulluara në kazermat e Prizrenit, gjithsej 8.400 shqiptarë të moshës mestarë rreth 35 vjeç, dmth të moshës më vitale për jetë-luftë. Në bazë të rrjedhës së ngjarjeve, të mobilizuarit do të parandiejnë se diç po përgatitej, por nuk mund ta bindin veten se do tu ndodhte diç e tmerrshme. Ja si e përshkruan autori Berisha këtë parashikim të tyre: ‘Çarmatosja atyre u ka dhënë një

sinjal të keq dhe me të drejtë ka lindur dyshimi në përgatitjen e ndonjë skenari shfarosës në prapaskenë. Kjo psikozë u thellua edhe më tepër atëherë kur u çarmatosën edhe oficerët shqiptarë, dhe për përcjelljen e tyre u ngarkua Brigada e XXVII e divizionit 46 serb, e njohur për terrorizimin e popullit shqiptar gjatë muajve të kaluar...’dhe më tej ai shton: ‘Vrasjet para u bënë në mesnatën e 26 dhe 27 marsit, gjatë një pushimi në qiellin e hapur në Kukës. Me këtë rast u vranë njerëzit më autoritarë nga radhët e të mobilizuarve, që ishin eprorë shqiptarë që komanduan njësitë ushtarake gjatë marshimit për në kazermat ushtarake të Prizrenit...’ ” Përshkrimi i rrugëtimit të mëtejmë, vrasja e atyre që nga lodhja e sëmundja s’mund ta vazhdonin rrugën, vrasja e atyre që shmangeshin vetëm për ta shuar etjen në ndonjë krua a burim, janë dëshmi e mizorisë kafshore të ushtarëve serbë e malazezë. Gjatë elaborimit Prof. Ulaj, theksoi se pjesë përbërëse e këtij libri janë edhe rrëfimet e atyre që i kishin shpëtuar masakrës, rrëfimi i Azem Hajdarit, i Çerkin Muharrem Salihut dhe i të tjerëve, që janë botuar edhe si libra të veçantë. Ai sidomos veçoi përshkrimin e mizorisë dhe përmasën e masakrimit të shqiptarëve pasi kishin arritur në Tivar të dërmuar nga lodhja, ankthi e vrasja e shokëve nga i përjetuari Azem Hajdari. “... kjo kolonë (eshaloni i dytë) është ndalur në qendër të qytetit (me urdhër), kinse për të pushuar dhe ndërkohë, ndodh një ekses në mes të rojës dhe katër shqiptarëve, të cilët u penguan që të pinë ujë në një krua aty afër. Nga ky konflikt, ushtarët e urdhëruar derdhin një breshëri plumbash në trupat e shqiptarëve, me ç’rast vriten disa prej tyre. Situata e tensionuar me qëllim, e shtyri masën që të shtrihet përtokë, ndërkohë që ajo hapësirë ishte vënë nën shënjestër të pushkave dhe mitralozave që ishin vëndosur në çdo qosh të rrugëve, dritareve dhe tarracave të shtëpive e në shkëmbinj përreth. Me të përfunduar të këtij akti mizor, meqë ne ishim në kolonë për katër në gjatësi prej 5-6 kilometrash, e ku mundësia për një shfarosje masive ishte më e vogël, na kanë

urdhëruar të ecim drejt një ndërtese të madhe tre katëshe. Pas futjes së shqiptarëve brenda në ndërtesë (rreth 1.000 veta) dhe brenda oborrit të rrethuar me mure (2.2002.500 veta), ata do të sulmohen nga të katër anët, brenda një ore. Gjithë masa e grumbulluar në atë hapësirë, nuk mbeti në këmbë. Me atë rast oborri u shndërrua në lum gjaku. Në atë grumbull njerëzish të kryqëzuar si kubiku i drurëve, një mbi një, nuk mund të dallohej kush është kush, ku e ka kokën e ku këmbët a trupin. Ishte shumë i vështirë për ne që mbetëm gjallë, detyrimi të qëndrojmë në këmbë mbi kufoma”. Në vazhdim të elaborimit Prof.Ulaj, theksoi se me të drejtë autori i librit, Prof. Nail Draga, këtë masakër e krahason me masakrën e Srebrenicës në Bosnje, kurse ai (Ulaj), shtoi se e tillë ishte edhe masakra në burgun e Dubravës më 22 maj të vitit 1999, ku gardianët qëllojnë me armë të ndryshme të burgosurit shqiptarë. Duke folur mbi librin e Dr. Nail Dragës, Prof. Ulaj tha se edhe rrëfimi i të mbijetuarit Çerkin Muharrem Saliu, i regjistruar nga gjuhëtari dhe përkthyesi Haxhi Birinxhiku, është si një roman. Nga përjetimet e përshkruara nga ai, përshtypje të veçantë lënë pjesët ku përshkruan ikjen e besën dhe mikpritjen e anamalasve dhe të krajanëve, të fshatrave të rrethit të Shkodrës, arrestimin tri herësh të tij, dhe ikjen, për ta zënë më në fund dhe dorëzuar nga Policia e Shqipërisë te pjesëtarët e OZN-së famëkeqe. Raste të tilla kanë ndodhur edhe te qytetarët shqiptarë të trevës së Plavës e Gucisë. Prof. Ulaj theksoi se pjesë të veçanta të librit janë ato pjesë ku flitet për atë se kush ishte fajtor për këtë masakër, cili ishte roli i shqiptarëve. Këto pjesë kërkojnë vëmendje të veçantë dhe gjykim. Historiani Uran Butka shpreh mendimin se “Masakra u projektua dhe u realizua nga shteti komunist jugosllav në marrëveshje dhe në bashkëpunim me pushtetin komunist shqiptar”, dhe ndër të tjera shton se: “Enver Hoxha e dinte mirë pse thirreshin brigadat nacional-çlirimtare të Shqipërisë në Kosovë.” Sh. Hasangjekaj E ENJTE, 4 GUSHT 2022

Javore KOHA

27


REPORTAZH

28

Javore KOHA

E ENJTE, 4 GUSHT 2022

Kampi është një shans i shkëlqyeshëm për të gjithë që dëshirojnë të shkëputen dhe të largohen nga ekranet e ndryshme. Në ambientet e jashtme, nuk gjen kompjutera, tableta apo televizorë dhe ka shumë gjëra për të bërë që nuk kërkojnë pajisje elektronike. Lidhja me natyrën - Kur jeni në kamping, ju keni mundësi të bini në kontakt me natyrën, të takoni kafshë të egra dhe të shihni yjet larg dritave të ndritshme të qyteteve të mëdha. Nuk ka asgjë të ngjashme me të. Nuk mund të mos zhvilloni aftësi të reja gjatë kampingut


REPORTAZH

Kënaqësia e të bërit kamping Kur jemi në kamping, nuk ka vend për të qenë në një kohë të caktuar dhe nuk ka asgjë që ua shpërqendron vëmendjen tuaj. Rezultati i natyrshëm i këtij lloj mjedisi është reduktimi i stresit dhe relaksimi siç nuk mund ta gjeni askund tjetër

Donika Lulgjuraj

Kampingu është një mënyrë e shkëlqyer për të dalë jashtë me familjen dhe miqtë, apo edhe vetëm. Mund të shkoni në kampe në shumë parqe shtetërore dhe kombëtare, në kampe private apo edhe në oborrin e shtëpisë tuaj. Shumica e kampeve përfshijnë një tryezë pikniku, një vend për të parkuar veturën dhe një vend për të ngritur çadrën tuaj. Shumë kampe gjithashtu kanë banjo të përbashkëta dhe ujë të rrjedhshëm. Nëse është hera e parë që bëni kamping, mund të jetë më mirë të huazoni ose merrni me qira disa nga këto gjëra. Ndërsa bëheni një kampist më me përvojë, mund të zbuloni se pjesë e argëtimit është të zbuloni se çfarë të sillni për të përmbushur nevojat tuaja. Më shpesh për kamping përdoren tenda, karvanë ose thjesht thasë për gjumë. Kampingu si një aktivitet rekreativ u bë i njohur në shekullin e 20-të. Kur zgjidhni një vend të përshtatshëm për kamping, duhet pasur kujdes që vendi të jetë i thatë, i drenazhuar, pak i pjerrët, i mbrojtur nga era, të ketë pemë ose të jetë pranë pyllit dhe të jetë larg kënetave. Është e rekomandueshme që të keni

ujë të pijshëm afër (nga lumi, liqeni, burimet ). Në zonat malore duhet pasur kujdes që të mos bien gurët, ortekët dhe stuhitë. Çadra vendoset në mënyrë që sipërfaqja më e vogël të jetë përballë drejtimit nga i cili fryn era, dhe hyrja e çadrës të jetë në anën e kundërt. Mund të mbroheni nga insektet me një krem, rrjetë ose bimë të përshtatshme (gjoja nuk mblidhen as mushkonjat dhe as mizat nën gjethet e arrës). Pajisjet e kampingut zakonisht përfshijnë: tendë çantë gjumi astar qese - nëse është i ftohtë ose i pabarabartë një shishe gazi, nëse kampingu në një vend ku zjarri është i ndaluar - elektrik dore etj. Kampingu mund të bëhët në mal ose edhe det dhe kampingun e bëni ku të zgjedhni, e rëndësishmë është të jetë jashtë shtëpisë. Kampingu ka një numër të madh përfitimesh si për të moshuarit ashtu edhe për të rinjtë, të cilët shijohen ndërsa kalohet koha në natyrë të mrekullueshme. Një nga përfitimet është reduktimi i stresit. Kur jemi në kamping, nuk ka vend për të qenë në një kohë të caktuar dhe nuk ka asgjë që ua shpërqendron vëmendjen tuaj. Rezultati i natyrshëm i këtij lloj mjedisi është reduktimi i stresit dhe relaksimi siç nuk mund ta gjeni askund tjetër. Ajri i pastër - Ju mund mos të kuptoni se sa i pakët është ajri i pastër në jetën tuaj të përditshme. Kur shkoni në kamping, ju merrni ajër të pastër, si dhe shijoni erën e gatimit të darkës mbi një zjarr të hapur. Një nga aspektet më të mira dhe më të rëndësishme të kampingut është se ju ndihmon të

ndërtoni dhe forconi marrëdhëniet. Kur shkoni në kamping me miqtë ose familjen, keni një shans për të biseduar dhe vizituar pa u shpërqendruar, madje deri në orët e vona të natës. Koha e kaluar në kampim është kohë fizike. Ju vendosni një tendë, mblidhni dru zjarri, shkoni për një shëtitje. Kur jeni në kamping, nuk mund të mos angazhoheni në një aktivitet fizik. Kur ka qenë hera e fundit që keni fjetur vonë pa një orë alarmi për t’ju zgjuar? Kur jeni në kamping, të vetmet orë alarmi që keni janë dielli dhe cicërima e zogjve. Zgjimi me natyrën dhe jo me një orë alarmi është një përvojë që të gjithë duhet ta kenë rregullisht. Shkëputja: Kampi është një shans i shkëlqyeshëm për të gjithë që të shkëputen dhe të largohen nga ekranet e ndryshme. Në ambientet e jashtme, nuk gjen kompjutera, tableta apo televizorë dhe ka shumë gjëra për të bërë që nuk kërkojnë pajisje elektronike. Lidhja me natyrën - Kur jeni në kamping, ju keni mundësinë të vini në kontakt me natyrën, të takoni kafshë të egra dhe të shihni yjet larg dritave të ndritshme të qyteteve të mëdha. Nuk ka asgjë të ngjashme me të. Nuk mund të mos zhvilloni aftësi të reja gjatë kampingut. Ju mund të mësoni se si të vendosni tenda, të lidhni nyje, të ndezni zjarre, të gatuani një vakt të ri dhe më shumë. Këto janë vetëm disa përfitime që sjellë kampingu. Merrni mikun-mikëshën apo shkoni edhe vetëm, zgjedhni vendin dhe ikin për pak kohë larg rutinës suaj të përditshme. E ENJTE, 4 GUSHT 2022

Javore KOHA

29


PORTRET

Xhelal Muja, bletar i suks dhe i besueshëm nga Kra Pas disa dekadash malësorët filluan ta kuptojnë shoqërinë dhe sistemin amerikan të demokracisë, duke u bërë shtetas amerikanë dhe duke e mësuar përditë e më mirë gjuhën, historinë dhe kulturën amerikane. Brezat e parë vuajtën shumë për faktin se nuk e flisnin dhe nuk e shkruanin gjuhën angleze. Prindërit e mësonin gjuhën e këtij vendi edhe nga fëmijët e tyre, ndërsa pasardhësit e tyre e mësonin gjuhën shqipe nga prindërit Bleta dhe mjalti janë përditshmëri e bletarit të mirënjohur Xhelal Muja nga fshati Ftjan i Krajës, ish-kryetar i Shoqatës së Bletarëve të Ulqinit, i cili jeton në lagjen Kodra të Ulqinit. Edhe pse shumë vite ka ushtruar profesionin e mësimdhënësit të matematikës, ai është munduar që fundjavën ta shfrytëzojë për të qenë në shërbim të bletëve, nga të cilat nuk është ndarë asnjëherë deri në ditët e sotme, sepse, siç thotë ai, këtë punë e bën me shumë kënaqësi. Për kujdesin e tij shumëvjeçar për bletët, ai është bërë ndër bletarët më të suksesshëm dhe më të besuar jo vetëm në Krajë, por edhe në Komunën e Ulqinit.

Hapi i parë drejt fushës së bletarisë - gjithçka ndodhi natën e maturës

Në fillim të bisedës, Muja na tregon se këtë veprimtari e ushtron që nga viti 1994, kur ndjeu interesimin e tij të parë për këtë insekt të zgjuar dhe punën e vyeshme të tij. “Një ditë duke biseduar krejt rastësisht për bletët me kolegun, tashmë të ndjerin , Bahri Milla, më foli për kushëririn e tij, tashmë po ashtu të ndjerë, Daut Millën, i cili në oborrin e tij në Gjerana kishte bletë. Dauti atë pranverë kishte pasur mjaft „lëshime“ (mënyra natyrore e shumimit të bletëve). Ai për shkak të moshës dhe problemeve të tjera shëndetësore, pasi i kishte administruar disa lëshime, „ishte dorëzuar“ dhe nuk kishte mundësi t’i

30

Javore KOHA

E ENJTE, 4 GUSHT 2022

mblidhte lëshimet e ardhshme. Bahriu më tregoi se ku jeton Dauti. Shkova në shtëpinë e tij dhe u morëm vesh që të marr dy-tri lëshime. Në natën e maturës më bien telefoni. Dauti më thërret që të shkoj të marr një lëshim (bletë). E lashë për pak kohë ambientin e gëzueshëm, të hareshëm por edhe të zhurmshëm të maturantëve. Shkova, vendosa bletën në zgjua dhe u ktheva përsëri ne lokalin ku mbahej nata e maturës”, thotë Muja.

Vazhdimësi e traditës familjare

Xhelal Muja shpreh gjithë krenarinë e tij se nuk e shkëputi, por e vazhdoi këtë traditë familjare. Ishte një dëshirë e brendshme për bletët. “Edhe prindërit e mij, në Ftjan , janë marrë me bletari. Kryesisht kishin koshere nga trungjet e drunjëve të tharë dhe të zgavruar. Rrallë kishin ndonjë zgjua të punuar nga katër dërrasa dhe një kapak mbulues. Për t’ua marrë bletëve mjaltin, ato i mbytnin me surfull. Pastaj hojet shtrydheshin me duar që të kullonte mjalti. Ose mjalti mund të hahej edhe me hoje (fashej, siç i quanim ne). Me këtë veprimtari në mënyrë pak më bashkëkohore është marrë edhe vëllai im për një kohë të gjatë”, thekson Muja.

E filloi me një bletë, tani ka 130 koloni bletësh

Dashuria për këto insekte të vogla te ky bletërritës i njohur është përhapur

në moshë të re. Prej atëherë një pjesë të madhe të energjisë së vet, krahas mësimit dhe edukimit të brezave të ri shqiptar, ai e drejtoi te bletët. Nga viti në vit, ai duke punuar me përkushtim e dashuri të madhe në bletari, shtoi dhe rriti numrin e koshereve të bletëve dhe të prodhimit të mjaltit. “ Tani kam 130 koloni bletësh. Disa prej tyre janë për mbledhje ( nxjerrje) të mjaltit, disa për mbarështim, dhe disa për përgatitje për vitin pasues”, nënvizon ai.

Gabimet e para në fushën e bletarisë

Muja shton se preferohet që bletarët të jenë të kujdesshëm dhe mos të bëjnë gabime në punën e tyre me bletët, mirëpo ato në hapat fillestar janë të pashmangshme. “ Në fillimin e punës sime me bletën bëra shumë gabime. Në vitin e parë e vendosa një lëshim në një koshere me korniza, por për momentin më mungonin kornizat. Kaluan disa ditë derisa i gjeta kornizat. U përgatita që t’i fus ato në koshere. Mora edhe vëllain si “instruktor“. Hapëm zgjoin. Bleta kishte punuar aq shumë, saqë e kishte mbushur atë me hoje dhe të tërë të mbushur me pjellje. I hoqëm fashojtë (hojet) , i hodhëm, duke menduar se nuk do të ketë problem dhe se bletët do t’i punojnë përsëri! Por një gjë e tillë nuk ndodhi. Bleta kishte konsumuar dhe nuk kishte mundësi të rigjenerohej. Kështu, ajo vdiq”, flet


PORTRET

sesshëm aja paksa me dhimbje Muja.

Rendimente më të mira se vitin e kaluar

Në zonën e Krajës, por edhe të Ulqinit, siç na njofton bashkëbiseduesi ynë, ky vit është ndër të mirët sa i përket rendimentit të mjaltit. “Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit kam pasur rendiment 10-12 kilogramë për koshere, me të cilin mund të jem i kënaqur. Këtë vit kam nxjerrë 400 kilogramë mjaltë. Kjo sasi mjalti është prodhuar falë marrjes më të mirë të nektarit të ëmbël në koshere këtë pranverë dhe kushteve më të favorshme të motit”, thotë Muja.

Bimët kryesore të prodhimit të mjaltit

Kraja është e pasur me lloj-llojshmëri lulesh dhe bimësh. Vitet e shkuara në këtë zonë ka pasur mjaft sherbele. Rrjedhimisht ka dominuar ky lloj mjalti. Por, vitet e fundit sherbela po shuhet, meqë sipërfaqet po i mbulon bimësi e lartë, e padobishme. Tash ka mbetur vetëm gështenja si bima më e përhapur mjaltëdhënëse. Ndërkaq në Komunën e Ulqinit sherbele ka më pak. Kjo bimë ende ndodhet në Anë të Malit, ndonëse me pakicë. Në disa zona të tjera të Ulqinit ka mjaft plantacione me mandarina, lulja e se cilës jep mjaft mjaltë. Po ashtu duhet përmendur edhe prodhimin e mjaltit të livadheve”, thotë Muja.

Mjalti i Krajës do të shtrenjtohet për tre euro

Ai njofton se çmimi i mjaltit këtë vit do të rritet për tre euro për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve të nevojshme për mbarështimin dhe mirëmbajtjen e bletëve. “Vitin e kaluar një kilogram mjaltë nga Kraja e kam shitur për 15 euro, ndërsa këtë vit pasi u rrit çmimi i të gjitha produkteve të nevojshme për mbarështimin dhe mbajtjen e bletëve, e ngrita çmimin në 18 euro për kilogram. Megjithatë, çmimi i mjaltit që e prodhoj në Ulqin

nuk do të ndryshojë nga vitet e kaluara dhe do të jetë 15 euro për kilogram”, tregon Muja. Në pyetjen tonë nëse ky çmim është në përpjesëtim me fuqinë blerëse të qytetarëve, sidomos në një kohë inflacioni dhe rritjes thuajse ditore të çmimeve të produkteve ushqimore bazë, ai u përgjigj: “Edhe bletarët janë pjesë e këtij ekosistemi. Edhe ata, përveç mjaltit qe ua marrin bletëve të tyre, të gjitha produktet tjera i blejnë. Sa kam informacion, i vetmi produkt, që në këto kohët e fundit ka pasur rritjen më të ulët të çmimit, prej 0-20 përqind

është mjalti. Çdo gjë është shtrenjtuar prej 50 deri në 100 përqind. Para disa kohësh parashtrova ne Fejsbuk këtë pyetje: Për shëndetin e njeriut, a është më i mirë një kilogram mjaltë apo janë pesë kuti cigare (duhan)? Si për shpoti, njëri prej komentuesve u përgjigj: “Një kilogram duhan”. Ai ishte kultivues dhe prodhues i duhanit, rrjedhimisht për të, por jo për shëndetin, më i mirë ishte një kilogram duhan (25 deri në 30 euro), se sa një kilogram mjaltë! Gj.Gjonaj (vazhdon) E ENJTE, 4 GUSHT 2022

Javore KOHA

31


MOZAIK

Në Plavë u shënua Dita e Komunës

Rezultate inkurajuese në të gjitha veprimtaritë e punës

Plavë - Të premten e kaluar, më 29 korrik 2022, në Plavë, në mënyrë solemne është shënuar Dita e Komunës. Pas fjalës përshëndetëse të moderatores së programit, zonjës Tamara Bubanja, dhe intonimit të himnit të Malit të Zi, me seancën solemne ka filluar manifestimi i mbajtur në sallën e madhe të Qendrës për Kulturë “Husein Bashiq”, ku përpos këshilltarëve të Kuvendit të komunës dhe një numri të konsiderueshëm të qytetarëve të kësaj komune dhe të bashkëvendësve nga diaspora, ishin të pranishëm edhe shumë personalitete të shquara të jetës politiko-shoqërore, kulturore, artistike, shkencore, sportive dhe fetare nga Komuna e Plavës, por edhe nga komunat e tjera të Malit të Zi. Seancën solemne e hapi kryetarja e Kuvendit të komunës, Jasmina Cikotiq, e cila në fjalën përshëndetëse bëri me dije se Plava, Ditën e Komunës e shënon dhe kremton sipas vendimit të kësaj komune, të datës 10 korrik 2009, kur është konfirmuar termini i ditës së manifestimit – e premtja e fundit e muajit korrik, e cila është në harmoni të plotë me politikën moderne të qyteteve evropiane. Kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, në fjalën përshëndetëse të pranishmëve në akademinë solemne,

32

Javore KOHA

E ENJTE, 4 GUSHT 2022

përpos asaj që është bërë në periudhën e kaluar, ka folur edhe për potencialet e zhvillimit, si dhe për nxitjet (provokimet) e caktuara me të cilat ballafaqohet vetëqeverisja lokale. “Lirisht mund të them se nismat janë diçka që nuk i mungojnë Komunës së Plavës, ndërsa çiltërsia jonë, t’u dalim në takim kërkesave të shumënumërta të cilat vijnë nga faktorët e ndryshëm shoqëror, vërtetë janë formulë për arritje të rezultateve të mira dhe të dukshme. Edhe pse përherë mundet më mirë dhe nuk varet gjithnjë nga ne, kemi bërë projekte që në kufijtë e mundshëm t’i respektojmë të gjitha ato që janë reale dhe të realizueshme, e që sjellin benefite të caktuara dhe u përgjigjen nevojave të qytetarëve”, ka thënë kryetari Canoviq. Ai në vazhdim ka përkujtuar në projektet dhe investimet e rëndësishme infrastrukturore. “Nëse flas me gjuhën e numrave dhe fakteve, atëherë dua të përqendrohem në ca projekte, ndër të cilat kisha përmendur kapacitetin e planifikuar të shtëpisë për të moshuarit (pleqtë), i cili është mjaft i rëndësishëm, investimi i të cilit kap shumën prej afro tre milionë euro. Gjithashtu dua të theksoj se jemi duke vazhduar me rregullimin e bërthamës së ngushtë të qytetit, cili ka filluar me ndërtimin e sheshit ca vite më parë, ashtu që të rikonstruktojnë rrugën kryesore të qytetit me investimin me vlerë prej 1,2 milionë euro. Bëjmë çdo gjë që si qeverive të Malit të Zi dhe të Kosovës t’u tregojmë në rëndësinë e kalimit-kufitar nëpër Çakorr dhe në ndërtimin e rrugës ndërshtetërore Plavë-Deçan. Krahas këtyre, punojmë edhe në ndërtimin dhe rregullimin e rrugëve lokale, rrjetit të ujësjellësit, ndriçimit publik, janë vetëm pjesë e angazhimit në fushën e infrastrukturës së qytetit dhe të

lidhshmërisë së komunikacionit”, ka veçuar Canoviq. Sipas fjalëve të tij, Komuna e Plavës ka treguar se është administratë e përgjegjshme lokale me rezultatet në konsolidimin financiar dhe organizativ, por edhe me investimin në promocione turistike dhe ruajtje të vlerave kulturore dhe historike. Po ashtu kryetari i Komunës së Plavës, këtë vit ka sjellur vendimin që individët dhe shoqëritë e shquara dhe dalluara t’i nderojë me fletë-falënderime. Kështu Mr. Halil Markishiqit i është dorëzuar fletë-falënderimi për kontributin në ruajtjen e identitetit dhe afirmimit të thesarit kulturoro-historik të Plavës; SHKA “Pllavsko Jezero” për kontribut në ruajtjen e kulturës, traditës dhe lojërave popullore autoktone të trevës së Plavë-Gucisë, kurse nxënëses së shkollës së mesme të Plavës, Zada Medunjanin, për zënien e vendit të parë në garat shtetërore nga lënda e gjeografisë. Gjatë seancës, është shfaqur filmi dokumentar “Plave, kraj jezera moga” (Plavë, pranë liqenit tim), i cili është realizuar në bashkëpunim të Komunës së Plavës me profesorin e artit muzikor të Akademisë Muzikore në Cetinë. Të pranishmit e akademisë solemne për shënimin e Ditës së Komunës, me programet e veta i kanë argëtuar nxënësit e paraleles së ndarë fizike në Plavë të Shkollës së Muzikës në Beran në seksionin e pianos, violinës dhe harmonikës, si dhe SHKA “Plavsko Jezero”. Për Ditën e Komunës së Plavës, mesazhe urimi, kryetarit të komunës, Nihad Canoviq, kryetares së Kuvendit të komunës, Jasmina Cikotiq, këshilltarëve dhe qytetarëve, u kanë dërguar presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, kryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryetarja e Parlamentit të Malit të Zi, Dalliborka Gjuroviq, ca ministra të Qeverisë së Malit te Zi, kryetarë të komunave dhe kuvendeve të komunave malazeze, përfaqësues të shumë ambasadave dhe shërbimeve diplomatike e konsulare, si dhe të institucioneve publike e private dhe personalitete të jetës politiko-shoqërore, kulturore dhe artistike nga Komuna e Plavës Sh. Hasangjekaj dhe Mali i Zi.


MOZAIK

Me masat e reja epidemiologjike kundër koronavirusit

Rikthehet vendosja e maskave mbrojtëse në ambiente të brendshme Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në Mal të Zi, autoritetet shëndetësore në vend kanë aprovuar një sërë masash të reja kundër përhapjes së koronavirusit, të cilat i bënë të ditur në konferencën për media të mbajtur më 28 korrik, 2022. Ndër masat e reja të cilat do të jenë në fuqi deri më 12 gusht, është edhe rekomandimi ndaj pronarëve të

objekteve hotelierike e biznesore që të punësuarit e tyre të mbajnë maska mbrojtëse, për shkak të numrit të madh të turistëvë që ndodhen në pushime këto ditë gushti. Gjithashtu, sipas autoriteteve mjekësore rekomandohet vendosja e maskës mbrojtëse nëpër aeroporte, stacione hekurudhore dhe të autobusave, dhe në vende ku mblidhet numër i madh i njerëzve, ndërsa këto

rekomandime jepen veçanërisht për të sëmurët kronikë, të moshuarit dhe ata me imunitet të dobët. Ndër masat e reja është edhe vendosja e detyrueshme e maskës mbrojtëse nëpër shitore, barnatore, pika karburanti, dhe nëpër të gjitha hapësirat e brendshme të institucioneve. t. u. E ENJTE, 4 GUSHT 2022

Javore KOHA

33


MARKETING

CRNA GORA MALI I ZI Opština Tuzi Komuna e Tuzit Predsjednik Kryetari Žiri za dodjelu Opštinske nagrade Juria për ndarjen e Çmimit të Komunës „1. Septembar – Dan Opštine” „1 Shtatori – Dita e Komunës”

Në bazë të nenit 7 të Vendimit mbi përcaktimin dhe ndarjen e Çmimit të Komunës „1 Shtatori – Dita e Komunës” („Fleta zyrtare e Malit të Zi – dispozitat komunale”, nr. 19/21), Juria për ndarjen e Çmimit të Komunës „1 Shtatori – Dita e Komunës” shpall

THIRRJE PUBLIKE

për paraqitjen e propozimit të kandidatit për dhënien e Çmimit të Komunës „1 Shtatori – Dita e Komunës” për vitin 2022 1. Ftohen të gjithë qytetarët, grupet e qytetarëve, shoqëritë afariste, institucionet, sektori joqeveritar, partitë politike dhe subjektet e tjera me vendqëndrim gjegjësisht me seli në territorin e Komunës së Tuzit apo jashtë tij, të propozojnë kandidatët për ndarjen e çmimit „1 Shtatori – Dita e Komunës”, i cili si formë e veçantë e njohjes publike ndahet me rastin e Ditës së Komunës së Tuzit. 2. Mund të propozohen persona juridikë dhe individë të cilët e kanë selinë, gjegjësisht vendqëndrimin në territorin e Komunës së Tuzit ose jashtë tij, për rezultatet më të mira të realizuara dhe kontributin e dhënë për zhvillimin e Komunës në fushën e afarizmit, shkencës, arsimit, shëndetësisë, kulturës, sportit, dhe fushave të tjera të jetës shoqërore, sipas vlerësimit të propozuesve, e që kanë vlerë të veçantë për Komunën e Tuzit. Çmimi mund t’i ndahet personit të njëjtë vetëm një herë. Në rast se për këtë ekzistojnë arsye veçanërisht bindëse, Çmimi mund të ndahet edhe pas vdekjes. 3. Propozimet për ndarjen e Çmimit të Komunës „1 Shtatori – Dita e Komunës” dorëzohen në formë të shkruar krahas arsyetimit dhe dokumentacionit në bazë të cilit Juria mund të vlerësojë rezultatet të arritura të kandidatëve të propozuar. 4. Propozimet dorëzohen drejtpërsëdrejti në arkivin e Komunës së Tuzit ose përmes postës në zarf të mbyllur në adresën: Komuna e Tuzit – Juria për ndarjen e Çmimit të Komunës „1 Shtatori – Dita e Komunës”, Tuz, Rruga nr. 1/44, 81206, më së voni deri me 13.08.2022. 5. Kjo thirrje publike do të publikohet në ueb faqen e Komunës së Tuzit www.tuzi.org.me, përmes transmetuesit lokal TV Boin, në Kohën Javore dhe në tabelën e publikimeve të Komunës. Formulari mund të merret drejtpërsëdrejti në arkiv ose në ueb faqen e Komunës. 6. Për informacione shtesë mund të kontaktoni në numrin e telefonit 020/875-167 dhe përmes e-mailit tuzi@tuzi.org.me.

JURIA PËR NDARJËN E ÇMIMIT TË KOMUNËS „1 SHTATORI – DITA E KOMUNËS” 34

Javore KOHA

E ENJTE, 4 GUSHT 2022


SPORT

Zhgënjejnë ekipet shqiptare

Vetëm tri skuadra vazhdojnë rrugën drejt fazës së grupeve “Ballkani” nga Kosova dhe “Shkëndija” e Maqedonisë së Veriut, kanë siguruar kalimin në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, që është gara e tretë për nga niveli i garave që organizon UEFA. Ndërkaq, kampioni i Maqedonisë së Veriut, “Shkupi”, është në rrethin e tretë të Ligës së Evropës, pas eliminimit në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve Prej 11 skuadrave shqiptare nga katër vende, vetëm tri prej tyre kanë mbetur ende në garat evropiane të këtij edicioni. Këtë edicion, garat evropiane i nisën “Deçiqi” nga Tuzi (Mali i Zi), Tirana, Vllaznia, Laçi e Partizani nga Shqipëria, pastaj Ballkani, Drita, Llapi e Gjilani nga Kosova, dhe Shkëndija e Shkupi nga Maqedonia e Veriut. Ballkani nga Kosova dhe Shkëndija e Maqedonisë së Veriut, kanë siguruar kalimin në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, që është gara e tretë për nga niveli i garave që organizon UEFA. Ndërkaq, kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, është në rrethin e tretë të Ligës së Evropës, pas eliminimit në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve. Shkupi u eliminua nga Dinamo e Zagrebit dhe në rrethin e tretë të Ligës së Evropës do të takohet me Shamrockun e Irlandës. Kampioni i Kosovës, Ballkani do të luajë në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës kundër ekipit nga Ishujt Faroe, Klaksvik, derisa Shkëndija do të takohet me AIK-un e Suedisë. Për të arritur në këtë fazë, Ballkani deklasoi La Fioritan e San Marinos duke e mposhtur me rezultatin e përgjithshëm 10:0. Ekipi nga Suhareka u zhvendos në Ligën e Konferencës pas dështimit në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ku u

eliminua në raundin e parë nga Zhalgirisi i Lituanisë. Shkëndija eliminoi Ararat Yerevanin e Armenisë dhe Valmeiran e Letonisë. Për dallim prej Shkupit e Ballkanit, që startuan në Champions, Shkëndija garat i nisi në Ligën e Konferencës. Skuadrat nga Shqipëria - Tirana, Vllaznia, Partizani dhe Laçi, të gjitha janë jashtë garave evropiane. Partizani e mbylli aventurën në rrethin e parë të Ligës së Konferencës, duke mos ia dalë që ta kalojë Saburtalon e Gjeorgjisë. Ekipi shqiptar kishte fituar në ndeshjen e parë si mysafir 1:0, por u befasua në shtëpi duke humbur 2:0 për t’u eliminuar. Ndërkohë, në rrethin e dytë “ngelën” Tirana, Vllaz-

nia dhe Laçi. Në rrethin e parë të Ligës së Konferencës është eliminuar edhe “Deçiqi” i Tuzit nga “Dinamo” e Minskut, me rezultatin e përgjithshëm 3:2. Ky ishte numri më i madh i klubeve shqiptare që morën pjesë në garat evropiane brenda një sezoni, por që fatkeqësisht shumica e tyre zhgënjyen duke u eliminuar në raundin e parë dhe të dytë. Suksesin më të madh në Evropë deri më tani e ka arritur Skënderbeu i Korçës, që dy herë u paraqit në fazën e grupeve të Ligës së Evropës. Shkëndija kishte dështuar dy herë në plejof të kësaj gare. (Kohapress/Koha Net) E ENJTE, 4 GUSHT 2022

Javore KOHA

35


kohajavore.me


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.