Koha 1015

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 16 qershor 2022 Viti XXl Numër 1015 Çmimi 0,50

Dobia e skllavit ISSN 1800-5696

Misioni i Vatrës si përjetësi

Aksioni i çarmatimit nuk pati suksesin e duhur


PËRMBAJTJE

8

10 Shfaqet sot në “idhujtarinë moderne”

Komunizmi ende e përndjek Rusinë

12

18 Ndriçimi i virtyteve gjithëpërfshirëse të një vendi të lashtë

Peter Çikos, shembull i përbashkimit të shqiptarëve

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2

Javore KOHA

E ENJTE, 16 QERSHOR 2022


PËRMBAJTJE

20

26 Dy vite pa doktorin tonë

Të frenohen karshi dëmtimit të natyrës

28

30 Paulinë Pepgjonaj, ndër te parat pishtare të arsimit që ndezi flakadanin e diturisë në Ulqin, Krajë e Malësi

U mbajt Konferenca Mbarëkombëtare e Arkivistikës

ARKIVI: www.kohajavore.me

E ENJTE, 16 QERSHOR 2022

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Në Ohër u mbajt samiti i radhës në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”

Nënshkruhen katër marrëveshje Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia në takimin e radhës së “Ballkanit të Hapur” që u mbajt më 7 dhe 8 qershor në Ohër, nënshkruan katër marrëveshje dhe memorandume. Përmes këtyre marrëveshjeve, kryeministrat Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski, si dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, u zotuan të thellojnë edhe më tej bashkëpunimin në sferën ekonomike, atë të arsimit, kulturës dhe turizmit. Marrëveshjet, sipas tyre, do ta forcojnë edhe paqen dhe stabilitetin në rajon, pas agresionit rus në Ukrainë, për shkak të frikës nga ndikimi i ndonjë shteti tjetër, duke aluduar në Rusinë. Marrëveshja e parë ka të bëjë me luftën kundër evazionit fiskal, gjegjësisht shmangies së pagesës së tatimit. Në tekstin e marrëveshjes së paraparë në fushën e njohjes reciproke të diplomave, iniciativa mbron përshpejtimin e procedurave për njohjen e diplomave të arsimit të lartë ndërmjet Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Memorandumi për bashkëpunim kulturor promovon shumëllojshmërinë kulturore, dialogun ndërkulturor dhe mirëkuptimin e ndërsjellë. Në Memorandumin e mirëkuptimit në fushën e turizmit në Ballkanin Perëndimor, shtetet parashikojnë formimin e një harte turistike të quajtur “Ballkani i Hapur”. Drejtuesit e nismës “Ballkani i Hapur” po ashtu kanë theksuar se do të përballen bashkërisht kundër krizës ekonomike dhe ushqimore, si pasojë e luftës në Ukrainë. Sipas tyre, kjo krizë bile e bën domosdoshmëri “Ballkanin e Hapur”. Në takimin e Ohrit, në cilësinë e vëzhguesve kanë marrë pjesë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Zoran Tageltija.

4

Javore KOHA

E ENJTE, 16 QERSHOR 2022

Sipas kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, shtetet e rajonit duhet t’i lënë pas politikat e konfrontimeve dhe të shohin drejt së ardhmes. Ai ka thënë se pjesëmarrja e tij në takimin e Ohrit është një akt simbolik në mbështetje të nismave rajonale që promovojnë bashkëpunimin ekonomik dhe pajtimin, pavarësisht se në vendin e tij, siç është shprehur, ka forca që nuk pajtohen apo kundërshtojnë nisma të tilla rajonale. “Të kaluarën nuk mund ta ndryshojmë, vetëm të ardhmen mund ta ndryshojmë. Çdo gjë që ka për qëllim pajtimin do ta ketë mbështetjen tonë. Dialogu rrit besimin mes nesh dhe të mos frikësohemi prej njëri-tjetrit. Shpresoj se radhën tjetër do të jemi bashkë të gjitha gjashtë shtetet, pavarësisht skepticizmit që mund të kemi”, ka deklaruar Abazoviq. Së fundmi, nisma “Ballkani i Hapur” ka marrë mbështetje edhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I pranishëm në samitin e Ohrit, komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë i BE-së, Oliver Varhelyi, ka thënë se Brukseli e mbështet nismën, si mundësi, që sipas tij do t’i ndryshojë sfidat me të cilat është përballur rajoni, por edhe si mundësi për përshpejtimin e integrimit evropi-

an të rajonit. Përmes një videolidhjeje, pjesëmarrësve në samitin e Ohrit iu është drejtuar edhe i dërguari i Posaçëm i SHBA-së, Gabriel Escobar, duke i dhënë mbështetje nismës “Ballkani i Hapur”. Edhe ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christohpher Hill, i cili mori pjesë në takimin e Ohrit, ka thënë se Amerika e përkrah iniciativën e “Ballkanit të Hapur”, sepse ajo krijon model të bashkëpunimit në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në nismën “Ballkani i Hapur” marrin pjesë tri vende të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa jashtë saj janë Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka refuzuar pjesëmarrjen në takimin e Ohrit, pasi, siç ka thënë, Kosova mbetet e angazhuar në Procesin e Berlinit. Tre nismëtarët e “Ballkanit të Hapur”, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e kanë ideuar këtë koncept në vitin 2019 me qëllim të, siç është thënë, krijimit të një zone të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor. (Kohapress/REL)


NGJARJE JAVORE

Ministrat e Ministrisë së Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Administratës Publike, vizituan Komunën e Tuzit

Diskutim mbi projektet konkrete që pritet të realizohen Tuz – Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, të enjtën më 10 qershor 2022, priti në takim ministrin e Ministrisë së Rinisë dhe Sportit në Mal të Zi, Vasilije Llallosheviq, ministrin e Ministrisë së Arsimit, Mr. Miomir Vojinoviq, dhe ministrin e Ministrisë së Administratës Publike, Mr. Marash Dukaj. Në njoftimin e faqes zyrtare të fejsbukut të Komunës së Tuzit, thuhet se gjatë këtij takimit u diskutua mbi sfidat me të cilat po ballafaqohen sot, si administrata qendrore ashtu edhe ajo lokale, dhe mbi projektet konkrete të cilat do të realizohen nëpërmjet bashkëpunimit të Komunës së Tuzit dhe institucioneve qendrore. Gjeloshaj ka thënë se takimet si ky i sotmi janë me interes të madh për ne, kur janë në pyetje projekte të cilat rrisin cilësinë e jetës së qytetarëve. Ai po ashtu falënderoi ministrat për gatishmërinë e tyre për mbështetje dhe bashkëpunim si dhe i uroi ata për detyrat e reja. “Ishte kënaqësi të prisnim ministrat e qeverisë së re me të cilët biseduam lidhur me projekte bashkëpunimi të cilat ndihmojnë në përmirësimin e

jetës së qytetarëve, çfarë është edhe qëllimi ynë si në pushtetin lokal ashtu edhe në atë qendror”, u shpreh në mes tjerash Gjeloshaj. Më tutje njoftohet se ministri Vojinoviq, teksa falënderoi kryetarin Gjeloshaj për pritjen, u zotua se Komuna e Tuzit ka mbështetjen e plotë të Ministrisë së Arsimit dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen me projekte konkrete në të mirë të qytetarëve të Komunës së Tuzit. “Ministri Llallosheviq ka thënë se hapi i parë që do ndërmarrë Ministria e Sportit dhe Rinisë sa i përket Komunës së Tuzit, janë dy projekte shumë të rëndësishme. I pari është formimi i Qendrës për të rinjtë, ku ata do të mund të mbajnë takime e panele të ndryshme. Projekti i dytë i rëndësishëm (pas atij në stadiumin e KF “Deçiqi”), ka të bëjë me projektin në të cilin komuna ka aplikuar, e që lidhet me rregullimin e një fushe sporti në një nga lokacionet ku ne mendojmë që është i përshtatshëm për këtë projekt”, thuhet në njoftim. Më tej, theksohet se Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj ka thënë se Qeveria e Malit të Zi

gjatë këtij mandati është plotësisht e përkushtuar në procesin e decentralizimit dhe forcimit të sistemit të vetëqeverisjes lokale në Mal të Zi dhe reformës së administratës publike. Ai ka thënë se Ministria e Administratës Publike në vazhdimësi është duke punuar në thellimin e bashkëpunimit dhe zgjidhjen e problemeve që rëndojnë punën e vetëqeverisjes lokale, si dhe po ndërmerr aktivitete që kanë për qëllim përmirësimin e funksionimit dhe qëndrueshmërisë së komunave, me qëllim të ofrimit të shërbimeve efikase për qytetarët. „Dyert e Ministrisë së Administratës Publike do të jenë gjithmonë të hapura për vetëqeverisjen lokale në drejtim të krijimit të një administrate të orientuar drejt qytetarëve”, tha Dukaj. Në këtë njoftim thuhet se pas takimit në Komunën e Tuzit, ministrat vizituan IP Shkollën e Mesme të Përzier ,,25 Maji”, stadiumin e Klubit Futbollistik “Deçiqi”, dhe Shkollën Fillore „Bashkimi” në Skorraq, ku bënë edhe pranim-dorëzimin e donacionit nga Rrok P. Gojçaj, një automjet (furgon) për nevojat e kësaj shkolle. t. u. E ENJTE, 16 QERSHOR 2022

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Dobia e skllavit Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington

6

Shumë komunistë thonë se “komunizmi i vërtetë nuk është provuar kurrë”. Marksi u referohej dy fazave të komunizmit, një më e ulët në të cilën njerëzit kompensohen sipas sasisë dhe kohës që ata punojnë (e identifikuar nga Lenini, me socializmin). Dhe një fazë më e lartë, në të cilën njerëzit kontribuojnë

Klasa punëtore nuk do të ishte vetëm demokratike, por demokratike në një masë që duket marrëzi utopike tani. Do të kishte demokraci në punë, për shembull, dhe demokraci lokale. Ideja për të pasur një parti të vetme është zhvillim i leninizmit dhe jo diçka që Marksi e kishte parashikuar. Një komunizëm apo socializëm i tillë demokratik është vërtetuar se funksionon në kibutet e Izraelit

Javore KOHA

E ENJTE, 16 QERSHOR 2022

sa munden dhe marrin atë që u nevojitet. Eshtë e panevojshme të thuhet, nëse ky është komunizëm, nuk është provuar kurrë. Marksi priste që kjo nuk do të ishte e mundur derisa të hiqeshin “prangat” e vendosura mbi forcat prodhuese nga marrëdhëniet kapitaliste të prodhimit. Pra, “nuk është provuar” është thjesht fakt. Ajo që është provuar është stalinizmi, një formë shumë e prapambetur, që ishte e suksesshme mes vendeve të varfëra bujqësore që të zhvilloheshin në fuqi moderne industriale me klasë punëtore të arsimuar. Si do të funksiononte në të vërtetë në praktikë ky ‘vetërregullim i klasës punëtore’? Për të qenë efektive do të duhej të ishte demokratike. Por atëherë cili do të ishte roli i Partisë? Çfarë do të ndodhte nëse punëtorët do të ven-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

dosnin se nuk e donin komunizmin dhe nëse Partia do të merrte kontrollin, si do ta parandalonin? Klasa punëtore nuk do të ishte vetëm demokratike, por demokratike në një masë që duket marrëzi utopike tani. Do të kishte demokraci në punë, për shembull, dhe demokraci lokale. Ideja për të pasur një parti të vetme është zhvillim i leninizmit dhe jo diçka që Marksi e kishte parashikuar. Një komunizëm apo socializëm i tillë demokratik është vërtetuar se funksionon në kibutet e Izraelit. Thjesht nuk funksionon në një vend me miliona, por në një fshat me qindra banorë, ku njerëzit e njohin njëri-tjetrin. Në pjesën më të madhe të Evropës kemi socializëm demokratik që funksionon. A nuk mund të themi gjithashtu se ka-

Kina komuniste e Maos ekzistonte vetëm nga viti 1949 deri në vitin 1972, dhe vetë Mao zgjati deri në vitin 1976. Kina është ende një sistem njëpartiak ku askush nuk mund ta zëvendësojë qeverinë. Kina filloi reformat e tregut në 1972 për të shitur mallra në të gjithë Paqësorin. Presidenti i SHBA-së Nikson hapi këtë tregti e cila ndihmoi bizneset

pitalizmi është provuar më parë. Ku është Kina në gjithë këtë? Ata kishin Maon dhe praktikuan komunizmin, të paktën deri në vitin 2000. Tani kanë kaluar në një lloj kapitalizmi autoritar, por ende praktikojnë disa aspekte të së kaluarës së tyre komuniste. Kina komuniste e Maos ekzistonte vetëm nga viti 1949 deri në vitin 1972, dhe vetë Mao zgjati deri në vitin 1976. Kina është ende një sistem njëpartiak ku askush nuk mund ta zëvendësojë qeverinë. Kina filloi reformat e tregut në 1972 për të shitur mallra në të gjithë Paqësorin. Presidenti i SHBA-së Nikson hapi këtë tregti e cila ndihmoi bi-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

zneset. Politikanët i kanë shitur qytetarët për jetë të privilegjuar dhe pasuri. Një mjet plotësisht i automatizuar prodhimi dhe çmontimi i konceptit të punës është një ambicie më shumë për ta rekomanduar. Vetëqeverisja “pa nevojë për qeveri” është ideal që lidhet si politikisht ashtu edhe psikologjikisht. Fjala “robot” vjen nga një shfaqje çeke për makineritë që bëjnë të gjithë punën në fabrika. Më pas, robotët revoltohen. Pavarësisht se sa e largoni punën nga vetja tek punëtorët, dikush bëhet skllav për t’ju sjellë dobi.

E ENJTE, 16 QERSHOR 2022

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Fytyra e vërtetë e ateizmit (4)

Shfaqet sot në “idh Fytyra e vërtetë e ateizmit shfaqet sot në “idhujtarinë moderne”, ku nuk adhurohen më Dielli e Hëna, por tregu dhe shtetarët, makinat dhe teoritë! Kjo frymë, si kurrë më parë, na ka çuar në lindje artificiale dhe në vdekje artificiale, në çerdhe fëmijësh pa prindër dhe në shtëpi pleqësh pa fëmijë!

Hajrudin S. Muja

(vijon nga numri i kaluar) Shkenca, sado që përparoi, nuk i shpiku mjetet e domosdoshme për jetë. Ajo vetëm i përsosi dhe e lehtësoi mënyrën e jetës. Shkenca nuk arriti të zëvendësojë ushqimin që prodhon toka me ndonjë send tjetër. Dikur ujin e pinin me grushta nga përroskat, sot e pimë me gota qelqi. Dikur ajrin e kishin të nxehtë verës e të ftohtë dimrit. Shkenca arriti ta ftohë ajrin verës e ta nxejë dimrit, por megjithatë uji është ujë e ajri ajër, një i njëjti përgjatë mijëvjeçarëve. Dielli nuk u vendos vetë në vendin e vet, as larg tokës që ta ngrijë dhe as afër që ta djegë. Shtresa mbrojtëse e ozonit që na mbron prej rrezeve të diellit, nuk mund të jetë rastësi! Pat thënë Lordi Kelvin: “Nëse mendoni me sinqeritet shkencat e natyrës, do t’u detyrojnë të besoni në Zotin” dhe Albert Makob: “Hulumtimet e mia shkencore kanë qenë shkak që të thellohet besimi im në Zotin”. Zhvillimi i shkencës lehtësoi jetën e njeriut në tokë, por i solli edhe fatkeqësi! Zbulimi i atomit dhe copëtimi i bërthamës së tij nuk çoi vetëm në shfrytëzimin human të energjisë atomike, por edhe në shpikjen e bombave shkatërrimtare. Njeriu vërtetë

8

Javore KOHA

E ENJTE, 16 QERSHOR 2022

nuk frikësohet sot prej hyjnive apo shpirtërave të panjohur, por nga “hyjnitë” e reja militariste që ka krijuar dija e tij [Latiç:2020, I, f. 66]. Teknologjia i ka dhënë njeriut mundësinë e udhëtimit 25.000 milje në orë; elektronika i ka mundësuar të hyjë në përvoja të ndryshme; edukimi i ka çliruar mendjen nga ndërgjegja; mjekësia e ka çliruar nga sëmundjet; psikiatria dhe kimia e kanë çliruar nga emocionet! Por, njeriu që udhëton 25.000 milje në orë është i dobësuar në nerva; pasuria dhe varfëria - secila në mënyrën e vet e kanë mbyllur brenda; televizori e ka kapur ndjeshmërinë e tij dhe i ka homogjenizuar gjendjen; modat në art i mbërthehen mbi vetëdijen publike – tre milionë njerëz blejnë të njëjtin roman; ilaçet e kanë skllavëruar; luftërat e kanë ngecur; negociatat diplomatike e kanë bllokuar [Hoon:1971, f. 30]! Në fund qëndron vdekja, të cilën mendimtarët e kanë trajtuar si ‘armiku’ ynë i fundit dhe njëra nga përvojat finale me të cilën jemi të detyruar të përballemi. Kjo është barazia më e madhe njerëzore, por meqenëse ende qëndron në kategorinë e të “panjohurës”, duket e frikshme dhe

problematike për filozofinë. Albert Kamu (1913-1960) thoshte një herë se “vdekja është problemi i vetëm i filozofisë”, sipas Aldous Hukslej: “e vetmja që nuk kemi pasur sukses ta vulgarizojmë”. Sherington ka bërë studime neuropsikologjike të trurit bashkë me miliarda qeliza të gjata nervore, secila prej tyre mesatarisht në kontakt me 10.000 qeliza të tjera. Në “Man on his nature” jep një përshkrim piktoresk, duke e parë trurin si: “tezgjah i magjepsur ku miliona anije ndezëse enden në modelin e tretjes gjithnjë me model domethënës përmes nervave të qëndrueshme, në harmoni me nën-modelet” [Sherrington:1955, f. 187]. Duke patur këtë bindje Ajnshtajni po fliste një herë për një gjë që duket dhe për një gjë që nuk duket. Një i pranishëm i tha se mendja jote nuk duhet t’i pranojë gjërat që nuk shihen. Ajnshtajni iu përgjegj: “Ju keni të drejtë, urdhëroni e nxirreni jashtë mendjen tuaj që ta shohim e atëherë të besojmë se keni mend” [Pëpjekja jonë, #21-22, 1998, f. 23]. Shkencëtarët e vërtetë e kanë kuptuar se shenjat më të mëdha për Një Krijues të padukshëm janë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

hujtarinë moderne” pikërisht shenjat e padukshme, të tilla si Ligji i gravitetit dhe forcat e tjera të mëdha të universit sikurse elektromagnetizmi. Pra, nuk mund të ketë një ligj pa një ligjvënës, as një sistem pa një administrues, nuk ka mençuri pa urtësi, dhe nuk ka dituri pa zotërues të diturisë dhe sigurisht nuk mund të ketë krijesë pa një krijues [Brown & Palmer:1987, ff. 4-5]. Me “vrasjen e Zotit”, do të thosha mosnjohjen e Zotit, ateistët mbeten pa arsye për të qenë, pa moral për ta përkrahur, pa domethënie për të jetuar dhe pa shpresa përtej varrit. Ata “mbetën” pa Parajsë për t’u shpërblyer dhe pa Ferr për t’u dënuar, pasi jeta e tyre “përfundon me të rrahurat e fundit të zemrës”, plot frikë por pa shpresa! Është e kuptueshme, pra, përse 100 vite pas Niçes, kjo folozofi e pashpresë i dërgoi dhe i shtyri shumë të rinj të kërkojnë ‘realitete’ të tjera! Ata që nuk patën shpresa për të mbytur dëshpërimin e tyre, iu kthyen drogave e alkoolit, apo eksperimenteve të tjera për të cilat menduan se do të thyejnë mbytjen e kotësisë. U përballën me filozofinë e jetës që nuk iu premtoi asnjë shpresë dhe nuk iu dha asnjë përgjigje. Pasojat e këtyre qenë të trishtueshme, më shumë se 830.000 vdekje vjetore të lidhura me sëmundjet imorale (AIDS), më shumë se 750.000 si pasojë e drogës dhe më shumë se tre milionë si pasojë e alkoolit. Nuk është koincidencë që numri më i madh i vetëvrasjeve ndodh të jenë ateistë dhe agnostikë, njerëzit që nuk ia dinë qëllimin jetës së kësaj bote! Në krye të kësaj liste është edhe Japonia, një vend me një ekonomi të zhvilluar, pa mungesë ushqimi, strehimi e kujdesi mjekësor! Shoqëritë e tilla ‘prodhuan’ më pak martesa, më shumë ndarje, më shumë fëmijë ilegjitimë, më shumë beqarë dhe më shumë homoseksualë! Fytyrën e vërtetë të ateizmit e ka shprehur më së miri Wuton, kur ka shpjeguar lidhjen ndërmjet ateizmit dhe imoralitetit, një lidhje aq e afërt që kushtëzohej me këdo që mohonte

Duke shpërthyer si një trajtë e doktrinës filozofike, ateizmi pretendonte se kishte për qëllim mbrojtjen e lirive dhe zhdukjen e zullumeve barbare, por në të vërtetë e zhyti njerëzimin në barbari më të mëdha

providencën e Perëndisë, se të gjithë këta ishin të pamoralshëm dhe se në raste përgjithësuese: “njerëzit imoralë ishin jobesimtarë” [Wootton:1985, f. 86]. Ateizmi shpesh konsiderohet si kërcënim i individit dhe i shoqërisë, është “një ‘shkencë’ e divorcuar nga urtësia dhe frika e Zotit” – thotë një filozof se: “është fjala që ka ndikuar më së shumti në djallëzitë më të shëmtuara të luftërave moderne’ [Taylor:1947, ff. 158-159]. Duke shpërthyer si një trajtë e doktrinës filozofike, pretendonte se kishte për qëllim mbrojtjen e lirive dhe zhdukjen e zullumeve barbare, por në të vërtetë e zhyti njerëzimin në barbari më të mëdha. Njeriu “pa Zot” ka humbur vendin qendror, duke u kthyer në një mjet për arritjen e qëllimeve ekonomike dhe ndodhet në gjendje tëhuajësimi, e ka humbur lidhjen konkrete me natyrën dhe me kuptimin e jetës [Fromm:1955, f. 267], sepse është pikërisht aftësia e kuptueshmërisë [e jetës] ajo që e ndanë nga kafsha. Lidhja logjike ndërmjet arsyes, shkencës dhe progresit është zëvendësuar me ndjenjën e frikës kundrejt karakterit shkatërrues të shkencës që ka prodhuar Hiroshimën dhe Nagasakin [Davutogllu:2009, f. 59]. Fytyra e vërtetë e ateizmit shfaqet sot në “idhujtarinë moderne”, ku nuk adhurohen më Dielli e Hëna, por tregu dhe shtetarët, makinat dhe teoritë! Kjo frymë, si kurrë më parë, na ka çuar në lindje artificiale dhe në vdekje artificiale, në çerdhe fëmijësh pa prindër dhe në shtëpi pleqësh pa fëmijë! Në një mjedis ku gjithçka përfundon “me vdekjen tënde”, nuk kemi pse habitemi kur të mirën ta kthejnë me të keqe dhe kur

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

prindërit lihen në mëshirën e fatit! David Hjum që ishte i ashpër kundër fesë, refuzonte të quhej një ateist [Matefijt:1968, f. 35], kurse Volteri skeptiku që fitoi famën kundër fesë, nuk mundi të mos e pohonte se “ateisti do të bënte çdo gjë të keqe, po ta dinte se e keqja e tij nuk do ta gjejë dënimin” [Murray:1966, ff. 11-12]. Secili njeri i shëndetshëm mendërisht – thotë një psikolog: “kërkon marrëdhënie të mira me veten, me të tjerët dhe me Zotin”, përndryshe “vendosni mjeshtërisht të gjithë ateistët në klasën e të sëmurëve mendorë” – shkruan Tomas Szasz [Szasz:1970. f. 36]. Në të njëjtin vend do t’i vendoste edhe Tolstoi kur tha: “Po të mos ishte Zoti dhe jeta e amshueshme, gjithësia do të merrte formën çrregulluese të një kaosi... po të pranojmë Zotin dhe jetën e amshueshme, jeta vetvetiu bëhet një e mirë, një virtyt e një lumturi”. E tillë ishte edhe shtylla e filozofisë klasike evropiane Ernest Renan, e cila përkundër ateizmit preferonte fenë: “Nuk do të zhduket ideja e fesë, ajo do të jetë e përjetshme dhe doktrina e materializmit do të perëndojë para shkëlqimit të saj”. I sëmuri nuk shkon të lutet para altarit para se të pijë ilaçet, por edhe vetë ilaçi vjen prej një bime mjekuese që është një krijesë e Zotit dhe që rritet në të njëjtin vend dhe ku rritet edhe bima helmuese! Gjarpri që helmin e mban në trupin e vet i shkakton vdekjen një trupi tjetër! A nuk janë këto një dëshmi e mjaftueshme për të zotët e mendjes?! Kot nuk thoshte Dekarti se: “Dituria e cekët e largon njeriun nga besimi, kurse dituria e thellë e kthen atë në besim”. (Fund) E ENJTE, 16 QERSHOR 2022

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

The Wall Street Journal

Komunizmi ende e p Revista “Commentary”, në nëntorin e vitit 1979 ka botuar një prej eseve më të rëndësishëm të shekullit XX: “Diktaturat dhe standardet e dyfishta”, nga Xhejn J. Kirkpatrik, që do të bëhet ambasadore e Presidentit Regan në Kombet e Bashkuara Robert D. Kaplan Regjimet autoritare të krahut të djathtë, shpjegoi ajo, kontrollonin vetëm levat e pushtetit dhe kështu nuk i ngacmonin “ritmet e zakonshme” të shoqërive tradicionale, as nuk ishin të prira për revolucion. Kështu, i lanë vendet e tyre të paprekura. Sistemet dhe ideologjia komuniste u përpoqën t’i rindërtonin shoqëritë, duke pretenduar “juridiksion mbi gjithë jetën” e popujve të tyre dhe, për këtë arsye, në dekadat në vijim i shkatërruan krejtësisht ato – fund e krye. Ndonëse fokusi i Kirkpatrik ishte te regjimet komuniste në Botën e Tretë, nuk mund të gjendet shembull më i

10

Javore KOHA

E ENJTE, 16 QERSHOR 2022

mirë për këtë sesa Rusia, një shoqëri e evropianizuar në mënyrë sipërfaqësore, që për më shumë se 70 vjet e mbajti komunizmin. Kur sistemi sovjetik më në fund u shemb, në vitin 1991, rezultat nuk ishte stabiliteti, por një dekadë pranë anarkisë. Me një trashëgimi të tillë, tirania e Vladimir Putin vazhdoi në mënyrë organike. Z. Putin është përshkruar saktë si fashist, për shkak të kultit të tij të personalitetit dhe sulmit të egër ultranacionalist ndaj Ukrainës. Por, meqenëse e djathta ekstreme dhe e majta ekstreme kanë pasur gjithmonë ngjashmëri të çuditshme të përbashkëta në metodat e tyre të kontrollit dhe të demonizimit të armiqve, është gjithashtu e vërtetë

që z. Putin ka qenë sovjetik në stilin e vet të sundimit. Ka grumbulluar më shumë pushtet personal se çdo rus tjetër, që nga Josif Stalini. Shumë prej tyre ishin naivë kur Bashkimi Sovjetik u shemb në vitin 1991, duke menduar se komunizmi ishte lënë në një të kaluar të pakthyeshme. Tri dekadat e fundit kanë rezultuar të jenë thjesht një fillim i rremë për Rusinë, sepse problemet e komunizmit janë ende me ne. Revolucioni rus nuk ishte i paracaktuar. Ishte çështje e shumë faktorëve të parëndësishëm dhe të rastësishëm. Sikur Car Nikolla II të kishte mbetur në pushtet, Rusia ka të ngjarë të kishte evoluar në një monarki të papërsosur kushtetuese, por jo në monstruozitetin vrastar të 100 vjetëve të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

përndjek Rusinë fundit. Për ta kanalizuar përsëri Kirkpatrikun, opsioni i krahut të djathtë do të kishte bërë shumë më pak dëm për Rusinë sesa ai i krahut të majtë. Asgjë më mirë nuk e zbulon trashëgiminë sovjetike të z. Putin sesa struktura dhe performanca e ushtrisë ruse në luftën në Ukrainë. Disa vite të përfshirjes me forcat tokësore të SHBA-së, më kanë mësuan se ushtria perëndimore ndërtohet rreth korpusit të saj të nënoficerëve: rreshterët dhe nëntetarët e ndryshëm që imponojnë krenarinë dhe disiplinën mbi trupat. Ushtria ruse që z. Putin e dërgoi në Ukrainë, mezi kishte një trup nënoficerësh. Kjo nuk kishte shumë rëndësi për mercenarët dhe njësitet e forcave speciale që kishin luftuar në betejat e vogla të z. Putin. Por, me forcën e madhe konvencionale ruse në Ukrainë, ka qenë vendimtare mungesa e një korpusi të fortë dhe kompetent nënoficerësh. Kjo është arsyeja se pse kaq shumë gjeneralë rusë janë vrarë: në vend që të qëndrojnë në pjesën e pasme të drejtimit të lëvizjeve në shkallë të

gjerë, si në një ushtri perëndimore, ata janë vendosur në front dhe për këtë arsye janë të pambrojtur. Një ushtri që është produkt i demokracisë perëndimore e decentralizon vendimmarrjen nëpër grada. Një ushtri që është produkt i një sistemi sovjetik, nuk e bën këtë. Rusia post-Putin nuk është aspak pranë nesh. Perëndimit do t’i duhet të jetë i durueshëm dhe mirëkuptues. Kirkpatrik ishte vetë e kujdesshme në lidhje me imponimin e demokracisë në shoqëritë që kishin pak përvojë me të. “U deshën shtatë shekuj për t’u përshkuar kjo rrugë në Britani – që nga Magna Carta deri te Akti i Trashëgimisë, te Ligjet e Reformës së Madhe më 1832, 1867 dhe 1885”, shkroi ajo. Sa i përket historisë amerikane, ajo “nuk jep bazë më të mirë për të besuar se demokracia vjen lehtë, shpejt ose falas”. Daniel Patrik Mojnihan na kujtoi se e vërteta qendrore konservatore është se kultura, jo politika, e përcakton suksesin e një shoqërie. Kultura ruse prej dekadash mbetet viktimë e një regjimi revolucionar të krahut të ma-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

jtë që sot ndiqet nga variacioni putinesk. Kalbja e ushtrisë reflektohet te forcat e errëta në shoqërinë dhe politikën ruse në përgjithësi – forca që ka të ngjarë ta zbulojnë veten në rast të një vakumi të pushtetit. Nëse humbja ushtarake e z. Putin në Ukrainë çon përfundimisht në trazira në Moskë, drama vetëm se do të rritet. Një Rusi pas Putinit do të vazhdojë të jetë sfida më e madhe gjeopolitike e Evropës, dhe kështu ne duhet të jemi të kujdesshëm për zgjidhjet e shpejta në shoqërinë ose në politikën ruse. Por, për shkak se brutaliteti rus në Ukrainë është pjesërisht rezultat përfundimtar i një shekulli të ideologjisë, rrjedh se shkëputja nga ideologjia ofron shpresën më të mirë për të ardhmen. Ende mund të vijë ajo ditë kur Perëndimit do t’i duhet ta ndihmojë Rusinë. Kirkpatrik, realistja gjithnjë shpresëdhënëse, e përfundoi esenë e saj kështu: “Idealizmi liberal nuk duhet të jetë identik me mazokizmin dhe nuk duhet të jetë i papajtueshëm me mbrojtjen e lirisë dhe interesit kombëtar”.

E ENJTE, 16 QERSHOR 2022

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Vatra, 110 vite në shërbim të atdheut

Peter Çikos, shembu përbashkimit të shqip Në historinë e saj 110-vjeçare, Federata Pan-Shqiptare Vatra, me të drejtë, krenohet me të kaluarën e saj në mbrojtje të interesave kombëtare, në përgjithësi. Krenare për aktivitetet e shumta që ka organizuar dhe organizon

Për Koha Javore:

Frank Shkreli / Nju Jork Kanë qenë dhe janë këto aktivitete që e kanë bërë Vatrën, vatër për të gjithë, përbashkuese, në përpjekjet e saj për idealin gjithnjë të pa realizuar - vëllazërimin dhe përbashkimin e shqiptarëve. Por, njëkohësisht, me vazhdimësinë e saj, Vatra edhe në moshën 110-vjeçare, sot po i tregon botës shqiptare dhe shoqërisë amerikane ku jetojmë, se me cilat sfida po përballet komuniteti shqiptaro-amerikan, por edhe kombi shqiptar në përgjithësi. Organizime si ky përvjetor, tregojnë se shqiptarët janë të vetdijshëm për vlerat e veta historike, shpirtërore dhe identitare, që i ruajnë si trashëgimi të heroit kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Dëshiroj që në këtë 110-vjetor, shkurtimisht të nënvijoj rolin përbashkues të Federatës Pan-Shqiptare Vatra, në bashkëpunim me diasporën anti-komuniste matanë oqeanit dhe me arbëreshët e Italisë, duke marrë si shembull, festimet e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Vatikan dhe në Romë, prillin e vitit 1968. Le të shërbejë ky si një mesazh i rëndësishëm simbolik, por jetik për brezin e sotëm të diasporës shqiptare këtu në Amerikë, për të bashkëpunuar për realizimin e

12

Javore KOHA

E ENJTE, 16 QERSHOR 2022

“përbashkimit vëllazëror” në komunitetin shqiptaro-amerikan, si një porosi e heroit kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Kryesia e atëhershme e Vatrës me në krye Peter (Chicos) Çikos dhe qindra shqiptarë nga të gjitha anët e botës, ishin ftuar të merrnin pjesë në celebrimet e organizuara në Romë dhe në Vatikan në prill të vitit 1968, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Për nga organizimi dhe pjesëmarrja mbarë shqiptare, ky tubim ka mbetur një veprimtari e paharrueshme dhe historike e diasporës, organizuar nga arbëreshët e Italisë me ndihmën thelbësore dhe nën drejtimin e përfaqësuesve të diasporës së pas luftës, si Prof. Ernest Koliqi me bashkëpuntorët e tij në Itali. Ishte pra prilli i vitit 1968, kulmi i Luftës së Ftohtë. Më vonë atë vit (në gusht) ish-Bashkimi Sovjetik do të pushtonte Çekosllovakinë dhe Shqipëria jonë e mjerë komuniste ishte zhytur në zjarrin vetshkatërrues të Lëvizjes më të turpshme të shekullit të kaluar për shqiptarët, të ashtuquajturin “revolucion kulturor kinez”, dhuratë nga Kina maoiste e që kishte për qëllim çkombëtarizimin, zhdukjen e identitetit dhe të historisë së vërtetë të shqiptarëve, në lavdi të marksizëm-leninizmit ndërkombëtar. Në këtë atmosferë të tensionuar kombëtare dhe ndërkombëtare, diaspora anti-komuniste në Evropë me arbëreshët e Italisë dhe me Vatrën e Amerikës, vërshuan në Romë e Vatikan për t’i treguar botës me plot krenari dhe dinjitet se

pa marrë parasysh se ç’po ndodhte në Shqipërinë e Enver Hoxhës në atë kohë, shqiptarët, si komb ishin të bashkuar rreth fatosit të tyre trim, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, në një frymë vëllazërimi e përbashkimi, pa dallim feje a krahine. “Gjaku arbënuer njofti nji triumf të papritun n’ato ditë”, do të komentonte krye-organizatori i celebrimeve të 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut në Vatikan, Prof. Ernest Koliqi. Një rol të rëndësishëm, historik mund të thuhet në realizimin e këtij “triumfi” arbëror, ka luajtur edhe kjo Vatër, 110-vjetorin e të cilës e shënojmë sot. Delegacioni i Vatrës në Vatikan, përbëhej nga më të mirët e diasporës shqiptare anti-komuniste të asaj kohe, figura me emër në diasporë, por të urrejtur nga regjimi komunist në atdhe. Ja si e përshkruante Ernest Koliqi praninë e vatranëve në festimet e 500-vjetorit të vdekjes së kryetrimit të shqiptarëve: “Nji tubë zojash të ndritshme e zotnijsh të zgjedhun, përfaqësoi, në rrethe arbëreshe e shqiptare , Federatën e mirënjohun që dikur aq hov i dha përpjekjeve për rilindje të Atdheut dhe sot mban naltë zanin e Shqipnisë në botën perëndimore. Hijet e madhnueshme të Nolit e të Faik Konicës na shfaqeshin para syve, tue vërejtë ndër rrjeshtat tonë kryesinë vatrane, të atyne dy Patriotëve të paharrueshëm, themeltarë të Shoqatës. Kishim përshtypjen se drita e agimeve të reja të Rilindjes atë ditë po reshte mbi Bashkimin e Arbëreshëve me Shqiptarë. E bashkë me atë dritë, rrezja e bekimit të Perendisë”, do të shkruante Ernest Ko-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ull i ptarëve liqi. Pjesëmarrjen e vatranëve në manifestimet përbashkuese të 500-vjetorit të Skënderbeut, Koliqi e ka cilësuar si një prani që ua “shtoi shkëlqimin kremtimeve”. Në vazhdim të temës së “përbashkimit”, në këtë 110-vjetor të Vatrës, dua të kujtoj një ish-kryetar të Vatrës, një shembull të “përbashkimit të shqiptarëve” në diasporë, të ndjerin Peter Çikos. Jo me fjalët e mia pasi, fatkeqësisht, nuk e kam njohur, por bazuar në vlerësimet e të tjerëve. Me rastin e kalimit të tij në amshim të parakohshëm, gazeta Boston Globe shkruante, ndër të tjera, se Departamenti Amerikan i Shtetit, duke njohur aftësitë e Peter Çikos si udhëheqës i komunitetit shqiptaro-amerikan, organizoi në vitin 1968 disa simpoziume ndërkombëtare nën drejtimin e tij dhe të Federatës Pan-Shqiptare Vatra, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Romë, në Vatikan dhe në Nju Jork. “Atëherë, për herë të parë”, theksonte gazeta amerikane Boston Globe, “Në Katedralën e Shën Patrikut në Nju Jork, u mbajtën shërbimet ekumenike fetare katolike, ortodokse dhe myslimane”. Gazeta shënonte gjithashtu se Peter Çikos ishte pritur në Vatikan nga Papa Pali VI me rastin e ceremonive kushtuar 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skendërbeut në vitin 1968, ku ai kishte dhënë ndihmesën e tij në organizimin e manifestimeve madhështore me atë rast, në krye të një delegacioni mjaft të madh shqiptaro-amerikanësh, pa dallim feje a krahine, që mori pjesë në ato ceremoni. Shqiptarët e mbledhur atje për të përkujtuar dhe nderuar fatosin e tyre të madh, por njëkohësisht, edhe për t’i shpalosur botës një dëshmi të pashoqe identiteti dhe dinjiteti kombëtar, bashkëpunimi dhe marrëveshje vëllazërore. Ernest Koliqi kishte krijuar një respekt

të jashtzakonshëm për aftësitë organizuese, për gatishmërinë dhe prirjet e Peter Çikos për të frymëzuar dhe bashkuar diasporën shqiptare në Amerikë dhe më gjërë. “I lindun e i rritun në tokën amerikane dhe si i tillë i përjashtuem nga ndasitë që ligshtojnë botën shqiptare, ai drejtoi veprimtarinë e vet dhe të rrethit vatran në harmonizim të atyne forcave të shpërndara”, ka shkruar Koliqi në një editorial botuar në revistën Shëjzat, kushtuar jetës dhe veprimtarisë patriotike të Peter Genc Çikos. “Me dinamizëm amerikan, i përkrahun nga rrethi i vjetër si dhe nga dashamirë të ri, ia doli qëllimit në skaj. Ai organizoi në Boston e në Nju Jork manifestimet dhe organizimet ma të shkëlqyeshme që njofti diaspora shqiptare sot e kësaj dite. Mblodhi në nji ndjesi vëllaznore vatranë, arbëreshë e shqiptarë të mërgatës, pa dallim besimesh e krahinash, kulturash e rrymash politike”. Ernest Koliqi e ka pagëzuar Peter Çikos si “unifikuesi” në historinë e diasporës dhe të shqiptarëve, në përgjithësi. “Kjo i jep atij të drejtën m’u quejtun në historinë e diasporës sonë, Çikos unjisuesi, ose (unifikatori) i gjakut të shprishur”, sipas Koliqit. Ndërsa një tjetër eksponent i mërgatës së atëhershme shqiptare, Tahir Kolgjini e ka kujtuar ish-kryetarin e Vatrës si një njeri me “sjellje simpatike, t’urtë, i cili krijoi marrëdhënie të përzemërta me grupet e ndryshme, pa ardhun ndesh me programet e tyne”. Muar pjesë në 500-vjetorin përkujtimuer të heroit kombëtar në Romë. Shkoi edhe në gjirin e arbëreshve në Itali, vizitoi vende të tjera të Evropës, rregulloi në mënyrë shembullore përkujtimin e heroit tonë në Shtetet e Bashkueme”, e të tjera. Për të gjitha këto, sipas Tahir Kolgjinit, “qëllimi i tij ishte për t’ia bamë të njohun botës se raca shqiptare ashtë e gjallë kulturalisht dhe fizikisht. Nderoi Vatrën, nderoi Diellin. Nderoi botën shqiptare. Nderoi edhe vetveten... Me pak fjalë, ngriti naltë sedrën kombëtare, tue mbajtun në kambë moralin e shqiptarëve, që ishin të dënuem me qëndrue larg atdheut”. Ndërsa Martin Camaj, një tjetër bashk-kohas i ish-kryetarit të Vatrës, ka shkruar se e kishte njohur Peter Çikon si “një burrë të rrahun me jetë, realist, me cilësi të mbara e të nevojshme të një shqiptari të vendosun e krenar për të ia pasë lakmi”. Peter Genc Çikos, ka shkruar Martin Camaj, “ishte ndër ata shqiptarë të cilët i sollën nder emnit

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

shqiptar në botën amerikane”. Ishin këto ndjenja ndaj një shqiptaro-amerikani si Peter Çikos që i kishin lënë përshtypje të thella edhe albanalogut të njohur italian, At Zef Valentinit. “Me ‘të (Peter Çikos) në krye të Vatrës kishte hypë breznija e re e Shqiptarëve të Amerikës dhe ashtu kishte hyrë përnjimend Amerikanizma në shërbim të Shqiptarizmës”, do të shkruante At Zef Valentini. Ndërsa, Skendër H. Hasani në një shënim botuar në revistën Shëjzat të Ernest Koliqit ka shkruar se Peter Genc Çikos, si kryetar i Vatrës por edhe si njeri dhe si shqiptaro-amerikan i brumosur dhe i ushqyer me më të mirat e dy kulturave tona – asaj shqiptare dhe amerikane, i tregoi “diasporës shqiptare se ç’rrugë duhet marrë e si mund të dëgjohet zëri i tyre në botë. Me urtësi e butësi, por me program të caktuar, ai bëri që të përtrihet me hov roli historik i Vatrës”, është shprehur ai ndër të tjera. Unë me qëllim solla në vëmendje, në këtë 110-vjetor rolin e ish-kryetarit të Vatrës Peter Genc Çikos dhe vlerësimet e punës së tij si vatran dhe si shqiptaro-amerikan, e mbi të gjitha rolin e tij përbashkues që ai luante në Vatër dhe në komunitet, si një shembull mundësisht për t’u ndjekur e për t’u kopjuar nga brezi i ri. Peter Genc Çikos kishte një përparësi të madhe si i lindur dhe i rritur në Amerikë, por me ndjenja të thella dhe dashuri për Shqipërinë. Ai nuk ishte as pjesë, as viktimë e ndasive që, historikisht, kanë ligështuar dhe po ligështojnë botën shqiptare edhe sot, jo vetëm në trojet tona, por edhe këtu në Amerikë. Periudha e Peter Çikos si kryetar i Vatrës ishte me të vërtetë, siç është shprehur dikur albanologu italian At Zef Valentini, një periudhë historike unifikuese e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe Vatrës, një kohë kur në këtë komunitet, përnjimend kishte hyrë fryma e “Amerikanizmës në shërbim të Shqiptarizmës”. Prandaj, urimi im në këtë 110-vjetor të Vatrës është i thjeshtë dhe i realizueshëm: Uroj që fryma e Amerikanizmës së Peter Çikos të jetë gjithmonë në shërbim të Shqiptarizmës, me vatranë si ish-kryetari i Vatrës dhe unifikuesi i shqiptarëve, i ndjeri Peter Çikos. Peter Çikos ka ndërruar jetë tepër i ri, në moshën 51-vjeçare, në korrik të vitit 1970. I përjetëshëm qoftë kujtimi i tij! E Vatra rroftë e qoftë sot dhe për jetë të jetës! Ju falënderoj për durimin! E ENJTE, 16 QERSHOR 2022

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Një retrospektivë 10-vjeçare në 110-vjetorin e Vatrës

Misioni i Vatrë

Vatra u shndërrua në një portë që çeli dhjetra rrëfime në ciklin “Nje jetë, disa histori” që e zhvilloja në studion e Albanian Culture TV, që për shumë vite, saktësisht nga 1997, u shndërrua në vatër të Vatrës dhe e mbarë komunitetit shqiptaro- amerikan. Nderim edhe për televizionet e tjera që Vatrës i rezervuan kohë dhe e transmetuan veprimtarinë e saj në çdo shtëpi shqiptare

Marjana Bulku Unë them se Vatra është liria e ëndërruar e shqiptarëve mërgimtarë por edhe e atyre që e ëndërruan Amerikën në Shqipërinë e vetëburgosur. Qysh nga dita e parë që shkela në Vatër, në krah me të madhen Tinka Kurti e cila

14

Javore KOHA

E ENJTE, 16 QERSHOR 2022

e mahnitur pas fotografive në muret e Vatrës, njohu familjarë të saj që nuk kishte mundur t’i takonte për së gjalli, pastaj ndaloi në minibustin e Nënë Terezës e mori në duar me fjalët “Lutu për ne, lutu për ne“, nisi të recitonte vargje që dikur ia kishte kushtuar asaj. Në fakt unë e kisha takuar Vatrën dhe vatranët kohë më parë teksa promovohej vepra e Mal Berishës “Jeta dhe ve-

primtaria e jashtzakonshme e Çarls Telford Eriksonit për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, një amerikan i jashtëzakonshëm që e deshi Shqipërinë jashtëzakonisht, aty pashë për herë të parë vatranët fisnikë që nën prezantimin dinjitoz të autorit të vepres Mal Berisha, anëtar nderi i Vatrës, donin, çmonin dhe respektonin aq shume njëri – tjerin, historitë e tyre e sidomos ato të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ës si përjetësi mundimit. Aty njoha Agim Rexhën, një vatran fisnik që i dhuron sistematikisht Vatrës dhe çështjes kombëtare kohë, energji, para. Aty njoha Heri Bajraktarin, këtë shqiptaro-amerikan të pakursyer për çështjen kombëtare. Aty njoha Gjon Bucajn fisnik (ndjesë pastë), Dritan Mishton, konsuli ynë i asaj kohe, Idriz Lamaj prej urtesisë të të cilit ke kaq shumë për të mësuar, e të tjerë. Dhe kështu Vatra mbeti tek unë sa antike po aq edhe brilante, por gjithmonë vitale, sepse të tillë e mbante energjia që këta aktivistë të quajtur vatranë shkëmbenin me njëri-tjetrin. Vatra u shndërrua në një portë që çeli dhjetra rrëfime në ciklin “Nje jetë, disa histori” që e zhvilloja në studion e Albanian Culture TV, që për shumë vite, saktësisht nga 1997,u shndërrua në

vatër të Vatrës dhe e mbarë komunitetit shqiptaro- amerikan. Nderim edhe per televizionet e tjera që Vatrës i rezervuan kohë dhe e transmetuan veprimtarine e saj në çdo shtëpi shqiptare. Sa e sa herë Vatra u bë streha e gjuhës shqipe ku kultivohej gjuha jonë. Po a ka gjë më historike sesa kur fëmijë 10 vjeçarë prekin nga afër këtë institucion 110 vjeçar?! E pra, qindra fëmijë e kanë vizituar Vatrën në këto vite, janë ulur në ato tryeza, kanë shkruar, lexuar dhe komunikuar shqip, aty janë zhvilluar seminare mbi metoda e metodologji të mësimit të shqipes, sepse besuan se Vatra e ka të shenjtë gjuhën shqipe po aq sa historinë, flamurin, lirinë e vendeve nga ne vijmë. Vatra i ftonte shqiptarët bujarë të dhuronin kur kandidonte Mark Gjonaj, Suzana Shkreli, kur festohej dielli, kur Shqipëria dhe Kosova rënkonin nga genocide, ter-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

mete. Gjithçka bëhej transparente nga i ndjeri dhe i nderuari Dalip Greca në gazetën mbishekullore Dielli. Do të mbetet i paharruar viti i Konicës në Vatër ( 2016 mos gabohem) ai set referencash dhe komunikimesh me ikonat e gazetarise si: Elez Biberaj, Ilir Ikonomi, Frank Shkreli, formati i të cileve i dha Vatrës së ketij shekulli përmasat e një institucioni që të gjithë duan ta vizitojnë, të promovojnë veprat e tyre, veten, miqtë. Vatra kështu na mësoi që ta ruajme historinë duke respektuar kontributet e çdo njërit. Jetëgjatësia e saj na mësoi të mos i fryjmë zjarrit të urrejtjes, as atij të përçarjes, ndaj misioni i Vatrës është i përjetshëm. Kështu do të referonte sot edhe ish-kryetari i saj Asllan Bushati. Po po, misioni u Vatrës do të mbetet i përjetshëm përsa kohë në vendin tonë amë ende mungon liria, drejtësia, demokracia.

E ENJTE, 16 QERSHOR 2022

Javore KOHA

15


KULTURË

Televizioni Boin (2)

Nevoja për mbës serioze dhe të që

Televizioni Boin për ne në Amerikë është si një dritare që jep dritë dhe pa këtë dritare ne jemi në gjysmë errësirë. Tani është koha të mendojmë shoqërisht dhe sinqerisht për një mbështetje serioze dhe të qëndrueshme për një kohë të gjatë jektiv kur është fjala për përparimet e mëdha gjatë këtyre viteve të fundit. Në këtë ekran ne shqiptarët e Malësisë në diasporë e shohim vendlindGjekë jen tonë sikur ta kishim në shuplakë Gjonlekaj të dorës. Kjo është meritë e kameramanëve dhe gazetarëve të cilët punojnë me mish e shpirt për dëshirën e popullit të Malësisë dhe diasporës. (vijon nga numri i kaluar) Shumica e bashkëvendasve tanë TV Boin luan rol të shkëlqyeshëm nga ato treva janë shumë të kënaqur në afirmimin e të rinjve dhe të rejave me punën që bën TV Boin. duke filluar nga shkollat fillore deri në Ky televizion ka bërë gjithë ato dokushkollën e mesme të Tuzit. Ky tele- mentare filmike dhe reportazhe. Marvizion është shumë korrekt dhe i bal- rim si shembull reportazhin e fundit ancuar me institucionet fetare, qof- në lidhje me Kullën e Çun Mulës dhe shin ato të krishtera ose islame. Ata pasardhësve të tij. Ky reportazh zgjoi përcjellin me shumë kujdes të gjitha ndjenjat e respektit dhe dashurisë në aktivitetet kulturore, duke qenë të diasporë për këtë familje heroike dhe pranishëm në gëzime dhe hidhërime fisnike, ku bën pjesë edhe autori i të mëdha. TV Boin ishte pranë Tuz- këtij shënimi. Të mos harrojmë vlerën it dhe Malësisë për kërkesat e tyre e madhe të Arkivit të TV Boin. politike, sidomos për themelimin e Për më shumë se dy dekada, nuk Komunës së Tuzit. Ky televizon trans- kam dëgjuar dhe as nuk kam parë meton me përgjegjësi dhe përpikëri asnjë përpjekje ose thirrje serioze të gjitha mbledhjet e Kuvendit të Tuz- shoqërore për të ndihmuar vazhdiit dhe festat e tjera të kësaj komune misht këtë televizion. Është e vërtetë shumë të re, duke qenë shumë ob- se disa individë kanë dhënë kontrib-

“ 16

Ashtu siç është nderuar Tomë Bojaj gjatë jetës dhe vdekjes, ashtu do të nderohet edhe Sandra Bojaj. Ajo sot është ndër gratë më të mëdha që ka dhënë Malësia dhe mund të krahasohet me gratë dhe bijat më fisnike ku bëjnë pjesë Tringë Smajlja e Grudës dhe Nore Kolja e Hotit

Javore KOHA

E ENJTE, 16 QERSHOR 2022

ute të dukshme për të mirën e kësaj medie, por numri i tyre është i vogël. Kohët po ndryshojnë dhe ekonomia po stagnon, sidomos pas rritjes së çmimeve të karburantit dhe lëndëve të tjera djegëse. Automjetet të cilat duhet t’i vëjë në veprim TV Boin kërkojnë shumë karburant dhe riparime, dhe situata pas sulmit të Rusisë në Ukrainë e përkeqësoi gjendjen, sidomos ekonominë e cila varet nga karburantet. Televizioni Boin për ne në Amerikë është si një dritare që jep dritë dhe pa këtë dritare ne jemi në gjysmë errësirë. Tani është koha të mendojmë shoqërisht dhe sinqerisht për një mbështetje serioze dhe të qëndrueshme për një kohë të gjatë. Zonja Bojaj ka kaluar ditë të vështira, sidomos pas vdekjes së burrit të saj, ngase disa njerëz të mbrapshtë e të pabesë të Malësisë në bashkëpunim me organet antishqiptare e kanë kërcënuar shumë herë me gjoba dhe kërcënime të tjera shumë shqetësuese. Të gjithë e dimë se në të gjitha veprimtaritë serioze çështja financiare luan rol vendimtar. Dëgjohen fjalë të mira për Boin-in. Po një fjalë e urtë popullore thotë: “Fjalët e mira dhe gurët në strajcë nuk ndihmojnë gjë”. Dëgjoj fjalë të mira, por siç duket ato janë gurë në strajcë e jo bukë në strajcë. Në Kosovë populli thotë: “Është me të dhënme e jo me të thënme”. Sikur mijëra familje të jepnin vetëm 25 centë amerikanë


KULTURË

shtetje ëndrueshme “ (një quarter) në ditë, TV Boin do të shkëlqente. Ata do të kishin mundësi të dërgonin bashkëpunëtorë dhe korrespondentë në të gjitha shtetet ku jeton diaspora. Diaspora e Malësisë në Amerikë dhe në Evropë mund të kontribuojë me qindra mijëra dollarë në vit. TV Boin duhet të hapë një llogari rrjedhëse për depozitimin e mjeteve drejtëpërsëdrejti, mundësisht edhe ndonjë llogari tjetër elektronike moderne për grumbullimin e fondeve. Ashtu siç është nderuar

Tomë Bojaj gjatë jetës dhe vdekjes, ashtu do të nderohet edhe Sandra Bojaj. Ajo sot është ndër gratë më të mëdha që ka dhënë Malësia dhe mund të krahasohet me gratë dhe bijat më fisnike ku bëjnë pjesë Tringë Smajlja e Grudës dhe Nore Kolja e Hotit. Viti i parë i dekadës së tretë të këtij televizioni duhet të jetë viti më i suksesshëm i mbështetjes financiare. Në qoftë se ne e plotësojmë këtë mbështetje, atëherë edhe Televizioni

Në këtë ekran ne shqiptarët e Malësisë në diasporë e shohim vendlindjen tonë sikur ta kishim në shuplakë të dorës. Kjo është meritë e kameramanëve dhe gazetarëve të cilët punojnë me mish e shpirt për dëshirën e popullit të Malësisë dhe diasporës

Boin do t’i plotësojë dëshirat tona. Imzot Noli do të kishte thënë: “Mbahu Sandër e mos ki frikë, se ke vëllezërit në Amerikë”.

(Fund)

E ENJTE, 16 QERSHOR 2022

Javore KOHA

17


KULTURË

Mbi librin “Egjipti flet me gjuhën e shekujve – udhëpërshkrim”, të autorit Elez Osmani

Ndriçimi i virtyteve gjithëpërfshirëse të një vendi të lashtë Materialin e lëndës së përfshirë në kapitujt e librit, autori i ka përshkruar me dinjitet dhe në mënyrë koncize përmes trajtesave shtjelluese të demonstruara, konkretizuara dhe ilustruara me shumë fotografi e fotoportrete në teknikën kolor. Meqenëse librin ia ka kushtuar Egjiptit, ai me vizion të plotë thekson se Egjipti është një vend me traditë të lashtë, një vend që konsiderohet si djep i qytetërimit agog dhe gazetar deri në vitin 1999 dhe e ka përfunduar në Nju Jork. Në vazhdim të parathënies autori thekson se kur rënë në kontakt për herë Shaban të parë me Egjiptin, e ka impresionuar, Hasangjekaj e ka bërë për vete dhe e ka shtyrë të mbajë shënime, pa menduar se ndonjëherë do të publikohen. Kjo ide lindi Gazetarit, publicistit, studiuesit, ud- natyrshëm, thotë ai. Panorama e Eghëpërshkruesit, gjuhëtarit të oriental- jiptit vetvetiu të shtyn që tërë aktivitetin istikës, pedagogut dhe veprimtarit të mendor ta përqendrosh në ngacmimet denjë dhe universal të çështjes kom- që i shikon, e këtu befasitë janë të bëtare, Elez Osmani, nga Morina e shumta objektet interesante e të larmKomunës së Gjakovës, i cili në maj të ishme. “Kujtoj se kur udhëtari mban vitit 1999 emigroi në SHBA, në Nju shënime, udhëtimi është kënaqësi, por Jork, ku edhe tani me familje jeton dhe njëkohësisht edhe vlerësim për ato që punon, vitin e kaluar (2021), edicioni shikohen”, shprehet ai. i Shtëpisë Botuese “Ditura Islame” e Autori Osmani thekson se fjalorë të Bashkësisë Islame të Republikës së shumtë udhëpërshkrimin e përkufizoKosovës në Prishtinë, ia botoi librin me jnë si një lloj shkrimi letrar – shkencor, titull “Egjipti flet me gjuhën e sheku- në të cilin personi shpreh përshtypjet jve – udhëpërshkrim”, redaktor i të cilit nga udhëtimi i tij, ndërsa përshkruan është Ramadan Shkodra. me hollësi pamjen e pejsazheve të Autori Elez Osmani, në fillim të përshkruara. Ai në vazhdim thekson parathënies thekson se këtë libër ka se ata që shkruajnë këtë lloj zhanri filluar ta shkruaj në Egjipt gjatë viteve letrar nuk janë vetëm udhëtarë të rën1987-1988 kur studionte gjuhën ara- domtë, por ka mes tyre shkencëtarë, be në Universitetin e Kajros, si bursist ushtarakë marinarë apo misionarë, e i komitetit të shkencës, kulturës dhe kështu me radhë. Udhëpërshkrimet arsimit të Kosovës, e ka vazhduar gjatë kanë ekzistuar që nga kohërat antike. kohës kur në Prishtinë punoi si ped- Ato janë shkruar gjithashtu nga histori-

18

Javore KOHA

E ENJTE, 16 QERSHOR 2022

ani grek Herodoti, nga kinezët, arabët dhe shumë të tjerë. Pastaj datojnë që nga koha e Cezarit i cili konsiderohet personi i parë që fillon këtë stil letrar. Udhëpërshkrimet janë një formë e ruajtjes së gjurmëve të veprave të historive njerëzore, pohon autori Osmani dhe shton se këtë e thonë me dhjetëra njerëz të mëdhenj se shkrimet që vijnë si frymëzim nga udhëtimet dhe shndërrohen në arkiv, për t’i bërë të prekshme për këdo që do ta ndjente magjinë e udhëtimit. Materialin e lëndës së përfshirë në kapitujt e librit, autori i ka përshkruar me dinjitet dhe në mënyrë koncize përmes trajtesave shtjelluese të demonstruara, konkretizuara dhe ilustruara me shumë fotografi e fotoportrete në teknikën kolor. Meqenëse librin ia ka kushtuar Egjiptit, ai me vizion të plotë thekson se Egjipti është një vend me traditë të lashtë, një vend që konsiderohet si djep i qytetërimit. Ai po ashtu është edhe djep i paqes i lumturisë dhe i sfidave, një vend ku gjithçka duket e mundur. Në trajtesën shtjelluese “Misiri – nënë e botës” të kapitullit të parë Lashtësia e kulturës, autori Osmani shkruan se Republika Arabe e Egjiptit, apo siç e


KULTURË quajnë vendasit Masr – Misiri, që në arabisht do të thotë “vend, qendër urbane dhe kufitare” dhe mund të jetë me prejardhje të lashtë egjiptiane nga fjala mdr, me një gamë të gjerë kuptimesh duke përfshirë “kufirin e mbrojtur” dhe “të murosur”. Egjipti është një ndër shtetet e pakta që shtrihet në dy kontinente, në Kontinentin e Afrikës dhe në Kontinentin e Azisë. Pozita e tij gjeografike është shumë e rëndësishme. Në Veri, Egjipti a Detin Mesdhe, në Lindje përkufizohet me Palestinën dhe Izraelit, dhe laget me ujërat e Detit të Kuq, në Jug ka fqinj Sudanin, kurse në Perëndim Libinë. Sipërfaqja e Egjiptit është një milion e pesëqind mijë kilometra katrorë, por tokë pjellore ka vetëm 55 mijë km katrorë, e cila shtrihet kryesisht rreth brigjeve të Nilit. Ky është vend me tri pejsazhe natyrore, madhësishë të ndryshme. Në të dyja anët e brigjeve të Lumit Nil, gjendet rripi i ngushtë i tokës së punuar, ndërsa më tej shtrihet sipërfaqja e paskajshme shkretinore dhe trashëgimia historike, kulturore, antike, që përshkon fund e krye Egjiptin. Autori Elez Osmani në vazhdim të prezantimit dhe përshkrimit të Egjiptit shkruan se në sipërfaqen e plleshme të tij jeton gati e tërë popullsia. Për këtë shkak lugina e Nilit, është toka me popullsi më të dendur në botë. Vet ekzistenca e popullsisë së Egjiptit është e lidhur ngushtë, është e pandarë nga Lumi Nil. Herodoti shkruante se Egjipti është dhuratë e Nilit dhe se po të mos ishte Nili, nuk do ishte as Egjipti. Egjipti karakterizohet me një klimë të thatë dhe të nxehtë ngase ky vend gjendet në brezin subtropik. Reshjet atmosferike janë tejet të pakta, ndërsa në disa vise jugore dhe nëpër shkretëtira, shirat nuk bien me vite. Në Egjipt, pothuajse nuk ka dimër. Temperaturat janë të larta gjatë tërë vitit, thekson autori, dhe në vazhdim shton se popullsia e Egjiptit është mjaftë homogjene. Banorët e vërtetë nomad, që këtu ka disa mijë, jetojnë kryesisht në Gadishullin e Sinajit, por edhe këta pothuajse janë vendosur në vendbanime të përhershme. Në viset veriore të vendit, pasardhësit e egjiptianëve të vjetër janë shumë të përzier me elementin arab, ndërsa në Jug me atë zezak. Shtimi natyror i popullsisë është shumë i lartë. Këtu jetojnë edhe

italianë, anglezë, gjermanë, francezë, turq, shqiptarë etj. Gjuha zyrtare në Egjipt është arabishtja, por nëpër qytete fliten edhe frëngjishtja e anglishtja. Popullsia 90% i përket fesë islame, kurse 10% janë të krishterë – koptë. Egjipti vazhdimisht ka pasur dhe ka rol të rëndësishëm si rrugë strategjike ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit. Kjo ka bërë që në këtë vend gjithmonë të ketë trazira dhe luftra. Autori i librit, Elez Osmani, shkruan se Egjipti është njëri nga djepet e qytetërimit të shoqërisë njerëzore. Egjipti ishte me fat, ngase kurrë nuk u shkatërrua deri në themel nga tërmetet, apo erërat e ndryshme gjatë shekujve. Për historinë e lavdishme të këtij vendi dëshmojnë një numër i madh i piramidave, gurët e mëdhenj që paraqesin personalitetin e faraonëve, varrezat nëntokësore, me piktura të shkëlqyera me ngjyrë, reliefët e shumtë, sfingat dhe shtatoret, si dhe gjëra të ndryshme të jetës së përditshme, dhe në fund ajo që është më interesante, papiruset e shumta, në të cilat janë shkruar legjendat, mitet, por edhe tregimet e ngjarjet e ndryshme të jetës së rëndomtë. Me shkrimin e vet, autori Osmani bën me dije se Egjipti është vend që ka pasur një qytetërim që është ndër më të hershmit. Këtu gjenden mbetje të trashëgimisë kulturore, me një lashtësi 8-9 mijë vitesh, siç janë qytetet e rrënuara, tempuj të ndryshëm, kanalizime e kështu me radhë. Më vonë gjurmët e tyre të pashlyera i lanë edhe kultura e vjetër egjiptiane, greke, romake dhe ajo arabe. Shumë studiues të njohur e kaluan jetën duke hulumtuar egjiptin, për të cilin shkruan vepra me vlerë kapitale. Historia e gjatë dhe e pasur e Egjiptit e cila në detaje ende nuk është e njohur, ka kohë që është bërë pjesë përbërëse e gjurmimeve, studimeve dhe hulumtimeve shkencore. Në trajtesën shtjelluese “Qyteti i Kajros” të kapitullit të dytë Metopola afrikane, autori Osmani shkruan se Kajroja “El-Kahiretu”, është kryeqyteti i Egjiptit. Zona e saj metropolitane, me një popullsi prej afro 20 milion banorësh, është më e madhja në Afrikë, kurse e gjashta ndër qytetet më të mëdha në botë. Kajroja konsiderohet si një qytet

botëror sipas klasifikimit të ekspertëve. Kajroja është edhe qyteti më i madh në Egjipt. Me një popullsi prej mbi 9 milionë të shpërndarë në 3.085 km katrorë, ndërsa pjesa tjetër prej 9.5 milionë banorësh jetojnë në afërsi të qytetit. Emri zyrtar i qytetit është Al-Qāhirah, në dialektin lokal zakonisht quhet me emrin e vet shtetit misir që në dialektin lokal shqiptohet Misr. Qyteti i Kajros u themelua nga komandanti Fatimi Xhevher El Sikili, në emër të sunduesit të tij të atëhershëm Halifit El-Mu’izz, pas pushtimit Fatimit të Egjiptit në vitin 969 pas Epokës sonë. Autori Osmani duke përshkruar Kajron, thekson se ai ndodhet në brigjet dhe ishujt e Nilit në Egjiptin Verior, pak në Jug të vendit, ku lumi lë luginën e tij të kufizuar. Në shkretëtirën perëndimore është pjesa e nekropolit antik të Memfisit, në pllajën e Gizës, me tri piramidat e saj të mëdha. Rreth 18 kilometra në Jug të Kajros, është qyteti i vjetër i Memfisit, që kufizohet me nekropolin Sakara. Këto qytete janë paraardhësit e lashtë të Kajros. Kajroja moderne u themelua në vitin 969 pas Epokës së re nga Dinastia e Fatimitëve, por toka që përbën qytetin e sotëm, ishte vendi i kryeqytetit të lashtë egjiptian, gjurmët e të cilit mbetën të dukshme në pjesë të Kajros së vjetër. Me shkrimin dhe botimin e këtij libri vërtetë me peshë dhe vlerë të lartë, autori Elez Osmani ka dhënë një kontribut të madh në shpalosjen, ndriçimin dhe reflektimin e vlerave gjithëpërfshirëse të virtyteve të një treve atraktive, të pasur dhe të begatë me sihariq dhe margaritar natyror. E ENJTE, 16 QERSHOR 2022

Javore KOHA

19


PËRVJETOR

U shënua dyvjetori i vdekjes së Prof. dr. Simë Dobrecit

Dy vite pa doktorin

“Të vetmen mërzi të madhe që e kishte dhe që e mori me vete ishte mërzia e fatit të popullit autokton shqiptar, që po asimilohej dhe po tjetërsohej. Ka vdekur me këtë shqetësim dhe me këtë mërzi. Natyrisht, kjo mërzi vazhdon edhe sot pas dy viteve e duket se do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka thënë Dom Gabriel Grabanica Ulqin - Në prani të familjarëve, të afërmve dhe miqve, të dielën në Galerinë e Qendrës së kulturës në Ulqin me një takim përkujtimor u shënua dyvjetori i vdekjes së mjekut dermatolog, profesorit universitar dhe studiuesit Prof. dr. Simë Gjon Dobreci. Me këtë rast, u ekspozua portreti i Simë Dobrecit, i punuar mjeshtërisht nga artisti i njohur nga Gjakova, Alkent Pozhegu. Për të krijuar mozaikun me figurën e Dobrecit, artisti gjakovar ka përdorur me dhjetëra kilogramë drithë, fara luledielli, fasule etj. Në emër të organizatorit, Dom Gabriel Grabanica, meshtar në famullinë Braticë dhe Kullomzë, ka folur për jetën dhe veprimtarinë e Simë Gjon Dobrecit në shumë fusha ku ai ka kontribuar. Ai ka thënë se të vetmen mërzi të madhe që e kishte dhe që e mori me vete ishte mërzia e fatit të popullit autokton shqiptar, që po asimilohej dhe po tjetërsohej. “Ka vdekur me këtë shqetësim dhe me këtë mërzi. Natyrisht, kjo mërzi vazhdon edhe sot pas dy viteve e duket se do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka thënë ai. Grabanica ka kujtuar bisedat me Dobrecin, në të cilat ai e kishte porositur se nëse nuk flasim për të kaluarën tonë të bukur dhe të lavdishme, si fjala vjen për Buzukun, Bodganin, Budin, përkthyesin e Biblës Dom Simon Filipajn, kush do ta ruajë popullin tonë nga asimilimi dhe tjetërsimi. “Atëherë bashkë do të mundohemi të japim kontributin modest që e kaluara jonë të mos harrohet. E në

20

Javore KOHA

E ENJTE, 16 QERSHOR 2022

të kaluarën bën pjesë edhe doktori ynë”, ka thënë ai, duke shtuar se dr. Simë Dobreci ishte dhe do të jetë frymëzim për ne. Grabanica ka treguar se këto ditë po përgatisin shkresën që do t’u dërgohet institucioneve përgjegjëse, me nismën që Shtëpia e Shëndetit në

Ulqin të emërtohet me emrin e Prof. dr. Simë Dobrecit. Ai ka përmendur edhe disa porosi të tjera që i ka lënë dr. Dobreci, njëra prej të cilave është vazhdimi i botimit të revistës “(Gjon) Buzuku”. Në kuadër të aktivitetit përkujtimor, përpos prezantimit të mozaikut, në


PËRVJETOR

n tonë Galerinë e Qendrës së Kulturës është hapur një mini-ekspozitë me portrete dhe fotografi nga jeta dhe veprimtaria e Simë Dobrecit. Po ashtu u shfaq edhe një reportazh i shkurtër, i realizuar nga Televizioni Klan Kosova, i cili flet për jetën e dr. Simë Dobrecit në vendlindjen e tij në fshatin Braticë të Ulqinit. Më pas, pjesëmarrësit vizituan varrin e tij në Braticë. Aktiviteti përkujtimor përfundoi me kremtimin e meshës kushtuar dr. Dobrecit në sheshin e Shna Ndout në Braticë. Simë (Gjon) Dobreci u lind më 27 mars 1934 në fshatin Braticë të Komunës së Ulqinit. Shkollën tetëvjeçare e kreu në Braticë e Ulqin (1953), gjimnazin klasik në Tivar

(1957), fakultetin e mjekësisë në Beograd (1963). Punoi në Tivar e Ulqin (1964-1967). Shkoi në Spitalin e Prishtinës (1967), ku e filloi specializimin e dermatologjisë dhe e kreu në Zagreb (1970). Më 1973 u zgjodh asistent i dermatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës themeluar më 1969. Më 1974, ai qëndroi një vit në Klinikën dermatologjike të Vankuverit në Kanada. Në Klinikën e Prishtinës u mor me veprimtari shëndetësore, edukative dhe shkencore. Një kohë ishte drejtor i Klinikës. U zgjodh docent i dermatologjisë (1984), profesor inordinar (1989), profesor ordinar (1994). Për studentët e mjekësisë botoi tekstin “Dermatologjia” më 1980, i cili u ribotua i përmirësuar më 1984, si dhe botimi i tretë i ripunuar më 1998, kurse ribotimi i katërt i plotësuar më 2009. Për studentët e stomatologjisë botoi tekstin “Sëmundjet e lëkurës” më 1989. Më 1990/1991, regjimi serb e përjashtoi

prej klinikave kuadrin arsimor shqiptar. Fakulteti i Mjekësisë e vazhdoi punën nëpër shtëpi private. Sa i takon veprimtarisë shkencore, Dobreci kryesisht u mor me mikozat e lëkurës. Temën e doktoraturës “Dermatomikozat endemike në Kosovë” e mbrojti më 1980 dhe e mori gradën doktor shkencash në mjekësi. Është po ashtu autor i librave “Dermatomikozat & sëmundjet tjera të lëkurës”, “Krijime popullore shestanase” dhe “Përmbledhje vlerash njerëzore”. Botoi 25 punime shkencore në revista profesionale (kryesisht në Acta dermatologica jugoslavica dhe në Praxis Medica). Me paraqitje të punimeve shkencore mori pjesë në Kongresin e Dermatologëve Botërorë në Berlin, më 1987, në Kongresin e Dermatologëve Evropianë në Bari të Italisë, më 1987, dhe në Konferencën Internacionale të Dermatologëve në Athinë, më 1994. Prej 1994-1999 ishte kryeredaktor i Praxis Medica, revistës profesionale-shkencore të Shoqatës së Mjekëve të Kosovës. Pas pensionimit në vitin 1999, u kthye në vendlindje ku për vite të tëra ka redaktuar revistën kulturore “Buzuku” (Gjon Buzuku), dhe është marrë ngapak me profesionin e tij. Ka dhënë një kontribut të madh në organizimin e veprimtarive të ndryshme kulturore dhe shkencore. Përveç shumë çmimeve e shpërblimeve të tjera për veprimtaritë e veta, Simë Dobreci u dekorua edhe me “Medaljen Presidenciale të Meritave” nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, më 17 shkurt 2016. Gjithashtu, ai u shpërblye me dekoratën “Nderi i kombit” nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, më 1 prill 2017. Është laureat i Çmimit Tradicional të “Art Club”-it, në vitin 2012, për arritje të jashtëzakonshme në art, kulturë dhe shkencë. Në vitin 2014, Komuna e Ulqinit i ka ndarë titullin “Mirënjohja e Qytetit”. Ka qenë po ashtu edhe Ambasador i Paqes. Prof. dr. Simë Dobreci ndërroi jetë më 16 qershor 2020, kurse u varros më 18 qershor 2020, në varrezat në fshatin e tij të lindjes, në Braticë të i. k. Ulqinit. E ENJTE, 16 QERSHOR 2022

Javore KOHA

21


MARKETING

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

Electrical Maintenance Worker •

BASIC FUNCTION OF THE POSITION

The Electrical Maintenance Worker carries out scheduled and unscheduled electrical preventive maintenance and repair work to all mission buildings and facilities including residential owned and leased properties.

• 1.

2. 3.

4.

QUALIFICATIONS REQUIRED

EDUCATION: Completion of Secondary School is required and/or completion of vocational training from an accredited institute recognized as producing journeyman level technicians with a concentration in electrical principles and applications is required. EXPERIENCE: A minimum of three (3) years of experience in the repair and maintenance of electrical systems, equipment and components experience as an electrical apprentice or installer is required. LANGUAGE: Level 2 (Limited Knowledge) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This will be tested). Level 3 (Good Working Knowledge) speaking/ Reading/Writing of Montenegrin language is required. KNOWLEDGE: Maintenance and repair of generators, power and lighting circuits associated with switchboards and control gear in single-phase and polyphase systems. Minor component replacement and repairs of motors, generators, controls, and recording instruments. Electrical testing procedures in circuitry and control devices to monitor, diagnose faults, determine continuity, insulation resistance, impedance and capacity levels, all in accordance with US and host country regulations. Reading and working from engineering drawings, specifications, electrical schematics, control circuits and material list SKILLS AND ABILITIES: Communication and interpersonal skills to answer queries from end-users. Ability to work as part of a team, work under pressure and a tight schedule. A flexible approach to work shifts and answer emergency calls at all hours. A valid driver’s license is required. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: June 23, 2023

HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following website https://me.usembassy.gov/ embassy/jobs/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.

22

Javore KOHA

E ENJTE, 16 QERSHOR 2022


MARKETING

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

Resource Coordination Assistant •

BASIC FUNCTION OF THE POSITION

The Resource Coordination Assistant (Grants, Administrative) works under the direct supervision of the PAO (Public Affairs Officer) or PAO designee, and has no supervisory responsibilities. Develops and implements grants and cooperative agreements that support Public Diplomacy (PD) projects and programs countrywide, acting either as Grants Officer Representative (GOR) or grants administrator. Determines the use of multiple and diverse funding streams for grants and cooperative agreements, and ensures their compliance with all relevant USG (United States Government) regulations and Montenegrin laws. Conducts countrywide outreach to promote USG funding opportunities. Conducts monitoring, evaluation and analysis of effectiveness and results of grants projects and programs. This position will focus primarily on the management and administration of Assistance for Europe, Eurasia, and Central Asia (AEECA) funded grants. In addition to grants administration, the Resource Coordination Assistant is responsible for general administrative support to the PD Section, providing routine administrative and logistical support to the PAO and PD Section staff for public engagement grants, programs and activities. Tracks and collaborates on PD budgets and expenditures. Oversees PD section time & attendance, staff travel, official representation, vouchers, and other administrative tasks; manages program calendars. Serves as the primary point of contact for the PD Section, ensuring that visitors receive accurate and timely information with the highest levels of customer service. •

1.

2. 3.

QUALIFICATIONS REQUIRED

EDUCATION: A university degree in economics, business administration, financial management, organizational management, accounting, public administration, or local equivalent is required. EXPERIENCE: Minimum of two (2) years of progressively responsible experience in budget; accounting; business administration; financial management; organizational management; public administration; project management; or grants management work is required. LANGUAGE: English Language Level 4-Fluent (Reading/Speaking/Writing) is required (Advanced Proficiency) Montenegrin Language Level 4-Fluent (Reading/Speaking/Writing) is required (Advanced Proficiency). KNOWLEDGE: Knowledge of Public Diplomacy management operations, to include financial management, human resources, procurement regulations, grants policies and procedures, travel, IT and other administrative procedures and regulations, is required. SKILLS AND ABILITIES: Analytic skills; Communication/Interpersonal; Management skills; Technical skills.

CLOSING DATE FOR THIS POSITION: June 23, 2022

HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following website https://me.usembassy.gov/embassy/jobs/

An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.

E ENJTE, 16 QERSHOR 2022

Javore KOHA

23


FEJTON

Çarmatimi dhe kalimi me dhunë i shqiptarëve në Mal të Zi në fenë ortodokse sipas dokumenteve

Aksioni i çarmatimi nuk pati suksesin e Përdorimi i dhunës në të gjitha format e saj, me qëllim të inkorporimit të shqiptarëve sa më shpejt në kuadër të Malit të Zi, pa marrë parasysh gjendjen dhe mundësitë reale, paraqet politikën zyrtare të Malit të Zi

Hajrullah Hajdari

(vijon nga numri i kaluar) Pse shqiptarët e kundërshtuan çarmatimin? Shqiptarët e kanë traditë mbajtjen e armëve edhe për faktin se arma ka shërbyer edhe si mjet i vetëmbrojtjes. Trojet e tyre me shekuj kishin qenë të lakmuara e sulmuara nga të tjerët, nga sllavët, osmanët. Arma u shërbeu atyre gjithherë për mbrojten e tokës së tyre arbërore nga zaptuesit e ndryshëm. Edhe ushtria e Malit të Zi i okupoi këto troje pa dëshirën e tyre, e nuk po dihej se kush do të vinte më në këto vende, prandaj zgjidhja e vetme për ata, në rast nevoje, ishte mbrojtja e trojeve të veta me forcën e armës dhe për këtë shumica e tyre mendonin se armët nuk duhej të dorëzoheshin. Me aktin e çarmatimit popullsia e kësaj ane e ndjeu

24

veten të rrezikuar. Kundërshtimin më të rreptë të dorëzimit të armëve e shprehën fshatarët e Vuthajve, “fole e dëshmuar e rebelizmit”. (DACG, MUD – UO, 1912, f. 131, dok. 2979, 3035) Dhuna e ushtruar për çarmatimin e popullsisë nuk gëzonte përkrahjen e ndërkombëtarëve, sidomos të Austro-Hungarisë. Për këtë arsye Krajl Nikolla urdhëroi ndërprerjen e përkohshme të grumbullimit të armëve.

I.1. Avro Cemoviqi dërgohet në terrenin e Plavës dhe Gucisë

Në fillim të marsit 1913, me qëllim të efikasitetit më të madh të procesit të çarmatimit të shqiptarëve të këtyre trojeve si dhe nga frika e kundërshtimit në masë të popullsisë vendase, në rajonin e Plavës dhe Gucisë ushtria dërgoi brigadierin famëkeq Avro Cemoviq me dy batalione të brigadës së tij dhe një gjysmë baterie të topave malorë. (DACG, MV, 1913, dok. 429 / 17 mars 1913) Pavarësisht masave të rrepta për të gjithë ata që nuk i dorëzonin armët, djegia e shtëpive, burgosjet, pushkatimet, etj,

Disa zgjodhën t’u shpëtonin masakrave e barbarizmave malazeze, paraqitjen vullnetare te pushtetarët vendas se, kinse, me vullnetin e tyre do të kryqëzohen. Disa të tjerë më parë preferuan vdekjen sesa t’i nënshtrohen konvertimit fetar, ndërsa një pjesë e tyre dolën kaçakë në mal

Javore KOHA

E ENJTE, 16 QERSHOR 2022

aksioni i çarmatimit të popullsisë nuk pati suksesin e duhur. Nga dokumentet e shumta arkivore del se Mali i Zi nuk kishte një politikë të caktuar në lidhje me qëllimin dhe metodat e çarmatimit. Nëse qëllimi arsyetohet me nevojën e vendosjes së rendit dhe qetësisë në territoret e okupuara, atëherë metodat e përdorura për këtë qëllim, edhe pse në kundërshtim me aktet ndërkombëtare, në një formë më të butë do të ishte e kuptueshme. Por, nëse qëllimi i çarmatimit ishte, përveç vendosjes së rendit dhe qetësisë, pranimi me dhunë i faktit të okupimit me synim të spastrimit etnik të këtyre territoreve, duke ditur se popullsia shqiptare këtu ishte shumicë, atëherë veprimet e dhunshme nuk e arsyetojnë qëllimin. Në raportin e të dërguarit special për shqyrtimin e gjendjes në vendet e okupuara, ndër të tjera thuhet: “Për këtë shkak secilit ushtar i ishte rrënjosur mendimi se serbi, çfarëdo që do t’i bënte turkut, nuk do të bënte kurrfarë gabimi...”. Nëse ky ishte qëllimi, atëherë mund të konstatojmë se përdorimi i dhunës në të gjitha format e saj, me qëllim të inkorporimit të shqiptarëve sa më shpejt në kuadër të Malit të Zi, pa marrë parasysh gjendjen dhe mundësitë reale, paraqet politikën zyrtare të Malit të Zi. Këtë definim e bën më kuptimplotë urdhëresa e Krajl Nikollës “pa asnjë konsideratë, në vendet e okupuara, hollësisht dhe saktë të çarmatosen turqit, ashtu që


FEJTON

e arkivore të Arkivit Shtetëror të Malit të Zi në Cetinë (2)

it e duhur

asnjë brisk nuk guxon t’u lësh atyre. Ndryshe, nëse nuk e bëni, atëherë për okupimin e atyre vendeve do të na duhen shumë njerëz”. Në këtë aspekt akti dhe veprimet arrogante të shtetit të Malit të Zi gjatë çarmatimit të popullsisë shqiptare, nuk mund të ndahet nga akti mizor i konvertimit me dhunë të myslimanëve dhe katolikëve shqiptarë në fenë ortodokse.

II. Kryqëzimi me dhunë i shqiptarëve dhe kalimi në fenë otrodokse

Struktura e popullsisë në territorin e Plavës dhe Gucisë, menjëherë pas okupimit të këtyre trojeve nga Ushtria malazeze, ndryshoi në dëm të shqiptarëve. Me mijëra shqiptarë e myslimanë të këtyre trojeve e lëshuan vendin dhe u strehuan në fshatrat përreth, në pjesën tjetër të Shqipërisë. Arsyeja ishte sjellja arrogante e zaptuesve të rinj – malazezëve dhe serbëve. Vuajtjeve të banorëve të kësaj ane me aksionin e çarmatimit iu shtuan vuajtjet që do të pësonin me aktin e konvertimit në fenë ortodokse. Në kuptimin formal-juridik, liria e personit dhe e pasurisë si dhe e predikimit të fesë ka qenë e garantuar me ligj për të gjithë popullatën, por faktikisht, këto të drejta kanë qenë të siguruara vetëm për të dëgjueshmit, pra për ata që u bindën të gjitha kërkesave të pushtetit të ri. Pushteti i Malit të Zi lojalitetin e shqiptarëve, myslimanë apo katolikë, s’e kërkonte te masat e gjera popullore por te paria – nëpunësit, bejlerët e agallarët, te të pasurit dhe te klerikët – hoxhallarët e priftërinjtë. Të dëgjueshmëve, Krajl Nikolla u ndante të holla, revole apo dekorata të ndryshme. Pushteti lokal, ushtria dhe xhandarmëria me veprimet e tyre, shpeshherë jonjerëzore, kishin mbjellur

frikën e tmerrin ndër shqiptarë. Ata ishin vënë para një dileme e vendimi të madh - të pranonin konvertimin fetar apo, në rast refuzimi, të rrezikonin jetën e tyre. Zgjedhjet ishin të ndryshme. Disa zgjodhën t’u shpëtonin masakrave e barbarizmave malazeze, paraqitjen vullnetare te pushtetarët vendas se, kinse, me vullnetin e tyre do të kryqëzohen. (Në asnjë dokument arkivor nuk vërtetohet se lutjet për kalimin me vullnet në fenë ortodokse janë nënshkruar me dorën e vetë kërkuesit, por nënshkrimin e lutjes në emër të kërkuesit gjithmonë e ka bërë ndonjë malazias). Disa të tjerë më parë preferuan vdekjen sesa t’i nënshtrohen konvertimit fetar, ndërsa një pjesë e tyre dolën kaçakë në mal. Menjëherë pas okupimit të Plavës e Gucisë, por edhe në vendet e tjera të okupuara, imamëve e deri myftiut nuk u lejohej të kryenin shërbimin fetar. Pothuajse kudo xhamitë e mejtepet ishin mbyllur me pretekstin se “qenë çerdhe e mbjelljes së fanatizmit fetar”. Imamëve të xhamive u ishin marrë çelësat dhe para tyre ishin vendosur rojet me pushkë të gatshme për të vepruar nëse dikush tentonte të hynte në xhami apo në mejtepe. Disa mejtepe u përdorën për vendosjen e ushtrisë, për magazina apo për vendosjen e familjeve ardhacake. Këto veprime ishin në kundërshtim të plotë me proklamatën e Krajl Nikollës se liria e predikimit të fesë është e lirë dhe e siguruar me ligjet e kohës, që do të thotë se ishte bërë sa për sy e faqe. Veprimet e Ushtrisë malazeze, xhandarmërisë së saj, vullnetarëve e sidomos të ortodoksëve vendas, në veçanti të Vasojeviqëve ndaj popullatës shqiptare, si mbledhja e armëve, plaçkitjet e grabitjet, djegia e shtëpive, internimet e vrasjet, e bënë shumë të vështirë e të padurueshme jetën e tyre në këto troje. Nuk është e rastit se mbledhja e armëve, bastisjet e shtëpive, plaçkitjet e bagëtive dhe të mirave të tjera familjare, internimet dhe pushkatimet u zhvilluan në të njëjtën periudhë kur edhe filloi kryqëzimi “vullnetar“ i myslimanëve dhe shqiptarëve, gjegjësisht konvertimi i myslimanëve dhe katolikëve në fenë ortodokse. Terrori që po ushtronin pushtetet vendore dhe pushteti

ushtarako-policor i Malit të Zi dhe vullnetarët sllavë, të cilët situatën e re të krijuar e shihnin si shans të tyre për hakmarrje ndaj armikut shekullor - shqiptarëve, kishte depërtuar thellë në palcën e njerëzve të cilët i kishte kapluar frika për jetën. E vetmja mënyrë për të shpëtuar jetën e vet, nderin dhe pasurinë, ishte kalimi në fenë ortodokse, në fenë zyrtare të shtetit, akt që pushtetet lokale e nxisnin dhe ia paraqisnin Cetinës si dëshirë e popullatës për kthim me vullnet në fenë e tyre stërgjyshore. (DMC, fond Nikola I, 1915, dok.194) Procesi i konvertimit të myslimanëve në fenë ortodokse filloi në fund të vitit 1912 dhe vazhdoi deri në fund të prillit 1913. Populli i këtyre trojeve kishte mësuar se në Pejë ishte formuar një shoqatë e fshehtë për propagandimin e kryqëzimit të myslimanëve. Kjo shoqëri e fshehtë përbëhej nga tregtarët vendas, pasi mendohej se është më mirë që iniciativa për kryqëzim të niset nga shoqata civile sesa nga pushteti. (DACG, MUD, 1913, Komisija I, f. 1) Fillimisht detyra e kësaj shoqate ishte që të përcillte disponimin dhe sjelljen e vendasve, fshehjen e armëve dhe pastaj edhe propagandimin e kryqëzimit të myslimanëve, madje kishin filluar edhe përpilimin e rregullores, ndërsa Drejtoria Krahinore në Pejë nëpër fshatra dërgoi mësues që të mësojnë kryqëzimin dhe i ftonte vendasit që të kryqëzohen. (vijon) E ENJTE, 16 QERSHOR 2022

Javore KOHA

25


MOZAIK

Zjarret gjatë stinës së verës

Të frenohen karshi d Në lidhje me këtë dukuri e cila është e kahmotshme si për ne ashtu edhe për shumë komuna të tjera në e ndezjes së zjarreve në ambiente të hapura, nga data 10 qershor deri më 30 shtator të vitit 2022 Nga viti në vit, gjatë sezonit të verës ndër shumë probleme me të cilat mund të përballemi në përditshmëri, janë edhe vatrat e zjarrit apo zjarrvëniet e qëllimshme të cilat nuk kanë qenë të pakta nëpër shumë zona të Malësisë. Sikur të mos mjaftonte vapa e madhe që sjellë vera, ne çdo vit “detyrohemi” që të thithim edhe aromë tymi e shkrumbi që kundërmon nga të katër anët si pasojë e flakëve që i vihet mjedisit, pyjeve, kullosave, e pasurive të tjera natyrore në tërësi. Këto vatra zjarresh, përveçëse japin një pamje të shëmtuar për natyrën, dëmtojnë prona, të mbjella, kullosa, etj, rrezikojnë e dëmtojnë objekte, ato sjellin pasoja edhe në shëndetin

26

Javore KOHA

E ENJTE, 16 QERSHOR 2022

tonë, duke kontaminuar ajrin. Zjarrvëniet e qëllimshme që duhen konsideruar si akte të turpshme dhe të papranueshme. Ato i kemi trajtuar disa herë në shkrimet e mëparshme, duke bërë apel për ndërgjegjësim, që ato të pakësohen dhe të mos përsëritën. Këto vatra zjarresh kanë qenë të atyre përmasave saqë për t’i shuar ato, është dashur edhe ndërhyrja e institucioneve relavante shtetërore, të cilat përmes helikopterëve dhe aeroplanëve kanë mundësuar pengimin e mëtejshem të përhapjes së zjarrit dhe shuarjen e flakëve, e fatmirësisht edhe ndonjë reshje shiu që ka rënë, ka ndikuar në normalizim të situatës.

Me dhjetëra herë mediat dhe institucionet e tjera kanë bërë apel për kujdes ndaj natyrës që të mos i vihet flaka asaj, por edhe për të qenë koshient për pasojat, që të hetohen dhe të vihen përpara drejtësisë të gjithë ata persona të papërgjegjshëm (zjarrvënës) të cilët guxojnë të përfshihen në akte të tilla të pahijeshme dhe të kundërligjshme. Në lidhje me këtë dukuri e cila është e kahmotshme si për ne ashtu edhe për shumë komuna të tjera në Mal të Zi, ditëve të fundit ka reaguar edhe Komuna e Tuzit e cila përmes një njoftimi, urdhëron ndalimin e ndezjes së zjarreve në ambiente të hapura, nga data 10 qershor deri më 30 shtator të vitit 2022.


MOZAIK

dëmtimit të natyrës Mal të Zi, ditëve të fundit ka reaguar edhe Komuna e Tuzit e cila përmes një njoftimi, urdhëron ndalimin “Në periudhën e përmendur në pikën 1 të këtij urdhri, ndezja e zjarrit në tokat bujqësore, kampe dhe ambiente të tjera të hapura është e mundur vetëm me miratimin e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Kryeqytetit Podgorica. Personat juridikë dhe fizikë të cilët me veprimet e tyre të pakujdesshme shkaktojnë shfaqjen dhe përhapjen e zjarrit, dënohet në pajtim me dispozitat e Ligjit për Mbrojtje dhe Shpëtim”, thuhet në këtë njoftim të lëshuar nga zyra e Shërbimit të kryetarit të Komunës së Tuzit. Natyra dhe resurset e saj të pasura dhe të çmuara, nuk duhen dëmtuar dhe shkatërruar, përkundrazi ato duhen mbrojtur dhe valorizuar kur-

Këto vatra zjarresh, përveçëse japin një pamje të shëmtuar për natyrën, dëmtojnë prona, të mbjella, kullosa, etj, rrezikojnë e dëmtojnë objekte, ato sjellin pasoja edhe në shëndetin tonë, duke kontaminuar ajrin. Zjarrvëniet e qëllimshme që duhen konsideruar si akte të turpshme dhe të papranueshme. Ato i kemi trajtuar disa herë në shkrimet e mëparshme, duke bërë apel për ndërgjegjësim, që ato të pakësohen dhe të mos përsëritën

doherë. Pra, duhet të ndërgjegjësohemi dhe vetëdijësohemi që të qëndrojmë larg akteve të shëmtuara të dëmtimit të natyrës nëpërmjet zjarrëvënieve. Ne duhet ta mbrojmë

dhe ta ruajmë natyrën të pastër dhe të bukur, të tregojmë qytetari dhe civilizim për t’ua lënë të padëmtuar edhe brezave pasardhës. t. u. E ENJTE, 16 QERSHOR 2022

Javore KOHA

27


PORTRET

Me rastin e 95–vjetorit të lindjes

Paulinë Pepgjonaj, ndë pishtare të arsimit që n e diturisë në Ulqin, Kraj Mësuesen e njohur nga Shestani, Paulinë Pepgjonaj e kam njohur që kur isha në gjimnazin e Tuzit. Prej atëherë kisha dëgjuar fjalë të mira për këtë shestaneshë e cila ua çeli shqiptarëve rrugën e dritës dhe diturisë nga kolegët dhe koleget e saj, sikurse edhe nga prindërit në Malësi. Më vone Paulinën e kam takuar dhe e kam vizituar disa herë në shtëpinë e saj në Ulqin. Takimi im i fundit me këtë mësuese, atëherë 82 vjeçare e cila misionin e saj e kreu me dashurinë dhe përkushtimin më të madh të mundshëm, ishte më 15 qershor 2009 në shoqërim të Prof. Dr. Simë Gjon Dobrecit. Mësusesja Paulinë na u gëzua shumë dhe shprehi kënaqësinë që e kemi kujtuar, sepse siç na tha prej se ka dalë në pension e kanë harruar të gjithë dhe i vjen keq që puna e saj shumëvjeçare në edukimin dhe arsimimin e shqiptarëve pak vlerësohet në Mal të Zi. E gjetëm dhe e lamë të vetmuar pa asnjë njeri në shtëpi, larg zhurmës së qytetit, në fshatin e lindjes në Braticë të Ulqinit ku ajo vazhdon të jetojë jetën e saj fisnike. Paulinë Pepgjonaj u lind më 1927 në fshatin Braticë. Prindërit e saj babai Pjetër dhe nëna Dilë, qëndruan një kohë në Tiranë, ku, siç thotë ajo, kreu shkollën fillore dhe të mesme në gjuhën italiane, ndërsa Shkollën Normale në Shkup në gjuhën shqipe në vitin 1948. Sapo u diplomua për mësuese, thotë Paulina, kthehet në vendlindje dhe fillon punën me nxënës në Shkollën e sotme Fillore “Boshko Strugar” në Ulqin. “Në këtë shkollë kam punuar 10 vjet. Prej mësueseve femra para meje këtu ka punuar kroatja Antonie Markoviq, e cila i mësonte shqiptarët në gjuhën e tyre amtare. Pas Ulqinit kam punuar

28

Javore KOHA

E ENJTE, 16 QERSHOR 2022

në Ostros të Krajës 5 vjet, prej nga kaloj në Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz, ku kam punuar deri në pension. Fillimet e mia si mësuese kanë qenë të kënaqshme. Nxënësit e mi kanë qenë të rritshëm dhe të mrekullueshëm. Disa nga ata kanë qenë dy vjet më të moshuar se unë. Në vitin e parë të punës sime me nxënës në Ulqin nuk kishte asnjë femër, kurse ato filluan të ndjekin shkollimin

viteve të tjera, por në numër të vogël. Nxënësit e klasave të ulta mësonin lëndën e matematikës, gjuhën shqipe, historinë, gjeografinë e lëndë të tjera, por jo si sot. Këto lëndë mësoheshin sipërfaqësisht, krejt pak. Tekstet shkollore ishin të vjetra. Mungonin mjetet mësimore dhe didaktike. Nuk kishim plane e programe mësimore. Orën e organizonim vetë. Rëndësi më të madhe i kushtonim


PORTRET

ër te parat ndezi flakadanin jë e Malësi

bukurshkrimit dhe punës me dorë, si për shembull rrobaqepësisë. Puna jonë kontrollohej nga inspektorët e arsimit”, rrëfen Paulina. Mësuesja Paulinë është ndër të parat shqiptare në Mal të Zi e cila për 40 vjet radhazi ua çeli nxënësve shqiptarë rrugën e dritës dhe të diturisë. Ajo ka kontribuar aq shumë në shkollimin dhe edukimin e shqiptarëve në Ulqin, Anë të Malit, Krajë

e Malësi, saqë meriton përkujdesje dhe respekt shumë më të madh nga shoqëria. Kjo mësuese është emër i njohur në fushën e arsimit shqip në trevat etnike shqiptare në Mal të Zi. Edhe pse në kohën e mësimdhënies së saj gëzonte autoritet , ajo sot është e harruar, siç janë harruar shpesh edhe shumë njerëz të kulturës dhe arsimit në këto treva. Ajo edhe kur udhëtonte këmbë katër orë në ditë në acarin e dimrit të atyre maleve të egra për të arritur në shkollën e Krajës, rrezatonte të njëjtën krenari e dinjitet. As pas tragjedisë së madhe familjare, kur i vdiq Vinkoja, djali i saj i vetëm, në moshë të re, nuk u ligështua kurrë, duke e mposhtur me dinjitet dhimbjen e hidhërimin e saj që ia ka lënduar rëndë zemrën dhe shpirtin. Prandaj të gjithë nxënësit dhe kolegët sot nuk kanë sesi të mos thonë: “ Nderim dhe respekt për detyrën e shenjtë të mësueses. Nderim vuajtjeve të tua, o mësuesja jonë e dashur! Ti hape horizonte të reja në arsimin kombëtar”. Të gjithë ata që e kanë njohur mësuesen Paulinë thonë se kishte një përgatitje profesionale, se ishte e pajisur me një kulturë të shëndoshë, se ishte e palodhshme në punë, e dashur me nxënës, kolegë e prindër, entuziaste dhe pedagoge e mirë. Dhe pikërisht ky mision i rëndësishëm u është ngarkuar mësuesve, pra edhe Paulinës. “Po, unë dhe kolegët e mi bëmë ç’ishte e mundur jo vetëm për të mësuar, por edhe për të edukuar rininë tonë shqiptare, sepse ishim të bindur se ajo është shpresa e të ardhmes tonë”, na tha Paulina. Ajo në vazhdim të bisedës, shpalos përshtypjet, mbresat dhe kujtimet e saj gjatë punës në Ostros dhe në Tuz. Ajo që duhet veçuar nga kuj-

timet e saj gjithsesi është pasioni dhe dashuria për nxënës dhe prindër. “Për me qenë mësues i mirë duhet me i dashtë jo vetëm nxënësit por edhe prindërit. Nëse nuk vendos raporte të mira me prindër nuk mundesh të kesh sukses me nxënës. Nxënësi mëson më mirë dhe është më i sjellshëm kur e di se ke raporte të mira me prindërit e tij. E prishe punën me prindër, e ke prish edhe me nxënës”, pohoi Paulina, duke shtuar se kurrë nuk ka ndier lodhje me nxënës, por me padurim priste të kalojë fundjava për t’u takuar sërish me ta. Mësuesja Paulinë gjatë punës në Malësi, respektivisht në Tuz shprehet: “Malësorët janë aq njerëz të mirë saqë nuk mund ta besosh. Fjala e tyre ka qenë e besueshme. Ajo për ta ka qenë ligj, e shenjtë dhe kurrë s’ka mund të ndryshojë. Karakteristikë tjetër e tyre ka qenë edhe burrëria”. Ndërkohë, edhe nxënësit e kujtojnë me dashamirësi mësuesen e tyre të dashur. “Përpara nesh fuqishëm na tërhiqte fytyra e mësueses Paulinë Pepgjonaj. Ajo përherë ishte e buzëqeshur, kurse fjala e saj gjithmonë e ngrohtë. Na mësoi me aq dashuri saqë nuk pati forcë, sado e egër, që ta ndalë rrugëtimin tonë drejt shtigjeve të dritës. Sepse fytyra e saj e njomë , e bukur, fjala e saj e fuqishme e plot dashuri ndaj vlerave morale të njeriut, na tërhiqte me shkëlqimin e vet rrezatues , siç i tërhiqte dikur ai fanari i Aleksandrisë së lashtë anijet e shtegtarëve që përplaseshin mbi valët e detit të trazuar”, shprehen ish-nxënësit e saj. E ndjera mësuesja veterane, Paulinë Pepgjonaj do mbahet mend ndër breza nxënësish, për aftësinë, urtësinë, intelektin, komunikimin e mirëfilltë me nxënës dhe tiparet e larta ndërnjerëzore e ndërkolegiale. Shestani duhet të mburret me këtë bijë të vetën, sepse ajo gjithmonë, madje edhe atëherë e vetmuar pa askënd në shtëpi, me përjashtim të vizitës së herëpashershme të vajzës Vera nga Gjermania dhe mbesës Daniela nga Tuzi, nuk u përkul kurrë, por qëndroi gjithnjë e palëkundur në misionin e saj të shenjtë dhe shkëlqeu përherë si një meteor. Gj. Gjonaj E ENJTE, 16 QERSHOR 2022

Javore KOHA

29


MOZAIK

Në Boletin të Mitrovicës

U mbajt Konferenca Mbarëkombëtare e Arkivistikës Në Kompleksin Memorial “Isa Boletini” në Boletin të Mitrovicës, më 11 qershor 2022, i zhvilloi punimet Konferenca VI Mbarëkombëtare e Arkivistikës. Në konferencë me kumtesa janë paraqitur 27 studiues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Nga Mali i Zi në këtë konferencë morën pjesë: Dr.Nail Draga me kumtesën “Kolonizimi i Ulqinit me popullsi malazeze në shek. XIX sipas dokumenteve arkivore”; dhe Hajrullah Hajdari me kumtesën “Isa Boletini në dokumentet malazeze”. Në bashkëpunim të përbashkët mes Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, deri më tani janë mbajtur pesë konferenca (Tiranë, Prishtinë, Shkup, Sarandë e Tuz), ku morën pjesë një numër i konsiderueshëm studiuesish, jo vetëm nga fusha e arkivistikës. Në kuadër të Konferencës është hapur edhe ekspozita “Isa Boletini në dokumentet arkivore dhe shtypin gjermanofon”. Cekim me këtë rast se nga viti 2016, në emër të të dyja intitucioneve arkivore është duke u botuar revista “Arkiva shqiptare”, ku deri më tani janë botuar gjashtë numra, duke qenë modeli i vetëm me qasje mbarëkombëtare. (Kohapress)

30

Javore KOHA

E ENJTE, 16 QERSHOR 2022


MOZAIK

Komuna e Plavës

Shpall tenderin për ndërtimin e Shtëpisë për të moshuarit Plavë – “Shtëpia për të moshuarit (pleqtë), paraqet institucion me rëndësi të jashtëzakonshme për Plavën. Ndërtimi i saj do të mundësojë vendstrehimin (vendosjen) dhe kujdesin më të mirë për kategorinë e moshuar të qytetarëve, do të avancojë sistemin e mbrojtjes sociale, do të hapë vende të reja pune dhe është e interesit publik, si për banorët lokalë, po ashtu edhe për bashkësinë e gjerë shoqërore”, është shprehur kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq me rastin e shpalljes së tenderit për ndërtimin e Shtëpisë për të moshuarit (pleqtë), nga ana e Drejtorisë për punë publike.

Kapaciteti i planifikuar i Shtëpisë për të moshuarit është 62 shtretër për shfrytëzues. Madhësia e objektit ka sipërfaqe rreth 2.800 metra katrorë, ndërsa çmimi vlerësues i të gjitha punëve është 2.8 milionë euro. Shtëpitë për të moshuarit paraqesin institucionet të cilat gjithnjë e më shumë luajnë rol të rëndësishëm në shoqëri, dhe të cilat qytetarëve ua sigurojnë kushtet për jetesë pa brenga (të qetë), me përkujdesje të mundshme më të mirë dhe vendstrehim. Duke pasur parasysh kushtet natyrore në Plavë, cilësinë e mjedisit jetësor dhe të ajrit, kryetari i komunës

theksoi se ky objekt do të jetë atraktiv dhe adekuat për shfrytëzim për shumë njerëz nga Mali i Zi, dhe se në plotni do të arsyetojë statusin e objektit të interesit publik. “Meqenëse është fjala për institucionin e vendosjes kolektive, me këto aktivitete ngritet niveli i tërësishëm i cilësisë së shërbimeve në sistemin e mbrojtjes sociale, ndërsa kur bëhet fjalë për qytetarët e moshuar, në mes tyre ekziston interesim i madh për këtë lloj të shërbimit social”, ka konfirmuar në fund të fjalës së vet të rastit kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq. Sh. H. E ENJTE, 16 QERSHOR 2022

Javore KOHA

31


REPORTAZH

Shëtitje me klasat e teta dhe të nënta të Shkollave fillore “Bedri Elezaga” - Katërkollë dhe “Gjerg

Duke u munduar të Luljeta Avdiu – Cura (vijon nga numri i kaluar) Pas përfundimit të vizitës në Rozafat, Muslimi përshëndetet me ne për t’ia lënë udhëheqjen e shëtitjes (Ar)Lindit, djalit të tij që me korrektësi kryente çdo veprim. Kësaj here autobusi mori rrugën për te Memoriali i Skënderbeut në Lezhë. Memoriali i Skënderbeut – është vendi ku më 2 mars 1444 u mbajt “Besëlidhja e Lezhës” dhe ku më 17 janar 1468 u varros heroi kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu. Ka qenë objekt kulti që është përdorur si kishë dhe xhami në periudha të ndryshme. Ky objekt, që i përket shek. XIV, është i tipit bazilikor, me gjatësi 17m dhe gjerësi 8m. Në muret e tij ndodhet një afresk i Shën

32

Javore KOHA

E ENJTE, 16 QERSHOR 2022

Nikollës. Sipas gojëdhënave, në vitin 1478 turqit, të cilët e pushtuan Lezhën, shkatërruan dhe hapën varrin e Skënderbeut dhe thuhet se eshtrat e tij u morën nga ushtarët të cilët i mbështollën me flori e argjend për t’i përdorur si hajmali për pathyeshmëri në beteja. Vendvarrimi i Skënderbeut - përbën njërin prej monumenteve më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Përveç mureve të kishës, në këtë objekt gjendet edhe absida ku ndodhet i vendosur busti i Skenderbeut, afresku i Shën Nikollit, dritaret dhe tre harqet mbi derën e kishës. Në mure janë varur 25 mburoja prej bronzi, të cilat tregojnë 25 betejat kryesore të Skënderbeut. Në qendër të katedrales, poshtë vendit që sinjifikon varrin e heroit kombëtar, ndodhet një tjetër kishë dhe një sarkofag prej guri që nuk janë shfaqur ende për publikun. Përbëhet nga dy radhë gurësh antikë me përmasa të konsiderueshme, të vendosur në formë drejtkëndëshi dhe të lidhur me plumb. Në këtë hapësirë duhet të ketë qenë e pozicionuar pjesa e poshtme e sarkofagut të punuar në mermer, sipas

tipologjisë së varreve monumentale. Ajo është e vendosur mbi një objekt të periudhës romake (shek. II p. e. s.). Objekti është i konservuar në një dhomë të mbuluar dhe qëndron i tillë prej vitit 1980. Dhoma e fshehtë e nëndheshme mbetet një mister që ende nuk është zbuluar, ndërsa vijon të jetë kuriozitet për shumë historianë dhe arkeologë. Pas vizitës në Memorialin e Skënderbeut, morëm drejtimin për në pazarin e vjetër të Krujës dhe për në Kala. Afër pazarit na u shërbye edhe dreka dhe më pas nxënësit krijuan një atmosferë festive me këngë e valle. Duke ecur në lagjen e vjetër të Krujës, të duket se ora e së tashmes ka mbetur në mesjetë. Gra që thurin dhe endin në vegjë, burra që gdhendin drurin, punojnë bakrin, ildisin veshjet kombëtare dhe, në saje të traditës së vjetër mbajnë jetën në kohët moderne. Artizanati i harruar rikthehet në këto kohë moderne, më shumë se sa për vendasit, për të huajt. Edhe pse qyteti i Krujës është i ftohtë, rruga për nga Kalaja zhurmonte nga njerëzit dhe bise-


REPORTAZH

gj Kastrioti - Skënderbeu” - Ostros (2)

gjeja copa të Ulqinit dat. Dëgjoje turistë të huaj të shumtë që në gjuhën e tyre pyesnin kureshtarë për gjëra të ndryshme të vjetra si dhe për punime artizanati apo veshje tradicionale tërheqëse, me larmi ngjyrash, të ekspozuara këndshëm. Pazari i vjetër i Krujës, ose siç thirret nga vendasit Pazari i Derexhikut, shtrihet në të dy anët e rrugës së vjetër të shtruar me kalldrëm që të çon për në kala. Ky pazar ka ekzistuar që në kohën e Skënderbeut. Në Derexhik, macja kalonte tjegull mbi tjegull në një largësi mbi 7 kilometra nga fshati Zahari deri në Picrrakë. Kështu thonë gojëdhanat për pazarin e vjetër të Krujës, në kulmin e lulëzimit të tij, pikërisht në kohën e Skënderbeut. E tërë rruga, që lidhte dy fshatrat, në kahe të kundërta të qytetit, përbëhej nga dyqane në anët e saj. Prej 15 shekujsh, Kalaja e Krujës qëndron mbi një kodër shkëmbore, dëshmitare e luftërave dhe e jetës së egër të qytetit të Krujës, një herë e një kohë qendra e shtetit të Arbrit. Kalaja qëndron në 557 metra lartësi, e bukur dhe e pashembur, ndonëse ka përballuar sulme të panumërta. Populli shqiptar identifikohet me historinë e kësaj kalaje, duke gjetur aty humbjet e sigurta por, mbi të gjitha, edhe fitoret e papritura të një populli të vogël e të guximshëm. Midis gjurmëve të rrënojave brenda mureve të kalasë duket Kulla e Sahatit, brenda së cilës gjendet kambana që lajmëroi vdekjen e Skënderbeut. Sahati, i ndërtuar nga artizanët e Pazarit të Vjetër të Krujës, organizonte kohën e qytetit: hapjen e mbylljen e dyqaneve si dhe vaktet e lutjes. Fatkeqësisht, vendasit tregojnë se “Ora” e tyre nuk ekziston më që prej shekullit të kaluar, kur vendi ishte nën ushtrinë austro-hungareze. Pasi dëgjuam historinë nga cicëronët në Kalanë e Krujës, u larguam dhe u nisëm në drejtim të qytetit të Durrësit, ku Mujo Ulqinaku apo Mujo Cakuli mirëpret bashkëvendasit e vet. Në ato momente m’u kujtua kënga që aq bukur e interpreton me veshje kombëtare këngëtari ynë vendas Shaban Gjeka, i cili më pat kallëzuar se tekstin e kësaj kënge e ka shkruar i ndjeri

Basri Çapriqi, enkas për të, sepse Basriu nuk shkruante tekste këngësh. Mua mendja më shkoi te kënga dedikuar Mujo Ulqinakut, me tekst të Basri Çapriqit, kënduar nga këngëtari i mirënjohur vendas Shaban Gjeka. O seç përpin një valë nga bregu S’është një valë, është çu krejt deti Ka nxi brigje, ka nxi mal Ulqinaku se ç’ka ra n’ hall. Sa herë prilli e lind zambakun E fton Durrësi Ulqinakun Kur vdes trimi për lirinë Lind Ulqini për Arbërinë… Në Festivalin Mbarëkombëtar në Shkodër, në vitin 1991, kjo këngë u shpërblye me vendin e dytë. Kurioziteti për të vizituar amfiteatrin, na i shpejtoi hapat. Amfiteatri i Durrësit është më i madhi dhe më i rëndësishmi jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan. Është ndërtuar në fillim të shekullit I e. s., gjatë sundimit të perandorit Trajan. Në arenën e këtij amfiteatri zhvilloheshin luftimet e gladiatorëve. Pas vizitës në amfiteatër, një kafe në afërsi të bregut të detit shijoi pa masë. Pasi u çlodhëm, u drejtuam për tek autobusi i cili do të merrte drejtimin për në Vlorë. Duke menduar për Vlorën nuk mundesha të mos mendoj për Shtëpinë e Pavarësisë dhe për kapedanin e detit, ulqinakun Haxhi Ali

Ulqinaku, me tartanët e tij, që kishte qenë kryekomandant i flotës turke të Mesdheut, erdhi u vendos në Karaburun dhe mbronte brigjet shqiptare nga sulmet që bënin venecianët, saraçenët nga Malta dhe Egjipti, spanjollët, anglezët dhe francezët. Dhe u bë 22 vjet mbrojtësi i këtyre brigjeve. Në luftë me venedikasit ai u vra dhe varri i tij thuhet se është në det. Anijet kur kalonin i binin sirenave dhe hidhnin bukë e vaj për shpirtin e tij në det. Këtë zakon e vijojnë dhe disa nga banorët e Dukatit, në zonën e Ravenës, ku kanë bagëtitë që jetojnë atje. Çdo mëngjes gushti hedhin bukë e vaj në det për shpirt të Haxhi Alisë. Në Karaburun, ku ai jetoi, ndodhet shpella me emrin e tij. Aq emër mori ky detar me bëmat e tij në jug të Shqipërisë saqë filluan ta hyjnizojnë. Nga pleqtë pranë vatrave e staneve Ai quhej “ujk deti”, ndërsa bashkëkohës të tij tregonin se Haxhi Alia për veten e vet shprehej: “Deti është shtëpia ime, pragu i kësaj shtëpie është bregu, dallgët e detit i kam jastëk për kokë; ato do të jenë edhe gurët e varrit tim…” Dhe kështu, duke u munduar të gjeja copa të Ulqinit kudo ngapak, mbërritëm në hotel ku na priste dreka dhe pushimi i merituar pas një dite të lodhshme. (vazhdon) E ENJTE, 16 QERSHOR 2022

Javore KOHA

33


MOZAIK

Në Guci

Takimi i Këshillit konsultativ të Projektit Zero Waste Guci – Takimi i dytë i Këshillit konsultativ për zbatimin e Projektit Zero Waste, është mbajtur më 3 qershor 2022 në ambientet e Komunës së Gucisë. Në takim është analizuar situata momentale dhe janë paralajmëruar aktivitete të shumta për verën e sivjetshme. Ndër temat të tjera, më e rëndësishmja ka qenë marrëveshja e metodave për stivimin selektiv të hedhurinave. Është disku-

34

Javore KOHA

E ENJTE, 16 QERSHOR 2022

tuar edhe mbi aplikimin e përvojave më të mira nga shtetet e Bashkimit Evropian, përkatësisht qyteteve të cilat funksionojnë sipas parimeve Zero Waste. Është arritur marrëveshja që me projekt të sigurohen kovat për stivim selektiv të hedhurinave për çdo amvisëri (shtëpi familjare), me çka do të krijohen kushtet për seleksionimin e hedhurinave dhe për deponimin e tyre të ndarë dhe për-

dorimin e serishëm përmes reciklimit (përpunimit) në fazën e mëvonshme. Në takim, po ashtu janë dakorduar masat e kompostrimit shtëpiak dhe publik për të cilat qytetarët do të informohen përmes mediave, publikimeve të shtypura (shkruara) dhe në terren në formë të vizitave shtëpiake, të cilat do të organizohen gjatë muajit qershor të këtij viti. Sh. H.


SPORT

Garuesit e Klubit të Karatesë “Ulqini”, të suksesshëm në Kampionatin Ballkanik

Emira Gjoni, kampione e Ballkanit

Emira Gjoni u shpall kampione ballkanike në luftëra individuale, mosha 11- vjeçare, kategoria -44 kg. Në luftën finale ajo ka triumfuar ndaj garueses nga Bosnja e Hercegovina, kampione ballkanike vitin e kaluar, me rezultatin 4:0. Gjoni mban tash dy vite me radhë titullin kampione e Malit të Zi, si dhe është bartëse e shumë medaljeve të arta në arenat vendore, kombëtare e ndërkombëtare Më 3-5 qershor 2022, në Beograd u mbajt Kampionati Ballkanik i Karatesë për Fëmijë, Seniorë dhe Veteranë. Për Përfaqësuesen e Malit të Zi nga Klubi i Karatesë “Ulqini” morën pjesë nëntë garues: Emira Gjoni, Agnesa Kollari, Katarina Jankoviq, Tarik Nikeziq, Lluka Konatar, Aleks Simonoviq, Amar Çobi dhe Marko Konatar. E pandalshmja Emira Gjoni u shpall kampione ballkanike në luftëra individuale, mosha 11- vjeçare, kategoria -44 kg. Ajo luftën e parë e fitoi ndaj garueses kampione të Bosnjës dhe nënkampione të Ballkanit të vitit të kaluar me rezultatin 4:2, luftën e dytë ndaj garueses kampione të Serbisë me rezultatin 3:0, luftën e tretë ndaj garueses kampione nga Kroacia me rezultatin 8:0, kurse në luftën finale triumfoi ndaj garueses nga Bosnja e Hercegovina, e cila ka qenë kampione ballkanike vitin e kaluar, me rezultatin 4:0. Vlen të ceket se karateistja e re Emira Gjoni nuk njeh kundërshtarë: ajo mban tash dy vite me radhë titullin kampione e Malit të Zi, si dhe është bartëse e shumë medaljeve të arta në arenat vendore, kombëtare e ndërkombëtare.

Në deklaratën për shtyp të KK “Ulqini” thuhet se edhe garuesit e tjerë të këtij klubi ishin në një nivel shumë të lartë dhe të gjithë treguan përgatitje të mirë duke u përballur fuqishëm me kundërshtarët e tyre. Agnesa Kollari u rendit e pesta në Ballkan, pas dy fitoreve dhe një humbjeje. Ajo për fat të keq nuk mundi të kualifikohet në finale, pasi që në gjysmëfinale humbi nga garuesja e Serbisë me rezultat 1:1, sepse sipas rregullave përparësia iu dha kundërshtares pasi që ajo e kishte marrë pikën e para. Agnesa Kollari mban

titullin kampione e Malit të Zi. Katarina Jankoviq, Tarik Nikeziq, Lluka Konatar, Aleks Simonoviq, Amar Çobi dhe Marko Konatar kishin një paraqitje shumë të mirë, por fati kësaj here nuk ishte në favor të tyre për t’u kurorëzuar me ndonjë medalje, edhe pse të gjithë ishin shumë afër. Udhëheqësit dhe trajnerët e KK “Ulqini” janë shumë të kënaqur me rezultatet e arritura në Kampionatin Ballkanik, pasi që sukseset janë të vazhdueshme dhe nuk mungojnë, por përkundrazi dita-ditës janë edhe (Kohapress) më të mëdha.

E ENJTE, 16 QERSHOR 2022

Javore KOHA

35


kohajavore.me


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.