Koha 1016

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 23 qershor 2022 Viti XXl Numër 1016 Çmimi 0,50

Gaz në eter ISSN 1800-5696

Për një muze të komunizmit

Një botim që thyen tabutë


PËRMBAJTJE

6

8 Humbje

Minë me sahat

12

14 “Mendja e një kombi është arsimi”

Qendër e promovimit të kulturës arbërore

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2

Javore KOHA

E ENJTE, 23 QERSHOR 2022


PËRMBAJTJE

18

22 Fëmijët dhe të rinjtë do t’i ndiejnë pasojat për një kohë të gjatë

Fati ynë në duart tona apo të fatit?

24

34 Kalimi “vullnetar“ në fenë ortodokse

Shpërblime të merituara për rezultate të larta në mësime

ARKIVI: www.kohajavore.me

E ENJTE, 23 QERSHOR 2022

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Kryeministrat e Malit të Zi dhe Shqipërisë, Dritan Abazoviq dhe Edi Rama, vizituan Ukrainën

Mbështetje Ukrainës në luftë kundër Rusisë dhe anëtarësim në BE Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, kanë vizituar gjatë javës së kaluar Ukrainën. Ata kanë zhvilluar takime me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kryeministrin e këtij vendi Denys Shmyhal, si dhe kanë vizituar kryeqytetin Kiev dhe qytetet Borodianka e Irpin, të shkatërruar nga lufta ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kryeministrat Dritan Abazoviq dhe Edi Rama u shfaqen të rrethuar nga forca të shumta të sigurisë teksa vizituan qytetin Borodianka në afërsi të Kievit. “Menjëherë pas mbërritjes sonë, vizituam qytetin e Borodiankas, një qytet i shkatërruar në fillim të pushtimit. Jemi dëshmitarë të shkatërrimit të shkaktuar nga lufta. Ne lutemi për paqe së bashku me kryeministrin

4

Javore KOHA

E ENJTE, 23 QERSHOR 2022

Edi Rama dhe u qëndrojmë pranë qytetarëve të Ukrainës”, thuhet në postimin e Abazoviqit në Twitter. Në një postim tjetër në Twitter, kryeministrat e dy shteteve të Ballkanit shihen duke vizituar edhe qytetin Irpin. “Ne vizituam qytetin Irpin, ku u shkatërruan 1100 familje. Shumica e qytetarëve u larguan nga shtëpitë e tyre, infrastruktura u rrënua… Ne simpatizojmë Ukrainën, për humbjen e shumë jetëve dhe vuajtjeve që po kalojnë prej muajsh. Paqja është e paçmueshme”, ka shkruar Abazoviq. Përmes një deklarate të përbashkët, kryeministrat e Malit të Zi, Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, theksuan se e mbështesin Ukrainën në marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Në deklaratë thuhet se duhet të merren vendime politikisht të guximshme

në samitin e ardhshëm të BE-së për të gjitha vendet tona në rrugën e tyre evropiane, për hir të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit”, thuhet në postimin e Abazoviqit në Twitter. Ukraina ndodhet nën pushtimin e Rusisë qysh më 24 shkurt. Aktualisht, luftimet janë të përqendruara në pjesën lindore të këtij vendi. Perëndimi e ka dënuar ashpër sulmin, duke e ndëshkuar Rusinë me sanksione të ashpra ekonomike dhe diplomatike. Ukrainën, ndërkaq, është duke e ndihmuar me armatim. Presidenti i Ukrainës, Zelensky, ka mbajtur një fjalim para Kuvendit të Shqipërisë, më 3 maj. Duke folur përmes video-lidhjes, ai ka kërkuar nga Shqipëria që t’i mbyllë portet për anijet ruse dhe të kufizojë ardhjen e turistëve rusë. (Kohapress/REL)


NGJARJE JAVORE

Të hënën në Prishtinë u mbajt mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë

U nënshkruan 19 marrëveshje ndërqeveritare Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë arritur pajtueshmëri për 19 pika në sektorë të ndryshëm, në kuadër të mbledhjeve të përbashkëta tradicionale që mbahen ndërmjet dy shteteve. Mbledhja e së hënës, që u zhvillua në Prishtinë, shënon takimin e tetë të tillë ndërmjet dy qeverive. Qeveria e Kosovës ka thënë se marrëveshjet e memorandumet ndërqeveritare janë arritur në fushën e arsimit, doganave, energjisë, bujqësisë, infrastrukturës rrugore, transportit, shëndetësisë, mbrojtjes e drejtësisë. Në sektorin e arsimit është arritur marrëveshje për mundësi konkurrimi dhe vijim të studimeve në 19 universitete të të dyja shteteve, në kushte të barabarta. Në takim, palët janë pajtuar për të punuar drejt lehtësimit të plotë të lëvizjes së lirë mes dy shteteve, më

pas për të krijuar një platformë të përbashkët digjitale për promovim të turizmit të të dyja vendeve. Në sektorin e transportit është arritur marrëveshje për një studim fizibiliteti që i hap rrugën ndërtimit të linjës hekurudhore Durrës - Prishtinë, projekt që mëton të lehtësojë transportin e njerëzve dhe mallrave. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për besim të ndërsjellë social. “Vendet tona nuk i bën bashkë interesi, por është në interesin tonë që të qëndrojmë bashkë. Aq sa na bashkon historia, gjuha dhe kombi, aq duhet të na lidhë bashkëpunimi institucional në çdo fushë”, ka thënë ai. Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka konsideruar takimin e së hënës si bilanc pozitiv të bashkëpunimit. “Nuk e ekzagjeroj fare po të them se pas çdo mbledhjeje të përbashkët,

ne i afrohemi pak më shumë qëllimit të madh të dokumentit të Partneritetit Strategjik mes dy shteteve tona, të nënshkruar në Prizren më 2014”, ka thënë ai. Rama ka përkujtuar se volumi tregtar para bashkëpunimit të afërt mes dy vendeve ka qenë 136 milionë, ndërsa tani ka arritur në 433 milionë euro. Rama është deklaruar edhe rreth atyre që i ka konsideruar komente mbi mosmarrëveshje dhe mungesë të ecurisë mes punës së të dyja qeverive. “Me qeverinë aktuale ne kemi shkallën më të lartë të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara, përfshirë edhe marrëveshjet e nënshkruara në të kaluarën. Shpresoj që ky të konsiderohet fakt dhe jo arsye për të bërë spekulime të natyrës politike, sepse unë jam tërësisht i papërfshirë dhe i painteresuar të përfshihem në jetën politike të Kosovës”, ka deklaruar ai. Sipas kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nga 127 marrëveshje sa janë nënshkruar në të kaluarën ndërmjet dy qeverive, janë zbatuar 75 prej tyre. Megjithatë, ai ka nënvizuar se ekziston nevoja e një harmonizimi e bashkërendimi më të mirë “të politikave dhe veprimeve mes dy vendeve tona, si në çështje rajonale e po ashtu edhe të politikës së jashtme”. Mbledhja e parë mes dy qeverive është mbajtur në vitin 2014. (Kohapress/REL) E ENJTE, 23 QERSHOR 2022

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

“ 6

Tragjedia bëhet më e dukshme, nëse merret parasysh se Edipi i shihte gjërat që të tjerët nuk mundeshin dhe ishte në gjendje t’i zgjidhte gjëegjëzat (si ajo e Sfinksit). E megjithatë ky njeri nuk arrin të zgjidhë vrasjen e Laius dhe të tjera anormale që i kishin ndodhur që nga vizita e tij në Delphi. Thuajse dy mijë vjet më pas, Shekspiri iu kthye hamartias me: Makbeth – ambicie e dhunshme. Mbreti Lir – zemërimi. Romeo dhe Zhuljeta – padurimi. Otello – xhelozi e skajshme. Hamlet - hakmarrje. Çfarë solli humbjen tragjike të Edipit? - Mendjemadhësia. Ai u përpoq t’i largohej fatit. Të gjitha këto sjellin humbje

Javore KOHA

E ENJTE, 23 QERSHOR 2022

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Humbje Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington

Edipi u rrit në pallatin e Korintit, si i birësuar i mbretit Polybus dhe mbretëreshës Merope. Megjithatë, në fakt, prindërit e tij biologjikë, mbreti Laius dhe mbretëresha Jokasta e Tebës, e kishin urdhëruar vdekjen e tij si foshnjë për shkak të profecisë, dhe ai kishte mbijetuar falë dashamirësisë së disa barinjve Hamartia do të thotë humbje; fillimisht përdorej për shigjetarët kur nuk godisnin në shenjë - Ata që kryenin hamartia shkaktonin rënien e tyre. Edipus Rex, njohur gjithashtu me titullin Oedipus Tyrannus, Opedipus the King, ose Edipus Mbreti, është një tragjedi athinase nga Sofokliu që u interpretua për herë të parë rreth vitit 429 para Krishtit. Fillimisht titulli ishte thjesht Edipus, siç përmendet nga Aristoteli në Poetikë. Aristoteli e prezantoi termin për të përshkruar humbjen e gjykimit që në fund sjell rënien. Edipi u rrit në pallatin e Korintit, si i birësuar i mbretit Polybus dhe mbretëreshës Merope. Megjithatë, në fakt, prindërit e tij biologjikë, mbreti Laius dhe mbretëresha Jokasta e

Tebës, e kishin urdhëruar vdekjen e tij si foshnjë për shkak të profecisë, dhe ai kishte mbijetuar falë dashamirësisë së disa barinjve. Një ditë, Edipi i ri dëgjoi thashethemet se Polibus dhe Merope nuk ishin prindërit e tij të vërtetë. I shqetësuar, ai vendosi të vizitonte orakullin e Delfit dhe të zbulonte të vërtetën. Sipas traditës, orakulli nuk i dha një përgjigje të qartë, por përkundrazi i tha atij për profecinë e vjetër, se ai do të vriste babanë dhe do të martohej me nënën. Dhe këtu vjen gabimi fatal i Edipit. Edhe pse shkoi në Delphi i pasigurt për prejardhjen e tij, papritmas ai pushoi së menduari për këtë çështje dhe filloi të besonte se ishte i destinuar të vriste Polybusin dhe të martohej

me Meropen. Prandaj, e vetmja gjë që vendos të bënte ishte të mos kthehej më në Korint. Edipi mund t’i ishte shmangur profecisë, nëse do të vendoste të mos martohej kurrë me një të ve ose, akoma më mirë, me ndonjë grua më të vjetër se ai. Përkundrazi, kur zgjidhi gjëegjëzën e Sfinksit dhe hyri në Tebë si çlirimtar, ai pranoi dorën e Jokastës, që e dinte se ishte e veja e mbretit të mëparshëm. Tragjedia bëhet më e dukshme, nëse merret parasysh se Edipi shihte gjëra që të tjerët nuk mund t’i shihnin, dhe ishte në gjendje t’i zgjidhte gjëegjëzat (si ajo e Sfinksit). E megjithatë ky njeri nuk arrin të zgjidhë vrasjen e Laius dhe të tjera anormale që i kishin ndodhur që nga vizita e tij në Delphi. Thuajse dy mijë vjet më pas, Shekspiri iu kthye hamartias me: Makbeth – ambicie e dhunshme. Mbreti Lir – zemërimi. Romeo dhe Zhuljeta – padurimi. Otello – xhelozi e skajshme. Hamlet - hakmarrje. Çfarë solli humbjen tragjike të Edipit? Mendjemadhësia. Ai u përpoq t’i largohej fatit. Të gjitha këto sjellin humbje.

Hamartia do të thotë humbje; fillimisht përdorej për shigjetarët kur nuk godisnin në shenjë - Ata që kryenin hamartia shkaktonin rënien e tyre. Edipus Rex, njohur gjithashtu me titullin Oedipus Tyrannus, Opedipus the King, ose Edipus Mbreti, është një tragjedi athinase nga Sofokliu që u interpretua për herë të parë rreth vitit 429 para Krishtit. Fillimisht titulli ishte thjesht Edipus, siç përmendet nga Aristoteli në Poetikë. Aristoteli e prezantoi termin për të përshkruar humbjen e gjykimit që në fund sjell rënien

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 23 QERSHOR 2022

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Rreziqet që i kanosen rajonit prej nismës “Ballkani i Hapur”

Minë me sahat Eduard P. Xhozef

Një vizitë në ajrin e pastër dhe ujërat e kristalta të Liqenit të Ohrit është gjithmonë një ide e mirë. Ose të paktën, në 90% të rasteve. Fatkeqësisht, arsyeja e mbledhjes së para disa ditëve të liderëve nga rajoni, nuk hyn në këto raste. Më 7 dhe 8 qershor, qyteti i bukur maqedonas ka bërë bashkë liderët e rajonit për të mbajtur samitin e radhës të “Ballkanit të Hapur”, emër ky i fundit që më shumë ngjan me një urdhër se sa me një nismë përparimtare. Të shtyrë nga një emër në dukje kumbues, dhe nga vëmendja e herëpashershme që ndërkombëtarët i japin, bashkëpunëtorët entuziastë të kësaj nisme i kanë lënë mënjanë mospërputhjet e dukshme mes tyre. Dallimi më i madh është pabarazia ekonomike mes vendeve që janë bërë pjesë e nismës. Dy nga tre pjesëmarrësit, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë GDP që, të kombinuara bashkë, janë afërsisht sa gjysma e pjesëmarrësit kryesor, Serbisë. Rrjedhimisht kjo sjell përfundimin që përfituesi më i madh nga një treg i përbashkët, ose një zone tregtare të përbashkët, do të jetë Serbia. Tregu serb është më i madh dhe gjithmonë do të jetë në gjendje të tërheqë më shumë investime të huaja dhe të prodhojë mallra me vlerë më të lartë (për eksport brenda dhe jashtë tregut rajonal). Me fjalë të tjera, batica që mund të sjellë Ballkani i Hapur mund të ngrejë të gjitha varkat, por pas valës së ndryshimeve Serbia do të bëhet anije. Përkrahësit entuziastë të “Balkanit të Hapur”, me sa duket, nuk i kanë menduar efektet e rritjes dhe produktivitetit në mënyrë kaq të çekuilibruar. Janë disbalanca të tilla që nxisin tensione në shumë zona të ish-Jugosllavisë, të cilat fare mirë mund të përmblidhen në një frazë që ende dëgjohet në lagjet e varfra të

8

Javore KOHA

E ENJTE, 23 QERSHOR 2022

Kosovës: “Kosovo radi, Beograd gradi” (Kosova punon, ndërsa Beogradi ndërton). Një gjë mund të thuhet me siguri, ekonomia e rajonit të sotëm të Ballkanit është e ndryshme dhe pasojat e kësaj i kanë ndjerë më sa shumti shtetet e vogla, të cilat janë të shkatërruara. Unifikimi i tyre në një treg të përbashkët do të krijonte efikasitet, do të tërhiqte investime dhe do të nxiste rritjen ekonomike.

Mbikëqyrja e pushtetit, mbikëqyrja e qëllimeve dhe vlerave

Pas luftërave dhe trazirave në rajon, Bashkimi Evropian u përpoq që të krijonte një mjedis paqësor dhe që do t’i qëndronte larg telasheve. Të paktën deri në vitin 2020, në Samitin e Sofjes, BE-ja i dha përparësi bashkëpunimit dhe lidhjes rajonale, të mbështetur nga një angazhim serioz financiar. Kujtojmë këtu planin ekonomik dhe investues prej 30 miliardë eurosh. Bashkëpunimi rajonal u projektua nga BE-ja në formën e “Procesit të Berlinit”, nismë kjo që siguronte përkushtimin dhe angazhimin e të gjitha vendeve të rajonit nën udhëheqjen e Gjermanisë. Ky proces përfshinte të gjithë “akterët” e Ballkanit, jo vetëm tre apo katër, dhe kushtëzonte një treg të përbashkët rajonal, të shkrirë me synimin e anëtarësimit dhe përkushtimit ndaj vlerave të bllokut gjithëpërfshirës të BE-së. Një dizajn i tillë, i bazuar në qëllime dhe vlera mbizotëruese, ishte kundërhelmi më i mirë ndaj pakënaqësive të lindura, si ato në ish-Jugosllavi. Ky proces ishte krijuar asisoj në mënyrë që të minimizonte tundimin për të shfrytëzuar fuqinë ekonomike, ndërsa promovonte rritjen e përbashkët të vlerave dhe reformave njësoj si në vendet e BEsë. Nevoja për ta mbikëqyrur pushtetin, në mënyrë që të zbulohej mosbesimi dhe tradhtia, ishte në thelb të planit të famshëm Schuman, i cili ishte pararendës i BE-së. Pas Luftës së Dytë

Botërore, Franca ushqente frikën për një ringritje të Gjermanisë, nga qasja që ky shtet kishte në prodhimin e qymyrit dhe çelikut. Plani Schuman adresoi shqetësimet franceze dhe kërkesat gjermane duke e vendosur prodhimin e qymyrit dhe çelikut nën një Autoritet të Lartë mbikombëtar që përfundimisht u bë Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut, dhe më vonë Komuniteti Ekonomik Evropian, përpara se të evoluonte përfundimisht në BE-në e sotme. Mbikëqyrja e pushtetit dhe garantimi i prosperitetit dhe paqes nëpërmjet këtij mekanizmi është kthyer me kokë poshtë nga nisma “Ballkani i Hapur”. Filozofia e re, e përqafuar dhe nga administrata Bajden, është se tregtia dhe krijimi i vendeve të punës kapërcejnë mosbesimin. Por sado naivë të jemi, lufta e furishme në Ukrainë, një shtet që kishte shkëmbim tregtar të madh me Rusinë, sot uzurpatore, tregon qartë që ky parim jo vetëm që nuk është i qëndrueshëm, por përkundrazi është shumë i rrezikshëm. Në mënyrë të ngjashme, tregtia midis Kinës dhe fqinjëve të saj demokratikë, Japonisë, Koresë së Jugut dhe Tajvanit ka kundërvepruar dhe besimi midis Pekinit dhe fqinjëve të tij ka rënë ndjeshëm. E njëjta dinamikë vlen edhe në Ballkan. Nëse tregtia do të ishte e barabartë me besimin, atëherë Serbia, e cila është partneri tregtar numër një i Malit të Zi për eksportet dhe importet, do të kishte tashmë një marrëdhënie besimi të qëndrueshme me partnerin e saj tregtar shumë më të vogël. Në vend të kësaj, malazezët e perceptojnë Beogradin si një grabitqar. Për pasojë kuptohet se ajo që ka rëndësi në marrëdhëniet tregtare është karakteri i partnerit tregtar, demokratik apo autoritar. Gjermania Perëndimore vërtet evoluoi në fuqinë më të fortë ekonomike të Evropës dhe në një demokraci udhëheqëse që nuk e shfrytëzon fuqinë për të përmbysur fqinjët e saj, por këtë ajo

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

e bëri falë një regjimi të ndërtuar mbi interesat e përbashkëta dhe vlerat demokratike, jo mendjelehtësisë.

Serbia e Madhe, Shqipëria e Madhe

Me Ballkanin e Hapur, SHBA-ja po promovon një regjim tregtar të udhëhequr nga një autokrat, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili po minon vullnetin e Perëndimit për rajonin. Përpara 24 shkurtit, mbështetja për Open Ballkanin ishte naive; pas 24 shkurtit është neglizhencë. Beogradi është në kundërshtim të hapur ndaj detyrimeve të tij kundrejt BE-së, duke mos aplikuar sanksione ndaj Rusisë. Jo vetëm që Vuçiqi refuzon me forcë të sanksionojë Moskën, por ai kultivon në mënyrë aktive partneritetin e tij strategjik e të vazhdueshëm me Vladimir Putinin, kundërshtarin e pjesës tjetër të kontinentit. Në një moment kur lufta e Rusisë kërcënon rendin perëndimor dhe madje edhe atë global, pjesëmarrja në një skemë të dyshimtë tregtare me aleatin numër një të Putinit në Ballkan dhe ndoshta në Evropë është shqetësuese. Lufta e Rusisë me Ukrainën e ka vënë botën përpara një zgjedhjeje dhe deri më tani, Vuçiq e ka treguar qartë se cilën palë mbështet. Autokrati serb duhet të shikohet si ushtar i një krimineli lufte dhe jo si partner. Një tjetër pabarazi krijohet në lidhje me Vuçiqin si faktor në Ballkan. Bëhet fjalë për pabarazinë mes vendeve që e mbështesin Ballkanin e Hapur dhe ato që kanë refuzuar t’i bashkohen kësaj nisme. Shqiptarët (në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut) dhe maqedonasit nuk ndajnë ankthin për dominimin ekonomik prej Serbisë, sepse ata nuk përballen me kërcënime të drejtpërdrejta nga autoritarizmi i Vuçiqit. Duke parë të bllokuar rrugën e tyre drejt BE-së, maqedonasit janë të gatshëm të shkojnë drejt Ballkanit të Hapur, pasi integrimi në këtë nismë

shërben si një mburojë kundër nacionalizmit grabitqar bullgar. Përveç kësaj, njohja e fundit e Kishës Ortodokse Maqedonase nga Kisha Ortodokse Serbe ka intensifikuar marrëdhëniet mes dy vendeve, në një kohë kur identiteti maqedonas është nën sulmin e Bullgarisë, që është gjithashtu rivale e Serbisë. E udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, Shqipëria mund të ketë një interes afirmativ në ‘bashkëpunimin rajonal’ të stilit të Ballkanit të Hapur. Me kalimin e kohës, një regjim tregtar tërësisht jashtë kuadrit të BE-së do ta lërë nacionalizmin serb të drejtuar nga Vuçiç që të ruajë status quo-në e Kosovës. Ashtu siç ndodhi me ‘shkëmbimin e territoreve’ në vitin 2019, SHBA-ja dhe BE-ja – të mërzitura nga mosmarrëveshjet e lodhshme të Ballkanit – mund të pranojnë sërish ndarjen, të nxitur nga të huajt që pretendojnë se kështu mund të “zgjidhet një konflikt i ngrirë”. Ndarja hap automatikisht mundësinë e bashkimit të Kosovës më Shqipërinë, duke krijuar atë që zakonisht konsiderohet si Shqipëria e Madhe. Kjo do të ishte një zgjidhje e pranueshme dhe për palën serbe, e cila mund të krijojë gjithashtu Serbinë e Madhe duke marrë pjesë prej Kosovës së ndarë në dysh. Nën një Beograd ekonomikisht më të fuqishëm, i pakufizuar nga asnjë kornizë e BE-së, përveç kandidaturës së Vuçiqit në BE, perspektivat për njohje reciproke me anë të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja janë edhe më të largëta. Në të vërtetë, nënshkrimi i marrëveshjes së ‘Normalizimit ekonomik’ në shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë të drejtuar nga ish-presidenti Tramp asokohe, nuk bëri asgjë për të zbutur armiqësinë e Beogradit ndaj Prishtinës, edhe pse Kosova drejtohej atëherë nga kryeministri Avdullah Hoti. Nëse gjërat vijojnë me këtë ritëm politikëbërësit perëndimorë të frustruar, duke parë që Serbia nuk do të ndryshojë qëndrim, do të pyesin veten: “Pse të mos jemi ‘praktikë’ për Kosovën?” Rivali i Ramës në Prishtinë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është ndërkohë një nacionalist që promovon “bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë”. Kurti, si shumica e kosovarëve, nuk dëshiron ta shohë Kosovën të ndarë, pjesërisht sepse

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

kjo do të shfajësonte politikën nacionaliste serbe të Millosheviqit – e ringjallur nga Vuçiq. Shfajësimi i Serbisë së Madhe në Kosovë do të sillte më pas të njëjtën gjë për ambiciet nacionaliste serbe në Bosnje dhe Mal të Zi.

Fitore për Rusinë

Nëse të gjitha parashikimet e bëra më lart do të vijnë në jetë, kjo do të ishte një fitore për presidentin rus Vladimir Putin dhe vizionin e Putinit për Ballkanin dhe Evropën. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, duke përdorur një gjuhë të prerë, kohët e fundit pohoi mbështetjen e Moskës për Ballkanin e Hapur. Kjo nuk është hera e parë. Media kryesore e Rusisë në Serbi, “Sputnik Serbia”, ka promovuar në mënyrë të përsëritur “Ballkanin e Hapur”, siç vunë në dukje Srgjan Darmanoviq dhe Angjelka Rogac në raportin e tyre të CEDEM-it mbi “Gjurmën digjitale ruse në Ballkan”. Raporti citon një sërë titujsh lavdërues të Sputnik-ut, duke përfshirë këtë perlë: “Vuçiq: ‘Ballkani i Hapur’ do të funksionojë, sepse askujt tjetër nuk i ka shkuar mendja për një iniciativë të tillë”. Fatkeqësisht, pavarësisht gjithë rrëmujës së krijuar rreth “Open Balkan”, ajo nuk ka dhënë shumë rezultate. Avokati ndërkombëtar serb Rela Radoviq kohët e fundit ekspozoi natyrën e zbrazët të “Ballkanit të Hapur” me titullin: “Marrëveshja për kushtet për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor”. Siç shpjegon Radoviq, qëllimi i supozuar i qasjes së lirë mbetet në nivelin e dëshirave. Mungesa e progresit është gjithashtu zhgënjyese, sepse e gjithë ideja e “Ballkanit të Hapur” ishte të tejkalonte ritmin e ngadaltë të “Procesit të Berlinit”. Me sa shihet, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kështu “Open Balkan” shërben vetëm për t’i ofruar Aleksandar Vuçiqit mundësinë për të realizuar iluzionin e stabilitetit bashkëpunues në Ballkan, duke ndërtuar ironikisht kushtet për destabilitet. Nën këto rrethana kuptohet sa e rëndësishme është që të ndalohet ndezja e këtyre zjarreve që mund të bëjnë që fuçia e barutit (Ballkani) të shpërthejë në flakë. (Balkan Insight) (Autori është profesor dhe diplomat, specialist për rajonin e Ballkanit) E ENJTE, 23 QERSHOR 2022

Javore KOHA

9


Foto: KOHA

VËSHTRIM & OPINION

10

Shqipëria të bëjë muzeun e saj, burgjet e Spaçit, Qafë-Barit etj., se BunkArt 1 apo 2 apo “Shtëpia me gjethe” a ndonjë shtëpi tjetër në qendër nuk mjaftojnë, aq më tepër që ato tregojnë diktaturën, forcën e saj, por ende jo qëndresën dhe përballjen me të, qoftë dhe e një apartamenti të thjeshtë, ku fshehurazi dëgjonin “Zërin e Amerikës” Bunkeri në Shngjin

Javore KOHA

E ENJTE, 23 QERSHOR 2022

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Për një muze të komunizmit Visar Zhiti

I hap dyert për të gjithë, për kujtesën e popujve, Muzeu i ri i Fondacionit VOC (Victims of Communism) në Washington DC, mu në qendër të kryeqytetit, në sheshin “McPherson”. Është ngjarje që shënjon një hap përpara, nuk është thjesht një muzeum më shumë në muzeumet e mrekullueshme që ka SHBA, por në këtë kohë revanshesh nga e kaluara andej, është jo vetëm kujtesë e njerëzimit, por qëndrim dhe të kuptuar i madh, përballje, shpresë e fortë dhe të vazhdosh të prish… SHBA nuk e ka vuajtur komunizmin vetë, dihet, por puna dhe lufta që ka bërë për shembjen e diktaturave komuniste, është historike dhe aktuale, vendimtare dhe ja, tani dhe muzeu i kujtesës si asgjëkund tjetër… Përkujtohen kështu më shumë se 100 milionët e vrarë nga regjimet komuniste, më tepër se ç’vranë dy luftrat botërore së bashku. Çfarë tragjedie botërore! Teksa sot 1,5 miliardë njerëz janë ende nën qeveritë komuniste, armike ndaj demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Të tilla janë kumtet që na vijnë nga ky muze i ri. Po vendi ynë që po kalon një tranzicion postkomunist të zgjatur e të mundimshëm? Ç’thotë dhe ç’do të bëjë? “Hapja e këtij muzeu në një kohë kaq të rëndësishme është kulmi i

më shumë se tri dekadave të punës dhe donacioneve”, tha ambasadori Andrew Bremberg, President dhe CEO i VOC. “Ekipi i historianëve, i arkitektëve dhe i artistëve që kontribuuan, kanë qenë të klasit botëror dhe besimi ynë është që muzeu do të shërbejë si një vend, ku të gjitha viktimat e komunizmit mendojnë se historia e tyre po dëgjohet”. Të dëgjohemi! Këtu fillon… …është muzeu i parë në botë që përshkruan historinë e komunizmit si dhe shtrirjen e tij aktuale globale në Evropë, Azi dhe Amerikën e Jugut. Vizitorët mund të shikojnë filma dhe të marrin pjesë në ekspozita interaktive moderne që sjellin në jetë historitë e viktimave dhe të të mbijetuarve, informohemi. A do të këtë dhomë të Shqipërisë, një stendë për vuajtjen e saj të madhe nën diktaturën më të egër të Europës qiptarë, që e kanë ndjerë në lëkurë të tyre atë vuajtje, znj. Merita McCormack si dhe z. Cesar Ndreu me Haxhi Dautin, shqiptar nga Maqedonia, ndërkaq dhe donatorë të muzeut, tani qytetarë amerikanë ashtu si mijëra bashkatdhetarë tanët në SHBA, ku gjetën ëndrrën e tyre të lirisë dhe të mirëqenies, bashkë dhe me nga ata që ishin në anën tjetër, atë të persekutorëve. Kujtesa, aq sa na ndan, edhe na bashkon, muzeun mund ta vizitojmë së bashku dhe ta gjykojmë të kaluarën, ta dënojmë të keqen. Për të kujtuar! – është shkruar dhe shqip në muze krahas gjuhëve të tjera, që vuajtën, se edhe gjuha vuan. A do të këtë dhomë të Shqipërisë, stendë a një relike, pyes sërish?

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Shtetet si Polonia apo Hungaria, kanë investuar në ngritjen e këtij muzeu, madje dhe me miliona dollarë, ndërsa ne, ish-të burgosurit shqiptarë nuk paguajmë dot, as nga dëmshpërblimi ynë, që nuk mjafton. Me vuajtjen tonë s’bëjmë tregti, por shoqëria shqiptare, shteti vetë duhet të kujdeset, që ta njohë bota vuajtjen dhe qëndresën e të burgosurve shqiptarë nën diktaturë, kundërshtitë dhe martirizimin e tyre, sepse dhe shqiptarët farkëtojnë bashkë me kujtesën e tyre dhe ndërgjegjen dhe përpjekjet për të mbrojtur të ardhmen e tyre. Të përftohen vlerat e larta dhe aftësitë për t’u përballur me të kaluarën duke e njohur thellë dhe drejt atë, që të mos përsëritet, e thënë shpesh kjo. Shqipëria të bëje muzeun e saj, burgjet e Spaçit, Qafë-Barit etj., se BunkArt 1 apo 2 apo “Shtëpia me gjethe” a ndonjë shtëpi tjetër në qendër nuk mjaftojnë, aq më tepër që ato tregojnë diktaturën, forcën e saj, por ende jo qëndresën dhe përballjen me të, qoftë dhe e një apartamenti të thjeshtë, ku fshehurazi dëgjonin “Zërin e Amerikës”. Dhe pastaj do të dinte të lidhej më mirë e më sinqerisht e të bëhej partner besimplotë me botën euroatlantike, do ta kuptonin e do ta pranonin krahëhapur, edhe nëse dhe në diplomacinë e saj do të kishte gjithnjë e më pak nga persekutorët e bijtë e tyre dhe të vinin gjithnjë e më shumë nga të persekutuarit e bijtë e tyre. Gjithsesi, Muzeu i Viktimave të Komunizmit në Washington DC na pret së bashku. Edhe Kujtesa e së Ardhmes. Ta ndërtojmë mirë të gjithë. E ENJTE, 23 QERSHOR 2022

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

60 vite nga themelimi i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane në Nju Jork (1)

Qendër e promo të kulturës arbër

“Jemi nji shkëndi e vogël, që me ndihmë të Zotit do bahemi dritë e madhe, me shëndritë dhe votrat e errësueme në Atdhe’’ - Dom Zef Oroshi, Nju Jork, 1962

Për Koha Javore:

Frank Shkreli / Nju Jork Është kjo një datë historike, pasi i parapriu asaj që sot është famullia e parë katolike shqiptare në Amerikë, Famullia e Zojës së Shkodrës këtu në Hartsdale të Nju Jorkut, dhe në të njëjtën kohë shënon fillimin e një veprimtarie të larmishme fetare, kombëtare, gjuhësore e kulturore për komunitetin shqiptaro-amerikan. Ideja largpamëse e krijimit të Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane ishte e meshtarëve të atëhershëm të komunitetit katolik, Dom Zef Oroshit dhe At Andreu Nargaj, të përkrahur nga një grup i vogël por entuziast bashkëpuntorësh, disa prej të cilëve janë këtu, të pakën një e di se është këtu, z. Tonin Mirakaj. Për qëllime historike, meriton të përmendet fakti se në mbledhjen e parë të përgjithëshme të Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane u zgjodh Këshilli i parë prej shtatë anëtarësh, e që përbëhej prej Dr. Enrik Gurashi, kryetar, Tonin Mirakaj, sekretar, Loro Stajka, arkatar dhe anëtarët Zef Çupi, Mark Bajraktari, Zef Pashko Deda dhe Zef Hasani. Me këtë rast dëshiroj të falenderoj njërin prej këtyre aktivistëve dhe anëtarëve

12

Javore KOHA

E ENJTE, 23 QERSHOR 2022

origjinal të LKSHA-së, z. Tonin Mirakaj për ndihmën që më dha me dokumentacion dhe dëshmi personale, me burime të dorës së parë, në rrëfimin e historisë dhe të veprimtarisë së Lidhjes Katolike gjatë 50-vjetëve të kaluara, veprimtari kjo në të cilën, në një mënyrë ose në një tjetër, ai ishte vet pjesëmarrës i drejtpërdrejtë. Anëtarëve të Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane u lëshohej një librezë (si kjo, të cilën unë e ruaj qysh se jam bërë anëtar me 8 mars, 1971), me një kuotë anëtarësie prej një dollari në muaj. Si anëtar i denjë i Lidhjes Katolike me qëllimin përpara, me moton e punës për objektivin e rëndësishëm në të ardhmen “Për Fe e Atdhe”, të lidhura e të bashkuara me unazën “Përparim” trashëguar nga para-ardhësit kishtarë atdhetarë shqiptarë, - çdonjëri që dëshironte të bëhej anëtar i kësaj lëvizjeje të re në Amerikë, vullnetarisht i vënte vetes detyrë për të qenë: a) “katolik i mirë, praktikues i fesë; b) shqiptaro-amerikan i ndershëm; c) vijues i traditave të mira kombëtare, të gërshetuara me kulturën e shëndoshë perëndimore-amerikane.” Themelimi i LKSHA dhe i kishës eventualisht ishte më urgjent, po të merrej parasysh në atë kohë politika e regjimit komunist të Tiranës kundër Kishës Katolike, që kishte në plan të zhdukte të gjitha fetë, por sidomos e kishte ferrë në sy klerin katolik, të cilin brutalisht e vrau, e burgosi dhe e

torturoi deri në zhdukje. Mbylli kisha e xhamia, dhe si asnjë shtet tjetër në botë, komunistët shqiptarë morën vendimin absurd me shpalljen e Shqipërisë shtetin e parë ateist në botë, duke ndaluar me ligj edhe të Madhin Zot. Themelimi i LKSHA-së u bë me vetdije të plotë nga klerikët Dom Zef Oroshi dhe At Nargaj me bashkëpuntorët e tyre të ngushtë që sipas fjalëve të At Shtjefën Gjeçovit, “Atdhetarë vllazën, mos kjoftë thanun prej kujt se pa besim të vërtetë, mund të bahena atëdhetarë të vërtetë! Ku t’ zhduket emni i madhnueshëm i besimit, mos pyetni për atë komb, se nana e zezë do ta haje, e vendin e vet e qet në flakë... dhe se ai që përbuzë besimin, i del i pabesë si besimit si atdheut...pasi ata që punojnë këso dore nuk kanë farë dashnije as për njënin as për tjetrin...” Lidhja Katolike e krijuar në bazë të parimeve të lartpërmendura, por pa qenë pjesë e asnjë grupimi politik, favorizonte dhe vazhdon edhe sot të bashkëpunojë me çdo grup a individ që përpiqet t’i shërbejë interesave të atdheut dhe kombit shqiptar pa dallim feje e krahine. Ajo fillimisht përbëhej nga anëtarë të ardhur nga Shqipëria e Veriut, shumica të arratisur për të shpëtuar nga kthetrat e komunizmit, të ardhur nga malet e nga fushat, nga trojet shqiptare anembanë Ballkanit, ruajtës të traditave tona shekullore, por dhe njerëz të shkollës. Vështirsitë ishin të mëdha,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ovimit rore por një ndër hapat më energjikë dhe frymëzues të Dom Zef Oroshit ishte apeli që ai i bëri, më 1968, të gjithë komunitetit shqiptaro-amerikan pa dallim feje, krahine a ideje që të përkrahnin krijimin e një qendre fetaro-kombëtare. Kësaj thirrrjeje iu përgjigjën shqiptarët katolikë, myslimanë e ortodoksë, me ndihma morale dhe materiale, duke shënuar si gjithmonë një dëshmi të gjallë e konkrete tolerance, bashkëpunimi e vëllazërimi midis shqiptarëve. Duke folur për përpjekjet vendimtare të krijimit të qendrës së re, Dom Zef Oroshi pat thënë se kishte mësuar nga përvoja e Peshkop Fan Nolit vite më parë dhe se ajo përvojë e kishte bindur atë, se në qoftë se komuniteti shqiptar në Amerikë nuk duhej të shkrihej - duke humbur gjuhë, kulturë e tradita - atëherë ishte e nevojshme ndërmarrja e çdo sakrifice për të përballuar çdo sfidë e çdo pengesë për themelimin e Qendrës Katolike. Ky përvjetor ka një rëndësi historike, pasi shënon fillimin e një fushate që pat mbjellë farën e parë duke mbledhur fillimisht 4.000 dollarë për blerjen e Qendrës Katolike Shqiptare, e që tre vjet më vonë u pasua me botimin e rëvistës Jeta Katolike Shqiptaro-Amerikane, pasi Lidhja Katolike kishte nevojë për një botim zëdhënës, por për më tepër kjo ishte edhe revista e vetme katolike shqiptare në botë, që shërbeu për të mbajtur gjallë lidhjet me të afërm dhe me të largët. Para se të fillonte botimi i revistës Jeta Katolike, popullarizimin e Lidhjes së re në komunitet dhe më gjërë, e kishte marrë përsipër Tonin Mirakaj me artikujt e tij të botuar në gazetën Shqiptari i Lirë. Kështu që në një mënyrë Tonini, si sekretar i parë, dhe gazetat Shqiptari i Lirë

dhe Dielli ishin propaganduesit e parë të veprimtarisë fetare dhe patriotike të Lidhjes së re Katolike. Megjithëse gjatë kësaj periudhe, shërbimet fetare të komunitetit katolik shqiptar bëheshin nepër kisha të ndryshme amerikane, puna e rëndë e kryetarit Dom Zef Oroshit dhe anëtarëve të Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane si dhe serioziteti i kësaj nisme të komunitetit të vogël katolik, 50-vjetë më parë, u kurorëzua natën e Krishtlindjes të dhjetorit 1969, kur u tha mesha e parë në Qendrën Katolike Shqiptare në 4221 Park Avenue të lagjës Bronks. Kryetari i Lidhjes Katolike Dom Zef Oroshi, në predikimin e tij me këtë rast përshëndeti grigjën e tij duke u thënë: “Mirë se u pruni Zoti në shtëpinë tuej. Siç pat thënë vite më parë, në krijimin e Lidhjes Katolike me 1962, Dom Zefi rithkesoj edhe me ketë rast se “Kjo sot është një shkëndi e vogël që me ndihmë të Zotit do të bahemi dritë e madhe, me shëndritë edhe votrat e errësueme në Atdhe” – duke shtuar se “Rruga e jonë është dhe mbetet ajo e Krishtit: drejtësi, dashuni e paqe për gjithkënd dhe me gjithkënd.” Kishës së parë katolike shqiptare në Nju Jork, me dekret të Arqipeshkvit të atëhershëm të Nju Jorkut, Eminences së tij Terence Kardinal Cooke, iu njohën të gjitha të drejtat si famulli e plotë, me përjashtim të emërtimit famulli, përfshirë të drejtën e rezidencës së famullitarit në Qendër, si dhe të drejtën për të pasur vulën zyrtare dhe të drejtat për të kryer shërbimet fetare si pagëzime, kurorëzime dhe funerale. Akordimi nga Kardinali Terence Cooke, Qendrës Katolike Shqiptare i të drejtave kanonike për të kryer të gjitha shërbimet fetare aty, ishte shumë i rëndësishëm pasi me këtë të drejtë, shqiptarët katolikë nuk ishin më të detyruar të shkonin nga një kishë amerikane në tjetrën për nevojat e tyre shpirtërore e fetare, duke emëruar Mons. Zef Oroshin administrator të Qëndrës dhe bashkëpuntor të tij Dom Rrok Mirditën, i ardhur nga Arqipeshkvia e Tivarit, i cili me entuziazmin e tij sjellë një bashkëpunim të zellshëm e të frytshëm duke i dhënë një hov të ri veprimtarisë së Kishës së parë ka-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

tolike në Amerikë. Por, ndërsa komuniteti i besimtarëve katolikë sa vinte e shtohej gjatë viteve, nevoja për një kishë më të madhe po bëhej më urgjente. Nga shënimet historike mbi jetën dhe veprimtarinë e Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane del se meshtarët, në marrëveshje me Këshillin e Kishës vendosën t’i lëshojnë një thirrje të re mbarë popullit të komunitetit shqiptaro-amerikan për një ndihmë të posaçme për të bërë të mundur ndërtimin e një kishe të re, më të madhe, pasi numri i emigrantëve sa vinte e shtohej sidomos i atyre nga trojet tona në ish-Jugosllavi. Pas lejeve dhe aprovimeve të nevojshme nga autoritetet shtetërore dhe kishtare amerikane, më 24 shtator, 1978 bëhet inaugurimi i kishës së re me një meshë madhështore dhe pjesëmarrje të madhe bashkatdhetarësh nga i mbarë komuniteti shqiptaro-amerikan, me përfaqsues të të gjitha feve dhe nga mbarë viset shqiptare. Nuk ishte kjo një ndërmarrje aspak e lehtë. Në një editorial të gazetës Dielli të asaj kohe, kryeredaktori Xhevat Kalljaxhiu përshëndet hapjen e Kishës Katolike shqiptare në Bronks, si “një vepër me të vërtetë të madhe”, dhe uron e përgëzon ‘’iniciatorin e vjetër e kryesor, Monsinjor Zef Oroshin, të Përndershmin Rrok Mirditën, këshillat dhe besimtarët, që nuk kursyen prej shumë vjetësh, ndihmën morale dhe materiale për këtë vepër të shenjtë fetare e kombëtare’’, si “ndërgjegjës të misIonit të tyre jo vetëm si predikues të fjalës së Zotit, por edhe si predikues të Shqiptarizmit e të vëllazërimit midis shqiptarëve’’, përfundoi editorialin ish-gazetari i njohur i Zërit të Amerikës Xhevat Kallajxhiu. Në ndërkohë, shqiptarët katolikë të Nju Jorkut kishin ndezur edhe një shkëndi tjetër atë të ‘’ Shën Pjetrit e Palit’’, nën udhëheqjen e meshtarit Dom Lazër Shëldija, e cila në shkurt të vitit 1987, me miratimin e këshillave dhe të meshtarëve të tyre, Dom Rrok Mirdita dhe At Andrew Nargaj ndërmorën vendimin për bashkim historik, në një kishë të përbashkët, kushtuar Pajtores së Shqiptarëve, Zojës së Shkodrës. Ishin përpjekje të vështira këto për të bashkuar shqiptarët e shpërndarë anembanë Nju Jorkut dhe në shtete të tjera. E ENJTE, 23 QERSHOR 2022

Javore KOHA

13


IN MEMORIAM

Prof. Dr. Osman Kraja (1930-2022)

“Mendja e një komb Prof. Osman Kraja është një personalitet i jashtëzakonshëm me kontribute të rëndësishme, sidomos në arsimin e lartë shqiptar, ku në vazhdimësi ka punuar dhe drejtuar me pasion, korrektësi dhe profesionalizëm, si rektor i Universitetit Shtetëror të Tiranës (1981-1988), ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë dhe Ukrainë (19972002), nënkryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (1992). Prof. Osman Kraja u lind më 1930 në Stamboll, në një familje përparimtare me prejardhje nga Kraja, Mali i Zi. Para viteve ‘40 familja e tij kthehet në Shqipëri dhe u vendos fillimisht në Shkodër e më pas në Tiranë. Në 1949 përfundoi me rezultate të larta Gjimnazin e Tiranës, ku mësimdhënës dhe inspirues të tij ishin: Ahmet Gashi, Nonda Bulka, Qazim Turdiu, Abdurrahim Buza, Konstandin Trako, etj. Më pas ai vazhdon studimet e larta për matematikë në Universitetin Politeknik të Varshavës, Poloni (1949-1952), ku vlerësohet me medalje të artë për rezultatet e arritura. Kthehet në Shqipëri, ku fillon karri-

14

Javore KOHA

erën e mësimdhënies në Institutin e Lartë Pedagogjik (4-vjeçar) të Tiranës, i cili ishte institucioni i parë i arsimit të lartë në Shqipëri. Ai u emërua në Katedrën e Matematikës dhe Fizikës të këtij instituti që drejtohej nga Prof. Petraq Pilika. Në shtatorin e vitit 1957 inaugurohet Universiteti Shtetëror i Tiranës, dhe Prof. Kraja ishte pjesë e këtij universiteti, i konceptuar si një zhvillim i natyrshëm i sistemit arsimor dhe kërkimit, i mbështetur në njohuritë, entuziazmin e përpjekjet e pedagogëve themelues të tij. Katedra e Matematikës, që ishte e para katedër e tillë në arsimin tonë të lartë, përbëhej në ato vite nga profesorët e nderuar Petraq Pilika, QazimTurdiu, Kristaq Fundo, Osman Kraja, Shaban Baxhaku, Aleko Minga, Aristokli Çifliku, Zoja Bozgo, Kristian Bukuroshi, Spiro Makoçi e të tjerë që iu bashkuan më pas. Në vitin 1958 Osman Kraja u dërgua si aspirant në Universitetin “Lomonosov”, në Moskë, me qëllim që të formohej në Katedrën e Matematikës një bërthamë aktive me kualifikim të lartë dhe bashkëkohor. Ai dha me

sukses provimet e parashikuara nga programi, ndoqi të gjitha seminaret dhe aktivitetet e tjera, por për fat të keq studimet e aspiranturës u ndërprenë brutalisht me prishjen e marrëdhënieve sovjeto-shqiptare. Më 1965-1966 Osman Kraja përfundoi kualifikimin e ndërprerë pasuniversitar, duke mbrojtur me sukses disertacionin pranë Institutit të Matematikës së Akademisë së Shkencave të Kinës, nën udhëheqjen e profesorit të njohur Ding Hsiao Shi (Pekin, 1966). Zgjerimi i mësimdhënies së matematikës në kltl universitet, bëri që në vitin 1964 të formohet Katedra e Matematikës së Përgjithshme me përgjegjës Prof. Osman Krajën. Dhe me pas, në vitin 1966 u krijua profili pesëvjeçar i Degës se Matematikës, me anë të së cilës synohej të përgatiteshin specialistë më të kualifikuar për të siguruar vazhdimësinë me nivel të lartë, dhe e cila u realizua edhe me kontributin e veçantë të profesorëve të FSHN-së, e veçanërisht të Kol Popës, Petraq Pilikës dhe Osman Krajës. Katedra e Matematikës së Përgjithshme u zhvillua dhe u dre-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


IN MEMORIAM

bi është arsimi” jtua nga Prof. Kraja për një periudhë prej më shumë se 20 vitesh (19641986). Me kualifikim të lartë shkencor, ai vazhdoi me një aftësi të rrallë dhe metodikë të përsosur të japë leksione në degët e Matematikës dhe Fizikës, të përgatisë tekste shkollore universitare dhe të realizojë kërkimin shkencor dhe njëkohësisht të kontribuojë në drejtimin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, një fakultet simbol i virtytit dhe solidaritetit njerëzor, i unitetit për të ruajtur dhe mbrojtur vlerat e krijuara, i mos-kompromisit ndaj mosdijes dhe të keqes, i vlerë-

simit maksimal, deri në fanatizëm, të inteligjencës dhe të punës krijuese, i bashkëpunimit të gjerë pedagog – pedagog dhe pedagog – student. Në vitin 1973 Osman Krajës i jepet titulli “Profesor”, të cilin e mbajti me dinjitet dhe me nder. Në vitin 1968 Universiteti Shtetëror i Tiranës vendosi kontakte me përfaqësuesit më në zë të arsimit të lartë dhe shkencave të Kosovës. Për konkretizimin e bashkëpunimit, në tetor të vitit 1970 një delegacion nga Universiteti i Prishtinës i kryesuar nga rektori Prof. Dervish Rozhaja, mbërriti në Tiranë, ku u nënshkrua Pro-

E di që Osman Kraja është një figurë anonime para atyre reperëve që ditën përleshen me thika e në mbrëmje japin koncerte të argëtojnë rininë. Edhe para atyre politikanëve që ne i kemi natë e ditë nëpër ekrane... Por unë po ju propozoj që kush ka nge, t’i hedhë një sy “CV”së së një njeriu të madh të arsimit tonë, si profesori i madh Osman Kraja. Sepse kombin nuk do ta bëjnë palaçot dhe hajdutët, por mendjet e ndritura

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

tokolli midis Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe Universitetit të Prishtinës, nga Osman Kraja dhe Dervish Rozhaja. Protokolli filloi të zbatohej menjëherë, që në dhjetor të atij viti dhe të dyja palët filluan me nxitim përgatitjet për realizimin e tij. Në shtator të vitit 1992 e nxjerrin në pension. Në gusht të vitit 1997 Prof. Osman Kraja filloi punë pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe më pas me dekret të Presidentit të Republikës emërohet ambasador në Republikën e Polonisë, Ukrainë dhe vendet baltike (1997-2002). Më pas, për disa vjet ai ka punuar si këshilltar pranë ministrit të Punëve të Jashtme dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në Organizatën e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi. Prof. Osman Kraja është pa dyshim një nga figurat më të shquara të arsimit e të kulturës sonë, në mënyrë të veçantë të arsimit universitar. Do t’i kujtojmë përherë fjalët e tij: “Mendja e një kombi është arsimi”. Prof. Osman Kraja u nda nga kjo jetë më 15 qershor 2022. Mentor Kikia

Javore KOHA

15


KULTURË

Në Librarinë “Ulqini” u përurua libri “Kangë popullore erotike” i autores Vlora Nikçi

Një botim që thyen tabutë

“Unë kam menduar që secili prej nesh e ka një erotikë te shpia, e ka një gjysh dhe një gjyshe që i ka treguar për erotikë si mua gjyshja ime”, ka thënë autorja. Por duke parë që për shumëkënd kjo fushë është e panjohur ose shumë e turpshme, kjo e ka nxitur që t’i publikojë këngët erotike që ajo i kishte dëgjuar prej gjyshes së saj Ulqin – Libri “Kangë popullore erotike” i autores Vlora Nikçi është përuruar të shtunën mbrëma në Librarinë “Ulqini” në Ulqin, në prani të dashamirëve të kulturës. Me profesion aktore, Nikçi ka treguar se ajo nuk kishte menduar kurrë të merret me mbledhjen e folklorit dhe studimin e trashëgimisë kulturore. Por si aktore i ka munguar jo rrallë liria skenike dhe për këtë arsye është dashur të merret edhe me trashëgiminë kulturore. “Kjo mua më ka lindur natyrshëm. Nuk më ka treguar dikush që nuk ka erotikë të publikuar. Unë kam menduar që secili prej nesh e ka një erotikë te shpia, e ka një gjysh dhe një gjyshe që i ka treguar për erotikë si mua gjyshja ime”, ka thënë aktorja. Duke parë që për shumëkënd kjo fushë është e panjohur ose shumë e turpshme, kjo e ka nxitur që të vendosë t’i publikojë këngët erotike që ajo i kishte dëgjuar prej gjyshes së saj. Ajo ka thënë se përvojën e saj ka dashur ta ndajë edhe me lexuesin dhe të tjerët.

16

Javore KOHA

E ENJTE, 23 QERSHOR 2022

“Të gjitha poezitë erotike që gjyshja ime m’i ka kënduar mua, unë i kam ruajtur për veten time kur unë vetë jam dashuruar, kur kam filluar vetë të bëj erotikë i kam ruajtur për veten time, me i ndarë me njeriun e dashur”, ka rrëfyer Nikçi. Sipas autores, ky libër i ka ndihmuar edhe asaj që ta njohë më mirë veten. “Mendoj se gjëja më e bukur është të njohim veten tonë dhe përmes trashëgimisë sonë kulturore e njohim më së miri kush jemi ne. Dhe mos të kemi turp prej gjërave që janë të bukura”, ka theksuar ajo. Këngët erotike në shoqërinë shqiptare janë konsideruar deri vonë tabu, megjithëse në rrethe familjare apo në rrethe të ngushta ato janë kënduar. Këtë Nikçi e shpjegon me faktin se në shoqërinë shqiptare kaherë duhet të ketë ndodhur diçka, saqë ka bërë që erotika dhe këngët erotike të konsiderohen një turp i madh e madje ta lidhin edhe me moralin. Recensenti i librit, Dr. Rrustem Berisha, punonjës shumëvjeçar i Institutit Albanologjik të Prishtinës, ka thënë se pas Luftës së Dytë Botërore

këngët erotike janë lënë pas dore dhe nuk iu është kushtuar rëndësi, duke i trajtuar si gjysmë ilegale. “Janë konsideruar të turpshme. As Instituti Albanologjik nuk e ka botuar këtë lloj kënge”, ka thënë Berisha, duke nënvizuar se popujt tjerë fqinjë i kanë botuar më herët këngët erotike. Ai ka vlerësuar guximin e autores. “Një femër të vijë me libër me këngë erotike”, ka thënë Berisha. Në vështrimin e tij për librin, profesori i gjuhës dhe letërsisë shqipe, Nikollë Camaj, ka thënë se “botimet e këtilla thyejnë tabutë dhe i japin mundësi lexuesit që të shijojë diçka nga ajo se si kanë dashuruar, apo si e kanë shprehur dashurinë të parët tanë, në kohën kur as letërkëmbim nuk kishte, në kohën kur takimi caktohej me ‘njat dekik që të dalin hana’, me ditën e daljes në bjeshkë, me të hënën e Pashkëve... përmes shenjave e shi-


KULTURË

hareteve, apo edhe përmes një guraleci mbi pullaz”. Camaj ka thënë se edhe nga kjo përmbledhje vërehet se poezia erotike shumë më tepër lidhet me botën femërore, me bukurinë e saj dhe me dashurinë ndaj saj. “Edhe epitetet, në shumicën e rasteve, janë ato që flasin për bukurinë femërore, vetullat, sytë, buzët, gjinjtë, e kështu me radhë, e shumë më rrallë për bukurinë mashkullore”, ka thënë ai. Sipas Camajt, arsyet pse këngët erotike nuk ishin në fokus të vëmendjes së mbledhësve të folklorit, nuk është nevoja t’i hamendësojmë, pasi që ata kryesisht ishin të fokusuar në mbledhjen e atyre pjesëve të folklorit që kanë të bëjnë me ngritjen e krenarisë dhe vetëdijes kombëtare, e më pak me atë se çfarë ata ndienin, apo se cilat ishin raportet midis dy gjinive.

“Botimet e këtilla thyejnë tabutë dhe i japin mundësi lexuesit që të shijojë diçka nga ajo se si kanë dashuruar, apo si e kanë shprehur dashurinë të parët tanë, në kohën kur as letërkëmbim nuk kishte, në kohën kur takimi caktohej me ‘njat dekik që të dalin hana’, me ditën e daljes në bjeshkë, me të hënën e Pashkëve... përmes shenjave e shihareteve, apo edhe përmes një guraleci mbi pullaz”, ka thënë Nikollë Camaj

Në fjalën e tij, Sami Flamuri ka theksuar dallimin që ka ekzistuar në trevat e ndryshme shqiptare lidhur me emërtimin e këngëve erotike. Ai ka thënë se një komb i lashtë si kombi shqiptar, doemos i ka të zhvilluara edhe këngët e dashnisë, apo siç i quajnë “kangët e buta”. Autorja Vlora Nikçi së bashku me aktorët vendas Simon Shkreli, Bashkim Alaj dhe Blerta Kurti kanë lexuar vargje të disa këngëve nga libri. Libri “Kangë popullore patriotike” përbëhet nga 72 këngë, të cilat Nikçi

i ka mbledhur kryesisht në fshatrat e Rugovës, por që këndohen edhe ndër shqiptarët në Malin e Zi. Libri është i ilustruar me punimet artistike me motive erotike të piktorit Artan Hajrullahu, duke krijuar një ndërthurje të krijimtarisë popullore dhe asaj artistike. Përurimi i librit është organizuar nga Libraria “Ulqini” dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi. i. k.

E ENJTE, 23 QERSHOR 2022

Javore KOHA

17


KULTURË

Fondacioni “Studenti” organizoi tryezën e rrumbullakët me temë “Ndikimi i COVID-19 në shënde

Fëmijët dhe të rinjtë pasojat për një kohë Kryetari i Fondacionit “Studenti”, Hajredin Kovaçi, ka thënë se qëllimi i projektit është që të rinjtë të edukohen për t’i menaxhuar në mënyrë efektive pasojat nga COVID-19, po ashtu njohja me përvojën e të rinjve me mësimin online si dhe rrugët për tejkalimin e pasojave në procesin mësimor, por sidomos përballjen sa më lehtë të pasojave eventuale në shëndetin e tyre mendor “Ndikimi i COVID-19 në shëndetin mendor të të rinjve” ishte tema e tryezës së rrumbullakët që u organizua të shtunën nga Fondacioni “Studenti” në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin. Lidhur me këtë temë kanë ligjëruar mjekja Egzona Pali dhe psikologia Ardita Kovaçi. Në ligjëratën e saj me temë “Aspekte të trajtimit të COVID-19 në Shtëpinë e Shëndetit - Ulqin”, dr. Egzona Pali ka folur mbi përvojën e ballafaqimit me koronavirusin SARS-CoV-2 në këtë institucion shëndetësor. Ajo ka dhënë një pasqyrë të përgjithshme të menaxhimit të pandemisë në Shtëpinën e Shëndetit në Ulqin. Pali ka ndarë me pjesëmarrësit në tryezë disa prej pyetjeve më të shpeshta që i kanë shoqëruar mjekët në përballjen me pandeminë gjatë dy viteve të fundit. Ajo ka thënë se COVID-19 mund të thuhet se është ndarë në tri faza. “Faza e parë dhe e dytë ishin më agresive sa i përket intensitetit të shtrirjes së virusit dhe përkeqësimit të simptomave. Kurse faza e tretë ishte karakteristike, sepse e preku shumë grupmoshën e re, nga 20-35 vjeç”, ka thënë mjekja. Pali ka thënë se në luftën kundër pandemisë hapi i parë në aspektin e organizimit shëndetësor ka qenë transformimi i sistemit shëndetësor duke krijuar një shërbim të veçantë për COVID-19. Ndër problematikat kryesore të për-

18

Javore KOHA

E ENJTE, 23 QERSHOR 2022

balljes me COVID-19, mjekja ka theksuar mungesën e një spitali në Foto: Ardian Taipi

Ulqin. “Mungesa e spitalit në Ulqin ka çuar


KULTURË

etin mendor të të rinjve”

ë do t’i ndiejnë ë të gjatë në mbingarkesë në spitalin rajonal të Tivarit”, ka thënë Paki, duke theksuar se problem tjetër në disa periudha gjatë kësaj situate ka qenë edhe mungesa e medikamenteve. Psikologia Ardita Kovaçi ka trajtuar në ligjëratën e saj ndikimin, pasojat dhe rikuperimin e fëmijëve dhe të rinjve nga COVID-19. Duke iu referuar rezultateve të anketimeve të kryera nga UNICEF-i, Kovaçi ka thënë se ndikimi i COVID-19 në shëndetin mendor dhe mirëqenien e

fëmijëve dhe të rinjve vazhdon të peshojë shumë. “Sipas të dhënave më të fundit të disponueshme nga UNICEF, globalisht, të paktën 1 në 7 fëmijë është prekur drejtpërdrejt nga bllokimet, ndërsa më shumë se 1.6 miliardë fëmijë kanë pësuar njëfarë humbjeje në arsim. Ndërprerja e rutinave, edukimit, argëtimit, si dhe shqetësimi për të ardhurat dhe shëndetin e familjes, i ka bërë shumë të rinj të ndihen të frikësuar, të zemëruar dhe të shqetësuar për të ardhmen e tyre”, ka thënë ajo, duke cituar raportin e UNICEFit, sipas të cilit, “fëmijët dhe të rinjtë do t’i ndiejnë pasojat e COVID-it në shëndetin mendor edhe për një kohë të gjatë”. Kovaçi ka potencuar rëndësinë e shëndetit mendor, si njëri ndër komponentët më të rëndësishëm të zhvillimit dhe rritjes së shëndetshme të një fëmije, i cili përfshin mirëqenien e plotë dhe zhvillimin optimal të një fëmije në aspektet emocionale, të sjelljes, sociale si dhe atë të njohjes. “Fëmijët që gëzojnë shëndet të plotë mendor kanë një kualitet më të mirë të jetës, janë shumë më pozitivë dhe arrijnë të jenë më bashkëpunues dhe bashkëveprues në kryerjen e detyrave dhe obligimeve ditore si në shtëpi, shkollë, apo edhe në ndërveprim me bashkëmoshatarët e tyre”, ka thënë ajo. Kryetari i Fondacionit “Studenti”, Hajredin Kovaçi, ka thënë se qëllimi i projektit është që të rinjtë të edukohen për t’i menaxhuar në mënyrë efektive pasojat nga COVID-19, po ashtu njohjen me përvojën e të rinjve me mësimin online si dhe rrugët për tejkalimin e pasojave në procesin mësimor, por sidomos përballjen sa më lehtë të pasojave eventuale në shëndetin e tyre mendor. Ai ka treguar se pjesë e projektit ka qenë edhe konkursi për ese letrare me

U ndanë çmimet për fituesit e konkursit për ese letrare Fondacioni “Studenti” ka ndarë të shtunën çmimet për fituesit e konkursit për ese letrare me temë “Kohë lëngate”, i cili u zhvillua në kuadër të projektit “Ndikimi i COVID-19 në shëndetin mendor të të rinjve”. Nga 22 punime sa kanë arritur gjithsej në konkurs, juria e përbërë nga Liridona Sinishtaj - Doçe, studiuese e letërsisë, dhe Argëzon Sulejmani, poet, ka vlerësuar me Çmimin e Parë esenë e Ildorina Lekperiqit, nxënëse e Shkollës fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” – Ostros. Me Çmimin e dytë është vlerësuar eseja e Arbana Curës, nxënëse e Shkollës fillore “Boshko Strugar” – Ulqin, kurse me Çmimin e tretë Abida Lulanoviq, nxënëse e Medresesë “Mehmed Fatih” – Tuz dhe Irena Pepgjoniviq, nxënëse e Shkollës fillore “Marshall Tito” – Ulqin. Fituesit e çmimeve janë shpërblyer me të holla dhe certifikata. Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs kanë pasur nxënësit e shkollave shqipe dhe studentët shqiptarë në Malin e Zi. temë “Kohë lëngate”. Në tryezë kanë marrë pjesë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, përfaqësues të pushtetit vendor, Shkollës së Mesme në Ulqin, organizatave joqeveritare etj. Ajo është zhvilluar në kuadër të projektit “Ndikimi i COVID-19 në shëndetin mendor të të rinjve”, i financuar nga Komuna e Ulqinit me mbështetjen e Komunës së Ulqinit në konkursin për organizatat joqeveritare për vitin 2021. i. k. E ENJTE, 23 QERSHOR 2022

Javore KOHA

19


HISTORI

Britania dhe Lidhja e Prizrenit Në fillim të janarit të vitit 1878, Tivari u pushtua nga malazezët gjatë një armëpushimi që ishte nënshkruar në mes të Portës dhe Rusisë, por të cilin malazezët nuk e respektuan. Më 10 janar, komandanti i Ushtrisë Malazeze, Misho Vrbica, i informoi autoritetet otomane në Shkodër për kapitullimin e Tivarit dhe për përzënien e ushtarëve së bashku me tërë popullsinë nga qyteti

Daut Dauti Disa ditë më herët, popullsia shqiptare katolike ishte evakuuar dhe vendosur në Budvë nga austro-hungarezët. Ushtria Malazeze e okupoi edhe Ulqinin dhe vazhdoi duke e masakruar dhe përzënë popullatën vendase të atij rajoni. Shkodra, brenda pak ditësh, u vërshua me refugjatë. Problemi i refugjatëve u bë çështje ndërkombëtare dhe e vuri në pozitë të rëndë Portën dhe Fuqitë e Mëdha. Në Stamboll, ambasadori austro-hungarez, konti Zichy i deklaroi ambasadorit britanik Henri Layard-it se qeveria në Vjenë ndjehej e turpëruar për faktin se 30.000 refugjatë shqiptarë u gjenden papritmas në territorin austro-hungarez. Vjena nuk ishte e përgatitur për një situatë të tillë. Në Vilajetin e Kosovës u shënua i njëjti problem me refugjatët të cilët e vërshuan këtë vend pas masakrave dhe përzënies nga Ush-

20

Javore KOHA

E ENJTE, 23 QERSHOR 2022

tria Serbe. Më 28 prill, Heri Kuper, nënkonsulli britanik, u takua në Prishtinë me Rifat Pashën, valiun e këtij qyteti. Sipas Rifat Pashës, Kosova ballafaqohej me 200.000 refugjatë. Pasi që nuk kishte as ushqim për refugjatët, pasha kërkoi ndihmë nga britanikët. Refugjatët, të cilët pas e kishin lënë tërë pasurinë, e destabilizuan situatën, por pasha nuk mund të bënte gjë në këtë drejtim. Lufta që dënoi shqiptarët Në fillim të marsit 1878 përfundoi lufta ruso-turke. Rusët dolën fitimtarë dhe e kërcënonin Stambollin. Prandaj, më 3 mars e detyruan Portën që të nënshkruante Marrëveshjen e Shën Stefanit dhe si rezultat u krijua Bullgaria autonome. Kufijtë e këtij shteti depërtuan thellë në tokat shqiptare, kurse Serbia dhe Mali i Zi, pasi që u gjenden në anën ruse, morën pjesë të mëdha të vilajetit të Kosovës dhe Shkodrës. Ky ishte një shqetësim i madh për shqiptarët dhe kjo marrëveshje i detyroi që të vetëorganizoheshin dhe ta merrnin në dorë fatin e Shqipërisë. Krerët shqiptarë reaguan shpejt

duke organizuar kuvende në shumë pjesë të veriut dhe lindjes. Më 18 mars, në Stamboll, ambasadori britanik e pranoi një memorandum të dërguar nga krerët shqiptarë. Shqiptarët me ngulm po e kundërshtonin krijimin e një Bullgarie që po shtrihej tej Shkupit, Korçës dhe Ohrit për t’u ndalur thellë në Shqipërinë dhe Kosovën e sotme. Protesta drejtohej edhe kundër zgjerimit të Serbisë dhe Malit të Zi në tokat shqiptare. Më 8 maj, Layard e dërgoi edhe një shkresë në Londër me të cilën bënte me dije se shqiptarët, myslimanë dhe të krishterë, të veriut dhe vendeve të tjera që i kishte prekur Traktati i Shën Stefanit, protestonin kundër aneksimit të tokave të tyre. Shqiptarët kërkonin ‘ndërhyrjen e Anglisë që t’i shpëtonte nga ky fat’. Ata theksonin se nuk mund të përfshiheshin në shtetet e tjera që kishin përreth siç ishte Serbia, Bullgaria dhe veçanërisht Mali i Zi. Nëse ishin të shtyrë të jetonin në Mal të Zi, ata më parë do të ‘vdisnin duke luftuar’. Më 18 maj Layard pranoi edhe një letër me karakter të njëjtë nga shqiptarët e Kosovës. Edhe banorët e Dibrës i dërguan një peticion kundër përfshirjes së tyre në Bullgari. Ambasadori britanik në Stamboll dhe konsulli Kirby Grin në Shkodër vazhduan të pranonin edhe telegrame të tjera të kësaj natyre. Lëvizjet e shqiptarëve të Shkodrës me rrethinë, Grin i interpretoi si rezultat të një skeme të shqiptarëve dhe italianëve kundër Greqisë. Traktati që luhati besimin e shqiptarëve në aftësitë e Portës së Lartë Grin, pasi që e analizoi Traktatin e Shën Stefanit, i dërgoi një letër


HISTORI

këshillëdhënëse eprorit të tij në Londër, Salisbury-it. Mali i Zi, sipas tij, po trefishohej nga territori. Kufijtë e Malit të Zi me Shqipërinë tashti ishin tërësisht ndryshe nga ajo që ai kishte propozuar Foreign Office një vit më herët. Propozimi i tij ishte që qeveria britanike nuk duhej kurrsesi ta pranonte këtë marrëveshje e cila po krijonte trazira serioze te shqiptarët dhe që do të rezultonte me probleme të mëdha në Ballkan. Grin, në raportimet e veta nuk shprehte aspak simpati për nacionalizmin shqiptar dhe, si i tillë nuk njihej mik i shqiptarëve, por shprehu brengë për situatën e krijuar. ‘Barriera e cila mundet dhe që duhet të krijohet kundër depërtimit sllav, është thyer’ – shkroi Grin, në mes tjerash, në një raportim të tij. Grin, me këtë rast kishte bëri me dije se depërtimi sllav në Shqipëri kishte domethënie të daljes së Rusisë, nëpërmjet Serbisë dhe Malit të Zi, në Adriatik. Kjo ishte një gjë që e brengoste seriozisht Londrën dhe këtu qëndronte një pikë e përbashkët në mes programit nacional shqiptar dhe interesave britanike. Traktati i Shën Stefanit e luhati seriozisht besimin e shqiptarëve në aftësitë e Portës së Lartë. Grin vazhdoi të pranonte informata që bënin me dije se shqiptarët po aktivizoheshin. Tubime spontane të shqiptarëve po mbaheshin gjithandej veriut dhe lindjes së tokave shqiptare. Më 3 maj Grin raportoi në Foreign Office se shqiptarët po përgatiteshin që t’i rezistonin çdo efekti që do të krijonte Traktati i Shën Stefanit. Në veri-perëndim shqiptarët kishin formuar një Lidhje me të cilin rast

ishin betuar ‘që t’u rezistonin deri në vdekje tentimeve që vinin nga jashtë apo nga Qeveria Supreme [Porta] që ta ndryshonin situatën ekzistuese në territorin e tyre’. U ndërmorën hapa, në veri deri në Prishtinë, të krijoheshin lidhjet. Në lindje deri në Dibër dhe Ohër kurse në Jug, deri në Janinë. Këto veprime por edhe aktiviteti i intelektualëve shqiptarë në Stamboll, rezultuan me mbajtjen e një kuvendi të madh në Prizren ku do të shqyrtohej situata e krijuar dhe ku do të merreshin vendime. Kur u bë e ditur se Fuqitë e Mëdha do të mblidheshin në Berlin, shqiptarët shpejtuan në krijimin e një organizate gjithpërfshirëse që u quajt Lidhja e Prizrenit ose Lidhja Shqiptare. Lidhja e Prizrenit dhe interesi i saj i përbashkët me politikën britanike Porta nuk e pengoi mbajtjen e Kuvendit në Prizren e as nuk ndërhyri në aktivitetin e kësaj organizate. Kjo ishte arsyeja që shumë observues, përfshirë konsullin Grin, që të deklaronin se pas kësaj organizate qëndronte pushteti perandorak në Stamboll. Të tjerët, sidomos sllavët, në krye me rusët, besonin se Britania e Madhe qëndronte pas shqiptarëve në Prizren. Një numër i madh i politikanëve, intelektualëve dhe shtypit rus shkuan edhe më tutje duke deklaruar se Lidhja nuk ekzistonte, por ishte prodhim i shtypit britanik. Sipas tyre, Lidhja ishte një organizatë e imagjinuar të cilën e përdorte Porta për të penguar implementimin e Marrëveshjes së Kongresit të Berlinit. Kur u organizua rezistenca rreth kufirit me Malin e Zi, me qëllim që të mos dorëzoheshin Plava dhe Gucia, këta deklaruan se këto veprime nuk

bëheshin nga shqiptarët për shkak se ata si komb nuk ekzistonin, por ky veprim bëhej nga një Lidhje Muslimane e cila ishte e ‘organizuar nga Porta’. Në realitet rusët kishin frikë se shqiptarët do të përkraheshin nga Londra. Kur Kuvendi hyri në ditën e tretë të punimeve (13 qershor 1878), që ishte dita e parë e punës së Kongresit të Berlinit, Lidhja ia dorëzoi memorandumin kryeministrit britanik, Benjamin Disraelit. Memorandumi shprehte dëshirë dhe shpresë që çështja shqiptare të diskutohej në Kongres, së bashku me problemin e shpërbërjes së Perandorisë Otomane dhe krijimin e shteteve të reja në Ballkan. Me anë të këtij memorandumi, shqiptarët kërkuan që të përfaqësoheshin nga delegacioni britanik që udhëhiqej nga Disraeli. Memorandumi shprehte kërkesën e shqiptarëve që çështja e tyre të mos lihej kryesisht në dorë të Portës në aranzhimet e ardhshme konstitucionale dhe administrative. Kërkohej që një komision ndërkombëtar duhet të merrej me çështjen shqiptare, ashtu siç dihej se do të merrej me Bullgarinë. Nëse ndonjë fuqi evropiane do ta merrte përsipër çështjen shqiptare, ajo duhej të ishte Britania e Madhe. Memorandumi i refuzonte fuqitë tjera sidomos atë ruse. Në lidhje me arsyet pse Britania duhej të merrej me rastin e Shqipërisë, Memorandumi thoshte: ‘Vetëm Britania e Madhe mund ta marrë kërkesën tonë në dorë dhe ta paraqes në Kongres. Duke e bërë këtë, asaj nuk do t’i mungon përkrahja nga Fuqitë tjera të cilat e kanë njohur ekzistimin tonë politik dhe fatin tonë që nga momenti kur parimi i nacionalitetit u bë bazë primare e të drejtës publike evropiane. E pavarur nga çështja e drejtësisë, Britania e Madhe ka interes të madh që të krijojë një kordon për ta ndalur përparimin e invazionit sllav që të mos vërshojë kah Adriatiku. Ky kordon mundet dhe duhet patjetër të krijohet nga populli që është më së shumti i rrezikuar nga një kërcënim i madh i fqinjëve. […] Britania e Madhe, ajo qendër e vjetër dhe zonjë e lirisë për të gjithë popujt, e para nga të gjitha Fuqitë e ka njohur të drejtën e kombeve tjera për pavarësinë e tyre’. E ENJTE, 23 QERSHOR 2022

Javore KOHA

21


ESE

Fati ynë në duart tona apo të fatit?

Pyetje që brengos qenien time jo pak herë. Po shpesh jeta me ciklet e saj ka bërë që kjo pyetje e fatit që qenka në duart e mia të vihet në pikëpyetje ! Ashtu si jo shumë herë unë më këto bindjet e mia paksa (filozofike-antifetare) për disa jam kundërvënë fatit ! Po cilit fat?? Timit!!! Që paskan shkruar të tjerët , yjet , Universi, Zoti që para ardhjes sonë , që para lindjes që para krijimit të ekzistencës sonë!! Ulem e planifikoj ditën e nesërme ,

22

Javore KOHA

E ENJTE, 23 QERSHOR 2022

projektoj të ardhmen, po sikur kjo e nesërme mos të vijë , mos të më presë? Po sikur të më ndodh ndonjë aksident që nesër? Kush është fajtor? Pakujdesia ime e tjetrit ? apo fatit që më paska shkruar një fat të tillë?!! Se di pse po në këto çaste më vijnë ndër mend fjalët e gjyshes kur më thotë : Fatin tënd s të merr njeri! E unë nënqesh tashmë fatit im përpos që qenka i caktuar për mu gjoja qenka edhe njeri! Mund ti shmangen

kësaj pjesë apo jo? Apo ndoshta nesër do të bie në dashuri me shikim të parë me një njeri!!! Mos u mundo hiç të luftosh fatin , se fatit nuk i ikën dot edhe po deshte. Ehh, ç’ të bëjmë me këtë fatin tonë që qenka i shkruar për të zi apo për të mirë?!! Epo si thoni, ta jetojmë aq sa kemi kohë e ashtu siç dimë. Donika Lulgjuraj


FOTOGRAFIA E JAVËS

KALAJA E ULQINIT SAMIRA GJOKAJ

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 23 QERSHOR 2022

Javore KOHA

23


FEJTON

Çarmatimi dhe kalimi me dhunë i shqiptarëve në Mal të Zi në fenë ortodokse sipas dokumenteve

Kalimi “vullnetar“ në fenë ortodokse

Në bazë të dokumenteve arkivore del se pushteti, jo vetëm vendor, por edhe ai në Cetinë, kishte njohuri për çdo veprim që ndodhte në lidhje me keqtrajtimin, çarmatimin dhe kryqëzimin. Lutjet për konvertim i nënshkruanin kinse në emër të myslimanit shqiptar apo katolik vetë nëpunësit, ushtarakët apo edhe individë të ndryshëm të kombësisë serbo-malazeze. Nuk ka asnjë dëshmi se lutjet i kanë shkruar vetë shqiptarët, edhe pse disa kanë ditur të shkruajnë turqisht dhe e kanë përdorur nënshkrimin në çdo dokument

Hajrullah Hajdari

(vijon nga numri i kaluar)

II. 1. Shqiptarët i vendosnin nga frika kapicat malazeze

Si rrjedhojë e këtyre vështirësive me të cilat po përballej populli shqiptar në viset e okupuara, lindi nevoja e kërkimit të mënyrës dhe mjeteve për t’u shpëtuar masakrave e për të krijuar kushte më të mira jetësore. Filloi lufta për ekzistencë. Ndaj s’është e çuditshme se disa që në fillim kërkuan të bashkëpunojnë e të kontribuojnë në vendosjen e rendit

24

dhe qetësisë në këto troje, shpesh edhe për të përfituar personalisht e për të shpëtuar nga të këqijat që po u bëheshin. Po përmendim vetëm rastin e fshatarëve të Arzhanicës së Epërme, të cilët pas vrasjes së 12 gucianëve u frikësuan aq tepër sa të nesërmën, pasi kishin vënë në kokë “kapicat” malazeze, shkuan në Andrijevicë dhe dorëzuan lutjen për kalimin e tyre në fenë ortodokse. (DACG, MUD, 1913, telegram nr. 919 / 19 mars 1913) Kjo argumentohet edhe në telegramin urgjent, nr. 919 / 19 mars 1913: T E L E G R A M urgjent Nr. 919 19 mars 1913 Andrijevicë - Cetinë DREJTORIA KRAHINORE NË ANDRIJEVICË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME C E T I N Ë

Nënshkrimi në gjuhën arabe apo vënia e gishtit për ata që nuk dinin të nënshkruheshin, u praktikua në të gjitha lëndët e Komisionit Hetues për Plavë dhe Guci. Natyrisht, Qeveria e Malit të Zi nuk kishte dhënë asnjë urdhëresë zyrtare për kryqëzimin e shqiptarëve dhe myslimanëve, sepse ajo do ta komprometonte rëndë veten në arenën ndërkombëtare

Javore KOHA

E ENJTE, 23 QERSHOR 2022

E kam për nder t’ju njoftoj se sot kanë ardhur një numër i madh i muhamedanëve, nga Arzhanica e Epërme, të cilët mbanin kapicat malazeze, dhe kërkuan të kalojnë në fenë ortodokse... nënshkrimi i pa lexueshëm. Kapicat malazeze, për të gjithë ata që kryqëzoheshin, sado qoftë numri i tyre, duhej t’i blente shteti pasi është e nevojshme që ata të dallohen menjëherë nga të tjerët. (Drejtoria Krahinore Pejë, ministrit Pllamenac, DACG, MUD, 1913, telegram nr. 1553/ 19 mars 1913). Fillimisht, pushtetet vendore malazeze kryqëzimin e myslimanëve e konsideronin si veprim personal dhe të vullnetshëm. Pushteti në Cetinë njoftohej për çdo veprim të organeve vendore dhe ushtarako-policore, jo vetëm për rendin e qetësinë por edhe për çarmatimin dhe kryqëzimin.

II. 2. Kërkesat e shqiptarëve për kalimin me “vullnet” në fenë ortodokse i nënshkruanin vetë malazezët e jo kërkuesit shqiptarë

Të ndodhur para këtij veprimi johuman të pushtetit vendor në Plavë e Guci, sidomos ata që kishin mundësi financiare, kërkonin rrugë për t’i ikur kryqëzimit, siç kishte vepruar hoxha Abdullah Gruda, imam i xhamisë


FEJTON

e arkivore të Arkivit Shtetëror të Malit të Zi në Cetinë (3) së Ali Pashës në Guci, i cili për t’iu shmangur kryqëzimit i dha një sasi ari Simo Foliqit. (Matica muslimanska, Iseljavanje muslimana u Turskoj, Podgorica, 2011). Mund të jetë e mundur, referuar dokumenteve arkivore, se disa qytetarë, për t’i shpëtuar së keqes që dita-ditës po u kërcënohej nga pushtetarët malazezë, janë paraqitur vullnetarisht tek organet shtetërore për të ndërruar fenë e tyre. Gjithashtu, dihet, përsëri në bazë të dokumenteve arkivore, se pushteti, jo vetëm vendor, por edhe ai në Cetinë, kishte njohuri për çdo veprim që ndodhte në lidhje me keqtrajtimin, çarmatimin dhe kryqëzimin. Lutjet për konvertim i nënshkruanin kinse në emër të myslimanit shqiptar apo katolik vetë nëpunësit, ushtarakët apo edhe individë të ndryshëm të kombësisë serbo-malazeze. Nuk ka asnjë dëshmi se lutjet i kanë shkruar vetë shqiptarët, edhe pse disa kanë ditur të shkruajnë turqisht dhe e kanë përdorur nënshkrimin në çdo dokument. Kështu, për shembull, të gjithë dëshmitarët apo të akuzuarit që nuk dinin të nënshkruheshin, vinin gisht, ndërsa në emrin e tij nënshkruhej dëshmitari qoftë turqisht apo serbisht. Kështu dëshmitari Shaqir Gruda, në deklaratën e Xhemal Laliçiqit, i cili akuzonte Dimo Nikoliqin për vrasjen e babait të tij, dhënë para Komisionit Hetimor, u nënshkrua me alfabetin arab, ndërsa Xhemali vuri gisht. Të njëjtin veprim Gruda e bëri edhe në lëndën e Ajrudin Lakçeviqit dhe Selman Radonçiqit. Që të dy, në vend të nënshkrimit vunë gisht; Smajl Rexhepagiqi dhe Halil Sharoviqi, në cilësinë e dëshmitarit, në procesverbalin e Komisionit Hetimor për dhënien e deklaratës së Beqo Gutiqit për pushkatimit e djalit të tij 18-vjeçar, i cili e akuzonte komandantin Pantoviq, u nënshkruan me shkronja arabe; Ramo Feroviqi, po ashtu, u nënshkrua me shkronja arabe në lëndën e Syme Kastratit, ndërsa Symja vuri gisht; Ramo Feroviqi, në lëndën e Hava Smajlit u nënshkrua arabisht, ndërsa Havaja vuri gisht; Smajl Rexhepagiqi në lëndët e Zeqë Bakoviqit dhe Bektesh Shalës u nënshkrua në arabisht, ndërsa Zeqa dhe Bekteshi vunë gisht, etj.

Njoftim për kalimin me vullnet të Lonçareviqit në fenë ortodokse

Nënshkrimi në gjuhën arabe apo vënia e gishtit për ata që nuk dinin të nënshkruheshin, u praktikua në të gjitha lëndët e Komisionit Hetues për Plavë dhe Guci. Natyrisht, Qeveria e Malit të Zi nuk kishte dhënë asnjë urdhëresë zyrtare për kryqëzimin e shqiptarëve dhe myslimanëve, sepse ajo do ta komprometonte rëndë veten në arenën ndërkombëtare. Por fakti se pushteti vendor e lajmëronte për çdo veprim dhe se Ministria e Brendshme dhe Ministria e Arsimit dhe e Punëve Kishtare, kohë pas kohe jepnin udhëzime për procesin e kryqëzimit, e bën atë përgjegjëse. Aq më tepër shtohet përgjegjësia e Qeverisë së Malit të Zi kur ndaj akteve e presioneve të individëve që në emër të shtetit e thërrisnin popullin që të kalojë në fenë ortodokse, nuk merrte asnjë masë parandalimi ose ndëshkimi ndaj tyre. Ky mosveprim i shtetit dokumentohet me telegramin e brigadierit Radomir Veshoviqit, komandant i qarkut ushtarak Pejë-Gjakovë, dërguar nga Andrijevica, më 17 maj 1913, ministrit të Punëve të Brendshme, z. Labud Gojniq, në të cilin theksohej: “Këtu u njoftova se Vukota Pantoviqi në ditën e kaluar të pazarit urdhëroi telegrafistin në Cetinë dhe thirrte me zë të lartë se çdo turk deri nesër patjetër duhet të vendosë (në kokë, v.j.) kësulat malazeze dhe të kryqëzohen më së largu brenda 10 ditëve, përndryshe do të vritet, e kjo ata pak turq i shqetësoi shumë. Atëherë disa familje turke u çuan (ikën) nga Berana dhe nuk e di kah shkuan. Mendoj se posa të shkoj në Pejë do të duhet t’i ndërroj nëpunësit e postë-telegrafit, ose së paku mënjëherë të largoj Sima Sekuliqin dhe Ilija Boshkoviqin, sepse edhe më herët janë komprometuar në kufijtë e vjetër të Malit të Zi. Ju lus për urdhëresë.” (DACG, MUD, 1913, telegram pa nr. i datës 17 maj 1913). Bazuar në raportet e disa organeve policore se disa myslimanë në viset e sapoçliruara deklarojnë se më familjet e tyre duan të kalojnë me vullnet në fenë ortodokse të stërgjyshërve të tyre, ministri i Brendshëm në Cetinë, Jovan Pllamenac, u drejtua organeve

të pushtetit në viset e porsaçliruara dhe i njoftoi se i është drejtuar Mitropolisë së Hirësishme me lutje që t’u japë udhëzime organeve kishtare të dioqezës së saj, prandaj, thekson ai, drejtoritë krahinore, çdonjërin që paraqitet për këtë qëllim ta udhëzojë te kleriku kompetent i cili do të kryejë detyrën e tij. (DMCG, Fond Nikola I, 1913, f. 1, dok. 194, shkresa “sekret” nr. 7775 / 3 janar 1913). Në lidhje me shkresën nr. 7775 Milutin Radonjiqi, kryes i detyrës së Krahinarit të Krahinës së Plavë-Gucisë, me telegram, po ashtu me shenjën “sekret”, më 25 janar 1913 njofton ministrin e Brendshëm Pllamenac për kërkesën e Beqo Osman Otasheviqit për të kaluar në fenë ortodokse, por klerikët nuk ishin të njoftuar dhe kërkonin që përsëri t’u japë urdhëresë klerikëve sepse, siç duket, thekson ai, këso kërkesash do të ketë përsëri. Sipas telegramit të dërguar më 27 janar 1913, Beqoja, pasi vullnetarisht kishte nënshkruar pajtimin e tij para myftisë së vendit, kishte kaluar në fenë ortodokse së bashku me vëllain dhe vajzën e tij. Ndërkaq, përfaqësuesi i kryetarit të komunës së Plavës, me shkresën nr. 254/7 8 mars 1913 kërkon nga kapedani Dragoviq urdhrin si të veprojnë pasi Abo Rexhep Omeragiq ka paralajmëruar se me familjen e vet dëshiron të kalojë në fenë ortodokse. Për masivitetin e kalimit “vullnetar“ në fenë ortodokse dëshmon edhe telegrami i A. Cemoviqit, dërguar nga Gucia Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 20 mars 1913, i cili njoftonte se më 7 mars 1913, kaluan në ortodoksizëm 183 vetë nga qarku i Plavës e Gucisë. (DACG, MUD, 1913, IKPl dhe IKG) (vazhdon) E ENJTE, 23 QERSHOR 2022

Javore KOHA

25


LETËRSI

Poezi Anton Gjuravçaj

RENDI I TETË

Kaherë dhe diku larg prej këndej e lexova një shkrim, ku tregonte se shpirti i çdo hebreu, pa marrë parasysh vendin e vdekjes, niset për në qiell prej Jerusalemit po t’u kishte rënë në dorë një shkrim i tillë rilindësve tanë /edhe pse ata merreshin me jetën... rilindjen apo “ ringjalljen”.... thjesht në atë kohë vdekjeje nuk ishte zgjidhje të mendohej për vdekje / si opsion do të kishin shqyrtuar një vend të tillë për shpirtrat shqiptar /në veçanti sikur të kishin mundur të parashikonin kompromisin e kohës me historinë me atë pa histori..../ besoj se do ta kishin zgjedhur Lezhën me dymbëdhjetë dyert e Kalasë së saj /me këmbë në ujë deti e ballë në maje të malit/ përballë kalvareve tona - Shkodrës... Krujës... kuptohen do të ishte një sfidë për shpirtrat se për t’u nisur prej Lisusit të vjetër do t’u duhej të mbesin me ”cum grano solis” dukuri e njohur si “Ethet e maleve” /për shkak se historia krijohej në male pas largimit të popullit e pushtimit të qyteteve tona dhe prurjes të të huajve në to/ filloi me karvanin e historianëve /që “zbuluan” se historia te ne është një minierë e alkimistëve/ edhe pse për hir të së vërtetës ishin të fundit.. dhe të manipuluar por mëkati që për atë profesion nuk

26

Javore KOHA

E ENJTE, 23 QERSHOR 2022

falet..., e vazhdoi me letrarë të “dalluar” e këngëtarë... /për ” bukë të gojës”.../ gazetarë /profesion i vetëm përveç atij të tifozit me të cilin lindin njerëzit te ne... „historikisht’’ i lidhur për nga rëndësia jetike me rolin fillestar të bariut në fiset ilire.../ e deri te politikanët.. /dëshmi e gjallë se mungesat dhe inferioriteti i çfarëdo lloji vazhdon të funksionojë madje edhe të lulëzojë.../ kështu erdhëm edhe te “meritoriumi”, edhe pse me rrënjë në monizëm /projekt jozyrtar shtetëror dhe kombëtar kryekëput rrjedhë jashtë shtratit të rilindjes/ “zbulim” i demokracisë sonë për civilizimin perëndimor /një ndër themeluesit historikë të cilin realisht jemi/ në praktikë-kompromis pa kufi... / i cili në esencë shkon deri në humbje të çfarëdo kuptimit.../ në teori /vend “teologjik” ku njerëzit prej purgatorit logjikisht i detyruar për shqiptar mund të kthehen... por edhe prej parajsës e ferrit.../ për dokumentacion shtesë... /”hajmalinë” e kombit/ ekonomikisht /a nuk filluan kështu të gjitha tradhtitë tona... ...puna në qiell e paga në tokë/ mund të jenë shpirtrat tonë edhe nisen prej Lezhës

/jo edhe për shkak të dëshirës apo meritës sonë/ si ndryshe të sqarojmë sjelljen e të huajve /vinë me plotë dashuri “vëllazërore” e atëherë na shajnë deri në bark të kalit/ pagesa për mirëmbajtjen e trashëgimisë kulturore të tyre /që në të vërtet historikisht nuk është kurrgjë tjetër vetëm vezë qyqe në folenë tonë / fletë edhe për dallimin rrënjësor në perceptim /ne mbajmë veten shqipe mali e ata tërë kohën në besnikërinë e parimit të vet mundohen të na bëjnë pulë furriku/ injoranca e tyre vallëzon me sherr budallakun tonë /gjendje e veçantë e vetëdijes edhe përkundrejt arsimimit/ përsëri pjesë e trashëgimisë së tyre kulturore të mos flasim për kërkesën e turpshme për revizionin e historisë.... që do t’i mbështillte edhe më shumë punët në “meritoriumin” tonë /që as do të mund ta menaxhonte asnjë popull i civilizuar evropian përveç nesh.../ përsëri nuk mundet të e mos më kujtohet ai teksti në gjuhën e huaj për shpirtrat e hebrenjve dhe ajo lehtësi madhështore e të vajtjes së shpirtit në qiell prej Jerusalemit po pse edhe kaq komplikime me shpirtrat tonë të vuajtur dhe të vetë vuajtur shqiptarë....


LETËRSI

GAZ NË ETER

Gazetari e leshtë /në thelb lavdërim për interes të çfarëdo lloji/ drejtim i veçantë në gazetarinë tonë /e quajtur kështu edhe për shkaqe të ushtrueseve dhe vlerës që mban në vete.../ e në të vërtet është formë e politikës së mbijetesës personale në gazetari me binomin patriotizëm dhe honorar /ku honorari është fjalë për përdorim vetjak, zbukurim për lëmoshë...e “emër”/ e për patriotizmin e tillë u shpreh para afro treqind vitesh Samjuel Xhonson “ patriotizmi është strehimi i fundit i horave” filloi si mozaik artistik i teksteve të autorëve tjerë duke iu përkushtuar me “zell” temave “jetike” prej njeriut të parë e deri më sot... me vazhdimësinë e sjelljes nëpër këmbë figurave të kohës

/qëllim i formimit të galerisë personale të trofeve të gjahut/ me tregime më tepër se gjahtarësh.... e deri te hyrja e herëpashershme në thesarin e kombit si miu i truam /e prej miut s’pritet tjetër vetëm ndonjë dëm apo sëmurje/ ‘’kuptohet’’ politikës së “mirëfilltë” i nevojitet kjo lloj gazetarie, dëshmon fakti i auto gazetarisë /nën drejtimin më të ri/ ku “politikani” pas shfrytëzimit të “rastit” / lutë që ti shtrëngoj dorën sa për fotografi/ vetë shkruan tekstin dhe ua shpërndan mediave si lajm, duke harruar se nuk përputhet me të vërtetën as me funksionin që kryen.... por nuk është hera e parë që sindromi i gomarit të Buridanit /madje edhe me histori të bagazhit gjenetik/ në këtë rast në mes emrit dhe përfitimit të shkatërrojë “profesionin”...

kalimi në portretin gazetaresk të gjithkujt që ka ecur apo ecë mbi këtë tokë shumë kënd e bënë të mendojë për një lidhje me parajsën dhe Shën Pjetrin para derës së tij edhe ata më skeptikët apo që dëshirojnë të mbahen ashtu, do të mendojnë për një artikull /në Ballkan njerëzit kur përgatitën për një rrugë të gjatë, nuk i lë në gjë rastit/ kjo pa tjetër ka gjasa të zhvillojë turizmin gazetaresk tek ne /është vetëm çështje e momentit kur prej oborrit të tyre nëpër rrugët përreth do të shtrihen kolonat e gjata të njerëzve që presin prej herët në mëngjes deri vonë në mbrëmje/ Kjo dhe është dëshmi më e mirë dhe kryekëput patriotike se fjala gaz(e)tar i ka rrënjët ne fjalinë shqipe gaz në etër E ENJTE, 23 QERSHOR 2022

Javore KOHA

27


KULTURË

28

Javore KOHA

E ENJTE, 23 QERSHOR 2022


KULTURË

Gazetari serb që botoi librin për krimet në Kosovë

Vuçiqi, një nga protagonistët kryesorë Gazetari dhe dramaturgu Rade Radovanoviq, ka thënë për N1, se 95 përqind e njerzëve nuk kanë ide se çfarë ka ndodhur në luftën e Kosovës. Siç thotë ai, në libër përshkruhen faktet dhe të gjithë akterët janë personalitete krejtësisht autentike. Ai tregon se si mbijetuan civilët serbë dhe shqiptarë gjatë luftës në Kosovë. Mes tjerash, Radovanoviq tregon se si presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka luajtur një rol të rëndësishëm në krejt këto ngjarje. “Aleksandar Vuçiq është një nga heronjtë kryesorë të librit tim, por siç ishte atëherë”, tha Radovanoviq në emisionin Novi dan në TV N1. Ai thotë se serbët në Kosovë sot nuk kërcënohen nga autoritetet në Prishtinë, por nga kriminelët e organizuar që janë “të lidhur ngusht” me regjimin e Vuçiqit. Radovanoviq beson se shumica e

Ai thotë se serbët në Kosovë sot nuk kërcënohen nga autoritetet në Prishtinë, por nga kriminelët e organizuar që janë “të lidhur ngusht” me regjimin e Vuçiqit. Radovanoviq beson se shumica e njerëzve nuk e shohin dhe nuk duan ta shohin atë që ndodhi gjatë luftës në Kosovë, se e vërteta ka një “trajtim të veprimeve apo qëndrimeve armiqësore” dhe kriminelët e luftës janë “në mesin tonë“

njerëzve nuk e shohin dhe nuk duan ta shohin atë që ndodhi gjatë luftës në Kosovë, se e vërteta ka një “trajtim të veprimeve apo qëndrimeve armiqësore” dhe kriminelët e luftës janë “në mesin tonë“. Ai tha gjithashtu se Marrëveshja Ushtarako-Teknike në Kumanovë e 9 qershorit dhe Rezoluta 1244, e cila më pas u miratua, paraqet kapitullim në dy akte. Sipas marrëveshjes, Ushtria dhe

Sipas tij, pesë botues refuzuan të shtypnin librin përpara se njëri të thoshte se do të rrezikonte. I pyetur se pse e vërteta është e rrezikshme, ai thotë: “Sepse këtu nuk mbijetojnë vetëm gënjeshtra, por edhe qeveria“. Duke komentuar situatën aktuale, ai thotë se Serbia me sa duket po shkon në “ndonjë federatë ruso-aziatike”. Sipas tij, duket si një “realitet i realizueshëm” që “interesi dhe ndikimi i Putinit” të realizohet në Serbi dhe të bëhet “politikisht neutrale”

Policia serbe duhej të tërhiqeshin brenda 12-13 ditësh, pas së cilës humbën jetën rreth 1.500 serbë. Po ashtu, beteja në Koshare, përvjetori i së cilës së fundmi u shënua, vazhdoi edhe një ditë, edhe pse marrëveshja ishte nënshkruar, tha Radovanoviq. “Gjithsej 13.500 njerëz humbën jetën dhe u zhdukën në Kosovë, nga të cilët rreth 11.000 shqiptarë dhe rreth 2.500 serbë“, tha Radovanoviq. Sipas tij, pesë botues refuzuan të shtypnin librin përpara se njëri të thoshte se do të rrezikonte. I pyetur se pse e vërteta është e rrezikshme, ai thotë: “Sepse këtu nuk mbijetojnë vetëm gënjeshtra, por edhe qeveria“. Duke komentuar situatën aktuale, ai thotë se Serbia me sa duket po shkon në “ndonjë federatë ruso-aziatike”. Sipas tij, duket si një “realitet i realizueshëm” që “interesi dhe ndikimi i Putinit” të realizohet në Serbi dhe të bëhet “politikisht neutrale”. E ENJTE, 23 QERSHOR 2022

Javore KOHA

29


TRADITË

Kositja në kohë të vjetra në malin e Trieshit Jeta në malin e Trieshit, sikur në trevat e tjera të Malësisë, ka qenë shumë e vështirë për shkak të konfiguracionit kodrinor. Një nga aktivitet më të rëndësishme në këtë vendbanim malor-kodrinor ka qenë gjithmonë kositja, për arsye se bari i kositur është një ushqim i vlefshëm për tagjisjen dimërore të bagëtisë. Kositja është një nga punët më të vështira në terren që kryhet ekskluzivisht nga burrat. Por, unë mbaj mend në Trieshin e Poshtëm vetëm një kositëse femër, Katrinën e Mark Gjeloshit. Ndoshta mund të ketë pasur edhe femra të tjera kositëse në Triesh, për të cilat unë nuk kam dijeni. E rëndësishme është se kositja në kohë të vjetra është bërë me dy vegla pune të pazëvendësueshme për kohën e kaluar, kosë dore dhe drapër

Kositja me kosë dore

Kosa është një mjet metali me një bisht druri i cili përdoret për punë bujqësore për të prerë barin në livadhe , fusha , kullosa dhe drithëra

30

Javore KOHA

E ENJTE, 23 QERSHOR 2022

nëpër ara. Thika është një teh i gjatë i bërë prej çeliku i lakuar drejt fundit. Gjatësia e saj është kryesisht prej 50 deri në 90 centimetër. Bishtaleci i saj , është një trung bredh i

tharë në lartësi prej afro 2 metër i punuar me dorë me dy doreza. Ai përveç dorezave ka edhe elemente të tjera përbërëse për fiksimin e saj. Në fundin e bishtit të kosës (


TRADITË thikës) ndodhet pyka. Kjo pajisje druri e thatë shërben për bashkimin e një tehu në një varg. Ajo e forcon dhe e fikson kosën me bishtin. Është e rëndësishme që fiksimi të jetë i besueshëm , sepse siguria varet prej tij. Element tjetër i fiksimit të kosës së dorës janë unazat, të cilat përdoren në lidhje me një pykë. Kosëtari mbante me vete çantën ku përgatiste mprehëset , kudhrën dhe një çekiç, sikurse edhe një enë të vogël prej metali ose druri . Ajo vihej rreth belit e mbushur me ujë të pastër dhe me pak bar të njomë në të, ku ishte e futur griha ( gurë natyral mprehës). Mprehja e kosës kërkonte mjeshtri të veçantë dhe këtë punë e bënin mirë vetëm kosëtarët e vjetër me shumë përvojë, ndërsa të rinjtë shumë pak. Kosëtarët e kontrollonin me gishtin e madh të dorës nëse tehu i kosës së tyre është mjaftë i mprehtë. Mprehja bëhet para rrahjes. Rrahja është procesi i mprerjes së tehut me një çekiç të posaçëm me një fund të mprehtë (siç mund ta shihni në fotografi), për të holluar thikën në krejt gjatësinë e saj dhe shfaqjen e dhëmbëzave prerëse. Para rrahjes duhet ta lini tehun në ujë, në mënyrë që më vonë të mund të shihni qartë zonën e mprerjes. Të ishe kositës do të thoshte të ishe i shpejtë dhe i mirë për të pasur prerjen më të gjerë dhe për të prerë barin sa më poshtë që të ishte e mundur (“ta rruani mirë”). Në kohët e vjetra, kosëtarët trieshjanë mblidheshin në grupe, duke u solidarizuar dhe ndihmuar njëritjetrin, sikurse edhe në punë të tjera të fshatit. Më vonë secili kryefamiljar kosiste livadhet e veta. Kositja fillonte herët në mëngjes dhe zgjaste deri në muzg. Ata që i kishin livadhet afër shtëpisë drekonin në familje. Të tjerët që nuk kishin kohë të vinin në shtëpi, për shkak të largësisë së livadheve, tërë ditën qëndronin në livadhe e piqeshin në diell në temperatura ekstreme mbi 4o gradë. Gratë, vajzat ose fëmijët u përgatisnin ushqimin e ujin dhe ua sillnin në livadhe. Ushqimi duhej të ishte i fortë dhe me shumë kalori ( mish, fasule, lakra, djathë, qumësht i thartë...) Në fund të ditës kur mbaronte kositja , kosëtarët ktheheshin në shtëpi të lodhur për të biseduar me familjarët. Kositja zgjaste disa ditë

Kositja me drapër

të meta në të gjitha kushtet, madje edhe në mot me shi. Drapri përdorej shpesh gjatë vjeljes së drithit, kur kallinjtë e elbit, grurit, tërshërës e thekrës piqeshin dhe kur puna vazhdonte me orë të tëra. Puna klasike me drapër kryhet në tre lëvizje: -një pjesë e kërcellit është e ndarë me një teh të lakuar; -me dorën tjetër, kërcellet kapen në pjesën e sipërme; -nga poshtë, bishtat priten me një teh në një lëvizje të qetë. Kur kallinjtë e elbit, grurit, tërshërës e thekrës piqen, fillon korrja nga bujku dhe anëtarët e familjes. Korrja fillimisht është bërë me drapër. Korrësit me dorën e majtë kanë kapur kallinjtë e drithit dhe me të djathtën i kanë prerë me drapër. Pas një apo dy ditë bujku me familjarët e tij mbledhin drithin, e lidhin në duaj, dhe formojnë shtregë për ta mbrojtur drithin nga lagështia e shiut, pastaj me gomarë e mushka i kanë dërguar në lamë

Një vegël tjetër bujqësore mjaft e dobishme, e përshtatshme dhe produktive të cilën e kanë përdorur trieshjanët dhe trieshjanet për prerjen e barit dhe për të korrur është edhe drapri, me një presë si hark dhe me një dorezë. Ai funksionon pa

për t’i fshirë. Korrja e arave është bërë me drapër nga duart e vyera të burrave dhe femrave trieshjane. Për shkak të cilësive të draprit , ai në Triesh pothuaj e ka humbur qëllimin e tij fillestar - korrjen e bukës. Gj. Gjonaj

varësisht nga sasia e sipërfaqeve të livadheve. Kur përfundonte kositja, bari lihej të thahej disa ditë dhe më pas rregullohej prodhimi i barit ( vendosej në stogje pranë shtëpisë dhe mbuloheshin mirë kryesisht me strehë gjethi shkoze ose qarri ( lisi) për ta mbrojtur nga shirat e vjeshtës dhe dimrit. Ndërtimi i sanës ka kërkuar mjeshtri të veçantë, ngase në të kundërtën reshjet atmosferike e kanë kalbur barin dhe bagëtia ka mbetur pa ushqim. Edhe sot në Triesh, ato pak familje që i kanë mbetur besnike vendlindjes, e kosisin sanën në mënyrë tradicionale, pa makina të posaçme elektrike. Derisa trieshjanët me qindra vjet ruanin këtë traditë veçanërisht të vështirë moshatarët e tyre në qendra urbane kryesisht stërvitnin muskujt e tyre në palestra dhe stadiume atletike.

E ENJTE, 23 QERSHOR 2022

Javore KOHA

31


REPORTAZH

Shëtitja me klasat e teta dhe të nënta të Shkollave Fillore “Bedri Elezaga”- Katërkollë dhe “Gjerg

Shëtitje që bashkoi dhe shpirtërisht edh Luljeta Avdiu – Cura Të nesermën në kërkim të kafes turke që se gjeta dot, shijuam me kolegë kafenë e mëngjesit. Pas përfundimit të mëngjesit u nisem për të vizituar Muzeun Historik-Arkeologjik të Vlorës. Muzeu Historik-Arkeologjik është një godinë e projektuar nga arkitektë Italianë dhe ndërtuar nga shqiptarë në vitin 1918. E konceptuar si “fjetore” për ushtarët Italianë, ajo nuk e kreu kurrë këtë funksion. Në kohën e komunizmit, kjo godinë njihet si Muzeu i Luftës. Me kalimin e viteve dhe me ardhjen e demokracisë, Muzeut iu dha një tjetër përmbajtje, duke e ndarë atë në dy pavione. Pavioni i Arkeologjisë ndodhet në katin e pare, ndërsa Pavioni i Historisë në katin e

32

Javore KOHA

E ENJTE, 23 QERSHOR 2022

dytë të godinës. Si çdo ngjarje tjetër e rëndësishme e çdo kombi, që ka trashëgiminë e saj historike dhe kulturore, edhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, si një ndër datat më të rëndësishme të historisë shqiptare, ka simbolikat dhe dëshmitë e saj, që gjenden mes nesh edhe në ditët e sotme. “Shtëpia e Flamurit”, e cila që nga viti 1962 është shpallur si Muze Kombëtar i Pavarësisë. Sipas të dhënave nga Bashkia e Vlorës, ky muze është krijuar në vitin 1936. Qëkur është krijuar e deri në ditët tona, kjo ndërtesë është plotësuar e konsoliduar si një nga objektet më të rëndësishme muzeale, jo vetëm në rrethin e Vlorës. Pikërisht në këtë shtëpi, u takova me vlonjatin e nderuar Sejmen Gjokoli, publicist dhe folklorist që para disa viteve me grupin e tij folklorik “Bilbili”, e ndezi qytetin e Ulqinit me performancë të shkëlqyer. Sejmeni është dekoruar me titujt: “Naim Frashëri”, “Personalitet i shquar i Labërisë” dhe “Mjeshtër i madh”. Po

ashtu ka botuar libra me poezi dhe publicistikë. Në librin e tij më të fundit të titulluar “Udhë shpirti”, më ka dedikuar një faqe dhe ishte nder dhe kënaqësi që ky libër m’u dhurua pikërisht në Shtëpinë e Pavarësisë. Pas ndarjes me Sejmenin, vizituam xhaminë e Muradies. Xhamia e Muradies ndodhet në zonën arkeologjike të qytetit. E kufizuar në të gjitha anët me rrugë. Sipas mbishkrimit, ka përfunduar së ndërtuari në vitin 1542. Mendimi më i përhapur është se atë e ka ndërtuar arkitekti i famshëm i Perandorisë Osmane, i cilësuar nga evropianët si “Mikelanxheloja i Orientit”, Arkitekt Mimar Sinani. Xhamia e ka marrë emrin sipas emrit të lagjes ku ndodhet. Ështe monument kulture dhe frekuentohet rregullisht për 5 vaktet e faljes së besimtarëve dhe nga turistë të shumtë që vizitojnë qytetin e Vlorës. Më pas u vendosëm në autobus dhe morëm drejtimin kah qyteti i vjeter i Apollonisë. Është themeluar rreth fillimit të shek të IV p.e.s. Gërmadhat e Apolonisë janë zbuluar në fillim të shek XIX. Gjurmët më të hershme arkeologjike janë disa objekte të kohës së hekurit, tipike të kulturës ilire. Nga shekujt e parë të jetës së qytetit ruhen disa mbeturina të murit mbrojtës dhe të një tempulli arkaik kushtuar Artemisit, hyjneshës më të adhuruar të apoloniatëve. Në vitet 1824-1838, në këtë qytet, ka zhvilluar kërkime një mision arkeologjik francez, më vonë kërkimet janë bërë nga arkeologët shqiptarë. Ndërsa vitet e fundit, nga një mision i përbashkët shqiptaro-francez. Apollonia, pas Dyrrahut, ishte qyteti më i rëndësishëm në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera që e mbanin të njëjtin emër në kohën antike. U ngrit mbi një kodër (me dy maja të larta 101 e 103 m mbi nivelin e detit), në një pozicion që mbizotëron tërë zonën dhe nëpërmjet


REPORTAZH

gj Kastrioti-Skënderbeu” Ostros (3)

fizikisht he trevat tona

luginës së lumit Aoos (Vjosë) lidhej me detin Adriatik. E shtrirë në një sipërfaqe rreth 140 ha dhe e rrethuar me një mur rreth 4 km të gjatë, Apollonia ishte një qendër e madhe tregtare dhe industriale. E ngritur në kurrizin e fundit të kodrave të bukura dhe frytdhënëse të Mallakastrës, Apollonia mbizotëronte pothuajse krejt hapësirën e gjerë që shtrihej në këmbët e saj e përfundonte buzë Detit Adriatik. Kjo fushë e formuar nga aluvionet e Lumenjve Seman dhe Vjosë ka qenë me sa duket një nga rajonet më pjellore të Fushës së Myzeqesë. Ndryshe nga qytetet koloni të tjera të cilat ishin ngritur buzë bregdetit, Apollonia ishte ngritur më në brendësi, disa kilometra larg bregdetit. Mirëpo, lidhej me bregdetin përmes Lumit Vjosa, që në atë kohë ishte i lundrueshëm. Apollonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Apollonia si qytet u themelua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit nga kolonizatorët grekë që

vinin nga Korinti. Të dhënat e para të pranisë së tyre janë të dokumentuara rreth vitit 588 para Krishtit. Emrin qyteti e mori për nder të perëndisë Apollon. Ndër 24 qytete në të gjithë botën mesdhetare që mbanin këtë emër në Antikitet, Apollonia e Ilirisë ishte më e rëndësishmja dhe luajti një rol të madh si ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve. Apollonia ishte në atë kohë një qytet i madh e i rëndësishëm në afërsi të Lumit Aoos (Vjosë). Llogaritet që qyteti të ketë pasur rreth 60.000 banorë, një shifër rekord për Antikitetin ! Apollonia e ruajti madhështinë e saj edhe në periudhën romake. Shkolla apoloniate e arteve të bukura ishte me famë në të gjithë botën antike. Në momentin kur në Romë, gjatë një komploti në Senat u vra Jul Cezari, nipi i tij Oktavian Augusti studionte oratorinë në Apolloni. Kronikat romake tregojnë se si ai me të marrë vesh lajmin e vrasjes së Cezarit, u nis me një anije nga

Apollonia dhe kur, pas disa kohësh vetë Oktaviani u bë Perandor, e ruajti mirënjohjen për qytetin ku kishte studiuar duke e liruar Apolloninë nga të gjithë. Ndërtuar në maje të një kodre, me peizazhin që përfshin rrënojat mijëra vjeçare të Parkut Arkeologjik të Apollonisë, fushën e Myzeqesë dhe Detin Adriatik, Manastiri dhe Kisha e Shën Mërisë përbëjnë një nga komplekset fetare më mbresëlënëse që mund të vizitoni në të gjithë vendin. E lemë pas botën politeiste të rrënojave të Apollonisë ku nderoheshin me dhjetëra perëndi të ndryshme, e hapim portën e një periudhe tjetër në historinë e perëndimit, atë të krishtërimit.Teksa ndërtimi i tij mendohet se ka nisur në shekullin XIII, materialet e përdorura datojnë shumë më herët, duke qënë se u përdorën blloqet e shkalave të teatrit apo të rrënojave të tjera të lashtësisë që gjendeshin përreth. Ky takim mes antikitetit dhe arkitekturës bizantine, së bashku me Muzeun Arkeologjik të pozicionuar brenda Manastirit, e bëjnë këtë kompleks tejet të rrallë përnga vlerat historike, arkitekturore, kulturore e fetare. Mozaikët pranë trapezarisë (mencës së murgjëve), portiku i Kishës me kolonadën e bukur prej tetë shtyllash, ikonat dhe pikturat murale, krijojnë një kompleks mjaft sugjestiv. Në vitin 1927 u rindërtua ikonostasi si dhe u ndërtua këmbanarja e bukur që i jep një tjetër pamje gjithë zonës. Disa qiparisë të vetmuar shërbejnë si dekor perfekt në këtë kompleks që ngjan i krijuar enkas për t’i lënë hapësirë udhëtimit shpirtëror. I vendosur brenda ambienteve të Manastirit, Muzeu përmban disa nga thesaret e gjetura gjatë ekspeditave të ndryshme arkeologjike të realizuara në Apolloni. Falë restaurimeve të kryera së fundmi, portiku i mrekullueshëm me statuja dhe mozaiku kryesojnë listën e atraksioneve, por nuk mbeten pas dhe objektet e tjera të baltës së pjekur apo qeramikës, enët e pikturuara me mitologji helene, si dhe koleksioni i pasur numizmatik. Kjo shëtitje bashkoi fizikisht dhe shpirtërisht edhe trevat tona, duke i mësuar kështu fëmijët që ta njohin njëri-tjetrin dhe të mësojnë të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen. E ENJTE, 23 QERSHOR 2022

Javore KOHA

33


MOZAIK

Në Shkollën e Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” në Plavë, u ndanë diplomat “Lluça” (Pishtari)

Shpërblime të merituara për rezultate të larta në mësime

Të enjten, më 16 qershor 2022, në ambientin e Shkollës së Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” të Plavës, janë tubuar maturantët me sukses të shkëlqyer, prindërit e tyre, mësimdhënësit, stafi punëdrejtues i shkollës, në krye me u.d. të drejtorit të shkollës, zonjën Snezhana Bojoviq, dhe kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, për të marrë pjesë në ndarjen e diplomave “Lluça” (Pishtari) për nxënësit, për rezultatet e larta në mësim, që ata kanë shënuar gjatë tri dhe katër viteve shkollore në këtë shkollë. Nga 144 maturantët e nëntë paraleleve mësimore (njëra nga ato me 10 maturantë të gjeneratës së tretë të paraleles së ndarë të shkollës në Guci), dy prej të cilave me 31 maturantë me mësim në gjuhën shqipe, 19 maturantë gjatë shkollimit nëntë vjeçar dhe tre e katër vjeçar të mesëm, kanë treguar sukses të shkëlqyer dhe sjellje shembullore, 6 prej të cilëve, notat në të gjitha lëndët mësimore i kanë pasur të shkëlqyera, u janë ndarë diplomat “Lluça I” (Pishtari I), kurse 13 të tjerëve, të cilët kanë pa-

34

Javore KOHA

E ENJTE, 23 QERSHOR 2022

sur sukses të shkëlqyer por jo në të gjitha lëndët mësimore, u janë ndarë diplomat “Lluça II”(Pishtari II). Për suksesin e arritur mësimor dhe sjelljen shembullore, me vendimin e kolektivit të mësimdhënësve të shkollës, maturantët janë shpërblyer me nga një libër. Ushtruesja e detyrës të drejtorit të shkollës, Snezhana Bojoviq, e cila bashkë me kryetarin e komunës, Nihad Canoviq, maturantëve ua kanë dorëzuar diplomat, pasi ka përshëndetur gjithë të pranishmit në ceremonialin solemn ka thënë: “Dita e dorëzimit të diplomave “Lluça” (Pishtari), për maturantët, të cilët me suksesin dhe sjelljet e veta, kanë merituar të bartin epitetin e nxënësve më të mirë të gjeneratës, për shkollën është solemniteti më i rëndësishëm gjatë vitit shkollor”. Ajo në vazhdim ka theksuar se “Ne si shkollë, u jemi mirënjohës nxënësve maturantë, të cilët para tri dhe katër vitesh kanë trokitur në dyert e kësaj shkolle dhe në të kanë aplikuar për të vazhduar shkollimin e mesëm, e sot mu atyre ua dorëzojmë solemnisht diplomat

“Lluça” (Pishtari). Kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, në fjalën e vet përshëndetëse, maturantëve të suksesshëm, laureatëve të diplomës “Lluça” (Pishtari), u ka dëshiruar fat, shëndet dhe sukses në vazhdimin e shkollimit të mëtejmë universitar, duke theksuar se Plava gjithmonë ka qenë e njohur me persona dhe individë të jashtëzakonshëm që kanë bërë emër dhe janë në zë në veprimtaritë e veta profesionale. Laureatë të diplomës “Lluça I“(Pishtari I), janë maturantët: Edill Srdanoviq, Stefan G Rajkoviq, Ellanda Canoviq, Xhejllana Dreshkoviq, Rahman Emini dhe Allen Toshiq, kurse laureatë të diplomës “Lluça II “(Pishtari II), janë maturantët: Amilla Jashareviq, Milan Jokiq, Amell Gjesheviq, Xhenan Cirikoviq, Rijad Srdanoviq, Sellma Shahmanoviq, Mellina Gutiq, Ellma Hot, Ellma Çekiq dhe Stefan S Rajkoviq, nga paralelet me mësim në gjuhën malazeze dhe Anjeza Balidemaj, Anjeza Hasangjekaj dhe Ditmir Ulaj, nga paralelet me mësim në gjuhën shqipe. Kolektivi i mësimdhënësve të shkollës, për nxënës të gjeneratës për këtë vit shkollor në drejtimin e gjimnazit me mësim në gjuhën malazeze shpalli maturantin Edill Srdanoviq, i cili në fjalën e rastit, në emër të vetin dhe të maturantëve të gjeneratës së vet, përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi mësimdhënësit për punën dhe kontributin e dhënë edukativo-arsimor gjatë tri dhe katër viteve shkollore. Nxënës të gjeneratës në drejtimin profesional të shkollës për këtë vit, u shpall maturantja e drejtimit medicinal Xhejllana Dreshkoviq, kurse maturante të gjeneratës në paralelet me mësim në gjuhën shqipe u shpall nxënësja Anjeza Balidemaj. Të gjithë maturantëve të gjeneratës, shkolla ua ndau certifikatën përkatëse dhe nergut i shpërbleu edhe me nga një libër. Tre maturantët shqiptarë, laureatë të diplomës “Lluça” (Pishtari), Anjeza Balidemaj, Anjeza Hasangjekaj dhe Ditmir Ulaj, për gazetën “Koha Javore”, deklaruan se do t’i vazhdojnë studimet në fakultetet e universiteteve të Kosovës. Sh. Hasangjekaj


SPORT

Në Kampionatin Evropian për shtetet e vogla në San Marino

Paraqitje e shkëlqyer e taekwondistëve të “Ulqinit” dhe “Besës” Garuesit e “Ulqinit” dhe “Besës kanë fituar tetë nga 12 medalje sa ka fituar gjithsej përfaqësuesja e Malit të Zi. Suksesin më të madh e kanë arritur dy garueset e KT “Ulqini”, Sara Kraja dhe Arta Ismailaga, të cilat janë shpallur kampione. Dy garuesit tjerë të këtij klubi, Enes Dushku dhe Amella Nuti fituan medalje të argjendta, ashtu sikurse edhe Zinedin Beqaj nga KT “Besa”. Medalje të bronzta kanë fituar garuesit e KT “Besa” - Aurora Vulaj, Isra Jusufgjokaj dhe Leo Gegaj Garuesit e klubeve të taekwondosë “Ulqini” dhe “Besa”, të cilët mbrojnë ngjyrat e përfaqësueses së Malit të Zi, janë paraqitur denjësisht në Kam-

pionatin Evropian për shtetet e vogla, i cili është mbajtur gjatë fundjavës (18-19 qershor 2022) në San Marino.

Ata kanë fituar tetë medalje (katër medalje garuesit e “Ulqinit” dhe katër medalje garuesit e “Besës) nga 12 medalje sa ka fituar gjithsej përfaqësuesja e Malit të Zi. Suksesin më të madh e kanë arritur dy garueset e KT “Ulqini”, Sara Kraja dhe Arta Ismailaga, të cilat janë shpallur kampione dhe janë kurorëzuar me medalje të arta në këtë aktivitet të rangut G2/E2, duke fituar pikë te vlefshme për ranglistën botërore. Dy garuesit tjerë të këtij klubi, Enes Dushku dhe Amella Nuti, fituan medalje të argjendta. Medalje të argjendtë fitoi edhe Zinedin Beqaj nga KT “Besa”, i cili në finale, në kategorinë -68 kg ka humbur nga përfaqësuesi i Luksemburgut. Medalje të bronzta, në kategorinë -63 kg, kanë fituar garuesit e KT “Besa”, Aurora Vulaj, Isra Jusufgjokaj dhe Leo Gegaj. Garuesit e përfaqësueses së Malit të Zi, anëtarë të klubeve “Ulqini”, “Besa”, “Montenegrostars” dhe “S3” kanë fituar gjithsej 12 medalje – nga katër medalje të arta, të argjendta dhe të bronzta. Kampionati Evropian për shtetet e vogla në San Marino ka tubuar 103 garues nga nëntë shtete. (Kohapress) E ENJTE, 23 QERSHOR 2022

Javore KOHA

35


kohajavore.me


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.