Koha 1007

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 14 prill 2022 Viti XXl Numër 1007 Çmimi 0,50

Mite dhe histori

ISSN 1800-5696

Datë e rëndësishme historike për Malësinë dhe pavarësinë e Shqipërisë

Portretizim i figurës së heroit kombëtar të të gjitha kohëve


PËRMBAJTJE

4

6 Përjetësohet emri i Fan Nolit në Amerikë

Gatishmëri për mbështetjen e projekteve kulturore

12

14 “Humbja”, një roman modern mbi ekzistencën

Paaftësitë i bëmë slogane

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2

Javore KOHA

E ENJTE, 14 PRILL 2022


PËRMBAJTJE

16

24 Dëshmi shkencore për përkatësinë iliro-shqiptare të Epirit

Vepër e rëndësishme shkencore që pasuron njohjen e leksikut e të frazeologjisë shqipe

30

34 Libër i një rëndësie të veçantë për trashëgiminë tonë shpirtërore e materiale

“Ulqini Open” vazhdon të jetë turneu më i fuqishëm në rajon

ARKIVI: www.kohajavore.me

E ENJTE, 14 PRILL 2022

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, Hajrulla Çeku, në vizitë pune në Tuz dhe Ulqin

Gatishmëri për mbështetjen e projekteve kulturore Tuz/Ulqin – Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, Hajrulla Çeku, ka zhvilluar të premten dhe të shtunën vizitë pune në komunat e Tuzit dhe Ulqinit. I shoqëruar nga ambasadorja e Republikës së Kosovës në Podgoricë, Ariana Zherka – Hoxha, dhe bashkëpunëtorët e tyre, ai është takuar në Tuz me kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj. Në deklaratën për shtyp të Komunës

4

Javore KOHA

E ENJTE, 14 PRILL 2022

së Tuzit theksohet se në takim është nënvizuar bashkëpunimi i deritashëm i kësaj komune me investitorë nga Kosova që tashmë janë të pranishëm në Komunën e Tuzit, siç është firma “Pestova” me fabrikën e patatinave, pastaj firma ETC që po punon në hapjen e një qendre tregtare si dhe me fillimet e para të investimeve për një fabrikë të vajit nga ndërmarrësi Abdurahman Qesko. Ministri Çeku shprehu kënaqësinë

me fillimin e mbarë të marrëdhënieve të Kosovës me Komunën e Tuzit në këtë segment dhe gatishmërinë për vendosjen e marrëdhënieve të ngushta në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Tuzit. Gjatë vizitës në Tuz, delegacioni i kryesuar nga ministri Çeku është takuar me përfaqësues të shoqërisë civile që merren me kulturë dhe trashëgimi kulturore, si dhe ka vizituar Shtëpinë Muze të Dedë Gjo’ Lulit në Hot. Në Ulqin ministri Çeku është pritur nga kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, me të cilin kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit institucional me qëllim të promovimit, ruaajtjes dhe zhvillimit të kulturës dhe trashëgimisë kulturore. “Mbi nevojën e themelimit të strukturave të qëndrueshme kulturore, të cilat do të mbështeteshin vazhdimisht për projekte konkrete nga institucionet e Republikës së Kosovës, me qëllim ruajtjen e identitetit kulturor, gjuhësor e kombëtar të shqiptarëve në Malin e Zi”, ka thënë kryetari i KKSH-së, Faik Nika. Edhe në Ulqin Çeku është takuar me organizatat joqeveritare që merren me kulturën dhe trashëgiminë kulturore. Ai po ashtu ka vizituar Kalanë e Ulqinit dhe Muzeun e Qytetit. Ministri Çeku ka thënë se ka ardhur për t’u njohur me situatën në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore dhe me kërkesat e shqiptarëve në Malin e Zi në këto fusha. Ai ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar projekte konkrete kulturore të shqiptarëve në Malin e Zi. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Arkiv

Përsëritja e zgjedhjeve lokale në vendvotimin numër 5 në Komunën e Ulqinit

Pa ndryshime në numrin e mandateve të këshilltarëve Ulqin – Përsëritja e zgjedhjeve lokale në vendvotimin numër 5 (Bashkësia Lokale II - “Palma”) në Komunën e Ulqinit nuk ka sjellë ndonjë ndryshim në rezultatin përfundimtar sa i përket numrit të mandateve të këshilltarëve të fituar nga listat garuese. Megjithëse ka pësuar rritje të numrit të votave, koalicioni “Fillimi i ri” nuk ka arritur të fitojë mandatin e 15-të, kurse

Koalicioni Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi, si dhe Forca e Re Demokratike kanë arritur t’i ruajnë mandatet e fituara në zgjedhjet lokale të mbajtura më 27 mars. Kështu në përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, koalicioni “Fillimi i Ri”, i përbërë nga Lëvizja Qytetare URA, Partia Demokratike, Socialdemokratët,

Partia Socialdemokrate dhe Alternativa Shqiptare do të ketë 14 këshilltarë, Koalicioni Partia Demokratike e Socialistëve dhe Partia Boshnjake 6 këshilltarë, Koalicioni UDSHLD në MZ 6 këshilltarë, Forca e Re Demokratike 5 këshilltarë dhe Demokratët 2 këshilltarë. Pjesëmarrja në vendvotimin 5 në zgjedhjet e përsëritura (6 prill 2022) ishte rreth 65 për qind, që do të thotë 7 për qind më shumë se në votimin e parë. Numrin më të madh të votave e ka fituar koalicioni UDSH-LD në MZ 207 nga 146 sa kishte pasur më 27 mars. Pas tij renditet koalicioni “Fillimi i ri” me 204 vota nga 142 në votimin e parë, Forca e Re Demokratike 76 apo nëntë vota më shumë, Demokratët 6 vota apo dhjetë më pak, dhe koalicioni PDS-PB vetëm dy vota apo 65 më pak. Zgjedhjet u përsëritën pas ankesës së Koalicionit “Fillimi i ri” për parregullsi në vendvotimin 5, në zgjedhjet lokale që u zhvilluan më 27 mars (Kohapress) 2022. E ENJTE, 14 PRILL 2022

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve amerikano-shqiptare

Përjetësohet emri i F Aktivisti i komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara, Mark Gjonaj, para disa ditësh, njoftoi komunitetin këtu në Nju Jork dhe anembanë Amerikës se të shtunën, më 9 prill, në orën 12, në adresën 1201 Morris Park Ave, Bronx, NY 10461, do të zhvillohet ceremonia e emërtimit të një rruge në kujtim të Fan Nolit.

Për Koha Javore:

Frank Shkreli / Nju Jork Në njoftimin për këtë ngjarje që më dërgoi Z. Mark Gjonaj, thuhet se ky është, vërtetë, “një rast i jashtëzakonshëm për komunitetin shqiptaro-amerikan, ndërsa festojmë trashëgiminë tonë në këtë vend si edhe kontributet tona si qytetarë, në jetën dhe veprimtarinë e Shteteve të Bashkuara”. Njëri prej nesh, si emigrant në këtë vend, Fan Noli (1882-1965) ka qenë një udhëheqës shqiptar, kryeministër, shkrimtar, akademik, diplomat, politikan, historian, orator si dhe themelues i Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare dhe bashkëthemelues i Federatës Pan-Shqiptare Vatra në Amerikë, thuhet në njoftimin që më dërgoi Z. Gjonaj. Prandaj, është me vend që të zhvillojmë këtë ceremoni për një individ i cili ka kontribuar aq shumë, jo vetëm për komunitetin tonë, por dhe për Shtetet e Bashkuara dhe për Atdheun tonë, thekson Mark Gjonaj në njoftimin e tij. Ceremonia e emërimit të një rruge të Bronksit në emër të Fan Nolit – e mbështetur nga disa dyzina organizatash shqiptaro-amerikano -- duhej të ishte zhvilluar në fillim të muajit të kaluar, në përvjetorin e vdekjes së Nolit (13 Mars 1965), por për arsye të disa çështjeve administrative u shty për këtë javë. Ishte caktuar muaji i Marsit edhe

6

Javore KOHA

E ENJTE, 14 PRILL 2022

për arsye të datës 15 Mars, 19991, data e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, por edhe për të shënuar gjithashtu edhe 100-vjetorin, këtë vit, të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona. Është me fat kjo koincidencë, sepse siç dihet, Fan Noli ka qenë promovuesi dhe vazhdon të jetë simbol i këtyre marrëdhënieve të ngushta, e miqësore, midis dy kombeve tona. Ai i vuri themelet këtyre marrëdhënieve mbi të cilat ndërtuan e forcuan edhe brezat e shqiptaro-amerikanëve pas tij, por sidoqoftë, ato mbeten pjesë e trashëgimisë së tij. Këta dy përvjetorë janë një rast që të mos harrohet roli dhe kontributi që Fan Noli ka dhënë në fushën e diplomacisë midis dy kombeve tona. Ia vlen të rikujtojmë, në kuadër të ceremonisë për emërimin e një rruge në nder të tij të shtunën në Nju Jork, rolin dhe përpjekjet e Nolit për të bindur Presidentin amerikan Udrou Uilson, që Amerika të mbështeste pavarësinë e shtetit të ri shqiptar. Njihet tani gjerësisht fakti se Noli ia doli të siguronte mbështetjen e Udrou Uilsonit në përkrahje të Pavarësisë së Shqipërisë, i cili sipas Nolit, i kishte thënë atij se: “Një zë do të kem në Konferencën e Paqes dhe atë zë do e përdor në mbrojtje të Shqipërisë”. Ishte ky një angazhim i fortë i Presidentit Uilson që ndaloi copëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe një akt tepër i rëndësishëm i Fan Nolit, në fushën e diplomacisë, në mbrojtje të interesave shqiptare. Arritjet e Fan Nolit në fushën e historisë kombëtare dhe fetare të Kom-

bit shqiptar, janë gjithashtu të shumta dhe të mëdha. Rolin e tij në fushën e diplomacisë, siç ishte ndërmjetësimi i tij me Presidentin amerikan Uilson në mbrojtje të së drejtës së Shqipërisë për të vendosur vetë fatin e saj, si dhe pjesëmarrjen që thuhet se e dalloi atë në Konferencën e Lidhjes së Kombeve në mbrojtje të interesave të kombit të vet -- besoj se përbëjnë vepër kulminante të veprimtarisë së këtij gjiganti të kombit shqiptar. Gazeta angleze ‘London Daily Mail’ kishte venë re, në atë kohë, zotësitë e Nolit në fushën e diplomacisë dhe si rrjedhim e kishte cilësuar atë si burrështetasin më të aftë, jo

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Fan Nolit në Amerikë vetëm ndër shqiptarët, por të mbarë Ballkanit. Suksesi i Fan Nolit në mbrojtjen e Shqipërisë dhe të Shqiptarëve në Konferencën e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë e vërtetoi dhe e ngriti atë në një diplomat të rangut botëror dhe e bëri Nolin si njërin prej udhëheqësve më të dalluar të jetës politike dhe diplomatike shqiptare ndoshta i të gjitha kohërave. Ndërsa si anëtar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara ai ka shërbyer si zëdhënës dhe përfaqësues i denjë i të drejtave të shqiptarëve kudo ndërkohë që vet emri i tij reflekton edhe sot promovuesin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, edhe në këtë 100-vjetor të vendosjes së këtyre marrëdhënieve. Të shtunën me 9 prill, komuniteti shqiptaro-amerikan në Bronks të Nju Jorkut, me emërimin e një rruge në nder të tij, do të kujtojë njërin prej shqiptarëve më të njohur të këtij komuniteti, por edhe një burrështetas të dalluar dhe diplomatin shqiptar, i cili me veprat e tij kombëtare në të kalu-

arën, në vazhdimësi nderon edhe sot Kombin shqiptar në përgjithësi dhe ko-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

munitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara, në veçanti. Kjo është edhe arsyeja që Z. Mark Gjonaj ka punuar aq gjatë dhe me aq vendosmëri për të nderuar këtë burrë të madh të Kombit shqiptar me emërimin e një rruge në Nju Jork, në emër të këtij shqiptaro-amerikani të njohur të botës shqiptare. “Të një burri me të cilin do krenohej çdo vend”, do shkruante gazeta britanike, ‘Manchester Guardian në vitin 1924. Fan Noli i përkiste një brezi viganësh të Rilindjes së vërtetë të Kombit shqiptar. Është thënë se së bashku, Fan Noli dhe Faik Konica, këta dy burra të mëdhenj të Kombit shqiptar, kishin vendosur Bostonin si kryeqendrën e veprimtarisë së atëhershme patriotike dhe diplomatike shqiptare në të njëjtin nivel me qendrat e lëvizjeve patriotike shqiptare të trojeve shqiptare, Vlorën dhe Prizrenin. Ata e dinin ku ta varnin pushkën e ku t’i kishin shpresat për të ardhmen e kombit të vet – në Amerikën e Washingtonit, Xhefersonit dhe Wilsonit, vendit të lirisë dhe të demokracisë. Rruga me emrin e Fan Nolit në Nju Jork do tua kujtojë këtë fakt brezave të tanishëm dhe të ardhshëm të shqiptarëve në Amerikën tonë të dashur por edhe shqiptarëve kudo, e sidomos komunitetit shqiptaro-amerikan në Nju Jork. Fan Noli citohet të ketë thënë se Shqipëria dhe shqiptarët i kanë shumë borxhe Amerikës. Në kuadër të këtij 100-vjetori të marrëdhënieve midis dy vendeve tona mike – të dyja të dashura shumë për të gjithë ne -- komuniteti shqiptaro-amerikan, falë përpjekjeve të aktivistit të dalluar të komunitetit tonë Mark Gjonaj – po i kthen një borxh sado të vogël Fan Nolit për punën e tij si promovues i këtyre marrëdhënieve dhe i veprimtarisë së tij kombëtare dhe fetare, në përgjithësi gjatë shekullit të kaluar, këtu në Shtete e Bashkuara. E ENJTE, 14 PRILL 2022

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Mite dhe histori Legjendat e origjinës trojane fituan popullaritet të jashtëzakonshëm. Aty pothuajse çdo komb mund të gjente, si në arkiva, titujt e tij më të lashtë të fisnikërisë

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington Gjatë Mesjetës në Evropë u vu re një fenomen i çuditshëm - çdo popull pretendonte një hero mitologjik si

“ 8

paraardhës dhe mbrojtës të tij. Kjo praktikë u bë e zakonshme; u shtua me formimin e popullsive të reja; dhe vazhdon të shfaqet duke marrë forma të reja historike të habitshme. Legjendat e origjinës trojane fituan popullaritet të jashtëzakonshëm. Aty pothuajse çdo komb mund të gjente, si në arkiva, titujt e tij më të lashtë të fisnikërisë. Vetëm gjermanët dhe francezët mund të mburreshin me prejardhje

të padiskutueshme nga vetë Hektori; por të tjerët – Bretonët, Flamanët, Skandinavët, Normanët, Italianët dhe Spanjollët – gjetën gjithashtu mënyra për të pohuar marrëdhëniet me të; për të justifikuar ose krenarinë ose ambicien e tyre. Emrat e heronjve të ndryshëm trojanë u shpërndanë si plaçkë lufte: Bretonët thonin se ishin pasardhës të Brutusit, mbretit të parë të Britanisë; spanjollët pasardhës të Hes-

Vetëm gjermanët dhe francezët mund të mburreshin me prejardhje të padiskutueshme nga vetë Hektori; por të tjerët – bretonët, flamanët, skandinavët, normanët, italianët dhe spanjollët – gjetën gjithashtu mënyra për të pohuar marrëdhëniet me të; për të justifikuar ose krenarinë ose ambicien e tyre. Emrat e heronjve të ndryshëm trojanë u shpërndanë si plaçkë lufte: bretonët thonin se ishin pasardhës të Brutusit, mbretit të parë të Britanisë; spanjollët pasardhës të Hesperusit, italianët të Italusit, toskanët të Tuskut, romakët të Eneas, dhe burgundianët të Herakliut (Herkulit).

Javore KOHA

E ENJTE, 14 PRILL 2022

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

perusit, italianët të Italusit, toskanët të Tuskut, romakët të Eneas, dhe burgundianët të Herakliut (Herkulit). Vetëm Francia zbuloi një prirje të re, e cila ishte veçanërisht e përshtatshme për Rilindjen Evropiane - ajo nuk u frymëzua nga “vetëdija etnike”, por nga krenaria dinastike. Charles IX mbikëqyri personalisht kompozimin e një poeme epike për të vendosur një lidhje të drejtpërdrejtë midis 63 sovranëve të linjës së tij dhe antikitetit më përrallor. Më vonë, dukët e Burgundisë do të krenoheshin me prejardhjen e tyre nga një gjysmëperëndi, Herkuli. Legjendat trojane ishin në favor të madh në oborrin e tyre që në shekullin e katërmbëdhjetë. Në fund të shekullit të 15-të, atje lexoheshin tregimet e Trojës, dhe Herkulit i jepet një rëndësi e madhe, Sipas tyre, shkaku i luftës së Trojës nuk kishte qenë rrëmbimi i Helenës nga Parisi, dhe nuk kishte pasur

Në fund të shekullit të 15-të, atje lexoheshin tregimet e Trojës, dhe Herkulit i jepet një rëndësi e madhe, Sipas tyre, shkaku i luftës së Trojës nuk kishte qenë rrëmbimi i Helenës nga Parisi, dhe nuk kishte pasur Kalë Druri, por kishte qenë Herkuli, të cilit i ishte premtuar një princeshë trojane dhe kur premtimi nuk u mbajt, shkoi dhe e shkatërroi qytetin

Kalë Druri, por kishte qenë Herkuli, të cilit i ishte premtuar një princeshë trojane dhe kur premtimi nuk u mbajt, shkoi dhe e shkatërroi qytetin. Sipas legjendës, Herkuli, duke udhëtuar për në Spanjë, kaloi nëpër tokën e Burgundisë dhe atje takoi një zonjë me bukuri të madhe dhe prejardhje fisnike, me emër Alise. Ata u martuan dhe nga bashkimi doli linja e princave burgundianë. Një tjetër hero mitologjik, Jason, ishte i njohur në oborrin Burgundi-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

an: Filipi e vuri veten nën kujdesin e tij kur, në 1430, themeloi Urdhrin e Lëkurës së Artë. Përveç dukëve të Burgundisë dhe mbretërve të Francës, a duhet të citojmë ndoshta edhe shembullin e Papa Aleksandrit VI (1431-1503), i cili pranoi të mbante emrin Borgia I si garanci për dekorimin e tavanit të apartamenteve të tij në Vatikan me afreske që përfaqësonin historinë e Isis, Osiris dhe Apis - paraardhës të papritur për një papë të krishterë. E ENJTE, 14 PRILL 2022

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Agjërimi në traditën shqiptare (3)

Ateizmi donte të zhdukte me çdo kusht traditën shqiptare të agjërimit Hajrudin S. Muja

(vijon nga numri i kaluar) Në vitet e para të ngritjes së shtetit shqiptar (1912-1925), agjërimi i Ramazanit respektohej jo vetëm nga popullsia, por edhe nga shtetarët më të lartë të besimeve të ndryshme [Zani i Naltë, 19. 06. 2015], ndonëse e kishte humbur atë shkëlqimin që kishte pasur më parë. Kështu shprehej Hafiz Ali Korça: “Në Shqipëri ne muslimanët, si punë feje ashtu dhe punë morali kemi patur një nam të madh. Po mjerisht, që nga Luftrat Ballkanike (1912-1913) e këtej, nga çdo pikëpamje po shkojmë poshtë. Sot, si besa fetare ashtu dhe besa kombëtare është ligështu e është sëmurë aq fort sa na vjen turp të themi se jemi bijt e atyre të parëve” [Zani i Naltë, #7/1924]. Një trajtim më i veçantë dhe më i privilegjuar u bëhej punëtorëve, shtetarëve edhe nxënësve të shkollave. Sipas projekt-ligjit të vitit 1925 për arsim, për shembull: “Në shkollat ku nxënësit janë muslimanë, në muajin e Ramaza-

10

Javore KOHA

E ENJTE, 14 PRILL 2022

Kur fillonte Ramazani, në kohën e iftarit dhe të syfyrit kërciste “topi i Ramazanit”, traditë që u vazhdua edhe në periudhën e Mbretërisë Shqiptare, madje edhe gjatë pushtimit italian! Kështu kishte vepruar edhe vetë Mbreti Nikollë i Malit të Zi, i cili teksa po mundohej të fitonte besnikërinë e shqiptarëve myslimanë, që tashmë i kishte pushtuar, kujdes të veçantë tregoi për agjërimin e tyre, duke urdhëruar topçiun e Tivarit që gjatë Ramazanit, me të shtëna topi të shënojë fillimin e agjërimit

nit mësimi do të bëhet vetëm 4 orë, duke mësuar vetëm lëndët kryesore” [Drita Isl¬ame, Nëntor 1913, f. 21]. Privilegjet vazhdonin edhe pas përfundimit të agjërimit. Në shkollat shqiptare programi për festën e Bajramit të Ramazanit ishte: dy ditë pushim para dhe tri ditë pas Bajramit të Ramazanit. Kjo traditë u ndoq edhe gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste (19391943) si dhe nga gjermanët (19431944). Askush nuk e kishte menduar se për besimtarët po vinin kohë të vështira, sidomos pas vitit 1967 kur nisi një dhunë e egër kundër fesë dhe fetarëve. Njerëzit që refuzonin të hanin mishin e derrit, ose të prishnin agjërimin gjatë Ramazanit, arrestoheshin e

dënoheshin me burg. Ata madje edhe në shtëpi frikësoheshin të kryenin ritet fetare, për shkak se fëmijët mund të tregonin [Moorey:2015, f. 72]. Nën propagandën e këtij sistemi, të gjithë duhej të hanin me zor për hir të Partisë [Sulstarova:2006, f. 168]! Ky regjim, gati për një gjysmë shekulli pati shkaktuar probleme të mëdha për besimtarët, me internime, burgosje e keqtrajtime fizike. “Drita Islame” tregonte për një nënë nga Bërxulli i Tiranës, e cila edhe gjatë atyre viteve, asnjëherë nuk e kishte prishur agjërimin e Ramazanit, pavarësisht barbarizmave që ishin shkaktuar ndaj saj. Sot të vjen të qeshësh me budallallëkun që Kadareja na e ka paraqitur në romanin “Lëkura e Daulles”, që nji-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

“ het edhe si “Dasma”, por që i kushtohej atij revolucioni të tretë të Partisë (1960-1970). Ismail Kadare shkruan për “qyfyret” e ditëve të Ramazanit në Kavajë, në kohën kur ishte krijuar shtabi për luftën kundër agjërimit. Agjitatorët, korrierët, aktivistët, venin e vinin poshtë e përpjetë atë natë, trokitnin derë më derë, raportonin, telefononin: “Alo, sukses, plaka Makbule më në fund hëngri. Piu dhe dy gota ujë. E pashë me sytë e mi”. “Alo, fitore, Sul Bullunga u shqep së ngrëni një gjel të tërë me pilaf”. “Alo, Rrem Tufja s’bindet. Rri përpara gjellës si i luajtur dhe se ç’mërmëritë. Ç’të bëj?” “Detyroje të hajë, përpiqu, ndërroji gjellën. Gjer në orën 17:00 të ketë ngrënë”. “Si urdhëroni, shef” [Kadare:1981/VIII:3111; Sulstarova:2006]. Gjatë muajit të Ramazanit dhe festave të tjera fetare, persona të veçantë në sektorë të ndryshëm të shoqërisë dhe administratës, caktoheshin për të parë zhvillimin e ngjarjeve, për të gjetur agjërues, për t’i ndaluar dhe për t’ua prishur agjërimin. Raportet e “rëndësishme” i shkonin qeverisë se: “gjatë ditëve të Bajramit dyqanet shitën shumë më tepër sheqer” dhe se: “u konstatuan edhe shumë mungesa në punë”. Ata nuk ishin agjërues që ta kuptonin bindjen e tyre se agjërimi do t’u bëhej ndërmjetësim në Ditën e Gjykimit, nuk mund ta kuptonin kënaqësinë e tij, pra iftarit, sepse vetëm

Ndonëse i shkaktoi dëme të mëdha veçanërisht rinisë, ateizmi nuk e pati forcën e pretenduar për të shuar dritën e besimit në Zot, në zemrat e shqiptarëve. Kjo u vërejt me rënien e regjimit komunist, që solli menjëherë edhe ripërtëritjen e besimit. Disa shpreheshin për këtë muaj:“na çeli sytë e zemrës së errësuar për gjysmë shekulli”, disa të tjerë thonin: “na përtërinë imanin e zbehur prej vitesh”

agjëruesi mund ta ndiejë. Edhe në Bullgari i njëjti sistem i ndaloi të gjitha festat e myslimanëve, agjërimin e Ramazanit, ndaloi performancën e Haxhit dhe ritet e tjera fetare islame. Nën regjimin e Zhivkovit, thirrja për namaz (Ezani) gjithashtu u ndalua [Poulton&Taji-Farouki:1997, f. 5]. Pak a shumë një ‘sistem’ i ngjashëm me inkuizicionin spanjoll [1478-1834], ku të privuarit nga pirja e alkoolit, nga ngrënia e mishit të derrit apo nga mos prishja e agjërimit paguhej me jetë [Bajnodez:1992]. Por, ndërsa inkuizicioni e kishte ‘hujin’ me myslimanët dhe çifutët, sistemi ateist i Shqipërisë e pati me të gjitha fetë. Ata donin me çdo kusht ta zhduknin edhe traditën shqiptare të agjërimit që fillonte me “muajt e mëdhenj”. Niste me pastrime të posaçme të shtëpive, duke pastruar sofrat, shtrojat (shiltet), mbulesat e shtratit (çarçafët, jorganët dhe këllëfët e jastëkëve), etj. [Drita Islame, Korrik/2012]. Kur fillonte Ramazani, në kohën e iftarit dhe të syfyrit kërciste “topi i Ramazanit”, traditë që u vazhdua edhe në periudhën e Mbretërisë Shqiptare, madje edhe gjatë pushtimit italian! Kështu kishte vepruar edhe vetë Mbreti Nikollë i Malit të Zi, i cili teksa po mundohej të fitonte besnikërinë e shqiptarëve myslimanë, që tashmë i kishte pushtuar, kujdes të veçantë tregoi për agjërimin e tyre, duke urdhëruar topçiun e Tivarit që gjatë Ramazanit, me të shtëna topi të shënojë fillimin e agjërimit. Me një letër të shkurtër kishte porositur vojvodë Masha Vrbicën: “Masho, jepu urdhër topxhinjve në Tivar që gjatë këtij Ramazani të ndezin nga një top në mëngjes (syfyr) dhe në darkë (iftar), por porositi që të jenë në kohë që do t’ju japë hoxha - Knjazi” [Andrijašević & Stojanović:2003, f. 43]. Ligji i tij për shkollat fillore [1884] i lironte fëmijët e myslimanëve gjatë Ramazanit dhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Bajramit dhe u jepte të premteve ditë të lirë në shkollat ku dominonin [Pekić:2011, f. 15]. Në zonat më të varfra binin daullet për t’i përkujtuar se “është koha e iftarit”, ashtu siç bëhej në kohën e syfyrit duke thirrur: “Zgjohuni për syfyr”. Në fshatrat më të mëvetësuara muezini thërriste Ezanin e akshamit. Një nderim i veçantë ishte kur kryetari ose të gjithë anëtarët e familjes të ishin ftuar për iftar te të afërmit, miqtë, komshinjtë apo farefisi. Kaq rëndësi i jepej këtij zakoni sa burrat rezervonin ditën që do të ishin të ftuar te njëri-tjetri. Thuhej se gjatë Ramazanit duhej të shkoje së paku tri herë mik dhe të ftoje së paku po aq miq. Ende ka të moshuar që i kujtojnë ato periudha vëllazërore në harmoni me njëri-tjetrin, edhe pse të varfër, të pasur në zemra, duke ia hapur dyert gjithkujt dhe duke ndarë gjithçka me të gjithë. Ato ditë që shfaqnin admirim të veçantë duke besuar se është një muaj që ditët dhe netët e tij kanë një mëshirë dhe shpërblim të veçantë. Tregohej një kujdes i veçantë për jetimët, të varfrit, skamnorët dhe ata pa përkrahje, sepse në Ramazan gjithçka ka vlerë më shumë. Ndonëse i shkaktoi dëme të mëdha veçanërisht rinisë, ateizmi nuk e pati forcën e pretenduar për të shuar dritën e besimit në Zot, në zemrat e shqiptarëve. Kjo u vërejt me rënien e regjimit komunist, që solli menjëherë edhe ripërtëritjen e besimit. Disa shpreheshin për këtë muaj: “na çeli sytë e zemrës së errësuar për gjysmë shekulli”, disa të tjerë thonin: “na përtërinë imanin e zbehur prej vitesh”. Të tjerët, sikurse Ndriçimi – një kamerier rreth 50 vjeç, e deklaroi veten si mysliman, kurrë nuk kishte qenë në xhami, pinte alkoolin, por agjëronte Ramazanin: “Kam agjërue gjithmonë, nëna ime agjëronte, e si të mos agjëroja unë?” [Tosic:2015, f. 102]. (Fund) E ENJTE, 14 PRILL 2022

Javore KOHA

11


KULTURË

Paaftësitë i bëmë s (Lexime të poezisë “Demokraci” - Ardita JATR U)

Argëzon Sulejmani

Një poezi ku bëhen bashkë nocionet që (keq)përdoren më së shpeshti në përditshmëritë tona të këtyre dekadave: lufta, paqja, liria, demokracia, partia etj. 1. Leximi i parë të shtang për vetë faktin se luftës i pason paqja e pamjaftueshme, pluralizmit, demokracia e pamjaftueshme, njeriut njerëzorja e pamjaftueshme. E gjithë kjo pamjaftueshmëri të shtyn të mendosh për faje, për mosdije, për pangopshmëri. Lufta mbaroi (...) Erdhi paqja (...) Krijuam partitë (...) Janë këta tre vargje që më shumë se dëftojnë, ngrenë pikëpyetje të mëdha mbi pikat e tyre dëftuese. U gabuam nga mendimi që lufta mbaroi në gadishullin ku lufta gëlon vazhdimisht, apo u gabuam që paqja “erdhi” si mysafire e papritur!? Sa mund të ishte hap i gabuar relativizimi i demokracisë me pluralizmin politik? A nisi të qelbej nga koka demokracia jonë në ditët kur zgjidhnim ditë e përditë kryetarë e nënkryetarë? A thyhet kjo poezi në vargun “Krijuam partitë”? A është kryemëkati ynë: fshehja e mëkateve nën lëkurë!? Për këtë nevojitet rileximi, pse jo i disahershëm i kësaj poezie që veçse vlerës poetike bartë dhe tagrin dokumentar të një kohe që sidomos shqiptarët (dhe besoj të gjithë ballkanasit) nuk duan ta kalojnë nëpër mend. 2. Poezia përfundon me një varg tejet të gjetur dhe, do të thoja, me një fjali që me pak fjalë bën përshkrimin e tran-

12

Javore KOHA

E ENJTE, 14 PRILL 2022

zicionit të stërzgjatur shqiptar drejt botës perëndimore: “Paaftësitë tona i bëmë slogane”. Meqë pandërprerë po e rilexoja këtë poezi, në leximin me zë po më ndërlidhej kësisoj vargu përfundimtar me titullin: Paaftësitë tona i bëmë slogane - DEMOKRACI. Vargu nuk shënjon individë as grupacione, por thirret në shumësin e përbashkët, thirret në: NE. Dhe

nga këtu lind kryepyetja: a është demokracia (jonë) slogan abuziv dhe a është po kjo demokraci paaftësia jonë më e madhe!? Po sloganet tjera që i shpërfaqim hera-herës, me zë të lartë ose figura të zgjedhura, a nuk janë publikim i paaftësive tona!? Poezia në fjalë, veç thelbit që dominohet nga një poetikë avangarde, ka dhe pjesën tjetër ose rrafshin social


KULTURË

slogane të saj. Në një kuptim, është nga ato poezi që sado shkon e fluturon tejet lart, sërish ateron, sërish prekë tokën në pikat e përditshmërisë së njeriut nga i cili zë fill dhe të cilit i flet. Zbret në pazar, aty ku luhet drama e përditshme jetësore (aty ku “vreri blihet me lekë”) dhe bën pyetjet rutinë të ditëve: A ke shtëpi, Ujë, Drita a ke? Thjeshtësia me të cilën poetja vjen në

këtë pikë e relakson aq sa e përmbytë lexuesin, sidomos atë shqiptar. Është, le të themi, një requiem i asaj pjesëkohe, për të cilën bashkëkohësit janë të bindur që nuk përmban asgjë humane, si të tillë asgjë poetike. Pikërisht nga ky fakt mund të niset edhe rikuperimi i një shoqërie të dërrmuar nga kalimi i përnjëhershëm nga njëri në tjetrin ekstrem. Poezia, shkurtimisht por mjaftueshëm, prekë dhe pjesën e publikes intelektuale, e cila është mjaftueshëm e aftë t’u ikë gjykimeve, por jo edhe tu prijë ndryshimeve. (...) dhe shkruanim për lirinë dhe fshinim me gazeta buzët (...) Nga kaq pak rreshta, poetja sikur pajtohet me proverbin e vjetër shqiptar: nga e thëna në të bërë - është një det i tërë. Varianti i ri i metaforizuar prodhon tonelata celulozë të shkruar që shërben për të fshirë buzët, domosdo edhe B-të e tjera të cilat lihen t’i vetëkuptojë lexuesi. Gazetat dhe frekuencat demokratike që zëvendësuan gazetat dhe rrymat enveriste në Shqipëri, pa vërejte, do të ktheheshin në kopertina sloganesh që jo vetëm shpërfaqnin - të autorëve paaftësi, por mbulonin edhe të të njëjtëve pasuri. Duke u thirrur në median si pushtet, si pushtet i pavarur, publikja shqiptare në pak kohë arriti të varë gjithçka nën objektivin e vet. Popullit nuk i mbet gjë tjetër veçse të fshinte buzët me të dielat, ku mishin dhe byrekun e hanin politikanët dhe vartësit e tyre VIP-a. 3. Poezia ”Demokraci” hynë në poezitë më të realizuara për demokracinë shqiptare ose demokracinë te shqiptarët. Për këtë arsye, ka kohë që e kërkoj përmbledhjen me poezi të poetes Ardita Jatru - As terr, as dritë. Në shumë librari në kryeqytet as që e njohin autoren, kurse asnjë e tillë nuk disponon ndonjë përmbledhje të autores. Premtojnë që do ta sjellin me muaj të tërë, premtojnë që do të njoftohem për këtë gjithashtu. Një gjë e tillë nuk ndodhë tash e disa muaj. Ardita Jatru (Tiranë, 1972) emigroi në Greqi në vitin 1990 ku jeton dhe sot. Ka botuar tre vëllime poetike dhe një roman. Në 2017 është publikuar përmbledhja me poezi në anglisht, “66 Kilos of Solutide”, nga shtëpia botuese Transcedent Zero Press

(USA). Poezitë e saj janë publikuar në revista letrare dhe antologji poetike ndërkombëtare. Vij në përfundimin që poezia sikurse dhe demokracia nuk do duhej të mateshin me sasi por me cilësi. Nuk do duhej të mateshin me klikime apo shitje por me impaktin dhe reagimin që shkaktojnë. Kemi nevojë për libra që të na godasin si një gjëmë, që të na tronditin thellë, si vdekja e dikujt që e donim më shumë se vetveten; një libër duhet të jetë sëpata që çanë detin e ngrirë brenda nesh, thekson në një vend F. Kafka. Në ndërkohë, më vjen një informacion nga facebook-u që më thotë se një friends imi sapo ka bërë një publikim. Marr dhe e hap. Është një postim me motive politike shoqëruar me disa vargje të (keq)përdorura të një rilindësi shqiptar. Aty e kuptoj që, paaftësitë tona nuk bëjnë dot as slogane për të thënë. Zullumit i jap një Like si revoltë, kurse në vend të sloganit që do të përshkruante paaftësitë e mia marr dhe grijë buzën me dhëmbë. DEMOKRACI (Ardita JATRU) Lufta mbaroi Krimet tona i fshehëm nën lëkurë dhe hapëm dyert Erdhi paqja dhe ne shihnim ëndrra me të vrarë U përpoqëm të ishim të lumtur Krijuam partitë zgjodhëm dhe një kryetar dhe shkruanim për lirinë dhe fshinim me gazeta buzët Njëri-tjetrin pyesnim me zë të ulët: A ke shtëpi, Ujë, Drita a ke? Tek pazar i Gabit blemë vrerin tonë me lekë. U bëmë një turmë memece pa shtëpi, pa jetë, me parti. Nën lëkurë fshehëm bukur të vrarët tanë dhe paaftësitë tona i bëmë slogane. E ENJTE, 14 PRILL 2022

Javore KOHA

13


KULTURË

Mbi romanin ‘‘Humbja’’ të autorit Mark Pashku (Lucgjonaj) Dr. Rrok Gjolaj Një roman që të intrigon që në titull, një gjetje e realizuar për të përshkruar krizën morale të një sistemi, krizën e vlerave të një shoqërie, përmes një teknike rrëfimi zinxhir, ku pleksen dy linja rrëfimore për dy personazhet kryesore, që secili në vetvete përbën një roman më vete. Albert Tivari i riu shqiptar i Malit të Zi, student i historisë, përkthyes me një të shkuar të errët, kriminale dhe Mateo Labeati, njeriu që ndoqi zemrën përballë detyrës së ushtrimit të meshtarisë, frat françeskan që në një fazë të dhimbshme të jetës të ikjes pa brenga rrëfen “Mëkatet e një frati”. I gjithë romani është një reflektim mbi të shkuarën së cilës nuk i shpëtojmë dot. Autori Mark Pashku, depërton në psiken e personazheve, përmes gjallërimit të përsiatjeve, dilemave, ëndrrave të tyre. Ai ndjek pasigurinë e zgjedhjeve që njeriu bën në një fazë të jetës, ndjek më të pakapshmen, zemrën e njeriut përballë fatit të paracaktuar nga të tjerët. Mateo - fëmi, ndjek meshtarinë që 6 vjeç, si vullnet i të atit ndërkohë zemra e tij rreh për të jetuar mes pasioneve, dëshirave dhe dashurisë që e shtyjnë të tradhtojë dhe betimin e tij: Kisha zgjedhur pasionin, kisha zgjedhur jetën time, e nuk e di nëse këtë e kisha bërë për të dënuar babin tim për lumturinë time. U përshëndeta me ta dhe u nisa të kthehesha. I humbur (Po aty, f. 134.). Ndërsa Albert Tivari është personazhi që rrëfen realitetin absurd që e ndjek të riun për shkak të ushtrimit të dhunës nga sistemi politik dhe social, pasojat e saj, mbi qëndresën dhe ëndrrat e tij të pleksura me pasigurinë e zgjedhjeve, të cilat projektojnë të tashmen dhe të nesërmen e personazhit që ende si ka mbyllur hesapet me të shkuarën: Kush isha unë në të vërtetë? - foli Alberti... Një frikacak, që nuk besonte në botën normale të së cilës i përkisja dhe doja të bëhesha pjesë e shoqërisë së pasur. Unë isha një njeri i keq, një njeri që jetonte për të tjerët...unë kisha frikë nga vetja. Po një gjë më shpëtoi, unë nuk isha i gatshëm të bëhesha vrasës. (Po aty, f. 129.).

14

Javore KOHA

E ENJTE, 14 PRILL 2022

Një roman modern mbi ekzistencën

Të dy rrëfimet kanë të njëjtin rrëfimtar, ai është vetë Alberto - doktorant që jeton i qetë në Luzern të Zvicrës, ku dhe studion dhe Albertoja - përkthyes i një sërë ndjesish dhe vizionesh, që nga zhgënjimi dhe dëshpërimi, humbja e heshtur që artikulohet si zë i fuqishëm për të dy fatet e personazheve që i lidh i njëjti mjedis, i njëjti vend nga ku të dy deshën t’i iknin: Malësia. Këtu nis dhe një rrëfim i nëndheshëm i autorit Mark Pashku, për identitetin e shumëpërfolur të shqiptarëve, për vendbanimin e tyre, për ekzistencën e vazhdimësinë e malësorëve. Përmes “Shënimeve të Mateos”, autori Mark Pashku, zbulon tragjedinë ekzistenciale të shqiptarëve të kësaj ane. Pakohësinë e vendosje së tyre në këto anë, mungesën e burimit të jetës “ujit”, mbrojtjen nga pushtuesit, lakminë e tyre për gjithçka shqiptare, duke nisur që me rrëfimet e eposit të kreshnikëve që vjen aq e zakontë në këto rreshta njëlloj si në këngën e Gjergj Elez Alisë: Pushtuesit na kishin rrëmbyer shumë gjëra të tjera, duke filluar nga gratë. Filluan të na rrëmbenin fëmijët...Po në rajonin tonë që kishte det e fusha pafund ekzistonte një gjë që ishte e vështirë të grabitej, shpirti (Po aty, f. 12 – 13). Shih dhe këngën e Gjergj Elez Alisë. 50 Haraq t’rânë, bre, nanë, na paska çue: ka ‘i buell t’pjekun e lypka m’ja prua, lypka vozat me vênë, me raki, lyp ka ‘i çikë të rritun në Malsi, pas ni nate t’zotit me ja kthye. S’paska fe, nanë, e s’paska burrni (Neziri, Zymer., “Këngë të kreshnikëve”, Antologji, Shtëpia botuese, “Libri shkollor”, Prishtinë, 2009, f. 19.). Gjatë këtij rrëfimi të nëndheshëm që ndërthuret natyralisht me rrëfimin e jetës përmes Shënimeve të Mateos është një etnografi e gjallë e jetës së malësorëve, është pasuria shpirtërore e këtij populli që ka doket e veta, zakonet e ritualet (Po at, f. 14. Të gjithë ishin të varrosur në këmbë, bashkë me heshtën e tyre dhe me një relikt, secili më të veçantë se tjetri.), historinë e vetë këtij populli: Ata që kishin ikur për të ndjekur detin kishin marrë me vete pak sende perso-

nale, me vlerë shpirtërore. Kryesisht piktura, statuja, ikona dhe ndonjë libër të vjetër ku ruanin kodet e tyre. ( Po aty, f. 15.). Të gjitha këto janë si prolog i historisë së malësorëve që shpjegojnë jetëgjatësinë e këtij populli në tërë rrebeshet e historisë së përballjeve me lakmitë e të tjerëve. Rrëfimi pasurohet dhe me trashëgiminë gojore të malësorëve që vjen përmes familjes Veli, Agustinit dhe Jeronimit që mbanin një kryq të madh druri, ku mbishkruhej: Arbëria. Ky rrëfim i eksodit të shqiptarëve, vjen si paralajmërim i vetë autorit, se çdo histori populli është histori që ndjek shenjat e tij gjatë rrugëtimit të paralajmëruara nga kushtet historike me të cilat një popull përballet. Korbat po vijnë nga të gjitha anët, po hanë çdo filiz. Një sëmundje e keqe na ka zënë tokën dhe zërat thonë se ka me zgjatë shumë: (Po aty, f. 16.). - thotë autori me zërin e personazhit të vet që vjen nga e shkuara. Dhe këtu nis të kuptuarit e Humbjes së shqiptarëve përgjatë historisë së tyre. Humbjen e parë autori e sheh përgjatë historisë, atë çka historia lakmuese pati ndaj tokave të shqiptarit, humbje që u pasua me ikjen e shqiptarëve, për të ruajtur jetesën e tyre larg gjëmës me të cilin atdheu po përballej. Humbja e dytë, vjen përmes amanetit që Agustini dhe Jeronimi, para se të niseshin patën lënë: Djalli që do të vijë nuk luftohet me armë; ai mundet vetëm përmes Dijes dhe Besës! (Po aty, f. 17.). Në kapitujt pasardhës autori nuk ndryshon format dhe mënyrën e të shkruarit por edhe të përdorimit të tekstit si diskurs përmes retrospektives. Në këtë pikë bëhet e qartë fuqia e rrëfimit të Mark Pashkut dhe ajo qëndron tek përkatësisht mbamendja e gjurmëve, e shtresuar si palimpsest i shumë kohëve në të tashmen e dy personazheve Albertit dhe Mateos. Përmes së shkuarës së tyre, autori synon që në momentet e së tashmes, të kthejë drejtpeshimin e shqiptarëve të humbur nëpër kohë. Ai shpërthen përmes jetës së çoroditur të Albertit, duke kërkuar në


KULTURË jetën e tij shërimin nga ndarjet mes vetes, kundër së keqes lakmitare të vetë njeriut për një jetë të pushtuar nga fuqia e parasë, e luksit dhe e djallit - drogë, që kobshëm është futur në hapësirën e përditshme të shumë popujve dhe vetë rinjve të Malësisë. Letërsia e Mark Pashkut, synon gjetjen dhe ruajtjen e normave bazë të kodit të shqiptarëve që është dija, besa, nderi, si kode që duhet të jenë në përputhje me misionin e krijuesit dhe të njeriut në jetë. Brenda ekstremeve që manifeston bota si sistem që të ngërthen e gllabëron jetën, ka shqiptarë që ia dalin të shenjtërojnë misionin e tyre në jetë, duke luftuar për më të voglat hise, siç është të gëzosh atë që ke, për të mos mbetur fëmijët e askujt (Po aty, f. 19.), dhe pse historia atje në Evropë, kishte ruajtur për shqiptarët, gojëdhëna të shtrembëruar qëllimshëm, histori të trilluara familjare, inate e mllefe me njëri -tjetrin. malësia ngjante me një muze të të këqijave. (Po aty, f. 21.). Mateo ia del që brenda kësaj Evrope, të tërheqë vëmendjen e studiuesve me romanin e tij të përkthyer nga Albertoja. Mateo dhe Alberti janë dy të ikur nga ambienti i tyre, nga jeta plot ekstreme, nga humbja e vetes. Të dy personazhet përmes jetës së tyre në dy kohë të ndryshme, dhe pse ikje që nuk kanë të njëjtin qëllim, pasi Alberto i ikën fazës së parë të rinisë së tij të shthurur e zhytur në botën e krimit, dhe i dyti Mateo ikën realisht një rrobe të veshur pa dëshirën e tij, atë të priftit, janë në kërkim të asaj që kanë humbur, të vetvetes. Mateo është në kërkim të shpjegimit të vetes si qenie filozofike, të shpjegimit të përballjes me unin që lind si qenie e lirë, po prangoset nga vullneti i të tjerëve. Ndoshta për mua jeta nuk ka filluar asnjëherë dhe jam thjesht një ide, një eksperiment në kokën e filozofëve që po tallen me jetën time. (Po aty, f. 29.). Përgjatë rrëfimit të së shkuarës, Mateo, na zbulon se jeta e tij nuk ishte një iluzion, po qëllim për tu përmbushur si njeri gjatë të jetuarit. Ai shprehet se: Unë vërtet kam jetuar dhe vazhdoj që ta bëj edhe sot, edhe pse dëshpërimi më ka shtyrë që të mohoj edhe vetë ekzistencën time. Të gjitha ato që ishin të shenjta për mua u zhdukën shumë shpejt, humbën në përjetësi. Ngela vetëm unë, ai që kisha qenë përherë. I humbur. Prej ditës që isha ndarë nga nëna ime, nga vendi im. Pra unë jam i humbur dhe i braktisur. (Po aty, f. 29.). Autori, përmes fatit të Mateos, shpjegon thelbin e Humbjes që është mohimi i ekzistencës, harresës së shenjave

të shenjta me të cilat na lidh fillesa, që është përkatësia jonë brenda një trualli, një kulture e një gjaku, të cilën në emër të gjetjes së vetes, e braktisim, duke shtuar kështu pasojat e mëdha të humbjes së identitetit me të cilat historia e ka përballur shqiptarin. Mateo është historia e shumë meshtarëve që etërit i zgjodhën për t’i shërbyer ruajtjes nga shpërbërja, tek meshtarët, autori sheh kontributin e tyre për ruajtjen e gjuhës, trashëgimisë kulturore. Vetë mosha 6 - vjeçare e Mateos, përkon me moshën e Homerit të shqiptarëve Gjergj Fishta, rruga e tij për në Livno, kolegji i meshtarisë është i njëjtë me udhëtimin e Mateos bashkë me At Valentinin, që vjen si personazh real i malësorëve. Të nxënit e gjuhëve të huaja, shkëlqimi i tij si student përkojnë me rrugëtimin e shumë meshtarëve misionarë, të cilët Mateoja i braktis. Ndërsa fati i Albertos, është pasojë e një rinie të lindur në një sistem të zhytur në errësirë, me fatin e tij autori Mark Pashku, kërkon çlirimin nga kaosi, kërkon ekuilibrat e një të riu që kërkon të çlirohet e pastrohet nga mëkatet, nga frika, nga nënshtrimi ndaj botës së krimit. Në fazën e tij të dytë të jetës, atëherë kur mendonte se të shkuarës së tij i kishte shpëtuar, duke vënë rend në jetën e tij si student, e pagjetura humbje e vetes, vjen si mallkim për tërë ballkanasit. Ikja nga rruga e drejtë, shpaguhet, rrugës ai ka humbur ëndrrën e njeriut të mirë, dhe pse tani i penduar, e shkuara është gracka që do ia vërtitë fatin. Skutave të errëta të krimit ai nuk i shpëton dot. Kodet e tyre do ia marrin jetën, pikërisht atëherë kur mendon se u çlirua dhe u ndje i pafajshëm. I gjithë rrëfimi është një bashkëbisedim me veten, kujtesën dhe përvojën, që me elegancën klasike të autorit krijues, sjellin historinë e shqiptarëve në kapërcyell të fateve të tij si popull. Natyrshëm autori përmes 13 kapitujve dhe dy historive paralele arrin të krijojë një mozaik reflektimesh të gjithkohshme. Romani i Mateos brenda rrëfimeve të Albertos është referencë që depërton jo vetëm në thellësitë e dilemave që kanë shoqëruar shqiptarin si dilemë ekzistenciale e një kombi, po dhe si dilemë ekzistenciale njeriut si vetja që merr kuptim përmes të tjerëve. Vetë autori me këtë roman dëshmon se është jo vetëm njohës po dhe dëshmitar i këtij realiteti tragjik, që mëton në fund të ndërgjegjësojë bashkëjetuesit e tij se: Lumturia bëhet nga gjërat e vogla e ne mashtrohemi nga grykësia. ( Po aty, f. 58.). Për autorin dra-

mat njerëzore e kanë një shkak, dhe atë e thotë me pohimin e vetë Albertit: Vërtet, kemi dalë nga binarët dhe ndoshta edhe shekuj do të nevojiten për t’u kthyer në normalitet. Atje ku s’kemi qenë asnjëherë, ia tha vetes. (Po aty, f. 59.). Me të drejtë mund ta rendisim këtë roman në romanet moderne, duke e klasifikuar letërsinë Mark Pashkut si letërsi moderne, pikërisht nga natyra e romanit modern: ku autori nuk është më bartës i të vërtetës absolute dhe koncepteve të gatshme, por, përkundrazi, ai demonstron me rrëfimin e tij relativitetin e jetës me pyetjen që e parashtron që në prolog: A keni menduar se gjërat në jetë janë të paracaktuara? (Po aty, f. 5.). Lineariteti i tregimit zhduket, duke u zëvendësuar me një komplot fragmentar, të paraqitur shpesh nga perspektiva e dy personazheve në të njëjtën kohë, të cilët nuk kanë pikëpamje krejt të kundërta për ngjarjet që po ndodhin. Romani i Mark Pashkut, për nga tiparet e rrëfimit jo kronologjik, konteksti (rrëfimi i Mateos) i ndërfutur në tekstin e rrëfimit të Albertos, krijojnë një ndërtekst me një rol të ri, atë të rrëfimit të shumëfishtë që vjen si tipar i rrëfimit modern dhe bashkëkohor. Çdo personazh është një zë rrëfyes, ku autori krijon të vërtetat e secilit në një skenë që dëshmon fatet e tyre. Nuk mungon as ekspresionizmi si rrymë që autori e ndërthur me qëllimin jo për të riprodhuar realitetin sa për të përcjellë gjendje emocionale, imazhet e dhimbjes që janë shumë të zakonshme në veprat e tij: Aty para syve tanë i kishin nxjerrë e transportuar ato eshtra, ku mund të paramendoj shikimet e trishtuara të ndonjë fëmije guximtar që ishte afruar vjedhurazi për të vëzhguar se çfarë po bënin këta njerëz. Tym kishte nëpër sytë e strukur nga errësira, tym e lot kishin këta sy që çdo mbrëmje afroheshin pranë vatrave në kullat e shtëpive nëpër bjeshkët e larta. (Po aty, f. 14.). Vetë tema e vetmisë së dy personazheve Mateo dhe Albert, në një botë të madhe dhe shumëngjyrëshe, vetë mospërputhja e ritmeve të jetës së tyre me realitetin përreth e bën këtë roman pasues të modernizmit. Bota (Zvicra), si vend ku personazhet takohen indirekt, përmes përkthimit të shënimeve të Mateos, është një botë që shfaqet para tyre me ftohtësinë e vet. Ky rrëfim jo linear i personazheve krijon shumëkuptimësinë e një rrëfimi origjinal, të cilën lexuesi i kujdesshëm e ndjek hap pas hapi, deri në zbulimin e lëmshit dramatik që i lidh fatet e dy personazheve Mateo dhe Alberto me fatin e popullit të tij. E ENJTE, 14 PRILL 2022

Javore KOHA

15


KULTURË

Dëshmi shkencore për përkatësinë iliro-shqiptare të Epirit (Sherif Delvina, E vërteta mbi Epirin, Botoi: ”Fllad”, Tiranë, 1999

Trajtimi i çështjeve që kanë të bëjnë me hapësirën etnogjeografike shqiptare sidomos asaj jugore, ka vite që është bërë objekt studimi për personalitete të shkencës dhe kulturës shqiptare. Në veçanti kjo çështje fitoi një dimension tjetër pas dështimit të monizmit sepse në pluralizëm u krijuan rrethana të tjera të favorshme duke mos pasur tema tabu, apo qasje ideologjike siç ishte më parë në Shqipëri. Ndër studiuesit më të zellshëm dhe serioz në këtë gamë bën pjesë Sherif Delvina, i cili në këtë aspekt ka dhënë një kontribut me peshë për historiografinë kombëtare shqiptare

Nail Draga

Në shek.XIX, tek fqinjët tanë na u paraqitën dy projekte politike të cilat ishin tërësisht ekspansioniste në dëm të popujve të tjerë për të realizuar ëndrrat e tyre mesjetare. Fjala është për “Megaliidenë” greke(1843) dhe “Naçertanien” serbe(1844) ku si qellim final kishin rimëkëmbjen e perandorive të tyre mesjetare, atë të Bizantit dhe të Car Dushanit. Dihet historikisht se pasojat e këtyre projekteve i kanë përjetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë shqiptarët, duke filluar nga Kongresi i Berlinit(1878) dhe Konferenca e Londrës(1913) sepse

16

Javore KOHA

E ENJTE, 14 PRILL 2022

më se dy të tretat e hapësirës etnogjegrafike shqiptare u aneksua nga fqinjët tanë sllavet dhe grekët. Por, më gjithë këto përfitime territoriale, oreksi i tyre nuk ka të ngopur, që dëshmohet me politikën e tyre shtetërore të ndjekura në vazhdimësi, duke shpifur e trilluar në lidhje me autoktoninë iliro-shqiptare dhe hapësirën etnogjeografike shqiptare në Siujdhesën Ballkanike. Ne këtë gamë të qasjeve janë të njohur në veçanti disa struktura klero-shoviniste greke, të cilët ende trumbetojnë për jugun e Shqipërisë, duke shpikur dhe krijuar sajesa te ndryshme territoriale. Në këtë aspekt ato shpikën sajesën Vorio Epiri, që është aspiratë territoriale ndaj shtetit shqiptarë. E tërë kjo politikë ne rrethana të reja shoqërore pas dështimit të komunizmit është transparente dhe nga ana e tyre bëhet gjoja për mbrojtje te të drejtave të minoritarëve grekë në Shqipëri, ku këto qarqe të

tillë i konsiderojnë të gjithë shqiptarët ortodoksë. Duke qenë dëshmitarë i të gjitha këtyre akrobacioneve politike më pasoja për popullin dhe shtetin shqiptar, intelektuali dhe studiuesi i zellshëm Sherif Delvina opinionit shqiptarë i dhuron librin “E vërteta mbi Epirin”. Është ky një libër i veçantë për nga lënda e trajtuar dhe me një qasje analitike dhe argumente shkencore që demaskon politikën shoviniste greke ndaj aspiratave dhe falsifikimeve të realitetit historik dhe gjeografik të jugut shqiptar. Libri paraqet një përmbledhje të artikujve të botuar nga viti 1992-1999 në gazeta të ndryshme në Shqipëri. Nuk ka dyshim se ne saje të tyre artikujve të cilët për nga përmbajtja janë shkencorë, analitikë dhe publicistikë autori ka bërë sensibilizimin e opinionit shqiptarë ne lidhje me disa çështje të cilat ose kanë qenë tabu apo të panjohura për opinionin e


KULTURË gjerë. Autori librin e ka konceptuar në atë mënyrë që përbehet prej nëntë pjesëve të cilat paraqesin një unitet të qasjeve të autorit për hapësirën etnogjeografike shqiptare nga koha antike e deri në ditët tona. Në këtë botim më vlerë autori ofron të dhëna më interes për hapësirën etnogjeografike shqiptare, duke theksuar se para Kongresit të Berlinit(1878), Shqipëria e kishte sipërfaqen 110.000km2, me popullsi kompakte shqiptare dhe më pakica kombëtare të parëndësishme. Kongresi i Berlinit u quajt nga rilindësit më të drejtë varrimi i Shqipërisë, por ky nuk kishte qenë ende varrimi i Shqipërisë, sepse pas atij kongresi jashtë Shqipërisë ngeli Kosova, ngeli Maqedonia, Çamëria, Grebeneja, Kosturi, dhe sundimi osman ishte i përkohshëm, kurse pushtimi nga fqinjët ishte i përhershëm. Por, më 1913, kinse në luftën kundër turqve, me përkrahjen e Fuqive të Mëdha, këto toka u quajtën “turke” dhe hapësira etnogjeografike shqiptare u zvogëlua gjithnjë. Madje nëse analizohen të dhënat nga viti 1491 kur janë bërë regjistrimet e Ballkanit të pushtuar nga osmanët, në Ballkan del se janë mbi 266 mijë familje në trojet shqiptare, duke filluar nga veriu e deri në Artë. Në atë kohë ne kemi pasur popullatë më të madhe se grekët dhe territor më të madh se grekët e serbët, Shqipëria është rrudhur dhe është bërë mbi tre herë më vogël se çka qenë. Delvina është i qartë ne konstatimet e tija kur cekën pa hezitim se duhet thënë e vërteta, duke u bazuar ne dokumentet e kohës pavarësisht se tash jemi ne rrethana të reja shoqërore dhe politike me fqinjët tanë. Andaj, me të drejtë cekët se nuk duhet heshtur për spastrimin etnik të territoreve shqiptare në shek. XIX, siç është rasti i 300.000 shqiptarëve të shpërngulur më dhunë nga Sanxhaku i Nishit, e po ashtu për historinë e Artës, të cilën grekët e morën pas 1878-ës, pastaj për Sulin etj. I brengosur për prezantimin dhe falsifikimin

e të kaluarës sonë historike në tekstet shkollore tek fqinjët grekë, ai na ofron shembullin e suliotëve. Ato, thekson Delvina, grekët i kanë në çdo tekst shkollor, ku në to thuhet se suliotët janë hedhur nga shkëmbi i Zallongut për të ruajtur nderin. Këtë ngjarje heroike të vjedhur nga heroizmi shqiptar grekët e kanë kthyer nga vetja dhe i mbajnë si heroizmin më të madh të tyrin! S’ka tekst grek ku nuk figuron Marko Boçari, Bubulina etj. Ne ruhemi se mos na prishet politika me grekun. Ne duhet ta dimë se ç’na kanë marrë e ç’na kanë ngrënë vazhdimisht fqinjët tanë konstaton më të drejt Delvina. Ne këtë botim më vlerë autori trajton ne detaje “Megaliidenë” si dhe sajesën e shovinisteve grek “Vorio Epir” e cila ka të bëj më pretendimet territoriale ndaj Shqipërisë së Jugut, duke dëshmuar në mënyrë shkencore për përkatësinë iliro-shqiptarë të Epirit. Ndërsa duke bërë fjalë për minoritarët grekë, ai me të drejtë konstaton se ata janë shumë vonë të pranishëm në territoret shqiptare, gjegjësisht janë ardhacakë, argatë të sjellë këtu në kohën e Ali Pashë Tepelenës dhe përbëjnë një enklavë në viset shqiptare. Duke marrë kompleksin politik të grekëve për këto territore dhe ndaj popullatës shqiptare ortodokse, falsifikimi i të dhënave historike dhe i statistikave demografike kur bëhet fjalë për numrin e minoritarëve shqiptarë në Greqi dhe i minoritarëve grekë në Shqipëri është bërë detyrë patriotike dhe shtetërore numër një e shovinizmit grek. Nga ana tjetër me qellim heshtet numri i mbi dy milion arvanitasve ne Greqi. Dhe në fund duhet thënë se një libër i tillë është i mirëseardhur jo vetëm për studiuesit dhe individët që iu intereson çështja kombëtare dikur dhe sot, por edhe për opinionin e gjerë. Botuesit shqiptarë mendoj se do të bënin një punë me vlerë nëse këtë botim do ta përkthenin në gjuhën angleze në tërësi apo në formë të sintetizuar, sepse vetëm ne këtë formë do të informojmë opinionin ndërkombëtar në lidhje me realitetin shkencor, me autoktoninë dhe vazhdimësinë historike iliro-shqiptare të kësaj pjesë të hapësirës etnogjeografike shqiptare. Të dhënat e ofruara ne saje të konsultimit të një

In memoriam

Sherif Delvina (1932-2022) Në Tiranë më 7 pill 2022, në moshën 90-vjeçare vdiq Sherif Delvina, historiani, studiuesi, përkthyesi, dramaturgu, intelektuali dhe publicisti i shquar, autor i disa botimeve shkencore nga fusha e historisë. Ai rridhte nga një familje e shquar intelektualësh dhe patriotësh, me ndikim në historinë e Shqipërisë. Si rrallë kush mblodhi dhe deshifroi e interpretoi harta të disa autorëve europianë nga antikiteti e dei në vitin 1913, kur më së gjysma e hapësirës etnogjeografike shqiptare nga vendimet e padrejta të Konferencës së Londrës iu dhuruan fqinjëve(sllavë e grekë). Prof.Sherif Delvina është autor i 14 librave, 18 libra me bashkautorë, ndërsa ka publikuar me qindra artikuj e studime në shqip dhe në gjuhë të huaj. Nga botimet veçojmë: E vërteta mbi Epirin(1999), Kosova një mit serb, apo një realitet historik shqiptar(2000), Mid`hat Frashëri: ministër fuqiplotë në Athinë,1923-1926(2002), Udhëtarët e huaj në Shqipëri-gjerë në fund të shekullit XIX nga Lumo Skendo(2012) etj. Në nderim të autorit. më këtë rast po ribotoj recensionin për librin “E vërteta mbi Epirin”të shkruar në vitin 2004. literature selektive shkencore, hulumtimit të dokumenteve të trajtuar në sinkroni dhe diakroni bëjnë që libri “E vërteta mbi Epirin” të jetë një enciklopedi në vete për këtë regjion gjeografik i cili ka pasur një të kaluar të bujshme historike nga koha antike e deri në ditët tona. Dhe një libër të tillë ka mundur të na ofrojë vetëm Sh. Delvina i cili është padyshim studiuesi më i zellshëm dhe erudit i kësaj çështjeje në kohën tonë. E ENJTE, 14 PRILL 2022

Javore KOHA

17


PËRVJETOR

Në Malësi u përkujtua solemnisht 6 Prilli i vitit 1911 - Dita e Kryengritjes së Malësisë

Datë e rëndësishme Malësinë dhe pavarë

Tuz – 6 Prilli - Dita e Kryengritjes së Malësisë së vitit 1911, u përkujtua solemnisht në Tuz në Qendrën Kulturore-Informative “Malësia”. Me një aktivitet kulturor-historik të organizuar nga Komuna e Tuzit, 111-vjetori i Kryengritjes së Malësisë risolli në kujtesë sakrificën atdhedashëse që dhanë paraardhësit tanë në mbrojtje të trojeve dhe në çlirimin e vendit. Në këtë mbrëmje solemne në prezencën e një publiku të konsiderueshëm, zyrtarë, klerikë, e personalitete të fushave të ndryshme, pas intonimit të himnit kombëtar, moderatorja e mbrëmjes znj. Besiana Mehmeti, tha se me një organizim të tillë solemn kushtuar kësaj date, dëshmohet se historia jonë do të ruhet, dhe vetëm në këtë mënyrë do

18

Javore KOHA

E ENJTE, 14 PRILL 2022

të çmohet e mbrohet identiteti kombëtar shqiptar. Në të njëjtën kohë, kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj në fjalën e rastit, duke theksuar rëndësinë e kësaj date, ndër të tjera tha se duhet respektuar dhe kujtuar e kaluara, “dhe të punojmë të bashkuar që të krijojmë të ardhme, për zhvillimin ekonomik të Malësisë”, tha Gjeloshaj. Ndërkaq, Prof. Dr. Martin Berishaj shpalosi një historik të Malësisë përgjatë viteve 1911-2022 dhe foli për figurën gjithëkombëtare, Dedë Gjon Lulin. Ai tha se viti 1911 ka qenë një ogur i mirë për Shqipërinë, “por kurrë nuk kishte pas Vlorë të vitit 1912, sikur të mos kishte qenë prehëri i pavarësisë së Shqipërisë, i bërë këtu në Deçiq me malësorë dhe me ata të cilët i

dhanë përmbajtje lirisë”, tha Berishaj. Prof. Dr. Martin Berishaj u shpreh se ne nga Kryengritja e Malësisë së vitit 1911 përfituam tre gjera: “E para është se treguam qe jemi zot shtëpie në shtëpi të vet, duke u dalë zot trojeve tona dhe kemi bërë atë që askush se kishte bërë para katërqind ose pesëqind vitesh kur e bëri Gjergj Kastrioti-Skendërbeu. Çështja e dytë ishte shumë e qartë, sepse inteligjenca shqiptare e kohës, ata të cilët e mbarësonin idenë e pavarësisë, ata vinin e faleshin këtu para malësorëve, dhe i lusnin malësorët që të vinin gisht për të fituar diçka më të madhe, diçka që më vonë do t’i thonë Shqipëri. Dhe çështja e tretë është se as shqiptarit të besimit ortodoks, as islam e as katolik, kur


PËRVJETOR

e historike për ësinë e Shqipërisë

dilnin në front, nuk u shkruante në ballë, por të gjithë ata janë bashkuar tok për t’i dalë zot vendit të vet të cilin e kishin robëruar për pesëqind vjet”, u shpreh Berishaj. Ai, më tej shpalosi disa nga synimet e mëtejshme të realizimit të interesave të popullit shqiptar në këto treva. “Cilat janë ato kërkesa? Që të flitet shqip në organet shtetërore të vendit. A flitet shqip sot në Komunën e Tuzit? Po, flitet. A janë të gjithë formularët të shënuar në gjuhën shqipe? Jo. Pse? Nuk dimë.”, u shpreh ndër të tjera Berishaj. Ndërkaq, mbrëmja solemne vijoi me një fragment nga kënga e njëzetetetë e Lahutës së Malcis, interpretuar nga regjisori Idriz Gjokaj. Ky shënim solemn u përmbyll me atmosferën e ngrohtë agrëtuese të

cilën e sollën këngëtarët, Shkodran Tolaj dhe Besiana Mehmeti, që me interpretimin e tyre mjeshtëror, u admiruan dhe duartrokitën nga të pranishmit në sallë. Më heret gjatë po të njëjtës ditë, më 6 prill 2022, kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe zyrtarë të tjerë të kësaj administrate, vizituan shtëpinë muze të Dedë Gjon Lulit në fshatin Bardhaj të Hotit, ku edhe vendosën kurorë lulesh tek busti i Dedë Gjon Lulit. Ndërkaq, në këtë ditë Shoqata ,,Malësia e Madhe’’ – Michigan, përmes Zyrës për Bashkëpunim me Diasporën të Komunës së Tuzit, në sallën e Kuvendit të Komunës së Tuzit, ka ndarë 36 bursa për studentë nga Malësia - 10 bursa për studentë që studimet i ndjekin jashtë Malit të

Zi, dhe 26 bursa për studentë që studiojnë brenda vendit. Nga Komuna e Tuzit u njoftua se shuma totale që u nda për bursat në fjalë është 23 mijë e 600 dollarë amerikanë. Në përkujtim të kësaj ditë të rëndësishme për Malësinë e Madhe, mu në Bratilë ku para 111 vitesh u ngrit flamuri kuq e zi, pranë Memorialit të Kryengritjes, me inicimin e Bashkësisë Lokale të Traboinit, financuar nga Shoqata “Jehona e Malësisë”- Michigan, u vendos flamuri gjigant kuq e zi, me lartësi 12 metra, ku morën pjesë përfaqësues të komunës, të shoqatës në fjalë dhe tashmë tradicionalisht për të bërë homazh, zyrtarë dhe aktivistë të Lidhjes Demokratike Shqiptare. t. u. E ENJTE, 14 PRILL 2022

Javore KOHA

19


KULTURË

Përplasja e qytetërimeve në vështrimin e Eduard Saidit (4)

Nuk ka kultura apo qytetërime të izoluara Çdo përpjekje e bërë për t’i ndarë kulturat apo qytetërimet në njësi të ngushta, e pretenduar nga Hantingtoni dhe të ngjashmit e tij, dëmtojnë shumëllojshmërinë e diversitetin e tyre, kompleksitetin e plotë të elementeve të tyre, hibriditetin e tyre radikal. Sa më këmbëngulës të jemi në veçimin e kulturave, aq më të pasaktë jemi për veten tonë dhe për të tjerët

Bernard Çobaj

(vijon nga numri i kaluar) Një studim tjetër shumë i rëndësishëm se si funksionojnë kulturat është Shpikja e traditave (The Invention of Traditions), redaktuar nga historiani Erik Hobsbaun. Ideja e një kulture dhe një qytetërimi si diçka e qëndrueshme dhe fikse është hedhur poshtë plotësisht nga nocioni se si mund të shpiken, prodhohen traditat për ndonjë rast specifik. Domethënë, traditat nuk janë vërtet gjëra të qëndrueshme por më tepër abstraksione që mund shumë lehtë të krijohen, shkatërrohen, manipulohen e kështu me radhë. Saidi e ka argumentuar në disa nga veprat e tij se ajo që përshkruhet si islam në Evropën e sotme dhe në Shtetet e Bashkuara, për shembull, i përket diskursit të orientalizmit, një ndërtim i sajuar për të nxitur ndjenjat e armiqësisë dhe antipatisë kundër një pjese të botës, që ndodh të jetë

20

Javore KOHA

E ENJTE, 14 PRILL 2022

me rëndësi strategjike për naftën, si rival që e kërcënon krishterimin. Megjithatë, kjo dallon shumë nga mënyra se si myslimanët, që jetojnë brenda domenit të islamit, e përjetojnë atë në të vërtetë. Ka një dallim domethënës midis islamit në Indonezi dhe islamit në Egjipt. Nëse fokusoheni te një pikë, në Egjipt apo diku tjetër, ku fuqitë laike të shoqërisë janë në konflikt me lëvizje të ndryshme protestuese dhe reformatore islamike, për natyrën e islamit dhe në rrethana të tilla, gjëja më e lehtë dhe më pak e saktë është të themi: “Kjo është bota e islamit, dhe shikoni se si janë të gjithë terroristë dhe fundamentalistë dhe shikoni gjithashtu se sa të ndryshëm, sa të paarsyeshëm janë, në krahasim me ne”. Por pjesa më e dobët e tezës së

përplasjes së kulturave e qytetërimeve është ndarja e ngurtë e supozuar mes qytetërimeve, pavarësisht provave dërrmuese se bota e sotme është, në fakt, një botë përzierjesh, migrimesh dhe e kufijve të hapur. Sot shumë vende kanë kuptuar se asnjë kulturë apo shoqëri nuk është thjesht vetëm një gjë. Pakicat me numër të konsiderueshëm si afrikano-veriorët në Francë, popullata indiane në Britani, elementet aziatike dhe afrikane në SHBA, kontestojnë idenë se qytetërimi që krenohej me homogjenitetin e vet mund të vazhdojë ta bëjë këtë në të ardhmen. Nuk ka kultura apo qytetërime të izoluara. Çdo përpjekje e bërë për t’i ndarë ato në njësi të ngushta, e pretenduar nga Hantingtoni dhe të ngjashmit e tij, dëmtojnë

Ideja e një kulture dhe një qytetërimi si diçka e qëndrueshme dhe fikse është hedhur poshtë plotësisht nga nocioni se si mund të shpiken, prodhohen traditat për ndonjë rast specifik. Domethënë, traditat nuk janë vërtet gjëra të qëndrueshme por më tepër abstraksione që mund shumë lehtë të krijohen, shkatërrohen, manipulohen e kështu me radhë


KULTURË

shumëllojshmërinë e diversitetin e tyre, kompleksitetin e plotë të elementeve të tyre, hibriditetin e tyre radikal. Sa më këmbëngulës të jemi në veçimin e kulturave, aq më të pasaktë jemi për veten tonë dhe për të tjerët. Pyetja e vërtetë është nëse në fund duam të punojmë për të veçuar qytetërimet, ose duhet të marrim rrugë më të vështirë, integruese, që është përpjekje për t’i parë ato si një tërësi të madhe. Shumë më produktiv dhe më i dobishëm është një mentalitet i ri global apo ndërgjegje që i sheh rreziqet me të cilat përballemi nga këndvështrimi i gjithë racës njerëzore. Këto rreziqe përfshijnë varfërimin e shumicës së popullsisë së globit, shfaqjen e ndjenjave thumbuese lokale, kombëtare, etnike dhe fetare, rënien e shkrim-leximit dhe fillimin e një analfabetizmi të ri, bazuar në mënyrat elektronike të komunikimit, televizionin dhe superstradën e re globale informative, fragmentimin dhe kërcënimin e zhdukjes së rrëfimeve të mëdha të emancipimit dhe iluminizmit. Pasuria më e çmuar e jona përballë një transformimi kaq të tmerrshëm të historisë është shfaqja jo e një nd-

Pjesa më e dobët e tezës së përplasjes së kulturave e qytetërimeve është ndarja e ngurtë e supozuar mes qytetërimeve, pavarësisht provave dërrmuese se bota e sotme është, në fakt, një botë përzierjesh, migrimesh dhe e kufijve të hapur. Sot shumë vende kanë kuptuar se asnjë kulturë apo shoqëri nuk është thjesht vetëm një gjë

jenje përplasjeje, por një ndjenje të komunitetit, mirëkuptimit, simpatisë

Saidi e ka argumentuar në disa nga veprat e tij se ajo që përshkruhet si islam në Evropën e sotme dhe në Shtetet e Bashkuara, për shembull, i përket diskursit të orientalizmit, një ndërtim i sajuar për të nxitur ndjenjat e armiqësisë dhe antipatisë kundër një pjese të botës, që ndodh të jetë me rëndësi strategjike për naftën, si rival që e kërcënon krishterimin

dhe shpresës, që është e kundërta e drejtpërdrejtë e asaj që provokon Hantingtoni. Në librin Kultura e imperializmi, Saidi citon poeten e madhe Aime Cesaire që thotë “puna e njeriut sapo ka filluar dhe mbetet për të mposhtur gjithë dhunën e ngulitur në skutet (fshehtësinë) e pasionit tonë dhe asnjë racë nuk e zotëron monopolin e bukurisë, të inteligjencës, të forcës dhe ka vend për të të gjithë në vendtakimin e fitores”. Këto vargje nënkuptojnë sentimente që përgatisin rrugën për shpërbërjen e barrierave kulturore që tashmë gjenden, për shembull, në lëvizjet mjedisore, në bashkëpunimin shkencor, në lëvizjen e grave dhe shqetësimin universal për të drejtat e njeriut, në konceptet e mendimit global që theksojnë komunitetin dhe shkëmbimin mbi dominimin racor, gjinor ose klasor. Saidi përfundon që përpjekjet për ta kthyer bashkësinë e qytetërimeve në një fazë primitive të luftës narciste, duhet kuptuar, jo si përshkrim se si në fakt qytetërimet veprojnë, por më tepër si nxitje për konflikte të kota dhe shovinizëm demoralizues dhe kjo duket se është pikërisht ajo që nuk na nevojitet. (Fund) E ENJTE, 14 PRILL 2022

Javore KOHA

21


ARSIM

Shkollat fillore publike katërvjeçare (sibjan dhe ibtidai mektebet) në trevën e Krajës sipas dokumenteve të Arkivit Osman të Shtetit – Stamboll (fundi i shek. XIX dhe fillimi i shek. XX) (1)

Shkollat fillore në Arbnesh, Skje dhe Ostros të Vogël Mr. Ali Bardhi

Historia e vendbanimit të Krajës është mjaft e lashtë dhe përgjatë saj ka pasur plot jetë dhe aktivitet, nga ku edhe kanë dalë personalitete të njohura si në vend ashtu edhe më gjerë. Ndër dëshmitë kryesore që argumentojnë jetën në një vend, si pjesë e rëndësishme e kulturës materiale dhe shpirtërore janë edhe shkollat. Në lidhje me fushën e arsimit studimet janë të mangëta për këtë trevë përpara shek. XIX, prandaj në të ardhmen duhen bërë hulumtime. Kohët e fundit janë bërë disa hulumtime që kanë për objektiv shkollat fillore të trevës së Krajës përgjatë shek. XX deri në ditët e sotme nga autorë vendas dhe të tjerë, duke përfshirë edhe shkollat mektebe gjatë fundit të shek. XIX dhe fillimit të shek. XX (Hajrullah Koliqi, Historiku i arsimit në Krajë, Prishtinë, 1999; Hamid Alaj, Zhvillimi i shkollave dhe arsimit në trevën e Krajës dhe Shestanit, SHAI “Art Club”, Ulqin, 2014; Hajrudin Muja, Kraja, SHAI “Art Club”, Ulqin, 2018; Ali Gjeçbritaj, Shkolla në Krajë (19292019), 2020), por nuk kemi ndonjë të tillë me referenca nga dokumenta-

22

Javore KOHA

E ENJTE, 14 PRILL 2022

cioni arkivor osman. Në lidhje me temën në fjalë kemi marrë për referencë pesëmbëdhjetë (15) dosje nga Arkivi Osman i Shtetit - Stamboll, nga ku njëmbëdhjetë (11) dosje i përkasin fondit MF.MKT. (Maarif Mektubi Kalemi), dy (2) dosje MF.İBT. (Maarif İbtidai Kalemi) dhe dy (2) dosje ML.EEM (Maliye Nezareti). Dy fondet e para janë të ndërlidhura direkt me çështjet arsimore, kurse fondi i fundit ndërlidhet indirekt nëpërmjet Ministrisë së Financave. Më poshtë po paraqesim në mënyrë të përmbledhur përmbajtjet e dosjeve që bëjnë fjalë për këto shkolla, kurse në pjesën shtesë janë paraqitur disa nga faksimilet origjinale.

dhe anasjelltas dhe kalimi i vendimit tek instancat që e zbatojnë vendimin. Thelbi i gjithë këtij materiali ka të bëjë me miratimin e vendimit për pagesën e pagave ish-mësuesit të shkollës fillore (mektebit) të fshatit Arbnesh, z. Idris, i cili transferohet në shkollën fillore të fshatit Ostros i Vogël, si edhe për mësues Osmanin, i cili emërohet në shkollën e Arbneshit. Nga dokumentacioni në fjalë shohim se paga mujore e tyre ka qenë njëqind e pesëdhjetë kurush dhe se mësues Osmani, i cili u emërua në Arbnesh si mësues, të jetë kompetent pasi ka arritur që t’i kryejë me sukses provimet. (BOA, MF.MKT, 361/33. Shih faksimilin nr. 1)

1. Shkolla fillore (ibtiadi mektebi) në Arbnesh Nahija e Krajës

2. Shkolla fillore (sibjan mektebi) në Skje – Nahija e Krajës

Rreth ndërtimit të shkollës fillore (ibtidai mektebit) të fshatit Arbnesh ekzistojnë të dhëna të shënuara në vjetarët e Ministrisë së Arsimit, ku si vit ndërtimi jepet 1301/1885. (Salname-i Nezaret Maarif-i Umumiye, Daru`l-Hilafeti`l-Aliyye (Istanbul), sene 1317, ff. 924-925, sene 1318, ff.1026-1027) Lidhur me shkollën fillore (mektebin) të fshatit Arbnesh kemi identifikuar vetëm një dosje, datë 5 kanuni sani 1312 rumi / 17 janar 1897, e cila përmban katër faqe. Bëhet fjalë për shkresa të shkëmbyera ndërmjet organeve shtetërore dhe lokale, duke filluar nga shkresa e Vilajetit të Shkodrës drejtuar Ministrisë së Arsimit

Në Arkivin Osman të Shtetit në Stamboll kemi identifikuar pesë dosje që bëjnë fjalë për shkollën fillore (sibjan mektebi) të fshatit Skje. (Nga këto pesë dosje katër prej tyre janë të kategorizuara në fondin MF.MKT, 149/9, 578/30, 864/55, 149/77, si edhe një tjetër në fondin MF.İBT, 30/82) Në këtë punim kemi paraqitur njërën dosje të datës 22 ağustos 1308 rumi / 3 shtator 1892 m. (Edhe vjetarët e Ministrisë së Arsimit si vit ndërtimi japin vitin 1308/1892. Shih Salname-i Nezaret Maarif-i Umumiye, Daru`l-Hilafeti`l-Aliyye (Istanbul), sene 1317, ff. 924-925, sene 1318, ff.1026-1027), në të cilën tregohet për hapjen e mektebit dhe


ARSIM

Faksimili 1

emërimin e mësimdhënësit të fshatit Skje, z. Omer, me pagë 110 kurush, njëherit edhe si mësues i shkollës së re të ndërtuar në këtë fshat. (BOA, MF.MKT, 149/9. Shih faksimilin nr. 2) Për shkollën fillore (mektebin) të fshatit Skje si edhe mësimdhënësin e saj Omer Fejzin prej Oblike bëhet fjalë edhe në disa shënime të një fletoreje në osmanisht të vitit 1317-1318 rumi/ 1901-1903, që aktualisht ndodhen në arkivin e xhamisë së fshatit Skje. Në këtë fletore jepen edhe çmimet e mirëmbajtjes së shkollës duke siguruar drurin, dritaret, qilimat etj. (Aktualisht ky arkiv ruhet në shtëpinë e myteveliut të xhamisë së fshatit Skje, z. Bahri Lubanit. Gjatë hulumtimeve tona të bëra kemi identifikuar 219 faqe dokumentesh me interes, prej të cilave në osmanisht 195, ndërsa në shqip dhe në malazezisht 21) Edhe inspektori i arsimit Daut Boriçi, në ditarin e tij, datë 16 eylȕl 1290 rumi / 28 shtator 1874, jep listën e disa shkollave fillore ku përfituan disa mësimdhënës, nga ku e përmendën shkollën e përbashkët për fshatrat Skje dhe Zogaj, por nuk e saktëson se në cilin prej këtyre dy fshatrave ka qenë ndërtesa. Por nga një dokument i Arkivit Osman të datës 2 ağustos 1306 rumi / 14 gusht 1890, shohim ekzistencën e shkollës në fshatin Zogaj (BOA, MF.MKT, 121/71.), çka jep për të kuptuar se në fillim shkolla e përbashkët e tyre të ketë qenë në

Faksimili 2

Zogaj e më pas në vitin 1892 të jetë ndërtuar ajo e fshatit Skje.

3. Shkolla fillore (ibtidai mektebi) në Ostros të Vogël – Nahija e Krajës

Në lidhje me ekzistencën e shkollës fillore në fshatin Ostros i Vogël kemi ndeshur tri dosje (BOA, MF.MKT, 207/1;MF.MKT, 321/39;MF.MKT, 361/33.) nga Arkivi Osman. Në këtë punim kemi marrë për studim dosjen e cila bën fjalë për ndërtimin e shkollës dhe fillimin e punës së saj, si edhe një dosjeje tjetër e cila flet për emërimin e mësuesit në këtë shkollë. Dokumenti i parë i kësaj dosjeje i përket datës 7 mayıs 1312 rumi / 19 maj 1896 dhe bart vulën e Valiut të Shkodrës, Abdullah Beut. Nga dokumenti shohim se Vilajeti i Shkodrës i dërgon një shkresë Ministrisë së Arsimit, ku pasi e falënderon atë, e njofton për ndërtimin e një shkolle/ mektebi ibtidai (shkollë fillore katërvjeçare) nga ana e bashkëshortes (Në oborrin e xhamisë së Ostrosit të Vogël kemi identifikuar pllakën origjinale të saranxhës së ujit, në të cilën është shënuar se u ndërtua në vitin 1310 h/1892-1893 nga Hatixheja, e bija e Salih Marshiqit. Kurse varri i saj, me vit vdekjeje 1904 ndodhet në Varrezën e Dergjahit të Jahja Efendiut – Beshiktash / Stamboll. Shih Tuba Ruhengiz Dikbiyik, Yahya Efendi kabristanı mezar Taşları, fq. 413. Për

Faksimili 3

më gjerësisht shih: Ali Bardhi, Shkolla fillore publike (mekteb-i iptidai) në Ostros të Vogël u ndërtua nga bashkëshortja e Tahir Pashë Krajanit, botuar në dy numra në rev. “Koha Javore”, Podgoricë, 18 shkurt 2021, viti XX, numër 949, dhe 25 shkurt 2021, numër 950) së Tahir Pashës dhe se këtë shkollë e frekuentonin dyzet e tre (43) nxënës, prej të cilëve njëzet e tetë (28) djem dhe pesëmbëdhjetë (15) vajza. Për nga data, shkresa e dytë mban datën 21 mayıs 1312 rumi / 2 qershor 1896 dhe ka nënshkrimin e Muhjidin Beut dhe vulën e drejtorisë së shkollave (mektebi iptidai) – Ministrisë së Arsimit, dërguar zyrës së sekretarisë. Në këtë shkresë njoftohet se dokumentacioni rreth punës së shkollës i kalon sekretariatit në fjalë. Kurse shkresa e fundit në këtë dosje i përket datës 7 haziran 1312 / 19 qershor 1896 dhe është përpiluar nga zyra e sekretarisë në adresë të Fletores Zyrtare për t’u publikuar vendimi. (BOA, MF.MKT, 321/39. Shih faksimilin nr. 3) Kurse në një dosje tjetër të këtij arkivi, datë 7 temmuz 1313 / 19 korrik 1897, shohim transferimin e mësimdhënësit të shkollës fillore (mektebit) të fshatit Arbnesh, z. Idris, në shkollën e fshatit Ostros i Vogël. (BOA, MF.MKT, 361/33. Për më gjerësisht shih te tema “Shkolla fillore në Arbnesh”) (vijon) E ENJTE, 14 PRILL 2022

Javore KOHA

23


KULTURË

Vepër e rëndësishme shkencore që pasuron njohjen e leksikut e të frazeologjisë shqipe Gjuhëtari i njohur, akademiku, profesor doktor Gjovalin Shkurtaj u dhuroi shqiptarëve edhe një vepër shkencore me titull “Fjalori leksiko-frazeologjik i Malësisë së Madhe”, njëra nga krahinat e njohura për të folmen e saj të veçantë dhe për pasurinë shumë të madhe leksikore, frazeologjike dhe etno-folklorike e sociolinguistike, që kanë tërhequr prej kohësh interesimin e studiuesve të ndryshëm e sidomos të dialektologëve, të historianëve të gjuhës shqipe dhe të etimologjisë së shqipes

Gjekë Gjonaj

Autori këtë fjalor, siç pohon ai, ia kushtoi me shumë përvujtëni e nderim Malësisë dhe malësorëve të tij. Ai këtë Fjalor e mbaroi dhe vendosi ta shtypë më datën 25 nëntor të vitit 2020 e që, për një rastësi të këndshme, është pikërisht tetëvjetori i dekorimit të Malësisë së Madhe me titullin “Nderi i Kombit” dhe i përurimit të shtatores së Dedë Gjo Lulit në Tiranë, në sheshin pranë Muzeut Historik Kombëtar. Kjo vepër u botua pas 50 vitesh punë të autorit nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Në këtë fjalor, siç pohon autori në fjalën paraprijëse, ka shumë mundim e lodhje, ka shumë fjalë e mënyra të thëni që besoj se do ta pasurojnë njohjen e leksikut e të frazeologjisë shqipe dhe, mbi të gjitha, ka shumë

24

Javore KOHA

E ENJTE, 14 PRILL 2022

dashuri e adhurim për Malësinë e Madhe “Nderi i Kombit”. “Si bir modest e i përvujtë i saj, ashtu si emnaku i nderuar i anëve tona, Dom Gjoni i Bdek Buzukut, që pat thënë se e shkroi librin e tij “ën së dashunit botës sanë”, edhe unë, në krejt sa kam mbledhur, shkruar e botuar, para këtij Fjalori dhe në faqet e tij, kam shkuar sipas hullisë Buzukiane “deshta me u fëdigun, për sa mujta me ditun...” që e folmja, fjalët dhe urtësia e Malësisë sonë të Madhe të marrin shkëlzimin e njohjen që meritojnë, i bindur se shqipja jonë kaq e pasur, vazhdon të freskohet e pasurohet me burimet e pashtershme të dialekteve të saj. Le të jetë ky Fjalor simbol i pengut nderues dhe i dashurisë sime për Malësinë tonë të Madhe “Nderi i Kombit” e për bijtë e saj të lavdishëm që ka nxjerrë ai vis në rrjedhë të shekujve.”, shkruan akademiku Shkurtaj, duke e mbyllur me një varg të këngës malësorçe, që thotë: “Kaq e dita, kaq e thaç, merrnje ju tijert, se jua laç”. Për Fjalorin, ndonëse vepra sapo ka dalë nga shtypi, kanë shkruar recensione vlerësuese disa albanologë dhe studiues të njohur nga Zvicra

dhe mjaft studiues të kësaj fushë nga Shqipëria , Kosova, Zvicër... Prof.Dr.Valter Memisha, leksikolog i njohur, shkruan: “Fjalori krijon mundësi të shumta për sipërmarrje studimore më të gjerë e më të plota (madje dhe në nivel doktoraturash) në fushën e fonetikes e të gramatikës dialektore, për studime sinkronike dhe ato diakronike, për studime etnolinguistike e etno-kulturore. Ai shërben si një burim i rëndësishëm për Fjalorin e madh normativ të shqipes, por edhe për fjalorin saj të ardhshëm “tesaurus”. Vepra Fjalor leksiko-frazeologjik i Malësisë së Madhe, është një mesazh tjetër i fuqishëm, se në ligjërimet popullore, në gojën e popullit gjallon një pasuri e madhe gjuhësore veçanërisht leksikore e frazeologjike që duhet gjurmuar e regjistruar me kujdes dhe në mënyrë të studiuar e të planifikuar institucionalisht. Roli i kësaj pasurie, si burim i pashtershëm për leksikun e shqipes standarde është i pazëvendësueshëm dhe përcaktues për të ruajtur identitetin e kësaj gjuhe dhe karakterin e saj popullor.


KULTURË

Vepra synon të jetë pasqyruese e pasurisë së madhe leksikore e frazeologjike dhe etnolinguistike të një krahine kaq tipike të Shqipërisë veriperëndimore, po edhe të jetë si mbështetje për studime të ndryshme që mund të bëhen në të ardhshmen për krejt të folmet e shqipes ose edhe veçmas për sa nden kjo krahinë me hapësirat e fjalëve, kuptimeve dhe shprehjeve të qëndrueshme frazeologjike, si dhe me një sasi të madhe fjalësh e togfjalëshash kushtuar veglave muzikore, dokeve dhe praktikave të ndryshme etnofolklorike e etnolinguistike, të cilat, në fakt, e bëjnë këtë vepër edhe mjaft të veçantë në grupin e fjalorëve të shqipes. Kjo veçanti, duket si në vëllimin e fjalësit, ashtu në trajtimin leksikografik të fjalëve që përmban, në gjerësinë e strukturave kuptimore e të shpjegimeve të kuptimeve etj”. Prof.dr.Tefë Topalli,gjuhtar i njohur nga Shkodra këtë vepër e ka cilësuar një pasuri të madhe leksikore e frazeologjike dhe etnolinguistike të një krahine kaq tipike të Shqipërisë veriperëndimore. Vepra “Fjalori leksiko-frazeologjik i Malësisë së Madhe” e autorit prof.

dr. Gjovalin Shkurtaj, vjen si fryt i një pune shumëvjeçare. Fjalori ka në bazë pjesën e leksikut të botuar në monografitë e vetë autorit, po edhe krahasime e kundrime përqasëse me ato të botimeve të mëparshme, qysh nga Fjalori i Bashkimit, N. Gazullit, Fjalori i B. Demës etj., si dhe në një lëndë të gjerë etnofolklorike të Malësisë sonë të Madhe, një numër i madh fjalësh, kuptimesh dhe togfjalëshash të qëndrueshëm e frazeologjikë, shoqëruar edhe me fjalë të urta e mënyra të thëni të kësaj treve gjuhësore, duke synuar të bëjë një paraqitje sa më tërësore të asaj pasurie të madhe leksikore e frazeologjike të krahinës së Malësisë së Madhe. Në shpjegimin e fjalëve dhe në shembullzimet e tij, shpesh, autori u është referuar edhe fjalëve që i kishte përdorur Gjergj Fishta në poemën madhore “Lahuta e Malcis”, gjë që përbën, si të themi, ”një vlerë të shtuar” të këtij Fjalori. Përveç kësaj, duhet theksuar se në idiomën e të folmes së Malësisë së Madhe, është regjistruar edhe Eposi i Kreshnikëve, qysh para Luftës së Dytë Botërore, ku studiues të fushave të ndryshme filologjike, mund të ndërmarrin hu-

lumtime ndërdisiplinore, nga fonetika, leksikologjia, morfologjia deri tek sintaksa e pasur në struktura fjalish, frazash a tekstesh gjuhësore. Mendoj se “Fjalori leksiko-frazeologjik i Malësisë së Madhe”, si për nga vlerat mirëfilli studimore, ashtu edhe nga prurjet konkrete nga hulumtime të bëra në vendbanime të ndryshme të Malësisë, dhe në vendet e tjera ku janë shpërngulur malësorë, si Bregun e Matës, në Ishull të Lezhës e të Shëngjinit, në vetë qytetin e Lezhës dhe në pjesën e Malësisë që ka mbetur jashtë kufijve shtetërorë në Mal të Zi, meriton të botohet në kolanën e botimeve të Akademisë së Shkencave dhe përbën një ndihmesë me vlerë për kërkimet në lëmin e dialektologjisë dhe të sociolinguistikës shqiptare edhe në planin bashkëkohor, aq më tepër, duke marrë parasysh se autori i kësaj vepre gjuhësore, është folës i lindur i kësaj treve të pasur edhe në planin e gjuhës sonë, “ thekson Topalli. Dr.Tonin Çobani vë në dukjes se “Sot kemi në tryezat tona të punës një Fjalorin leksiko-frazeologjik dhe etnolinguistik të Malësisë së Madhe të akademikut Gjovalin Shkurtaj që i ka kushtuar një jetë të tërë gjuhës shqipe, dialekteve të saj dhe veçanërisht të folmes së Malësisë së Madhe. Gjuha e kësaj krahine ka mbërritur deri në ditët tona si një e folme origjinale. Ajo është përdorur gjerësisht prej Gjergj Fishtës në të gjithë veprën e tij dhe veçanërisht te Lahuta e Malcis. Aq e vërtetë është kjo, sa ka pasur fishtologë që kanë kërkuar kontaktet e Fishtës me leksikun e Mbishkodrës dhe të rrethinave të Lezhës”. Për hartimin e këtij fjalësi dhe studimin e lëndës së vjelë, autori i këtij fjalori ka shfrytëzuar një numër të madh burimesh, mbi 240 vepra shkencore, letrare, publicistike etj., dhe mbi 90 autorë nga Malësia dhe shkrime kryesore për të, të dhëna këto të cilat janë pasqyruar në bibliografinë përkatëse të fjalorit. Përurimi i këtij fjalori me mbi 10 mijë fjalë, të cilat do të përfshihen në fjalorin e madh të gjuhës shqipe i cili pritet të përfundojë vitin e ardhshëm , do të jetë më datën 22 prill në Panairin e Librit, në sallën “Aleks Buda” në Tiranë. E ENJTE, 14 PRILL 2022

Javore KOHA

25


KULTURË

Në QKI “Malësia” u organizua ekspozita “Portrete të Skendërbeut gjatë shekujve”

Portretizim i figurës së heroit kombëtar të të gjitha kohëve “Në vitin 2018, në 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Kryeministria e Republikës së Kosovës e ka botuar librin 650 faqesh me këto punime të cilat po i shihni. Pra, është një libër shumë voluminoz, dhe është dashur diku dhjetë vjet për të bërë këtë hulumtim. Kjo përmbledhje këtu është shumë e vogël, ndoshta as dhjetë për qind e asaj çfarë përmban libri”, tha ndër të tjera autori i ekspozitës Luan Tashi Tuz – Në Qëndrën Kulturore-Informative “Malësia”, të hënën mbrëma më 11 prill 2022, u bë hapja e ek-

26

Javore KOHA

E ENJTE, 14 PRILL 2022

spozitës “Portrete të Skendërbeut gjatë shekujve” e autorit, prof. Luan Tashi.

Të pranishmit e shumtë në këtë ekspozitë, përfaqësues të ambasadave të Kosovës dhe Shqipërisë në Mal


KULTURË të Zi, të Komunës së Tuzit, dhe të admiruesve të artit pamor, u njohën nga afër me 65 vepra të artistëve evropianë dhe shqiptarë mbi heroizmin e Gjergj Kastiotit-Skendërbeut, si: dorëshkrime, vula, gravura, litografi, piktura, skulptura, mozaiqe, medalje, pulla postare. Mbi jetën dhe veprimtarinë e gjerë patriotike të Gjergj Kastriotit-Skendërbeut, foli kuratori i ekspozitës, z. Mark Junçaj i cili tha se Gjergj Kastriotit-Skendërbeu është kryeheroi i të gjitha kohërave, i cili përmes kësaj ekspozite na shfaqet në mesin tonë falë hulumtimeve dhe punës shumëvjeçare të autorit, Luan Tashi. “Gjergj Kastrioti-Skendërbeu na shfaqet madhështor, sikurse ka qenë gjatë githë jetës së tij, përmes punimeve të ndryshme dhe nga artistë të ndryshëm për një periudhë tejet të gjatë, mbi pesëqind vjeçare. Bëhet fjalë për një figurë madhështore e cila ka frymëzuar, frymëzon dhe vazhdon të frymëzojë artistë të shumtë anembanë botës”, shprehet ndër të tjera Junçaj, duke shpalosur veprimtarinë me vlerë të autorit

Luan Tashi kushtuar Gjergj Kastriotit-Skendërbeut, si dhe atë se çfarë është shkruar dhe dokumentuar ndër vite për kryeheroin kombëtar në të gjithë Evropën, nga autorë shqiptarë dhe të huaj. Ndërkaq, të pranishmit në ekspozitë i përshëndeti autori Luan Tashi, i cili duke falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen, tha se ka qenë kënaqësi që i është dhënë rasti të flasë për personalitetin më të madh shqiptar të historisë tonë kombëtare, Gjergj Kastriotin-Skendërbeun, për të cilin kohë më parë ka botuar edhe një libër voluminoz. “Në vitin 2018, në 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Kryeministria e Republikës së Kosovës e ka botuar librin 650 faqesh me këto punime të cilat po i shihni. Pra, është një libër shumë voluminoz, dhe është dashur diku dhjetë vjet për të bërë këtë hulumtim. Kjo përmbledhje këtu është shumë e vogël, ndoshta as dhjetë përqind e asaj çfarë përmban libri”, tha ndër të tjera autori i ekspozitës Luan Tashi. Autori i ekspozitës në fjalë u zotua se rrugëtimi i kësaj ekspozite do të

vazhdojë në qytetin e Ulqinit, Shkupit, etj, me qëllim të njohjes më nga afër të historisë së kryetrimit dhe udhëheqësit shqiptar. Këtë ekspozitë e shpalli të hapur sekretarja e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale, Marina Ujkaj, e cila në mes tjerash theksoi se figura e Gjergj Kastriotit-Skendërbeut ishte bërë inspirim jo vetëm për burrat e shtetit, shkrimtarët e poetët, por madje edhe për kompozitorët dhe piktorët nga e gjithë Evropa. Kjo është hera e parë që artdashësit në Malësi patën rastin të shikojnë këto vepra artistike, me një cilësi shumë të lartë, si portretin e parë të Gjergj Kastriotit-Skendërbeut, 13 vjet para vdekjes së tij, të skalitur në gur nga skulptori dhe arkitekti shqiptar Andrea Aleksi të vitit 1445, e deri tek monumenti madhështor i Gjergj Kastriotit-Skendërbeut të skulptorit shqiptar Bujar Vani, të vitit 2022. Ky eveniment kulturor u organizua nga Sekretariati për Vetëqeverisje Lokale i Komunës së Tuzit. Ekspozita “Portrete të Skendërbeut gjatë shekujve”, do të qëndrojë e hapur deri më 23 prill 2022. t. u.

E ENJTE, 14 PRILL 2022

Javore KOHA

27


EKONOMI

Filozofia „Lean Management“ (3)

Shkallëzimi i pro

Një kompani është e suksesshme aq sa është serioziteti në qasje ndaj metodave dhe filozofive moderne orientimi ndaj klientit në kompani janë baza dhe çelësi i suksesit. Ky proces përmirësimi duhet të kryhet e një standardi të caktuar. Pra, arritja e standardit do të thotë se kemi arritur një nivel të caktuar të dë

Për Koha Javore:

Fiqret Mujeziqi / Shtutgart (vijon nga numri i kaluar) Arritja e një standardi të caktuar do të thotë arritja e një niveli të caktuar në procesin e gjatë, çka do të thotë se standardi nuk është asgjë tjetër përveçse mënyra më e thjeshtë, më e sigurt dhe më e mirë për të bërë diçka. I gjithë procesi kalon nëpër shkallë të ndryshme. Zhvillimi po ashtu kalon nëpër shkallë të ndryshme. Kështu për të kaluar në shkallën tjetër duhet arritur niveli i caktuar dhe i paraparë në analizat paraprake. Shkalla e re do të thotë edhe nivel i ri i zhvillimit dhe i optimizimit. Nëse arrihet përsosmëri dhe rutinë në shkallën e parë, kalohet në të dytën e kështu me radhë... Për të arritur një shkallë të caktuar

(Grafiku 1.2.) është e nevojshme një strategji e cila bën të mundur ruajtjen e atij niveli të arritur dhe ecjen e mëtutjeshme të procesit. Në procesin e optimizimit nuk ka kthim prapa. I gjithë procesi duhet shoqëruar me njohuri të reja dhe kjo bëhet përmes shkollimit të vazhdueshëm ose seminareve të fushave të ndryshme, varësisht se për çka kemi nevojë gjatë procesit. I tërë procesi përcillet nga një strategji e përmirësimit të vazhdueshëm CIP (Continual Improvement Process) (https://de.wikipedia.org/wiki/Kontinuierlicher_Verbesserungsprozess).

Përmirësimi i vazhdueshëm CIP

(Continual Improvement Process)

Grafiku 1.2.

28

Javore KOHA

E ENJTE, 14 PRILL 2022

Në grafikun 1.3 shihet i tërë aktiviteti i përmirësimit të vazhdueshëm të procesit.

Në fazën e planifikimit, idetë bisedohen në grup (team), pastaj merret një vendim i përbashkët dhe nëse ideja kalon, shënohet në një fletëshënim të cilin mund ta quajmë “CIP-ide” dhe i jepet një numër rendor. Pastaj vjen faza e veprimit, ku duhet shikuar çfarë duhet bërë dhe si, caktohet një person përgjegjës i cili mund ta përcjellë dhe ta realizojë atë. Në fazën tjetër bëhet kontrollimi se çka është arritur dhe analiza çfarë janë ndikimet. Nëse është arritur qëllimi, konsiderohet si e kryer dhe regjistrohet si e tillë. Nëse jo, shkojmë në fazën e zbatimit, shikojmë çfarë duhet bërë tjetër për të arritur deri te përfundimi. Të gjitha idetë e paraqitura në fletëshënimet (“CIP-ide”) regjistrohen në një tabelë (Grafiku 1.4.) dhe përcillet ecuria e procesit sipas datave të shënuara. Të gjitha idetë duhen të Grafiku 1.3. afatizohen dhe nëse zbatimi nuk është i mundur në afatin e caktuar, atëherë duhet shtyrë afati. Por nëse nuk ka kurrfarë mundësie të realizohet ideja, në atë rast duhet bërë analiza e faktorëve që pengojnë. Pastaj në grup bisedohet nëse ideja duhet të tërhiqet apo duhet gjetur një zgjidhje tjetër. Një CIP-ide duhet të përmbajë këto informacione: datën e përshkrimit të idesë, emrin e propozuesit,


EKONOMI

ocesit

e të zhvillimit. Cilësia, inovacioni dhe t vazhdimisht dhe synimi është arritja ëshiruar

Për të arritur një shkallë të caktuar nevojitet një strategji e cila bën të mundur ruajtjen e atij niveli të arritur dhe avancimin e mëtejmë të procesit. Në procesin e optimizimit nuk ka kthim prapa. I gjithë procesi duhet shoqëruar me njohuri të reja dhe kjo bëhet përmes shkollimit të vazhdueshëm ose seminareve të fushave të ndryshme, varësisht se për çka kemi nevojë gjatë procesit. I tërë procesi përcillet nga një strategji e përmirësimit të vazhdueshëm CIP të akrepave të orës, nga faza përgatitore deri në fazën përfundimtare, si në grafikun 1.5.

Grafiku 1.4.

përshkrimin e idesë ose problemit, përshkrimin se si mund të zgjidhet, mbështetje nga dhe bashkëpunim me personin e caktuar; pastaj me rëndësi është të paraqitet kush, çka dhe deri kur është afati i paraparë, si dhe rëndësi ka numri rendor i CIPide-së dhe data kur është bërë realizimi, gjegjësisht zbatimi i idesë. Në një tabelë të vogël mund të paraqesim përpjekjet dhe angazhimin pë realizimin e idesë, që mund ta ndajmë në tri shkallë: pak, mesatare dhe shumë. Krahas energjisë së shpenzuar, mund të paraqesim dobinë që kemi nga kjo ide. Në mjedisin ku kryhet aktiviteti dhe ku bëhen takimet në grup, vendoset një CIP-tabelë në të cilën paraqesim fletëshënimet dhe bëjmë përcjelljen e ideve deri në zbatim. Tabela shërben si komunikim i përhershëm, ndahet në katër pjesë dhe idetë e shënuara në fletët CIP-ide lëvizin në anën e kundërt

CIP - Tabela komunikuese mund të përmbajë edhe pikësynimet tona, p.sh. çka duam të arrijmë me përmirësimet që bëjmë. Si shembull konkret, mund të themi se duam të përmirësojmë punën në grup, bashkëpunimin me shërbimet apo repartet tjera, ose reduktimin e shpenzimeve etj. Pastaj caktohet një ekspert CIP, i cili udhëheq dhe paraqet gjendjen në çdo takim. CIP nuk është një aktivitet i përkohshëm, por një domosdoshmëri e përhershme e cila ndjek tërë procesin dhe nuk përfundon asnjëherë.

Në një diagram shihet ecuria e procesit duke matur dallimin e ideve të gjeneruara dhe atyre të zbatuara (Grafiku 1.6.). Kjo është një paraqitje grafike e tabelës që kemi paraqitur në grafikun 1.4. Shikuar në përgjithësi, një kompani është e suksesshme aq sa është serioziteti në qasje ndaj metodave dhe filozofive moderne të zhvillimit. Cilësia, inovacioni dhe orientimi ndaj klientit në kompani janë baza dhe çelësi i suksesit. Grafiku 1.5. Ky proces përmirësimi duhet të kryhet vazhdimisht dhe synimi është arritja e një standardi të caktuar. Pra, arritja e standardit do të thotë se kemi arritur një nivel të caktuar të dëshiruar. (Fund) Grafiku 1.6.

E ENJTE, 14 PRILL 2022

Javore KOHA

29


KULTURË

Vështrim mbi librin “Busulla e artë” të autorit Gazmend Çitaku

Libër i një rëndësie të veçantë për trashëgiminë tonë shpirtërore e materiale Vendqëndrimi i “Busullës së artë” është Ulqini, busulla - libri cilësor si në pikëpamje përmbajtësore dhe teknikisht i përgatitur për mrekulli, ndërsa gjilpëra - autori Gazmend Çitaku. Si përfundim logjik, them me të drejtë busulla - mendja e autorit e gjilpëra - lapsi i tij.

Ali Gjeçbritaj

Na ka tubuar këtu sonte, në këtë ambient të këndshëm kulturor, puna dhe vepra e autorit Gazmend Çitaku, më saktë monografia “Busulla e artë”. Të kujtojmë pak se çfarë do të thotë fjala “busull - kompas”. E kemi mësuar në shkollë fillore, shumica nga ne nuk e ka praktikuar, përveç marinarëve në dete e oqeane. Mbase edhe ndonjë alpinist gjatë eksplorimeve në hapësira të panjohura. Në literaturën shkollore thuhet se

30

Javore KOHA

E ENJTE, 14 PRILL 2022

busulla është pajisje që shërben për orientim në hapësirë. E ndërtuar nga magneti dhe gjilpëra, e cila përdoret si tregues për orientim në hapësirën e rruzullit. Këtë të gjithë e kemi mësuar në fillore, mbase edhe sot ka të njëjtin përkufizim. Po “Busulla e artë” e Gazmend Çitakut, nga cila materie është bërë? Kjo më ka shtyrë të mendohem para se kam marrë në dorë të lexoj dorëshkrimin. Ku e ka vendqëndrimin? Ngase, për të caktuar anët e horizontit duhet patjetër të ketë një vendqëndrim. Si përfundim, vendqëndrimi i “Busullës së artë” është Ulqini, busulla - libri cilësor si në pikëpamje përmbajtësore dhe teknikisht i përgatitur për mrekulli, ndërsa gjilpëra - autori Gazmend Çitaku. Si përfundim logjik, them me të drejtë busulla mendja e autorit e gjilpëra - lapsi i tij.

Kjo busull (pra, ky autor) dhe kjo gjilpërë (pra, ky laps) me brumin e gatuar në magjen shqiptare na shtron në sofrën e dijes bukë me një shije të veçantë, dromcat e së cilës pasi të hamë, t’i grumbullojmë në dorë, t’i puthim dhe t’i vëmë në ballë. Kështu parardhësit tanë vepronin pas vaktit. Këtë krahasim e bëra me të vetmin qëllim që patjetër duhet të lexohet libri ngase e meriton përmbajtja e tij mos të na dalë asnjëherë nga mendja. Lexuesi le ta vlerësojë vetë këtë që thashë më lart. Autori në dhjetë udhëpërshkrimet lëviz anekënd truallit shqiptar në Malin e Zi përmes busullës së tij - “Busullës së artë”. Në këto udhëpërshkrime me mjeshtëri gjilpëra e “Busullës së artë” të autorit përshkruan perlat e bukurive natyrore shqiptare, si bie fjala të Valdanos-


KULTURË it, Krruçit, Salçit, Krajës, Malit të Sumës, Greçës, pastaj monumentet me rëndësi të posaçme historike dhe të trashëgimisë kulturore të këtij nënqielli. Mbase për shumë prej nesh, edhe pse jetojmë në një ambient jo edhe aq shumë të gjerë, deri tash nuk i kemi njohur. Gazmendi na shtron para që sonte shumë gjëra që për ne kanë qenë jo edhe aq shumë të njohura. Ja po i ceki disa sosh: afreskat në Kishën e Salçit, punuar nga piktori i madh shqiptar Kolë Idromeno; krojet, mullinjtë, tri urat e Klleznës, kanjonet e Megjureçit, Bojku, Megaliti i Malit të Sumës si dhe shumë materiale me interes për lexuesin. Udhëpërshkrimet, krahas fotografive origjinale që i ka bërë vetë autori, i shoqërojnë edhe të dhënat adekuate dhe gjuha e pastër, e kapshme për lexuesin e çdo niveli. Kur jemi te fotogafitë duhet theksuar se libri brenda kopertinave ka 100 fotografi. Pjesën e dytë të monografisë autori ia ka kushtuar trashëgimisë, pjesë kjo nga faqja 83 deri në faqen 141. Ngjarje si “Ulqini dhe ulqinakët në Betejën e Lepantit”, “Oleotopolisi Atlantida ulqinake”, “Demonstratat e Ulqinit të vitit 1969”, “Afroulqinakët”, “Detaria e Ulqinit”, “Krojet e Ulqinit” e shumë artikuj të tjerë, gjithsej nëntë, pa dyshim se janë me mjaft interes për t’i lexuar e studiuar. Në pjesën e tretë të “Busullës së

Autori në dhjetë udhëpërshkrimet lëviz anekënd truallit shqiptar në Malin e Zi përmes busullës së tij - “Busullës së artë”. Në këto udhëpërshkrime me mjeshtëri gjilpëra e “Busullës së artë” të autorit përshkruan perlat e bukurive natyrore shqiptare, si bie fjala të Valdanosit, Krruçit, Salçit, Krajës, Malit të Sumës, Greçës, pastaj monumentet me rëndësi të posaçme historike dhe të trashëgimisë kulturore të këtij nënqielli. Mbase për shumë prej nesh, edhe pse jetojmë në një ambient jo edhe aq shumë të gjerë, deri tash nuk i kemi njohur

artë” autori e ka drejtuar gjilpërën e busullës së tij drejt personaliteteve që me punën dhe veprën e tyre ndër vite kanë lënë gjurmë në fusha të ndryshme të jetës në trojet shqiptare në Mal të Zi dhe më gjerë. Personalisht ndjehem shumë krenar që Mark Pjetër Lekë Dobreci ka qenë mjeshtri shqiptar i violinave. Me këtë autori Gazmend Çitaku e hap kapitullin e tretë të “Busullës” – “Gjurmë”. Të tjerat dua t’ia lë lexuesit që të gjykojë se sa të drejtë ka pasur autori lidhur me këta personalitete, krijues dhe veprimtarë të zhanreve të ndryshme të artit, arsimit, kulturës etj. Të shkruash nuk është e lehtë. As të botosh po ashtu. Fjala e shkruar, e hedhur në letër, mbetet përjetësisht. Për këtë duhet kurajo, guxim

e sakrificë. Autorit Gazmend Çitaku guximi dhe jo vetëm nuk i kanë munguar asnjëherë. Për këtë flasin veprat e tij, puna shumëvjeçare jo vetëm në krijimtari letrare por edhe në fusha të tjera të artit, shkencës, kulturës. Autorin e përgëzoj nga zemra për librin, për kënaqësinë që na dhuroi. Uroj që të na dhurojë edhe vepra të tjera me të cilat do të na ushqejë shpirtërisht dhe do të na pasurojë me njohuri të reja trurin tonë. Nga sonte raftet e bibliotekat tona do të jenë më të pasura me librin “Busulla e artë” të autorit Gazmend Çitaku. (Fjala e mbajtur me rastin e përurimit të librit “Busulla e artë” në Bibliotekën e Qytetit – Ulqin, më 28 mars 2022)

E ENJTE, 14 PRILL 2022

Javore KOHA

31


KULTURË

U përurua libri i Ismet Karamanagës “Ulqini florini – Portrete, In memoriame” III

Një punë që nuk e ka bërë askush Ulqin – Në mjediset e Pallatit “Venezia” në Kalanë e Ulqinit, të premten është bërë përurimi i vëllimit të tretë të librit të autorit Ismet Karamanaga, në kuadër të ciklit “Ulqini florini – Portrete, In memoriame”. Vetë autori ka thënë se është krenar për punën që ka bërë duke qenë se është diçka që nuk e ka bërë askush. Ai ka treguar se librin e parë nga ky cikël ka filluar ta shkruaj në vitin 2015. “Jam i kënaqur me atë që kam shkruar. Kur i kam numëruar portretet në të tre librat, më kanë dalë 110 portrete. Është një punë e madhe t’i shkruash”, ka thënë Karamanaga. Autori ka thënë se nuk ka bërë dallime gjatë përzgjedhjes së figurave që janë pjesë e librit, por ata janë personalitete që kanë lënë gjurmë në qytetin e Ulqinit. Folësit në përurimin e librit kanë vlerësuar autorin për punën dhe stilin e veçantë. Për redaktorin e librit, Dr. Nail Draga, “është meritë e veçantë e autorit i cili na ka ofruar një gamë të gjerë personalitetesh që i ka prezantuar sipas stilit të tij, duke qenë një stil autentik i cili me të vërtetë i nderon personalitetet, familjet nga të cilat ata kanë rrjedhur, por njëkohësisht edhe vetë qytetin e Ulqinit”.

32

Javore KOHA

E ENJTE, 14 PRILL 2022

Ai ka thënë se Ismet Karamanaga shkruan “për t’i nderuar këta persona të cilët kanë kontribuar në qytetin e Ulqinit në të kaluarën”. Recensenti i librit, publicisti Mustafa Canka, një mik i autorit, ka thënë se e din se me sa sacrificë dhe mund, por edhe me lezet dhe dashuri autori Karamanaga e bën gjithë këtë punë. “Të gjithë ne që e njohim, e dimë se sa vështirë është të shkruash. Por Ismeti e bën këtë punë me kënaqësi”, ka thënë ai, duke theksuar se Ismet Karamanaga është i vetmi në Ulqin por edhe në tërë Malin e Zi që boton libra të këtij zhanri. Në vështrimin e tij për librin, gazetari Ismet Kallaba, redaktor gjuhësor i librit, ka thënë se për autorin Kalaja është dashuri e përjetshme por edhe burim frymëzimi. “Të shkruaj portrete dhe in memori-

ame për figura të veçanta, njerëz të cilët ai i ka njohur apo me të cilët ka punuar, ka ndarë të mirën dhe të keqen, ai e ndien si një obligim moral dhe borxh. Në këtë mision që i ka përcaktuar vetes, Ismet Karamanaga më duket sikur ai mohikani i fundit”, ka thënë ai. Gjatë përurimit është lexuar një fragment nga vështrimi për librin i konsulentit Ali Llunji. Libri “Ulqini florini – Portrete, In Memoriame” III është botuar me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. Ky është libri i pestë i Ismet Karamanagës. Përpos tre librave nga cikli “Ulqini florini – Portrete, In Memoriame” ai ka botuar më herët librat “Kalaja - legjendë dhe art” dhe “Ulqini – monumente, portrete, ngjarje”. i. k.


MOZAIK

Banka Qendrore e Malit të Zi ndau Çmimin Vjetor

Prej tre fituesve, PhD. Martin M. Bojaj dhe Alberta Bikaj nga Malësia Në kategorinë e punimit më të mirë të doktoraturës, çmimi iu dha Martin Bojajt për tezën e doktoraturës “Maintaining price stability in Montenegro through governance of external and internal factors of inflation” (Qëndrueshmëria e stabilitetit të çmimeve në Mal të Zi nëpërmjet menaxhimit të faktorit të jashtëm dhe të brendshëm të inflacionit) Tuz – Banka Qëndrore e Malit të Zi, me rastin e shënimit të Ditës së saj, më 11 prill 2022, ka ndarë Çmimin Vjetor për vitin 2022, me një ceremoni solemne të mbajtur në sallën e guvernatorëve të kësaj banke. Në faqen zyrtare të Bankës Qëndrore të Malit të Zi , njoftohet se Çmimi Vjetor u dha në fushën bankare, të politikës monetare dhe të teorisë, për vitin 2022. “Çmimin për tezën më të mirë të diplomës e fitoi Alberta Bikaj për punimin “Digjitalizimi i pagesës“, derisa për çmimin më të mirë të tezës së magjistraturës është vlerësuar punimi “Analiza e përcaktuesve dhe procedurat e menaxhimit të portofolit të kredive jokualitative në shembullin e Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës”, të Jellenës Drashkoviq. Në kategorinë e punimit më të mirë të doktoraturës, çmimi iu dha Martin Bojajt për tezën e doktoraturës “Maintaining price stability in Montenegro Througt governance of external and internal factors of inflation” (Qëndrueshmëria e stabilitetit të çmimeve në Mal të Zi nëpërmjet me-

naxhimit të faktorit të jashtëm dhe të brendshëm të inflacionit)”, thuhet në këtë njoftim. Nga Banka Qëndrore e Malit të Zi u njoftua se për çmimin në fjalë ka vendosur komisioni i përbërë nga profesorë të spikatur nga universitetet e Malit të Zi dhe të rajonit, si dhe nga ekspertë të Bankës Qëndore. Çmimi Vjetor i Bankës Qëndore të Malit të Zi është jetësuar që nga viti 2007, me qëllim të stimulimit dhe

zhvillimit të mendimit shkencor dhe afirmimit të kuadrit profesional në Mal të Zi, i cili përbëhet nga plaketa dhe shuma monetare prej 2 mijë eurosh për punimin më të mirë të diplomës, 3 mijë euro për punimin më të mirë të magjistraturës dhe 4 mijë euro për punimin më të mirë të doktoraturës. Nga viti 2007, Çmimin Vjetor të Bankës Qëndrore të Malit të Zi e kanë fituar 46 persona të diplomuar, magjistra dhe doktorë shkencash. t. u. E ENJTE, 14 PRILL 2022

Javore KOHA

33


SPORT

U mbajt Turneu i 18-të Ndërkombëtar i Karatesë “Ulqini Open 2022”

“Ulqini Open” vazhdon të jetë turneu më i fuqishëm në rajon Vendi i parë në renditjen e përgjithshme i takoi KK “Bar” nga Tivari, vendi i dytë KK “Gorshtak” nga Kollashini, vendi i tretë KK “Sharri” nga Ferizaji, vendi i katërt KK “Rei” nga Ulqini dhe vendi i pestë KK “Fushë Kosova” nga Fushë Kosova. Këto klube u shpërblyen me kupa. Garuesja më e mirë e turneut u shpall Albulena Gërvalla nga KK “As” nga Prishtina, ndërsa garuesi më i mirë Benjamin Alosheviq nga KK “Bar” nga Tivari, të cilët u shpërblyen me nga një kupë Ulqin – Me rastin e Ditës së Ulqinit, të dielën, më 3 prill 2022, në sallën e Shkollës Fillore “Marshall Tito” në Ulqin, u mbajt Turneu XVIII ndërkombëtar i karatesë “Ulqini Open 2022”. Turneu është organizuar nga KK “Ulqini” dhe Federata e Karatesë e Malit të Zi, nën patronatin e Komunës së Ulqinit dhe me përkrahjen maksimale të kryetarit të Komunës, Aleksandar Daboviq. Në deklaratën për shtyp të KK “Ulqini” thuhet se pjesëmarrja e garuesve më të mirë nga klubet pjesëmarrëse nga mbarë rajoni bëri që konkurrenca të jetë shumë e madhe. Turneu “Ulqini Open”, falë bashkëpunimit profesional e miqësor të KK “Ulqini” me shumë klube në vend, rajon e më gjerë, respektit të ndërsjellë, është shndërruar në turne tradicional dhe një prej garave me pjesëmarrje më masovike dhe më kualitative në rajon. Ky turne ndërkombëtar është nder për Ulqinin pasi që organizohet enkas për Ditën e Ulqinit dhe për vite me radhë është turneu më i madh me karakter ndërkombëtar sportiv në Komunën e Ulqinit, për çka edhe meriton përkrahje nga të gjithë me qëllim të ruajtjes dhe vazhdimit të kësaj tradite, e cila përpos karakterit sportiv, ka edhe karakter promovues të ofertës turistike të

34

Javore KOHA

E ENJTE, 14 PRILL 2022

qytetit tonë. Në turne morën pjesë 69 klube të karatesë me 1076 garues, nga dhjetë shtete: Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Kroacia, Belgjika, Austria dhe Sllovenia. Vendi i parë në renditjen e përgjithshme i takoi KK “Bar” nga Tivari, vendi i dytë KK “Gorshtak” nga Kollashini, vendi i tretë KK “Sharri” nga Ferizaji, vendi i katërt KK “Rei” nga Ulqini dhe vendi i pestë KK “Fushë Kosova” nga Fushë Kosova. Këto klube u shpërblyen me kupa. Garuesja më e mirë e turneut u shpall Albulena Gërvalla nga KK “As” nga Prishtina, ndërsa garuesi më i mirë Benjamin Alosheviq nga KK “Bar” nga Tivari, të cilët u shpërblyen me nga një kupë. Garuesit e KK “Ulqini”, si organizator i turneut, nuk konkurruan për radhit-

je në renditjen e përgjithshme, edhe pse ishin në vendin e dytë. Gjatë hapjes solemne të turneut morën fjalën dhe iu nda nga një mirënjohje nga KK “Ulqini” në shenjë të bashkëpunimit të suksesshëm shumëvjeçar kryetarit të Federatës së Karatesë të Malit të Zi, Predrag Perkoviq, presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, kryetarit të Federatës së Karatesë së Kosovës, Avni Gashi, nënkryetarit të Federatës Shqiptare të Karatesë, Luftar Kurti si dhe kryetarit të Unionit të Karatesë Shqiptare dhe nënkryetarit të Federatës së Karatesë së Maqedonisë të Veriut, Alim Hajredini. Mirënjohje iu nda edhe sekretarit të përgjithshëm të Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti, dhe Mjeshtrit të Madh, karateistit të suksesshëm, Enver Cakiqi, për përkrahje dhe bashkëpunim, Shkollës Fillore “Mar-


SPORT shall Tito” dhe TV “Teuta”, e cila ishte sponsor mediatik i turneut, si dhe klubeve dhe trajnerëve për bashkëpunim dhe pjesëmarrje. Në këtë turne, për bashkëpunimin e suksesshëm shumëvjeçar dhe për kontributin e tyre në zhvillimin dhe afirmimin e klubit, u shpallën anëtarë nderi të KK “Ulqini” Muzli Hakaj, mjeshtër i karatesë Og dan, trajner i karatesë në Oslo (Norvegji) dhe refer evropian, dhe Dragan Kraçkoviq, ish-sekretar i FKMZ, punonjës sportiv i palodhur, gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar, të dy profesionistë të pashoq e miq të mëdhenj të KK “Ulqini”. Po ashtu, në turne u mbajt një minutë heshtje në nder të kujtimit të të gjitha viktimave të koronavirusit, në mesin e të cilëve ishin edhe Daut Bejta dhe Simo Koçoviqi, anëtarë të udhëheqësisë së Klubit, të cilët ishin kontribuues të palodhur, dashamirë të vërtetë të karatesë, që për vite me radhë i qëndruan klubit pranë, duke i dhënë përkrahje gjithmonë. Daut Bejta dhe Simo Koçoviqi do të kujtohen gjithmonë me pietet e respekt të thellë dhe për kontributin e tyre të pashoq për zhvillimin dhe afirmimin e KK “Ulqini” iu nda mirënjohje post mortem, të cilat i pranuan familjarët e tyre. Mirënjohje në shenjë falënderimi për përkrahje në organizimin e turneut dhe të veprimtarisë së Klubit në përgjithësi, morën edhe të gjithë sponsorët, mediat e portalet e ndryshme. Falënderim i veçantë i takon Komunës së Ulqinit, së cilës iu dorëzua një plaketë për përkrahje dhe bashkëpunim, të cilën e pranoi kryetari i Komunës së Ulqinit, Aleksandar Daboviq, bashkorganizatori i turneut, i cili pasi përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit, i falënderoi për praninë dhe i uroi sukses dhe qëndrim të këndshëm në Ulqin, e shpalli të hapur Turneun XVIII ndërkombëtar të karatesë “Ulqini Open 2022”. Udhëheqësia e KK “Ulqini” falënderon të gjithë pjesëmarrësit që morën pjesë në turneun “Ulqini Open 2022”, duke e madhështuar në këtë mënyrë festimin e Ditës së Ulqinit. Pjesëmarrja e tyre masovike është dëshmi e miqësisë dhe bashkëpunimit të mirë të KK “Ulqini” me klube në vend dhe jashtë vendit. (Kohapress)

Në turneun ndërkombëtar në sportin olimpik të taekwondosë “Millenium Open 2022” në Vrshac të Serbisë

Katër medalje për KT “Ulqini”

Në disiplinën e formave, medalje të artë fitoi Berina Mustafa, kurse medalje të argjendtë Sumeja Bisha. Ndërsa në disiplinën e ndeshjeve, medalje të argjendta fituan Arta Ismailaga dhe Amella Nuti

Katër garues të Klubit të Taekwondosë “Ulqini” kanë marrë pjesë gjatë fundjavës në edicionin e 13-të të turneut ndërkombëtar “Millenium Open 2022” në Vrshac të Serbisë. Ato kanë fituar katër medalje. Kështu, në disiplinën e formave, medalje të artë fitoi Berina Mustafa, kurse medalje të argjendtë Sumeja Bisha. Ndërsa në disiplinën e ndeshjeve, medalje të argjendta fituan Arta Ismailaga dhe Amella Nuti.

Në deklaratën për shtyp të KT “Ulqini” thuhet se sportistet Arta Ismailaga dhe Amella Nuti patën një paraqitje të mirë, ku nga katër ndeshje sa zhvilluan arritën të fitojnë tre prej tyre, ndërsa në ndeshjet finale u ndalën nga përfaqësuesja e Serbisë, respektivisht ajo e Bullgarisë. Në turne morën pjesë 800 sportistë të 74 ekipeve nga 12 vende, në të dy disiplinat: forma dhe ndeshje. (Kohapress) E ENJTE, 14 PRILL 2022

Javore KOHA

35


kohajavore.me


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.