Koha 1004

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 24 mars 2022 Viti XXl Numër 1004 Çmimi 0,50

Pushtimi i Ukrainës dhe fashizmi rus

ISSN 1800-5696

Përçarja e subjekteve politike shqiptare, kujt i shkon përshtat?

Studiues i veçantë i fushës së folkloristikës shqiptare


PËRMBAJTJE

10

12 Kapitalist komunist

Investigim në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme

16

18 Roman që lexuesit ia ngarkon peshën e rëndë të mendimit

Lufta në Ukrainë dhe distancimi i Shqipërisë nga e keqja

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2

Javore KOHA

E ENJTE, 24 MARS 2022


PËRMBAJTJE

20

26 Përplasja e qytetërimeve në vështrimin e Eduard Saidit

Takime letrare me poetë

28

30 Përrallat që për serbët u bënë fakte historike

Metodat e mësimdhënies përgjatë viteve

ARKIVI: www.kohajavore.me

E ENJTE, 24 MARS 2022

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Kur pritet të votohet qeveria e re në Mal të Zi?

Asgjë para zgjedhjeve lokale në Ulqin dhe Beran Përkundër entuziazmit fillestar se pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Malit të Zi të kryeministrit Zdravko Krivokapiq do të formohet një qeveri e pakicës, mbështetur

4

Javore KOHA

E ENJTE, 24 MARS 2022

në memorandumin që nënshkruan koalicioni “E zeza mbi të bardhë” e kryesuar nga Lëvizja Qytetare URA, Partia Popullore Socialiste dhe partitë e pakicave, kjo deri tani nuk ka

ndodhur. Zëvendëskryeministi në detyrë dhe kreu i Lëvizjes Qytetare URA, Dr. Dritan Abazoviq, i cili është mandatuar nga Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, për formimin e qeverisë së re, ka pranuar se asgjë e rëndësishme në lidhje me formimin e qeverisë së pakicës nuk do të ndodhë para përfundimit të zgjedhjeve lokale në Ulqin dhe Beran më 27 mars. Këto zgjedhje, pavarësisht se janë lokale, po zhvillohen nën hijen e krizës politike në Mal të Zi, ku Kuvendi i Malit të Zi është bllokuar, ndërsa qeveria është shkarkuar. Ato shikohen edhe si një test i vogël për zhvillimet e ardhshme politike në Malin e Zi, përfshirë edhe formimin e qeverisë së re. Abazoviq ka thënë se në Qeverinë e re pakicë të Malit të Zi, që sipas tij pritet të formohet shpejt, nuk do të ketë njerëz që do të pëlqehen nga të gjithë. “Do të mundohemi të jemi gjithëpërfshirës, ky është obligimi ynë”, ka theksuar ai. Abazoviq ka thënë se vendimet që e presin qeverinë e pakicës janë shumë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Demarkacioni i kufirit Mali i Zi - Kosovë

Kurti thotë se pret Abazoviqin të vijë në pushtet Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret formimin e qeverisë së re në Mal të Zi që t’i fillojnë takimet e përbashkëta ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi, siç u zhvilluan me shtetet tjera të rajonit – Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai ka thënë se temë diskutimi do të jetë edhe çështja e demarkacionit me këtë shtet, i ratifikuar katër vjet më parë. I pyetur në katërvjetorin e miratimit të demarkacionit të kufijve me Malin e Zi, Kurti ka thënë se qeveritë e kaluara

padrejtësisht ia falën Malit të Zi 8 200 hektarë të territorit të Kosovës. “Shpresojmë që së shpejti Mali i Zi do të ketë Qeveri të re, me të cilën do të mund të bisedojmë e ta trajtojmë këtë çështje. Për dallim nga qeveria paraprake e cila kishte përbrenda elemente pro ruse, përveçse pro Beogradit dhe natyrisht që nuk kishte kushte për një trajtim të tillë”, ka thënë ai. “Ne kemi bërë mbledhje të përbashkëta të qeverisë me Maqedoninë e Veriut, edhe me Shqipërinë, dhe shpresojmë të bëjmë edhe me Malin e

Zi pasi të formohet qeveria e re”, shtoi Kurti. Kryeministri Kurti ka thënë se shpreson që Mali i Zi të ketë kushte të reja për këtë çështje, “Shpresojmë që do të ketë kushte të reja, me qeverinë e re për ta trajtuar edhe këtë çështje për të cilën natyrisht fajin e përgjegjësinë e ka qeveria e atëhershme e cila padrejtësisht, gabimisht e shumë dëmshëm ia dha Malit të Zi 8200 hektarë të territorit të Kosovës”, ka përfunduar ai. (Kohapress/Koha Net)

E ENJTE, 24 MARS 2022

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Diskursi politik

Pushtimi i Ukrainë Pushtimi i Ukrainës më 24 shkurt nga Rusia, të përkujton pushtimin e Polonisë nga Gjermania më 1 shtator 1939, që ishte fillimi i Luftës së Dytë Botërore, duke dëshmuar se kemi të bëjmë me fashizmin rus me konceptin ideologjik të Perandorisë Ruse, kërcënim për fqinjët e saj dhe për rendin e ri botëror Ukrainasit - popull i protestave

Analistët e ndryshëm vlerësojnë se ukrainasit janë popull i veçantë, madje i quajnë si „popull i protestave“, sepse për këto tridhjetë vite kanë çuar Nail në rrezimin e katër presidentëve me Draga protesta të fuqishme, por edhe me viktima. Kujtojmë me këtë rast vitin 2001 ku u zhvillua fushata e protestave me moton “Ukraina pa presidentin Kuçma”. Dështimi i ideologjisë komuniste dhe Në veçanti te opinioni ka mbetur në socializmit si rend shoqëror filloi me kujtesë “Revolucioni Portokalli” në rënien e Murit të Berlinit (9 nëntor fund të vitit 2004, ku në “Sheshin e 1989), duke pasuar me miratimin e Pavarësisë” qindra mijëra protestues u pluralizmit politik (1990), ku kulmin e mblodhën në shesh dhe nëpër rrugët arriti me shkatërrimin e ish-BRSS në aty pranë, dhe ngritën tenda për disa vitin 1991. Ishte kjo një ngjarje me për- javë. Protestat ishin me moton kundër masa botërore, ku nga ajo perandori mashtrimit zgjedhor nga presidenti në komuniste u pavarësuan republikat, fuqi, të cilat çuan në një raund shtesë duke u pranuar ndërkombëtarisht. të zgjedhjeve presidenciale të urdhëruNë këtë kuadër, edhe Republika e ara nga Gjykata e Lartë e Ukrainës, të Ukrainës shpalli pavarësinë më 24 cilat u fituan nga kandidati i opozitës, gusht 1991. Por nga ajo kohë e deri Viktor Jushçenko. Ishte kjo fitorja spekmë tash ka kaluar nëpër shumë sfida, takolare e opozitës! Më pas gjatë vitit duke mbeshtetur ambiciet perëndi- 2009, Julia Timoshenko u propozua si more. Nuk ka dilemë se Rusia nuk kandidate për presidente e opozites mund të pranojë një Ukrainë të fortë, duke mbledhur ne këtë shesh rreth të lidhur me Perëndimin e të jetë pjesë 200.000 njerëz. e NATO-s, por të ketë qeveri e kryetar Në veçanti duhen cekur protestat anprorus. tiruse dhe proevropiane, të cilat filluan Por, Ukraina dallohet nga ish-repub- ne nëntorin e vitit 2013, e që më pas u likat e tjera të ish-BRSS, sepse ajo kthyen në përleshje të dhunshme, që është vendi me sipërfaqe më të mad- përfunduan me vrasjen e 100 ukrainhe në Evropë, pas Rusisë evropiane asve. Sheshi qëndroi i pushtuar nga me 603.628 km2 dhe me popullsi protestuesit gjatë gjithë ditës dhe prej 44 milionë banorësh! Pikërisht kjo natës, nga 1 dhjetori 2013 deri më 27 sipërfaqe dhe popullsi, ku dominojnë janar 2014. ukrainasit me 76%, rus 20%, si dhe Këto protesta ia arritën qëllimit, sepse me resurse të mëdha natyrore, paraqet çuan ne rrëzimin e presidentit Vikpengesë për politikën ekspansioniste tor Janukoviç dhe largimin e tij drejt ruse. Moskës, sepse ai ka refuzuar hapjen e negociatave me BE-në kundër vullnetit

6

Javore KOHA

E ENJTE, 24 MARS 2022

të popullit ukrainas, duke dëshmuar se ishte në favor të politikës proruse.

Mashtrimi ukrainas në vitin 1994

Kemi të bëjmë me marrëveshjen mes SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Rusisë, të cilët e binden Ukrainën që t’ia dorëzojë Rusisë armët bërthamore, me garancionin e tyre se do ta mbrojnë nëse sulmohet nga një vend tjetër. Por, pushtimi i Ukrainës nga Rusia nga data e 24 shkurtit 2022, dëshmon se ajo është mashtruar, sepse nuk është respektuar marrëveshja e tillë. Madje ky pushtim të kujton sulmin e Hitlerit ndaj Polonisë më 1 shtator 1939, edhe pse një javë më parë ishte nënshkruar marrëveshja Ribentrop-Milotov, përkatësisht Hitler-Stalin, për mossulmim ndaj Polonisë.

Heshtja e ndërkombëtarëve

Duke pasur interesa të ndërsjella, vendet evropiane nga Rusia kanë importuar gaz, naftë dhe mallra të tjera, që ndikojë në forcimin e saj ekonomik duke investuar në armatim. Nga një pozitë superiore ndaj fqinjëve, Rusia sulmoi ushtarakisht Gruzinë (2008) duke ia shkëputur Abhazinë dhe Osetinë Jugore. Duke parë se faktori ndërkombëtar qëndroi në heshtje, ata nuk u ndalën, sepse në vitin 2014 aneksuan Krimenë si dhe i mbeshtetën dy republikat e vetëshpallura në rajonin e Donbasit (Luganski dhe Donjetsk) duke i pranuar së fundi si shtete të pavaruara (21 shkurt 2022)! Ndërsa më 24 shkurt, ndodhi sulmi dhe pushtimi i Ukrainës si shtet sovran, pa asnjë shkas, por me qëllime ekspansioniste, sipas ideologjisë për shtetin e madh të Perandorisë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ës dhe fashizmi rus që ishte qellimi i politikës neofashiste serbe, ku pamjet e prezantura në media e dëshmojnë një konstatim të tillë. Nga pasojat e luftës, bëhet me dije se deri më 20 mars nga Ukraina janë larguar mbi 3 milionë banorë, ndërsa të zhvendosur brenda vendit janë mbi 2 milionë.

Në pritje të marrëveshjes ndërkombëtare

Ruse.

Sanksionet kundër Rusisë

Duke marrë parasysh se Ukraina nuk është në NATO, vendet e BE-së por edhe të NATO-s u zgjuan dhe reaguan menjëherë duke vendosur sanksione të ndryshme ndaj Rusisë, ku dominojnë ato ekonomike, diplomatike, finaciare etj. Madje në këtë situatë kritike, presidenti i SHBA-së ka deklaruar se në këtë moment kemi vetëm dy mundësi të veprojmë, me sanksione ekonomike, apo të fillojmë Luftën e Tretë Botërore. Nuk ka dilemë se për një vend nuk mund të fillohet Lufta e Tretë Botërore, sepse do të kishte pasoja të mëdha, por për momentin çdo gjë do mbesë në sanksione, si dhe në furnizime të ndryshme për popullsinë e Ukrainës, për të përballuar pushtimin dhe për të organizuar rezistencën popullore.

Solidarizimi me popullin ukrainas

Pamjet nga pushtimi i Ukrainës kanë ndikuar në ndërgjegjësimin e komunitetit ndërkombëtar, të cilët kanë organizuar protesta të ndryshme në shumë vende të botës, duke akuzuar pushtimin e një vendi të pavarur, që paraqet rastin e parë në Evropë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Kemi të bëjmë me fashizmin tipik si në kohën e Hitlerit, i cili si pasues modern

ka Putinin. Bombardimi, shkatërrimi i objekteve të banimit, infrastrukturës, vrasja e popullsisë, shpërngulja e tyre dhe vendosja në vendët fqinje e më gjerë, dëshmojnë se kemi të bëjmë me një okupim klasik në kohën moderne. Në këtë aspekt, me përjashtim të Bjellorusisë dhe Serbisë, të gjitha vendet evropiane akuzojnë politikën ekspansioniste të Rusisë. Një politikë e tillë ka ndikuar jo vetëm në solidaritetin e popujve dhe vendeve evropiane, por edhe në unitetin e BE-së dhe të NATO-s, duke u bindur se kemi të bëjmë me agresion i cili është në kundërshtim me parimet ndërkombëtare kundër një shteti sovran.

Spastrimi etnik strategjia e politikës ruse

Ajo çka është duke ndodhur në Ukrainë, nuk është luftë, por spastrim etnik i qyteteve sidomos pranë Detit të Zi e Detit Azov, ku qyteti i Mariupolit është rast kriminal i veçantë ndaj popullsisë, sepse përmes tij lidhet territori toksor nga Krimeja në drejtim të Lindjes ku janë republikat e vetëshpallura në rajonin e Donbasit. Kemi të bëjmë me një situatë identike sikurse në Bosnjë dhe Hercegovinë (1992-1995) dhe Kosovë (19981999) që vepronte ushtria serbe, duke rrethuar e granatuar qytetet, masakruar popullsinë e detyruar të shpërngulet,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Pavarësisht se sa do të zgjatë okupimi i Ukrainës, përvoja e deritashme dëshmon se do të kemi një marrëveshje ndërkombëtare për të përfunduar luftën dhe vendosjen e paqes në mes të dy vendëve. Në këtë konferencë përveç dy palëve, do të marrin pjesë edhe shtete që do të jenë garantuese të marrëveshjes së arritur. Ndonëse deri më tash janë organizuar disa takime nga përfaqësuesit e delegacioneve (Ukrainë-Rusi), njoftohet se pala ukrainase ka pranuar të tërheqë nismën për tu bërë pjesëtare e NATO-s, duke mbajtur pozitën neutrale. Një deklarim i tillë duket se është i pranueshëm edhe për palën ruse, por kontestuese do të mbesin statusi i Krimesë, që është aneksuar nga Rusia në vitin 2014, si dhe dy republikat e vetëshpalluara si të pavarura (2014) dhe të pranuara nga Rusia (21 shkurt 2022). Opinioni është njoftuar se Ukraina ka akuzuar Rusinë për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, e cila më 16 mars ka marrë vendim të përkohshëm duke urdhëruar Federatën Ruse që mënjëherë të ndërprejë operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. Duhet cekur se urdhri për ndërprerjen e operacioneve ushtarake është masë e përkohshme gjyqësore deri në marrjen e vendimit definitiv për çështjen e ngritur në Gjykatë. Nuk ka dilemë se më pas do të trajtohet çështja e dëmshpërblimit si pasojë e krimeve të luftës nga ushtria ruse në Ukrainë. Pavarësisht se sa do të zgjasë lufta, Putini e ka të humbur luftën. Atë do ta presë fati i Sllobodan Millosheviqit në përballje me gjykatat ndërkombëtare, sepse ka prova të mjaftueshme për krimet e kryera deri më tash. E ENJTE, 24 MARS 2022

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Faktori gjeopolitik shqiptar në Ballkanin Perëndimor (3)

Përdorimi i narrativës nacionaliste për përfitime politike dhe interesa individuale Hajrudin S. Muja

(vijon nga numri i kaluar) Dëshira për të gjetur një rrugëdalje nga ngërrçi politik rezultoi në mbështetjen e afro 40.000 shqiptarëve etnikë në Maqedoninë për liderin e LSDM-së së Zoran Zaev gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016, një fitore që për partitë opozitare ishte thjesht dobësi dhe rrezik, pasi – sipas tyre, partitë politike shqiptare nuk duhej të jepnin mundësi të ‘maqedonizojnë’ vullnetin e shqiptarëve, por të luftonin për të drejtat e tyre. Por, koalicioni i përbashkët elektoral (2020) fitoi më së shumti vota dhe ulëse në Parlament, duke i dhënë faktorit politik shqiptar një rritje dhe rëndësi më të madhe. Ndërkohë, raporti i të Drejtave të Njeriut në SHBA për vitin 2020, paraqiti akuzat e përfaqësimit të pabarabartë të shqiptarëve etnikë në ministritë qeveritare dhe ndërmarrjet publike, si dhe në ndarjet e pabarabarta buxhetore. Mbështetja e shqiptarëve për integrimin në BE ka qenë konsistente ndër vite dhe është qartësuar përmes sondazheve të ndryshme të kryera në periudha të ndryshme të zhvillimeve sociale dhe politike në Maqedoni. Ata kanë shprehur bindjen se një realizim i tillë, krahas rritjes ekonomike do të forcojë rëndësinë gjeopolitike të faktorit shqiptar në rajon, gjë që do të arrihet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit dhe faktorit

8

Javore KOHA

E ENJTE, 24 MARS 2022

politik shqiptar në sferat e qeverisjes së mirë, demokracisë, shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit. Në përgjithësi, të gjitha sondazhet tregojnë se në krahasim me qytetarët etnikë maqedonas, qytetarët shqiptarë kanë një mbështetje më të fortë për integrimet euroatlantike. Vetë presidenti Pendarovski theksoi një herë se shqiptarët: “Në vend të kufijve të rinj, shumica favorizon anëtarësimin në BE dhe pa kufij”. Studimi anketues për Maqedoninë përmbyllet me mendimin se partitë politike shqiptare mbeten shumë të rëndësishme në krijimin e koalicioneve paszgjedhore dhe se në vitet e ardhshme, rëndësia e tyre do të varet nga aftësia për formimin e qeverive të ardhshme, bazuar në përputhje ideologjike dhe programore. Ato duhet të kenë kujdes që në kohën parazgjedhore të mos dalin “me fjalë të mëdha” dhe pastaj kur të përfundojnë në Qeveri “të mos heshtin për kërkesat e shqiptarëve”. Një numër i madh i të anketuarve shohin një rol pozitiv të faktorit shqiptar në bashkëpunimin rajonal midis të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që një numër i konsiderueshëm i tyre mendojnë se faktori shqiptar në Maqedoni ka pasur një rol neutral në drejtimin e agjendës së reformave dhe bashkëpunimit me akterët e tjerë politikë. Marrëdhëniet e Maqedonisë së Veriut me Kosovën kanë qenë të acaruara deri kur në pushtet erdhi Zoran Zaevi (2017), kur u përmirësuan ndjeshëm, duke filluar nga vizita “e parë” e një kryeministri të Maqedonisë deri te vizitat e shumta private midis tij dhe kryeministrit të atëhershëm të Kosovës.

Zgjedhja e Zaevit shënoi një kthesë në politikën e jashtme dhe bashkëpunimin rajonal, pasi interesi i qeverisë së tij ishte që të kapërcejë pengesat e vendit për t’u inkuadruar në NATO dhe në BE. Qeveria e tij avancoi edhe në përfaqësimin e të drejtës gjuhësore dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, një kontribut i ndjeshëm në uljen e tensioneve etnike. Duke qenë se shqiptarët e Shqipërisë dhe ata jashtë saj janë sunduar nga etni të ndryshme, ata ndryshojnë në shumë vlera. Ndryshimi më i theksuar është te niveli i fesë (besimit), që është më i vogël në mesin e shqiptarëve në Shqipërinë (ish-ateiste) dhe më i theksuar në jetën individuale të komuniteteve të Kosovës dhe Maqedonisë, veçanërisht në rastin kur shumica i takojnë besimit islam. Kjo gjithmonë lidhet me ndikimin gjeopolitik dhe fetar të Turqisë dhe akuzat se po përpiqen të zëvendësojnë “identitetin kombëtar shqiptar” me një “identitet fetar”. Disa prej tyre madje mendojnë se: “Ndikimi fetar islam i lidhur me faktorët e huaj

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Marrëdhëniet e Maqedonisë së Veriut me Kosovën kanë qenë të acaruara deri kur në pushtet erdhi Zoran Zaevi (2017), kur u përmirësuan ndjeshëm, duke filluar nga vizita “e parë” e një kryeministri të Maqedonisë deri te vizitat e shumta private midis tij dhe kryeministrit të atëhershëm të Kosovës. Zgjedhja e Zaevit shënoi një kthesë në politikën e jashtme dhe bashkëpunimin rajonal, pasi interesi i Qeverisë së tij ishte që të kapërcejë pengesat e vendit për t’u inkuadruar në NATO dhe në BE. Qeveria e tij avancoi edhe në përfaqësimin e të drejtës gjuhësore dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, një kontribut i ndjeshëm në uljen e tensioneve etnike përdor zhargonin nacionalist, por interesi është më shumë për të theksuar elementin islamik sesa kombëtar mes shqiptarëve”. Një dallim i tillë është i dukshëm edhe në platformën politike. Duke qenë se shqiptarët etnikë përbëjnë shumicën në Republikën e Shqipërisë, politika etnike dhe respektimi i të drejtave të shqiptarëve etnikë në vend nuk ka peshë politike. Për këtë shkak, nacionalizmi në Shqipëri nuk është pjesë e dukshme e jetës së përditshme. Ndonëse marrëdhëniet e Tiranës me vendet e rajonit kanë qenë të pranishme, me kalimin e kohës janë luhatur. Bie fjala, kur konflikti po zgjerohej në Kosovë, kryeministri i atëhershëm i Shqipërisë u takua me homologun e tij jugosllav në Kretë dhe deklaroi se “Kosova është një çështje e brendshme e Federatës”. Një luhatje e ngjashme e pozicionimit retorik ka dëmtuar marrëdhëniet e Tiranës edhe me shqiptarët etnikë në Maqedoninë e Veriut. Ndonjëherë, retorika ka marrë një kthesë të kundërt, ku nuancat kanë qenë më nacionaliste, veçanërisht gjatë periudhave parazgjedhore. Për më shumë, në nenin 8 (1) të Kushtetutës së Shqipërisë, përcaktohet se “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj”. Të intervistuarit e kanë potencuar këtë si të rëndësishme, duke qenë se shqiptarët etnikë janë të shpërndarë në vende të ndryshme të rajonit, përkatësisht: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Mal të Zi. Aq më tepër kur vetëm termi “shqiptar” përdoret për një shtetas të Republikës së Shqipërisë po aq sa edhe për një shqiptar etnik, që mund të jetë ose

të mos jetë shtetas i këtij vendi. Për shkak të numrit të konsiderueshëm të shqiptarëve në rajon, qasja zyrtare e politikës së jashtme të Tiranës konsiderohet si komponenti kyç për stabilitetin e përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor, si nga komuniteti ndërkombëtar (BE dhe SHBA) ashtu edhe nga fqinjët. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO (2009) u konsiderua një arritje e madhe, duke i dhënë vendit rolin e një lideri rajonal dhe kontributin për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Në kontekst me Kosovën, marrëdhëniet e Shqipërisë janë thelluar pas shpalljes së pavarësisë (2008), përkatësisht me nënshkrimin e marrëveshjes së “Partneritetit Strategjik” (2014) për koordinimin e veprimeve të përbashkëta politike dhe diplomatike, me synim të “konsolidimit të mëtejshëm ndërkombëtar të Kosovës, duke fituar më shumë njohje dhe anëtarësim në organizata rajonale, evropiane dhe globale”. Për më tepër, Shqipëria ndan me Kosovën disa misione diplomatike në mbarë botën dhe kanë nënshkruar një marrëveshje që synon unifikimin dhe koordinimin e politikës së tyre të jashtme, duke përfshirë edhe krijimin e ambasadave të përbashkëta jashtë vendit. Elitat politike të Kosovës u ndien të shqetësuara nga deklarata e kryeministrit Rama në Prishtinë, kur tha: “Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të përbashkët të jashtme, jo vetëm ambasada dhe zyra të përbashkëta diplomatike, por pse jo edhe një president të vetëm, si simbol i unitetit të kombit dhe politikë të përbashkët të sigurisë kombëtare”. Ata hodhën akuza për “një mosrespektim të aspiratave kosovare

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

për një shtet të pavarur që synon integrimin e plotë në Bashkimin Evropian dhe NATO”. Pas një deklarate të tillë ‘kontroverse’, BE-ja nga ana e saj paralajmëroi Shqipërinë kundër “ndërhyrjes” në vendet fqinje, kurse zyrtarët serbë e akuzuan Tiranën se donte të krijonte një “Shqipëri të Madhe”. Në arsyetimin e tyre, një ndërmarrje e tillë do të kundërshtohej fuqishëm nga aleatët strategjikë, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, BE-në dhe shtetet anëtare të saj si Gjermania, Franca dhe Italia. Rrjedhimisht, nocioni i bashkimit të dy vendeve është rindërtuar në bashkimin e shqiptarëve përmes anëtarësimit në BE. Në përfundim, të anketuarit shprehën mendimin unanim se faktori politik shqiptar në rajon “është një përzierje e partive politike, organizatave të shoqërisë civile, mediave, biznesmenëve, aktivistëve, individëve dhe akterëve të tjerë me ndikim në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Serbi që përfaqësojnë interesat dhe idetë” e shqiptarëve etnikë, që jetojnë në komunitetet e tyre përkatëse. Një profesionist i medias, për rastin e Shqipërisë u tha autorëve të këtij studimi se “shumë nga vështirësitë me të cilat përballet Shqipëria janë pasojë e drejtpërdrejtë e qëndrimeve dhe vendimeve të elitave të saj në pushtet”. Këta “akterë politikë” vazhdimisht përdorin narrativa nacionaliste për përfitime politike dhe interesa individuale, duke u shërbyer si një shpërqendrim nga çështjet reale, si korrupsioni, papunësia, migrimi masiv dhe keqmenaxhimi. Retorikat e tilla mund të gjejnë potencialisht një audiencë mes qytetarëve të privuar ekonomikisht dhe politikisht! (Fund) E ENJTE, 24 MARS 2022

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Fakte nga maskarada në Shërbimin e Jashtëm të MEPJ-së

Investigim në Ministrin Evropën dhe Punët e J ojshme në shpërndarjen e drejtë të pozicioneve të larta drejtuese brenda dhe jashtë MEPJ-së. Edhe pse në Për Koha Javore: pjesën dërmuese të aplikimeve është dhënë miratimi nga ana e Komisionit Arben Lagreta / të dhënies së gradave, ato ende nuk Shkodër janë firmosur nga titullari i Ministrisë, pa u dhënë diplomatëve asnjë argument se përse po vonohet ky proces Pas rotacionit politik të vitit 2013 në në dëm të interesit të tyre. Shqipëri, mazhoranca aktuale erd- Në këtë dikaster të rëndësishëm ka hi me premtime, ndër të tjera edhe diplomatë që kanë përfituar pozicikundër paaftësisë, nepotizmit dhe one drejtuese duke mos përmbushur emërimit të militantëve partiakë në kriteret e ligjit, ku më kryesori është trupin diplomatik të Ministrisë për kriteri i gradës diplomatike. Ka diplomatë që janë në pozicione shefash Evropën dhe Punët e Jashtme. Por sot, pas afro 9 vjetësh konstato- sektori apo drejtorë drejtorie, të cilët jmë se një pjesë e mirë e ambasa- nuk kanë gradën e duhur personale e dorëve të emëruar në atë post qysh cila do t’i kualifikonte për një pozicion para 2013-s, dhe pjesa dërmuese të tillë, ndërkohë që ka diplomatë e tyre pas rotacionit në fjalë, janë me eksperiencë të gjatë në Ministri po aty pas lëvizjeve paralele dhe të dhe me gradat e duhura dhe që janë emëruar rishtas jashtë kritereve lig- emëruar në pozicionet më të ulëta, jore si dhe të miratuar nga Kryemi- siç janë ato të specialistit nëpër drenistri, Parlamenti dhe Presidentët e jtori. radhës, prej më se 15 vjetësh (!). Kjo Në një pjesë të madhe të ambasanë një kohë që mandati i një ambasa- dave, emërimet në nivele të larta apo më poshtë, bëhen mbi bazën e dori varion nga 3 deri në 4 vjet. Sinjalizimi për të bërë këtë investigim tarafeve, klientelizmave dhe aspak dhe për tu ndalur më konkretisht, mbi meritën. Ndërkohë që diplomatët erdhi kohët e fundit nga brenda profesionistë janë bllokuar në MinisMEPJ-së dhe informacioni në vijim tri prej vitesh dhe nuk marrin emërim është marrë nga diplomatë me për- për shkak të mospasjes së „mikut të duhur“, persona pa asnjë lidhje me vojë karriere të këtij dikasteri. diplomacinë, por edhe duke mos shërbyer asnjë ditë në Shërbimin e Si funksionon alla-shqiptarçe emërimi i diplomatëve Jashtëm, emërohen nëpër ambasada vetëm e vetëm se motra apo prindi i në MEPJ Në Ministrinë për v dhe Punët e saj/tij është një person publik i njohur Jashtme nuk aplikohet dhënia e gra- apo ish-deputet, duke mos u marrë dave diplomatike sipas ligjeve në aspak në konsideratë meritokracia fuqi. Prej shumë muajsh, diplomatët që kjo qeveri e ka propoganduar me e MEPJ-së, kanë përbushur kriteret shumë zhurmë në programin e saj. e ligjit për marrjen e gradave respek- Rasti më flagrant është Madridi, ku tive, mirëpo ato nuk firmosen nga përveç ambasadorit që është diploministrja aktuale duke bërë që të sh- mat karriere, i gjithë stafi tjetër prej kaktohet jo vetëm një dëm financiar 4 vetësh është emëruar nga jashtë për diplomatët, por edhe të bllokohet Ministrisë, pra ata nuk janë diplomatë kierarkia, e cila është shumë e nev- të karrierës. Në këtë mënyrë u mbyllet

10

Javore KOHA

E ENJTE, 24 MARS 2022

dera atyre diplomatëve që aktualisht janë në Ministri dhe u ka ardhur koha për të shërbyer në një ambasadë sipas Ligjit në fuqi, por që nuk kanë mbështetje dmth „mik“ dhe në këtë mënyrë janë në mëshirë të ministres që as nuk i njeh për fytyrë. Diplomatët profesionistë ne MEPJ gjenden në një stres të jashtëzakonshëm, pasi e shohin të pamundur që të realizojnë një takim me ministren për të parashtruar një hall apo një problem pune. Ka raste kur disa diplomatë, me preteksin e pandemisë, nuk janë paraqitur fare në punë këto 2-3 vitet e fundit, dhe papritur janë shfaqur në godinën e Ministrisë vetëm sapo kanë marrë një emërim në një ambasadë, sepse ata janë djemtë apo pjesëtarët e familjes së një personi publik që ka patur funksion të lartë. Ndërkohë që diplomatët që përballuan 24 orë në 24, me ditë të tëra situatën e rëndë të riatdhesimeve të shtetasve shqiptarë pas „lockdownit“ që bënë vendet e ndryshme me fillimin e pandemisë, nuk po përfillen dhe nuk po marrin ato të drejta që ua jep ligji, por vazhdojnë kokulur punën në pritje të ndonjë mrekullie. Ky fenomen ka qenë gjithnjë prezent në MEPJ që prej më shumë se 15 vitesh, por gjithsesi në kuota të moderuara, të cilat nuk preknin rëndë bazën e shërbimit diplomatik profesional dhe personelin diplomatik. Por në 5 vitet e fundit, përveç fakteve të mësipërme, edhe së fundit me pretekstin e tërmetit dhe të pandemisë, shkelja flagrante e Ligjit të Shërbimit të Jashtëm në pikën ku bëhet fjalë për emërimet, ka kaluar çdo bazë morale dhe legale, sepse ambasadorët po qëndrojnë në detyrë përtej çdo limiti. Ndërkohë, preteksti se ambasadorët po bllokohen nga Presidenti nuk qëndron, pasi në korridoret e Minis-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

në për Jashtme trisë po përflitet se Presidenti po përgatitet të dërgojë persona nga stafi i tij i ngushtë në pozicione ambasadorësh.

Gjendja aktuale e trupit diplomatik

Shërbimi i Jashtëm Diplomatik përbëhet si rregull nga diplomatë që shërbejnë në Ministri dhe në Ambasadat e Republikës së Shqipërisë nëpër botë. Aktualisht në nivelet e larta kemi mbi 50 përqind të ambasadorëve të cilët jo vetëm që kanë mbushur moshën e pensionit prej vitesh, por edhe qëndrojnë në detyrë prej minimumi 6 vjetësh. Përkundër Ligjit për Shërbimin e Jashtëm, i cili parashikon se mandati i një ambasadori është si rregull 3 deri në 4 vjet, në 80 përqind të pozicioneve si ambasadorë kemi tejkalim të frikshëm të kohës së shërbimit në gati dyfishin e tyre. Shembulli më flagrant është Franca, ku ambasadori aktual është në detyrë prej gati 10 vitesh, pra me një shkelje brutale të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm. Shembuj të tjerë janë edhe ambasadorët në vendet e rajonit tonë, të cilët edhe pse kanë mbushur moshën e pensionit, vazhdojnë që të qëndrojnë në detyrë prej 8 deri 9 vite në të njëjtin shtet (!). Rastet më flagrante përbëjnë Sllovenia, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Për të mos folur pastaj për Berlinin, ku ambasadori aktual është i vetmi që nuk ka shërbyer asnjëherë në MEPJ si të gjithë diplomatët e tjerë, por që në fillim të karrierës së tij ka qenë vetëm ambasador në shtete të ndryshme, pra një ambasador i përjetshëm. Ndërkohë, Konsulli i Përgjithshëm në Mynih është në detyrë prej gati 6 vitesh, çka përbën edhe kjo një tejkalim të mandatit zyrtar. Shembuj të ngjashëm ka pothuajse në 70 përqind të ambasadave të Shqipërisë në

botë. Një pjesë e mirë e ambasadorëve apo të ngarkuarve me punë janë nga ata militantë që kanë dredhur sa nga PS te LSI dhe anasjelltas, ca nga dallaverexhinjtë dhe mjeshtrat e tarafeve në çdo kohë, dhe natyrisht nga radha e militantëve si dhe e kushërinjve të parë të politikanëve më të fuqishëm të të dy krahëve. Ndërkohë, e përbashkëta e tyre është se para se të emëroheshin ambasadorë apo diplomatë më të thjeshtë, ata nuk kanë punuar as edhe një ditë në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në kundërshtim me Ligjin për Shërbimit të Jashtëm në Republikën e Shqipërisë të këtij dikasteri. Përveç niveleve të larta, ka raste të theksuara ku diplomatë të nivelit të dytë e më poshtë, me lidhje farefisnore apo klienteliste po shërbejnë në vende të ndryshme prej dekadash. Rasti më tipik është në Ambasadën e Shqipërisë në Paris, ku një diplomat aty ka rreth 20 vjet që shërben dhe nuk është kthyer asnjëherë në atdhe për të shërbyer siç e kërkon ligji. Po kështu, raste të tilla ka edhe në Përfaqësinë tonë në NATO me diplomatë që shërbejnë me mbi 10 vjet apo me një diplomate ne Ambasadën tonë në Beograd, e cila ka 5 mandate që shërben vetëm nëpër ambasada dhe nuk është kthyer ende në atdhe. Ka raste kur disa diplomatë, me preteksin e pandemisë, nuk janë paraqitur fare në punë keto 2 vitet e fundit dhe papritur janë shfaqur në godinën e Ministrisë vetëm sapo kanë marrë një emërim në një ambasadë, sepse kanë lidhjet partiake dhe farefisnore që i përmendëm më lart.

Pasojat...

Emërimi i diplomatëve të paaftë dhe aq më tepër i atyre që nuk ia kanë haberrin fare diplomacisë, ndikon negativisht në hartimin e një politike të jashtme mbarëkombetare dhe ndikuese në arenën ndërkombëtare. Por pavarësisht kësaj, bërthama diplomatike profesionale shqiptare ka mbajtur barrën për shumë arritje dhe suksese modeste të politikës së

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

jashtme. Por ajo që ndikon edhe në këtë drejtim, është mungesa e motivimit të diplomatëve pikërisht për arsyet e përmendura më sipër. Si në çdo vend të punës, aplikimi i ligjit dhe drejtësisë në punë, sjellin automatikisht përgjegjësi dhe rezultate. Investimi që shteti dhe taksapaguesit shqiptarë bëjnë për diplomacinë dhe nga ana tjetër largimet e diplomatëve jashtë shtetit, janë të dhimbshme. Jo pak diplomatë, pasi shërbejnë në vendet e ndryshme, marrin nënshtetësinë e vendit ku ata kanë shërbyer, ose nuk kthehen më në profesion duke pranuar një punë qoftë edhe jo dinjitoze në ato vende, mjafton të mos kthehen në Shqipëri. Kjo ndodh pikërisht për arsyet e përmendura më sipër, sepse kur ata e dinë që Ligji i Shërbimit të Jashtëm nuk aplikohet, atëherë nuk kthehen më në Shqipëri për të rrezikuar. Nëse ky ligj do të funksiononte siç duhet, ata do të vinin të shërbenin, normalisht. Diplomatët shqiptarë janë më të keqpaguarit jo vetëm në Evropë, por edhe në rajon. Ata nuk arrijnë dot as nivelin e pagave të diplomacisë së Kosovës. Në këto kushte ata janë më të denigruarit dhe pa dinjitet kur perballen me homologët e tyre, po të kemi parasysh kushtet e jetesës dhe të punës që kanë homologët e tyre nëpër botë. Çfarë mund të pritet prej diplomacisë sonë, nëse me të ardhurat e tyre, diplomatët tanë nuk arrijnë që të ofrojnë një drekë apo një darkë për homologët e tyre në mënyrë që të bëjnë punën e tyre përmes krijimit dhe ruajtjes së kontakteve? Ndërkohë që në buxhetin e MEPJ-së, synohet që të hapet ndonjë konsullatë shtesë diku për t’i bërë qokën ndonjë miku apo ndonjë personi që nuk ka lidhje me diplomacinë, pagat e diplomatëve mbeten në vendnumëro. Këto vërejtje esenciale janë shtruar për diskutim edhe në Komisionin Parlamentar të Politikës së Jashtme. (Autori është Koordinator i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Unionin e Gazetarëve Shqiptarë) E ENJTE, 24 MARS 2022

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

12

Javore KOHA

E ENJTE, 24 MARS 2022

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Kapitalist komunist Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington Fridrih Engels ishte pronar fabrike, kapitalist. Thuhet se ai i trajtonte mirë punëtorët e tij. Por vetë gëzonte një standard jetese mjaft të lartë, ndërsa sponsorizonte Marksin. Disa mund të thonë, nëse dikush është kapitalist komunist, duhet t’i përdorë fitimet e tij për të promovuar komunizmin. Këtë gjë Engelsi e bëri. Komunizmi dhe socializmi duan që njerëzit të jenë të nënshtruar ndaj kolektivit. Në socializëm barazia vjen vetëm kur individi heq dorë nga dëshirat dhe është i gatshëm të pranojë që “secili të japë sipas aftësisë dhe të marë sipas nevojës”. Ne nuk duam që të gjithë të jenë njësoj të varfër, por kjo ka qenë rezultat i recetës së Marksit dhe Engelsit; për t’i dhënë gjithçka shtetit, në mënyrë që të mund të kalojmë te “engjëjt” komunistë; tranzicion që përdor detyrimin e shtetit për të na bërë engjëj socialistë. Në Shqipëri, 45 vjet komunizëm, dhe sistemi u shpërbë duke krijuar nga PPSh-ja parti të tjera; industritë kryesore iu dhanë ish- komunistëve, duke krijuar një mik jo-konkurrues, jo-kapitalist që e ka mbajtur vendin prapa. Tranzicioni ishte një farsë, lejoi të shprehej lakmia dhe të ndihmoheshin miqtë e pushtetit në kurriz të të gjithë të tjerëve.

Në Shqipëri, 45 vjet komunizëm, dhe sistemi u shpërbë duke krijuar nga PPSH-ja parti të tjera; industritë kryesore iu dhanë ish-komunistëve, duke krijuar një mik jo-konkurrues, jo-kapitalist që e ka mbajtur vendin prapa. Tranzicioni ishte një farsë, lejoi të shprehej lakmia dhe të ndihmoheshin miqtë e pushtetit në kurriz të të gjithë të tjerëve Të tregosh anën e errët të komunizmit që pamë në shekullin e 20-të me miliona të vdekur në botë, është të shohësh vazhdën e përpjekjes për kalimin në socializëm e nacional-socializëm. Një kapitalist komunist është i lirë ta bëjë biznesin e tij komunist. Ai mund t’i ndajë fitimet dhe pronësinë në mënyrë të barabartë midis të gjithë punonjësve të tij. Këtë Engelsi nuk e bëri. Ideja e komunizmit rezulton të jetë

sepse e kërkoi komunizmi? Jo. Në Shqipëri, njerëzit nuk kishin telefon, as automobilë apo kompjuterë, as makina shkrimi.

Engelsi ishte hipokrit

Ai zotëronte një fabrikë. Por përdorte kapitalin dhe jo rrogën ditore për të depozituar para në llogarinë e tij personale bankare. Ai nuk e rindau pronësinë e fabrikës me punëtorët e tij dhe nuk ua shpërndau fitimet punëtorëve të tij.

Nëse ende nuk e kuptoni, mos ngurroni të pyesni nëse telefoni është përmirësuar gjatë 100 viteve të fundit. Përgjigja është po. A është kjo sepse e kërkoi komunizmi? Jo. Në Shqipëri, njerëzit nuk kishin telefon, as automobilë apo kompjuterë, as makina shkrimi

qesharake, pasi në kapitalizëm duhet të ofrosh punët më të mira të mundshme dhe produktet më të mira të mundshme, për të qëndruar në biznes dhe për të rritur standardet e jetesës së të gjithëve në mënyrën më të shpejtë të mundshme. Nëse ende nuk e kuptoni, mos ngurroni të pyesni nëse telefoni është përmirësuar gjatë 100 viteve të fundit. Përgjigja është po. A është kjo

Fridrih Engels ishte pronar fabrike, kapitalist. Thuhet se ai i trajtonte mirë punëtorët e tij. Por vetë gëzonte një standard jetese mjaft të lartë, ndërsa sponsorizonte Marksin. Disa mund të thonë, nëse dikush është kapitalist komunist, duhet t’i përdorë fitimet e tij për të promovuar komunizmin. Këtë gjë Engelsi e bëri

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Edhe pasi punoi me Marksin në vitet 1840, ai u kthye përsëri në biznesin e babait në vitin 1848; bëri vërtetë emër kur interpretoi DAS Kapital në mënyrë që më shumë njerëz ta kuptonin (1860). Gjatë asaj kohe ai ende zotëronte fabrikën e familjes dhe nuk arriti të zbatonte asgjë që i ngjante socializmit me punëtorët e tij. Kjo është arsyeja pse burokratët dhe udhëheqja e komunistëve sot socialistë jetojnë si kapitalistët e pasur dhe punëtorët, që ministrja i quan të pasur, jetojnë me 130 euro në muaj. Ferma e kafshëve vjen ndërmend. Historia ka treguar se socializmi çon në qeveri autoritare që pasuron klasën sunduese duke varfëruar popullsinë e përgjithshme. Shikoni Kubën, Fidel Kastro vdiq me rreth 900 milionë dollarë pasuri, ndërsa vendi në thelb ishte i uritur. E ENJTE, 24 MARS 2022

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Zgjedhjet vendore në Ulqin

Përçarja e subjektev shqiptare, kujt i shko e bëjnë figurat që drejtojnë partinë politike, por janë klanet ose grupet e interesit. Ne jemi një vend i vogël, pak i zhvilluar dhe kjo sjell vetëm një grup ose një klan i cili dikton. Pothuaj tek të Esat Mehmeti gjitha partitë shqiptare të këtij mjedisi, udhëhiqet një politikë pa strategjinë e duhur dhe pa taban kombëtar. Pra, në politikën tonë nuk kemi larmi venKrerëve të politikës shqiptare, kryesisht dimesh dhe të ideve, thënë shkurt nuk në Malin e Zi, duket se iu mungon kura- kemi vizion, çka ka kulmuar në zbehjen ja e bashkëpunimit. Këta me veprimet e e vlerave tona. Kemi vetëm interesin tyre të pamatura mirë, po bëjnë hapa të personal!. Kjo e varfëron politikën dhe gabuara që japin karakterin e ulët poli- e bën të brishtë demokracinë në përgtik. Një politikë që përçan e shkatër- jithësi. Këto janë vetëm disa nga probron për synime të rastit, është politikë lemet thelbësore të politikës sonë që e shterpë dhe krijon antivlerë..! Këta pengojnë zhvillimin e demokracisë dhe kanë zgjedhur rrugën më të keqe, atë të vendit në përgjithësi. Andaj, për sa të ndarjes, duke reflektuar mungesën e kohë do të kemi një politikë shtërpë , kulturës politike. Këta siç thotë një fjalë politika shqiptare do të vazhdojë të jetë e urtë popullore “Për inatin e time re, klienteliste, jo funksionale dhe negative. vraje Zot tim bir”. Mendoj se subjektet politike shqiptare, janë në një krizë të thellë dhe kjo vjen Çfarë do të sjellë përçarja e nga mungesa e identitetit dhe paqartë- partive politike shqiptare? sia e linjës ideologjike dhe asaj kom- Nuk është hera e parë që subjektet shqiptare të këtij vendi të vogël dalin bëtare. Këtu, problemi kryesor dhe ndoshta të përçara. Shpesh fitohet bindja se më i madhi është inati dhe kryeneç- NE jemi të zot për t’u përçarë, e jo për sia, por edhe servilizmi. Këto “virtyte “ t’u bashkuar!. NE edhe me dreqin e kanë mbetur si një virus, e që vijnë në mallkuar shkojmë, por mes veti JO. Çumungesë të theksuar të cilësive indi- ditërisht, o Zot sa keq! viduale. Për këtë arsye, drejtuesit poli- Për shkak të fërkimeve brenda subtikë nuk ndjehen të sigurt, andaj dhe jekteve shqiptare, bëhen edhe komzgjedhin mënyrën për t’u bërë urë për promise të dhimbshme, duke lidhur koalicione të panevojshme, madje dhe të mbijetuar. Problemi tjetër është injoranca e parazgjedhore,herë me njërën, e herë tepruar, e cila është tepër e pranishme. me tjetrën palë. Koalicioni i arritur ”i Pra, tashmë është krijuar bindja se të madhi“, lexohet qartë se duke gjetur bëhesh politikan i zoti në këtë mjedis, strehim me subjekte të tjera joshqipnuk ka nevojë të kesh shumë kuali- tare, shkojnë më tepër drejt mbajtjes fikime apo të jesh i dalluar në fushën së pozitave në skenën aktuale politike. profesionale. Kushti i vetëm është të lu- Këtu synimi kryesor është lakmia e ash lojën, të shtiresh si lojtar i mirë dhe madhe për pushtet. Vaj halli! ta kalosh topin tek interesat personale. Se sa do të jetë i suksesshëm ky komNë këtë mjedis politika shqiptare po promis do të shihet nga rezultatet e arkalon nga faza tradicionale në atë kla- ritura në zgjedhjet lokale të 27 marsit. nore. Kjo do të thotë se politikën nuk Sido që të jetë, te elektorati shqiptar

14

Javore KOHA

E ENJTE, 24 MARS 2022

është krijuar një huti e madhe, duke shkuar herë në një krah e herë në krahun tjetër, madje akterët politikë akuzojnë njëri-tjetrin për keqmenaxhim, duke harruar se kanë bashkëqeverisur. Ju zotëri të politikës shqiptare, pa nevojë faktorizoni subjektet joshqiptare. Këto kalkulime për momentin mund t’ju sjellin përfitime të çastit, por nuk sjellin suksese, sjellin vetëm humbje të imazhit .

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ve politike on përshtat?

Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet lokale që do të mbahen në Ulqin. E veçanta e këtyre zgjedhjeve është se subjektet shqiptare dalin ndaras dhe të përçara (përjashtim bën këtu një koalicion tepër i ngushtë) mënyrë që ato të mund të prodhojnë demokraci për vendin dhe shoqërinë në përgjithësi. Lideri dhe lidërshipi politik ka përgjegjësi për të gjetur format më të mira të vendimmarrjes. Ai duhet të ofrojë potencial dhe alternativa të reja. Nëse partitë nuk shihen si alternativë, nëse nuk kanë mbeshtetjen e duhur dhe nëse ka mosbesim në integritetin e tyre, atëherë dhe rezultatet janë të ulta. Sa më demokratike është një parti nga brenda, aq më shumë shanse dhe siguri ka që partia të krijojë sjellje të reja politike nga jashtë. Duhet theksuar se dikur, të gjithë shqiptarët iu gëzuan lajmit se partitë politike shqiptare në Tuz u pajtuan të dalin në një listë të përbashkët në zgjedhjet lokale, në mars 2019. Ky gjest pati jehonë jo vetëm në Malësi, por edhe në mbarë hapësirën shqiptare, andaj dhe është për t’u përshëndetur. Kjo dëshmon qartë se përçarja dhe ndasitë e subjekteve shqiptare gjithmonë kanë përfunduar me humbje. Një vullnet i tillë nuk u përfill në Ulqin. Subjektet shqiptare edhe përkundër faktit që e paten mundësinë e duhur të bashkëqeverisin, por duke mos i lënë anash huqet dhe inatet personale, futen tjetrin në mes, madje edhe duke iu marrë timonin e qeverisjes lokale. E gjithë kjo katrahurë erdhi për fajin tuaj, zotërinj!

Ndarja gjithherë ka dëmtuar reputacionin e partisë dhe ka vënë në rrezik të ardhmen e saj. Ndarja do të ndikojë në besueshmerinë e partisë. Ndarja ngatërron votuesit dhe i bën konfuzë se kush është në të vërtetë në krye të partisë se tij. Andaj, kjo si pasojë do të sjellë medoemos edhe rezultate shumë të ulëta. Ky është një tregues i mirë, që për sa kohë subjektet shqiptare vazhdo-

jnë të jenë streha e dikujt tjetër, dhe në mungesë absolute të qartësisë, atëherë edhe votuesi e humb besimin. Këtu edhe më e dhimbshme është relacioni qendër-bazë. Kjo pothuajse u këput fare dhe si rezultat i gjithë kësaj neglizhence kemi braktisje dhe shkapërderdhje të elektoratit. Në një vend demokratik, partitë politike duhet të jenë para së gjithash demokratike brënda vetes së tyre, në

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Populli thotë: “Loja e minjve, nafaka e dacit” …dhe sot dëgjojmë një mal me akuza ndaj njëri-tjetrit për keqmenaxhim në bashkëqeverisje?! E sot sërish është jetësuar i njëjti model, por në një formë tjetër. Po çfarë keni për t’i thënë popullit më, o zotërinj të politikës?! Sidoqoftë deshët, s’deshët, përseri do të bashkëqeverisni ngase numrat do t’u mungojnë. E ENJTE, 24 MARS 2022

Javore KOHA

15


VËSHTRIM & OPINION

Lufta në Ukrainë dhe distancimi i Shqipërisë nga e keqja Në një deklaratë të ditëve të fundit, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), shprehet se Ukraina ka nevojë për mbështetje të palëkundur. Absolutisht e vërtetë dhe jam plotësisht dakort me thirrjen e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë. Në deklaratën e KASH theksohet nevoja që “në Samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s të 24 marsit, Amerika e Veriut dhe Evropa kanë një shans historik për të treguar vendosmërinë dhe guximin e tyre të palëkundur për të mbështetur vlerat dhe parimet e përbashkëta që qëndrojnë në themelet e Aleancës së vendeve të lira dhe demokratike”

Për Koha Javore:

Frank Shkreli / Nju Jork Ç’prej fillimit të agresionit rus mbi Ukrainën, Shqipëria në përputhje me qëndrimet e vendeve të tjera të NATO-s, si edhe nepërmjet deklaratave të përfaqësuesit të saj dinjitoz në OKB, ambasadorit të saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, z. Ferit Hoxha – Shqipëria, publikisht ka bërë dhe ka thënë gjërat që duhet në bashkëpunim me aleatët perëndimorë, për të ndaluar barbarizmin e Rusisë putiniste në Ukrainë. Ashtu si Perëndimi, edhe Shqipëria gjendet përballë një momenti, në mos historik, atëherë të rëndësishëm për të hequr dorë njëherë e mirë nga flirtimet e rrezikshme me Serbinë putiniste për

16

Javore KOHA

E ENJTE, 24 MARS 2022

nisma siç janë “Ballkani i Hapur” dhe “Mini-shengeni ballkanik”. Shqipëria duhet të hedhë një hap jetik në këtë mes si nismëtare, së bashku me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut – e të ashtuquajturit “Ballkan i Hapur”. Ky projekt, ashtu si ai para tij, “Mini-shengeni ballkanik”, më është dukur gjithmonë si një projekt i pamenduar dhe i pa studiuar mirë, kundër interesave kombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve, përfshirë Kosovën. Definitivisht e kam parë si një vegël në interes të Serbisë dhe nepërmjet saj në interes të përhapjes së influencës së Rusisë putiniste në Ballkanin Perëndimor. Prandaj duke pasur parasysh gjendjen në Ukrainë dhe qëndrimin serb ndaj okupimit të atij vendi nga Rusia, si një detyrim moral dhe kombëtar, Tirana zyrtare, publikisht dhe në mënyrë diplomatike duhet të tërhiqet menjëherë nga projekti “Ballkani i Hapur”, të hiqet dorë prej tij si ide dhe si praktikë, dhe kembë e krye të hidhet në shportën eskperimentale

të plehrave të historisë ballkanike që historikisht i kanë kushtuar shumë interesave të shqiptarëve në trojet e veta. Madje, Shqipëria duhet të shkojë një hap më tej dhe t’i bëjë thirrje drejtpërdrejtë Serbisë që të bashkohet me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në përputhje me BE-në dhe NATO-n – ndër të tjera, duke vendosur sanksione ekonomike kundër Rusisë putiniste për barabarizmat që po kryen ndaj popullsisë civile të pafajshme në Ukrainë. Vërtetë duke mos u tërhequr nga nisma serbo-ruse, “Hallkani i Hapur” dhe duke mos i kërkuar Serbisë – i vetmi vend evropian së bashku me Bjellorusinë që refuzon sanksionet, që të distancohet nga Rusia, Tirana zyrtare nuk është në përputhje as me thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian drejtuar Serbisë që të bashkohet me sanksionet perëndimore kundër Rusisë, si një ndëshkim për invadimin e një shteti sovran e demokratik evropian nga Moska. Bile, është bërë thirrje

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

për ndëshkimin e Serbisë në lidhje me këtë çështje, kurse disa deputetë të Parlamentit Evropian kanë bërë thirrje që të ndalohen përkohësisht bisedimet me Serbinë, si dhe të ndërpriten ndihmat financiare për aleatin e ngushtë të Rusisë në Ballkan - Serbinë, përderisa ai vend nuk ndjekë dhe nuk zbaton qëndrimet e BE-së në lidhje me Rusinë. Serbia i ka hedhur poshtë thirrjet e perëndimorëve për t’iu bashkuar sanksisoneve kundër Rusisë, me justifikimin, sipas Presidentit serb Vuçiq, se vendimi i Serbisë kundër sanksioneve ishte i drejtë “për arsye se Rusia mbështet përpjekjet e Serbisë kundër Kosovës dhe pretendimet (e Beggradit) mbi Kosovën”. Deklarata e Vuçiqit është e qartë. Qëndrimet dhe lidhjet e Serbisë me Rusinë kanë qenë historikisht dhe janë aktualisht, qartësisht dhe vendosmërisht antishqitare. Unë nuk e kuptoj se cili shqiptar mund të presë ndonjë të mirë nga Beogradi për interesat shqiptare! Unë nuk e di se çfarë arsyeje tjetër kërkon Tirana zyrtare që nuk largohet menjëherë nga nisma “Ballkani i Hapur”,

me Serbinë. Deklarata të tilla si kjo e Vuçiqit, duhej ta kishin distancuar me kohë Shqipërinë nga Serbia dhe jo ta afronin më ngusht duke lenë jashtë gjysmën e kombin. Në një kohë kur nuk ishte në “modë”,10-15 vite më parë, që me modesti kam paralajmëruar mbi influencat e huaja (ruse, kineze dhe turke) në Ballkanin Perëndimor e sidomos në trojet shqiptare. Madje edhe më kanë kritikuar se “ora jote ka ngelur në luftën e ftohtë”. Sidoqoftë, sot çdo gjë është e qartë. Ky nuk është vetëm mendimi im, por i shumë të tjerëve. Tani nuk është diçka sekrete se Rusia putiniste me agresionin e saj kundër Ukrainës ka ndërmend të shkojë përtej kësaj zone gjeografike, përfshirë Ballkanin (politika ‘near abroad’ e Rusisë që u referohet ish-shteteve anëtare të Bashkimit Sovjetik), me “diplomacinë e saj mashtruese”, siç është shprehur kohët e fundit edhe ish-ministri i Jashtëm i Rusisë, Andrej Kozirev, për të përhapur influencën e saj – politike, ekonomike dhe ushtarake përfshirë Ballkanin Perëndimor. Sot Shqipëria në qoftë se dëshiron

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

të jetë e besueshme, serioze dhe e vendosur për ato që thotë në entet ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara në lidhje me agresionin rus në Ukrainë, atëherë Tirana zyrtare duhet të distancohet pa vonesë nga “Ballkani i Hapur”, por edhe duke i bërë thirrje Serbisë t‘u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë. Vetëm një hap i tillë i bën deklaratat e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës të jenë në përputhje me vlerat e shteteve aleate perëndimore. Të parët tanë na kanë paralajmëruar më shumë se një shekull më parë: kujdes këlyshët e Rusisë! Ka ardhë koha që kombi shqiptar të zgjohet përfundimisht nga gjumi shekullor dhe të distancohet, njëherë e mirë, nga majtizmi sllavo-bolshevik ndërkombëtar dhe nga bolshevizmi liberal i brendshëm. Distancohuni nga këlyshët e Rusisë para se të jetë tepër vonë. Ku tjetër po ringjallet Stalini veçse në Rusinë bolsheviko-fashiste dhe në Shqipërinë bolsheviko-liberale?! Shqipëria në “Ballkanin e Hapur” po fle me djallin. Distancohuni nga e keqja! E ENJTE, 24 MARS 2022

Javore KOHA

17


KULTURË

Roman që lexuesit peshën e rëndë të Nikollë Berishaj

Romani dokumentar i Ag Apollonit, “Një fije shprese, një fije shkrepëse” është një histori rrëqethëse e bazuar në historinë e vërtetë të dy nënave shqiptare, nënës Pashkë dhe nënës Ferdonije, “dy dhimbjeve të së njëjtës tragjedi” - të tragjedisë kosovare në kapërcimin e mileniumeve. Ndërsa e lexova këtë roman, shpesh më ra ndërmend një thënie që e përdor autori si moto të një romani tjetër, “Ndoshta kjo botë është ferri i ndonjë planeti tjetër”. Romani dokumentar, një dukuri e rrallë, jo vetëm në letërsinë tonë. Në të autori i përmbahet besnikërisht fakticitetit, mundohet të përdorë vetëm fakte që, në çdo moment mund të provohen me dokumente të kohës, andaj shpesh pritet që ai të jetë edhe i ngurtë sipas stilit dhe i “thatë” për lexim. Por kjo nuk ndodh me romanin në fjalë, në të cilin mënyra e rrëfimit, ndërlidhjet dhe intertekstualiteti e bëjnë plotësisht të lexueshëm dhe ku pjesa “letrare” aspak nuk ngec pas asaj faktike, dokumentare. Në veprën e vet, “Fakticiteti dhe letrarësia” studiuesi, Anton Gojçaj i qaset me plot kompetencë kësaj teme, ndonëse në thelbin e saj është vepra letrare e Atë Anton Harapit. Pavarësisht se mund të presim se këto dy pjesë përbërëse të tërësisë së romanit të Ag Apollonit mund t’ia ngushtojnë hapësirën njëra-tjetrës, autori ia arrin që dokumentaren dhe letraren në këtë vepër t’i ndërthurë mjaft suksesshëm. Andaj, edhe vet deklarimi i autorit se kemi të bëjmë me një roman dokumentar vetëm ia rrit vlerën tekstit. Romani në fjalë është njëfarë rrugëtimi,

18

Javore KOHA

E ENJTE, 24 MARS 2022

gati skenari i mirëfilltë për një film, në të cilin digresionet luajnë rol shumë të rëndësishëm. Këto kapërcimet e shpejta me pak fjali, shpesh me pak fjalë në një anë të dhimben, ngase ta ndërpresin bukurinë e të lexuarit, e në anën tjetër të lëshojnë në dorën e rrëfimit, që bëhet pjesë e vazhdimit të imagjinatës. Njëra prej atyre digresioneve vegon te një pikë karburanti dhe na shpie në historinë e nënës Pashkë, njërës nga personazhet kryesore të romanit. Ajo pas përfundimit të luftës pret plot katër vjet me shpresë se dy djemtë e saj një ditë prej ditësh do ta befasojnë dhe do t’i kthehen. Dhimbja e saj e pakufishme dhe e padurueshme për humbjen e bijve eksplodon me rastin e gjetjes së mbetjeve të tyre mortore: “Shpresa e katër vjetëve, 48 muajve 208 javëve dhe çdo jave nga pesë ditë pune, u shkurtua vetëm me një përgjigje PO, në pyetjen »A ka gjë të re?«”. Pashka nuk ka lot për një humbje aq të madhe, madje edhe të tjerët i porosit: “Kush derdh lot ma prish dekën”. Shpresa e shkurtuar ia shkurton edhe jetën me një akt sa tragjik aq edhe të dhimbshëm. Një fije shkrepëse dhe pak benzinë e mbetur në një bidon iu desh nënës Pashkë, “ta djegë vdekjen”. Në fakt, me gjestin e saj, me vetëdjegie, ajo nuk e vrau por e përjetësoi vdekjen. Vdekjen e vet dhe të dy djemve të saj. Ajo e bëri ta pavdekshëm kujtimin për të dhe bijtë e saj. A pro po, një filozof i madh thotë: “... siç nuk mund të asgjësohet asgjëja, nuk mund të vritet vdekja. Pavdekshmëria e vetme që ekziston është pavdekshmëria e vdekjes. Derisa të jetojmë, me ne është edhe vdekja. Jo për faktin se jeta ka një afat të kufizuar të zgjatjes, por për faktin se pa të nuk mund të ekzistojmë... Vdekja e vdekjes do të thoshte vdekja e Njeriut.” Vetëdjegien e nënës Pashkë, siç e tha edhe vet autori në Tuz, mund ta krahasojmë me vetëdjegien e Jan Palach-ut, studentit çek të historisë dhe ekonomisë politike në përvjetorin e okupimit

rus, si revoltë ndaj tij. Të dy vetëdjegiet janë akte të përgatitura më parë nga autorët e tyre. Për dallim nga akti i nënës Pashkë, që do të duhej të kumbojë deri në qiell për të arritur te të gjitha nënat e botës që humbin fëmijët e vet, e që sipas autorit Apolloni nuk i është dhënë një vëmendje e merituar deri më tani, historia e nënës tjetër, nënës Ferdonije është njëfarë antipodi i saj. Para se të kaloj në personazhin e nënës Ferdonije, më duhet t’i kthehem një personazhi tjetër. Fjala është për shkrimtarin hebre Eli Vizel, të mbijetuarin nga kampet famëkëqija naziste të Luftës së Dytë Botërore. Ndoshta për shumë lexues ky është personazh anësor, por në konstruktin e romanit “Një fije shprese, një fije shkrepëse” autori e sjell atë jo rastësisht. Ai paraqet kulmin e “ndërgjegjes” së botës së civilizuar, klithma e të cilit ndihet larg dhe jehon gjatë. Në përcjelljen e tragjedisë së Kosovës, që si rezultat final do të “duhej” të kishte “zgjidhjen përfundimtare të çështjes kosovare”, ashtu siç kishte provuar Hitleri me hebrenjtë, Eli Vizelin e thërrasin nga Shtëpia e Bardhë t’ia sqarojë botës se ç’po ndodhte me shqiptarët e Kosovës. Atë e gjejmë në kampet e refugjatëve si në Maqedoni, ashtu edhe në Shqipëri.


KULTURË

t ia ngarkon mendimit Ai gjithkund e bartë me vete fëmijën e kohës së holokaustit, të cilin nuk e lejon të rritet (fëmijën në vetvete!)... që në njërin nga kujtimet e veta gërmon për ta gjetur orën e varrosur para luftës, dhe kur e gjen e rivarrosë, sepse “ajo mat një kohë tjetër”. Pse është Vizeli interesant për romanin ndoshta na tregon edhe fjalimi i tij, me rastin e marrjes së çmimit Nobel për paqe: “Kurdo dhe kudo që qeniet njerëzore përjetojnë vuajtje dhe nënçmim, përcaktohuni në cilën anë jeni. Neutraliteti e ndihmon shtypësin dhe askurrë viktimën. Heshtja trimëron dhunuesin, askurrë të dhunuarin”. Apo thënia e presidentit të SHBA-së Barak Obama: ““Eli (Vizel) nuk është vetëm i mbijetuari më i njohur i holokaustit, por ai është përmendore e gjallë”. Dhe pikërisht përmendorja e gjallë e tragjikes kosovare të ndërrimit të mijëvjeçarëve na paraqitet personazhi që fillimisht projektohet si personazhi kryesor (ndoshta edhe i vetëm) i romanit, nëna Ferdonije. Ajo që në një ditë të shtunë, të cilën assesi nuk dëshiron ta kapërcejë, e që për të është një lloj dite D, shndërrohet në një Niobë bashkëkohore që “rrnon vetëm me tregue”. Tre shokët vizitojnë nënën Ferdonije: Dritani, Gazi dhe autori. Në thirrjen e shokëve që të shkojë të marrë idenë për shkrimin e një vepre, autori heziton duke menduar se nuk ka ç’të shkruhet për gruan që vetëm vajton. Në shfletimin e memories së vet si njohës i mirë i letërsisë gjen Noibën, nënën antike të cilën Zeusi e kthen në gurë që vajton tërë jetën për humbjen e saj. Autori bëhet gati pa dashje pjesë e rrëfimit, më mirë dëgjues i historisë së nënës Ferdonije, por që më vonë, përmes digresioneve nga përjetimet e të treve nga koha e luftës, të tre bëhen personazhe të këtij romani. Secili ka episodet e veta që mjeshtërisht mishërohen në tragjedinë kosovare të përshkruar në roman.

Është interesant t’i lëshohet një vështrim gjendjes së REM gjumit, siç e quajnë psikologët, të Ferdonijes. Gjendjes së vetëdijes kur nuk është as fjetur as zgjuar, kur “shtrin dorën, duke menduar se dora e saj po e prek bashkëshortin, por kur e prek vetëm çarçafin bosh, kthjellet me sy të mbushur me lot”. Sikur këtë gjendje diku në nënvetëdije dëshiron ta zgjasë, por e kishte të pamundur. Gjendje diku të ngjashme përjetonte në fillim, mu mbas ditës D të saj, kur pinte kafetë e mëngjesit vetëm me nuset, duke pritur hapat e të bijve që do t’u zbritnin nga dhomat e gjumit. Apo me darkën “e hijeve”, që deri ditën e gjetjes së mbetjeve mortore të dy djemve të saj çdo natë shtrohej për tetë veta. Dhe “prerja kirurgjike” me natën kur nga sofra largohen shtatë pjata (e bashkëshortit, katër djemve dhe dy nuseve) e në sofër shtrohet, a nuk shtrohet, një pjatë e vetme, pjata për Ferdonijen. Këtë gjendje e përjeton edhe me sy të hapur, atëherë kur mendon për të shkuarën..., por kthjellet shpejt. Ata nuk janë më!!! ... dhe qeshja i mbetet në fyt e përzënë nga vaji dhe lotët. “Ajo rri në mes të kaluarës dhe të ardhmes”. Ajo jeton bashkë me bashkëshortin dhe fëmijët deri më 28 mars 1999 dhe nuk dëshiron të kapërcejë datën, e asaj të shtunë, ngase pas kësaj date nuk ka më jetë. Mbetet vetëm. Noiba shqiptare vajton, që nga momenti kur “të gjithë të saj i ikin nga fotografia familjare”. I njeh nëna Ferdonije edhe kriminelët serbë që ia morën burrin dhe djemtë. Tregon me gisht nga ata, duke ua thënë edhe emrin, ngase i njihte që përpara. I njihte si klientë të rregullt të qebaptores të burrit të saj. Por kriminelët serbë nuk lodhen. Për aq më tepër, për ironi të fatit dhe për plotësim të imazhit të krimit, njëri nga kriminelët e falangës serbe që i mori familjarët e Ferdonijes për të mos i kthyer më, sot është aktor në Serbi, madje aktor humorist. “Ata

nuk i vret ndërgjegjja, ata para se e kanë bërë krimin, e kanë vrarë ndërgjegjen e vet!” thuhet në një vend në roman. Por Donja nuk e zgjedh heshtjen si shprehje të dhimbjes. Ajo flet. Ligjëron. Në shtëpinë e saj pret e përcjell mysafirë, të njohur e të panjohur dhe “as për një minutë nuk e mbylla derën tënde”, i rrëfehet burrit të vrarë. Autori zgjedh detaje për të përshkruar dhunën, tragjedinë dhe “frikën” e kudondodhur. Edhe në rastin e Gazmendit dhe lojës që luajnë kriminelët serbë me ruletin rus mbi kokën e tij në shtëpinë e dajës – Esad Mekulit. Dhuna dhe vrasjet nuk kishin filluar “sot”, atij ia kishin vrarë edhe gjyshin komunistët – Milladin Popoviqi. Historia e Dritanit është një pikë tjetër e tragjedisë. Vrasja e babait të tij, që kishte mbetur të ruante shtëpinë, nuk mjaftonte për xhelatët. Dritanit ia kishin vrarë edhe qenin. Por heshtjen si shprehje të dhimbjes e takojmë në rrëfimin e autorit për babën e vet. Që nga momenti kur mori vesh për vrasjen e vëllait, iu bënë “të tjerat heshtje”. Si lexues deri më sot i jam kthyer më së shpeshti librit të autorit hebre Viktor Frankel me titull interesant “Pse nuk jeni vetëvrarë?” Autori, si i internuar, ka përjetuar kampet e përqendrimit nazist, ndonëse ishte mjek – psikiatër, që në bazë të kësaj përvoje e krijoi edhe logoterapinë – psikoterapinë me kërkimin e kuptimit të jetës. Më duket se që nga vet titulli “Një fije shprese, një fije shkrepëse”, nëna Ferdonije e gjeti këtë “kuptim”, po nëna Pashkë? Edhe ajo, me gjestin e saj e bëri të amshueshëm veten dhe djemtë e saj. Sa janë raste të tjera në Kosovën martire, për fatin e të cilëve nuk do të flitet? Pas përjetimit të romanit, sepse ky roman jo vetëm se lexohet, shtrohet natyrshëm pyetja: A ka drejtësi për dhimbjen e Ferdonijes, Pashkës, Vasfijes; apo për mijëra “osa humiliata” (‘eshtra të poshtëruar’, i quan Boris Pahor), të transportuar me kamionë drejt varrezave masive, drejt Serbisë; për ëndrrat e fëmijëve të ndërprera me pushkë, thikë, bajonetë apo disi ndryshe, kur “të gjallët flasin për këmbimin e territoreve, por kjo s’u duhet të vdekurve”?! Pa dëshmi të tilla, vështirë! Sepse: “kur digjet shpresa, s’ka rëndësi se ku hidhet hini!” E ENJTE, 24 MARS 2022

Javore KOHA

19


KULTURË

Ese (1)

Përplasja e qytetërim vështrimin e Eduard Bernard Çobaj

Shkrimi me titull Përplasja e qytetërimeve? për herë të parë u shfaq në vitin 1993, në revistën Foreign Affairs (pra, kishte një pikëpyetje) dhe në fjalinë e parë paralajmëroi se politika botërore po hynte në një fazë të re. Katër vite më vonë Hantingtoni (Samuel P. Hantington) e zgjeroi esenë në një libër pa pikëpyetje. Libri i ri u botua në vitin 1997, me titull “Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror” (The Clash of Civilizations and the Remaking of World Order). Hantingtoni sugjeron se konfliktet botërore ndërmjet kampeve ideologjike do të shndërrohen në konflikte ndërmjet qytetërimeve të ndryshme dhe në hamendje të përplasura. Aspekti kulturor do të jetë burimi dominues i konfliktit dhe ndasive të mëdha të njerëzimit. Përplasja e qytetërimeve do të mbizotërojë politikën globale - shprehet Hantingtoni. Më vonë ai shpjegon se përplasja kryesore do jetë mes qytetërimit perëndimor dhe joperëndimor, duke diskutuar mosmarrëveshjet potenciale apo aktuale, midis asaj që ai e quan Perëndim, nga njëra anë, dhe Qytetërimeve islame dhe konfuçiane, nga ana tjetër. Islamit i kushton shumë më tepër vëmendje, vëmendje armiqësore sesa çdo qytetërimi tjetër përfshirë këtu edhe Perëndimin. Buja që bëri shkrimi i tij kishte të bëjë më tepër me rrafshin kohor kur u paraqit sesa me ekskluzivitetin e përmbajtjes. Opusi letrar i Amin Malufit, për të cilin

20

Javore KOHA

E ENJTE, 24 MARS 2022

shkruam në Universin malufian, mund të trajtohet si antitezë e teorisë së parashtruar nga Hantingtoni. Teoria ka pësuar shumë vështrime kritike, sidomos nga pena e Eduard Saidit. Në vazhdim do të paraqesim aspektet kryesore të qasjes së Saidit ndaj tezës së Hantingtonit. Nga fundi i Luftës së Ftohtë ekzistuan disa pretendime intelektuale e politike për të shpjeguar situatën e re botërore në zhvillim, përfshirë këtu tezën e fundit të historisë (The end of history) të Fransis Fukujamës (Frances Fukuyama) dhe të administratës së Bushit lidhur me Rendin e ri botëror. Thelbi i vizionit të Hantingtonit, i cili nuk është autentik, mbështetet mbi idenë e një përplasjeje të pandërprerë që do të zë vend në hapësirën politike të zbrazur nga lufta e ideve dhe vlerave të mishëruara në Luftën e Ftohtë, i së cilës Hantingtoni ishte një teoricien i madh. Në këtë ngjyrosje të botës, Perëndimi është pika kryesore kurse Islami dhe Konfuçianizmi po luftojnë për epërsi dhe madje dominim mbi Perëndimin. Prandaj, në mënyrë të pritur, Hantingtoni e përfundon esenë por edhe librin e tij, me një shqyrtim se çfarë duhet të bëjë Perëndimi për të mbetur i fortë dhe t’i mbajë kundërshtarët e tij të dobët dhe të ndarë. Perëndimi duhet të shfrytëzojë dallimet dhe konfliktet midis shteteve konfuçiane dhe islamike për të mbështetur në qytetërime të tjera grupe dashamirëse ndaj vlerave dhe interesave perëndimore. Për t’i forcuar institucionet ndërkombëtare që pasqyrojnë dhe legjitimojnë interesat dhe vlerat perëndimore dhe për të promovuar përfshirjen e shteteve joperëndimore në ato institucione – thotë Hantingtoni. Ky është një qëndrim shumë ndërhyrës dhe mjaft agresiv ndaj qytetërimeve të tjera për t’i bërë ato të

jenë më perëndimore. Kaq i fortë dhe këmbëngulës është nocioni i Hantingtonit se qytetërimet e tjera domosdoshmërisht përplasen me Perëndimin dhe receta e tij për atë që Perëndimi duhet të bëjë për të vazhduar të fitojë është shumë agresive, kështu që lexuesi detyrohet të arrijë në përfundim se ai është me të vërtetë më i interesuar për të vazhduar dhe zgjeruar Luftën e Ftohtë me mjete të tjera, në vend të avancimit të ideve që mund të na ndihmojnë të kuptojmë skenën aktuale botërore


KULTURË

meve në Saidit

ose idetë që do të përpiqeshin të ishin pajtuese midis kulturave. Jo vetëm që konflikti do të vazhdojë, por thotë ai, konflikti mes qytetërimeve do të jetë faza më e fundit në evoluimin e konfliktit në botën moderne. Por ndoshta për shkak se Hantingtoni është më i interesuar për recetat e politikave sesa për historinë ose analizën e kujdesshme të kulturave, vëren Saidi, Hantingtoni është mjaft mashtrues në atë që thotë dhe në mënyrën se si i vendos gjërat. Një

Thelbi i vizionit të Hantingtonit, i cili nuk është autentik, mbështetet mbi idenë e një përplasjeje të pandërprerë që do të zë vend në hapësirën politike të zbrazur nga lufta e ideve dhe vlerave të mishëruara në Luftën e Ftohtë, i së cilës Hantingtoni ishte një teoricien i madh. Në këtë ngjyrosje të botës, Perëndimi është pika kryesore kurse Islami dhe Konfuçianizmi po luftojnë për epërsi dhe madje dominim mbi Perëndimin pjesë e madhe e argumentit të tij, para së gjithash, varet nga opinioni i dorës së dytë dhe të tretë, i cili i zhvlerëson përparimet e mëdha në kuptimin tonë konkret dhe kuptimin teorik të mënyrës se si funksionojnë kulturat. Si ndryshojnë ato dhe si mund të kuptohen ose kapen më së miri. Një vështrim i shkurtër mbi njerëzit dhe opinionet që ai citon, sugjeron se gazetaria dhe demagogjia popullore janë burimet e tij kryesore dhe jo studimet apo teoritë serioze. Kur argumentimin e ndërton nga publicistët dhe studiuesit tendenciozë, atëherë e paragjykon argumentin në favor të konfliktit dhe polemikave sesa në favor të mirëkuptimit të vërtetë dhe llojit të bashkëpunimit midis popujve për të cilin planeti ynë ka nevojë. Autoritetet e Hantingtonit nuk janë vetë kulturat, por një grusht i vogël autoritetesh të zgjedhura prej tij. Titulli i librit të tij “Përplasja e qytetërimeve” është fraza e Bernard Luisit (Bernard Lewis) nga eseja me titull Rrënjët e zemërimit mysliman (The Roots of Muslim Rage), i cili u shfaq në vitin 1990. Por pak njerëz sot, me mendje të shëndoshë, do të dëshironin të përqafonin karakterizime të tilla gjithëpërfshirëse si ato të Luisit mbi rreth një miliard myslimanë të shpërndarë nëpër pesë kontinente, dhjetëra gjuhë të ndryshme dhe tradita e histori. Luisi, për të gjithë ato, shprehet se janë të zemëruar me modernitetin perëndimor. Sikur një miliard njerëz të ishin në të vërtetë vetëm një person dhe qytetërimi perëndimor të ishte një çështje madje më pak e ndërlikuar sesa një fjali e thjeshtë declarative. Hantingtoni ka marrë nga Luisi nocionin se qytetërimet janë monolite

dhe homogjene, dhe supozon pandryshueshmërinë e karakterit të dualizmit mes koncepteve ne dhe ata. Sikur Luisi, Hantingtoni po ashtu e përkufizon qytetërimin islam në mënyrë të ngushtë, sikur ajo që ka më shumë rëndësi është orientimi i supozuar antiperëndimor i qytetërimit islam. Hantingtoni nxit ndjesinë se myslimanët nuk bëjnë gjë tjetër përveçse mendojnë se si të shkatërrojnë Perëndimin. Luisi, nga ana tij, përpiqet të japë një sërë arsyesh për përkufizimin e tij se Islami kurrë nuk është modernizuar, që kurrë nuk ka bërë ndarjen e religjionit dhe shtetit, që është i paaftë të kuptojë qytetërimet tjera, të gjitha të pavërteta të plota. Arabët, myslimanët kanë udhëtuar shumë përpara evropianëve në Lindje, në Afrikë dhe Evropë dhe ishin zbulues të mëdhenj të qytetërimeve të tjera shumë përpara Marko Pollos dhe Kolombos. Por Hantingtoni nuk shqetësohet me asnjë nga këto. Saidi shtron pyetjet: A është kjo mënyra më e mirë për të kuptuar botën në të cilën jetojmë? A është e dobishme të sajojmë një hartë të përthjeshtuar të botës dhe më pas t’ia dorëzojmë gjeneralëve dhe ligjvënësve civilë si një recetë për të kuptuar dhe më pas të vepruarit në botë? A nuk e zgjat kjo dhe si rezultat e thellon në fakt konfliktin? Çfarë bën ajo për të minimizuar konfliktin civilizues? A e duam ne përplasjen e qytetërimeve? A nuk i mobilizon kjo pasionet nacionaliste dhe rrjedhimisht nacionalizmin vrastar? A nuk duhet të bëjmë pyetjen, përse dikush po e bën këtë lloj gjëje? Për të kuptuar apo për të vepruar? Për t’i zbutur apo për t’i përkeqësuar gjasat e konf(vijon) liktit? E ENJTE, 24 MARS 2022

Javore KOHA

21


KULTURË

Në QKI “Malësia” në Tuz u shpalos ekspozita fotografike “Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare”

Ekspozitë që dokumenton një të kaluar të dhimbshme Tuz- Qendra Kulturore-Informative “Malësia” në bashkëpunim me Shoqatën “Kosova për Sanxhakun”, organizuan ekspozitën historike të titulluar: “Sanxhaku histori e dhembjes kombëtare”, ku përmes 65 fotografive të përzgjedhura nga koleksioni i mbi 350 sa edhe disponon Shoqata “Kosova për Sanxhakun”, një numër i konsiderueshëm i publikut, u njoh nga afër me historinë dhe fatin e dhimbshëm të shqiptarëve të Sanxhakut. Duke e shpallur të hapur këtë ekspozitë, ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKI “Malësia”, z. Vasel Berishaj, tha se historia na dëshmon një të vërtetë të hidhur se trojet dhe popullata ilire edhe pse nuk ishin dhe nuk janë akullnaja e Antarktikut, që të tkurren dhe të shkrihen me ngrohjen globale, në vazhdimësi i përcolli një fat i ngjashëm. “Herë me dhunë, e herë u tkurren nga raporti i forcave të pafavorshme, u ngushtuan, u pushtuan, u robruan dhe u asimiluan. Sonte, falë duarve të mjeshtrave të këtij ekipi dhe faktimit të gjallë, do të ballafaqohemi me fotografitë që do të dëshmojnë dhe flasin për fatin e shqiptarëve të një treve”, shprehet Berishaj. Ai theksoi se ne asesi nuk duhet ta lëmë në harresë faktin se dukuria e tkurrjes arbërore të trojeve të veta etnike, ishte dhe mbetet plagë e pashëruar që kërcënon, dhemb e vret edhe sot. “Pazari i Ri është vetëm një segment i kësaj dukurie. Të kujtojmë sonte Çamërinë, krahina të tëra të banuara me popullatë shqiptare në Maqedon-

22

Javore KOHA

E ENJTE, 24 MARS 2022

inë e Veriut, shqiptarët e Tivarit, apo të krahinës së Shestanit, të Rozhajës, por edhe të një numri të konsiderushëm të Plavë-Gucisë, por për fat të keq edhe në Malësi”, shprehet Berishaj. Ai shton se, fotografitë e ekspozuara mund të krijojnë huti, sepse sipas tij, shumicën e fytyrave nga fotot e punuara me shumë mjeshtëri na duket se i njohim. “Na përngjajnë në nënat, motrat, baballarët dhe vëllezërit tonë, ku hutia buron nga iluzioni ynë meqë ata janë shkëputur nga trungu shqiptar. Ajo që na bashkon është gjaku që nuk është ujë, por ka ngecur në procese të pakthyeshme të asimilimit, por edhe dhembja e madhe për humbjen e tyre”, u shpreh Berishaj. Për Berishajn kjo ekspozitë është më e veçanta, sepse siç tha, nëse jemi të pafuqishëm ta kthejmë prapa historinë, duhet së paku të vetëdijësohemi dhe të punojmë në ndaljen e proceseve që vazhdojnë të shtrihen dhe të tresin trungun tonë arbëror. Në të njëjtën kohë, mbi ekspozitën me vlerë historike dhe kombëtare, foli aktivisti i njohur, shkrimtari dhe publicisti, Ali Daci, njëherësh edhe nënkryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”. Daci tha se ekspozita që ka për tematikë një të kaluar të dhimbshme, dhe se e bën historinë e Sanxhakut që të jetë e pavdekshme. “Vërtetë ajo zonë është harruar, është shkretuar dhe asimiluar, dhe nga vetë fakti se këto fotografi flasin shqip, atëherë zgjohet një shpresë se shqiptarët do të vetëdijësohen dhe do të

interesohen për gjakun e të parëve të tyre. Është për të ardhur keq që sot, pakkush atje e mban qeleshen mbi kokë, pakkush flet shqip, por shumëkush i ruan këto fotografi nëpër shtëpi të tyre, pra aty ku edhe i kemi marrë”, shprehet Daci. Ndërkaq, kryetari i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, Ismet Azizi, i cili njëkohësisht është edhe kurator dhe ideator i këtij projekti që ruan trashëgiminë kulturore të shqiptarëve të Sanxhakut dhe Pazarit të Ri, theksoi se sigurimi i këtyre fotografive nuk ishte e lehtë, por siç tha, kjo u mundësua, falë familjeve dhe vetëdijësimit të asaj popullate që ka filluar të ndjejë dhe të flasë më lirshëm për të kaluarën. “Kjo është vetëm një formë qe ne të jemi afër tyre dhe ata të jenë afër nesh, sepse ky është një veprim që na afron me ta dhe jo që na largon, sepse t’ia kujtosh dikujt gjyshin, dajën, stërgjyshin, mendoj që është një gjest i mirë. Një brez që nuk i flet fëmiut për babën e vet, ai edhe vetë do të harrohet nga fëmijët e tij. Ne vetëm po bëjmë një gjest njerëzor dhe asgjë më tepër. Ajo popullatë sido që e ndjen vetën, ne duhet t’ia kujtojmë sa të jemi gjallë që ata janë gjaku ynë”, u shpreh ndër të tjera Azizi. Kjo është ekspozita e pestë me radhë e Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”. Kjo shoqatë u zotua se pas Ulqinit dhe Tuzit, do të vazhdojë me ekspozita edhe në qytete të tjera në Mal të Zi si në Plavë, Guci dhe Rozhajë, por edhe në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe nëpër qytete të Kosovës. t. u.


KULTURË

“Muslimani”, dramë e frymëzuar nga një dasmë në Ulqin Në një konferencë për shtyp, në ambientet e Teatrit Kombëtar, aktori dhe regjisori Enver Petrovci, i shoqëruar nga ekipi i tij, ka prezantuar shfaqjen e tij të fundit “Muslimani”. Shfaqja e Enver Petrovcit do të vijë para publikut kosovar e zhveshur tërësisht në aspektin artistik. Ideja e kësaj shfaqjeje nisi kur Petrovci ishte për vizitë në Mal të Zi. “Rastësisht isha pjesëmarrës në një darsëm në Ulqin, ku martoheshin një shqiptare muslimane me një malazes ortodoks. Pronari i hotelit që ishte shqiptar më tha: “Neve shqiptarëve katolikë dhe muslimanë nuk na duket e pazakontë të martohemi me malazezë ortodoksë, por shqiptarët katolikë dhe muslimanë nuk martohen në mes vete gati kurrë”, tha Petrovci. Enver Petrovci rrëfen për periudhen

kur filloi e gjithë ideja e shfaqjes, koha e pushimeve dhe rastësia që ai të ishte i pranishëm në një darsëm mes një shqiptareje muslimane dhe malazezi ortodoks. Sipas Petrovcit, problemi kryesor i shfaqjes ishte gjetja e protagonistes grua në rolin kryesor, derisa vendosi për aktoren Vlora Nikçi. E në anën tjetër, aktorja Nikçi u shpreh e lumtur që ishte pjesë e një shfaqjeje, ku regjisori i saj jo vetëm që ka krijuar karakterin e Anitës që do ta luajë ajo, por edhe sepse regjisori bashkë me të do të jetë pjesë e shfaqjes. “E mira e madhe është që tekstshkruesi është në skenë me ty dhe nuk të lejon me dalë prej Anitës që ky e ka imagjinuar”, tha aktorja Nikçi. Të dy aktorët, si Petrovci ashtu edhe Nikçi, përmenden në këtë konfer-

encë shpeshherë se sa është me rëndësi që shfaqja, por edhe artistët, të jenë plotësisht të zhveshur në aspektin artistik, në mënyrë që të jenë sa më origjinal. Regjisori tha se kjo shfaqje është e shkruar në shqip, por që nuk përjashtohet mundësia që të luhet edhe në teatrot jashtë Kosovës. I pyetur nëse ka qenë sfiduese që të shkruhet një shfaqje me një temë të tillë, ai për gazetën Express tha se në një farë forme nuk mund të shkruhet për diçka nëse nuk përjetohet. Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe asistuesit e shfaqjes; skenografi, asistenti i regjisë, Lirim Behluli, i cili tregoi se provat e shfaqjes kishin zgjatur rreth 4 muaj; si dhe Arbnora Ademi. Donjeta Abazi

E ENJTE, 24 MARS 2022

Javore KOHA

23


PORTRET

Ismail Doda

Studiues i veçantë i fushës së folkloristikës shqiptare Hajrullah Koliqi

Z. Ismail Doda është profesor dhe hulumtues shumëvjeçar. Kontribut të veçantë dha, sidomos, në fushën e arsimit shqip dhe të shkencave folkloristike shqiptare. Ismaili u lind në vitin 1940 (zyrtarisht më 1939), në Arbesh të Krajës. Ishte fëmijë i një familje të varfër, ku mori edhe edukimin e parë. Në vitin shkollor 1955/56 ai kryen “gjimnazin” (gjysmëmaturën). Bën pjesë në gjeneratën e parë të nxënësve krajanë që kishin kryer shkollën tetëvjeçare në mënyrë të rregullt. Asokohe kishte nevojë të madhe, sidomos për mësues. Ndaj ai regjistrohet në Shkollën Normale të Nikshiqit, ku kreu klasën e parë. Klasat e tjera për mësues i kreu në Normalen e Prishtinës, ku diplomoi në vitin 1962. Ishte nxënësi i parë nga Kraja që kreu Normalen e Prishinës, të cilën e kujton me nostalgji, respekt dhe krenari. Studimet për gjuhë-letërsi shqipe i kreu në Fakultetin Filozofik, përkatësisht Filologjik të Universitetit të Prishtinës (shkallën e parë e përfundoi

24

Javore KOHA

E ENJTE, 24 MARS 2022

në vitin 1965, ndërsa shkallën e dytë në vitin 1974). Dëshira dhe interesimi i tij për ngritje profesionale-shkencore, e nxiti që të vijojë studimet e magjistraturës në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, ku magjistroi me temën “Motërzimet e baladës krajane për murosjen e gruas”. Doktoroi në vitin 2015 në Qendrën e Studimeve Albanologjike në Tiranë, me tezën “Baladat popullore te shqiptarët në Malin e Zi”. Kështu, Ismail Doda mori gradën shkencore të doktorit të shkencave folkloristike. Me jetën dhe veprën e z. Ismail Dodës lidhet ngushtë karriera e tij arsimore të cilën e zhvilloi në Krajën e tij. Atë e filloi në vitin 1962, si mësues në shkollën fillore katërklasësh në Arbnesh. Afër dyzet vjet (19652003) ai ishte mësimdhënës, përkatësisht drejtor (fillimisht, ushtrues detyre dhe dy mandate të plota) i Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Ostros. Ai mbajti mësim, kryesisht, në gjuhë e letërsi shqipe. Shumë breza nxënësish dhe nxënësesh krajane ishin edhe nxënës të profesor Ismailit. Në vitin 1968 Shkolla Fillore tetëvjeçare e Ostrosit mori emrin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, për çka kontribuoi edhe z. Ismail Doda. Ai ishte nismëtar dhe kryeradaktor i revistës së nxënësve të shkollës “Valët” (1999). Gjithashtu, ai ishte bashkautor i tekstit (doracakut) të parë shkollor në gjuhën shqipe në

Një dimension tjetër i portretit të z. Ismail Doda është puna e tij kërkimore-shkencore në fushën e gjuhës, historisë, arsimit, kulturës, e mbi të gjitha, në fushën e fokloristikës shqiptare. Për disa dekada ai u mor dhe merret me qëmtimin, vjeljen dhe regjistrimin e pasurisë folklorike shqiptare, sidomos të këngëve popullore (këngëve kreshnike, baladave, poezive lirike, etj.) në fshatra të Krajës, Ulqinit dhe Tivarit Mal të Zi, me titull “Në prehër të jetës së re”, botuar në vitin 1976, anëtar i Komisionit mbarëkombëtar përkitazi me Abetaren shqipe të përbashkët (2012), të ngritur nga MASH i Republikës së Shqipërisë, etj. Një dimension tjetër i portretit të z. Ismail Doda është puna e tij kërkimore-shkencore në fushën e gjuhës, historisë, arsimit, kulturës, e mbi të gjitha, në fushën e fokloristikës shqiptare. Për disa dekada ai u mor dhe merret me qëmtimin, vjeljen dhe regjistrimin e pasurisë folklorike shqiptare, sidomos të këngëve popullore (këngëve kreshnike, baladave, poezive lirike, etj.) në fshatra të Krajës, Ulqinit dhe Tivarit. Një pjesë e konsiderueshme e lëndës foklorike, të mbledhur nga ai, është botuar në shumë vëllime të Institutit Albanologjik të Prishtinës. Një pjesë e saj ruhet në arkivin e Institutit, por shumë më tepër lëndë të tillë ruan vetë Ismaili në arkivin personal të tij. Veç kësaj, ai u mor edhe me studimin e materialeve folkorike, sidomos të baladave, ku edhe magjistroi dhe doktoroi. Me kumtesa shkencore mori pjesë në simpoziume e konferenca të ndryshme shkencore (Prishtinë, Tiranë, Ulqin, etj.). Bashkëpunoi me institucione prestigjioze shkencore, siç janë: Instituti Albanologjik i Prisht-


PORTRET

inës, Instituti i Historisë në Prishtinë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Qendra e Studimeve Albanologjike e Shqipërisë, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Malit të Zi, Instituti i Historisë i Malit të Zi, etj. Ai ishte anëtar i Lidhjes së Shoqatave të Folkloristëve të Jugosllavisë. Duke filluar nga viti 1965, z. Ismail Doda bashkëpunoi me revista e gazeta të ndryshme në Mal të Zi, Kosovë e Maqedoni, siç janë: “Rilindja”, “Zani i Rinisë”, “Shkëndija”, “Fjala”, “Gjurmime albanologjike, “Flaka e vëllazërimit”, “Lemba”, “Malësia”, “Pobjeda”, “Prosvetni rad” e të tjera. Ai ishte anëtar i redaksisë së revistës “Koha” (Titograd, 1978), redaktor i revistës “Kraja” (Krajë, 1997) etj. Në këto ogane shtypi, Ismail Doda publikoi shumë artikuj dhe punime të tij. Ismaili pat nderin të ishte njëri nga 87 delegatët e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, Tiranë (1972), ku veç fjalës përshëndetëse dhe kumtesës së tij,

ai e nënshkroi Rezolutën e Kongresit të Drejtshkrimit, në emër të shqiptarëve në Mal të Zi. Vlen të theksohet se konaku i tij ishte pikëqëndrimi për hulumtues të ndryshëm nga Kosova dhe nga Shqipëria, për çka dëshmon edhe akademiku Gjovalin Shkurtaj, nga Tirana. Ai kujton se në qershor 1980, bashkë me Prof. Dr. Minella Totoni, gjithashtu nga Tirana, dhe me zotin Shaqir Berani punonjës shkencor nga Prishtina, kishin kryer një hulumtim (anketim) “në pikën me numër 15 (Arbnesh-Krajë)”, ku (siç thotë ai) “kemi pasur si të anketuar zonjën Emine Doda, nëna e mikut dhe kolegut tonë të dashur Ismail Doda dhe, rasti e lyp që, edhe mbas kaq vitesh, t’ia përmendim mikpritjen dhe ndihmën që na ka dhënë…”. Portreti i Dr. Ismail Dodës nuk do të ishte i plotë pa vënë në dukje edhe aspektin shoqëror-politik të veprimtarisë së tij. Duhet theksuar se ai jetoi dhe punoi në një kontekst të ndërlikuar politik anti-shqiptar, ku për të mbijetuar politikisht duhej urtësi dhe

maturi. Ishte nën mbikëqyrje dhe presion të vazhdueshëm të autoriteteve të UDB-së dhe të bashkëpunëtorëve të saj. Megjithatë, ai ishte anëtar i klubit “Shqiponja” të studentëve të Krajës, më pas edhe anëtar i “Art Clubit” në Ulqin, ishte ndër themeluesit e Forumit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi (1990), anëtar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në këtë Republikë ( ku ishte edhe kryetar i Komisionit për Arsim), delegat i Lidhjes Demokratike në Kuvendin Komunal të Tivarit, etj. Vazhdimisht mbrojti me kujdes identitetin dhe vlerat e kombit shqiptar. Për veprimtarinë e tij arsimore e shkencore, z. Ismail Doda u nderua me mirënjohje e dekorata të ndryshme, si nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, Universiteti i Evropës Juglindore, Tetovë, etj. Në “Fjalorin Enciklopedik të Kosovës” (2018), ai prezantohet me një zë të veçantë. Profesor Ismail Dodës i uroj jetë të gjatë, shëndet të mirë dhe suksese në kërkimet pasionante të tij! E ENJTE, 24 MARS 2022

Javore KOHA

25


KULTURË

Në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” – Katërkollë dhe Muzeun Etnografik – Draginë u shënua Dita

Takime letrare me

Në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” është mbajtur takimi letrar me poetët Ali Gjeçbritaj dhe Dimitrov Popoviq. Nxënësit e kësaj shkolle kanë recituar poezi të dy poetëve si dhe u kanë bërë atyre disa pyetje. Poetët kanë folur për rëndësinë e fjalës dhe të krijimtarisë letrare për fëmijët në edukimin dhe formësimin e tyre. Ata po ashtu kanë lexuar vargje nga krijimtaria e tyre Dita Botërore e Poezisë u shënua të hënën me takimet letrare që u organizuan nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në bashkëpunim me Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” – Katërkollë dhe Organizatën Joqeveritare “Shtëpia e Trashëgimisë”. Në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” është mbajtur takimi letrar me poetët Ali Gjeçbritaj dhe Dimitrov Popoviq. Nxënësit e kësaj shkolle kanë recitu-

26

Javore KOHA

E ENJTE, 24 MARS 2022

ar poezi të dy poetëve si dhe u kanë bërë atyre disa pyetje. Poetët kanë folur për rëndësinë e fjalës dhe të krijimtarisë letrare për fëmijët në edukimin dhe formësimin e tyre. Ata po ashtu kanë lexuar vargje nga krijimtaria e tyre. Ata kanë thënë se si ish-mësimdhënës ndjehen shumë mirë sa herë që i vizitojnë shkollat me mësim në gjuhën shqipe, takojnë nxënësit dhe personelin mësimor të këtyre shkol-

lave. Poetët kanë dhuruar disa kopje të librave të tyre për bibliotekën e kësaj shkolle. Takimi letrar është udhëhequr nga mësimdhënësja e gjuhës dhe letërsisë shqipe, Arjeta Kurti, kurse në emër të SHF “Bedri Elezaga”, të pranishmëve iu është drejtuar drejtori Mustaf Bardhi. Po këtë ditë, në Muzeun Etnografik në Draginë është mbajtur takimi le-


KULTURË

Botërore e Poezisë

poetë trar ku kanë marrë pjesë krijues të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, Shoqatës së Shkrimtarëve Shkodër, Klubit Letrar “Ndoc Gjetja” – Lezhë dhe adhurues të poezisë. Fokusi i takimit letrar të sivjetshëm ishte përkthimi i poezisë. Pjesëmarrësit në takim kanë folur mbi rëndësinë dhe vështirësinë e përkthimit të poezisë, si e shohin poetët përkthimin, sa janë të përkthyera poezitë e tyre, sa lexojnë ata vetë poezi të përkthyer, përkthimin si rikrijim apo art në vete, a është më lehtë të përkthehet poezia apo proza etj. Disa nga përkthyesit e pranishëm kanë treguar për përvojat e tyre gjatë përkthimit në gjuhën shqipe apo nga gjuha shqipe në gjuhë të tjera. Poetët pjesëmarrës në takimin letrar po ashtu kanë lexuar pjesë nga kri-

Në Muzeun Etnografik në Draginë është mbajtur takimi letrar ku kanë marrë pjesë krijues të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, Shoqatës së Shkrimtarëve Shkodër, Klubit Letrar “Ndoc Gjetja” – Lezhë dhe adhurues të poezisë. Fokusi i takimit letrar të sivjetshëm ishte përkthimi i poezisë. Pjesëmarrësit në takim kanë folur mbi rëndësinë dhe vështirësinë e përkthimit të poezisë, si e shohin poetët përkthimin, sa janë të përkthyera poezitë e tyre, sa lexojnë ata vetë poezi të përkthyer, përkthimin si rikrijim apo art në vete, a është më lehtë të përkthehet poezia apo proza etj

jimtaria e tyre si dhe kanë folur për poezinë dhe krijimtarinë letrare në përgjithësi. SHAI “Art Club” ka disa vjet që e shënon 21 marsin – Ditën Botërore të Poezisë me aktivitete të ndryshme, si prezantime të poetëve nëpër shkolla, përurime të vëllimeve poetike, takime të poetëve etj., me qëllimin për t’i dhënë peshën që meriton poezisë dhe krijimtarisë letrare në përgjithësi. Shënimi i Ditës Botërore të Poezisë ka për qëllim nderimin e poetëve,

leximin, shkrimin, promovimin e botimin e poezisë në të gjithë botën. Kjo ditë (21 marsi) u shpall nga UNESCO-ja në vitin 1999, për t’i dhënë shtysë lëvizjeve poetike kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, për të treguar ndërlidhjen e poezisë me artet e tjera, si edhe për të promovuar më gjerësisht poezinë në media. Takimet letrare janë realizuar në kuadër të projektit “Kultura na bashkon”, të mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. i. k.

E ENJTE, 24 MARS 2022

Javore KOHA

27


MOZAIK

Portal Analitika, Karagjorgjët e Kelmendit (1)

Përrallat që për serbët u bënë fakte historike Pa ngurrim, mitet po i promovojnë edhe historianët e famshëm, ata që në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU) janë pranuar si studiues e jo si shkrimtarë

Miroslav Çosoviq

Për mendimin tim, një i tillë që i paraqet mitet si histori, është akademiku i CANU, Miomir Dashiq. Më poshtë do të publikojmë ato që ka shkruar ai në lidhje me një temë dhe atë që e thonë burimet historike. Kështu, vlerësojeni ju se kush ka të drejtë. Miti se Karagjorgji ishte me origjinë nga fisi Vasojeviq, u hap nga kush tjetër pos mësuesi i Njegoshit, Simo Milutinoviq Sarajlija. Vuku (Karaxhiq) ua dha serbëve modernë një gjuhë, bazën e së cilës e merr nga gjuha e malazezëve, dubrovnikasve dhe hercegovasve, si p.sh. shkronjën “h” të cilën Vuku për herë të parë e shtypi në Cetinë më 1836, e që ua dhuroi serbëve. Vuku është padyshim serbi më i madh (i ri). Gjatë historisë së serbëve modernë dhe mesjetarë, vetëm Shën Sava i tyre është figurë më domethënëse se Vuku, sepse Shën Sava e ndau Kishën Serbe nga Kostantinopoja, duke krijuar kështu një “fabrikë” për prodhimin e serbëve të rinj. Posa ka hyrë në kishën serbe një shqiptar, vllah bullgar, rom, morlak, malazez… ai u bë serb!

28

Javore KOHA

E ENJTE, 24 MARS 2022

Ideologjia bashkëkohore serbe, në një masë të madhe është vepër e Simo Sarajlisë. Kultet e Karagjorgjit, Obiliqit, Dushanit… u përhapën nga ai, ndërsa ishte e rëndësishme për serbët që gjithë ato t’ia përcillte nxënësit të tij, Petrit II Petroviq Njegoshit. Mitet dhe përrallat që i mori nga Sarajlija, Njegoshi i përhapi në mesin e malazezëve, duke i paraqitur si fakte historike. Kështu, në këngën “Srbijanka” (Lajpcig, 1826), Simo Sarajlija thotë: “Djali i lindur si Vasojeviq”… Sarajlija është gjithashtu autor i përrallës (të cilën ia kaloi Njegoshit), se si malazezët janë në fakt disa serbë që ikën në Malin e Zi. Edhe në vitin 1826, para se të shkonte në Mal të Zi, te “Srbijanka” thoshte: “Mali i Zi, Olimpi ynë i vërtetë/ Mali i Zi, një strehë e serbëve!… / Pak jeni, por shumë mundeni… / Malazezët! E vërteta e etërve serbë…”! Dhe, kështu, në dhjetor 1840, Njegoshi e lëshoi një vërtetim për djalin e Karagjorgjit, Aleksandrin, ku thotë se e kanë prejardhjen nga fisi Vasojeviq. I kam lexuar disa libra akademikësh, e mund të them se libri “Vasojeviqët, që nga përmendja e deri në vitin 1860” është i dobishëm, meqë ofron shumë informacione. Por, Dashiqi e botoi këtë libër më 1986, ndërsa u pranua në CANU më 1991. Vazhdimi i mitit është ky: Në vitin 1996, Dashiqi e botoi librin “Karagjogjët nga Vasoje-

viqët”, ku pretendimet e tij i mbështet pothuajse ekskluzivisht në legjenda, e jo në burime historike (dokumente). Historianët citohen vetëm në rastet kur nuk ka asnjë burim historik për një ngjarje, ndërsa traditat e shekullit XX që gjurmojnë legjendat e vjetra, bëhen legjenda të reja ose përralla. Një akademik që njeh në mënyrë të përsosur metodologjinë e librave të historisë, nuk guxon të mendojë e lëre më të botojë një libër si atë të vitit 1996. Libri “Karagjogjët nga Vasojeviqët”, duket si monografitë fisnore që janë shkruar viteve të fundit në mënyrë masive nga pensionistët – ekonomistë, avokatë, inxhinierë… Në shumicën e këtyre monografive që u krijuan në shekullin XX, kështu shpjegohet origjina e fiseve: “Sipas traditës (ose – thuhet), stërgjyshi ynë erdhi pas Betejës së Kosovës në vitin 1389 …”! Ato gjërat që janë shkruar në shekullin XIX ose në fillim të shekullit XX, janë transformuar në përralla. Kështu, akademiku Dashiq e botoi një libër ku vazhdimisht i referohet legjendave, në fakt përrallave, meqë shkruan: “Te Vasojeviqët, dhe fiset e tjera të Malit të Zi, ekziston megjithatë një rrëfim shumë i bindshëm, përfshirë dëshmitë e shkruara, se gjyshi i Karagjorgjit, Jovani, dhe babai Petri, nga lugina e Limës u zhvendosën në Shumadi, ndoshta rreth vitit 1740. Kështu, sipas një


MOZAIK

rrëfimi të shënuar nga Dr. Radosllav Veshoviq, gjashtëdhjetë vjet më parë në Lijeva rijekë, nga Jovani, Aleksini, M. Paunovi dhe lijevasit e tjerë, të cilët iu referuan thënies së hershme të ‘urtakut të njohur’ Musha Bajov, paraardhësi i Kargjorgjit ishte nga fshati Lopata” (f. 35). Në të njëjtën faqe, Dashiqi shkruan se disa nga Vasojeviqët mendojnë se ai nuk është nga Lopata, por e vazhdon rrëfimin e njëjtë, tash pak më ndryshe: “Në fshatin Kral, jo larg Andrijevicës, fisi Vasojeviq e Gjurishiq pohojnë se gjyshi i Karagjorgjit, vëllai tyre i larguar, ka shkuar nga Krali në Serbi” (f. 35). Karagjorgji pra është i fisit Vasojeviq, por as vet Vasojeviqët nuk mund të pajtohen se nga cila pjesë e tyre është. Kështu, Dashiqi sërish krijon përralla të reja: “Popi Millosh Velimiroviq, familja e të cilit ka jetuar më gjatë në Kral (Velimiroviqët janë meqë ra fjala, zagarçanë, dhe nga kjo familje e famshme, e cila deri në gjysmën e dytë të shekullit XIX, por nuk dihet se nga kur, ka jetuar te Vasojeviqët,

nga të cilët rrjedh Peshkopi Nikollaj Velimiroviq), në shënimet e tij e ruajti tregimin që kishte dëgjuar, se paraardhësit e Karagjorgjit janë nga poshtë Beranit, nga Bihori, nga fshati Cërnqe, nga serbët Vasojeviqë, ku, deri te shpërngulja e tyre në Shumadi kanë jetuar si çifligarë të begut Gjorgjeviq. Ky rrëfim e di se pak vëllazëri të Gjurishiqëve nga Bihori me krenari e theksojnë se janë kushërinj të vozhdit (se e festojnë Shën Klementin) dhe se kësaj farefisnie me Gjurishiqët iu përmbajt edhe Karagjorgji” (f. 35). Të shohim tash se çfarë thonë historianë e tjerë, domethënë burimet historike. Karagjorgji është me origjinë nga Klimenti (fisi Kelmend), pra shqiptar katolik: Gjorgj Petroviq Karagjorgji, udhëheqësi i Kryengritjes së Parë Serbe, është me origjinë katolike i fisit Kelmend. Sipas Rajko Veselinoviqit (Histori e Popullit Serb, Libri i katërt, vëllimi I, Serbët në shekullin e tetëmbëdhjetë, Beograd 1986, f. 160), më 1739, 300 familje katolike nga Kelmendi u larguan nga Kosova.

Shumica e tyre u zhvendosën në Nikinc dhe Hërtkovc, në Vojvodinën e sotme, por disa u vendosën poshtë malit Rudnik në Shumadi, e mes tyre ishte gjyshi i Karagjorgjit. Akademiku i SANU, Mita Kostiq, në të përditshmen“Politika” të 21 majit 1923, në artikullin “Arnautët në Srem”, thotë gjithashtu se kelmendasit katolikë u vendosën nën Rudnik dhe Avallë. Në ueb-faqe zyrtare të Karagjorgjëve, thuhet se ata e festuan Shën Klementin e Romës e se “para se të festonin Andrijevdanin, Karagjorgjët festonin Shën Klementin si emër pagëzimi (i cili në kalendarin e kishës është më 8 dhjetor, sipas të riut, ose 25 nëntor sipas kalendarit të vjetër”). Miomir Dashiq nuk u pranua në CANU si shkrimtar i përrallave dhe tregimeve, por si historian. Atij si historian, i janë të njohura dokumentet nga arkivat e Parisit që u botuan mbi 100 vjet më parë. Sidoqoftë, akademiku Dashiq, i intoksikuar nga ëmbëlsira serbe, thjesht i hesht këto burime të besueshme historike në librin e tij të vitit 1996. E ENJTE, 24 MARS 2022

Javore KOHA

29


ARSIM

Metodat e mësimdhënies përgjatë viteve Kurrikulat, metodata apo mjetet në mësimëdhenie sot në krahasim me dikur kanë ndryshuar. Kjo nuk kishte si të mos ndodhte po të marrim parasysh se jeta e çdo individi ndryshon me kalimin e kohës. Të mësuarit është qëllimi i mësimdhënies, aq sa mëson nxënësi, mësuesi ka sukses në punën e tij. Procesi i mësimdhënies zhvillohet kryesisht në klasë, e cila është një nga metodat tradicionale të mësimdhënies. Në klasë, nxënësit ulen

30

Javore KOHA

E ENJTE, 24 MARS 2022

dhe mësojnë përmbajtjen e ofruar nga mësuesit dhe zotërojnë njohuritë përmes praktikës. Në shkolla ende ndiqen metodat tradicionale të mësimdhënies: në metodat tradicionale të mësimdhënies, klasat kanë në qendër mësuesin. Mësuesit janë burimi kryesor i njohurive në metodën tradicionale të mësimdhënies. Ata marrin përgjegjësinë e shpërndarësve të njohurive, jo të lehtësuesve. Duke qenë se metoda tradicionale e më-

simdhënies është e përqendruar tek mësuesi, kjo tregon mungesë bashkëpunimi dhe të marrjes së njohurive në grup te nxënësit. Mësuesit japin leksione dhe nxënësit i mësojnë. Në mësimdhënien tradicionale, motivi kryesor i mësuesve është të përgatisin studentët për provime, sesa t’i mësojnë ata dhe t’i bëjnë të kuptojnë konceptin dhe plan-programin. Nxënësit mësojnë vetëm të kalojnë provimin dhe të marrin rezultate të


ARSIM mira. Metodat tradicionale që janë në përdorim në arsim: mësuesit në mënyrën e shpërndarjes së njohurive, metodat e të folurit dhe të recitimit, mungesa e bashkëpunimit dhe mësimit në grup, theks më i madh mbi ekzaminimet dhe rezultatet, sesa të kuptuarit e koncepteve, etj. Sot skenari i klasës ka ndryshuar, nxënësit nuk po trajtohen më si audienca e synuar, përkundrazi marrin pjesë aktive në klasë dhe në mësim. Mësuesit i lejojnë ata të flasin dhe të bëjnë pyetje për atë që mësojnë. Pra janë pjesëmarrës aktivë në klasë dhe jopasiv. Metodat moderne në përdorim në arsim: klasa të drejtuara nga teknologjia, vlerësim gjithëpërfshirës i vazhdueshëm, të mësuarit e bazuar në kërkim, theksimi i të kuptuarit të koncepteve, lidhja e kurrikulës me jetën, theksimi në ndërtimin e aftësive jetësore dhe vlerave, të mësuarit në bashkëpunim, të mësuarit veçmas, laboratorë të të mësuarit dhe të nxënit të bazuar në aktivitet, të nxënit ndërdisiplinor, dixhitalizimi në më-

simdhënie, vlerësimi i të nxënit dhe komentet,të nxënit në bashkëpunim, udhëzim i diferencuar, klasa e përmbysur,të nxënit bazuar në problem, etj. Nga ana tjetër, përvëç librit shkollor dhe mësuesit, sot nxënësit kanë si mjete shtesë teknologjinë dhe internetin i cili hapet si një dritare për burim shtesë të dijes po njëkohësisht edhe ndodhë që shumë burime nga interneti nuk janë të sakta. Është e rendësishme që të nxirret ajo pjesë e dijes që është e verifikuar si e saktë. Teknologjia, natyrisht, nuk mund të zëvendësojë mësuesin edhe pavarësisht sasisë së kohës që shumica e nxënësve shpenzojnë ngjitur pas një ekrani, mësimi virtual nuk do të rikrijojë kurrë lidhjen mësues-nxënës. Asnjë ish-nxënës nuk i ka dërguar ndonjëherë një letër të përzemërt një kompjuteri vite pas mbarimit të shkollës për ta falënderuar që kaloi atë milje shtesë për t’i sjellë ata atje ku janë sot! Por, kur bëhet fjalë për debatin e vjetër mbi arsimin modern, a është vërtetë i nevojshëm konflikti?

Realiteti është se përparimet në teknologjinë arsimore nuk kanë të bëjnë me zëvendësimin e mësuesve, apo edhe me metodat tradicionale të mësimdhënies. Në vend të kësaj, shumë nga metodat moderne të mësimdhënies së sotme janë thjesht një evolucion i teknikave më të vjetra. Disa mendojnë se çdo risi në sistemin tradicional të mësimdhënies janë të panevojshme, pasi mund t’i shpërqendrojë nxënësit nga ajo që duhet të bëjnë realisht gjatë studimeve. Sigurisht, kjo tezë mund të konsiderohet si e vërtetë. Por prapëseprapë, ne jetojmë në një botë teknologjishë me rritje të shpejtë dhe ndryshimesh të vazhdueshme, kështu që pse procesi arsimor duhet të mbetet i pandryshueshëm, pa mundësi vetë-edukimi shtesë?! Përgjigja është e qartë. Sistemi arsimor modern ka nevojë për ripërtëritje në metoda, përdorim dhe kuptim të konceptit të edukimit bashkëkohor që duhet të korrespondojë gjithmonë me Donika Lulgjuraj nevojat e brezit.

E ENJTE, 24 MARS 2022

Javore KOHA

31


BISEDË

Bisedë me Arben Elezagën, kryetar i Shoqatës së Ullishtarëve “Valdanos”

Ullishtarët e Ulqinit kërkojnë rivitalizimin e ullishtës dhe ndalimin e shkatërrimit të saj Koha Javore: Vitin që shkoi, Qeveria e Malit të Zi, pas 43 vitesh ua ka kthyer ullishtarëve të Ulqinit pronat e tyre në Valdanos. Çka do të thotë kjo për ullishtarët? A. Elezaga: Sipas informatave që kemi nga ullishtarët, procesi i kthimit të pronës së ullishtës në Gjirin e Valdanosit nuk është realizuar në tërësi. Dikujt i është kthyer e gjithë ullishta, e dikujt jo, edhe pse ullishtarët kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për kthimin e saj menjëherë pas vendimit të Parlamentit dhe Qeverisë së Malit të Zi. Një pjesë e ullishtarëve ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare se deri ku ka arritur procesi i kthimit të ullishtës së tyre, përveçse u është pranuar lutja për kthimin e pronës , dhe kjo me kusht nëse nuk ankohet mbrojtësi shtetëror i pronës shtetërore në afatin ligjor. Koha Javore: Me kthimin e ullishtës disa ullishtarë kanë filluar pastrimin e tokës në ullishtë. Në çfarë gjendje është ullishta e cila për më se 40 vjet nuk është punuar fare? A. Elezaga: Po, disa ullishtarë të vertetë, të cilët e duan ullishtën dhe e dinë vlerën e ullirit, kanë filluar të pastrojnë ullishtën e vet , edhe pse ende nuk posedojnë dokumentacionin e plotë për kthimin e ullishtës. Gjendja e ullishtës së Valdanosit, sidomos pjesa ku nuk ka shkelur këmba e njeriut plot 43 vite, është katastrofale dhe e mjerueshme. Shumë ullinj janë tharë krejtësisht , ose janë kalbur. Pylli, lari, ferrat i kanë mbuluar ullinjtë deri në maje. Brenda tyre për më se dyzet vite nuk ka depërtuar rrezja e diellit. Domethënë shumica e ullishtës është dëmtuar plotësisht , gjë e cila mund të vërehet në terren.

32

Javore KOHA

E ENJTE, 24 MARS 2022

Koha Javore: Cilat janë problemet kryesore me të cilat po ballafaqohen ullishtarët këtyre ditëve? A. Elezaga: Problem kryesor për pronarët e ullishtës së Valdanosit është infrastruktura. Në pjesën e ullishtës në Bisht të Malit nuk mund të kalohet me veturë, sepse rrugët ekzistuese janë të ngushta e vështirë të kalueshme. Kjo jo vetëm e ngadalëson pastrimin e ullishtës, por edhe i pamundëson pronarët që të hyjnë lirshëm në ullishtë. Ullishtarët këtyre ditëve janë të shqetësuar edhe nga frika e shpërthimit të zjarrit me rastin e djegies gjatë procesit të pastrimit të ullishtës. Disa pronarë angazhojnë punëtorë që nuk e dinë se sa i rrezikshëm është ulliri kur ndizet flakë. Pylli është i thatë dhe shumë shpejt mund të ndizet. Ne si shoqatë kemi vënë tabela e shenja nëpër ullishtë për t’i njoftuar të gjithë që të jenë shumë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm gjatë punës në ndezjen e pyllit në ullishtë, sepse një pakujdesi e vogël mund të sjellë shpërthim të zjarrit me pasoja jashtëzakonisht të mëdha. Për fat të keq këto shenja e tabela nuk po respektohen. Në ullishtë çdo ditë vërejmë se ndizen zjarre nga djegia e pyllit , e ne lutemi që ky zjarre mos të dalin nga kontrolli, sepse jemi dëshmitarë të dëmeve të pakthyeshme që shkaktoi zjarri shkrumues dhjetëditor në ullishtën e Bashbylykut në vitin 2018. Nga ana tjetër, organet kompetente nuk marrin masa për ndalimin e ndezjes së zjarrit në pjesët më kritike të ullishtës. Problem shtesë është edhe fakti se ullishtarët nuk kanë ku ta çojnë pyllin e pastruar. Për këtë kërkojmë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave të na sigurojë një makinë e cila bën coptimin apo grimcimin e degëve, dhe në këtë mënyrë të shmangim ndezjen e zjarrit në ullishtë.

Koha Javore: Si mendoni ta bëni rivitalizimin e ullishtës e cila kërkon shpenzime të mëdha financiare? A. Elezaga: Shoqata e Ullishtarëve “Valdanos” do të organizojë takim me ekspertë të bujqësisë, njohës të mirë të ullishtarisë nga Kroacia dhe Shqipëria , për të na dhënë sugjerime si të rivitalizohet sa më shpejt edhe sa më mirë ullishta e Valdanosit. Këtë takim do ta organizojmë kur të bëhet kthimi në tërësi dhe i plotë i ullishtës. Shpenzimet për pastrimin e ullishtës janë tepër të mëdha, sepse ajo nuk mund të pastrohet me pak para, por kërkon shumë mjete finaciare dhe organizim të madh njerëzor. Koha Javore: Rrezik për ullishtën paraqet edhe ndërtimi pa leje i cili veç ka filluar në Valdanos. A keni ndërmarrë diçka në parandalimin e këtij fenomeni të paligjshëm? A. Elezaga: Ndërtimi pa leje është problem tepër i madh. Ai për fat të keq kohëve të fundit po shfaqet në tërë ullishtën e Ulqinit. Aty janë ndërtuar disa objekete e vila. Janë vendosur shtylla elektrike. Disa nga këto objekte


MOZAIK

Komuna e Plavës mbështet realizmin e projektit

Këndellja e ekosistemit pyjor

çuditërisht janë kyçur në rrjetin elektrik dhe në atë ujit. Pyesim si është e mundur të ndodhë diçka e tillë, kur të gjithë e dimë se ndërtimi në ullishtë është i paligjshëm dhe i ndaluar? Për të gjitha këto veprime të paligjshme kemi njoftuar institucionet kompetente vendore dhe qëndrore që të marrin masa. Mirëpo, nuk jemi të kënaqur me veprimet e tyre, sidomos me punën e Policisë Komunale, e cila do të duhej të mbikqyrë dhe të procesuojë të gjithë ndërtuesit dhe individët që shkelin ligjin, i cili nuk lejon devastimin e ullishtës, kurse ndërtimi pa leje vazhdon. Ky fenomen shkatërrues po ndodh në sytë e të gjithëve për shkak se, e them me keqardhje, institucionet tona kompetente shtetërorore nuk po e kryejnë detyrën e vet si duhet. Mendojmë se fenomeni i ndërtimit pa leje në ullishtën e Valdanosit duhet të ndalet sa më parë, derisa ende nuk është bërë vonë. Andaj, ne kërkojmë nga isntitucionet përgjegjëse shtetërore të ndihmojnë në rivitalizimin e ullishtës dhe të ndalojnë shkatërrimin e saj. Në të kundërtën, pasojat do të jenë të pakthyeshme dhe të pakompensueshme. Gj. Gjonaj

Plavë – Kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, të mërkurën më 16.3.2022, e pranoi drejtoreshën ekzekutive të OJQ “Green Home”, zonjën Azra Vukoviq, me rastin e paraqitjes së projektit MediterRE3 – Ndërtimi i qëndrueshmërisë (rezistencës së peizazheve mediterane për pakësimin (zvogëlimin) e emisionit të gazrave që kanë efekt në kopsht qelqor, të shkaktuara nga zjarret pyjore, të cilin kjo organizatë e realizon në bashkëpunim me Institutin Oikos dhe Luberon me Parkun Rajonal, në mbështetje financiare të Iniciativës Evropiane për Klimën (EUKI). Në takimin në fjalë kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Parkut Nacional “Bjeshkët e Nëmuna” (Prokletije), Admir Llalliq dhe drejtuesi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Besim Gutiq. Kryetari i komunës, bashkëbiseduesen e ka njoftuar me problemet të cilat lajmërohen në territorin e Komunës së Plavës në kohën e sezonit të zjarreve, si dhe me kapacitete teknike të cilat u janë në dispozicion shërbimeve komunale me qëllim të ballafaqimit me nxitjet (provokimet) që i përkasin temës së sipërpërmendur. Kryetari Canoviq ka shprehur gatishmërinë e komunës të mbështesë të gjitha aktivitetet të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe ruajtjen e biodiversitetit, si dhe qëndrueshmërinë biologjike, posaçërisht kur është fjala për

ripërtëritjen e ekosistemit pyjor. “Jemi të gatshëm që me angazhim shtesë të punojmë në ndërtimin e rrugëve pyjore, për të përmirësuar kushtet në afrimin (hyrjen) në rajonet të cilat janë të nënshtruara për shpërthimin e zjarrit. Po ashtu do të ishte me rëndësi të madhe edhe përmirësimi i pajisjeve kundër zjarrit, por edhe të punohet në preventivën e zjarreve dhe mbrojtjen e pyjeve”, ka theksuar kryetari Canoviq. Ai në vazhdim ka shtuar se në vetëqeverisjen lokale janë të vetëdijshme mbi dëmet mbi ekosistemin, i cili shkaktohet me rastin e shpërthimit të zjarreve pyjore, dhe se ekziston rreziku i dëmtimit të llojeve endemike, që mund të paraqet humbje të madhe, posaçërisht kur është fjala për trevën e mbrojtur, siç është Parku Nacional “Bjeshkët e Nëmuna”. Drejtoresha ekzekutive e OJQ “Green Home”, Azra Vukoviq, bashkëbiseduesit i ka njoftuar mbi aktivitetet e projektit përmes të cilit do të përqendrohen orientimet për këndellje (mirosje) të peizazheve pyjore, nëpërmjet planifikimit të mençur kundër zjarrit në Mediteran përmes vështrimit me rëndësi për rajonin e Bjeshkëve të Nëmuna. Në takimin dypalësh, është folur edhe për modalitete të tjera të bashkëpunimit, e të gjitha me qëllim të sigurimit të mjedisit të shëndoshë jetësor për të gjithë banorët e Plavës me rrethinë. Sh. Hasangjekaj

E ENJTE, 24 MARS 2022

Javore KOHA

33


MOZAIK

Në takimin dypalësh në Plavë u konstatua

Projekti i arsimimit të qytetarëve afirmon sundimin e të drejtës Plavë – Me rastin e implementimit të projektit Arsimimi i qytetarëve (civilëve) në Mal të Zi, (Montenegro Civic Education Project, MCEP), kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, të enjten më 13.3.2022, ka biseduar me drejtorin e përfaqësisë PH International për Mal të Zi, zotërinë Sllagjan Petkoviq dhe koordinatoren e programit MCEP, zonjën Amella Kovaçeviq – Kallender. Kryetari i komunës ka shprehur kënaqësinë për faktin se ky program do të realizohet edhe në Plavë, duke pasur parasysh të dhënën se përfshin edukimin e të rinjve, përmirësimin e punës së policisë në bashkësi dhe promovimin e arsimimit të qytetarëve, si dhe fushat mjaft të rëndësishme të cilat mund t’i kontribuojnë zhvillimit të bashkësisë lokale. “Përkushtimi ynë ndaj të rinjve, si një prej kategorive më qenësore të shoqërisë dhe përcaktimit që për ta të krijojmë kushte më të mira jetësore

34

Javore KOHA

E ENJTE, 24 MARS 2022

në Plavë, që janë në harmoni me qëllimet e tij, në mënyrë jashtëzakonisht serioze të projektit të koncipuar, i cili besoj se do të realizohet në kënaqësi, në radhë të parë të të rinjve, e më pas edhe të pjesëmarrësve të tjerë të grupeve qëllimore, si dhe të gjithë neve të cilët në një mënyrë jemi partnerë në zbatimin e tij”, ka thënë kryetari Canoviq. Ai në vazhdim ka theksuar se Komuna e Plavës mbështet të gjitha nismat të cilat vijnë nga sektori civil dhe organizatat ndërkombëtare, e janë të destinuara banorëve lokal, dhe i kontribuojnë forcimit të vetëdijes së qytetarëve dhe fuqizimit të individëve dhe shoqërisë në tërësi. “Ky projekt posaçërisht është i rëndësishëm për shkak se afirmon sundimin e të drejtës. Është e dëshirueshme që qytetarët tanë të kenë spektër sa më të begatë mundësish për zhvillim, përsosje dhe edukim. Jemi të hapur për të

gjitha aktivitetet, të cilat nxisin bashkëpunimin e dialogun dhe janë të orientuara kah qytetarët”, ka veçuar Canoviq. MCEP zbaton përfaqësinë PH International në Mal të Zi, kurse e financon Qeveria Amerikane – Byroja për punë ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe të zbatimit të ligjit (INL). Qëllimi i projektit është që t’u ofrojë përkrahje bashkësive lokale në Mal të Zi, posaçërisht të rinjve që t’i kuptojnë më mirë të drejtat dhe detyrimet e veta ndaj ligjit, të ngritin vetëdijet mbi krimet të cilat i godisin ata dhe të ndërtojnë besueshmëri më të madhe në mes të bashkësive dhe profesionistëve të angazhuar në zbatimin e ligjit. Takimi ka qenë rast për këmbim mendimesh për bashkëpunim të mëtejmë në projektin e arsimimit të qytetarëve dhe të aktiviteteve të përbashkëta në Komunën e Plavës. Sh. Hasangjekaj


SPORT

Garuesja e KT “Ulqini”, Sara Kraja

Medalje e argjendtë në turneun ndërkombëtar G2/E2 në Belgjikë Garuesja e Klubit të Taekwondosë “Ulqini”, Sara Kraja, ka fituar medalje të argjendtë në turneun ndërkombëtar të nivelit G2/E2, që gjatë fundjavës është mbajtur në Belgjikë. Ajo ka humbur në finale nga garuesja e Holandës pasi që më parë kishte fituar tri ndeshje – ndaj garueseve të Francës, Kanadasë dhe Greqisë. Dy garueset tjera të këtij klubi, Arta Ismailaga dhe Amela Nuti, nuk arritën

të fitojnë medalje. Ismailaga fitoi ndeshjen e parë kundër përfaqësueses së Francës, ndërsa humbi në ndeshjen e dytë. Ndërkaq Nuti u ndalua që në ndeshjen e parë nga përfaqësuesja e Polonisë. Turneu ndërkombëtar i nivelit G2/ E2 është një ndër aktivitetet më të mëdha në sportin olimpik të taekwondosë të këtij niveli në Evropë. Ai shërben për rang-listën botërore

dhe grumbullimin e pikëve për lojërat olimpike. Në turneun e sivjetshëm morën pjesë 1 600 sportistë nga 74 vende, kurse KT “Ulqini” u përfaqësua me tri garuese. Drejtuesit e këtij klubi falënderojnë sponsorët për përkrahjen e sportistëve të tyre. (Kohapress)

E ENJTE, 24 MARS 2022

Javore KOHA

35


kohajavore.me


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.